48
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN PROCESVERBAL Tiranë, më 18.09.2019, ora 12.00 Drejton mbledhjen: Rudina Hajdari Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Rendi i ditës: 1. Progresi në kuadër të negociatave të anëtarësimit nga muaji mars 2019 (kuadri nënligjor i miratuar, aspektet teknike, statusi aktual i përgatitjes së administratës publike). 2. Progresi i bërë nga institucionet e pavarura për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2019 për Shqipërinë, si dhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2018. Marrin pjesë: Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ralf Gjoni, Ermonela Felaj, Enver Roshi, Milva Ekonomi, Senida Mesi, Sokol Dedja, Zana Vokopola, Kol Nikollaj, Krisela Haçkaj, Albana Dhimitri, Besnik Dervishi, Pranvera Strakosha, Robert Gajda, Erisa Proko, Evgjeni Bashari, Eralda Cani, Ilva Tare, Gentian Sala, Erinda Ballanca, Sylvain Gambert (Delegacioni i BE), Artes Butka (Delegacioni i BE) dhe Klement Zguri (KQZ) Mungojnë: Mimi Kodheli, Ulsi Manja, Korab Lita, Alban Zeneli, Arben Ahmetaj, Arben Elezi, Klodiana Spahiu, Niko Peleshi, Halil Jakimi, Fatjona Dhimitri, Ilda Zhulali, Ermal Elezi, Arta Marku, Gjergji Vurmo, Albert Rakipi, Klodjan Seferaj, Gledis Gjipali, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Vasil Tole, Denada Janaqi (OSBE) dhe Claudia Vollmer (OSBE).

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN

PROCESVERBAL

Tiranë, më 18.09.2019, ora 12.00

Drejton mbledhjen:

Rudina Hajdari – Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Rendi i ditës:

1. Progresi në kuadër të negociatave të anëtarësimit nga muaji mars 2019 (kuadri

nënligjor i miratuar, aspektet teknike, statusi aktual i përgatitjes së administratës publike).

2. Progresi i bërë nga institucionet e pavarura për adresimin e rekomandimeve të

Komisionit Europian në Raportin e vitit 2019 për Shqipërinë, si dhe nënkomitetit BE-Shqipëri

për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2018.

Marrin pjesë:

Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ralf Gjoni, Ermonela Felaj, Enver

Roshi, Milva Ekonomi, Senida Mesi, Sokol Dedja, Zana Vokopola, Kol Nikollaj, Krisela

Haçkaj, Albana Dhimitri, Besnik Dervishi, Pranvera Strakosha, Robert Gajda, Erisa Proko,

Evgjeni Bashari, Eralda Cani, Ilva Tare, Gentian Sala, Erinda Ballanca, Sylvain Gambert

(Delegacioni i BE), Artes Butka (Delegacioni i BE) dhe Klement Zguri (KQZ)

Mungojnë:

Mimi Kodheli, Ulsi Manja, Korab Lita, Alban Zeneli, Arben Ahmetaj, Arben Elezi,

Klodiana Spahiu, Niko Peleshi, Halil Jakimi, Fatjona Dhimitri, Ilda Zhulali, Ermal Elezi, Arta

Marku, Gjergji Vurmo, Albert Rakipi, Klodjan Seferaj, Gledis Gjipali, Nikolin Jaka, Arben

Shkodra, Vasil Tole, Denada Janaqi (OSBE) dhe Claudia Vollmer (OSBE).

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

2

HAPET MBLEDHJA

Rudina Hajdari – Përshëndetje!

Të nderuar kolegë,

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,

I nderuar zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme,

Të nderuar titullarë të institucioneve të pavarura,

Mirëserdhët!

Fillimisht dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje të rëndësishme të

Këshillit për Integrimin Europian, sepse jemi përpara një vendimmarrje të madhe, si ajo për

hapjen e negociatave për Shqipërinë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se aderimi në Bashkimin

Europian është një synim madhor kombëtar që i kapërcen të gjitha kufijtë e përgjegjësisë së

qeverisë e institucioneve të pavarura dhe kërkon një përfshirje të gjerë të të gjithë aktorëve në

këtë proces, pa dallime politike.

Patjetër që qeveria dhe opozita kanë një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij

objektivi madhor, por edhe institucionet e pavarura kanë rolin e tyre në garantimin e të drejtave

të njeriut, e cila do të jetë edhe tema që do të trajtojmë sot.

Realizimi i të drejtave të njeriut është një nga prioritetet thelbësore për integrimin

europian, por edhe për vetë ekzistencën e Bashkimit Europian. Të ndash të njëjtat vlera me

Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të

garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin e të njëjtave vlera.

Në thelb rekomandimet e Komisionit Europian kanë të bëjnë me tre kategori.

E para, është rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura, siç është

rasti i Avokatit të Popullit, i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të

Dhënave Personale, referuar monitorimit të zbatimit të ligjit për të dhënat personale dhe të

drejtës së informimit. Gjithashtu, edhe Komisoneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, referuar

trajtimit të rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e

Shërbimit Civil për monitorimin e ligjit për shërbimin civil.

Më pas ne duhet t’i referohemi zbatimit të ligjit shqiptar të miratuar për shërbimin civil

nga pushteti vendor, duke kaluar te mosdiskriminimi, te liria e shprehjes apo te zbatimi i të

gjitha dispozitave të Kodit të Punës për sa i përket forcimit, mbrojtjes së të drejtave të punës

dhe të drejtave sociale, sidomos të gazetarëve shqiptarë.

Për këto rekomandime është listuar kuadri ligjor në përputhje me legjislacionin

europian nga Bashkimi Europian. Duke u bazuar në këto ligje, që kërkohen të përputhen me

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

3

ligjin shqiptar, do të doja që organet e pavarura të mbeten brenda kësaj kornize për të trajtuar

temën, për ta shfrytëzuar këtë mbledhje për të diskutuar problematikat e tyre, që ne të

adresojmë rekomandimet e BE-së.

Neve na duhet një dialog gjithëpërfshirës, sidomos për sa u përket çështjeve që kanë të

bëjnë me axhendën e integrimit. Na ndan vetëm një muaj nga vendimi i BE-së për hapjen e

mundshme të negociatave për anëtarësim, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë, të reflektojmë

dhe të veprojmë gjithsecili përtej pjesëmarrjes në mbledhje, informimit të medies apo të

publikut, përtej axhendave të gjithsecilit dhe atyre partiake, për të garantuar ekzistencën e një

platforme gjithëpërfshirëse komunikimi dhe diskutimi për çështjet e integrimit europian.

Në funksion të kësaj, e hap këtë takim dhe më lejoni t’ia jap fjalën nënkryetarit, zotit

Balla.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, Rudina, anëtarë të këshillit përfaqësues të qeverisë, të

institucioneve, të pavarura dhe shoqërisë civile!

Pa dyshim, Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj integrues dhe nuk

dua t’i fsheh pritshmëritë pozitive që kemi të gjithë për vendimin e 18 tetorit, sepse Shqipëria

dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim, kalimin në

një fazë tjetër të procesit, i cili ia shton detyrat Këshillit Kombëtar dhe përgjegjësitë secilit prej

nesh në këtë tryezë, për të qenë më komplementarë brenda Këshillit, por edhe më të

përgjegjshëm për sa u përket detyrave që kemi në mënyrë të veçantë.

Duke hedhur sytë në punën e kryer gjatë këtij viti, ne kemi pasur një vëmendje të shtuar

për sa i përket forcimit të kapaciteteve të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces. Për këtë

ka një vëmendje të veçantë të administratës publike dhe asaj vendore, të përfaqësuesve të

organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të medieve dhe biznesit, sepse të gjithë duhet

të jemi të vetëdijshëm për të kuptuar më mirë detyrimet dhe sfidat që burojnë nga faza tjetër e

procesit, që fillon pas vendimit të Këshillit.

Në këtë kuptim, dua t’u tërheq vëmendjen institucioneve, anëtarë të këtij Këshilli, që

sot mungojnë, kjo është e patolerueshme, sepse ky është procesi më i rëndësishëm i aspiratës

sonë historike të integrimit europian dhe duhet të mirëkuptohet si detyrim. Fakti që ka

institucione që mungojnë pa asnjë lloj arsye apo pa një përfaqësues të tyre, e bën të rëndësishme

rritjen e masave monitoruese që ne si Kuvend, me republikë të pastër parlamentare, kemi

kundrejt tyre.

Përtej kësaj, ashtu siç është bërë publike, Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të

Komisionit të Integrimit Europian, do të shqyrtojë në ditët në vijim një rezolutë të Kuvendit të

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

4

Shqipërisë, si një qëndrim zyrtar i Republikës së Shqipërisë lidhur me procesin e fillimit të

bisedimeve për anëtarësim, për të cilën është e domosdoshme që secili prej nesh, politikan ose

jo, të jetë i angazhuar në promovimin dhe në çdo gjë që ka bërë Shqipëria për të merituar atë

rekomandim tejet pozitiv, përtej prishmërive të Komisionit Europian, lidhur me rrugën e

fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

Në javët apo në muajt në vijim Këshilli duhet të mblidhet më intensivisht për të qenë

më i përditësuar lidhur me informacionet dhe me procesin.

Gjithashtu, duhet të kuptojmë se Këshilli Kombëtar i Integrimit, i rregulluar në ligjin e

posaçëm për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit, është një institucion që

duhet konsultuar paraprakisht edhe nga qeveria lidhur me qëndrimet në Bruksel apo në vendet

anëtare, por edhe delegacionet e Kuvendit, në kuadër të diplomacisë parlamentare, duhet të

jenë, në mënyrë shumë shtrënguese, të kosultuara me qeverinë për të pasur një qëndrim të

përbashkët lidhur me çështjet e rëndësishme, që janë gjithëpërfshirëse në kuadër të procesit të

integrimit europian.

Edhe një herë, ju uroj punë të mbarë! Ky Këshill mblidhet në fillim të sesionit të ri

parlamentar dhe mezi pres që përtej fjalëve të rastit të kalojmë në punët teknike të mirëfillta.

Ju vë në dijeni se Kuvendi i Shqipërisë tani ka një Rregullore të re parlamentare dhe

konsultimi me shoqërinë civile apo me grupet e interesit nuk është vetëm detyrim, por edhe

pjesë e përditshme e punës sonë në dobi të përmbushjes së detyrimeve që kemi edhe si

institucion bazë i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Balla!

E para, dua të sqaroj se gjithmonë kur Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian trajton

një temë, ne jemi një organ këshillimor dhe në këtë kuadër mundohemi që të përfshijmë sa më

shumë organe të pavarura, të cilat do të na informojnë edhe për temën që do të trajtojmë sot,

pra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në takimin tjetër që do të zhvillohet në tetor do të trajtojmë një temë tjetër, e cila ka të

bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që do të vijojë në muajin tetor,

para vendimit të BE-së apo Këshillit të Bashkimit Europian më 18 tetor.

Në këtë kuadër, dua të ftoj si fillim zotin Dedja, zëvendësministër për Europën dhe

Punët e Jashtme, të na bëjë një panoramë për ecurinë e rezultateve të Shqipërisë në funksion të

hapjes së negociatave dhe një pasqyrë më të përgjithshme për progresin e temës që do të

trajtojmë sot: mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

5

Për sqarim, ndoshta edhe për mediet, ende këto rekomandime nuk janë finalizuar.

Rekomandimet që do të marrim sot nga organet e pavarura, patjetër që do t’i vlerësojmë më tej

dhe ndoshta do t’i përputhim e do t’i trajtojmë në rezolutën që do të kemi në parlament në javët

në vijim. Kjo rezolutë është shumë e dobishme, sepse vjen nga Komisioni i Integrimit dhe

shpreh e inkurajon vendet e BE-së për çeljen e negociatave.

Faleminderit!

Zoti Dedja, fjala është për ju.

Sokol Dedja – Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,

Së pari, dua t’ju falënderoj për mundësinë për të diskutuar në Këshillin Kombëtar të

Integrimit Europian për progresin dhe përgatitjet në kuadër të negociatave të anëtarësimit në

Bashkimin Europian!

Ky diskutim në Këshillin Kombëtar është shumë i rëndësishëm, sepse, siç u tha edhe

nga kryetarja dhe nënkryetari, procesi i integrimit europian duhet të jetë bashkues, jo vetëm

për klasën politike, por edhe për shoqërinë në tërësi. Ky është një funksion shumë i rëndësishëm

i diskutimeve që zhvillojmë në këtë këshill.

Përtej teknikaliteteve shumë të rëndësishme, që do të zënë pjesën më të madhe të

ndërhyrjes sime, mendoj se vlen të theksohet që procesi i negociatave është një proces

transformimi modernizues i vendit, për administratën publike, për shoqërinë në tërësi dhe për

aktivitetin tonë ekonomik.

Impakti i reformave që lidhen me procesin e negociatave, siç u tha, nuk matet vetëm

me numrin e akteve ligjore të transpozuara në legjislacionin tonë, që është shumë sfidues, më

shumë se 80 mijë faqe të legjislacionit të BE-së, por edhe me një proces miratimi

gjithëpërfshirës, cilësor dhe këtu ka rol Këshilli ku po diskutojmë sot.

Pikënisje për punën tonë përgatitore për negociatat e anëtarësimit janë konkluzionet e

qershorit të vitit 2018 të Këshillit Europian, të cilat, siç u shpreh Këshilli, përcaktuan rrugën

për hapjen e negociatave të anëtarësimit këtë vit.

Gjithashtu, Këshilli autorizoi fillimin e punës përgatitore të negociatave të anëtarësimit.

Ne e kemi filluar në dy drejtime punën përgatitore për zhvillimin e negociatave.

Së pari, puna jonë është përqendruar në fillimin e procesit të analizimit të legjislacionit

tonë me Komisionin Europian, për të vlerësuar shkallën e përputhjes me legjislacionin e BE-

së dhe për të planifikuar hapat në vijim (procesi që njihet si screening në gjuhën teknike).

Normalisht, ky është hapi i parë i procesi të negociatave. Të tilla kanë qenë përvojat e

mëparshme. Pra, jemi duke kryer një pjesë të punës së negociatave të anëtarësimit.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

6

Së dyti, puna jonë është përqendruar në përgatitjen e strukturës sonë institucionale për

zhvillimin e negociatave.

Sipas axhendës, po filloj nga kjo e dyta, pra nga përgatitja e strukturës institucionale

për zhvillimin e negociatave.

Pas një diskutimi me aktorët e shoqërisë civile, por edhe pas diskutimit në Këshillin

Kombëtar të Integrimit Europian, vjet në dhjetor u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave

dhe u ngrit struktura negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo është një

strukturë që do të ketë rol kyç në procesin e negociatave, si dhe në të gjitha instrumentet e tjera

përbërëse të procesit të integrimit, me të cilat jemi duke punuar që tani, si: zbatimi i

Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit; adoptimi i të drejtës së BE-së në korpusin tonë ligjor,

si dhe menaxhimi i asistencës financiare të BE-së.

Në strukturën për integrimin europian dhe negociatat e anëtarësimit, që krijon vendimi

i Këshillit të Ministrave i dhjetorit të vitit 2018, po ndalem te komponentët që, tashmë, janë

plotësisht funksionalë, pasi është miratuar edhe kuadri nënligjor përkatës.

Organi më i lartë i kësaj strukture është Komiteti Shtetëror për Integrimin Europian, që

drejtohet nga Kryeministri. Gjatë procesit të negociatave ky organ do të sigurojë

bashkërendimin e qëndrimeve për secilin kapitull, siç po bën aktualisht, që po mbikëqyr

çështjet kryesore të procesit të integrimit europian, përfshirë edhe Marrëveshjen e Stabilizim –

Asociimit.

Theksoj se për të siguruar gjithëpërfshirjen, Komiteti Shtetëror për Integrimin Europian

do t’i dërgojë për mendim Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian qëndrimin negociues

për secilin kapitull, para miratimit të tij nga Këshilli i Ministrave.

Në maj dhe në korrik janë zhvilluar dy mbledhje të Komitetit Shtetëror për Integrimin

Europian.

Niveli i punës

Janë ngritur grupet ndërinstitucionale të punës për secilin kapitull, për secilën fushë të

politikëbërjes së BE-së. Grupet ndërinstitucionale të punës i kemi riorganizuar me urdhrin e

Kryeministrit nr. 94 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të

punës”, i miratuar në maj.

Riorganizimi ka të bëjë me një alokim, me një ndarje të përgjegjësive institucionale për

transpozimin e legjislacionit të BE-së, edhe mbi bazën e takimeve të procesit screening, siç do

ta shpjegoj më vonë. Pra, bazohet në atë çfarë është arritur tashmë, sepse grupet

ndërinstitucionale të punës kanë ekzistuar për shumë vite, por organizohen më mirë mbi bazën

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

7

e përgjegjësive institucionale për legjislacionin e BE-së dhe i shtohen funksionit që do të kenë

përgjatë procesit të negociatave të anëtarësimit.

Kryetarët e grupeve ndërinstitucionale të punës mblidhen si Komiteti Teknik i Grupeve

Ndërinstitucionale të Punës. Për këtë është miratuar baza ligjore, akti nënligjor, urdhri i

Kryeministrit nr. 93 i datës 23 maj “Për organizmin dhe funksionimin e Komitetit Teknik”, që

e drejtoj unë, si zëvendësministër i ngarkuar me çështjet e integrimit europian dhe përbëhet

nga kryetarët e të gjitha grupeve ndërinstitucionale të punës.

Deri tani kemi zhvilluar 3 takime, më 27 maj, më 14 qershor dhe më 3 korrik. Takimin

e radhës e kemi ditën e premte. Pra, janë funksionale strukturat shtetërore, ku ka filluar tashmë

puna e negociatave të anëtarësimit.

Ky është një proces kërkues për administratën publike, që do të përballet me sfidat e

planifikimit të një procesi intensiv të transpozimit të legjislacionit të BE-së, të zbatimit të

legjislacionit të transpozuar dhe të formulimit të qëndrimeve negociuese.

Gjithë kjo punë duhet të bëhet me një ritëm të lartë, nën trysni kohore, por me koherencë

dhe eficiencë.

Nga ana tjetër, ky ritëm i shpejtë nuk duhet të shkojë në dëm të gjithëpërfshirjes,

vendimmarrjes demokratike dhe transparente. Bisedimet e anëtarësimit do të kërkojnë jo vetëm

përpjekjet e grupit negociator, por edhe përfshirjen e një pjese të madhe të akademisë, shoqërisë

civile, grupeve të interesit dhe biznesit.

Prandaj vendimi i Këshillit të Ministrave, që krijon strukturën për zhvillimin e

negociatave, parashikon edhe krijimin e një strukture që quhet platforma e partneritetit për

integrimin europian. Për këtë është miratuar baza ligjore, me një urdhër të Kryeministrit, i

miratuar më 30 gusht, që krijon platformën e partneritetit.

Platforma do të përbëhet nga një seri tryezash. Do të ketë një tryezë për çdo kapitull,

ku grupi ndërinstitucional i punës do të zhvillojë dialogun me grupet e interesit dhe

përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ndërkohë, konsultimi, krijimi i konsensusit të gjerë horizontal,

bëhet këtu, në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

Çështjet më teknike dhe më specifike të kapitujve do të trajtohen nëpërmjet strukturës

së platformës së partneritetit për integrimin europian.

Kjo ishte për krijimin e strukturave shtetërore, të bazës nënligjore dhe funksionimin e

strukturave shtetërore për zhvillimin e procesit të negociatave.

Elementi tjetër ka të bëjë me takimet përgatitore që jemi duke zhvilluar me Komisionin

Europian që nga shtatori i vitit 2018. Janë zhvilluar takime për 25 kapitujt e legjislacionit të

BE-së, pra kanë mbetur edhe 8 kapituj për t’u mbuluar deri në fund të këtij viti. Që nga muaji

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

8

mars (meqenëse raportimi u kërkuar nga muaji mars) janë zhvilluar 12 takime përgatitore. Këto

janë takime, që, siç e thashë, rregullisht janë hapi i parë i procesit screening, hapi i parë i

negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ku nga ana e Komisionit Europian

paraqitet legjislacioni i BE-së për atë kapitull. Pra, për 25 kapituj është analizuar legjislacioni

i BE-së.

Ky ka qenë një proces i rëndësishëm, që ka çuar në një ndërgjegjësim të administratës

sonë për çfarë pritet, jo vetëm nga pikëpamja legjislative (siç e thashë, thjesht nga volumi i

legjislacionit të BE-së, që përgjatë procesit të negociatave duhet ta bëjmë pjesë të legjislacionit

tonë, ky është proces sfidues), por edhe nga pikëpamja e kapaciteteve administrative për

zbatim.

Që kur e kemi filluar këtë proces, ka një përshpejtim të procesit të transpozimit, siç

tregon përmirësimi i ndjeshëm në zbatimin e planit kombëtar të integrimit europian, ku ne

planifikojmë çdo vit masat ligjore, që do të transfuzojnë legjislacionin e Bashkimit Europian.

Këtë kemi bërë me Komisionin Europian.

Ne, nga ana jonë, kemi filluar përgatitjen për hapin e dytë të procesit të skrimit. Në

takime do të raportojmë ku qëndron legjislacioni ynë krahasuar me legjislacionin e Bashkimit

Europian për secilin kapitull. Kjo punë përgatitore ka filluar në nivel grupesh ndërinstitucionale

të punës për secilin kapitull.

Nën udhëheqjen metodologjike të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme kemi

bërë një plan pune me afate, për të qenë plotësisht të përgatitur kur të vijë momenti pas hapjes

zyrtare të negociatave.

Kemi avancuar më shumë me dy kapitujt që do të hapen të parët: kapitulli 23 Drejtësia

dhe të Drejtat Themelore; dhe kapitulli 24 Drejtësia, Liria, Siguria, të cilët lidhen edhe me

temën kryesore të takimit të sotëm. Kemi kryer analizën ligjore për të parë ku qëndron

legjislacioni ynë krahasuar me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Europian për çështjet

që mbulon edhe kapitulli 23, që është më i rëndësishmi dhe do të hapet i pari. Kjo mbulon edhe

të drejtat themelore. Kemi zhvilluar një analizë të kuadrit institucional për zbatimin e

legjislacionit. Kjo do të jetë pjesë e raportimit në takimet e para pas hapjes zyrtare të

negociatave. Pra, kemi hedhur tashmë disa hapa të rëndësishëm, që hapin një kapitull të ri në

rrugëtimin tonë europian nëpërmjet negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Së pari, sigurisht, kemi nevojë për një angazhim gjithëpërfshirës dhe konkret në

procesin e reformave modernizuese, ndaj ju falënderoj edhe një herë për mundësinë që më

dhatë për të diskutuar për përgatitjet e këtij takimi të Këshillit Kombëtar dhe mbetem i hapur

për pyetje!

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

9

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Dedja!

Dëshiroj të kalojmë te progresi që është bërë nga institucionet e pavarura dhe

problematikat që ato do të shtrojnë në adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në

raportin e publikuar në qershor të këtij viti për Shqipërinë, si dhe nënkomitetet e BE-së për

Shqipërinë, për Drejtësi, Liri dhe Siguri!

Nuk dua te jem e mërzitshme, por më lejoni edhe një herë të theksoj se është e

rëndësishme që ne të përmirësojmë kuadrin tonë ligjor shqiptar, që të jetë në përputhje me

legjislacionin europian.

Ju lutem, të fokusohemi te këto tema:

E para, mbrojtja e të dhënave personale; rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të

dhënave të vitit 2016, 679 dhe direktivat e policisë.

E dyta, nënshkrimi dhe ratifikimi i protokollit të vitit 2018, që ndryshon Konventën për

Mbrojtjen e Individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

E treta, plotësimi i mangësive në legjislacionin kombëtar të financimit të medieve,

përfshirë legjislacionin për reklamat shtetërore.

E fundit, ndryshimet e mëtejshme të ligjit “Për financimin e partive politike” dhe të

Kodit Zgjedhor.

Besoj se të gjithë të ftuarit janë në gjendje të adresojnë progresin në këto fusha, por

edhe problematikat që ne ende hasim në këto drejtime.

Fjalën e ka Avokatja e Popullit, zonja Ballanca.

Erinda Ballanca – Faleminderit, zonja Hajdari!

Të nderuar anëtarë të Këshillit,

Të nderuar deputetë dhe kolegë të institucioneve të pavarura,

Të nderuar përfaqësues të medies dhe institucioneve të tjera,

Ju falënderoj për këtë ftesë!

Sigurisht, që në krye të herës e kemi konsideruar procesin e integrimit si procesin më

madhor, i cili duhet të udhëheqë punën, mendjen dhe çdo ditë të jetës së secilit prej nesh për

kryerjen e detyrave tona funksionale. Në këtë kuadër, institucioni i Avokatit të Popullit, dhe

besoj edhe institucionet e tjera të pavarura apo në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë një

sërë detyrash për të zbatuar, por edhe për të kryer dhe për të monitoruar rolin e të gjitha

organeve shtetërorë në zbatimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian, nga institucionet

e tjera apo nga strategjia që kemi zbatuar.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

10

Në këtë kuadër, ne si institucion nuk kemi asnjë detyrë konkrete nga progresraporti.

Pra, nuk ka asnjë adresim që Avokati i Popullit ka pasur diçka për të bërë dhe nuk e ka bërë.

Pra, mund të konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha, që në këto dy raporte, çdo detyrë e

shtruar për institucionin tonë, është kryer.

Ajo që është evidente në këtë progresraport, por edhe në detyrat e Komitetit për

Drejtësi, Siguri dhe Liri është se organeve shtetërore u janë lënë detyra në raport me

institucionin e Avokatit të Popullit.

Së pari, i është lënë detyrë rritja e kapaciteteve financiare dhe burimeve njerëzore për

institucionin e Avokatit të Popullit. Kjo është një nga detyrat e lëna për vite me radhë, që,

fatkeqësisht, nuk është adresuar në mënyrën e duhur nga ana e qeverisë apo Kuvendi. Nuk e di

cili nga organet duhet të bëjë miratimin e buxhetit dhe efektet financiare që do të kenë këto

gjëra.

Nga ana tjetër, ne jemi përpjekur maksimalisht që, me fonde alternative, nëpërmjet

ngritjes së fondeve dhe përdorimit të donatorëve në masën më të madhe të projekteve, të

realizojmë rolin që kemi për mbrojtjen e standardeve dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë, është e pamundur dhe papranueshme se, që nga viti 2014, kur institucioni i

Avokatit të Popullit ka marrë në mënyrë të shprehur edhe rolin e promotorit, të promovuesit

të të drejtave të njeriut, të mos ketë asnjë zë në buxhetin e institucionit për promovimin e të

drejtave të njeriut. Çdo mandat i ri duhet të kishte me vete edhe një paketë financiare për ta

bërë të mundur këtë mandat.

Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme mbështetja financiare që i jepet një institucioni,

por unë dua të vlerësoj mbështetjen që i jepet në frymë një institucioni të caktuar apo

institucioneve të pavarura. Në këtë kuadër, nga momenti që unë kam marr detyrën, nuk na ka

munguar mbështetja nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të veçantë,

dhe i referohem Kryetarit të Kuvendit, zotit Ruçi, dhe nënkryetares, zonjës Hysi, duke

shpresuar që e njëjta mbështetje të vijojë edhe nga grupet e tjera parlamentare për institucionin

e Avokatit të Popullit.

Fatkeqësisht, një nga problematikat e tjera, të cilën ne e kemi hasur në punën tonë,

detyrë e Komisionit Europian dhe progresraportit, është përqindja e ulët e zbatimit të

rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Komisioni, në mënyrë të qartë, thotë se për të dyja

rekomandimet, për ne apo për komisionierin, është e ulët në këtë pikë, është më shumë se keq.

Çfarë ka ndodhur? Ne jemi munduar të marrim disa hapa, të cilat i kemi diskutuar me zonjën

Hysi dhe me anëtarë të parlamentit, siç është krijuar mekanizmi për monitorimin e zbatimit të

rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të pavarura, dhe është

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

11

caktuar një ministër përgjegjës për të ndjekur këtë gjë me qeverinë. Pra, kemi përcaktuar

mekanizmin, por nuk e di se ku do të jemi me funksionim real të mekanizmit. Pra, puna është

duke u kryer. Ka një vëmendje më të shtuar nga ana e organeve për ta gjetur këtë zgjidhje. Nëse

rekomandimet janë të vogla dhe jo shumë të rëndësishme, të cilat i përkasin një çështjeje

individuale të një personi, rekomandimi zbatohet. Nëse rekomandimi ka një problem

strukturor, një problem të rëndësishëm për zbatimin e të drejtave të njeriut, nuk zbatohet. Në

këtë kuadër mendoj se duhet një vëmendje më e sinqertë për zbatimin e rekomandimeve të

Avokatit të Popullit.

Nga ana jonë unë ju garantoj se ne si institucion jemi munduar maksimalisht të rrisim

nivelin e rekomandimeve tona. Pra, jo të rrisim numrin e rekomandimeve, të bëjmë

rekomandime për hir të të bërit rekomandime, por të rrisim cilësinë dhe çështjet që përpiqemi

të adresojmë me punën tonë.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm për hapat konkretë, që duhen ndërmarrë në këtë

proces, që ka të bëjë edhe me të drejtat e njeriut, është edhe anëtarësimi i Shqipërisë në

Fountamental Human Rights Agency. Anëtarësimi i Shqipërisë në FRA është e para në listën

e detyrave konkrete që duhet të bëjë Shqipëria në kuadër të këtij procesi. Pse kemi ne interes

për këtë gjë? Si institucion i Avokatit të Popullit ne kemi një interes shumë të madh, sepse kjo

është një agjenci, e cila bën monitorimin dhe mbledh të dhënat në nivel europian për çështjen

e të drejtave të njeriut dhe më pas këto të dhëna ia paraqet Parlamentit Europian për të bërë

politikat përkatëse në fushën e të drejtave të njeriut. Është e pamundur që Shqipëria, nuk ka të

njëjtin zë, të jetë pjesë e këtyre pulleve që bëhen për mbledhjen e të dhënave apo të këtyre

çështjeve që ngrihen në nivel europian pa qenë edhe vetë prezente me statusin e vëzhguesit,

për shkak të pozicionit që kemi.

Personalisht jam munduar të loboj në lidhje me këtë çështje, sepse është obdusman

kryetarja e Bordit dhe pjesa kryesore janë të gjithë obdusmanët ose njerëz, të cilët janë mbrojtës

të të drejtave të njeriut nëpër vendet anëtare, janë anëtarë të bordit të FRAS-ë. Realisht një

pjesë e madhe më pyet se përse Maqedonia ka 1 vit e gjysmë që e ka çuar obdusmanin dhe

merr pjesë në këtë bord, duke marrë projekte dhe duke mbledhur të dhëna, ndërsa Shqipëria

ende jo?

Unë kam lobuar me të gjitha mundësitë që kam pasur në mënyrë që kjo gjë të ecë

përpara. Po e ngre këtë çështje, sepse sigurisht duhet një debat ose një vëmendje e shtuar për

ta realizuar edhe këtë. Kjo sigurisht mund të ketë implikim financiar, por është e vetmja mënyrë

sesi të dhënat për zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri të krahasohen me të gjitha vendet

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

12

e tjera të rajonit, kjo vërtet na vlen. Ne vërtet mund të jemi përpara në shumë elemente të

zbatimit të të drejtave të njeriut, por nuk ka një raport që ta faktësojë apo ta evidentojë këtë gjë.

E ngrita këtë çështje, duke shpresuar, pasi nuk dua në asnjë rast që të konsiderohet si

kritikë, si një kërkesë timen për një vëmendje të shtuar për një çështje që ka të bëjë me aspektet

e të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër sa i përket institucionit që unë drejtoj, pavarësisht kapaciteteve, të cilat i

kemi pasur të kufizuara, jemi përpjekur maksimalisht të japim kontributin tonë proaktiv në të

tëra fushat apo problematikat në të cilat bazohen rekomandimet që ka bërë Komisioni

Europian.

Sa i përket reformës në drejtësi, besoj se roli i institucionit tonë ka qenë një rol parësor

dhe ne jemi përpjekur maksimalisht për të zbatuar detyrat që kemi në kuadër të kësaj reforme,

hartimit të akteve, vëzhgimit ose marrjes pjesë në pothuajse 90% të të gjitha seancave të

Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kemi dhënë

sugjerime në Kuvend për amendime të ndryshme dhe kemi marrë pjesë duke qenë i vetmi

institucion pa asnjë fond shtesë të miratuar në të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në

Drejtësi dhe për të dhënë kontributin tonë në këto mbledhje.

Për të gjithë anëtarët e tjerë, fatmirësisht, ka një vendim të Këshillit të Ministrave që

ua njeh kompensimin për punën e kryer, ndërsa Avokati i Popullit është i përjashtuar nga ky

vendim, megjithëse ka një rol kushtetues si vëzhgues i përhershëm, sipas Kushtetutës, në

mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Për sa i përket çështjes së pronave, institucioni ynë ka qenë gjithashtu aktiv ndër vite

për këtë çështje duke nxjerrë disa raporte të posaçme dhe rekomandime të herëpashershme, të

cilat ia kemi paraqitur Kuvendit. Roli i institucionit të Avokatit të Popullit ky është, të paraqesë

rekomandime, dhe të bëjë politika për promovimin e të drejtave të njeriut. Ne nuk kemi

vendimmarrje të tjera, dhe ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë, na e ka

tërhequr vëmendjen edhe Komisioni i Ligjeve, është që ndoshta do të duhet të promovojmë më

tepër rolin që kemi, sepse pritshmëritë e individit, dhe mesa shoh edhe të shumë deputetëve,

janë më të mëdha se kompetencat që kemi realisht. Ne nuk kemi kompetenca vendimmarrëse,

por kompetenca përcaktimi standardesh më të larta dhe rekomanduese, të cilat besoj se i kemi

ushtruar në mënyrë të përgjegjshme dhe me përgjegjshmërinë e duhur.

Për sa i përket sistemit penitenciar apo të burgjeve, si në progresraport, ashtu edhe në

Komitetin e 10 BE-Shqipëri, janë përmendur problematikat e sistemit penitenciar në Shqipëri

dhe, për hir të së vërtetës, referimi apo gjetjet që janë në këto raporte, u referohen gjetjeve të

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

13

Avokatit të Popullit dhe në këto kushte besoj se puna jonë në këtë drejtim ka qenë shumë e

rëndësishme.

Ajo çka shihet si shumë pozitive në raport është fakti se më në fund institucioni i

Avokatit të Popullit ka numrin e plotë të komisionerëve, pra ka 5 komisionerë që janë në

funksion dhe kjo është një gjë pozitive mbas ndryshimeve të ligjit në vitin 2014, sepse do ta

çojë përpara punën për garantimin e të drejtave të njeriut te 5 fushat kryesore.

Në lidhje me gjuhën e urrejtjes, unë dua të bëj një adresim. Ky nuk është një problem i

vogël. Adresimi i kësaj çështjeje është një detyrë e lënë qoftë nga Komisioni, qoftë edhe nga

Komiteti. Unë e përgëzoj shumë Kuvendin për nismën dhe vendimin që morën në vitin 2018,

kur miratuan Kodin e Sjelljes dhe të Etikës, që është me të vërtetë i përparuar dhe me standarde

shumë të larta, i cili rregullon një fushë të madhe të sjelljes së vetë deputetëve dhe nuk e kufizon

më, siç ka qenë më parë, përgjegjësinë e deputetit vetëm në aktivitetin brenda sallës së

Kuvendit. Kjo gjë duhet të kuptohet nga vetë deputetët dhe nga ne, përfaqësuesit e

institucioneve të pavarura, që në çdo moment të jetës sonë ne përbëjmë një model publik dhe

duhet të jemi të gjithë 10 herë më të kujdesshëm sesa individët e tjerë për të manifestuar dhe

për të sjellë një model të ri të përgjegjshëm të sjelljes me qytetarët, të kujdesit dhe të

mospërdorimit qoftë të praktikave diskriminuese, qoftë stereotipave negative dhe të

mundohemi të paraqesim një gjuhë edukuese dhe një gjuhë paqësore. Pikërisht, për këtë arsye,

edhe adresimi që Avokati i Popullit i bën Kuvendit të Republikës së Shqipërisë fillon me një

fjalë që kishte të bënte me gjuhën e urrejtjes dhe me problematikën shumë të madhe që sjell në

Shqipëri konflikti shumë i madh politik. Për shkak të një konflikti të gjatë politik gjuha e

parlamentit tonë është një gjuhë shumë e fortë, ka vërtet problematika në thelbin e saj dhe

krijon në mënyrë të vazhdueshme një gjendje tensioni. Për këtë arsye institucioni i Avokatit të

Popullit konsideroi se ky ishte një nga problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut për vitin

e kaluar dhe prandaj fjala jonë në Kuvend kishte të bënte pikërisht me këtë: eliminimin, sa më

shumë të jetë e mundur, e gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës konfliktuale, sepse konflikti i tepërt

nuk çon në zgjidhje të problemeve, por e vendos secilin prej nesh në llogore edhe më fort për

të ruajtur pozicionet e veta dhe për të mos zgjidhur problemet dhe hallet e popullit.

Së fundi, dua t’ju them se problematikat që ngrenë dy dokumentet e sipërpërmendura

janë mjaft të gjera dhe ka shumë punë për t’u bërë për secilin prej institucioneve tona.

Unë dua t’ju garantoj se institucioni ynë, si një institucion i pavarur kushtetues, që ka

si shtylla kryesore të veprimtarisë së tij: mbrojtjen, parandalimin e shkeljeve dhe promovimin

e të drejtave të njeriut dhe lirive të ligjshme të individëve, do të vazhdojë të kontribuojë me

dedikim maksimal për të realizuar këto standarde shumë të larta.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

14

Së fundi, përshëndes fuqimisht faktin që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka shtuar

buxhetet dhe kapacitet për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Është një nga

vendimet më të mira pas shumë e shumë vjetësh dhe kërkesash që një gjë e tillë është realizuar

dhe kjo tregon një model të mirë, që duhet përdorur edhe në institucionet e tjera të pavarura.

Kështu që, një falënderim nga ana ime për komisionerin!

Faleminderit!

Rudina Hajdari - Faleminderit, zonja Balanca për këtë pasqyrim të të gjitha

problematikave që ju përmendët!

Para se t’i jap fjalën zotit Sala, kryetarit të Autoritetit të Medieve Audiovizive, dua të

shpjegoj dy gjëra:

Së pari, të mundohemi të kufizojmë fjalën tonë brenda 10-minutëshit, sepse në fund

kemi dëshirë që të hapim diskutimin për pyetje për pjesëmarrësit.

Meqenëse, zonja Balanca shtroi disa problematika tepër të rëndësishme, unë inkurajoj

të gjithë titullarët e institucioneve të pavarura që janë të pranishëm në takim të na përcjellin me

shkrim të gjitha gjërat që ata shtrojnë në këtë tryezë. Në momentin që ky raportim i vjen

Këshillit ne të jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha komisioneve, në mënyrë që ato të

trajtohen. Prandaj, nuk duam që ky takim të ngelet thjesht në një format bisedimesh dhe më

pas mos të vijohet më tej me zbatimin e këtyre rekomandimeve që vijnë nga organet e pavarura.

Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Sala.

Gentian Sala – Faleminderit, zonja Hajdari!

Faleminderit, zoti nënkryetar!

E konsideroj me shumë vlerë këtë takim.

Për fat të mirë, Autoritetit të Medieve Audiovizive është vënë në lëvizje për zgjidhjen

e këtyre problemeve që shtron raportimi, pasi, së pari, përkon me rekomandimet e lëna nga

Kuvendi i Shqipërisë, për këtë vit pothuajse në masën 90% janë të njëjtat rekomandime.

Së dyti, edhe me rekomandimet që na ka lënë Autoriteti i Konkurrencës që përkojnë

me këto probleme.

Do të mundohem të jem sa më i thjesht, sepse gjuha e fushës sonë është pak e

rëshkitshme, mund të flasësh edhe sikur je në botë paralele, por do të jem shumë konkret dhe

do të flas më pak se 10 minuta. Ky Këshill, siç këshillon edhe rekomandon. Kështu që, mund

të na bëjë edhe pyetje.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

15

Rekomandimi i parë lidhet me procesin e dixhitalizimit, i cili është shtyrë për në shtator

të këtij viti, ku bën disa vërejtje. Unë nuk i hyj historikut pse del këtu raporti, por po i marr si

të vërteta dhe se do të zgjidhen. Procesi i digjitalizimit.

Që prej shtyrjes në shtator të vitit 2018, është ridimensionuar fushata e informimit

publik, duke kontaktuar drejtpërdrejtë me publikun nëpërmjet call center-ave, për të marrë një

informacion më të drejtpërdrejtë për teknologjinë që shohin qytetarët, si dhe janë bërë disa

takime me operatorët për të ditur problematikat e njerëzve më nga afër me qëllim që procesi të

mos ngeci. Përsëri, në shtator të këtij viti, para 2 javësh, ky proces u shty edhe për 2 muaj, jo

pa qëllim, pasi ne konsiderojmë se një numër i madh qytetarësh ende shohin teknologjinë

analoge dhe kompanitë më të mëdha që janë në treg nuk japin informacion për sasinë e

dekoderave që disponojnë.

Pra, ata që duhet të ishin më të interesuarit për t’i shitur, kompanitë e mëdha, janë të

parët që nuk japin informacion për procesin. Për fat të mirë ky problem tashmë konsiderohet i

ezauruar, pasi operatorët digjitalë “Tring” dhe “Neptun” e kanë dhënë informacionin e kërkuar.

Ne përsëri jemi duke bërë matje të mënyrës se si transmetohet në ato zona ku do të mbyllet

digjitalizimi dhe besoj se brenda datës 30 ky proces do të jetë mbyllur.

Gjithashtu, raporti evidenton që frekuencat e Divident 1 janë liruar vetëm nga

operatorët analogë. Unë mund t’ju them sot me përgjegjësi se ky brez është i lirë prej janarit

në masën 100%, nuk ka ndërhyrje në vendet fqinje dhe AKEP-i i ka të lira frekuencat për t’i

përdorur, ashtu siç edhe po i përdor, pasi i ka nxjerrë në shitje. Por, pavarësisht teknikaliteteve

duhet të kuptojmë një gjë, që procesi i digjitalizimit në Shqipëri vërtet ka qenë i gjatë, por në

krahasim me vendet e rajonit konsiderohet shumë më i suksesshëm dhe rezultativ. Pse? E drejta

e informimit është e drejtë kushtetuese dhe duhet të mos harrojmë që në vende si Maqedonia,

Greqia, Kosova dhe Mali i Zi më pak se 10% e qytetarëve shohin teknologjinë analoge pa

pagesë, ndërkohë në Shqipëri është të paktën 30% e popullsisë që shohin pa pagesë një numër

kanalesh të konsiderueshme. Vetëm në Tiranë janë 39 kanale pa pagesë, pra një ofertë e

jashtëzakonshme për qytetarët e thjeshtë që të mos ndihen nën presion për të bërë blerje të

panevojshme në kompanitë private, por ajo të vijë thjesht si ofertë apo vlerë e shtuar.

Po ashtu jemi shumë të sigurt që ky proces operatorin publik e ka nxjerrë më të fortë, i

cili menaxhon dy frekuenca, ka 12 kanale, ka një ofertë të shtuar dhe me sukses është duke

bërë mbartjen e operatorëve lokalë në platformën e vet. Për operatorët lokalë të vegjël jemi të

garantuar dyfish, pasi tarifa për të cilën mbarteshin operatorët publikë është ulur. Po ashtu,

kemi garantuar operatorët më të mëdhenj në treg “Tring”, “Dixhitalb”, “Neptun”, “Vizion

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

16

Plus” në hapësirat e tyre, duke bërë reformë dhe duke ngushtuar frekuencat që ata zinin me pa

të drejtë dhe ata sot funksionojnë më mënyrë më të strukturuar.

Çështja e fundit që dua t’ju them, e cila është mjaft e rëndësishme, sepse lidhet me

kapitujt XXIII dhe XXIV, është se ka hapësirë për operatorë të rinj në treg. Pra, ajo që rëndom

dëgjojmë nëpër konferenca, që ka një situatë monopol, nuk është e vërtetë, sepse sot janë

platformat e operatorit publik, e Tringut, Dixhitalbit dhe Abcomit, kjo si në asnjë vend tjetër,

dhe me kënaqësi themi se po futen aktorë të rinj në treg që janë jo vetëm lokalë, por edhe aktorë

me know how dhe dije ndërkombëtare. Kemi A2 CNN dhe Euro News, të cilët së shpejti do të

jenë në treg dhe kjo është falë punës sonë.

Pra, ne nuk duhet ta trajtojmë digjitalizimin si një datë të një muaji para apo prapa, po

të garantojmë se pavarësisht vonesave në treg ne jemi seriozë dhe po punojmë afatgjatë.

Kapitujt XXIII dhe XXIV nuk lidhen direkt me punën tonë, por indirekt patjetër që

AMA ka rolin e saj, për të siguruar zbatimin e Kodit të Punës dhe të forcojë mbrojtjen e të

drejtave të punës dhe të sociale të gazetarëve. Këtu, dua t’ju them me shumë kënaqësi se puna

e Autoritetit me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka qenë shumë e

kordinuar. Është organizuar konferenca e vitit 2018, një konferencë shumë e gjerë për të drejtat

e gazetarëve dhe si asnjëherë tjetër institucionet publike kanë qenë më shumë të interesuara

sesa OJF-të që mbrojnë gazetarët. Pas këtij takimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e

Informimit Publik thirri në diskutim Inspektoratin Shtetëror të Punës, i cili kishte 5 vjet që nuk

bënte kontroll në mediat audiovizive për të drejtën e gazetarëve. Inspektorati është thirrur në

komision, ka bërë kontroll dhe dy janë problemet kryesore sot për gazetarët. E para, pagat

joreale, të cilën duhet t’ju them me kënaqësi se po shkon drejt zeros, këtë e kam të sigurt nga

kontaktet që kam pasur me menaxhmentin e operatorëve publikë dhe me vetë gazetarët, por

ende ngelet problem i madh ai i kontratave të gazetarëve.

Për këtë qëllim së bashku me komisionin jemi duke planifikuar të organizojmë tryezën

e dytë për këtë çështje specifike. Megjithatë, kisha edhe një këshillë, se askush tjetër më shumë

se Shoqata e Gazetarëve nuk mund t’i luftojë institucionet publike për të drejtat e saj. Ne nga

ana jonë, kemi bërë maksimumin dhe jemi shumë të interesuar që kjo të ndodhë jo thjesht për

rekomandim, por edhe sepse është një treg i jashtëzakonshëm, pasi ka gati rreth 2 mijë veta që

punojnë direkt në këtë fushë dhe me dhjetëra-mijëra të tjerë që marrin pagat indirekt për këtë

çështje.

Një pikë tjetër është drejtimi editorial i medieve private, i cili vazhdon të jetë subjekt i

interesave politike dhe të biznesit. Financimi i medies mbetet kyç për garantimin e lirisë së

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

17

shprehjes. Nuk besoj se ka njeri që e vë në dyshim se kjo gjë qëndron, por pyetja lind se cili

është roli i AMA-s te kjo pikë.

Ajo që ne garantojmë dhe për të cilën jemi garant është që të ketë aktorë të rinj dhe

konkurrencë në treg, hapësirë për këdo që kërkon të investojë në këtë fushë, hapësirë

maksimale për operatorin publik. Si mund të ndikojmë ne direkt te kjo pjesë? Unë mendoj se

është transparenca.

Ajo që ne kemi bërë prej 3 vjetësh është një buletin i jashtëzakonshëm me të dhëna për

fushën e medies, pagat e gazetarëve, numrin e punonjësve, numrin e medieve, fushat që

mbulojnë, teknologjinë që përdorin e të tjera. Vitin e fundit është futur informacioni për

pronësinë e medieve dhe ajo që është më e rëndësishme është informacioni, ndërkohë që këta

pronarë mediash janë të lidhur me fusha të tjera, siç është ajo e ndërtimit e disa të tjera.

Pra, ne mundësojmë dhënien e pasqyrës së qartë. Se si do të ndërhyjnë të gjitha

institucionet bashkë për të pasur përmirësim, kjo nuk është një punë me një aktor, por kërkon

më shumë. Ndoshta në vitin që vjen kjo pikë mund të jetë më konkrete në mënyrë që të

avancojmë më tej.

Së fundi, Shqipëria po inkurajohet të përfshihet në legjislacionin e reklamës shtetërore

në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për të rritur transparencën dhe ndryshimet

që po i bëhen ligjeve për mediet audiovizive dhe komunikimet elektronike. Në bazë të planit

të punës të shpërndarë nga institucionet këto raportime, i pari sidomos, nuk është fokus i

Autoritetit të Medieve, por kam përshtypjen se financimi shtetëror, të cilën e kam lexuar në të

paktën 7-8 raportimet e fundit të Bashkimit Europian, nuk më rezulton që në media të kalojë

5% e buxhetit total të reklamave.

Megjithatë, nuk mund ta vë dorën në zjarr për këtë, por mendoj që edhe institucionet

ndërkombëtare kur bëjnë raportime të kësaj natyre është mirë që një pjesë të fokusit të tyre

financiar ta shpërndajnë për të mbledhur informacion konkret për shumën e reklamave. Deri

më sot nuk kam lexuar asnjë raport nga ndonjë institucion që të flasë për shumën e reklamave.

Kjo nuk është detyrë direkte e Autoritetit të Medieve, por kjo shumë, me aq sa na rezulton në

total, pra jo e zbërthyer, nuk është se ndikon te media në atë masë aq sa të mos garantojë lirinë

e tyre. Megjithatë, edhe disa institucione bashkë do të ishte mirë të fokusoheshin.

Sa i takon ndryshimeve në ligjin për mediet audiovizive, dua të jem i qartë se Autoriteti

i Medieve këtë çështje do ta trajtojë vetëm pasi t’i kërkohet nga Kuvendi dhe vetëm pasi bordi

i Autoritetit të Medieve ta shqyrtojë dhe të japë mendimin e tij. Unë, si kryetar, nuk kam ndonjë

mendim për këtë çështje, por ajo që kemi bërë në maksimum, është që kur ka dalë drafti i parë

në një periudhë kohore të shkurtër, në mos gaboj ka qenë 40 ditë, të bëjmë disa takime me

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

18

shoqërinë civile dhe prej atyre takimeve të kemi një pasqyrë shumë të qartë të shqetësimeve që

ata kanë. Megjithatë, nga diskutimet që mund të dalin në të ardhmen nga komisioni mund të

avancojmë për këtë çështje.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Sala!

Kam kënaqësi t’ia kaloj fjalën zotit Zguri, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Klement Zguri – Faleminderit!

E nderuar kryetare e Këshillit,

I nderuar nënkryetar,

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve falënderoj Këshillin Kombëtar të

Integrimit Europian për ftesën e bërë për këtë proces jo vetëm diskutimi, por edhe informimi

gjithëpërfshirës!

Tematika që prek veprimtarinë e KQZ-së është pjesë e rëndësishme e kapitullit “Për

kriterin politik”, sepse ka të bëjë me demokracinë dhe zgjedhjet. Në fakt, në raportin e

Komisionit Europian të vitit 2019, kapitulli i demokracisë shfaqet si kapitulli, i cili me leximin

e tij lë vend për më shumë vëmendje dhe reflektim. Shkaku për këtë është evidentuar nga vetë

komisioni, i cili nuk e ka fshehur konstatimin për një polarizim të fortë të mjedisit politik me

bojkote të përsëritura të aktiviteteve parlamentare, të cilat kulmuan me vendimin e partive

kryesore opozitare, duke lënë mandatet e tyre parlamentare në bllok.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për fat të keq, nuk është as i mbrojtur, as i imunizuar

nga mjedisi dhe klima politike. Përbërja, procedurat, mënyra e funksionimit, marrëdhëniet

brenda institucionale janë formuar në mënyrë të tillë, sigurisht me ligj, pra, që KQZ-ja të ndiejë

dhe të tronditet nga çdo oshilacion klimaterik i politikës.

Viti 2019 ishte prova më e qartë dhe më e pakundërshtueshme për këtë. Këtë vit ne

patëm zgjedhje për qeverisjen vendore, në fakt, të debatuara, të kontestuara, të refuzuara, por

rezultative.

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një fenomen i panatyrshëm për mjedisin politik. Ishin një

përjashtim nga normaliteti i gjërave. Mjedisi politik nuk i përcolli ato si zgjedhje, si një ushtrim

i mirëfilltë demokracie sovrane të popullit shqiptar, por si një sherrnajë për gardhe dhe sinorë

politikë, si një shembull kokëfortësie dhe pamaturie të vetë këtij mjedisi.

Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në të gjithë territorin me dhe pa garë. Ato prodhuan

rezultat dhe rezultati u njoh nga gjykatat kompetente shqiptare.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

19

Zgjedhjet u monitoruan dhe u vlerësuan nga misioni vëzhgues i OSBE/ ODIHR-it,

raporti i të cilit sot është në dorën e gjithkujt, gati për t’u lexuar, por edhe për të reflektuar mbi

të.

Në fakt, ky bashkëbisedim nuk ka si tematikë zgjedhjet e 30 qershorit të 2019-s, as

performancën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky bashkëbisedim ka në fokus kriterin

politik dhe analizën e elementeve të tij.

Ndaj, në respekt të tematikës së këtij takimi, do të përpiqem të informoj për kriterin

politik dhe benchmark-et e tij në këtë tremestër, nga dalja e raportit e deri sot.

Financimi i partive politike, një element shumë i rëndësishëm.

Raporti i Komisionit Europian ka konstatuar nevojën për përmirësimin e transparencës

dhe kontrollit të financave të partive politike. Ky përmirësim, së pari, lipset të jetë ligjor dhe

pas kësaj administrativ.

Përmirësimi ligjor është penguar nga polarizimi i mjedisit politik. Dy tentativa të

njëpasnjëshme për reformën zgjedhore kanë ngecur në mes të rrugës dhe nuk kanë dhënë

rezultatin e shpresuar.

Ndryshimet në vitin 2017 në ligjin “Për partitë politike”, patën një efekt pozitiv në

rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, por krijuan probleme për sa i përket harmonizimit të

kuadrit ligjor të forcimit të sigurisë juridike.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, i ngritur pas zgjedhjeve për Kuvendin e

vitit 2017, nuk miratoi ndryshime për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, as në Kodin

Zgjedhor, as në ligjin nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”. Pavarësisht nga kjo,

KQZ-ja i adresoi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it brenda hapësirave dhe kompetencave që i

jep ligji.

Për zgjedhjet e 2019-s, pas një pune të gjatë, me mbështetjen e ekspertëve të NDA-së,

ambasadës britanike dhe Këshillit të Europës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tri akte

të rëndësishme nënligjore. Kjo u vlerësua pozitivisht edhe nga misioni i OSBE/ODIHR-it.

Tri aktet në fjalë janë: për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financave dhe

shpenzimeve të partive politike; për miratimin e formateve të standardizuara të raportit të

auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, si dhe akti i tretë “Për

disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1 të datës 31.05.2017, “Për përdorimin e

materialeve propagandistike dhe vendin e afishimit të tyre.””

Të gjitha këto i shërbyen objektivit për rritjen e transparencës financiare të fushatave

zgjedhore dhe synuan qasje të standardizuar nga KQZ-ja, në mbikëqyrje, eficiencë, kontroll

dhe monitorim.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

20

Në zgjedhjet e 31 qershorit nuk raportuan vetëm partitë politike (kjo është një risi) për

financat e fushatës, por edhe kandidatët për kryetarë bashkie. Kjo do të thotë më shumë

transparencë, më pak informalitet, më shumë barazi dhe më shumë ndershmëri në konkurrim.

Pas dorëzimit të raporteve në KQZ, kjo e fundit do të verifikojë e kontrollojë

respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor, të ligjit për partitë politike dhe aktet nënligjore

për financimin e fushatës zgjedhore, duke krahasuar të dhënat me gjetjet dhe konkluzionet e

raportit të auditimit të fushatës zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës; duke

kontrolluar procedurën e dokumentimit të dhurimeve (dhuruesi ka nënshkruar deklaratën e

kërkuar nga 90 pika 1 e Kodit Zgjedhor); duke ndryshuar limitin e vlerës së dhurimit, si dhe

nëse dhurimi i fondeve jopublike është në llogarinë e posaçme të hapur për këtë qëllim, duke e

rillogaritur totalin e shpenzimeve të deklaruara të fushatës zgjedhore.

Në rast se KQZ-ja do të konstatojë shkelje të dispozitave ligjore dhe të akteve normative

të nxjerra, në rastet kur nuk përbëjnë vepër penale, sigurisht që do të zbatojë sanksionet e

parashikuara në nenet 172 dhe 173. Në vendosjen e sanksioneve KQZ-ja bazohet në parimin e

proporcionalitetit.

Dekriminalizimi është një pikë tjetër e rëndësishme, që ka edhe vëmendjen maksimale

të të gjitha aktorëve dhe faktorëve.

Në raportin e tij Komisioni Europian konstatonte se nuk kishte çështje që kishin çuar

në nisjen e procedurave të dekriminalizimit për periudhën e raportimit.

Në harkun e 3 muajve pas raportimit, KQZ-ja është marrë intensivisht me proceduar

ligjore të kontrollit sipas ligjit për dekriminalizimin.

Zgjedhjet janë ligjërisht edhe proces vetëdeklarimi, edhe kontrolli institucional.

Në zgjedhjet e 30 qershorit KQZ-ja verifikoi dokumentacionin e kandidimit dhe

formularët e vetëdeklarimit për rreth 103 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për të paktën 9994

kandidatë për këshillat bashkiakë.

Në përfundim të procesit të verifikimit, u regjistruan 97 kandidatë për kryetarë bashkie

dhe 9872 kandidatë për këshillat bashkiakë.

KQZ-ja vendosi që ishte në kushtet e moszgjedhshmërisë një kandidat për kryetar i

Bashkisë së Himarës i mbështetur nga zgjedhësit dhe 15 kandidatë për anëtarë të këshillave

bashkiakë.

Në përfundim të procesit të verifikimit, KQZ-ja i ka dërguar Prokurorisë së

Përgjithshme për verifikim të thelluar 6 raste me funksion këshilltarë në këshillat bashkiakë,

për shkakun e vetëm se në formularë ata kanë deklaruar vetë indicie për dëbime apo dënime

jashtë territorit.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

21

Pas shpalljes së rezultatit, KQZ-ja ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme dy kryetarë

bashkie për verifikim të thelluar pas denoncimeve për dëbime/dënime jashtë shtetit.

Administrata zgjedhore.

Komisioni Europian konstatoi në raport se KQZ-ja nuk funksionon me përbërje të plotë,

pasi nuk ishin zgjedhur ende dy anëtarë. Komisioni priste të zgjidheshin dy anëtarë. Edhe këtu

polarizimi i mjedisit politik ka marrë haraçin e radhës, 2 anëtarë ende mungojnë në KQZ.

Ky tremujor ka qenë periudhë aktiviteti intensiv për KQZ-në dhe mungesa e dy

anëtarëve është ndier jo vetëm në veprimtarinë administrative, por para së gjithash në debatin

profesional dhe vendimmarrës, pra në ata komponentë që përcaktojnë kualitetin e punës së

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të drejtat e minoriteteve.

Për procesin zgjedhor të datës 30.06.2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prodhoi të

gjitha materialet informuese, edukuese e ndërgjegjësuese, edhe në gjuhët e pakicave etnike dhe

kulturore, së paku, të njohura ligjërisht.

KQZ-ja publikoi materiale në gjuhën greke, malazeze, maqedonase, bullgare, serbe,

boshnjake, arumune, rome dhe egjiptiane.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar, krahas

fletëpalosjeve në gjuhën shqipe, janë shpërndarë edhe ato të gjuhës së pakicave.

KZAZ-të që ushtronin veprimtarinë në territore me vendbanim të pakicave kombëtare

shpërndanë fletëpalosje edhe në gjuhën e pakicave kombëtare.

Për pakicat rome e egjiptiane dhe edukimin e tyre zgjedhor, që KQZ-ja e ka në fokusin

e punës në vijimësi, u realizua projekti i veçantë “Vota ime vlen’. Kjo është bërë në

bashkëpunim me institutin e kulturës rome në Shqipëri.

Gjithashtu, KQZ-ja, në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në Tiranë, realizoi në

vendqëndrimet e komuniteteve rome dhe egjiptiane projektin informues dhe ndërgjegjësues

për shitblerjen e votës dhe pasojat individuale e shoqërore në rast të tjetërsimit të vullnetit .

Ndërkohë, misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR -it konstatoi në këto zgjedhje se nuk u vu

re asnjë rast diskriminimi i drejtpërdrejtë kundrejt pakicave kombëtare gjatë fushatës. Për më

tepër, vëzhguesit u bënë dëshmitarë të zhvillimit të aktiviteteve të fushatës në gjuhën e

minoriteteve përkatëse, konkretisht, në Pustec dhe në Finiq.

Misioni vëzhgues bëri edhe konstatime problematike. Ai konstatoi se aktet zyrtare të

administratës zgjedhore dalin vetëm në gjuhën shqipe, duke nënkuptuar një pritshmëri tjetër.

Në fakt, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë njeh vetëm gjuhën shqipe si gjuhë

zyrtare. Të gjitha aktet zyrtare në Shqipëri dalin vetëm në gjuhën shqipe.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

22

KQZ-ja nuk është në gjendje të kuptojë nëse kjo vërejtje do të shndërrohet së shpejti në

standard për respektimin e të drejtave të minoriteteve apo nëse raporti ka qenë thjesht

joprofesional, të paktën në këtë aspekt.

Gjithsesi, kjo është një tryezë kompetente për ta shtruar këtë çështje dhe për të kërkuar

zgjidhje.

Nëse po projektohet një standard i ri, atëherë ligjvënësi duhet të orientojë punën tonë

dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme njerëzore dhe logjistike.

Në këtë kuadër, tema vlen t’i parashtrohet Komisionit Europian, për të kuptuar dhe

sqaruar situatën, pa i shkaktuar penalizim Shqipërisë për këtë shkak. Gjithashtu, misioni

vëzhgues, teksa ka raportuar informacionin e KQZ-së për publikimet në gjuhën e pakicave, ka

konstatuar se vetë nuk i ka hasur materialet në gjuhën e pakicave, sikurse nuk është vënë në

dijeni për një gjë të tillë nga bashkëbiseduesit. Kjo do të thotë se KQZ-ja ka ende shumë punë

për të bërë, së paku për të promovuar si duhet arritjet.

Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Në respekt të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe në zbatim të

përcaktimeve ligjore, KQZ-ja, pjesë të rëndësishme të fushatës të edukimit zgjedhor, kishte

edhe prodhimin e materialeve edukuese dhe ndërgjegjësuese për personat me aftësi të

kufizuara. Ajo realizoi spote informuese dhe edukuese për personat me aftësi të kufizuar,

ndërsa për persona me aftësi ndryshe poster të veçantë me të gjithë informacionin e nevojshëm

për zgjedhësit. Ajo pajisi çdo qendër votimi me shabllon me alfabetin brait për secilën fletë

votimi, si dhe dhomë të fshehtësisë për zgjedhësit më aftësi të kufizuar. Gjithsesi, dua të

nënvijëzoj se raporti vëzhgues i OSBE/ODIHR-it ishte tejet kritik në trajtimin e kësaj çështjeje.

Kritika drejtohej rreth një tematike për të cilën KQZ-ja nuk është kompetente, por ne nuk mund

ta lëmë pa evidentuar në këtë diskutim, sepse mendojmë se ka vend për ndërhyrje dhe trajtim

nga ky nivel i lartë. Raporti thotë se autoritetet nuk morën masat e duhura për të siguruar

pjesëmarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuar në procesin zgjedhor si votues dhe

kandidatë. Në 2/3-ën e vëzhgimeve qendrat e votimit, nuk bënin të mundur aksesin për

pavarësinë e personave me lëvizshmëri të kufizuar dhe në 71% të vëzhgimeve planimetria e

qendrave të votimit, nuk ishte e përshtatshme për votuesit me aftësi të kufizuar. Kjo çështje

kërkon që KQZ-ja të përpunojë udhëzime të reja për standardin e qendrave të votimit, por

udhëzimet nuk kanë vlerë reale nëse organet e qeverisjes vendore, apo institucionet arsimore

nuk ndërgjegjësohen, nuk shfaqin vëmendje dhe nuk japin më shumë fonde për një organizim

më të mirë.

Barazia gjinore.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

23

Ju kërkoj ndjesë, por ne kishim shumë detyra në raport dhe jam i detyruar t’i përmend.

Sa i përket përfaqësimit gjinor në organet e zgjedhura ne nivel qendror dhe vendor,

KQZ-ja ka bërë të gjitha përpjekjet për të zbatuar me efikasitet përcaktimet ligjore, pavarësisht

përmirësimit të përfaqësimit të gjinisë femërore në këshillat bashkiakë, që erdhi nga ndryshimet

e vitit 2015. Mbetet shqetësim vendosja fiktive, e them se është fenomen, e femrave në lista, si

për këshillat bashkiakë, ashtu dhe për parlamentarët nga partitë politike, si dhe dorëheqjet e

tyre në bllok me qëllim që mandatin e tyre ta marrin meshkujt. Kemi disa raste që ka ndodhur

kjo gjë, pra është një realitet. Për shkak të interesave nën presion apo të elementeve të tjera,

kandidatet femra kanë dhënë dorëheqje, e thashë edhe më parë, në bllok, jo vetëm një nga një.

Aktualisht në parlament, pas modifikimeve të fundit të përbërjes, për shkak të dorëheqjeve

masive nga opozita, nga 122 deputetë, 35 janë femra.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit kandiduan për kryetar bashkie 97 kandidatë, ndër

të cilat 11 ishin femra, kurse për këshillat bashkiakë 9872 kandidatë, nga të cilët 4839 ishin

femra. KQZ-ja kontrolloi ndërkohë përputhshmërinë e listave për këshilltarë me kuotën gjinore

dhe refuzoi regjistrimin e dy listave të kandidatëve të një subjekti në dy bashki. Është detyrim

ligjor, kështu që ne thjesht kemi realizuar detyrën.

Po lë disa çështje që janë shumë teknike dhe po kaloj te pjesa e fundit, që është reforma

zgjedhore.

Raportimet nuk janë qëllim në vetvete, ato bëhen që të përmirësojnë punën dhe t’i

shërbejnë së ardhmes, ndaj KQZ-ja, për të adresuar problematikat e evidentuara në raportin e

Komisionit Europian, por edhe raporteve të OSBE/ODIHR-it, ka analizuar dhe evidentuar me

asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë hapat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar

organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhore.

Në vitin 2018 KQZ-ja iu drejtua Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke

propozuar një paketë me rekomandime për të përmirësuar kornizën ligjore ekzistuese. E para,

për të fuqizuar rolin mbikëqyrës dhe ligjzbatues të KQZ-së dhe për të rritur transparencën e të

ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. E

dyta, harmonizimin e ligjit nr. 138 të vitit 2015 me vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit “Për

dekriminalizimin”. E treta, ngritja e qendrës së trajnimit me qëllim bërjen e një administrate

zgjedhore të vendosur, të fortë, serioze dhe profesionale. E katërta, vendosjen e kuotës gjinore

30% edhe për nivelin e tretë të administratës zgjedhore, qendra votimi dhe grupet e numërimit

të votave.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

24

E fundit, pavarësia, depolitizimi dhe profesionalizmi i administratës zgjedhore është

kthyer në domosdoshmëri të përmirësimit të administrimit të procesit dhe garantimit të

integritetit të zgjedhjeve.

Në datën 4 shtator u publikua raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2019, nga

të cilat kishte rreth 20 rekomandime, një pjesë e të cilave janë rekomandime të përsëritura nga

zgjedhjet pararendëse. Kështu që KQZ-ja, si në rastet e tjera, do të mblidhet për të përcaktuar

masat për zbatimin e këtyre rekomandimeve, të cilat i adresohen KQZ-së, ndërkohë që për

rekomandimet, të cilat u referohen ndryshimeve ligjore të paadresuara edhe nga zgjedhjet e

shkuara, KQZ-ja i ka paraqitur Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore paketën e

sugjerimeve dhe rekomandimeve, të cilat kam besim se do të merren në konsideratë.

Ju faleminderit!

Kërkoj ndjesë për zgjatjen!

Rudina Hajdari – Zoti Zguri, faleminderit, për prezantimin tuaj!

Ju lutem, nëse keni mundësi, të depozitoni të gjitha problematikat që listuat sot, brenda

ditës së nesërme, pra të gjitha ato që përmendët në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe me problemet

që keni hasur gjatë kësaj periudhe, sidomos në zgjedhjet e fundit, që të merren parasysh nga

Komisioni i Reformës Zgjedhore, pasi do të kemi takime të shumta në muajt në vijim.

Tani do t’ia kaloj fjalën zotit Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe

Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Besnik Dervishi – Faleminderit!

E nderuar zonja Hajdari,

I nderuar zoti Balla,

Të nderuar anëtarë të KKIE-së,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar kolegë titullarë të institucioneve të pavarura,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zyra e Komisionerit ndihet e vlerësuar, besoj si të gjitha institucionet e tjera, sepse ka

dy vjet që ndihet një ndryshim në politikën e Kuvendit për sa i përket vlerësimit të

institucioneve të pavarura. Na vjen mirë që edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit u jepet

një rëndësi e veçantë institucioneve të pavarura, pra vëmendje dhe vlerësim, besoj e merituar,

në veprimtarinë e tyre të posaçme dhe veçanërisht në çështjet e integrimit.

Zyra e Komisionerit, kuptohet edhe nga emërtimi, e përqendron veprimtarinë e saj në

dy kolona kryesore, që janë: e drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale, dy

nene të Kushtetutës, të përfshira në kapitullin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, pra

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

25

kuptohet rëndësia e çështjeve që ajo trajton. Në procesin e integrimit zyra e Komisionerit është

e përfshirë në kapitujt 10, 23 dhe 24.

Për sa u përket rekomandimeve që lidhen me të drejtën për informim, vlerësimet janë

pozitive dhe duhet thënë që legjislacioni për të drejtën e informimit është një nga legjislacionet

që vlerësohet i gjashti në botë, pra është diçka tejet e vlerësuar. Zyra e Komisionerit është

vlerësuar pozitivisht për veprimtarinë dhe vendimmarrjen e tij. Një nga sugjerimet e pakta që

ka pasur në progresraportin e BE-së, është që vendimet e komisionerit duhet të bëhen të

detyrueshme (po citoj fjalë për fjalë raportin) për zyrtarët e administratës publike, që, e

përkthyer në termin juridik, duhet të kthehen në titull ekzekutiv. Besoj se kjo është një gjë tejet

pozitive dhe e thjeshtë për t’u realizuar, sepse ka edhe një kontradiktë: vendimet e Komisionerit

për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë titull ekzekutiv, kurse ato për të drejtën e informimit,

që lidhen drejtpërdrejt me transparencën e autoriteteve publike, e pse jo edhe me luftën kundër

korrupsionit, që është një nga prioritetet, nuk janë titull ekzekutiv.

Natyrisht ne e kemi përgatitur prej kohësh projektin për disa përmirësime në ligj me

konsulencë të huaj, me konsulencë të projektit të binjakëzimit antikorrupsion dhe kemi

zhvilluar tryeza konsultimesh me autoritetet publike, me koordinatorët, me shoqërinë civile

dhe jemi në pritje të sponsorëve, të cilët duhet ta fusin atë në procedurën e propozimit, pasi

dihet që institucionet e pavarura nuk e kanë të drejtën e propozimit. Deri tani na ka rezultuar

jo e lehtë.

Për sa i përket mbrojtjes të të dhënave personale, detyrat e integrimit janë shumë të

qarta. Ashtu siç e përmendët edhe ju, zonja Hajdari, ato lidhen me zbatimin në vendin tonë të

një rekomandimi që ka të bëjë me Rregulloren e re të Përgjithshme të Mbrojtjes të të Dhënave,

ose ajo që tashmë quhet GDPR-i, dhe direktivën e policisë, Zyra e Komisionerit, për vetë

rëndësinë që paraqesin këto dy akte, ka aplikuar që para 3 vjetësh për të siguruar një projekt

IPA, është miratuar. Jemi në pritje të të përfundimit të procedurave nga ana e BE-së.

Ne jemi të gatshëm për të filluar menjëherë me hartimin e këtij projekti, që përbën një

revolucion për sa i përket konceptit të mbrojtjes së të dhënave personale, sepse si i tillë është

konceptuar me rregullore dhe direktiva në vetë Bashkimin Europian.

Në të njëjtën kohë, ne nuk kemi ndenjur duarkryq. Janë zhvilluar mjaft trajnime të stafit

të zyrës së komisionerit. Ndërkohë, edhe ne vetë, duke shfrytëzuar kapacitetet tona, por edhe

ekspertët e huaj, kemi zhvilluar trajnime me sektorin bankar, me sektorin shëndetësor, pra në

ato sektorë që janë më sensibël për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, të cilat kanë

qenë në një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ku janë trajtuar tema mjaft të rëndësishme.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

26

Presim që brenda vitit të ardhshëm të plotësohet edhe ky rekomandim, pasi është i

parashikuar edhe në këtë projekt.

Një rekomandim tjetër është se Shqipëria nuk ka ratifikuar apo nënshkruar Protokollin

2018, i cili ndryshon konventën për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik

të të dhënave personale. Kjo është e ashtuquajtura Konventa 108 e Këshillit të Europës, të cilës

i është dhënë një koncept më i gjerë se ai europian, ka një shtrirje në të gjithë botën dhe po

aderojnë në të edhe vende nga Amerika, nga Afrika, pra i është dhënë një koncept botëror si

dokumenti kryesor për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale në këtë fushë.

Ky është miratuar vitin e kaluar dhe nga ana jonë është vënë në lëvizje menjëherë,

pavarësisht se kemi pasur përfaqësues në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të KE-së, ku është

miratuar kjo konventë, modernizimi i saj, pra konventa që quhet “108+”.

Megjithatë ne i jemi drejtuar menjëherë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë menjëherë

miratimin e saj. Çështja është diskutuar gjatë në Ministrinë e Drejtësisë, është kthyer te zyra e

komisionerit për të hartuar projektaktin, pavarësisht se zyra e komisionerit ka detyra të tjera,

megjithatë nga ana jonë është hartuar projektakti dhe prej disa kohësh është depozituar në

Ministrinë e Drejtësisë.

Përfitoj nga rasti, sepse ne raportojmë, të paktën, dy herë në vit në mbledhjen plenare

të komisionerëve të mbrojtjes së të dhënave në Këshillin e Europës, që ky organ i nderuar, pra

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian ta shtyjë përpara këtë proces dhe, pse jo, në muajin

nëntor kur është mbledhja e radhës ne të raportojmë që, të paktën, është në procedurë shqyrtimi

në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Unë do të ndalem shkurtimisht edhe te disa aspekte të vogla, të cilat lidhen shumë

ngushtë me integrimin.

Siç dihet, nga qeveria shqiptare u arrit një sukses mjaft i madh nga nënshkrimi i

marrëveshjes me Eurojust-in, por që bërja efektive e kësaj marrëveshjeje kërkon një punë

shumë të rëndësishme nga Prokuroria e përgjithshme, nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga

zyra e komisionerit, pasi nga 26 nene që ka gjithsej kjo marrëveshje, 11 kanë të bëjnë me

mbrojtjen e të dhënave personale që shkëmbehen midis organeve shqiptare dhe Eurojust-it.

Ne i jemi nënshtruar një plani veprimi me prokurorin e Përgjithshëm dhe gjatë këtyre

3 muajve e gjithë struktura përkatëse e mbrojtjes së të dhënave ka qenë e angazhuar që nga

Prokuroria e Përgjithshme e në të gjitha prokuroritë e rretheve. Është bërë një punë shumë e

mirë. Janë miratuar të gjitha aktet e nevojshme për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

27

dhe sot jemi në pikën kur Prokuroria e përgjithshme ka njoftuar që jemi gati për të filluar

monitorimi i tyre, që pastaj të japin dakordësinë për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

Pse lidhet ngushtësisht me zyrën e komisionerit? Sepse vetë marrëveshja e ratifikuar

me ligj të Kuvendit, ka vendosur që oficeri i mbrojtjes së të dhënave i Eurojust-it dhe autoriteti

përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të Shqipërisë duhet që çdo vit t’i paraqesim raportin e

mbarëvajtjes së kësaj marrëveshjeje Komisionit Europian. Pra, është një detyrë tejet e

rëndësishme, tejet me përgjegjësi që natyrisht kërkon edhe mbështetjen përkatëse.

Një detyrë tjetër që parashikohet të jepet është një projektligj që po diskutohet

aktualisht, është ai për detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerëve, që lidhet me

shumë fusha. Kjo është e ashtuquajtura marrëveshja API dhe marrëveshja PNR, që lidhen me

direktivën e policisë që bashkëshoqëron Rregulloren, ku përcaktohen detyrat për organet

ligjzbatuese, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për Policinë e Shtetit, por që kërkon

një vetëmarrëveshje, kërkon auditin, monitorimin e vazhdueshëm dhe përgatitjen e një auditi

nga Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes së të Dhënave, i cili duhet t’u paraqitet organeve

kompetente ndërkombëtare një herë në dy vjet.

Pra, janë disa detyra specifike të cilat do të arrijnë rekomandimin e BE-së që përsëritet

rregullisht që nga viti 2015 në çdo progresraport.

Së fundi, është forcimi i kapaciteteve të zyrës së komisionerit, si për të drejtën për

informim, që u vlerësua (duke u nisur nga puna që kishte para 2 vjetësh) nga ekspertët gjermanë

të projektit antikorrupsion, që ajo punë mund të përballohej nga një staf prej 10 personash,

ndërsa sot zyra e komisionerit ka një staf prej 5 personash.

Ne do të bëjmë çmos për të realizuar detyrat që na janë ngarkuar, por na shqetëson fakti

se me çeljen e negociatave duhet të investohet vite më përpara për të pasur ekspertë të

nevojshëm për të përballuar këto detyra.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Urdhëroni, zonja Strakosha!

Pranvera Strakosha - Faleminderit!

E nderuar zonja kryetare,

I nderuar zoti nënkryetar,

Të nderuar deputetë,

Anëtarë të këshillit dhe të ftuar,

Sipas parashikimit të ligjit nr.152 “Për nëpunësin civil”, Komisioneri për Mbikëqyrjen

e Shërbimit Civil është organi përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e

shërbimit civil në nivel qendror, lokal dhe për institucionet e pavarura. Pikërisht për shkak të

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

28

kësaj kompetence komisioneri përfshihet në skemën e institucioneve, të cilat kanë një rol të

posaçëm në mbështetje të implementimit të reformës në shërbimin civil si pjesë e rëndësishme

e reformës në administratën publike, aplikimi i së cilës është një nga kërkesat prioritare për

integrimin e vendit në BE.

Thelbi i reformës në administratën publike, sipas këndvështrimit të Komisionit

Europian, i cili materializohet edhe në rekomandimin kryesor të këtij mekanizmi në

progresraport, për institucionet që veprojnë në këtë fushë, qëndron në krijimin e një

administrate efikase të depolitizuar dhe profesionale.

Këto janë njëkohësisht edhe parimet bazë të organizmit dhe funksionit të shërbimit

civil, të cilat qëndrojnë në themel të ligjit “Për nëpunësin civil”. Në këto rrethana, për të rritur

nivelin e zbatimit të ligjit komisioneri ka organizuar veprimtarinë e tij në drejtim të rritjes së

numrit të mbikëqyrjeve dhe inspektimeve të organizuara në subjekte me tipologji të ndryshme,

si në administratën shtetërore, ashtu edhe në pushtetin vendor dhe institucionet e pavarura.

Kemi analizuar me vëmendje përmbajtjen e raportit të Komisionit Europian në

progresin për Shqipërinë për vitin 2019 e në mënyrë të veçantë rekomandimet që janë dhënë

për të thelluar më tej reformën në administratën publike, me qellim që të përcaktohet me kujdes

pozicionimi i komisionerit në progresin e integrimit, duke respektuar kompetencat e

institucioneve të tjera, të cilat janë të ngarkuara me detyra të drejtpërdrejta në këtë reformë për

të vepruar në përputhje me kompetencat ligjore, si dhe me mundësinë për të ndërhyrë në

zgjidhjen e çështjeve të veçanta që kanë të bëjnë me aspektet konkrete të reformës.

Në progresraport konstatohet fakti se mungon një mekanizëm koordinimi në

menaxhimin e burimeve njerëzore midis nivelit qendror dhe lokal, ndaj kërkohet nga qeveria

që të shtojë përpjekjet për të krijuar atë, duke shtrirë regjistrin qendror të personelit edhe në

nivel lokal për një mbikëqyrje sistematike të gjendjes edhe në këto institucione.

Në këto kushte komisioneri ka ndërhyrë me qëllim që të mos krijohen pengesa në

raportimin e të dhënave për situatën e shërbimit civil në administratën vendore pranë

komisionit duke marrë përkohësisht rolin e këtij mekanizmi, gjithmonë brenda kornizave që

lejojnë kompetencat ligjore të tij, duke përdorur mjetet që i ka vënë në dispozicion ligji, të cilat

e lejojnë të administrojë të dhënat dhe të analizojë situatën e shërbimit civil në të gjithë sistemin

e shërbimit civil, ku përfshihet edhe administrata vendore.

Në kuadrin e raportimit për ecurinë e zbatimit të strategjisë ndërsektorale “Për reformën

në administratën publike”.

Aktualisht, komisioneri është institucioni që raporton në mënyrë specifike dhe

periodike të dhëna për situatën e shërbimit civil në administratën vendore, problemet e

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

29

evidentuara, si dhe rrugët e zgjidhjes së tyre, gjithashtu jep kontributin e tij në hartimin e

raportit vjetor që pasqyron ecurinë e zbatimit të strategjisë së planifikuar për implementimin e

reformës në administratën publike.

Ky pozicionim i komisionerit është diskuar edhe nga fakti që regjistri qendror i

personelit të HRMI-së ende nuk është funksional për të gjitha këto institucione e për këtë arsye

ky proces nuk mund të kryhet nga qeveria nëpërmjet DAP-it.

Në vijim do të raportojmë disa nga momentet kryesore në veprimtarinë e komisionerit,

siç janë planifikuar pas daljes së progresraportit.

Me qëllim zbatimin e parimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”, si dhe të rekomandimeve

të komisionit të BE-së për një administratë të depolitizuar, të qëndrueshme dhe të emërimeve

të bazuara në meritë, komisioneri ka realizuar procesin e mbikëqyrjes për t’i garantuar këto

parime në kushtet e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në qershor të vitit 2019.

Në nga arsyet kryesore për realizimin e këtij procesi, e cila vlen të identifikohet, ka

qenë sigurimi i vijueshmërisë normale dhe të pandikuar nga fushata zgjedhore i veprimtarisë

së trupës së nëpunësve civilë në surbim të shtetit dhe të qytetarëve.

Në mbikëqyrje u përfshinë të gjitha institucionet, të cilat punësojnë nëpunës civilë, që

raportojnë çdo ditë pranë komisionerit. Janë 208 institucione me 12758 nëpunës civilë.

Rezultatet i kemi paraqitur në raport dhe nuk dua të zgjatem.

Gjithsesi, vlen të vlerësohet se trupa e nëpunësve civilë ka ndihmuar në administrimin

e procesit zgjedhor, duke marrë pjesë në organet zgjedhore, KZAZ, KQV dhe KNV duke rritur

në këtë mënyrë nivelin teknik në administratën zgjedhore e për pasojë duke konsoliduar

standardet e zgjedhjeve drejt atyre më të mirave të hapësirës europiane.

Në kuadër të monitorimit të sjelljes së nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore,

komisioneri është fokusuar edhe në mbikëqyrjen e emërimeve të reja, si dhe largimet apo

lirimet nga detyra të kryera gjatë kësaj periudhe.

Gjatë periudhës së monitorimit kemi vlerësuar inspektimin e parimeve të administrimit

të shërbimit civil, sidomos atij të paanësisë politike dhe të qëndrueshmërisë së shërbimit civil.

Gjatë procesit të mbikëqyrjes komisioneri mori denoncime për përfshirjen e nëpunësve

civilë në tubime të paligjshme, veprime të dhunshme para KZAZ-ve, si dhe shprehje të

preferencave politike, në mbështetje të një force të caktuar politike apo kandidati në zgjedhje,

të cilat u adresuan menjëherë për verifikim pranë organeve të disiplinës, në institucionet

përkatëse. Ky proces është në ndjekje të vazhdueshme, dhe në mbyllje të tij do të dalë me një

raport përfundimtar.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

30

Megjithatë, për mendimin tonë, këto mbeten raste të kufizuara, të nxitura nga rrethanat

specifike, të cilat shoqëruan këtë fushatë zgjedhore, pa ndikuar në vlerësimin pozitiv të

veprimtarisë dhe zgjedhjes së përgjithshme të nëpunësve civilë.

Nisur nga nevoja për interpretim, që lindi gjatë fushatës zgjedhore, Komisioneri, pasi

vlerësoi situatën, u shpreh në lidhje me sqarimin dhe interpretimin e përmbajtjes së disa

dispozitave, me qëllim respektimin apo kufizimin e të drejtave me karakter politik të nëpunësit

civil gjatë procesit zgjedhor, të cilat garantojnë parimet e përgjithshme të shërbimit civil, si

neutraliteti, paanshmëria dhe integriteti i tyre gjatë kryerjes së detyrës.

Pas konstituimit të njësive të qeverisjes vendore, me qëllim parandalimin e

parregullsive, me fokus emërimet në kundërshtim me ligjin, për të siguruar qëndrueshmëri në

shërbimin civil, si dhe për të ndihmuar në zbatimin e standardeve për strukturimin e shërbimit

civil, kemi filluar inspektimin e përgjithshëm në 62 bashki të vendit.

Komisioneri ka dërguar në subjekt grupet e specializuara, për t’i ndihmuar këto

institucione, sapo ato konstituuan organet e tyre drejtuese. Në situatën e organeve të reja

drejtuese të njësive të qeverisjes vendore, Komisioneri do të vazhdojë të bashkëpunojë çdo

moment me ta, gjatë gjithë kohës, e po ashtu edhe me departamentin e Administratës Publike

e Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që t’i ndihmojmë këto organe për krijimin e një strukture

të qëndrueshme, konform dispozitave ligjore. Nuk dua të ndalem këtu, por gjatë inspektimeve

të mëparshme kemi konstatuar struktura kaotike, kemi nxjerrë edhe një udhëzim, ndërsa tani

thjesht po ndjekim zbatimin e udhëzimit.

Gjithsesi, një problem tjetër i ngritur në progres-raport, është edhe niveli i zbatimit të

vendimeve gjyqësore. Komisioneri ka filluar procesin e mbikëqyrjes e të monitorimit të

zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë dhe

bashkëpunimin me organet kompetente, që janë Departamenti i Administratës Publike dhe

njësitë përgjegjëse pranë institucioneve të pavarura dhe qeverisjes vendore.

Në fakt, ky është një proces që ka paraqitur vështirësi të llojeve të ndryshme, por nuk

dua të zgjatem. Tashmë ne jemi në fazën e dytë, pasi fazën e parë të mbledhjes së të dhënave e

kemi kaluar. Gjatë momentit të mbledhjes së të dhënave kemi konstatuar se nga disa

institucione ka vazhduar ekzekutimi vullnetar i këtyre vendimeve. Tashti jemi në fazën e

seancave dëgjimore, ku kemi evidentuar pozicionet për të cilat është urdhëruar kthimi, kërkesat

specifike të çdo pozicioni e të gjyqfituesi. Do të bëjmë seanca me DAP-in dhe me njësitë

përgjegjëse, në mënyrë që të gjejmë edhe pozicionin e nëpunësve në ato vende që tashmë janë

suprimuar.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

31

Gjithsesi, thjesht një statistikë: deri tani rezultojnë 776 akte të ankimuara në gjykatë;

459 vendime kanë marrë formë të prerë për rikthimin në punë të nëpunësit civil, prej të cilave

164 raste janë ekzekutuar, ndërsa 295 raste janë në ekzekutim. Në 107 raste është rrëzuar

kërkesa, ndërsa në 210 raste çështjet janë ende në gjykim.

Moment tjetër është edhe mbikëqyrja e vazhdueshme e procedurave të konkurrimit

pranë departamentit. Jemi me një grup të posaçëm, i cili monitoron të gjitha konkurrimet ë

zhvillohen nga DAP-i. Problematika është në pushtetin vendor, ku konkurrimet i monitorojmë

në momentin që shkojmë në subjekt, për shkak se mungon sistemi online. Jemi në bisedime

me departamentin, që sistemin e vet online të konkurrimeve e të aplikimeve ta shtrijmë edhe

në administratën vendore, gjë që shpresojmë të ndodhë në një kohë s amë të shpejtë.

Mendoj se këto ishin disa nga problematikat më të rëndësishme në progres-raport.

Ju faleminderit!

Rudina Hajdari – Ju faleminderit!

Atëherë kalojmë te zoti Gajda. Fjala e fundit. Më pas do të kalojmë në diskutime.

Robert Gajda – Faleminderit!

E nderuara zonja kryetare,

I nderuar zoti zëvendëskryetar,

Të nderuar anëtarë,

Në paraqitjen e sotme do të mundohem t’i përmbahem në mënyrë strikte

rekomandimeve të raportit, pa u zgjeruar në argumente të tjera.

Kemi disa adresime nga ana e raportit, të cilat lidhen specifikisht me zyrën e

Komisionerit, por që afektojnë edhe zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në lidhje me aspektin e parë, vëmendja përqendrohet te zbatueshmëria e

rekomandimeve dhe vendimeve. Është shqetësim, sidomos në lidhje me rekomandimet, pasi

ndryshe nga Zyra e Avokatit të Popullit, Komisioneri ka edhe një instrument shtesë, që është

ai i vendimeve, që janë të detyrueshme për zbatim, të cilat pastaj, në rast moszbatimi

përfundojnë edhe me marrjen e sanksioneve me gjobë, por në pjesën më të madhe vendimet e

Komisionerit ankimohen nëpër gjykata, çka do të thotë se në njëfarë mënyre pengon apo vonon

zbatueshmërinë e tyre.

Për t’u theksuar është interesi i shtuar i Kuvendit në lidhje me zbatimin e

rekomandimeve e të vendimeve, ndërtimi i mekanizmit të monitorimit periodik, në të cilin

raportohet çdo katër muaj mbi zbatueshmërinë e vendimeve e të rekomandimeve. Janë për t’u

përshëndetur edhe takimet me Kryetarin e Kuvendit, interesi i shtuar në lidhje me

zbatueshmërinë e vendimeve, por edhe me problematikat që kanë institucionet e pavarura në

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

32

mbrojtje të të drejtave të njeriut e jo vetëm, e gjithashtu edhe takimi periodik me ministren e

Shtetit dhe marrëdhënien me Parlamentin.

Është për t’u përshëndetur edhe ndërtimi i një sistemi online në lidhje me mënyrën e

raportimit, por edhe të ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve. Ajo që kërkohet e që insistohet,

është se qasja e organeve publike, të cilave u adresohen rekomandimet dhe vendimet tona,

duhet të jetë një qasje më pozitive, le të themi. rekomandimet duhen parë në të mirë të punës,

duhen parë si gjetje problematike, që janë gjetur në punën e një institucioni të caktuar, me

synim përmirësimin e veprimeve të këtij institucioni, për të garantuar e mbrojtur më mirë të

drejtat e njeriut.

Një pikë e dytë e raportit lidhet me rritjen e përpjekjeve për të vendosur një

jurisprudencë të konsoliduar të diskriminimit. Duhet thënë se vitin tjetër institucioni mbush

dhjetë vjet që është ndërtuar, e ndërkohë është maturuar dhe ka konsoliduar një jurisprudencë

në lidhje me parimin e barazisë e të mosdiskriminimit.

Ajo që vihet re vitet e fundit, është se kjo jurisprudencë ka filluar të penetrojë edhe në

pushtetin gjyqësor. Kemi vënë re se ka një rikonsiderim të pushtetit gjyqësor në lidhje me

parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit. Deri dje shikohej në mënyrë abstrakte, por sot

shohim se ka një interes të shtuar të gjykatave për t’u marrë me çështjet e diskriminimit, për t’i

trajtuar e për të vendosur edhe dëmshpërblime në lidhje me shkeljet që kanë të bëjnë me

diskriminimin. Kjo është një sfidë e jona, duhet të jemi tërë kohën në kontakt me gjykatat. Ka

një interes të shtuar të qytetarëve, të cilët shkojnë edhe direkt në gjykatë, për të kërkuar të

drejtat e tyre kundër diskriminimit. Kemi vënë re se gjykatat kanë filluar ta ndryshojnë edhe

jurisprudencën e tyre, duke u treguar më të ndjeshëm. Për shembull, marrim rastin e barrës së

provës. Gjykata ka filluar ta absorbojë. Po ashtu edhe rasti i rikthimit në vendin e punës, në

rastet kur konstatohet se janë larguar për çështje diskriminimi.

Nga ana tjetër, zyra e Komisionerit ka paraqitur interes edhe për pasjen e një

marrëveshjeje bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës, për trajnime të ndërsjella me

magjistratët, zyra e Komisionerit duke trajnuar magjistratët për çështje që lidhen me

diskriminimin e barazinë, ndërsa vetë specialistët e komisionerit duke u trajnuar sidomos në

lidhje me mënyrën e përballimit të hetimit apo të seancave dëgjimore, që të kenë një natyrë sa

më gjyqësore.

Ajo që duhet theksuar, gjithnjë në lidhje me jurisprudencën, është edhe një përdorim i

shtuar i jurisprudencës së Strasburgut, por edhe të raporteve të organizmave të ndryshme

ndërkombëtare, duke përmendur këtu ECRI-n apo komitetet e ndryshme nën mbikëqyrjen e

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

33

konventave për të drejtat e njeriut, që përdoren në vendimet e Komisionerit, me qëllim që edhe

gjykatat të kenë sa më shumë material për të përpunuar e për të hyrë më mirë në këto parime.

Aspekt tjetër që preket nga raporti është edhe rritja e standardeve apo e kapaciteteve të

Zyrës së Komisionerit apo në përgjithësi të organeve të pavarura në Republikën e Shqipërisë.

Tashmë shumë gjëra u thanë. Ndoshta ndryshe nga organet e mëparshme, Komisioneri

mund të thotë se ka pasur një konsiderim nga ana e parlamentit, duke pësuar një shtesë në

strukturë, sidomos duke pasur tanimë edhe tri zyra rajonale, të cilat afrojnë më shumë zyrën e

Komisionerit pranë qytetarëve. Nuk mbetet më vetëm organ në Tiranë, por ndodhet edhe në

rajone të tjera, në Shkodër, Korçë, ndërkohë që nesër hapim zyrën e Fierit. Kjo për të pasur një

afërsi e një qasje më pranë qytetarëve, të cilët në shumicën e rasteve janë qytetarë që i përkasin

grupeve vulnerabël.

Rekomandimi numër 4, po e quajmë, lidhet kryesisht me përfshirjen në legjislacionin

shqiptar të diskriminimit të shumëfishtë dhe të gjuhës s urrejtjes. Në fakt, prej kohësh jemi në

procesin e përpilimit të disa propozimeve, që duam t’i sjellim në Kuvend, që lidhen me ligjin

“Për mbrojtje nga diskriminimi”, i cili nuk është ndryshuar asnjëherë gjatë këtyre nëntë vjetëve,

që vitin e ardhshëm bëhen dhjetë. Faktikisht, ekziston nevoja e përfshirjes së sa më shumë

formave të diskriminimit. Propozimet që do të sjellim lidhen jo vetëm me gjuhën e urrejtjes e

me diskriminimin e shumëfishtë, por gjithashtu edhe me ngacmimin seksual, me segregimin,

me diskriminimin ndërsektorial, si dhe me format më të rënda të diskriminimit, kur bëhet fjalë

për diskriminim të vazhdueshëm apo të përsëritur, me qëllim që të zgjerojmë gamën dhe format

e diskriminimit, të cilat tutëlohen nga ligji “Për mbrojtje nga diskriminimi”, për t’u dhënë më

shumë mundësi qytetarëve, që t’u drejtohen institucionit dhe të marrin vendime për rastet

specifike.

Nga ana tjetër, në fazën aktuale është bërë një konsultim me organizatat e shoqërisë

civile. Më datën 23 do të bëhet prapë një konsultim me organizatat, por edhe me ekspertë, për

të pasur një vizion sa më të gjerë të këndvështrimeve të ndryshme, të cilat lidhen me ligjin “Për

mbrojtje nga diskriminimi”. Më pas, së bashku me një relacion përkatës, do t’i paraqitet

Kuvendit, për ta pasur në konsideratë e për ta përfshirë në procedurat parlamentare.

Një rekomandim i fundit, specifik në këtë rast, lidhet me komunitetin LGBTI në

Shqipëri. Ka hapa përpara në lidhje me komunitetin LGBTI, ka një ndërgjegjësim më të madh,

mjafton të përmendin që edhe “Parada e krenarisë” që bëhet për komunitetin e LGBT-së

Shqipëria le të themi është kthyer në një vend model, duke pasur parasysh që Bosnja ka pasur

këtë vit paradën e parë zyrtare për shkak të problematikave, ndërkohë që në Shqipëri kemi jo

vetëm parada, por edhe në zyrën e Komisionerit, kemi vënë re se ka një interes të shtuar nga

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

34

komuniteti duke sjellë ankesa si në mënyrë individuale, por edhe të mbështetura nga

organizatat e shoqërisë civile.

Së fundi kemi pasur disa vendime diskriminimi që lidhen me situata të komunitetit.

Ajo që përbën ende shqetësim është stigmatizimi i komunitetit në të gjitha dimensionet

shoqërore duke filluar që nga familja, shoqëria, administrata shtetërore deri te njerëzit në

kontaktet e tyre të përditshme, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, sidomos në rrjetet social

kundrejt komunitetit, e cila ka të gjitha konotacionet e saj negative, duke u përkthyer në

krime, urrejtje. Kemi pasur edhe raste sinjalizimi ku anëtarë të komunitetit LGBT janë

dhunuar nga individë, por qasja e organeve të policisë, të paktën në këndvështrimin e anëtarëve

të komunitetit dhe ajo që do të shikojmë nga hetimet tona nuk ka qenë një përgjigje e duhur.

Për t’i përmbledhur disa momente, padashur të zgjatem janë: aspekti i ngacmimit seksual

përbën një shqetësim dhe ne jo vetëm që do ta përfshijmë, por shqetësimi i Komisionit

Europian në raport ka qenë edhe për kalimin e barrës së provës në lidhje me këtë gjë, por kjo

le të themi vlen për të gjitha llojet e diskriminimit, prandaj patjetër përfshihet edhe rasti i

ngacmimit seksual.

Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi me institucionet e tjera për mbrojtjen e të drejtave

të njeriut : Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, jo vetëm me

marrëveshje formale bashkëpunimi, por edhe me veprime konkrete nëpërmjet institucioneve

pasi, sfida për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk i përket vetëm një institucioni, por është e

shumë institucioneve në rastet kur i përket natyrës të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por

fundi i fundit është detyrë e të gjitha organeve publike, shtetërore. Prandaj kemi synim që të

bëjmë marrëveshje bashkëpunimi dhe aksione konkrete edhe me institucionet e tjera që janë

këtu të pranishme, por edhe me institucione të tjera ligjzbatuese për të pasur një mbrojtje

dhe një promovim më të mirë të të drejtave të njeriut.

Një shqetësim që dua të ngre, që e kemi ngritur edhe herë të tjera, por që lidhet sidomos

me rolin monitorues të Kuvendit është edhe fakti që paçka se kemi një avancim të madh të

miratimit të ligjeve me karakter social që prekin kategori të ndryshme, grupe vulnerabël, në

Republikën e Shqipërisë ende mbetet shqetësim vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore apo

harresa në disa raste për nxjerrjen e akteve nënligjore. Është shumë e rëndësishme, pasi kur

bëhet fjalë për ligje me karakter social faza e akteve nënligjore që lidhet me konkretizimin

dhe me materializimin e të drejtave që njihen në ligjet me karakter social.

Nga ana tjetër për ta përmbyllur, ka një rritje të numrit të çështjeve të trajtuara

kryesisht nga ana e zyrës së Komisionerit, kjo si pasojë edhe e rezolutës apo e nxitjes nga

ana e Kuvendit, por edhe si evidentim në raportin e KE-së, që Komisioneri të ketë një rol më

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

35

proaktiv dhe të mos presë vetëm të vijnë ankesa, por edhe ai vetë të nisë çështje, kryesisht

apo ex –officio.

Në fund mbeten ende shqetësim i madh nga këndvështrimi i zyrës së Komisionerit,

por edhe në këndvështrimin e disa institucioneve të tjera dy kategori shumë të rëndësishme të

shoqërisë sonë, apo dy komunitete: personat me aftësi të kufizuara dhe komuniteti rom. Në të

dyja rastet ka lëvizje, ka arritje, ka përpjekje, por ende nuk jemi në nivelin e duhur që mund të

themi, se jemi kënaqshëm dhe të mund të flasim pastaj për rritjen e cilësisë së ofrimit të

shërbimeve dhe të standardeve që duhet t’u ofrohen qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të

tyre dhe për gëzimin e këtyre të drejtave.

Faleminderit!

Rudina Hajdari - Shumë faleminderit, zoti Gajda!

Do të kalojmë në diskutime nga pjesëmarrësit.

Më lejoni, në fillim të regjistroj folësit. Ju lutem, mund të ngrini dorën dhe unë do të

shënoj emrat tuaj!

Më lejoni t’ju kujtoj se Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është një organ

këshillimor dhe jo vendimmarrës. Duke marrë këtë parasysh çdo person titullar i organeve të

pavarura ka përgjegjësinë e tij morale, profesionale se sa i vërtetë është në ato që thotë. Të

mundohemi të mos jemi paragjykues apo të përdorim kapelën tonë politike, sepse ky moment

apo kjo tryezë, kjo platformë na ofron të gjithëve të jemi sa më gjithëpërfshirës në të gjitha

problematikat apo progreset që shpalosim.

Ju lutem, sa më shkurt! Pastaj do të vijojmë me përgjigjet.

Zonja Vokopola.

Zana Vokopola - Besoj se kemi 2 minuta kohë për secilin, sepse është vonë. Unë

marr shkas nga fjala e dy përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, nga zonja Ballanca dhe

zoti Gajda në lidhje me kulturën e të folurit, një kulturë që prevalon në kulturë arrogante,

joetike, jo vetëm në parlament, por edhe më gjerë. Në fakt, duhet thënë se i referohet kulturës

popullore. Me definicion kulturë luptohet ajo mënyrë sipas së cilës populli reagon në fatkeqësi,

gëzim, pra në sebepe të ndryshme, ajo që populli quan të drejtë apo jo të tillë. Unë kam një

dilemë të madhe, e formëzon kultura politikën dhe lidershipin apo vice - versa, është lidershipi

dhe politika që po formëzojnë kulturën e vendit?! Nuk e di cili model po afekton tjetrin. Po e

vërteta është që bashkëpunimi i këtyre modeleve kulturore ka sjellë një kulturë të madhe

mosbesimi. Duke filluar që sot, ja shumica nuk ka ardhur, mungojnë përfaqësuesit e politikës,

përfaqësuesit e shoqërisë civile, sepse mungon kultura e besimit. Nuk u besojnë më, nuk

besojnë te spektri i partive politike. Ky është një fenomen më i gjerë se sa Shqipëria. Unë

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

36

shikoj se edhe vendet rreth e qark kanë shumë probleme me të besuarit në spektrin politik.

Se si do të adresohet kjo, nuk është detyra jonë, sepse njerëzit nga ana tjetër për traditë ruajnë

genin dramatik, në mijëra vite jemi formuar si të tillë: drama bën lajm dhe jo lajmi i mirë.

Nëse unë do të them se Shqipëria ka një rritje të GDP-së sivjet, që nuk e ka në fakt, ky nuk

do të përbënte lajm në medie, por sikur të thoshim se: “ U kap filani, u arrestua filani”, këto

janë lajme. Meqë ky gen dramatik prevalon, meqë kemi një klimë të madhe mosbesimi, do

t’ju lutem që këto lajme pozitive që dëgjuam sot, sado të vogla të jenë, të marrin jehonë në

medie. Ideja se mediet monopolizohen, fshehin realitetin edhe bëhen të njëanshme nuk e

ndihmon dot qeverinë. Të gjithë gjërat që fshihen marrin një vëmendje negative shumë më të

madhe dhe e keqja amplifikohet edhe më tepër. Mediet të hapen për gjërat pozitive, por të

hapen edhe për realitetin. Lajmet që tha Sokoli e të tjerë me radhë, t’i bëjmë pak pozitive, t’i

bëjmë që të ndihemi mirë, me shifra jo me opinione. Opinionet interferohen, interpretohen

ndërsa numrat i dëgjojmë të gjithë.

Rudina Hajdari - Faleminderit, zonja Vokopola!

Besoj se ishte koment dhe jo pyetje.

Kalojmë te zonja Dhimitri.

Albana Dhimitri – Në fakt, dua të përgëzoj zotin Dedja. Për hir të së vërtetës, e gjithë

ngritja e strukturave integruese ka bërë përfshirjen e shoqërisë civile në masë të madhe.

Kemi qenë të ftuar në të gjitha tryezat, takimet, për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore dhe

ato ndihmëse që janë hartuar. Përsëri mbetet pak. Doja të prekja përfshirjen e shoqërisë civile

në kuptimin e mbështetjes. Vijmë, themi një opinion tonin, por nëse do t’u hyjmë të gjithë

kapitujve integrues aty ka shumë gjëra, të cilat kërkojnë edhe një lloj fuqizimi tonin. Ne jemi

gjithmonë pasivë dhe reagojmë në momentin që na ftoni dhe nuk po marrim rolin aktiv, për

problematikat që kanë këta kapituj për institucionet kushtetuese që ju i keni thirrur në

njëfarë mënyre, i adresojnë dhe janë problematika të gjera që do të marrin kohë. Mbeten dy

kapitujt e parë, por ndoshta edhe të fundit të pranimit. Në njëfarë mënyre do të kenë nevojën

e rolit të shoqërisë civile, por në rol aktiv. Roli aktiv përfshin që në pjesëmarrje, strukturat që

keni ngritur, te pjesa teknike, por edhe në analizën teknike të shumë gjërave, duhet të merren

në konsideratë. Si e keni menduar këtë? Çfarë instrumentesh do të keni në lojë, përveç

instrumentit administrativ të strukturës? Keni ndërmend të përfshini instrumentet financiare?

Cilët do të jenë mbështetësit?

Kam edhe një pyetje për zonjën Ballanca.

Kam lexuar disa raporte dhe shikoj se të gjitha rekomandimet që keni dhënë sidomos

në nivelin vendor mbeten të paadresuara pothuajse totalisht. Ndoshta keni ndonjë lloj reagimi

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

37

në nivelin qendror dhe jo në atë vendor. Si e keni menduar që ta adresoni këtë si

problematikë? Në njëfarë mënyrë nuk është se në 61 bashki, tani shyqyr Zotit janë pak, nuk

janë 380 e ca, komunikoni me 61 persona. A mendoni të propozoni ndryshime në strukturat

vetë brenda bashkive, sepse niveli i strukturave ligjore në bashki është pak larg përgjegjësive

që mbani ju si institucion i Avokatit të Popullit?

Kam edhe një pyetje për zotin Saka. Kur filluat dhe bëtë shkëputjen në procesin e

dixhitalizimit, shumë grupe në nevojë kishin problemin e përballimit të kostove, a ka një

politikë të caktuar që do ta adresonit për këto grupe? Ajo shumë është e vogël, por jo të gjithë

e kanë të mundur ta paguajnë kur të filloni më 1 tetor procesin e dixhitalizimit, zbatimin e

plotë të tij.

Rudina Hajdari - Faleminderit, zonja Dhimitri!

Nëse më lejoni, do të vijojmë me pyetjet. Dua t’i jap fjalën zotit Gjoni. Më pas fjalën

e ka zoti Balla.

Ralf Gjoni - Mos ishte zonja Hysi përpara meje? Unë e lë vendin tim për nënkryetaren

e nderuar.

Vasilika Hysi - Unë nuk kam pyetje, por kam një sqarim në lidhje me atë çfarë u tha

këtu. A mundem?

Dua t’ju falënderoj shumë, për mua është një risi prezantimi i zotit Dedja, sepse duke

qenë gjithnjë në rutinën e punës nuk arrijmë të marrim informacionin e duhur.

Kam një sugjerim, edhe për kryetaren e Këshillit, edhe për nënkryetarin, për të pasur

më tepër informacion lidhur me punët që bën çdo grup pune sipas kapitujve përkatës, me

qëllim që edhe ne të kontribuojmë nëpërmjet mekanizmave të kontrollit parlamentar.

E dyta, për transparencë, për mua ishin të njohura të gjitha raportet e kolegëve dhe të

drejtuesve të institucioneve të pavarura, sepse kanë raportuar në Kuvend dhe në cilësinë edhe

të kryetares së Nënkomsionit të të Drejtave të Njeriut i kam ndjekur në dinamikë. Është për t’u

falënderuar puna që po bëjnë të gjitha institucionet e pavarura.

Nga ana tjetër, dua t’ju informoj se Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në konsultim publik,

ka hedhur platformën online të rekomandimeve të institucioneve të pavarura. Platforma është

mbushur me të gjitha rekomandimet e institucioneve të pavarura dhe ne duhet t’i japim akses

qeverisë për të parë shkallën e zbatimit, por edhe për t’i ndjekur ata në mënyrë sistematike.

E nderuar zonja kryetare, dua t‘ju kërkoj që edhe anëtarët e këtij Këshilli të

kontribuojnë, sidomos ata që vijnë nga shoqëria civile, për të marrë një raport ose informacion

për shkallën e zbatimit të këtyre rekomandimeve.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

38

Gjithashtu, bazuar në shqetësimin që ngriti Avokatja e Popullit lidhur me zbatimin e

rekomandimeve, dua t’ju them se të gjitha rekomandimet janë marrë në konsideratë. Dua t’ju

informoj se Kryetari i Kuvendit, nëpërmjet ministres së Shtetit, i ka përcjellë zyrtarisht Këshillit

të Ministrave listën e akteve nënligjore, të cilat nuk kanë dalë (kjo është falë informacionit të

zotit Gajda dhe të Avokates së Popullit, zonjës Erinda Ballanca) dhe kemi marrë një

informacion zyrtar nga qeveria për shkallën e nxjerrjes së tyre, por edhe për ato që janë në

proces. Kështu që ne do të vlerësojmë çdo kontribut tuajin lidhur me ecurinë, por mos harroni

që në muajin tetor do të mblidhet edhe mekanizimi ndërinstitucional, ku do të keni një raport

të detajuar lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore.

Diçka tjetër që dua të them lidhet me një ndryshim shumë të rëndësishëm që është bërë

në Rregulloren e Kuvendit. Nuk dua të përsëris ndryshimet që janë bërë për Këshillin

Kombëtar, por dua t’ju them se Rregullorja e Kuvendit ka ndryshuar në mënyrë drastike lidhur

me veprimtarinë e kontrollit parlamentar të komisioneve dhe nënkomsioneve. Në këtë kuadër,

ne e kemi për detyrë që të kemi një kalendar të shqyrtimit të projektakteve dhe një kalendar të

kontrollit parlamentar, i cili, minimalisht, duhet të jetë dyjavor. Ju inkurajoj që të adresoni

rekomandimet që keni, në mënyrë që të mos i lini ato për një periudhë kohe të gjatë të

pazbatuara, me qëllim që edhe ne të mundësojmë kontrollin parlamentar siç duhet.

Së fundi, ju e dini që këto ditë Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur kalendarin e zbatimit

të rekomandimeve nga progresraporti i Bashkimit Europian, i cili është në konsultim me të

gjitha komisionet dhe nënkomisionet parlamentare, ku janë përfshirë të gjitha rekomandimet

që ju keni dhënë. Është fat që Kuvendi ka ndryshuar edhe mënyrën e raportimit. Ju keni

raportuar edhe në seancë dhe e keni parë që rezolutat janë më konkrete dhe me afate.

Unë dua t’i jap një lajm të mirë Avokates së Popullit. Në datën 30 Kryetari i Kuvendit

mbledh grupin e deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” në prani edhe të drejtoreshës së madhe të

rajonit të UNCEF-it, ku ne do të shqyrtojmë shkallën e zbatimit të rekomandimeve lidhur me

të miturit, të adresuara nga Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Parandalimi

dhe Diskriminimi. Ne i kemi shqyrtuar rekomandimet bazuar në grupe të caktuara shoqërore

dhe nuk i kemi marrë të gjitha rekomandimet së bashku. Besoj se kjo do të jetë një përvojë

shumë e mirë për të aderuar në kohë të gjitha rekomandimet tuaja dhe dua t’ju falënderoj për

informacionin e dërguar në kohë lidhur me tryezën e datës 30.

Faleminderit!

Rudina Hajdari - Nëse ka pyetje, mund të vazhdoni me pyetjet, pastaj mund të

vazhdojmë me komentet.

Ralf Gjoni- Faleminderit, zonja Hajdari!

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

39

Në fakt, unë jam dakord me zonjën Hysi që duhet një raportim i detajuar pranë këtij

Këshilli dhe pranë parlamentit për sa i përket ecurisë së grupeve të punës dhe nga secili

komisioner.

Zonja kryetare, zoti nënkryetar, unë dua t’ju sugjeroj që në mbledhjen e radhës ndoshta

duhet ndryshohet praktika. Në vend që ne të rrimë këtu me orë të tëra dhe të lodhim mediet e

shumta për të dëgjuar fjalime 20-minutëshe apo 30-minutëshe, që ndoshta nuk na japin edhe

neve mundësi të angazhohemi në mënyrë profesionale dhe të mirëfilltë me përmbajtjen e këtij

raportimi, sugjeroj që në mbledhjen e ardhshme të ftuarit ose pjesëtarët e tjerë të na e dërgojnë

raportimin e tyre në avancë përmes emailit, në mënyrë që ne të kemi mundësi të njihemi me

përmbajtjen e materialit dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ne të kemi

mundësi të shqyrtojmë më në detaje problematikat, sepse, në fund të fundit, të nderuar

komisionerë, unë mendoj se nuk jemi këtu për të shpallur fletë vetëlavdërimi për punën e bërë

nga secili komisioner. Ne mbështetemi, si deputetë, te puna juaj për të qenë më kritikë dhe për

të nxjerrë në pah më tepër problematika sesa të lavdëroni punën tuaj. Patjetër që ju jeni krenarë

për punën që keni bërë, por besoj se më mirëkuptoni për atë që dua të them.

Më bëri përshtypje një koment nga Avokatja e Popullit, më ndjeni ndoshta e kam

keqkuptuar, kur tha se detyrë parësore e çdokujt është integrimi europian, por, në fakt, unë

mendoj se detyrë parësore është adresimi i halleve të njerëzve dhe problematikave të tyre.

Avokati i Popullit, sipas ligjit për Avokatin e Popullit, mbron të drejtat, liritë dhe interesat e

ligjshme të individit, pra të shtetasit shqiptar, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe

të parregullta të organeve administrative. Ndoshta e keqkuptova, por gjatë fjalës suaj m’u duk

më tepër si lavdërim i punës së maxhorancës, për më tepër që kam punuar me ombdusman-in

prej vitesh, përfshirë dhe ombdusman-in e Danimarkës, i cili ka qenë shumë mbështetës, s`e

kam për ju personalisht, ku ju përmendët më specifikisht falënderimin për Kryetarin e

Kuvendit, zotin Ruçi, dhe nënkryetaren, zonjën Hysi, dy kolegë të nderuar, për të cilët kam

shumë respekt dhe thatë se shpresoni edhe në bashkëpunimin e grupeve të tjera parlamentare.

Duke qenë se ne përfaqësojmë grupet e tjera parlamentare, dua thjesht të na e sqaronit nëse ju

mendoni se ne nuk e kemi mbështetur mjaftueshëm punën e Avokatit të Popullit? Unë besoj se

ne kemi qenë jashtëzakonisht mbështetës, por edhe llogarikërkues ndaj punës së Avokatit të

Popullit, sidomos gjatë raportimit tuaj të fundit. Nëse nuk e keni ndierë këtë mbështetje, ju

lutem, pse nuk na e keni bërë me dije më përpara, sepse, në fund të fundit, Kuvendi ka për

detyrë t’ju kërkojë llogari dhe të marrë informacione nga aktiviteti juaj?

Gjithashtu, zoti Sala përmendi problemin e financimit të mediave dhe rritjen e

konkurrencës së mediave. Në fakt, kemi të bëjmë me një popullsi prej tre milionë njerëz, kur

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

40

në Mbretërinë e Bashkuar ka 70 milionë njerëz dhe ka vetëm dy kanale televizive lajmesh, 24

orë. Ju e patë sa media ishin sot të pranishme, 10 apo 15 kamera. Unë nuk mendoj se

konkurrenca është problematika e medias shqiptare. Detyra juaj, si autoritet i mediave

audiovizive, është të monitoroni më tepër e më në detaj dhe duhet të bashkëpunoni edhe me

Kuvendin për sa u përket burimeve të financimit të pronarëve të mediave. Besoj se të gjithë e

ndajmë këtë shqetësim, sepse po flasim për një platformë tepër problematike, siç është ngritur

edhe nga raportet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos nga OSBE-ja, për sa i përket

financimit të mediave dhe rolit që këto luajnë si mercenarë politikë në përhapjen e axhendave

politike të caktuara në Shqipëri. Unë mendoj se ky Këshill do të ishte sot më efikas nëse ne do

t’i kishim pasur paraprakisht këto raportime, ku ne do kishim pasur mundësinë të diskutonim,

duke përfshirë edhe shoqërinë civile, edhe pjesëtarët dhe anëtarët e tjerë të Këshillit, në mënyrë

që të jemi më efikas në punën që duhet të bëjmë. Përndryshe, nëse ne vijmë këtu dhe dëgjojmë

thjesht fjalime pozitive, unë nuk e kuptoj më rolin e Këshillit.

Kam edhe një koment të fundit, zonja Hajdari, më ndjeni, për zotin Zguri.

Zoti Zguri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i pambrojtur, siç thatë ju, sepse është

një komision, i cili që nga gjeneza e tij i ka emëruar politikisht anëtarët e tij, pavarësisht se

roli juaj duhet të jetë apolitik, dhe, administrata zgjedhore është totalisht e infektuar nga klima

politike dhe emërimet politike. Nuk do të ketë mbrojtje për këtë Komision Qendror të

Zgjedhjeve nëse ne nuk ndryshojmë në rrënjë Kushtetutën dhe ligjin për zgjedhjet, sidomos

ligjin për partitë politike, për të hequr monopolin politik të këtyre liderëve politikë ndaj

administratës zgjedhore, duke e nisur që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Unë e

mirëkuptoj punën e madhe që ju keni bërë, edhe me një komision të cunguar, por ne si

parlament dhe si Këshill kemi për detyrë që të shohim se çfarë nevojash ka për ndërhyrje në

ligjin për partitë politike, në ligjin për zgjedhjet dhe në Kodin Elektoral, përfshirë këtu edhe

ndryshimet kushtetuese, që, në këtë rast, nuk i përkasin KQZ-së, për të mundësuar që një vend,

i cili synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe dëshiron të hapë negociatat në muajin

tetor, të jetë minimumi i një minimumi të standardeve europiane dhe jo një vend që diskuton

ende të drejtën e votës, blerjen e votës, shitjen e votës dhe standardin e paanshmërisë së

anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që është autoriteti më i lartë zgjedhor në këtë

vend. Prandaj unë mendoj se, nëse duam të jemi seriozë në këtë proces të integrimit europian

dhe nëse duam që parlamenti, por edhe komisionerët dhe institucionet e pavarura, të cilat i

japin llogari parlamentit, të jenë më efikase dhe më serioze në punën e tyre, vis a vis të

Bashkimit Europian, ku ne duam të aderojmë, unë besoj se ne duhet të jemi më konkretë dhe

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

41

më të vërtetë në problematikat që ngremë, ku ne, si organ këshillimor, duhet të jemi më efikasë

në atë që i rekomandojmë Kuvendit për atë që Kuvendi duhet të bëjë në ndërhyrjen në ligj.

Së fundi, jam dakord me zotin Balla, është e turpshme që kolegë të nderuar, sidomos

kryetarë komisionesh, nuk janë sot prezentë në këtë Këshill. E quaj të papranueshme, përfshirë

edhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përfaqësuesit e kabinetit të Kryeministrit.

Mendoj se në mbledhjen e ardhshme, do t’ju lutesha, zonja Hajdari dhe zoti Balla, të

instruktojmë sekretarinë e këtij Këshilli të marrë masa që çdo anëtar i këtij Këshilli të jetë

prezent në mbledhjen e ardhshme.

Ju falënderoj!

Rudina Hajdari- Zoti Balla, fjala për ju.

Taulant Balla- Së pari, në cilësinë e anëtarit më të vjetër të Këshillit Kombëtar të

Integrimit që nga fillimi i tij, dua të them që raportimi i sotëm është një ndër më të mirët që ka

ndodhur ndonjëherë në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Dua sinqerisht të falënderoj 7

përfaqësuesit që morën fjalën dhe për materialin e tyre!

Pa dyshim, për sa kohë që ne në Rregullore nuk kemi përcaktuar një minutazh,

mirëkuptohet edhe një shkelje, por kur materiali është i mirë, nuk ka rëndësi koha, i

rëndësishëm është kontesti. I bashkohem kërkesës së kryetares që materiali të depozitohet,

madje shërbimet e Kuvendit të përgatisin një informacion për të gjithë deputetët e Kuvendit

të Shqipërisë në lidhje me atë që u raportua.

Pa dyshim, në kontekstin e rëndësishëm politik të vendit pjesën më të rëndësishme e zë

raportimi i zotit Zguri, i cili ishte domethënës, duke lënë mënjanë interpretimet e çdo kahu

politik, foli për disa çështje, që ne shpeshherë nuk i kemi në vëmendjen tonë të përditshme.

Çdo ditë flasim në Kuvend, dhe unë në hapje të këtij sesioni parlamentar, në cilësinë e

kryetarit të shumicës në Kuvend, po ashtu zonja Hajdari, në cilësinë e kryetarit të grupit më të

madh të opozitës apo edhe kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare, folëm për reformën

zgjedhore. Reforma zgjedhore në Shqipëri nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse ne nuk bëjmë

një reformim të thellë të partive politike dhe më shumë se kaq të ligjit “Për financimin e partive

politike”.

Zoti Zguri e vuri dorën mbi plagë. Pa dyshim, kompetencat që ai ka janë shumë të

reduktuara, por duhet të dimë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka denoncuar, ka gjetur me

gabime dhe faje penale parti politike të caktuara të spektrit të gjerë politikë. Ne nuk duhet ta

fshehim rëndësinë që ka... Në kuadër të Komisionit të Posaçëm, kemi fatin që kryetarja e këtij

Këshilli bashkëdrejton edhe Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Pra, të mos

fokusohemi vetëm te Kodi Zgjedhor, te sistemi zgjedhor, që është një prej sfidave të zonjës

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

42

Hajdari, por të fokusohemi tek ai, që është një element shumë thelbësor i sistemit politik në

vend: financimi i partive politike dhe i fushatës zgjedhore. Kemi kryetarin e partisë më të

madhe në opozitë nën hetim ndërkombëtar për financime të dyshimta të partisë apo të fushatës

zgjedhore. Ky duhet të jetë një problem, por po ju them me plot bindje se në çdo vend tjetër do

të ishte një prej diskutimeve më të mëdha që zhvillohet në një ambient politik.

Për sa i përket çështjes së thellimit të luftës së përbashkët për të parandaluar elementë

me të shkuar kriminale që të penetrojnë qoftë në pozicione politike, apo qoftë në pozicione të

administratës publike, pa dyshim, ashtu siç kemi thënë, pjesë e reformimit të Kodit Zgjedhor

do të jetë edhe zgjerimi i afatit paraprak për verifikimin e kandidatëve.

Në cilësinë e deputetit, Kryeministri i vendit, kryetari i Partisë Socialiste, zoti Rama,

ka bërë gati një draft, i cili do t’i depozitohet komisionit dhe do të jetë ai që do ta shqyrtojë dhe

më pas Kuvendi, për ta zgjatur deri në 6 muaj paraprakisht kohën e depozitimit të kandidatëve

të mundshëm që mund të garojnë në zgjedhje.

Zoti Zguri, besoj se 6 muaj janë shumë më shumë se 45 ditë në dispozicion për t’i

verifikuar. Vetëm nga ajo listë paraprake, mund të përzgjidhen më pas kandidatët për t’u

përfshirë në listat përfundimtare. Pra, përsëri partitë politike kanë rëndësi të veçantë, sepse ju

e dini ligji na lejon që partitë politike të kërkojnë paraprakisht informacione për çdolloj

kandidati, me qëllim që gjë kjo të mos bëhet pjesë e dueleve politike dhe të mos dalë njëra

palë të sulmojë tjetrën, por të jetë pjesë e një kulture politike vijuese.

E fundit, teksa zoti Sala raportonte për punën e institucioneve që drejton, pra që ka bërë

një punë të mirë për pagat e gazetarëve, gazetarët qeshnin, sepse e dinë fare mirë që, nga e

thëna në të bërë, na ndan një mal i tërë. Jo të gjithë mediet janë të rregulluara, ka plot

informalitet dhe duhet ta pranojmë se shumë gazetarë nuk paguhen në mënyrë korrekte për

punën që bëjnë. Pra, le të jetë një detyrim i përbashkët, një bashkëveprim midis Autoritetit të

Medieve Audiovizive, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-taksave, Drejtorisë së Përgjithshme

të Sigurimeve Shoqërore dhe të çdo institucioni tjetër. Domethënë, kur ta themi herës tjetër, të

mos themi që nuk ka më gazetarë që paguhen në të zezë, por ka plot që paguhen në të zezë ose

që pagën e kanë sa minimumi i përcaktuar i pagës minimale, ndërkohë që më pas, po i dha

pronari në të zezë një pjesë tjetër të pagës, kjo është një gjë që... Këtu flasim troç dhe duhet ta

dimë që është diçka, të cilën duhet ta zgjidhim sa më shpejt.

Ju kërkoj ndjesë, zonja Hajdari, për zgjatjen!

Rudina Hajdari – Para se të kalojmë te përgjigjet e pyetjeve që bëri zonjës Dhimtri,

kam një koment të vogël për atë që tha zoti Balla. Është e vërtetë që jetojmë në një vend të

pazakontë, po ashtu siç ju përmendët kryetarin e Partisë Demokratike për hetim në çështjen e

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

43

pastrimit të parave, për mënyrën e financimit të fushatave, duhet të përmendim këtu edhe faktin

se duhet të investigohen të gjithë ata politikanë që janë implikuar në vjedhjen e votave. Pra,

duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi një sërë problematikash dhe duhet të flasim në mënyrë të

hapur për sa u përket këtyre problemeve. Ligji nuk duhet t’i mbrojë politikanët, por duhet t’i

ndëshkojë ata në raste kur akuzohen, pra hetimet duhet të shkojnë deri në fund kur bëhet fjalë

për akuza të tilla. Faleminderit!

Ju kërkoj ndjesë për këtë koment të shkurtër, por duhet të jemi sa më balancues në

komentet tona, prandaj nuk duhet të përmendim vetëm njërën palë. Nuk dua ta bëjmë këtë

tryezë një tryezë politike. Megjithëse, ne jemi nga parti të ndryshme, ndonjëherë ka një

mbivendosje kompetencash, duke më vendosur si kryetare të Këshillit Kombëtar ka një

mbivendosje kompetencash. Ndoshta nuk duhej të ishte në këtë mënyrë, sepse vihem në një

pozicion të vështirë dhe pozicioni im patjetër që duhet të jetë mbi partitë dhe të respektojë

organet e pavarura.

Fjala e ka zoti Dedja.

Sokol Dedja – Faleminderit, zonja Dhimitri, për pyetjen!

Në lidhje me fuqizimin, rolin aktiv të organizatave të shoqërisë civile gjatë procesit të

negociatave, së pari, dua të theksoj se është një mundësi shumë e mirë për ju procesi i

negociatave dhe rrugët që hap ai për përfshirjen e shoqërisë civile në politikëbërje. Jo vetëm

mekanizmi që ne kemi krijuar, platforma, tryeza për dialogun me shoqërinë civile, por edhe

procesi është më i rëndësishëm se struktura.

Ju jeni të ndërgjegjshëm se si ne i kemi konsultuar, për shembull, aktet e Planit

Kombëtar të Integrimit Europian para se të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave. Ajo që dua

të them se ju jepet një mundësi që duhet ta shfrytëzoni. Sigurisht, probleme kapacitetesh, siç

ka administrata, ka edhe shoqëria civile, siç ju e thatë. Nevoja për forcimin e kapaciteteve

sigurisht që shtrohet.

Ju ngritët pyetjen e mekanizmave financiar për kapacitetet shoqërive civile.

Mekanizmat financiarë janë ata horizontalë, mekanizmat ekzistues. Nuk ka kuptim të krijojmë

fragmentizim, duke krijuar mekanizma shtesë për rolin e shoqërisë civile në procesin e

integrimit europian. Politikëbërja, që lidhet me integrimin europian, nuk është e shkëputur nga

politikbërja e përgjithshme. Puna në mbrojtje të qytetarëve nuk është e shkëputur nga procesi

i integrimit europian.

Procesi i integrimit europian e ndihmon këtë punë për qytetarët, prandaj është prioritet,

siç tha zonja Balanca, për të gjithë. Pra, për sa kohë që politikëbërja është e tillë, mekanizmat

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

44

ekzistues, që ekzistojnë nëpërmjet Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, do të

fuqizojnë rolin tuaj për sa i përket mbështetjes financiare.

Për sa i përket koordinatorit Kombëtar të Procesit të Integrimit Europian, ajo që mund

të bëjë është orientimi i mbështetjes financiare të Bashkimit Europian (IPA). Ju do të thoni që

ajo nuk është mbështetje që vjen nga qeveria, është mbështetje që vjen nga Bashkimi Europian,

por vendosja e prioriteteve bëhet bashkërisht. Ju jeni të ndërgjegjshme për prioritetin që ka në

kuadër të mbështetjes financiare të Bashkimi Europian mbështetja për organizatat e shoqërisë

civile.

Falënderoj zonjën Hysi dhe zotin Gjoni për interesimin për t’u njohur më thellë në nivel

teknik me punën e grupeve ndërinstitucionale të punës! Patjetër që do të zbatohet. Ne po

planifikojmë të bëjmë më shumë se kaq, pra t’i bëjmë publike jo vetëm këtu, por për të gjithë

publikun dokumentet e raportimit, rekomandimet, raportimin që bëjmë ne bashkë pranë

Bashkimit Europian.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Ishte edhe një pyetje tjetër për zotin Sala.

Gentian Sala - Në mos gaboj, zonja Dhimtri, kishte një pyetje: a janë ndihmuar shtresat

në nevojë me dekoderë? Në vitin 2017 qeveria ka akorduar një fond dhe në atë periudhë, në

mos gaboj, ministria që drejtohej nga zoti Klosi, ka shpërndarë 90 mijë dekoderë për familjet

në nevojë, si në asnjë vend tjetër të rajonit. Pra, e konsiderojmë një ndihmë të jashtëzakonshme,

përveç ndihmës që është dhënë nga qeveria për fushatën e informimit, për të gjitha hallkat apo

për subvencionet që janë bërë për operatorët lokalë-rajonalë, kombëtarë e të tjera. Pra,

konsideroj të nevojshme masën e mjaftueshme.

Një tjetër konstatim ishte financimi i medieve, që e ngriti zoti Gjoni; konkurrenca është

problemi dhe u mor një shembull i një shteti anglosakson. Tani do ta lidh këtë me një konstatim

që bëhet shpesh nëpër tryezat nga organizatat jofitimprurëse, sidomos në tryezat e mbyllura,

ku ka një lloj dëshire për kriminalizimin e medies. Ne nuk duhet të harrojmë që jetojmë në një

vend që 30 vjetët e fundit, nga një diktaturë më e egër, pati një shpërthim në një numër të

jashtëzakonshme mediesh. Të gjithë e dimë që po këta 30 ka pasur një korrupsion endemik në

të gjitha hallkat e shoqërisë dhe jo pak kompani kanë menduar: “Më mirë të bëjmë një

televizion apo një radio, ta kemi, që të mbrohemi” apo kanë financuar nga fonde të tjera për të

krijuar medie.

Nga fjala juaj kuptova se këto ishin para të zeza të hedhura në medie nga grupe të

ndryshme.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

45

Media ka shumë probleme, por duke bërë një konstatim të tillë, dashje pa dashje, futet

një kriminalizim i medies. Media ka shumë probleme. Është e vërtetë që ky është një vend

shumë i vogël. Dakord, është Anglia, por unë do të shtoja edhe Italinë. Çdo komunë e Italisë

ka nga një radio, nga një televizion të vogël.

Shoqëria jonë është e prirur për të marrë informacion, jo siç ndodh në vendet e tjera, në

Kroaci, Maqedoni apo Slloveni. Pra, tipologjia e shoqërisë është e tillë.

Patjetër që nuk mund të them me garanci që nuk ka para të zeza të hedhura në medie,

por duhet të pranojmë që kjo është një shoqëri me një specifikë të ndryshme nga vendet e tjera.

Të gjithë e dimë që shumë kompani të mëdha... Jo pa qëllim thashë se ne kemi bërë një

buletin, që nxjerr pronarë mediesh të lidhur edhe me fusha të tjera të investimeve. Tani, qenka

kriminale pse shoqëri të ndryshme krijojnë medie?! Mbase i kanë edhe orientable, por i mbajnë

në punë... Unë mendoj se kjo nuk është kriminale.

Ka një ngërç shoqëria? Ka. Hajdeni, ta diskutojmë se cili është ngërçi që kjo shoqëri ka

këtë lloj tipologjie, por të thuash se media është kriminale, ka lekë të krimbura apo e ka thënë

ambasada...! Le ta thonë...! Siç po na vënë ne, punonjësit e institucioneve, në një filtër, një nga

një, të thonë edhe se cilat janë mediet, që t’i dimë, të punojmë, të ndryshojmë legjislacionit dhe

të marrim masat e nevojshme.

Unë them se duhet të jemi shumë të kujdesshëm te kjo pikë. Ky është mendimi im. Ju

jeni deputetë, jeni sovranë...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ralf Gjoni – Ju falënderoj për përgjigjen!

Në fakt, unë nuk thashë që media është e kriminalizuar, por ka financim të dyshimtë

dhe pastrim parash, pra janë ngritur aludime nga organizata ndërkombëtare. Unë nuk thashë

“nga ambasada’, sepse nuk marr parasysh ambasadat e huaja në Shqipëri për të na treguar

mediet tona dhe burimin financiar të tyre, por që kryetari i Autoritetit të Medieve Audiovizive

të thotë se në kontekstin tejet të kriminalizuar të shoqërisë shqiptare ky qenka një problem

shoqëror, se shqiptarët e dashkan kaq shumë medien, dhe jo një problem i orientimit mediatik

nga njerëz me fuqi biznesi dhe politike në vend, për mua, është e habitshme! Kjo më jep shkas

të bëjmë një dëgjesë të veçantë në parlament në ditët ose në javët në vazhdim për këtë temë,

sepse është një temë shumë shqetësuese për kontekstin aktual.

Dua të sqaroj se nuk mendoj që media është kriminale, sepse ne punojmë çdo ditë me

mediet, sidomos me kolegët e nderuar gazetarë, të cilët edhe zoti Balla me të drejtë i përmendi,

janë të nënpaguar, të nëpërkëmbur, të fyer dhe të shtypur nga këta pronarë me elemente

financimi kriminale. Por nuk mund të thoni se ky është një problem i shoqërisë shqiptare.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

46

Shoqëria shqiptare do të ishte shumë e kënaqur me 2, 3 apo 4 media të pastra dhe informative,

sesa me 15 apo 25 medie mercenare politike. Ky është mendimi im personal, por nuk dua që

komenti im të merrej jashtë kontektit.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Zonja Ballanca, fjala është për ju.

Erinda Ballanca – Faleminderit!

Unë do t’u përgjigjem dy pyetjeve, të cilat m’u drejtuan. Falënderoj zonjën Dhimitri

për adresimin e tyre!

Një nga problemet thelbësore, për shkak të rekomandimeve dhe problematikave që ne

kemi gjetur në pushtetin lokal, që është diskutuar në një nga mbledhjet e kaluara që kemi bërë

me Këshillin e Integrimit, duke qenë se Avokati i Popullit është edhe anëtar i Këshillit të

Integrimit, ka qenë pikërisht se çfarë do të bëjmë me qeverinë lokale. Ju zonja Hajdari, nuk

keni qenë, por kemi qenë të gjithë duke diskutuar se çfarë do të ndodhë me pushtetin lokal,

sepse realisht do të kemi një problem shumë të madh me procesin e integrimit. Në këtë Këshill

është tërhequr vëmendja që duhet të shikohen strukturat për të sensibilizuar pushtetin lokal në

lidhje me këto çështje.

Niveli i rekomandimeve që zbatohen nga pushteti lokal, të bërë nga Avokati i Popullit,

për hir të së vërtetës, nuk është kaq i ulët. Pushteti lokal për llojin e rekomandimeve që ne

dërgojmë, të cilat kanë të bëjnë me çështje individuale të vogla, pra jo me karakter për

ndryshimin e ligjeve apo buxheteve të mëdha, përgjithësisht ka qenë pozitiv. Prandaj, nuk ka

qenë ky një nga problemet e mëdha të institucionit tonë. Nëse problemi ka qenë thelbësor, më

i madh dhe më strukturor, atëherë ka pasur një qëndrim që nuk ka pasur buxhete apo fonde në

lidhje me këto çështje. Rekomandimet që ne kemi adresuar në pushtetin lokal kryesisht kanë

pasur të bëjnë me ndihmën ekonomike, me asistencën për fëmijët ose me ngritjen e strukturave

për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe me veprimtarinë e agjencisë për fëmijët për këto

struktura, në nivelin e pushtetit lokal. Pavarësisht se kemi gjetur mirëkuptimin e tyre për rrugën

apo mënyrën se si duhet të adresohen problemet, ka pasur diskutime në lidhje me sasinë,

buxhetet dhe fondet, të cilat kanë qenë të limituara. Kjo nuk është një gjë e cila nuk dihet, por,

fatkeqësisht, është një nga çështjet që vazhdon të mbetet problem. Gjithsesi, ne mundohemi t’i

vëmë më përpara përgjegjësisë, duke thënë: “Nëse nuk keni buxhet, të paktën na tregoni që

keni tentuar apo kërkuar që të alokohet buxhet.” Kjo është një mënyrë soft për ta zgjidhur

problemin, meqenëse vetë Avokati i Popullit është një institucion i pushteteve të buta dhe jo

një institucion i pushtetit të fortë, i vendimmarrjeve përfundimtare apo me gjoba. Kjo ishte

përgjigjja.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

47

Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me Kuvendin, ka qenë një nga problemet, përse

unë e them që ka rëndësi bashkëpunimi me Kuvendin.

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe ombudsmanët në të gjithë botën, pra jo vetëm në

Shqipëri, janë një pushtet i dobët. Ata kanë vetëm pushtet moral dhe soft powers.

Në këto kushte, ne duhet me patjetër që të kemi mbështetje të paktën në frymë. Pra,

nëse unë zhvilloj një aktivitet dhe kërkoj të kem Kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit, apo

edhe një deputet në një zonë rurale, fakti që ata vijnë, e mbështesin, për mua është mbështetje.

Unë mendoj se kam qenë tejet kritike për situatën e zbatimit të të drejtave të njeriut në

vend dhe raporti i Avokatit të Popullit është një raport tepër kritik lidhur me këtë çështje, por

raportimi që ne kishim për të bërë sot kishte një natyrë tjetër. Të paktën unë kështu e kam

kuptuar axhendën që na ka ardhur, pra se çfarë detyrash ka lënë progresraporti dhe relacioni i

nënkomitetit për qeverinë përgjithësisht në lidhje me të drejtat e njeriut apo me ndonjë nga

institucionet tona. Për këtë arsye, unë iu referova dhe thashë: nuk keni buxhete dhe buxhetin

duhet ta bëni, gjithsesi, si dhe niveli i rekomandimeve... Këto janë gjërat thelbësore.

Nga ana tjetër, nuk mund të lë pa përmendur faktin se që kur unë kam marrë detyrën,

nuk e di se çfarë ka ndodhur me Avokatin tjetër, asnjë nënkryetar i Kuvendit, i ndryshëm nga

ato që unë përmenda, nuk ka ardhur qoftë të tregojë vullnet, qoftë të pyesë Avokatin e Popullit

për ndonjë çështje, për të mos thënë pastaj se kanë ndodhur veprime të tjera shumë më negative

sesa ato që duhet të ndodhin për të mbështetur një institucion, i cili ngre zërin dhe është i vetmi

që ka një rol moral në këtë pushtet, të themi, në këtë sistem dhe që, gjithsesi, mundohet ta

përdorë në atë masë që ia lejojnë ligji dhe Kushtetuta.

Faleminderit!

Rudina Hajdari – Faleminderit, zonja Ballanca!

Duke qenë se në orën 3 kemi një takim me opozitën në këtë sallë, më duhet ta mbyll

takimin këtu, sado që dua të theksoj edhe një herë se ky Këshill, në fakt, këto takime nuk duhet

të mbeten thjesht formale, por realisht të gjithë ata, që kanë dëshirë të depozitojnë

rekomandimet e tyre, problematikat e tyre në këshill: ju lutem, depozitojini pranë sekretariatit

tonë. Më pas do t’i marrim parasysh dhe do t’ua dërgojmë komisioneve të ndryshme

parlamentare.

(Reagime nga salla)

Patjetër, parasysh do të marrim edhe sugjerimet e zotit Gjoni, i cili tha se në takimet e

tjera ndoshta titullarët mund t’i depozitojnë më përpara fjalimet e tyre që ne të jemi në gjendje

më pas t’i shqyrtojmë, t’i shikojmë dhe të ngremë pyetje lidhur me ato raporte.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI...Bashkimin Europian nuk do të thotë të përafrosh vetëm legjislacionin europian, por edhe të garantosh në praktikë dhe institucionalisht zbatimin

48

Së fundi, dua të theksoj që jemi duke organizuar Shkollën Europiane 2019, e cila do të

zhvillohet në datat 18-22 nëntor 2019 dhe, duke qenë se brenda këtij muaji do të publikojmë

thirrjet për aplikime, i ftoj përfaqësuesit e qeverisë, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit

e medies, të biznesit, të administratës vendore, si dhe studentët e universitetit që të aplikojnë,

pasi mendoj se roli dhe përfshirja e tyre duhet të jetë më cilësore dhe më e mirë nga ky moment

e tutje, pasi patjetër në momentin, kur ne të hapim negociatat, duhet të jemi sa më të

mirinformuar dhe të kemi trajnimin e duhur për çeljen e tyre dhe të kapitujve në vijim.

Faleminderit shumë për pjesëmarrjen sot dhe për diskutimin kaq konstruktiv!

Takimin e konsideroj të mbyllur.

MBYLLET MBLEDHJA