24
VITI III - NR. 42 E premte, 22-02-2013 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA” Koment Struktura ekonomike dhe politika NGA ADRI NURELLARI SHUPLAKA PER BERISHEN PD sulmoi diplomatin amerikan në Tiranë, Zv.ndihmës/sekretari: Ambasadori flet në emër të Obamës. Të shqetësuar për zgjedhjet. Mjaft retorikës nacionaliste në Ballkan M arrëdhënia e ngushtë e politikës me ekonominë është padyshim një ndër ele- mentet kryesore të analizimit të zhvillimeve politike në një vend dhe ekonomia politike është bërë një ndër nën-disiplinat më të rëndësishme brenda të ashtu- quajturave shkenca politike. Kjo marrëdhënie ndërdisiplinore mes ekonomisë dhe politikës ka bërë që në rrjedhën e kohës të krijohen qasje, metodologji apo teori nga më të larmishmet për të studiuar ndërveprimin mes tyre. Një ndër trendet më të fun- dit është përqami i zgjedhjes publike (public choice) që shpj- egon politikën pa romanticizëm duke aplikuar metodat ekono- mike në analizën e zhvillimeve politike. Mirëpo një ndër format më të hershme të bërjes së kësaj analize ka qenë qasja e mate- rializmit historik të Marksit . Për ta thjeshtuar bëhet fjalë për analizimin e zhvillimeve politike gjatë historisë duke marrë në konsideratë mjetet me anën e të cilave njerëzit prodhojnë në mënyrë kolektive produktet e nevojshme të jetës së tyre. Kjo teori është e koklavitur dhe vështirë... SHBA MBRON ARVIZUN: TE TRONDITUR PER 21 JANARIN Filip Riker pro qëndrimit të ambasadorit kundër lirimit të gardistëve PROJEKTOR NGA ROVENA RROZHANI BERLINALE DHE SKRAP Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit nga e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola Kryeministri Berisha lan duart me fajdet, i çon në gjykatë 21 janari, koloneli i ministrisë informoi amerikanët Buxheti për zgjedhjet, si do ndahen 7.2 miliardë lekë PAS 8 VITEVE SOT VENDIMI KABLLOGRAMET Faqe 8 Faqe 7 Faqe 20 Faqe7 Kristaq Skrami: Nuk i tregoj rrogat e aktorëve TEATRI KOMBËTAR SUPLEMENTI “FUNDJAVA” Hekuran Isai, Alisë: Si bëhen dasmat në Tiranë Faqe 18-19 Receta të thjeshta dhe të shpejta për imunitet e shije Mendimet e artistëve dhe gazetarëve për tuesit Dokumenti 1980 KATËR LËNGJE SPECIALE FRUTASH VOTA JONË PËR OSCAR 2013 Zbulohet programi i PS: Si do të qeverisim pas 23 qershorit Pikat publike të manifestimit elektoral: Programi, aleatët dhe votat SOT KONVENTA Faqe 2-3 Faqe 13-17 Faqe 21 vijon në faqe 20 R Faqe 4

SHUPLAKA PER BERISHEN Filip Riker pro qëndrimit të ......2013/02/22  · të ligjeve shqiptare”, ka garantuar Ruçi. Sipas modelit të demokratëve amerikanë, aleatët e PS do

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • VITI III - NR. 42 E premte, 22-02-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA”

    Koment

    Struktura ekonomike dhe politika

    NGA ADRI NURELLARI

    SHUPLAKA PER BERISHEN

    PD sulmoi diplomatin amerikan në Tiranë, Zv.ndihmës/sekretari: Ambasadori flet në emër të Obamës. Të shqetësuar për zgjedhjet. Mjaft retorikës nacionaliste në Ballkan

    Marrëdhënia e ngushtë e politikës me ekonominë është padyshim një ndër ele-mentet kryesore të analizimit të zhvillimeve politike në një vend dhe ekonomia politike është bërë një ndër nën-disiplinat më të rëndësishme brenda të ashtu-quajturave shkenca politike. Kjo marrëdhënie ndërdisiplinore mes ekonomisë dhe politikës ka bërë që në rrjedhën e kohës të krijohen qasje, metodologji apo teori nga më të larmishmet për të studiuar ndërveprimin mes tyre. Një ndër trendet më të fun-dit është përqafi mi i zgjedhjes publike (public choice) që shpj-egon politikën pa romanticizëm duke aplikuar metodat ekono-mike në analizën e zhvillimeve politike. Mirëpo një ndër format më të hershme të bërjes së kësaj analize ka qenë qasja e mate-rializmit historik të Marksit . Për ta thjeshtuar bëhet fjalë për analizimin e zhvillimeve politike gjatë historisë duke marrë në konsideratë mjetet me anën e të cilave njerëzit prodhojnë në mënyrë kolektive produktet e nevojshme të jetës së tyre.

    Kjo teori është e koklavitur dhe vështirë...

    SHBA MBRON ARVIZUN: TE TRONDITUR PER 21 JANARIN

    Filip Riker pro qëndrimit të ambasadorit kundër lirimit të gardistëve

    PROJEKTOR

    NGA ROVENA RROZHANI

    BERLINALE DHE SKRAP

    Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit nga

    Faqe 23

    Kadri Vokopola

    Kryeministri Berisha lan

    duart me fajdet, i çon në gjykatë

    21 janari, koloneli i ministrisë

    informoi amerikanët

    Buxheti për zgjedhjet,

    si do ndahen 7.2 miliardë lekë

    PAS 8 VITEVE

    SOT VENDIMI

    KABLLOGRAMET

    ► Faqe 8

    ► Faqe 7

    ► Faqe 20

    ► Faqe7

    Kristaq Skrami: Nuk i tregoj rrogat e aktorëve

    TEATRI KOMBËTAR

    SUPLEMENTI “FUNDJAVA”

    Hekuran Isai, Alisë: Si bëhen dasmat në Tiranë

    ► Faqe 18-19Receta të thjeshta dhe të shpejta për imunitet e shije

    Mendimet e artistëve dhe gazetarëve për fi tuesitDokumenti 1980

    KATËR LËNGJE SPECIALE FRUTASH

    VOTA JONË PËR OSCAR 2013

    Zbulohet programi i PS: Si do të qeverisim pas 23 qershorit

    Pikat publike të manifestimit elektoral: Programi, aleatët dhe votat

    SOT KONVENTA ► Faqe 2-3

    ► Faqe 13-17

    ► Faqe 21

    ► vijon në faqe 20

    R

    ► Faqe 4

  • 2 E premte, 22 shkurt 2013POLITIKE

    Ruçi me ekspertët e

    naftës në Fier: PS, në

    plan interesin kombëtar

    Publike pikat ku mbështetet evenimenti i PS. Rama dizenjon programin

    LajmiSot dhe nesër socialistët

    në konventën sipas modelit amerikan do të shpalosin piketat kryesore të fushatës së 23 qershorit dhe skemën e qeverisjes pas zgjedhjeve. Jepet në mënyrë të detajuar esenca e diskutimit të 21 funk-sionarëve të PS elementët kryesor të programit.

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    RamaProgramin politik dhe qeverisës do ta shpallë kryetari i PS Edi Rama, në përmbledhje të të gjithë bashkëbisedimit me ekspertë, qytetarë dhe me ekspertë të të majtëve evropianë në qeverisje ose jo.

    Socialistët do mblidhen sot e nesër një një eveniment të ndryshëm nga ata që janë zhvilluar deri më tani për të prezantuar detaje të programit politik e qeverisës. Kon-venta që do shpalosë risi për nga mënyra e konceptimit dhe e produktit do fi llojë sot në orën 16.00 në Pallatin e Kongreseve, me një material përmes videos ku deputetë, bashki-akë dhe fi gura të PS do paraqesin nga gjysmë minute esencën e programit qeverisës të PS për sektorët më jetikë të vendit. Materiale që në mënyrë të përmbledhur sipas sektorëve dhe referuesve do t’i japim në “Shqiptarja.com” në mënyrë eksluzive. Krerët e grupeve të punës do fl asin 6 minuta, anëtarët e grupeve të punës do fl asin vetëm 3 minuta. Programin politik dhe qeverisës do ta shpallë kryetari i PS Edi Rama, në përmbledhje të të gjithë bashkëbisedimit me ekspertë, qytetarë dhe me ekspertë të të majtëve evropianë në qeverisje. Thelbi do jetë heqja e taksës së sheshtë, taksës së korrup-sionit dhe për biznesin e vogël, ndryshimin e shëndetësisë, drejtësisë, të sigurisë, të arsimit e komplet të mentalitetit të qeverisjes. Gjithçka do t’i kushtohet zgjedhjeve të 23 qershorit. Konventa është e ndarë në 3 blloqe. Në bllokun e parë do prezantohet programi i PS. Ku do publikohen për herë të parë detaje të reja nga ky program, që konsiderohet dokumenti, mbi bazën e të cilit do orientohet qeverisja e PS pas 23 qershorit. Në bllokun e dytë do t’u lihet një hapësirë aleatëve. Sipas modelit të demokratëve amerikanë, aleatët e PS do japin mesazhin e bashkimit para zgjedhjeve. Në bllokun e tretë do fl itet vetëm për votën. Do jepen porositë e duhura për administrimin e ruajtjen e votës.

    Saimir Tahiri-Rendi siguria: “Duam një Sh-qipëri të rilindur që në territorin tonë, në mbro-jtje të Kushtetutës e të ligjit, për të garantuar sigurinë e çdo individi e paprekshmërinë e çdo prone private apo publike, do ketë një polici besnike të shtetit e të qytetarit. Në 300 ditët e para ne do rivëmë policinë e

    shtetit në krye të detyrës e do tu kthejmë shqiptarëve sigurinë e humbur”.

    Ditmir Bushati-Evropa: “Të vetëdijshëm për përkatësinë tonë evropianë në zemër e kulturë vlerësojmë se aderimi në BE përbën objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit e transformimit të shoqërisë, në përputhje me vlerat e parimet e BE. Një Shqipëri që shkon drejt BE duke ndërtuar shoqërinë e dijes dhe të bashkëjetesës demokratike, të mirëqenies ekonomike, të shërbimeve publike në çdo zonë të vendit. Shqipëria Evropiane për ne s’është sllogan por projekt politik e qeverisës. Eshtë projekti politik i rrugës së bashkimit tonë kom-

    bëtar nën fl amurin e BE, projekti qeverisës i një Rilindjeje Kombëtare”.

    Mimi Kodheli-Papunësia dhe punësimi: “Në Sh-qipërinë e sotme janë një milionë të papunë. Ne duam një Shqipëri të rilindur përmes punësimit real. Do 10-fishojmë financimin publik për punësimin. Të gjithë të papunëve të regjistruar do t’u ofrohet trajnim profesional falas brenda dy viteve. Gratë e papuna do gjejnë tek ne mbështetje që nuk e kanë pasur kurrë”.

    Taulant Balla-Korrupsioni: “Duam një Shqipëri të rilindur përmes një qeverisjeje transparente. Do të bëjmë transparencë për çdo praktikë abuzive apo të dyshimtë privatizimi, ose kon-censioni dhe do t’i kthejmë publikut çdo pas-uri të përfi tuar me korrupsion, duke kërkuar ndëshkim për çdo shkelës të ligjit. Kush pyet se ku do ti gjeni lekët për programin e Rilindjes, i themi se mos harro që në 7 vitet e qeverisjes së Saliut janë zhdukur nga Shqipëria 1.2 miliardë dollarë e po kaq të tjera janë dëm ekonomik. Mjafton të godasim ashpër korrupsionin, krimin ekonomik dhe evazionin fi skal për të fi nancuar rilindjen që Shqipëria meriton”.

    Ermonela Felaj-Drejtësia: “Një qeverisje e drejtë është themeli i një shteti të së drejtës. Kur qeveria shkel përditë liritë e të drejtat kushtetuese të qytetarëve e s’lë ditë pa bërë një zullum në shkelje të ligjit, nuk ke çfarë drejtësie kërkon në dyert e gjykatave. Duam një Shqipëri të rilindur përmes votës së popullit sovran që do zgjedhë një qeveri në shërbimin e vet. Me një qeveri që do t’i shërbejë popullit, intere-save kombëtare dhe publike të shqiptarëve. Do hapim rrugën e drejtësisë që bën drejtësi”.

    Lindita Nikolla-Biznesi i vogël: “Ne duam nbjë Shqipëri të rilindur përmes biznesit të vogël. Më shumë se 400 mijë njerëz janë të vetëpu-nësuar me biznes të vogël dhe kanë sot një barrë taksash më të rëndë se një biznesmen i madh. Në blloqet e veresies të dyqaneve të biznesit të vogël janë sot rreth 150 milionë euro ushqime të papaguara. Tani qeveria u kërkon ta paguajnë dhe 70 dollarë më shumë për kokë për sigurime

    shoqërore. Ne do heqim menjëherë taksën e bi-znesdit të vogël për t’u dhënë frymë këtyre 400 mijë njerëzve. Do mbështesim rritjen e numrit të vetëpunësuarve”.

    Arben Ahmetaj-Biznesi i madh: “Ne duam një Shqipëri të rilindur përmes një aleance strat-egjike me biznesin. Taksimi i ndershëm s’do thotë më shumë rëndesë për biznesin e madh, por më shumë kontribut, më shumë liri, ligjsh-mëri, shtet në shërbim të biznesit. Asnjë biznes-men s’do të jetë nën shantazhin e pushtetit dhe nën sulmin e gjobvënësve të pushtetit. Konkur-renca do jetë e lirë e marrëdhënia e qeverisë me biznesin do jetë transparente, për të mirën e biznesit e të vendit tonë që përmes biznesit do të rrisë dhe mirëqenien”.

    Vangjush Dako-Turizmi: “Shqipëria që duam të rilindim do ketë një ofertë turistike të re e të unifi kuar me Kosovën. Gjithçka disponojmë në thesarin tonë të trashëgimisë së lashtë e moderne në trojet shqiptare do ta vëmë në dizpozicion të turizmit. Mjediset rurale me klimë, peisazh, zakone e kulinari të larmishme do përfshihen në ofertën turistike shqiptare për vizitorët vendas dhe të huaj, nga Brezovica në Butrint. Por dhe në qytetet tona ne kemi një

    plan të ri për të zhvilluar industrinë e turizmit”.

    Ilir Beqja-Bujqësia: “Fshati është i braktisur nga shteti. Zhvillim rural jo braktisje të fshatit është rruga jonë për Shqipërinë që duam të rilindim. Do 5-fi shojmë fi nancimin publik për mbështetjen e bujqësisë, rimëkëmbim sistemin e kanaleve ujitëse e kulluese, do heqim akcizën e taksën e qarkullimit të naftës bujqësore, do hapim rrugët e daljes së prodhimit në treg, do kemi hartën e rajonalizimit të pro-

    Deputetët e Qarkut të Fierit si dhe ekspertë në sektorin e naftës në Shqipëri, në një takim edhe me kreun e grupit parlamentar socialist theksuan se qeveria dështoi me privatizimin e Alpetrolit. Specialistët në këtë takim theksuan domosdoshmërinë e një strukture publike, e cila duhet t’i dalë për zot interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve sa u takon pasurive kombëtare në tërësi dhe naftës

    në veçanti. Kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka shprehur angazhimin e palëkundur të PS, që me ardhjen në pushtet të ndryshojë tërësisht mënyrën e sjelljes së shtetit me pasuritë e shqiptarëve dhe interesat kombëtare të vendit. “Ne u premtojmë se s’do sillemi me pasuritë e shqiptarëve si me mall të huaj. Me politikat tona qeverisëse si në programin tonë elektoral politik dhe atë qeverisës do të

    vëmë në plan të parë sidomos për pasuritë nëntokësore, interesat kombëtare, interesat e komunitetit dhe interesat e punonjësve të djeshëm dhe të sotëm në sektorin e naftës. Ne nuk jemi kundër koncesioneve, ne nuk jemi kundër privatizimeve, por gjithmonë koncesionet apo privatizimet do të jenë në mbështetje dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjeve shqiptare”, ka garantuar Ruçi.

    Sipas modelit të demokratëve amerikanë, aleatët e PS do japin mesazhin e bashkimit para zgjedhjeve të 23 qershorit. Ky do të jetë blloku i dytë i diskutimit

    Në bllokun e tretë do flitet vetëm për votën. Do jepen porositë e duhura për administrimin e ruajtjen e votës. Përpos komisionerëve do jenë dhe drejtues të PS

    PS konventë amerikanegati skema e fushatës

    Aktiviteti në tre blloqe: Programi, aleatët e mbrojtja e votës

    NË FOTO:Kryetari i PS-së, Edi Rama

  • 3E premte, 22 shkurt 2013

    ReferuesitMaterialet e programit, në mënyrë të përmbledhur sipas sektorëve dhe referuesve do t’i japim në në mënyrë eksluzive. Krerët e grupeve të punës do fl asin 6 minuta, anëtarët e grupeve të punës vetëm 3 minuta.

    POLITIKE

    Braçe-Haxhinastos:

    Ku janë 85 mln eurot

    garanci të Alpetrolit

    Gazeta jep të plotë substraktin e platformës sipas prioriteteve

    Programi, 21 drejtuesit:Ja si do të qeverisë PS

    Në video nga 30 sekonda për platformën qeverisëse

    PROGRAMIN KONKRET

    dhimit bujqësor e blegtoral do ndërtojmë urën e një bashkëpunimi të ngushtë me

    Kosovën për zhvillimin e integruar të bujqësisë e blegtorisë në dy shtetet shqiptare. Bashkimi doganor është pjesë e programit tonë”.

    Eduard Shalsi-Mjedisi: “Shqipëria që duam të rilindim do të ketë një zhvillim të gjelbër. Kurrë më shkatërrime pyjesh, lumenjsh, plazhesh apo qendra të trashëgimisë kulturore si Kruja

    nën renë e ndotjes prej shfrytëzimit barbar të natyrës. Plani i përgjithshëm kombëtar do t’i japë fund shfrytëzimit kuturu të tokës. Agjencia kombëtare e Bregdetit do të hapë një epokë të re zhvillimi harmonik mes turizmit dhe natyrës”.

    Niko Peleshi-Qyteti: “Shqipëria që duam të rilindim do të çlirojë qytetet nga plagët e gjithë këtyre viteve politikash qorre dhe buxhetesh të varfra. Programi ynë për qendrat e banuara ka një qasje të re komunitare. Planet e zhvillimit do të fi llojnë më në fund të realizohen. Nga Tiranë në Durrës, Elbasan e Korçë, nga Kukësi në Peshkopi, Shkodër, Lezhë Fier e Vlorë do shtrihet rruga e rilindjes së ëndrrave e shpresave të vrara në këto vite rrënimi të vazdueshëm. Berati dhe Gjirokastra do rilindin si dy qendra të trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare por dhe botërore”.

    Shkëlqim Cani-Pronësia: “Shqipëria që duam të rilindim ka një çështje pronësore për të zgjidhur njëherë e mirë: Pronarëve që duan t’u kthehet prona, fermerëve që duan të përfi tojnë pronësinë nga procesi i legalizimit u duhet me patjetër një pronë e regjistruar e me certifi katë. Ne do t’ua japim. Do t’u garantojmë të gjithëve një pronësi të plotë dhe të qarkulllueshme në tregun e tokës e të pasurive të patundshme. Mirëqeverisja jonë do shtojë vlerën e çdo pas-urie të patunshme në Shqipëri”.

    Ledi Shamku-Arsimi parauniversitar: Shqipëria që duam të rilindim ka një çështje për të zgjid-hur, atë të arsmimit parauniversitar. Do të bëjmë gjithçka që arsimit shqiptar t’i rikthehet dinjiteti, arsmitarët do jenë të mirëpaguar e jo nën presionin e politikës.

    Milena Harito-Teknologji e informacionit e Inovacioni: “Në Shqipërinë që duam të rilindim teknologjia dixhitale do jetë një mundësi e re për të kapërcyer barrierat ekonomike dhe fi nanci-are. Me futjen e tabletave dixhitale në arsim ne do shembim pengesat që ndajnë ekonomikisht dhe shpeshherë dhe gjeografi kisht fëmijët e varfër nga bota shkollore. Në shëndetësi tableti dixhital do të kurojë korrupsionin kanceroz ndërsa në shërbimet e shtetit ndaj publikut teknologjia do hapë një epokë të re”.

    Alfred Peza-Free Media: “Në Shqipërinë që duam të rilindim s’do ketë më reklama qe-veritare për të ushqyer media antiopozitare. TVSH-ja do të bëhet modeli i shërbimit publik dhe informacionit pluralist. Epoka e ekraneve private të nënës dhe njerkës do të mbyllet më 23 qershor. Asnjë sipërmarrës në shtyp nuk do ndjejë më presionin e pushtetit për shkak të linjës editoriale. Qeverisja jonë do të garantojë normën kushtetuese të lirisë së informacionit për të gjithë veprimtarinë e saj.

    Eglantina Gjermeni-Varfëria dhe solidariteti:

    “Sot të varfërit apo personat me aftësi të kufi -zuar kanë humbur edhe të drejtën më minimale, të drejtën për t’u dëgjuar. Të papunët kanë humbur edhe të drejtën për t’u regjistruar si të papunë. Vajzat dhe gratë vuajnë gjithnjë e më shumë pabarazinë gjinore. Për Shqipërinë që duam të rilindim do kemi një qeveri që do të kurojë me përkushtim plagën e madhe të nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor”.

    Keti Bazhdari-Të përndjekurit politikë: “Ne marrim përsipër t’i japim fund njëherë e përgjithmonë hipokrizisë e abuzimit 20 vjeçar me këtë shtresë. Programi ynë për një Rilindje Shqiptare do ketë në vëmendje të veçantë ish të përndjekurit politikë e do të shtrihet në 3 linja, të integrimit ekonomik, integrimit social dhe moral. Në planin ekonomik do rrisim grupin e përfituesve mbi bazën e kritereve ligjore duke përfshirë të gjithë ata që janë lënë jashtë skemave të dëmshpërblimit e që u takon. Do t’i jepet me një këst dhe brenda një viti dëm-

    shpërblimi të gjithë atyre ish të përndjekurve që janë mbi 75 vjeç duke u njohur statusin e të përndjekurve politikë”.

    Elisa Spiropali-Rinia: “Papunësia rinore është sot kërcënimi më i madh për të nesërmen e ven-dit tonë. Në Shqipërinë që duam të rilindim, çdo djali dhe vajze të papunë nën moshën 25 vjeç do t’i ofrohet mundësia e një trajnimi profesional falas. Do fi nancojmë me mikrokredi të rinjtë që duan të vetëpunësohen përmes një biznesi të vogël. Llotaria kombëtare do t’i kthehet publikut dhe me të ardhurat e saj do fi nancojmë sportin

    e politikat tona të reja rinore”.

    Olta Xhaçka-Dhuna ndaj grave: “Në Sh-qipërinë e rilindur do të përgjysmohet papunësia femërore. Të gjitha grave dhe vajzave do t’u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose tra-jnimi. Qeverisja jonë do jetë shembullore në betejën për barazi gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave. Ne s’do lejojmë më që nga më shumë se gjysma e lindjeve të kemi fëmijë nënash të pasiguru-ara. Do të financojë shteti barrëlindjen e çdo gruaje”.

    Fidel Ylli-Spor ti: “Çdo lek i investuar në sport do thotë të pak-

    tën dy lekë i kursyer në shëndetësi. Shqipëria do rilindë dhe përmes rilindjes së sportit për të gjithë. Do kultivojmë talentin sportiv dhe do nxjerrim dhe kampionë në rang botëror në disa sporte, por në radhë të parë do të prodhojmë kulture sportive në shkollë, universitet dhe komunitet. Sepse për ne kultura sportive është burimi i zhvillimit qytetar, social e ekonomik”.

    Erjon Veliaj-Emigracioni: “Nga vota e 23 qer-shorit për një Rilindje Shqiptare do dalë qeveria e parë që u shërben njësoj të gjithë shqiptarëve, përfshi dhe ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Në kuadër të shërbimit të jashtëm do krijojmë shërbime të posaçme për emigrantët sipas praktikave të mira. Televizioni Publik do ketë një kanal satelitor vetëm për transmetime edukuese dhe kulturore, ku pjesën e tyre do kenë edhe emigrantët dhe fëmijët e tyre. më pas emigrantëve do tu japim të drejtën e votës aty ku ndodhen për të zgjedhur qeverinë këtu në atdheun e tyre”.

    Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe në një interpelancë gjatë seancës së djeshme parlamentare me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto nxori fakte të reja rreth dështimit të privatizimit të Alpetrol nga kompania Vetro Energy si dhe mos marrjen e 10 % fi tim të garancisë. Në vendimin numër 107 të Këshillit të Ministrave përcaktohet, se

    nëse kompania e shpallur fi tuese nuk arrin të kryejë pagesën e plotë, Qeveria i tërheq garancinë e ofertës prej 10 për qind, që në rastin e “Vetros” ishte 85 milionë euro. “Në këto kushte Ministria e Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës fi lloi menjëherë procedurat e tërheqjes së garancisë së ofertës së këtij konsorciumi, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi, pra në 7 dhjetor”,

    tha Haxhinasto. “Dua të pyes Kryeministër dhe ministër, ku janë sot 85 milionë euro, që duhet t’i kishit të arkëtuara, pse nuk i arkëtoni, ku janë paratë? Paratë nuk janë”, tha Braçe. Ky dëm për nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, ka përgjegjës me emra konkretë, të cilët nisin nga Komisioni i Tenderit e përfundojnë deri në majën më të lartë të Qeverisë.

    ■ Aderimi në BE, objektiv kombëtar. Bashkimi, nën fl amurin e BE.

    ■ Në 300 ditët e para, rivëmë policinë në krye të detyrës.

    ■ Dhjetëfi shojmë fi nancimin publik për punësimin. Mbështetje grave.

    ■ Transparencë për çdo praktikë abuzive privatizimi, koncensioni. Do t’i kthejmë publikut çdo pasuri të përfi tuar me korrupsion

    ■ Do të hapim rrugën e drejtësisë që bën drejtësi.

    ■ Do të heqim taksën e biznesit të vogël, taksën e korrupsionit.

    ■ Një ofertë turistike e re dhe e unifi kuar me Kosovën.

    ■ Pesëfi shojmë fi nancimin publik për bujqësinë, heqim akcizën.

    ■ Garantojmë pronësi të plotë e të qarkullueshme në tregun e tokës e të pasurive të patundshme.

    ■ Do marrë fund hipokrizia e abuzimit 20 vjeçar me të përndjekurit.

    ■ Do ndryshohet rrënjësisht arsimi parauniversitar.

    ■ Shëndetësia, problemi emergjent për t’u zgjidhur.

    ■ Mbështetje rinisë dhe emigrantëve

  • 4 E premte, 22 shkurt 2013POLITIKE

    21 janari, SHBA e

    tronditur. Dy ministra

    vihen kundër Arvizu

    Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Të shqetësuar për zgjedhjet

    SHBA shuplakë Berishës:Arvizu, zëri i Obamës

    LajmiZv.ndihmës Sekretari

    amerikan i Shtetit, Filip Riker, në një intervistë për Top Story është shprehur me tone të ashpra kundër nacionalizmit, ndërkohë që kërkon llogaridhënie për 21 janarin. Ai thotë se Arvizu është përfaqësues i Presi-dentit e fl et me gjuhën e tij.

    TIRANE

    SOKOL BALLA

    Ambasadori“Deklarata e ambasadorit Arvizu fl et më vete dhe është një deklaratë e konfi rmuar nga Uashingtoni. Arvizu është përfaqësuesi personal i Obamës. Ne kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona”.

    Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, në një intervistë për Top Story tha se nacionalizmi nuk i duhet Shqipërisë. Sipas tij, nacionalizmi shërben për të shpërqendruar vëmendjen nga reformat dhe integrimi. Ai pranoi në mënyrë të tërthortë ekzistencën e memos amerikane. Zyrtari amerikan shprehu nevojën e zgjedhjeve të lira dhe u shpreh se është i shqetësuar. Riker tha se për 21 janarin presin llogaridhënie për vrasjet. Ai mbrojti ambasadorin amerikan, Arvizu, duke thënë se janë krenarë për punën e tij. Riker tha se lobistët në SHBA nuk kanë ndikim në politikën e Uashing-tonit për politikën e jashtme.

    NACIONALIZMISumë vend në intervistën e Riker

    zuri retorika nacionaliste në vend, që duket se është edhe shqetësimi kryesor në Uashington për momen-tin. Riker tha se nacionalizmi është i rrezikshëm, ndërsa shtoi se ai sjell edhe shpërqëndrim nga reformat. “Mendoj që nuk është habi që na-cionalizmi dhe retorika nacionaliste është diçka që e njohim, sepse e kemi parë se ku të çon nacionalizmi. Kjo sjell shpërqëndrim nga fokusi qendror, që duhet të jenë reformat, përmirësimi i ekonomisë, që të krijo-hen mundësi më të mira për qytetarët, si dhe të punohet për fqinjësi të mirë, që është shumë e rëndësishme. Harta e Europës është e caktuar, kufi jtë janë të përcaktuar. Kështu që thirrja për të bashkuar shqiptarët, është joproduk-tive,” tha Riker. “Ambasadori Arvizu ka bërë një punë të shkëlqyer në për-caktimin e mesazheve nga Uashing-toni për përmbajtje nga retorika e pa-

    nevojshme. I pyetur nëse mesazhi për nacionalizmin është për një politikan të caktuar, apo për të gjithë spektrin, Riker tha: “Mendoj që është mesazhi është një për të gjithë. Ambasadori Arvizu fl et në emër të presidentit të SHBA. Ne po fl asim për të gjithë, kemi një mesazh të përbashkët për të gjithë rajonin, në mënyrë që të ndihmojmë Shqipërinë që të ecë përpara. Ky proces nuk lehtësohet prej nacion-alizmave të panevojshme, pasi shpie drejt destabilitetit dhe nuk është i

    mirëpritur. Kemi folur në Kosovë dhe ata janë të pakënaqur nga re-torika nacionaliste”. Zyrtari i DASH ka konfi rmuar ekzistencën e një memo në mënyrë të tërthortë. Ai tha se ato janë pikëpamjet e SHBA, që po shpre-hen edhe publikisht, por janë shpre-hur edhe privatisht. “S’diskutojmë

    bisedat tona private diplomatike. Ato janë pikëpamjet që kemi. Kjo retorikë nacionaliste na shqetëson ne, shqetëson miqtë evropianë. Ndaj të mos shpërqën-drohemi nga reformat. Ne duhet të fl asim privatisht, por do fl asim edhe publikisht sepse kemi një marrëdhënie të fortë” tha Riker.

    ZGJEDHJETRiker ka përsëritur nevojën e

    zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. Ai tha se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Riker shtoi se ata janë të interesuar për procesin dhe jo për fi t-uesin. “Ne kemi shqetësime dhe këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashington sepse do të vendosin tonin për fazën tjetër të të ardhmes së Shqipërisë. Ne do të punojmë së bashku që të sigurohemi se këto zgjedhje të jenë absolutisht të suksesshme. Ne jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë në këto zgjedhje duke ngritur kapacitetet, duke vëzhguar, duke ofruar 1 milion dollarë, i bindur se duke punuar së bashku këto zgjedhje mund të shi-hen si të suksesshme nga Brukseli e Uashingtoni, por edhe nga qytetarët shqiptarë,” tha Riker. “Sikurse tha Klinton, kushdo që fi ton nga këto zgjedhje të lira të ndershme, ne do

    të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ne jemi shumë krenarë që Shqipëria është aleate e NATO-s. E dimë që proceset e vështira mund të përm-bushen nëse punojmë së bashku”. Madje Riker tha se dhe në SHBA kanë pasur vështirësi në zgjedhje.

    21 JANARIDuke folur për 21 janarin, amba-

    sadori Riker tha se deklarata e dhënë nga Arvizu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, është konsultuar me Uashingtonin. Riker tha se ata duan të shohin llogaridhënie për 21 jana-rin. “Mendoj që deklarata e amba-sadorit Arvizu fl et vetë dhe është një deklaratë e konfi rmuar nga Uash-ingtoni. Arvizu është përfaqësuesi personal i Obamës. Ne kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona,” tha Riker. “SHBA kanë qenë të kënaqur që kanë ofruar asistencën kur na është kërkuar. Për shkak të kësaj ne kërkojmë të shohim llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. Kjo nuk do jetë çështje amerikane, ajo do jetë çështje shqiptare. Kjo nuk është një çështje politike. Kudo në rajon ka një

    tendencë për të politizuar çështjet. Kjo nuk ka lidhje me asnjë palë. Nuk duhet të përdoret si top futbolli në këto zgjedhje. Por ne duam të shohim llogaridhënie. Shpresojmë që do jepet llogari dhe do përdoren këto fakte. Ju keni parë që ka pasur një apel. Le të vazhdojmë përpara.

    Shpresojmë që të ketë një ndjesi se ka një llogaridhënie,” theksoi Riker, duke shtuar se asgjë nuk ka për të kthyer jetët e katër personave që janë vrarë, prandaj duhet llogaridhënie.

    PËR ARVIZUNËRiker ka vlerësuar punën e amba-

    sadorit Arvizu duke thënë se ai është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA. “Sikurse e thashë, amba-sadori Arvizu është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA. Jemi shumë krenarë për ambasadorin Arvizu. Jam krenar që është kolegu i imi. Punojmë jashtë mase ngushtë, sepse bota e tashme është botë e komunikimeve. Jemi krenarë për ambasadorin dhe ekipin e tij, me diplomatë të shkëlqyer dhe stafi n lokal. Shqipëria ka po ashtu një am-basadë të shkëlqyer në Uashington. Politikat përcaktohen nga presidenti dhe zbatohen nga ambasadorët. Kur kemi ndryshime pikëpamjesh i shprehim publikisht dhe privatisht. Për këtë shërben aleanca. Shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për të qenë pjesë e një Europe të plotë e në paqe,” tha Riker.

    PËR LOBISTËTNj tjetër shqetësim i ngritur në

    emision ishte edhe lobimi që bën qeveria në Uashington. I pyetur nëse ky lobim ndikon në qëndrimin e qeverisë amerikane, Riker tha: “Nuk mund të komentoj për tran-saksionet private. Ato janë kompani private. Por sikurse thashë, politikat vendosen prej presidentit të SHBA dhe Sekretari i Shtetit. Ambasada jonë këtu ka marrëdhënie të shkëlqy-era me qeverinë e Shqipërisë dhe spektrin politik”. “Në Uashington ka shumë aktorë që punojnë me qeveri e individë për t’u shpjeguar se si funksionon Uashingtoni. Është e rëndësishme që të kuptohet se politika e jashtme përcaktohet nga presidenti e ekipet në DASH”.

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. SHBA si një mike e mbështetëse e shqiptarëve, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë

    e Zyrës së kryeProkurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. SHBA dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i FBI, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit, SHBA kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim e proces gjyqësor tërësor gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë

    e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Ndërkohë ka reaguar menjëherë ministri i Drejtësisë Eduard Halimi që tha se “Kur qytetarët kanë arritur të kacavirren në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar”. Ndërsa ministrja e Integrimit Bregu nxori në profi lin e saj në facebook vendimin e gjykatës.

    “Për 21 janarin, ne kërkojmë të shohim llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. Kjo nuk do jetë çështje amerikane, ajo do jetë çështje shqiptare. Kjo s’është një çështje politike”

    “Sikurse tha Klinton, kushdo që fiton nga këto zgjedhje të lira të ndershme, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ne jemi shumë krenarë që Shqipëria është aleate e NATO”.

    Riker: Llogaridhënie për 21 janarin. Nacionalizmi i rrezikshëm

    NË FOTO:Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker

  • 5E premte, 22 shkurt 2013POLITIKE

    Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

    Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan

    Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

    E-mail: [email protected]Ëebsite: ëëë.salajakustik.com

    KABINETI

    APARATE DËGJIMI

    Topalli: Bëhuni

    burra dhe votoni

    ligjet e integrimit

    “Manipuluesit e votës, kriminelë dhe tradhëtarë”

    Ambasadori britanik kërkon zgjedhje të lira e të ndershme

    Cannon: Zgjedhjet, jo3 ligjet kusht për BE TIRANE

    JAKIN MARENADenoncimi“Është e rëndësishme që të mos dëmtohet procesi zgjedhor në sytë e elektoratit apo të komunitetit ndërkombëtar. Mashtrimet duhet të denoncohen patjetër në qoftë se zbulohen, por akuzat për mashtrim nuk duhet të jenë rutinë e retorikës së zgjedhjeve”.

    Shtohet dhe një zë tjetër i ndërkombëtarëve që thotë se zgjedhjet e 23 qershorit janë kushti kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa miratimi ose jo i tre ligjeve nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi në këtë proces për marrjen e statusit në BE. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Nicholas Cannon fl et për tre ligjet, të cilësuar si kushtet e vendosura nga KE që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për marrjen e statusit. Sipas tij 3 ligjet nuk janë kusht për integrimin në BE. Ai e vë theksin tek zgjedhjet e mira, që shpreson se do t’i japin shtysë procesit të anëtarësimit në BE. “Këto janë portretizuar ndonjëherë si qendrore në një farë mënyre për vazhdimin e procesit të pranimit të Sh-qipërisë. Eshtë e qartë se në terma të substancës së tyre ata nuk janë. Ndërsa strukturat e Gjykatës së Lartë e Shër-bimit Civil kanë nevojë për përmirësime ato janë tashmë funksionale me një nivel të arsyeshëm efikasiteti”, tha Cannon. Sipas tij, të tre ligjet janë një test lakmusi i aftësisë së klasës politike për të lënë mënjanë debatet partiake, në

    interes më të gjerë të procesit të anëtarësimit të vendit, duke votuar ligje per të cilat ata i premtuan KE se do ti trajtonin. Por që deri më tani

    kjo s’ka qenë e mundur. “Një prej ligjeve që u miratua vitin e kaluar ishte Kodi Zgjedhor. Ne jemi duke parë zbatimin e këtij ligji të testuar në prak-

    tikë. Është me rëndësi jetike që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë proces, qoftë ekspertët teknikë ose partitë politike, të bëjnë gjithçka që munden për të parë se ky proces është plotësisht i lirë dhe i nder-shëm, e të perceptohet dhe nga të gjithë të përfshirët si i lirë dhe i ndershem”, tha ai. Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit, kryediplomati anglez theksoi se, “nese zgjed-hjet në Qershor mbahen në rrethanat më të mira, kjo do t’i japë një shtysë të re dhe pozitive procesit te pranimit të Shqipërisë. Anasjelltas, zgjedhjet që perceptohen nga Shtetet Anëtare, si të dys-himta do ta kthejne procesin prapa në vite”. Cannon tha se në çdo demokraci ka pretekste apo paqartësi në sistem dhe në mënyrë të pashmangshme partitë politike i shfrytëzojnë ato në kufi absolut me shpresën e avantazhit politik, ku gjith-monë çon në armiqesi midis partive politike. “Nese qëndron brenda ligjit, nuk i bën të pav-lefshme zgjedhjet demokratike. Nga ana tjetër, kemi mash-trimin e paster zgjedhor. Një individ i cili qëllimisht kryen mashtrime me zgjedhjet është një kriminel. Një individ që or-ganizon përmbysje të vullnetit demokratik të popullit përmes mashtrimeve zgjedhore është një tradhtar i vendit të tij. Kaq e thjeshtë është. Por është e rëndësishme për ti mbajtur këto dy fenomene të ndara në çdo diskutim mbi zgjedhjet”, tha Cannon. Për të cilin akuzat për mashtrim, apo insinuatate se masa të caktuara prishin zgjedhjet, janë të lehta për tu bërë, por të vështira për tu provuar apo përgënjeshtruar.

    Kryeparlamentarja Jozefi na Topalli, në një foto në faqen zyrtare të saj në Facebook, është fotografuar e rrethuar me 6 truproje, ku asnjherë nuk është parë kaq e mbrojtur. Ndërkohë që në

    komentet në këtë foto, ajo cilësohet si “zonja e hekurt e shqiptarëve”.

    TOPALLI ME 6 TRUPROJE, CILËSOHET “ZONJA E HEKURT”

    Rama takon Fule:

    Kryesocialisti Rama ka takuar dje në Bruksel, Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fule, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme e retorikat nacion-aliste. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i PS. “Me Komisio-nerin Fule sapo mbaruam një bisedë shumë të vlefshme për lirinë e zgjedhjeve dhe retorikën nacionaliste”. Ai shkruan më tej se, “Përditë rritet vëmendja ndërkom-bëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje janë vendim-

    tare për të ardhmen tonë. Ne jemi të vendosur të ga-rantojmë votën e lirë e të udhëheqim vendin drejt BE duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacional-izmit”, tha Rama në Twitter.

    “Zgjedhjet e 23 qershorit në vëmendjen e ndërkombëtarëve”

    Kryetarja e Parlamentit përsëriti dje thirrjen drejtuar deputetëve të opozitës për të votuar tre ligjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. ““Kemi tre ligjet e Brukselit, po ju votoni me konsensus Konventën bërthamore se ç’lidhje kemi ne me armët bërthamore, e nuk votoni ligjin që kërkon Brukseli për marrjen e statusit. Miliona euro për

    shqiptarët, miliona euro për pushtetin lokal, për projektet për bujqësinë. Mos dëgjoni kryetaren e Parlamentit, dëgjoni Jozefi nën. S’keni me qenë më deputetë, treçereku, votoni se ka për tu ngelur peng. Po keni për të mbetur në histori. Po hë more bëhuni burra! Dhjetë vetë na duhen, e votojmë, fi ll marrim statusin dhe po t`ju heqin nga lista, hyni në histori”, tha

    kryetarja e Kuvendit Jozefi na Topalli. Ndërkohë që gjatë seancës së djeshme, Kuvendi ratifi koi ndryshimet e Konventës “Për mbrojtjen fi zike të materialeve bërthamore”. U ratifi kua edhe marrëveshja e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR),për fi nancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.

    Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Nicholas Cannon

  • 6 E premte, 22 shkurt 2013POLITIKE

    Komiteti i Helsinkit:

    Njësitë vendore po

    shkelin Kodin Zgjedhor

    KQZ, gati raportin vjetor 2012 në Kuvend

    Shpërblehen auditët teknicienë për verifi kimine të dhënave

    Shpallet buxheti, zgjedhjet 727 milionë

    Ndëshkimi

    Probleme në 139 njësi vendore, gjoba krerëve të tyre

    LajmiKQZ do të miratojë

    një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. As sot nuk do të mungojnë de-batet përsa i përket 4 projektvendimeve që janë në rendin e mbledhjes. Do mi-ratohet dhe buxheti i përcaktuar për zgjedhjet.

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    PASQYRA PERMBLEDHESE SE SHPENZIMEVE BUXHETORE PER ZGJEDHJET PER KUVENDIN TE VITIT 2013

    KQZ:

    Në raportin vjetor të 2012 të KQZ si dhe në rekomandimet e dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rezulton se par-titë politike janë ende debitore në KQZ përsa i përket moskthimit të shumave të përftuara për fushatat zgjedhore pas rezul-tateve zgjedhore. “Në vite janë krijuar shuma debitore nga partitë politike, për shkak të moskthimit të shumave të për-fi tuara për qëllime të fushatave elektorale. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, shumat e dhëna nga KQZ paradhënie, me daljen e rezultatit përfundimtar, nëse partia nuk ka arritur rezultatin që parashikon Kodi Zgjedhor duhet të kthehen. Këto detyrime janë evidentuar dhe ka fi lluar puna për arkët-imin e tyre. Gjithashtu në raportin përfun-dimtar të KLSH-së janë lënë edhe dy masa zhdëmtimi për plotësimin e të cilave janë

    marë masat përkatëse. Për njërin rast është nxjerrë urdhër zhdëmtimi dhe për rastin tjetër ka fi lluar kominikim shkresor me subjektin privat për arkëtimin e shumës së

    evidentuar nga KLSH”, thuhet në raportin e KQZ. Ndër të tjera, probleme konstatohen edhe në zgjedhjet e 2011, ku nga 120 parti, përveç 1/3 së tyre, nuk kanë kryer auditi-min e fi nancave nga ekspertët kontabël të licensuar. “Nga 45 ekspertë kontabël të liçensuar, të emëruar për auditimin e 120 partive politike, vetëm 1/3 e

    tyre kanë përmbushur detyrën zyrtare në përgjigje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me KQZ-në, pjesa tjetër i komu-nikonte KQZ-së pamundësinë e kryerjes së misionit për shkak të mos gjetjes se selisë së partisë në adresën e deklaruar në gjykatë”, thuhet në raportin e KQZ.

    Nr. Art.600 Art.601 Art.602 Art.231 TotaliPagat Sig.shoq Mall/sherbime Investime

    1 2 3 4 5(1+2+3+4)I PAGAT 270,826,818 6,737,152 277,563,9701 Pagat personelit te perkohshem ne KQZ 51,934,818 6,737,152 58,671,970

    3 Shperblimi i anetareve te KZAZ, KQV, GNV, ZR, trajnues, BMM 218,892,000 218,892,000

    II MALLRA 174,495,381 174,495,3811 Materiale specifike 111,595,796 111,595,796

    2 Materiale (prodhime specifike), brenda vendit 7,893,600 7,893,600

    3 Materiale te tjera (karburant) 8,000,000 8,000,000

    5 Materiale (shtypshkrime) 36,492,666 36,492,666

    6 Materiale (kancelari) 10,513,319 10,513,319

    III SHERBIME 232,298,460 232,298,4601 Sherbime transporti 20,380,000 20,380,000

    2 Sherbime udhetim e dieta 16,167,000 16,167,000

    3 Sherbime per njoftime 1,080,000 1,080,000

    4 Sherbime per qerramarrje 19,870,000 19,870,000

    5 Sherbime te ndryshme 26,390,100 26,390,100

    7 Sherbime per mediat elektronike dhe te shkruara (edukim, informim, sensibilizim) 29,583,000 29,583,000

    6 Sherbime per regjistrimin dhe transmetimin e numerimit te votave 118,828,360 118,828,360

    IV INVESTIME 42,897,075 42,897,0751 Pajisje kompjuterike 5,574,475 5,574,475

    2 Pajisje per sistemin e kamerave 37,322,600 37,322,600

    TOTALI 270,826,818 6,737,152 406,793,841 42,897,075 727,254,886

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë sot në shqyr-tim 4 pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me cak-timin e masës së shpërblimit për auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Reg-jistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC), vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të njësive vendore që nuk kanë dorë-zuar në KQZ dhe/ose kanë dorëzuar në kundërshtim me Kodin të dhënat mbi qëndrat e votimit. Gjithashtu sot do të shqyrtojë edhe mira-timin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2012 si dhe miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore. Buxheti i deta-juar që do të përdoret për zgjedhjet e 23 qershorit, kap shifrën 727,254,886 milion lekë. Pjesën më të madhe të këtij buxheti pritet ta zënë pagat dhe shpërblimet e punonjësve të administratës si dhe të komisionerëve të komisionet e ndryshme zgjedhore. Në këtë bux-het KQZ përfshinë pagat e personelit të përkohshëm, shpërblime për anëtarë të KZAZ, KQV, GNV, trajnues, Bordin e Monitorimit të Me-diave, mallra të ndryshme, përfshirë këtu karburantin, kancelaritë apo dhe shtyp-shkrimet. Një tjetër pjesë e buxhetit janë dhe shërbimet e transportit, udhëtimet, shërbime për qeramarrje, etj apo dhe investime në pa-jisje komjuterike si dhe për sistemin e kamerave.

    RAPORTI Pritet që gjatë mbledhjes

    së sotme të përcaktohet dhe masa e shpërblimit për auditët teknicienë, njërin të propozuar nga kryetarja e

    Komiteti shqiptar i Hlesinkit konstaton shkelje të Kodit Zgjedhor në vend. Në tetë qarqe të Shqipërisë, njësitë vendore kanë shkelur dhe po vijojnë të shkelin ligjin për zgjedhjet. Komiteti i Helsinkit konstaton se në pjesën më të madhe të vendit nuk janë respektuar afatet ligjore për publikimin e listave paraprake të zgjedhesve për procesin e zgjedhjeve

    parlamentare të 23 qershorit. Nga qyteti i Korçës drejtoria e Komitetit Shqiptar të Helsinkit e paraqet situatën më shqetësuese.Vonesave institucionale sipas Vjollca Meçajt i shtohet edhe indiferenca e qytetarëve për të verifi kuar emrat në lista. Në bazë të Kodit Zgjedhor, njësitë vendore,krahas publikimit të listave,duhet të njoftojnë me shkrim për çdo ndryshim

    qytetarët. Ky rregull deri tani nuk është praktikuar edhe pse na ndajnë edhe pak ditë nga tre marsi, që është dhe afati i fundit i publikimit të listave. Ndërkohë që njësitë vendore vijojnë ende me verfikimet e listave zgjedhore si dhe konstatimin e gabimeve në tyre. Listat përfundimtare do të shpallen një muaj para fillimit të procesit zgjedhor.

    KQZ pritet që të mira-tojë edhe sanksionin administrativ ndaj kry-etarëve të njësive ven-dore që nuk kanë dorë-zuar në KQZ ose kanë dorëzua në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të dhënat mbi qendrat e votimit, për zgjedhjet për Kuvendin në 23 qershor. Sipas relacionit të këtij projektvendimi, rezul-tojnë se janë gjithsej 62 njësi të qeverisjes ven-dore nuk kanë sjell fare informacion në KQZ, dhe 77 njësi të qeverisjes vendore kanë sjell infor-macion në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

    RAPORTI ■ Burimet njerëzore

    ■ Raporti dhe rekomandimet e KLS.

    ■ Aktivitete të KQZ-së në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

    ■ Buxheti i KQZ-së për vitin 2012.

    ■ Auiditimi i fondeve të partive politike.

    ■ Kërkesë për Referendum të Përgjithshëm

    ■ Dorëzimi i kërkesës dhe doku-mentacionit përkatës, “Për menax-himin e integruar të mbetjeve”

    ■ Shqyrtimi i kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për me-naxhimin e integruar të mbetjeve”

    ■ Plotësimi i vakancave të njoftuara nga Kuvendi

    ■ Konstituimi i KQZ-së së re

    ■ Përgatitja e dokumentacionit për projektet SEN dhe SEV.

    ■ Plani orientues i veprimeve

    ■ Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore

    ■ Miratimi i krijimit të ZAZ.

    ■ Për emërimin e auditëve teknicien

    ■ Miratimi i procedurës proku-ruese që do të përdoret për përzgjedhjen e shoqërive që do të realizojnë projektet teknologjike SEN dhe SEV

    ■ Miratimi i strukturës së personelit shtesë.

    ■ Përdorimi i kamerave regjsitruese dhe monitorëve për shfaqjen e fl etëve të votimit në VNV.

    ■ Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së QV.

    Partitë debitore në zgjedhjet vendore, disa zhduken pa gjurmë

    KQZ dhe tjetri nga nënkry-etari. Përsa i përket raportit vjetor,të përgatitur nga ky institucion për vitin 2012,

    konstatohen një sërë prob-lemesh. Raporti voluminoz përmban edhe mosarritjen e miratimit të aktit për cak-

    timin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013,

    projektvendim i cili kërkonte 5 vota në KQZ. “Mungesa e numrit të kërkuar ligjërisht të votave “pro” sjell si pasojë, që projekt-akti i paraqitur “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, të mos miratohet. Ai kërkonte 5 vota “pro”, thuhet në raport. Një tjetër vendim që përfshihet në raport është pikërishtr edhe ai i përcaktimit të Zonave të Admnistrimit Zgjedhor (ZAZ-ve), ku u shtuan 23, duke e çuar numrin në 89, ku ZAZ me numrat tek do të drejtohen nga PS. Në raport përfshihen dhe plotësimi i vendeve vakante apo dhe konsitutimi i KQZ së re etj. Në të njëjtën kohë raporti përmban edhe kërkesën e një grupi nismëtarësh për Refer-endumin kundër importit të mbetjeve.

  • 7E premte, 22 shkurt 2013 AKTUALITET

    Greqia çon në OKB

    koordinata të njëanshme

    për kufi rin detar

    Koloneli informoi StratforinKomunikimi me analistin Eugene Chausovsky në 10 Shkurt 2011, duke i dhënë një

    prognozë të situatës në Shqipëri, pas 21 janarit. Sa do të ndikonin trazirat në vend dhe rajon

    Wikileaks zbulon letërkëmbimin e këshilltarit të Ministrisë së Mbrojtjes

    “Nuk mund të thuhet se në Shqipëri kemi një klasë politike të formuar. Në vend të saj, kemi vetëm individë “të përjetshëm” që rrinë në pushtet, si pasojë e mentalitetit dhe praktikave feudale. Asnjëri nga politikanët e sotëm nuk ka edukim që lidhet me shtetformimin apo me shkencat e lidhura me të. Në vend të tyre, kemi individë me edukim në arte, sporte, veterinari, ose mjekësi, etj”. Me të tillë fjalë dhe me të tillë sy, e ka parë situatën në Shqipëri, Koloneli shqiptar në rezervë, Zeno Jahaj, në korrespodencën që ka pasur me analistët e kompanisë “Stratfor”, një kompani zbulimi globale, e specializuar në analizat gjeopolitike të vendeve dhe publikimin e tyre në “ëeb” për t’iua afruar informa-cionin qeverive, bizneseve, vendeve, themeluar në 1996 në Teksas. Në dokumentat e reja të publikuara së fundmi të “WikiLeaks”, shfaqet emri dhe korrespodenca e një Koloneli në rezervë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Zeno Jahaj. Jahaj rezul-ton se ka komunikuar me analistin Eugene Chausovsky e kompanisë “Stratfor” në 10 Shkurt 2011, duke i dhënë një prognozë të situatës në Shqipëri, pas 21 janarit. Në fi llim, Jahaj ka kërkuar disa materiale në një adrese publike të kompanisë ”Stratfor” dhe më pas është kontak-tuar nga Eugene Chausovsky, ana-listi për Euroazinë, i cili i kërkoi nëse ai mund t’i jepte ndonjë mendim mbi situatën aktuale në Shqipëri. Jahaj është shprehur i gatshëm të japë informacion, duke kërkuar t’i ruhet konfi dencialiteti. Chausovsky, e-mailin dhe kontaktet e tij me Ja-hajn, ia ka përcjellë një analisti tjetër për Europën, Marko Papic, duke e këshilluar këtë të fundit të ruajë kon-taktet me zyrtarin shqiptar Jahaj, pasi ai mund t’u shërbente më vonë megjithëse të dy shprehin bindjen se Jahaj nuk ishte duke thënë ndonjë gjë që nuk dihej.

    LajmiKoloneli shqiptar në rezervë, Zeno Jahaj, ka patur korrespodencë me analistët e kompanisë “Stratfor” në SHBA , dosje të të cilës u publikuan nga platform Wikileaks. Ai jep mendimet e tij për gjendjen pas 21 janarit në Shqipëri dhe në rajon.

    TIRANE

    Data: E enjte, 10 shkurt 2011 From: Zeno JahajI dashur Eugene, Të falenderoj që më dërgove linqet që m’u

    nevojitën dhe konfi dencën për këto informa-cione të vlefshme që do t’ju ofroj mbi situatën në Shqipëri, mbi çfarë po ndodh dhe cilat mund të jenë pasojat në rajon.

    Do mundohem t’iu jap një panoramë të shkurtër dhe konfi denciale, duke përmendur disa aspekte, që sipas mendimit tim duhet të mbahen parasysh domosdoshmërisht:

    1. Ligjet themelore që lidhen me tokën dhe pasuri kombëtare strategjike janë kapitalizuar si pasojë e dykuptimësisë të tyre. Ato kanë lënë hapësira për manovrim në interes të indi-vidëve të veshur me pushtet.

    2. Besoj se e dini që trans-formimi demokratik i vendit tim ka filluar në vitin 1990. Kështu, qytetarët e lindur në atë kohë sot janë në të 19-etat. Por as ata që mund të ishin në atë kohë 5-6 vjeç, nuk e kanë “provuar”, por as edhe janë “ndikuar” nga regjimi komunist i atëhershëm. Prandaj ne kemi sot një brez të rinjsh në të 20-atat që nuk e durojnë klasën aktuale politike (nëse mund të quhet klasë), e cila është edukuar, apo formuar nën regjimin e mëparshëm.

    3. Më tej, nuk mund të thuhet se tashmë kemi një klasë politike të formuar. Në vend të saj, kemi vetëm individë “të përjetshëm” që rrinë në pushtet,

    si pasojë e mentalitetit dhe praktikave feudale.4. Asnjëri nga politikanët e sotëm nuk ka

    edukim që lidhet me shtet-formimin apo me shkencat e lidhura me të. Në vend të tyre, kemi individë me edukim në arte, sporte, veterinari, ose mjekësi, etj.

    5. Në 20 vitet e fundit, shpesh herë janë emëruar në detyra të larta dhe kryesore politi-kanë tepër të rinj. Ata kanë sjellë vetëm imazh të ri, por vetëm imazhin, asgjë më tepër. Shumë prej tyre ishin të sapodiplomuar. Asnjëri nuk ka pasur diplomë të lidhur me shtet-formimin,

    por më së shumti kanë pasur diploma inxhinierie. Për ek-speriencë në qeverisje as që bëhet fjalë.

    6. Shqipëria nuk ka një tra-ditë në kulturën politike. Kemi qenë 5 shekuj nën Perandorinë Otomane, pa as identitetin më të vogël politik tonin. Që nga viti i shpalljes së pavarë-sisë, 1912, regjimet që pasuan kanë qenë gjithçka, por vetëm demokraci jo. 50 vitet nën

    regjimin komunist kanë indokrinuar të paktën dy breza.

    7. Pushtetet janë të dobëta dhe të politizuara. Rrogat e ulëta i çojnë nënpunësit të gjejnë “zgjid-hje” të tjera, jashtë atyre ligjore.

    8. NATO, SHBA, dhe BE po punojnë shumë për të përmirësuar situatën, Por ata janë aktorë të ndryshëm, dhe kanë interesa të ndryshme.

    9. A do të përshkallëzohet situata? Nuk e mendoj. Ajo çfarë ndodhi (e ka fjalën për 21

    Janarin, shën. përkth.) , sipas mendimit tim, ishte një cikël i pritshëm. Shoqëira është bërë më e ndjeshme. Përgjatë dy dekadave, paralelisht me problematikat, është zhvilluar dhe pjesëmar-rja e shoqërisë civile në jetën publike. Kjo është ajo çfarë ndodhi në rrugët e Tiranës në 21 janar.

    Çështja e dytë, por e lidhur ngushtësisht me të parën, është situata e fqinjëve dhe e rajonit:

    -Një Kosovë e dobët, aktualisht e paqeverisur dhe e panjohur zyrtarisht. (Më shumë se 90% e përbërë nga shqiptarë.)

    -Një Maqedoni pa identitet, dhe me dyshime se kur do të njihet plotësisht si shtet. (1/3 e për-bërë nga shqiptarë.) Nëse nuk njihet, kush e di se çfarë mund të ndodhë?

    -Situata “greke” e Greqisë, ku priten të shpërthejnë trazira sociale nga një moment në tjetrin. Shuma stratosferike, miliradëshe janë transferuar në bankat zviceriane. Kush e di se si do përdoren këto para private? (aktualisht në këto ditë politika greke dhe Kisha greke kanë nisur një ofensivë për të destabilizuar Jugun e Shqipërisë. Në Greqi jetojnë rreth 600 mijë emigrantë shqiptarë.)

    - Toka e askujt në Mal të Zi (Nën pronësi ruse e të të tjerëve...) (Russian and other oëner-ship....).

    -Një Serbi ku pushtetin se ka askush. Pra, ka një boshllëk sigurie në rajon. Një

    boshllëk që lejon destabilizimin. Pas Shqipërisë, kush e ka rradhën? Ndoshta Ballkani do për-ballet me rrëmujën e fundit, në mënyrë që të gjendet zgjidhja fi nale. Ky është një vlerësim imi sipërfaqësor, jo një analizë e mirëfi lltë.

    Me respekt, Zeno JAHAJ

    Korrespodenca

    “Politikanët, asnjë lidhje me shtet-formimin”

    Pushtetet janë të dobëta dhe të politizuara. Rrogat e ulëta i çojnë nënpunësit të gjejnë “zgjidhje” të tjera,

    jashtë atyre ligjore

    Faksimile e E-mail-it të nisur nga Koloneli Jahaj për analistin e Stratfor Chausovsky

    Mediat greke raportojnë se pak orë më parë Greqia ka depozituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara koordinata të njëanshme të kufi rit të saj detar. Madje, sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke theksohet se: “Me këtë veprim, sigurohen pozicionet greke për të mbrojtur sovranitetin e vendit tonë dhe në përputhje me të drejtën zakonore

    dhe konvencionale të detit dhe në veçanti Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit (1982)”. Pak kohë më parë, Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti kishte parashikuar në “raportin sekret”, se Greqia mund të mos pranojë rinegocimin e marrëveshjes së kufi rit ujor. Ky veprim i Greqisë mund të detyrojë Shqipërinë të pranojë kufi jtë e marrëveshjes së

    vitit 2009 ose t’i drejtohet për zgjidhje sistemit të Konventës për të Drejtën e Detit. Greqia me këtë lëvizje u ka dërguar dhe një mesazh të fuqishëm edhe shteteve fqinje me të cilët ka zgjidhur çështjen e zonave ekonomike ekskluzive dhe me Turqinë dhe Libinë. Me Turqinë prej 7 vjetësh po mbahen bisedime në nivel ekspertësh, por pa zgjidhje.

  • 8 E premte, 22 shkurt 2013 EKONOMI

    Kursi i këmbimit valutor Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 21.02.2013

    Data 21.02.2013

    Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID

    Euro Dollari Paund FrangaLEKË

    NDRYSHIMI DITOR139.71

    -0.08

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR105.85

    +1.54

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR161.01

    +1.20

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR113.67

    +0.27

    ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 185 ■ Limon 200 ■ Ullinj 172F

    RU

    TA

    ■ Domate 183 ■ Kastravec 230 ■ Spec 277 ■ Spinaq 109 ■ Lakër 50 ■ Lulelakër 120

    PE

    RIM

    E

    ■ Karrota 90 ■ Patëllxhan 265 ■ Kungull 277 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg

    Gaiani: Zgjidhni

    sa më shpejt çështjet

    e pronësisë

    Kërkesa për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh italo-shqiptar në Qarkun e Durrësit mblodhi dje në një konferencë biznesmenë nga dy vendet, zyrtarë të ministrisë së Financave, Dhomave të Tregëtisë, etj. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani. 320 sipërmarrje të huaja prej të cilave 230 me kapital

    italian, operojnë në Qarkun e Durrësit, prej vitit 90. Ambasadori Gaiani tha se sipërmarrësit e këtij vendi kanë gjetur në Shqipëri klimën e duhur për të bërë biznes me kosto të ulët. Kjo vërehet në volumin tregëtar të shkembimit midis dy vendeve ku Italia pozicionohet në vendin e pare, me 35% të volumit total. Por, në Shqipëri problem mbetet çështja e pronave, e cila

    duhet të zgjidhet sa më parë. “Investitorëve italianë u them se duhet të gjejnë partnerë të besueshëm, para se të investojnë në Shqipëri”, theksoi ambasadori. Gjatë konferencës të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës u zhvilluar takime mes përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe shqiptarë me qëllim rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit.

    Berisha lan duart me piramidatPas tetë vjetësh, ai që lejoi krijimin e fi rmave piramidale, ja “kalon topin” Gjyqësorit për t’i

    mbyllur ato përfundimisht. Ndër subjektet, spikat “Sudja”, mungojnë disa VIP-a

    Administratori qeveritar çon në gjyq për faliment 6 kompani pa aktivitet

    LajmiKryeadministratori i fi rmave piramidale ka çuar në Gjykatën e Tiranës “Suden” dhe pesë subjekte të tjera, duke kërkuar falimentin e tyre. Qe-veria është dorëzuar përfundimisht nga kërkimi i aseteve të tyre, duke hequr nga vetja përgjegjësinë e kthimit më tej të parave që humbën shqiptarët

    TIRANEGENC KONDI

    IntervistaArapi: Falimenti i piramidave, antiligjor TIRANE

    Sipas kryeadministratorit të më-parshëm të firmave piramidale, Farudin Arapi, kërkesa për faliment bie në kundërshtim me ligjin në fuqi, ndërkohë që tregon se nuk ka më shpresa për të kthyer para të tjera për ata që i humbën

    Zoti Arapi, si e konsideroni këtë kërkesë të administratorit Malaj për faliment të Sudes e fi rmave të tjera?

    Është një akt absurd. Kjo, pasi edhe deri tani këto fi rma janë nën admin-istrim nga shteti. Çfarë do të bëjë më tej Gjykata? Do të caktojë një admin-istrator tjetër. Është thjesht një kalim përgjegjësish, nga qeveria tek Gjyqësori, që shpreh pamundësinë e Ekzekutivit, këto tetë vitet e fundit, që të zbulonte asete të fshehura të piramidave për të dëmshpërblyer shqiptarët.

    Sipas jush, ka ende asete të fshehura?

    Sa kam qenë unë në pozicionin e

    kreut të mbikëqyrësve, dokumenta kishte plot dhe ishte çështje kohe që këto të mblidheshin, të shiteshin dhe paratë e fi tuara t’u ktheheshin inves-titorëve të mashtruar. Kjo bëhej me këste. Po kështu si po bëhet, çështja mbyllet përgjithmonë.

    Si duhej të ishte proceduar?Duhej të ishin transferuar de-

    tyrimet, psh tek trashëgimtarët, sipas Kodit Civil, etj. Me këtë që po bëhet, qeveria kërkon ta quajë problemin si një kapitull të mbyllur.

    Përgjegjësia

    Berisha akuzoi të huajt se nuk e paralajmëruan për rrezikunNë një konferencë në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve Shqipëri-Bankë Botërore, në tetor 2012, kryeministri Berisha deklaroi se nuk ishte paralajmëruar nga ky institucion për rrezikun e piramidave. Por, në një artikull, të botuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Bankës Botërore që në vitin 2003, ish-kreu i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë Carlos Elbirt kishte shkruar qartë se autoritetet shqiptare “jo vetëm që nuk na dëgjuan, por vazhduan me këmbëngulje të mbështetnin fi rmat rentiere, deri sa ndodhi ajo që e dinë të gjithë”. Më 13 gusht 1996, edhe shefi i misionit të FMN Ranjit S. Teja i është drejtuar Sali Berishës, duke thënë se “skemat piramidale në Shqipëri po marrin përmasa të rrezikshme”.

    Gjashtë fi rma piramidale janë çuar në Gjykatë nga kryeadministratori i tyre Bajram Malaj, i cili ka kërkuar, 16 vjet pas plasjes së “flluskës” së fajdeve, që çoi në revoltën e armatosur në Shqipëri, falimentimin e tyre në formë zyrtare. Fjala është për fi rmat Sude, Global Foods, Arsed, Univers, Nahlel dhe Beno, që kanë qenë të pranishme deri në vitin 1997 në tregun informal fi nanciar shqiptar nëpërmjet dhënies së fajdeve me interesa mar-ramendëse. Pamundësia e tyre për të shlyer kreditorët solli krizën më të rëndë so-ciale në vend, që u pasua me shkatërrimin e strukturave shtetërore, hapjen e depove të armatimit, hapjen e burgjeve, rënien e qeverisë, largimin e presidentit Berisha, por edhe vdekjen e disa mijëra vetëve.

    Sipas kërkesës, së parash-truar nga Malaj në Gjykatë, qeveria, të cilën ai përfaqë-son, ja kalon në kompetencë pushtetit gjyqësor mbylljen e fi rmave të tilla, pasi dështoi përfundimisht për të zbuluar

    më shumë asete, që mund të shërbenin për të dëmsh-përblyer qytetarët e mash-truar, që investuan kursimet e tyre në këto firma. Kjo, nëpërmjet procesit të fali-mentit.

    PËRGJEGJËSIASipas ligjit, në rast se

    Gjykata i shpall firmat në fjalë në proces falimenti, ajo duhet të caktojë për

    secilën prej tyre nga një ad-ministrator të pavarur, që duhet të kryejë likuidimin e detyrimeve përkatëse. Pra, firmat do të kenë sërish ad-ministratorë, por këtë herë nuk do të jenë të caktuar nga Ekzekutivi, por nga Gjyka-tat. Në rastin më të mirë, për këto firma, administra-torët e qeverisë, deri tani, kanë kthyer për kreditorët e mashtruar shuma në lekë

    të barabarta me 10 për qind të depozitave të tyre në këto firma. Falimenti nuk pritet t’i ndihmojë ata të marrin më tepër, duke qenë se as ad-ministratorët qeveritarë nuk arritën të zbulonin pasuri të tjera për të ndarë në favor të investitorëve.

    MBIKËQYRËSITNë fakt, vitin e kaluar, Ku-

    vendi ka kaluar vetëm me vo-

    tat e mazhorancës një ligj, që autorizon shkrirjen e grupit të mbikëqyrjes së aseteve të firmave piramidale, por duke ja kaluar kompetencën për shitjen e atyre që zbu-loheshin ende ministrisë së Financave. Faktikisht, në asnjë nga ankandet e kryera prej kësaj ministrie muajt e fundit nuk ka dalë në shitje ndonjë prej pronave të fir-mave piramidale.

    PROCESIDuket se ish-presidenti

    Berisha, tani kryeministër, kërkon të mbyllë sa më shpejt problemet, që mund t’i lin-din qeverisë nga kërkesa të mundshme të shqiptarëve, të pakënaqur nga kthimi shumë i ulët i parave të humbura. Për këtë, në prag të zgjedhjeve, ai ka “larë duart” nga përgjegjë-sia e mëtejshme për një plagë, që ai e lejoi vetë.

    Farudin Arapi

    Njoftimi i Gjykatës së Tiranës lidhur me kërkesën e administra-torit qeveritar Bajram Malaj për falimentimin e piramidës “Sude”(lart) Maksude Kadëna- Sudja

  • 9E premte, 22 shkurt 2013

    Liroi Ilir Xhaken,

    Tabaku kërkon

    përjashtimin e gjyqtarit

    Ish-gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos zbardhur në kohë vendimin gjyqësor të Ilir Xhakjas, në lidhje me vrasjen e Qerim Malokut, kërkon dorëheqjen e gjyqtarit të çështjes. I pranishëm për herë të parë në sallën e gjyqit, në Gjykatën Penale të Tiranës, Tabaku i kërkoi gjyqtarit Bujar Krasniqi përjashtimin e vetë Krasniqit, me

    pretendimin se kishte konfl ikt interesi. Edhe pse në sallë ndodhej avokati i tij mbrojtësi, Tabaku ka preferuar t’a lexojë vetë kërkesën për përjashtimin e Krasniqit. Sipas ish-gjyqtarit të akuzuar nga prokuroria për “shpërdorim detyre”, gjyqtari Krasniqi ka vajzën të punësuar në ministrinë e Drejtësisë, institucion i cili vendosoi nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij. Gjyqtari Krasniqi u duk

    krejtësisht i papërgatitur për ketë kërkesë, ku nuk ngurroi të replikonte me të pandehurin Tabaku. Gjithsesi ai vendosi të marrë në shqyrtim kërkesën e Tabakut e të shprehet rreth saj seancën e ardhshme, e cila u caktua në fi llim të muajit mars. Skandali “Tabaku” doli në dritë pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj në Katund Sukth të Durrësit, nga Ilir Xhakja.

    Gjykata: Nuk ka prova kundër Armando Kasajt

    Gjyqtarët lanë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë

    Apeli, pafajësi për IT e kryeministrisë

    ?PERGJIGJE ■ Kur u arrestua

    Armando Kasaj?Më 23 janar 2012, pas një daljeje publike të Kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama, u bë i ditur arrestimi I Koman-dantit të Gardës Ndrea Prendi, i shefi t të IT-së në Kryeministrit Armando Kasaj, dhe I shoferit të Prendit, Margarit Kume. Arrestimet erdhën pas përgjigjes së ekspertimet në laboratorin e FBI-së.

    ■ Kur u la i lirë Kasaj nga Gjykata e Tiranës?Pas një beteje disamu-jore ligjore mes proku-rorisë së gjykatës, më 26 korrik të vitit 2012, gjyqtari Gerd Hoxha vendosi dhënien e pafa-jësisë për shefi n e IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj. Sipas vendimit, prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e tij për akuzën e “veprime që zbulojnë pengimin e së vërtetës”.

    ■ Kur u dha vendimi i Gjykatës së Apelit?Afro shtatë muaj pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit në kryeqytet la në fuqi vendimin e pafajësisë për Armando Kasajn. Treshja gjykuese, Gent Shala, kryesues, Metush Saraçi dhe Lefter Jahaj dhanë vendimin përgjatë së martës.

    PYETJE

    LajmiGjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Tiranës, duke i dhë-në pafajësi shefi t të IT-së në Kryeminis-tri, Armando Kasaj. Kasaj, një ndër per-sonat e arrestuar pas tragjedisë së 21 janarit 2011, u se kishte fshirë nga serveri i Kryemin-istrisë pamjet e fi l-muara nga kamerat e godinës.

    TIRANEELONA ELEZI

    FBIPas ekspertimit amerikan, që mban datën 13.08.2011 rezultoi se nga serveri ishte formatuar manualisht ditën e 21 janarit dhe se prej tij ishin kopjuar të dhëna, deri në orën 19:24 të asaj së premteje.

    Pa u shuar ende mirë po-lemikat rreth vendimit aq shumë të debatuar të pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, Gjykata e Apelit në Tiranë shpalli të pafajshëm Armando Kasajn, shefin e IT-së së Kryemin-istrisë, i cili pas ngjarjes së 21 janarit 2011 u akuzua se kishte fshirë nga serveri pam-jet filmike të regjistruara atë të premte. Kanë qenë gjyqtarët e Apelit, Gent Shala, kryesues, Metush Saraçi dhe Lefter Jahaj, të cilët lexuan dispozitivin e vendimit të marrë ndaj Kasajt. Në nje vendim unanim, ata lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, e cila më 26 korrik të vitit 2012, tha se prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetu-ar fajësinë e 28-vjeçarit Kasaj, akuzuar për “veprime që pen-gojnë zbulimin e së vërtetës”.

    FSHIRJA E PAMJEVE FILMIKE

    Me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe katër vrasjeve të ndodhura më 21 janar 2011 përpara godinës së Kryeministrisë, prokuroria e Tiranës pati kërkuar sekue-strimin e pamjeve fi lmike si dhe mjeteve teknike, me të cilat ishte realizuar filmimi nga ana e kamerave të ven-dosura në Kryeministri dhe të cilat gjendeshin në një server. Organi i akuzës bëri të ditur se me anë të një urdhri verbal, i kishin kërkuar administratës së Këshillit të Ministrave menjëherë pas vrasjeve, që të ruante të paprekura të gjitha regjistrimit vizive, të kamerave të sigurisë dhe të vetë godinës. Edhe pse ishte konfirmuar verbalisht nga ana e administratës dorëzimi i pamjeve të tilla, pesë ditë më

    pas, me 26 janar 2011, proku-rorëve të çëshjtes u ishin dërguar vetëm regjistrimet e një kamere lëvizëse e cila ndodhej në tarracën e Kry-eministrisë atë të premte. Në bazë të kronologjisë së proku-rorisë, kjo e fundit kishte ripërsëritur kërkesën me 15 shkurt të atij viti, por kishte marrë përgjigjen se kamerat e përmendura në kërkesën

    e prokurorisë ishin jashtë funksioni që prej fundvitit të 2009-ës. Por pas ekzaminimit teknik që ju bë serverit nga ekspertë të policisë shken-core, rezultoi se pajisjes i ishte bërë formatim në datën 21 janar 2011 dhe se të dhënat e serverit ishin kopjuar e më pas hedhur në USB apo DVD. Të gjendur përpara kësaj situate, prokuroria kërkoi

    ekspertimin e serverit nga ekspertë të Laboratorit të Provave Dixhitale të Byrosë Federale të Hetimit, FBI. Pas ekspertimit amerikan, që mban datën 13.08.2011 rezultoi se nga serveri ishte formatuar manualisht ditën e 21 janarit dhe se prej tij ishin kopjuar të dhëna, deri në orën 19:24 të asaj së premteje. Më pas, administratori i ser-

    verit, Armando Kasaj, kishte kërkuar rifi llim të sistemit më 21.01.2011, në orën 19:37:08. Ishte pikërisht ekspertiza amerikane që vërtetoi se kam-erat për të cilat nga Kryemi-nistria u pretendua se nuk punon që nga viti 2009, kishin qenë jo vetëm funksionale me 21 janar 2011, por edhe me një rezolucion të lartë dhe cilësi të pastër fi gure. Pasi ishin kop-juar të gjitha pamjet fi lmike të regjistruara nga kamerat, Kasaj kishte bërë formatim të serverit të Kryeministrisë në orën 00:51:52 të datës 22 janar 2011, e më pas kishte fshirë të gjitha regjistrimet nga pajisja e serverit.

    Ish-komandanti i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës, Agim Llupo i akuzuar për vrasjet e demon-struesve të 21 janarit 2011 shëtit i lirë rrugëve të Tiranës. I përfolur si i larguar nga kryeqyteti direkt pas lirimit të tij nga gjykata e Tiranës, në 7 shkurt 2013, nga burgu 302, ish-gardisti ishte në orën 09.55 në rrugën që kalon nga komisariati numër 1 në Tiranë. I veshur me një pardesy meshini të zezë dhe i qeshur në fytyrë, ish-gardisti, nën shoqërinë e një burri tjetër, hipi në bordin e një makine tip “Voksëagen”3, me targë TR 6717 P për të marrë drejtimin e rrugës që të çon në lagjien “Ali Demi”, ku ish-gardisti ka banesën.

    AGIM LLUPO, I LIRË RRUGËVE

    TË TIRANËS

    Armando Kasaj gjatë një seance gjyqësore

    AKTUALITET

  • 10 E premte, 22 shkurt 2013

    Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e një grupi veteranësh, të cilët kërkojnë ndryshimin e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”, në “Dëshmorët e 4 Shkurtit. Përg-jatë ditës së djeshme, gjyqtari i çështjes Agron Zhukri rrëzoi kërkesën, me argumentimin ligjor se organizatat e vetera-nëve nuk legjitimohen për të kërkuar hedhjen poshtë të vendimit të Këshillit Bashkiak për emërtimin rrugës, dhe se nuk ka ndonjë vendim në kohën kur kësaj rruge i është vënë emri në vitin 1945. Por në një prononcim për Shqiptarja.com, njëri prej përfaqësuesve ligjorë të veteranëve, avokati Idajet Beqiri, deklaroi se gjyka-ta dha vendim absurd ligjor. Në lidhje me argumentimin e parë të gjykatës, Beqiri theksoi se organizatës së veteranëve dhe dëshmorëve të atdheut, të drejtën për hedhjen poshtë të vendimit të Këshillit Bashkiak ua njeh ligji. Së dyti, sipas Be-qirit, gjatë seancës së djeshme

    ■ Zjarr në banesë, asfiksohet 7-vjeçariNjë banesë në rrugën “Shy-qyri Ishmi” në kryeqytet u përfshi nga flakët e zjar-rit paraditen e djeshme. Dy makina zjarrfikëse të cilat mbërritën shpejt në vendngjarje, mundën të lokalizojnë shpejt flakët dhe të nxirrnin një fëmijë 7 vjeç, i cili ndodhej brenda në momentin e rënies së zjarrit. Pas asfiksisë, djali u transportua për në spi-tal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. ■ Aksidentet në punë,

    plagosen punëtorëtDy punëtorë ndërtimi mbetën të plagosur rëndë teksa pu-nonin. Aksidenti i parë në punë u shënua në një pallat në ndërtim në Yzberisht të Tiranës, dhe tjetri në Sauk, ku gjatë ndërtimit të një shtëpie punëtori 45-vjeçar Hamdi Gega kishte humbur kontrol-lin, duke rënë nga skela në dysheme. Të dëmtuarit u transportuan për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjend-je të rëndë shëndetësore.

    ■ Plagosi 1 muaj më parë, kapet 22-vjeçariAgjentët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Perosnit arrestuan përgjatë ditës së djeshme 22-vjeçarin Deri l Kurt i . Shkak për arrestimin e të riut mësohet të jetë bërë ngjarja e një muaji më parë në një qendër interneti në Babrru. Policia e Tiranës tha se Kurti dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të 24-vjeçarit Ilir Doçi, pas një sherri banal mes tyre.

    ■ Kapet hajduti i bizneseve në TiranëPolicia e Tiranës bëri të ditur arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Armando Mica, lindur në Pogradec e banues në Tiranë. Ai u kap duke vjed-hur me dhunë një kazino në afërsi të rrugës “Artan Lenja” në kryeqytet. Pas arrestimit, efektivë të Komisariatit Nr.2 mundën të dokumentojnë edhe një sërë vjedhje bizne-sesh të realizuara në kohë të ndryshme nga Mica, të cilit iu gjetën shkopinj hek-uri, leva, maska dhe kapuç.

    ■ Shkel urdhrin embrojtjes, kanos gruanNjë 36-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga punonjësit policorë të Komisariatit Nr.5. Policia e Tiranës bëri të ditur arrestimin e Qazim Brukës, nga Kukësi me banim në Laknas, pasi rreth orës 08:30 të mëngjesit mësohet të ketë thyer urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Ti-ranës për bashkëshorten e tij. Kërcënimi i radhës ndodhi pranë shkollës “Ibra-him Rugova” në Kamzë.

    gjyqësore ata paraqitën si provë dokumentet e arkivit të shtetit të vitit 1945, kur rrugës I ishte vendosur emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Mbrojtësit e palës paditëse deklaruan menjëherë pas vendimit të gjykatës së do t’a çonin çështjen në Gjykatën e Apelit.

    PRETENDIMET E VETERANËVE

    Në një kundërshtim të ar-gumentuar në 7 pika, avokatët mbrojtës të organizatës së vet-eranëve kërkuan nga Gjykata që të merrte në konsideratë padinë e tyre. Së pari, në padinë e tyre thuhej se në qytetin e

    Tiranës ekzistonte emri “Ibra-him Rugova” në një nga rrugët e Njësisë Administrative Nr.7 të Tiranës, emërtim i vendo-sur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr. 41, datë 29.08.2008. “Në këto kushte ishte e panevojshme që t’i hiqej emërtimi rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i vendosur me një vendim të organit kompetent në vitin 1945, dhe që vazhdonte me këtë emërtim për plot 67 vjet, dhe të zëvëndësohej me emrin “Ibrahim Rugova”, emër i cili fi guronte në një rrugë dhe ligji e ndalon kategorikisht ekzistencën e dy rrugëve me të njejtin emër në të njejtin qytet”

    - thuhet në padi. Së dyti, nëse Këshilli Bashkiak i Tiranës do të niste një procedim administra-tiv për t’i hequr emrin Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhe për të vendosur një emër tjetër, atë të “Ibrahim Rugovës”, ky Këshill kishte detyrimin ligjor të njoftonte palët paditëse, si palë nga më të interesuarat e kësaj fushe, t’u jepte atyre sqa-rimet e domosdoshme përse ndërmerrej ky akt. Gjithashtu, akti administrativ i Këshillit Bashkiak të Tiranës i datës 28 dhjetor 2012 bie ndesh me ligjin mbi “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Sipas avokatëve

    mbrojtës, Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë të drejtë ligjore të bëjë “riemërtime”, dhe aq më keq, nuk ka asnjë të drejtë ligjore të heq emra rrugësh apo institucionesh të cilat janë bërë me vendime të organeve përkatëse kompetente të kohës. Në këtë logjikë, paditësit pre-tendojnë se akti administrativ i Bashkisë nuk ka aspak karakter ligjor administrativ, por thjesht karakter politik.

    HISTORIKU Në padinë e tyre, veteranët

    pretendonin se në kryeqytet ekzistonte më herët një rrugë që mbante emrin “Ibrahim Rugova”, dhe për këtë ar-sye ishte tërësisht e kundra-ligjshme që në kryeqytet të kishte një rrugë të dytë me të njëjtin emër. Në fakt, rruga e parë që mban emrin “Ibrahim Rugova”, që nga viti 2008, ndodhet në Njësinë Bashkiake Nr.7. Por pas ndërrimit me forcë të emrit të kësaj rruge nga Njësia 7, kryebashkiaku Basha vendosi të kalonte emërtimin e rrugës “Ibra-him Rugova”, në atë që deri vonë njihej si “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Ndryshimi i emër-timit ngjalli reagimin e vet-eranëve, të cilët pretendonin se kjo rrugë duhej të mbante emrin e personave që luftuan e ranë dëshmorë në atë vend.

    AKTUALITET

    Dështon sërish

    gjyqi, Dritan Dajti

    ironizon Gjykatën

    Pas një shtyrjeje rekord seancash gjyqësore në ngarkim të tij, Dritan Dajti ka fi lluar të tallet hapur me faktin se asnjë nga avokatët nuk merr përsipër t’a përfaqësojë ligjërisht. I entuziazmuar nga kamerat dhe prania e shumtë e gazetarëve në sallë, autori I masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës ka nisur të bëjë teatër, duke fajësuar sërish pesëshen gjykuese

    që do të vendosë fatin e tij. Me një ironi të hollë dhe të drejtpërdrejtë, Dritan Dajti I ka kërkuar llogari trupit gjykues në lidhje me letrën e dërguar kryeministrit të vendit, në lidhje me vonesat e gjata të gjyqit që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kur po mbushen afro 200 seanca shtyrjeje, Dajti tha se nuk është faji i tij për shtyrjet. “Nuk jam

    unë ai që bllokoj gjyqin. Janë avokatët që caktoni ju që nuk vinë, i drejtoheni kryeministrit me letra për gjyqin tim, por është gjykata që jep drejtësi dhe nuk merret Këshilli i Ministrave me gjyqe” – tha Dajti gjatë seancës. Kryesuesi i çështjes Idriz Mulkurti, shtyu seancën për datën 26 shkurt dhe vendosi dy avokatë të rinj, Lirie Vathi dhe Luan Buzhiqi.

    LAJME SHKURT

    Vendimi: Nuk mund të kundërshtohet Bashkia e Tiranës

    Gjykata “rrëzon” veteranët për rrugën

    LajmiGjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e organizatës së vet-eranëve, e cila kërkoi ndryshimin e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”, me “Dësh-morët e 4 Shkurtit”. Përgjatë seancës të së mërkurës, gjykata argumentoi se or-ganizata nuk legjiti-mohej për të hedhur poshtë një vendim të Këshillit Bashkiak.

    TIRANEELONA ELEZI

    Operacioni

    Tre në pranga për 100 kg hashash TIRANE në Tiranë. Tre personat u kapën në fl a-

    grancë në rrugën “Irfan Tomini, teksa po udhëtonin me automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA 938 DG. Informa-cionet e marra përgjatë ditëve të fundit në rrugë operative, kishin sinjalizuar agjentët e anti-drogës për mbërritjen e sasisë së konsiderueshme të hashashit në kryeqytet. Në automjetin e tre personave, policia gjeti katër thasë, me 50 pako të mbështjella me natriban, ku në brendësi të tyre agjentët gjetën hashashin. Nga të dhënat paraprake mësohet se droga vinte nga jugu i vendit dhe kishte si qël-lim furnizimin dhe shitjen në ambiente

    Agjentët e anti-drogës në Policinë e Ti-ranës mundën të sekuestrojnë sasinë prej 100 kilogramësh hashash dhe të ar-restojnë tre persona. Operacioni i koduar “Ëelcome” u realizua rreth orëve të para të mëngjesitë të djeshëm, në rrugën “Irfan Tomini”. Burime zyrtare të policisë së Ti-ranës thanë se arrestuan Sokol Meçajn, 46 vjeç, lindur e banues në Kreshpan të Fierit, 34-vjeçarin Edi Meçaj, lindur e banues në Hekal të Mallakastrës dhe Fatmir Zeqajn, 52 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues

    të ndryshme të Tiranës, kryesisht në gjimnaze dhe në baret pranë shkollave. Pas arrestimit të tre bashkëpunëtorëve, agjentët anti-drogë sekuestruan në cilësinë e provës materiale thasët e hashashit, automjetin me të cilin po transportohej lënda narkotike, si dhe një shumë të konsiderueshme parash të cilat ishin përftuar nga veprimtaria e paligjshme e shitjes së hashashit. Burime të besueshme policore thanë se vijojnë ende punën për identifi kimin e të tjerë personave që dyshohet se janë pjesë e këtij rrjeti të mirëstrukturuar të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Nga “Dëshmorët e 4 shkurtit” në“Ibrahim Rugova”

    Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, që tani e tutje, “Ibrahim Rugova”

    Hashashi i sekuestruar gjatë operacionit

  • 11E premte, 22 shkurt 2013 RRETHE

    BLIJE ATË QË TË DUHET! SHITE ATË QË NUK TË DUHET!

    Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

    www.MerrJep.al

    SHITET: BMW 320 BENZIN PRODHIM I VITIT 20052000CC, 150HP, 147.000KM, ABS, ESP, 6 AIRBAG, A/C, RADIO/CD, DRITA MJEGULLE, XHAMA TË ZINJ, DISQE ALUMINI 17’’ AEZ ME GOMA TË REJA, FRENA TË REJA, AMORTIZATOR TË ULËT BILSTEIN , MAKINA NDODHET NË GREQI. Telefononi: 00306988983481-00306932846632.

    SHITET: HYRJE 72 M2 NË SARANDËSHITET OSE KËMBEHET HYRJE NË SARANDË SIP 72 M2 KATI I TRETË I NJË SHTËPIE PRIVATE PAMJE NGA DETI E PAPËRFUNDUAR TOTALISHT ME DOKUMENTA TË RREGULLTA HIPOTEKA NË PROÇES. TELEFON: 0696322480

    SHITET: IPHONE 5 I BARDHË I ZHBLLOKUARIPHONE I BARDHË 5, I ARDHUR NGA AMERIKA, CELULARI ËSHTË I RI DHE ËSHTË I ZHBLLOKUAR TELEFON: 069 77 11 430

    Elbasan, Drejtori i

    Çelikut shpallet në

    kërkim, dy në pranga

    Shpallet në kërkim nga policia e Elbasanit, drejtori i Ndërmarrjes së Përpunimit të Çelikut, Ilir Robi si dhe arrestohen, në orët e para të mëngjesit, falë operacionit “Traversa”, magazinieri Tosi Muda dhe shoferi Albert Pepa, vartës të tij. Arrestimi i tyre u krye, pasi të tre këta shtetas, në bashkëpunim me

    njëri-tjetrin, akuzohen për vjedhje dhe korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Robi, sëbashku me magazinierin e ndërmarrjes, shisnin kundrejt lekëve nën dorë, mallin e Metalurgjikut, pa e inventarizuar prej mëse prej 8 muajsh. Ndërkohë, policia e Elbasanit kapi në fl agrancë, në

    aksin rrugor Elbasan–Peqin, dy kamionë me targa të Krujes KR 6416 A, si dhe nje Benz Mercedez me targa AA 076 EZ, me drejtues A.Babasi dhe S.Topçiu, të cilët kishin ngarkuara traversa nga këtë ndërmarrje, pa asnjë lloj fature, por i kishin paguar rreth 50 mijë lekë nën dorë, shtetasve të mësipërm.

    SHKODER

    ELVIS NABOLLI

    LajmiDrejtori i Postës në Shkodër, është goditur me leva në kokë, teksa futej në banesën e tij. Ng-jarja ka ndodhur dje pasdite, kur dy per-sona, të cilët janë ende të paidentifi-kuar, e kanë goditur disa herë dhe janë larguar.

    Goditet në klasë nxënësja 14 vjeçe, prindërit protestojnë

    Situata e rëndë në shkolla përvijon ngjarje të rënda që mund tu kushtojë jetën nxënësve. Rasti i radhës ka ndodhur dje në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Rubikut, kur një nxënëse 14-vjeçare A.Prenga, është sjellë me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, pasi kishte humbur ndjenjat nga një goditje në kokë brënda klasës ku zhvil-lohej mësimi. Autor i goditjes në kokë të vajzës, ka qënë një shoku i klasës, por që prindër të ir-rituar këmbëngulin, se ai nuk duhet të ishte në atë klasë për shkak të moshës madhore në raport me nxënësit e tjerë, të kësaj klase, por edhe për shak të sjelljeve problematike gjatë zhvillimit të mësimit. Ndërkohë kanë njoftuar se do të pro-testojnë. Bëhet fjalë për nxënësin B.Legisi, për të cilin thuhet se edhe pak ditë më parë ka tentuar të ndezë zjarrin në mes të klasës, edhe pse kjo klasë i përket klasës së 9-të, pra jo më shumë se 15 vjeçare. Me të ndodhur ngjarja, vajza është

    transportuar në urgjencën e spitalit Rrëshen, ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit konfi rmojnë, se vajza ka pasur të vjella të forta dhe humbje të ekuilibrit nga goditja e marrë në kokë, ndërkohë që po mbahet në observacion për ndonjë reagim të mundshëm të organizmit. Mësohet, se vajza e dëmtuar është nxënësja me e mirë e shkollës, me rezultate shumë të larta në mësime, ndërsa agresori i saj në mes të klasës njihet si nxënës problematik.

    RUBIK

    LAJME SHKURT

    Masakrohet me levaShkëlzen Berisha

    SHKODER Familjat: S’kemi probleme me askënd

    Drejtori i Postës goditet në hyrje të shtëpisë

    Ka mbyllur zyrën, ka për-shëndetur disa prej pu-nonjësve që ka parë në korridore dhe është nisur në këmbë për në banesën e vet, as 20 metra larg postës, ku ai ishte drejtor. Shkelzen Berisha, Drejtori i Postës në Shkodër, është ngjitur në katin e dytë të pallatit dhe para se të fuste çelësin për të hapur derën, dy persona kanë zbritur nga një kat më lart, të cilët duket që po e ruanin, e kanë goditur atë me leva në kokë. 53-vjeçari është rrëzuar për tokë, duke mbetur pa ndjenja, ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë. Famljarët e tij, të cilët kanë dëgjuar zhurmën, kanë dalë, por kanë parë vetëm 53-vjeçarin Berisha të shtrirë në pllaka e të mbuluar në gjak. Menjëherë ata kanë lajmëruar

    policinë, si dhe ambulancën, e cila e ka dërguar Berishën në

    spital, pa ndjenja. Në të njëjtën kohë, në ndihmë i kanë shkuar

    ku edhe e kanë qëlluar. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka sekues-truar pamjet fi lmike të kamer-ave të sigurisë së institucioneve perreth, që gjenden përballë godinës së postës, me qëllim për të verifi kuar të gjitha lëvizjet e përsonave të ndryshëm gjatë orëve të drekës dhe të pak çaste-ve para se të ndodhte rrahja e tij. Dyshohet, se autorët janë larguar nga një rrugicë prapa pallatit pas kryerjes së krimit, ndërsa efektivët e policisë kanë marrë në pyetje rojen e godinës së postës, si dhe punonjës të tjerë për të verifi kuar levizjet e përsonave, qoftë brenda postës, apo edhe në rrugicën e kësaj godine.

    Ato janë pyetur gjithashtu, nëse kanë dijeni për ndon-jë konflikt të mundshëm të drejtorit Berisha, me ndonjë përson gjatë ditëve te fun-dit.Dje në mbrëmje, drejtori Berisha është përmendur dhe mjekët kanë deklaruar se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar e dëmtimet nuk përbëjnë më rrezik për jetën. Ndërkohë, familjarët e tij, kanë deklaruar për mediat, por edhe në polici, se nuk kanë asnjë konfl ikt të hapur me ndokënd dhe se nuk kanë asnjë person, tek i cili mund të dyshojnë. Gjithësesi, policia ka deklaruar dje në mbrëmje, se është në ndjekje të autorëve, megjithëse nuk ka deklaruar nëse i ka identifi kuar.

    edhe punonjësit e postës, të cilët, kanë deklaruar se nuk i kanë njohur autorët, por sapo kanë dëgjuar sherrin, janë nisur në drejtim të drejtorit të tyre të shtrirë. Ndërsa u është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë dhe mjekimeve intensive, policia ka nisur kërkimet për autorët, të cilët, deri dje në mbrëmje, nuk ishin identifi-kuar. Sipas policisë, dyshohet, se në telefonatë e ka nxjerrë atë nga zyra dhe menjëherë është nisur për në shtëpi.

    Policia e Shkodrës ka bërë të ditur, se dyshohet që 53-vjeçari të ketë marrë një telefonatë për ndonjë takim, ndërsa autorët i kanë zënë pritë në hyrje, nga

    RUBIK Dhuna

    ■ Krujë, vetëvaret