42
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten” e Sami Frashërit Mentorja: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Rrezarta Berisha Gjakovë, mars 2020

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra “Dashuria e Talatit

me Fitneten” e Sami Frashërit

Mentorja: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Rrezarta Berisha

Gjakovë, mars 2020

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

2

Ky punim diplome u mbrojt më __________________________ para Komisionit

Vlerësues në përbërje:

1._______________________ Kryetar

2. ______________________ Anëtar

3. ______________________ Mentore

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______ (___)

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1. ________________________

2. ________________________

3. ________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

3

DEKLARATË

Deklaroj se kjo temë e diplomës është punim i imi origjinal dhe nuk është kopje e marrë nga

dikush tjetër.

Deklaroj se e gjithë literatura dhe burimet e nevojshme për këtë punim janë të listuara në

referenca dhe plotësisht të cituara.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

4

FALËNDERIMET

Falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë këtyre viteve të studimeve, një falënderim i

përzemërt shkon për familjen time, e cila ishte një shtysë e rëndësishme për mua, jo vetëm në

aspektin ekonomik, por edhe në atë emocional.

Poashtu falënderoj mentoren time, Sindorela Doli-Kryeziu, e cila më mbështeti gjatë punimit të

temës dhe ishte e gatshme të bashkëpunoj me mua në çdo kohë, si dhe për të gjitha këshillat që

ishin një ndihmesë e madhe për mua .

Gjithashtu në fund dua të falënderoj shoqërinë time për përkrahjen dhe ndihmën e tyre gjatë

studimeve.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

5

PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………….7

Abstrakt……………………………………………………………………………..7

Hyrje………………………………………………………………………………...8

Qëllimi i punimit…………………………………………………………………….9

KAPITULLI I ………………………………………………………………………10

1.1 Grupet leksikore të emrit………………………………………………………..10

1.2 Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm………………………………………….10

1.3 Emrat konkret dhe abstrakt……………………………………………………..11

1.4 Emrat frymorë dhe jo frymorë………………………………………………….11

1.5 Emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm…………………………………12

1.6 Emra përmbledhës………………………………………………………………13

1.7 Emra të lëndës…………………………………………………………………..13

KAPITULLI II……………………………………………………………………..15

2. Gjina e emrit……………………………………………………………………..15

2.1 Të formuarit e disa emrave të gjinisë femërore nga emrat e gjinisë mashkullore

dhe anasjelltas…………………………………………………………………..16

2.2 Vërejtje rreth drejtëshkrimit të disa emrave të gjinisë mashkullore, femërore

dhe asnjanëse…………………………………………………………………..16

2.3 Gjinia natyrore dhe gjinia gramatikore………………………………………….17

2.4 Ndërrimi i gjinisë në shumës……………………………………………………17

2.5 Mashkullorja gjenerike………………………………………………………....17

KAPITULLI III……………………………………………………………………18

3. Numri i emrit…………………………………………………………………….18

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

6

3.1 Emra që përdoren vetëm në njëjës……………………………………………...18

3.1.1 Emra që përdoren vetëm në shumës………………………………………….18

3.1.2 Formimi i shumësit të emrave………………………………………………..19

3.1.3 Shumësi i emrave të gjinisë mashkullore……………………………………...20

3.1.4 Shumësi i emrave të gjinisë femërore………………………………………..21

3.1.5 Shumësi i emrave të gjinisë asnjanëse……………………………………….23

3.2 Kategoria gramatikore e rasës…………………………………………………23

3.2.1 Kuptimet kryesore të rasave…………………………………………………23

3.2.2 Trajta………………………………………………………………………...25

3.2.3 Rastet e shquarsisë…………………………………………………………..25

3.3 Lakimet e emrit………………………………………………………………..26

3.1 Lakimi i emrave të gjinisë asnjanëse………………………………………….29

KAPITULLI IV…………………………………………………………………..31

4. Emri në veprën “Dashuria e Talatit me Fitneten” nga Sami Frashëri………….31

Përfundimi………………………………………………………………………...38

Conclusion………………………………………………………………………...39

Biografia…………………………………………………………………………..40

Literatura………………………………………………………………………….41

Vërtetim lekturimi………………………………………………………...………42

.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

7

Abstrakt

Ky punim bazohet në temën: Emri si pjesë e ligjeratës te vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten”

nga Sami Frashëri. Shtjellon emrin si pjesë e ndryshueshme e ligjeratës të ndarë në katër kapituj.

Të gjithë kapitujt trajtojnë të dhëna të rëndësishme dhe të lidhura me emrin që ndihmojnë në

zhvillimin edukativo-arsimor. Do flasim në mënyrë të detajuar rreth kategorive leksiko-

gramatikore të emrit si dhe do marrim shembuj të ndryshëm që të kuptojmë temën sa më mirë.

Gjithashtu i kam kushtuar rëndësi të madhe zgjedhjes së emrave te vepra, që të zgjedh emra sa

më të ndryshëm dhe të përdorur rrallë, që të mësojmë diçka më ndryshe nga ajo që jemi mësuar

të dëgjojmë. Jam munduar që të zgjedh emra ku përfshihen të gjitha kategoritë gramatikore të

emrit që të jenë më të qarta përmes shembujve dhe t’i kuptojmë më mirë. Materiali i përdorur në

këtë punim është marrë nga libra të ndryshëm për arsye që të kemi të dhëna të llojllojshme nga

autorë të ndryshëm.

Fjalët kyçe: emër, vepër, gjini, rasë, numër, lakim etj.

Astract

This project is based on the topic noun of the work “Talat’s love with Fitnete” by Sami Frashëri.

Explains the name as a variable part of the lecture divided into four chapters. All chapters deal

with important data related to the name that help in educational development. We will discuss in

details about the lexical-grammatical categories of the name and we will take different examples

to better understand the topic. I have also attached great importance to the choice of nouns in the

work, to choose nouns that are as diverse and rarely used as possible, to learn something

different from what we are used to hearing. I have tried to choose nouns where all grammatical

categories are included to be clearer through the examples and to understand them better. The

material used in this project is taken from different books, because we have different data from

different authors.

Keywords: name, deed, gender, race, number, inflection, etc.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

8

Hyrje

Njerëzit e përdorin gjuhën për t’i kumtuar diçka njëri-tjetrit, për t’i shkëmbyer mendimet njëri

me tjetrin dhe për t’i shprehur ndjenjat e tyre. Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit

merren vesh midis tyre.

Sikundër është thënë në hyrje të morfologjisë, emrat e gjuhës shqipe janë pjesë të ndryshueshme

të ligjeratës, për shkak se këto fjalë ndryshojnë trajtën e tyre gjatë përdorimit në të folur e në të

shkruar.

Para se të shpjegohen kategoritë kryesore gramatikore të emrave: gjinia, numri, shquarsia, rasat

dhe lakimet, po japim disa shpjegime për veçoritë kuptimore të tyre.

Në kapitullin e parë të këtij punimi do të shtjellojmë kuptimin e emrit dhe veçoritë gramatikore

të tij si dhe llojet e emrave.

Në kapitullin e dytë do të shtjellojmë gjinitë e emrit si dhe të japim sqarime për secilën gjini si

dhe shembuj të ndryshëm.

Në kapitullin e tretë do të sqarojmë numrin, rasën si dhe lakimet e emrit duke i shtjelluar secilën

veç e veç dhe duke marrë shembuj të ndryshëm për secilën.

Në kapitullin e fundit kam paraqitur jetën e autorit Sami Frashëri si dhe shkurtimisht kam

paraqitur veprën “Dashuria e Talatit me Fitneten”.

Ndërsa në fund kam paraqitur edhe analizën e emrave të ndryshëm, sipas grupeve leksiko-

gramatikore të tyre: gjinin, numrin, rasën, trajtën dhe lakimin të marra nga vepra.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

9

Qëllimi i punimit

Qëllimi i punimit është që të mësojmë më shumë për emrin si pjesë e ligjeratës, llojet e emrave,

gjininë e emrit, numrin e emrave, rasat, trajtat, lakimin e emrave si dhe do i shohim disa emra të

zgjedhur sipas dëshirës te vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten” nga Sami Frashëri .

Shpresoj që materiali i përdorur në këtë punim të jetë i qartë dhe i lehtë për tu kuptuar gjithashtu

që përmes këtij punimi të mund të mësojmë diçka më shumë për emrin.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

10

KAPITULLI I

1. Kuptimi i emrit dhe veçoritë e tij gramatikore

Emër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që shërben për të emërtuar frymorë, sende

fenomene, etj., të botës. Emri ka kuptimet gramatikore të gjinisë, të numrit, trajtës dhe të rasës.

Nga pikëpamja e kuptimit emrat mund të tregojnë:

1) Qenie të gjalla si p.sh.: djalë, vajzë, nip, mbesë, Sokol, Shegë, dash, dele, patë, rosë,

pëllumb, vide, qefull, lavrak, flutur, mizë, etj.

2) Sende konkrete dhe fenomene të botës, si p.sh.: shkollë, shtëpi, dhomë, libër, penë, gur,

hekur, bakër, alumin, traktor, arë, Tiranë, Durrës, dimër, verë, vjeshtë, shi, borë,

breshër, erë, stuhi, etj.

3) Gjëra abstrakte (ndjenja, cilësi dhe veprime e gjendje), si p.sh.: ndjenjë, gëzim, hare,

kënaqësi, hidhërim, dëshpërim, bukuri, drejtësi, mirësi, punë, luftë, reformë,

mësim, largim, vajtje, ardhje, shkrim, këndim, ndodhje, ngjarje, etj. 1

1.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrit

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë morfologjike,

emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të përveçëm.

Emrat e përgjithshëm nga ana e tyre ndahen në emra frymorë dhe jofrymorë, në emra

konkretë dhe emra abstraktë, në emra të numërueshëm dhe emra të panumërueshëm.

Dallohen si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.2

1.2. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm

Emri quhet i përgjithshëm kur shërben për të emërtuar një frymor, një send, një fenomen, etj., në

mënyrë të përgjithësuar, pa e dalluar prej frymorëve, sendeve e fenomeneve të së njëjtës farë.

P.sh., me emrin nxënës mund të emërtojnë çdo djalë, që shkon e mëson në shkollë.

Po kështu me emrin shtëpi mund të emërtojnë çdo ndërtesë banimi, pa e dalluar atë nga ndërtesat

e tjera të banimit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrat e tjerë të përgjithshëm si p.sh., për emrat: njeri,

burrë, grua, shkollë, gur, mur, dash, dele, kalë, pelë, dardhë, mollë, etj.

1 Sh.Demiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 35,36. 2 B. Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 39.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

11

Emri quhet i përveçëm, kur shërben për të emërtuar një frymor të caktuar, që veçohet e dallohet

prej frymorëve të tjerë të së njëjtës farë ose një vend a send të caktuar, që veçohet e dallohet prej

vendeve a sendeve të tjera të së njëjtës farë. P.sh., çdo njeri ka emrin e vet, nëpërmjet të cilit

veçohet e dallohet prej njerëzve të tjerë. Kështu dikush quhet Agim, dikush Sokol, dikush

Bukuri, dikush Teftë, etj.

Emrat e përveçëm, pra, ndryshe nga emrat e përgjithshëm, nuk emërtojnë në mënyrë të

përgjithësuar, por në mënyrë të veçuar.

Emrat e përveçëm mund të jenë:

1. Emra njerëzish, llagape e pseudonime, si p.sh.: Fatmir, Bardhyl, Etlevë, Buzuku,

Bardhi, Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla), Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), etj.

2. Emra kafshësh, si p.sh.: Kuqo, Laro (emra qensh), Murro, Balash, etj.

3. Emra vendesh, malesh, fushash, ishujsh, gadishujsh, detesh, liqenesh, lumenjsh, yjesh,

planetesh, etj., si p.sh.: Shqipëri, Tiranë, Tomorr, Dajt, Himalaje, Myzeqe, Zadrimë,

Sazan, Korfuz, Koriskë, Adriatik, Shkumbin, Drin, Arusha e Madhe, Marsi, etj.

4. Emra veprash letrare, gazetash, revistash, shkollash, kooperativash, ndërrmarrjesh,

fabrikash, rrugësh, etj., si p.sh.: “Bagëti e Bujqësi”, “Ata nuk ishin vetëm”, gazeta

“Bashkimi”, “Zëri i popullit”, revista “Nëndori”, shkolla “Qemal Stafa”, kooperativa

bujqësore “Rruga e Leninit”, ndërrmarrja “21 Dhjetori”, rruga “28 Nëntori”, sheshi

“Skënderbeu”, etj.3

1.3. Emrat konkretë dhe abstraktë

Emrat e përgjithshëm mund të jenë: konkretë dhe abstraktë. Dallimi ndërmjet tyre rrjedh nga

funksioni gramatikor i ndryshëm dhe nga kuptimi i tyre.

Emrat konkretë tregojnë qenie ose sende që mund të shikohen, të preken: njeri, mur, vatër, ose të

imagjjinohen: kuçedër.

Emrat abstraktë tregojnë veprime, dukuri, cilësi etj., të qenieve ose të sendeve: vonesë, pranverë,

besnikëri etj. I njëjti emër mund të jetë herë konkret e herë abstrakt.

Ndërtimi i kësaj shtëpie kushton shumë.

ndërtimi është një emër abstrakt; është veprimi i të ndërtuarit. Por në fjalinë:

U prishën ndërtimet e vjetra.

ndërtimet është emër konkret me kuptimin shtëpitë (e vjetra).

3 Sh. Demaj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 37.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

12

Emrat abstraktë kanë lidhje fjalëformuese:

-me një folje: vrap - vrapoj; mendim - mendoj;

-me një mbiemër: freski - i freskët; kaltërsi - i kaltër

Përdorimi i emrit abstrakt bën të mundur të shprehet në një mënyrë tjetër një ide që mund të

shprehet me anë të një foljeje ose të një mbiemri: Treni niset/nisja e trenit; Rruga është e gjatë/

gjatësia e rrugës.

Shumë emra abstraktë rrjedhin nga mbiemra ose folje. Në të kundërt, emrat konkretë janë

pikënisje për mbiemrat a për foljet: gazetë - gazetaresk; lule - lulëzon.4

1.4. Emra frymorë dhe jofrymorë

Vërehen disa dallime edhe në raste kur emri tregon një qenie njerëzore, ose një frymor në

përgjithësi (njeri ose kafshë) a një send (objekt jofrymor). Nga dy pyetje: Kë, cili sheh? Cfarë

sheh?

E para kërkon përgjigje të tilla: Shoh udhëtarët, një grua, Agimin, vëllanë. Shoh dikë. Nuk

shoh njeri.

E dyta kërkon përgjigje të tilla: Shoh një veturë, një pikturë, një lule. Shoh një macë, peshq.

Në dallimin ndërmjet emrave frymorë (njerëz + kafshë) dhe emrave jofrymorë (objekte + sende)

bazohet edhe ndonjë rregull gramatikor. Kështu emrat frymorë ndryshojnë në përgjithësi në gjini

sipas seksit të personit (ose të kafshës): qytetar-i/qytetare-ja ndërkohë që ata jofrymorë kanë një

gjini gramatikore fikse: lis-i, derë-a.

Emrave të njerëzve u përgjigjen përemrat cili, kush, dikush, askush dhe emrave të sendeve a të

kafshëve u përgjigjen përemrat çfarë, diçka, asgjë. 5

1.5. Emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm

Emrat e numërueshëm tregojnë sende a qenie që mund të konsiderohen si bashkësi të

dallueshme, që mund të numërohen. Emrat e panumërueshëm tregojnë sende që paraqiten si një

masë e padallueshme, si një lëndë e pandashme.

Emrat e panumërueshëm mund të jenë emra abstraktë që tregojnë gjendje ose cilësi: krenari,

mendjemadhësi, zgjuarsi. Por a mund të jenë edhe emra konkretë që tregojnë lëndë: magnez,

oksigjen (nuk mund të thuhet oksigjenet, magnezët).

4 B.Beci, “Gramatika e gjyhës shqipe”, Prishtinë, f. 41. 5 B.Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f.40

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

13

Pjesa më e madhe e emrave të numërueshëm mund të përdoren edhe si emra të panumërueshëm,

por me një kuptim tjetër. Kur themi:

Pula është në kotec.

pula është një emër i numërueshëm, mund të themi një pulë, dy pula etj. Kur themi:

Hëngra pulë për darkë.

pulë është emër i panumërueshëm, ai nuk tregon shpendin por mishin e tij (një lëndë).

Në të kundërt, edhe shumë emra të panumërueshëm mund të përdoren si emra të numërueshëm,

por me një vlerë ose kuptim tjetër. Kuriozitet në përgjithësi është emër abstrakt, i

panumërueshëm, por kuriozitet është edhe emër i numërueshëm kur tregon objekte (apo lëndë)

që paraqesin interes: kuriozitetet e Tiranës.

1.6. Emra përmbledhës

Midis emrave të përgjithshëm dallohen si një grup i veçantë, për veçoritë e tyre leksikore dhe

gramatikore, emrat përmbledhës. Ata emërtojnë një tërësi njerëzish, kafshësh ose sendesh të një

fare, në formën e numrit njëjës, një tërësi të pandarë dhe, nga pikëpamja sasiore, të

panumërueshme.

Në përdorimin e tyre në të folur, emrat përmbledhës shfaqin lidhjet e tyre të dyfishta si me

njëjësin, ashtu edhe me shumësin, çka duket në formën e foljes - kallëzues, e cila vihet herë në

njëjës dhe në shumës.

U ngritën pleqëria dhe shkuan t’i pajtonin.

Tek sheshi ishte mbledhur rinia.

Emrat përmbledhës janë kryesisht të prejardhur, vetëm në raste të veçanta si bota dhe fëmija ata

janë të parme. Për formimin e emrave përmbledhës nuk ka prapashtesa të veçanta. Ata formohen

me prapashtesa që shërbejnë për të formuar emra abstraktë cilësie si: -i, -ri dhe -si: beqari,

punëtori, vegjëli, miqësi etj. Ka raste edhe me prapashtesat -je dhe -im: gjindje, njerëzim.

Sipas kontekstit, e njëjta fjalë mund të ketë kuptim edhe të një emri abstrakt edhe të një emri

përmbledhës: djalëri: a) mosha kur njeriu është djalë - (emër abstrakt), b) tërë djemtë e një

vendi, të marrë së bashku - (emër përmbedhës).

1.7. Emra të lëndës

Midis emrave të përgjithshëm, që emërtojnë sende të panumërueshme, dallohen si grup më vete

edhe emrat e lëndës. Ata emërtojnë një lëndë homogjene, që mund të ndahet në pjesë dhe të

peshohet, por që nuk mund të numërohet.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

14

Emrat e lëndës emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura bujqësore, metale e minerale, prodhime

kimike etj.: djathë, verë, raki, hekur, nitrat etj.

Emrat e lëndës përdoren vetëm në një numër, shumica kanë vetëm formën e njëjësit dhe

ndonjëherë vetëm atë të shumësit. Ata mund të përcaktohen nga fjalë që tregojnë sasi të caktuar,

si shumë, pak, ca (pak djathë, shumë qymyr etj.).

Emrat e lëndës zakonisht përdoren në trajtën e pashquar njëjës dhe tregojnë një pjesë nga e tëra,

si: pi ujë, ha mish, një kg gëlqere etj.

Emrat e lëndës në shumicën e tyre janë fjalë të parme. Fjalët jo të parme janë të pakta: kafeinë, të

lashta, manaferrat, qymyrguri, vajguri.6

6 B.Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 40,41,42,43.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

15

KAPITULLI II

2. Gjinia e emrit

Për të përcaktuar gjininë e emrave, zakonisht mbështetemi në nyjat e sprasme të rasës emërore të

shquar njëjës dhe në mbiemrat, mbasi gjinia e nyjeve dhe e mbiemrave, e cila kushtëzohet nga

gjinia e emrave, dallohet më lehtë. 7

Emrat, të përgjithshëm ose të përveçëm, frymorë ose jofrymorë, konkretë ose abstraktë, ndahen

në tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse.

Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetemi në mjete të jashtme si:

• mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

• mbiemrat dhe fjalitë e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo etj.;

• tingulli fundor i temës.

Kështu, kur në rasën emërore, në numrin njëjës, në trajtën e shquar emri mbaron me -i ose -u

është i gjinisë mashkullore: mishi, bregu.

Kur mbaron me -a ose -ja është i gjinisë femërore: vajza, lulja.

Kur mbaron me -t (-të ose -it), është i gjinisë asnjanëse: kryet, të ftohtët, të ushqyerit.

Sipas tingullit fundor të temës, gjinisë mashkullore i përkasin:

• emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore: vaj, fshat, kos, krah, gëzim;

• disa emra që në emëroren dhe kallëzoren e pashquar njëjës mbarojnë me togun ua, i cili

në rastet e tjera kthehet në o: krua, thua, ftua;

• disa emra që mbarojnë me zanoret e theksuara i, a dhe e: mi, njeri, veri, baba, atdhe;

• pak emra që mbarojnë me ë të patheksuar: burrë, djalë, gjumë, kalë, atë, lumë, ballë,

brumë, gjalpë, dhjamë, dyllë, grurë, drithë, djathë, ujë etj.

Në gjininë femërore hyjnë:

• gjithë emrat tema e të cilëve mbaron me zanoren ë të patheksuar, me përjashtim të atyre

emrave mashkullorë që përmendëm më lartë: dorë, derë, orë, erë etj.;

• gjithë emrat që mbarojnë me zanoren e të patheksuar pa përjashtim: dallëndyshe, faqe,

gjethe etj.;

• një pjesë e emrave që mbarojnë me zanoren o të patheksuar: depo, radio, pallto. Tek

emrat e përveçëm të frymorëve që mbarojnë me o të patheksuar, gjinia përcaktohet nga

seksi: Niko, Malo janë të gjinisë mashkullore, kurse Maro, Haso janë të gjinisë femërore.

7 Sh.Demiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 41.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

16

Gjinia asnjanëse

Në gjuhën e sotme shqipe gjinia asnjanëse ndeshet vetëm në një numër të vogël emrash. Janë në

gjininë asnjanëse këto grupe emrash:

• disa emra të prejardhur nga mbiemra: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët etj,;

• disa emra të nyjshëm prejfoljorë, që kanë dalë nga emërzimi i pjesorës: të ardhurit, të

ecurit, të menduarit.8

2.1. Të formuarit e disa emrave të gjinisë femërore nga emrat e gjinisë mashkullore dhe

anasjelltas

Disa emra frymorësh në gjuhën shqipe për gjninë mashkullore dhe për gjninë femërore kanë fjalë

rrënjësh të ndryshme, si burrë-grua, djalë-vajzë, vëlla-motër, dash-dele, ka-lopë, gjel-pulë,

etj.

Por më shpesh emrat e gjinisë femërore, që tregojnë frymorë, janë formuar nga tema e emrave të

gjinisë mashkullore me anë prapashtesash, nga të cilat po përmendim:

1. –ë, si p.sh.: plak-plakë, kunat-kunatë, zog-zogë.;

2. –e, si p.sh.: nxënës-nxënëse, qytetar-qytetare, fshatar-fshatare, tiranas-tiranase, etj.;

3. –eshë, si p.sh.: bari-bareshë, luan-luaneshë, profesor-profesoreshë, doktor-

doktoreshë, etj.;

4. –onjë, si p.sh.: zot-zonjë, ujk (nga ujk) - ulkonjë.;

5. –icë, si p.sh.: buall-buallicë, gomar-gomaricë.

Anasjelltas, emrat e gjinisë mashkullore rosak, patok, maçok, janë formuar nga emrat e gjinisë

femërore rosë me prapashtesën -ak, dhe patë e macë a mace me prapashtesën -ok.

Ka edhe disa emra kafshësh e shpendësh, që përdoren në të njëjtën formë si për meshkuj edhe

për femra, si p.sh.: dhelpër, skifter, shqiponjë, etj. Kur duam të dallojmë gjininë e tyre

natyrore, mund t’u shtojmë sipas rastit emrat mashkull e femër, si p.sh.: skifter mashkull,

skifter femër, etj.

2.2. Vërejtje rreth drejtëshkrimit të disa emrave të gjinive mashkullore, femërore e

asnjanëse

1. Emrat e gjinisë mashkullore burrë, djalë, kalë, lumë, lëmë shkruhen me zanoren -ë në

fund.

2. Edhe emrat e gjinisë asnjanëse të tipit djathë, ujë, drithë, dyllë, brumë, mjaltë, gjalpë

shkruhen me zanoren -ë në fund.

8 B.Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 43,44.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

17

Këto fjalë do të shkruhen me -ë në fund edhe kur përdoren si emra të gjinisë mashkullore.

3. Emrat e gjinisë femërore të tipit flutur, kumbull, motër, kodër, vegël, thnegël, etj., nuk

shkruhen me -ë në fund, d.m.th nuk shkruhen flutur-ë, kumbull-ë etj.9

2.3. Gjinia natyrore dhe gjinia gramatikore

Në klasën e jofrymorëve, gjinia e emrave (mashkullore ose femërore) nuk përcaktohet nga

kuptimi i fjalës (divan-i, tryezë-a). Thuhet shpesh se në këtë rast gjinia është arbitrare. Dielli

është në gjjininë mashkullore dhe hëna në gjininë femërore në shqip, por në gjuhë tjetër mund të

jetë e kundërta. Në klasën e frymorëve dallimi sipas gjinisë mbëshetet në dallimin sipas seksit:

një nxënës - një nxënëse.

Ndryshimi në gjini i përgjigjet kështu dallimit sipas seksit: mashkullore për frymorë të seksit

mashkull, femërore për frymorë të seksit femër.

Mashkullorja ose femërorja e emrave me gjini natyrore quhet gjini natyrore, ndërsa gjinia e

emrave të tjerë, quhet gjini gramatikore.10

2.4. Ndërrimi i gjinisë në shumës

Një numër i madh i emrave në gjuhën tonë përdoren në të njëjtën gjini në të dy numrat. Mirëpo,

një numër i kufizuar emrash të gjinisë mashkullore në numrin shumës kalojnë në gjininë

femërore prandaj edhe fjalët përcaktuese të tyre përdoren në gjininë femërore.

Përgjithësisht e ndërrojnë gjininë e njëjësit emrat që marrin mbaresën -e në shumës, p.sh.: Ky

treg - këto tregje, vend malor - vende malore, tregim i bukur - tregime të bukura, ky kanal

ujitës - këto kanale ujitëse, mendim i drejtë - mendime të drejta , leksioni i parë - leksionet

e para etj.11

Disa emra njerëzish e kafshësh, si daja, Kola, Baloja lakohen si emra të gjinisë femërore, por ata

janë emra meshkujsh dhe si rrjedhim mbiemrat i marin në format e gjinisë mashkullore:

Kola është i mirë.

9 Sh. Demiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 42,43. 10 B. Beci, “Gramatika e guhës shqipe”, Prishtinë, f.44. 11 L. Mulaku, A. Kelmendi, “ Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 66.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

18

2.5. Mashkullorja gjenerike

Mashkullorja përdoret shpesh për të treguar cilindo përfaqësues të një lloji, pa dallim seksi: kjo

është mashkullorja gjenerike:

Njeriu është qenie me arsye (njeriu, burrë ose grua).

Qeni është kafshë besnike (qeni, bushtra).

KAPITULLI III

3. Numri i emrit

Emrat, përveç kategorisë gramatikore të gjinisë, kanë edhe kategorinë gramatikore të numrit:

Vështroj malin përballë. Vështroj malet përballë.

Kam një biçikletë. Kam dy biçikleta.

Ndryshimi në grupet malin - malet dhe një biçikletë - dy biçikleta qëndron në faktin se në të dy

grupet emri i parë tregon vetëm një send dhe emri i dytë disa të tilla.

Forma që merr grupi emëror kur emri tregon një send të vetëm ose një qenie të vetme, quhet

njëjës; forma që ai merr kur tregon shumë sende ose njerëz quhet shumës.

3.1. Emra që përdoren vetëm në njëjës

Emrat që s’kanë formë shumësi dhe përdoren vetëm në njëjës, mund të grupohen si vijon:

1. emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë, si: dashuri, guxim, nxehtësi;

2. emra përmbledhës, si: djalëri, grari, gjindje;

3. emra që tregojnë lëndë në formën e një tërësie të pandashme e të panumërueshme, si:

benzinë, çimento, dhallë, gjizë, kos, uthull;

4. emra sëmundjesh që afrojnë nga kuptimi me emrat abstraktë: fruthi, li, kollë, zgjebë;

5. emra që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug, lindje, perëndim;

6. emra që tregojnë dukuri atmosferike: brymë, breshër, dëborë.

3.1.1. Emrat që përdoren vetëm në shumës

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre këta emra ndahen:

1. emra që tregojnë lëndë, bimë, grumbuj, shuma të hollash: makarona, krunde, qelqurina, të

korrat, të lashtat, të hollat, të ardhurat;

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

19

2. emra që tregojnë sende të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: benevrekë, pantallona;

3. emra që tregojnë një shumicë qeniesh si diçka të pandashme: dhen-të, sheqerra-t, lajka-t,

plaka-t (mars-prill);

4. emra sëmundjesh, lojërash: ethe-t, shyta-t, grykë-t;

5. emra të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: Alpet, Lugjet.

Në shumës mund të përdoren edhe disa emra lënde, po në këtë rast ata tregojnë lloje të ndryshme

të lëndës: vajra, kripëra, miellra ose shënojnë një masë të madhe lënde: ujërat e trubullta të

lumit.

3.1.2. Formimi i shumësit të emrave

Shumica e emrave e formojnë shumësin duke marrë mbaresat:

mbaresa –e: (një) mal - (ca) male;

mbaresa –ë: (një) sportist - (ca) sportistë;

mbaresa –a: (një) kodër - (ca) kodra, (një) lis - (ca) lisa;

mbaresa –nj: (një) kalli - (ca) kallinj;

mbaresa –ër: (një) prind - (ca) prindër;

mbaresa –enj: (një) lumë - (ca) lumenj;

mbaresa –nj: (një) hero - (ca) heronj;

mbaresa –inj: (një) shkëmb - (ca) shkëmbinj;

mbaresa –ra (një) fshat - (ca) fshatra.

Disa emra e formojnë shumësin duke ndërruar tinguj në temën e emrave:

(një) fik - (ca) fiq (tinguli k është shndërruar në q);

(një) zog - (ca) zogj (tingulli g është shndërruar në gj);

(një) kungull - (ca) kunguj (tingulli ll është shndërruar në j);

(një) bir - (ca) bij (tingulli r është shndërruar në j);

(një) dash - (ca) desh (tingulli a është shndërruar në e);

Disa të tjerë e formojnë shumësin edhe duke ndërruar tinguj edhe duke marrë mbaresë

njëkohësisht:

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

20

(një) varg - (ca) vargje (tingulli g është shndërruar në gj, është shtuar edhe mbaresa e);

(një) breg - (ca) brigje (tingulli e dhe g janë shndërruar në i dhe gj, është shtuar edhe mbaresa e).

Një pjesë e emrave në numrin shumës ruajnë formën e njëjësit:

(një) rrugë - (ca) rrugë;

(një) fole - (ca) fole;

(një) tiranas - (ca) tiranas;

(një) mësues - (ca) mësues;

(një) nxënës - (ca) nxënës;

(një) shtëpi - (ca) shtëpi.12

3.1.3. Shumësi i emrave të gjinisë mashkullore

Një pjesë e madhe emrash mahkullorë e formojnë numrin shumës duke i shtuar ndonjë mbaresë

temës së njëjësit, si p.sh.: një lis - dy lisa, etj.

Një pjesë tjetër emrash mashkullorë në numrin shumës pësojnë ndryshime fonetike në temën e

tyre, si p.sh.: një dash - dy desh, një plak - dy pleq, etj. Disa të tjerë në numrin shumës, jo vetëm

që pësojnë ndryshime fonetike në temën e tyre, por marrin edhe ndonjë mbaresë, si p.sh.: një

breg - dy birgj-e, një shteg - dy shtigj-e, një truall - dy troj-e, etj.

Por ka edhe disa emra mashkullorë, që në numrin shumës dalin me të njëjtën formë gramatikore

si në njëjës, p.sh.: një nxënës - dy nxënës etj.

Mbaresat me të cilat formohet shumësi i emrave mashkullorë, janë: -a, -e, -ë, -ër, -inj, etj.

a) Mbaresën -a në numrin shumës e marrin emrat mashkullorë të tipit libër, emër etj., si p.sh.:

një libër - dy libra,

një emër - dy emra.

b) Mbaresën -e në numrin shumës e marrin emrat mashkullorë që janë formuar me prapashtesën

-im, si gëzim, përparim, fillim etj., si p.sh.:

një gëzim - dy gëzime;

12 B.Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 45, 46, 47.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

21

një fillim - dy fillime.

Mbaresën -e në numrin shumës e marrin edhe ata emra mashkullorë, tema e të cilëve mbaron me

-nd, -et dhe -jon, si vend, send, qytet, universitet, aksion, revolucion, si p.sh.:

një vend - dy vende;

një aksion - dy aksione.

Por emri prind në shumës bën prind-ër.

c) Mbaresën -ë në numrin shumës e marrin emrat mashkullorë, që janë fomuar me prapashtesat -

an, -ar, -tar, -tor, -ak, -ok, etj., si dibran, qytetar, tregtar, punëtor, durrsak, rosak, patok,

etj., si p.sh.:

një dibran - dy dibranë;

një qytetar - dy qytetarë;

një punëtor - dy punëtorë;

një durrsak - dy durrsakë;

një patok - dy patokë.

d) Mbaresën -ër në numrin shumës e marrin disa emra mashkullorë si prind, mbret, nip, etj., si

p.sh.:

një prind - dy prindër;

një mbret - dy mbretër;

një nip - dy nipër.

3.1.4. Shumësi i emrave të gjinisë femërore

Një shumicë emrash të gjinisë femërore e formojnë numrin shumës duke i shtuar temës së

njëjësit mbaresën -a, si p.sh.: një mbesë - dy mbesa etj.

Por, shumë emra të tjerë të gjinisë femërore në numrin shumës dalin me të njëjtën formë si në

njëjës, si p.sh.: një javë - dy javë, një lule - dy lule.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

22

1. Marrin mbaresën -a në numrin shumës ata emra të gjinisë femërore, tema e të cilëve mbaron

me bashkëtingëllore -r, -l, -ll. Kur përpara këtyre bashkëtingëlloreve ndodhet zanorja e

patheksuar -ë, kjo në numrin shumës flaket. P.sh.:

një motër - dy motra;

një letër - dy letra;

një kodër - dy kodra.

E formojnë shumësin me mbaresën -a edhe ata emra të gjinisë femërore, që kanë marrë

prapashtesën -zë apo z. P.sh.:

një librezë - dy libreza;

një dorëz - dy dorëza.

2. Dalin me të njëjtën formë gramatikore si në njëjës edhe në shumës të gjithë emrat e gjinisë

femërore, tema e të cilëve mbaron me zanoret -a, -e, -i, -o. P.sh.:

një kala - dy kala;

një ve - dy ve;

një shtëpi - dy shtëpi;

një radio - dy radio.

Gjithashtu dalin me të njëjtën formë si në njëjës edhe në shumës një pjesë e emrave femërorë,

tema e të cilëve mbaron me zanoren -ë të patheksuar. P.sh.:

një javë - dy javë;

një ditë - dy ditë;

një lugë - dy lugë.

3.1.5. Shumësi i emrave të gjinisë asnjanëse

Emrat e gjinisë asnjanëse vaj, djathë, gjalpë, mjaltë, etj., që tregojnë lëndë, e cila merret si një

tërësi e pandarë, zakonisht përdoren vetëm në numrin njëjës. Megjithatë, këta emra nganjëherë i

gjejmë të përdorur edhe në numrin shumës me mbaresën -ra dhe tregojnë lloje e kualitete të

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

23

ndryshme të lëndës, që emërton emri i gjinisë asnjanëse. P.sh., të krahasohen: Shqipëria prodhon

shumë vaj. Shqipëria prodhon vajra të mira. Bleva pesë kile djathë. Djathërat e krahinave

malore janë të shijshme.

Emri i gjinisë asnjanëse krye në shumës bën krerë. 13

3.2. Kategoria gramatikore e rasës

Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në rolin e gjymtyrëve të ndryshme të

fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon dhe forma e tij.

Këto forma të emrit me të cilat shprehin lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.

Tërësia e gjithë ndryshimeve që pëson emri kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim.

Emri në shqipen e sotme ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren.

3.2.1. Kuptimet kryesore të rasave

Rasa emërore pa parafjalë në fjali përdoret si kryefjalë, si kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim:

Nata ishte e qetë.

Na bëhej zemra mal kur e shihnim Benin aq të shkathët dhe të gjallë.

Ike, zoti Tomor, - i tha i mallëngjyer një mesoburrë.

Rasa gjinore përdoret kryesisht te emrat në funksione të ndryshme përcaktuese. Ajo mund të

shërbejë:

• për të treguar përkatësi: oborri i shkollës;

• për të treguar një cilësi, lëndë: këngët e dasmës, buka e grurit;

• për të treguar personin a sendin që bart një cilësi të caktuar: trimëria e oficerit, kaltërsia e

detit;

• për të shprehur raporte të pjesës me të tërën: gjysma e bukës, shumica e nxënësve;

• për të shprehur kallëzuesorin e kryefjalës: ishte i gojës;

• me mbiemra të shkallës krahasore të sipërisë absolute për të treguar sendin me të cilin

krahasohet: më i vogli i djemve;

Rasa dhanore përdoret zakonisht me folje. Shënon rregullisht kundrinorin e zhdrejtë. Pra,

tregon kryesisht:

13 Sh. Demiraj, “ Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishitnë, f. 44, 45, 46, 47, 48.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

24

• sendin a personin të cilit i drejtohet veprimi: foli djalit, tregoja shokut;

• me folje pavetore e njëvetore, personin që përjeton një gjendje: Altinit nuk i rrihej në një

vend.

Në dhanore vihet edhe ndajshtimi, zakonisht i veçuar, i një emri a përemri të rasës dhanore: Atij

t’i thuash, atij, Gjergjit.

Rasa kallëzore pa parafjalë në shqipen e sotme përdoret vetëm me folje dhe mund të shënojë:

• sendin mbi të cilin bie drejtperdrejt veprimi i shprehur nga një folje kalimtare (kundrina e

drejtë). Librin tuaj e lexova shpejt;

• një tipar të sendit të treguar nga kundrina (kallëzuesor i kundrinorit): e zgjodhën kryetar,

e ka vëlla;

• kohën e kryerjes së një veprimi: javën e kaluar;

• sasi e masës: ky mall peshon 2 kuintalë.

E përdorur me parafjalë, rasa kallëzore merr kuptime të ndryshme. Me parafjalë në, mbi, nëpër

tregon vend: në shtëpi. Me parafjalën për shënon përmbajtjen e të menduarit ose të thënit:

mendonte për djalin etj.

Rasa rrjedhore pa parafjalë mund të përdoret edhe me folje, edhe me mbiemra, edhe me emra.

Ajo përmban në vetvete kuptime të ndryshme, si atë të shkakut, të mjetit, të vendit, të kohës etj.:

shkonte rrugës, plasa vape, verës bën shumë nxehtë.

Me parafjalën prej rasa rrjedhore shënon atë që kryen veprimin e shprehur nga një folje pësore

ose nga një mbiemër prejpjesorë:

Merita u lavdërua prej mësueses.

Vetë Moisiu, i mundur prej Skënderbeut, i përbuzur prej turqve dhe i rrahur prej

vdekjes, iku nga Stambolli.

Rrjedhorja pa parafjalë përdoret më shpesh si përcaktor i emrit. Emri i përcaktuar si edhe

përcaktuese duhet të jenë patjetër të pashquar, përndryshe, në vend të rrjedhores del gjinorja.

Sikurse gjinorja, edhe rrjedhorja në këto ndërtime mund të shërbejë kryesisht:

• për të treguar të përkitur:

Shkoi, po mori me vete edhe një zemër malësori.

• për të karakterizuar një send, një funksion të ngjashëm me atë të mbiemrit: erë pranvere,

• për të shprehur raporte pjese me të tërën:

Ngjanin si dy pika uji.;

• për të treguar lëndë, në këtë rast mund të marrë edhe parafjalën prej: lugë druri - lugë

prej druri.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

25

3.2.2. Trajta

Në gjuhën shqipe emrat përdoren në dy trajta, në trajtën e pashquar dhe në trajtën e shquar:

vjeshtë - vjeshta, verë - vera, erë - era.

Është vjeshtë. Erdhi vjeshta.

Është verë. Erdhi vera.

Frynë erë. Pushon era.

Për të gjetur trajtën e pashquar të një emri mjafton t’i vëmë fjalën një përpara, për numrin njëjës,

dhe fjalën ca (disa) për numrin shumës: (një) gjethe, (ca) gjethe, (një) djalë, (ca) djem.

Për ta vënë emrin në trajtën e shquar e përdorin si kryefjalë në fjali, pa fjalë të tjera përcaktuese:

Shtëpia zbardhte në mes të gjelbërimit.

Shtëpitë zbardhnin në mes të gjelbërimit.

Kundërvënia formale trajtë e pashquar/trajtë e shquar mbështetet te kundërvënia kuptimore

përkatëse. Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarsisë.

Në përgjithësi emri përdoret në trajtë të shquar me kuptim të individualizuar, kur sende të tjera të

po asaj klase.

3.2.3. Rastet e shquarsisë

Emri del në trajtë të shquar në këto raste:

• kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë:

Ngadalë se më shkele, more djalë! - bërtiti një grua dhe vështroi me inat një

djalosh aty pranë.

Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të djaloshit.

• kur ka njëfarë lidhjeje me një emër tjetër të një konteksti të mëparshëm ose me tërë

kontekstin në përgjithësi:

Ai pa së largu një autobus. Autobusi mbërriti

në kthesën e parë dhe frenoi aty pranë tij.

Shoferi dhe pasagjerët u çuditën…

• kur sendi për të cilin bëhet fjalë ndodhet para syve të atyre që bisedojnë:

U poqën dhe misrat - tha Latifi. Burri me mustaqe

i hodhi sytë nga arat, po nuk foli.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

26

• kur bëhet fjalë për një send ose person për të cilin është folur më parë ose i cili njihet nga

bashkëfolësit:

Mos bërtitni se do të më zgjoni djalin - tha nëna.

• kur shoqërohet nga disa tipe fjalësh përcaktuese, si përemër pronor, përcaktor i rasës

gjinore, mbiemër në shkallën sipërore absolute, kur janë emra që tregojnë lidhje gjaku

ose familjare etj.:

një motra ime, gjëmimi i topave,

punëtori më gazmor, e mbesa, i kunati.

Trajta e shquar përdoret edhe me kuptimin përgjithësues dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një

vlerë të veçantë të trajtës së shquar:

Dhinë, ku ta zërë, e ha ujku.

Në trajtën e pashquar përdoret me kuptimin e tij më të përgjithshëm, si përfaqësues i një klase të

tërë sendesh, që kanë tipare të përbashkëta.

Emri del i pashquar më shpesh kur përdoret:

• si kallëzuesor i kryefjalës dhe i kundrinorit të drejtë. Sikur të ishte djalë, mendonte

nganjëherë. Kam për dëshmitar Agronin;

• si përcaktor i një emri të pashquar: mish viçi, kos delesh;

• në disa ndërtime frazeologjike të formuara zakonisht prej një folje dhe një emri: marr

frymë, heq dorë, bëj fjalë;

• kur tregon një pjesë të pacaktuar lënde: ha bukë, pi ujë, nxjerr naftë;

• në disa çifte fjalësh: dyer e dritare, këmbë e duar;

• në funksionin e ndajshtimit: në muajin prill;

• me numërorët themelorë dhe me përemrat e pacaktuar shumë, pak, kaq, ca etj., dëgjonte

me shumë vëmendje, dy djem etj.

• kur shoqërohet nga përemrat dëftorë: ky, kjo, ai, ajo: Ky djalë është mjaft çapkën;

• kur shoqërohet nga përemra pyetës cili, ç’, sa, çfarë: Cili djalë do të vijë me ne?;

• me disa parafjalë që përdoren në rasën kallëzore: në, mbi, nën, për. Në shtëpi, në dorë etj.

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtë të shquar.

Në trajtë të pashqaur ato hasen kur përdoren si:

- ndajshtime të emrave të shquar. Në fshatin Gosë, arritëm vonë;

- kallëzuesorë të kryefjalës ose të kundrinorit: Quhet Agron. E quajmë Agron;

- thirrorë të pandjekur nga fjalë përcaktuese: Lamtumirë, Petrit;

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

27

- të paraprirë nga një mbiemër: I ziu Altin!;

- kur përdoret me disa parafjalë që ndërtohen në rasën kallëzore dhe me parafjalën prej:

Zbres në Elbasan, vjen prej Skrapari;

- përcaktorë në rrjedhore të një emri të pashqaur: ulinj Berati.

3.3. Lakimet e emrit

Sipas tingullit me të cilin mbarojnë në rasën emërore njëjës të shquar kur përdoren si kryefjalë,

dallojmë këto lakime të emrit.

Lakimi i parë: emrat mashkullorë që mbarojnë me -i, -si: djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vëlla-i.

Lakimi i dytë: emrat mashkullorë që mbarojnë me -u, si: mik-u, zog-u, dhe-u, etj.

Lakimi i tretë: emrat femërorë që mbarojnë me -a ose -ja: vajz-a, dhi-a, fush-a, del-ja, fole-ja

etj.

Emrat lakohen në trajtën e shquar dhe në trajtën pashquar, në numrin njëjës dhe në numrin

shumës.14

Lakimi i parë

Trajta pashquar

Numri njëjës Numri shumës

E. (një) laps E. (disa) lapsa

Gj. i, e (një) laps-i Gj. i, e (disa) lapsa-ve

Dh. (një) laps-i Dh. (disa) lapsa-ve

K. (një) laps K. (disa) lapsa

Rr. prej (një) laps-i Rr. prej (disa) lapsa-sh

Trajta e shquar

Numri njëjës Numri shumës

E. laps-i E. lapsa-t

Gj. i, e laps-it Gj. lapsa-ve

14 B.Beci, “Gramatika e guhës shqipe”, Prishtinë, f. 47, 48, 49, 50, 51, 52.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

28

Dh. laps-it Dh. lapsa-ve

K. laps-in K. lapsa-t

Rr. prej laps-it Rr. prej lapsa-ve

Lakimi i dytë

Trajta e pashquar

Numri njëjës Numri shumës

E. (një) shok E. (disa) shokë

Gj. i, e (një) shok-u Gj. i, e (disa) shokë-ve

Dh. (një) shok-u Dh. (disa) shokë-ve

K. (një) shok K. (disa) shokë

Rr. prej (një) shok-u Rr. prej (disa) shokë-ve

Trajta e shquar

Numri njëjës Numri shumës

E. shok-u E. shokë-t

Gj. i, e (një) shok-u Gj. i, e shokë-ve

Dh. shok-ut Dh. shokë-ve

K. shok-un K. shokë-t

Rr. prej shok-ut Rr. prej shokë-ve

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

29

Lakimi i tretë

Trajta e pashquar

Numri njëjës Numri shumës

E. (një) fushë E. (disa) fusha

Gj. i, e (një) fush-e Gj. i, e (disa) fusha-ve

Dh. (një) fush-e Dh. (disa) fusha-ve

K. (një) fushë K. (disa) fusha

Rr. prej (një) fush-e Rr. prej (disa) fusha-ve

Trajta e shquar

Numri njëjës Numri shumës

E. fush-a E. fusha-t

Gj. i, e fushë-s Gj. i, e fusha-ve

Dh. fushë-s Dh. fusha-ve

K. fushë-n K. fushat

Rr. prej fushë-s Rr. prej fusha-ve

3.1. Lakimi i emrave të gjinisë asnjanëse

Emrat e gjinisë asnjanëse lakohen si emrat e lakimit të parë vetëm se në trajtën e shquar,

emëroren dhe kallëzoren i kanë të njëjta (mbarojnë me it ose t)15

15 B. Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prishtinë, f. 53.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

30

Lakimi i emrave në numrin njëjës

Trajta e shquar Trajta e pashquar

E. të folur-it E. (një) të folur

Gj. i të folur-it Gj. i (një) të folur-i

Dh. të folur-it Dh. (një) të folur-i

K. të folur-it K. (një) të folur

Rr. prej të folur-it Rr. prej (një) të folur-i

Lakimi i emrave në numrin shumës

Trajta e shquar Trajta e pashquar

E. lisa-t E. (ca) lisa

Gj. i, e lisa-ve Gj. i, e (ca) lisa-ve

Dh. lisa-ve Dh. (ca) lisa-ve

K. lisa-t K. (ca) lisa

Rr. prej lisa-ve Rr. prej (ca) lisa-sh

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

31

KAPITULLI I IV

4. Emri në veprën “Dashuria e Talatit me Fitneten” nga Sami Frashëri

Samiu lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit).

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes së bashku me Naimin në Teqenë e Frashërit

nga myderrizi Mustafa efendi Tetova. 16

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme

tregimtare e Samiut është "Besa", e botuar më 1875.

Në punën krijuese të tij, një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga

frëngjishtja.

Romani “Dashuria e Talatit me Fitneten”:

“Dashuria e Talatit me Fitneten” është romani i parë i letërsisë turke shkruar nga Sami Frashëri,

gjithashtu romani i parë i shkruar nga një shqiptar, botuar së pari më 1872. Ngjarja e shtjelluar në

roman ndodh në Aksaraj. Këtu paraqitet një dashuri e cila bëhet e pamundur.

Personazhet:

Talati,

Fitnetja,

Ragibja - emri i Talatit i maskuar si vajzë,

Ali Beu - babai i Fitnetes.

16 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Sami_Frash%C3%ABri#Biografia

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

32

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

33

Aksaraj- e. i përveçëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. pashquar, rasa emërore,

lakimi i tretë;

fytyrë- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

emërore, lakimi i tretë;

dorën- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë;

gjilpërë- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

emërore, lakimi i tretë;

djalosh- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr, njëjës, tr. e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

brisku- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i dytë;

libër- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

duart- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. shumës, tr. e shquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë;

kokën- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë;

Gruaja- e. i përgjithshëm, konkret, frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa emërore,

lakimi i tretë;

tavani- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i parë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

34

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

35

Plaku- e. i përgjithshëm, konkret, frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa emërore,

lakimi i dytë;

vajzë- e. i përgjithshëm, konkret, frymor, gj. femërore, nr, njëjës, tr. e pashquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë;

shtëpia- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa emërore,

lakimi i tretë;

xhelozia- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr e shquar, rasa emërore,

lakimi i tretë;

msitët- e. i përgjithshëm, konkret, frymor, gj. mashkullore, nr. shumës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i parë;

martesë- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i tretë;

pasurinë- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i tretë;

dyqani- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

zyrë- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë;

ilaçin- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

botë- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa kallëzore,

lakimi i tretë.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

36

Fitnetes- e. i përveçëm, konkret, frymor, gj. femërore, nr, njëjës, tr. e shquar, rasa gjinore, lakimi

i tretë;

kufomën- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i tretë;

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

37

Talatit- e. i përveçëm, konkret, frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa dhanore,

laimi i parë;

pulsin- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

këmbët- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. femërore, nr. shumës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i tretë;

mjekun- e. i përgjithshëm, konkret, frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

kallëzore, lakimi i dytë;

shpresë- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

emërore, lakimi i tretë;

sëmundja- e. i përgjithshëm, abstrakt, jo frymor, gj. femërore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i tretë;

shkopinj- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. shumës tr.e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

gjaku- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e shquar, rasa

emërore, lakimi i dytë;

dashnor- e. i përgjithshëm, konkret, fymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i parë;

flokë- e. i përgjithshëm, konkret, jo frymor, gj. mashkullore, nr. njëjës, tr. e pashquar, rasa

kallëzore, lakimi i dytë.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

38

PËRFUNDIMI

Në këtë studim tema ime ishte: Emri te vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten” nga autori Sami

Frashëri.

Gjatë këtij punimi jam munduar që të prezantoj pjesët më kryesore të emrit që do të ishin të

rëndësishme për ne dhe do të na ndihmonin në të ardhmen, ku bëjnë pjesë kategoritë gramatikore

të emrit si: gjinia, numri, rasa dhe lakimi.

Punimi është i ndarë në kapituj dhe nënkapituj të cilët janë të lidhur në mënyrë kronologjike me

temën.

Rëndësia e punimit qëndron në kapitullin e IV, ku kam bërë analizën e emrit te vepra “Dashuria

e Talatit me Fitneten” sipas rregullave gramatikore të emrit.

Tema kryesore e kësaj vepre ishte sakrifica që bën Talati për dashurinë e tij. Tema tjera ishin

traditat shqiptare si: besa, nderi etj., si dhe padrejtësitë që i bëhen grave shqiptare duke mos i

lejuar që të shkollohen dhe të zgjedhin fatin e tyre. Gjithashtu te kjo vepër paraqitet edhe incesti

(por që parandalohet në moment të fundit), ku Fitneten e martojnë me babain e saj pa e ditur se

kanë lidhje gjaku.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

39

CONCLUSION

In this study, my topic was the noun in the work “Talat’s Love with Fitnete” by the autor Sami

Frashëri. During this project I have tried to present the most significant things of the noun that

would be important to us and would help us in the future, which include grammatical categories

of the noun such as: gender, number, race and inflection.

The project is divided into chapters and subchapters which are chronologically related to the

topic. The importance of the work lies in Chapter IV, where I analyzed the noun in the work

“Talat’s love with Fitnete” according to the grammatical rules of the noun.

The main theme of the work was the sacrifice that Talat makes for his love. Other topics were

albanian traditions such as: besa, honor etc., as well as the injustices done to albanian women by

not allowing them to be educated and not to choose their own destiny.

Also in this work is the incest (but it was prevented in the last moment) where Fitnete is married

to her father without knowing that they have blood ties.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

40

BIOGRAFIA

Rrezarta Berisha u lind në fshatin Dobërdol, komuna e Klinës.

Shkollën fillore e mbaroi në Ujmirë, SHFMU “Ali Krasniqi”, ndërsa shkollimin e mesëm në

Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi ” në Klinë.

Studimet universitare i filloi në vitin akademik 2015/2016 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

Agani”, Fakulteti i Edukimit - Programi fillor, sepse ishte dëshira e saj fëmijërore dhe me dëshirë

e vullnet arriti që sot para jush të mbrojë temën e diplomës me titull: Emri si pjesë e ligjëratës te

vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten” e Sami Frashërit.

Page 41: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

41

LITERATURA

• L. Mulaku, A. Kelmendi, “Gramatika e gjuhës shqipe”, Prizren, 1990.

• B. Beci, “Gramatika e gjuhës shqipe” Prishtinë, 2002.

• Sh. Dmiraj, “Gramatika e gjuhës shqipe” , Prishtinë.

Page 42: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org · Gjuha, pra është mjet me anë të të cilit njerëzit ... emrat e gjuhës shqipe ndahen së pari në emra të përgjithshëm e në emra të

42

VËRTETIM LEKTURIMI

Unë, Bedri Morina dëshmoj që e kam lekturuar punimin e diplomës me temë: Emri si pjesë e

ligjëratës te vepra “Dashuria e Talatit me Fitneten” e Sami Frashërit, punuar nga Rrezarta

Berisha, studente e Fakultetit të Edukimit, Programi Fillor, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

Agani”.

Ky punim u realizua nën mentorimin e Prof.Asoc.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu .

Tema është shikuar në përpikëri nga aspekti gjuhësor dhe nga ai drejtshkrimor. Gjithsesi, punimi

është shikuar edhe në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.