36
Raporti vjetor 2013 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë Ministarstvo za Snage Bezbednosti - Ministry for Security Force Prishtinë, 2013

Raporti vjetor 2013 - mod.rks-gov.net fileRaporti vjetor 2013 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë Ministarstvo za Snage Bezbednosti

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Raporti vjetor2013

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e SigurisëMinistarstvo za Snage Bezbednosti - Ministry for Security Force

Prishtinë, 2013

Prishtinë, 2013

BotuesiMinistria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me PublikunDepartamenti për Politika dhe Plane

AdresaLagja “Emshir” p.n., Prishtinë

KontaktiTelefoni: 038 551 379 / E-mail: [email protected]; www.mksf-ks.org

Raporti vjetor 2013

PËRMBAJTJA

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës......................................................................................................................4Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale.........................................................................................................................5Objektivat e Ministrit për vitin 2013.................................................................................................................................6Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës......................................................................................................................7Forca e Sigurisë së Kosovës...............................................................................................................................................8Buxheti i MFSK-së për vitin 2013....................................................................................................................................10Donacionet........................................................................................................................................................................11Projektet investive kapitale.............................................................................................................................................12Plani legjislativ për vitin 2013..........................................................................................................................................12Shqyrtimi i ankesave........................................................................................................................................................12Arritja e objektivave për vitin 2013.................................................................................................................................13Objektivi nr. 1- Të bëhet FSK-ja e vetëqëndrueshme dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet operacionale..13Aprovimi i kapaciteteve të plota operacionale..............................................................................................................131.1. Raporti operacional i gjendjes së njësive.................................................................................................................131.2. Inspektimi i përgjithshëm i njësive të FSK-së..........................................................................................................131.3. Njësiti rajonal i KSH..................................................................................................................................................141.4. Qendra e Ekselencës..................................................................................................................................................141.5. Ushtrimet në vendkomandë dhe ushtrimet fushore..............................................................................................141.6. Operacionet reale të thirrura për veprim................................................................................................................151.7. Deminimi humanitar................................................................................................................................................151.8. Menaxhimi i personelit, rekrutimi, shkollimet brenda dhe jashtë vendit, gradimet, avancimet në gradë, medaljet dhe dekoratat....................................................................................................................................................151.8.1. Rekrutimi..................................................................................................................................................161.8.2. Trajnimet brenda vendit..........................................................................................................................181.9.Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë (RSSS).....................................................................................................18Objektivi nr. 2- Bërja e FSK-së forcë e besueshme, e aftë, aktive dhe e dallueshme për të mirë..........................192.1. Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore.....................................................................................................................192.2. Asistencat dhe mbështetja........................................................................................................................................212.3. Përkrahja e autoriteteve civile dhe komuniteteve..................................................................................................212.4. Mbështetja e komuniteteve dhe OJQ-ve.................................................................................................................22

2.6. Prezantimi i MFSK/FSK-së......................................................................................................................................23FSK edhe në vitin 2013 më e besueshmja......................................................................................................................23Objektivi nr. 3- Bërja e FSK-së “forcë për të mirë” në regjion...................................................................................243.1. FSK në aktivitete ushtarake rajonale dhe nderkombetare.....................................................................................243.2. Anëtarësimi në iniciativat regjionale për siguri siç janë: A5, SEEDM, SEEBRIG dhe RACVIAC......................25Objektivi nr.4- Bërja e FSK-së forcë zbarkuese jashtë vendit..................................................................................26Objektivi nr. 5- Bërja e FSK-së një partner i përkushtuar i SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së...............................275.1. Nënshkrimi i memorandumeve për bashkëpunim dhe zbatimin e planeve vjetore dypalëshe.......................275.2. Pjesëmarrja në trajnimet familjarizuese të NATO-s..............................................................................................285.3. Fuqizimi i partneritetit bilateral...............................................................................................................................285.4. Shkollimet jashtë vendit............................................................................................................................................295.5. Trajnimet bilaterale...................................................................................................................................................295.6. Zbatimi i programit të partneritetit me Ajovën.....................................................................................................305.7. Bashkëpunimi i MFSK-së me NAT-in dhe FSK-së me MCAD/NLAT...............................................................305.8. Rritja e numrit të atasheve të akredituar ushtarak jashtë vendit...........................................................................305.9.Vizitat e delegacioneve të jashtme në MFSK............................................................................................................31Objektivat strategjik të MFSK-së për vitin 2014.......................................................................................................32Buxheti i Ministrisë për Forcën e Sigurisë për vitin 2014.........................................................................................33Koncerti Festiv..................................................................................................................................................................34

2.5. Ndërtimi i urës mobile mbi lumin Drini i Bardhë...................................................................................................23

MINISTRIA PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

Ministri i FSK-së Agim Çeku

Sekretari i Përgjithshëm i FSK-sëShkelzen Sylaj

Zëvendësministri i FSK-së Muhamet Latifi

Zëvendësministri i FSK-sëBejtush Gashi

Zëvendësministri i FSK-së Jasmina Vasiq

Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane

Haxhi Shala

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) është përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), përfshirë planifikimin, menaxhimin dhe administrimin. Ministria e FSK-së është model i integruar dhe përbëhet prej shërbyesve civil (60%) dhe personelit të uniformuar të FSK-së (40%) dhe përmes Kryeministrit i jep llogari Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Drejtori i Inspektoriatit të FSK-së gjeneralbrigade Bashkim Jashari

Zëvendëskomandant i FSK-së gjeneralmajor

Rrahman Rama

Drejtori i Drejtorisë për Operacione gjeneralbrigade Zymer Halimi

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant

Kadri Kastrati

4

Raporti vjetor 2013

5

Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale

Ky është vit i progresit të konsiderueshëm dhe Raporti Vjetor tregon se çfarë është arritur. Sidoqoftë nga të gjitha këto arritje një ngjarje mund të veçohet. Më 9 korrik NATO-ja ka deklaruar Kapacitetet e Plota Operacionale (KPO) për Forcën e Sigurisë së Kosovës. KPO-të e deklaruara jo vetëm që konfirmojnë se FSK-ja është plotësisht e aftë për kryerjen e misioneve të saja kryesore në mënyrë profesionale dhe të pavarur, por gjithashtu kjo ngjarje e hap një kapitull të ri për zhvillimin e

mëtutjeshëm të forcës. Ky është rezultat i punës sonë të përkushtuar, që nga dita e parë e themelimit të FSK-së. Faleminderit të gjithë juve që keni punuar me zell dhe keni kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë. Puna e juaj me përkushtim dhe dedikim vlerësohet lartë. Viti 2013 ka kaluar në organizimin e detajuar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë. Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe i hollësishëm, i cili analizon në tërësi sektorin e sigurisë në Kosovë dhe përcakton kapacitetet që janë të nevojshme për t'u garantuar siguria e shtetit tonë në të ardhmen. Jemi të kënaqur që në këtë proces e kemi mbështetjen e ekspertëve të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Iniciativës për Reforma Institucionale të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Ekipit Këshillues të NATO-s. Në këtë vit, është bërë progres i mirë në zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operative dhe në procesin e bërjes së FSK-së një institucion profesional dhe i vetë-qëndrueshëm. Pjesëtarët e FSK-së kanë marrë pjesë në një varg ushtrimesh fushore në rajon, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në reagim ndaj emergjencave dhe menaxhimin e krizave. Popujt tonë në rajon janë të vegjël, kështu që është shumë më rëndësi t'i rrisim përpjekjet dhe kapacitetet tona duke punuar dhe vepruar së bashku. FSK-ja është shumë e përkushtuar që të jetë një forcë e besueshme, e dobishme dhe e aftë, në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe e gatshme të jap kontribut të konsiderueshëm në sigurinë rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Në zhvillimin tonë të mëtutjeshëm, ne bashkëpunojmë ngushtë më miqtë dhe partnerët tanë të cilëve u jemi mirënjohës për mbështetjen, këshillimin dhe ekspertizën e ofruar. Ne kemi shumë arsye për të cilat duhet krenuar, ndonëse ende ka shumë për t'u bërë. Dua ta përsëris edhe njëherë se qëllimi ynë mbetët i njëjtë – ne po e zhvillojmë FSK-në si forcë për të mirë, e cila ofron mbështetje për të gjithë qytetarët e shtetit tonë dhe e gatshme për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë- në nivelin shtetëror, rajonal dhe ndërkombëtar.

Me respekt, Agim Çeku

Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Raporti vjetor 2013

1. Të bëhet FSK-ja e vetëqëndrueshme dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet operative;

2. Bërja e FSK-së forcë e besueshme, e aftë, aktive

dhe e dallueshme për të mirë;

3. Bërja e FSK-së “forcë për të mirë” në regjion;

4. Bërja e FSK-së forcë zbarkuese jashtë vendit;

5. Bërja e FSK-së një partner i përkushtuar i SHBA-

ve, NATO-së dhe BE-së.

Objektivat e Ministrit për

Vitin 2013

26

Raporti vjetor 2013

Misioni i MFSK-së është që të formulojë, zbatojë, vlerësojë dhe zhvillojë politikat dhe aktivitetet e FSK-së brenda kornizës së qeverisjes demokratike dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) është përgjegjëse për ushtrimin e kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministria e FSK-së është model i integruar dhe përbëhet prej shërbyesve civilë (60%) dhe personelit të uniformuar të FSK-së (40%) qe përmes Kryeministrit i jep llogari Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës funksionon në bazë të strukturës organizative të paraqitur në vazhdim.

7

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

MINISTRI Inspektoriati

Informimi Publik

Kabineti i Ministrit

Këshilltarët e Ministrit

Zv. MinistriZv. Ministri

KOMFSKSEKRETARI I PËRGJITH

Drejtoria për Politikë dhe Plane Drejtoria për Operacione

KFT

Departamenti i Personliet

Departamenti për Politikë dhe Plane

Departamenti për Siguri

Departamenti për M. Financave

Departamenti CIMIC

Departamenti për Intelegjencë dhe

Siguri

Departamenti për Operacione dhe

Trajnime

Departamenti i Logjistikës

Departamenti i Komunikimit

Departamenti i Mjeksisë

Njësia për të drejtat e njëriut

Sekretariati i Ministrisë

Departamenti për Këshilla Ligjore

Njësia e Auditit të Mbrendshem

Zyra për Komunitete

Departamenti për pro. dhe Komente

Njësia Mbeshtetese

Njësia e protokollit

Sektori i Politikave të Personelit

Sektori i Menaxhimit të

Personelit

Sektori i Rekrutimit dhe

Rezervës

Sektori i Verifikimit

Sektori për Strategji dhe

Doktrina

Sektori për Plane,Programe

dhe Analiz

Sektori për Hulumtim dhe

Zhvillim

Sektori për Bashkëpunim Nderkombetar

Sektori për Integrime europiane

Sektori për Planifikimin e

Buxhetit

Sektori për Integrime europiane

Sektori i për Plane dhe Programe

Sektori për bashkëpunim me

Agjencionet

Sektori i për Plane dhe Programe

Sektori për bashkëpunim me

Agjencionet

Sektori i MAC

Sektori për Planifikim dhe Operacione

Sektori për Shkollim dhe

Trajnim

Qendra e Situatave

Sektori për Planifikim dhe

Programim

Sektori për Transport dhe

Furnizim

Sektori i Mbeshtetjes dhe Infrastrukturës

Sektori i Komunikimit

Sektori për teknologji

Informative

Sektori për Plane dhe ProgrameTë emruar Politik 20

Sherbyes Civil 114

Uniformë 67

Figura 1. Struktura e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është Forcë e re e Sigurisë, profesionale, shumetnike, lehtë e armatosur dhe e uniformuar e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil. Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si instrument i sigurisë, është që ta mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe t'iu ndihmojë autoriteteve civile ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave tjera. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë krejtësisht vullnetare e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Detyrat e FSK-së:

• Merr pjesë në operacionet e reagimit ndaj krizave, përfshirë edhe operacionet e mbështetjes së paqes. Kjo përfshinë operacionet në territorin e Republikës së Kosovës si dhe jashtë vendit, atëherë kur ftohet për një detyrë të tillë.

• Ndihmon autoritetet civile për t'ju përgjigjur katastrofave dhe emergjencave natyrore duke përfshirë edhe gatishmërinë për reagim rajonal apo ndërkombëtar.

• Vepron në largimin e mjeteve shpërthyese.• Ndihmon autoritetet civile në operacionet e mbrojtjes civile.

FSK-ja është e dizajnuar dhe e përgatitur që t'i përmbushë funksionet tjera të sigurisë, të cilat nuk janë të përshtatshme për policinë apo organizatat tjera të zbatimit të ligjit.

Forca e Sigurisë së Kosovës

8

Raporti vjetor 2013

9

Figura 2. Struktura e Forcës së Sigurisë së Kosovë

Kompani Batalion

MFSK

KFTPFKMKKNJNRKBRSHBMOKDS

Ministria për Forcën e Sigurisë së

Komanda e Forcave TokësorePolicia e ForcësKompania e MjekësisëKompania e KomunikimitNjësia Ndërlidhëse për Reagim në KrizaBrigada e Reagimit të ShpejtëBrigada e Mbështetjes OperacionaleKomanda e Doktrinës dhe Stërvitjes

Kosovës1.

2.3.4.5.6.7.8.9.

III

II II II II II III

Mjeksisë

MFSKMFSK

KFT

BAT 1 BAT 2 BAT 3 LOGJIST XHENIOS RMC

SHP

DOKTRINAT

QTB

QTB

QTB

QTB

A1 A2 A3 Mirëmbajtes Mirëmbajtes

B1 B2 B3 Mbeshtetjes

Mbeshtetjes

Mbeshtetjes

EOD

MKABK

Zjarrëfikjes

Konstrukt

C1 C2 C3 Transportit

Mbeshtetjes Mbeshtetjes Mbeshtetjes Mbeshtetjes

Aviacionit

BRSH BMO KDS

E Integruar

Komunukimit

NJNRK

PF

Raporti vjetor 2013

Buxheti i MFSK-së për vitin 2013

Buxheti i aprovuar për vitin 2013 për MFSK sipas Ligjit të Buxhetit Nr. 04/L- 165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 është 39,347,258Ä. Buxheti i ndarë sipas kategorive ekonomike është paraqitur në tabelën numër 1.

Mirëpo gjatë vitit 2013 kanë ndodhur lëvizje të buxhetit në vlerë prej 2,051,922Ä apo me përqindje 5.21%. Nga kjo del se buxheti aktual është 37,295,336Ä nga buxheti fillestar (39,347,258Ä)

10

Përshkrimi

Vlera

Ndarja e Buxhetit në %

Total 39,347,258.00 100.00

Paga dhe mëditje 15,510,415.00 39.42

Mallra dhe shërbime 8,663,343.00 22.02

Shpenzime komunale 793,000.00 2.02

Shpenzime kapitale

14,380,500.00

36.55

Numri i stafit

2824

Tabela 1. Buxheti i aprovuar për MFSK për vitin 2013

Raporti vjetor 2013

Donacionet

MFSK për periudhën janar–nëntor ka pranuar donacione në infrastrukturë, automjete dhe pajisje tjera nga Fondi i Mirëbesimit, NATO Trust Fond, dhe shtete tjera qe kemi marrëveshje bilaterale me to, ( Qeveria Amerikane, Qeveria Turke ) në vlerë të përgjithshme prej 1,935,405Ä.

Prej tyre :

Qeveria Amerikane (automjete, pajisje për deminim) Vlera e përgjithshme 91,702.96 $Trusti NATO , programi i donatorëve (Pajisje për montim dhe mirëmbajtje të urës, ''shreder'' me kapacitet të lartë për zyrën e verifikimit, tenda fushore për mirëmbajtjen e armëve, kërkim shpëtim urban, ujor, hazmat dhe deminim Tx140 Mini RABS Transmitter (pajisje për shpërthimin e minave) Unit final Assy . Vlera e përgjithshme e pajisjeve 302,990.07ÄQeveria Turke (Pajisje rezervë për autoblinda dhe pajisje për mirëmbajtje).Vlera: 50,994.00 $, Autoblinda COBRA (sasia 3)---1,240,848.00 $

Donacionet ne InfrastruktureFushë sporti në Pomozotin, e përfunduar, vlera 54,000.00Ä; fushë sporti në kazermën ''Adem Jashari'' në Prishtinë, e përfunduar, vlera 303,909.00Ä; riparimi-renovimi i objektit të Komandës në Mitrovicë, e përfunduar, vlera 279,407.00Ä; projektimi dhe dizajnimi i serviseve të automjeteve në FSK, e përfunduar, vlera 23,256.00Ä. Vlera e përgjithshme deri më 05.12.2013 , 660,572.00 Ä

11

Nr. Përshkrimi Gjithsej

1. Mallra dhe shërbime 132,244.36€

2. Pasuri kapitale 1,803,161.08€

3. Gjithsej 1,935,405€ Tabela 4 Donacionet në MFSK/FSK për vitin 2013

Raporti vjetor 2013

Projektet investive kapitale

Edhe gjatë vitit 2013 MFSK/FSK ka arritur që të sigurojë planifikim dhe furnizim me kohë me materiale dhe shërbime, në pajtim me standardet dhe prioritetet e përcaktuara. Janë kryer shumë projekte të infrastrukturës të parapara për këtë periudhë dhe vazhdojnë ato që janë projekte afatgjata.

Plani legjislativ për vitin 2013

Gjatë vitit 2013 është miratuar Ligji Nr .04/L-177 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

Akte nënligjore për vitin 2013, gjithsej janë 4 (katër): 1. Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2013 mbi Procesin e Planifikimit në MFSK dhe

FSK;2. Kodi Disiplinor i Forcës së Sigurisë së Kosovës Nr. 01/2013;3. Rregullorja Nr. 02/2013 për Rekrutim në Forcës se Sigurisë se Kosovës;4. Rregullorja Nr. 03/2013 për Simbolet dhe Gradat në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shqyrtimi i ankesave

Në kuadër të MFSK-së është themeluar Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave për nëpunës civilë dhe Komisioni (Bordi) për Apele për pjesëtarë të uniformuar, i cili themelohet sipas rastit.

12

Nr. Përshkrimi Gjithsej

1. Demobilizim (me vetë dëshirë): 02

2. Largime nga Komisioni Disiplinor 15

3. Largime nga konfirmimet negative 00

4. Pensionime 40

5. Vdekje 00 Tabela 5, Largime,demobilizime dhe pensionime

Raporti vjetor 2013

13

Arritja e objektivave për vitin 2013

Çdo vit që kalon, shënon sukses dhe profesionalizëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Edhe për vitin 2013 MFSK/FSK-ja kanë përcaktuar objektiva të qartë dhe të mbështetur me planifikim të mirëfilltë. Realizimi i këtyre objektivave ka ndihmuar në rritjen e shkallës së gatishmërisë dhe profesionalizmit në të gjitha drejtimet dhe sektorët. Në vijim paraqitet përshkrimi i objektivave dhe realizimi i tyre gjatë vitin 2013.

Objektivi nr. 1- Të bëhet FSK-ja e vetëqëndrueshme dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet operacionale

Aprovimi i Kapaciteteve të Plota OperacionaleMë 09 korrik të vitit 2013, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, janë deklaruar Kapacitetet e Plota Operacionale. Deklarimi i Kapaciteteve të Plota Operacionale është një dëshmi tjetër e arritjeve të FSK-së për vitin 2013. Kjo dëshmon se FSK-ja është e aftë plotësisht për kryerjen e aktiviteteve karshi misionit kushtetues dhe standardeve të caktuara nga NATO.

1.1. Raporti operacional i gjendjes së njësivePas përfundimit me sukses të RPP1 dhe RPP2 gjatë vitit 2012 me qëllim të matjes së kapaciteteve operacionale në FSK, MFSK ka hartuar dhe zbatuar në praktik Rregulloren për ROGJNJ. Gjate vitit 2013 janë realizuar gjithsej katër raporte. Raportimi i parë deri më 15.02.2013, Raportimi i dytë deri më 15.05.2013, Raportimi i tretë deri me 15.08.2013, Raportimi i katërt deri me 15.11.2013. Pas përfundimit të këtyre raporteve është bërë përmbledhja, analiza dhe prezantimi i të gjeturave për KOMFSK.

1.2.Inspektimi i përgjithshëm i njësive të FSK-sëMë qëllim të identifikimit të mangësive eventuale në njësitë e FSK-së, profesionalizimit të vazhdueshëm dhe ngritjes së gatishmërisë së njësiteve të FSK-së, në tremujorin e fundit të vitit 2013, nga MFSK me urdhër të KOMFSK dhe nën udhëheqjen e Inspektorit të Përgjithshëm është realizuar inspektimi i të gjitha njësive të FSK-së.

Raporti vjetor 2013

14

1.3.Njësiti rajonal i Kërkim –Shpëtimit Gjatë vitit 2013, ngritja, profesionalizimi dhe zhvillimi i njësisë së K-SH ka shënuar progres të dukshëm. Në këtë aspekt deri me tani është: definuar dhe aprovuar struktura e Kompanisë se Kërkim- Shpëtimit (K&SH); është përzgjedhur pjesa më e madhe e personelit të paraparë në strukturë, nga 127 janë përzgjedhur 121 veta; Në strukturë është paraparë edhe ngritja e ekipit të qenve, K9, e cila është në procedurë; janë klasifikuar pajisjet ekzistuese në ketë kompani, sipas standardeve të UN-INSARAG dhe njëherësh është bërë lista e pajisjeve që do blihen nga MFSK, lista e pajisjeve qe do blihen nga SHBA-ja si dhe lista e pajisjeve që do të blihen nga Trasnsfondi i NATO-se.

1.4.Qendra e EkselencësBazuar në vendimin për lokacionin, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2014 së bashku me ekspertë nga SHBA-ja dhe Suedia do të dizajnohet komplet modeli i një qendre shkollore të ekselencës. Në gjashtëmujorin e dytë do të fillojë ngitja e kësaj qendre.Me kërkesën zyrtare të Ministrit të FSK-së për certifikimin e kësaj qendre në INSARAG, drejtuar sekretariatit të KB-së, edhe përkundër vizitës së INSARAG në FSK ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare. Sa i përket infrastrukturës për ngritjen

e Qendrës së Ekselencës, në mungesë të mjeteve buxhetore, ende nuk është bërë asgjë.

1.5. Ushtrimet në vendkomandë dhe ushtrimet fushoreGjatë vitit 2013, FSK-ja me qëllim të përgatitjes operative të njësiteve për ushtrimin fushor ''Shqiponja 2'', FSK ka mbajtur një ushtrim në vendkomandë, në nivel të KFT-së, si dhe UVK për stafin e Ministrisë pas ushtrimit fushor. Bazuar në objektivat e ministrit dhe direktivën e KOMFSK, me qëllim të mbajtjes së gatishmërisë së FSK-së është realizuar ushtrimi fushor ,,Shqiponja 2”, në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor 2013, në nivel të KFT-së. Qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë verifikimi i aftësive dhe kapaciteteve operative të FSK-së. Gjithashtu gjatë vitit janë realizuar edhe shumë UF në nivel brigade dhe batalioni: BRSH nivel brigade 17-21.08.2013 UF " Ujku 2", BAT1 K1A UF nivel kompanie "Gatishmëria" 23-25.04.2013, K1C UF nivel kompanie "Murrlani" 27-30.08.2013, K1B UF nivel kompanie "Sharri " 09-12.12.2013, BAT2, K2A UF nivel kompanie "Gjithnjë besnik" 17-19.04.2013, BAT3. Ka realizuar trajnime apo ushtrime njëditore me ETT (Ekipet Trajnuese Turke, BMO 25,26,27.06.2013 UF “Miqtë 2” BL,22-30 05.2013, BXH, 25-27.06.2013, RMC, 28-30.05.2013.

Raporti vjetor 2013

15

1.7.Deminimi humanitar K o m p a n i a e D e m i n i m i t k a angazhuar pesë ekipe në terren, si në: Gërmi, Parkun e Ferizajt, Doberçan, Luzhnicë, Kazermën në Ferizaj, Koshare dhe Harilaq. Gjatë këtij viti, Kompania e Deminimit, ka pastruar 113,907 metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 260 mjete të n d r y s h m e e k s p l o z i v e t ë pashpërthyera, si mina, eksploziv, granata dore etj. Përveç njësive që zhvillojnë operacionet e deminimit humanitar, FSK-ja ka edhe dy njësi

kujdestare 24 orë gjatë javës, për intervenime në rastet kur qytetarët hasin në mjete të ndryshme eksplozive dhe lajmërojnë për largimin e tyre. Këto ekipe kanë intervenuar në 380 raste dhe kanë demoluar 522 mjete të ndryshme eksplozive.

1.8.Menaxhimi i personelit, rekrutimi, shkollimet brenda dhe jashtë vendit, gradimet, avancimet në gradë, medaljet dhe dekoratat.Edhe gjatë vitit 2013 ka vazhduar procesi i rekrutimit, filtrimit, përzgjedhjes së personelit aktiv, rezervë dhe civil në MFSK dhe FSK. Deri më tani numri i pjesëtarëve aktivë ka arritur në 2263 pjesëtarë aktivë dhe 478 pjesëtarë rezervë.

1.6. Operacionet reale të thirrura për veprimEdhe pas deklarimit të kapaciteteve të plota operacionale, FSK-ja ka mbajtur dhe zhvilluar gatishmërinë e nevojshme për zbatim të operacioneve në ndihmë të qytetarëve të Republikës së Kosovës si ato të deminimit, kërkim-shpëtim, zjarr- fikjes, EOD-se, materie kimike-atomike-biologjike (MKAB) etj.).

Janë realizuar gjithsej këto operacione:

Nr.

Operacione

Gjithsej

1. Deminim humanitar EOD 380 2. KSH, lumenj, liqene dhe male 4 3. MKAB, inspektime 19 4. Zjarrëfikje, 3

Tabela 6 Operacionet e thirrura në veprim gjatë vitit 2013

Raporti vjetor 2013

1.8.1. Rekrutimi

Edhe gjatë vitit 2013 ka vazhduar procesi i planifikuar i rekrutimit të personelit të Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministria e FSK-së gjatë vitit 2013 ka rekrutuar 13 nëpunës civilë, prej të cilëve 5 në MFSK dhe 8 në FSK.

16

Njësitë Struktura Të lira Të

plotësuara M F Minoritete

MFSK

Civil 134 2 132 92 40 8

Ushtarak 68 7 61 58 3 0

KFT Civil 100 6 94 79 15 1

Ushtarak 245 16 229 211 18 8

BMO 808 45 763 697 66 49

BRSH 1122 105 1017 938 79 132

KDS 194 6 188 171 17 15

Të pasistemuar 63 5 5 0 0

Gjithsej ushtarak 2500 179 2263 2080 183 204

Përqindja ushtarak 100% 7,16% 90,52% 91,91% 8,09% 9,01%

Civil në

MFSK/FSK 234 8 226 171 55 9

Përqindja civil 100% 3% 97% 76% 24% 4%

REZERVA 800 322 478 452 26 10

Përqindja 100% 40% 60% 95% 5% 2%

Kadet në QSU 38 36 2 1

GJITHSEJ USHT/C 3534 509 3005 2739 266 224

Gjithsej në % 100% 9,00% 91,00% 90,23% 9,77% 7,45%

Tabela 7 Gjendja e përgjithshme e personelit në MFSK/FSK

Përkatësia etnike Meshkuj Femra Gjithsej

Stafi civil i MFSK-së

Shqiptar

4

4

Serb

1 1

Stafi civil i FSK-së

Shqiptar

6

2 8

Gjithsej 10 3 13

Tabela 8 Rekrutimi i Stafit Civil në MFSK dhe FSK gjatë vitit 2013

Raporti vjetor 2013

Është realizuar procesi i rekrutimit të pjesëtarëve të uniformuar, duke zhvilluar kështu dy fushata të rekrutimit, njëra për rekrutimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe tjetra për rekrutimin e kadetëve të FSK-së. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2013 është organizuar një fushatë rekrutimi, dedikuar vetëm anëtarëve të komunitetit pakicë. Janë përzgjedhur dhe rekrutuar 30 pjesëtarë.

Një fushatë tjetër mjaft e suksesshme e rekrutimit gjatë vitit 2013 ka qenë fushata e rekrutimit të kadetëve të FSK-së, e cila si asnjëherë më parë ka rezultuar me një konkurrencë rekorde në krahasim me të gjitha fushatat e deritanishme të kadetëve. (706 konkurrues për 10 vende). Për testimin në testin final të Javës Zero, u përzgjodhën 13 kandidatë (10+3 rezervë), ku 5 prej tyre u larguan vullnetarisht nga Java Zero e trajnimit. Në pajtim me standardet, kriteret e përcaktuara me rregulloret dhe politikat e rekrutimit dhe përzgjedhjes, studimet akademike në AUK/QSU i kanë filluar 8 kandidatë 7 meshkuj dhe 1 femër, ndërsa në një proces tjetër të brendshëm janë përzgjedhur 2 pjesëtarë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët kanë filluar studimet akademike në Akademinë e Mbrojtjes së Maqedonisë.

17

Përkatësia etnike

Meshkuj

Femra

Gjithsej

Komponenti Aktiv/FSK

Serb

25

1

26

Boshnjak 2 2

Turk 1 1

Ashkali 1 1

Gjithsej

28

2

30

Tabela 9 Rekrutimi i pjesëtarëve të FSK gjatë vitit 2013

Kadet

Përkatësia etnike

M

F

Gjithsej

QSU

Shqiptar

7

1

8

Maqedoni

Serb 1 1

Boshnjak 1 1

Gjithsej

10

Tabela 10 Rekrutimi i kadetëve të FSK gjatë vitit 2013

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur kadetët që vijojnë shkollimin në AUK gjatë vitit 2013.

Gjeneratat

Kadet

M

F

2013 12 12 0

2014 7 7 0

2015 11 11 0 2016 12 11 1 2017 8 7 1

Gjithsej

50

48

2

Tabela 11 Shkollimi i kadetëve të FSK-së gjatë vitit 2013

Raporti vjetor 2013

18

1.8.2. Trajnimet brenda vendit

MUAJT

NR I TRAJNIMEVE

NR I PJESETAREVE

JANAR

11

208

SHKURT

9

153

MARS

8

184

PRILL

11

199

MAJ 2 36

QERSHOR 1 27 KORRIK 1 66 GUSHT

1

20

SHTATOR

13

240 TETOR

15

282

NENTOR

12

252

DHJETOR

TOTALI

84

1667

Tabela 12 Trajnimet e brendshme gjatë vitit 2013

1.9. Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë (RSSS)Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë (RSSS) në Republikën e Kosovës është duke ndodhur me vendim të kryeministrit të RKS-së. Ky proces ka një rol të veçantë me institucionet e sigurisë në Kosove në përgjithësi, dhe një rol të veçantë në lidhje me evoluimin e FSK-së dhe kapaciteteve operative të saj në një forcë ushtarake karshi mjedisit të sigurisë dhe arkitekturës së sigurisë në Republikën e Kosovës. Me qëllim të mbështetjes së këtij procesi mjaft të rëndësishëm, Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës me vendim të datës 25.05.2012 ka krijuar grupe punuese. Këto grupe punuese paralel me RSSS-në kanë rishikuar FSK-në në tërësi. Grupet punuese gjatë gjithë kohës kanë qenë mjaft aktiv dhe kanë bërë konvertimin e skenarëve në nevoja dhe kapacitete operative. MFSK/FSK kanë realizuar me sukses, kujdes dhe përpikëri aktivitetet e parapara në planin e veprimit të komitetit drejtues që lidhen me MFSK/FSK-në.MFSK/FSK ka identifikuar ndryshimet e nevojshme: • Në mision dhe strukturë të MFSK/FSK; • Të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (për fushën e mbrojtjes); • Të kornizës ligjore ekzistuese; • Të akteve nënligjore të FSK-së dhe QRK-së; • Në përcaktimin e misionit dhe detyrave të forcave; • Në projektimin e strukturës së nevojshme; • Në bazamentin doktrinar, strategjik dhe konceptual.Gjithashtu MFSK/FSK ka identifikuar fazat e zbatimit të të gjitha ndryshimeve të identifikuara dhe është e gatshme qe t'i paraqes ato në hartën mendore pas shpalljes se rekomandimeve të RSSS-së.

Raporti vjetor 2013

Objektivi nr. 2- Bërja e FSK-së forcë e besueshme, e aftë, aktive dhe e dallueshme për të mirë

2.1. Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore

MFSK, rëndësi të veçantë i kushton respektimit dhe avancimit të drejtave të njeriut. MFSK ka infrastrukturën ligjore, e cila garanton pjesëmarrje të barabartë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. MFSK, në vazhdimësi punon për përfaqësimin e duhur të komuniteteve dhe femrave në MFSK dhe FSK. Në këtë drejtim MFSK-ja ka bërë një progres të qëndrueshëm me qëllim të plotësimit të kuotës 15% për femra, ndërsa 10% për komunitetet jo shumicë të paraparë me politikat e saj të brendshme. MFSK ka botuar në tri gjuhë broshurën “Të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në MFSK dhe FSK” si dhe “Gratë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit Gjeneral të NATO-s, për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Mari Skare, u shpreh e lumtur me pozitën e femrave në institucionin e MFSK-së dhe FSK-së, si edhe përgëzoi ministrin Çeku dhe komandantin Kastrati për nivelin e arritjeve në institucionin që drejtojnë. Zonja Skare tha gjithashtu se niveli juaj është më i lartë se sa i disa vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut- NATO-s.

19

Statusi Nivelet Gjithsej Femra %

Ushtarak Niveli strategjik 63 3 4.06%

Niveli operativ 2219 181 8.16%

Total 2282 184 8.18%

Civil

Niveli strategjik 124 41 33%

Niveli operativ 87 13 15%

Total 211 54 26%

Tabela 13 Statistikat e përfaqësimit të femrave në MFSK/FSK

Raporti vjetor 2013

Në tabelën në vijim janë paraqitur statistikat nga radhët e komuniteteve në FSK.

Përkatësia Numri

Serb 15

Boshnjak 31

Turk 53

Ashkali 31

Romë 3

Egjiptian 20

Goran 2

Kroat 5

Gjithsej 176

Tabela 14 përfaqësimi i pjesëtarëve të komuniteteve në FSK

Vlen të theksohet se, në fushatën e fundit për rekrutimin e komuniteteve, janë pranuar 30 pjesëtarë të komuniteteve, prej tyre 26 nga komuniteti serb të cilët tani janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. MFSK ka raportuar për të gjitha të dhënat të cilat janë kërkuar ( përmes pyetësorit ) për Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione. MFSK ka bashkëpunim të përhershëm me institucionin e Avokatit të Popullit, ndërkaq vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe nuk ka pranuar asnjë rekomandim për MFSK-në dhe FSK-në nga institucioni i Avokatit të Popullit.Në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në MFSK ka përcjellë trajnimin për trajner ( TpT ) për standardet e të drejtave të njeriut bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Nacionale (KKPK), Ka marrë pjesë në konferencën e organizuar ne bashkëpunim me Zyrën së Kryeministrit /Zyrës për Qeverisje të Mirë, Shoqatës për Personat e Shurdhër dhe People in Need e cila është mbajtur me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë ka iniciuar një projekt për identifikimin e rreziqeve të korrupsionit dhe sjelljeve jo etike në sektorin e mbrojtjes së nëntë ( 9 ) shteteve të Evropës Juglindore. Kosova është pjesë e kësaj iniciative dhe rrjedhimisht FSK është subjekt i kësaj analize.

20

Raporti vjetor 2013

2.2. Asistencat dhe mbështetjaEdhe gjatë vitit 2013 ka vazhduar asistenca mjekësore në fshatrat: Dragolevc, Serbobran java e parë e muajit, Zallq dhe Gurakoc java e dytë e muajit, aktivitet ky që realizohet që nga vitit 2010.

2.3. Përkrahja e autoriteteve civile dhe komuniteteveMbështetja për komunitetin gjate vitit 2013 është e madhe, në vijim do të shfletojmë vetëm disa raste prej tyre:

• Mbajtja e ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme, nga instruktorët e çminimit, për vetëdijesim e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve piroteknike.• Shënim i Ditës Botërore të Mjedisit më 22.04.2013 nga FSK-ja, me ç 'rast u mbollën fidanë në Malishevë, Komuna e Gjilanit .• MFS/FSK në bashkëpunim me KFOR-in suedez që nga data 23.04. deri më 07.06.2013 pastruan gërmadhat në parkun e Gërmisë në Prishtinë. • Vendosja e urës mobile nga FSK në Kramovik. Punimet filluan më 17.06.2013 dhe përfunduan më 01.07.2013. • Dhurimi vullnetarë i gjakut në MFSK dhe në të gjitha kazermat e FSK-së, nga 01.07 deri më 25.07.2013. • Organizimi i Kampit Veror në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës” 2013 nga 08.07.2013 deri më 16.08.2013• Hapja, trasimi dhe zgjerimi i rrugës Paldenicë – Neqavcë, Dremjak dhe rrugës Puset e Nikës – Rezhancë, me gjatësi prej 6km në Komunën e Hanit të Elezit,,nga 09.07. deri më 16.08.2013. • Pastrimi i lumit me gjatësi 300m dhe gjerësi 4m dhe pastrimi i kanalit të ujit me gjatësi 200m dhe gjerësi dy metra. Largimi i mbeturinave nga rruga me gjatësi 70 m dhe me gjerësi 4m, si dhe largimi i mbeturinave nga Kampi i Plemetinit, Komuna e Obiliqit, i cili filloi më 19.08.2013 dhe përfundoi më 13.09.2013. • Punimi i urës këmbësore në Manastirin e Deçanit i filluar më 02.09.2013 dhe i përfunduar më 13.09.2013.• Rregullimi i oborrit të shkollës në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, 04.11.2013 deri më 15.11.2013

21

2.4. Mbështetjet për komunitetin dhe OJQ-të• Mbështetje KFOR-in amerikan me mjete transporti, me rastin e dërgimit të një donacioni nga Kampi Bonstil në jetimoren e fshatit Leskoc, Komuna e Klinës, më 15.01.2013. • Mbështetje Klubit të Orientimi “Prishtina”, me 2 tenda, 2 tavolina dhe 12 ushtarë, realizuar më 12.03.2013. • Mbështetje Klubit të Bamirësisë në AUK, me një tendë, në shënimin e "Ditës Botërore të Ujit", më 22.03.2013. • Ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme me qëllim vetëdijesimin e të rinjve për rrezikun nga mjetet e pashpërthyera, i realizuar nga 21.01.2013 deri më 22.02.2013• Mbështetje në shënimin e Ditës Botërore të Personave me "Sindrom Daun", më 21.03.2013.• Mbështetje gjimnazit filologjik ”Eqrem Çabej”, me një autobus nga 01.04 deri më 04.04.2013. • Mbështetje organizatës ”Kusa Center”, me një tendë, dy tavolina, një baner me logo të FSK-së, me rastin e shënimit të “Ditës së Shëndetësisë”, më 07.04.2013. • Mbështetje universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë, më 18.04.2013, me një drekë për 100 studentë gjatë vizitës në KFT dhe BRSH në Istog. • Mbështetje me transport bartjen e konstruksionit të energjisë elektrike të tensionit të lartë nga lagjja Dafinet (Vranidoll) , K. Prishtinës deri në fshatin Llaushë, K. Besianës, më 19.04.2013. • Prerja e drurëve (plepave) nga FSK- RMC, në Gushtericë të Ulët dhe Dobratin, Komuna e Graqanicës, më 07.05.2013. • Mbështetje me dy tenda Drejtorinë për Shëndetësi të Qendrës Familjare në Prishtinë në Sheshin "Nëna Terezë", më 15.05.2013.• Mbështetje Organizatës për Persona me Distrofi Muskulore, në shënimin e “Javës së distrofisë muskulore'', më 25.05.2013, ku me ketë rast FSK ofroi mbështetje me 20 pjesëtarë dhe 5 xhipa. • Mbështetje OJQ-n "Let's Do it Kosova", me personel dhe me pajisje teknike, më 25.05.2013. • Mbështetje me një tendë, Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, më 14-15.06.2013 • Mbështetje me një tendë, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, më 15-16.06.2013. • Mbështetje me një tendë, Mini - Olimpiadën për Persona me Aftësi të Kufizuar, më 16-17.06.2013• Mbështetje me tenda, tavolina, karrige, ekip mjekësor, zërim, ikona, shirita dhe shfrytëzimin e poligonit, SHLP “Tempulli” në Kazermën "Adem Jashari", për realizimin e aktivitetit "Forumi i Sigurisë Rrugore", garat me biçikletë, më 18.06.2013 • Mbështetje me tenda dhe batanije për 65 persona, OJQ-në “Iniciativa Rinore nga Kodra e Trimave”( IRKT) në një aktivitet në fshatin Ballaban, Komuna e Prishtinës nga 23.08 deri më 31.08.2013. • Mbështetje me dy tenda (një të madhe dhe një të vogël) si dhe 70 deri 100 karrige, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, e cila u organizua më 30.08.2013, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në Prishtinë. • Mbështetje Shoqatës së Dialektikëve të Prishtinës, me 5 tenda, 5 tavolina, 15 karrige dhe një ekip mjekësorë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, më datë 14.11.2013.• Realizimi i ligjëratave nëpër shkolla të mesme të Republikës së Kosovës, për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve tjera të pashpërthyera, në bashkëpunim me instruktorët e çminimit.

22

2.5. Ndërtimi i urës mobile mbi lumin Drini i BardhëVlen të theksohet se Batalioni i Xhenios i Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së, në një afat të shpejtë dhe rekord ka përfunduar punimet në ngritjen e urës mobile mbi lumin Drini i Bardhë, që lidh aksin rrugor Klinë-Gjakovë . Kjo urë që është ngritur nga FSK-ja është donacion nga KFOR-i austriak dhe është e gjatë 55 metra, e gjerë 5 metra dhe e rend 75 tonë. Pesha e lejuar në këtë urë është 30 tonë. Ngritjen e Urës e kanë ndihmuar KFOR-i zviceran, Ministria e Infrastrukturës si dhe Komuna e Rahovecit dhe ajo e Gjakovës .

Tabela 15 Prezantimi i MFSK/FSK gjatë vitit 2013

Nr. Përmbajtja e aktivitetit Aktivitete

1 Komunikata për media 205

2 Ftesa për media 45

3 Furnizimi dhe mirëmbajtja me materiale e ueb- faqes Vazhdimësi

4 Konferenca për media 1

5 Deklarime (intervista) për media 64

6 Fushata në mediume për rekrutim ( për kadetë dhe rekrutë të minoriteteve) 2

7 Demante për media

5

8 Leje- aranzhime për paraqitje në media

26

9 Plane dhe aktivitete

të MFSK-së dhe FSK-së

për media 5

10 Përcjellja e aktiviteteve të MFSK-së dhe FSK-së, jashtë vendit 5

11 Përgjigje gazetarëve

27

12 Ri-dizajnimi i ueb-faqes

së MFSK-së

TV spote informuese dhe reklamuese

1 Spot televiziv informues për "Epopenë e UÇK-së, i transmetuar në RTK 1

2 Spot televiziv informues për "Ditën e Forcës", i transmetuar në RTK 1

3 Spot televiziv informues për kadet të

FSK-së, i transmetuar në RTK 1

4 Spot televiziv për Koncertin e fund

vitit

1

5 Leje për qasje në dokumente zyrtare

5

Publikime

1 Gazeta mujore "Forca jonë" 11

2 Botimi i gazetës "Forca Jonë", numri festiv për "Ditën e Forcës", në tri gjuhë 1

3 Broshura për Barazi gjinore në MFSK dhe FSK, në tri gjuhë 1

4 Broshura Femrat në MFSK dhe FSK, në tri gjuhë 1

5 Broshura për aktivitetin e CIMK-ut, në tri gjuhë 1

6 Broshura për uniformat dhe gradat e FSK-së, në gjuhën angleze 1

7 Fletëpalosje " Bëhu kadet i FSK-së! Bëhu oficer i Kosovës!", Sh , S 1

8 Fletëpalosje "Bëhu pjesëtar i FSK-së! Bëhu pjesë e jona, Sh, S 1

9 Posteri " Bëhu pjesëtar i FSK-së, bëhu pjesë e jona" SH,S 1

10 Posteri " Bëhu kadet i FSK-se, bëhu oficer i Kosovës", SH,S 1

11 Posteri për Ditën e Forcës “Gati! Me Forcën përpara!”

12 Baneri për Ditën e Forcës “Gati! Me Forcën përpara!”

13 Panoja (Billbordi) për pastrimin e Gërmisë nga minat ”Gërmia bëhet e sigurt me duart tona”.

14 Publikimi i broshurës “Raporti vjetor 2013”.

15 Produktet e fund vitit ( kalendar, fletore, notes etj.)

FSK edhe në vitin 2013 më e besueshmjaForca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besuar në vend, prej të gjitha institucioneve të Sigurisë. Ky rezultat ka dalë nga matjet që ka kryer Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe të botuara nga Barometri Kosovar i Sigurisë, edicioni i tretë, dhjetor 2013.

23

2.6. Prezantimi i MFSK/FSK-sëNë tabelën në vijim është paraqitur prezantimi i MFSK/FSK-së permes produkteve dhe aktiviteteve mediale nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun.

24

Objektivi nr. 3- Bërja e FSK-së “Forcë për të mirë” në regjion

3.1. FSK në aktivitete ushtarake rajonale dhe ndërkombëtareMe qëllim të mbajtjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së gjatë vitit 2013 janë realizuar shume aktivitete, si stërvitje të përbashkëta, ushtrime fushore e tjera. Në këtë aspekt është realizuar, Joint Reaction 13, i mbajtur në Shqipëri nga 02.06 – 07.06.2013, qe kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të vendeve të A-5 dhe rajonit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim të menaxhimin të shpejtë të situatave të ndryshme të krijuara, qofshin këto emergjenca civile apo aksidente të ndryshme. Objektivat e kësaj stërvitje ishin:• Kuptimi dhe përdorimi i procedurave të përbashkëta për përballimin e situatave;• Rritja e ndërveprimit të personelit dhe pajisjeve; • Zbatimi i procedurave standarde të veprimit për operacionet e kërkim-shpëtimit;• Aplikimi i procedurave të NATO-s;• Vlerësimi i kapaciteteve ushtarake në operacionet e kërkim-shpëtimit.

1. Gjithashtu ushtrimi i përbashkët fushor në Krivollak të Maqedonisë, nga 27.05 deri 07.06.2013. Qëllimi i UF “Shared Resilience 13” ishte bashkëpunimi ndërinstitucional, civil-ushtarak dhe rajonal për menaxhimin e katastrofave.2. Kurse me Gardën Nacionale të Ajovës (IOWA) Camp Dodge, prej 08.06.-23.06.2013, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në përcjellje të UF të liderëve të kompanisë për oficerë dhe nënoficerë3. Një tjetër aktivitet mjaft domethënës është “Përdorimi i Mjeteve të Komunikimit” në Shqipëri, duke filluar nga data 22.04.2013 deri më datën 26.04.2013, 4. Edhe në këtë vit si çdo vit tjetër ka ndodhur Marshimi Ndërkombëtar Tradicional ”97th FOUR DAYS MARCHES” në Njemegen-Holandë, nga data 14 deri më 21 korrik 2013, në të cilin kanë marrë pjesë 30 pjesëtarë.5. Gjithashtu gjatë këtij vitit është realizuar trajnimi për MKAB-Bullgari, prej 02.09.2013 deri më 11.10.2013, në të cilin kanë marrë pjesë 22 pjesëtarë të MKAB-së.

3.2. Anëtarësimi në iniciativat regjionale për siguri siç janë: A5, SEEDM, SEEBRIG dhe RACVIAC

Anëtarësimi në iniciativat regjionale, ruajtja dhe fuqizimi i partneritetit me NATO-n, ndërtimi i raporteve dhe partneriteti me të gjitha forcat e armatosura në rajon. Anëtarësimi dhe pjesëmarrja e Kosovës në të gjitha iniciativat dhe projektet rajonale për mbrojtje dhe siguri ka qenë dhe mbetet objektiv strategjik i MFSK-së në fushën e bashkëpunimit. Në këtë aspekt gjatë vitit 2013 janë realizuar:• Konferenca Rajonale e NOF, zhvilluar më 14-16.01.2013 në Prishtinë, organizuar nga FSK me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit;• Konferenca për Siguri e Munihut (Munih Security Conference), zhvilluar më 1-3.02.2013 në Munih të Gjermanisë; • Konferenca Ndërkombëtare për Hapësirën dhe Forcën Ajrore (International Conference on Air & Space Poëer 2013), zhvilluar më 27-29.03.2013 në Stamboll, Turqi;• Konferenca dhe Panairi i Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore e Detare (Adriatic Sea, Defence & Air Space Exibition and Conference), zhvilluar më 24-26.04.2013 në Split, Kroaci;• Takimi i Shefave të Inteligjencës Ushtarake të Ballkanit Perëndimor (WEBADIC), zhvilluar më 24-26.04.2013 në Shkup, Maqedoni;• Panairi Ndërkombëtar i Mbrojtjes Industriale (International Defence Industry Fair), zhvilluar më 07-10.05.2013 në Stamboll, Turqi;• Konferenca Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit, zhvilluar më 28-30.05.2013 në Tiranë, Shqipëri• Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut, zhvilluar më 13-14.06.2013 në Ohër, Maqedoni;• Konferenca Ndërkombëtare për NOF, zhvilluar më 11-21.06.2013 Split, Kroaci;• Takimi i Drejtorëve të Politikave dhe Planeve të Kartës së Adriatikut (US Adriatic Charter Defence Policy Directors), zhvilluar më 10.09.2013 në Podgoricë, Mal i Zi;• Konferenca e 21-të Vjetore e Ushtrive të Evropës (21st Annual Conference of European Armies), zhvilluar me 30.09-02.10.2013 në Wiesbaden, Gjermani;• Takimi Ministerial Gjithëpërfshirës Rajonal (Comprehensive Regional Ministerial), zhvilluar më 01-03.10.2013 në Brdo, Slloveni;• Pjesëmarrja në "South Eastern Europe: through inclusive regional cooperation towards European Integration", zhvilluar në Prishtine më 27.03.2013.

25

Raporti vjetor 2013

26

Objektivi nr. 4- Bërja e FSK-së forcë zbarkuese jashtë vendit

FSK edhe në këtë vit ka vazhduar me ngritjen e gatishmërisë së njësive të caktuara për dërgim jashtë vendit. Në këtë aspekt janë mbajtur shume takime punuese me Gardën e Ajovës dhe janë identifikuar nevojat e njësisë/njësiteve për dërgim jashtë vendit

Janë plotësuar procedurat për dërgimin e njësive në operacione jashtë vendit. Në kuadër të plotësimit të këtyre procedurave janë ushtruar këto proceduara gjatë dërgimit të kontingjenteve jashtë vendit si në Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë. Është hartuar skenari dhe është ushtruar duke dërguar njësitë në operacion real gjatë vërshimeve në Komunën e Klinës dhe Skenderajt.

Në aspektin e rregullimit legjislativ për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, janë aprovuar:

• Ligji për Dërgim Jashtë Vendit të Forcës së Sigurisë së Kosovës; • Rregullorja për Financimin e Dislokimit Jashtë Vendit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është përgatitur Draft-Rregullorja për Procesin e Dërgimit të FSK-së në Operacione Jashtë Vendit (DJV), në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin Ligjor në MFSK, dhe është në shqyrtim për të kaluar procedurat administrative.

Raporti vjetor 2013

27

Objektivi nr. 5 – Bërja e FSK-së një partner i përkushtuar i SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së

5.1. Nënshkrimi i memorandumeve për bashkëpunim dhe zbatimin e planeve vjetore dypalësheGjate vitit 2013 janë koordinuar dhe përcjell në përgjithësi zbatimi i planeve bilaterale me të gjitha shtetet që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi. Në vazhdën e këtij aktiviteti janë sinkronizuar planet bilaterale të trajnimeve për vitin 2014.Për sa i përket nënshkrimit te marrëveshjeve janë nënshkruar:• Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive; • Protokolli lidhur me bashkëpunimin në trajnime ushtarake në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë;• Marrëveshja për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës; • Programi vjetor i bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, për vitin 2014

Raporti vjetor 2013

28

5.2. Pjesëmarrja në trajnimet familjarizuese të NATO-s

• Ushtrimi fushor “Shared Resilience 13”, zhvilluar më 27.05-10.06.2013 në Krivollak, Maqedoni;• Projekti Ndërkombëtar “Kampi Veror 2013”, zhvilluar më 11-21.06.2013 në Krivollak, Maqedoni;• Ushtrimi fushor “Joint Reaction 2013”, zhvilluar më 02-07.06.2013 në Shqipëri;• Marshi tradicional “Walk of the World”, zhvilluar më 18-21.07.2013 në Nijmegen, Holandë; • Kampi Veror i Akademisë Ushtarake, zhvilluar më 28.06-07.07.2013 në Izmir, Turqi;

5.3. Fuqizimi i partneritetit bilateral

Me qëllim të sinkronizimit të planeve bilaterale me shtetet që tashmë kemi marrëveshje bilaterale si dhe të koordinimit të aktiviteteve, gjatë këtij viti kalendarik janë mbajtur tri takime tremujore me atashetë e akredituar në Kosovë;

Raporti vjetor 2013

5.5. Trajnimet bilaterale

29

Shteti

Numri i pjesëtarëve

Numri i

trajnimeve

A

R

C

BRITANI E MADHE

11

7

9

2

0

BULLGARI

20

1

20

0

0

GJERMANI

19

17

19

0

0

HOLANDË

1

1

1

0

0

KROACI

4

3

4

0

0

LITUANI

4

4

4

0

0

MAQEDONI

12

7

12

0

0

SHBA

47

26

47

0

0

SHQIPËRI

39

9

39

0

1

SUEDI

3

1

3

0

0

TURQI

97

23

97

0

0

TOTALI

257

99

255

2

1

Shteti Nr. Pjesëtarëve

Shkollimi

Maqedoni 6

Akademi Ushtarake

Turqi 9

Akademi Ushtarake

USA 3

Kolegj i Luftës

Turqi 2

Kolegj i Luftës

Kroaci 1 Kolegj i Luftës

Gjithsej 21

Tabela 16 Shkollimet jashtë vendit në bazë të marrëveshjeve bilaterale

5.4. Shkollimet jashtë vendit

Raporti vjetor 2013

5.6. Implementimi i programit të partneritetit me Ajovën

Edhe gjatë vitit 2013 ka vazhduar dhe është zbatuar në përpikëri Plani vjetor bilateral në mes të MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në këtë aspekt:• Gjatë ushtrimit fushor të Gardës Kombëtare të Ajovës në muajin qershor 2013, FSK ka marrë pjesë me 13 pjesëtarë në cilësinë e vëzhguesve (OF/NOF);• Gjatë ushtrimit të vendkomandës në FSK, pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës kanë marrë pjesë në cilësinë e këshilluesve;• Seminari mbi funksionimin e logjistikës në FSK, udhëhequr nga pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovës;• Vizita dhe trajnimi nga Bendi Ushtarak i Gardës Kombëtare të Ajovës me pjesëtarët e Bendit Frymor të FSK-së;

5.7. Bashkëpunimi i MFSK-se me NAT-in dhe FSK-së me MCAD/NLATBashkëpunimi me këshilltaret e NAT-it në MFSK dhe këshilltarët e MCAD dhe tani NLAT në FSK është shumë i mirë

5.8. Rritja e numrit të atasheve të akredituar ushtarak jashtë venditGjatë vitit 2013 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë filluar punën atasheu i FSK-se në Berlin dhe atasheu i FSK-se në Bruksel.

30

Raporti vjetor 2013

5.9.Vizitat e delegacioneve të jashtme në MFSK

Gjatë vitit 2013 MFSK/FSK-në me qëllim të thellimit të bashkëpunimit e kanë vizituar shumë delegacione të rëndësishme. Në këtë raport janë përmendura vetëm disa prej tyre.· Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, z.Ismet Yilmaz, me delegacion, më 08 shkurt.· Takimi i komandantit të FSK-se me GM Timothy Orr, më 20 shkurt.· Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, me delegacion, më 19 Prill.· Vizita e komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr me bashkëpunëtorë, më 02 korrik· Vizita e ambasadorit të Gjermanisë, z. Peter Blomeyer, më 2 korrik.· Vizita e ambasadorit të Britanisë se Madhe, z. Ian Cliff , më 15 korrik.· Vizita e shefit të Mbrojtjes së Republikës së Mali te Zi, nënadmiral Dragan Samargjiq, më 16 korrik.· Vizita e një delegacion të oficerëve të lartë të EUCOM-it, të kryesuar nga kundëradmiral Patrick Piercey, më 30 korrik.· Vizita e ambasadorit të Britanisë së Madhe, z. Ian Cliff, më 01 gusht.· Vizita e shefit të Shtabit të Suedisë, GjM Anders Brannstrom, më 18 shtator.· Vizita e ministres së Mbrojtës së Suedisë, znj. Karin Enstrom, më 20 tetor.· Vizita e znj. Mari Skaare, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, më 04-05 nëntor.· Takimi i ministrit dhe komandantit të FSK-se, me GLT Donald Campbell, me 04 dhjetor.· Takimi i ministrit dhe komandantit të FSK-së, me Admiralin Patric Piercey, më 04dhjetor.· Vizita e delegacionit gjerman nga Instituti i Historisë Ushtarake të Gjermanisë, më 10-11 prill. · Vizita e delegacionit suedez të NATOS në Bruksel, në krye me oficerin ndërlidhës në Ambasadën Suedeze (LTC Curt Jakobsson), më 16 prill. · Vizita e delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë, në krye me zv. Ministrin, z.Emil Dimitrev, më 28 maj.· Vizita e zv. ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, znj. Arta Musaraj, më 19 qershor.· Vizita e delegacionit të inteligjencës ushtarake nga Kroacia, në krye me GB.Zdravko Klanac, më 19 qershor.· Vizita e delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë në MFSK, vizitë kjo e paraparë në planin bilateral të MFSK-së dhe Gjermanisë, më 04-08 nëntor.

31

Objektivat Strategjik të MFSK-së për vitin 2014

1. Bërja e FSK-së forcë profesionale

1.1. Ngritja e nivelit operativ të FSK-së, veçanërisht e strukturave të përcaktuara për angazhim në mbështetje të operacioneve brenda dhe jashtë vendit. 1.2. Profesionalizmi, modernizimi dhe standardizimi i vazhdueshëm i FSK-së.1.3. Zhvillimi i një force me gatishmëri të lartë, e mbështetur nga një logjistikë e integruar, e pajisur plotësisht, e kompletuar me personel, e trajnuar në mënyrë efektive, e vet-qëndrueshme dhe e ndërveprueshme me strukturat e NATO-s.1.4. Zbatimi i ndryshimeve në politikat dhe strukturën e forcës të miratuara nga institucionet e QRK-së, të cilat rezultojnë nga RSSS-ja1.5.Zhvillimi i një sistemi të avancuar të edukimit dhe trajnimit n forcë

2. Bërja e FSK-së forcë kredibile

2.1. Forcë me imazh të mirë dhe e gatshme t'u përgjigjet nevojave të qytetarëve të RKS-së. 2.2. Zhvillimi perspektiv i FSK-së në përputhje me politikat dhe direktivat e qeverisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.2.3. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.2.4. Rritja e transparencës në planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim (PPBE).2.5. Një forcë me identitet kombëtar dhe partnere e përkushtuar e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.

3. Bërja e FSK-së forcë për të mirë në rajon

3.1. Ngritja e një force për zbarkim jashtë vendit dhe certifikimi i saj nga organizatat përkatëse ndërkombëtare (BE,NATO,OKB etj.).3.2. Ngritja e bashkëpunimit dhe mirëbesimit në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes me shtetet e rajonit dhe më gjerë.3.3. Angazhimi i FSK-së për anëtarësim në organizmat dhe iniciativat rajonale të sigurisë. 3.4. Pjesëmarrja e FSK-së në angazhimet, trajnimet, stërvitjet e rëndësishme të sigurisë në rajon, NATO dhe më gjerë.3.5. Angazhimi i FSK-së për plotësimin e kritereve për anëtarësim të Republikës së Kosovës në BE dhe NATO.3.6. Funksionalizimi dhe certifikimi i Qendrës së Ekselencës për Kërkim-Shpëtim Urban.

32

Raporti vjetor 2013

33

Buxheti i Ministrisë për Forcën e Sigurisë për vitin 2014

Kategoritë Ekonomike

Programi i

Administratës

Qendrore

Programi i

Kabinetit të

Ministrit Programi i FSK-së MFSK-total

Ndarja e

buxhetit

sipas %

Paga dhe shtesa 1.870.208,55 183.488,00 14.456.718,45 16.510.415,00 39,27

Mallra dhe sherbime 1.138.065,00

180.570,00

7.977.520,00

9.296.155,00

22,11

Shpenzime Komunale 50.000,00

8.000,00

793.000,00

851.000,00

2,02

Shpenzime Kapitale 100.000,00

15.280.500,00

15.380.500,00

36,59

Totali 3.158.273,55

372.058,00

38.507.738,45

42.038.070,00

100,00

Tabela 18 Trajnimet Bilaterale

Raporti vjetor 2013

34

Raporti vjetor 2013

www.mksf-ks.org