25
Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti: Edukimit Drejtimi: Programi Fillor Punim Diplome MBRETËRIA DARDANE Mentori: Kandidatja: Prof. Dr. Ilir Kelmendi Albulenë Morina Gjakovë, 2019

Punim Diplome, 2019 Albulena Morina · 2019. 10. 16. · 7huulwrul gkh srsxoovld 3hufdnwlpl l vkwulumhv whuulwruldoh wh gdugdqhyh qh sdudklvwrul gkh qh surwrklvwrul lvkwh qmh suhm

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti: Edukimit

    Drejtimi: Programi Fillor

    Punim Diplome

    MBRETËRIA DARDANE

    Mentori: Kandidatja: Prof. Dr. Ilir Kelmendi Albulenë Morina

    Gjakovë, 2019

  • 2

    Përmbajtja

    1.Hyrje ……………………………………...……………………………….…….…….3

    2.Territori dhe popullsia .......………………………………..………………….……...4

    3. Etnogjeza e Dardanëve ………....………………………..………………….………6

    4. Përkatesia Ilire e Dardanëve........................................................................................6

    5. Mbretëria Dardane........................................................................................................8

    6. Dardania paraurbane..................................................................................................10

    7. DARDANËT NË SHEK. IV P.E.SONË.................................................................... 11

    7.1. Lindja dhe forcimi i Mbretërisë Dardane.......................................................... 11

    8. Bashkëpunimi dardano-romak kundër maqedonëve...............................................15

    9. Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror i dardanëve në shek. III-II

    p.e.sonë.............................................................................................................................18

    10. Mbretëria Dardane në luftën kundër Romës …………………...….……….........21

    11. Përfundimi................................................................................................................. 23

  • 3

    1.Hyrje

    Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek. IV p.e.s dhe u bë një nga faktorët e

    rëndësishëm historik, politik dhe ushtarak të asaj kohe. Ajo i bëri luftëra të shumta me

    Maqedonin të cilës i shkëputi edhe territore. Dardanët ishin fisi më i madh ilir që u vu në

    krye të Mbretërisë Dardane. Dardania shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, të

    Maqedonisë Veriperëndimore, të Serbisë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut.

    Në gjysmën e dytë të shek.III p.e.sonë, në kuadër të mbretërisë hyri edhe Peonia dhe

    qyteti me rëndësi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotëm). Kosova, duke përfshirë

    edhe territorin e Shkupit, përbënte hapësirën qëndrore të kësaj mbretërie. Dy fise të tjera

    dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët.

    Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e

    nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë,

    blegtorë dhe tregtarë të njohur. Në epokën e hekurit, ata formuan një kulturë me veçori

    lokale duke ruajtur tiparet e përbashkëta me kulturën ilire. Vendbanimet në këtë kohë

    janë ngritur në kodra gjeostrategjike, pranë burimeve të qëndrueshme ekonomike.

    Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, përforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej

    gurësh, të ngritura me teknikë të thatë. Këto vendbanime njihen sot me emrat gradina,

    gadisha e gradisha, disa prej tyre që banuan edhe në antikitetin e vonë e në mesjetë,

    njihen me toponimet gjytet dhe kala.

  • 4

    2.Territori dhe popullsia

    Percaktimi i shtrirjes territoriale te dardaneve ne parahistori dhe ne protohistori

    ishte nje prej çështjeve parësore që u shtrua më vonë nga studiuesit e shkencave

    historike. Ky percaktim u bë në bazë të të dhënave që i ofronin autorët antik dhe

    monumentet epigrafike të periudhës romake1. Dardania shtrihej në territorin e Kosovës

    së sotme, të Maqedonisë Veriperëndimore, të Serbisë Jugore dhe në një pjesë të

    Sanxhakut, si dhe në një pjesë të Shqiperisë Verilindore Harta nr. 12.. E gjendur në një

    zonë qendrore të Gadishullit Ballkanik, ajo kishte një pozitë të favorshme gjeografike dhe

    gjeostrategjike, që krijonte mundësi të lidhjes me mjediset fqinje. I gjithë ky territor i

    gjerë, i bënte dardanët njërin nga fiset më të mëdhenj të Ilirisë. Andaj, me të drejtë disa

    studiues, i quajnë dardanët si populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Ky territor ishte i

    pasur me minerale të ndryshme si Ari, Argjend, Bakër, Krom, Hekur, Nikel etj. Pikërisht

    kushtet gjeomorfologjike mjaft të përshtatshme kanë mundësuar që kjo zonë të banohet

    qysh në periudhat prehistorike. Territori i saj, duke u përshkuar nga luginat e lumenjve

    Vardar, Drin, Moravë, Ibër dhe Sitnicë, përbënte një udhëkryq të rrugëkalimeve të

    rëndësishme ballkanike që shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit të Zi. Në Dardani

    jetonin një varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelën të njohur vetëm fisi i

    dardanëve, galabrëve, daunëve dhe i thunatëve3. Pa dyshim, fisi i dardanëve, pas

    konsolidimit dhe fuqizimit të aristokracisë fisnore, në shekujt VI-IV p.e.sonë, mori rolin

    udhëheqës mbi bashkësitë fisnore duke i dhënë emrin mbretërisë. Në shek.V p.e.sonë

    këto fise banonin në hapësirën midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus

    (Moravë) dhe Timakus (Timok). Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë,

    lidhet me glosën indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave.

    Edhe qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes, si Naissus-Nish,

    Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e të lumenjve në Dardani, si Scardus mons (Mali

    Sharr), Drinus (Drini) etj.

    1 Edi Shukriu, Dardania Paraurbane, Pejë 1996, fq. 19 2 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004, fq.93 3Strabon, VII 5,7

  • 5

    Harta nr.1. Kufijtë e Dardanisë në shek. IV p.e.s.

  • 6

    3.Etnogjeza e Dardanëve

    Në historinë antike te Dardanisë ekzistojnë dy çështje kryesore: territori ku shtriheshin

    dardanët dhe prejardhja e tyre, këto të dyja kanë qenë objekt diskutimesh e pikëpamjesh

    të ndryshme, në radhë të parë nga pamjaftueshmëria e burimeve arkeologjike4.

    Rrjedhimisht në interpretimin dhe vlerësimin e këtyre dy burimeve të shkruara dhe

    materiale, si dhe të ndikimit të shkollave arkeologjike përkatëse, janë shprehur e formuar

    qëndrime të ndryshme.

    Meqenëse të dhënat e autorëve antikë janë shfrytëzuar maksimalisht, të dhënat që vijnë

    nga zbulimet arkeologjike, në këto 20-30 vitet e fundit, janë shtuar e kanë sjellë në dritë

    dëshmi të reja dhe rrjedhimisht kanë ndriquar më mirë problemet që lidhen me historinë

    antike të Dardanisë.

    4.Përkatesia ilire e Dardanëve

    Përkatësia ilire e dardanëve ngërthen disa çështje: kur dhe si u formuan dardanët, a janë

    dardanët autokton apo të ardhur, kufiri i shtrirjes se tyre dhe përkatësia etnike e

    dardanëve. Këto çështje të ndërthurura duhen parë e shtjelluar në shtrirjen kohore dhe

    secila më vete. Mbi çështjen e prejardhjes se dardanëve kemi mendime e pikëpamje të

    ndryshme por duhet përmendur disa nga pikëpamjet kryesore që mendojmë se kanë zënë

    vend më të rëndësishëm në literaturën shkencore5.

    Duke u mbështetur në interpretimin e të dhënave arkeologjike, ndalemi se pari tek

    artikulli i autorit Milutin Garashanit “Ilirët dhe prejardhja e tyre” ku autori duke bërë

    përgjithësime dhe interpretime historike në materialin arkeologjik, sipas tij bazën

    themelore të formimit të ilirëve duhet ta kërkojmë tek bartësit e kompleksit kulturor

    ballkano-analitik të kohës së hershme të bronzit6. Prej kësaj bashkësie fisesh të

    ndryshme të lidhura me kulturë dhe gjuhë të ngjashme, më vonë, pa kurfarë ndërprereje

    gjatë zhvillimit të mëtejshëm, ilirët ndahen në perendim kurse thrakët në lindje të

    Moravës. Në konkluzionet që arrin autori për prejardhjen e ilirëve përfshinë edhe

    dardanët si pjesë tërësore e këtij procesi. Rast i tillë është në Dardani në krahinën rreth

    Moravës Jugore dhe në perëndim të këtij lumi, banorët e së cilës , dardanët ishin 4 Muzafer Korkuti, Luan Perzhita, Kemajl Luci, “ Dardania”, Tirane 2015, fq. 7 5 Po aty, fq. 10 6 Edi Shukriu, Dardania Paurbane, Peje 1996 f.17-19

  • 7

    padyshim ilirë. Autori konkludon se shqiptarët duhet të konsiderohen pasardhës të ilirëve,

    banorët më të vjetër të Ballkanit Perendimor7.

    -Studimet arkeologjike në Kosovë me botimin e veprës “Dardania Paurbane”, të

    Prof.Edi Shukriu, shënojnë një hap serioz në kuptimin e zhvillimit më të lartë të shoqërisë

    antike dardane8. Lidhur me etnogjenezën e dardanëve, autori në një mënyrë koncize ka

    cituar përfaqësuesit kryesor të tezës së origjinës veriore të ilirëve, përfaqësuesit e tezës

    së autoktonisë ilire të dardanëve, për të arritur në disa konstatime që çojnë në sqarimin e

    procesit të gjenezës së dardanëve. Në këtë kundërvështrim autori vë në dukje faktin mbi

    konsolidimin e hershëm të dardanëve, para shek. XII p.e.sonë, dhe se etnogjeneza e

    dardanëve duhet parë në gërshetimin e substratit neolitik të favorizuar gjatë integrimeve

    të epokës së bronzit. Në mbështetje të këtij konstatimi autori i referohet kontinuitetit të

    varrimit me tumat e Dukagjinit të kohës së bronzit dhe të hekurit. Gjithashtu edhe nga nje

    numër i madh i materialit onomastik ilir që del nga monumentet epigrafike dhe burimet e

    shkruara antike si dhe përkatësia ilire e të gjithë mbretërve dardanë ( Longar, Bato,

    Monun) janë fakte relevante se teza e prejardhjes ilire është më e qëndrueshmja.

    -Nga pikëpamja e mendimeve për origjinën dhe karakterin ilirë të dardanëve duhet

    pëmendur edhe argumentet e Prof. K. Frashëri që sjell në librin “Historia e Kosovës” ku

    autori si bazë të rëndësishme për iliricitetin e dardanëve , citon ritin e varrimit në tuma

    dhe mënyrën e varrimit me trup dhe me djegie9.

    Nga sa parashtruam, formimin e popullsisë dardane e shohim si një proces që lindi dhe u

    zhvillua gradualisht gjatë epokës së bronzit, si një pjesë e tërë procesit autokton të

    formimit të etnosit ilir. Ndonësë në fazat e hershme të tij, është vështirë të përcaktohen

    qartë tiparet e kësaj bashkësie, në fund të epokës së bronzit, dardanët dalin si një bashkësi

    më vete me tipare të dallueshme nga bashkësitë e tjera ilire, dhe ky fakt është pranuar

    nga shumica e studiuesve.

    Rrjedhimisht, ne shek. XIII p.e.sonë, dardanët kishin kulturën e gjuhën e tyre dhe ishin

    vendas, banorë të territorit të Dardanisë antike (Kosovës). Dhe nëse kërkojmë origjinën e

    tyre, duhet ta kërkojmë në periudhën e bronzit që do të thotë se Dardanët u formuan si

    7 Po aty f.20 8 Edi Shukriu,Dardania Paurbane Peje 1996 f.17-19 9 Kristo Frasheri, Historia e Kosoves, Tiranë 2008, fq.182.

  • 8

    rrjedhojë e zhvillimeve etnokulturore që karakterizuan tërë Ballkanin gjatë mijëvjeqarit të

    dytë p.e.sonë10.

    Në përfundim këtë trajtesë për problemin e origjinës së dardanëve ( apo të ilirëve ), e

    quajmë të nevojshme të themi se autoktonia e një etnosi është relative, d.m.th. e

    përcaktuar në kohë dhe në territor11.

    5.Mbretëria Dardane

    Dardanët ishin fisi themeues i Mbretisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e sonë në të

    cilën bënin pjesë dhe fiset e njohura Thunatët dhe Galabrët12. Supozohet se në përbërjen

    kësaj mbretërie hynin edhe fise të tjera mirëpo për to dihet shumë pak.

    Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.

    Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve.

    Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e

    arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenë veçanërisht djathi

    dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët

    antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të

    kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte

    tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e

    tyre.

    Mbretëria Darane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë.

    Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjithë së bashku në sulm dhe po

    kështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguar, duke mos lënë në sheshin e luftës as

    të plagosurit e tyre13.

    Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është e mbushur me

    luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër Romakëve.

    Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe

    konflikte., të shtyrë nga aristokracia skllavopronare, që luftonte për interesa të ngushta,

    10 Edi Shukriu,Dardania Paurbane Peje 1996 f.17-19 11 Muzafer Korkuti, Qytetrimi nneolitik dhe eneolitik në Shqipëri, Tiranë 2010, fq 279. 12 Herodot, Historia, IV 49. 13 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.11-12

  • 9

    dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike politike si për ardianët, ashtu edhe për

    dardanët14.

    Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të

    shtrijnë kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut duke shfrytëzuar faktin që ushtritë

    ardiane të mbretreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacion ushtarak fillimisht pati

    sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat

    e pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi ushtritë e

    tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijëve të

    Maqedonisë15.

    Longari është sundimtari i parë dardan që ne njohim me emër, i cili çliroi Paioninë në

    vitin 231 para Krishtit. Në fund të shekullit III para Kr. ushtria dardane së bashku me

    ushtrinë ilire arritën të çlirojnë disa krahina, të cilat më parë ishin pushtuar nga

    maqedonasit. Në këtë betejë dardanët kapën 20.000 robër. Sipas burimeve historike,

    dardanët kishin krijuar një mbretëri të fuqishme në brendi të Ballkanit. Në këtë kohë ata

    forcojnë miqësinë me shtetin ilir. Mbretëria dardane dhe ajo ilire të shqetësuara

    vazhdimisht nga ushtria ekspansioniste maqedonase, lidhën aleancë me Romën për të

    mbrojtur kufijtë e mbretërive. Më pas dardanët me mbretin e tyre Longar, zhvilluan

    luftime me Mbretërinë Maqedonase së bashku me mbretin ilir Skerdilaidin dhe

    Republikën e Epirit. Gjatë mbretërimit të Longarit, dardanët njohën një zhvillim shumë të

    madh ekonomik dhe ushtarak në Ballkanin Qendror. Tashmë ata kishin një ushtri të

    rregullt të organizuar dhe të armatosur. Kjo vërehet mjaft qartë në betejën që vuri

    përballë njëra-tjetrës ushtrinë e armatosur rëndë të dardanëve, kundër kalorësisë së lehtë

    të stërvitur mirë të maqedonasve, e cila përfundoi pa fitoren e asnjërës palë. Taktika që

    përdori ushtria dardane në këtë betejë bëri që ajo të mos kishte humbje dhe të mos mbetej

    asnjë rob në duart e ushtrisë maqedonase16.

    14 Selim Islami, Shteti Ilir, vendi dhe roli I tij në botën mesdhetare, Studime Ilire, Prishtinë 1978, fq. 64. 15 Po aty, fq. 65. 16Polyb, Historiae II, 6,5.

  • 10

    6.Dardania paraurbane

    Bazat për lindjen e shtetit dardan vërehen në protohistorinë dardane gjatë shek. VI-IV

    p.e.sonë. Në këtë fazë protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon

    pushtetin, duke krijuar kështu bazë për një shtresë të ardhshme skllavopronare17.

    Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjatë shek. VI-V p.e.sonë shpejtuan procesin e diferencimit

    shoqëror. Tregtarët sollën në trojet dardane importe të shumta luksoze për të plotësuar

    nevojat e aristokracisë vendëse gjithnjë në rritje.

    Prodhimtaria e mjeshtërve dardanë u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sonë. Zejtarët

    poçarë, prodhonin enë me çark sipas traditës vendëse dhe sipas modeleve helene.

    Vendbanimet e fazës protourbane gjenden ende në kodra, por me elemente më të

    avancuara arkitektonike, siç janë themelet me gurë e me lidhje të thatë. Ato zgjerohen në

    shpate kodrash, me tendencë të vendosjes së tyre rrëzë kodrave apo në rrafsh, gjë që

    bëhet tipike në fazën vijuese, me krijimin e qendrave urbane.

    Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnë të jenë të tipit tumular duke qenë pjesë e

    traditës së hershme ilire.

    17 Akademia Shqiptare e Shkencave, “Historia e popullit shqiptar”, Tirane 2002 , fq.124-125

  • 11

    7.DARDANËT NË SHEK. IV P.E.SONË

    7.1.Lindja dhe forcimi i Mbretërisë Dardane

    Lajmi i parë për dardanët i përket mesit të shek. IV p.e.sonë dhe tregon për një përpjekje

    të Mbretërisë së Maqedonisë, që ishte bërë asokohe fuqia politike-ushtarake më e madhe

    në Ballkan, për të forcuar kufijtë veriorë. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II

    kishte mundur të mposhtë e të nënshtronte dardanët e fqinjët e tjerë. Kjo luftë e

    sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisë dhe në përgjithësi me veprimet e tij

    ushtarake kundër ilirëve, sepse në vitin 344 p.e.sonë ai sulmoi edhe shtetin ilir18.

    Gjendja që Filipi II vendosi në kufirin me dardanët qe e përkohshme dhe më tepër një

    sigurim i kufijve me fqinjët ilirë, të cilët e kundërshtonin politikën hegjemoniste të

    Maqedonisë në Ballkan. Në kufirin me dardanët shteti maqedon kishte arritur pasi kishte

    pushtuar viset e paionëve. Ngjarjet që ndodhën pas kësaj lufte, duke filluar me

    kryengritjen e vitit 335 p.e.sonë tregojnë qartë se dardanët nuk u pajtuan me politikën

    pushtuese të Maqedonisë dhe me gjendjen e krijuar në kufirin jugor, prandaj edhe u

    bashkuan me koalicionin antimaqedon19.

    Duke përshkruar ngjarjet e mësipërme, autorët antikë nuk përmendin asnjë qendër banimi

    të dardanëve dhe nuk thonë asgjë për organizimin e tyre të brendshëm. Madje, ata nuk

    përmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mëvonshme dhe të dhëna të tjera

    burimore dëshmojnë se në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.sonë ishte kryer bashkimi i

    fiseve në një bashkësi të fuqishme. Dardania asokohe përbënte një tërësi gjeografike e

    politike më vete. Në bashkësinë e dardanëve ishte rritur mjaft pushteti i parisë pronare të

    tokave. Nga gjiri i kësaj parie doli më vonë dinastia mbretërore, që i vazhdoi luftërat me

    Maqedoninë, shkaku i të cilave nuk qe vetëm plaçka. Këto luftëra u nxitën, në radhë të

    parë, nga politika e sundimtarëve maqedonë, të cilët duke mbajtur të pushtuar Paioninë

    kishin ndërprerë marrëdhëniet miqësore midis dy fqinjëve dhe kërcënonin në mënyrë të

    vazhdueshme dardanët.

    18 Akademia Shqiptare e Shkencave, “Historia e popullit shqiptar”, Tirane 2002 , fq.125-128 19 Po aty fq.125-128.

  • 12

    Në fillim të shek. III p.e.sonë në trevën qendrore të Ballkanit del Mbretëria Dardane si

    një organizëm politik i rëndësishëm. Në vitet 80 të atij shekulli, në trevën e mësipërme

    ndodhën dy ngjarje të rëndësishme, të cilat lidhen njëra me tjetrën: invazioni i keltëve,

    kalimi i tyre në drejtim të Greqisë e të Maqedonisë dhe ndihma që dardanët i ofrojnë

    Maqedonisë për t’u mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit të Justinit, në vitin 279

    p.e.sonë “mbreti i dardanëve” kishte dërguar delegatë te mbreti maqedon Ptoleme

    Kerauni për t’i ofruar një ndihmë ushtarake prej 20 mijë luftëtarësh në luftën kundër

    keltëve. Por Ptoleme Kerauni e përbuzi ndihmën dhe iu përgjigj me fjalë fyese delegatëve

    dardanë. Dardanët morën masa mbrojtëse kundrejt keltëve. Pas disfatës në Greqi, keltët të

    mundur e të shpartalluar u tërhoqën drejt veriut. Tepricat e ushtrisë së tyre “u asgjësuan të

    gjitha në tokën e dardanëve, nëpër të cilën deshën të kalonin”, kështu shkruante Diodori

    në tregimin e tij për përfundimin e invazionit të keltëve20.

    Ngjarjet që lidhen me invazionin e keltëve janë një burim i çmuar për të njohur gjendjen

    e krijuar te dardanët në fillim të shek. III p.e.sonë. Ndonëse nuk njihet emri i sundimtarit

    të dardanëve, dihet se këta të fundit kishin mbretërinë e tyre, e cila tashmë ishte një forcë

    politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000

    luftëtarësh që mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit të

    dardanëve duhet parë si një tregues i fuqisë së Mbretërisë së Dardanëve dhe, ndoshta,

    edhe si një përpjekje për të ndryshuar marrëdhëniet me fqinjët jugorë21.

    Pas këtyre ngjarjeve, në burimet e shkruara antike, për katër dekada nuk ka ndonjë lajm

    për dardanët. Së pari mund të mendohet se gjatë kësaj kohe dardanët qenë të shtrënguar të

    merrnin masa për zhdukjen e pasojave të invazionit kelt. Duke u mbështetur në përhapjen

    e onomastikës dardane dijetarët kanë shfaqur edhe një mendim tjetër: gjatë periudhës së

    mësipërme Mbretëria e Dardanëve u forcua edhe më tej duke zgjeruar njëkohësisht

    kufijtë e saj në veri e në jug.

    Në gjysmën e dytë të shek. III p.e.sonë rifilluan luftërat midis Mbretërisë Dardane dhe

    shtetit maqedon. Shkaku i fillimit të luftërave duket se ka qenë politika pushtuese e

    sundimtarëve maqedonë kundrejt fqinjëve të tyre iliro-veriorë dhe në mënyrë të veçantë

    pushtimi i truallit të paionëve. Paionët herepashere janë ngritur kundër pushtuesve 20 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.12 21 Po aty, fq.12

  • 13

    maqedonë dhe, duke u bashkuar në aleanca antimaqedone, kanë mundur të çlirohen. Një

    aleancë e vjetër, më tepër se sa një pushtim, duhet të ketë ekzistuar midis dardanëve e

    paionëve, sepse nuk mund të shpjegohen ndryshe të dhënat e autorëve antikë sipas të

    cilëve, sa herë që paionët fitonin pavarësinë, dardanët e kishin të hapur rrugën drejt

    Maqedonisë.

    Një politikë të tillë ndoqi edhe sundimtari i parë dardan që njohim me emër, Longari, i

    cili, pasi çliroi Paioninë në vitin 231 p.e.sonë, luftoi kundër Demetrit II të Maqedonisë

    duke kundërshtuar kështu përpjekjet e shtetit maqedon për të zgjeruar kufijtë veriorë.

    Mbretëria Dardane ishte forcuar shumë dhe prej kësaj kohe sundimtarët maqedonë u

    detyruan të angazhonin forca të mëdha ushtarake në konfliktin me dardanët, çka ndikoi

    negativisht në veprimet e tyre luftarake në Greqi dhe në përgjithësi në dobësimin e shtetit

    maqedon22.

    Në këtë periudhë ngritjeje të mbretërisë së tyre sundimtarët dardanë bënë përpjekje për ta

    forcuar pozitën e tyre në zemër të Ballkanit edhe kundrejt shteteve të tjera fqinje. Në vitin

    229 p.e.sonë, duke përfituar nga rasti që shteti ilir, në krye të të cilit ndodhej Teuta, ishte i

    zënë në veprime ushtarake në jug, në Epir, “një pjesë e ilirëve, - shkruan Polibi, - ishin

    shkëputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanëve”23. Teuta dha urdhër për të bërë paqe me

    epirotët dhe për kthimin e ushtrisë, e cila duhet të nënshtronte popullsitë e shkëputura nga

    varësia e shtetit ilir. Polibi nuk thotë nëse shteti ilir i futi nën vartësinë e tij ata ilirë që u

    bashkuan me dardanët24. Trazirat, me të cilat, sipas tij, u ndesh dhjetë vjet më vonë

    Skerdilaidi, të çojnë në mendimin se shteti ilir nuk mund t’i mbante nën vartësi këto fise.

    Dardanët, po atë vit, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë që kalonte mbretëria maqedone

    sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobësuar e përballoi me vështirësi sulmin e dardanëve,

    gjatë të cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonisë Demetri II25.

    Luftërat dardano-maqedone vazhduan edhe gjatë sundimit të Antigon Dozonit, kur

    iniciativa e luftës kaloi në duart e Maqedonisë, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar

    nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi të nxirrte dardanët jashtë Maqedonisë

    e Paionisë dhe nga të gjitha viset që kishin pushtuar në vitet e fundit të sundimit të 22 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004, fq.93 23 Selim Islami, Shteti Ilir, vendi dhe roli I tij në botën mesdhetare, Studime Ilire, Prishtinë 1978, fq. 64 24 Polyb, XXV 6. 25 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.12

  • 14

    Demetrit II. Në qytetin paion Bylazora, në luginën e lumit Aksios, maqedonët vendosën

    një garnizon të fortë ushtarak. Ky qytet kishte një rëndësi të madhe strategjike, sepse

    duke u ndodhur në luginën e Aksiosit u mbyllte dardanëve rrugën në drejtim të

    Maqedonisë. Një forcim i tillë i maqedonëve në kufirin me dardanët ishte i domosdoshëm

    për mbrojtjen e hegjemonisë mbi Greqinë, aq më tepër kur në brigjet perëndimore të

    Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romës kishte ardhur në

    kontakt me Maqedoninë. Kjo gjendje herët a vonë do t’i çonte të dyja palët në luftë26.

    Politikën antidardane e zbatoi më me konsekuencë pasardhësi i Dozonit, Filipi V. Siç

    tregojnë burimet e shkruara, Mbretëria Dardane edhe gjatë sundimit të këtij mbreti nuk u

    pajtua me gjendjen e krijuar në Paioni, as me pretendimet hegjemoniste të Maqedonisë.

    Në vitin 219 p.e.sonë, kur Filipi V ndodhej në Peloponez ushtria dardane çliroi atë pjesë

    të Paionisë që mbanin të pushtuar maqedonët dhe bashkë me të edhe qytetin Bylazora.

    Filipi V u detyrua të ndërpriste luftën në Greqi dhe ta dërgonte ushtrinë e tij në kufijtë

    veriorë. Veprimet ushtarake u përqendruan përreth Bylazorës dhe luginës së Aksiosit.

    Forcimi i kufirit verior të mbretërisë maqedone dhe zotërimi i Bylazorës, që sipas Polibit

    do ta vështirësonte hyrjen e dardanëve në Maqedoni, nuk i ndali sulmet e këtyre të fundit.

    Në një pasazh të Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye përsëri në vitin 211 në

    kufirin dardan dhe kësaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia në pjesën jugperëndimore të

    Dardanisë, dhe në veri të Pelagonisë (rrafshi i Manastirit) një pikëmbështetje tjetër e

    rëndësishme e sulmeve të dardanëve. Luftërat që Mbretëria e Dardanëve bëri me shtetin

    maqedon gjatë sundimit të Filipit V, pavarësisht që nuk arritën të zgjidhnin në favor të

    tyre çështjen e vartësisë së paionëve, e dobësuan mjaft Maqedoninë dhe u bënë një

    pengesë serioze për realizimin e ndërhyrjeve ushtarake që synonin rivendosjen e

    hegjemonisë maqedone në Greqi. Për Mbretërinë Dardane u krijua një situatë e

    favorshme në konfliktin me Maqedoninë pas agresionit të Filipit V në Ilirinë e Jugut. Në

    vitin 208 p.e.sonë, dardanët në aleancë me Eropin, sundimtarin e një krahine ilire

    juglindore, sulmuan Maqedoninë. Ndërsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake në

    qytetin Lyhnid dhe në zonën përreth tij, ushtria dardane zbriti deri në Orestidë, një

    krahinë në kufirin jugperëndimor të Maqedonisë. Kësaj radhe, duke bashkëpunuar me

    forcat ilire të Dasaretisë, ushtria dardane kaloi nëpër Pelagoni në kufirin perëndimor të

    Mbretërisë Maqedone. Futja e ushtrive ilire në tokat e shtetit maqedon dhe sidomos 26 Po aty, fq.12

  • 15

    pushtimi i Orestidës nga ana e ushtrisë së dardanëve e detyruan mbretin maqedon të hiqte

    dorë nga lufta e Ahesë dhe të kthehej në Maqedoni. Sulmet e dardanëve, shkruante Livi,

    bënë që Filipi “të tërhiqej edhe nga lufta kundër romakëve dhe e vunë përpara

    domosdoshmërisë që të mbronte mbretërinë e vet”. Me këto ngjarje të fundit duhet të

    lidhet edhe një lajm i Justinit, sipas të cilit “dardanët kishin filluar të shkretojnë krahinat

    kufitare të Maqedonisë dhe kishin marrë 20 mijë robër”27. Më pas, vazhdon ai, Filipi V

    duke analizuar situatën e vështirë në të cilën gjendej Maqedonia dhe marrëdhëniet me

    kundërshtarët kryesorë të saj, vendosi që fushatën e parë ta bënte kundër dardanëve,

    sepse ata përbënin një kërcënim serioz dhe zotëronin fuqi të mëdha ushtarake. Për

    zbatimin e këtij vendimi ai luftoi kundër dardanëve në vitet 208 e 206 para e.sonë.

    8.Bashkëpunimi dardano-romak kundër maqedonëve

    Gjendja e krijuar në Ballkan në fund të shek. III p.e.sonë, pas paqes që shteti maqedon

    bëri me etolët dhe romakët, që i dha mundësi atij për të sulmuar dardanët, nuk vazhdoi

    gjatë28. Livi shkruan se në vitin 200 p.e.sonë, pas ekspeditës së suksesshme të romakëve

    në Dasareti (kundër Maqedonisë) tek lëmi i romakëve erdhën mbretër të ndryshëm e

    prijësa fqinjë të maqedonëve, midis të cilëve Pleurati, i biri i Skerdilaidit dhe Batoja, i

    biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihmë ushtarake kundër maqedonëve.

    Dardanët u futën përsëri në koalicionin antimaqedon, por tani të përgatitur nga Roma për

    qëllimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbretërinë e Dardanëve edhe me shtetin ilir. Duke

    bashkëpunuar me ushtrinë romake që kishte arritur në kufijtë e Maqedonisë dhe duke i

    bashkërenditur me të veprimet luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me

    premtimet territoriale që i kishte bërë Roma, do të realizonte aspiratën e saj të vjetër,

    futjen e Paionisë nën varësinë e saj. Kështu në luftën e dytë romako-maqedone morën

    pjesë edhe dardanët.

    Veprimet e para që ndërmori shteti maqedon në luftën kundër romakëve qenë ato kundër

    aleatëve të tyre, dardanëve, të cilët, sipas Livit, bashkë me etolët formonin dy mbështetje

    të mëdha për romakët. Këto veprime u përqendruan në mbylljen e në forcimin e grykës së

    Pelagonisë, një rrugë tjetër kalimi e përdorur nga dardanët sidomos pas afrimit të tyre me

    sundimtarët e Ilirisë së Jugut. Në vitin 199 p.e.sonë, nën presionin e ushtrive romake

    Filipi V i largoi forcat ushtarake të komanduara nga djali i tij Perseu që mbanin

    27 Justin XXIX 4,5 28 Akademia Shqiptare e Shkencave, “Historia e popullit shqiptar”, Tirane 2002 , fq.128-130.

  • 16

    ngushticat e Pelagonisë dhe në këtë mënyrë u hapi rrugën për në Maqedoni ushtrive ilire

    të Pleuratit e të dardanëve. Edhe në këtë luftë maqedonët i konsideruan dardanët si armiq

    më të rrezikshëm. Duke u tërhequr para forcave kundërshtare, sundimtari maqedon mori

    masa vetëm kundër dardanëve, të cilët pasi kishin plaçkitur Maqedoninë e Sipërme

    bashkë me romakët, u tërhoqën drejt viseve të tyre. Ushtria dardane që po largohej nga

    Maqedonia, e sulmuar nga maqedonët u detyrua të rreshtohej për luftim. Beteja që vuri

    përballë ushtrinë e armatosur rëndë të dardanëve kundër kalorisë e këmbësorisë së lehtë

    të stërvitur mirë të Maqedonisë përfundoi pa fitoren e asnjërës palë. Taktika që përdori

    ushtria dardane bëri që në këtë betejë ajo të mos kishte humbje të mëdha dhe të mos

    mbetej asnjë rob në duart e armikut29.

    Në vitin 197 p.e.sonë, pas betejës së Kinokefalit që përfundoi në favor të romakëve, u

    vendos një armëpushim midis Romës e Maqedonisë. Dardanët, megjithëse luftuan

    përkrah romakëve, ndryshe nga shteti ilir, nuk patën asnjë përfitim, kështu u bë e qartë

    politika e diferencuar e Romës dhe synimet e qëndrimi i saj ndaj shteteve të ndryshme

    ballkanike. Pakënaqësia e krijuar tek paria dardane ndaj romakëve, pas ngjarjeve të

    mësipërme, shkaktoi një të çarë të thellë në marrëdhëniet midis tyre. Ata filluan përsëri të

    bëjnë një politikë të pavarur që e provon edhe fakti se etolët në vitin 190 p.e.sonë, u

    kërkuan dardanëve ushtarë me pagesë në luftën kundër romakëve.

    Nga ana tjetër, maqedonët përfituan nga paqja e qëndrimi hakmarrës i romakëve kundër

    dardanëve, të cilëve iu desh të luftojnë të vetëm kundër një armiku të egërsuar. Për këtë

    qëllim, Filipi V, me forca të shumta sulmoi dardanët dhe në betejën që u bë pranë qytetit

    Stobi në Paioni e theu ushtrinë e tyre. Por dardanët mbetën për maqedonët gjithnjë

    kundërshtarë të fortë që nuk e ndërprenë luftën kundër tyre. Duke e ndjerë forcën e

    Mbretërisë Dardane dhe mospajtimin e saj me politikën maqedone, sundimtarët e

    Maqedonisë menduan ta shkatërrojnë atë me anën e forcave të treta. Për këtë Filipi V i

    shfrytëzoi bastarnët që banonin në krahinën e Danubit.

    “Qëllimi i Filipit, - thotë Tit-Livi30, - ishte që të zhdukte fisin e dardanëve dhe të vendoste

    në tokat e tyre bastarnët. Ai [Filipi V], mendonte se prej kësaj do të kishte një përfitim të

    dyfishtë, nga njëra anë, do të zhdukej fisi i dardanëve, i cili gjithmonë kishte qenë armik i

    rrezikshëm i Maqedonisë dhe shqetësonte mbretërit e saj në çaste të vështira, kurse, nga

    29 Po aty, fq.128-130. 30 Livius XXX 43,1.

  • 17

    ana tjetër, do të dërgonte bastarnët në Itali që ta shkretonin atë pasi të linin në Dardani

    gratë dhe fëmijët e tyre”.

    Bastarnët invaduan viset dardane në vitin 179 p.e.sonë të ndihmuar edhe nga trakët e

    skordiskët, fqinjë veriorë e lindorë të tyre. Invazionet dhe qëndrimi i bastarnëve në viset e

    dardanëve krijoi për këta të fundit një situatë shumë të vështirë, kurse Perseu, pasardhësi i

    Filipit V, mundi ta vazhdonte i qetë luftën kundër Romës. Dardanët e pësuan për të dytën

    herë nga aleatët e tyre romakë. Roma nuk i dha asnjë përgjigje ankesës së delegatëve

    dardanë që njoftonin senatin romak se invazioni i bastarnëve ishte i përgatitur dhe i nxitur

    nga Maqedonia. Të mbetur përsëri vetëm, sundimtarët dardanë grumbulluan ushtrinë e

    tyre dhe i sulmuan bastarnët31. Beteja përfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nën

    muret e një qyteti dardan. Kjo betejë, të cilën e fituan dardanët, edhe pse Livi nuk e

    përmend këtë, përfundoi me largimin e bastarnëve nga Dardania në dimrin e vitit 176-175

    p.e.sonë32.

    Atë që shteti maqedon nuk mundi ta bëjë me anën e bastarnëve, u përpoq ta bënte me

    forcën e armëve të tij. Në vitin 172 p.e.sonë në krye të ushtrisë maqedone që sulmoi

    Mbretërinë Dardane u vu vetë mbreti Perseu. Fitorja e përkohshme nuk i lëkundi dardanët

    dhe nuk pati ndonjë rëndësi të madhe, sepse në dy vitet që pasuan Mbretëria e Dardanëve

    përmendet si një fuqi e rëndësishme në brendi të Ballkanit. Në këtë kohë ata e forcuan

    miqësinë me shtetin ilir nëpërmjet një lidhje martesore të Teutës, bijës së mbretit Monun,

    me Gentin. Kjo aleancë u shoqërua me një veprimtari ushtarake të përkohshme kundër

    Maqedonisë në kufijtë perëndimorë të saj, por sukseset e Perseut në krahinën e banuar

    nga penestët dhe politika antiromake që filloi të bënte Genti e afruan shtetin ilir me

    shtetin maqedon. Koniunktura politike që u krijua në prag të luftës së fundit të romakëve

    kundër shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbretërinë Dardane të afrohej përsëri me

    romakët, etolët e penestët kundër maqedonëve. Por me gjithë pjesëmarrjen e tyre në

    koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes përfundimtare të Maqedonisë, dardanët nuk e

    morën Paioninë. “Dardanëve, të cilët kërkonin Paioninë, pasi ishin kufitarë me tokat e

    tyre, komandanti romak, - thotë Livi, - iu përgjigj se u jepte liri gjithë atyre që qenë nën

    sundimin e Perseut. Duke mos u dhënë Paioninë e kërkuar prej tyre, u dha të drejtën të

    tregtonin kripë”.

    31 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.12 32 Livius XXX 43,1

  • 18

    9.Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqëror i dardanëve në

    shek. III-II p.e.sonë

    Mbretëria Dardane në shekujt III e II p.e.sonë u shfaq në ngjarjet historike të Ballkanit si

    një formacion politik i fuqishëm dhe i rëndësishëm33. Treva në të cilën u krijua kjo

    mbretëri ndodhej në zemër të Ballkanit dhe identifikohet me truallin në të cilin autorët

    antikë kanë vendosur fisin e madh ilir të dardanëve. Kjo trevë në kohën e lulëzimit të

    Mbretërisë së Dardanëve arrinte në veri deri në lumenjtë e Angros (Morava e Ibari) dhe

    te qyteti Nais, në kufirin me autariatët e skordiskët. Në jug ajo shkonte deri te rrjedha e

    lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paioninë, Pelagoninë e Penestinë. Në lindje

    lumi Margos (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë nga Trakia, kurse në perëndim

    lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtë në vija të

    përgjithshme i përgjigjet krahinës së sotme të Kosovës.

    Për mungesë të dhënash burimore nuk e njohim ende mirë organizimin e brendshëm të

    Mbretërisë së Dardanëve.

    Nga të dhënat burimore të derisotme, që janë të pamjaftueshme, arrihet në përfundimin se

    dardanët nuk arritën atë zhvillim ekonomik e shoqëror dhe atë organizim politik e

    shtetëror që patën shtetet fqinje bashkëkohëse të Ilirisë së Jugut e të Maqedonisë. Por kjo

    nuk do të thotë se dardanët qenë në një shkallë të tillë të zhvillimit që përjashtonte

    praninë tek ata të një organizimi shtetëror. Nga pikëpamja e strukturës shoqërore dhe

    ekonomike Mbretëria Dardane, e lindur mbi bazën e një bashkësie fisnore, nuk ka qenë

    thjesht një organizëm fisnor, primitiv34. Gjatë gjithë ekzistencës së saj Mbretëria Dardane

    ka pasur synime politike të qarta dhe me një veprimtari të organizuar, ku vendin kryesor e

    zënë natyrisht luftërat me Maqedoninë. Nuk është vetëm “etja për plaçkë” ajo që i shtynte

    dardanët në luftë me maqedonët. Luftëra plaçkitëse nuk ka bërë vetëm Mbretëria

    Dardane, ato i kanë bërë në Greqi edhe sundimtarët maqedonë, sikurse edhe më vonë

    komandantët romakë. Luftërat dardano-maqedone kanë pasur si burim politikën e dy

    palëve ndërluftuese. Në plan të parë qëndronte politika hegjemoniste e Maqedonisë, por

    duhet thënë se në kohën e lulëzimit të saj edhe Mbretëria Dardane ka pasur prirje

    ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjës së saj, Paionisë.

    33 Akademia Shqiptare e Shkencave, “Historia e popullit shqiptar”, Tirane 2002 , fq.130-132 34 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.20

  • 19

    Në marrëdhëniet me fqinjët Mbretëria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, përfaqësohej nga

    mbretërit, të cilët janë përpjekur të mbrojnë interesat e shtetit të tyre edhe nëpërmjet

    lidhjeve martesore.

    Në Mbretërinë Dardane pushteti mbretëror ishte i trashëgueshëm. Mbreti komandonte

    dhe dispononte fuqinë ushtarake të të gjithë dardanëve. Nga ato pak burime që njihen, del

    se ushtria dardane ka qenë një ushtri e rregullt, e organizuar mirë, në bazën e së cilës

    qëndronte falanga me tetë mijë luftëtarë. Ajo ishte një ushtri e përbërë nga këmbësorë të

    armatosur rëndë, që manovronte në luftë sipas një taktike të veçantë. Në vitin 199

    p.e.sonë kur ushtria dardane po tërhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone;

    “dardanët, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosën në radhë të rregullta

    përballë armikut, beteja u zhvillua njëlloj si në një luftë të vërtetë”35. Dhe më poshtë ai

    shton: “Por sapo dardanët viheshin në rrugë, njerëzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me

    kalorinë e këmbësorinë e tyre të lehtë, kurse dardanët nuk kishin ushtri të këtij lloji dhe

    ishin ngarkuar me armë të rënda... U vranë pak, të plagosur pati më shumë, por asnjë nuk

    u zu, sepse në raste të rralla dalin nga radhët e tyre dhe të shtrënguar të gjithë së bashku

    luftojnë ose tërhiqen”. Një ushtri e tillë nuk mund të ishte një ushtri fisnore. Në

    Mbretërinë Dardane ushtria përbënte një forcë të madhe. Në vitin 279 p.e.sonë mbreti

    dardan i ofron si ndihmë Ptoleme Keraunit një ushtri prej 20 mijë luftëtarësh.

    Shtatëdhjetë vjet më vonë, pasi kishte hyrë në Maqedoni, ushtria dardane duke u tërhequr

    mori me vete 20 mijë robër, kurse në betejën e vitit 170 p.e.sonë kundër Perseut ajo

    humbi 10 mijë luftëtarë. Këto shifra të larta, të cilat tregojnë fuqinë ushtarake të

    Mbretërisë Dardane, edhe pse mund të duken të tepruara, bashkë me të gjitha veprimet

    luftarake të saj, janë dëshmi e pranisë së një organizimi shtetëror në Dardani36.

    Mbretëria Dardane, si një organizëm politiko-ushtarak i veçantë ka pasur mënyrën e vet

    antike të prodhimit. Jeta ekonomike në Dardani ka qenë mbështetur në radhë të parë në

    zhvillimin e bujqësisë. Rrafshinat e Dardanisë kanë qenë pjellore dhe të përshtatshme për

    të gjitha degët e bujqësisë. Bujqësia duke qenë dega kryesore e ekonomisë, ka bërë që te

    dardanët të mbizotërojë popullsia fshatare dhe njëkohësisht të ruhet karakteri rural i

    popullsisë. Një burim me vlerë për të njohur zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe format e

    pronësisë tokësore te dardanët në shek. III p.e.sonë janë të dhënat e Agatharkidit. Në

    veprën e tij “Evropaikon”, ai shkruan se “dardanët kanë kaq shumë skllevër sa dikush

    35 Livius XXX 43,1 36 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004, fq.78

  • 20

    kishte një mijë... kurse një tjetër edhe më shumë. Secili nga këta [skllevër] në kohë paqe

    punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri, duke pasur si prijës të zotin e

    vet”37. Duke pranuar mendimin e përgjithshëm se me termin dulloi skllevër, duhet

    kuptuar një popullsi fshatare e varur, vërtetohet prania te dardanët e një shtrese të pasur

    që zotëronte prona të mëdha tokësore dhe të një popullsie të shpronësuar, e cila kishte

    detyrime ndaj parisë ose shtresës sunduese dardane. Paria dardane shfrytëzonte jo vetëm

    “skllevërit” që përmend Agatharkidi, por edhe robërit e luftës. Kjo duhet të ketë qenë

    arsyeja që në luftën e vitit 216 p.e.sonë ushtria dardane mori me vete 20 mijë robër nga

    Maqedonia. Por kjo nuk ka qenë forma e vetme e pronësisë së tokës në Mbretërinë

    Dardane. Te dardanët ka pasur edhe një shtresë të fuqishme fshatarësh të lirë, të cilët

    bashkë me zejtarët e lirë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të vendit.

    Edhe gjatë pushtimit romak, kur skllavëria si sistem ekonomiko-shoqëror u përhap në një

    shkallë të gjerë, fshatarët e lirë mbetën një forcë e madhe në provincën e Dardanisë. Një

    degë gjithashtu e rëndësishme në jetën ekonomike të dardanëve ka qenë xehtaria, nxjerrja

    dhe përpunimi i metaleve. Në mungesë të të dhënave të mjaftueshme të drejtpërdrejta

    duhet marrë parasysh shfrytëzimi i madh i burimeve metalifere në kohën e pushtimit

    romak, përvoja e xehtarëve dhe e metalpunuesve dardanë.

    Nga mesi i shek. IV p.e.sonë disa nga vendbanimet e fortifikuara të tipit gradina

    zëvendësohen me qendra urbane. Ato u ngritën pranë xeherorëve ose në rrafsh e në

    udhëkryqet tregtare. Damastioni ishte një prej qyteteve të hershme, i cili u ngrit afër

    minierave të argjendit rreth shek. V p.e.sonë. Në njoftimet fragmentare të autorëve antikë

    ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni përmend si të tilla Scupi, Naisi,

    Ulpiana pararomake, Novobërda etj. Qyteti Sitnia, në veri të Pelagonisë, përmendet si

    qendër e rëndësishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sonë përmend katër qytete të vjetra

    dhe të rëndësishme të Dardanisë: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.

    Duke iu referuar burimeve e të dhënave arkeologjike mund të mendohet se në shek. III-II

    ato kishin filluar të merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte të tilla, si vegla pune, stoli

    e prodhime qeramike që janë zbuluar në disa qendërbanime të fortifikuara dhe që janë

    prodhime vendase, dëshmojnë për transformimin e tyre në qendra zejtare. Monedhat

    maqedone, ato të Damastionit e të qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte të

    37 Edi Shukriu, Mbreteria Dardane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.20

  • 21

    ndryshme të importuara duhen marrë si tregues të këmbimit mall-para dhe të një

    veprimtarie tregtare mjaft të gjerë që arrinte deri në Adriatik e në detin Egje.

    Fig. 5 Formacionet ushtarake Dardane

    10.Mbretëria Dardane në luftën kundër Romës

    Pas pushtimit të Paionisë e të Maqedonisë nga romakët marrëdhëniet e dardanëve me ta

    ndryshuan. Që nga kjo kohë për parinë sunduese dardane u bë e qartë se me romakët nuk

    kishte vend më për bashkëpunim, i cili nuk u kishte sjellë përveç dëmeve, asnjë

    përfitim38. Në kufijtë jugorë vendin e shtetit maqedon e kishte zënë Roma, synimet e së

    cilës për nënshtrimin e plotë të ilirëve nuk mund të fshiheshin. Tradhtisë së romakëve

    dardanët iu përgjigjën, në fillim me sulme kundër viseve të pushtuara prej tyre ose duke

    mbrojtur kundërshtarët e Romës. Më vonë, pas largimit të skordiskëve, të cilët me sulmet

    e tyre kishin dobësuar Mbretërinë Dardane, dardanët u radhitën në luftë kundër romakëve

    përkrah fqinjëve të tyre lindorë, medëve. Veprimet e përbashkëta të medëve e të

    dardanëve, për disa dekada e penguan depërtimin e ushtrisë romake në viset e tyre.

    Ekspeditat e ndryshme romake të viteve 97 e 85 p.e.sonë gjetën një qëndresë të fortë te

    medët e dardanët dhe përpjekjet për t’i nënshtruar jo vetëm që nuk patën sukses, por

    përfunduan me humbje për Romën. Në vitin 84 dardanët bënin pjesë në fiset ballkanike

    që duke sulmuar provincën romake të Maqedonisë arritën deri në Delf. Për komandantët

    e mëkëmbësit romakë u bë e qartë se dardanët ishin kundërshtarë të fortë dhe për

    nënshtrimin e tyre duheshin forca të mëdha ushtarake dhe një përgatitje e veçantë për

    luftë në të cilën objekti kryesor i goditjes do të ishin dardanët.

    Këto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i dërguar në vitin 76 p.e.sonë në

    provincën e Maqedonisë në krye të pesë legjioneve. Me këto operacione luftarake Roma

    donte të arrinte nënshtrimin sistematik të fqinjëve veriorë të provincës maqedone.

    Kryengritja që bëri njëri nga pesë legjionet fill pas zbarkimit në Iliri tregon se në qarqet

    ushtarake të Romës jehona e ekspeditave të dështuara kundër dardanëve dhe qëndresa e

    këtyre të fundit ishin një fakt tanimë i njohur. Frontini shkruan në Stratagemat, se “kur në

    luftën e Dardanisë, njëri nga pesë legjionet, e vendosura në rrethinat e Dyrrahut ngriti

    krye, iu shmang shërbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndërmend të ndiqte

    komandantin e paarsyeshëm dhe një ekspeditë të vështirë e të rrezikshme, Konsulli G.

    38 Akademia Shqiptare e Shkencave, “Historia e popullit shqiptar”, Tirane 2002 , fq.132-133

  • 22

    Kurioni, urdhëroi katër legjionet të dilnin të armatosura dhe të radhiteshin në formacion

    luftarak me armë të zhveshura”39. Katër legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake

    që ndodhej në provincën e Maqedonisë sulmuan Mbretërinë Dardane dhe u futën në

    Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin të dhëna të drejtpërdrejta për atë se si u

    zhvillua kjo “luftë me dardanët”, që qe një luftë e vërtetë për nënshtrimin e Dardanisë, si

    dhe për përfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur një qëndresë të fortë dhe

    u soll mizorisht me dardanët. Kujtimi i masakrave romake në Dardani u ruajt për një kohë

    të gjatë. Në shek. IV e.sonë Amian Marcelini, duke shkruar për dënimet me dhjetim që

    perandori Valentinian i dha ushtrisë së tij, e krahasonte atë me mizorinë e Skribon

    Kurionit në Dardani. Ky i fundit pas kësaj lufte arriti me ushtrinë e tij deri në Danub dhe

    më vonë festoi edhe triumfin në Romë40.

    Por në burimet e shkruara dardanët dalin edhe më vonë si kundërshtarë të romakëve. Në

    bazë të këtyre të dhënave kuptohet që edhe pas ekspeditës së Kurionit nuk ndodhi një

    nënshtrim i plotë i Dardanisë, por më tepër një varësi nëpërmjet së cilës dardanët kishin

    disa detyrime kundrejt romakëve. Disa ngjarje të mëvonshme tregojnë se dardanët edhe

    pse të dobësuar nga luftërat kundër romakëve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan të

    kundërshtonin politikën pushtuese të Romës.

    39 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004, fq.78 40 Edi Shukriu, Mbreteria Datrdane, Iliria, nr.!-2. Tiranë 2000, fq.14

  • 23

    11.Përfundimi

    Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej

    faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I

    p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra

    nën pushtetin e Perandorisë Romake, dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme

    (Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë. Mëvehtësia e dikurshme, që krijoi identitetin

    dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bënë që në vitin 279 e.sonë të krijohej njësia e

    veçantë administrative-politike romake, Provinca e Dardanisë. Edhe pse Dardania u

    pushtua nga Roma, ajo asnjëher nuk iu nënshtrua dhe i rezistoj asimilimit romak. Dëshmi

    për këtë resistencë është kultura materiale e saj e cila i mbijetoi romanizimit. Disa autorë,

    historian, gjuhtarë dhe arkeologë të ndryshëm u munduan t’i paraqisnin dardanët një

    popullsi të egër dhe të pazhvilluar. Por, kultura materiale dhe ajo shpirtërore tregon që

    dardanët arritën ta forconin shtetin e tyre, i cili njëherit ishte rrezik edhe për fqinjët.

  • 24

    LITERATURA:

    1. ASHASH, Historia e popullit Shqiptar I, Tiranë, 2012.

    2. Muzafer Korkuti, Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri, Tiranë, 2012.

    3. Luan Perzhita, Kemajl Luci, Gezim Hoxha, Adem Bunguri, Fatmir Peja, Tomor

    Kastrati, Harta Arkeologjike e Kosovës ASHAK & ASHSH, Prishtinë, 2006.

    4. Frano Prendi, Studime Arkeologjike, Prishtinë, 2008.

    5. Aleksander Stipcevic, Ilirët, Historia, Jeta, Kultura, Simbolet e kultit, Tiranë,

    2002.

    6. Edi Shukriu, Kosova antike, Prishtinë, 2004.

    7. Edi Shukriu, Dardania paraurbane, Prishtinë, 1996.

    8. Edi Shukriu, Mbretëria Dardane, Iliria, Tiranë, 2000.

    9. Frano Prendi, Hasan Ceka, Selim Islami, Skënder Anamali, Ilirët dhe Iliria tek

    autorët antikë, Prishtinë, 1979.

    10. Ceka Neritan, Ilirët, Tiranë, 2005.

    11. Hasan Ceka, Në kërkim të historisë Ilire, Tiranë, 1998.

    12. Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979.

  • 25

    Lektoruar nga:

    Emri : Emine

    Mbiemri : Morina

    Nënshkirimi :