50
Projekti “Shtëpia ime, të drejtat e mia” "Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike"

Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Projekti “Shtëpia ime, të drejtat e mia”"Roli i medieve në raportimin

e problemeve ndëretnike"

Page 2: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është
Page 3: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Prishtinë, qershor 2019

Page 4: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

DIZAJNI: ARGJIRA KUKAJ

Page 5: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Shpresë për banorët e Qendrës “Hadër” 7-13

Hyrje 4-6

14-16

17-24

25-30

31-45

Refugjatë në vend të vet

Braktisin shkollën për të siguruarmbijetesën prej kanaçeve

Sportistët dhe investimet në sport, peng të politikës

Viktimat e “përjetshme”

PËRMBAJTJA

Page 6: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Në artikullin “Shpresë për banorët e Qendrës Hadër”, autorja Arjeta Dragaj shpalos rrëfimin e banorëve që jetojnë pa përkujdesje familjare, por që si shtëpi të tyre kanë gjetur këtë qendër në Prizren. Aty ndër të tjera tregohet se jetojnë persona me nevoja të veçanta. Po ashtu në tekst theksi vihet tek mungesat me të cilat ballafaqohet kjo qendër dhe nevojën që dora e shtetit të ndihet aty.

4

HYRJE

“Shtëpia ime, të drejtat e mia”

Pesë gazetarët e përzgjedhur kanë trajtuar tema të natyrave të ndryshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes Projektit “Shtëpia ime, të drejtat e mia” (“My home, My Rights”), mbështetur nga Confidence Building Measures Project - CBMP, në fillim të këtij viti ka shpallë thirrjen për hulumtimin e temave që lidhen me problemet dhe sfidat e përbashkëta të grupeve të ndryshme etnike në Kosovë dhe mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve, brenda kornizës së gazetarisë së fokusuar në zgjidhje (Solutions-Focused Journalism).

Pesë temat e përzgjedhura në kuadër të këtij projekti janë fokusuar në trajtimin e asaj se se çfarë është ndërmarrë në zgjidhjen e një problemi/sfide të caktuar, jo vetëm në raportimin e problemit në fjalë.Pra, synimi i gazetares/it, përtej trajtimit të problemit, ka qenë hulumtimi kritik rreth asaj se çfarë po bëjnë institucionet, organizatat e ndryshme dhe vet komuniteti në trajtimin e problemit.

Page 7: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Artikulli i dytë “Refugjatë në vend të vet”, shpalos rrëfimet e tre qytet-arëve të Kosovës, njëri nga komuniteti shqiptar, një nga ai serb dhe tjetri nga komuniteti romë, e të cilët kanë një të përbashkët, nuk mund të shfrytëzojnë pronat e tyre. Autorja Leonora Bërbatovci, përmes këtij hulumtimi ka treguar gjendjen nëpër gjykata dhezvarritjen e lëndëve pronësore, duke shpalosur statistika të sakta të këtyre lëndëve.

“Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është artikulli i tretë në kuadër të këtij projekti dhe që në fokus të tij ka pjesëtarët e komuniteteve pakicë, romë, ashkali dhe egjiptian.Autori Valon Gallopeni tregon me të dhëna zyrtare për statistikat e braktisjes së shkollimit nga ana e fëmijëve të këtyre komuniteteve, duke sjellë edhe rrëfimet nga vet ata fëmijë që janë detyruar të heqindorë nga shkollimi për shkak të situatës së rëndë ekonomike. Autori ka zhvilluar biseda e intervista me zyrtarë lokalë e qendrorë për të kuptuar saktësisht situatën dhe atë se çfarë po bëjnë këto institucione për parandalimin e këtij fenomeni.

Në artikullin “Sportistët dhe investimet në sport, peng të politikës”, autori Taulant Osmani tregon për një nismë që është marrë nga serbët e Kosovës për të formuar një federatë të futbollit por meemër Kosova dhe Metohia. Po ashtu autori tregon për vështirësitë e presionet që kanë pjesëtarët e komunitetit serb për tu integruar në jetën sportive në Kosovë.

“Viktimat e përjetshme”, artikull i autores Dardane Neziri, shpalos jetën e viktimave të dhunës në familje, nga të gjitha komunitetet, strehimin e tyre, shpërfilljen nga familjet e tyre e deri tek ajo se çfarëpo bën shteti dhe shoqëria që këto viktima të mos mbesin të vetme dhe pa zgjidhje. Autorja ka marrë rrëfime dhe deklarata nga shumë akterë për të kuptuar më në detaje se si trajtohet kjo kategori, si bëhet integrimi i tyre dhe çka duhet bërë në të ardhmen.

5

Page 8: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Besojmë që përmes projektit është arritur qëllimi kryesor, raportimi i denjë mbi gjendjen me të cilën ballafaqohen qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet dhe promovimi i përforcimit të besimit ndërmjet këtyre grupeve të ndryshme etnike, i avancimit të gjendjes së tyre socio ekonomike dhe i të drejtave njerëzore.

AGK falënderon donatorin UN CBMP, për mbështetjen e dhënë përgjatë kohëzgjatjes së projektit.

Pesë shkrimet janë publikuar në uebfaqen dhe rrjetet sociale të AGK-së si dhe në mediet tjera online. Ato gjithashtu janë transmetuar në televizione nacionale dhe lokale në Kosovë.

6

Page 9: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

SHPRESË PËR BANORËT E QENDRËS “HADËR”

AUTORE: ARJETA DRAGAJ

Page 10: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Arta ka pak që ka mbushur 22 vjet. Të dy prindërit dhe vëllau i kanë vdekur.

“Nëna më ka vdekur, baba më ka vdekur, edhe vëllai më ka vdekur. Tani kam vetëm një motër dhe një vëlla”, thotë Arta.

Ajo thotë se nuk ka as shtëpi të vetën. Ajo për shtëpi thotë se ka qendrën “Hadër” në Prizren. Dhomën e ndan me gra të tjera që në rrethana të ndryshme u gjendën këtu.

Ato janë pothuajse të gjitha pa përkujdesje familjare dhe me diagnoza nga më të ndryshmet që lidhen me shëndetin mendor. Ani pse janë fjalë pak afërsia që kanë me njëra tjetrën tregon se brenda këtyre mureve nuk ka dallime. Këto gra mund të mos kenë të njëjtin nacionalitet por për to kjo nuk është e rëndësishme. I rëndësishëm është kujdesi ndaj tyre, gjë të cilën kjo qendrën nuk po ka mundësi tua jap.

Drejtoresha e kësaj qendre Resmije Krasniqi me dekada lufton për të drejtat e këtyre personave që i konsideron si fëmijë të saj, por kohëve të fundit i janë shterur mundësitë.

Përveç grave kjo qendër mban edhe burra të cilët adresë të vetëm e kanë qendrën “Hadër”. Diagnozat e tyre janë nga më të ndryshmet, kryesisht të rënda. Shqiptar, serb, romë, boshnjak, turq e kroat, ndajnë të njëjtit kulm me mungesat e përditshme. Madje njëri nga ta, ish ushtar i UCK-së pavendbanim të vetin që më herët kishte kaluar një krizë nervore dhe tash thotë se është shëruar ka filluar të sillet shpesh si kujdestar i tyre.

“Unë këtu punoj si vullnetar, m’i qajnë hallet e tyre, po kujdesem për ta. Nuk di cfarë të them, por nuk na ndihmon shumë shteti i Kosovës”, thotë ish ushtari.

Ata që tashmë janë bërë banor rezident të kësaj qendre, nuk kanë asnjë infermierë, asnjë mjekë, apo dikë që mund të qën-drojë me ta, në momente të vështira.

28

Page 11: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Për të angazhuar dikë kujdestar, kjo qendër më nuk ka mjete, andaj barra e rëndë bie mbi drejtoreshën e saj.

Dy gra që kujdesën gjatë ditës për këta persona, ka muaj që nuk janë paguar. Në fakt mungesën e kujdesit e ndjejnë edhe të pranishmit. Ata tregojnë në mënyrën e tyre se nuk e kanë askënd, pos drejtoreshës së qendrës.

“Jo nuk ka shikon askush, po rri vetëm”, thotë njëri nga banorët.

Këta persona nuk i la vetëm asnjëherë themeluesja e kësaj shoqate. Duke marrë shkas nga vajza e saj e cila po ashtu është anëtare e shoqatës, ajo hapi dyert për këdo që pati nevojë, pa dallim. E në këtë shoqatë ku qëndrojnë, hyjnë e dalin 81 shqiptar,30 truq,3 serb, kroat e boshnjak, thonë se janë mbyllur dyert nga pothuajse të gjitha institucionet. Donacionet që marrin ju shkojnë në nevojat që kanë personat që qëndrojnë aty, ndërsa kur vije koha për personat që duhet të kujdesën për secilin person aty, kanë vështirësi të mëdha.

“Shpirti im e di, si kam punuar. Vet jam nënë që kam vajzën të sëmur me aftësi të veçanta, ajo është 42 vjeçare. Ajo më ka shtyrë dhe detyruar të merrem me këtë punë. Kjo pasi që unë kur të vdes, thosha se vajza ime do të mbes rrugëve, pa përkujdesje dhe kjo më prekte në zemër. Të gjithë fëmijët që i kam parë në rrugë, i kam marrë dhe i kanë bërë pjesë tëshoqatës”, thotë drejtoresha eQendrës “Hadër”.

Ajo deklaroi se disa herë ka kërkuar nga institucionet që të marrë licencë për veprim, gjë e cila do t’i mundësonte qasjen në buxhetin e planifikuar për këtë kategori.

“Le të na lëshojnë licencën për shoqatë, sikurse tjera që kanë marrë nga 20 mijë euro e më shumë. Mua po më vjen çudi se a nuk po ju bie ndërmend që shoqata jonë qe e ka qëndrimin 24 orë, i pastrojmë, kujdesimi për ta. Këta fëmijë i përkasin kësaj Kosove, këtij Prizreni”, thotë Resmija.

3

5

6

3

4

9

Page 12: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Megjithatë Resmija shpreson shumë që institucionet do fillojnë ta përfillin, ani pse jo rrallë janë zhgënjyer. Rëndësia e kësaj qendrën është e madhe, duke qenë se po të mos ishte kjo qendër, këta banorë do të ishin rrugëve, duke u përballur me rreziqe.

Madje disa nga gratë e qendrës Resmija thotë t’i ketë gjetur testacioni i autobusëve dhe përreth kafiterive ku thotë se janëngacmuar seksualisht.

Për veprimtarin e kësaj qendrën dinë edhe në Drejtorin Rajonal të Policisë në Prizren.

“Në të kaluarën kur policia ka hasur ndonjë person me nevoja të veçanta, dhe në mungesë të një institucioni për akomodi-min e tyre i ka dërguar në qendrën “Hadër”. Mirëpo në këto pesë vitet e fundit nuk mbaj mend në rast se dikush nga njësitet tona policore të ketë hasur në persona të tillë”, thonë zyrtarë nga Stacioni Rajonal i Policisë në Prizren.

Se ky institucion ka vështirësi, e pranojnë edhe në komunën ePrizrenit, përkatësisht në Drejtorit për Mirëqenie Sociale.

U kërkua të kuptohet nëse ky institucion mund t’iu ofrojë ndihmë atyre. Gjatë zhvillimit të intervistës u kuptua se komuna ka filluar ta jetësojnë një projekt të financuar nga qeveria e që do të hap dyert për personat me nevoja tëkufizuara mendore, pa përkujdesje familjare.

Por a ekziston një mundësi reale që personat rezidentë ne qendrën “Hadër” të jenë pjesë e këtij projekti?

“Në të vërtet është punë shumë e vështirë dhe e jashtëzakonshme që bëhet me këta persona. Në atë qendër që të hapet do të jetë të specifikuara kushtet dhe kriteret se kush do të jetë pjesë e saj. Mirëpo qëllimi i saj fillestar, është që në këtë qendër të pranohen personat pa përkujdesje familjare dhe me nevoja të veçanta mendore, pa marrë parasyshpërkatësinë fetare, etnike apo çfarëdo dallimi tjetër” thonë zyrtar nga drejtoria për Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit.

810

Page 13: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Në fakt realizimi i këtij projekti që pritet të bëhet brenda këtij viti mund të jetë vetëm njëra nga zgjidhjet që mund t’i bëhet anëtarëve të shoqatës “Hadër”.

Një zgjidhje po ashtu e mirë do të ishte nëse qendra “Hadër” do të licencohej dhe Ministria e Mirëqenies Sociale do të ofronte përkujdesje profesionale dhe kujdes shtetëror.

Qazim Gashi nga ky institucion tregon që në qendrën e re që po ndërtohet në Prizren, do të akomodohen këta persona në nevoja të tilla e po ashtu edhe anëtarët e qendrës “Hadër”, pa ndonjë dallim.

“Një pjesë e atyre të cilët i plotësojnë kriteret në bazë të udhëzimit administrativ 11/2014, përveç qendrës për punë sociale, do të vendosen dhe transferohen në objektin e ri. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe nuk do t’i lëmë pa përkujdesje. Do tu gjejmë familje strehuese me kompensim. Këto janë obligime të qendrës dhe se ajo në bashkëpunim me ne do të gjejmë zgjidhje, për t’iu ofruar shërbime që ata qytetarë i meritojnë dhe i kanë nevojë. Nëse zonja Resmije me qendrën e saj i plotëson kriteret , me stafin profesional, mund të aplikojë edhe ajo për të ofruar këto shërbime”, thotë Gashi.

E si zgjidhje tjetër është licencimi i Qendrës “Hadër” gjë që ministria mund ta bëjë nëse ajo e siguron stafin e duhur pasi që në aplikimin e fundit atyre ju mungojë psikologu. Edhe nëse personat e pranishëm e kanë të domosdoshme prezencën e Resmijes, ministria qëndron e hapur për bashkëpunime.

Megjithatë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është institucioni i vetëm që merret me personat me probleme të kësaj natyre.Një pjesë e përgjegjësisë, ajo që merret me shën-detit i takon edhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në dikasterin përkatës tregojnë se personat me probleme mentorë apo retardime mendore marrin gjithnjë trajtimin e duhur nëpër qendrat mjekësore. Por si mund të zgjidhjet kjo çështje në qendrën “Hadër”? Ministria e Shëndetësisë nuk është e obliguar që të angazhojë ndonjë mjekë apo infermier, mirëpo mund të bëhet një marrëveshje që personat në qendrën “Hadër” të mos kenë mungesa që lidhen me shëndetin.

11

Page 14: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Nëse një shoqatë dëshiron të bëjë punë për të strehuar këtë kategori të njerëzve dhe gjen mjete financiare se kjo kushton, kjo nuk është asgjë e keqe. Mirëpo nëse një shoqateje të tillë i mungojnë disa kuadro atëherë mund të bëhet një marrëveshje përmes shërbimit të shëndetit mendorprofesional që i kemi në komunën e Prizrenit, qoftë me repartin e psikiatrisë, pasi që kanë mjaftë psikiatra. Kjo mund të rregullohet po besoj me një bashkëpunim në mes të shoqatës dhe qendrave të mjekësisë në Prizren, që edhe kjo kategori të marrë shërbimin e mirë dhe të ndihen komod edhe shoqata vet por natyrisht edhe mjekët”, thonë zyrtar nga MSH-ja.

Buzhala thotë se do të interesohet edhe vet që të marrë vesh se si është gjendja shëndetësore e banorëve rezidentë në këtë qendër dhe të kuptoj se a trajtohen mirë këta persona në qendrat ku drejtohen në rast nevoje.

“Do të interesohem personalisht, do të kontaktoj me drejtorin e Klinikës drejtorin e spitalit dhe repartit të Psikiatrisë, do të kontaktoj edhe Qendrën e Kujdesit Mendor në Prizren, të shoh se si i marrin shërbimet”, tha ai.

Por kujdesi për një person të njëjtë si të anëtarëve të shoqatës “Hadër” do të duhej të jetë goxha i madh.

Psikiatri Sami Rexhepi tregon se cka iu duhet personave me nevoja të njëjta si të atyre në qendrën “Hadër”.

“Mjeku duhet të jetë përgjegjës për qetësimin e tyre. Pasi që ata kalojnë nëpër faza të ndryshime si depresioni. Ndërsa roli i infermierit është me formu grupe teurapeutike, me formu grupe të lojës të cilat janë pjesë e terapisë. Terapeutisti bënë përzgjedhjen e individëve , duke ju treguar se cila pjesë e trupit mundet me krye një veprim të caktuar dhe thjeshtë gjatë atij angazhimi ata fillojnë me ndjerë vetën më të vlefshëm”, thotë ai.

I gjithë ky staf që po e përmend Rexhepi është në Institutin Special për Kujdes Mendor në Shtime që është nën përkujdesjen e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

12

Page 15: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Aty një ditë e një rezidentit është e mbushur me aktivitete dhe me orar, të caktuara nga stafi i institutit. Kjo ndihmon nëarritjen e progresit tek ta dhe i ndihmon të ndihen më mirë. Atyre iu është ndarë një kënd për pikturë dhe një për punë dore.

Pasditen e kalojnë së bashku nën mbikëqyrjen e stafit të mjekëve. Varësisht nga diagnoza rezidentët këtu marrin ilaçet që ua cakton mjeku.

Por ndryshe është në “Hadër” atyre mund edhe të ju mungojë diçka e tillë.

Megjithatë është dashuria për njëri tjetrin që i bënë ata të rrinë të qetë, pasi që sipas drejtoreshës ka kohë që ata nuk marrin medikamente për qetësim.

Gjatë kohës sa televizioni qëndrojnë në qendër ata u panë me disponim të mirë, por gjendja e tyre nuk është gjithnjë e njëjtë. E nëse kanë acarime mes veti dhe drejtoresha e qendrës apo gratë vullnetare që punojnë me ta nuk janë aty, u mbetet të ndërhyjë dikush nga ta deri në tejkalim të problemit.

Një transferim ku afër do ta kishin atë që i strehoj aty, apo një intervenim urgjent i Ministrisë duke iu dhënë leje për veprimtari, do të bënte që problemet e tyre të marrin fund. Kjo do të ndihmonte edhe në progresin e tyre, pasi që gjendja e disave nuk është aq e rëndë. Megjithatë ata, gjatë viteve që janë aty nuk kanë pasur fare progres, si rasti i dy vajzave që nuk kanë arritur ta mësojnë ndonjë vjershë të re.

“Qesh i vogël dhe u rrita, dhe në shkollë s’du me shku”, thotë njëra nga banorët e kësaj qendre.

Kur të përfundoj së ndërtuari qendra e re, do të fillojë tëkërkohet staf i ri profesional dhe dyert e saj do të hapen.

Dhe deri në atë kohë nëse qendra “Hadër” siguron stafin edhe mund të licencohet. Në të dyja format rezidentët e qendrës nuk do të mbesin më në gjendje të njëjtë.

13

Page 16: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

REFUGJATË NË VEND TË VET

AUTORE: LEONORA BERBATOVCI

Page 17: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Fadil Igrishta banesën ku është rritur e ka vetëm pak metra larg këtu, por tash e 20 vjet ai privohet nga e drejta për të shfrytëzuar pronën e vet, e cila gjendet në veri të Mitrovicës, sikurse shumë shqiptar të tjerë të kësaj ane. Përgjatë këtyre viteve ai ka ndërruar disa lokacione me qira duke qëndruar kështu edhe në rast social.

“Menjëherë pas luftës, në fund të 99-ës e kemi vizuar dhe më nuk kemi qenë në pronën tonë më kurrë.

-A ndihesh ti si refugjatë në vend tëndin?- Po, bash si refugjatë. Që 20 vjet, 100 metra larg nga këtu ku e kam pronën, në pjesën veriore, dhe jetojë me qira. Kam qenë në Pejë, kam qenë në Skenderaj, kohëve te fundit në pjesën jugore”, thotë Igrishta.

Derisa Fadili nuk arrin as ta vizitojë pronën e tij, Milorad Gjokoviqi, serb nga Vitomirica e Pejës, pronën që pretendon që është e tij mund ta vizitojë por nuk mund ta shfrytëzojë. Tash e më shumë se 5 vjet ballafaqohet me gjykata për të kërkuar të drejtën e pronësisë në tokën që thotë se e bleu në vitin 1996.

“Më kanë marrë shtëpinë dhe pllacin me arsyetimin se e kam falsifikuar dokumentacionin. Nuk kam mundur që nga të gjitha organet ta falsifikojë. Gjykimi i parë mu ka zgjatur 3 vite e gjysmë ku kam pritur. Tani janë bërë 2 vjet që kur pres për procesin tjetër të gjykimit. Njerëzit po presin, jo vetëm rasti im,vërtet gjykata po vonohen shumë. Është vështirë secili njeri duhet të niset nga vetja, kalon nga shtëpia të cilën e ke ndërtuar me themele dhe nuk mund të vazhdosh të punosh më tutje në të. Është ndjenjë e vështirë”, thotë ai.

Gjendje më e mirë nuk është as tek komuniteti romë.

Velfik Kurteshi i cili është lindur dhe rritur në Prishtinë, prej pas luftës është detyruar të jetoj me qira në Gjilan, për shkak të pamundësisë së shfrytëzimit të pronës së tij. Ai pretendon të ja kenë shitur shtëpinë me dokumente fals, derisa me vite të tëra po pret një vendim nga gjykata.

15

Page 18: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Paguaj taksat nëpër gjyq. Kur vjen koha për vendim asgjë. Kjo nuk është normale, që 3 vite e gjysmë duke pritur. Pse të qëndrojë në Gjilan, kur mundem të qëndroj në Prishtinë, aty ku jam lindur dhe rritur, unë po dua në tokën time”,thotë Kurteshi.

Të gjitha këto raste kanë një adresë të përbashkët. Ata ankohen që gjykatat nuk po e kryejnë punën e tyre, duke bërë kështu që shumë nga ta të jetojnë si refugjatë në vendin e vet.

Këtë konstatim e mbështet edhe Avokati i Popullit. Hilmi Jashari e konsideron se mos vendosja e drejtësisë në një afat kohor optimal, përmban shkelje të të drejtave të njeriut. Megjithatë ai thotë se ekzistojnë mundësi për zgjidhjet e këtyre rasteve.

“Njëra prej propozimeve të fundit që kemi bërë, ka qenë për Këshilli Gjyqësor që të fillohet krijimi i një ligji që parasheh kompensimin e qytetarëve për zvarritje të procedurave. Ky standardë nënkupton që në momentin kur konstatohet shkelja qytetarët duhet të paguhen dhe ai që paguan është shteti, nëkuptimin e rikuperimit.

Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë dhënë statistika të cilat pasqyrojnë lëndët e grumbulluara. Qysh në fillim të vitit 2018 në KGJK kanë qenë të regjistruara 524 lëndë të pazgjidhura, derisa gjatë këtij viti janë pranuar edhe 263 lëndë të tjera, duke bërë që gjatë këtij viti gjithsej të jenë nëpër gjykata 787 për sa i përket çështjes së pronave. Përgjatë 2018 gjykatat në Kosovë kanë arritur të zgjidhin 257 lëndë, duke bërë që sërish në fund të këtij viti në sirtarët e gjykatave tëvazhdojnë të presin edhe 530 raste.Derisa ngas Agjencia për Krahasim dhe Verifikimin e pronave bëjnë të ditur se janë 42 mijë 116 raste të paraqitura prej të cilave 40 mijë e 447 janë proceduar për zbatim. Bazuar në këto të dhëna kjo agjenci bën të ditur se deri më tani ka ekzekutuar 8 mijë e 178 urdhra për dëbim në tërë territorin e Kosovës,ndërsa janë parashtruar 449 kallëzime penale në Prokurorin e Shtetit për riuzurpim të pronave që janë objekt i kërkesave.

16

Page 19: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

BRAKTISIN SHKOLLËN PËR TË SIGURUAR MBIJETESËN

PREJ KANAÇEVE

AUTOR: VALMIR GALLOPENI

Page 20: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Unë e kam lënë shkollën në klasën e tretë edhe pse notat i kam pasur të mira, e kisha të pamundur të shkoja në shkollë, sepse në familje ishim 12 anëtarë dhe ata kishin nevojë për ndihmën time. Unë fillova të mbledh kanaçe dhe duke i shitur ato, fitoja 5 deri në 10 euro në ditë… “.

Kështu e nis rrëfimin e tij për braktisjen e mësimit, 17 vjeçari Albert Gashi nga fshati Plemetin i komunës së Obiliqit, teksa llogarit pazarin e kryer sot dhe planifikon ku të drejtohet të nesërmen për të gjetur kanaçe. Alberti është njëri nga shumë fëmijët e komunitetit rom që e braktisin çdo vit shkollimin. Thotë se pavarësisht insistimit të të atit që ta vazhdojë mësimin, një gjë të tillë e kishte të pamundur për shkak të varfërisë.

“Ndarja nga mësimi dhe nga shokët më mërzitën shumë. Babai më thoshte vazhdimisht të shkoj në shkollë, por unë e shihja se familja nuk ka kushte të më shkolloj, dhe se ka nevojë shumë për ndihmën time”,thotë Alberti.

Më situatë të ngjashme përballën edhe fëmijët e komuniteteve ashkali e egjiptas. Obiliqi, komuna nga vjen Alberti, çdo vit shënon rreth 10 raste ku nxënës nga këto komunitete e braktisin shkollimin për shumë arsye.

“Për çdo vit kemi braktisje të shkollës nga nxënësit ekomuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian, diku 5-10 nxënës. Mirëpo ka raste kur pas 2-3 muajve kthehen në shkollë, dhe përsëri e braktisin atë” , thotë Adem Haliti, zyrtar për informim në komunën e Obiliqit.

Vetëdijesimi i ulët i prindërve për rëndësinë e arsimimit tëfëmijëve nga parafillorët, arsimin e obliguar dhe arsimin e mesëm të lartë;, Martesat e hershme;, Puna e fëmijëve me prindërit (mbledhja e kanaçeve e punë të tjera);, Kushtet e rënda Ekonomike dhe sociale et, janë vetëm disa prej shkaqeve të braktisjes së mësimit nga ana e nxënësve të këtyre komuniteteve që përmend zyrtari nga komuna e Obiliqit.

18

Page 21: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Me një problem të tillë përballet edhe komuna e Fushë Kosovës. Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli thekson se numri më i madh i nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dheegjiptas e ndërpresin shkollimin pa dhënë ndonjë arsye.

“Numri i nxënësve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian që kanë braktisur shkollën në vitin mësimor 2017/18 është gjithsej 26. Nxënësit që kanë braktisur shkollimin nuk shprehin ndonjë arsye bindëse për këtë dukuri. Ata kryesisht e bëjnë vullnetarisht këtë hap dhe nuk shprehin interesim për të vijuar mësimet”, shprehet Topalli.

Gjakova po ashtu është njëra prej komunave e cila përballet me braktisjen e shkollës nga nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, megjithëse ky fenomen po shkon drejt rënies në këtë komunë. Për dallim prej vitit 2014-2015 kur ishin regjistruar 88 raste, në vitin shkollor 2018-2019 janë vetëm 16 të tilla. Sërish arsyeja kryesore llogaritet gjendja ekonomike, mirëpo një numër i madh i tyre i kthehen përsëri shkollimit.

“Shumë prej fëmijëve të familjeve skamnore nuk vijojnë shkollën për shkak se iu mungon veshmbathja. Ne I kemi drejtuar që të paraqiten në Kryqin e Kuq, mirëpo ankohen që Kryqi Kuq afron ndihma të vjetra dhe që nuk janë të përshtatshme për fëmijët që ata me u ndi mirë në raport me fëmijët e tjerë në shkollë. Ja pra këtu është pengesa e parë që na paraqitet”, shprehet Afijete Efendia, zyrtare për statistika në komunën e Gjakovës.

Gjendja qëndron më mirë në komunën e Prizrenit, ku përqind-ja e këtyre komuniteteve është më e madhe, ndërsa numri i atyre që e ndërpresin shkollimin viteve të fundit ka shënuar rënie të theksuar.

“Numri i nxënësve te komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian qe kane ndërprerë shkollimin ne komunën tone janë pesë. Katër raste janë te trajtuara nga DKA sipas procedurave ligjore, dhe aktualisht është duke u marre qendra për pune sociale”,thotë drejtori i Arsimit në këtë komunë, Skënder Susuri.

19

Page 22: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“ Faktori kryesor i braktisjes së shkollës është gjendja socio – ekonomike, dhe migrimi”, thekson më tutje Susuri.

Në Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, bëjnë të ditur se numri i nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas që e kanë ndërprerë shkollimin në vitin shkollor 2017-2018 është 88. Ndërsa në vitet e kaluara ky numër sipas statistikave të MASHT-it, ka qenë dukshëm më i madh.

“Në vitin shkollor 2017/2018 e kanë ndërpre shkollimin 88 nxënës, 2016/2017 – 119 nxënës, 2015/2016 – 253 nxënës, 2014/2015 – 260 nxënës dhe gjatë vitit 2013-2014 numri i nxënësve që e kanë braktisur shkollën ka qenë 163”, thotë zëdhënësi i kësaj ministrie, Valmir Gashi.

Sipas Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas janë të përfaqësuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetë të këtyre komuniteteve pohojnë se megjithatë viteve të fundit ka rënie të fenomenit të braktisjes së shkollës.

Deputeti Albert Kinolli, thotë se faktorët kryesor që i detyron fëmijët e komunitetit rom të ndërpresin shkollimin është gjendja e rëndë socio ekonomike dhe barrën kryesore sipas Kinollit e bartin prindërit dhe institucionet.

“Në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet ne kemi trajnime të vazhdueshme dhe aktivitete me qytetarë për sensibilizimin e çështjes së arsimit, duke i njoftuar prindërit në radhë të parë që çelësi i arsimit dhe ardhmëria jonë qëndron mu te arsimi. Kemi arritur që këto vitet e fundit nivelin e braktisjes se shkollimit ta minimizojmë ose ta ulim”, u shpreh deputeti Kinolli.

Deputeti Kinolli potencon se problem është edhe pamundësia që nxënësit t’i ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare, rome.

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptas në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ndërkaq shprehet se përveç faktorit ekonomik dhe mungesës së perspektivës, fëmijët e komunitetit egjiptas përballën edhe me inferioritetin.

20

Page 23: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Fëmijët egjiptian gjatë kohës sa janë në shkollë përballen me një gjendje inferiore, duke u trajtuar keq prej shokëve, prej mësueseve, edhe në të njëjtën kohë ballafaqohen me probleme që nuk është i barabartë në veshje, në dukje për shkak të gjendjes së tij ekonomike, andaj edhe faktoriekonomik është kryesori që ndikon në ndërprerjen e shkollimit. Kemi raste kur i ulin në bankat e fundit, kur nxënësitkeqtrajtohen nga mësueset. Dhe në rrethana të tilla, sapo t’i mbushin 18 ose 19 vite të rinjtë shikojnë mundësitë për të dal jashtë”, bën të ditur Berisha.

Megjithatë deputeti Berisha thekson se janë shënuar përparime fal ligjeve që u kanë mundësuar fëmijëve të këtyre komuniteteve që të shkollohen, megjithëse thekson se mungojnë mekanizmat e zbatimit të ligjit.

Deputeti nga komuniteti ashkali, Hetem Arifi, jep një arsye tjetër pse të rinjtë e këtij komuniteti e ndërpresin shkollimin.

“Të rinjtë e komunitetit tonë e ndërpresin shkollimin për arsye se nuk shohin një të ardhme, sidomos ata që përfundojnë shkollimin fillor, mundohen me e gjet një punë jashtë vendit, një numër i madh i tyre shikojnë mundësitë që të largohen në Evropë për një jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Përgjegjësin më të madhe për ndërprerjen e shkollimit e bartin prindërit, pastaj arsimtarët, si dhe institucionet që nuk po bëjnë shumë në zbatimin e ligjit”, shprehet Arifi.

Ministria e Arsimit shprehet se përmes zbatimit të ligjeve dhe të aktiviteteve të tjera po bëhen përpjekje të vazhdueshme që pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas të vetëdijesohen për rëndësinë e shkollimit.

“MASHT në koordinim me partnerë ka krijuar bazë të qëndrueshme kundër braktisjes së shkollimit e cila është e rregulluar dhe e bazuar në infrastrukturë ligjore, që tani më i kemi edhe ekipet për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në shkollë të cilat funksionojnë në nivel shkolle, komune dhe MASHT.

21

Page 24: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Gjithashtu ekzistojnë doracakët dhe instrumentet përidentifikim, raportim dhe referim të rasteve si dhe mundësinë e raportimit në Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm të braktisjes brenda Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA). Përdorimi i rregullt i këtij sistemi na ndihmonnë evidentimin dhe trajtimin e duhur dhe në kohë reale të rasteve në rrezik të braktisjes”, theksoi më tej zëdhënësi Gashi.

Edhe komunat thonë se gjatë viteve të fundit kanë marrë masa për parandalimin e braktisjes së shkollimit.

“Drejtoria e Arsimit ka formuar nëpër shkolla Ekipet për parandalim, Reagim ndaj Braktisjes dhe mosregjistrimit të nxënësve në shkollë dhe ka bërë fushatë te këto komunitetet. Ka organizuar transportin falas për arsimin jo formal për nxënës në SHFMU(I-IX) nga Plemetin dhe Obiliqi i Vjetër. Ka organizuar arsimin për të rritur falas në SHMLP ( X-XII) për nxënës familjet e të cilëve janë raste sociale.Me Rregulloren për ndarjen e bursave dhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit”, thekson zyrtari për informim i Komunës së Obiliqit, Adem Haliti.

Edhe në komunën e Gjakovës thonë se çdo herë i dalin në ndihmë shkollave, që nuk mund t’i zgjidhin rastet e braktisjes së mësimit. Ndërsa komuna e Prizrenit, që nuk e ka problem shumë të theksuar braktisjen e shkollimit thonë se kanë funksionalizuar të gjitha ekipet për parandalim të braktisjes së shkollës.

Një rol mjaft të madh në ngritjen e vetëdijesimit për shkollim e kanë luajtur edhe organizatat joqeveritare që merren me komunitet në Kosovë. Njëra nga to është edhe organizata “VoRAE”.

“ Sipas gjendjes qe e përcjellim me programe qe punojmë si organizatë ne këto 3 vitet e fundit ka një rënie te lehtë sa i përket braktisjes. Nxënësit detyrohen te punojnë diçka privat për te siguruar jetesën e familjareve, pasi qe prindërit e tyre janë pa pune, të sëmurë ose edhe në pension. Kemi edhe disa raste ku nxënëset e klasave te 12-ta janë martuar”, bën të ditur Organizata.

22

Page 25: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Por, si mund të shënohet edhe më shumë rënia e braktisjes së shkollimit nga fëmijë e komuniteteverom, ashkali dhe egjiptas?.

Sociologu, Ferdi Kamberi, thotë se institucionet duhet të fokusohen më shumë në zbatimin e ligjeve që kanë nxjerr.

“Institucionet e vendit kanë krijuar mekanizma përparandalimin e këtij fenomeni. Vlen të cekën edheStrategjitë e ndryshme, pastaj planet lokale, si dhe instrumente të tjera. Megjithatë, problemet më të mëdha janë në zbatimin e tyre dhe shpeshherë këto narracione po mbesin në letër. Konsiderojmë se ky është një ndër sfidat e institucioneve dhe të vetë shoqërisë kosovare dhe si mënyrë më e mirë e mundshme do të ishte që të ketë një monitorim më të madh të zbatimit të politikave të hartuara në praktikë”,u shpreh Kamberi.

Që ky problem t’i mbetët të kaluarës, Kamberi thotë se në radhë të parë nevojitet një vetëdijesim më i madh i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve për rëndësinë e arsimimit.

“Fokus duhet të jenë edhe projektet e ndryshme nga MASHT, komunat, OJQ-të, lidhur me vetëdijesimin e këtyre komuniteteve rreth rëndësisë së edukimit dhe arsimimit, vetëdijesimin e komuniteteve rreth pasojave mbi martesat e hershme, involvimin e tyre në projekte të ndryshmesocio – kulturore, aftësimin profesional, mësimin plotësues,si dhe aspekte të tjera me qëllim të fuqizimit të një kohezionisocial dhe integrimi shoqëror”, theksoi sociologu Kamberi.

23

Page 26: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

17 vjeçari, Albert Gashi do të donte që historia e tij familjare dhe gjendja ekonomike të ishte ndryshe dhe një ditë ai të mund të kthehej në bankat shkollore. Premton se do të kujdeset që vëllezërve e motrave t’ua mundësojë shkollimin dhe një jetë më të mirë.

“Unë do të bëjë përpjekje që vëllezërit dhe motrat e mija më të vogla t’iu mundësoj që të shkojnë në shkollë dhe të mos e braktisin asnjëherë shkollimin”, flet Alberti me emocione të përziera plot mallëngjim e optimizëm.

24

Page 27: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

SPORTISTËT DHE INVESTIMET NË SPORT, PENG TË POLITIKËS

AUTOR: TAULANT OSMANI

Page 28: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Sportistët e mëdhenj janë model për shumë njerëz. Sukseset e një sportisti të njohur mund të jenë udhërrëfyes për shumë të tjerë.

Rrëfimet e tyre mbi rrugën e suksesit shpeshherë janë bërë ‘ligje’ për t’u ndjekur nga të rinjtë.

Sukseset e një sportisti nuk janë vetëm të tij. Sukseset dhe dështimet e një sportisti janë të të gjithë njerëzve te të cilët ata kanë fituar simpatinë. Kjo është një nga sfidat më të mëdha të një sportisti. Ai nuk është krejtësisht i vetes.

Të jesh sportist nënkupton se duhesh të lidhesh nyje për hir të trofeut edhe me ata që ndoshta kurrë nuk ke menduar se mund t’i shohësh me sy.

Hiç më larg se para disa dekadave, në shumë vende të botës, grupet shoqërore kanë qenë të ndara në raca. Sot, sportistët e të gjitha grupeve shoqërore janë të lidhur nyje mes vete dhe kanë vetëm një dëshirë: suksesin.

Megjithatë sfidat e ndarjeve etnike, racore në sport nuk janë shuar krejtësisht. Ndonëse nëpër shtetet më demokratike të botës, rastet e tilla janë shumë të pakta, në shtetet e Ballkanit këto situata vazhdojnë të shfaqen.

Ende është i freskët incidenti i vitit 2014 në Beograd, ku për eliminatoret e kampionatit eoropian të futbollit 2016, u ballafaqua Serbia dhe Shqipëria. Rrahjet në mes lojtarëve, hyrja e tifozëve ishin parë si rrezik serioz për jetët e njerëzve në stadium.

Në Kosovë, përveç shqiptarëve, janë edhe 5 komunitete tjera që janë të njohura sipas Kushtetutës, por edhe komunitete tjera.

Disa prej këtyre komuniteteve janë integruar mirë në institucionet vendore, e disa kanë ngecur.

Mirëpo, në fushën e sportit, institucionet sportive në Kosovë thonë se janë ballafaquar me refuzime nga komuniteti serb në rrugën për integrime.

26

Page 29: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Sipas tyre, e gjithë kjo për shkak të trysnisë politike.

Muaj më parë, në media qarkulloi lajmi se është formuar Federata e Futbollit të Kosovës e Metohisë.

Mirëpo UEFA dhe FIFA, dy organizatat kryesoreeuropiane dhe botërore që merren me futbollin, enjohin vetëm Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK-në).

Sipas mediave, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës e Metohisë është zgjedhur Milan Radoiçiq. Ky i fundit është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar në rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Eroll Salihu, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një bisedë për BIRN-in tregon se kanë informacione për këtë iniciativë.

“Kohëve të fundit është zyrtarizuar një person që është i kërkuar nga ligji në Kosovë, kinse është emëruar në krye të federatës për Kosovën. Kjo është absurde. Për këtë e kemi njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n”, thotë Salihu për BIRN, duke shtuar se në lidhje me këtë iniciativë është shprehur edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Serbisë.

“Edhe sekretari gjeneral i Federatës serbe që tash është njeriu i tretë në UEFA, thotë që është e pakuptimtë. Kjo është përdorur vetëm për qëllime politike, për të sjellë destabilizim në veri. Me statutin e FIFA-s dhe UEFA-s, i vetmi organizëm që organizon gara është FFK”, thotë tutje Salihu.

Sipas tij, kjo federatë është një “absurd juridik e faktik”. “S’ka federatë paralele, sepse s’ka kurrfarë gare.Krejt kjo është një provokim politik”, thotë ai.

Lajmi se është krijuar një federatë e tillë e ka “detyruar” Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) të hulumtojë nëse ka tendenca të tilla edhe në sportet e tjera.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, thotë për BIRN se ka kërkuar nga federatat të shikojnë nëse ka organizime paralele edhe në sportet e tjera.

27

Page 30: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Ne si KOK i kemi dërgu letër çdo federate që nëse kanëinformacione për akte të tilla, t’i njoftojnë federatat ndërkombëtare sepse ato e njohin vetëm një federatë në një shtet”, thotë në mes tjerash Hasani.

“Përtej futbollit, s’kemi gjetur ndonjë informacion”, thotë tutje ai.

Ndërsa Komiteti Olimpik i Serbisë në përgjigje për BIRN, e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.

Nga ky Komitet thonë për BIRN se vendimet i marrin federatat dhe jo ata si institucion, por nuk e përjashtojnë mundësinë që Federata e Futbollit Serb të ketë gisht në krijimin e federatës paralele.

“Në lidhje më këtë, të gjitha Federatat Sportive Kombëtare (nacionale) të Sporteve Olimpike, kanë kompetencë të plotë dhe të drejtën e marrjes së vendimeve për bashkimin dhe organizimin brenda një sporti të tyre të përbashkët, në tërë territorin e Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në përgjigjet e Komitetit Olimpik të Serbisë për BIRN.

BIRN i ka shkruar edhe Federatës së Futbollit të Serbisë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës ekziston edhe Federata e Sporteve Shkollore. Kjo federatë organizon gara të ndryshme me shkollat e mesme të ulëta dhe ato të larta për disa sporte.

Mirëpo, kjo federatë nuk është e shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Këtë e pranon edhe vet, kryetari i kësaj federate, Adrian Telaku.

Ai në një bisedë për BIRN thotë se në disa komuna, ku shumica janë joshqiptarë, tashmë i kanë krijuar shoqatat e federatës, mirëpo thotë se ka ende punë.

“Për pjesën nga Prizreni, ku janë komuniteti turk dhe pjesa e Dragashit, ku janë komuniteti goran, ne si federatë organizojmë aktivitete”, tha Telaku për BIRN.

28

Page 31: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Ai tutje thotë se shumë shpejt do të provojnë të themelojnë shoqata edhe në komunat tjera.

“Ne ende nuk kemi provuar edhe në komunat tjera kushumica janë minoritete, por shumë shpejt do të tentojmë të themelojmë shoqatën në komunën e Mamushës dhe do të provojmë edhe në Graçanicë”.

“Ne presim që në komunë të Graçanicës të themelojmë shoqatën, sepse është në interes të nxënësve/fëmijëve”, tha Telaku për BIRN.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës është kthyer në 2016, duke kujtuar lojërat olimpike të Rios. Ai kujton se gjatë asajkohe i kanë bërë ftesë një sportisti/çiklisti të komunitetit serb, që ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.

“Një çiklist ka qenë i interesuar me ardhë në Lojërat Olimpike në Rio. Ai ka qenë nga Shtërpca dhe ka qenë sportist i mirë. Unë kam biseduar me të edhe disa herë edhe me nënën e tij. I kam treguar se ai do të trajtohet njëjtë si çdo sportist tjetër, që sportistët do të kenë bursa olimpike. U pa një entuziazëm nga ta edhe interesimi ishte mjaft i madh por thanë që duhet të konsultohen. Si duket u konsultuan me njerëz të gabuar dhe nuk e patën kurajën”, rrëfen Hasani për BIRN.

Një prej ëndrrave më të mëdha të një sportisti është pjesëmarrja në lojërat olimpike.

“Marrja pjesë në lojëra olimpike ia ndërron jetën çdo sportisti. E nëse edhe Rio s’ka qenë atraktive për të, kjo tregon se ata kanë pasur një presion jashtëzakonisht të madh”, thotë Hasani.

BIRN ka provuar të kontaktojë me sportistin në fjalë, por s’ka arritur të bjerë në kontakt.

Prej gjithë kësaj katrahure politike në Kosovë dhe Serbi, janë të rinjtë ata që po dëmtohen.

29

Page 32: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Për shkak të kundërshtimeve të mëdha të Serbisë, sportistët kosovarë deri para disa viteve nuk kishin arritur të merrnin pjesë në gara ndërkombëtare.

Ndërsa sot, për shkak të trysnive politike, shumë të rinj i varin ëndrrat e tyre.

30

Page 33: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

VIKTIMAT E “PËRJETSHME”

AUTORE: DARDANE NEZIRI

Page 34: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Në muajin e parë të shtatzënisë kishte trokitur te dyert e strehimores, e ënjtur dhe e gjakosur. Dyert ishin të njohura për të. Edhe dy herë të tjera kishte kërkuar ndihmë e strehim, pas dhunës së vazhdueshme që po e përjetonte nga bashkëshorti.

Me vete kishte marrë dy fëmijët. Njëri i moshës trevjeçare e tjetri një vit e gjysmë. Fëmijën e tretë e solli në jetë nën strehim. Tani, edhe pas dhjetë muajsh që nga lindja, vazhdon ta ushqejë foshnjën në strehimore.

Përgjatë një viti e gjysmë, 31 vjeçarja nga Gjakova po përjeton “dhunë të dyfishtë”. Nuk po ka kah t`ia mbajë. Te shtëpia e bashkëshortit, me të cilin thotë se nuk ka kurorëzim, ka vendosur të mos kthehet më. Zgjidhje nuk i kanë ofruar as familja prej gjaku. Pa zgjidhje afatgjate ka mbetur edhe nga shteti.

“Familja ime më kanë thënë se ‘ti mund të kthehesh në shtëpi, por fëmijët nuk t`i pranojmë’. E unë fëmijët nuk i lë për asnjë çmim. Kurrë”, rrëfen e dërrmuar N.N.

Një pagesë qiraje vetëm për gjashtë muaj ia ka ofruar së fundi Komuna e Gjakovës. Mirëpo, edhe atë me kusht që ajo vetë ta gjejë banesën.

“Si do t`ia bëj pas gjashtë muajsh, nëse e gjejë banesën dhe komuna ma paguan? Prapë do të detyrohem të kthehem në strehimore. S`kam ku tjetër të shkoj”, vazhdon ajo.

Në situatë te ngjashme janë edhe dhjetëra gra anekënd Kosovës. Gra, që kanë përjetuar e përjetojnë dhunë nga familjarët. Ato kanë mbetur në mëshirën e “fatit”. Pa banim, pa punësim. Deri më tani, institucionet shtetërore u kanë ofruar vetëm zgjidhje afatshkurte. Kanë rënë pre e dhunës sistematike në të shumtën e rasteve, për shkak se janë kthyer sërish të dhunuesi, në pamundësi për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme banimi e punësimi.

“Më është mërzitur jeta, dua të dalë nga strehimorja”

32

Page 35: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Gjashtë muaj janë bërë, qëkur M.M. ka kërkuar strehim në Qendrën Strehimore për gra dhe fëmijë në Prishtinë. Kjo është hera e dytë që 32 vjeçarja i është drejtuar qendrës për ndihmë, pas dhunës fizike e psikike të ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra. Tre fëmijët, të cilët është detyruar t’i lë në shtëpi, po i sheh rrallë.

Edhe ajo ka mbetur pa zgjidhje afattgjate, për shkak se nga pasuria e ish-bashkëshortit nuk ka mundur të përfitojë asgjë. E tërë pasuria, siç rrëfen ajo është në emër të prindërve të tij. Në anën tjetër, familja e saj nuk e pranojnë. Për ndarje të pasurisë, siç thotë ajo, “as që bëhet fjalë”.

“E përfundova së fundi gjyqin për shkurorëzim. Nuk më takoi asgjë nga pasuria e tij. As familja ime nuk pranojnë t`më ndihmojnë”, thotë M.M.

Tani, krejt çfarë po kërkon është që shteti t`ia gjejë një banim e t`i ofrojë mundësinë për ta gjetur një punë.

“Dua të filloj një jetë të re. Jam mërzitur edhe për fëmijët. Çdo ditë po insistoj që të dalë prej strehimores, por edhe sikur të dilja, s`kam ku të shkoj. I bëj apel shtetit që t`më ndihmojë. Një punë së paku ta gjej. Di të gatuaj dhe jam një kuzhiniere e mirë”, lutet 32 vjeçarja, edhe pse thotë se tanimë I ka humbur shpresat se “dikush do t`i dalë në ndihmë”.

Të dy viktimat janë në mesin e qindra grave që po strehohen në Kosovë. Tetë strehimore janë gjithsej në tërë vendin. Me statutin e tyre të brendshëm, një viktimë mund të strehohet deri në gjashtë muaj, në disa strehimore maksimumi deri një vit. Vitin e kaluar janë regjistruar 432 raste.

Prej tyre, në Strehimoren “Shtëpia e Sigurt”në komunën e Gjakovës janë pranuar 75 raste. Drejtoresha e saj, Sakibe Doli thotë se pos grave, aty ka edhe fëmijë deri në moshën 13 vjet. Vetëm në tre mujorin e këtij viti, thotë se janë regjistruar 50 raste.

33

Page 36: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Kjo ka ndodhur, për shkak se disa strehimore nuk kanë pasur donacione dhe përkohësisht janë mbyllur.Si pasojë, rastet janë referuar tek ne”, sqaron ajo.

Gjatë vitit të kaluar, thotë se i kanë strehuar 44 gra dhe 31 fëmijë (17 vajza dhe 11 djem), kurse gjatë kësaj periudhe të vitit I kanë strehuar 24 gra dhe 26 fëmijë (21 vajza dhe 8 djem).

Komuniteti RAE me numër më të madh të rasteve recidive në Gjakovë.

Mosha e viktimave gra, sipas statistikave të kësaj qendre sillet nga 20 deri ne 70 vjeç. Mbi 90 për qind kanë nivel të ulët arsimor, kurse statusin martesor ndryshon nga e martuar, bashkëjetesë, e martuar pa kurorëzim, e ve, e ndarë.

Sa i përket viktimave nga komunitetet e tjera, Doli thotë se nga komuniteti serb ka vite që nuk kanë pranuar ndonjë rast.

Në të kaluarën thotë se kanë pasur disa raste, gra që kanë qenë të martuara me shqiptarë.

“Në komunën tonë, nga komunitetet, numri më i madh i rasteve vjen nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE). Bazuar në numrin e përgjithshëm të popullsisë, mund të them se deri në 28 për qind të rasteve i kemi nga ky komunitet”, shton Doli.

Ndërkaq, bazuar në analizën që e kanë bërë ndër vite, Doli thotë se në komunën e tyre rastet recidive (që përjetojnë dhunë në mënyrë sistematike) i takojnë më shumë komunitetit RAE.

“Ne si strehimore, rastet recidive i kemi në numër më të madh të komunitetit RAE”, thekson ajo.

Shkaktarët e dhunës, siç thotë ajo janë nga më të ndryshimit, duke filluar nga humbja e besimit tek bashkëshortët;përdorimi i alkoolit, i drogës; vetëbesimi i ulët dhe mentaliteti; kushtet e vështira ekonomike, e kështu me radhë.

34

Page 37: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Shumica e viktimave, siç thotë Doli vijnë nga komuna e Gjakovës, por ka edhe nga komuna e Malishevës, e Rahovecit, duke mos përjashtuat edhe komunat e tjera në numër më të vogël.

Statistikat ndryshojnë nga viti në vit, nga qyteti në fshat, por mund të them se qëndrojnë 58 për qind raste nga fshati e 42 për qind nga qyteti”, thekson ajo.

Në 90 për qind të rasteve, sipas saj, dhunuesi ështëbashkëshorti, kurse në 10 për qind anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas Dolit, shteti ka dështuar për parandalimin e rasteve të dhunës, për shkak se ka krijuar mekanizma ligjor e plane të veprimit pa mbështetje financiare.

Çështja më problematike, siç thotë ajo mbetet zgjidhja afatgjate e çështjes së banimit. Një viktimë, sipas saj nëstrehimoren që ajo drejton mund të rrijë minimum gjashtë muaj, kurse maksimumi 12 muaj. Mirëpo, drejtoresha thotë se në qendër kanë gra që qëndrojnë 2-3 vjet, për shkak se shteti nuk u ka bërë zgjidhje.

Problem tjetër mbetet edhe riintegimi i viktimave – punësimi nga institucionet shtetërore. Si qendër strehimore, thotë se përmes donacioneve të jashtme e me memorandumeve të mirëkuptimit punojnë në këtë drejtim.

“Përmes ngritjes profesionale në Qendrën për Aftësime Profesionale, u ofrojmë kurse disa mujore trajnimi viktimave. Ta zëmë për rrobaqepësi, floktari, administrim në zyre, kontabilitet, si dhe kurse brenda strehimores, si: gatim i brumërave, bletari, thurje, qëndisje, mësimin e gjuhës angleze. Po ashtu, gratë mund të punojnë edhe në familjet e qytetit me punë ditore, ta zëmë të pastrojnë, por edhe sikujdestare të fëmijëve apo pleqve dhe të hollat e fituara i marrin për vete”, vazhdon Doli.

Kjo strehimore, sipas saj e ka një buxhet vjetor prej 60 mijë eurosh, i cili siç thotë ajo, për ndihmë direkteështë i mjaftueshëm.

35

Page 38: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Mirëpo, sipas Dolit duhet të ndryshohet Ligji për Dhunën ne Familje dhe të futen mekanizmat koordinues të themeluar nëpër komuna.

“Po ashtu, edhe Strategjia Kombëtare për luftimin e dhunës në familje duhet të merr karakter ligjor. Pastaj, mbështetja financiare ndaj strehimoreve, të jetë e paraparë me ligj, me përqindje të caktuar nga komuna dhe qeveria qendrore. Në të kundërtën, siç edhe po ndodhë, strehimoret po detyrohen të mbyllen në mungesë mjetesh”, thekson ajo.

Sa I përket shtimit të numrit të strehimoreve në vend, Doli thotë se mbase mjafton krahasuar me trendin e raportimit të dhunës, edhe pse me Konventën e Stambollit (Konventa e Këshillit të Evropës për Luftimin dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave dhe Fëmijëve),nënshkruese e ë cilës po pretendon që të bëhet edhe Kosova, parasheh që çdo shtet të ketë 1 strehimore për 100 mijë banorë.

“Viktimat nuk i lëmë në rrugë, edhe pas gjashtë muajsh”

Një tjetër qendër strehimore, e cila operon që nga paralufta është edhe ajo në kryeqytet. Drejtoresha e saj, Zana Hamiti-Asllani, thotë se qendra ka funksionuarvazhdimisht, përjashtuar një ndërprerje prej 18 muajsh, për shkak të licencës dhe mungesës së financimit.

Që nga qershori i vitit të kaluar, thotë se është ngarkuar me detyrën e udhëheqëses së qendrës. Gjithsej janë shtatë punonjëse, duke përfshirë edhe atë.

Pos punëtoreve sociale, i kanë të angazhuara edhe një onkologe, gjinekologe, punëtore psikosociale, si dhe një psikologe.

Prej fillimit të këtij viti deri në muajin mars, thotë se i kanë pranuar në qendër 28 viktima. Ndërkaq, prej qershorit, kur kanë rifilluar punën, i kanë pranuar 55 raste.

Shumica prej tyre thotë se janë nga komuna e Prishtinës, kurse pjesa tjetër nga komunat e tjera, siç janë: Fushë Kosova, Lipjani, Obiliqi, Drenasi e Podujeva. 36

Page 39: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Viktimat, zakonisht thotë se vijnë me lëndime trupore, si pasojë e dhunës fizike, por ka edhe raste të shumta që kanë përjetuar dhunë psikologjike.

Një viktimë, sipas rregullores së qendrës, parashihet të qëndrojë prej 24 orësh deri në gjashtë muaj në strehimore. Megjithatë, Hamiti-Asllani thotë se viktimat “nuk i lënë në rrugë”, derisa t`iu zgjidhet problemi nga Qendra për Punë Sociale.

“Arsyeja që një viktimë vazhdon të qëndrojë në qendër edhe për më shumë se gjashtë muaj është se nuk ka ku të shkojë, familjarët nuk e pranojnë dhe ajo vetë nuk mund të mbijetojë, përderisa nuk ka kurrfarë të ardhurash. E kemi një rast këtu, që nuk është dhunë në familje, por para disa vitesh ka qenë. Është ende këtu, sepse nuk ka ku të shkojë, kurse punëtorët social ende nuk kanë arritur t`i gjejnë banim”, rrëfen ajo.

Zakonisht, Hamiti-Asllani thotë se dhunuesit janë bashkëshortët, por ka edhe raste kur viktimat pësojnëdhunë nga babai, vëllai, kunati, vjehrri apo edhe ndonjë person tjetër.

Shumë prej viktimave që strehohen, Hamiti – Asllani thotë se janë raste recidive, që nënkupton se përjetojnë dhunë në vazhdimësi. Pikërisht, sipas saj, kjo po ndodhë për shkak se nuk është duke iu bërë zgjidhje viktimave për banim dhe “ato po detyrohen të kthehen sërish tek dhunuesit”.

“Pak raste janë që kthehen te familjet biologjike, por shteti do të duhej t`u siguronte vendbanim dhe kjo mbetet sfida më e madhe. Pastaj, sfidë është edhe riintegrimi i tyre, pasi duhet të avancohen për punë”, shton drejtoresha.

Prej viktimave të strehuara nga komunitetet e tjera, ajo thotë se kanë pasur të komunitetit RAE, por jo edhe nga komuniteti serb.

“Vitin e kaluar kemi pranuar 1 viktimë nga komuniteti rom, 6 nga komuniteti ashkali dhe 1 shtetase të huaj-sllovake”, shton ajo. 37

Page 40: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Rastet për strehim të viktimave, bazuar edhe nëstatistika, Hamiti-Asllani thotë se janë rritur për 10 përqind, krahasuar me periudhën e viteve të para të pasluftës.

Ndërkaq, sfida më e madhe që kjo qendër e ka, madje kryesorja është financimi i qëndrueshëm. Ky problem, thotë se i ka ndjekur në vazhdimësi. I tërë koalicioni i strehimoreve, por edhe vetë Qeveria e Kosovës, siç thotë ajo, janë të interesuar që të sigurojnë një buxhet prej tri vjetësh, për aq kohë sa këto qendra janë edhe të licencuara.

Me buxhetin vjetor që e kanë pasur deri më tani, prej 15 mijë eurosh, thotë se kanë arritur me shumë vështirësi t`i mbulojnë të gjitha nevojat. Megjithatë, thotë se kanë pasur fat në fund të vitit të kaluar, pasi u ka ardhur një donacion prej Londrës nga një humaniste atje dhe ua ka dorëzuar një fond prej 10 mijë e 630 funtesh.

“Ky fond, neve na ka nxjerrë prej krizës dhe po e përballojmë derisa ta fitojmë projektin prej ministrisë”,shton Hamiti-Asllani.

Komuniteti serb në veri pa strehimore për viktimat e dhunës

Për dallim prej komunitetit shqiptar, i cili në dispozicion i ka tetë strehimore për viktimat e dhunës, komuniteti serb e ka vetëm një. Edhe atë, ende në funksionalizim e sipër. Bëhet fjalë për strehimoren në komunën e Novobërdës, e cila është themeluar vitin e kaluar.

Kjo strehimore është në proces të licencimit të profesionistëve. Është mbështetur financiarisht ngaUNMIK-u, KFOR-i dhe OSBE-ja.

Çështja më problematike duket të jetë në pjesën veriore të vendit, ku të regjistruar nuk ka asnjë strehimore.

38

Page 41: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Lidhur me situatën atje, Tijana Simic, menaxhere e Qendrës për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Grave nga dhuna gjinore dhe dhuna në familje, e cila ofron ndihmë juridike e psikologjike falas, e po ashtu edhe riintegrim, thotë se vitin e kaluar ka pasur një rritje të numrit të rasteve të dhunës në familjare krahasuar me vitin 2017.

“Qendra jonë ka ofruar shërbime për rreth 800 klientë gjatë dy vjetëve të fundit. Kur kemi parasysh se kemi klientë që i ndjekin nga periudha e abuzimit e deri te riintegrimi i tyre në shoqëri, rezulton se ato janë me mijëra. Por, rritja e përqindjes së rasteve nuk do të thotë domosdoshmërish që ka një rritje të dhunës në familje. Përkundrazi, krijimi i gjykatës në veri mund t’i ketë motivuar gratë të raportojnë abuzimet”, shtjellon ajo.

Viktimat e dhunës në veri, siç thotë Simic zakonisht kërkojnë strehim në Qendrën Strehimore në Jug të Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga komuniteti shqiptar.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirë me atë qendër. Sidoqoftë, viktimat hezitojnë për të shkuar aty. Është edhe një traumë tjetër për to. Megjithatë, ato marrin kujdesin e nevojshëm”, shton ajo.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së banimit për viktimat, Simic thotë se nuk ka informacione në tërësi nëse ndonjërës i është ofruar banim afatgjatë, por mund të thotë se nuk i është bërë kjo zgjidhje asnjë klienti që i kanë pranuar në qendër.

Vështirësitë, sipas janë krijuar në momentin që ka filluar të funksionojë gjykata në veri nën patronatin e Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2017.

Paraprakisht, Simic thotë se shumica e martesave janë legalizuar në gjykatën serbe në veri të Mitrovicës dhe fëmijët kanë lindur në spitalin serb. Pasi që gjykata u integrua në sistemin e Kosovës, siç shpjegon ajo, sistemi nuk i njohu ato martesa, as certifikatat e lindjes së fëmijëve të lëshuara nga sistemi serb. Gjykata, gjithashtu nuk i njohu vendimet e gjykatës serbe që ishin lëshuar para riintegrimit gjyqësor.

39

Page 42: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“E kishim një rast ku një grua nuk mund të divorcohej, sepse ajo ishte e martuar në një gjykatë serbe, por gjithashtu nuk mund të kërkonte kujdestarinë ose vizitën e një fëmije, sepse fëmija nuk kishte certifikatë lindjeje të Kosovës. Pra, nuk ishte njohur nga sistemi. Kjo po ndodhte për rreth një vit përparase të zgjidhej çështja se ku të njiheshin dokumentet. Gjatë negociatave në Bruksel, këto probleme nuk ishin parashikuar. Negociatorët nuk mendonin me të vërtetë për ndryshimet praktike që do të ndodhnin gjatë dhe pas tranzicionit. Një çështje tjetër lidhur me zgjidhjen është procesi i komplikuar. Disa nga gratë me të cilat biseduam, u demotivuan për shkak të procesit të ndërlikuar dhe të gjatë”, rrëfen ajo.

Për të ofruar zgjidhje në këtë drejtim, Simic thotë se shteti duhet ta miratojë Konventën e Stambollit, Pastaj, konventa duhet të zbatohet.

“Ajo njihet si konventa më e plotë që trajton dhunën me bazë gjinore dhe atë familjare që përcakton rolin e shtetit,institucioneve dhe ofruesve të shërbimeve të OJQ-ve. Gjithashtu, duhet të bëhet rishikimi i ligjeve përkatëse në përputhje me Konventën e Stambollit është imperativ”, shton ajo.

Sa i përket OJQ-ve, Simic thotë se shteti duhet të sigurojë që ofruesit e shërbimeve të kenë fonde adekuate për shërbimet, dhe qeveritë lokale nuk duhet të ndërhyjnë nëse nuk mund të mbështesin ofruesit e shërbimeve.

“Si komunitet, nuk mendoj se ne ndryshojmë nga komunitetet e tjera në Kosovë. Ne kemi nevojë për ngritjen e vetëdijes, trajnime për ofruesit e shërbimeve të përgjithshme (policia, stafi mjekësor, prokurorët, gjyqtarët, punonjësit socialë). Kemi nevojë për njohjen e organizatave të udhëhequra nga gratë, të cilët ofrojnë shërbime të specializuara mbështetëse nga autoritetet lokale dhe kemi nevojë për shërbime të specializuara mbështetëse”, thotë ajo në fund.

Policia: Më 2018 u regjistruan 17.65 % më shumë raste të dhunës se më 2017

40

Page 43: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Rastet e dhunës në familje janë në rritje. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vitin 2017 janë denoncuar 1269 raste, kurse vitin e kaluar 1541 raste. Kthyer në përqindje, i bie se janë regjistruar 17.65 për qind më shumë raste.

Dy vjet më parë, viktima të këtyre rasteve, sipas gjinisë ishin 818 femra dhe 227 meshkuj.

“Në 42 raste është realizuar strehimi i viktimave. Numri më i madh i rasteve të tilla janë shënuar në regjionin e Prishtinës: 298 raste, në regjionin e Prizrenit: 242 raste, si dhe në regjionin e Pejës 211 raste”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

Dhunë, sipas këtij institucioni më së shpeshti ka ndodhur mes bashkëshortëve. Kështu, në 553 raste dhunues ishin bashkëshortët, kurse në 142 raste dhuna ishte shfaqur nërelacionin djalë-baba.

Mosha që i është ekspozuar më së shumti kësaj dhune ishte mes 20-30 vjeç (327 raste), si dhe mosha 30-40 vjeç (305 raste).

“Sipas nacionaliteteve, për rastet e dhunës në familje kemi këto të dhëna: 1045 shqiptarë, 107 komuniteti RAE, pasuar nga 87 raste të komunitetit serb. Si të dyshuar për kryerje të këtyre rasteve janë arrestuar 400 persona’’, thuhet nëpërgjigjen e policisë.

Si pasojë e dhunës, më 2017 kanë humbur jetën pesë viktima.

Vitin e kaluar, viktima të dhunës janë regjistruar në Polici 1189 femra, si dhe 308 meshkuj.

“Në 29 raste është realizuar strehimi i viktimave. Numri më i madh i rasteve të tilla janë shënuar në regjionin e Prishtinës me 442 raste, në regjionin e Prizrenit me 251 raste, si dhe në Regjionin e Gjilanit 211 raste. Rastet më të shpeshta janëevidentuar kur dhuna ka ndodhë mes bashkëshorteve: në 727 raste e pasuar nga dhuna djalë-baba 162 raste”, thuhet në përgjigjen e policisë.

41

Page 44: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Dhuna e regjistruar sipas nacionaliteteve përfshin: 1287 shqiptarë, 123 komuniteti RAE, pasuar nga 101 raste tëkomunitetit serb. Si të dyshuar për kryerje të këtyre rasteve janë arrestuar 499 persona.

Ndërkaq, si pasojë e dhunës kanë humbur jetën gjashtë vikti-ma.

Informacione rreth dhunës në familje, veçmas rreth trajtimit të tyre dhe verdiktit final nëpër gjykata, janë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Mirëpo, në përgjigjen e tyre nuk janë ofruar këto të dhëna. Janë dërguar disa statistika rreth veprave penale që ndërlidhen me martesën dhe familje, që më shumë flasin për obligimet rreth fëmijëve, si dhe martesave të jashtëligjshme, duke përjashtuar statistikat rreth rasteve te dhunës.

Ministria e Punës thotë se strehimi afatgjatë është përgjegjësi komunale.

Për të mësuar rreth riintegrimit dhe zgjidhjes së çështjes së banimit të viktimës është kontaktuar edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lidhur me zgjidhjen afatgjate të çështjes së banimit, udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun,Musa Demiri, deklaron se çdo rast është unik dhe si i tillë edhe trajtohet.

“Mbrojtja sociale nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm mestrehim të rastit. Strehimi është vetëm një nga format e mbrojtjes. Shërbimet sociale trajtojnë çdo rast të dhunës në familje në bazë të mandatit që kanë, duke përfshirë koordinimin dhe ofrimin e këshillë dhënies për rastet pa strategji dalëse, por është përgjegjësi dhe mandat i komunave që të sigurojnë strehim afatgjatë për qytetarët kur veç janë viktima të dhunës”, thekson ai.

Sa i përket riintegrimi të viktimës, Demiri ka deklaruar se kjo ministri është hartuese e politikave sociale, që mbulojnë grupet e cenueshme shoqërore.

42

Page 45: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Totali

“Riintegrimi i viktimave të dhunës në familje është proces që ndërlidh në vete shume akterë në sistemin referues nacional për mbrojtje nga dhuna në familje. Fillon qysh me identifikimin e tyre dhe mbaron atëherë kur personi ish- viktime vazhdon jetën e tij/saj në mënyrë të pavarur”, deklaron ai, ani pse rastet në terren janë evidente të mosriintegrimit

Strehimoret, sipas tij janë subjekte joqeveritare dhe si të tilla janë organizata autonome.

“Ministria, me qëllim të realizimit të përgjegjësive që ka marrë në kuadër te strategjisë kombëtare kundër dhunës në familje dhe planit të veprimit 2016-2020 vazhdon me ofrimin e granteve për shërbimet e strehimit, rehabilitimit dheri-integrimit për viktimat e dhunës në familje nga tetëstrehimoret që strehojnë viktima të dhunës në familje fëmijë dhe të rritur, vendor dhe të huaj”, shton ai.

Sa i përket mangësive në bazën ligjore, Demiri thotë se këto pyetje duhen drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

Komuna e Gjakovës mohon të ketë pasur kërkesa për strehim afatgjatë në vitin 2018.

Pikërisht për këtë çështje janë kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe gati pas një muaji pritje, nuk kanë kthyer përgjigje. Përgjigje nuk ka kthyer as Zyra e Kryeministrit, e cila është pyetur rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat nuk gjejnë zbatim në praktikë, me theks njohjen e dokumenteve, si dhe për mekanizmat për parandalimin e dhunës në familje.

Lidhur me këtë cështje, zyrtarë nga komuna e Gjakovës kanë mohuar të kenë pasur ndonjë kërkesë gjatë vitit 2018 për të kërkuar strehim afatgjatë.

“Të gjitha rastet e dhunës referohen për strehim nga policia dhe Qendra për Punë Sociale në ‘Shtëpinë eSigurt (Strehimore) në Gjakovë. Sa i përket institucionit të komunës, nuk kemi asnjë rast në vitin 2018.

43

Page 46: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Për vitin 2019 është një rast, i cili është në procedurë që të vendoset në banesë t`i paguhet qiraja”, thotë Blerta Qela, zyrtare e kësaj komune.

Ndërkaq, zyrtarë nga komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale, bazuar në statistikat e vitit 2018 dhe tremujorit të këtij viti, kanë deklaruar se nuk u kanë siguruar asnjë strehim afatgjëtë ndonjë viktime të dhunës në familje, për shkak se nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë.

“Në rastet e evidentuara të viktimave të dhunës në familje, në territorin e komunës së Prishtinës, kryesisht përmes Qendrave për Punë Sociale kemi arritur që me punonjësit socialt të trajtojmë lëndën/rastin dhe të rezultojnë me pajtim të palëve, ose në rast të mospajtimit, viktima është kthyer në familjen biologjike. Megjithatë, në rast të paraqitjes së kërkesave, ne iu japim mundësi të gjitha rasteve për strehim afatgjatë, nëpërmes subvencionimit të qirasë për banim, por edhe nëpërmjet donatorëve për ndërtimin e shtëpive (për atapersona që posedojnë pronë të tyre”, ka thënë Premtim Fazliu, koordinator në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në këtë komunë.

Sipas tij, në strehimoren e Prishtinës mund të ketë viktima edhe nga komunat e tjera, gjë që për strehimin e tyre janë komunat përkatëse.

Fazliu ka shtuar se në planin e veprimit për këtë vit kanë paraparë projektin për banim social, që do ta zgjidhte problemin e banimit për një kohë të gjatë.

“Bëhet fjalë për të gjitha rastet e të pastrehëve, përfshirë edhe personat që janë viktima të dhunës në familje. Ndërkaq, sa i përket rasteve për strehim afatshkurt, sërish bëhet fjalë për fare pak raste, gjithsej 3 sosh, të cilave iu është subvencionuar qiraja për 3 respektivisht 6 muaj”, ka thënë ai.

Në fund, Fazliu ka deklaruar se kjo drejtori statistikat i bazon në kërkesat që parashtrohen prej instancave të tjera.

Rrjeti i Grave: Po mungon vullneti për t`u dalë në ndihmë viktimave

44

Page 47: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

“Rritja e rasteve të dhunës në familje duhet të jenë “alarm” për shtetin, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). Me theks, sipas kësaj organizate mbesin shqetësuese rastet recidive.

Arsyeja më e shpeshtë se pse një burrë është ushtrues recidiv I dhunës ndërlidhet me politikat ndëshkimore për ushtruesit e dhunës dhe kultura e fajësimit të viktimës. Pra, është tentuar që të minimizohet dhuna, kurse deklaratat e grave nuk janë marrë parasysh. Dhunuesit, duke parë se shteti nuk po I ndëshkon, kanë vazhduar t1i përsërisin sjelljet e dhunshme ndaj anëtarëve të familjes. Dënimi meritor për këtë kategori ndikon dukshëm edhe në minimizimin e rasteve recidive”, thuhet në përgjigjen kësaj organizate.

Sa I përket dështimit të shtetit për t`u gjetur zgjidhje afatgjate banimi viktimave, RrGK-ja vlerëson se kjo po ndodhë në mungesë të vullneti të ndarjes së fondeve, si dhe në mungesë të vetëdijes për t`I trajtuar me seriozitet këto raste.

“Komunat hezitojnë të ndajnë vendbanim për viktimat; gjykatat tek tash vonë kanë filluar të trajnohen dhe t`u japin viktimave të drejtën e tyre përmes fondit për kompensim të viktimave; Qendrat e Punësimit dështojnë t`u japin prioritet grave që kanë përjetuar dhunë”, thuhet në përgjigje.

Sa i përket kornizës ligjore, RgGK-ja vlerëson se nuk ka mangësi, por mangësinë e sheh te moszbatimi i saj nga institucionet relevante.

Po ashtu, kjo organizatë vlerëson se nuk ka nevojë që të shtohet numri I strehimore për strehim të viktimave të dhunës. Thotë se janë të mjaftueshme.

“Shteti duhet të qëndrojë mbrapa obligimeve ligjore që i kanë nga Kushtetuta dhe ligjet e tjera relevante dhe të përkrahë financiarisht strehimoret, gjë që nga ky vit do të duhej të ndodhë, pasi që RrGK-ja ka ndikuar që të krijohet linja për përkrahje të qëndrueshme të strehimoreve në vlerë prej 60 mijë eurosh për vit, me qëllim të mbulimit të të gjitha shpenzimeve për ofrim të shërbimeve ndaj viktimave”, thotë kjo organizatë.

45

Page 48: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është
Page 49: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)Luan Haradinaj 100/1010000 PristinaRepublika e Kosovës

www.agk-ks.org

Page 50: Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike€œShtëpia-ime-të-drejtat-e... · “Braktisin shkollën për të siguruar mbijetesën nga shitja e kanaçeve” është