40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI'' FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME EMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TEK VEPRA "PA FAMILJE" E AUTORIT HEKTOR MALO Mentorja: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Elza Mehmeti Gjakovë, 2019.

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

  • Upload
    others

  • View
    203

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI''

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

EMRI SI PJESË E LIGJËRATËS TEK VEPRA "PA FAMILJE" E

AUTORIT HEKTOR MALO

Mentorja: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Elza Mehmeti

Gjakovë, 2019.

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

2

MIRËNJOHJE

Në radhë të parë dua të falënderoj familjen time që gjithmonë më mbështetën dhe dhanë

një kontribut të veçantë në përkrahjen time, motivimin dhe besimin e dhënë në finalizimin e këtij

punimi, faleminderit për mbështetjen, motivimin, mundin dhe sakrificat që bëni për mua.

Dua të shpreh falënderimet e mia dhe mirënjohje për profesoreshën Sindorela Doli-

Kryeziu, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmesën e dhënë për realizimin e këtij punimi.

Si dhe falënderime mbarë shoqërisë, ku bashkë kaluam momente të bukura dhe gjithmonë ishim

pranë njëri-tjetrit.

Gjithmonë falënderuese!

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

3

Unë_______________________________________ me profesion lektor, nën përgjegjesi morale

dhe materiale, më dt. _______________________________ jap këtë:

DEKLARATË

Me të cilën deklaroj, se kam lektururar temen e nivelit Baçelor, me titull: "Emri si pjesë e

ligjeratës tek vepra "Pa familje" e autorit Hektor Malo", të kandidatit:

___________________________________.

Vendi: ____________________ Lektore: __________________

Data: _____________________ Nënshkrimi:_______________

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

4

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT……………………………………………………………………………………..6

HYRJE..........................................................................................................................................7

KAPITULLI I...............................................................................................................................8

1. MORFOLOGJIA....................................................................................................................8

KAPITULLI II..............................................................................................................................9

2. EMRI........................................................................................................................................9

2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave......................................................................10

2.1.1. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm..................................................................10

2.1.2. Emrat konkret dhe abstrakt....................................................................................11

2.1.3. Emrat përmbledhës dhe të lëndës...........................................................................12

KAPITULLI III............................................................................................................................13

3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT.......................................................................13

3.1. Kategoria e gjinisë.................................................................................................................13

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini..................................................................................13

3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve.................................................................................14

3.1.3. Emrat e dygjinshëm (ambigjen).............................................................................15

3.1.4. Gjinia asnjanëse.....................................................................................................15

3.2. Kategoria e numrit................................................................................................................17

3.2.1. Njohuri të përgjithshme.........................................................................................17

3.3. Kategoria e rasës..................................................................................................................19

3.3.1. Njohuri të përgjithshme........................................................................................19

3.3.2. Funksionet kryesore të rasave..............................................................................19

3.4. Tipat e lakimit......................................................................................................................21

3.4.1. Lakimi i parë.........................................................................................................21

3.4.2. Lakimi i dytë.........................................................................................................22

3.4.3. Lakimi i tretë........................................................................................................23

3.4.4. Lakimi i katërt......................................................................................................24

3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë..........................................................................26

3.5.1. Njohuri të përgjithshme për trajtën e shquar..........................................................26

3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar................................................................27

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

5

3.5.3. Njohuri të përgjithshme për trajtën e pashquar......................................................29

3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar.............................................................29

KAPITULLI IV...........................................................................................................................30

4. FORMIMI I EMRAVE...........................................................................................................30

KAPITULLI V............................................................................................................................32

5. Emri në veprën "Pa Familje" e Hektor Malo..........................................................................32

5.1. Vepra "Pa Familje" - Hektor Malo.......................................................................................37

5.2. Biografia e autorit Hektor Malo...........................................................................................38

PËRFUNDIM.............................................................................................................................39

LITERATURA...........................................................................................................................40

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

6

ABSTRAKT

Si temë studimi në këtë punim është analiza e emrit si pjesë e ligjëratës, tek vepra për

fëmijë "Pa Familje", e Hektor Malos. Objekti i punimit të diplomës sime është i mirë trajtuar, por

shtruarja dhe zgjidhja e problemeve në një temë të tillë kërkon një studim të thellë.

Emri si pjesë e ligjëratës ka rëndësi mjaft të madhe, sepse kontakti i fëmijës përkatësisht i

nxënësve me emrin në gjuhën shqipe fillon shumë herët. Edhe vepra që kam zgjedhur për analizë

për këtë temë ka një ndërtim të veçantë që lidhet drejtëpërdrejtë me botën e fëmijëve dhe

iluzionin që kanë ata.

Secila histori ngërthen në vete sekrete që zbulohen me leximin e veprës. Në këtë vepër

kemi përdorim të madh të emrave që e bëjnë veprën akoma më atraktive për t'u lexuar.

Fjalët kyçe: emri, vepër, nxënësit, analizë, histori.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

7

HYRJE

Në këtë punim diplome jam munduar t'i shfrytëzoj të gjitha njohuritë e marra gjatë këtyre

viteve të studimit dhe të reflektoj mbi këto njohuri, duke shfrytëzuar literaturë të përshtatshme në

mënyrë që ky punim të jetë sa më i kompletuar.

Kapitulli i parë i këtij studimi ka të bëjë me morfologjinë, përkatësisht me objektin e saj.

Kapitulli i dytë përfshin njohuri të përgjithshme për emrin si pjesë e ligjëratës si dhe

grupet leksiko - gramatikore të emrit.

Në kapitullin e tretë kam përmbledhur kategoritë gramatikore të emrit duke folur në

veçanti për secilën prej tyre, ku perfshihen gjinia, numri, rasa, tipet e lakimit, si dhe kategoritë

gramatikore të shquarsisë dhe të pashquarsisë.

Ndërsa, në kapitullin e katërt është analizuar emri dhe formimi i tij me anë të

parashtesave dhe prapashtesave.

Dhe në kapitullin e fundit kam folur për autorin, jetën dhe veprimtarinë e tij dhe kam

shkëputur pjesë nga vepra ''Pa Familje'' e Hektor Malos.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

8

KAPITULLI I

MORFOLOGJIA

Morfologjia (nga greqishtja morfeformë dhe logosfjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit d.m.th. studimin e formave

të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat, numërorët) ose të

zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e këtyre formave. Por, në një vështrim më të gjerë

morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko - gramatikore që quhen pjesë të

ligjeratës1.

Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës

studiohet edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore

përkatëse.

Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka si objekt studimi

po fjalën, por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si njësi që shërben për të emërtuar një

send, një veprim, një rrethanë etj. Morfologjia studion edhe disa klasë fjalësh, që nuk e

ndryshojnë formën si: parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat2.

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e

përbashkëta të fjalëve të së njejtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të veçantë, që

kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë, e si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.

Kështu p.sh., paradigma e lakimit të emrave sipas tipit të lakimit, në rasat e ndryshme të trajtës

së pashquar dhe të së shquarës në njëjës dhe shumës, ka vlerë për gjithë klasën e emrave, pra

edhe për çdo emër të veçantë, i cili lakohet sipas tipit të lakimit përkatës. Po kështu, edhe

paradigma e zgjedhimit të foljeve sipas tipit të zgjedhimit, në mënyrë e kohë të ndryshme, ka

vlerë për gjithë klasën e foljeve, pra edhe për secilën folje të veçantë3.

1 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 29. 2 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 129. 3 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 29-30.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

9

KAPITULLI II

2. EMRI

Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë

gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të lakimit dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksio - gramatikore të emrave përfshihen fjalë të

ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur), sende

konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi

(bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr),

nocione abstrakte (e mira,e vërteta)4.

Duhet të kemi parasysh se cilësitë që mund të emërtojnë emrat, merren të shkëputura nga

bartësi i tyre, d.m.th abstraktohen. Për të sqaruar këtë, mjafton të krahasojmë disa emra që

emërtojnë cilësi, me mbiemrat që u përgjigjen: gjatësi - i gjatë, trimëri - trim, drejtësi - i drejtë.

Kjo duket qartë, po të krahasojmë disa emra që emërtojnë veprime, me foljet që u përgjigjen:

punim-punoj, lëvizje- lëviz, mbyllje- mbyll, ndarje- ndaj.

Në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat ) dhe veprime a gjendje

(ashtu si foljet). Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin sendeve, pra emrave të caktuar, kurse

cilësitë që tregojnë emrat janë shkëputur nga mbartësi i tyre, d.m.th ato dallohen (veçohen).

Joana është një vajzë e bukur dhe inteligjente.

Bukuria dhe inteligjenca e saj i habiti të gjithë.

Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a

gjendja janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet.

Biçikleta ecte në rrugën e larë nga shiu.

Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.

Nga pikëpamja sintaksore, emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të

ligjëratës, që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor,

ndajshtim, rrethanor, kallëzuesor etj5.

4 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 82. 5 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 157-158..

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

10

2.1. GRUPET LEKSIKO - GRAMATIKORE TË EMRAVE

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë

morfologjike, gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

përveçëm.

Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më

vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.

2.1.1. EMRA TË PËRGJITHSHËM DHE TË PËRVEÇËM

Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve

të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër)

ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).

Këta përbëjnë shumicen e emrave. Emrat e përgjithshëm, pra, shërbejnë për të emërtuar

në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njejtës klasë, kuptimi i tyre përfaqëson

unitetin dialektik të së përgjithshmes me të veçantën në gjuhë.

Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që

bëjnë pjesë në një klasë sendesh pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës së cilës i

përkasin si p.sh. (Petrit, Agron, Balo, Berat, Kora, Myzeqe, Sazan).

Në emrat e përveçëm përfshihen;

Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Flutur, Genc, Shpëtim,

Konstandin Kristoforidhi, Shkurte Vata etj.

Emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro;

Emrat gjeografikë të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve etj., si:

Drin,Tomor, Mesdhe, Karaburun, Shqipëri, Azi, Krujë etj.

Emrat e trupave qiellorë: Arusha e vogël, Jupiteri, Marsi etj.

Titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: "Lulet e Verës ", "Vargjet e Lira"

etj6.

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore, ku emrat

e përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në

6 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 82-83.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

11

të dy numrat. Në disa raste të veçanta edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur

duam të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit, tërë njerëzit që e mbajnë atë (Kolgjinajt, Sinoymerajt)

ose disa njerëz me të njejtin emër:

Në klasën tonë ka dy Petritë.

Në rrethin e Tiranës ka dy Selita.

Kufiri që ndan emrat e përveçëm nga emrat e përgjithshëm nuk është i mbyllur, shumë

emra të përveçëm njerëzish ose vendesh kanë dalë prej emrave të përgjithshëm; Bukuri, Gëzim,

Lule, Sokol, Vjollcë, Dardhë etj.

Dallimet leksikore dhe gramatikore midis emrave të përveçëm dhe të përgjithshëm janë

pasqyruar edhe në drejtshkrim. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjën e parë të

madhe7.

2.1.2. EMRAT KONKRET DHE ABSTRAKT

Emrat konkret shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga

sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye mund të numërohen. Pra,

emrat konkret emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe emra të

numërueshëm: det, libër, lopë, mal, njeri, qytet etj.

Gjithë emrat konkret, nga pikëpamja morfologjike, karakterizohen nga fakti se mund të

marrin numërorë themelorë: një njeri, dy njerëz, një qytet, katër qytete dhe të përdoren në të dy

numrat, në njëjës dhe shumës: qytet-qytete, shkollë-shkolla, libër - libra.

Emrat abstrakt janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara

ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi

etj.

Emrat abstrakt mund të përdoren pjesërisht edhe në shumës, kjo ndodh kur ata pësojnë

një ndryshim në kuptimin e tyre leksikor. Kjo u jep mundësi të përcaktohen herë-herë edhe nga

numërorë themelorë ose nga fjalë që tregojnë sasi të pacaktuara, p.sh.: fatkeqësitë, tri fatkeqësi;

kalimet, tri kalime; kokëçarje, shumë kokëçarje; lëvizjet, tri lëvizjet etj8.

7 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 159. 8 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 84.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

12

2.1.3. EMRAT PËRMBLEDHËS

Emrat përmbledhës emërtojnë një tërsi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në

formën e numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një

shumicë sendesh të njëllojta si një tërsi të pandarë dhe nga pikëpamja sasiore, të

panumërueshme. Kjo del e qartë kur krahasojmë format e numrit shumës të disa emrave me

emrat përmbledhës që janë formuar prej tyre: djemtë, dy djem, tre djem - djalëria; gratë, dy gra,

tri gra - graria9.

Emrat e lëndës janë fjalë që emërtojnë një lëndë homogjene, që mund të ndahet në pjesë

dhe të peshohet, por që nuk mund të numërohet. Nga kuptimi i tyre leksikor emrat e lëndës janë

fjalë të ndryshme, që mund të emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e

minerale, prodhime kimike etj.; djathë, dhallë, gjizë, hime, hirrë, kos, mjaltë, qumësht etj.

Emrat e lëndës përdoren vetëm në një numër. Shumica kanë vetëm formën e njëjësit dhe

pak emra vetëm ata të shumësit.

Meqenëse tregojnë një masë lënde që nuk mund të numërohet, matet e të peshohet, emrat

e lëndës kanë mundësi të përcaktohen nga fjalë që tregojnë një sasi të pacaktuar, si: shumë, pak,

ca: shumë qymyr, pak djathë, ca duhan, pak benzinë etj10.

9 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 160.. 10 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 77.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

13

KAPITULLI III

3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

3.1. KATEGORIA E GJINISË

Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe.

Kategorinë e gjinisë e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe. Emri në gjuhën shqipe ka tri gjini:

gjininë mashkullore, femërore dhe gjinia asnjanëse.

Gjinia e emrit zakonisht përcaktohet nga mbaresat që merr emri në rasën emërore, në

trajtën e shquar, në numrin njëjës.

Emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore mund të dallohen dhe nga fjalët përcaktuese;

si: ky libër, libër i ri, kjo shkollë, shkollë e re11.

Gjinia e emrave mund të dallohet edhe morfologjikisht, nga tipi i lakimit, p.sh.: mali -

malit (m), fusha - fushës (f ),sipas tipit të lakimit, gjinia e një emri mund të dallohet vetëm në

njëjës, sepse në shumës lakimi njësohet.

3.1.1. KLASIFIKIMI I EMRAVE NË GJINI

Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetemi në mjete të jashtme. Këto

mjete të jashtme janë:

1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

Janë të gjinisë mashkullore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar,

njëjës marrin mbaresën -i ose -u, p.sh; lumi, libri, vëllai, kroi, mali, studenti,

njeriu,bariu, veriu etj.

Janë të gjinisë femërore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në

numrin njëjës marrin mbaresën -a ose -ja, p.sh.; nëna, shkolla,vegla, shtëpia,

dritarja, rrufeja et.j

11 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 77.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

14

Janë të gjinisë asnjanëse ata pak emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në

njëjës marrin mbaresën -t(ë), p.sh; kryet, të folurit, të menduarit, të qarët, të zitë,

të kuqtë, të ftohtët, të nxehtët etj.

2. Mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;

2.1. Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i

përkasin: libër i ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

3. Tingulli fundor i temës12.

Si tingull fundor të temës, në përgjithësi, emrat mashkullorë kanë një

bashkëtingullore, kurse emrat femërorë një zanore13.

3.1.2. GJINIA TEK EMRAT E FRYMORËVE

Tek emrat e frymorëve përcaktimi i gjinisë bëhet, jo vetëm nga pikëpamja morfologjike

(me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor.

Emrat e gjinisë femërore që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga

gjinia emrave që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar temës së emrit të

gjinisë mashkullore një nga këto prapashtesa:

-e: punëtor-punëtore, shitës-shitëse, gjysh-gjyshe, mjek-mjeke, fshatar-fshatare etj.;

-ë: plak - plakë, zog -zogë, kunat- kunatë etj.;

-eshë: princ - princeshë, profesor- profesoreshë, luan - luaneshë, drejtor-drejtoreshë etj.;

-ushë: ari - arushë, dre- drenushë etj14.

12 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj,“Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë,

2002, f. 89-90. 13A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 161-162. 14 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 78.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

15

3.1.3. EMRAT E DYGJINSHËM (AMBIGJENË)

Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu

edhe në shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa, ndodh ndërrimi i gjinisë nga

mashkullore në femërore, kështu formohet një grup i veçantë emrash të dygjinshëm, që qëndron

midis gjinisë mashkullore dhe femërore.

Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me prapashtesën -

ra; me këta shkojnë edhe emrat mall e fshat që në njëjës përdoren si mashkullore: djathëra të

kripura, ujëra të ftohta, leshra të dredhura, vajra të ndryshme, mallra të mira, fshatra të reja15.

3.1.4. GJINIA ASNJANËSE

Gjinia asnjanëse, në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori që vjen vazhdimisht duke

humbur. Ajo është duke u redukutuar në një numër të kufizuar fjalësh dhe me humbjen,

pothuajse, plotësisht të gjinisë asnjanëse të fjalëve përcaktuese (të mbiemrave, të përemrave

dëftorë e pronorë). Në këtë gjini janë përfshirë:

Emra lëndësh: ujë, gjalpë, gjak, grurë, mish, djathë, plehër etj.

Emra të pjesëve të trupit: ballë, sy, tru, bark, vesh etj.

Emra sendesh: rrjetë, shtrat etj.

Emra vendesh: krua, kopësht etj.

Emra abstraktë: dëm, faj, muaj, peng, mend etj.

Emra të formuar nga mbiemra të mirëfilltë: të keqtë, të bardhtë etj.

Emra të formuar nga mbiemra prejpjesorë: të dalë-të, të ngrënë-të etj16.

Janë të gjinisë asnjanëse:

a) Disa emra të prejardhur nga foljet. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.

b) Disa emra të prejardhur nga mbiemrat, që quhen mbiemra prejmbiemërorë.

15 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”,

Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 92. 16 K. Topalli, “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2011, f. 31.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

16

17 A. Hamiti & I. Hamiti, “Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçar”, Shkup, 2011, f. 15.

folje - emër i gjinisë

asnjanëse

mbiemër - emër i gjinisë

asnjanëse

mësoj - të mësuarit

këndoj - të kënduarit

lexoj - të lexuarit

flas - të folurit

i zi - të zitë

i kuq - të kuqtë

i verdhë - të verdhët

i ftohtë - të ftohtët17

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

17

3.2. KATEGORIA E NUMRIT

3.2.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Edhe numri është një nga kategoritë karakterstike të emrit, kjo shpjegohet me këtë që në

pjesën më të madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen.

Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri-tjetrit si

me anën e formave të vetë fjalës: mal - male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me

emrin në numër: shtëpi e re - shtëpi të reja, kjo shtëpi - këto shtëpi.

Në formën e numrit njëjës emri tregon një frymor ose një send, që bën pjesë në një klasë

të caktuar frymorësh ose sendesh të një fare: libër, student, punëtor, mal, fushë etj.

Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar frymorësh ose sendesh të një

fare: libra, studentë, punëtorë, male, fusha etj.

Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta

emra mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelor, i cili tregon sasinë e saktë të

sendeve: një djalë - dy djem, një fshat - katër fshatra18.

Emrat abstrakt që tregojnë cilësi, veprime, gjendje kur përdoren në shumës, përfaqësojnë

shfaqje konkrete të cilësisë ose të veprimit: turpe - punë të turpshme, ndere-shfaqje nderimi,

gëzime - raste gëzimi, hidhërime - raste hidhërimi etj.

Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë:

Emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, mbarim, krenari, nxehtësi;

Emra përmbledhës: djemuri, grani, rini;

Emra lënde: benzinë, çimento, uthull;

Emra që tregojnë kuptime të horizontit: veri, jug;

Emra të përveçëm: Shqipëri, Mira, 28 Nëntori, 17 Shkurti;

Bimë: bari, spinaq, thekër;

18 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”,

Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 94-95.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

18

Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë:

Emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrojtura prej një lënde, bimë, mbeturina,

shuma e grumbuj të hollash: krunde-t, makarona-t, kokrra-t, të fshtira-t etj.

Emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pranga- t, ski-të, syze-t,

pantallona-t etj.

Emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojra: naze-t, gjepura-

t, ethe-t etj.

Disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje-t, vise-t, Alpe-t,

Dardanele-t etj.

Disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë- t, kërshëndella-t, të shtatat etj19.

Mjetet gramatikore që shërbejnë për formimin e numrit shumës janë:

Prapashtesat trajtëformuese: lis-a, mal-e, ulli-nj, prind-ër, fush-a;

Ndërrimi i tingujve të temës: dash - desh, mik - miq, plak - pleq;

Ndërrimi i tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg - brigje, pyll - pyje, at -

etër, kunat - kunetër;

Pa mjet gramatikor, pra shumësi del i njëjt me njëjësin: nxënës, dëgjues, ditë, javë etj20.

19 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164. 20 Po aty, f. 164-165.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

19

3.3. KATEGORIA E RASËS

3.3.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në rolin e gjymtyrëve të

ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto forma të emrit, me anën e

të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.

Kur flasim për rasat si kategori gramatikore, kemi parasysh forma të caktuara të emrit

dhe kuptimet gramatikore që shprehen me anë të tyre.

Tërësia e gjithë ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme quhet

lakim. Emri në gjuhën shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, dhe

rrjedhoren. Meqenëse ekziston kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë, e cila formohet në

mënyrë sintetike dallohet lakimi i shquar dhe i pa shquar21.

3.3.2. KUPTIMET KRYESORE TË RASAVE

Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.

1. Rasa emërore pa parafjalë - Në fjali shërben si kryefjalë, si pjesë e kallëzuesit emëror, si

përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror;

Nata është fort e qetë. Ike shoku Agim - foli i mallëngjyer një mesoburr, kryetar i

këshillit. Dhe tani e kishte përpara tij, të shkathët e të gjallë, dhe i bëhej zemra mal.

2. Rasa gjinore pa parafjalë - Përdoret kryesisht me emra në funksione të ndryshme

përcaktuese. Ajo shërben: për të treguar të përkitur: libri i bibliotekës, oborri i shkollës; për të

karakterizuar një send, për të treguar cilësi, lëndë etj.; për të treguar personin a sendin që mbart

një cilësi të caktuar; trimëria e ushtarit, kaltërsia e qiellit, bukuritë e natyrës etj.

3. Rasa dhanore pa parafjalë - Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë

dhe të ndajshtimit të veçuar:

1. Gjithçka duhet t'ia kushtojmë popullit dhe atdheut.

2. Për këtë thuaji Petritit, agronomit të ri.

21 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe & E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”

Vëllimi I, Tiranë, 2002, f. 105-106.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

20

4. Rasa kallëzore pa parafjalë - Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,

përcaktor, kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar:

1. Ai e kryen mirë detyrën.

2. Petritin e cilësuan si këngëtarin më të mirë.

3. Javën e shkuar bëmë ekskurzionin.

5. Rasa rrjedhore pa parafjalë - Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e përcaktorit për

të treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte, pjesë etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma

udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti.

Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë.

1. Roja rrinte majë shkëmbit.

2. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit22.

22 A. Jashari & B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f. 166-167.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

21

3.4. TIPAT E LAKIMIT

Në gramatikat e gjuhës shqipe emrat janë ndarë në lakime të ndryshme.

Ndryshimet vijnë:

1. Nga trajta nga janë nisur për të caktuar numrin e lakimeve, e pashquara ose e shquara;

2. Nga mbaresat e rasës që kanë marrë si kriter ndarjeje; të rasës emërore të shquar ose të

gjinores së pashquar a të shquar.

Emrat ndahen në katër lakime: lakimi i pare, lakimi i dytë, lakimi i tretë

dhe lakimi i katërt.

3.4.1. LAKIMI I PARË

Lakimit të parë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në rasën emërore

të shquar njëjës marrin mbaresën -i, p.sh.: deti, liqeni, libri, lapsi etj.

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) det (ca) dete det-i dete-t

Gj. i (një) det-i i (ca) dete-ve det-it dete-ve

Dh. (një) det-i (ca) dete-ve det-it dete-ve

K. (një) det (ca) dete det-in dete-t

Rr. (një) det-i (ca) dete-sh

(dete-ve)

det-it dete-ve

Siç shihet nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të

trajtës së pashquar njëjës dhe shumës, nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore,

rrjedhore të njëjësit të pashquar marrin mbaresën -i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto

mbaresa: emërore -i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore - it, kallëzore -in ose -në. Me mbaresën - në

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

22

dalin emrat në rasën kallëzore të shquar, si: vëllai, babai, xhaxhai etj., (rasa kallëzore: vëllanë,

babanë, xhaxhanë etj.).

Në trajtën e pashquar shumës emrat e lakimit të parë (si dhe gjithë emrat e tjerë) dalin me

këto mbaresa: emërore (s'ka mbaresë), gjinore, dhanore -ve, rrjedhore -sh ose -ve dhe në të

shquarën: emërore -t(ë): (drerë - t, lapsa -t; djemt-ë, ullinjt -ë ); gjinore, dhanore, rrjedhore -ve

dhe kallëzore -t(ë) si në rasën emërore.

Emrat e pashquar: ftua, krua, përrua, thua, në trajtën e shquar dalin: ftoi, kroi, përroi, thoi

(në emërore), në rasën kallëzore të shquar mund të përdoren në dy forma: ftuan ose ftoin, kruan

ose kroin, përroin, thuan ose thoin etj23.

3.4.2. LAKIMI I DYTË

Lakimit të dytë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e

shquar njëjës, marrin mbaresën -u, p.sh.: peshku, shelgu, bregu, krahu, dheu etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) peshk (ca) peshq peshk-u peshqi-t

Gj. i (një) peshk-u i (ca) peshq-ve peshk-ut i peshq-ve

Dh. (një) peshk-u (ca) peshq-ve peshk-ut peshq-ve

K. (një) peshk (ca) peshq peshk–un peshq-it

Rr. (një) peshk-u (ca) peshq-ish

(peshq-ve)

peshk-ut peshq-ve

23 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 88-89.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

23

Edhe emrat e lakimit të dytë në emëroren dhe kallëzoren e numrit njëjës dhe shumës nuk

kanë mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra

marrin mbaresen -u.

Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa: emërore-u,

gjinore, dhanore e rrjedhore -ut, kallëzore -u, ndërsa në shumës: emërore e kallëzore - t(ë),

gjinore, dhanore e rrjedhore -(ve)24.

3.4.3. LAKIMI I TRETË

Lakimit të tretë i takojnë gjithë emrat e gjinisë femërore si dhe një pjesë e

emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë), që marrin

mbaresën -a ose -ja, p.sh; dita, anija, dritarja etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njejës Shumës Njejës Shumës

E. (një) dritare (ca)dritare dritar-ja dritare-t

Gj. i (një) dritare-

je

i (ca) dritare-ve i dritare-s i dritare-ve

Dh. (një) dritare-

je

(ca) dritare-ve dritare-s dritare-ve

24 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 90.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) ditë (ca) ditë dit-a ditë-t

Gj. i (një) dit- e i (ca) ditëve i ditë-s i ditë-ve

Dh. (një) dit-e (ca) ditë-ve ditë-s ditë-ve

K. (një) ditë (ca) ditë ditë-n ditë-t

Rr. (një) dit-e (ca) ditë-sh

(ditë-ve)

ditë-s ditë-ve

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

24

K. (një) dritare (ca) dritare dritare-s dritare-t

Rr. (një) dritare-

je

(ca) dritare - sh

(dritare-ve)

dritare-s dritare-ve

Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë, në rasat emërore

dhe kallëzore të pashquar njëjës, nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

marrin mbaresën -e.

Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore -a ose ja,

gjinore, dhanore e rrjedhore -s(ë) dhe kallëzore -n(ë).

Emrat femërorë që mbarojnë me zanoren -o të patheksuar (si: pako, radio, pallto, depo

etj.) lakohen kështu: emërore e kallëzore - pako, gjinore, dhanore e rrjedhore - pako-je, (trajta e

pashquar njëjës); emërore - pako-ja, gjinore, dhanore, rrjedhore -(i) pako-s, kallëzore - pako-n

(trajta e shquar njejës). Trajta e pashquar shumës: emërore e kallëzore -(ca) pako, gjinore,

dhanore -(i) (ca) pako-ve25.

3.4.4. LAKIMI I KATËRT

Lakimit të katërt i përkasin emrat e gjinisë asnjanëse, që në emëroren e

shquar të njëjësit marrin mbaresën - t(ë), p.sh.: të menduarit, të folurit, të dëgjuarit, të

ecurit, të ngrohtët, të kuqtë etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Numri njëjës

25 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 91-92.

E. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t

Gj. i (një) të ngroht - i i të ngroht-it

Dh. (një) të ngroht-i të ngroht-it

K. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t

Rr. (një) të ngroht-i të ngroht-it

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

25

Emrat asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm

në emëroren e kallëzoren të trajtës së shquar, meqë në këto rasa marrin mbaresën - t(ë), ndërsa në

rasat e tjera, në te gjitha trajtat, kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.

Emrat asnjanës prejpjesorë, në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren -i-, midis

temës dhe mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin (të folur-i-t, të menduar-i-t etj.), kjo

shtesë fonetike do të konsiderohet pjesë përbërëse e mbaresës26.

26 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 93.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

26

3.5. KATEGORIA E SHQUARSISË DHE E PASHQUARSISË

3.5.1. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TRAJTËN E SHQUAR

Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarsisë. Por

ç'është shquarsia në përgjithësi? Cila është arsyeja që një emër të përdoret në trajtën e shquar?

Dihet se emrat e përgjithshëm, që përbëjnë shumicën e emrave në një gjuhë, shërbejnë

për të emërtuar edhe një send të veçantë që zotëron një sasi tiparesh individuale, të cilat e

dallojnë atë nga sendet e tjera të së njëjtës klasë, edhe gjithë klasën e sendeve, sipas tipareve të

tyre të përbashkëta e më të përgjithshme.

Kur emri i përgjithshëm tregon një send të veçantë, unik të dalluar nga sendet e tjera të po

asaj klase, ai ka një kuptim të individualizuar. Individualizimi i emrit të përgjithshëm bëhet ose

duke e shoqëruar atë në trajtën e tij të pashquar, që është edhe forma bazë e emrit, me një

përemër dëftor: ky djalë, ajo shkollë ose duke e vënë në trajtën e shquar.

Në përgjithësi, emri përdoret në trajtën e shquar, me kuptim të individualizuar, kur në një

situatë të caktuar sendi a sendet për të cilat bëhet fjalë, mendohen si të vetme, të dalluara nga

sende të tjera të po asaj klase, p.sh., kur vjen ndokush në ndonjë shkollë për t'u takuar me

drejtorin e saj, pyet: A ka ardhur drejtori? Këtu emri drejtori është vënë në trajtë të shquar,

sepse nga situata kuptohet se bëhet fjalë për një drejtor të vetëm, të caktuar për drejtorin e asaj

shkolle.

Treguesit gramatikorë të rasës emërore të shquar, -i dhe -u për njëjësin mashkullor, -a për

femëroren njëjës dhe -t(ë) për njëjësin asnjanës dhe për shumësin, në vështrimin historik janë

format përfaqësuese të nyjave shquese të dikurshme, që iu prapangjitën temës së emrit, por

ruajtën vlerat gramatikore themelore27.

27 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f. 120-121.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

27

3.5.2. PËRDORIMET KRYESORE TË TRAJTËS SË SHQUAR

Përgjithësisht emri del në trajtën shquar në këto raste:

1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet anaforik.

Një emër, duke u ripërmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar, sepse tashmë ai

njihet jo vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet në trajtën e shquar. P.sh.:

- Ç'ke që shtyn, more djalë më shkele! bërtiti një grua dhe vështroi me inat një djalosh, i

cili u skuq dhe aty për aty kërkoi ndjesë. Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të

djaloshit.

2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Në këtë rast, shkak i shquarsisë nuk është

përsëritja, por lidhja logjike e dukurive, sendeve midis tyre, karakteri i lidhjeve të ndërsjellta që

ekzitojnë midis sendeve. Çdo nocion lidhet me një radhë nocionesh dhe sendesh të tjera. Këto

lidhje bëhen shkak i shquarsisë nuk është përsëritja, por lidhja e dukurive, sendeve midis tyre.

P.sh.: Pastaj ia dha vrapit dhe doli në xhade, se pa që larg një autobus. Autobusi

mbërriti në kthesën e parë dhe frenoi pranë tij. Shoferi dhe pasagjerët u çuditën.

Shkak i shquarsisë së emrave shoferi dhe pasagjerët është lidhja që ekziston midis

autobusit nga një anë dhe shoferit e pasagjerëve nga ana tjetër.

3. Kur nga situata konkrete, në të cilën zhvillohet ligjërimi merret vesh se për çka flitet.

Sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund ta shohin dhe ta

prekin, prandaj edhe flasin për të si për një send të caktuar.

P.sh.: Shikoni xhenierët, tha Ajseli. - Përsëri po rregullojnë një urë.

Në këtë rast folësi, emrin xhenierët, e përdorë në të shquar, sepse ai tregon persona që

janë të pranishëm dhe shihen nga bashkëbiseduesit.

4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbieduesit, merret vesh se bëhet fjalë për një send

a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër: Mos flisni me zë të lartë se

do të më zgjoni djalin - tha nëna.

Nëpër vepra letrare, në romane e tregime ndodh shpesh që ky ose ai emër që tregon një

send të panjohur për lexuesin dhe përmendet për herë të parë, të vihet që në fillim në trajtën e

shquar, këtu kemi të bëjmë me një mjet stilistik, me anën e të cilit shkrimtari synon të japë

përshtypjen e njohurie të mëparshme nga ana e lexuesit, për disa detaje të tablos artistike.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

28

P.sh.: Megjithëse i kishte rënë ziles tri herë, rojtari nuk po dukej ende.

Në këtë fjali, me të cilën fillon vepra, emri rojtar është përdorur në trajtën e shquar që në

përmendjen e parë, kur ende lexuesi s'ka marrë njoftim për të.

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emrat e tillë janë: dielli, hëna,marsi,

toka etj., si emërtime trupash qiellor:

Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë të shëndriste dielli e hëna.

Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa dukurive që

formojnë një sasi të mbyllur në pikëpamje të numrit të kufizuar:

Vera kalohej si jo më mirë.

Dielli i marsit filloi të digjte.

Ulërima e gorenit zbriste nga pllajat.

28 Emrat e stinëve ose të muajve, kur vështrohen në përsëritjen e tyre periodike, vihen edhe në

trajtën e pashquar:

Kaloi një verë të gëzuar.

6. Kur shoqërohet nga disa tipa fjalësh përcaktuese. Emri i shoqëruar me fjalë

përcaktuese përdoret rregullisht i shquar në këto raste:

a) Kur ndiqet nga një përemër pronor: shoku im, shoqja jonë, djemtë tanë etj.

b) Kur emri përcaktohet nga një emër tjetër në rasën gjinore, si p.sh.: Buzët e

Burbuqes sajuan një shenjë hidhërimi e mospajtimi.

c) Kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë p.sh.:

Gjithë nxënësit kishin dalë në oborr të shkollës.

Shërbëtorja e tij rrinte në dritare tërë ditën dhe shikonte kalimtarët.

d) Emrat që tregojnë farefisni të prirë nga nyja, si: i ati, e bija, i biri, e ëma etj.

P.sh. Tash e ëma e pati të qartë se i biri dëshiron t'i tregojë ndonjë

sekret29.

28 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f. 121-123. 29 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 85.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

29

3.5.3. NJOHURI TË PËRGJITHMSHME PËR TRAJTËN E PASHQUAR

Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm,

abstrakt, si përfaqësues i një klase të tërë sendesh, që formojnë një tip të vetëm në bazë të

tipareve të tyre të përbashkëta. Atëherë emri paraqitet thjesht si një emërtim abstrakt, si veshje

materiale e një nocioni të gjerë e të papërcaktuar. Në fjalinë "Unë nuk kam vëlla", emri vëlla

emërton një klasë të tërë frymorësh si një tip abstrakt. Në fjalinë "Bisedova me vëllanë", i njëjti

emër i përdorur në trajtën e shquar, emërton një frymor të caktuar, të dalluar nga të tjerët30.

3.5.4. PËRDORIMET KRYESORE TË TRAJTËS SË PASHQUAR

1. Kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i

çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... ky është mysafir. Mysafiri është

mik i shtëpisë.

2. Kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë), p.sh.: Dy muaj me

radhë jam matur të t'i them të gjitha. Tri ditë më parë ai e kishte mësuar për herë të parë

këtë fjalë dhe e pëlqente.

3. Kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, si p.sh.: Atë ditë ne po luanim. Ishim të djersitur

dhe na dukej sikur do të pëlcisnim nga kjo hare e madhe.

4. Kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç', çfarë, si p.sh.: Cili student mungon

sot? Sa ditë pushove? Ç'punë bëre? Çfarë ngjyre është kjo31?

30 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f. 127 31 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f. 86.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

30

KAPITULLI IV

4. FORMIMI I EMRAVE

4.1. MËNYRAT FJALËFORMUESE

Emrat në gjuhën e sotme shqipe janë një nga pjesët e ligjëratës që shtohen dhe pasurohen

vazhdimisht me fjalë të reja. Mënyra kryesore të fjalëformimit në klasën e emrave janë

prejardhja dhe kompozimi. Prejardhja mund të jetë: prapashtesore, parashtesore, prapashteso-

paraashtesore, pa ndajshtesë. Prejardhja dhe kompozimi përbëjnë edhe mënyrat e mirëfillta

morfologjike të fjalëformimit. Me to krijohen njësi të reja leksikore nëpërmjet bashkimit të

rrënjëve ose temave të fjalëve me ndajshtesa të caktuara (parashtesa ose prapashtesa) ose duke

bashkuar dy tema (kompozitat)32.

Formimi prapashtesor - Në analizën e formimeve me prapashtesë janë për t'u vështruar

këto çështje:

Tema fjalëformuese, nga e cila formohet drejtpërdrejt fjala e re, d.m.th. do të sqarohet

nga ç'pjesë e ligjëratës formohet ky ose ai emër, me anë të një prapashtese të caktuar;

Prodhimtaria e prapashtesës,

Kuptimet e saj,

Lidhja midis prapashtesës dhe gjinisë së emrit.

Kur analizojmë formimet me prapashtesa, duhet të kemi parasysh lidhjen kuptimore midis

temës fjalëformuese dhe emrit të prejardhur të formuar prej saj. P.sh.; me prapashtesat - ar, - tar,

-or, -ak, -as, -an, -it, -iot, formohen emra të përgjithshëm njerëzish të karakterizuar sipas

veprimit që kryejnë.

Numri i emrave abstraktë të formuar me anë prapashtesash është shtuar mjaft, kjo gjë lidhet

sidomos me shkallën e zhvillimit politik, ekonomik e kulturor të popullit tonë33.

Formimi parashtesor - Prejardhja parashtesore në formimin e emrave është pak

prodhimtare, dallohen mbi njëzet parashtesa, por vetëm disa prej tyre janë bërë prodhimtare, një

pjesë e këtyre parashtesave për nga burimi janë ndajfolje që përdoren edhe si parafjalë.

32 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,133. 33 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,133-134.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

31

Më prodhimtare është parashtesa mos e cila u paravihet kryesisht emrave prejfoljorë të veprimit

dhe u jep një kuptim të kundërt: mosbesim, mosbindje, mosmarrëveshje, mospajtim, mospëlqim,

mospërfillje etj. Pas këtyre parashtesave, nga pikëpamja e prodhimtarisë vijnë parashtesat

ndajfoljore të cilat i ruajnë kuptimet e tyre të hapsirës dhe kohës, të tilla janë: -para-ardhës,

para-ndjenjë etj.

Parashtesat me prejardhje parafoljore kanë një përdorim të kufizuar dhe hasen më të

shumtën e rasteve në fjalë që janë krijime të gjuhës letrare, p.sh.: nën: nëntokë, nënkryetar,

nëndrejtor, nënoficer etj.

Parashtesa e mirëfilltë stër- u shtohet disa emrave të farefisit: stërgjysh, stërnip,

stërmbesë, por në disa raste të tjera edhe emrave të tjerë: stërdhëmbë, stërqokë, stërkungull etj34.

Formimi parashteso-prapashtesor - Mënyra parashteso-prapashtesore e formimit të

emrave, megjithëse ka burim popullor, nuk është prodhimtare. Shumica e fjalëve janë formime

prej rasave të emrave me parafjalë, të cilave u është shtuar edhe një prapashtesë duke u

shndërruar në këtë mënyrë parafjala në një mjet fjalëformues, në prapashtesë.

Më e përhapur është parashtesa -për- që bashkohet me prapashtesa të ndryshme: përqindje,

përjetësi, përdhesë, përkrenare etj35.

Në formimin parashtesor hyjnë:

Formimi pa ndajshtesa,

Formimi me konversion,

Formimi me nyjëzim,

Emrat e përbërë.

34 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,145-146. 35 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,145-146.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

32

KAPITULLI V

5. EMRI NË VEPRËN "PA FAMILJE" E HEKTOR MALOS

Tregtar - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Rusetën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Nëna - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Petulla - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i tretë.

Miell - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i parë.

Vezë - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar, lakimi i tretë.

Qumësht - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar, lakimi

i parë.

Shtëpi - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Supë - emër lënde, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi i tretë.

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

33

Gjalpë - emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi i

parë.

Mollë - emër lënde, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi tretë.

Derë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi

i tretë.

Festë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi

i tretë.

Dimri - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Moti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Pyll - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Qyteti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

34

Qiell - emër i përgjithshëm, gjina mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Bora - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Trua - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Vitalisi - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i parë.

Kasollë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Qyteti - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Erë - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi

i tretë.

Lis - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

35

Natën - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

Vitalisi - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i parë.

Rrugë - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Zotëri - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Paris - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar, lakimi

i parë.

Statcion - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

36

Librat- emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Babait - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa dhanore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Kopshtin - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Lizën - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Shokë - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Lulet - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i tretë.

Arkej - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Stuhi - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

Breshër - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Xhamat - emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

Remiu - emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar, lakimi

i parë.

Motrës - emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Katrinë - emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, traja e shquar, lakimi i

tretë.

Burg- emër i përgjithshëm, gjina mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Babai- emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë36.

36 H. Malo, "Pa familje", JOER, 2007.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

37

5.1. VEPRA "PA FAMILJE" – HEKTOR MALO

"Pa Familje" është një kryevepër në literaturën e fëmijëve që është thellësisht

kuptimplotë edhe për të rriturit.

Historia rrotullohet rreth një djali jetim i quajtur Remiu si përsonazhi kryesor i këtij

romani, i braktisur nga familja e tij. Ai ishte rritur nga nëna e tij adoptuese dhe nga babai i tij

adoptues. Remiun e grabisin, e nxjerrin në rrugë ku e detyrojnë të kërkojë lëmoshë e të vjedhë,

por ai nuk e duron këtë jetë dhe vendos të arratiset, dhe në fund, pas shumë rreziqesh fati i

buzëqeshë.

Vitali u bë mësues i tij dhe figura e babait, me mësuesin e tij mësoi të luante muzikë dhe

të përformojë në rrugë me tre qentë inteligjent dhe një majmun, ku fitoi mjaft zemra. Ai udhëtoi

nëpër qytetet e Francës dhe duke kaluar sfidat e jetës, më në fund gjeti familjen e tij të vërtetë.

"Pa Familje" është një histori mjaft e bukur, aq sa edhe emocionale dhe tërheqëse për

vogëlushët tonë të vegjël.

Përsonazhët kryesorë janë: Remi: i mirë, i vogël, i shkathët, i zgjuar. Nëna Barberinë: e dashur,

e mirë, e përkushtuar, punëtore. Barberini: i keq, i ligë, i ashpër. Vitali: i mirë, i dashur, i zgjuar,

drejtues. Arturi: i dashur, i sjellshëm, zemërmirë. Zonja Milligan: e dashur, punëtore, e

sjellshme, e përkushtuar. Garafoli: i keq, i ligë, i ashpër, i dhunshëm. Matia: zemërmirë, i zgjuar,

i shkathët. Familja e Kopshtarit: e mirë, e dashur, punëtore. Xhaxhai i Remiut: i ligë, zemërgur,

gënjeshtar.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

38

5.2. BIOGRAFIA E AUTORIT HEKTOR MALO

Hektor Malo ishte biri i noterit të komunës La Bujë. Ai e kaloi fëmijërinë buzë lumit

Senë. Studio drejtësinë, por refuzoi karrierën e juristit, më pas u bë gazetar dhe filloi të merrej

me shkrime. Romani i tij i parë "Dashnorët" u botua në vitin 1859. Hektor Malo pati sukses të

madh dhe, më 1864, ndërtoi shtëpinë e vet në Fontëne-su-Bua, ku dhe shkroi rreth gjashtëdhjetë

romane.

Ai shkruante për të rriturit dhe për fëmijë dhe të gjitha veprat ishin mjaft të pëlqyera, me

anë të të cilave përcillte mesazhe mjaft të mira dhe me kuptim. Në disa romane ai studionte

ndjenjat; në të tjerët fliste për ngjarje historike (si p.sh. në "Klotilda e Martorisë") ai ishte

gjithashtu një shkrimtar rrëfimtar, "Pa familje", më 1878, ku tregonte vuajtjet e fëmijëve të

shfrytëzuar.

I çmuar gjersa ishte gjallë për veprat që i kishte shkruar për të rriturit, Malo, në kohën e

sotme, është i njohur sidomos për librat e tij që i kishte shkruar për të rinjtë.

Cilat janë arsyet e suksesit të veprës "Pa familje"? Mbase, dimensioni iniciatik

(ndërlidhet me zhvillimin e një personazhi që orvatet të kuptojë botën apo vetveten) i intrigave:

të rinjtë janë në kërkim të identitetit personal dhe shoqëror. Duke mos harruar virtytet e heronjve

të rinj: miqësinë, zemërgjerësinë, trimërinë dhe ndjeshmërinë.

Veprat që shkroi dhe që ishin mjaft të pëlqyera janë:

1. "Aventurat e Romain Kalbris", (1869).

2. "Pa familje", (1878).

3. "Motra e vogël", (1882).

4. "Dasma e pasur dhe drejtësia", (1889).

5. "Nëna", (1890).

6. "Të rinjë dhe të dashur të vjetër", (1894).

7. "Komplikime", (1892).

8. "Ndërgjegja", (1892).

9. "Një prift provincial", (1872).

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

39

PËRFUNDIM

Interesimi dhe motivimi për të zgjedhur trajtimin e emrit në kuadër të këtij punimi

diplome, ka buruar nga koha e studimeve dhe është thelluar me rëndësinë që ka emri. Gjatë

analizës së punimit, kemi parë se emri si pjesë e ligjëratës, përpos grupeve leksiko - gramatikore,

përmban edhe kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarësisë e të pashquarsisë.

Punimi i diplomës gjithmonë kërkon kohë dhe kujdes, por me interesimin dhe kujdesin e

dhënë erdhëm edhe në përfundim.

Vepra "Pa familje" është një ndër veprat më të bukura për fëmijët e klasës së parë deri në

të pestën, ku autori e ka krijuar me mjaft përpikmëri, duke përcjellur tek gjithësecili porosi të

bukur e të kuptueshme, ku familja është mbi të gjitha, por aq sa ishte i bukur edhe unë e kisha më

të lehtë ta punoja.

Emrat e përdorur në këtë vepër na bëjnë të kuptojmë se autori ka ndërtuar ngjarje sikur të

ishin të vërteta, e jo imagjinatë. Laramania e përdorimit të emrit e bën veprën edhe më atraktive

dhe të kuptueshme.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstrakt. Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës. 2.1.1

40

LITERATURA

1. A. Jashari & B. Kryeziu. "Gjuhë Amtare". Prishtinë, 2011.

2. F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Likaj & E. Lafe. "Gramatika e gjuhës

shqipe". Vëllimi I. Tiranë. 2002.

3. H. Malo, "Pa familje", JOER, 2007.

4. K. Topalli. "Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe". Tiranë, 2011.

5. Nushi, M. "Gjuha e sotme shqipe I". Prishtinë, 2003.