31
UNIVERSITET FA Dep P “KUJTESA - VEPR Udhëheqës shkencor: Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiq TI I GJAKOVËS “FEHMI AGAN AKULTETI I EDUKIMIT partamenti: Program fillor PUNIM DIPLOME TEMA: RIMTARI FUNKSIONALE E ME Kandi qi Bleona 1 NI” ENDJESidatja: a Gjikokaj

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

  • Upload
    others

  • View
    17

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Departamenti: Program fillor

PUNIM DIPLOME

“KUJTESA - VEPRIMTARI FUNKSIONALE E MENDJES

Udhëheqës shkencor:

Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Bleona Gjikoka

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Departamenti: Program fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA:

VEPRIMTARI FUNKSIONALE E MENDJES

Udhëheqës shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Bleona Gjikoka

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

VEPRIMTARI FUNKSIONALE E MENDJES”

Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Bleona Gjikokaj

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

2

Përmbajtja

Mirënjohje………………………………………………............................IV

Abstrakt…………………………………………………………….............V

KAPITULLI l

1. KUPTIMI I PËRGJITHSHËM PËR KUJTESËN………………………………7

1.1.Zhvillimi i kujtesës……………………………………………………………8

1.1.1 Kujtesa tek nxënësit…………………………………………………..9

1.1.2 Ndryshimet e kujtesës në moshë të shkuar…………………………...9

1.1.3 Sa është i saktë ky pohim……………………………………………..9

1.2.Llojet e kujtesës……………………………………………………………...10

1.2.1 Kujtesa sensore………………………………………………………...12

1.2.2 Kujtesa afatshkurtër……………………………………………………12

1.2.3 Kujtesa afatgjatë……………………………………………………….13

1.3.Pikëpamjet konjitive rreth kujtesës…………………………………………..14

1.3.1 Kujtesa shqisore………………………………………………………..15

1.3.2 Kujtesa e punës………………………………………………………...15

1.3.3 Kujtesa eksplicite………………………………………………………15

1.3.4 Kujtesa implicite……………………………………………………….15

1.3.5 Kujtesa semantike……………………………………………………...15

1.3.6 Kujtesa episodike………………………………………………………15

1.4.Veçoritë specifike të kujtesës në shkallët e veçanta të zhvillimit……………16

KAPITULLI ll

2. ROLI I KUJTESËS TEK FËMIJËT MË TË RRITUR …………………………17

2.1.Roli i strategjive……………………………………………………………...18

2.2.Roli i njohurive mbi metakujtesën…………………………………………...19

2.3.Roli i kujtesës konstruktive………………………………………………….20

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

3

KAPITULLI lll

3. PIKËPAMJET TEORIKE TË KUJTESËS……………………………………..21

3.1 Teoria e kujtesës së përhershme……………………………………………..21

3.2 Teoria e konsolidimit të gjurmëve nervore………………………………….21

3.3 Teoria e përpunimit të informacioneve në kujtesën e njeriut………………..21

3.4 Teoria e thellësisë së përpunimit të informacioneve………………………...22

3.5 Teoria e modifikimit të kujtesës nga ana e përceptimeve…………………...22

3.6 Teoria e zëvendësimit të informacioneve të vjetra me informacione të reja..23

KAPITULLI lV

4. TË MBAJTURIT NË MEND DHE HARRESA………………………………..24

4.1 Çrregullimet dhe sëmundjet e kujtesës………………………………………25

4.1.1 Tipet e çrregullimeve dhe të sëmundjeve të kujtesës…………………....25

4.1.2 Amnezia…………………………………………………………………26

4.1.3 Amnezia anterograde dhe retrograde……………………………………27

4.1.4 Amnezia parësore e dytësore……………………………………………27

4.1.5 Paramnezia dhe hipermnezia…………………………………………….27

4.2 Faktorët që ndikojnë te kujtesa……………………………………………....28

4.3 Shkaktarët e harresës…………………………………………………………29

4.4 Dhjetë këshillat më të mira për të përmirësuar kujtesën…………………..…31

REZYME………………………………………………………………………………...32

LITERATURA…………………………………………………………………………..33

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

4

Mirënjohje

Nuk mund të përshkruhen të gjitha ato çfarë kanë ndodhur që kur fillova studimet

Bachelor, në fakultetin e Edukimit. Për rrjedhojë, do ta kufizoj vetëm me falenderimin e

disa prej shumë personave, të cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mia, të

cilëve do të doja t’u shprehja mirënjohjen time.

Një falenderim special shkon për Udhëheqësin tim, Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi, për

ndihmën dhe mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për

kontributin e tij në finalizimin e punimit tim të diplomës. Faleminderit profesor!

Rrugëtimeve të gjata i prie një fitore e madhe e cila ju kushtohet përsonave të cilët ishin

shtysa kryesore për këtë rrugëtim me përvoja shumë të mira. Fillimisht falendërimin më

të madh ja dedikoj mësueses , arsimtareve dhe profesorëve që me diturinë që më dhanë

pa kursyer veten, tani po punoj temen e diplomës që të jem në hapin e tyre.

Falenderoj miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo rast.

Fjala falenderim është shumë e pakët për përsonat që më dhanë jetë , janë pikërisht

prindërit dhe familja ime të cilës i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me

sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë edhe të bukur, që pa hezitim dhe plot mundime sot

e gëzojnë këtë ditë.

Kurse një falenderim i veçantë i takon vëllaut tim të dashur.

Faleminderit të gjithëve!

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

5

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij punimi është që të zbërthejë termin “kujtesë” jo vetëm si një nocion të vetëm, por të kuptojmë më thellësisht çfarë është kujtesa si veprimtari funksionale e mendjes. Meqë ekzistojnë shumë lloje të kujtesës, kur hulumtojmë për të ne kuptojmë se cilës prej tyre ne i përkasim.

Meqë kujtesa është veprimtari funksionale e mendjes, ajo ka lidhje të ngushtë me harresën sepse aq sa janë të përafërta, po ashtu edhe dy koncepte të largëta nga njëra tjetra.

Duhet pasur parasysh se ekzistojnë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në stabilitetin dhe njëkohësisht në mangësi të kujtesës, dhe njëherit edhe faktorit harresë, të cilat ndërveprojnë në mes vete dhe ato varen nga vet individi, rrethanat, situatat e shumë faktorë të tjerë. Kjo temë kërkon trajtim të detajshëm pasi që mendja e njeriut është sistemi më i ndërlikuar.

Fjalët kyqe: Kujtesa, harresa, mendja, veprimtari, etj.

ABSTRACT

The purpose of this work is the disaggregate the term”remembering” not as a single term, but to understand deeply what is remembering as a functionalized activity of mind. Since there are many kinds of memoring, when we search for it we realize in which one of them we belong to.

Since remembering is a funcionalized activity of mind, it has a strong relation with forgetting because they are so close, and so as two concepts far away from each other.

We must keep in mind that there exist different factors that affect in stability and at the same time in less memoring, at that time the forgetting element, which interact with each other and by the person itself, circumstances, the situations and many other factors. This theme needs detailed training since human’s mind is the most difficult system.

Element keys:Remembering, forgetting, mind, activity, etc.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

6

KAPITULLI l

1.Kuptimi i përgjithshëm për kujtesën

Kujtesa përfshin retencionin ose mbajtjen e përshtypjeve në tru nga ajo që kemi përjetuar

ose mësuar. Kur këto gjurma të bëhen aktive, atëherë është fjala për reproduksion ose

përtrirjen. Fëmija është në gjendje ta përsëris dhe rinjohë lëndën vetem nese janë ruajtur

gjurmat fiziologjike. Për shkak të aktivizimit të tyre të ri, shfaqen përfytyrimet ose

figurat, të cilat i imagjinon fëmija. Kështu ai përsëri i ringjall disa përjetime të tij, ose e

përsërit dhe e rinjeh lëndën e mësuar.

Psikologjisë fëmijënore i interesojnë në radhë të parë ndryshimet në zhvillimin e kujtesës.

Në fillim fëmijët e hetojnë vetëm kujtesën spontane, ndërsa më vonë operacionet

mnemike, të cilat janë të rëndësishme për kujtesën.

Ekzistojnë definicione të ndryshme të kujtesës:

Me kujtesë nënkuptojmë mundësinë tonë intelektuale që të dhënat e fituara më

parë, në të mësuar, t’i shfrytëzojmë në situata të reja për qëllime të caktuara. E

tërë kjo varet nga kualiteti në të mësuar, i cili edhe kushtëzon qëndrueshmërinë e

kujtesës sonë. Pra, kujtesa përpos që është kusht për mësim të suksesshëm,

njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit.

Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete të mbajturit

mend, ruajtjen dhe më vonë riprodhimin si dhe njohjen e përjetimeve tona të

dikurshme.

Nga këto definicione të lartëpërmendura konkludojmë se kujtesa si proces psikik

është aftësia e një organizmi ( ndërmjet trurit ) të mbajë, të ruajë, të rendisë

informacionet dhe t’i rikthejë ato.1

1 Smilaniq & Toliçiç, Psikologjia fëmijënore, Beograd, f.110

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

7

1.1 Zhvillimi i kujtesës

Forma më e ultë ose më elementare e kujtesës është mbetja dhe rinjohja e atyre

ngacmimeve nga jashtë të cilat janë të rëndësishme për aktivitetin vital fëmijënor.

Zhvillimi i kujtesës si një veprimtari funksionale ka disa ndarje:

I posalinduri reagon në një mënyrë të caktuar ndaj disa ngacmimeve kushtore. Në

raste të tilla kemi të bëjmë me aktualizimin e lidhjes kushtore me rastin e

përsëritjes së veprimit të të njëjtit ngacmim.

Pas muajit të tretë shfaqet në një formë më të ndërlikuar e mbetjes apo e

retencionit. Në këtë kohë kemi të bëjmë me rinjohjen e objekteve të cilat i ka

përceptuar fëmija më pare. Objekti i parë i rinjohjes është më së shpeshti fytyra

dhe zëri i nënës. Kjo gjë pasqyrohet në të kthyerit e kokës së fëmijës në drejtimin

e saj, në të filluar dhe ndaljen e vajit, me të pare të nënës, etj.

Rreth muajit të pestë dhe të gjashtë foshnja tani më i njeh personat të cilët

kujdesen për të dhe ndaj tyre reagon ndryshe në krahasim me reagimin ndaj

personave krejtësisht të panjohur.

Pas muajit të shtatë ose të tetë shfaqet një formë e posaqme e kujtesës e cila është

e lidhur me të folurit e të rriturve. Nese e përmendim emrin e ndonjë objekti të

njohur për fëmijë, ai e kthen kokën në atë drejtim kah gjendet rëndom ai objekt.

Rreth muajit të nëntë, fëmija tanime i reprodukon disa lëvizje në të dëgjuar të

ndonjë fjale të caktuar.

Rreth vitit të dytë të jetës si objekt kujtese bëhen fjalët. Fëmija së pari e përserit

drejtpërdrejt fjalën që e dëgjon. Më vonë, kur e shikon objektin, ai edhe vetë ia

përmend emrin. Po ashtu në vitin e dytë të jetës fëmija i dallon personat e njohur,

ndonse ndoshta nuk i ka parë disa javë.

Në vitin e tretë i dallon ata edhe pas një intervali prej disa muajsh, ndërsa në vitin

e katërt i njeh edhe kur ata kanë munguar një vit.

Në moshën e re parashkollore kujtesa është më teper spontane. Fëmija nuk i venë

vetës për detyrë të mbajë në mend ndonjë gjë të caktuar. Në periudhën

parashkollore të rriturit i japin fëmijës gradualisht detyra të reja dhe të ndërlikuara

. Ato detyra kërkojnë prej tij që disa gjëra t’i mbajë në mend, sepse, bie fjala, nuk

do të mund të merrte pjesë me sukses në ndonjë lojë të caktuar, ose të kryejë

ndonjë detyrë tjetër. Kështu fëmija ia cakton vetës si qëllim mbajtjen në mend

disa gjëra të caktuara. Poashtu, fëmija i mban në mend disa gjëra, nëse janë ato të

lidhura me ndonjë detyrë. 2

2 Smilaniq & Toliçiç, Psikologjia fëmijënore, Beograd, f.111

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

8

Edhe pse numri i cilësive të kujtesës është shumë i madh, kur bëhet fjalë për

zhvillimin e tij vëmendja përqendrohet në dy grupe kryesore :

Kujtesa tek nxënësit

Ndryshimet e kujtesës në moshë të shkuar

1.1.1 Kujtesa tek nxënësit

Së pari, herë pas here duhet të nxiten nxënësit të rikujtojnë atë që kanë jo në formë të

këshillave se si duhet bëre një gjë e tillë, por në bazë të vetaktivizimit të tyre me ç’rast

materiali mer kuptimin dhe domethenien e qëndrueshme.

Së dyti, të kuptuarit e një lënde të shëndrohet jo thjeshtë në zotërim të fakteve, por duhet

të jetë qëllim i të mësuarit në vete. Në këtë drejtim duhet potencuar se zgjidhjet e

problemeve kuptohen më lehtë se sa faktet e veçanta, prandaj zgjidhja e problemeve gjatë

të mësuarit, siguron një shkallë më të lartë të kujtesës.

1.1.2 Ndryshimet e kujtesës në moshë të shkuar

Në vitet e pleqërisë shumica e individëve nuk pushojnë së ankuarit lidhur me rënien

drastike të aftësisë së kujtesës. Së këndejmi, rezulton si e zakonshme pyetja: A janë të

moshuarit harraqë?

Një nga karakteristikat që u atribohet gjithnjë e më shumë të moshuarve është harresa.

1.1.3 Sa është i saktë ky pohim?

Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia dhe e përmirson kujtesën te personat të

cilët kanë problem me memorien, të cilin e sqaron një studim Australian. Në studim kanë

marrë pjesë 138 persona mbi moshën 50 vjeçare të cilët kanë qenë të rrezikuar nga

zhvillimi i demencës ( e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre

të kujtesës dhe intelegjencës, zakonisht tek të moshuarit ).3

Participantët janë ndarë në dy grupe: grupi i kontrollit dhe grupi i cili është dashur së

paku 150 minuta në javë të merret me aktivitet mesatar fizik, siç është ecja, vallëzimi ose

notimi. Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i

përmirësuar aftësitë njohëse tek personat e moshuar.

3 https://www.shmoop.com/remember-christina-rossetti/forgetting-

wordplay.html07.11.2018;22:13

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

9

1.2 Llojet e kujtesës

Kujtesa mund të ndahet sipas kritereve të ndryshme. Ndër llojet e kujtesës dallohet:

Kujtesa e qëllimshme

Kujtesa e pa qëllimshme

Mund të dallohet kujtesa ose të mbajturit në mend me qëllim, të cilin e kemi në rastin kur

vetes i parashtrojmë për detyrë që të mbajmë në mend diqka. Me kujtes të qëllimshme

nënkuptojmë përqendrimin e vemendjës së njeriut në të kuptuarit e porosisë së një

tregimi, të një urdhëri ushtarak, të një situate problematike, të vargjeve të një poezie etj.

Kujtes e pa qëllimshme është mbajtja në mend e situatës së krijuar pas kumtimit të lajmit,

kryesisht të mbajturit në mend të disa përmbajtjeve të përjetuara edhe atëherë kur nuk e

kemi për detyrë t’i mbajmë në mend.

Dallojmë edhe disa lloje të tjera të kujtesës:

Kujtesa motorike

Kujtesa mentale

Kujtesa motorike ka të bëjë me të mbajturit në mend dhe të reprodukimit të lëvizjeve të

mësuara: shkathtësia e të shtypurit me makinë, ose e notimit do të mbështetej në kujtesen

motorike.

Kujtesa mentale ka të bëjë me të mbajturit në mend dhe reprodukimit të përjetimeve të ,

ndryshme intelektuale ( të përceptimeve, mendimeve ).

Në kuadër të kujtesës mentale dallohet:

Kujtesa figurative

Kujtesa verbalo-logjike

Me kujtesë figurative kuptojmë të mbajturit në mend të objekteve, figurave, etj.

Me kujtesë objekteve, figurave, etj.

Me kujtesë verbalo-logjike kuptojmë të mbajturit në mend të lëndës dhe të reprodukimit

të saj me fjalë.4

4 Kasschao, Richard, Psychology, Neu Jersey, 1980, pg.214

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

Pasi që u përmendën disa nga llojet e kujtesës, tani do përmendim proceset

dhe fazat e kujtesës të cilat ndahen në:

Kujtesa sensore

Kujtesa afatshkurtë

Kujtesa afatgjatë5

Fig. nr.1

1.2.1 Kujtesa sensore

Informacioni ndijor ruhet në kujtesen shqisore vetem sa kohë të transferohet në kujtesen

afatshkurtë. Njerzit kanë pesë shqisa: pamje, dëgjim, shije, erë, prekje.

Në kujtesen sensore hynë:

Kujtesa shqisore

Kujtesa lëvizore

Kujtesa mentale

Kujtesa ndjejore

5 Rot, Nikolla, Psikologjia e përgjithshme, Prishtinë, 1970,f. 119

Pasi që u përmendën disa nga llojet e kujtesës, tani do përmendim proceset

kujtesës të cilat ndahen në:

Fig. nr.1 Ndërlidhja në mes të llojeve të kujtesës

Informacioni ndijor ruhet në kujtesen shqisore vetem sa kohë të transferohet në kujtesen

afatshkurtë. Njerzit kanë pesë shqisa: pamje, dëgjim, shije, erë, prekje.

Rot, Nikolla, Psikologjia e përgjithshme, Prishtinë, 1970,f. 119

10

e brendshmë

Informacioni ndijor ruhet në kujtesen shqisore vetem sa kohë të transferohet në kujtesen

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

11

1.2.2 Kujtesa afatshkurtë

Është mbajtje në mend e asaj që dëgjohet dhe shihet për një kohë shumë të shkurtër pas

dëgjimit, ose të pamurit të saj ( pas 10-20 sekondash ).

Kujtesa afatshkurtër mbështetet në magazinën e të dhënave shqisore, ku të dhënat nuk

përpunohen. Një numër shumë i vogël i këtyre të dhënave bartet në kujtesën afatshkurtër.

Kujtesë afatshkurtër është ajo kur pas dëgjimit të një numri telefoni jemi në gjendje ta

mbajmë në mend derisa ta kërkojmë atë numër në telefon.

Po qe se duhet ta përsërisim këtë numër nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa e dëgjuar

ose pa e shikuar edhe një here në fletore. Kujtesa afatshkurtër ruan deri në 7 të dhëna

brenda vetëm 15 sekondave.

Kujtesa afatshkurtër quhet edhe kujtesë operative dhe luan rol të rëndësishëm për

sigurimin e të dhënave dhe të informacioneve të ndryshme për kujtesën afatgjatë.

1.2.3 Kujtesa afatgjatë

Përbën funksionin kryesorë të kujtesës. Kujtesa afatgjatë shfaqet në ruajtjen e të dhënave

të përpunuara nga kujtesa afatshkurtër dhe të bartura në magazinën e kujtesës afatgjatë e

cila qëndron deri në mbarim të jetës së njeriut.

Mirëpo, kalimi i të dhënave dhe i informacioneve nga kujtesa afatshkurtër në kujtesën

afatgjatë varet nga shumë faktorë të natyrës psikologjike. Këta faktorë janë:Motivet,

vëmendja, të kuptuarit e lëndës, etj.

Shumë të dhëna dhe informacione përmbajtjesh të ndryshme të cilat njeriu i konsideron të

harruara, gjenden të vendosura në magazinën e kujteës afatgjatë por njeriu këto nuk arrin

ti nxjerrë nga kjo kujtesë për shkak të mungesës së strategjisë së vendosjes dhe të

nxerrjes së tyre nga kujtesa afatgjatë. Strategjia e këtillë është e varur nga përpunimi i

këtyre në kujtesën afatshkurtër.

Njeriu i cili arrin ti angazhojë operacionet e të menduarit për përpunimin e të dhënave

dhe të informacioneve të kujtesës afatshkurtër i përforcon të dhënat dhe informacionet e

ndryshme në kujtesën afatgjatë dhe di ti kërkojë, por edhe ti gjejë lehtë dhe shpejtë.6

6 Kasschau, Richard, Psychology, New York, 2002, f.224

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

12

1.3 Pikëpamjet konjitive rreth kujtesës

Ekzistojnë një numër teorish për kujtesën, por më të përhapura janë shpjegimet e

përpunimit të informacionit. Fillimisht do të flasim për: sistemin e përpunimit të

informacionit

Informacioni kodohet në kujtesën shqisore, ku përceptimi dhe vëmendja përcaktojnë se

çfarë do të ruhet në kujtesën e punës .

Në kujtesën e punës, informacioni i ri lidhet me njohuritë që gjenden në kujtesën

afatgjatë. Informacioni i përpunuar me hollësi dhe i lidhur me pjesën tjetër të

informacionit, bëhet pjesë e kujtesës afatgjatë dhe mund të aktivizohet për t’u kthyer në

kujtesën e punës.

Pikëpamjet e hershme të përpunimit të informacionit përdorin kompjuterin si model.

Ashtu si kompjuteri, mendja njerzore e merr informacionin, kryen mbi të informacione

për t’i ndryshuar formën dhe përmbajtjen, e ruan informacionin, e nxjerr kur i nevojitet

dhe gjeneron reagimet ndaj tij. Në sistemin e përpunimit të informacionit dhanë mendime

shkenctarë dhe teoricientë të ndryshëm, si:

Shkenctarët konjitivë, veçantërisht ata që e studiojnë intelegjencën artificiale,

kanë bërë përpjekje për të hartuar dhe programuar kompjuterë “ që mendojnë “

dhe zgjidhin problemet sikur se qeniet njerëzore.

Disa teoricienë thonë se funksionimi i trurit ngjan me një numër të madh

kompjuterësh shumë të ngadaltë, që operojnë të gjithë paralelisht ( në të njëjten

kohë ), dhe se çdo kompjuterë ka një detyrë të ndryshme dhe të veçantë.

Në pikëpamjet konjitive rreth kujtesës hynë edhe disa lloje tjera të kujtesës:

Kujtesa shqisore

Kujtesa e punës

Kujtesa eksplicite

Kujtesa implicite

Kujtesa semantike

Kujtesa episodike7

7 Morris, Ch.A & Maistro, A.A, Hyrje në Psikologji, Tiranë, 2008, f.158

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

13

1.3.1 Kujtesa shqisore

Kujtesa shqisore është përpunimi fillestarë që i transformon ngacmimet që vijnë nga

jashtë në informacion, me qëllim që të mund ta kuptojmë domethënien e tyre. Kapaciteti i

kujtesës shqisore është shumë i madh dhe mund të nxerrë më shumë informacion nga sa

mund të menagjojmë në të njejtën kohë. Nga kjo sasi e jashtëzakonshme e informacionit

shqisor është me kohëzgjatje shumë të ulët dhe zgjat nga një deri tre sekonda. Pra, kujtesa

shqisore është sistem që e ruan informacionin shqisorë për shumë pak kohë.

1.3.2 Kujtesa e punës

Kujtesa e punës është “ tavolina e punës ” e sistemit të kujtesës. Ajo është ndërfaqja ku

informacioni i ri ruhet përkohësisht dhe kombinohet me njohuri nga kujtesa afatgjatë, për

të zgjidhur probleme apo për të kuptuar një mësim të cakuar. Kujtesa e punës përmban

atë që keni në mendje për momentin. Kjo kujtesë përfshin si ruajtjen e përkohshme, ashtu

edhe përpunimin aktiv prandaj quhet edhe tavolina e punës. Në kujtesën e punës bënë

pjesë edhe ena fonologjike.

Ena fonologjike është sistem i kujtesës që bënë përsëritjen e informacionit verbal dhe

tingullor për rreth 1.5 deri 2 sekonda.

1.3.3 Kujtesa eksplicite

Në kujtesën eksplicite bëjnë pjesë kujtimet afatgjata që sillen ndërmend në mënyrë të

qëllimshme apo të vetëdijshme. Ka të bëjë me informacionin që ne mund ta shprehim

menjeherë me fjalë dhe që jemi të vetëdijshëm që e zotojmë, i cili nxirret në mënyrë të

qëllimshme nga kujtesa.

1.3.4 Kujtesa implicite

Janë njohuri të cilat i sjellim ndërmend në mënyrë të pavetëdijshme, por që pa u kuptuar

ndikojnë mbi sjelljet dhe mendimet tona.

1.3.5 Kujtesa semantike

Kujtesa semantike është kujtesë e cila i ngulit kuptimet, kjo lloj kujtese mbështetet në

fakte dhe njohuri të përgjithshme.

1.3.6 Kujtesa episodike

Kjo kujtesë, ka të bëjë me ngjarjet të cilat i kemi përjetuar, prandaj shpesh jemi në

gjendje të shpjegojmë kur ka ndodhur ngjarja. Kujtesa episodike është kujtesë afatgjatë

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

14

për informacionin që lidhet me një vend dhe kohë të caktuar, kujtimet për ngjarjet në

jetën e një personi.8

1.4 Veçoritë specifike të kujtesës në shkallët e veçanta të zhvillimit

Te fëmijët e vegjël ( deri në moshën katër vjeqare ), kujtesa është qartazi spontane.

Eksperimentët kanë treguar se fëmija tre dhe katër vjeçar pas dhjetë gjerë pesëmbëdhjetë

përpjekjesh nuk mund të reprodukoj më shumë se katër objekte apo figura. Nese ia themi

vetem njeherë disa fjalë, do t’i mbajë në mend mesatarisht vetem dy.Te fëmijët pesë

vjeçar shfaqet kujtesa qëllimore. Të rriturit më së shpeshti ia parashtojnë fëmijës për

detyrë që t’i mbajë në mend disa gjëra të caktuara. Për shembull prej tij kërkojmë që të

përsëris një vjersh disa herë. Më vonë, gjatë aktivitetit të tij praktik, ai i parashtron

vetvetes qëllime të tilla. Me këtë rast tanimë fillojnë të formohen teknikat e kujtesës.

Lidhur me zhvillimin e të folurit dhe të menduarit zhvillohet kujtesa verbale logjike, dhe

për këtë arsye fëmijët pesëvjeçarë i reprodukojnë pesë nga 10 deri 15 objekte kur u’a

tregojmë njëherë ato objekte.

Efektiviteti i kujtesës rritet në periudhën shkollore, po ashtu rritet edhe intervali i të

mbajturit mend. Megjithatë, kujtesa mekanike është e nevojshme, sepse fëmija duhet t’i

nxjerrë disa operacione ( veprime aritmetike, teknikën e të lexuarit ) dhe t’i mekanizojë,

t’i zgjidhë detyrat e komplikuara, etj.

Te disa fëmijë, sidomos në moshën e re shkollore, shfaqet përfytyrimi eidentik. Fëmija ka

përfytyrime aq të gjalla, sa që duket se e përcepton atë që e imagjinon. Këtu kemi të

bëjmë me përfytyrimet të cilat burojnë nga brenda, ndërsa në rastin e përceptimit kemi të

bëjmë me ngacmimet e jashtme. Figurat eidentike shfaqen në lami të ndryshme shqisore:

Figura eidentike vizuele fëmijës i paraqitet në formën kur i duket se po e sheh objektin,

kafshën ose personin përkatës para vetes.

Lëmia e të dëgjuarit, fëmijës i duket se po e dëgjon zërin e njohur të personit të cilin e

përfytyron.

Shfaqja eidentike e lëmit taklit, fëmijës i duket se po e ndien në gishtërinjë fijën e butë të

macës, kur e ka figurën eidektike të kësaj kafshe shtëpiake.

Ndër fëmijët me figura eidentike hasim ndryshime individuale. Disa fëmijë përjetojnë

vetem figura eidentike njerëzish, të tjerët përjetojnë figura eidentike të bimëve, ose të

disa objekteve të tjera. Ndryshimet qëndrojnë edhe në zgjatjen e figurave eidentike; te

disa fëmije figura eidentike zgjat vetëm disa minuta, ndërsa te të tjerët një kohë më të

gjatë.Në figurat eidentike ndikojnë disa faktorë. Shumë prej tyre akoma nuk janë studjuar

në mënyrë plotësisht ekzakte. Nuk ekziston ndonjë lidhje në mes figurave eidentike dhe

8 Woolkfolf, Anita, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011, f. 247

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

15

intelegjencës. Figurat eidentike humbasin krejtësisht në periudhën e pubertetit. Ndër të

rriturit eidentikët janë shumë të rrallë.

KAPITULLI ll

2. Kujtesa tek fëmijët më të rritur

Pas foshnjërisë , shumica e studimeve , në lidhje me mënyren sesi kujtojnë fëmijët , janë

përqendruar në forma të ndryshme të rikujtimit. Ndryshimi më i përgjithshëm në këtë

llojë kujtesë është edhe më i dukshmi , fëmijt më të mëdhenj kujtojnë më mire se fëmijet

më të vëgjël.

Kjo ka qenë gjithashtu e dukshme edhe për përgaditësit e testeve , sepse formuluan teste

standarte për matjen e intelegjences së fëmijeve. Teste të IQ ( koeficienti i intelegjencës )

përfshinë kujtesën si një nga komponentet e tyre.Në përgjithësi fëmija më i madh ka një

paraqitje më të mire në matjen e kujtesës.

Përmirësimet e zhvillimit në kujtesë kanë një rëndësi të konsiderushme,sepse ato

ndikojnë te prindërit dhe mësuesit . të cilët presin nga fëmijet që të bëjnë diqka ,

ndërkohë edhe si ti trajtojnë fëmijet.

Dhjetëvjeqarit mund ti besohet një varg instruksionesh gojore . të cilat do të

mbingarkonin aftësitë e kujtesës së një katërvjeqari. Përmirësime të tilla janë gjithashtu

me interes teorik.

Pyetje : Si mund të shpjegojmë faktin që fëmijët më të mëdhenj kanë kujtesë më të mire

se më të vëgjelit?

Merret ne konsiderate tre kompetentë të mundshëm për përmirësimet e zhvillimit të

kujtesës : përdorimin e strategjise së kujtesës te fëmijet më të mëdhenj, njohurit më të

mëdha rreth kujtesës tek fëmijet më të mëdhenj dhe strukturat më të fuqishme njohëse tek

fëmijet më të mëdhenjë.9

9 Vasta et al, Psikologjia e fëmijës, New York, 1992, pg.313

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

16

2.1. Roli i strategjive

Të rriturit kur kanë përballë një detyrë që ka të ngjarë që të kryejnë një numër veprimesh

të cilat t’i ndihmojnë në rikujtimin e fjalëve.10

Ata mund t’i përsërisin fjalët disa here , ndërkohë që lista është përballë tyre dhe gjatë

periudhës së pushimit.Ata mund të përpiqen ta bëjnë listen më të lehtë për ta kujtuar,

duke i grupuar fjalët në kategori- duke vërejtur , për shembull, që disa emra tingëllojnë

ushqime dhe të tjera kafshë.

Trajtimi i sapo skicuar është shembull i strategjisë në futje të kujtesës.

Një strategi e tillë për kujtesën është teknikë që njerëzit përdorin në përpjekjen e tyre për

të ndihmuar vetveten për të kujtuar diqka.

Një rritje në tendencën për të përdorur strategjitë është burim i rëndësishem nëë

përmirësimin e kujtesës që vjen me kalimin e moshës.

Studimet kanë treguar se fëmijet më të mëdhenj janë më shumë të prirur se fëmijet e

vëgjel për të gjeneruar dhe të vënë në pune strategjitë e futjes në kujtesë kujtesë.

Fëmijët e vëgjël që nuk arrijnë të gjenerojnë e të krijojnë strategji në mënyre spontane

mund të ndihmohen disa here me anë të instruksioneve që mund t’u jepen për t’i krijuar

keto strategji dhe për të përfituar prej tyre. Para se te mbushin 5-6 vjeq , fëmijet nuk

arrijnë të mendojnë për të krijojnë strategjitë e tyre.Strategjitë nuk rriten vetëm në

shpejtësi , por edhe në kompleksitet bashkë me rritjen e moshës . Përseritja është një

strategji relativisht e thjeshtë dhe në fakt është nga të parat që shfaqen në mënyre tipike

shfaqet rreth moshes 6-7 vjeq.

Organizimi shfaqet në një moshë më të madhe dhe përpunimi akoma më

vonë.Ndryshimet në zhvillim janë edhe në kompleksin brenda një strategjie të veqantë.

Vumë re se fëmijet 5-6 vjeq nuk paraqesin strategji në detyrat e ndryshme të kujtesës.

Kjo do të thotë që fëmijet e vëgjël janë krejtësisht të paaftë të kenë kujtesë. Studimet mbi

stratgjinë ilustojnë një temë të rëndësishme të trajtimit të përpunimit të informacionit.

Kapacitetet e përpunimit të informacioneve të fëmijes – dhe për këtë shkak edhe te të

rriturit janë gjithmonë të kufizuara.Vetëm një sasi e kufizuar e informacionit mund të

përshtatet për shembull në kujtesën afat shkurtër dhe ky informacion mund të qendroj aty

vetem për një kohë të shkurtër. Nese fëmija mund të mendoj në kushtet e kategorisë dhe

jo thjeshtë në çështjet vetjake , atëhere mund të mbahet shumë më tepër . Zhvillimi ka të

bëjë kryesisht me krijimin e teknikave në kapercimin e kufizimeve të përpunimit të

informacioneve duke rritur fuqitë e sistemit njohës.

10

Juniku, Neki, Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 1995, f.367

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

17

2.2. Roli i njohurive mbi metakujtesën

Metakujtesa i referohet njohurive rreth kujtesës. Ajo përfshin njohuritë rreth kujtesës në

përgjithsi - për shembull faktin që detyrat e njohjes janë më të lehta se detyrat e

rikujtimit, ose që një listë e shkurtër sendesh është më e lehtë për t’u ruajtur në kujtesë se

një listë e gjatë. Ajo përfshin gjithashtu njohuritë rreth kujtesës së vet personit. Psikologët

kanë treguar interes për metakujtesën për dy arsye të përgjithshme.11

Së pari, ajo është një prodhim i rëndësishëm i zhvillimit të njohjes së fëmijës.

Xhon Flavel ( 1971 ) ishte midis psikologëve të parë të fëmijëve që u përqëndrua

në mënyrë të qartë mbi të ashtuquajturën “ të menduarit rreth të menduarit ” dhe

ai e vulosi termin metakonjicion për t’iu referuar mendimeve që kanë si qëllim të

tyre dukurin e të menduarit ose dukuritë psikologjike. Në metakujtesë fokusi është

në mendimet rreth kujtesës.

Së dyti, metakujtesa lidhet me kontributin e mundshëm të saj në ndryshimet e

zhvillimit e në rezultatet e kujtesës. Fëmijët më të rritur dinë më shumë rreth

kujtesës sesa fëmijët më të vegjël; fëmijët e rritur gjithashtu kujtojnë më mire se

të vegjlit. Është e kuptueshme se si këto dy fakte janë të lidhura mes vete. Sado e

thjeshtë të duket lidhja njohuri-sjellje po aq e vështirë është për t’u demonstruar.

Shumë studime që kanë vlersuar si metakujtesën edhe rezultatet e kujtesës kanë

raportuar në rastin më të mire vetem lidhje modeste në mes të dyjave. Kështu

njohuritë që fëmijët mund të demostrojnë rreth kujtesës nuk mund të lidhen

gjithmonë në mënyrë të qartë me nivelin e detyrave të të mbajturit mend.

Studimet mbi metakujtesën ilustrojnë një temë të dytë të përgjithshme të rrymës

së përpunimit të informacionit.

11

Juniku, Neki, Kaptina nga Psikologjia, Prishtinë, 1995, f.370

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

18

2.3 Roli i kujtesës konstruktive

Kujtesa konstruktive i referohet mënyrës në të cilën sistemi i njohurive të përgjithshme të

njerëzve ndikon mbi atë se çfarë kuptojnë ata. Ideja kryesore është që kujtesa nuk është

një regjistrim i informacionit të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kujtesa zakonisht

përfshinë të vepruarin dhe integrimin e përvojave të reja nën dritën e asaj se çfarë ne

njohim tashmë – gjithmonë përfshin përpjekjet për të kuptuar, jo thjeshtë për të

regjistruar.Duket qartë se kujtesa është konstruktive që heret në jetë. Në një moshë teper

të re fëmijët i filtrojnë eksperiencat e reja përmes sistemit të tyre ekzistues të njohurive,

dhe ajo që ata kuptojnë në fund varet nga mënyra se si interpretojnë përvojën.

Kujtesa konstruktive ndryshon gjatë fëmijërisë dhe ndryshimet janë përgjithësisht dy

llojesh:

Së pari, me rritjen e moshës kujtesa bëhet edhe më konstruktive, ndërkohë që

fëmijët bëhen më aktiv në procesin e informacionit.

Së dyti, me rritjen e moshës, kompleksiteti i kuptimit të lidhjeve që fëmija mund

të arrijë bëhet më i madh me rritjen e aftësive të tyre njohëse.

Ndryshimet e zhvillimit në kujtesën kontruktive na japin një tjetër shpjegim për arsyet

pse fëmijët më të mëdhenjë kujtojnë më mirë se të vegjlit. Fëmijët më të mëdhenjë kanë

struktura më të fuqishme njohëse se më të vegjlit – domethenë pothuajse për çdo fushë të

jetes ata kanë një informacion më të gjërë faktesh dhe parimesh.

Një studim nga Chi ( 1987 ) na jep një shembull interesant të pohimit të sapo përmendur.

Studimi i saj kontrolloj kujtesën për pozicionin e figurave të lojës së shahut në një fushë

shahu. Subjektet ishin fëmijë dhjetë vjeçarë dhe të rritur. Në një kontras të dukshëm ndaj

tendencës së përgjithshme të zhvillimit, Chi zbuloi se rikujtimi i dhjetë vjeçarit ishte më

superior se ajo e të rriturve. Ky zbulim që nuk pritej bëhet i shpjegueshëm kur ne do të

shtonim informacione të reja të studimit: dhjetë vjeçarët ishin specialist të lojës së shahut,

ndërsa të rriturit ishin të gjithë fillestarë. Kështu edhe njëherë njohuria më e madhe qon

në kujtesë më të mire.

Ky studim del në përfundim se kritike janë njohuritë dhe jo thjeshtë mosha.12

12

Vasta et al, Psikologjia e fëmijës, New York, 1992, pg.316

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

19

KAPITULLI lll

3. Pikëpamjet teorike të kujtesës

Teoritë e kujtesës synojnë njohjen e njëmendësisë së kujtesës, të funksioneve, të

proceseve të zhvillimit të tyre, sikur edhe të raportit të saj me proceset tjera psiqike, por

këto kanë elemente hipotetike, ngase kujtesa është ndër procese psiqike të ndërlikuara.

Për këto shkaqe përkujdesen janë përpunuar disa teori për të cilat do të flasim.13

3.1 Teoria e kujtesës së përhershme

Kjo teori e shpjegon kujtesën një proces informacionesh të përmbajtjeve të qëndrueshme

që nuk mund as të ndryshohen as të zhduken. Teorinë e kujtesës së përhershme e

shpjegojmë si paaftësi momentale të atij individi për të komunikuar me gjurmët e ruajtura

në strukturat e trurit dhe për t’i riprodhuar këto gjurmë, atëherë këto i nevojiten.

Sipas kësaj teorie, harresë në kuptimin e mirëfillt të fjalës nuk ka, sepse gjurmën e

informacioneve të cilat kanë arritur “ të regjistrohen ” në strukturat e trurit ato nuk

zhduken.

3.2 Teoria e konsolidimit të gjurmëve nervore

Teoria e konsolidimit të gjurmëve nervore e shpjegon marrjen e informacioneve,

përkatësisht procesin e kodimit të informacioneve, të depotizimit dhe të riprodhimit të

tyre “ rrymave qarkore të nervave ”.

Sipas kësaj teorie, pas përfundimit të një përjetimi ose pas përfundimit të të mësuarit të

një përmbajtje, proceset nervore të trurit nuk përfundojnë, por funksionojnë edhe pas

përfundimit të përjetimit të një ngjarje ose pas përfundimit të mësuarit të një përmbajtje

të caktuar.

3.3 Teoria e përpunimit të informacionit në kujtesën e njeriut

Teoria e përpunimit të informacionit në kujtesën e njeriut është teori e kulluar

psikologjike. Kjo teori e shpjegon kujtesën në bazë të marrjes së informacioneve e

kodimit të tyre të ruajtjes e të depozitimit dhe të nxerrjes a të riprodhimit të

informacioneve e të lidhjeve ndërmjet tyre që janë ruajtur në kujtesën e njeriut.

Në mbështetje të teorisë së përpunimit të informacioneve është ndërtuar edhe sistemi i

programimit të kujtesës së kompjuterëve. Sipas këtij sistemi informacionet në kujtesë a

në “ memorie ” të kompjuterit janë elemente ose të dhëna të cilat shfrytëzohen në kuadrin

13

Nushi, Pajazit, Kujtesa dhe trajtimi i saj në literature shqipe nomotike, Prishtinë,2008,f.465

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

20

e një programi, por në kujtesë edhe programet përpunuese ruhen dhe bëhen informacione

ose elemente shfrytëzuese të kujtesës.

3.4 Teoria e thellësis së përpunimit të informacioneve

M. Kreik dhe S. Lokhart i janë kundërvënë teorisë së përpunimit të informacioneve, ku

sipas tyre kujtesa është një kontinuitet, një gjendje e përbashkët, dhe ka një proces të

pandërprerë të informacioneve të saj. Në këtë kontinum të kujtesës ekzistojnë tri nivele të

përpunimit të informacioneve dhe të lidhjeve ndërmjet tyre. Këto nivele janë:

Analiza e veçorive sensorike të informacioneve

Njohja e formave dhe emertimi i informacioneve për objektet dhe ngjarjet që

duhet mbajtur në mend

Analiza kuptimore e informacioneve dhe e lidhjeve ndërmjet tyre

Në përpunimin e informacioneve gjatë procedimit kujtesorë të tyre, M.Kreik dhe

S.Lokhart kanë dalluar dy tipa të përpunimit:

Tipi i procesit të përsëritjeve të njëjta, të informacionit të njëjtë për mbajtjen në

mend të tyre

Tipi i përsëritjeve elaboruese të informacioneve kur këto angazhojnë proceset

njohëse me qëllim të mbajtjes në mend të tyre për një kohë të gjatë.

3.5 Teoria e modifikimit të kujtesës nga ana e përceptimeve

Elizabet Loftus, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit autoritete e

njohur për çështjet e kujtesës u mor shumë kohë me gjurmimin e raportit ndërmjet

përvojës, përceptimit dhe kujtesës. 14Qështje qëndrore e hulumtimeve të saja ka qenë

formimi i përmbajtjes së kujtesës dhe zhvillimi i proceseve të kujtesës dhe i përmbajtjes

së këtyre proceseve përmes përceptimit dhe përvojës së individit.

Në një studim të saj ka publikuar rezultatet e hulumtimit të raportit stres – kujtesë, ku

500studentëve u ka parashtuar pyetjen e mëposhtme dhe u ka ofruar katër përgjigje, kurse

ata kanë pasur mundësinë e zgjedhjes së një përgjigje, nga katër të dhëna. Rezultatet kanë

qenë këto:

1. Nën ndikimin e stresit 67% e tyre kanë raportuar se u zvoglohet aftësia e

përceptimit dhe kujtesës, kur këta bëhen aktorë të një akti kriminel.

14

Po, aty, f. 467

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

21

2. 3% të tyre kanë raportuar se pas përjetimit të stresit nga akti kriminal kanë të

njëjten aftësi të përceptimit dhe të kujtesës

3. 12% të tyre kanë raportuar se kanë aftësi të nivelit më të lartë të përceptimit pas

stresit të përjetuar nga situata kriminale

4. 18% nga të provuarit kanë raportuar se ndjenjë riprodhim të nivelit më të lartë të

situatës kriminale, por përceptimin më të dobtë të asaj situate pas stresit të

përjetuar.

3.6 Teoria e zëvendësimit të informacioneve të vjetra me informacionet e reja

Parimi kryesor i kësaj teorie të të mësuarit ka të bëjë me kombinimin e ngacmuesit me

përgjigje, përkatësisht të lëvizjes së organizimit që e përcjell ngacmuesin dhe po që se

paraqitet ngacmuesi i këtillë në një situatë të mëvonshme atëherë automatikisht paraqitet

edhe lëvizja e organizimit ndaj tij, e cila ka krijuar gjurmë nervore në organizëm.

Sipas kësaj teorie informacionet e përvetësuara nga të mësuarit e një përmbajtje të re u

nxënë vend informacioneve të përvetsuara nga të mësuarit e përmbajtjeve të mëparshme,

përkatësisht të përmbajtjeve të vjetra. Mirëpo, kjo teori nuk është në gjendje të shpjegojë

gjithë sistemin e mbajtjes në mend, të rinjohjes dhe të riprodhimit të asaj që njeriu ka

mësuar dhe ka përvetsuar gjatë jetës së tij.

Teoritë e kujtesës e shpjegojnë kujtesën dhe proceset e kujtesës, pjesësisht edhe procesin

e të mësuarit, nga aspektet e veçanta të lidhjes së kujtesës në procesin e të mësuarit.15

KAPITULLI lV

4.Të mbajturit në mend dhe harresa

Për ti shfrytëzuar aktivitetet e mëvonshme disa përmbajtje ose disa lëvizje që i kemi

mësuar është e nevojshme se ajo qka kemi mësuar të qëndroj disi, të mos humbas por të

ruhet. Dukuritë sipas së cilës ajo se çfarë kemi mësuar mundemi për ta shrytëzuar edhe

më vonë pas një kohe të gjaëtë ose të shkurtër duke kaluar nga momenti që e kemi

mësuar të cilen e quajmë të mbajturit në mend ose retencion.

Retencionin ne mund ta vërejmë dhe ta studiojmë drejt për së drejti sepse nuk është asgjë

tjetër më pak apo më shumë nga ajo qka kemi mësuar në sistemin nervor. Të mbajturit në

mend ekziston, konkludojmë në bazë të asaj se qka jemi në gjendje të reprodukojmë atë

qka kemi mësuar dikur, të njohim atë që e kemi parë, ose të mësojmë më mire dhe më

shpejt diqka qka kemi mësuar më parë. Prandaj, dukuria e të mbajturit në mend studiohet

duke studiuar reprodukimin, të njohurit, dhe të mësuarit përsëri të lëndës të cilen e kemi

mësuar më parë. 15Jones, T.P, Psikologjia një hyrje koncize, Tiranë, 1996, f. 192

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

22

Të mbajturit në mend është gjithmonë i lidhur me harresen sepse të mbajturit në mend të

asaj se qka kemi mësuar rregullisht ësuar rregullisht është i plotë. Kur flasim për

retencionin dhe harresen, flasim si procese të lidhura ndërmjet vete. Të mbajturit në mend

e përqendrojnë vëmendjen në atë se çfarë ka mbetur nga të mësuarit, ndërsa kur flasim

për harresën e përqendrojmë vëmendjen tonë në atë se çfarë ka humbur nga të mësuarit.

Psikologu anglez Barleti studioj tri lloje të ndryshme, të procesit të të mbajturit në mend:

Llojin e parë të ndryshimeve e ka quajtur të thjeshtin e detajeve dhe në lidhjen e

pjesëve të tjera që kanë mbetur në një tërësi të lidhur, por që nga detajet është e

varfër.

Llojin e dytë të ndryshimeve që lindin gjatë të mbajturit në mend e ka quajtur

racionalizëm të përmbajtjes; ky qëndron në konstuktimin e shpjegimit për atë që

nuk është e qartë, në zëvendësimin e të panjohurës dhe jo të zakonshmes me atë

që është më e njohur dhe më e zakonshme.

Lloji i tretë të ndryshimeve e ka quajtur të theksueshmin. Disa detaje dhe

momente në të cilat në përmbajtje origjinale nuk kanë qenë përmend veqanarisht

theksohen në rasen e të reprodukuarit të asaj se çfarë është mësuar.

Të gjitha këto ndryshime kualitative të të mbajturit në mend paraqesin pajtueshmerinë e

lëndës së re, e cila mësohet në lidhje me dijeninë tonë e cila ekziston kohë më parë,

prandaj disa autorë këto ndryshime të mbajturit në mend i quajnë asimilim.

4.1 Çrregullimet dhe sëmundjet e kujtesës16

Çrregullimet e kujtesës kanë të bëjnë me prishjen e funksionimit të proceseve të kujtesës

dhe me prishjen unike të zhvillimit të mbajtjes në mend, të rinjohjes dhe të riprodhimit të

përmbajtjeve psikologjike.

Sëmundjet e kujtesës janë dëmtime të rënda që goditin keq aktivitetitin e përgjithshëm të

njeriut. Sëmundjet e këtilla mund të jenë sëmundja Alzheimer, Sindromi Down, etj.

Çrregullimet e kujtesës janë shumë të ngjajshme me sëmundjet e kujtesës, sepse edhe

këto goditin keq proceset njohëse, emocionale dhe motivuese të njeriut, sikurse edhe

gjithë personalitetitin e njeriut.

4.1.1 Tipat e çrregullimeve dhe të sëmundjes së kujtesës

Tipat e çrregullimeve dhe të sëmundjeve të kujtesës, sikurse edhe ato të funksionimit të

proceseve të tyre, janë trajta të veçanta të shmangies negative nga mbajtja në mend,

riprodhimi dhe rinjohja normale e përmbajtjeve psikologjike të përvetësuara nga përvoja

dhe nga të mësuarit e tyre nga ana e individit të caktuar.

16

Nushi, Pajazit, Psikologji e Përgjithshme, Prishtinë, 1995, f. 202

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

23

Çrregullimet neuropsikologjike të kujtesës janë ato çrregullime që kanë të bëjnë me

humbjen e mbajtjes në mend të informacioneve për ndodhitë, përjetimet e rënda e të

papritura, nga tronditja e trurit, nga dëmtimi i pjesëve të caktuara të trurit, etj. Rastet e

këtilla kanë të bëjnë me humbjen e kujtesës para dëmtimit të trurit nga rrëzimi i individit

prej një lartësie, nga fatkeqësia në komunikacion, nga lëndimet e pësuara gjatë lojës së

pakujdesshme, etj., ku individi ka pasur fatin që të mbijetoj, por nga tronditja e trurit

disave prej këtyre nuk u kujtohet se ç’farë ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër a të

gjatë para rrëzimit dhe para fatkeqësisë, ose pas rrëzimit dhe fatkeqësisë.

Humbja e kujtesës për shkak të tronditjes së trurit, të lëndimit të trurit, të rënies së

organizmit të njeriut nga pleqëria, të tumoreve të ndryshëm në trurin e njeriut, etj., mund

të jenë të përkohshme ose të përhershme, të pjesshme ose të plota. Humbja e këtillë e

kujtesës që nga kohët e vjetra në psikologji quhet amnezi, që do të thotë harrueshmëri –

term i huazuar nga greqishtja e vjeter mnesis=kujtesë dhe a=negacion.17

4.1.2 Amnezia

Amnezia është term përmbledhës për format e humbjes së kujtesës së tërësishme ose të

pjesshme, të përkohshme ose të përhershme që rezulton nga lëndimi i trurit dhe shfaqet

me zvoglimin e kapacitetit të kujtesës ose me pengesa në rrjedhje të kujtimit dhe të

riprodhimit të informacioneve të përmbajtjes së kujtesës. Amnezia nuk ka të bëjë me

procesin e harresës. Ajo është dukuri patologjike e kujtesës, ku kjo përcaktohet si

sëmundje e kujtesës nga e cila vuan një grup individësh.

Nga amnezia vuajnë ata që kanë marrë tronditje trurore nga rrëzimi dhe rënia në tokë me

kokë, nga fatkeqësia automobilistike, nga goditje kokës me objekt të rëndë, etj.,

Tek psikopatologjia hasim me termin amnezi disociative. Amnezia disociative emërton

format e kujtimeve të këputura njëra nga tjera, sipas kohës së ngjarjes ose sipas shkakut,

siq është rasti kur individi e shkëput ngjarjen e kaluar nga ngjarja e tanishme, këputën

gjurmët e informacioneve të ngjarjes së përjetuar para stresit, nga ato që pasojnë pas tij,

këputen kujtimet ndërmjet situatës së krijuar nga vërshima e papritur me humbjen e

fëmijës, etj. Nga përshkrimi i këtyre rasteve dhe nga studimi i tyre u dalluan forma të

ndryshme të amnezisë. Këto u klasifikuan sipas shkakut dhe kohës së paraqitjes së tyre:

Amnezia anterograde

Amnezia retrograde

Amnezia parësore e dytësore

Paramnezia

Hipermnezia

17

Nushi, Pajazit, Kujtesa dhe trajtimi i saj në literature shqipe nomotike, Prishtinë,2008, f.303

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

24

4.1.3 Amnezia anterograde dhe retrograde

Amnezia anterograde është humbja e përkohshme ose e përhershme, e pjesshme ose e

tërësisshme e kujtesës për ato ngjarje që individi i ka përjetuar pas aksidentit të rëndë të

mbijetuar, por ky nuk arrin ti kujtojë dhe as ti tregoj këto. Sipas rezultateve hulumtuese të

neuropsikologut M. Mishkin strukturat nervore më të rëndësishme, që goditen me rastin e

amnezisë anterograde, janë ato që i përkasin pjesës tepore të cipës së trurit të madh, të të

dy hemisferave dhe, sidomos, strukturat nervore të hipokampit.

Amnezia retrograde është formë më e shpeshtë e amnezisë e cila shfaqet tek këta

individë, të cilët pas përjetimit të traumës, shokut, tronditjes së trurit, etj., nuk janë në

gjendje ti kujtojnë ngjarjet që i kanë përjetuar drejtpërdrejt para traumës, shokur,

tronditjes së trurit, etj. Shkak i traumës retrograde mund të jetë edhe përjetimi i thellë i

gjendjes emocionale nga ana e individit që as nuk ka “ ëndërruar “ se mund ti ndodhte një

e papritur.

4.1.4 Amnezia parësore dhe dytësore

Amnezia parësore është çrregullim i rëndë i kujtesës e cila godit keq përmbajtjen e

informacioneve dhe të lidhjeve të tyre në gjurmët nervore të kujtesës afatgjatë. Ai i cili

vuan nga amnezia parësore nuk është në gjendje të arrijë deri në gjetjen e informacioneve

të duhura dhe në momentin e dhënë, dhe nga ana tjetër as nuk arrin ti përforcoj këto

informacione dhe lidhjet e tyre të përqëndruara në gjurmët nervore të kujtesës afatgjatë.

Amnezia dytësore është çrregullim i kujtesës, pamundësi e individit për të koduar e

depozituar shumë informacione e lidhje të tyre në kujtesën afatgjatë. Amnezia dytësore

është pasojë e mungesës së funksionit të duhur të disa proceseve njohëse.

4.1.5 Paramnezia dhe hipermnezia

Paramnezinë e karakterizon përzirja e gjurmëve nervore të kujtimeve dhe pamundësia e

identifikimit të përmbajtjes, të kohës dhe të vendit të përjetimit të tyre. Forma më e

shpeshtë e shfaqjes së paramnezisë tek individët normal është dukuria e disave prej tyre

që ato që nuk ka arritur ti mbajë në mend dhe ato që i ka harruar krejtësisht i plotëson me

përjetime të trilluara.

Hipermnezia është dukuri e kujtesës së jashtëzakonshme, e cila shfaqet rrallë dhe ka të

bëjë me rastet e kujtesës me fuqi të jashtëzakonshme të individit përmbajtjen në mend

dhe për të kujtuar sasi të madhe të informacioneve e të lidhjeve ndërmjet tyre.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

25

Hipermnezia nuk ka të bëjë vetëm me sasi të madhe të informacioneve që individi i mban

në mend, por edhe me kohën jashtëzakonisht të mbajtjes në mend të tyre. 18

4.2 Faktorët që ndikojnë te kujtesa

Egzistojnë faktorë të ndryshëm të cilët ndikojnë në kujtesë, por do theksojmë tri ndikimet

më të rëndësishme:

Rrethanat e jashtme, që mund të grupohen në katër kategori:

Kushtet fizike dhe mendore ( më mire mendohemi kur jemi të gëzuar sesa kur jemi të pa

disponuar )

Konteksti shoqëror ( prania e të tjerëve na detyron të përpiqemi më teper, kujtesa jonë

detyron të jetë më e gatshme dhe precize )

Mjedisi i jashtëm ( disa mjedise na ndihmojmë që të jemi më të përqëndruar, ndërsa disa

jo )

Kufijtë e kujtesës sonë ( sasia e informacionit dhe mënyra se si paraqitet ndikojnë në

efikasitetin e kujtesës sonë ).

Lloji i informacionit – faktori dytë i rëndësishëm që e kushtëzon vëmendjen

është lloji i lëndës që kërkojmë të fusim në kujtesë, pra, shkalla e ndërlikimit të

lëndës.

Qëllimshmëria – shpesh ndodh të kujtojmë fjalët e një kënge, të cilën nuk e kemi

mësuar kurrë. Këtu hynë në lojë kujtesa e pa vullnetshme; ndërsa kur e

përqendrojmë vëmendjen kemi të bëjmë me kujtesë të vullnetshme. Kjo ndarje ka

rëndësi, sepse kujtime të vullnetshme janë edhe ato që përdoren më me lehtësi,

ndryshe nga ato që i kemi regjistruar rastësisht.19

18

Po, aty, f.429 19

Troj, Fridrih, Psikologjia e fëmisë, Beograd, 1964, f.111

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

26

4.3 Shkaktarët e harresës

Për një kohë të gjatë është menduar se harresa vjen ngase gjurmët në tru humbin

gradualisht, humbin ashtu sikur se zhduket rruga nëpër të cilën nuk ecin më njerëzit. Si

argument për këtë pikëpamje thuhet se harresa është më e madhe nese ka kaluar më

shumë kohë nga momenti i të mësuarit.

Sipas pikëpamjes së Frojdit dhe të psiko-analitikëve shkaku kryesor i harresës është

represioni, gjerësisht të përjashtuarit nga vetëdija jonë e përmbajtjeve të cilat për ne, për

ndonjë arsye nuk janë të kënaqshme. Frojdi bënë fjalë për ata sesi nuk ka mundur t’i

kujtohet emri i pacientit të vet në mjekimin e të cilit nuk ka pasur sukses. Observacionet

vërtetojnë se ne shpesh here harrojmë të shkojmë në takim, në të cilin nuk dëshirojmë të

shkojmë, harrojmë të kthejmë librat e huazuar, të cilin kemi dëshirë ta kemi.

Sot pranohet mendimi se shkaku kryesor i harresës është se aktiviteti ynë, mbas të

mësuarit e pengon të reprodukuarit e asaj se qfarë kemi mësuar më përpara. Aktiviteti i

mëvonshëm vepron mbrapa retroaktivisht, dhe frenon atë që është mësuar më përpara.

Konsiderohet se shkaku kryesor i harresës qëndron në inkibimin retroaktiv. Gjurmuesit,

për ta vërtetuar saktësin e këtij shpjegimi, u morën me gjurmimet, me të cilët subjektët, të

cilët më pare kanë mësuar përmbajtjen e caktuar, menjeherë pas të mësuarit kanë bërë

aktivitete të llojllojshme. Në njërin prej eksperimenteve të këtilla janë formuar gjatë

grupe të subjektëve. Të gjitha këto grupe më parë janë barazuar për sa i përket aftësis së

tyre të kujtesës. Është praktikuar një eksperiment me pesë grupe:

Grupi i parë eksperimental ka mësuar një varg mbiemrash, të cilët kanë qenë sinonime të

mbiemrave të cilët i kanë mësuar më parë, grupi i dytë ka mësuar mbiemrat që kanë qenë

antonime, i treti ka mësuar mbiemrat të cilët për nga domethënia nuk ka pasur lidhje me

mbiemrat e mësuar më herët, i katërti ka mësuar rrokje pa kuptim dhe grupi i pestë ka

mësuar një seri numrash. Pra, grupet eksperimentale e kanë mësuar lëndën, e cila në

shkallë të ndryshme, ka qenë e ngjajshme me lëndën që kanë mësuar përpara. Pas kësaj,

kur janë studjuar të gjitha grupet për t’u vërtetuar sa kanë harruar prej mbiemrave të cilët

i kanë mësuar më përpara, u konstatua se inkibicioni retroaktiv ka qenë më i madh tek

grupi i parë eksperimental, gjerësisht te ai grup, i cili më vonë i ka mësuar sinonimet e

mbiemrave. Ky grup ka harruar afër 88% të mbiemrave të mësuara në fillim. Grupi i dytë

eksperimental ka harruar 82%, i treti 78% i katërti 74% ndërsa i pesti ka harruar afër 63%

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

27

Ky eksperiment, si dhe shumë të tjerë të ngjashëm me këtë, tregojnë se me të vertet si

shkak kryesor i harresës mund të konsiderohet të penguarit reciprok ndërmjet asaj që

është mësuar më përpara dhe aktivitetit të mëvonshëm.20

Shpesh mund t’ju ketë ndodhur të keni harruar telefonin në shtëpi, çelësat e makinës, ose

ndonjë dokument të rëndësishëm. Kjo është një nga format më të përhapura të harresës, e

cila nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ajo që duhet të keni kujdes është kur vini re se herë

pas here ndiheni konfuz dhe keni boshllëqe në kujtesë. Më poshtë do t’iu njohim me pesë

arsyet e humbjes së kujtesës.

Medikamentet e ndryshme: Sipas Agjensisë Amerika të Ushqimit dhe

medikamenteve ( FDA ), përdorimi i ilaqeve të caktuara ka efekte anësore në

organizëm, duke filluar nga përzirjet dhe diarreja deri tek marramendja,

depresioni dhe humbja e kujtesës.21

Mungesa e vitaminës B12: Vitamina B12 është veçanërisht e rëndësishme pasi që

ndihmon qelizat nervore të jenë të shëndetshme, dhe ndihmon në prodhimin e

ADN-së dhe ARN-së. Nivelet e ulta të vitamins B12 në organizëm sjell nga pas

një sere simptomash si: lodhje, problem në frymëmarrje, diarre, nevozizëm,

mpirje, etj.

Apnea e gjumit: Apnea e gjumit është një çrregullim serioz i gjumit, i cili

shkaktohet nga bllokimi i frymëmarrjes gjatë tij duke e ekspozuar organizmin

ndaj një gjendje mungese të vazhdueshme oksigjeni. Bllokimet e frymëmarrjes

mund të zgjasin nga disa sekonda në disa minuta dhe përsëriten në një cikël deri

në tridhjetë ose më shumë here brenda një ore.

Goditja cerebrale: Goditja cerebrale ka një impakt të menjehershëm në nivelin

nervor qendror. Dëmet e shkaktuara nga kjo goditje qojnë në problemet e kujtesës

që mund të bëhen më të rënda me kalimin e kohës.

Depresioni dhe ankthi: Sipas studimeve të ndryshme , ankthi dhe depresioni

dëmtojnë aftësinë e trurit për të ruajtur kujtime afatgjata. Dikush që është në

depresion është në përgjithësi i pa vëmendshëm dhe i pa aftë për të kujtuar rendin

kronologjik të ngjarjeve. Burimet e tjera të humbjes së kujtesës janë: infeksionet,

dëmtimet në kokë, tumori në tru dhe abuzimi me substancat narkotike, etj.

20

Rot, Nikolla, Psikologjia e përgjithshme, Beograd, 1970, f.127 21

Kasschao, Richard, Psychology, Neu Jersey, 1980, pg. 250

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

28

4.4 Dhjetë këshillat më të mira për të përmirësuar kujtesën

1. Kushtojini vëmendje. Shpesh, kur “ harrojmë diqka” , kjo nuk ndodh se kemi

humbur kujtesën por se nuk e kemi mësuar atë gjë në mënyren e duhur.

2. Krijoni lidhje. Lidheni atë që përpiqeni të mësoni me informacionet tuaja

ekzistuese.

3. Një figurë vlen sa një mijë fjalë. Informacioni i shprehur në emra dhe shifra

mbahet mend më lehtë nëse e lidhni me një imazh.

4. Të ushtruarit të bënë ekspert. Kujtesa për faktet forcohet me anë të përsëritjes.

5. Përdorni veshët. Në vend që të lexoni informacionin në heshtje, lexoni atë me zë

të lartë.

6. Pakësoni mbingarkesen. Nese nuk arrini të mbani mend gjithqka, përdorni mjetet

ndihmëse, si, shënime, kalendarët dhe agjendat elektronike për të mbajtur mend

datat dhe detyrimet.

7. Ecuria në kohë. Mbajtja në mend e fakteve nuk varet vetëm nga sjellja ndërmend

e kohës dhe vendit të saktë ku e keni mësuar atë fakt.

8. Flini në gjumë. Gjumi është i rëndësishëm sepse e ndihmon trurin të organizoj

dhe të depozitoj kujtimet.

9. Përpiquni të përdorni rimën. Ju duhet të mësoni përmendësh një varg të gjatë

informacioni. Krijoni një poezi që ka brenda informacionin.

10. Relaksohuni. Shpesh ndodh që informacioni vjen në mendje papritmas më vonë.

Nese gjatë provimit bllokoheni në një pyetje, lëreni atë dhe vazhdoni më poshtë,.

Kthejuni pyetjes më vonë dhe ndoshta këtë here do ta keni më të lehtë të sillni

ndërmend informacionin përkatës. 22

22

Woolkfolk, Anita, Psikologji edukimi, Tiranë, 2011 , f.258

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

29

REZYME

E gjithë puna deri këtu ishte një nga më të bukurat dhe një nga punët me emocionuese,

një temë mjaft interesante dhe me shumë interes për t’u hulumtuar dhe studiuar për të,

realisht tema ka të bëjë me një realitet të cilën çdo ditë ndeshemi.

Psikologjia e kujtesës u emancipua si fushëveprim hulumtues i posaqëm nga mbarimi i

shekullit të nëntëmbëdhjetë duke u bërë fushë intensive e hulumtimit empirik dhe

eksperimental sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet.

Ku përmes kësaj teme mund të njihemi me kujtesë, të kuptojmë kujtesën jo vetëm si

nocion të vetëm, por të kuptojmë në thellësi kujtesën, të njihemi me llojet e tyre, të

kuptojmë gjendjet psikike, mënyrat sesi ata ovaten kur vuajnë nga këto lloj sëmundjesh e

çrregullimesh të ndryshme.

Të gjithë ne, si fëmijët ashtu edhe të rriturit posedojmë gjëra që na karakterizojnë dhe

dallojnë nga njëri tjetri, këtu dallojmë edhe tek kujtesa sepse secili individ i takon një

sirtari kujtese, memorie dhe një lloj intelegjence të caktuar, sepse secili individ mbetet

unik në një mënyrë ose një tjetër.

Kujtesa mbetet ndër çështjet më të rëndësishme të psikologjisë e cila vlen të trajtohet

çdoherë e më shumë.

Ne nuk jemi vetëm mësues, por ne jemi menagjerët më të mëdhenjë të botës, jemi mësues

të fëmijëve. Fëmijët më shumë mësojnë nga mënyra sesi ne jemi sesa nga ajo sesa i

mësojmë ata, pikërisht kjo e zgjon në të mire kujtesën e fëmijëve.

Vlen të theksohet se kujtesa ka lidhje me themelin e zhvillimit të aftësive të të mësuarit,

të cilat në psikologjinë bashkëkohore, emërtohen me termin intelegjencë.

Rezultatet e të gjitha hulumtimeve të cilat janë bërë në burime të ndryshme kanë çuar deri

në konceptimin e psikologjisë së kujtesës dhe të mësuarit – fushë e veçantë e

psikologjisë.

Jo rastësisht kujtesa konceptohet si veprimtari funksionale e mendjes, ngase luan rolin

kryesor, dhe është epiqendër kryesore, shtylla e cila mbanë mendjen e njeriut në nivel.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

30

LITERATURA

Nushi, Pajazit ( 2008 ) “ Kujtesa dhe trajtimi i saj në literature shqipe nomotike” ,

Prishtinë

Woolfolk, Anita ( 2011 ) “ Psikologji edukimi “ Tiranë

Smilaniq, Vera e dr Toliqaq, Ivan ( 1966 ) “ Psikologjia fëminore “ , Prishtinë

Troj, Fridrih ( 1964 ) “ Psikologjia e fëmisë “ , Beograd

Rot, Nikolla ( 1970 ) “ Psikologjia e përgjithshme “ , Prishtinë

Vasta et al ( 2007 ) “ Psikologjia e fëmijës “ , Tiranë

Kasschau, Richhard ( 1980 ) “Psychology, exploring behavior “ , Houston

Burime nga interneti:

http://www.spektrum.al/njihni-shkaktaret-qe-krijojne-probleme-me-kujtesen/

http://psikologjiamjekesore.blogspot.com/2012/01/kujtesa.html

https://www.shmoop.com/remember-christina-rossetti/forgetting-wordplay.html

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Gjikokaj.pdf · njëherazi është edhe rezultat i zhvillimit të mësimit. Me kujtesë nënkuptojmë, procesin psikik i cili ngërthen në vete

Unë jam Bleona Gjikokaj, e lindur me

Shkollën fillore e kam përfundur në vendlindje, në SHMU

“Lidhja e Prizrenit” Carrabreg.

Më pas kam vazhduar shkollimin në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri

Shkencat Natyrore, të cilin e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm.

Duke qenë se shkolla të ofron mësime të mëdha

mësuese e ardhshme. Për të realizuar këtë ëndërr të madhe i fillova studimet në

Universitetin e Gjakovës “ Fehmi Agani “, në

Tani pas 4 vitesh po shkruaj autobiografinë time për punimin tim të diplomës, e cila është

shumë afër për realizimin e ëndërrës sime me titullin “ Mësuese”.

Këtu dua të citoj një shprehje filozofike që shpreh rëndësin e prof

fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim, secili hap që bënë ai duhet të jetë shembull i

mirë”.

AUTOBIOGRAFIA

jam Bleona Gjikokaj, e lindur me 19.09.1996 në Deçan.

Shkollën fillore e kam përfundur në vendlindje, në SHMU

“Lidhja e Prizrenit” Carrabreg.

Më pas kam vazhduar shkollimin në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri – Deçan në drejtimin

n e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm.

Duke qenë se shkolla të ofron mësime të mëdha, mua më dha pasionin që të jem një

mësuese e ardhshme. Për të realizuar këtë ëndërr të madhe i fillova studimet në

e Gjakovës “ Fehmi Agani “, në Fakultetin e Edukimit-Programi

Tani pas 4 vitesh po shkruaj autobiografinë time për punimin tim të diplomës, e cila është

shumë afër për realizimin e ëndërrës sime me titullin “ Mësuese”.

Këtu dua të citoj një shprehje filozofike që shpreh rëndësin e profesionit tonë:

fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim, secili hap që bënë ai duhet të jetë shembull i

B.Gjikokaj

31

Deçan në drejtimin

, mua më dha pasionin që të jem një

mësuese e ardhshme. Për të realizuar këtë ëndërr të madhe i fillova studimet në

rogrami Fillor.

Tani pas 4 vitesh po shkruaj autobiografinë time për punimin tim të diplomës, e cila është

esionit tonë: “ Secila

fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim, secili hap që bënë ai duhet të jetë shembull i