181
175 Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases (Tipologjia e personazhit modern: personazhi urban tek Koliqi, Migjeni, Spasse)

Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

  • Upload
    others

  • View
    51

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

175

Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases

(Tipologjia e personazhit modern: personazhi urban tek Koliqi, Migjeni, Spasse)

Page 2: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Tezë doktorature

“Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases”

(Tipologjia e personazhit modern: personazhi urban tek Koliqi, Migjeni, Spasse)

Doktoranti: Udhëheqës shkencor:

Jorida SOTIRI Prof. Dr. Persida ASLLANI

Tiranë, 2017

Page 3: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I LETËRSISË

TEZË

D OKTORATUREe paraqitur nga

Jorida Sotiri

Në kërkim të gradës shkencore

Doktor

“Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases”

(Tipologjia e personazhit modern: personazhi urban tek Koliqi, Migjeni, Spasse)

Udhëheqës shkencor:

Prof. Dr. Persida ASLLANI

Mbrojtur më datën____/____/ 2017

1. _______________________Kryetar

2. _______________________ anëtar(oponent)

3. _______________________anëtar (oponent)

4. _______________________anëtar

5. ___________________ ___anëtar

Tiranë, 2017

Page 4: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

iii

PËRMBAJTJA

Hyrje

Kapitulli I TIPOLOGJIA E PERSONAZHIT MODERN

1.1.Personazhi i Koliqit, Migjenit, Spasses në kontekstin e letërsisë shqipe të viteve ‘30-‘40 ................................................................................ .............11.2.Tipologjizimi i personazhit urban në projektimin psiko-social. ....................101.3.Gjenerimi i jetës njerëzore në kushtëzim të lisibilitetit qytetës.......................131.4.Trajtimi social i jetës në botën intime të personazhit .....................................161.5.Kriza e personazhit modern .............................................................................21

Kapitulli II DISKURSI MODERN

2.1 Ndërtimi i një modeli të ri të diskursit modern... ...........................................262.2 Diskursi oral në intertekst me diskurset: bibilke, psikologjike, simbolike, historike, iluministe dhe etnologjike. ................................................. ...........352.3 Ndërtimi i diskurseve të veçanta ......................................................... ...........56 2.4 Një prespektivë intertekstuale në leximin e personazheve moderne ..............64

Kapitulli III NDËRTIMI I SIMBOLIT

3.1 Simbolet e tekstit ............................................................................................713.2 Rrugëtimi biblik i Narçistit të dashuruar .................................... ...........................82

Page 5: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

iv

3.3 Krahasimi i simbolikave mes vëllimit “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh” ............................................ ...........85

3.4 Femra e shndërruar në simbol të idesë ............................................................98

Kapitulli IVSINTAKSA MODERNE E PERSONAZHIT

4.1.Sprova e gjendjeve dhe shndërrimeve operuar sipas gramatikës narrative të Greimas-it ....................................................................... .........105

4.2.Personazhi-rrëfi mtar ......................................................................................127 4.3.Pozicioni i personazhit mes ngjarjes dhe rrëfi mit ........................................131 4.4.Oshilografi i ndjenjave të personazhit shprehur nëpërmjet pasthirrmave .....142

KONKLUZIONE ....................................................................................................149

PËRCAKTIMI I TERMAVE TË KONCEPTEVE KYÇE ..................................155

SHTOJCË

Sprovë për një analizë strukturale-narrative në tregimin “Nusja e mrekullueshme” 160

BIBLIOGRAFIA

I.Literaturë e shfrytëzuar teorike .......................................................................164

II.Literaturë e shfrytëzuar studimore ...................................................................167

III.Materiale të shfrytëzuara nga periodikët ........................................................170IV.Veprat letrare të autorëve ................................................................................171

Abstrakt (shqip) .........................................................................................................172Abstrakt (anglisht) .....................................................................................................183

Page 6: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

v

HYRJE

Të ndërmarrësh shqyrtimin e fi gurës komplekse të personazhit e sidomos atij modern në letrat shqipe, nuk është një sfi dë e lehtë. Ne e dimë se një prej funksioneve të rëndësishme letrare të elementeve të tekstit në prozë lidhet ngushtë me përshkrimin e personazhit, të cilin na e dëshmojnë në tekst tregues të larmishëm tekstorë e gjuhësorë. Rrëfyesi, duke synuar një lloj objektivizimi të rrëfi mit, i “sugjeron” fshehurazi lexuesit të vërejë personazhet në kontekstin e ngjarjes. Personazhet bëhen, njëherazi, fi gura të ndodhive e shenja leximi që çojnë në zemër të letërsisë. Personazhet provohen si përfaqësues të ndodhive letrare. Në procedimet narrative moderniste janë privilegjuar ato specifi ka narratologjike që lëvizin me zhdërvjelltësi përbrenda botës së personazheve, aty ku përfi tohet gjendja dhe psikologjia e tyre, pozicionimi dhe prespektiva, individualizimi ligjërimor, ambienti etj. Në këtë këndvështrim, roli i personazhit në tekstin narrativ është i rëndësishëm si në rrafshin përshkrues edhe në rrafshin e veprimit. Personazhi i një vepre letrare moderne i nënshtrohet kryesisht veprimit që “kontrollohet” përbrenda niveleve të komunikimit nga narratori. Prandaj, raporti i ndërmjetëm i narratorit me personazhin përfshin edhe intrigën, rrëfi min, poetikën, idetë, stilin.

Ky punim, synon të ketë si objekt të tijin tiparet e personazhit urban në letërsinë moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit më të spikatur të ndërtimit të dukurisë së urbanes në letërsinë shqipe. Përshkrimet dhe interpretimet e bazuara në teoritë narrative do të kenë qëllim kryesor të dallojnë të veçantën, individualitetin e personazhit dhe teknikën specifi ke të autorit për t’ia mundësuar personazhit këtë individualitet.

Një nga situatat më interesante të shkrimit të letërsisë që shpreh lidhjen unike mes autorit dhe veprës së tij letrare përmes “leximit të personazhit” shprehet mjaft bukur në përshkrimin e shkrimtarit portugez Jose Saramago: “shkronjë pas shkronje, fjalë pas fjale, faqe pas faqeje, libër pas libri, po ndërfutesha pak nga pak, pa kuptuar, brenda një qeniejeje, e cila, në fund të fundit, ishte veçse vepër e duarve të personazheve të krijuara nga vetë kjo. Besoj se pa ata nuk do të isha njeriu i cili jam sot; pa personazhet jeta ime nuk do të kishte arritur të bëhej më shumë se njëfarë skice e paplotë, për ta përmbyllur, zëri i cili lexoi këto faqe, dëshironte të ishte jehona e zërave të bashkuar të personazheve të mi. Nuk kam, si të them, më shumë zë se sa zërat e tyre.”1

Pikërisht, nxitja ime e parë si studiuese në raport me prozën e autorëve të përzgjedhur në këtë studim më ka ardhur si një tronditje që më ka lënë zëri i personazheve të tyre që në leximet e para. Në thelb, ky lexim ishte një befasim. Lidhja e këtyre autorëve me personazhin më rezultonte gjithashtu shumë e fortë. Të tre autorët vendosin piketa të tipologjisë së veprimit dhe pësimit të personazhit në letërsinë moderne shqipe .

1 SARAMAGO , Jose : “Udhëtimi i përkryer”, Dritan, Trianë, 2002, fq.9.

Page 7: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

vi

Studimi ynë i përshihet metodologjikisht në fushën e studimeve krahasuese dhe synon të nxjerrë në pah karakteristikat kryesore letrare që mbart secili autor me personazhin e tij. Metoda krahasimtare është metodë e cila na krijon mundësinë e përqasjes apo pranëvënies së shkrimtarëve të mësipërm dhe në të njëjtën kohë mundësinë e vëzhgimit dhe analizës së personazheve të tyre, të ndjeshmërisë dhe emocioneve që ata përçojnë. Kjo metodë na krijon mundësinë e hetimit të një komunikimi të ri letrar, na lejon t`u referohemi niveleve të ndryshme të analizës, nga ai i temave e motiveve, në atë të teknikave stilistikore e strukturave narrative, duke u mbështetur në një kërkim të pareshtur marrëdhëniesh, të cilat pasuruan në mënyrë progresive tiparet karakterizuese të këtyre personazheve. Këndvështrimi komparatist vepron në tri drejtime: në lidhje gjenetike, në analogjitë tipologjike dhe në marrdhënie interdisiplinare.

Panorama letrare e viteve`30- 40`do të na ndihmojë në njohjen e këtyre personazheve letrare me psikologjinë, mentalitetin dhe krijimin e kodeve të modernitetit. Nivelet e përqasjes do të bëhen në varësi të receptimit dhe natyrës së veprës. Secili autor ka një individualitet të caktuar, një tendencë të caktuar me të cilën hyn në letërsi, duke sjellë edhe risinë letrare të kohës. Duke marrë për objekt studimi personazhin urban dhe tipologjinë e tij në veprën e Koliqit, Migjenit dhe Spasses, jemi përpjekur të ndërmarrin interpretime dhe krahasime mes personazheve dhe situatave të tyre narrative.

Për të realizuar punimin ne e kemi konceptuar punën në katër kapituj, të ndarë me çështjet përkatëse.

Kapitulli i parë synon t’i vendosë personazhet e përzgjedhur në pikën e leximit të tipologjisë së personazhit modern, duke u përqendruar në aspektet më të rëndësishme letrare të vitet ‘30 -‘40. Tiparet e personazhit modern në këtë periudhë prodhojnë ngjarjen, sugjerojnë kodin moral si element esencial të karakterit që buron nga sjellja e tyre. Në një farë mënyre, personazhi te këta autorë është vatër për fabulën brenda tekstit letrar.

Po në këtë kapitull u munduam të trajtojmë disa nga arsyet që i shpien personazhet në melankoli e zhgënjim në rrugën e kërkimit të panoramës së qytetit. Ky “qytet letrar” bashkon në vetvete tri aspekte kohore kryesore: të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Qyteti dhe ruralja, lajmi dhe thashethemi, jeta publike dhe jeta private, kodi qytetar dhe rregullat tradicionale, liria dhe paragjykimi vendosin në sprovë personazhet dhe ndërlikojnë mendimet dhe veprimet e tyre. Në zemër të këtij qyteti farkëtohet edhe marrëdhënia që këto personazhe krijojnë me urbis-in e tij në një projektim psikologjik social.

Kapitulli i dytë synon një analizë më të detajuar të argumentimit tonë për personazhin duke sjellë teoritë moderne mbi diskursin, duke fi lluar nga teoricienët bashkëkohorë që janë marrë me këtë çështje. Termi “diskurs” që studiuesit e lidhin me emrin e Todorovit, në thelb ka idenë e endjes (lat. dicours kuptimin e shpërndarjes) që nga përrallat e deri te prozat letrare. Po kështu, në këtë kapitull do të paraqesim paramodelet, ndikimet dhe ndërtimin e një modeli të ri të diskursit modern në letërsinë shqipe. Këtë paraqitje sintetike në të cilën ndodhej sistemi letrar i kohës, e kemi qartësuar si parakusht për të vlerësuar këndvështrimin dhe rolin që luan personazhi në sistemin letrar. Këndvështrimi ynë ka ndalur në prozën e autorëve (teksti i Koliqit më ka dhënë më tepër dorë, por edhe Migjeni e Spasse) ku kemi të përziera një sërë diskursesh, që nga ai historik deri tek ai oral. Depërtimi në analizën e diskurseve orale do të bëhet në lidhje me diskurset e tjera kulturore, si ai psikologji, etnologjik, iluminsit, simbolik, parodizues, deskriptiv-biblik , kulturor etj. Kësaj i ka shërbyer edhe paraqitja tabelore e fushës semantike të fjalëve që ndërtojnë diskurset përkatëse. Një perspektivë

Page 8: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

vii

e leximit intertekstual të autorëve e kemi mbështetur tek teoritë mbi intertekstin, duke fi lluar nga Bakhtin, e teoricienet e tjerë bashkëkohore që janë marrë me këtë problem, si Gerard Genette, Julia Kristeva, Riffatere.

Do ta zhvillojmë trajtimin për personazhin edhe në kapitullin e tretë, i cili do të fokusohet në hetimin e raportit të veçantë shpirtëror që ka krijuar autori me personazhin, duke e kthyer atë në simbol. Më tej jam përpjekur të argumentoj përdorimin e simboleve që Koliqi ka ndërtuar vetë, si dhe simbolet që ka huazuar nga tradita, mitologjia dhe bibla. Këtë argumentim e kam bërë duke pasur si kuadrat orientues mendimet e studiuesve të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje, si për shembull: Laland, Çapriqi, N. Fridman, Warren dhe Wellek. Mitet dhe simbolet janë ushqim i përhershëm i prozës moderne. Po kështu, kemi dhënë simbolikën e femrës të trajtuar me shumë kujdes nga të tre autorët. Ne dimë se simboli është akti i krijimit të mjegullës semantike, me qëllim të krijimit të mundësisë së pashtershme për lojën e pafund të interpretimit të personazhit modern.

Në kapitullin e katërt, me titull “Sintaksa moderne e personazhit” kemi shqyrtuar përftimin e një sintakse moderne ku kushtet e urbanes shihen brenda tekstit letrarë. Sintaksa, si nocion gjuhësor, vjen nga greqishtja e vjeter që do të thotë bashkëparaqitje, bashkëvendosje. Në kuptimin letrar, kjo sintaksë, brenda tekstit, na shfaq një bashkëvendosje personazhesh të krijuar nga autori. Në disa nënçështje të studimit kemi hetuar ndërhyrjen e modeleve aktanciale në përputhje me skemat e gramatikës narrative të Greimasit në funksion të interpretimit dhe zbërthimit të personazhit te këta autorë. Gjithashtu jemi përpjekur t’i zhvillojmë disa aspekte të analizës sonë nën orientimin e disa prej koncepteve kryesore moderne të semiotikës së tekstit që na vijnë nga vepra studimore e Kalineskut, Bartit, Zhenetit, Todorovit, Greimasit etj.

Duke analizuar të dhënat nga teksti nxirret në pah dhe në mënyrë mjaft të imtësuar se si gjuha bëhet element parësor i ndërtimit dhe identifi kimit të elementeve moderne në ndërtimin e personazhit. Një ngarkesë emocionale në përjetimin e veprës letrare vjen kur rolin e rrëfi mtarit e kryen vetë personazhi-rrëfi mtar. Ky komunikim vjen si shpërthim i shqetësimit të personazhit në rrëfi min e ngjarjeve të tij. Pozicionimin e personazhit mes ngjarjes dhe rrëfi mit jemi përpjekur ta japim nëpërmjet teknikave narrative duke parë këtu modele retrospektivash, shpeshtësish narrative, diegjezash, prolepsash, analepsash. Marrëdhëniet midis personazhit dhe emocioneve të tij mundëm t`i vëzhgojmë dhe t’i shprehim nëpërmjet oshilografi t të ndjenjave. Përpjekja për të kërkuar motivet përmes të cilave krijohet dhe identifi kohet personazhi urban është mjaft interesante dhe përbën një kontribut të ri në fushën e studimeve tona.

Për këto arsye besojmë se ky studim do të ketë interes për studimet letrare, duke nxjerrë në pah dhe analizuar, përqasur, elementet moderne mbi personazhin, duke i mbështetur këto analiza mbi baza të qëndrueshme teorike.

Bibliografi a e përzgjedhur, e kategorizuar sipas autorëve, qe një mbështetje e vazhdueshme qoftë teorike, qoftë praktike, në përgatitjen e kësaj teze, madje shpeshherë edhe nxitje për verifi kime të vazhdueshme e kërkime më të detajuara që ndihmojnë në përgatitjen e një studimi me baza shkencore dhe në nxjerrjen e përfundimeve sa më të argumentuara.

Page 9: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

1

KAPITULLI I

TIPOLOGJIA E PERSONAZHIT MODERN

1. 1 Personazhi i Koliqit, Migjenit, Spasses në kontekstin e letërsisë shqipe të viteve ‘30-’40.

Moderniteti rinovohet aq herë sa e tashmja rroket në mënyrë kritike dhe vjen e konsiderohet një portë e hapur drejt së ardhmes.

(HABBERMAS)

Pavarësisht shtrirjes së gjatë në kohë të përdorimit të nocionit të “modernes” dhe shumësisë interpretuese rreth tij, në përgjithësi nocioni “moderne” në letërsi nënkupton shfaqen e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhen në stile, forma e trajta të shkrimit dhe procedimit letrar. Modernia, në letërsi, merr kuptimin e një vlere më të avancuar, më të mirëfi lltë në krahasim me modelet pararendëse të shkrimit letrar. Studiuesit e kanë trajtuar si nocion bazë atë tip të letërsisë që në mënyrë autonome, ndryshe nga paraardhësja, sjell risi në diskursin letrar në procedimin strukturor të ndërtimit dhe funksionimit të tekstit letrar.

Termi “moderne” vjen nga lat. Modernus, që do të thotë “e kohëve të fundit”; kjo lëvizje shfaqet me emërtime të ndryshme në Francë, Spanjë, Angli dhe në Italinë e fund shek. XIX dhe fi llim shek. XX, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të kontinetit, nga Eliot-i te Proust-i dhe nga Joyce-i e Musil-i te Pirandello. Fjala modernitet lidhet me kuptimin e së “resë”. Këtë nocion e gjejmë të shprehur te Bodleri, Ezra Pound, Valery dhe shumë të tjerë që tentuan të prishnin kufi jtë e tradicionales me rregullat e kohës, për të tejkaluar traditën dhe për të sjellë risi. Modernizmi është drejtim shumë kompleks: është bashkartikulim e kapërcim i rrymave të mëparshme letrare: simbolizmit, romantizmit dhe realizmit. Nga simbolizmi përftoi përpjekjen për të ndryshuar në stil, si dhe përqendrimin mendor; nga realizmi huazoi një lloj gjendje urbane dhe dëshirën për të thyer tabutë; kurse nga romantizmi përfi toi përqendrimin artistik në jetën individuale.

Në përshtatje të kësaj teorie, krijuesit nuk duhet t`u përmbahen rregullave të njohura më parë. Modernizmi në letërsi karakterizohet nga: “përkushtimin e tij ndaj risisë, në mospranimin e autoritetit të traditës, në frymën e tij eksperimentale, në hedhjen poshtë të dogmës së progresit, në kritikën e racionalitetit, në ndjenjën e tij se: qytetërimin modern duke shkaktuar humbjen e diçkaje të çmuar, shthurjen e një paradigme të madhe integruese, fragmentarizimin e asaj që dikur ishte një unitet i fuqishëm”. 2 Duke

2 CALINESCU, Matei: “Fytyra e re e modernitetit”, në Pesë Fytyra të Modernitetit, përkth. Gëzim

Page 10: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

2

na shfaqur strukturat e dizenjuara nga modernistët, të para jo vetëm si gjëra të bukura, por edhe si pararendëse të qytetit rrezatues dhe universal të së ardhmes, të qytetit si simbol i shoqërisë së çliruar nga njëmendësitë. Këtij gjykimi i vjen në ndihmë edhe pikëvështrimi i Bodlerit, i cili “depërton përtej realitetit të dukshëm ku kalimtarja dhe përjetësia janë një”. 3 Ku kjo kalimtare është sinkronizuar në kohë dhe është përgatitur për të ardhmen.

Jeta intelektuale e viteve ‘30 dhe fi llimviteve ‘40 njohu një zhvillim të paparë, një kulm në gjithë kulturën shqiptare. Në historinë e kulturës shqiptare do të shfaqen mendime të artikuluara për artin dhe letërsinë, mendime në fushën e estetikës dhe probleme teorike. Krijimtaria letrare e viteve ‘30 mban lidhje të pashkëputura me modelet krijuese të personaliteteve të letërsisë shqipe si Jeronim De Rada, Zef Sermbe, Gavril Dara, Asdreni, Naimi Frashëri etj. Kjo lidhje është e pranueshme sepse letërsia e Rilindjes Kombëtare, me programin e saj artistik, me parimet krijuese, me vetëdijen për misionin kombëtar të letërsisë, kishte krijuar një traditë të fortë që vështirë se mund të kalohej. Për një kohë të gjatë, letërsia shqipe kishte në fokus ndërgjegjen kombëtare. Edhe pas shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri, për arsye të njohura historike, në letërsi pëlqehej afi rmimi kombëtar dhe trajtimi i të vërtetave sociale. Megjithëkëtë, jeta në “dheun e përtëritur” krijon rrethanat shoqërore me atmosferë intelektuale për prirje të reja letrare, që karakterizohen me frymëzime të reja, me hapësira për shndërrimin e shprehjes artistike dhe të përsosjes superiore gjuhësore, për shprehjen e të veçantave, për krijimin e formave të reja, për shpërbërjen e strukturës së mëparshme homogjene dhe për shfaqjen e strukturës heterogjene të letërsisë. Duke fi lluar që nga De Rada, i cili sjell shqetësimin serioz për të artikuluar ide teorike dhe qëndrime ndaj dukurive artistike. Naim Frashëri, i cili sjell në vëmendje të lexuesve mendime teorike. Faik Konica, i cili luan një rol në nxitjen e dukurive moderne në kulturën shqiptare. Më pas, Fan Noli do të hedhë paralele midis letërsisë së huaj që përktheu me letërsinë shqipe, duke bërë të mundur që në letërsinë e këtyre viteve gjithçka të kalojë si një trajektore: që nga letërsia pa lexues e De Radës, që arrin të imponoj ekzistencën e identitetit të ri letraro-kombëtar. Pikërisht në këtë rrugë të vështirësive, panorama dhe jeta letrare e viteve ‘30-‘40 synon t`i ofrojë lexuesit një personazh të dëshpëruar, në melankoli, dhe zhgënjimit në rrugën e kërkimit të panoramës së qytetit, i cili bart një model që bashkon tri aspekte kohore kryesore: të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Qyteti dhe ruralja, lajmi dhe thashethemi, jeta publike dhe jeta private, kodi qytetar dhe rregullat tradicionale, liria dhe paragjykimi, vendosin në sprovë personazhet dhe ndërlikojnë mendimet dhe veprimet e tyre. “Qyteti është pasqyra ku shohin veten një galeri personazhesh”. 4 Kriteri i identitetit të personazhit në rrugët e qytetit na sjell:

– një ndërthurje të eksperiencës së jashtme me një eksperiencë të brendshme, duke krijuar dilemën shpirtërore;

– një raport të ri mes kohës dhe hapësirës, duke sygjeruar kështu një refuzim të linearitetit të tekstit;

Qëndro, Dituria, Tiranë, 2012, fq. 281. 3 CALINESCU, Matei: “Bodleri dhe paradokset e modernitetit estetik”, në Pesë fytyra të modernitetit,

përkth. Gëzim Qëndro, Dituria, Tiranë, 2012, fq. 59. 4 ÇIRAKU, Ymer: “Tripoli(si) letrar në Shqipërinë e shek. XX”, në Letërsia e Qyteti, Aktet e

Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, fq. 108.

Page 11: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

3

– simbiozë mentalitetesh;

– këndvështrimi psikospektiv në subkoshiencën e tij;

– një kërkim të jetës qytetare dhe virtualiteti i realizimit të saj.

Duke u ndalur në prozën e Koliqit, Migjenit dhe Spasses, mendojmë të sjellim personazhin në rrugëtimin e një qasjeje krahasuese me një vlerësim e konkretizim të veçantë në të gjitha ndërlidhjet e mundshme. Takimi midis dy kulturave na lejon të vihen në pah një varg elementesh që nuk do të shfaqeshin nëse studimi do të kryhej brenda një kulture të vetme. Qasja teorike ndaj kësaj periudhe të gjatë letrare ofron problematika që konkretizojnë personazhet moderne, si në letërsinë shqipe, ashtu edhe në atë evropiane. Metoda krahasimtare na lejon t’u referohemi niveleve të ndryshme të analizës, si në rrafsh temash dhe motivesh, teknikash stilistikore, ashtu edhe më thellë, në nivel konceptimesh e teorish që lidhen me mendimet e tyre mbi personazhet dhe botën. “Do të ishte e gabuar në këtë kontekst”, – pohon komparatisti Claudio Guillen, – “ta konsiderosh si një model apo si imazhi i një shkrimtari të madh atë që përshtatet në mënyrë të përsosur me ambientin kulturor që e rrethon, duke u kufi zuar në një gjuhë të vetme, në një sistem të vetëm letrar, me teknika të mbyllura vargu, të mjaftueshme për një rreth shoqëror të mbyllur”. Kjo do të ishte fare e thjeshtë, por do të konsiderohej e papranueshme për vetë teoritë që ndërtojnë themelet e kësaj metode krahasimtare. Nga ana tjetër, Guillen-i shton se “janë të panumërt ata shkrimtarë të vijës së parë që dolën nga fusha e kulturës së tyre të origjinës, duke krijuar kështu marrëdhënie me forma të huaja dhe tema të reja, ose duke u endur me shumë kureshtje nga njëri vend në tjetrin”5.

Në këtë arsyetim, dëshira e personazheve tek të tre autorët, me përvojat më të mira për të sjellë kulturë të huaj në vendin e origjinës, ky aspekt ka nxitur për të arritur në prozën e këtyre autorëve një tipologji të personazhit urban. Tipologjia e personazhit modern: personazhi urban te Koliqi, Migjeni dhe Spasse, shënon një hap të ndjeshëm ndaj rikonceptimit të tipologjisë së personazheve të letërsisë shqipe të viteve ‘30-‘40. Por, me prerjen teorike moderne dhe argumentimin konkret të natyrës së personazhit urban në letërsinë shqipe të këtyre viteve (personazhet e Koliqit, Migjenit dhe Spasses), sjellim shfaqjen e tipareve të veçanta dhe më pas, nëpërmjet teorisë së korrelacionit, tipare të përbashkëta të personazhit modern në letërsinë shqipe.

Kështu, moderniteti i prozës shqiptare u shpreh edhe në ndryshimin e hapësirës që iu dha lexuesit në perceptimin e personazhit. Prirja mbizotëruese është ajo e një “modernizmi të moderuar”, është shprehja e hapjes së një vetëdijeje të re gjuhësore, formale, estetike dhe botëkuptimore në letërsinë e shkruar në gjuhën shqipe. “Nëse ndjekim rrugëtimin e brendshëm të modernizmit, do të mund të ndjenim pulsin e tyre jetëdhënës për letërsinë dhe shoqërinë shqiptare. Atëherë, vërejmë se si një poetikë e re e prozës zgjidh përfundimisht prevalencën e eksperimentit estetik modernist ndaj shkrimit romantiko-patriotik, duke i hapur udhën, pas viteve ‘30, një vargu të gjatë shkrimtarësh si Koliqi, Migjeni, Spasse, të cilët ndonëse shumë të ndryshëm mes tyre, përfaqësojnë me sukses thellimin dhe mbizotërimin e vetëdijes krijuese moderniste përmes prozës së tyre dhe përmes debatit estetik të epokës”6. Kështu, shkrimtari Ernest Koliqi (1903-

5 GUILLEN, Claudio: L’uno e il molteplice. Introduzione alla letteratura comparata, Bologna, il Mulino, 1992, fq. 21.

6 ASLLANI, Persida, SHEHRI, Dhurata: Hartimi i një antologjie të tregimit shqiptar në turqisht-problematika dhe parime, Universiteti Hana e plotë Bedër, Tiranë, 2014, fq. 170.

Page 12: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

4

1905) nxënës i dalë nga tradita e shkollës letrare shkodrane jezuite dhe i kultivuar nëpër qendra universitare, siç ishte ajo Padovës, ishte zhvilluar si individualitet me një mendim të kultivuar letrar. Si artist modern që njeh modernizmin si kulturë, sepse i ka njohur e studiuar autorët modernë, ai e shkruan letërsinë sipas strukturave moderne, duke nxjerrë në plan të parë të individualitetit të tij, të projeksionit të tij individual, simbolist e surrealist.

Ai bëhet themeluesi i prozës moderne shqipe, si në aspektin tematik ashtu edhe në atë stilistik. Në vëllimin “Hija e maleve” (1929) trajton tema që kanë rrënjë në moralin e malësisë, të cilat, me tragjicitetin e vet, përballen me jetën qytetëse. Në vëllimin “Tregtar fl amujsh” (1935) trajtohet jeta e qytetit të Shkodrës, shpaloset mentaliteti i vendit, harmonia e jetës, përshkrimi i personazheve që përfaqësojnë shtresa dhe mentalitete të ndryshme shoqërore. Në prozën poetike “Pasqyrat e Narçizit” (1936) autori, në shtatë variante, shpalos shpirtin e tij, na shfaqet qytetari modern në kërkim të atdheut metafi zik.

Në prozën e tij, Koliqi shenjëzon ide dhe teza të mëdha, këto i zhvillon nga sensi që kërkon shndërrime të domosdoshme të kohës dhe transformime thelbësore në shpirtin shqiptar. Në dallim nga tipi i mëparshëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënon një kapërcim të dukshëm, si në zgjerimin e gamës tematike, ashtu edhe në aspektet e brendshme të organizimit stilistiko-tekstor, duke përparuar në plan të shtjellimit brendatekstor. Kodifi kimi dhe funksionalizimi i elementeve të reja poetike i japin prozës së Koliqit një dimension letrar specifi k, duke e ngritur në një shkallë të pranueshme në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës. Koliqi i ndërton personazhet me një përshkrim të kujdesshëm psikologjik, psiko-analitik, antropologjik, ligjor, kanunor, social dhe letrar. Personazhet nuk mund të interpretohen, as nuk mund të kuptohen pa këtë shtresë të personalitetit të tyre, që megjithëse nuk është vetëdije, edhe pse kohët kanë ndryshuar, gjendet ende në pavetëdije një formë primitive. Koliqi përfi ton vizionin artistik, nëpërmjet të cilit jeta shprehet e kuptohet në qenësinë e saj, prandaj duke e receptuar këtë botë njeriu bëhet më i pasur shpirtërisht dhe më i vetëdijshëm për veprimin e vet.

Nga ky këndvështrim, mund të themi se proza e Koliqit i jep një frymëmarrje te re prozës shqipe, ajo mbetet novatore e shkëlqyer e fi llimeve të modernitetit. Në këtë kuadër, me modernitet do të kuptojmë, – siç na e mëson Hegeli, – një funksion historik jo domosdoshmërisht të lidhur me një epokë historike, por me epokën në të cilën si individët, si komuniteti, zhvillojnë një vetëdije historike për vetveten dhe për veprimet e tyre; një vetëdije për vendin e vet në histori dhe për potencialin e vet për ta shndërruar. Dhe pikërisht, te proza e Koliqit shohim të zhvillohet një nga vetëdijet më të kthjellta për funksionimin historik dhe estetik të modernitetit. Proza e shkurtër që prezantoi Koliqi ishte krejt tjetër. Kjo prozë kishte individualitet krijues, i dukshëm ky në shfaqjet e dukurive të reja, thyerjen e konvencioneve letrare e stilistike ekzistuese, duke u vënë re qartazi prurja autonome e fenomeneve letrare në formë e përmbajtje të re letrare. Koliqi dëshironte që arti i tij të ishte i “tipit europian, me brumin dhe koloritin e botës shqiptare”, apo, siç e pohon Robert Elsie7 në në punimin e tij, “[. . . ] depërtimi në psikologjinë e personazheve të kujton nganjëherë autorin sicilian Luigi Pirandelo”. Koliqi dallohet për dimensionin e analizës psikologjike të llojit frojdist. Në këtë tip

7 ELSIE, Robert: “Ernest Koliqi”, në Historia e letërsisë shqiptare, Drita, Tiranë, 1996, fq. 58.

Page 13: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

5

tregimesh të tij duket sikur i vjen në ndihmë psikanaliza. Te tregimet “Kumbulla përtej murit”, “Hanë gjaku”, “E gjeti mbas shimshirit”, “Kopshti”, autori luan me kapërcimet kohore nëpërmjet psikikës së personazheve dhe është e dukshme që fëmijëria është shumë e dashur për Koliqin. Karakteristikë e prozës së tij është përdorimi i detajit e simbolit “si hëna me njolla të kuqe, kopshti me shimshirë, kumbulla” ku, në këtë kopsht, lind dashuria, ëndrra, zhgënjimi. Koliqi është autor, i cili frymëzohet nga gjëra të imta të jetës njerëzore, mirëpo që janë të freskëta në kujtesën e subjektit. Malli për fëmijërinë artikulon te subjekti ndjenjën e inferioritetit; ai dëshiron ta jetojë edhe një herë atë periudhë, e cila vetëm mund të imagjinohet. Leci është në kërkim të asaj kohe tashmë të humbur. Rikthimi i emocionit fëmijëror është i pashmangshëm edhe pse nusja “e tij” e re tani është plakur. Ky rikthim bëhet i plotë kur kjo “nuse” po kuptonte,“Kur ai në kopësht të heshtun kërkoi hijen e ditve të sosuna, nuk dridhej i vetëm n’at ndjesi të mallëngjyeshme”. Madje, ajo i servir reçelin e kumbullave “të tij”, “Ai reçel kishte një vlerë të madhe simbolike, n’at mbasdite në të cilën gjithnjë shpirti i tij pёrkundej nё mall tё nji moshe tё humbun”. Kopshti është kujtim i lojërave të fëmijërisë edhe për Vikun edhe për Naken, personazhe tek “E gjeti mbas shimshirit”: “Të tanë çamërdhoket e mëhallës i mblidhshim këtu me luejtë. Ndoshta pse oborri ishte i madh”. Tek rrinë në oborrin ku dikur kanë luajtur kukë, tashmë të rritur, kujtojnë dhe “heshtën të dy e udhtuen me mend kah largsia e parrizeve të humbuna të fëmijnis”. Përmes këtij kujtimi, në këtë kopsht fëminor, ata të dy marrin vendimin për të bashkuar jetët e tyre. “Tjerve nuk iu mshefshe ashtu. Po mue pse? Por të gjeta e së të la me m’u mshef ma”. 8 Në novelën “Hanë gjaku” ndodh i njëjti kapërcim te fëmijëria përmes detajit të hënës me damga të kuqe. Por këtu ka një meditim më të thellë fi lozofi k e psikologjik të gjendjes shpirtërore të personazhit. Hëna kuqalake nuk është vetëm shkak-pasojë për kthimin në kohë dhe ndryshim të gjendjes emocionale të personazhit, që autori s’i jep emër. Hëna e fut në mendime të thella personazhin për kohët e jetës së tij. Më shumë se te çdo novelë tjetër, këtu është i ndjeshëm ndikimi i Prustit, si dhe gjendet shenja e parë dhe e vetme e depresionit te Koliqi: “[. . . ] tashti s’kemi ma në shpirt tronditje të thella e s’dijmë as me gëzue as m’u pikllue, as m’u trembë para nji hane gjaku [. . . ] Po me më dashtë mue a din? Ai ia lëshoi krahun e s’foli ma”. 9 Me këto novela Koliqi ka arritur të përshtasë në sistemin letrar shqiptar teori të huaja, me të cilat ishte njohur gjatë studimeve.

– Kujtesën e pavullnetshme, e cila nxitet nga një ndijim “aromë, ngjyrë, shije, tingull”, ndjerë tek e tashmja, tek shfaqja jo domethënëse dhe e rastit, por e aftë për të provokuar të tashmen dhe të shkuarën;

– Koha si vazhdim, do të thotë se ekziston një kohë si proces fl uid dhe i vazhdueshëm, që lëviz nga e shkuara tek e ardhmja.

Koliqi depërton në psikikën e intelektualëve që janë shkolluar jashtë, por që janë të rikthyer në atdhe. Intelektuali shqiptar që jeton në Shqipëri synon futjen e një kulture të re në mjediset shqiptare, duke kërkuar braktisjen e disa zakoneve të mbrapshta, por pa mohuar anët më pozitive tё traditës.

Intelektuali që jeton në tokë të huaj synon lartësimin dhe ruajtjen e traditave zakonore shqiptare nga asimilimi prej një kulturë të huaj, me të cilën janë në kontakt

8 KOLIQI, Ernest: “E gjeti mbas shimshirit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 479 KOLIQI, Ernest: “E gjeti mbas shimshirit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq.

123.

Page 14: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

6

përditësor në mënyrë që të krijojnë identitetin e tyre kombëtar. Si i tillë, ky intelektual mbart mendësitë shqiptare më autentike, (Doda në novelën “Gjaku”). Në Shkodrën e Koliqit apo në novelat e tij parakalojnë një galeri e tërë personazhesh të cilët ngërthejnë në vete ide, motive dhe situata të ndërlikuara të cilat ishin të mbrujtura në psikikёn e autorit dhe si të tilla i paraqiten një publiku të gjerë, siç është lexuesi në këtë rast. Ndër të tjera, tematika që trajton Koliqi në krijimtarinë letrare të tij, përgjithësisht është edhe vështirësia me të cilën ballafaqohet individi në luftë kundër kolektivitetit, pamundësia e individit në ndërrimin e gjërave të cilat në psikikёn e kolektivitetit ishin bërë norma. Këtë do ta provojë Diloca në novelën më të njëjtin titull. Protagonisti kryesor është vajza, e cila ishte fejuar që kur ishte në djep. Fati apo fataliteti bën që ajo kur të vejë në moshën e martesës të dashurohet me një tjetër të ri malësor dhe të martohet me të. Kjo do të ishte fatale për vajzën e cila kishte thyer doket e Malësisë dhe për këtë do duhej ndëshkuar sipas zakoneve që mbretëronin në Malësi. Ajo humb dashurinë, sepse i dashuri i vritet, në të njëjtën kohë ka humbur edhe familjen, dhe për këtë arsye ajo do tё përfundojë në jetimore. Krijimi i karaktereve të tipit të Dilocës tregojnë se lufta e individit për të ndryshuar apo për të ndikuar në jetën kolektive ishte e pafuqishme, qoftë edhe nëse për një ideal të tillë do të ishe në gjendje të fl ijojë më sublimen. Detyrimisht, duhet thënë se vlera e pakontestueshme që ngërthen me vete vepra letrare e Koliqit, fl et për një euridit të rrëfi mit artistik, fl et për një mjeshtër të fjalës së shkruar, pa të cilin letërsia shqipe do të ishte shumё e zbehtё. Hapësira e letërsisë për Koliqin është fi lozofi a idiomatike dhe “kozmopolite e dijes” së saj, e cila duhet të vrojtohet nga “hapja e dritares”. Edhe teoritë më të reja të tanishme, të ashtuquajtura post-strukturaliste dhe kundër-mimetike, luajnë me konceptin që “artisti vetëm sa na hap dritaren për ta kundruar botën”. 10

Një nga shembujt më të qartë dhe më të sukseshëm të prozës moderne shqiptare është proza e Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911-1938). Migjeni bëhet autori më i thellë i kohës dhe me veprën e vet paraqet trajtimin social të jetës, botën intime dhe individuale të personazhit. Migjeni shkroi dy vepra kryesore, “Vargjet e lira” në poezi dhe “Novelat e qytetit të veriut” në prozë. E para u ndalua të qarkullonte, të dytën nuk arriti ta çojë në ndonjë shtëpi botuese. Ai arrin të botojë në shtypin periodik disa nga vjershat e tij, si dhe disa proza të shkurtra që i ka quajtur herë herë “novelëza”. Migjeni na përshkruan një personazh evropian, i cili mbart brenda vetes edhe njeriun me gjithë ekzistencën shumëshekullore. “Bota e mjerueme shfaqet si gjendje madhore e ekzistencës dhe ajo, në radhë të parë, jep e merr me titullin e prozës. Pikërisht këtu digjet trupi i gjallë i Tekstit, ky është burimi i dritës, që Teksti e mbledh mundimshëm për të na ndriçuar thelbin ekzistencial të Botës së mjerueme”. 11 Në këtë mënyrë, siç na kujton Charlotte Deblo12, zbulon se personazhet e një vepre lerare mund të bëhen shokë të besueshëm. “Krijesat e poetit”, shkruan ajo, “janë më të vërteta se krijesat e mishit dhe të gjakut, ngase ato janë të paharxhueshme. Për këtë arsye ata janë miqtë e mi, shokët e mi, falë të cilëve ne jemi lidhur me njerëzit e tjerë në zinxhirin e qenieve dhe në zinxhirim e historisë”. 13 Migjeni nuk i shmanget në prozën e tij krijimit të personazheve, ku mbartin, përveç karakterit konkret, një abstragim të pakufi shëm. Pas

10 SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 33.11 KAPURANI, Anastas: Migjeni ose parathënia e dyzuar, Onufri, Tiranë, 2010, fq. 305.12 DELBO, Charlotte: Sectres,mes compagnons, Berg Internacional, 1995, fq. 5. 13 TODOROV, Tzvetan: Letërsia në rrezik, perkth. fer. Mehdi Halimi, Buzuku,Prishtinë, 2007, fq. 65.

Page 15: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

7

një zhvendosjeje në kohë dhe hapësirë, “Luli i vocërr” është një personazh që përfaqëson një njeri që ka ekzistuar vërtet, një fëmijë shqiptar diku në Pukë.

Por, brenda tij, për nga forca shndërruese e simbolit, na vjen në mend Gavroshi i Hygoit. Personazhi i Nushit, te “Studenti në shtëpi”, “përfaqëson një të ri shqiptar të kulturuar e të ditur, që beson tek utopia e së mirës, pas një bote të mykur patriakale dhe mediokriteti të fuqishëm, duke u kthyer në një Hamlet shqiptar. ”14 Personazhi i tij është misionari shoqëror, ai kërkon të projektojë të ardhmen, por s`mund të jetë ndërtuesi i saj. Duke ndërtuar brenda vetes mitin e maskës, të hipokrizisë së qytetërimit modern, “Migjenit i kishte munguar vërtet humbja e poetit mag, rroba e peshkopit apo fraku i dendit, ashtu siç i kishte munguar përvoja dhe pasuria jetësore e bashkëkohësve të tij të mëdhenj. ”15 I kishte munguar ai bosht tragjik i rinisë së tij, ai bosht ulëritës, por që ishte i atyre llojeve që natyra u afron disa herë shkrimtarëve në vend të pasurisë jetësore, u afron në vend të pasjes, mungesën; por të tillë që mund të pjellë të njëjtët brilantë, në mos disa herë më të ndritura. “Vepra e Migjenit është një dyluftim i pambarim me një pjesë të letërsisë dhe jo vetëm të letërsisë, por të krejt mendësisë shqiptare, ajo mund të kuptohet saktësisht vetëm e ballafaquar me to.

Migjeni erdhi në letërsinë shqipe në kohën e zhgënjimit të madh. Shqipëria porsa kishte dalë nga nata islamiko-osmane. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar. Në krahasim me ëndrrën e shumëpritur, zhgjëndrra ishte një traumë e vërtet. Me personazhin e tij, Migjeni kërkon të zgjojë njerëzimin nga ëndrra e mbrapsht. Sfi da e Migjenit s`kishte të bënte vetëm me institucionet gjysmë qesharake të regjimit, të cilat nuk ishte vështirë të ironizoheshin. Sfi da shkonte më thellë, kishte të bënte me “malin që s`bëzan”, pra me krejt mendësinë shqiptare, me idealet, kanunet, mitet, komplekset dhe paragjykimet e kthyera tashmë në një lëvozhgë të ngurtësuar mbi të cilën mund të thyenin kohën idetë përparimtare dhe të gjitha formulat më të reja të cilat mund t`i parashtrohen këtij vendi prej mendjeve më të emancipuara të tij”. 16

Migjeni, te “Novelat e qytetit të veriut”, bën autopsinë e qytetit duke trajtuar kultin e nderit, ndaj të cilin abuzohej gjerësisht. Sipas mendësisë që ushqente këtë kult (në të ishte e vështirë të dalloje fanatizmin vulgar nga një utopi popullore, ngushëllues, ndoshta si gjithë utopitë) burrat, e sidomos gratë shqiptare, ishin të imunizuar nga veset morale. Por gati gjysma e “Novelave të qytetit të veriut” kanë për subjekt prostitucionin. Te novela “Studenti në shtëpi” Migjeni shkon edhe më larg. Në të pasqyrohet ajo pjesë e shoqërisë që ulërin më shumë për nder e moral, por ajo nuk ka as nder, as virtyt. Dhe britmat e mallkimet të saj s`janë veçse një alibi që mbulon imoralitetin. Personazhi është një student shqiptar që kthehet pas mbarimit të studimeve nga Evropa, – pakëz Hamlet, pakëz Rastinjak, – i cili i lëshon shoqërisë shqiptare thirrjen, “Shoqëri, po deshe të mos lozin në kurrizin tand, ndro format. Hiqi bragashet”.

Letërsinë e këtyre viteve e përshkon vizioni optimist, i cili e quante të pashmangshme fi toren e artit të madh mbi artin mediokër; dhe këtu shfaqet personazhi, i cili nuk e ndan veten nga epoka e vështirë por ai ri ngjitur me të. “Ai ka qejf të zhgërryhet në baltërat e kohës, të përshkojë tejembanë ferrin e saj. Por edhe pse ndodhen në tilla udhë, ata nuk e humbasin vizionin. As grija e jetës së përditshme, as konkretësia e jetës së përditshme

14 ZEQO, Moikom: Migjeni, Arkitekti i nënëdheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011, fq. 63.15 KADARE, Ismail: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 8 Nëntori, Tiranë, 1991, fq. 54.16 KADARE, Ismail: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 8 Nëntori, Tiranë, 1991, fq. 64.

Page 16: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

8

nuk e zhveshën veprën nga ai thesar që është universal. Personazhi i Migjenit zbriti në terrin e mbrëmjes së vendlindjes për të kënduar (apo vajtuar) baladën qytetëse të gruas, që ha turpin dhe trupin e vet për të jetuar jetën. ”17 Me personazhin e tij konturoi portretin e mjerimit shpirtëror e njerëzor, para të cilit bien në gjunjë të gjitha normat e moralit, dhe kjo ndodh kryesisht në zemër të qytetit..

Sterjo Spasse (1914-1989) me romanin “Pse?!” (1935), siç e vë në dukje Sabri Hamiti, bën të mundur krijimin e personazhit meditant dhe militant, duke e parë në raport me realitetin e jetës. Spasse na krijon funksionin letrar të personazhit Zaver. Ai përshkuan një tezë jetësore e fi lozofi ke, që është në rrjedhën e prozës moderne të fi llimeve të shekullit XX. Zaveri mohon një shoqëri të tërë, duke kërkuar forma të reja të saj të pajtueshme me dëshirat e me lirinë e njeriut. Sipas Sabri Hamitit, jemi në një mendim i cili tek individi sheh se “fi lozofët me idetë e tyre vrasin shumë njerëz, kurse individi mundet me gjestin e vet të bëjë vetëm një të keqe është akuza dhe vetakuza më e rëndë. 18 Letërsia e viteve ‘30 sjell kryepersonazhet Gjon dhe Afërditë.

Këta personazhe janë misionarë të ideve të autorit për një jetë shumë të panjohur dhe personale. Në romanin “Pse?!”, sipas Vjollca Osja-s, autori dhe personazhi, respektivisht egoja dhe alteregoja, nëse nisemi nga forma ditar e tekstit, kanë bërë paqe për t`i qëndruar besnikë skemës së fi llimit, dhe kjo ndodh jo falë zotësisë së Spasses për ta mbajtur tekstin nën kontroll, por falë nevojës së tekstit për të mbetur brenda tipologjisë së modelit romantik, të romanit ditar (dhe epistolar), ku personazhi e ka dhënë trajektoren e vet drejt fundit tragjik. 19

Gjon Zaveri shfaqet i palumtur sepse trashendenca e unit të tij vërteton kufi jtë e reales. Realiteti i mendjes së tij e ka të pamundur të krijojë pika të përbashkëta me realitetin e jashtëm, ndaj në fund ai harton testamentin ironik për njeriun: “Po të lind për së dyti në këtë botë, kam për të ditur si të jetoj. . . ”20 por, nëse e lexojmë mirë, vërejmë se s’është një e kapërcyer nga pesimizmi “në fi lozofi në rusoiane të natyrës dhe materializëm”, por një konstatim ironik për fatalitetin e një njeriu të ditur. Në letërsinë shqipe, romani “Pse?!” u shfaq si fenomen atipik. Ai as pati as projektoi pasardhës, pasi përfaqëson një sjellje dhe një prani krejt të pamundur në letërsinë shqiptare. 21 Gjon Zaveri e mbyll jetën ashtu siç e ka nisur, i palumtur dhe në vetmi; i mbërthyer nga kriza komplekse e unit që refuzon t`i bindet mediokritetit të realitetit, sepse midis tij dhe realitetit qëndron një akullnajë shumë e madhe.

Janë këta autorë që na ndihmojnë të vendosim piketat e tipologjisë së veprimit dhe të pësimit të personazhit në letërsinë moderne shqipe. Me pretendimin për krijimin e një kulture të re, me personazhin e përbashkët që ka synimin e krijimit të jetës qytetare, duke trajtuar qytetarinë si vlerë të trashëguar në kalim të brezave njerëzor, të portretizuar nga marrëdhëniet ndërmjet shtresave qytetare. Koliqi e sheh qytetin si

17 HAMITI, Sabri: “Avangarda dhe përshtatja”, në Fenomeni i avangardësnë letërsinë shqiptare, Arbëria, 2004, fq. 16.

18 HAMITI, Sabri: “Sterjo Spasse” në Letërsia modern shqipe, “Maluka”, Tiranë, 2009, fq. 424. 19 OSJA, Vjollca: “Ndërgjegjja e palumtur dhe fundi i Gjon Zaverit (Ose: Vdekja romantike e

Gjon Zaverit) (Ose: Poetika e vdekjes romantike)”, në Studime Albanologjike, nr. 2/2013, Akte të konferencës Si vdesin personazhet në letërsinë shqipe, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe të Filologjisë, Tiranë, 2013. fq. 131.

20 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 182.21 SHEHRI, Dhurata: “ Romani “Pse?!” ose erosi i estetizuar”, në Studime Albanologjike, nr. 2/2011.

Page 17: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

9

qendër të kulturës. Migjeni e sheh qytetin si skenë të tragjedisë e të konfl iktit social. “Në baladën qytetëse të Migjenit, gruaja shitet për të jetuar jetën”22 Gjon Zaveri mundohet të krijojë idenë e një jete qytetare brenda përplasjes së dy botëve kundërshtuese. Qyteti për këta personazhe merr trajtën e ambientit që mbyt individin, por individi nuk jeton dot pa të. Raportet midis qytetit e provincës, pamja e jetës së qytetit dhe paragjykimet e provincës, lakmia për jetën qytetëse dhe mosarritja drejt saj, janë vizioni i personazhit, të atij personazhi të dëshpëruar, melankolik dhe ëndërrimtar në kërkim të përhershëm të një labirinthi qytetës.

22 HAMITI, Sabri: “Qyteti e provinca”, në Akte të konferencës Letërsia & Qyteti, Fakulteti Historisë e Filologjisë, Tiranë, 2009, fq. 8.

Page 18: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

10

1. 2 Tipologjia e personazhit urban në projektimi psiko-social.

Urbanizimi (nga lat. urbis “qytet”) është zhvillimi i një qyteti të madh me një psikikë të veçantë të jetës qytetare, të lindur dhe të formësuar nga mjedisi urban.

Është pranuar se zhvillimi urban sjell krijimin e qyteteve në të cilat jetohet mirë, punohet mirë, ku njeriu është i plotësuar në gjithë tërësinë e tij. Por, ky dinjitet human sjell te personazhet mungesën e prehjes në etnitetin organik të quajtur qytet.

Në këtë kuptim, qyteti mund të shihet si vendi i degradimit të përbashkët ku personazhi ndjehet i humbur në mjedisin e tij.

Personazhi nëpërmjet karakteristikave të tij, mbetet një nga elementët themelorë të projektimit dhe të identifi kimit të lexuesve. Koncepti për personazhin, veçanërisht në modernitetin bashkëkohor, është më i gjerë se ai që e kufi zon vetëm te shëmbëlltyra e drejtpërdrejtë njerëzore.

Duke pasur parasysh idenë e “pragut letrar”23, i cili, sipas Zherar Zhenetit, sjell konceptimin dhe rolin e personazhit, leximin dhe interpretimin e tij, funksionin dhe vlerat brenda tekstit letrar, mbështetur edhe në metodat e studimit të kritikës bashkëkohore, e cila mbështetet thelbësisht në studimin e eksperimenteve krahasimtare dhe fi gurave të tjera të prozës, do të rrekemi të evidentojmë rolin e personazhit në veprën e këtyre autorëve. Ata janë intelektualë me origjinë nga provinca. Kështu, Doda nuk mund të dalë nga rrethi i një fati të pathënë, nga fryma e Kanunit. Nushi është hetues, por nuk fl et, lëkundet midis pëlqimit dhe mohimit. Gjoni fi lozofon në ndërtimin e qytetit platonik brenda subkoshiencës së tij.

Qyteti në letërsi vjen si mënyrë jetese dhe si mënyrë komunikimi, si ideologji , si fi lozofi , si kulturë qytetërimi. Në prozën e këtyre autorëve është futur personazhi letrar si një intelektual shqiptar, me formim perëndimor, si misionar dhe kritik. Nëpërmjet personazhit të tyre, këta autorë sjellin një koncept të ri të personazhit urban. Me tiparet e tyre bëhen bartës të vlerave të ndryshme nga letërsia pararendëse. Ata sjellin në shoqërinë shqiptare nevojën dhe kërkesën për ndryshim dhe emancipim.

Koliqi krijon një qytet dhe bëhet vetë banor i tij. Personazhin e zbriti nga Malësia në qytet në veprat “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh”, duke krijuar ngjarje në zemrën e Shkodrës. Në tregimet e tij duken hapur pikëpamjet e çështjes së ndeshjes së projektit të ndriçimit kulturor. Jepet individi dhe pafuqia e tij për të ndryshuar në jetë kolektive.

Në mënyrë të veçantë, autori e gjurmon individin, edhe kur ai merret dhe ka të bëjë me vetveten, edhe kur gjendet e vepron përballë të tjerëve; kur situatat e ndryshme e të papriturat e bëjnë të mos jetë ai që është duke vështruar atë ndër sprova të veçanta. Koliqi shpalon ndjesitë më të fshehta të qenësisë subjektive, nëpërmjet të cilave shqiptohet e shpaloset më plotësisht edhe vetë realiteti komplet dhe bota shqiptare në përgjithësi. Në këtë rrjedhë ballafaqohet individi me vetëdijen e trashëguar; tregtari i pasur, i cili çdo gjë në jetë, edhe çështjen kombëtare, e vështron në prizmin e fi timit e pasurimit, me intelektualin ambicioz; harenë dhe prehjen në natyrë, ku individi synon harrimin e brengave e të problemeve jetësore “kur ndihet edhe vlimi i ndjesive dashurore”, ku

23 HAMITI, Sabri: Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, fq. 417.

Page 19: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

11

dashuria, sipas Koliqit, lind e zhvillohet “në therën tënde”, por duhet kujdes për të mos e varrosur atë. Koliqi zbërthen psikologjinë e njeriut shqiptar të kohës, pengesave dhe vështirësive të tij për t’u përfshirë në rrjedhën e qytetërimit dhe përparimit shpirtëror e material; pengesave psikologjike në radhë të parë, pastaj edhe të pengesave sociale dhe historike. “Personazhi i gjallë është shpikja më e bukur profesionale”24, thotë teoricieni i romanit Kleber Eden. Koliqi i kushton rëndësi të veçantë portretizimit të personazheve, si personazhe të botës shqiptare dhe si qenie të gjalla njerëzore. Ky portretizim është shpesh edhe teknika bazë e analizës së botës së brendshme të njeriut. Ndaj dhe rrëfi mi na del në funksion të ndërtimit sa më të plotë të personazheve shpesh edhe domethëniet artistike e kuptimore janë të lidhura me mënyrën e ndërtimit të etnitetit të personazheve.

Si personazhe të botës shqiptare, personazhet e Koliqit bartin gjithë ngarkesën emocionale, psikologjike të njeriut shqiptar, i cili gjendet në kapërcyell të dy epokave; epokës tradicionale të dominuar nga tradita zakonore dhe epokës moderne të dominuar nga kërkesa për një model te ri në jetë, kryesisht ndikimi nga kultura e shkruar, shkollim brenda vendit apo nga modeli i jetës perëndimore, kryesisht ndikim nga shkollimi në universitetet evropiane. Ky personazh vendoset përherë “në marrëdhënie mes malit dhe detit”25. Ndërgjegja intelektuale e Dodës e gjykon si të egër Kanunin, të cilin ndërgjegja koleltive e respekton si element të shenjtë të ekzistencës historike. Për këtë arsye, ai bëhet pre e gjakut dhe pastaj pre e veprimit dhe ndërgjegjes së tij qytetare. Migjeni, me personazhin e tij, bëhet autori më i thellë i kohës, sepse në veprën e tij kalon nga paraqitja dhe trajtimi social i jetës, në botën intime dhe individuale të personazhit. Nga niveli i varianteve autoriale për të theksuar tendencën dhe nevojën e ndërrimeve, kalon në nivelin e shpalosjeve shpirtërore të individëve, për të ngritur në këtë mënyrë akuzën e ndërmjetme (që është më e fuqishme) ndaj shoqërisë që i kushtëzon fatet e individëve.

Me Migjenin, letërsia hyn te “psikika dhe shpirti i qytetit”26, duke njohur madhështinë e njeriut nëpër sprova të ekzistencës dhe tronditjeve shpirtërore, që shpien në rrëzimin e kodeve morale e sociale.

Migjeni shkruan për një mjerim moral, material e shpirtëror të një ambienti, duke e cilësuar atë ambient krejt konkret dhe real, të identifi kueshëm që në hapin e parë; dhe të shkruhet kështu kur të tjerët këndojnë krenarinë, është sigurisht një element diferencues i krijimtarisë së tij. Personazhet e tij ndërtojnë pëlhurën e prozës me shtresime të barasvlershme të përshkrimit autentik të pamjeve reale të kohës, të raporteve të thella njerëzore dhe të gjykimit autorial për fenomenet më të vështira ekzistenciale.

Migjeni, në tregimin “Studenti në shtëpi”, krijon një ndër marrëdhëniet më themelore: marrëdhënia babë-bir, një ambjent ku mbretëron ligji patriakal. Marrëdhënia babë-bir është krijuar dhe tematizuar si një ftohje, si një mospajtim në heshtje, sepse babai mundohet të projektojë tek i biri pikturën e vet. Përveç marrëdhënies babë-bir, theksohet dhe marrëdhënia vëlla-motër. Kjo marrëdhënie është ngritur në nivelin e emocioneve të forta. Shpërthimi i shpirtit të motrës kur para i del perdja e zezë e fatit apo e konvencës për t’u martuar me burrin që nuk e do. Ageja identifi kohet si viktima e

24 HAMITI, Sabri: Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, fq. 35.25 Nocion i përdorur nga studiuesja Dhurata Shehri.26 Nocion ky i përdorur nga prof. Kristaq Jorgo.

Page 20: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

12

mentalitetit patriakal. Spasse krijon galerinë e personazheve si imazhe të një bote krejt irreale. Gjon Zaveri përfaqëson një sjellje dhe një prani të pamundur në vektorin urban. Ai është një imazh që merr përsipër të përçojë mesazhe të jetës urbane në ambientin rural, ku gëzimin dhe lumturinë e kërkon jo vetëm te vetja, por edhe te bashkëfshatarët e tij. Por tradita dhe mentaliteti i asaj kohe kishin të rrënjosur shumë vlera që u bënë padrejtësisht dhimbje e shpirtit të tij të lirë. Ai vdes sepse është i palumtur, vdes sepse ligji kolektiv tradicional vrau lumturinë e tij, vdes i mundur në luftë me kohën, i gjunjëzuar në labirinthin që i fal qyteti. Duke shënuar në ditarin e tij pikëpyetjet e ironisë së përsëritjeve, botën e hiçit, prej hiçit, me brengën dhe shpirtin e copëtuar nga kultura qytetëse. Pikërisht është kjo trajektorja e dhimbjes dhe e zhgënjimit që vendosen personazhet e Koliqit, Migjenit dhe Spasses. Qoftë kur kanë natyrë aktive dhe gjykuese si te Koliqi, vëzhguese e refl eksive si te Migjeni, apo nihiliste si te Spasse. Ata përgjasin me njëri-tjetrin në krizën e thellë që përshkron dhe strukturon tashmë qytetarin modern: veprues, refuzues, estetizues dhe dekadent njëherësh.

Problematikat e thella të individit në modernizim e sipër do të ndikojë në shfaqjen e personazheve me personalitet kompleks, në dilema të thella, thuajse të pazgjidhshme në rrjetën e të cilave shpesh do të ngecin si viktima. Personazhet e të tre autorëve kanë një veçori të përbashkët, ata vijnë nga një formim dhe kulturë perëndimore në Europë; dhe nën këtë shembull, si orientim intelektual dhe shpirtëror, synojnë ndryshime, reforma, metoda për të ndryshuar gjendjen e shoqërisë shqiptare që në rrënjët e saj. Për të nxjerrë në pah veçoritë e letërsisë moderne për dimensionin e botës shpirtërore të personazhit, analizës së dilemave, brengave, mendimeve dhe ndjesive në shkallën më të lartë artistike. Na shfaqet ndryshimi i hapësirës që ju dha lexuesit në perceptimin e ngjarjeve ku është përfshirë edhe personazhi.

Ata janë intelektualë që në ballafaqim me realitetin e ambientit të vet kalojnë në mospajtim, mëri, pakënaqësi, me kërkesë që të bëhen ndërrime, por asnjëherë nuk gjejnë forcën për t’u rebeluar. Intelektuali është i vetëdijshëm që ndryshimi duhet të ndodhë, por ai është i ndrydhur të veprojë. Personazhet te këta autor nuk na jepen nëpërmjet asaj që ka ndodhur, por nëpërmjet shpërthimit të idesë autoriale të dhënë në një gjuhë estetike, e cila më pas bashkohet në rrjedhën e rrëfi mit.

Te të tre autorët del në pah “melankolia”, përjetimi tipik i qytetarit modern përballë ikjes së një të djeshmje identitare për individin, duke e futur në një proces jo thjesht konstatimi të mallit, por në një proces të thellë kërkimi, ristrukturimi mendor e ndjesor të asaj bote dhe të atij qyteti të dikurshëm që nuk mund të jetë më. “Bëhet përshkrimi i interierit qytetës, përmes së cilit shenjohen prirjet dhe përkatësitë shoqërore, por edhe mendore të personazheve të tyre”27

Flamujt e melankolisë së Migjenit nuk janë më një kërkim, siç ndodhte te Koliqi, por janë një disfatë qytetase; njëkohësisht protestë dhe rezignatë. “Ndonëse Gjon Zaverit i pëlqen qyteti dhe ndihet shumë më mirë se në fshat, ky qytet i paemërueshëm edhe këtu, me gjithë botën e larmishme dashurore që kultivon haptazi, nuk përmbush një prej dispozitivëve më të rëndësishëm qytetës; të ashtuquajturën “lëvizje mendore”28. Në këndvështrimin e qëmtuesit të prozës së këtyre autorëve, vëmë re se personazhet

27 SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 16.28 ASLLANI, Persida: “Ndërtimi letrar i Qytetit në letërsinë moderne”, në Akte të konferencës

Letërsia &qyteti, Fakulteti Historisë e Filologjisë, Tiranë, 2009, fq. 103.

Page 21: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

13

janë përherë në lëvizje nga mbizotërimi i një tipari apo pasioni të fuqishëm, shfaqin përplasjen me normat e përgjithshme, duke sjellë transferim në komunikim, si dhe një sjellje jo të zakonshme. Trillimi artistik i personazheve është një komunikim i së vërtetës dhe i dhunimit të saj. Duke na shfaqur në trekëndëshin Koliq-Migjen-Spasse, një personazh që nuk gjen vend brenda botës së kuptimësisë, ai ka vend brenda vetmisë për të mos harruar, kështu që ai nuk pajtohet me realitetin. E megjithatë, forca nuk mjafton për ta ndryshuar atë.

1. 3 Gjenerimi i jetës njerëzore në kushtëzim të lisibilitetit qytetës.

Autorët modernistë e paraqesin shoqërinë me problemet e mprehta të saj nëpërmjet personazhit tip, i cili bëhet mbartës i mendësive dhe i prirjeve antagoniste ndaj zakonisht në kundërvënie me mjedisin tradicional, në veprat moderniste të letërsisë europiane. Eksterierët dhe interierët e Parisit, Londrës, Nju-Jorkut, të përshkruar mjeshtërisht me të dhëna të shumëllojshme, janë në funksion të personazhit për zbulimin e tipareve të theksuara të tij.

Heronjtë e shëmbëlltyrës njerëzore në letërsi krijojnë shëmbëlltyrën e vet edhe kur fati përcaktohet nga gjithëfuqishmëria e mjedisit. Në këtë drejtim letrar, kahu i mendësisë së personazhit është drejtuar nga qyteti, duke vënë në dukje “një qytet modern të madh që ka funksionin dhe vlerën e personazhit”29, të atij qyteti ku “mjedisi i personazhit, në veçanti shtëpia e tij, mund të shihet si shprehje metonimike, ose metaforike e karakterit të tij. Shtëpia është vazhdim i njeriut”30.

Në këtë logjikë mund të shikohet edhe qyteti, shumësia e gjithë shtëpive bëhet vazhdimësi, shprehje metonimike dhe metaforike e këtyre personazheve. Ky lloj interieri, duke përshkruar personazhin metonimikisht, nënkupton gjendjen e brendshme psiko-shpirtërore. Pikërisht, nga ky rrafsh ku njësohet përshkrimi i këtyre autorëve me rrëfi min edhe qytetin, nga mjedisi i interierit, krijohet personazhi.

Personazhet që na paraqiten në vepër nuk janë shëmbëlltyra kanunore, por shëmbëlltyra të qytetit. Në këtë përfytyrim, “Antropomorfi zues i qytetit të veriut është vlerësues, sepse bëhet i afërt e i ngjashëm, komunikues e ndihmues i heroit rrëfi mtar”31 Qyteti-simbol i jetës njerëzore merr tipare njerëzore, ndërsa shëmbëlltyra njerëzore shndërrohet në simbol. Pol Valeri kishte pohuar se “qytetërimi” karakterizon një gjendje domethënëse, “Banori i qendrave të mëdha qytetare po kthehet përsëri në gjendjen e egërsisë, të themi të vetëveçimit. Ndijimi i të qenit i varur prej të tjerëve, ndaj të cilëve lypset të jesh kudoherë syçelur, topitet dalëngadalë në rrjedhën e qetë të mekanizmit shoqëror, çdo përsosje e këtij mekanizmi nxjerr jashtë përdorimit mënyra

29 KUÇUKU, Bashkim: “Qyteti-personazh, përftesë e modernitetit bashkëkohor”, në Letërsia dhe qyteti, Akte të konferencës shkencore, Fakulteti Histori-Filologji, Tiranë, 2009, fq. 83.

30 WELLEK, Rene & WARREN, Austin: Teoria e letërsisë, përkth. Abdurrahim Myftiu, Onufri, Tiranë, 2007, fq. 207.

31 KUÇUKU, Bashkim: “Qyteti-personazh, përftesë e modernitetit bashkëkohor”, në Akte të konferencës shkencore Letërsia dhe qyteti, Fakulteti Histori-Filologji, Tiranë,2009, fq. 87.

Page 22: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

14

sjellje, emocione të caktuara... komforti të veçon. ”32

Krijimi i modernizmit kërkon personazhe me “përgjegjësi qytetare dhe shoqërore”, në të cilën, sipas Mishel Fukosë, njeriu shihet “si ndërgjegje epistemologjike e vetvetes. ”33 Nën këtë ndikim ndodhet personazhi i cili ka sunduar mendimin perëndimor qysh nga fi llimet e tij. “Melankolia moderne”34 shfaq tensionin e papërballueshëm të kërkesave të shoqërisë në drejtime të ndryshme. Personazhet me termat e një utopie “përtej jetës” janë përherë në kërkim të një qytetërimi modern, të një lëvizjeje qytetëse.

Shëmbëlltyra të tilla në letërsinë shqipe janë personazhet e Koliqit, shkrimtar i formuar në Perëndim, me fi ltrin intelektual, nëpërmjet të cilit ai e kalonte realitetin njerëzor shqiptar, ishte fi ltri i një njeriu që kishte koncepte euro-perëndimore të qytetërimit dhe të zhvillimit. Dante, Petrarka, Ariosto etj. , janë emra që kishin hyrë thellë në formimin e tij. Simbolizmi europian, sidomos ai danuncian, kishte formuar shijet e tij artistike. Modernizmi i prozës së Mopasanit, Floberit, Prustit etj., i dhanë trajtat dhe strukturat ku Koliqi derdhi një përmbajtje shqiptare.

Personazhi i Koliqit, ashtu si i Prustit, është i shqetësuar për të tashmen e tij, gati-gati preket nga ndjenja e kotësisë. Koliqi e paraqet personazhin si një vëzhgues indiferent të së tashmes, me admirimin për një të kaluar që vetëm humb. Personazhi i Koliqit sheh shpëtimin e ndërgjegjes së vetë vetëm në kujtimet e largëta. Të njëjtën gjë bën edhe Prusti në veprën “Në kërkim të kohës së humbur”.

Koliqi mundohej ta bënte të lexueshëm realitetin shqiptar përmes syve të një europiani; ai njihte kodin perëndimor të vlerësimit dhe e quante si njësinë më të përshtatshme me të cilët matet një qytetërim i vërtetë.

Koliqi e vёshtron botёn nё mёnyrё krejt tё lirё dhe nё njё zhvillim burimor e tё natyrshёm, si nё rrafshin ekzistencial, ashtu edhe në atё fi lozofi k. Nёpёrmjet rrёfi mit artistik ballafaqohen realitete konkrete, psikologjike dhe mitike; probleme, ndjesi, mëdyshje, shqetёsime. Ballafaqohet individualja me kolektiven, e kaluara me tё tashmen, e vjetra me tё renё. Kёto realitete, para sё gjithash, ai i lidh me botёn shkodrane. Ai veçon çёshtje tё rëndёsishme qё rrezatojnё kuptimёsi tё shumta, qё simbolizojnё botёn shqiptare nё përmasa shumë të gjera e të thella. Koliqi, me prozёn e vet, krijoi njё realitet artistik tё pavarur, i cili ekziston dhe funksionon nёpёrmjet strukturës tekstore, gjuhës artistike dhe mesazhit artistik.

Pas tij, në letërsinë shqipe, në kërkim të lisibilitetit qytetës, vjen Migjeni, që me personazhin e tij godet atë që dukej më e paprekshmja. Mendësia kanunore kishte shpallur koncepte të tilla si burrnia, nderi, besa, si rruaza të gjerdanit arkaik. Duke i përjetuar ato jashtë çdo konteksti shoqëror, duke i idealizuar e thurur himne në luftën ndaj përparimit dhe emancipimit të njeriut shqiptar. Malësori shqiptar shkatërronte jetën e tij dhe të tjetrit për një thyerje rregullash kanunore, duke mbetur si i mpirë, “si i shituar nga zana” përpara hijes së nëpunësit civil. Personazhi i tij zhytet në mjerimin e përditshëm material e shpirtëror. Te novela “Studenti në shtëpi” Migjeni tregohet realist deri në detaj. Ai i hedh dorashkat qytetit dhe gjithë shoqërisë, sfi don moralin zotërues,

32 BENJAMIN, Walter: “Mbi disa motive te Bodler”, në Iluminacione, përkth. Afrim Koçi, Korbi, Tiranë, 1977, fq. 205.

33 Po aty, fq. 200.34 Melankolia e personazhit është një ndër tiparet kryesore të letërsisë moderne.

Page 23: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

15

sfi don të ashtuquajturat virtyte të shqiptarit, ngre notat e së vërtetës, çjerr maskën që mban qyteti në fytyrë. Kjo çjerrje mban uturimën e një orteku. Ageja është një vajzë shumë e bukur. E martuan që me kërkesën e parë; i tillë ishte zakoni në përgjithësi. Ajo vetë nuk e dëshironte këtë martesë, por as që bëhej fjalë të ngrinte krye kundër saj. Do të shkonte në vend vullnet i të atit. I pari që e nuhati qysh në fi llim se Ageja nuk e donte burrin, madje që ajo ishte dyzuar në jetën bashkëkohore, qe Nushi, vëllai i saj. Ai i dha të kuptonte të atit që motra nuk e donte personin me të cilin e kishin fejuar, por u mjaftua me kaq. Qe i paaftë për kryengritje. Botëkuptimi i ri që pat fi tuar në Europë mund t`i thyente kokën, në qoftë se do të përplasej me pseudomoralin e shoqërisë. Atëherë, edhe ai u fut vullnetarisht, madje me dëshirë, në ballon me maska që luante gjithë qyteti. Unë nuk pajtohem me moralin që ma imponon shoqëria. Unë e marr atë sa për sy e faqe, kurse prapa e kundërshtoj kur të dua. Kështu si unë e kundërshtojnë me qindra vetë. Prandaj, shoqëri e dashur, po deshe të mos lozin në kurrizin tënd, ndërro format. Hiqi brekushet!

Titulli i kësaj novele është bartëse e një traktati etiko-moral me gjuhën e artit. Në të ndihet përpjekja për ta bërë këtë. Por gjithsesi është një “kambanë që bie, që lajmëron se ka ardhur koha që dikush duhet të largohet nga bota shqiptare”. 35 Në prozën “Legjenda e Misrit”, “Malësori legjendar bëhet njeri i vogël përpara rrezikut të ekzistencës”36. Lëvizja qytetëse në vendin që ushqehej me legjenda të Perëndive, tani kthen në legjendë fjalën “misër”, si elementin primar të lindjes, jetës dhe vdekjes. Te personazhi i Lukes është ndërtuar “presioni jetësor në personazhin letrar37”. Ajo përshkruan trajektoren e lëvizjes nga Malësia drejt qytetit, ku kupton shumë shpejt edhe fi lozofi në e jetës së tij. Por “lakuriqësia banale” e këtij qyteti i thyen ëndrrën këtij personazhi të kushtëzuar nga e shkuara e errët. Shpresa nuk e pret as në të ardhmen qytetëse.

Këtë trajektore drejt qytetit e gjejmë të shfaqur në romanin “Pse?!”, ku personazhi na rrëfen jetën e tij. Ky rrëfi m i takon tipit retrospektiv-autobiografi k. Në formën e ditarit të improvizuar. Rrëfi mi, megjithatë, është i menduar mirë. Në këtë mënyrë, Spasse duke orientuar ai vetë lexuesin, vë në funksion formulime hyrëse, të cilat paralajmërojnë një tjetër situatë. Ai sjell copëza kujtimesh, rrëfi mesh, bisedash, të cilat marrin dimensionet e një mozaiku të teksteve të diskursit, të cilat funksionojnë në vepër krejt natyrshëm. Rrëfi mi dhe ligjërimi kthehen në dëshirë tek autori. “Ai na krijon një sistem ngjarjesh që i përmbahen rendit të rrëfi mit, sipas skemës: të informohesh, të pohosh, pastaj të rrëfesh”38

Gjon Zaveri është simbol i të riut intelektual. Ai vihet përballë një ambienti të zakonshëm tipik shqiptar. Prindërit ndikojnë mbi intelektin e këtij të riu duke e fejuar me vajzën e katundit, të cilën nuk e do. Për të plotësuar këtë normë familjare, ai martohet me të, duke u përpjekur të krijojë rregullat kanunore të jetës. Në jetën shpirtërore të tij ngrihet çrregullimi, formohet shkallë-shkallë tragjedia që çon në vetëvrasje. Zaveri mohon një shoqëri të tërë, duke kërkuar format e saj të reja, të pajtueshme me dëshirat e me lirinë e njeriut. Në letrën e fundit para se të vetëvritej, Zaveri e radikalizon kritikën e 35 ÇAUSHI, Teki: “Pudra e një morali”, në Klubi i Personazheve , Tiranë, 2000, fq. 40.36 HAMITI, Sabri: Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, fq. 395.37 Po aty, fq. 407.38 GASHI, Agron Y. : Autopoetika (Modelet narrative autobiografi ke), Faik Konica, Prishtinë, 2009,

fq. 69.

Page 24: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

16

vet; kritikon dhe rrënon edhe fi lozofët, duke e shpallur edhe jetën e vet të gabuar, ashtu si edhe hapin e fundit. Po në këtë pikë, ai sikur njeh vlerat e jetës, duke e parë në sy fytyrën e vdekjes. Mendimi i tij se fi lozofët me idetë e tyre vrasin shumë njerëz, kurse individi mundet me gjestin e vet të bëjë vetëm një të keqe, është akuza dhe vetakuza më e rëndë. Mirëpo Zaveri në fund imagjinon një jetë tjetër, që do të mund ta jetonte, një jetë individuale e njerëzore, krejt të ndryshme nga ajo që ka jetuar një herë. “Ky himnizim i jetës tjetër merr format e fantazisë së të humburit: Po lëvizja mendore? – pyet trishtueshëm Zaveri. Asgjë për këto s`po bëhet. . . A thua ka kuptim jeta e këtij qyteti? Pyetja e pafajshme e Gjon Zaverit është një nga pyetjet më të rëndësishme në konceptimin e thelbit të qytetit. Gjenerimi i lëvizjes mendore dhe i jetës kulturore do të duhej të kushtëzonte lisibilitetin e qytetit si të tillë. Kuptimësia e tij zbehet në mënyrë të tyre, shenjat qytetëse nuk kuptimësohen në kuptim të konceptit antologjik të qytetit, të jetuarit në të i afrohet gjallimit, thelbi i qytetarit zbehet e shkon kah mediokriteti. Gjon Zaverit nuk i mbetet atëherë veçse të largohet prej skeletit të një qyteti, apo thënë ndryshe, të një klisheje qytetëse. ”39

Qyteti është “ankthi ekzistencial” që i rrezikon seriozisht personazhet, duke i kthyer në vetmitarë, apatikë, pasivë, indiferentë, cinikë, të pushtuar nga kotësia e ekzistencës.

Nën dhunën e këtij ankthi ekzistencial, personazhet herë janë të mjerë, herë fatkeqë, herë shpresëhumbur, herë vetëvrasës, herë të dështuar në jetë, herë të palumtur, herë të dyzuar, me disa identitete, të lëkundur, të pakuptueshëm.

Duke theksuar edhe më tepër idenë e autorit në krijimin e personazhit letrar: “Personazhi në veprën e këtyre autorëve vendoset në vektorin qytet-fshat. Por ata nuk mund të dalin dot nga vetvetja, të shkruajnë për ato që nuk ua sygjeron përvoja e tyre, që nuk janë në natyrën e përjetimeve të tyre”40. Por përvoja i drejton dhe sugjeron këto personazhe pa shpresë për të ardhmen, duke kërkuar prehje në të kaluarën e tyre. Por bota ku përplasen është përfundimisht e padrejtë dhe shikimi nga qyteti nuk i shpëton dot më.

1. 4 Trajtimi social i jetës në botën intime të personazhit.

Personazhet brenda tekstit letrar autori na i ndërton si qenie të gjalla, të pakënaqur me të tashmen, me gjithçka që kanë arritur, të cilët, duke kërkuar të zbulojnë realitete të reja, përjetojnë dukuri e ligje të panjohura që i vënë në shërbim të tyre. Personazhet përfytyrojnë implikimet e veprimeve të tyre në të tashmen edhe të ardhmen që i pret. Ambjenti social i jetës implikon veprimet e së tashmes në referim të së ardhmes, pozicionon vetëm vuajtje dhe brengë. Etnopsikologjia e personazheve ka të bëjë me përkatësinë e tyre etnike dhe psikologjia individuale janë strumbullar i ndërtimit të karaktereve, të cilat më tutje përmes mjeteve specifi ke që përdor shkrimtari përplotësohen dhe marrin trajtën e plotë të paraqitjes së tyre.

Duke i pajisur personazhet me veti të veçanta, ku një personazh ka veti që nuk

39 ASLLANI, Persida: “Ndërtimi letrar i Qytetit në letërsinë moderne”, në Akte të konferencës Letërsia & Qyteti, Fakulteti Historisë e Filologjisë, Tiranë, 2009, fq. 103.

40 PRENDI, Arben: Tekste në kontekste, Naimi, Tiranë, 2011, fq. 144.

Page 25: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

17

i kanë të tjerët, shkrimtari arrin t’i individualizojë ato, pastaj me karakteristikat, si përshkrimi fi zik, mënyra e reagimit ndaj situatave të caktuara dhe përjetimi i veçantë i tyre, bën karakterizimin e tyre, duke i vënë në pah veçoritë e përgjithshme që e shquajnë një grup, një klasë apo një shtresë shoqërore, bën tipizimin e personazheve, ndërsa me të folurën e veçantë bën diferencimin gjuhësor.

Kohezioni i të gjitha elementeve të përmendura ka rezultuar me paraqitjen e strukturës shoqërore të etapave të caktuara kohore me besnikëri, por edhe nxjerrjen e përvojave të ndryshme që mbeten të tejkohshme. “Ndarja e rrëfi meve në linja të ndryshme, pastaj digresionet dhe episodet mundësojnë fokalizimin”41 e situatave narrative paralele, ndodhive në familje dhe përvojat e personazheve të ndryshme, ndërsa narratori i gjithëdijshëm që rrëfen të gjitha ngjarjet, depërton edhe në intimitetin e personazheve, duke i rrëfyer madje edhe monologët dhe mendimet e tyre.

Triumfi i jetës mbi të gjitha pengesat, si ide e veprës, dëshira për të arritur te niveli më dinjitoz i të jetuarit, materializohet me përpjekjet individuale dhe kolektive që bëjnë fshatarët për të gjallëruar rrjedhën e jetës apo për të ndryshuar kahun e saj, edhe pse e dinë se shpeshherë këto synime kërkojnë fl ijime të mëdha.

Përkushtimi i këtyre prozatorëve në skalitjen e personazheve të veprës së tyre, lidhja emocionale që krijojnë me to, karakterizimi, individualizimi, tipizimi dhe diferencimi gjuhësor, i bëjnë personazhet e prozës ndër më të realizuarat në letërsinë shqipe dhe si të tilla ato meritojnë vëmendjen e studiuesve të letërsisë. Mbi teorinë e prozës, theks të veçantë ka vizatimi i personazheve, tipizimi, individualizimi, karakterizimi, që realizojnë mishërimin e plotë dhe tërësor të tij.

Duke i njohur thellë njerëzit e vendlindjes, me vuajtjet, sakrifi cat, përpjekjet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre, Koliqi, Migjeni dhe Spasse ia dolën të bëhen pjesë e artit të përshkrimit të shpirtit të personazhit. Përmes mjeteve të shumta estetike, të cilat i zotëronin mirë, këta autorë krijuan personazhe të shumëfi shta, që me individualizimin e tyre kontribuojnë për të prekur dhe shijuar vërtetësinë e tablosë jetësore shqiptare, ndërsa me trajtat e ndryshme të karakterizimit, t`i përplotësojnë duke i bërë të ngjashëm me njerëzit realë. Nga ana tjetër, përmes tipizimit, arritën t’i paraqesin tipat e të gjitha shtresave, madje me të gjitha nuancat karakteristike, përmes një diferencimi të rrokshëm gjuhësor. Rreth kësaj situate të ndërlikuar të elementeve të fi gurimit të personazheve, në atë parimësi vjen edhe sugjerimi se në mishërimin e mënyrës së ndërtimit të personazheve, si portretizim fi zik dhe moral, tek individualizimi, karakterizimi, tipizimi dhe diferencimi gjuhësor.

Personazhet e Koliqit, Migjenit dhe Spasses, si njerëz realë, jetojnë brenda shoqërisë dhe përballen me mekanizmat e funksionimit të saj. Shëmbëllimi i plotë dhe i fi gurshëm na jep mundësinë e studimit të tyre në planin social dhe individual, me theks të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve me njëri-tjetrin, gjë që ndikon në funksionimin e familjes dhe shoqërisë. Përmes pikëpamjeve të ndryshme që personazhet kanë mbi jetën dhe botën, qoftë në mënyrë individuale apo kolektive, ata krijojnë fi lozofi në e tyre tipike shqiptare, por edhe një dëshmi universale të qenies. Ndërsa me përjetimet dhe

41 Term i Zhenetit që përdoret në kuptim të përqendrimit të narratorit në një situatë të caktuar narrative që ndodh brenda një kohe, ndërsa situatat e tjera nuk paraqiten, përveç nëse janë të rëndësishme për rrjedhën e konfl iktit kryesor. (GENETTE, Gerard: Narrative Discourse, An Essay in Method, Oxford, Blackuell, 1972)

Page 26: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

18

forcën e përballimit të vështirësive nëpër të cilat kalojnë, na mundësojnë t`i analizojmë edhe në rrafshin psikologjik. Analiza e personazheve në rrafshin social, etik, fi lozofi k, psikologjik, paraqet njëherësh edhe vetë thelbin e këtij studimi, ku, duke i shqyrtuar nga këndvështrime të ndryshme, personazhet e këtyre autorëve na shfaqen me tërë kompleksitetin e tyre. Ndërsa, duke pasur role të veçanta në rrjedhën e konfl iktit kryesor, gjithnjë sipas funksionit të tyre, është vlerësuar i domosdoshëm edhe klasifi kimi i tyre, i mbështetur në kritere të ndryshme, të cilat në këtë interpretim përkojnë me kërkesat e poetikës moderne. Duke u mbështetur në numrin e madh të personazheve të prozës te këta autorë dhe mjeshtërisë artistike të ndërtimit të tyre, e kemi gjykuar të arsyeshme që punën e veçantë studimore ta vazhdojmë me karakteristikat kryesore të secilit personazh dhe funksionin që ai ka në veprën përkatëse. Përgjatë rrëfi mit, personazhet na shfaqen me veprimet e tyre, mendimet, monologët, mendimet e personazheve të tjerë dhe portretizimeve të narratorit, por edhe nga veprimet e vetë personazheve. Doda kërkon qytetërim, kulturë, kërkon të nxjerrë njerëzit nga errësira. Sytë e tij janë përherë të drejtuar përtej detit, drejt horizontit të hapur. Heroi aludon për një emancipim të shoqërisë. Por realiteti në të cilin ndodhet është pa shtegdalje. Novela “Gjaku” është ndërtuar mbi bazën e kundërvënies së të menduarit dhe të jetuarit real brenda një etnie.

“Gjasht të krisme revolje kumbuen, Nikë Feta u përplas për tokë tue qitë gjak gjithkah. Gjindja u shpërndanë. Katër a pesë Malsorë, të bajrakut të tij, u turrën kah Doda e britën:

– Të lumtë pushka; lëshoje diçka në tokë për mos me të zânë gjaku… E ik se po të hapim na rrugë…

Doda nuk e vênte vesh. U drejtua kah Fusha e Qelës, tue shtî pushkën në xhep. Marku e kapi për krahi: Ku po shkon? Hajde t’ikim. Sod e ke kollaj, pse â kallaballëk i madh […] Doda e liroi krahin prej tij e përgjegji gjak-ftohtë: S’due me ikë!” 42

Prej heroit intelektual, Dodës, të gjithë kërkojnë të vrasë: babai, familja, zëri i të vrarit, të afërmit, vjehrra, prifti (zëri hyjnor i paqtimit), të njohur e të panjohur. Vetë Doda është një hero intelektual, por në subkoshiencën e tij rri përherë zgjuar kodi i nderit, thirrja kolektive për hakmarrje. Doda thotë: “S’due me ikë”, është krejt i vetëdijshëm për vrasjen që ka kryer. Ai tashmë është çliruar nga një gjendje e trazuar shpirtërore e mendore. Vrasja e tij është e shumëfi shtë, ai vret gjaksin, ndërgjegjen e tij, vret ëndrrën e tij për ndryshim e emancipim. Ai vret atë kulturë që mësoi në qytetin evropian.

Në novelën “Bilbilat e Plepishtit” paraqitet bota e brendshme e personazhit intelektual, po në përmasa intime.Në këtë formë interpretimi i tekstit narrativ nuk aktivizohet në rrafshin përmbajtësor, kështu që pozicioni dhe perspektiva e personazhit i funksionalizon kodet e gjuhës poetike edhe përbrenda realicionit dhënie - marrje të temave dhe ideve të thurrjes së strukturimit stilistik. Nënvizimi i situatave nga ana e Hilush Vilzës funksionalizohet nga ndjenja e inferioritetit dhe ballafaqimit me ambientin, e ndërrimit të raporteve shpirtërore .

42 KOLIQI, Ernest: “Gjaku” në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 58.

Page 27: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

19

“ju jeni poet ,zotni Vilza, edhe mali e deti, sikurse besoj e çdo send tjetër, ju falni mendime që sna kalojnë kurrë nëpër tru, veç të shprehura ashtu siç i shprehni ju, kuptojmë edhe ne i kande. Vilza , me përfytyrime të gjalla , bënte apologjinë e traditave ma të shëndosha tona”43

Tipat e tjerë të personazheve kryesisht konceptohen përbrenda atmosferës shkodrane. Koliqi nuk e tematizon “botën e vogëlsisë” në emër të “statusit kolektiv”, por e problematizon fatin e personazheve dhe të karaktereve në një ambient që nuk rënkon nga skamja , vuajtja, mjerimi. Koliqi nuk e krijon tragjiken nëpër situata të caktuara rrëfi more, as që nxjerr në shesh botvështrimin e një jete të rënë në dilema të mëdha ekzistenciale.Personayhet e Koliqit kanë tipare e karakteristika të veçanta në realizim të idesë. Tregimtari ka arritur të japë botën e tij të brendshme, psikologjinë dhe metamorfozën shpirtërore gjatë krijimit të ngjarjeve

Në prozën e Koliqit ndihet ndikimi social në botën intime të personazhit; ky ndikim shfaqet dukshëm edhe në prozën e Migjenit te “Studenti në shtëpi”; personazhi vendoset në lëkundje midis mendimit psikologjik e atij social. Kjo novelë ka peshën e një manifesti etiko-psikologjik. Nushi është protagonisti i novelës dhe alteregoja e autorit, i cili, i kthyer për pushime nga Evropa, ku ka shkuar për studime, zbulon falsitetin e moralit të familjes dhe të qytetit, por nuk hyn në luftë dhe nuk është në gjendje t`i luajë as më të voglën gjendje. Mjaftohet vetëm me një thirrje: “Unë jam pa moral, koncepti i em menduar – mos me thanë ideologjik – nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon”44.

Në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot. . . ” tre janë personazhet kryesorë; Kola, e shoqja dhe djali i tyre Lili. Bëhet fjalë për varfërinë e kësaj familje, bëhet fjalë për mjerim. Kryefamiljari është pa punë, i vogli i sëmurë dhe gruaja nuk pushon së luturi që Zoti t`i ndihmojë. Mungon buka nuk bëhet fjalë për gjë tjetër. Novelën e përshkon zymtësia dhe hija e vdekjes. Para tyre shembet çdo gjë; virtyti, nderi, besnikëria bashkëkohore, morali i shumë propaganduar shqiptar. Të tre personazhet, Migjeni i strukturon mjeshtërisht. Nuk është vetëm dramaticiteti i situatës që i bën të tilla, por edhe teknika e portretizimit të tyre, lakonizmi, fi nesa nënteksti, fjala e gjendur, dhe për çudi dritë-hija brenda errësirës. Novela guxon të na thotë se nderi apo morali nuk është vlera më e epërme e njeriut. Duket qartë se Migjeni ka qenë i ndërgjegjshëm për pragmatizmin e të parëve, sipas të cilëve Primum vivere, dende philosophari (Me jetue më parë, pastaj me fi lozofue). 45

Gruaja nuk i rreshti lutjet ndaj Atit të shenjtë. Ajo vetë u bë shenjtorja e fëmijës, martirja e familjes së vet. Është ky vetëmartirizim që na bën t`i çmojmë nënat si të shenjta. “Ishte një vrimë shumë interesante” janë fjalët e fundit të novelës. Kjo është një shprehje që ka brenda një mal me aludime, një shoqërim idesh tepër delikate, si dhe shumë konotacione. Ajo s`qe thjeshtë një vrimë, ajo qe varri ku kishte rënë ai dhe krejt familja, a mbase gropa e turpit, ndofta bataku ku nuk kishte rënë e shoqja. Kjo ishte vorbulla vrastare e jetës së mjeruar.

43 KOLIQI, Ernest: “Bilbilat e Plepishtit”, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 69.44 Migjeni: “Studenti në shtëpi”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e parë, Tiranë , 1999, fq. 20.45 ÇAUSHI, Tefi k: “Sa kushton një buzëqeshje”, në Klubi i Personazheve, Tiranë, 2000, fq. 33.

Page 28: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

20

Gjon Zaveri është personazhi i “përkëdhelur” i Spasses, i cili është përvijësuar për të shfryrë patosin e vet. “Pse?!” del si një vepër autobiografi ke në të cilin gjendet një pjesë e jetës së autorit. Pa dashur të krahasoj një Goliath me një David të artit, Spasse e shkroi “Pse?!”-në “si ilaç të shpirtit të vet”. 46 Gjon Zaveri është i ri, simpatik dhe i sjellshëm: për cilësi gjëra vajzat qytetari i shfaqin dashuri; mirëpo, këtë shfaqje dashurie ai e përcjell me ironi. Dashurinë e rinisë nuk e gjen asgjëkund të pastër e ideale, e mendon si iluzion dhe tregti. Megjithëse është kundërshtar i rreptë i zakoneve të mykura e të prapambetura, përsëri zakoni i vendlindjes e mundi. Gjoni martohet me pahir me katundaren, e pa e kuptuar aspak dashurinë e rinisë. Pas martesës i jepet përsëri enigmës fi lozofi ke “pse”-të dhe “kot”-ë e jetës e të vdekjes tingëllojnë parreshtur duke çuar në vetëvrasje. Përpara vdekjes ka lënë një “Dhiatë të Gjallë”47 ku shihet hollë mendimi i tij fi lozofi k dhe kallëzon rrugën nëpër të cilën duhet të kalojë njeriu në jetë. Jeta, Dashuria dhe Vdekja janë kryefjala e veprës. “Pse”-ja është një Jeremiadë, vajtim i paparë për të zezat e jetës për këtë fushë të së qarit. Ndaj, Gjon Zaveri më mirë pretendon të vdesë kur s’i zgjidh dot “nga”-të, “pse”-të dhe “për ku”-të. Filozofi a pesimiste e nihiliste vjen që nga Herakliti gjer te Shopenhaueri e te Niçe.

Mohimi është fi lozofi a e njeriut të dështuar, sikundër është një tip i dështuar edhe personazhi i Gjon Zaverit. Njeriu s`mund të jetojë pa një ideal më të lartë. Pikërisht kur vjen të mungojë ky ideal i lartë, atëherë lind mohimi i dashurisë. Ideali më i lartë është udhëheqësi, rregulli themelor i jetës, e cila pa të është e zbrazët dhe shpie drejtpërdrejt në vetëvrasje. Nihilizmin e tij Gjon Zaveri ja ngarkon fi lozofi së48, ai do e gjejë lumturinë nëse do lindë në një jetë të dytë. “Do të jetë i lumtur vetëm ai që nuk përfi ll më fi lozofi n. Po të lind për së dyti në këtë Botë, kam për të ditur si të jetoj: kam për të ditur se është shumë më mirë të jesh njeri me kërrabë në dorë e me gunë në krahë, sesa njeri me kalem në dorë e me kravatë në qafë. Atëherë, jam për t’u kënaqur. . . ”

Si përfundim, mund të themi se Spasse e mbyt personazhin për hir të etikës njerëzore. Autorët u përqendruan në botën intime të ndjenjave dhe emocioneve te personazhit. Duke na sjellë shumëllojshmërinë e tij të universalizuar në shumëkuptimësinë e diskurseve. Tipizimi i personazheve, udhëtimi i tyre në rrethin viskoz të jetës, lënë mbresa edhe për lexuesin e sotëm, të atij lexuesi që vazhdon të ndiejë provokimin dhe magjepsjen e mendimit që Arnold Benet shpreh, “baza e prozës së mirë është pikturimi i personazheve dhe karaktereve të tyre, dhe asgjë tjetër”49

46 NIRVANA, Vangjo: Romanci i mohimit (Pse?!), Illyria, nr. 27, 19 Tetor 1935, fq. 4.47 NIRVANA, Vangjo: Romanci i mohimit (Pse?!), Illyria, nr. 27, 12 Tetor 1935, fq. 4.48 Citoj. “Filozofi a nuk është gjë tjetër, veçse një mjet vrasjeje…Tani po shkoj, po shkoj para kohës,

se ndoqa gjurmët e fi lozofëve… gjurmët e vrasësve” fq. 181( Romani “Pse?!”).49 OSFALD, Dykro, TZVETAN, Todorov: Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit, përkth.

Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq. 311.

Page 29: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

21

1. 5 Kriza e personazhit modern

Eliott-i ka qenë ngulmues për “ruajtjen e pastërtisë së artit të lartë nga lëndimi i modernizimit, urbanizimit, masivizimit, kulturës masive moderne, na ka ofruar shembullin e demokratizimit të artit të lartë, politikës nostalgjike të tij. ”50 Në këtë përvojë, autori dhe personazhi shtrihen në tekst shpeshherë, duke u përputhur për të luftuar me anë të shkrimit harresën dhe për të mbajtur gjallë kujtesën.

Shpeshherë na nevojitet rikujtesa, kur kujtesa është në krizë, dhe këtë rikujtues domosdo e gjejmë tek autorët dhe veprat e tyre dhe kurrsesi në masën amorfe shkrimore, e cila pasi nuk arrin të bëhet ikonë, është e destinuar të shuhet. Ndrydhja e brendshme, ëndrrat dhe dëshirat e parealizuara të personazhit mund të shihen si burim i subjektit dhe trillimit artistik. Madje, gërshetimi i metodës psikoanalitike me personalitetin e krijuesit na japin brenda veprës letrare personazhe në krizë. Ky është personazh pa rrugëdalje, arrin deri në shpërfytyrim, dyzim, tjetërsim dhe çmenduri si pasojë e kontradiktës me mjedisin familjar, social jetën qytetëse, derisa shkon drejt vetëvrasjes.

Filozofi Shopenhauer, duke ndjerë krizën intelektuale në fushën e fi lozofi së, e estetikës klasike dhe në atmosferën e romantizmit, kërkonte rrugëdalje në një fi lozofi të re, “që të më ndihmojë të njoh veten time”, – shkruante ai, – “të gjej të vërtetën që është një, të përqafoj idenë për të cilën dua të jetoj e të vdes. Dua një imperativ ndërgjegjeje që ta ndjej veten në agim të ditës së shpirtit tim me atë dëshirë që kanë shkretëtirat afrikane për të thithur ujët e ngrohtë e tё natyrshme”51. Dhe në këtë imperativ ndërgjegjeje shfaqet personazhi nё qendёr tё tregimeve tё Koliqit, bashkë me botën psikologjike të tij. Ai pasqyrohet nё raport me veten dhe pёrballё tё tjerёve. Por ndeshja me situata tё ndryshme e tё papritura e bёjnё qё tё mos jetё ai qё ёshtё. Vendosja e tij ndёr sprova tё ndryshme i shpalos ndjesitё mё tё fshehta tё qenies, duke na krijuar njё imazh pёr vetё realitetin konkret dhe botёn shqipёtare nё pёrgjithёsi.

Personazhet e tregimeve tё tij na shfaqen si qenie njerёzore, universale; ato pёrshkruhen nga trajta tё vuajtjes dhe dhimbjes, tё shpehura nё formёn e trishtimit, melankolisё pёr fatin e kësaj qenieje njerëzore, për ikjen e moshës rinore, mosrealizimin e ёndrrave apo ndjenjave, deri nё formёn e pikёllimit pёr vetё absurdin e jetёs. Personazhet përshkruhen nga vuajtja ekzistenciale e qenies. Ata janё idealistë dhe jepen pёrherё nё konfl ikt me realitetin e me tё përditshmen. Dhe brenda këtij konfl ikti përballen me krizën shpirtërore që nuk i lë të triumfojnë më. Doda merr përsipër ndriçimin kulturor nëpërmjet dijes dhe kulturës. Mirëpo, karakteri i tij sprovohet në përballje me jetën kanunore. Doda është një intelektual me origjinë nga provinca. Kjo përbën tragjedicitetin e tij në veprim dhe pësim.

Koliqi e ndërton Dodën si personazh që përjeton një krizë pas vrasjes së vëllait të tij. Ndërgjegjia e tij trazohet, lumturia për të nuk ekziston. Dilema dhe brenga që pushton shpirtin e tij pas vrasjes së vëllait nuk do shuhet më. Personazh që përjeton krizë është edhe Diloca; pas një drame të rëndë dashurie të pamundur, ajo strehohet në një shtëpi shkodrane të pasur, ku ndihmon nënën e Lecit në punët e shtëpisë. Ajo është

50 HUTECHEON, Linda: Poetika e postmodernizmit (Historia, teoria, fi ksioni), “Om”, Prishtinë, 2013, fq. 304.

51 UÇI, Alfred: Estetika Migjeniane fryma moderne në letërsinë shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2013. fq. 32.

Page 30: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

22

e trishtuar, e trembur, thuajse e përhumbur për shkak të konfl ikteve të brendshme që i kishin tronditur shpirtin, si pasoj e zakoneve të maleve.

Diloca nuk mund të fl asë e as të tregojë gjë për atë të fshehtë që ri e strukur brenda shpirtit të saj. Edhe pse ngrihet kundër ligjit kanunor, prapësëprapë nuk mund të dashurojë më asnjëherë, ngaqë “zemra i kishte hy në dhe bashkë me atë të të dashunit të vramë”52. Ajo nuk mundi kurrë të shijojë një jetë të re, ajo ka humbur tashmë çdo betejë të jetës së saj. Fundi i saj në jetimore është kriza e personazhit social. Te novela “Se qofsh, pleqnofsh” kriza e personazhit Suf shkon në tragjedi, “e vërteta ishte ma e zezë se terri i vorrit”53; ai e vret vajzën e tij Mine sepse me “dashurinë” e saj kishte çnderuar familjen; kodi zakonor e kishte dënuar të paguante me jetën gabimin e bërë.

Më pas, kriza motivohet më thellë edhe në personazhin e Migjenit. Me krijimet e tij në letërsinë shqiptare motivohet shkatërrimi i personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie despotike. Në krijimtarinë e tij rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlera shpirtërore e materiale shkatërrohet në kushtet e mjerimit dhe vuajtjeve të jetës së shtresave të varfëra.

Me dhembje e revoltë ai tregon se si dinjiteti legjendar i malësorit, nderi i malësores dhe i qytetares së varfër, kanë marrë fund në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t’i siguruar fëmijës një copë bukë a për të shpëtuar nga vdekja. Në krijimet e tij, Migjeni shprehu bindjen se derisa të mos ekzistonin paragjykimet e epërsisë, gjithçka në jetën e qytetit dhe të fshatit do të mbetej një gjendje ekzistuese. Mjerimi, uria, konservatorizmi, patriakalizmi, degjenerim kanë një burim: shtypjen dhe shfrytëzimin, që shpie drejt degradimit të personazhit të tij. Ai shkroi me dashuri e pikëllim për ata njerëz që e kalonin jetën në kthetrat e mjerimit, kurse për shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje ai derdhi urrejtje dhe përbuzje. Nushi i Migjenit është njeri i pësimit. Ai vëren, nuk fl et; vëren se si përmbysen vlerat e jetës në ndeshje me fatin ekzistencial të njeriut. Nushi vrojton të projektojë një kulturë të re në një qytet ku mbizotëron fuqishëm mendësia provinciale.

Personazhet e Migjenit janë punëtorët e papunë, malësori që i ka harruar hyjnitë e tij dhe i përgjërohet kokrrës së misrit, nëna që mallkon pjellën e vet dhe që detyrohet të shesë vetveten, e reja dhe i riu që jeta patriakale me ligje e norma mesjetare u than ndjenjat, shpresat dhe ëndrrat rinore. Personazhet e tij janë tipizime të plota të një shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës. Ai nuk i përshkruan ato, por i krijon ato me anë në të zbërthimeve të thella psikologjike nëpërmjet detajeve. Personazheve të tilla si malësorja “A do qymyr zotëri’’ Nushi dhe Agia, “Studenti në shtëpi’’, Oso Bakalli “Të çelen akrapijat’’, Kola “Bukën tonë të përditshme falna sot”, Lukja “Historia e njenës nga ato”, malësorja “Qershiat”, janë dhënë me forcë të rrallë artistike që me mjeshtëri të rrallë shfaqen në momente të rënda absurdi. Në veprën e tij jeta paraqitet lakuriq, me gjithë shëmtinë e saj, dhe ai gjithnjë depërton në art; në veprat e Migjenit ka një galeri të tërë personazhesh që përjetojnë krizë. Ai mohon shfrytëzimin, konceptin patriakal, vesin, shfrytëzimin e njeriut , mohon deri në fund anët e shëmtuara te jetës por jo jetën.

52 KOLIQI, Ernest: “Diloca”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 158.53 KOLIQI, Ernest: “Se Qosh, Pleqnofsh”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë 2003, fq. 74.

Page 31: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

23

Krijimet e tij karakterizohen nga sinteza e mendimit, shqetësimi qytetar dhe psikologjia e thellë e personazheve. Migjeni shtjellon idenë me anë të një monologu dramatik të fuqishëm, i cili nis me ironi dhe përfundon me sarkazëm e revoltë. Luli i vocërr është portreti i një fëmije prej shtresave të varfëra të popullit. Luli, heroi i kësaj proze, ka një dhembje pakënaqësie në shpirt kur e vëren se nuk është si shokët e vet të cilët mbajnë në këmbë çizme të reja vezulluese. Luli rri i vetmuar në një qoshe në kënd të oborrit, i ndarë nga fëmijët e pasur. Por shkrimtari e ka zbuluar me mjeshtri psikologjinë e fëmijës, vuajtjet e tij shpirtërore, dhe pse ai nuk është i kënaqur me fatin e tij. Këtë fëmijë askush nuk e do, sepse ai ndryshon nga fëmijë tjerë. Përmes portreti të tij duhet të kuptojmë me fantazinë tonë që sa e sa raste tjera ka pasur në Shqipëri që të kenë pasur dhimbjen dhe vuajtjen e këtij fëmije. Luli ngrohtësinë e vetme e gjen në rrezet e diellit, por kur nuk ka diell s’e dimë se si ia del i shkreti Lul.

Migjeni pasqyroi jo vetëm jetesën e rëndë të masave të varfëra, por tregoi se shtypja shoqërore dhe ekonomike, nevoja për të jetuar, i shtynë njerëzit drejt rënies morale dhe degjenerimit. Tipike të personazhit në krizë. Migjeni na krijon personazhin e Lukes, e cila mundohet ta krijoj fatin e vet në një shoqëri të moralit të maskave. Lukja malësore zbret në qytet dhe bëhet prostitutë. Profesionin e saj Sabri Hamiti do ta zbutë duke e shënuar “femër publike”54. Pra, paraqitet kalimi i femrës nga jeta private në atë publike. Lukja kujton e ëndërron se me dyqind napolonat e fi tuar do të gjejë një burrë, që ta kalojë në qetësi jetën familjare. Lukja, nga shtëpia publike një ditë kalon në shtëpi private. Burri nuk i doli ashtu siç e ëndërronte ajo, por një kallajxhi i falimentuar. “Ka vdekë zanata e jonë. Dolën enët e cinkos dhe sot vetëm shtëpitë e vjetra mbajnë bakër’’55.

Këtu fi llon një dramë e re për Luken dhe një vatër e ngrohtë familjare. Por nga dyqind napolonat e Lukes, mbetën njëqind dhe i shoqi i tha se shkuan ashtu si ishin fi tuar. Por e shoqja e kritikonte se ai nuk ishte i zoti i punës. Por, si zakonisht, në këto raste fundi është tragjik. Lukja është çmendur. Ky lloj i jetës së Lukes është vetëm një dëshmi tronditëse që ofron qyteti në përballje me realitetin e kohës. Qyteti, me gjithë ashpërsinë e vet, vret ëndrrat e mundshme për ndërtimin e lumturisë së saj. Për këtë personazh nuk mundet të ketë tjetër rrugëdalje, përderisa fatin e vetë e shpalos mentaliteti dhe jeta e egër.

Lilusha e tregimit “Pak Poezi” dashurinë e përjetoi vetëm si një ndjenjë utopike, ndeshja midis ambjentit shoqëror dhe atij familjar nuk mundi kurrë ta lulëzonte këtë ndjenjë. Dy femrat në tregimin “M`at anë gardhit asgjë të re” duken sikur ndjekin fatet e njëra-tjetrës. Kjo mbyllje, kjo shtypje e brendshme e jetës, lidhet me një qytet konkret, ku njerëzit janë banorët e tij, ku ndryshojnë prej njëri-tjetrit nga shkalla e varfërisë materiale apo shpirtërore. Kjo dëshmohet në arsyetimin e Victor Burginit, “individualja e supozuar në humanizëm është qenie autonome, e preokupuar në mënyrë obsesive me vetënjohjen dhe me esencën e papërmbushur të njerzishmërisë, me esencën njerëzore në të cilën të gjithë jemi pjesëmarrës, me esencën e cila në mënyrë progresive, aspiron realizimin dhe vuajtjen”56 54 Nocion i përdorur shpesh nga Sabri Hamiti në përshkrimin e fi gurës së femrës së Migjenit. 55 Migjeni: “Historia e njënës nga ato”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e parë, Tiranë,1992,

fq. 33.56 HUTECHEON, Linda: Poetika e postmodernizmit (Historia, teoria, fi ksioni), Om, Prishtinë, 2013,

fq. 314.

Page 32: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

24

Në këtë vuajtje, letërsisë shqipe i ofrohen edhe personazhet e Spasses. Në një intervistë të tij, autori shprehet, “Qëllimi im ishte të tregoja kaosin e rinisë intelektuale, të asaj rinie që donte të ecte përpara por që nuk gjente shteg të çante, e që nuk gjente forcë morale të luftonte pengesat e kohës. Personazhi Gjon Zaver, i revoltuar nga skamja, [. . . ] bëhet pesimist, nihilist, vret veten”57.

Ky personazh na pasqyron krizën shpirtërore, ai është pesimist; nuk pranon jetën, dashurinë, zakonet, martesat, shqisat dhe instiktin. Ai vuan sepse është i detyrar të ndjekë gjurmët e traditës dhe me një indirefentizëm të theksuar i dorëzohet urdhërit prindëror, martohet me Afërditën. Ai e vuan këtë martesë dhe shkon drejt mbylljes, vetmisë, që në fund përfundon në vetëvrasje. Me mjeshtëri, autori jep edhe krizën shpirtërore e të Znj. P. , bashkëshorte dhe nënë e ndjeshme e një fëmije. Ajo nuk jeton në harmoni me bashkëshortin, vuan për shkak se është fatkeqe në jetë. Në vete mban një lëngat që nuk mund ta shëroj dot për shkak të dashurisë së ëndërruar ideale, të cilën nuk mundi ta sendërtojë në këtë jetë. Çdo shpresë dhe çdo ëndërr i shuhet, duke e çuar drejt vdekjes nën pëshpëritjet e saj, “ti më bëre jetim! Ti je vrasësi i lumturisë sime!”58. Letra e Gjençit mbart brengën dhe krizën më të thellë shpirtërore, ai dëshpërimin e shpreh me fuqinë më prekëse dhe shpërthyese të një shpirti të plagosur, personazhi kërkon të gjejë vdekjen, “Kam për t`u hedhur nga shkëmbinjtë e Korsonikut, për mua është vdekja më e ëmbël. Dua të humbas në dallgët e liqenit, edhe trupin dua të mos e gjej njeri i gjallë”59. Vendimi i Gjençit është i tmerrshëm, por ky mllef e kjo pakënaqësi e shpie të kërkojë hakmarrjen edhe përtej vdekjes, të humbë, edhe i vdekur, çdo kontakt me botën e gjallë (nuk kërkon t`i respektohen ritualet mortore). Pra, Gjençi e transferon krizën e tij psikologjike në brendësi të krizës së ardhshme të Gjon Zaverit. Pakënaqësia nga martesa, vuajtja për dashurinë e parealizuar për Lenin, i hapin këtij personazhi dyert e morgut.

Po në dëshpërim dhe dhimbje na shfaqet edhe bota shpirtërore e Polës, ajo na përshkruhet si një vajzë me elegancë qytetare, e bukur, e hijshme, që di të dashurojë me ndjenjat më të çiltra. Por edhe personazhi qytetar pëson krizë, ajo nuk mundi dot ta fi tojë dashurinë e Gjonit, kjo bëhet shkak i “vrasjes së shpirtit të saj”, duke i kthyer krahët fatit, ajo martohet me një burrë që nuk e do. Kësisoj bëhet martirja e dashurisë së saj. Vuajtja dhe dëshpërimi nuk kanë limite për të. Po në krizë vendoset edhe fati i fshatares Afërditë. Atë e lumturon martesa me Gjonin, por çasti i lumturisë zgjat vetëm një javë, duke i hapur shtegun një hidhërimi shumë të madh, të cilit nuk mund t`i largohet kurrë më. Të tillë personazhe ndërton Spasse; shfaqja e tyre është mishërimi më tipik i shpërfytyrimit mendor, shpirtëror, duke shfaqur modelin më të vuajtur nën dëshpërim dhe të cilët përfundojnë në vetëvrasje.

Në këtë arsyetim, na vjen në ndihmë antropologu i njohur Ernesto de Martino, me nocionin e apokalipsit kulturor, sipas tij “është humbja e identitetit të vetes; humbja e nocionit të kohës së tashme, rendja e hutuar drejt një të ardhmeje të pa formë; kthim mbrapa në pseudovlerat që një shoqëri bart nuk shpreh gjë tjetër veçse trishtim”60. Pikërisht në këtë trishtim paraqiten personazhet e Koliqit, Migjenit dhe Spasses, duke 57 SPASSE, Ariana: Si lindi romani “Pse?!”, Erik, Tiranë, 2010, fq. 184. 58 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 86.59 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 78.60 GJERMENI, Eglantina, BREGU Majlinda: “Sikur të isha djalë. Apokalipsi kulturor, vlerat dhe

pseudovlerat e “moralit tonë”, në Gaia II, Alb Paper , Tiranë, 2006, fq. 41.

Page 33: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

25

theksuar degradimin shpirtëror si në jetën kanunore, ashtu edhe në atë qytetare, që është dhimbje, vuajtje, përjetim i personazhit modern që çon në çlirimin e shpirtit nga trupi, të shprehura grafi kisht mund ta paraqesim:

Kultivimi i personazhit në jetën kanunore teksa përballet me nevojën moderne ka mbjellë në shpirtin e tij dhimbjen njerëzore, vuajtjen e peshës së skamjes, peshës së pasigurisë në jetë, të rrënimit të dinjitetit njerëzor, të robërimit shpirtëror të imponuar nga realiteti ekzistues. Në këto çoroditje me shpirt të robëruar, personazhet zhvendosen për një kultivim në jetën qytetare. Në këtë zhvendosje, brenda hapësirave të qytetit shohim përsëri shpirtra që vuajnë nga dhimbja e vetmisë dhe e mjerimit. Gjendja e mjegulluar mendore e personazhit pëson krizë në rrugët e bulevardit të qytetit. Në thelb, jeta qytetare përfshin në dritëhije fatet e personazheve në traumë. Përballja e situatave jetësore me peripecitë e fateve njerëzore, për të krijuar jetën qytetare, mbart mjerimin social dhe shpirtëror. Për shkak të këtij rrugëtimi, aty ku ka luftë për mbijetesë nuk mund ketë qetësi të shpirtit as në qendër (qytet), as në periferi (malësi).

Page 34: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

26

KAPITULLI II

DISKURSI MODERN

2. 1 Ndërtimi i një modeli të ri të diskursit modern.

“Teza të cilën do ta shtroj është diçka që nuk do ta befasonte një njeri të zakonshëm në rrugë. Po t’i thoni atij se dy mënyra të të shprehurit të diçkaje do të ndryshojnë në përmbajtje nëse ndryshojnë në formë, atëherë ai do të befasohet aq sa do të befas-ohej po t’i thoshit se të ecurit në shi të lag. Vetëm shkencëtari mbështillet me shumë sofi stikim që të ngelë i thatë në rrethana të tilla”61

(BOLINGER 1977)

Modernia, duke ardhur si rezultat i thyerjeve letrare dhe refuzimit ndaj shkrimit tradicional, merr natyrshëm ngjyrime më komplekse edhe nga fakti i risive që sjell në diskursin letrar, duke u shfaqur si shenjë në “konfrontim” me prodhimin letrar tradicional duke iu larguar modeleve ligjërimore të mëparshme.

Trajtat e shkrimit modern defamiljarizohen nga letërsia e mëparshme dhe ripozicionohen në një diskurs më të avancuar që përplotëson në shkallën më të lartë letrare estetikën e tekstit. Shumëkuptimësia e shumëllojshmërisë së personazheve, leximet e shumëfi shta dhe gjithashtu, universalizimi i kuptimeve të diskurseve të tyre sjell tipare moderne në formacion letrar. Krijimtaria e Koliqit, Migjenit, Spasses na shfaq panoramën e një konceptimi të një arti të ri duke sjellë risi në diskursin dhe kulturën letrare shqipe. Ndërkaq në tekstin letrar, modernia shenjon tipin e letërsisë, që ndryshe nga paraardhësja ndërfut brenda tekstit elemente letrare, që deri atëherë proza jonë s’i kishte njohur apo i kishte vetëm në fazën embrionale.

Në kohën kur Koliqi shfaqet në letërsinë shqipe, proza ishte akoma zhanër i pakultivuar, në kuptimin e mirëfi lltë të fjalës. Më tepër cilësohej në përmasa të thella moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike. Shijen për artin letrar, Koliqi zuri ta krijonte gjatë shkollimit në Shkodër, e stërholloi më tej gjatë studimeve në Bergamo dhe në Padova të Italisë, ku u njoh më nga afër me veprat e letërsisë latine e italiane, dhe u vetëdijesua për mundësitë e shumta e të paskajshme të shqiptimit artistik të realitetit, përkatësisht për nevojën e komunikimit artistik nëpërmjet veprave letrare. Në veprën e tij shtreson një botë të veçantë, që komunikon me paramodelet në jetën e njeriut, si dhe me tharmet e shpirtit shqiptar, që i gjeneron tek oraliteti sipas Koliqit: “Letërsia asht

61 TAHIRI, Lindita: Monologu, personazhi dhe autori, Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006, fq. 8

Page 35: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

27

pasqyra e jetës së një kombi. Pra të zbulojmë dhe të njohim lëvizjet e ndërgjegjshme e të pandërgjegjeshme të cilat rregullojnë jetën e brendshme të nji kombi, do të thotë të gjejmë çelësat për të hy te thelbi i pasurisë së tij orale”62, dhe kultura e moçme nacionale, te mitet, legjendat, te e tashmja e kryesisht e Malësisë së Shkodrës; për të shtruar shumë vizione, si tejet progresive krahasuar me letërsinë shqipe të mëparshme.

Duke iu referuar shkollës danunciane e cila shënon fi llimin e një “ere të re” në stilin artistik të letërsisë shqipe63. Artit danuncian ai i dashuroi jo vetëm operacionet e fjalës tingullore, por edhe aftësinë e “përshkrimit të atmosferës dhe dokeve jetike të vendlindjes, Abuzve”. Ku gjen në këto përshkrime “po atë mundësi burrnore, shpesh të terratisun nga tymnaja e besëtytnive; po at’ vështrim të nderit, të thuesh”.64

Veçantia e stilit e format diskursive, ndërfutja intertekstuale, në arsyetimin e Anton Nikë Berisha, solli “një shije të hollë dhe një ndjesi të ngritur për artin e fjalës”, të cilat i manifestoi me mjeshtëri dhe talent të fuqishëm fi ksional në prozën e tij, duke rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrëfi mtare, që njohin kodet e mëdha letrare që nga oraliteti e deri te letërsitë e mëdha europiane me të cilat komunikonte autori empirik.65

Pikërisht, në prozën e tij shenjëzon ide dhe teza të mëdha, këto i zhvillon nga sensi që kërkon shndërrime të domosdoshme të kohës dhe transformime esenciale në shpirtin shqiptar. Në dallim nga tipi i mëparshëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënon një kapërcim të dukshëm, si në zgjerimin e gamës tematike, ashtu dhe në aspektet e brendshme të organizimit stilistiko-tekstor, duke bërë avancim në plan të shtjellimit brenda tekstor.

Kodifi kimi dhe funksionalizimi i elementeve të reja poetike, prozës së Koliqit i japin një dimension letrar specifi k, duke ngritur në një shkallë të pranueshme në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës.

Në planin e fuqisë narrative të gjuhës, nëse do t’i referoheshim mendimit të Kujtim Rrahmanit mund të pohojmë se “tregimet e tij janë gjedhë të një modeli të pastër narrativ, ku edhe njësitë deskriptive me burim oral, miti e historitë, marrin vlerë narrative; Koliqi dhe kur hesht, fl et”66. Teksti koliqian, bashkëjeton me mite, legjenda, forma të ndryshme kjo sepse Koliqi e njeh mirë botën pararendëse, kulturën gojore, folklorin shqiptar; mjafton të kujtojmë këtu studimin e tij “Epika popullore shqiptare”, me të cilin ai mbrojti doktoratën në Universitetin e Padovës.

Në tekstin e tij vihen re elemente të simbolizmit, psikanalizës, por këto elemente nuk janë thelbësore, të vetëdijshme dhe të qëllimshme. Ato më shumë duhen parë siç thotë edhe studiuesi i Koliqit, Anton Nikë Berisha, në një rrafsh më të gjerë, për arsye se botën e brendshme të individit, kontekstet e ngjeshura e të tendosura dhe shqiptimin e ndjesive shpirtërore i ndeshim të trajtuara në mënyra të ndryshme edhe në krijimet e letërsisë gojore

62 KOLIQI, Ernest : Kritikë dhe estetikë, Apollonia, Tiranë, 1999, fq. 56.63 SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004. Cituar sipas: Ernest

Koliqi, “Gabriele D’Annunzio e gli albanesi”, në quaderni D’Annunzioni, 1960, ribotuar në “Sagi di litteratura albanesi”, fq 242.

64 Po aty.65 Ky nocion i autorit empirik trajtohet më gjerësisht tek libri i Umberto Ecos “Gjashtë shëtitje në

pyjet e tregimtarisë”. 66 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikd, Prishtinë, 2002, fq. 127.

Page 36: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

28

në përgjithësi, apo në letërsinë gojore shqiptare, para se sa të lindte teoria e psikanalizës dhe frojdizmit. Në këtë arsyetim, Anton Nikë Berisha disa shenja të simbolizmit në prozën e këtij autori i lidh me “simbole të trashëgimisë sonë letrare ose mitologjike, që në prozën e Koliqit janë funksionalizuar në mënyra të ndryshme.” 67 Dilemat dhe pikëpyetjet psikologjike të shqiptarit, shkrimtari i vesh artistikisht me elemente mistike apo misterioze në funksion të rrëfi mit, që sigurisht ka parësore anën artistike, por edhe në funksion të shpjegimit të embrionit të neurozave psikologjike të personazheve. Sikurse Frojdi që nënvizon rëndësinë e fëmijërisë në jetën e njeriut, ashtu edhe Koliqi artistikisht i drejtohet botës së hershme shqiptare, besëtytnive, riteve, miteve, përrallave, legjendave, fi gurave mitologjike, rregullave kanunore, që bëjnë jetë të gjallë në popull nëpër shekuj; si fëmini e psikikës së personazheve.68

Tek proza e Koliqit shohim të zhvillohet një nga vetëdijet më të kthjellta për funksionimin historik dhe estetik të modernitetit. Proza e shkurtër që prezantoi ai ishte krejt tjetër. Kjo prozë kishte individualitet krijues, i dukshëm ky në shfaqjet e dukurive të reja, thyerjen e konvencioneve letrare e stilistike ekzistuese, duke u vënë re qartazi prurja autonome e fenomeneve letrare në formë e përmbajtje të re letrare. Koliqi dëshironte që arti i tij të ishte i “tipit europian me brumin e koloritin e botës shqiptare”.

Vepra letrare e Koliqit i lejon këndvështrimeve të ndryshme studimore sepse vlerat e saj janë të larmishme. Në përvetësimin e këtyre vlerave kanë luajtur rol të madh elemente të ndryshme që autori i ka thithur nga kultura, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra por që ai ka realizuar një harmonizim frytëdhënës të tyre. Është pikërisht kultura perëndimore dhe tradita shqiptare. Por, nga kush mësoi Koliqi?

1. Nga pararendësit kulturorë në letërsinë Europiane , prej të cilëve gjeti mod-elet , Fatbardha Hoxha vë në dukje ndikimet nga Benedeto Kroçe: “ E.Koliqi ka bërë të vetat dy nocionet bazë në teorinë e B. Kroçes, që i njihte artit dy kategori: intuitën dhe shprehësinë. Këto dy anë ai do t’i pranojë edhe në planin teorik por edhe do t’i aplikojë plotësisht në krijimtarinë e tij letrare dhe nё kritikën e studimet e tij.”

2. Vangjel Koça pohon: “Në novelën koliqiane (“Hija e maleve”, “Tregtar fl -amujsh”) duket infl uenca e Mopasanit dhe Prustit, infl uencë që kulloi dhe u shkri në personalitetin artistik të Koliqit. Nga Mopasani ka marrë metodën natyraliste, nga Prus-ti ka mësuar të hyjë thellë në dramën e imtë të jetës e vdekjes, të bëjë analizë të thellë psikologjike pa përdorur terma tё psikologjisё.”

3. Sërish F.Hoxha vë re se: “ Në kohën kur E. Koliqi kryente studimet e larta në Itali, aty lexoheshin veprat e K. Foslerit, të H. Bergsonit, të A. Fogazzarros. Të B. Kro-çes, të F. Marineçit e të E. Moiselit si dhe të shkrimtarëve modernë. Që Ernest Koliqi ka pësuar trysninë e këtyre fi lozofëve, estetëve dhe shkrimtarëve e dëshmon vepra e tij.

Këto modele formësuan tiparet e veçanta të artit të tij të frymëzuar nga një traditë e pasur orale shqiptare. Studiuesit vlerësojnë te Koliqi se “[...]rrallëkush si ai në prozën shqipe arriti me shartue në trung të trashëgimeve fi snore ditunin e thithun më shkolla të hueja[...]”69.

67 BERISHA, Anton Nikë: Ernest Koliqi, poet dhe prozator, Toena, Tiranë, 1997, fq. 6568 PRENDI, Arben : Tekste në kontekste, Naimi, Tiranë, 2011, fq. 39.69 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe Oraliteti, Aikid, Prishtinë, 2002, fq. 30.

Page 37: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

29

Vërtet, mënyra e të rrëfyerit ka bazament popullor por që është origjinalizuar nga pena koliqiane, kështu që “Koliqi luan me folklorin e jo folklori me Koliqin. Ai ia ka dalë që ta fusë folklorin në lojën e strukturave të rrëfi mit pa u bërë pré e folklorit”70. Që me shfaqjen e tij nё letёrsinё shqipe , Koliqin me të drejtë do ta konsiderojmë prozatorin e parë shqiptar me prirje moderne, me veçanti shkrimi që prozës shqipe në përgjithësi i dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të re, një stil të ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome dhe këtu qëndron e gjithë vlera e veprës së tij, pse ajo dallohet mes tjerash qoftë edhe me një të lexuar krejt sipërfaqësor.

Kjo vetëdije e modernitetit shfaqet tek Koliqi nëpërmjet pranisë në shkrimin e tij të njërit prej tipareve më të rëndësishme të shkrimit modern, epifanizimit të sendeve “ku sendet hapin gjirin e tyre më të fshehtë”71, Koliqi formalizon i pari karakteristikat e dallimet mes dy shkollave letrare. Ai shprehet se : “shkolla e jezuitëve solli në letërsinë kombëtare disiplinën e artit, kultin e trajtës, kërkesën e fjalëve të rralla e të çmueshme ndër tekste e fjalorë. Nё zgjedhjen e përmbajtjes u fymёzue nga parime tё nalta qytetare dhe idealet e bukurisë klasike. Shkolla e Fraçeskâjvet ia hapi dyert e letёrsisё sonë visarit shprehës populluer, i fali tharmin e krenisё shqiptare, gjuhёn e ndjesive burrnore e fi snike tё maleve. trajta të përsosuna”

Karakteristikë më thelbësore në prozën e tij mbetet oralja, që në njësitë e etnitetit të veçantë na shfaq karakterin intertekstual, mbase edhe do të thoshim karakterin ndërdiskursiv (Kujtim Rrahmani).

Proza e Koliqit është një gjedhë e zgjedhur që dëshmon shkrirjen e substratit gojor në sintezën e shumësisë së ligjërimeve brenda tekstit letrar, dhe si e tillë njeh intertekstin si ndërtim. Meqenëse Koliqi njihte në thelb literaturën europiane ai diti ta bëjë gërshetimin e saj me “koloritin” e botës shqiptare. “Prandaj si rrallë kush në prozën shqipe, ai arriti me shartue në trung të trashëgimive fi snore, dituninë e thithur në shkolla të huaja Ai ishte i vetëdijshëm për futjen e njësive folklorike në krijimin letrar të shkruar.”72

Organizimi në mënyrën më artistike të oralitetit, risjellja e fi gurave mitologjike në tekstin autorial është e papërsëritshme.

Në novelat e tij bashkëjetojnë njerëzit e rëndomtë, Zanat e shtojzovallet. Fuqinë çudibërëse të Zanave do ta provojë edhe Lulja, “Kërcimtarja e Dukagjinit” e cilia falë Zanave do ta fi tojë vendin e parë në garën e cila ishte organizuar pas fi tores së Skënderbeut kundër turqve e në të cilën garë merrnin pjesë edhe kërcimtarja turkinë . Ky gërshetim i botës mitike më atë reale ka si synim paraqitjen e botës shqiptare me të gjitha ngjyrat e saj.

“Nusja e mrekullueshme” novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin të cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë 70 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe Oraliteti, Aikid, Prishtinë, 2002, fq. 42.71 Këtë koncept e trajton më së miri studiuesja Dhurata Shehri në punimit “Elemente të shkrimit

modern në prozën poetike të Koliqit”, në botimin “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Arbëria, Tiranë, 2004.

72 Koncept i trajtuar nga Kujtim Rrahmani i cili te libri Intertekstualiteti dhe oraliteti trajton më së miri lidhjen e prozës së Kolqit me letërsinë gojore.

Page 38: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

30

që çon me nusen e mrekullueshme, Zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen prifti i fshatit, Don Marku, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë. Ngjarjet që tregon prifti në rrëfi min e tij në lidhje me tragjiken që pëson Leka, në psikiken e të riut shqiptar të shkolluar në një metropol europian ngritin dilema të mëdha, dhe në njërën mënyrë ose tjetrёn edhe pse si personalitet ishte “formuar” larg ambientit i cili këto rrëfi me të ngjashme i konsumonte si gjëra të vërteta, kishin lënë përshtypje të thellë tek i riu intelektual; “Prifti më shikonte ndër sŷ. Un i ula për mos me m’u hetue në ta përshtypja tepër e thellë qi më kish ba tregimi. As nuk ia solla pyetjet e shuma qi ishin ,kah më delshin prej goje”, është paragrafi me të cilin përfundon kjo novelë.

Sikurse tek një numër i konsiderueshëm i autorëve shqiptarë edhe tek Koliqi, bota mitike zë një vend me rëndësi në krijimtarinë letrare të tij. Në novelat e tij bashkëjetojnë njerëzit e rëndomtë, Zanat e shtojzovallet. Te tregimi “Zana e fundme”nëpërmjet Zanës si shpirtëzim kombëtar, shprehet qenësia e këngës si qëndresë si vazhdimësi, si ekzistencë. Orët bëhen paralajmëruese e fateve te njerëzve. Ato ekzistojnë në vetëdijen e individëve

Kjo bën që jeta reale dhe ajo fi ktive të kushtëzohen nga njëra –tjetra dhe përherë në veprën artisike jepen në marrëdhënie simbiotike. Elementi mistik-mitologjik është element i rëndësishëm për botën e njeriut shqiptar, malësorit në veçanti. Shenjë prapambetjeje në realitet, sigurisht, por element modern në letërsi.

Nevoja e ruajtjes, e pasurimit dhe rindёrtimit tё tradtitёs bёhet pjesё e krijimtarisё sё Koliqit. Nёpёrmjet rrёfi mit tё ngjarjeve tё dukurive, pёrkatёsisht pёrjetёsimit tё tyre nё artё, autori kёrkon qё individi tё bёjё koleksionimin e traditёs, mbi bazё tё njё procesi vetёdijёsor, pra tё marrё ato virtyte e tipare qё mё tej tё jenё mburrje dhe nderim pёr individin, pёr familjen, pёr fi sin, pёr shoqёrinё qё ai i pёrket, pёr kombin e tij. Doket e zakonet shqiptare, fjala e dhënë, besa, sikurse edhe për të tjerë krijues kanë ngjallur kureshtjen edhe te Koliqi.

Këto doke e zakone janë pasqyruar mjeshtërisht në novelën “Miku”. Besa ka qenë kod i pashkelur në malësinë shqiptare në veçanti, edhe protagonistët e Koliqit e respektojnë këtë normë të shenjtë, thyerja e këtij kodi ishte akt i ulët moral, dhe meqë besa e dhënë ishte e shenjtë, si e tillë ishte e respektuar tek malësorët shqiptarë.

Nëse mund t’i referohemi mendimit të Nysret Krasniqit mund të pohojmë se Koliqin e pandejmë si mit modern, sepse letërsia nuk arrin ta krijojë mitin e vet, nuk e ka larg vdekjen, sepse në “bërthamën e saj nuk ka arritur të njohë vetë mitin e misterin e Letërsisë”73. Nëse letërsia nuk e ruan në vazhdimësi mitin e vet, atëherë e humb privilegjin e leximit, të besimit e të joshjes së saj. Pra ecën drejt hapësirës së vdekjes. Kështu sipas mendimit të Roland Bart, “miti nuk është as besim, as gënjeshtër, por është diskurs i lakueshëm”.74

Sipas mendimit të studiuesit Karl Gurakuqi të botuar në revistën “Shejzat”, që themeloi Ernest Koliqi, “Nuk janë shum shkrimtarët t’onë, emri i të cilvet të njifet aq mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit, të pakët janë atá, prodhimet e të cilvet të

73 KRASNIQI, Nysret : Epistêmê letrare, Aikid, 2010, fq. 75.74 KRASNIQI, Nysret: Epistêmê letrare, Aikid, 2010, fq. 75, cituar sipas Roland Barthes; “Myth

today”, (A Barthes reader, ed. Susan Sontag), Vintage, Londër, 2000, fq. 116.

Page 39: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

31

kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnis, sá ato qi emnin e tij në çfaqje kulturore gjithfarësh, në botime nëpër fl etore e revista të ndryshme, disá prej të cilavet themelue dhe mbajt prej tij vetë, në botime veprash qi janë të pacaktueme të zánë një vend të dukshëm, dashtas e padashtas, në historin e letrave t’ona”.

Si prozator i diskursit modern, Migjeni sjell ne prozën shqipe risi në formë, në tematikë dhe përmbajtje. Migjeni kishte shkuar që i vogël në Jugosllavi, ku kishte bërë shkollën e mesme në seminarin e Manastirit. Ai njihte shumë mirë letërsinë jugosllave dhe ruse. Kishte si idhull Alioshën. E adhuronte misionarin që kishte marrë përsipër të shëronte vuajtjet e botës. Migjeni e konsideronte veten si një misionar, detyra e të cilit ishin të shpallte një moralitet të ri për të ardhmen. Historia e jetës së Migjenit mund të quhet si historia e shpirtit të ri. E re për të është dëshira për të ndërtuar një botë të drejtë. Por në këtë platformë ai përballet i vetëm dhe ky gjest është fatidik. Migjeni është i pari që theu traditën romantike që zgjati një shekull. Për më tepër, ai braktisi temat dhe motivet e vjetëruara, duke i zëvendësuar ato me tema aktuale, me një stil të ri. Shpirti sllav që fl et shqip”75 e sheh veten përballë apatisë mbizotëruese të popullit shqiptar. Personazhet e prozës së Migjenit bëhen : lypsat, të papunët, prostitutat. Jeta e qytetit i shpërfytyron këto personazhe. Problemi i bukës thuajse është problemi qëndror i të gjitha prozave të Migjenit. Malësori i lëshon vendin dramës së përditshme të urisë.

Të gjithë të shtypurit , pavarësisht në çfarë gjendje janë , e duan jetën ta gëzojnë. Ata, pavarësisht sa të vegjël e të pambrojtur janë, luftojnë për një copë diell. Lypsi në kishë, Luli në shkollë, malësori që ëndërron misrin, i burgosuri, nëna i fëmijës së ngrirë. Të gjitha këto personazhe , janë banorë të legjendës me bukuri që vret.

Migjeni i “ngjyrimeve danteske” , siç e vëren Kadare, është shkrimtari i vizioneve të qarta, ku ndërthur tragjicitetin jetësor të personazhit me mjerimin e shpirtrave të vuajtur. Proza e Migjenit zbulon “ferrin e ditëve të zakonshme”76 me madhështinë e mendimit të fjalës së tij, shpalos botën në një nocion të ri e modern.

Në paraqitjen e disa “novelëzave” sjell skena melankolike, herë të vranta herë të ëmbla , të jetës së tij si mësues ( Luli i vocërr, Zeneli). Por faqet më të bukura i shkruan në frymëzimin e jetës malësore. Idilin e dashurisë e lind nën hijen e errët të shkëmbinjve të thatë, ku fshihen cubat ( Puthja e cubit). Nuset pjellin fëmijë që nuk kanë bukë për t`i ushqyer por kanë qershia (Qershijat). Fëmijët ndër agimet e bardha tragjikisht të bukura( Bukurija që vret) . Në konceptimin ideor të personazhit të gruas në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot” , Migjeni është nisur nga një model , që mund të merret si arketip në letërsinë e Evropës Perëndimore: nga miti i nënës si shtrat i ardhmërisë së botës “dashuria e nënës me të gjitha nuancat e saj ka qenë frymëzim i pashtershëm për të gjithë poetët e piktorët e të gjitha kohërave”77.

Pasqyrohet bota plot dilema dhe kundërshti e njeriut shqiptar , njëkohësisht bota morale, psikologjike e shoqërisë shqiptare , në përmbajtje e zbulesa psikologjike të qenies njerëzore është ndër përmbajtjet më domethënëse.

Proza e Migjenit është shpalim traumatik i dhimbjes njerëzore. Tragjikja është specifi kë e moralit që fl et në kronologjinë e jetës. Migjeni i “ ngjyrimit dantesk” , siç

75 PIPA, Arshi : Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, fq. 57.76 Nocion i përdorur nga Ismail Kadare.77 Vep. e cituar sipas Johan Volfang Gëte.

Page 40: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

32

vëren Kadare , është shkrimtari i një vizioni të qartë, ku ndërthur tragjicitetin jetësor të njeriut të vetmuar e stresuar nga shpirtrat e vuajtur. Duke trajtuar labirinthet e jetës nënkuptonte edhe nënështrimin e personazhit për të qenë besnik ndaj vizionit historik dhe social. Personazhet vendosen në raporte ekzistenciale, shesin trupin për të konceptuar faktin jetësor të mbijetesës. Bota e tyre lëkundet midis delirit të ëndrrës për të synuar fokusin e ekzistencës njerëzore. Migjeni nuk i bën mbrojtje letrare personazhit, por rizbulon fatalitetin e tij me stilin brilant të të shkruarit.

Mirpo ashtu siç na e pohone edhe R. Qosja “këto personazhe mbesin fi gurante të asaj skene të hatashme jetësore , meqënse autori nuk ia del t`i ngrejë në nivelin e tipit letrar” .

Në novelën “Studenti në shtëpi” , Nushi zgjedh interpretimin alegorik të jetës për t`i vijëzuar ligjet e botës që fl asin për një enigmë të fatit nën sovranitetin e huaj.Veprimi i personazhit plagoset nga situata e karakterit. Kodi moral triumfon mbi kodin logjik jetësor, mbi aksiomën e jetës “ due me jetue” . Personazhi i prozës së Migjenit e luan dramën e heshtjes, dhimbjes, të vuajtjes e të nderit, ku Draçini e karakterizon si “poet të të pesimizmit dhe të dhimbës” 78.

Për të realizuar këto situata autori i drejtohet shpesh analizave psikologjike të “dhomës së errët”(Niçe) të qenies njerëzore . Analizës psikologjike të marrëdhënies së njeriut përmes kësaj “dhome të errët ” me realitetin, grupit shoqëror, hapësirës dhe kohës në të cilën ekzistonte. Siç vazhdon të shihet, me personazhin e tij, trajtoi në letërsi shkatërrimin e personalitetit duke theksuar vazhdimisht se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale. Njeriu i Mjerimit na lajmëron trajtat e mbinjeriut. Me dhimbje tregon se dinjiteti i malësorit , nderi i malësores ka marrë fund në luftën për ekzistencë, në veshtirësinë për t`i siguruar fëmijës një copë bukë a për ta shpëtuar nga vdekja.

Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë që i ka harruar Hyjnitë, por i përgjërohet kokrrës së misrit. Nëna mallkon të pjellën e vet e detyrohet të shesë vetëveten . Të rinjëve dhe të rejave jeta patriakale u ka ndrydhur ndjenjat rinore. Personazhet e prozës së tij kërkojnë një botë të re ku të jetojnë të lirë me dinjitet njerëzor pa frikë për të nesërmen. Migjeni solli në letërsinë shqipe pezm të ri, ai pezm,- sqaron Kadare- në dukje i rëndomtë, por është më i fuqishmi i të gjithëve: pezmi qytetar, civil. Migjeni iu vu kerkimit ekzistencial , përpjekjeve të pareshtura për të gjetur udhën në Qenien e njeriut dhe në këtë rrugëtim ekzistencial Migjenit do t`i dilte përballë Murgesha si sinor ekzistencial. Ai i fl et Murgeshës, pa asnjë farë mëdyshje duke i besuar për projektin e tij ekzistencial. Ai fl et me ndërgjegjen e çliruar të intelektualit europian të të gjitha kohërave.79

Proza e Migjenit fl et për ekzistencën e qenies së njeriut të mjeruar. Ajo na sjell ndërmend jo rastësisht edhe përkufi zimin që Hajdeger i bën Qenies së njeriut modern europian : “ Ajo që është vendimtare nuk është prodhim në kuptimin e manifakturës, por të marrët me diçka dhe transformimi i saj, të bërit diçka ndryshe në mënyrë thelbësore. Për këtë arsye nevoja për të shkatërruar i takon me rrënjë krijimit. Janë një domosdo e

78 Draçini shihte kthimin në dramën e individit, si tipar të modernitetit dhe tejkalimin e “ikjeve në vetmi”, të cilin e çmonte si tipar të romantizmit në letërsinë shqipe.

79 KAPURANI, Anastas : Migjeni ose parathënie e dyzuar, Onufri, Tiranë, 2010, fq. 165.

Page 41: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

33

mirfi lltë për krijimin, që do të thotë edhe për vetë Qenien”80

Në prozën e tij hasim elemente të diskursit oral. Duke e vendosur në përrallë tragjedinë e njerëzve të “lagjes së varfun” shqiptare, Migjeni u jep atyre përmasa gjithëkohore dhe ëndrrat e tyre i ngre në nivel të mitit. Jo vetëm me formën e shprehjes , por edhe të përmbajtjes shënohet thellësia e mjerimit të “lagjeve te varfëra”, përralla shërben si ikje nga realiteti. Atëherë kur njeriu është në gjendje të vështirë, ikën në përralla, në botën e magjive, në botën e ëndrrave të realizuara. Mirëpo, përrallat e Migjenit sikur janë ndryshe, ato të frymëzuara nga realiteti i pashpresë i vendosin personazhet përballë situatave të pa dëshirueshme. Për ta nuk ka lumturi as në botën reale, as në përralla “ Asnjë kohë kurrë nuk ka qenë e tronditur me një hata të këtillë, me tmerr kaq të madh nga vdekja; bota nuk ishte kredhur kurrë kaq shumë në heshtje varri; kurrë njeriu nuk kishte qenë kaq i vogël dhe kurrë nuk kishte qenë kaq shumë i frikësuar”81

Tiparet e prozës së tij shquhen për shprehje lakonike e strukturë të ngjeshur. Fjala vjen si“Uragan të ndërprerë” , kjo sepse fjala është përjetësisht uragan që s`di të shuhet. Autori na përdor emërtimin”novela” por një pjesë e mirë e tyre për shkak të përfundimit të shpejtë të veprimit dhe mungesës së shtjellimit në gjerësi të episodeve , mbeten në kufi jt e tregimeve. Tjetër risi tregimit iu bë përsosmëria nga pikëpamja kompozicionale, si asnjëherë më parë në prozën shqipe. Metafora në veprën e tij është hiperbolike dhe eksentrike. Ajo është forma natyrore e shprehjes. Ndërsa nga ana tematike ai e pasuroi prozën e këtyre viteve me një larmi temash, që nga temat intime e deri te temat sociale. Në modelin e rrëfi mit Migjeni, gërsheton rrëfi min si rrëfi m të shkruar me rrëfi min në vetën e tretë, ndaj shpesh mjete të rëndësishme të komunikimit artisik janë përshkrimet e shkurtra mbi ngjarjen.

Në themel të prozave qëndron gjithё fabula interesante, e cila fi llonë e mbaron shpejt me njё zhvillim klasik tё rrefi mit, duke ndjekur rrjedhёn logjike dhe kronologjike tё tij sipas një modeli të diskursit modern. Migjeni tregon qëndrim nihilist , jo vetëm ndaj së kaluarës dhe së sotmes, por edhe ndaj së nesmërses. Ai me fuqinë ekspresioniste , duke mohuar të kaluarën dhe të sotmen , krijon projektin e mundshëm të së nesërmes.

Nё prozën moderne të Spasses duken hapur pikëpamjet e tij për çështjen e ndeshjes së projektit të ndriçimit kulturor. Ai pati fatin të formohej në : Shqipëri, Itali, Rusi . Formimi në Itali e njohu me revistat më me zë të kohës. Njohu bashkëmoshatarët e vet italianë dhe europianë, që ishin maja e mendimit dhe zhvillimit kulturor. Kulturën e bëjnë gjithmonë njerëzit që janë të përzgjedhurit e fatit, edhe pse Markezi thekson se shoqëria nuk ecën gjithmonë me hapin e tyre. Revista më e rëndësishme ishte Soralia, ku emrat D`Anuncio, Kampana dhe Montale ishin pikat më të fuqishme të referimit. Ndikimi dhe formimi në shkollat fi lozofi ke të kohës bëri që Spasse të përqafojë rrugën e bukur të romanit fi lozofi k që sipas fi lozofi t italian Roberto Prandoni mund të shprehemi se: “ fi lozofi k është ai roman që nuk përmban fi lozofi në, apo një sistem vlerash ekzistuese, por përpiqet t`i paraprijë një ideje të re, një mënyre të re të të parit të gjërave, duke eksperimentuar gjatë punës për veprën, hap pas hapi me zhvillimin historik. Filozofi a nuk duhet ta reduktojë kërkimin pas një gjëje, por duhet të bëhet fi lozofi a e formave

80 Po aty, veper e cituar nga Heidigger , (The Will To Power ), New York, 1991, fq .6181 Vep. e cituar sipas Fric Martini

Page 42: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

34

të shumta të jetës”. 82 Çështjet e shumta të jetës krijojnë raportet mes individit dhe mjedisit shoqëror. Kjo kontraditë midis sjelljes së kulturës dhe traditës bëhet burimi i konfuzionit që mposht intelektualin e kohës. Me të në letërsi fi llon shfaqt një tipi i personazhit , që bart në vetvete një hendek të thellë me mjedisin. Veprimet e normave zakonore me mekanizmin detyrues ndikojnë mbi psikologjinë e tij.

Spasse me romanin “Pse?!” inaguroi romanin social me një shtresim të fuqishëm fi lozofi k,(nën ndikimin e mendimeve të Niçes, Shopenhauerit, Tolstoit) duke artikuluar pikëpamjet e ndieshmërisë së një brezi. Gjon Zaver ishte emër i përzgjedhur i autorit, ai tregon mjaft ide dhe situata shpirtërore që bëhet personazhi autobiografi k i tij. Metoda krijuese dëshmon një trajë të shkrimit personal të protagonistit , një gjykim të tij për ngjarjet rreth tij, duke shprehur pikëpamjet për realitetin. “Kam lindur i tepërt në këtë Botë” , shkruan Zaveri, në një letër të fundit , të lënë mbrenda librit “ Fausti” të Gëtes. “Njeriu i tepërt”, nuk mund të komunikojë me rrethin e me kohën është koncepti i njohur në letërsinë ruse të fundit të shekullit XIX. Letra e gjendur në librin e Gëtes sugjeron që Gjon Zaveri e njihte Faustin dhe Verterin.

Personazhi kishte kultivuar një jetë kulturore e shpirtërore duke kaluar nëpër literaturën e shkrimtarëve dhe fi lozofëve. Romani fi llim e fund është ngritur për të dëshmuar një tezë jetësore fi lozofi ke, që është në rrjedhën e prozës moderne të fi llimeve të shek. XX. Në këtë synim të tij, Spasse ka krijuar një vepër të përsosur. “Asgjë nuk thuhet e asgjë nuk ngjan në gjithë veprën, që do të pengonte zhvillimet e tezave të Zaverit, për relativizmin dhe mohimin e jetës, gjë që e dëshmon duke ia marrë jetën vetvetes. Mirëpo mohimi që i bën jetës Gjon Zaveri nuk lidhet me mendimet e tij fi lozofi ke. Këto elemente e zbresin veprën në rrafshet e realiteteve të kohës, e bëjnë romanin e parë shoqëror të letërsisë shqipe ku duken analizat socio-psikologjike. Mohimi i jetës në vështrimin fi lozofi k e bëjnë Zaverin të futet në rregullat e ngurta të sjelljes që nuk kanë kuptim. Personazhi thyhet se nuk i do këto forma, i urren, por nuk ka asnjë forcë për veprim në ndryshim të tyre. Zaveri e mohon shoqërinë, duke kërkuar forma të reja të pajtueshme me dëshirat e me lirinë e njeriut. Dëshmi e njeriut të tepërt është edhe mënyra sesi e varrosin fshatarët djaloshin e tyre të bukur e të dijshëm , në vetmi, të rrethuar varrin me driza e ferra, duke mos i shënuar asgjë, përveç formulës së tij fi lozofi ke përfundimtare, të cilën ja vunë si epitaf në gur të varrit83”.

Takimi i këtij me realitetin përbën një sintezë kundërthëniesh. Pola nuk e shikon Gjon Zaverin në optikën e shikimit real, për të në fi llim ai ishte mëshirimi një freskie dhe oazi çiltërsish që i kishte ofrar jeta intelektuale e qytetit. Mendonte se intelektualizmi i tij do të bëhej shpëtim për të , por në të vërtetë ai intelektualizëm nuk ishte gjë tjetër, veçse fasada e hipokrizisë që mbartëte qyteti. Në këtë lajthitje vendosen personazhet e Spasses. Gjoni i shmanget fejesës me Afërditën , jo sepse nuk e pëlqen atë për grua por në këtë shmangie ai krijon lirinë e vet fi ktive, liri që në fund , do ta përfundojë siç ishte parashikuar nga normat e shoqërisë. Ai nuk kishte mundësi të luftonte i vetmuar ndaj tërë atij kaosi, vendos të fejohet. Pasi ja rrëfen një gjë të tillë Polës, ajo bëhet e vetëdijshme për situatën reale në të cilën kishte qenë gjithë kohën, por nuk kishte dashur ta besonte.

82 KALLÇO, Arjan: “Spasse model i shkrimtarit fi lozofi k” , në përmbledhje e studime të simpoziumit shkencor kushtuar jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes, Korçë, 2014, fq.87

83 HAMITI, Sabri: Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, fq. 422-423

Page 43: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

35

Afërdita , për prindërit e saj kishte vlerë si krah pune, kishte dhe botën e vet intime të cilën autori na e sugjeron. Për të martesa bëhet akti solemn i ndërrimit të padronit. Në vajzëri ajo kishte padron babain me vendimet e patundshme, pas martese do të ketë burrin . Spasse trajton kundërvëniet që ekzistojnë në shoqëri ndërmjet individit dhe normave të imponuara nga rrethi shoqëror. Karakteristikë e prozës së Spasses është marrja e elementeve të ligjërimit popullor, leksikun shprehës dhe frazeoligjinë e pasur popullore, të cilat i përdor në mënyrë mjaft të arrirë në tekstin letrar të shkruar.

Të gjitha këto njësi fuksionalizohen në këtë prozë, për të na dhënë një tekst të plotë artistik, si në nivel të ideve, ashtu edhe të shprehjes artistike të formës e kompozicionit, rrëfi mit e kuptimësisë. Karakteristikat e prozës, Spasse i shprehu përmes një gjuhe të fi gurshme , për t’i transmetuar me talent të fuqishëm në tekstin letrar, ndikimi i të cilit do të ndihet fuqishëm në prozën e mëvonshme në gjithë korpusin e letërsisë shqiptare.

Veprat e autorëve i pёrkasin njё procesi i cili pёrfaqёson zhvillim dhe na sjellё forma tё reja letrare, që pёrfaqёsojnë një proces të pa shkёputur nё zinxhirin historiko-letrar tё letёrsisё shqipe. Duke pasur parasysh gjithë karakteristikat e krijimtarsisë së tyre mund të themi se : “ horizonti i pritjeve të veprave” 84 qëndron mbi horizontin e pritjeve të publikut tё kohës . Duke sjellë në prozën shqipe modelin e ri të diskursit modern.

2. 2 Diskursi oral në intertekst me diskurset: bibilke, psikologjike, simbolike, historike, iluministe dhe etnologjike.

Të lexosh diçka si letërsi, do të thotë ta trajtosh atë si një ngjarje gjuhësore që ka kuptim në lidhje me ligjërimet e tjera85. Nocioni “diskurs” (nga latinishtja: Discours) ka kuptimin e endjes, bredhjes, shpërndarjes. Në linguistikë, nocioni konceptohet si bisedë ose shkoqitje logjike. Ndërkohë, diskursi si nocion letrar për shkak të natyrës së tij polisemantike është i vështirë të përkufi zohet. Kjo vjen sepse në të përfshihen shumë faktorë thelbësorë që luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një teksti letrar. Më qartë, ky nocion nënkupton atë që e quajmë ligjërim dhe që ka kuptimin e mbarështimit të materies, lëndës letrare në një vepër, apo si funksionon pra ligjërimi brenda një letërsie kombëtare, që nga elementet dytësore e deri tek ato që janë thelbësore në ndërtimin dhe funksionimin e saj.

Meqë ka një variant, një status të veçantë, shenja dhe sistemi origjinal, si i tillë, shenjohet brenda letërsisë. Diskursi, si nocion letrar dhe si koncept në të njëjtën kohë, është edhe shprehje gjuhësore dhe semantike. Sipas Umberto Ecos, “Niveli diskursiv

84 Koncept kryesor i estetikës së receptimit, Hans Robert Jausi e përkufi zon horizontin e pritjes si sistemin e referncave, objektivisht të formulueshme, i cili për çdo vepër letrare në momentin kur ajo shfaqet përbëhet nga tre faktorë kryesore: 1. Nga eksperienca e mëparshme që publiku ka për gjininë në llojin në të cilën është shkruar vepra. 2. Nga forma dhe tematika e veprave paraadhëse. 3. Nga kudnërshtia mes gjuhës poetike dhe gjuhës praktike, domethënë mes botës imagjinare të tekstit dhe realitetit të përditshëm.Horizonti i pritjes së veprës ishte më lart se pritshmëria e lexuesit (lexuesi i kohës ishte i pakultivuar me lexime moderne).

85 CALLER, Xhonaten: Teoria letrare, Era, Prishtinë, 2001, fq. 42.

Page 44: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

36

i aktivizuar njëherë, është në gjendje të sintetizojë pjesë të tëra të diskursit nëpërmjet një serie makrostrukturash (fjali, teorema), që transformohen nga rrjedha dhe marrin kuptim të ri”86. Eduard Sapir, me ligjërim nënkupton sistemin dëgjimor të simbolizmit të ligjërimit, rrjedhën e fjalëve të shqiptuara në një vepër letrare, apo përdorimin e veçantë të gjuhës.

Në letërsinë shqipe, proza e Koliqit, Migjenit dhe Spasses është një model i zgjedhur që dëshmon shkrirjen e diskursit oral me sintezën e shumësisë së ligjërimeve brenda tekstit letrar, dhe, si e tillë, njeh intertekstin si ndërtim. Por çdo të kuptojmë ne më atë që quhet intertekst?

Intertekstualiteti në kuptimin e sotëm, si dije dhe metodë, si teori e praktikë analitike, buron nga fundi i viteve ‘60, nga shkrimet e Julia Kristevës. Sipas kësaj studiuese, intertekstualiteti është një dinamikë tekstore si mundësi që zhvillohet në rend sintagmatik e paradigmatik, si fushë kombinimi ku bëjnë pjesë fragmentet, citatet, pjesët. Ndërsa Bakhtin intertekstualitetin e interpreton si polifoni të tekstit, si shumësi të kodeve dhe si rrënim të tipareve të jashtme; paraprakisht të strukturave që hyjnë në tekst si shprehje të huazuara nga tekste të tjera. Sipas Roland Barthes-it, s’ka tekst pa intertekst dhe në çdo intertekst ka oralitet, sikurse në çdo tekst oral ka intertekst.

Michail Riffaterre intertekstin e përkufi zon si perceptim nga ana e lexuesit, në mes një vepre dhe të tjerave që i kanë paraprirë ose ka pasur. Për të, literariteti duhet kërkuar në nivelin ku tekstet kombinohen87, aty ku ndihet jehona e teksteve të tjera, sepse vetëm interaksioni i më së paku dy teksteve, prodhon intertekstualitetin si proces dhe si fenomen që prodhon kuptime të reja. Gerard Genette-i me intertekstualitet nënkupton gjithçka që e vë një tekst në marrëdhënie me tekstet e tjera. Genette përfaqëson dijen intertekstuale brenda nocionit kyç të transtekstualitetit. Me intertekstuale ai nënkupton kalimin prej një forme diskursive në një formë a model tjetër.88

Le të përpiqemi të bëjmë një interpretim të diskurisit oral në lidhje me diskurset e tjera, si ai psikologjik, historik, etnologjik, mitik, parodizues, iluminist, deskriptiv, bilbik, etnografi k etj; në krijimet e prozës së Koliqit, Migjenit, Spasses. Gjuha e personazhit është shprehur nëpërmjet diskurseve dhe fushës leksikore të fjalës së saj.

Kështu, nëse do marrim në shqyrtim prozën e Koliqit, do të kishim:

Te tregimi “Nusja e Mrekullueshme” mund të pohojmë se kemi të bëjmë me palimpsest tekstesh, çka do të thotë se mbi tekstin e fjetur oral jeton teksti autorial koliqian. Nëse i referohemi tregimit, atëherë do të na vijnë në ndihmë këto sekuenca:

1– Granija delte prej kishe t’ue bâ kryq, pa pushue e tue puthë me dajat e rruzareve. Gratë lëshuen në heshtit e kullueta, krizmën e zinxhirëve e të pareve t’argjendta që kishin të varuna në fyt dhe tingëllimin e zâneve të holla.89

2– Vajzat me nuset e reja iu afruen dalëngadalë logut të shêjit, ku djelmoshat përgatiteshin me dhanë provën e mjeshtrisë së tyne.

86 UKAJ, Ndue: Ernest, Koliqi dhe fi llimet e prozës moderne shqipe, “55”, 19 mars 2008, fq. 14.87 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikid, Prishtinë, 2002, cituar sipas: Riffaterre,

Michael: Compulsory reader response; the Intertextual drive, në Intertexttuality: theories and practises, Michael Worton Judith Still, Monchoster Univers Press, 1990, fq. 56.

88 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikid, Prishtinë, 2002, fq. 15.89 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 15.

Page 45: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

37

Brenda këtij fragmenti na shfaqen dy diskurse, një diskurs deskriptiv biblik, dhe një diskurs i një novacioni realist, që gradualisht nis të rimarrë tiparet e një kodi përrallor e gojëdhënor. Ndodh që këto diskurse të shumohen përgjatë sekuencave të njësive të rrëfi mit siç ndodh në po të njëjtin tregim. Leka tha:

1– Jam martue me një shtojzavallë e përnatë bie me tê. E ia kallxoj fi ll e për pê martesën e çuditëshme.

2– Por sa mbaroi tregimin, nisi m’u mbrapshtue ndër fjalë. Ep e merr për më qit zânin; s’â pun e mundun! I ishte marrë goja. Qysh at’ditë gjuha s’i punon m’â. . .

3– Don Marku prâni mandej bâni t’ue qesh; – Ky tha kështu këto kjenë fjalët e fundme qi foli, gjind e tij ia kallxojn gjithkuj ndodhjen, mbarë populli e beson. Un dij me thân vetëm këtê; fl iste si un e si ti; sot â i pagojë. E mundem edhe mâ t’a vërtetue se gojën nji mênd ju muer porsa i kallxoi âmës aventurën e çuditshme. A kje mandej aventurë vërtet e jetueme prej tij, apo efekti i një autosugjestioni, s’di me thân. . .

4– Prifti më shikonte ndër sy, un i ula sytë për m’u hetue në ta përshtypja tepër e thellë qi më kish bâ tregimi. As nuk ia solla pyetjet e shumta qi ishin, kah më delshin prej goje. 90

Sekuenca e parë paraqet përfundimin e një diskursi përrallor; Leka e kishte pranuar ofertën e shtojzavalles për të qenë e dashura e tij. Këtu realja ndërthuret me irrealen. Sekuenca e dytë realizohet si i foluri komentues i rrëfi mtarit të kësaj historie, të mbetjes pa gojë, që zë të përmbyllet në intensitet diskursi i nivelit simbolik; pagojësia e personazhit që barazohet me prishjen e kodeve të komunikimit.

Prishja e marrëveshjes së fshehtësisë me shtojzavallen sjell shndërrimin e Lekës në të pagojë (memec). Në sekuencën e tretë, përveç karakterit komentues, teksti merr edhe karakterin interpretues.

Këtu diskursi ka shenja të një historie narrative, meqënëse në të shumtën e rasteve jepet nëpërmjet gojës së priftit, si një histori që ka ndodhur dhe ai tani e rrëfen gojarisht. Sekuenca e katërt ka gjurmët e diskursit psikologjik, diskursi përrallor, oral, i ndodhur në një mes të tillë, jep e merr si nivelim semantik përbrenda diskurseve të tjera.

Në këtë tregim refl ekton fryma gojore e mitike, ndjehet një dashuri nostalgjike, që quhet mall, siç thotë Guzzeta, që ia mbyll dyert së ardhmes në emër të së kaluarës. 91 Fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve në tregim janë:

90 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 23.91 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikid, Prishtinë ,2002, cit. sipas: Guzzeta,

Antonio: Ernesto Koliqi, un poeta sociale, Milano, Tipografi a missione estere, 1968, fq. 13.

Page 46: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

38

Diskursi deskriptiv biblik (fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskurs përrallor(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi simbolik (fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1.Kumbonëza e kumbonares së vogël dha lajmin e mbarimit të meshës...(fq.15)2.Tu dera e kishës t’u bâ kryq...(fq.15)3.Granija delte prej kishe t’ue bâ kryq...(fq.15)4.Me Don Markun, famullitarin e vendit...(fq.16)

1.Por, gjâ e çuditshme...(fq.18)2.Brof në kâmbë hjedh shikimin anë për anë: kurrkush...(fq.19)3.Kurdoherë që ndodhej vetëm tingëllonte ajo thirrje misterioze...(fq.19)4.Kur papritmas nji gojë e kuqe, e freskët lulëzon për mrekulli si drandofi lle mbi pasqyrë të Gurrës, e puth gjatë, dashunisht, e zhduket...(fq.19)5.Nga gjethet e lulet del, me buzë në gaz, një vashë e bukur për mrekulli...(fq.19)

1.Mbledh dhitë e largohet i trembun...(fq.19)2.Ik vrap nga ai vend t’ue u dridh prej friket..(fq.19)3.Kthehet në shtëpi mendueshëm...(fq.19)4.Shpirtin plot ndjesi të panjohuna...(fq.19)

1.Nuse e mrekullueshme..(fq.22)2.mëngji...(fq.22)3.msheftësi martese...(fq.22)

5.Prifti bâni kryq...(fq.18)6.Prifti u ndalue...(fq.20)7.Prifti më shikonte ndër sy...(fq.23)8.Don Marku fl içe...(fq.22)

6.I ngrehun prej do Zâneve të mshefta...(fq.19)7.A je bijë botë a bijë qielli?...(fq.19)8.Jam Shtojzovalle...(fq.20)9.Me mu do jesh i lum si nuk ka kên deri më sot njeri i mishit e gjakut...(fq.20)10.Oda u mbush me dritë të arit e me erë drandofi llesh...(fq.21)11.Me bukuri hyjnore, hyni pa çel derën...(fq.21)12.dashunie mbinjerëzore...(fq.21)13.burri i shtojzavalles...(fq.22)14.jam martue me një shtojzavalle e përnat bij me të...(fq.23)15.Martesë e çuditshme...(fq.23)16.i ishte marrë goja..(fq.23)17.gjuha si punon mâ...(fq.23)18.aventurë e çuditshme...(fq.23)

5.frigë e pakuptueshme që i shtrëngonte zêmrën e bâni m’u ndal...(fq.19)6.Një hije e parrëfyeshmë mallëngjimi...(fq.20)7.Një tut e paqansueshme i përzihej me nji kënaqsi të thëllë...(fq.21)8.t’ue pa të zbehtë e pyetshin mos ish i smuet...(fq.21)9.dridhej i thupur...(fq.21)10.ç’kujdes ta bren shpirtin? (fq.22)11.dënes të trishtueshme...(fq.22)12.a âsht viktim i një haluçinacioni? ...(fq.22)

4.drit’ arit...(fq.21)5.bukuri hyjnore...(fq.21)6.tuf lulesh...(fq.21)

Page 47: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

39

Tregimi “Zana e fundme” nënkupton dy shtresime diskursesh kulturore: diskursi mitilogjik dhe ai historiko-mitologjik.

1 – Sikurse do t’á keni ndëgjue sa herë e herë, vêndi i ynë motit ishte an’ e kând, i populluem me Zâna kângëtare. Ç’do kreshtë e kalëert çdo shé gurgullues, ç’do zabel i lulëzuem kishte Zânën e vet. 2 – Ishin projset e Shqipnisë. Ato rrijshin gati me largue mjerimet e të zezat qi merrshin me ju afrue popullit shqiptar. Ndër mëngjese të qarta endeshin valle maleve e fushave për me ndjell të mira mbi komb qi aso here, për hirin e tyre, ishte fatlum. 3 – Por sillshin të padukshme. Burrat në luftë e u rrijshin gjatë ndër të mesŷme për me u dhânë zêmër. Në ditët e ngadhënjimit ishin përbri poetvet që i këndojshin hymnat e lavdisë. 4 – Por fatet ndërruen e erdhën mote te therrshme për Shqipninë e mjerë. Sablija e Jeniçerëve bâni cop-copë selin e Skandërbeut, t’ue e shêmbë e sodumë mbretnin e lumnueshme të tij. 92

Rrëfi mi për Zânën, në kuadër të një rrëfi mi tjetër të kallëzimit të historive, fi llon me përcaktimin e statusit të Zânës në vendin për të cilin fl et tregimtari. Sekuenca e parë ka karakteristika të modeleve tip të ligjërimit oral. Fjalia hyrëse: “Sikurse do ta keni dëgjue sa herë e herë vendi ynë. . . ” është e barazvlefshme me formulat e ligjërimit përrallor “na ishte njëherë. . . ”, që është një element i jashtëm i narracionit oral. Pra, hapja, psikologjia, loja me mitet, i japin karakter oral ligjërimit. Në sekuencën e dytë jepet karakteri ontoligjik i Zanës, e cila në mendësinë shqiptare bëhet “projëse” e Shqipërisë. (Dhe në folklorin shqiptar mund të hasen funksione të historizuara të statusit të Zanës. Në tekste, për shembull te “Cikli i Kreshnikëve”, “Fuqia e Mujit” etj. ).

Në sekuencën e tretë ringjallet funksioni burimor i Zanës, si përcjellëse e padukshme, si dhuruese frymëzimi e force. Karakteri historik i Zanës përforcohet nga statusi i saj mitilogjik i arketipit. Në sekuencën e katërt, kemi shndërrim të plotë të diskursit oral në atë historik, i cili fi llon të marrë përmasa kohore e hapësinore të njohura dhe jashtë funksionit dokumentar të historisë. Duke pasur parasysh fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve përkatëse, ne mund t’i referohemi kësaj tabele:

92 KOLIQI, Ernest: “Zana e fundme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 161-162.

Page 48: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

40

Diskursi historik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fsuha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi mitologjik-përrallor (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1.Ishin projëset e Shqipnisë...(fq.161)2.populli shqiptar...(fq.161)3.përsillshin të padukshme burrat në luftë...(fq.162)4.Të mira mbi komb...(fq.162)5.në ditët e ngadhënjimit ishin përbri poetvet që i këndojshin hymnat e lavdis...(fq.162)6.Sablija e Jeniçerëve bâni cop-cop selin e Skanderbeut, t’ue e shêmb sodum mbretnin e lumnueshme...(fq.162)7.shkretue nga thembra e Aziatikut...(fq.162)8.Kombi shqiptar që rropatej t’u bâ ballë kobeve...(fq.162)9.përzie me gjak fatosave...(fq.162)10.Shqiptarët nisën me harrue lumninë etënëve fatosa...(fq.162)11.Kujtimi i atdheut...(fq.162)

1.E shtŷeme nga ajo frigë e lehtë e paarsyeshme...(fq.161)2.ândërrtare e paqortueshme...(fq.161)3.qeshte e përkundte me krahë...(fq.161)4.me largue mjerimet e të zezat...(fq.161)5.qajshin pa pushue...(fq.162)6.ai pëshpërit, t’ue u dridh...(fq.164)7.ia mbushën shpirtin me mëshirë...(fq.164)8.mendimet e dëshpërimet u kufi zuen...(fq.162)

1.Na kallzo nji përrallë...(fq.161)2.Sikurse do ta keni dëgjue sa herë e herë vendi ynë ishte an’ e kând i popullueme me Zâna kangëtare...(fq.161)3.Çdo zabel i lulëzuem kishte Zânën e vet...(fq.161)4.por sillshin të padukshme...(fq.161)5.Hâna ndali udhëtimin e vet harruer...(fq.163)6.Zâna këndonte...(fq.164)7.Zânat zunë m’u mërzit...(fq.162)8.T’ue qên se trupi iu qendron i pahumbshëm e i njomë gjatë moteve, deka e tyne i shëmbëlleu një gjumi të rândë...(fq.163)9.dy lotët e fundëm i rrëshqitën e i ranë në tokë.(Qysh atë ditë, aty mugullojnë dy çufra lulesh e këndojnë dy bŷlbyla)...(fq.163)

12.për shqipninë e mbretit të madh për mbretninë e Skandërbeut..(fq.162)13.Populli të lum ndër tempuj të Atdheut...(fq.164)14.fl atrash ngadhnjeyese shqipesh e zgjidhemi i jehueshem i kumbonve te Krues...(fq.164)15.a âsht e mshefun, pak ay pak këtu ndër kangë e valle t’onë...A âsht shpërndam gjithkund nëpër Shqipni...(fq.165)16.thirrjet e kombit...(fq.165)17.shqipet e moçme...(fq.166)

9.Fatbardhësia këto dy mbretnesha...(fq.166)10.kishin hesht e po andrrojshin me sy çel ditët e lumnis’ së ardhshme...(fq.166)11.përgjegje mendimeve të thëlla të tij...(fq.166)12.me zêmër të frŷt prej idhnimit...(fq.163)

10.ka me ngjall Zânat e dekuna...(fq.165)11.Zânat a fjeln gjithnji në shpellën kristalore...(fq.165)12.Flêjn rrjesht e rrjesht, në vorrezë të ndritshme, t’ue pritë dritën e zgjimit...(fq.166)13.t’ue kapërcye, gjatë, motive, gojë më gojë, e mal më mal, u ndërrue...(fq.165)

Page 49: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

41

Diskurset kulturore93 brenda novelës “ Gjaku”

Te novela gjaku “Gjaku”, enigma zë fi ll që në hapin e parë të “hapjes së dritares” për në botën tregimtare, ku qëllimisht teksti fi llon me pikëpyetje, “a ka send ma të mrekullueshëm në kët botë se me i sjellë qytetënimin nji kombi zhytë n’errsinën e padijes?”

Kjo pyetje rrjedh nga narratori-autorial, por që i atribuohet personazhit Dodë, i cili enigmën e mban gjallë nëpërmjet dialogut me personazhin tjetër, Nushën, ku narratori i gjithëdijshëm vihet në funksion të veprimeve të tyre, të cilat shkojnë në favor të krijimit të fabulës , por duke e ngritur yshtjen pas enigmës.

1– Qytetnimi… Lidhsa të forta qi e sigurojnë anin për breg, larg valvitjes së rreptë të nji deti të furishëm… Por vjen vala dhe e lëkundë anin me tërbim përpis e lidhsat nisin m ‘u ligshtue…

2– Qartësija shpirtnore… Rreze farfurishme qi derdhë ar e shkëndija t’ylberta mbi kafshë e sende të jetës së përditëshme, tue e bâ mâ t’âmbl… Po ré ë zeza dalin e ndêhen anë për anë e rrezja zên m’u dridhë, m’u dridhë, m’u zbe, m’u shue…” 94

Diskursi i parë i kësaj sekuence është i llojit iluminist. Doda kërkon qytetërim dhe kulturë. Kërkon të nxjerrë njerëzit nga errësira. Sytë e tij janë përherë të drejtuar përtej detit, drejt horizontit të hapur.

Diskursi i dytë është i rendit poetik, psikologjik. Heroi aludon për një emancipim të shoqërisë. Por realiteti në të cilin ndodhet është pa shtegdalje. Novela “Gjaku” është ndërtuar mbi bazën e kundërvënies së të menduarit dhe të jetuarit real brenda një etnie.

Diskursi etnologjik është i përafërt me atë oral në këto kontekste:

1– Gjasht të krisme revolje kumbuen, Nikë Feta u përplas për tokë tue qitë gjak gjithkah. Gjindja u shpërndanë. Katër a pesë Malsorë, të bajrakut të tij, u turrën kah Doda e britën:

2– Të lumtë pushka; lëshoje diçka në tokë për mos me të zânë gjaku… E ik se po të hapim na rrugë…

1– Doda nuk e vênte vesh. U drejtua kah Fusha e Qelës, tue shtî pushkën në xhep. Marku e kapi për krahi:

2– Ku po shkon? Hajde t’ikim. Sod e ke kollaj, pse â kallaballëk i madh…

Doda e liroi krahin prej tij e përgjegji gjak-ftohtë:

3– S’due me ikë! 95

Pamja skenike e sekuencës së parë është tipike për një diskurs etnologjik (dokësor, zakonor). Prej heroit intelektual, Dodës, të gjithë kërkojnë të vrasë: babai, familja, zëri i të vrarit, të afërmit, vjehrra, prifti (zëri hyjnor i paqtimit) të njohur e të panjohur. Vetë Doda është një hero intelektual, por në subkoshiencën e tij rri përherë zgjuar kodi i nderit, thirrja kolektive për hakmarrje.

93 Mësuesi i ri Doda është me origjinë malësore por që ka bërë mësime të larta jashtë. Duke qenë i tillë për të ngritur brezat e rinj me dije, ai mendon që shoqëria ndryshon nëpërmjet mësimit, e mësimi bëhet nëpërmjet librit, kulturës e dijes.

94 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 47. 95 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë 2003, fq. 58.

Page 50: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

42

Sekuenca e dytë ka të bëjë me një diskurs psikologjik. Doda thotë, “S’due me ikë”, është krejt i vetëdijshëm për vrasjen që ka kryer. Ai tashmë është çliruar nga një gjendje e trazuar shpirtërore dhe mendore. Vrasja e tij është e shumëfi shtë.

Ai vret “hasmin”, gjaksinë e të vëllait, vret botën shqiptare që ka pjellë vrasës, “vetëvritet” dhe vetë si viktimë e kësaj bote. Doda vret në shenjë çmendurie, në shenjë përbuzjeje. Duke derdhur gjakun në dorën e tij, ai ngriti apotheozën që fl et për absurdin shqiptar të derdhjes së gjakut. Doda e ka motivuar vrasjen si hakmarrje dhe si refuzim të kësaj bote, ndaj ai nuk ka më frikë nga asgjë. Nëse do të na duhej t’i gruponim fjalët sipas natyrës së diskurseve, do të na rezultonte një tabelë e tillë:

Diskursi iluminist(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi simbolik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjlëve që i përkasin diskursit)

1- A ka send ma të mrekullueshëm në këtë botë se me i sjell qytetnin nji kombi zhyt n’erësinën e padijes... (fq. 24)2- ai qi ndriçon me nji dritë mâ të bukur tokën. (fq. 24)3- Kush i difton popullit nji udhë të re qytetnije të vërtet… (fq. 24)4- misionin e madhnueshëm qi duhet të kryej çdo shqiptar i kulturuem … (fq. 24)5- A ka mujtë me u hý për palce shpirti i kësaj kulture… (fq. 25)6- vetëm kultura i bân njerëz. (fq. 27)7- ata kalamaj, pra qi pot hue mund të qytetnohen si ti… (fq. 27)

1- Drita e jetës s’eme… (fq. 25)2- sŷt e ambël qi quheshin tue qitë shkëndija t’imta… (fq. 41)3- me ndalue hovin ngadhënjyes të dritës qi vinte shkulma-shkulma. . . (fq. 44)4- Bukurija e shikimit të Nushës… (fq. 46)5- Duer të padukshme e kapshin dhe e ngehshin kah errsina. . . (fq. 47)6- mu ngjitë kah drita e kuptimit në gjasë të një gjarpni të mëndershëm qi kacavaret dalkadalë nëpër gurë të nji pusi mbush me terr e qet. . . (fq. 47)

1- gjama e burrave, vaji i grave, varrimi, dreka, i nxorrën prej sysh lot të panjehun2- Zeka i dekun i shtri në mes t’odës, me çakçirë të rinj, ballin lidh me nji shami të kuqe qi e mbulonte birën e plumbit, rrypin e fyshekve të ngjeshun e mozuerrin tu krahi… (fq. 35)3- ai borxh qi po thue most ë bâjë me qitë mbas shpine nji borxh mâ të madh qi ke… (fq. 37)4- S’kam lanë gjak pa marë deri në ditë të sodit… (fq. 40)5- jena shqiptarë e punon infl uenca e rrethit mbi ne… (fq. 42)

1- Shkodranja e preu fjalën menjiherë dhe shikoi trêmb-shëm kah i dashuni. . . (fq. 27)2- E tha me zâ qi i kumboi çuditshëm si t’i dilte nga fudet e pandërgjegjshme të qênjes… (fq. 27)3- fjala dasëm e bânte me ândërrue. Nji ndjesi e shtynte me dëshirue sa mâ parë at ditë të lume… (fq. 32)4- nji ndjesi qetije, e âmbël nji ndjesi sigurimi, e fuqishme i dridhej përbrenda… (fq. 32)5- në fund të shpirtit nji zâ i msheftë i thonte… (fq. 33)

Page 51: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

43

8- duhet të punojmë tue u përpjekë me çrranjosë të këqijat e me drejtue përdorimin e të mirave kah nji qëllim njerzuer… (fq. 28)9- prirjen e gjakmarrjes duhet me bâ të zhduket prej shpirtnave të njomë ndërsa qi ato të besës, të burrnis, të mikpritjes, lypet me i forcue tue u dhanë nji drejtim të mbarë … (fq. 29)10- Qytetnim… lidhsa të forta… (fq. 47)11- Unë due me dhanë nji shembull të gjatë kuraje civile tue u shpall luftë zakoneve të mbrapshta… (fq. 54)

7-larg valvitjes së rreptë të nji deti të furishëm…(fq 47)8-Rreze e farfurishme qi derdhë ar e shkëndija t’ylberta mbi kafshë e sende të jetës së përditshme…(fq 47)9- Re të zeza dalin e ndêhen anë për anë e rrezja zên m’u dridhë, m’u zbeh, m’u shue… (fq. 47)10- shifte vetëm dritën e syve të dashun… (fq. 49)11- aleatja e duerve të errta qi e hudhshin në humnerë… (fq. 51)12- jashtë, re të zeza udhëtojshin të shpejta nëpër qiell… (fq. 54)

6- sŷt i kishin shkue tu ritrata e Zekës në mur, qi e zoja e shtëpis si mbas zakonit të Shkodrës i kishte mbulue me paftë të zezë… (fq. 46)7- gjakësorë janë gjithë ata që i derdhin gjak njerit. . . (fq. 50)8- dhandrri kshte qitë cekën m’e marrë gjakun me dorë të tij… (fq. 52)9- Gjaksi i â fut ndër hundë, ai s’ka mujtë me durue mâ… (fq. 59)

6- me shpirt të tronditur… (fq. 34)7- Zemra i rinte e ndrydhun si t’i a shtrëgonte kush në grusht, për ditë mâ epër. . . (fq. 35)8- Kish fi llue në tê nji luftë e përbrendshme mendimesh shumë mâ e dërmueshme se vaji i pikëlluem i ditëve të para… (fq. 35)9- nji tjetër gjâ i a a therrte, ia turbullonte, ia grinte shpirtin. Shikimi t’et ndër ato ditë të zëza… (fq. 35)10- shikimi enigmatik qi i depërtonte deri në zêmër si shigjetë e prehtë… (fq. 38)

Nëse i referohemi tregimit “Se qofsh, pleqnofsh”, kemi dy rrafshe të forta diskursive me prejardhje etnologjike e psikologjike, ku ndërthuren në një diskurs të fuqishëm letrar- simbolik, i cili shkon në kufi jtë e parabolës.

1– Ishte, po, i piklluem thellsisht e i u bânte, bile, si me pasë vû vetë me duert e veta nji shkrep në zêmër, por s’ndiente kurrfarë pendimi për vepër të bâme.

Kishte krye nji detyrë, nji detyrë t’idhët qi i ngarkonte ndera e gjithë familes e farefi sit të tij, n’emën të nji ligje të shkrueme ndër zêmra të malsorve t’onë e të trashigueme brez mbas brezi prej sa shekujsh…

Kam pas nji mollë të kuqe qi më kënaqte me erë të mirë. Bukurija e saj ishte ngushëllim i sŷve të mij… Por i hŷni krymbi e u kalb…

Un e këputa edhe e treta.

2– Miqt e përbashkët, për me pritë vrasje të paarsyeshme, i shtrënguen me qitë pleq…

Page 52: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

44

Pleqt e të dŷ palv u ndeshën në ditë të shënueme në vênd ku ish dá oroku.

Si mbas zakonit të Malsorve, donte m’e gergá pak tue e prekë ndër tela për me hetue, nga përgjegja e tij, para e me hý në themel të çashtjes, se me ç’lloj argumentash mêndonte t’a mprojë anën e vet. 96

Sekuenca e parë ka të bëjë me një diskurs psikologjik. Në të përshkruhet gjendja shpirtërore e trazuar e Sufës. Por në dejet e tij rrjedh gjak shqiptari, zakoni i maleve është më i fortë se dashurija atërore.

Sekuenca e dytë ka të bëjë me një diskurs etnologjik, variant që është i ngjashëm me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Përcaktohet raporti mes vrasësit dhe familjes së të vrarit. Nëse do t’u referohemi diskurseve, fjalët që do t’u korrespondonin do të ishin:

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit

Diskursi simbolik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

1- Lajmi do të ishte dekë për të … (fq.75)2- ma për nder do t’ia kishte dijtë ai, kujtdo m `i pasë râ pushkë lules së ballit se sa me i kallzue at rrezik shëndrrues… (fq.75)3- S’kishte më sy e faqe me dalë në kuvend të burrave turpi i a kish mbulue shpinë… (fq.77)4- nderin e ships, nderin e ruejtun të papërlyem me vrasje të pareshtuna, tue ndërrue krena mbas krenash… (fq.77)5- Si mund t’u shlyente njolla e turpshme q’i ish vû mbarë fi sit? (fq.77)6- ajo dinte mirë zakonin e vendit tue kallzue emnin e dashit gjykonte këtë me dek e me ran në gjak shtëpinë… (fq.78)7- Për nderin e shpis bante fl i cilin do tjetër… (fq.78)8- n’emën të nji ligje të shkrueme ndër zemra të malësorve t’anë e të trashigueme brez pas brezi...(fq.79)

1- Kamë pas nji mollë të kuqe qi më kënaqte me erë të mirë… (fq.79)2- hyni krymbi e u kalb… (fq.80)3- Pse ma derdhe at miell?....

1- kisht nisë me bre afshimi… (fq.74)2- ajo ferrë, qi ishte ngulë në zêmër, s’e lênte me mbyllë sŷ natën… (fq.74)3- friga e kish ndalue… (fq.74)4- dyshimi i vinte tue u zmadhue në shpirt… (fq.74)5- ndrydhte zemrën përditë më tepër… (fq.74)6- zaptoi furin e pikllimit për mos me tremb të birin… (fq.75)7- dridhej e rrinte me sŷ për dhe… (fq.76)8- Vaji i saj tue shpërthye e tue jehue me dishprim në tânë shtëpinë… (fq.79)

96 KOLIQI, Ernest: “Se qofsh, pleqnofsh”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 79.

Page 53: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

45

9- Zakone shumë të mira ka kjo Shqipnija… (fq.80)me ta kallzue…( fq 83)10- Si mbas zakonit të Malësorve donte me gérga tue e prekë në tela.

4- ç’kërkoi mielli yt në thes t’em?...

10- za të butë e të dridhshëm… (fq.79)11- çashtjen që i përvlonte shpirtin… (fq.80)12- u gëzue në fund të shpirtit se kish përballë nji anmik trim… (fq.81)

Tregimi “Miku” ka një ndërthurje të diskursit oral me diskursin etnologjik dhe psikologjik:

1– Ucit i pikonte gjak plaga qi kish të pambyllme në zêmër. Gjaksin, qi kërkoi kot nji vjet rresht nëpër vetmít e bjeshkve për t’i ra pushkë lules së ballit, qe, e kisht përpara.

2– E zakoni e detyronte me e pritë e me bisedue me tê si mâ të shtrênjtin dashamirë, mbasi i kishte rá mik t’u shtëpija!97

Sekuenca e parë ka të bëjë me diskursin psikologjik. Në subkoshiencën e heroit rri zgjuar ndjenja për hakmarrje. Psikologjia personale e Ucit kërkon të qëllojë me pushkë gjaksin “mu në lule të ballit”.

Sekuenca e dytë ka të bëjë me një diskurs etnologjik. Zëri i etnisë nuk ia lejon Ucit këtë veprim. Zakoni e detyron atë ta respektojë, ta mirëpresë gjakësin në shtëpinë e tij. Pra, kemi të bëjmë me dy situata:

1– Situata e parë ka të bëjë me psikologjinë personale të individit.

2– Situata e dytë ka të bëjë me ndikimin e etnologjisë kolektive ndaj individit.

97 KOLIQI, Ernest: “Miku” në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 98.

Page 54: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

46

Fjalët që u korrespondojnë diskurseve i shoqërojmë me një ndërtim të tillë:

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi etnologjik(fusha semanike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1- Këto mendime e bânë Uc Lleshin në qef… (fq. 96)2- vetëm nji gjâk nuk i eci deri n’at ditë e kjo, për të ishte plagë e pambyllshme qi e brente zêmrën di e natë (fq. 96)3- Uci u pre. Përqethje të ftohta i a mbuluen shtatin (fq. 97)4- A ishte ândërr a zhgjândër?. . . (fq. 97)5- Ucit i pikonte gjak plaga qi kish të pambyllne në zêmër… (fq. 98)6- Ucit diçka i shkoi nëpër mend si vetima, por s’desht me e përtypë gjatë at mêndim qi e pezmatonte për së tepërmi… (fq. 98)

1- Shtëpija e jokë Vatës i kishte vra të vëllain ende s’kishte qênë i zoti me ia marrë gjakun… (fq. 96)2- Gjakun, qi kërkoi nji vjet resht, për ti ra pushkë lules së ballit e kishte përpara… (fq. 98)3- Zakoni e detyronte me e pritë e me bisedue me tê si me mâ të shtrênjtin dashamirë, mbasi i kishte râ mik tu shtëpija!. . . (fq. 98)4- ata burra do t’i lëshojshin pushkë hekuri pa mëshirë njani tjetrit… (fq. 99)5- Shqipnija ka zakone të çuditëshme… (fq. 99)6- Nderi i shtëpis e zakonet e vêndit rrijshin për Ucin përmbi ç’do interesë, përmbi ç’do urdhën qeverije e përmbi ç’do ndiesi e arsye tjetër… (fq. 100)7- nuk do të kursehem me ia lâ borxhin qi na kanë lânë të parët për mikun… (fq. 100)8- Kishte pá dritë n’odën e miqve e dý pushkë varë në krraba… (fq. 97)

Te tregimi “Kur orët lajmojnë”, vetë të dhënat e natyrës mitologjike dëshmojnë për një gërshetim të diskursit oral me atë etnologjik dhe psikologjik:

1– Atëherë ata Malsorë qi pa u tutë e shikojshin or‘ e ças dekën, u zverdhën e i a ngulën shoqi-shoqit sŷtë e mënderuem.

2– Ti, zotni, je me shkollë e me dije e ke gjithmonë arsye. Por edhe na Malsorët i njohim mirë këto shêje edhe e dijmë se dalin përherë të vërteta. 98

Sekuenca e parë ka të bëjë me diskursin etnologjik. Orët paralajmërojnë vdekjen e njerit prej kaçakëve për 7 ditë. Ato ringjallin kodin e temës së obsesionit, që i ndjek ngado që shkojnë heronjtë.

98 KOLIQI, Ernest; “Kur orët lajmojnë”, në Hija e maleve, Prishtinë, Buzuku, 2003, fq. 113-115.

Page 55: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

47

Sekuenca e dytë dëshmon diskursin psikologjik, mendësinë dhe psikologjinë e malësorëve në fuqinë e pagabueshme të orëve. Duke pasur parasysh fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve përkatëse, mund t’i referohemi kësaj tabele:

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1- Lulashit i u terratisën sŷt… (fq. 112)2- atëherë ata Malësorët qi pa u tutë e shikojshin or ‘ e ças dekën, u zverdhën e i a ngulën shoqi shoqit sŷt e mënderuem… (fq. 113)3- Gjetoja e bâni me zâ qi dridhej… (fq. 113)4- Gjetoja, me nji frigë të paçonsueshme në zemër u lëshue tue ngá kah vendi… (fq. 116)

1- Pushkët e shëndritshme i kishin mbështetë secili afër vetes… (fq. 111)2- plumbja mes lules së ballit… (fq. 112)3- Kena ardhë vetëm m’u rrëfye… (fq. 114)4- Edhe ne Malësorëti njohim mirë këto shêje edhe e dijmë se dalim për herë të vërteta… (fq. 115)5- m’u ulë ndër gjûj para meshtarit. . . (fq. 115)

Prania e diskursit oral dhe atij etnologjik është mjaft e dukshme dhe te novela “Diloca”.

1– At vajzën…prindja e kanë fejue në djep me nji farë Vuksan Gjelit, i cili mêndoj se do të jetë si ai Malsori i ri qi keni pa tu dera e oborrit t’uej. Mirpo, vajza kur u rrit na zûni marak në nji tjetër, në Mark Lulashin, e bash atë ditë qi kanë ardhë krushqit m’e marrë e me çue te burri na ka ikë prej shtëpis me tê.

2– Vrasjet për shkak të saj kanë vazhdue e vazhdojnë gjithnji. Vllaznit e Mark Lulashit i a kanë marrë gjakun vllaut. Deri tash tre vetë janë vrá prej dý palëve. 99

Sekuenca e parë ka të bëjë me një diskurs etnologjik zakonor, martesa e vajzave qysh në djep.

99 KOLIQI, Ernest: “Diloca”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq 154.

Page 56: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

48

Sekuenca e dytë ka të bëjë me diskursin psikologjik. Mbart psikologjinë e malësorit për të mbajtur të pacënuar nderin e familjes. Ai i mbron me gjak dinjitetin dhe nderin e tij. Fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve në këtë tregim janë:

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1- S’qeshë i zoti t’a ndaloj hovin e zemrës… (fq. 140)2- Se ka vuejtë shum, e shkreta, ke ai Malsori. . (fq. 114)3- çfarë vuejtje e mësheftë shpirtnore ia hollon e ia pastron vizat e fytyrës. . . (fq. 142)4- si një trishtim i zbuluem por jo krejt i tretun i rrin ngulë ndër shikime. . . (fq. 143)5- Mendim i largët plot trishtim… (fq. 148)

1- Malsorët kanë rujtun mâ epër se tjerat grá arbnore typin e nanave të para… (fq. 142)2- E pyes mbi zakone të maleve… (fq. 148)3- At vajzën… prindja e kanë fejue në djep… (fq. 148)

6- e theki në shpirt… (fq. 155)7- mëshefi fytyën e nisi me qa. Ishte vaj iqetë ipangushëllueshëm… (fq. 157)8- m’a therrë shpirtin e më mbushë me nji shqetim… (fq. 159)9- me zemër të dridhshme fjalët e mija. . . (fq. 155)10- Nji brimë e madhe e disponueshme jehoi… (fq. 146)11- Qante e dëneste… (fq. 147)12- e kapën të dridhnat aty për aty… (fq. 147)13- …mall misterioz, qi u fl ên i pandërgjegjshëm në fund të shpirtit… (fq. 142)14- shpirti i tyne â mâ i pasun me ndiesi të freskëta e të gjalla. . . (fq. 143)

4- Vrasjet për shkak të saj kanë vazhdue e vazhdojnë gjithnji… (fq. 154)5- Vllazni e Mark Lulashit ia kanë marrë gjakun vllaut. Deri tash tre vetë janë vra prej t’dy palëve… (fq. 154)6- Shpesh ndër male t’ona, dashunija e deka janë sinonime… (fq. 158)7- Ia vûna edhe pushkën përbri e u largove… (fq. 158)

Tregimi “Kërcimtarja e Dukagjinit”, zgjeron fondin e diskurseve që hyjnë në ndërlidhje:

1– E gjith ajo bukuri qi kishte derdhë Perëndija në tê bânte me spikatë edhe mâ tepër shëmtimin e atyne mënyrve të pa lëvrueta. Sŷt lëshojshin shikime të fi kuna, buzët i u shtrêmbojshin në nji nênqeshje të marrë e të pakuptueshme. S’dinte me ndêjë, s’dinte me ecë. Gjith ditën e lume shifej me duer n’ijë pse kurrgjâ s’i vinte për dore me punue.

Page 57: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

49

2– Ishte mbesë e Lekë Dukagjinit. E âma ankohej me të gjithë për at kryq qi i u donte me barun. Tashti ndodhi qi Mbreti i Shqiptarëve, Skanderbegu, mbas nji lufte të fi tueme kundra Tyrqve, grishi në Krue gjith Parsin e Shqipnis për me kremtue at ngadhënjim armësh. Lekë Dukagjini ishte i thirrun ndër mâ të parët….

3– Zoga bisedonte pa pushue me gra. Tue e dijtë se Lulja nuk i qëndronte mirë kalit or ‘e ças sillej për me i thânë: “Vênja mênden se këtu rruga âsht e keqe”. Por nji herë tue u dredhë me ia përsëritë për të dhetën herët kët porosi, çudija e la me gojë haptë. E bija e shikonte me dy sŷ të qeshun, plot gjallni e âmbëlsi qi i jepshin fytyrës nji shkëlqim të jashtëzakonshëm. Zoga rrahi qerpikët e vërejti mâ mirë. 100

Brenda këtij fragmenti është fjala për një arketip oral përrallor të së bukurës së ngathët e dembele, së cilës i rri bukuria e fytyrës vetëm kur është në gjumë. Këtu është ndërtuar dikotomia (e bukur-e shëmtuar, si cilësi e të sjellurit). Personazhi me emrin Lule, brenda sekuencës së parë, i shtrohet një diskursi përrallor të tipit përshkrues, që në sekuencën e dytë shndërrohet në diskurs historiko-dokumentar.

Në sekuencën e tretë kemi të bëjmë me nje diskurs mitologjik përrallor. Ndërfutja e diskursit mitik përmes personazhit të Zanës, në një kuadër historik të rrëfi mit është bërë për një efekt semantik e praktik, të cilat përgatisin një narracion të mundshëm simbolik. Ja disa sekuenca ku citohet kjo:

1– N’at buzqeshje hyjnore skâjet e buzve nuk i u ulshin tue i u shtrêmbnue sin ë dit tjera.

Mandej i rrinte kalit për bukuri si kalorset e vaditura qi gjajnë të leme mbi tê.

Por çudija e Zogës dhe e gjithë udhtarve gjet kulmin kur kavani doli në nji shesh…Zoga dyshonte mos ish n’ândërr. Tue e shikue mirë s’i dukej bija e saj: fytyra po; edhe trupi po; sŷ por, si mos me qenë të Lules.

Dy sŷ të rij, të panjohun, plot shkëndija misterioze qi mezi me i a durue të shikuemit.

2– Mbas nji udhtimi tri ditsh me ndalje e pushime të shpeshta, Princ Lekë Dukagjini e përcjellësit e tij arrijtën në Krue ku ishte mbledhë Parsija e gjith Shqipnis.

Kishin ardhë tu Mbreti me dhunti të panjehuna edhe bajlozat e Venedikut, të Raguzës e të Mbret Alfonsit. 101

Prania e diskursit mitik në sekuencën e parë lidhet me ndryshimin e menjëhershëm që vërehet në personazhin e Princeshës Lule, e cila për një moment ndryshohet tërësisht, bëhet shumë e bukur, e shkathët dhe lozonjare. Vetëm shkëlqimi i syve të saj e bën të ëmën të dyshojë nëse ishte apo jo ajo.

100 KOLIQI, Ernest: “Kërcimtarja e Dukagjinit”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishinë, 2003, fq. 85-86. 101 KOLIQI, Ernest: “Kërcimtarja e Dukagjinit”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 87.

Page 58: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

50

Në sekuencën e dytë kemi një rikthim te diskursi historik. Në këtë tregim ndërthuret realja dhe irrealja, ku Zana si një qenie mitologjike trupëzohet në përmasat trupore të një njeriu me përmasa tokësore. Kjo ndërthurje na kujton autorët e mëdhenj të prozës moderne, si Kafkën, Edgar Allen Po-në. Nëse do t’i referohemi diskurseve do të ndërtojmë këtë tabelë me fjalët përkatëse:

Diskursi historik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

Diskursi simbolik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

Diskursi mitik- përrallor(fusha semantike e fjalëve që i përkasin diskursit)

1- Tashti ndodhi qi Mbreti i shqiptarve, Skanderbegu, mbas nji lufte të fi tueme kundra Turqve, grishi në kremtue at ngadhnjim armësh… (fq.86)2- Lekë Dukagjin i ishte i thirrun ndër mâ të parët… (fq.86)3- para kështjellit të Dukagjinve, rrethue prej heshtave të luftrave përcjellës...(fq.86)4- Kishin ardh tu Mbreti me dhunti të panjohuna edhe bajlozat e Venedikut, të Raguzës e të Mbretit Alfons… (fq.87)5- Ishte agimi i ditës më fatlume të kombit tonë… (fq.88)6- Mbreti i papërulun hiqte prazmoren hekuri e vehte në vend të saj petkun e mëndafshit… (fq.88)

1- Dy sŷ të rij, të panjohun, plot shkëndija misterioze… (fq.87)2- Trupi i Virgjilit përhaps në të një njo mësi lule qi sapo ka çelë….3- Ishte apotheozë lulesh, lule të dendura, të panjehuna i u çelshin nën kambët e lehta… (fq.91)

1- Legjendën e vjetër të Kërcimtares së Dukagjinit… (fq.58)2- Paska qenë dikur në Dukagjin nji vajzë mrekullisht e hijëshme… (fq.85)3- duer Zânash kryevepër natyre… (fq.85)4- Kur fl ente dukej nji hyjneshë e zbritun nga qielli qi nji gjumë i papritun e kishte zanë mbi tokë… (fq.85)5- çudija e la me gojë hapë… (fq.87)6- Ishte ndërrue krejt.Krijesë mâ të shkathët s’kish pa sy njeriu… (fq.87)

7- rrethue prej prej kapidanave mâ të përmendun e prej bajlozave të huej… (fq.88)8- Donika, mbretnesha e bukur… (fq.99)9- Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët kalosit e rrethuen… (fq.91)

4- ngiçe nëpër shtroje sit ë ndiqte ndonji fl utur ari… (fq.91)5- Dritë hâne në përrue… (fq.91)6- Flutura e Shqipnis… (fq.91)

7- Zâna e Dukajinit, për me i qitë zânin e saj të merrte fytyrën e trupin e Lules e të shkonte në Krue në vend të saj, më sa qi këtê, tue e plandosë në nji gjumë të randë… (fq.93)8- derdheshin mbi trup të hyjnuer… (fq.91)

Te Migjeni, në tregimin “Gogoli”, kemi sekuenca tipike të një diskursi oral gogoli është një fi gurë popullore. Personazhi kryesor i përrallave ndërthurr realen me irrealen, të mundurën me të pamundurën, duke u bërë simbol i letërsisë gojore. Ai trondit me forcën që trasmeton, të sugjestionon ndaj fuqisë së tij. Te kjo prozë na jepen sekuenca të diskursit oral (mitologjiko-përrallor) në intertekst me diskursin Biblik dhe psikologjik.

Page 59: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

51

Sekuenca e parë shpreh diskursin përrallor, sekuenca e dytë shpreh diskursin biblik, e treta atë psikologjik:

1– I tmerrshmëm. Me nofullat gjakpise dhe me dhambë si shpatat. Qe si njerzit e vegjël përfytyrojnë gogolin. Gogoli ka hapë shalët nga njena anë e kontinetit në tjetrën.

2– Ndoj rreze drite e ardhun me germa të ndoj shtypi të shenjtë , u ep idenë e gogolit. – Zot na shpëto nga gogoli!

3– Dhe në frigë kolektive, në panik, psikologjia e njerëzve dhe shtazve asht një. Njerzve të vegjël nga frika e gogolit mund t`u bjer edhe pika. 102

Duke pasur parasysh fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve përkatëse, mund t’i referohemi kësaj tabele:

Diskursi Biblik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi mitologjik-përrallor (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1- Zot na shpëto nga...(fq.87)2- ndonjë rreze drite e ardhun me gërma të ndoj shtypit të shenjtë.(fq.87)3- Si edhe Zoti thonë ndihet por...(fq.87)4- Dhe dambadaret e kumbneve dhe lutjet me parfume (fq.87)5- Zot na shpëto (fq.88)

1- Fëmija që qan nga ndonjë vuajtje e mbrendshme...(fq.87)2- fëmija tmerrohet...(fq.87)3- edhe nëna e kënaqun fl en (fq.87)4- njerëzit e vegjël që gjenden në errësirën e autosugjestioneve (fq.87)5- Shpëtoi nga trutë e sëmurë (fq.88)6- Frigë kolektive, trutë e sëmundë (fq.88)7- Psikologjia e njerzve ( fq.88)

1- fëmitë gjithmonë kanë qenë të trembur nga gogoli.(fq.87)2- Prandaj mos kërkoni ta përshkuaj gogolin...(fq.87)3- Gogoli ka hap shalët nga njëri kontinent në tjetrën.4- Krijon gogola (fq.87)5- Me nofullat gjakpise dhe dhambë si shpata (fq.88)

Tjetër shembull është “Legjenda e misrit”, e cila shfaq diskursin oral në intertekst me diskursin biblik dhe atë psikologjik. Jehona e misrit bëhet legjendare. Përballë kokrrës së misrit, malësori duhet të përulet si para Perëndisë. Malësori legjendar bëhet i vogël përpara rrezikut të ekzistencës. Misri për ta është i barasvlefshëm me një Hyjni. “Mos e shkel të shitoftë Zan!”. Zana, si fi gurë mitologjike, e mallkon malësorin në rastin e shkeljes së kokrrës së misrit. Malësori vendoset në sprova për ekzistencë, tronditjet shpirtërore të tij njihen kur rrëzohet kodi moral. Me dhimbje e revoltë tregohet dinjiteti legjendar i malësorit të shkatërruar në kushtet e mjerimit. Malësori legjendar kthehet në një mit pa identitet e pa personalitet.

102 Migjeni: “Gogoli”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e Parë, Tiranë, 1999, fq. 87.

Page 60: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

52

Duke pasur parasysh fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve përkatëse, mund t’i referohemi kësaj tabele:

Diskursi Biblik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi mitologjiëk-përrallor (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1- ska apoteozë perëndish (fq.81)2- barin perëndin (fq.81)

1- një kokërr misri asht një kokërr dhimbj (fq.81) 2- dhe bani me dridhe nga gëzimi frymorët (fq.82)3- bahet frigacak...(fq.82)

1- përmban në vete legjenda të linduna nga dëshira (fq.81)2- mos i shkel he të shitoftë Zana! (fq.82)3- Lugetënve të vocërr...(fq.82)4- këmishë e brekë legjendare (fq.82)

Tregimi “A do qymyr, zotni?” ka një ndërthurje diskursesh personazhi i malësores, e cila nuk identifi kohet me emër, jepet në dilemën dhe hijen e turpit për shitjen e trupit të saj. Malësorja jepet e bukur, që shet trupin bashkë me barrën, pra mjaft tokësore në mungesën e vlerave. Ajo shkon në qytet dhe për mbijetesë shet trupin e saj nën hijen e turpit. Nderi i saj ka marrë fund përballë frikës për ekzistencë. Një interpretim të tillë do e sjellim nëpërmjet fragmenteve:

1– Malsorja çon kryet, shikon diellin. . . koha me u nisë. Me u kthye në malësi. E qymyri s`u shit. Vendosi ta japi më lirë…

2– Një dhimb e kandëshme shtrëngon zemrën e malësores.

3– Me të vërtetë ajo nuk duron prej lugetënve dhe bubazhelave, por… Pra nuk i duron bubazhelat si qytetarët, por njerëzit. . . Njerzit i ka ajo frigë ajo. 103

Duke pasur parasysh fjalët që ndërtojnë fushën semantike të diskurseve përkatës mund t’i referohemi kësaj tabele:

Diskursi simbolik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi mitologjik-përrallor (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1- qymyri në konkurs...(fq.68) 2- Shikon diellin...(fq.71)

1- ndoshta andrron (fq.69)2- nuk e trazon në knaqësi të tij të pamvarshme (fq.69)3- dhimbë e kandshme shtrëngon zemrën e malsores (fq.70) 4- kënaqësi të pamvarshme (fq.69)

1- nuk dron prej lugetërve e bubazhelat (fq.70)

103 Migjeni: “A do qymyr, Zotni?”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e Parë, Tiranë, 1999, fq. 70.

Page 61: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

53

Te Spasse sërisht na bie në sy ndërthurja e diskurseve. Në romanin “Pse?” diskurset janë të larmishme. Diskursi oral në prozën e tij është i ndërthurur me diskursin biblik, psikologjik dhe atë fi lozofi k. Diskursi oral i shprehur nga autori jepet nëpërmjet ceremonisë së dasmës e përbërë nga fazat rituale; nisja e dasmës, marrja e nuses, përfundimi i dasmës në shtëpinë e dhëndrit. Autori këtë dasmë na e përshkuan si një regji ku me gërshetimin e diskursit biblik, vendos nunin si regjisor të kësaj ceremonie. Ndërfutja e këngëve shënon qartë kapërcimin nga një fazë në një fazë tjetër të jetës, ndaj të rinjtë edhe mund të tronditen. Kjo dasëm përshkruhet si një festival i vërtet nga rrëfi mi i personazhit me një fuqi tronditëse.

Kjo tronditje vjen e pashmangshme me përballje të përhershme përballë Zotit dhe Kodit Kanunor. Personazhi jepet nëpër sprova të rënda shpirërore e në fund vdes i dënuar me jetë, i vetmuar e i harruar. Autori sprovën dhe thyerjen e ëndrrës e sheh si pengesë e ardhur nga normat e kanunit. Sekuenca të këtyre diskurseve janë:

1– Që mbrëmë fi lloi dasma. Kur vishja rrobat e dhëndërrisë më këndonin. Tingëllimi i këngëve natësohej në hapësirë dhe violitë e fshatit nuk pushonin me dul-dulet e tyre. (Diskursi etnografi k)

2– Së pari kemi zakon të rruhet dhëndërri prej nunkos. Ndenja mbi një fron, kurse nunkua, duke bërë kryqin me një na u trashëgoftë, e rrëshkiti briskun mbi fytyrën time të butë. (diskursi Biblik)

3– Jemi mendjet e mëdha të dikurshme të Botës, si na ka pagëzuar njerëzia: Homer, Sokrat, Platon, Aristotel, Virgjil, sofi stë, edonistë, epikurianë, elektrikë, janë të ftuar në kallëpin e nihilizmit. (diskursi fi lozofi k)

4– I ngjante sikur po e shihte me të vërtet këtë mjerim. . . Nuk donte më. . . U ngrit i trishtuar nga shtrati, hapi derën me shpejtësi dhe. . . humbi në errësirën e natës. 104 (diskursi psikologjik)

104 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 181.

Page 62: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

54

Diskursi biblik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi fi lozofi k (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi etnologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1- si qiri i ndezur (fq.24)2- Jo për Zotin (fq.30)3- Kryqi dorëzohesh (fq.30)4- Që prej asaj dite të Shën Janit (fq.31)5- me konditë që të jem këtu për Krishtlindjet (fq.34)6- Për Pashkët e Mëdha ke për të ardhur sigurisht.(fq.43)7- Për hatrin e Shën Vasilit (fq.57)8- në vend të aromës së qirinjëve e temianit.(fq.59)9- është mëkatë e madhe të gënjesh gruan e botës (fq.71)10- zëri i priftit lajmëronte përshëndetjen e fundit të së vdekurës (fq.85)

1- fi lozofi sokratike, fi lozofi aristoteliane, fi lozofi kantiane, Sokrati, Platoni, Aristoteli , Kanti (fq.14)2- pa ditur përse jeton, përse shpreson përse dridhesh.(fq.15)3- sikur kam përballë Bokaçion...(fq.25)4- ngadhënjyese e jetës dhe vdekjes (fq.45)5- Pamartesa është për fi lozofët (fq.47)6- Shopenhaueri ndoshta pse nuk puthi buzët e vajzës që deshi (fq.63)7- Aristofani fl et me ato shpoti të tjera (fq.63)8- më del përpara Niçja (fq.63)9- Kam vuajtur për fatin e Vertherit të ngratë (fq.98)10- E gjeta të kërusur mbi një libër të Aristotelit (fq.107)11- As të shfl etoj mendimet e Kantit (fq.110)

1- rrezik të çmendem (fq.16)2- ska pse të më hyjë në zemër dashuria e një vashe (fq.18)3- instikti i padukun (fq.19) 4- vetmi - lumturi për mua (fq.24)5- po ëndërron para se ta zinte gjumi (fq.27)6- ndjeja një gëzim të madh...(fq.31)7- zemra ime nuk merr erë fare nga dashuria e rinisë (fq.33)8- dëshirën e mposht , ndjenjën e mposht e për mbi të gjitha të menduatit...(fq.38)9- Unë dridhsha se nuk dija se ç`farë përgjigje t`i jepja (fq.43)10- përbrenda un-it tim ndjej një kënaqësi (fq.44)11- martesën unë nuk e ndiej (fq.49)12- I hutuar prej lumturisë (fq.49)13- gjendja psikologjike fi lloi të ndryshojë (fq.59)

1- kujtimin e të fejuarës (fq.22)2- të rinjtë fejoheshin (fq.30)3- Besa e dhënë nuk mirret prapa (fq.33)4- Martesa është për popullin (fq.47)5- hidhesha te preri i gjyshes dhe këkoja një përrallë (fq.50)6- Fillonte ishte njëherë...(fq.50)7- para se të fi llonin vallëzimet...(fq.55)8- Ajo kërcente bukur edhe shumë lehtë (fq .56)9- nuk të fejoj me atë që do ti! (fq.69)10- më tradhëtoi zakoni vendlindjes (fq.77)11- S`martohm jam i ri (fq.119)12- vallëzuam në mes të fshatit me valle shumë të bukura (fq.121)13- në krye të gostisë qëndronte lajmësi (fq.133)14- këngët e dasmës e çelën rrugën (fq.159)15- pasdreke bëmë celebrimin e martesës (fq.160)16- pas orës 9 u nisëm për të marrë nusen (fq.163)

Page 63: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

55

11- jam pro dhe kundra Perëndisë (fq.110)12- Zoti duhet të jetë simbol i urtësisë (fq.111)13- Melodia tingëlloi “Krishti u ngjall”! (fq.118)14- do të më çonin në Manastirin e Shën Naumit (fq.124)15- pas nunkos , briskun e mori vëllami (fq.162)16- muarëm nusen u nisëm për në Kishë (fq.168)17- si e pagëzuar nga bota (fq.175)

12- sofi stët, edonistë, epikurianë, pesimistë, stoikë, mistikë, marksistë, realistë, të gjithë jemi të futur në kallëpin e nihilizmit.(fq.180)13- po ece pas gjurmëve të fi lozofëve më mirë mos u marto.(fq.180)14- fi lozofi a i ngjan një kopshti me lule shumëngjyrshe (fq.182)15- fi lozofi a është një gjë e pa dukshme (fq.182)16- fi lozofi a mi humbi ndjenjat si njeri (fq.182)17- pas vdekjes për trupin tim jam një Dhiogjen (fq.183)18- Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin.Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit (fq.183)

14- kam për të vdekur nga pikëllimi (fq.65)15- vajta te dhoma e saj të shihja psikologjinë e saj (fq.67)16- unë e urrej shumë (fq.69)17- E kam humbur fare! (fq.73)18- Ajo do të dergjet pse e kërkoi (fq.75)19- rrezik të çmendesh (fq.81)20- dukej e qeshur dhe e dëshpëruar (fq.117)21- ndonjë gëzim nuk ndjeja, veçse një cipë dëshpërimi më kishte mbuluar trupin (fq.133)22- ndjeva një farë gëzimi për ndryshimin e jetës shoqërore të fshatit (fq.171)23- dridhesha si purteka , pa guxuar të vija dorë (fq.174)24- Gjon pa shpirt , i mallkuar , i tmerrshëm..(fq.178)25- Hiçi dhe Uni tënd! (fq.180)26- Pastaj ju shfaqën haluçinacione krejt të kundërta (fq.180)27- U ngrit i trishtuar nga shtrati (fq.181)

17- për katunarët martesa është kafene,teatër, koncert, dancë...(fq.164)18- më spërkati me verë e oriz dhe më dha një gjëlpërë.(fq.165)19- këngë të çukitura gotash,zëra urimesh..(fq.166)20- “hë dhëndërr ha mos ki turp “ (fq.167)21- M`u trashëgofsh , e m`u bëfshit të dy me qime të bardhë! (fq.167)22- Krushqit këndonin në të tyren, këndonin e vallëzonin të dehur.(fq.169)23- nusja ngjeu gishtin me mjaltë dhe leu pragun e sipërm të derës (fq.169)24- hidheshin lekë sipër kulaçit (fq.170)25- nuses i duhej të bënte “tahminanë” e trashëguar ! (fq.170)26- Nusja u qëndron më këmbë dasmorëve (fq.171)27- Afërdita hidhte e para vallen ,holli e përdrodhi me shaminë bashkë me këtë edhe gjithë trupin.(fq.172)28- erdhën motrat që bënë disa magjira femre (fq.173)29- të dalim dorë për dore të marrim pjesë në gëzimin e mbylljes së dasmës.(fq.176)

Pra, siç e pamë në shembujt e mësipërm, diskursi oral ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të tregimeve të Koliqit. Ai i ndërfuste me vetëdije pjesët foklorike në krijimin letrar të shkruar. Qysh herët, ai kishte shprehur bindjen se në alpet shqiptare ka një letërsi gojore të pasur për nga ndjesitë dhe të freskët nga inspiracionet që shprehin shpirtin popullor105. Në këtë kuptim, kërkon ta fusë folklorin në lojën strukturore të

105 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikid, Prishtinë 2002, cituar sipas Koliqi, Ernesto: I conti Eroici del Kosovo në “Le Roma” 1942-xx, fq. 83.

Page 64: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

56

rrëfi mit, pa u bërë vetë pre e folklorit. Gjatë rrëfi meve të personazheve, shfaqen qartë edhe dëshirat e tyre. Por diskursi oral ndeshet edhe në prozën e Migjenit Kodi kanunor e gjunjëzon intelekualin përballë nismës së veprimit , zëri i personazhit shpreh jehonën legjendare të varfërisë nëpër rrugët e qytetit. Gjithashtu, Spasse e përdor me vetëdije substratin folklorik në krijimin letrar të shkruar; e ndjente dhe e njihte shumë mirë traditën shqiptare, qoftë si dijetar, qoftë si njeri që është rritur me frymën e kësaj tradite, me të cilën ka ushqyer dijet moderne mbi jetën dhe letërsinë. Lidhja e personazhit me moralin e Malësisë shpie në tragjicitet. Në këtë kuptim, “Kthjelltësia shpirtërore nuk arrihet duke iu shmangur frymës së dokeve stërgjyshore” por “kemi tharme në gjak qi na drejtojnë në mënyrë urdhnues”, që shëmbëllejnë jo vetëm me një dell nacional-kulturor, por edhe një doktrinë biologosi etnik106 nën zërin e personazhit letrar.

2. 3 Ndërtimi i diskurseve të veçanta.

“Më duhet t’i interpetoj interpretimet, më shumë sesa t’i interpetoj gjërat” (MONTENJI)

Letërsia shqipe konsolidimin e vet modern estetik e ka fi tuar në kohën kur evolucioni i saj atipik e ka vënë atë në imanencën e ballafaqimit me autorin, qëllimin dhe funksionin e tij107 në raport me diskursin specifi k të tij dhe të botës shqiptare në përgjithësi. Studiuesi Mishel Fuko e sheh autorin ne funksion të diskursit në të cilën letërsia e bën jetën e vet të mistershme, në të cilën autori është vetëm një lojtar, i mirë apo i keq në vorbullën e tij.

Barti, në një diskurs të mëvonshëm, por edhe të dukshëm të dallueshëm, të titulluar “kënaqësia e tekstit”, përfaqësisht thotë: Unë e dua autorin, por edhe autori më do mua108. Pra, thuhet se jepet shenja se autori po ngjallet në një formë të re, por e cila nuk ia garanton dhe nuk ia mundëson fronin e mëparshëm të sovranitetit të tij të plotë mbi tekstin letrar. Edhe Zhak Derrida, duke mos e shmangur gjurmën e referentit, ia lë hapësirën e tij imanente autorit, duke parë atë si shenjë plus në kuadër të tekstit letrar-fi lozofi k.

Sa herë sjellim ndërmend trekëndëshin autor-vepër-lexues mund të kujtojmë dhe një përfundim të rëndësishëm nga Xh. Hartman, “Arti i shtohet botës së pakuptimësisë, ai ka vend brenda vetë kuptimit”109 për të mos harruar kështu që shkrimtari nuk është teksti, dhe studiuesi nuk është autori. Duke pasur parasysh përkufi zimet e mësipërme, mund të pohoj se është pena e Koliqit ajo që i dha letërsisë shqipe një diskurs të pasur dhe tejet origjinal. Kështu që, kur i lexojmë tregimet apo novelat e këtij shkrimtari, ne zhytemi në vorbullën e diskursit. Ky diskurs mund të jetë i kodit kulturor, historik, mitologjik, psikologjik, etnologjik, simbolik, heroik etj. Duke pasur parasysh praninë

106 RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, Aikid, Prishtinë, 2002, fq. 49.107 DADO, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 68.108 KRASNIQI, Nysret: Epistêmê Letrare, AIKID, Prishtinë, 2010, fq. 66, cituar sipas Roland Barthes:

“The Pleasure of dhe text”, Neë York, 1989, fq. 27.109 Citoj sipas Persida Asllanit, në “Letërsia si e tillë”, fq. 216.

Page 65: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

57

e diskurseve në librin “Tregtar Flamujsh”, ne mund të analizojmë disa tregime të këtij vëllimi.

Në tregimin “Tregtar Flamujsh” vihen ballë përballë dy personazhe. Hilush Vilza me profesionin poet dhe Gaspër Tragaçi me profesionin tregtar. Të dy këta personazhe kanë perceptime të ndryshme për botën, sendet. Tregtari ngre teorinë se i lirë është ai që nuk ka nevojë për tjetrin, kurse poeti mendon se ushqimi shpirtëror është për të gjithë. Tregtari mendon se poezia nuk ka kuptim nëse nuk është e dobishme, për aq sa të shitet malli i tij. Pra, cili është malli i tij që nuk shitet?

Janë fl amujt kuq e zi që mbushin një odë të tij e nuk i blen kush dhe ai nuk tronditet a ka a nuk ka Shqipëri, por a i blen kush fl amujt e tij? Për të fl amuri s’është shenjë kombëtare, por një send me të cilin mundet ose jo të fi tohet. Në anën tjetër për poetin Hilush, fl amuri, ashtu si poezia, ashtu si Shqipëria, është i shenjtë.

Tregtari krijimet i quan përralla e ëndrra, kurse poeti dyqanin e quan varr shpirtëror të tregtarit. Pra, në fund mospajtimi nuk zgjidhet, por arrin kulmin; në të vërtetë artikulon dy mentalitete që gjallojnë pranë njëri-tjetrit, në Shkodrën tonë të madhe, madje pikërisht për problemet e Shqipërisë. Përsa i përket diskursit heroik në tekst, na jepet përshkrimi i fl amurit historik shqiptar.

Diskurset që i përkasin tregimit “Tregtar fl amujsh” janë diskursi heroik e simbolik, diskursi historik dhe ai psikologjik. Nëse do t’i referohemi diskurseve, do të ndërtojmë këtë tabelë me fjalët përkatëse:

Page 66: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

58

Diskursi historik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi heroik dhe simbolik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtyre diskurseve)

1- Ndërsa djaloshi banonte jashtë Shqipnie e u shkollue...(fq .7)2- për të jeta shëmbëllente më një luftë...(fq.10)3- pushtues pasunie që matej me kut e numërohej me numra...(fq.10)4- të gjithë në botë e duen vendin e vet...(fq.12)5- Atëherë, pra s’kishte Shqipni, e sot ka...(fq.12)6- Mbas luftet të madhe kujtova mâ se Shqipnia do t’u mëkambte...(fq.12)7- Nji popull i ri vonon me u vû në udh të qytetnisë...(fq.13) 8- I pa ato fl amuj të shtjelluem në një dritë të gjallë fi toresh kumbore...(fq.14)

1- me një shqetësim në zemër , që ai vet e quajti me vetveti qesharake...(fq.8)2- jam gëzue shumë që ke gjet një nëpunës të mirë...(fq.8)3- por i lëvizte përbrenda edhe një dell kundërshtar...(fq.8) 4- pasunisë shpirtërore mbledh prej andërrimtarit...(fq.10)5- bota e përbrendshme krijonin mundime të gjata...(fq.11)6- ku qarkullon për hundësh në shpirt era e posaçme atyne mallnave të përziem...(fq.11)7- me gjet lumnin ashtu si e kupton ai...(fq.11)8- asaj bote shpirtnore...(fq.11)

1- Ajo odë, mjaft e madhe, ishte plot me fl amuj kuqezinj...(fq.13)2- Vjershtari i ri mësue qysh prej rinisë mâ të parë me shndërrue...(fq.13)3- Mija agimesh epopeje të kuqe jet në burgun e një kohe të mugut...(fq.13)

9- në krye nji komb të lirë mbi udhë.10- i pa ato shqipe të zeza tue u lirue nga burgu i errët...(fq.14) 11- kah skajet më të mfshehuna të maleve dhe të fushëve të atdheut...(fq.14)12- me shkrue për atdhe...(fq.15)13- rrënoftë Shqipnia...(fq.15)14- bejtat e Shqipnia kan me qit në drit...(fq.15)

9- mendja mund të rruente të pacënueme shenjtoren e ndritshme të shpirtit...(fq.11)10- ishte andërr a zhgjandërr?...(fq.12)11- zgjue vrik në fund të shpirti ...(fq.11)12- një zemërim i hovshëm iu gjinkue djaloshit përbrend...(fq.14)13- por merre shpirtin tand mos tia shitish dreqit...(fq.16)14- Ej Lush Vilza doli, i lehtësue në zemër nga ai shfrim...(fq.16)

4- nxorri me kujdes një fl amur të mbështjellun, kthehu nga Hilushi që qëndronte afër derës së odës dhe nisi me shtjellue cohën e mië të tij me shqipe të zezë punue mjeshtërisht...(fq.15)

Një ndërthurje e diskursit oral me atë parodizues e etnologjik realizohet te tregimi “Vaji i Qitun”.

1– Ai u çue e lau faqet. Mekanikisht tue përsëritun gjestet e përditshme, nxorri briskun dhe fi lloi me i vû sapun fytyës për me u rrue… Një gjâ nuk i hynte në krye. Pse

Page 67: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

59

me qenë të detyruem me u habitë mbas njëqind punëve të kota për hatër të shekullit, a thue se ai kob s’ishte vetëm i tyne, por rast për me përmbushë një varg veprimesh lypë prej zakonit e lypë prj gjindes së huej që rinin gati me sha po të harrohej sendi mâ i vogël? Harrohej i vdekuni, sendi kryesor, por s’haroheshin njëqind ndërlikime të zakonit që dilnin në rend të parë.

2– Shtëpia ishte e ndrequn, kafja gati ndër xheze, i zoti i konakut në krye të rreshtit në odë tjetër. Ajo britmë e ai vaj, fi llue mbas shejit që dhâ Dani, niste zyrtarisht, si mbas zakonit, vargun e veprimeve që lypen në Shkodër tonë ndër morte110.

Në sekuencën e parë kemi të bëjmë me një diskurs parodizues. Autori ironizon revoltën intelektuale të Çintjes. Ai na ka paraqitur heroin e tregimit në situatë absurde (Çintja më kujton Mersoin e Kamy-së).

Sekuenca e dytë lidhet me diskursin etnologjik. Në të përshkruhet zakoni i vdekjes në familjet shkodrane.

Fjalët që i përkasin fushës semantike të diskurseve në këtë tregim janë:

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi )

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi )

Diskursi parodizues(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi )

1- Shpërthyen në britma e në vaj...(fq.50)2- qanin në një skaj...(fq.51)3- tue derdhë në atë vaj të thellë dhimbjen që ia ndrydhte fundin e shpirtit...(fq.52)4- Iu mbush zemra me egërsim (fq.53)

1- ma të motnuet pa zâ rreth të zotit të shtëpisë, ma të rijtë...(fq.53)2- E shkreta ndiqte zakonet...(fq.53)3- Hyni mbrendë me një rubë të zezë në krye Gjyli...(fq.53)4- Harrohej i vdekuni, sendi kryesor, por s’harroheshin ndërlikime të zakonit që dilnin në rend të parë...(fq.54)5- Të gjitha mbulue kryet me ruba të zeza...(fq.54)6- Shtëpija ishte ndrequn, kafja gati ndër xheze, i zoti i konakut në krye të rreshtit në odë të miqve, kunora e grave rreth s’amës së të vdekunit në odën tjetër.Ajo britmë e ai vaj, fi llue mbas shejit që dha Doni, niste zyrtarisht, si mbas zakonit, vargu i veprimeve që lypen në krye në Shkodër tonë ndër morte...(fq.55)

1- Pa qitun kokërr loti prej sysh, shikonte atë mjedis para tij...(fq.50)2- Záni urdhnues i nânës ia egërsonte dejt...(fq.51)3- S’dëshironte me ndëgjue ngushëllimet e kurrkujt, s’donte me pa kurrkënd...(fq.51)4- “Ka ardhë” lajm i zi...A ta fi llojmë kështu?...(fq.52)5- Ah, të mundte e me i qitë përjashta shtëpie ata që i kishin zaptue shtëpin...(fq.53)6- Makinalisht tue përsëritun gjestet e përditshme, nxorri briskun dhe fi lloi me i vû sapun fytyrës për me u rrue...(fq.53)

Ndërthurja e diskursit parodizues dhe etnologjik spikat dhe në tregimin “Lumnija”:

1– Tata më ka fejue në djep. Burrin tim s’e njof as s’e dij gjâ për të, pse âsht turp me pyetë vajza për djalë. Por tash një ditë biseduen në shtëpi edhe thânë se ka marrë

110 KOLIQI, Ernest: “Vaji i Qitun”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 53-55.

Page 68: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

60

një gjak të vjetër edhe e lëvduen për pushkë të bukur që kish qitë.

2– Unë, kallzoj, të drejtën, u shendova sa s’ka. Kjo punë e vonon martesën, por s’më erdh keq asnjë fi je. Mendova: “Makar tash e dij që qenka trim!” e atë ditë m’u mbush shpirti me gëzim e me kreni. Shota u shpërthye në gaz. . . ”

Në këtë sekuencë, Dalina, një vajzë malësore, u tregon shoqeve ditën më të lumtur të jetës së saj. Në këtë tregim, gëzimi lind nga kodi i hakmarrjes. Pavarësisht se ndjenja e hakmarrjes është një plagë e rëndë brenda normave dokësore të maleve shqiptare, ajo zhvillon ndjenjën e së mirës brenda vetvetes. Kjo ndjenjë kënaqësie e motivon vajzën që është pjellë e realitetit malësor.

Fjalët që ndërtojnë diskursin etnologjik janë:

Diskursi etnologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursit)

Diskursi parodizues(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1- Tata më ka fejue në djep...(fq.115)2- âsht turp me pyetë vajza për djalë...(fq.115)

1- Ndoshta ke me qeshë, ti që je mësue përjashta me argëtime shumë ma të zgjedhuna...(fq.113)2- Ai u shmangte tue qeshë...(fq.114)3- se përmbanin një grimë ironi të hollë...(fq.114)4- Po s’asht lumnia për mue, që jam malësore e shkretë...âsht për ju të dyja që jeni zoja!...(fq.115)

3- ka marrë gjak të vjetër edhe e lëvduen për pushkë të bukur që kish qitë...(fq.115)

5- “Makar tash e dij që qenka trim” e atë ditë m’u mbush shpirti me gëzim e me kreni...(fq.115)6- Shota u shpërthye në gaz...(fq.115)7- E triumfi mondan i natës së mâparshme më dukej qesharak, i pakrypë, i shprazët...(fq.116)

Diskursi parodizues i novelës “Djepi i arit” realizohet nëpëmjet parateksit që jepet pas titullit. Sipas Gerard Genette, parateksti është tërësia e mesazheve që paraprijnë, shoqërojnë një tekst, si lajmërimet publicitare, titujt e nëntitujt, pjesa e prapme e kopertinës, parathëniet, recesionet, etj. 111

1– Kjo novelë u kushtohet gjithë atyne që Bajrami përkundi në djepin ari të fantazisë...112

Malësori i quajtur Bajram, nëpërmjet arsyeve për mashtrim, vë në lojë zotërinjtë e Shkodrës, ku ka për qëllim dhe përfi timin material. Prej secilit që ia rrëfen historinë e vet, ai zhvat napolona me një dhelpëri të jashtëzakonshme të tipit: “ç’më duhen mua paratë?!”

Gjatë rrëfi meve të personazheve, shfaqen qartë dhe dëshirat e tyre. Në këtë tregim

111 Cituar sipas Gerard Genette: Soglie, Torino, Einaudi, 1987. 112 KOLIQI, Ernest: “Djepi i arit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 124.

Page 69: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

61

ngrihet imazhi i etnosit nëpër periudha të caktuara historik, e që nga antikiteti deri në periudhat më të reja të historisë.

Një nga shembujt e diskursit biblik, psikologjik, simbolik sjell edhe Migjeni, i cili aludon zgjimin e vullnetit të ndrydhur të shtypur si shpirt i ri që fl uturon nëpër hapësirë. Konsistimi i tij është t’i heqë krizën personazhit të zhytur në varfëri materiale e shpirtërore. Në Skicën “Moll’ e Ndalueme” kemi rimarrje të simbolit Biblik (Eva dhe Adami e kishin të ndaluar për të hyrë në kopësht dhe të merrnin mollën), duke e bërë titull të skicës së tij. Personazhi jepet i paemër, ka statusin punëtor, por nëpërmjet një rrethi vicioz jepet çdo ditë përballë një kinemaje por i pa punë. Zëri që dëgjon në këtë tekst është zëri i njeriut të pa punë. Ky zë është streha e lakuriqësisë së Qenies dhe shfaqet në udhëkryqin madhor ekzistencial të njeriut të mjeruar. Një tridhjetvjeçar jepet nëpër rrugët e qytetit në kërkim të një pune. Fati tregohet i pashpresë me të, duke mos i vendosur limite, “Deri kur kështu më?”. Puna për këtë të ri kalon në kufi jt e absurditet. Por këto qasje po i konkretizojmë me shembujt:

1– Katër orë tingëllojnë nga kumnorja e shejtë dhe ushtojnë në mide të mallkueme të puntorit. I undshëm e zhelemel ec ngadalë përbri dyqaneve plot me “molla të ndalueme”(përrallë Biblike)

2– Vazhdon punëtori ynë t`u bij pashë më pashë rrugëve të qytetit. Shtrëngoi dhambët. Nga inati, u ngritën grushtat përpjetë me një qëllim. . . . , por ligji!

3– E duert e tij janë të forta, të fuqishme. Edhe dreqin e kishin kapë për fyti edhe e kishin mbytë. Por edhe dreqin e mbron ligji. Tan-tan-tan-tan! Deri kur kështu ma?113

Fjalët që i përkasin fushës semantike në përbërje të diskurseve janë:

Diskursi biblik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi simbolik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtyre diskurseve)

1.kumanorja e shenjtë (fq.68)2.ushtojnë në mide të mallkueme të puntorit...(fq.68)3.ecën përbri dyqaneve plot me molla të ndalueme (prrallë Biblike)...(fq.68)

1.ecin jo të qetë por të shqetësuem (fq.67)2.mërzitet ..por edhe këtë se di (fq.68)3.nga inati u ngritën grushtat me një qëllim...(fq.68)4.me përbuzje i lë artistat...(fq.68)

1.asht fi lm i përditshëm (fq.67)2.Por Ligji! Polici ja përshkuen trutë...(fq.68)

Migjeni arrin deri në mohim të kulturës kristiane; proza “Në Kishë” ndërtohet mbi bazë të disa kornizave pamore që brendafuten te njëra-tjetra: qytet-lagjia-kisha-lypësi-Zoti, dhe problemi i moralit qytetar përballë moralit ekzistencial. Kisha dhe lypësi janë dy simbolika të kundërta që na vendosen përballë njëra-tjetrës për të ironizuar Atin Hyjnor. As fuqia e Zotit nuk u jep shpresë njerëzve të mjeruar. Lypësi kalon në protestë dhe revoltë, duke shfryrë ndaj Atit të Shenjtë. Migjeni e çliron personazhin nga thonjtë e “mëshirës kristiane” dhe krijon kushtet ekzistenciale që i hapin udhën një shprese të

113 Migjeni: “Moll`e ndalueme”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e parë, Tiranë, 1999, fq. 68

Page 70: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

62

re njerëzore. Këtë e fl et shkoqur zëri i lypsarit pas zgjimit të tij ekzistencial në kishë. “Po unë a nuk kam të drejtë me jetue?”. Është një ndër pyetjet më të pafajshme që del nga klithja e shpirtit të trazuar të këtij lypësi. Kjo është tabloja që vizaton mjerimi. Këto diskurse mund t`i sjellim nëpërmjet shembujve të mëposhtëm:

1– E lypsi në kishë... E qet kryet mbrapa shtatores së një shejti. Por asgja shef vetëm një lyps, i cili me shuplaka të njituna i lutej Zotit.

2– Ky u çue,duel jashtë te dera, mbasi plot mni e nderoi padren, me një të shame, pëshpëriti: “Po si do të jetoj unë ?... këtë kurr s`ma the. E unë, pra, due të jetoj!”114

Fjalët që i përkasin fushës semantike në përbërje të diskurseve janë:

Diskursi biblik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursit)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1.E lypsi në kishë...(fq.77)2.në thellësi të shejtë...(fq.78)3.shihje një lypës që i lutej Zotit...(fq.78)4.shi e breshën lëshon mbi mëkatarët...(fq.78)

1.rrin në bankë dhe kënaqet në freski...(fq.77)2.frigësohet...beson se do gjej ndonjë mrekulli...(fq.78)3.dalëngadalë në ëndërrim e sipër...(fq.78)4.gjumi i tij ishte i qetë, si gjumi i njerëzve pa kujdese jete...(fq.78)5.plot mni e nderoi padren...(fq.78)

Diskursi biblik shfaqet fuqishëm edhe në tregimin “Zoti të dhashtë”. Është lypësi dhe bota që fl asin mes njëri-tjetrit, ku lypësi fjalinë “Zoti të dhashtë” nuk do ta dëgjojë më. Zoti për këdo mud të kujdeset, por mëshirë për këtë njeri të vuajtur nuk shfaq njeri. Mesazhi i qartë biblik është si një mesazh Dhjate për hirin hyjnor, që i është dhënë për të ngushëlluar njeriun. Këto sekuenca shfaqen në shembujt:

1– Ai e din mirfi lli se ç`domethanë “zoti të dhashtë”. E atë , i cili e përcjell me ato dy fjalë, ai fi llon ta mënojë. Mue dhe shokët e mi po na harron dhe bota, e si mos të na harroj zoti që sna ka parasysh.

2– Por mënia vetvetiu, pa asye, rritej e pushtonte zemrën e trunin e tij dhe m`at çast donte të shfrejë në një mënyrë, makare tue rrahë hekurin e kuqun. 115

114 Migjeni: “Në Kishë”, në Novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 78.115 Migjeni: “Zoti të dhashtë”, në Novelat e qytetit të veriut, Tiranë, Mësonjëtorja e parë, 1999, fq. 76.

Page 71: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

63

Fjalët që i përkasin fushës semantike në përbërje të diskurseve janë:

Diskursi biblik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursit)

Diskursi psikologjik(fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

1.të dasht zoti shëndet...(fq.76)2.Hajt! Zoti të dhashtë!...(fq.76)3.siç ndryshon parajsa nga ferri...(fq.76)4.Kudo dëgjon fjalën Zot ...(fq.77)5.duel lypsi nga një ndërtesë me kryq në majë...(fq.77)6.Zoti ndoshta kujdeset për priftënt...(fq.77)

1.atë që e përcjell me këto dy fjalë fi llon e mnijë...(fq.77)2.përpara vetes nuk shikon asgja tjetër veç objekt mnie (fq.77)3.mnia pa arsye rritej e pushtonte shpirtin e tij (fq.77)

Diskursi biblik na del edhe Sterjo Spasse; kurorëzimi i personazhi kryesor bëhet në kishë në këtë roman shfaqen edhe diskursi fi lozofi k e psikologjik. Diskursi biblik jepet nëpërmjet gjendjes fi zike, mendore , shpirtërore të personazhit.

Sekunca të tilla mund t`i gjejmë në shembujt e mëposhtëm:

1– Prifti fi lloi punën e tij, kurse unë shihja dhe vija buzën në gaz. Pastaj u vendosën mbi kryet tona nga një kurorë e argjentë. Mbasi mbaroi kjo “komedi”, bashkë me nusen i shtumë ujë nunkos, i cili lau duart përpara popullit, thua se ishte një Ponte Pilat, që pastrohej nga mëkatet!

2. – Zemra më rrihte me shpejtësi, ndërsa mendja ime mendonte turmën, që vinte pas, nusen dhe veten time. 116

Fjalët që i përkasin fushës semantike në përbërje të diskurseve janë:

Diskursi Biblik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi psikologjik (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diskursi)

Diskursi urban (Fusha semantike e fjalëve që i përkasin këtij diksursi)

1.Prifti fi lloi punën e tij...(fq.168)2.nunkua qëndronte në krye...(fq.170)3.bashkë me nusen i shtimë ujë nunkos...(fq.170)4.si e ka pagëzuar bota...(fq.175)5.dashuria e rinisë më mbeti mister por si Perëndia!...(fq.176)

1.Ndjeva në vetvete një farë gëzimi...(fq.171)2.për ta shijuar këtë dëfrim që nuk e kisha aq shumë për zemër...(fq.171)3.me sa gëzim e shikoja Afërditën tek po e hiqte vallen e para....(fq.172)4.një ndjenjë e çuditshme pushtoi veten time!..(fq.173)5.dëshira luftonte, arsyeja luftonte...(fq.174)

1.unë i veshur me rrobe qytetare...(fq.169)2.ndërsa për ta unë isha katundar me veshje qytetare...(fq.171)3.kishte studjuar mjaft ishte menduar shumë...(fq.178)

116 SASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 168.

Page 72: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

64

Proza e këtyre autorëve i përgjigjet hulumtimit intertekstual. Nëpërmjet diskurseve të mësipërme, autorët na bën të njohur këto ngjarje apo realitete. Ndërthurja e diskursive bëhet komplekse dhe provokuese për lexuesin. Në këtë kontekst, komponenti më i rëndësishëm i rrëfi mit bëhet diskursi dhe zëri që do të përcjellë personazhi i tij. Bota e diskurseve mbetet në udhën e përbashkët, ndaj brenda tekstit lexuesi mbetet vetëm në pritjen e tij.

2. 4 Një perspektivë intertekstuale në leximin e personazheve moderne.

Interteksti është epiqendra rreth të cilit lidhet subjekti, shkrimi, vendi dhe kujtesa. Qenësia e përhershme e vendit duhet të dëshmojë, para së gjithash, për shndërrimin e unit dhe cënueshmërinë e tij themelore: nëse vendi mbetet, subjekti rikthehet aty ku ka ndryshuar thellësisht. Nën arsyetimin e Michael Riffater, theksojmë se: “në veprën letrare, domethënia e fjalëve nuk vjen nga referencat ndaj gjërave apo ndaj koncepteve, por domethënia e tyre vjen nga referencat ndaj atyre ndërthurjeve e përfytyrimeve të përfshira plotësisht në universin gjuhësor”117, ku interteksti është i motivuar për metaforë në tekstin që e thërret atë. Por ai mund të jetë kështu edhe për metonimi: pra, që ka kuptim jo më ngase fut elemente në imazhin e tekstit, por ngase mban me këtë të fundi një marrëdhënie fqinjësie.

Interteksti është kuti me të cilin matet rrënimi i një vendi në rrjedhën e kohës. Duke shprehur një nga funksionet më të rëndësishme të intertekstualitetit, sjellim një lexim intertekstual të veprës së këtyre autorëve nëpërmjet veçorizimit të personazheve letrare. Nga referenca që një personazh mund t`i bëjë një vepre rrëfi mi, duke vënë në skemë leximet e këtij personazhi, saktëson psikologjinë, hijet dhe përndjekjet e tij, por gjithashtu edhe diturinë, aftësitë kulturore në një këndvështrim sociologjik, përkatësinë e tij ndaj një mjedisi të dhënë118.

Njësimi i një personazhi me një fi gurë letrare nuk nënkupton detyrimisht që ai të jetë një lexues. Është rrëfyesi ai që mund t`i këshillojë lexuesit fshehtas personazheve të tij, një lexim paralel ndërmjet këtyre teksteve. Sipas Umberto Ecos, një “vepër arti na mëson ta përdorim gjuhën në një mënyrë tjetër dhe ta shikojmë botën me një vështrim të ri; pikërisht në çastin që na paraqiten risitë, krijohet modeli, krijohen shprehi të reja në radhën e kodeve dhe të ideve”. 119 Personazhi është një nga elementet themelore të projektimit dhe identifi kimit të lexuesve. Lexuesi ka përshtypjen se nëpërmjet syve të personazhit po e percepton botën e veprës letrare dhe kuptimësinë e saj. Në këtë perspektivë, Laurent Jenny pohon se: “veçori e intertekstualitetit është futja e një mënyre të re të leximit. Çdo referencë intertekstuale është vendi i një zgjedhjeje: ose të vazhdohet leximi duke parë aty thjesht një copëz si gjithë të tjerat, që është pjesë

117 NATHALIE, Piegay-Gros: Poetika e intertekstualitetit, përkth. Urim Nerguti, Prishtinë, Parnas, 2011, fq. 119.

118 Po aty, fq. 21. 119 OSJA, Vjollca: Aspekte të ligjërimit në poezinë e Mjedës, Poradecit, Nolit dhe Migjenit, Tiranë,

“Elve”, 2014, fq. 146.

Page 73: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

65

përbërëse e sintagmatikës së tekstit, ose të kthehet drejt tekstit origjinal”120. Mbështetur në këtë arsyetim, planet strukturore të teksteve të Koliqit, Migjenit, Spasses thuren në një vijë fabulative, duke e përqendruar ngjarjen te një personazh, ose duke e parë atë nëpërmjet këtij personazhi.

Në tekste nuk kemi vetëm një personazh të tillë, meqë ngjarja shihet nëpërmjet narratorit që hyn në dialog me lexuesin, duke bartur brenda tekstit rrëfi me për personazhet. Atëherë do të thoshim se në gjykimin e relacioni mimetik ndërthurja e teksteve do të bëhej në të gjithë kufi jtë e tij. 121 Nëse do t`i referohemi novelës “Gjaku” të Koliqit, novelës “Studenti në shtëpi” të Migjenit dhe romanit “Pse?!” të Spasses, pavarësisht gjinive të ndryshme letrare, lidhja e personazheve të përshkruar, nëse do të jepej me një skemë, do të dukej:

Teksti Koliqi Migjeni Spasse

Personazhi Doda Nushi Gjon Zaveri

Statusi i personazhit Student student Student

Relacion kushtëzimi Mentaliteti Mentaliteti Mentaliteti

Në relacionin vertikal Të pafuqishëm Të pafuqishëm Të pafuqishëm

Fundi Vetëdorëzim Paqtim Vetëvrasje

Pohime të kësaj natyre dëshmojnë mënyrën e krijimit të personazhit letrar nëpërmjet përshkrimit, dialogut, paraqitjes së mendimeve, shprehjes së ndjenjave, aksioneve dhe reaksionit, paraqitjes fi gurative dhe simbolike. Mbi mënyrën e krijimit të personazhit në këto vepra, sjell këto interpretime:

PërshkrimiDodën te novela “Gjaku”; narratori na e përshkruan si një mësues që ka studiuar

në Evropë, kthehet në vendin e vet me ide dhe mendime të qarta, për të diagnostikuar sëmundjet e shpirtit shqiptar.

Nushin te novela “Studenti në shtëpi”; narratori na e përshkruan si një student në qytetet e Evropës së Mesme; pasi kthehet në shtëpi, ai vëren kontrastin e tmerrshëm midis vendit të vet dhe atyre të vendeve të studimit.

Gjon Zaverin te romani “Pse?!”; narratori na e përshkruan si një student që ka studiuar në Evropë për fi lozofi ; ai është një djalosh i bukur 22-vjeçar, me mendime dhe ide të shumta që nuk përputhen me realitetin.

DialoguDoda jepet në dialog me Nushën, të fejuarën e tij, babanë, nënën, Malësorin, Priftin

dhe personazhet e tjerë të novelës.

Nushi jepet në dialog me motrën e tij, Age; babanë, nënën, motrat e tjera e vëllezërit, kushërinjtë e gjithë personazhet e tjera.

Gjon Zaveri jepet në dialog me Gjençin, babanë, nënën, shokët, Polën, znj. P. ,

120 Po aty, fq. 131. 121 SHALA, Kujtim, M. : Kujtesa e tekstit Mitrush Kuteli, Prishtinë, Buzuku, 2003, fq. 72.

Page 74: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

66

Naum Gjikën, motrat dhe gjithë personazhet e tjerë të romanit.

MendimetNë novelën “Gjaku” është narratori që na përshkruan mendimet e Dodës. Shpirti

dhe mendja e tij kërkon sjelljen e qytetërimit për një komb të zhytur në errësirë, udhën e qytetërimit të vërtetë, sjelljen e një kulture të re, çrrënjosjen e fenomenit të gjakmarrjes, stigmatizimin i jetës shqiptare etj.

Në novelën “Studenti në Shtëpi” është narratori që na përshkruan mendimet e Nushit. Mendimet e tij shprehin një admirim për vendet e qytetëruara, urren pse vendi i tij është aq i prapambetur. “Ai e don këtë votër, por diçka më e fortë e lidh me ato vise. Ato vise ku jeta impulsive të lejon të jetosh edhe si i ri edhe si plak, si fi lozof ose si njeri i thjeshtë. Dhe si i ri që asht, ndjenjat e tij mënjanojnë për mrekullinat e largëta, e në mendime gjurmon shkaqet pse vendi i tij është aq mbrapa. Dhe njato shkaqe, me gjithë zjarrmin e rinis, i urren”122. Ai kërkon ndryshim dhe qytetërim, por nuk gjen forcën të predikojë për të.

Në romanin “Pse?!” mendimet e personazhit jepen nëpërmjet monologut. Gjon Zaverin e përshkojnë mendime dhe ndjesi të shumta, shumë herë monologu i tij të lë shijen e një të sëmuri “psikik”. Ai fi lozofon, ëndërron, kërkon; por në fund bëhet pre e zakoneve të origjinës së tij. “Jetë ta quajmë Jetën – e kam kaluar për bukuri. Nuk di aspak se si kam kaluar këtë periudhë të jetës! Po!... nuk di, as nuk do të kuptoj si po kalon koha, sesi po rrotullohen vitet. Me gjithë këtë një gjë kam kuptuar: “Jeta – në qoftë se gjendet me të vërtetë kjo – është duke vallëzuar me këmbët tona e është duke u tallur me punët tona!”123

NdjenjatDoda, Nushi, Gjon Zaveri përçojnë te ne, si lexues të tyre, ndjenja të shumta, ku

secili nga këto personazhe mbart në vetvete një qëllim, ndjenjën dhe udhëheqjen me kredon më të fortë për përhapjen e qytetërimit, kulturimit, emancipimit në shkallën më të lartë që transmeton mentaliteti njerëzor.

Doda: – “A ka send ma të mrekullueshëm në kët, botë se me i sjellë qytetnimin nji kombi zhytë në errsin e padijes? Prirjen e gjakmarrjes duhet m’e ba të zhduket prej shpirtrave të njomë, më sa qi ato të besës, të burrnis, të mikpritjes etj. , lypet me i forcu tue u dhanë një drejtim të mbarë. . . ”124

Nushi: – “Qe një rast ku duhet me tregue fuqin e ndërgjegjes, të mendimit dhe të dashnis për me shpëtue diçka nga zakonet fatale. Por kush të len! Ajri me mija zura, ku të len të jetosh një jetë të shëndoshtë. Më kot u betove në vetvete për kontributin e vet në shoqni, për gjestet ideale! Qe një provë ku pësova dështimin”125

122 Migjeni: Novelat e qytetit të veriut, “Mësonjtorja e parë”, Tiranë, 1999, fq. 6.123 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq 15. 124 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 29.125 Migjeni: “Studenti në shtëpi”, në Novelat e qytetit të veriut, “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë, 1999, fq. 10.

Page 75: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

67

Gjon Zaveri: – “Oh, këto zakonet tona shekullore e bëjnë verrem njerinë! Prindërit fejojnë fëmijët e tyre pa i pyetur fare. Do s`do do t’u bindesh, se përndryshe je i poshtër, je fera e prindërve. Për prindrit jam gjemb, që u thëthij pa pushim gjakun e tyre”126

Aksioni dhe reaksioniForma më e plotë për realizimin e një personazhi jepet nga veprimi i tij në raport

me personazhet e tjera në vepër127. Aksionin e tij e përbëjnë mendimet që ai i shpreh nëpërmjet fjalëve dhe dialogut narrativ me personazhet e tjera. Mirëpo, aksioni është ai që përcakton natyrën e personazhit. Doda, Nushi, Gjoni janë misionarë për të sjellë ndryshimin. Veprimet e tyre manifestohen nëpërmjet iniciativës vepruese. Por atakimi me mentalitetin dhe personazhet e tjera kthehet në një reaksion. Të tre personazhet vijnë si “misionarë” në letërsinë shqipe por realiteti dhe ndeshja me mentalitetin e kohës kthehet në një reaksion për nënvizimin e karakterit të këtyre personazheve.

Paraqitja fi gurative dhe simbolikeNë letërsi, karakteret letrare shprehin një polivalencë. Ata shprehin më shumë

se një kuptim. Kuptimi i parë është konfl ikti përgjatë ngjarjeve që Doda, Nushi dhe Gjoni marrin pjesë. Këto personazhe hyjnë në konfl ikt me të gjithë: me veten (vrasin gjumin), me shikimin e babës (sytë e babës i ndjekin kudo), me njerëzit që i rrethojnë. Por veprimet e këtyre personazheve letrare e kalojnë nivelin e parë të kuptimit; ato kthehen në mbartjen e idesë qendrore në vepër – “Predikimit kulturor”. Kjo ka bërë që Doda, Nushi dhe Gjoni të shndërrohen në karaktere, duke shprehur mendimet e fshehta që mund të analizohen. Këto personazhe me veprimet dhe mendimet përfaqësojnë një dukuri, fenomen dhe kuptim, duke i kthyer ato në një simbol për letërsinë shqipe.

Ndjenjat më të shpeshta që përshkruajnë një vepër narrative janë:

ApatiaDoda, Nushi dhe Gjoni janë pikturuar si personazhe plot me ndjenja, me një gjendje

shpirtërore të zbrazët. Kjo gjendje emocionale indiferente e këtyre personazheve vjen pas humbjeve të thella. Karakterizohen nga humbja e ndjenjave në veprimet e tyre, në reagim ndaj personazheve të tjera në vepër. Doda e harron misionin e vet predikues kur para syve i del Trupi i Zekës së vdekur. “Trupi i Zekës ishte shtri mes ditëve të kaluese e ditve t`ardhshme sikurse nji pendë qi asnjë forcë njerëzore nuk mund të thejë. Diçka zgjohej në shpirt të tij, diçka qi deri atë ditë kishte fjet në fundet e errta të pandërgjegjes”128

Nushi harron jetën qytetëse kur sheh në familje që motrën po ia martojnë me një burrë të cili ajo nuk e do. “As Nushi nuk tregonte më mrekullitë e viseve të largëta, e Nushi, për gjithë kohën e dasmës ndiente një të vellun”129

Gjoni harron studimet, jetën qytetëse, bisedat me miqtë për jetën, dashurinë dhe

126 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 31. 127 RRAHMANI, Zejnullah: “Personazhet”, në Leximi dhe shkrimi, Faik Konica, Prishtinë, 2003, fq. 49.128 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 38.129 Migjeni: “Studenti në shtëpi”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjëtorja e Parë, Tiranë, 1999, fq. 11.

Page 76: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

68

fi lozofi në e mentalitetit të tij kur vullneti prindëror i shpall martesë me zor. “Turma merr një vajzë të botës e ta sjell në vatër duke të thënë me detyrim: – Ja, kjo është gruaja jote! – E ti je i detyruar ta mbash në vatër e të kujdesesh për të, ndryshe, turma të dënon keq. Ja kjo është martesa!. . . Mbas dy javësh fi lloi të mos pranonte njeri në dhomë. Gjella e drekës dhe darkës kthehej pa cënuar. I riu fi lloi të dobësohej keq. . . ”130

Të gjitha këto fenomene i shpien personazhet drejt një apatie.

DëshpërimiTë tre personazhet, – Doda, Nushi dhe Gjoni, – kanë pësuar humbje të thellë

shpirtërore. Narratori na i shfaq ata me nota të thella pesimizmi dhe dëshpërimi.

Doda: – “U orjentue e i vuni vetes si qëllim: me studjue me dashuni e kujdes, psikën shqiptare për me gjetë mandej mjetet ma të shpejta të qytetnimit. E kishte nisë me ba diagnozën e sëmundjeve të shpirtit shqiptar. Donte, po, donte shumë punë me ba, por. . . ”131

Nushi: – “Urren të kaluemen që është aq e afërme, si baba i tij. Baba është i afërm si babë, por i largët si përfaqësues i shoqnisë, si person. E gjithë mosmarrëveshja, të gjitha moskuptimet vijnë nga se të gjith kemi nëpër shtëpia, nëpër votra, ka një ose më tepër të dashtun e të urrejtun përnjëherësh”132

Gjoni: – “U martova ! E përse u martova? Ç’kuptoj. Ç`do të kuptoj, por dhe ç`kam kuptuar? Ishte bërë 23 vjeç, kishte studiuar mjaft, ishte menduar shumë, por. . . , por po them: veten nuk e kishte kuptuar e jetës s`i kishte vënë re, se nga ç`anë ja kishte kthyer shpinën”133

DëshiraTë tre personazhet shfaqin dëshirën për përhapjen e qytetërimit, sjelljen e

oksidentit, të novacionit dhe kulturës në vendin e tyre, por ndeshja me realitetin është shumë e ashpër. Dëshira është përpjekja elementare e këtyre personazheve për arritjen e qëllimit, por qëllimi i tyre mbetet një utopi në ndeshje me realitetin, duke pasur si thelb zanafi llën e “shikimit modern të qytetit”, fi gurës urbane.

FrikaDoda, nën lëkurën e lakmueshme të qytetarit ideal, ndjen frikë nga hija e maleve

për tjetërsimin e të tjerëve dhe të vetvetes. Personazhi emblematik i Nushit ndjen frikë nga vështrimi atëror. Gjon Zaveri ka frikë dhe ndjen humbjen e skeletit të një qyteti. Ne, si lexues, duke hyrë thellë në botën shpirtërore të këtyre personazheve, na jepen të qarta ndjenja të tilla si vetmia, zia, rezignata, shqetësimi, shpresa, brenga, imitimi, mëshira, mërzia, padurimi, pamëshira.

Koha zotëron planin narrativ vertikal, ndërsa hapësira atë horizontal. Rrëfi mi jep kohën. Me rrëfi min lidhet personazhi. Vendi, si formë e matshme e hapësirës, është një

130 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 177.131 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 38.132 Migjeni: “Studenti në shtëpi”, në Novelat e qytetit të veriut, Tiranë, Mësonjëtorja e parë, 1999, fq. 11.133 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 178.

Page 77: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

69

nga elementet e fabulës134. Kjo mënyrë vlen lidhur me personazhin dhe jo me rrëfi mtarin, kur ai është një personazh që rrëfehet nga autori. Te Koliqi, Migjeni dhe Spasse, lexuesi hyn përbrenda tekstit, për t’u parë si një dëgjues. Pikërisht ky lexues i prozës së këtyre autorëve, duke u kualifi kuar në dëgjues, bëhet personazh i prozës. Lexuesi i kësaj proze sikur e jeton hapësirën e tregimit.

Rrëfi mtari i prozës së Koliqit, Migjenit dhe Spasses fl et si Ai (heterodiegjetik) e si Unë (homodiegjetik; Gjon Zaveri). Ai lidhet me Tani (ekstradiegjeza), ndërsa Unë, me Atëherë (intradiegjeza). Si Ai, është rrëfi mtar tipik. Si Unë, është personazh-rrëfi mtar:

Rrëfi mtari: Personazhi-rrëfi mtar___________Personazhet

(Ngjarja) (Ngjarja)

Lexuesi

(Personazhi-rrëfi mtar për Rrëfi mtarin nënkupton entitet të Ngjarjes, sikurse Personazhet për Personazhin rrëfi mtar).

Në këto proza është autori ai që rrëfen, rrëfi mi te novela “Gjaku” dhe “Studenti në shtëpi” bëhet në vetën e tretë, kurse në romanin “Pse?!” bëhet në vetën e parë. Shohim se vlefshmëria tipologjizuese i referohet modelit: i mirë, i keq, pozitiv, negativ. Ndërsa tipologjia e kodit moral bie në sy te novela “Gjaku”, “Studenti në shtëpi” dhe romani “Pse?!”. Për këtë, personazhet te këta autorë do të na duhej t’i shihnim në lidhje me idetë, duke marrë rolin e rrëfi mtarit (homodiegjetik), por në hapësirën ekstradiegjetike. Fabula është ndërtuar mbi ndërthurjen e ngjarjeve shkak-pasojë, ku rrëfi mtari = shkaku, personazhi = pasoja.

Kërkimi i varianteve të strukturës kompozicionale të veprës së Koliqit, Migjenit dhe Spasses do të thotë të japësh variantet e shprehjes së emocioneve të autorit te personazhi (Dodë, Gjon, Nush etj. ). Personazhet kalojnë nëpër një proces të veçantë ndërtimi, nëpërmjet sistemimit personal të vlerësimit të autorit. Është ky sistemimi i ndarjes arbitrare të rendeve të personazheve: fi tuese/humbëse135. Pikërisht në këtë ndarje të personazheve dhe në veçimin e idesë qëndron edhe vlera kontekstuale e tekstit. Duke na dhënë proza me personazhe në luftë për emancipim, qytetërim, novacion dhe kulturë, hapësira semiotike na shfaqet si një prerje shumështresore tekstesh të ndryshme, të cilat renditen së bashku në një shtresë të caktuar, me korelacione të brendshme komplekse, me shkallë të ndryshme hapësirash të pakapërcyeshme. Nën këtë shtresë gjendet shtresa e “realitetit”, atij realiteti që e organizojnë me ndryshime dhe që me to ndodhet në korelacionin hirearkik. Të dyja këto shtresa së bashku përbëjnë semiotikën e kulturës. “Jashtë kufi jve të semiotikës së kulturës shtrihet realiteti, i cili është jashtë kufi jve të gjuhës”136

134 BAL, Mikele: Narratology: Introduction to the theory of narrative, University of Toronto Press, Toronto, Buffalo, London, 1977, fq. 133.

135 SHALA, Kujtim, M. : “Personazhi (Teksti/Nënteksti/Konteksti)”, në Shekulli i letërsisë shqipe, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2006, fq. 107.

136 BERISHAJ, Anton: “Letërsia e vjetër dhe letrarësia”, në Retorika dhe letrarësia - Teksti i Bogdanit -, Buzuku, Prishtinë, 2005, fq. 25.

Page 78: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

70

Paradigma që ndërton vepra e tri autorëve të shqyrtuar është paradigma e qytetit ballkanik, me bashkekzistencën enigmatike dhe problematike të një shumësie botësh e botëkuptimesh, pjesërisht ose tërësisht të papërshtashme mes tyre. Ndërsa perspektiva për leximin intertekstual të këtyre veprave ka ardhur pa dyshim nga mbivendosja e realiteteve të shumëfi shta. Është “qytetari evropian”, i cili, ndonëse në mënyrë të pashqiptuar, përbën boshtin e një përqasjeje të heshtur, ku personazhi, me botën e mendimeve dhe përjetimeve të tij, na shpie në një analizë mbi tekstin duke theksuar më tepër atë që mban në ëndërrën e tij, me synimin e përhershëm drejt diçkaje. Drejt përsosmërisë.

Page 79: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

71

KAPITULLI III

NDËRTIMI I SIMBOLIT

3. 1 Simbolet e tekstit.

“Vlera e një mendimi qëndron jo në atë që ai shpreh, po në atë që lë pa shprehur”137

(HAJDEGER)

Fjala simbol vjen nga greqishtja, simbollon, domethënë shenjë. Në fi llim mjaftohej me kuptimin e shenjës identifi kuese të dokumentit, po më vonë termi “simbol” shkëputet nga domethënia e fi llimit dhe nis të mbulojë nivele të tjera, bashkimin metafi zik të asaj që shihet me atë që nuk shihet138. Norman Fridman, në “Encyklopedia of Poety and Poetics”, fjalën simbol e sheh të dalë nga folja greqisht “symballein”, e cila ka kuptimin e shenjës. Simbolin, në përdorimin letrar, Fridman e sheh si bashkim i fi gurës me idenë që evokohet, të materialit me atë që nënkupton diçka më shumë apo diçka tjetër, jomateriales139.

Motivimi është kategoria dalluese që postulohet që nga Platoni, si element që dallon simbolin nga shenja. Simboli është i motivuar, kurse shenja është arbitrare dhe e pamotivuar. Todorov-i shprehet: “Një tekst ose një diskurs bëhet simbolik që nga momenti kur përmes interpretimit zbulojmë ndonjë kuptim indirekt”140. Për poetikën e simbolizimit, Eco konstaton se ajo është poetikë specifi ke, ku “simboli pranohet si mënyrë e veçantë”, ku shenjat renditen në mënyrë strategjike, me qëllim që te shkëputen nga domethëniet e tyre të koduara, e kësisoj që të mund të aftësohen të bartin mjegullnaja të reja të përmbajtjes. 141

Për Jungun simbol është “emri”, imazh i cili, përveç kuptimit të vetë të rëndomtë dhe të qartë, ka dhe shenja specifi ke. Përmban diçka të papërcaktuar, të panjohur apo të fshehur nga ne142.

137 ECO, Umberto: Struktura e papranishme, Dukagjin, Pejë, 1994, fq. 283.138 ÇAPRIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 17, cit. sipas: Recnik Kryzevinih

termina, Nolit, Beograd, 1986, fq. 72.139 ÇAPRIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 17, cit. sipas Norman Fridman,

simbol, të Umberto Eco, simbol, Nordna Knjiga, Alfa, Beograd, 1995, termina, Nolit, Beograd, 1995, fq. 79.

140 ÇARPIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 23 cit. sipas: Tzvetan Todorov, simbolizam i tumacenye, Bratstvo jedintvo, Novi sad, 1986, fq. 17.

141 ÇARPIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 23 cit. sipas Umberto Eco, Simbol, fq. 7.

142 ÇAPRIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 23 cit. sipas Karl Jung, Covek

Page 80: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

72

Sipas Henri Korbin, simboli ka strukturë irracionale, ndaj depërtimi brenda strukturës së tij mund të bëhet vetëm me intuitë, po kurrë deri në fund dhe asnjëherë nuk mund të shteren të gjitha mundësitë interpretative të tij.

Simboli është gjuhë që kap shtresat e errëta të vetëdijes, – shtresat e fshehta, – të cilat nuk mund të preken me rrugë të racionalitetit të qartë. Nëse i kthehemi prozës së Koliqit, Migjenit dhe Spasses, do të vëmë re një sërë simbolesh, me anë të të cilave vendoset një marrëdhënie më specifi ke me realitetin.

Koliqi është autori që frymëzohet nga gjërat më të imëta të jetës njerëzore. Titulli i tregimit “Kumbulla përtej murit” na zhvendos mbrapa në kohë. Malli dhe nostalgjia për fëmijërinë janë zgjedhur prej tij për të evokuar të kaluarën. Ai dëshiron të jetojë edhe njëherë atë periudhë, e cila vetëm mund të imagjinohet; është po ajo kumbull që e identifi kon me të kaluarën, është po ai ambient që i plotëson këtë kohë, por tani koha ka kaluar dhe ai nuk është më fëmijë.

Titulli i tregimit “Kumbulla përtej murit”, muri siç është vënë re143 në një interpretim të parë simbolizon kufi rin, caqet që u vihen fëmijëve prej prindërve. Pra, krahas këtij interpretimi, muri nënkupton edhe një pengesë vizionesh. Ky simbol, krahas rrafshit denotativ, ka edhe rrafshin konotativ për ta bërë më të qartë, mund të paraqesë:

Muri (S1) 144 › 1- Jo fort i lartë

› 2- Me gëlqere të ranme

› 3- I rrahur nga shiu e dielli

› 4- Me ngjyrë të përçansueme

› 5- I veshur me lëmyshk

Muri (S2) 145 › 1- Kodet morale themeluar nga shoqëria

› 2- Mur i pakapërcyeshëm (pengesë)

› 3- Mur në zemër

› 4- Mur në mendje

› 5- Dhjetë vite mur si koha që ndan.

Me ngjyrë të përçanësueme – ndan një ndjenjë (ngjyrë e zbehtë).

Mur në zemër – në zemrën e Lecit ushqeheshin ndjenja dashurore për dikë që banonte në atë kopësht por kodet zakonore, morale ia ndaluan dhe kjo solli ndrydhjen.

Mur në mendje – duke qenë se mbolli farën e dashurisë ai e kultivoi në mendjen e tij, por studimet jashtë, procesi i të mësuarit, ndjenja e paraqitjes si një intelektual bëri që “uni” i tij të ndahet me mur nga esi ku rrinin fshehur këto pulsione.

injegovi simboli, Naodna Knjiga, Alfa, Beograd, 1996, fq. 3.143 Në interpretimin që i ka bërë Aurel Plasari këtij tregimi në revistën “Nëntori”, Nr. 3.144 Ku me S1 shënoj simbolet që janë paraqitur në tekst. 145 Ku me S2 shënoj se çfarë përfaqësojnë këto simbole.

Page 81: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

73

Psikoanaliza na mëson se thelbi i procesit të ndrydhjes nuk qëndron në shtypjen ose asgjësimin e një dukurie të përbërë prej pulsionesh, por në të penguarit e saj për t’u bërë e vetëdijshme. Do të themi se ajo ndodhet në gjendje pavetëdijeje dhe mund të japim prova të forta për faktin që, ndonëse në mënyrë të pavetëdijshme, mund të shkaktojë pasoja, disa prej të cilave mbërrijnë, më në fund, deri në vetëdije. 146

“Ai reçel” – shprehet autori – “kishte një vlerë të madhe simbolike, n’atë mbasdite në të cilën gjith shpirti i tij përkundej në mall të një moshe të humbur. . . ”147. Bëhet fjalë për një “moshë të humbur” diku tjetër edhe për “shije verash të fi kura”. Kur plaka e thërret nga dritarja, zëri i saj i duket Lecit “i ri, muzikuer, sytë kishin mbetur të gjallë e të rinj, zani muzikuer”.

Plaka, dikur, ka qenë nuse dhe duhet të ketë qenë e bukur. Leci atëherë ka qenë fëmijë që bridhte nëpër kopsht. Tani Leci është në moshë, por nusja e fëmijërisë së tij, të cilën ai e ka ëndërruar, është plakur. Sipas simbolikës erotike frojdiste kemi dy simbole të qarta seksuale. “Limonj n’arkë. . . ” vëren djaloshi ndërsa hyn në shtëpi. Lakmia e tij për të këputur kumbullën te kopshti i fqinjëve jepet nëpërmjet nuancimesh të dallueshme epshore.

“Çoi dorën kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë i rrëshqiti një të dridhun andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të një krijese nxehtësisht dhe gjatë mot andrrue e pritë”148

Këto simbole mund t’i paraqes këtu:

Plaka S1 › 1- Zë kërcënues

› 2- Me sytë e gjallë e shaminë ngjyrë lumi

› 3- Plaka e dritares vesh me të bardha

› 4- E bashkoi shpirtnisht me të

› 5- Sytë e mbetur të rinj si zani i muzikuer

Plaka S2 › 1- Ndjenja të mbjella prej kohësh (të plakura dashurie)

› 2- Pritje e gjatë (ku je se më plake)

› 3- Me përvojë nga jeta (plakë)

Realiteti psikik i Lec Gurmollës dëshmon se instiktet e tij seksuale janë të zbehura; përkundrazi, ky fakt duket dhe te nusja e moshuar. Ndërsa djaloshi shijon reçelin krejt i përgjethur, autori gjen rast të vërejë:

146 PLASARI, Aurel: “Qasje e tregimit të Koliqit”, Nëntori, nr. 3, 1991 fq. 109 cit. sipas: S. Frend, Metapsychologie, Paris 1972 fq. 65.

147 KOLIQI, Ernest: “Kumbulla përtej murit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq . 88.148 KOLIQI, Ernest: “Kumbulla përtej murit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër , 2004, fq. 85.

Page 82: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

74

“Plaka tue e ndjekë ndër lëvizje të tija, bashkohej shpirtnisht me të”

Kërcimi, si simbol i bukurisë së trupit, i ndjenjës dhe i dashurisë, në novelën “Kërcimtarja e Dukagjinit”, realizohet përmes pëshkrimit të një qenieje jotokësore, që për një kohë “materializohet” te një qenie tokësore. Princesha e Dukagjinit, e ngathët në lëvizje, e vështirë në fjalë, të bën përshtypje mes bukurisë së jashtme dhe mungesës së çdo aftësie të brendshme. Bukuria për t’u shfaqur ka nevojë për një shpirt të zgjedhur, jotokësor, pasi shpirti eshtë shprehje e verigave të materialit trupor149. Kështu, Koliqi i afrohet nëpërmjet një Zane gjysmëperëndeshë dhe gjysmëgrua kultit të bukurisë së përsosur, ku fjalët, tingulli, trupi dhe lëvizjet janë një.

“Sy njeriu s’kishte pá as valle mâ të mrekullueshme as kërcimtare ma të bukur. Lëkura e fytyrës së saj gjante e endun me rreze e fl etëza prilli. Trupi i vërgjilit përhapte anë për anë nji njomsi si lule qi sapo ka çelë. Të gjithëve i u bante se shifshin rreth saj tue lulzue u shfl etëzue, si n’andërr, lulishta madhshtore. Ishte nji apotheozë lulesh: lule të dënduna të panjehuna i u çelshin nën kambët e lehta, reshëshin mbi fl okë të lëshuem, dridheshin ndërmjet gishtave të bardhë, derdheshin mbi trup hyjnuer”150

Për D’Annunzio-n, “kërcimi është festimi i kultit estetik të përsosur”151. Fjala nuk dallohet më nga veprimi; ajo ka gufi min e një reaksioni të sigurt fi zik, të një tensioni hepues në të gjithë trupin. Në iluzionin e një përralle antike gjenden një mori gjestesh, motivesh, fi gurash, të cilat i përkasin një kërcimi, një mimike plastike e muzikore. Në simbolizimin e Mallarme-së, lëvizja e kërcimtares përfaqëson gjuhën që kërkon të çlirohet nga kufi jtë që i janë imponuar: ajo është një metaforë që merr pamjen fi llestare të formës sonë. Simboli i ndërtuar qëllimisht nga autori është gjaku në novelën “Gjaku”. Lirimi në fund të shpirtit jep personin e plotë. Doda bëhet person i plotë pasi merr gjakun e të vëllait. Që nga periudha e vrasjes së vëllait të vet e deri në çastin e hakmarrjes, kemi një çintegrim të “unit” personal të Dodës. Kjo vjen nga sfera e “idit”, pavetëdija personale (Frojd), e shoqëruar me një pjesë të pavetëdijes kolektive (Jung).

“Ai ecte me hapa të shpejtë me sy për dhe, pa çelë gojë. Valëvitej, përbrënda, në nji kaos të pashtjellueshëm ndiesish. Vetëm në fund të shpirtit, diçka lehtësohej: i ish si nji ndiesi e paçansueshme lirimi”152

Pasi ndodh procesi i “katarsit”, vazhdon momenti i tërheqjes së “idit” nga “zonat e pushtuara të vetëdijes së Dodës”. Më pas fi llon procesi i çintegrimit, që zë fi ll nga “super egoja” dhe shkon drejt “idit”, në ndëshkim të tij. Këtë Koliqi e shpreh nëpërmjet fjalëve të Dodës.

– Kam mujtë me ikë. . . U dorzova pse due me pasë ndëshkimin për faj qi kam ba e për me diftue para gjyqit se fajtorët ma të mëdhaj në kët vrasë, jeni ju, autoritetet!153

Vetë nevoja e personazhit për t’u ndëshkuar për fajin e bërë, dëshmon për mungesën e “plotësisë” së “unit personal”. “Super egoja” është një mekanizëm

149 SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, fq. 45.150 KOLIQI, Ernest: “Kërcimtarja e Dukagjinit”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 90-91.151 SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, fq. 46.152 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 59.153 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 59.

Page 83: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

75

ndëshkues i brendshëm, i cili e shpie Dodën deri te mekanizmat e ndëshkimit shtetëror në xhandarmari. Sipas psikoanalizës, funksioni shtypës-ndrydhës bën që individi të mos jetë ai që duket, por ai që fshihet apo ai që nuk dihet për veten; i tillë është Doda. Njeriu përfi llet prej psikoanalizës si një shndërrim, si një qenie që projekton të ardhmen: mes erosit (dashurisë) dhe thanatosit (vdekjes)154. Tjetër simbol autorial në këtë novelë na duket se është libri i leximit.

– Ça ban ma tepër përshtzpje në trut e njoma të foshnjëvet, në vjetët e para të shkollës? Libri i leximit; asë? Pra unë kam qitë cekën me përpilue nji libër leximi, pesë vëllimesh, - aq sa janë klasët e shkollës fi llore, - ku metodikisht, me tregime të gjalla, do t’orvaten të zhvilloj nji ideal jetë vërte shqiptare, bazue mbi prirje të mira qi trashiguem nga të parët. 155

Libri, në këtë novelë, është simboli i diturisë dhe i emancipimit shoqëror e kulturor. Nëpërmjet këtij simboli, Doda kërkon të largojë ndjenjën e gjakmarrjes. Ai kërkon të forcojë besën, burrërinë dhe mikëpritjen në shpirtrat e njomë. Duke u nisur nga konteksti i novelës, edhe profesioni i Dodës si mësues mund të merret si një simbol i dhënë qëllimisht nga autori. Mësuesi është simboli i kulturës dhe i edukimit të brezave. Ai hap horizontet e së ardhmes. Doda mbetet simbol i dyshimit dhe dyzimit shpirtëror.

Në tregimin “A ta laçë?” loja të shpie te malli dhe nostalgjia për fëmijërinë. Por në këtë lojë djalin e tërheqin “format harmonizuese të trupit njëzetvjeçar”, “bukuria e vrapit të saj”,”kaçurrelat e shprishura”, “përulja plot fuqi e shtatit në përpjetje”, “gjoksi valvitës përpara”. Një gjendje mes delirit erotik dhe epshit në vrap e sipër. Djali e fut Minën mes një hendeku dhe një gardhi të lartë, vajza hidhet, mandej dhe Leci. Të dy bien në një truall varrezash para një funerali. Dhe vendi i rënies së dy të rinjve gjatë lojës është simbolik. Këtu na paraqitet kundërvënia dashuri(eros)-vdekje (thanatos). Kemi një kontrast tepër të thellë. Njeriu lind, jeton, ndihet i dashuruar dhe një ditë e pret vdekja. Ky është misteri i jetës njerëzore. “Vdekja” është mohim tërësor i qenies fi zike, është faza e skajshme e pohimit të “spirtualitetit” të poetikës koliqiane të bukurisë.

“Dhe i vdekuni, përcjellë nga vargimi i përmortshëm, kaloi para tyne. Ai trup i panjoftun, dikur plot rini e tashti amullor në arkivol, me gjak të ngrimë ndër fyza, me mishuj të zhgrehun në mish që njomësia e mistershme jetës s’këndellte ma, kaloi para dy trupnave të rij ndër të cilët gjaku këndonte kangën e vet të shkurtë e të shpejtë dhe plot nxehtësi gjallnore”156

Në tregim veprojnë pesë personazhe. Numri pesë është simbol. Jo më kot personazhet jepen numër tek, sepse nuk formojnë dot çifte. Në prozën e Koliqit simbol i spikatur janë duart në tregimin “Duert e nanës”. Në këtë tregim rishfaqet kërkesa gjenetike për përkëdhelinë që vjen nga nëna, e cila edhe në motet e vona të njeriut kërkohet si reminishencë; pra, për atë që është tepër e veçantë dhe merr tiparet e metafi zikës (duert e nanës), e cila përjashton botën fi zike (duert e tjera).

Ky tregim e bën bujën e vetë ndërmjet zërit të autorit dhe fi lozofi së së mallit, si nostalgji për kohën e shkuar, për fëmijërinë, e cila përsëritet në moshë të pjekur, qe

154 PLASARI, Aurel: “Qasja e tregimit të Koliqit”, Nëntori , nr 3, 1991, fq. 105.155 KOLIQI, Ernest: “Gjaku”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 29.156 KOLIQI, Ernest: “A ta laçë?.... ”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 23.

Page 84: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

76

shikuar si fi gurë e tekstit koliqian vë në pah pikëpyetjen fi lozofi ke157. Imazhi i duarve merret si simboli i “obsesionit” ngashërues të një shpirti. Simbole të tjera në këtë tregim janë: oda, pianoforta, akulli, ngjyra e kuqe. Këto simbole krahas rrafshit denotativ kanë dhe rrafshin konotativ. Për t’i parë më qartë mund të bëjmë një pasqyrim, ku me:

S1- shënoj si janë paraqitur në tekst këto simbole

dhe me:

S2- shënoj se ç’përfaqësojnë këto simbole.

Oda s1 ›1- Oda e huej

› 2- Me pasqyrat e saja

›3- Tryeza mbush me libra

Oda s2 ›1- Vendi ku rrinin gjithë njerëzit e shtëpisë

›2- Vendi ku njeriu gjen qetësi kur bie të fl ejë

›3- Me rafto e me lavabo

Përsa i përket vlerës së parë që merr oda në rrafshin konotativ, shpjegoj:

– Personazhi ka nostalgji për kohën kur ishte në Shqipëri, për odën që kur ishte sëmurë nuk rrinte asnjëherë vetëm, ndërsa tani… I vetëm në atë odë me gjysmë dritë të lehtë ai është i vetëm dhe i sëmurë.

– Kjo dhomë ia shton dhe më shumë dhimbjen, ai nuk arrin qetësinë por një grum-bull mendimesh i vërtiten rreth mëndjes së tij. Zhurma më e vogël që hyn nga dritarja e shqetëson.

Pianoforta s1 ›1- Tingulli i saj nga fundi i rrugës

›2- Tinguj të zhdërvjellë që hollohen e zgjanohen

›3-Tinguj që e ngrejnë sipër një piramidë tingujsh

Pianoforta s2 ›1- Tingulli i zërit të nënës

›2- Tingulli që qetëson shpirtin157 KRASNIQI, Nysret: Autori në letërsi, Aikid, Prishtinë, 2009, fq. 130.

Page 85: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

77

›3- Tingulli që jep kuptimin e gjithçkaje

Tingulli i zërit të nënës. Duke u dergjur në shtrat, ai kujton nënën, fjalët e saj. Pa-varësisht se ishte shumë larg, ëmbëlsinë e tyre e ndjente afër.

Tingulli që të qetëson. Fjalët e nënës dhe në momentet më të vështira të qetësojnë dhe për këtë qetësim ai ka shumë nevojë.

Duart që lëvizin në pianofortë ngjajnë me duart e nënës që fërkonin kokën e tij kur ishte sëmurë.

Akulli s1 › 1- Pedo të ftohta akulli

›2- Akulli i bërë copa

›3- Akulli mbi ballë

Akulli s2 ›1- Vetmia që e ftoh njeriun

›2- Ishte i ftohtë në muhabet

›3- Mbeti i ngrirë me turp e mëndje

Akulli simbolizon ftohtësinë dhe vetminë e djaloshit.

Ngjyra e kuqe dhe e verdhë s1 ›1- Rrëzohet nëpër një fi rmament të kuq

›2- Drita të kuqe e të verdha

Ngjyra e kuqe dhe e verdhë s2

›1- Ngjyra e kuqe simbol i dashurisë

›2- Ngjyra e verdhë zbehje e kësaj dashurie

Djaloshi ka mall për dashurinë e nënës, përkujdesjen e saj. Kjo dashuri e ngre atë përtej horizontit të lumturisë. Ndërsa tani që nëna nuk është pranë tij, ai nuk e gjen askund dashurinë e saj.

Page 86: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

78

“Ah, duert e nanës. Ato shërojnë me një të prekun sepse i njajti gjak rrjedh në ato gishta që fi ksojnë dhe në tamtha që digjen, ai mish që vuen që dikur një me ato duer që ambëlsisht përpiqen me largue zjarrmin e tij. Dhe ato duer ishin larg”158

Pranëvënia e djaloshit me gruan kanë simbolikën e tyre. I pari përfaqëson të renë, dashurinë, dëshirën; ndërsa gruaja përfaqëson të vjetrën, vdekjen, shuarjen e një dashurie, vetminë.

Në tregimin “Dramë e vogël”, “deti” dhe “muzika” plotësojnë simbolikën e poetikës koliqiane. “Deti” simbolizon vendin e arratisë, hapësirën që të lejon të nisesh159. Deti simbolizon edhe qëllimin përfundimtar të Koliqit si artist shqiptar që dashuronte artin perëndimor. Torçi i vogël, ndonëse i paracaktuar të ndjekë gjurmët prej tregëtari të të atit, “diçka më e fortë se frika” e shtyn të ndalet para pianos të së motrës dhe të ndjejë tingullin e saj. Eshtë një tingull që e shoqëron në një “shtrojë gjelbërore” që s’e kishte parë kurrë, te përralla e detit, nevojën e së cilës e ndjen në mënyrë të papërballueshme.

1. Me sy çelë në gjysmëterr të odës, ai shifte çka mendonte. S’e kishin grabitë, jo, mendimet por donte ai vetë me i kallëzue vetes një përrallë.

Me copa përrallash, ndëgjue prej Vidës, hartonte përrallën e detit. 160

Te tregimi “Andërr e nji mbasditeje vere”, Neta, e ndodhur në një gjendje mërzie, nervozizmi, jep një koncert në piano e mbyllur në dhomën e saj. Koncertin vajza e paskësh dhënë për veten. Dhe vetja (es) është ajo që është rebeluar ndaj unit (ich), duke e mposhtur në rethanat e caktuara të një procesi gati krijues, sikundër mund të quhet ai i ekzekutimit në piano. Në nënvetëdijen e personazhit marrin jetë edhe portretet e varura në muret e odës.

2. Neta u sell, por s’pau kurrkënd n’odë. Shikoi ritratat: Axha. Filip ishte mbrëndë në suazë e kishte, ndër buzëqeshjen e ambël të përhershme; dy hallat, nusja e vajza, e shikojshin mallëngjyeshëm nga fotografi a. 161

Simbol tjetër që përdor Koliqi është kopshti, në novelën me të njëjtin titull. Në këtë novelë kemi të bëjmë me një kthim mbrapa në kohë. Personazhi i tregimit kthehet në fëmijëri nëpërmjet një përjetimi të dyfi shtë: malli për shoqen e fëmijërisë, rri zgjuar në subkoshiencën e Shuk Dilës. Malli dhe nostalgjia për moshën më të bukur të njeriut, fëmijërinë.

3. E kishte ndeshë aty poshtë, në kopësht, e tash e kuptonte se qejfi i tij fëmijnuer me ardhë me bujtë n’at shtëpi ishte i përziem me dëshirë m’u pa e me luejtë me Dushën. E, në dhetë vjet largimi, kurr nji lajm s’kishte pas për të.

158 KOLIQI, Ernest: “Duert e nanës”, në Tregtar Flamujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 82.159 SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, fq. 41.160 KOLIQI, Ernest: “Dramë e vogël”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004 fq. 36.161 KOLIQI, Ernest: “Andërr e nji mbasditjeje vere”, në Hija e maleve, Camaj-Pipa, Prishtinë, 2003,

fq. 110.

Page 87: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

79

Kopshti në këtë novelë është simbol i lulëzimit të dashurisë. Simbol tjetër është kumbulla162, e cila simbolizon joshjen seksuale të djaloshit. Libidoja seksuale rri e ndrydhur në të pandërgjegjshmen e heroit. Ajo shfaqet sa herë vepron një ngacmues i jashtëm.

“Drita e prendverave mâ të bukura qi kaluen u ngjallë për blerime qi nisën m›u dridh gëzueshëm si të ngushëllueme prej nji hovi të ri langjesh përtëritëse heshtja, qi e mbështillte kopshtin si tis i hollë, papritmas u mbush me zane e klithma hareje. Nëpër ato zane, ai njohti nji za të lehtë vajzë e zêmra iu dridh”163

Për artistin simbolist, realiteti është mister dhe natyra i paraqitet si një pyll simbolesh që duhet zbërthyer e interpretuar nëpërmjet një akti intuitivo-shprehës164. Ajo çka Koliqi mori nga simbolistët, çka bie dakort dhe me leksionet e Mjedës, janë mësimet për rinovimet e gjuhës dhe të stilit165.

Koliqi tregohet mjeshtër i madh i strukturës së tekstit dhe i strategjisë së rrëfi mit; përfton forma të përshtatshme të rrëfi mit dhe parreshtur i kushton kujdesin bukurisë, dendësisë dhe lapidaritetit të shprehjes gjuhësore poetike, të cilat kushtëzojnë forcën e komunikimit artistik të veprës letrare dhe ndikimit estetik të saj mbi lexuesin. Ai përdor gjuhë të pasur e të pastër, një sistem të përpunuar thëniesh, një larmi simbolesh shprehjesh idiomatike e frazeologjizmash; një kuptim parësor do të na japë dhe Martin Camaj me “Furfuri ngjyrash e tingujsh”, dhe me një sintaksë të natyrshme të stilit të tij, që i japin një mëvetësi, origjinalitet dhe vlerë të veçantë. Fjala e tij ka një ngjyrim dallues në krijimin e personazhit simbolë. Nga kjo pikpamje, “Simbolet zbulojnë duke fshehur dhe fshehin duke zbuluar”166 i japin Koliqit mjeshtërin e përdorimit të simbolit.

Një lidhje të ngushtë të prozës me simbolin ka krijuar edhe Migjeni. Në prozën “Puthja e cubit” përshkuhet një situatë ëndrre fantastike, psikika e subjektit përcjell pulsionet e trupit. Ekstaza dhe pulsionet erotike të trupit rinor të Dilës, – plot me dëshira, – paraqiten si realitete kryesore të prozës. Personazhi jeton ëndrrën e erosit dhe jetës. Më tej, personazhi i Lulit (madje dhe i vocërr) na sjell menjëherë imazhin e “tullumbave” të tij legjendare që i mban veshur jo vetëm Luli shqiptar por mbarë mjerimi njerëzor.

“Nga kureshta i afrohet një shoku që ka çizmet më të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmës kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqeshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fl uturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell t`i ngrohi kambët. - Por kur nuk ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë disi hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Ndoshta, ndoshta... ”167

Simboli është një shenjë domethënëse e një misteri më të hershëm, që do të thotë se natyra e simbolit është ta shpjerë shpirtin tonë me anë të ndonjë similitude, tek të kup-tuarit e diçkaje shumë të ndryshme nga gjërat që u janë ofruar shqisave tona të jashtme

162 E pamë të përdorur edhe te Aurrel Plasari në qasje të tregimit të Koliqit. 163 KOLIQI, Ernest: “Kopshti”, në Hija e maleve , Buzuku, Prishtinë 2003, fq. 124.164 SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë ,2006, fq. 130.165 SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 130.166 SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 122, cit. sipas Sabri Hamiti,

“Vepra letrare, Letërsia moderne”, Prishtinë, 2002, fq. 596.167 Migjeni: “Luli i vocërr”, në Novelat e qytetit të veriut, Mësonjtorja e parë,Tiranë, 1999, fq. 74.

Page 88: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

80

dhe cilësi e të cilit është të jetë ndryrë ose fshehur nën velin e një shprehje të errët168. Simbolikën e një shprehje të errët e trishtuar e shpreh edhe personazhi i lypësit te “Zoti të dhashtë”, ai mishëron njeriun e rrënuar moralisht. Lypësi shfaqet disa herë në prozën e Migjenit, i cili dialogon me dritën dhe energjinë e pyetësimit të tij në kërkim për të gjitha kohërat të një përgjigje ekzistenciale. Por këtë përgjigje s’e gjen dot as te Zoti. Në prozën “Qershiat” personazhi simbol është malësorja e cila dashurohet, dashuron jetën dhe kërkon të lërë trashëgimtarë edhe në kushtet ku mungon ushqimi. Ajo pret frytin e vet dhe me uri shikon qershitë në degë, nga malli dhe dashuria për jetën kërkon të lindë të voglin e vetë për ta përsëritur mjerimin. Malësorja simbolizon bijën e mjerimit shqiptar. E vendosur në krye të gjithë krijesave të saj të gjalla, është bërë të sundojë e vetme mbi gjithçka. Qershiat janë si mbol i pasardhësve në jetë.

– Nano! A po munde të ma këputish ndoj degëz me qershia, se po ma rrënon uja?

– S`po mundem, nuso. . . prit sa të kthejë burri.

E nuses iu drodh zemra. Një aht u shmang nga buzët. Diçka u përmbys në mbrendin e saj. Një urrejtje-kundër kujt as ajo s`e dinte – por urrejtje e pamëshirshme rritej, e zu për fyti, e shtrëngoi. . . dhe e lëshoi, kur lotët fi lluen me rrjedhë rrkaj gjatë fytyrës së saj të zbetë. 169

Personazhi jepet në konfl ikt të përjetshëm me ambjentin, duke sjellë në dritë të vërtetën e vështirë të marrdhënies së natyrës me njeriun e mjerimit. Me misionin e tij vjen nga e ardhmja dhe takon mjerimin në rrugëtimin ekzistencial të pandalur. Ky rrugëtim nuk ndal edhe në ballafaqim midis brezave. “M`at gardhit asgja të re” është një tekst simbolist që ndërtohet midis pamjeve të ndodhura e të rrëfyera. Vranjtësirë, ngathtësi, zvarritje; asnjë lloj lëvizje. Një grua e re, mbas asaj një plakë, dëshmojnë dy breza që përsëritin njëri-tjetrin. E matanë gardhit asgja të re. Vetëm një reze dielli e cila kish depërtue retë dhe se shifte tue mos gjete vend ma të mirë në botë kish ra në pleh170.

Kjo është drama e njeriut modern përballë ekzistencës që vjen si ndeshje e dilemave shpirtërore akuzave; dilemave dhe lutjeve shpirtërore. Simbolikë të fuqishme parashtron edhe tregimi “Të çelen arkapijat”; nevoja për ndërrimet e brendshme të shoqërisë dhe kundërvënia e brendshme bëhet temë simbolike e tregimit.

Lajmin për heqje të ferexheve, zbulimin e grave burrat e marrin si tronditje ndërsa gratë si festë të shpirtit. Hajria vallëzon nga gëzimi, ndërsa vëllai Oso Bakalli i jep një të rënë të përgjakshme për gëzimin e saj. Gjuha e personazhit është vetëtimë me dritë të rrallë për të ndriçuar thelbin e fshehur të qenies së mjerimit. Në këto kushte, tabloja e shoqërisë përgatitet të sjellë kulturën. Por kjo çështje tingëllon në mënyrë barbare. Le të shihet me pak humanizëm kjo shpresë në pasqyrimin e jetës njerëzore.

168 ECO, Umberto: Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 145.169 Migjeni: “Qershiat”, në Novelat e Qytetit të Veriut, Mësonjtorja e parë, Tiranë, 1999, fq. 80.170 Migjeni: “M`atanë gardhit asgja të re”, në Novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 161.

Page 89: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

81

– Mue, besa, më kande, Hajrie. Pse mos me dalë edhe ne si dalin varzat e botës, - tha Drita tue u kuqë. Mendoi pak dhe vazhdoi: ti që je aq e bukur, pse me u mfshehë, moj Hajrie? Hajria e shtrëngoi fort për supi shoqen, e kjo e puthi në skaj të buzëve. Nga njëna anë gëzimi pse do dalin të sbulueta, nga ana tjetër friga e një pasigurie përftoi një ndjesi, të cilën kurr se kishin ndie. 171

Personazhi migjenian provon më së miri mjerimin e jetës, temat e vuajtjes dhe variantet e skamjes. Simbolika e përdorur prej tij është “pezmi i qytetarit civil”172 i drejtuar drejt një të ardhmeje të paemër. Një koncept simbolist do të na tërhiqte vëmendjen edhe në prozën e Spasses. Simboli luan një rol të rëndësishëm në prozën e tij. Gjon Zaveri është simbol i ndërgjegjes së pa lumtur, zemra e tij vuan keq pa ditur pse-në e trurit që përcjell mendime. Ai është mbërthyer nga kriza e kompleksitetit të unit që refuzon t`i bindet mediokritetit të realitetit; sepse midis tij dhe realitetit krijohet një hendek i madh, i cili sa vjen e thellohet drejt rrugës së kotësisë.

Uni i tij nuk dorëzohet edhe kur sjellja e tij lë për të kuptuar se më në fund ai dorëzohet. Vetasgjësimi është pikërisht reagimi i unit kur prek dhe sheh kufi jtë e tij “unë nuk e di pse erdha në botë, as nuk di çfarë është bota, madje as çfarë jam unë vetë”. I mbërthyer nga ky çorientim dhe krizë ekzistenciale ai shkon në vetëvrasje. Në mënyrë simbolike është dhënë edhe letra e ruajtur në librin e përmendur sugjeron që Zaveri e lexonte Gëten dhe njihte Faustin apo Verterin e tij.

Kjo dëshmon që ky personazh kishte kultivuar një jetë shpirtërore e mendore duke kaluar nëpër literaturën e shkrimtarëve dhe të fi lozofëve. Zhurma e qytetit, goditja që shkakton ky në ballafaqim me doket e zakonet e katundit, krijojnë te ky personazh tragjiken, siç thotë Rexhep Qosja, “Ndërkaq, si problem më vete shtrohet vetëvrasja e tij. Njeriu çon dorën kundër vetes, atëherë kur në shpirtin e tij thyhet diçka e rëndësishme, kur i këputen lidhjet me veten dhe botën e jashtme, kur i sheh të përmbysura idealet një herë e përgjithmonë. Duke vrarë veten ai vret edhe vuajtjet e veta”173

Kuptimin simbolist proza e Koliqit, Migjenit, Spasses e ndërton te personazhi. Nëpërmjet tij trajtohet kompleksiteti, tërësia e jetës dhe realiteti psikologjik për ta theksuar atë, – siç shprehet Arthur Symons, “bota e dukshme ka pushuar së qeni një realitet dhe e padukshmja ka pushuari së qeni një ëndërr”, – në përshkrimin e qytetit të tij.

171 Migjeni: “Të çelen arkapiat”, në Novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 22.172 KAPURANI, Anastas: Migjeni ose parathënie e dyzuar, Onufri, Tiranë, 2010, fq. 14.173 Cituar sipas Rexhep Qoses marrë nga pikëpamjet sociale dhe psikologjike të romanit “Pse?!”, fq. 202.

Page 90: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

82

3. 2 Rrugëtimi biblik i Narçizit të dashuruar.

Vlera e njeriut nuk qëndron tek e vërteta që zotëron ai, apo që pandeh se e zotëron, por te përpjekjet e çiltra që bën duke e kërkuar atë. Sepse atij nuk ia shton forcat zotërimi i së vërtetës, por kërkimi i saj: vetëm këtu qëndron progresi i përhershëm i përsosjes së tij. Zotërimi të rehaton, të bën përt-ac, mendjemadh; nëse Zoti do të mbante në dorën e djathtë gjithë të vërtetën, kurse në të majtën vetëm kërkimin, që nuk resht kurrë, të së vërtetës: - edhe sikur ky kërkim të shpinte veç në gabime, çdo herë e gjithmonë, - dhe nëse do të më thoshte: “Zgjidh!”, përulësisht do të turresha te dora e tij e majtë e do t`i thosha: “O, Atë, më jep këtë, sepse sido që të jetë, e vërteta e kulluar të përket vetëm ty!”

(LESSING)

Vepra “Pasqyrat e Narçizit”, me shtresimet e ideve dhe me diskursin letrar poetik-simbolizues është ngritur mbi trashëgiminë biblike. Tematizimi themelor është jeta (e kalueshme) përballë Zotit (përjetësisë), vuajtja ku sjell një krenari që nuk e ka fuqinë tek ëndërrimi, por te pastrimi i brendshëm, në bashkëjetesë me vuajtjet e të tjerëve:

“Pashë vetëm fytyrën t`eme. E u çudita. Më doli mbi sypërfaqe te prroni një Narçiz i panjohun. Në fytyrë i lexohej vuejtja, nji vuejtje fi snike pastruese e perisë. Krenija prap vetonte në të, jo ma ajo e fuqis s`andrrimit, por krenija e zotsis ndër fl ijime”174, ku kemi edhe një katharsis shpirtëror.

Urti quhet prej Koliqit ajo pjesë e përpjekjes së tij artistike që vjen si pasojë e përvojës në bashkëjetesë me vuajtjen dhe përulësinë . Dhe kjo vuajtje merr përsipër të na strukturojë tri elementet bazë që strukturojnë gjithë krijimtarinë e tij: rrënjët, gjakun, ujin, elemente që i përkasin thellësisë, e jo sipërfaqes. Kjo trini sjell ndërmend edhe trininë e fuqishme që përshkon Biblën: Ati, Biri, Shpirti i Shenjtë.

“Vuajtja, vetëm vuajtja i dhuron dritë përvojës, jo krenija qi kërkon në moshë rinore burimin e endireve dhe të mirakandeve. Urti, Urti, hyjneshë e moshës së pjekun,vetëm ti na shpëton prej rrëmbimeve të trillit dhe na qet në hullin e arsyes. Por pjekunija qi ti na sjell paguhet me shumë lot e theroizëm”175, në këtë frazë kuptimi estetizant i poetikës koliqiane është një imitim i predikimit biblik.

“Vdekja” si mohim tërësor i qenies fi zike, është faza e skajshme e pohimit të “spirtualitetit” të poetikës koliqiane të bukurisë. E vërteta absolute, drita, gjendet në botën tjetër. E bukura si pjesa më irracionale e së vërtetës është e pamundur të zbulohet, tërheqja ndaj artit të pastër dhe bukurisë së kulluar merr formën pasionale të udhëtimit në botën e përtejme, që ka nxitur imagjinatat më të guximshme njerëzore. Vdekja konsiderohet nga Koliqi si faza e fundit dhe kulmi i dashurisë së tij pasionante për artin.

174 KOLIQI, Ernest: “Prrue në Dukagjin”, në Pasqyrat e Narçizit, Camaj- Pipa , Shkodër , 2001, fq. 20.175 KOLIQI, Ernest: “Ujët e Pusit”, në Pasqyrat e Narçizit , Camaj- Pipa , Shkodër, 2001, fq. 5.

Page 91: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

83

“E mënieva mishin, mishin e errët, tyranin mizore të tij qi më ndalonte me kapërcye parkun e nji shpërblimi shpirtnuer t`afërm ... e u dridh në mue kureshta e Udhtimit andej jetës, kureshta e liris mbas zgjidhjes nga veriga e mishit”176

Ashtu si në Bibël, vdekja është e lidhur ngushtësisht me një nga kuptimet më të thella të besimit: “...besimi ndaj lidhjes mes vizionit të imazhit të pasqyruar në ujë dhe vdekjes”. Për Sartrin vdekja është fuqia e ekzistencës në kuptimin e jetës. Ai ndërton të ardhmen sepse beson se ka edhe të “nesërme” .

Për të ardhmen nuk ka aspak rëndësi. Ajo është thjesht një vizion i së tashmes , sepse kur e mendon veten atje nuk ka përjetim, por vetëm tani.Vetja atje përjetësohet, pikërisht vetëm në botën e përtejme jetohet. Mesazhi biblik në veprën “Pasqyrat e Narçizit” është një ndër mesazhet më të goditura. Ai luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e depozitës tematike nëpërmjet vlerës simbolike të heroit, por edhe nëpërmjet situatës. Narçizi shtresëzohet edhe në kuptime të tjera si: mohim i dashurisë fi zike, i dukjes sipërfaqësore të gjërave, simbol i soditjes estetike dhe i pavdekësisë së ideve. Përdorimi i këtij motivi dhe muzika e tekstit, aludimi ose tërheqja e vëmendjes përmbi analogjitë, çon në përkthimin e realitetit në simbole që rrjedhin drejtpërsëdrejti prej motivit biblik. Duke vlerësuar mendimin e fi lozofi t gjerman, Ernest Kasirer, që “ligjërimi nuk shërben për të emëruar realitetin, por për ta konceptualizuar atë” bën dallimin e njeriut nga kafsha, forma e ligjërimit nuk është e vetmja mënyrë për ta bartur këtë rol, këtu bëjnë pjesë edhe miti, religjioni, arti, shkenca, letërsia.

Pasqyra është element i qëndrueshëm i besimit, që për shkak të lëndës së tij të paqëndrueshme, ka të bëjë me atë që Gaston Bachelard-i e quan kompleksitet i kulturës. G. Genette, në leximin strukturalist të funksionit modern të këtij besimi, përcakton “paqëndrueshmërinë” ose “karakterin e lëkundur” si thelbin e tiparit të qenësishëm të imazhit të Narçizit, duke theksuar se tek ai mishërohet (simbolikisht) ajo pjesë e besimit që është quajtur kompleksitet i kulturës, ku shtrihen dy motive: i pasqyrimit dhe ai i mosbesimit të tij.

Të pasqyruarit, motiv i përkuljes mbi vetveten dhe soditjes estetike, quhen si shtysë dhe kusht për njohjen e botës. Ndryshe nga Narçizi antik, që s’i dashuron të tjerët, por vetveten, Narçizi i Koliqit bën të kundërtën: ai i do të tjerët dhe veten, stërvit shpirtin e tij me dashuri për të tjerët, është përherë në kërkim të dashurisë personale, etnike, biblike; është në kërkim të njerëzores dhe fi snikes, në kërkim të dashurisë që Zoti predikon.

Dashunova përrallën e Narçizit me të tanë e hovin e gjakut tim prandveror. E gjithkund e gjithëkah kërkoj pasqyra ku me u pasqyrue, Narçiz e quajta veten ndër ditët e rinisë së parë, tue mos parandie asokohe sa trishtim ma vonë do më shkaktonte ky emën lulesh.177

Rrëfi mi bëhet në vetën e parë. Kjo dëshmon se autori merr pjesë aktive në krijimin e vetëdijes artistike, si formë e mundësisë së pasurimit shpirtëror, e njësimit me artin. Në poetikën e simbolizmit francez, Narçizi merr edhe kuptime të tjera si: “mohimi i dashurisë fi zike, i dukjes sipërfaqësore të gjërave”, “simboli i soditjes estetike dhe

176 KOLIQI, Ernest: “Xhami i dritores s`ime”, në Pasqyrat e Narçizit , Camaj – Pipa , Shkodër 2001, fq. 30.177 KOLIQI, Ernest: “Ujët e pusit”, në Pasqyrat e Narçizit, Camaj – Pipa ,Shkodër, 2001, fq. 9.

Page 92: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

84

pavdekësisë së ideve.”178

Situata që përbëhet nga “pasqyra”/ uji, si dhe nga “të pasqyruarit/ përkulja mbi ujë, hedhja e vështrimit mbi imazhin e vetes tek të dashuruarit me veten, është e lidhur ngushtë me heroin”. Koliqi, duke u përkulur të shohë imazhin e vetes, njeh atje fytyrën e poezisë dhe të artit të tij brenda vetes. Ai tronditet kur i duhet të pranojë si nevojë dhe natyrshmëri, ndryshimet që dëshmojnë tipare të tradhtuara dhe të lëkundura në pasqyrën ujore.179

Tek “Pasqyra e vjetër shkodrane” jeta nuk pasqyrohet në poezinë e mëparshme, ku luhet me gjurmët e traditës dhe unit vetijak poetik.

Ndërsa te “Kroni i Bardhanjorvet “shfaqen tendencat e përplasjes së poezisë me normat e ambientit ku në curril të kroit, nuk dëshiron të identifi kohet, sepse “sigurisht në fytyrën t`ime aty përtëriheshin tiparet e ndonjë stërgjyshi bari”, të cilat poezia e re nuk i duron.

Te “Prrue në dukagjin” , poezia e Narçizit sheh siç duhet vetveten , ai shkëputet prej saj për të parë të vërtetën reale. Te “Nji çuterr në Helveti” zëri autentik, nuk lejon identifi kimin me të huajën . Ky identitet kërkohet të ruhet e të përçohet edhe te “Valët e detit”, nuk do të pasqyrohet, sepse qëllimi i autorit vihet në pikëpyetje.

Simboli është një shenjë domethënëse e një misteri më të hershëm, që do të thotë se natyra e simbolit është ta shpjerë shpirtin tonë, me anë të ndonjë similitude, te të kuptuarit e diçkaje shumë të ndryshme nga gjërat që u janë ofruar shqisave tona të jashtme dhe cilësi e të cilit është të jetë ndryrë ose fshehur nën velin e një shprehje të errët.180 Duke pasur parasysh misterin e hershëm të Narçizit, Koliqi shfrytëzoi simbolikën e mitit të tij. Simboli “karakterizohet nga ndriçimi në brendësi i dukurive të përgjithshme në individualen ose i të përgjithshmes në të veçantën, me fjalë të tjera, ndriçimi tejpërtej i së përtejshmes në momentalen kohore”.181

Miti i Narçizit, i njeriut që dashurohet me vetveten, është shfrytëzuar nga Koliqi për t’u shprehur maksimalisht në ekstremet dhe të nënvetëdijes për misionin e artistit deri në sakrifi kim, për lidhjet e tij me truallin amtar deri në tjetërsim, për tërheqjen ndaj hapësirave të reja, lirisë së pakufi shme. Koliqi shfrytëzon Mitin e Narçizit , më konkretisht variantin që lidhet me fajin tragjik të njeriut që vjen nga Perënditë, nga metafi zika, e cila e paracakton fatin dhe natyrën e jetës sonë në tokë. Vetë shfrytëzimi i një miti na çon te simboli, prandaj kur themi “Pasqyrat e Narçizit” simbolizohet shembëllimi, shtrembërimi, iluzioni i pasqyrimit. Iluzioni i pasqyrimit të botës , ndjenjës, brendësisë e çon Narçizin në kërkim të dashurisë njerëzore.

Mesazhi fi lozofi k i shkrimtarit është një zë i fuqishëm që nuk prek qenien njerëzore në kufi jtë e jetës dhe të vdekjes, në brendësi të përjetësisë si dashuri pa caqe ndaj kreativitetit dhe botës qiellore. Statusi i tekstit biblik është përcaktuar nga burimi, që

178 SUTA, Blerina, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Camaj _ Pipa ,Tiranë, 2004, faqe 33, cituar sipas: zëri Narcizo, miti e personaggi, vepër e cituar, fq. 506.

179 SUTA, Blerina, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, faqe 34 cituar sipas: Carl G. Jung, Il concertto D’ incoscio collettivo, Gli archetipi dell incoscio collettivo, Torino, Boringhieri 1977, fq. 36.

180 Eco, Umberto, Për letërsinë, Dituria ,Tiranë 2007, faqe 145.181 Wellek. R, Warren. O, Teoria e letërsisë, Onufri, Tiranë 2007, faqe 195.

Page 93: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

85

lidhet me doktrinën, mësimin, me besimin e fl ijimin për të shpëtuar. Statusi i ligjërimit biblik është i përcaktuar nga bashkërenditja; e dhëna për të treguar shkakun, se shkaku është krijuesi suprem (Zoti): fjala, e thëna është e bërë vepër; prandaj ligjërimi ka karakter dyshues dhe sprovues.

Ndonëse strukturon realitetin e thellë, Koliqi te “Pasqyrat e Narçizit”, makrostruktura e së cilës i bindet modelit hapësinor, shfaqjen e objektivave e bën të mundur në rrjedhën ujit e të gjakut, në metastazat e rrënjëve.182 Janë këto rrjedha që zbulojnë botën e dytë, atë të thellën. Objektet e hapin gjirin e tyre pikërisht mes rrjedhës së hapësirës që duket sikur i përshkon.

Kjo rrjedhë përshkon shpirtin e thellë të gjërave dhe atë të epifanizuesit të tyre, demiurgut, i cili bashkë me këtë realitet të thellë të botës, kërkon e zbulon edhe atë të shpirtit të vet, fytyrën e vet të vërtetë. “Nëse Zoti e ka krijuar botën përmes shpegimit të tingujve gjuhësor apo shkronjave të alfabetit këto elemnte teorike nuk janë përfaqësues të diçkaje që ekzistonte më parë, por trajtat sipas së cilave marrin formë elementet prej të cilave përbëhet bota.”183 Rëndësia është e qartë, këtu perfi tohet ndjenja e cila është e përkryer , sepse jo vetëm na e pasqyron Narçizin në kërkim të dashurisë biblike, por duke e prodhuar , përkon me të si shembëllim në sendin e prodhuar.

3. 3. Krahasimi i simbolikave mes vëllimit “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh”.

Metodat komparatiste nisen nga hipoteza që një vepër duhet të vlerësohet nga konkretizimet e saj të veçanta dhe nga të gjitha ndërlidhjet e mundshme. Nga ana tjetër, një prespektivë komparatiste supozon që një takim midis dy kulturave lejon të vihen në pah një varg elementesh që nuk do të shfaqeshin nëse studimi do të kryhej brenda një kulture të vetme.

Nëse i referohemi studiuesit Hans Georg Gadamer, do të kishim se “mes së tashmes dhe së kaluarës qarkullon një gjuhë e njëjtë ose një kulturë e njëjtë”184, ky është një fi ll i vazhduar që përshkon kohën, horizontet kulturore të njerëzve, të së kaluarës, dhe horizontet e njerëzve aktualë që i përkasin njëri-tjetrit. Kjo shtrirje është bazë e një marrëveshje përgjatë shekujve. Në mbështetje të këtij pohimi Gadamer niset nga mësuesi i tij Hajdeger se “vështrimi i një teksti duhet parë paralelisht me tekstet e tjera”185. Kuptimet e një teksti janë të shumta. Veprat letrare përherë mbartin në vetvete mundësi të pashterrshme kuptimore dhe interpretuese.

Lexuesi gjatë leximit të tekstit realizon një prej atyre kuptimeve të mundshme që gjenden brenda tij. Nëse fjalët do të kishin vetëm një kuptim fjalësor, nuk do të kishte letërsi. Studiuesi Gudio Guljelmi pohon se “teksti realizohet me shumëllojshmërinë e interpretimeve të veta, leximi është një lojë, një lojë me kode ku lexuesi depërton në të”.

182 SHEHRI, Dhurata : Koliqi mes malit dhe detit, Onufri , Tiranë, 2006, fq. 140.183 ECO, Umberto : Në kërkim të gjuhës së përkryer, Dituria, Tiranë, 2008, fq. 42.184 GADAMER, Hans: L`attualita del bello , fq. 18.185 Po aty, fq. 20.

Page 94: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

86

Përshtaja e tekstit poetik në nivel të lexuesit çon shpesh drejt vulgarizmit; thjeshtëzimit të tekstit letrar. Kërkesë kjo jo e artit elitar, por si mjet propoganistik drejtuar masave, që sipas Moffet dhe Eco-s është quajtur “kontrata e komunikimit”.

Marrëveshja midis lexuesit dhe tekstit çon në ndërtimin e kuptimit. Kjo e bën tepër aktiv rolin e lexuesit. Studiuesi Gudman përshkruan “tekstin e dyfi shtë”, nocionin se si lexuesi bën përngjasime ndërmjet teksteve të ndryshme. Por duhet theksuar se ndërtimi i një teksti krahasimor është një hap drejt ndërtimit të kuptimit. Ky kuptim vjen nga pranëvënia dhe ballafaqimi i teksteve të veçanta. Duke u nisur nga këto përkufi zime jam përpjekur të bëj një vështrim krahasimtar të vëllimit “Hija e maleve” me “Tregtar fl amujsh” të Ernest Koliqit.

Sipas studiuesit Karl Gurakuqi, “Hija e maleve” “âsht e para vepër shqipe e këtij lloji” me “subjekt ngjarjesh të gëzueshme dhe të mallëngjyeshme , thjesht shqiptare”186. Për C. A. Çekrezi është një libër sui generis187. Në novelat dhe tregimet e tij “Hija e maleve” (1929) dhe “Tregtar fl amujsh” (1939), përmes rrëfi mit artistik që është parësor për prozatorin, Koliqi zbërthen psikologjinë e njeriut shqiptar të kohës, pengesave dhe vështirësive të tij për t’u përfshirë në rrjedhën e qytetërimit dhe përparimit shpirtëror e material; pengesave psikologjike në rradhë të parë, pastaj edhe të pengesave sociale e historike.

Me vëllimin “Hija e maleve” autori sheh nga mali, duke na nxjerrë tiparet e zakonet e malësisë, që në një kuptim e pengojnë, por që, sipas tij duhet të ruhen në jetën shqiptare, tek vëllimi “Tregtar fl amujsh” ai do të bëjë të njëjtën gjë me zakonet e qytetit, duke ndarë këtu, nga njeri tregim në tjetrin, zakonet e oksidentit që duhen thirrur dhe zakonet e vjetra që duhen hedhur poshtë.

Koliqi në vëllimin “Hija e maleve” rimerr temat tradicionale duke lakuar fatin e individit përballë normave. Te vëllimi “Tregtar fl amujsh” shtron temat urbane me me refl ektimet e brendshme të individit.

Në tregimet dhe novelat e dy vëllimeve “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh”, Koliqi i kushton rëndësi të veçantë portretizimit bindës të personazheve; si personazhe të botës shqiptare dhe si personazhe – qenie të gjalla njerëzore. Ky portretizim është shpesh edhe teknika bazë e analizës së botës së brendshme të njeriut. Ndaj dhe rrëfi mi na del në funksion të portretizimit sa më të plotë të personazheve shpesh edhe domethëniet artistike e kuptimore janë të lidhura me mënyrën e ndërtimit të portretit të personazheve.

Si personazhe të botës shqiptare, personazhet e Koliqit bartin gjithë ngarkesën emocionale, psikologjike të njeriut shqiptar, i cili gjendet në kapërcyell të dy epokave, epokës tradicionale të dominuar nga tradita zakonore dhe epokës moderne të dominuar

186 GURAKUQI, Karl: “Hija e maleve”, 1929, vep. e cituar: “Hija e maleve” âsht e para vepër shqipe e këtij lloji, pse novelat e saja kanë të gjitha subjekt ngjarjesh të gëzueshme dhe të mallëngjyeshme, thjesht shqiptare; kujdesi që i ka pasë autori për me ruejt pikëzimin e kohës dhe të vendevet, në të cilat ndodhin ngjarjet, i bajnë këto novela tërheqëse”.

187 C. A. Çekrezi: “Hyrja e librave të reja” në “Hija e maleve”, “ora”, 22. 01. 1929; “Po fi lloj edhe njëherë me kqyrjen e një libri sui generis Për Shqipërinë: “Hija e maleve” 1929. Vlera e vërtetë dhe eclatente është se Shqipëria jonë krejt e varfër në leteratyrën kombëtare po gjen më në fund një novelist që di si të hyjë në thellësin e ndjenjave shekullgjatë të këtij popullit tonë, që di si t’i analizojë dhe t’i pikturojë ato ndjenja me interesin e chirurgut që ndan me thikën e tij elementët dhe fi jet e ndryshëm nga të cilat përbëhet trupi i njeriut”.

Page 95: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

87

nga kërkesa për një model te ri në jetë, kryesisht ndikimi nga kultura e shkruar, shkollim brenda vendit apo nga modeli i jetës perëndimore, kryesisht ndikim nga shkollimi në universitetet europiane. Ky njeri vendoset përherë në vijat narrativie. Përmbledhja me titullin simbolik “Gjaku” duke ndërtuar me kujdes një dispozitiv të ndërlikuar psikologjik, psikoanalitik, antropologjik, ligjor, kanunor, sociologjik e letrar që shfaq qytetin (Shkodrën) si një hapësirë dyzuese ku tashmë individi (dhe jo më kolektivi) përfshihen dhe jetojnë në dy gjënjde të papërputhshme me njëri-tjetrin, duke shkaktuar krizën e tij mendore e shpirtërore. Doda, në lëkurën e lakmueshme të qytetarit ideal, përgjon tragjikisht hijen e pashlyeshme të maleve brenda të tjerëve dhe vetvetes.

Kështu, në novelën “Gjaku” na jepet përpjekja e Dodës për t’u dhënë të tjerëve qytetërim. Ai përpiqet por ndodhet i vetëm. Doda është i bindur se nuk do të kryejë gjakmarrje. Lufta që i bën ndërgjegjja është shumë e fortë. Koliqi luan me idenë se kanuni është bërë një prirje instiktive. Sprova e nëndërgjegjes, sprova e pavetëdijes tek ky personazh jepet më e thellë se kudo. Në novelën “Gjaku” përdoret për të parën herë në letërsinë shqipe fjala e pandërgjegjshme në vitin 1929.

Te novela “Miku” Koliqi i kushton kujdes besës dhe mikëpritjes. Shqipton rëndësinë e këtyre virtyteve për botën shqiptare, të cilat bashkë më burrninë, urtinë dhe trimërinë, i japin kësaj përmasën e theksuar të autoktonisë dhe të mitikes.

Kështu Uc Lleshi pret dhe përcjell nga shtëpia e tij gjaksin, Gjok Vatën dhe gazetarin, Shefqet Kadia, për të cilin ishte zotuar se do ta zërë të gjallë dhe do t’ia dorëzojë pushtetit në Shkodër.

Koliqi, si dhe Fishta e autorë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, kanë funksionalizuar me shumë mjeshtëri në veprën e vet vetëdijen mitike shqiptare. Kjo bie në sy në prozat “Nusja e mrekullueshme”, “Zana e fundme”, “Kërcimtarja e Dukagjinit”, “Kur orët lajmnojnë”, ku bota mitologjike shprehet me jetën konkrete. Për këtë arsye, është e vështirë të thuhet prerazi se ku fi llon njëra botë e ku mbaron tjetra.

Në thelb këto janë të njësuara dhe ky njësim ndodh pikërisht në vetëdijen e individit, që ai e ka trashëguar dhe e cila vetëdije sa herë që nuk ia del me njëmendësinë konkrete, fton ose fut në përdorim botën mitike.

Te vëllimi “Hija e maleve”, siç na e sugjeron edhe vetë titulli, gjejmë më shumë malin, hijen e tij në jetën e qytetit e të qytetësit, do të presim që Koliqi me vëllimin “Tregtar fl amujsh” të na mbajë ato premtime që na ka dhënë në biografi në e tij poetike.

Në tregimin “Dramë e vogël” na rishfaqet pjanoja që pamë tek “Hija e maleve”, tek “Andërr e nji mbasdite vere”

1– Në nji skâj, e vûme për tërthuer ndërmjet dritareve, një pianofortë e zezë, e re, e ndritëshme, nëpër mure, ritrata e piktura.

2– Në krye të odës, në gjysmaterr, shndritë pianoforta e re, ngjyrë gështenjë, të tânë lustër.

Në të dy tregimet, protagonisët kanë një ëndje për të parë detin. Muzika e pianos u hap këtyre të rinjve horizontin e detit. Hijet burojnë prej kësaj pianoje dhe kërkojnë të zënë vend në përjetimet e Torçit dhe të Netës. Tek të dy tregimet, të rinjtë na shfaqen

Page 96: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

88

në një mbasdite, të vetëm, të mbyllur në odë; ndodhen përballë një pianoforte. Tingujt e saj i argëtojnë por edhe i zhytin në vuajtje ëndërrimtare, ata përherë bashkohen me brengën ekzistenciale.

1– Mbylli syt, ndoshta mê mendue valët e detit qi n’at ver nuk do t’a përkundeshin në freskinë e kaltër të tyne. Mêndonte koncertet qi nuk do t’i dëgjonte si kishte shpresuar.

2– Ai e mënini. Donte me pa prap detin. Mbylli sytë. Përpara e shifte pirgun me sy çel; tashti as në terr, mbas qepallave të mbylluna, s’mundet me e gjet. . .

Një vështrim paralel ndeshim edhe në tregimet “Kopshti” dhe “Kumbulla përtej murit”. Në këto tregime Koliqi eksperimentoi tipin e tregimit që Aurel Plasari e quan tip “psikospektiv”. Këtu na trajtohet realiteti konkret e psikologjik, bota shqiptare që është e lidhur me realiteti jetësor. Në revistën “L. E. K. A. nr. 2” Koliqi është shprehur, “Jeta shoqërore, e vjetra dhe e reja, duhet përshkrue, psikoanalizue”; ky është synimi i tij artistik i shprehur qartë në të dy tregimet. Këtu struktura e intrigës mbahet në këmbë nga elemente autobiografi ke, çka në parim na i bën këto tregime të afërta me “biografi në” poetike të Koliqit. Në të dy tregimet ndeshemi me një tjetër kthim pas; tani jo më në gjakun e të parëve, por në fëmijëri. Siç duket fëmijëria është shumë e dashur për Koliqin, sepse zgjedh pikërisht atë për të evokuar të kaluarën, dhe ky kthim mbrapa në kohë nuk është i rastësishëm. Në këto tregime, personazhet kryesorë (Shuk Dila, Lec Gurmolla) kthehen në fëmijëri nëpërmjet një përjetimi të dyfi shtë dhe libidinal.

1– Zâni i grues i jehonte âmbël në fund të shpirtit, tu i ngjall pa pushue dit të harrueme e ândej të tretuna.

2– Âsht i bâm me kumbullat e tua- tha me atë zâ të ri që djalit i duket se buronte nga e kaluemja e largët.

Narracioni në këto dy tregime, si formë hapësinore e trillimit të vazhduar, e ushtron kompetencën për takimin e identitetit mes vetes dhe gjërave. Të dy protagonistët na shfaqen në tregim me një kthim mbrapa në kohë. Ky kthim në kohë na jepet nëpërmjet një elipse kohore të përcaktuar188.

1– Shuk Dila po shkonte me kthy një vizitë te Arra Madhe, me ardhje të tij në Shkodër, mbas sa vjetësh largimi, shum vizita kishte pas prej farefi sit, miqve e dashamirve. Tashti, mbas dhetë vjetësh largimi e malli realiteti kishte andjen e andrrave².

2– Kjo i ndodhi Lec Gurmllës ndër të parat lirime vere që erdhi me kalue në Shkodër mbas dhetë vjetësh ndër shkolla të përjashtme³.

188 Elipsa ndodh kur kemi mungesë të plotë të fabulës tregimit përmbledhës dhe pauzës përshkrimore. Elipsat i kemi dy llojëshe te përcaktuara në kohë dhe të papërcakuara.

Page 97: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

89

Koha që përshkruan narratori është një mbasdite korriku.

1– Vapën e asaj mbasditeje korriku me u ulë pak nji frymë e hollë ere që vinte nga Kodra përtej Kirit. Me gjith atë udhat e muret, ndezë prej zhegut të fortë, fl akërojshin edhe tash që dielli po binte, duhma të zballueme²

2– Një ditë korriku i takoi me u ndalun për mbasditë te nana e dajës. Kah mbarimi i zhegut, nësa tjerët fl inin ende zbriti poshtë në oborr e mandej hyni në hyni në kopësht mbas shtëpie. ³

Hapësira: të dyja ngjarjet na zhvillohen brenda një kopshti.

1– Ah, ai kopësht!. . e lammë gjelbërore lojnave ma të bukura të fëmijënis. . . Ishin dhetë vjet qi Shuku s’e shifte por cdo kand të tij, ç’do landë, çdo fi je bari ai e mbante mend, përse ma sendin ma të vogël aty mrenndë lulëzonte nji kujtim i ambël. 189

2– Kopshti me atë mbasdite të nxehtë, heshte në diell. Ajo heshtje e tij po vlonte me zane të panumërueme veçse të lehta dhe me lëvizje disi të shëtituna. Lëvizje kandrrash e fl uturash bletësh e grethash. Kumbullat deng me kokrra të pjekuna s’mungonin aty në kopësht. . Por sytë Lelecit si të tretun prej një fuqie shortore, kërkuen një kumbull përtej murit. 190

Për Shukun, hapësira që na përshkruan narratori mbart kujtimet më të forta dhe emocionale që kanë lulëzuar në atë kopësht. Për Lecin, kujtimet e kapërcejnë hapësirën që na përshkruan narratori; ato ndalen diku tjetër në kopshtin e fqinjit të tij.

Më tej, narratori na prezanton me perspektivën narrative ku narratori është i barabartë me personazhin. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fokalizim të brendshëm. Narratori na rrëfen në vetën e tretë (rrëfen për ndjesitë që u shkaktohen protagonistëve me pikëtakimin kopësht). Tipi i narracionit që na përshkuan ngjarjet është i ndërkëmbyer. Tregimi i Koliqit, në të cilin duken hapur pikëpamjet e tij, shtron çështjen e ndeshjes së projektit të ndriçimit kulturor. Jepet individi dhe pafuqia e tij për të ndryshuar në jetë kolektive. Ky përshkrim është fokusuar në objektin “kopësht”, por jo i detajuar, pasi për modernistët s’kishte dhe aq rëndësi objektivi por epifanizimi i tij.

Kopshti, me atë lëvizje kandrrash e fl uturash, qe në një paralelizëm të gjendjes psikike të personave që simbolizojnë lëvizje kaotike të pulsioneve libidike. E njëjta gjë ndodh edhe me përshkrimin e oborrit të huaj, e në këtë oborr të huaj skicon shkallët e shtëpisë së vjetër, por të mbajtura mirë. Ngjitja e këtyre shkallëve, forca energjike që duhet për kalimin e tyre nga njera tek tjetra të kujton procesin e zgjimi të këtyre pulsioneve dhe lëvizjes së vetëdijshme të tyre (shkallë-shkallë). Pra, parë në këndvështrimin komparatist në këto dy tregime mund të themi se:

189 KOLIQI, Ernest: “Kopshti”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë,2003, fq. 119.190 KOLIQI, Ernest: “Kumbulla përtej murit”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 85.

Page 98: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

90

1– Kultura nuk i vë detyrim vetëm ekzistencës shoqërore të njeriut, por edhe ekzistencës biologjike të tij.

2– Dualiteti mes ndrydhjes dhe bërjes së vetëdijshme të instikteve seksuale ose pulsioneve libidike është çështje mbaruniversale. Në psikulën njerëzore rëndon një moral që e dallon njeriun nga qeniet e tjera të gjalla.

Marrëdhënia mal/det, në një këndvështrim më të gjerë, që rrok gjithë krijimtarinë e Koliqit, mund të rindërtohet përmes dikotomisë malësi/qytet, elemente dominante në vëllimin “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh”. Gjatë shqyrtimit të kësaj dikotomie, të bie qartazi në sy një përkim datash. Luhatja e dyzimi mes malit e detit, shfaqet te “Hija e maleve” (1929) rimerret, përshkruhet e shpjegohet te “Pasqyrat e Narcizit” (1934), ritrajtohet duke anuar nga deti te “Tregtar fl amujsh” (1935). Nëse me mësuesin Dodë te novela “Gjaku” (Hija e maleve) Koliqi nuk i shkon deri në fund kësaj dikotomie, duke e bërë personazhin e vet t’i bindet malit, shpirti i tij do të laget nga deti, ai do të dorëzohet në polici.

Pas veprimit të gjakmarrjes, Doda pret i palëvizshëm ardhjen e forcave ligjore që do ta dënonin për veprimin e kryer. “Qytetaria” e tij dorëzohet përballë fuqisë së shenjtë të mitit të gjakmarrjes. Por momenti fi nal, i ngjashëm me dënimin mitik, ashtu si në tragjedinë greke, konsiston në çlirimin e pandërgjegjshëm nga pesha e fuqisë së epërme irracionale dhe në fi toren e besimit në qytetërim. Ai beson në qytetërimin e ri, prandaj dhe bëhet me ndërgjegje fl i e këtij besimi të ri, e këtij miti të ri, duke paguar personalisht mungesën e fuqisë së ligjeve të shkruara në shtetin e ri shqiptar.

Pra, mekanizmi psikologjik i këtij personazhi vepron në të njëjtën mënyrë kundrejt të dy miteve që përplasen midis tyre. Ndërgjegja intelektuale e Dodës e gjykon si të egër kanunin, të cilën ndërgjegja koleltive e respekton si element të shenjtë të ekzistencës histotike. Për këtë arsye ai bëhet pre e gjakut, dhe pastaj pre e veprimit dhe ndërgjegjes së tij qytetare. Nëse do të fl isnim më koncepte migjeane, për këtë “reagim” të tijin, do të thonim se mund të konsiderohet si “reagim për progres”, si “qasje përkundrejt civilizimit”

Duke mbajtur parasysh kritikat për novelën “Gjaku” tek “Hylli i dritës”, Koliqi, me një zgjidhje kompromisi që i shkon shumë për shtat pozicionit të tij prej “modernisti të moderuar”, e rimerr këtë temë tek tregimet e vëllimit “Tregtar fl amujsh”, duke e shndërruar në marrëdhënien e re malësi/qytet, nisur këtë herë për nga përsiatjet e tij për nga këndvështrimi i qytetit e qytetësit. Bashkë me pretendimet e mësuesit Dodë, për t’i sjellë “qytetnimin nji kombi zhyt në errësirë të padijes”, duket sikur bien dhe ato të Koliqit.

Marrëdhëniet që vendos Koliqi mes malit e detit duhen analizuar si marrëdhënie që shkojnë herë më pranë detit, perëndimit, modernitetit, “Tregtar fl amujsh”; herë më pranë malit, traditës, “Hija e maleve”. Në tregimet e vëllimit “Hija e maleve” spikat zgjedhja e teknikave artistike në funksion të rindërimit të jetës mendore shpirtërorëe shqiptare, ku do të gjente justifi kim pretendimi i Koliqit për cilësitë e lindura dhe të trashëguara të racës shqiptare, të ngjashme me qytetërimin europian. Këto proza e përdorin mitin (religjoz) në formën e tij të kristalizuar për t’ju qasur në mënyrë të ndërgjegjshme problematikës së identitetit. Ndërsa vlera e fortë simbolike e shndërron

Page 99: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

91

përkatësinë kombëtare shqiptare në një “mit” me shfaqje formash të veçanta (traditash arkaike, bestytnish, supersticionesh dhe paragjykimesh, dhe, në të njëjtën kohë, cilësish të gërshetuara njerëzore e etnike që karakterizojnë shtetin shqiptar).

Zanat, orët, shtojzavallet, gjaku, janë simbole mitesh në diskursin e Koliqit, janë mite që kërkojnë refl ektimin si trashëgimni e mesazh identiteti, pra janë shenja që përcaktojnë individualen e të përgjithshmen e shqiptarëve. Meqë jemi në prizmin e krahasimit të vëllimit “Hija e maleve” me “Tregtar fl amujsh”, mund të theksojme se në “Hijen e maleve”, luhet me motivet jetësore të malësisë dhe letërsia e tij aspak nuk shkëputet nga tradita, por bëhet fi guruese e saj (Elioti thotë: “. . . shkrimtari patjetër duhet të zhvillojë ose të pajiset me vetëdijen e së kaluarës dhe se ai duhet të vazhdojë ta zhvillojë këtë vetëdije gjatë tërë karrierës së tij”).

Te “Tregtar fl amujsh” forcohet intenca autoriale dhe s’luhet me të, (intencën) për ta ruajtur dhe konsoliduar lozën e hegjemonisë së kësaj tradite, por punohet në funksion të konsolidimit kulturor e nacional.

Nëse Fishta me epikën jetësonte diskursin ideal nacional, ndërsa më satirikën atë “real” damkosës, mund të themi: se Koliqi me “Hijen e maleve” dashuroi rreptësinë e motiveve të këtij idealiteti, ndërsa me “Tregtar fl amujsh” eci përpara në fushë, të themi kuptimisht, të “platformës” së tij letrare; art, kulturë, emancipim dhe ideo-identifi kim me konceptet moderne nacionale e tejnacionale.

Nëse me “Hijen e maleve” hetojme forcën e amzës letrare, atëherë me “Tregtar fl amujsh” hetojmë jetën e “lozës letrare”. Përderisa te “Hija e maleve” autori zbulohet nëpërmjet idesë qe shtrihet në strukturën e tregimit e merr formë në fund të tij, te “Tregtar fl amujsh” autori zbulohet nëpërmjet personazheve. Kështu që, ajo që po e cilësojmë si enigmë, nuk mund të mbartet vetëm në strukturat e tekstit, por si e tillë i kalon personazhit, i cili me kulmin e fatit të vet e zbulon edhe efektshmërinë e tij në kuadër të tekstit funksional.

Duke ju referuar mendimit të Eco-s, mund të arrijmë si përfundim se në çdo fjalë të autorit, në çdo krijim të fantazisë së tij, gjendet fati i gjithë njerëzimit, të gjitha shpresat njerëzore, zhgënjimet, vujatjet, gëzimet, madhështia dhe mjerimi i plotë, drama brenda reales që lind dhe rritet vazhdmisht në vuajtje e gëzime.

Page 100: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

92

Për të ilustruar analizën komparatiste, po sjellim paraqitjen tabelore të fjalëve-çelës që u përkasin këtyre dy vëllimeve:

Fjalët-çelës në vëllimin “Hija e maleve”

Fjalët-çelës në vëllimin “Tregtar fl amujsh”

Rrënjë, gjak, enti, origjinë, racë, legjendë, zemra e kombit, qenie nacionale, mali, malësor, Zana, Orë, kanun, shtojzavalle, mikpritja, pushka, autosugjestion, gjakmarrje, bajrak, trimnia, miku, besa etj.

Qytetasi, oksidenti, perëndimori, kulturori, deti, kumbulla, muri, qyteti, kolektivi, të huajëzimi, e ardhmja, urbania, tjetri, kultura, kënga, idealisti, novatori, përparimtari etj.

Nga tabela na rezulton se në vëllimin “Hija e maleve” fjalët-çelës janë në kontrast, ashtu siç janë edhe titujt. Te Koliqi ne gjejmë rrënjët e tij shpirtërore që vijnë nëpërmjet rrënjëve të gjakut, por ndiejmë dhe rrënjët e një kulture europerëndimore që kërkojnë përherë novacion dhe ndryshim. Këto fjalë i referohen traditës, identitetit kulturor, ndërsa në vëllimin “Tregtar fl amujsh” vihet re një frymë novatore dhe integrim i individit drejt progresit dhe urbanizimit.

Ato jepen në një përshkallëzim zbritës, zhytjen në tradicionalen në vëllimin “Hija e maleve” dhe në një shkallëzim ngjitës, rritjen në utopi në vëllimin “Tregtar fl amujsh”. Fjalët çelës të vëllimit “Hija e maleve” i përkasin një ligjërimi popullor dhe përdoren për të shpjeguar qëndrimin e Koliqit përballë njeriut shqiptar, për të vizituar imazhin e tij në lidhje me tokën e atdheun.

Page 101: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

93

Në vëllimin “Tregtar fl amujsh”, fjalët-çelës i përkasin një regjistri më të ngritur ligjërimor dhe janë përherë të prirura drejt emancipimit dhe integrimit kulturor.

Vëllimi “Hija e maleve” Vëllimi “Tregtar fl amujsh”

1. Nusja e mrekullueshme2. Gjaku3. Kanga e re4. Se qofsh, pleqnofsh5. Kërcimtarja e Dukagjinit6. Miku7. Andër e një mbasditje vere8. Kur orët lajmojnë9. Kopshti10. Ke tre lisat11. Diloca12. Zâna e fundme

1. Tregtar fl amujsh2. “A ta laçë?. . . ”3. Anmiku në shtëpi4. Dramë e vogël5. Vena shtatë vjeçe6. E gjeti mbas shimshirit7. Vaji i qitun8. Bilbilat e plepishtit9. Duert e Nânës10. Kumbulla përtej murit11. Rrokoll12. Një ngjarje në rrugicën Kezenaj13. Një ditë prej ditësh14. Lumnia15. Hânë gjaku16. Djepi i arit

Duke u përpjekur të sjellim një përqasje komparatiste midis “Hijes së maleve” dhe “Tregtar fl amujsh”, mund të themi se: me vëllimin e parë, Koliqi arriti të zbresë nga Malësia në qytet (në letërsi), kurse me vëllimin e dytë arriti të na ndërtojë prozën e qytetit. Vëllimi “Hija e maleve” ka 12 tregime ndërsa vëllimi “Tregtar fl amujsh ka 16 tregime. Nëse lexohen të gjitha tregimet sipas renditjes që na ka dhënë vetë autori, duke identifi kuar temat e tyre, veçimi bëhet i papranueshëm. Janë temat e zgjedhura nga autori ato që krijojnë një strukturë teksti dhe nga ana tjetër duken sikur paraqesin një bashkim organik të një metateksti, i cili nuk është gjë tjetër veç bazë e një kontekstualiteti unik që mundëson dekodimin e parë të veprës letrare. Në vëllimin e parë, kalimi nga njeri tregim në tjetrin rrit tragjicitetin dhe dramacitetin në prozën e Koliqit.

Në këtë vëllim personazhi kryesor është malësori i prekur thellë nga hija e kanunit. Në vëllimin “Tregtar fl amujsh” autori përzgjedh tema dhe motive nga jeta urbane e qyteti i tij i lindjes, duke zbuluar mes tyre ambiciet e njerëzve urban dhe qëllimet që ekzistonin midis shtresave të shoqërisë. Ndonëse dinamika tekstore nuk ecën drejt dramacitetit dhe tragjicitetit, edhe këtu, në çdo tregim të mëvetësishëm, trajtohen gati të njëjtat tema, veçse në forma të ndryshme, duke rrëshqitur ndonjëherë edhe në ndonjë ndjenjë humori për realitetin dhe bartësit e tij.

Teksti i këtij autori na përshkohet nga një koherencë e brendshme dhe ndihmon qartë në bartjen e mesazhit të bartur nga dhënësi. Sipas Todorov-it, mesazhi mund të koinçidojë me një frazë, ashtu si dhe me një libër të tërë. Nëse të dy vëllimet mund ti shohim me syrin e narrativës na konsiston se: në vëllimin “Hija e maleve”, qëllimshmëria e autorit realizohet nëpërmjet analepsës, kurse në vëllimin “Tregtar fl amujsh” qëllimshmëria e tij na realizohet nëpërmjet prolepsit. Te “Hija e maleve”

Page 102: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

94

autori anon drejt diskusit oral ndërsa te “Tregtar fl amujsh” drejt diskursit modern. Me këto dy vëllime, ai jepet në lekundje të përhershme midis diskursit oral dhe atij modern.

Si konkluzione, për të dy vëllimet mund të nxjerrim:

– Në vëllimin “Hija e maleve” ngjarjet marrin trajtat e elementëve të intrigës – “mrekullia është përtej jetës reale, në përrallë, kurse kjo është ushqim shpirtëror që synon e arrin mrekullinë. Kjo është shtresa mbizotëruese e tregimeve të Koliqit te libri “Hija e maleve” shprehet studiuesi Sabri Hamiti191.

Adhurimi i Koliqit për malin është adhurim për atë që shkon drejt zhdukjes, është adhurim për të shkuarën e vet, që thellë-thellë është e shkuara e kombit, e rrënjëve të veta. Më 1970, edhe njëherë, Koliqi do të shpërfaqë mrekullinë ndaj malit, si ajo pjesë që më se me vendlindjen, e mban të lidhur me vetveten. Sipas studiueses Dhurata Shehri, “të adhurosh malin për Koliqin do të thotë ta poetizosh, të shkruash poezi për të, domethënë për veten. Do të thotë t’i ngresh përmendoren e fundit një uni që po zhduket”

Në librin “Hija e maleve” Koliqi trajton temën që kanë rrënjë në moralin e Malësisë dhe në tragjicitetin e vet; e provojnë edhe në mesin autentik, edhe në ndeshjen e tyre me një mes qytetar. Këtu është zënë jeta në përjetësinë e saj dhe në zjarrminë e saj të ndërrimeve. Toni i përgjithshëm është autentik-tragjik.

Tregimi i Koliqit në të cilin duken hapur pikëpamjet e tij, shtron çështjen e ndeshjes së projektit të ndriçimit kulturor me realtitetet e thella kulturore. Jepet individi dhe pafuqia e tij për të ndryshuar diçka në jetën kolektive.

Edhe për Koliqin, ashtu si për Konicën, problemi është te psikologjia e individit, i cili duhej të shkëputej nga rëndësia e modelit të jetës tradicionale nga rëndësia e elementeve negative të këtij modeli për të përqafuar një model më bashkëkohor që ka në bazë kulturën e jetës.

Koliqi i dalë prej dy shkollave letrare trashëgon prej shkollës Fraçeskane, të përfaqësuar nga Fishta, konceptin e rrënjëve. “Rrënjë”, “gjak”, “etni”, “origjinë”, “të parët”, ”racë”, “legjendë”, “qenie nacionale”, “zemra e kombit”; janë të gjitha fjalët e një fjalori të veçantë që do të shërbejnë si fjal-çelës për të shpjeguar qëndrimin e Koliqit përballë njeriut shqiptar, për të vizatuar imazhin e tij; madje mund të thuhet se përsiatjet e tij mbi lidhjen që ka me tokën e atdheut, sublimohen në një mistikë subkoshiente që njëjtësohen me qenien, derisa merr përmasat e një shtyse të brendshme psikoanalitike.

– Lidhja e tij me tokën bëhet instiktive. Ajo rrjedh në vena me gjakun.

– Te “Hija e maleve” luhet me motivet jetësore të Malësisë dhe letërsia e tij aspak nuk shkëputet nga tradita.

– Specifi kë e formës së tregimeve është ngjarja e mbetur pezull.

– Karakteristikë e rrëfi mit koliqian është pjesëmarrja e pak personazheve (tre ose katër personazhe).

191 HAMITI, Sabri: Vepra letrare 8, Letërsia moderne, Prishtinë, 2002, fq. 590.

Page 103: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

95

– Karakteristikë është rrëfi mi in media res192, që ndërtohet apo zhvillohet në atë mënyrë ku përgatitet diegjeza193, bota e aksioneve të brendshme, për të na dhënë efektin përfundimtar për ta përmbushur qëllimin e paralajmëruar që në titull.

– Me “Hijen e maleve”, sipas studiuesit Nysret Krasniqi, autori hyn në letërsi nën mallin dhe admirimin e modelit gojor kanunor, të cilin e jep në variantet e jetës shqiptare, por pa e lënduar atë për asnjë dimension, pra duke mbetur gjithnjë nën furtunën e tij e duke punuar kryesisht në stil e në formë letrare, veprim ky që i mundëson variantet tematike dhe qëllimet autoriale që shpesh dalin si didaktike duke ndërtuar kështu tregimin e enigmës. Idioma poetike e Fishtës vetëm sa merr variante dhe shpërndërrim forme artistike, duke e lënë autorin si funksionues në kuadër të “copave” të një diskursi të njohur e të kanonizuar. “Hija e maleve” është hija e kësaj idiome që autorin e lë punëtor të saj, me qëllim të theksuar utilitar nacional, që Koliqi e pati fi lozofi të bioletrës së tij194.

– Nëse do t’i rreferohemi mendimit të Vangjel Koçës për vëllimin “Tregtar fl amujsh”, gjejmë refl etkimin se: Në novelën Koliqiane “Tregtar fl amujsh” duket infl uenca e Moupasanit dhe Proustit. Nga Moupassani ka marrë metodën natyraliste, jo pjesën fotografi ke, por mjeshtërinë që të formojë me pak vija fytyra dhe rrethe me stil të natyrshëm, që herë-herë arrin në thjeshtësinë klasike me një vërejtje të mprehë, e cila arrin thellësinë psikologjike proustiane. Nga Prousti ka mësuar të hyjë thellë në dramën e imët të jetës e të vdekjes, të bëjë analizë të thellë psikologjike, pa përdorur terma të pskologjisë. Në tregimin “A ta laçë” autori e sheh personazhin veçmas si qenie njerëzore të pushtuar nga vuajtja ekzistenciale”195. Qenia përballë vdekjes dhe asgjësë, pushtohet nga një pikëllim i patrajtë “Leci tue thihë thellë cigaren, bisedoi: Jeta… një lojë! Ngasim nëpër bare, kur hovi ynë asht më i gëzueshëm ndjen një dor të ngrit e të shpuplueme që na përket shpinën”. “A ta laçë” e shohim plakën që “asht nana e vërtet e gjith neve”196

– Në qendër të tregimeve “Tregtar fl amujsh” na vendoset qyteti me fi nesën e vet, hapësira e parë qytetare shfaqet në prozën e Koliqit dhe më pas thellohet në prozën e Migjenit. Pikat e takimit me kulturën perëndimore i ndihmojnë shqiptarët, sipas Koliqit, të kuptojnë “përmasat e vërteta të cilësisë së tij njerëzore origjinore dhe të shpegojnë ngucjet e papërballueshme të gjakut të tij”197.

– Te “Tregtar fl amujsh” Koliqi, me personazhin e tij të preferuar, të riun ëndërrimtar, idealist, që kthehet nga studimet jashtë shtetit me ndjenjën e mallit për atdheun dhe përgjegjësinë për t’i shërbyer familjes; e përbuz pa kompromis mentalitetin anadollak që ka rrënjë të thella nga pushtimet të tregtarit të vogël, i cili nuk lë gjë pa shitur vetëm që të pasurohet sadopak; shet dhe fl amujt kombëtarë.

192 Është një teknikë e anakronisë, aplikohet për të zgjuar interesin e lexuesit, që në fi llim të ngjarjes ( rrëfi m në mes të gjërave).193 Diegjeza është rendi logjik i ngjarjeve. 194 Nocion i Sabri Hamitit i dalë nga fi lozofi a personale e bashkimit të jetës me letërsinë dhe anasjelltas.

Për më tepër shih S. Hamiti, “Bioletra një teori e shkrimit dhe leximit”, F. Konica, Prishtinë, 2000195 KOÇA, Vangjel: Novela dhe novelistët shqiptarë, “Tomorri i vogël”, 01. 03. 1942.196 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër ,2004, fq. 23.197 KOLIQI, Ernest: Antologia della lirica Albaneze, vepër e cituar, fq. 10.

Page 104: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

96

– Një ndjesi e errët, si nji neveri e pashpjegueshme mbante Hilush Vilsën nga dugâja e Gaspër Tragaçit.

– Tregimi “Tregtar fl amujsh” vë përballë dy personazhe që i afron jeta e qytetit dhe i largojnë idetë. Hilush Vilza, një vjershëtor, kurse Gaspëri është tregëtar dhe i njohur i familjes. Mospëlqimi i tyre ndodh jo në jetët e dy brezave, por në botëkuptimin e tyre. I pari fantazon të bukurën, i dyti ngjitet për realen; të dy jeta i shpie nga biseda për Shqipërinë. Tregtari në tregim hyn në ligjërim artistik dhe publicistik si simbol i gjithë asaj kategorie njerëzish që për interesa personale janë gati të shesin gjithçka, qytetin e tyre, atdheun e tyre, gjuhën, fl amurin, çdo gjë që mund të blihet.

– Titulli i tregimit “Bylbylat e Plepishtit” është një metaforë zbuluese e dashurisë. Tre personazhet e tregimit: Hilushi, Loro dhe Çiljeta nuk arrijnë të bëhen protagonistët e dashurisë. Ata vetëm sa arrijnë të shqiptojnë mentalitetet e ndryshme dhe paragjykimet për dashurinë. Koliqi në këtë tregim ngriti çështjen e paragjykimit që është mosnjohja, mandej turbullima që sjell kultura e huaj pa u pas njohur thellë kultura e vendit. Një raport të llojit të veçantë ndërmjet malësorit dhe njeriut të qytetit Koliqi e ka krijuar në novelën “Djepi i arit”. Koliqi, në këtë novelë, me një mjeshtëri të jashtëzakonshme vë në tallje një botë të tërë. Ai e plotëson kuadrin e paraqitjes së malësorit jo thjesht si një njeri i prozave kanunore, por edhe si njeri i humorit dhe fantazisë; i kurajës së lojës me ëndrra të rrezikshme, por dashamirëse.

“S’duhet përzie Bajrami me vjedhësit e zakonshëm edhe ai ban tregti, shet andrra. S’kanë të paguem andërrimet e bukura me të cilat u kënaqëm mbramë në sa Bajrami na përkundte në djepin e arit të fantazisë së tij” – thotë autori198.

– Në vëllimin “Tregtar fl amujsh”, autori e zbeh funksionin e tij shprehës dhe individualitetin modernist e shpreh më shumë nëpërmjet personazhit. Personazhi është tashmë strumbullari i qëllimit poetik e estetik të autorit.

– Karakteristikë e tregimeve të këtij libri është dhe thellimi në botën psikologjike të personazheve.

– Mbështetja e përhershme në ambjentet intime dhe reale.

– Një karakteristikë tjetër është arritja e një harmonie të çuditshme e një bote autentike edhe në nivel të të ndodhurave, edhe në nivel të rrëfi mit, saqë edhe tronditjet e mëdha ashtu si dhe kalimet e rrafshta nuk shkojnë kurrë në nivel të egërsimit.

– Gjuha e tregimeve të tij padyshim ka qenë bërë një shembull shkolle. Nëse do t’i referoheshim mendimit të vetë Koliqit në lidhje me gjuhën kemi “Gjuha, – thotë Koliqi, – asht vegla e mrekullueshme e cila gërmon, zgjonon, qep në shesh vetitë e mshefta qi Perëndia i dhuroi çdo kolektivitet njerzuer. Ajo zhdryn e çel mysteret qi fl ejnë në fundin primigjen të njeriut dhe të bashkësisë së njerëzvet”199

– Brenda gjurmimit të realitetit objektiv dhe realitetit të brendshëm psikolgjik, Koliqi trajton femrën që është pjesë e pandashme e botës poetike (kjo spikat fuqishëm në tregimet “Rrokoll”, “Bylbylat e Plepishtit”, “Lumnija”. Nga bota e saj e pasur me plot e përplot fshehtësi autori veçon krenarinë, trimërinë, zgjuarsinë, sakrifi cën, bukurinë por

198 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 155.199 KOLIQI, Ernest: Kritikë dhe estetikë, “Shkolla letrare e Jezuitëvet”, fq. 34-35.

Page 105: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

97

edhe vuajtjet, brengat dhe fatin tragjik. Si rrallë ndonjë prozator, yni gërmon në thellësinë e shpirtit të femrës, në ndjesitë dhe dëshirat dhe energjitë shpirtërore të pashuara të saj. E çmon përkushtimin dhe qëndrimin e femrës si nënë, si motër, si shtëpiake e sidomos si dashnore. Thekson urtinë e gadishmërinë për sakrifi cë e heroizëm.

– Në tregimet e librit “Tregtar fl amujsh” jeta nuk trajtohet në totalitetin e saj çka nuk ofron mundësi as lloji i prozës që e kultivon ai, por bëhet zgjedhja e dukurive dhe situatave të veçanta e tipike, të cilat me shumësinë kuptimore që ngërthejnë shprehin kompleksitetin dhe tërësinë e jetës, shenjëzojnë atë që brenda saj është e qenësishme. Edhe pse në vështrim të parë disa tema nga ambienti autentik, sidomos nga ai shkodran, nuk duken të rëndësishme nga mënyra e perceptimit dhe e shqyrtimit të tyre, ato shprehin dhe rrezatojnë çështje thelbësore, sidomos kur transportohet realiteti psikologjik.

– Në mënyrë të veçantë, autori e gjurmon individin edhe kur ai merret e ka të bëjë me vetveten edhe kur gjendet e vepron përballë të tjerëve, kur situatat e ndryshme dhe të papriturat e bëjnë të mos jetë ai që është duke vështruar atë ndër sprova të veçanta. Koliqi shpalos ndjesitë më të fshehta të qenësisë subjektive, nëpërmjet të cilave shqiptohet e shpaloset më plotësisht edhe vetë realiteti komplet dhe bota shqiptare në përgjithësi. Në këtë rrjedhë ballafaqohet individi me vetëdijen e trashëguar; tregtar i pasur, i cili çdo gjë në jetë, – edhe çështjen kombëtare, – e vështron në prizmin e fi timit e pasurimit, me intelektualin ambicioz; harenë dhe prehjen në natyrë, ku individi synon harrimin e brengave e të problemeve jetësore, “kur ndihet edhe vlimi i ndjesive dashurore”, ku dashuria sipas Koliqit, lind e zhvillohet “në therrën tënde”, por duhet kujdes për të mos e varrosur atë.

– Me imazhin e vdekjes, përkatësisht të vdekurin që e çojnë në varr; luftën me vetëdije me luftën konkrete jetësore lidhur ngushtë me problemet e përditshme; ashpërsinë e dokeve e zakoneve të trashëguara në formë tipike për jetën patriakale, me depërtimin e së resë, pastaj pikat e skajshme të shkallëzimit të kundërthënieve gjatë veprimeve konkrete; babai tregtar i pasur, ndërsa i biri gjakon përrallën për detin (lirinë), tregtari koprac që shndërrohet në një person dorëshpuar; i zoti i shtëpisë i dhënë pas pijes, ndërsa gruaja dhe vajza shesin trupin për të mbajtur gjallë shpirtin.

Duke iu referuar mendimit të Nysret Krasniqit, mund të pohojmë se me “Tregtar fl amujsh” hetojmë jetën e lozës letrare. Tregimet e kësaj vepre kanë karakter të fuqishëm fenomenologjik, parë në raport me botëkutpimin e personit në lidhje me tjetrin, dhe kanë një fuqi më të madhe identifi kuese me autorin e tyre.

Një kuptim përmbajtësor në lidhje me vëllimin “Tregtar fl amujsh” do të na japë dhe Camaj, i cili ndër të tjera shkruan, “Ernest Koliqi i përmbahej maksimës për të krijuar një letërsi të tipit europian me burimin e koloritin e botës shqiptare”. Bazuar në atë që vëren Camaj, ne mund të shprehemi se Koliqi është shkrimtari i parë novator shqiptar, krijimtaria letrare e të cilit bëhet një zë i fuqishëm dhe artikulon idenë e krijimit të një emancipimi kulturorë.

Si perfundim mund të themi se: ajo çka na rrëfen Koliqi është krejt e veçantë, diçka e re e patheksuar më parë, si në shtjellimin gjuhësor, mesazhin poetik që na përcjell, ashtu edhe ne formën e shprehjes artistike. Si të tilla, këto vepra do të kenë një rëndësi të madhe për lexuesin e kohës, duke i bërë pronë të gjallërimit shpirtëror këto vlera.

Page 106: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

98

Me tiparet e tyre, ato kanë ruajtur vlerën e pamohueshme dhe rëndësinë e shumëfi shtë për prozën tonë moderne e bashkëkohore. Shkrimi i prozës shqipe ka pasur një fat, Koliqin, krijimtaria letrare e të cilit ka promovuar vlera letrare tejkohore.

3. 4. Femra e shndërruar në simbol të idesë.

“Vepra poetike nuk lind në një hapësirë të zbrazët dhe mbi të gjitha s`është e përcaktuar me person-alitetin e poetit as me botëkuptimet e tij mbi botën, por lind në një sferë që është e përmbushur”

(VOLFGANG KAJZER)

Mbështetur në këtë kontekst, sjellim simbolikën e femrës, si pasqyrimi real i rrethanave njerëzore. Realiteti zëvendësohet me iluzionin, i cili i referohet një përfytyrimi, ku ëndrrat dhe shpresat përpëliten me dëshirën e bukur për të mos u shuar. Iluzioni zëvendëson realitetin, atëherë kur ai vjen i ashpër, i dhimbshëm.

Sado që autori pretendon të zbresë në nivel tokësor, struktura e tekstit mbetet e deshifruar në simbol. Ashtu siç konstaton edhe Bendeto Kroçe “simboli është krijuar i pashkëputur nga intuita e autorit, ai është një sinonim i asaj intuite që ka shenjat e ideales.”200 Për këtë, autori, bashkë me heroinën, përjetojnë iluzionin e një kohe tjetër, të lodhur, të pafuqishëm për ta mposhtur këtë realitet njerëzor.

Jo rastësisht simboli i femrës vjen shfaqet e rishfaqet në veprën e Koliqit, Migjenit, Spasses, gjithnjë “në kërkim të ëndrrës e në këto kërkime femra mbart kryqin e vuajtjeve, simbolin e dhimbjes e të shpresës”201, duke sprovuar një situatë jetësore në dialog të personazhit me lexuesin e tij.

Femra bëhet simbol i pafuqisë, e shtypur si në familje, ashtu edhe në shoqëri. Ajo tjetërsohet përballë kodit moral. Interesimi për botëperceptimin femëror, ndjenjat dhe fantazitë përfytyruese të saj i shtyjnë autorët ta trajtojnë me shumë kujdes fi gurën e femrës nëpërmjet personazhit letrar. Bota e saj e pasur dhe me plot të fshehta veçohet nga autorët për krenarinë, trimërinë, zgjuarsinë e bukurinë.

Këta autorë gërmojnë në shpirtin e saj ndjesitë, dëshirat dhe energjitë shpirtërore të pashuara; hetojnë mendimet që ajo paraqet në lidhje të ngushtë me mentalitetin e kohës. Në këtë mënyrë krijohet individualiteti i saj.

Në këtë kontekst na pasqyrohet femra e Koliqit. Megjithatë, një pamje më vete përbën personazhi femëror i Dilocës. Ajo simbolizon pafuqinë e individit për të ndryshuar jetën kolektive. Kemi historinë e dashurisë ndërmjet Lecit dhe Dilocës, ku shqiptohet si motiv gojëdhënor fati dhe vizioni ëndërrimtar i një “dashurie të përgjakur” dhe ku paradoksalisht vajtimi shpirtëror dhe përlakmia kthehen në mëshirë.

200 ÇAPRIQI, Basri: “Simbolika e një qyteti”, në Filologji 6, Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 1998, fq.162. vep . e cituar.

201 DADO, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 195.

Page 107: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

99

Diloca e fejuar, natën e dasmës ikën me të dashurin e saj të fëmijërisë, i cili i thotë: “Ti e din se ma e ambël m`asht deka pa ty se jeta pa ty.” Në këtë përbetim me përmasa fataliteti, dy të rinjtë rrethohen, Marku vritet, Diloca e varros dhe ikën në Shkodër. Pra, kemi një malësore që zbret në qytet. Me sytë e qytetarit ajo shihet si një krijesë e bukur me fytyrë aristokratike, sy plot dritë, e ndriçim zambaku. Por sytë dhe shikimi i saj nuk shfaqin interes për asgjë. Dëshira për jetë dhe ëndrrat rinore janë groposur në kanunin e maleve. Në mënyrë simbolike, këtë personazh mund ta paraqisnim si në rrafshin denotativ, ashtu edhe në rrafshin konotativ:

Diloca S1202 ›1- malësore pesëmdhetvjeçe

›2- jetime e rrugave

›3- kishte nji bukuri tragjike

›4- trishtimi i përhershëm i syve

›5- rinia i ishte shkatrnue

Diloca S2203 ›1- origjina e saj ishte nga Dukagjini

2- Me gjestin e saj ajo kishte mbetur e pambrojtur

3- bukurija e saj vret

4- sytë e saj kishin veshur perden e trishtimit të përhershëm

5- rinia e saj u gropos bashkë me të dashurin në varr

Figura e kësaj femre trans sukseseve të tij u gëzohet sikurse sukseseve të veta. Nusha është personazh që nuk mund ta drejtojë dot fatin vetjak. Ndjenjat për të mbeten simptoma fi llestare të një përfytyrimi në relacionin: dije-dashuri-gjakmarrje.

Në interpretimin simbolist, shohim edhe personazhin femër të Migjenit. Në prozën “Historia e njenës nga ato” autori na veçon Luken për të dhënë simbolikën e femrave që mbjell mjerimi. Rrugëtimi ekzistencial i Lukes dhe përpjekjet për të rigjetur veten e humbur bëhet nëpër rrugët e qytetit. Lukja është vetëm njëra nga femrat që bën të njëjtën punë, femra prostitutë.

Në realitetin ku “mbytet vetvetja”, ku nuk ekziston personaliteti i mëvetësishëm, femra bëhet pre e instinkteve, të cilat janë pjesë përbërëse e biologjisë së saj. Në këto kushte fshihen kufi jtë ndërmjet së mirës dhe së keqes individuale, ndërmjet së moralshmes dhe së pamoralshmes.

Në një mungesë të plotë të normave, lajthitjet individuale s`janë asgjë tjetër, veç një demaskim i hapur i asaj shoqërie, që femrën e sjell në shkallë të ulët morale dhe njerëzore. Procesi i çmendjes dhe i zhveshjes së saj morale kanë nisur pikërisht në

202 Me S1 shënojmë simbolet në tekst. 203 Me S2 shënojmë se çfarë përfaqësojnë këto simbole.

Page 108: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

100

këtë prozë. Në këtë lojë të ofertës dhe kërkesës, në këtë rrugë që në thelb simbolizon dëshirën e saj për një çast lumturie, Lukja nuk gjen prehje, ngaqë, mes atij ambienti, në atë shoqëri, nuk ka vend për ngrohtësi njerëzore. Sa herë njeriu ka dëshirë të dalë nga lëkura e vet, të ikë nga ajo pozitë fyese dhe të zhytet në ëndërrimet që ia bëjnë jetën më të lumtur, atëherë vërtet nuk është aty.

Atributet që i jepen asaj, e mirë, mëshirëplotë, hyjneshë e dëshirueshme, janë dhënë në raport me partnerët e saj. Në marrëdhënie me të rinjtë ajo sillet si e pandjenjë dhe këtë marrëdhënie e kthen në punë, punë për fi tim, për të cilën e kushtëzon shoqëria që mbjell mjerimi. Simbolet të shprehura në rrafshin denotativ dhe konotativ janë:

Lukja S1 ›1- ajo e famshme

›2- njëlloj hyjneshe mëshirëplotë

›3- premtonte melodi harmonike

›4- trupi saj kishte krijuar njëfarë aureole

›5- tmerrohej nga mëshira e rrugës dhe turmës

Lukja S2 ›1- fi gura e femrës së famshme njihej nga të gjithë

›2- xhentile dhe joshëse në sytë e meshkujve

›3- premtonte lumturi meshkujve kundrejt napoleonave

›4- trupi i saj ishte kthyer në stacion pritës i epsheve mashkullore

›5- e shqetsonte fati i saj dhe frika për të qenë një femër e përdalë

Qyteti me lagjet e tij të varfra e ka shndërruar femrën në subjekt të neverisë dhe frikës, duke u bërë pre e instinkteve, si shpëtim i rremë i vuajtjeve të ditës. Në këtë ferr ku mbytet vetvetja nuk ekziston individualiteti femëror. Lufta për ekzistencë po e shkel moralin e pastër familjar duke e kthyer femrën në një mëkatare.

Ageja simbolizon shembullin e vajzës së çiltër dhe të padjallëzuar. Ajo bëhet viktimë e “lojës” së kurdisur nga të tjerët. Armiku i saj nuk bëhet një njeri, por e tërë shoqëria, që me normat e raportet e veta, shkatërron fatin e Ages. Veprimet e Ages janë një rebelim ndaj realitetit të hidhur. Rebelimi mund të çmohet si gur themeli i qëndresës së saj, i dëshirës për jetë, që është synimi kryesor i këtij personazhi.

Konfl ikti i saj me shoqërinë bëhet në mënyrë të heshtur. Ageja është rritur dhe edukuar nën hijen e mentalitetit patriarkal dhe sa më shumë i ka besuar, aq më tepër e ka humbur personalitetin e vet. Dashuria e Ages ndaj Lulit, i cili ishte i shtypur nga punëdhënësi i tij sikurse ishte ajo e shtypur nga prindërit, duhet kuptuar si pavarësi e personalitetit, por njëkohësisht edhe si hakmarrje e përbashkët ndaj atyre parimeve që e kishin ngujuar me atë burrë. Ajo sheh se nuk ka mundësi të veprojë në mënyrë të hapur. Vepron duke ia punuar moralit ekzistues dhe në këtë formë kthehet në një prodhim të këtij realiteti. Hyn në jetë me një stoicizëm dhe në kohë bëhet “luftëtare e të drejtave të

Page 109: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

101

veta”. Edhe pse nuk mund të bëjë ndryshime të përmasave të mëdha, ajo e ndërron jetën e vet, aq sa ia lejojnë hapësirat që i kanë vendosur të tjerët.

Në rrugën e zhvillimit të saj si personazh, Ageja shkon nga pastërtia shpirtërore në rrugën e mëkatit (tradhtisë bashkëshortore), por në këtë udhëtim asnjë çast nuk përkulet. Lidhja e saj me Lulin shpreh dëshminë e humbjes së besimit në moralin ekzistues. Format e vetëmbrojtjes, me të cilat ka lindur njeriu, justifi kojnë veprimet e Ages. Një karakterizim i tillë forcon edhe më tepër tragjiken e pozitës së femrës, si qenie e shtypur sociale. Ageja është simbol i femrës që tregon se mangësitë që t`i kushtëzon mentaliteti, për shkak të gjinisë së cilës i takon, mund të thyhen me guxim e besim te vetja.

Një nostalgji për simbolikën e femrës na shpreh edhe Spasse në prozën e tij. Ai krijoi një galeri femrash, si një përpjekje për t’i integruar dhe emancipuar ato. Është e pakrahasueshme vlera shoqërore dhe edukative e veprave të Spasses për trajtimin e fi gurës së femrës shqiptare.204 Sipas Dr. Johanson-it: “Asnjëri nuk është më i kualifi kuar për të shprehur jetën e saj sesa vetvetja.”205

Nën këtë arsyetim sjellim personazhin e Zonjës P, e cila është projektim i fatit të fundit. Ajo e kishte përfunduar jetën para se të fi llonte ta jetonte atë. Në jetën bashkëshortore kishte humbur karakteristikat e mëvetësishme të njeriut të pavarur dhe ishte shndërruar në një njeri të pavullnet e që e zgjaste jetën e vet nga dita në ditë. Duke qenë e bindur në pamundësi për ndonjë ndryshim të caktuar, ajo ishte pajtuar me atë realitet të hidhur, duke harruar se po bënte një jetë të pakuptimtë. Për të, takimi me Gjon Zaverin është shpëtim që e kthen sërish në jetë, e zgjon tek ajo ndjenjat e gruas, e formave të trupit, që deri atëherë ishin gjymtyrë të nevojshme për një jetë fi zike; u jep bukuri, freski që ngjall ndjenja.

Pavarësisht se njeriu është një qenie e pavarur nga shoqëria, por është i lidhur ngushtë me të, raportet e caktuara nga rregullat e përgjithshme janë udhërrëfyese ndër ritmet e ndërlikuara të marrëdhënieve njerëzore. Në momentin që Zonja P. e ndien veten si femër me të gjitha tiparet që duhet t`i ketë, mund të themi se ndihet edhe e lumtur; ajo përjeton zhgënjimin përfundimtar. Çoroditja mendore shpie në shpresën se dashuria që ndien ndaj Gjon Zaverit do ta lirojë nga ankthi martesor, e çon drejt bindjes së pamundur të lirisë. Përfundimi fatal i një nisme të mbrapshtë i ka rrënjët në marrëdhëniet e tjetërsuara njerëzore. Ajo është ndërfutur në orbitën e mekanizuar që shtyp individin, pasi në kuptimin borgjez “martesa ishte një marrëveshje juridike, që përcaktonte për një jetë fatin e trupit dhe të shpirtit të dy njerëzve, kur kjo marrëveshje bëhej vullnetarisht, pra, jo pa pëlqimin e palëve. Por dihej shumë mirë se kush e bënte këtë pëlqim dhe kush e lidhte martesën në të vërtetë ”206

Gjon Zaveri vazhdon të jetojë edhe më tutje se është i lirë, por nga fejesa e tij me Afërditën ai sheh se po i humb ngadalë pozitat e lirisë së individit. Familja e Gjon Zaverit ishte familje që pretendonte për një pozitë më të mirë në shoqëri, prandaj ajo do të përforcojë pikërisht këtë pozitë nëpërmjet kësaj martese, por në traditën e familjeve

204 DEVA, Nexhije: Gruaja në veprimtarinë letrare të Sterjo Spasses , “Fjala”, Prishtinë, nr.4, 15 Shkurt 1976, fq.12.

205 BAHTIN, Mihail: U romanu, Nolit, Beograd, 1989, fq. 248.206 KRYEZIU, Resmije: Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftrash, Rilindja, Prishitnë,

1988, fq. 90, cituar sipas: Engles, Fridrih: Origjina e familjes e pronës private dhe e shtetit, Prishtinë, 1963, fq. 85.

Page 110: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

102

të tilla “nuk ishte dëgjuar kurrë që prirjet reciproke të palëve të qëndronin mbi arsyet e tjera si bazë e martesës.”207

Prindërit e Gjon Zaverit kanë dhënë pëlqimin pa e pyetur atë dhe këtë pëlqim do ta realizojnë. Në këtë mënyrë identifi kohet fati i Afërditës, të cilën e kanë fejuar që në vogëli. Afërdita ka ideal jetësor martesën. Ajo për të nuk është vetëm realizim i ndjenjave, sepse e di që ndjenjat mund të shprehen vetë në përputhje me ligjet e sanksionuara më parë si shkelje e Kanunit. Bija e jetës fshatare i nënshtrohet një praktike të tillë, sepse varësia materiale e detyron atë të jetë në atë pozitë që të pajtohet me fatin e vendosur nga të tjerët. Afërdita simbolizon imazhin e një femre të brishtë, naive, e zhytur nën petkun që i ofron jeta rurale.

Shpreson dhe thur ëndrrat e saj nën lutjen për një jetë më të mirë. Fejesa i bëhet si një mall që mund të shitet e blihet. Afërdita është imazhi i femrës së urtë katundare. Ajo mjaftohet me ato të mira që i ofron jeta provinciale. Nuk tregon kurrë forcë për të kundërshtuar vullnetin prindëror. E kredhur në qetësinë e vet, ajo di të dashurojë dhe të kërkojë lumturi. Por fati ia thyen ëndrrat.

Të pakta janë fjalët që ajo i thotë Gjon Zaverit; ato më tepër fl asin për përvuajtjen e saj se sa për një kërkesë që të quhet personalitet: “Shpirti dhe trupi im janë vetëm me ty e për ty në këtë jetë dhe në atë jetë. Unë-i im ka për të qenë po me ty; mirëpo... edhe ti si burrë , mbaskësaj duhet të jesh vetëm i imi!” 208

Simbolikën e saj mund ta interpretojmë si më poshtë nëpërmjet rrafshit denotativ dhe konotativ:

Afërdita S1 ›1- ecën drejt rrugës kokulur

›2- është një perëndeshë mes shoqeve

›3- katundare me sedër katundi

›4- shihte me bisht të syrit e notonte në fushën e bukur të ëndrrave

›5- lutej për një jetë të lumtur

Afërdita S2 ›1- femra e padalë me sedër dhe naive

›2- bukuri mahnitëse

›3- i qëndron strikt rregullave që ofronte zakoni

›4- brenda atij ambienti që e rrethonte ndërtonte botën e vet të ëndrrave

›5- lutej dhe ëndërronte në krah të burrit saj një jetë më të mirë

Bija e mentalitetit provincial është personazhi që ka vrarë ëndrrën e shpresës. Edhe Afërdita si femër e fshatit, edhe zonja P. si femër e qytetit kanë të njëjtin fat. Ato e pranojnë jetën të privuara nga rrethanat e përgjithshme. Tragjiken e jetës e ndien si femra në fshat, ashtu edhe ajo në qytet. Të dyja personazhet kanë ëndrra të parealizuara.

207 Po aty. 208 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 175.

Page 111: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

103

Nëse femra e qytetit gëzon një liri fi ktive në periudhën e martesës, ajo liri zhduket me aktin e martesës. Te femra e fshatit ajo liri nuk ekziston në fazën e parë, por është ëndërr që gruaja shpreson se do t`i realizohet në martesë: martesa për të është realizim i të gjitha synimeve të saj si qenie njerëzore.

Tabelën e leximit të simbolikave femërore (sipas sugjerimeve të autorëve) mund ta paraqitim në këtë formë:

Femra në fshat Femra në qytet

SIMBOL

SEMEMAT

SEMAT

SEMAT

SEMEMAT

SIMBOL

V1

E ndrydhur

E ndrydhur nga

vullneti prindëror

E çiltër në veprime

E çiltër

V1

V2

Horizontalitet

Lehtësi përshtatje

Shtypje dëshpërimi

Vertikalitet

V2

V3

Martesa

Pa pëlqimin e

palëve

E padëshiruar

Martesa

V3

m1

Transformim

Dinamizëm

Shpërfytyrim

Statizëm

gjakftohtësi

Palëvizshmëri

m1

m2

Ngushtim

Kufizime

Sjellje elegante

Elegancë

m2

m3

Krizë

Krizë nervore

Plogështi ndjenjash

Plogështi

m3

Ku me → shënojmë presupzimin dhe me “ shënojmë kontraditën. Ku simboli femra në fshat / femra në qytet jepet nëpërmjet personazheve të mjedisit.

Në këto rrethana, qyteti bëhet si lavjerrës ore për personazhet e këtyre dy botëve, duke i ballafaquar me zhgënjimin si në njërën anë, ashtu edhe anën tjetër. Ai shërben si një pasqyrë, në të cilën mblidhen të gjitha vuajtjet e femrës, duke krijuar një barrë të rëndë për të, që e vetëdijëson për pamundësinë e një jete të qetë, prandaj përfundon në mënyrë fatale.

Page 112: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

104

Qyteti është hapësira dyzuese ku individi kalon krizën mendore e shpirtërore. Të tre autorët zbulojnë para lexuesit paraqitjen e simbolikës femërore. Tipari i përbashkët i tyre qëndron në pikëvështrimin e skenës së veprimit dhe të pësimit të personazhit, ku në bazë të raporteve të vendosura midis botës së brendshme dhe mentalitetit që i rrethon, ndërtohet një dhimbje apo dëshirë njerëzore. “Melankolia e thellë kaplon shpirtrat njerëzorë; në çdo hap shihen anët e errëta dhe mangësitë e jetës; vdekja, vetmia, tjetërsimi dhe gjykimi për diçka të largët, për një botë të panjohur që ikën nga e përditshmja”209 e shkëputën femrën nga fl akja e brengave të melankolisë, por, pasi realiteti shoqëror nuk ia ofroi këtë, nisi ta kredhë në dëshpërim të një shpirti të pashërueshëm të një blasfemi qytetës.

209 KRYEZIU, Resmije: Femina litterarum , Instuti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009, fq. 222.

Page 113: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

105

KAPITULLI IV

SINTAKSA MODERNE E PERSONAZHIT

4. 1. Sprova e gjendjeve dhe shndërrimeve operuar sipas gramatikës narrative të Greimas-it.

“Personazhet janë krijuar si aktantë veprues të autorit, për të përfaqësuar idetë dhe projektimet e tyre210.

(PLATONI)

Në këtë kapitull kemi parë qasjen e personazheve të Koliqit, Migjenit, Spasses në mënyrë tepër origjinale dhe mjaft interesante në lidhje me veprën e tyre. Sintaksa, si nocion gjuhësor, vjen nga greqishtja e vjeter, që do të thotë bashkëparaqitje, bashkëvendosje. Në kuptimin letrar, kjo sintaksë, brenda tekstit, na shfaq një bashkëvendosje personazhesh të krijuar nga autori. Kemi disa momente të studimit ku gjejmë ndërhyrjen e modeleve aktanciale sipas gramatikës narrative të Greimasit në interpretimin dhe zbërthimin e personazhit të projektuar në qendër të tekstit letrar. Aktantët, si vatra e fabulës, mbartin personazhe me karakteristika dalluese në relacion me idetë. Relacionet përbërëse të një klase janë identike me relacionet nëpërmjet aspekteve që perceptojnë karakteristikat e fabulës211 të vendosur në koordinata të caktuara hapësinore dhe kohore. Grimas-i linjat e vizatimit të aktantëve herë i grumbullon, herë i zhvendos, herë i fsheh duke na krijuar një imazh gati si të dyshimtë për personazhin, i cili ndryshon në mënyra të theksuara212.

Duke ndjekur këtë model aktancial jam përpjekur të sjell një analizë të tregimeve “Rrokoll”, “Bukën tonë të përditshme falna sot” dhe romanin “Pse?!”.

Në tregimin “Rrokoll”, autori na e prezanton ngjarjen që në rreshtat e parë. Këtë gjë e dëshmon më së miri edhe studiuesi Sabri Hamiti, se hyrja në thelbin e tregimit bëhet gjithnjë që në frazat e para, të cilat mandej japin gjithë tonin e kërkimit e të rrëfi mit deri në fund. Tregimi është ndërtuar në bazën e një strukture treshe: Ndreka, Lina, Silja. Ngjarja është kjo: Ndreka ka humbur moralin si baba dhe bashkëshort; ai zhytet në rrugën e vesit. Ndjenjat familjare për të sa vijnë e zbehen.

Në këtë vepër krijohet një lidhje themelore: lidhja nënë-bijë. Nënshtrimi i bijës bëhet me një mospajtim të heshtur, me një moskënaqësi. Mjerimi social ngadalë kthehet

210 KRASNIQI, Nysret: “Shkrimi dhe vdekja”, në Studime Albanologjike si Vdesin Personazhet në Letërsinë Shqipe, Tiranë, Departamenti Letërsisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, 2013, fq. 55.

211 BAL, Mikel: Narratology: Introduction to the theory of narrative, Toronto, Buffalo,London, 1997, fq. 197.

212 DADO, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 86.

Page 114: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

106

në një mjerim moral më të madh shpirtëror. Burri, Ndreka largohet nga shtëpia dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon nëpër pijetore. Nënë e bija jetojnë me të gjitha mungesat. Të ndodhura përballë kësaj rrethane jetësore, nënë e bija shkojnë drejt rrugës së prostituimit.

Nisur nga pohimi i Hamitit, trajtimi i njeriut si individ, deri në shkallën e prostituimit të tij, të përdorimit dhe të keqpërdorimit trupor e shpirtëror si një ankth për ekzistencë, që kushtëzohet nga marrëdhëniet shoqërore të kohës; në kohën e letërsisë së himnizimit e të krenarisë, është me të vërtetë një blasfemi e llojit më të lartë letrar213. Bazuar në këtë pohim të Hamitit, mund të them se femra e Koliqit duke u munduar të shpëtojë trupin e humbet shpirtin.

Nëse tregimin e shikojmë me syrin e gramatikës narrative të Greimas-it, dallojmë gjendjet dhe shndërrimet, ku subjektet janë në lidhje ose ndarje me objektin “qëllimin e tyre”.

Dallojmë gjendjet:

Gruaja-vajza (Lina-Silja) S1 Ov jeta, familja, nderi (lidhje)

Burri (Ndreka) S2 Ov jeta, familja, nderi (ndarje)

Dallojmë shndërrimet

Gruaja-vajza S1 Ov (jeta, familja, nderi) gruaja-vajza S1 Ov (jeta, familja, nderi) (shndërrim ndarjeje)

Ndreka S2 Ov (jeta, familja, nderi) Ndreka S2 Ov214 (jeta, familja, nderi) (shndërrim lidhjeje)

Me program narrativ te tregimi në analizë, do të kuptojmë atë që subjekti ka ndër mend të bëjë.

Programi narrativ kryesor në tregimin e Koliqit është “sigurimi i jetesës për familjen”. Programi narrativ i përdorimit është “Ndreka zhytet përditë e më thellë drejt rrugës së vesit”. Marrëdhëniet mes subjektit veprues me veprimin e vet përcaktojnë formulimin, thënie që do të bëhet (enunciato di fare).

F(S1) Lina-Silja S2 Ov (jeta, familja, nderi) S2 Ov (jeta,familja,nderi)} (shndërrim lidhës)

F(S2) Ndreka {S1 Ov (jeta, familja, nderi) S1 Ov (jeta, familja, nderi)} (shndërrim ndarës)

213 HAMITI, Sabri: Letërsia Moderne Shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, fq. 402.214 Ov. Është shenja e objektit me vlerë. (Objekti me vlerë është vendi ku mblidhen vlerat që mbart

subjekti).

Page 115: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

107

Programi narrativ kryesor në tregimin e Koliqit është sigurimi i jetesës duke ruajtur nderin dhe dinjetetin njerëzor nga personazhet e tregimit. Këta të fundit, që në fi llim janë në gjendje lidhëse me objektin, më pas e humbasin atë. Në tregimin e Koliqit, narrativja ka karaketer polemik. Çdo program narrativ zhvillohet në një program narrativ të anasjelltë, në të cilin një antisubjekt do të sjellë atë që është saktësisht e kundërta e subjektit të parë. Antisubjekti është vetë gruaja brenda femrës.

Programi narrativ Anti-programi narrativ

Gruaja-vajza (S1) Ov (jeta, familja, nderi)Gruaja-vajza (S1) Ov (jeta, familja, nderi)Subjekti : GruajaDërguesi: NdrekaNdihmësi; Nëpunësi

Ndreka (S2) Ov (jeta, familja, nderi)Ndreka (S2) Ov (jeta, familja, nderi)Antisubjekti: NënaAntidërguesi: SiljaKundërshtari: Ndreka

Objekti me vlerë në tregim është vendi ku përmblidhen vlerat që përfaqësojnë jetën dinjitoze, familjare (jeta, familja, nderi, dinjiteti, morali). Objekti është një farë vendi ku mblidhen vlerat që mbart subjekti. Ndreka ka shkatërruar nderin dhe moralin e familjes. Në fund të tregimit, vetë objekti me vlerë kthehet në peshë të rëndë për Ndrekën.

Fazat e skemës narrative në tregim

Ndreka në rolin e aktantit dhënës detyron gruan dhe vajzën, si aktant marrës, që të shesin trupin për të mbijetuar.

“Silja la mësimet më gjysmë pse i mungonte veshja që lypej. Kambët zbathun e me petka arnue në dhet vende, në shkollë nuk shkohet, por ai do ta ngjiste prapë. Nesër! Nesër! Namte vesin e mbrapsht tue llogarit se me një të katërt të gotave që pinte në muej, vajza e tij mund të dilte e veshun mâ mirë se shumë shoqë tjera. Nesër! Nesër! Por ajo nesër kurrë s’agulloi. E tashti ishte vonë!”215

Ndreka ka vendosur te gruaja dhe vajza një “duhet të bëj”.

“Dyshimi erdh pak nga pak. Përpara sa hynte në shtëpi me duer thatë, e shoqja nisi me bërtit. Bërtiste t’ue sha me të madhe, e qante. Silja s’fl iste as nuk qante kurrë, në mos në sytë e tij”216

Ne jemi ende në fazën ku gruaja dhe vajza mund të përballojnë veprimin. Gruaja dhe vajza, si subjekt, fi llojnë të marrin në konsideratë mundësinë e kryerjes së veprimit. Gruaja dhe vajza në hapin e tyre të mëtejshëm jo vetëm duhet të kryejnë një veprim, të prostituohen, por pajisen dhe me një “di të bëj” dhe “mund të bëj”, të nevojshme për të vepruar. Kështu, programi narrativ është i aktualizuar. Programi narrativ i prostituimit të nënës dhe bijës do të realizohet.

215 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Maluka, Shkodër, 2004, fq. 91216 Po aty.

Page 116: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

108

Kompetenca Performanca

Modalitete të virtualizuara Modalitete të aktualizuara Modalitete të realizuara

(Duhet të bëj)Duhet të prostituohemi(Dua të bëj)Duam të prostituohemi

(Mund të bëj) Mund të prostituohemi(Di të bëj)Dimë të prostituohemi

(Të bëj që të jetë)Të prostituohemi për të fi tuar para për të mbijetuar

Nënë e bijë janë subjekti kompetent, pasi kanë të gjitha modalitetet që duhen për ta çuar deri në fund programin narrativ. Te subjekti Ndreka, jemi përpara një konfl ikti modal. Ai kërkon t’i përkushtohet familjes, por nuk shkëputet dot prej pijes. Në këtë rast, ku kemi mungesë të një prej modaliteteve kryesore, do të kemi thjesht një program narrativ përdorimi, ku subjekti Ndreka para se të kërkojë të marrë në zotërim familjen e tij, duhet të zotërojë modalitetin që i mungon – largimin prej pijes. Për Ndrekën, përpara se të arrijë në programin narrativ kryesor, domethënë sigurimi i jetesës për familjen, sigurimi i nderit dhe moralit, duhet të kalojë njëherë programin narrativ të përdorimit. Të largohet totalisht prej pijes dhe vesit ku është zhytur.

Akti pragmatik dhe strukturat njohëse janë:

Performanca njohëse e Ndrekës (S2) (dërgues) Kompetenca njohëse e Ndrekës (S2)

Manipulim Miratim

Kompetenca e nënës dhe bijës Performanca e nënës dhe e bijës

Akti pragmatik

Page 117: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

109

Manipulim Kompetenca Performanca Miratim

- (Të bësh të bëjë) - Të bësh gruan dhe vazjën të prostituohen212

- (Të bësh të duhet)Të bësh të shesin trupin se duhet të mbijetojnë- (Të bësh të dojë)- Të bësh të duan të kryejnë këtë veprim - (Dominantja mbushamendëse)- Ndreka çdo ditë e më tepër shkonte drejt degradimit dhe drejt çdo zbehje të përkujdesjes familjare213

- (Të jetë e bëshme)Lina dhe Silja shesin trupin që të mbijetojnë214

- (Të duhet të bësh)Janë të detyruara të shkojnë drejt këtij degradimi moral- (Të mund të bësh)Munden të bëjnë këtë akt - (Të dish të bësh)Dinë të prostituohen

- (Të bësh të jetë)Shitja e trupit u siguron nënës dhe bijës të hollat për të përballuar shpenzimet215

- (Të jetë e qenësishme)- (Të dish të jesh) prostitutë do të thotë të dish të jesh femër- (Dominantja interpretuese)Pija e Ndrekës e çoi nënën dhe bijën, drejt një risku plot turp. Në këtë rrugë ai lexon fajin e vet dhe një dënim pa apel216

217 218 219220221

217 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, “pija, pija, atë s’e linte me u sjellë mbarë. Së paku tri herë në javë përbetohej në vetvete mos me avit mâ gotë rakie te goja; por sa binte në pare harronte benat e bâme”. (fq. 90).

218 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, “Lina, e shoqja, gojën plot të shame e plot ankime, s’iu dhimbte aspak; Silja, po, e bija, me atë fytyrë të hijshme që nuk qeshej kurrë, në mos sa ndodhej ai pranë. Por avujt e pijes, dalëngadalë rrethonin e mshefnin atë fytyrë të paqëshun, dhe gota përherë ma shpesh e çueme, ja zhdavariste kujdeset e trishtimet” (fq. 90).

219 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, “Silja, para disa vjetëve, luante kukullash, me fl okë të lëshuara, jo ma e rritshme se dy pashë mbi dhe; tashti me atë shtat të hedhun e të bashëm, dukej motër me të amën”. (fq. 93).

220 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004 “More zotni Loci, kam dash me të qit jashtë, se mjaft të kam pas pritë. . . Shyqyr që ma lau gruaja jote qiranë”. (fq. 93).

221 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004 “Pa fol asnjë fjalë, qetësisht, ajo solli prej të atit fytyrën e njomë rrethue me hijeshi, të butë edhe, për të parën herë mbas sa vjetësh e shikoi drejt e në sy. Në ata sy që nuk ankoheshin, që pranonin pa u turbullue riskun plot turp, ai lexoi fajin e vet dhe dënimin pa apel”. (fq. 94).

Page 118: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

110

Kuadrati i vërtetësisë

E vërteta

Të jesh femër Të dukesh si femër

Sekret Gënjeshtër

Të mos dukesh si femër Të mos jesh femër

E gënjeshtërta

Gruaja-vajza duhet të prostituohen Gruaja-vajza duhet të mos prostituohen

Rregull Ndalim

Gruaja-vajza nuk duhet të mos prostituohen Gruaja-vajza nuk duhet të prostituohen

Lejim Me të drejtë zgjedhjeje

Për sa i përket “mund të bëj” që quhet ndryshe edhe kodi i nderit, kemi sovranitet.

Kuadrati i nderit

Sovraniteti

Liri... mund të prostituohen mund të besh të mos prostituohen Bindje pavarësi

Krenari përulje

Bindje nuk mund të mos bësh të prostituohen nuk mund të bësh të prostituohen pafuqi

Nënshtrim

Pjesa e parë e rrugëtimit gjenerativ në tregimin e Koliqit.

Strukturat semio-narrative

Në kuadratin e fi g. 1 kemi kuadratin semiotik ku s është njësi semiotike, ndërsa në fi g. 2 s është subjekt.

s1 s2

s1 Të jesh femër e ndershme s2 Të jesh prostitutë (nënë-bijë)

s2 Të mos jesh prostitutë (nënë-bijë) s1 Të mos jesh femër e ndershme

fi g. 1

Page 119: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

111

Ekuivalente me:

s1 (gruaja-vajza) Ov (jeta, familja, nderi) s2 (Ndreka) Ov (jeta, familja, nderi)

s2 Ndreka Ov (jeta, familja, nderi) s1 (gruaja-vajza) Ov (jeta, familj

nderi)

fi g. 2

Kuadrati semiotik implikon kryesisht elementet e mëposhtme, që ne i quajmë lidhjet përbërëse të kuadrantit; kundështitë, kontradiksioni, përplotësimi.

1. Termat

2. Metatermat (terma të përbërë)

Termat

Kuadrati semiotik është i përbërë nga katër terma:

Pozicioni 1 (Termi A Të jesh femër e ndershme)

Pozicioni 2 (Termi B Të jesh prostitutë [nënë-bijë])

Pozicioni 3 (Termi jo-B Të mos jesh prostitutë [nënë-bijë])

Pozicioni 4 (Termi jo-A Të mos jesh femër e ndershme)

Dy termat e parë formojnë lidhjen e kundërshtisë, që është në bazë të kuadratit dhe dy termat e tjerë kanë bërë të mundur mohimin e çdo termi të kësaj kundërshtie.

Metatermat

Kuadrati semiotik përbëhet nga 6 metaterma. Metatermat janë terma komplkese që nisën nga kombinimi i katër termave:

Pozicioni 5 (Termi 1+2) Të jesh femër e ndershme vs të jesh prostitutë – marrëdhënie kundërshtie “Për të parën herë mbas 18 vjetësh që u martuen, ja theri veshin si një tingull i panjoftun në zâ të grues së tij. Një tingull i ngurtë dhe i pabukur, guximtar dhe i panjerëzishëm. Ndjeu një kopan të shurdhët e të fortë në fund të vetvetes”222

Pozicioni 6 (termi 3+4) Të mos jesh prostitutë vs të mos jesh femër e ndershme – termi neutral aksi i nën të kundërtave “Silja me një xhup të ngjyrshëm veshë, e krehun dhe e goditun, po çonte prej tryezës një tabake me disa putira pije te mbetuna në gjysmë”223

Pozicioni 7 (Termi 1+3) Dieksi pozitiv, të jesh femër e ndershme vs të mos jesh prostitutë “Po të jetonte me rregulla e pa kapërcye masë, aq të holla sa merrte për

222 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 92.223 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 94.

Page 120: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

112

muaj, mund t’i mjaftonin për vete e për familjen. Grueja e vajza, mandej, diçka vlenin, edhe ato tue punue punën e huej, njana tu bâ përlhurë, e tjetra tue qendisë”224

Pozicioni 8 (Termi 2+4) Dieksi negativ; të jesh prostitutë vs të mos jesh femër e ndershme “Verdh në fytyrë ai briti; – ç’ka më sillni në shtëpi, gjind të huej. E shoqja, pa u trazue aspak, bani me atë zâ që atij i dukej se kurrë përpara s’ia kishte njoftë: – Pse bërtet? Ke ardh herët sonte. Njashtu vjen përditë me qenë hajri! E bije as nuk u soll kah ai për me e shikue, kur briti”225

Le të shohim, përmes kësaj skeme, rrugëtimin gjenerativ në këtë tregim.

Strukturat

Semio-narrative

Përbërësi sintaksor Përbërësi semantik

Niveli i thellë

Niveli sipërfa-qësor

Veprime në kuadrat (pohim-mohim)1. Të jesh femër e ndershme 2. të jesh prostitutë

3. Të mos jesh prostitutë 4. Të mos jesh femër e ndershme

Sintaksa antropomorfe:aktantët, (Lina, Silja, Ndreka, Nepunësi, i zoti i zhtëpisë)modalitete (duhet të prostituohemi, mund të prostituohemi, dimë të prostiuohemi)PN (Lina, Silja) s1 Ov (jeta, familja, nderi)

(Lina, Silja) s1 Ov (jeta, familja, nderi)

Kuadrati semnatik si sistem semantik

Të jesh femër e ndershmeVsTë jesh prostitutë

Vlera të investuara mbi objektin me vlerë (jeta, familja, nderi)

Tregimi hapet dhe mbyllet me paraqitjen e tregimit nga vetë narratori, kështu që kemi tre mikrosisteme të qarta: paraqitjen e narratorit, tregimin e vërtetë, mbylljen e narratorit.

Kemi shndërrime ndarëse modale, ku Ndreka dhe personazhet e pa emëruar të Koliqit zhyten çdo ditë e më thellë në rrugën e vesit. Futja drejt kësaj rrugë e bën

224 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 90.225 KOLIQI, Ernest: “Rrokoll”, në Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 94.

Page 121: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

113

të humbasë gruan dhe bijën. Nëpërmjet këtyre modaliteteve autorët zbresin shkallë-shkallë nga paraqitja dhe trajtimi social i jetës, në botën intime dhe individuale të personazhit. Nga niveli i intervenimeve autoriale për të shqiptuar tendencën dhe nevojën e ndërrimeve, kalon në nivelin e shpërthimeve shpirtërore të individëve, për të ngritur në këtë mënyrë akuzën e ndërmjetme, që është më e fuqishme ndaj shoqërisë duke kushtëzuar fatet e individëve.

Gjendjet dhe shndërrimet në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot”

Te novela e Migjenit, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, parë me syrin e gramatikës narrative të Greimas-it, dallojme gjendjet dhe shndërrimet, ku subjektet janë në lidhje ose ndarje me objektin (qëllimin) e tyre. “[…] Një burrë një grua dhe biri i tyre i uritur. Burri është i papunë. Ky mjerim social, me ngadalë në novelën e Migjenit, do të ngrihet ne mjerim moral, në shkallën e mjerimit psikologjik e shpirtëror”226

Dallojmë gjendjet :

Gruaja S1 Ov Lili (i biri), Familja, nderi (lidhje)

Kola S2 Ov Familja, Lili(i biri), nderi (lidhje)

Dallojmë shndërrimet

Gruaja S1Ov Nderin→Gruaja S1Ov nderin shndërrim ndarjeje

Kola S2Ov familja, Lili, nderi →Kola S2Ov familja, Lili, nderi ( shndërrim ndar-jeje)

Me program narrativ, te novela në analizë, do të kuptojmë atë që subjekti ka ndër mend të bëjë. PN kryesor te novela e Migjenit është “sigurimi jetesës për familjen”. PN përdorimi “Kola kërkon punë”. Marrëdhënia mes subjektit veprues me veprimin e vet përcakton formulimin, thënien që do të bëhet (enunciato di fare).

F(S1) Gruaja{(S2Ov nderin) →(S2Ov nderin)} shndërrim ndarës

F(S2) Kola{(S2 Ov punën) →(S2 Ov punën)} shndërrim ndarës

226 HAMITI, Sabri: Vepra letrare 8, Letërsia moderne, fq. 699.

Page 122: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

114

PN kryesor te novela e Migjenit është sigurimi i jetesës, duke ruajtur nderin dhe dinjitetin njerëzor nga personazhet e tregimit. Këta të fundit, që në fi llim janë në gjendje lidhëse me objektin, e humbasin atë. Në tregimin e Migjenit narrativja ka karakter polemik. Çdo PN zhvillohet në marrëdhënie me një PN të anasjelltë, në të cilin një antisubjekt do të sjellë atë që është saktësisht e kundërta e subjektit të parë. Antisubjekti është vetë nëna brenda gruas.

PN PN

Gruaja S1 Familja, Lili, Nderin Ov (lidhje) Nëna S1* Familja, Lili, Ov (ndarje)

Gruaja S1 Familja, Lili, Nderin Ov(ndarje) Nëna S1* Familja, Lili, Ov (lidhje)

Subjekti: Gruaja Antisubjekti: Nëna

Dërguesi : Lezja Antidërguesi: Kola

Ndihmësi: Klienti Antindihmësi: Doktori

Objekti me vlerë në skicë është vendi ku permbidhen vlerat që përfaqëson jetën dinjitoze familjare (Lili, familja, nderin, dinjitetitin, morali etj). Objekti është njëfarë vendi ku mblidhen vlerat që investon subjekti. Kola ka investuar në nderin e familjes. Nuk kanë vlerë karakteristikat e brendshme të objektit, – në këtë rast të vetë familjes, – sa kanë vlerë investimi në nderin e familjes që ka bërë personazhi Kolë. Në fund të novelës vetë objekti me vlerë (familja, Lili) kthehen në peshë të rendë për Kolën.

2. Fazat e skemës narrative në novelë.

Lezja ne rolin e aktantit dhënës, bind gruan, aktanti marrës, që të prostituohet, për të shpëtuar Lilin, objektin me vlerë. Ky është një program narrativ i virtualizuar, pasi manipulimi ka bërë që gruaja të fi llojë të hyjë në vlerat e propozuara nga Lezja.

“Ç’e do burrin pa punë? – i tha një shoqe këto ditë. Dhe grueja e votrës nuk ndien shumë për burrin pa punë” 227

Lezja ka vendosur tek gruaja një duhet të bëj.

“E kur burri s’e ka at punë, atëherë ç’e do? Të na lëshojnë vetë ta fi tojmë jetesën, – por as njatë s’të lanë, të qesin ngatrresa, – i tha grues së Kolës një shoqe, e cila gjithashtu e kishte burrin pa punë. Ajo, bile, dhe i dha uha dhetë lekë. Dhe i tha:

– Kur të kesh nevojë të madhe, eja tek unë. 228

Nuk jemi ende në fazën kur gruaja mund të përballojë veprimin, por PN është virtualizuar. Gruaja, si subjekt, fi llon të marrë në konsideratë mundësinë e kryerjes së veprimit. Gruaja, si subjekt në hapin e saj të mëtejshëm, jo vetëm duhet të kryejë një

227 Migjeni: Vargje të lira dhe novelat e qytetit të veriut, fq. 155228 Po aty fq. 155

Page 123: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

115

veprim, – domethënë të prostituohet, – por pajiset edhe me një di të bëj dhe mund të bëj, të nevojshëm për të vepruar. Kështu programi narrativ PN është tashmë i aktualizuar. PN i prostituimit të gruas do të realizohet.

Kompetenca Performanca

Modalitete të virtualizuara Modalitete të aktualizuara Modalitete të realizuara

Duhet te prostituohet Mund të prostituohemDi të prostituohem

Të bëj që të fi toj para për Lilin e sëmurë

Gruaja në novelë është një subjekt kompetent, pasi i ka të gjitha modalitetet që i duhen për të çuar deri në fund programin narrativ.

Te subjekti Kolë jemi përpara një konfl ikti modal. Ai do të punojë, por nuk mund të punojë për shkak të krizës. Në këtë rast, kur kemi mungesë të një prej modaliteteve kryesore, do të kemi thjesht një PN përdorimi, ku subjekti Kolë, para se të kërkojë të marrë në zotërim familjen e tij, duhet të zotërojë modalitetin që i mungon, mundësinë e punësimit. Për Kolën, përpara se të arrijë në PN kryesor, domethënë sigurimin e jetesës për familjen, duhet të kalojë një PN përdorimi, pra të gjejë një punë.

Performanca njohëse e Lezes (Dërguesi) Kompetenca njohëse e Lezes (Dërguesi)

Manipulim

Miratim

Kompetenca e gruas Performanca e gruas

Akti pragmatik

Page 124: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

116

Manipulimi Kompetenca Performanca Miratimi

Të bësh të bëjëTë bësh të prostituohet për hatër të LilitTë bësh të dojë të prostituohet se nuk ka rrugë tjetërDominantja mbushamendëse. Kërcënimi i Lezes duke i paraqitur pasojat negative që mund të ketë Lili, joshja duke i thënë se shumë e bëjnë për qejf atë punë6

Të jetë e bëshmeGruas i duhet që të prostituohet që Lili të mund të jetojëGruaja duhet të prostituohet, duke i bërë të ndjehen mirë klientët e saj7

Gruaja mund të prostituohet se është akoma e këndshme8

Të bësh të jetëTë shesësh trupin është e vetmja mënyrë mbijetese për Lilin9

Të jetë e qenësishmeTë dish të jesh prostitutë d. m. th. nënë 10

Dominantja interpretueseGruaja duhet të dijë se është nënë përpara se të jetë grua e ndershme

229230231232233

Kuadrati i vërtetësisë

E vërteta

Të dish të jesh nënë Të dukesh si nënë

Sekret Të mos dukesh si nënë Të mos dish të jesh nënë

Gënjeshtër

E gënjeshtërta

Gruaja duhet të prostituohet Gruaja duhet të mos

prostituohet

Rregull Ndalim

Gruaja nuk duhet të mos prostituohet Gruaja nuk duhet të

prostituohet

Lejim Me të drejtë zgjedhjeje

229 Migjeni: Vargje të lira dhe novelat e qytetit të veriut : “Unë e dij, moj motër, se ty m’at çast të pëlset zemra, por çka me bamë…për hatër të djalit që e ke të smundë…dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe një punë e madhe!”, fq. 158

230 Po aty fq. 158 “Mos rri e vrame, se burrat s’kanë qejf ashtu me e pamë gruen, - e mësonte Lezja . –Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E në rasë se të pyet kush pse çon këso jete, ti thueji si të duesh, mundesh me i thanë edhe të vërtetën, por thueja tue buzëqeshë. Mos gabo me të shpëtue lott, se ai burr nuk të kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. ”

231 Po aty, fq. 158 “Ti je e bukur, moj dreq!”232 Po aty, fq. 158 “E kur burri s’ta çon asnjë letër, e ti me fëmi po vdes unit, besa ti je e marrë, - i tha

Lezja. Dhe ia rregulloi punën. ”233 Po aty, fq. 158 “Unë e dij, moj motër, se ty m’at çast të pëlset zemra, por çka me bamë…për hatër

të djalit që e ke të smundë…dhe jeta duhet jetue”

Page 125: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

117

Kuadrati i nderit

Sovraniteti

liri (Kola nuk është) -- mund të prostituohesh mund të mos prostituohesh

- pavarësi

Krenari---

-përulje nuk mund të mos prostituohesh nuk mund të prostituohesh

Bindje ndaj Lezes---

- pafuqi

Nënshtrim

Të bësh të prostituohet (për hatër të Lilit) Të bësh të mos prostituohet

Të mos bësh të mos prostituohet Të mos bësh të prostituohet

3. Pjesa e parë e rrugëtimit gjenerativ në novelën e Migjenit. Strukturat semio-narrative.

Në kuadratin e fi g. 1 kemi kuadrantin semiotik ku s është njësi semantike, ndërsa në fi g. 2 S është subjekt.

s1 Të jesh grua e ndershme s2 Të jesh prostitutë (nënë)

s*2 Të mos jesh prostitutë (nënë) s*1 Të mos jesh grua e ndershme

fig.1

Ekuivalente me

Gruaja S1 Ov Lili, familja, nderi Prostitutë/Nëna S2 Ov Lili,

familja, nderi

Prostitutë/Nëna S2 Ov Lili, familja, nderi Gruaja S1 Ov nderin, familja,

nderi

fig.2

Page 126: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

118

TERMI KOMPLEKS

1. TERMI A

Të jesh grua e

ndershme

2. TERMI B

Të jesh prostitutë

9. (=1+4)

10. (=2+3)

3. TERMI Jo-B

Të mos jesh

prostitutë

4. TERMI Jo-A

Të mos jesh grua

e ndershme 8. (=2+4)DEIKSI NEGATIV

7. (=1+3)DÉIKSI POZITIV

6. (=3+4) fi g. 3 TERMI NEUTRAL

Elementet përbërese

Kuadrati semiotik implikon kryesisht elementet e mëposhtëm që ne i quajmë lidhjet përbërëse të kuadrantit: kundërshtitë, kontradiksioni, përplotësimi.

1. Termat 2. Metatermat (terma të përbërë)

Termat

Kuadrati semiotik është i përbërë nga 4 terma:

Pozicioni 1 (termi A Të jesh grua e ndershme); Pozicioni 2 (termi B Të jesh prostitutë); Pozicioni 3 (termi jo-B Të mos jesh prostitutë); Pozicioni 4 ( (terme jo-A Të mos jesh grua e ndershme).

Dy termat e parë formojnë lidhjen e kundërshtisë, që është në bazë të kuadratit dhe dy termat e tjerë bërë të mundur mohimin e çdo termi të kësaj kundërshtie.

Metatermat

Kuadrati semiotik përbëhet nga gjashtë metaterma. Metatermat janë terma kompleks që nisen nga kombinimi i katër termave:

Page 127: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

119

Pozicioni 5 (termi 1 + termi 2): termi kompleks; Të jesh grua e ndershme vs Të jesh prostitutë – marrëdhënie kundershtie “të jesh konfuze”; “Ajo ulet në një vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avitte… Gjëmimi i Lilit e tërhoq. Ngau te djali, u shtri pranë tij, zu ta rroki, ta përkëdheli me fjalë:

– Do shndoshesh, moj nanë, do shndoshesh, pëllumb! Tash të blen ty nana me hangër të gjitha të mirat. Çka don me të ble?” 234

Pozicion 6 (termi 3 + termi 4): termi neutral; Të mos jesh prostitutë vs Të mos jesh

grua e ndershme - aksi i nën të kundërtave “të jesh naive”. “Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta çon asnjë letër, e ti me fëmi po vdes unit, besa ti je e marrë, – i tha Lezja”235

Pozicioni 7 (termi 1 + termi 3): deiksi pozitiv; Të jesh grua e ndershme vs Të mos jesh prostutë “të jesh bashkëshorte”. “Grueja e ndershme e Kolës desh t’i thoshte kësaj grueje: jo, moj grue, unë nuk vij në shtëpi tande – pse e tanë bota fl iste për të se nuk asht e ndershme”236

Pozicioni 8 (termi 2 + termi 4): deiksi negativ; Të jesh prostitutë vs Të mos jesh grua e ndershme “të jesh nënë”. “Lili kish qitë kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amën. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pamë nanën kaq bukur të veshun e të goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbështjelli me jorgan dhe në grykë, e mori në dhomë të zjarrmit. I shtroi pranë votrës dhe i tha të rrijë urtë se ka me ardhë një zotni në dhomë tjetër”237.

4. Shpërthimi i nënës.

Studiuesi Sabri Hamiti shprehet: “Tekstet e novelave i lidh një prosede i saktësuar dhe i standartizuar, që bazohet në paraqitjen dhe dëftimin, duke gjetur përngjasimin e situatës letrare me situatën jetësore, reale, dhe me përplotësime referenciale, si efekte të reales”238.

Tregimi hapet dhe mbyllet me paraqitjen e tregimit nga vetë narratori, kështu që kemi tre makrosisteme të qarta: paraqitjen e narratorit-tregimin e vërtetë-mbylljen e narratorit. Kemi shndërrime ndarëse modale, ku Kola mbetet pa punë dhe gruaja humbet nderin.

Nëse Migjeni do të krijojë një histori dhe do që protagonistja të jetë një grua e re dhe vlerat e tregimit të jenë të tipit sentimental, ai del dhe gjurmon në repertorin e gjërë të kulturës, ndoshta duke iu kundërvënë disa steriotipave, por duke u nisur gjithmonë nga dije kolektive mbi këtë temë.

Me analizën e mësipërme ne bëmë një tentativë për të zbuluar pse teksti i Migjenit ka kuptimin që ka. Në shkrimin e tij me titull “Nënë apo grua”, Sabri Hamiti vijon: “Duket se në fund Migjeni arrin në mënyrë implicite të shtrojë një pyetje: a e mund gruaja nënën apo nëna gruan në këtë situatë të rëndë jetësore. Çështja mbetet e

234 Migjeni: Vargje të lira dhe novelat e qytetit të veriut, fq. 157.235 Po aty, fq. 158.236 Po aty, fq. 155.237 Po aty, fq. 158.238 HAMITI, Sabri: Vepra letrare 8, Letërsia moderne, fq. 710.

Page 128: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

120

hapur dha pa përgjigje të shtruar, si të gjitha idetë alternative të shkrimtarit. Nëse një pyetje e tillë do pergjegje nga lexuesi, ajo do të jetë: vetëshkatërrohen të dyja për të përfunduar në katastrofë: Lili nuk shërohet, kurse Kola e humb edhe gruan e vet”239. Kundërvënia binare e gruas me nënën brenda të njëjtit personazh, mund të konsiderohet si përgjithësim i të dyja anëve. Aktantë S1 ndërmjetësi Aktori/ gruaja

Rolet aktanciale Rrugëtimi fi gurativ

përcaktuar nga fi gurat i kemi si leksema ose si aktantë : nderi, besimi, familja, Lili pozicioni

Nënë e ndershme, besimtare

investimi mod vepruesi që e merr përsipër është gruaja

Duhet dhe mundet të shpëtojë (Lilin) familjen

Së bashku me Kolën (burrin), ata formojnë strukturën trenare familjen (Nëna/gruaja, Kola). Nëna dhe gruaja në këtë konstrukt nuk janë sinonime, por antonime. Gruaja ka një sjellje krejt të parashikueshme.

Ajo kujdeset për burrin dhe fëmijën kur është në një situatë steriotipe, brenda një procesi gradual mbijetese, e konturuar me devotshmerinë ndaj perëndisë. Ajo mendon ashtu siç duhet menduar sipas zakoneve. Edhe Kola ka një sjellje të parashikueshme. Element i tretë i sistemit është nëna brenda gruas dhe sjellja e saj e paparashikueshme. Atë e dallon liria që merr në thyerjen e tabuve. Nëna kryen aktin e ndaluar për gruan normale dhe të ndershme, ajo kryen një veprim shpërthyes të paparashikueshëm. Koha nuk pret.

Me këtë veprim tenton të shpëtojë të birin, pa dashur të shkatërrojë atë strukturë trenare që ekzistonte domethënë familjen. Modeli trenar i familjes së ndershme (Kola, gruaja/nëna) tenton të përshtasë idealen zakonore religjioze me realitetin mjeran të personazheve, ndërsa modeli binar shpërthyes i nënës/grua të pandershme tenton mbijetesën e përditshmërisë240.

239 HAMITI, Sabri: Vepra letrare 8, Letërsia moderne, fq. 703.240 Migjeni: Vargje të lira dhe novelat e qytetit të veriut, f. 160 “Para tij erdh grueja, e cila së parit,

me të pamë të shoqin, u hutue, u zbe. Kola çoi kryet, në gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht goditë për at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbërtheu përtokë; në një vrimë ndër drrasë. Heshtje. E zemra donte t’i bërtasi, t’ulurijë si bisha së cilës ia kanë prishë strofullën. T’ulurijë, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun,i mjeruem rrinte ke karriga pa lëvizë. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:.

-Kur ke ardhë?. -Tash…, - u përgjegj shkurt pa drejtue kryet nga ajo. -Lili asht shum i smundë, - i tha e shoqja. Por ai vazhdoi të shikojë përtokë vrimën

ndër drrasa. Ishte një vrimë shumë interesante!”235.

Page 129: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

121

Përbërësi sintaksor Përbërësi semantik

1. Strukturat

Semio-narrative

Niveli i thellë

Niveli sipërfaqësor

Veprime në kuadrat (pohim –mohim)

1 Të jesh grua e ndershme 2. Të jesh

prostitutë

3. Të mos jesh prostitutë

4. Të mos jesh grua e ndershme

Sintaksa antropomorfe :Aktantët (Gruaja, Kola, Lezja, Z. Filipi, Klienti i panjohur)

Modalitete ( Duhet të prostituohet. Mund të prostituohem. Di të prostituohem)

PN (Gruaja S1Ov Nderin→Gruaja S1Ov nderin shndërrim ndarjeje)

Kuadrati semantik si sistem semantikTë jesh grua e ndershme

vs

Të jesh prostitutë

Vlera të investuara mbi Ov. (Lili, Familja, Nderi)

Gjendjet dhe shndërrimet në romanin “Pse”?!

Gjon Zaveri është subjekti kompetent, pasi ka të gjitha modalitetet që duhen për ta çuar deri në fund programin narrativ. Te subjekti prindër jemi përpara një konfl ikti modal. Ata kërkon t’i përkushtohen familjes, por nuk shkëputet dot prej mentalitetit rural. Në këtë rast ku kemi mungesë të një prej modaliteteve kryesore, do të kemi thjesht një program narrativ përdorimi, ku subjekti Prindër para se të kërkojë të marrë në zotërim familjen e tij, duhet të zotërojë modalitetin që i mungon, largimin prej mentalitetit. Për prindrit, përpara se të arrinjë në programin narrativ kryesor, domethënë fuqia dhe epërsia e zakonit mbizotëron mbi gjithçka, duhet të kalojë njëherë programin narrativ të përdorimit. Të largohen totalisht prej fshatit të lënë të lirë jetën e të birit, të mos ndërhyjnë në jetën e tij.

Page 130: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

122

Akti pragmatik dhe strukturat njohëse janë:

Performanca njohëse e Prindërve (S2) (dërgues) Kompetenca njohëse e Prindërve (S2)

Manipulim Miratim

Kompetenca e Gjon Zaverit Performanca e Gjon Zaverit

Akti pragmatik

Manipulim Kompetenca Performanca Miratim

- (Të bësh të bëjë) - Të bësh djalin të martohet me zor pa respektuar vullnetin e tij236

- (Të bësh të duhet)Të bësh të martohet për të mos thyer dëshirën e vullnetin prindëror237

- (Të bësh të dojë)- Të bësh të dojë të kryejë këtë veprim edhe pa dëshirë238

- (Dominantja mbushamendëse)- Gjon Zaveri edhe pse intelektual, me mendësi dhe ambicje kulturore nuk mundi të kundërshtonte, vullnetin prindëror239

- (Të jetë e bëshme)Gjon Zaveri martohet me Afërditën240

- (Të duhet të bësh)Eshtë i detyruara të shkojë drejt këtij akti të pavullnetshëm241

- (Të mund të bësh)Mundi ta bëjë këtë akt242

- (Të dish të bësh)Diti të përshtatet rregullave për martesë243

- (Të bësh të jetë)Itinerari lëvizës i Gjon Zaverit bëri që bota e qytetit nuk e pranoi atë, por edhe bota e fshatit theu ëndrrat dhe mënyrën e të jetuarit të jetës. Ky personazh ngelet përjet midis dy botëve, bota e qytetit e braktis por bota rurale bëhet purgatori i ëndrrave të tij244

- (Të jetë e qenësishme)- (Të dish të jesh) Të jesh intelektual por mentaliteti i kohës nuk i lë vend shoqërisë për zhvillim245

- (Dominantja interpretuese)Gjon Zaveri edhe pse me ide dhe mendime të shumta nuk gjen forcë për ndryshim, përplaset me botën rurale, bota e qytetit nuk hap gjirin për të, kjo e bën këtë personazh të shikojë botën me sytë e Hiçit246

Page 131: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

123

241242243244245246247248249250Kuadrati i vërtetësisëE vërteta

Të jesh intelektual Të dukesh si intelektual

Sekret Gënjeshtër

Të mos dukesh si intelektual Të mos jesh intelektual

E gënjeshtërta

Gjon Zaveri duhet të përshtatet Gjon Zaveri duhet të mos përshtatet

Rregull Ndalim

Gjon Zaveri nuk duhet të mos përshtatet Gjon Zaveri nuk duhet të përshtatet

Lejim Me të drejtë zgjedhjeje

Për sa i përket “mund të bëj” që quhet ndryshe edhe kodi i nderit, kemi sovranitet.

241 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010. “ E mua më duhet të qëndroj. . . të qëndroj gjithnjë nën të vërtetën madhore dhe nën jo të vërtetën marrdhënore!”. (fq. 163).

242 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010. “Turma merr një vajzë të botës dhe ta sjell në vatër duke të thënë me detyrim: - Ja , kjo është gruaja jote! – E ti je i detyruar ta mbash në vatër e të kujdesesh për të , ndryshe turma të dënon keq. Ja , kjo është martesa !”. (fq. 176).

243 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010. “Që prej kësaj ore , ora po kalon 12 mezi i natës , pra fi llon jeta e re , jeta brenda kështjellës, . . . jeta e martuar. -Hajt , jetë e ëmbël, Gjon-po i them vetes me ironi dhe po i mbyllpërgjithmon kujtimet e rinisë. . . sime. ” (fq. 176).

244 Po aty. “Më dukej si një e kremte , ku populli ndëronte adhuruesit e vet, por më dukej sikur populli na kishte blerë ne të dy, ttiftin që po martohej , si lodra fëmijësh për t`u dëfryer tani,. . . për tu tal-lur. Thua se po tallej për marëzirat tona. . . , tallej se po futeshim në kështjellë . . . , talleshin se po lidheshim me vargonj!”(fq. 169).

245 Po aty: “Në shtëpinë tonë sot era e dasmës u ndie më fort se kurrë!Ishim mbledhur të gjithë mbas darke: në një kënd të vatrës qëndronte i mbështetur babai me pipën në gojë, dukej i lumtur” (fq. 159)

Po aty: “Pastaj u kënduan edhe këngë të tjera, por zemra ime qëndronte gjithnjë e prekur dhe mendja më fl uturonte s`di se ku !”(faqe 159).

246 Po aty: “Pastaj u kënduan edhe këngë të tjera, por zemra ime qëndronte gjithnjë e prekur dhe mendja më fl uturonte s`di se ku !”(faqe 159).

247 Po aty: “Unë që prej atij ttasti, që vura nënështrimin , u martova ligjërisht” (fq. 161)248 Po aty: “të tjerët më shtyjnë, dhe këmbët e mija rrëshqasin. . . , rrëshqasin, pse ashtu urdhëron Jeta.

. , zakoni. (fq. 165).249 Po aty: “Gjoni nuk është i kohës , përkundrazi ai është i kohës , se koha e sotshme e bëri të mendoj

ashtu. EGjoni i ri po mbytej ndërmjet pse-ve të pafund!”(fq. 17.250 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010. “I lumtur do të jetë vetëm ai që e sheh jetën me syrin

praktikk. . e me velon e dashurisë njerëzore . ” (fq. 182).

Page 132: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

124

Kuadrati i nderit

Sovraniteti

Liri... mund të përshtatem mund të besh të mos përshtatem pavarësi

Krenari përulje

Bindje nuk mund të mos bësh të përshtatem nuk mund të bësh të përshtatem pafuqi

Nënshtrim

Pjesa e parë e rrugëtimit gjenerativ në romanin e Spasses.

Strukturat semio-narrativeNë kuadratin e fi g. 1 kemi kuadratin semiotik ku s1 është njësi semiotike, ndërsa

në fi g. 2 s2 është subjekt.

s1 s2

s1 Të jesh intelektual s2 Të jesh intelektual (Gjon Zaveri)

s2 Të mos intelektual (Gjon Zaveri) s1 Të mos jesh intelektual

fig.1

Ekuivalente me:

s1 (Gjon Zaveri-Afërdita) Ov (jeta në qytet-fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës) s2 (Gjençi , Pola) Ov (jeta në qytet-fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës)

s2 (Gjençi , Pola) Ov (jeta në qytet-fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës) s1 (Gjon Zaveri-Afërdita) Ov (jeta në qytet-fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës)

fi g. 2

Kuadrati semiotik implikon kryesisht elementët e mëposhtëm që ne i quajmë lidhjet përbërëse të kuadrantit; kundështitë, kontradiksioni, përplotësimi.

3. Termat

4. Metatermat (terma të përbërë)

Termat

Kuadrati semiotik është i përbërë nga katër terma:

Pozicioni 1 (Termi A: Të jesh intelektual)

Pozicioni 2 (Termi B: Të jesh intelektual [Gjon Zaveri])

Pozicioni 3 (Termi jo-B: Të mos jesh intelektual [Gjon Zaveri])

Page 133: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

125

Pozicioni 4 (Termi jo-A: Të mos jesh intelektual )

Dy termat e parë formojnë lidhjen e kundërshtisë, që është në bazë të kuadratit dhe dy termat e tjerë kanë bërë të mundur mohimin e çdo termi të kësaj kundërshtie.

Metatermat

Kuadrati semiotik përbëhet nga 6 metaterma. Metatermat janë terma komplkese që nisën nga kombinimi i katër termave:

Pozicioni 5 (Termi 1+2) Të jesh njeri i qytetëruar vs të jesh njeri provincial – marrëdhënie kundërshtie “As dituria, as mosha e re, asgjë tjetër nuk vlekan më përpara kanunit të vendlindjes: ai është i fortë, ka rrënjë të forta, të cilat as një ligj me forcë nuk po i shkul dot. U tha e u bë! ”251

Pozicioni 6 (termi 3+4) Të mos jesh njeri i qytetëruar vs Të mos jesh njeri provincial – termi neutral aksi i nën të kundërtave. “Dhe pset-të e Polës nuk mbaronin. Në çdo hap më tingëllonte një pse e saj. Më ngjante sikur gravata vetë më fl iste. U autosugestionova shumë Gravata e Polës më mundonte keq. Pse mohove dashurinë time? Pse u bëre vrasësi im?”252

Pozicioni 7 (Termi 1+3) Dieksi pozitiv, të jesh i qytetëruar vs Të mos jesh provincial “ç`ndryshim zakonesh: Zakoni i katundit thotë : “ I fejuari s`ka të drejtë të. . . ” kurse zakoni i qytetit thotë të kundërtën: “. . . I dashuri – i fejuari po se po, ka të drejtë të. . . ”253

Pozicioni 8 (Termi 2+4) Dieksi negativ; Të jesh provincial vs Të mos jesh i qytetëruar “Unë për ty nuk jam i denjë, se nuk do mundja kursesi të të bëja të lum-tur. Jam Katundar, kam prindër katundarë, kam edhe farefi sin katundarë. Në qoftë se të mirrja ty për grua, do të mirrja në qafë. Para se të jepja fjalën për fejesë, të kujtova edhe ty, mirëpo pashë që nuk isha i zoti për ty, nuk isha i zoti të të bëja të lumtur si të ka hije, [. . . ] prandaj Pol-o dhashë fjalën me një tjetër. . . ”254

Le të shohim, përmes kësaj skeme, rrugëtimin gjenerativ në këtë tregim:

251 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010, fq. 132.252 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010, fq. 132.253 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010, fq. 139.254 Po aty, fq. 140.

Page 134: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

126

Strukturat

Semio-narrative

Përbërësi sintaksor Përbërësi semantik

Niveli i thellë

Niveli sipërfa-qësor

Veprime në kuadrat (pohim-mohim)1. Të jesh intelektual 2. të jesh intelektual

3. Të mos jesh intelektual 4. Të mos intelektual

Sintaksa antropomorfe:aktantët, (Gjon Zaveri, Gjençi, Zonja P. , Pola, Afërdita, Numi i Gjikës, Afërdita , Z. Nasi, prindrit e Gjonit etj)modalitete (duhet të qytetërohem, mund të qytetërohem, dimë të qytetërohemi)PN (Gjon Zaveri,Afërdita) s1 Ov (jeta në qytet-fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës) qy

(Gjon Zaveri, Afërdita ) s1 Ov (jeta në qytet- fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës)

Kuadrati semnatik si sistem semantik

Të jesh njeri intelektualVsTë jesh njeri provincial

Vlera të investuara mbi objektin me vlerë (jeta në qytet -fshat, familja, nderi, mentaliteti i kohës)

Nëpërmjet këtyre analizave, jemi përpjekur të vërtetojmë modernitetin e këtyre autorëve, duke ia nënshtruar tekstin operacioneve të teknikave narrative sipas modelit të Graimas-it. Përfundimisht, në këtë analizë kemi vërejtur katër modalitete që përcaktojnë kompetencën e subjektit.

1. Modaliteti i parë ka të bëjë me dëshirat e individit dhe kjo është fusha e modalitetit “dua”.

2. Aspekti social i individit që e lidh me rregullat e kolektivitetit përmes një serie të drejtash e detyrash, sjelljesh të pranuara e të ndaluara, përbën fushën e modalitetit “duhet”.

3. Vepruesit e Gremasit janë: subjekt, objekt, marrës, dhënës, kundërshtar, ndihmës, relacionet që krijojnë ata formojnë modelin veprues (aktancial), si aktanti veprues i ideve të autorit.

4. Fusha njohëse dhe aftësitë e individit na japin modaliteti “di” dhe “mundem”.

5. Nëpërmjet këtyre modaliteteve jepet tjetërsimi shpirtëror i personazheve në vektorin malësi-qytet.

Page 135: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

127

4. 2. Personazhi-rrëfi mtar.

Ngarkesa emocionale në përjetimin e veprës letrare vjen kur rolin e rrëfi mtarit e kryen vetë personazhi letrar. Ky komunikim vjen si shpërthim i shqetësimit të personazhit, në rrëfi min e ngjarjeve të tij. Në këtë formë “Pasqyrat e Narçizit” mbizotërohen nga rrëfi mi i personazhit Narçiz. Përballë kohës së rrëfi mit, personazhi e gjen veten si rrëfi mtar në vetën e parë; e realizon këtë për diçka të kaluar që lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet e heroit për veprimet e kryera prej tij. Rrëfi mi në vetën e parë nga personazhi Narçiz e ka ndihmuar Koliqin të depërtojë në kufi jtë e irreales. Mesazhi fi lozofi k që përcjell personazhi prek qenien njerëzore në kufi jtë e jetës dhe të vdekjes, në brendësi të përjetësisë si dashuri pa caqe ndaj kreativitetit artistik.

Kujtimet e fëmijërisë, gjendjet refl eksive, jehona mes së shkuarës dhe së ardhmes shprehen nëpërmjet këtij personazhi.

“Sot jam ndoshta i mjerë pse rrehem me vështirësi. Ai i andrrave të rinisë u zverdh, por midis shpirtit, e mërtisun në degërmia të borta, lëshon rreze të pashueshme fytyra e një hyjneshe: fytyra e poezis nuse e shpirtit tim”255. Proza e kujtimit është e lidhur me idetë, ajo është burim i kënaqësisë në rrëfi m (kujtojmë hyrjen e Kroit të Bardhanjorëvet). Personazhi Narçiz është në kërkim të identitetit në jetë.

Ky identitet del si fi snikërim i shpirtit në aventurën e udhëhequr nga Syri i mendjes. Personazhi-rrëfi mtar i sheh ngjarjet, emocionohet, pushtohet plotësisht nga ajo që e rrethon dhe duket sikur e tërheq pas vetes edhe lexuesin: “Ndoshta pa dashun, poet, ti shëmbëlleve Shqipëninë e veçueme prej shekujsh që sot çon djelmët kah perëndimi me u qytetnue për t`i sjellun në kthim shllime të reja e përtëritëse. Përherë jeta dilema e ngjyrshme se andrra e se përralla. Shumë më të ndërlikueme e të çuditshme se ato të andrrës përrallore me anije illyrie janë arratijat e jetës sime të vërtetë”256.

Zëri qytetatarit i del përpara personazhit që kërkon të mbizotërojë në realitetin që e rrethon. Imazhi i pasqyrimit në ujin e përroit është identifi kuar brenda tekstit si autoktoni ambientale e personazhit vetërrëfyes dhe të vetërrëfyer.

Ndërsa kjo autoktoni ambientale, ky përrua, do ta gjejë veten në sytë dhe në fytyrën e personazhit dhe në këtë mënyrë do të arrihet identifi kimi i plotë i këtyre dy subjekteve, meqë përroi merr përmasën antropomorfe. Pamja e Narçizit, dalë mbi sipërfaqen e ujit të përroit, është vetëm hiperteksi mbi heroin e mitit për Narçizin, të cilin autori e jep si “kreni e zotsis ndër fl ijime” me motivin dhe “dëshirin me i lumnue” njerëzit e vendit të tij.

Shfrytëzimi i këtij lloj rrëfi mi është më pak i përdorur në tregimet e Migjenit, formë dominuese e tij është rrëfi mi në vetën e tretë.

Te novela “Refren e qytetit tem”, rrëfi mi ndërpritet nga personazhi – Zotni, zotni të lutem, më fal ndej send! Kjo ndërprerje vjen si përcjellje e drejtëpërdrejtë e jehonës së lypsit për tu bërë më i gjallë ligjërimi dhe më prekës. Këto forma shkëputjesh të shkurtra jepen nëpërmjet personazhit-rrëfi mtar me një ritëm të veçantë për të shprehur botën e trazuar të personazhit në rrugët e qytetit, i cili mban për refren urinë e tij.

Refreni kërcen rreth të pasurit plot ritëm për të dëshmuar tragjicitetin e kohëve moderne, mungesën e qëndrueshmërisë dhe të sigurisë për të jetuar.

255 KOLIQI, Ernest: “Ujët e pusit”, në Pasqyrat e Narçizit, Camaj-Pipa, , Shkodër, 2001, fq. 14.256 KOLIQI, Ernest: “Vala e detit”, në Pasqyrat e Narçizit, Cama j- Pipa, Shkodër, 2001, fq. 46.

Page 136: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

128

Me shfrytëzimin e këtij lloj rrëfi mi kemi personazhin Gjon Zaver, i cili merr përsipër të rrëfejë ngjarjen: “Jam i ri, njëzet e dy vjeçar dhe më quajnë Gjon Zaver. Por,. . . bëra gabim: pse ju duhet emri im?”257. Pra, siç shihet, është personazhi Gjon që na rrëfen ngjarjen në vetën e parë.

Ky rrëfi m merr trajtat e një monologu të mbyllur. Edhe pse shfrytëzojmë rrëfi min e brendshëm, Zaveri është tepër aktiv në dinamikën e ndjenjave dhe të veprimeve të tij. Nëpërmjet këtij rrëfi mi na nxirret në plan të parë ngjarja dhe përjetimi nga personazhi.

Narratori fi kson momente të veçanta, gjendje shpirtërore, përshtypje, mendime. Rrëfi mi i mendimeve të tij bëhet nëpërmjet:

– Psikorrëfi mit (analiza e mendimeve të personazhit marrë drejtpërdrejt nga Zaveri-rrëfi mtar)– Monologut të cituar (shprehje të marra në mënyrë fjalëpërfjalëshme nga mendimet dhe ligjërimi i brendshëm i personazhit Zaver)– Monologut të narrativizuar (shprehja në formën ligjërimit të zhdrejtë të mendimeve dhe ndjenjave të Zaverit prej rrëfi mtarit258)

Narratori e vendos ngjarjen në vetën e parë duke na dhënë shkrimin e një ditari autobiografi k. Përshtypjet e tij për jetën; vdekjen, fi lozofi në dhe dashurinë. Duke lexuar këtë libër, unë kam përjetuar thellë atë që sipas Ecos do të shprehesha “qetësinë e kërkova në çdo vend por e gjeta të strukur thellë në qoshen e këtij libri”; ndaj nga ky përkufi zim marrë shkas për të shprehur se: personazhi është vetë autori i cili me botëkuptimin, shpirtin e ndjesitë e tij, me një shpirt të pastër, të ndjeshëm, të prekshëm, të dhimbshëm, mbart idetë rrëfyese për përparim.

I tjetërsur, i huajtësur me veten dhe botën, Gjon Zaveri e gjen veten në një krizë identiteti. Në interpretimin e Markez-it (Gabriel Garcia Marquez), “Krijimtaria është në një luftë mes fantazisë dhe arsyes”, ku Spasse, i ndodhur përballë dilemash mendore e shpirtërore, na gdhend personazhin Zaver.

Botimi i romanit “Pse?!” bëri jehonë të gjerë te lexuesit, u shkruan disa artikuj në gazetat dhe revistat të kohës. “Gazeta e Korçës” (e datës 15 nëntor 1935) shkruante: “Roman origjinal: – Penda artistike e Sterjo Spasses përshkruan me ngjyra të mallëngjyeshme jetën e një djaloshi pesimist. Problemi i dashurisë është pika kryesore rreth të cilës vërtiten personat e romancit. Zakonet tona dhe veçanërisht ato të fejesës dhe martesës janë pikturuar me saktësi të ndërgjegjshme. Nuk duhet të mbetet njeri pa e kënduar këtë libër helmi dhe melankolia”.

Shumë vite më pas, në gazetën, “Dielli” të Bostonit (më datë 1 gusht 1984), botohet artikulli: “Sterjo Spasse dhe Pse-ja shqiptare” – shkruar nga Konstandin Papa,

257 SPASSE, Sterjo: Pse?!, “Erik”, Tiranë, 2010, fq. 14.258 Kjo nëndarje përbën teknikat thelbësore të klasifi kimit të mendimeve të personazhit sipas Dorrit

Cohn-in interpretuar në veprën Diskursi i ri i rrëfi mit të Gerard Genette p. sh. 1. psikorrëfi mi: “ për mua dashuria nuk paska lindur, për mua njëmendësia nuk qenka krijua! Kam lindur i tepërt në këtë Botë , jam ulur gabimisht në këtë sofër… 2. Monologu i cituar: “ Jeta, – në qoftë se gjendet me të vërtetë kjo, – është duke vallzuar me këmbët tona dhe është duke u tallur po me punët tona!” 3. Monologu i narrrativizuar: “ai kishte qëndruar larg në hapësirë dhe jetën e shihte tek po digjej nën zjarrin e Hiçit. Jetën tani e përfytyronte si diçka të dukshme, por Hiçin e përfytyronte si një gjë të lëngshme, as të ngurtë, por as edhe fl uturore; megjithatë, për një çast, Hiçi i dukej si një gjë që digjet pa rreshtur jetën, si një zjarr i tmerrshëm, por përsëri i padukur.

Page 137: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

129

në Palermo të Italisë, i cili thekson se pesimizmi i Sterjo Spasses në këtë roman “nuk ishte një hap prapa , ishte më tepër një esullim i mendjeve drejt një të vërtete që të vriste sytë”.

Ishte realiteti shqiptar i një gjendje të mjeruar shpirtërore, sociale dhe ekonomike të shoqërisë në gjysmën e parë të shekullit të XX që e nxiti krijuesin për të shkruar me këtë frymë, për të nxjerrë lakuriq shoqërinë e katandisur në këtë gjendje, duke gdhendur personazhin-rrëfi mtar. Dijetari francez Andre Mazon, profesor në “Ecole Normale Superiore” të Parisit, ndërmjet të tjerash i shkruante Sterjo Spasses: “Romani juaj “Pse?!” më ka bërë përshtypje të madhe, sepse pasqyron kontradiktat midis grupit të fshatit dhe fshatarit të ri i bërë qytetar, dramë kjo e të gjitha vendeve dhe e të gjitha kohërave , por që ju na e bëni ta jetojmë në kuadrin e vendit tuaj, në epokën tonë”259. . Ngjarja në vepër është vendosur nëpërmjet një hapësire gjeografi ke të shtrirë në kohë, qyteti Evropian dhe katundi i origjinës së Zaverit.

Duke mos e lënë atë të vetëm, narratori na vendos një rol të ndërmjetëm midis narracionit edhe lexuesit. Ai na e ripozicionon lexuesin në rolin e “dëgjuesit” të ngjarjes, duke shkaktuar një “iluzion dëgjimi” pikërisht aty ku ky personazh-rrëfi mtar lexohet (mendimi Gerart Genette). Nëse do të bënim një tipologji të personazhit-rrëfi mtar në vepër sipas modelit të Bar-it260, do të kishim të prezantuar personazhin Zaver në këto funksione:

1. Funksioni shpjegues (nëpërmjet një analepse metadiegjetike na përcillet personazhi në kohën e mëparshme… një djalosh i bukur që ka studiuar për fi lozofi në qytetin Evropian, fi lozofi në e Sokratit, Aristotelit, Kantit);

2. Funksioni parashikues (nëpërmjet një prolepse metadiegjedike, personazhi projektohet në të ardhmen. Vdekjen e kishte vendosur me kohë, se po atë ditë, brenda në fl etët e librit të Faustit të Gëtes, gjetën një letër të shkruar para dy javësh);

3. Funksioni tematik i pastër (përcakton objektivin e qartë të personazhit në vepër)

4. Funksioni bindës (Personazhi Zaver me veprimet dhe përjetimet e tij kërkon ta bindë lexuesin për kotësinë e jetës);

5. Funksioni Shpërqendrues (Zaveri, me veprimet dhe bisedat e tij, jepet përherë i shpërqendruar. – Është diçka kjo botë, apo asgjë? Ka qëllim, apo s`ka qëllim? Linda! Po pse linda? Jam! po pse jam?. . . (Ky monolog na risjell monologun e Hamletit);

6. Funksioni pengues (është mentaliteti dhe jeta që pengojnë personazhin drejt frymës qytetëse… Hej, bir, mos harro, se ne këtu nderin e kemi më të shtrenjtë se bijtë, se mallin e vetveten, prandaj, deri sat të jem gjallë, unë nuk kam për të vënë në vatrën time një leshprerë… sikur të bëhet hi shtëpia ime!).

259 MAZON, Andre: Shkruan në një revistë të Parisit, në 15 Qershor 1937, përshtypjet dhe ndjesitë që i ka krijuar romani “Pse?!”.

260 GENETTE, Gerart: Diskursi i ri i rrëfi mit, “Dy lindje Dy Perëndime”, Tiranë, 2014, fq. 74.

Page 138: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

130

Nëpërmjet personazhit-rrëfi mtar, Spasse i ofron lexuesit detaje psikologjike, provokime dhe magjepsje, kontekste dhe dilema, kujtime të së shkuarës261. Personazhi-rrëfi mtar vdes bashkë me fjalën e fundit. Vetëvrasja e tij bashkon veten që rrëfen dhe veten që përjeton. Personazhi është në rolin e përjetuesit dhe pësuesit e rrallëherë në rolin e vepruesit. Vetëvrasja është njësimi i personazhit me formën e të menduarit e të jetuarit. Personazhi merr pozicionin e rrëfi mit të historisë së vet. Gjuha e rrëfi mit është e pasigurt dhe e pashpresë. Në mendimin e Luis Entralgos, hasim në arsyetimin se: “tregimi është premtimi i një arratije mbi fundin e së cilës mund të jemi të sigurt që nga moment që e nisim leximin”262. Këtij premtimi strukturor i shtohet edhe ai shpirtëror ku lexuesi vlerëson më së shumti emocionin. Ishin pikërisht këto emocione që autorët i motivuan në personazhin-rrëfi mtar, duke i dhënë trajtat e një njeriu të thjeshtë, si fi gurë e shquar e shpirtit njerëzor që priren të nxjerrin në plan të parë ngjarjen ose përjetimin e shprehur prej tij. Diagramni e funksionimit të vetave të përdorura nga autorët e mësipërm mund ta paraqesim:

veta e parë veta e tretë

(Spasse) (Koliqi)

Kufiri I Rrëfimit

veta e parë veta e tretë

(Koliqi)

(Pasqyrate e Narçizit) (Migjeni)

Ku

firi

V

etav

e

261 ASLLANI, Persida, SHEHRI, Dhurata: Hartimi i një antologjie të tregimit shqiptar në Turqisht- Problematika dhe parime, Fakulteti Histori-Filologji, Tiranë, 2014, fq. 180.

262 Po aty.

Page 139: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

131

4. 3. Pozicionimi i personazhit mes ngjarjes dhe rrëfi mit

Forma e pozicionimit të personazhit në botën narrative zhvendoset midis kufi jve të lejuar, të detyrueshme dhe të ndaluara. Këto tre lloj lëvizjesh bëjnë që imazhi dhe lëvizjet e tyre të duken herë të natyrshme, herë sikur dhunojnë normalen. Personazhet, që vihen në lëvizje nga mbizotërimi i një tipari apo pasioni të fuqishëm, demostrojnë përplasjen me normat e përgjithshme, duke sjellë transformim në komunikim dhe sjellje të zakonshme. Në këtë kontekst, vepra mund të konceptohet në sfondin e një vetëdijeje të re krijuese, ku shkrimtari ka lidhje vetëm me imagjinatën.

Duke shkatërruar, në radhë të parë, vazhdimësinë narrative të prozës, të cilat sundonin mënyrat standarde të paraqitjes së karaktereve.

Duke dhunuar sintaksën tradicionale dhe koherencën e gjuhës narrative, moderniteti sjell mënyrat e reja të narracionit. Në këtë arsyetim, Narracioni përcakton përzgjedhjen e teknikave kryesore që përcaktojnë organizimin e fi ksionit, i cili mbarështohet në rrëfi m. Narracioni përcaktohet si akt i prodhimit të rrëfi mit si fakt i të rrëfyerit.

Ky akt i prodhimit, tradicionalisht, sillet midis mënyrave kryesore narrative. Gjeneza e këtij bipolariteti buron që nga fi llimet e letërsisë. Konceptuesit e parë të kësaj problematike janë Platoni dhe Aristoteli.

Tek ata hasim kundërvënien e dy vizioneve për artin me të cilën buron e gjithë dija e sotme për letërsinë. Kundërvënia rrëfi m-kallëzim (mimesis-diegjesis) paraqet kundërvënien esenciale të letërsisë. Si lexues të veprës, na duhet të pranojmë se trillimi artistik i personazheve është një kombinim i së vërtetës dhe i dhunimit të saj. Personazhi është mënyra e interpretimit që vepron me anë të ndërhyrjes së kujdesshme dhe të matur në labirinthin e çdo teksti263.

Në këtë pikpamje, brenda një sistemi mjetesh e detajesh të hirearkizimit që narratologut francez Philippe Hamon264 u bën personazheve, mund të bënim një analizë narrative të tregimi “Dramë e vogël” të Koliqit, “Zeneli” të Migjenit dhe Polës së romanit “Pse?!” të Spasses.

Në këtë proces, imazhi fi zik i personazheve kapet në mënyra të ndryshme te lexues të ndryshëm. Kjo do të thotë se pozicioni i personazhit nuk ka kufi j të përmbyllur.

Mbështetur mbi këtë arsyetim në tregimin “Dramë e vogël” kemi:

1. Kualifi kim diferencues. Personazhet e këtij tregimi na përshkruhen në planin social (Tef Bllastani ishte, katër vjet mâ përpara, por sa me thânë tregtar. Dy–tri punë të mira që papritmas iu përshkuen nëpër duer, njâna mbas tjetrës mbrenda një vjeti, ia dhet fi shuen pasuninë. Sot numërohet në Shkodër ndër tregtar të radhës së parë)265

263 KRASNIQI, Nysret: Teori dhe kritikë moderne, ”, Rozafa Prishtinë, 2008, fq. 158.264 VISOKA, Avdi: Camus, rrëfi mi dhe idetë, Faik Konica, Prishtinë, 2007, fq. 78.265 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 31.

Page 140: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

132

2. Distribuimi diferencues (personazhet mund të paraqiten në tekst më rrallë ose më shpesh, për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, të kenë rol më shumë të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm). Në tregimin në fjalë personazhi i cili na shfaqet më tepër është Torçi i vogël.

3. Autonomia diferencuese. (Personazhi më i rëndësishëm shfaqet i vetëm në disa momente, pastaj takohet me personazhet e tjerë). Edhe në tregim jepet Torçi i vogël i mbyllur në odë ku kërkon të zhbirojë pianofortën, më pas në odë hyn motra e tij Vida e cila ia prish këtë botë ëndrrash266.

4. Funksionaliteti diferencues (ka të bëjë me veprimin e personazhit, mund t’ia arrijë ose jo qëllimit). Torçi hyn në odë dhe fi llon të argëtohet me pianofortën267.

5. Përcaktimi konvencional. (Nëpërmjet këtij përcaktimi personazhi mund të jetë kodifi kuar me shenja gjenerike tradicionale, si nga ana e tipareve ashtu dhe nga ana e veprimeve). Që në rreshtat e parë, autori na parashtron se protagonisti kryesor i tregimit është një fëmijë 8-vjeçar. Si çdo individ në atë moshë, ai ka botën dhe perceptimin e tij të sendeve (sendet dhe botën i shikon si në përralla268).

6. Komenti eksplicit. (Ka të bëjë me diskursin që narratori ka vendosur me personazhin ose ai e tregon statusin e personazhit ose mënyrën për ta kategorizuar atë). Rrëfi mtari, duke realizuar rrëfi min për ngjarjen dhe personazhet, vihet në pozicionin e interpretuesit të tyre dhe bëhet ndërmjetës mes autorit dhe lexuesit. Rrëfi matri (narratori) bën të mundur përcjelljen e mesazheve. Sipas Umberto Eco-s, duhet të mbajmë parasysh praninë e një lexuesi model të brendashkruar në tekst, i cili orienton leximin duke ndihmuar lexuesin real të plotësojë boshllëqet e ligjërimit e të bëjë të zëshme heshtjet. Ky lexues model është një abstraksion semiotik, domethënë një paradigmë edukative, udhëheqëse, e cila e shpëton lexuesin apo interpretuesin nga shpërndarja e boshllëku. Pra, duke marrë shkas nga ky përkufi zim i Eco-s unë si lexues model do të përpiqem të zbërthej piketat që ka vendosur autori në tregimin “Dramë e vogël”.

266 Torçi, dera e odës së miqve u hap me hov. E motra, shtang prej çudie, vreu të vëllanë e vogël tue qa në heshtje shtri përtokë midis odës, pianofortën e çelun, bukën e djathin harrue mbi një ndjese me bërryl çka (citoj fq. 37).

267 Tashti ai ishte vetëm aty në odë e arriti me përkit sa të donte veglën e bukur. Çelsi i vogël ishte në të. I dha çelësit në të djathtë, ngrehu përpjetë kapakun, hoq rrypinën cohe të qëndisun që mbulonte tastierën bardh e zi. Kërcen mbi stol sjellës. Diftojsin e ngrehun e mbështet për gisht të madh dhe i bie njanit ndër é burra të rreshtit (citoj fq. 33).

268 Por ai ternim Zânash të pakur një lidhje ndërmjet tyne ia mbush fëmijës shpirtin me shorti. Përkujton kumbonët maj kumbanoreve, kumbonët që bien ndër përralla mbretësh e princesash. Jo nuk janë kumbonët e dasmës së princit me të Bukurën e Dheut, që kallëzon Vida, por janë lodërtia që thërrasin xhindën larg në një fushë. . . e cila s’asht si fusha tjera!.

Page 141: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

133

[Dhënësi (Koliqi) – Mesazhi – Marrësi ( lexuesi)]

Narratori

[ Lexuesi empirik (i thjeshtë) ]

Lexuesi implicit (model)

Nëse do t’i referohemi klasifi kimit të personazheve sipas skemës së Roland Lehunen dhe Paulo Perron, në këtë tregim do të kishim:

Personazhi Profesioni Momenti Vendi

Tef BllastaniVida

Torçi (Viktor)NangjyshjaBib Qafeti

Viktor Vllastani

TregtarStudenteNxënës

PesionisteNxënësNxënës

MbasditeMbasditeMbasditeMbasditeParaditeParadite

DugâiShtëpiOdë

GuzhinëBankëklasë

Në këtë vepër vërehet qartë se rrëfi mtari është në vetën e tretë (rrëfi mtari tregon për personazhet, çfarë ndodh me ta dhe me botën , si perceprohet bota tek ata, si pasqyrohen ata tek bota). Rrëfi mtari në vetën e tretë është i njohur me qëllimin që merr përsipër rrëfi min e një ngjarjeje. Narratori na e tregon ngjarjen, është iniciator i brendshëm, është hetero-diegjetik269.

Marrëdhëniet e kohës dhe hapësirës në tregim janë tepër të qarta:

– Koha që përshkruan narratori është një pasdite Maji.

– Pasdite Maji, Vida me nânën ka shkue te dajat. Tef Bllastani në atë kohë ndodhet përditë në dugâi Torçi është vetëm në shpi me nangjyshen270

– Hapësira: E gjithë ngjarja zhvillohet vetëm brenda një ode.

– Diçka i bie ndë mend, drejton hapat kah oda e miqve çel derën kadalë dhe hyn mbrend. Aty asht gati terr. Kan mbyll grilet mos me u ra dielli orendive, pse i zverdhon. .. 271

269 Nuk vepron si personazh në vepër dhe gjendet plotësisht jashtë ngjarjes që shtjellohet në tekst. 270 KOLIQI, Ernest: Tregtar Flamujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 32.271 Po aty.

Page 142: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

134

Tipi i narracionit në këtë tregim është simultant. 272

Në tregimin “Dramë e vogël” prespektiva narrative e merr të gjithë informacionin nga perceptimi i një fëmije, nga ëndërrimi i tij për botën. Vizioni nga prapa në tregim na bëhet nëpërmjet narratorit të gjithëdijshëm, i cili ka më shumë informacion se personazhi (Torçi). Këtë tip të prespektivës, sipas studiuesit Gerart Genette, e quajnë rrëfi m të pafokalizuar ose fokalizim zero.

“Lirohet për nji mend shpirti në këtë dëshirë. Oda zgjânohet, shtëpia atnore çelet;ai shefe me sy të mendjes së dalldisun Shkodrën me minare e kumbanore të veta tue u çue fl uturimi në ajër e tue vajt me u vendue në një breg t ë detit. Se kish parë kurrë detin. . . ”273

Duke studiuar rendin e narracionit në tregim, na prezantohet raporti midis sekuencave të ngjarjeve në fi ksion dhe rendit sipas të cilës rrëfehet ngjarja nga narratori.

Analepsa me diegjezë të ndryshme në tregimin në fjalë kemi në momentin kur Torçi i vogël, i ndodhur i vetëm në odë përballë pianofortës, i vijnë fl uturimthi në mendje pjestimet, shokët, mësuesi.

“Me ardh fl uturimi një asosh e me atë shtagë me ia bâ aty për aty pjestimet në defter -Viktor Vllastani Ai del trimnisht prej bangës, afrohet te katedra, paraqet defterin shkrue me një shkrim të mrekullueshëm. Mësuesi hap sytë i shmeritun. Bip Qafeti, shoku që rrinte me të në një bangë deri në kohë të lejës bânte për qefi veprime aritmetike, zbritje, shumëzime, pjestime, të tjera jo ato që jepte mësuesi”

Analepsa homodiegjetike 274 në tregim kemi në ato raste kur ngjarja që rrëfehet më pas është e njëjtë me kryetregimin. Gjatë gjithë rrëfi mit, Torçi ndihet i trembur, i heshtur dhe nostalgjik për detin.

“ Ai la vajin, por ishte i mbushun me mëni nga brenda kundër Vidës, kundër vetes, kundër të gjithëve... ”275

Duke studiuar shpeshtësinë narrative në këtë tregim, dalim në përfundimin se narratori na rrëfen një herë atë që ka ndodhur një herë (pra narratori na rrëfen një herë dramën që i ka ndodhur Torçit të vogël të vetëm, të mbyllur në dhomë).

Në këtë tregim, historia e rrëfyer lë hapur (fabulae operete)276. Rrëfi mtari ka vendosur ti rrëfejë lexuesit me zërin e një fëmije. Rrëfi mtari (autor) na jep përjetimet e këtij fëmije mbi botën, “mbi hapësirat e pamata të detit”. Sytë e këtij fëmije janë të drejtuar përherë nga kolektiviteti, urbania, qytetësja, zhvillimi, e ardhmja, tjetri.

272 Në tregim përdoret kryesisht koha e tashme na rrëfehet dhe veprohet në të njëjtën kohë. 273 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 35.274 Zh. Zhenette me analepsat homodiegjetike mbush një boshllëk, sqaron diçka që është lënë bosh nga

kryetregimi. 275 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 37.276 Eco e përdor këtu termin fabulahe në të njëjtin kuptim me formalistët rusë që e përdorin atë për të

treguar një tërësi faktesh narrative që merren të pavarur nga mënyra se si janë rrëfyer (subjekti).

Page 143: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

135

Tregimin “Dramë e vogël” mund ta quajmë ndryshe dhe drama e detit. Muzika e pianos i hap Torçit horizontin e detit.

“Pa oden e miqëve të shtëpise, odën e re ‘fring’ mbush me orendi të shëndritshme . Ai e mënini donte me pa prapë detin... ”277

Torçi i vogël fi llon e qan pse nuk mund ta shohë më detin. Invariantin e ndjejmë edhe “në vajin” e Koliqit, që, në Shkodrën e tij, tek “oda e miqve të shpisë” tek “Malet”. Sipas Michael Bachtin–it, në prozat dialogjike apo polifonike, zërat, personazhet nuk janë vetëm produkt i fjalës së autorit, por ato kthehen drejtpërsëdrejti në subjekte të fjalës së tyre shenjues. Specifi kë e këtij tregimi është ngjarja e mbetur pezull, e cila me të mbaruar me qëllimin e titullit “Dramë e vogël”. Që në titull përdorimi i fjalës dramë përdoret në mënyrë simbolike nga autori. Sepse kuptimi i mirëfi lltë i termit dramë sipas greqishtes “dráhme do të thotë veprim”, përdoret për ato tekste që shkruhen për t’u shfaqur në skenë278. Rrëfi mi në tregim është i formës “in ultima res”279.

“Edhe mos me i bâ ato veprime aritmetike. . . S’kishte zor pse rrinte me pendesë të nesërmen. Çka e pikëllonte të birin e Tef Bllastanit, të tregtarit shkodran nat e dit ka përthye në mendime fi timi, ishte pazotësia e tij në atë çast me zhvillue përtej përrallën e bukur të detit...”

Nëse do t’i referohemi narratologut francez Philippe Hamon280 në hierarkizimin që u bën ai personazheve, në tregimin “Zeneli” të Migjenit do të kishim:

1. Kualifi kim diferencues. Personazhet e këtij tregimi na përshkruhen në planin social, “Zeneli vjen nga një familje e varfër, është biri që pjell mjerimi”281.

2. Distribuimi diferencues (personazhet mund të paraqiten në tekst më rrallë ose më shpesh, për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, të kenë rol më shumë të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm). Në tregimin në fjalë personazhi i cili na shfaqet më tepër është Zeneli dhe mbart rolin kryesor në tregim.

3. Autonomia diferencuese. (Personazhi më i rëndësishëm shfaqet i vetëm në disa momente, pastaj takohet me personazhet e tjerë). Edhe në tregim jepet Zeneli i vetëm që i përqendruar dëgjon orën e mësimit, më pas ai hyn në biseda me shokët.

4. Funksionaliteti diferencues (ka të bëjë me veprimin e personazhit, mund t’ia arrijë ose jo qëllimit). Zeneli hyn në klasë dhe dëgjon orën e mësimit282. 277 KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, fq. 36.278 SOLAR, Milivoj: Hyrje në shkencën për letërsinë, përk. F. Dado, Julvin, Tiranë, 2004, fq. 168.279 Tregimi i ngjarjes në fund të tekstit. 280 VISOKA, Avdi: Camus, rrëfi mi dhe idetë, Faik Konica, Prishtinë, 2007, fq. 78.281 Ne po rrojmë si rrojtën stërgjyshnit tanë, po në ato gëzime e po në ato mjerime, të lanuma e të

tretuna ndër këto bjeshkë ( Zeneli, fq. 105).282 –Zenel , thuaje ti atë që s`e diti shoku… (fq. 104).

Page 144: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

136

5. Përcaktimi konvencional. (Nëpërmjet këtij përcaktimi personazhi mund të jetë kodifi kuar me shenja gjenerike tradicionale, si nga ana e tipareve ashtu dhe nga ana e veprimeve). Që në rreshtat e parë autori na parashtron se protagonisti kryesor ka sytë e gështenjtë, dhambët e bardhë, fytyra e zeshkët, balli rregullt, kryet e zgjatun përmbrapa është portreti që narratori na i bën personazhit të tij.

6. Komenti eksplicit. (Ka të bëjë me diskursin që narratori ka vendosur me personazhin ose ai e tregon statusin e personazhit ose mënyrën për ta kategorizuar atë. ) Rrëfi mtari duke realizuar rrëfi min për ngjarjen dhe personazhet vihet në pozicionin e interpretuesit të tyre dhe bëhet ndërmjetës mes autorit dhe lexuesit. Rrëfi matri (narratori) bën të mundur përcjelljen e mesazheve. Në tregimin Zeneli rolin e rrëfi mtarit e luan mësuesi i cili shpreh dashuri dhe keqardhje për nxënësin e tij. Sipas arsyetimit të Umberto Eco-s, duhet të mbajmë parasysh praninë e një lexuesi model-të brendashkruar në tekst i cili orienton leximin, duke ndihmuar lexuesin real të plotësojë boshllëqet e ligjërimit e të bëjë të zëshme heshtjet. Ky lexues model është një abstraksion semiotik, domethënë një paradigmë edukative, udhëheqëse e cila e shpëton lexuesin a interpretuesin nga shpërndarja e boshllëku. Pra, duke marrë shkas nga ky përkufi zim i Eco-s unë si lexues model do të përpiqem të zbërthej piketat që ka vendosur autori në tregimin “Zeneli”.

[Dhënësi (Migjeni) – Mesazhi (kërkimi kulturor) – Marrësi (lexuesi)]

Narratori (mësuesi)

[ Lexuesi empirik (i thjeshtë) ]

Lexuesi implicit (model)

Nëse do t’i referohemi klasifi kimit të personazheve sipas skemës së Roland Lehunen dhe Paulo Perron, në tregim do të kishim:

Personazhi Profesioni Momenti Vendi

Zeneli

Shokët

Mësuesi

Nxënës

Nxënës

arsimtar

Ora e mësimit

Ora e mësimit

Ora e mësimit

Klasë

Klasë

Klasë

Në këtë vepër vërehet qartë se rrëfi mtari është në vetën e tretë (rrëfi mtari-mësues) tregon për personazhet-nxënës, çndodh me ta dhe me botën, si perceprohet bota tek ata, si pasqyrohen ata tek bota). Rrëfi mtari, në vetën e tretë, është i njohur si me qëllimin dhe merr përsipër rrëfi min e një ngjarjeje. Narratori na e tregon ngjarjen, është iniciator

Page 145: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

137

i brendshëm, është hetero-diegjetik283.

Marrëdhëniet e kohës dhe hapësirës në tregim janë tepër të qarta:

– Koha që përshkruan narratori është një orë mësimi.

– “Ndonjëherë, rrallë, i mbushet mendja Zenelit dhe thotë “s`dij zotni”. Atëherë mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë më për të”. 284

– Hapësira: E gjithë ngjarja zhvillohet vetëm brenda një klase.

“Vërej shpirtet e vegjël të shqetësuem, pse atdheu i tyre kaq i madh si u duket atyne në natyrë asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nesër Shqipnia në glob ka me u rritë, ka me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipot e klasës”285

Tipi i narracionit në këtë tregim është simultant. 286

Në tregimin “Zeneli”, prespektiva narrative e merr të gjithë informacionin nga perceptimi i një fëmije, nga ëndërrimi i tij për botën. “Fantazia fëminore i hyp kalit imagjinar me fl atra dhe fl uturon nga reja në re”287

Duke studiuar rendin e narracionit në tregim, na paraqitet raporti midis sekuencave të ngjarjeve në fi ksion dhe rendit sipas të cilës rrëfehet ngjarja nga narratori

Analepsa me diegjezë të ndryshme në tregimin kemi në momentin kur Zeneli dëgjon orën e mësimit fl uturimthi i vinë mendime ndër viset e largëta “vetëm Zeneli s`fl et gja; më shikon në dritzën e synit me syt e tij të mençëm, si me më thanë: zotni, kur kemi fol për komoditet e jetës të cilat nuk i kemi, për shtetet e pasuna, çka ne nuk jemi, gjithherë ke shpëtue situatën, shpëtoje dhe tash”288

Analepsa homodiegjetike289 në tregim kemi në ato raste kur ngjarja që rrëfehet më pas është e njëjtë me kryetregimin. Gjatë gjithë rrëfi mit, Zeneli ndihet i trembur i heshtur dhe nostalgjik për të ardhmen.

“S`kemi kurrgja, zotni, as vegla të reja për punë, as shtëpia higjienike të mira, si shtetet e tjera jemi të vegjël…”290

Duke studiuar shpeshtësinë narrative në këtë tregim, arrijmë në përfundimin se

narratori na rrëfen një herë atë që ka ndodhur një herë (pra, mësuesi na rrëfen një herë historinë që i ka ndodhur Zenelit të mbyllur në klasë).

Në këtë tregim, historia e rrëfyer lë hapur (fabulahe operete)291. Rrëfi mtari ka

283 Nuk vepron si personazh në vepër dhe gjendet plotësisht jashtë ngjarjes që shtjellohet në tekst. 284 Migjeni: “Zeneli”, në Vargjet e lira novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 106.285 Po aty. 286 Në tregim përdoret kryesisht koha e tashme na rrëfehet dhe veprohet në të njëjtën kohë. 287 Migjeni: “Zeneli”, në Vargjet e lira novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 124288 Migjeni: “Zeneli”, në Vargjet e lira novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 106289 Zh. Zhenette me analepsat homodiegjetike mbush një boshllëk, sqaron diçka që është lënë bosh nga

kryetregimi. 290 Migjeni: “Zeneli”, në Vargjet e lira novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009, fq. 106291 ECO e përdor këtu termin fabulahe në të njëjtin kuptim me formalistët rusë që e përdorin atë për të

treguar një tërësi faktesh narrative që merren të pavarur nga mënyra se si janë rrëfyer (subjekti).

Page 146: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

138

vendosur t’i rrëfejë lexuesit për zërin e një fëmije. Rrëfi mtari (mësues) na jep përjetimet e këtij fëmije mbi botën, “mbi hapësirat e pamata të së ardhmes”292. Edhe pse përballë kushteve të vështira, sytë e tij janë të drejtuar përherë nga kolektiviteti, horizontet e dritës, qyteti, e ardhmja dhe shpresa.

Pra, gjatë gjithë tregimit, Zenli na jepet si një personazh që përshkohet nga trajta e vuajtjes dhe e dhimbjes, kjo na jepet në formën e trishtimit, melankolisë për fatin e qenies njerëzore. Ky personazh pushtohet nga vuajtja ekzistenciale e qenies.

Në romanin “Pse?!” marrim në analizë e Polën si personazhin që i përgjigjet një “realiteti të munguar”, me botën e ndjenjave dhe mendimeve të saj krijon ëndrrat në realitetin vrasës.

1. Kualifi kim diferencues. Personazhi i këtij romani na përshkruhen në planin social (Pola është një vajzë qytetare, me një elegancë dhe kulturë që i ka ofruar jeta urbane)293

2. Distribuimi diferencues (persnazhi mund të paraqiten në tekst më rrallë ose më shpesh, për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, të ketë rol më shumë të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm). Në roman një nga personazhet të cilët është më i pëlqyer nga rrëfi mtri (Gjon Zaveri) është Pola.

3. Autonomia diferencuese. (Personazhi më i rëndësishëm shfaqet i vetëm në disa momente, pastaj takohet me personazhet e tjerë). Kontakti i saj me personazhet e jetës rurale do krijonte një paragjykim dhe mospërputhje në mentalitetin e kësaj vashe294.

4. Funksionaliteti diferencues (ka të bëjë me veprimin e personazhit, mund t’ia arrijë ose jo qëllimit). Pola, e dëshpëruar se nuk fi toi zemrën e Gjonit, largohet prej tij me një brengë dhe trishtim të madh295.

5. Përcaktimi konvencional. (Nëpërmjet këtij përcaktimi, personazhi mund të jetë kodifi kuar me shenja gjenerike tradicionale, si nga ana e tipareve ashtu dhe nga ana e veprimeve). Pola ishte një vajzë njëzetvjeçare, e gjatë, trup selvije dhe shumë e bukur. Kishte veshur një rrobë të mëndafshtë dhe të gjatë deri afër thëmbrave. Në qafë i varej një gjerdan fl oriri i cili ja shtonte edhe më tepër bukurinë hyjnore296.

292 Shpeshherë më pëlqente të mendoja mbi ardhmëninë e Zenelit. Por ç`e do. Nuk mjafton vullneti i mirë i em, që ta baj Zenelin të hypi në majat e nalta kah shpërthejnë horizontet e dritës. (fq. 106)

293 M`u afrua femra Pola e qeshur dhe me holli femre për të më ftuar në kërcim. Në fund pllaka e gramafonit mbaroi dhe ne u ndalëm:Pola me një farë ndjenje të përzier me gëzim e dëshpërim , u shkit prej kraharorit tim duke më përshëndetur me holli të madhe (Pse?! fq. 56)

294 Ç`ndryshim pastaj: Pola, një vashë qytetare ,kurse unë një djalë maloku katundari. Në qoftë se dinte Pola që nëna ime , motrat e mija e të afërmit e mi janë veshur me shegune jam i sigurt që ajo sdo të pranonte të kërcente me mua. (Pse?!, fq. 56)

295 Pola vetëm qante, duke fshirë herë pas here lotët e saj. Kur e shihja ashtu të dëshpëruar , dhe me sy të ënjtur nga të qarët , më vinte shumë keq për miturinë e saj (Pse?!, fq. 141)

296 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 53

Page 147: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

139

6. Komenti eksplicit. (Ka të bëjë me diskursin që narratori ka vendosur me personazhin, ose ai e tregon statusin e personazhit ose mënyrën për ta kategorizuar atë. ). Rrëfi mtari, në rasti tonë Gjon Zaveri, në pozicionin e interpretuesit të Polës, bëhet ndërmjetës mes autorit dhe lexuesit. Rrëfi matri (Gjon Zaveri) bën të mundur përcjelljen e mesazheve.

Në arsyetimin e Umberto Eco-s duhet të mbajmë parasysh praninë e një lexuesi model i brendashkruar në tekst, i cili orienton leximin, duke ndihmuar lexuesin real të plotësojë boshllëqet e ligjërimit e të bëjë të zëshme heshtjet. Ky lexues model është një abstraksion semiotik, domethënë një paradigmë edukative, udhëheqëse, e cila e shpëton lexuesin a interpretuesin nga shpërndarja e boshllëku. Pra, duke marrë shkas nga ky përkufi zim i Eco-s, unë si lexues-model do të përpiqem të zbërthej piketat që ka vendosur autori në romanin “Pse ?!”.

[Dhënësi (Spasse) – Mesazhi (këndvështrimi i Polës) – Marrësi (lexuesi)]

Narratori (Gjon Zaveri)

[ Lexuesi empirik (i thjeshtë) ]

Lexuesi implicit (model)

Nëse do t’i referohemi klasifi kimit të personazheve sipas skemës së Roland Lehunen dhe Paulo Perron, në roman do të kishim:

Personazhi Profesioni Momenti Vendi

PolaProfesori G

Zonja G

StudenteArsimtarshtëpiake

Në mbrëmjeNatë Krishlindjesh

Në mbrëmje

Sallështëpishtëpi

Në këtë vepër vërehet qartë se rrëfi mtari është në vetën e parë (rrëfi mtari tregon për personazhin Polë, çfarë ndodh me të, si e shikon dhe percepton ajo botën). Rrëfi mtari në vetën e parë është i njohur me qëllimin që merr përsipër rrëfi min e një ngjarjeje. Narratori na e tregon ngjarjen, është iniciator i brendshëm, është homodigjetik297.

297 Narratori vepron si personazh në vepër dhe gjendet brenda ngjarjes që shtjellohet në tekst.

Page 148: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

140

Marrëdhëniet e kohës dhe hapësirës në roman janë të qarta:

– Koha që përshkruan narratori është alternuar në ditë e muaj të ndryshëm

Që prej ditës së parë të Majit se kisha parë më, dhe tani që po e shihja shumë ndryshime: nga fytyra ishte dobësuar dhe bukurinë e mëparshme se kishte më. 298

– Hapësira: E gjithë ngjarja zhvillohet në qytet

Pola e shkretë, vajton jetën e saj, [. . . ] grackën e saj. Mori për burrë një të shëmtuar, një nevrik, një jo aq të njohur, një jo aq të sjellshëm. . . një që s`ka zotësi për të bërë me vete njerëz të largët. . . Pola nuk qau dashurinë time, por kujtimin e dashurisë së saj!299

Tipi i narracionit në këtë tregim është simultant. 300

Në romanin “Pse?!” prespektiva narrative e merr të gjithë informacionin nga perceptimi i Personazhit (Gjon), nga ëndërrimi dhe gjykimi për jetën. Vizioni nga prapa në tregim na bëhet nëpërmjet narratorit të gjithëdijshëm, i cili ka më shumë informacion se personazhi (Pola). Këtë tip të prespektivës sipas studiuesit Gerart Genette, e quajnë rrëfi m të pafokalizuar ose fokalizim zero.

– “Mos Polo, mos bëj ashtu. Unë të dua ty si motër , të nderoj me gjithë zemër. Unë për ty nuk jam i denjë, se nuk mundesha kursesi të të bëja të lumtur. Jam Katundar, kamë prindër katundarë, kam edhe farefi s katundarë”. 301

Duke studiuar rendin e narracionit në tregim, na prezantohet raporti midis sekuencave të ngjarjeve në fi ksion dhe rendit sipas të cilës rrëfehet ngjarja nga narratori

Analepsa me diegjezë të ndryshme (heterodigjetike) është rasti kur personazhi-rrëfi mtar rrëfen për vrasjen e lumturisë së Polës. Bëhet vrasësi i lumturisë qytetëse.

– “Zëri i largët i Polës tani më mundonte fort. Kur shihja kravatën e saj në qafë, zëri i saj më kthjellohej. – Gjon pse më tradhtove? Pse u bëre aq i pamëshirshëm? Pse nuk pranove dorën time? Pse u bëre vrasësi i lumturisë sime? Në çdo hap më tingëllonte një pse e saj”. 302

Analepsa homodiegjetike303 Gjon Zaveri rrëfen për Polën dhe bukurinë e saj magjepse, por gjithmonë kjo shihet në këndvështrim dhe ballafaqim me zakonin e Katundit.

– “Kështu si bëra me Polën e huaj, kurrë s`kam bërë me Afërditën time. Polës ia zura edhe faqet, edhe fl okët, kurse Afërditës sime as që ja kam parë mirë fytyrën.

298 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, fq. 145.299 Po aty, fq. 144.300 Në roman përdoret kryesisht koha e tashme na rrëfehet dhe veprohet në të njëjtën kohë. 301 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 139.302 Po aty, fq. 132.303 G. Genette me analepsat homodiegjetike mbush një boshllëk, sqaron diçka që është lënë bosh nga

kryetregimi.

Page 149: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

141

Ç`ndryshim ndërmjet karaktereve të dy vashave: njëra më shfaq dashurinë për së afërmi , ndërsa tjetra në heshtje, duke më adhuruar prej së largu”304

Duke studiuar shpeshtësinë narrative në këtë roman, dalim në përfundimin se narratori na rrëfen një herë atë që ka ndodhur një herë (pra narratori na rrëfen historinë e përjetimeve dhe dashurisë së humbur për Polën).

Në këtë tregim historia e rrëfyer mbetet hapur (fabulahe operete)305. Rrëfi mtari ka vendosur t’i rrëfejë lexuesit me zërin e personazhit të tij përshtypjet dhe mbresat për jetën. Rrëfi mtari (personazh-Gjon Zaveri) na jep përjetimet e Polës, “mbi hapësirat e pamata të qytetit”. Është ky një proces i rëndësishëm ku personazhi zë një pozicion të veçantë në ecurinë e ngjarjeve. Veprimet e jashtme dhe të brendshme që kryejnë ata mbartin peshën e madhe emocionale. Veprimet e hapësirave në raport me vetat mund te ishin te tilla:

Rrëfimi

periferik

Në vetë

të parë

Monolog i brendshëm

Hapësira

Ligjërimi i zhdrejtë i

lirë

Autorial

kufiri i vetave

kufiri i perspekti

Përfytyrimet e personazheve sjellin pasqyrimin e realitetit të përthyer. Realiteti shoqëror, e vërteta e jetës së qytetit dhe kohës ku zhvillohen ngjarjet, zbulon thelbin e shqetësimeve të heroit, u jep atyre një tingëllim përgjithësues dhe theks të mprehtë shoqëror. Në këtë llogjik jemi në një mendje me studiuesen Judith Schlanger e cila na arsyeton se: Do të humbnim shumë nëse do të vendosnim se historia e kulturës në tërësi është e parëndësishme dhe se njerëzimi e ka kaluar kohën duke dëshmuar në lidhje me asgjë dhe për asgjë. Do të humbnim shumë nëse do ta hidhnim prapa shpinës dimensionin e së kaluarës, e aq më tepër, do të humbnim në themel, në atë që mendojmë. Çdo debat është edhe i vjetër edhe i ri; edhe atëherë kur ne mendojmë se

304 SPASSE, Sterjo: Pse?!, Erik, Tiranë, 2010, fq. 139.305 ECO e përdor këtu termin fabulahe në të njëjtin kuptim me formalistët rusë që e përdorin atë për të

treguar një tërësi faktesh narrative që merren të pavarur nga mënyra se si janë rrëfyer (subjekti).

Page 150: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

142

i përket kohës së shkuar, ai vazhdon të qarkullojë me ne brenda tekstit narrativ. Vlera e narracionit qëndron në fuqinë dhe bindshmërinë që jep vizioni, zeri që fl et për një hapësire imagjinare

4. 4. Oshilografi i ndjenjës së personazhit nëpërmjet pasthirrmave.

Në tekstin narrativ, personazhi është element thelbësor; ai përbën fabulën dhe ambientimin e tij në vepër. Ambjentimi i lexuesit me vepër shpesh krijon një mendim të caktuar në përkrahje të tij. Konfl ikti që përmban fabula na jep një modelim, ndërtim e shpalosje të personazhit, të vendosur në kohë dhe hapësirë të ndryshme sipas formës së veprës lerare. Personazhet veprojnë dhe nëpërmjet veprimeve të tyre plotësojnë sfondin e ndjenjave dhe emocioneve të fuqishme që shprehin. Një personazh brenda veprës mund të identifi kohet me një karakter letrar të cilin autori e portretizon duke na dhënë emrin, statusis shoqëror, gjininë, kulturën, vetëdijen e pavetëdijen, raportet familjare e shoqërore, kohën, mendimet dhe synimet e tij të qarta. Pra, personazhi përfytyrohet si indi i veprës letrare.

Në vitet ’30, në letërsinë shqipe shfaqet një tip i ri i personazhit, i cili mbart në vetvete peshën e një hendeku të thellë me mjedisin. Shkollimi i ka bërë këta personazhe të ndërgjegjshëm domosdoshmërinë e ndryshimeve që duhen në psikologjinë shqiptare për një refl ektim në jetën kolektive. Autori nuk resht së konstruktuari personazhet dhe fi llon ti krijoj ata “dashuria” në mendjen e tij, në një aspekt ose në të gjitha aspektet bëhet e rëndësishme, dhe pa dashur, ai i bën personazhet tepër të ndjeshëm ndaj saj tepër në kuptimin si ata nuk do mërziteshin kaq shumë në jetën e përditshme. Koliqi dhe Migjeni, ndonëse të ndryshëm mes tyre, përfaqësojnë me sukses thellimin dhe mbizotërimin e vetëdijes krijuese moderniste përmes prozës së tyre dhe përmes debatit estetik të epokës.

Problematikat e thella të individit në modernizëm e sipër do të ndikojnë në shfaqjen e personazheve me personalitet kompleks, në dilema të thella, thuajse të pazgjidhshme, në rrjetën e të cilave shpesh do të ngecin si viktima. Ndonëse shumë të ndryshëm mes tyre, të tillë janë personazhet e tregimeve dhe novelave të Koliqi, Migjenit, Spasses; ky i fundit autori i romanit të parë fi lozofi k të titulluar thjesht “Pse?!”.

Qoftë kur kanë natyrë gjykuese si te Koliqi, vëzhguese e refl eksive si te Migjeni apo pesimiste e nihiliste si te Spasse, ata përgjasin me njëri-tjerin në krizën e thellë që përshkon dhe stukturon tashmë qytetarin modern: veprues, refuzues, estetizues, dhe dekadent njëherësh. Ndërtimi artistik i vetmisë dhe i mjerimit vjen prej saj, dhimbja shpitërore e vetmisë e ngritur në mbijetesë përmes artit.

Është pikërisht kjo hapësirë e mbushur plot me ndjenja mendime dhe ofshama që projekton personazhin e Koliqit, Migjenit, Spasses. Janë këta personazhe, kush më pesimist e kush më nihilist, që bëjnë të mundur shpalosjen e gjithë emocioneve e ndjenjave të tyre në këndvështrimin tonë. Nëse i drejtohemi përkufi zimit të pasthirrmës si fi gurë retorike, me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie, urrejtje, gëzimi, frike, dëshpërimi etj. Do të evidentojmë te Koliqi, Migjeni dhe Spasse

Page 151: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

143

botën shpirtërore të personazheve të shprehur nëpërmjet pasthirrmave. Në aspektin e këndvështrimit të personazhit dhe botëperceptimit të tij, secili prej këtyre autorëve solli veçanësitë e zërit të vet krijues.

Te Koliqi, kemi zbritjen nga Malësia në qytet (me letërsi) nëpërmjet veprës “Hija e maleve”, në veprën “Tregtar fl amujsh” hyn në zemrën e Shkodrës, duke trajtuar qytetarinë si vlerë të trashëguar në kalim të brezave njerëzorë, duke portretizuar marrëdhëniet ndërmjet shtresave qytetare. Koliqi fl et për qytetin si qendër të kulturës. Te Koliqi personazhet dëshmojnë rrëfi min dhe pësimin (Diloca, Mina dhe Mrika, Doda). Personazhet e Koliqit e ndajnë të njëjtin fat me njëri-tjetrin, si personazhe që e ruajnë, provojnë dhe luftojnë me jetën në fenomenin, për ta dëshmuar dashurinë e jetës. Kanuni i vendit përcakton fatet e personazheve të cilët i binden dhe i sjellin paaftësi për të jetuar jetën e tyre individuale. Doda nuk mund të dalë nga rrethi i një fati të pathënë nga fryma e Kanunit. Koliqi krijon personazhe imagjinativë për të dhënë veprimet tipike të ambientit dhe jetën e këtij ambienti. Mina e tregimit “Se qofsh, pleqnofsh”, vashë e re e Malësisë, vdes, sepse e vret i ati. Ajo nuk vdes si heroinë por vritet nga dora e të atit të vet sepse ka thyer rregullat e kodit të familjes, kishte zgjedhur një të dashur pa dijeninë e familjes.

Mrika e tregimit “Ke tre Lisat” bie në dashuri me gjaksin e familjes, e mund dashurinë, e mund të jetuarit sipas dëshirës. Ajo respekton rregullat e familjes, duke i vdekur ëndrra për të qenë e lumtur. Personazhet e Koliqit bartin gjithë ngarkesën emocionale, psikologjike të njeriut shqiptar, i cili gjendet në kapërcyell të dy epokave: epokës tradicionale të dominuar nga tradita zakonore dhe epokës moderne të dominuar nga kërkesa për një model të ri në jetë. Te tregimet e tij luhet me motivet e Malësisë dhe letërsia e tij nuk shkëputet aspak nga tradita. Tregimi i Koliqit, në të cilin duken hapur pikëpamjet e tij, shtron çështjen e ndeshjes së projektit të ndriçimit kulturor. Jepet individi dhe pafuqia e tij për të ndryshuar jetën kolektive. Personazhi i Koliqit, – ashtu si i Prustit, – është i shqetësuar për të tashmen e tij, gati-gati preket nga ndjenja e kotësisë. Koliqi e jep personazhin si një vëzhgues indiferent të së tashmes, me admirim për një të kaluar që vetëm humb në një shpirt të dëshpëruar. Personazhi i Koliqit sheh shpëtimin e ndërgjegjes së vet, vetëm në kujtimet e largëta. Të njëjtën gjë bën edhe Prusti në veprën “Në kërkim të kohës së humbur”.

Page 152: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

144

Në këtë pikëpamje, vërejmë tek Koliqi, siç e shohim edhe nga stili i shkrimit të tij, personazhet në monolog me veten, shprehja e ndjenjave nëpërmjet pasthirrmave del në mënyrë më të reduktuar: Si shembuj mund të merreshin pasthirrmat me ngjyrimet emocionale shprehëse:

PasthirrmatTitulli(Personazhi)

Frikë Urrejtje Gëzim Thirrje çudie

Mallkim Dëshirë Keqardhje

Gjaku(Doda,Nusha, Prifti, Baba, Drandja, Zeka, Malësori, Nikë Feta etj.)

Pse!...me qitë unë pushkë a skishe me më da ti Nush a?

Ah!- përgjegji kjo dhe lemoi faqen.Oh, Don shtjefën, sa mirë qi ju ndeshta.

He...ça deshe me thanë bani.

Kopshti (Shuk Dila, Lushi, Lini, Dusha)

Ah, ai kopësht!lam e lojrave më të bukura të fëminisë.

Ah, more Shuk sa fort të ka dashtë Lushi i ngratë!

Diloca (Diloca)

Eh, por s`a martesa për mue

Te Migjeni personalja shtrihet përtej impersonales, ai vajton përse humbet personalja, pse njeriu s`arrin të jetë vetvetja, pse personazhi tretet përballë lashtësisë së ashpër. Migjeni jep faqen e nxirë të jetës shqiptare duke mos pasur zgjidhje për dilemat, për daljen nga situata. Personazhet e Migjenit përherë vihen përballë etikës së deklaruar të familjes dhe shoqërisë.

Migjeni vajton për pafuqinë për ndryshim, në këtë pikë ai hesht. Koliqi e do Shkodrën moderne të dalë nga tradita. Migjeni mohon traditën e bashkëkohësinë, pa arritur të prek të ardhmen. Na jep personazhin në dilemat e jetës, larg ideve kolektive. Personazhet e Migjenit nuk përshkruhen, nuk kanë pamje, ato janë fi gura-ide. Personazhet prodhojnë ngjarjen, kodi moral thelbësor i karakterit të tyre buron nga sjellja e tyre. Personazhi është vatër për fabulën brenda tekstit letrar.

Personazhet e Migjenit dalin si përfaqësues të një jete të rëndë, të pafuqishëm për ta mbrojtur jetën, familjen dhe mendimin e tyre. Nëse do të kërkonim të dinim se si teksti i përgjigjet gjendjes në të cilën mbartet mesazhi i saj, do të na shërbente në përcaktimin e saj personazhi si fi gurë letrare. Ai vendoset në tekst përballë shumë sprovave letrare. Kur lexuesi kërkon të depërtojë brenda tekstit letrar, mjafton të lexojë personazhin brenda tij. Migjeni qytetin e sheh si qendër të tragjedisë e mjerimit

Page 153: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

145

psikologjik e social. Në baladën qytetëse të Migjenit, gruaja shitet për të jetuar jetën306. Personazhet analizohen e përshkruhen: prej tipologjizimit të tyre. Qyteti merr trajtën e një ambienti që mbyt individin.

Ndërsa te Migjeni, gjuha e personazhit e shprehur nëpërmjet pasthirrmave jepet nëpërmjet një ngjyrimi protestues: Si shembuj mund të merreshin pasthirrmat me ngjyrimet emocionale shprehëse:

PasthirrmatTitulli (Personazhi)

Frikë Urrejtje Gëzim Thirrje çudie

Mallkim Dëshirë Keqardhje

Studenti në shtëpi(Nushi, Agia, Prindrit, Luli)

Ah, po, më dhemb kryet.

Eh, kotkemi le!Uf...Por pse martohet?

Ah! Kërcejn aq bukur

Po napaskemi qenë të këqia a?

Ah, kur të më mësoj mue Nushi

Eh, kohët e kalueme.

Të çelenarkapiat( Oso Bakalli, Hajria,`Dan Hoxha)

U! punë e madhe

E gratë?

Historia e njënës nga ato(Lukja)

Uf, na marrtë të keqen!

U, Lukja! O sa trishtim, pothuaj një dhimb fi zik ndienteAh kot, kot –dëneste tue shpupurish zjarrmin

Bukën tonë të përditshme falna sot(Lili, Nëna, Kola, Lezja, Filipi)

Heee do bukë?Ah..me mendim të mpit në tru

Uf, nanë, hajt ma nanë a po më jep me hangërAti ynë...uff

Eh, po, po e dij.

E, pse sme nep?

Uf, si ma plase shpirtinEeeh! Atëherë...

Zoti të dhashtë(Lypsi i pa identifi kuar me emër)

Eh! sot? Hee –thoshte lypsi tu dalë

306 HAMITI, Sabri: “Qyteti e provinca” , në Letërsia e Qyteti, Aktet e Konferencës Shkencore Ndër-kombëtare, fq. 8

Page 154: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

146

Te Spasse, Gjon Zaveri mundohet të krijojë jetën qytetare brenda një ambienti ku ekzistojnë dy botë kundërshtuese. Studiuesi V. Koça do të aplikojë konceptin e tij të edukimit social. Sipas tij, proza e Spasses nuk i plotëson kriteret e kohës: ajo nuk është edukuese e popullit me dashurinë për jetën. Romani është pjellë e kohëve të reja dhe është quajtur historia e individit307. Personazhi Zaver vdes bashkë me fjalën e fundit. Vetëvrasja e tij bashkon veten që rrëfen dhe veten që përjeton. Personazhi është në rolin e përjetuesit dhe pësuesit, e rrallëherë në rolin e vepruesit. Vetëvrasja është njësimi i personazhit me formën e të menduarit e të jetuarit. Përballja me vdekjen është burim i gjithë përsiatjeve të heroit. Vdekja është metonimi e kotësisë së jetës. Është frika e përhershme, dyshimi që mbajmë në çdo moment me vete. Personazhi kryen vetëvrasjen duke kaluar nga sfera e mendimit në sferën e veprimit. Po kështu, vëmendje i është kushtuar shkollimit, i cili ka bërë të ndërgjegjshëm personazhet se ndryshimi do bërë në psikologjinë shqiptare e më vonë të refl ektohet në jetën kolektive. Pra, në plan të përgjithshëm, vihet re ndeshja e horizontales me vertikalen dhe e hirearkisë me barazinë; njëra karakteristike e organizimit shoqëror, tjetra e jetës zakonore. Vetëvrasja e personazheve është shumë kuptimplotë duke lënë amanet vetminë dhe vetëdorëzimin. Personazhi merr pozicionin e rrëfi mit të historisë së vet. Gjuha e rrëfi mit është e pasigurt dhe pa shpresë.

Këtij premtimi strukturor i shtohet edhe ai shpirtëror, lexuesi vlerëson më së shumti emocionin. Ishin pikërisht këto emocione që Sterjo Spasse i motivon në personazhin e tij, duke i dhënë trajtat e një njeriu të thjeshtë, si fi gurë e shquar e shpirtit njerëzor.

Diçka fi llon dhe zgjohet në thellësinë e shpirtit të tij, Zaveri mund të përkthehet edhe si personazhi “pasthirrmë”, ai jepet dhe përshkruhet nga një gjëndje e rëndë shpirtërore dhe psikologjike: Si shembuj mund të merreshin pasthirrmat me ngjyrimet emocionale shprehëse:

307 MIFTARI, Vehbi: Kritika dhe moderniteti, Prishtinë, Aikid, 2008, fq. 161

Page 155: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

147

PasthirrmatTitulli (Personazhi)

Frikë Urrejtje Gëzim Thirrje çudie Mallkim Dëshirë Keqardhje

Pse?!(Gjon Zaveri, Gjençi, Znj. P. , Pola, Afërdita Gjoka)

Oh kobi i zi!Oh, jo!Oh, i ri!O jam! O S`jam!Oh ! Heshta heshta shumë ishte nata e parë e mjaltit. O njeri, po shkoj!

O, jo!Oh, më ka zenë dreqi pas veshit. O, jo! Unë-i im nuk mendon ashtu:Oh jo! për mua njëmijë herë joOh, ç`ironi. Ah, Gjon ma nxive jetën!Oh, Gjenç, të dua si shok, por të urrej për gabimin që bëre. Ah, Gjon ti je vrasësi i lumturisë sime!

Oh, sa i lumtur dukem

Oh, jo mik!Oh, jo. . . për mua njëmijë herë joO? Për mua duket se s`ka asgjëOh, Zot, çfarë të shihje!Oh njeri. . . njeri kryeneç?Oh Zot, a ecën skeleti pa shpirt. . . pa trup?!Pse?jeta e pyeste: Pse?

Oh, qoftë i mallkuar ai që më uron vitin e ri.

Oh, s`ka pse të mos niset!Ah sikur të jetë megjithë mend jeta e pasosur!

Oh këto zakonet tona shekullore e bëjnë verrem njerinë!Eh,-po them ç`i kam kuptuar kësaj bote. Eh, mor gjon, je si vashë. e. . . shpresa është jeta për mua. Por, ah!-rënkoi Gjençi i shkretë.

Prandaj, duke studiuar kategorinë e pasthirrmave, jemi përpjekur të japim një tipologji të personazhit si një udhërëfyes për të zbërthyer stilistikën, mesazhin, idetë e autorit në vepër. Gjuha e pasthirrmave dhe e psherëtimave që përdor Gjon Zaveri është një gjuhë lakonike, elokuente në shprehjen e ndjenjave të tij. Po t`i krahsojmë të tre autorët me njëri-tjetrin, nxjerrim në pah se Spasse e ka krijuar Zaverin si një personazh “pasthirrmë”, ku nëpërmjet rënkimeve të shpirtit mundohet të na prezantojë jetën dhe perceptimet e tij për të. Një gjë të tillë na ka dhënë edhe Migjeni, por pasthirrma e tij

Page 156: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

148

është më therëse më protestuese, shpirti i personazhit të tij rënkon dhe psherëtimat i çon në rezignatë. Te Koliqi duken sikur rënkimi shpirtëror ka ndalur , psherëtimat e personazhit të tij kthehen në luftë me subkoshiencën.

Nëse do përpiqeshim t`i paraqisnim të tre autorët, të përfaqësuar nga personazhet e tyre me botën emocionale të shprehur nëpërmjet pasthirrmave, në mënyrë grafi ke, do të kishim një oshilograf të prezantuar në këtë formë:

Emocionet e shprehuara nga personazhi në këtë rrugëtim historik nuk mund të jenëndalur në të sotmen, përderisa në to përfshihen kujtimet e së shkuarësAto përkojnë me një vektor në kah të kundërt me zhvendosjen hapësinore të personazhit, duke projektuar në vetëdijen e tij diçka që simbolikisht “ekziston” në të ardhmen e së shkuarës së vet . Personazhi jeton në një botë e cila e veçon atë nga tjetri, nga jeta, nga e natyrshmja. Lëvizja në këtë rrugëtim i ka sjellë fatkeqësi dhe aspak fat, duke gdhendur në shenjat e rrugës, jetën urbane të mbushur me tjetërsime e fatkeqësi të përditshme që ofron qyteti, për atë që ka qenë larg, atë që është dëbuar apo atë që s`ka arritur kurrë të bëhet banor i tij.

Page 157: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

149

KONKLUZIONE

“Nuk u shpreha mirë kur thashë se nuk duhet të shkruaj me zemër. Desha të them se nuk do të duhej ta nxjerrim personalitetin tonë në skenë. Mendoj se Arti i madh është shkencor dhe impersonal. Do të duhej, me gjithë shpirt të mundohemi, që ta zhven-dosim veten tek personazhet, dhe jo t’i tërheqim ato tek vetja. Artisti duhet të jetë si Zoti në krijimin e vet, i padukshëm por i gjithëfuqishëm, duhet ta nd-jejmë kudo por mos ta shohim ”308

Të tillë na shfaqen të tre autorët në shqyrtim. Me ta nis interesimi për krijimin e veprës letrare nëpërmjet personazhit në prozen letrare shqipe. Ndaj, qasja jonë ka pasur si synim evidentimin dhe analizimin e elementeve moderne në ndërtimin e personazhit në prozën e Koliqit, Migjenit dhe Spasses.

Duke e konsideruar një qasje të tillë të rëndësishme, jemi përpjekur të zbërthejmë rolin e personazhit në rrëfi m. Rrëfi mi, në larminë e pafund të organizimit të tij, zbulon, veç të tjerash, potencialin shpirtëror të personazheve. Në këtë mënyrë, metoda e përqasjes për secilin shkrimtar u zgjodh në përputhje me natyrën e “rrëfi mtarisë”.

Struktura e punimit është e ndarë në katër kapituj. Në kapitullin e parë kemi analizuar tipologjinë e personazhit modern.

Në këtë kontekst, këta autorë kanë arritur të na e sjellin personazhin dhe prezantimin e botës së brendshme të tij nëpërmjet një konteksti narrativ.

Ata na kanë sjellë psikologjinё e personazhit letrar, pengesat dhe vёshtirёsitë tё tij pёr t’u pёrfshirё nё rrjedhёn e qytetёrimit, përparimit shpirtëror e material, pengesave psikologjike dhe atyre sociale.

Nё prozën e tyre mbetet parёsore psikologjia e individit, i cili duhej tё shkёputej nga “rehatia” e modelit tё jetёs tradicionale pёr tё pёrqafuar njё model bashkёkohor qё ka nё bazё kulturёn e jetёs.

Në veprën e këtyre autorëve hyn një funksion krejt specifi k e modern, përshkrimi i interierit qytetës, përmes të cilit shenjohen prirjet dhe përkatësitë shoqërore, mendore e psikologjike të personazheve.

308 (Flauber, në një letër që ia shkruan Georges Sand-it, citohet tek Fowler 1981, f. 111) vepër e cituar..

Page 158: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

150

Personazhi jepet i dëshpëruar në melankolinë e zhgënjimit, në rrugën dhe kërkimit të panoramës së qytetit.

Qyteti dhe ruralja, lajmi dhe thashethemi, jeta publike dhe jeta private, kodi qytetar dhe rregullat tradicionale, liria dhe paragjykimi, i vendosin në sprovë personazhet, si dhe ndërlikojnë mendimet e veprimet e tyre.

Qyteti bart një model që bashkon tri aspektet kohore kryesore: të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Model në të cilin personazhi ndihet i humbur në mjedisin e këtij qyteti. Raportet midis qytetit e provincës, pamja e jetës së qytetit dhe paragjykimet e provincës, lakmia për jetën qytetëse dhe mosarritja drejt saj janë vizioni i prezantuar nga personazhi. Përgjatë rrëfi meve, personazhet shfaqen me veprimet e tyre, mendimet, monologët; mendimet e personazheve të tjera nga portretizimet e narratorit, por edhe nga veprimet e vetë personazheve. “Nëpërmjet rrëfi meve ne mund të njohim personazhet si personalitete aktive që ekzistojnë në kohë”309, por, përveç kësaj, ata nuk i njohim vetëm në një sferë të jetës, por në momentet që e ndërtojnë tërësinë e saj, ndaj, në të shumtën e rasteve, nuk kemi të bëjmë me karaktere njëdimensionale, por multidimensionale.

Ata na paraqiten në rrethin familjar, por edhe në shoqëri, janë në konfl ikt me veten, me rrethin e ngushtë ku jetojnë (familjen), me njerëzit e së njëjtës shtresë, por edhe me ata të shtresës kundërshtare, pastaj me natyrën dhe në shumë raste edhe me perëndinë.

Përveç kësaj, në psikologjinë e personazheve rol të rëndësishëm luan edhe ndikimi i vlerave shpirtërore të trashëguara. Etnopsikologjia e personazheve, që ka të bëjë me përkatësinë e tyre etnike dhe psikologjia individuale, është strumbullar i ndërtimit të karaktereve të cilat, më tutje, përmes mjeteve specifi ke që përdor shkrimtari, përplotësojnë edhe trajtat e plota të paraqitjes së tyre.

Duke i pajisur personazhet me veti të veçanta, arritëm t’i individualizojmë ata me karakteristika, si përshkrimi fi zik, mënyra e reagimit ndaj situatave të caktuara dhe përjetimet e veçanta të tyre. Kriza u motivua në ndjesitë mendore e shpirtërore të personazhit të Koliqit, Migjenit dhe Spasses. Me krijimet e tyre në letërsinë shqiptare motivohet shkatërrimi i personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie despotike. Në krijimtarinë e tyre rrihet vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlera shpirtërore e materiale shkatërrohet në kushtet e mjerimit e vuajtjeve të jetës së shtresave të varfëria. Me dhembje e revoltë treguan se si dinjiteti legjendar i malësorit nderi i malësores dhe i qytetares së varfër kanë marrë fund në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t’i siguruar fëmijës një copë bukë a për të shpëtuar nga vdekja.

Përpunimin e elementeve moderne mbi personazhin e trajtuam edhe në kapitullin e dytë, duke interpretuar përdorimin e diskursit modern.

Shumëkuptimësia e shumëllojshmërisë së personazheve, leximet e pafundta dhe gjithashtu universalizimi i kuptimeve të diskurseve të personazheve, u përpoqëm t’i bëjmë të kuptueshëm për rrethe të ndryshme kulturore. Diskursi jepet në qëllimin fi nal të përligjjes së krijimtarisë më të formësuar, ku shprehet polisemia tekstore, përmes së cilës autorët kërkonin krijimin e individualitetit letrar si shenjë themelore të modernitetit.

309 Vepër e cituar në H. Porter Abot, Uvod u teoriju proze, Službeni Glasnik, Beograd, fq. 209.

Page 159: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

151

Të tre autorët së bashku do ta bënin krijimtarinë gojore si pjesë të tekstit letrar. Ata arritën të rikualifi konin strukturat orale në struktura individuale. Ato dallohen për mënyrën e trajtimit dhe transportimit të diskursit oral në prozën e tyre. Parë nga aspekti i hyrjes së tekstit oral në prozën e tyre, një tipar i rëndësishëm dhe i përbashkët është dhunimi i së drejtës nga trysnia e mentalitetti të kohës. Ky fenomen u evidentua në të tre tekste, te: “Gjaku”, “Studenti në shtëpi” dhe “Pse?”. Madje, në prozën e tyre ndërthuret realja me irealen. Përralla e detit e Torçit të vogël të Koliqit kthehet në Legjendën dhe Apotheozën e misrit te Migjeni. Vetëvrasja e Zaverit dhe vrasja e gjaksit nga ana e Dodës, janë akte shumë më kumptimpolota se eleminimi fi zik, sepse është thirrja që të dy i bëjnë shoqërisë për të menduar; njëri duke lënë amanet vetminë e përjetshme dhe tjetri duke u vetëdorëzuar dhe akuzuar. Si pjesë të diskursit etnologjik në prozën e Spasses, kemi veçuar edhe pjesën ku autori na përshkuan ritin e dasmës së Gjon Zaverit që nga momenti i fi llimit e deri në përfundim.

Kemi dhënë paramodelet, ndikimet dhe ndërtimin e një modeli të ri të diskursit modern në letërsinë shqipe. E ky, sipas nesh, është përthyerja që zbulon historiken dhe që dëshmon për mjeshtërinë artistike të autorëve. Duke parë shembujt të sjellë nga analizat e mësipërme na del se Koliqi, Migjeni dhe Spasse kanë arritur të na shpërfaqin një diskurs shumëplanësh, i cili duket se lind në letërsinë shqipe nga këta autorë. Këta autorë priren të refl ektojnë ndjesitë e reja që kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare dhe prandaj përdorin trajta të reja shprehjeje. “Trute tona jan mësue m’u rrokullue mbi shina të një letërsie të vjetërueme. Ata rrahin një rrugë të parrahur ndër ne deri më sot”. Mund të themi se autorët shquhen për një diskurs të pasur e të arrirë. Ata sjellin shenjat e para të një modeli të ri letrar, të një përqasjeje ndryshe në shkrimin shqip, të cilët na paralajmëruan ide të reja në të gjithë aspektet e jetës shqiptare. Zanat jepen si personazhe të simbolikës pagane. Identifi kimi i tipareve orale të personazhit, i kanë shenjat në traditën psikologjike, etnike. Ne mund të ndalemi te personazhet e Shtojzavalles dhe Lekës te Nusja e Mrekullueshme, Doda te Gjaku, Lulja te Kërcimtarja e Dukagjinit, Orët te Kur orët lajmnojë, Zana te Zana e fundme e ndonjë tjetër. Shtojzavallja, si një ndër personazhet më tipike të mitologjisë dhe traditës orale shqiptare, në të gjithë tregimet ku ndodhet, mbart funksione etike dhe estetike që kanë parabazë pagane. Rimodelimit të personzheve këta autorë u kanë dhënë një status të ri. Doda është personazh që simbolizon të riun intelektual, por që në fund thyhet për mjaft arsye duke rënë në grackën e arketipit të hakmarrësit. Po në grackën e arketipit zakonor bie edhe Nushi dhe Gjon Zaveri. Diskursi biblik jepet nëpërmjet gjendjes fi zike, mendore, shpirtërore të personazhit dhe spikat te të tre autorët.

Depërtimin në diskursit oral e kemi dhënë në intertekst me diskurset e tjera si atë: psikologjik, fi lozofi k, kulturor, biblik, etnologjik. Mund të theksojmë se te Migjeni spikat më tepër diskursi psikologjik dhe ai biblik, ndërsa te Spasse spikat më tepër diskursi fi lozofi k. Diskurset, nëpërmjet paraqitjes tabelore të fushës semantike të fjalëve, i kemi konkretizuar me shembuj në prozën e të tre autorëve.

Nëpërmjet teorive mbi intertekstualitetin, kemi ndërtuar perspektiva të leximeve intertekstuale të prozës së autorëve në shqyrtim, ku, për të njohur një personazh, është e rëndësishme njohja e ballafaqimi i tyre me të tjerë, përmes së cilës ky relacion është i përmbushur me kuptimësi, që në një mënyrë tjetër nuk do të mund të realizohej. Simbioza midis teknikave të prozës gojore (përrallës, mitit, legjendës) me teknikat e

Page 160: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

152

kultivuara të tekstit modern apo intertekstualitetit janë ndërthurje tekstore. Paradigma që ndërton vepra e tre autorëve të shqyrtuar është paradigma e qytetit ballkanik, me bashkekzistencën enigmatike e problematike të një shumësie botësh e botëkuptimesh, pjesërisht ose tërësisht të papërshtashme mes tyre. Ndërsa perspektiva për leximin intertekstual të këtyre veprave ka ardhur, pa dyshim, nga mbivendosja e realiteteve të shumëfi shta. Është “qytetari evropian”, i cili, ndonëse në mënyrë të pashqiptuar, përbën boshtin e një përqasje të heshtur, ku në qendër është personazhi me botën e mendimeve dhe përjetimeve të tij. Nëse fl asim me gjuhën e Moris Blanshosë, vepra nuk i referohet “dretpërdrejt personit që mendohet se e ka bërë, ku nënkuptohet jeta e diskursit dhe e intertekstuales” në vorbullën e këtij diskursi merr pjesë edhe autori. Prania në tekst e gjendjeve të provokimit, magjepsjes, kontekstit, dilemës, detajit psikologjik, apatisë, rezignatës përbën sinkronizim të diskursit modern në prozën e të tre autorëve.

Në kapitullin e tretë kemi dhënë pjesë me rëndësi të teknikave të reja për interpretimin e personazhit simbol. Ky merr trajtë në prozën moderne për t`i shprehur idetë e tij nëpërmjet zërit të personazhit. Në këtë aspekt modernizmi u krijua si kapërcim i rrymave të mëparshme letrare si simbolizmi, romantizmi dhe realizmi. Nga simbolizmi ai përfi toi përpjekjen për të ndryshuar në stil, si dhe përqendrimin mendor; nga realizmi huazoi një lloj gjendje urbane dhe dëshirën për t`i thyer tabutë, kurse nga romantizmi përfi toi përqendrimin artistik në jetën individuale. Todorov shprehet: “Një tekst ose një diskurs bëhet simbolik që nga momenti kur përmes interpretimit zbulojmë ndonjë kuptim indirekt”310. Personazhet në prozën e të tre autorëve jepen në mënyrë simbolike. Por, krahas kësaj, ata kanë krijuar edhe simbolet personale në tekstet e tyre. Për poetikën e simbolizimit, Eco konstaton se ajo është poetikë specifi ke ku “simboli pranohet si mënyrë e veçantë”, ku shenjat renditen në mënyrë strategjike, me qëllim që të shkëputen nga domethëniet e tyre të koduara që të mund të aftësohen të bartin mjegullnaja të reja të përmbajtjes311. Vepra “Pasqyrat e Narçizit”, me shtresimet e ideve dhe me diskursin letrar poetik-simbolizues mund të lexohet si një përpjekje mbi simbolikën biblike. Tematizimi themelor është jeta (e kalueshme) përballë Zotit (përjetësisë), vuajtja që sjell një krenari që nuk e ka fuqinë tek ëndërrimi, por te pastrimi i brendshëm, në bashkëjetesë me vuajtjet e të tjerëve.

Krahasimi i simbolikave mes vëllimit “Hija e maleve” dhe “Tregtar fl amujsh” bëhet nëpërmjet personazhit i cili përcjell gjithë ngarkesën emocionale, psikologjike të njeriut shqiptar, i cili gjendet në kapërcyell të dy epokave; epokës tradicionale të dominuar nga tradita zakonore dhe epokës moderne të dominuar nga kërkesa për një model te ri në jetë të ndikuar nga kultura e shkruar, shkollimi brenda vendit apo nga modeli i jetës perëndimore, kryesisht ndikim nga shkollimi në universitetet europiane. Ky personazh vendoset përherë në marrëdhënie mes malit dhe detit. Personazhet përshkruhen nga vuajtja ekzistenciale e qenies. Ata janё idealist dhe jepen pёrherё nё konfl ikt me realitetin e me tё përditshmen. Triumfi i jetës, mbi të gjitha pengesat, si ide e veprës, dëshira për të arritur te niveli më dinjitoz i të jetuarit, materializohet me përpjekjet individuale dhe kolektive parashtruar te simbolika e femrës.

310 ÇARPIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 23, cit. sipas: Tzvetan Todorov, simbolizam i tumacenye, Bratstvo jedintvo, Novi sad, 1986, fq. 17.

311 ÇARPIQI, Basri: Simboli dhe rivalët e tij, Prishtinë, 2005, fq. 23, cit. sipas Umberto Eco, Simbol, fq. 7.

Page 161: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

153

Femra e Koliqit, Migjenit, Spasses jepet në përpjekje për të gjallëruar rrjedhën e jetës. Kjo barrë e rëndë e kishte vendosur si bartëse të ideve të shtresës së shtypur në shoqëri dhe në familje. Qyteti me lagjet e tij të varfëra e kishte shndërruar femrën (Dilocën, Luken, Afërditën) në subjekt të neverisë dhe frikës duke u bërë pre e instikteve si shpëtim i rremë i vuajtjeve të ditës. Në këtë ferr ku mbytet vetvetja nuk ekziston individualiteti femëror. Lufta për ekzistencë po e shkel moralin e pastër familjar duke e kthyer femrën në një mëktare në udhëtimin e jetës.

Me përkushtimin e zbërthimit të personazheve dhe simboleve që përfaqësojnë, kemi krijuar karakterizimin, individualizimin, tipizimin dhe diferencimin e tyre në prozë.

Po kështu, një vëmëndje në kapitullin e katërt i është kushtuar edhe sintaksës moderne të personazhit. Kemi argumentuar situata që sqarojnë ndjenjat e personazhit në veprën e këtyre krijuesve me rëndësi parësore në letërsinë shqipe. Nëpërmjet analizave narrative vërtetojmë modernitetin e këtyre autorëve, duke ia nënshtruar tekstin operacioneve të teknikave narrative sipas modelit të Graimas-it. Greimas-i e projekton personazhin në qendër të tekstit letrar. Aktantët si vatra e fabulës mbartin personazhe me karakteristika dalluese në relacion me idetë. Relacionet përbërëse të një klase janë identike me relacionet nëpërmjet aspekteve që perceptojnë karakteristikat e fabulës312, të vendosur në koordinata të caktuara hapësinore dhe kohore. Greimas-i linjat e vizatimit të aktantëve herë i grumbullon, herë i zhvendos, herë i fsheh, duke na krijuar një imazh gati si të dyshimtë për personazhin, i cili ndryshon në mënyra të theksuara. 313

Duke ndjekur modelin aktancial të Greimas-it, kemi sjell një analizë të tregimeve “Rrokoll”, “Bukën tonë të përditshme falna sot” dhe romanin “Pse?!”

Nëpërmjet këtyre modaliteteve, kemi dhënë tjetërsimin shpirtëror të personazheve në vektorin malësi-qytet. Ngarkesa emocionale në përjetimin e veprës letrare vjen kur rolin e rrëfi mtarit e kryen vetë personazhi letrar. Personazhi merr pozicionin e rrëfi mit të historisë së vet. Personazhi rrëfi mtar jepet nëpërmjet gjuhës së pasigurt e të pa shpresë. Ndërthurja e zërave narrativë bie në sy në prozën e autorëve ( përdorimi i vetës së parë te Spasse, Koliqi “Pasqyrat e Narçizit”, vetës së tretë te Migjeni, Koliqi). Format e pozicionimit të personazhit në botën narrative lëvizin midis kufi jve të lejuar, të detyrueshme dhe të ndaluara. Këto tre lloj lëvizjesh bëjnë që imazhi dhe lëvizjet e tyre të duken herë të natyrshme, herë sikur dhunojnë normalen. Personazhet, që vihen në lëvizje nga mbizotërimi i një tipari apo pasioni të fuqishëm, demostrojnë përplasjen me normat e përgjithshme, duke sjellë transformim në komunikim dhe sjellje të zakonshme. Në këtë kontekst, vepra mund të konceptohet në sfondin e një vetëdije të re krijuese, ku shkrimatri ka lidhje vetëm me imagjinatën (e konkretizuar me shembujt e marrë mbi personazhin e Torçit, Zenelit dhe Polës), duke shkatërruar, në radhë të parë, vazhdimësinë narrative të prozës, që sundonin mënyrat standarde të paraqitjes së karaktereve. Duke dhunuar sintaksën tradicionale dhe koherencën e gjuhës narrative, moderniteti sjell mënyrat e reja të narracionit.

312 BAL, Mikel: Narratology : Introduction to the theory of narrative, Toronto, Buffalo, London, 1997, fq. 197.

313 DADO, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, fq. 86.

Page 162: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

154

Shfaqja e formave tё reja nё tekstin letrar nё prozёn e tё tre autorëve në shqyrtim, operuam me teknika narrative, duke na ofruar modele analepsash, prolepsash, perspektivash narrative, diegjezash, anakronish, shpeshtёsisht narrative, retrospektivash, modelesh aktancialë, modelesh temporal etj.

Duke studiuar kategorinë e pasthirrmave, ndihet tipologjia e personazhit si një udhërëfyes për të zbërthyer stilistikën, mesazhin, idetë e autorit në vepër. Gjuha e pasthirrmave dhe psherëtimave që përdor Gjon Zaveri është një gjuhë lakonike, elokuente në shprehjen e ndjenjave të tij. Po t`i krahsojmë të tre autorët me njëri-tjetrin, nxjerrim në pah se Spasse e ka krijuar Zaverin si një personazh “pasthirmë”, ku nëpërmjet rënkimeve të shpirtit mundohet të na prezantojë jetën dhe perceptimet e tij për të. Një gjë të tillë na ka dhënë edhe Migjeni, por pasthirrma e tij është më therëse, më protestuese, shpirti i personazhit të tij rënkon dhe psherëtimat i çon në rezignatë. Te Koliqi duken sikur rënkimi shpirtëror ka ndalur, psherëtimat e personazhit të tij kthehen në luftë me subkoshiencën. Në aspektin e këndvështrimit të personazhit, secili prej këtyre autorëve ka sjellë veçanësitë e zërit të vetë krijues. Ne mendojme se këto tipare na kanë shfaqur risi të papёrsёritshme nё korpusin e letёrsisё shqipe.

Duke qenë se personazhi i tyre është i shumëllojshëm, arritëm të bëjmë analizën e një tipologjie të caktuar të prozës e, konkretisht, të personazheve.

Po kështu, shumëkuptimësinë e shumëllojshmërisë së personazheve, leximet e pafundme dhe gjithashtu, universalizimin e kuptimeve të diskurseve të personazheve arritëm t’i bëjmë të kuptueshme për rrethe të ndryshme kulturore. Personazhet e këtyre autorëve janë të veçantë.

Idenë e modernitetit, te këta autorë, e konceptuam në sfondin e një vetëdije të re krijuese që pranon ndarjen nga tradita në konceptimin e personazhit që ka lidhje me imagjinatën.

Duke shkatërruar në radhë të parë vazhdimësinë narrative të prozës klasike, ku sundonin mënyrat standarde të paraqitjes së karaktereve dhe koherencën e gjuhës narrative. Duke e çuar më tej, letërsinë bashkëkohore, në krijimin e personazhit intelektual si aktor e aktant letrar. Për lexuesin dhe studiuesin e së nesërmes, ata mbeten ikonë për një mori arsyesh, duke nisur që nga njohja dhe popullariteti brenda arealit kulturor shqiptar; tipizimi i personazheve, tematika dhe imazhi i ideve, mesazheve humane, mënyra e ndërlidhjes së reales me imagjinaren, ndërlidhja e zhanreve dhe diskurseve letrare e jashtëletrare, përdorimi i teknikave bashkëkohore narrative e gjer te prurjet e reja që vijnë si pasojë e formimit letrar të Koliqit, Migjenit dhe Spasses. Ofrojnë lexues që ndiejnë provokimin dhe magjepsjen e personazhit. Të atij personazhi që me botën e mendimeve dhe përjetimeve të tij na shpuri në tipologjinë e personazhit urban, në një analizë mbi tekstin, me vëmendje te personazhi brenda veprës letrare. Për të theksuar më tepër atë që “Letërsia nuk na e realizon në rafte bibliotekash, por në aktin e leximit dhe interpretimit të personazhit të saj” 314.

314 TAHIRI, Lindita: Monologu , personazhi dhe autori, vepër e cituar nga Tzvetan Todorov , Litera-ture and its Theorists, Cornell University Press, 1987, fq. 165.

Page 163: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

155

PËRCAKTIMI I TERMAVE TË KONCEPTEVE KYÇE

Urbanizimi – ( nga lat. urbs, “qytet”) është term që shpreh refl ektimin në letërsi të qytetit të madh me një teknikë të lartë dhe industri shumë të zhvilluar, me një psikikë të veçantë të jetës qytetare, të lindur dhe të zhvilluar në mjedisin urban.

Tipologji – shpreh klasifi kimin e personazheve, tipareve, gjuhës, karakteristikave dhe dukurive të ndryshme mbi bazën e tipareve thelbësore të përbashkëta dhe tipareve të tyre të ndryshme, nëpërmjet së cilave bëhet ndarja e tyre në tipa.

Intertekstualiteti – ky term si teori dhe si dije lidhet ngushtë me emrin e Julia Kristevas, sipas së cilës intertekstualiteti është një dinamikë tekstore, një mundësi sintagmatike dhe paradigmatike, një bashkëprani tekstesh, si fushë kombinimi, ku bëjnë pjesë fragmentet, citatet, pjesët.

Diskurs – (nga lat. discursus, “diskurs”) ka kuptimin e endjes, bredhjes, shpërndarjes. Ndërkaq, në linguistikë dhe gjuhësi nocioni në fjalë konceptohet si bisedë apo shkoqitje logjike. Diskursi si nocion letrar dhe si koncept në të njëjtën kohë është edhe shprehje gjuhësore edhe semantike. Prandaj, gjuhëtarë të ndryshëm që janë marrë me problemin e ligjërimit, janë munduar ta përkufi zojnë atë, duke dhënë vlerësime të ndryshme rreth konceptit teorik të ligjërimit dhe përdorimit të tij në shkrim (respektivisht në letërsi). Kështu, diskursi brendapërbrenda një vepre letrare hibridizon nivele të veçanta të ndërtimit të saj. Sipas semiologut më të madh të kohës, Umberto Eco-s: Niveli diskursiv i aktualizuar një herë, është në gjendje të sintetizojë pjesë të tëra të diskursit nëpërmjet një serie makrostrukturash (fjali, teoremë, premisë), të cilat transformohen, derivohen nga rrjedha dhe marrin një kuptim të ri. Ndërkaq, studiuesi Eduart Sapir, duke u marrë me gjuhën dhe ligjërimin, vëren elemente të veçanta që i koncepton si fjalë, ndërsa me ligjërimin ai nënkupton sistemin dëgjimor të simbolizmit të ligjërimit, rrjedhën e fjalëve të shqiptuara në një vepër letrare apo përdorim të veçantë gjuhe.

Moderne – (nga lat. modernes, “moderne”) do të thotë “e kohëve të fundit”; ky nocion në letërsi nënkupton shfaqjen e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, forma e trajta të shkrimit e procedimit letrar. Modernia, në letërsi merr kuptimin e një vlere më të avancuar, më të mirëfi lltë në krahasim me modelet pararendëse të shkrimit letrar. Fjala modernitet lidhet me kuptimin e së “resë”. Këtë

Page 164: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

156

nocion e gjejmë të shprehur tek autorët që tentuan të prishnin kufi jtë e tradicionales me rregullat e kohës, për të tejkaluar traditën.

Simboli – fjala simbol vjen nga greqishtja (simbollon, domethënë shenjë). Në fi llim mjaftohej me kuptimin e shenjës identifi kuese, të dokumentit, por më vonë termi “simbol” shkëputet nga domethënia e fi llimit dhe nis të mbulojë nivele të tjera, bashkimin metafi zik të asaj që shihet me atë që nuk shihet.

Narratori – shënon kategorinë që ka të bëjë me tekstualen, gjuhësoren dhe me imagjinaren. Shënon iniciatorin e brendshëm që e shpalos ngjarjen, kryesisht botën e ndërtuar nga teksti dhe, si i tillë, mund të ekzistojë vetëm si rezultat i organizimit tekstor. Ai përbëhet nga tërësia e shenjave linguistike që e prodhojnë atë (narratorin) që e tregon. Ekziston po ashtu një raport i veçantë kur funksionet e personazhit dhe narratorit mund të jenë:

– Narratori homodiegjetik, në rastin kur narratori inkuadrohet nga një personazh i veprimit;

– Narratori heterodiegjetik, në rastin kur narratori nuk fi guron si personazh në veprim dhe gjendet plotësisht jashtë ngjarjes që shtjellohet në tekst;

– Narratori autodiegjetik, në rastin kur narratori njëkohësisht është edhe heroi i ngjarjes që e rrëfen; përgjithësisht, është personazhi kryesor.

Aksionet e personazheve – janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e botës së veprës, të ngjarjes, si dhe për ndërtimin e personazheve në veçanti.

Modeli i Greimasit – ka dhënë njërin ndër modelet më të njohura për analizën e aksioneve të personazheve. Sipas tij, personazhet mund të përmblidhen në kategori të përbashkëta. Këto kategori të përbashkëta ai i quan forca vepruese të nevojshme për çdo intrigë.

Roli i rrëfi mtarit – në lojën narrative përfshihet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, si një faktor tepër i rëndësishëm rrëfi mtari, i cili duke realizuar tregimin mbi ngjarjet dhe personazhet, vihet edhe në pozicionin e interpretuesit të tyre, ose të dëshmitarit aktiv. Ai bëhet një ndërmjetës midis personazheve e lexuesve dhe luan një rol të rëndësishëm në ekzistencën e veprës letrare. Gjatë leximit të veprës perceptohet ngjarja dhe, krahas tyre, ndonëse në një mënyrë tjetër, arrihet edhe perceptimi për këto ngjarje që ai tregon.

Personazhi-rrëfi mtar – rolin e rrëfi mtarit e merr përsipër një nga personazhet, narracioni fi ton një ngarkesë emocionale më të veçantë. Rrëfi mi i personazhit në vetën e parë, në formë e një bisede të heshtur, i drejtohet një personazhi tjetër që nuk është i pranishëm. Në një rrëfi m të brendshëm personazhi zbulon veten.

Page 165: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

157

Personazhi – vepra letrare bëhet e dukshme përmes personazhit, vizatimi i së cilit i nënshtrohet përshkrimit të brendshëm e të jashtëm. Tërësia e tij krijohet si rezultat i kombinimit të disa shenjave të brendshme dhe të jashtme, të cilat u përkasin disa niveleve narrative, përshkrimore dhe ligjërimore. Dhe në këto nivele përfshihen portreti autobiografi k, tregimi mbi atë që bën personazhi, dialogu dhe monologu, i cili shpreh atë që mendon personazhi.

Pozicionimi i personazheve – shpreh përfytyrimin e autorit për ndërtimin e veprës, shpreh konceptet e tij për personazhet që do të veprojnë në kufi jtë e saj. Shpreh pozicionin që do të zënë personazhet në konfl iktin themelor, si dhe për rolin që do të luajnë në zhvillimin dhe shtytjen e mëtejshme të veprimit.

Hierarkizimi i personazheve – Sipas narratatologut francez Philippe Hamon, kemi këto kategori kriteresh që kanë të bëjnë me hierarkizimin e personazheve:

Kualifi kimi diferencues ka të bëjë me natyrën dhe sasinë e cilësimeve që u jepen personazheve. Ata emërohen dhe përshkruhen në mënyra të ndryshme, të cilave u jepen tipare të ndryshme. Karakterizohen më shumë ose më pak fi zikisht, psikologjikisht, në planin social.

Distribuimi diferencues artikulon qenien dhe veprimin e personazheve. Ai ka të bëjë me dimensionet sasiore dhe strategjike të të shfaqurit të personazheve: ata mund të paraqiten në tekst më rrallë ose më shpesh, për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, të kenë rol më shumë të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm.

Autonomia diferencuese artikulon, po ashtu, qenien dhe veprimin e personazheve, por duke u nisur nga mënyra e kombinimit të personazheve. Personazhi përballet me shumë personazhe të tjerë.

Funksioni diferencues ka të bëjë me veprimet e personazheve: rolin e tyre në ngjarje, i cili mund të jetë më shumë ose më pak i rëndësishëm.

Përcaktimi konvencional kombinon të bërat dhe të qenurit të personazheve, duke iu referuar një gjinie të dhënë. Rëndësia dhe statusi i personazhit mund të jetë i kodifi kuar me shenja tradicionale, si tiparet fi zike, ashtu edhe tiparet e tij. Kjo bën të mundur që posa të paraqitet personazhi, lexuesi të mund ta kategorizojë atë.

Komenti eksplicit ka të bëjë me diskursin që narratori mban në lidhje me personazhin. Komenti eksplicit bën edhe vlerësimin e personazheve.

Page 166: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

158

Fiksioni – shpreh botën e vënë në vepër nëpërmjet tekstit, me të gjithë përbërsit e saj, si ngjarja, personazhet, koha, vendi etj. Ajo ndërtohet gradualisht përgjatë tekstit dhe shpaloset në mënyrë progresive gjatë leximit.

Perspektiva narrative – shpreh çështjen e perceptimit. Lexuesi e percepton ngjarjen nga një prizëm i caktuar, nga një vizion i caktuar, nga një vizion apo vetëdije që përcakton natyrën apo vëllimin e informacioneve. Lexuesi mund të dijë, më tepër a më pak, mbi universin letrar të veprës dhe mbi qeniet e saj; mund të qëndrojë jashtë tyre dhe të depërtojë përbrenda tyre.

Komporatist – ky term nënkupton krahasimin nëpërmjet lidhjeve të analogjisë, të afrisë dhe të ndikimit, përqasje e letërsisë ndaj fushave të tjera të shprehjes ose të njohjes, përqasje e të dhënave dhe teksteve letrare, të largëta ose jo në kohë dhe në hapësirë, që u përkasin shumë gjuhëve ose shumë kulturave që janë pjesë e së njëjtës traditë, për t’i përshkruar më mirë, për t’i kuptuar dhe vlerësuar. Krahasimi ndikon në krijimin e të gjitha mundësive për të njohur më mirë pasurinë kulturore që gjithsecili trashëgon prej rrënjëve të veta. Të njohësh tjetrin nuk do të thotë të shkëputesh prej rrënjëve të tua; përkundrazi, do të thotë t’i kuptosh më mirë ato.

Tekst – (lat. texere, textum, “me thur”) në konceptimin e Eco-s teksti është i thurur me shenja dhe hapësira të bardha që duhen mbushur dhe ai që e ka krijuar parashikonte që ato të mbusheshin dhe i ka lënë të bardha për dy arsye:

– Teksti është një mekanizëm dembel (ose ekonomiqar) që jeton me vlerën e shtuar të kuptimit që i futet nga marrësi.

– Një tekst do t`ia lërë lexuesit iniciativën interpretuese, ai kërkon që dikush ta ndihmojë të funksionojë.

Lexuesi real – ky term nënkupton një person, qenie sociale, me një karakter e biografi , që lexon tekstin, por që autori nuk e njeh.

Lexues model – ky term nënkupton tipin e publikut që synohet nga autori dhe që supozohet se ka një kulturë të caktuar të leximit. Ky është lexues i dëshirueshëm nga autori.

Pasthirrma – është një fi gurë retorike me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie, urrejtje, gëzimi, frike, dëshpërimi etj.

Lisibilitet – (nga frëngjishtja lisibilite d. m. th. cilësia, karakteri i asaj që është e lexueshme) është nocion që shpreh kuptimin tërësor, si dhe përshkrimin e detajuar të tipareve të një dukurie, “lexueshmërinë e saj”.

Page 167: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

159

Uni – është një koncept psikologjik që ka të bëjë me perceptimin që personi ka për veten, për formën reale dhe ideale të tij. Ai zhvillohet gradualisht dhe është i lidhur me eksperiencën personale të vetes. E kështu prej të gjitha eksperiencave të veta njeriu arrin të ndërtojë një strukturë të vetën, e cila është uni i tij. Prandaj, uni i çdokujt është krejt i ndryshëm nga uni i çdo njeriu në këtë botë. Uni i çdo njeriu është i papërsëritshëm.

Në ndërtimin e unit të çdo njeriu marrin pjesë edhe njerëzit e tjerë, dhe në këtë kuptim mund të thuhet se uni i çdo njeriu zhvillohet përmes bashkëveprimeve të personit me botën ku ai jeton. Uni real është kapaciteti, aftësia e vlerësimit të vetes për atë që jam e jo për atë që kam. Uni ideal është ai ose ajo që njeriu dëshiron të bëhet. Mbi këtë koncept, Lauren Slater (psikologe) sugjeron që të angazhohemi për vetëvlerësim dhe të shkojmë drejtë vlerësimit të ndershëm, i cili na çon në kontrollin e vetes.

Page 168: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

160

SHTOJCË 1

Sprovë për një analizë strukturale-narrative në tregimin “Nusja e mrekul-lueshme”

Rregulli themelor për t’u qasur me një tekst tregimtar është që lexuesi të pranojë në heshtje një marrëveshje të supozuar me autorin, atë që Coleridge e quan “pezullim të mosbesimit”. Lexuesi duhet ta ketë të qartë që ajo që po i tregohet është një histori imagjinare dhe për këtë arsye të mos mendojë që autori po e gënjen. Thjesht, siç ka thënë Searle1, autori bën sikur ka bërë një pohim të vërtetë. Nga ana jonë, ne e pranojmë këtë marrëveshje të supozuar dhe bëjmë sikur ajo që na tregohet prej tij, ka ndodhur vërtet. Duke marrë shkas nga ky përkufi zim i Eco-s, ajo që na rrëfehet te tregimi “Nusja e mrekullueshme” për mua lë gjurmë si një ngjarje e vërtetë. Tregimi është ndërtuar si një rrëfi m brenda rrëfi mit. Duke pasur parasysh skemën e tekstit narrativ:

Veprimet Fabula Ngjarjet Ndodhitë Teksti narrativ Ekzistenca Personazhet Ligjërimi Sfondi

Nis të bëj një strukturë narratologjike të këtij tregimi. Duke iu referuar teorisë së Zh. Zhenetit, mund të fl itet për tri nocione: rrëfi mi, domethënë ligjërimi gojor ose i shkruar që paraqet një intrigë; historia, pra objekti i rrëfi mit; dhe narracioni, që nënkupton aktin prodhues të rrëfi mit, i cili përfshin gjetjet e ndryshme teknike, tipin e narratorit dhe rendin në të cilin vendoset historia 2. Fabula është konteksti i ngjarjeve, veprimeve, ndodhive dhe gjërave që mund të quhen ekzistente (karakteret, temat). Ligjërimi është shprehja, kuptimi nga i cili na jepet përmbajtja. Nëse fabulës i korrespondon pyetja:

1 ECO, Umberto, Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Dituria,Tiranë, 2007, fq. 96 cituar sipas: John Searle, “Statuto logico della fi nizione narrative” tek VS 19-20 1978, numër special “Semiotica testuale mondi possibili e narrativita”, fq. 149.

2 DADO, Floresha, Teoria e veprës letrare, Poetika, Narracioni dhe aspekte të ndërtimit të tij, (dallimi midis rrëfi mit dhe rrëfi mtarisë), Tiranë, 2003, fq. 210.

Page 169: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

161

çfarë na rrëfehet; ligjërimit i përgjigjet pyetja: si na rrëfehet?

Po nuk u ndërmor procesi i ligjërimit nuk jemi në narracion. Kështu, nëse e marrim në shqyrtim, në tregim kemi kombinimin e dy zërave, atë të rrëfi mtarit dhe atë të autorit, që papritur zëvendësohet me zërin rrëfi mtar të një personazhi, Don Markut. Ngjarja fi llon në çastin kur shkrimtari kishte shkuar mik në shtëpinë e famulltarit të fshatit, Don Markut.

“Edhe un, me Don Markun, famulltarin e vêndit në shtëpin e të cilit kisha râ mik, u avita me pa. Vajzat me nderim ma çelshin rrugën. Arrijtëm shi n’at ças kur njâni prej shêjtarve po futej në mes të shokvet tue thânë me kreni”3

Ky rrëfi mtar që fl et në vetën e parë (rrëfi m i brendshëm) ndërton vetëm kornizën e ngjarjes, duke mbetur në mënyrë të nënkuptuar jashtë prifti, i cili ndodhet përballë dy rrëfi mndjekësve (Lekë Binakut dhe shkrimtarit). Prifti dhe shkrimtari janë brenda diegjezës (raportojnë ngjarjen ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë).

Personazhi i dytë, Don Marku, është narratori i vërtetë i strukturës narrative në vepër.

“Don Marku pështeti shpinën për karrikë, mbasi piu nji hurm vênë, e i a nisi: Ky djali â protagonist i një historie të çuditshme, due me t’a kallzue ashtu si e dij. Ti në dash besoje, në dash mos e beso”4

Personazhi i tretë, protagonisti kryesor i ngjarjes dramatike në vepër, është djali i ri.

“Fytyra e tij simpatike, plot shkëlqim inteligjence natyrore, ishte prej asosh qi shifen nji herë e nuk harrohen mâ kurr”5

Pjesëmarrja e këtij djaloshi të bukur, por “pa gojë”, bëhet nëpërmjet përgjigjeve:

“Prifti u ndalue dhe e pyeti djaloshin:

- A kje kështu? Nji hije e parrëfyeshme mallëngjimi iu përshkue atij në sŷt e bukur. Dha përgjigje me do zâne të mbyllta e të trishtueshme qi gurgullojshin tue u pshtjellue në fund të fytit. Me gjesta të thjeshtë diça u përpoq me diftue”6

3 KOLIQI, Ernest; “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 16.4 KOLIQI, Ernest; “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 18.5 KOLIQI, Ernest, “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 17. 6 KOLIQI, Ernest, “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 20.

Page 170: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

162

Personazhi i katërt, për të cilin dëgjojmë të fl itet, është Zana, e cila e josh djalin me bukurinë fi zike dhe kërkon të martohet me të.

“Tash je i emi e kurnji fuqi njerëzore s’mundet me na dá. Mbas tashit, kemi me jetue bashkë. Me mue do jeshë i lum si nuk ka kênë deri më sod njeri mishit e gjakut. Por, rueju fort me bâ. Ndëshkimi ka me kênë i rrebët e i shpejtë”7

Personazhi i pestë, për të cilin na rrëfen Don Marku, është nëna e djaloshit, e cila e shtyn atë të rrëfejë, duke i prishur marrëveshjen e fshehtë me shtojzovallen.

“Po pse, bir, mos me të përet vetë ty nana e jote? Mos ke zânë marak në ndonji vashë e të vjen zor me m’a rrëfye? Ma kallzo mue hallin se a gjêj un dermanin gjithçajes”8

Në gjithë tregimin, Don Marku, që ne mund ta quajmë tregimtar, merr përsipër të na tregojë gjithë historinë që i ka ndodhur bariut Lekë Binaku. Kumti tregimtar në këtë rast është ligjërimi gojor i priftit, i cili na rrëfen një sërë ngjarjesh të brendashkruara brenda narracionit të tregimit. Shpeshtësia tregimtare ka të bëjë me raportet që vendosen midis diegjezës dhe tregimit, midis historisë që i ka ndodhur një herë. Prifti na e rrëfen një herë historinë e pagojësisë së Lekës. Nëse i referohemi niveleve të narracionit në tregimin “Nusja e mrekullueshme”, vërejmë dy nivele diegjetike:

1. Niveli intradiegjetik, ku narratori identifi kohet me personazhin, rrëfen për mbarimin e meshës, pjesëmarrjen e djelmoshave në “Logun e shêjit”, përshtypjen që i bën Leka i “pa gojë”.

2. Niveli metadiegjetik.

Prifti, Don Marku, i thërret mysafi rët, narratorin dhe Lekën dhe po në prani të tij rrëfen historinë e tij, të cilën narratori e dëgjon me vëmendje. Te niveli metadiegjetik kemi një shkallë tjetër të rrëfi mit, pra elipsë kohore e përcaktuar:

“Ishte pesëmbdhetë vjetsh e delte me kullotë dhit në mal,

Kur nji ditë prilli, ndëgjoi nji zâ vashnuer”

Genette thotë: analepsa duket se riparon e ndreq një harresë të tregimtarit9. Rrëfi mtari (prifti) gjatë rrëfi mit ndalet dhe kthehet në kohë mbrapa dhe rrëfen fjalët e nënës dhe të zanave. Në momentin që prifti na rrëfen, Leka është i “pa gojë” . Nëse do paraqisnim analepsat në një bosht do kishim:

Rrëfi mi i Rrëfi mi Priftii nënës i zanave (rrëfen historinë)

Djali ( Leka rrëfi mndjekësi)

7 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 20-21.8 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 23.9 ECO, Umberto: Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 42.

Page 171: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

163

Shembuj analepsash janë:

*Un dij me thânë vetëm këtê: fl itte si unë e si ti, i sot â i pagojë10.

*Tue e marrë për dore, e tue ecë mbi bar të njomë, shtoi:

Pse nuk u përgjigje thirrjeve të mija dashunore?

*Ti ishe kalamâ kur kam nisë me të dashtë.

Të kam ndjekë gjithkund si hije. Tash je i emi

e kurrni fuqí njerëzore s’mundet me na dá11.

*Ó? Për ditë madje e gjêj odën mbush me erë.

*Mos â tue të bâ keq era e luleve?12

Rrëfi mi i tregimit është në vetën e parë, për të qenë më bindës. Struktura narrative e këtij tregimi ka një tregimtari artifi ciale, e cila përfaqësohet nga trillimi tregimtar. Rrëfi mtari bën sikur thotë të vërtetën në kuadrin e ligjërimit trillimor. Në fundin e këtij tregimi narratori nuk nxjerr përfundime, duke lënë të hapur mundësinë e përjetimit të rrëfi mit. Siç shihet, kemi të bëjmë me një fabul të hapur.

“A kje mandej, aventurë vërte e jetueme prej tij a por efekt i nji autosugjestioni, s’dij me thânë”13

“Uni” narrativ që ndërton kornizën e tregimit, qëndron në rolin e një rrëfi mndjekësi të pranishëm dhe aktiv brenda rrëfi mit, duke mbetur jashtë materies fantastike, mitologjike të rrëfyer. Ky pozicion ndërtohet për të krijuar largësinë që karakterizon përqasjen etno-antropologjike të shkrimtarit.

Futja brenda diegjezës së fi gurës së priftit dëshmon largësinë më të vogël nga materia mitologjike që ai është i detyruar ta pranojë në bashkëjetesë me jetën malësore. Përdorimi i invariantit përrallor të pazakontë në këtë formë kaq të plotë si tregim brenda tregimit14, nuk duket të ketë një funksion metastilistik të një gjinie hibride, por distancim të autorit të identifi kueshëm me “unin” narrativ prej lëndës etno-antropologjike.

Në strukturën e veprës , motivi përrallor është një element që mbush motivin kryesor të “qilimit narrativ”. Autori, me dashje, e paraqet si të pavarur me shkëlqimin autentik të një rrëfi mi mitologjik. Të një rrëfi mi ku heroi i beson dhe e pëson nga fuqia e epërme e mitit. Miti të cilin në art na e solli Platoni, ashtu siç e solli Homeri epopenë, paraqet idenë të cilën e bart rrëfi mi, ku ideja është shpirt, ndërkaq rrëfi mi është trupi; të pandashëm nga njëri-tjetri15.

10 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 23. 11 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 20.12 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 22.13 KOLIQI, Ernest: “Nusja e mrekullueshme”, në Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003, fq. 23.14 SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, fq. 71 cituar sipas

Dhurata Shehrit, Përralla si tregim brenda tregimit, Akte të koherencës shkencore, Tiranë, Toena, fq. 223-228.

15 GASHI, Osman: Mitet dhe mitologjia, në Miti dhe Romantizmi Europian, Prishtinë, 2005, fq. 30 cituar sipas: Alber Tiobe, Francuska Književnost, Sorgevé.

Page 172: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

164

BIBLIOGRAFI

I. Literaturë teorike e shfrytëzuar

1. ALLEN, Graham: Intertextuality, Routldge, SHBA dhe Kanada, 2000.

2. ASLLANI, Persida, SHEHRI, Dhurata: Hartimi i një antologjie të tregimit shqiptar në Turqisht – problematika dhe parime, Universiteti Bedër, Tiranë, 2014.

3. ARISTOTELI: Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1984.

4. ALLAN, Graham: Intertextality, Routledge, London and New York, 2000.

5. BAL, Mikel: Narratology: Introduction to the theory of narrative,Universsitz of To-ronto Press, Toronto Buffalo, London, 1997.

6. BARTHES, Roland: Aventura semiologjike, Rilindja, Prishtinë, 1987.

7. BASRI, Çapriqi: Simboli dhe rivalët e tij, Kosova Pen Center, Prishtinë, 2005.

8. BASRI, Çapriqi: Simbolika e një qyteti, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filolog-jisë, Prishtinë, 1998.

9. BERISHAJ, Anton: Retorika dhe letrarësia - Teksti i Bogdanit, Buzuku, Prishtinë, 2005.

10. BENJAMIN,Walter: Iluminacione, përkth. Afrim Koçi, Korbi, Tiranë, 1977.

11. BICAJ, Sadik: Analfabetizmi si temë dhe preokupim, Rilindja, 8 Prill, Prishtinë, 1975.

12. BLANSHO, Moris: “Zëri i tregimtarit”, në Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980.

13. CALINESCU, Matei: Pesë fytyrat e modernitetit, përkth. Gëzim Qëndro, Dituria, Tiranë, 2012.

14. CALLER, Xhonatan: Teoria letrare, Era, Prishtinë, 2001.

15. CULLER, Jonathan: Literary theory: a veryshort introducion,Oxford University Press, Oxford & New York, 1997.

16. CHEVREL, Yves: Letërsia e krahasuar, Albin, Tiranë, 2002.

17. CHEVREL, Yves : Letërsia e krahasuar, Naimi, Tiranë, 2016 .

18. ÇAUSHI,Tefi k: Kadare - fjalor i personazheve, Edlor, Tiranë, 1996.

19. ÇAUSHI, Tefi k: Klubi i personazheve, Dajti, Tiranë, 2000.

Page 173: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

165

20. DADO, Floresha: Sfi da të historiografi së letrare, Bota shqiptare, Tiranë, 2009.

21. DADO, Floresha: Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006.

22. DADO, Floresha: Teoria e veprës letrare, Poetika, SHBLU, Tiranë, 2003.

23. DYKRO, Osvald dhe Todorov Cvetan: Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërim-it, përkth. Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1984.

24. DEBLO, Charlotte: Sectres mes compagnons. Berg Internacional, New York, 1995.29

25. ECO, Umberto: Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007.

26. ECO, Umberto: Struktura e papranishme, kërkim semiotik dhe metoda strukturale, NBOL, Dukagjin-Pejë, 1996.

27. ECO, Umberto: Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, Dituria, Tiranë, 2007.

28. ECO, Umberto: Në kërkim të gjuhës së përkryer, Dituria, Tiranë, 2008.

29. Fjalori i Mitologjisë, Tiranë, 1987.

30. GASHI, Agron Y. : Autopoetika (modelet narrative autobiografi ke), Faik Konica, Prishtinë, 2009.

31. GARAKU, Fazli: Utopia e narracionit, Aikid, Prishtinë, 2008.

32. GASHI, Osman: Miti dhe romantizmi europian, Pen Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2005.

33. GENETTE, Gerard: Narrative Discourse, Library of Congress Cataloging, 1930.

34. GADAMER, Hans: L`attualita del: bello: studi di estetica ermeneutica, Marietti, 1988.

35. GUILLEN, Claudio: L`uno e il molteplice.Introduzione alla letteratura comparata, Bologna, il Mulino, 1992.

36. GENETTE, Gerart: Diskursi i ri i rrëfi mit, Dy lindje dy Perëndime, Tiranë, 2014.

37. HAMITI, Sabri: Utopia letrare, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2009.

38. HUNIGTON, Sammuel: Clash of civilizations, USA, Spring, 1993.

39. HUTECHEON, Linda: Poetikaeposmodernizmit (Historia, teoria, fi ksioni), Om, Prishtinë, 2013.

40. JEFFERSON, Ann dhe ROBY David: Teoria letrare moderne, një paraqitje kraha-suese, ALBAS, Tiranë, 2006.

41. JORGO, Kristaq: Receptimi komparatist, leksione.

42. KRASNIQI, Nysret: Autori në letërsi, Aikid, Prishtinë, 2009.

43. KRASNIQI, Nysret: Epistemê letrare, Aikid, Prishtinë, 2010.

44. KRASNIQI, Nysret: Teori dhe kritikë moderne, Rozafa, Prishtinë, 2008.

45. KRYEZIU, Resmije : Femina litterarum, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prisht-inë, 2009.

Page 174: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

166

46. KRYEZIU, Resmije : Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftrash, Instituti Albanologjik i Prishtinës ,Rilindja , Prishtinë , 1988.

47. MIFTARI, Vehbi: Kritika dhe moderniteti, Aikid, Prishtinë, 2008

48. ONEGA, Susana: Narratology: an introduction, Longman Group Limited, 1996.

49. PIA POZZATO, Maria: Semiotika e tekstit – metoda, autorë, shembuj, SHBLU, Tiranë, 2005.

50. PIEGAY-Gros, Nathalie: Poetika e intertekstualitetit, përkth. Urim Nerguti, Parnas, Prishtinë, 2013.

51. PROP, Vladimir: Morfologji e përrallës, përkth. Agron Tufa, Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2004.

52. RRAHMANI, Zejnullah: Leximi dhe Shkrimi, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

53. RRAHMAHI, Zejnullah: Teoria e letërsisë, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

54. RUGOVA, Ibrahim: Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980

55. SOLAR, Milivoj: Hyrje në shkencën për letërsinë, përkth. Floresha Dado, “JULVIN”, Tiranë, 2004.

56. SARAMAGO, Jose: Udhëtimi i përkryer, Dritan, Tiranë, 2002.

57. STUPF, Samuel Enach: Filozofi a, historia & problemet, Toena, Tiranë, 2006.

58. SHALA, Kujtim M. : Shekulli i letërsisë shqipe, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2006.

59. SHALA, Kujtim, M. : Analepsa letërsia shqipe në katër pamje, Ibrahim Rugova, Prishtinë, 2013.

60. TAHIRI, Lindita: Monologu, personazhi dhe autori, Pen Qendra e Kosovës, Prisht-inë, 2006.

61. TODOROV, Tzvetan: Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2007.

62. TIRTA, Mark: Etnologjia e shqiptarëve, Geer, Tiranë, 2003.

63. TODOROV, Tzvetan: Poetika e prozës, përkth. Gj. Kola, A. Papleka, Panteon, Tiranë, 2000.

64. TOPÇIU, Luan: Tradita moderne në letrat shqipe, Zenit, Tiranë, 2010.

65. VISOKA, Avdi: Camus, rrëfi mi dhe idetë, Faik Konica, Prishtinë, 2007.

66. WALDER, Dennis: Literature in the modern World, ese kritike, 1990.

67. WELLEK, René dhe WORREN Austin: Teoria e letërsisë, Onufri, Tiranë, 2007.

68. XHIKU, Ali: Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004.

69. FROJD, Zigmund: Pesë leksione mbi psikoanalizë, Botimet “Dritan”, Tiranë, 2004.

70. ZHENET, Zherar: Figura, përkth. S. Hamiti, B. Kelmendi, Rilindja, Prishtinë, 1985.

Page 175: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

167

II. Literatura studimore

1. ASLLANI, Persida: “Ndërtimi letrar i qytetit në letërsinë moderne shqipe”, në Letër-sia dhe qyteti, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2009.

2. BERISHA, Anton Nikë: Ernest Koliqi, si poet dhe prozator, Toena, Tiranë, 1997.

3. ÇIRAKU, Ymer: Tipoli (si) letrar në Shqipërinë e shek.XX, në Letërsia e Qyteti, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2009.

4. DOÇE , Elion: Studim monografi k mbi veprën e Migjenit, Universiteti i Tiranës, FAKULTETI i Historisë dhe Filologjisë, Tiranë, 2014.

5. ELSIE, Robert: Historia e letërsisë shqipe, Tiranë, 1996.

6. ELSIE, Robert: Ernest Koliqi, në Historia e letërsisë shqiptare, Drita, Tiranë, 1996.

7. ELSIE, Robert: Migjeni, në R. Elsie, Historia e letërisë shqiptare, Tiranë-Pejë, 1997.

8. ELSIE, Robert: Sterjo Spasse, në Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë, 1997.

9. EROTIZMI në letërsinë shqipe, “Studime Albanologjike” Viti XVI . 2011/2, Fakulte-ti i Historisë dhe i Filologjisë ,Tiranë, 2011

10. GURAKUQI, Karl: Ernest Koliqi, Shejzat, Romë, Nr. 5-8, 1963.

11. GUXETA, Antonino: Shqyrtime letrare, Ombra-Gvg, 2007.

12. GJIKAJ, Eldon: Cikli fi lozofi k në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naimi, Ti-ranë, 2010.

13. GJIKA, Kasrtiot: Letërsia si e tillë, duke hulumtuar fi llimet e prozës moderne, në Akte të konferencës me këtë temë, mbajtur në Tiranë, më 28-29 mars 1996. Botimi Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Toena, Tiranë, 1996.

14. HAMITI, Sabri: Ernest Koliqi (1903-1975), në S. Hamiti, Letersia moderne shqipe, Tiranë, 2000.

15. HAMITI, Sabri: Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009.

16. HAMITI, Sabri: Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni “1911-1938” në S. Hamiti, Letër-sia moderne shqipe, Tiranë,2009, fq. 371-401.

17. HAMITI, Sabri: Poetika shqipe, “55”/, Prishtinë, 2010.

18. HAMITI, Sabri: Qyteti e provinca, në “Letërsia dhe qyteti”, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2009.

19. HOXHA, Arben: Receptimi kritik i prozës së Koliqit, në Seminari i Katërt Ndër-kombëtar “Shkodra në shekuj”, Vëll. III, Shkodër, 2004.

20. KADARE, Ismail: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 8 Nëntori, Tiranë, 1991.

21. KAPURANI, Anastas; Migjeni ose parathënie e dyzuar, Onufri, Tiranë, 2010.

Page 176: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

168

22. KRASNIQI, Nysret: Koliqi dhe miti, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2006.

23. KUÇUKU, Bashkim: Qyteti-personazh, përftesë e modernitetit bashkëkohor, në “ Letërsia dhe qyteti”, Fakulteti i Historisë dhe i Fliologjisë, Tiranë, 2009.

24. KURTI, Ledri: Autodafe mendimi-pasqyrë e artit koliqian, në Seminari i katërt Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Vëll. III, Shkodër, 2004.

25. MATOSHI, Liman: Migjeni - poet i veçantë, në “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Aktet e Seminarit Shkencor, Arbëria, Tiranë, 2004.

26. MULLHAI, Anila: Fjalët e fundit, në çastet e fundit të heronjve në letërsinë shqipe, në Studime Albanologjike, “Si vdesin personazhet në letërsinë shqipe”, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2013.

27. MEHMETAJ, Alban: Si vdesin personazhet e Koliqit, Kutelit dhe të Migjenit?, në “Studime Albanologjike”, “Si vdesin Personazhet në letërsinë shqipe”, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2013.

28. MAHMUTAJ, Enver: Ndihmesa të Ernest Koliqit në mendimin teoriko-letrar, në “Studime Albanologjike”, Instituti i gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2008.

29. MIFTARI, Vehbi: Libri i Mallit (Poezia e Ernest Koliqit), Timegate, Prishtinë, 2005.

30. NUSHI, Pojazit: Narcizmi në psikoanalizë dhe miti “Narciz” në krijimtarinë letrare të Ernest Koliqit, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2006.

31. OSJA, Vjollca: Aspekte të ligjërimit në poezinë e Mjedës, Poradecit, Nolit dhe Migjenit, Elve, Tiranë, 2014.

32. OSJA, Vjollca: Ndërgjegjia e palumtur dhe fundi i Gjon Zaverit (Ose: Vdekja ro-mantike e Gjon Zaverit) (Ose: poetika e vdekjes romantike), në “Studime Alban-ologjike”, “Si vdesin personazhet në letërsinë shqipe”, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2013.

33. PLASARI, Aurel: Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, Apollonia, Tiranë, 1995.

34. PIPA, Arshi: Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006.

35. PIPA, Arshi: Historia e dhimbshme e nji “shpirti të ri”, në “Tri esse për Migjenin”, Princi, Tiranë, 2006.

36. PRENDI, Arben: Dukuri të reja në letërsinë e viteve të fundit, në “Letërsia si e tillë, Akte të Konferencës Shkencore me këtë temë, Tiranë, 1996.

37. RRAHAMNI, Kujtim: Shkodranishtja e Koliqit dhe gjuha e letërsisë, në Seminari i katërt Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Vëll. III, Shkodër, 2004.

38. RRAHMANI, Kujtim: Intertekstualiteti dhe oraliteti, E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, AIKID, Prishtinë, 2002.

39. SMAQI, Laura: Aspekte të procesit të metamorfozës në prozën poetike të Ernest Koliqit, në Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2006.

Page 177: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

169

40. SMAQI, Laura: Romani “Pse?” - në kërkim të disa përgjigjeve, në “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Aktet e Seminarit Shkencor, Arbëria, Tiranë, 2004.

41. SOPAJ, Nehas: Shkodra-Universi lirik i Koliqit (sipas veprës “Pasqyrat e Narçizit” të Ernest Koliqit), në Seminari i katërt Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Vëll. III, Shkodër, 2004.

42. SULA, Lili: Një vështrim mbi historinë e receptimit të letërsisë së viteve ‘30, në “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Aktet e Seminarit Shkencor, Ar-bëria, Tiranë, 2004.

43. SULA, Lili: “Rrugëtarë qytetesh”, në Letërsia dhe qyteti, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2009.

44. SUTA, Blerina: Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe. Proza e shkurtër e Ko-liqit, Kutelit dhe Migjenit, Onufri, Tiranë, 2004.

45. SUTA, Blerina: “Koliqi dhe Migjeni në kuadrin e modernizmit të letërsisë shqiptare të viteve ’30”, në Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqipe, Tiranë, 2004.

46. SPASSE, Ilinden: Im atë, Sterjo, Uet press, Tiranë, 2016.

47. SHALA, Kujtim M. : Kujtesa e tekstit Mitrush Kuteli, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2003.

48. SHEHRI, Dhurata: Letërsia si e tillë, Përralla si tregim brenda tregimit, Aktet e konferencës me këtë temë, mbajtur në Tiranë, më 28-29 mars 1996. Botim i Aka-demisë së Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe letërsisë, Toena, Tiranë, 1996.

49. SHEHRI, Dhurata: “Elemente të shkrimit modern në prozën poetike të Koliqit”, në Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqipe, Tiranë, 2004.

50. SHEHRI, Dhurata: Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006.

51. SHEHRI, Dhurata: Statusi i kritikës, Albas, Tiranë, 2013.

52. SHEHRI, Dhurata: “Trajtat e rrëfi mit në romanin “Odin Mondvalsen” të K. Trebeshinës”, në Studime, artikuj, ese, Naim Frashëri, Tiranë, 1998.

53. SHEHRI, Dhurata: Figurat e modernitetit, në Seminari XX/2, Prishtinë, 2011.

54. SHEHRI, Dhurata: Romani “Pse ?!” ose erotizmi i estetizuar, në Studime Albanologjike, Nr. 2/2011 viti XVI, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë, 2011.

55. UÇI, Alfred: Estetika migjeniane fryma moderne në letërsinë shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2013.

56. XHIKU, Ali: Duke lexuar letërsinë e traditës, Dituria, Tiranë, 2003.

57. ZEQO, Moikom: Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011.

III. Materiale të shfrytëzuara nga periodikët

Page 178: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

170

1. CAMAJ, Martin: Koliqi e vepra e tij letrare, “Jeta e re”, Prishtinë, nr. 1, 1995.

2. Deva, Naxhije: Gruaja në veprimtarinë letrare të Sterjo Spasses, “Fjala”, Prishtinë, nr. 3, 1 shkurt, 1976.

3. JORGAQI, Nasho: Romani Pse?! Dhe fi llimet letrare të Sterjo Spasses, Bushtshsh, nr. 4, 1958.

4. JORGO, Kristaq: Migjeni i vetëzbuluar, Drita, 13 tetor 1991.

5. JORGO, Kristaq: Një teori për Migjenin, SF, nr. 3-4, 1998.

6. KRYEZIU, Resmije: Personazhi i gruas në prozën e Migjenit, Gjasshf, nr. 18, 1988.

7. KALLÇO, Arjan : Spasse modeli i shkrimtarit fi lozof, Universiteti “Fan Noli”, Korçë, 2014

8. MORINA, Tafi l: Figura e Afërditës në romanet e Sterjo Spasses, “Shkëndija”, nr. 18, 1 dhjetor , 1975.

9. Nirvana, Vangjo (Koça, Vangjel): Romanci i mohimit: ( Pse?), “Illyria”, nr. 26, 12 Tetor 1935 , fq. 4.

10. NIRVANA, Vangjo: Novela dhe novelistë shqiptarë, Tomori i vogël, 1 Mars 1942.

10. UKAJ, Ndue: Ernest Koliqi dhe fi llimet e prozës moderne, “55”, 19 mars, 2008.

11. PLASARI, Aurel, Qasje tregimit të Koliqit, “Nëntori”, nr. 3, 1991.

12. PLASARI, Aurel: Migjeni një kapërcyer i madh (përtej zonës së heshtjes), Alternativa SD, 15 tetor, 1991.

13. Revista Gaia2, Alb Paper, Tiranë, 2006.

14. SANEJA, Mazllum: Figura e femrës në veprat e Sterjo Spasses, “Flaka e vllazërimit”, 25 korrik, 1975.

15. SEDAJ, Engjëll: Aktualiteti i veprimtarisë letrare dhe kulturore të Ernest Koliqit,

Page 179: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

171

Fjala, Prishtinë, nr. 41, Tetor, 1991, fq. 14.

16. Smaqi, Laura; Funksioni poetik i Zanës në tregimet e Ernest Koliqit, “Studime fi lologjike”, nr. 3-4, Tiranë, 2000.

17. Smaqi, Laura; Receptimi i veprës së Ernest Koliqit në vitet ’30, “Studime fi lologjike”, nr. 3-4, 1998.

18. SHEHRI, Dhurata: Procedime narratologjike tek “Pasqyrat e Narçizit” të Ernest Koliqit, “Drita”, 25 janar 1998.

19. Valentini, Zef: Ernest, pasqyrë e kalimit njerëzor, “Jeta e re”, Prishtinë, nr. 1, 1995.

20. ZEQO, Moikom: Koliqi për Migjenin, “Kombi”, Tiranë, 1998.

IV. Vepra letrare e autorëve

1. KOLIQI, Ernest: Pasqyrat e Narçizit, Camaj-Pipa, Shkodër, 2001.

2. KOLIQI, Ernest: Ese të letërsisë shqipe, përk. Dhurata Shehri, IDK, Tiranë.

3. KOLIQI, Ernest: Hija e maleve, Buzuku, Prishtinë, 2003.

4. KOLIQI, Ernest: Kritikë dhe estetikë, Apollonia, Tiranë, 1999.

5. KOLIQI, Ernest: Tregtar fl amujsh, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004.

6. KOLIQI, Ernest: Gjurmat e stinëve, Shkodra, Tiranë, 1993.

7. KOLIQI, Ernest: Migjeni dhe unë, në “Vepra 5”, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

8. NIKOLLA, Millosh, Gjergj (Migjeni): Novela e qytetit të veriut, Mësonjtorja e parë, Tiranë, 1999.

9. NIKOLLA, Millosh, Gjergj (Migjeni): Vargjet e lira novelat e qytetit të veriut, Ilar, Tiranë, 2009.

10. Spasse, STERJO: Pse?, Erik, Tiranë, 2010.

Page 180: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

172

ABSTRAKT

TIPOLOGJIZIMI I PERSONAZHIT TË KOLIQIT, MIGJENIT E SPASES

(TIPOLOGJIA E PERSONAZHIT MODERN: PERSONAZHI URBAN TEK KOLIQI, MIGJENI, SPASSE)

Interesi kryesor i këtij pumimi ishte që, të ndërtohej qasja dhe tipologjizimi i personazhit modern në prozën e Koliqit, Migjenit, Spasses. Personazhi te këta autorë jepet i dëshpëruar në melankoli e zhgënjim në rrugën e kërkimit të panoramës së qytetit. Qyteti bart një model që bashkon tri aspekte kohore kryesore: të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Personazhi ndihet i humbur në mjedisin e këtij qytetit. Ai mbetet një nga elementët themelorë të projektimit dhe të identifi kimit të lexuesit me veprën. Koncepti për personazhin, veçanërisht në modernitetin bashkëkohor është qëllimi i këtij punimi. Personazhet e të tre autorëve kanë një veçori të përbashkët, ata vijnë nga një formim dhe kulturë perëndimore në Europë, dhe me këtë shembull, si orientim intelektual dhe shpirtëror synojnë ndryshime, reforma, metoda për të ndryshuar gjendjen e shoqërisë shqiptare, që në rrënjët e saj. Ata janë intelektual që në ballafaqim me realitetin e ambientit të vet kalojnë në mospajtim, bërtitje, mëri, pakënaqësi, me kërkesë që të sjellin risi, por nuk gjejnë forcë të rebelojnë asnjëherë. Intelektuali është i vetëdijshëm që ndryshimi duhet të ndodh, por ai është i ndrydhur të veprojë. Personazhet te këta autor nuk na jepen nëpërmjet të ndodhurës por nëpërmjet shpërthimit të idesë autoriale, të dhënë në një gjuhë estetike, e cila më pas bashkohet në rrjedhën e rrëfi mit. Personazhet që na paraqiten në këto vepra nuk janë shëmbëlltyra kanunore, por shëmbëlltyra të qytetit. Modernizmi na i kërkon personazhet me “përgjegjësi qytetare dhe shoqërore”. Melankolia moderne na shfaq tensionin e papërballueshëm, duke na dhuruar personazhe me brengën e një utopie “përtej jetës” në kërkim të përhershëm të një qytetërimi modern, në rrugëtimin e një lëvizje qytetëse.

Fjalë kyçe: Tipologjia, personazhi, moderne, urbane, intertekstualiteti, rurale, qyteti, diskursi, lëvizje qytetëse, melankoli, sociale, lisibilitet, pasthirmë, komparatist, simbol, aktant, psikologjik, krizë mendore, narracion, uni, ekspresioniste, fi gura, teksti, brengë.

Page 181: Tipologjizimi i personazhit të Koliqit, Migjenit e Spases · moderne shqipe dhe konkretisht të personazhit urban në veprat moderniste të Koliqit, Migjenit e Spasses, si përfaqsuesit

173

ABSTRACT

CHARACTER TYPOLOGY OF KOLIQIT, MIGJENIT AND SPASES

(TYPOLOGY OF THE MODERN CHARACTER: THE URBAN CHARAC-TER OF KOLIQI, MIGJENI, SPASSE)

The main interest or the purpose of this work was to build or to get as close and to approach the modern character in Koliqi,Migjeni and Spasses. The character written by these authors is (given or described) as very sad and disappointed in a way they look the city’s view. This city contains or carry or holds a form or model that connects three main aspects of the time: the past, the present, the future. The character feels lost in the environment of this city. He remains one of the basic elements in design and in identifi cation of the reader with the work. The concept for the character especially in contemporary modernity is the purpose of this work.

All the characters that come from these three authors have the same features, they come from western European culture and with this as a model, intellectual and spiritual orientation, they aim changes and reforms in different ways to change the Albanian society from the roots. They are intellectual who in confrontation with the reality of the environment they get into disagreement, shout, grudge, dissatisfaction, in order to bring innovation, but they never fi nd the force or the power to react. The intellectual is conscious that changes are coming and are going to happen but he is twisted to act. The characters from these authors are not given through what happens but through the explosion of the author’s ideas given by an esthetic language which joins the course of the story. The characters that appear in these stories are not the Kanun Parable but they are the city’s Parable. Modernization requires characters “with social and civic responsibility”. The modern melancholy reveals the irresistible tension giving us a character with the concern of an utopia “beyond life” in search of the modern ,civilization in the path of civic movement.

Key Words: typology, character, modern, urban, intellectual, rural, city, discourse, moving urban, melancholy, social, lisibilitet, exclamation, comparative, symbol, aktant, psychological, mental breakdown, narrative, uni, expressionist, pictures, text, concern.