Upload
thanasruci
View
189
Download
17
Embed Size (px)
Citation preview
Prof. Dr. Thanas Ruci
SEMUNDJET E PERIMEVE • Pse perimet janë më të prekëshme nga sëmundjet se sa
kulturat e tjera të arrave ose krahasuar me pemët frutore:
A) Perimet si kultura bujqësore përfaqësohen nga bimë që mekanikisht janë më të dobta se grupet e tjera, kështu që patogjenët e kanë më të kollajtë penetrimin e qelizave.
B) Perimet në krahasim me grupet e tjera bimore janë më të pasura me fazën ujorë, gjë që favorizon më mirë kushtet epidemiologjike për infektim dhe përhapje të parazitëve.
C) Perimet sidomos ato të serrave janë kultura intensive me rendimente /ha. 4-5 herë më tepër në periudhë vegjetative më të shkurtër, pra predispozohen më tepër për prekje.
D) Teknologjia e kultivimit të perimeve presupozon edhe faza biologjikisht tronditëse si pregatitja e fidanit, trapjantimi, të cilat dobësojnë dhe predispozojnë bimët për prekje më të lartë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
SEMUNDJET E SOLANOREVE • Kulturat më kryesore në këtë familje
janë domatja, speci, patëllxhani.
VRUGU I DOMATES Phytophthora infestans (Mont.) De Bary.
• Sëmundja shfaqet në domate në fushë të hapur dhe në serra.
• Prek të gjitha organet si gjethet, lulet dhe frutat deri në pjekje
Prof. Dr. Thanas Ruci
Shënjat e sëmundjes. • Në gjethe sëmundja verehet fillimisht me njolla të çrregullta,
me aspekt si të ziera, me ngjyrë kafe në të ullinjtë (majtas). • Në kushtet e lagështisë ajrore të lartë, në kohë me mjergulla e
shira,sëmundja përfshin gjithë sipërfaqen gjethore(djathtas) • Si pasojë vjen tharja e plotë e të gjithë bimës.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Në bishtat e gjetheve, në lastar dhe në kërcell verehen rrypa gjatësorë të gjërë, pak të shtypur dhe me ngjyrë kafe në të kuqëremtë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në korrespondencë të njollave, poshte gjetheve vërehet myku me ngjyrë gri-të zbehtë,që përfaqëson sporangombajtësit me sporangjet e patogjenit. Në mikroskop këta sporangombajtës vërehen me sterigmat teke që mbartin nga 1 sporang (pamja djathtas)
.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në fruta, që kur ato janë të gjelbërta, patogjeni jep njolla të tejdukëshme, të çrregullta e të shtypura, mbuluar me myk gri
• Frutat kështu të prekura nuk arrijnë në pjekjen e tyre.
• Ato bien në tokë duke iu nën-shtruar kalbëzimit të qulltë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Pamje e frutave të domates në disa stade të moshës ku vërehet kalbëzimi kafe i errët me frutifikimin gri
Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia • Vrugu i domates dhe patates
shkaktohet nga Phytophthora infestans (Mont)de Bary,
• Pjestar I Klasës. Oomycetes dhe Rrendit Peronosporales.
• Infeksionet e vrugut në domate vijnë me intensitet në vitet me me lagështi, vesa, mjergulla e shira.
• Strukturat aseksore, sporangjet përhapen me anë të erës, shiut dhe ujrave të tepërta në serra.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Mbirja e sporangut me micel ndodh në temperatur mbi 18ºC dhe lagështia nuk është në formë bulza uji
• Në kushtet e bulzave të ujit infeksioni ndodh me anë të zoosporeve, që lëvizin me flagjelave dhe mbijnë,
• Periudha e inkubacionit deri në prodhmin e sporeve te reja zgjat 3- 6 ditë në temperatura mbi 20- 23ºC.
• Kërpudha dimëron si micel i fjetur dhe oospore në mbeturinat bimore në tokë dhe
• Dimëron edhe në tuberet e patates, pasi është i njëjti parazit edhe për këtë bimë
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Nga fuzionimi i organit mashkullor (anteridit) dhe atij femëror (oogonit) formohet zigoti, e më pas oospori.
• Brenda popullatës patogjene të Ph.infestans ekzistojnë disa raca fiziologjike, më të përhapura raca “0” dhe “4”.
Procesi i formimit të oosporit te vrugjet në përgjithësi
Prof. Dr. Thanas Ruci Cikli biologjik i vrugut të domates dhe patates Ph. infestans
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e kontrollit • Ajrosja e serrave, mbajtja temperaturës mbi 26ºC • eleminimi i ujitjeve të tepërta dhe në formë shiu. • plehrimet e ballancuara azotike, me të tjerat fosfo-potasike • Në shumë vende mund të parashikohet shfaqja e vrugut: • konsiderohen të favorshme reshjet në sasi 20 mm brenda 5
ditëve për shfaqjen epifitike të sëmundjes.
• Midis preparateve më të efektshëm konsiderohen ato me bazë bakri si lëngu bordolez 0.5-1%, oksikloruri i Cu 0.5-0.8% në fazat e para, ditiokarbamatet Metiram, Propineb më pas.
• Konsiderohen me efektivitet edhe Folpet, Clortalonil (=Dakonil), si dhe Metalaksil dhe Cimoksanil, Aliette, Strobby,
• Këto të fundit duhet të kombinohen me ato të bakrit, ose karbamatet për të mos lejuar shfaqjen e shtameve rezistente.
• Rezultate inkurajuese kanë treguar fondet për krijimin e kultivarëve të domates të qëndrueshëm ndaj vrugut.
Prof. Dr. Thanas Ruci
VRUGU I KERCELLIT Phytophthora parasitica (Dast)Waterh.
1. Simptomatologjia. • Sëmundja shfaqen që në fidanat, me
kalbëzimin e tyre dhe deri në fruta me shënjat më karakteristike në formë njollash unazore rrethore.
• “Kalbëzimi zonal” koncentrik, është një simptomë që e dallon këtë vrug nga ai i zakonshmi Ph.infestans.
• Njollat fillojnë nga zona e majës së frutave dhe kanë konsistencë të qulltë, me ngjyrë të errët në frutat e pjekur ose gri jeshil në ato të gjelbërta.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në lagështi të lartë në organet e prekura verehet myku i parazitit.
• Në rrënjë dhe në zonën e qafës sëmundja sjell nxirje, kalbëzim dhe tharjen para kohe të bimës.
• Në kërcej infeksionet paraqiten me plagë të errta, që tentojnë të përhapen deri në gypat e përçimit, duke sjellë kalbëzimin e plotë të pjesës mbitokësore
Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia. • Prekja e bimëve nga ky vrug mund të fillojë që në fidanat në
shtretër, kjo e dallon nga P. infestans, që prek nga gonxhim-lulëzimi deri në pjekjen e frutave
• Përveç Ph.parasitica, simptoma të ngjashme mund të shkaktojnë dhe speciet si P.capsici, P.criptogea.
• Në të gjitha rastet flitet për këpurdha që ndodhen në tokë, dhe që mund të mbijetojnë edhe 5-6 vjet falë klamidosporeve dhe oosporeve të qëndrushme.
• Këto organe të qëndrueshme japin fillesë infeksio-neve të reja në bimë, të cilat vërehen kur lagështia është shumë e lartë dhe temperaturat 17-27ºC.
• Periudha e inkubacionit është e shkurtër deri 5 ditë, kur realizohen kushtet termohidrike.
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e luftimit.
• Kufizimi i ujitjeve në formë shiu, eleminimi i pellgjeve
• favorizimi i ajrosjes me t’harjet, sidomos në sera.
• dizinfektimi i tokës duke futur në përdorim preparate si Propamocarb (=Previkur), ose fumigantë si Dazomet,
• Dizinfektimi i farës ka rëndësinë e tij dhe mund të bëhet me Tiram ose Propamokarb (=Previkur).
• Trajtimet kimike me preparate Bakri dhe të tjera ndaj vrugut të zakonshëm janë të vlefshme për këtë vrug.
Prof. Dr. Thanas Ruci
VRUGU I KËRCELLIT TË SPECIT Phytophthora capsici Leon 1. Simptomatologjia • Vrugu i kërcellit, njohur si gang-
rena e këmbës perben sëmundjen më të rrezikshme të specit.
• Prekjet verehen te aparati rrënjor, qafën e tij dhe bazën e kërcellit, të cilat nxihen dhe në fund kalbëzehen.
• Zonat e prekura pësojnë dehidratime e rrudhosje, ndërsa pjesa ajrore shpejt thahet.
Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia. • Shkaktari i sëmundjes Phytophthora capsici, i cili
prek përveç specit edhe bimë të tjera solanore.
• Veprimtaria e këtij paraziti favorizohet nga vlerat termike nga 10-35°C, temperatura normale deri 28°C
• Dimërimi kryhet me anë të oosporeve, të cilat mbijnë duke infektuar me anë të sporangjeve.
• Mbirja e sporangjeve drejt përsë drejti me micel në temperaturat e larta ose me zoosporeve nën 20°C.
• Përhapja e sëmundjes edhe me anë të farës
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat mbrojtëse • Rrëndësi kanë masat agroteknike dhe fara e pastërt, • qarkullimi 5-6 vjecar për devitalizimin e oosporeve. • përdorimi i ujit të painfektuar ose I dizinfektuar, • Dherishtja e shtretërve të dizinfektohet me nxehtësi
ose me fungicide, si Propamokarb ose Benalaxyl, etj. • Preparatet mund të jepen me anë të ujit të vaditjes,
ose të jepen të lokalizuara në këmbëzën e bimës. • Preparate si ato të bakrit, Metalaxyl-M, etj mund të
përdoren edhe mbi masën vegjetative të bimëve për të parandaluar infeksionet e tjera.
• Rezultate interesante janë arritur me krijimin e kultivarëve të qëndrushëm ndaj këtij vrugu.
• Gjithashtu shartimet e kultivarëve të prekshëm mbi nënshartesa resistente përbën një metodë me vlerë.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Skema të shartimit të perimeve për të mos u prekur nga sëmundjet
Prof. Dr. Thanas Ruci
KALBEZIMI I FIDANAVE Pithium debaryanum Hesse.
Pithium ultimum Trow. 1. Simptomatologjia. • Përgjegjës me rëndësi primare
për kalbëzimin e fidanave në shtretër, konsiderohet Gj. Pithium.
• Ata shkaktojnë një “shtërngim” dhe hollim të qafës së kërcellit dhe kalbëzimin e rrënjëve.
• Infeksione të tilla në shtretër dhe në farishtet detyrojnë shpesh bujqit që të rimbjellin (figura)
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Në kushte të veçanta klimatike Pitiumi sjell dëme dhe në fruta
• kërpudha njihet nga prania e micelit të bardhë në sipërfaqe.
• Indet nën micel nxihen dhe me kohë i nënshtrohen kalbëzimit.
• Infeksionet fillojnë në pikat e lidhjes së bishtave me frutat
• Gjithashtu kalbëzehen dhe zonat e kontaktit të frutave me tokën.
Prof. Dr. Thanas Ruci
2. Biologjia dhe epidemiologjia. • Shkaktarë të kalbëzimit të
fidanave P.debaryanum dhe P.ultimum. .
• Riprodhimi seksor me formim oosporit
• Riprodhimi jo seksor me zoosporangjet në majën e hifeve dhe që formojnë një veshikul e cila coptohet në zoospore ose mbirje dhe me micel.
• Shpesh nga miceli diferencohen edhe klamidospore, të cilat i shërbejnë për dimërim.
Prof. Dr. Thanas Ruci Pamje e sporangombajtësve me sporangjet te Pithiumi e Phytophthora
Prof. Dr. Thanas Ruci Cikli biologjik i kalbëzimit të fidanave Pithium debarianum
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e luftimit. • Të mos teprohet me ujitjet dhe të eleminohen pellgjet
• Të favorizohen fidanat me ngrohje kur del nevoja,
• Të kryhet ajrosja dhe ndriçimi i bimëve në rritje.
• Struktura e tokës e lehtë dhe e përshkushme për ujin
• Dezinfektimi i tokës me ndonjë fumigante (Dazomet) ose Propamokarb (=Previkur)
• Mosteprimi në përdorimin e plehrave azotike.
• Zhdukja e frutave të infektuar.
Prof. Dr. Thanas Ruci
RIZOKTONIA E DOMATES Rhizoctonia solani Kuhn.
1. Simtpomatologjia. • Rizoktonioza është sëmundje që
prek domaten që në shtretërit.
• Në fidana sjell nxirjen e rrënjëve, ngushtimin e qafës, dhe më pas tharjen e bazës së kërcellit.
• Në rastet e prekjeve të rënda çon në tharjen e plotë të bimëve.
Prof. Dr. Thanas Ruci
• Prekjet mund të shihen dhe në frutat e domates për salcë, në veçanti në ato afër tokës.
• Simptomat në këto kokrra janë njollat e errëta, lehtësisht të shtypura që çahen në qendër.
• Plagë të tilla japin mundësi vendosjes së parazitëve dytësor, të cilët kontribojnë në kalbëzimin me natyrë të qulltë të domates.
Prof. Dr. Thanas Ruci
Pamje e micelit karakteristik dhe
qelizave barilotto për R. solani
Biologjia dhe epidemiologjia. • Rhizoctonia solani karakterizohet nga një polifagi e madhe duke prekur mbi 200 specie bimore.
• Rhizoctonia solani bën pjesë në kërpudhat me micel steril, pasi nuk formon asnjë organ shumëzimi.
• Miceli i kësaj këpurdhe njihet nga degëzimet 90° dhe septet afër tyre
• Paraziti mbijeton në tokë për më tepër se 6-7 vjet, falë organeve të qëndrueshme, pseudoskleroteve.
• Këpurdha favorizohet nga lagështia e lartë e tokës dhe temperaturat 16-22ºC.
Prof. Dr. Thanas Ruci
3. Masat e luftimit. • Kontrolli i rizoktoniozës bazohet në qarkullimet e
gjata të kulturave, drenimi i mirë i tokës, eleminimi i mbeturinave të infektuara, ajrimi i serrave e tuneleve.
• Dizinfektimi i tokës së infektuar nga Rhizoktonia mund të kryhet me preparate si Proçimidone ose edhe me preparate ftalimidik si Kaptan, Dikloran, etj.
• Kur infeksionet shfaqen gjatë kultivimit të domates në fushë duhet në rradhë të parë të bëhet eleminimi i menjëhershëm i bimëve të prekura.
• Më pas bëhet dizinfektimi me lagie i vatrave të prekura me një nga preparatet e lartpërmendura.