29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI - PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla Tema: Dramatizimi i përrallave dhe loja me role Mentor: Kandidatja: Prof. dr. Ilir Muharremi Ilda Blakaj Gjakovë, qershor 2017

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Blakaj, T... · Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si

  • Upload
    others

  • View
    15

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“Fehmi Agani”FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI - PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla

Tema: Dramatizimi i përrallave dhe loja me role

Mentor: Kandidatja:

Prof. dr. Ilir Muharremi Ilda Blakaj

Gjakovë, qershor 2017

Ilda Blakaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë 2017

Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar2. _____________________ Anëtar3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. ____________2. ____________3. ____________

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullitBachelor i Edukimit – Drejtimi Parashkollor.

Përmbajtja:

1. Hyrje...................................................................................................................................4

2. Dramatizmi.........................................................................................................................5

3. Dramatizimi i përrallës .....................................................................................................6

4. Llojet e dramës ...............................................................................................................13

5. Loja dhe rëndësia e saj te fëmijët...................................................................................18

6. Loja me role......................................................................................................................21

7. Shfrytëzimi i lojes me role dhe efektet e saj..................................................................23

8. Aktori dhe personazhi.....................................................................................................24

9. Përfundimi.......................................................................................................................27

10. Literatura.........................................................................................................................28

11. Autobiografia....................................................................................................................29

Hyrje

Fëmijët lindin me një kuriozitet të menjëhershëm për të njohur botën. Ky kuriozitet shpesh

herë mund të shprehet përmes leximit të teksteve të ndyshme letrare e në veçanti me të

preferuarat e fëmijëve siç janë edhe përrallat. Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme

që fëmijët të krijojë një personalitet, i cili do të zgjasë për tërë jetën. Përmes leximt të përrallave

të ndryshme në një menyrë ata fillojnë të çasen në jetë. Përrallat janë krijime mjaft të vjetra, disa

studiues mendojnë që janë mbetje të miteve te lashta, ato kanë një strukturë universale, çka është

veti e përbashkët për përrallat e çdo populli. Idetë qe ato përçojnë lidhen me dëshirat dhe ëndrrat

e njerzimit për një jetë shumë më të bukur, më të pastër sesa ajo që u ofron realiteti. Ȅshtë shumë

e veshtirë të kërkohet origjina dhe vendlindja e përrallës, pasi variante të ngjashme duken te

popujt e ndryshëm.

Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike,

ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka

tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, me të merren folkloristët, psikologët, letrarët. Etnografia e

studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëri, psikologjia

e sheh përrallën si shprehje të proceseve shpirtërore, ndërsa shkenca e letërsisë përpiqet të

përcaktojë se ç'është ajo që e bënë përrallën të jetë e veçantë.

Përrallat shqiptare shquhen për larminë e fantazinë e tyre dhe për thurjet interesante të

subjekteve. Roli i fantastikës edhe në përrallat tona është shumë i madh. Nëpërmjet saj jepen

gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën,

për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve. Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga

përrallat për botën e jetën është optimist. Kështu, edhe në përrallën tonë, e mira triumfon dhe

njeriu me anë përpjekjesh dhe sakrificash, duke qenë kurdoherë i ndershëm, ia arrin më në fund

lumturisë, arrin ta fitojë atë.

4

Dramatizmi

Dramatizmi është e gjithë shfaqja që ndiqej nga spektatorët në teatrin antik dhe quhej

dramë. Drama ose dramaturgjia është fjalë nga gjuha greke dráma që do të thotë “veprim,

veproj” bëjë diçka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej, nuk tregoj diçka, por e bëjë

tani sikur të ndodh në këtë moment kështu, para syve të të gjithëve. Kjo është drama e cila

pos epikës dhe lirikës është shtylla e tretë e letërsisë. Pra, e thënë ndryshe veprat dramatike

njihen si drama.

Drama është teatër i shprehur me fjalë. Me termin e përgjithshëm me dramë nënkuptojmë

atë krijimtari letrare që shkruhet për tu shfaqur në teatër. Për këtë arsye autorët i përfillojnë

rregullat e saj të ngurta , pa zbatimin e së cilave ajo nuk mund të jetë e suksesshme në skenë.

Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë

dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore.

Gjithashtu duhet theksuar se në kohërat e hershme mbizotëronte shkrimi i dramës në vargje

por sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia.

Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës (temë historike, temë shoqërore, temë

filozofike etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: dramë historike, dramë shoqërore

etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Bota e artit është një univers i vërtetë, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në

ditët e sotme.

5

Dramatizimi i përrallës: " BUKUROSHJA E FJETUR "

Kreativitet dhe imagjinatë e pakursyer e fëmijëve për lëximin e teksteve të ndyshme dhe

përmbushjen e një nga qëllimeve të mësimdhënies bashkëkohore janë edhe përrallat.

Një përrallë e bukur dhe e pëlqyer, për personat më të dashur për ne, për personat, që na rrëfejnë

ngjarjet e tyre, na mësojnë për jetën dhe na ofrojnë dashurinë e pakursyer dhe të sinqertë siç janë

edhe fëmijët. E thënë ndryshe fjala dramatizim ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë

trgimit, përrallës të cilat shndërrohen në tekste dramike, më pastaj inskenohen në skenë. Më

poshtë vazhojmë edhe më rrëfimin dhe dramatizimin e përrallës së lartë përmendur.

" BUKUROSHJA E FJETUR "

Para shumë vitesh në një vend të largët lindi një princeshë shumë e bukur. Mbreti dhe

mbetëresha për hir të saj, organizuan gosti të madhe në të cilën ftuan shumë mysafirë, bile edhe

zanat të cilat duhej të ishin kumbarë të vajzës, por një zanë harruan ta ftojnë. Zana e pa ftuar u

hidhërua dhe për hakmarrje shkoi në gosti dhe tha: " Kur ti mbushësh gjashtëmbëdhjetë vjet, ti

princeshë e vogël do të shpohesh me shtizë dhe do të vdesësh! " Njëra nga dy zanat që nuk arriti

të thotë se ҫka do t'i dhurojë princeshës së vogël, tha: " Nuk do vdesësh, por do të zë gjumi dhe

vetëm puthja e princit do të mund të të zgjojë” . Mbreti u frikësua dhe urdhëroi që të gjitha

shtizat në mbretëri të digjen. Ndërkohë, princesha u rrit dhe u bë një vajzë e bukur, e menҫur

dhe e mirë. Ajo jetonte e lumtur në pallat, e rrethuar me dashurinë e prindërve të saj dhe tri

zanave që natë e ditë rrinin me të. Ditën e ditëlindjes se gjashtëmbëdhjetë, princesha e gjeti të

hapur derën e kulmit dhe kureshtare u ngjit lartë në një dhomë ku një plakë tjerrte. Princesha

asnjëherë nuk kishte parë se si tjerret dhe kërkoi nga plaka qe t'ia jep boshtin por sapo e preku u

shpua dhe ra në gjumë të thellë. Njëkohësisht, të gjithë banorët e pallatit, mbreti, mbetëresha,

rojtarët, zonjat, kuzhinieret, ranë në gjumë të thellë. Që atëherë kaluan njëqind vjet.

6

Një ditë princi i ri rastësisht arriti në pallatin e braktisur ku të gjithë banorët flinin, të kapluar nga

magjia e zanës së keqe. U ngjit në kullën e vjetër dhe e pa vajzën e fjetur. Në ҫastin e parë që e

pa, ai u dashurua në të dhe e puthi. Menjëherë u prish magjia, vasha u zgjua dhe me të u zgjuan

të gjithë banorët e pallatit. Mbreti dhe mbretëresha përgatitën gosti të madhe, ndërsa princi i ri u

martua me princeshën e bukur.

Rëndësi mjaftë të theksuar padyshim që kanë edhe personazhet.

Personazhet janë personat që veprojnë në një tregim. Personazhi kyresor është personi rreth të

cilit shtjellohet ngjarja. Ndërsa, personazhet e përrallës së lartëpërmendur janë të cekur si në

vijim.

PERSONAZHET:

BUKUROSHJA E FJETUR;

TRE ZANAT;

MBRETI;

PLAKA;

PRINCI;

BANORËT E PALLATIT.

AKTI I

SKENA I

Brenda shtëpisë mbretërore. 7

Hyjnë MBRETI, ZANA E PAFTUAR dhe ZANA TJETER.

MBRETI

Më rastin e lindjes së vajzës sime do të organizoj një gosti të madhe në të cilën do të ftojë shumë

mysafirë, bile edhe zanat të cilat do të jenë kumbarat e vajzës sime.

ZANA 1

Pasi që ju mua më harruat të më ftonit në gostinë tuaj, unë jam shumë e hidhëruar dhe për

hakmarrje në ditën kur princesha do ti mbushë gjashtëmbëdhjetë vjet, kjo princeshë e vogël do të

shpohet me shtizë dhe do të vdesë.

ZANAT 2

Nuk do të vdesësh, por do të zë gjumi dhe vetëm puthja e princit do të mund ta zgjojë.

MBRETI

Jam shumë i frikësuar dhe urdhëroi që të gjitha shtizat në mbretëri të digjën.

AKTI II

SKENA I

Në oborrin mbretëror.

Hyn PRINCESHA.

PRINCESHA

Sa e lumtur që jam, e rrethuar me dashurinë e prindërve dhe tre zanave që natë e ditë rrinë pranë

meje.

8

AKTI II

SKENA II

Brenda shtëpisë mbretërore.

Hynë PRINCESHA.

PRINCESHA

Sot qenka ditëlindja ime mbushi gjatëmbëdhjetë vjet.

O pa shiko një derë e hapur këtu jam shumë kurreshtare, dua të shoh po ngjitem lartë.

AKTI II

SKENA III

Brenda shtëpisë mbretërore.

PRINCESHA dhe PLAKA.

PRINCESHA

Ёshtë një plake e cila është duke tjerrur, o sa bukur, do doja ta provoja njëherë.

Më falni a mund të tjerrë edhe unë, asnjherë më parë nuk kam parë.

PLAKA

Sigurisht që mundesh, urdhëro.

PRINCESHA

Oh jo, sapo preka boshtin u shpova.

9

AKTI III

SKENA I

Brenda shtëpisë mbretërore.

Hynë ZANA E PAFTUAR.

ZANA E PAFTUAR

Tani është radha ime për të realizuar hakmarrjen time, princesha, mbreti, mbretërsha, rojtarët,

zonjat, kuzhinieret të gjithë duhet rënë në gjumë të thellë dhe nuk do zgjohen deri sa të arrijë

dashuria e vërtetë e princeshës.

AKTI IV

SKENA I

Jashtë oborrit mbretërore.

Hyn PRINCI.

PRINCI

Ky pallat qenka i braktisur, dua të shoh se ҫ'farë ka në të.

AKTI IV

SKENA II

Brenda oborrit mbretërore.

10

Hyn PRINCI.

PRINCIҪ'farë po ndodhë këtu duket se kanë kaluar njëqind vjet dhe të gjithë banorët paska rënë në një

gjumë të thëllë si të jenë kapluar nga ndonje magji e keqe.

Atje lartë qenka një kullë e vjetër ta shoh...

AKTI IV

SKENA III

Brenda shtëpisë mbretërore.

PRINCI dhe PRINCESHA.

PRINCI

Sa e bukur qenka kjo vajzë dua ta puthë.

PRINCESHA

Ohhh sa kohë kishte që unë isha fjetur. Babai im ka organizuar një gosti të madhe, ka ftuar të

gjithë për festë.

Eja, eja të gjithë po na presin të shkojmë

FUND

11

12

Llojet e dramës

Dy janë format më të njohura dhe më të hershme të dramës të njohura që nga antikiteti e deri më

sot. Ato janë: tragjeditë dhe komeditë.

Tragjeditë ( me tematikë serioze që nxisin spektatorët, ndjenja, ngurimi, pavendosmërie,

agonie, frike, simpatie dhe pendimi ). Tragjedia është vepër e tillë dramatike në të cilën

personazhi kryesor, duke luftuar për idealet dhe qëllimet e tij të larta shoqërore, bie në luftë dhe

humbja e tij shkakton. Sipas Aristotelit, teoricienit të parë të tragjedisë, “ndenjën e frikës dhe të

mëshirës” duke bërë spastrimin e ndjenjave të shikuesve, heroi i tragjedisë shquhet për karakterin

dhe vullnetin e tij të fortë, për këmbëngulësinë në bindjet e veta dhe vendosshmërinë në luftën e

tij të pakompromistë kundër forcave kundërshtare. Si bartës i drejtësisë dhe i virtyteve të larta

njerëzore ai është mishërim i aspiratave të popullit duke qenë në konflikt me forcat e errëta

shoqërore. Vdekja e tij shkaktohet nga i ashtuquajturi faj tragjik, të shkaktuar në momentin e

hutisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës nga personazhet e tjera ose nga ndonjë mosmarrëveshje. Fundi

tragjik është çmimi i fundit të cilin ai e paguan me jetë.

Tragjedia pati ndikim të madh te masat popullore për ralizimin e lirisë, drejtësisë etj., për çka

flijohen individët duke mbrojtur ligjet e pashkruara, të cilat janë shprehje e vullnetit të hyjnive,

duke i’u kundërvënë ligjeve të shkruara të cilët u’a imponojnë arrogantët dhe sundimtarët e

vrazhdë, uzurpatorët ose tiranët. Në këtë luftë derdhet gjak dhe vdesin individët të cilët, me

vdekjen e tyre, shkaktojnë ndjenja e “ frikës dhe të tmerrit ”. Por jo të gjitha vdekjet shkaktojnë

ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e

heronjëve pozitiv, idalë, shkakton pikëllim te shikuesit. (kështu, p.sh. te “Hamleti” çasti tragjik

është mbështetur në fatin e Ofelisë dhe në vdekjen e Hamletit dhe Laertit, ku shikuesit përjetojnë

dhembje dhe mëshirë, kurse në vdekjen e xhaxhait të Hamletit dhe në vdekjen e nënës e cila pi

gotën me verë të helmuar dedikuar Hamletit ose Laertit, shfaqet një lloj lehtësimi te shikuesit dhe

ndjenja e dënimit të drejtë si dëmshpërblim për tragjedinë e shkaktuar).

13

Tragjikë janë ata persona, të cilët vdesin në skenë duke u sakrifikuar për qëllime morale dhe

ideale të larta. Tragjedia lulëzimin më të madh e përjetoi në kulturën antike greke në shekullin V

p.e.s. Emërtimi tragjedi vjen nga fjala greke “trágos”, që do të thotë cjap dhe “ ōdé”, këngë, nga

këndej me siguri në atë kohë anëtarët e korit mbështilleshin me lëkurën e cjapit, duke i

prezantuar përcjellësit mitik të Dionisit. Sipas gojëdhënës greke themlues i tragjedisë

konsiderohet Thespisi, kurse tragjedianët më të mëdhenj grekë janë: Eskili (525-456) i cili ka

shkruar rreth 90 tragjedi.

Sofokliu (496-406) në gjininë e tragjedisë ka qenë shumë më prodhimtar se Eskili. Sipas

dëshmive të autorëve antikë, ai ka shkruar rreth 123 tragjedi. Sofokliu i merrte nga mitologjia

dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashtershëm, si për shkrimtarët e tjerë, ashtu edhe për

Sofokliun, kanë qenë poemat e Homerit. Sofokliu futi aktorin e tretë dhe me këtë tragjedia greke

mori formën e saj përfundimtare, zmadhoi numrin e njerëzve në kor prej 12 në 15, por e zvogëloi

rëndësinë e mëparshme të tij në ekzekutimin e tragjedisë. Krijoi tema të rëndësishme dramatike

dhe figura monumentale dramatike. Filozofi grek Aristoteli në “Poetikën” e tij shkruan: Sofokliu

p.sh. thoshte se ai i paraqiste njerëzit si duhet të ishin, ndërsa Euripidi i paraqiste ashtu si ishin”

(Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f. 96).

Tragjedian i madh grek ka qenë edhe Euripidi (485-406). Nga veprat e tij kanë mbetur

18 dhe disa fragmente. Ndër tragjeditë e tij përmenden: “Medeja”, “Elektra”, “Hekuba” etj.

Euripidi ka qenë shumë i larmishëm në përdorimin e mjeteve skenike: futi prologët të cilët

shikuesve para dëgjimit dhe shikimit të tragjedisë u shpjegonin veprimin e tragjedisë, pastaj futi

monoditë dhe duetet (nërfutje të kënduara), e theksonte mjaft muzikën me çka konsiderohet si

nismëtar i melodramës. Si shihet, tragjedia e vjetër greke kishte karakter ceremonial. Tematika e

saj është marrë nga mitet, kurse në shfaqje kori ka luajtur rol shumë të rëndësishëm. Rolet i

luanin aktorët të cilët mbanin maska.

Pjesët kryesore të tragjedisë sipas Aristotelit ishin: prologu (gr.prólogos – fjalë, të folur në

fillim, parathënie), pastaj episodi (gr. epeisódion, hyrja e aktorëve kah kori) që shënonte pjesën

dialogjike midis këngëve korale. (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.52).

14

Dialogët në tragjedi recitoheshin, kurse këngët këndoheshin në përcjellje të valles dhe muzikës të

cilën e komunikonte vet poeti. Me kalimin e kohës tragjedia e humbi karakterin ceremonial, roli i

korit është më i vogël ose nuk ekziston fare, kompozicioni i saj është më i lirë, kurse tematikën

mitike e zëvendëson tematika historike ose tematika e kundëthënieve aktuale shoqërore. Po sipas

Aristoteli tragjedia përbëhet prej gjashtë elementeve: fabulës, karaktereve, mendimit, skenës, të

folurit, muzikës.

.

Komedia – si edhe tragjedia është një lloj i dramës, e cila u zhvillua nga ceremonitë popullore.

Këtë e dëshmon edhe vetë fjala kōmōdía e cila u krijua nga fjala “kômos” që do të thotë

procesion i gëzueshëm dhe fjala “ōdé” që do të thotë këngë. Komeditë ( me tematikë shaka rreth

aktualitetit, që nga njëra anë u shkakatohet spektatorëve të qeshura me gjithë zemër, duke bërë

humor me aktualitetin politik dhe social, por pas humorit, mësohet dhe disiplinohet spektatorët

leksionent nënkuptuese ). Edhe komedia lindi dhe u zhvillua në Greqinë e lashtë. Origjina e saj

është në shfaqjet e gëzueshme popullore që përcillnin me këngë e valle proçesionet për nder të

hyrjes së verës e të gëzimit, Dionisit ose Bakut. Lulëzimin e saj më të madh e arriti në Athinë.

Komediografi më i njohur ka qenë Aristofani (445-385). Komediograf grek nga Athina. Nga

44 komeditë e tij janë ruajtur vetëm 11 dhe disa fragmente: “Aharnianët”, “Kalorësit”, “Retë”,

“Grerëzat”, “Paqja”, “Zogjtë”, “Lisistrata”, “Themsmoforiet”, “Bretkosat”, “Gratë në

parlament” dhe “Pluti”. Edhe në të rol me rëndësi luan kori, i cili megjithatë paraqet për dallim

nga kori tragjik, një bashkësi fantastike (shpendët, bretkosat, retë).

Komedia greke ka ndikuar në zhvillimin e komedisë në të gjitha letërsitë evropiane. Veç tjerash

ajo ka ndikuar edhe në zhvillimin e komedisë romake, përfaqësues kryesor i së cilës në letërsinë

romake është Menandri (rreth 342-292) p.e.s. komedinë e tillë, në të cilën mungon kori, kurse

tematika që trajton është ajo e jetës private, të cilën e ka imituar komedia romake.

15

Gjithashtu vlen të theksohet se sipas Plautit (254-184) do të ndikojë në zhvillimin e komedisë

deri në ditët tona. Tipi i tillë i komedisë krijon një varg të karaktereve tipike (koprracin,

thumbonjësin, mburracakun, dashnorin) dhe të raporteve tipike (zënka midis babait dhe djalit,

dashuria e plakut ndaj vajzës së re) të cilat zgjidhen në mënyrë tipike (robi dinak me këtë rast ka

rol të nëndësishm).

Në komedi përqeshen dhe vihen në lojë të metat njerëzore dhe shoqërore. Në të luftohen

dukuritë e shëmtuara në shoqëri duke përqeshur (tallur) çdo gjë që është negative në jetën

njerëzore dhe në shoqëri: marrëzitë (budallallëqet) njerëzore, mendjemadhësinë, lakminë dhe

etjen për pushtet, paturpësinë, koprracinë, egoizmin, kokëboshësinë. Nga kjo rezulton se

komedia që nga fillimet e saj ka qenë më afër relitetit duke depërtuar më thellësisht në jetën e

rëndomtë njerëzore.

Ajo ka luajtur rol mësimor dhe edukativ, sepse duke i treguar njerëzit dhe jetën si s’duhet të

jenë, ajo i ka kujtuar shikuesit t’u shmangen cilësive të këqija dhe të çlirohen nga të metat

personale (vetjake). Edhe koncepti i së qeshurës është mjaft i papërcaktuar. E qeshura s’është

qëllimi i komedisë, ajo është mjet me të cilin shërohen dhe shmangen cilësitë e këqija të njeriut.

Të përqeshësh do të thotë të kritikosh. Përqeshja e dukurive negative në shoqëri arrihet me anë të

paraqitjes komike të këtyre dukurive.

Komike është e gjithë ajo që paraqet dis harmoni midis mundësive reale të një personi dhe të

pretendimeve, dëshirave, vendimeve të tij. Komik është p.sh. frikacaku i cili mbahet për trim;

koprraci i cili flen në arkën e parave, dhe gjithmonë ankohet se do t’a pësojë nga

varfnjakët; sahanëpirësi i cili, si njeri, duhet ta ketë dinjitetin e njeriut, kurse ai përulet, bëhet

servil, puthador; atdhetari i rrejshëm, i cili është vetëm me fjalë, e në të vërtetë është vetjak dhe

mizantrop; filozofi i ngathët i cili mbahet i ditur e në të vërtetë është bosh etj.

16

Komikja mund të jetë e llojeve të ndryshme. Kur ka për qëllim vetëm të shkaktojë të qeshur,

atëherë ajo është e qeshur e zakonshme (shakaja), e cila shpesh mund të kalojë në shaka të

trashë ose në farsë, kur përqeshen të metat fizike dhe shpirtërore, kur cilësitë normale dhunshëm

karikohen, kur krijohen skena vulgare, ose përgjithësisht kur komikja paraqitet në formën e

pashije, në formën e tepruar artistike.

Llojin e pastër të komikes e kemi atëherë kur dobësitë e ndryshme të njeriut paraqiten si pjesë

përbërërse normale njerëzore dhe sipas kësaj edhe duhet pranuar si të tilla: pa njëfarë krenarie,

s’ka as dinjitet etj. Prej këndej njerëzit e paraqitur në këtë formë të komikes janë mjaft realë, të

afërt me shikuesit ose lexuesit, shpesh simpatikë.

Megjithatë, kur cilësitë negative të ndonjë individi ose të një dukurie janë aq të shprehura dhe aq

të rëndësishme sa zhdukin çdo gjë që është njerëzore te njeriu, atëherë e qeshura shndërrohet

në satirë, d.m.th. në mohimin e atij individi dhe dukurie (patriotizmi i rrejshëm i cili kalon në

tradhti nacionale).

Nëse disa cilësi negative te disa individë janë thjesht dobësi të rëndomta njerëzore dhe nuk janë

të zhvilluara në masë të madhe, dhe këta individë kanë edhe disa cilësi pozitive dhe vuajnë edhe

vetë për shkak të metave, atëherë komikja shndërrohet në humor d.m.th në raportin e këtillë të

shkrimtarit ndaj këtyre që t’i qeshë, por edhe në të njëjtën kohë edhe t’i dojë duke shprehur për ta

simpati, si ndaj njerëzve të cilët kanë dobësi, por kanë edhe virtyte, andaj edhe për këtë shkak

humori quhet edhe “ e qeshur me lot ”.

17

Loja dhe rëndesia e saj te fëmijët

Nëpërmjet lojës, fëmija rritet, zhvillohet, mëson shprehi të reja. Gjithashtu ajo shërben edhe si

shenjë që tregon problemet që mund të ketë ai. Njohja e fëmijës me lojën fillon shumë herët, dhe

kjo vihet re sapo shikon një foshnjë të sapolindur e cila është e prirur të reagojë ndaj çdo lloj

forme loje. Nëse ti fillon të luash me një fëmijë, kjo është një ftesë e hapur për të krijuar kontakt,

për t’u afruar dhe për të ndarë së bashku pjesë të rëndësishme jetësore të cilat mund t’i ofrojë

vetëm një aktivitet i tillë.

Por jo vetëm kaq! Ajo ka një rol të rëndësishëm edhe në procesin e të nxënit të shumë

koncepteve bazë. Të nxënit përmes lojës përfshin njohjen e rolit të imagjinatës dhe emocioneve.

Për fëmijët të cilët frekuentojnë shkollat dhe kopshtet loja mund të jetë një aktivitet i tillë si:

vrapimi në oborrin e shkollës, imitimi i prindërve apo lojërat e ndryshme që zhvillohen me

petëza apo me plastelinë mbi tavolinë.

Të gjitha llojet e lojërave që organizohen kanë si qëllim zhvillimin e fëmijës në disa aspekte, si

zhvillimi fizik, social, shëndeti mendor dhe ai konjitiv. Për sa i përket zhvillimit fizik e jo vetëm,

fëmijët teksa vrapojnë, kacavirren, godasin topin, e ndjekin nga pas atë, tregojnë se zotërojnë

disa aftësi motorike shumë të rëndësishme.

E ndërsa luajnë e praktikohen çdo ditë e më shumë, ata ndihmojnë zhvillimin e sistemit psiko-

motorik. Ndaj është e rëndësishme që fëmijët të lihen të kryejnë aktivitete edhe brenda mureve të

shtëpisë, mund të ndihmojnë prindërit në detyra të ndryshme shtëpiake, mund të lihen që të

vishen vetë, të ushqehen vetë, dhe gradualisht ata jo vetëm do të jenë shkathtësuar, por do t’i

kenë përvetësuar këto shprehi më së miri.

18

Përveç aspektit fizik, këtu vlen të theksohet se të vegjëlit, pasi shohin se janë të aftë të bëjnë kaq

shumë gjëra vetë, krijojnë vetëbesim dhe kjo gjë i stimulon për të ecur përpara. Sigurisht që kur

vrapojnë do të lodhen, do të bëhen me djersë, mund edhe të vriten, por kjo nuk duhet të

shoqërohet me ulërima dhe kritika nga ana e prindërve, vetëm kështu ata mund të rriten

shëndetshëm. Për këtë, Bruner, në vitin 1972 ka thënë: “Loja siguron një mundësi të shkëlqyer

për të provuar kombinime sjelljeje të cilat nën presion nuk mund të provoheshin asnjëherë”.

Ndërsa për sa i përket ndihmës që loja jep në zhvillimin social dhe shëndetin mendor të fëmijës,

kjo vihet re në shumë situata. Edhe pse fare të vegjël, receptorët e ndjeshmërisë tek fëmijët

funksionojnë në mënyrë të habitshme. Shpesh ndodhë që një 2-vjeçar të qëndrojë shumë afër

nënës së vet kur e shikon atë të mërzitur apo duke qarë. Pavarësisht se nuk i është shpjeguar

asgjë, ai përpiqet të kuptojë atë që ndodh përreth duke e përjetuar edhe shumë fort herë pas here.

Kur ka debat apo konflikt ndërmjet prindërve, është fëmija ai që nuk qëndron indiferent, por

reagon menjëherë për ta përfunduar atë. Ata tregojnë ndjeshmëri, sidomos në lojërat e tyre kur i

imitojnë prindërit me gjeste dhe sjellje.

Nga studime të ndryshme të bëra, ka rezultuar gjithashtu se nëse prindërit iu flasin për ndjenjat

fëmijëve, atëherë ata i shprehin më qartë idetë e tyre mbi gjendjen emocionale. Për të gjithë

prindërit apo mësuesit dhe edukatorët duhet pasur parasysh se në mosha të ndryshme fëmijët

kanë prioritete të ndryshme edhe në aspektin e zhvillimit. Kjo duhet studiuar me vëmendje dhe

duhet parë me rigorozitet. Nëse një fëmijë është në moshën ku prioritet ka zhvillimi fizik, edhe

lojërat do të jenë të tilla që ata të aktivizohen për të zhvilluar aftësitë motorike; nëse janë në

moshën kur prioritet ka zhvillimi konjitive, atëherë duhet punuar më lojëra të cilat nxisin

zhvillimin e imagjinatës dhe të menduarin.

Loja është mënyra më e mirë për t’i zhvilluar ata dhe për t’i shtyrë në një rrugë të mbarë në

procesin e vështirë dhe të gjatë të të nxënit, ndaj ajo nuk duhet neglizhuar e aq më pak

mënjanuar.

19

Fëmijët e sotëm vuajnë nga mungesa e ambienteve ku mund të luajnë e të vrapojnë, megjithatë,

duke shfrytëzuar në maksimum ato mundësi që realiteti ofron, prindërit dhe edukatorët duhet të

bëjnë gjithçka që ata ta jetojnë fëmijërinë e tyre dhe të marrin sa më shumë prej saj.

Gjithashtu ekzistojnë edhe disa lloje te lojrave siç do përmendim më tutje:

Lojërat imagjinare: i referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatik. Këtu hyjnë loja

dramatike, loja e pretenduar, loja bëjë dhe beso si dhe loja socio-dramatike. Këtu mund të

përfshihen loja me shtëpi apo lojërat e tjera bëjë dhe beso. Gjatë këtyre lojërave fëmijët përdorin

imagjinatën e tyre në pretendimin e roleve, objekteve dhe situatave. Me rritjen e fëmijëve dhe

krahas zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat imagjinative bëhen më komplekse. Ata përdorin

dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë ata sajojnë tregime dhe skenare të ndryshme.

Loja dramatike: ndodh kur fëmija pretendon të jetë dikush tjetër apo të luan një rol. Shembull i

kësaj loje mund të jetë momenti kur fëmija vesh një pelerine dhe pretendon të jetë një superhero.

Loja dramatike ndihmon zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit (Pellegrini, 1984a), rrit aftesitë e

kujteses, zhvillon te menduarin fleksibil dhe zbulues, etj. (Isenberg & Jalongo, 1997; Peplar,

1986).

Lojërat socio-dramatike: konsiderohen atëherë kur në lojë marrin pjesë dy apo më tepër fëmijë.

Shembull mund të jetë kur fëmijët luajnë shkollash ku njëri bëhet mësuesi e tjetri nxënesi. Kjo

lojë i mundëson fëmijeve të eksperimentojnë me aftësite sociale dhe përdorimin e tyre në situata

reale jetësore në të ardhmën. Sipas Piazhesë lojërat socio-dramatike zhvillojnë të menduarin

abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve për botën (McCain, Mustard, & Shanker, 2007) si dhe

mësojnë t’i zgjidhin problemet në një ambient të sigurtë (Smilansky & Sheftaya, 1990).

20

Loja me role

Fëmijët në role të profesioneve të ndryshme.

Aktiviteti mjaft i këndshëm për fëmijët është edhe loja me role, përmes kësaj loje fëmijët mund

të luajnë profesionet e prindërve apo të afërmve të tyre. Shumica e fëmijëve në role zhvillojnë

komunikimin gjatë lojës, ata komunikojnë më lirshëm/natyrshëm.

Përzgjedhja e një përralle, tregimi apo vjershe ku flitet për dëshirat dhe nevojat që kanë fëmijët

për gjëra të ndryshme u mundëson fëmijëve të angazhohet në lojëra me role (p.sh. bënë sikur

është, doktor, ndërtues, shofer, mësues, gazetar, polic etj.)

Gjatë kohës sa fëmijët luajtën rolet ata bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe gjithashtu shprehin

edhe emocionet dhe qëndrimet e tyre.

Gazetarja për fëmijë Mësuesja

21

Stomatologu dhe pacientja

Farmacisti Zyrtare në postë Polici

22

Shfrytezimi i lojes me role dhe efekete e saj

Krahas efekteve të cilat janë të lartëpërmendura, mosha parashkollore është periudha në të cillën

zhvillimi social-emocional, fizik, intelektual dhe gjuhësor kalon momente që ndikojnë në gjithë

jetën e njeriut. Komunikimi i lirshëm i fëmijëve të kësaj moshe paraqet një aspekt të rëndësishëm

të zhvillimit të fëmijëve dhe suksesit në shkollimin e mëtutjeshëm.

Duke komunikuar lirshëm me moshatarët dhe me të tjerët fëmijët zhvillojnë shkathtësitë

gjuhësore, pasurojnë fjalorin dhe i përdorin fjalët në kontekste të ndryshme, zhvillojnë

imagjinatën dhe fitojnë shkathtësi komunikuese.

Gjate mbajtjes së praktikës si dhe gjatë jetës së përditshme kam vërejtur se shumica e fëmijëve

të kësaj moshe hasin në vështirësi për të treguar një ngjarje nga jeta e përditshme. Mundësi të

mirë për të zhilluar komunikimin e lirë dhe efektiv tek fëmjët na jep edhe loja me role. Kur

fëmijët hyjnë në role shprehen më lirshëm dhe i shprehin ndjenjat, emocinet dhe mendimet e

tyre. Ata mësohen të komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur më shumë raste shprehje që

dëgjojnë nga mjedise të caktuara, si p.sh.“Të lutem, mund të më japësh një fletore?”, “Sa

kushton? Faleminderit!” etj.

23

Aktori dhe personazhi

Marrja e një roli është një element thelbësor në dramë. Disa teoricienë e shohin atë si thelbësor

për të gjitha sjelljet e njeriut qoftë në lojërat që fëmijët luajnë "apo rolet që të rriturit

interpretojnë çdo ditë.

Të luash rolin “me vërtetësi”, do të thotë: në kushtet e jetës së rolit dhe në analogji të plotë me të,

duke qenë në skenë, të mendosh, të duash, të përpiqesh, e vetëm atëherë kur artisti do të arrijë

këtu, do t’i afrohet rolit dhe do të fillojë së bashku me të të ndiejë.

Në gjuhën tonë quhet përjetimi i rolit. Ky proces dhe fjala që e përcakton atë, ka në artin tonë një

rëndësi të dorës së parë e të jashtëzakonshme. Përjetimi e ndihmon aktorin që ta plotësojë

qëllimin themelor të artit teatror i cili përmblidhet: në krijimin e “rolit të jetës së shpirtit njerëzor

dhe në rrëfimin e kësaj jete në skenë në formë artistike”.

Sikurse e shihni, detyra jonë kryesore nuk është që ta tregojmë në skenë jetën e rolit vetëm në

formën e tij të jashtme porse është e qenësishme që në skenë të tregohet jeta e brendshme e

personazhit që interpretojmë dhe e gjithë pjesës duke ua përshtatur këtë jetë të huaj, ndjenjave

tona, duke i dhënë elemente organike të shpirtit tonë. Mbajeni në mendje njëherë e përgjithmonë

se duhet të udhëhiqeni nga ky qëllim themelor i artit tonë në të gjitha momentet e jetës suaj në

skenë: Ja sepse ne, para së gjithash, mendojmë për anën e brendshme të rolit, domethënë për

jetën shpirtërore të tij, që krijohet me ndihmën e procesit të brëndshëm të përjetimit.

24

Duhet të përjetohet roli, domethënë, të përjetosh të njejtat ndjenja çdoherë dhe sa herë që

përsëritet roli.

Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për “jetën e shpirtit njerëzor”, por që edhe

anës së jashtme të tij t’ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë rolin vetëm

nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme.

Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë jetën subkoshiente, është e domosdoshme që t’i

zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë të komplikuara të zërit e të trupit. Zëri dhe trupi

me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty për aty dhe me

saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme. Ja përse aktori

duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për aparatin e

brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për aparatin e trupit

i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave – shprehjen e formës së

jashtme të tij. Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit

me subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse

ajo e pretendon vendin e parë me plot besim.

Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime

të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t’i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe

thellësitë e jetës së brendshme të rolit.

“Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të

tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç’është më e rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë

që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që

nuk do t’i shlyejë koha. E përpos kësaj – gjë që gjithashtu është tejet me rëndësi – parimet

kryesore të krijimit dhe ligjet e natyrës organike në të cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një

rrugë e gabuar.

25

Në qoftë se do të dihen me siguri kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese,

atëhere nuk do të humbet asgjë, por aktorët do të dinë që t’i evitojnë gabimet e veta. Pa baza të

shëndosha (të cilat mund t’ua dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i ligjeve të

natyrës artistike), aktorët do të humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin. Ja sepse unë

e quaj të domosdoshme pa përjashtim për të gjithë aktorët që t’i studiojnë bazat e artit tonë të

përjetimit”.

Në një këndvështrim puna bëhet një instrument i priviligjuar i parandalimit të sjelljes së

paknaqësis. Teatri në këtë kuptim bëhet dicka më shumë se sa disa fjalë të thjeshta të vëna në

gojën e përsonazhit. Do të jenë personazhet në fjalët e tyre, me historin e tyre që do të lidhen në

mënyrë intime me historinë përsonale të vet aktorëve, me konfliktet e tyre, me frikën e tyre aq sa

do të transformojnë përsonazhin brenda vetes së tyre. Nëpërmjet fjalëve të teatrit mund të

interpretohet bota, nëpërmjet një motivacioni krejtësisht të ri dëshira për luajtur për t’u realizuar

bashkë me (përsonazhet e tjerë) që shpeshë janë kunër dëshirave tona.

Teatri nëpërmjet origjinës së ritualeve, lojrave përpunon përvojën për atë që mundohet tëkrijojë një përsonazh dhe krijon një mekanizëm si katarsi, imitimi, prodhimesimbolike.Trupi zëri bëhet instrumenti për të krijuar përsonazhin, të cilat nuk mund tëfshihen, duke punuar me vetën në mes të tjerëve dhe të gjesh hapsirën tënde. Me qenëpadron i zërit tënd që do të bëhet për njëfarë kohe të keshë një ngjyrë zëri të krijoshatmosferë duke kordinuar veprimet. (ArtsCouncilEngland, Drama ofSchools, secondedition,1999).

26

Përfundimi

Jam munduar të jap maksimumin nga vetja ime, që realizimi i këtij punim diplome të bëhet me

vlerë. Duke u nisur nga ajo se sa e rëndësishme është pjesmarrja e më të dashurve tonë siç janë

fëmijët e në veçanti edukimi i tyre, ishte pikërisht qëllimi të shfaqet rëndësia dhe vlera e madhe

që ka shndrrimit i tekteve të parapelqyra të fëmijëve në shfaqje dramatike qoftë tregim, përrallë

etj.

Në këtë mënyrë jam munduar te përmbledhë atë që është shkruar në punim, duke e lidhur më

realitetin, se sa magjishëm ndihen fëmijët kur dëgjojnë përrallat e tyre më të pëlqyerat. Andaj, ne

si edukatore, duhet të punojmë vazhdimisht që ata të ndihen të sigurtë në vetvete dhe të vlerësuar

prej të tjerëve.

Tema u realizua nga një punë disa mujore, duke u përpjekur për të realizuar punën në mënyrën

më të mirë të mundshme. Çdo punë e bërë, synon te arrijë rezultate të kënaqshme. Besoj dhe

shpresoj që njohuritë e arritura në këtë punim diplome, kanë paraqitur rezultate.

27

Literatura

Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968 Muharremi, Ilir, Moskutimet, SHB “DRITApress”, Prishtinë, 2016

Zisi, Aurela, Selmani, Lefteri, Koncetimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore-edukative në arsimin parashkollor, Tiranë, 2006

Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003 ArtsCouncilEngland, Drama ofSchools, second edition,1999

28

Autobiografia

Jam Ilda Blakaj, e lindur më 16.2.1995, në Istog.

Shkollën fillore e kam përfunduar në Istog, SHMFU “ Bajram Curri ” me suksese të

shkëlqyeshëm, duke qenë pjesëmarrëse në akrivitete të ndryshme të organizuara nga shkolla.

Shkollën e mesme e kam përfunduar gjithashtu në Istog në gjimnazin “ Haxhi Zeka ”, po

ashtu me suksese te shkëlqyera. Shkolla e mesme ishte njëherit si urë lidhëse, përpos që

frytdhënëse. Më dëshirë shumë të madhe, u përcaktova në profesionin më human që ekziston.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, shpreha dëshirën që të regjistrohem, në Fakultetin e

Edukimit “ Fehmi Agani” në Gjakovë, në Programin Parashkollor, si studente e rregulltë dhe

kam përfunduar me suksese ligjeratat dhe provimet. Gjatë kësaj kohe sa kam studiuar, kam

punuar dhe mbrojtur me sukses të dalluar shumë punime seminarike dhe profesionale.

Shpresoj që do t’i përmbush obligimet dhe detyrat, përballë një përvoje të këtillë me shumë

përgjegjësi.

Nuk mendoj të mjaftohem më kaq, duke shpresuar në rrugtime të tjera, të suksesshme.

Falënderoj familjen dhe mësimdhënësit në mbështetjen e pakursyer dhe njëkohësisht dua tëfalënderoj pa fund Prof. Ilir Muharremi i cili ishte edhe mbështetësi kryesor pë mbrojtjen e kësajteme diplome.

29