7
A KA SHKATËRRUAR TELEVIZIONI KOMUNIKIMIN MIDIS FAMILJES DHE AFËRMVE? Padyshim se televizioni është një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në historinë e njerëzimit, i cili për rival ka vetëm format tjera të komunikimit si internetin, telefonin, kinemanë dhe natyrisht radion. Televizioni zë një vend të rëndësishëm në jetët tona pothuajse gati aq i rëndësishëm sa edhe vetë ushqimet tona, puna apo shkolla. Gjatë një anketimi të bërë me shoqërinë e ngushtë dhe kolegët rezulton se mesatarisht një fëmijë shqiptar kalon po aq kohë para televizionit sa kalon në shkollë. Përveç kësaj, marrë parasysh që televizioni është shumë i pasur me programe që paraqiten në të, shpeshherë ai e fiton vëmendjen tonë të plotë për ta shikuar, apo është më atraktiv për ne sesa jeta jonë e përditshme, apo është edhe një ikje e shpejtë nga realiteti i hidhur në të cilin jetojmë dhe pikërisht këtu lind edhe çështja të cilën ne do ta diskutojmë. Natyrisht, sa më shumë kohë që dikush kalon para televizionit, aq më pak kohë i mbetet asaj apo atij që ta kalojë me familjen apo miqtë dhe të privohet nga ngrohtësia që një familje normale ofron, apo t’i privojë anëtarët e familjes me ngrohtësinë që ai pjesëtar i familjes ofron. Për këtë arsye, është e qartë se pse disa pohojnë se televizioni është i dëmshëm sa i përket komunikimit midis familjes dhe miqve. Megjithatë. Edhe pse besoj se televizioni është vërtetë i dëmshëm me efektet e veta, vështirë se ai është faktori kryesor që ka “shkatërruar” komunikimin në mes të

Televizioni shqip

Embed Size (px)

DESCRIPTION

jjk

Citation preview

Page 1: Televizioni shqip

A KA SHKATËRRUAR TELEVIZIONI KOMUNIKIMIN MIDIS FAMILJES DHE TË AFËRMVE?

Padyshim se televizioni është një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në historinë e njerëzimit, i cili për rival ka vetëm format tjera të komunikimit si internetin, telefonin, kinemanë dhe natyrisht radion.

Televizioni zë një vend të rëndësishëm në jetët tona pothuajse gati aq i rëndësishëm sa edhe vetë ushqimet tona, puna apo shkolla. Gjatë një anketimi të bërë me shoqërinë e ngushtë dhe kolegët rezulton se mesatarisht një fëmijë shqiptar kalon po aq kohë para televizionit sa kalon në shkollë.

Përveç kësaj, marrë parasysh që televizioni është shumë i pasur me programe që paraqiten në të, shpeshherë ai e fiton vëmendjen tonë të plotë për ta shikuar, apo është më atraktiv për ne sesa jeta jonë e përditshme, apo është edhe një ikje e shpejtë nga realiteti i hidhur në të cilin jetojmë dhe pikërisht këtu lind edhe çështja të cilën ne do ta diskutojmë.

Natyrisht, sa më shumë kohë që dikush kalon para televizionit, aq më pak kohë i mbetet asaj apo atij që ta kalojë me familjen apo miqtë dhe të privohet nga ngrohtësia që një familje normale ofron, apo t’i privojë anëtarët e familjes me ngrohtësinë që ai pjesëtar i familjes ofron. Për këtë arsye, është e qartë se pse disa pohojnë se televizioni është i dëmshëm sa i përket komunikimit midis familjes dhe miqve.

Megjithatë. Edhe pse besoj se televizioni është vërtetë i dëmshëm me efektet e veta, vështirë se ai është faktori kryesor që ka “shkatërruar” komunikimin në mes të familjes dhe miqve në nivel të gjerë, megjithëse është prej faktorëve kryesor që kontribuon në këtë dukuri.

Televizioni padyshim se është një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë njerëzve, por shumica e njerëzve më me dëshirë do ta zgjidhnin familjen dhe miqtë për ta kaluar kohën me ta, apo edhe ndonjë aktivitet tjetër, sesa që ta kalojnë kohën e tyre para televizionit, po të kërkohej nga ta që ta bëjnë një zgjedhje të tillë.

Gjithashtu, shumica e njerëzve të arsimuar janë në dijeni për efektet negative të televizionit nëse shikohet shumë, kështu që i shmangen

Page 2: Televizioni shqip

shikimit të vazhdueshëm të televizionit, apo e shikojnë me një masë të caktuar, në përmasa të cilat ata mendojnë se nuk janë të dëmshme për ta dhe familjen e tyre.

Unë për shembull, pas një dite të gjatë në punë, më me dëshirë do ta kaloja kohën time të lirë duke biseduar me shoqen dhe duke luajtur me fëmijët e mi sesa ta shikoja televizionin për ndonjë portretizim joreal të jetës, që shpeshherë ngjajnë me ato ëndrrat të cilat janë aq të mira për të qenë të vërteta.

Arsyeja për këtë është se për mua dhe familjen time, koha jonë së bashku është e çmuar dhe e rëndësishme dhe kurrë nuk do të mund të zëvendësohej me ndonjë paraqitje utopike që shfaqet në shumicën e kanaleve të ditës së sotme, posaçërisht kur kemi të bëjmë me shfaqjen e disa telenovelave të pavlera të cilat shfaqen në televizionet tona.

kështu që nëse niveli i shikimit të televizionit është përbrenda kornizave mesatare të shikimit, atëherë dëmi nga televizioni do të jetë minimal apo nuk do të ndodhë fare.

Edhe ashtu, efekti i televizionit thjesht nuk mund të jetë aq i madh sa të mund të themi se ka “shkatërruar” komunikimin midis familjes dhe miqve. Marrë parasysh se në vendet e industrializuara komunikimi midis familjes dhe miqve ka rënë në vitet e fundit, mund të jetë shtytëse që ata ta fajësojnë shfaqjen e këtij problemi tek televizioni, pasi që rritja e shikueshmërisë së tij përafërsisht përkonte me rënien e kohës që kalonin me familjet e veta.

Megjithatë, unë mendoj se deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të presionit të rritur që ndërlidhet me punën, shkollën dhe ekonominë. Sa i përket meje, nganjëherë presioni që e kam nga puna është aq i madh saqë shpeshherë më duhet ta sakrifikoj kohën time të lirë në shtëpi, të cilën do ta kisha kaluar me familjen time, vetëm për t’i përmbushur detyrat të cilat më kanë mbetur të papërfunduara në punë, kështu që as nuk më jepet mundësia ta shikoj ndonjë program apo film në televizion.

Mirëpo, unë nuk jam i vetmi që ballafaqohem me këtë dukuri, pasi që shumica e miqve të mi të cilët janë në marrëdhënie pune gjenden në situatë të ngjashme, ku mikut tim më i mirë për shembull i duhet që të punojë 12 orë në ditë dhe ka vetëm një ditë

Page 3: Televizioni shqip

pushimi brenda javës, i cili megjithatë gjen kohë për ta shikuar televizionin.

Pra, me fjalë tjera, njerëzit sot në përgjithësi kanë më pak kohë në dispozicion për ta kaluar me familjen dhe miqtë e tyre, por televizioni nuk është arsyeja e vetme për këtë, por më tepër është dëshira për të qenë i suksesshëm në jetë.

Në kohërat e mëhershme, kur televizioni në familjet tona ishte një e mirë e rrallë materiale, pra jo të gjithë shqiptarët kishin televizione, njerëzit e kalonin shumicën e kohës së tyre të mbledhur nëpër “ODA” duke bashkëbiseduar për çështje apo probleme të cilat e kanë preokupuar shoqërinë tonë të asaj kohe, por në të njëjtën kohë këto mbledhje përveç që kanë qenë mënyrë e komunikimit midis familjarëve dhe miqve, kanë qenë edhe edukative në sfera të jetës si atë të kulturës, zakoneve, patriotizmit, historisë etj.

Kështu që sa i përket komunikimit të asaj kohe nuk mendoj se ka pasur mjete teknologjike të cilat kanë ndikuar negativisht në komunikimin midis familjarëve dhe miqve, por me kalimin e kohës dhe me avancimin e teknologjisë dhe standardit jetësor, sot televizioni është një mjet i cili është prezent pothuajse në çdo shtëpi, madje kohëve të fundit pothuajse të gjitha familjet që kanë një standard mesatar, kanë një e më shumë televizione.

Padyshim se televizioni ndonjëherë shikohet vetëm për t’i ikur realitetit të vetë-krijuar nga anëtarët e familjes me dashje apo pa dashje, qoftë nga ndonjë problem apo grindje, por në këtë rast nuk mund të themi se televizioni ka qenë shkaktari, ai thjesht i ka kontribuar rënies së komunikimit midis anëtarëve të familjes, por në të njëjtën kohë po të mos ishte televizioni ata me siguri do të kishin gjetur mënyra tjera për t’iu ikur këtyre mjerimeve, qoftë edhe përmes mjeteve tjera të komunikimit të cilat janë përhapur kohëve të fundit siç janë telefonat.

Me fjalë tjera, unë nuk besoj se televizioni ka qenë shkaktari i vetëm që shkatërron apo edhe dëmton komunikimin midis shumicës së njerëzve, pasi që shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se televizioni është thjesht një diversion i përkohshëm dhe nuk e përdorin atë si zëvendësim të komunikimit me të tjerët. Unë mendoj se dëmtimi i cili i ngarkohet televizionit është i tepruar në masë të

Page 4: Televizioni shqip

madhe dhe se një dëmtim i tillë ka më shumë gjasa që t’i ngarkohet faktorëve tjerë shoqëror.

Kur shtrohet pyetja se çfarë ndikimi ka televizioni, njerëz të ndryshëm kanë përgjigje të ndryshme. Ka prej atyre të cilëve nuk iu pëlqen televizioni, me që rast thonë se televizioni e ka shkatërruar komunikimin midis miqve dhe familjes, por disa të tjerë kanë mendim të kundërt, madje ata thonë se në shumicën e rasteve televizioni ndihmon komunikimin me familjen dhe miqtë pasi që shpeshherë televizioni shfaq tema për komunikim të cilat bëhen aktuale dhe janë një nxitje për diskutim, apo edhe duke bashkuar anëtarët e familjes për të shikuar ndonjë film, lajme, dokumentarë apo edhe ndonjë ndeshje futbolli.

Gjithashtu, nganjëherë nëse të ikën ndonjëra prej programeve të cilat janë të preferuara për ty dhe shoqërinë, të bëjnë që ti të mos kesh zë në mesin e shokëve apo kolegeve dhe të ndjehesh më inferior, pasi që ata zhvillojnë biseda dhe ti je plotësisht i painformuar për atë se çfarë flitet në prezencën tënde. Televizioni gjithashtu është ilaç i vetmisë në rast se në ndonjë ditë apo natë të caktuar nuk i ke miqtë apo familjen për të të shoqëruar.

Unë mendoj se televizioni është thjesht një instrument i njerëzve për t’u çlodhur. Ka shumë mënyra për t’u dëfryer në ditët e sotme. Mund të takohesh me prindër nëse nuk jeton me ta, të takohesh me miqtë e tu ose të marrësh pjesë në ndonjë aktivitetet sportiv.

Shikimi i televizionit në shtëpi është thjesht një mënyrë të cilën personi e zgjedh për ta dëfryer vetën. Do të ishte shumë mendjengushtë të besojmë se vetëm pse dikush kalon shumë kohë duke e shikuar televizionin, kjo e bën atë shkaktarin kryesor i cili i dëmton marrëdhëniet ndërmjet miqve dhe familjes.

Unë nuk mund ta mohoj faktin se disa njerëz injorojnë miqtë dhe familjen, kur ata janë të varur me shikimin e televizionit. Megjithatë, çdo tregim i ka dy anë. Të gjithë faktorët e përmendur më lart më shtyjnë që ta nxjerr një përfundim se nuk është e arsyeshme që të themi se televizioni ka shkatërruar komunikimin midis miqve dhe familjes.

Page 5: Televizioni shqip

Edhe pse shumë njerëz besojnë se televizioni vazhdimisht është duke e zbehur komunikimin midis miqve dhe familjes. Unë me të vërtetë mendoj se ky është një ekzagjerim i pabazë.

Mirëpo, sipas mendimit tim, nëse televizioni e dëmton komunikimin apo jo, varet edhe në atë se çfarë lloji i programit shikohet dhe çka është më e rëndësishmja, varet nga lloji i shikuesit.

Pra kemi programe boshe dhe programe edukative. Programet boshe nuk i sfidojnë njerëzit. Ato thjesht e kanë një përmbajtje vetëm aq të mjaftueshme sa për t’i mbajtur njerëzit që të mos e ndërrojnë kanalin.

Gjithashtu kemi shikues pasiv dhe aktiv. Një shikues pasiv e shikon televizorin pa menduar fare për atë se çka është duke shikuar. Kombinimi i një programi bosh dhe një shikuesi pasiv e bëjnë komunikimin të pamundur.

Shikuesit pasiv vetëm vazhdojë ta shikojnë, në të vërtetë ata kënaqen me faktin se ata nuk duhet të mendojnë. Ata madje as nuk do të lodhën fare që të flasin për programin me miqtë apo familjen.

Edhe me programin më të mirë, shikuesit pasiv ende nuk do të mendoj apo të komunikojnë shumë. Ata ndoshta do të preferojnë edhe programet boshe, sepse programi i mirë kërkon shumë energji nga ta.

Në anën tjetër, shikuesit aktiv të cilët shikojnë programe edukative gjithmonë duan ta ndajnë me miqtë dhe familjen atë që shohin në televizion. “Edukative” nuk do të thotë domosdoshmërisht dokumentare. Ato mund të jenë edhe ndonjë shfaqje që përçon ndonjë mesazh për situatën aktuale.

Kur shikuesit aktiv i shikojnë programet, ata kanë ide dhe bashkëbisedojnë me të tjerët në lidhje me atë çështje. Programi i mirë i frymëzon ata që ta ndryshojnë mendimin e tyre dhe jetën e tyre. Ndryshe nga shikuesit pasiv, ata nuk duan të shikojnë televizion deri në pafundësi pa menduar fare për atë që shikojnë.

Me pak fjalë, televizioni mund ta shkatërrojë komunikimin në mesin e shikuesve pasiv. Këta shikues edhe ashtu ndoshta nuk duan që të komunikojnë aq shumë me miqtë dhe familjen. Për shikuesit aktiv të

Page 6: Televizioni shqip

cilët kanë dëshirë që të komunikojnë, televizioni në fakt është mjaft i dobishëm.

G.N Shtator 2014