39
UNIVERSITETI AAB- RIINVEST Drejtimi: Menaxhment dhe Informatik PUNIM SEMINARIK Lënda: “Projektimi i Sistemeve Informative” Tema: Kompjuteri, Paisjet hyrëse dhe dalëse Profesori i lëndes: Vehbi RAMAJ,phd-candidat ______ Studenti: Veton SOPJANI _______

Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Paisja kompjuterike personale

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

UNIVERSITETI AAB-RIINVEST

Drejtimi: Menaxhment dhe Informatik

PUNIM SEMINARIK

Lënda: “Projektimi i Sistemeve Informative” Tema: Kompjuteri, Paisjet hyrëse dhe dalëse

Profesori i lëndes: Vehbi RAMAJ,phd-candidat

______ Studenti: Veton SOPJANI _______

Page 2: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Hyrje

• Kompjuteri personal përbëhet nga disa komponente themelore. Ato nuk shihen nga jasht dhe karakteristikat e tyre nuk janë të dukshme. Porë në mënyrë laike tek KP. standard mund të dallojmë katër tërësi: njësia sistemore (shtëpiza), monitori, tastatura dhe miu. Modeli i KP. bashkëkohor është mjaft i ngjajshëm me modelin logjik të kompjuterit që e ka dhënë Xhon von Nojman (Neumann).

Page 3: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Karakteristikat e sistemit kompjuterik

Paisjet hyrëse/dalëse

Sistemi kompjuterik perbehet nga keto elemente teknike dhe fizike.

- Hardveri kompjuterik- Softueri kompjuterik- Bazat e te dhenave- Paisjet Hyrese dhe dalese te

kompjuterit- Personeli punues

Page 4: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Hardwerët-konsistojnë në pajisje kompjuterike që përdoren për të kryer veprimin e hyrjes së informacionit, përpunimit të informacionit dhe daljes së informacionit të perpunuar.

• Softveri-kompjuterik qe perfshine programet dhe instruksionet per udheheqje me vete sistemin kompjuterik dhe kryerje te aplikacioneve te ndryshme.

Page 5: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Bazat e te dhenave ose depot e informacioneve ne mediumin kompjuterik ( ne disk apo ne shirit magnetik ), te cilave kompjuteri mund t’u qaset drejteperdrejt, ose ne mediumin off-line ( mikrofilmi ose letra e shtypur per perdorim manuel )

• Procedurat, ku perfshihen doracaket ose instruksionet per perdorim te sistemit dhe te aplikacioneve te tij,

• Personeli punues, ( operatoret kompjuterik, programeret dhe analitiket e sistemit )

Page 6: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Pjesët hyrëse, shërbejnë për hyrje të të dhënave në kompjuter.

• Pjesët dalëse, shërbejnë për prezantimin e të dhënave dalëse, gjegjësisht për prezantimin e operacioneve të kryera.

• Memoria e jashtme, shërben për ruajtje afatgjate të të dhënave ose të programeve operative.

Page 7: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Shtëpiza• Shtëpiza është një kuti alumini në të

cilën janë vendosur komponente të tjera. Përveç rolit mbrojtës që ka shtëpiza në të ndodhen edhe sistemi për furnizim me energji elektrike dhe transformimi i saj ne formë të përshtatshme. Varësisht nga qëllimi i kompjuterit ekzistojnë disa lloje të shtëpizave:

• Shtepiza të shtrime, shtepiza vertikale, shtëpiza kullë etj.

Page 8: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Disa lloje të shtëpizave

Page 9: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• MOTHER BOARD (PLLAKA AMË)• Shërben për vendosjen e të gjitha elementeve të

sistemit kompjuterik, përmes pllakës amë vendoset komunikimi ndërmjet njësive të ndrshme. Komunikimi me njësitë e integruara bëhet përmes njësive të mbrendshme ose basave të mbrendshme me njësitë të jashtme përmes basav të jashtëm.

• Në mother board janë të vendosura sllotet ose ram memorie të madhësive të ndryshme, pastaj në pllakën amë është i vendosur procesori. Ndërsa në të ashtuquajturën sllot janë të vendosura të gjitha kartelat e tjera (kartela e zërit, kartela e rrjetit, kartela e radios ose televizionit,..). Ekzistojnë edhe disa pllaka amë në të cilat disa kartela janë të integruara (të vendosura në vetë pllakën): video, e rrjetit dhe kartela e zërit.

Page 10: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

MOTHER BOARD (PLLAKA AMË)

Page 11: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Procesori qendror – përbëhet nga njësia aritmetiko-logjike, njësia dirigjuese dhe memoria punuese të cilat faktikisht janë pjesët me të rëndësishme të kompjuterit.

• Njësia artmetiko-logjike, shërben për kryerjen e operacioneve matematikore dhe logjike me të dhëna hyrëse.

• Njësia dirigjuese shërben për udhëheqje me operacione të kompjuterit.

Page 12: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Njësia aritmetiko- logjike

Memoria e jashtme

PROCESORI QENDROR

Memoria punuese( RAM )

Njësia dirigjuese

Paisjet dalësePaisjet hyrëse

• Memoria punuese RAM, është e bazuar në gjysmëpërçues dhe shërben për ruajtje të përkohëshme gjatë punës të të dhënave të cilat përpunohen nga njësia aritmetiko-logjike

Page 13: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

PROCESORI – PJESA QENDRORE E KOMPJUTERIT

• Njësia qendrore procesorike ( Central processing unit ), ose shkurt CPU dhe paraqet “ trurin e kompjuterit ”.

• Sa një pullë postare në brendi të kompjuterit.

Page 14: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Procesori qendror nuk është i vetmi procesor, procesor ka kartela grafike, kartela e zërit dhe shumë pjesë tjera, por kur themi procesor zakonisht mendojme ne procesorin qendror.

• Lexon dhe ekzekuton instruksionet programore, kryen kalkulimet si dhe merr vendime.

• Aty zhvillohen operacionet aritmetike, logjike dhe kontrolluese.

• Realizon ruajtjen dhe rikthimin e informacioneve në disk apo në mjedise tjera memoruese.

Page 15: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Te kompjuteret personal, CPU njihet me emrin mikroprocesor dhe është i realizuar nga qarku i integruar.

• Qarku i integruar ( Integrated Circuit – IC ), është i ndërtuar si një kompleks i transistorëve dhe i qarqeve të tjera elektrike të përfshira në një pllakëz të vogël të kristaltë gjysmë përquese të silicit, e cila ndryshe quhet çip (Chip).

Page 16: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Procesori (CPU) si edhe elementet e tjera të integruara janë të ndërtuara në një kuti të vogël të qeramikës me këmbëza metalike anash.

• Këto “ këmbëza” kanë funksionin e ndërlidhjes së çipit të procesorit me tabelën e përbërë nga qarqet me fije të qelqta të vendosura në brendi të kompjuterit dhe poashtu përcjellin impulset elektrike në çip dhe nga çipi.

Page 17: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Në brendi të kutisë së qeramikës është i vendosur vetë çipi, një pllakëz e silicit me dimensione prej disa mm2.

• Në këtë siperfaqe të vogël janë të vendosur disa milionë transistorë të ndërlidhur funksionalisht në mes veti.

Page 18: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Lloji i CPU – e përcakton fuqinë përpunuese- shpejtësinë e ekzekutimit të instruksioneve të ndryshme në kompjuter.

• Përcakton repertorin e instruksioneve të cilat kompjuteri i kupton si dhe cilat programe mund të aktivizohen dhe të punojnë në kompjuter.

• Në ditët e sotme, procesoret mund të ekzekutojnë edhe disa dhjetëra milionë instruksione për sekondë (MIPS – millions of instructions per second)

Page 19: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

HARDISKU

• Hard Disk Drive, (lexohet shkurt:HDD) është një memorizues magnetik• (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi

sipërfaqen e një disku rrotullues. • Të dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të

kësaj pjese nga tërësia e sistemit kompjuterik.• Ekzistojnë HDD të jashtëm dhe të brendshëm,

ku të parët instalohen në brendi të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me kabllo USB.

Page 20: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Katela grafike• Karta grafike është një nga paisjet kryesore

të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi të tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit është shumë i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që është i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematike që janë mese të zakonshme në manipulimin e grafikëve.

• Prodhuesit më të rëndesishëm të kartave grafike në botë janë:• NVIDIA• ATI• INTEL dhe VIA

Page 21: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

PAISJET HYRËSETastiera (keyboard)

Page 22: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Me shtypjen e tastit të caktuar, mbyllet qarku gjegjës elektronik, sinjalet elektronike mikroprocesor të tastierës –kod (sinjalet digjitale) perpunohen në CPU dhe dalin të perpunuara në monitor.

Page 23: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Tastet bazike – në pjesën qendroreTastet numërike – tastet si në kalkulatorTastet funksionale – F1, F2, ..F12, Esc, Print Screen, Scroll Losk, Pause, Insert dhe DeleteTastet kursorike – Home, End, PageUp, PageDown, tastet me shiqeta, tasti Tab)Tastet ndihmëse – Ctrl, Alt dhe ShiftPoça kontrollues – NumLock, CapsLock ose Scroll Lock

Page 24: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Monitori• Është pajisje dalëse e cila e paraqet në

ekran regjistrimin e informatave me ndihmën e pajisjeve hyrëse. Ekzistojnë dy lloje të monitorëve: monitorë me gyp katode (CRT, Cathody Ray Tube)dhe monitorë LCD (Liquid Crystal Display). Karakteristikat kryesore të monitorëve janë: madhësia (zakonisht matet me inç: 14, 15, 17, 19, 21..), rezolucioni (dendësia e pikave me rezolucion të zakonshëm horizontal dhe vertikal që sot përdoret deri më 800 x 600, 1024 x 768,1280 x 1024 madje edhe më të mëdhenj), frekuenca e freskimit (numri i vizatimit të fotografisë në një sekondë të shprehur me herc Hz) dhe madhësia e pikës (matet me milimetër, ndërsa e shpreh distancën ndërmjet dy pikave në ekran.

Page 26: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Topthi gjurmues (trackball) – topth i dukshëm, alternativë për mausin

• Tabela grafike me laps sensitiv – e cila mundëson që në pllakën në formë të tabelës të vizatohet me anë të lapsit sensitiv dhe vizatimi me anë të softuerit përkatës, automatikisht të bartet në ekran të kompjuterit.

• Xhoistiku (Joy stick), është paisje hyrëse e cila mundëson manipulimin e kompjutrit në disa video-lojëra por edhe në softuerin i cili bënë simulimin e realitetit të njohur me emrin realiteti virtual.

Page 27: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

CDROM-i• Kompakt disku (CD) është medium ekstern për

ruajtje të të dhënave, ndryshe i njohur si medium standard për përcjellje të regjistrimeve muzikore, i cili i zëvendësoi pllakat e magnetofonit dhe revolucionarizoi industrinë muzikore dhe përhapjen e këngëve në format digjital.

• Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për regjistrim digjital, zbatimi i tij tek kompjuterët imponohet vetvetiu.

• Pasi nga CD disku mundet vetëmtë lexohet, ai e merr emrin CD ROM (Compaq Disk Read Only)

• Kemi edhe disce te cilat bejn inqizimin e CD-ve

Page 28: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Skeneri (Scanner) Skeneri është paisje e cila mundëson përfitimin

e kopjes së figurës ( fotografisë, vizatimit ose faqes me tekst ) në kompjuter dhe përkthimin e tij ( përshtatjen ) në formë të cilën kompjuteri mund ta pranojë dhe të manipulojë me të.

Page 29: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Kamerat (Aparatet fotografike) digjitale

• Fotografi digjitale lexohen nga softueri – përpunohen në kompjuter dhe shtypen me anë të shtypësit kompjuterik.

• Në anën e prapme të aparatit gjendet LCD ekrani ( Liquid Crystal Display) me katër taste, me të cilat rregullohet

- Rezolucioni i fotografimit- Nënekspozimi- Mbiekspozimi dhe- Fshihen fotografimet e padëshiruara

Page 30: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Aparatet digjitale kanë të ndërtuar kartelën e flash RAM memories në të cilën hapsirë vendosen sllajdet e fotografive, pra paraqet “ filmin digjital”

• 2 MB, 4 MB, 8MB flash RAM memorie etj.

Page 31: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Kartela elektronike grafike (video kartela)

• Secili kompjuter në përbërje duhet që të ketë një pjesë të posaçme e cila quhet kartelë grafike në mënyrë që të mund të realizohet komunikimi me ekran.Kartela grafike e përcakton rezolucionin, prandaj edhe kualitetin e fotografisë

• Sot ekzistojnë edhe TV kartelat elektronike të cilat mundësojnë që fotografia televizive të bartet në kompjuter. Këto kartela elektronike e bëjnë konvertimin e sinjaleve analoge televizive në sinjale digjitale të kompjuterit.

Page 32: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Shtypësi (Printer)• Shtypës matricor• Shtypës InkJet• Shtypës termik• Shtypës laserik

Page 33: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Ploterët ( vizatuesit)• Ploteri është paisje e cila shtypjen në

letër e realizon nëpërmes penës, lëshimit të ngjyrës në letër ose laserit dhe përdoret për shtypje profesionale të projekteve të ndryshm arkitektonike apo të tjera inxhinierike të formateve shumë të mëdha.

Page 34: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

• Ploterët InkJet dhe laresik të ngjashëm me shtypësit por të shtypjes në dimensione shumë më të mëdha.

Page 35: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Paisjet hyrëse/dalëse• Kartela elektronike e zërit (Audio

kartela)• Modemi

Kartela elektronike e zërit (Audio kartela) është paisje e cila na mundëson realizimin e zerit

Page 36: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Modemi

• Fjala modem shkurtesë për shprehjen Modulator-DEModulator.

• Me modulim nënkuptojmë ndryshimin e vetive të sinjalit, ndërsa demodulimi paraqet rikthimin e vetive burimore të sinjalit.

• Modemi është paisje e cila na mundëson lidhjen e internetit përmes lidhjes telefonike.

Page 37: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative

Përfundim• Kompjuteri është pajisje elektronike e cila i

përpunon të dhënat dhe I shndërron në informata të dobishme. Në brendinë e kompjuterëve, zhvillohen programe që i përpunojnë të dhënat dhe, në bazë të udhëzimeve të programit, realizohen detyra.

• Kompjuterët përdoren për punë të ndryshme: kontrollin e fluturimeve kozmike, drejtimin e avionëve, përgatitjen dhe shtypjen e librave, ndezjen e dritave në kohë të caktuar saktë, dhënien e fletëpagesës në kasën e shitores.

• Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha, duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA, pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Page 38: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative
Page 39: Punim Seminarik - Projektimi i Sistemeve Informative