29
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN PROCESVERBAL Tiranë, më 13.12.2018, ora 15:00 Drejton mbledhjen: Taulant Balla zëvendëskryetar i Këshillit Rendi i ditës: Prezantimi i përgatitjeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave të anëtarësimit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, zoti Ditmir Bushati. Marrin pjesë: Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Klajda Gjosha, Evis Kushi, Ilda Zhulali, Erinda Ballanca, Klodjan Seferaj, Gledis Gjipali, Krisela Haçkaj, Albana Dhimitri, Besnik Dervishi, Pranvera Strakosha, Robert Gajda, Shaban Sinani, Eralda Methasani Çani, Kol Nikollaj dhe Dorarta Hyseni. Mungojnë: Genc Pollo, Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu, Jorida Tabaku, Ermonela Velikaj (Felaj), Flamur Noka, Petrit Vasili, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Grida Shqina, Oerd Bylykbashi, Blerina Gjylameti, Viktor Tushaj, Andi Dobrushi, Florjon Mima, Arta Marku, Edith Harxhi, Albert Rakipi, Vasil S. Tole, Ilva Tare, Anila Basha, Nikolin Jaka, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjergji Vurmo, Zana Vokopola, Erisa Proko, Arben Shkodra. I ftuar: Ditmir Bushati Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT EUROPIAN

PROCESVERBAL

Tiranë, më 13.12.2018, ora 15:00

Drejton mbledhjen:

Taulant Balla – zëvendëskryetar i Këshillit

Rendi i ditës:

Prezantimi i përgatitjeve të Shqipërisë në kuadër të negociatave të anëtarësimit nga

ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, zoti Ditmir Bushati.

Marrin pjesë:

Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Erion Braçe, Eduard Shalsi,

Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Klajda Gjosha, Evis Kushi, Ilda Zhulali, Erinda Ballanca,

Klodjan Seferaj, Gledis Gjipali, Krisela Haçkaj, Albana Dhimitri, Besnik Dervishi, Pranvera

Strakosha, Robert Gajda, Shaban Sinani, Eralda Methasani Çani, Kol Nikollaj dhe Dorarta

Hyseni.

Mungojnë:

Genc Pollo, Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu, Jorida Tabaku, Ermonela Velikaj (Felaj),

Flamur Noka, Petrit Vasili, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Grida Shqina, Oerd Bylykbashi,

Blerina Gjylameti, Viktor Tushaj, Andi Dobrushi, Florjon Mima, Arta Marku, Edith Harxhi,

Albert Rakipi, Vasil S. Tole, Ilva Tare, Anila Basha, Nikolin Jaka, zëvendëskryetari i Këshillit

të Lartë të Drejtësisë, Gjergji Vurmo, Zana Vokopola, Erisa Proko, Arben Shkodra.

I ftuar:

Ditmir Bushati – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

HAPET MBLEDHJA

Taulant Balla – Mirëdita të gjithëve!

Duke qenë se kuorumi i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për të zhvilluar mbledhjen e

sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian është përmbushur, më lejoni ta konsideroj

të hapur mbledhjen, duke e filluar me një ndjesë të domosdoshme nga unë, si zëvendëskryetar

i këtij Këshilli, për mosmbledhjen e Këshillit sipas afateve të përcaktuara.

Megjithatë, më lejoni, së pari, të nderuar anëtarë dhe të ftuar të përhershëm të Këshillit

Kombëtar të Integrimit Europian, shumë i nderuar zoti Ministër, t’ju falënderoj për

pjesëmarrjen në këtë takim dhe angazhimin tuaj për të diskutuar bashkërisht lidhur me

përgatitjet në kuadër të negociatave për anëtarësim! Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj ministrin

Bushati për gatishmërinë e shprehur për të bashkëbiseduar, sa herë e kemi ftuar, për reformat

e ndërmarra deri tani në drejtim të plotësimit të detyrimeve të anëtarësimit në Bashkimin

Europian!

Sikundër jeni informuar të gjithë, ky takim është thirrur nga më shumë se një e treta e

anëtarëve me të drejtë vote në Këshill, në zbatim të pikës 2 të nenit 7 të rregullores së KKIE.

Rregullorja, në fakt, përcakton edhe detyrimin që ka ky Këshill të mblidhet të paktën çdo dy

muaj, ndonëse, për fat të keq, ky detyrim nuk është përmbushur prej muajsh për shkak të

bojkotit të Kuvendit nga opozita, sigurisht edhe të kryetarit të Komisionit Parlamentar për

Integrimin Europian, i cili është njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit

Europian.

Faza e avancuar, në të cilën është procesi i integrimit, kërkon rritjen dhe forcimin e

gjithëpërfshirjes në hartimin dhe monitorimin e reformave integruese. Nxitja dhe lehtësimi i

dialogut publik për zbatimin dhe cilësinë e këtyre reformave, si dhe informimi korrekt i

shoqërisë lidhur me sfidat dhe përfitimet në procesin e integrimit janë vendimtare në

konsolidimin e konsensusit mbarëshoqëror. Për këtë qëllim jo vetëm është e nevojshme që ky

këshill të mblidhet më shpesh se edhe dy muaj, sa e kemi të përcaktuar në rregullore, por edhe

që roli i tij në nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës të forcohet më tej, me

qëllim mbikëqyrjen sa më efektive të ecurisë së procesit të integrimit europian të Shqipërisë

sonë.

Për sa i përket plotësimit të detyrimeve, Shqipëria ka bërë progres të vazhdueshëm në

plotësimin e pesë prioriteteve kyçe. Madje Komisioni Europian vlerëson se reforma e

administratës publike u konsolidua me qëllim rritjen e profesionalizmit, dhe të asaj që është

më e rëndësishme, të depolitizimit të administratës; janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit, përfshirë rezultatet e para

të dukshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të procesit të

vetingut; kanë vijuar me efikasitet përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar, si dhe është përforcuar mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe

ato që lidhen me të drejtat e pronësisë.

Sot jemi në ditën kur janë ngritur tashmë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i

Lartë Gjyqësor, po të kemi parasysh dy konferencat e zhvilluara në dy ditët e shkuara, të cilat

janë një hap përpara në përmbushjen e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të

anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, edhe në lidhje me Këshillin e

Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, siç jeni në dijeni, ka përmbushur detyrimet e tij:

është hedhur shorti javën e kaluar dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të fillojë punën e tij

prej 1 janarit të vitit 2019.

Në këtë kuadër, bazuar në angazhimet dhe përmbushjen e reformave të pakthyeshme,

në qershor të vitit 2018 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dakordësoi që t’i përgjigjet

pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe rekomandimit të Komisionit Europian, duke

përcaktuar rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor të vitit 2019, kujtoj

këtu pas zgjedhjeve europiane që zhvillohen ndërmjet datave 23-26 maj në të gjitha vendet

anëtare të Bashkimit Europian.

Pak muaj më pas këtij vendimi të rëndësishëm filluam zyrtarisht edhe procesin

screening, i cili shënon hapin e parë teknik në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe kërkon

angazhimin e të gjithë aktorëve në proces dhe rritjen e kapaciteteve të nevojshme, që do të

mund të përmbushin suksesshëm jo vetëm procesin screening dhe negociatat, por gjithashtu do

të jenë të afta t’u rezistojnë edhe angazhimeve të pasanëtarësimit.

Negociatat e anëtarësimit nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë apo e Kuvendit, por

procesi i negociatave duhet të organizohet dhe të strukturohet në mënyrë të tillë, që të sigurojë

gjithëpërfshirjen e aktorëve përkatës, por edhe mbështetjen efiçiente nga administrata publike.

Për këtë qëllim, Kuvendi, zoti Ministër, ka nisur procesin e rishikimit të përmirësimit

të kuadrit ligjor dhe atij institucional, me qëllim që, si organi më i lartë përfaqësues dhe

ligjvënës në vend, të luajë një rol të fortë mbikëqyrës gjatë gjithë procesit të negociatave, në

mënyrë që të kontribuohet cilësisht në legjitimitetin demokratik të këtij procesi.

Hapa shumë pozitivë në këtë drejtim janë edhe ndryshimet e propozuara në

Rregulloren e Kuvendit për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare në procesin e integrimit,

ndryshime të cilat shpresojmë t’i votojmë bashkë me opozitën në seancën e javës së ardhshme

në Kuvendin e Shqipërisë. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e parashikimeve të

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Rregullores lidhur me procesin e përafrimit të legjislacionit, me qëllim sigurimin e një kontrolli

më efektiv të përputhshmërisë me Acquis Communautaire të projektligjeve që i propozohen

Kuvendit, si dhe një cilësi më e mirë e legjislacionit të përafruar. Gjithashtu, ndryshimet e

propozuara kanë për qëllim përshtatjen e neneve të Rregullores së Kuvendit me dispozitat e

ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Europian”, ligj mbi të cilin funksionon edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, pra në

kuadër të forcimit të kontrollit parlamentar për procesin e integrimit.

Ndryshimet do të marrin në konsideratë edhe strukturën negociatore që qeveria do ta

miratojë së shpejti, në mënyrë që të sigurohet bashkërendimi dhe bashkëpunimi cilësor

ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit që ne përfaqësojmë, atij legjislativ.

Për ta mbyllur, dëshiroj t’ia kaloj menjëherë fjalën ministrit Bushati, i cili do të na

njohë me përgatitjet në kuadër të negociatave të anëtarësimit dhe me projektvendimin “Për

strukturat përgjegjëse për zhvillimin e negociatave”.

Gjithashtu, ju ftoj të gjithëve të jemi sa më aktivë në bashkëbisedim, me qëllim ofrimin

e sugjerimeve cilësore në ndihmë të krijimit të një strukture kombëtare sa më gjithëpërfshirëse.

Faleminderit!

Fjala është për ju, zoti Ministër.

Ditmir Bushati – Faleminderit, zoti zëvendëskryetar!

Të nderuar kolegë deputetë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe

përfaqësues të shoqërisë civile,

Është kënaqësi për mua të jem sot këtu dhe të diskutojmë në lidhje me përgatitjet që

po bëhen në kuadër të procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Që në fillim dua të them se dy janë shtyllat kryesore të punës sonë.

Shtylla e parë ka të bëjë me procesin parapërgatitor ose atë që njihet ndryshe

screening, i cili tashmë ka filluar me disa kapituj, ku administrata publike shqiptare ka pasur

mundësi të vihet në dijeni për gamën e angazhimeve që do të ndërmarrë në përputhje me

detyrimet që burojnë nga kapitujt e legjislacionit të Bashkimit Europian.

Siç dihet, në qershor të këtij viti, vendet anëtare mandatuan Komisionin Europian për

të filluar procesin parapërgatitor. Me fjalë të thjeshta, në këtë ushtrim bëhet një skanim, një

evidencë në vija të përgjithshme e legjislacionit të Bashkimit Europian dhe i krijohet mundësia

administratës sonë për të kuptuar detyrat që burojnë nga ky proces dhe që nesër, pasnesër, atë

që do të shpjegoj pak më vonë, ndërtimin e të gjithë strategjisë se si do të reformohet sistemi,

politikat, institucionet dhe se si do të garantohet mbështetja me burime njerëzore dhe

financiare, në mënyrë që të përmbushet standardi i përcaktuar nga kapitulli i Acquis

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Communautaire-it mbi bazën e një përqasjeje graduale që do të duhet të dakordësohet me

Bashkimin Europian.

Shtylla e dytë ka të bëjë me procesin e stabilizim-asociimit. Siç dihet, deri ditën kur

Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit do të vijojnë të mbeten të vlefshme dhe në një mënyrë a një tjetër do të jenë kompasi

orientues i marrëdhënies ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, puna

jonë është e shtrirë gjithashtu në dy drejtime.

Drejtimi i parë është i një natyre më politike dhe më të gjerë, ku përfshihen institucione

jashtë suazës së ekzekutivit, duke dashur t’i bëj këtu edhe një herë eko fjalës së

zëvendëskryetarit të këshillit në lidhje me hapin e djeshëm vendimtar me miratimin ose me

vënien në funksionim të KLP-së dhe KLGJ-së, se vendi ka hedhur një hap tjetër përpara, krahas

përfundimit të fazës relativisht më të vështirë të procesit të vetingut, që përfshinte pjesën e

gjyqtarëve të gjykatave të nivelit të lartë dhe prokurorëve të nivelit të lartë. Kështu krijohet

mundësia jo vetëm për të vënë në jetë arkitekturën e re të drejtësisë, që është miratuar me

ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, por njëherazi edhe të intensifikohen reformat, kryesisht

në fushën e sundimit të së drejtës dhe ato që kanë impakt të drejtpërdrejtë, qoftë në luftën

kundër krimit të organizuar apo në luftën kundër korrupsionit.

Të së njëjtës rëndësi janë edhe çështjet të cilat u prekën këtu, që kanë të bëjnë me rolin

e parlamentit: me bashkëpunimin parlamentar, sidomos në fusha që kanë rëndësi vendimtare

për këtë proces.

Duke përfituar nga prania e kolegut Çuçi, i cili ka një përgjegjësi specifike për sa i

përket punës që duhet bërë për reformën zgjedhore, në të njëjtën mënyrë shpresoj që parlamenti

ta gjejë mundësinë për të rakorduar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor mbi bazën e

rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Në planin teknik dhe administrativ, ne kemi miratuar në parim një dokument, si dhe

kemi hartuar edhe një projektvendim të Këshillit të Ministrave, të cilin ia kemi nënshtruar për

konsultë opinionit të gjerë, madje e falënderoj Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, i cili

sot diskuton edhe për këtë çështje, në përputhje me detyrimet që burojnë nga ligji “Për

konsultimin publik” dhe në pajtim edhe me angazhimet e mëparshme të Shqipërisë, edhe me

punën madhore që kanë bërë ekspertët vendas dhe ata të huaj, që janë kontraktuar për këtë

proces me kalimin e viteve. Pra, nuk është një punë thjesht dhe vetëm e tre apo katër muajve

të fundit, por jemi përpjekur të sistemojmë, në mënyrën më racionale të mundshme, të gjitha

sugjerimet që kanë dalë nga misionet e ndryshme të ekspertizës, në mënyrë që pas

vendimmarrjes finale të këshillit, Konferenca e parë Ndërqeveritare, e cila, bazuar në gjuhën e

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

këshillit, duhet të jetë brenda fundit të vitit 2019, të na gjejë me strukturën e ngritur dhe me

emrat e plotësuar.

Në projektin që kemi në konsultë parashikojmë krijimin e Komitetit Shtetëror për

Integrimin Europian, i cili do të jetë nucleo ose trupa parafundore për miratimin e pozicionit

negociues apo e pozicionit kombëtar që do të ketë vendi para se të miratohet formalisht në

Këshillin e Ministrave dhe para se pozicioni të jetë për shqyrtim me vendet anëtare në

Konferencën Ndërqeveritare (vendet anëtare të BE-së). Komiteti Shtetëror për Integrimin

Europian do të kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërjen e tij do të jenë përfaqësues të disa

prej institucioneve kyçe, fushat e të cilëve përbëjnë prioritet për këtë proces, si: kryetari i

delegacionit shtetëror dhe kryenegociatori.

Gjithashtu, nëpërmjet projektvendimit përcaktojmë edhe delegacionin shtetëror që do

të ulet në Konferencën Ndërqeveritare, pra aty ku ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të

BE-së njihen me pozicionin negociues të vendit që synon anëtarësimin. Delegacioni shtetëror

do të përbëhet nga ministri i Jashtëm dhe do të ketë në përbërjen e tij, në varësi të çështjeve që

do të diskutohen në Konferencën Ndërqeveritare, drejtuesit e nivelit më të lartë politik,

përfshirë kryesuesin apo kryenegociatorin.

Në të njëjtën logjikë, në mënyrë kaskade, janë hartuar edhe përbërja dhe kriteret e

përzgjedhjes së kryetarit të grupit negociues apo kryenegociatorin, si dhe ekipi negociator, pra

me logjikën që të ketë një përgjegjës për disa fusha apo për disa kapituj, ndërkohë që pranë

grupit negociator do të ngrihet Sekretariati i Integrimit Europian, që është pak a shumë

struktura e sotme koordinuese në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili do të

transformohet me kohë të plotë në një sekretariat për të gjithë grupin negociator, ku natyrisht

do të koagulohen të gjitha informacionet dhe raportet, në mënyrë që kjo strukturë të jetë

plotësisht në dispozicion të ekipit negociator.

Një strukturë tjetër, e cila ka funksionuar, për hir të së vërtetës, në disa momente disi

më mirë, në disa momente të tjera ka pasur mangësi, janë grupet e punës. Çdo vendi i kërkohet

në një mënyrë a një tjetër që t’i përgjigjet dinamikës së këtij procesi duke krijuar grupet e

punës, të cilat pasqyrojnë fushat e veprimit të 35 kapitujve të legjislacionit të Bashkimit

Europian, dhe janë pikërisht grupet e punës që bëjnë punën vendimtare në këtë proces. Kjo

strukturë është e ngjashme pak a shumë edhe me strukturën aktuale të procesit të stabilizim-

asociimit dhe, në qoftë se do të marr një shembull paraprak, do të thosha që Këshilli i

Stabilizim-Asociimit, i cili kryesohet nga pala shqiptare nga ministri për Europën dhe Punët e

Jashtme dhe nga ana e BE-së ulen vendet anëtare, nesër, pasnesër, do të jetë pak a shumë

Konferenca Ndërqeveritare.

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Pra, këto dy procese do të kenë shumë gjëra të përbashkëta, sepse do të vazhdojë nga

puna edhe Këshilli i Stabilizim-Asociimit, ama detyra dhe sfida jonë kryesore do të jetë, e para,

racionalizimi i burimeve njerëzore në dispozicion dhe, e dyta, sigurimi i konsistencës në këto

dy procese.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Komitetin e Stabilizim-Asociimit, që është sot

një nivel përfaqësimi disi më teknik, por mund të jetë relativisht i ngjashëm me grupin

negociator. Po kështu, për sa u përket grupeve të punës (që janë 35 të tilla), ku ne bëjmë

përshkrimin se cila do të jetë fusha e veprimtarisë, kompetenca e grupit të punës në mënyrën

se si do të duhet të përzgjidhen drejtuesit dhe anëtarët e grupeve të punës, sot për sot

korrespondojnë me nënkomitetet, që janë pjesë e procesit të stabilizim-asociimit. Sot janë tetë

nënkomitete, por gama e çështjeve do të vijë duke u shtuar për sa i përket vendit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme në këtë drejtim është edhe nevoja për të fuqizuar

rolin e misionit tonë pranë Bashkimit Europian. Ne kemi ligjin “Për shërbimin e jashtëm” dhe

Këshilli i Ministrave ka një vendim të posaçëm për mënyrën se si funksionon misioni ynë pranë

Bashkimit Europian. Kuptohet që me hapjen e kapitujve, me thirrjen e konferencës së parë

ndërqeveritare dhe me shtimin e punës, është krejt e natyrshme dhe e pritshme që disa prej

institucioneve, kryesisht ato që mbulojnë fushën e sundimit të së drejtës apo çështje që lidhen

me bujqësinë dhe mjedisin, ku dihet se legjislacioni i BE-së është mjaft voluminoz, është krejt

normale që, duke ndjekur edhe praktikën e vendeve të tjera që kanë kaluar në këtë proces,

krahas diplomatëve në misionin tonë në BE, të kërkojnë të jenë të atashuar ekspertë, nëpunës

civilë të këtyre ministrive për të siguruar rrjedhjen e informacionit në një kohë sa më të shpejtë,

por, edhe nga ana tjetër, për të siguruar që vetë ne e kuptojmë ushtrimin dhe angazhimet që

marrim përsipër.

Një pyetje themelore që ngrihet shpesh, por u përmend edhe këtu pak më parë në fjalën

e hapjes nga zëvendëskryetar, ka lidhje edhe me ndërveprimin e institucioneve të ndryshme,

me nevojën për një rol më të shtuar mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë. Me të drejtë,

vëmendja kryesore është te Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian, por ky komision

e ka fokusin kryesor te pjesa e shqyrtimit të legjislacionit, ndërkohë që çështjet për të cilat ne

diskutojmë, duke marrë shkas edhe nga diskutimet e fundit që u bënë për projektligjin e

buxhetit të shtetit, prekin veprimtarinë e të gjitha komisioneve parlamentare, pra nuk është një

çështje thjesht dhe vetëm në monopolin e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, i

cili, natyrisht, ka rolin e tij në sigurimin e koordinimit horizontal, por puna e komisioneve

sektoriale është e pazëvendësueshme. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Këshillin Kombëtar

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

të Integrimit Europian. Ndaj, bazuar mbi ligjin që ka krijuar këtë këshill, ne parashikojmë rolin

specifik të këtij këshilli nesër në procesin e shqyrtimit të pozicioneve negociuese të Shqipërisë.

Me pak fjalë po shpjegoj se çfarë do të ndodhë dhe si do të përgjigjemi ne me këtë

dokument që duam ta miratojmë në Këshillin e Ministrave. Do të kemi Konferencën e Parë

Ndërqeveritare, që do të shënojë apo do të simbolizojë nisjen formalisht të procesit të

bisedimeve për anëtarësim dhe, nga i gjithë procesi parapërgatitor ku është përfshirë vendi,

natyrisht, ne do të vijojmë me atë që konsiderohet si bilateral screening, pra ku njëra anë e

rrugës ose njëra pjesë e udhëtimit është shpjegimi që bën Komisioni Europian, ndërsa ana tjetër

është përgjigjja që duhet të vijë nga Shqipëria, për të kuptuar se ku është vendi në raport me

detyrimet që burojnë nga ky proces, për t’i dhënë gjithashtu mundësi Komisionit Europian të

përcaktojë kriteret hapëse, në mënyrë që vendi të hapë një kapitull.

Shumë shpejt para nesh do të jetë sfida e hapjes së kapitujve, atë që sot për sot e ka

Mali i Zi dhe Serbia. Pra, gjithmonë fillon loja me kungulleshka: sa kapituj ka hapur njëri vend,

sa ka hapur vendi tjetër.

Për disa kapituj të legjislacionit të BE-së, kryesisht për kapitujt që kanë të bëjnë me

sundimin e së drejtës, është mirë ta themi që tani se ne do të kemi kriter hapës, kriter ndërmjetës

dhe do të kemi kritere që duhet të përmbushen në mënyrë që kapitujt të mbyllen.

Për shembull, Mali i Zi ka ende një kapitull të pahapur, nga 35 kapitujt që ka

legjislacioni i BE-së, por ka arritur të mbyllë deri tani vetëm tre kapituj në mënyrë të

përkohshme, pra më vonë ne do të futemi në sfidën e mbylljes së kapitujve. Por për të shkuar

te hapi i radhës do të duhet që mbi bazën e procesit screening, që do të ndodhë në mënyrë

bilaterale, pra jo vetëm pjesa e parë që po ndodh tani, por edhe pjesa e dytë, pra mënyra si do

t’i përgjigjemi ne dhe si e shohim ne veten në këtë pasqyrë, natyrisht që Komisioni Europian

do të përcaktojë disa kritere. Pesë kriteret e famshme, që i kemi sot për sot, i bie që do të

detajohen nëpër kapituj të ndryshëm, në varësi të gatishmërisë së vendit për të ecur përpara dhe

për t’i përmbushur këta kapituj. Në gjë e tillë do të duhet të miratohet më pas nga ana e vendeve

anëtare. Pra, duhet të bëhemi gati për rastet kur menyja do të vijë duke u shtuar nga ana e

vendeve anëtare dhe mund të mos e pranojnë domosdoshmërisht menynë që do të ofrojë

Komisioni Europian për secilin prej kapitujve.

Bazuar mbi këto lloj kriteresh paraprake, që duhet të përmbushen nga vendi për të

hapur kapitujt në fjalë, vendi do të miratojë një plan kombëtar ose një pozicion negociues.

Personalisht nuk e konceptoj pozicion negociues, sepse nuk është se do të negociojmë ndonjë

gjë në këtë pikë me BE-në, më tepër e konsideroj një plan kombëtar përgatitor për mënyrën

sesi ne do t’u qasemi këtyre kritereve. Ky pozicion negociues ose ky plan kombëtar, sido që ta

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

quajmë, do të duhet të përgatitet fillimisht nga grupi i punës që e mbulon atë kapitull, më pas

do të duhet të miratohet nga ekipi negociator dhe ky i fundit, para se të sjellë dokumentin për

t’u miratuar përfundimisht në qeveri dhe për t’iu përcjellë nga delegacioni shtetëror

Konferencës Ndërqeveritare, do të duhet që të bëjë një shqyrtim të hollësishëm në Këshillin

Kombëtar të Integrimit Europian. Pastaj, ky Këshill (kjo sallë), të gjitha grupet parlamentare,

institucionet kryesore të vendit, përfaqësuesit e përzgjedhur të shoqërisë civile do të kenë

mundësi të japin kontributin e tyre për dokumentin që është miratuar nga instancat e

ekzekutivit, i cili do të përmirësohet dhe më pas do të miratohet në qeveri për t’ia përcjellë

Konferencës Ndërqeveritare.

Në këtë drejtim roli i parlamentit, sidomos roli i këtij Këshilli, do të vijë gjithnjë në

rritje, edhe ky dokument kombëtar ose ky pozicion negociues i miratuar, i përcjellë vendeve të

Bashkimit Europian, do të ketë mundësi të shqyrtohet nga të gjitha komisionet parlamentare

këtu, në varësi të fushës që ato mbulojnë për të monitoruar zbatimin e këtyre detyrimeve në

baza më periodike.

Pika e dytë, dhe me këtë e mbyll fjalën time, ka lidhje me platformën e partneritetit

publik. Sot për sot kemi Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, që është një pikë e

përbashkët takimi ndërmjet përfaqësuesve të ekzekutivit, Kuvendit dhe institucioneve, një

pjesë e të cilave janë zgjedhur nga ky Kuvend, si dhe një grupi të përzgjedhur përfaqësuesish

të shoqërisë civile. Por shohim që ne kemi nevojë, e para, për burime njerëzore në administratën

publike, sepse nuk i kemi aq cilësore sa të jemi në gjendje t’u bëjmë ballë detyrimeve që

burojnë nga ky proces. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një roster, një bazë të dhënash, duke

i ftuar njerëzit të aplikojnë bazuar mbi ekspertizën e tyre për secilin prej kapitujve. Kjo do të

thotë se jemi të gatshëm për të përfshirë në grupet e punës njerëz të botës akademike, njerëz të

botës universitare apo edhe grupe të ndryshme që mund të vijnë nga bota e konsulencës.

Natyrisht, për secilin prej kapitujve do të detajojmë edhe kriteret që duhet të përmbushen, në

mënyrë që ai plan kombëtar ose ai pozicion negociues të kuptohet, të shkruhet dhe nesër,

pasnesër të zbatohet ashtu siç duhet. Pra, nuk kemi nevojë thjesht për konsultimin që do të

bëhet këtu apo për procesin mbikëqyrës që do të ndodhë këtu, por kemi nevojë për shumë më

tepër, pra për përfshirjen që në fazë të hershme të njerëzve që kanë një ekspertizë dhe mund të

na ndihmojnë në këtë proces.

Në të njëjtën mënyrë, duke qenë se një pjesë e madhe e angazhimeve, që në bazë të

përllogaritjeve të deritanishme janë diku te 70% e legjislacionit që do të duhet të miratohet dhe

të zbatohet në praktikë, prek drejtpërdrejt punën e njësive të qeverisjes vendore, sepse në fund

të ditës ato do të ofrojnë shërbim bazuar mbi këto standarde që do të duhet të miratohen, është

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

e domosdoshme edhe puna jonë me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe me organizatat e

shoqatat që operojnë në terren.

Mendoj se kemi një hendek tejet të madh për sa i përket përfitimit të fondeve cross-

border ose ndërkufitare. Kryesisht kur bie fjala te partneritetet me vendet anëtare të BE-së, ku

pesha kryesore shkon edhe një herë tjetër te vetë vendet e BE-së dhe ku përgjithësisht roli dhe

përfitimi i bashkive tona, këshillave tanë të qarkut ose shoqatave që operojnë në zonat

ndërkufitare janë krejt periferikë, me ndonjë përjashtim të vogël, si Bashkia e Tiranës apo

Bashkia e Durrësit, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar që edhe këto trupa të përfshihen në këtë

proces tani, sepse realisht kemi nevojë, por edhe ata do të kenë nevojë, pasi do të duhet të

përfitojnë nga fondet dhe instrumentet që janë në dispozicion për zbatimin e këtyre detyrimeve.

Për ta mbyllur, dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë të jem sot këtu, si

dhe jam i hapur dhe i gatshëm t’i përgjigjem çdo lloj pyetjeje apo shqetësimi që mund të keni!

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zoti Ministër, për prezantimin e projektvendimit “Për

krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e

negociatave dhe përfundimin e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Europian”! Në fakt, ky prezantim është konform asaj që kemi parashikuar në ligjin “Për rolin

e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian”, ku qeveria paraprakisht, sa herë

bëhet fjalë për vendimmarrje që kanë të bëjnë me këtë proces, duhet të konsultohet, së pari, me

Kuvendin, prandaj ndërthurja e Kuvendit me qeverinë më mirë se në Këshillin Kombëtar të

Integrimit Europian nuk është në asnjë institucion tjetër.

Kur fola për bojkotin e opozitës në këtë Këshill, kërkoj ndjesë, pasi sot prezente kemi

nënkryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, njëkohësisht ish-ministre të

Integrimit Europian, zonjën Gjosha, së cilës do të doja t’i jepja fjalën!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Fjala është për ju, zonja Gjosha.

Klajda Gjosha – Faleminderit, zoti zëvendëskryetar!

E para, nuk mund të mungoja në këtë Këshill, aq më tepër kur diskutohet për procesin

e integrimit dhe për ngritjen e ekipit negociator apo grupeve negociuese dhe strukturës kryesore

që do ta drejtojë këtë proces, sepse për mua, por besoj se për këdo, ky proces është jetik për

vendin dhe për momentin ku ne ndodhemi, pasi është i vetmi proces që mund t’u japë shpresë

qytetarëve shqiptarë; është i vetmi proces që mund të ndryshojë rrënjësisht sistemin apo t’u

kthejë shpresën edhe atyre mijëra të rinjve që janë duke protestuar prej dhjetë ditësh tashmë në

rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

T’ju them të vërtetën, më vjen mirë që jeni ulur pak nga ai deliri i qershorit, kur filluat

të na tregonit se si ishin çelur negociatat dhe se puna kryesore ishte bërë. Të paktën kemi filluar

të kuptojmë se jo, puna nuk është bërë, por kemi shumë punë për të bërë, madje as struktura

kryesore nuk është ngritur ende, nuk është trajnuar dhe nuk është gati për të negociuar.

Në qoftë se do të duam ta fillojmë këtë proces, në radhë të parë, do të duhet ta fillojmë

duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke e nisur me një proces jopërjashtues. Këtu kam parasysh

pikërisht Këshillin e Stabilizim-Asociimit, i cili, me marrjen e pushtetit të ri, e hoqi opozitën

nga pjesëmarrja. Ky nuk është shembull i procesit të integrimit; nuk është shembull i bashkimit

të të gjitha forcave për të punuar për një qëllim të përbashkët. Prandaj, nëse do të duhet të

fillojmë me një strukturë të posaçme, hajdeni ta fillojmë me këtë: ta shtojmë anëtarin e opozitës

për t’iu dëgjuar zëri edhe në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, edhe kudo tjetër, në gjithsecilën

instancë, sepse nuk duhet të kemi frikë, pasi, në fund të fundit, ky është një proces që duhet ta

bëjmë të gjithë bashkë, pra nuk mund ta bëjë vetëm qeveria, maxhoranca apo vetëm njëra palë.

Për t’u futur në thellësi të dokumentit, ju, zoti Ministër, keni pasur mbi një vit e gjysmë

kohë për ta përgatitur këtë VKM, i cili është një dokument ose, më mirë të themi, një strategji

e dorëzuar shumë kohë më parë nga Ministria e Integrimit Europian, punuar me shumë ekspertë

të kohës kur unë e drejtoja këtë ministri, ndaj edhe besoja se për një vit e gjysmë do të kishit

menduar për një dokument, i cili do ta thjeshtonte punën dhe strukturën negociuese.

Sot e kam lexuar me shumë vëmendje VKM-në dhe, t’ju them të vërtetën, madje dua

të hyj në diskutimin tim teknik, ka një mbivendosje të pozicioneve, të përgjegjësive të

instancave që ju rendisni si strukturat kryesore të negociatave. Ndërkohë, ajo çfarë duhet të

bënit do të kishte qenë ta vlerësonit edhe një herë apo edhe më mirë grupet ndërinstitucionale

të punës, që janë edhe thelbi i të gjithë procesit negociues. Sepse çfarë ndodh? Sa herë

ndërrojmë qeveritë, ne ndërrojmë edhe ministritë, heqim edhe njerëz nga puna, shkatërrojmë

edhe administratën. Grupet ndërinstitucionale të punës janë ato grupe, të cilat nuk mund të

preken sa herë ndryshon lidershipi; ato janë thelbi i këtij procesi!

Këtu besoj se qëndron edhe vështirësia më e madhe.

E dyta, përgjegjësitë e grupeve ndërinstitucionale të punës i shikojmë në të gjitha

instancat e tjera dhe janë shumë të shpërndara. Pra, në vend që ne t’i forcojmë, ua heqim shumë

nga përgjegjësitë që ato kanë pasur. Të mos harrojmë se nuk janë ngritur me dëshirën tonë, por

sepse pikërisht për këto grupe është investuar edhe nga vetë Brukseli (nga Bashkimi Europian),

nga Komisioni Europian, ndërkohë sot ia shpërndajmë përgjegjësitë dhe nuk dihet se cila do të

jetë detyra e tyre kryesore.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

E treta, lidhur me misionin e Shqipërisë, unë e kam ngritur këtë çështje edhe më parë,

edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, dhe vazhdoj ta ritheksoj se ky mision nuk mund të

vazhdojë të jetë një mision diplomatësh. Duhet të ketë ekspertë dhe profesionistë. Është dera e

parë e hyrjes dhe daljes së informacionit për procesin e negociatave.

Nëse ne nuk do ta shtojmë stafin me ekspertët përkatës, kjo nuk mund të funksionojë,

prandaj është emergjente që t’i jepet prioriteti i duhur.

E katërt, shoqëria civile. Ju thoni se është një marrëdhënie e hapur pjesëmarrjeje e

shoqërisë civile. Unë kam një pyetje: çfarë do të thotë “e hapur”? Do të thotë se shoqëria civile

është në rolin e watchdog-ut, apo është në rolin vendimmarrës? Besoj se ju duhet ta qartësoni

këtë rol, sepse ne nuk mund të përballemi kur të vijmë me platformat tona negociuese dhe më

pas të kemi ngërç në komunikimin me shoqërinë civile apo me të gjithë aktorët dhe me palët e

treta, që duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

E pesta, kryenegociatori. E kam thënë edhe më parë dhe do ta rithem, është e

nevojshme që ne të zgjedhim një njeri ekspert, një profesionist; një njeri, i cili nuk varet nga

politika; një njeri, i cili nuk ndryshon sa herë ndryshojnë qeveritë! Ai duhet të jetë aty si

memorie e të gjithë procesit; duhet të jetë profesionist i mirëfilltë që nuk mban anë, nuk mban

palë. Kjo është çështje kombëtare. Pra, nuk duhet të ketë njerëz politikë, të cilët ndryshojnë sa

herë lëviz pushteti. Ndaj edhe duhen sqaruar kriteret e përzgjedhjes së kryenegociatorit dhe si

do të jetë vazhdimësia e tij.

Pjesa tjetër kryesore është roli i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian. Ju

e ndani dhe thoni se parlamenti ka një rol veçmas nga të gjitha grupet negociatore. Patjetër që

është për t’u ndarë, por të mos harrojmë se Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian do

të ketë një rol kyç gjatë procesit të negociatave dhe unë mendoj se ai duhet riparë me urgjencë

në përbërjen e tij. Deputetët duhet ta njohin atë proces para se të jenë pjesë e këtij komisioni.

Madje duhet të kemi shtesa në numër të Komisionit të Integrimit Europian dhe pikërisht ky

komision duhet të veprojë si një korsi emergjence, sepse do të përballet me shumë ligje, që do

të kërkojnë një përafrim shumë të shpejtë. Prandaj duhet të funksionojë me shpejtësi veprimi,

me kapacitete mbështetëse, me ekspertë mbështetës ndaj këtij komisioni, sepse deputetët sot

punojnë të vetëm: janë të detyruar ta shohin edhe përafrimin e legjislacionit vetë, edhe

ndryshimet ligjore vetë dhe çdo gjë tjetër, ndërkohë që ky është një proces që kërkon kapacitete

njerëzore. E ritheksoj, duhet riparë dhe jo kur të fillojnë negociatat; duhet riparë sa më shpejt

të jetë e mundur!

Pika e fundit që dua të shtoj është se, përveç të gjithë strukturës që ju keni sjellë sot

këtu nëpërmjet kësaj VKM-je, ky është një proces ekspertësh dhe përtej institucioneve

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

shqiptare ka nevojë për ekspertë të mirëfilltë të të gjitha fushave, të cilat duhen kontraktuar në

një moment a një tjetër. Ndaj edhe duhet të jetë shumë i shpejtë identifikimi i tyre për t’i bërë

pjesë të këtyre grupeve, të trajnimeve.

Ju e dini shumë mirë, zoti Ministër, që gjuha europiane nuk është thjesht anglishtja

bazike që flasim, por është një anglishte specifike, aq më tepër për të negociuar.

Ju thoni: “Nuk ka gjë për të negociuar”, dhe unë jam dakord deri në njëfarë pike, por

ne edhe prioritetin kombëtar patjetër që do ta kemi parasysh kur të ulemi përballë me palën

europiane dhe jo për çdo gjë thuhet “Po”, ndaj edhe njerëzit duhet të jenë shumë të aftë dhe të

përgatitur. E përsëris, ky është një proces kombëtar dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e këtij

procesi. Prandaj edhe unë jam sot këtu për ta diskutuar me ju këtë dokument, për ta bërë atë

më të mirë dhe më lehtësues.

Ju tërheq vëmendjen që të mos e përjashtoni opozitën, por ta bëni atë pjesë të

instancave kryesore të dialogut me Bashkimin Europian.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zonja Gjosha!

Si bashkëkryetar me zonjën Macovei të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit

Shqipëri – BE, besoj se biem dakord që opozita shpeshherë vetëpërjashtohet, po të kemi

parasysh që nuk ka ndonjë përfaqësim më të barabartë se ky Komitet, që është maxhorancë –

opozitë në raportet shtatë me shtatë. Ky është element thelbësor për të treguar se sa i

rëndësishëm është për ne përfaqësimi i opozitës në ato institucione, ku ne kemi rënë dakord që

duhet të jemi maxhorancë – opozitë së bashku.

Unë përfitoj nga rasti ta them se nuk është e shkruar në asnjë dokument europian që

në këshillin, të cilit iu referuat, është e detyrueshme prezenca e zotit Pollo, i cili

vetëpërjashtohet nga këto institucione sa herë i jepet mundësia, ndërkohë që në dokumentin që

kemi para nesh e dimë të gjithë se ky propozim i ardhur nga qeveria është modeli i të gjitha

vendeve që e kanë kaluar këtë proces.

Historia e shqiptarëve, që gjithmonë ne duhet të shpikim rrotën sa herë na jepet

mundësia, besoj se nuk është rasti në fjalë, sepse qoftë Rumania dhe Bullgaria, qoftë edhe

Kroacia së fundi, kanë ndjekur të njëjtin model që është propozuar në vendimin që ka sjellë

zoti Bushati dhe që është gati për t’u miratuar nga qeveria. Megjithatë, ndjesë për këtë

parantezë!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Sigurisht, zoti Bushati do ta marrë fjalën për një përmbledhje.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Por do t’ju lutesha, zotërinj përfaqësues të tjerë, qoftë si anëtarë të Këshillit, qoftë si

të ftuar të përhershëm të tij, të kontribuoni me propozimet tuaja për projektvendimin që u

prezantua nga zoti Bushati.

Ditmir Bushati – Faleminderit!

Unë u përpoqa ta them se kjo është një punë e bërë ndër vite, nuk diskutohet që ka

pasur ulje-ngritjet e saj, në varësi edhe të ecurisë së këtij procesi dhe të sezonit politik. Pra, në

asnjë rast nuk e kam thënë, ndonëse në planin teknik, për hir të së vërtetës, po e lë pak mënjanë

modestinë, mund ta kem legjitimitetin për të thënë se e kam filluar nga fillimi kur e kam gjetur

Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit me vetëm dy disketa, se në atë kohë nuk kishte as

drive-e, jo më smartphones.

Për hir të së vërtetës dhe për të qenë transparentë me publikun, nuk kemi pse të jemi

kaq përjashtues edhe për sa u përket varianteve që mund të propozohen. Për shembull, në

tryezën time ju më keni lënë, me të drejtë, një dokument, ku propozohej që kryenegociatori të

ishte ministri për Integrimin Europian.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, e kam dokumentin dhe është një dokument i prodhuar, gjithashtu, nga konsulenca.

Kjo nuk është blasfemi, sepse ka pasur vende që e kanë pasur një version të tillë, por ka edhe

pros and cons.

Në rastin tonë, për të qetësuar të gjithë shpirtrat e trazuar, mund t’ju them se varianti

i kryenegociatorit për mua nuk ka ndonjë rëndësi edhe aq substanciale sa ka makineria

shtetërore. E them edhe një herë tjetër me plot gojën, madje koha do ta vërtetojë këtë që po

them, se asnjë vend nuk ka negociuar asgjë me BE-në, sepse jemi ne që duam të aderojmë te

një set i caktuar standardesh. Ndaj, e vetmja gjë që duhet të negociojmë është afati se kur

bëhemi gati dhe të kuptojmë ushtrimin, sepse në shumë raste na del që nuk e kemi kuptuar

ushtrimin.

Për sa u përket modeleve të identifikuara deri më sot në shumicën e vendeve që e kanë

kaluar këtë proces, kryenegociatori ka qenë diplomat karriere. Për specifikën që ka Shqipëria,

unë do t’i shtoja edhe një kriter që mundësisht të ketë punuar në më shumë se një qeveri, pra

të ketë një lloj besueshmërie dhe të sigurohet vazhdimësia e atij apo e asaj në detyrë, sepse ky

proces do të zgjasë më shumë se mandati i një qeverie. Pra, nuk mund të themi që për tri apo

katër vjet ne do të negociojmë. Kjo është e para.

E dyta, në ndonjë rast specifik kryenegociatori ka qenë në nivelin e ekspertit gjysmë

politik, por edhe në nivel ministri.

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Por pavarësisht diskutimeve që ne bëjmë, këtë gjë do ta përcaktojmë në momentin e

duhur. Mund t’ju them që pasi të miratojmë këtë VKM, ne do të miratojmë të gjithë protokollin

dhe përshkrimin e punës për secilin grup pune. Ka pasur raste që grupet e punës kanë

funksionuar mirë, por ka pasur edhe raste që nuk kanë funksionuar. Grupet e punës ne duam

t’i bëjmë bashkë me GIZ-in, pra duam që këtë proces që ta gjermanizojmë dhe për ne kjo është

shumë e rëndësishme, sepse, po e them unë këtë, ne nuk e kemi këtë kulturë pune. Pra, në

mënyrë që grupet e punës të punojnë në normalitet të tyre, të kenë një përshkrim të qartë dhe

të lënë gjurmë secili për punën dhe kontributin që sjellin, duhet që ky proces të gjermanizohet.

Së treti, u ngrit çështja e misionit në Bashkimin Europian dhe u tha që duhet të ketë

ekspertë e të tjera, po, duhet të ketë, ashtu siç e kanë bërë edhe vendet e tjera dhe siç është

praktika me një kombinim të pjesës diplomatike dhe pjesës teknike në varësi, sepse është e

thjeshtë ta thuash, por është e vështirë ta bësh, se njerëzit kërkojnë që të kenë hapësira,

akomodim, trajtim dhe të tjera. Ne kemi filluar punën për të shqyrtuar mundësitë se deri në sa

ekspertë mund të kërkojë misioni ynë në këtë fazë dhe çfarë do të bëhet për 2, 3 apo 4 vjet.

Kur kam pyetur shumë vende që e kanë kaluar këtë proces, por edhe Komisionin

Europian për çështjen e kryenegociatorit, për t’iu kthyer edhe një herë kësaj çështjeje, të vetmin

kriter që më kanë thënë është që duhet me domosdoshmëri që telefonit të kyenegociatorit t’i

përgjigjet çdokush, pra të ketë autoritetin për të kryer të gjithë punën teknike. Pra, kur ekipi

negociator, grupet e punës dhe Sekretariati për Integrimin Europian kryejnë punën teknike,

atëherë është më e lehtë për konferencën ndërqeveritare ku ulen ministrat e jashtëm për të pasur

një diskutim apo një vendimmarrje për këtë çështje.

Ju iu referuat ligjit “Për Kuvendin dhe rolin e Kuvendit”, në vendimin e Këshillit të

Ministrave ne nuk e kemi autoritetin për të përcaktua rolin e Kuvendit, sepse jemi të shkollës

së Montesquieu-së dhe besojmë te ndarja e pushteteve, prandaj kemi respektuar me besnikëri

atë që parashikon ligji nr. 15/2015 i Kuvendit “Për procesin e integrimit europian”, pra ligji

“Balla, Bregu” ashtu siç i them unë ose “2 B-të”, ku janë përcaktuar qartë detyrat e Kuvendit

dhe detyrimet që duhet të ketë qeveria në këtë proces. Në rast se Kuvendi nesër do të ketë

vullnet tjetër për të ndryshuar këto parashikime, do të jetë qeveria e detyruar t’u përgjigjet

ndryshimeve që bën Kuvendi në këtë drejtim.

Në lidhje me shoqërinë civile, më pyetët a do të ketë rolin e “watch dog”-ut apo rol

vendimmarrës. Me njohuritë e mia në këtë fushë, që janë të limituara si të gjitha njohuritë e

tjera, ende sot nuk kam parë një vend në botë ku shoqëria civile të ketë rol vendimmarrës,

përgjithësish këtë rol e kanë të zgjedhurit. Ne jemi në periudhën ku po përjetojmë edhe format

e ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku njerëzit e kanë të vështirë t’i besojnë autoritetin

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

e tyre të përfaqësimit një grupi njerëzish, kjo është “lider less movement period”. Në këtë

drejtim jam i papërgatitur për të thënë që shoqëria civile mund të ketë një rol vendimmarrës.

Në të gjithë botën shoqëria civile ka një rol influencues, por ne duam t’i japim më shumë, sepse

e kuptojmë që kemi dobësi përbrenda. Por është edhe bota e konsulencës, që në disa raste një

fije floku e ndan nga shoqëria civile, që ka akumuluar ndër vite ekspertizë e njohuri dhe është

një investim që Bashkimi Europian e ka bërë në finale për Shqipërinë. Kjo është arsyeja që deri

më sot kemi administruar 60 CV, që kanë shprehur interesin për fushat. Për secilën fushë do të

bëhet skanimi dhe do të jetë shumë e kronometruar nevoja për ndërhyrje, që mund të vijë nga

njerëz që janë jashtë administratës publike. Edhe në vende të tjera kemi parë që një profesor,

një drejtues i një shoqate që ka një CV-i të pasur në fushën e mjedisit, bujqësisë e të tjerë, një

përfaqësues sindikate dhe të tjerë mund ta gjejnë veten te një prej grupeve të punës, ku mund

të japë kontributin e tij edhe në shkrimin e një dokumenti, por atë dokument duhet ta miratojë

kryetari i grupit të punës, sepse në fund ai ka edhe përgjegjësinë institucionale për të zbatuar

detyrimet që burojnë nga dokumenti.

Për tërheqjen e vëmendjes, e vlerësoj që më tërhiqet vëmendja, por zonja Gjosha, dua

t’ju them dy gjëra.

E para, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është shumë e qartë, neni 117 përcakton

shumë qartë kompozimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

E dyta, për të gjithë ne mendoj që duhet të jetë shumë i rëndësishëm interesi kombëtar

dhe të mos turpërojmë vendin tonë. Ky princip besoj se është ruajtur përgjithësisht. Ka pasur

një mirëkuptim për ta ruajtur këtë princip, por kam përshtypjen se një pjesë e politikës ka

refuzuar për t’iu përmbajtur këtij principi. Dera jonë e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe nuk

besoj se personi që ju përmendet është keq për një drekë tjetër në Bruksel. E pashë që edhe te

pjesa e delegacionit parlamentar që drekën e hëngri dhe mbledhjen e la. Pra dera e

bashkëpunimit është e hapur dhe VKM-ja është publike, jam i gatshëm ta dëgjoj me shumë

vëmendje si përfaqësues i opozitës, ndonëse jam i qartë që nuk ka njohuri për këtë proces dhe

nuk ka se çfarë të ofrojë në këtë proces.

Taulant Balla – Fjalën e ka zonja Gjosha

Klajda Gjosha – Unë nuk bëj pjesë tek ato politikanë që bëjnë show dhe aq më tepër

në Këshillin Kombëtar të Integrimit, sepse gjithmonë e kam parë si një instancë teknike dhe

gjithëpërfshirëse.

Të them të drejtën, do të doja t’u lihej më shumë fjala kolegëve të institucioneve të

pavarura apo shoqërisë civile për të diskutuar. Gjithashtu, nuk më vjen mirë kur kemi përballë

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

një ministër të Jashtëm, i cili vazhdon e fyen dhe përmend “jo për të ngrënë drekë apo mëngjes”

dhe kjo nuk është normale.

Anëtar i Këshillit të Stabilizim - Asociimit mund të jetë zoti Pollo ose çdo njeri tjetër,

pra nuk ka të bëjë me emrin dhe nuk është se u vendos një përfaqësi dhe mbaroi, prandaj bëni

pak kujdes, sepse jeni në nivelin e ministrit të Jashtëm dhe nuk mund të bini kaq poshtë.

E dyta, kontrolloni dokumentin që jua kam lënë mbi tavolinë, sepse kam luftuar

gjithmonë që propozimi për kryenegociatorin që do të vinte të qeveria të mos ishte politik. Por,

nëse nuk e keni lexuar dhe jua kanë thënë gabim, atëherë ju ftoj që ta rilexoni nesër, sepse keni

informacion të gabuar, pavarësisht show-it që ju pëlqeni të bëni para mediave.

Faleminderit!

Taulant Balla – Fjalën e ka zonja Kodheli.

Mimi Kodheli – Ju falënderoj për thirrjen e kësaj mbledhjeje!

Me shumë dashamirësi do t’u kërkoja kolegëve që asnjëri të mos bëjë mësuesin e

asnjërit, sepse çdo njeri ndan opinionet e veta dhe nuk ka nevojë t’i japim leksione njëri-tjetrit,

se asnjëri këtu nuk është mësuesi apo nxënësi. E para.

E dyta, jam dakord që, nëse fyhemi, nuk kemi përse të ulemi në të njëjtën tryezë.

Në gjithë këto muaj të eksperiencës sime si kryetare e Komisionit të Politikës së

Jashtme kam vënë re një fenomen që me keqardhje dua ta ndaj me ju. Në të gjitha takimet që

kam pasur me homologët europiane në të gjitha nivelet, por sidomos me kryetarët e

komisioneve të politikës së jashtme të parlamenteve të Bashkimit Europian, përtej mikpritjes

dhe detyrimit që ne kishim të ndanim me ta, për shkallëzimin e realizimit të reformave, sidomos

reformës në drejtësi, por jo vetëm, shpreh habinë e zotërinjve për mënyrën se si opozita e ka

trajtuar këtë proces, qeverinë, shqiptarët dhe Shqipërinë duke e përbaltur nga shkronja “A” te

“Zh-ja”, nga mëngjesi deri darkë dhe nga mëngjesi tjetër deri në darkën tjetër. Ata kanë thënë

që ne kemi shumë preflesitete brenda për brenda, antagonizëm, rrahje mendimesh, madje

shpeshherë të dhunshme, verbale flas, dhe nuk jemi të vetmit që e bëjmë këtë gjë. Kur jemi

jashtë, për të mirën e vendit ne kemi një kryefjalë dhe një dakordësi. Pra duhet të vijë një

moment në politikën shqiptare, sado infantile të jetë demokracia jonë, sado i dobët të jetë

shtetformimi ynë dhe sado të dobëta të jenë zbatimet e reformave tona, që, kur të dalim jashtë

kufijve të atdheut, ashtu siç ulemi të darkojmë dhe pimë kafe bashkë dhe ndajmë shpeshherë

të njëjtat opinione dhe aspak të kundërta, të jemi bashkë dhe ta përfaqësojmë atdheun me një

kryefjalë, si domosdoshmëri dhe nevojë për të hapur negociatat. Këtë nuk e kam për asnjeri

prezent dhe as për nënkryetaren Gjosha, por e kam në përgjithësi një mesazh për të gjithë ata

që përbaltin Shqipërinë në mënyrë spektakolare. Prandaj bëmë mirë që u takuam dhe ndajmë

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

mendimet. E ritheksoj që rrahja e mendimeve nuk është të tregosh me gisht tjetrin, as t’i tregosh

detyrat dhe as ta mësosh, por është thjesht të dakordësosh për një proces, i cili është më i

rëndësishmi në historinë moderne të Republikës së Shqipërisë.

Nëse tre dekada më përpara e kemi kërkuar Shqipërinë si të gjithë Europa, ja ku e

kemi procesin që do ta bëjë Shqipërinë, i cili do të jetë një hap i rëndësishëm.

Pastaj kryenegociatorit mund të jetë diplomat, politikan ose dikush që nuk ka as njërën

dhe as tjetrën, por ky është një diskutim që ha diskutim. Ka shumë rëndësi individi, prestigji e

kurikula që ka dhe mënyra e negocimit, ku do të ketë një staf që do ta mbështesë. Pra nuk ka

përse të vëmë kushte dhe të themi që nuk duhet të jetë politikan, por ambasador, nëse gjejmë

njeriun e duhur, kjo nuk ka të bëjë fare nëse është politikan apo jo. Nuk kemi përse ta

konsiderojmë politikën si një sëmundje lëkure, që na ka rënë dhe nuk gjejmë dot pomadën e

duhur për ta kuruar. Në sistemin që kemi zgjedhur politika drejton procesin. Kjo tryezë nuk

besoj se është e nevojshme të hyjë në diskutime teknike.

E përgëzoj ministrin Bushati, ashtu siç e përgëzoj edhe ish-ministren Gjoshaj për

punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kohës që ishim bashkë në qeveri, edhe me të drejtë

tha: “Do të doja t’u linim kolegëve këtu më shumë kohë për të thënë opinionin e tyre”.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit!

Fjalën e ka kryetari i Komisionit të Ligjeve.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Balla!

Për mua çështja e krijimit, organizimit dhe funksionimit të strukturës shtetërore

përgjegjëse për negociatat me Bashkimin Europian mendoj se është çështje thelbësore në këtë

tryezë, sepse edhe kjo ka rëndësinë e vet. Për mua me rëndësi është se çfarë brumi do të kenë

mbi tavolinë këto grupe negocimi, e thënë më shqip, se si i kemi përmbushur detyrat tona të

shtëpisë në negociatat që priten të fillojnë shumë shpejt me Bashkimin Europian.

Unë mendoj që kjo mbledhje e Këshillit të Integrimit, edhe pse me vonesë, është vendi

i duhur ku secili prej nesh duhet të thotë se çfarë kemi bërë për atë që na është ngarkuar në

funksion të integrimit.

Si kryetar i Komisionit të Ligjeve e shikoj të udhës të informoj këtë tryezë lidhur me

zbatimin e Reformës në Drejtësi, zbatimi i plotë i të cilës është një nga kushtet e hapjes së

negociatave me Bashkimin Europian. Zbatimi i plotë i reformës në drejtësi lidhet me dy kapituj

të rëndësishëm të negociatave që janë: kapitulli 23, ku përfshihet gjyqësori e të drejtat

themelore të njeriut dhe kapitulli 24, ku bën fjalë për drejtësinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. Në

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

këtë drejtim është bërë progres i rëndësishëm dhe mund të themi pa asnjë dilemë që Shqipëria

po zbaton me sukses të plotë reformën në drejtësi.

Më lejoni të sjell në vëmendjen e këtij këshilli institucionet që sapo ngritëm.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është një organ i rëndësishëm kushtetues që do t’i

hapë rrugë plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese të krijuara për shkak të

vetingut. Pra, vitin e ardhshëm nuk do të jetë meraku i madh që Shqipëria është pa Gjykatë

Kushtetuese. Në fakt Shqipëria ka Gjykatë Kushtetues, por nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm

të gjyqtarëve për të funksionuar mbledhja plenare e Gjykatës Kushtetuese.

Krijimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është një sukses i padiskutueshëm, ai do

t’i hapë rrugë edhe ngritjes së një institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues që është

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave të

qytetarëve ndaj sistemit të ri që vjen, për hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e

procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjithë sistemit, ndaj vetë anëtarëve

të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të sapozgjedhur, por edhe

për Prokurorin e Përgjithshëm, që do të zgjidhet me mandat të plotë kushtetues.

Javën e ardhshme pas zgjedhjes së 6 anëtarëve gjyqtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

dhe 6 anëtarëve prokurorë për Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të vijojnë mbledhjet e këtyre

dy këshillave dhe më në fund gjyqësori do të ketë qeverinë e tij funksionale, por edhe sistemi

prokurorial do të ketë qeverinë e tij funksionale. Këta dy këshilla do ta shkëpusin përfundimisht

sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial nga duart e politikës.

Po me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në

gjysmën e parë të vitit që vjen ne do të kemi ngritjen e SPAK-ut si struktura e posaçme për të

luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë, së bashku me Byronë

Kombëtare të Hetimit, si strukturë ndihmëse e Prokurorisë Speciale dhe e Gjykatës së Posaçme

Kundër Korrupsionit.

Nuk dua të bëj prognoza se kur do të kemi SPAK-un dhe BKH-në, por me ngritjen e

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në respektim të plotë të

afateve që janë vendosur në Kushtetutë dhe në ligj për ngritjen e këtyre institucioneve, ligji

thotë: “Jo më pak se dy muaj nga ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së”, në pranverën e vitit që vjen

ne do ta kemi funksionale edhe SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, siç

është cilësuar nga të gjithë, vetingu vazhdon të jetë një proces i suksesshëm, që po përmbush

si duhet misionin e tij kushtetues dhe ligjor. Në vlerësimin tonë puna e organeve të vetingut

po rikthen dita-ditës besimin e qytetarëve te drejtësia e re, që pritet të vijë pas kësaj reforme

themelore.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Në fakt, Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera që janë në proces negocimi me BE-në

apo që janë anëtare të BE-së në fushën e reformimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, ne e

themi me mburrje, është në avangardë krahasuar me këto vende. A ka probleme? Sigurisht që

ka probleme, sepse reforma të tilla kaq madhore kanë nevojë për suportin edhe për mbështetjen

e të gjitha palëve politike.

Unë mendoj se kjo është ajo që duhet të bëjë secili institucion në raport me detyrimet

tona në fushën e integrimit. Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Ligjeve vazhdojnë të ndjekin

dhe të zbatojnë me përpikëri një kalendar pune në funksion të proceseve të integrimit. Në fakt,

këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë dhe më pas, kur të vijë puna se kush do të ulet në krye të

tavolinës për të negociuar me BE-në dhe kush do të jetë në fund, kushdo që të jenë këta njerëz,

ata do të flasin në emër të Shqipërisë. Mjafton që ne t’ua bëjmë gati dosjet me detyrat e shtëpisë

që gjithsecili i ka vënë vetes dhe ata të shkojnë të ulen në tavolinë.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zoti Manja!

Nga shoqëria civile kush e do fjalën?

Klodjan Seferaj – Quhem Klodjan Seferaj nga fondacioni “Shoqëria e hapur për

Shqipërinë”.

Në fakt, pas njoftimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ne kemi bërë

edhe një konsultim së brendshmi me anëtarët e shoqërisë civile, ku u përpoqëm të mblidhnim

disa komente, të cilat i kemi dorëzuar edhe në rrugë zyrtare një pjesë ministrisë dhe për dijeni

Këshillit Kombëtar të Integrimit. Unë nuk e di nëse duhet të futem në detaje, pasi ne kemi

dërguar rreth 4 faqe dhe po presim një përgjigje zyrtare nga ministria për adresimin e këtyre

komenteve, sepse lista është e gjatë. Një pjesë e këtyre komenteve i përmendi edhe zonja

Gjosha lidhur me rolin e përfshirjes së shoqërisë civile nëpërmjet një urdhri për partneritet.

Po ashtu, edhe nga ana teknike, janë disa komente, ku ne ofrojmë kontributin tonë për

t’i përmirësuar. Nuk e di nëse zoti Ministër mund të na japë një afat për sa i përket adresimit të

komenteve dhe miratimit të kësaj VKM-je në afatgjatë.

Taulant Balla - Faleminderit, zoti Seferi!

Ne si Këshill i kemi marrë komentet tuaja, të cilat ju i keni drejtuar edhe te Ministri.

Pikërisht kjo është arsyeja e zhvillimit të kësaj mbledhjeje, në mënyrë që t’i bashkërendojmë

këto komente. Sigurisht që Ministri, në përmbyllje të të gjitha kontributeve, do t’i përgjigjet

edhe kërkesës suaj.

Fjalën e ka zoti Nikollaj.

Më pas fjalën e ka Avokatja e Popullit.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Kol Nikollaj – Përshëndetje të gjithëve!

Unë do të flas shumë shkurt për dy probleme.

Së pari, kemi një problem teknik në lidhje me temën në fjalë, të cilin dua ta diskutoj.

Problemi tjetër, duhet ta ripërsëris edhe një herë, ka të bëjë me një diskutim që e kam bërë

para disa muajsh, por, fatkeqësisht, zoti Pollo nuk është këtu. Normalisht, ky Këshill është

shumë i respektuar, sepse është Këshilli Kombëtar i Integrimit dhe nuk është as këshilli

parlamentar, as këshilli i sindikatave dhe as këshilli i shoqërisë civile. Besoj se edhe opozita, e

cila nuk është sot këtu, duhet të ketë një përgjegjësi kombëtare për këtë këshill, sepse ky këshill

paguhet me taksat tona dhe jo me taksat e parlamentit. Ky Këshill nuk ka të bëjë as me luftën

politike dhe as me parlamentin.

Së dyti, edhe maxhoranca që është këtu, por edhe ju që e drejtoni këtë këshill, nuk

është mirë që t’i transferoni në këtë këshill konfliktet apo çështjet e parlamentit, sepse kjo ka

ndodhur në çdo mbledhje. Gjithmonë ka ndodhur që ne ose kemi diskutuar në fund, ose nuk

kemi diskutuar fare, sepse ju, si deputetë, vini këtu një herë në 6 muaj dhe diskutoni ato gjëra,

që ne i shikojmë gjithë ditën ose në facebook, ose në rrjetet e tjera sociale. Kritika ime është

dashamirëse dhe duhet ta pranoni pa debat.

Atëherë, vijmë te problemi në fjalë. Ne e falënderojmë ministrin për Europën dhe

Punët e Jashtme dhe vartësit e tij, të cilët kanë mbajtur lidhje të vazhdueshme me sindikatat

në përgjithësi. Ne kemi qenë në 2-3 takime dhe kemi ngritur një problem, i cili, fatkeqësisht,

nuk është pasqyruar ende këtu, problemi ka të bëjë edhe me atë që tha zonja Gjosha dhe zotëria

i fondacionit “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”.

Unë besoj se shoqëria civile është një aktor shumë i rëndësishëm, shumë i gjerë, por

edhe e pazëvendësueshme në raste të tilla. Ne jemi komplementare me shoqërinë civile dhe

me sindikatat dhe absolutisht nuk jemi dakord me të gjitha definicionet, qoftë të ILOS apo të

BE-së, sepse ne nuk jemi pjesë e shoqërisë civile dhe nuk zhvillojmë dialog civil, por

zhvillojmë dialog social. Ne jemi një pjesë që ushtrojmë veprimtari publike si organizata

shoqërore.

Unë tani po flas me gjuhën e studentëve 25 apo 28-vjeçarë (besoj se kjo duhet të jetë

edhe një kërkesë për parlamentin ekzistues), por dua të them që fatkeqësisht, tregu sindikal

është i vetmi që funksionon pa ligj në Shqipëri. Ligji i Ramiz Alisë, që u shfuqizua në vitin

1995, ka pasur 32 nene dhe ndoshta ka qenë i pranueshëm edhe sot. Pra, tregu sindikal është i

vetmi që nuk ka një ligj se si organizohet një sindikatë, se si regjistrohet një sindikatë, si

menaxhohet, si kontrollohet, si bashkëpunon, si e nënshkruan një kontratë kolektive dhe me kë

e nënshkruan, cila mund të quhet sindikatë në shkallë kombëtare, cila mund të quhet

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

konfederatë, cila mund të quhet sindikatë në shkallë profesioni apo federatë profesioni, cila

mund të quhet sindikatë në shkallë territori, çfarë kriteresh përfaqësueshmërie duhet të ketë një

sindikatë për të qenë pjesë e dialogut social, për të qenë pjesë e strukturave apo për të qenë

pjesë edhe e këtij këshilli të nderuar? Pra, këto sindikata thjesht japin opinionin e tyre, por nuk

i njeh askush. Dikush ka thënë njëherë se nuk ka sindikata fare, por pas shqyrtimit që bëri BE-

ja dhe studentët, besoj se ka edhe sindikata, ka edhe shoqëri civile e të tjerë. Kështu, ne kemi

propozuar që te kapitulli IX të shtohet termi “sindikata”. Sindikatat janë organizata

punëmarrësish dhe punëdhënësish, të cilat jo vetëm konsultohen, por edhe negociojnë,

nënshkruajnë dhe pas nënshkrimit ato marrin karakterin ligjzbatues. Ne, pak a shumë, kemi

rënë dakord në parim me ekspertët e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, por fakti

është se kjo gjë nuk është pasqyruar. Pra, ne kërkojmë që në kapitullin IX “Përfshirja e

shoqërisë civile dhe grupet e interesit”, ku thuhet: “Informimi, konsultimi, komunikimi dhe

përfshirja e shoqërisë civile, të grupeve të interesit, botës akademike e me radhë...” të futet

edhe fjala “sindikatë”. Neve nuk na intereson nëse futet në fillim, në mes apo në fund të fjalisë,

por kërkojmë që kjo fjalë të futet në këtë fjali.

Dua t’ju sjell në vëmendje Kroacinë, e cila ka qenë shumë e suksesshme në këtë pikë,

por edhe Malin e Zi, i cili ka këtë definicion të tillë pikërisht në kapitullit IX, që ka të bëjë me

të drejtat e punës. Unë nuk besoj se prish ndonjë punë shtimi i kësaj fjale, përkundrazi mendoj

se do të rregullojë shumë punë në të ardhmen.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zoti Nikollaj!

Zonja Ballanca, fjala për ju.

Erinda Ballanca – Në fakt, unë do të bëj një diskutim shumë teknik.

Në institucionin që unë drejtoj, e them modestish kam ndjerë se ne nuk kemi njerëz të

përgatitur në nivele institucionale. Kur e them këtë gjë për institucionin që unë drejtoj, ku pjesa

më e madhe e punonjësve janë juristë dhe njerëz që prezumohet të kenë njohuri në këtë fushë,

mendoj se edhe në institucionet e tjera niveli nuk është aty ku duhet për të thënë fjalë të mira.

Prandaj, realisht nuk e di se si do të trajtohet kjo çështje. Unë personalisht kisha menduar të

kërkoja edhe një shtim të personelit, i cili duhet të ketë një kualitet të caktuar, që të merret

pikërisht me këtë çështje, sepse puna është shumë e madhe.

Unë mendoj se ju, zoti Ministër, duke qenë se keni rolin kryesor për ta organizuar dhe

për ta udhëhequr këtë proces, do të duhet të mendoni në mënyrë më strukturore për llojin dhe

natyrën e strukturave që duhet të ketë çdo institucion dhe për kualitetet që do të ketë institucioni

brenda. Pra, nuk ka rëndësi nëse duhet t’i marrim ne këta njerëz në punë apo jo, ndoshta mund

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

t’i merrni edhe ju, si Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme, por këta njerëz duhet të kenë

njohuri teknike nga secili aspekt. Sigurisht që vizionin e politikës mund ta japë titullari i çdo

institucioni, por njerëzit teknikë, në gjykimin tim, duhen domosdoshmërish. Unë ndoshta mund

të jem më e paditura nga të gjithë krerët e institucioneve, por mendoj se është një problem

shumë i madh dhe kur e shikoj si problem në institucionin që unë drejtoj, besoj se ekziston

kudo.

Për sa u përket çështjeve të tjera që u përmendën, lidhur me çështjen e reformës në

drejtësi, në mënyrë specifike, mendoj se ne kemi shumë punë për të bërë për reformën në

drejtësi, sepse nuk kemi bërë as majën e ajsbergut, ndaj nuk është momenti që të mendojmë se

ia kemi dalë mbanë në këtë reformë. Kështu që unë mendoj se realisht duhet të bëjmë një punë

shumë serioze dhe duhet një dedikim shumë i madh nga të gjithë ne që kjo reformë të marrë

jetë. Unë realisht mendoj se ishte i nevojshëm vullneti dhe vrulli shumë i madh prej dy vjetësh

e ca që më në fund të krijonim disa organe që ligji dhe Kushtetuta i parashikonte që duhej të

ishin ngritur shumë kohë më parë.

Konkretisht do të flas për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, sepse kam një mandat

më specifik. Ne nuk kemi arritur ndonjë sukses në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, sepse

nuk është hera e parë që po krijohet, por është hera e tretë. Atëherë, çfarë pune ka bërë dy herët

e para?! Kam frikë se do të duhet një vëmendje shumë e madhe, por këto janë gjëra shumë

teknike, të cilat mund t’i diskutojmë në një nivel tjetër. Ajo që unë e shikoj si një problem

thelbësor është se ne ende nuk jemi të përgatitur për këtë proces dhe do të duhet një vëmendje

shumë më e madhe. Unë ju kam dëgjuar edhe juve, zoti Ministër, ku keni tërhequr vëmendjen

në nivel të pushtetit lokal në lidhje me këtë çështje. Unë jam shumë dakord me ju, pasi edhe ne

si institucion e shikojmë si një problem shumë të madh kuptimin apo mirëkuptimin në nivel

lokal të çështjeve tona të të drejtave të njeriut dhe të mos mendojmë pastaj për sa u përket

aspekteve që janë shumë më teknike dhe shumë më specifike të integrimit si një proces i tërë.

Prandaj, mendoj se do të duhet një vëmendje shumë më e madhe për ta çuar procesin në hullinë

e duhur, gjë të cilën nuk e di se kush mund ta bëjë, për të realizuar pritshmëritë e të gjithë

shqiptarëve në lidhje me këtë proces.

Faleminderit!

Person F – Faleminderit!

Unë do të doja të tërhiqja vëmendjen nga tema e mbledhjes së sotme. Ka ardhur një

projektvendim, ku kërkohet miratimi apo pëlqimi i këshillit dhe mbase ndonjë vërejtje për

shtesa, redaktime apo zvogëlime. Personalisht jam dakord me aktin dhe e vlerësoj shumë faktin

që ky akt po diskutohet në Këshillin Kombëtar të Integrimit, sepse nuk duhet të harrojmë që

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

është një vendim i Këshillit të Ministrave. Unë nuk mendoj se duhet të bëhen shtesa të tjera,

por sigurisht, në vijimësi, kur të vihen në zbatim mbase të gjitha aktet e tjera nënligjore, që do

të dalin, mund të vijnë për diskutim dhe mbase aty mund të përcaktojmë diçka më shumë.

Unë jam dakord se janë përcaktuar qoftë kompetencat, qoftë mënyra e organizimit,

qoftë përbërja e të gjitha strukturave që mendohen të ngrihen dhe nuk kam asgjë kundër.

Faleminderit!

Taulant Balla – Po, zoti Gajda.

Robert Gajda – Faleminderit!

Faktikisht unë kam disa shqetësime, të cilat dua t’i ndaj me ju.

Së pari, aktin e kam lexuar jo me vëmendjen e duhur, kështu që do të më duhet më

shumë kohë që ta konsultoj. Ajo që unë do të doja të ngrija si shqetësim lidhet më shumë me

disa aspekte ndoshta më organizative, më praktike të situatës, të cilat unë i kam vënë re në

institucion.

Problemi i parë është se shumë shpesh informacioni që na kërkohet në lidhje me

proceset dhe kapitujt kryesorë të integrimit europian, meqenëse institucionin ynë është i

pavarur dhe merret pikërisht me të drejtat e njeriut dhe ne kemi vënë re nuk na kërkohet në

mënyrën e kënaqshme, por ndonjëherë edhe ne nuk e japim në mënyrën e kënaqshme. Pra,

ndonjëherë të gjitha këto kërkesa apo afishet që duhen plotësuar apo i gjithë informacioni që

kërkohet, më duken shumë abstrakte. Ndoshta do të duhet të kemi një moment më teknik edhe

me specialistët tanë, që t’i qartësojmë më mirë për mënyrën se si vjen informacioni dhe ajo që

kërkohet dhe se si ne duhet ta japim. Për shembull, unë ndiej se shumë shpesh duhet të jap më

shumë, por nuk e gjej veten në shumë zëra apo në shumë aspekte që më kërkohen.

Së dyti, ndodh një informacion, të cilin ne e konsiderojmë deri diku të zgjeruar, na

kërkohet në një afat jo shumë të gjatë, madje ne duhet t’i përgjigjemi në një afat më të shkurtër.

Kjo na pengon që të japim një informacion të plotë dhe të saktë për gjërat që na lidhin.

Së treti, na kërkohet i njëjti informacion nga shumë institucione, si nga ministria juaj,

nga Ministria e Jashtme, por edhe nga ministritë e tjera. Po marr një shembull hipotetik, ku një

ministri na kërkon një informacion në datën 20, një ministri tjetër na e kërkon të njëjtin

informacion në datën 18 dhe një tjetër institucion na e kërkon po të njëjtin informacion në datën

16. Pra, ne nuk shikojmë një mënyrë të mirë drejtuese se me kë duhet të komunikojmë dhe

çfarë informacioni duhet të japim. Unë personalisht nuk jam shumë i koordinuar dhe shumë i

qartë me materialet që më vijnë, si dhe me mënyrën se si duhet t’u përgjigjem. Unë mendoj se

kam një informacion shumë të rëndësishëm, që duhet ta përçoj, por nuk arrij ta përçoj në

mënyrën e duhur. Pra, unë kam paqartësi në veten time, por edhe të stafit tim, sidomos këto

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

kohët e fundit, ku duhet të japim shumë informacione në mënyra nga më të ndryshmet. Kështu

që do të doja shumë që ky akt që kemi këtu sot të jetë marrë parasysh dhe t’i japë një zgjidhje

kësaj mënyre të komunikimit. Unë po flas në emër të një institucioni, që merret me të drejtat

e njeriut dhe uroj që këtë shqetësim ta kem përçuar ashtu siç duhet. Komente konkrete për pika

konkrete do të isha i nxituar nëse do t’i thosha, por të paktën këtë shqetësim doja ta ndaja me

ju.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit!

Po, fjala për ju.

Albana Dhimitri – Quhem Albana Dhimitri nga Instituti i Politikave Publike dhe

Private.

Në fakt, besoj se eksperienca e shumë vendeve të Lindjes, por edhe të rajonit gjatë

këtij procesi ka krijuar edhe bazën e duhur për të pasur një angazhim paraprak të strukturave

për momentin. Nga çfarë pashë, duket se ka një balancë e mirë për sa i takon legjitimitetit

politik, që kërkon ky proces, po ashtu edhe angazhimit sa më të madh të të gjitha strukturave

teknike që kanë eksperiencën e duhur. Kështu, besoj se mund të jetë shteruese në kuptimin e

strukturave. Atë që do të doja ta shikoja si sfidë është se si këto struktura të ngritura për një

proces të caktuar do të mund të krijojnë kompaktësinë me të gjithë pjesën e strukturës

shtetërore. Pra, të gjithë hallkën nga fillimi deri në fund, duke përfshirë edhe atë që ngriti edhe

Avokatja e Popullit lidhur me qeverisjen vendore dhe nga eksperienca që unë kam këtë e

shikoj shumë larg këtij procesi.

Pavarësisht përpjekjeve që mund të ketë pasur Komisioni Europian për ngritjen e disa

zyrave informative e të tjera me radhë, ka një mungesë totale të këtij informacioni dhe ndoshta

edhe të kapaciteteve për të qenë pjesë e qenësishme e këtij procesi. Kështu që sfida më tej do

të duhet të plotësohet, pra do të duhet të ketë instrumentet e nevojshme që të mund krijojnë

këtë kompaktësi në këtë proces për ta bërë atë sa më efektive të mundur, në mënyrë që më pas

të mos kemi një pjesë të strukturave që do t’i afrohen dhe pjesa tjetër e strukturave të mbetet

larg gjithë atyre çështjeve që duhen diskutuar apo duhen adresuar.

Për sa i takon angazhimit të shoqërisë civile, mund të them se është bërë një klishe që

në çdo akt e shikojmë përfshirjen e shoqërisë civile si diçka të rëndësishme. Nga eksperienca

ime e këtyre 7 vjetëve mendoj se është e rëndësishme, por duhen përcaktuar qartë edhe

instrumentet për ta përfshirë shoqërinë civile. Ndaj të njëjtin mendim me ministrin që një fije

peri e ndan konsulencën me grupet e interesit që përfaqësojnë shoqëritë civile. Këtu do të duhet

të saktësohet se si do të mund të përfshihet know now i këtyre grupeve të ekspertizës që të jenë

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

një pjesë e rëndësishme, ndoshta edhe për të plotësuar hapësirat që mund të ekzistojnë në

administratë apo në të gjithë çfarë ka territori i Republikës së Shqipërisë. Ne mund të shtojmë

vlerën e duhur në këtë proces, sikurse do të ishte mirë që edhe pjesa opinionbërëse apo grupe

të caktuara të interesit të mund të sjellin mendimin e tyre, të mund të jenë përçues ndoshta të

pjesës së komunitetit apo të grupeve të caktuara shoqërore. Pra, pa dyshim ato duhet të jenë

përfshirëse dhe, në asnjë mënyrë, nuk duhet të jenë përjashtuese të këtij procesi.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zonja Dhimitri, për kontributin tuaj!

Po, zoti Ministër.

Ditmir Bushati – Faleminderit!

Unë do të flas shumë shkurt.

Së pari, e vlerësoj kontributin e secilit prej jush. Unë e di, zoti Nikollaj, që janë bërë

konsultime në nivel të ekspertëve, madje është marrë në konsideratë edhe sugjerimi që ju keni

parashtruar ashtu si për çdo akt tjetër në përputhje me parashikimet që ka ligji. Ne do të bëjmë

edhe pasqyrën e të gjitha sugjerimeve që kanë ardhur nga aktorët dhe do të identifikojmë këtë

pasqyrë, si dhe elementet që janë marrë parasysh nga ana jonë. Nuk është ky vendi që të futen

një e nga një edhe sugjerimet që ka bërë fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”. Unë

dua të përgëzoj edhe bashkëndarjen e mendimeve ndërmjet fondacionit “Shoqëria e hapur për

Shqipërinë” dhe nënkryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme, sepse rrallëherë ndodh në

Shqipëri që të ketë bashkëndarje opinionesh. Për të qartësuar kam parasysh faktin se kur

fondacioni u përfshi në reformën në drejtësi, pati shumë ide konspirative nga aktorë të

ndryshëm politik dhe parlamentar. Prandaj, dua të vlerësoj këtë pikëprerje idesh mes

fondacionit dhe politikës në rastin në fjalë. Pse jo, le të shërbejë si një ogur i mirë për ta çuar

përpara edhe për çështje të tjera.

Një pjesë e sugjerimeve që ju keni parashtruar do të reflektohen në variantin final dhe

do të jenë pjesë e pasqyrës për të cilën ju fola.

Mbase nuk do ta merrni për ters faktin që, kur keni tentuar të bëni sugjerime për

teknikën legjislative, jeni futur në punët e konsulentëve dhe juristëve, pak jashtë fushës së

veprimtarisë së fondacionit. Kështu që në këtë pikë do të na mirëkuptoni.

Duke marrë shkas edhe nga ajo që tha Komisioneri për Antidiskriminimin, që ka disa

institucione, të cilat kërkojnë informacion prej jush, ndoshta edhe për shkak të faktit se Elbasani

është zemra e Shqipërisë dhe të gjitha rrugët, në një mënyrë a në një tjetër, pa Shqipërinë e

Mesme nuk anashkalohen dot, dua t’ju them se kjo është shenjë e faktit që Shqipëria është

përfshirë në një proces tjetër.

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Ju mund të jeni në një grup pune si institucion dhe jeni aty për të dhënë, le të themi,

komentin tuaj mbi ecurinë e punës së institucionit që përfaqësoni, por mos prisni që ekipi

koordinues t’ju përcaktojë detyrat e shtëpisë.

Në rastin e fushës së të drejtave të njeriut, për atë segment që ju mbuloni, Komisioni

Europian ka bërë një paraqitje në raportin e tij, por u takon ekspertëve tuaj të shohin se si ka

evoluar kjo çështje, se sa reflektohet ajo në raportin e institucioneve të tjera ndërkombëtare apo

të organizatave në fushën e të drejtave të njeriut, që janë pasqyruar në rekomandimin e

komisionit, se si kombinohet kjo me burimet njerëzore dhe financiare që ka institucioni juaj

dhe si kombinohet me planifikimin për ndihmën të paktën e Bashkimit Europian në këtë fushë.

Nuk diskutohet që jemi larg në këtë proces. Nuk është se kemi ndonjë trashëgimi të

pasur, kjo edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara që kemi, por ne jemi të gatshëm në çdo

moment për të asistuar, me aq mundësi sa kemi.

Nuk diskutohet që, kur vjen puna te grupet e punës, për një pjesë të mirë të tyre, ku

unë prezumoj se ju bëni pjesë, institucioni drejtues është Ministria e Drejtësisë apo Ministria e

Brendshme. Kjo është arsyeja që ju mund të keni punë koordinuese me Ministrinë e Drejtësisë

dhe Ministrinë e Brendshme, si dhe me ne, kur bëhet planifikimi final për raportimin që bëjmë

me Komisionin Europian.

Kam edhe diçka të fundit, të nderuar kolegë. Dëgjova Avokaten e Popullit dhe

kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe duket sikur ne vijojmë ta konsiderojmë këtë gjë si

paralele me detyrat e shtëpisë. Në fakt, janë detyrat e shtëpisë. Pra, nuk mund të ketë një

strukturë ekstra Avokati i Popullit apo një strukturë ekstra x institucion për këtë gjë, sepse gama

e çështjeve është aty dhe është horizontale. Në disa raste është një institucion apo një drejtori,

në disa raste është një institucion apo një drejtori tjetër.

Në këtë mënyrë, ajo që unë marr si sugjerim emergjent, është nevoja për të punuar

seriozisht, për t’i fuqizuar këto kapacitete administrative, por, sado t’i fuqizojmë, pak a shumë

ne jemi institucione që ofrojmë të njëjtat paga apo paga të ngjashme. Tregu privat është

gjithmonë më atraktiv. Kjo është arsyeja që ne jemi përpjekur disi për të propozuar një balancë

në këtë proces, pra mund të afrojmë te grupet e punës edhe njerëz që janë jashtë institucioneve

tona, sepse kemi tentuar për të qenë pak më pragmatistë në këtë pikë, duke ditur mangësitë që

kemi.

Zonja Strakosha tha më të drejtë se ky është një akt i qeverisë. Ne kemi dashur që për

këtë akt të kemi një konsultim sa më të gjerë, jo thjesht me këshillin dhe me organizatat që i

njohim dhe bashkëpunojnë me ne. Kjo është arsyeja pse e kemi bërë publik, për t’i dhënë

mundësi çdo lloj aktori të shprehë mendimin e tij në këtë drejtim.

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

Pas miratimit të këtij akti ne do të vijojmë me gjithë paketën tjetër të masave. Jam në

dispozicion edhe për paketën tjetër të masave, për t’i diskutuar dhe për të pasur një komunikim

dhe bashkëveprim, secili në bazë të përgjegjësve që ka për këtë proces.

Faleminderit!

Taulant Balla – Faleminderit, zoti Ministër!

Lidhur me shqetësimin që ngriti Komisioneri për Antidiskriminimin, ne si Kuvend, së

bashku me ju, zhvillojmë takime periodike, jo më pak se çdo dy muaj, që kanë të bëjnë me

njësinë e monitorimit të institucioneve të pavarura këtu në Kuvend.

Sugjerimi im është të prodhoni sa më shumë raporte. Sigurisht, raportet mos i mbani

me vete, por dërgojani Kuvendit, institucionit nga i cili jeni zgjedhur dhe përkundrejt të cilit

keni detyrimin të raportoni në mënyrë periodike.

Ndjesa ime në fillim të kësaj mbledhjeje ishte pikërisht për një dizfunksionalitet të

Këshillit Kombëtar të Integrimit për shkak të bojkotit të kryetarit. Kjo nuk do të thotë se këshilli

nuk do të mblidhet. Në muajin janar ne do të kemi mbledhjen e radhës. Vjen apo nuk vjen zoti

Pollo, në varësi të stinës politike të Partisë Demokratike, kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme

është që ky është institucioni më i rëndësishëm, që bën bashkë të gjithë aktorët e përfshirë në

proces, që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kuvendi i Shqipërisë, Ministria për

Europën dhe Punët e Jashtme, të gjitha institucionet e pavarura, si dhe aktorë të tjerë, të cilët

janë kontribues, sikurse janë sindikatat apo shoqëria civile.

Për pasojë, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, sigurisht, edhe ata që

e kanë dhënë me shkrim mendimin e tyre dhe pozicionin që mbajnë për projektvendimin e

paraqitur, besoj se të gjithë biem dakord që jemi në një fazë historike për sa i përket procesit

të integrimit europian.

Fakti që na është dhënë neve mundësia të jemi në një moment ku diskutohet Komiteti

Shtetëror për Integrimin Europian, i cili është institucion që do të drejtohet nga Kryeministri,

pjesë e të cilit është edhe kryetari i delegacionit shtetëror, por edhe kryenegociatori për

negociatat me Bashkimin Europian, si dhe anëtarët e tjerë, tregon se jemi në një fazë shumë të

rëndësishme të procesit.

Pavarësisht prizmit politik të gjithsecilit, unë besoj se Shqipëria e meriton që në

qershor të fillojë procesin e negociatave, bashkë me Maqedoninë. Ky është një proces tek i cili

nuk përfundon procesi i integrimit europian, por është fillimi i një faze të re.

E falënderoj ministrin për prezencën, si dhe për faktin që nuk e fsheh asnjëherë që

është dhëndër Elbasani dhe gjen mënyrën për ta nënvizuar këtë!

Shumë faleminderit të gjithëve!

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI KËSHILLI ... i...ligjit “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ligj mbi të

MBYLLET MBLEDHJA

29