28
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Ministria për Forcën e Sigurisë Ministarstvo za Snage Bezbednosti - Ministry for Security Force Qershor, 2013 TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE MFSK / FSK

TË DREJTAT E NJERIUT BARAZIA GJINORE MFSK - abgj.rks-gov.net Te drejtat e... · Drejtat e Njeriut, e cila siguron që funksionet ekzekutive dhe aktivitetet e MFSK-së dhe FSK-së

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Ministria për Forcën e Sigurisë

Ministarstvo za Snage Bezbednosti - Ministry for Security Force

Qershor, 2013

TË DREJTAT E NJERIUT DHE

BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

PËRMBAJTJA

Hyrje........................................................................................................................3Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore..............................................................4Baza ligjore për të arritur barazinë gjinore........................................................4Mekanizmat............................................................................................................5Njësia për të Drejtat e Njeriut..............................................................................5Politika për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore............................................6Vetëdijesimi për barazi gjinore gjatë fushatës së rekrutimit...........................7Pozita aktuale e femrës në MFSK .......................................................................9Ngritja e transparencës.......................................................................................10Aktivitetet e NJDNJ-së në mbrojtjen , avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore............................................................11Seminare, punëtori, trajnime- konferenca për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore...................................................................................................................14Bashkëpunimi me institucionet dhe OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare...18Bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit.................................19Përqindjet e përfshirjes së femrave në ushtritë e vendeve të rajonit...........20Sfidat.....................................................................................................................21Përmbyllja.............................................................................................................22

2

SHKURTESAT

MFSK- Ministria për Forcën e Sigurisë së KosovësFSK - Forca e Sigurisë së Kosovës NJDNJ-Njësia për të Drejtat e Njeriut ZÇK- Zyra për Çështje të Komuniteteve QSU - Qendra për Studime Universitare ZKM - Zyra e KryeministritZQM – Zyra për Qeverisje të MirëBE – Bashkimi EvropianKS- Këshilli i SigurimitOKB- Organizata e Kombeve të BashkuaraQSB- Qendra e Stërvitjeve BazikeMASHT-Ministria Arsimit Shkencës dhe TeknologjisëKFT- Komanda e Forcave TokësoreOJQ- Organizatat JoqeveritareDNH- E Drejta Humanitare NdërkombëtareFA- Forcat e ArmatosuraUÇK- Ushtria Çlirimtare e KosovësTMK-Trupat e Mbrojtjes së KosovësRMC- Regjimenti i Mbrojtjes CivileBRSH- Brigada e Reagimit të ShpejtëBXH-Batalioni i XheniosPF- Policia e ForcësKM-Kompania e MjekësisëDMP-Departamenti për Marrëdhënie me Publikun

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

3

HYRJE

Pozita e gruas në shoqërinë kosovare, sot, mund të konstatojmë se është përmirësuar dukshëm krahasuar me periudhën e mëhershme. Tani gruaja kosovare është më e pranishme në të gjitha segmentet e shoqërisë në Republikën e Kosovës. Është e përfaqësuar dhe jep kontribut të çmuar në institucionet arsimore, shëndetësore, kulturore, në institucionet e sigurisë, në organet e drejtësisë, bën përpjekje të depërtojë dhe të gjejë veten edhe në veprimtaritë e biznesit. Ndërkaq, kohëve të fundit vërehet prani më e madhe e femrës kosovare në institucionet politike si në qeveri, parlament dhe në institucionet e tjera.

Edhe përkundër përparimeve të mëdha që janë bërë viteve të fundit drejt arritjes së barazisë gjinore, femrat në Kosovë ende mbeten në pozitë më të pa favorizuar në aspekte të ndryshme si në lëmin e punësimit, arsimimit, mundësive për t'u zgjedhur në pozita vendimmarrëse, si dhe pjesëmarrjes aktive në proceset shoqërore.

Perspektiva gjinore është një dimension jetësor, tashmë i shtrirë në politika dhe në plane të zbatimit në të gjitha nivelet, në të gjitha njësitet, brigadat, batalionet, departamentet, sektorët dhe zyrat në MFSK dhe FSK. Duke u përqendruar në fushën e sigurisë, roli i grave gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm si në: operacione, menaxhimin e krizave të mundshme, vendimmarrje etj. Sigurimi i barazisë gjinore nuk duhet të konsiderohet problem vetëm i grave, por i gjithë shoqërisë, i të gjithë organizmave institucional dhe mekanizmave të shtetit, pasi që vetëm atëherë mund të thyhen barrierat dhe të arrihet de facto një barazi gjinore që është ndër aspektet më të rëndësishme të drejtësisë sociale. Por, para se gjithash barazia gjinore duhej të konsiderohej si një mision i përbashkët dhe shumë i rëndësishëm i gjithë organizmave të shtetit në kuptimin e përmbushjes së detyrimit kushtetues dhe ligjor. Barazia gjinore përbënë gjithashtu element të rëndësishëm të Strategjisë së Bashkimit Evropian, që synon rritjen dhe përmirësimin e kushteve për gratë dhe burrat në të gjitha sferat e jetës, realizuar kjo nëpërmjet eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit.

Zbatimi i Rezolutës 1325 është mbështetur nëpërmjet planeve e strategjive kombëtare, të cilat janë në proces por edhe në Politikën për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MFSK dhe FSK.

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gratë, Paqja dhe Siguria” ka si qëllim integrimin gjinor në të gjitha aspektet e punës lidhur me sigurinë. Gjithashtu, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit të gruas në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në institucionet kombëtare, rajonale dhe në ato ndërkombëtare.

Ka modele të ndryshme dhe praktika të mira lidhur me pjesëmarrjen e femrave në ushtri të ndryshme si dhe ndikimi në integrimin më të madh të tyre në këtë fushë që konsiderohet tradicionalisht mashkullore.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

4

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK DHE FSK

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dokument më i lartë juridik dhe rregullues i të gjitha fushave të jetës së njeriut, në kapitullin e dytë, përkatësisht në nenin 21 par. 1, i referohet fushës së të drejtave të njeriut, duke i përcaktuar ato si “të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe që paraqesin bazë të rendit juridik të Republikës së Kosovës”. Kushtetuta e Kosovës parasheh obligimin e shtetit për t'i mbrojtur dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore.

Republika e Kosovës ka zhvilluar një kornizë solide ligjore dhe mekanizma të tjerë për të arritur mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe barazinë gjinore. Janë krijuar një varg i mekanizmave institucional si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si edhe është vendosur një bazë e mirë ligjore që siguron mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim. MFSK/FSK reflekton një ambient të përshtatshëm dhe një sistem të vlerave ku komunitetet dhe femrat trajtohen me dinjitet dhe kanë mundësi të barabarta. FSK-ja do të mbajë në vazhdimësi përfaqësimin e duhur të komuniteteve dhe femrave, duke u përkushtuar për:

• Procedurat e hapura, transparente dhe inkurajuese gjatë rekrutimit;

• Kushte të barabarta të punës;• Pagesë të njëjtë financiare për meshkuj dhe femra për

punën edhe gradën e njëjtë;• Ambient të punës të sigurt dhe pa ngacmime;• Vetëdijesim i stafit për gjininë;• Ngritje në pozitë/ grada në bazë të meritokracisë;• Mundësi të njëjta për të aplikuar në pozita të ndryshme

të punës;• Procedura të hapura, transparente dhe inkurajuese

gjatë procesit të avancimit;• Pjesëmarrje të barabartë në procese të vendimmarrjes

dhe menaxhimit.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

5

BAZA LIGJORE PËR TË ARRITUR BARAZINË GJINORE

Ligji për Barazi Gjinore Nr. 2004/2 është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 19 shkurt 2004. Me këtë ligj mbrohet, trajtohet, rregullohet barazia në mes dy gjinive si vlerë demokratike e zhvillimit të shoqërisë në Kosovë. Ligji për Barazi Gjinore përkufizon qartë obligimet e institucioneve për zbatimin në praktikë të ligjit. Po ashtu, Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Femrave, e cila është bërë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Ligji Kundër Diskriminimit; Ligji për Familjen; Udhëzimi Administrativ dhe Plani i Veprimit për implementimin e Ligjit Kundër Diskriminimit; Programet e Qeverisë për Barazi Gjinore; Udhëzimi Administrativ për Procedurat e Mundësive të Barabarta janë bazë ligjore që garantojnë barazinë gjinore në Republikën e Kosovës.

MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR BARAZINË GJINORE

• Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit;• Njësitë e të Drejtave të Njeriut në çdo Ministri;• Agjencia për Barazi Gjinore;• Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta, Çështje

Gjinore dhe të Zhdukurve pranë Kuvendit të Kosovës;

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

6

• Zyrtarët për Barazi Gjinore në secilën Ministri;• Grupi Ndërministrorë për Barazi Gjinore; • Njësitë për Barazi Gjinore në kuadër të Entit të Statistikave të

Kosovës;• Zyrtar për Barazi Gjinore në të gjitha komunat e Kosovës.

NJËSIA PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Në kuadër të MFSK-së, nga nëntori i vitit 2009, funksionon Njësia për të Drejtat e Njeriut, e cila siguron që funksionet ekzekutive dhe aktivitetet e MFSK-së dhe FSK-së të afirmojnë llogaridhënien e brendshme në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht të të Drejtave të Njeriut.

Njësia e të Drejtave të Njeriut (NJDNJ) është një prej tetë sektorëve në vartësi të drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm. Përbehet nga dy punonjës, të cilët janë shërbyes civil.NJDNJ vepron si një mekanizëm këshillues, monitorues dhe rekomandues brenda MFSK-së dhe FSK-së, për të drejtat e njeriut. Për të arritur këtë, NJDNJ ka për qellim që të mbrojë, avancojë dhe afirmojë të drejtat e njeriut. Kjo përfshin zhvillimin, krijimin dhe zbatimin e ligjeve, politikave dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me MFSK-në dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e të drejtave të njeriut.NJDNJ aktivitetin e shtrinë edhe në sferën e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta si element i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm, i cili nuk mundë të arrihet pa fuqizimin e femrës, sepse roli i saj është dëshmuar në të gjitha fushat e jetës dhe punës. NJDNJ gjithashtu mbron edhe të drejtat e komuniteteve duke u angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për krijimin e një ambienti të volitshëm, për mundësi dhe qasje të barabartë të të gjithëve në të gjitha sferat, me qëllim që punët dhe përgjegjësitë në nivel ministror të kryhen pa asnjë dallim sa i përket gjinisë, gjuhës, përkatësisë kombëtare apo fetare.

POLITIKA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZI GJINORE NË MFSK DHE FSK

Përqendrimi i vëmendjes më të madhe në të drejtat e njeriut dhe barazinë

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

7

Rrjeti për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në MFSK dhe FSK

gjinore në Sektorin e Sigurisë është element i rëndësishëm i plotësimit të standardeve për integrim në BE dhe NATO.Pjesëmarrja e komuniteteve dhe femrave në FSK është edhe një vlerë më tepër që i shtohet imazhit të saj.

për këtë qëllim, MFSK ka hartuar dhe miratuar Politikën për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, që është rezultat i mbështetjes së shumë ekspertëve të institucioneve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. përfshirja e tyre në një sërë seminaresh të organizuara gjatë këtij procesi, ka kontribuuar në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore përbrenda MFSK-së dhe FSK-së. Mbështetje e veçantë ka ardhur edhe nga diskutimet e shumta dhe ndarja e përvojave në mes të përfaqësuesve nga vendet e rajonit dhe ekspertëve suedez.Qëllimi i kësaj Politike është krijimi i mekanizmave dhe metodave të nevojshme brenda MFSK-së dhe FSK-së për funksionimin e kornizës ligjore, për integrimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, lidhur me

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

8

të gjitha aspektet e punës në MFSK dhe FSK.

Zbatimi i kësaj politike arrihet përmes bashkëpunimit me mekanizmat tjerë në nivel të vendit, duke respektuar Rezolutën 1325 të KS të OKB-së dhe legjislacionin në fuqi dhe në përputhje me Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj Politike.

Objektivat e Politikës dhe Planit të Veprimit për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore janë:

• Përmirësimi i balancës gjinore dhe të komuniteteve;• Forcimi i rolit të femrave dhe komuniteteve në MFSK dhe FSK;• Ngritja e kapaciteteve edukative në sektorin e sigurisë për të drejtat e

njeriut dhe barazinë gjinore;• Krijimi/Fuqizimi i mekanizmave institucionalë për barazi gjinore

sipas legjislacionit në fuqi dhe politikave aktuale; • Zhvillimi i sistemit të raportimit brenda MFSK-së dhe FSK-së; • Zgjerimi i bashkëpunimit të MFSK-së me organizata përkatëse

vendore dhe ndërkombëtare.

Politika për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore i ofron MFSK-së dhe FSK-së udhëzime efektive, të koordinuara dhe të qëndrueshme për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

2009 = 404/13 2010 = 302/45 2011 = 243/92

9

VETËDIJËSIMI PËR BARAZI GJINORE DHE KOMUNITETE GJATË FUSHATËS SË REKRUTIMIT

Njësia për të Drejtat e Njeriut ka qenë pjesë aktive në të gjitha fushatat e rekrutimit në MFSK/FSK, me qëllim të sensibilizimit dhe inkurajimit të komuniteteve dhe në veçanti të femrave për t'u bërë pjesë e FSK-së. Me qëllim që fushatat e informimit dhe rekrutimit të jenë sa më gjithëpërfshirëse, MFSK/FSK ka ofruar mundësi të mira për të gjithë të interesuarit për konkurrim, ku për rrjedhojë numri i kandidatëve të interesuar për aplikim ka qenë vazhdimisht në rritje.

GRADA

TOTALI

FEMRAT

PËRQINDJA

KOMUNITETET JOSHUMICE

PËRQINDJA

A8 1

/

/

/

/

A7 1

/

/

/

/

A6 3

/

/

/

/

A5 11

4

36.36%

/

/

A4 26

8

30.77%

1

3.85%

A3 27 6

22.22%

2

7.41%

A2 21 11 52.38% / /

A1 13 9 69.23% 2 7.69%

A 9 3 33.33% / /

A0 1 / / / /

CS-4

11

/

/

1 9.09%

Gjithsej 124 41 33.06% 6 4.84%

Shënim: Nga grada A4 e më lartë janë pozita udhëheqëse

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Statistikat e personeli civil dhe komuniteteve jo- shumice në grada civile-MFSK

10

Inkurajimi i komuniteteve dhe femrave për t'u bërë pjesë e FSK-së , gjatë fushatave rekrutuese është bërë edhe përmes ekipeve mobile dhe statike, medieve si dhe përmes takimeve të shumta me qytetarë nëpër komuna. Procesi i filtrimit dhe përzgjedhjes në vazhdimësi është zhvilluar në përputhje me kriteret e vendosura dhe të miratuara nga organet e përzgjedhjes, duke iu mundësuar të gjithë kandidatëve informacione të sakta rreth pjesëmarrjes së tyre në procesin e seleksionimit, në përputhje me synimet për zhvillimin e proceseve të drejta dhe objektive.

NJDNJ në vazhdimësi ka qenë në mbikëqyrje të ekipeve të testimit në çdo fazë të procesit, duke ofruar raporte për mbarëvajtjen e procedurave të përzgjedhjes për çdo fazë të rekrutimit. Do theksuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kuadër të trajnimeve bazike për të gjithë rekrutët aktivë dhe rezervë të FSK-së ligjërohet lënda për të drejtat e njeriut.Koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut iu ka bashkëngjitur instruktorëve të QSB-së për mbajtjen e trajnimit në lëndën për të drejtat e

GRADA TOTALI

FEMRAT

PËRQINDJA

KOMUNITETET JOSHUMICE

PËRQINDJA

A3 3 1

33.33%

/

/

A2 20 5 25.00% / /

A1 9 / / / /

A 2 1 50.00% / /

A0 18

3

16.67%

/

/

CS-4 8

1

12.50%

/

/

CS-1 27

2

7.41%

1

3.70%

Gjithësej 87 13 14.94%

Gjendja e gjinisë femërore në FSK-së 2009 -

2012

VITET

Femra

Përqindja

Minoritete2009 58 3.22% 72010 100 4.69% 72011 159 7.01% 112012 187 8.23% 10

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Statistikat e përfaqësimit të femrave dhe komuniteteve jo-shumice në gradat civile-FSK

Statistikat e përfaqësimit të femrave në FSK

11

njeriut, për Gjeneratën e parë për vitin 2011 të Rekrutëve të Rezervës Aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

NJDNJ, ka kontribuar në mbajtjen e trajnimeve për pjesëtarët e ekipeve rekrutuese mobile dhe statike, me qëllim të përgatitjes së tyre për sensibilizimin dhe inkurajimin e femrave dhe minoriteteve për të aplikuar dhe për t'u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

NJDNJ në bashkëpunim me Zyrën për Çështje të Komuniteteve në MFSK, ka organizuar takime me qytetarë në disa kuvende komunale si në: Lypjan, Shtërpcë, Prishtinë, Kamenicë etj., ku qytetarët janë informuar me standardet dhe vlerat e FSK-së, kushtet e punës, përfitimet, kushtet e nevojshme për pranim etj. Në kuadër të fushatës për rekrutim në FSK, koordinatorja e NJDNJ-së ka marrë pjesë në disa emisione në radio dhe televizione vendore të cilat i kushtoheshin rolit të femrës në MFSK dhe FSK si: Pjesëmarrja në reportazhin e RTK-së; Emisioni i mëngjesit në TV- “Klan Kosova”; Si rezultat në fushatën e fundit të aplikimit të rekrutëve të rinj është rritur dukshëm konkurrimi i femrës në këtë institucion.

REZULTATET E REKRUTIMIT TË GJINISË FEMËRORE

Fushata e rekrutimit e FSK-së inkurajon njerëzit nga komunitetet etnike dhe

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

12

femrat t`i bashkohen FSK-së. Këto përpjekje kanë rezultuar në rritjen e numrit të aplikuesve nga gjinia femërorë në FSK. Për shembull, në vitin 2009, nga 404 rekrutë , 13 kanë qenë femra ; në vitin 2010, nga 302 rekrutë, 45 kanë qenë femra dhe në vitin 2011 nga 243 rekrutë, 92 prej tyre kanë qenë femra.

POZITA AKTUALE E FEMRËS NË MFSK

Numri e femrave në pozita vendimmarrëse në MFSK ka një ngritje të konsiderueshme dhe lirisht mund të themi që në krahasim me institucionet tjera vendore, MFSK i ka kushtuar rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së femrave në pozitat vendimmarrëse. Përqindja e femrave të personelit civil në MFSK aktualisht është 33.06 %, përkatësisht 41 femra në pozita të ndryshme. Në gradën ekuivalente të kolonelit janë katër (4) femra, dy nga ato udhëheqin departamente. Ndërsa, në gradën ekuivalente të nënkolonelit janë 8 (tetë) femra disa prej të cilave udhëheqin sektorë, njësi dhe janë nëpunëse të larta.

Përqindja e femrave me uniformë në MFSK/FSK është 8.23%, përkatësisht 187 femra në uniformë në gradën e oficerit dhe nënoficerit. Në gradën e gjeneralit nuk kemi asnjë femër. Në gradën e kolonelit kemi 1 femër, përkatësisht zëvendëskomandant në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes; në gradën e nënkolonelit kemi 2 femra, njëra prej të cilave është në pozitën e

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Njësia për të Drejtat e Njeriut

13

komandantit të Kompanisë së Mjekësisë; në gradën e majorit kemi 4; në gradën e kapitenit 4; në gradën e togerit 5; në gradën e nëntogerit 4 femra.

NGRITJA E TRANSPARENCËS

NJDNJ njoftohet në vazhdimësi për të gjitha fazat e konkurseve për shërbyesit civil, duke qenë pjesë përbërëse e paneleve vlerësuese (në cilësi të vëzhguesit) të aplikacioneve si dhe duke e parë nga afër procesin e

Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

14

intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat e kërkuara. Për mbarëvajtjen e këtyre proceseve NJDNJ raporton tek Sekretari i Përgjithshëm në baza të rregullta shpeshherë të shoqëruara edhe me rekomandime. Kjo bëhet me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe ngritjes së transparencës në MFSK dhe FSK. Njësia për të Drejta të Njeriut në MFSK merr pjesë si anëtare vëzhguese në takimet e Bordit për Avancime dhe Emërime në FSK, në takimet e Bordit për Trajnime Bilaterale MFSK-FSK, në komisione disiplinore për shqyrtimin e ankesave dhe në grupe të ndryshme punuese. NJDNJ përmes raportimit dhe rekomandimeve ka arritur që të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore t`i bëjë pjesë integrale të planeve, politikave dhe strategjive në MFSK dhe FSK .

AKTIVITETET E NJDNJ-SË NË MBROJTJEN, AVANCIMIN DHE RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BARAZISË GJINORE

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsi; Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Dita e Vajzave, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e

Seminar për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore - 2011

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Njësia për të Drejtat e Njeriut

15

Dhunës ndaj Gruas, Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve janë vetëm disa nga aktivitetet e organizuara nga NJDNJ-MFSK.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, përveç që u fol për rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimin e të drejtave të njeriut, u theksua se deri më tani në MFSK dhe FSK nuk është raportuar dhe identifikuar asnjë rast i shkeljeve të të drejtave të njeriut, as nga personeli ushtarak dhe as nga ai civil.

Përmirësimi i bilancit gjinor dhe të komuniteteve

Në fund të vitit 2012 Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me njësitë dhe departamentet e linjës dhe në mbështetje të ministrit, komandantit dhe sekretarit të përgjithshëm të MFSK-së, ka prezantuar dhe publikuar broshurën Përmirësimi i bilancit gjinor dhe komuniteteve. Ky publikim ka dal si rezultat i grupeve punuese me anëtarët e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në kazermat e FSK-së.

Dita e Vajzave

Një numër i madh i vajzave të shkollave të mesme të ulëta, të Prishtinës, kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Komandën e Forcës

Seminar për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore

16

Tokësore dhe Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Dita e Vajzave u shërben vajzave të njihen më mirë me mundësinë e zhvillimit profesional në ato fusha, të cilat rrallë ndiqen nga femrat, duke i klasifikuar si profesione të rënda dhe që janë vetëm për meshkuj. Qëllimi i vizitës së vajzave të shkollave të mesme të ultë ishte inkurajimi për vajzat, për rrethin e tyre, për familjen, për shkollën dhe për punëdhënësit që të marrin pjesë në këtë fushatë dhe që të njihen me disa profesione interesante dhe sfiduese.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

NJDNJ MFSK dhe NJDNJ MASHT në bashkëpunim me disa komuna kanë përzgjedh 35 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kryesisht mbi moshën

Seminar për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore 29,30 shtator dhe 1 tetor 2010

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Njësia për të Drejtat e Njeriut

14 vjeçare të nacionaliteteve të ndryshme dhe që kanë shprehur afinitet për aktivitet të kulturës fizike të cilët kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. Këtë aktivitet të përbashkët e kemi zgjedhur duke pas parasysh dëshirën e shumë nxënësve që në të ardhmen të bëhen pjesëtarë të FSK-së, për t'i shërbyer vendit të tyre, si dhe për të parë nga afër aktivitetet ditore të pjesëtarëve të FSK-së.

SEMINARE, PUNËTORI, TRAJNIME DHE KONFERENCA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZI GJINORE

MFSK gjatë kësaj periudhe ka organizuar seminare, trajnime, konferenca, punëtori me qëllim të mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të të drejtave të njeriut dhe barazi gjinore.

Seminaret

Vlen të theksohen cikli i seminareve rajonale (pjesëmarrës nga institucionet vendore, OJQ, dhe vendet e rajonit) treditor 2010-2011 me temën “Të Drejtat e Njeriut dhe Barazia Gjinore”. Këto seminare kanë qenë të organizuar nga MFSK (Njësia për të Drejtat e Njeriut), në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Akademisë Folke Bernadotte të Suedisë dhe në mbështetje financiare të Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë Norvegjeze, si rezultat i të cilave është hartuar Politika dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi

17

Takimi me komunitetet jo-shumicë

18

Gjinore.

Po ashtu, MFSK/ZCK ka organizuar seminarin me temën “Rekrutimi i pakicave dhe femrave në FSK” , që kishte për qëllim përdorimin e praktikave më të mira për përfshirjen (rekrutimin) e komuniteteve pakicë, e sidomos të atij serb dhe femrave.

Punëtoritë

Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete në MFSK dhe zyrtaren për Barazi Gjinore në KFT kanë mbajtur një cikël të punëtorive nëpër njësi dhe batalione të FSK-së me qëllim që të arrihet standardi për respektimin e të drejtave të njeriut e barazisë gjinore dhe zhvillimi i praktikave të mira në institucionin e MFSK-së dhe FSK-së.

Trajnimet

NJDNJ vazhdon të monitorojë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore dhe të Ligjit Kundër Diskriminimit, në bazë të moshës, gjinisë, fesë dhe besimit, në bazë të gjuhës dhe kundër diskriminimit në baza racore, etnike dhe origjinë

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Barazia dhe perspektiva gjinore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

kombëtare. Në këtë aspekt NJDNJ në bashkëpunim me ZQM/ZKM ka mbajtur trajnime për Ligjin Kundër Diskriminimit dhe ka shpërndarë fletëpalosje në MFSK dhe FSK në të gjitha gjuhët zyrtare.

Konferencat

Në përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë, është organizuar konferenca me temën “Çështja e komuniteteve dhe gjinisë në fushatën e rekrutimit”, që kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për integrimin e komuniteteve jo-shumicë në FSK.

Takimet

NJDNJ, në bashkëpunim me ZÇK kanë organizuar takime me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo-shumicë nëpër kazermat e FSK-së, me qëllim të informimit për integrimin e tyre, duke përfshirë kushtet e shërbimit dhe trajtimin e tyre nga eprorët dhe kolegët. Po ashtu NJDNJ ka realizuar takime edhe me vajzat kadetë të FSK-së, me ç'rast është njoftuar me të arriturat dhe sfidat e tyre gjatë shkollimit në

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Booklet`s presentation - Improving of gender balance and community

19

Akademinë e FSK-së.

MFSK përveç organizimit ka marrë pjesë edhe në shumë konferenca, seminare, punëtori si në nivelin rajonal dhe atë vendor.

NJDNJ ishte pjesë e delegacionit nga Kosova, në vizitën studimore në Shqipëri, e cila u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore. Vizita është organizuar pas marrjes së ftesës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile. Qëllimi i vizitës ishe njohja me mënyrën se si funksionojnë mekanizmat për barazinë gjinore, në kuadër të shtetit dhe në shoqërinë civile, konkretisht çfarë ofron shteti për avancimin e pozitës së gruas dhe cilat janë përpjekjet e shoqërisë civile për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare.

Në emër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe Avancimit të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, koordinatorja e NJDNJ-së ka përcjellë trajnimin për trajner ( TpT ) për standardet e të drejtave të njeriut. Trajnimi ka mëtuar avancimin e kapaciteteve dhe njohuritë e pjesëmarrësve në përmbajtjen dhe aplikimin praktik të të drejtave të njeriut. NJNDJ ka marrë pjesë në më shumë se 20 konferenca, 8 seminare, 16 trajnime, 15 punëtori, debate të cilat kanë qenë përfituese në marrjen e përvojave të reja në aspektin profesional dhe atë informues.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

20

Zyrtarja për Barazi Gjinore ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Planit te Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325 "Gratë dhe Siguria", duke dhënë kontributin e saj deri në hartimin e Planit final. Po ashtu, zyrtarja për Barazi Gjinore ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale në Ohër me temën Gjinia dhe Siguria.

Për t'u theksuar si aktivitet është edhe pjesëmarrja e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bejtush Gashi në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Barazia dhe perspektiva gjinore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” e cila u mbajt në Shkup të Republikës së Maqedonisë, me ç' rast përmes ligjëratës së mbajtur nga zëvendësministri është vënë në pah se FSK-ja reflekton një ambient të përshtatshëm dhe një sistem të vlerave ku femrat-pjesëtaret trajtohen me dinjitet dhe kanë mundësi të barabarta.

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET DHE OJQ-të VENDORE DHE NDËRKOMBËTARE

Njësia për të Drejtat e Njeriut /MFSK bashkëpunon dhe raporton për Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit për zbatimin e strategjive për të drejtat e njeriut dhe kontribuon në raportimin tek trupat referuese të Traktateve për të Drejtat e Njeriut ( Konventave), që janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë.Bashkëpunon ngushtë me koordinatorët e NJDNJ-ve nëpër ministri duke

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

21

organizuar aktivitete të përbashkëta, ABGJ, Policinë e Kosovës, OJQ-të vendore e ndërkombëtare etj.

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONIN E AVOKATIT TË POPULLIT

NJDNJ komunikon dhe shkëmben informata me Institucionin e Ombutspersonit për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe për çështje që u përkasin rekomandimeve të Ombutspersonit, e të cilat janë specifike për të MFSK-së dhe FSK-së.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, NJDNJ ka organizuar një ligjëratë me temën,,E Drejta Ndërkombëtare Humanitare (DNH)”, si pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Ligjërata u mbajt nga Avokati i Popullit Sami Kurteshi, në kazermën “Adem Jashari”.

Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi- ishte pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga MFSK, i cili diskutoi për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore dhe rolin e NJDNJ-ve, bashkëpunimin ndërministror me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe mekanizmave të tjerë në respektimin, promovimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

PERQINDJET E PËRFSHIRJES SË FEMRAVE NË USHTRITË E

VENDEVE TË EVROPËS

Në vendet e Ballkanit perëndimor punët e ushtrisë dhe sigurisë zakonisht

konsiderohen si profesione të meshkujve. Përqindja e femrave që shërbejnë

në sektorin e sigurisë është mjaft e ulët megjithatë trendi është në rritje.

Aktualisht, totali i femrave në uniformë në Forcat e Armatosura sllovene

përbën 13.7%, në Forcat e Armatosura Shqiptare - 11.2%, në Armatën e

Republikës së Maqedonisë - 8.6% dhe në Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe

Hercegovinës - 5%. Serbia është prapa vendeve të tjera fqinje të saj me më pak

se 3%.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

22

23

Në krahasim me vendet e NATO-s, përqindja në FSK është në përputhje me

shumicën e vendeve: Belgjikën - 7.7% (2011), Kanadanë - 15% (2012),

Danimarkën - 6.3% (2012), Estonin - 11.7% (2011), Gjermaninë - 8.8 % (2011),

Italinë - 3.9% (2011), Poloninë - 2.1% (2011), Rumaninë - 4.6% (2011),

Sllovakinë - 8.7% (2012), Britaninë e Madhe - 9.7% (2012), SHBA-të - 14%

(2011).

SFIDAT

Zbatimi i Rezolutës 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria” Zbatimi i Rezolutës 1325 mbetet si sfidë, edhe pse janë hedhë hapa të rëndësishëm nëpërmjet planeve e strategjive kombëtare të cilat janë në proces, si dhe politikës për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në MFSK dhe FSK.

Plotësimin e kuotave në MFSK dhe FSK

Plotësimi i standardëve dhe kuotave me çdo kusht nuk është kriteri dhe çelësi drejt suksesit, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën gjendemi, si shoqëri në riformim e sipër, jemi të ndikuar nga faktori ekonomik, social, kulturor, tradicional i vetëdijesimit dhe psikologjik.

E Drejta në Sigurim Shëndetësor

E drejta në sigurim shëndetësor paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut dhe, rrjedhimisht, edhe parakusht që njeriu të mund t'i gëzojë shumë të drejta të tjera, kësisoj kjo e drejtë është i inkorporuar në neni 22 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që proklamon të drejtën në sigurim social, e cila e drejtë përfshihet edhe në shumë dokumentet të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

24

PËRMBYLLJA

Njësia për të Drejtat e Njeriut në MFSK edhe më tej angazhohet për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut e në veçanti për barazi ndërmjet gjinive si vlerë e domosdoshme për zhvillimet demokratike në shoqërinë kosovare. Përmirësimi i balancës gjinore dhe të komuniteteve; forcimi i rolit të femrave dhe komuniteteve në MFSK dhe FSK; ngritja e kapaciteteve edukative në sektorin e sigurisë për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore; krijimi/fuqizimi i mekanizmave institucionalë për barazi gjinore sipas legjislacionit në fuqi dhe politikave aktuale; zhvillimi i sistemit të raportimit brenda MFSK-së dhe FSK-së; zgjerimi i bashkëpunimit të MFSK-së me organizata përkatëse vendore dhe ndërkombëtare janë fusha në të cilat NJDNJ ka punuar dhe do të punojë në vazhdimësi edhe në të ardhmen.

TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE NË MFSK / FSK

Botues

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun

Përgatiti për shtyp

Njësia për të Drejtat e Njeriut e MFSK-së

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun

Adresa

Lagja “Emshir” p.n. Prishtinë

Kontakti

Telefoni: 038551379 • e-mail: [email protected]; ueb: www.mksf-ks.org