Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
SMIL& Reformat
Shpërndarja automatike e lëndëve
Në bazë të disa kritereve paraprakisht të përcaktuara më herët, SMIL-i do të bëjë shpërndarjen e lëndëve në mënyrë automatike për gjykatësit dhe prokurorët. Shpërndarja automatike e lëndëve siguron shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të lëndëve për gjykatësit dhe prokurorët. Siguron transparencë të plotë në këtë proces dhe eviton mundësinë e keqpërdorimeve, apo konikteve të interesit gjatë procesit të shpërndarjes së lëndëve.
Gjatë procesit të regjistrimit të lëndëve në SMIL, në një moment të caktuar pasi të jenë futur të dhënat e caktuara në sistem, SMIL do të caktojë gjykatësit apo prokurorin e lëndës. Caktimi i gjykatësit apo prokurorit për shpërndarjen automatike të lëndëve është i rregulluar përmes caktimit të peshës së lëndës në fazën llestare të regjistrimit të lëndës në sistem. Disa nga kriteret që merren parasysh gjatë procesit të caktimit të peshës së lëndës për shpërndarjes automatike janë:
- Numri i palëve të akuzuara,- Numri i palëve mbrojtëse,- Numri i dëshmitarëve,- Numri i ekspertëve,- Numri i dëshmive,- Lloji i veprës penale/ baza ligjore.
Sistemi i SMIL-it dhe ndërfaqja e përdoruesve
Sistemi i SMIL është dizajnuar për të qenë i lehtë për përdorim
nga stafi i gjykatave dhe prokurorive. Për zgjidhjen dhe
menaxhimin e lëndëve sistemi është i orientuar në kryerjen e
detyrave të caktuara. Kjo do të thotë se procedimi i lëndëve do
të realizohet përmes kryerjes së detyrave të caktuara për secilën
fazë në të cilën ndodhet lënda. Çdo fazë e zgjidhjes së lëndëve
ka një listë detyrave që duhet të kryhen nga përdoruesi i sistemit
në mënyrë që detyra të mund të kryhet.
Një përparësi në këtë rast është se sistemi, varësisht se në cilën
fazë ndodhet lënda në mënyrë automatike krijon detyra dhe në
të njëjtën kohë e udhëzon përdoruesin se cilat veprime duhet ti
kryer për të përfunduar atë detyrë.
Sistem i avancuar i menaxhimit të agjendës së gjyqtarit dhe
prokurorit, SMIL-it bënë të mundur që gjykatësit dhe prokurorët
të mund të menaxhojë agjendën e tyre, oraret e seancave dhe
sallat e gjykimeve.
Luan Haradinaj
Nr, 133, Prishtinëwww.gjyqesori-rks.org
www.kpk-rks.org
Tel: 038 200 17 469
Kualiteti
Shërbimet
Transparenca
Respekti
Integriteti
Ekasiteti
Vlerat të cilat duhet ti reektojnë gjatë gjithë kohës
gjykatat dhe prokuroritë e të cilat mund të arrihen
përmes përdorimit të TIK janë:
SMIL& Reformat
Raportet StatistikorePërdorimi i SMIL-it gjatë procedimin të lëndëve në gjykatë
dhe prokurori siguron të dhëna të mjaftueshme të cilat do të
mundësojnë menaxhim pro aktiv të gjykatave dhe
prokurorive bazuar në raportet dhe të dhënat statistikore të
sakta dhe të shpejta. Raportet statistikore të përmes SMIL-it
do të mundësojnë vlerësim të punës dhe performancës së
gjykatave dhe prokurorive dhe vet gjykatësve, prokurorëve.
Përmes statistikave do të bëhet i mundur edhe planifikimi
resurseve njerëzore dhe planifikimet e buxhetit.
Raportet statistikore përmes SMIL-it do të mundësojnë për
herë të parëtë zbatohet edhe udhëzimet e CEPEJ-it për
raportet statistikore të gjykatave dhe prokurorive. Për herë
të parë do të bëhet e mundur të llogaritet edhe kohëzgjatja
e kryerjes së lëndëve si një nga kriteret themelore të të
drejtave të njeriut në udhëzimet e CEPEJ,
Reformat
Sistemi i Menaxhimit të Lëndëve, me qëllim të rritjes së ekasitetit të punës në procesin e zgjidhjes së lëndëve në gjykata dhe prokurorido të reformojë disa hapa në procesin e zgjidhjes dhe menaxhimit të lëndëve. Për të realizuar këtë, gjatë fazës së dizajnimit të SMIL janë marrë në konsideratë disa faktorë të rëndësishëm si; eliminimi i hapave të shumështë gjatë fazave të ndryshme në procesin e zgjidhjes së lëndëve dhe shfrytëzimit racional i resurseve. Kjo do të rezultojë në zvogëlimin e kohës së kryerjes së veprimeve të ndryshme të lëndës, rritë ekasitetin duke zvogëluar koston e përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve.
Rritja e cilësisë dhe ekasitetit të punës së gjykatave dhe prokurorive duke vënë në zbatim me sukses SMIL, do të rezultojë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarë, sigurojnë qasje të barabartë në drejtësi, llogaridhënie dhe transparencë të institucioneve gjyqësore. Arritja e këtyre rezultateve do të ketë ndikim pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve të vendit duke reektuar në qëndrueshmëri të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për qytetarë.
Integrimi i SMIL me Sistemet e tjeraNë mënyrë që SMIL të siguron të dhëna të sakta për palët, sistemi do të integrohet me sistemet e tjera elektronike siç janë; sistemi elektronik i Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC) dhe Sistemi Elektronik i Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve (ARBK). Përmes integrimit të sistemeve do të jetë e mundur që gjatë procesit të regjistrimit të palëve, të dhënat e sakta për palët të futen në sistem vetëm përmes numrin personal të palëve apo numrit të bizneseve. Integrimi do të shkurtojë kohën e regjistrimit të lëndëve, siguron se të dhënat janë të sakta dhe eviton mundësinë e gabimeve gjatë futjes së të dhënave.
Numri unik i lëndëveNjë risi që do të vihet në zbatim përmes SMIL-it do të jetë edhe Numri Unik i Lëndëve në gjykata dhe prokurori. Caktimi i numrit unik të çdo lënde do të bëhet në mënyrë automatike nga vetë sistemi SMIL dhe do të identikojë lëndën në nivel të vendit dhe të gjitha instancave të procedimit të lëndës. Gjithashtu numri nuk do të ndryshojë edhe gjatë fazave të ndryshme të lëvizjes së lëndëve në apel .
Një shembull i Numrit Unik të lëndës të vitit 2017 në gjykatë do të duket:
2017:025500.
Viti 2017, tregon vitin kur lënda është regjistruar në gjykatë, ndërsa numri 025500 tregon numrin që ka marrë lënda. Ky numër jepet në mënyrë automatike nga SMIL-i lëndëve me radhë ashtu si kanë ardhur në gjykatë dhe prokurori.
Objektivat e SMIL
SMIL (Sistemi i Menaxhimit të Informacionit dhe Lëndëve) në gjykata dhe prokurori të Kosovës, për të pasur një implementim të suksesshëm të tijdhe për të arritur objektivat, kërkon të bëhen edhe një sërë reformash në sistemin gjyqësor të Kosovës të cilat janë të mundshme vetëm përmes ndryshimeve të funksionimit të gjykatave dhe prokurorivenë shumë segmente.
Objektivi kryesor i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit dhe Lëndëve është që ky sistem të krijojë bazë për një gjyqësor më ekas, më transparent dhe më të llogaridhënës përmes futjes së Teknologjisë Informative dhe Komunikimin (TIK)në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës, pra, SMIL, do të mundësojë:
* Transformim të gjykatave të Kosovës në E-gjykata, *Menaxhim proaktivtë gjykatave dhe
prokuroriveduke u bazuar në raporte dhe të dhëna në kohë reale,
*Ofrimin e shërbimeve on-line për qytetaret nëpërmjet ueb portalit.
Eviton shumshimin e procesve Zvogëlon kohën e
zgjidhjes së lëndëve
Zvogëlon koston
Qëndrueshmëria &Rritja Ekonomike
Transparenca
ShërbimetQasja në drejtësi
Ekasiteti
Kualiteti
Llogaridhënia
SMIL& Reformat
SMIL& Reformat