30
1 KUVENDI Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian PROCESVERBAL Tiranë, më 14.10.2019, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Rudina Hajdari Kryetare e Këshillit Rendi i ditës: Seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Z. Sandër Lleshaj, dhe Prokuroren e Përgjithshme, Z. Arta Marku, lidhur me sundimin e ligjit dhe progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar. Marrin pjesë: Rudina Hajdari, Taulant Balla, Ulsi Manja, Ermonela Felaj (Valikaj), Klodiana Spahiu, Niko Peleshi, Milva Ekonomi, Elisa Spiropali, Admira Jorgji (anëtare zëvendësuese), Ilda Zhulali, Bledar Dervishaj, Arta Marku, Elona Gjebrea, Odeta Barbullushi, Enio Haxhimihali (anëtar zëvendësues), Gledis Gjipali, Kol Nikollaj, Ardjan Haçkaj (anëtar zëvendësues), Mirela Bogdani (anëtare zëvendësuese), Elir Puto, Dafina Peçi, Blerta Xhako (anëtare zëvendësuese), Enkelejda Habibasi (anëtare zëvendësuese), Robert Gajda, Erisa Proko (anëtare zëvendësuese) dhe Evgjeni Bashari (anëtare zëvendësuese). Mungojnë: Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Ralf Gjoni, Korab Lita, Alban Zeneli, Arben Ahmetaj, Arben Elezi, Enver Roshi, Halil Jakimi, Fatjona Dhimitri, Senida Mesi, Gjergji Vurmo, Albert Rakipi, Klodjan Seferaj, Zana Vokopola, Ines Muçostepa, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Ilva Tare, Albana Dhimitri, Edison Hoxha, Suela Kusi (Drita), Emira Paçrami, Gjergji Luca, Eralda Methasani (Çani), Vasil S. Tole, Sh.T.Z. Luigi Soreca dhe Claudia Vollmer. Të ftuar: Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm Arta Marku Prokurore e Përgjithshme

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

1

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

PROCESVERBAL

Tiranë, më 14.10.2019, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Rudina Hajdari – Kryetare e Këshillit

Rendi i ditës:

Seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Z. Sandër Lleshaj, dhe Prokuroren e

Përgjithshme, Z. Arta Marku, lidhur me sundimin e ligjit dhe progresin e bërë në luftën kundër

krimit të organizuar.

Marrin pjesë:

Rudina Hajdari, Taulant Balla, Ulsi Manja, Ermonela Felaj (Valikaj), Klodiana Spahiu,

Niko Peleshi, Milva Ekonomi, Elisa Spiropali, Admira Jorgji (anëtare zëvendësuese), Ilda

Zhulali, Bledar Dervishaj, Arta Marku, Elona Gjebrea, Odeta Barbullushi, Enio Haxhimihali

(anëtar zëvendësues), Gledis Gjipali, Kol Nikollaj, Ardjan Haçkaj (anëtar zëvendësues), Mirela

Bogdani (anëtare zëvendësuese), Elir Puto, Dafina Peçi, Blerta Xhako (anëtare zëvendësuese),

Enkelejda Habibasi (anëtare zëvendësuese), Robert Gajda, Erisa Proko (anëtare zëvendësuese)

dhe Evgjeni Bashari (anëtare zëvendësuese).

Mungojnë:

Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Ralf Gjoni, Korab Lita, Alban Zeneli, Arben Ahmetaj,

Arben Elezi, Enver Roshi, Halil Jakimi, Fatjona Dhimitri, Senida Mesi, Gjergji Vurmo, Albert

Rakipi, Klodjan Seferaj, Zana Vokopola, Ines Muçostepa, Nikolin Jaka, Arben Shkodra, Ilva

Tare, Albana Dhimitri, Edison Hoxha, Suela Kusi (Drita), Emira Paçrami, Gjergji Luca, Eralda

Methasani (Çani), Vasil S. Tole, Sh.T.Z. Luigi Soreca dhe Claudia Vollmer.

Të ftuar:

Sandër Lleshaj – Ministër i Brendshëm

Arta Marku – Prokurore e Përgjithshme

Page 2: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

2

HAPET MBLEDHJA

Rudina Hajdari – Mirëdita të gjithëve!

Duhet të fillojmë, pasi të gjithë kemi një axhendë të ngjeshur. Besoj se ata, që kanë

pasur dëshirën të marrin pjesë, kanë mbërritur tashmë, ndërsa pjesa tjetër e kolegëve ose janë

ende nëpër komisione, ose ndodhen diku tjetër.

Të nderuar kolegë,

Të nderuar anëtarë, të ftuar të Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian,

I nderuar zoti Ministër i Brendshëm,

E nderuar zonja Kryeprokurore e Përgjithshme,

Më lejoni t’ju falënderoj, në radhë të parë, për pjesëmarrjen tuaj!

Siç besoj e keni vënë re, edhe komisioni ka filluar të punojë intensivisht në lidhje me

tematikat goxha të nxehta përpara çeljes së negociatave.

Në këtë kuadër, ky takim është thirrur për të adresuar një nga çështjet më kryesore,

pikërisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Diskutimi i kësaj teme është

shumë i rëndësishëm për vendin, ndaj në takimin e sotëm të Këshillit kemi thirrur ministrin e

Brendshëm, zotin Lleshaj, dhe Prokuroren e Përgjithshme, zonjën Marku, për të na folur lidhur

me ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar, progresin e arritur dhe sfidat në përmbushjen

e rekomandimeve të progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2019.

Praktika normale është që, pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian, të

vijohet me punën e institucioneve të caktuara për hartimin e një plani veprimi dhe adresimin e

pikave që ata cilësojnë në këtë raport.

Pikë e rekomandimeve të Bashkimit Europian është për t’u fokusuar, sidomos për këtë

mbledhje, në bazë të rekomandimeve të Nënkomitetit të Bashkimit Europian për Drejtësi, Liri

dhe Siguri, më saktë kërkon adresimin e kapitullit 24.

Më lejoni që fillimisht të përmbledh disa nga pikat që ky dokument ka përgjegjësi të

shqyrtojë dhe më pas t’ia rekomandojë qeverisë shqiptare dhe vendit tonë.

Ky dokument thotë se gjatë vitit 2019 priten rezultate konkrete për sa u përket këtyre

pikave: përmirësimit të punës së agjencive ligjzbatuese për të luftuar trafikimin e qenieve

njerëzore, trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe konfiskimin e pronave të krimit të

organizuar, si dhe arritjes efektive në luftën kundër krimit të organizuar; ngritjes së një

historiku solid të hetimeve financiare, të ndjekjeve dhe të dënimeve përfundimtare kundër

grupeve të organizuara kriminale; intensifikimin e hetimeve dhe ndjekjen e pjesëtarëve të

Page 3: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

3

nivelit të lartë të grupeve të organizuara kriminale; fillimin e hetimeve në mënyrë proaktive për

të gjitha rrjetet e mëdha kriminale; ngritjen, pajisjen dhe forcimin e kapacitetit të Strukturës së

Posaçme Antikorrupsion dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të luftuar krimin e organizuar

dhe për të siguruar koordinimin ndërmjet strukturave përkatëse ekzistuese; forcimin e

bashkëpunimit me Europolin dhe agjencitë ligjzbatuese të shteteve anëtare të BE-së për të

luftuar në çdo formë krimin e organizuar; forcimin e sistemit të drejtësisë penale dhe forcimin

e përpjekjeve për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore me një vëmendje të veçantë për

të miturit, të cilët janë të pashoqëruar; vrojtimin ajror dhe vazhdimin e përpjekjeve për ndalimin

e kultivimit të drogave dhe intensifikimin, konfiskimin dhe shkatërrimin e rezervave të

kanabisit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kërkohet zbatimi i strategjisë për kontrollin e

armëve të vogla dhe të lehta, në mënyrë që të kemi një përmirësim në sigurimin e armatimit

dhe objekteve të ruajtjes së municioneve.

Ishte një listë e gjatë, ju kërkoj ndjesë!

Në këtë kuadër, Kuvendi ka miratuar një sërë aktesh, si: ligji “Për organizimin dhe

konfiskimin e Policisë Gjyqësore”, ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjin “Për

vlerësimin kalimtar të punonjësve në Policinë e Shtetit”, i ashtuquajturi vetingu në polici; ligji

kundër financimit të terrorizmit apo edhe ligji i vitit 2008 “Për parandalimin e pastrimit të

parave dhe financimit të terrorizmit”. I gjithë ky kuadër ligjor është miratuar nga Kuvendi, por,

nga ana tjetër, ne nuk kemi një plan të qartë se sa janë zbatuar ato, sidomos kur flasim për

rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, pasi lufta kundër krimit të organizuar

është dhe mbetet një sfidë, një problem serioz për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare apo edhe

për institucionet shtetërore.

Krimi i organizuar po i investon të ardhurat e tij të paligjshme në fusha të larmishme.

Ju e kuptoni qartë, sepse e shikoni këtë realitet çdo ditë. Krimi i organizuar po shkatërron

ekonominë shqiptare, po shkatërron tregun e lirë, si një mjet për të investuar dhe për të kapur

industrinë e ndërtimit dhe të turizmit, fabrikat e ndryshme dhe kontratat koncesionare.

Do të kemi kohë më pas, në fakt, për të shtruar disa nga pyetjet që rrjedhin nga sfidat e

sotme, sidomos kur shikojmë edhe faktin se në raportet e fundit, si ai i Departamentit të Shtetit

për vitin 2018 dhe që më pas u publikua në vitin 2019, jepet një pasqyrë të qartë se çfarë po

ndodh në Shqipëri, çka është vërtet alarmante. Ky raport, në fakt, e përfshin dhe e vendos

Shqipërinë si një vend me burim të kanabisit. Nuk tregon se ka ulje në këtë prizëm, të paktën

për vitin 2018, por tregon se është një vend transit për kokainën dhe heroinën ndërkombëtare.

Page 4: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

4

Kështu që elementët e krimit të organizuar, që lëvizin nga kjo drogë e paligjshme, kalojnë në

Shqipëri dhe pastaj tejkalojnë kufijtë tanë dhe shkojnë në brigjet dhe burimet europiane.

Gjithashtu, në raport cilësohet që korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis

të rëndë, sidomos në institucionet shtetërore, por pasqyrohet edhe fakti se institucionet e

Shqipërisë janë të pajisura në mënyrë të moderuar për t’i luftuar këto fenomene. Është pikërisht

ky raport, në fakt, që tregon se Shqipëria po kalon një situatë shumë të vështirë për sa i përket

luftimit të krimit të organizuar, po ashtu edhe korrupsionit në nivele të larta. Por, gjithsesi, jam

e qartë që ky raport ka për detyrë të pasqyrojë atë që quhet një raport i vitit 2018, pra ne jemi

këtu për të diskutuar ecurinë e Ministrisë së Brendshme dhe të Prokurorisë së Përgjithshme për

sa i përket një plani afatshkurtër, pra për periudhën janar – qershor të vitit 2019. Njëherazi, si

kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur

Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj kontrastin ndërmjet vitit 2018 dhe vitit 2019. Pra,

nuk jam këtu thjesht për të pyetur të ftuarit tanë vetëm për vitin 2019, por për të parë edhe

raportin për vitin e kaluar, në mënyrë që të kemi një historik më të konsoliduar në lidhje me

këtë sfidë të madhe që ka vendi ynë sot.

Po ashtu, dua të theksoj që në planin afatshkurtër, që kemi ndërmarrë, shikojmë shumë

pak adresime për sa u përket shifrave që ne duhet të kemi para nesh lidhur me grupet kriminale

që janë goditur dhe, në fakt: sa grupe kriminale duhen goditur, se mirë këta që janë goditur, por

sa nga këta ekzistojnë ende në Shqipëri? Po ashtu, në raport shikojmë që dy nga grupet

kriminale të kapura nga task-forca e ligjit dhe më pas një tjetër mega, siç quhen, ka kapur disa

grupe kriminale, por nuk thuhet nëse këta janë vërtet njerëz që janë të nivelit të lartë të grupeve

kriminale, apo flasim për njerëz, individë. Besoj se kjo do t’i ndihmonte shumë qytetarët

shqiptarë për të parë nëse kemi punuar vërtet në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar

dhe ku jemi në këtë pikë.

Do të doja t’ia jepja fjalën zonjës Marku, por, përpara se të kalojmë tek të ftuarit tanë,

fjalën do t’ia jap fillimisht nënkryetarit të Këshillit, zotit Balla, për të vijuar më pas me komente

të tjera nga kolegët.

Taulant Balla – Faleminderit, zonja Hajdari!

Pa dyshim që do të doja t’i falënderoja anëtarët e Këshillit për prezencën dhe, sigurisht,

t’u uroja mirëseardhjen në këtë raportim normal në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

ministrit të Brendshëm, zotit Lleshaj, dhe Prokurores së Përgjithshme, zonjës Marku, gjë që

dua ta vlerësoj se për herë të parë pas shumë vjetësh më në fund ka një komunikim dhe

Page 5: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

5

bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve në betejën pa kompromis kundër krimit të

organizuar.

Duhet ta godasim krimin më fort se kurrë dhe, pa dyshim, që është me vend të nënvizoj

rëndësinë që ka kjo tematikë e raportimit të sotëm në këtë mbledhje, po të kemi parasysh se

beteja kundër krimit të organizuar është sot një prej themeleve të rrugës sonë europiane.

Sundimi i ligjit dhe goditja e krimit të organizuar janë dy tematika kryesore për të cilat

Shqipëria duhet të raportojë në kuadër të procesit të integrimit me fillimin e bisedimeve për

anëtarësim dhe që përkojnë me kapitujt 23 dhe 24, të cilët, për ata që nuk e dinë, janë dy kapitujt

që hapen të parët dhe mbyllen të fundit në 35 kapitujt e marrëveshjes për anëtarësim në

Bashkimin Europian.

Nuk është rastësi që kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian vjen

në këtë moment të rëndësishëm teksa nesër Këshilli Europian për Çështjet e Përgjithshme do

të draftojë pozicionin e këshillit lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë

dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë, në fakt, edhe për nga natyra jam gjithnjë optimist dhe jam shpresëplotë që

Shqipëria, bashkë me Maqedoninë e Veriut, do të fillojë një etapë të re në këtë rrugëtim historik

të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.

Nuk është rastësi ndoshta që ky Këshill Kombëtar i Integrimit Europian zhvillohet në

një moment kur Kuvendi i Shqipërisë po bën gati, në bashkëpunim me qeverinë, goditjet edhe

të një grupi tjetër kriminal, do ta quaja, sikurse është grupi i quajtur “kap çfarë të kapësh” i

atyre prokurorëve apo gjyqtarëve, të cilët e dinë farë mirë që nuk e kalojnë dot vetingun dhe

po shfrytëzojnë pozicionet e tyre në gjykata e në prokurori për të dëmtuar besimin e shqiptarëve

te drejtësia dhe për të dëmtuar drejtësinë. Nuk është rastësi që ky Këshill Kombëtar i Integrimit

zhvillohet në një moment kur kemi një rritje të veprave penale, që lidhen me dhunën ndaj grave,

ndaj nënave, ndaj motrave dhe që Kuvendi i Shqipërisë pa dyshim duhet të ndërmarrë të gjitha

veprimet për ndryshimin e akteve ligjore, të cilat mbrojnë gratë nga dhuna, por edhe rrisin

procesin e monitorimit të vendimeve penale. Ka jo pak raste, sikurse është rasti i Gjirokastrës,

që me paturpësinë më të madhe një gjyqtar, në vend që të marrë masën e ndalimit të dhunuesit,

merr masë ndalimin ndaj motrës dhe nënës së dhunuar nga një person i rrezikshëm. Prandaj,

pa dashur të hyj në polemikë më kryetaren lidhur me disa raporte që u cituan, Shqipëria ka bërë

hapa të rëndësishëm në goditjen e krimit të organizuar, në goditjen e korrupsionit dhe takimi i

sotëm i Këshillit Kombëtar duhet të shërbejë, pa dyshim, për një raportim të detajuar të ministrit

të Brendshëm dhe të prokurorit të Përgjithshëm.

Page 6: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

6

Në kontekstin e zhvillimit të kësaj mbledhje në Kuvendin e Shqipërisë duhet t`u kërkoj

të dyja institucioneve që është shumë prioritar angazhimi i Ministrisë së Brendshme dhe i

Prokurorit të Përgjithshëm, në një proces tjetër të rëndësishëm, që nisi menjëherë, procesi

screening, i cili ka të bëjë me adresimin e rekomandimeve të lëna nga Komisioni Europian në

raportin e fundit për Shqipërinë sa u përket dy tematikave që kemi në fokus. Për këtë qëllim,

edhe diskutimi në këtë tryezë, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, do të jetë në

funksion të mbarëvajtjes së këtij procesi të pakthyeshëm të nisur nga Shqipëria.

Së fundi, dua të them se si nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit jam shumë

krenar për ecurinë e deritanishme të konsituimit dhe të ndërtimit të institucioneve të reja të

drejtësisë. Dua t’ju informoj se në Kuvendin e Shqipërisë, nga Këshilli i Emërimeve në

Drejtësi, kanë ardhur kandidaturat për vendet që i takojnë Kuvendit lidhur me anëtarët e rinj të

Gjykatës Kushtetuese, ku dua të ndaj me ju vlerësimin se fundviti i 2019-ës e gjen Shqipërinë

me Gjykatë Kushtetuese funksionale, sikurse po ashtu edhe procesi i plotësimit të vakancave

në Gjykatën e Lartë po ecën mirë dhe besoj që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të përmbyllë

procedurat për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë në kohë. Kjo bën që, do ta quaja një prej

atyre detyrave të shtëpisë, një pjesë dëshiron t’i quajë kushte që lidhen me vendimin e

Bundestag-ut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, Shqipëria brenda këtij viti të përmbyllë

dy kushtet që lidhen me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Për sa i përket çështjes tjetër, atë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, pa dyshim që

ne duhet të lemë mënjanë interesat e vogla politike dhe duhet të bashkohemi për t’i dhënë

Shqipërisë brenda këtij viti një Kod të ri Zgjedhor, i cili ka për bazë të gjitha rekomandimet e

OSBE-ODIHR-it.

Pa humbur kohë, sikurse njoftoi edhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, siç

është njoftuar dhe në agjendë, fjalën e kanë të ftuarit.

Rudina Hajdari - Nëse mundem, zoti Lleshaj, përpara se t’jua jap fjalën, sepse më

takon mua t`jua jap fjalën, faleminderit edhe një herë zotit Balla për fjalën e tij.

Dua që këtë prezantim që do të bëni sot ta bëni në bazë të disa pyetjeve, që unë kam

dëshirë t’i shtroj dhe ta bëjmë sa më të përmbledhur, në mënyrë që të jenë sa më të qartë edhe

te ftuarit e KKIE-së, të cilët besoj se janë të interesuar për rezultatet apo gjërat që keni bërë ju

deri më sot. Gjithashtu, edhe unë si kryetare, njëkohësisht edhe si kryetare i Komisionit të

Integrimit, ju kam ftuar disa herë në këtë komision dhe e di që keni një agjendë të ngjeshur,

ndaj dua të shfrytëzoj këtë rast të bëj pyetje, të cilat lidhen me gjendjen aktuale në Shqipëri,

duke marrë parasysh që kjo është një nga sfidat kryesore, në fakt, jo nga ato sfida që duhet të

Page 7: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

7

mburremi, por e kundërta. Ne kemi kohë që e luftojmë këtë fenomen dhe, duke vizituar

kancelaritë e ndryshme nëpër botë shikoj që kjo është pika që ngrihet më shumë nga të gjitha,

lufta kundër krimit të organizuar. Kjo pikë ngrihet shpesh në këto takime, sepse është një

fenomen, i cili është përhapur dhe më vjen keq që ne vazhdojmë dhe nuk marrim masa më

konkrete. Pavarësisht se çfarë bëhet në takimet tona, ne përpiqemi ta mbrojmë shtetin tonë,

sepse është detyra jonë ta mbrojmë shtetin tonë dhe qytetarët tanë. Nga ana tjetër, kur jemi në

Kuvend dhe flasim me njëri-tjetrin duhet t’i adresojmë këto probleme dhe të sigurohemi që

këto probleme janë duke u adresuar dhe të kemi rezultate konkrete, në mënyrë që të bëjmë

punën tonë.

Zoti Lleshaj, përveç këtyre raporteve që ju i keni parë fare mirë dhe jeni të vetëdijshëm

se çfarë thuhet në to, unë dua të adresoj këto pyetje:

Zoti Lleshaj, a ka hetime të rrjeteve të mëdha kriminale, në kuptimin nëse ka goditje të

kokave të këtyre rrjeteve kriminale? Pra, sa prej tyre janë goditur? Ju thoni se keni goditur dy

grupe kriminale në Elbasan, po në Vlorë, Durrës, Korçë dhe Shkodër a ka goditje të tjera?

Sepse këto janë pikat e nxehta, që janë identifikuar nga shumë njerëz dhe nga shumë raporte,

ku këto grupe kriminale kanë kapur vendin dhe nëpër media shikojmë çdo ditë për krime të

ndryshme që ndodhin në Shqipëri. Ky është një problem që evidentohet shumë kollaj, sepse

jetojmë në Shqipëri dhe po e kuptojmë këtë realitet fare mirë. Pra, a janë goditur vërtet vetëm

në Elbasan, apo ka edhe një shtrirje më të gjerë të këtyre grupeve kriminale dhe a janë goditur

kryetarët, kokat e këtyre grupeve kriminale, apo njerëz të rangut më të ulët? Si e vlerësoni ju

në gjykimin tuaj?

Dua të di më shumë lidhur me pastrimin e parave. Ju thoni se policia ka miratuar një

planveprim për të luftuar pasuritë kriminale dhe pasuritë e pajustifikuara. A keni ju një shifër

të qartë për këtë dhe si po shkon zbatimi i këtij planveprimi? Ne shikojmë çdo ditë ndërtime

masive që janë shpërndarë qoftë në Tiranë, po ashtu edhe në qytetet e tjera, të cilat duhet të

jenë indicie për t’u hetuar dhe për t’u parë se nga vijnë këto para dhe pse janë gjithë këto

investime të shpërndara në Tiranë, sidomos kohët e fundit. Logjika të çon që shumë prej tyre

kanë të bëjnë me faktin që ka një aktivitet të lartë në lidhje me pastrimin e parave dhe me

aktivitetin e lartë të grupeve kriminale në vend.

Po ashtu dua të di sesi po zbatohet strategjia për luftën kundër trafikimit të qenieve

njerëzore dhe cilat janë rezultate lidhur me këtë fenomen, sidomos s kur bëhet fjalë për të

miturit.

Page 8: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

8

Ju e dini se Bashkimi Europian ka bërë disa ndryshime për sa i përket ligjit për armët

dhe ne do të donim të kishim një propozim nga ana juaj në lidhje me amendimet e caktuara për

ligjin për armët, sepse duhet t’i kemi në përputhje me ligjet e BE-së. Në këtë pikë mendoj se

ne duhet të kemi një kontroll më të lartë, përsëri në gjykimin tim, për sa u përket armëve të

lehta, të cilat janë të akesesueshme lehtësisht nga të rinjtë shqiptarë. A po ndërmerren masa

shtrënguese lidhur me këtë fenomen?

Më lejoni të theksoj se në planin e veprimit tuaj nuk pashë një shifër të qartë për

periudhën janar-qershor të azilantëve që kanë shkuar në Bashkimin Europian dhe sa është ulur

numri i tyre. A keni një numër konkret nga viti 2018 dhe a është ulur numri i tyre?

Në këtë raport, gjithashtu, thuhet se kemi faktorë shtytës. Dua të di se cilët janë këta

faktorë, a jeni në dijeni për këta faktorë dhe a po bëhet diçka në lidhje me faktorët që i shtyjnë

qytetarët tanë për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit

Europian?

Së fundi, më lejoni t’ju pyes nëse e keni adresuar problemin që Policia e Shtetit është

ankuar se ka paga shumë të ulëta dhe pajisje të kufizuara të vëna në dispozicion për Policinë

Gjyqësore. Mendoj se të gjitha këto task-forca, të cilat ju i keni vënë në dispozicion për të

luftuar këto fenomene, kanë kosto të caktuar, pra kërkojnë më shumë personel, fonde e të tjerë,

por, me sa shikoj unë, nuk ka pasur një urdhër në lidhje me këtë plan veprimi. Ky planveprimi

ka pak ditë që ka ardhur në Komisionin e Integrimit dhe ne, deputetët anëtarë, meqenëse

përfaqësojmë elektorate dhe duhet të jemi më të pranishëm dhe të informuar lidhur me këto

fenomene, duhet të kishim dhënë sugjerime më të hollësishme dhe rekomandime lidhur me

këtë fenomen. Unë nuk jam vënë në dijeni për këtë gjë dhe, normalisht, dua një përgjigje për

këtë plan, i cili, ndoshta, mund të jetë bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa u konsultuar me

Kuvendin e Shqipërisë.

Këto janë disa nga pikat, që dua të fokusoheni gjatë fjalës suaj.

Fjala për ju, zoti Lleshaj.

Faleminderit!

Sandër Lleshaj- Faleminderit, zonja Hajdari!

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Së pari, më vjen shumë mirë dhe e përgëzoj nismën për ta organizuar këtë tryezë, e cila

vjen një ditë para vendimit final, ose një ndër vendimet finale, që merren për Shqipërinë sa i

përket integrimit të saj në Bashkimin Europian. Në fakt, do të ishte e mira që ky vit të kishte të

kishte vetëm këtë logo, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por, për fat të keq, jo

Page 9: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

9

nga të gjithë aktorët, të cilët kanë përgjegjësi për integrimin europian të vendit, është kuptuar

si i tillë. Megjithatë, mbledhja e sotme meriton të gjithë vlerësimin dhe konsideratën si

iniciativë për të diskutuar rreth çështjes më madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët jo vetëm

për këtë vit, por për këtë shekull, që është integrimi në Bashkimin Europian.

Ministria e Brendshme ka një peshë të konsiderueshme në këtë proces, madje është

ministria lider në kapitullin 24, i cili është kapitulli që e hap dhe e mbyll të gjithë procesin e

negociatave, merret me lirinë, drejtësinë dhe sigurinë. E ndërgjegjshme për këtë përgjegjësi të

madhe, Ministria e Brendshme ka ndërtuar punën e saj për të përballuar përgjegjësitë e mëdha

në këtë drejtim, të cilat lidhen kryesisht me të ashtuquajturin procesi screening. Ky është ai

proces, i cili synon që ne të lexojmë mirë të gjithë legjislacionin europian, ta kuptojmë mirë

atë, ta analizojmë thellë atë, të vlerësojmë diferencat mes tij dhe legjislacionit kombëtar dhe

pastaj të mundohemi që të gjitha diferencat t’i eliminojmë. Pra, në fund të këtij procesi ne

duhet të kemi një legjislacion të përafruar me legjislacionin ose me aquisi-në europiane. Pra,

është një proces jashtëzakonisht kompleks, i vështirë, i ndërlikuar që kërkon profesionalizëm

të madh, ekspertizë të jashtëzakonshme. Ky proces ka filluar dhe puna është zhvilluar mirë.

Janë zhvilluar shumë takime në Bruksel, në Shqipëri për të verifikuar suksesin në këtë proces.

Mund të them se është bërë punë e madhe, megjithatë pjesa më e madhe e punës mbetet për t’u

bërë, sepse bëhet fjalë për rreth 100 mijë faqe dokumentacion, i cili duhet lexuar, duhet kuptuar

dhe transpozuar.

Megjithatë, sa i përket integrimit europian të vendit, dua të them se në ndjekje të asaj

tradite, ne më shumë besojmë te raportet e të huajve për ne se sa tonat për veten. Në qoftë se

do t’i referohemi raportit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, dua të them se

progresi i Shqipërisë dhe në këtë fushë të integrimit europian të vendit është tashmë një fakt i

mirënjohur nga Komisioni Europian, i cili për shkak të këtij progresi ka rekomanduar dhe

hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, pra është një progres, i cili gjendet në të gjithë

raportin. Në fakt, nuk jam ndonjë fans i madh i raporteve ndërkombëtare, për arsye se besoj se

raportet kombëtare janë më të detajuara dhe më të sakta. Megjithatë, raporti i Komisionit

Europian është një tregues, i cili thotë ato gjëra që në Shqipëri kanë ndodhur. Shqipëria duhet

t’i fillojë negociatat pa kushte për anëtarësimin në Bashkimin Europian, dhe shpresoj që nesër

ky do të gjejë konfirmimin e krerëve të shteteve përkatëse europiane. Kam pasur mundësinë që

gjatë gjithë këtyre kontakteve që janë zhvilluar në këtë kontekst, pra që kam pasur me

homologë nga Franca, Holanda, Çekia, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Kroacia, Belgjika,

Kosova, Mali i Zi e të tjerë, të konstatoj pikërisht vlerësimin e lartë që ata kanë për progresin

Page 10: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

10

e bërë nga Shqipëria. Pra, jo vetëm një vlerësim në rangun e Komisionit Europian, por edhe

një vlerësim në rangun e vendeve partnere, ku, ashtu siç e dini, shumica prej tyre e kanë pranuar

tashmë hapjen të negociatave pa asnjë kusht me Shqipërinë. Kemi vetëm dy vende, të cilat kanë

ende pikëpyetje, ndërkohë që 26 të tjera e kanë shprehur miratimin pa kushte të hapjes së

negociatave.

Megjithatë, ju më rekomanduat të mos ndjek raportin që kam përgatitur, po të ndjek një

qasje më fleksible, t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, në vend që të lexoj raportin. Unë e pranoj dhe

këtë, madje më duket më elegante kjo mënyrë t’u përgjigjem pyetjeve se sa të lexoj një raport,

i cili është i gjatë dhe i detajuar. Megjithatë, ju, nga ana tjetër, kërkoni shumë shifra. Në fakt,

ne jemi përpjekur t’i japim Kuvendit një raport, i cili mund të lexohet, sepse kuptohet me 15

mijë veta që kam në administratë, unë mund të sillja një raport me 200 mijë faqe, që të kishte

të gjithë detajet, por do të ishte praktikisht i papërdorshëm. Ne kemi ndjekur këtë qasje që t’i

sjellim Kuvendit një raport të karakterit politik dhe strategjik, ku ka gjëra themelore me

pritshmërinë që ky mjafton dhe nëse nuk mjafton, atëherë mund t’u përgjigjemi detajeve, sipas

interesit të gjithë anëtarëve, të deputetëve apo të interesuarve të tjerë për detaje.

Kështu që, duke ndjekur këtë axhendë që propozuat, po shkoj tek çështja e parë që ka

të bëjë me pyetjen: “A ka goditje të krerëve të krimit të organizuar?”

Para disa ditësh isha në Bruksel dhe m’u bë një pyetje po ashtu nga një gazetare

shqiptare, se shqiptarët i kanë pyetjet më interesante: “A i keni goditur peshqit e mëdhenj?”

Falë asaj, unë po huazoj përgjigjen që i kam dhënë gazetares atje në Bruksel, pra i thashë: së

pari, duhet të biem dakord për një përkufizim se çdo të thotë “peshk i madh”. Ka një lloj

besëtytnie sikur krimi i organizuar është aq i organizuar, sa ka edhe një kryendërkombëtar të

themi të narkotikëve, apo të tjerë.

Shkalla e organizimit në botën e krimit është e ndryshme. Nuk është e thënë që ne do

të gjejmë patjetër, që ai që do të arrestohet të jetë kreu, të jetë “Eskobari” i botës, por nëse doni

përgjigje konkrete për këtë, mund të themi që kemi goditur shumë organizata kriminale. Mund

t’ju them që në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, pra me vitin 2018, kemi rritje jo me

disa përqindje, por me herë të numrit të grupeve kriminale të goditura nga Policia e Shtetit; me

herë. Në qoftë se në periudhën janar-shtator 2018 janë zhvilluar 17 operacione të mëdha (nuk

flas për numrin e pafund të operacioneve kundër krimit), në të njëjtën periudhë të këtij viti

janë organizuar 31 operacione të mëdha policore kundër grupeve të organizuara kriminale. Në

qoftë se në vitin 2018, pra janar-shtator janë shkatërruar 10 grupe të krimit të organizuar, në

vitin 2019 për të njëjtën periudhë janë shkatërruar 22 të tilla, ose plus 120% më tepër grupe të

Page 11: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

11

krimit të organizuar, që janë shkatërruar nga strukturat tona ligjzbatuese. Kur flas për strukturat

ligjzbatuese, nuk flas vetëm për Policinë e Shtetit, flas për prokurorinë, për partnerët

ndërkombëtarë, pra bëhet fjalë për operacione shumë të ndërlikuara, komplekse, të cilat kanë

çuar në shkatërrimin e këtyre grupeve. Pastaj, kur vjen puna për të folur për anëtarët e tyre, pra

janë rreth 125 anëtarë grupesh kriminale, flas për anëtarë të grupeve kriminale të rrezikshme.

Nuk flas për numrin e të arrestuarve për krime të rënda.

Personat e arrestuar për krime të rënda janë 4,755 veta, vetëm gjatë këtij viti, pra është

numër jashtëzakonisht i madh, dramatikisht i madh, i cili tregon edhe një përmasë të problemit

që kemi në Shqipëri, por mund ta bëjmë edhe kështu...

Rudina Hajdari – Meqenëse jemi në këtë pikë dhe meqenëse thatë se ka një numër të

shtuar nga viti 2018 në krahasim me vitin 2019, kjo është për shkak se keni intensifikuar punën,

keni rritur kapacitetet, pra paraardhësit e tu nuk kanë bërë punën e duhur? Kjo është arsyeja,

apo është rritur numri i grupeve kriminale? Cila është arsyeja? Pse është kjo diferencë midis

vitit 2018?

Sandër Lleshaj - Mos prisni që të kritikoj punën e paraardhësit të mi. Për arsye etike,

unë flas vetëm për punën time

Analizën se përse ka ardhur kjo secili mund ta bëjë vetë. Unë nuk them që kjo ka të

bëjë me punën e paraardhësve. Ne jemi në një proces konsolidimi si shoqëri. Nuk është e thënë

që rezultatet e vitit 2020 të jenë më të këqija se të vitit 2019-ës. Për arsye se kjo është tendenca

e përgjithshme e zhvillimit tonë si shoqëri, si shtet, jemi në një fazë konsolidimi të pandërprerë.

Nuk dua t’ia lë meritat as vetes, as atyre, se po të njëjtit njerëz janë që po bëjnë punën, nuk

kanë ardhur nga një planet tjetër ajo polici, ajo prokurori, ato gjykata, ato organe inteligjence,

pra puna është pjesë e një procesi.

Sigurisht, ne e kemi intensifikuar, patjetër që kemi pasur theks të veçantë ndaj kësaj

fushe, kemi riorientuar burimet. Pra, jemi fokusuar në këtë punë. E rëndësishme është që kemi

bashkëpunuar shumë me partnerët dhe me njëri-tjetrin. E them se është shumë e rëndësishme

të përmend faktin që bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë faktor kyç i këtyre treguesve.

Bashkëpunimi me prokurorinë, me policinë, me shërbimet inteligjente, me agjencitë e

parandalimit dhe pastrimit të parave, me doganat, me tatimet, janë të gjithë faktorë, që kanë

çuar në këto tregues, të cilët janë për t’u respektuar. Nuk dua të bëj shumë vetëvlerësime, por

këto shifrat janë të tilla, kokëforta.

Page 12: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

12

Për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër aseteve kriminale në

përgjithësi dhe parandalimit të pastrimit të parave, do të thosha që edhe në këtë aspekt janë

bërë arritje të jashtëzakonshme; do të thosha këto janë arritje vërtet të mëdha.

Së pari, përmendet edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, megjithëse

nuk është nevoja për të shkuar për ta gjetur atje faktin, ndalimi i lojërave të fatit. Ky është një

fakt që dihet edhe pa raportin e DASH, është një ndër kontributet kryesore që kjo qeveri ka

dhënë në luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave, për arsye se lojërat e fatit kanë qenë

një ndër instrumentet kyçe për pastrimin e parave kriminale. Mbyllja e tyre, ka mbyllur një

ndër burimet kryesore dhe mbyllja është e një niveli të jashtëzakonshëm. Pra, bëhet fjalë për

një aksion shumë të madh, edhe të rrallë në kontekstin europian, ku një qeveri merr përsipër

edhe një risk të madh ekonomik, për arsye se duhet të keni parasysh se ndalimi i këtij biznesi,

deri para një viti, shoqërohej me një risk të caktuar financiar. Por, qeveria ka qenë e gatshme

për ta marrë përsipër riskun financiar që lidhej me të, në shërbim të luftës kundër inkriminimit

në përgjithësi, pastrimit të parave dhe shumë fenomeneve të tjera sociale, që lidheshin me

parandalimin e pastrimit të parave.

Nga ana tjetër, në aspekte të tjera të luftës kundër parave ilegale janë marrë masa të

mëdha dhe mund t’ju them se në vitin 2019, deri tani, janë të sekuestruara me një vendim

gjykate rreth 72,1 milionë euro. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 30,2

milionë euro dhe viti i kaluar ka qenë një vit shumë i suksesshëm. Po ta shikoni, kjo shifër, e

vitit 2019 është pothuajse sa shumatorja e 10 vjetëve, që i kanë paraprirë këtij viti, pra kaq

është shifra: 72,1 milionë euro të sekuestruara. Ndërkohë, edhe niveli i konfiskimit këtë vit, që

është edhe shifra kyç, sepse sekuestrimi është një gjë dhe konfiskimi është ajo gjëja e madhe,

mund të themi se shifra e këtij viti, krahasuar me vetëm një vit më parë, është gati dyfish më

larte madhe. Besoj që perspektiva në këtë drejtim është ende më premtuese, pra përpjekjet tona

për të luftuar fenomenin e pastrimit të parave, paranë ilegale, paranë e zezë, do të shoqërohet

edhe me suksese të tjera. Për këtë po krijohen edhe kapacitetet.

Duhet të themi edhe një gjë: në qoftë se kërkojmë të bëjmë ndryshim, duhet të

ndryshojmë jo vetëm mënyrën se si veprojmë, por edhe të shtojmë kapacitetet. Me të njëjtët

njerëz është e vështirë të bësh të njëjtën gjë dhe të bësh diçka shumë herë më të madhe. Çfarë

kemi bërë ne?! Ne kemi marrë masa të mëdha për të shtuar kapacitetet në Policinë e Shtetit;

ne kemi ndërtuar një strukturë të specializuar, e cila merret me kërkimin dhe goditjen e

personave që i janë shmangur drejtësisë, kemi përdorur një akronim “FAST”, por që në shqip

Page 13: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

13

është kërkimi aktiv i personave, që i janë shmangur drejtësisë. Është strukture, e cila është

ndërtuar për herë të parë, i ka munguar Shqipërisë.

Dua t’ju them se Shqipëria ka pasur një numër shumë të madh dhe ende e ka një numër

shumë të madh personash, që i janë shmangur drejtësisë për arsye të ndryshme, dhe krijimi i

kësaj strukture, pra i këtij kapaciteti të ri, i cili së shpejti do të anëtarësohet në rrjetin europian

të strukturave përkatëse, do ta ngushtojë së tepërmi hapësirën e atyre personave, që i janë

shmangur drejtësisë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, fusha e krimit ekonomik, mbetet sfida kryesore, ne kemi zhvilluar një

përpjekje serioze për të ndërtuar kapacitete të reja, kapacitete profesionale. Duhet të dini që

sapo ka përfunduar procesi i trajnimit të grupit të parë të studentëve, që u rekrutuan nga

kontingjenti i studentëve të ekselencës në universitete. Një numër i caktuar studentësh të

ekselencës, të cilët u përfshinë në trajnim si oficerë të Policisë Kriminale, e kanë përfunduar

trajnimin tani. Kryesisht, janë oficerë me formim nga Ekonomia, Financa ose Informatika, të

cilët do të angazhohen në kuadrin e një njësie të specializuar kundër krimit Ekonomik në

Shqipëri. Pra, do të kemi ekspertë të mirëfilltë, të cilët do të luftojnë krimin, pra do të ndjekin

paratë. Ky numër ka filluar me 37 vetë, 100 të tjerë do të fillojnë trajnimin përsëri nga

kontingjenti i ekselentëve dhe është një lajm shumë i bukur. Të themi se ka një gatishmëri të

madhe të studentëve, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi për t’u përfshirë në këtë front të

rëndësishëm dhe besoj se rezultatet e këtij kapaciteti të shtuar do të shihen shumë shpejt. Pra,

duhet të kemi parasysh që po shtojmë një kapacitet për një njësi të madhe të luftës kundër

krimit ekonomik, e cila do të funksionojë si një njësi, e cila do të jetë e dedikuar vetëm për

krimin ekonomik dhe paranë kriminale dhe është e përbërë nga ekspertë të mirëfilltë, nga

studentë që kanë mbaruar me 9 dhe me 10, kanë marrë një formim të mirë policor edhe në

fushën e Policisë Kriminale. Besoj se do të kemi rezultate krejt të tjera me angazhimet e

këtyre të rinjve dhe të rejave, që janë jashtë çdolloj influence, kontakti apo familjarizimi që

ndodh rrallë herë në strukturat tona. Kjo ishte pyetja e dytë.

Për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, ne jemi të angazhuar dhe në këtë front,

i cili është mjaft sensitiv për vetë domethënien që ka. Shqipëria, për fat të keq ka një

trashëgimi negative për sa i përket trafikut të qenieve njerëzore, kryesisht të grave dhe të

fëmijëve. Rezultatet e arritura në këtë front janë shumë të mëdha. Ne kemi një koordinator

kombëtar, i cili ndjek këtë çështje edhe në bashkëpunim me të gjithë aktorët, pasi është një

çështje ku aktori kryesor nuk mund të jetë Ministria e Brendshme, por janë aktorë të

ndryshëm të qeverisë, të shoqërisë civile e të tjera me radhë. Por mund t’ju them se këtu është

Page 14: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

14

bërë një progres i madh. Ende mbetet për të bërë për disa specifika që kanë të bëjnë kryesisht

edhe me një nivel të pamjaftueshëm edukimi dhe përgjegjshmërie të shumë elementeve të

shoqërisë. Mund t’ju them se trafikimi i fëmijëve nga Shqipëria është trafikim që kryesisht

bëhet nga prindërit, nga prindërit që e lënë në papërgjegjshmëri totale fëmijën në moshë

minorene apo afër maturisë me synimin që të marrë një të drejtë të BE-së. Fenomeni është në

vëmendjen tonë të plotë, është nën kontroll, është në rënie, por ende mbetet mjaft për të bërë,

kryesisht në ato segmente, që janë përtej Ministrisë së Brendshme, që kanë të bëjnë me

edukimin e përgjithshëm të shoqërisë, me sensibilizimin e familjarëve, të prindërve në mënyrë

që ky fenomen të reduktohet me kontributin e të gjithë aktorëve.

Rudina Hajdari - A mund t’ju bëj edhe një pyetje në lidhje me këtë? Vetëm për sqarim.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Patjetër!

Ne kemi rezervuar një pjesë në axhendë ku do të kemi diskutime dhe pyetje për të

ftuarit. Zoti Lleshaj, e pranoi këtë si një lloj bashkëbisedimi me kryetarin e Këshillit për

Integrimin Europian, duke qenë se është një çështje e nxehtë, duke marrë parasysh vendimin

që do të jetë në ditët në vijim, sepse është vërtet një fenomen që na shqetëson të gjithëve. Në

raport pikërisht citohet se qeveria duhet të marrë masa për sa u përket faktorëve shtytës.

Nuk mund të themi se prindërit janë faktorët shtytës. Disa nga fëmijët mund të largohen edhe

pa lejen e prindërve. Ne nuk mund të jemi të qartë nëse themi vetëm këtë gjë për publikun:

prindërit kanë përgjegjësinë që fëmijët largohen nga Shqipëria, por ka edhe faktorë shtytës të

tjerë si ekonomikë e të tjerë, për të cilët ne duhet të marrim masa. Nuk mund të bëhet thjesht

në një plan ndërgjegjësimi të prindërve, sepse ka edhe arsye të tjera që cilësohen nëpër raportet

e ndryshme që i shtyn këta fëmijë të largohen. Prandaj, dua një sqarim te kjo pjesë, sepse nuk

dua që t’u lëmë përgjegjësinë vetëm prindërve.

Sandër Lleshaj – Sigurisht që ka faktorë të ndryshëm. Nuk u lashë përgjegjësinë

prindërve. Thashë se ka një mori faktorësh, ku ndër ta në mënyrë specifike, bie në sy kjo gjë.

Përgjithësisht trafikimi në botë bëhet nga persona të tjerë, nga rrjete kriminale që bëjnë trafiqe.

Këtu etiketohet si trafikim edhe ky fenomen, i cili, në fakt është një transferim që prindërit u

bëjnë fëmijëve të tyre drejt të afërmeve e të tjera me radhë në Europë dhe neve na faturohet

si trafikim. Çfarë ndodh? Nëse një prind e dërgon fëminë te vëllai i tij, e ka lënë në dorë të

sigurt, pas dy ditësh djali paraqitet në zyrat përkatëse sociale për të përfituar. Kjo gjë

regjistrohet automatikisht si trafikim dhe e rrit disi në mënyrë artificiale numrin e viktimave

të vërtetë të trafikut.

Page 15: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

15

Për sa i përket faktit nëse dalin vetëm nga Shqipëria, mund t’ju them se përgjithësisht

nuk mund të dalin fëmijët të pashoqëruar se e ndalon ligji. Përgjithësisht, a dalin të shoqëruar?

Me gjithë dokumentacionin përkatës, me autorizimin e prindërve apo të shoqëruar nga të dy

prindërit, por brenda këtij numri ka dhe një pjesë të trafikut të vërtetë, që janë fëmijë të grupeve

të margjinalizuara e të tjera me radhë. Kjo është çështja themelore. Por dua të them se këtu

bashkohen padrejtësisht dy shifra, dy fenomene në një.

A ka hapësirë këtu për adresim ligjor? Sigurisht që ka, edhe varfëria është problem.

Ne nuk mund të fshehim varfërinë në këtë vend. Nuk mund të bëhemi naivë dhe të themi se

Shqipëria nuk ka varfëri. Për pjesën që mbulon Ministria e Brendshme kemi një mekanizëm

të tërë në këmbë, i cili merret intensivisht me këtë gjë, me të gjitha mënyrat, ndonjëherë edhe

me ashpërsinë maksimale që lejon ligji, në mënyrë që ky fenomen të ndalohet.

Pyetja 4 ka të bëjë me armët. Shqipëria ka një veçori në fushën e armëve, për arsye se

është një vend që ka përjetuar ‘97-tën, diçka që nuk e ka përjetuar asnjë vend normal në botën

moderne, një vend, i cili ishte i gjithi depo armësh, papritur të gjitha armët kaluan në dorë të

qytetarëve. Ka një numër jashtëzakonisht të madh, i cili nuk është kthyer ende mbrapsht

nëpër depo. Kapen për ditë nga policia, në shifra të mëdha. Deri tani kemi sekuestruar për

këtë vit 322 armë, është një shifër e madhe, po ta llogarisim deri në fund të vitit i bie dy armë

në ditë dhe për një vend si ne është tmerrësisht shumë. Kapen në operacione policore me

kriminelët, nuk kapen nëpër shtëpi. Nëse do të ishte bërë ndonjë kontroll nëpër shtëpi nuk

dihet se sa mund të ishte kjo shifër. Po atë kontroll nuk e bëjmë dot se falë Zotit ligji dhe

Kushtetuta nuk e lejojnë kontrollin edhe për armët, sepse është i paligjshëm. Armët janë të

paligjshme. Kjo është njëra anë, që armët janë në posedim të qytetarëve në mënyrë të

paligjshme.

Ka dhe një numër tjetër të madh armësh, që janë në posedim të qytetarëve në mënyrë

të ligjshme. Ne kemi një legjislacion liberal, që u mundëson qytetarëve të aplikojnë dhe të

mbajnë armë si: kompani private sigurie, persona, biznesmenë, që justifikojnë një rrezik të

caktuar e të tjera me radhë ose ata që i marrin për arsye të gjuetisë. Kemi një numër të madh

armësh legalisht në posedim të qytetarëve, që e kalon shifrën 100 mijë, i cili është një numër

goxha i konsiderueshëm dhe për mendimin tonë është krejtësisht i panevojshëm. Ne duhet të

krijojmë një siguri, e cila ofrohet nga institucionet dhe nuk duhet të krijohet në mënyrë

individuale nga qytetarët. Për këtë arsye ne kemi filluar punën për ligjin “Për armët”, i cili

parashikon ndryshime drastike në të drejtën për t’u pajisur me armë, pra do të kufizojë shumë

të drejtën e pajisjes me armë për individët apo edhe për shoqëritë private të sigurisë, me qëllim

Page 16: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

16

që armët t’ua lëmë atyre që u takojnë dhe dinë t’i përdorin, që janë institucionet e sigurisë, me

shpresën se nuk do t’i përdorin kurrë.

Një aspekt tjetër në të cilin qeveria është e angazhuar fort për të kufizuar përdorimin

e armëve është edhe ashpërsimi i legjislacionit penal në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sapo

kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin e ri Penal, më 7 tetor, të cilat ashpërsojnë në

mënyrë të dukshme dënimin penal për armëmbajtjen pa leje. Besojmë se gjithë ky kompleks

masash si ashpërsimi i dënimit penal, ashtu edhe ashpërsimi i legjislacionit për mbajtjen me

leje të armëve, do të bëjnë që pasojat e prodhuara nga armët në vendin tonë të ulen në mënyrë

të ndjeshme. Jam krejtësisht i bindur që rezultatet do të shihen shumë shpejt, madje po shihen

edhe këto ditë. Sensibilizimi i lartë, ashpërsia ligjore për dënimin e armëmbajtjes pa leje bën

që gjithkush të matet jo 1 herë, por 30 herë përpara se të marrë armën me vete kur del.

Praktikisht armëmbajtja pa leje në Shqipëri ka qenë pothuajse e legalizuar për sa kohë dënimi

penal për armëmbajtjen ka qenë simbolik. Gjyqet tona kanë tentuar të japim minimumin e

parashikuar nga ligji ose për të mos thënë që në shumë raste kanë zbritur poshtë minimumit

duke e çuar ndonjëherë në absurd aplikimim e kësaj dispozite. Tani hapësira e interpretimit

për gjyqtarët pothuajse është bërë zero dhe shpresojmë, kemi bindjen se në këtë fushë do të

kemi tregues të rinj.

Për sa i përket pyetjes 5 që ka të bëjë me azilkërkimin në vendet e BE-së, dua t’ju them

se azilkërkimi i shqiptarëve në vendet e BE-së, është një proces i cili, ka një histori të gjatë.

Po ta shikoni këtu është një kurbë që tregon azilkërkimin e të huajve në BE dhe tendenca e

azilkërkimit të shqiptarëve në BE, ku kurba e verdhë dhe kurba blu shkojnë paralel me njëra-

tjetrën. Ka pasur një pik në vitin 2015 me hapjen e korridorit ballkanik ku shumë qytetarë

ekstra komunitarë u dyndën drejt BE-së dhe numri në atë kohë arriti në nivele shumë të larta,

ndërkohë që tani kemi zbritur në nivelin e para krizës, së vitit 2015, sepse vërtet ishte një

anomali e madhe në tendencë. Kemi zbritur poshtë falë një sërë masash që janë marrë në

bashkëpunim edhe me vendet partnere. Megjithatë fenomeni mbetet, kryesisht në një vend

dhe ky vend është Franca, ku kemi pasur tendencë në rritje, ndërkohë që në vendet e tjera

shifra e azilkërkimit ka zbritur në nivele të papërfillshme. Franca ka këtë diferencë në

tendencë, e cila bazohet jo te ne, por tek ata, sepse po të ishte për ne, fenomeni do të ndihej

paralel, i ngjashëm edhe në vendet e tjera. Arsyeja e kësaj diference në tendencë me Francën

ka të bëjë me politikat e ndryshme që Franca aplikon në drejtim të azilkërkuesve. Franca ka

politikat më liberale në rajon, ka kohën më të gjatë të përpunimit të kërkesave për azil, e ka

1 vit, ndërkohë që vendet e tjera e kanë reduktuar kohën në disa ditë, maksimumi muaj,

Page 17: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

17

ndërkohë që Franca si rregull e ka një vit, por zgjat edhe më tepër. Kjo kohë e gjatë e

përpunimit të kërkesave i josh shumë shqiptarë që të shkojnë ta provojnë, gjatë një viti ndonjëri

mëson tek -tuk frëngjisht, ndonjëri bën edhe ndonjë trajtim shëndetësor gjatë kësaj periudhe

që janë të mbuluar në aspektin social me të gjitha shërbimet, pastaj luajnë me riskun të kthehen

apo jo me shpresën se mund të marrin azil për arsye edhe të një çështjeje tjetër. Kjo anomali

ka të bëjë me Francën lidhet me faktin se ajo ka aplikuar tek-tuk të drejtë azili, ka dhënë tek-

tuk azil dhe nëse një person shikon se dikush fitoi azilin, 100 të tjerë inkurajohen për ta

provuar këtë gjë. Cilat janë motivet? Kjo është një çështje pak më e gjerë se sa Ministria e

Brendshme. Përse shqiptarët kërkojnë të dalin jashtë? Ka shumë arsye, janë faktorët

ekonomikë, nevoja për studime, për trajtim shëndetësor, por dua të them se jemi disa herë

më poshtë nga periudha e krizës së vitit 2015. Nëse në periudhën midis viteve 2014 dhe 2015

ishim tek rreth 68 mijë vetë, tani kemi zbritur në një të gjashtën e kësaj shifre.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ka ndryshuar. E para ka ndryshuar iluzioni, sepse njerëzit patën një iluzion sikur u

hapën portat e Parajsës. Në fakt, njerëzit shkuan, panë se edhe atje duhet të punojnë, u ndeshën

me vështirësi, shumë prej tyre u kthyen këtu, shumë prej tyre po rikërkojnë të punësohen aty

ku ishin, sepse nuk ishte bërë “deti kos”. Shumë për fat të keq, shkuan më ketë ide.

E dyta, masat e kontrollit në kufijtë tanë janë shtrënguar. Policia ndalon shumë njerëz

për të dalë jashtë Shqipërisë, nëse nuk krijojnë bindje. Bashkëpunimi me vendet partnere është

shtuar, riatdhesimi është shtuar, duhet të kemi parasysh se masat e riatdhesimit janë shtuar.

Çdo javë ndodhin operacione riatdhesimi nga vende të ndryshme të BE-së për qytetarë, të

cilëve u është refuzuar azili, sepse ata që shkojnë dhe kërkojnë azil rikthehen nëse azili nuk

plotësohet. Si rregull të gjithëve iu refuzohet. Këto janë ato masat kryesore që kanë çuar në

reduktimin e ndjeshëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, një fakt që njihet nga të gjithë

partnerët tanë, me diferencën që ju thashë në rastin e një shteti.

Pyetja 6 kishte të bënte me Policinë Gjyqësore ose me Policinë Kriminale, pajisjen e

saj me pajisje speciale për plotësimin e misionit. sigurisht, që, në qoftë se bëhet fjalë për

pajisjen e Policisë së Shtetit, jo te kjo, por tek të gjitha strukturat, mungesa e pajisjeve, mungesa

e fondeve është një çështje e përhershme, që shoqëron policinë që nga lindja, dhe besoj se s’ka

për t’iu ndarë ndonjëherë si problem. Ka shumë nevojë për mbështetje financiare, për arsye të

shumta, por të paktën ne besojmë se në buxhetin e ri që po përgatitet për vitin e ardhshëm, edhe

çështjet që kanë të bëjnë me Policinë Gjyqësore do të marrin një vëmendje të veçantë. Unë

mund t’ju them vetëm diçka, që ka lidhje me këtë, meqenëse edhe Prokurorja e Përgjithshëm

Page 18: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

18

është këtu, që vlen ta përmend në këtë kuadër: ne po bëjmë përpjekje për të ribërë nga e para

Institutin e Policisë Shkencore. Në fakt, është një institut, i cili i jep kuptim të gjithë evidencës

penale, validizon gjithë evidencën, të gjitha provat. Për fat të keq, ky institut ka mbetur jashtë

vëmendjes për shumë vite, por tashmë, në kuadër të një projekti të madh mes qeverisë shqiptare

dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, do të jemi në gjendje që brenda një kohe të shkurtër

të ndërtojmë një Institut të Policisë Shkencore, dhe me këtë rast do të përdor termin word class.

Pra do të ndërtojmë një institut, i cili të jetë i klasit botëror në të gjitha aspektet.

Sot e kemi në një gjendje, që shumë prej atyre që janë juristë këtu ose që kanë pasur të

bëjnë me proceset e ndjekjes penale, e dinë se cila është, por që shumë shpejt do të arrijë një

nivel të lartë dhe do të përbëjë, si të thuash, investimin më madhor që ne do të realizojmë në

këtë fushë për vitin e ardhshëm apo për dy vitet e ardhshme. Ne do të bëjmë infrastrukturën,

pra pala shqiptare do të bëjë godinën, e cila është jetë një godinë e madhe, një godinë prej rreth

5 mijë metra katrorë. Pastaj, e tërë pjesa tjetër, pajisja me të gjitha aparaturat e nevojshme,

trajnimi i stafit, monitorimi, mentorimi, certifikimi, do të bëhen në kuadër të projektit që kemi

me Britaninë e Madhe, fakt të cilin e përmend me shumë kënaqësi. Kësisoj, gjej rastin t’i shpreh

një falënderim publik edhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili e ka shoqëruar këtë

projekt me shumë seriozitet e profesionalizëm.

Pyetja e shtatë kishte të bënte me planet për të ardhmen. Unë them se planet për të

ardhmen mund t’i elaborojmë edhe gjatë diskutimeve të mëtejshme. Po bëj një stop këtu, edhe

për efekt frymëmarrje.

Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Ministër!

Para se t’ia jepja fjalën zonjës Marku, do të doja të parashtroja disa pyetje, të cilat do

të jenë të shkurtra, meqenëse nuk dua të marr shumë kohë nga koha juaj.

Zonja Marku, jeni e lirë të bëni prezantimin tuaj, por nëse mund të fokusoheni mbi këto

pyetje, kjo do të na ndihmonte shumë si këshill, sa i takon vijimit të punës sonë. Janë pyetje që

mund të jenë të përsëritura, por mbeten të rëndësishme.

Pyetja e parë: zonja Marku, pse disa nga hetimet dhe ndjekjet penale që mbulohen, nuk

janë në nivele të larta?

E dyta: pse ekziston ende një përqindje e lartë e rasteve që fillimisht janë të raportuara

si raste të krimit të organizuar, por më aps ato transferohen në zyrat e prokurorive lokale? Pra,

nuk konsiderohen më si krime të organizuara.

Shpeshherë thuhet se janë për shkak të mungesës së provave ose për shkak të cilësisë

së dobët të referimeve. Pra, pse bien poshtë këto raste?

Page 19: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

19

Gjithashtu, ju e dini se keni disa marrëveshje, siç është ajo me Marrëveshja me

EUROJUST-in, me Komitetin MANIVAL. Do të doja të dija se çfarë po bëhet në lidhje me

bashkëpunimin me EUROJUST-in. Gjithashtu komiteti i ekspertëve të MANIVAL, të Këshillit

të Europës, thotë se në Shqipëri hetimet për pastrimin e parave përfundojnë rrallë herë me

dënimin e autorëve, dhe numri i këtyre çështjeve është në rënie. Pra, procedimi për pastrimin

e parave, të lidhura me vepra të rënda, shpeshherë pezullohen ose pushohen nga ana e

prokurorisë.

Po ashtu, bazuar në statistikat, të harmonizuara me të gjitha institucionet tuaja, që zoti

Lleshaj përmendi, sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, rezulton se për periudhën e

gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, në total policia ka regjistruar rreth 1178 vepra penale,

ndërkohë që nga prokuroria janë regjistruar gjithsej 907 raste, prej të cilave vetëm 301 raste

janë dërguar për procedim në gjykatë. Pra, vetëm kemi një të katërtën e rasteve të regjistruara,

që shkojnë në gjykatë. Pse kaq pak, zonja Marku?

Këto janë disa nga pyetjet. Nuk po zgjatem më shumë. Fjala është për ju!

Arta Marku – Në raportin që kam përgatitur dhe depozituar pranë jush, gjejnë përgjigje

një pjesë e pyetjeve që ju parashtruat. Do të mundohem t’u përgjigjem me pak fjalë edhe

pyetjeve që sapo ngritët, pavarësisht se më duhet t’ju them se për shkak të kompetencave që ka

aktualisht Prokurori i Përgjithshëm, pas ndryshimeve kushtetuese, një pjesë e përgjigjeve nuk

mund të jepen nga ana ime. Unë vi këtu me statistika, pasi në Prokurorinë e Përgjithshme

përpunohen vetëm statistika. Megjithatë, do të fokusohem te pyetjet që ju ngritët, për të

prezantuar raportin tim.

Institucioni i Prokurorisë, si pjesë e sistemit të drejtësisë penale, me synim sundimin e

ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si vlera themelore të Bashkimit Europian, mund

të them se ka arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të BE-së për vitin 2019 dhe të

nënkomitetit BE-Shqipëri, në luftën kundër krimit të organizuar, në drejtimet si më poshtë:

Konkretisht, në zbatim të rekomandimit për përparim të mëtejshëm në drejtim të

ndjekjeve e dënimeve përfundimtare të grupeve të organizuara kriminale. Në veprimtarinë e

prokurorisë evidentohet përparim dhe rritje e numrit të hetimeve proaktive, në ndjekjen penale

kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke përdorur mjete speciale të hetimit në 64

procedime, konkretisht në fushën e trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave apo krimeve të

tjera të rënda. Kjo shifër është për vitin 2018.

Ky proces i ka shërbyer parandalimit, arrestimit në flagrancë dhe ndalimit të 122

personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave penale.

Page 20: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

20

Treguesit statistikorë evidentojnë se në vitin 2018 është rritur ndjeshëm goditja e

grupeve kriminale. Krahasuar me një vit më parë, numri i procedimeve të regjistruara është

rritur me 2, 5 herë. Kjo shifër është përmirësuar ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit

2019.

Gjatë kësaj periudhe rezulton se janë dërguar për gjykim dhjetë procedime, me 20 të

pandehur.

Në zbatim të rekomandimit tjetër, për përparimin e mëtejshëm drejt ngritjes së një

historiku solid të hetimeve financiare, prokuroria ka synuar dhe synon që hetimi pasuror dhe

sekuestrimi i aseteve të bëhet mjet i dobishëm për të luftuar këtë fenomen, por nga ana tjetër të

ndihmojë edhe hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë e të tjerë.

Në përmbushje të objektivave dhe rekomandimeve të parashtruara, Prokurori i

Përgjithshëm, me të vetmin instrument që ka, miratoi udhëzimin nr. 6 të vitit 2018 “Për hetimin

pasuror, sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve të veprës penale”, me synim unifikimin e

zbatimit të ligjit, që në gjuhën e përditshme quhet: antimafia.

Në zbatim të këtij udhëzimi, seksionet e ngritura në prokuroritë pranë gjykatave të

shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, në zbatim edhe të dispozitave të Kodit të

Procedurës Penale, kanë kërkuar zhvendosjen e sekuestrove preventive të sendeve që kanë

shërbyer për kryerjen e veprës penale ose produkteve të veprës penale.

Sa më sipër, në vitin 2018 e në vijim të vitit 2019, të dhënat lidhur me sekuestrimet,

veçanërisht në lidhje me veprat penale të pastrimit të parave, kanë rezultuar në rritje. Po ashtu,

janë planifikuar masa, që nëpërmjet trajnimeve, analizave dhe këshillimeve të bëhen përparime

të mëtejshme në këtë fushë.

Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë rol të rëndësishëm dhe proaktiv në trajtimin e

kërkesave të paraqitura nga autoritete të huaja gjyqësore, në lidhje me ekstradimin e shtetasve

nga Shqipëria drejt shteteve kërkuese, apo për njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të

vendimeve të huaja penale, dhënë ndaj shtetasve shqiptarë. Në këto raste Prokuroria e

Përgjithshme i ka përcjellë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

30 kërkesa gjatë vitit 2019, dhe 43 gjatë periudhës gjashtëmujore të vitit 2019, në lidhje me

zbatimin e masave parandaluese kundër pasurisë së këtyre shtetasve, brenda objektit që normon

neni 3, pika 1 dhe neni 6, pika 1 e ligjit antimafia.

Me krijimin e Prokurorisë së Posaçme, ligji antimafia do të zbatohet nga të gjitha

prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm. Pra, nuk do të jetë më vetëm në kompetencën e

Prokurorisë për Krimet e Rënda. Kësisoj, del si prioritar trajnimi i prokurorëve nëpër rrethe, në

Page 21: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

21

lidhje me hetimin e veprës penale të pastrimit të parave, si dhe specializimi në drejtim të

aplikimit të ligjit antimafia.

Lufta kundër pastrimit të parave. Duhet theksuar se prokuroria është angazhuar në

përmbushjen e rekomandimeve të MANIVAL-it për vitin 2019, në lidhje me rritjen e

efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe zbatimin e plan-veprimit të muajit shtator

2018.

Në kuadrin e masave për rritjen e efektivitetit dhe intensifikimin e luftës kundër

pastrimit të parave, në gjashtëmujorin e vitit 2019 evidentohet tendencë në rritje e treguesve të

punës për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287

të Kodit Penal.

Konkretisht, krahasuar me gjashtëmujorin e 2018-ës, ka një rritje me 17 % të numrit të

procedimeve të regjistruara, si dhe një rritje prej 66 % të numrit të procedimeve të dërguara për

gjykim. Pra, do të thotë se ka një reflektim të prokurorëve në lidhje me përmirësimin e këtij

treguesi.

Pastrimi i parave, ashtu si dhe krimi i organizuar, i ka tejkaluar kufijtë kombëtarë, duke

u bërë edhe më shumë çështje rajonale e globale. Karakteri transaksional i këtij krimi shkakton

vështirësi në krijimin e mekanizmit ose të skemave të përdorura në pastrimin e parave.

Elementë të tillë kushtëzojnë një bashkëpunim të shpejtë dhe efektiv ndërkombëtar.

Ndërkohë, konstatohet një problematikë në ekzekutimin e letërporosive për jashtë

shtetit, pasi ndonjëherë nuk marrim përgjigje nga shtetet ku ne dërgojmë letërporositë, ose

shpeshherë informacioni na dërgohet i paplotë dhe nuk i plotëson kërkesat tona, gjë që ndikohet

edhe nga legjislacioni, që kanë vendet drejt të cilëve dërgojmë kërkesat tona.

Në këtë kuadër, për të rritur më tej efektivitetin në luftën kundër pastrimit të parave,

Prokurori i Përgjithshëm ngriti një grup pune me prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe

prokurorë të pro0kurorive pranë gjykatave të shkallës së parë, me qëllim që të zbatohet plani i

veprimit të rekomandimeve të Komitetit MANIVAL.

Aktualisht, pas kryerjes së një analize të hollësishme dhe adresimit të problemeve

përkatëse, është nxjerrë edhe një qarkore e veçantë për të orientuar prokurorët nëpër prokuroritë

e rretheve, me qëllim që të ketë një rritje të hetimeve proaktive, me përdorimin më efektiv të

inteligjencës kriminale, përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit për identifikimin dhe

goditjen e autorëve, si dhe sekuestrimin apo konfiskimin e pasurive të ardhura nga veprimtaria

kriminale. Po punohet për një përditësim të manualit të hetimit të pastrimit të parave. Manuali

i fundit është i vitit 2013. Do të përditësohet me praktikë shqiptare dhe me ide novatore mbi

Page 22: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

22

metodat hetimore, të cilat natyrisht që kanë evoluar. Po përcaktohet një formë e veçantë e

raportimit dhe e llojit të informacionit periodik që u kërkohet rretheve në lidhje me çështje të

pastrimit të parave. Sepse, siç ju thashë, në Prokurorinë e Përgjithshme bëhet vetëm përpunimi

i informacionit, nuk ka hetim.

Në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe në secilën prokurori pranë gjykatave të

shkallës së parë, caktohet një prokuror si pikë kontakti, për të bashkëpunuar në sigurimin e

informacionit në lidhje me çështje brenda kompetencave të këtij grupi pune.

Sa më sipër, në zbatim të rekomandimeve për krijimin e një historiku të hetimit dhe

dënimit të rasteve të korrupsionit, prokuroria ka koordinuar dhe ka bashkëpunuar me

institucionet e tjera shqiptare, si dhe ka përgatitur e përcjellë statistika të harmonizuara për

periudhën gjashtëmujore dhe vjetore.

Për sa i përket zbatimit të rekomandimeve të nënkomitetit BE-Shqipëri “Për drejtësi,

liri dhe siguri në luftën kundër trafiqeve”, konkretisht, për gjashtëmujorin 2019 rezulton një

tendencë në rritjen e numrit të procedimeve të regjistruara, krahasuar me të njëjtën periudhë të

një viti më parë, ku peshën më të lartë, prej 55, 6 % e zë trafiku i mjeteve mororrike.

Gjatë gjashtëmujorit të vitit 2019 ka pasur 33 procedime penale për këto vepra penale,

pra për trafiqet në përgjithësi, si dhe janë arrestuar 24 persona të dyshuar

në fushën e trafiqeve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/a

i Kodit Penal, ka pasur një tendencë në rritje. Krahasuar me vitet 2017-2018 ka pasur një rritje

të numrit të procedimeve dhe një rritje të numrit të procedimeve të dërguara për gjykim.

Për sa i përket trafikimit të personave të rritur ka pasur një rënie të numrit të

procedimeve të regjistruara krahasuar me një vit më parë. Përderisa ka rënë numri i

procedimeve, ka pasur dhe një rënie të numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë.

Për veprën penale të trafikimit të të miturve ka pasur një tendencë të lehtë në rritje

(mund të them se është e papërfillshme) krahasuar me një vit më parë.

Në kuadrin e këtij informimi mendoj se është me vlerë t’ju parashtrojmë edhe politikën

institucionale për qasjen ndaj aksesit të viktimave të krimit në drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm në datën 26.10.2018 ka miratuar udhëzimin nr.5 “Për

garantimin e asistencës së të miturve, viktima dhe dëshmitarë të veprave penale”. Udhëzimi

është hartuar me asistencën OPDAT-it, është mjaft i detajuar dhe ka shërbyer shumë në punën

e prokurorive të rretheve.

Page 23: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

23

Nga të dhënat statistikore vërehen tendenca në rritje për sa i përket kalimit të paligjshëm

të kufirit. Duhet thënë se në aspektin statistikor ka një rritje të ndjeshme të kësaj vepre penale.

Ka një tendencë në rritje edhe për veprën penale të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit,

pasi të dyja këto vepra janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Për sa i përket luftës kundër narkotikëve, gjatë 6-mujorit të vitit 2019 është mundësuar

kryerja e arrestimit apo e ndalimit të 331 personave të dyshuar për vepra penale në fushën e

narkotikëve, në kuadër të 235 procedimeve.

Në 6-mujorin e 2019-s rezulton një tendencë në ulje prej 31% e procedimeve të

regjistruara për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve dhe një tendencë në rritje për kultivimin e

bimëve narkotike. Ky është një tregues që evidenton goditjen në faza më të hershme të

kultivimit të narkotikëve.

Për sa i përket marrëveshjes së bashkëpunimit me Eurojust-in duhet thënë se Republika

e Shqipërisë, siç e dimë, e ka ratifikuar atë me ligjin nr.113 të vitit 2018. Për plotësimin e

kushteve për implementimin e saj është ngritur një grup pune në Prokurorinë e Përgjithshme,

me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionerit

për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe me ndihmën e

projektit IPA.

Prokuroria e Përgjithshme i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e

rekomandimeve të Komisionerit dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për implementimin e

marrëveshjes me Eurojust-in. Është hartuar një rregullore e posaçme, e miratuar me urdhër të

Prokurorit të Përgjithshëm dhe është krijuar regjistri i komunikimeve me Eurojust-in, që ishin

kushtet pa të cilat nuk mund të fillonte funksionimi i marrëveshjes. Së shpejti do të bëhet një

vizitë e përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme në ambientet e Euojust-it. Mendojmë se

është bërë një punë shumë e mirë dhe së shpejti marrëveshja do të fillojë të funksionojë.

Pavarësisht se nuk është bërë implementimi i kësaj marrëveshjeje, duhet thënë se shtetet

që tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen me Eurojust-in kanë qenë shumë aktive në kërkesa

pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Janë krijuar skuadra të përbashkëta hetimore me prokurorë të Prokurorisë për Krimet e

Rënda, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Tri marrëveshje për skuadra të përbashkëta hetimore janë nënshkruar dhe kanë dhënë

rezultatet e tyre dhe dy të tjera janë në proces nënshkrimi.

Kaq për sa i përket marrëveshjes.

Page 24: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

24

Në lidhje me pyetjen tuaj se pse disa nga hetimet nuk prekin nivelet e larta, nuk mund

t’ju jap përgjigjen, sepse në Prokurorinë e Përgjithshme nuk bëhet hetim. Që nga ndryshimet

kushtetuese të vitit 2016 Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme

nuk kanë më kompetencë hetimi, por kanë kompetencë vetëm në përfaqësimin e çështjeve në

Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një e dhënë, që, po ta kem, dal jashtë

çdo lloj kompetence, për çdo prokuror që mund të fillojë çështjen ndaj kujtdo zyrtari të lartë të

Republikës së Shqipërisë, përveç Prokurorit të Përgjithshëm, që këtë gjë nuk mund ta bëjë.

Pyetja tjetër (mund të më korrigjoni nëse nuk e mbajtur mirë shënim pyetjen) ishte se

pse disa prokurorë kanë filluar me krimin e organizuar dhe më pas kanë kaluar në prokuroritë

e rretheve. Këto janë çështje të ligjit. Nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme, prokurori i çështjes

ka të drejtën dhe detyrimin t’i vlerësojë ato dhe ta dërgojë çështjen në gjykatë, nëse vlerëson

ndryshe apo vepron ndryshe. Pra, nuk mund të ndërhyhet në punën e prokurorëve të çështjeve

konkrete. Nuk kam asnjë lloj kompetence për ta bërë këtë dhe nuk kam përgjigje për këtë.

Nëse mund të kaloni në terma më konkretë, mbase...

Rudina Hajdari – Ndoshta mund të na informonit nëse ka prokurorë që po merren me

këto çështje. A jeni në dijeni që mund të ketë...? Të na thoni se kush janë personat apo nëse ka

prokurorë që po merren me këto çështje, sespe...

Arta Marku – Nuk mund t’jua them, sepse nuk kam të drejtë ta di. Megjithatë, në

Prokurorinë e Krimeve të Rënda patjetër që do të ketë edhe zyrtarë të lartë që janë në hetim...

Rudina Hajdari – Shpeshherë na kërkohet nëse ka ndëshkim të atyre që kanë abuzuar

me ligjin, pra të krerëve të grupeve kriminale, nëse kemi arritur vërtet ta luftojmë krimin e

organizuar, duke pasur këto lloj hetimesh që e godasin krimin. Prandaj, kjo është e rëndësishme

për publikun, por edhe për punën tonë në bisedat me aleatët dhe homologët tanë.

Arta Marku – Në Prokurorinë e Përgjithshme përpunohen statistika dhe, siç e dini,

statistikat janë vetëm numra dhe nuk ka të dhëna nëse janë ose jo zyrtarë të lartë. Megjithatë,

për zyrtarët e lartë media është shumë e ndjeshme dhe çdo e dhënë është bërë publike (ato që

mund të bëhen publike), ndërsa të tjerat janë sekret hetimor për momentin dhe kur të shkojnë

në gjykatë do të jenë publike.

Nuk e di nëse i përmbusha pritshmëritë tuaja me përgjigjet, por kaq mund t’ju them.

Rudina Hajdari – Nuk do të doja t’u merrja kohë pjesëtarëve tanë të këshillit, kështu

që kalojmë te pjesa e diskutimeve.

Nëse dikush do të shtrojë diçka në lidhje me të ftuarit tanë dhe problematikat e kapitullit

24 për luftën kundër krimit të organizuar...

Page 25: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

25

A ka pyetje? A ka diskutime?

Po, zonja Felaj.

Ermonela Felaj – Faleminderit!

Duke shpresuar që me kohën e mbetur të mund të tregohemi aktivë, doja ta pyesja

zonjën Marku në lidhje me rezolutën që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë mbas dëgjesës së saj,

një dëgjesë e përvitshme që bëhet në mënyrë periodike më të gjithë krerët e institucioneve të

pavarura ose kushtetuese. Do të doja të dija nëse kemi ecur në plotësimin e pikave të kësaj

rezolute. Besoj se do të ishte me mjaft interes, sepse tanimë kanë kaluar disa muaj që nga ai

moment. Ndoshta Kuvendi do të kishte bërë mirë të informohej paraprakisht, me qëllim që

puna të mund të ndiqet hap pas hapi dhe të kuptojmë diferencën nga një kohë në tjetrën.

Faleminderit!

Arta Marku – Faleminderit për pyetjen!

Në momentin kur rezoluta është hartuar nga Kuvendi dhe është dërguar në Prokurorinë

e Përgjithshme, në zbatim të rezolutës është hartuar një plan veprimi dhe i është shpërndarë

çdo prokurorie të shkallës së parë dhe të niveleve të tjera, me qëllim që të kenë parasysh ato që

janë thënë nga Kuvendi, që duhen zbatuar e respektuar nga prokurorët.

Duke mos e ditur që kjo çështje hyn në objektin e mbledhjes së sotme, nuk kam një

informacion për çdo pikë të rezolutës, përveç atyre që sapo ju thashë.

Mendoj se prokurorët e kanë zbatuar këtë plan veprimi, të paktën janë përpjekur.

Megjithatë, të dhënat më të detajuara do të jenë kur të hartohet raporti i punës së vitit. Nëse

Kuvendi kërkon informacion më parë se fundi i vitit, atëherë do ta përpilojmë me detaje, pasi

të marrim informacion nga prokuroritë e rretheve për nivelin e zbatimit të rekomandimeve.

Rudina Hajdari – Po, zonja Milva.

Milva Ekonomi – Faleminderit, zonja kryetare!

Duke parë pjesën që ka raporti doja të bëja një pyetje për rikuperimin e aseteve.

A kemi ndonjë informacion për rikuperimin e aseteve?

Është një nga detyrat e raportit të progresit të lënë si detyrë e fundit, ku thuhet: “Ngritja

dhe caktimi i agjencisë së centralizuar për identifikimin dhe gjurmimin e produkteve të krimit,

Agjencia e Rikuperimit të Aseteve”.

A ka ndonjë informacion (sepse rikuperimi i aseteve ndodh pavarësisht nga agjencia)

se çfarë kemi bërë ne gjatë kësaj periudhe për rikuperimin e aseteve dhe sa efektivë kemi qenë

në përdorimin e tyre?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 26: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

26

Sandër Lleshaj – Në fakt, rikuperimi i aseteve është atribut i një agjencie tjetër, që nuk

është në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Është Ministria e Ekonomisë dhe Financave që

ka agjencinë, që... Ne jemi një ndër ata që aplikojnë për të marrë diçka nga asetet.

Synimi ynë është që një pjesë të aseteve t’i adresojmë tek ata që i kanë sekuestruar, te

policia, në mënyrë që të kthehen në dobi, se ky është një ndër qëllimet e rikuperimit, që të

kthehet në adresën e institucioneve që kanë kontribuar për këtë. Është një proces që po ndodh.

Duhet të themi se kemi dy probleme të mëdha: problemin e diferencës midis

konfiskimeve dhe sekuestrimeve dhe rikuperimin e atyre që konfiskohen.

Kjo mbetet një çështje e madhe. Në këtë proces ne jemi thjesht përfitues potencial të

rikuperimit. Më tepër nuk mund t’ju them.

Elona Gjebrea –Faleminderit, zonja Hajdari!

Faleminderit Prokurores së Përgjithshme dhe ministrit të Brendshëm për informacionin

e detajuar për arritjet, si pasojë edhe e rekomandimeve të lëna nga takimet e mëparshme!

Për pjesën e trafikimit të qenieve njerëzore, meqenëse me të drejtë ministri tha se

fëmijët e pashoqëruar ose fëmijët që çohen nga familjarë apo nga prindërit jashtë territorit të

Shqipërisë konsiderohen si viktima të trafikimit, ky është një fenomen qe dihet.

Doja të dija nëse e keni intensifikuar bashkëpunimin me ndonjë marrëveshje me shtetet

përkatëse (meqenëse thatë se Franca është një ndër shtetet që e ka këtë problematikë). Në

dijeninë time, është Italia dhe nja dy vende të tjera. Kjo kërkon një adresim dhe një

bashkëpunim ndërmjet autoriteteve përkatëse. Mekanizimi kombëtar i referimit, që është

mekanizëm funksional, mendoj se mund të luajë një rol, që të këtë një bashkëpunim me

mekanizmat homologë të vendeve të tjera, që ta konsiderojmë këtë fenomen.

Nga ana tjetër (po jap edhe një informacion për zonjën Hajdari), trafikimi i qenieve

njerëzore ka qenë prioritet i qeverisë “Rama” dhe vazhdon të jetë prioritet. Duhet të theksojmë

faktin që deri në 2013-n Shqipëria ka qenë në listën e vendeve të zeza për trafikimin e qenieve

njerëzore. Në vitin 2014 është ngritur një kategori më lartë. Shqipëria qëndron në kategorinë e

2-të, një kategori më poshtë se kategoria 1. Ajo është përshëndetur për punën që ka bërë në

trafikimin e qenieve njerëzore, që është një punë frontale dhe pa dyshim, nuk matet vetëm me

ndërgjegjësimin, por edhe me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me punën që bëjnë

prokuroria, gjykatat, sistemi i drejtësisë dhe forcimi i mbrojtjes sociale.

Theksoj se ky krim nuk njeh kufij, prandaj bashkëpunimi transnacional, i cila ka

vazhduar dhe do të vazhdojë, është i domosdoshëm.

Faleminderit!

Page 27: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

27

Rudina Hajdari – Zoti Nikollaj, fjala për ju.

Kolë Nikollaj – Përshëndetje, zonja kryetare!

Së pari, ju falënderoj për risinë e re që keni sjellë në drejtimin dhe menaxhimin e këtij

komisioni, pasi një pjesë e madhe jona jemi këtu prej vitesh!

Njëkohësisht, falënderoj edhe dy të ftuarit!

Unë kam një pyetje, që nuk ka të bëjë me problemin e korrupsionit, trafiqeve e të tjera,

sepse këto janë fjalë të mëdha, që i kanë bezdisur shqiptarët prej vitesh, por duke shfrytëzuar

rastin që dy të ftuarit janë personalitete që kanë ndikim në këtë situatë, dua të ngre një problem

që ka të bëjë me kapitujt 19 dhe 23 për sa u përket problemeve të integrimit. Vetëm gjatë 8-

mujorit të këtij viti kemi 29 persona të evidentuar, që kanë humbur jetën në punë, pa jetët e

punëtorëve të paevidentuar, pasi kanë qenë në punë pirate apo të palicencuara.

Gjithashtu, nga Inspektorati Shtetëror dhe Përkujdesja Shoqërore kemi edhe 90 raste të

dokumentuara me gjymtime të përhershme apo të përkohshme.

Fatkeqësisht, sot nuk kemi asnjë njeri të dënuar, por janë mbajtur vetëm dy-tri ditë dhe

janë liruar.

Besoj se humbja e 30 jetëve është shumë më e madhe sesa nocionet e trafikimit të

qenieve njerëzore, korrupsionet e të tjera, të cilat asnjëherë nuk duhet të anashkalohen, por

problemi që unë ngre është më i madh, pasi unë përfaqësoj sindikatat dhe jo arritjet e qeverisë

apo opozitën politike, pra dua të sjell zërin e punëtorëve. Prokuroria e Përgjithshme, Ministria

e Brendshme apo strukturat e tjera ligjzbatuese hetuese të këtij shteti, në drejtim të sigurimit

dhe të garantimit të jetës së punëtorëve apo të vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të

vërtetë, ia kanë lënë fajin gjithmonë viktimës. Një prononcim i dy zyrtarëve të lartë do të ishte

me interes jo vetëm për ne këtu, por edhe për publikun dhe veçanërisht për punëtorët shqiptarë.

Faleminderit!

Arta Marku – Faleminderit për problemin që ngrini!

Në fakt, është shumë e vërtetë ajo që thoni. Është shumë e dhimbshme ta konstatojmë

një gjë të tillë.

Në Prokurorinë e Përgjithshme po përgatitet një udhëzim për prokurorët, se si mund të

hetohen kategori të tilla çështjesh penale, pasi mund të ketë edhe probleme të kësaj natyre, për

të cilat nuk ka një mënyrë se si hetohen, nuk ka një qasje të njëjtë të të gjitha prokurorive. Ne

po përgatisim një udhëzim, por se sa efekt do të jetë, mbetet për t’u parë. Kjo është e vetmja

gjë që mund të bëjmë.

Rudina Hajdari –Po, prezantohuni, ju lutem!

Page 28: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

28

Robert Gajda – Jam Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Një shqetësim, i cili nuk lidhet shumë me aspektin e krimit të organizuar, por që e kemi

ndjekur në kuadër të veçantive, është edhe problematika e trajtimit të rasteve të gjuhës dhe të

krimeve të urrejtjes. Kemi pasur disa sinjalizime mediatike. Të fundit kanë qenë disa deklarata

nga individë të caktuar në formë të nxitjes së urrejtjes, por edhe dëmtime të memorialeve në

zona të ndryshme të Shqipërisë, që potencialisht lidhen me krimet e urrejtjes.

Meqenëse jeni në kuadër të përgatitjes së një udhëzimi për krimet në punë, të cilat vërtet

janë shumë të rënda, nga zyra juaj apo edhe nga Ministria e Brendshme, më intereson të di

seriozitetin e trajtimit apo kuptimit në thelb të trajtimit të këtyre çështjeve, pasi problematikat

që ato krijojnë janë prokusorë apo lajmëruese të situatave që mund të jenë problematike në të

ardhmen. Nxitjet e urrejtjes me bazë fetare, me bazë etnike apo racore krijojnë një shqetësim

të madh sot në Europë.

Në Shqipëri kemi sinjalizime për nxitje apo kryerje të veprave të urrejtjes nga individë

të caktuar. Më intereson të di nëse keni një mënyrë trajtimi të këtyre çështjeve, pasi paraqiten

pak specifike. Nëse keni shifra dhe statistika do të ishte shumë mirë. Besoj se sot nuk i keni,

sepse nuk jeni të përgatitur, por nëse në raportin tuaj vjetor do ta reflektoni trajtimin e këtyre

rasteve, do të ishte shumë mirë për punën dhe ekspozimin tonë, sepse një nga problemet që

mbetet është mosekspozimi apo nënraportimi i këtyre çështjeve.

Ne u jemi ofruar edhe si institucion prokurorive përkatëse, si për trajtimin me seriozitet

të këtyre çështjeve, edhe për ta parë problematikën në thelb, si dhe për të bashkëpunuar.

Pyetja drejt kësaj situate është: a ka një qartësi në punën e prokurorisë për trajtimet

specifike të këtyre rasteve, në kuptimin e thelbit të problematikës që këto raste mund të

gjenerojnë nëse mbeten të pandëshkuara nga institucionet përkatëse?

Faleminderit!

Arta Marku – Për këto kategori çështjesh penale nuk ka një udhëzim apo manual se

si mund të hetohen, pasi ka një numër të ulët të këtyre çështjeve ndër vite.

Sot nuk kam shifra, për shkak të objektit të kufizuar të këtij takimi, megjithatë kërkesa

juaj mund të reflektohet për shifra dhe të dhëna për këtë kategori veprash penale. Natyrisht, do

të kemi në vëmendje edhe përgatitjen e një udhëzimi, në momentin kur të mbarojnë udhëzimet

e tjera që janë në proces, por shifra dhe manual nuk ka.

Sandër Lleshaj – Sigurisht, kjo është një çështje shumë sensitive. Ajo që thotë

prokurorja e Përgjithshme se ka pak referime për këtë çështje, shpreh vetë problemin.

Page 29: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

29

Për mendimin tim në këtë fushë ka shumë për të thënë, por për arsye të historisë sonë,

që kemi pasur një trajektore të çuditshme, deri diku në shërbim të fjalës së lirë, ku ecet në

drejtim të dekriminalizimit të shpifjes. Ju e dini ecurinë e diskutimit publik dhe politik. Pasi u

dekriminalizua shpifja, de fakto u mbështet dhe u promovua. Shpifja dhe gjuha e urrejtjes

bashkë janë kthyer në një problem të madh, sepse ato shkojnë së bashku. Prandaj jemi në këtë

situatë, më falni që po e them, por është krijuar një kulturë shpifjeje dhe etiketimi publik me

gjuhën e urrejtjes. E gjitha kjo ndodh përmes fjalës. Përpjekja për të ruajtur lirinë e fjalës, që

është shumë e lavdërueshme, e ka lënë disi në hije çështjen e marrjes me fjalën e ligë ose me

gjuhën e urrejtjes.

Ne si qeveri jemi të ndërgjegjshëm që dëmi publik i shkaktuar nga ky konfondim i

rrezikshëm i lirisë së shprehjes me lirinë për të shpifur dhe për të urryer ka sjellë probleme që

duhen adresuar. Në këtë kuadër po zhvillohet një proces për të rishikuar legjislacionin penal në

këtë fushë, për të bërë një dallim të qartë mes lirisë së shprehjes dhe moslirisë për të shpifur

dhe për të urryer. Së shpejti qeveria do të dalë me propozimet përkatëse në këtë fushë, edhe në

ndjekje të rezolutave përkatëse të Parlamentit Europian, të cilat i përmendi shkurt zoti Balla.

Besoj se do të kemi një përgjigje konkrete për këto çështjeve. Mjedisi ynë publik është mjaft i

infektuar me gjuhën e urrejtjes dhe me shpifje.

Rudina Hajdari – Faleminderit, zoti Lleshaj!

Në fakt, tema për sot ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe do të doja shumë që

diskutimet të fokusoheshin rreth kësaj teme, sepse është një temë vërtet e rëndësishme.

E falënderoj zotin Nikolla për komplimentin e tij, por theksoj se qëllimi kryesor i

këshillit është pikërisht të sensibilizojë publikun për problematikat e ndryshme që ekzistojnë.

Ne në mënyrë reflektuese do t’u bashkohemi institucioneve të ndryshme dhe do t’i adresojmë

këto problemtika.

Dua të theksoj se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet ende një

sfidë shumë e rëndësishme për Shqipërisë; nuk është një luftë që ka mbaruar, por do të vazhdojë

të jetë një problematikë edhe më tej. Nëse negociatat nuk hapen, kjo do të jetë një nga arsyet

kryesore, do të jetë një nga pengesat. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë gjë, sepse në çdo

shtet skeptik ku shkon, përmendet ky fenomen. Nëse shkoni në Holandë, ju e dini fare mirë që

gjëja e parë që ata përmendin është pikërisht problemi i krimit të organizuar dhe rrjetet e forta

kriminale që vijnë nga Shqipëria, të cilët ne nuk kemi arritur dot t’i godasim siç duhet. Pra, nuk

duhet t’ia lëmë përgjegjësinë shteteve anëtare të BE-së për atë që ne duhet të adresojmë këtu.

Ne duhet të kemi masa më të rrepta për sa i përket krimit të organizuar dhe të hetojmë koka

Page 30: Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian...kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, unë kam për detyrë që, në momentin kur Komisioni i Integrimit jep raportin, të shikoj

30

kriminale, që vazhdojnë të kenë rrjetet e tyre në të gjithë Shqipërisë. Ata kanë kapur madje

edhe krimin ekonomik, që ka mbytur tregun e lirë, duke jetuar të lirë në Shqipëri.

Dua të theksoj edhe diçka tjetër në lidhje me atë që përmendi zoti Lleshaj, për Francën.

Nuk është e drejtë që ne të themi se është faji i tyre, që shqiptarët shkojnë në emigrim, për

faktin se Franca ka ligje të zbutura për sa i përket emigracionit. Do të doja shumë që ne t’i

adresojmë këto çështjeve në kuadër të zhvillimeve të brendshme të Shqipërisë. Raporti do të

dalë sërish dhe ne do të jemi këtu. Nëse nuk ka zhvillime, ne do të jemi këtu. E vetmja risi është

që ne po flasim me tone të buta.

Uroj të kemi mirëkuptimin e njëri-tjetrit, që të jemi sa më shumë konstruktiv dhe

frytdhënës, sepse, në fund të ditës, ne po punojmë të gjithë bashkë për të pasur një Shqipëri sa

më të mirë dhe të anëtarësuar së shpejti në Bashkimin Europian. Nëse nuk i arrijmë këto

qëllime, do të bjerë i gjithë synimi ynë kryesor apo ajo që ne kemi për detyrë t’u japim

shqiptarëve.

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj!

Këtu e deklaroj të mbyllur takimin.