31
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian PROCESVERBAL Tiranë, më 19.07.2016, ora 11:30 Drejton mbledhjen: Majlinda Bregu kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Diskutim mbi reformën në drejtësi. Marrin pjesë: Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Romana Vlahutin, Klajda Gjosha, Taulant Balla, Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Odeta Barbullushi, Eridana Çano, Irma Baraku, Klodian Seferaj, Ersida Sefa, Darian Pavli, Gledis Gjipali, Gjergji Vurmo, Zana Vokopola, Dorarta Hyseni, Albert Rakipi (anëtar zëvendësues), Edith Harxhi, Pranvera Strakosha, Enkelejda Hebibasi, Besnik Dervishi, Fjorida Ballauri (anëtare zëvendësuese) dhe Edmond Cane (anëtar zëvendësues). Mungojnë: Arta Dade, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Ilda Zhulali, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana Spahiu, Vasil S. Tole, Igli Totozani, Ilva Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Alba Çela, Shkëlqim Ganaj, Anila Basha, Adriatik Llalla, Claudia Vollmer, Shezai Rrokaj dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të ftuara: Dewi van der Weed ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Susanne Schütz ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

PROCESVERBAL

Tiranë, më 19.07.2016, ora 11:30

Drejton mbledhjen:

Majlinda Bregu – kryetare e Këshillit

Rendi i ditës:

Diskutim mbi reformën në drejtësi.

Marrin pjesë:

Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Romana Vlahutin, Klajda Gjosha, Taulant Balla,

Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred

Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj, Odeta Barbullushi, Eridana Çano,

Irma Baraku, Klodian Seferaj, Ersida Sefa, Darian Pavli, Gledis Gjipali, Gjergji Vurmo, Zana

Vokopola, Dorarta Hyseni, Albert Rakipi (anëtar zëvendësues), Edith Harxhi, Pranvera

Strakosha, Enkelejda Hebibasi, Besnik Dervishi, Fjorida Ballauri (anëtare zëvendësuese) dhe

Edmond Cane (anëtar zëvendësues).

Mungojnë:

Arta Dade, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Ilda Zhulali, Fatmir Mediu, Flamur Noka,

Shpëtim Idrizi, Erion Braçe, Genc Ruli, Klodiana Spahiu, Vasil S. Tole, Igli Totozani, Ilva

Tare, Kol Nikollaj, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Alba Çela, Shkëlqim Ganaj, Anila Basha,

Adriatik Llalla, Claudia Vollmer, Shezai Rrokaj dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të

Drejtësisë.

Të ftuara:

Dewi van der Weed – ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

Susanne Schütz – ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

2

HAPET MBLEDHJA

Majlinda Bregu – ...orarin e lajmëruar, mirëdita të gjithëve!

Nisur nga një kërkesë e mbërritur dje, do të zhvillojmë sot një mbledhje të

paparashikuar të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Kërkesa është paraqitur dje, duke

m’u drejtuar mua dhe zotit Balla, në cilësinë e kryetares dhe të nënkryetarit të këtij Këshilli,

nga anëtarët përfaqësues të shoqërisë civile në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

Paraprakisht dua t’ju them, duke ju kërkuar të gjithëve dhe duke ju bërë një thirrje, që

pavarësisht misionit konsultativ që ka ky forum dhe dëshirës e vullnetit që është shprehur që

në fillim për të qenë një forum, ku të gjithë aktorët të kenë mundësi të diskutojnë për çështjet

madhore të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që mbledhja e sotme zhvillohet

në një situatë jonormale.

Zakonisht mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian duhet të njoftohen

pesë ditë para organizimit të mbledhjes së radhës.

Kemi diskutuar edhe me zotin Balla për të marrë një vendim: nëse do të donim t’i

qëndronim strikt zbatimit të rregullores, çka do të thotë se kjo mbledhje nuk do të zhvillohej

sot, apo t’u jepnim mundësi për të dëgjuar dhe për të marrë parasysh kërkesën e shoqërisë

civile për të zhvilluar një mbledhje, duke pasur parasysh që edhe rrethanat, pritshmëria dhe

data për të votuar reformën e kalonte kalendarin për të cilin ne do të ishim të detyruar të

respektonim në një rast tjetër rregulloren e këtij këshilli, pra kalendarin dhe parashikimin 5-

ditor.

Duke thënë këtë, do t’ju lutesha që t’i qëndroni strikt, dhe në respekt të këtij forumi,

prezantimit të ideve, kërkesës suaj për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Europian, duke u kërkuar të gjithë kolegëve, deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të këtij këshilli

të kenë mundësi të flasin, të ndërhyjnë. Gjithashtu do t’ju lutesha të jeni sa më korrektë në

kërkimin e fjalës dhe t’i japim kësaj mbledhjeje karakterin e mbledhjeve të tjera deri tani: të

një takimi të një niveli konsultativ.

Në kërkesën që shoqëria civile ka paraqitur përfshihej edhe dëshira për të dëgjuar ose

për të pasur prezent edhe ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Sigurisht,

zonja Vlahutin është anëtare e këtij këshilli (pra delegacioni europian), por përkrah saj sot

kemi edhe ambasadoren e Mbretërisë së Holandës dhe atë të Republikës Federale të

Gjermanisë.

Ndaj do t’u lutesha që në rast se do të kishit pyetje, të ishit të drejtpërdrejtë dhe të

saktë.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

3

Duke thënë këtë, po i jap mundësinë të dëgjojmë më parë ata që kanë bërë kërkesën

për të thërritur këtë takim, duke hapur pastaj një diskutim që shpresoj shumë të jetë shprehje

e qartë e mendimeve të gjithsecilit për rëndësinë e madhe që ka jo vetëm reforma në drejtësi,

si një reformë madhore për Shqipërinë, por edhe votimi i reformës në drejtësi nga të gjitha

forcat politike ditën e enjte, në datën 21 korrik.

Kush e do fjalën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për të prezantuar kërkesën dhe

qëllimin e thirrjes së kësaj mbledhjeje?

Po, zoti Vurmo.

Gjergji Vurmo – Përshëndetje të gjithëve,

Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar deputetë,

Të nderuara Shkëlqesi ambasadore,

Të nderuar pjesëmarrës dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar të Integrimit

Europian,

Së pari, më lejoni të shpreh falënderimin, po ashtu të kërkoj ndjesë për këtë urgjencë

në thirrjen e kësaj mbledhjeje të Këshillit Kombëtar, e cila besoj se është e justifikuar,

ndoshta nuk është plotësisht në përputhje me rregulloren, por, duke parë situatën e pazakontë,

besoj që jemi të justifikuar si përfaqësues të shoqërisë civile!

Arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje, sigurisht, ka të bëjë me miratimin e reformës në

drejtësi dhe me zhvillimet e fundit që e kanë shoqëruar atë.

Është e vërtetë, në fakt, që përgjatë gjithë kësaj kohe shoqëria civile ka ruajtur një

profil të ulët, nuk është përfshirë në mënyrë aktive, duke dashur t’u japë kohën dhe qetësinë e

duhur palëve të përfshira në të, politike ose jo, por të cilat e kanë marrë përsipër hartimin dhe

miratimin e kësaj reforme.

Për fat të keq, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ky reagim i shoqërisë civile ka

filluar tashmë të përvijohet në mbështetje të një prej reformave më të rëndësishme të vendit.

Është po ashtu e vërtetë se ne si individë, jo vetëm si përfaqësues të organizatave të

shoqërisë civile, mund të ndajmë gjykime dhe perspektiva të ndryshme lidhur me zhvillimet

politike, rolin dhe kontributin e të zgjedhurve tanë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kësaj radhe

ka një diferencë të madhe që bëhet lidhur me këtë reformë: ka një diferencë të madhe mes

këtij diversiteti të mendimit dhe shpresës që ne të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike,

pavarësisht diversitetit të mendimeve që kemi lidhur me çështje të ndryshme të vendit,

ndajmë lidhur me këtë reformë.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

4

Në këta 25 vjet kjo është ndoshta hera e tretë që shumica e shqiptarëve përkon në

shumicë të madhe me shpresat, mbështetjen dhe inkurajimin e tyre në një pikë të përbashkët

dhe ato, për më tepër, konvergojnë, po ashtu, me qëndrimet dhe mbështetjen e partnerëve

ndërkombëtarë.

Sigurisht, hera e parë, besoj se e mbajnë mend të gjithë, ka qenë në vitet ’90, hera e

dytë ka qenë në ditët e errëta të viteve ’97 dhe hera e tretë është tashmë në vitin 2016, ku

shqiptarët janë në masë të bashkuar rreth një shprese të vetme. Mbi 90% e tyre kanë nevojë

për dinjitet dhe drejtësi, mbi 90% e tyre mbështesin miratimin e reformës në drejtësi dhe

ashtu si dy herët e para, edhe në vitin 2016 shpresa e shumicës së shqiptarëve ka edhe

mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara

të Amerikës. Kjo është më se e kuptueshme. Shumica e shqiptarëve e mbështesin në masë

objektivin e gjithëpranuar strategjik të vendit, që është integrimi në Bashkimin Europian.

Shqiptarët në masë janë krenarë për anëtarësimin e tyre në NATO dhe janë, po ashtu,

krenarë në masë për rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon, si një partnere e denjë

e ndërkombëtarëve.

Ka një diskutim të madh, ndoshta edhe absurd, mbi atë që kush po e imponon

reformën dhe a e cenon kjo sovranitetin e vendit? Unë besoj se 90%-shi i shqiptarëve që e

mbështesin këtë reformë u jep përgjigje të dyja pyetjeve.

Shqiptarët e duan këtë reformë dhe e duan tani, e duan të jetë me integritet, që të

mund të sigurohet një rol më aktiv i partnerëve tanë ndërkombëtarë, Bashkimit Europian dhe

Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është një realitet i hidhur, pavarësisht se shumë prej nesh do të donin që qytetarët

të kishin besim te politika. Për fat të keq, nuk kanë dhe për këtë nuk mund t’i fajësojmë

qytetarët shqiptarë, sepse prej 25 vjetësh partitë politike kanë bërë të pamundurën që ta

minojnë këtë besim të qytetarëve.

Nuk është koha, dhe unë nuk dua të filloj të flas për gjetjen e faktorëve, të gjejmë

fajtorët e këtij skepticizmi të qytetarëve, por është koha që politika të fillojë të mirëkuptojë

zhgënjimin e shqiptarëve dhe të bëjë të pamundurën të rifitojë besimin e tyre jo duke bërë një

mea culpa të radhës, por me veprime konkrete.

Para se reforma të jetë kusht për integrimin europian të vendit, reforma në drejtësi

duhet të jetë kusht për të bërë drejtësi për ne, këtu në vendin tonë dhe për të gjithë shqiptarët.

Miratimi i reformës me konsensus të gjerë politik është i mundur.

Në këtë Kuvend partitë politike dhe deputetët kanë dhënë shembuj se politika mund të

jetë në shërbim të qytetarëve.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

5

Në këtë Kuvend dhe jashtë tij opozita ka mbrojtur kauza të drejta në interes të

publikut të gjerë.

Në këtë Kuvend dhe jashtë tij partitë në pushtet kanë dhënë shembuj se qeverisja

mund të udhëhiqet nga interesat e qytetarëve drejt zhvillimit dhe integrimit në strukturat

euroatlantike. Në të gjitha rastet kjo ka ndodhur vetëm kur janë lënë mënjanë pazaret politike.

Miratimi i reformës me konsensus është i rëndësishëm, por më i rëndësishëm është

miratimi i reformës, që do të sigurojë integritet, paanshmëri dhe barazi para drejtësisë për të

gjithë qytetarët.

Konsensusi është sigurisht i mirëseardhur, por më e rëndësishme është ndërgjegjja

qytetare e secilit deputet për të votuar një reformë në drejtësi, që do t’u shërbejë të gjithëve

dhe jo vetëm disave, jo vetëm të privilegjuarve. Që të arrihet kjo, të gjithë deputetët duhet të

veprojnë në përputhje me ndërgjegjen e tyre qytetare, nën komandën e interesave të popullit,

e interesave të njerëzve që i kanë votuar, interesave të vendit për sot dhe për të ardhmen.

Është koha që politika dhe çdo deputet i Kuvendit t’u kthejë dinjitetin dhe shpresën

shqiptarëve, të cilët i ka detyruar për këtë çerek shekulli, madje edhe në këto momente, të

lënë Shqipërinë. Kjo ka qenë thirrja që ne ju kemi drejtuar dje dhe sot, si aktivistë dhe si

qytetarë, para Kuvendit. Kjo është thirrja që ne do të kemi për ju edhe sot, edhe nesër, edhe

pasnesër deri në miratimin e reformës. Ne do të jemi aty jo për të protestuar kundër jush, nuk

do të protestojmë kundër askujt deputeti, ne jemi dhe do të mbetemi aty për të inkurajuar çdo

deputet që ta votojë reformën në drejtësi. Ne do të jemi aty për të mbështetur shpresën dhe

mundin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve, policëve, ushtarakëve, nëpunësve dhe të gjithë

qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ne do të jemi aty derisa të miratohet kjo reformë në

drejtësi, me garancitë e duhura që do të sigurojnë integritet të sistemit të drejtësisë, për t’i

dhënë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend, shitblerjes së drejtësisë, për t’u dhënë shpresë

qytetarëve se pas 30 vjetve nuk do të na duhet të justifikohemi para fëmijëve tanë, duke u

thënë: “Edhe ne e provuam, por dështuam”.

Unë do të doja sërish t’ju falënderoja dhe do të ftoja, po ashtu, kolegët e tjerë të

shoqërisë civile të ndajnë me këshillin qëndrimet dhe pozicionet e tyre lidhur me miratimin e

reformës!

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe ty!

Kush e do fjalën nga përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile?

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

6

Dua t’ju rikujtoj se e gjithë mbledhja do të zgjasë 1 orë, prandaj do t’ju lutesha të jeni

sa më konstruktivë në menaxhimin e mirë të kohës, për të pasur kështu mundësinë për t’u

dhënë të gjithëve rastin të shprehen.

Po, zonja Harxhi.

Edith Harxhi – Faleminderit, zonja kryetare!

Më vjen keq që unë nuk jam apo organizata që unë përfaqësoj, Albania Policy Center,

nuk është një ndër katër ose pesë organizatat që kanë kërkuar thirrjen e kësaj mbledhjeje! Kjo

është për shumë arsye.

Më vjen keq që shumë prej jush do të kuptojnë këtu që ndoshta edhe shoqëria civile

është e ndarë në këtë proces, ndoshta edhe për arsye të thirrjes tejet urgjente për këtë

mbledhje, pa një konsultim paraprak disaditor, por, gjithsesi, do të doja të ndaja me ju

qëndrimin e “Albanian Policy Center” në lidhje me reformën në drejtësi dhe momentin aktual

që po kalojmë.

E para, organizata që unë përfaqësoj është e bazuar mbi parimet e Xhefersonit dhe të

De Golit, ku Kushtetuta është mbi të gjitha dhe ndarja e pushteteve është shumë e

rëndësishme në këtë proces.

Parimi i dytë, që është kryesor për ne, është ai i sovranitetit.

Duke qenë se unë vij vetë edhe nga fusha e diplomacisë dhe e politikës së jashtme,

dëshiroj të shpreh këtu edhe qëndrimin tim personal, përveç asaj të drejtueses së organizatës

që unë drejtoj aktualisht, i cili është ai që shqiptarëve duhet t’u lihet vetë drejtimi i punëve të

tyre dhe, në momente kaq kritike, kur shoqëria civile për asnjë moment nuk është bërë pjesë e

procesit të reformës në drejtësi, mendoj se është momenti edhe për ne për të treguar që

aktualisht ne kërkojmë që të jenë politikanët ata që ta zgjidhin deri në fund.

Ndoshta do të ishte e udhës që ne të ishim përfshirë që në fillim, por, pavarësisht

thirrjeve që kemi pasur duke kërkuar, duke shpjeguar edhe që kjo është reforma më e

rëndësishme në 25 vjetët e fundit, nuk kemi qenë pjesë e këtij procesi. Për këtë arsye mendoj

se është momenti për t’u treguar gjithë politikanëve se fati i popullit është në duart e tyre. Ju

jeni ata që vendosni. Janë pikërisht parlamentarët ata, që me votën e tyre, do të përfaqësojnë

natyrisht elektoratet që përfaqësojnë. Në të njëjtën kohë ne do të jemi gjithmonë mbështetës

të proceseve integruese të vendit dhe mendoj që kjo reformë do të kalojë atëherë kur

konsensusi të prevalojë dhe të marrë fund populizmi i tepërt që e ka pllakosur këtë kohë

Shqipërinë.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe ty, Edith!

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

7

(Zoti Rakipi kërkon fjalën pa mikrofon.)

Po, zoti Rakipi, do t’jua jap fjalën.

Ju lutem, më thoni se kush tjetër do ta marrë fjalën?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të tre përfaqësuesit e tjerë të shoqërisë civile? Në rregull.

Do t’u lutesha pastaj kolegëve për ndërhyrjet e tyre.

Do t’ju lutesha, gjithashtu, të më jepni mundësinë që t’ju identifikoj në kërkimin e

fjalës.

(Diskutime në sallë.)

Zoti Bylykbashi!

Kush e do fjalën, të ngrejë etiketën, në mënyrë që të kem mundësi të identifikoj

radhën për dhënien e fjalës.

Po, zoti Rakipi.

Albert Rakipi – Faleminderit shumë, zonja kryetare!

Të nderuar deputetë,

Të nderuara Shkëlqesi ambasadore,

Të dashur kolegë,

Dua të them që në fillim se duhet të ketë një keqkuptim, në fakt. Unë jam këtu si

përfaqësues i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare dhe kam pasur një njoftim që Këshilli

Kombëtar i Integrimit Europian do të diskutojë çështje të rëndësishme, që lidhen me

reformën në drejtësi. Duke besuar që kjo reformë është e rëndësishme, besoj që është

themelore për ta çuar përpara procesin e integrimit europian, mendova se duhet të vija vetë

dhe instituti të mos përfaqësohej sot nga zëvendësdrejtoresha që ka ndjekur, në fakt,

vazhdimisht mbledhjet e këtij këshilli. Pra, duhet të ketë një keqkuptim.

Megjithatë, unë besoj që kur kanë mbetur edhe fare pak ditë ose pak orë, në fakt, për

të shkuar drejt një votimi për reformën në drejtësi. Mendoj se është e rëndësishme që të

ndihmojmë edhe me qartësinë në disa raste. Unë besoj se roli i asaj që quhet shoqëri civile,

flas personalisht këtu, është i ndarë. Për një kohë të gjatë, të paktën prej një viti e gjysmë,

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare është angazhuar publikisht. Unë vetë kam shkruar disa

artikuj, të cilët lidhen me reformën në drejtësi, ku kam mbështetur idenë dhe argumentin se

kjo reformë është një domosdoshmëri dhe do të sjellë ndryshime radikale në sistemin e

drejtësisë dhe në mënyrën sesi funksionin shteti dhe drejtësia në Shqipëri.

Ndërkaq, personalisht, në mënyrë publike, kam mbështetur me artikuj idenë e

konsensusit, sepse të gjithë e kemi të qartë, e besoj ju e dini më mirë, që po ndryshohet edhe

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

8

Kushtetuta. Domethënë, përveçse reforma në vetvete është një gjë shumë e rëndësishme, që

do të ishte shumë mirë të kishte mbështetjen e të gjitha forcave politike, në mënyrë të veçantë

të opozitës, edhe për faktin se kjo reformë në drejtësi, paketa ligjore që propozohet, do të

sjellë ndryshime të paktën në 40 % të Kushtetutës. Sigurisht, kjo kërkon mbështetjen e të

gjitha partive politike, në mënyrë të veçantë mbështetjen e opozitës. Kjo edhe për një arsye

tjetër, edhe për legjitimitetin e kësaj reforme, edhe për legjitimitetin e Kushtetutës.

Kemi parë se ka mosmarrëveshje të mëdha, por kemi parë gjithashtu edhe një rol të

komunitetit ndërkombëtar, për të cilin unë, personalisht, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare,

por edhe kolegët e mi, do të thosha se ndajmë një vlerësim të përbashkët, i cili është i

zhveshur nga interesat afatshkurtra politike, sigurisht është për ta ndihmuar Shqipërinë në një

moment të rëndësishëm. Gjatë njëzet e pesë vjetëve të fundit ka vlerësimet maksimale, por

ndërkaq, unë personalisht, kam qenë kritik jo aq me komunitetin ndërkombëtar, sa me në të

gjithë bashkë, me elitën politike, pikësëpari, për shkallën e lartë të ndërhyrjes, për kulturën e

lartë të varësisë nga faktori ndërkombëtar. Sepse, në fund të fundit, Kushtetuta, reformat, janë

një sipërmarrje e elitës politike në Shqipëri, e udhëheqësve politikë dhe shoqërisë shqiptare.

Dua të them se jemi në momentet e fundit. Unë e di se palët politike kanë qenë duke

negociuar njëzet e katër orët e fundit dhe është arritur një marrëveshje. Ne thjesht duhet ta

përshëndesim marrëveshjen e arritur nga aktorët politikë, nga partitë politike.

Dy ditë më parë kemi pasur një platformë shumë realiste dhe shumë të qartë të

kryetarit të parlamentit. Kryetari i parlamentit ka paraqitur, besoj, një bazë të mirë, me të

cilën edhe po negociohet, që, së pari, konsiston në konsensus, si një domosdoshmëri për të dy

arsyet që përmenda, edhe për legjitimitetin e kësaj reforme.

Gjithashtu, platforma “Meta”, nëse mund ta quaj kështu, përmban edhe një qasje krejt

tjetër, një qasje që ka të bëjë jo me frymën konfliktuale, por me konsensusin, me

marrëveshjen midis aktorëve politikë, në mënyrë të veçantë midis qeverisë dhe opozitës.

Kemi parë përpjekje të vazhdueshme. Unë dua që, shumë shkurt, të them se varianti i

parë i kësaj reforme ka qenë, besoj, një variant që vendoste kontrollin e një grupi politik mbi

sistemin e drejtësisë. Ai variant është rrëzuar. Besoj se tani palët janë shumë afër. Drafti

siguron pavarësinë, siguron funksionalitetin, shpresojmë të reformës në drejtësi. Besoj se këtu

kanë kontribut të gjithë, përfshirë mbase edhe segmente të shoqërisë civile. Nuk kam

parasysh këtu demonstratat, sepse unë, personalisht, besoj se çështja e reformës, reforma të

tilla dhe Kushtetuta, kanë të bëjnë me njerëzit e zgjuar, me udhëheqësit, me vizionin që kanë

përfaqësuesit politikë të Shqipërisë dhe të shoqërisë. Ekuacionet, dëshiroj ta them këtë gjë

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

9

Majlinda Bregu – Zoti Rakipi, do t’ju kërkoja ta përmblidhnit, për t’u dhënë kohë

edhe kolegëve.

Albert Rakipi – Ekuacionet se një parti politike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe

Bashkimi Europian janë me perëndimin, ndërsa partitë politike dhe udhëheqësit e tjerë janë

kundër perëndimit, kjo është absurde, është paradoksale, është e pavërtetë dhe s’është

ndihmuese për të bërë reformë në drejtësi dhe për të ndryshuar Kushtetutën.

Unë shpresoj shumë që reforma të kalonte në parlament, me mbështetjen dhe

konsensusin e aktorëve themelorë, të cilët janë të votuar nga shoqëria shqiptare.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Zoti Gjipali dhe zonja Vokopola, duke qenë se kolegët tuaj konsumuan pak më shumë

kohë, mendoj se duhet t’i sillni mendimet në të përbashkëtën, që ju ka bërë të paraqisni

kërkesën për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Do t’ju lutesha që të jeni sa më efikas në përdorimin

e kohës.

Fjala për ju, zoti Gjipali.

Gledis Gjipali – Po, faleminderit!

Do të përpiqem të flas sa më shkurt, sepse një pjesë e madhe e çështjeve u trajtuan,

sidomos nga Gjergji, kur parashtroi arsyen pse ne kërkuam të kemi një mbledhje të Këshillit

Kombëtar të Integrimit Europian. Nuk mund të mungonte një platformë kaq e rëndësishme,

që të mos fliste për reformën në drejtësi.

Në fakt, ju kërkoj ndjesë, sepse ndoshta jemi të vonuar dhe nuk e morëm iniciativën

më përpara, për të qenë edhe brenda të gjitha rregullave, për të bërë këtë diskutim këtu në

këtë forum kaq të rëndësishëm, që sjell palë të ndryshme për të ndihmuar procesin e

integrimit europian. Pa marrë përsipër të bëhem përfaqësues i tyre, desha të thosha se

shoqëria civile, por të paktën e një pjese të tyre ka punuar dhe ka qenë bashkëpunuese me

parlamentin.

Dua të falënderoj edhe Komisionin për Reformën në Drejtësi, që ka krijuar këtë

hapësirë. Ne kemi qenë vazhdimisht të ftuar, vazhdimisht të konsultuar për draftet e

ndryshme, për opsione të ndryshme. me kapacitetet tona, me aq mundësi sa kemi, jemi

përpjekur të kontribuojmë e të themi fjalën tonë.

Është e rëndësishme ta themi përsëri, në momentin që do të duhet një vendimmarrje

politike, dhe është shumë e rëndësishme, edhe shoqëria civile, si pjesa më e madhe e

shoqërisë shqiptare, nuk e kupton pse ka një ngërç kaq të madh për ta miratuar këtë reformë,

kur ka një mbështetje kaq të madhe edhe politike, të paktën nga deklaratat e të gjitha palëve,

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

10

edhe të qytetarëve, edhe të komunitetit ndërkombëtar, i cili e ka mbështetur këtë proces që në

fillim.

Do të doja të hiqja një paralele me reformën, në fakt nuk ishte reformë e mirëfilltë, ajo

e vitit 2008, kur Kushtetuta u ndryshua brenda natës, pa bërë konsultime as me faktorin

ndërkombëtar, as me shoqërinë civile apo grupet e interesit. Pra, pati një konsensus të

menjëhershëm politik nga palët kryesore. Ishte një reformë që, për mendimin tim, paçka se

kjo nuk ka shumë rëndësi, nuk solli zhvillime pozitive në këtë tryezë, sepse solli parti më pak

demokratike, parlament më pak cilësor, si dhe kriza të vazhdueshme politike, që pasuan. Do

të thosha se më duket e çuditshme, dhe ky është mendim i shumë organizatave, që tani nuk

mund të arrihet në një konsensus, kur palët kanë prej muajsh e vitesh që punojnë për

reformën në drejtësi, ekspertët gjithashtu, të brendshëm, të jashtëm, komuniteti

ndërkombëtar, me opsione të përfshira, me institucione të ndryshme, që nga Komisioni i

Venecias, e te misionet e tjera në Shqipëri.

Besoj se ka nevojë edhe për një shtytje tjetër dhe besoj se edhe ky këshill mund ta

japë, duke nxitur palët politike që të gjejnë konsensusin e munguar në këto orë apo ditë të

fundit, kur reforma do të ketë mundësi për t’u miratuar. Ka një kosto të madhe, jo vetëm çfarë

humbasim, por edhe aktualisht ka një kosto reforma, sepse vëmendja e madhe që i është

kushtuar kësaj çështjeje, ka lënë shumë gjëra të tjera në hije. Ne që tani kemi një kosto të

kësaj reforme. Ndaj do të duhet ta përfundojmë sa më shpejt, me sukses miratimin, për të

filluar zbatimin, i cili pastaj do të ketë nevojë për akoma më shumë mbështetje nga të gjithë

ne, nga ky këshill, por edhe nga qytetarët.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe juve!

Po, zonja Vokopola.

Zana Vokopola – Faleminderit, zonja kryetare!

Pa bërë retorikën që, të gjithë e duam reformën dhe arsyet pse e duan, duhet të them

një gjë: me ato që dëgjojmë ne si shoqëri civile, si familjarë, si miq e si shokë, ka një

informacion të pamjaftueshëm. Shumë vetë nuk e kuptojnë dallimin e një varianti nga një

variant tjetër, dëgjojmë tre liderët kryesorë, që janë të tre shumë të gatshëm, me vullnet, me

kontribute, por secili thotë: unë jam gati, por të tjerët mbase janë duke e mbajtur pezull

reformën. E gjithë kjo shkakton një kaos te ne, pasi duam të dimë se përse ka ngecur kjo

reformë. E vlerësoj shumë rolin e ndërkombëtarëve, sepse ne kemi pasur mundësi ta bëjmë

për vite me radhë këtë reformë, pa këtë rol, por nuk ia paskemi dalë, kështu që do të ishte

mirë që të pyeten si ndërkombëtarët, edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Mbasi do të kish

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

11

qenë rasti që edhe ligji i dekriminalizimit të kishte pasur faktorë të tjerë ndërkombëtarë,

shoqërinë civile e kështu me radhë.

Kontributet nuk janë asnjëherë gjëra pa vlerë. Deputetët kanë mandatin e tyre, mund

t’i hedhin rekomandimet në kosh, por mirë është t’i marrin këto rekomandime. Unë e di që

ka një skepticizëm për shoqërinë civile. Megjithatë, dua t’ju kujtoj se informimi vjen nga

shoqëria civile. Për fat të keq vjen edhe nga shumë medie, të cilat, çfarë bëjnë? Deklaratat

politike publike i ripërtypin dhe i interpretojnë edhe një herë. Populli informohet pikërisht

nga interpretimet, të cilat nuk e di se sa përkojnë me të vërtetën.

Kështu, mbase qasja e duhur do të ishte gjithëpërfshirja. Ne, përveçse e ndihmojmë

procesin, nuk e pengojmë. Si në çdo rast kur bëjmë një reformë, ne nxjerrim një mësim. Në

gjuhën angleze ju i thoni lessons learnt, ndërsa ne, në dialektin e Shqipërisë së Mesme: “Ah,

si e mësova!”, që do të thotë se nxora një mësim nga pësimi që bëra. Kështu që, për pjesën

që vjen, le ta ruajmë këtë pësim.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe juve!

Besoj se e kemi konsumuar shprehjen e shoqërisë civile.

(Zoti Pavli ndërhyn pa mikrofon.)

Urdhëro?

Darian Pavli – Shumë shkurtimisht, në qoftë se ka mundësi të flas, si përfaqësues i

Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

Majlinda Bregu – Ju lutem, mendova se e konsumuat radhën, duke qenë se ndoqët

njëri-tjetrin, shkurt, ju lutem!

Darian Pavli – Për respekt ndaj kolegëve që janë anëtarë të përhershëm, do të ndaj

shumë shkurt tri mesazhe.

Ne kemi një krizë të shtetit të së drejtës në këtë vend. Është një krizë e thellë. Në

qoftë se ka një mesazh që duam të lëmë sot, të paktën nga ana jonë, si përfaqësues të

shoqërisë civile, është niveli i gravitetit të kësaj krize, e cila jo vetëm po e gërryen

demokracinë shqiptare, por një nga elementet e vet, po gërryen edhe shanset e integrimit. Me

gjithë retorikën e të gjitha palëve, në qoftë se ka një mesazh që mbetet nga ajo që po sjellim,

shpresojmë se klasa jonë politike e ka kuptuara këtë.

Supozojmë që e ka kuptuar, përderisa është ndërfutur prej muajsh të tërë në një proces

intensiv negocimi. Supozojmë se kemi arritur në një pikë, ku kemi një marrëveshje për

superstrukturën e reformës, elementët kardinalë të saj, dhe ndoshta njerëzve që shohin lajmet

përditë u lind pyetja se përse po bëhen konferenca shtypi pa fund, hedhje e pritje, në qoftë se

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

12

kemi arritur tek elementi i fundit, në tre metrat e fundit të maratonës, që në fakt është një

teknikalitet. Janë aspekte të rëndësishme, është një proces që ka marrë kohën e tij, dhe

mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme që ta marrë kohën e vet, si dhe diskutimet pa fund

që ka pasur, sepse po ndryshojmë një pjesë të madhe të ngrehinës kushtetuese.

Edhe pse kemi marrë ekspertizën më të mirë të mundshme nga të gjitha anët e

horizontit, pyetja që mbetet pa përgjigje, por që shpresoj ta ketë përgjigjen në dyzet e tetë orët

e ardhshme, është: pse jemi në këtë pikë, kur rrezikohet gjithçka për një teknikalitet?

Mendoj se e vetmja gjë e nevojshme për ta çuar procesin deri në fund është thjesht

mirëbesimi i palëve. Shpresojmë që ta shohim mirëbesimin në negocim, përndryshe do të jetë

një dështim mirëbesimi, në fund të fundit, do të jetë një zhgënjim i jashtëzakonshëm për

qytetarinë shqiptare. Besoj dhe shpresoj se kjo qytetari do të nxjerrë konkluzionet e veta, në

qoftë se procesi nuk konkludohet.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit edhe juve!

Atëherë, kemi konsumuar kështu pjesën e dëgjesës, që shoqëria civile kishte kërkuar

me Këshillin Kombëtar të Integrimit.

Duke u dhënë tani mundësi kolegëve që të shprehen, më lejoni të them se e vlerësoj

rolin e shoqërisë civile në proces, sikurse do të kisha vlerësuar shumë që shoqëria civile të

kishte qenë përfshirë prej kohësh dhe të thoshte zërin dhe mendimin e saj, për të mos

mbërritur në momentin e fundit, për të trajtuar, për të kërkuar dhe për të ngritur një çështje

kaq të rëndësishme, sikurse është çështja e domosdoshmërisë së votimit të reformës në

drejtësi.

Personalisht, e kam thënë në fillesat e kësaj reforme, atëherë kur kjo reformë nisi, dhe

vazhdoj t’i qëndroj po aq kokëfortë mendimit se reforma në drejtësi duhet të votohet nga të

gjithë.

Bllokimi dhe mosvotimi i reformave të rëndësishme në parlamentin shqiptar ka qenë

politika antishqiptare më e turpshme, të cilën edhe dje, sa herë kam pasur mundësi, edhe në

pozicionin që kam pasur si ministre Integrimi, e kam dënuar, sepse e kam besuar se ishte e

tillë. Ata që dje ishin në opozitë, ndërsa sot janë në pushtet, e atëherë ishin tre ligje të

famshme që u bllokuan, sot kanë me të vërtetë mundësinë të qeverisin si maxhorancë, por

shqiptarët kanë humbur shumë, sepse kanë humbur kohë, kanë humbur zhvillim dhe kanë

humbur sigurinë për një qeverisje të mirë. Kam frikë se ende po vazhdojnë të humbasin.

Prandaj, vazhdoj të them me bindje, se i vetmi gardh që e ndan Shqipërinë nga Europa, është

pikërisht zbatimi i ligjit. Për të mbërritur te zbatimi i ligjit, aty duhet të jemi të gjithë.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

13

Nuk besoj se ne apo ndokush ka dëshirë që ta vrasë reformën në drejtësi, sepse askush

nuk do të marrë përsipër për të paguar koston e bllokimit të projektit altar të shqiptarëve, atë

të bashkimit me Europën.

Ne nuk mund t’i dënojmë shqiptarët, vetëm pse lojtarëve të mëdhenj politikë ua ka

qejfi të zgjedhin më shumë pantomimën politike sesa interesin kombëtar të shqiptarëve.

Unë vazhdoj të besoj se Europa është interesi ynë i parë kombëtar, i panegociueshëm,

i detyrueshëm dhe i pandryshueshëm. Votimi i reformës në drejtësi nga të gjithë ne është

interesi ynë kombëtar. Mosvotimi i saj jo vetëm që nuk është interesi ynë kombëtar, por

sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë interesi politik i asnjë force politike.

Thënë këtë, duke ju falënderuar për mendimet tuaja, duke ju bërë ftesën që, gjatë

vijimit të punimeve të këtij këshilli dhe proceseve të tjera të anëtarësimit të Shqipërisë në BE,

të jeni sa më aktivë, po ua jap mundësinë kolegëve që të shprehen: së pari, zonjës Gjosha,

ministre e Integrimit, dhe pastaj zotit Bylykbashi. Nuk e di nëse kolegë të tjerë duan fjalën.

Kam përshtypjen se më pas do të jetë zoti Balla, e zoti Bumçi.

Pastaj, besoj, ambasadorët duhet të më thonë nëse duan të shprehen.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Atëherë, pastaj do ta marrë fjalën zonja Vlahutin, ambasadorja e Holandës dhe zoti

Xhafaj.

Atëherë, zonja Gjosha dhe zoti Bylykbashi janë të parët. Po ju kujtoj vetëm që të keni

mundësi t’i sintetizoni mendimet, për kohën.

Faleminderit!

Klajda Gjosha – Faleminderit, zonja Bregu!

Në radhë të parë, unë dëshiroj të falënderoj shoqërinë civile për thirrjen e kësaj seance

të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fakt, kjo jo për të tërhequr vëmendje apo për

të bërë kritikë, unë do ta quaja, pak të vonuar.

Këshilli Kombëtar i Integrimit ka një vit që është krijuar, ndërsa debati për reformën

në drejtësi ka filluar prej një viti e gjysmë. Unë do të thosha se shoqëria civile duhej ta kishte

kërkuar me kohë këtë debat, duhej ta kishte ngritur këtë çështje me kohë.

Vetë fakti se ne jemi mbledhur këtu sot, ndonëse jashtë rregullores dhe në një thirrjeje

prej jo më pak se njëzet e katër orësh për t’u mbledhur këshilli, në fakt tregon se sa i

rëndësishëm është zëri i shoqërisë civile për reformën në dritësi, por edhe për të gjitha

reformat e tjera, që vendi do të ndërmarrë më pas. Në fakt, e mira do të ishte që kjo të

shërbente edhe si një mësim për të gjithë ne, për të qenë më aktivë në procesin e reformave të

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

14

vendit, por edhe në procesin e integrimit të vendit për të ardhmen, sepse kohë edhe më të

vështira do ta presin Shqipërinë.

Dëshiroj në këto momente të falënderoj edhe punën e bërë nga tre negociatorët e tri

partive politike kryesore në vend! Ky duhet të ishte mesazhi kyç që Këshilli Kombëtar i

Integrimit duhet të përmbajë sot: konsensusi mes palëve. Reforma pa konsensus nuk dihet se

çfarë do të sjellë ditën e nesërme. Reforma pa konsensus mund të sjellë destabilitetin politik.

Unë nuk mendoj në asnjë moment se ka këtu ndonjë përfaqësues të politikës shqiptare, të

shoqërisë civile, të çdo qytetari shqiptar dhe të të gjithë ndërkombëtarëve prezentë në këtë

tryezë, por edhe të Komisionit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dëshirojnë

destabilitetin e këtij vendi. Është kyç për vazhdimësinë e procesit të integrimit, është kyç për

të ardhmen e qytetarëve tanë. Në këtë moment mesazhi kryesor duhet të jetë ai që, në fakt,

doli edha nga Komisioni i Jashtëm sot në mëngjes, nga Komisioneri Hahn, por edhe nga

shumë eurodeputetë të tjerë, duhet patjetër të gjendet një zgjidhje konsensuale. Kjo do t’i

hapte rrugë zhvillimit të vendit, implementimit të mirë të reformës në drejtësi dhe mbi të

gjitha procesit të integrimit të vendit.

Ju falënderoj!

Shpresoj që edhe në momentet në vijim të jemi edhe më aktiv me njëri-tjetrin për ta

çuar reformën deri në fund me sukses në datën 21 korrik.

Majlinda Bregu - Faleminderit!

Po, zoti Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi – Faleminderit, zonja Bregu!

Sot do të kisha dashur që të komunikoja lajmin e mirë që mbrëmë u arrit marrëveshja.

Në fakt, mbrëmë në një pikë të shtyrë të negociatave ne të gjithë ramë dakord, madje

raportuam në mënyrë informale që marrëveshja ishte arritur, sepse u ra dakord pothuajse për

të gjitha çështjet, mund të them për të gjitha çështjet me faktorët, po them, përfaqësuesit

politikë në atë negociatë, por edhe me partnerët që na japin asistencën, ato që mbyllin

çështjen e vetme të këtyre negociatave, që do të na çonte me sukses drejt përmbylljes së

reformës.

Për fat të keq, dua të them që për dy çështje marrëveshja u rikthye dhe nuk ishte e

mundur të mbyllej, dy çështje të cilat sigurisht që kanë të bëjnë me elementet thelbësore,

dikush mund ta vendosë edhe te sovraniteti, unë besoj se kanë të bëjnë me dinjitetin, qoftë si

individë, ne në atë që presim nga reforma në drejtësi, që të gjithë ne presim, jo të gjithë sot

jemi politikanë për të gjithë kohën, duhet të jemi dhe njerëz të thjeshtë, por edhe ky vend, për

atë që pret, të hyjë me dinjitet dhe në dhjetor t’i hapen negociatat. Pra, unë besoj se është një

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

15

moment për keqardhje që mbrëmë nuk arritëm dot ta mbyllnim, ama u draftua dhe e gjitha

ishte pothuajse gati për firmë.

Besoj se çdo shqiptar, jo politikan, e kupton shumë mirë se ka ikur larg koha kur

dikujt mund t’i privohen të drejtat pa një proces të rregullt dhe pa i dhënë prova dhe faktet.

Pse dikush nuk duhet të ketë një të drejtë, përfshirë atë për të konkurruar për një post publik?

Është e drejta e gjithkujt prej nesh ta kërkojmë këtë, të konkurrojmë, madje mund edhe të

mos zgjidhemi në një funksion publik, por të drejtën për të konkurruar për një pozicion qoftë

edhe kushtetues e ka çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë nuk mund të

pengohet pa garantuar që dikush të shohë të paktën arsyet pse, si dhe pa garantuar një proces

të rregullt me të cilin ai mundet ta rikuperojë këtë të drejtë, përndryshe jemi në shkelje të

Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Dokumentit të Kopenhagenit, Konventës

Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe çdo parimi kushtetues që kemi sot. Unë besoj se kjo ka

të bëjë me dinjitetin dhe jo me sovranitetin tonë si shqiptarë. Po ashtu besoj që jemi një vend,

i cili, ashtu si të gjitha vendet e tjera të Europës, duhet të ketë një proces dinjitoz me të cilin

do të bëjë reformën në drejtësi, duke përfituar 100% nga asistenca e shkëlqyer dhe

vullnetmirë e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, për të bërë atë që ne për shumë vite jemi të

bindur se reforma në drejtësi është e domosdoshme si uji për çdo individ. Por sigurisht ne

duhet t’u shmangemi modeleve që e ulin menjëherë kredibilitetin e këtij shteti, i cili shpreson

që në dhjetorin e këtij viti të marrë një ftesë për hapjen e negociatave. Sigurisht, modele si

Liberia, Ruanda, Timori Lindor, Kolumbia, Sudani i Jugut, ku procese të rëndësishme ku të

gjithë biem dakord, sado masa ekstreme duhet të bëhen, duhet të bëhen nëpërmjet një procesi

që është dinjitoz, përveçse garanton të drejta. Besoj se nga këto dy çështje të mbetura ne do të

arrijmë një marrëveshje nëse do të ketë vullnet për të punuar, përndryshe nëse është për të

dalë dhe për të bërë deklarata te Pallati i Brigadave apo për të bërë deklarata në 12 e gjysmë

për të vënë gishtin e fajit, në të majtë apo në të djathtë, tregojnë qartazi mungesë vullneti për

ta bërë atë që presin shqiptarët.

Mua më bëri përshtypje ndërhyrja e zonjës Vokopola që tha se kemi shumë mungesë

informacioni, shpeshherë bazohemi tek interpretimi i interpretimeve. Shumë shqiptarë nuk e

dinë se çfarë do të jetë kjo reformë në drejtësi.

Shpresoj që shumë prej jush do të jeni këtu për të protestuar apo edhe të thirrur në

mbledhje të ngjashme kur në harkun e pak viteve kjo strukturë kushtetuese me shumë

probleme brenda, që e thonë të gjithë ekspertët, të majtë dhe të djathtë, do të fillojë të kriset

dhe ndoshta do të shembet. Do të na duhet përsëri të ulemi për të negociuar një reformë të re

në drejtësi, por kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ne sot të kemi mundësinë që

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

16

nëpërmjet një reforme në drejtësi t’i japim një shkundje kësaj drejtësie të korruptuar. Të jeni

të sigurt që diçka e tillë do të ndodhë. Mund të na duhet edhe të mbyllim sytë sot dhe të ecim

përpara për ta miratuar këtë reformë në drejtësi. Secili t’i bëjë thirrje koshiencës së tij, por ajo

që është më e rëndësishme është që ne duhet ta kuptojmë drejt se këtë reformë drejtësie e

bëjmë, sepse i duhet gjithsecilit prej nesh. Nuk ka rëndësi nëse kemi ndonjë veshje

politikani, të një institucioni tjetër apo qytetari të thjeshtë.

Dje ne treguam qartë se ishim jo vetëm të predispozuar, por u bë edhe përpjekja e

fundit që në datën 21, të paktën deputetët të kenë mundësi të votojnë një reformë që zgjidh

elementët thelbësorë, siç është moskapja politike e procesit të reformës, e instrumenteve që

do të çojnë në zbatimin e reformës dhe nga, ana tjetër, të garantojmë se do të kemi një luftë

efikase për antikorrupsionin. Nuk është vetingu antikorrupsioni. Kjo është një e pavërtetë e

madhe, që u thuhet shqiptarëve, sepse nuk mundet që një gjyqtar, një prokuror i korruptuar të

shkojë në shtëpi me pension, sepse u gjet me pasuri të dyfishuar. Jo! Normalisht duhet t’i

vihet pas prokuroria për ta çuar në burg. Megjithatë nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ne

të bëjmë diçka që në fund fare, duke garantuar dinjitetin e të gjithëve, duke përfituar në

mënyrë maksimale nga një vullnet i jashtëzakonshëm i partnerëve ndërkombëtarë në

kryeqytetet qoftë të BE-së, qoftë të Uashingtonit, ne duhet të bëjmë hapa përpara. Pastaj në

përpjekjet e fundit edhe për teka, të cilat penguan mbrëmë arritjen e kësaj marrëveshje, të

gjendet një zgjidhje.

Majlinda Bregu – Zoti Bumçi, shpresoj se do të merrni më pak kohë sesa zoti

Bylykbashi.

Aldo Bumçi - Do të marr kohën e nevojshme.

Faleminderit!

Dëshiroj ta filloj duke thënë se opozita shqiptare i ka bërë një shërbim të

jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë, që ju sot jeni këtu për t’i përfaqësuar, por i

përfaqësojmë dhe ne, sepse jemi të votuar. Ju në një farë mënyrë simbolike sillni zërin e

qytetarëve. E mira e madhe që ka bërë opozita? Përkundrazi ka një vit fushatë denigruese të

turpshme që godet opozitën sikur nuk e do reformën. Nuk ka fushatë më të turpshme për në

një vend me një përvojë kaq të shkurtër në demokraci të godasësh opozitën, jo PD-në, por

opozitën, edhe këta kur ishin dje në opozitë. Çdo vend ka qeveri, jo të gjitha vendet kanë

opozitë. Ne e kemi 25-vjeçare. Çfarë e mire i vjen Shqipërisë që të godasësh opozitën?

Fushatë ku bëhet thirrje për blerje votash, të shkatërrosh opozitën? Çfarë e mire publike vjen

të blesh opozitën? Të shkatërrosh opozitën, ta tregosh me gisht?

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

17

Demokracitë perëndimore kanë dalë në këtë përfundim: qeveria është problemi se

qeveria ka në dorë jetën tonë, taksat, vendimet. Njerëzit merren me qeverinë. Në Shqipëri

thonë opozita është problemi. Kemi një vit që dëgjojmë se opozita është problemi.

Të vijmë në shembuj konkretë. Do t’ju jap tri shembuj për t’ju thënë se çfarë të mire

ka bërë opozita për të gjithë qytetarët shqiptarë, edhe për qeverinë nesër. Në variantin e parë,

i cili kaloi në parlament, nuk ngeli në letër, Byroja Kombëtare e Hetimit ishte në varësi të

ministrit të Brendshëm. Më thoni, cili qytetar shqiptar, përveç militantëve që duan ta zhdukin,

ta shkatërrojnë kundërshtarin, cili qytetar i arsyeshëm shqiptar ndihet i sigurt që ministri i

Brendshëm, nuk po e lidh me emrin e përveçëm, por çdo ministër i Brendshëm, edhe kur

kemi qenë neve në qeveri, ministri i Brendshëm të ketë hetimin, përgjimin në dorë? A kemi

një histori vrasjesh të kundërshtarit? T’i lësh në dorë në këtë klimë agresive politike, ne jemi

si një luftë civile pa të vrarë, t’i japësh ministrit të Brendshëm hetimin, përgjimin dhe

gjithçka do të thotë t’ia sulësh kundërshtarit politik, mediet, biznesin, çdo kujt që del kundër.

A ishte kjo në të mirë të Shqipërisë? Kjo kaloi para dy vjetësh. Ne e dërguam në Gjykatën

Kushtetuese, e cila e rrëzoi dhe Komisioni i Venecias tha: “Nuk mund të jetë në varësi të

ministrit të Brendshëm”. U ulëm bashkërisht dhe ramë dakord që të ishte te Prokuroria e

Përgjithshme, por e pavarur, me status special. Pra, paska zgjidhje. Zgjidhja e parë ishte e

dëmshme, nuk sillte gjë të mirë. Si ka mundësi që erdhi kjo zgjidhje kaq e dëmshme? Çdo

qytetar shqiptar do të thoshte: “Bën mu”. Nuk mund ta ketë ministri i Brendshëm, që është

njeri politik. Si na erdhi kjo zgjidhje? A kaloi kjo zgjidhje?

Çështja e dytë, Komisioni i Venecias tha që nëse institucionet e reja, sepse gjithçka

bëhet nga fillimi, ky është një tërmet që rrëzon gjithçka dhe niset nga fillimi, të gjitha

institucionet e reja, te varianti i parë i qeverisë ndërtoheshin me 84 vota, me tre të pestat.

Gjithçka nga e para ndërtohej me 84 vota. Kush i ka 84 vota? Qeveria e radhës i ka. Shumë

mirë. Çfarë tha Venecia? Nëse institucionet e reja, nga fillimi në fund, do të bëhen me 84

vota, kjo është kapje dhe çimentim i drejtësisë, këtë tha Venecia. Nëse ne nuk do ta godisnim

këtë, do të kishim sot institucione të ndërtuara nga një krah.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ai krah që ka pushtetin thotë: “Shumë mirë do t’i ndërtojmë ne”. A është kjo një e

mirë publike? Besoj se qytetarët janë lodhur duke dëgjuar: paragrafi 88 i Venecias. Ai thoshte

si ta zgjidhim që të mos ketë kapje. 88-a i jepte opozitës përfaqësim, pjesëmarrje në proces.

Këtë e kërkuam dhe e arritëm, besoj se është një nga pikat që është dakordësuar.

Pika e fundit, Venecia ka ngritur shumë çështje, por unë po përmend tri kryesoret:

Byronë Kombëtare të Hetimit, kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe, e fundit që thotë

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

18

Venecia: “Varianti i qeverisë...”, që i shkoi në shtator vjet “...nuk respekton Konventën

Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Çfarë varianti qenka ky që shkel Konventën Europiane

të të Drejtave të Njeriut? Si mund të kemi frikë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të

Njeriut? A është sot për të gjithë pronarët shqiptarë, për të gjithë pronarët, që u themi ish-

pronarë, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut shpëtimi i vetëm nga të gjithë, edhe nga

ne? A është shpëtimi i vetëm, ku kanë marrë të drejtën e pronës, të cilën nuk e kanë marrë

dot? Si mund të kemi frikë nga kjo gjykatë? Si mund të mohojmë praninë e Gjykatës

Europiane për të Drejtat e Njeriut? Si mund t’i mohojmë një proces të rregullt? Këto tri

çështje nuk janë sot, as Byroja nuk është më në Ministrinë e Brendshme, sepse u vu në lëvizje

opozita shqiptare; as kapja dhe çimentimi, sepse u vu në lëvizje opozita shqiptare. Pra,

paskemi bërë një të mirë publike, por agjitacioni dhe propaganda, që nuk e kemi në dorë, se

jemi në opozitë, thotë se ne jemi e keqja.

Siç e shpjegoi zoti Bylykbashi, mbrëmë marrëveshja është arritur; për të gjithë

qytetarët shqiptarë mbrëmë është arritur marrëveshja. Mund të jap edhe detaje se edhe kanë

ngrënë kur kanë arritur marrëveshjen, është shkruar dhe pastaj është prishur. Kush ka pasur

interes të prishë marrëveshjen kur është arritur mbrëmë? Unë mund të spekuloj dhe të them

se ka interes ai person që nuk ka asnjë bilanc politik në tre vjet. Çfarë do t’u thotë qytetarëve

shqiptarë? Çfarë ka bërë në tre vjet kjo qeveri? Nuk ka asnjë bilanc. Mund të dalë vetëm me

një fabul: ne duam drejtësinë, këta nuk e duan drejtësinë.

Në fund, shpresoj që urtësia të mbizotërojë. Të godasësh opozitën nuk të vjen asnjë e

mirë. Shqipëria e ka provuar 50 vjet pa opozitë se çfarë ka ndodhur. Jemi shumë afër

zgjidhjes. Mbrëmë u arrit, por është prishur në 2 të natës. Është arritur dhe është prishur.

Kemi shumë mundësi ta arrijmë. Kemi bërë këtë rrugë të gjatë.

Ne jemi për marrëveshje, duke zbatuar Venecian që thotë: “Nuk mund të jetë hetimi

te Ministria e Brendshme, nuk mund të ketë kapje, çimentim të drejtësisë, nuk mund të ketë

dhunim të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Ne e votojmë marrëveshjen me

këto kushte.

Faleminderit!

Majlinda Bregu - Faleminderit, zoti Bumçi!

Për barazi do t’ua jap fjalën dy kolegëve të maxhorancës, zotit Xhafaj dhe zotit Balla.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ndajeni mes jush se cili është i pari në partinë tuaj.

Fatmir Xhafaj - Faleminderit, zonja drejtuese e këshillit!

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

19

Së pari, dëshiroj t’u jap vlerësimet maksimale përfaqësuesve të shoqërisë civile për

iniciativën e tyre. Me thënë të drejtën nuk arrita dot asnjëherë ta kuptoj pse kërkojnë aq

shumë ndjesë se ishin 24 orë para dhe jo pesë ditë para në këtë sallë, kur këtu në këtë sallë

deputetët e nderuar, përfshirë edhe unë që jam këtu, kanë pasur fatin e madh të ndryshojnë

Kushtetutën në 24 orë dhe jo të bëjnë një mbledhje të Këshillit të Integrimit dhe për një

çështje kaq madhore sa është çështja e reformës në drejtësi, por unë më shumë sesa për këtë

dëshiroj t’i falënderoj për prezencën e tyre sot, për iniciativën që kanë ndërmarrë, për

mënyrën sesi e kanë përcjellë këtë proces gjatë këtyre dy vjetëve, për prezencën e tyre aktive

gjatë procesit të konsultimit të reformës në drejtësi, për kontributet që kanë dhënë gjatë

pjesëmarrjes së tyre në këto tryeza, por edhe kontribute me shkrim, për ta përmirësuar më tej

projektin kushtetues dhe jo vetëm atë, por të gjithë projektin e kuadrit ligjor, që ka sjellë

ndryshime në kuadër të kësaj reforme thelbësore!

Natyrisht, ky është Këshilli për Integrimin dhe e para që të shkon në mend është se

reforma është e lidhur me integrimin, pa dyshim që po. Përpara se të jetë e lidhur me afatet

integruese të vendit, reforma në drejtësi është një reformë për qytetarët shqiptarë, është një

reformë për të ardhmen e shtetit shqiptar, për të ardhmen e funksionimit të demokracisë dhe

shtetit të së drejtës në vend, është një reformë për fëmijët tanë. Është fare e thjeshtë. Të gjithë

flasin këtu, se nuk ka drejtësi në këtë vend, që drejtësia shitet dhe blihet si një mall, që ka një

drejtësi për politikën dhe ka një drejtësi për qytetarët; ka një drejtësi për politikën, që shkon

drejtësia te politika dhe ka një drejtësi për qytetarët që rrinë me ditë, me muaj dhe me vite

para dyerve të prokurorisë dhe të gjykatës. Këtë duam të ndryshojmë ne, këtë kërkon të

ndryshojë kjo reformë, pikërisht që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë. Por drejtësia nuk

mund vetëm të jepet, por duhet të ndihet si e drejtë dhe, që të ndihet si e tillë, duhet

domosdoshmërish të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm. Këtë bën vetingu, as më

shumë dhe as më pak. Drejtësia duhet t’u japë zgjidhje disa problemeve të mëdha që ka

shoqëria shqiptare sot, korrupsionit të madh, që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare dhe që

pengon zhvillimin e mëtejshëm integrues të vendit. Prandaj reforma në drejtësi sjell një sërë

instrumentesh të rëndësishme, që jo vetëm kontribuojnë që sistemi vetë të jetë i pastër dhe i

ndershëm, por nga ana tjetër të jetë edhe efiçient për të vepruar. Ja, këtë bën reforma në

drejtësi! Kjo reformë kërkon të sjellë barazi, pavarësi, pikërisht sepse sot institucionet e

sistemit të drejtësisë, gati 100%, dominohen nga interesat e politikës dhe nga vendimmarrja e

politikës. Reforma e përmbys këtë sistem, e largon ndikimin e politikës në procesin e

emërimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke i dhënë drejtësisë pavarësinë e

munguar në vite. Të mos harrojmë që jo më larg se viti 2012, në këtë sallë është bërë një

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

20

mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, kam qenë në opozitë në atë kohë, kam propozuar, as

më shumë e as më pak me kolegët e mi, zoti Bumçi, që gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese

dhe në Gjykatën e Lartë të emëroheshin me 3/5-at dhe u rrëzua, sepse u quajt “dhunë e

pakicës mbi shumicën”, por sot Komisioni i Venecias nuk ka thënë që 3/5-at është e gabuar,

përkundrazi, do të bëj dhuratë opinionin final të Komisionit Venecias, ku është shkruar e zeza

mbi të bardhë: 3/5-at është një standard kushtetues, por në kushtet e krijuara dhe për shkak të

mosbesimit, të paktën për këtë radhë, mund të bëhet edhe 2/3-at, por më pas përsëri duhet të

mbetet me 3/5-at, sepse është në logjikën kushtetuese, por është edhe në praktikën

kushtetuese të këtij vendi, që po kërkon të bëjë këtë reformë të thellë kushtetuese, që kërkon

t’i emërojë gjyqtarët me 2/3-at, ndërkohë që Presidentin e Republikës e emëron me 71 vota

në parlament.

Dua t’i kthehem tani çështjes së rolit të ndërkombëtarëve. Nuk e di, edhe dikush nga

përfaqësuesit e shoqërisë civile përdori një shprehje lidhur me pavarësinë në këtë proces.

Majlinda Bregu – Do të doja vetëm t’ju kujtoja kohën, ju lutem!

Fatmir Xhafaj – Po.

Dua të them se, nga dita e parë, kjo ka qenë një reformë shqiptare dhe është e tillë,

sepse është iniciuar në nëntor të vitit 2014 në Kuvendin e Shqipërisë për ta bërë këtë reformë

të këtyre përmasave. Ndërkombëtarët i janë bashkëngjitur këtij procesi dhe domosdoshmërish

duhet ta bënin këtë gjë, sepse bëhej fjalë për një reformë të thellë dhe nevojë për standarde

ndërkombëtare, si dhe për certifikim ndërkombëtar. Por po flasim edhe për një cilësi të lartë

në implementim. Për çfarë bëhet fjalë, që ta kuptojnë të gjithë? Këtu bëhet fjalë, as më shumë

e as më pak, për një rol thelbësor të ndërkombëtarëve, i cili, as ky nuk është vendimmarrës,

që 21 njerëzit që do të bëjnë vetingun, për herët të parë të vetohen dhe të vlerësohen vetë.

Pra, kontrollorët që do të bëjnë kontrollin të jenë të kontrollueshëm.

Në kushtet që ne kemi, ku i gjithë sistemi do të jetë pjesë e vetingut, asnjë nga ata nuk

mund të bëjë vetingun e atyre që do t’i vetojë nesër dhe për këtë arsye iu dhamë një rol

ndërkombëtarëve, por që edhe ky nuk është rol thelbësor, sepse vendimmarrja i përket

parlamentit shqiptar të shprehet në mënyrë të pavarur nëse është apo nuk është dakord edhe

me opinionin e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët i duam kur duam të bëjmë projekte,

investime, kur duam të hyjmë në NATO, kur duam të hyjmë në BE, por i duam me rregullat

tona, sepse mund të prishin qetësinë tonë. Kjo është e gjitha, nuk ka asgjë më shumë e as më

pak! Për 21 veta bëhet fjalë për një rol aktiv të ndërkombëtarëve, e gjithë pjesa tjetër janë

thjesht staf i ekipit që shërbejnë për vetingun, pra i komisionerëve shqiptarë që do të bëjnë

procesin e vetingut. Kjo është e vërteta, të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë. Unë shpresoj dhe

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

21

dua të besoj se dita e enjte do të jetë një ditë reflektimi për të gjithë klasën politike shqiptare,

për deputetët e parlamentit shqiptar për të bërë një të mirë të madhe, jo aq për veten e tyre,

padyshim që jo, por për shqiptarët, për t’u dhënë atyre drejtësinë e munguar, të mohuar në

gjithë këta vjet.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit!

Zoti Balla.

Taulant Balla – Në fakt, në momentin që e filluam këtë takim, në Parlamentin

Europian u mbyll një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Politikës së Jashtme, e cila

në pikë të parë të rendit të ditës kishte diskutime për reformën e drejtësisë në Shqipëri. Si

pikë të dytë kishte zhvillimet në Turqi dhe më pas sulmet terroriste në Nisë dhe Gjermani.

Kjo tregon se çfarë rëndësie i jep Parlamenti Europian reformës në drejtësi në Shqipëri, që

diskuton pikërisht atë të parën, kurse ne zgjatemi këtu me fjalime, të cilat i kemi dëgjuar gjatë

gjithë kësaj kohe. Sot dëgjuam argumente të tjera kundër reformës në drejtësi, ndërkohë

themi se kemi mbetur vetëm te çështja e vetingut dhe shqiptarët gjykojnë.

Unë, si nënkryetar i Këshillit të Integrimit, sot kam vetëm dy fjalë. Do i drejtohem

çdo deputeti pa dallim, të majtë, të djathtë, të qendrës, si të doni ju. Për asnjë arsye nuk mund

t’i lejojmë vetes të shohim se si Shqipëria jonë, në vend që të çelë në tetor dyert e Bashkimit

Europian, duke filluar negociatat për t’u anëtarësuar më pas në Bashkimin Evropian, jo vetëm

që ta humbë këtë mundësi që të gjithë e dinë, por të nxijë imazhin e vet, si vendi që nuk pati

kurajën të kalojë reformën në drejtësi, për shkak të deputetëve të vet në parlament, si dhe

pengoi ose, nëse doni, refuzoi përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë në procesin e pastrimit

të sistemit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Kush mendon në

Kuvendin e Shqipërisë se përfshirja e partnerëve tanë strategjikë në këtë proces është

pushtimi i Shqipërisë, gabohet rëndë, përkundrazi, ky nuk është fare pushtim, por është një

çështje bazike, sigurie dhe stabiliteti në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe në rajon, sepse

vëmendja e shtuar e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian tregon pikërisht rëndësinë që ka

Shqipëria strategjikisht dhe se reforma në drejtësi është, nëse doni, edhe një reformë e

karakterit të sigurisë dhe strategjike.

Nëse nuk e votojmë ditën e enjte këtë reformë, merreni me mend se ç’mund të

mendojë çdo mik i Shqipërisë jashtë saj, çdo partner, çdo i huaj nëse dëgjon që një vend që

po troket për të hapur dyert e negociatave, ka refuzuar të fusë në shtëpinë e vet partnerët që

duan të ndihmojnë për të pastruar shtëpinë e tij. Këta duan të pastrojnë shtëpinë tonë, ne u

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

22

themi: Jo, nuk kemi nevojë të na ndihmoni ju për të pastruar shtëpinë tonë! Mjaftojnë këto

pak argumente për të hedhur poshtë me përbuzje barsoletat me sovranitet.

Faleminderit!

(Deputeti Spaho ndërhyn pa mikrofon.)

Majlinda Bregu – Zoti Spaho, të mirëkuptohemi!

E ka kërkuar fjalën edhe zoti Bode. Do t’ia jap fjalën ambasadores, e cila ka kërkuar

fjalën dhe, siç ju thashë edhe pak më parë, e kisha njoftuar rendin, pastaj do t’u kthehem

përsëri diskutimeve dhe do t’jua jap edhe juve fjalën. Dakord?

Edmond Spaho – Dakord.

Romana Vlahutin – Faleminderit shumë!

E nderuara zonja kryetare,

Të nderuar anëtarë të këtij komisioni,

Të nderuar kolegë, por, së pari, më lejoni të them të nderuar qytetarë të këtij vendi!

Jemi mbledhur sot këtu 48 orë përpara votimit të reformës më të plotë të sistemit të

drejtësisë. Më duket pak surreale që ka ende një ndjesi pasigurie për një çështje të cilën 90%

e qytetarëve shqiptarë e kërkojnë dhe japin mbështetjen e tyre.

Ju dini çdo gjë për këtë reformë dhe nuk është e nevojshme që unë të përsëris sesa e

rëndësishme është reforma për demokracinë e vendit tuaj, por jo vetëm për demokracinë, por

edhe për lirinë, dinjitetin e qytetarëve tuaj dhe për të ardhmen europiane. Ju, po ashtu, jeni më

se të ndërgjegjshëm edhe për pasojat në rast se votimi do të dështojë dhe nuk dëshiroj që të

përsëris edhe një herë të gjitha këto gjëra sërish. Megjithatë, dëshiroj t’ju them dy gjëra.

Së pari, më lejoni të them që në emër të Bashkimit Europian jam tejet krenare për

gjithçka që ne kemi bërë dhe që kemi mundur të bëjmë në këta dy vjetët e fundit të gjithë së

bashku në një partneritet të vërtetë ndërmjet Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe Shteteve të

Bashkuara të Amerikës. Ne kemi punuar shumë, me mirëkuptim e në mirëbesim dhe me asgjë

tjetër përveç synimeve dhe qëllimeve më të mira të mundshme. Kjo për arsye se qytetarët e

Shqipërisë janë treguar fare të qartë: ata duan që vendi i tyre të bëhet shtet anëtar i Bashkimit

Europian, ata duan që të jetojnë në një vend të sigurt, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë

përpara ligjit dhe ku drejtësia nuk mund të blihet për 50 mijë euro, për 5 milionë euro, për

çfarëdolloj shume, apo për çfarëdolloj gjëje tjetër.

Ne kemi punuar shumë dhe kjo për arsye se një Shqipëri e sigurt, stabël, në të cilën

sundon në mënyrë të plotë ligji dhe shteti i së drejtës është në interesin strategjik të të gjithë

rajonit, por edhe të gjithë Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të tij. Ne kemi punuar

shumë, për arsye se qytetarët e Shqipërisë e kanë treguar ndër vite, se në momentet kur ata

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

23

kanë pasur nevojë, Europa u ka qëndruar pranë dhe ata mund të mbështeteshin tek ajo. Tani,

ju të gjithë mund ta dini që edhe ju vetë mund të vazhdoni të mbështeteni tek Europa.

Po ashtu, dëshiroj t’ju them që jo vetëm ne në Shqipëri, por Bashkimi Europian,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brukseli dhe Uashingtoni vërtet ju thamë se jemi të çuditur

që pothuajse pas dy vjetëve punë dhe qindra orësh diskutime nga më të ndryshmet, papritur e

pa kujtuar, e vetmja çështje që në fund del dhe lind si problem, është roli i komunitetit

ndërkombëtar.

Në mënyrë që të jetë e qartë publikisht, që prej fillimit të gjitha partitë politike në

qendër, në të majtë dhe në të djathtë, na kanë thënë se ka kaq shumë mungesë besimi

ndërmjet tyre dhe në institucionet e gjyqësorit, sa vetëm një përfshirje e madhe e

ndërkombëtarëve do të mund sillte kredibilitetin apo besueshmërinë e duhur dhe të

mjaftueshme në të gjithë këtë proces.

Që prej fillimit, komuniteti ndërkombëtar e refuzoi ndërmarrjen e një roli ekzekutiv

dhe, më besoni kur ju them se jemi zënë me njëri-tjetrin, madje mund t’ju them që ka shumë

persona në këtë sallë që mund ta dëshmojnë këtë që po them tani.

Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një

vend anëtar me të drejta të plota në NATO dhe për këtë arsye duhet që të marrë përsipër

përgjegjësitë e saj. Ajo që ne mund të bëjmë dhe do të bëjmë, është të krijojmë një mision të

shëndetshëm monitorimi ndërkombëtar, i cili të ketë të drejta të mjaftueshme procedurale, në

mënyrë që prania e vet të jetë e rëndësishme, e duhur dhe të bëjë ndryshimin, si dhe këto të

drejta të jenë të mishëruara në shtojcën e Kushtetutës, në mënyrë që këto masa të

përkohshme, që kanë të bëjnë me vetingun apo vlerësimin, të mos sfidohen në një fazë tjetër.

Kjo duket sikur është e vetmja çështje problematike.

Çuditërisht ishim dakord të gjitha palët, madje edhe u votua në parim në Komisionin e

Posaçëm për Reformën në Drejtësi deri kur papritur para dy javësh roli i Operacionit

Ndërkombëtar të Monitorimit, për sa i përket vlerësimit të kandidatëve për komisionerët dhe

vetingun, u bë problem.

Në fakt, për këdo që punon në Shqipëri apo me Shqipërinë dhe të gjithë ata që

punojnë me shqiptarët në përgjithësi, duke e ditur se jo vetëm se sa shumë punojnë ata, por

me sa respekt dhe në mënyrë miqësore shqiptarët i trajtojnë miqtë e tyre të huaj, partner apo

aleat, kjo është shumë e çuditshme dhe na bën të mendojmë.

Në këtë reformë jemi të gjithë së bashku, jo sepse ndokush dëshiron të cenojë

sovranitetin e Shqipërisë, por për arsye se qytetarët shqiptarë e kanë thënë qartë dhe me zë të

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

24

lartë, me një maxhorancë dërrmuese, që ata dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian

dhe kjo është arsyeja pse ne u përfshimë.

Puna jonë e përbashkët është që ne të ndihmojmë apo të asistojmë në ndarjen e plotë

të pushteteve, duke e hequr politikën dhe duke e çuar larg gjyqësorit, pra duke bërë të mundur

që sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës dhe vërtet i pavarur. Gjendja e gjyqësorit në

Shqipëri është e tillë, që kërkon masa të përkohshme, të jashtëzakonshme. Komisioni i

Venecias i ka shqyrtuar këto masa të jashtëzakonshme e të përkohshme dhe ka thënë që këto

janë në përputhje të plotë me standardet europiane.

Për ta mbyllur, dëshiroj të them që kam besim të plotë se kjo reformë do të votohet

këtë të enjte në datën 21 korrik.

Dua të them që ndoshta disa prej jush mendojnë që unë jam naive, në fakt, unë besoj

që, në fund të fundit, qytetarët shqiptarë ju kanë zgjedhur ju që t’i përfaqësoni ata dhe ata e

kuptojnë fare mirë se për çfarë bëhet fjalë. Unë jam tërësisht e bindur që thellë-thellë të gjithë

e kuptojnë që përgjegjësia përfundimtare, e vetmja juaja qëndron ndaj sovranit në demokraci

dhe kjo është një përgjegjësi si individuale dhe politike, si dhe sovrani që është populli.

Data 22 korrik do të jetë dita e parë e një beteje të re dhe e një pune shumë më të

madhe, e cila duhet bërë nga të gjithë ne, për arsye se zbatimi i kësaj reforme do të kërkojë

kohë, durim, por edhe shumë përpjekje. Vendet e tjera që kanë qenë në tranzicion ia kanë

dalë mbanë, po kështu do t’ia dalë mbanë edhe Shqipëria.

Faleminderit të gjithëve ju, popullit shqiptar dhe të gjithëve për një partneritet tejet të

fortë, dhe kjo gjithnjë në të mirë të qytetarëve të guximshëm të këtij vendi!

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zonja Vlahutin!

Ka kërkuar fjalën ambasadorja e Holandës dhe ambasadorja e Gjermanisë.

Dewi van der Weed – Faleminderit shumë!

E nderuar zonja kryetare,

Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri,

Të nderuar qytetarë të Shqipërisë,

Së pari, dëshiroj të theksoj gjithçka që ka thënë ambasadorja e Bashkimit Europian,

Romana Vlahutin, dhe që ka qenë tejet e qartë në mesazhin e dhënë.

Ndërkohë që ne jemi të ulur në këtë sallë, duket sikur ka ndarje të thella në këtë

parlament, pra në këtë vend, por, në fakt, të gjithë janë të bashkuar drejt një ambicieje të qartë

të të gjithë shqiptarëve dhe kjo ambicie është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

25

Të gjithë ju keni punuar shumë për një kohë tejet të gjatë, për një periudhë më shumë

se 1 vit e gjysmë dhe unë mendoj se jemi shumë afër arritjes së synimit tonë të përbashkët për

sa i përket kësaj reforme. Është një zgjedhje të cilën ju e keni bërë, një zgjedhje e cila do të

thotë që t’i bashkoheni Bashkimit Europian, është një zgjedhje që ju keni nevojë në këtë

tranzicion tuajin, por edhe ekonomia juaj ka nevojë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të, por

edhe shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët presin që kjo të bëhet. Prandaj u bëj thirrje të

gjithë deputetëve të Shqipërisë, që të gjitha fjalët që kemi dëgjuar prej tyre t’i kthejnë në

vepra.

Dëshiroj të bëj një krahasim me Kampionatin Evropian të Futbollit të këtij viti, të vitit

2016, ku Shqipëria jo vetëm u kualifikua, por skuadrat dhe tifozët e saj mundën që të tregonin

vërtet standarde europiane në mënyrën e tyre të të sjellurit dhe ishte pikërisht kjo sjellje ajo

që mund ta ketë kthyer imazhin për Shqipërinë në tejet pozitiv. Tashmë, përgjegjësia është

juaja që të punoni edhe ju për këtë imazh pozitiv, dhe këtë mund ta bëni duke treguar punën

dhe seriozitetin tuaj me miratimin e kësaj reforme.

Unë e kuptoj që kjo është një gjë e madhe, por ama është edhe një gjë e vërtetë, sepse

depolitizimi i sistemit të drejtësisë është synim, ambicie dhe një objektiv i madh. Në fakt,

duhet të mos harrojmë se kjo gjë duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë, por është

shumë e rëndësishme të ndodhë tani që do të ndihmojë në zhvillimin e vendit, sepse po e

mban ekonominë pas.

Ashtu si ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, edhe unë jam shumë

optimiste dhe pozitive, prandaj mendoj se deputetët e këtij vendi do ta përdorin besimin që

qytetarët ju kanë dhënë me votën e tyre për të votuar Reformën në Drejtësi.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Dhe tani fjalën po ia jap ambasadores së Gjermanisë.

Zonja Schütz?

Susanne Schütz – Shumë faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar pjesëmarrës dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,

Dëshiroj që me anë të kësaj fjale të ritheksoj mbështetjen time të dyja parafolëseve,

ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, si edhe ambasadores së Mbretërisë së

Holandës.

Si ambasadore e Gjermanisë, dëshiroj të shpreh rëndësinë tejet të madhe që ne i japim

Reformës në Drejtësi, si një reformë kyçe për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit

Europian. Në fakt, ne besojmë se kjo reformë është tepër e rëndësishme pasi do të na tregojë

të gjithëve ne, pra jo vetëm shteteve anëtare në Bashkimin Europian, por edhe të gjithë

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

26

rajonit, që Shqipëria është vërtet serioze për të ndryshuar dhe transformuar në një vend të ri.

Kjo do të thotë që Reformës në Drejtësi duhet t’i jepet domethënia e duhur me anë të rolit që

do të luajnë ndërkombëtarët. Dua të them se ky është një sinjal tejet i rëndësishëm, të cilin ju

do të mund ta përçoni me anë të votimit të reformës, sepse ka shumë vende të cilat e

mirëpresin dhe ky do të jetë një sinjal i mirë edhe për ekonominë. Ka shumë investitorë të

huaj, të cilët janë ende duke pritur për të ndihmuar, për të investuar në ekonominë shqiptare,

si dhe për të hapur vende pune. Komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Europian, Gjermania po

ashtu, ju mbështesin në reformimin e drejtësisë, si dhe në integrimin e Shqipërisë në

Bashkimin Europian.

Në fakt, përgjegjësia përfundimtare mbetet juaja, ajo është në duart tuaja, pasi si

parlamentarë të këtij Kuvendi ju jeni përgjegjës ndaj qytetarëve të vendit të cilët kanë kërkuar

ndryshimin dhe e duan këtë reformë.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit juve, zonja Ambasadore, për pjesëmarrjen në

mbledhjen e sotme!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Do t’ia jap fjalën zotit Spaho, të cilit ia premtova pak më parë, dhe kërkoj

mirëkuptimin tuaj që me fjalën e tij ta mbyllim këtë mbledhje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Atëherë, fjalën e ka zoti Spaho dhe vijojmë.

Edmond Spaho - Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar pjesëmarrës!

E vlerësoj shumë shqetësimin e shoqërisë civile për një nga reformat më të

rëndësishme që ne po bëjmë. Janë në të drejtën e tyre legjitime që ta ngrenë këtë shqetësim

pasi janë një nga instrumentet me të cilët ekspozohen interesat e qytetarëve shqiptarë.

Si përfaqësues i opozitës, dua të them se që në fillimet e kësaj reforme, opozita nuk e

ka vënë në dyshim nevojën për të kryer një reformë në drejtësi.

Madje debatin “disa e duan, disa nuk e duan”, të them të drejtën, nuk arrij ta kuptoj.

Opozita është shprehur për një reformë tërësore, konsensuale dhe sipas Venecias, prandaj

duhet të jetë privilegj për një maxhorancë kur opozita shprehet për një reformë tërësore.

Gjatë gjithë këtyre muajve pati shumë debate për mënyrën se si duheshin shkruar dhe

projektuar ndryshimet në këtë reformë dhe dy raportet e Komisionit të Venecias, në tërësinë e

tyre, vërtetuan qëndrimet e opozitës. Falë qëndrimit konstruktiv, por edhe të kontributit të

palëve të tjera, të cilin nuk mund ta mohojmë, sepse do të ishim irracional po të mohonim

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

27

kontributin e maxhorancës, por edhe të faktorit ndërkombëtar, të cilin duhet ta falënderojmë

për durimin që ka treguar, kemi arritur në një variant ku palët ndahen vetëm në një çështje, si

dhe po diskutojmë për mënyrën se si duhet ta zgjidhim dhe miratojmë.

Në parantezë, sot dua të them se unë kam 25 vjet në politikë, që kur ka filluar

demokracia dhe hyj në grupin e politikanëve të vjetër të këtij vendi. Gjithmonë, unë nuk jam

shquar si përfaqësues i ndonjë linje të ashpër, sepse e njoh mirë vendin tim, qytetarët

shqiptarë, politikën shqiptare, dhe në këtë kuptim jam për konsensus. Pse? Kjo reformë nuk

është vetëm për sot, por për disa breza që do të vijnë, prandaj duhet të ketë legjitimitet dhe

garanci që të zbatohet, jo njëri ta zbatojë dhe tjetri t’i vërë drurë në rrota.

Së treti, duhet t’i shërbejë stabilitetit politik të vendit dhe jam i mendimit që

konsensusi është në interes të vendit dhe jo të partive. E theksoj edhe njëherë atë se e ndjek

këtë politikë që nga fillimet e saj dhe se politikani sa më shumë maturohet aq më shumë

shikon interesin e vendit dhe jo të partisë.

Tani kemi arritur te pika që na ndan. Opozita iu përgjigj ftesës për t’u ulur edhe një

herë në tavolinë dhe për të diskutuar një zgjidhje të pranueshme, dhe dje u ulëm në formatin e

tri partive kryesore që janë në parlament. Nga informacionet që kam, drejtuesit e partive e

arritën konsensusin politik dhe dolën nga ajo mbledhje me porositë që iu dhanë negociatorëve

teknikë për ta zbërthyer në variantin teknik. Gjithashtu, dija që deri në orën 02:00 të

mëngjesit konsensusi ishte arritur edhe në aspektin teknik. Më erdhi mirë kur një nga

përfaqësuesit e shoqërisë foli me përshtypjen që është arritur konsensusi.

Më lejoni të them edhe diçka në parantezë.

Po dëgjoja lajmet dhe shikoj Kryeministrin që po fliste në një akademi ku hidhte vrer

ndaj opozitës, në një kohë që negociatorët vazhdonin ta zbërthenin variantin që kishin rënë

dakord. Ndërkohë i bëra pyetje vetes: A do ky konsensus dhe si mund të flasësh me këtë

gjuhë gjatë kohës që palët negociojnë?

Për ta mbyllur, konsensusi u arrit, por pse nuk po zbatohet? Ndoshta i di edhe arsyet.

Për sa kohë që kemi edhe dy ditë përpara për të arritur me një variant të pranueshëm dhe të

votueshëm, nuk po elaboroj dhe nuk po bëj asnjë insinuatë.

U bëj thirrje të gjitha palëve që të gjejmë konsensusin dhe ta votojmë me të gjitha

votat e anëtarëve të parlamentit.

Faleminderit!

Majlinda Bregu - Faleminderit, zoti Spaho!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

28

Zoti Peza, do të flisni nëse zoti Shalsi do ju lërë mundësinë të flisni për një minutë,

sepse nuk kemi mundësi që të vazhdojmë më shumë në rast se ka përsëritje mendimesh.

Ndërmjet jush, kush e do një minutë fjalën?

(Diskutime në sallë pa mikrofon.)

Një sekondë, Albana!

Mund të flisni të gjithë, por mendova se mos kishim mundësi që ta mbyllnim, në rast

se çështjet dhe mendimet e të dyja palëve, të cilat në këtë rast nuk ishin për të përsëritur

veten, sepse ne kemi kaq kohë që i përsërisim pozicionet tona, por për t’ia bërë të ditur në

prezencë shoqërisë civile, u ezauruan.

Vendosni se kush nga ju do ta marrë fjalën, zoti Shalsi apo zoti Peza.

Fjalën e ka zoti Peza.

Alfred Peza – Faleminderit!

Si politikan i ri, mendoja se po merrja pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të

karrierës sime politike, siç është reforma në drejtësi, dhe më vjen keq që kemi arritur në një

pikë ku më duhet të flas për sovranitetet në vitin 2016.

91% e popullsisë së këtij vendi është pro kësaj reforme, ndërkohë një parti politike, e

cila lindi pas rrëzimit të Murit të Berlinit nën thirrjet e të gjithë shqiptarëve “E duam

Shqipërinë si gjithë Europa”, sot bëhet përfaqësuesja e 9%-it, duke dashur të ngrejë një mur

të ri Berlini mes shqiptarëve dhe Europës.

Majlinda Bregu - Zoti Peza, të lutem!

Në rast se do ta kthejmë diskutimin nga e para te debatet, ju lutem përqendrohuni në

mendimin që keni për të thënë. Ka më shumë se sa dy vjet që e dëgjojmë çdo ditë gjykimin e

gjithsecilit për Reformën në Drejtësi.

Alfred Peza - Çfarë është sovraniteti? Nëse i referohemi enciklopedisë online të

Wikipedia-s, sovraniteti është e drejta ekskluzive për të ushtruar autoritet suprem mbi një

grup njerëzish në një rajon gjeografik. Në të drejtën ndërkombëtare, koncepti më i

rëndësishëm i sovranitetit i referohet ushtrimit të autoritetit nga shteti. Po për çfarë sovraniteti

po flasim? Po flasim për sovranitetin e një vendi, i cili kur u bë anëtar i NATO-s, ish-

Kryeministri i këtij vendi u shpreh në ekstazë “This is a miracle of freedom”? Po flasim për

sovranitetin e një vendi, kur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilën e ka

drejtuar edhe zoti Bumçi, thuhet që anëtarësimi në NATO është shpallur si një objektiv

madhor i Shqipërisë menjëherë pas kalimit nga diktatura në demokraci, e bindur se do të

siguronte një garanci për lirinë, sovranitetin, dinjitetin e zotit Bylykbashi dhe sigurinë e

vendit, si dhe një garanci e vërtetë për zhvillimin demokratik, ekonomik, politik dhe social?

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

29

Majlinda Bregu – Zoti Peza, ka mundësi që kuotat të jenë më...

(Flasin në të njëjtën kohë.)

Të lutem!

Alfred Peza – Por çfarë është sovraniteti dhe për çfarë sovraniteti po flasim? Flasim

për sovranitetin e një vendi që në vitet ’91-‘92 ka pasur këtu ushtrinë e huaj të misionit

“Pelikan”, të cilët kanë shpërndarë ushqime për qytetarët tanë? Flasim këtu për sovranitetin e

një vendi, që në vitin 1997 ka pasur misionin “Alba”, që ruajti qetësinë, rendin dhe sigurinë

në këtë vend? Flasim për sovranitetin e një vendi, që vendosi të gjithë territorin e vet, të

gjitha portet, aeroportet dhe bazat ushtarake në dispozicion të NATO-s në luftën e Kosovës

në vitin 1999? Për cilin sovranitet po flasim? Po flasim për sovranitetin e çështjes “Hajdari”,

që u hetua nën vetingun e prokurorëve ndërkombëtarë?

Majlinda Bregu – Zoti Peza, të lutem!

Alfred Peza – Flasim për sovranitetin kur kërkohet hetim ndërkombëtar për çështjen

“CEZ- DIA”? Ky është sovraniteti?

Faleminderit, zonja Bregu!

Majlinda Bregu – Zoti Peza, e kuptova idenë tuaj. Unë them që nuk kemi çfarë t’i

shtojmë më këtij diskutimi.

Zoti Bode, nuk e di nëse ka ndonjë qëndrim tjetër...?

Ridvan Bode – Vetëm dy fjalë do të them.

Majlinda Bregu – Sepse dy fjalë njëri, dy fjalë tjetri, nuk do të mbarojmë kurrë

pastaj!

Ridvan Bode – Ti mund ta mbyllësh, por dy fjalë do t’i them. Nuk kisha ndër mend

të flisja, por dëgjova edhe këtë diskutim. Jemi në një moment fundor të një debati shumë të

gjatë. Dëgjova këtu nga njerëzit që janë afër Kryeministrit dhe afër qeverisë të flisnin me një

gjuhë, që m’u duk pak e habitshme, në një kohë kur jemi në tryezën e negociatave dhe ende

shpresojmë. Sigurisht, ky është një proces i gjatë. Filloi si një nismë e Kryeministrit për të

marrë totalisht nën kontroll drejtësinë totalisht, nisur nga situata e rëndë e funksionimit të

sistemit të drejtësisë. Për fat të mirë, gjërat u qartësuan në Venecia, propozimet dhe etja për të

kontrolluar pushtetin gjyqësor ishte aq e madhe sa e kishin shkruar shumë trashë, në mënyrë

absurde, të papranueshme për standardet ndërkombëtare. Integrimi i PD-së në këtë proces,

sigurisht, bëri të mundur që mbi 98% e neneve dhe i paragrafëve të riformulohen sipas

vërejtjeve parimore që kishte bërë Komisioni i Venecias dhe tashmë jemi në përfundim të

këtij procesi. Kanë mbetur dy elemente shumë të vogla. Nuk diskutohet fare as çështja e

sovranitetit, as çështja e dinjitetit, por edhe po të na e kishin kursyer, mund të ishte edhe më

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

30

mirë, apo jo, disa gjëra që nuk i kanë të tjerët, që i shkruhen Kushtetutës së një vendi, që

është një Republikë e Shqipërisë, por që ka brenda gjysmën e shqiptarëve, do të ishte mirë të

vihej. Do ta shkruajmë, nuk ka thënë kush që të mos shkruhet, por edhe kaq internacionalistë

nuk jeni ju, se ne e dimë edhe gjuhën që keni përdorur. Megjithatë, jemi dakord nëse doni të

shkruhet në Kushtetutë, le të shkruhet.

Për çfarë kemi mbetur?

Siç e patë, të dyja artikulimet që u bënë këtu, siç i bëri edhe Kryeministri, edhe zoti

Basha, janë e njëjta gjë. Po flasim për rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve, por jo

vendimmarrës. Këtë gjë po themi të dyja palët, sepse këtë ka thënë Venecia. Po mirë, kaq e

vështirë është të shkruhet mbi këtë bazë, se çdo të thotë kjo shqip, me gjuhën e juristëve? Si

është e mundur? Kemi mbetur këtu. Gjithçka është bërë gati, është pranuar, është gdhendur,

është stërholluar e të tjera, dhe keni mbetur këtu. U ulët dje për ta shkruar edhe këtë paragraf.

Pse ndërhyra? Çfarë do të thotë ajo që nga njëra anë të ulesh me kryetarin e opozitës,

me Kryeministrin, me Kryetarin e Kuvendit, të biesh dakord në parim dhe ta shkruajnë

ekspertët këtë gjë për të cilën fola, për të cilën po bihet dakord në parim dhe nga ana tjetër, të

mblidhen në Pallatin e Brigadave me të shtyra e të pështyra mbi opozitën, dhe mbi këdo

tjetër. Çfarë fryme është kjo? Kjo do të thotë që e kërkon apo nuk e do reformën? Kush nuk e

do reformën në këtë rast?

Arrihet marrëveshja në orën 2 të natës, bien dakord ekspertët (dhe ato nuk janë gjëra

aq të komplikuara), dhe menjëherë gjendet një vegël për ta prishur edhe një herë dakordësinë

dhe konsensusin. Pra, kush nuk është për konsensus këtu?

Kjo po del e qartë tani. Zhvillimet politike në këtë vend po i nxjerrin të qarta. Ju po

kërkoni që me dështimin e reformës në drejtësi, të zgjidhni problemet që keni në koalicionin

tuaj dhe të mund të ruani faqen për të dalë në fushatën elektorale me një gjoja argument, që

këta nuk e votuan dhe nuk na e dhanë reformën, në vend që t’u bëni thirrje këtu deputetëve

tek e tek për të votuar ndryshimet e Kushtetutës dhe reformën.

Tani kaq mund të dimë. Jepini vetes dy orë kohë, uluni dhe shkruani shqip-shqip këtë

që ju ka thënë Komisioni i Venecias dhe që të dyja palët e thonë me të njëjtën gjuhë! Këtu

nuk po diskutohet sovraniteti. Mos na ngrini parulla të mëdha si sovraniteti e ndërkombëtarët.

Këto i dinë të gjithë shqiptarët se çfarë janë. Shkruajeni shqip-shqip atë, që të jetë e

pranueshme për të gjithë shqiptarët dhe të ecim përpara!

Por gjuha që përdorni këtu dhe skema që përdori Kryeministri dje dëshmojnë se juve

ju duhet mosvotimi i reformës për ta përdorur për alibi të tjera politike, që kanë të bëjnë me

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Oerd Bylykbashi, Eduard Shalsi, Aldo Bumçi, Alfred Peza, Piro Lutaj, Genc Pollo, Ridvan Bode, Fatmir Xhafaj,

31

problemet e koalicionit tuaj dhe me të vetmin argument elektoral me të cilin mund të dilni në

zgjedhje.

Faleminderit!

Majlinda Bregu – Faleminderit, zoti Bode!

Nuk besoj se kemi për të shtuar gjë tjetër, përveç dëshirës së gjithanshme që reforma

të kalojë në datën 21 korrik, duke u votuar nga të gjitha forcat politike. Uroj që këto 48 orë të

shërbejnë për t’u bërë thirrje të gjitha mendjeve të ftohta në këtë vend, që të mos shohim në

datën 21 korrik dështimin e madh, jo vetëm të politikës, por edhe atë që është kundër

interesave të shqiptarëve.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA