34
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORTI PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TE USHTRUAR NË BASHKINË DURRËS. RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË DURRËS I. TITULLI ...................................................................................................................... 2 II. MARRËSI.................................................................................................................... 2 III. OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI I AUDITIMIT..................................................... 2 IV. IDENTIFIKIMI I ÇËSHTJES .................................................................................. 3 V. PËRGJEGJËSIA E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE .................. 4 VI. PËRGJEGJËSIA E AUDITUESIT TË KLSH-së PËR AUDITIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE: ........................................................................................... 4 VII. KRITERET E VLERËSIMIT ................................................................................ 5-5 VIII. STANDARDET E AUDITIMIT.............................................................................. 5 IX. PËRMBLEDHJE E PUNËS SË KRYER ................................................................ 6- A. Vlerësimi i funksionimit të sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit ............ 7-8 B. Vlerësimi i procesit të programimit dhe zbatimit të buxhetit të Bashkisë. ................. 8-11 C. Auditimi i mbylljes së llogarive vjetore në 31 Dhjetor 2016 .................................... 11-12 D. Vlerësimi i saktësisë së zonave të llogarisë, bazë për dhënien e opinionit të këtij auditimi .......................................................................................................................... 14-24 X. Opinioni, gjetjet nga auditimi, ndikimi te pasqyrat financiare dhe rekomandimet përkatëse: ........................................................................................... 24-30 ANEKSE ........................................................................ Error! Bookmark not defined.-40 NËNDOR 2017

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORTI PËRFUNDIMTAR MBI AUDITIMIN FINANCIAR TE USHTRUAR NË BASHKINË DURRËS.

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË DURRËS

I. TITULLI ...................................................................................................................... 2

II. MARRËSI.................................................................................................................... 2

III. OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI I AUDITIMIT ..................................................... 2

IV. IDENTIFIKIMI I ÇËSHTJES .................................................................................. 3

V. PËRGJEGJËSIA E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE .................. 4

VI. PËRGJEGJËSIA E AUDITUESIT TË KLSH-së PËR AUDITIMIN E

PASQYRAVE FINANCIARE: ........................................................................................... 4

VII. KRITERET E VLERËSIMIT ................................................................................ 5-5

VIII. STANDARDET E AUDITIMIT.............................................................................. 5

IX. PËRMBLEDHJE E PUNËS SË KRYER ................................................................ 6-

A. Vlerësimi i funksionimit të sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit ............ 7-8

B. Vlerësimi i procesit të programimit dhe zbatimit të buxhetit të Bashkisë. ................. 8-11

C. Auditimi i mbylljes së llogarive vjetore në 31 Dhjetor 2016 .................................... 11-12

D. Vlerësimi i saktësisë së zonave të llogarisë, bazë për dhënien e opinionit të këtij

auditimi .......................................................................................................................... 14-24

X. Opinioni, gjetjet nga auditimi, ndikimi te pasqyrat financiare dhe

rekomandimet përkatëse: ........................................................................................... 24-30

ANEKSE ........................................................................ Error! Bookmark not defined.-40

NËNDOR 2017

Page 2: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

2

-HYRJE Kontrolli i Lartë i Shtetit (këtu e në vijim KLSH), auditoi Bashkinë Durrës, në bazë të

programit të auditimit nr. 775/4, datë 24.08.2017 të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë

të Shtetit, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me organizimin dhe

mbajtjen e kontabilitetit, plotësimi i pasqyrave financiare në afat, dhënia e opinionit për

saktësinë e paraqitjes së zërave të aktivit e pasivit dhe pasqyrave të tjera shoqëruese të bilancit

mbi bazën e gjetjeve nga auditimi nga Grupi i Auditimit të KLSH-së u përpilua Projekt

Raporti i Auditimit. Ky Projekt Raport u përcoll me protokoll në Bashkinë Durrës, ku pas

shqyrtimit nga ana e tyre të problemeve të konstatuara dhe pasqyruara në këtë Projekt Raport

Auditimi, nga Bashkia Durrës është përcjellë për në KLSH me shkresën nr. 14275/12 prot,

datë 24.10.2017 pa kundërshtime. Mbi gjetjet e shprehura në këtë Projekt Raport Auditimi të

sjellë nga Bashkia Durrës po përpilohet ky Raport Përfundimtar Auditimi.

Auditimi u krye me zgjedhje, për vlerësimin e saktësisë së raportimit financiar të aktivitetit

ekonomik të mbyllur më datë 31.12.2016.

I. TITULLI

Ky Raport Përfundimtar Auditimi përmbledh punën e bërë në lidhje me “Auditimin Financiar

të ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e

transaksioneve financiare të gjysmës së parë të vitit 2017.

II. MARRËSI

Raport Përfundimtar Auditimi i drejtohet Kryetarit të Bashkisë Durrës, nëpunësit të autorizuar

si dhe Drejtorisë Ekonomike në Bashkinë Durrës. Korrektimi i Pasqyrave Financiare mbi

bazën e Opinionit dhe rekomandimeve të dhëna nga KLSH, i shërbejnë gjithashtu palëve të

treta që realizojnë marrëdhënie financiare me Bashkinë Durrës, por edhe enteve publike dhe

përdoruesve të mundshëm të informacionit financiare të Pasqyrave Financiare të vitit 2016.

III. OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI I AUDITIMIT Objektivat specifike të auditimit ose pohimet për marrjen e garancive për besueshmërinë e

pasqyrave financiare janë:

Planifikimi i auditimit për të marrë informacionin e duhur në mënyrën më efikase

Vlerësimi i efektivitetit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit në njësinë publike në

lidhje me pasqyrat financiare, për vitin 2016 si dhe transaksionet financiare për gjashtë

mujorin e parë të vitit 2017

Vlerësimi i procesit të përpilimit të Informacionit Financiar dhe të Pasqyrave Financiare

dhe i menaxhimit të brendshëm në këtë drejtim për vitin 2016 dhe transaksionet financiare

për gjashtë mujorin e parë të vitit 2017

Vlerësimi dhe rregullshmëria e emetimit të pasqyrave financiare, për vitin 2016

Testimi i pohimeve rreth klasave të transaksioneve dhe ngjarjeve për periudhën nën

auditim si; përkatësia, plotësia, saktësia, periudha, klasifikimi, ligjshmëria dhe rregullsia.

Testimi i pohimeve rreth gjendjeve të llogarive në fund të periudhës si; ekzistenca, të drejtat

dhe detyrimet, plotësia, vlerësimi dhe alokimi. Testimi i pohimeve rreth prezantimit të

Page 3: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

3

shënimeve shpjeguese si; transaksione, të drejtat dhe detyrimet, plotësia, klasifikimi dhe

kuptueshmëria, saktësia dhe vlerësimi.

Qëllimi i auditimit të pasqyrave financiare është të rrisim shkallën e besimit të përdoruesve të

pasqyrave financiare, nëpërmjet shprehjes së një opinioni nga ana jonë nëse pasqyrat

financiare janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën e

zbatueshme të raportimit financiar, si një mekanizëm kontrolli për të siguruar

përgjegjshmërinë financiare.

Kjo përgjegjshmëri ka të bëjë drejtpërdrejt me menaxhimin e shëndoshë financiar si dhe me

faktin që, rezultatet e përdorimi i burimeve janë të paraqitura drejt dhe në përputhshmëri me

kornizën e raportimit financiar si dhe nëse ekzistojnë kontrolle/ procedura/rregullore që

ndihmojnë në ruajtjen e aseteve dhe burimeve, dhe të sigurojë saktësinë dhe plotësinë e të

dhënave të kontabilitetit.

Audituesit shtetërorë do të shprehen mbi sigurinë ose jo nëse informacioni i paraqitur mbi

shpenzimin e parave publike në programet publike përfaqëson në mënyrë të përshtatshme

situatën financiare.

IV. IDENTIFIKIMI I ÇËSHTJES Ky auditim financiar realizohet për Pasqyrat Financiare të vitit 2016 si dhe për transaksionet

financiare të vitit 2017 për Bashkinë Durrës.

Programi është i strukturuar në drejtim të vlerësimit së sistemit të Menaxhimit Financiar dhe

të Kontrollit, në Bashkinë Durrës, duke vlerësuar procesin e programimit dhe zbatimit të

buxhetit, auditimin e proceseve të mbylljes së llogarive vjetore për vitin 2016, dhe vlerësimin

e zonave të llogarisë, bazë për dhënien e këtij opinioni. Zonat e llogarisë, në bazë të

konkluzioneve të analizës së riskut, u vlerësuan të jenë ato mbi të ardhurat, shpenzimet e

pagave, mbi mallrat dhe shërbimet si dhe Aktivet e Trupëzuara dhe të Patrupëzuara.

Sektori i financës në Bashkinë Durrës përpilon Pasqyra Financiare për Bashkinë Durrës, si

një njësi administrative më vete, por përpilon edhe Pasqyra Financiare të Konsoliduara, duke

përfshirë Pasqyrat Financiare të njësive vartëse.

Të ardhurat e shfrytëzimit të Bashkisë Durrës janë në total 3,089,723,784 lekë. Të ardhurat e

Bashkisë përbëhen nga 1,159,084,910 lekë të ardhura e kontribute të Bashkisë, 1,726,920,027

Grante dhe 315,930,379 lekë nga Rimarrje në Punime dhe Investime. Materialiteti në vlerë

është 160,096,766 lekë, zonat më të rëndësishme janë ato të ardhurave tatimore (861,271,815

lekë), llogaritje të shprehura në Aneksin 1, bashkëlidhur. Në lidhje me rregullshmërinë dhe

përputhshmërinë me kuadrin ligjor transaksionet financiare të përfshirë në të ardhurat totale të

bashkisë, për këtë periudhë, janë audituar me program auditimit përputhshmërie nr. 775/2 në

datë 24.07.2017 dhe program auditimit rregullshmërie nr. 775/3 dhe dt. 24.07.2017 për të

ardhurat tatimore të gjeneruar nga komunat.

Shpenzime të ushtrimit për shumën 3,089,723,784 lekë që përbëhen nga Shpenzimet të

shfrytëzimit janë 1,391,286,768 lekë, plus shpenzime të përfshira në llogarinë "Operacione

korrigjim i rezultatit" për 1,271,841,329 lekë, Rezultatet nga Funksionimi për 426,595,687

lekë, në total.

Asetet e Bashkisë në vitin 2016 janë në vlerën 4,661,114,171 lekë. Ato janë të përbëra nga

Aktive të Qëndrueshme për 2,754,442,729 lekë (59%), Aktive Qarkulluese për 1,501,127,106

Page 4: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

4

lekë (32%), dhe Llogari të tjera Aktive për 405,544,337 lekë (9%). Asetet e qëndrueshme

janë në trajtës së patrupëzuar dhe të trupëzuara. Si pasojë e reformës territoriale, përthithjes së

disa njësive vartëse dhe riorganizimit, asetet e Bashkisë janë ndryshuar në madhësi dhe në

lloj, çyshtej të cilat janë trajtuar në vijim.

Pasivi i bilancit prej 4,661,114,172 lekë përbëhet nga 2,774,294,924 Fonde të Veta, që

evidenton financimin e aseteve nga fondet e vetë Bashkisë, nga 590,971,314 lekë nga

Detyrime ku kryesisht përfshihen kreditorë dhe nga 869,252,247 lekë Llogari të Tjera ku

kryesisht përfshihet të ardhura në avancë dhe akumulimi i rezultatit të ushtrimit.

V. PËRGJEGJËSIA E DREJTIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE Administratori i Përgjithshëm (Nëpunësi autorizues) Zh. V, Drejtori i Drejtorisë së Financës

(Nëpunësi zbatues) D. A dhe H. H shefe e Sektorit të Financës (nënpunë zbatues), janë

përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me kuadrin normativ të

zbatueshëm të raportimit financiar në sektorin publik dhe për mirëfunksionimin e sistemit të

kontrollit të brendshëm, i cili garanton përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave

financiare.

Administratori i përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Financës janë përgjegjës për të

siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Bashkisë Durrës.

Bazuar në Ligjin nr. 139/2015, dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 34, pika 6.

“Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore harton, miraton, zbaton dhe administron çdo vit buxhetin

e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e

zbatimin e sistemit buxhetor dhe ligjin për financat vendore”.

Neni 91. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto të drejta dhe përgjegjësi: pika 1.3. Të drejtën

dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, sipas së cilës:

a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre;

b)vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në përputhje me legjislacionin

në fuqi;

c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;

ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë informacione ose raporte

financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për qeverisjen qendrore ose shtetasit.

Neni 65; “Administrata e njësisë administrative”, pika 1. “Në njësitë administrative funksionon

administrata që drejtohet nga administratori”, si dhe ligji 10296 i datës 8.7.2010 “Për

Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, neni 8 “Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit”, neni 12

“Përgjegjshmëria menaxheria e nëpunësve zbatues”.

VI. PËRGJEGJËSIA E AUDITUESIT TË KLSH-së PËR AUDITIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE: Përgjegjësia jonë (Audituesit e KLSH-së) është që nëpërmjet auditimit të realizuar të krijohen

bindjet, të cilat do të shprehen në opinionin e grupit të auditimit mbi saktësinë, vërtetësinë dhe

besueshmërinë e ndërtimit të pasqyrave financiare dhe Raportimit Financiar. Në këtë

funksion, auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto

standarde kërkojnë që Ne t’i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë dhe të kryejmë

auditimin për të marrë siguri të arsyeshme, për faktin nëse Pasqyrat Financiare, nuk kanë

Page 5: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

5

gabime materiale, pra pasqyrat në tërësi nuk përmbajnë gabime materiale qoftë nga mashtrimi

ose gabimi. Siguria e arsyeshme i referohet një niveli të pranueshëm sigurie, por nuk garanton

asnjëherë sigurinë absolute, dhe auditimi në pajtueshmëri (apo në përputhje) me standardet

nuk presupozohet që të zbulojë gjithnjë një gabim material kur ai ekziston. Auditimi përfshin

kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi auditimi rreth shumave dhe raportimit të shifrave

në Pasqyrat Financiare. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i audituesit, duke përfshirë

këtu edhe vlerësimin e rreziqeve nga gabimi material, qoftë për shkak të mashtrimit apo

gabimit. Gjatë procesit të vlerësimit të rrezikut, audituesi vlerëson nivelin e kontrollit të

brendshëm që është relevant në entitet, në mënyrë që të programojë procedura auditimit që

janë të përshtatshme për kushtet e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së opinionit mbi

efektivitetin e kontrollit të brendshëm të entitetit.

VII. KRITERET E VLERËSIMIT Kriteret përkatëse që janë përdorur dhe iu janë referuar për kryerjen e vlerësimeve gjatë

auditimit janë ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar;

-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në

njësitë e sektorin publik”.

-UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore

të vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej

tyre” i ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

-Ligjin nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

VIII. STANDARDET E AUDITIMIT Auditimi u bazua në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin

e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Manualin e Auditimit Financiar, miratuar me Vendimin e

Kryetarit të KLSH-së nr. 196, datë 29.12.2015, referenca të tjera ligjore dhe në kërkesat e

Standarteve Ndërkombëtare të Auditimit:

-ISSAI 100 - (Parimet themelore të auditimit të sektorit publik) që përcakton parimet

themelore për auditimin e sektorit publik në përgjithësi.

-ISSAI 200 - (Parimet themelore të auditimit financiar) që përcakton parimet themelore të

ISSAI-t 100 dhe i zhvillon më tej ato duke i përshtatur me kontekstin specifik të auditimit të

pasqyrave financiare,

-Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA) të Federatës Ndërkombëtarë të Kontabilistëve

IFAC,

-Manualin e Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë të Gjykatës Evropiane të Audituesve,

-Kërkesat e Udhërrëfyesit të IDI-t, INTOSAI “Për implementimin e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit, ISSAI mbi auditimin financiar”,

-Kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS),

Page 6: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

6

IX. PËRMBLEDHJE E PUNËS SË KRYER Përmbledhja evidenton në mënyrë të përgjithshme të gjitha problematikat që kanë dalë gjatë

ushtrimit të auditimit si dhe që janë materiale, duke i radhitur dhe grupuar ato sipas

prioriteteve dhe çështjeve e nën çështjeve të përcaktuara në Programin e Auditimit. Në të

përfshihen të gjitha gjetjet e auditimit të vlerësuara përsa i përket materialitetit, ligjshmërisë

dhe evidencës faktike. Në Raport Përfundimtar të Auditimi, trajtimi i çështjeve do të ndjekë

rrjedhën e përcaktuar në Programin e Auditimit.

Në vijim sipas pikave të programit të auditimit po paraqesim një përmbledhje të punës së

kryer:

OPINIONI I AUDITUESIT

Opinioni i kualifikuar

Përgjegjësia e Audituesit të KLSH-së, është që nëpërmjet auditimit të realizuar të krijojmë

bindjet, të cilat do të shprehen në opinionin e grupit të auditimit mbi saktësinë, vërtetësinë

dhe besueshmërinë e ndërtimit të pasqyrave financiare dhe Raportimit Financiar. Sipas

mendimit tonë, pasi kemi marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit,

mbështetur në standardet ISSAI 17001

dhe ISSAI 12002 shprehim një opinion të

kualifikuar për llogaritë vjetore të Bashkisë Durrës, duke arritur në përfundimin se

anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale, por

jo të përhapura, në periudhën nën auditim.

Duke marrë në konsideratë faktin se subjekti i audituar (Bashkia Durrës) mund të mos arrijë

në kuptimin e saktë të opinionit mbi pasqyrat financiare, duam të tërheqim vëmendjen për

aspektet mbi të cilat gjykuam për modifikimin e opinionit tonë. Jemi të pasigurt për disa

çështje të pazakonta të konstatuara, të cilat janë materiale, dukshëm mbi nivelin e

materialitetit, me ndikim në vendimmarrjen e përdoruesit të pasqyrave financiare:

1. Në llogaritë “Shpenzime në proces për rritjen e AQT” është pasqyruar pa të drejtë

vlera 393,668,493 lekë, e cila përfaqëson disponibilitete në Degën e Thesarit, të mundshme

për t`u përdorur, por meqenëse janë Grande Konkurruese me kusht nuk janë disponibilitete

të Bashkisë. Në këtë mënyrë është zmadhuar pa të drejtë llogaria “Fonde të veta”.

2. Në çelje të Pasqyrave Financiare të vitit 2016, nuk është pasqyruar fondi i grandit të

kushtëzuar i përdorur deri në 31.12.2015 në vlerën 443,035,974 lekë (investime shtesë),

duke mos reflektuar nivelin real të investimeve. Gjithashtu nuk është pasqyruar vlera e

investimeve në proces nga fondet e Bashkisë në fund të vitit 2016 në vlerën 649,715,870

lekë, në total 1,092,751,844 lekë.

3. Aktivet e Patrupëzuara, me vlerë historike 254,133,413 lekë, aktualisht kanë një

vlerë negative prej -20,837,452 lekë, e cila ka ardhur si pasojë e një veprimi të dubluar të

amortizimit lidhur me këtë grup aktivi. Ky gabim tregon një fakt të rëndësishëm, mungesën

1Objektivi i audituesit është të formulojë një opinion mbi besueshmërinë e llogarive vjetore dhe llogarive bazuar

në një vlerësim të përfundimeve të hartuara nga evidencat e marra të auditimit dhe të shprehë qartë opinionin

nëpërmjet një raporti të shkruar që shpjegon bazat e opinionit.

2Objektivi i audituesit është të ofrojë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat si një e tërë nuk përmbajnë anomali

materiale, raste mashtrimi ose gabime, si edhe të raportojë mbi këto pasqyra përsa i takon gjetjeve nga auditimi.

Page 7: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

7

e kontrolleve mbi regjistrimet kontabël dhe sidomos veprimet e mbylljes së llogarive

vjetore.

4. Në fushën e programimit dhe zbatimit të buxhetit, u konstatua mungesë në saktësinë e

paraqitjes së shpenzimeve për investime në Pasqyrat Financiare, konkretisht mangësi në

Formatin 4, të Pasqyrave Financiare, mbi "Burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet,

viti 2016". Nuk janë evidentuar në zërin 232 "Transferime Kapitale", aktive në vlerën

888,684,131 lekë, si pasojë kjo llogari ka dalë në bilanc me gjendje negative prej -

514,564,116 lekë të kësaj llogarie. Një fakt i tillë nuk ka tërhequr vëmendjen e hartuesve por

dhe të përdoruesve të këtyre pasqyrave duke reflektuar një nivel njohje të raportimit

financiar mjaft të ulët në të gjitha nivelet e hierarkisë.

5. Nga të dhënat e marra pranë Drejtorisë së Tatim Taksave, Sektori i Borxhit konstatojmë

se vlera e paraqitur në pasqyrat financiare për detyrime të pambledhura nga tatimet dhe

taksat vendore është e gabuar pasi nuk ka përfshirë debitorë të ardhur nga ish Komunat, të

cilët nuk janë hedhur në sistem. Vlera e pa kontabilizuar është 4,817,129 lekë ku përfshihen

debitorë të çregjistruar ndonëse kanë detyrime në vlerë 3,318,259 lekë, si dhe të natyrës së

pasaktësisë së të dhënave për 1,498,870 lekë.

6. Në llogarinë “Shpenzime te periudhave te ardhshme” me vlerë 405,544,337 lekë, në

klasën 467 "Kreditorë të ndryshëm" janë përfshirë Vendime Gjyqësore për vlerën

37,224,835 lekë, kreditor të mbartur nga komunat për vlerën 170,808,546 lekë dhe kreditor

gjyqësor nga investimet për vlerën 197,510,956 lekë. Kreditorë të mbartur nga komunat janë

evidentuar nga sektori i buxhetit për këtë qëllim nga Bashkia Durrës. Praktikat kanë

evidenca nga ish Njësitë Vendore (Bashkitë/Komunat) dhe verifikime janë bërë nga sektori i

buxhetit. Të dhënat mbi kreditorët e komunave janë edhe në thesar, ku evidentohet shuma e

detyrimit dhe shuma e shlyer. Nga Bashkia Durrës nuk është bërë rakordimi më të dhënat.

A. Vlerësimi i funksionimit të sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit

Bashkia Durrës ka një strategji të miratuar të ndjekur nga objektiva afat mesme. Plani

Strategjik përmban objektivat strategjikë, prioritetet afatshkurtra, iniciativat ligjore, aktivitet

zbatuese dhe planet e veprimit.

Në vlerësimin e funksionimit të MFK auditimi u fokusuar në auditimin në lidhje me

përgjegjësitë e menaxhimit në raport me Pasqyrat Financiare, funksionimin e sistemit të

kontrollit të brendshëm në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare, u auditua procesi i

përpilimit të pasqyrave financiare si dhe emetimi i tyre.

Në lidhje me këto çështje u konstatua:

Menaxhimi. Nga Bashkia, në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit ka hartuar

politikat, miratimin dhe monitorimin e objektivave të njësive publike që ai drejton, të planeve

strategjike e vjetore, përfshirë strategjinë e menaxhimit të riskut.

Titullari i njësisë V. D, në bazë të ligjit mbi MFK-në ka caktuar si nëpunës autorizues Zh. V,

me detyrë Nën Kryetar i Bashkisë. Nëpunës Zbatues janë D. A, Drejtore Ekonomike dhe H.

H, Shefe e Sektorit të Financës.

- Është hartuar një strukturë e re organizative, e cila përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e

njësive strukturore në mënyrë që të sigurohet një përdorim sa më i mirë i burimeve, duke ulur

koston e procedurave administrative. Janë nxjerrë aktet përkatëse dhe ne zbatim është

miratuar ngritja e Grupit të Menaxhimit Strategjik të Institucionit dhe Koordinatori i Riskut.

Page 8: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

8

-Është ngritur Grupi i Menaxhimit Strategjik të njësisë publike, dhe kryesohet nga nëpunësi i

autorizuar njësisë publike, në përputhje me nenin 8 të ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për

menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Pas mbylljes së aktivitetit financiar të vitit (Pasqyrave

Financiare), i është dërguar Ministrisë së Financave, Njësisë Qendrore të Harmonizimit për

Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, përgjigjet e pyetësorit për vetëvlerësimin e sistemit të

menaxhimit financiar dhe kontrollit. Me nr. 3371 prot dhe 23.02.2017 nga nëpunësi i

autorizuar Zh. V, është përpiluar deklarata mbi cilësinë dhe monitorimin e sistemit të

kontrollit të brendshëm.

Bashkia ka një strukturë organike në të cilën është parashikuar Drejtoria e Auditimit të

Brendshëm, e cila është parashikuar në varësi direkt nga Kryetari i Bashkisë. Pasqyrat

financiare të vitit 2016, të mbyllura në Shkurt 2017, janë audituar nga Auditi i Brendshëm në

periudhën Prill - Maj 2017. Auditimi është realizuar i tipit të përputhshmërisë dhe financiar.

Auditi ka konstatuar gjetje, të cilat i janë vënë në dijeni Sektorit të Financës dhe Kryetarit të

Bashkisë. Në këtë drejtim kjo strukturë paraqitet me realizim të objektivit mbi auditimin e

pasqyrave financiare.

Në lidhje me procesin e menaxhimit të riskut për identifikimin, analizimin dhe kontrollin e

risqeve, janë hartuar dhe miratuar programe afatgjatë dhe afatshkurtër të auditimit, është

caktuar koordinatori, i cili është nëpunësi autorizues, është miratuar strategjia e riskut, në

përputhje me ligjin nr. 10296, datë 08.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”

neni 10 dhe neni 21. Ndërkohë për minimizimin e riskut, mashtrimit dhe parregullsive, nga

nëpunësi autorizues janë regjistruar dhe raportuar masat e marra për parandalimin e tyre sipas,

të ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” neni 21.

Sidoqoftë u konstatua se ndonëse ekzistonte regjistri i riskut, ai kishte të përfshirë në nivel të

pamjaftueshëm të detajimin të riskut. Kështu u konstatua se ai përbëhesh vetëm nga vlerësim

për risqe të jashtme dhe të brendshme dhe nuk i detajon ato sipas objektivave të institucionit

dhe strukturës së tij organizative dhe funksionale. Regjistri nuk është detajuar i ndarë në

komponent që lidhen me mos përmbushjen e detyrave nga personeli, në komponent që lidhet

me krijimin e kushteve për realizimin e detyrave dhe në regjistër të aseteve dhe të funksioneve

mbështetëse.

Pas reformës territoriale për vitin 2016 Bashkisë Durrës i janë shtuar funksione të reja si

mbrojtja kundër zjarrti e shpëtimit, administrimi i pyjeve, sistemi i kullimit, rrugët rurale dhe

arsimi parashkollor. Këto funksione të reja nuk janë identifikuar në regjistrin e riskut, qoftë në

nivel funksioni, qoftë në nivel strukture organizative përgjegjëse. Regjistri i riskut nuk

përfshin risqe për asetet si dhe risqet që lidhen me funksionet mbështetëse.

- Është bërë identifikimi vlerësimi dhe kontrolli mbi ngjarje apo situata të mundshme në

regjistrin e riskut, por nuk është detajuar veprimtaritë e konkrete për minimizimin e tij si dhe

personat përgjegjës për mbartjen e secilit komponent të riskut.

- Me shkresë nr. 9305 dhe datë 03.12.2015 është miratuar rregullorja për ruajtjen, mbrojtjen e

nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të njësisë publike, bazuar në Manualin e menaxhimit

financiar dhe kontrollit.

- Me shkresë nr. 1746 dhe datë 16.03.2016 është miratuar gjurma e dhënies me qira të aseteve

në pronësi dhe administrim të Bashkisë.

- Është ngritur sistemi i dy firmave, ndonëse proceset e punës nuk ndiqen me formularë tip ku

të evidentohet punëdhënësi, i ngarkuari dhe afatet e realizimit të detyrave.

Page 9: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

9

Përpunimi i informacionit financiar dhe MFK. Përpunimi i informacionit financiar dhe

përpilimi i pasqyrave financiare është në përgjegjësi të sektorit të financës i cili drejtohet nga

H. H, me detyrë Shefe e Sektorit të Financës, ndërsa administrator i pasurisë është Kryetari

Bashkisë V. D. Nëpunës i parë autorizues është Zh. V.

Nga titullari i njësisë publike është miratuar dhe vënë në funksionim sistem informacioni dhe

komunikimi dhe mënyra e komunikimit brenda institucionit është përcaktuar në rregulloren e

brendshme. Sidoqoftë u vunë re disa parregullsi të cilat janë:

Sidoqoftë parregullsi vihet në faktin se në rregulloren e brendshme të Bashkisë nuk është

përcaktuar afati i dorëzimit të dokumenteve sipas rëndësisë dhe në përshtatje me ambientet

(kapaciteti i arshivës) që ka në dispozicion. Nga pamja vizuale kapaciteti i arshivës nuk

përballon dokumentacionin voluminoz të Bashkisë. Dokumentacioni financiarë është dorëzuar

në arkiv deri më fund të vitit 2013.

-Informacioni financiar mblidhet me dokumentacion shoqërues i cili protokollohet dhe

regjistrohet në arshivë. Sidoqoftë u vunë re se edhe Auditi i brendshëm ka vënë re disa të

meta, të cilat janë shprehur në gjetjet nga raporti i auditit.

Gjetja e parë ka të bëjë me "Dokumentimin e transferimeve kapitale, duke përcaktuar pjesën e

plotë të investimit dhe pjesën që i takon çdo njësie vartëse". Auditimi i brendshëm i referohet

aseteve të qëndrueshme si rrugë dhe shkolla. Ai ka ngritur detyrë për sektorin e financës që

duhet të dokumentojë ndarjen e vlerës totale të investimit midis njësive vartëse. Kjo ndarje

vlere duhet të ishte shoqëruar me akt verifikime të karakterit teknik dhe inxhinjerik, gjë që

nuk është bërë nga Bashkia Durrës. Auditi i brendshëm nuk është shprehur për këtë mungesë

veprimesh, por vetëm për mungesë të dokumentimit, duke mos adresuar një zgjidhje të

qëndrueshëm të problematikës.

Gjetja e dytë ka të bëjë me faktin se bilanci mbyllet pa akt rakordime me çdo njësi vartëse për

të cilat Bashkia ka kryer investime. Nga Auditi i KLSH-së u konstatua se në kushtet që aseti i

investuar nga Bashkia konsolidohet nga financa në pasqyrat financiare përmbledhëse, akt

rakordimi ndonëse do të rriste saktësinë e dokumentimit të ngjarjeve ekonomike, do të ishte

një procedurë e cila nuk do të siguronte informacion që nuk sigurohet nga konsolidimi.

Konkluzioni është se Auditi i brendshëm duhet të rrisë nivelin e cilësisë së rekomandimeve që

i jepen përpiluesve të pasqyrave financiare.

Informacioni financiar mbi transaksionet e kryera nga Bashkia realizohet me program Excel

dhe jo me ndonjë program të licencuar apo të përpiluar. Kjo ul sigurinë e përpunimit të

informacionit kontabël dhe rrit mundësinë për gabime dhe manipulime.

Në lidhje me organizimin e proceseve dhe të personelit evidentojmë se Bashkia ka Rregullore

të Brendshme të Funksionimit të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 173 dhe datë

23.12.2013. Në Rregulloren e Brendshme pasqyrohen përshkrimet e punës dhe detyrat

individuale që duhen kryer, ndarja e detyrave për secilin punonjës, duke garantuar ndarjen e

detyrës, hierarkinë, si dhe janë vendosur rregulla të qarta, për të drejtat, përgjegjësitë dhe

linjat e raportimit në funksion të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit. Sidoqoftë në rregullore

të brendshme të funksionimit të Bashkisë nuk është bërë një ndarje e detyrave funksionale,

brenda Sektorit të Financës, duke mos shprehur qartë detyrat funksionale të secilit. Ndonëse

nga shefi i sektorit të financës është bërë një ndarje brenda sektorit mbi përgjegjësitë që ka

specialisti i financës, kjo mbetet një ndarje jo formale. Kjo ndarje nuk mbështetet nga

Page 10: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

10

rregullorja e brendshme dhe gjithashtu kjo ndarje nuk përcakton se cili specialist kryen njërën

apo tjetrën detyrë.

Duke qenë se Bashkia Durrës përbën një ndër bashkitë e mëdha në vend dhe për rrjedhojë ka

një numër transaksionesh të konsiderueshëm, struktura e personelit që përpunon

informacionin financiar dhe përpilon pasqyrat financiar në vitin 2016 është e përbërë nga 3

plus 1 punonjës. Ky është një numër i pamjaftueshëm personeli, fakt i cili rrit pasigurinë e

përpunimit të informacionit dhe risqet e përpilimit të pasqyrave financiare.

Emetimi i pasqyrave financiare. Informacioni financiar që mblidhet në drejtim të përpilimit

të pasqyrave përmblidhet në informacion për:

- Për asetet, në asete të qëndrueshme, qarkulluese dhe llogari të tjera aktive

(shpenzime të periudhave të ardhshme etj.). Asetet e Qëndrueshme klasifikohen në

asete të trupëzuara dhe të patrupëzuara.

- Për pasivin, në fonde të veta, në detyrime dhe në llogari të tjera (të ardhura të tjera

për t'u rregulluar).

- Për të ardhurat, të ardhura të shfrytëzimit, të ardhura financiare dhe të ardhura të

jashtëzakonshme si dhe në operacione korrigjim rezultati.

- Për shpenzimet, në lidhje shpenzimet kapitale, shpenzimet korente.

Ky klasifikim buron nga kuadri rregullator i përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së

Financave, konkretisht Udhëzimi UMF nr. 14, datë 28.12.2006, “Për përgatitjen dhe

raportimin e pasqyrave financiare vjetore të vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e

pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”, i ndryshuar me UMF nr. 26, datë 27.12.2007.

Në përgjithësi ngjarjet ekonomike që kanë ndodhur në Bashkinë Durrës janë përfshirë në këtë

model të pasqyrave financiare. Pasqyrat financiare individuale janë dërguar në Degën e

Thesarit Durrës në datë 28.02.2017 dhe të Prefekturës Durrës në datë 28.02.2017 (organit të

statistikës së rrethit)

Pasqyrat Financiare individuale nuk i janë dërguar Ministrisë së Financave, Drejtorisë së

Kontabilitetit, por këto pasqyra dërgohen në Ministrinë e Financave nga Dega e Thesarit

Durrës.

Pasqyrat financiare të Bashkisë për vitin 2016 janë firmosur nga Kryetari i Bashkisë.

B. Vlerësimi i procesit të programimit dhe zbatimit të buxhetit të Bashkisë.

Procesi i programimit të buxhetit është mbështetur me vendim të Këshillit Bashkiak. Në vitin

2016 të ardhurat faktike (të ardhurat nga taksat e tarifat, transferta e pakushtëzuar, transferta

specifike dhe fondi zhvillimit të rajoneve) në Buxhetin Vendor të Bashkisë Durrës arritën

vlerën 3.727.793 mijë lekë, kurse shpenzimet faktike vendore për financimin e funksioneve të

veta të Bashkisë kapën vlerën 2,512,602 mijë lekë. Buxheti ka parashikuar 3,727,793 mijë

lekë të ardhura. Përkatësisht pritshmëria për këto të ardhura është në zërat të ardhura nga

taksat e tarifat 1.234.986 mijë lekë, transferta e pakushtëzuar 573.031 mijë lekë, transferta

specifike 407.616 mijë lekë, të ardhura nga qiratë e banesave sociale (PIU) 19,355 mijë lekë,

FZHR për infrastrukturë vendore 781,901 mijë lekë, FZHR për arsimin para universitar

112,443 mijë lekë si dhe fonde të mbartura nga viti 2015 për 598.461 mijë lekë. Të ardhurat e

veta që realizohen nga Taksat dhe Tarifat Vendore duke përfshirë dhe ato të mbartura nga një

vit i mëparshëm, transferta e pakushtëzuar, transferta specifike dhe Fondi Zhvillimit të

Rajoneve. Më konkretisht:

Page 11: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

11

Pasqyra B.1 Përbërja e të ardhurave në vite 000/lekë

TE ARDHURAT Fakt 2012 Fakt 2013 Fakt 2014 Fakt 2015 Fakt 2016

1.Të ardhurat e veta 934.246 859.260 999.854 1.083.824 1.435.390

2. Transferta e pakushtëzuar 273.481 360.234 437.905 459.801 573.031

3.Transferta specifike 407.616

3.FZHR infrastrukturën vendore 4.852 769.334 771.742 853.518

4.FZHR për infrastrukturën i mbartur 271.514 396.656

-71.617

5. Fondi tranzitor për reformën territoriale 68.427

6. FZHR për arsimin para universitar 112.443

7.Të ardhura të trashëguara nga NJA që u shkrinë 122.243

8.Te ardhura nga banesat sociale 8.981 20.756

TOTALI 1.212.579 1.219.495 2.207.093 2.786.533 3.727.793

Burimi: Bashkia Durrës

Pasqyra B.2 Të ardhurat e veta nga taksat e tarifat vendore

000/lekë TE ARDHURAT E VETA Fakt 2012 Fakt

2013

Fakt 2014 Fakt 2015 Fakt 2016

1.Të trashëguara nga viti mëparshëm 93.586 57.423 116.816 44.416 1.234.986

2. Të ardhurat e vitit korent 840.660 801.837 883.038 1.039.408 200.404

Të ardhurat e veta 934.246 859.260 999.854 1.083.824 1.435.390

Burimi: Bashkia Durrës

Shpenzimet korente janë parashikuar 1,411,264 mijë lekë dhe shpenzime kapitale 1,101,338

mijë lekë. Gjendja e fondeve në Thesar në 31 Dhjetor 2016 që trashëgohet për vitin 2017

është 1,197,211 mijë lekë, nga të cilat 770,777 mijë lekë janë fonde që trashëgohen nga

fondi i zhvillimit të rajoneve për infrastrukturën rrugore, kurse 426.434 mijë lekë nga

burimet e tjera. Fondet nga FZHR për arsimin para universitar nuk trashëgohen. Për objektet

në proces bëhet rialokimi i fondeve nga Ministria e Arsimit.

Bashkia Durrës mbështetet kryesisht në të ardhurat e veta, në pjesën më të madhe me

origjinë tatimore dhe jo tatimore. Financimi nga grandet dhe nga të ardhurat e veta paraqitet:

Grafiku B.1 Financimi nga grandet dhe nga të ardhurat për periudhën 2008 – 2016

Page 12: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

12

Burimi: Grupi i auditimit, KLSH

Përjashtim bëjnë vitet 2014, 2015 dhe 2016 në të cilat janë rritur fonde si pasojë e FZHR.

Pasqyra B.3 Evolucioni i financimit të aktivitetit, periudha 2008 – 2016 në

000 lekë Të ardhurat /fakt 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016

Te ardhurat e veta 1.260.935 1.702.896 1.865.618 1.333.363 934.246 859.260 999.854

1.083.82

4 1.435.390

Transferta e pakushtëzuar 407.636 477.031 383.724 381.409 273.481 360.234 437.905 459.801 573.031

Transferta specifike 407.616

FZHR infrastrukturën vendore 5.000 44.000 20.778 60.000 4.852 769.334 771.742 853.518

FZHR për infrastrukturën i

mbartur 271.514

396.656

-71.617

Fondi tranzitor për reformën

territoriale 68.427

FZHR për arsimin para

universitar 112.443

Të ardhura të trashëguara nga

NJA që u shkrinë 122.243

Të ardhura nga banesat sociale 8.981 20.756

TOTALI 1.673.571 2.179.927 2.270.120 1.774.773 1.212.579 1.219.495 2.207.093 2.786.533 3.727.793

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Në zbatim të ligjit të ri nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore” në vitin 2016 Bashkisë iu

transferuan 5 funksione të reja, si më poshtë:

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH)

2. Personeli mësimor dhe jo mësimor në arsimin parashkollor dhe personeli jo mësimor në

arsimin para universitar

3. Rrugët rurale

4. Administrimi i pyjeve

5. Ujitja dhe Kullimi

Këto funksione u financuan nga Qeveria nëpërmjet transfertave specifike.

Konkretisht për vitin 2016 në bazë të ligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2016 Bashkisë

Durrës i janë alokuar transfertat specifike të mëposhtme:

Pasqyra B.4 Transfertat e kushtëzuara

2,008 2,009 2,010 2,011 2,012 2,013 2,014 2,015 2,016

75% 78% 82% 75% 77% 70%45% 39% 39%

35% 42% 37% FZHR

Grande të kushtëzuara

grande të pakushtëzuara

të ardhura të veta

Page 13: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

13

në 000/lekë

Nr. Emërtimi i transfertes specifike Plani fillestar Alokime të reja

gjatë vitit

Plani

përfundimtar

1. Tr.specifike për arsimin parashkollor dhe

arsimin bazë 153.525 3.071 156.596

2. Tr.specifike për arsimin para universitar

+konviktete arsimit para universitar

36.756

768 37.524

3. Tr. Specifike për rrugët rurale 23.000 24.996 47.996

4. Tr.specifike për shërbimin e mbrojtjes nga

zjarri (PMNZZH) 39.467 39.467

5. Tr.specifike për administrimin e pyjeve 1.226 1.226

6. Tr. Specifike për ujitjen dhe kullimin. 26.497 98.310 124.807

T O T A L I 280.471 127.145 407.616

Në tipologjinë e auditimit financiar theksi u vu në auditimin e saktësisë së paraqitjes së

procesit të buxhetimit në pasqyrat financiare, duke audituar llogaritë përkatëse aktive, pasive

dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.

Pasqyra B.5 Transferta të kushtëzuara gjashtëmujori i parë 2017 Struk.

Buxhetor

Programi/Njësia

shpenzuese Artikulli Plan Fakt Diferenca

01170 Gjendja Civile 600 13.865.000 7.141.786 6.723.214

601 2.315.000 1.192.687 1.122.313

602 960.000 - 960.000

10910 Djegie 604 500.000 500.000 -

-

04130 Q.k.b 600 2.667.840 1.242.021 1.425.819

601 445.310 209.365 235.945

602 130.000 69.900 60.100

10430 Invalid/ ndihme ekono. 606 623.111.680 464.560.673 158.551.007

09240 BURSA/USHQIM 602 21.000.000 20.837.660 162.340

TRANSPORTI

-

9120

602 10.007.696 6.361.887 3.645.809

9230

602 501.415 340.128 161.287

TOTALI

675.503.941 502.456.107 173.047.834

Nga ky auditim u konstatuan këto mangësi në lidhje me buxhetimin.

Formati 4, i Pasqyrave Financiare, mbi "Burimet dhe shpenzimet lidhur me

investimet, viti 2016" është pasqyruar shpenzimet për investime në këtë trajtë:

Pasqyra B. 6 Burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet, viti 2016 në 000/lekë

Teprica në çelje

Transaksionet e vitit Teprica në fund

Debi Kredi

Shpenzime korente 393,668,621 1,328,289,713 2,236,522,450 -514,564,116

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Kjo pasqyrë nuk pasqyron realisht burimet për shpenzimet lidhur me investimet

Page 14: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

14

Mungesa e pasqyrimin në Formatin 4 "Burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet, vitit

2016", në zërin 232 "Transferime Kapitale", ka shkaktuar vlerën negative prej - 514,564,116

lekë. Në këtë mënyrë korrigjohet ky format në këtë mënyrë.

Tabela B. 7 Burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet, viti 2016 në 000/lekë

Teprica në çelje

Transaksionet e vitit Teprica në fund

Debi Kredi

Shpenzime korente 393,668,621 2,216,973,843 2,236,522,450 374,120,014

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

C. Auditimi i mbylljes së llogarive vjetore në 31 Dhjetor 2016 Organizimi dhe mbajtja e kontabilitetit është bërë në zbatim të Planit Kontabël të miratuar për

institucionet dhe UMF nr. 14, datë 28.12.2006 “Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave

financiare vjetore të vitit 2006, për institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe të

njësive që varen prej tyre”, ndryshuar me UMF nr. 26, dt. 27.12.2007“Për përgatitjen dhe

raportimin e pasqyrave financiare vjetore të institucioneve qendrore, organet e pushtetit

vendor dhe njësitë që varen prej tyre si dhe njësive të menaxhimit/zbatimit të projekteve e

marrëveshjeve me donatorët e huaj.

Bilanci i vitit 2016 është hartuar dhe depozituar më datë 23.02.2017 brenda afatit ligjor, i

miratuar edhe nga Dega e Thesarit Durrës.

Bilanci ka të plotësuar

▪ Bilanci kontabël (aktivi dhe pasivi sipas formateve nr. 1 e nr. 2 ).

▪ Pasqyrat e shpenzimeve dhe të ardhurave të ushtrimit (Formatet nr. 3/1 e nr. 3/2).

▪ Pasqyrat e shpenzimeve dhe te ardhurave qe lidhen me investimet (Formati nr. 4)

▪ Pasqyra mbi lëvizjen e disponibiliteteve (Formati nr. 5).

▪ Pasqyra mbi gjendjen dhe ndryshimet ne Aktivet e Qëndrueshme si dhe pasqyra për

amortizimin e tyre (Formatet nr. 6 dhe 7).

▪ Pasqyra e lëvizjes së fondeve (Formati nr. 8).

▪ Pasqyre mbi numrin e punonjësve dhe fondin e pagave (Formati nr. 9).

▪ Shënime shpjeguese për hartimin e Pasqyrave Financiare.

Këto pasqyra janë të plotësuara në formatin e miratuar. Të gjithë formatet janë të plotësuara

dhe shënimet shpjeguese paraqesin vetëm një listim të ekstrakteve të llogarive, pa detajuar

lëvizjet nga viti i kaluar, pa përshkrim të lëvizjeve dhe detajim të tyre.

Pasqyrat identifikohen me një NIPT, një kod të qeverisjes dhe një kod të institucioni. Pasqyrat

shprehin periudhën e aktivitetit që ato pasqyrojnë.

Pasqyrat e konsoliduara janë pjesë e Pasqyrave Financiare të vitit 2016.

Pasqyrat janë përfunduar dhe protokolluar në protokollin e Bashkisë Durrës në datë

28.02.2017.

D. Vlerësimi i saktësisë së zonave të llogarisë, bazë për dhënien e opinionit të këtij

auditimi

Llogaritë e të ardhurave, nga fondet e buxhetit dhe të krijuara gjatë periudhës

Page 15: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

15

Të ardhurat e Bashkisë përbëhen nga 848,960,599 lekë të ardhura tatimore, nga 364,983,687

lekë të ardhura jo tatimore, nga 1,276,906,056 lekë grande korente dhe nga 598,873,442 lekë

nga punime për investime e rimarrje.

Ekstrakti i llogarisë në fund (llogaria aktive) dhe lëvizja kreditore (të ardhurat) rakordojnë

përkatësisht më gjendjen e fundit të vitit dhe me të ardhurat e Bashkisë nga Sektori i të

Ardhurave. Për këtë grupi auditimit iu referua formularëve mujor dhe atij në fund të vitit 2015

dhe 2016 dhe nuk u konstatuan diferenca në vlerë.

Pasqyra e transpozimit të dhënave nga pasqyra e Thesarit në klasën 7 të Pasqyrës së të

Ardhurave paraqitet në tabelën në vijim.

Tabela D. 1 Përpunimi i informacionit financiar në Pasqyrat Financiare, viti 2016

7002 7020

1 70202 70206

7029

2 7035 7109 7110 7111 7113

711

4 7115 7207

50,05

7 3,763

221,88

3 906

32,577

157,71

5

3,385 - 39,030

5,920 2,547

849

213,36

4 140 78,431 21,009 2,245

11,89

5

21,04

2

8

67,017 70 349 9,738 505

5,412

19,538

109 9,805

24,83

1 6

101,13

5 10,642

4,350

7,822

2,510

626

-

14

-

15,034

-

76,181

-

12,527

-

0.01

-

53,44

2 3,763

260,91

3

120,68

1

410,16

1

12,56

2

118,21

6

188,46

2

27,58

2 849

17,31

2

21,04

2

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

U audituan llogaritë 7002, 70201, 70202, 70206, 70292, 7035, 7109, 7110 dhe 7111, nga ku u

konstatua se transpozimi i totalit të dhënave është i saktë dhe pa gabime aritmetike.

Sektori i borxhit në drejtorinë e taksave, në Shkurt të çdo viti evidentohen vlerën e borxhit të

tatimpaguesve deri në 31 Dhjetor, duke pasqyruar të gjithë likuidimet për borxhin të

realizuara deri në 31 Dhjetor. Ky veprim është regjistruar kontabilisht saktë dhe rakordon me

lëvizjet e debitorëve të marra nga thesari.

Të ardhurat prej 1,276,906,056 lekë janë përdorimi i grandeve përgjatë vitit 2016 për

shpenzime korente, ku përfshihen shpenzime korente për paga për Aparati Bashkisë për

105,508,544 lekë, QKR 3,023,642 lekë, Gjendje Civile 18,402,000 lekë, Paaftësia

Page 16: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

16

912,357,860 lekë, Pyjore Tr. Specifike 1,226,370 lekë, Zjarrfikësja Tr. Spec 39,466,450 lekë

dhe paga të fund vitit 2015 për 22,404,320 lekë

Të ardhurat prej 598,873,442 lekë përbëhen nga rimarrja në rezultat e fondeve të veta, llogaria

85 "Rezultati i ushtrimit". Këto fonde rimerren në aktivitetin e vitit 2016, duke u përfshirë në

analizën e buxhetit për projeksionin e shpenzimeve. U verifikua rimarrja e këtyre fondeve në

rishikimin e bilancit me vendim të kryetarit të Bashkisë Durrës nr. 334 dhe datë 06.04.2016.

Në total për vitin 2016 të ardhurat e Bashkisë sipas destinacionit paraqiten në aneksin V,

bashkëlidhur

Në pasqyrën e të ardhurave është pasqyruar, në këtë llogari (720 "Grand Korrent i

përhershëm"), financimi nga grandet i përdorur për shpenzime korente. Sidoqoftë grandi është

më i madh në shumën 2,287,921,407 lekë. Ai është përdorur edhe për financimin e aseteve,

konkretisht në vlerën 593,385,309 lekë. Ky përdorim nuk është pasqyruar në të ardhurat e vitit

2016, duke qenë afatgjatë.

Së fundi detyrimet e fund vitit prej 22,404,320 lekë nuk është përfshirë në PASH, e cila është

e projektuar të evidentojë vetëm pagesat e bëra gjatë vitit. Detyrimet e fundit të vitit në paga,

TAP dhe sigurime që paguhen në vitin pasardhës konsiderohen si të ardhura. Konkretisht këto

"të ardhura" janë 27,035,938 lekë, e përbërë nga detyrime për paga 18,965,726 lekë, detyrime

për TAP 1,533.644 lekë, detyrim për sigurime shoqërore 5,748,084 lekë dhe detyrim për

sigurime shëndetësore 788,485 lekë.

Të ardhura nga sponsorizojmë janë në shumën 21,041,726 lekë, llogari e cila rakordon me akt

rakordimin e thesarit të fundit të vitit.

Paga, shpërblime e të tjera personeli dhe Sigurime Shoqërore.

Shpenzimet e personelit për vitin 2016 kapën vlerën 908.113 mijë lekë, dhe përfaqësojnë 36,1

% të totalit të shpenzimeve vendore të realizuara. Ato rezultojnë 92 % të realizuara. Ky

realizim në këtë shifër ka ardhur për arsye të mospërdorimit të fondit të veçantë, për arsye

mosdhënie shpërblimi për festat e fund vitit, si dhe mospërdorimit të fondit të pagave në

ndërmarrjet e institucionet e varësisë për shkak të mungesave të punonjësve. Fondi i veçantë

gjatë vitit 2016 është përdorur në masën 2.310 mijë lekë, vetëm për shpërblim punonjësish

për rast fatkeqësish ose dalje në pension në 6 njësi shpenzuese dhe është transferuar nga

artikulli 600 në artikullin 606 me kërkesë të paraqitur pranë Degës së Thesarit Durrës. Në

përdorimin e fondit të veçante janë respektuar kriteret e VKM nr. 929, dt. 27/11/2010.

Shpenzimet e personelit krahasuar me vitin 2015 rezultojnë 272,722 mijë lekë më shumë.

Kjo rritje ka ardhur për këto arsye:

1. Rritjes së personelit të aparatit të Bashkisë si rezultat i zbatimit të reformës së re

territoriale. Në zbatim të kësaj reforme duke filluar nga 7 Korrik 2015 Bashkisë Durrës iu

shtuan 5 njësi të reja administrative Nr. i punonjësve në këto 5 NJA është 65 veta

2. Rritjes se personelit si rezultat i transferimit të 5 funksioneve të reja me 375 Veta: 284

punonjës në arsim, 2 për funksionin e pyjeve, 18 veta për funksionin e ujitjes kullimit, 43 veta

për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe 28 veta për funksionin e rrugëve rurale

3. Efekteve financiare të rritjes së pagave në zbatim të VKM nr. 165 dt-2/3/2016 “Për

grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave

të funksionareve te zgjedhur e të emëruar te nëpunësve civile e të punonjësve administrative

të njësive të vetëqeverisjes vendore”

Page 17: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

17

Nr. i punonjësve të Bashkisë Durrës përfshirë edhe institucionet e ndërmarrjet e varësisë për

vitin 2016 ishte 1533 vetë.

Pasqyra D.2 Shpenzime faktike për paga e sigurime shoqërore në vitin 2016

Njësia shpenzuese Nr.

punonjësve Paga Sigurime shoqërore

Shpenzime personeli

(paga +sigurime)

Bashkia

Aparati

Sektori pyjor

MZZH

361

316

2

43

249.121

218.742

867

29.512

39.3781

34.714

138

4.929

288.902

253.456

1.005

34.441

Q. kulturore A. Moisiu 40 23.177 3.867 27.044

Qendra ekonomike arsimit

Kopshtet + shkollat 9 vjeçare

Shk.e mesme +konviktet

Çerdhet

398

252

32+29

85

182.712

127.122

24.322

31.268

30.508

21.229

4.057

5.222

213.220

148.351

28.379

36.490

Kl. Shumë sporteve 22 10.439 1.740 12.179

Kl. futbollit 7 3.546 608 4.154

Nd. Sherbimeve Komunale

Pastrimi

Gjelbërimi

Mirëmbajtje varre

Detyrime ish parku urban

381

266

100

15

165.660

120.828

37.646

6.024

1.162

27.417

19.922

6.232

955

308

193.077

140.750

43.878

6.979

1.470

Nd. rrugëve

Rrugët

Rrugët rurale

Ndriçimi

Dekori

Ujitja kullimi

120

63

28

18

8

3

50.907

26.707

9.789

3.778

1.668

8.965

8.366

4.313

1.649

640

242

1.522

59.273

31.020

11.438

4.418

1.910

10.487

Nd. komunale Plazh

Pastrim

Gjelbërim

164

159

5

69.547

67.558

1.989

11.532

11.227

305

81.079

78.785

2.294

Qendra ditore të moshuarve 20 10.709 1.745 12.454

Biblioteka 15 9.476 1.574 11.050

PIU 5 4.907 773 5.680

TOTAL 1533 780.201 127.912 908.113 Burimi: Bashkia Durrës

Gjatë vitit me VKB nr. 347 dt. 3/6/2016 u transferuan 8 punonjës nga Ndërmarrja e

Shërbimeve Komunale në Ndërmarrjen e Rrugëve.

Fondi paga dhe sigurimet shoqërore për vitin 2017 paraqiten si në vijim:

Pasqyra D.3 Shpenzime faktike për paga e sigurime shoqërore në gjashtëmujorin e parë të

vitit 2017

Programi Artikull Plan Fakt Diferenca

Paga 600 475.711.827 416.507.009 59.204.818

Sig. shoq 601 76.606.808 68.961.988 7.644.820

Page 18: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

18

Programi Artikull Plan Fakt Diferenca

Shpenzime operative 602 323.536.931 223.318.401 100.218.530

604 4.099.620 4.099.620 0

606 635.894.840 473.060.236 162.834.604

TOTALI 1

1.515.850.026 1.185.947.254 329.902.772

Burimi: Bashkia Durrës

U verifikua matja dhe rregullshmëria e dokumentimit të kontributeve për sigurime shoqërore.

Normat e aplikuara janë në përputhje me VKM 77 e datës 28.01.2015. Grupi i auditimit

verifikoi bordero të punonjësve të shtuar si pasojë e funksioneve të reja të atashuara Bashkisë,

konkretisht të Pyjores Durrës. Evidentimi i sigurimeve dhe i tatimit mbi të ardhurat personale

paraqitet në aneksin VI, bashkëlidhur.

Mallra dhe shërbime.

Shpenzimet operative dhe te mirëmbajtjes në total rezultojnë 483.278 mijë lekë 112.294 mijë

lekë (30%) më shumë se viti 2014. Realizimi i tyre kundrejt parashikimit është 90%. Ato zënë

19,2% të totalit të shpenzimeve. Në këtë artikull shpenzimesh peshën kryesore e zënë

shpenzimet për energji elektrike për ndriçimin e rrugëve të qytetit, shpenzimet për pastrimin e

gjelbërimin , si dhe shpenzimet për ushqimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte e konvikte.

Brenda këtij artikulli përfshihen edhe shpenzimet për likuidimet e detyrimeve qe rrjedhin nga

ekzekutimi i vendimeve gjyqësore, që për vitin 2015 kapën vlerën 13,000 mijë lekë.

Shpenzimet për mallra e shërbime të tjera paraqiten në tabelën në vijim:

Tabela D.3 Fondi i përdorur në shpenzimet mbi mallra dhe shërbime.

Mallra dhe shërbime të tjera 151,785,141

Shërbime nga te trete 71,126,765

Shpenzime transporti 344,172

Shpenzime udhëtimi 1,898,316

Shpenzime për qiramarrje 555,500

Shpenzime për detyrime për kompensime legale 13,000,000

Shpenzime te tjera operative 64,860,388

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Në zërin Shpenzime të tjera operative prej 64,860,388 lekë janë pasqyruar shpenzime të

karakterit funksional. Kontabilizimi i këtyre shpenzimeve realizohet me në bazë të vlerës së

paguar me bankë, në bazë të kontabilitetit të bazuar mbi paranë e paguar. Nuk janë kryer

veprime me arkë. Praktika përfshin faturën e shpenzimit, praktikën e prokurimit nëse

shpenzimi është prokuruar si dhe urdhër shpenzimin. Grupi i auditimit testoi në mënyrë

thelbësore shpenzimin në lidhje blerje Toner dhe Letra. Për këtë shpenzim të kryer në muajin

Nëntor 2016, praktika përmban urdhër shpenzimin nr. 780 të datës 14.11.2016 me vlerë

11,999 lekë, urdhër prokurimin për blerjet e vogla me nr. 52 të datës 12.10.2016, i firmosur

nga titullari i autoritetit kontraktor. Vlera e fondit limit qëndron në raport me vlerën e urdhër

shpenzimit, duke përjashtuar detyrimin për TVSH. Praktika ka në vijimësi, kërkesën për

Page 19: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

19

nevoja për toner. Sasia e kërkuar është e njëjtë me sasinë e urdhër prokurimit, konkretisht 2

tonera xerox, 8 cope kapëse dhe 4 cope makina kapëse aktesh normale. Praktika përfshin

specifikimin teknik, ftesën për ofertë si dhe procesverbalin e KVO mbi ofertuesit. Praktika

përfshin procesverbalin e KVO për ofertat nga subjektet A....C, J.....r G......p, E...o O....e, ku

është bërë përzgjedhja. Praktika përmban procesverbalin numër 2 të datës 04.11.2016 për

shpalljen e fituesit në vlerën për 10,000 lekë e subjektit A....C..... si dhe printimin e regjistrit

të prokurimit. Së fundi praktika përmban faturën tatimore me TVSH dhe fletë daljen

përkatëse. Vlera totale e faturës përputhet me vlerën 12,000 lekë me TVSH. Praktika përmban

gjithashtu informacionin mbi llogaritë bankare të subjektit. Si konkluzion procedura e

prokurimit dhe dokumentimi të vlerës së shpenzimit prej 12,000 lekë është pasqyruar saktë në

pasqyrën e shpenzimeve të vitit në llogarinë "Mallra dhe shërbime të tjera"

Aktivet qarkulluese janë dokumentuar me fletë inventari dhe artikujt janë të shprehur me

kartela specifike. Në fund të vitit janë ngritur komisione inventarizimi për këtë grup artikujsh.

Konkretisht në fund të vitit 2016 është ngritur grupi i përbërë nga D. A, M. H, S. Sh, Xh. Ll, I.

B, K.Gj, M. L, B. H, R. C si dhe personi përgjegjës S. O. Vlera e inventarit fizik është

2,474,609 lekë, vlera e inventarit kontabël është po 2,474,609 lekë dhe vlera 835,351 lekë

vlerë inventar jashtë përdorimit. Në inventarin jashtë përdorimit janë përfshirë mallra si bojë

faksi dhe printeri, etj. për të cilat është mbajtur relacioni nga komisioni përkatës.

Magazinat janë mbajtur më vete për administratën e Bashkisë (16,301, 230 lekë), më vete për

MZSH (4,171,020 lekë) dhe më vete për Gjendjen Civile (4,592,603 lekë). Kjo ndarje është

bërë për të evidentuar burimin e inventarit, duke evidentuar më vete blerjet e Bashkisë të

ndara nga inventari që vjen nga palë të treta si për shembull për MZSH - Ministria e

Brendshme dhe për Gjendjen Civile - Ministria e Brendshme. Kontrapartitë përkatëse janë

kontabilizuar në llogarinë 63 të vitit 2016 dhe lëvizja e kësaj llogarie bazohet në evidentimin e

hyrjeve në magazinë, duke korrektuar llogarinë 63, veprime cilat evidentohen përmes fletë

hyrjeve.

Në lidhje me analizën dhe vlerësimin e zbatimit të procedurave të prokurimit, kontroll i

zbatimit të kontratës deri në marrjen në dorëzim të mallrave/shërbimeve në referencë të

kërkesave ligjore, nga auditimi u konstatua se nga titullari i njësisë publike në përshtatje me

dispozitat ligjore ka ngritur njësi të prokurimit, komisione të vlerësimit të ofertave, komisione

për përcaktimin e fondit limit si dhe komisione për marrjen në dorëzim të objekteve

ndërtimore, kontratave të shërbimeve dhe të mallrave materiale. Këto komisione kanë

dokumentuar të gjithë procedurën e blerjes së mallrave dhe të shërbimeve, informacion, i cili i

ka kaluar sektorit të financës si dokumentacion mbështetës i likuidimeve ndaj të tretëve. Në

lidhje me rregullshmërinë dhe përputhshmërinë e veprimtarisë së këtyre komisioneve është

realizuar auditimi i përputhshmërisë dhe rregullshmërisë nga programi i auditimit të KLSH-së

me nr. 775/2 i datës 24.08.2017.

Inventarët ekonomik janë të evidentuar me pasqyra ekstra kontabile që burojnë nga

procesverbalet e inventarizimit fizik. Daljet nga magazinë dhe karikimi i shpenzimeve të

periudhës bazohet në lëvizjet e artikujve sipas tërheqjeve që bën personeli në vitin 2016 janë

bërë dalje nga magazina për aparatin për 11,568,131 lekë si dhe për MZSH-në për 2,547,100

lekë. Në çelje dhe në fund të vitit 2016 nuk ka detyrime të papaguara ndaj furnitorëve.

Aktiveve e Trupëzuara dhe të Patrupëzuara (230, 231)

Page 20: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

20

Në vijim në lidhje me procesin e përpilimit të bilancit kontabël, pohimeve mbi vërtetësisë së

aseteve dhe nivelit të përfaqësimit të tyre në pasqyrat financiare sipas llogarive përkatëse

sqarojmë:

Aktivi përbëhet nga këto llogari:

Tabela D.4 Pasqyra e aktivit, Bashkia Durrës, viti 2016 në lekë Nr.llog. Emërtimi i llogarive te aktivit Ushtrimi i mbyllur Ushtrimi Paraardhës

A

Aktive të qëndrueshme 2,754,442,729 4,226,846,603

20, 230 I. Te pa trupëzuara -20,837,452 -68,250,775

21,23,24,28 II. Akt.Qëndr të Trupëzuara 2,775,280,181 4,295,097,378

B

Aktive Qarkulluese 1,501,127,106 1,548,318,738

Klasa 3 I.Gjendja e Inventarit 20,236,975 25,504,157

Klasa 4 II. Kërkesa arkëtimi mbi Debitorët 896,288,185 801,024,637

50.59 III. Llogaritë financiare 584,601,946 721,789,944

C

Llogari te tjera aktive 405,544,337 136,739,636

85 Rezultati i ushtrimit (saldo debitorë)

Totali i aktivit 4,661,114,171.96 5,911,904,977

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Në lidhje me Aktive të Qëndrueshme të Patrupëzuara për shumën (20,837,452 lekë). Kjo

shumë negative nuk përfaqëson vlerën e investimeve të bëra nga Bashkia në asete të

patrupëzuara. Nëse i referohemi evolucionit të kësaj llogarie dhe vlerës së aseteve dhe e

amortizimit përkatës ajo paraqitet:

Aktive të Qëndrueshme të Pa Trupëzuara në vlerë çelje në fillim të vitit 2016 është në shumën

40,576,000 lekë, shtesa gjatë vitit 66,216,000 lekë, në total në mbyllje të ushtrimit

106,792,000 lekë. Amortizimi në çelje është (108,826,775) lekë, shtuar gjatë vitit për

(18,802,677) lekë dhe në total në mbyllje (127,629,452) lekë. Amortizimi bëhet në grup dhe

jo i detajuar për secilin prej aseteve.

Në lidhje me këtë pasqyrim nga grupi i auditimit u kalua në teste thelbësore, duke kërkuar

detaje të llogarive analitike për disa nga investimet e Bashkisë në këtë fushë.

Nga këto teste u konkludua se në rastin e asetit "Studim Projektim Kanalet e Ujërave të Zeza

dhe të Ujëmbledhëseve të shiut, Qytet ":

Aseti "Studim Projektim Kanalet e Ujërave të Zeza dhe të Ujëmbledhëseve të shiut, Qytet

" i investuar me vlerë 1,300,000 lekë në vitin 2002, është amortizuar për 100% të vlerës, pra

për 1,200,000 lekë me nga 20% në vit deri në vitin 2007. Amortizimi është paraqitur në

pasqyrat financiare në llogarinë 209 "Amortizimi i aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara",

e cila në bilancin e vitit 2016 shfaqet në shumën 127,629,452 lekë. Në kredi amortizimi është

pasqyruar në llogarinë 1 "Fonde të veta" për shumën progresive 1,300,000 lekë.

Në vitin 2015 është transferuar për shumën historike të tij, pra për 1,300,000 lekë për

Ndërmarrjen Mirëmbajtje Rruga. Kjo transfertë është pasqyruar në kredi të llog 202 "Studime

dhe Kërkime", e cila shfaqet në bilancin e vitit 2016 për shumën neto prej 106,792,000 lekë,

pra kjo shumë e fundit është rezultante progresive e të gjithë transfertave në vlerë të aseteve të

investuara në të kaluarën. Kontabilizimi i transferimit është bërë në klasën 1 "Fonde të veta"

për shumën 1,300,000 lekë.

Pra, si konkluzion llogaria fonde të veta është prekur edhe në rastin e amortizimit dhe në

rastin e transferimit. Për asetet të cilat nuk është bërë transferimi llogaria fondet e veta është

prekur vetëm si pasojë e amortizimit.

Page 21: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

21

Së fundi, në rast të përdorimit të asetit të patrupëzuar pa lidhje me ndonjë aset të trupëzuar,

ose pa ndonjë transferim, atëherë dhe vetëm atëherë ai aset amortizohet në rezultatit e vitit.

Rast mund të përmendim investimin e mundshëm të Bashkisë në një fushatë promocionale për

të rritur besimin e qytetarëve të saj tek shërbimet e Bashkisë. Në këtë rast amortizimi ndjek

jetëgjatësinë e asetit.

Nga Sektori i Financës në Bashkinë Durrës të merren masat për reduktimin e llogarisë 209

"Amortizimi i aktiveve të qëndrueshëm të patrupëzuara si dhe të rritet llogaria fonde të veta

për shumën 127,629.452 lekë. Lista e aseteve të qëndrueshme të pa transferuara, viti 2016

është shfaqur në Aneksin III, ndërsa transferimi e secilit aset është pasqyruar në aneksin VII,

bashkëlidhur.

Në lidhje me Aktivet e Qëndrueshme të Trupëzuara përbëhen nga:

Tabela D. 4 Aktivet e Qëndrueshme, Bashkia Durrës 2016

II.Akt.Qendr.te Trupëzuara 2,775,280,181 4,295,097,378

210 Toka,troje,Terrene 74,623,091 49,566,102 (25,056,989)

212 Ndërtime e Konstruksione 562,472,903 1,099,543,746 537,070,843

213 Rruge, rrjete, vepra ujore 833,190,197 2,559,905,400 1,726,715,203

214 Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune 91,136,633 120,712,975 29,576,342

215 Mjete transporti 94,213,839 51,449,394 (42,764,445)

218 Inventar ekonomik 149,822,414 180,690,433 30,868,019

219 Amortizimi aktiv. Qëndr.të trupëzuara(-) - 292,983,041 - 160,439,165 132,543,876

231 Shpenzime proces për rritjen e AQT 374,120,014 393,668,493 19,548,479

232 Shpenzime proces për transferime kapitale 888,684,131

(888,684,131)

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Llogaria "Toka troje dhe terrene" është shtuar për neto me 25,056,987 lekë, u bë testi

thelbësor i verifikimit të tij. Aseti ndodhet në lagjen 17, Rr. Prokop Sorra, në zonën kadastrale

nr. 8513 dhe nr. pasurie 5152. Toka është në sipërfaqe 1,935.65 m2, e cila është marrë në

dorëzim nga komisioni i përbërë nga z. Sh. D, zj. S. Z dhe z. J. T.

Llogaria "Ndërtime e Kontruksione" është pakësuar me 537,070,843 lekë nga 1,099,543,746

lekë në 562,472,903 lekë. Këto janë ndërtesa të karakterit objekt mësimdhënie të cilat i janë

dhënë Qendrës Ekonomike të Arsimit e të tjera njësi vartëse. Po në bilancin e konsoliduar të

Bashkisë ka një rënie me 515,932,731 lekë nga 2,538,185,416 lekë në 2,022,252,685 lekë.

Nga Sektori i Financës disponohet informacioni mbi lëvizjet e bëra në këtë llogari për secilën

prej njësive vartëse. Nuk disponohet dokumentacion justifikues i këtyre lëvizjeve nga njësitë

vartëse. Kjo do të thotë se nga Sektori i Financës në Bashkinë Durrës nuk disponohet

informacion se pse për shembull Ndërmarrja Komunale Plazh, e cila ka reduktuar aktivin me

45%, (nga 10,936,999 lekë në 6,009,571 lekë), përtej normave të zakonshme të amortizimit.

A është kjo një transferim, nxjerrje jashtë përdorimit apo ndonjë transferim. Kjo mungesë

informacioni në konsolidimin e llogarive ekziston edhe për llogaritë e tjera të këtij grupimi.

Gjithashtu Bashkisë Durrës i kanë kaluar në pronësi gjithsej 964 prona të pa pasqyruara në

kontabilitet pasi nuk kanë vlerë, pasi nuk janë kryer vlerësimet dhe pajisja me certifikate

pronësie. Nga këto janë regjistruar në ZVRPP-në Durrës dhe jemi pajisur me dokumentin e

pronësisë për 45 prona, cilësuar në detaje nga auditimi i KLSH-së me nr. 775/2, datë

Page 22: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

22

24.07.2017. Në lidhje me këtë problematikë nga Bashkia Durrës, duhet të bëhet vlerësimi i

këtyre aseteve dhe pasqyrimi në pasqyrat financiare.

Gjatë vitit 2016 janë realizuar transferime të aseteve, duke u pasqyruar në lëvizjet e llogarisë

"Rruge, rrjete, vepra ujore" për shumën 1,726,715,203 lekë. Këto transferime si në hyrje, nga

bashkimi me komunat, ashtu edhe në dalje, në transferimin drejt ndërmarrjeve të varësisë

përkatëse, janë bërë vetëm në vlerën e tyre kontabile, pa e shoqëruar me procesverbale

verifikuese të gjendjes së tyre teknike faktike.

Këto transferime janë pjesë e transferimeve totale të bëra gjatë vitit prej 2,476,216,528 lekë,

që janë gjithashtu 56,371,425 lekë inventar ekonomik, 27,866,898 lekë inventar ekonomik

dhe 31,669,200 lekë mjete transporti. Le të detajojmë për secilën prej tyre:

Mjetet e transportit me vlerë 31.669.200 lekë janë bërë hyrje gjatë vitit 2015 me anë të

përthithjes të vlerës kontabël nga pasqyrat financiare të komunave, në pasqyrat financiare të

Bashkisë Durrës. Nga grupi i auditimit u auditua me zgjedhje dokumentimi i transferimit të

mjeteve të transportit të evidentuara me procesverbalin e datës 21 tetor 2015, i mbajtur nga H.

H, Administrator i Njësisë Rrazhbull. Në këtë procesverbal nuk evidentohet vlera kontabile,

vlera e mbetur në kontabilitet si dhe gjendja faktike e mjetit, numri i shasisë dhe nëse

gjykohet ndonjë vlerësim i mundshëm nga komisioni i Bashkisë ose nga ndonjë ekspert i

jashtëm. Ky fenomen i mos evidentimit të vlerës reale të aseteve është vënë re edhe në

procesverbale të tjera të shoqërimit të mjeteve të transportit.

Në vitin 2016 Kryetari i Bashkisë ka nxjerrë urdhër nr. 238 dhe datë 25.05.2016 për ngritjen e

grupit të punës për verifikimin e inventarit të mjeteve të njësive. Grupi i punës përbëhet nga

M. H, A. B, Dh. N, S. K, I. M dhe H. R. Grupi i punës ka informuar Kryetarin e Bashkisë me

informacionin e protokolluar me nr. 4183/1 prot dhe datë 03.06.2016. Nga ky evidentim u ri

konstatua se mjetet e transferuar kishin problematikë në gjendjen e tyre fizike. Për shembull

në ndërmarrjen Ishëm është në inventar një Furgon (pa numër shasie vetëm me targë) me

vlerë 1,480,000 lekë, i blerë në vitin 2012, i cili në vitin 2015 ka problematikë në lidhje me

sistemin elektrik, me sistemin e drejtimit të dhe të transmetimit të fuqisë (spinot plus bokol),

me sistemin e ushqimit dhe lubrifikimit (naftë, vaj etj.), me impiantin elektrik dhe të

sinjalizimit, me pajisjen me goma të mjetit. Megjithë këto dëmtime të rënda të mjetit, ai është

transferuar njësisë së vartësisë pa reflektim nga ana kontabile të këtyre dëmeve. Kjo rrit

pasigurinë e pasqyrave financiare duke mos pasqyruar vlerën reale të pronës publike.

Grupi i auditit rekomandon që në vijim të përpilohen procesverbale tip të evidentimit të asetit,

sipas natyrës së tij, mbështetur në Udhëzimin numër 30 të datës 27.12.2011. Të bëhet

evidentimi në vlerë i këtyre dëmeve dhe të evidentohet kjo në pasqyrat financiare të njësive të

vartësisë të Bashkisë Durrës, si dhe të nxirren përgjegjësitë e personave të cilët kanë keq

përdorur këto asete.

Llogaria "Shpenzime proces për rritjen e AQT" në fillim të vitit është në vlerën 393,668,493

lekë dhe në fund të vitit është 374,120,014 lekë, me një ndryshim për 19,548,479 lekë. Kjo

llogari përfaqëson disponibilitete në thesar të papërdorura gjatë vitit në rritjen në vlerë të

investimeve të qëndrueshme, investime të Bashkisë. Kjo llogari është tepricë në fund të vitit e

diferencës me disponibilitetit në total dhe shpenzimeve të përdorura përgjatë vitit. Duke iu

referuar ekstrakteve në fillim dhe në fund të vitit kemi këtë tabelë:

Tabela D. 5 Fonde në thesar të dedikuara dhe investime të Bashkisë.

Page 23: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

23

Diponibilitete në thesar Investimi në fakt Disponibilitet në fund të vitit

31.12.2015 1,043,384,363 649,715,870 393,668,493

31.12.2016 781,900,725 407,780,711 374,120,014

Burimi: Sektori i Financës, Bashkia Durrës

Vlera e investimit në fakt dokumentohet me situacionet e punimeve, të cilat janë paguar.

Bashkia Durrës ka gjithashtu investime në asete në proces të vitit 2015, të cilat nuk kanë

përfunduar ende në vitin 2016. Investimet në proces të vitit 2015 janë pasqyruar në aneksin

VIII, bashkëlidhur.

Në çelje të bilancit të vitit 2016, mbartur nga bilanci i vitit 2015:

Diponibiliteti nga fondi i grandit të kushtëzuar prej 1,043,384,363 lekë është përdorur

deri në 31.12.2015 për shtesë në investime për 649,715,870 lekë (Llogaria 232 "Shpenzime në

proces për transferime kapitale"). Ky investim nuk është pasqyruar në aktivin e bilancit. Nga

grandi i kushtëzuar prej 1,043,384,363 lekë është pasqyruar vetëm disponibiliteti i papërdorur,

prej 393,668,493 lekë. Ky është një veprim i pasaktë duke mos pasqyruar investimet e

Bashkisë në asete në proces, ende të pa dorëzuara në fund të vitit.

Vlera e investimeve në proces nga fondet e Bashkisë, në fund të vitit 2015 është

443,035,974 lekë, nuk është pasqyruar, shprehur në detaje në aneksin IX më poshtë:

Si përfundim në çelje të bilancit të vitit 2016, mbartje nga viti 2015, shtohet vlera prej

1,092,751,844 lekë, e përbërë nga 649,715,870 lekë plus 443,035,974 lekë, shtohet:

- në llogarinë 232 "Shpenzime në proces për transferime kapitale"

Në vitin tjetër, në bilancin e vitit 2016 Shpenzimet në Proces deri në 31.12.2016 janë

pasqyruar në llogarinë 232 "Shpenzime proces për transferime kapitale" prej 888,684,131

lekë. Ky është një veprim i saktë, duke evidentuar investimet e Bashkisë në asete në proces në

fund të vitit 2016. Ky evidentim i lë vend kontabilizimit të aseteve nga prodhimi në proces në

produkt të gatshëm, i mundur për t'u transferuar. Kjo llogari formohet nga:

- Investimi në prodhim në proces prej 407,780,711 lekë nga Grandet e Kushtëzuara.

- Investimi në prodhim në proces prej 480,903,420 lekë nga Bashkia deri në 31.12.2016, të

investuar nga fonde të Bashkisë, është shprehur saktë në këtë llogari.

Kjo llogari duhet të shtohet me investimet e mbartura nga viti 2015 prej 1,092,751,844 lekë,

minus transferimet për astete që kanë kaluar nga prodhimi në proces në produkt të gatshëm.

Për këtë grupi i auditimit rekomandon që:

Në aktivin e bilancit të vitit 2016, kolona e vitit 2015 si në çelje të vitit 2016, të bëhet

evidentimi i vlerës 1,092,751,844 lekë si shtesë e llogarisë 232 "Shpenzime në proces për

transferime". Kondrapartia e kësaj llogarie duhet të jetë në pasiv të bilancit, në klasën 14

"Pjesëmarrje të institucionit për investime nga të tretë", ku të pasqyrohet detyrimi ndaj

investitorit për përdorimin me kusht të kësaj llogarie.

Në bilancin e vitit 2016 llogaria 231 "Shpenzime proces për rritjen e AQT" prej

374,120,014 lekë, e cila përfaqëson grande konkurruese të fituara me kusht për t'u përdorur në

investime nuk duhet të jetë pjesë e pasqyrave financiare të Bashkisë. Këto fonde nuk

plotësojnë kriterin e pronësisë apo/ose të përfshirjes në historikun e transaksioneve financiare

të kaluara të njësisë. Për këtë të zbritet kjo shumë dhe kondrapartia e sajë në pasiv të bilancit e

pasqyruar në llogarinë "14 "Pjesëmarrje në institucione dhe në investime për të tretë", po për

Page 24: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

24

374,120,014 lekë. Gjithashtu edhe shifra prej 393,668,493 lekë nuk duhet të jetë pjesë e

llogarisë llogaria 231 "Shpenzime proces për rritjen e AQT".

Janë ngritur komisionet për llogaritjen e vlerës limit të kontratave, duke vepruar sipas

çmimeve statistikore, manualeve për ndërtimet etj. Likuidimi i vlerave të kontratave është

mbështetur me dokumentacion si situacione punimesh, fletë hyrje dhe fletë dalje të mallrave

dhe në asnjë rast nuk kanë kaluar vlerat e kontratave. Situacionet për ndërtime janë

nënshkruar nga supervizorët e ngritur për këtë qëllim sipas kontratave përkatëse. Gjithashtu

marrja në dorëzim e objekteve është kryer nga komisionet e ngritura për këtë qëllim. Në lidhje

me saktësinë dhe përputhshmërinë e veprimtarisë së këtyre procedurave është realizuar

auditimi i përputhshmërisë dhe rregullshmërisë nga programi i auditimit të KLSH-së me nr.

775/2 i datës 24.08.2017.

Gjatë vitit janë realizuar pikësime në aktive të cilat janë nga nxjerrjet jashtë përdorimit, nga

dëmtimi, transferimi etj.

Në Aktivet Qarkulluese prej 1,501,127,106 lekë janë përfshirë gjendje të inventarit për

210,236,975 lekë, kërkesa për arkëtim nga debitorët për 896,288,185 lekë dhe disponibilitete

në thesar për 584,601,946 lekë.

Në llogarinë inventar janë përfshirë:

Materiale për vlerën 17,668,023 lekë ku është grupuar materiale të përdorimit si letër, etj.

Kjo vlerë evidentohet nga magazina përmes ditarëve analitik të magazinë si vlerë

korrespondencë e inventarit në fund të vitit. Metoda të evidentimit të çmimit të magazinës

është ajo individuale për secilin artikull të blerë. Inventarizimi në fund të vitit është bërë me

komision, ndërsa përpunimin e informacionit e realizon një punonjës i caktuar.

Objekte inventari për vlerën 2,568,023 lekë ku përfshihen inventar i imët si varëse, kosh

plehrash etj.

Grupi i auditit realizoi një test thelbësor, duke iu referuar vërtetësisë së pajisjeve të zyrës së

auditit të brendshëm, ku ai është i vendosur. Inventari i saj përbëhet nga varëse kokë prifti 1

copë me vlerë 1,000 lekë, zgjatues elektrike 1 copë për 1,000 lekë, kosh plehrash pesë (për

secilën tavolinë) me vlerë totale 2,350 lekë si dhe perde vertikale për vlerën 5,940 lekë. Në

total inventari i zyrës është në vlerën 10,290 vlerë. Inventari korrespondon me atë në fakt,

është i evidentuar me fletë të inventarizimit të firmosur nga komisioni përkatës i ngritur për

këtë qëllim. Gjithashtu u konstatua se inventari bazohet në faturë blerjeje si dhe likuidimet

përkatëse. Faturat origjinale mbahen nga specialisti i financës qe ka për detyrë ndjekjen e

inventarëve dhe magazinën. Pas periudhës përkatëse të rezervimit ato kalojnë në arshive të

Bashkisë.

Në klasën 4 në llogarinë 468 "Debitorë të ndryshëm" prej 868,561,549 lekë janë paraqitur

vlera e subjekteve tatimpagues të taksave lokale, të menaxhuara nga DTTV, që janë në borxh

me Bashkinë Durrës. Këtu janë përfshirë edhe debitorët e mbartur nga shkrirja e komunave.

Kjo vlerë është saktësuar nga auditimi i përputhshmërisë me nr. 775/2 i datës 24.07.2017.

Sidoqoftë në Pasqyrat Financiare nuk janë përfshirë debitorë të ardhur nga ish Komunat, të

cilët nuk janë hedhur në sistem. Këta debitorë janë të natyrës së çregjistruar, ndonëse kanë

detyrime (3,318,259 lekë), si dhe të natyrës së pasaktësisë së të dhënave. Përkatësisht, duke iu

referuar ish komunave në tabelën në vijim po paraqesim numrin dhe vlerën e këtij debiti të pa

pasqyruar në pasqyrat financiare, si debitorë.

Page 25: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

25

Tabela D. 6 Subjekte të çregjistruar dhe me borxh, të pa hedhur në sistemin informatik të

Bashkisë Durrës.

në lekë

Emërtimi Njësive Subjekte

të Ç' regjistruar

Nga këto

debitorë pa hedhur në

sistem

Gjithsej

vlera debi e pa

reflektuar në sistem

Rrashbull 12 19 2,561,319

Katundi ri 11 1 13,000

Sukth 29 3 173,655

Ishem 4 2 29,145

Manez 31 11 541,140

87 36 3,318,259

Burimi: DTTV, Bashkia Durrës

Tabela D.7 Subjekte me mangësi në të dhëna, me borxh dhe të pa hedhur në sistemin

informatik të Bashkisë Durrës.

Emërtimi Njësive Subjekte

pa të dhëna

Nga këto

debitorë të pa hedhur

në sistem

Gjithsej

vlera debi

Rrashbull 46 5 274,218

Katundi ri 0 0 0

Sukth 39 5 87,957

Ishëm 8 7 907,035

Manëz 11 2 229,660

104 19 1,498,870

Burimi: DTTV, Bashkia Durrës

Për këto subjekte nga DTTV nuk është bërë informimi i Drejtorisë Ekonomike si dhe i

Sektorit të financës për t'u pasqyruar si debitorë në pritje të pa hedhur në sistem, në pasqyrat

financiare të Bashkisë. Sektori i Financës ka bërë pasqyrimin e vetëm debitorëve që kanë

ardhur nga sistemi i DTTV. Për këto subjekte duhet të bëhet pasqyrimi në llogarinë aktive

debitorë, si debitorë në pritje të këtyre subjekteve me borxh të mbartur nga ish komunat.

Në llogarinë financiare për shumën 584,601,946 lekë është pasqyruar disponibilitete në

thesar.

Në llogari të tjera aktive për 405,544,337 lekë janë përfshirë kreditorë të krijuar nga bashkimi

me njësi. Analitik kjo llogari përbëhet nga 197,510,956 lekë vendime gjyqësore të fituara nga

palë të treta, të cilat ende nuk janë paguar, 170,808,546 lekë klientë të papaguar të buruar nga

investimet e komunave dhe nga investimet e Bashkisë. Pagesa për vendimet gjyqësore

realizohen përmes miratimit në buxhetit të shumës që do të kthehet për vitin, pjesë e procesit

të buxhetimit, duke përcaktuar shumën, kohën dhe kreditorin që duhet të paguhet. Sektori i

Financës bën pagesën, duke plotësuar urdhër shpenzimin, i cili firmoset nga shefi i sektorit të

financës nga nëpunësi autorizues. Auditimi konstatoi se në përgjithësi këto procedura

paraqiten të rregullta.

Page 26: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

26

Klientët e papaguar janë me origjinë nga Komunat dhe Bashkitë, të cilat i janë bashkuar

Bashkisë Durrës si pasojë e reformës territoriale. Mbartja e Llogarisë klientë nga Komunat

është përpunuar nga zyra e buxhetit, në momentin e bashkimit. U auditua kjo procedurë dhe

rezultoi se është në përputhje me kuadrin rregullator.

Në lidhje me këtë llogari aktive prej 405,544,337 lekë grupi i auditimit rekomandon që të

riklasifikohet në klasën 4 "Kërkesa për arkëtim nga debitorët" . .

Pasivi i bilancit kontabël prej 4,661,144,172 lekë përbëhet nga:

Fonde të Veta 2,774,294,924

Detyrime 590,971,314

Llogari të Tjera 869,252,247

Në llogarinë Fonde të Veta është prekur për:

5,267,181 lekë për ndryshimin e gjendjes së magazinës, e cila rakordon me lëvizjen

aktive nga 25,504,157 lekë në 20,236,975 lekë, klasa 3

136,846,186 lekë shpenzime amortizimi në të cilat është përfshirë amortizimi i aktiveve

të qëndrueshme të trupëzuara prej 129,170,811 lekë (pjesë e diferencës 292,983,041 lekë

minus 160,439,165 lekë, llogaria 219) plus amortizimi i mbartur nga përthithja e aseteve të

qendrave shëndetësore prej 7,675,375 lekë.

29,052,713 lekë nga pakësim nga nxjerrja jashtë përdorimit e inventarit prej 6,971,852

lekë inventar ekonomik i mbartur nga komunat (llogaria 214), 19,873,513 lekë inventar

ekonomik i administratës (llogaria 218) dhe 6,509,658 lekë inventar ekonomik në llogarinë

327, inventar i komunave

2,476,216,528 lekë përftuar nga përthithja e komunave dhe transferimi në ndërmarrjen

rruga ura. Përthithja është bërë në vitin 2015, ndërsa transferimi në vitin 2016. Kjo është

reflektuar në reduktimin e llogarisë 213 në aktiv të bilancit, shpjeguar më lart.

Në llogarinë Detyrime prej 590,971,314 lekë është përfshirë detyrime të fund vitit për

personelin si dhe 158,006,259 lekë kreditorë për mjete në ruajtje dhe 405,544,337 lekë nga

kreditorë të ndryshëm.

Në llogarinë 404 "Furnitorë e llogari të lidhura më to" prej 384,780 lekë janë përfshirë

rekorde të furnitorëve të vitit 2009 të pashlyer. Në kushte të mungesës së kërkesave debitorë

dhe në zbatim të Kodit Civil neni 114 "Afatet e parashkrimit" dhe neni 137 "Preskluziviteti"

ky detyrim të kalojë në Fondet e Veta të bashkisë në bilancin e vitit 2019.

Në klasën 466 "Kreditorë mjete në ruajtje" prej 158,006,259 lekë janë përfshirë vlerat e

mbajtura për garanci të punimeve. Përditësimi i kësaj llogarie bëhet me aktet e marrjes në

dorëzim nga komisionet përkatëse, të cilat verifikojnë plotësimin e kushtit të garancisë.

Në klasën 467 "Kreditorë të ndryshëm" janë përfshirë Vendime Gjyqësore për 37,224,835

lekë, kreditor të mbartur nga komunat për 170,808,546 lekë dhe kreditor gjyqësor nga

investimet për 197,510,956 lekë.

Vendimet Gjyqësore rakordohen mes të dhënave mbi lëvizjet në financa si dhe midis sektorit

të buxhetit i cili parashikon pagesat për t'u shlyer përgjatë vitit.

Kreditorë të mbartur nga komunat janë evidentuar nga sektori i buxhetit për këtë qëllim nga

Bashkia Durrës. Praktikat kanë evidenca nga ish komunat dhe verifikime janë bërë nga sektori

i buxhetit. Të dhënat mbi kreditorët e komunave janë edhe në thesar, ku evidentohet shuma e

detyrimit dhe shuma e shlyer. Nga Bashkia Durrës nuk është bërë rakordimi më të dhënat e

thesarit për këtë shumë të pashlyer, duke rritur pasigurinë në vlerën e kësaj llogarie. Sidoqoftë

Page 27: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

27

pasiguria kufizohet deh nuk lidhet me mundësinë për të shlyer dy apo më shumë herë të

njëjtën faturë, pasi këto të dhëna menaxhohen nga sistemi i thesarit. Për këtë arsye grupi i

auditimit rekomandon që të bëhet ky rakordim me Degën e Thesarit për madhësinë e

deklaruar në pasqyrat financiare të Bashkisë të shumës 170,808,546 lekë.

Në llogarinë të tjera prej 869,252,247 lekë janë përfshirë.

868,561,549 lekë debitorë të zyrës së taksave, të shërbimeve, të urbanistikës etj.,

kontraparti në aktiv e llogarisë 468 "Debitorë të ndryshëm" 690,698 lekë e cila përfshin

rekomandime të KLSH të vitit 2005 mbi kthimin e lekëve

nga këshilltarët e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se kjo llogari nuk ka më jetë ekonomike dhe

mundësi për rikuperim, pasi ka kaluar fati prej 10 vjet i parashkrimit (Kodit Civil neni 114

"Afatet e parashkrimit" dhe neni 137 "Preskluziviteti"), nga grupi i auditimit rekomandohet

që të reduktohet në po të njëjtën shumë duke prekur dhe llogarinë aktive përkatëse.

X. OPINIONI, GJETJET NGA AUDITIMI, NDIKIMI TE PASQYRAT FINANCIARE DHE REKOMANDIMET PËRKATËSE:

Ne kemi audituar pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës për vitin ushtrimor përfunduar më 31

dhjetor 2016, të cilat përfshijnë pasqyrën e gjendjes ekonomike, pozicionit financiar (hyrjeve

dhe daljeve) (pagesave) në para, pasqyra e amortizimit, pasqyrën e krahasimit të fondeve

buxhetore dhe rezultateve aktuale, shënimet shpjeguese që shoqëronin këto pasqyra.

Opinionin e dhënë e mbështesim në konstatimet se; bilancet, deklaratat e të ardhurave,

deklaratat e mbajtjes së të ardhurave, arka, banka, janë përfshirë në deklaratat financiare. Janë

marrë evidenca të mjaftueshme që të mund të japim një opinion; deklaratat financiare janë

paraqitur sipas ligjit të kontabilitetit dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave.

A OPINIONI I AUDITUESIT:

Opinioni i kualifikuar

Përgjegjësia e Audituesit të KLSH-së, është që nëpërmjet auditimit të realizuar të krijojmë

bindjet, të cilat do të shprehen në opinionin e grupit të auditimit mbi saktësinë, vërtetësinë

dhe besueshmërinë e ndërtimit të pasqyrave financiare dhe Raportimit Financiar. Sipas

mendimit tonë, pasi kemi marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit,

mbështetur në standardet ISSAI 17003

dhe ISSAI 12004 shprehim një opinion të

kualifikuar për llogaritë vjetore të Bashkisë Durrës, duke arritur në përfundimin se

anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale, por

jo të përhapura, në periudhën nën auditim.

3Objektivi i audituesit është të formulojë një opinion mbi besueshmërinë e llogarive vjetore dhe llogarive bazuar

në një vlerësim të përfundimeve të hartuara nga evidencat e marra të auditimit dhe të shprehë qartë opinionin

nëpërmjet një raporti të shkruar që shpjegon bazat e opinionit.

4Objektivi i audituesit është të ofrojë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat si një e tërë nuk përmbajnë anomali

materiale, raste mashtrimi ose gabime, si edhe të raportojë mbi këto pasqyra përsa i takon gjetjeve nga auditimi.

Page 28: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

28

Duke marrë në konsideratë faktin se subjekti i audituar (Bashkia Durrës) mund të mos arrijë

në kuptimin e saktë të opinionit mbi pasqyrat financiare, duam të tërheqim vëmendjen për

aspektet mbi të cilat gjykuam për modifikimin e opinionit tonë. Jemi të pasigurt për disa

çështje të pazakonta të konstatuara, të cilat janë materiale, dukshëm mbi nivelin e

materialitetit, me ndikim në vendimmarrjen e përdoruesit të pasqyrave financiare:

1. Në llogaritë “Shpenzime në proces për rritjen e AQT” është pasqyruar pa të drejtë

vlera 393,668,493 lekë, e cila përfaqëson disponibilitete në Degën e Thesarit, të mundshme

për t`u përdorur, por meqenëse janë Grande Konkurruese me kusht nuk janë disponibilitete

të Bashkisë. Në këtë mënyrë është zmadhuar pa të drejtë llogaria “Fonde të veta”.

2. Në çelje të Pasqyrave Financiare të vitit 2016, nuk është pasqyruar fondi i grandit të

kushtëzuar i përdorur deri në 31.12.2015 në vlerën 443,035,974 lekë (investime shtesë),

duke mos reflektuar nivelin real të investimeve. Gjithashtu nuk është pasqyruar vlera e

investimeve në proces nga fondet e Bashkisë në fund të vitit 2016 në vlerën 649,715,870

lekë, në total 1,092,751,844 lekë.

3. Aktivet e Patrupëzuara, me vlerë historike 254,133,413 lekë, aktualisht kanë një

vlerë negative prej -20,837,452 lekë, e cila ka ardhur si pasojë e një veprimi të dubluar të

amortizimit lidhur me këtë grup aktivi. Ky gabim tregon një fakt të rëndësishëm, mungesën

e kontrolleve mbi regjistrimet kontabël dhe sidomos veprimet e mbylljes së llogarive

vjetore.

4. Në fushën e programimit dhe zbatimit të buxhetit, u konstatua mungesë në saktësinë e

paraqitjes së shpenzimeve për investime në Pasqyrat Financiare, konkretisht mangësi në

Formatin 4, të Pasqyrave Financiare, mbi "Burimet dhe shpenzimet lidhur me investimet,

viti 2016". Nuk janë evidentuar në zërin 232 "Transferime Kapitale", aktive në vlerën

888,684,131 lekë, si pasojë kjo llogari ka dalë në bilanc me gjendje negative prej -

514,564,116 lekë të kësaj llogarie. Një fakt i tillë nuk ka tërhequr vëmendjen e hartuesve por

dhe të përdoruesve të këtyre pasqyrave duke reflektuar një nivel njohje të raportimit

financiar mjaft të ulët në të gjitha nivelet e hierarkisë.

5. Nga të dhënat e marra pranë Drejtorisë së Tatim Taksave, Sektori i Borxhit konstatojmë

se vlera e paraqitur në pasqyrat financiare për detyrime të pambledhura nga tatimet dhe

taksat vendore është e gabuar pasi nuk ka përfshirë debitorë të ardhur nga ish Komunat, të

cilët nuk janë hedhur në sistem. Vlera e pa kontabilizuar është 4,817,129 lekë ku përfshihen

debitorë të çregjistruar ndonëse kanë detyrime në vlerë 3,318,259 lekë, si dhe të natyrës së

pasaktësisë së të dhënave për 1,498,870 lekë.

6. Në llogarinë “Shpenzime te periudhave te ardhshme” me vlerë 405,544,337 lekë, në

klasën 467 "Kreditorë të ndryshëm" janë përfshirë Vendime Gjyqësore për vlerën

37,224,835 lekë, kreditor të mbartur nga komunat për vlerën 170,808,546 lekë dhe kreditor

gjyqësor nga investimet për vlerën 197,510,956 lekë. Kreditorë të mbartur nga komunat janë

evidentuar nga sektori i buxhetit për këtë qëllim nga Bashkia Durrës. Praktikat kanë

evidenca nga ish Njësitë Vendore (Bashkitë/Komunat) dhe verifikime janë bërë nga sektori i

buxhetit. Të dhënat mbi kreditorët e komunave janë edhe në thesar, ku evidentohet shuma e

detyrimit dhe shuma e shlyer. Nga Bashkia Durrës nuk është bërë rakordimi më të dhënat e

thesarit për këtë shumë të pashlyer, duke rritur pasigurinë në vlerën e kësaj llogarie

Page 29: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

29

B. MASA ORGANIZATIVE

GJETJA 1 Në rregulloren e brendshme të funksionimit të Bashkisë, bazuar në ligjin 139 datë 17.12.2015

“Për vetë qeverisjen vendore”, nuk është bërë një ndarje e detyrave funksionale, brenda

Sektorit të Financës, duke mos shprehur qartë detyrat funksionale të secilit. Sidoqoftë nga

Shefi i Sektorit të Financës është bërë një ndarje brenda sektorit mbi përgjegjësitë që ka

specialisti i financës. Kjo ndarje nuk mbështetet nga Rregullorja e Brendshme dhe nuk

përcakton detyrat e secilit specialist.

NIVELI I PRIORITETIT I mesëm

REKOMANDOJMË

Bashkia Durrës të marrë masat për të saktësuar plotësuar Rregulloren e Brendshme të

funksionimit duke evidentuar detyrat e secilit specialist të financës dhe duke eliminuar

mbivendosjen e detyrave të cilat shmangin edhe përcaktimin e përgjegjësive konkrete për

ndjekjen dhe regjistrimin e transaksioneve financiare në përputhje me kërkesat e kuadrit

rregullator në fuqi.

Menjëherë

GJETJA 2 Në auditimin e kryer, u konstatua se ndonëse ekzistonte Regjistri i Riskut të plotësimit të

objektivave të Bashkisë, ai kishte të përfshirë në nivel të pamjaftueshëm të detajimit të riskut,

duke mos përfshirë të gjithë funksionet e bashkisë që janë shtuar si pasojë reformës si

mbrojtja kundër zjarrti e shpëtimit, administrimi i pyjeve, sistemi i kullimit, rrugët rurale dhe

arsimi parashkollor. Regjistri i riskut kishte në përmbajtje vetëm vlerësime për risqe të

jashtme dhe të brendshme dhe nuk i detajon ato sipas objektivave të institucionit dhe

strukturës së tij organizative dhe funksionale.

NIVELI I PRIORITETIT I mesëm

REKOMANDOJMË

Nga Drejtoria Ekonomike në bashkëpunim me Drejtorët e Drejtorive përkatëse për vitin 2017,

të realizohet detajimi i regjistrit të riskut i ndarë në komponent që lidhen me përmbushjen e

detyrave nga secila drejtori në funksion të objektivave të institucionit.

Menjëherë

GJETJA 3 Përpunimi i të dhënave mbi transaksionet, mbajtja e kontabilitetit dhe përpilimi i pasqyrave

financiare realizohet me program Office Excel dhe jo me ndonjë softŵare më të përshtatshëm.

Kjo ul sigurinë e përpunimit të informacionit kontabël dhe rrit mundësinë për gabime dhe

manipulime.

Page 30: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

30

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Drejtoria Ekonomike të marrë masa për aplikimin e një program të përpunimit elektronik të

kontabilitetit dhe përgatitjes së Pasqyrave Financiare.

Menjëherë

GJETJA 4 Nuk është bërë dokumentimi i saktë i transferimeve kapitale (1,726,715,203 lekë nga

2,476,216,528 lekë transferime totale, duke përcaktuar pjesën e plotë të investimit dhe pjesën

që i takon çdo njësie vartëse. Kjo ndarje vlere duhet të ishte shoqëruar me akt-verifikime të

karakterit teknik dhe inxhinierik, gjë që nuk është bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike,

Bashkia Durrës, përcaktuar sipas rregullore së brendshme ku cilësohet se "Menaxhon dhe

monitoron investimet publike post – tender, të ndara sipas nëpunësve të cilët janë në përbërje

të strukturës".

NIVELI I PRIORITETIT I Lartë

REKOMANDOJMË

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Durrës, të marrë masa për dokumentimin e

transferimeve kapitale dhe plotësimin e regjistrit të aktiveve sipas kërkesave të udhëzimit të

Ministrisë së Financave

Menjëherë dhe në vijimësi

GJETJA 5 Në lidhje me evidentimi kontabël të detyrimeve të pa mbledhura nga tatimet dhe taksat

vendore, në fund të periudhës konstatohet vlera 113,667 mijë lekë. Nga të dhënat e marra

pranë Drejtorisë së Tatim Taksave, Sektori i Borxhit konstatojmë se vlera e paraqitur në

pasqyrat financiare është e gabuar pasi nuk ka përfshirë debitorë të ardhur nga ish Komunat,

të cilët nuk janë hedhur në sistem. Vlera e pa kontabilizuar është 4,817,129 lekë ku përfshihen

debitorë të çregjistruar ndonëse kanë detyrime në vlerë 3,318,259 lekë, si dhe të natyrës së

pasaktësisë së të dhënave për 1,498,870 lekë. Për këto subjekte nga DTTV nuk është bërë

informimi i Drejtorisë Ekonomike si dhe i Sektorit të Financës, fakt që reflekton nivel të ulët

bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Bashkisë.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Sektori i Financës në Drejtorinë Ekonomike, të marrë masa për reflektimin në pasqyrat

financiare të debitorëve të mbartur nga ish Njësitë Vendore (Bashkitë/Komunat) dhe të pa

hedhur në sistem të DTTV, Bashkia Durrës, për vlerën 4,817,129 lekë.

Page 31: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

31

Menjëherë dhe në vijimësi

GJETJA 6 Asetet e Patrupëzuara, me vlerë historike 254,133,413 lekë, aktualisht kanë një vlerë negative

prej -20,837,452 lekë. Kjo vlerë negative ka ardhur si pasojë e efektit të dubluar të

amortizimit edhe transferimit të asetit. Ky gabim kontabël lidhet me kontabilizimin e

amortizimit në vlerën 127,629,452 lekë ndërkohë që kemi transferim të aktiveve në njësitë

vartëse me vlerë historike 147,341,413 lekë. Llogaritja e amortizimit edhe për active të cilat

nuk janë në shfrytëzim nga Bashkia Durrës, ka sjellë këtë pozicion të gabuar të këtij grupi të

aktiveve. Nga ana tjetër ky gabim reflekton nivel të ulët të njohjes së rregullave të

kontabilitetit dhe raportimit financiar.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

1. Sektori i Financës në Drejtorinë Ekonomike, të marrë masa që në Pasqyrat Financiare të

vitit 2017 të bëhet korrigjimi i veprimit kontabël të amortizimit shpjeguar më sipër.

2. Nëpunësi i autorizuar të marrë në analizë Aseteve të Patrupëzuara të investuara që nga viti

2002 që nuk janë vënë në shfrytëzim, duke qenë gjendje në këtë zë të pasqyrave të bashkisë.

Në rast të konstatimit të mos vënies dot të shfrytëzim të këtyre aseteve, të nxirret përgjegjësia

për investime të pajustifikuara.

Me mbylljen e pasqyrave financiare viti 2017

GJETJA 7 Llogaria "Shpenzime proces për rritjen e AQT" në vlerën në fillim të vitit prej 393,668,493

lekë dhe në fund të vitit është 374,120,014 lekë, e detajuar në Aneksin VIII, përfaqëson

disponibilitete në Degën e Thesarit, të mundshme për t`u përdorur, por meqenëse janë Grande

Konkurruese me kusht nuk janë disponibilitete të Bashkisë.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Sektori i Financës në Drejtorinë Ekonomike, të marrë masa që në bilancin e vitit 2017 llogaria

231 "Shpenzime proces për rritjen e AQT" për vlerën 374,120,014 lekë, e cila përfaqëson

Grande Konkurruese për t`u fituar me kusht për t'u përdorur në investime, të ketë një

kundraparti të grupit Grante, sipas standardeve të kontabilitetit publik. Rregullimet kontabël të

shoqërohen edhe me shpjegim të detajuar në shënimet e pasqyrave financiare.

Me mbylljen e pasqyrave financiare viti 2017

GJETJA 8 Në çelje të Pasqyrave Financiare të vitit 2016, fondi i Grandit të Kushtëzuar i përdorur deri në

31.12.2015, i investuar shtesë në investime prej 443,035,974 lekë, nuk është pasqyruar në

çelje të ushtrimit. Ky veprim ka sjellë pasaktësi në zërin e aktiveve në proces për Bashkinë.

Gjithashtu nuk është pasqyruar vlera e investimeve në proces nga fondet e Bashkisë në fund të

Page 32: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

32

vitit 2016 prej 649,715,870 lekë, në total 1,092,751,844 lekë. Kjo vlerë ka reduktuar pa të

drejtë llogarinë fonde të veta.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Sektori i Financës në Drejtorinë Ekonomike, të marrë masa që në aktivin e bilancit të vitit

2017 të bëhen rregullimet kontabël për gabimet e konstatuara lidhur me zërin e aktiveve në

proces.

Me mbylljen e pasqyrave financiare viti 2017

GJETJA 9 Nga grupi i auditimit u auditua transferimi i mjeteve të transportit pjesë e Aseteve të

Qëndrueshme në total në vlerën 888,684,131 lekë. Mjetet e përfituara nga transferimet totale

të bëra gjatë vitit prej 2,476,216,528 lekë janë në vlerë 31,669,200 lekë. Për këto mjete u

konstatua se transferimi është bërë me procesverbale ku nuk evidentohet vlera kontabile, vlera

e mbetur në kontabilitet si dhe gjendja faktike e mjetit, numri i shasisë dhe nëse gjykohet

ndonjë vlerësim i mundshëm nga komisioni i Bashkisë ose nga ndonjë ekspert i jashtëm. Ky

fenomen i mos evidentimit të vlerës reale të aseteve është vënë re edhe në procesverbale të

tjera të shoqërimit të mjeteve të transportit. Kjo ul sigurinë dhe vërtetësinë e pasqyrimit të

kësaj vlerë në kontabilitet dhe në Pasqyrat Financiare.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

1. Drejtoria Ekonomike nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa për përpilimin e

procesverbaleve tip të evidentimit të asetit, sipas natyrës së tij, mbështetur në Udhëzimin e

Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011.

2. Drejtoria Ekonomike nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa që për mjetet e

transportit të transferuara në njësitë vartëse, në vitin 2016 në shumën 31,669,200 lekë të

evidentohet kjo në Pasqyrat Financiare të njësive të vartësisë të Bashkisë Durrës.

Menjëherë

GJETJA 10 Si pjesë të reformës Bashkisë së Durrësit, i kanë kaluar në pronësi gjithsej 964 prona, nga të

cilat vetëm 45 prona janë pajisur me dokumentin e pronësisë të regjistruar në ZVRPP-në

Durrës. Duke qenë se këto prona nuk kanë vlerë kontabile, nuk janë pasqyruar në kontabilitet.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Page 33: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

33

Kryetari i Bashkisë Durrës nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa për regjistrimin e

pronave në ZVRPP Durrës, vlerësimin dhe pasqyrimin e tyre në Pasqyrat Financiare.

Menjëherë

GJETJA 11 Në llogarinë “Shpenzime te periudhave te ardhshme” me vlerë 405,544,337 lekë, në klasën

467 "Kreditorë të ndryshëm" janë përfshirë Vendime Gjyqësore për vlerën 37,224,835 lekë,

kreditor të mbartur nga komunat për vlerën 170,808,546 lekë dhe kreditor gjyqësor nga

investimet për vlerën 197,510,956 lekë. Kreditorë të mbartur nga komunat janë evidentuar

nga sektori i buxhetit për këtë qëllim nga Bashkia Durrës. Praktikat kanë evidenca nga ish

Njësitë Vendore (Bashkitë/Komunat) dhe verifikime janë bërë nga sektori i buxhetit. Të

dhënat mbi kreditorët e komunave janë edhe në thesar, ku evidentohet shuma e detyrimit dhe

shuma e shlyer. Nga Bashkia Durrës nuk është bërë rakordimi më të dhënat e thesarit për këtë

shumë të pashlyer, duke rritur pasigurinë në vlerën e kësaj llogarie. Sidoqoftë pasiguria

kufizohet dhe nuk lidhet me mundësinë për të shlyer dy apo më shumë herë të njëjtën faturë,

pasi këto të dhëna menaxhohen nga sistemi i thesarit.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Drejtoria Ekonomike të marrë masa që për kreditorët e mbartur nga ish Njësitë Vendore

(Bashkitë/Komunat), si pasojë e reformës territoriale, të bëhet rakordim me Degën e Thesarit

për madhësinë e deklaruar në pasqyrat financiare të Bashkisë të shumës 170,808,546 lekë.

Menjëherë

GJETJA 12

Nga auditmi u konstatuar një numër i konsiderueshëm pasaktësish në përpilimin e pasqyrave

financiare të vitit 2016, duke arritur në përfundimin se anomalitë apo rastet e

mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale, por jo të përhapura në

periudhën nën auditim.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Drejtoria Ekonomike në Bashkinë Durrës, duhet të rishikohen veprimet përmbyllëse dhe

rregulluese të vitit 2016, duke i cilësuar si zona me risk jo plotësisht të mbuluara sipas

gjykimit tonë. Gjithashtu duhet të korrigjohen veprimet e vitit 2017, pasi në auditimin e

radhës do të rishikohen veprimet rregulluese për pasqyrat financiare të vitit 2016 dhe veprimet

e vitit 2017.

Menjëherë

GJETJA 13

Page 34: RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT FINANCIAR NË BASHKINË … filetë ushtruar në Bashkinë Durrës, për Pasqyrat Financiare të vitit 2016”, si dhe vlerësimin e transaksioneve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Raport Përfundimtar mbi “Auditimin Financiar të Ushtruar në Bashkinë Durrës”

34

Në auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2016, u vunë re difekte të konsiderueshme dhe se

mungesa e kapaciteteve njerëzore ka sjellë mungesë të sistemeve efektive të kontrollit të

brendshëm me efekt në raportimin financiar.

NIVELI I PRIORITETIT I lartë

REKOMANDOJMË

Duke i tërhequr vëmendje strukturave drejtuese të Bashkisë Durrës, rekomandohet

përmirësimi i kapaciteteve raportuese dhe përmirësim të sistemeve të kontrollit të brendshëm.

Menjëherë

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT