24
Qeveria ka zbardhur ditën e djeshme strategjinë për reformimin e administratës,largimin e militantëve dhe zhdukjen e punësimeve partiake.Në një kohë kur reforma në administratën publike ka qenë një nga prioritetet dhe premtimet e mazhorancës qeverisëse, Departamenti i Administratës... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Thellohen hetimet për lobimet e Lulzim Bashës, letër-porosi në SHBA mbi pagesat, gati të pyetet financieri i PD Qeveria zbardh planin për reformimin e administratës, kontrolle çdo institucioni për spastrimin e militantëve, ja si do ndryshojnë pagat Tirazhi 10000 kopje E Diel 11 Mars 2018 Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar sistemin e kalbur të drejtësisë, zbardhet strategjia për ngritjen e institucioneve të reja Jeta artistike dhe institucionet e artit kanë jo pak probleme.Vetë lufta e artistëve është në mbrojtje të artit.Artistë të njohur gjatë kësaj kohe janë shprehur për problemet me teatrin dhe jetën artistike dhe sipas aktorit të njohur Naun Shundi, shteti ka bërë gafë që i detyroi artistët të ngrenë zërin... Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje se çdo sport tjetër nga aktivi- tetet ndërkombëtare. Por ky sport është njollosur vitet e fundit nga rastet e përsëritura të dopingut, aq sa Federata Europiane ia hoqi... BRIKEN CALJA: Kombëtarja e shtangës prezantohet me uniforma skandal, shtangistëve u mbetet njolla e dopingut NAUN SHUNDI: Artistët mund të rrëzojnë një qeveri, është gafë që t’i detyrojnë të ngrenë zërin Faqe 18 Faqe 20 Faqe 9 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 A duhet heshtur për shkaqet që mbajnë gjallë trafikun e qenieve njerëzore!? Nga Riza HOXHA Nga Sokrat NDREÇKA Nga Ramazan SHERJA Shqiptarët, sa shumë të lodhur! Për ata që e dhunojnë gjuhën tonë shqipe Basha i shpall luftë të hapur Berishës pas kërcënimit të kritikëve, i konsideron dështim privatizimin e ARMO dhe CEZ Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2,3 Ngritja e KLGJ dhe KLP në dorë të Zaganjorit dhe Markut, SHBA-BE sytë te rezultatet e vetingut, vihet në lëvizje Kuvendi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar lëvizjet për të blinduar postin e tij. Më 28-29 prill PD do mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhen një sërë ndryshimesh në statut. Gazeta ka mësuar disa detaje nga ato... Zbulohen detajet e ndryshi meve në statutin e PD, ja skema që do ndjekë Basha për t’i shpëtuar shkarkimit në zgjedhjet e ardhshme Faqe 4 Faqe 5 Enver Hoxha në vitin 1964 në sulm ndaj Hrushovit: Fshihet pas revizionistëve, çdo hap ndaj nesh do të jetë katastrofik Faqe 12,13 Më 7 maj 1964 Enver Hoxha pret delega- cionin e Koresë së Veriut dhe diskutojnë politikat e brendshme e të jashtme të Hrushovit, të cilat sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhimit bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën... Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Ba- sha i ka shpallur dje luftë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ashtu siç edhe gazeta e paralajmëroi një ditë më parë se marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar, Basha kritikoi hapur privatizimin e ARMAO-s dhe OSSH nga CEZ. Duke folur në konferencën e mbajtur për “Deregulimin e Tregjeve”, kreu demokrat Lulzim Basha, teksa u ndal tek çështja e privatizimeve...

Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

Qeveria ka zbardhur ditën e djeshme strategjinë për reformimin e administratës, largimin e militantëve dhe zhdukjen e punësimeve partiake. Në një kohë kur reforma në administratën publike ka qenë një nga prioritetet dhe premtimet e mazhorancës qeverisëse, Departamenti i Administratës...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Thellohen hetimet për lobimet e Lulzim Bashës, letër-porosi në SHBA mbi pagesat, gati të pyetet financieri i PD

Qeveria zbardh planin për reformimin e administratës, kontrolle çdo institucioni për spastrimin e militantëve, ja

si do ndryshojnë pagat

Tirazhi 10000 kopje E Diel 11 Mars 2018

Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar sistemin e

kalbur të drejtësisë, zbardhet strategjia për ngritjen e institucioneve të reja

Jeta artistike dhe institucionet e artit kanë jo pak probleme. Vetë lufta e artistëve është në mbrojtje të artit. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe janë shprehur për problemet me teatrin dhe jetën artistike dhe sipas aktorit të njohur Naun Shundi, shteti ka bërë gafë që i detyroi artistët të ngrenë zërin...

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje se çdo sport tjetër nga aktivi-tetet ndërkombëtare. Por ky sport është njollosur vitet e fundit nga rastet e përsëritura të dopingut, aq sa Federata Europiane ia hoqi...

BRIKEN CALJA: Kombëtarja e shtangës

prezantohet me uniforma skandal, shtangistëve u mbetet njolla e dopingut

NAUN SHUNDI:Artistët mund të rrëzojnë

një qeveri, është gafë që t’i detyrojnë të ngrenë zërin

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 9

Faqe 7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

A duhet heshtur për shkaqet që mbajnë gjallë trafikun

e qenieve njerëzore!?

Nga Riza HOXHA

Nga Sokrat NDREÇKA

Nga Ramazan SHERJA

Shqiptarët, sa shumë të lodhur!

Për ata që e dhunojnë gjuhën tonë shqipe

Basha i shpall luftë të hapur Berishës pas kërcënimit të kritikëve, i konsideron dështim privatizimin e ARMO dhe CEZ

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Çmimi 20 lekë

Faqe 2,3

Ngritja e KLGJ dhe KLP në dorë të Zaganjorit dhe Markut, SHBA-BE sytë te

rezultatet e vetingut, vihet në lëvizje Kuvendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar lëvizjet për të blinduar postin e tij. Më 28-29 prill PD do mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhen një sërë ndryshimesh në statut. Gazeta ka mësuar disa detaje nga ato...

Zbulohen detajet e ndryshi meve në statutin e PD, ja skema që do ndjekë Basha për t’i

shpëtuar shkarkimit në zgjedhjet e ardhshme

Faqe 4

Faqe 5

Enver Hoxha në vitin 1964 në sulm ndaj Hrushovit: Fshihet pas revizionistëve,

çdo hap ndaj nesh do të jetë katastrofik

Faqe 12,13

Më 7 maj 1964 Enver Hoxha pret delega-cionin e Koresë së Veriut dhe diskutojnë politikat e brendshme e të jashtme të Hrushovit, të cilat

sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhimit bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën...

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha i ka shpallur dje luftë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ashtu siç edhe gazeta e paralajmëroi

një ditë më parë se marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar, Basha kritikoi hapur privatizimin e ARMAO-s dhe OSSH nga CEZ. Duke folur

në konferencën e mbajtur për “Deregulimin e Tregjeve”, kreu demokrat Lulzim Basha, teksa u ndal tek çështja e privatizimeve...

Page 2: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

2 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vonesat në veting kanë krijuar prob-leme të tjera, pasi

nuk po ngrihet dot Këshilli i Lartë

Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i

Prokurorisë. Më 5 shkurt u zgjodhën

10 anëtarët nga shoqëria civile, pedagogët dhe

avokatët, ndërsa nuk janë zgjedhur

ende anëtarët...

Ja kush janë kandidatët për KLGJ e KLP

KANDIDATËT PËR KLGJ1. Alma Brati, Gj.Shk.I, Tiranë 2. Artan Laze, Gj.Shk.I, Tiranë 3. Artan Zeneli, Gjykata e Lartë 4. Astrit Faqolli, Gj.Shk.I, Tiranë 5. Besim Trezhnjeva, Gj. Apelit

Durrës 6. Bledar Abdullai, Gj.Shk.I,

Tiranë 7. Brunilda Kadi, Gj.Shk.I, Tiranë 8. Brunilda Kasmi, Gj.Shk.I,

Tiranë 9. Dritan Hallunaj, Shk. I për

Krimet e Rënda 10. Ilir Toska, Gj. Apelit Tiranë 11. Manjola Xhaxho, Gj.Shk.I,

Tiranë 12. Marcela Shehu, Gj.Shk.I,

Kurbin 13. Medi Bici, Gjykata e Lartë 14. Nertina Kosova, Apeli Krimet e

Rënda

KANDIDATËT E KLP1. Adriatik Cama, Prokuroria

Tiranë 2. Anila Leka, Prokurori e Përg-

jithshme 3. Antoneta Sevdari, Prokuroria

Tiranë 4. Arben Dopallaj, Prok. Apelit

Shkodër 5. Arben Nelaj, Prokuroria Tiranë 6. Arta Marku, Prokuroria Shkod-

ër 7. Besa Nikehasani, Prok. Apelit

Shkodër 8. Besnik Cani, Prokuroria Elba-

san 9. Besnik Muci, Prok. Krimet e

Rënda 10. Bujar Hoti, Prokuroria Durrës 11. Dritan Prenci, Prokuroria Kukës 12. Dritan Rreshka, Prokuroria

Tiranë 13. Elison Sadiku, Prokuroria Korçë 14. Gentjan Osmani, Prok. Krimet e

Rënda 15. Kostaq Beluri, Prokurori e Përg-

jithshme 16. Luan Kaloçi, Prok. Apelit Tiranë 17. Ramadan Troci, Prokurori e

Përgjithshme 18. Shpëtim Kurti, Prokuroria

Tiranë 19. Vat Staka, Prokuroria Shkodër

Rreziku nga grabitjet, Farmir Xhafaj rregulla të reja për transportin e parave nga bankat, ja kushtet për policinë private

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nx-jerrë një udhëzim të ri mbi transportin e parave nga bankat e nivelit të dytë nëpërmjet Shoqërive Private të Sigurisë Fizike. Ministri ndalon për herë të parë mbajtjen e aparateve celularë gjatë transportit të parave, si dhe cakton si moshë maksimale 55 vjeç për policët privatë. Nisur nga numri i lartë i grabitjeve të autoblindave që shoqërojë vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë gjatë viteve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duket se ka marrë masa. Rreg-ullorja është e detyrueshme për të gjithë subjektet

private dhe prej së premtes është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Për herë të parë udhëzimi, ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e apa-rateve celularë të punonjësve të policisë private. “Përgjegjësi i eskortës së shoqërimit, para lëvizjes së eskortës për transportimin e vlerave monetare, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit privat, më konkretisht celularë të punonjësve të SHPSF-së, përveç atyre të miratu-ara për transportimin e këtyre vlerave”, thuhet në rregullore. Gjithashtu, është përcaktuar mosha maksimale e qëndrimit në punë të një efektivi

privat si dhe numri i automjeteve të blinduara që mund të ketë një subjekt për të fituar licencën e transportit të vlerave monetare. “Punonjësit e shërbimit të SHPSF-së që ruajnë dhe sigurojnë objekte të sektorit bankar, të jenë deri në moshën 55 vjeç. Numri i mjeteve të blinduara që duhet të ketë një subjekt i SHPSF-së i pajisur me licencë të nënkategorisë 1.3. B, që merret me transportin e vlerave monetare të bankave të nivelit te dytë për të ushtruar veprimtarinë, duhet të jetë jo më pak se 6 mjete”, thuhet në rregulloren e re. Gjithashtu rregullorja klasifikon dhe llojin e blindave që du-

het të përdoren për transportin e parave ku janë 7 modele nga kategoria A në F. Siguri maksimale ka parashikuar kur transportohen para me vlerë mbi 4 milionë euro. Duhet që eskorta të përbëhet nga 3 autoblinda dhe sistem bllokimi motorik. Gjithashtu duhet të jenë jo më pak se 7 punon-jës shoqërimi të policisë private, të cilët janë të pajisur me armatim, por kanë edhe të drejtë të hapin zjarr nëpërmjet frëngjive të përshtatura në blind. Këto masa vijnë pas ngjarjeve të bujshme të viteve 2015-2017, ku nga blindat që transpor-tonin para u grabiten rreth 12 milion euro.

Kliti TOPALLI

Çdo ditë që kalon, aq më shumë shtohen dyshimet se reforma në drejtësi po dështon. Janari pritej si

muaji i ndryshimeve të madha dhe sidomos i spastrimeve në drejtësi, por deri më sot vetingu nuk ka dhënë asnjë rezultat. Shpresat janë se deri në fund të muajit do të jepen të dhënat e para sa i takon 93 emrave prioritarë. Por vonesat në veting kanë krijuar probleme të tjera, pasi nuk po ngrihet dot Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më 5 shkurt u zgjodhën 10 anëtarët nga shoqëria civile, pedagogët dhe avokatët, ndërsa nuk janë zgjedhur ende anëtarët nga gjyqtarët dhe prokurorët. Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga Mbledhja e Gjyqtarëve dhe Këshilli i Prokurorisë, ku res-pektivisht do zgjidhen me votim nga 6 emra, mes listës së kandidatëve, e cila u publikua që një vit më parë. Por mbledhja e këtyre dy organeve thërritet nga kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe nga kryeprokurorja Arta Marku. Gazeta ka mësuar se në lëvizje është vënë dhe Kuvendi. Në një procesverbal të zbardhur prej tij lidhur me dis-kutimet që janë bërë në Këshillin e Legjislacionit për mendimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të PS kanë deklaruar se kanë marrë garanci nga Gjyka-ta e Lartë dhe prokuroria se sapo vetingu të japë rezultatet e para, do nisë përzgjedhja e anëtarëve për or-ganet e reja. Sipas informacioneve, Mbledhja e Gjyqtarëve dhe Këshilli i Prokurorisë nuk mund të zgjedhin emrat pa mbaruar vetingu, pasi gjatë këtij procesi shumë kandidatë mund të s’kualifikohen. Kjo do të thotë se tani të gjithë i kanë sytë te vetingu. Po ashtu një burim i tha gazetës se në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të SHBA dhe BE, ku dhe ata shpreso-jnë që nga gjithë lista e kandidatëve, 12 persona të kalojnë vetingun, me qëllim që të ngrihet KLGJ dhe KLP.

Rreziku nga vetinguKomisioni i Pavarur i Kualifi-

kimit ka nisur procesin e verifikimit për 93 emra prioritarë, ku bëjnë pjesë anëtarët e Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë

KLP, janë 32 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin që plotësojnë kushtet dhe kanë shfaqur interes të jenë pjesë. Por frika e ndërkom-bëtarëve dhe e mazhorancës është nëse këta emra do e kalojnë apo jo vetingun. Në listë ka shumë emra të përfolur në media për pasuri të lartë, vendime të dyshimta dhe për lidhje politike. Shpresat janë që së paku 12 prej tyre, pra 6 nga prokurorët dhe 6 nga gjyqtarët të rezultojnë të pastër, pasi nga 32 në total, nëse

rezulton që pjesa dërrmuese nuk e kalojnë vetingun, atëherë do të duhet të hapet gara sërish për të dyja këto institucione. Por problemi është se kushti kryesor është që kandidatët të kenë mbaruar shkollën e magjis-traturës dhe shkollën e kanë mbarur vetëm emrat që janë në garë. Kjo do të duhet të detyrojë politikën që të ndryshojë dhe një herë ligjin dhe të vendosë kushte më të buta. Meg-jithatë mbetet të shihet se çfarë do të nxjerrë vetingu.

së Përgjithshme dhe kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sa i takon KLGJ dhe

Zvarritja e vetingut bllokon KLGJ dhe KLP

Ngritja e KLGJ dhe KLP në dorë të Zaganjorit dhe Markut, SHBA-BE sytë te

rezultatet e vetingut, vihet në lëvizje Kuvendi1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i për-

bërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

2. Anëtarët gjyqtarë zgjidhen nga Mbledhja e Përg-jithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

3. Anëtarët jo gjyqtarë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtë-sisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj

1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e proku-rorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë jo prokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të sho-qërisë civile.

2. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përg-jithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve.

3. Anëtarët joprokurorë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtë-sisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj.

4. Përveç rasteve kur vërtetohen kushtet për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, anëtari i Këshillit të Lartë i Prokurorisë qëndron në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme.

PËRBËRJA E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

PËRBËRJA E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Page 3: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

ka siguruar një do-kument të Bash-

kimit Europian, ku tregohet se Brukseli

ka nisur rekrutimin e ekspertëve, që

do të mundësojnë ngritjen e organeve

të reja. Pak kohë më parë gazeta e

lajmëroi se mision-it EURLAIUS IV i

ka mbarur mandati dhe do vijë EURA-LIUS V. Ambasada

e BE përmes një njoftimi në faqen

zyrtare në internet, ka treguar me deta-

je rolin që do ketë misioni i ri...

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj Shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisë bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e policisë gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të policisë

gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesë vjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, rapor-tojnë tek Zëvendës Drejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë procedurale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Roli i Policisë Gjyqësore në hetimin e të korruptuarve

Bushati: Reforma në drejtësi, ndikim edhe në biznesReforma në drejtësi do të japë

ndikimin edhe në biznes dhe në tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu deklaroi Ministri për Ev-ropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati gjatë Forumit Ekonomik Frankofon, ku merrnin pjesë 50 sipërmarrës ekonomikë të rajonit të Lionit, të interesuar për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike me ndër-marrje shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit. Bushati i ftoi sipërmarrësit Francës të investojnë në Shqipëri. “Ne gjatë tre viteve të fundit kemi hyrë në një rrugë të vështirë në lidh-je me reformimin e institucioneve të shtetit të së drejtës sepse jemi koshientë për faktin që çdo biznes që paraqet një interes për të qenë prezent në Shqipëri, është i interesu-ar për të kuptuar jo vetëm nivelin e përputhshmërisë së normave tona, ligjeve tona me ato të BE, por mbi të gjitha kërkon garanci se këto norma, kontrata që firmosen do të duhet të interpretohen në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe në përputhje me praktikën europiane me gjykatat shqiptare”, tha ai.

Integrimi, zyrtari slloven: Luftoni korrupsionin

Zv/ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Andrej Logar, në një intervistë u shpreh optimist për çeljen e negociat-ave të Shqipërisë me BE. Ai ka kërkuar luftë kundër korrupsionit. “Asnjëherë nuk e di se çfarë është e nevojshme të bësh për të qenë më mirë por unë besoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë për pesë prioritetet kyçe. Ka bërë progres domethënës, doja vetëm të përmendja reformën në adminis-tratën publike, në gjyqësor, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Fatkeqësisht nuk shohim të njëjtin nivel ambicie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë dy pika kryesore për Bashkimin Europian. Vendet anëtare besojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë në këtë aspekt, në mënyrë që të parandalohet shtrirja e krimit të organizuar në Bashkimin Europian. Është një çështje shumë delikate për qeverinë dhe do të këshilloja qeverinë të bënte diçka për të arritur disa rezu-ltate të prekshme”, tha ai.

Gramoz Ruçi: Vetingu do ketë rezultate shumë shpejt, gjyqtarët dhe prokurorët po fillojnë të pyesin vetën nëse janë të aftë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar dje se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para. Duke folur para një grupi stu-dentësh kosovarë që vizituan ambiente e Parla-mentit, ai u shpreh se reforma në drejtësi ka qenë një përpjekje më shumë se dyvjeçare dhe reforma më e madhe, më e plotë, më e rëndësishme për dhënien zgjidhje të problemeve me drejtësinë në vend. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje tre efekte kryesore të këtij procesi. “Efekti i parë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të pyesin

veten, janë apo s’janë për gjyqtarë a prokurorë. Efekti i dytë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë deri më sot kanë deklaruar që refuzojnë t’i nënshtrohen vetingut. Kjo është me sanksion: nuk kalojnë në Veting, por për 15 vjet nuk kanë të drejtë të puno-jnë në organet e drejtësisë. Ka pasur kërkesa të tilla, që nga ish-prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. E treta, është që organet e veting-ut po punojnë dhe ne presim rezultate pas përfundimit të këtij procesi, që do të zhvillojnë për gjithë trupën e gjyqësorit

dhe prokurorisë”, tha ai. Biseda mes të rinjve dhe Kryetarit të Kuvendit vijoi me çështje që i takojnë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rrugës së tyre integruese drejt Bashkimit Europian. Kryetari i Kuvendit u shpreh besimplotë për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët inte-gruese dhe vuri në dukje se roli konstruktiv dhe stabilizues i shqiptarëve në rajon do të jetë nxitës për bashkëpunimin rajonal në mbështetje të këtij procesi për të ardhmen jo vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e ndihmës ekonomike në Shqipëri. Duke iu përgjigjur pyetjes së studentëve, Ruçi tha se ditën e enjte, datë 15 mars do të zhvillohet një mocion me debat për këtë çështje. Krahas kësaj, Ruçi shtoi se Kuvendi po shqyrton projektligjin “Për strehimin”, ku sipas tij, kjo nismë i shërben kategorive të njerëzve në nevojë. Në përmbyllje të veprimtarisë, Kryetari i Kuvendit dhuroi për Universitetin e Pejës disa botime të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me vep-rimtarinë dhe historikun e tij.

Kliti TOPALLI

Klasa politike e korruptuar në Shqipëri, shumë shpejt do të japë llogari për të gjitha aferat e bëra në këto 27 vite. Prej dy

muajsh politika ka zvarritur ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, sidomos KLGJ, KLP dhe SPAK. Këto organe do të sjellin ndryshimin në drejtësinë shqiptare, mirëpo të gjitha partitë kanë nxjerrë vazh-dimisht pretekste. Por në prill gjithçka do të marrë fund, pasi Brukseli do nisë të përgatisë terrenin për të bërë realitet reformën në drejtësi dhe arrestimin e pushtetarëve të korruptuar. Gazeta ka siguruar një dokument të Bashkimit Europian, ku tregohet se Brukseli ka nisur rekrutimin e ekspertëve, që do të mundësojnë ngritjen e organeve të reja. Pak kohë më parë gazeta e lajmëroi se mi-sionit EURLAIUS IV i ka mbarur mandati dhe do vijë EURALIUS V. Ambasada e BE përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, ka treguar me detaje rolin që do ketë misioni i ri, teksa janë hapur aplikimet për 8 ekspertë, të cilët do të vijnë në Tiranë për të kontribuuar në ngritjen e organeve të reja. “Objektivi kryesor është forcimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës dhe besimit publik në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas kuadrit të BE dhe prakti-kave më të mira. Projekti synon rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare si Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, gjykatat, këshilli i prokurorëve, Prokuroria e Përgjithshme, zyra të tjera të prokurorisë, inspektorët e lartë të dre-jtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, etj. Pas miratimit të amendamenteve kushtetuese të korri-kut 2016 dhe të disa ligjeve, EURALIUS V do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi”, thuhet aty.

Roli i ekspertëveSa i takon ekspertëve, në dokument

thuhet se do jenë 8 persona që do vijën në Tiranë, të cilët do kenë nga 15-20 vite përvojë. Pjesë e grupit do të jetë një ekspert i çështjeve ndërkombëtare. Ai do të jetë me mbi 20 vite përvojë dhe do të monitorojë apo asistojë Ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin në zbatimin e reformës në drejtësi. Dy ekspertë të tjerë, që do të jenë me nga 15 vite përvojë, do të jenë përgjeg-jës për ngritjen e KLGJ, KLP, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe KED. Po ashtu do jenë përgjegjës për zhvillimin e karri-erës së gjykatësve e prokurorëve si dhe hetimet disiplinore të tyre. Një ekspert do të jetë në fushën e ndjekjes penale. Edhe ai do të jetë me 15 vite përvojë dhe fokusi

për gjyqtarët, prokurorët, etj. Pjesë e grupit do të jetë një ekspert që do të mbështesë Shkollën e Magjistraturës dhe do merret me trajnimin e stafeve të gjykatave dhe prokurorive, sidomos gjyqtarëve dhe prokurorët të rinj. Një tjetër ekspert do të jetë për çështjet civile dhe pronat, ku dhe ai do asistojë institucionet e drejtësisë. Po ashtu do të ketë ekspertë në fushën ekonomike, të cilët do të jenë me përvojë

8-10 vjet dhe do të merren me trajnime në fushën e buxheteve. Pra Brukseli do të sjell 8 ekspertë nga të gjitha fushat e mundshme dhe fati i organeve të reja do jetë në dorë të tyre. Sipas raportit, ata vijnë pas 1 prillit në Tiranë dhe misioni zgjat 36 muaj. Paralelisht me ta do të ketë dhe ek-spertë të SHBA, që po ashtu do asistojnë. Shpresat janë që brenda vitit organet kyçe të drejtësisë të marrin jetë.

i tij do të jetë prokuroria dhe ngritja e organeve të luftës ndaj korrupsionit, pra SPAK dhe Byroja e Hetimit. Ky ekspert do të japë asistencë në mirëfunksionimin e prokurorisë dhe gjykatave në luftën ndaj korrupsionit. Një tjetër ekspert do të jetë në fushën e teknologjisë. Ai do të asistojë në instalimin e rrjeteve të gjykatave online dhe prokurorive si dhe sistemeve që do të jenë për çështjet apo ruajtjen e të dhënave

Më 1 prill zbarkon misioni i ri i EURALIS, ja llojet e ekspertëve që do të asistojnë

8 ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar sistemin e kalbur të drejtësisë, zbardhet

strategjia për ngritjen e institucioneve të rejaNë luftën ndaj korrupsionit do të kenë detyrime dhe

organet e tjetra shtetërore. Sipas nenin 28 të ligjit për SPAK, të gjithë organet e pushtetit shtetëror dhe të gjitha subjektet juridike të cilët, në kryerjen e aktiviteteve të tyre, vihen në dijeni për vepra të korrupsionit, njoftojnë men-jëherë Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, sipas ligjit Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e informacionit

apo bazat e të dhënave të administruara nga institucio-net shtetërore, që përmbajnë informacionin e duhur për hetimin e veprave penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Organet shtetërore kanë detyrim të japin informacion brenda 24 orëve. Nga ana tjetër edhe policia ka detyrime. Nëse një polic vë re apo vihet në dijeni për një vepër korrupsioni, ai është i detyruar të njoftojë Byronë e Hetimit.

ARRESTIMET, JA ROLI I ORGANEVE SHTETËRORE

Page 4: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

4 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryetari i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha ka filluar lëvizjet për të blinduar postin

e tij. Më 28-29 prill PD do mbledhë Kuvendin Kom-bëtar, ku do të

bëhen një sërë ndryshimesh në

statut. Gazeta ka mësuar disa de-taje nga ato ç’ka pritet që të ndo-dhin në Kuvend,

teksa ndryshimet kryesore...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij në 26-vjetorin e themelimit të PD, se kjo forcë do të kthehet në një strukturë partiake perëndimore, duke parala-jmëruar madje edhe se do të shkur-tohet koha e mandatit të kryetarit në 2 vite. “a) Ne do të krijojmë mundësitë për konkurrencën e alternativave brenda partisë. Ne do të shkurtojmë kohëzgjatjen e mandatit të kryetarit

dhe drejtuesve në dy vjet. b) Vendimet e rëndësishme do t’i besohen anëtarëve, duke e lidhur fatin politik dhe karrierën politike të çdokujt me anëtarët dhe jo me kryetarin. Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurrojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë”, deklaroi Basha në dhjetor të vitit 2016.

BASHA: KRYETARI TË ZGJIDHET ÇDO 2 VJET

Bozdo: PD mirëpret çdo propozim për statutinSekretari organizativ i PD, Eno

Bozdo ka folur dje për propozimet që pritet t’i bëhen statutit të PS në Kuvendin e 29 dhe 29 prillit. Duke folur për mediat, Bozdo sqaroi qëllimin që ka grupi i punës, teksa deklaroi se përcaktimi i rregullave është mënyra më e mirë për të nisur bashkimin e partisë. “Ky grup do mirëpresë të gjitha propozimet e tjera që mund të vijnë nga të gjitha anët, nga të gjithë ata që janë të interesuar për të dhënë një kontribut për ta bërë statutin më demokratike e më përfaqësuese. Një dokument i shkruar në letër ndoshta nuk është i mjaftueshëm, por është i domosdoshëm për të hedhur hapin e parë”, deklaroi ai. Por Bozdo, ashtu sikurse Basha, mendon që bashkimi i partisë kurrsesi nuk mund të jetë çësht-je negociatash personale të kryetarit. “Nuk mund të diskutosh në mënyrë personale mbi statutin, në mënyrë per-sonale diskutohen pozicionet dhe ky nuk është një proces që është orientuar drejt kapjes së pozicioneve në tavolinë”, nënvizoi Bozdo.

Majko kërkon tërheqjen e investimeve kanadeze në ShqipëriTërheqja e investimeve kanadeze

në Shqipëri ishte në fokus të bisedi-meve të zhvilluara dje mes ministrit Pandeli Majko dhe drejtorit ekzeku-tiv të Këshillit të Bizneseve Kanade-zo-Shqiptare Robert Baines. Gjatë takimit u fol për rolin e rëndësishëm të Këshilleve të Biznesit në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme mes vendeve. Ndërsa përmendi arritjet e diasporës shqiptare në Kanada, Baines tha se po punohej për orientimin e bizneseve shqiptaro-kanadeze drejt Shqipërisë. Ministri Majko nga ana e tij e njohu zyrtarin me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës për të mundësuar një qasje më të efe-ktshme ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Më pas, në Ham-ilton, Majko vizitoi edhe ambientet e biznesit të suksesshëm shqiptar Pro-Don Construction Inc, i specializuar në ndërtime druri. Në takimin me përfaqësuesit e organizatës së themel-uar nga shqiptarë “RH Scholarship”, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të studentëve mes dy vendeve.

Partia Socialiste ndez “motorët” për zgjedhjet vendore, paralajmëron fitore në 7 bashkitë e Qarkut Vlorë

Ndonëse duhet edhe një vit që të nisë fushata për zgjedhjet vendore të 2019, Partia Socialiste ka nisur qysh tani lëvizjet e saj. Hapin e parë socialistët e kanë hedhur ditën e djeshme nga qyteti i Vlorës, ku Sekretari i Përgjithshëm i Par-tisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që të nisë puna për zgjedhjet vendore. Madje, ai u kërkoi deputetëve, kryetarëve aktualë të bashkive si dhe përfaqësuesve të PS që të jenë në krye procesit të bashkëqeverisjes, në çdo komunitet, qytetet e fshat, ndërsa shprehu bindjen se në qarkun e Vlorës, Partia Socialiste do të fitojë shtatë bashki,

nga katër që ka aktualisht. “Zgjedhjet janë vetëm 14 muaj larg dhe për ne ky vit është viti i një organ-izimi elektoral në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ku në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata. Nga deputetët dhe kryetarët aktualë të bashkive, deri tek çdo përfaqësues i Partisë Socialiste, duhet të jeni të gjithë në krye procesit të bashkëqever-isjes, në çdo komunitet, qytetet a fshat, që ju ka besuar detyrën përfaqësuesit në Kuvend apo të qytetarit të parë, por edhe të shërbëtorit të parë të halleve të komunitetit, qytetit a fshatit“, deklaroi

ai. Në takimin, ku ishin të pranishëm ministri i In-frastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, Koordinatorja Kombëtare e Bashkëqeverisjes, Eli-sa Spiropali dhe deputetët e Vlorës, Balla deklaroi se Partia Socialiste është boshti i bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm dhe se po qeveris me besnikëri ndaj atyre që e votuan. Sipas Ballës, Partia Socialiste është baza e ura lidhëse e grupit dhe e qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet si dhe garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive.

“Ne po qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Por kur flas për procesin qeverisës, nuk kam parasysh thjeshtë qeverinë, po grupin e depu-tetëve dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Si kryetar i grupit dhe si Sekretar i Përgjithshëm dua t’ju them se: Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë, partia, grupi parlamentar e qeveria. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse te treja pjesët bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, nënvizoi deputet i PS, Taulant Balla.

Rigels SELIMAN

Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha ka filluar lëvizjet për të blinduar pos-tin e tij. Më 28-29 prill PD do

mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhen një sërë ndryshimesh në statut. Gazeta ka mësuar disa detaje nga ato ç’ka pritet që të ndodhin në Kuvend, teksa ndryshimet kryesore do të jenë sa i takon mandatit dhe kompetencave të kryetarit. Pak kohë më parë vetë Basha premtoi se mandati i kryetarit të PD duhet të shkurtohet në kohë, por nuk ka ndodhur aspak kështu. Meg-jithatë, pavarësisht kësaj deklarate, Bashën duket se e presin disa beteja siç janë zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe ato parlamentare të 2021. Në të dyja këto raste, nëse Partia Demokratike e dirigjuar prej tij humbet zgjedhjet, Bashës i duhet të largohet. Mirëpo, Ba-sha ka menduar që t’ia hedhë paq edhe në rast se humb zgjedhjet, ku skenarin e tij për t’i shpëtuar shkarkimit, pritet që ta formalizojnë gjatë punimeve të Kuvendit të PD-së. Sipas informa-cioneve të gazetës, mësohet se një nga pikat kryesore që pritet t’i propozohet ndryshimeve në statut është zgjatja e mandatit të kryetarit dhe rikandidimi i tij, nëse rezultati i korrur nga partia në cilëndo palë zgjedhjesh është më i mirë se zgjedhjet e mëparshme. Pra përmes kësaj lëvizje, Basha i hap rrugë rikandidimit të tij, edhe pse kundërsh-tarët e tij brenda partisë do t’i kërkojnë dorëheqjen, nëse ai humb zgjedhjet vendore të 2019 apo edhe ato të ard-hshme parlamentare. Ndërkohë edhe sa i takon pikës tjetër, siç është kom-petenca e kryetarit, Basha ka menduar që të bëjë një sërë ndryshimesh, duke forcuar pozitën e tij, në mënyrë që çdo vendim që nxjerrë ai të mos vihet në diskutim dhe anatemohet nga zërat kritikë. Po ashtu gazeta ka mësuar se gjatë dy ditëve të Kuvendit, pritet që të bëhen edhe disa ndryshime të tjera sa i takon statutit të partisë, të cilat kanë ardhur si propozim i analizës së fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas in-formacioneve, mësohet se do të propo-zohet që një kryetar i degës së PD të mos kandidojë më shumë se dy herë, ndërsa në rast se partia që ai bën pjesë humbet zgjedhjet, ai duhet të japë dorëheqjen. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë Kuvendi i

e PDSH. Ai mund të thirret edhe kur e kërkon ¼ e anëtarëve të degës së Partisë ose ¼ e anëtarëve të kuvendit të degës. Në këtë rast caktimi i datës dhe i rendit të ditës duhet të bëhet jo më vonë se një muaj nga marrja e kërkesës”, thuhet në statut. Po ashtu një tjetër kompetencë që ka Kuvendi është zgjedhja e kryetarit dhe Kryesisë së Degës. “Kuvendi i Degës së PDSH zgjedh Kryetarin dhe Kryesinë e De-

gës, Komisionin e Apelimit të Degës, vendos për çështje të rëndësishme të saj, si dhe përmbush çdo detyrë tjetër të caktuar me vendim të Kryesisë së PDSH. Ai ka të drejtë t’i adresojë kërke-sa organeve qendrore të PD për çështje që e gjykon të arsyeshme. Kërkesat për propozim kandidaturash dhe mocionet e shkarkimit të organeve të degës duet të jenë miratuar paraprakisht në Krye-sinë e PDSH”, thuhet në statutin e PD.

PD, pasi atje do të vendoset gjithçka në lidhje me të gjitha këto ndryshime në statutin e Partisë Demokratike.

Kompetencat e KuvenditKuvendi i Partisë Demokratike

është organi më i lartë i saj. Në statut të PD thuhet se Kuvendin e thërret Kryesia e Degës në marrëveshje me Kryesinë e PDSH. Madje, sipas statutit ai mund të thirret edhe kur e kërkon ¼ e anëtarëve të degës së partisë ose ¼ e anëtarëve të kuvendit të degës. “Kuvendin e Degës e thërret Kryesia e Degës në marrëveshje me Kryesinë

Ja disa nga ndryshimet në statut që pritet të bëhen në Kuvendin e PD

Zbulohen detajet e ndryshimeve në statutin e PD, ja skema që do ndjekë Basha për t’i

shpëtuar shkarkimit në zgjedhjet e ardhshme Kryetari i Degës së PDSH zgjidhet nga Kuvendi i Degës

me votim të fshehtë nga jo më pak se dy kandidatura. Kandidaturat, sipas kritereve që përcakton Kryesia e PDSH, propozohen nga seksionet, Kryesia e Degës dhe Kryesia e PDSH. Kandidaturat e dala për kryetar të Degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga Kryesia qendrore e partisë.

Kryetari i Degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në terri-torin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin e degës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen e lirë të çdo anëtari të kryesisë.

JA SI ZGJIDHET KRYETARI I DEGËS SË PD

Page 5: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Arben Imami: Vendimet e Bashës të kohës bizantine, e vetmja zgjidhje për ringritjen e PD është bashkimi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra-tike, Arben Imami ka folur dje për situatën brenda PD dhe debatin e ndodhur në mbledh-jen e Kryesisë. I ftuar në një studio televizive, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi se nuk është dakord me rrugën që ndjek Basha. Madje ai e akuzoi kreun demokrat se ndonëse kanë kaluar pesë muaj PD akoma nuk ka bërë analizën e humbjes së zgjedhjeve. “Ato që thashë në mbledhje i thashë edhe aty edhe zoti Basha ato tha. Nuk ka ndonjë gjë të panjohur. Ka një qëndrim të zotit Basha që bie ndesh me disa principe normale të demokra-cisë. Pavarësisht nga veshjet perëndimore të figurës vendimet e marra prej tij janë krejtë-

sisht levantine, biznatine. Para 6 muajsh u bë një mbledhje kryesie, ai kërkoi të fillojë analiza dhe kërkoi bashkimin e partisë. Edhe ne kërkuam që analiza të bëhet në mënyrë statutore, pra duhet të mblidhet Këshilli Kom-bëtar. Kjo nuk u bë, kjo është gjuhë e drunjtë, jo e arsyes. Kam vënë re se nga kritikët që ka pasur një palë ka paraqitur një platformë, dy palë një statut, e kam lexuar dhe mendoj që është shumë i mirë të paktën të diskutohej për të treguar që janë të gatshëm të bashkëpuno-jnë. Pas 5 muajsh kryetari mbylli analizën dhe nxori si problem krimin e organizuar, drogën, presionin mbi administratën, kontingjentin kriminal në zgjedhje, këto i dinim dhe janë

të vërteta”, tha ai. Më tej, Imami u ndal edhe tek çështja e bashkimit të PD. Ai deklaroi se vetmja mënyrë që Basha të jetë në krye të PD është bashkimi i demokratëve. “Unë propozoj të respektohet statuti. Të ngrihet një grup pune serioz që të merret me përgatitjen e statutit të ri. Ne e dimë sa njerëz kanë marrë pjesë në zgjedhjet brenda partisë, ndaj askush nuk mund të ketë besim. Bashkimi mund të bëhet vetëm përmes zbatimit. Sigurisht që i parashtruam, por përgjigjja ishte ajo që duhet të ecim përpara. Por është me rëndësi që të ecet pozitivisht në këtë drejtim. Nëse Basha ka 1% mundësi që të jetojë si kryetar i një partie, është bashkimi i demokratëve.

E vetmja mënyrë për t’u marrë vesh është të ulemi në një tryezë, të bisedojmë, të ngrihet një grup serioz pune”, tha ai. Imami ndër të tjera komentoi edhe nismën e ndërmarrë nga Patozi për krijimin e një partie të re. Ai tha se kjo nuk është një gjë e mirë pasi dëmton PD. “Nuk e quaj zgjidhje. Kam pikëpamjet e mia. Jam Arben Imami, jam themelues i kësaj partie. Populli është në shtëpi, nuk e di çfarë ndodh në PD. Bashkimi mund të bëhet në dhe nëpërmjet PD-së. Kemi ide të afërta, shumë të afërta por nuk do të thotë të krijohet patjetër një institucion. Unë nuk jam me askënd, por jam me Arben Imamin në PD. Unë jam aty, do të vijoj të flas”, u shpreh Imami.

“Çlirimi nga të gjitha shtrembërimet e krijuara nga ndërhyrja qeveritare fillon nga ndalimi i krijimit të monopoleve nga shteti me ligj. Aty ku punohet, aty ku derdhet djersë, aty ku krijohet, aty ku krijon vende pune, aty ku lëviz kapitali, taksidari duhet të ndalohet me ligj. Sistemi ynë fiskal është sistem i drejtë. Taksa

e sheshtë: kush punon më shumë, fiton më shumë. Duhet t'i rikthehemi investimeve në infrastrukturë që përmirësojnë rrjetin e transportit, teknologjinë e infor-macionit, ulin kostot e të bërit biznes”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha dje në konferencën e mbajtur për deregulimin e tregjeve.

Kreu demokrat: Duhet t'u rikthehemi investimeve në infrastrukturë

Basha i shpall luftë të hapur Sali Berishës pas kërcënimit të kritikëve, cilëson dështim

privatizimin e ARMO dhe marrëveshjen me CEZ

Faktohet sherri Basha-Berisha, kreu i PD kritik ndaj ish-kryeministrit

“Nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj në 5 vite. Ndërkohë që në rajon, qeveria serbe jep 9.5 milionë euro të taksapaguesve serbë si nxitje për investimin. Më tregoni një investim publik që ka bërë qeveria në këto 5 vite. Më tregoni 1km rrugë të re. Kemi taksën progresive, të ash-tuquajtur progresive, që po i merr frymën ekonomisë, por nuk kemi asnjë rritje të ardhurash. Politika fiskale, që është një katastrofë totale dhe po bëhet akoma më rënduese për biznesin tani që planifikohet nisja e TVSH-së për biznesin e vogël. Nuk ka treg të lirë me 5 operatorë të fuqishëm në treg që bëjnë çdo aktivitet ekonomik të vendit”, deklaroi Basha dje në konferencën për deregulimi ne tregjeve.

BASHA: NË PESË VITE ASNJË INVESTIM I HUAJ NË VEND

Endri ARIZI

Kryetari Partisë Demokra-t i ke , L u l z i m B a s h a i ka shpallur dje luftë ish-kryeministrit Sali Ber-

isha. Ashtu siç edhe gazeta e para-lajmëroi një ditë më parë se mar-rëdhëniet mes tyre janë tensionuar, Basha kritikoi hapur privatizimin e ARMAO-s dhe OSSH nga CEZ. Duke folur në konferencën e mba-jtur për “Deregulimin e Tregjeve”, kreu demokrat Lulzim Basha, teksa u ndal tek çështja e privatizimeve, deklaroi se privatizimi i ARMO-s dhe CEZ-it ishte një veprim i gabuar. Madje veç kësaj kryetari i Partisë Demokratike i quajti të dyja privat-izimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë periudhës që ky i fundit drejtonte vendin, si të dështuara totalisht pasi nuk dhanë rezultatet e pritura. “Është vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privat-izimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e dëshiruara. Por nga ana tjetër nuk ka asnjë krahasim me qëllimin për të arritur një rezultat më të mirë publikë që ishte në gjenezë privat-izimit të ARMO dhe CEZ-it, të dyja të dështuara absolutisht, dhe qëllim-it për të kapur çdo sektor të ekono-misë me duart e politikës dhe të një grushti njerëzish të lidhur me poli-tikën”, u shpreh Basha. Por ajo ç’ka bie në sy është se Basha pas kërcëni-meve të bëra nga ana e kritikëve, si Astrit Patozi apo Jozefina Topalli i ka shpallur luftë të hapur Sali Berishës. Kjo për faktin se gazeta e tha që Berisha i ka vendosur kushte Bashës që t’i afrojë sërish kritikët dhe që në zgjedhjet lokale të 2019 të ketë emra nga radhët e tyre për postet e kryetarëve të bashkive. Por duket se Basha nuk i ka mirëpritur kushtet e vendosura prej Berishës si dhe sul-met e bëra nga radhët e kritikëve dhe ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet hapur ish-liderit demokrat. Kjo sepse Basha i druhet frikës se me rikthimin e kritikëve në parti dhe nëse ata fi-tojnë në zgjedhjet vendore të 2019, ata mund ta kenë më të lehtë për ta rrëzuar nga posti i kryetarit.

Kritikët të mobilizuar krah Berishës Deklarata e bërë pak ditë më

parë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha se Basha duhet të mbledhë të gjithë gardën e vjetër në parti, ka bërë që këta të fundit të fillojnë një valë sulmesh dhe pre-sionesh ndaj kreut demokrat. Një gjë e tillë u pa dhe dy ditë më parë ku si fillim ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi gjatë një prononcimi për një media se duhet të dëgjohet fjala e Berishës. “Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që siç thotë Berisha, partia ka nevojw për bashkim”, deklaroi ajo dy ditë më

Luçiano Boçi: Siguria ushqimore

në shkolla nuk ekziston Deputeti i Partisë Demokratike

Luçiano Boçi ka reaguar dje për sit-uatën në arsim. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Boçi, teksa ka postuar disa foto nga një shkollë e kryeqytetit ku shpërndahet ushqim, u shpreh se pamjet duken si geto. Madje Boçi deklaroi se siguria e ushqimeve në shkolla nuk ekziston. Ndërkaq, në kuadër të këtyre pamjeve të postuara, ai ironizon edhe me min-istren Nikolla. “Shikoni si shpërndahet ushqimi në shkolla!!! Duken si pamje getosh. Nw fakt jemi në shkollën De Rada në Kryeqytet. Çdo gjë bëhet në rrugë, me ndihmën e rojës së shkollës. Kjo është pamja e vërtetë e sigurisë ushqimore në shkollat tona. Panorama bëhet më e plotë kur e mendon që kjo shkollë është vetëm 100 metra larg Ministrisë së Arsimit. Do Zoti nuk e sheh këtë denoncim ministrja se ja plas të qarit direkt ajo “nga dhimbsuria” për nxënësit tani, m. q. s mësuesit “i qau” në 7 Mars”, u shpreh deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Bardh Spahia: Në farmacitë e vendit

ka mungesë barnash Deputeti i Partisë Demokratike,

Bardh Spahia ka reaguar dje në lidhje me sistemin shëndetësor në vend. Përmes një postimi në profilin e tij zyr-tar në “Facebook”, deputeti demokrat Bardh Spahia apeloi se në farmacitë e vendit mungon prej katër muajsh medikamenti Sintrom 0.4 mg. “Medika-menti Sintrom (Acenocoumaroli) 0.4 mg mungon prej 2 muajsh në farmac-itë e vendit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e recetave për të sëmurët kronike me sëmundje të çrregullimit të ritmit të zemrës dhe pathologjive të koagulimit. Këta të sëmurë detyrohen të blejnë nga xhepi i tyre barna alter-native të Sintromit. Theksojmë këtu që Sintromi është jetëshpëtues për shumë pacientë e sidomos për ato të operuar për valvolat kardiake”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

parë. Por ajo ç’ka bie në sy është se edhe pse nuk janë në të njëjtin grup, të njëjtën deklaratë në po të njëjtën ditë bëri dhe ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi. “Një ditë pasi Berisha bëri thirrjen, Basha mblodhi Krye-sinë. Njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet

të bëjë edhe bashkimin”, u shpreh Patozi dy ditë më parë. Madje kjo deklaratë e bërë prej Patozit vërte-ton akoma më qartë se lëvizja që ky i fundit ndërmori për krijimin e një partie të re nuk ka qenë gjë tjetër veç se zbatimi i plani të Berishës për të ushtruar presion ndaj Bashës.

Është e vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privatizimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e dëshiruara. Por nga ana tjetër nuk ka asnjë krahasim me qëllimin për të arritur një rezultat më të mirë publikë që ishte në gjenezë privatizimit të ARMO dhe CEZ-it, të dyja të dështuara absolutisht...

Page 6: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

6 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Taulant Balla: Basha dhe PD duhet të japin shpjegime para drejtësisë, kanë cenuar sigurinë kombëtare

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka folur dje për lobimin e PD në SHBA si dhe lidhjet e saj me rusët. Nga qyteti i Elbasanit, teksa mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë dhe në zgjedhjet e kryetarit të PS në këtë qytet, Balla foli para mediave edhe për çështjen e PD. Ai tha para mediave se fakti që PD është përfshirë në një financim tregon qartë se po dëmtohet siguria kombëtare. Balla gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha duhet të japin menjëherë shpjegime jo vetëm para publikut por edhe para drejtësisë. “Për ne, për-bën një skandal të rëndë fakti që PD, kryetari

i saj janë të përfshirë në një financim, jo vetëm të paligjshëm, por që dëmton rëndë sigurinë kombëtare, po të kemi parasysh dyshimet e thella dhe të rënda që kanë të bëjnë me një penetrim të financimeve ruse për një parti poli-tike në Shqipëri. Gjithmonë financimi i partive politike ka qenë një shqetësim i ngritur dhe nga BE dhe partnerët tanë, por fakti që partia më e rëndësishme në opozitë, Partia Demokratike, tashmë me fakte konkrete ka marrë financime ruse, ky është një akt tepër i rëndë. Sa më shpejt Lulzim Basha dhe PD duhet të japin shpjegime, jo vetëm për publikun, por edhe para drejtësisë,

sepse siç e thashë, prekin sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, tha Balla. Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në kuadër të kësaj çështjeje akuzoi më tej edhe LSI-në pasi sipas tij, opozitën e bashkon vetëm kundërvënia ndaj reformës në drejtësi. “Përballë një opozite, të cilën e bashkon vetëm kundërvënia ndaj Re-formës në Drejtësi, ne vazhdojnë punën duke qeverisur çdo ditë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi”, u shpreh Balla. Por pas këtyre akuzave të bëra ndaj opozitës, deputeti socialist Taulant Balla foli ndër të tjera edhe zgjedhjet vendore të 2019 dhe mbledhjen e Asamblesë së PS në

Elbasan. Ai tha se PS në zgjedhjet vendore të vetmit aleatë që do të ketë do të jenë njerëzit e thjeshtë. “Sot ishim në Elbasan, në mbledhjen e Asamblesë së PS ku u zhvilluan edhe zgjedhjet për kryetarin e ri të PS për Bashkinë e Elbasanit, një proces mjaft i rëndësishëm organizativ, i cili i paraprin organizimit elektoral për zgjedhjet vendore të 2019. Për ne është shumë e qartë që në zgjedhjet vendore të 2019, të vetmit aleatë që do kemi do të jenë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe prandaj për ne procesi i bashkëqeverisjes me njerëzit është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Balla.

PD-PS betejë deklaratash, socialistët kërkojnë sqarime për lidhjet me rusët,

demokratët akuza për kokainën në Durrës

Blerina Gjylameti: Lulzim Basha duhet të japë sqarime në prokurori për lobimet

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dje me kryetarin e Par-tisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama duke u ndalur tek çështja e lobimit të PD në SHBA dhe lidhjeve të saj me Rusinë që u botuan nga revista amerikane “Mother Jones”, përmes një video të kreut demokrat në studion e “Opinion” i bëri thirrje Bashës duke ironizuar që të shkojë dhe të rrëfehet në prokurori. “Shko rrëfehu në prokurori shko”, shkru-ante Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ndërkohë, kryeministri po dje prapë përmes një postimi në “Facebook”, duke u ndalur tek argumentimi i Bashës se ishte përkthyer gabim artikulli i “Mother Jones”, përmes një video ironizonte me Bashën nëse prapë përkthimi ka qenë gabim. “Prapë përkthim i gabuar?”, shkruante Rama.

EDI RAMA: SHKO RRËFEHU NË

PROKURORI LULZIM

Endri ARIZI

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë nisur një luftë deklaratash mes tyre. Pas ar-tikullit investigativ të nxjerrë

pak ditë më parë nga ana e revistës prestigjioze amerikane “Mother Jones” mbi lobimet e PD në SHBA dhe lidhjet e saj me rusët, PS ka filluar një varg akuzash ndaj PD. Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti dje përmes një dekla-rate për shtyp nga selia rozë akuzoi kreun demokrat se nuk do t’i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur. Madje Gjylameti theksoi se financimi i PD nga lobet ruse përbën një precedent të rrezikshëm që cenon sigurinë kom-bëtare të vendit. “Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë këtij skandali duke u fshe-hur, ashtu siç i ka shpëtuar hetimeve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin. Financimi i Partisë Demokratike nga lobet ruse përbën një precedent tejet të rrezikshëm, që cënon drejtpërsëdre-jti sigurinë kombëtare dhe aspiratat euro-atlantike të shtetasve shqiptarë. Investigimi i të mirënjohurës “Mother Jones” nuk le vend për diskutime dhe provat janë të pakundërshtueshme. Ndonëse PD klith “fake news”, dësh-mitë e sjella nga kjo revistë mbajnë vulën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.“Bamirësit” rusë të PD janë të gjithë të identifikuar, me emër e me mbiemër. Transfertat e tyre nga kompani fantazmë janë gjithashtu të provuara katërçipërisht”, tha ajo. Por deputetja e PS nuk u ndal me kaq. Ajo i bëri thirrje prokurorisë që të marrë në pyetje kreun demokrat dhe ky i fundit të jap sqarime për lidhjet me rusët. “Sot është në nderin e Partisë Demokratike, që të dalë përpara publikut dhe të japë përgjigje, përpara se këtë përgjigje ta marrim nga organet e drejtësisë. Në sqarimin që i detyrohet shqiptarëve, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, Lulzim Basha duhet të na tregojë: A kishte pagesa të tjera përveç tyre, kon-trata të tjera sponsorizimi që mbeten ende të fshehura? Kush janë njerëzit që kontaktuan me biznesmenët rusë në emër të Partisë Demokratike? A ishte vetë Basha ai që negocioi me ta? Për të gjitha këto, Lulzim Basha duhet të japë sqarime në Prokurori. Prokuroria duhet të marrë në pyetje Lulzim Bashën, sepse vetëm kështu mund të zbardhet kjo aferë”, u shpreh Gjylameti.

PD akuza për kokainën në Durrës Partia Demokratike i është

kundërpërgjigjur dje Partisë Socialiste pas akuzave të bëra nga kjo e fundit. Përmes një deklarate për shtyp depu-tetja demokrate Dhurata Çupi hodhi akuza ndaj qeverisë për kokainën e kapur në Durrës pak ditë më parë. Ajo deklaroi gjithashtu se kryeministri duhet të japë llogari edhe për takimin që, sipas PD, pati me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dy ditë më parë. “Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga

Gent Strazimiri: Deklaratat e Ramës, alarm për vendin

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka folur dje për çështjen e ditëve të fundit të kontratave të lobimit të PD pranë presidentit Trump. I ftuar në nj studio televizive, Strazimiri duke u ndalur tek deklarata e kryemi-nistrit Edi Rama se do ta zbardhë çështjen e Lulzim Bashës theksoi se një deklaratë e tillë është problem-atike për vendin. Sipas Strazimirit, kryeministri është duke marrë atrib-utet e prokurorisë dhe kjo është e shqetësuese. “Një kryeministër që premton se do të zbardhë çështjen, duke u vendosur në vend të prokuror-isë është një alarm për demokracinë tonë, sidomos kur edhe sapo përuru-am drejtësinë e pavarur me tym. Log-jika është kjo sipas revistës ultraso-cialiste, meqenëse presidentin Trump nuk e ka zgjedhur populli amerikan por ndërhyrja ruse, kështu që kush do të takojë presidentin Trump duhet të kalojë nga rusët. Unë nuk besoj se Trump është zgjedhur nga rusët, ka influencë rusët”, tha ai.

Sali Berisha: Rama me Xhafën fshehën kokainën

e kapur në Durrës Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti

dje akuza në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh në Maminas të Durrësit. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit. “Fshehja e zbulimit nga skaneri të 613 kg droge, është skandali dhe akuza e dytë e madhe për Edi dhe Olsi Ramën! Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokaine. Punonjës dixhital të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontenierin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punon-jësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit”, tha ai.

Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur, ashtu siç i ka shpëtuar heti-meve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin. Financimi i Partisë Demokratike nga lobet ruse përbën një precedent tejet të rrezikshëm, që cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe aspiratat euro-atlantike të shtetasve shqiptarë...spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun. Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen

e saj. Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën part-nerët ndërkombëtare. Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkaktuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin”, tha Çupi.

t BLERINA GJYLAMETI: PD ËSHTË PARTI E NDIKIMEVE TË HUAJA“Për zbardhjen e kësaj afere, Prokuroria duhet

të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha agjencitë hetimore dhe ligjzbatuese të vendeve tona partnere. Rruga e heshtjes, rruga e shpresës se çudia më e mad-he tre ditë zgjat, është një rrugë qorre, e cila vetëm sa do të trashë edhe më shumë zullumet në të cilat Partia Demokratike është e përfshirë. Rruga e heshtjes, për-para këtij pirgu me prova kompromentuese, vetëm sa rrit dyshimet se Partia Demokratike është në fakt një

avanpost i ndikimeve të huaja, që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat dhe aspiratat perëndimore të Shqipërisë e të gjithë popullit shqiptar. Lulzim Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali duke u fshehur, ashtu siç i ka shpëtuar hetimeve për Rrugën e Kombit apo 21 janarin. Sot e vërteta duhet të dalë në shesh. Ky është një detyrim moral dhe ligjor që PD ka përpara shqiptarëve”, deklaroi deputetja e PS, Blerina Gjylameti dje nga selia rozë.

Page 7: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në atë kohë prokuroria nisi hetimet, por gaze-

ta ka mësuar se në vijim procesi hetimor

ka ngecur duke qenë se në krye të organit të akuzës ishte ish-krye-prokurori Adriatik Lla-

lla. Por menjëherë pas publikimit të investig-imit të revistës ameri-kane “Mother Jones”,

ku theksohej se Lulzim Basha ishte financuar nga rusët për lobimet,

prokuroria i rinisi he-timet. Sipas informa-cioneve të gazetës, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar...

Arrestimi i “peshkut të madh”, deputeti i PD ironizon Donald Lu

Deklarata e ambasadorit ameri-kan, Donald Lu se Arbër Çekaj është “peshk i madh” shkaktuan shumë reagim në radhët e politikës, ku nuk munguan as ironinë dhe sulmet. Së fundmi ishte deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se shqiptarët kanë pritur të arrestohen qeveritarë dhe ish-qe-veritarë. “Po nëse në togfjalëshin tuaj kaq shumë të komentuar nga politika media dhe opinioni qytetar prej më shumë se dy vitesh, “peshk i madh” e paskeni patur fjalën për Arber Çekajn dhe sojin e tij, po për Tahirin, Habilajt, Balilajt, Xibrakën, ministrat e tenderave e koncension-eve çfarë mund ta kenë emrin? Sipas kësaj logjike këta duhet të jenë “pe-shkaqen” ose “balena”? Shqiptarët kanë pritur që si “peshq të mëdhenj” të shihnin në rrjetën e famshme të drejtësisë së thurur nga Sorosi me dorën tuaj qeveritarë dhe ish-qever-itarë e jo dy shoferë dhe Arbrin”, tha Myslim Murrizi.

Propozimet e KQZ për Kodin Zgjedhor, Kume kundërIsh-kryetari i Komisionit Qen-

dror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume u pozicionua kundër propozimit të KQZ për të kontrolluar median para dhe gjatë zgjedhjeve. Gjatë një pro-noncimi televiziv, Kume u shpreh se një gjë e tillë është e pamundur, duke shtuar se këto propozime janë të tepruara. “I kam lexuar me vëmendje propozimet, për mendimin tim është një përpjekje e KQZ për ta patuar në dorë të gjithë, çfarë mund të bëjë media, nisur nga fakti, që ligji atë ka njohur si përgjegjëse kryesore për administrimin e zgjedhjeve. Ndjesia që të lë është që është e pamundur që të bëhet. Nëse do të duhet të monitorosh të gjitha mediat, kjo është e pamundur për shumë arsye. KQZ kërkon ndryshim shumë të fu-qishëm, se çfarë do të bëjë media në pasqyrimin e fushatave zgjedhore. Mënyra si e ka konceptuar është shumë më tepër se nga ajo që pritet që të bëjë media. Është e tepruar, përveç se iu bie ndesh të tjerëve”, deklaroi Kristaq Kume dje.

Spartak Ngjela: Investigimi amerikan po jep efekte, pas Fazlliçit Bashën do ta braktisë edhe Berisha, ka nisur epoka antikorrupsion

Avokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e djeshme se investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” ka filluar të japë shenjat e para për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela u shpreh se pas këtij skandali, Basha është braktisur nga bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se së shpejti do të ndodhë edhe distancimi me Berishën. “Pas publikimit të skandalit që revista amerikane “Mather Jones”

nxori për Lulzim Bashën. Kanë filluar shman-giet e para. Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit. I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu. Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu. Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha. Atëherë logjika është kjo: Ba-sha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është

e kuptueshme që Basha domosdoshmërish në këtë rast ka qenë nën urdhrat e Saliut”, tha avokati. Më tej, ai shtoi se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë korrupsioni i djathtë do të goditet rëndë, duke nënvizuar se tanimë ka nisur epoka antikorrupsion. “Çfarë do të sjellë kjo? Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të

bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e reformës në drejtësi. Po korrupsionit të majtë, kur do t'i fillojë tragjedia? Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë. Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare”, theksoi Spartak Ngjela.

Thellohen hetimet për lobimet e Lulzim Bashës, letër-porosi në SHBA

mbi pagesat, gati të pyetet financieri i PD

Ja për çfarë do të japë llogari financieri i PD

Mimoza IBRA

Prokuroria ka thelluar hetimet për lobimet e krye-tarit të Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve të 25 qer-shorit 2017. Skandali i lobimeve shpërtheu gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ku BIRN dhe më pas përfaqësues të Partisë Socialiste denoncuan faktin se tri kontrata të majme, duke përfshirë edhe një kompani off-shore, nuk janë deklaruar në raportimin financiar zgjedhor pranë PD. Në atë kohë prokuroria nisi hetimet, por gazeta ka mësuar se në vijim procesi hetimor ka ngecur duke qenë se në krye të organit të akuzës ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Por menjëherë pas publikimit të investigimit të revistës amerikane “Mother Jones”, ku theksohej se Lulzim Basha ishte financuar nga rusët për lobimet, prokuroria i rinisi hetimet. Sipas informacion-eve të gazetës, kryeprokurorja ka kërkuar që në lidhje me këtë çështje të ketë një hetim sa më të thelluar. Për këtë arsye bëhet me dije se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të dërgohet një letër-porosi mbi pagesat që kanë kryer kompanitë dhe deklarimet e bëra pranë Departamentit Amer-ikan të Drejtësisë. Teksa kujtojmë që në vijim të hetimeve të nisura për lobimet në Prokurorinë e Tiranës u paraqit dy ditë më parë për të dëshmuar Sekretari i Përg-jithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, gazeta ka mësuar se së shpejti pritet të thirret edhe financieri i PD, Ilir Dervishi. Ky i fundit është edhe personi i cili ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportin e Partisë Demokratike. Në momentin që do të thirret për të dëshmuar në prokurori pritet që ai të japë sqa-rime se pse demokratët nuk kanë deklaruar asnjë donator në raport për lobimet në SHBA në prag zgjedhjesh parlamentare.

Investigimi i revistës amerikaneDisa ditë më parë revista pres-

tigjioze amerikane “Mother Jones” publikoi një artikull rreth lobimit të Bashës në SHBA, ku ndër të tjera theksonte se kreu i PD është

në SHBA. Në atë kohë, ishin duke u zhvilluar zgjedhjet parlamen-tare në Shqipëri, dhe e djathta po e sfidonte qeverinë e drejtuar nga PS. Qeveria udhëhiqej nga kryeministri Edi Rama, i cili po e drejtonte Shqipërinë drejt BE dhe kishte paralajmëruar për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Si për ras-tësi (ose jo edhe aq rastësisht), dy kompanitë e naftës nga Belize që qëndronin pas Biniatta Trade ishin që të dyja të lidhura me firma të

kontrolluara nga rusët. Nga kjo del se subjekte të lidhura me Rusinë ndërhynë në mënyrë të fshehtë në SHBA në mënyrë që të ndikonin te zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në artikullin e revistës amerikane “Mother Jones”. Menjëherë pas këtij publikimi, politika shqiptare u përfshi në një luftë akuzash, ndërsa Basha i mohoi këto lidhje. Pas kësaj situate të krijuar, pritet që prokuroria të hedhë dritë mbi këtë çështje me hetimet e nisura.

financuar nga Rusia. Sipas saj, lideri demokrat ka bashkëpunuar me rusët për të lobuar në SHBA kundër qeverisë së Edi Ramës. “Një vit më parë, një kompani fan-tazmë skoceze e quajtur Biniatta Trade, e përbërë nga dy kom-pani nafte me qendër në Belize, paguan një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës së Trump i quajtur Nick Muzin në mënyrë që të ndihmonte PD të Shqipërisë

“Dje Basha gënjeu publikisht se nuk ka lidhje me kompanitë. Në prag të fushatës, PD e drejtuar nga Basha lidhi dy kontrata në SHBA për të siguruar takime të nivelit të lartë në DASH, rreth një milionë dollarë për një foto me Presidentin Trump. Pagesat u bënë përmes dy kontratave të lidhura në fund të marsit me 675 mijë dollarë. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë urgjentisht e të vihen në lëvizje

kryesisht e në mënyrë të menjëhershme nëse ende nuk e kanë bërë këtë akoma. Ka akoma për t'u zbuluar. Por me siguri që kjo nuk është e gjitha. Një hetim gjithëpërfshirës në bashkëpunim me FBI dhe autoritetet britanike është emergjente. Basha duhet të japë përgjigje shteruese, ose gënjen kompania lobuese ose gënjen Basha”, tha deputeti i PS, Ulsi Manja para dy ditësh.

ULSI MANJA: ORGANET E DREJTËSISË TË VEPROJNË URGJENTISHT

Dy ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dëshmoi në Proku-rorinë e Tiranës për skandalin e lobimeve të PD në SHBA. Pas dësh-misë, ai deklaroi për mediat se PD nuk ka asgjë për të fshehur. “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës, i cili e paralajmëroi nga

salla e parlamentit. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobimin. Proku-rorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat. Të gjitha page-sat për këto kontrata janë lëvruar përmes rrugës bankare”, u shpreh Arben Ristani.

Arben Ristani dëshmon në prokurori për lobimet

Page 8: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

8 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ai ishte në Gjermani kur u sekuestrua

kokaina. Është peshku i madh Arbër Çekaj, apo ata që e garantuan ata? Be-

soj është një logjikë shumë e thjeshtë për tu arsyetuar. Ai ka qenë atje shumë i qetë, këtu ka pasur garantë shumë të fortë. Unë i kam quajtur peshkaqenë...

Ambasadori Lu në Valbonë: Dialog për hidrocentralet

Në qytetin e Bajram Currit u zhvil-lua dje një takim informues me ekspertë dhe qytetarë lidhur me ndërtimin e Hi-drocentraleve në Valbonë. Ambasadori amerikan Donald Lu i pranishëm në takim tha se qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile, kompanive private dhe qeverisë shqiptare. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet një debat të hapur dhe konstruktiv, mes shoqërisë civile, kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Shpresojmë që diskutimet e tyre sot do të çojnë për zhvillimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore në një nga parqet kombëtare më të bukura të Shqipërisë”, deklaroi Lu. Gjatë disku-timeve nuk munguan edhe përplasjet mes banorëve që mbështesin projekte dhe atyre që prej kohës kundërshtojnë me forcë, që sipas tyre shkatërrojnë gjithë bukuritë e zonës. Përfaqësues të kompanive private që kanë filluar ndërtimet e hidrocentraleve, thanë se zona turistike e Valbonës nuk preket nga këto projekte.

Largimi i Arkivit nga Gjirokastra, Shehu:

Pasoja historikeDeputeti i Partisë Demokratike,

Tritan Shehu, reagoi dje me anë të një statusi në rrjetet sociale, sa i takon largimit të Arkivit të Gjirokastrës. She-hu e cilësoi si krim historik zhvendosjen e arkivit. Po ashtu, ai theksoi se Arkivi duhet të rinovohej dhe jo të transfero-hej për t’u futur sipas tij, diku në një “qoshe” larg. “Largimi i Arkivit nga Gjirokastra është një “Krim Historik”, jo vetëm ndaj atij qyteti emblematik e qarku të lashtë, por dhe ndaj vlerave tona kombëtarë. Në vend që ai Arkiv të rinovohej, modernizohej, të behej sa më i përdorshëm nga qytetarët, studiuesit, turistët, vizitorët, universiteti, etj, ai largohet arbitrarisht, për tu futur diku në një “qoshe” larg. Një pyetje, pse dhe për llogari të kujt kërkohet të zhbëhet historia, e kaluara e për rrjedhojë edhe e sotmja, jo vetëm e Gjirokastrës, që kështu të mund të devijohet e ardhmja jonë në përgjithësi! “Krim” me pasoja historike ky, i pa tolerueshëm dhe i papranueshëm”, shkruan ai.

Astrit Patozi sulmon kreun e PD: Lulzim Basha i paaftë të rrëzojë Edi Ramën, ja çfarë do të bëja unë

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar sërish ditën e djeshme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një prononcimi për mediat, Patozi deklaroi se kjo opozitë nuk mund ta rrëzojë dot kryeministrin Edi Rama, pasi Lulzim Basha është shumë i dobët. Sipas tij, Basha bën të kundërtën e asaj që duhet bërë. “Duhet që t’i bëjmë shqiptarët që të besojnë tek ne, por Lulzim Basha është i paaftë për ta bërë diçka të tillë. Shqiptarët kanë nevojë për një projekt që e ndryshon Shqipërinë dhe e nxjerr nga spirali i botës së krimit dhe korrupsionit. Lulzim Basha bën të kundërtën e asaj që duhet të bëjë”,

deklaroi ai. Ndërkohë, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se ai ka një vizion krejt ndryshe për qeverinë nga ajo që ka Rama dhe Basha. Sipas tij Shqipëria ka një re-formë të plotë të sistemit politike. “Vizioni im është krejt i ndryshëm nga vizioni i Ramës dhe Bashës. Shqipëria ka nevojë për një reformim të plotë të sistemit politik dhe një reformë të re kushtetuese. Në Shqipëri është kalbëzuar sistemi që nis tek partitë politike ku nuk bëhen zgjedhje”, u shpreh ai. Në të njëjtën kohë, Patozi deklaroi se PD duhet të ringrihet sa më parë, dhe sipas tij, vota është e vetmja mënyrë që ta shpëtojë nga humnera. “Nuk

jam rival i z. Basha. Nëse PD do të bashkohet dhe të ringrihet duhet të kalojë në zgjedhje, vota është ajo që e shpëton në të kundërt PD do të bjerë në një humnerë më të keqe se ajo e vitit 2017”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Patozi ka komentuar për herë të parë takimin e tij me ish-deputetin e PDIU, Aqif Rakipi. Patozi deklaroi se ai dhe Rakipi janë thjesht miq. “Raporti im me z. Rakipi është një raport i një miqësie personale që s’ka asnjë lidhje me projektin tim politik”, deklaroi Patozi. Gjithashtu, ish-demokrati Astrit Patozi ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj ngjashmërie mes tij dhe Ben Blushit. I pyetur nëse ai dhe

Blushi kanë ndonjë lloj ngjashmërie, Patozi u përgjigj se përveçse vijnë nga bota e gazetarisë nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie tjetër. Madje, ai kritikoi tërheqjen e Blushit nga politika. “Nuk ngjasoj fare. Unë kam gjëra të ngjashme me zotin Blushi, kemi ardhur të dy nga gazetaria. Por karrierën politike e kemi pasur të ndryshme. Edhe këtë lëvizje politike e kemi të ndryshme. Unë e vlerësova Lëvizjen politike të Blushit se ishte kundër PS-së. Por nuk më pëlqeu tërheqja politike e zotit Blushi, pasi ai ju ka një lloj borxhi atyre njerëzve që e mbështetën për një kohë fare të shkurtër”, nënvizoi Patozi.

Opozita në sulm ndaj ndërkombëtarëve, Petrit Vasili e Edi Paloka përplasen me

Donald Lu për drogën në Durrës

PD-LSI kundër Lu: Çekaj tregtar bananesh, “peshqit e mëdhenj” janë garantët e tij

Rigels SELIMAN

Opozita shqiptare u është rikthyer sulmeve dhe ironive ndaj ambas-adorëve. Dy ditë më

parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu deklaroi se biznesmeni Arbër Çekaj është një “peshk i madh” dhe duhet arrestuar. Ndërkohë që pas kësaj deklarate ditën e djeshme kanë reaguar krerët e grupeve parlamentare të LSI dhe PD. Kryetari i grupit të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integ-rim, Petrit Vasili doli dje në një konferencë për mediat, ku kërkoi zbardhjen e çështjes për kapjen e 613 kg kokainë pak ditë më parë në Maminas të Durrësit. “Çështja e kokainës duhet të marrë hetimin e nevojshëm. Brenda ditës tjetër thotë kryeministri dhe tjetër thotë Xhafaj”, tha ai. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, Vasili kishte një tjetër mendim. Ai deklaroi se “peshqit e mëdhenj” janë ata që i dhanë garanci Çe-kajt. Madje, deputeti i LSI ironiz-oi ambasadorin e SHBA, duke theksuar peshqit që Lu i quan të mëdhenj, sipas tij, janë pesh-kaqenë. “Arbër Çekaj në momen-tin që 613 kg kokainë me vlerë 118 milionë euro u kap, ndodhej në Gjermani. Është peshku i madh Arbër Çekaj apo garantët që i thanë rri i qetë në Gjermani se këtu jemi ne që i dalim për zot kësaj pune. Në rast se kapet, ta ndërpresë që mos të zbulohet rr-jeti dhe kjo është pyetja. Ka pasur ca peshq shumë të mëdhenj që e detyruan që kjo cironka të rrinte e qetë në Gjermani dhe këtu punët mund t’ia bënin të tjerët. Në rast se do ishte ndryshe do ishte këtu në krye të punëve të tij krimi-nale. Besoj kjo është një logjikë që është shumë e lehtë për tu arsyetuar jo për mua që në fund të fundit jam një politikan karri-ere tashmë. Kurse dhe për ju të gjithë është shumë e thjeshtë .Një operacioni i prijnë ata që janë në krye të operacionit. Ai ka qenë

atje shumë i qetë, këtu ka pasur garantë shumë të fortë. Unë i kam quajtur në një status në Facebook, peshkaqen, janë më të mëdhenj se peshqit”, deklaroi Vasili.

Paloka kundër ambasadoritNdërkohë, të njëjtin mendim

me Vasilin ndau edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Palo-ka, i cili doli kundër ambasadorit

“Se kam ndjekur fare këtë çështje, jam këtu para jush sepse kam mbi dy javë, por jo vetëm, sigurisht me një staf të kualifikuar, ekspertë të sigurisë e drejtësisë që po ndjekim hapat që po ndërmerren lidhur me tendencën për ta mbuluar, për kthyer në një ngjarje të zakonshme kapjen e 613 kg kokainë. Pa zbardhur këtë çështje, nuk

më intereson asnjë çështje tjetër. Për gjithë çështjet e tjera, kushdo që ka probleme të shkojë në Prokurorinë shqiptare. Kushdo që shkel ligjin të dënohet nga i pari tek i fundit. S’kam asnjë lloj ndjeshmërie, por t’i japim përgjigje patjetër kësaj gjëje”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, deklaroi dy ditë më parë se sipas tij, Arbër Çekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh”. “Nga çdo këndvështrim, Z. Çekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne

përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Çekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Çekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”, deklaroi ambasadori i SHBA, Donald Lu.

LOBIMI I PD, VASILI: KUSHDO QË SHKEL LIGJIN TË DËNOHET

DONALD LU: ARBËR ÇEKAJ ËSHTË “PESHK I MADH”

Lu. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se “peshqit e mëdhenj” janë ata që i dhanë ga-ranci Arbër Çekajt, të cilin e quan thjesht një biznesmen bananesh. “Por “peshku i madh” nuk është tregtari i bananeve, janë ata që i kanë dhënë garancitë dhe që do vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje që ai të mos vij në Shqipëri. Janë të njëjtët që ekstraduan dëshmitarin e Tahirit dhe që këtu do jemi, do bëjnë gjithçka që Arber Çekaj të mos kthehet në Shqipëri. E nëse jashtë vullnetit të tyre ai do të kthe-het, do të shohim se çdo të ndodhë me ta. Sado të përpiqet Rama të bëj mishmash me media, me prokurori e çfarë ka në dorë, të jetë i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokainës se Xibrakës e Maminasit do ju shkohet deri ne fund”, deklaroi Paloka. Po ashtu, Paloka akuzoi kryeministrin Rama se përmes shkrimeve kundër Partisë Demokratike, ka si qëllim heqjen e vëmendjes ndaj drogës në Shqipëri. “Prova e fundit; përpjekjet e Ramës për të larguar vëmendjen nga kjo aferë, duke sajuar e më pas pompuar, nëpërmjet mediave të paguara prej tij brenda dhe jashtë vendit, histori si kjo që “agjent rus, financojnë PD për të destabilizuar Ballkanin , nëpërmjet nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkom-bëtare” Që Arbër Çekaj duhet kthyer në Shqipëri, ky është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën”, nënvizoi Paloka.

Page 9: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Punësimet në arsim, zbardhet udhëzimi i MASR për testimin e kandidatëve, ja hapat që duhet të ndiqenNë një kohë kur pritet që të gjithë mësuesit

t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë” mes datave 6 mars dhe 7 prill, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nxjerrë ditën e djeshme një udhëzim për organizimin e testimit të kandidatëve për tu punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar. Në udhëzim janë specifikuar të gjitha kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe të gjitha pro-cedurat që duhet të ndiqen nga të interesuarit që

do të testohen. Ministria e Arsimit ka bërë me dije në udhëzim se testimi do të zhvillohet pranë qendrës së Shërbimeve Arsimore. Po ashtu aty shpjegohet se kjo e fundit do të jetë përgjeg-jëse edhe për të publikuar datat e zhvillimit të testimit, teksa procesi do të monitorohet edhe nga strukturat pranë Ministrisë së Arsimit. Nga ana tjetër, në udhëzimin e MASR bëhet e qartë se në testimin e informatizuar të kandidatëve do të marrin pjesë individë që janë pranuar

në fazën e parë të konkurrimit, nëpërmjet vlerësimit të dosjes, e cila zë 30% të pikëve. Faza e vlerësimit të dosjes zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore dhe më pas bëhet pajisja me formularin e aplikimit për fazën e dytë. Pas për-fundimit të këtyre procedurave, kandidati për tu punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar duhet të regjistrohet online në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Më pas ai duhet të plotësojë çdo rubrikë në

këtë portal në mënyrë që t’i hapet rrugë fazës përfundimtare të testimit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, teza e testimit do të përmbajë plot 50 pyetje, të cilat konvertohen në 70 pikë e që më tej mblidhen me pikët e grumbulluara nga faza e vlerësimit të dosjeve për të arritur në 100 pikë. Deri më tani, në portalin “Mësues për Shqipërinë” kanë aplikuar gjithsej 6 mijë kandidatë, nga ku 46% aplikojnë për herë të parë.

“Shtimi i numrit të shërbimeve për të cilat infor-macioni ofrohet nëpërmjet 3 sistemeve alternative (in-ternetit, mobile app, call center) të ngritur nga ADISA. Lehtësimi i procedurave të marrjes së shërbimeve nga biznesi dhe qytetarët, në institucionet e administratës publike, nëpërmjet shtimit të shërbimeve me vulë

dixhitale. Modernizimi i shërbimeve publike nëpërm-jet ofrimit të tyre elektronikisht në portalin qeveritar e-albania. Implementimi i funksionalitetit të vlerësimit me yje të cilësisë së shërbimit për të gjitha shërbimet elektronike të portalit e-albania”, thuhet në objektivin e tetë të qeverisë për reformimin e administratës publike.

PROCESE TË THJESHTUARA PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE

Qeveria zbardh planin për reformimin e administratës, kontrolle çdo institucioni për

spastrimin e militantëve, ja si ndryshojnë pagat

Objektiv për të rritur më tej nivelin e zbatimit të ligjit për nëpunësit civilë

Mimoza IBRA

Qeveria ka zbard-hur ditën e djeshme strategjinë për reform-imin e administratës,

largimin e militantëve dhe zhdukjen e punësimeve partiake. Në një kohë kur reforma në ad-ministratën publike ka qenë një nga prioritetet dhe premtimet e mazhorancës qeverisëse, Depar-tamenti i Administratës Publike ka bërë publik dje draft-planin e ri të qeverisë për periudhën 2018-2020. Për këto dy vite janë bërë të ditura në faqen zyrtare të DAP të gjitha objektivat e social-istëve për të kryer me suksese këtë reformë të ndërmarrë, por ndër të tjera bie në sy se fokusi është përqendruar kryesisht tek spastrimi i militantëve. Edhe pse nuk thuhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në objektivin e pestë të DAP theksohet se në administratën publike do të kryhet një monitorim i thellë ku në fokus do të jetë cilësia e ofrimit të shërbimeve publike. Në këtë pikë pritet që të ketë edhe spastrime të punonjësve, veçanërisht të militantëve të LSI, të cilët mund të rezultojnë se nuk e kanë kryer në mënyrën më cilësore të mundshme punën e tyre. “Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shërbimeve ADIS; Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike pranë institucioneve të qeveris-jes qendrore”, thuhet në objektiv. Po ashtu një tjetër synim i rëndë-sishëm që ka lidhje me eficencën e nëpunësve publikë është ai numër 10, ku nënvizohet se do të përgatitet një metodologji për monitorimin dhe vlerësimin e performancës së institucioneve dhe agjencive të varësisë.

Ndryshimi i pagaveNga ana tjetër, në draft-pla-

nin e qeverisë për përmirësimin dhe reformimin e administratës publike, bie në sy se do të ketë edhe një organizim të sistemit të pagave për punonjësit. Në ob-jektivin e shtatë sqarohet se ky organizim do të bëhet në bazë të vlerësimit të vendit të punës. Po

ashtu ata nëpunës civilë të cilët kanë patur më shumë rezultate të kënaqshme në punën e tyre dhe në trajnimet e detyrueshme pritet të përfitojnë një rritje pagash. “Organizimi i sistemit të pagave në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultat-eve në trajnimet e detyrueshme: Rishikimi dhe miratimi i struk-turës së re të pagave: Hartimi dhe miratimi i një dokumenti për politikat; në sistemin e pagave dhe miratimi i strukturës së re të pagave; Miratimi i vendimeve të reja për pagat dhe zbatimi i strukturës së re; Rishikimi i raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objek-tive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas

JA OBJEKTIVAT E QEVERISË PËR REFORMËN

NË ADMINISTRATËN PUBLIKEObjektivi 1: Politikat planifi-

kuese dhe koordinuese të përmirësu-ara për të hartuar dokumenta strateg-jikë të qeverisë që i shndërrojnë prioritetet në veprime konkrete; Objektivi 2: Sistem transparent

i hartimit të ligjeve, gjithëpërfshirës, i bazuar në politika dhe që siguron përafrimin me acquis; Objektivi 3: Ndërtimi i një sis-

temi monitorimi dhe vlerësimi efikas të strategjive, programeve dhe kuadrit ligjor në fuqi, të mbështetur në: 1) mbledhjen e të dhënave, nëpërmjet një procesi asnjëanës dhe transparent, për hartimin dhe zbatimin e strategjive, programeve dhe legjislacionit, si dhe 2) në hartimin e analizave për vlerësimin e efekteve të krijuara nga zbatimi; Objektivi 4: Fuqizimi i struk-

turave të administratës publike me qëllim përmirësimin e ofrimit të shër-bimeve ndaj publikut; Objektivi 5. Shërbime publike

të përmirësuara, të aksesueshme, dhe të integruara duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe forci-min etikës në ofrimin e shërbimeve publike; Objektivi 6: Rritja e kapac-

iteteve në fushën e zbatimit të legjisla-cionit të shërbimit civil si dhe lehtësimi I procedurave në zbatim të tij; Objektivi 7: Organizimi i sis-

temit të pagave në shërbimin civil duke u bazuar në vlerësimin e ven-dit të punës, të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë dhe rezultateve në trajnimet e detyrueshme; Objektivi 8: Procedura të

thjeshtuara për ofrimin e shërbimeve, duke lehtësuar komunikimin me publikun dhe shmangur korrupsionin; Objektivi 9: Zhvillimi i një

infrastrukture TIK të aftë për të mbështetur veprimtaritë e përditshme të administratës publike dhe rritjen e eficensës duke ulur kohën për të aksesuar, përpunuar dhe transmetuar informacionin ndërsa përmirësohet rrjedha e informacionit; Objektivi 10: Rritja e eficencës

dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve publikë; Objektivi 11: Rritja e kontrollit

mbi veprimtarinë e administratës publike, garantimi i të drejtave të qytetarëve dhe aksesi në informacion.

Monitorimi i cilësisë së ofrimit të shër-bimeve publike pranë qendrave të integruara dhe sporteleve të shër-bimeve ADIS; Pilotimi i zbatimit të kuadrit për vlerësimin e cilësisë së of-rimit të shërbimeve publike pranë in-stitucioneve të qeverisjes qendrore...përmbajtjes së punës”, shpjeg-ohet në objektivin 7. Nga ana tjetër socialistët kanë si objektiv edhe që të rrisin më tej nivelin e zbatimit të ligjit për nëpunësin civil. “Marrja e masave për: rritjen e nivelit të zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, për të

gjitha subjektet e përfshira në këtë ligj, aplikimin e unifikuar të instituteve të tij, në njësitë e qeverisjes vendore (Trajnimi i nëpunësve të burimeve njerëzore dhe të njësive të financës për përdorimin e SIMBNJ)”, thuhet në objektivin e gjashtë.

“Trajnimi dhe ofrimi i asist-encës “online” për punonjësit e administratës publike, për gjenerimin e dokumenteve sho-qëruese të disponueshme me vulë dixhitale në portalin e-al-bania, në emër të qytetarit dhe biznesit. Zhvillimi i një sistemi efektiv për vlerësimin e trajnim-it, që do të gjenerojë më shumë të dhëna lidhur me cilësinë e trajnimit, arritjen e objek-tivave dhe matjen e ndikimit të trajnimit në performancën individuale, të institucionit dhe të sistemit në tërësi. Zhvillimi i sistemeve dhe procedurave që plotësojnë standardet kom-bëtare/ ndërkombëtare te kon-trollit të cilësisë”, thuhet ndër të tjera në objektivat e DAP për reformën në administratë.

TRAJNIM PËR NËPUNËSIT CIVILË

Page 10: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

10 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Arben Ahmetaj: Sportel të dedikuar asistence për biznesin e vogël

Biznesi i vogël me TVSH, gati protestat nëse s'tërhiqet qeveria

Bizneset e vogla të cilat do të përfshihen në skemën e TVSH-së nga 1 prilli 2018 do të kenë një sportel të dedikuar asistence, informimi dhe trajnimi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Fi-nancave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një inspektimi në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Korçë. “Për bizneset e vegjël që do të përfshihen në skemën e deklarimit të TVSH, një sportel i dedikuar asistence, informimi dhe trajnimi, në Korçë dhe në çdo zyrë të shërbimit të tatimpa-guesve, në të gjithë Shqipërinë”,

tha ai. Ahmetaj vuri theksin te radha dhe pritja e bizneseve, të cilat sipas tij janë reduktuar në mënyrë drastike. Po ashtu, shtoi më tej se gjenerohen online më shumë se 1200 vërtetime në muaj si rezultat i reformës së deregulimit. “Mbi 1200 vërtetime në muaj që më parë ofroheshin vetëm të printuara në letër, tani falë reformës së deregulimit, gjen-erohen lehtësisht online përmes platformës e-Albania. Numri i veprimeve në sportel është ulur nga 1200 në vetëm 200 në muaj”, shtoi Ahmetaj.

Albert Nasto, Kryetar i Sho-qatës të Biznesit të vogël para-lajmëron protesta nëse qeveria nuk tërhiqet nga përfshirja në TVSH e biznesit të vogël. “Ne i kemi dërguar një letër kryem-inistrit para dy ditësh që të an-ulojë vendimin. Të përmirësojë klimën e biznesit. Biznesi i vogël të kontrollohet një herë në vit. Si dhe rimbursimin e kasave. Për pikën e parë ka 15 ditë afat. Nëse nuk e anulon dhe ta lërë 50 mil-ionë lekë, ne do të fillojmë pro-testat. I themi biznesit të bëhemi gati për protesta, ndoshta më të

fortat në 27 vite”, ka deklaruar Nasto. Letra zyrtare dërguar qeverisë parashikon 4 kërkesa: Të anullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili vendosi të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset me xhiro vjetore 2 milionë lekë; Përmirësim urgjent i klimës ‘armiqësore’ ndërmjet biznesit dhe shtetit; Biznesi i vogël dhe i mesëm të kontrollohet 1 herë në vit ose në 3 vjet; Rimbursim i kasave fiskale për të gjithë biznesin, i cili nuk ka përfituar nga ligji i parë për rimbursim.

BEI, 700 mln euro për projekte infrastrukturore në Ballkan në 2018

Banka më e madhe për investime e Evropës plani-fikon të financojë me rreth 700 milionë euro (861.98 milion dollarë) projekte që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e lidhjes së trans-portit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Banka Europiane e Investimeve (EIB), në pronësi të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përdor depozitat e tyre të kapitalit si siguri për të financuar hua për projekte kërkimore, infra-strukturore dhe mjedisore në

Evropë dhe në mbarë botën. “Ne planifikojmë të shtrijmë rreth 700 milionë euro për projektet e infrastrukturës, energjisë dhe transportit në Ballkanin Perën-dimor në 2018”, tha zëvendës presidenti i BEI, Vazil Hudak për Reuters pasi banka prezan-toi aktivitetet e saj në 2017 në Bullgari. BEI tha se siguroi rreth 300 milionë euro kredi, garanci dhe investime të kapitalit të ri në shtetin e Detit të Zi vitin e kaluar. Hudak tha se BEI do të vazhdojë të përqendrohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Brenda marsit, 13 pagesa të taksave nga TVSH te sigurimet do të kryhen online nga portali e-Albania

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTatimet: Ja taksat dhe tarifat që do të paguhen on line

Brenda muajit mars, sipër-marrësit, por edhe qytetarët do të mund të realizojnë online pagesat e 13 detyr-

imeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Ta-timeve. Tatimpaguesit do të mund ta realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-albania me kredencialet e tyre dhe mund të kryejnë pagesë të pjesshme ose të plotë, për këto taksa dhe tarifa: Pagesa e TVSH së biznesit, tatimi i fitimit të biznesit, tatimi i lojrave të fatit të biznesit, ta-timi mbi të ardhurat personale, renta minerare e subjektit, tatimi i thjesh-tuar mbi fitimin, taksat kombëtare, tarifat Kombëtare, tatimi i mbajtur në burim, kontributet shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi, detyrimet globale, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi si dhe tatimi mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se mbetet e an-gazhuar në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

Shërbimet që ofron e-albania E-albania është portali qeveritar

ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të in-stitucioneve ofrohen në mënyrë elek-

“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Plat-formës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur 33 vende të lira pune për pozicione të ndryshme. Sipas njoftimit të Doganave, për pozicionin Përgjegjës Sektori, në Sektorin Task Forcë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 është shpallur një vend vakant. Ndërkohë, një vend i lirë pune është edhe për pozicionin Përgjegjës sektori, në Sektorin e Analizës dhe Raportimit, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe një tjetër vend është shpallur për Përgjegjës sektori, në Sektori Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1. Ndërsa janë shpallur 4 vende të lira pune në për

pozicionin Inspektor Grupi Operativ Antitrafik, në Sektorin Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a/ dhe një tjetër vend për Koordinator për Skanimet, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C1, Kategoria e pagës III-a. Ndërkohë, po nga një vend pune i lirë është shpallur edhe për Përgjeg-jës sektori, në Sektori për Mallrat e Rrezikshme, Dual Use, Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1 dhe Përgjegjës sektori, në Sektori të Kontrollit të Deklarimeve CASH, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B. III-a. Sipas njoftimit, një vend pune i lirë është

shpallur për pozicionin Inspektor Antikontra-bande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a, ndërsa 5 vende për po të njëjtin pozicion në Sektorin Antikontrabandës Toksore. 15 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh. Ndërsa nga një vend i lirë pune është shpallur edhe

për pozicionin Përgjegjës Sektorin në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria B, në Sektorin për Hetimin Çështjet e Sigurisë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1. Të interesuarit për këto pozicione të lira pune duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Doganave. Për t’u bërë pjesë e konkurrimit ata duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.

Doganat shpallin 33 vende të lira pune, ja si mund të aplikohet për secilin pozicion

por edhe jashtë saj. Përsa i përket pagesave, nga ky portal mund të paguhen: fatura e energjisë elektrike, gjobat e kontrollit në rrugë, gjobat e kontrollit vjetor të automjeteve, kundravajtjet rrugore, taksat dhe tarifat vendore për qytetet Durrës dhe Tiranë, taksat e automjeteve etj. Duke u regjistruar përdorur portalin qeveritar e-albania.al, qytetarët dhe bizneset mund të kursejnë kohë dhe shmangin radhët në sportele.

tronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elek-tronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet. Aktual-isht në të gjenden mbi 700 shër-bime të ndara sipas kategorive të ndryshme. Portali është lehtësisht i përdorshëm nga të gjithë dhe për këdo që has vështirësi, është një

ekip që bën të mundur orientimin e qytetarit në marrjen e shërbimit për të cilin interesohet. Aktualisht, ky portal ofron disa shërbime si: pagesën online të disa taksave, shkarkimin e dhjetra dokument-eve zyrtare me vulë dixhitale, dhënie informacioni zyrtar për çështje dhe probleme të ndryshme si ekonomia, ligjet, drejtësia, pro-na, shëndetësia, arsimi, kultura etj. Aktualisht, nga e-albania mund të shkarkohen 26 doku-mente online me vulë dixhitale, 9

prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Një risi e portalit qeveritar e-Albania është mundësia që u ofron për-doruesve të tij për të bërë pagesa online nëpërmjet Platformës Qe-veritare të Pagesave Elektronike me kartë krediti ose debiti, si dhe nëpërmjet kanalit jo-bankar EasyPay. Për pagesat elektronike në portalin qeveritar e-albania mund të përdoren të gjitha kartat që mbajnë logon VISA dhe MAS-TERCARD jo vetëm në Shqipëri,

Page 11: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

C M Y K

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTrump nxit vendet të garojnë për përjashtim nga tarifat e metaleve

Andi LAMKO

Zyrtarë amerikanë kanë sug-jeruar dje se SHBA mund të përjashtojë nga rritja e tarifave tregtare të metaleve, vendet

aleate në NATO që rrisin angazhimet financiare të mbrojtjes. Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha se në mënyrë që t’iu shmangen ta-rifave amerikane për importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, vendet duhet të shtojnë kontributet në aleancën ushtarake. “Presidenti Donald Trump do të ketë parasysh sigurinë kombëtare kur të vendosë së cilat shtete do të përjashtojë nga tarifat, pasi ai ashtu siç e ka bërë të qartë më parë, dëshiron që aleatët e NATO-s të shpen-zojnë më shumë për mbrojtjen, ashtu si dhe vetë SHBA”, tha Mnuchin në një intervistë me rrjetin CNBC. Trump ka cituar shqetësimet për sigurinë kom-bëtare si arsye për vënien e tarifës prej 25 për qind në importet e çelikut dhe 10 për qind në ato të aluminit, dhe kur njoftoi vendimin e tij më 8 mars. Ai tha se po e bën këtë duke pasur në mendje shpenzimet evropiane në NATO, çka u interpretua nga mediat si një kritikë indirekte ndaj Gjermanisë.

Industria e çelikut, baza e mbrojtjes

Ai ka thënë se importet janë duke “vrarë” industritë e çelikut dhe aluminit dhe se shteti dëshiron të mbrojë veten, duke krijuar sektorë të metaleve me kapacitet të prodhimit të armatimeve. “Shumë shtete që na trajtojnë si më të dobët në tregti dhe ushtri, janë miqtë dhe aleatët tanë. Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Trump. Presidenti aktual-isht ka përjashtuar nga tarifat vetëm Kanadanë dhe Meksikën, duke cituar

Putin: Nuk brengosem nëse rusët kanë ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA

Qytetarët grekë: Zgjidhja e emrit do jetë në favor të Maqedonisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë dje se nuk mer-akoset nëse qytetarë rusë kanë synuar të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, por insistoi se Kremlini nuk ka lidhje me këto akuza. “Pse ju keni ven-dosur që autoritetet ruse, duke më përfshirë edhe mua, i kemi dhënë dikujt leje për ta bërë një gjë të tillë?”, ka pyetur Putin në një intervistë me rrjetin NBC. Prokurorët amerikanë akuzuan Rusinë për krijimin e fushatave në mediat sociale me qëllim të

krijimit të përçarjeve politike në Shtetet e Bashkuara dhe për të ndihmuar Donald Trump në marrjen e presidencës. “Çka nëse janë rusë? Janë 146 milionë rusë. Prandaj nuk më intereson. Nuk mund të brengosesha më pak. Ata nuk prezantojnë inte-resat e shtetit. Ne në Rusi nuk mund të gjykojmë vetëm ata që shkelin ligjin rus”, ka thënë Putin, duke shtuar se individët e paditur nuk punojnë për qever-inë, edhe pse ka mundësi që ndonjëri prej tyre të ketë punuar për ndonjërin nga kandidatët.

Rreth 57,1 për qind e të anketuarve në hulumtimin e realizuar për televizionin grek “Action 24” vlerësojnë se zgjidhja eventuale e problemit me emrin do të jetë më afër qëndrimeve të Maqedonisë, ndërsa vetëm 26.9 për qind mendonin se shkel “vijat e kuqe” greke. Pyetjes: “Zgjidhja për emrin e Shkupit, vlerësoni se do të jetë më afër asaj që e kërkon Greqia apo asaj që e kërkon Shkupi?”, gjashtë nga 10 të anketuar i janë përgjigjur se do të jetë në dobi të Maqe-

donisë. Hulumtimi është sipas orientimit politikë,moshës, gjinisë, vendbanimit, shkallës së edukimit. 7 nga 10 të anket-uarve që vlerësojnë se zgjidhja do të jetë në dobi të Maqedonisë, u vetë-deklaruan si të djathtë apo të djathtë radikalë. Lidhur me gjininë, dallimi mes burrave dhe grave është vetëm 2,7 për qind ndërsa megjithatë 64,1 për qind ishin me arsim të lartë. Në anketën telefonike morën pjesë 1002 të anketuar nga mbarë Gre-qia, ndërsa u realizua prej datës 6 deri më 8 mars të këtij viti.

Lista Serbe: Për ne Demarkacioni nuk ekziston, ta zgjidhin shqiptarët

Lista Serbe ka mohuar dje raportimet rreth negociatave të deputetëve të saj në lidhje me Ratifikimin e Demarkacionit kufitar të Kosovës me Malin e Zi. Përmes një komunikate partia tha se tema për demark-acionin për ta nuk ekziston dhe me këtë duhet të merren partitë shqiptare. “Për Listën Serbe tema e ashtuquajtur për demarka-cionin absolutisht nuk ekziston. Kjo çështje nuk na intereson, ndërsa me të le të merren partitë shqiptare në kuadër të programit të tyre politik”, thuhet në komu-

nikatë. Lista Serbe shtonte më tej se nuk dëshiron të shantazhojë askënd, mirëpo as nuk do të lejojë të shantazhohet, prandaj kërkon nga partnerët e koalicionit raport korrekt, si dhe respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit në pushtet. “Ne nuk duam të jemi të instrumentalizuar në asnjë mënyrë, dhe as që kemi qëllim të devijojmë nga parimet tona politike, në bazë të të cilave është formuar kjo parti, si garanci e të drejtave të popullit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“përkushtimin e përbashkët” të tyre me Shtetet e Bashkuara, në sigurinë kom-bëtare. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do të konsiderojë përjashtimin e aleatëve amerikanë nga tarifat, duke shqyrtuar çdo shtet si rast të veçantë. Gjermania dhe vendet e tjera aleate në Evropë kanë thënë se do të kërkojnë përjashtime nga këto tarifa, por SHBA pritet të përsërisë pretendimet e saj që vendet aleate në NATO të arrijnë të shpenzojnë për mbrojtjen 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. “Nëse ne jemi në aleancën e NATO-s, atëherë presidenti kërkon të sigurohet që NATO të ketë më shumë para për të plotësuar misionin e saj të mbrojtjes së të gjithëve”, tha Mnuchin. Vendimi i presidentit Trump për tarift e metaleve të importit raportohet se vjen pas një investigimi të departamenti të tregtisë

që tha se këto importe po kërcënonin sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale të SHBA.

Gara e përjashtimit nga taksatLëvizja proteksioniste shkaktoi

zemërim të gjerë te liderët botërore dhe mes disa anëtarëve të partisë së tij re-publikane. pas një jave intensive lobimi Kanadaja dhe Meksika siguruan për-jashtimet e tyre nga taksat, të cilat hyjnë në fuqi në fund të muajit. Në rast se nuk arrijnë të marrin përjashtime, Korea e Jugut, Kina, Japonia, Gjermania, Turqia e Brazili mund të goditen nga tarifat e eksporteve të tyre drejt SHBA. “Pres-identi mund të bëjë përjashtime dhe unë besoj se do të ketë vende të tjera që do të merren në konsideratë gjatë dy javëve të ardhshme”, tha sekretari Mnuchin, duke hapur në mënyrë të tërthortë garën e joshjes së SHBA nga

NATO i jep Ukrainës statusin e "shtetit kandidat"

NATO i ka garantuar Ukrainës, statusin e shtetit aspirant për anëtarësim eventual në aleancën Perëndimore të 29 shteteve. “Ak-tualisht, katër shtete partnere kanë deklaruar aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO: Bosn-ja-Hercegovina, Gjeorgjia, Ish-Re-publika Jugosllave e Maqedonisë, dhe Ukraina”, ka njoftuar aleanca përmes një deklarate. Parlamenti ukrainas ka miratuar vitin e kaluar një ligj, përmes së cilit integrimi në NATO konsiderohet prioritet për politikën e jashtme të vendit.

Serbia e Irani rihapin fluturimet

direkte pas 27 vjetëshPas 27 vitesh, fluturimet direkte

mes Iranit dhe Serbisë kanë rinisur dje me uljen e një avioni të linjave IranAir në aeroportin e Beogradit Nikola Tesla, njoftonin mediat serbe. IranAir do të ofrojë dy herë në javë fluturime nga Teherani në Beograd, të cilat raporto-hen se janë rezervuar të gjitha deri në verë. Shërbimi vjen pas liberalizimit të vizave mes dy vendeve në gusht 2017. Sipas disa OJQ-ve serbe iranianët mund ta përdorin rrugën e re për të kërkuar azil në vendet evropiane.

Kroacia akuzon 22 serbë kroatë për krime

lufte në vitet ‘90Prokurorët kroatë kanë njoftuar

dje se kanë akuzuar 22 serbë entikë vendas, për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në vitet e 1990-të. Zyra e prokurorit në Zagreb tha se 22 serbë kroatë janë akuzuar për vrasjen e 22 civilëve dhe dy zyrtarëve policorë, të cilët janë mbajtur në tri zona në lindje të shtetit më 1991. Serbët kanë qenë pjesë e një grupi paramilitar që ka vepruar në lindje, gjatë viteve 1991-95 në luftën mes kroatëve dhe forcave serbe të përkrahura nga Beogradi.

“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”. Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, ku foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që quajti “agresione” të Turqisë. “Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Evropian”, tha ai. U duk sikur vizita historike e Erdo-gan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo. Pak javë pas saj tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa Turqia nuk është e bindur.

Shtëpia e Bardhë theksoi dje se megjithë pranimin e presidentit Trump për takimin me liderin koreano-ver-ior Kim Jong Un, hapa konkretë për denuklearizim duhet t’i paraprijnë ngjarjes historike të muajit maj. "Ne po veprojmë në pozitë superiore, dhe takimi është rezultati i presionit tonë që ka vënë Korenë e Veriut në pozitë të dobët. Presidenti do të kryejë takimin vetëm nëse shikon hapa konkretë nga Peniani për denuklear-izimin", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Ajo shtoi se pranimi surprizë i takimit nga presidenti ishte rezultat i disa muaj pune përgatitore nga agjencitë e SHBA. Presidenti amerikan tha një ditë më parë pas pranimit të takimit se “marrëveshja ishte duke u kryer” dhe menjëherë kishte bërë një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping.

GREQIA JEP ALARMIN: JEMI PRANË KONFLIKTIT ME TURQINË SHBA: TAKIMIT TRUMP-KIM JONG T’I PARAPRIJNË HAPA KONKRETË

vendet e ndryshme prodhuese. Ai shtoi se përjashtimet për produkte specifike do të miratohen nga sekretari i tregtisë Wilbur Ross. “Ai shumë shpejt do të hartojë rregullacionet mbi bazën e të cilave do të bëhen përjashtimet e pro-dukteve të caktuara”, tha Mnuchin. Dje më herët Trump sugjeroi se Australia mund të ishte përfituesja e radhës për përjashtimin, pas një bisede që kishte pasur me kryeministrin Malcolm Turnbull. “Fola me kryeministrin Turn-bull Malcolm të Australisë. Ai është i përkushtuar për të ndarë një barrë të drejtë të marrëdhënies tonë tregtare dhe ushtarake. Prandaj po punojmë për përjashtimin nga tarifat e çelikut dhe aluminit të kombit të madh të Aus-tralisë”, komentoi Trump në mediumin e tij të preferuar Twitter.

Presidenti Donald Trump do të ketë par-asysh sigurinë kom-bëtare kur të vendosë së cilat shtete do të përjashtojë nga tarifat, pasi ai ashtu siç e ka bërë të qartë më parë, dëshiron që aleatët e NATO-s të shpen-zojnë më shumë për mbrojtjen, ashtu si dhe vetë SHBA...

SHBA: Aleatët e NATO lirohen nga tarifat tregtare, nëse rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Page 12: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

12 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Enver Hoxha më 1964 në sulm ndaj Nikita Hrushovit: Çdo hap ndaj nesh do jetë

katastrofik, fshihet pas revizionistëve

Më 7 maj 1964 Enver Hoxha pret delegacionin e Koresë së Veriut dhe diskutojnë politikat e

brendshme e të jashtme të Hrusho-vit, të cilat sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhim-it bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën ndaj revizionizmit dhe bashkëpunimin pozitiv me Kinën. Hoxha pret në mesditë në komitetin qendror deleg-acionin koreano-verior të kryesuar nga kreu i sindikatave Li Bieongçan, të cilët kishin marrë pjesë në fes-timet e 1 Majit në Shqipëri. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm ambasadori korean në Shqipëri, An Jong dhe kreu i bashkimeve profe-sionale shqiptare Gogo Nushi.

7 maj 1964 Raport i takimit mes

Enver Hoxha e Li Bieongchan Hoxha: Jemi të lumtur që ju

kishim këtu me ne ju shokë të bashki-meve profesionale koreane, të dërguar këtu në Shqipërinë e vogël nga shoku Kim Il Sung për të festuar 1 Majin.

Li Bieongçan: Edhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar shumë qytete dhe kemi takuar popullin dhe komunistët shqiptarë.

Hoxha: Ju vini në Shqipëri për herë të parë. Edhe unë kam qenë 1 herë në Kore. Kur të vendosim linjën e udhëtimeve do të kemi mundësinë të bëjmë vizita më të shpeshta. Populli dhe partia jonë kanë një dashuri të madhe për popullin korean, partinë tuaj heroike dhe shokun Kim Il Sung. Edhe unë kam përshtypjet më të mira nga vizita në Korenë e Veriut, pasi mund të shihja gjithçka me sytë e mi dhe kjo është më mirë se njëqind arti-kuj gazetash. Ne takohemi dhe flasim shpesh me ambasadorin tonë duke ndjekur sukseset e shokëve koreanë. Kemi lexuar direktivat e shokut Kim Il Sung për bujqësinë nga të cilat kemi përfituar këshilla dhe për vendin tonë pasi dhe për ne bujqësia është shumë e rëndësishme. Ekonomia e vendeve tona dhe Vietnamit po zhvillohet shumë në krahasim me vendet e tjera socialiste ku janë në pushtet revizion-istët, të cilat po shkojnë drejt dështimit. Nëse nuk gabohem, Koreja ka arritur të prodhojë 4 kuintalë grurë për kokë. Ne jemi ende larg këtij objektivi por jemi duke u përmirësuar. Jemi të lumtur për këtë sukses të Koresë pas shkatërrimit të madh që ka pësuar pas luftës.

An Jong: Shqipëria gjithashtu ka një perspektivë të shkëlqyer për zhvillimin e bujqësisë.

Hoxha: Kjo është e vërtetë. Gjatë kohës kur ishim në Kore ne vumë re shumë vëmendje po i kushtohej nxitjes së bujqësisë, ujitjes, fertilizuesve etj.

An Jong: Përdorimi i fertilizuesve kimikë është shumë i rëndësishëm pasi toka e vendit tonë është përdorur prej mijëra vjetësh dhe është oksiduar. Fertilizuesit kimikë janë shumë të nevojshëm.

Hoxha: Ju jeni shumë përpara si në industri ashtu dhe në fushën e mbrojtjes. Unë fola me delegacionin tonë ushtarak që erdhi nga Koreja disa kohë më parë. Ata u kënaqën me pritjen e ngrohtë që i ofruan shokët koreanë dhe ishin të impresionuar nga ushtria koreane, sistem i saj i arsimit dhe sistemet mbrojtëse të vendit.

An Jong: Meqenëse jemi në para-rojë të armikut tonë të përbashkët, këto janë të nevojshme.

Hoxha: Është e vërtetë, por njërën anë të vendit tuaj e keni të siguruar nga republika Popullore e Kinës. Ndërsa ne këtu jemi të rrethuar nga të

Ja bisedat që bënte Enver Hoxha me përfaqësuesit e Koresë së Veriut

goditjeje për të gjithë armiqtë.An Jong: Kina marksiste-lenin-

iste ka nj rol të madh. Revizionistët po përpiqen ta izolojnë atë por çdo përpjekje e tyre po dështon. Kampi socialist nuk mund të ekzistojë pa Kinën. Gjatë situatës kaotike që po krijohet në kampin ndërkombëtar komunist, ne kemi publikuar shumë artikuj ku flasim për dështimin e re-vizionistëve në ndarjen kampit. Deri tani revizionistët nuk kanë thënë asgjë për këtë fakt, ndërsa vetëm Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka botuar në buletinin e lajmeve.

Hoxha: Revizionistët nuk kanë asgjë për të thënë mbi këtë. Qëndrimi i partisë suaj është plotësisht mark-sist-leninist dhe nëse Hrushovi guxon të thotë diçka për partinë koreane, do të jetë katastrofike për të, sepse duhet të përballet me goditjet tuaja të fuqishme. Tani Hrushovi nuk thotë

gjë sepse kërkon të bëjë të duket sikur partia koreane nuk është në solidaritet me Kinën. Por ata që i lexojnë arti-kujt tuaj e kuptojnë se revizionistët drejtohen nga Hrushovi dhe grupi tij. Ata po organizojnë aktivitete kundër marksizëm-leninizmit, kundër Kinës, Koresë dhe Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë po krijojnë aleanca me imperialistët amerikanë. Por ata nuk do të kenë kurrë sukses dhe çdo hap që marrin do të jetë katastrofik, si në fushën ekonomike, ideologjike e të tjera. Ata po përpiqen të marrin

kontrollin e bashkimeve profesion-ale. Kanë fituar në krahun e tyre dhe Luis Sayan. Por shikoni sukseset tona ekonomike! Ne jemi të lumtur të shikojmë që tezat ekonomike të Kim Il Sung kanë krijuar rezerva të rëndësishme që tashmë ju lejojnë ju të zhvendosni vëmendjen të ndërtimi i banesave të punëtorëve e fshatarëve. Kjo është një arritje e madhe në lidhje me reduktimin e ndryshimeve të fshatit me qytetin. Kur ju të nisni debatet tuaja me Hrushovin ai do t’ju akuzojë për “kapërcimin e madh” dhe

Tani Hrushovi nuk thotë gjë sepse kërkon të bëjë të duket sikur partia koreane nuk është në solidaritet me Kinën. Por ata që i lexojnë artikujt tuaj e kuptojnë se revizion-istët drejtohen nga Hrushovi dhe grupi tij. Ata po organizo-jnë aktivitete kundër marksizëm-leninizmit, kundër Kinës, Koresë dhe Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë po krijojnë aleanca me imperialistët ameri-kanë. Por ata nuk do të kenë kurrë sukses dhe çdo hap që mar-rin do të jetë katast-rofik, si në fushën ekonomike, ideolog-jike e të tjera...

gjitha anët. Ju mund t’i përqendroni të gjithë mbrojtjet tuaja në vijë të drejtë në paralelin e 38-të dhe në bregdet, ndërsa ne duhet t’i ndërtojmë në formë rrethi. Ju shokë koreanë fituat kundër imperializmit amerikan dhe të tjerëve sepse linja juaj është korrekte. Vendi ynë është i rrethuar nga armiqtë por megjithatë reziston, ndërton socializ-min dhe arrin suksese pasi linja e tij është korrekte. Njerëzit tanë e duam shumë udhëheqësin korean Kim Il Sung sepse ju ndiqni linjën korrekte marksiste-leniniste, e cila përfaqë-son dëshirat dhe aspiratat e popullit tuaj dhe proletariatit ndërkombëtar, kundër Hrushovit dhe revizionistëve të tjerë. Hrushovi i ka provuar edhe këtu te ne komplotet që ka organizuar kundër jush por ne i kemi treguar udhën.

An Jong: I keni lexuar tekstet e plota të teorive të Kim Il Sung? Mund t’ua dërgojmë.

Hoxha: Faleminderit. Jo, nuk kam lexuar tekstet e plota, por kam lexuar përmbledhjet. Shokët e bujqësisë dhe të Komitetit Qendror lexojnë mate-riale të tilla pasi nuk merren vetëm me çështjet e bujqësisë, por dhe ato organizative, që kanë të bëjnë me qasjen konkrete në detaje të bujqësisë. Ne do të vazhdojmë të marrim masa në të ardhmen për të ndjekur këtë linjë. Nëse nuk gabohem në këto teza të Kim Il Sung përmendet rëndësia e këshillave rajonalë bujqësorë. Ju nuk keni një ministri të Bujqësisë por një komitet të bujqësisë, kjo është një qasje e rëndësishme dhe ne do ta stu-diojmë me hollësi. Mund të dërgojmë një delegacion bujqësor në Kore për të studiuar mundësitë tona.

An Jong: Do t’ju dërgojmë men-jëherë materialet.

Hoxha: Ju faleminderit shumë. Edhe fakti që në Republikën Popullore të Kinës bujqësia po shkon mirë pas vështirësive që ata hasën, është i rëndësishëm për ne dhe për lëvizjen komuniste. Sot ne morëm një telegram nga ambasadori në Kinë, ku na tregon për vizitën në qytete të ndryshme të Kinës me ambasadorët e tjerë. Dyqa-net janë të mbushura me ushqime, në Pekin ka plot mish, vezë, perime dhe artikuj të tjerë. Dhe në qytete të tjera ushqimet janë të bollshme dhe me çmime më të ulëta. Ky është një sukses i madh.

An Jong: Shokët tanë kinezë e kane zgjidhur çështjen e bujqësisë. Ky është nj sukses i madh.

Hoxha: Është një fat i madh për lëvizjen komuniste që kemi një aleat si republika e Kinës, e cila ndjek linjën korrekte marksiste-leniniste dhe është kthyer në flamurtare të komunizmit ndërkombëtar, si mali i Olimpit në Greqinë e lashtë dhe si një mjet i fortë

Page 13: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Enver Hoxha më 1964 në sulm ndaj Nikita Hrushovit: Çdo hap ndaj nesh do jetë

katastrofik, fshihet pas revizionistëve

Ja bisedat që bënte Enver Hoxha me përfaqësuesit e Koresë së Veriut

do të thotë se ajo që po bëni nuk është korrekte, sepse dëshiron që ju të ecni së prapthi. Hrushovi mori një goditje të rëndë nga dështimet bujqësore. Ai po përpiqet të ndryshojë bujqësinë sovjetike në stil kapitalist, duke krijuar polarizimin e fshatarësisë, në fjalë të tjera duke krijuar fshatarët e pasur, krerët e kolkozeve, dhe nga ana tjetër sovkozët e varfër. Ai kërkon të risjellë polarizimin që Lenini eliminoi.

An Jong: Vitin e kaluar në të gjitha vendet me revizionistët në pushtet, kishte rënie të prodhimit bujqësor.

Hoxha: Ju keni dëgjuar për man-ifestimet e 1 Majit në Çekosllovaki, sipas informacioneve që kemi, ka pasur dhe arrestime. Kriza të tilla po ndodhin kudo në vendet revizioniste si Poloni, Bullgari etj. këto kriza janë të një natyre ideologjike, politike dhe ekonomike. Kur një trëndafil humbet petalet i mbeten vetëm gjembat. Pres-identi Xhonson tha sot përsëri se do të vazhdojë bllokadën ekonomike dhe spiunazhin kundër Kubës. Nga kjo kuptojmë se Hrushovi ka bërë tolerime ndaj imperialistëve amerikanë. Gjatë

krizës kubane të raketave ai mund të ketë bërë një kompromis me ta pa e ditur lëvizja ndërkombëtare socialiste. Nga ana tjetër, sot McNamara tha se do të shkojë së shpejti në Bon, kur Gjermania Perëndimore dhe SHBA kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sov-jetik. Në fjalë të tjera Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane. Njerëz si këta janë tradhtarë të lindur dhe duhen varur në shtyllat e telefonit. Do të vijë dita, herët a vonë. Po si duket moti këtë vit për bujqësinë në Kore?

An Jong: Kemi pasur shumë shira deh duket se do të kemi një prodhim të mirë.

Hoxha: Edhe ne parashikojmë një vit të mbarë. Punët e pranverës kanë shkuar mirë dhe këto ditë për-fundojmë mbjelljet e pambukut. Kemi mbaruar me mbjelljen e panxharit dhe mbjellja e misrit është në nivel të mirë, bashkë me drithërat e tjera. Kemi nisur studimin e zhvillimit të bujqësisë në zonat kodrinore. Kemi krijuar grupe specialistësh për çdo rajon dhe në fund të vitit studimi do të prezantohet në plenumin e komitetit qendror për të caktuar masat specifike për zgjerimin e kullotave, krijimin e burimeve ujore për kafshët dhe zhvillimin bujqësor të zonave kodrinore. Edhe ndërtimet tona po shkojnë mirë. Shokët kinezë janë shumë të kujdesshëm dhe po na ndihmojnë me projektet e fabrikave dhe materialet e ndërtimit. Meta nuk kemi probleme, nëse kemi vështirësi vijnë nga pala jonë.

15 janar 1963 Regjistrim i bisedës mes kryem-

inistrit kinez Çu En Lai, ambasadorit sovjetik në Kinë, Stepan V. Chervonen-ko dhe ambasadorit të Mongolisë në Kinë, Dondogiin Tsevegmid. Tseden-bal dhe En Lai diskutojnë dërgimin e

punëtorëve në Mongoli, dhe të mall-rave nga Mongolia në Kinë, si dhe për linjën ideologjike, propagandën dhe Shqipërinë.

Çu En Lai: Pra ju ndiqni verbërisht partinë sovjetike?

Tsedenbal: Nuk është kështu, ne jemi të bindur për drejtësinë e qën-drimit të partisë sovjetike dhe jemi të përkushtuar në zbatiin e politikave të saj.

Çu En Lai: A keni bërë të njëjtën gjë ju gjatë periudhës së kultit të Sta-linit? A i shikonit edhe ateherë kështu çështjet e kultit të individit?

Tsedenbal: Për çfarë e keni fjalën kur flisni për Stalinin? Edhe vetë liderët sovjetikë e kanë deklaruar se ai kishte të drejtë për disa gjëra. Sovjetikët nuk kanë vulgarizuar të gjitha çka ka bërë Stalini, ata i kanë dhënë akreditimin e duhur, por në të njëjtën kohë kanë evidentuar krimet dhe gabimet e tij.

Çu En Lai: Në lidhje me punëtorët kinezë në Mongoli, kjo politikë nuk e ndihmon çështjen.

Tsedenbal: Ju nuk duhet të shqetësoheni per faktin se punëtorët kinezë janë në mesin e kolektivit punëtor të Mongolisë. Nëse dëshironi ata mund të ven-dosen veçmas, ashtu si dhe rreth 5000 punonjësit e tjerë kinezë të kompanive të ndërtimit.

Çu En Lai: Në rregull, atëherë çështjen e diskutojnë përfaqësuesit e posaçëm të partive. Qëllimi im ishte të theksoja vështirësitë që kemi hasur dhe të sigurohesha që ju i kuptoni drejt.

Tsedenbal: Ndoshta punëtorët kineze duhet të përqendrohen në një vend të vetëm. Ne mund të gjejmë njerëzit për të organizuar negociatat dhe për të gjetur në zgjidhje.

Çu En Lai: Jam dakord me ju, nuk

jam i nevrikosur pro ju më parë po përpiqeshit të më jepnit leksion.

Tsedenbal: Partia e Mongolisë e respekton shumë partinë e Kinës dhe përpjekjen e saj për ndërtimin e socializmit dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit. Partia juaj ka shumë më tepër eksperiencë se partia e Mongolisë, prandaj vetëm ju kujtoj këto parime të marksizëm-leninizmit.

Çu En Lai: Nuk keni nevojë të tregoni të turpshëm apo të përulur. Ju Tsedenbal jeni kryetar shteti dhe partie. Ambasadori Tsevegmid tha se kur ishte në Moskë në vitin 1961, par-tia mongole kishte këshilluar partinë sovjetike që mosmarrëveshjet të mos kalonin përtej linjave ndërpartiake komuniste dhe të kryheshin konsul-time partinë e Shqipërisë. Por për fat të keq partia sovjetike nuk i pranoi propozimet tona dhe rrjedhimisht mosmarrëveshjet në bllokun tonë u ekspozuan ndaj armikut.

Çu En Lai: Nuk dua të prek shumë këtë çështje por ju Tsedenbal më kri-tikuat dhe unë duhet të përgjigjesha. Unë për shembull besoj se partia mongole nuk po ndjek linjën e duhur ideologjike, por unë nuk kërkoj që ju të ndryshoni linjën tuaj. Prandaj nëse jemi bashkë në jë takim të partive vël-lazërore ju kërkoj të mos më godisni në mjekër. Ju shoku Tsedenbal bëtë një deklaratë në takimin e Moskës në 1960 ku thatë se Çu En Lai ishte përpjekur t’ju bindte të mbështesnit Shqipërinë. Unë ju thashë atëherë se në Shqipëri ka shumë forca të brendshme, dhe se duhet të kemi vëmendje për këtë vend. Por ju e prezantuat çështjen sikur unë po përpiqesha që t’ju bindja të ndiqnit rrugën e Shqipërisë. Nuk dua të hyj në detaje tani por nuk do të pranoj akuzat që drejtuat ndaj meje në takimin e 1960. Megjithëse dy partitë tona janë komuniste, ne kemi ndryshime ide-ologjike por megjithatë nuk duhet të lejojmë që ato të ndërhyjnë në çështjet ndërshtetërore. Tsedenbal gjithashtu pohoi se kishte si qëllim të fliste për këtë. Ai shtoi se e dinte se kishte mos-marrëveshje mes partisë sovjetike dhe partive të tjera por tani nuk ishte koha për të folur përto. Tsedenbal shtoi se linja e partisë së Shqipërisë ishte e dyfishtë. Çu En Lai e nxiti të fliste më shumë për këtë.

Tsedenbal: Sjellja e partisë shqiptare është kthyer në një formë busulle për të testuar sinqeritetin e partive të tjera në lidhje me partinë sovjetike.

Çu En Lai: Çështja shqiptare nuk duhet të trajtohet bashkë me çështje të tjera. Disa parti dhe disa vende nuk janë të mëdha,por kjo nuk do të thotë se duhet të lihen mënjanë e të mos respektohen. Këtë e ka thënë edhe Hrushovi, çështjet e parive të vogla nuk mund të zgjidhen të gjitha nga dy partitë e madhe.

Tsedenbal: Mendoja se nënshkri-mi i demarkacionit kufitar do të kishte ndryshuar për mirë marrëdhëniet mes vendeve tona.

Ambasadori Tsevegmid shtoi se megjithëse udhëheqësi mongol nuk e përfundoi mendimin e tij, me sapo shi-het caktimi i kufirit nuk ka përmirësu-ar lidhjet mes Kinës e Mongolisë. Në mbyllje të bisedës Tsedenbal shprehu falënderimet e tij për pritjen e delega-cionit mongol dhe tha se këmbimet e opinioneve ishin të vlefshme. Ai tha se ishte koha të shkonin për të pritur të ftuarit e ambasadës. Biseda me Çu En Lai u mbyll këtu. Më vonë gjatë pritjes çështjet serioze nuk u ngritën më mes dy palëve. Ambasadori Tsevegmid tha se në përkthimin e bisedës duhen marrë parasysh edhe paqartësitë e mundshme, pasi përkthyesit nuk ishin mjaftueshëm të kualifikuar.

Ne jemi të lumtur të shikojmë që tezat ekonomike të Kim Il Sung kanë krijuar rezerva të rëndësishme që tashmë ju lejojnë ju të zhvendosni vëmendjen të ndërtimi i banesave të punëtorëve e fshatarëve. Kjo është një arritje e madhe në lidhje me reduktimin e ndry-shimeve të fshatit me qytetin. Kur ju të nisni debatet tuaja me Hrushovin ai do t’ju akuzojë për “kapërcimin e madh” dhe do të thotë se ajo që po bëni nuk është korrekte, sepse dëshi-ron që ju të ecni së prapthi...

Page 14: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

14 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Të fshehur në dekodera, kapen 6 aparate celularë në burgun e Fierit

Gjashtë telefona celularë janë sekuestruar nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier. Ato ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur. Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të burgut. Sendet e ndaluara do t’i dërgoheshin të dënuarit Gentian Sopoti dhe te paraburgosurit Alket Velaj. Burgu i Fierit ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Ndërkohë që mësohet se Katër nga gjashtë telefonat që u kapën në burgun e Fierit po

i dërgoheshin të arrestuarit Alket Velaj. 25-vjeçari, banues në fshatin Varibob të Fierit, është arrestuar nga policia më 8 shkurt për vjedhje me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve të katër pikave të këm-bimit valuator. Burime bëjnë me dije se po punohet për zbulimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me ngjarjen, pasi dyshohet se 25-vjeçari i kishte porositur telefonat për t’ja shpërndarë të burgosurve të tjerë. Gjithashtu policia po punon dhe për identifikimin dhe ndalimin e personit që ka dërguar me postë dekoderin ku ndodheshin telefonat. Në dekorderin që do ti dërgohej Velajt u gjetën 4 telefona celularë të llojit Nokia dhe Sam-sung. Ndërsa 2 telefona celularë Samsung u gjetën

në dekoderin që iu dërgua të burgosurit tjetër Gen-tian Sopoti. “Më datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektro-shtëpiake, që ju dër-gohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung”, ka thënë SHÇBA zyrtarisht për rastin. Nga ana e saj Drejto-ria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Tentohet grabitja e bankës në Librazhd, alarmi tremb autorinNjë bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet gjatë

natës të së premtes në të gdhirë të ditës së shtunë në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ku në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke. Menjëherë pas rënies së alarmit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku konstatuan se në një filial të një banke të nivelit të dytë në Librazhd është thyer me sende të forta, konkretisht me gurë xhami i derës kryesore. Pas këtij momenti ka rënë alarmi i cili ka trembur autorin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore, këqyrja e kamerave dhe nga deklarimet e drejtorit të filialit të bankës e cila u sulmua rezulton se personi që ka thyer me gurë xhamin e derës nuk ka vjedhur vlera monetare. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kapen 156 kg hashash në Greqi, arrestohen 3 shqiptarëPolicia greke vijon operacionet në kufi, kapen edhe 155 kg

marijuanë. Operacioni i policisë është zhvilluar në Kostur, ku u ndaluan dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër. Mjeti i parë drejtohej nga një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa me të ishte edhe një shqiptar tjetër 30 vjeç. Droga u gjet në mjetin e dytë, ku policia zbuloi 6 çanta që përmbanin 149 pako me 155 kg e 855 gramë marijuanë. Edhe mjeti i dytë drejtohej nga një shqiptar 25 vjeç. Policia iu vuri prangat të tre shqiptarëve, ndërsa sipas policisë greke, dy të parët kishin detyrën të kontrollonin rrugën. Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e 2000 eurove, 4 celularëve e 7 kartave SIM. Kujtojmë që vetëm tre ditë më parë, po në zonën e Kosturit, ishte arrestuar një tjetër shtetas shqiptar, me 54,4 kg kanabis. Prej 20 janarit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, policia greke ka sekues-truar 2.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria, çka shënon një numër rekord rastesh që janë sekuestruar sasi të mëdha droge.

Tentoi të grabisë taksistin, Apeli dënon me 6 vite burg ish policin

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dhënë lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj ish efektivit të forcave speciale Eduart Budini. Në këtë mënyrë për ish policin do të qëndrojë në fuqi dënimi me 6 vite burg. Budini u akuzua për vjedhje me armë mbetur në tentative, ndërsa episodi ku ai u filmua duke kryer këtë krim daton në 2015. Kujtojmë që ai nën kërcënimin e armës së punës kërcënoi dhe tentoi të grabiste një taksist. Budini u prangos 5 muaj pas këtij krimi falë kamerës së sigurisë së taksisë së shteta-sit H. Hoxha, i cili pas ngjarjes denoncoi Budinin tek ish kolegët e tij. Në videon që u transmetua dhe në media polici pasi hipi në makinë i vendosi taksistit pistoletën pas qafës duke e kërcënuar të mos lëvizë dhe japë paratë menjëherë. Gjatë arrestimit nga policia në zonën e Yzberishtit në Tiranë efektivi i speciales e pranoi krimin dhe deklaroi se ishte në kushte të vështira ekonomike. Falë pranimit të faji nga Budini dënimi u ul nga 9 vite në 6 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar të aplikuar në gjykatën.

Krimet e Rënda vendosin “Arrest me burg” për Arbër Çekajn, pronari i “Arbër Grand”

zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPër kokainën e kapur në Durrës, të arrestuar vetëm shoferi i kamionit dhe menaxheri i firmës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në

mungesë për Arbër Çekajn pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, në kontejnerin e së cilës u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramësh rreth 2 javë më parë. Biznesmeni Çekaj është shpallur ditën e djeshme zyr-tarisht në kërkim ndërkom-bëtar pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 41-vjeçarin. Sasia rekord e drogës u sekuestrua në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, më 28 Shkurt, gjatë kohës që filloi shkarkimi. Ndërkohë që sipas sistemit TIMS, 41-vjeçari kishte dalë nga territori shqiptar katër ditë para se kryhej aksioni i policisë, me destinacion Gjermaninë. Çekaj udhëtoi në Gjermani, shtet nga i cili ai ka folur për mediat. Çekaj reagoi në media për rastin, duke sqaruar se do kthehet në vendin tonë për t’u për-ballur me akuzat, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Sipas akuzës ai dyshohet se është pjesë e këtij trafiku të lëndëve narkotike pasi sasia e drogës u gjet në kontienerin që po transportonte bananet në magazinën e tij në Maminas, ku mendohet që është edhe destinacioni final i ngark-esës. Ndërkohë që vendimi i gjykatës është marrë ditën e djeshme në dhomën e këshil-limit dhe më pas ai i është dër-guar prokurorisë, e cila ia ka përcjellë Policisë së Shtetit që ka nis procedurat e shpalljes së kërkimit ndërkombëtar të pronarit të kompanisë “Arbër Garden”. Deri tani të arrestu-ar për çështjen janë shoferi i Kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Don-aldo Lusha, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën. Ata janë lënë nga gjykata ne masën arrest me burg masë e cila është apeluar nga avokatët. Ngarkesa prej

613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destina-cion tregun evropian.Hetimet, kontroll subjekteve që kishin porositur banane

Përpara kapjes së 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit, pesë subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e organeve të hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokaine në. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër. Para se të mbërrinte deri te kontenieri

me 613 kg kokainë, kontrolli policor e doganor në portin e Durrësit kaluan në sitë pesë subjekte te dyshuara, të cilët transportonin banane nga vendet e Amerikës Latine. Burime brenda grupit he-timor mësohet se organet ligjzbatuese Shqiptare ishin informuar nga partnerët që në datën 17 janar për mbërritjen e një sasie kokaine së bashku me një ngarkesë bananesh. Ky sinjalizim vuri në lëvizje policinë, prokurorinë dhe au-toritetin e doganës në Portin e Durrësit. Të njëjtat burime thonë se mbi një muaj pas marrjes së sinjalizimit për kokainën që do të mbërrinte në Durrës, konkretisht më 19 shkurt, një ngarkesë me banane që vinte nga Ekuadori është kontrolluar imtësisht. Por nga kontrolli nuk u zbu-lua asgjë e dyshimtë. Më pas,

nga te dhënat e agjencive të huaja u saktësua se droga ishte nisure nga Kolumbia dhe porositësi ishte Arbër Çekaj, administrator i firmës Arbri Garden. Të njëjtat burime nga grupi hetimor pohojnë se droga kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Gjithashtu, ka dy-shime se një pjesë e koka-inës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që op-erojnë në tregun e Kokainës. Nga sistemi TIMS, u zbulua se, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, vetëm në një muaj, kishte udhëtuar 6 herë në drejtim të Kosovës me dy automjete të ndryshme. Prej datës 28 shkurt, ku edhe u sekuestrua kokainë në kom-paninë “Arbri Garden”.

Biznesmeni Çekaj është shpallur ditën e djeshme zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 41-vjeçarin. Sasia rekord e drogës u sekuestrua në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, më 28 Shkurt, gjatë kohës që filloi shkarkimi...

Page 15: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Pagesat për falsifikimin e dokumenteve varionin nga 600 euro- 12,000 paund

Elvis MYRTA

Policia e Shtetit ka s h k at ë r r u a r n j ë grup kriminal me 16 anëtarë në disa

qytete, që falsifikonin do-kumente. 16 të arrestuarit janë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që në pranga kanë rënë 8 persona, 6 po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori", Fier; Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen "Sheq Madh", Fier; Xhevahir Myr-taj, 53 vjeç, banues në lagjen "Liri", Fier; Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen "Mbro-star Ura" Fier; Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë; Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec; Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë dhe Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, janë tete peronat e arrestuar nga policia e Fierit. Ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë shtetasit me inicialet A. H., 62 vjeç, banues në Fier; A. N., banues në Fier; I. S., 48 vjeç, banues në Tiranë; D. S., 32 vjeç banues në Durrës; P. B., banues në Fier si dhe I. G., banues në Fier. Gjithashtu burime zyrtare bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet S. P., 41 vjeç, banues në Fier dhe V. Gj., 65 vjeç, banues në Korçë. Grupi kriminal falsi-fikonte dokumente shkollor, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, kartëmonedha, por edhe dokumente për në Angli dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Ata merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsifikuar për persona të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Be-ratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 euro deri 12,000 paund.

“ Grupi kriminal falsifikonte do-kumente shkollor, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, kartëmonedha, por edhe doku-mente për në Angli dhe vende të ndryshme të Bashkimit Eu-ropian. Ata merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsi-fikuar për persona të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallakastër etj...

Si funksiononte skema e mashtrimit të dokumenteve

Ndërkohë që Jetnor Hox-haj, Eris Koliçi, Xhevair Myr-taj, Artan Haxhiu dhe shtetasit me inicialet A. N., A. H., dhe S. P., të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin krimi-nal në fushën e falsifikimit të monedhave dhe të çdo lloj do-kumenti. Shtetasi me inicialet S. P., dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërm-jet Eris Koliçi dhe shtetasit me inicialet A. H., i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusë për në Tirane te shtetasi Ar-tan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre. Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto do-kumente në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të një-jtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Koliçi dhe shtetasi me inicialet A. H., të cilët sipas porosive të shtetasit me inicialet S. P., dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin poros-itur. Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkol-lor, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të

Goditet grupi i falsifikatorëve, 8 në pranga, 2 në kërkim dhe 6 nën hetim

Itali, kapen me 1 kg kokainë, pranga 3 shqiptareve

Policia italiane sekuestroi mbrëmjen e së premtes rreth 12 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë 3 shqiptarë. Dy makina të cilat dyshoheshin se po transportonin drogë janë ndjekur dhe më pas janë ndaluar për kontroll nga policia italiane. Mediat italiane raportojnë se droga, e cilësisë së lartë, ishte fshehur në karrocerinë e njërës nga makinave të ndaluara për kontroll. Po ashtu në cilësinë e provës, në mjetin e dytë u sekuestruan edhe 114 mijë euro. Dy makinat ishin pikasur nga policia në parkimin e një supermarketi në Romano di Lombardia. Ndërkohë policia ndoqi tre shqiptarët, të moshave midis 24 dhe 40 vjeç, deri në shtëpinë e një bashkatdhetari të tyre. Ndërkohë që mësohet se edhe miku i tre të arrestuarve po procedohet bashkë me të fejuarën e tij. “Ansa” shkruan se në apartamentin në rrugën “Dosso Pagano” ku u nda-luan shqiptarët, do të bëhej edhe shitja e drogës, por shqiptarët u kapën në befasi dhe ranë në prangat e uniformave blu të vendit fqinj. Policia po heton rreth dokumentimit të ngjarjes në fjalë.

Shkrumbohet shtëpia në Lezhë, dëme të shumta materiale

Një banesë një katërshe është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Ishull-Lezhë të Bashkisë Lezhë, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në banesën në pronësi të Gjon Çukut. Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë kanë qenë dy pjesëtarë të familjes, të cilët sapo kanë parë flaket kanë dalë jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por një kanal i hapur prej disa ditësh nga Bashkia i ka penguar që t’i afrohen banesës, duke bërë që zjarri të shkrumboje gjithçka. “Nuk kishim kohë që të merrnim gjë, pasi fillimisht shpëtuam kokën. Kanali e bëri të pamundur ndërhyr-jen në kohë për të shpëtuar të paktën disa orendi. Bashkia të vejë dorë”, janë shprehur familjarët. Kanali që krijoi pengesën e zjarrfikësve ishte hapur nga Bashkia për futjen e disa tuba-cione për përmbytjet, ndërsa u mbyll menjëherë pas djegies së banesës. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarrit në banesën e familjes Çuku është bërë një rrjedhje gazi.

Burg për 32-vjeçarin që vrau shokun, pranon krimin dhe kërkon ndjesëGjykata e Fierit ka dhënë dje masën e sig-

urisë “Arrest me burg” pa afat për Albert Zekajn, 32-vjeçarin i cili vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, trupi i të cilit u zbulua i dekompozuar tre ditë më parë. Ndaj Zekajt rëndojnë akuzat “vrasje me dashje” si edhe ‘gjymtimin dhe fshehjen e viktimës’. Prokurore e çështjes ishte Suela Beluli ndërsa gjyqtare Marsela Dervishi. 32-vjeçari, i cili doli dje përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, i kërkoi falje familjarëve të viktimës dhe tha që ligji duhet të veprojë mbi të. Vrasja e Kreshnik Beqirajt është e ngjashme me një skenë për filma horror. Albert Zekaj pasi ka pranuar se ka vrarë shokun e tij me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier ka treguar dhe si e ka kryer krimin mbrëmjen e 26 qershorit. Albert Zekaj është shprehur se mbrëm-

jen e 22 qershorit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa here duke e lënë të vdekur në vend shokun e tij. Më pas e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja. Pas tre ditësh ai e ka copëtuar dhe pasi e ka mbështjelle me batanije i ka vendosur gjym-tyrët e copëtuara të viktimës në një valixhe, të cilën më pas e ka hedhur në fshatin Daullas. Ndërkohë mësohet se nuk është gjetur ende koka e viktimës ndërsa janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shpërndara. Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet më 8 mars 2018 pasi Alberti pranoi krimin dhe

tregoi vetë vendin se ku e kishte fshehur trupin. Familja e kishte denoncuar në qershor 2017 zhdukjen e 36-vjeçarit por hetimet për vrasje kishin nisur në janar 2018. Ndërkohë që autori i krimit makabër ishte larguar nga qyteti i Fierit vetëm një muaj pas krimit. Që prej gushtit të vitit të kaluar pasi u largua nga Fieri ai kishte kërkuar ndihmë në një shoqate fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqim. Shkak i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem, mes dy shokëve ka qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Babai i 36 vjeçarit, tha se qiranë e shtëpisë në Fier ku ndodhi krimi e paguante djali i tij Kreshniku, pasi miku i tij nga Kopliku nuk punonte. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të Kreshnikut, 32 vjeçari ka plaçkitur edhe shtëpinë ku ata jetonin.

monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj. Ndërkohë që mësohet se për të gjithë shtetasit e më-sipërm ka filluar hetimi pas-uror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Po gjatë oper-acionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen

me dije nga ana e policisë. Drejtori i Policisë së Fierit në një deklaratë për shtyp thotë se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë është duke vi-juar puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Në lidhje me këta shtetas, Gjyka-ta e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit "Arrest me burg" dhe "Detyrim paraqitje".

Itali, policia gjen 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit

Itali, goditet banda e “skifterëve”, 16 shqiptarë në prangaPolicia italiane ka finalizuar një aksion të madh me syn-

im goditjen e grupeve të grabitësve. Dhjetëra persona janë arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë. Operacioni është zhvilluar nga karabinierët e Kazertas. Sipas policisë italiane, u godit një bandë e fuqishme e zonës e cila kishte kryer shumë gra-bitje të armatosura me dhunë. Sipas raportimeve, në pranga kanë përfunduar 16 shqiptarë dhe 2 italianë. Të gjithë janë të akuzuar për vjedhje e grabitje të rënda, zhvatje e kërcëni-me. Hetimet kanë nisur që më 2015, pas një grabitjeje të dhunshme në një banesë në Liberi. Episodi më i përgjakshëm i këtij grupi ka ndodhur më 16 maj 2017, ku gjatë një vjedhje në një shtëpi një nga shqiptarët, duke parë veten në rrezik, qëlloi mbi policinë. Grupi vepronte gjithmonë i armatosur dhe grabitësit përdornin rroba të zeza dhe maskoheshin për të humbur gjurmët. Në sajë të hetimeve mësohet se mbi të akuzuarit rëndojnë 5 grabitje dhe mbi 34 vjedhje.

Page 16: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

16 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shqiptarët, sa shumë të lodhur!

A duhet heshtur për shkaqet që mbajnë gjallë trafikun e qenieve njerëzore!?

vite tranzicioni është bashkuar me krimin, ndër-sa hallemëdhenjtë i lanë në mes të rrugës, i lanë jetimë, në mëshirë të fatit. Askush nuk e di pse ndodhi kjo tradhti e madhe, por ajo që duket sheshit është se politika ngriti hundën përpjetë, ndërsa njerëzit, votuesit, prej të cilëve u pasurua, i la rrugëve, i la në udhëkryq. Të ndodhur në pikë të hallit, shqiptarët kanë kërkuar të merren në ku-jdestari, por nga kush? U prishën marrëdhëniet e mëparshme shoqërore e njerëzore, u shkatër-rua gjithçka e ndërtuar, u hodh në erë përvoja e ndërtuar në vite e dekada. Njerëzit dolën në rrugën e madhe pa mbështetje, pa u drejtuar nga askush dhe më keq akoma, shoqëria shqiptare për vite të tëra e humbi vitalitetin, i ra fuqia për të ndërtuar diçka të mirë e të qëndrueshme. Ky nuk ishte një zhvillim që ngjallte shpresë për një jetë ndryshe, ndaj njerëzit u shpërndanë të trazuar nga goditje të rëndë, duke e lënë atë të gjymtuar nga aksidentet e vazhdueshme e fatale.

Vitet e para të jetës së shoqërisë në demokra-ci ishin të mekur, ishin të venitur, kohë e cila i trullosi si mos më keq njerëzit dhe gjendja morale, shpirtërore ishte e topitur. Megjithëse tek-tuk qa-rkullonin shprehje si “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jeta njerëzore ishte krejt ndryshe nga premtimet e shumta që u lëshuan si kushtrim nga liderët e parë të demokracisë në Shqipëri. Vitet kalu-an, jeta e njerëzve shfaqte deformime të dukshme, ndërsa prognoza ishte konstatuar që kur politika u distancua nga populli dhe krijoi solidaritet me krimin. Nuk ka qenë ky thjeshtë konstatim, as alibi, as truk apo maskë. Përkundrazi divorci i politikës, distancimi, ndarja e saj me votuesit e zakonshëm

Nga Sokrat NDREÇKA

Nuk është ndjesi, imazh, por realitet që duket e preket. Na është bërë jeta

malore, thonë shqiptarët. E thonë vetë njerëzit, ata që nuk ndihen mirë, nuk kanë rehat në shtëpinë e tyre, në shoqërinë e tyre. Dhe të japin një mijë argumente për këtë të vërtetë, duke e cilësuar veten si shoqëri të botës së tretë. Njerëzit nuk mendojnë kurrë se këtë rëndesë, këtë drobitje e çmenduri e kanë të trashëguar. Këtë nuk e pranojnë. Shqiptarët kanë qenë edhe në kushte të vështira historie, njerëzore dhe ia kanë dalë mbanë. Kështu menduan të ishin edhe në këtë sistem shoqëror, do të ruanin traditat e mira të trashëguara, do gjenin aq forca për të përballuar vështirësitë, por për fat të keq, pohojnë se lodhja i ka munduar shumë, i ka sfilitur, i ka bërë t`a ndjejnë veten të plagosur në këtë rrugëtim prej 28 vitesh demokraci. Pohojnë me siguri se i ka masakruar politika e keqe, e cila i ka tradhtuar, nuk ka qenë në anën e tyre, i ka mashtruar, ka punuar me hile për vete dhe këtë njerëzit, shqiptarët e quajnë tradhti e klasit të parë. Nuk i kanë mbrojtur shqiptarët e vet politikëbërësit shqiptarë. I kanë nxjerrë ata në pritë, politika është treguar e pabesë dhe ua ka nxirë jetën, sikur të mos ishin njerëz të një gjaku, por të një kallëpi tjetër. Janë banorë shqipfolës, autoktonë, që denoncojnë se si politika në këto

të këtij vendi, e bënë edhe më të zymtë jetën dhe përditshmërinë e tyre. Mbahen mend fare lehtë tragjeditë që kanë ndodhur në këtë vend në peri-udha të ndryshme kohe, mbahen mend fare mirë politikanët se si kërkonin të largonin vëmendjen e njerëzve nga dhimbjet e urisë, ndërsa politika jeton-te në parajsën e krimit, ku nuk munguan praktikat e punës se si i ushqyen trafikantët e qenieve njerë-zore, këtej e përtej deteve dhe oqeaneve. Shqiptarët janë të traumatizuar sepse të tilla ua ngriti muret, barrikadat, politika antishqiptare dhe pronarët me ideale të komunizmit.

Nuk ka shqiptar dje dhe sot të mos fajëso-jë për gjëmën e madhe që u ka shkaktuar në jetën e tyre, politika dhe drejtuesit e shtetit në këto vite. Të mos shkojmë më larg se në ditët e sotme. Mungesa e një shteti me ligje e drejtësi të pastër i ka bërë njerëzit të shpërfytyruar, të mos orientohen se nga kanë ardhur e ku do shkojnë. Janë në udhëkryqin e madh, ku çdo rrugë i çon atje ku shpresa ka vdekur. S`e meritojnë këtë gjë shqiptarët, të njohur tradicionalisht si patriotë, të etur për atdhe, për liri. Shqiptari nuk falte për dre-jtësi. Ndërsa sot, padrejtësia e ka bërë atë të flasë me vete. Është padrejtësia që ka ardhur nga vetë shqiptarët për shqiptarët. Ku kemi shkuar, o zot!

Torolisen njerëzit dyerve të zyrave të shtetit për të marrë të drejtën e tyre. Nuk arrijnë të marrin diçka që ua njeh ligji, ua jep e drejta për të jetuar pa stres, pa shqetësim, në atë liri që ta jep e drejta kushtetuese, e drejta njerëzore për ta jetuar jetën ashtu si duhet. Një jetë kemi të gjithë në këtë botë, ta jetojmë atë në paqe, pa i ngrënë hakun askujt, në këtë hapsirë kohe, si kalimtar që

jemi. Dëgjon rënkime, lebetitje, mallkime, qor-time që e kanë një shkak, që e kanë një arsye. Të detyrojnë të shkosh zyrë më zyrë për të kërkuar një të drejtë dhe s`e gjen, që s`ta jep askush, që s`ta ofron askush. Nuk duan ta lënë njeriun të qetë në punën e tij, të qajë me vete hallin që e ka zënë. Kërkon të zgjidhë një problem, për dreq vijnë pengesa, vijnë ngatërresa dhe nuk arrin të kuptosh, përse gjithë ky lëmsh i ngatërruar në shoqërinë tonë. Drejtësia s`bën drejtësi, dikush të vjedh pronën dhe ti s`e kupton, një tjetër të humb dosjen dhe ti vjen anës për të gjetur shkaktarin e një mundi të derdhur dhe s`arrin të bësh asgjë. Përpara syve të shfaqen pamjet e një aksidenti rrugor, që të bën të vësh duart në kokë. Humbasin jetën njerëzit e një familjeje. Diku tjetër banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente sepse janë të kërcënuar nga ndotjet natyrore, nga fatkeqësitë natyrore, nga rrëshqitjet e dheut. Ndërsa barbaria ushtron detyrën e vet duke shkallmuar faqe të tëra malesh, ku grabitja e pasurisë kombëtare nuk ka fund. Thua se nuk ka njerëz që drejtojnë e komandojnë këtë vend, apo i është lënë të qeverisë hajdutëria. Jetojmë në Shqipëri, në këtë vend ku çdo gjë duket sikur po fundoset dita-ditës. Ankesat dhe kërkesat nuk kanë fund. Teksa rreshtojmë shumë ndodhi, ngjarje, kundërshti, plagosje, vrasje, rrëmbime, varfëri kujtojmë vargjet e Dritëro Agollit, i cili ka shkruar: “Të vrasësh sot kushto/ Ka çmim të lartë varri/ Ndaj farefisi të mallkon:/ Ç`na bëri këmbëthari./ Dhe kur për varrin s`ka para/ Përjashta miqtë mbeten/ Prandaj rri sus, mos bëjë shaka/ Shaka të vrasësh veten...”.

Nga Riza HOXHA

Pavarësisht zhurmës së kohëve të fun-dit për vazhdimin e fluksit të largimit të

shqiptarëve, veçanërisht të të miturve, apo të shtimit të ritmit të të kthyerve, klasa politike vazhdon të heshtë për shkaqet e vërteta të fenomenit që po shpopullon me ritme të shpejta Shqipërinë. Veçanërisht shqetësues është trafiku i fëmijëve, që gjithsesi nuk ka të ndalur. Edhe pse vështirësitë janë rritur. Po e vërteta është se as nuk është ndalur. Kjo për arsye se, shqiptarët gjithnjë e më tepër po humbasin besimin se një ditë do të mund të ndërtojmë një shtet tamam. Humbja e shpresës ka sjellë fenomenin e fluksit në rritje të largimit, bile edhe të fëmijëve. Një trafik që vazhdon të lulëzojë, edhe pse kohët e fundit, edhe rikthimi po bëhet një dukuri e zakonshme. E vërteta është se, trafiku i të miturve në drejtim të ishullit britanik dhe vendeve të tjera të BE-së është një trafik që lulëzon prej vitesh, përmes të cilit janë me qindra të miturit që kanë mbërritur ndër vite në Angli, apo në vende të tjera të BE-së. Për shqiptarët është e njohur e gjithë rruga që duhet ndjekur, njihet edhe çmimi dhe mënyra e dhënies së shumës kontrabandistëve.

Heshtja, apo mosnjohja e fenomenit të kontrabandimit, veçanërisht e të miturve drejt vendeve të BE-së si një mundësi e familjeve të varfëra për të siguruar të ardhura nesër përmes të miturve të sotëm, të cilët kësisoj mund të punëso-hen në vendet ku kontrabandohen në shumicën e rasteve nga vetë familjarët, apo të afërmit e tyre. Pra, të gjithë e njohin ushtrimin e këtij trafiku deri në hollësitë më të vogla. Ndodh kështu sepse ne shqiptarët shumë gjëra i ndërtuam gabim me shembjen e diktaturës. Në vend të saj, ndërtuam një pushtet krejtësisht nepotiko - familjar, siç e kemi edhe sot e gjithë ditën, ngritëm një pushtet

që vetëm të zgjidhë ndonjë punë për komunitetin nuk ia ka idenë.

Trafiku i fëmijëve, veçanërisht në drejtim të Britanisë së Madhe ka lulëzuar ndër vite. Shumë familje ia kanë arritur t’i dërgojnë fëmijët kësisoj drejt një jete më të mirë, kur vendi amë, ndër vite ka treguar ashiqare se e ka të pamundur t’ua sigurojë. Çudia është se, ende edhe sot bëjmë të paditurin se, çfarë ka ndodhur ndër vite. Paçka se, as sot, askush nuk e mban përgjegjësinë se çfarë po ndodh, edhe pse të gjithë e dimë shumë mirë rrugën nga duhet të lëvizim për të mbërritur në ishullin britanik, apo në vendet e tjera të BE-së. E vërteta është se, ky lloj trafiku (apo emigracioni ilegal) vijon pa u ndalur ndër vite. Edhe qeveri-tarët tanë e dinë mirë se, shumica e shqiptarëve të stërvarfëruar po bëjnë të gjitha përpjekjet të largohen nga vendi amë, i cili u duket se është i nënshtruar nga një klan familjar, që është i nën-shtruar nga një lukuni partiçkash politike, numri i të cilëve për turp të zotit ka arritur në 129, ose një parti për afro 21 mijë banorë.

Ky është realiteti i vërtetë shqiptar. Ndërsa efikase për ndryshimin e situatës do të ishte analiza e shkaqeve që i kanë detyruar gjithë shqiptarët të përpiqen të largohen, sa i kanë detyruar ata të largojnë edhe fëmijët drejt emi-gracionit. Një analize të tillë kjo farë klase poli-tike, i largohet si djallit. Ndaj dhe nganjëherë në mënyrën më groteske luan rolin e të paditurit, si në këtë rast, kur pisllëqet tona na i tregon gjithë bota. Ne dimë vetëm të grindemi me njëri tjetrin. Veçanërisht trafiku i fëmijëve kërkon një analizë të shkaqeve që kanë çuar shqiptarët t’i largojnë, bile t’i krenohen njëri tjetrit kur fëmija mbërrin në destinacion pa u lodhur shumë. (Gjithnjë kundrejt pagesës sipas çmimit të tregut, të cilin do ta tregojmë më poshtë). Mënyra e funksionimit të rrjetit për dërgimin e fëmijëve drejt vendeve të BE-së, veçanërisht drejt Anglisë është mjaft e thjeshtë. Mjafton të lidhesh me punonjësit e tij. I gjithë ky trafik kryhet me lejen dhe dëshirën e prindërve të fëmijëve, të cilët ëndërrojnë që

fëmija e tyre të ketë një fat më të mirë, fat që e ka të pamundur t’ia sigurojë në këtë Shqipërinë tonë. Duke qenë të mitur në shumicën e rasteve janë vetë prindërit që i shoqërojnë fëmijët, bie fjala, deri në Francë, apo Belgjikë. Në këto vende, janë trafikantët, grupi që i merr në dorëzim dhe që i dërgon drejt Anglisë, ku në më të shumtën e rasteve i pret ndonjë i afërm, i cili i dorëzon menjëherë në polici. Vetëm pas këtij veprimi, lajmërohet prindi i fëmijës, i cili i shlyen gjithë pagesën grupit të trafikantëve. Ndërsa në vendet e tjera të BE-së, janë prindërit vetë, që pasi i kanë udhëzuar fëmijët si të veprojnë, i braktisin, vetë kthehen në Shqipëri, ndërsa fëmijët dorëzohen vetë në polici, duke nisur jetën e emigrantit të mitur.

Ndër vite, çmimi për në Angli ka ardhur duke u rritur. Para disa vitesh, çmimi ishte deri në 5000 euro. Pastaj çmimi u rrit dhe arrit në 7000 euro. Sot çmimi ka arritur në mbi 12 mijë euro. Kjo edhe për faktin se situata e dërgimit drejt ishullit britanik është vështirësuar ndjeshëm. Po edhe ka rënë ndjeshëm numri i trafikantëve. Pasi shumë prej tyre këtyre rrjeteve janë shkatërruar nga policia vendase. Pavarësisht kësaj, trafiku vazh-don ende të lulëzojë. Ndërsa prindërit, shumën për ta dërguar fëmijën drejt emigracionit në më të shumtën e rasteve e sigurojnë duke marrë kredi nëpër banka duke shpresuar se fëmijët do të nisin punë dhe do të mundësojnë edhe shlyerjen e kredisë.

Është e vërtetë, se prindërit që kapen duke i lënë fëmijët në vendet e BE-së sipas ligjit shqiptar mund të dënohen me heqje lirie. Po, shqiptarët nga halli ia kanë gjetur anën të mos zbulohen, ndërsa kryejnë veprimin e braktisjes së fëmijës në vendet e BE-së. Kësisoj është mundësuar vazhdimi i trafikut i patrazuar, ndërsa shoqërimi i fëmijëve nga prindi drejt azilit të mos bjerë në sy. Kështu me fëmijën prindërit largohen nga Shqipëria përmes aeroportit të Prishtinës, ose të Shkupit, ndërsa kthehen në Shqipëri përmes aeroportit të Tiranës. Kësisoj nuk bien në sy se

kthehen pa fëmijën me të cilin janë larguar nga shtëpia. Është një marifet që e përdorin të gjithë dhe që u ka sjellë qetësinë prindërve që kanë mundur t’i largojnë fëmijët drejt ishullit britanik.

Të gjitha këto marifete janë të njohura andej e këtej kufirit. Ndaj në Shqipërinë tonë, është groteske, kur palopolitikanët tanë bëjnë të padi-turin. Ky lloj trafiku ka ekzistuar prej vitesh, sa është bërë i njohur nga të gjithë shqiptarët. Sepse tashmë shumë prej atyre fëmijëve që u larguan kësisoj drejt Anglisë, tashmë janë bërë me letra, punojnë ndërshmërisht dhe vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri. Vetëm po t’u thuash kthehuni, apo qëndroni pranë prindërve e vëllezërve, vetëm atëherë kundërshtimi i tyre është krejtësisht i plotë. Dhe thonë: ne si deri tani, do të vazhdojmë t’u ndihmojmë, po mos kërkoni të kthehemi. Vetëm këtë gjë nuk mund ta bëjmë. Sepse nuk mund ta harrojmë si ia arritëm të mbërrijmë aty ku jemi sot. Sepse nuk harrojmë se prindërit tanë na përcollën duke marrë kredi në bankë. Ndaj nuk mund të kthehemi sërish nga u nisëm.

Pavarësisht çfarë bëhet për ta luftuar këtë lloj trafiku, parandalimi i tij i plotë është vështirë të bëhet sot për sot. Sepse, në këtë vendin tonë, varfëria vazhdon të ketë tendencë në rritje. Aq më tepër kur për turp të zotit, në këtë vend ende sundon vetëm një pushtet familjar që duam, apo nuk duam po shkatërron çdo gjë pozitive e tërheqëse për shqiptarët.

Është pushteti nepotiko – familjar që largimin në emigracion na e bën të dëshirueshëm të gjithëve. Këtë rrugë nuk e njohin nuk e njohin vetëm një pakicë e grupit oligarko – familjar që mban gjithnjë për vete edhe pushtetin. Sido të vijë puna, në këtë vend, duket se familja do të vazh-dojë ta mbajë pushtetin Ndërsa për shumicën e shqiptarëve e vetmja zgjidhje këtu është rritja e nivelit të varfërisë. Sistemin e Drejtësisë nuk po e zëmë në gojë, pasi ai në këtë Shqipërinë tonë ende nuk ekziston. Ndoshta së afërmi, kur refor-ma do të nisë të marrë frymë. Pasi me plazhistët e Durrësit, nuk mund të bëhet ndonjë gjë.

Page 17: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Gjuhën tonë po e dëm-tojnë shumë dy faktorë:

së pari imitimi e për-dorimi pa vend i shumë

fjalëve të huaja,sido-mos nga disa që duan

të hiqen si intelektu-alë të kulluar. Disa

nga këta përdorues të fjalëve të huaja, nuk u dinë as kuptimin e as

t’i shqiptojnë drejt e siç janë në gjuhën e tyre.

Fjalë të tilla si limit, sur-prizë, avancë, fleksibi-

litet, insistim, intimidim, koshiencë, jo vetëm që

nuk tingëllojnë bukur në gjuhën tonë, por as e shprehin thelbësisht

kuptimin e fjalës që thuhet. Fjala OK psh,

na është bërë aq e bezdisshme për veshët

tanë nga që jo vetëm përdoret shpesh por

në shumë raste edha vend. Jo vetëm të rinjtë e tërbuar nga internet,

por edhe plakat që tani nuk e ndajnë telefonin nga xhepi , i dëgjojmë

të shqiptojnë fjalën “OK”, sikur me qenë

karamele...

Për ata që e dhunojnë gjuhën tonë shqipe

ndonjë mendim që “detyra e shtëpisë të të hiqet fare!” Detyra e shtëpisë nga vetë emri që mban është detyrim për nxënësin dhe jo dëshirë, sepse jo vetëm e mban lidhur nxënësin me librin, por edhe është një aspekt i rëndësishëm i konsoli-dimit dhe drejtshkrimit të strukturave gjuhësore.

Ka kritikë që akuzojnë pa asnjë bazë shken-core, se gjoja Kongresi i Drejtshkrimit u dashka rrëzuar, sepse i paska dhënë prioritet vetëm një dialekti, atij të Jugut, gjë që nuk është e vërtetë, se vendimet janë marrë në bazë të shkrirjes së dy dialekteve. Por edhe sikur të ketë teprim në thithjen e një dialekti, askush nuk ka të drejtë që pa u hedhur poshtë vendimet e atij Kongresi, të nxjerr rregulla e të veprojë në kokë të vet për drejtshkrimin e gjuhës sonë shqipe. Gjuhëtarët, studiuesit, të hulumtojnë, të bëjnë ballafaqime mes fjalëve burimor e të dy dialekteve, të shtrojnë argumente të reja në funksion të pasurimit të gjuhës sonë në kushtet e reja të zhvillimit social e ekonomik dhe pastaj po qe nevoja të bëhet një eveniment tjetër kombëtar për problemet e gju-hës e të vendoset sipas parime dhe ligjësive të zh-villimit të saj. Gjuha ka ligjet e veta të brendshme të zhvillimit, që nuk pranojnë teka e kryeneçësi krahinore e fisnore primitive, ndaj duhet patur kujdes me të. Gjuhën tonë po e dëmtojnë shumë dy faktorë: së pari imitimi e përdorimi pa vend i shumë fjalëve të huaja,sidomos nga disa që duan të hiqen si intelektualë të kulluar. Disa nga këta përdorues të fjalëve të huaja, nuk u dinë as kuptimin e as t’i shqiptojnë drejt e siç janë në gju-hën e tyre. Fjalë të tilla si limit, surprizë, avancë, fleksibilitet, insistim, intimidim, koshiencë, jo vetëm që nuk tingëllojnë bukur në gjuhën tonë, por as e shprehin thelbësisht kuptimin e fjalës që thuhet. Fjala OK psh, na është bërë aq e bez-disshme për veshët tanë nga që jo vetëm përdoret shpesh por në shumë raste edhe pa vend. Jo vetëm të rinjtë e tërbuar nga internet, por edhe plakat që tani nuk e ndajnë telefonin nga xhepi, i dëgjojmë të shqiptojnë fjalën “OK”, sikur me qenë karamele. “OK” e dëgjojmë në telefon, në emisione televizive, në bisedat e përditshme dhe mjaft nuk i dinë as kuptimin dhe as origjinën e saj. Po ashtu mjaft irrituese është kur nga disa studiues shkruhen si në gjuhën e huaj emrat e shkrimtarëve të mëdhenj që vështirë të kuptohet se për cilin shkrimtar është fjala. Vështirë të kup-tohet se kur shkruhet Sheakspeare, është fjala për Shekspirin e madh, Tchekhov për Cehovin, Voltaire për Volterin, Goethes për Gëten, apo Jacques Rousseau për filozofin francez Russo.

Nga Ramazan SHERJA

Ndoshta pak e dinë se ka një Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, që

është 21 shkurti, e cila ka për qëllim ruajtjen të pastër dhe promovimin e gjuhës së popullit të vet nga çdo komb. Edhe pse kjo ditë kaloi pa u ndjerë, dhe pak veprimtari u bënë për nder të saj në krahasim me vëmend-jen që u kushtohen veprimtarive politike, ia vlen t’i rikthehemi edhe një herë rëndësisë së saj e t’i themi nja dy fjalë për historikun e kësaj date në përgjithësi dhe veçanërisht për punën e madhe që duhet bërë nga organet shtetërore dhe shoqëria jonë për ruajtjen e pasurimin e vazhdueshëm të gjuhës sonë amtare. 21 shkurti u shpall si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare në vitin 1999 nga UNESCO. Kjo ditë u shpall si e tillë në kujtim të vrasjes së disa studentëve nga policia pakistaneze në vitin 1952. Studentë të Universitetit Dhaka, me origjinë nga Bengali, të prekur në sedër nga fakti se gjuha e tyre po shpërfillej nga autoritetet e vendit, u ngritën në protesta këmbëngulëse për mbrojtjen e identitetit të gjuhës së tyre amtare. Policia pakistaneze, jo vetëm e shpërndau me arrogancë manifestimin e tyre, por vrau edhe disa nga këto studentë pro-testues. Në vitin 2007, Asambleja e Kombeve të Bashkuara e pranoi 21 shkurtin si Dita Ndërkom-bëtare e Gjuhës Amtare.

Ne shqiptarët duhet të krenohemi edhe për faktin se kemi një gjuhë amtare jo vetëm me rrënjë shumë të lashta, por edhe mjaft të pasur në strukturën morfologjike e funksionin e saj sintaksor. Kjo gjuhë “e bukur dhe e dëlirë” siç e quante Naim Frashëri, ka nisur të shkruhet qysh në vitin 1462, me Formulën e Pagëzimit të Imzot Pal Ëngjëllit, që njihet edhe si dokumenti i parë i shqipes. 21 Shkurti është ditë e rëndësishme, por kjo nuk mjafton aspak, nëse ne kujtohemi një herë në vit për gjuhën tonë dhe kujdesi e përkushtimi për të nuk përditësohet. Secili du-het ta ketë të qartë se pa gjuhë nuk ka shprehje mendimi, nuk ka identitet kombëtar, nuk ka trashëgimi kulturore, nuk ka komb. Por gjuha jonë, sidomos kohët e fundit me depërtimin ma-siv të informacionit kompjuterik, po vjen duke u bastarduar e varfëruar në strukturë e leksik, por sidomos në shkrimin e saj. Shumë mund ta kenë harruar se u bë një Kongres i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe nga 20 deri me 25 nëntor të vitit 1972 i cili mori vendimin e rëndësishëm për formimin e gjuhës letrare kombëtare të njësuar. Njësimi i drejtshkrimit që u vendos nga ky Kongres mbi bazën e dy dialekteve kryesore, pasqyronte realisht nevojën e shkrimit të saktë të gjuhës kombëtare, duke patur parasysh gjithë strukturën e saj ndërtimore, si atë fonetike e gramatikore, ashtu dhe atë fjalëformuese dhe leksikore. Vendimet e një kongresi, si forumi më i lartë i një organizmi a institucioni, nuk ka të drejtë t’i shkelë askush. Ndaj duhet ndalur dhe të mbajë përgjegjësi kushdo që shkel rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ashtu siç veprohet ndaj shkelësve të rregullave në fusha të tjera. Gjuha shqipe presupozon së pari shkrimin e rregullt e të përpiktë të saj nëpër shkolla, e cila është detyra numër një e nxënësit. Por edhe në shkolla e cila është vendi kryesor i edukimit dhe i aplikimit të rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ka shumë mangësi, dhe mjaft parime të drejtshkrimit janë harruar e gjuha e njësuar letrare është shpërfillur jo vetëm në komunikim por edhe në të shkruar. Po nënvleftësohet shumë shkrimi me dorë e po zvenitet mjaft detyra e shtëpisë nga ana e nxënësit, duke u shfaqur edhe

Këtë sëmundje që u përhap si zgjebe e hasim edhe tek tregtarët dhe pronarët e dyqaneve të gjitha llojeve, që i shkruajnë tabelat me emra të huaj, pa asnjë lidhje me mallin që mban, dhe pak ose aspak blerës ua dinë kuptimin e futen brenda vetëm nga kureshtja. Kemi mendimin se duhet të dalë një ligj që të të ndalojë kategorikisht shkrimin e emrave të tabelave, reklamave, apo titujt e misioneve të ndryshme, në gjuhë të huaj. Përderisa jemi shqiptarë të ndalemi e të flasim e shkruajmë vetëm shqip. Mania për të rendur pas së huajës vihet re edhe në vënien e emrave fëmijëve të vegjël. Shumë emra, nëse nuk i ke personat para sysh, nuk i merr vesh se ç’janë vajza apo djem! Të tillë emra si Rei, Stivi, Enis, Eni, Kejsi, Ajsi, Sindi, Seldi, Kliti, Xhoi, Xhojsi, e të tjerë si këta, hajde t’i kuptosh nëse janë emra meshkujsh, apo femrash. Në një shkollë kam rastisur që ishin tri vajza me emrin Sindi dhe po me këtë emër edhe dy djem. Në zgjedhjen dhe vënien e emrave prindërit dhe të afërmit duhet të kenë shumë kujdes, jo vetëm për origjinën e emrit, se fjala vjen emri i huaj Franci nga frëng-jishtja, nuk ka ndonjë dallim thelbësor nga emri Abdullah i turqishtes, por edhe faktin se fëmija nuk do të rrijë gjithmonë i vogël e përkëdhelës. Përfytyro se si mund të thirret një gjysh me kapele me emrin Kejsi! At Gjergj Fishta, një nga pjesëmarrësit kryesorë të Kongresit të Manastirit, ku u përcaktua alfabeti i shqipes sonë, shkruan: “Dhe atij ju thaftë goja / që përbuz kët gjuhë hy-jnore/Në gjuhë t’ huj pa kenë nevoja /flet e t’veten le pas dore”. Së dyti gjuha shqipe po dëmtohet shumë në rregullat e drejtshkrimit të saj. Jo vetëm nxënësit nëpër shkolla nuk i respektojnë fare rregullat e drejtshkrimit, por edhe shkresat zyrtare e botime të ndryshme publicistike e artistike, dalin me gabime të mëdha ortografike në qarkullim. Kjo nuk duhet lejuar kurrë ndaj çdo institucion dhe shtëpi botuese duhet kon-trollues dhe korrektorë të rreptë gjuhësor. Kur ne shqiptarët abuzojmë me gjuhën tonë, atëhere emigrantët, fëmijët e tyre, të larguarit për arsye të ndryshme e të lindurit jashtë vendit duhet ta harrojnë fare shqipen! A nuk është turp që ne të sillemi kështu me gjuhën tonë, për të cilën të parët tanë kanë derdhur gjak, dhe arbëreshët e arvanitasit mundohen ta ruajnë gjuhë e të parëve e t’ua përcjellin atë edhe brezave pasardhës!? Ndaj është aktuale gjithmonë thirrja e Fishtës: Npër gjuhë shqipe bota mbarë/ka me ju njohtë se ç’fis ju keni/ka me ju njoht për shqiptarë /trima n’za sikur jeni”.

Page 18: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

18 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori pohon se lufta e artistëve është në mbrojtje të artit dhe për të nuk kemi ministri

Artistët mund të rrëzojnë një qeveri, është gafë që t’i detyrojnë të ngrenë zërin

NAUN SHUNDI:NAUN SHUNDI:

Jeta artistike dhe institucionet e artit kanë jo pak probleme. Vetë lufta e artistëve është në mbrojtje të artit. Artistë të

njohur gjatë kësaj kohe janë shpre-hur për problemet me teatrin dhe jetën artistike dhe sipas aktorit të njohur Naun Shundi, shteti ka bërë gafë që i detyroi artistët të ngrenë zërin. Në një intervistë për “SOT”, Naun Shundi i njohur në aktivitetin e tij dhe si regjisor e dramaturg në teatër, shprehet se nuk kemi një ministri që të mbulojë artin. Sipas tij, kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme, dhe ka të bëjë me masën e vlerësimit. Shundi shprehet se artistët janë shumë herë më të besueshëm dhe zëri i tyre dëgjohet shumë më tepër se i politikanëve. Kritika, artisti ka dhe për mungesën e transparencës apo dhe çfarë po ndodh me ligjin e ri të artit. Sipas tij, kur bie fjala për interesa madhore dhe të përbashkëta artistët duhet të lënë mënjanë ndasitë, sherret me njëri- tjetrin dhe të bashkohen në problemet që shqetësojnë të gjithë.

-Jeni aktor me vite jetë artis-tike në skenën e Tetarit Kombëtar, regjisor dhe dramaturg. Ka kohë që ka akuza të shumta të artistëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Qëndrimi juaj në lidhje me këto akuza, cili është?

Jam i bindur që shumica e ar-tistëve nuk kanë dashur kurrë të merren me politikë, por kur ajo ndërhyn tek ne, jemi edhe ne të de-tyruar të merremi me politikë dhe me politikanët. Impresioni im në këtë pe-riudhë kohe, është si ai që kam pasur në kohën e diktaturës, kur gjithë Shqipëria po ngordhte për bukë dhe partia na thoshte: “Kujdes! Nuk duhet të deheni nga sukseset!”. Ne si artistë jemi në pikë të hallit, ndërkohë që vazhdimisht flitet për suksese të mëdha për të cilat ne nuk dimë gjë. Dëgjojmë vetëm fjalime duke filluar që nga fusha e artit, ekonomisë, etj., fjalime të cilat rreken të na ngrenë moralin dhe të na bëjnë optimistë për të ardhmen. Pyetja që unë shtroj në lidhje me teatrin dhe artin në përg-jithësi është: “Cila ministri mbulon artin në republikën e Shqipërisë?”. Dhe më lejoni që po vetë të përgjig-jem: “Ne nuk kemi ministri arti. Kemi vetëm ministri kulture, ministri e cila nuk di sa dhe si i mbulon problemet e artit tek ne.” Fakti që ne nuk kemi ministri arti, nuk mendoj që është lapsus. Nuk mendoj që kjo është gjë e rastësishme, por e qëllimshme, dhe ka të bëjë me masën e vlerësimit. Sa i takon lëvizjeve të fundit, deri sa artistët u ngritën në protestë dhe bënë atë lloj gurguleje, tregon se ka vajtuar puna atje ku nuk mban më. Unë do t’i bëja thirrja në këtë rast shtetit dhe Ministrisë së Kulturës të kenë më shumë vëmendje ndaj artit. Kur dëgjoj herë pas here fjalimet e politikanëve apo ministres Kumbaro që kanë lidhje me artin vë në pikë-pyetje inteligjencën time. Mendoj:

“Këta që flasin, kaq budallenj na dinë ne artistëve, sa ne të mos arri-jmë të deshifrojmë ku e kanë hallin dhe qëllimin?” Mos na konsideroni kaq budallenj ne artistët; që të jem i sinqertë, në fakt edhe jemi, por jo aq sa na pandehni. Për gurgulenë që përmenda pak më parë, jam i bindur që shteti në këtë rast ka bërë një gafë të madhe që i detyroi artistët të ngrenë zërin. Unë njoh shumë pak njerëz që mund të kenë respekt për pushtetarët tanë. Dhe sa më tepër kohë kalon aq më tepër populli nuk ka respekt për politikanët dhe shtetin e tij, sepse po ia shikon “hajrin” atyre. Por për artistët të gjithë kanë respekt, sepse ata nuk nisen nga interesa krejtësisht personale, partiake ose klanore. Lufta e tyre është në mbrojte të artit. Rrjedhimisht që janë shumë herë më të besueshëm dhe zëri i tyre dëgjohet shumë më tepër se zëri i të gjithë politikanëve të marrë sëbashku. Është mungesë mençurie nga ana e shtetit që të përballet me artistët. Një zë si Robert Ndrenika apo Bujar Asqeriu përmbysin qeveri. Janë personalitete që i njohin dhe i duan (i besojnë), ndërsa politikanët tanë si beson njeri.

-Godina e Teatrit Kombëtar është nga më të diskutuarat, çfarë mund të na thoni?

Unë nuk kam informacion të saktë, deri tani janë hamendësime. Por mua më shqetëson fakti që ako-ma nuk kemi një projekt të saktë. U nxitua të bëhej “Turbina”, që nuk përmbush parametrat e një teatri kombëtar, por e vlerësoj se ka dy salla dhe i shërbejnë kryeqytetit. Lind pyetja: “Nëse ministria, bashkia

apo shteti nuk ka projekt apo fonde, pse nxiton të shpërngulë Teatrin Kombëtar tek “Turbina”?”. Pasi filloi protesta e artistëve, atëherë me sa duket ministrja u mendua dhe ven-dosi të tërhiqet në një lloj mënyre. Kam dëgjuar shprehje që artistët u tërhoqën, ranë dakord, por kjo nuk është e vërtetë;u tërhoq shteti kur ngritën zërin artistët. Deri tani është thënë që Teatri Kombëtar do të administrojë tre salla: atë aktuale, dhe dy te “Turbina”. Deri këtu jemi në rregull. Ku ta gjejmë që TK të ketë tre salla! Problemi qëndron tek fondet, sepse nëse buxheti i ministrisë do të jetë i njëjtë me atë që ka sot TK, atëherë çfarë na duhen dhe dy salla të tjera shtesë kur ne nuk kemi para për aktivitetin artistik? Me çfarë do t’i vënë në skenë regjisorët shfaqjet e tyre te teatri “Turbina”? Me çfarë fondesh? Sa do të jenë këto fonde? Kjo nuk na është thënë akoma. Me këto buxhete qesharake që ne kemi vetëm për një sallë, mezi ia del TK. Ku do t’i gjejë partë dhe për të bërë shfaqje te dy salla të tjera? Përsa i përket gjendjes aktuale të godinës së TK, unë dhe kolegët e minuk mund të përjashtojmë dot nostalgjinë që kemi për atë godinë. Me keqardhje e them, se qeveritë e njëpasnjëshme, me neglizhencën dhe mosvëmendjen e tyre, e kanë katandisur këtë god-inë në një gjendje të mjeruar dhe domosdoshmërisht ajo nuk mund të shërbejë më si një tempull me te cilën ne mund të mburremi dhe krenohemi. Po me keqardhje shpreh mendimin tim që kjo godinë duhet shembur dhe në vend të saj, në të njëjtin territor, me të njëjtët metër katrorë, pa pallate shumëkatëshe përbri dhe sipër saj, të ndërtohej një godinë e re teatrore me parametra bashkëkohorë. Gjithmonë insistoj në faktin që të pyetet dhe të merret mendim nga komuniteti teatror, pa-varësisht se ne nuk jemi arkitektë. Nisur nga përvoja e “Turbinës”, është e qartë që arkitektët nuk kanë të qartë prioritetet që duhet të ketë një skenë dhe sallë teatri. Na kanë bërë te “Turbina” me dhjetëra banjo dhe nuk ka kabina për aktorët. Na kanë bërë dushe dhe nuk kemi atelier për dekoret.

-Artistët e presin ministren e Kulturës në teatër për të diskutuar për projektin. Deri tani kjo është refuzuar. Cili është gjykimi juaj?

Kjo është si ndeshje futbolli që luhet me dy takime, një në fushë kundërshtare dhe një në fushën tonë. Ne si artistë deri tani kemi luajtur në fushë kundërshtare. Po presim ndeshjen e kthimit, pra të vijë min-istria në teatër. Takimi me artistët duhet të kishte filluar në Teatrin Kombëtar. Por mbase me insistimin e ministrisë, ata u treguan qytetarë që pranuan të shkojnë atje për të dialoguar me ministren Kumbaro, e cila deri tani ka treguar se nuk i vlerëson sa duhet artistët.

-Një nga akuzat e artistëve që vijon të thuhet me forcë është mung-

esa e transparencës nga Ministria e Kulturës për gjithçka po ndodh.

Unë i jap të drejtë zonjës min-istre kur thotë se nuk ka mungesë transparence, sepse mungesa është kur ke një gjë dhe e fsheh, por pa pasur projekt ajo nuk ka çfarë fsheh. Kur nuk ka projekt konkret për teat-rin nuk ka çfarë të fshehë, por nëse ka projekt unë i them pse nuk e bën transparent? Këtu kemi mungesë fakti, mungesë totale të të bërit të gjërave. Pra transparenca në këtë rast është fjalë luksi. Nuk shkon nëse nuk ke projekt. Me ç’duket, mungesa e projektit, mungesa e fondeve dhe lodhja nga të marrurit me artistë grindavecë, shamataxhinj dhe që janë gati të të nxjerrin bojën në çdo moment, e detyroi zonjën ministre t’ia kalojë topin Veliajt.

-Në vijim të problemeve janë dhe artistët e Cirkut Kombëtar që po kundërshtojnë fort shfuqizimin e tyre si cirk kombëtar...

Vijmë sërish te buxhetet. Minis-tria nuk ka buxhete për të mbajtur dhe Cirkun Kombëtar se ndryshe nuk ka pse e heq nga varësia e saj. Unë kam ndjekur në media disa pro-noncime të artistëve të cirkut dhe jam dakord me ta, dhe në këtë lojë politike që përfshin artet mua më shqetëson jo ajo që thuhet për “tërheqjen” e artistëve nga kërkesat e tyre, se sa fakti që të tërë nuk janë në unison me njëri- tjetrin. Kur bie fjala për interesa madhore dhe të përbashkëta unë i bëj thirrje që të lënë mënjanë ndasitë , sherret me njëri tjetrin dhe bashko-hen në këtë problem që na shqetëson të gjithëve. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë, zëri ynë do të dëgjohet shumë më fort, pavarësisht se jemi akoma artistë pa status artisti.

-Çfarë po ndodh me mung-esën e statusit? Statusi i artistit

ka qenë një nga premtimet e ministres Kumbaro?

Unë s’e di cilët janë ata burokratë që merren me hartimin e ligjeve që nuk zbatohen. Nga eksperienca ime, ligjet fillimisht janë bërë dhe pastaj na i kanë sjellë në teatër për të na kërkuar mendim. Gjithmonë kemi dhënë mendime, por ligjet janë apro-vuar sikur ne të mos kishim thënë asgjë. Më vjen keq që dyshoj se edhe këtë rradhë kjo që bën ministria me statusin dhe ligjin për teatrin do të jetë një farsë si gjithë të tjerat dhe si zakonisht do të thuhet që ne, pra ministria, e mori dhe mendimin e komuniteti artistik.

-U bënë disa javë që është kjo situatë me akuza ndaj ministrisë si përgjegjëse për artin dhe kulturën. Keni një apel për ministren e Kul-turës?

Ministrja Kumbaro do të kujto-het me respekt në të ardhmen (kur të mos jetë më në këtë post) nëse i ka shërbyer me respekt dhe përkushtim artit. Por nëse i ka shërbyer intere-save klanore qeveritare, atëherë edhe nëse do të kujtohet si ministre, do të kujtohet si ministre e parespektuar. Duke shpresuar që ministrja Kumba-ro është një grua e mençur, shpresoj gjithashtu që ajo do të anojë nga interesat e artistëve dhe jo nga ato klanore dhe ekonomike. Megjithëse deri tani, zonja ministre nuk ka tre-guar vëmendjen dhe përkushtimin e duhur për problemet e artit, nuk i ka ardhur aq sa duhet në ndihmë artistëve dhe artit, edhe pse nuk është ministre e artit, unë jam shpresëplotë se ajo duhet dhe do ta dëgjojë zërin tonë, të bashkohet me ne në mënyrë që ne ta duam, ta nderojmë dhe ta vlerësojmë për kontributet e saj edhe pse nuk është ministre e artit.

Intervistoi: Julia VRAPI

Mos na konsidero-ni kaq budallenj ne artistët, që të jem i sinqertë, në fakt edhe jemi, por jo aq sa na pandehni. Për gurgulenë që përmenda pak më parë, jam i bindur që shteti në këtë rast ka bërë një gafë të madhe që i detyroi artistët të ngrenë zërin. Unë njoh shumë pak njerëz që mund të kenë respekt për pushtetarët tanë...

Page 19: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Tre shfaqje për publikun këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. "Boeing Boeing", "Gishti" dhe "Darka e Lamtumirës" në skenë për publikun në sallat e këtij teatri. "Gishti" u shfaq mbrëmë në sallën Goethe. Vepra e autores Doruntina Basha, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe me vënie në disa prej skenave të Ballkanit nëpërmjet poezisë së gjuhës bën që personazhet e saj të na befasojnë vazhdimisht, si nga të folurit, edhe nga thellësia dhe kompleksiteti i emo-cioneve. "Gishti", nuk tematizon çështjen e grave ekskluzivisht në një mjedis të mbyllur dhe jashtëzakonisht tradicional, por është shumë e lidhur me pozitën femërore në çdo luftë në këtë botë. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti. “Boeing Boeing” që ishte mbrëmë në skenë është përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e ak-torëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani për të sjellë lojën e humorit. Tri stjuardesa, nga tre vende të ndryshme, besojnë se secila prej tyre është e fejuara e Bernardit, i cili ka mundur të mbajë këtë marrëdhënie treshe, falë zotërimit të orarit të de-tajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, ai lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. “Darka e lamtumirës” vjen sonte në mbrëmjen në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperi-mental “Kujtim Spahivogli”. Me regji nga Kiço Londo, kjo është një vepër e krijuar nga autorët francezë Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere. Në rolet kryesorë interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kon-trollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre.

Kompozitori: Kam ndërtuar vepra muzikore që frymëzohen nga poezitë

lueshme e instrumentistëve tanë më të mirë dhe më të shquar të skenës koncertale muzikore ndër të cilët Mer-ita Rexha, Astrit Selita, Fatos Qerimaj, Erinda Agolli, Alma Strazimiri, Lorenc Radovani, Etrita Ibraihimi, Rudina Ciko etj. Kompozitor tregon se të gjithë veprat mbajnë emërtimin e poezisë. Ai pohon se gjithë eksperimenti që kërkon të ndërtojë është a ka mundësi që me muzikën e re e cila nuk para kuptohet nga publiku të kemi një urë lidhëse përmes poezisë për ta kuptuar, për të prekur gjendjen që ajo emeton. “E gjitha është ndërtuar mbi këtë pa-rim, kam ndërtuar vepra muzikore që frymëzohen nga poezitë dhe ilustrojnë idenë bazë të poezisë. E gjithë kjo do menaxhohet në skenë nga Ema An-drea, që do të jetë recituese e frazave të poezisë. Unë mendoj që do ketë publik sepse do të mundohem të komunikoj hapur dhe çiltër me të”, shprehet më tej kompozitori. Më tej Kraja tregon se të dhjetë veprat janë formatuar në

një strukturë tripjesëshe ku në qendër qëndrojnë tri vepra vokale, ndërsa pjesët anësore janë instrumentale solistike, si dhe vepra me ansamble të ndryshëm. “Ndër to do të jenë dy vepra me shoqërim elektroakustik, tashme pjesë integrale e zhvillimeve muzikore të shekullit. Gjuha muzikore e për-dorur ruan dhe paraqet një esencial-izim të muzikës kombëtare folklorike por dhe mjaft elementë individualë që synojnë paraqitjen e zhvillimeve bashkëkohore harmonike, melodike, fakturore timbrike etj. Muzika është shkruar 6 muajt e fundit me kërkesën e unitetit dhe veçorive stilistike, ba-zuar mbi forma të gjinive të mëdha e të mesme të muzikës së dhomës, nga miniatura koncertale tek forma e sonatës”, shton ai. Koncerti në Tiranë i datës 19 mars do të organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës. Media partnere e koncertit është revista e kritikës muz-ikore mbarëshqiptare Opusalb.

Teatri Eksperimental, tre shfaqje në skenë

në fundjavë

I frymëzuar nga poezitë e autorëve më të mirë shqiptarë, kompozitori Nestor Kraja sjell koncertin recital “Poetika muzikore”Julia VRAPI

Koncerti recital “Poetika Muz-ikore” vjen për publikun në skenën e Universitetit të Arteve me krijimtarinë e

kompozitorit Nestor Kraja. Një kon-cert që pas disa ditësh do të jetë në skenë me artistët më të njohur, por pjesë e pandarë është dhe poezia e autorëve shqiptarë. Koncerti “Poetika Muzikore” do të sjellë nën tinguj dhe poezi njeriun, kujtimet, mendimet, brengat e pasionet e tij, brenda një realiteti konkret dhe të prekshëm artistikisht. Këto nuk sillen si në një film me personazhe e ngjarje, duke vlerësuar forcën e tij për të luftuar dhe fituar mbi jetën, nuk sillen si në një opera me lajtmotive, recitative e arie, por kompozitori Nestor Kraja tregon se sillen si një kolanë emocionesh të lidhura nga fije idesh filozofike, që realizohen përmes poezive të zgjed-hura. Koncerti përmban krijimtarinë e tij shkruar në gjashtë muajt e fundit. Kompozitori Kraja ka përzgjedhur 10 poezi, që do ta bëjnë publikun të lundrojë lirisht drejt ideve, mendi-meve e emocioneve të ndryshme, por jetësore. Kompozitori tregon se mes poezive të përzgjedhura janë ato nga poetë si Petraq Risto, Xhevahir Spahiu, Lazgush Poradeci, Betim Muço, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Migjeni etj. “Për këtë koncert është e gjitha krijimtaria ime muzikore, që ka filluar të shkruhet gjashtë muajt e fundit. Unë kam marrë fillimisht dhjetë poezi, të cilat më lidhin me një fije filozofike të gjendjeve që ato përçojnë, që janë përjetimet më të rëndësishme të një njeriu normal në jetën e tij. Që fillojnë që nga kujtimet, raporti me teknologjinë, që fillojnë nga detyrat dhe të drejtat e njeriut, që vazhdojnë me dashurinë në sensin poetik të përgjithësuar, që vazhdojnë më pas me një poezi të Migjenit, më interesantja e tij titulluar “Mbinjeriu”, që evokon dhe idetë më revolucionare të kohës”, pohon kompozitori Kraja për koncertin, që sipas tij pritet të jetë në skenën e Universitetit të Arteve në datën 19 mars.

Artistët në skenëNjë nga kënaqësitë e publikut në

koncert do të jetë edhe loja e mrekul-

Kumbaro takon ekspertë të huaj për kalanë e Gjirokastrës

Elbasan, çelet Panairi i Librit për “Ditën e Verës”

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro zhvilloi një takim me ekspertë të huaj për prob-lemin e kalasë në Gjirokastër. “Konsultim dhe diskutim in-tensiv me ekspertet e Bankës Botërore me të cilën kemi bashkuar forcat për të gje-tur zgjidhje për problemet e mbartura në dekada në Kal-anë e Gjirokastrës ”, shkruan ministrja e Kulturës në profilin e saj në Facebook, ku janë pub-likuar dhe foto të këtij takimi. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokas-trës, përmendet për herë të

parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sun-dimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndry-shëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë.

Mesditën e të shtunës Pa-nairi i Librit hapi zyrtarisht ak-tivitetet që do të zhvillohen me rastin e “Ditës së Verës 2018” në Elbasan. Çelja e Panairit të Librit është cilësuar një zgjedhje e menduar mirë për qytetarët të cilët u njohën me botime të shum-ta. Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj. Numërohen 44 shtëpi botuese më të mira, të cilat janë bërë pjesë e stendës së panairit, ndërsa shumë prej tyre janë paraqitur me tituj enkas me

këtë rast. Disa nga pjesëmarrësit e tij u shprehën të kënaqur me interesin e treguar nga qytetarët elbasanas. Ata kërkuan që panai-ri i librit të vijojë rrugëtimin e tij edhe në vitet pasardhëse. “Dita e Verës” është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nder-im të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Vitet e fundit "Dita e Verës" është bërë me të vërtet një festë mbarëkom-bëtare, ku festohet pasivisht.

Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë, në projekt restaurimi

Ministria e Kulturës shkruan se në Xhaminë Gjin Aleksi në Delvine restaurimi po i kthen shkëlqimin e harru-ar dekada me radhë. “Tre bes-ime brenda një emri. Xhamia e Gjin Aleksit ndodhet në fshatin Rusan të Delvinës dhe mendohet se i përket viteve 1600 dhe thuhet se kjo xhami është ngritur mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Xhamia është një objekt që mban brenda saj të ndërthur disa gërshetime kulturash që fillojnë që nga ajo vendase dhe vazhdon në

atë postbizantine e deri tek pe-riudha otomane. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustiken e saj të veçantë”, shkruan në faqen e saj Ministria e Kulturës. Xhamia e Gjin Aleksit përbën një kompleks së bashku me tre tyrbe. Ky objekt është mon-ument kulture i kategorisë së parë. Evlia Çelebiu gjatë vizitës së tij në Delvinë në shek. XV përmend përveç Xhamisë së Gjin Aleksit, Xhaminë e Sulltan Bajazitit dhe atë të Mëhallës së vllehëve. Ai përmend, gjithash-tu edhe praninë e tri haneve, një hamami dhe tri teqeve.

Një nga kënaqësitë e publikut në koncert do të jetë edhe loja e mrekullueshme e instrumentistëve tanë më të mirë dhe më të shquar të skenës koncertale muzikore ndër të cilët Merita Rexha, Astrit Selita, Fatos Qerimaj, Erinda Agolli, Alma Strazimiri...

Page 20: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

20 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Shtangisti i njohur optimist se do të fitojë tri medalje në Europianin e Rumanisë në fund të marsit

Kombëtarja e shtangës prezantohet me uniforma skandal, shtangistëve u mbetet njolla e dopingut

BRIKEN CALJA:BRIKEN CALJA:

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje se çdo sport tjetër nga aktivitetet ndërkom-

bëtare. Por ky sport është njollosur vitet e fundit nga rastet e përsëritura të dopingut, aq sa Federata Europi-ane ia hoqi të drejtën Shqipërisë dhe vendosi që Europiani i këtij viti të zhvillohet në Rumani. “SOT” interv-istoi kampionin absolut të peshës trupore 69 kg, Briken Calja, i cili ka synime për tri medalje në Kampion-atin Europian, madje synon të jetë kampion i Europës në dygarësh. Që ta realizojë këtë Caljes i duhen 320 kg në dygarësh, një peshë që e fut automatikisht në zonën e medaljeve dhe stërvitja e tij, por edhe forma që po kalon, bindin për suksesin e prit-shëm të tij. Calja kujtoi se shtangës i është vënë padrejtësisht një njollë, në lidhje me dopingun, por askush nuk kujtohet të thotë se ekipi kom-bëtar nuk ka fizioterapist, se në ak-tivitetet ndërkombëtare sportistët shkojnë me uniforma sipas rastit e aspak të organizuar me uniforma të përfaqësueses dhe se mungesa e mbështetjes financiare nuk i lë talentet të shpërthejnë në qendrat stërvitore.

Mbeten dhe dy javë nga starti i kampionatit Europian të Rumanisë. Ju jeni një nga pretendentët për medalje në peshën tuaj. Cila është gjendja fizike, teknike dhe morale juaja në prag të këtij aktiviteti?

Mbeten dhe pak ditë, të cilat po i shfrytëzojmë maksimalisht për të kapur rezultatin më të mirë. Besimi është shumë i madh dhe gjendja ime, si fizike e teknike, ashtu dhe psikologjike është në nivelin mak-simal. Jam në superformë, super i qetë dhe super i përgatitur për të marrë medalje në këtë aktivitet. I kam qëllimet e qarta dhe objektivin e qartë, prandaj dhe ndihem optimist se po shkoj për të realizuar një garë të cilën e realizoj çdo ditë në stërvitje.

Kur flisni për objektiv të qartë, çfarë keni parasysh?

Objektivi im në këtë Europian janë tri medalje, pra minimalisht të jem në treshen kryesore që ka të drejtën e vlerësimit me medalje. Natyrisht, ambicia kryesore imja është të jem kampion Europe dhe unë po përgatitem për këtë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe uroj të kem këtë formë dhe në ditën e garës.

Europianin e shkuar ju shfaqët mangësi, nuk u klasifikuar në dygarësh. Si do të veproni për të evituar “pengesat” që mund të lindin gjatë garës?

Unë si sportist kam vuajtur pak-sa në aspektin teknik. Mos harroni se ku garojmë e si stërvitemi, pasi duhen marrë parasysh rrethanat, apo ngjarjet. Mos harrojmë se ekipi ynë kombëtar nuk ka fizioterapist, më i domosdoshmi për ne në garë. Dikujt këto mund t’i duken justifikime, por ata që e ushtrojnë këtë sport e dinë

se sa i rëndësishëm është fizioter-apisti. Mungesat e këtyre hallkave na sjellin probleme në garë. Por kri-tikët do të vijojnë të kritikojnë. Unë dola i katërti në botë në SHBA, ata thonin është dështim. Po si mund të jetë dështim vendi i katërt në botë?! Përveç fizioterapistit, duhet pasur ligje të mira për sportin, por këtu kjo gjë mungon, është hartuar keq, pa pyetur asnjë sportist. Bënë ligj sporti pa marrë mendimin e asnjë special-isti sporti, sportisti apo trajneri. Ore, nuk u ftova një herë të më thonin çfarë mendimi ke për këtë apo për atë, hiç fare.

Nuk është vetëm fizioterapisti, prej kohësh ekipet tona kombëtare lëshojnë alarmin e mungesës së mje-kut. Nuk mund të kuptohet gara pa mjek. Sa ka ndikuar kjo?

Është dhe ky një problem se-rioz, por ne kemi ngritur zërin për të paktën një fizioterapist. Gjendja është alarmante, pasi sportistët marrin medikamente dhe nëse nuk ka një staf që i njeh medikamen-tet, cilat janë të lejuara e cilat jo, atëherë situata është problematike, kur mungon fizioterapisti dhe merr medikamente kundër dhimbjes, fjala vjen, pa e ditur nëse e lejon WADA apo jo, atëherë rrezikon dhe këtu në Shqipëri kjo ka ndodhur. Këtu nuk ka një staf përgjegjës për këtë, që të informojë dhe këshillojë sportistët rreth përdorimit të medikamenteve, sepse WADA bën ndryshime herë pas here dhe një medikament që më parë ishte i lejueshëm, mund të jetë hequr një muaj më parë. Prandaj duhet staf konkret që t’i sqarojë sportistët për këtë. Këtu shpesh i ngatërrojnë gjërat. Flasin për dopin-gun, a thua se këtu është bërë nami, ndërkohë që ata që përdorin dopin-gun dhe bëjnë hile, nuk janë të vetëm, por një grup i gjerë që fillon me

kimistët më të sprovuar, doktorë e një ushtri njerëzish që punojnë për të fshirë gjurmët. Ndërsa në Shqipëri, edhe në rastet e ndodhura, është një fenomen i trashë, prandaj them se ne si peshëngritje na është vënë një njollë dopingu e pamerituar. Shumë sportistë janë djegur nga mosdija e përdorimit të medikamenteve.

Federatat kanë peshën e tyre të fajit në këto zhvillime, sepse ato e bë-jnë lidhjen me klubet dhe sportistët. Pse kjo neglizhencë?

Federatat kanë përgjegjësitë e tyre, por unë dua të kujtoj se federa-tat tona punojnë nën mëshirë. Bux-heti për sportin është mjaft i vogël dhe federata jonë që ka disa sportistë elitarë, merr një buxhet qesharak. Ekonomia është baza e një federate, në fakt është baza e çdo gjëje. Pa para nuk bëhet sport. Një sportisti i duhen paratë për ushqimin, për stërvitjen, për medikamentet dhe shërbime të tjera në funksion të stërvitjes dhe rezultateve. Ka mjaft raste, përfshi dhe mua, që kemi shkuar në aktiv-itete me shpenzimet tona familjare. Vjen një moment kur duhen marrë vendime, nevojiten zgjidhje. Një federatë i merr përgjegjësitë e saj dhe i hapet rruga zgjedhjeve dhe natyrisht u jepet mundësia njerëzve që kanë mundësi të kontribuojnë, kryesisht biznesmenë, që të ketë një mundësi ta ndihmojë peshëngritjen. Mos harrojmë një fakt që për men-dimin tim është tronditës: uniforma e përfaqësimit. Edhe vendet afrikane si Kongo përfaqësohen më mirë se ne në aktivitetet e rëndësishme sportive. Vijnë me uniformën e tyre të ekipit kombëtar dhe kanë hijeshi, kurse ne shkojmë me uniformat personale, njëri me jeshile, tjetri me të zezë apo të kuqe, e hajde merre vesh çfarë për-faqësojmë. Ky është një turp i madh, prandaj shteti duhet t’i sigurojë ekipit

të tij kombëtar uniformën, kjo është më e pakta që mund të bëhet.

T’i kthehemi objektivit tuaj në Europian. Një vit më parë ju dësh-tuar në Kroaci të klasifikoheshit në dygarësh. A i keni marrë masat këtë herë që të bëni një garë më të qetë e rezultative?

Europianët janë shndërruar në makth për mua. Në Botërorë dhe në Olimpiadë jam renditur më mirë dhe kam pasur rezultate të mira, por në Europianë diçka më ka ngjarë. Nuk e di nëse është nga moti apo diçka tjetër, por është fakt që kam dësh-tuar në tre kampionate europiane. Prandaj po përgatitem këtë herë me shumë mund që të jem në lartësinë e kërkuar.

Që të dalësh kampion Europe duhet pak a shumë 145 në shkëputje dhe 180 në shtytje. Janë pesha të realizueshme?

Po, janë të realizueshme dhe unë këto shifra synoj dhe me këto shifra, duke njohur dhe rivalët, besoj se jam në podium. Mbi të gjitha ka rëndësi dygarëshi dhe nuk dua të zhgënjej këtë herë.

Dygarëshi ka rëndësi dhe për shpërblimin nëse fitoni medalje. Pasi ligji nuk i njeh medaljet në tek stil, por në dygarësh...

Këtu ka një hile të madhe dhe unë mund të deklaroj hapur se spor-tistëve u është ngrënë drejta. Kjo hile është në interpretimin e ligjit. Ligji thotë kushdo që merr medalje shpërblehet, por për ne shtangistët nuk e praktikojnë këtë. Pse? Edhe në peshëngritje nuk bëhen kot or-ganizimet e ceremonisë veçmas për shkëputjen, shtytjen dhe dyfarëshin, secili ka medaljet e veta. Kjo është një e drejtë e mohuar për shtangistët. Si shembull unë mund të marr atle-tikën, e cila shpërblehet për një garë. Një sportist atletike mund të bëjë kërcim së gjati, trehapësh dhe ndonjë disiplinë tjetër dhe ai shpërblehet për çdo disiplinë. Pse për shtangistët nuk vlen e njëjta gjë?

Europiani ishte projektuar të zh-villohej në Shqipëri, por na e hoqën, a do të ndikojë kjo në ecurinë e spor-tistëve tanë në këtë aktivitet? Së dyti, a është kjo njollë për sportin tonë?

Shumë shtete bëjnë lobim për të marrë të drejtën e organizimit të aktiviteteve, kurse ne e patëm dhe na e hoqën të drejtën. Natyrisht, dopingu është njollë, por nuk jemi ne fajtorët për këtë. Përgjegjësitë janë individuale, jo kolektive, e përgjegjësi kolektive kishte vetëm në kohën e monizmit. Turp që na e ho-qën. Nëse dikush bën një gabim dhe duhet dënuar, fajtor është individi e jo i gjithë komuniteti. Në fakt, këtu dopingu është bërë gogol. Për shkak të dopingut të një sportisti bëhet me njollë i gjithë vendi. Ndërkohë që këtu ndodh fenomeni për shkak se nuk ka staf përgjegjës. Në Shqipëri nuk praktikohen këto hilet me dop-ing, ju siguroj për këtë, sepse ne nuk kemi infrastrukturën dhe burimet

njerëzore për të përdorur doping që ndikon në rezultate. Gabimet e bëra këtu janë trashanike, për shkak të mosdijes, ndërsa dopingu në eveni-mentet e mëdha jashtë vendit është i rafinuar, me pjesëmarrjen e një grupi të madh njerëzish, siç thamë me doktorë e kimistë nga më të mirët.

Infrastruktura sikur është gjallëruar vitet e fundit, ka një pal-estër në Tiranë për ekipin kombëtar. A i përmbush infrastruktura në tërë-si nevojat e komunitetit të shtangës?

Palestra në Tiranë është në rreg-ull, por në Shqipëri ka talente jo vetëm në Tiranë, kështu që pal-estrat duhen në çdo qytet të vendit. Nëpërmjet sportit dhe artit një vend përfaqësohet më mirë, prandaj duhet investim në infrastrukturën sportive. Por, nuk është vetëm infrastruktura, pasi për sportin duhet një ligj serioz, i mirë e motivues, e jo një ligj që askush nuk e di kush e hartoi dhe a kishte lidhje me sportin.

Së fundi, ju keni pasur oferta nga vende të tjera. Çfarë ju ka penguar të zgjidhni një vend tjetër për të garuar e fituar?

Unë nuk e tradhtoj vendin tim me çfarëdolloj çmimi. Kam pasur më herët oferta, sigurisht, por kam refuzuar. Nuk i komentoj zgjedhjet e të tjerëve, por unë kënaqem me flamurin tim e vendin tim. Unë do të përfaqësoj vetëm Shqipërinë, asnjë vend tjetër. Natyrisht, kushtet dhe suporti mund të jenë më të mira jashtë, por këto gjëra mund të bëhen dhe në Shqipëri. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se sporti ka shpenzime, prandaj ne apelojmë për mbështetje financiare të vazh-dueshme. Por në asnjë rast nuk e kam opsion të përfaqësoj një vend tjetër përveç Shqipërisë.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Këtu ka një hile të madhe dhe unë mund të deklaroj hapur se sportistëve u është ngrënë dre-jta. Kjo hile është në interpretimin e ligjit. Ligji thotë kushdo që merr medalje shpërblehet, por për ne shtangistët nuk e praktikojnë këtë. Pse? Edhe në pe-shëngritje nuk bëhen kot organizimet...

Page 21: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kukësi fiton mes tensionit ndaj Teutës, të gjithë akuzojnë gjyqtarin Alla

Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet, teksa pasditen e sotme ka mar-rë një tjetër fitore, 0-2 ndaj Rabotniçkit në kampionat. Ka qenë Izair Emini ai që zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, duke mbajtur edhe premtimin e dhënë në intervistën para ndeshjes, për të vijuar me shënimin e golave. Në pjesën e dytë, ishte go-lashënuesi i skuadrës, Besart Ibrahimi që dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi fitoren për kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Rabotniçki luajti me një lojtar më pak, përreth 40 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të Trajcevskit. Me këtë 3-pikësh, Shkëndija vijon të “fluturojë” drejt titullit, duke e çuar në 17 pikë dif-erencën nga Vardari ndjekës, që luan nesër ndeshjen e javës së 23-të.

SUPERIORE

MAQEDONI

Pas 11 javësh ndalen gjirokastritët, Partizani fiton 3-0 dhe i “turret” vendit të dytë në Superiore

Luftëtari dorëzohet pas 11 javësh, Partizani i Dalipit është për EuropënAdriatik BALLA

Një ndeshje e çuditshme ishte në fillim ajo midis Partizanit dhe Luftëtarit, për shkak se në minutat e para gjyqtari

ndërpreu ndeshjen si pasojë e një vep-rimi që ngjalli habi të madhe. Një tifoz futet në fushë në momentin kur po sul-monte skuadra e kuqe. Trashi shënon gol, por gjyqtari nuk e konsideron të tillë, duke e lidhur me futjen në fushë të tifozit. Pati ndërprerje të ndeshjes e më pas rifillim të saj. Gjithsesi, Partizani e fitoi bindshëm këtë ndeshje, 3-0, duke marrë trepikëshin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Klevis Dalipi dhe duke u kujtuar rivalëve se Partizani është Europa League. Rezultati dhe loja e sotme e konfirmojnë këtë. Kështu, Klevis Dalipi ka debutuar me fitore, në aventurën e tij të parë zyrtare si trajner i Partizanit, ndonëse i kishte drejtuar të kuqtë edhe në takimet kur paraard-hësi i tij Starova, ishte i pezulluar. Kryeqytetasit mposhtën Luftëtarin në “Selman Stërmasi”, me rezultatin 3-0, duke I prishur gjirokastritëve serinë prej 11 ndeshjesh pa fitore dhe në njëfarë mënyre duke u hakmarrë për atë humbje 5-0 në Gjirokastër. Lorenc Trashi zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë për Partizanin, ndërsa Gerhard Progni dyfishoi shifrat në minutën e 71-të, pas një aksioni të bukur person-al. Në minutat e fundit ka vend edhe për Edgar Çanin, që u rikthye pas atij dëmtimi të gjatë dhe në topin e parë që preku, fitoi një 11-metërsh. Penalltinë e ekzekutoi Batha dhe shënoi duke vulosur shifrat 3-0. Skënderbeu bëri detyrën ndaj Lushnjës, në Korçë, duke marrë një fitore me rezultatin 3-1 dhe duke shkuar në kuotën e 56 pikëve, në krye të tabelës së renditjes. Soue, Dita dhe Xhejms shënuan për skuadrën

e Dajës, ndërsa Sefa ngushtoi për-kohësisht rezultatin për lushnjarët, në fundin e pjesës së parë.

Dalipi: Fitore me vlerë, na duhet mbështetja e tifozerisëTrajneri i ri Klevis Dalipi debutoi

me fitore në stolin e Partizanit dhe njëkohësisht i shkaktoi humbjen e parë Luftëtarit, pas 11 takimesh. Ai komentoi ndeshjen dhe zhvillimet në kamp[in e kuq. “Fillimi ishte vërtetë i vështirë për ne, veçanërisht 10 minutat e para, por ai gol i Trashit, ishte prej një sulmuesi race, dhe na çliroi në veprimet tona. Më pas, skuadra doli në lojën e vet dhe si rrjedhojë shënu-am edhe dy golat e tjerë, por mund të bënim akoma më mirë. Vështirësia shtohet, pasi në çdo takim ka skuadra që pretendojnë për diçka dhe kjo është faza më e ‘nxehtë’ e kampionatit. Duhet

të punojmë shumë për të arritur objek-tiva madhorë, dhe për të përballuar me sukses pjesën e mbetur. Natyrisht që një skuadër e madhe bëhet edhe nga interpretimi i mirë i fazës mbro-jtëse, jo vetëm në sulm. Ne izoluam kundërshtarët, duke evituar rrezikun që vinte nga lojtarët kryesorë të saj”, u shpreh Dalipi. Më pas ai komentoi edhe rënien e formës së Jaeir Asanit, krahasuar me ndeshjet e fundit të tij. “Nuk mendoj se pati rënie, por lojtari u konsumua shumë, duke ndihmuar edhe mbrapa. Zëvendësimi i tij ishte taktik, pasi isha i kënaqur me atë që po jepte deri në ato momente”, shtoi Dalipi. Në fund ai ka një mesazh për tifozerinë e kuqe, duke thënë se një skuadër e mirë duhet mbështetur nga tifozët, pra duke apeluar që tifozët e skuadrës së Partizanit të kthehen

Një nga ndeshjet e rëndësishme të kësaj jave ishte ajo që u luajt në Kurbin midis Laçit e Flamurtarit, fituar nga vendasit 4-2, një duel që vlente për Europën. Dhe kurbinasit jo vetëm fituan, por u ngjitën në vend të tretë, duke pretenduar të jenë në Eu-ropa League. Fitore mes drithërimash për Laçin e Gentjan Mezanit që deri në minutën e 73-t kryesonte 3-0 ndaj Flamurtarit, por vlonjatët u zgjuan në çerek-orëshin e fundit duke realizuar 2 gola që gjithsesi ishin të pamjaftueshëm për të marrë

pikë. Kurbinasit triumfuan 4-2 dhe u rikthyen te suksesi në kampionat duke zhytur në krizë, formacionin e Shpëtim Duros me Flamurtarin që pësoi humbjen e 3-të radhazi në kampionat dhe tashmë e sheh veten në kuotë të barabartë pikësh 36, me Laçin. Heroi i sfidës për bardhezinjtë ishte pa diskutim sulmuesi nga Mo-zambiku, Rexhinaldo, i cili realizoi një 3-golësh në këtë sfidë, ndërkohë që Siljanovksi dhe Musta ja bënë më pak të dhimbshme këtë humbje Fla-murtarit me golat e tyre. Ndërkohë që

Uzuni me finalizimin e tij në të 88-ën vulosi suksesin e Laçit. Barazim pa gola në sfidën tjetër të orës 14:00 mes Kamzës dhe Vllaznisë. Një barazim që lë të kënaqura të dyja skuadrat, me Vllazninë që mori një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, ndërsa Kamza mbajti në distancë sigurie një rival të drejtpërdrejtë. Në minutat e para vendasit ishin të pafat pasi sulmuesi serb Stevan Raçiç u ndal nga shtylla, megjithatë kjo pikë i shërben shumë Kamzës që në këtë sfidë vinte pas dy humbjeve radhazi.

DUELI/ Laçi shpartallon Flamurtarin dhe u rrezikon vlonjatëve Europën

Shkëndija nuk ndalet së fituari, mund Rabotniçkin

dhe afrohet me titullin

Skënderbeu vetëm ngjitet, Vllaznia merr një pikë me vlerë në Kamzë

në stadium e të mbështesin ekipin. “Futbolli luhet për tifozët dhe duhet të vijnë sa më të shumtë në numër. Ne do mundohemi të japim më të mirën dhe t’i kënaqim me rezultate dhe lojë”, përfundoi trajneri Klevis Dalipi.Lika: Humbëm nga gabimet tona

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, pas ndeshjes së djeshme me Partiza-nin tha: “Në këto momente mendoj se humbëm jo vetëm për meritë të kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve tona. Ishte gabimi në pësimin e golit të parë, ai që na pe-nalizoi dhe më pas nuk ditëm të rea-gonim. Partizani u mbrojt me shumë lojtarë dhe shfrytëzoi kundërsulmet, ku na kapi shpesh të papërgatitur. Du-het të mbledhim forcat dhe të japim maksimumin, pasi kemi ndeshje të rëndësishme dhe kampionatin është ende i gjatë. Duhet të marrim maksi-mumin duke filluar që nga ndeshja me Kukësin në shtëpi”.

Kampionati po bëhet më interesant në këto javë të fundit të fazës së tretë, pasi Skënderbeu jo vetëm thellon diferencën me ndjekësit, por Kukësi ka shpërthyer me fitore duke u ngjitur ndjeshëm i dyti. Dje në Kukës vendasit korrën një fitore me vlerë ndaj Teutës, por që është komentuar dhe do të vijojë të komentohet gjatë për shkak të arbitrimit që u kontestua nga të gjitha palët. Gjithsesi, Kukësi fitoi 3-2, në një ndeshje ku pati gola, grindje, përplasje, kartonë të verd-hë e të kuq dhe presidentë që hynë në dho-mat e zhveshjes. Megjithatë, konstatohet se

Kukësi “fluturon” me dyshen Guri-Shkodra. Largimi i golashënuesit më të mirë të kampi-onatit për në Bjellorusi nuk po ndihet aspak të verilindorët të cilët mposhtën 3-2 Teutën në “Zeqir Ymeri” duke blinduar vendin e 2-të në renditje tashmë në kuotën e 42 pikëve. Ishte një sfidë që nisi në malore për Kukësin ajo ndaj “djemve të detit” por golit të Bilalit në të 16-tën iu përgjigjën njeriu i momentit te skuadra Peter Pakult, Sindrit Guri me një dygolësh dhe Donjet Shkodra i cili tashmë luan në pozicionin e Elis Bakajt dhe ndaj Teutës realizoi një supergol me një goditje

të bukur nga distanca që përmbysi shifrat. Në mes qëndrojnë golat e shtatlartit, Guri i cili në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat ndërsa në të 66-ën i shërbyer nga braziliani Cale shënoi edhe golin e dytë personal, duke mposhtur për herë të 3-të Shpëtim Moçkën në këtë sfidë. Goli i Çyrbjas në të 80-ën u duk sikur riktheu Teutën në ndeshje por vetëm kaq për durrsakët të cilët u rikthyen te humbja pas 1 fitoreje dhe 2 barazimeve në 3 javët e fundit.

Qëndrimi i Kukësit për arbitrinFutboll Klub Kukësi reagon ndaj gjy-

kimit jokorrekt të gjyqtarit Alla, në takimin Kukësi-Teuta, luajtur sot në “Zeqir Ymeri”. Gjykim jokorrekt, penallti te mohuara, tol-erime ndaj ndërhyrjeve të lojtarëve të Teutës, ndaj lojtarëve tanë. Gjithashtu stimulimet e njëpasnjëshme të lojtarëve miq, sharjet e fyerjet nga bankina e Teutës drejt tifozerisë kuksiane janë disa nga ato që u panë në këtë takim. Në ditët në vazhdim klubi do të dërgo-jë një material të detajuar me fakte dhe video në FSHF dhe pranë komisionit të arbitrimit. Ndër të tjera do të kërkohet, që gjyqtari Alla të mos arbitrojë ndeshjet e Kukësit.

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, foli pas ndeshjes që ekipi i tij humbi ndaj Kukësit, duke akuzuar rëndë gjyqtarin Alla se e mbajti ndeshjen në favor të vendasve. “Nuk di çfarë të them por kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe nuk dua të merrem me arbitrin pasi nuk jam marrë ndonjëherë. Kukësi nuk ka nevojë për kaq shumë ndihmë arbitrash. Shënuam, reaguam por Alla nuk ka qenë i mendimit që ekipet të marrin atë që kanë dhënë në fushë. Kukësi është shquar për mundje pasi ka nxjerrë kampiona të mëdhenj por nuk ishte nevoja ta shfaqte sot në fushë. Arbitri po favorizonte qartë Kukësin dhe në çdo aksion lojtarët e Kukësit po sulmonin me ndërhyrje të rënda. Arbitri ndikoi te ndeshja” tha Begeja.

TRAJNERI

Skënderbeu fitoi sot me Lushnjën me rezultatin 3-1, duke mos e vënë në diskutim fitoren dhe trepikëshin, aq sa tan i thellon dhe më tej epërsinë në krye të renditjes ndaj rivalëve të tij. është plot 14 pikë më lart se Kukësi i vendit të dytë dhe me këtë ecuri Skën-derbeu po marshon i qetë drejt titullit. Ndërkohë, Vllaznia mori një pikë me vlerë sot në transfertë ndaj Kamzës, duke shkuar në 27 pikë, 5 më shumë se Teuta rivale në garën për mbijetesë që ndodhet e parafundit. Shkodranët rezistuan mirë në mbrojtje ditën e sotme, duke barazuar 0-0 dhe ekipi i Gjokës mund të kënaqet me një pikë me vlerë për renditjen në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, rreziku për shkodranët nuk ka kaluar.

Begeja: Arbitri favorizoi Kukësin, ndikoi në rezultat

NDESHJET, JAVA 24

Kamza-Vllaznia 0-0Laçi-Flamurtari 4-2Kukësi-Teuta 3-2Partizani-Luftëtari 3-0Skënderbeu-Lushnja 3-1

RENDITJASkënderbeu 56Kukësi 42Laçi 36Flamurtari 36Partizani 35Luftëtari 34Kamza 33Vllaznia 26Teuta 22Lushnja 10

Page 22: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

22 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Rita Ora pjesë e festivalit më të madh të BBC

1- Ish futbollisti i Tiranës Arjan...2-Ndjenja e mungesës së ushqim-it...3-Hajat shkodran, i shquar...4-Goli në Olimpikun e Romës...5-Fshat afër Tiranës në rrugën për në Elbasan...6-U rrëzua...7-Njëlloj si nr 7 hori-zontalisht...8-Shkrimtari Brahimi, mbrapsh...9-Kompozitori gjerman, Uan Sebastian...10-I thonë ndryshe kalit të shalës...11-Personazh tek komedia “Pallati 176”...13-Dredhi për të mashtruar...14-Diku atje tej...16-Dhoma e lartë e parlamentit rus...17-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...18-...kafe...20-I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë...21-Ka të tillë mësimor ose për analiza kimike etj...22-Patrioti Oso...23-Qytezë në rrethin e Kurbinit...24-Kujdestare fëmijësh...25-I thatë, lungë me qelb...26-Një fshat i Kavajës...27-Një shpend grabitqar që rron shumë...29-Nuk ka asgjë bren-da...30-Patrioti Vokshi...31-I pafem që nuk ka besim tek feja...33-...Spen-cer...34-Profil metalik...35-Organizatë terroriste në Irlandë...36-Makinat e Korçës...37-Insitucion Zyrtar...

1-Qeni femër...4-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...7-Një shtet në Lindjen e Mesme...12-Organizatë ter-roriste në Irlandë me Shi Penin...13-Aktori Vangjel...14-Janë fluturake të mërzitshme...15-Krahinë në veri...17-Ish futbollisti Shkodran...Bizix...18-Makinat e Lezhës...19-Vangjeli i poli-tikës...20-Ai i Ana Frankut...21-Është fgurë gjeometrike...22-Thikë me dy presa...23-Një ekip futbolli italian...24-Gavril...poeti arbëresh...25-Majat e zhveshura të maleve...26-Kom-pozitori Gjoni...27-Njëlloj si çudi...28-U largua...29-Teatri i Fierit...30-Tip automjeti gjerman...32-Alibali i këngës në inic....33-Janë edhe ato të privatizimit...34-Shtet europian me kryeqytet Talin...36-Është e magnetofonit...37-Operatori i lauruar Terpini...38-Emër djali...39-Ngjarje...40-Patrioti Gjalli-ca...41-Goditje e fortë dhe e menjëhershme...

Në festivalin e “BBC Music’s Biggest Weekend” nuk mund të mungonte këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Kjo e fundit së bashku me Liam Payne dhe Sam Smith janë ndër këngëtarët e fundit, që i janë shtuar listës së artistëve që do të performojnë në festivalin më të madh të javës në “BBC Music”. Camilla Cabello, Stefflon Don, Mabel, Sigrid, 30 Second dhe George Ezra gjithashtu janë në këtë listë prej shumë këngëtarëve. Biletat për “Fundjavën më të madhe” të Radio BBC 1 në Swansea janë shitur, por dëgjuesve do t’u jepet mundësia për të

fituar bileta në formë të dhuratave gjatë muajit maj. Seria e koncerteve nga 25 deri më 28 maj përbëjnë ngjarjen më të madhe muzikore të zhvilluar ndonjëherë nga BBC. Gjithashtu atyre do t’iu bashkohen edhe Ed Sheeran dhe Taylor Swift në disa prej qyteteve të Uellsit. Ndërkaq që Rita Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i prezantojë gjatë muajve në vijim. Rita Ora mori shumë vëmendje dhe për perfor-mancën e saj në Kosovë në muajin shkurt, duke u bërë një lajm që u pasqyrua në shumë mediat botërore.

HoteliNë një hotel:Klienti e pyet sportelistin:-Sa kushton një dhomë ju lutem?Dhe sportelisti që i përgjigjet:-100 euro zotëri.Ndërsa klientit të cilit çmimi i

duket paksa i kripur e pyet sërish:-Po, për të vënë makinën në ga-

razh. Sa kushton ju lutem?Sportelisti sërish i përgjigjet:-Asgjë zotëri, çfarë u pa pastaj?Klienti që i pëlqeu kjo përgjigje

i thotë: -Mirë, atëherë do të shkoj të fle

në makinën në garazh.

Zemra nuk komandohet

Dy skocezë janë duke biseduar për ndjenjat e tyre

I pari i thotë shokut të tij se:-Jam shumë i pavendosur. Nuk di

se çfarë të bëj. Kam njohur dy femra Cathin të cilën e dua shumë, por është e varfër, ndërsa tjetra Cardiff që nuk e dua aq shumë, por është e pasur.

Dhe shoku që i jep mendimin e tij:-E di se çfarë të them, unë. Sipas

meje zemra nuk komandohet. Ti martohu me atë që dashuron, dmth me Cathin, edhe pse ajo është e varfër.

Tjetri që e falenderon për këshillën:

-Po! Ke të drejtë! Unë do të mar-tohem, me Cathy edhe pse ajo është e varfër, unë e dua atë. Faleminderit mik për këshillën!

Dhe shoku i entuziazmuar e pyet për diçka të fundit:

-Asgjë. Por, do të doja të të pyesja për diçka. Mund të më japësh adresën se ku jeton zonja e pasur Cardiff?

FëmijaNjë person nga Gjenova bën

një test për të parë nëse fëmija i tij është i prirur për para dhe i thërret fëmijës duke mbajtur në dorë një kartmonedhë prej pesëqind lirash:

-Fabio, hajde pak këtu. Shiko pak këtu!

Dhe fëmija paksa i çuditur kthen kokën dhe përqendrohet tek ai. Burri vazhdon me pyetjet e tij:

-Cilën dorë do të zgjidhje?Fëmija drejton gishtin drejt dorës

që ka liretat:-Këtë.Dhe më pas reagon menjëherë: -Por, më lësho me atë tjetrën.

k u l t u r e www.sot.com.al

3

8 7

4 5 3 2

1 7 5

2 3 1 8

9 6 7

7 8 9 5

1 9

9

9 1 8

1 3

4 6 1

5 1 8

3 8 1 6

8 4 3

7 3 2

6 9

5 2 7

3 1 6

5 3

2 7 4 8

7 8

6 2 3

6 9

4 8 6 1

2 3

5 6 7

Page 23: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

GAZETA SOT E Diel 11 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Injoroni thashethemet dhe mos u ndikoni nga njerëzit që flasin për ju. Kohë e mirë për të shfrytëzuar një mundësi për të përmirësuar situatën tuaj.

23 shattor-22 tetor

Jepini një arsye, sot Venusi do t’ju vërë në një konfrontim mjaft të nxehtë me njerëzit rreth jush. Në marrëdhënien në çift do të ketë tensione.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të arrini të bëni për vete shumë persona vetëm me një shikim të thjeshtë! Në marrëdhëniet ndërpersonale, mos e nënvlerësoni Saturnin.

Disa momente tensioni për shkak të angazhimeve të shumta mund të sjellin konflikt në çift. Gje ni një kompromis për t’i ku-shtuar pak kohë partnerit tuaj.

Hëna është në anën tuaj, në marrëdhënie favorizon op-timizëm dhe pozitivitet. Shumë çifte do të jenë në procesin e marrjes së hapit të madh.

Dashi Demi

Dashuria do t'ju shpërblejë dhe kënaq do të merrni fry-më lirisht. Në mesin e shumë gjërave negative, të paktën marrëdhënia në çift ecën mirë!

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Jupiteri dhe Dielli sot të favorshëm do t’ju bëjnë të ka-loni një të ditë fantastike, plot gëzim dhe pasion. Propozime interesante do të merrni.

Perspektiva të mira, mund të gëzojnë një periudhë relak-simi dhe pushimi. Përmirësoni pozicionin në punës, por mos i humbni sytë nga financat!

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Stresi me siguri nuk mun-gon, por sigurisht që shkon më mirë se ditët e fundit dhe tani e ardhmja profesionale duket më e qartë për ju.

Australi, burri vesh në zyrë këpucë me taka

Jeni të shqetësuar dhe do të përjetoni një rënie të lehtë të humorit në një mënyrë të pakapërcyeshme. Dashuria do mbushë ditën tuaj që nga fillimi.

Horizontal

Ju do t’ju duhet një pauzë për reflektim para se të shko-ni në veprim dhe situata që keni në duart tuaja kërkon vëmendje maksimale.

Do të keni mundësi të shkë lqyeshme për të rikuperu-ar një marrëdhënie. Do të jeni luftëtarë dhe do të përfitoni nga distancat që lidhen me punën.

Ashley Maxwell-Lam nga Australia, duket si çdo punonjës tjetër i veshur me kostum, deri në momentin që nuk shikohet çfarë ka mbathur në këmbë. Për dallim prej kolegëve të tij, 30-vjeçari mbath këpucë taka të larta, të cilat pretendon se i japin forcë dhe vetëbesim. “Ishte një kolege, që më tha se me taka ndjehet shumë mirë. Shkova në dyqan dhe i provova një palë. Brenda ndjeva se mu ndez një dritë llam-be”, ka thënë Maxwell-Lam. Menaxheri i kompanisë së sigurimeve, pranon se e kishte problem t’ia tregonte këtë ndryshim shefit, por e mblodhi vetën, pasi e dinte se përparësitë do të jenë të mëdha. Kombin-imin e veshjes ai e quan si ‘të një femre energjike’ që është në term unik, po aq sa edhe burri mbi taka.

Përgjigjet e fjalëkryqit

WhatsApp i jep më shumë kohë rimen-dimit. Aplikacioni po zgjeron kohën e nevo-jshme për një pendim, për të fshirë gjëra që nisim apo thjesht kemi ngatërruar adresë. Deri tani koha për këtë ishte vetëm 7 minuta, por tashmë do të bëhet një orë. Ky version ishte fillimisht i disponueshëm në Beta, sipas WABetainfo. Ky funksion u fut në WhatsApp tetorin e kaluar me limitin 7 minuta dhe quhet “Elemino mesazhet për të gjithë”. Për të tërhequr mbrapsht një mesazh në grup apo mes dy personash, mjafton ta përzgjedhësh mesazhin dhe të zgjedhësh opsionin “Elemi-noje për të gjithë”. Megjithatë ky veprim nuk është 100% i sigurt se nuk lë gjurmë. Kjo pasi, personit që i ka shkuar mund ta ketë parë mesazhin para se të fshihet, apo ta lexojë nga njoftimet që vijnë në smartphone.

Fjalëkryq i shifruar

1-Fisher, politikane gjermane...6-Thuhet në fund të lutjes...7-Bukur, hijeshi, i ka ra një...i bukur...8-Aktori amerikan Istvud në in-ic...9-Acare, pa të fortat...10-...Spencer...11-...Kari-di tek filmi italian “Oktapodi”...12-“...dhe deti” një roman i Heminguejit...16-Pambuk italian...17-Një shpend shtëpiak...18-...Shukur, ish futbollist turk...19-Poeti dhe shkrimtari kosovar Podrim-ja...20-Shqetësim, sevda...22-Përemër vetor...23-Ga-dishull në Gjirin Persik...24-Kastrioti i politikës në inic...25-Njëlloj si delikatesë...26-Zotëro-j...27-Këndi ndërmjet rrafshit në mesditë dhe pozicionit pingul të trupit qiellor që vrojto-het...29-Kryeqyteti i Togos në afrikë...30-Njeri nga muskëtierët, i pashquar...31-Është e lak-rorit...32-Regjizori Musliu...33-Javier...trajneri italian i përfaqësueses tonë..35-Kompani e telefonave celularë në Itali...36-I vogli i gomar-icës...37-Instituti Republikan...38-Këngëtari...Ruso...39-Meksi e politikës në inic...40-...Myrtja tek filmi “Kur hidheshin themelet”...41-Një qytet gjerman...42-Ndryshe për asbestin...43-Në ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...

1-Lumë i gjatë në Kinë që rrjedh nga rrafshnalta e Tibetit dhe derdhet në Detin e Kinës Lindore...2-Lumu...Darja në Mesapot-ami të Irakut...3-Një zotëri anglez...4-Htel Ndërkombëtar...5-Niseshte...8-Markë apara-ti fotografik japonez...10-Vend me baltë dhe lluc...11-Lloj vere...12-Byzylykët e të dënuarit...13-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...14-Letra e parë më me vlerë...15-Disponon...16-Lloj peshku i ujrave të kripura...18-Janë të përmendura ato të Linosit...20-Shenjë algjebrike...21-Gjellë me copa mishi, domate, qepë e pak oriz...23-Gjo-ni i muzikës...24-Pagesë mbi vlerën e faturës...26-Shtëpija e pulave...28-Koleci e RTV, pa të fundit...29-Lloj sporti...31-Vijë e përcak-tuar sipas një botëkuptimi në një fushë vepri-mi...32-Përcakton normat e sjelljes...33-Një ekip futbolli rus...34-Personazh tek komedia “Pallati 176”...36-Qytet në Gjermani...38-E bukura e Butrintit...39-Pjesa kryesore e vendqëndrimit të anijeve...40-Pohojnë italianët...41-Ish futbollisti i Tiranës Omuri në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

WhatsApp më shumë kohë për pendim

Page 24: Tetë ekspertë nga BE zbarkojnë në Tiranë për të çmontuar ...€¦ · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i

24 GAZETA SOTE Diel 11 Mars 2018

5,6,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Premier League dhuroi dhe një herë tjetër emocione në ndesh-jet e saj, ku kryedueli

i zhvilluar dje ishte ai i mes-ditës midis Mançester Juna-jtid dhe Liverpulit, një ndesh-je fantastike, me ritëm të lartë dhe me sulme e kundërsulme nga të dy kampet, por në fund me fitoren e “Djajve të kuq” anglezë që rimarrin vendin e dytë në Premier dhe forcojnë pozitat e tyre në klasifikim, në një kohë që gara për zonën top-4 po bëhet më e fortë se kurrë. Kështu, kryedueli i djeshëm u shkon “Djajve të kuq”, të cilët mposhtën 2-1 Liverpulin në sfidën më të ndierë të Premier Leagues, duke blinduar vendin e 2-të në renditje. Në “Old Trafford” festuan vendasit për meritë të talentit Markus Rashford i cili realizoi një dygolësh fantastik në harkun e pak minutave. Liverpuli kishte kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të kohës, por Junajtid bëri gjithçka në mënyrë perfekte në ato pak shanse që pati duke i shkak-

BUNDESLIGA/ Bajerni “tërmet” ndaj Hamburgut,

tani 5 pikë larg titullit

LA LIGA Kristiano Ronaldo i siguron Realit të Madridit një tjetër fitoreje, e treta radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e dyta në La Liga në shenjën e yllit por-tugez. Është një moment i artë ky për CR7-ën që pas atij ndaj Getafes realizoi një tjetër dygolësh ndaj Eibarit duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Zidane në transfertën baske të “Ipurua”. Ishte një ndeshje e vështirë për “Los Blancos” që në fund falë klasit të Ronaldos morën një fitore me shumë vlera nëpërmjet së cilës blinduan në një farë mënyre vendin

e 3-të në Primera Division. Ronaldo zhbllokoi shifrat në minutën e 34-të me një goditje të bukur pas asistit të Modriç, por vendasit nuk e humbën entuziazmin dhe në minutën e 50-të barazuan shifrat me qendërmbrojtësin Ramis. Për t’i dhënë tre pikët Realit mendoi sërish ai shpëtimtari i skuadrës merengues në momentet më të vështira pikërisht Kristiano Ronaldo i cili në minutën e 84-t shfrytëzoi krosimin e Karvajal dhe me kokë mposhti për herë të dytë në këtë sfidë portierin e Eibarit, Dmitroviç. Me

këtë dygolësh Ronaldo u ngjit në kuotën e 18 finalizimeve në La Liga, 6 më pak se Mesi dhe kur mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur portugezi ka shanse për të fituar “Këpucën e Artë”. Edhe Valencia mund të thuhet se ka siguruar tashmë një vend në zonën Champions, pasi në sfidën direkte me Seviljen, ka fituar me rezultatin 0-2, duke e çuar në 11 pikë distancën nga andaluzianët. Skuadra e Marcelinos shënoi nga një gol në çdo pjesë, ku në të dy rastet asistoi Kondog-bia dhe shënoi Rodrigo.

SULMUESI PORTIERI MERKATO

Mesi bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë Ciro

Donaruma gjithnjë e më larg Milanit

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, bëhet sërish baba. Ai dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo u bënë prindër për herë të 3-të, pasi mëngjesin e kësaj të shtune lindi djali i tretë i çiftit i vogëli Ciro. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë klubi i Barcelonës, me Mesin që u përjashtua nga lista e të grumbulluarve për sfidën ndaj Malagës për t’i qëndruar pranë bashkëshortes dhe djalit të tij të sapolindur. Pas Thiagos dhe Mateos, Ciro është djali i tretë i familjes Mesi, me argjentina-sin që po kalon një moment të artë jo vetëm në fushën e blertë

Merkato është ende larg, por klubet e mëdha europiane kanë nisur kontaktet e tyre për të marrë më të mirët gjatë fazës kalimtare verore. Një nga emrat e lakuar në treg është portieri i Romës, Alison. Interesimi i disa klubeve nga Premier League dhe zërat për një klauzolë jo të lartë kanë detyruar drejtorin sportiv të Romës të sqarojë situatën kontraktuale të portierit. Sipas Monçit, portieri bra-zilian nuk ka një klauzolë largimi që do të thotë se çmimin do ta vendosë klubi në rast të ofertave konkrete, ndërsa shtoi se Alison ka

Merkato për Milanin do të sjellë “temperaturë” të lartë te drejtuesit e klubit. Me Mi-lanin që ka konfirmuar nisjen e bisedimeve me portierin e Napolit, Pepe Reina, “Corri-ere dello Sport” raporton se Xhianlugji Donaruma është drejt transferimit te gjiganti francez, Paris Saint Germain. Reina në qershor do të jetë lo-jtar i lirë pasi i skadon kontra-ta me Napolin, dhe Milani ka shprehur interesim për span-jollin. Raportohet se Milani i ka ofruar kontratë tre vjeçare me vlerë prej 3 milionë euro në vit. Në anën tjetër “Ros-sonerët” mund ta humbin

por edhe në jetën private. Kjo ngjarje bëri që Mesi të mun-gonte në ndeshjen e djeshme, por me siguri që do ta motivojë për duelet e ardhshme.

edhe 4 vite të tjera kontratë me Romën. Për Alison janë Liverpuli e Mançester Juna-jtid që kanë shfaqur interes por edhe Atletiko Madrid.

Donarumën që po pëlqehet nga PSG-ja, që gjithashtu po e kërkon trajnerin italian An-tonio Konte. Gjithçka duket e mundur rreth Donarumës.

“Djajtë e kuq” rikthehen fuqishëm në vendin e dytë në kampionatin anglez, pasi mundën Liverpulin e Klopit 2-1. Vendosi me dopietën e tij Markus Rashford

tuar Jurgen Klopit humbjen e parë ndaj një skuadre të madhe që nga momenti që ka mbërritur në ishull. Tra-jneri gjerman në sfidat me Junajtid kishte regjistruar vetëm barazime duke mos fituar asnjëherë ndërkohë që tashmë pësoi edhe humbjen e parë. Në minutën e 14-të një top i gjatë i De Geas gjeti kokën e Lukakut i cili i serviri Rashfordit topin e golit të avantazhit, me sulmuesin e kombëtares angleze që dehu me lëvizjen e tij, mbrojtësin e miqve Alexander Arnold me

dhe më pas me një goditje të bukur nuk i dha asnjë shans portierit Loris Karius. Në të 27-ën skena ishte sërish e gjitha për Rashford që u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për t’i çuar shifrat në 2-0. Kaq për Juna-jtid në këtë supersfidë sepse më pas ndeshja u dominua e gjitha nga Liverpuli. Au-togoli i Eric Bailey-it në të 66-ën rihapi sfidën por edhe pse mes drithërimash, Red Devils arritën ta ruanin deri në fund epërsinë duke marrë një fitore me shumë vlera në

Mançester Junajtid fiton duelin me Liverpul, rimerr vendin e dytë në Premier League

Tre klube të mëdha kërkojnë Alisonin e Romës

Bundesliga gjermane prod-hoi rezultate befasuese këtë javë, por dukshëm ra në sy fitorja me një shportë golash e Bajernit të Mynihut, i cili pret i qetë fundin e garës dhe me një titull kampion të hipotekuar, pasi asnjë kundër-shtar në Gjermani nuk ka forcë ta ndalojë skuadrën bavareze. Kështu, Bajerni i Mynihut reg-jistroi dje një fitore tenistike, 6-0 përballë Hamburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës. Kam-pionët në fuqi të Gjermanisë avancojnë kështu drejt titullit, duke qenë se tashmë i duhet vetëm 5 pikë larg sigurimit edhe matematikisht të vendit të parë. Sa i përket takimit, skuadra e

Jup Hejnkesit dominoi totalisht sfidën, duke shënuar nga 3 gola për çdo pjesë, ndërsa Levando-vski pati luksin të humbë edhe një 11-metërsh. Ishte pikërisht polaku që shënoi plot 3 herë në takimin e sotëm, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa dopieta e Riberi dhe goli i Roben, kom-pletuan festivalin e golave. Nga ana tjetër, Hamburgu tashmë ka komplikuar tërësisht shanset për të qëndruar në Bundesligë, pasi ka plot 8 pikë më pak se Mainzi që luan në “Play-Out”. Në sfidat e tjera, Augsburgu triumfoi 1-3 ndaj Hanoverit, Hofenhaimi mposhti 3-0 Volfs-burgun dhe Hertha e Freiburgu u ndanë në barazim pa gola.

garën për vendin e 2-të në Premier League.

Murinjo: E merituam, jemi në rrugë të mirëTrajneri i Mançester Ju-

najtid, Hoze Murinjo, nuk e fshehu lumturinë e tij pas fi-tores së djeshme ndaj Liverpu-lit, duke lavdëruar skuadrën e tij që diti ta menaxhojë si duhet epërsinë e golave të shënuar në pjesën e parë dhe natyrisht trepikëshin që e konsolidon më mirë në vendin e dytë të Premier League. “Djajtë e Kuq” mposhtën Liverpulin (2-1), në derbin e madh anglez. Tekniku portugez pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri lojë të mirë, dhe sipas tij, Junajtid luajti si skuadër e bashkuar. “Unë mendoj se ishte një fitore e merituar. Hera e parë që pash skuadrën e bashkuar. Liverpul mbizotëronte, por mendoj se ne shënuam dy gola nga shan-set e mira që krijuam. Nëse do të kishte shënuar edhe Mata për 3-0, do të ishte fantas-tike. Në 45 minutat e dytë, Liverpul kishte posedimin e topit, por që ne kontrolluam mirë lojën. David De Gea bëri pritje të jashtëzakonshme”, theksoi portugezi.

Ronaldo nderon Realin, mund i vetëm Eibarin

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /