58
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Ministri Nr. … Prot. Tiranë, më _/_/ 2010 (Lutemi referojuni në rast përgjigje) RREGULLORE PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË LIRIMIT 2010 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të lirimit, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces. Neni 2 Në kuptimin e kësaj Rregulloreje: 2.1 “Provimet e Lirimit” (më poshtë do të quhet PL) është një standard i njësuar dhe i përgjithshëm provimesh në lëndët Gjuhë amtare dhe Matematikë që vërtetojnë mbarimin e shkollës 9-vjeçare. 2.2 “Shkollë 9-vjeçare” quhen të gjitha shkollat e arsimit bazë publike dhe private. 2.3 “AVA” është Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve Nxënësve. 2.4 “IZHA” është Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

rregullat e provimeve te lirimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: rregullat e provimeve te lirimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Ministri

Nr. … Prot. Tiranë, më _/_/ 2010

(Lutemi referojuni në rast përgjigje)

RREGULLORE

PËR

ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË LIRIMIT 2010

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të lirimit, institucionet

shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces.

Neni 2

Në kuptimin e kësaj Rregulloreje:

2.1 “Provimet e Lirimit” (më poshtë do të quhet PL) është një standard i njësuar dhe i

përgjithshëm provimesh në lëndët Gjuhë amtare dhe Matematikë që vërtetojnë

mbarimin e shkollës 9-vjeçare.

2.2 “Shkollë 9-vjeçare” quhen të gjitha shkollat e arsimit bazë publike dhe private.

2.3 “AVA” është Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.

2.4 “IZHA” është Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

2.5 “DAR” është Drejtoria Arsimore Rajonale; “ZA” është Zyra Arsimore.

2.6 “KPL” i DAR/ZA është Komisioni i Provimeve të Lirimit pranë DAR-it ose ZA-së.

2.7 “KSHPL” është Komisioni Shkollor i PL.

2.8 “QVT” është qendra e vlerësimit të testeve pranë DAR/ZA.

2.9 “PAP” është përgjegjësi i administrimit të provimit.

Page 2: rregullat e provimeve te lirimit

2.10 “AP” është administratori i provimit.

2.11 “AS” është administratori i sekretimit.

2.12 “LR” Lista e regjistrimeveAdresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 2 nga 10

Neni 3

Autoriteti shtetëror përgjegjës për zhvillimin e PL është Ministria e Arsimit dhe e

Shkencës, AVA dhe DAR/ZA.

Neni 4

AVA lidhur me zhvillimin e PL kryen detyrat e mëposhtme:

4.1 Harton teste të standardizuara.

4.2 Trajnon anëtarët e Komisioneve të PL të DAR/ZA-ve që merren me informatizimin e

të dhënave, punonjësit e DAR/ZA-ve që do të merren me përpunimin statistikor të

rezultateve të vlerësimit, si dhe individë të tjerë, të përfshirë në zhvillimin e PL.

4.3 Shumëfishon të gjitha materialet e provimet të PL.

4.4 Kryen paketimin e materialeve të PL.

4.5 Harton grafikun e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve të PL.

4.6 Harton dhe dërgon në DAR/ZA udhëzuesit për trajnimin prej tyre të vlerësuesve të

jashtëm të testeve si edhe administratorëve të PL.

4.7 Përgatit raportin publik mbi arritjet e nxënësve në PL.

Neni 5

Për zhvillimin normal të PL ngrihen këto komisione të përkohshme:

5.1 Komisioni i PL i DAR-it/ ZA-së (KPL-ja e DAR-it dhe ZA-së).

Page 3: rregullat e provimeve te lirimit

5.2 Komisioni Shkollor i PL (KSHPL ).

Neni 6

Komisioni i PL-së pranë DAR-it dhe ZA-së ngrihet deri më 15 mars 2010. Ky Komisioni

përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë me kryetar drejtorin e DAR/ ZA-së dhe 4 (katër) anëtarë të

tjerë, punonjës të DAR/ZA.

Neni 7

Komisioni i PL (KPL) pranë DAR-it dhe ZA-së kryen këto detyra:

7.1 Miraton përbërjen e Komisionit Shkollor të PL (KSHPL).

7.2 Pajis KSHPL-në me dokumentacionin përgatitor për zhvillimin e PL, të miratuar nga

MASH dhe AVA.

7.3 Trajnon anëtarët e KSHPL-ve sipas detyrave të ngarkuara.

7.4 Harton dhe miraton listën e përgjegjësve të administrimit, të administratorëve e të

sekretimit dhe listën e vlerësuesve të jashtëm të testeve të PL në DAR/ZA. Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 3 nga 10

7.5 Organizon dhe realizon trajnimin e vlerësuesve të jashtëm dhe administratorëve,

sipas udhëzuesve të dërguar nga AVA.

7.6 Dorëzon në afat në KSHPL dhe anasjelltas, çdo material të PL që dërgon/pret AVA në

përputhje me këtë Rregullore

7.7 Krijon bazën e të dhënave për plotësimin e dokumentacionit përkatës. Në veçanti

harton, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga shkollat, listën e regjistrimit (LR) të

gjithë nxënësve të territorit DAR/ZA-së që do të futen në PL, ku secili nxënës të ketë

një numër rendor plotësisht të përcaktuar e të vetëm. Mbi bazën e kësaj liste, për çdo

Page 4: rregullat e provimeve te lirimit

mjedis/sallë provimi përcakton listën e nxënësve që do ta japin provimin aty,

shoqëruar me numrat e tyre në listën e regjistrimit. Kjo listë i jepet përgjegjësit të

administrimit të PL në momentin kur i dorëzohet kutia me materialet e provimit.

7.8 Evidenton, cakton dhe kontrollon mjediset ku zhvillohen PL.

7.9 Organizon në mjediset DAR/ZA-së shortin për shpërndarjen në çdo mjedis të

provimeve, të çdo përgjegjësi të administrimit të provimeve, të çdo administratori të

provimeve dhe sekretimit, 3 (tre) orë para zhvillimit të çdo PL.

7.10 Shqyrton dhe merr masa administrative për shkeljen e çdo rregulli të administrimit të

PL, bazuar në informacionin me shkrim të dërguar nga përgjegjësi i administrimit të

provimit.

7.11 KPL-ja, 3 - 5 ditë pas mbarimit të çdo provimi, dorëzon në AVA, zyrtarisht, në fletë

dhe kopje elektronike, listën e plotë të emrave të PAP, administratorëve të provimit

dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave, ku ata kanë

qenë administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve që kanë pasur në

administrim.

7.12 KPL-ja organizon vlerësimin e jashtëm të testeve në një ambient të përshtatshëm, që

emërtohet Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA dhe sipas skemave të

vlerësimit të dërguara nga AVA. Pas këtij vlerësimi rezultatet informatizohen nga

Zyra e Statistikës pranë DAR/ZA përkatëse, sipas udhëzimeve të dërguara nga AVA

dhe dërgohen zyrtarisht në formë elektronike në AVA, për studime që lidhen me

mësimdhënien e nxënien, jo më vonë se 30 ditë nga data e zhvillimit të provimit.

7.13 KPL-ja pranë DAR -it dhe ZA-së kryen edhe detyra të tjera që dalin në zbatim të kësaj

Rregulloreje si edhe udhëzimeve të tjera të dala nga MASH dhe AVA.

Neni 8

Komisioni Shkollor i PL ngrihet deri më 20 Mars 2010 dhe përbëhet nga 3 - 5 (pesë)

Page 5: rregullat e provimeve te lirimit

anëtarë, në varësi të numrit të nxënësve të klasës së tetë të çdo shkolle.

Kryetari i këtij komisioni është drejtori i shkollës. Anëtarët e tjerë janë mësues të shkollës.

Në këtë komision përfshihet edhe një nga zëvendës drejtorët e shkollës, nëse ka të tillë.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 4 nga 10

Neni 9

Komisioni Shkollor i Provimeve të Lirimit kryen këto detyra:

9.1 Afishon në mjediset e shkollës të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm

për zhvillimin e PL.

9.2 Shpall listën e mjediseve ku do të zhvillohen provimet; informon me shkrim çdo

nxënës për mjedisin ku do të zhvillohen PL.

9.3 Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve 5 (pesë) ditë përpara datës së

çdo provimi të PL.

9.4 Informon KPL-në në DAR/ZA për numrin e individëve që nevojiten për

administrimin dhe sekretimin e Provimeve të Lirimit, në përputhje me mjediset e

caktuara nga KPL-ja e DAR-it dhe ZA-së

9.5 Plotëson dhe jep Dëftesën e Lirimit.

9.6 KSHPL-ja kryen edhe detyra të tjera që dalin gjatë zbatimit të kësaj Rregulloreje si

edhe prej udhëzimeve të tjera të dala nga MASH ose AVA.

I. PROCEDURAT E PROVIMIT TË LIRIMIT

Neni 10

10.1 Lëndët për të cilat zhvillohet PL janë dy: Gjuhë amtare dhe Matematikë.

10.2 PL jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar.

Page 6: rregullat e provimeve te lirimit

10.3 Nxënësi që nuk arrin të marri PL i rijep ato në sesionin e dytë.

10.4 Datat e PL për sesionin e parë dhe të dytë shpallen me udhëzim të veçantë të

MASH.

PËRZGJEDHJA E MJEDISEVE TË ZHVILLIMIT TË PROVIMEVE TË

LIRIMIT

Neni 11

KPL-ja e DAR/ZA-së evidenton dhe inspekton mjediset ku zhvillohen PL, 2 (dy) muaj

para kryerjes së tyre.

Neni 12

Konsiderohen mjedise të përshtatshme për zhvillimin e Provimeve të Lirimit, ato mjedise që

plotësojnë kriteret e mëposhtme:

12.1 Mjedisi më i vogël i përshtatshëm për zhvillimin e provimeve të jetë i mjaftueshëm

për të paktën 15 nxënës.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 5 nga 10

12.2 Largësia ndërmjet çdo nxënësi të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri nxënës tek

tjetri, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.

12.3 Në ditën e provimit, në shkollë NUK zhvillohen aktivitete të tjera që ndërpresin

provimin.

12.4 Mjediset të jenë të ajrosura, të pastruara dhe të ndriçuara.

12.5 Në mjediset ku zhvillohet provimi NUK duhet të ketë postera, tabela ose materiale

të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.

12.6 Nxënësit ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.

Page 7: rregullat e provimeve te lirimit

12.7 Sipërfaqja që nxënësi ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40 cm x 60

cm.

Neni 13

Për provimet e PL, në shkollat ku numri i nxënësve është më i vogël ose i barabartë me 20

(njëzetë), KPL-ja e DAR/ZA-së grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku zhvillohen PL.

KPL njofton KSHPL-të përkatëse për të lajmëruar nxënësit dhe për t’i krijuar atyre kushte

lehtësuese transporti për PL.

Neni 14

KPL-ja e DAR/ZA-së, pas përcaktimit të mjediseve ku zhvillohen PL, dërgon në MASH,

AVA dhe në KSHPL, deri më 20 maj listën e mjediseve përkatëse.

KSHPL-ja, pas marrjes së njoftimit nga KPL e DAR/ZA-së, merr masat e nevojshme për

organizimin dhe rregullimin e çdo mjedisi.

KSHPL-ja njofton çdo nxënës për mjedisin ku ai jep Provimet e Lirimit.

II. PROCEDURAT E SHPËRNDARJES DHE GRUMBULLIMIT TË MATERIALEVE

TË PROVIMEVE TË LIRIMIT

Neni 15

Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimeve bëhet me procesverbal.

Materialet e provimit tërhiqen në AVA,1 ditë para provimit, nga dy persona: përfaqësuesi

i autorizuar me shkrim nga kryetari i KPL, të DAR/ZA dhe një person i autorizuar nga

MASH, sipas grafikut te shpërndarjes të dërguar nga MASH. Personat e autorizuar sipas

këtij neni mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e tyre deri në dorëzimin

tek kryetari i KPL-së së DAR/ ZA-së.

Neni 16

Kryetari i KPL-së së DAR/ZA-së, pas marrjes në dorëzim të materialeve të provimit, i

ruan ato në një vend të sigurt dhe mban përgjegjësi individuale, ligjore, institucionale,

Page 8: rregullat e provimeve te lirimit

sipas dispozitave ligjore në fuqi.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 6 nga 10

Neni 17

Materialet e provimit tërhiqen me procesverbal në KPL-në e DAR-it dhe ZA-së nga

Përgjegjësi i administrimit të provimit (PAP), në prani të përfaqësuesit të KPL-së së

DAR/ZA-së që do ta shoqërojë atë, në mëngjesin e ditës së provimit, 2 orë para fillimit të

provimit (për zonat urbane). Këtu merret edhe lista e nxënësve që do të futen në provim

në këtë mjedis, me numrat përkatës të listës së regjistrimit.

Këta dy persona mbajnë përgjegjësi individuale, ligjore, sipas dispozitave ligjore në fuqi,

për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin deri në momentin e hapjes së tyre. Kutia me

materialet e provimit është përgjegjësi e PAP.

Në zonat rurale koha e shpërndarjes së materialeve të provimit është në varësi të largësisë

së mjedisit të provimit nga DAR-i dhe ZA-ja.

Neni 18

18.1 PAP, pas shpërndarjes së testeve çdo administrator provimi (AP), testet e ngelura

(të papërdorura) i fut në zarf dhe i mbyll. Këto teste qëndrojnë në një vend tjetër të

sigurt në shkollë deri në përfundim të provimit.

18.2 Pas përfundimit të provimit, administratori i provimit i dorëzon me procesverbal

përgjegjësit të administrimit të provimit testet e plotësuara nga çdo nxënës.

Përgjegjësi i administrimit të provimit testet e grumbulluara, testet e papërdorura

dhe të gjitha materialet e tjera te provimit, përfshirë edhe listën me emrat dhe

numrat e regjistrimit të nxënësve, i mbyll në kuti në kushtet e sigurisë në prani të

Page 9: rregullat e provimeve te lirimit

përfaqësuesit të KPL-së së DAR/ZA-së, dhe administratorit/ëve të provimit.

18.3 Kutia e mbyllur vuloset nga drejtori i shkollës përkatëse. Në rast të grupimit në një

mjedis të nxënësve nga shkolla të ndryshme, përdoret vula e shkollës pritëse.

18.4 Përfaqësuesi i KPL-së i DAR/ZA-së dhe përgjegjësi i administrimit të provimit,

dorëzojnë në QVT të DAR/ZA-së me procesverbal kutinë me materialet e

provimit.

Neni 19

Pas përfundimit të vlerësimit të testeve dhe pasi bëhet informatizimi i rezultateve të

nxënësve nga zyra e statistikës e DAR/ZA, kutitë me testet e nxënësve të vlerësuara si dhe

materiale të tjera të provimit, arshivohen në DAR/ZA dhe ruhen deri në 6 muaj nga data e

zhvillimit të provimit.

III. PROCEDURA E SHPËRNDARJES SË PËRGJEGJËSIT TË ADMINISTRIMIT,

ADMINISTRATORËVE TË PROVIMIT DHE TË SEKRETIMIT NË MJEDISET E

PROVIMEVE TË LIRIMIT

Neni 20

20.1 Për mjediset/sallat me më pak se 25 nxënës caktohet një administrator provimiAdresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 7 nga 10

20.2 Çdo KPL e DAR/ ZA-së, pasi merr informacion nga KSHPL-ja për numrin e

nevojshëm të administratorëve të provimeve dhe sekretimit, bën hartën e

shpërndarjes së tyre në mjediset/sallat e provimit.

20.3 KPL-ja e DAR/ZA-së, për çdo PL harton listën emërore, sipas rendit alfabetik, të

personave që do të jenë përgjegjës të administrimit, administratorë të provimit dhe

Page 10: rregullat e provimeve te lirimit

njëkohësisht listën emërore të administratorëve të sekretimit.

20.4 KPL-ja e DAR/ZA-së organizon shortin për shpërndarjen sipas mjediseve të

përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit dhe sekretimit, në ditën

e provimit të PL, 3 (tre) orë para fillimit të tij për zonat urbane dhe në mbrëmje, një

ditë para provimit, për zonat rurale.

20.5 KPL-ja e DAR/ZA-së vendos me short emrat e mjediseve ku do të zhvillohen

provimet.

20.6 Pasi përzgjidhet mjedisi i provimeve, në përputhje me numrin e administratorëve të

provimeve dhe sekretimit për ketë mjedis, vendoset vija ndarëse sipas rendit

zbritës, në listat emërore të shpallura të përgjegjësve të administrimit të provimit,

administratorëve të provimit dhe të sekretimit.

IV. ADMINISTRIMI I PROVIMIT

Neni 21

Detyrat e Përgjegjësit të Administrimit të provimit (PAP)

Gjatë dhe pas zhvillimit të provimeve PAP ka këto detyra:

21.1 Tërheq në DAR-në ose ZA-në, materialet e PL.

21.2 Udhëzon dhe shpërndan administratorët e PL.

21.3 Bën identifikimin e nxënësve përpara hyrjes në provim

21.4 Shpërndan materialet e provimeve administratorëve të PL dhe i hap ato në prani të

nxënësve.

21.5 Kryen procedurën e sekretimit gjatë provimeve për shkollat deri në 60 nxënës.

21.6 Respekton orarin e zhvillimit të PL.

21.7 Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit.

21.8 Njofton dhe raporton tek KPL-ja pranë DAR/ZA-së për çdo rast parregullsie gjatë

zhvillimit të provimit.

Page 11: rregullat e provimeve te lirimit

21.9 Dokumenton çdo parregullsi dhe masë që merr dhe ia dorëzon ato KPL–së pranë

DAR/ZA-së.

21.10 Bën paketimin e testeve të papërdorura, pas shpërndarjes së testeve çdo nxënësi në

mjedisin e provimit.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 8 nga 10

21.11 Bën paketimin e testeve të përdoruara dhe materialeve të tjera të provimit, pas

përfundimit të provimit.

21.12 Plotëson formularin e zhvillimit të provimit të dërguar nga AVA.

21.13 Kryen dorëzimin e materialeve të provimit në QVT (Qendrën e Vlerësimit të

Testeve) në DAR/ZA, menjëherë pas përfundimit të provimit.

Neni 22

Detyrat e administratorit të provimit (AP)

Gjatë ditës së provimit administratori i provimit kryen detyrat e mëposhtme:

22.1 Bën identifikimin e çdo nxënësi përpara hyrjes së tij në provim, sipas listës së

dërguar nga DAR/ZA.

22.2 I shpërndan dhe i grumbullon çdo nxënësi materialet e provimit.

22.3 Njeh çdo nxënës me rregullat e provimit dhe masat që merren ndaj atyre që nuk i

zbatojnë ato.

22.4 Mbikëqyr gjatë gjithë kohës procesin e provimit.

22.5 Respekton orarin e zhvillimit të provimit.

22.6 Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit që i janë

caktuar për të mbikëqyrur.

Page 12: rregullat e provimeve te lirimit

22.7 Njofton dhe raporton tek përgjegjësi i administrimit të provimit për çdo rast

parregullsie gjatë zhvillimit të provimit.

22.8 Dokumenton çdo parregullsi gjatë procesit të provimit dhe ia dorëzon ato PAP.

Neni 23

Rregulla për administratorin e provimit ( AP)

Administratori i provimit që caktohet për mbikëqyrjen e nxënësve nuk është mësues i asaj shkolle

dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit ai zbaton rregullat e mëposhtme:

23.1 Ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit.

23.2 Drejton çdo nxënës nëpër vende dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve.

23.3 Nuk lejon asgjë tjetër, përveç stilolapsit, dhe certifikatës personale në tavolinën e

çdo nxënësi.

23.4 Sigurohet që çdo nxënës e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë.

23.5 Gjatë kohës së provimit, zë një pozicion që të mbikëqyrë të gjithë mjedisin e

provimit.

23.6 Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit.

23.7 Nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjen ose komunikimin e nxënësve me njëri-tjetrin.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 9 nga 10

23.8 Vendos çdo nxënës në mënyrë të atillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim.

23.9 Nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje të nxënësit mbi përmbajtjen e testit.

23.10 Nuk lejon për asnjë arsye largimin e nxënësit nga mjedisi i provimit pa realizimin e

procesit të sekretimit.

23.11 Vendos në dosjen e caktuar materialet e provimit që dorëzohen nga nxënësit.

Page 13: rregullat e provimeve te lirimit

23.12 Ndalohet të shfletojë ose të bëjë shënime në materialet e provimit, si gjatë tij edhe

pas tij.

23.13 Nuk lejon ASNJË nxënës të ketë kohë shtesë për zhvillimin e provimit.

23.14 Nuk lejon asnjë individ tjetër të paautorizuar në mjedisin e provimit.

Neni 24

Administratorët e sekretimit (AS) dhe procedura e sekretimit të testit

24.1 Për kryerjen e procesit të sekretimit në mjediset e provimit që kanë mbi 60 nxënës,

caktohen administratorë të sekretimit. Këta administratorë caktohen nga KPL-ja e

DAR/ZA-së. Për çdo 60 - 70 nxënës ka nga një administrator sekretimi.

24.2 Administratorët e sekretimit kryejnë vetëm procesin e sekretimit

24.3 Në shkollat ku numri i nxënësve është deri 60, sekretimi bëhet nga përgjegjësi i

administrimit.

24.4 Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit.

24.5 Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe

përgjegjësi i administrimit të provimit.

24.6 Administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit kalon nëpër

çdo nxënës dhe vendos përsipër testit të nxënësit fleta ngjitëse me të njëjtin numër

rendor që i korrespondon nxënësit në bazë të listës së përgjithshme të regjistrimit.

24.7 Numri i sekretimit hapet nga KPL vetëm pasi të ketë përfunduar vlerësimi dhe

plotësimi i dokumentit zyrtar ku përmbahen pikët për çdo numër rendor

korrespondues. Me këtë proces çdo nxënësi i akordohen pikët përkatëse, që

konvertohen në nota sipas skemës së dërguar nga AVA. Rezultatet e çdo nxënësi i

komunikohen zyrtarisht nga KPL-ja drejtorisë së shkollës ku ka vazhduar nxënësi, e

cila e pajis nxënësin kalues me Dëftesën e Lirimit.

V. PROCEDURA E VLERËSIMIT TË TESTEVE

Page 14: rregullat e provimeve te lirimit

Neni 25

25.1 Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë.

25.2 Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, mbështetet

në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AVA prej hartuesve të testeve.

25.3 Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës.Adresa: “Rruga e Durrësit”

Nr. 23, AL 1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al.al

Tel: +355 4 22222 60, Fax : +355 4 22 32 0002

Faqe 10 nga 10

25.4 Bashkë me testet për çdo provim të PLE, AVA i dërgon KPL të DAR/ZA-së skemën

e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota.

25.5 KPL përzgjedh vlerësuesit e jashtëm dhe kryetarët e tyre.

25.6 Vlerësues të jashtëm vlerësojnë testet e PL.

25.7 Numri i tyre është në varësi të numrit të testeve që vlerësojnë dhe kohës së shpalljes

së rezultateve të vlerësimit.

25.8 KPL-ja e DAR/ZA-së, pas çdo provimi të PL, dërgon skemën e vlerësimit në

KSHPL, të cilat e afishojnë dhe informojnë çdo nxënës për të.

25.9 Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ ZA, në kushte

të përshtatshme dhe të sigurta.

25.10 Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson.

25.11 Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i

vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është

përfundimtar.

25.12 DAR/ZA-ja ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjithë testet që raportohen si të

dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve.

Page 15: rregullat e provimeve te lirimit

25.13 Shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, pas çdo

provimi të PL.

VI. REGJISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE

Neni 26

Për qëllime të mbikëqyrjes dhe të përmirësimit të Provimeve të Lirimit, Sektori i Statistikës

i DAR/ZA-së merr nga QVT-ja dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesve të jashtëm

dhe të mjediseve ku janë realizuar Provimet e Lirimit. Këto të dhëna dërgohen në AVA

dhe përdoren nga AVA dhe MASH-i për analiza të PL.

Neni 27

Kjo rregullore zbatohet për vitin shkollor 2009-2010.

MYQEREM TAFAJ

MINISTËR

Page 16: rregullat e provimeve te lirimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E VLERËSIMIT DHE E ARRITJEVE TË NXËNËSVE

P R O V I M I I L I R I M I T

SESIONI I

E hënë 7 qershor 2010 Ora 10.00

Lënda : Gjuhë shqipe

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 kërkesa.

Trembëdhjetë kërkesa janë me zgjedhje, ku do të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë.

Kërkesat e tjera janë me zhvillim dhe për secilën është dhënë edhe hapësira e nevojshme, ku do të

shkruani përgjigjen.

Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim vetëm nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10a 10b 11a

Pikë

Kërkesa 11b 12a 12b 12c 13 14a 14b 15 16a 16b 17a 17b

Pikë

Kërkesa 18 19 20a 20b 21a 21b 22a 22b 23a 23b 24 25a

Page 17: rregullat e provimeve te lirimit

Pikë

Kërkesa 25b 25c 25d

Pikë

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1……………………….. Anëtar

Nota 2. ……………………. Anëtar PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 2 7 qershor 2010

PJESA I

Lexoni pjesën e mëposhtme, pastaj përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.

Pse luajmë

Pse luajmë lojëra të ndryshme? Sepse ato janë pjesë e jetës sonë dhe e bëjnë atë më të bukur, më

të këndshme. Por ka edhe shumë e shumë arsye të tjera. Pa dyshim çdo lojë ka rregullat e veta, të cilat

duhet t’i njohësh, t’i zbatosh, të dish si të veprosh gjatë gjithë lojës .... dhe të jesh pjesë e moshatarëve

me të cilët luan. Të gjitha këto lidhen me idenë e “lojës” që ju do të “ndesheni” gjatë gjithë jetës suaj.

Mendoni për një çast të gjitha lojërat që keni luajtur kur keni qenë të vegjël, si kukamshefti, lojë

me peta, ngriva- shkriva etj. Janë lojëra të hershme, shumë shekullore që janë luajtur e luhen nga

fëmijët e mbarë botës.

Lojërat në vende dhe kultura të ndryshme janë gazmore dhe zbavitëse. E rëndësishme është se

Page 18: rregullat e provimeve te lirimit

ato e transformojnë jetën në ndodhi mbresëlënëse; fëmijët bëhen më të shkathët, më të guximshëm dhe

më të vendosur për të arritur fitoren. Për më tepër lojërat të mësojnë disa rregulla, që duhen zbatuar dhe

sidomos të mësojnë si të bashkëveprosh me shokët e tu të grupit.

Shpesh lojërat edukojnë te fëmijët aftësi praktike, si forcën, kurajën, rezistencën ndaj kushteve të

mjedisit, që do t’u duhen atyre kur të rriten. Për shembull, dihet se në Arabinë Saudite ka fëmijë jetojnë

në thellësi të shkretëtirave. Ata luajnë një lojë quhet “kockat”, e cila mpreh vështrimin e tyre aq të

nevojshëm për gjueti kur të rriten.

Shumë sporte nxisin krenarinë kombëtare. Lojërat më të famshme, siç janë ato Olimpike,

mbledhin atletë nga e gjithë bota. Ato kthehen në manifestime të bukura sportive dhe shpalosin paqen

dhe mirësinë mes popujve. Spektatorët valëvisin flamuj, përshëndesin të gjithë rekordmenët; ata e dinë

se çdo medalje ari është një fitore e bukur si për atletin ashtu edhe për vendin nga ka ardhur ai.

Një nga imazhet më prekëse të lojërave është kur sheh atletin në podium, teksa mban medaljen e

artë. Luhet himni kombëtar i vendit të tij dhe të gjithë spektatorët ngrihen në këmbë në shenjë nderimi.

Për vendet, të cilat kanë kaluar katastrofa natyrore apo kanë qenë në luftë, një fitore olimpike ka një

kuptim shumë të thellë.

Sportet janë ngjarje të mëdha që bashkojnë popujt. Futbolli është sot sporti më popullor në botë.

Njerëzve në të gjitha kontinentet u pëlqen të luajnë – disa për zbavitje e të tjerë për të jetuar. Ka njerëz

që kanë zbuluar një mënyrë për të përhapur shpresën përmes lojës së futbollit. Grupe të tilla si “Të luash

për paqe” dhe “E drejta për të luajtur” u krijojnë mundësi edhe atyre fëmijëve, që nuk e kanë pasur

kurrë shansin dhe mundësinë, që të luajnë futboll apo lojëra të tjera me top.

Herën tjetër kur të luani një lojë të thjeshtë apo të merrni pjesë në një ndeshje sportive, mendoni pak

Page 19: rregullat e provimeve te lirimit

se përse u pëlqen ajo. Çfarë aftësish ju duhen për të spikatur e për të qenë më i miri në sportin tuaj të

preferuar? A mendoni se këto aftësi do t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme? Dhe mbi të gjitha,

herën tjetër kur të luani, argëtohuni, sepse dita juaj do të bëhet edhe më e bukur! PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 3 7 qershor 2010

1. Cila nga aftësitë e mëposhtme për të luajtur një lojë NUK është përmendur në pjesën e

mësipërme? 1 pikë

A) Të ndjekësh rregullat.

B) Të planifikosh një lëvizje.

C) Të veprosh si anëtar skuadre.

D) Të mësosh të humbasësh me dinjitet.

2. Sipas artikullit, fitorja në Lojërat Olimpike mund të jetë frymëzuese veçanërisht për vendet:

1 pikë

A) që janë të pasura.

B) që janë të industrializuara.

C) që janë duke zgjedhur një udhëheqës të ri.

D) që janë duke përjetuar katastrofa të ndryshme.

3. Autori thekson se lojërat “e transformojnë jetën në ndodhi mbresëlënëse”.

Kjo do të thotë se lojërat: 1 pikë

A) i lejojnë njerëzit të bëhen dikush tjetër.

B) mund t’i bëjnë më interesante aftësitë që fitojmë për jetën.

C) mund të ndryshojnë pikëpamjet e njerëzve për ngjarjet sportive.

D) i mësojnë fëmijët të jenë më seriozë për jetën e tyre.

4. Lexoni këtë fjali nga artikulli:

Një nga imazhet më prekëse të lojërave është kur sheh atletin në podium, teksa mban medaljen e

Page 20: rregullat e provimeve te lirimit

artë.

Në këtë fjali fjala prekëse ka kuptimin: 1 pikë

A) e zakonshme

B) gazmore

C) emocionale

D) e bukur

5. Bazuar në informacionin e dhënë në këtë artikull, lexuesi mund të parashikojë se: 1 pikë

A) lojërat do të vazhdojnë t’i ndihmojnë fëmijët të fitojnë aftësi të rëndësishme.

B) për shkak të konflikteve, në Lojërat Olimpike do të marrin pjesë më pak vende.

C) grupe si “Të luash për paqe” do të fillojnë të shkojnë në shtete më të pasura.

D) lojërat në natyrë do të jenë më pak popullore, për shkak të përhapjes së kompjuterëve.

6. Lexoni me kujdes këtë fjali të shkëputur nga pjesa e dhënë më sipër: Shumë sporte nxisin

krenarinë kombëtare. Shkruani dy argumente që e mbështesin këtë pohim. 2 pikë

a) ______________________________________________________________________

b) ______________________________________________________________________ PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 4 7 qershor 2010

PJESA II

Lexoni historinë e mëposhtme, pastaj përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.

DY SHOKËT

Gjatë pushimeve të verës, në lojë e sipër me shokët, Fani ka thyer këmbën. Shoku i tij, Budardi, i

shkon rregullisht për vizitë në shtëpi, që tjetri të mos e ndiejë veten të braktisur.

- As ia vlen të flasim për këtë gjë, Budard. Shpejt, ke

për të parë po s’u shërova; nuk ndodhi aspak për fajin

tënd! Kur pushimet po mbaronin, ne të gjithë sikur po

Page 21: rregullat e provimeve te lirimit

shkallonim... Askush nuk ka pse bëhet me faj.

Fani gjendej në dhomën e vet, nderur mbi shezlong

dhe Budardi i qëndronte te koka. Një zjarr bubulak

përskuqte tërë vatrën, duke përhapur një ngrohtësi për

zili mes një zhaurime të mbytur... Ishte e enjte.

Karrocat e tregut zunë rrokullimën përgjatë rrugës.

Në nëntor, nata nuk vonon të bjerë.

- Vazhdon akoma të bëjë ngricë?

- Te sahatçiu, termometri shënonte tetë gradë nën

zero.

- A e bëtë rrëshqitësen te vija e ujit, para shkollës?

- E bëmë, po zoti Trusher na e mbuloi me rërë. Na u

desh të bënim një tjetër, më të gjatë, te rruga e portit,

ballë për ballë me shtëpinë e priftit, aty te kanali, po e

ke parasysh.

- E kush rrëshqet më shumë?

Budardi nguroi një hop. Fani buzëqeshi.

- Thuaje, s’ka pse, Bytoja, apo jo?

Një çast ra heshtja. Dita ende nuk e kishte humbur

zbardhëllimën e vet, teksa muzgu, me një përskuqje

të lehtë, si të ngurosur, kish nisur të vishte xhamat e

dritareve.

- Ta ndez dritën? – foli Budardi. – Ke qejf të luajmë

me letra?

Fani tundi kokën në shenjë mohimi duke

Page 22: rregullat e provimeve te lirimit

vështruar zjarrin në vatër. Butë-butë, heshtja përpiu

gjithçka. Herë pas here, një urë lëshonte ndonjë

rënkim, nga ku shpërthente një njollë e kaltërreme,

regëtinte një sekondë, para se të shkëputej e të shuhej

në çastin kur fluturonte.

- Budard...

- Urdhëro, Fan?

- Dëgjo, s’ke pse e detyron veten të vish tek unë çdo

të enjte. Mbase ke qejf të shkosh të luash me shokët e

tjerë. Ja, shiko Patunë. Edhe pse është im vëlla, nuk

rri tërë kohën me mua. Unë, vetëm, nuk mërzitem.

- Unë vi tek ti, se kam qejf, – tha Budardi.

Tashmë gjysmerrësira kish përpirë dhomën. Ata

vazhdonin të bisedonin kokë më kokë, si dy shokë të

ngushtë e të sprovuar që ishin. Po Budardi një e dy e

hidhte fjalën te aksidenti që kish pësuar Fani, te

vuajtjet që iu desh të përballonte. Ndërsa Fanit ia

kishte qejfi të bisedonte për shokët e klasës, të

shkollës, për mbarëvajtjen e tyre në mësime, kush

kishte bërë hartimin më të mirë dhe thoshte se mezi

po priste të kthehej në klasë, sa të mbaronte pushimet

e Vitit të Ri.

- Më mbaj pak të ngrihem, ke për të parë po s’eca!

- Do kesh dhimbje e do biesh...

- Gjë pa zarar, nuk do të rëndoj mbi këmbën e thyer.

Page 23: rregullat e provimeve te lirimit

I ranë qark dhomës. Budardi ndihej krenar që po i

jepte shokut të vet për mbështetje supin e tij dhe çfarë

nuk bëri tjetër për t’i ardhur në ndihmë, me një

përkujdesje amtare.

- Boll me kaq. Eja të shtrihesh tani.

E mbajti Fanin me kujdes të zinte vend mbi shezlong

dhe pasi e shtriu, i kërkoi si shpërblim për këtë

përkujdesje:

- Më lër të të shoh një çikë këmbën!

Këmba ishte ende e brishtë, mjaft e dobësuar, e

zbehtë krejt, pothuaj e mavijosur. Budardi u përkul

mbi të, ia fërkoi me maja të gishtave.

- Këtu të është thyer, ë? Edhe këtu... në dy vende? O

zot që desh mbete sakat! Atë ditë, kur doktori të hoqi

protezat, nuk vura gjumë në sy për tërë natën. Shyqyr

që ai na siguroi se këmba do të shërohej plotësisht e

se ti, për pak kohë, do të jesh në gjendje të rendësh si

më parë... Pa më trego Fan, një çikë, si bërtisje natën

nga dhimbjet e kur i thoshe babait se edhe një i rritur

të qe do të bërtiste, e jo më ti.

- Po ore, edhe një burrë të qe, do të kish bërtitur po aq

sa unë! Çfarë nuk bëja, sidomos gjatë natës:

shtrëngoja dhëmbët, po në të vërtetë, më dukej sikur

më mbërthenin një palë darë deri në palcë të kockave,

darë si të skuqura në zjarr. Dhe kur ato më

Page 24: rregullat e provimeve te lirimit

mbërthenin ashtu, ia jepja ulërimës. Në ato çaste, im

atë, nga dhoma përbri më thoshte: “Ç’bën kështu

more, mbaje veten! E si ndryshe do tregohesh që je

burrë!” Mirëpo darët sikur të nguleshin edhe më

tepër, e sa të mblidhja unë veten, ia kisha dhënë

ulërimës. Atëherë vinin e më ndiznin dritën në mes të

natës dhe ktheheshin për të rënë prapë në gjumë. Unë,

në ato çaste e ndieja veten fajtor e u thosha se edhe

një burrë të qe në vendin tim, nuk do kish ndenjur pa

bërtitur. PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 5 7 qershor 2010

7. Cila është arsyeja që Budardi shkon te Fani? 1 pikë

A) Ai ndihet kështu më pak fajtor para shokut që u aksidentua prej tij.

B) Ai bisedon me Fanin për gjëra që nuk mund t’i bisedojë dot me të tjerët.

C) Ai nuk ka se si t’i kalojë ndryshe netët e gjata të dimrit.

D) Atij i pëlqen t’i rrijë pranë shokut në çaste të vështira.

8. Përgjatë kësaj pjese vërejmë se autori e përmend herë pas here mjedisin e jashtëm. Ai e bën këtë:

1 pikë

A) për të krijuar kontrast midis të ftohtit jashtë dhe mjedisit të ngrohtë në dhomë.

B) për të treguar lojërat që i argëtojnë fëmijët në dimër.

C) për të treguar sa e lehtë është të aksidentohesh në dimër.

D) për të na thënë se edhe njerëzit janë shpesh të ftohtë si natyra në dimër.

9. Në cilën nga alternativat e mëposhtme mbiemri është përdorur me kuptim të figurshëm? 1 pikë

A) hartim i saktë

Page 25: rregullat e provimeve te lirimit

B) përskuqje e ngurosur

C) rrugë e gjatë

D) këmbë e thyer

10.

A) Pse Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për aksidentin? Cila është, sipas tij, arsyeja që ai e

theu këmbën? 2 pikë

_________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________________

B) Në një moment Budardi i kërkon Fanit të ndezë dritën, pasi po errësohet, por Fani i thotë jo. Pse

ai dëshiron që të bisedojnë në gjysmerrësirë? 1 pikë

______________________________________________________________________________________

11.

A) Jeta e Fanit pas aksidentit ka ndryshuar. Zbuloni në tregim dy momente ku duket kjo. 2 pikë

a) _______________________________________________________________________

b) __________________________________________________________________________________

B) Gjeni në tregim dy shprehje që tregojnë përkujdesjen e Budardit kundrejt Fanit. 2 pikë

a) _______________________________________________________________________

b) _______________________________________________________________________

12.

A) Në fund të kësaj pjese Fani rrëfen se ndihej fajtor përpara familjes. Çfarë e shkakton ndjenjën e

fajit te ai? Ç’tregon kjo për natyrën e tij? 2 pikë

a) ______________________________________________________________________

Page 26: rregullat e provimeve te lirimit

b) ______________________________________________________________________ PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 6 7 qershor 2010

B) Marrëdhënia ndërmjet këtyre dy shokëve është e veçantë. Argumentoni se çfarë e bën atë të tillë.

Mendimin tuaj mbështeteni edhe me ilustrime nga fragmenti. 3 pikë

_________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________________

C) Vendosini kësaj pjese një titull tjetër me kuptim të figurshëm. 1 pikë

______________________________________________________________________________

PJESA III

13. Fjala gjithçka është: 1 pikë

A) e thjeshtë

B) e përbërë

C) e prejardhur

D) e përngjitur

14. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

a) I ranë qark dhomës. ______________________

b) Butë-butë, heshtja përpiu gjithçka. ______________________

15. Qarkoni rasën e emrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Fani tundi kokën në shenjë mohimi.

A) emërore

Page 27: rregullat e provimeve te lirimit

B) dhanore

C) rrjedhore

D) kallëzore

16.

A) Përcaktoni llojin e përemrit në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Nuk ndodhi aspak për fajin tënd! ___________________

B) Gjeni në ç’rasë është trajta e shkurtër e përemrit vetor në fjalinë e dhënë më poshtë. 1 pikë

Pa më trego Fan si bërtisje natën nga dhimbjet. ___________________

17. Gjeni mënyrën dhe kohën e foljes së nënvizuar. 2 pikë

Regëtinte një sekondë para se të shkëputej.

a) Mënyra: __________________ b) Koha: __________________

18. Përdoreni paskajoren e foljes luaj në fjali me funksion qëllimor. 1 pikë

__________________________________________________________________________PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 7 7 qershor 2010

19. Përcaktoni llojin e fjalisë njëkryegjymtyrëshe. 1 pikë

Më lër të të shoh pak këmbën!

A) Me vetë të përcaktuar

B) Me vetë të papërcaktuar

C) Me vetë të përgjithësuar

D) Pavetore

20. Gjeni kryefjalën. 1 pikë

a) Im vëlla nuk rri tërë kohën me mua. _____________________________

b) Qarkoni me se është shprehur ajo. 1 pikë

A) Emër

Page 28: rregullat e provimeve te lirimit

B) Grup emëror

C) Përemër

D) Mbiemër

21. Në fjalinë: Ata vazhdonin të bisedonin kokë më kokë: 2 pikë

a) gjeni kallëzuesin: ________________ b) tregoni llojin e tij:___________________

22. Ç’funksion sintaksor kryejnë fjalët e nënvizuara? 2 pikë

Një zjarr bubulak përskuqte tërë vatrën, duke përhapur një ngrohtësi për zili mes një

zhaurime të mbytur...

Ndërsa Fanit ia kishte qejfi të bisedonte për shokët e klasës.

a) bubulak: ____________________ b) për shokët e klasës:_______________________

23. Gjeni në fjalinë e mëposhtme pjesën e nënrenditur. 1 pikë

Kur pushimet po mbaronin, ne të gjithë sikur po shkallonim.

a) Pjesa e nënrenditur: ________________________________________

b) Qarkoni se ç’lloj fjalie është pjesa e nënrenditur. 1 pikë

A) Qëllimore

B) Shkakore

C) Rrjedhimore

D) Kohore

24. Rishkruani si duhet nga ana e drejtshkrimit dhe pikësimit tekstin e dhënë më poshtë, duke

nënvizuar qortimet që keni bërë. 3 pikë

Të tetën ditë, në atë qytet të vogël në juglindje të Shqipërisë, erdhën reparte ushtarake të

rregullta të cilat, për dy vjet më radhë, qenë përpjekur të shuanin kryengritjen në Kosovë

dhe në Shqipërinë e veriut. Të egërsuar nga luftimet, të pjestuar e të gjymtuar nga kryengritësit,

kishin marrë rrugën e kthimit, duke shkuar drejt lindjes, përmes një toke armiqësore.

Page 29: rregullat e provimeve te lirimit

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________________________PROVIMI I LIRIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 8 7 qershor 2010

25. Të shkruajmë

Grupi drejtues i shkollës ka menduar që në murin kryesor të shkollës të pikturohen personazhe nga librat

dhe filmat më të preferuar të nxënësve. Por numri i këtyre personazheve do të jetë i kufizuar. Secili

nxënës duhet të propozojë një personazh nga një film ose nga një libër.

Mendoni për personazhin tuaj të preferuar, i cili do të jetë pjesë e kësaj pikture dhe i shkruani një letër

grupit drejtues ku të mbroni zgjedhjen tuaj. 6 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Page 30: rregullat e provimeve te lirimit

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë

(25a)

Struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

Page 31: rregullat e provimeve te lirimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I LIRIMIT 2010

S E S I O N I I

(I DETYRUAR)

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

Lënda: Gjuhë shqipe

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje, 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime, të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 2 7 qershor 2010

PJESA I

Pyetja 1 D 1 pikë

Pyetja 2 D 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Page 32: rregullat e provimeve te lirimit

Pyetja 4 C 1 pikë

Pyetja 5 A 1 pikë

_______________________________________________________________________________

Pyetja 6 2 pikë

Model përgjigjeje

Sportet nxisin krenarinë kombëtare, sepse:

• luhet himni kombëtar i vendit të fituesit përpara të gjithë njerëzve nga shumë vende të botës.

• ngrihet flamuri kombëtar i vendit të fituesit përpara të gjithë njerëzve nga shumë vende të

botës.

• të gjithë njerëzit, nga shumë vende të botës, në atë moment, shikojnë fituesin dhe e kanë në

qendër të vëmendjes, atë dhe vendin e tij.

• njerëzit që janë nga i njëjti vend me fituesin, ndihen krenarë për këtë, pasi bëhet fjalë për

vendin e tyre.

2 pikë Nëse në përgjigje shkruan dy nga argumentet e dhëna më sipër, që mbështesin

pohimin e dhënë.

1 pikë Nëse në përgjigje shkruan një argument që mbështet pohimin e dhënë.

0 pikë Përgjigja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.

Shënim

Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që

komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 7 D 1 pikë

Pyetja 8 A 1 pikë

Pyetja 9 B 1 pikë SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

Page 33: rregullat e provimeve te lirimit

© AVA 3 7 qershor 2010

Pyetja 10 (A) 2 pikë

Model përgjigjeje

• Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për aksidentin, pasi ai e di që shoku i tij ndihet në

faj dhe i duket sikur e rëndon më shumë kështu.

OSE

• Fani nuk beson se ishte faji i Budardit, ndaj s’ka pse flasin për aksidentin.

OSE

• Fani mendon se ishte vetë fajtor, pasi nuk pati kujdes dhe kështu u aksidentua.

OSE

• Gjatë pushimeve, Fani si dhe të gjithë fëmijët, luajti pa kujdes dhe kështu u aksidentua.

2 pikë Nëse në përgjigje shpjegon pse Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për

aksidentin DHE nëse shpjegon se cila ishte arsyeja që ai theu këmbën.

OSE

1 pikë Nëse në përgjigje shpjegon vetëm pse Fani nuk dëshiron të flasë me Budardin për

aksidentin OSE shpjegon se cila ishte arsyeja që ai theu këmbën (njërën nga të

dyja).

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.

Shënim

Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që

komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 10 (B) 1 pikë

Model përgjigjeje

• Fani dëshiron të bisedojnë në gjysmerrësirë, pasi kështu ndihet më mirë, më pranë shokut,

Page 34: rregullat e provimeve te lirimit

biseda bëhet më intime, më e afërt dhe më e ngrohtë.

OSE

• Meqenëse ajo çfarë do t’i thotë shokut është paksa delikate, e ka më të lehtë t’ia thotë në

gjysmerrësirë.

OSE

• Shpesh në gjysmerrësirë gjërat bëhen më të lehta për t’u thënë.

1 pikë Nëse shpjegon qartë pse Fani dëshiron të flasin në gjysmerrësirë.

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare. SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 4 7 qershor 2010

PJESA II

Pyetja 11 (A) 2 pikë

Model përgjigjeje

Jeta e Fanit pas aksidentit ka ndryshuar në disa drejtime:

• ai nuk shkon më në shkollë.

• ai nuk luan dot më me shokët.

• ai nuk merr pjesë në aktivitetet shkollore.

• ai rri tërë ditën në shtëpi.

• ai nuk merr pjesë në ngjarjet e ndryshme që ndodhin në shkollë.

• ai është detyruar të përballojë edhe dhimbjen që s’e kish provuar më parë.

2 pikë Nëse në përgjigje shkruan dy momente që tregojnë se jeta e Fanit pas aksidentit

ka ndryshuar.

OSE

1 pikë Nëse në përgjigje shkruan vetëm një moment që tregon se jeta e Fanit pas

aksidentit ka ndryshuar.

Page 35: rregullat e provimeve te lirimit

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.

Shënim

Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që

komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 11(B) 2 pikë

Model përgjigjeje

• i qëndronte te koka

• e mbajti Fanin me kujdes

• me një përkujdesje amtare

• po i jepte shokut të vet për mbështetje supin e tij

• çfarë nuk bëri tjetër për t’i ardhur në ndihmë

• ia fërkoi me maja të gishtave

• nuk vura gjumë në sy për tërë natën

• eja të shtrihesh tani

2 pikë Nëse shkruan dy shprehje ku duket përkujdesja e Budardit ndaj Fanit.

1 pikë Nëse shkruan një shprehje ku duket përkujdesja e Budardit ndaj Fanit.

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 5 7 qershor 2010

Pyetja 12 (A) 1 pikë

Model përgjigjeje

• Ndjenjën e fajit e shkakton shqetësimi që po u shkakton të tjerëve. Ata janë të detyruar të

ngrihen natën, orë e pa orë për të.

• Kjo tregon se Fani është natyrë e ndjeshme (e kujdesshme). Ai nuk mendon vetëm për

Page 36: rregullat e provimeve te lirimit

dhimbjen e tij, por edhe për shqetësimin dhe telashet që mund t’u shkaktojë njerëzve të

tjerë.

2 pikë Nëse në përgjigje shkruan se çfarë e shkakton ndjenjën e fajit te Fani DHE se

ç’tregon kjo për natyrën e tij.

OSE

1 pikë Nëse në përgjigje shkruan se çfarë e shkakton ndjenjën e fajit te Fani OSE se

ç’tregon kjo për natyrën e tij (një nga të dyja).

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.

Shënim

Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që

komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota. SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 6 7 qershor 2010

Pyetja 12 (B) 1 pikë

Model përgjigjeje

• Marrëdhënien midis dy djemve e bën të veçantë mirëkuptimi dhe afërsia që ata kanë me

• njëri-tjetrin.

• E bën të veçantë të qëndruarit pranë në rast nevoje dhe mbështetja te njëri-tjetri.

• Ata flasin hapur, çiltër dhe i besojnë njëri-tjetrit.

• Kjo tregon se miqësia nuk është vetëm lojë dhe argëtim, por edhe përkujdesje, mirëkuptim

dhe ngrohtësi.

Ilustrime:

• Budardi i qëndronte te koka (ngrohtësi).

• Ata vazhdonin të bisedonin kokë më kokë (flasin hapur, çiltër).

• E mbajti Fanin me kujdes (ndihmë, përkujdesje).

Page 37: rregullat e provimeve te lirimit

Etj

Në të gjitha rastet e përgjigjeve, nxënësit duhet të theksojnë se kjo është një miqësi që

mbështetet në përkujdesje dhe ngrohtësi dhe jo vetëm në argëtim dhe lojë.

2 pikë Nëse argumenton plotësisht se çfarë e bën të veçantë marrëdhënien midis dy

shokëve.

DHE

1 pikë Ilustrimi

OSE

1 pikë Nëse argumenton pjesërisht miqësinë e veçantë midis dy djemve.

DHE

1 pikë Ilustrimi

OSE

1 pikë Nëse argumenton pjesërisht miqësinë e veçantë midis dy djemve, por s’ka ilustrim.

0 pikë Nëse përgjigjja është gabim ose nuk ka përgjigje fare.

Shënim

Në rast se nxënësi jep vetëm një ilustrim pa asnjë argument, atëherë ai do të vlerësohet me

0 pikë.

Në rast se nxënësi jep një përgjigje që nuk përafrohet me modelin e dhënë më sipër, por që

komisioni i vlerësimit e gjykon si të saktë, atëherë ai do të marrë pikët e plota. SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 7 7 qershor 2010

Pyetja 12 (C) 1 pikë

1 pikë Nëse nxënësi shkruan një titull të figurshëm për këtë histori, i cili

të shprehë thelbin e saj.

Page 38: rregullat e provimeve te lirimit

0 pikë Nëse titulli i zgjedhur nuk është i figurshëm, nuk shpreh brendinë e saj ose

nuk ka përgjigje fare.

_______________________________________________________________________________

PJESA III

Pyetja 13 1 pikë

1 pikë D

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë qark: parafjalë

1 pikë butë-butë: ndajfolje

Pyetja 15 C 1 pikë

Pyetja 16 (A) 1 pikë

1 pikë tënd: përemër pronor

Pyetja 16 (B) 1 pikë

1 pikë më: rasa dhanore

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë Mënyra: lidhore

1 pikë Koha: e pakryer

Pyetja 18 1 pikë

Nëse shkruan një fjali ku paskajorja e foljes luaj (për të luajtur) është në funksion qëllimor. SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 8 7 qershor 2010

Pyetja 19 A 1 pikë

Pyetja 20 2 pikë

1 pikë Kryefjala: im vëlla

1 pikë B grup emëror

Page 39: rregullat e provimeve te lirimit

Pyetja 21 2 pikë

1 pikë Kallëzuesi: vazhdonin të bisedonin

1 pikë Lloji: kallëzues i përbërë foljor

Shënim:

Nxënësi do të marrë një pikë edhe nëse shkruan vetëm kallëzues i përbërë.

Pyetja 22 2 pikë

1 pikë bubulak: përcaktor

1 pikë për shokët e klasës: kundrinor i zhdrejtë me parafjalë

Shënim:

Nxënësi do të marrë 1 pikë edhe nëse shkruan vetëm kundrinor.

Pyetja 23 (a) 1 pikë

1 pikë Pjesa e nënrenditur: Kur pushimet po mbaronin

Pyetja 23 (b) D 1 pikë

Pyetja 24 3 pikë

1 pikë a. Vendosja e presjes pas fjalëve: reparte ushtarake të rregullta,

1 pikë b. Shqipërinë e Veriut (Veriut me të madhe)

1 pikë c. të pjesëtuar

SKEMA E VLERËSIMIT

Gjuhë shqipe Sesioni I

© AVA 9 7 qershor 2010

Pyetja 25 6 pikë

Për pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• shkruan një letër ku argumenton pse personazhi i zgjedhur prej tij duhet të jetë pjesë e pikturës

Page 40: rregullat e provimeve te lirimit

në murin e shkollës.

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, të veçantën e këtij personazhi.

• përdor detaje mbështetëse.

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elementet e strukturës së letrës:

hyrjen (vendosja e fjalëve hyrëse në një letër: lidhja midis shkruesit dhe lexuesit)

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

• ka fjalor të pasur

• ka stil origjinal

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore

Page 41: rregullat e provimeve te lirimit

Altertekst 2010-2011 Katalogu i teksteve shkollore për vitin mësimor 2010-2011 Faqe 1 nga 16

Katalogu përfundimtar

i teksteve shkollore për vitin shkollor 2010-2011

Nr Cikli / Titulli Botuesi Çmimi Vërejtje

c / lekë

I II III IV V

ARSIMI BAZE

KLASA E PARË

1 Abetare ShBLSh e Re 327

2 Abetare - Fletore pune ShBLSh e Re 185

3 Abetarja ime ShBLSh e Re 359

4 Abetare - Fletore pune ShBLSh e Re 212

5 Abetare Shkronjë pas Shkronje 403

6 Abetare - Fletore pune Shkronjë pas Shkronje 190

7 Edukatë shoqërore ShBLSh e Re 87

8 Edukatë shoqërore Alba prim 109

9 Edukatë shoqërore Mediaprint 114

10 Edukatë shoqërore Erik 114

11 Edukatë shoqërore Uegen 116

12 Edukatë shoqërore Albas 129

13 Edukatë shoqërore Filara 140

14 Matematikë ShBLSh e Re 250

15 Matematikë - Fletë pune ShBLSh e Re 142

16 Matematikë Albas 273

17 Matematikë - Fletë pune Albas 152

Page 42: rregullat e provimeve te lirimit

18 Matematikë Albpaper 277

19 Matematikë - Fletë pune Albpaper 160

KLASA E DYTË

1 Gjuhë amtare Albas 359

2 Gjuhë amtare Progres 365

3 Gjuhë amtare Mediaprint 371

4 Gjuhë amtare Pegi 391

5 Edukatë shoqërore Mediaprint 107

6 Edukatë shoqërore Print 2000 109

7 Edukatë shoqërore Albas 131

8 Matematikë Print 2000 207

9 Matematikë - Fletë pune Print 2000 138

10 Matematikë Albpaper 228

11 Matematikë - Fletë pune Albpaper 160

12 Matematikë Mediaprint 229

13 Matematikë - Fletë pune Mediaprint 160

14 Matematikë Albas 254

15 Matematikë - Fletë pune Albas 190

Page 43: rregullat e provimeve te lirimit
Page 44: rregullat e provimeve te lirimit
Page 45: rregullat e provimeve te lirimit
Page 46: rregullat e provimeve te lirimit