58
RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial i Kosovës Tužilački Savet Kosova / Kosovo Prosecutorial Council Këshilli Prokurorial i Kosovës

RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR2018

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i Kosovës Tužilački Savet Kosova / Kosovo Prosecutorial Council

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Page 2: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial
Page 3: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR

2018

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i Kosovës Tužilački Savet Kosova

Kosovo Prosecutorial Council

Prishtinë, shkurt 2019

Page 4: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

4

© Këshilli Prokurorial i Kosovës 2018Publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet, shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër elektronike, mekanike, të fotokopjohet ose regjistrohet pa miratimin me shkrim të Këshillit Prokurorial i Kosovës.

Page 5: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

5

SHKURTESAT

KËSHILLI...............Këshilli Prokurorial i Kosovës

PSH.........................Prokurori i Shtetit

ZKPSH...................Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

PA...........................Prokuroria e Apelit

PSRK......................Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës PTH.........................Prokuroria Themelore

DKR........................Departamenti i Krimeve të Rënda

DM..........................Departamenti për të Mitur

DP...........................Departamenti i Përgjithshëm

Sekretariati ............Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Njësiti ....................Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive

Page 6: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

6

Page 7: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

7

1.0. Përmbledhje ekzekutive........................................................................................9 1.1. Vizion.......................................................................................................10 1.2. Misioni.....................................................................................................10 1.3. Mandati dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit...........................10

2. Aktivitetet e Këshillit..............................................................................................11 2.1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit............................................................11 2.1.1. Zgjedhja e anëtarëve joprokurorë të Këshillit......................11 2.2. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit.........................................................12 2.3. Transferimi dhe avancimi i prokurorëve..............................................13 2.4. Trajnimi i prokurorëve...........................................................................14 2.5. Miratimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera......................15 2.5.1. Miratimi i rregulloreve...........................................................15 2.5.2. Miratimi i udhëzimeve administrative................................15 2.5.3. Miratimi i vendimeve.............................................................15 2.5.4. Miratimi i dokumenteve strategjike......................................15 2.6. Aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit.......................................................16 2.6.1. Takimet me partnerë ndërkombëtarë...................................16 2.6.2. Vizitat jashtë vendit................................................................16 2.6.3. Pjesëmarrja e Kryesuesit në konferenca dhe tryeza............17 2.7. Puna e Komisioneve të Këshillit............................................................18 2.7.1. Komisionet e Përhershme......................................................18 2.7.1.1. Komisioni për Çështje Normative........................18 2.7.1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel......19 2.7.1.3. Komisioni Disiplinor.............................................19 2.7.1.4. Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.........................................................................20 2.7.1.5. Komisioni për Administrimin e Prokurorive......23 2.7.2. Komisionet ad hoc...................................................................23 2.7.2.1. Komisioni i rekrutimit...........................................23 2.7.2.2. Komisioni për Rishqyrtim.....................................24 2.7.2.3. Komisioni për transferim dhe avancim...............24 2.7.2.4. Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit...24 2.7.2.5. Komisioni mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konskimin e pasurisë së paligjshme................................24 2.7.2.6. Grupi punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit.........................................................25

Përmbajtja

Page 8: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

8

3.0. Aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit.................................................................27 3.1. Zyra e Drejtorit........................................................................................28 3.1.1. Auditimi i Brendshëm............................................................28 3.1.2. Certikimi i lëndëve për pagesë............................................29 3.1.3. Zyra Ligjore.............................................................................29 3.1.4. Zyra për Komunikim Publik..................................................30 3.2. Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë..31 3.2.1. Divizioni për Burime Njerëzore............................................31 3.2.2. Divizioni i Prokurimit............................................................32 3.2.3. Divizioni i Administratës......................................................34 3.3. Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme...35 3.3.1. Divizioni për Buxhet dhe Financa.........................................36 3.3.2. Divizioni për Shërbime të Përgjithshme...............................36 3.4. Departamenti për Teknologji Informative...........................................37 3.4.1. Projekti TIK/SMIL..................................................................38

4.0. Aktivitetet e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.............41 4.1. Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verikim Prokurorial...............41 4.1.1. Mbështetja e komisioneve të Këshillit...................................41 4.2. Zyra për Statistika...................................................................................42 4.2.1. Raportet e rregullta.................................................................42 4.2.2. Raportet e veçanta...................................................................43 4.2.3. Krijimi i aplikacioneve të reja dhe mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese.................................................................43 4.2.4. Monitorimi i Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristike....................................................................................44 4.3. Zyra për Trajnime...................................................................................44

5.0. Buxheti i Këshillit Prokurorial të Kosovës.........................................................45

Page 9: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

9

I. PJESA E PARË

1.0. Përmbledhje ekzekutive

Raporti i punës për vitin 2018 paraqet aktivitetet dhe veprimtarinë e zhvilluar njëvjeçare të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në vijim: Këshill) në kuadër të realizimit të vizionit dhe mandatit kushtetues dhe ligjor, si institucion i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta me qëllim të sigurimit të një sistemi prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të barazisë gjinore.

Ky raport përbëhet nga pjesë të standardizuara punëve të vitit 2018, të cilat pasqyrojnë aspekte të veçanta për Këshillin, me ç'rast në pjesën e parë apo hyrëse janë paraqitur vizioni, misioni, struktura, kompetencat dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit, kurse në pjesën e dytë aktivitetet e Këshillit, si: rekrutimi, transferimi dhe avancimi i prokurorëve, aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit, hartimi dhe miratimii i akteve nënligjore (rregulloret, udhëzimet administrative dhe vendimet), dokumentet strategjike dhe aktivitetet e trupave të Këshillit (komisioneve të përhershme dhe komisioneve ad hoc).

Gjithashtu në vijimësi të pjesës së tretë prezantohen edhe aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit në kuadër të menaxhimit të burimeve njerëzore, buxhetit dhe nancave, shërbimet e përgjithshme, teknologjinë informative dhe komunikim publik. Ndër të tjera, në këtë dokument të rëndësishëm prezantohet edhe puna e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, e cila ka në fokus mbështetjen e proceseve të shqyrtimit të performancës së prokurorëve, rekrutimit të prokurorëve, përpilimin e raporteve statistikore dhe analitike, mbikëqyrjen e regjistrave në prokurori dhe trajnimin e prokurorëve.

Raporti vjetori i punës për vitin 2018 i Këshillit përmban edhe të dhëna të çmueshme për buxhetin e sistemit prokurorial, me ç'rast vëmendje të veçantë kanë pasur kategoritë e pagave dhe meditjeve, mallrave dhe shërbimeve, shpenzimeve komunale dhe investimeve kapitale.

Në përfundim, në të dhënat e pjesës së katërt të këtij raporti pasqyrohet bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa në pjesën e fundit të tij janë paraqitur sdat kryesore, me të cilat është ballafaquar Këshilli gjatë vitit 2018.

Page 10: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

10

1.1. Vizioni

Vizioni i Këshillit është puna e vazhdueshme për arritjen e standardeve dhe vlerave më të larta të profesionalizmit, llogaridhënies, integritetit, ndershmërisë dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës, përmes bërjes së politikave dhe marrjes së vendimeve, të cilat sigurojnë pavarësinë, paanshmërinë dhe ekasitetin e tij.

1.2. Misioni

Misioni i Këshillit është sigurimi i sistemit ekas dhe efektiv të hetimit dhe ndjekjes penale nga prokurorë të rekrutuar në bazë të meritës, të vlerësuar në bazë të rezultateve në punë dhe të mbikëqyrur sipas standardeve të larta, si dhe ofrimi i resurseve adekuate humane dhe infrastrukturore për Prokurorin e Shtetit.

1.3. Mandati dhe baza ligjore e funksionimit të Këshillit

Mandati i Këshillit buron nga Kushtetuta dhe ligji që e përcaktojnë atë si një institucion të pavaruar në ushtrimin e funksioneve prokuroriale.

Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe prokuroritë në mënyrë të pavarur dhe mban përgjegjësi për mbikëqyerjen e shpenzimeve, alokimin e fondeve, mirëmbajten e llogarive të sakta dhe aktuale dhe auditimeve nanciare.

Përgjegjësitë e tjera kushtetuese dhe ligjore të Këshillit janë si në vijim:

- Siguron që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme gjatë kryerjes së të gjitha funksioneve prokuroriale;

- Rekruton dhe propozon te Presidenti kandidatët për emërim dhe riemërim për prokurorë, përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit;

- Në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politikat dhe strategjitë prokuroriale për luftimin efektiv të kriminalitetit;

- Vlerëson, ngrit në detyrë, disiplinon, shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve dhe

- Zhvillon standardet për rekrutimin, organizimin dhe shpalljen e provimit për kualikimin e prokurorëve.

Page 11: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

11

II. PJESA E DYTË

2. Aktivitetet e Këshillit Këshilli ka përmbushur mandatin e tij ligjor gjatë vitit 2018 përmes organizimit të takimeve të rregullta, në të cilat janë marrë vendime të ndryshme për procesin e rekrutimit, transferimit, avancimit të prokurorëve, procedurave të disiplinimit dhe procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve.

Në këtë aspekt, Këshilli ka menaxhuar buxhetin vjetor të dedikuar për sistemin prokurorial të Kosovës, është angazhuar në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për prokurorët dhe për stan mbështetës, si dhe ka ngritur kapacitetet profesionale të prokurorëve dhe stat mbështetës përmes bashkëpunimit, propozimit, koordinimit dhe mbikëqyrjes së trajnimeve të ndryshme, përfshirë kryesisht Akademinë e Drejtësisë, por edhe partnerët vendës dhe ndërkombëtarë.

Megjithatë, në radhën e aktiviteteve kryesore të Këshillit përgjatë vitit 2018 mund të përmendim rekrutimin e prokurorëve, vlerësimin e performancës, disiplinimin, transferimin, avancimin e prokurorëve dhe zhvillimi i kapaciteteve.

Gjithashtu, strukturat organizative të Këshillit kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të realizimit të mandatit të tyre dhe në shërbim të funksionimit dhe mbarëvajtjes së rregullt të sistemit prokurorial.

2.1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit

Përbërja e Këshillit, siç përcaktohet me ligj, ka lluar funksionimin nga 1 janari i vitit 2016 pas përzgjedhjes së anëtarëve prokurorë nga të gjitha nivelet e institucionit të Prokurorit të Shtetit, me ç'rast është përmbushur obligimi ligjor për zgjedhjen e dhjetë (10) anëtarëve prokurorë. Në ketë kontekst, në llim të vitit 2018 ka lluar punën një anëtare e Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit dhe janë zhvilluar aktivitete në përzgjedhjen e anëtarëve joprokurorë, siç përcaktohet me ligj.

2.1.1. Zgjedhja e anëtarëve joprokurorë të Këshillit

Një nga aktivitet e shumta të Këshilli gjatë vitit 2018 ka qenë angazhimi për kompletimin e përbërjes së Këshillit me anëtarë joprokurorë.

Page 12: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

12

Këshilli mori vendim më 7 shtator 2018 për hapjen e konkursit për anëtarë joprokurorë nga radhët e shoqërisë civile. Gjatë periudhës që konkursi qëndroi i hapur aplikuan dy (2) kandidatë, me ç'rast nuk u përmbush kriteri i paraparë ligjor për nominim të së paku tre (3) kandidatëve.

Edhe përkundër këtyre përpjekjeve mbeten ende vakante pozitat e anëtarëve nga radhët e shoqërisë civile, fakulteteve juridike dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, përgjegjësi kjo, e cila iu takon institucioneve dhe mekanizmave jashtë Këshillit.

2.2. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit

Po ashtu, Këshilli, më 7 shtator 2018 mori vendim për shpalljen e dhjetë (10) pozitave të lira për prokurorë në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Konkursi ishte i hapur nga 17 shtatori 2018 deri më 2 tetor 2018, me ç'rast aplikuan gjithsej 191 (njëqindenëntëdhjetenjë) kandidatë.

Nga 191 (njëqindenëntëdhjetenjë) kandidatë që kishin aplikuar, fazën preliminare e kaluan 173 (njëqindeshtatëdhjetetre) prej tyre.

Testi Kualikues u mbajt më 18 nëntor 2018, të cilit iu nënshtruan 148 ( n j ë q i n d e d y z e t e t ë ) k a n d i d a t ë , k u r s e k ë t ë t e s t e k a l u a n 1 2 9 (njëqindenjezetenëntë) kandidatë.

Testi me Shkrim u mbajt më 15 dhjetor 2018, me ç'rast iu nënshtruan 128 (njëqindenjëzetetetë) kandidatë. Këtë test e kaluan 48 (dyzetetetë) kandidatë, të cilët arritën të grumbullojnë pikët e përcaktuara me rregullore.

Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka pranuar dhe vlerësuar ankesat e parashtruara nga ankuesit në të gjitha këto faza dhe ka njoftuar parashtruesit e ankesave.

Komisioni për Rekrutim pas kësaj faze do të llojë verikimin e kandidatëve.Procesi u mbikëqyr nga OSBE, projekti britanik dhe BIRN.

Page 13: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

13

2.3. Transferimi dhe avancimi i prokurorëve

Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, gjatë vitit 2018, ka zhvilluar katër (4) procese të avancimit, të cilat renditen si vijon:

i) Procesi i avancimit të prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me ç'rast Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e datës 29 janar 2018 mori Vendimin nr. 82/2018 për shpalljen e brendshme për avancim të pesë (5) prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pastaj pas përfundimit të të gjitha procedurave, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit për avancimin e një prokuroreje të Shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

ii) Këshilli mori Vendimin nr. 243/2018 më 30 maj 2018 për shpalljen e brendshme për pesë (5) pozita për avancim të prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit për avancimin e katër (4) prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Në total, gjatë vitit 2018 u avancuan 5 prokurorë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

iii) Procesi i avancimit të prokurorëve të shtetit ka vjiuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në departamentet e prokurorive themelore në Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj, me ç'rast, Këshilli, më 23 shkurt 2018 mori Vendimin nr. 109/2018 për shpalljen e brendshme për tre (3) pozita për avancim të prokurorëve të shtetit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe gjashtë (6) pozita për avancim të prokurorëve të shtetit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur një (1) pozitë; në Prokurorinë Themelore të Ferizajt në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin për të Mitur dy (2) pozita dhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës në Departamentin për Krime të Rënda tri (3) pozita. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit për avancimin e dy (2) prokurorëve të shtetit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe një (1) prokuroreje në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur, të një (1) prokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajit në Departamentin për Krime të Rënda, një (1) prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt në Departamentin për të Mitur, një (1) prokurore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës në Departamentin për Krime të Rënda.

Page 14: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

14

Gjithashtu, Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e prokurorëve të shtetit, gjatë vitit 2018, ka zhvilluar procesin e transferimit të prokurorëve të shtetit si vijon në:

A) Prokurorinë Themelore të Ferizajt: një prokuror të shtetit nga Departamenti për të Mitur në Departamentin e Krimeve të Rënda, një prokuror të shtetit nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe një prokuror të shtetit nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur;B) Prokurorinë Themelore të Prishtinës: një prokuror të shtetit nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe C) Vazhdimin e transferimit të një prokurori të shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

2.4. Trajnimi i prokurorëve

Prokurorët e shtetit kanë marrë pjesë pëgjatë vitit kalendarik në trajnime, punëtori dhe vizita studimore, në të cilat janë trajtuar 98 (nëntëdhjetetetë) tema të ndryshme, ndër të cilat ka mbizotëruar: E drejta penale dhe procedurale, të drejtat e njeriut në Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, krimi i organizuar, trakimi i qenieve njerëzore, krimet nanciare, terrorizmi, menaxhimi i dëshmitarëve, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar, korrupsioni, krimi kibernetik, forenzika ligjore, etika profesionale, administrimi i prokurorisë, dhe zhvillimi i shkathtësive praktike të prokurorëve, komunikimi publik në situata krizash etj.

Prokurorët kanë marrë pjesë në trajnime edhe jashtë vendit, si në: Shqipëri, Mal të Zi, Itali, SHBA, Kroaci, Francë, Maqedoni, Britani të Madhe, Maltë, etj.

Përveç tjerash, prokurorët kanë marrë pjesë në programet e trajnimit të Akademisë së Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, llestare dhe atyre për avancim.

Në këtë kontekst, në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë, Këshilli ka hartuar dokumentin “Politikat e trajnimit për prokurorë dhe staf administrativ të sistemit prokurorial”, me anë të të cilit është kërkuar nga Akademia që të përgatisë programe trajnimi adekuate dhe të ftojë prokurorë në trajnime sipas specikave.

Në trajnimet e prokurorëve, në cilësinë e trajnuesve ishin të angazhuar gjithsej 17 prokurorë.

Page 15: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

15

2.5. Miratimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera Ndryshimet ligjore të ndërlidhura me sistemin prokurorial, të cila janë paraparë të miratohen dhe të hyjnë në fuqi gjatë vitit 2018, kishin obliguar Këshillin që të planikojë hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në kuadër të Planit të punës për vitin 2018. Disa nga këto akte nënligjore nuk kanë mundur të miratohen nga Këshilli, ngaqë Kuvendi i Kosovës ende s'e ka miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Megjithatë, gjatë vitit 2018, Këshilli ka nxjerr një rregullore, tre (3) udhëzime administrative, afro 130 vendime dhe dokumente strategjike, të cilat janë hartuar nga komisionet dhe trupat e tjerë ndihmës të Këshillit dhe Sekretariatit dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë (ekspertë të angazhuar nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së, EULEX-i, UNDP-ja, etj.)

2.5.1. Miratimi i rregulloreve Në viti 2018, Këshilli ka miratuar Rregulloren nr. 01/2018 për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin prokurorial.

2.5.2. Miratimi i udhëzimeve administrative Gjithashtu, Këshilli ka miratuar tri (3) udhëzime administrative: Udhëzimin Administrativ nr.01/2018 për caktimin e normës orientuese për prokurorët e Shtetit dhe Udhëzimin Administrativ nr. 02/2018 për përdorimin e automjeteve zyrtare të sistemit prokurorial dhe Udhëzimin Administrativ nr.03/2018 për menaxhimin e pasurisë jonanciare të KPK-së.

2.5.3. Miratimi i vendimeve Këshilli, gjatë vitit 2018, ka marrë afro 130 vendime nga fushëveprimtaria e tij, prej tyre dy (2) vendime janë të përbashkëta me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Këto vendime kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, themelimin e komisioneve të përhershme dhe ad hoc, rekrutimin, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, disiplinimin dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve, administrimin prokurorive, menaxhimin e buxhetit, miratimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të punës, procesin e integrimeve evropiane dhe vendime të tjera, të cilat i përkasin bashkëpunimit institucional.

2.5.4. Miratimi i dokumenteve strategjike Gjatë këtij viti, Këshilli ka miratuar Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë.

Page 16: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

16

2.6. Aktivitetet e Kryesuesit të Këshillit Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin ka ndryshuar edhe pozita e Kryesuesit të Këshillit, të cilën deri më 31 dhjetor 2016 e ka ushtruar Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare.

Nga data 1 janar 2016, Kryesuesi i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit me një mandat të plotë trevjeçar, pa mundësi të vazhdimit. Po kështu, në këtë konktekst të zbatimit të ndryshimeve të reja ligjore, Kryesuesi i parë i Këshillit me format të ri të është zgjedhur Blerim Isufaj, i cili ishte anëtar i Këshillit dhe prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2018, duke u bazuar në kompetencat ligjore për përfaqësimin e Këshillit para publikut, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Kryesuesi i Këshillit ka zhvilluar veprimtari përfaqësuese, si: takime, vizita dhe ka marrë pjesë në konferenca, vizita studimore dhe tryeza të ndryshme

2.6.1. Takimet me partnerë ndërkombëtarëKryesuesi i Këshillit ka pasur takime të rregullta me EULEX-in, të cilat janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta.

Takime të rregullta, gjithashtu, Kryesuesi i Këshillit ka zhvilluar edhe me përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në kuadër të frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes, të cilën shteti amerikan ofron gjithnjë për sistemin prokurorial në Kosovë.

Kryesuesi ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si: Zyrës së BE-së në Prishtinë, UNDP-së dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara, Ambasadës së Norvegjisë, Ambasadës së Holandës, Këshillit të Evropës, IRZ-së, GIZ-it etj.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për projektet dhe donacionet e ndryshme në mbështetje të sistemit prokurorial të Kosovës, të cilat realizohen në kuadër të nancimit dhe përkrahjes së institucioneve të lartcekura.

2.6.2. Vizitat jashtë venditKryesuesi dhe anëtarët e Këshillit kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris të Francës në shtator të vitit 2018, ku kanë vizituar institucione të ndryshme të sundimit të ligjit, siç janë: Gjykata e Lartë e Parisit, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Shërbimeve Gjyqësore, Gjykata e Apelit, Gjykata e Kasacionit, etj.

Page 17: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

17

• Konferencën për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit;• Takimet e nivelit të lartë për sundim të ligjit;• Takimet e Këshillit kombëtar kundër korrupsionit;• Pjesëmarrjen në misionet e BE-së për rastet e shënjestruara, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe misionin vlerësues të korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave;• Pjesëmarrjen në Nënkomitetin për liri, drejtësi dhe siguri;• Ceremoninë e lansimit të projektit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar;• Pjesëmarrjen në takimin e rregullt të Këshillit ministror për integrim evropian;• Pjesëmarrjen me rastin e “Javës për mbrojtje dhe ndihmë viktimave të krimit”;• Pjesëmarrjne në tryeza diskutimi me shoqërinë civile dhe Ambasadën e Holandës për hartimin e Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave për mënyrën e funksionimit të këtyre institucioneve franceze, me ç'rast u zhvilluan takime me përfaqësues të lartë të drejtësisë franceze dhe, njëkohësisht, u diskutuan çështje me interes për emërimin, vlerësimin e performancës, transferimin, avancimin dhe disiplinimin e prokurorëve.

Po ashtu, Kryesuesi ka marrë pjesë edhe në punëtorinë me temën: “Drejtësia për të mitur në kontekst të kundërterrorizmit” në Maltë. Një tjetër vizitë ka qenë ajo në Irlandën Veriore në kuadër të Projektit të BE-së me titull: “Mbështetje e mëtejshme për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, vizitë kjo, që është zhvilluar në Task forcën për krim të organizuar të Irlandës Veriore.

Kryesuesi ka përfaqësuar Këshillin edhe në takimin e mbajtur për dialogun strategjik rajonal të nivelit të lartë për tregtinë e paligjshme në Evropën Juglindore, i cili ishte organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sirakusës për Drejtësinë Penale dhe të Drejtat e Njeriut në Sirakusë.

2.6.3. Pjesëmarrja e Kryesuesit në konferenca dhe tryeza

Në përmbushje të mandatit për përfaqësim të Këshillit, Kryesuesi ka marrë pjesë edhe në konferenca dhe tryeza pune, si në:

• Konferencën Vjetore të Prokurorëve, e cila është organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në janar të vitit 2018;• Takimet e Bordit të Projektit me titull: “Mbështetje për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, UNDP;• Takimet e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL;• Ceremoninë e lansimit të Udhëzuesit për politikën ndëshkimore;

Page 18: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

18

Në kuadër të përfaqësimit të prezantuar më lart, Kryesuesi në vazhdimësi ka adresuar pikëpamjet, punën e Këshillit dhe zhvillimet në sistemit prokurorial në varësi të agjendave të këtyre forumeve.

2.7. Puna e Komisioneve të Këshillit Këshilli e realizon mandatin e tij edhe përmes komisioneve të përhershme dhe atyre që themelohen për një mandat të caktuar – ad hoc. Në vijim do të paraqesim punën e komisioneve të komisioneve gjatë vitit 2018:

2.7.1. Komisionet e Përhershme Të gjitha komisionet e përhershme, të cilat funksionojnë në kuadër të Këshillit kanë rregullat e tyre të punës dhe fushëveprimtarinë e ushtrojnë në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

2.7.1.1. Komisioni për Çështje NormativeBazuar në ligj, Komisioni për Çështje Normative është themeluar me vendim të Këshillit KPK/Nr. 49/2016 në përbërje prej tre anëtarëve. Fushëveprimtaria e Komisionit është rregulluar me Rregulloren Nr. 08/2015 për Komisionin për Çështje Normative.

Komisioni, gjatë vitit 2018, ka mbajtur 15 takime. Në këto takime përveç anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin punën e Komisionit dhe të sistemit prokurorial në përgjithësi. Po ashtu, takimet e Komisionit janë mbështetur nga Sekretariati i Këshillit.

Gjatë vitit 2018, Komisioni ka trajtuar këto akte ligjore dhe nënligjore:1. Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës;2. Projektligjin për Prokurorin e Shtetit;3. Projektligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;4. Udhëzimi Administrativ Nr.01/2018 për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit;5. Udhëzimi Administrativ Nr.02/2018 për përdorimin e automjeteve për sistemin prokurorial të Kosovës6. Rregullore Nr. 01/2018 për Shfrytëzimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Sistemin Prokurorial;7. Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës;8. Udhëzim Administrativ Nr. 03/2018 për Menaxhimin e Pasurisë Jo Financiare Të Këshillit Prokurorial të Kosovës.9. Kodin e Etikës dhe Sjelljes profesionale për prokurorë;

Page 19: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

19

Përveq këtyre, Komisioni ka ofruar opinione ligjore sipas kërkeasve të Këshillit.Gjatë vitit 2018 Komisioni ka vazhduar me praktikën e takimeve të përbashkëta me komisionet përhershme dhe trupat ndihmëse të Këshillit me qëllim të avancimit në procesin e hartimit të akteve nënligjore të Këshillit, përmes propozimeve për plotësim ndryshim të akteve ekzistuese si dhe hartimin e akteve të tjera që këto komisione i vlerësojnë të nevojshme gjatë realizimit të mandatit të tyre.

Përveç takimeve të Komisionit, Kryesuesi i Komisionit ka mbajtur takime të veçanta edhe me përfaqësues të organizatave të brendshme dhe të jashtme, ku janë diskutuar çështje nga fushë veprimtaria e Komisionit për Çështje Normative.

2.7.1.2. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel Me anë të Vendimit nr. 54/2016 të Këshillit është themeluar Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel me përbërje prej tre anëtarësh.Ky komision ka realizuar gjatë vitit 2018 gjashtë (6) takime pune për shpërndarjen e numrit të personelit të aprovuar sipas Ligjit të buxhetit për vitin 2018 në tërë sistemin prokurorial, shqyrtimin e ekspertizave të kryera jashtë shtetit, realizimin e buxhetit të vitit 2017 sipas programeve dhe kategorive ekonomike, planikimin e kërkesës buxhetore për vitin 2019, zbatimin e planit për rekrutimin e personelit, përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Kërkesës së Parë Buxhetore për vitin 2019, vlerësimet e hershme 2020-2021, përmes të cilave është kërkuar rritja e numrit të stat, rritja e mjeteve nanciare në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, mallrave dhe shërbimeve, investimeve kapitale, si dhe prezantimin e kërkesës buxhetore dhe përgatitjen e dëgjimeve buxhetore.

2.7.1.3. Komisioni DisiplinorKomisoni Disiplinor i Këshillit gjatë vitit 2018 ka pasur në punë 10 raste disiplinore, ndërsa i ka zgjidhur shtatë (7) raste dhe tre (3) të tjera janë në proces të trajtimit.

Prej rasteve të zgjidhura ka shqiptuar:• 2 pushime të procedurave;• 1 suspendim pa pagesë;• 1 ulje në detyrë brenda sistemit prokurorial;• 1 qortim me urdhër për ndërmarrje të veprimeve korrigjuese;• 1 qortim dhe• 1 refuzim i raportit përfundimtar.

Page 20: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

20

Nga janari i vitit 2018, Këshilli si shkallë e dytë ka pranuar tre (3) ankesa kundër vendimeve të Komisionit Disiplinor, ka trajtuar katër (4) ankesa (1 ankesë e pranuar në fund të vitit 2017) dhe ka marrë vendimet si në vijim:

• 1 pushim të procedurës;• 1 aprovim të suspendimit;• 1 refuzim të ankesës së Zyrës së Prokurorit Disiplinor (Vendimi në fuqi mbeti refuzim i raportit përfundimtar) dhe• 1 refuzim i ankesës së Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe vërtetohet vendimi i Komisionit disiplinor “Qortim”.

2.7.1.4. Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve Këshilli ka themeluar Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve më 18 shkurt 2016. Gjatë vitit 2018, komisioni ka mbajtur 25 (njëzetepesë) takime pune, ka realizuar 21 (njëzetenjë) vizita pune nëpër prokuroritë respektive dhe ka nalizuar vlerësimin e performancës së 67 (gjashtëdhjeteshtatë) prokurorëve, duke realizuar në tërësi Planin e veprimit për vitin 2018.

Sipas kriterit të mandateve, gjatë këtij viti janë vlerësuar: A) 33 prokurorë me mandat të përhershëm (janë vlerësuar për 3 vjet); B) 12 prokurorë me mandat llestar janë vlerësuar për fazën e dytë në kuadër të mandatit (nga muaji 23 deri 32, nga data e dekretimit) dhe C) 22 prokurorë me mandat llestar për fazën e parë (nga muaji 13 deri 22, nga data e dekretimit).

Sipas kriterit të proceseve të vlerësimit, komisioni ka realizuar pesë procese, si në vazhdim:I. Në procesin e parë të vlerësimit ishin përfshirë 11 prokurorë me mandat të përhershëm, për të cilët sipas kritereve të vlerësuara, rezulton se:- Shtatë (7) prokurorë (apo 63.63%) janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Tre (3) prokurorë (apo 27.27%) janë vlerësuar me notën: Mirë;- Një (1) prokuror (apo 9.09%) është vlerësuar me notën: Mjaftueshëm, duke i propozuar Këshillit që të njëjtin ta dërgojë në “Trajnim të detyrueshëm”.

Një (1) kundërshtim ndaj vlerësimit të Komisionit është parashtruar në KPK, të cilin Këshilli e ka refuzuar.II. Në procesin e dytë të vlerësimit ishin përfshirë 11 prokurorë me mandat të përhershëm, për të cilët sipas kritereve të vlerësuara, rezulton se:- Pesë (5) prokurorë (apo 45.35%) janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Gjashtë (6) prokurorë (apo 54.54) janë vlerësuar me notën: Mirë.

Page 21: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

21

Një (1) kundërshtim ndaj vlerësimit të Komisionit është parashtruar në KPK, të cilin Këshilli e ka miratuar dhe në pajtim me vendimin e KPK-së, komisioni e ka realizuar rivlerësimin.

III. Në procesin e tretë të vlerësimit ishin përfshirë 11 prokurorë me mandat të përhershëm, për të cilët sipas kritereve të vlerësuara, rezulton se:- Katër (4) prokurorë (apo 36.36%) janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Shtatë (7) prokurorë (apo 63.64) janë vlerësuar me notën: Mirë.

Në KPK janë parashtruar tri (3) kundërshtime ndaj vlerësimeve të Komisionit, të cilat Këshilli i ka refuzuar.

IV. Në procesin e katërt të vlerësimit ishin përfshirë 12 prokurorë me mandat llestar (faza e dytë: nga muaji 23 deri 32, nga data e dekretimit), për të cilët sipas kritereve të vlerësuara, rezulton se:- Pesë (5) prokurorë (apo 41.67%) janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Katër (4) prokurorë (apo 33.33%) janë vlerësuar me notën: Mirë;- Tre (3) prokurorë (apo 25%) janë vlerësuar me notën: Mjaftueshëm, duke i propozuar Këshillit që të njëjtit t'i dërgojë në “Trajnim të detyrueshëm”.

Në KPK janë parashtruar dy (2) kundërshtime ndaj vlerësimeve të Komisionit, të cilin Këshilli i ka miratuar dhe në pajtim me vendimin e KPK-së, komisioni e ka realizuar rivlerësimin.

V. Në procesin e pestë të vlerësimit ishin përfshirë 22 prokurorë me mandat llestar (faza e parë: nga muaji 23 deri 32, nga data e dekretimit), për të cilët sipas kritereve të vlerësuara, rezulton se:- Nëntëmbëdhjetë (19) prokurorë (për 86.36%) janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Tre (3) prokurorë (për 13.64%) janë vlerësuar me notën: Mirë.

Në KPK është parashtruar një (1) kundërshtim ndaj vlerësimit të Komisionit, të cilin Këshilli e ka miratuar dhe në pajtim me vendimin e KPK-së, komisioni e ka realizuar rivlerësimin.

Si përfundim, theksojmë se sipas kriterit të notës mesatare (individuale) të vlerësimit (apo rivlerësimit) të 67 prokurorëve, rezultojnë këto të dhëna të përgjithshme:- Katërdhjetë (40) prokurorë janë vlerësuar me notën: Shumë mirë;- Njëzetekatër (24) prokurorë janë vlerësuar me notën: Mirë;

Page 22: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

22

- Tre (3) prokurorë janë vlerësuar me notën: Mjaftueshëm, kurse në zbatim të këtij vlerësimi janë obliguar me vendim të KPK-së të vijojnë trajnimin e detyrueshëm (një prokuror i vlerësuar llimisht me notën mjaftueshëm, pas rivlerësimit është vlerësuar me notën mirë, andaj edhe nuk është objekt i trajnimit të detyrueshëm).

Ndaj gjashtëdhjeteshtatë (67) vlerësimeve të Komisionit, në Këshill janë parashtruar nëntë (9) kundërshtime, prej tyre Këshilli i ka refuzuar pesë (5) dhe ka miratuar katër (4), për të cilat ka obliguar Komisionit të bëjë rivlerësimin e tyre. Pas rivlerësimit të kundërshtimeve, një (1) prokuror nga nota mesatare Mjaftueshëm (me obligim për trajnim të detyrueshëm) është vlerësuar me notën mesatare Mirë.Si pasojë e vlerësimit apo rivlerësimit të dobët, Këshilli ka obliguar tre (3) prokurorë të vijojnë trajnimin e detyrueshëm (Shih gurën).

Grakoni 1: Vlerësimi i prokurorëve sipas kriterit të notës mesatare

Tabela 1: Proceset e vlerësimit të performancës së prokurorëve gjatë vitit 2018

Proceset e

vlerësimit të

performancës

Nr.

pro

ku

rorë

ve

Sh

um

ë m

irë

Mir

ë

Mja

ftu

esh

ëm

K

un

dër

shti

m

e

Vendime të KPK-së për

kundërshtimet

Vendime të KPK-së për trajnim të detyrueshëm(Nr.iprokurorëve)

I miratuar

(rivlerësim) I

refuzuar

Procesi I

11

7 3 1 1

1 1

Procesi II 11 5 6

1 1

Procesi III 11 4

7

4

4

Procesi IV

12 5

4

3

2 2

2

Procesi V

22

19

3

1

1

Gjithsej: 6740 23 4

94 5 3

Page 23: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

23

Nota e përgjithshme mesatare për gjashtëdhjeteshtatë (67) prokurorët e vlerësuar dhe rivlerësuar rezulton të jetë Shumë mirë, 3.51.

2.7.1.5. Komisioni për Administrimin e ProkuroriveKëshilli mori vendim më 29 mars 2017 për themelimin e Komisionit për Administrimin e Prokurorive, kompetencat e të cilit rrjedhin nga Rregullorja nr. 03.2017 për Komisionin për Administrimin e Prokurorive, ndërsa në fokus tij ka përgatitjen dhe rekomandimin e politikave për administrimin e prokurorive, inspektimin e mbajtjes së regjistrave dhe adresimin e çështjeve të tjera për administrim të prokurorive.

Komisioni gjatë kësaj periudhe ka mbajtur takime në të cilat është diskutuar për planikimin e vizitave në terren, gjendjen e regjistrave, mënyrën e regjistrimit të lëndëve, gjendjen e përgjithshme të objekteve të Prokurorit të Shtetit dhe përgatitjet për funksionalizimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve, duke përfshirë monitorimin e zbatimit.

Komisioni, duk u mbështetur në mandatin e tij dhe në kuadër të aktiviteteve të planikuara për vitin 2018, ka themeluar një grup punues me qëllim të mbikëqyrjes së mbajtjes së regjistrave dhe evidencave, përfshirë menaxhimin e rrjedhës së lëndëve, personelit, objekteve dhe pasurisë së prokurorive.

Anëtarët e Komisionit dhe grupi punues kanë realizuar vizita në prokuroritë themelore në: Pejë, Gjilanit, Gjakovë dhe Ferizaj, me ç'rast janë realizuar intervista me administratorë dhe stan e administratës së prokurorisë përkatëse. Gjatë këtyre vizitave janë mbikëqyrur proceset e ndarjes së lëndëve, regjistrimi i lëndëve dhe mbajtja e regjistrave, përfshirë dhe statistikat, personelin, planikimin e punës së tij dhe sigurinë e objekteve.

2.7.2. Komisionet ad hocDuke u bazuar në ligjin për themelimin e tij, Këshilli themelon edhe komisione ad hoc me qëllim të realizimit të aktiviteteve specike, ku me vendim përkatës përcakton përbërjen dhe fushëveprimtarinë e tyre. Në këtë kuadër, gjatë vitit 2017, kanë funksionuar këto komisione ad hoc:

2.7.1.1. Komisioni i rekrutimit Këshilli themeloi Komisionin për Rekrutim më 7 shtator 2018 në këtë përbërje: Kryeprokurori i Shtetit - Kryesues dhe katër (4) anëtarë, ndërsa anëtarë rezervë - dy prokurorë. Ky komision në mandat kishte përgatitjen e Testit Kualikues, Testit me Shkrim dhe Intervistës me Gojë për kandidatët për prokurorë, kontrollimin e rezultateve të testimit dhe vlerësimin e intervistës me gojë.

Page 24: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

24

2.7.2.2. Komisioni për Rishqyrtim Këshilli themeloi Komisionin për Rishqyrtim më 7 shtator 2018 në përbërje: Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (Kryesues), dy anëtarë të rregullt dhe tre (3) anëtarë rezervë me mandat për shqyrtimin e ankesave të kandidatëve për prokurorë. Pas shqyrtimit të ankesave të gjithë kandidatët janë njoftuar me shkrim lidhur me vendimet e komisionit.

2.7.2.3. Komisioni për transferim dhe avancimKëshilli Prokurorial i Kosovës themeloi Komisionin për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve të Shtetit më 29 janar 2018 në përbërje: Kryeprokurori i Shtetit (Kryesues), dy anëtarë të rregullt dhe tre (3) anëtarë rezervë.

Ky komision gjatë vitit 2018 ka realizuar katër (4) procese të avancimit të prokurorëve në ZKPSH, PSRK dhe prokurori themelore.

Gjatë kësaj periudhe janë transferuar tetë (8) prokurorë nga një departament në tjetrin të prokurorive themelore, në ZKPSH dhe PSRK.

2.7.2.4. Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Këshilli themeloi Komisionin për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit më 7 shtator 2018 në përbërje: Zëvendëskryesuesi i Kwshillit (Kryesues) dhe dy anëtarë.

Ky komision gjatë vitit 2018 ka bërë shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve të paraqitur nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit për një shpallje të hapur nga Këshilli. Komisioni ka paraqitur para Këshillit raportin për këtë proces me të dhënat për dy kandidatët, të cilët kanë aplikuar dhe ka rekomandur që ky proces nuk mund të vazhdohet më tutje.

2.7.2.5. Komisioni mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konskimin e pasurisë së paligjshmeKomisioni mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik (2016-2018) dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike është themeluar nga Këshilli, në llim të vitit 2016.

Në pajtim me këtë strategji ky komision ka mbikëqyrur gjatë vitit 2018 tërësisht punën për trajtimin dhe zgjidhjen më të shpejtë të lëndëve të pazgjidhura të veprave penale, me fokus të posaçëm në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Page 25: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

25

Gjatë vitit 2018, Grupi punues ka raportuar në baza të rregullta për zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara në Planin e veprimit të Planit strategjik 2016-2018 të Këshillit. Për secilin aktivitet që ishte planikuar të kryhet brenda afateve të përcaktuara në plan të veprimit, grupi punues për mbikëqyerje të këtij plani strategjik ka raportuar për statusin e aktiviteteve, duke përcaktuar nëse aktiviteti është kryer në tërësi apo pjesërisht, respektivisht, nëse ka mbetur pa kryer. Nga raportimet e rregullta në Këshill, të cilat kanë qenë publike, shumica e aktiviteteve të planikuara janë realizuar tërësisht.

Komisioni ka mbikëqyrur punën e prokurorëve që nga themelimi i Njësitit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në veçanti, ndarjen e lëndëve të natyrës së objektit të trajtimit nga ky njësit.

Komisioni ka raportuar para Këshillit për periudhat: janar-mars 2018, janar–qershor 2018 dhe janar - shtator 2018. Në këto raporte është pasqyruar puna e Njësitit, duke përfshirë të gjitha konstatimet për të gjeturat dhe rekomandimet konkrete, të cilat i adresoheshin përmbushjes së numrit të prokurorëve në njësit, angazhimit të zyrtarit për regjistrimin dhe gjenerimin e të dhënave sasiore të punës së Njësitit etj.

2.7.2.6. Grupi punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016 – 2018 të Këshillit Këshilli ka themeluar grupin punues për mbikëqyrjen e planit strategjik 2016-2018 të Këshillit më 14 tetor 2016 në përbërje: Anëtarja e Këshillit (Kryesuese) dhe dy (2) anëtarë me mandat për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit strategjik 2016-2018 të Këshillit.

Mandati i Grupit punues është mbikëqyrja e zbatimit të Planit strategjik 2016-2018 të Këshillit, i cili obligohet që të përgatisë raporte tremujore të mbikëqyrjes së planit strategjik.

Page 26: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

26

Page 27: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

27

III. PJESA E TRETË

3.0. Aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Ligji nr. 05/L-035) ka krijuar bazën për transformimin e Sekretariatit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Këshill. Sipas ligjit të lartëcekur, Sekretariati është themeluar për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit për menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive.

Më 1 janar 2017 ka hyrë në fuqi Rregullorja nr.09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit. Kjo rregullore ka krijuar bazën për ngritjen e nivelit të menaxhimit, administrimit dhe ofrimit ekas të shërbimeve administrative në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit.

Në bazë të Rregullores, struktura organizative e Sekretariatit është si në vijim:

• Zyra e Drejtorit të Sekretariatit me përbërjen si më poshtë:• Auditori i Brendshëm;• Zyrtarët Certikues;• Zyra Ligjore;• Zyra për Komunikim Publik dhe• Zyrtarët administrativë.

• Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë me përbërje si më poshtë:

• Divizioni për Burime Njerëzore;• Divizioni i Prokurimit;• Divizioni i Administratës në kuadër të të cilit funksionojnë:• Zyra për Administrim dhe Arkivim • Zyra për Përkthim dhe Lekturim.

• Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme me përbërje si më poshtë:

• Divizioni për Buxhet dhe Financa;• Divizioni për Shërbime të Përgjithshme, në kuadër të të cilit funksionojnë:

• Zyra për Transport dhe • Zyra e Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.

Page 28: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

28

• Departamenti për Teknologji Informative me përbërje si më poshtë:• Divizioni për Infrastrukturë (Rrjet dhe Server) dhe• Divizioni për Sisteme Elektronike (Softuer).

Rregullorja e Sekretariatit përmban përshkrimet e funksioneve kryesore të departamenteve, divizioneve dhe zyrave, si dhe përshkrimin e detyrave të punës për të gjitha pozitat e personelit që janë pjesë e tij.

Gjatë vitit 2018, në Sekretariat kanë qenë të punësuar 53 punonjës në stan administrativ.

3.1. Zyra e DrejtoritZyra e Drejtorit udhëhiqet nga Drejtori i Sekretariatit, ndërsa fokusi kryesor i tij ka qenë udhëheqja dhe koordinimi i të gjitha shërbimeve të njësive organizative të Sekretariatit, të ofruara për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.

Planikimi i aktiviteteve, shërbimeve dhe mbështetjes për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e drejtëpërdrejtë të Drejtorit të Sekretariatit, përmes strukturës organizative të zyrës së tij dhe Sekretariatit në përgjithësi.

Më poshtë janë pasqyruar më në detaje aktivitetet kryesore të realizuara nga njësitë organizative të Sekretariatit:

3.1.1. Auditimi i BrendshëmNjësia e Auditimit të Brendshëm (NJAB) për vitin 2018 ka përfunduar auditimet e parapara sipas planit vjetor. Këtu përfshihen auditimet e pajtueshmërisë, të cilat kryesisht mbulojnë proceset buxhetore, shpenzimet, të hyrat, paratë e gatshme, menaxhimin e pasurive, të dhënat për pasuritë dhe mirëmbajtjen e tyre, prokurimin dhe procedurat e zhvilluara për punë, furnizimet dhe shërbimet, auditimin e burimeve njerëzore, siç janë: shpalljet e konkurseve, procesi i vlerësimit të kandidatëve të rekrutuar dhe teknologjia informative.

Auditimi i zhvilluar është bazuar sipas shkallës së rrezikshmërisë dhe është vlerësuar kontrolli i brendshëm.

Sipas planit vjetor, ishin planikuar gjithsej pesë (5) auditime dhe janë realizuar të gjitha.

Page 29: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

29

Auditori i Brendshëm ka rekomanduar masa organizative për të gjitha të gjeturat, në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe përcaktohet plotësisht përgjegjësia. Në përgjithësi rekomandimet e dhëna nga NjAB, për vitin 2018 janë gjithsej; njëzetedy (22) rekomandime nga pesë auditime të përfunduara në fushat e sipër cekura, prej tyre gjashtëmbëdhjetë (16) rekomandime janë zbatuar e realizuar ndërsa gjashtë (6) rekomandime vlerësohen të realizuara pjesërisht dhe janë në vazhdimësi.

3.1.2. Certikimi i lëndëve për pagesëNë llim të vitit 2018, sa i përket certikimit të lëndëve, obligimet e bartura nga viti 2017 ishin 1,274 lëndë në shumën totale prej 214,010.03 eurosh.

Deri në fund të vitit 2018 janë realizuar 8,117 lëndë në shumën totale prej 2,656,105.49 eurosh. Obligimet e mbetura nga viti 2018, të cilat janë bartur në vitin 2019 janë 1238 lëndë në shumën totale prej 692,567 eurosh.

Procesi i certikimit është realizuar nga një zyrtar certikues, ndërsa lëndët e pacertikuara kanë mbetur si rezultat i mungesës së buxhetit në pagesat e avokatëve dhe ekspertëve.

3.1.3. Zyra LigjorePas hyrjes në fuqi të Rregullores për Sekretariatin është themeluar Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Drejtorit, e cila gjatë vitit 2018 ka zhvilluar aktivitetet si në vijim:

• Ofrimin e udhëzimeve dhe monitorimin e shërbimeve në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore për Këshillin, komisionet e Këshillit dhe Prokurorin e Shtetit;• Hartimin e draftakteve nënligjore nga fushëveprimtaria e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit;• Kontrollimin e pajtueshmërisë së akteve nënligjore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi në Kosovë;• Përcjelljen dhe menaxhimin e proceseve të hartimit të akteve nënligjore në komisionet e Këshillit;• Ofrimin e këshillave dhe analizave ligjore për veprimtarinë e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;• Hartimin e shkresave dhe akteve të ndryshme për nevojat e Zyrës së Drejtorit dhe njësive organizative të Sekretariatit, përfshirë kontrollin ligjor të tyre dhe• Angazhimin për çështjet organizative të takimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të të Këshillit.

Page 30: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

30

3.1.4. Zyra për Komunikim PublikZyra për Komunikim Publik e Sekretariatit të Këshillit është fokusuar gjatë vitit 2018 në segmentet kryesore të realizimit dhe avancimit të politikave institucionale, siç janë: hartimi dhe publikimi i informacioneve të përgjithshme për aktivitetet dhe veprimtarinë përkatëse dhe promovimi i vazhdueshëm i punës së Këshillit, komisioneve të tij, Sekretariatit, NJSHPP-së dhe trupave të tjerë ndihmës, përmes krijimit të qasjes më proaktive për krijimin e parametrave profesionalë të punës për avancimin e shërbimit të komunikimit prokurorial me anë të mekanizmave adekuatë.

Në këtë kontekst rezulton se Zyra për Komunikim Publik ka pasur suksese gjatë vitit 2018 në: hartimin e procedurave të brendshme për komunikim publik, dhënien e kontributit domethënës për hartimin e akteve nënligjore për fushën e komunikimit publik dhe dokumenteve të tjera në funksion të ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve komunikuese, të cilat mund t'i përmbledhin si në vijim: i. Udhëzuesi për zyrtarët e komunikimit publik të sistemit prokurorial, është hartuar në zbatim të Strategjisë së Komunikimit Publik (2018-2020) dhe Planit të punës të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2018 për hartimin e procedurave të brendshme për komunikim me publikun;

ii. Dokumenti i specikave profesionale dhe teknike të uebportalit të sistemit prokurorial, i cili do të krijojë lehtësime të theksuara në veprimtarinë komunikuese dhe do të ngritë transparencën, ekasitetin e politikave të komunikimit, shtimin sasior dhe cilësor të materialeve publike, gjë që do të shënojë ngritjen pozitive të mendimit publik për punën e tërësishme të sistemit prokurorial. Gjithashtu, është paraparë edhe mundësia e komunikimit institucional përmes rrjeteve të përhapura sociale (Facebook dhe Tëiter);

iii. Draftrregullorja e Shërbimit të Komunikimit Publik të Sistemit Prokurorial, në të cilën është dhënë kontribut i konsiderueshëm në hartimin e pothuajse shumicës së termave të referencave, komenteve dhe sugjerimeve profesionale në Grupin punues të Komisionit për Çështje Normative të Këshillit;

Iv. Organizimi i trajnimeve në fushën e komunikimit publik për kryeprokurorë, prokurorë përgjegjës për media dhe zyrtarë të komunikimit për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme, me ç'rast përtimet konkrete nga trajnimet kanë reektuar në: mësimin e mënyrave dhe metodave të punës së zyrave për komunikim publik në organet e zbatimit të ligjit; përforcimin e komunikimit publik të prokurorive, komunikimin në raste krizash, bashkëpunimin me

Page 31: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

31

mediat dhe shoqërinë civile, si dhe trajtimin e çështjeve të ndjeshme, kurse vizita studimore në Dyseldorf të Gjermanisë është shfrytëzuar për të diskutuar rritjen e ekasitetit, për të parë raportet aktuale dhe përparësitë e institucioneve gjermane për ndërtimin e politikave produktive të komunikimit publik;

v. Koordinimi i mbarëvajtjes së agjendave të takimeve të Këshillit dhe publikimi në vazhdimësi i informacioneve për media, konkurseve, dokumenteve, planeve, vendimeve, raporteve dhe akteve të tjera të fushëveprimtarisë profesionale dhe administruese në uebfaqen e KPK-së, lekturimi gjuhësor i udhëzimeve dhe rregulloreve, si dhe monitorimi i mediave, ishin përgjegjësi të tjera të kryera përgjatë vitit 2018 dhe

vi. Fuqizimi i kapaciteteve njerëzore për ngritjen e komunikimit në sistemin prokurorial, përmes përzgjedhjes së zyrtarëve për komunikim në prokuroritë e Kosovës, me ç'rast plotësohen kapacitetet e nevojshme për mbarëvajtjen dhe koordinimin e punës.

3.2. Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe AdministratëDepartamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë, sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren nr.09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit, renditet një nga tri shtyllat e Sekretariatit.

Aktivitetet kryesore të realizuara gjatë vitit 2018 nga ky departament janë:

• Zbatimi i planit të rekrutimit të personelit administrativ; • Zbatimi i Planit të Prokurimit dhe• Administrimi i të gjitha dokumentet zyrtare, arkivit dhe aktiviteteve të përkthimit dhe lekturimit.

Aktivitetet e lartëpërmendura të departamentit janë realizuar kryesisht në kuadër të tri divizioneve, si në vijim:

3.2.1. Divizioni për Burime NjerëzoreNë zbatim të planikimit dhe nevojave për plotësim të pozitave të lira, të bartura nga viti paraprak, Divizioni për Burime Njerëzore ka zhvilluar procese për rekrutimin e njëqindeshtatëdhjetedy (172) pozitave për katër kategoritë funksionale.

Page 32: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

32

Në vitin 2018 janë punësuar njëqindepesëdhjetëekatër (154) zyrtarë të rinj në tërë sistemin prokurorial, duke përfshirë këtu edhe një (1) transferim nga një institucion tjetër, pesë (5) pozita për të cilat proceset janë zhvilluar në vitin 2017 dhe shtatëmbëdhjetë (17) avancime në karrierë. Kurse, në proces janë edhe njëzetetre (23) pozita, të cilat pritet të llojnë punën në janar të vitit 2019. Në sistemin prokurorial janë të punësuar gjithsej pesëqindegjashtëdhjeteshtatë (567) staf administrativ. Në grakonin në vijim janë të paraqitura proceset e përfunduara bazuar në kategoritë funksionale dhe njësitë organizative:

Ndërkohë janë liruar shtatëmbëdhjetë (17) pozita sipas arsyeve: masë disiplinore “Largim nga puna” një (1) nëpunës, pensionim dhjetë (10) nëpunës, dorëheqje pesë (5) nëpunës, transferim paralel në një institucion tjetër një (1) nëpunës.

Sa i përket ankesave lidhur me proceset e rekrutimit, gjatë vitit 2018 janë pranuar gjithsej 61 ankesa. Pas pranimit të vendimeve nga Komisioni për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave të Sekretariatit të Këshillit, njëzetë (20) kandidatë kanë paraqitur ankesë edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, me ç'rast nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë qenë të pabazuara dhe një (1) është aprovuar me rekomandim për anulimin e procesit, i cili proces është anuluar.

3.2.2. Divizioni i ProkurimitGjatë vitit 2018, Divizioni i Prokurimit ka kryer njëzet (20) procedura të prokurimit në vlerë të madhe dhe të mesme, njëmbëdhëdhjetë (11) me kuotim çmimesh dhe pesë (5) me vlerë minimale.

Grakoni 2: Proceset e përfunduara në bazë të kategorive funksionale

Page 33: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

33

• Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve të sistemit prokurorial të Kosovës;• Sigurimi i automjeteve të sistemit prokurorial të Kosovës dhe sigurimi i shëndetit në udhëtim;• Furnizimi me material të shtypur për nevojat e Këshillit;• Sigurimi zik i objekteve të sistemit prokurorial të Kosovës;• Furnizimi dhe montimi i ashensorit në objektin e Këshillit; • Furnizimi me inventar për zyrë për nevoja të sistemit prokurorial të Kosovës;• Mirëmbajtja teknike dhe higjienike e objekteve të sistemit prokurorial;• Renovimi i objektit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës;• Shërbime të përkthimit për nevoja të sistemit prokurorial të Kosovës;• Furnizimi, instalimi dhe kongurimi (përfshirë dhe licencën) për sistemin për menaxhimin e shërbimve të TI-së, Qendrës së Thirrjes – HELPDESK;• Lot 1. Mirëmbajtja e pajisjeve të TI-së në sistemin prokurorial të Kosovës;Lot 2. Mirëmbajtja e paisjeve të sigurisë-kamerave të sistemit prokurorial të Kosovës;• Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave “Chevrolet Cruze” të sistemit prokurorial të Kosovës;• Shërbime të akomodimit, ushqimit dhe pijeve për pjesëmarrësit në trajnime;• Lot 1. Furnizim me perde për nevojat e sistemit prokurorial; • Furnizimi me paisje të TI-së për nevojat e sistemit prokurorial (furnizim me kompjuter);• Renovimi i objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren;• Servisimi dhe mirëmbajtja e ashensorëve dhe• Lot 1. Furnizimi me pajisje të ndryshme elektrike për zyrë.

Kuotime çmimesh ishin:• Ndarja e hapësirave në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë;• Furnizimi me uniforma për prokurorë dhe roje të objekteve të sistemit prokurorial;• Furnizimi me ujë të pijshëm për nevoja të sistemit prokurorial;• Kontrollimi teknik i ashensorëve të sistemit prokurorial të Kosovës;• Furnizimi dhe montimi i derës dykrahëshe me “Access Control” për Kabinetin e Kryeprokurorit të Shtetit;

Kontrata me vlera të mëdha dhe të mesme ishin:

Page 34: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

34

• Furnizimi dhe instalim i rrjetit LAN në Prokurorinë Themelore në Prizren;• Furnizimi me gazeta ditore për nevojat e sistemit të komunkimit publik prokurorial;• Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe rrethojës së oborrit të KPK-së;• Furnizimi me tepiha për nevoja të sistemit prokurorial të Kosovës;• Furnizimi me material për zyrë për nevojat e sistemit prokurorial të Kosovës dhe• Furnizimi me pajisje të TI-së.

Vlerat minimale ishin:• Shqyrtimi i strukturës në objektin e Prokurorisë Themelore Prizren;• Rregullimi i vulave elektronike për nevoja të sistemit prokurorial;• Shërbime të udhëtimit me autobus për nevoja të sistemit prokurorial të Kosovës;• Furnizimi me dy external HDD (Hard Disk) dhe• Furnizimi me dy kasaforta për nevojat e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

3.2.3. Divizioni i Administratës Ky divizion i ushtron aktivitetet në kuadër të Zyrës për Administrim dhe Arkivim dhe Zyrës për Përkthim dhe Lekturim.

Zyra për Administrim dhe Arkivim të Dokumenteve ka administruar gjatë vitit 2018 dokumente të shumta, duke bërë pranimin, kontrollimin, klasikimin dhe evidentimin e tyre, përpunimin administrativ-teknik, dërgimin në procedim të mëtutjeshëm, shpërndarjen dhe ruajtjen e dokumenteve zyrtare, akteve dhe lëndëve, ndarjen e materialit të pavlershëm të regjistraturës dhe dorëzimin e lëndës arkivore nga arkivi i regjistraturës, arkivit kompetent, koordinimin dhe planikimin e punëve, arkivimin e lëndëve, pranimin dhe dërgimin e postës.

Puna e kësaj zyre pasqyrohet dhe ruhet në librat e protokollit, të cilat mbahen për secilin vit kalendarik, ndërsa më 31 dhjetor është mbyllur libri i protokollit për vitin 2018. Andaj, gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej dymijetridhjetegjashtë ( 2 0 3 6 ) d o k u m e n t e d h e s h k r e s a t ë n d r y s h m e , n g a t ë c i l a t shtatëqindekatërmbëdhjetë (714) shkresa hyrëse, treqindetetëdhjetenëntë (389) shkresa dalëse, shtatëqindedymbëdhjetë (712) vendime dhe shkresa të tjera të ndryshme.

Page 35: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

35

Zyra për Përkthim dhe Lekturim ka realizuar përkthime në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze, me ç'rast janë përkthyer tremijekatërqindetetëdhjetepesë (3485) faqe të dokumenteve në gjuhët shqipe-serbe dhe anasjelltas, ndërsa njëmijetri (1003) faqe të dokumenteve në gjuhët shqipe-angleze dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo zyrë ka realizuar përkthim simultant në takimet e Këshillit dhe komisioneve të tij në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze.

3.3. Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Duke u bazuar në Rregulloren nr.09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, funksionon edhe Departamenti për Buxhet, Financa dhe Shërbime të Përgjithshme ( në vijim: DBFSHP).

Aktivitete e DBFSHP-së realizohen përmes:• Divizionit për Buxhet dhe Financa dhe• Divizionit për Shërbime të Përgjithshme i cili përbehet nga:

•Zyra për Transport dhe • Z yra e Logjistikes dhe Mirëmbajtjes.

Si aktivitete kryesore në kuadër të DBFSHP-së janë:• Vlerësimi i nevojave për sistemin prokurorial;• Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, buxheti vjetor për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021;• Menaxhimi dhe mbikëqyrja e buxhetit të vitit 2018;• Analiza dhe vlerësimi i shpenzimeve dhe buxhetit në baza të rregullta;• Sigurimi i shërbimeve të përgjithshme për tërë sistemin prokurorial;• Sigurimi i udhëzimit të brendshëm për menaxhimin e pasurisë jonanciare;• Përgatitja dhe zbatimi i proceduarve standarde për buxhet dhe nanca;• Zbatimi i projekteve kapitale; • Bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda dhe jashtë Këshillit për çështje që lidhen me buxhet, nanca dhe shërbime të përgjithshme dhe• Auditimi i pasqyrave nanciare për vitin 2017 dhe llimi i auditimit për vitin 2018 etj.

Vlen të theksohet se opinioni është i pamodikuar te raporti nal i auditimit për pasqyrat nanciare të vitit 2017, gjë që do të thotë se pasqyrat paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Ky është një ndër raportet më të mira që ka pasur Këshilli deri më tani.

Page 36: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

36

3.3.1. Divizioni për Buxhet dhe FinancaNë kuadër të Divizionit për Buxhet dhe Financa janë realizuar një sërë aktivitetesh, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me planikimin e buxhetit dhe menaxhimin e nancave për sistemin prokurorial.Në kuadër të aktiviteteve kryesore në fushën e buxhetit dhe nancave përfshihen:

• Përgatitja e planikimeve buxhetore;• Përgatitja e rrjedhës së parasë së gatshme për vitin 2018;• Zbatimi i buxhetit sipas planikimeve;• Përgatitja e pasqyrave nanciare për vitin 2018;• Zotimi, shpenzimi dhe regjistrimi i mjeteve buxhetore sipas planikimeve;• Regjistrimi i të hyrave;• Kërkesa të ndryshme për ndryshimin dhe harmonizimin e buxhetit brenda programeve buxhetore dhe kategorive ekonomike;• Raportimet e rregullta;• Barazimi i shpenzimeve dhe• Zbatimi i rekomandimeve të auditimit.

Buxheti vjetor i Këshillit në detaje do të pasqyrohet në pikën 5 të këtij raporti.

3.3.2. Divizioni për Shërbime të PërgjithshmeDivizioni për Shërbime të Përgjithshme ka realizuar aktivitete të ndryshme, të cilat lidhen me furnizime dhe shërbime të ndryshme për sistemin prokurorial, me ç'rast janë proceduar:

• Pesëqindetridhjetegjashtë (536) lëndë ekzekutive që kanë të bëjnë me kërkesa për zotim, inicim të procedurave dhe shlyerje të detyrimeve;• Shtatëqindetetëdhjetepesë (785) kërkesa për furnizime nga depoja qendrore; • Tridhjetenëntë (39) lëndë janë regjistruar në aplikacionin e e-pasurisë dhe • Treqindetetëdhjetetri (383) lëndë janë regjistruar në sistemin e SIMFK-së.

Në kuadër të mirëmbajtjes së automjeteve të sistemit prokurorial, gjatë kësaj periudhe, janë lëshuar tetëdhjetetri (83) vendime dhe autorizime, si dhe dyqindepesëmbëdhjetë (215) urdhra të punës për mirëmbajtje dhe servisim të automjeteve.

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të transportit për këtë vit janë siguruar automjete të mjaftueshme për nevoja të prokurorëve dhe stat administrativ të sistemit prokurorial.

Page 37: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

37

Në proces e sipër është kontrata për blerjen e automjeteve sipas planikimeve për vitin 2018. Gjithashtu në përmirësim të menaxhimit të shërbimeve të transportit është funksionalizuar dhe ka lluar zbatimi i Sistemit për Menaxhimin e Automjeteve për tërë sistemin prokurorial.

Përmes një marrëveshjeje mes institucioneve kryesore të drejtësisë është siguruar transporti për stan e prokurorive që është vendosur në Pallatin e Drejtësisë.

Në kuadër të objektivave të vitit 2018, fokusi ka qenë edhe në ngritjen e nivelit të infrastrukturës zike të prokurorive, me ç'rast kanë përfunduar renovimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, sipas nevojave dhe planikimeve, ndërsa në proces të përfundimit është objekti i Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe renovimi i objektit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Aktivitet i rëndësishëm në fushën e shërbimeve të përgjithshme është edhe përgatitja e specikacioneve teknike për realizimin e procedurave tenderuese për materiale zyre, materiale shtypi, mirëmbajtje të automjeteve, mirëmbajtje të ndërtesave dhe furnizime të pajisjeve të ndryshme.

Gjatë këtij viti janë kryer procese të ndryshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e pasurive jonanciare të sistemit prokurorial, si: regjistrimi, barkodimi, vlerësimi, tjetërsimi dhe inventarizimi i pasurisë jonanciare.

Siguria në sistem ofrohet nga dy mekanizma të rregullt: Policia e Kosovës, përmes një marrëveshjeje paraprake dhe sigurimi përmes kompanive private, të realizuara përmes procesit të prokurimit.

Në proces të rekrutimit është plotësimi i pozitës për siguri, i cili do të mbikëqyrë dhe koordinojë aktivitetet me të gjitha njësitë organizative të sistemit prokurorial në fushën e sigurisë.

3.4. Departamenti për Teknologji Informative Departamenti për Teknologji Informative, sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren nr. 09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit, ka realizuar aktivitet si në vijim:

Page 38: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

38

• Funksionalizimin dhe vënien në zbatim të sistemit elektronik të menaxhimit të dosjeve personale të prokurorëve, duke mundësuar menaxhimin e tërësishëm të dosjes së prokurorëve, transferimin, avancimin dhe trajnimin e tyre. Nga kjo nënkuptohet që procesi i punës së NJSHPP-së menaxhohet në mënyrë elektronike;• Është digjitalizuar procesi i aplikimit online për pozitën e prokurorëve. Një mundësi e tillë është ofruar në konkursin e fundit për pozitën e prokurorëve duke u mundësuar të interesuarave qasje në sistemin elektronik për aplikim;• Është implementuar sistemi elektronik për menaxhimin e të gjitha pajisjeve të TI-së dhe sistemi i HelpDesk-ut. Ky sistem pasqyron informatat e përgjithshme të pajisjeve të TI-së dhe ngrit nivelin e intervenimit të shpejtë të stat të TI-së;• Është avancuar sistemi i sigurisë së objekteve të prokurorive, duke vendosur kamera të sigurisë, gjë që ka rezultuar me ngritjen e niveli të sigurisë në aspektin e objektit dhe stat në punë; • Është përgatitur dhe miratuar Rregullorja për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemit prokurorial;• Është avancuar infrastruktura harduerike në sistemin prokurorial, duke i furnizuar prokuroritë me të gjitha pajisjet e TI-së të nevojshme për punë;• Kemi pranuar donacione nga Ambasada Amerikane, siç janë pajisjet simultane për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pajisje videokonferencash për të gjitha prokuroritë, kompjuterë dhe skanerë dhe• Janë në proces rregullimi i dhomave për të mitur në prokuroritë themelore. Këto dhoma do t'i posedojnë të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme sipas standardeve të shteteve më të avancuara.

3.4.1. Projekti TIK/SMILProjekti TIK/SMIL është projekt i përbashkët i KPK-së dhe KGJK-së në zhvillimin dhe implementimin e SMIL-it në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, i cili nancohet nga Qeveria e Norvegjisë.

Objektivi kryesor i futjes së SMIL-it në përdorim do të jetë rritja e ekasitetit dhe transparencës së prokurorive.

Gjatë vitit 2018 në kuadër të Projektit TIK/SMIL janë realizuar këto aktivitete:

Page 39: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

39

• Është zhvilluar SMIL-i për të gjitha instancat e prokurorive të Kosovës, duke përfshirë ndërlidhjen me regjistrin civil dhe regjistrin e bizneseve të Kosovës;

• Nga muaji qershor – nëntor është mbajtur trajnimi i stat të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Ferizajt dhe Prizrenit në përdorimin e SMIL-it, ndërsa nga muaji dhjetor ka lluar trajnimi i stat të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës;

• Janë formuar grupe nga sta i prokurorive në cilësinë e ndihmëstrajnerëve për të ndihmuar procesin e trajnimit të stat dhe vënien në zbatim të SMIL-it;

• Prej 13 nëntorit është vënë në zbatim SMIL-i në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit dhe Prokurorinë Speciale, gjë që nënkupton që të gjitha lëndët që pranohen në shkrimore regjistrohen në SMIL dhe pastaj shpërndahen te prokurorët, duke mundësuar regjistrimin e të gjitha veprimeve, të cilat ndërmerren në kuadër të një lënde;

• Nga 13 nëntori – 18 dhjetor në SMIL janë regjistruar 2284 lëndë, prej tyre në: Prokurorinë Themelore të Ferizajt – 484 lëndë, Prokurorinë Themelore të Gjakovës – 418 lëndë, Prokurorinë Themelore të Gjilanit 378 - lëndë, Prokurorinë Themelore të Pejës 363 - lëndë, Prokurorinë Themelore të Prishtinës 713 – lëndë, Prokurorinë Themelore të Prizrenit 406 – lëndë dhe Prokurorinë Speciale 6 – lëndë.

• Është bërë avancimi i infrastrukturës së rrjetit, përfshirë furnizimin me pajisje të rrjetit për të gjitha prokuroritë e Kosovës. Kjo ka mundësuar të kemi një rrjet kompjuterik plotësisht funksional, stabil dhe më të sigurt.

• Në muajin nëntor është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të KPK-së, KGJK-së, MD-së dhe Ambasadës së Norvegjisë për mbështetje të projektit edhe për tre vjetët vijues, e cila do të quhet Faza Konsoliduese e Projektit TIK/SMIL. Në kuadër të kësaj faze do të përfshihet avancimi i SMIL-it, ndërlidhja me sisteme të institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, gjenerimi i statistikave të avancuara në kohë reale, ndërlidhja me uebportalin e sistemit prokurorial, si dhe vënia në përdorim të plotë e SMIL-it në prokuroritë kosovare;

Page 40: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

40

• Po ashtu, në proces të zhvillimit është ndërlidhja e SMIL-it të prokurorive me SMIL-in e gjykatave, e cila do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike;

• Është përgatitur plani për regjistrimin e të gjitha lëndëve të vjetra në punë në SMIL dhe kjo do të mundësojë largimin e të regjistrave në prokurori dhe digjitalizimin e plotë të procesit të punës në prokuroritë e Kosovës.

Page 41: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

41

IV. PJESA E KATËRT

4.0. Aktivitetet e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, duke u mbështetur në kompetencat ligjore, gjatë vitit 2087 ka realizuar mbështetjen për Këshillin në proceset, si: mbikëqyrja dhe raportimi për punën e prokurorive, vlerësimin e perfomancës së prokurorëve, administrimin e prokurorive, rekrutimin, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, vlerësimin e nevojave për trajnim të prokurorëve dhe mbajtjen e shënimeve dhe bazave të të dhënave për punën e prokurorive. NJSHPP-ja këto aktivitete i ka zhvilluar në kuadër të:

• Zyrës për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verikim Prokurorial; • Zyraës për Statistika dhe • Zyrës së Trajnimeve.

4.1. Zyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verikim ProkurorialZyra për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verikim Prokurorial gjatë vitit 2018 ka ofruar mbështetje administrative dhe teknike për komisionet e përhershme dhe ad hoc të Këshillit në proceset e rekrutimit, transferimit, avancimit dhe vlerësimit të performancës së prokurorëve, duke përfshirë dhe administrimin e prokurorive dhe hartimin e raporteve për përfundimin e këtyre të proceseve.

Kjo zyrë ka hartuar raporte periodike (tre, gjashtë, nëntëmujore dhe vjetore) të punës së Prokurorit të Shtetit dhe të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e statistikave ndërinstitucionale. Gjithashtu, kjo zyrë ka hartuar raporte analitike dhe krahasimore (2014-2018), Raportin hulumtues për ngarkesën me lëndë për veprat penale karakteristike (2014-2018) dhe Raportin e gjeograsë kriminale (2014-2018), si dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për komisionet e Këshillit.

4.1.1. Mbështetja e komisioneve të KëshillitZyra për Mbikëqyerje, Analitikë dhe Verikim Prokurorial ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për komisionet e përhershme dhe ad hoc të Këshillit si në vijim:

Page 42: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

42

i.Komisionin për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve (KVPP), gjatë vlerësimit të performancës së prokurorëve me mandat llestar dhe atyre me mandat të përhershëm. Në këtë kontekst, kjo zyrë llimisht ka identikuar prokurorët, të cilët gjatë vitit 2018 kanë qenë objekti i vlerësimit të përformancës së tyre;

ii.Komisionin e Rekrutimit të Prokurorëve në kuadër të procesit të zhvilluar gjatë vitit 2018;

iii.Komisionin për Rishqyrtim, në të cilin brenda afatit ligjor janë pranuar dhe shqyrtuar ankesat e kandidatëve për prokurorë. Pas shqyrtimit të ankesave të gjithë kandidatët janë njoftuar me shkrim lidhur me vendimet e komisionit. Në fund të procesit, komisioni ka njoftuar Këshillin lidhur me punën e tij;

iv.Komisionin për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve për realizimin e katër proceseve të avancimit dhe transferimit të prokurorëve të prokurorive themelore, ZKPSH-së dhe PSRK-së;

v.Komisionin mbikëqyrës (jo të përhershëm) për Korrupsion dhe Krime Ekonomike, për grumbullimin e të dhënave për kallëzimet penale dhe informatat PPN për veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe mbi bazën e tyre ka hartuar Raportin vjetor (2017) dhe raportet periodike tremujore për vitin 2018;

vi.Komisionin për Administrimin e Prokurorive si komision i përhershëm. Në këtë drejtim është kontribuar në organizimin e takimeve dhe vizitave në terren të Komisionit, mbikëqyrjen e regjistrave në prokurori dhe hartimin e draftraportit dhe planit të punës së Komisionit.

4.2. Zyra për StatistikaGjatë vitit 2018, Zyra për Statistika ka grumbulluar, administruar, përpunuar të dhëna statistikore dhe ka përpiluar raporte statistikore për punën e prokurorive dhe prokurorëve, si në vijim:

4.2.1. Raportet e rregulltaZyra për Statistika gjatë vitit 2018 ka përpiluar raporte të rregullta statistikore (periodike: tre, gjashtë, nëntëmujore dhe vjetore) për punën e prokurorive, si në vijim:

Page 43: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

43

• Për persona madhorë;• Për persona të mitur;• Për veprat penale me kryes të panjohur;• Për informatat me të cilat pretendohet se është kryer vepra penale;• Për ndihmë juridike ndërkombëtare;• Për aplikimin e procedurave alternative;• Për punën e Prokurorisë së Apelit;• Për punën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe• Raportet e mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike që lidhen me armët, drogat, kontrabandimin me migrantë, krimin e organizuar, korrupsionit, shpërlarjen e parave trakimi i qenieve njerëzore, krimet ekonomike dhe nxitjen e urrejtjes.

4.2.2. Raportet e veçantaPo ashtu, Zyra për Statistika, gjatë vitit 2018, ka përpiluar raporte të veçanta statistikore, si në vijim:• Raportet statistikore sipas kërkesës së Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve, për prokurorët të cilët i nënshtrohen procedures së vlerësimit;• Raporte për koordinatorët nacionalë për grupet specike të veprave penale;• Raporte për Zyrën e Bashkimit Evropian;• Raporte për Institutin Evoropian të Statistikave (EUROSTAT);• Raporte për Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX);• Raporte për Institutin Shtetëror Gjerman të Zhvillimit (GIZ);• Raporte për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim (UNDOC);• Raporte për Agjencinë Statistikore të Kosovës (ASK);• Raporte për Ministrinë e Integrimeve Evropiane (MIE) për Integrime Evropiane (MSA);• Raporte për organizatat joqeveritare në Kosovë (IKD, ÇOHU, FOL);• Raporte statistikore në bazë të kërkesave të mediave dhe “botës akademike”, me qëllim të hartimit të punimeve master, punimeve të doktoraturës dhe publikimeve shkencore.

4.2.3. Krijimi i aplikacioneve të reja dhe mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese

I. Aplikacionet e rejaNë zbatimit të Udhëzimit Administrativ nr.01.2018 për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit, grumbullimit të të dhënave ststitsikore për rastet e kryera, Zyra për Statistika, gjatë vitit 2018, enkas për këtë ka zhvilluar një aplikacion të bazës së shënimeve të quajtur “Norma” dhe ka organizuar e mbajtur trajnime me prokurorët dhe zyrtarët ligjorë në lidhje me përdorimin e tij.

Page 44: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

44

II. Aplikacionet e mirëmbajtura

Zyra për Statistika ka mirëmbajtur dhe monitoruar funksionimin e aplikacioneve, në bazë të të cilave hartohen raportet e rregullta statistikore të shënuara nën pikën 4.1, ii.

4.2.4. Monitorimi i Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristikeZyra për Statistika në kuadër të monitorimit të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore për veprat penale karakteristike, në baza mujore monitoron procesin e harmonizimit të të dhënave statistikore në mes të aktorëve të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional (KPK, KGJK dhe 16 agjencive të tjera të zbatimit të ligjit).

4.3. Zyra për TrajnimeGjatë vitit 2018, Zyra për Trajnime në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe donatorë të tjerë, ka koordinuar aktivitetet për ngritjen profesionale të prokurorëve dhe stat administrativ.

Për trajnimin e prokurorëve dhe stat mbështetës, Zyra për Trajnime ka koordinuar punën me këto institucione: Akademinë e Drejtësisë, Akademinë e Drejtësisë së Turqisë, ICITAP-in dhe Programin OPDAT të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Komisionin Evropian (WINPRO 3), Këshillin e Evropës, Projektet e Binjakëzimit të BE-së, Institutin Ndërkombëtar të Sirakuzës për drejtësinë penale dhe të drejtat e njeriut, EULEX-in, OSBE-në, UNDP-në, IRZ-në, etj.

Zyra ka organizuar edhe trajnime për stan mbështetës në sistemin prokurorial, ku janë trajtuar 39 tema të ndryshme.

Gjithashtu, Zyra për Trajnime ka hartuar raporte të rregullta periodike, tre, gjashtë, nëntëmujore dhe vjetore për pjesëmarrje në trajnime të prokurorëve dhe stat mbështetës të sistemit prokurorial. Po ashtu, sipas kërkesave të veçanta, zyra ka përgatitur raporte për të mbështetur Komisionin për Vlerësimin e Përfomancës së Prokurorëve, si dhe për nevoja individuale ose grupore për të dëshmuar, pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime për tema të caktuara.

Page 45: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

45

V. PJESA E PESTË

5.0. Buxheti i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Sipas ligjeve në fuqi, Këshilli menaxhon buxhetin vjetor për Këshillin dhe prokuroritë në mënyrë të pavarur dhe mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e shpenzimeve, alokimin e fondeve, mirëmbajtjen e llogarive të sakta dhe aktuale, si dhe auditimin nanciar.

Duke u bazuar në Ligjin nr.06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Këshillit i janë ndarë 11,092,826.00 euro, ndërsa gjatë tremujorit të fundit, buxheti i Këshillit ka ndryshuar si rrjedhojë e vendimeve të Qeverisë për rritje dhe reduktim të buxhetit, kërkesave për harmonizim të buxhetit dhe kursimeve të paraqitura nga vetë Këshilli.

Në kuadër të kategorive ekonomike të buxhetit të Këshillit përfshihen: pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, shpenzimet komunale dhe shpenzimet kapitale.

Sipas ligjit, Këshilli ka katër programe buxhetore: prokurorët dhe administratën, ku përfshihen të gjitha shpenzimet e krijuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit, prokurorët specialë, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Njësia Kundër Krimeve Ekonomike.

Në tabelën nr.2 paraqitet buxheti llestar, përfundimtar dhe ndryshimet, si dhe realizimi i buxhetit sipas kategorive ekonomike.

Tabela 2: buxheti llestar, përfundimtar dhe ndryshimet.

Tabela 3: Realizimi i buxhetit janar-dhjetor 2018

Page 46: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

46

Realizmi i buxhetit për vitin 2018 është 97.60% dhe është një ndër objektivat e arritura në menaxhimin dhe zbatimin e buxhetit për këtë vit.

5.1. Realizimi i buxhetit janar - dhjetor 2018Me qëllim të prezantimit të informatave të ndryshme më poshtë janë të paraqitura informatat e detajuara të shpenzimeve për secilën kategori të shpenzimeve në formë përshkruese, në formë tabelare dhe paraqitje të grakoneve për katër programet buxhetore të Këshillit.

5.1.1. Paga dhe mëditjeSipas ligjit, buxheti llestar në kategorinë e pagave dhe mëditjeve është 7,238,144.00 euro. Në raport me vitin e kaluar, buxheti në këtë kategori ekonomike është rritur për 9.70% dhe për 148 pozita më shumë.

Gjatë vitit 2018, buxheti në kategorinë e pagave dhe mëditjeve ka pasur ndryshime pozitive në vlerë prej 2,340,019.01 eurosh si rezultat i vendimeve të Qeverisë, si:

• Vendimi nr.04/20, i datës 20 dhjetor 2017 për rritjen e pagës së prokurorëve;• Vendimi nr. 13/37, i datës 23 mars 2018 për shtesat e stat administrativ të Prokurorisë Speciale;

Grakoni 3: Realizmi i buxhetit

Page 47: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

47

Gjatë vitit 2018 janë mbuluar të gjitha shpenzimet e krijuara me përjashtim të shtesave të stat administrativ për periudhën tetor-dhjetor, që mbesin si obligime për vitin 2019.

• Vendimi nr. 18/60, i datës 7 gusht 2018 për ndarjen e shtesave në shumë prej 50 eurosh në muaj për stan administrativ, si dhe• Vendimi nr.04/79, i datës 11 dhjetor 2018 për aprovimin e shtesave për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Në tabelën në vijim janë të paraqitura shpenzimet sipas programeve buxhetore.

Përmes grakonit pasqyrohen shpenzimet për kategorinë e pagave dhe mëditjeve për të gjitha programet buxhetore të Këshillit

Tabela 4: Pagat dhe mëditjet

Grakoni 4: Shpenzimi i pagave dhe mëditjeve

Page 48: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

48

5.1.2. Mallra dhe shërbimeBuxheti llestar i kategorisë ekonomike mallra dhe shërbime është 2,070,552.00 euro. Buxheti i vitit 2018 është më i lartë për 644,000.00€ sesa buxheti i vitit 2017. Rritja e buxhetit është bërë në nënkategorinë e shërbimeve të përfaqësimit dhe mirëmbajtjes së objekteve.Më kërkesën e Këshillit dhe me qëllim të mbulimit të obligimeve për shërbimet e përfaqësimit janë transferuar 280,651 euro nga kategoritë dhe programet e tjera buxhetore në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve të programit 33500 - prokuroritë dhe administrata.Gjatë vitit, Këshilli ka kërkuar mbështetje me buxhet shtesë në kategorinë e mallrave dhe shërbime, me qëllim të mbulimit të borxheve për periudhën nëntor - dhjetor. Si pasojë e mosrealizimit të kërkesës për mjete shtesë, vlera e shpenzimeve prej 227,297 eurosh që janë të identikuara përmes pranimit të 1211 faturave mbesin borxhe për vitin 2019.

Tabela 5: Shpenzimet sipas programeve dhe nën kodeve ekonomike në mallra dhe shërbime

Page 49: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

49

Këshilli me anë të akteve të brendshme ka ndërmarrë masa, duke reduktuar dukshëm shpenzimet e buxhetit në nënkategori të ndryshme, për t'i mbuluar obligimet e nënkodeve të tjera, si:

a) Udhëzimin Administrativ nr.02/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.02/2016 për përdorimin e telefonisë mobile dhe kse, me të cilën janë reduktuar dukshëm shpenzimet e telefonisë;b) Udhëzimin Administrativ nr.01/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrat iv nr .01/2016 për shpenzimet e reprezentacionit;c) Udhëzimin Administrativ nr.02/2018 për përdorimin e veturave zyrtare të sistemit prokurorial, si dhed) Vendimi për ndalimin e pagesave për ndërmjetësues.

Funksionalizimi dhe zbatimi i SMIL-it pritet dukshëm të reduktojë shpenzimet e materialit shpenzues gjatë vitit 2019.

Sipas tabelës dhe grakonit, prezantohen shpenzimet më të larta në kuadër të programit buxhetor - prokuroritë dhe administrata, ngaqë pjesa më e madhe e shpenzimeve që krijohen nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit mbulohen nga ky program.

Grakoni 5: Shpenzimet në mallra dhe shërbime

Page 50: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

50

5.1.3. Shpenzimet komunaleBuxheti llestar i kategorisë ekonomike - shërbime komunale është 199,630.00 euro.

Ndryshimi në mes të buxhetit llestar dhe buxhetit përfundimtar është rrjedhojë e transferimit të kërkuar nga Këshilli në vlerë prej 23,450 eurosh në kategorinë ekonomike të mallrave dhe shërbimeve dhe shkurtimit të buxhetit me vendim të Qeverise në vlerë prej 32,225.58 eurosh.

Në tabelën nr.4 është paraqitur buxheti i sistemit prokurorial, shpenzimet sipas programeve dhe nënkodeve ekonomike, si dhe paraqitja e shpenzimeve në %.

Përmes grakoneve prezantohen shpenzimet komunale për nënkategoritë ekonomike.

Tabela 6: Shpenzimet komunale

Grakoni 6: Shpenzimet komunale

Page 51: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

51

Duke u bazuar në shënimet e lartcekura, buxheti i Këshillit në kategorinë e shërbimeve komunale për vitin 2018 është realizuar 79.72%. Si obligime të bartura për vitin 2019 janë kryesisht shpenzimet e dhjetorit në vlerë prej 7,118 euro.

Prokuroria Speciale ndan objektin me EULEX-in, ku sipas marrëveshjes ndërmjet KPK-së dhe EULEX-it, përveç shpenzimeve të telefonisë kse që është përgjegjëse Prokuroria Speciale, shpenzimet e tjera të shërbimeve komunale janë mbuluar nga EULEX-i.

Gjithashtu, Ministria e Administratës Publike është përgjegjëse për obligimet e shërbimeve komunale (përveç telefonisë kse) për Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe programin Njësia për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, të cilat janë të vendosura në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

5.1.4. Investime kapitaleBuxheti llestar për kategorinë e investimeve kapitale për vitin 2018 është 1,584,500.00 euro.

Tabela në vijim paraqet buxhetin llestar, përfundimtar dhe realizimin e të gjitha projekteve kapitale të miratuara për vitin 2018.

Ndryshimet mes buxhetit llestar dhe përfundimtar janë krijuar për arsye të kërkesës së Këshillit për transferim të mjeteve nga kapitalet në mallra dhe shërbime në vlerë prej 237,501. eurosh, kursimeve të deklaruara në vlerë prej 483,009 eurosh, si dhe reduktimit të mjeteve buxhetore nga Qeveria në vlerë prej 382,500 eurosh.

Për shkak të specikave, proceduarve dhe afateve kohore dy projekte kapitale në vlerë prej 472,304 euro barten si obligime dhe do te mbulohen me projektet e planikuara për vitin 2019

Tabela 7: Projektet kapitale

Page 52: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

52

5.2. Të hyratNë kuadër të të hyrave përfshihen të hyrat vetanake, nga shitja dhe nga donatorët.Duke u bazuar në nenin 230, paragra 1.2 të Kodit të Procedurës Penale, nga qershori i vitit 2018 janë realizuar të hyra në dobi të fondit për kompensimin e dëmit të viktimave të veprave penale në vlerë prej 32,567 eurosh.

Të hyrat nga shitja e veturave përmes procedurave të prokurimit brenda vitit 2018 janë 13,666.00 euro. Të hyrat e realizuara gjatë vitit 2018 nga Qeveria e Gjermanisë (GIZ) në vlerë prej 2,923.14 eurosh për shërbime të përkthimit (shqip-serbisht dhe anasjelltas) për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, mjete këto, që kanë rrjedhë përmes llogarisë së buxhetit të Këshillit.

5.3. DonacionetEdhe gjatë vitit 2018, Këshilli ka gëzuar një përkrahje të vazhdueshme nga donatorët e ndryshëm. Sipas të dhënave të dërguara nga Ambasada Amerikane dhe Qeveria Norvegjeze aktivitetet e Këshillit për këtë vit janë mbështetur me një kosto buxhetore të menaxhuar nga donatorët në vlerë prej 371,817.99 eurosh.

Tabela 8: Donacionet

Page 53: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

53

VI. PJESA E GJASHTË

6.0. Bashkëpunimi me institucione dhe organizata të tjera

Këshilli ka vazhduar politikën e bashkëpunimit të hapur dhe profesional me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Një bashkëpunim ndërnstitucional i veçantë është zhvilluar me institucionet vendore, si: Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Akademinë e Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve të Kosovës, Policinë e Kosovës, ndërsa me institucionet, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, bashkëpunimet më të rëndësishme janë zhvilluar me Ambasadën Amerikane, Zyrën e BE-së në Prishtinë, UNDP–në dhe agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara, Qeverinë e Norvegjisë, EULEX-in, Këshillin e Evropës, IRZ-në, GIZ-in gjerman, etj.

Kryesuesi në emër të Këshillit ka nënshkruar këto marrëveshje bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare:

i. Memorandum bashkëpunimi mes Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë për parimet bazë për bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me procesin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit;ii. Memorandum bashkëpunimi mes Këshillit Prokurorial dhe Institutit Ndërkombëtar të Siracusa-s të Italisë për zbatimin e Projektit “Forcimi i luftës kundër tregtisë së paligjshme në Evropën Juglindore”;iii. Marrëveshje bashkëpunimi mes Këshillit Prokurorial dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për kryerjen e ekspertizave dhe superekspertizave nga ekspertët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës për nevojat e institucionit të Prokurorit të Shtetit;iv. Memorandum bashkëpunimi mes Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ndërmarrjes Publike Komunale “Traku Urban” në Prishtinë për sigurimin e shërbimit të transportit me autobus për të punësuarit në Pallatin e Drejtësisë;v. Memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe për nancimin e Projektit “Fuqizimi i sistemit gjyqësor/prokurorial të Kosovës”;vi. Memorandum mirëkuptimi mes Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Norvegjisë për nancimin dhe zbatimin e Fazës Konsoliduese të SMIL-it dhevii. Deklaratë për Agjendën e Përbashkët “Drejtësia 2020” mes Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Page 54: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

54

Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit është shprehur edhe në proceset e integrimit evropian, ku të gjitha kapacitetet e Këshillit janë përgjigjur në çdo kohë kërkesave për raportim.

Po ashtu, Këshilli ka marrë pjesë në dy (2) takime të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit, të mbajtura gjatë vitit 2018. Në takimin e Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit, të mbajtur më 21 nëntor 2018 u bë publikimi i Raportit të progresit kompakt. Sa i përket Këshillit, ndër të tjera, ky raport et për zhvillimin pozitiv të Këshillit lidhur me përmirësimin e procesit të planikimit, duke zbatuar praktikën e planeve të punës në çdo nivel, miratimin e legjislacionit sekondar, administrimin e suksesshëm të procesit për rekrutimin e prokurorëve dhe përmirësimin e kornizës së brendshme sa i përket komunikimit publik dhe marrëdhënieve me media.  7.0. Sdat Nga prezantimi i punëve të realizuara gjatë kësaj periudhe raportuese mund të vërehet intesiteti i përmbushjes së mandatit ligjor nga Këshilli, megjithatë, në punën e tij, Këshilli dhe strukturat e tij janë ballafaquar edhe me sda të shumta, ku ndër më kryesoret veçojmë:

• Mosplotësimin e përbërjes së Këshillit me tre (3) anëtarë joprokurorë, e cila është përgjegjësi e institucioneve të tjera vendore;

• Miratimin e akteve nënligjore të planikuara me plan të punës, si rezultat i vonesës së ndryshimeve ligjore, të cilat ishin në proces, si: Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligji për Prokurorin e Shtetit dhe Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;

• Buxhetin e pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha obligimet e krijuara, edhe pse kemi pasur rritje të buxhetit për këtë vit;

• Specializimin e prokurorëve për trajtimin e krimeve karakteristike: korrupsioni, krimi i organizuar, krimi ekonomik dhe krimet kibernetike;

• Avancimin e komunikimit publik: respektimi i procedurave të rekrutimit të stat në pjesën e dytë të vitit aktual;

• Mosrespektimin e parimit të transparencës përmes disa publikimeve mediale, që ndikojnë drejtpërdrejt në dëmtimin e besimit të publikut në sistemin prokurorial;

Page 55: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

55

• Krijimin dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit elektronik të lëndëve: Projekti TIK/SMIL;

• Infrastruktura zike: zgjerimi i hapësirave për Këshillin dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë themelore të Gjakovës dhe Mitrovicës, që gjenden në objekte me qera

• Avancimi i nivelit të sigurisë në sistemin prokurorial dhe

• Ngritja e kapaciteteve profesionale të personelit të sistemit prokurorial.

Page 56: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

RAPORTI VJETOR 2018 | KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS

56

Page 57: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial
Page 58: RAPORTI VJETOR 2018kpk-rks.org/assets/cms/uploads/files/Statistika dhe... · RAPORTI VJETOR 2018 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial

www.kpk-rks.org