Upload
others
View
193
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I GJAKOVES“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Mentorja: Kandidatja:Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Qamile Berisha
Gjakovë, 2017
2
UNIVERSITETI I GJAKOVES“FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMITPROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema:Analizë gramatikore e foljes tek vepra “Kështjella” eIsmail Kadaresë
Mentorja: Kandidatja:Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Qamile Berisha
Gjakovë, 2017
3
PërmbajtjaFalënderim dhe mirënjohje.............................................................................................................4
Abstrakt...........................................................................................................................................5
Parathënie........................................................................................................................................6
Kapitulli I.......................................................................................................................................7
Metodologjia...................................................................................................................................7
Hyrje..............................................................................................................................................10
1. Folja....................................................................................................................................11
1.1. Foljet kalimtare dhe jo kalimtare............................................................................11
1.2. Format veprore dhe joveprore.................................................................................12
1.3. Mënyrat e foljes......................................................................................................12
1.4. Format e pashtjelluara të foljes...............................................................................13
1.5. Format e shtjelluara të foljes...................................................................................14
1.6. Kohët e foljes..........................................................................................................15
1.7. Vetat dhe numrat e foljes........................................................................................16
1.8. Foljet njëvetore dhe pavetore................................................................................17
Kapitlli II.....................................................................................................................................17
2. Analizë gramatikore e foljes tek romani “Kështjella”, Ismail Kadare......................17
2.1. Zgjedhimi i foljeve, në mënyrë, kohë, vetë dhe numër...........................................20
2.2. Aspekti përmbajtësor dhe tematik i vepres “Kështjella”.........................................26
2.3. Subjekti i romanit “Kështjella”................................................................................29
2.4. Vlerat letraro- artistike dhe gjuhësore të romanit “Kështjella”...............................30
2.5. Ismail Kadare...........................................................................................................32
Përfundim.......................................................................................................................................34
Biografia........................................................................................................................................35
Literatura........................................................................................................................................36
4
FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE!
Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol tërëndësishëm në studimet e mia, bachelor.
Veçanërisht falënderoj mentoren time Prof .Ass.Dr.Sindorela Doli – Kryeziu, për mbështetjen,durimin, profesionalizimin e saj. Ajo qartësoi idetë e mija për realizimin e studimit të temës sëdiplomës. Unë i jam mirënjohëse për marrëdhënien bashkëpunuese. Do të jetë udhërrëfyese,model në punën time profesionale. Ndihma profesionale dhe inkurajimi i saj më sollën në këtënivel.
Ju falënderoj profesoreshë!
Përgjithmonë mirënjohëse!
Në fund dëshiroj të shpreh mirënjohje të thellë për familjen time, së cilës i detyrohem shumë përfillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, aq të vështirë por edhe aq të bukur.
5
ABSTRAKT
Punimi si tërësi ka pretendime që të trajtojë aspektet përmbajtësore të foljes tek romani
“Kështjella” si dhe leximin tematik të këtij romani.
Duke lexuar romanin dhe analizuar foljet në këtë vepër mund të themi se ka plotë e përplot, ku i
gjithë romani e ka lidhshmërinë e tij përmes foljeve të cilat ndodhen në shumë mënyra, duke e
marrë parasysh vendin ku gjenden ato.Gjithashtu jam munduar që të paraqes me pak fjalë
përmbajtjen e romanit, qëndresën heroike te shqiptarëve, kundër një ushtrie më të fuqishme të
mesjetës.
Gjatë këtij rrugëtimi hasa edhe në shumë gjëra të tjera, duke fituar eksperinca të reja, ku si
përfundim u mundova që të bëja një analizë dhe vlerësim gjithpërfshires të foljeve tek vepra
“Kështjella” të Kadaresë, duke pasur qëllim që të nxjerrë idetë dhe mesazhet kryesore të temës.
Fjalët kyçe: vlerë gjuhësore, analizë, veprim, diatezë, mënyrë.
6
PARATHËNIE
Nga një pikëpamje, parimet gjuhësore të çdo gjuhë zhvillohen në mënyrë që t`i shërbejnë
qëllimeve të përdoruesve të saj kur ata konceptojne, komunikojne ose bashkëpunojne. Në
ligjërim funksionet më të përdorshme luajnë rolin më kryesor duke formësuar në këtë mënyrë
vetë gramatikat. E kemi zgjedhur këtë temë duke qenë të ndërgjegjshem se kërkimi studimor në
brumin gjuhësor të shqipes, sipas modelit të gramatikës gjenerative jep mundësi të gjera trajtimi
dhe interpretimi.
Punimi i diplomës “Analizë gramatikore e Foljes tek vepra “Keshtjella” Ismail Kadare”, është
një arritshmëri e punës dhe e studimit ne disa aspekte te veçanta gjuhësore.
Trajtimi i foljes si pjesë e ndryshueshme e ligjeratës te shtyn që sa më shumë hulumton, të
bëhesh aq më kurioz për kategoritë gramatikore dhe përdorimin e saj në fjali të ndryshme.
Kështu lirisht mund te themi se Folja është temeli i fjalisë. Nga ketu marrim përgjigjen e të gjitha
fjalëve në fjali. Folja është e domosdoshme në fjali, rrallëherë mungon, por edhe atëherë mund te
nënkuptohet ose mund të ia japim fjalisë.
Edhe autori është njohës i mirë i rregullave gjuhësore dhe stilit ne veçanti.Ky roman ka
pesëmbëdhjetë kapituj që janë të lidhura në mënyre kronologjike njëri me tjetrin. Kritika letrare e
vlerëson lartë në gjuhën e përdorur, ku sjell edhe shumë neologjizma.
Gjithashtu tema e veprës gjithnjë është aktuale dhe gjithëkohore duke e kthyer në art kohor dhe
mahnitës historinë kombëtare.
7
Kapitulli – I --
Metodologjia e përdorur
Gjatë trajtimit të temës, kryesisht kam përdorur metodën e analizës dhe sintezës, me anën e
secilës kam pasur mundësi që ta vështroja në gjerësi e thellësi materialin e përcaktuar. Pra
metodologjia është zgjedhur dhe përshtatur në raport me përmbjatjen e temës, por duke pasur
kujdes edhe anën arsimore dhe didaktike të nivelit arsimor.
Për shkrimin e këtij punimi të diplomës është përdorur literature përkatëse si dhe konsultimet me
mentoren time. Gjatë periudhës së studimeve të mia në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, në
degën Programi Fillor, isha më se e bindur që ato vite studimi të mos më zhgënjejnë në
përzgjedhjen time, sidomos në punimin e diplomës.
Sa i përket metodologjisë që kam përdorur:
- Hulumtimi i literaturës përkatëse në librat e Gjuhës Shqipe.
- Konsultimi me mësimdhënës e njerëz që merren me arsimim.
- Analistë e kritikë qe merren me kritikë letrare.
Në këtë punim me temën “ Analizë gramatikore e foljeve tek keshtjella”, do të trajtohen foljet në
veprën “KËSHTJELLA” të Ismail Kadaresë në kohë të ndryshme si dhe do të analizohet
përdorimi i tyre. Objekti i studimit në këtë hulumtim përfshinë këndvështrimin në mes
përdorimit të kohëve të foljeve në kategorinë e gjuhës së veprave për të studiuar si mjete për
këndvështrimin folës. Meqë këndvështrimi shprehet më shumë nëprërmjet kategorisë së foljes,
ka rëndësi studimi i tyre si mjet përbërës të tekstit. Kohët në fjali janë sinonime dhe gjithashtu ka
rëndësi studimi i tyre që të shihet dallimi i madh i përdorimit të njërës dhe kohës tjetër. Si një
përbërës i tekstit, njësia e këndvështrimit do të mund të përkufizohej si qëndrim fizik ose
mendim, nga i cili dëgjuesi e bart mesazhin nga një process të komunikimit dhe ndaj të cilit ai i
lidh të gjitha referimet e veprimit (Ëëerich, 198:133- cituar Rugova, 2009; 175). Punimi është
bazuar në materiale të marra në veprën “Kështjella”.
8
Synimi im ka qenë të jap një rezultat të matjes së kohëve të foljes në tekst, konkretisht në këtë
vepër, të paraqes këndvështrmin e lexuesit, i cili e bart mendimin marrësit përmes veprimit të
kohëve të foljeve, më konkretisht të kohëve në këtë vepër, me qëllim që të shohim rezultatin e
përdorimit të këtyre kohëve kundrejt fjalëve tjera në tekst.
Nëpërmjet kategorisë së kohës shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i emërtuar nga
folja dhe një çasti të caktuar që mërret si bazë për marrdhëniet kohore. Si bazë për marrëdhënie
kohore në gjuhën e folur merret çasti i ligjerimit, kurse në gjuhën e shkruar merren ose çasti kur
shkruajmë, ose çasti tjetër i përftyruar : ( Morfologjia , 1989: 196). Sipas Rexhep Ismajlit (1980:
96) nëse midis kohës kohë dhe kohës së foljes do të vërehen shenja barazimi, atëherë do të
kishim një kohë të tashme në të tashmen dhe një kohë të shkuar në të shkuarën, ndërsa përvoja
gjithmonë na mëson se distribucioni i kohëve të foljeve në tekst është larg në ndryshim, sepse
këto kohë funksionojnë si shenja “ si të gjitha shenjat e gjuhës”.
Harold Ëeinich kohët i ndan në kohë të kontestit dhe të rrëfimit, sipas faktit se folësit duhet të
konsiderohen ose të paktën drejtpërdrejt nga veprimi i përshkruar. Ai e bën këtë ndarje duke u
mbështetur në të parin nga tri boshte informimi: qëndrimi i folësit, këndvështrimi dhe reflektimi i
tekstit .
Në gjuhën shqipe në kohën e komenteve do të mund të bënin pjesë: koha e tashme, koha e kryer,
koha më se e kryer, dhe e ardhme e dëftores. Në kohën e rrëfimit, bëjnë pjesë: e pakryera,e
kryera e thjeshtë, e kryera e tejshkuar dhe e tashmja e lidhores. Problemet e kohësisë që shtrohen
brenda ligjerimit organizohen në mënyrë relativisht të pavarur nga kohët gramatikore. Bëhen
posaqërisht të ndërliqshme në rastin e fiksionit, më saktësisht të një ligjërate pasqyruese , brenda
së cilës, së pari, duke dalluar, koha e histories ( koha e fiksionit, koha e rrëfyer, koha e
paraqitur); koha e shkrimit ( ose e rrëfimit ose rrëfyese),
kohë e lidhur me procesin e të thënit , gjithashtu të pranishëm brenda tekstit dhe koha e leximit
(më pak e qartë), paraqitje e domosdoshme e kohës në mënyrë që teksti të lexohet.
9
Rasti i shqipes na del pak i komplikuar, për shkak se gramatikat e deritashme të shqipes nuk kanë
përfillur fare studimin e tekstit dhe janë mjaftuar me periudhen si njësi më e madhe të studimit të
gjuhës. Kohët themelore të foljes janë: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. Kategoria e kohës në
shqipen shfaqet në trajta të ndryshme në mënyrat e shqipes: dëftore,lidhore,kushtore,habitore,
dëshirore dhe urdhërore. Këto kanë forma të ndryshme gramatikore që nga pikëpamja kohore i
kundërvihen njëra –tjetrës. Më e pasura me kohë foljesh është mënyra dëftore.
10
Hyrje
Gjuha Shqipe ka dhjetë klasë të fjalëve, pesë të ndryshueshme dhe pesë të pandryshueshme.
Të pandryshueshme: Të ndryshueshme:
1.Ndajfolja 1.Emri
2.Parafjala 2.Mbiemri
3.Lidhëza 3.Përemri
4.Pjesëza dhe 4.Numërori dhe
5.Pasthirrma 5.Folja
1.Folja
Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjërates që shënon një veprim, gjendje apo një të ndodhur.
Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyres, kohës, vetës, numrit, diatezës dhe
zgjedhimit.
Folje janë ato fjalë qe tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diqka a ndodhet në një gjendje të
caktuar.
Kur themi motra, macja, mollët e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, por nuk
dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodhë me ta.1 Po kur themi motra punon, mollët
u poqën, macja fle, atëherë prej fjalës punon mësojme se motra po kryen një veprim (punon)
prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (poqën), prej fjalës fle mësojme se macja
ndodhet në nje gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja
11
1.1Foljet kalimtare dhe jo kalimtare:
Sipas mundësisë ose pamundësisë për të pasur një kundrinor të drejtë, të zhdrejtë ose të dy
njëkohësisht në fjali, foljet ndahen në dy grupe të mëdha: kalimtare dhe jokalimtare.
Foljet kalimtare:
Përpara se të m`i veshë sytë mjegulla, dëshiroj t`ju them them dy fjalë shokë e miq!
Të m`i veshë sytë << kundrinor i zhdrejtë dhe
<< kundrinor i drejtë
Dëshiroj t`ju them dy fjalë... << pjesë e nënrenditur me funksionin
e kundrinorit të drejtë
T`ju them dy fjalë << kundrinor i zhdrejtë dhe i drejtë
Folje jokalimtare:
Vendi i nderit për ushtarin është fusha e betjes.
E njëjta folje mund të jetë herë kalimtare e herë jokalimtare. Për t`i dalluar duhet parë se në qfarë
kuptimi janë përdorur.2
Mira nesër fillon shkollën. (folje kalimtare)
Mësimi fillon ora dhejtë. (folje jokalimtare)
2 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë
12
1.2 Fomat veprore dhe joveprore të foljes
Te foljet kalimtare i njëjti veprim mund të shprehet si në formen veprore, ashtu edhe në formën
joveprore.
Forma veprore Forma joveprore
laj, fshij, thaj lahem, fshihem, thahem
Veprore janë foljet që tregojnë se subjekti vepron.
- Kujt i rreh zemra për lirinë e popullit, stërvit krahun dhe armët i mban gati.3
Joveprore janë foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th i nënshtrohet veprimit të një tjetri.
-U dogjën dhe u thyen. Ca u vranë, ca shpëtuan
1.3 Mënyrat e foljes
Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit ne mënyra të ndryshme,
poashtu trajtat e ndryshme qe merr folja për të shprehur pikërisht këto quhen mënyra të foljes.
Në gjuhën tonë folja ka nëntë mënyra nga të cilat tri jan te pashtjelluara :4
- pjesorja –mësuar
- përcjellorja-duke mësuar
- paskajorja –për të mësuar, si dhe gjashtë te shtjelluara :
- dëftore-mësoj,
- lidhore-te mësoj,
- kushtore-të mësoja ,
- habitore- mësuar kam,
3 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë4 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë
13
- dëshirore-mësofsha dhe
- urdhërore-mëso.
1.4 Format e pashtjelluara të foljes
Pjesorja shërben për të formuar kohët e përbëra të foljes:
- kam mësuar
- jam mësuar
- kisha mësuar
- isha mësuar
- pata mësuar
- qesh mësuar
Me pjesmarrjen e saj ndërtohen edhe format e pashtjelluara:
- përcjelloren- duke mësuar
- paskajoren- për të punar
- mohoren- pa mësuar si dhe
- mbiemra foljor- i mësuari.
Përcjellorja ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzen duke. Ajo shpreh një veprim
që shoqeron veprimin e foljes kryesore të fjalisë.5 Përcjellorja përdoret kryesisht në ndërtime:
- me funksion mënyror
- me funksion kohor
- me funksion shkakor dhe
- me funksion kushtor.
Pëecjellorja përdoret shpesh edhe për të shprehur një veprim të dytë të bashkërenditur me
veprimin e foljes kryesore.
5 https://sq.wikipedia.org/wiki/Format_e_pashtjelluara_t%C3%AB_foljes
14
Paskajorja formohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzat për të. Ajo emërton një veprim
si proces pa e lidhur atë me një vetë të caktuar. Paskajorja përdoret kryesisht në ndërtime:
- me funksion qëllimor dhe
- me funksion përcaktor.
Mohorja ndërtohet duke e vënë përpara pjesores së foljes fjalëzen me kuptim mohor- pa.
Forma e pashtjelluar mohore shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuaren ose në të ardhmen.
Ajo përdoret kryesisht në ndërtime:
- me funksion kohor
- me funksion mënyror dhe
- me funksion kushtor.
1.5 Format e shtjelluara të foljes
Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vertetë, qoftë ky:
- pohim
- mohim dhe
- pytje
Mënyra lidhore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka që dëshirojmë ose presim të
ndodhë.
Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të mundshme që varet
(kushtëzohet) nga një veprim tjetër6.
Mënyra habitore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton habi.
Mënyra dëshirore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë:
- urimi
- mallkimi.
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë:
- urdhri
6 https://sq.wikipedia.org/wiki/Format_e_shtjelluara_t%C3%AB_foljes
15
- kërkese dhe
- këshille.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veqanta për kohë
dhe për veta të ndryshme të qdo numri.
1.6 Kohët e foljes
Kohët themelore të foljes janë:
- e shkuara
- e tashmja dhe
- e ardhmja.
E shkuara e dëftores ka pesë nëndarje:
- të pakryeren
- të kryeren e thjeshtë dhe
- të kryeren qe shprehin veprime te kryera para çastit kur flasim e
- më se të kryeren dhe
- të kryeren e tejshkuar që shprehin veprimin para një çasti të caktuar të së shkuarës.
E tashmja tregon diçka qe bëhet tani për tani dhe ka vetëm këtë kohë:
- të tashmen.
E ardhmja shpreh një veprim qe pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do te kryhet në të
ardhmen.7 E ardhmja ka dy kohë:
- të ardhmen dhe
- të ardhmen e përparme.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohët e foljeve jane : të thjeshta dhe të përbëra .
7 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë
16
Të tjeshta janë :
- e tashmja (mëso-j)
- e pakryera (mëso-ja)
- e kryera e thjeshtë (mëso-va)dhe
- e ardhmja (do të mëso-j). Këto formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes.
Të përbëra janë :
- e kryera (kam mësuar)
- më se e kryera (kisha mësuar)
- e kryera e tejshkuar (pata mësuar)
- e ardhme e përparme (do të kem mësuar).
Ndërsa në jo veprore :
- e kryer (jam mësuar)
- më se e kryer (isha mësuar)
- e kryera e tejshkuar (qesh mësuar)
- e ardhme e përparme (do të isha mësuar).8
1.7 Vetat dhe numrat e foljes
Vetat e foljes quhen forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin e caktuar.
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qenie apo
sende.Folja ka dy numra : njëjësin dhe shumësin.9
Unë (veta I) - njëjës Ne (veta I) – shumës
Ti (veta II) - njëjës Ju (veta II) - shumës
Ai-Ajo (veta III ) - njëjës Ata-Ato (veta III) – shumës
8 gjuha-shqipe-30/kohet-e-foljes-76/9 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë
17
1.8 Foljet njëvetore dhe pavetore
Folje njëvetore janë foljet që përdoren vetëm në vetën e tretë :
-bie (shi,bore), fryn (erë), bleron (ara), gjelbëron (bari), ushton (mali).
-hingëllin (kali), hungron (ujku), leh (qeni), kakaris (pula), pëllet (lopa).
-dihet, flitet, thuhet, kuptohet, parashikohet, etj.
Folje pavetore janë:
-vetëtin, bubullin, veson, bën ftohtë, etj
-duhet, do
-kam (në kuptimin ndodhet, ekziston).
Foljet pavetore nuk marrin kryefjalë. T`u bësh këtyre foljeve pyetjen cili, cila, për të gjetur
kryefjalën është pa kuptim.Gjithashtu disa folje përdoren herë si vetore e herë si pavetore.10
10 Prof. dr. Bahri Beci- Gjuha Shqipe 9Gramatikë- drejtshkrim- gjuhë e folur dhe e shkruarPër klasën e nëntë
18
Kapitulli – II –
2. Analizë gramatikore e foljes tek vepra “Kështjella” Ismail Kadare
Kadare nuk është vetem mjeshtër i fjalës po ai është edhe njohës i mirë i gjuhës. Ai përdori
rregulla gramatikore, strukturimin e fjalëve në fjali e foljet në përgjithësi.
Ai në romanin “Kështjella” përdori pothuajse të gjitha kategoritë e foljes. Po të analizosh të
gjitha ato që janë të shprehura në këtë vepër dalin të shumta, por kemi bërë përzgjedhjen e disa
prej tyre, duke i klasifikuar në atë mënyrë që gjinden.
Unë në punimin tim po i trajtoj disa fjali ku i nxorra sipas mënyrave të foljes duke filluar nga ato
të pashtjelluarat e në vazhdimësi.11
-Shkruar nga raporti mjekësor i mjekut së ushtrisë turke Siri Selimi për epideminë e minjëve.
Në fjalinë e dhënë fjala shkruar është pjesorja.
Pjesorja trajton edhe formën mohore:
- Pa kthyer kokën nga asnjëri, u largua drejt çadrës kryeveqilharxhi.
Pjesorja pa kthyer është përdorur në trajtën mohore
E dimë se pjesorja ndërton edhe mbiemra foljor psh:- Sedadini doli i heshtur prej çadrës pa ditur
se ku do vente.
Fjala i heshtur është mbiemër foljor i ndërtuar nga pjesorja.
Poashtu, përcjellorja ndërtohet nga pjesorja si dhe nga fjalëza duke, ku është përdorur shumë
herë në roman, psh:- Duke mbyllur mbledhjen, Tursun Pashai i paralajmëroi të gjithë për
mbajtjen e sekretit. Në fjalinë e dhënë përcjellorja është duke mbyllur...
Shembulli me paskajoren është marrur po aty : Nga të gjitha anët njerëzit po vraponin për të
parë ata që po ktheheshin. Fjala për të parë është paskajorja e ndërtuar nga pjesorja parë si dhe
fjalëzat për të e që në këtë rast tregon qëllimin e veprimit të ushtarëve turq që ishin duke i pritur
robinjat shqiptare e që nuk iu doli ashtu siç pritën, ngase ushtarët turq gjysma e tyre lanë brinjët
atje.
11 Ismail Kadare (Kështjella)
19
Mënyra dëftore.:
-Shiu vazhdimisht bënte zhurmë mbi çadër.
Në këtë fjali, fjala bënte është folje, në mënyren dëftore, në kohën e pakryer, veta e tretë, numri
njëjës, forma veprore.
Mënyra lidhore:
-Prit sa të futemi në hije.12
Përderisa bëheshin gati për sulm ata ndonjëherë edhe pinin raki, duke menduar të qetësosheshin,
endeshin nëpër çadra herë tek njëra e her tek tjetra, e bashkoheshin ne vende te ndryshme për të
pirë raki, edhe poetit (Sadedinit) nuk i zihej vendi vend e duke ecur u takua me një jeniçer ku ia
kërkoi një gllënkë, por derisa të futeshin diku në hije sepse ai nuk guxonte të pinte.13
Nga ky shembull vërejmë se fjala të futemi është folje e mënyres lidhore, koha e tashme, veta e
parë, numri shumës, forma veprore.
Mënyra kushtore:
-Ti do të flisje ndryshe sikur të ndodhte e kundërta - vazhdoi Kara Mukbili i nxehur .
Këtu lindën shum përleshje mes tyre duke diskutuar për fillimin e sulmeve kundër shqiptarëve,
ku Tursuan Pashai merrte mendimin e të gjithë atyre që kishte në luftë (astroologut, arkitektit.
komandantëve).
Këtu folja ti do të flisje, gjindet në mënyrën kushtore, koha e tashme, veta e dytë, numri njëjës,
forma veprore.
Mënyra habitore:
-Sa qenka vështirë këtu!
Turqit menduan se do ta kenë të lehtë me shqiptarët, por kur arritën në Shqipëri, nga mesi i
qershorit e panë kështjellën po Tursun Pashait seç i dukej si e zymtë, mendonte athu vallë
ç`arkitekt mund ta kishe projektuar këtë kështjellë, që gjithçka në të ishte ters, duke filluar nga
12 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë Prishtinë13 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë Prishtinë
20
pozicioni e deri te vendosja e flamurit, një flamur i frikshëm i kuq, me një zog të zi me dy kokë
në mes.Vetëm tani e pa se sa e vështirë do të jetë kjo luftë...
Ndërsa në këtë, fjali fjala qenka është folje në mënyrën habitore, koha e tashme, veta e tretë,
numri njëjës, forma veprore.
Mënyra dëshirore:
-Oh vetëm udhë mos bëfshim më- rënkoi Exheri.!
Vajzat që kishin marrë nga haremi tashmë ishin lodhur, dhe rrugës duke u kthyer pas përfundimit
të luftës e disfatës që pësuan, bisedonin se si ishin nisur për këtë luftë me muzikë e daulle, thonin
se sa bukur ishte , por kujt ia merrte mendja se do të ktheheshim kështu vetëm nëpër këtë udhë
qe s`ka të mbaruar? Mendonin se kush do t`i blinte tani ?
Këtë verë gjaku rrodhi lumë, një fallxhor kishte thënë që motin që vjen gruri do të mbijë i
kuqrremtë dhe nga lodhja ato thonin që vetëm rrugë të mos bënim më , e që iu dukej rrugë
xhehnemi...
Fjala bëfshim është folje në mënyrën dëshirore, koha e tashme, veta e parë, numri shumës ,
forma veprore.
Mënyra urdhërore:
-Qetësi- mos lëviz!- thirri oficeri.
Kur Turqit nuk mund që të thenin kalanë ashtu si menduan, nisën të mendojnë për zgjidhje të
tjera e që u pajtuan të hapnin llagëme për tu futur nëpër bodrume të kështjellës. Punuan shumë
kohë nër tokë por ne momentin që menduan se gati u futën, filluan të ndëgjonin zëra nga ana
tjetër e që ishte si mallkim për ta , ngase nuk kishin qtë bënin më, as të ktheheshin dhe as që të
vazhdonin. E vetmja zgjidhje ishte që të dorëzoheshin, e shumica e jeniçerëve kërkonin atë por
komandanti Ullug beu nuk lejonte sepse thoshte që më keq është që të dorëzohen ngase do të na
grinin si berrat për të nxerrë hakun për masakrat e akënxhinjeve.
Nga këtu vërejme se fjala mos lëviz është folje në mënyren urdhërore, veta e dytë, numri njëjës,
forma veprore.14
14 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë Prishtinë
21
2.1 Zgjedhimi i foljeve të analizuara në romanin “Kështjella”Tek mënyra dëftore kemi foljen bënte, të marrë nga romani, që do ta zgjedhojmë në secilën kohë
të saj .15
Koha e tashme Koha e pakryre
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë bëj bëhem Unë bëja bëhesha
Ti bën bëhesh Ti bëje bëheshe
Ai/ajo bën bëhet Ai/ajo bënte bëhej
Ne bëjmë bëhemi Ne bënim bëheshim
Ju bëni bëheni Ju bënit bëheshit
Ata/ato bëjnë bëhen Ata/ato bënin bëheshin
Koha e kryer e thjeshtë Koha e kryer
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë bëra u bëra Unë kam bërë jam bërë
Ti bëre u bëre Ti ke bërë je bërë
Ai/ajo bëri u bë Ai/ajo ka bërë është bërë
Ne bëmë u bëmë Ne kemi bërë jemi bërë
Ju bëni u bëtë Ju keni bërë jeni bërë
Ata/ato bënë u bënë Ata/ato kanë bërë janë bërë
Koha më se e kryer Koha e kryer e tejshkuar
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë kisha bërë isha bërë Unë pata bërë qeshë bërë
Ti kishe bërë ishe bërë Ti pate bërë qe bërë
Ai/ajo kishte bërë ishte bërë Ai/ajo pati bërë qe bërë
Ne kishim bërë ishim bërë Ne patëm bërë qemë bërë
Ju kishit bërë ishit bërë Ju patët bërë qetë bërë16
15 Material studimor Gjuha Shqipe- 1
22
Ata/ato kishin bërë ishin bërë Ata/ato patën bërë qenë bërë
Koha e ardhme Koha e ardhme e përparme
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë do të bëj do të bëhem Unëdo të kem
bërë
do të jem
bërë
Ti do të bësh do të bëhesh Tido të keshë
bërë
do të jeshë
bërë
Ai/ajo do të bëj do të bëhet Ai/ajodo të ketë
bërë
do të jetë
bërë
Ne do të bëjmë do të bëhemi Nedo të kemi
bërë
do të jemi
bërë17
Ju do të bëni do të bëheni Judo të keni
bërë
do të jeni
bërë
Ata/ato do të bëjnë do të bëhen Ata/atodo të kenë
bërë
do të jenë
bërë
Tek mënyra lidhore kemi foljen të futemi të marrë nga romani, që do ta zgjedhojme në secilën
kohë të saj.
Koha e tashme Koha e pakryrer
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë të futem të futesha Unë të futja të futesha
Ti të futesh të futeshe Ti të futje të futeshe
16 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë PrishtinëMaterial studimor Gjuha Shqipe- 1
17 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë PrishtinëMaterial studimor Gjuha Shqipe- 1
23
Ai/ajo të futet të futej Ai/ajo të futej te futej
Ne të futemi të futeshim Ne të futemi të futeshim
Ju të futeni të futeshit Ju të futnit të futeshit
Ata/ato të futen të futeshin Ata/ato të futnin të futeshin
Koha e kryer Koha më se e kryer
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë të kem futur të jem futur Unë të kisha futur të isha futur
Ti të kesh futur të jesh futur Ti të kishë futur të ishe futur
Ai/ajo të ketë futur të jetë futur Ai/ajo të kishte futur të ishte futur
Ne të kemi futur të jemi futur Netë kishim
futurtë ishim futur
Ju të keni futur të jeni futur Ju të kishit futur të ishit futur
Ata/ato të kenë futur të jenë futur Ata/atotë kishin
futurtë ishin futur
Tek mënyra kushtore kemi foljen do të flisje të marrë nga romani, që do ta zgjedhojmë në
secilën kohë te saj.
Koha e tashme Koha e kryer
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë do të flisjado të
flisëshaUnë
do të kisha
folurdo të isha
folur
Ti do të flisjedo të
flisesheTi
do të kishe
folur
do të ishe
folur
24
Ai/ajo do të fliste do të flitej Ai/ajodo të kishte
folur
do të ishte
folur
Ne do të flisnimdo të
flisneshimNe
do të kishim
folur
do të ishim
folur
Ju do të flisnitju do të
flisneshitJu
do të kishit
folur
do të ishit18
folur
Ata/ato do të flisnindo të
flisneshinAta/ato
do të kishin
folur
do të ishin
folur
Tek mënyra dëshirore kemi foljen bëfshim të marrë nga romani, që do ta zgjedhojmë në secilën
kohë të saj.
Koha e tashme Koha e pakryre
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë bëfsha u bëfsha Unë paça bërë qofsha bërë
Ti bëfsh u bëfsh Ti paçe bërë qofshe bërë
Ai/ajo bëftë u bëftë Ai/ajo pastë bërë qoftë bërë
Ne bëfshim u bëfshim Ne paçim bërë qofshim bërë
Ju bëfshi u bëfshi Ju paçit bërë qofshi bërë
Ata/ato bëfshin u bëfshin Ata/ato paçin bërë qofshin bërë
18 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë PrishtinëMaterial studimor Gjuha Shqipe- 1
25
Tek mënyra habitore kemi foljen qenka të marrë nga romani, që do ta zgjedhojmë në secilën
mënyrë të saj.
Koha e tashme Koha e pakryre
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unë qenkam u qënkam Unë qënkesha u qënkesha
Ti qenke u qenke Ti qënkeshe u qënkeshe
Ai/ajo qenka u qenka Ai/ajo qenkeshë u qënkesh
Ne qenkemi u qenkemi Ne qenkëshim u qenkëshim
Ju qenkeni u qenkeni Ju qënekshi u qënkshit19
Ata/ato qenkan u qenkan Ata/ato qënkeshin u qenkeshin
Koha e kryer Koha më se e kryer
Vetat Veprore Joveprore Vetat Veprore Joveprore
Unëpaskam
qenë
qenkam
qenëUnë
paskësha
qenë
qenkësha
qenë
Ti paske qenë qenke qenë Tipaskeshe
qenë
qenkëshe
qenë
Ai/ajo paska qenë qenka qenë Ai/ajo paskësh qenë qenkësh qenë
Nepaskemi
qenë
qenkemi
qenëNe
paskeshim
qenë
qenkëshim
qenë
Jupaskeni
qenë
qenkeni
qenëJu
paskëshit
qenë
qenkëshit
qenë
Ata/ato paskan qenë qenkan qenë Ata/atopaskëshin
qenë
qenkëshin
qenë
19 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë PrishtinëMaterial studimor Gjuha Shqipe- 1
26
Tek mënyra urdhërore kemi foljen mos lëviz të marrë nga romani, që do ta zgjedhojmë në kohët
që ajo ka.
Kjo mënyre ka trajta vetëm për vetën e dytë njëjës dhe shumës.
Në këtë fjali folja mos lëviz është e përdorur me pjesëzën mohuese mos.
Vetat
Ti mos lëviz
Ju mos lëvizni20
Të lexosh romanin e mos të flasësh dy fjalë për të së paku në aspektin përmbajtësor dhe tematik
kjo temë diplome do të dilte e zbehtë, anemike ndaj po e jap këtë version.
2.2 Aspekti përmbajtësor dhe tematik i veprës “Kështjella”
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Bën kështu një kthesë
për t`u ikur temave tabu të kohës socialiste. Në dukje e distancuar dhe i paanshëm, ai rroku
veprimet për rrehtimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri truke prej afërsisht
shtatëdhjetëmijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e
rrethuesve osman, çadrave të bardha, te të cilëve kanë kthyer mjedisin afër kështjelles në një
peisazh dimëror. Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akënxhinjtë deri te batalionet e elitës së
jeniçerëve apo të serdenxheshlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, e përbëjnë kontigjentin e
trupave osman.
20 Ismail Kadare (Kështjella) enti i teksteve dhe mjeteve mësimore Kosovë PrishtinëMaterial studimor Gjuha Shqipe- 1
27
Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të
pergjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake, që nga fonderia e derdhjes
së topave, deri te hanmet naziake të haremit. Në fillim mënyra e tregimit të romanit është
irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesit të
mëvonshëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrinë të hedhë dritë mbi
karakterin psikologjik të kundërshtarit.
Tursun Pashai, i cili e udhëhiqte këtë fushatë lufte, karakterizohet nga një passion i çmendur për
pushtet që e kthen mënyrën e tij të veprimit në një refleks të ulët, të pamenduar mirë. Nga ky
veprim varet tërë nderi personal i tij.
Romani “Kështjella”, i botuar më 1970, është ndër veprat e para të Ismail Kadaresë, me të cilën
sikurse edhe në “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i ikën në mënyrë mjeshtërore skematizmit që e
impononte metoda e realizimit socialist, duke krijuar kështu një vepër, e cila edhe si përmbajtje,
edhe si strukturë, qysh atëherë qëndron përkrah vlerave letrare të popujve me demokraci të
zhvilluara.21
Temën themelore të veprës autori e merr nga e kaluara historike e popullit tonë, nga periudha e
Skënderbeut. Si i këtillë, romani është historik, ku pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës
nga ushtria osmane dhe rezistencën e kështjellarëve ndaj këtyre pushtuesve.
Kështu duket në kuptimin e parë, por në kuptimin më të thellë Kadare shtjellon edhe tematika të
kohës që ndodhin në politikat e vendit dhe jashtë saj.
Kadare siç duket ka marrë një mbështetje edhe në veprat e mëhershme, siç ishte ajo e Marin
Barletit, që jep një histori për jetën dhe veprat e Skënderbeut si dhe veprës “Rrethimi i
Shkodrës”, që u botua më 1942 në Venedik në gjuhën latine. Kjo vepër u botua edhe në shumë
kryeqytete të Evropës, e cila është një nga dëshmitë më tronditëse të kohës për mizëritë e bëra
nga turqit.
Edhe pse në librin “Kështjella”, flitet për fillimin e luftrave, që vazhduan 35 vjet, libri i Barletit i
shërben si material bazë për të. Ai ia dha njërën optikë të dramës, atë të mbrojtësve. Optikën e
jashtme, atë të rrethuesve, e gjeta ne kronikën e kronistëve turq, që shoqëronin ushtrinë gjatë
21 Ismail Kadare (Kështjella) Enti I Teksteve Dhe I Mjeteve MësimoreI Kosovës- Prishtinë
28
fushatës ushtarake. Pra ky është leximi i parë i romanit si një vepër që rikujton qëndresën
shqiptare në shek XV .
Leximi tjetër apo më i ndërlikuar i kësaj vepre kuptohet që me rastin e botimit në Shqipëri në
vitin 1970, ku romani u botua dhe një vit më pas në Francë ku është aktualizuar sërish.
Në parathënie të botimit, qysh në atë kohë u tha se kemi të bëjmë jo vetëm me një ngjarje
mesjetare, por edhe me ngjarjen që sapo kishte ndodhur: daljen e Shqipërisë nga kampi socialist
dhe Traktati i Varshavës si dhe bllokada (rrethimi) i saj prej vendeve të Lindjes, (kaq qartë qe
thënë kjo, sa që përmendet edhe pushtimi i çekosllovakisë prej sovjetikëve më 1968, fat që nuk
e pësoi edhe Shqipëria).
Prandaj sipas këtij leximi tjetër rrethimi i osmanëve ngjan në një rrethim tjetër :atë të vendeve
komuniste. Çdo kapitull i këtij romani ka detaje që të kujtojnë kohën tonë dhe për lexuesin është
fare e lehtë që pas mizorisë së rrethuesve osman, të shkojnë herë sovjetikët , herë kinezët
përgjithësisht lindorët.
Shqipëria e asaj kohe kishte qenë e rreshtuar në kampin komunist, por sa prishej me njërin kamp,
i mvishej tjetrit. Pra ajo kishte qenë edhe skishte qenë e rrethuar nga kampi komunist.22
Kjo ka qenë një ëndërr e përjetuar në realitet. Edhe sot është enigma dhe nuk e kuptojmë se si
shpëtoi Shqipëria nga pushtimi i sovjetikëve. Ndoshta nuk ishte ndonjë interes strategjik, apo
ishte në pyetje diç më e madhe.
Shqiptarët ishin dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha se si ndodhen njëra pas tjetrës, se si u prenë
njëra pas tjetrës të gjitha marrëdhëniet me botën komuniste, se si u paralizua njëfarë kohe prej
embargos jeta e vendit dhe së fundi pritej me ankth zbarkimi i sovjetikëve si ai në çekosllovakinë
1968.
Ky rrethim i Shqipërisë më duket më shumë ishte në vetvete, ku kjo dëshmohet më vonë, se frika
nga armiqtë e jashtëm që ishte krijuar në vetëdijen e partisë udhëheqëse komuniste, se në çdo
çast mund të sulmohej Shqipëria, prandaj u bë gjithë ai bunkerizim në vetvete.
Pas shembjës së komunizmit vepra “Kështjella” e Kadaresë, mori edhe vlerësimet e tjera kritike
në leximin e tematikës së shtjellimit të saj. Sipas kritikut të ri shqiptar, Ardian Vehbiut, kemi një
lexim të ri, pra lexim që dallon nga dy të tjerët dhe si duket për kohën është më i përafërmi dhe
22 Demolli, Arif; Syla Xhevat, Letërsia 9, Libri shkollor, Prishtinë 2004Kadare, Ismail, Kështjella, (Berati), Prizeren 2004
29
më i logjikshmi. Sipas tij, përpara se të kemi rrethimin e Shqipëris prej perandorisë osmane dhe
prej kampit socialist, kemi një tjetër rrethim: rrethimin e pjesës më të mirë, më fisnike të
Shqipërisë, prej pjesës më barbare të saj. Këtu logjika vihet ne vend. Shqipëria stërkomuniste ka
rrethuar dhe kërkon t`i marrë pjesë më liberale të saj. Pra e rrethuara dhe rrethuesja është ajo
vetë. Ky zbërhtim i veprës do të ndihej fare qartë në qoftëse Kadareja do të mund të botonte atë
kohë disa detaje, me të cilat është i mbushur libri i Baletit, si lutjet në kishën brenda kështjellës e
sidomos ikonat që mbrojtësit shqiptar i nxjerrnin në ledhet e kështjellës për të marrë zemër.
Mirëpo ishte viti 1969 kur u shkrua romani dhe në këtë kohë në Shqipëri feja sapo ishte ndalur
në dekret. Kishat dhe xhamitë ishin rrënuar, me mijëra ikona ishin djegur dhe vetë feja ishte
ndalur. Megjithatë, ndonëse nuk duken, ato ndihen. Të gjitha hyrjet përpara kapitujve janë
shkruar me një stilt të veçantë që të kujton stilin kishtar. Në vitin 1971shkrimtari francez Alain
Bosque, në një artikull botuar për këtë roman e kishte vërejtur këtë hollësi të cekur më lartë dhe
theksoi se këto hyrje të kapitujve tingëllojnë si psalme.
Me këtë roman siç e kemi cekur edhe herë tjetër, Kadareja i kapërcen kufijtë e Shqipërisë, pra
shtjellon tematikë universale e sidomos pas leximit të ri të tematikës së veprës “Kështjella”. Kjo
dukuri e vet rrethimit ka qenë pothuaj se në të gjitha shtetet e kampit komunist, por në Shqipëri
si duket ka qenë më i vrazhdë, më i egër, më barbarë. 23
23 Demolli, Arif; Syla Xhevat, Letërsia 9, Libri shkollor, Prishtinë 2004Kadare, Ismail, Kështjella, (Berati), Prizeren 2004
30
2.3 Subjekti i romanit “Kështjella”
Romani “Kështjella” fillon me një kronikë gjithpërfshirës të përshkruar nga kronikani shqiptar si në
vijim. Në të dalë të dimrit, kur delegatët e sulltanit u larguan, ne e kuptuam që lufta ishte e
pashmangshme. Ata na bënë gjithfare presionesh që ne të pranonim vasalitetin. Në fillim
përdorën lajkat dhe premtimet, pastaj na akuzuan si renegatë dhe mosmirënjohës, qe u jemi
shitur frengjëve, domëthenë Evropës. Më në fund na kërcënuan hapur se do të na mposhtin me
anë të luftës. Ju u besoni shumë murëve të kështjellave, na thanë ata, por edhe në qoftë se ato
mure janë vërtetë të pathyeshme, atëherë ne do t`i rrethojme me unazen hekurt të bllokadës. Ne
do të bëjmë që ju të dorzoheni nga urija. Ne do të bëjmë që sa herë që të vijë koha e korrjeve dhe
ditëve te limit, ju të shikoni qiellin sikur të ishte fushë e mbjellë dhe hëna t`ju duket si drapër.
Pastaj ata ikën. Pas dy javëve erdhi tek ne një vasal i sulltanit, i cili hiqej si miku ynë dhe u
përpoq të ndërmjetësonte për pajtim. Edhe ai dështoi. Atëherë nuk kaloi asnjë muaj kur të gjithë
vasalët e sulltanit, pasi morrën letra prej tij, njëri pas tjetrit i prejnë marrëdhëniet me ne. Tani ne
e dinim se herët ose vonë ata do të vinin. Ne e dinim se ata nuk do të dërgonin më një ekspeditë
ndëshkimore si ajo që Gjergji ynë e shpartalloi në Torvioll, por mizërinë e pafund të ushtrisë më
të madhe të botës. Kështjella jonë ishte e para që do të priste dyndjen e tyre. Gjatë gjithë
pranverës ne forcuam muret e saj, rindërtuam kullat e dëmtuar, shtuam rezervat e armëve dhe të
ushqimeve e i stërvitem ditë e natë të rinjtë për luftë.
Më në fund erdhi lajmi se ata ishin nisur. Ata lëvizen ngadalë. Në mesin e qershorit kapërcyen
kufirin. Një ditë më vonë Gjergji erdhi për të inspektuar kështjellën. Sipas taktikës së tij të
përhershmë, ai do të mbetej për të luftuar jashtë murëve. Pasi kontrolloi çdo gjë dhe pasi dha
udhëzime për gjithqka, ne mbasditën e 11 qershorit ai doli bashkë me shoqëronjësit, duke marrë
me vete pleqtë e një pjesë të grave dhe fëmijëve tanë, te cilët gjate gjithë kohës do të strehohen
lartë në male. Ne i përcollem ata një copë udhë në heshtje të plotë. Pastaj si u ndamë e u kthyem
në kështjellë, hypum nëpër kulle u mure dhe ndoqëm me sy për një kohë të gjatë varganin e tyre,
qe largohej vazhdimisht. I pamë kur dolën te pllaja e dheve, pastaj në të përpjeten e keqe dhe më
në fund, te gryka e erës. Pastaj nuk i pamë më. Kështejlla na u duk e shurdhër pa zëra të
kalamajëve. I mbyllem portat e rënda dhe pritëm shfaqjen e armikut. Në mengjesin e 12 qershorit
31
akoma pa u gdhirë mirë, njëri nga rojet lajmëroi se në largësi po shihte një si mjegull të verdhë.
Ishte pluhuri i tyre.24
2.4 Vlerat letraro- artistike dhe gjuhësore të romanit “Kështjella”Romani “Kështjella” është shkruar me një stil dhe gjuhë tipike kadareane, si një mjeshtër i madh
i gjuhës dhe figurës poetike, është njëkohësisht edhe njohës i mirë i simbolikës dhe mitologjisë
kombëtare. Ai nuk e ndjekë rrugën e shkrimtarëve modern që në trajtimin e temave ose ideve të
përgjithshme i shfrytëzojnë mitet dhe simbolet antike greke o romake por edhe biblike. Ai
shfrytëzon në radhë të parë historinë, mitologjinë dhe simbolikën kombëtare. Kësaj radhe duke
folur me gjuhën simbolike të historisë, ai ka realizur një ide të rëndësishme kombëtare, por
njëkohësisht edhe universale: dhuna ka hasur në aso kështjellash qe s`ka mundur t`i rrënojë
kurrë.
Në këtë roman historia ka dy faqe, faqen e dhunës dhe faqen mbrojtjes. Prej tij shihet edhe
njëherë si historia është arenë e topave, që njeriu vjen duke i përsosur gjithnjë e më shumë dhe e
kështjellave në të cilat ata topa dështojnë. Një vepër letrare në të cilën kjo e vërtetë e ditur dhe e
përseritur sa herë, është konkretizura simbolikisht përmes një epizodi historik gjë që nuk mund të
mos jetë një vepër e rëndësishme, me vlera të larta letrarë e letërsisë sonë. Nuk është aspak çudi
që një ide e këtillë, në qenësi revolucionare, gjen shprehjen në letërsinë e një populli të vogël të
Ballkanit; nuk është çudi, gjithashtu, pse disa popuj të vegjël janë bërë bartësit të ideve
progresiste, kurse disa shtete të mëdha nuk janë bërë bartës të këtyre nga dëshirat që të
dominojnë në botë.
Romani “Kështjella” është i shkruar nga një arkitekt i talentuar letrar, që edhe sot pas shumë
vitesh ideja e tij nuk vjetrohet. Këtij romani ia shtojnë vlerën stolitë figurative, simbolike
metaforike, metonimike, që e shquajnë artin letrar. Kompozicioni i veprës është i thjeshtë dhe i
qartë. Përmes tij nxirret në pah konflikti dhe ideja themelore e romanit. Megjithatë sa më shumë
që thellohesh n ëide, prapë se prap nuk shterohet, por lindin ide të reja që përkojnë me botën
bashkëkohore. Gjithsesi vlerat estetike, filozofike dhe simbolike asnjëherë nuk janë vënë në
dyshim, por gjithnjë i kanë qëndruar kohës. Romani “Kështjella” është i dy prirjeve artistike,
24 Demolli, Arif; Syla Xhevat, Letërsia 9, Libri shkollor, Prishtinë 2004Kadare, Ismail, Kështjella, (Berati), Prizeren 2004
32
poseduet tradicional dhe modern njëkohësisht, pikërisht për këtë i rritet vlera artistike.
“Kështjella” është roman i simbolikës në të cilën e kaluara u flet kohëve që pasojnë, ndërsa e
tashmja bisedon me të kaluarën dhe pret të zgjuar të ardhmen që do të trokas në derë.
“Kështjella” është edhe roman i aksionit. Të theksojmë se në romanet që u krijuan në të njëjtën
periudhë me romanin “Kështjella” rrallë mund të gjinden të gërshetuara mes veti këto dy
elemente artistike. Në këtë roman përballen dy botëra, dy ideologji, dy etika kundërshtare: idea e
dhunës që e mbron pala turke dhe idea liridashëse që e mbron pala shqiptare. Megjithëse
tradicional dhe modern njëkohësisht për nga procedura romani “Kështjella” nuk është i shkruar
as si romanet e njohura historike të Leon Tolstojit, as si romanet psikologjike të Xhems Xhojsit,
as si romani poetik i Marsel Prustit. Ismail Kadare është i veçantë dhe i është përmbajtur
besnikërisht. Kundruall mizorisë së ushtrisë turke ia ka vënë kështjellën shqiptare me mbrojtësit
e saj, që është i vetmi personazh i palës shqiptare, që nënkupton personazhet e tjerë brenda saj.
Në romanin e Kadaresë si palë shqiptare ekziston vetëm populli, kolektivi, uniteti. Kështjella,
respektivisht populli, është ai kryeprotagonist i romanit që i then sulmet turke. Nuk është
vështirë, për këtë shkak për të parë një simbolikë edhe në kompozimin dhe posedimin krijues të
romanit të Kadaresë.
Romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë ka paragrafë rrëfimtar homogjen me të gjitha llojet e tij.
Mbizotërimi i këtij paragrafi rrëfimtar dëshmon për strukturën homogjene të këtij romani, i cili
mundohet ta rindërtojë artistikisht periodën e Skënderbeut apo ta përdorë atë si kornizë25simbolike për për projektimin e bashkëkohësisë. S`ka dyshim se Ismail Kadare ka mundur t`i
zhvillojë akoma më tepër disa ide , e t`i thellojë tutje disa skena dhe situata të romanit. Ushtinë
turke, atë botë hibride, mistike, moralisht të shfrenuar dhe gjithsesi të çuditshme, ka mundur ta
përshkruaj më thellësisht dhe ta shikojë prej më shumë këndesh etike, psikologjike, filozofike,
religjioze e të tjera. Duke i hedhur më tepër si në paraqitjen e psikologjisë së kësaj turme, duke i
atomizuar më tepër disa ide, konflikte dhe situata, ai ka mundur më tepër të shtojë tensionin
artistik dhe t`i pasurojë shtresat e romanit në përgjithësi. Ai i është shmangur me sukses një
rreziku të dukshëm që aq shpesh shprehet në prozën tonë: rrezikut që mirret me stivimin e
imtësive dhe detajeve artistikisht të parëndësishme, që nuk janë funksionale në një vepër letrare.
25 Ismail Kadare romani (Kështjella)
33
2.5 Ismail Kadare
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për
çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi
dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë
gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar përjetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe
Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man
booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka
ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërise, dhe u martua me shkrimtaren e njohur të skicave
dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare. Nga viti 2015, me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo
filloi të ndajë çmimin “Kadare” për letërsi. Më 30 maj 2016, presidenti francez Françoiz
Hollande i ndau Kadaresë titullin”Komandant i Legjionit Të Nderit” i cili ishte shpallur në fillim
të po atij vitit, duke përkuar në muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.
Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndroj në Paris.
Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.26
Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijmtaria e tij nuk u
ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike
të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të
njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit
shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më pare nuk mund të trajtoheshin
lirshëm.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letersisë shqipe dhe gjithashtu një
nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me vepren e tij, që ka shënuar
një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë te huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në
botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijmtarisë letrare e nisi si poet që në
vitet e gjimnazit "Frymëzimet" djaloshare, (1954), "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur
26 https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare
34
sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse
mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).
Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama” , që
nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e
gjëra historike-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të
parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i
ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të
pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970)
Kadare kritikoi psikologjinë provincial dhe traditat prapanike.
Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela
Emblema e dikurshme(1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e
talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, temës
historike dhe në tingëllimin e mprehtë actual që është i aftë t`i japë asaj. Një nga krijimet më të
shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i
ëndrrave(1981).27
27 https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare
35
PËRFUNDIM
Si përfundim mund të konklodojmë se me kategorinë gramatikore të foljes u morën edhe
filozofët e vjetër , Platoni dhe Aristoteli.
Platoni e konsideron foljen element bazë ku nisin fjalët, ndërsa Aristotelin e njohim si themelues
të Gramatikës klasike evropiane, ku foljet i ndan si (rhema)- ku i lidhin fjalët me procese logjike.
Kështu edhe gramatika e ka etimologjinë burimore nga atje.
Kjo studion rregullat dhe parimet gjuhësore. Përmes degëve të saja : fonetikës, morfologjisë dhe
sintaksës ku njëra me tjetrën janë ngushtë të lidhura dhe e përcjellin lidhshmërinë e tyre në
formë, strukturë dhe përmbajtje.
Ndaj fonetika e nis me tinguj dhe shkronja e që u bënë një gërshëtim rrënjësor ku lidhet ngushtë
me morfologjinë si ndërtuese e fjalëve.
Të dyja bashkë ruajnë një korelacion edhe me ndërtimin e fjalive që si strukturë i studion
sintaksa.
Ndarja e këtyre si disiplina të veçanta gjuhësore mundësojnë një studim të mirëfilltë.
Ndaj dhe Kadare ishte njohës i mirë i stilit dhe gjuhës, e këto i ka përshkruar mirë në vepër e që
është edhe njohës i mirë i shprehjeve dhe lidhjeve në mes tyre duke i mishëruar edhe me figurat
tropet stilistike, të cilat janë shumë të pranishme në roman.
Ai është dhe ishte një ambasador i letrave shqipe – ku bëri edhe famë në art dhe kulturë
gjuhësore shqiptare.
Kështu në këtë roman, lirisht mund të mendojmë se përballen dy botëkuptime njerëzore njëra
kundër tjetrës, njerëzorja dhe panjerëzorja, të cilat mjerisht i gjejmë edhe sot e kësaj dite...
36
Biografia e shkurtër e kandidatës - CV
Informatat personale
Emri dhe mbiemri Qamile Berisha
Datëlindja 18.09.1995
Gjinia Femër
Numri personal 1240907956
Të dhënat kontaktuese
Numri i telefonit +37745518629
Adresa Fshati: Dejnë
E-maili [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
Shkolla e mesme e lartë Gjimnazi Natyror “ 12 Maji” Ratkoc
Fakulteti Edukimit
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë
Programi Fillor
Statusi E rregullt
Numri i ID-së 130101105
37
Literatura
1. Eqrem Qabej “Studime për fonetiken historike te gjuhës shqipe”, Tiranë, 1988
2. Aliu, Ali “Kërkime”, Rilindja, Prishtinë 1980
3. “Gjuha jon” 2/1987 Tiranë
4. K. Cipo, “Gramtika shqipe” Tiranë 1949
5. Sh. Demiraj, “Morfologjia e sotme së gjuhës shqipe” 1971 Prishtinë
6. O. Myderizi, “Gramatika e Re e Shqipes” Tiranë 1944
7. M. Domi, “Sintaksa e gjuhës shqipe” Prishtinë 1971
8. S. Prifti, “Sintaksa e gjuhës shqipe” Prishtinë 1971
9. Grup autoresh, “Gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe” Prishtinë 1985
10. Hamiti, Sabri “Variante”, Rilindja, Prishtinë 1974
11. Kadare, Ismail, “Kështjella”, Onufri, Tiranë 2003
12. A. Kostallari: “Gjuha e sotme letrare shqipe” Prishtinë 1974
13. Demolli, Arif; Syla Xhevat, “Letërsia 9”, Libri shkollor, Prishtinë 2004
14. “Gjuha Shqipe 9” Prof. Dr. Bari Beci Dukagjini 2015
15. Radogoshi, Kadrush “Interpretime”, Rilindja, Prishtinë 1993