24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Kushtet e BE, ndërkombëtarët vijnë në Tiranë për përmbylljen e reformës dhe luftën anti- korrupsion, ultimatum PD-LSI për ligjin e magjistratëve Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, Sali Berisha kumbar i koalicionit PD-LSI, ja si e detyroi Bashën të takonte Kryemadhin dhe të pranonte skenarin e revoltave PD-LSI vënë në zbatim më 13 shtator planin e mosbindjes civile, Basha mbledh nesër deputetët, Kryemadhi udhëzim bazës & KOMENT ANALIZE F. 16-17 “Partia Company” ose demokracia e munguar! Nga Besi BEKTESHI Nga Bardhyl BEJKO Më në fund, aleat me vetë zotin! Nga Ilir MUHARREMI Krijimtaria e Kadaresë, e vjetër për çmimin Nobel Ç m i m i 2 0 l e k ë Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor vijon të qën- drojë pezull. Pavarësisht angazhimit të Gjykatës së Lartë për të zgjidhur ngërçin e krijuar, situata vazh- don të jetë e njëjtë. Gjyqtarët nga Apelet e rretheve nuk po shprehin interes për vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit... Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ti- ranë, RomanaVlahutin u është përgjigjur ditën e djeshme për të parën herë sulmeve dhe akuzave të lëshuara nga opozita në adresë të saj. Kohët e fundit të ashpër me Vlahutin... Juristët: Ja si mund të shmanget ngërçi në KLGJ, nga kandidatura e Nertina Kosovës, te ndryshimi i ligjit Romana Vlahutin i përgjigjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit: Më sulmojnë se u hoqëm nga duart gjyqësorin, SPAK dhe BKH gati brenda vitit Faqe 7 Faqe 9 Sportet individuale në Shqipëri janë në rrezik serioz, pasi ka pakësim të numrit të sportistëve, si pasojë e largimit të shumë të rinjve nga vendi, por edhe politikave të pamjaftueshme zhvillimore spor- tive, dëshmuar me pakësim të numrit të aktiviteteve, mungesën e stimujve për sportistët... Teatri në Shqipëri është pështyrë ndër gjithë këto vite nga politikanët. Kështu pohon regjisori Bujar Alimani, i cili iu bashkua protestës së artistëve që nga Amerika me qëndrimin e tij. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, regjisori Alimani shprehet se edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro... ILIR SULI: Aktivitetet sportive po shndërrohen në show televiziv, fondi për federatat sa makina e një deputeti BUJAR ALIMANI: Ministria e Kulturës është shndërruar në një makinë kundër kulturës, Kumbaro të dorëhiqet Faqe 20 Faqe 18 Faqe 6 Vrasja e Azem Hajdarit, Romeo Kara: Po rritet presioni politik e kriminal ndaj sistemit të drejtësisë, ja pse çështja do të zbardhet Faqe 3 Koalicioni PD-LSI, Klosi: Ja pse do të dështojë. Beqiri: Kjo aleancë shkaktoi Gërdecin dhe 21 Janarin, duan revolta nga frika e reformës Juristi Romeo Kara ka komentuar dje zh- villimet sa i takon çështjes“Hajdari”. Gazeta publikoi dje një intervistë të avokatit Saimir Vishaj, i cili tregonte se cila është rruga e vetme që mund të sjellë rihapjen e kësaj ngjarjeje. Vishaj shprehej se Izet Haxhia në këto momente nuk mund të merret në pyetje nga prokuroria, por kjo do ndodhë nëse Apeli e kthen në Shkallën e parë... Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit, apo ministrit të Financave, pushteti vendor vazhdon të krijojë borxhe të reja, të cilat së fundmi kanë arritur në shifra stratosferike. Deri në qershor të këtij viti... Faqe 5 Borxhi i pushtetit lokal shkon në stratosferë, 265 mln euro detyrime në qershor, Tirana dhe Durrësi kryesojnë listën e bashkive debitore CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste, Popoviç dhe Mugosha “eliminuan” të gjithë të rinjtë që mendonin ndryshe, ja 3 grupet që u formuan më 1941 Faqe 2,13 Faqe 10 Faqe 2

Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Kushtet e BE, ndërkombëtarët vijnë në Tiranë për përmbylljen e reformës dhe luftën anti-korrupsion, ultimatum PD-LSI për ligjin e magjistratëveTirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018

Zbardhen prapaskenat, Sali Berisha kumbar i koalicionit PD-LSI, ja si e

detyroi Bashën të takonte Kryemadhin dhe të pranonte skenarin e revoltave

PD-LSI vënë në zbatim më 13 shtator planin e mosbindjes civile, Basha mbledh nesër deputetët, Kryemadhi udhëzim bazës

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

“Partia Company” ose demokracia e munguar!

Nga Besi BEKTESHI

Nga Bardhyl BEJKO

Më në fund, aleat me vetë zotin!

Nga Ilir MUHARREMI

Krijimtaria e Kadaresë, e vjetër për çmimin Nobel

Çmimi 20 lekë

Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor vijon të qën-drojë pezull. Pavarësisht angazhimit të Gjykatës së Lartë për të zgjidhur ngërçin e krijuar, situata vazh-don të jetë e njëjtë. Gjyqtarët nga Apelet e rretheve nuk po shprehin interes për vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit...

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ti-ranë, Romana Vlahutin u është përgjigjur ditën e djeshme për të parën herë sulmeve dhe akuzave të lëshuara nga opozita në adresë të saj. Kohët e fundit të ashpër me Vlahutin...

Juristët: Ja si mund të shmanget ngërçi në KLGJ, nga kandidatura e Nertina

Kosovës, te ndryshimi i ligjit

Romana Vlahutin i përgjigjet Sali Berishës dhe Monika

Kryemadhit: Më sulmojnë se u hoqëm nga duart gjyqësorin, SPAK dhe BKH gati brenda vitit

Faqe 7

Faqe 9

Sportet individuale në Shqipëri janë në rrezik serioz, pasi ka pakësim të numrit të sportistëve, si pasojë e largimit të shumë të rinjve nga vendi, por edhe politikave të pamjaftueshme zhvillimore spor-tive, dëshmuar me pakësim të numrit të aktiviteteve, mungesën e stimujve për sportistët...

Teatri në Shqipëri është pështyrë ndër gjithë këto vite nga politikanët. Kështu pohon regjisori Bujar Alimani, i cili iu bashkua protestës së artistëve që nga Amerika me qëndrimin e tij. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, regjisori Alimani shprehet se edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro...

ILIR SULI: Aktivitetet sportive

po shndërrohen në show televiziv, fondi për federatat

sa makina e një deputeti

BUJAR ALIMANI: Ministria e Kulturës

është shndërruar në një makinë kundër kulturës, Kumbaro të dorëhiqet

Faqe 20

Faqe 18

Faqe 6

Vrasja e Azem Hajdarit, Romeo Kara: Po rritet presioni politik e kriminal ndaj sistemit të drejtësisë, ja pse çështja do të zbardhet

Faqe 3

Koalicioni PD-LSI, Klosi: Ja pse do të dështojë. Beqiri: Kjo aleancë shkaktoi Gërdecin dhe

21 Janarin, duan revolta nga frika e reformës

Juristi Romeo Kara ka komentuar dje zh-villimet sa i takon çështjes “Hajdari”. Gazeta publikoi dje një intervistë të avokatit Saimir

Vishaj, i cili tregonte se cila është rruga e vetme që mund të sjellë rihapjen e kësaj ngjarjeje. Vishaj shprehej se Izet Haxhia në

këto momente nuk mund të merret në pyetje nga prokuroria, por kjo do ndodhë nëse Apeli e kthen në Shkallën e parë...

Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit, apo ministrit të Financave, pushteti vendor vazhdon të krijojë borxhe të reja, të cilat së fundmi kanë arritur në shifra stratosferike. Deri në qershor të këtij viti...

Faqe 5

Borxhi i pushtetit lokal shkon në stratosferë, 265 mln euro detyrime

në qershor, Tirana dhe Durrësi kryesojnë listën e bashkive debitore

CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste, Popoviç dhe Mugosha “eliminuan” të gjithë të rinjtë që mendonin ndryshe, ja 3 grupet që u formuan më 1941 F

aqe 2

,13

Faqe 10

Fa

qe

2

Page 2: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

p o l t i k e www.sot.com.al

Deputetët e PS: Koalicioni PD-LSI është aleancë hajdutësh, reforma në drejtësi do t’i ndëshkojë

Partia Socialiste është shumë e sigurt në fitoren e saj përgjatë zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen në vitin 2019. Deputeti i kësaj force mazhoritare, Bujar Çela deklaroi ditën e djeshme se Partia Socialiste nuk mun-det dot në këto zgjedhje, pavarësisht kundër-shtarit që ka përballë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai e konsideroi aleancën PD-LSI si aleancë hajdutësh. “Jo aleanca e njohur e hajdutërisë PD-LSI, por të gjithë pseudo-partitë të mblidhen së bashku nuk

e mundin dot Partinë Socialiste. Nuk kanë asnjë shans të mundin Partinë Socialiste, e cila është në aleancë me qytetarin. Partia Socialiste kundërshtare ka vetëm PS dhe gabimet që mund të bëjë në përzgjedhjen e kandidatëve, nëse nuk dëgjon duke mos respektuar strukturat dhe mendimin qytet-ar”, tha përfaqësuesi i PS në qarkun e Fierit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,

Monika Kryemadhi deklaruan se kishin ven-dosur të futen bashkë në zgjedhjet vendore. Por deri tani kanë dalë disa personazhe që e mendojnë këtë bashkëpunim si jo fort të mirë. Në vijim të reagimit të tij, Çela e ndali theksin edhe tek thirrjet për revolta nga opozitarët. Sipas tij, këto thirrje vijnë për shkak të frikës nga reforma në drejtësi. Madje Bujar Çela paralajmëroi se asnjë nga këto personazhe që kërkojnë destabilitet nuk do të shpëtojnë nga reforma në drejtësi. “Kjo

reformë në drejtësi ka pasur deri këtu dhe do të ketë deri në zbatimin e saj germë për ger-më vetëm Partinë Socialiste dhe ndërkom-bëtarët. Të gjithë të tjerët do të jenë materiali i parë për konsum për këtë reformë. Prandaj britmat e tyre do të shtohen deri në çjerrje kur kjo reformë t’ju marrë shpirtin dhe çdo pronë publike të përvetësuar me manovrat e tyre antiligjore dhe shumë të shpifura”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ditën e djeshme.

Koalicioni PD-LSI, Klosi: Ja pse do të dështojë. Beqiri: Kjo aleancë shkaktoi Gërdecin dhe

21 Janarin, duan revolta nga frika e reformës

Klosi: Bazat e PD-LSI nuk e duan bashkëpunimin

Mimoza IBRA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket sikur kanë vendosur të futen bashkë në zgjedhjet vendore

të vitit 2019. Por sa i suksesshëm do të jetë ky koalicion dhe a do t’i çojë partitë opozitare drejt fitores? Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili para disa vitesh ka qenë pjesë e LSI, deklaroi ditën e djeshme se kjo aleancë është e gabuar. Gjatë një pron-oncimi për gazetën “SOT”, ai theksoi se bashkëpunimi mes dy forcave opozitare do të jetë një dështim sepse vetë bazat e partive nuk e duan një gjë të tillë. Klosi nënvizoi se nga koalicioni nuk do të vijë rezultati i shumëpritur i fitores sepse shumë kandidatë do të sabotohen. “E kanë gabim, e kanë shumë gabim. Për të mirën e tyre d.m.th. Duke qenë se bazat e këtyre dy partive asnjëherë nuk kanë qenë solidare, unë jam i sigurt që nëse do të hyjnë bashkë, një pjesë e mirë e kandidatëve do të sabotohen. Dhe kanë për ta parë që rezultati nuk ka për të qenë ai që presin. Të paktën nga kjo pikëpamje sepse ka edhe probleme të tjera sa të duash, por duket sikur është bashkim forcash, por në të vërtetë është diçka tjetër fare. Kështu që unë e quaj që është e gabuar”, deklaroi Fatos Klosi. Ish-kreu i SHISH komentoi edhe “kërcënimet” për mosbindje civile. Sipas tij, këto deklarata janë thjesht për të bërë opozitë sepse nuk mund të arrihet asgjë me mosbindje civile. “Ndërsa mosbindja civile që artiku-lohet është gjëja më e lehtë që mund të bëjnë. Nëse ka ndonjë gjë që është më e thjeshta nga të gjitha është tu bësh thir-rje njerëzve të mos binden civilisht ndaj qeverisë, ndaj administratës shtetërore, më shumë është ndaj kësaj të fundit. Kjo është shumë e thjeshtë, por problemi është se çfarë rezultati jep. Nuk është kjo zgjidhja, zgjidhja për mua është një alternativë më e mirë. Dil para publikut dhe jep një alternativë dhe përpiqu të jesh bindës për këtë, e cila është edhe pjesa më e vështirë. Gjërat e tjera pastaj janë për të kaluar radhën, për të bërë opozitë le të themi”, tha Fatos Klosi.

Reagon Idajet BeqiriAvokati Idajet Beqiri, i njohur edhe si

aleati i Partisë Socialiste, deklaroi dje se PD dhe LSI janë dy parti kriminale dhe prandaj bëjnë aleanca me njëra-tjetrën. Ai tha për gazetën “SOT” se përmes këtij

Tabaku: Qeveria kaharruar të përndjekuritDeputetja e Partisë Demokratike,

Jorida Tabaku e ndali theksin dje tek të përndjekurit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se qeveria e ka harruar këtë shtresë. “Të përndjekurit, të harruarit e kësaj qev-erie. U angazhua në një spektakël me paratë publike në Tepelenë dhe nga ana tjetër qëndisi një ndryshim ligjor duke i ulur fondin e të përndjekurve politikë, të cilët për vitin aktual kanë marrë 2,2 milionë USD pra 6.6 herë më pak se një vit më parë. Kjo nuk përbën habi pasi kjo qeveri ia ka vështirësuar edhe më jetën të përnd-jekurve politikë në dëmshpërblimin që do të merrnin. Detyrimi total që shteti shqiptar i ka të përndjekurve politikë në kosto financiare është i barabartë sa 3 koncesionet në shëndetësi. PD është zotuar që do të anulojë çdo koncesion abuziv dhe paratë e keqpërdorura nga qeveria specialiste e kryeministrit Rama do t’i vendosë në funksion të shqiptarëve”, tha Jorida Tabaku.

Balliu: Koha për revolucion, të

përmbysim qeverinëDeputeti i Partisë Demokratike,

Klevis Balliu shtoi dozën e sulmeve dje kundër qeverisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se krimi dhe mafia mbizotërojnë në vend, ndërsa bëri thirrje për revolta kundër qeverisë. “Rama vrau shtypin e lirë me bandat që e sollën në pushtet. Bandat sot terrorizojnë personalisht dhe famil-jarisht gazetarët por jo vetëm. Mafia në pushtet ka plumba dhe kërcënime për gazetarët që guxuan dhe denoncuan me emra bandat. E rëndë për vendin dhe shoqërinë tonë. Bandat dhe mafia po terrorizon edhe policët e ndershëm e qytetarët e thjeshtë për llogari të qeverisë së Edi Ramës. Ndaj sot Rama rri në chartera privat, noton në flori me këta bashkëpunëtor. Ndërkohë qytetarët nuk kanë bukë në shtëpi, janë pa punë, jetojnë nën makthin e taksave të reja dhe krimit të Edvin Kristaq Ramës. Nuk mund të vazhdo-het kështu. Është koha për revolucion. Është koha të përmbysim qeverinë e mafies”, deklaroi Klevis Balliu.

koalicioni vetëm janë vrarë dhe grabitur njerëz, duke përmendur rastin e “21 Janarit” dhe “Gërdecit”. “Koalicioni PD-

LSI është nga më të natyrshmet. Kemi të bëjmë me dy forca politike ku “tenxherja” ka gjetur “kapakun”! Të dyja kur kanë qenë në pushtet e kanë vrarë Shqipërinë dhe shqiptarët, i kanë vjedhur dhe grabi-tur, i kanë bërë shtetin dhe institucionet e tij zhele të turpshme, pa autoritet, pa prestigj, pa moral, pa përgjegjshmëri, pa funksionim të ligjit. Kaos i vërtetë, paaftë-si totale, imoralitet ekstrem në çdo fushë. Ky koalicion ishte dhe është i aftë vetëm të vrasë shqiptarë të pafajshëm si në 21 janar 2011, të bëjë gjenocid gërdecian për tu pasuruar me gjakun e shqiptarëve,

për të grabitur arin e shtetit dhe rezervat e Bankës së Shqipërisë”, u shpreh Idajet Beqiri. Avokati shtoi se tanimë qytetarët e kanë të qartë që nuk duhet të votojnë më për PD-LSI, ndërsa shtoi se partitë janë të frikësuara. “Shqiptarët janë zgjuar. Kurrë më pas banditëve hajdutërore PD-LSI! Thirrjet për revolta të Monikës së turpit, tregojnë qartë se u ka vajtur thika në palcë! Vidh e grabit kudo, shitblerje nga-do, trafikojnë dhe vjedhin haptazi votat, trafikojnë dhe bëjnë shitblerje me vendet e punës, blejnë njerëzit e mitingjeve, ble-jnë analistë të dalë boje”, tha Idajet Beqiri.

“Ky koalicion u ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve fatkeqësi dhe tragjedi jetësh njerëzore dhe pasurore, sa do të duhen së paku 50 vjet pa këtë koali-cion që ky vend dhe ky popull të kthehet në normalitetin evropian. Vërtetë një bandë hajdutësh të paskrupullt, të cilët janë zënë “me presh në duar” dhe nuk dinë se si të dalin nga llumi korruptiv ku janë qelbosur, nuk dinë ku

t’i fusin dhe si t’i justifikojnë miliardat lekë dhe pasuri të grabitura popullit. Një popull i tërë, të cilit i ka vajtur thika në palcë nga hajdutërit e tyre, janë gati t’i rrjepin për së gjalli monstra të tilla. Më kot përpiqen dhe ekzekutojnë “skenarë” të dalë boje deri dhe duke nxitur me pagesa të majme plumb-hedhësit e rrugës duke sulmuar shtëpitë e gazetarëve sot, dhe të tjerëve nesër”, tha Idajet Beqiri.

IDAJET BEQIRI: THIRRJET PËR REVOLTA TREGOJNË FRIKË

1.Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha dje se koalicioni PD-LSI në zgjedh-jet vendore do të dështojë.2.Sipas tij, dështimi do të vijë për shkak të bazave, ndërsa nënvizoi se thirrjet për mosbindje civile janë të kota.3.Avokati Idajet Beqiri deklaroi se aleanca PD-LSI është e natyrshme sepse të dyja këto parti kanë kryer vepra kriminale.4.Ai nënvizoi se nga PD-LSI, qytet-arëve u kanë ardhur vetëm të këqija.

arsyetimet e Klosit dhe Beqirit

4 E kanë gabim, e kanë shumë gabim. Për të mirën e tyre d.m.th. Duke qenë se bazat e këtyre dy partive asnjëherë nuk kanë qenë solidare, unë jam i sigurt që nëse do të hyjnë bashkë, një pjesë e mirë e kandidatëve do të sabotohen...

Page 3: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Baza e ndarë për koalicionin PD-LSI, shumë prej anëtarëve demokratë frikë për tradhti nga partia e Ilir Metës

Jehona e aleancës mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbritur në bazë. Pak ditë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri të ditur se në zgjedhjet lokale të vitit 2019 do të jetë në koalicion me PD-në. Ndër-kohë që një ditë pas deklaratës së Kryemadhit, edhe kreu demokrat, Lulzim Basha pohoi se ka arritur një marrëveshje me Kryemadhin. Por duket se aleanca Basha-Kryemadhi nuk është mirëpritur nga disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit. Gazeta mësoi se degët demokrate janë rreshtuar kundër bashkëpunimit të PD me LSI në zgjedhjet vendore të vitit tjetër, ndërsa kanë bërë të ditura edhe arsyet se përse janë

kundër kësaj aleance. Mësohet se një nga arsyet se përse baza demokrate është kundër kësaj aleance, ka të bëjë me statusin “dredharak” që ka tanimë partia e Kryemadhit. Sipas informacioneve, degët e PD janë mosbesuese ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi kjo parti duke qenë se është një parti që shkon pas pushtetit, mund të tradh-tojë Partinë Demokratike në çdo kohë. Madje, mësohet se anëtarët demokratë kanë shfaqur rezerva për LSI, pasi ajo mund të kthehet në një hambar votash për shkak të koalicionit me PD dhe në rastin më të parë sipas tyre, ajo mund t’i tradhtojë ata për hir të pushtetit. Ndërsa një tjetër arsye se përse pjesa më e madhe e degëve

demokrate janë kundër bashkëpunimit me LSI ka të bëjë edhe me zgjedhjet e fundit parlamen-tare. Mësohet se baza ia ka faturuar humbjen dërrmuese që PD mori në zgjedhjet e fundit, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, gazeta mësoi se baza demokrate ka ngritur shqetësimin se partia e Kryemadhit jo vetëm që vodhi dhe bleu votat, por e goditi në mënyrë sistematike Partinë Demokratike, duke i intimiduar elektora-tin e saj. Dhe për këto arsye, mësohet se degët e Partisë Demokratike kanë theksuar se janë kat-egorikisht kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, si në marrëdhëniet aktu-ale ashtu edhe në aleancat afatgjata. Gjithashtu,

mësohet se një tjetër arsye se përse degët e Partisë Demokratike janë kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka të bëjë me prejardhjen e kësaj partie. Duke qenë se LSI është një parti e majtë, baza kërkon që Basha të bëjë koalicion vetëm me aleatët tradicionalë të djathtë, dhe jo me LSI-në. Megjithatë, gazeta mësoi se të gjitha këto rezerva në adresë të partisë së Metës, baza demokrate do t’ia bëjë të ditura vetë Bashës në takimet që ky i fundit do të zhvillojë gjatë këtij muaji. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse ky rebelim i bazës demokrate kundrejt Lëvizjes Socialiste për Integrim është spontan apo do të thellohet akoma më tej.

Zbardhen prapaskenat, Sali Berisha kumbar i koalicionit PD-LSI, ja si detyroi Bashën të takonte Kryemadhin dhe të pranonte skenarin e revoltave

Berisha presion Bashës që të tërhiqet nga një pakt i dytë me Ramën

Kliti TOPALLI

Zbardhen prapaskenat e zyrtarizimit të aleancës mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Inte-

grim sa i takon zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Ndonëse një pjesë e bazës demokrate prej muajsh ishte rresh-tuar kundër, madje edhe vetë Lulzim Basha ishte skeptik, krejt papritur të premten kryetari i PD njoftoi zyrta-rizmin e koalicionit me LSI. Gazeta ka mësuar se kumbari i kësaj aleance është ish-kryeministri Sali Berisha. Burime pranë liderit demokrat bënë me dije për gazetën se sapo shefi i selisë blu u kthye nga pushimet, ka pasur takime dhe biseda telefonike me Berishën. Mësohet se dy kanë qenë çështjet ku është fokusuar diskutimi mes tyre: E para ka të bëjë me aleancën dhe bashkëpunimin PD-LSI; Ndërsa çështja e dytë ka të bëjë me protestat e ashpra që pritet të ndodhin gjatë këtij muaji dhe që janë paralajmëruar nga Berisha, deputetët pranë tij dhe eksponentët e lartë të LSI, ku më i ashpër ka qenë Petrit Vasili. Kështu, mësohet se gjatë takimeve që ka zhvilluar me Bashën, Berisha ia ka bërë të qartë kreut të PD, që duhet të tërhiqet dhe të mos pranojë asnjë ofertë nga kryeministri Edi Rama, ç’ka do të prodhonte një pakt të dytë si ai i 17 majit 2017. Mad-je, Berisha ka qenë i prerë sa i takon kësaj porosie, teksa mësohet se ia ka thënë hapur dhe në sy Bashës se nëse bën një pakt të dytë me Ramën, do të duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, për disa arsye.

Presionet e BerishësPo cilat janë arsyet që Berisha ka

përdor si argument për të “trembur” Bashën? Mësohet se Berisha i ka thënë Bashës se një pakt i dytë PD-PS do ta zbehë rolin e tij në parti, ku përveç kritikëve apo i njohur ndryshe si grupi i “të vjetërve”, kundër kreut demokrat do të rreshtohen edhe deputetë pranë Berishës që prej disa kohësh nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me shefin e tyre. Po ashtu, sipas buri-meve, mësohet se ish-kryeministri i ka thënë Bashës që një pakt i dytë me socialistët, jo vetëm që do ta dobësonte Partinë Demokratike në

Berisha: Qeveria ka mbyllur 7 shkolla në Vlorë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e djeshme një denon-cim nga një mësues nga Vlora, i cili shpreh shqetësimin e tij, pasi 7 shkolla të ciklit 9-vjeçar në Vlorë janë lajmëruar që do të mbyllen. Teksa poston në rrjetin social “Facebook” mesazhin e mësuesit, Berisha ngre shqetësimin për nxënësit që tashmë do të duhet të shkojnë më larg për të mësuar. “Mirëmëngjesi Kallam Dështakut nga qindra nxënës që mbeten pa shkolla në Vlorë! Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. sb. Mbyl-len 7 shkolla ne Vlore! “Mirëmbrëma, z. Berisha. Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kol-ektive. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot t’ju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Manastirliu: Poliklinika e Vlorës së shpejti

një qendër e rePoliklinika e qytetit të Vlorës do

të transformohet në një qendër mod-erne mjekësore, falë rikonstruksionit të plotë të saj që do të fillojë brenda 10 ditësh. Lajmi u bë i ditur dje nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në spitalin dhe poliklinikën e Vlorës. “Jam shumë e kënaqur të ndaj me ju lajmin se brenda 10 ditësh nis rehabilitimi i plotë i kësaj poliklinike në qendër të Vlorës, e cila kishte kaq shumë nevojë për ndërhyrje për të ofruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor, por mbi të gjitha për të ofruar një standard të ri shërbimi për qytetarët. Do të shto-jmë ambientet pritëse për qytetarët në një sistem referimi unik dhe gjithashtu për ju mjekët, infermierët, do të ketë dhoma sipas standardeve për të ofruar shërbim më të mirë për qytetarët”, deklaroi ajo. Ndërkohë, ministrja thek-soi se shërbimi i specialiteteve duhet të jetë sa më shumë në koordinim me qendrat shëndetësore.

zgjedhjet lokale të vitit 2019, por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 PD do të ketë më pak deputetë sesa ka aktualisht. Nga ana tjetër, i njëjti burim tha për gazetën se Berisha i ka kërkuar Bashës që në zgjedhjet vendore të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në mënyrë që jo vetëm të hyjë i sigurt në këto zgjedh-je, por sipas tij, ka shanse të mëdha për t’i fituar. Pra, thënë më drejtë përmes këtyre argumenteve Berisha ka arritur të bindë Bashën që të tërhiqet dhe të mbështesë kauzën e ish-kryeministrit

duke bërë një ndryshim kursi 360 gradë. Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi një tjetër, arsye që Berisha i ka thënë Bashës se përse duhet të heqë dorë nga Rama ka të bëjë me protestat. Në këtë kontekst, mësohet se Berisha ka bindur Bashën që të mbështesë tezën e tij dhe të Kryemadhit siç janë revoltat popullore kundër qeverisë, pasi sipas tij, këto protesta janë e vetmja rrugë që mund ta çojnë Bashën drejt pushtetit.

Basha takon Kryemadhin Gazeta ka mësuar se aleanca e re

PD-LSI është finalizuar paraditen e

së mërkurës. Burime shumë të sigur-ta nga selia blu pohuan për gazetën se Monika Kryemadhi ka pasur një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën të mërkurën, ku është final-izuar bashkëpunimi zgjedhor dhe është rënë dakord për një skenar të dhunshëm protestash. Edhe për këtë takim mësohet se ka qenë Berisha ai që ka shtyrë palët. Pasi e bindi Bashën që të qëndrojë krah LSI, ka kërkuar që kjo gjë të finalizohet sa më shpejt dhe në këtë mënyrë erdhi takimi Basha-Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi njoftoi pak ditë më parë gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, se opozita do të dalë me një kan-didat të përbashkët në zgjedhjet lokale. “Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues për Bashkinë e Tiranës, por e rëndësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave

që janë çdo ditë e me shumë që i marrin frymën shqiptareve, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi më të lartë. Do evidentojnë çdo socialist të zhgënjyer nga rilindja dhe do bashkojmë forcat progresive të gjitha strukturat qofshin politike ose jo, në qendrat e votimit për të ngritur barrikadat e protestës dhe revoltës ndaj uzurpimit të rilindjes që i ka bërë qytetit të Tiranës”, deklaroi ajo.

KRYEMADHI: NË ZGJEDHJET LOKALE DO JEMI NË ALEANCË ME PD

Ish-kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë teksa iu referua protestave në Rumani, bëri thirrje që në shtator të përmbyset qeveria e drejtuar nga Rama, që ai rëndomtë e etiketon si “narkoshtet”. “Gushti rumun dhe shtatori shqiptar! Të dashur miq, prej disa ditësh qytetaret ru-munë janë ngritur në një revolucion të fuqishëm popullor në Bukuresht dhe mbarë Rumaninë, për përmbysjen e

regjimit kleptokratik të majtë. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me të madh për qytetarët rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi dhe ne, në një revolucion mbarë popullor, për të përmby-sur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik në Shqipëri. Le të shndërrojmë ne shtatorin që vjen, në shtatorin me të madh të historisë tonë. Fitore! sb”, deklaroi ai.

ISH-KRYEMINISTRI: NË SHTATOR PËRMBYSIM QEVERINË

Page 4: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

4 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD akuza kryebashkiakut Veliaj: Nuk po investon për Ujësjellësin e Tiranës, shpërdoron paratë publike për luks

Partia Demokratike ka akuzuar dje krye-bashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nga dita në ditë po rrit taksat për qytetarët. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se qytetarëve të Tiranës u është rritur fatura e ujit të pijshëm që kur qyteti po drejtohet nga Veliaj. Sipas Vokshit, kryebashkiaku Veliaj nuk po i investon të ar-dhurat e Bashkisë tek Ujësjellësi Tiranës por po i shpërdoron ato për tua dhënë miqve. “Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë dhe e ndjejnë se Fatura e ujit të pijshëm po shtrenjtohet çdo

vit, që kur qyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Por, megjithëse paguajnë shumë herë më shtrenjtë, ujë të rrjedhshëm në rubinet nuk ka. Çmimi bëhet disa herë më i shtrenjtë sido-mos për ata qytetarë që e blejnë ujin në treg. Erion Veliaj, i cili ka rritur taksat dhe tarifat, përfshirë edhe atë të ujit, ankohet se nuk ka para mjaftueshëm për ujësjellësin. E vërteta është se Ujësjellësi i Tiranës, nën varësinë direkte të Erion Veliajt, ka parà, por, në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, Erion Veliaj i shpërdoron për t’ia

dhënë miqve e sponsorëve”, tha ajo. Deputet-ja Albana Vokshi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se po jep tendera të shumtë për luks dhe jo për rregullimin e Ujësjellësit. Vokshi tha se 73 tendera nga 260 shkojnë për rehatinë dhe luksin e kryebashkiakut. “Në këtë tabelë, në një analizë shumë të thjeshtë, gjeni se ku shkojnë tenderat e ujësjellësit të Tiranës. 86 tendera nga 260 ose një në tre tendera jepet pa garë. Vlera që do të kursehej nëse do të kishte garë të rregullt sipas ligjit është 2.4 milionë euro. Por shpenzimet e luksit janë

edhe më skandaloze. 73 tendera nga 260, ose 12.7 milionë euro, shkojnë për luksin dhe rehatinë e Erjon Veliajt dhe drejtuesve të UKT-së. Erion Veliaj ka para për ujësjellësin, por në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, ka blerë këto ditë, 5 makina elektrike. Partia Demokratike dis-ponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike është korruptiv dhe për interesa biznesi që lidhen me atë vetë, miqtë dhe familjen e kryeministrit”, u shpreh Vokshi.

PD-LSI vënë në zbatim më 13 shtator planin e mosbindjes civile, Basha mbledh

nesër deputetët, Kryemadhi udhëzim bazës

Fronti opozitar nis mobilizimin e bazës

Endri ARIZI

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për In-tegrim kanë në plan që më 13 shtator të nisin mos-

bindjen civile. Më 13 shtator pritet që në Kuvend të rrëzohet dekreti i presidentit Meta për teatrin. Por pikërisht ky veprim që do të ndërmerret nga mazhoranca pritet që të jetë dhe indicia që opozita të nisë aksionin opozitar. Ashtu si në seancën kur u zgjodh në krye të organit të akuzës Arta Marku, ku opozita shkaktoi trazira të shum-ta, edhe në seancën e 13 shtatorit pritet që të ndiqet i njëjti skenar. Sipas informacioneve, pritet që të ketë tensione si brenda ashtu dhe jashtë ambienteve të Kuven-dit ku një pjesë e deputetëve do të përpiqen që të mos lejojnë rrëzimin e dekretit të Metës nga ana e mazhorancës, ndërsa një pjesë tjetër do t’i bashkëngjiten protestës që do të mbahet jashtë. Por edhe pse ky është vetëm njëri nga ske-narët që pritet të zbatohet, opozita po vijon me përgatitjen e aksionit opozitar. Deri më tani ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, ajo që ka nisur të mobilizojë bazën. Kreu i LSI, Monika Kryemadhi prej ditësh ka nisur takimet në bazat e Tiranës për të mobilizuar të gjithë militantët për protestat e opozitës. Por krahas këtyre takimeve, gazeta ka mësuar se Kryemadhi ka vënë në lëvizje edhe bazat në rrethe, nga ku u ka bërë të qartë krye-tarëve të degëve që të mbledhin sa më shumë njerëz dhe t’i përgatisin për çdo lloj situate të mundshme që mund të ndodh. Madje, për të mbledhur sa më shumë militantë, Kryemadhi u ka premtuar krerëve të degëve që qeveria shumë shpejt do të rrëzohet dhe se LSI së bashku me PD do të marrë pushtetin. Por teksa Kryemadhi ka nisur lëvizjet në kampin e LSI, kreu demokrat Lulzim Basha pritet që ta nisë përgatitjen e aksionit gjatë kësaj jave. Basha do të mbledh nesër fillimisht deputetët demokratë në selinë blu dhe do t’u shpjegojë atyre rëndësinë e këtij aksioni politik. Edhe pse deri më tani de-

PD: Po shkatërrohet prona publike

Partia Demokratike ka publikuar ditën e djeshme një video nga AKPT, e cila sipas tyre vërteton edhe një herë planin e betonizimit të liqenit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se po përgatiten për betonizimin e Liqenit Artificial në Tiranë. “Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është për-gatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësirës se liqenit artificial të Tiranës. Faktet ishin të qarta dhe të pakundër-shtueshme. E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij. Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në shërbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet”, tha ajo.

Boçi: Pranimet në universitet si tek tregu Gabi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka sulmuar dje Ministrinë e Arsimit në lidhje me regjistrimet në universitete. Përmes një statusi të gjatë në “Face-book”, Boçi u shpreh se në procesin e pranimeve në universitet vazhdon i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere. Sipas Boçit nxënësit turren të marrin një degë edhe pse e dinë që është pa vlerë pasi këtu nuk ka as të ardhme e as punë. “Pranimet në universitet si tek tregu i Gab-it. Stina e pranimeve në Universitete ka filluar dhe “tregu i gabit”, në mungesë të tregut të dijes, është në ethe të plota. Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dal-lavere. Nuk e merr vesh i pari të dytin. Askund nuk vjen era universitarizëm. Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në radhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria”, u shpreh deputeti demokrat Luçiano Boçi.

“Prioritetet tona janë tre dhe nuk kanë ndryshuar në këto tre javë e gjysmë: Është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Pra një qeveri me një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk kanë lidhje me rrjetet kriminale. Është dhënia fund e kapjes së drejtë-sisë nga qeveria dhe për këtë rruga që kemi parashtruar është zbatimi i reformës në drejtësi sipas 22 korrikut, dhe as kthimi tek institucionet e vjetra dhe as kapja e

institucioneve të reja. Dhe është plani ynë për ti dhënë fund krizës ekonomike, që do të fillojë me një program të veçantë anti-oligarki dhe antimonopoly, mes procesit të vetingut të kontratave PPP dhe konçencioneve. Pra kontrollit të imtësishëm të kontratave të PPP-ve dhe konçencioneve. Këto janë tre piketat kryesore që do të udhëheqin aksionin tonë opozitar”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha dy ditë më parë.

JA PRIORITETET E OPOZITËS PËR SEZONIN E RI POLITIK

putetët e PD, nuk kanë një ide sesi do të procedohet aksioni politik i shtatorit, gazeta ka mësuar se Basha do të ndjekë të njëjtën linjë si Kryemadhi. Kjo për faktin se gjatë kësaj jave ka pasur një takim mes Bashës dhe Kryemadhit si dhe një sërë telefonatash në lidhje me skenarët që do të përdorin në protestat e shtatorit. PD-LSI paralajmërojnë trazira

PD dhe LSI pasi kanë zyrta-rizuar koalicionin mes tyre kanë nisur përgatitjet për trazira. Vetë kreu i LSI, Monika Kryemadhi pak ditë më parë, gjatë një takimi me të gjitha strukturat e partisë, paralajmëroi se shtatori do të jetë muaji i reagimit qytetar. “Nga sot në fakt edhe pse janë ditët e fundit të gushtit, në fakt janë ditët e para të një reagimi qytetar, ku kulmin e arriti me skandale njëra pas tjetrës të cilat çdo ditë e më shumë po rrisin dozën e inkriminimit dhe të shkatërrimit të institucioneve që për hir të së vërtetës edhe pse fragile kanë ekzistuar, tashmë nuk

na ngelet gjë tjetër vetëm riorgan-izim, fuqizim dhe bashkëpunim. Me kaq struktura sa jemi ne, ku ne sot këtu kemi kryetarët e njësive të LSI-së, të LGI-së dhe të LRI-së, kemi kryetarët e nën zonave të cilat nuk janë pak por janë shumë, ta dini që shanset janë shumë të mëdha”, tha Kryemadhi. Por të njëjtën gjë si Kryemadhi e ka paralajmëruar dy ditë më parë edhe kreu demokrat Lulzim Ba-sha, i cili duke u ndalur tek ligji

i teatrit theksoi se opozita do të nisë mosbindjen civile. “Pa një pa dy, të tërheqë Ligjin “Fusha”. Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë! Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë! Se çfarë do të bëjmë, do ta shikoni. Nuk kam ndërmend ta njoftoj nga kjo sallë. Por mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë, sepse ajo do të jetë siç ju thash edhe më parë, do të jetë një shpallje e konfrontimit dhe për-plasjes civile”, tha Basha.

1.PD-LSI më 13 shtator vënë në zbatim planin e mosbindjes civile2.Fronti opozitar nis diskutimin e skenarëve të protestave 3.Basha mbledh nesër deputetët në selinë e PD 4.Kryemadhi mobilizon bazën për protesta në shtator

qëndrimet e PD-LSI për

protestat e shtatorit

4

Më 13 shtator pritet që në Kuvend të rrëzo-het dekreti i presidentit Meta për teatrin. Por pikërisht ky veprim që do të ndërmer-ret nga mazhoranca pritet që të jetë dhe in-dicia që opozita të nisë aksionin opozitar...

Page 5: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministrat e Jashtëm të BE: Të kihet kujdes me planet për shkëmbim territoresh, po hapet “Kutia e Pandorës”

Ministrat e Jashtëm të BE-së paralajmërojnë që të kihet kujdes me planet për shkëmbime territoriale. Kur vihen në diskutim kufijtë, hapet “Kutia e Pandorës”, deklaruan ata. Organizatorja, Karin Kneissl, është krejtësisht në frymën e Kon-gresit të Vjenës, që rivendosi rendin në Europë pas Luftërave të Napoleonit në vitin 1814. Krahas negociatave në atë kohë thuhej edhe se "Kongresi vallëzon". Ministrja e Jashtme e Austrisë e sheh veten tërësisht në këtë traditë. Qesënditë dhe kritikat për aspektet politike të vallëzimit të saj me Vladimir Putinin, dy javë më parë, në festën e dasmës së saj, i kaloi pa kokëçarje. Pas darkës

me kolegët e BE-së të enjten në Vjenë, ajo raportoi tejet e vetëkënaqur, se kishte bërë të kërcenin samba dhe bossanova edhe ministrat e Jashtëm të Britanisë, Greqisë, Polonisë dhe Rumanisë. Min-istri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, paskësh shpëtuar. "Diplomacia është më shumë se të vrasësh veshët me raporte", do të justifikohej Kneissl për stilin me kaq shumë lëvizje të politikës së saj, raporton “Deutche Ëelle”. Por përveç ush-trimeve shtendosëse të austriakes, duhej kaluar edhe lista e gjatë e krizave në politikën e jashtme: Aktit balancues në raportet me Iranin, çështjes së financimit të Autoritetit të palestinezëve dhe

frikës nga një betejë finale në Idlib të Sirisë, i është shtuar tani edhe një tjetër dhimbje koke: propozimi më i ri presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi i tyre: që të shkëmbejnë një pjesë të Kosovës Veriore që banohet kryesisht nga serbë me Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë. Këtu ka potencial shpërthyes, sepse jo vetëm që do të ketë shkëmbim territoresh, por sepse ky këmbim do të bëhet përgjatë kufirit et-nik. Prandaj edhe tre ish-të ngarkuarit e posaçëm për shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë, sue-

dezi Carl Bildt, britaniku Paddy Ashdoën dhe gjermani Christian Schëarz-Schilling, i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit, kryedip-lomates së BE-së, ku kritikojnë këtë propozim dhe shpjegojnë se një paqe e qëndrueshme mund të realizohet “vetëm në një shoqëri shumetnike". Edhe qeveria gjermane ka shprehur dyshime ndaj këtij propozimi: Angela Merkel theksoi në fillim të javës se integriteti territorial aktual është një dimension i rëndësishëm. Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, tha në Vjenë se shkëmbimi i territoreve “nuk zgjidh punë, përkundrazi hap shumë plagë të vjetra në popullsi".

Vrasja e Hajdarit, Romeo Kara: Po rritet presioni politik e kriminal ndaj

drejtësisë, ja pse çështja do të zbardhet

Juristi Kara në të njëjtën linjë me avokat Vishën për zbardhjen e çështjes

Rigels SELIMAN

Juristi Romeo Kara ka komentuar dje zhvillimet sa i takon çështjes “Hajdari”. Gazeta publikoi dje një intervistë të avokatit Saimir

Vishaj, i cili tregonte se cila është rruga e vetme që mund të sjellë rihapjen e kësaj ngjarjeje. Vishaj shprehej se Izet Haxhia në këto momente nuk mund të merret në pyetje nga prokuroria, por kjo do ndodhë nëse Apeli e kthen në Shkallën e parë. Në të njëjtën linjë me të ka qenë dhe juristi Kara, një njeri i afërt i familjes Haxhia. Ai ka thënë dje se kjo dosje duhet të hapet një herë e mirë. “Me vjen mirë që jepet i njëjti konkluz-ion, siç e dhashë unë, për mënyrën sesi çështja “Tropoja”, mund të shkojë në rihetim. Gjykata e Apelit, e kthen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë, ia dërgon dosjen prokurorisë për plotësim hetimesh. Këtë gjë avokati e quan të pamundur, pasi palët nuk janë të in-teresuara, ndërsa unë e quaj tepër të nevojshme, pasi këtë gjë e kërkon ligji, parimet e gjykimit, si dhe i gjithë opin-ioni”, tha ai. Juristi ka deklaruar më tej se presioni politik ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Sipas tij, asgjë nuk mund të ndalë zbardhjen e së vërtetës. “Mbi të gjitha, këtë gjë e kërkon siguria e vendit, e cila është e gjunjëzuar, prej momentit kur organet gjyqësore nën ndikimin e politikës, nuk hetojnë vrasjen e rreth 200 personave. Procesi është i vështirë, pasi presioni politik e kriminal është tepër i madh, dhe për drejtësinë shqiptare realisht përbën një sfidë. Edhe në mos u rihaptë procesi sot, ai kurrë nuk do të varroset poshtë intrigave. E vërteta po qarkullon hapur, në të gjitha llojet e mediave, YouTube, Google dhe portale, kështu që faktet e njohura publikisht, nuk të lejon asnjë ligj që t’i injorosh sot”, tha ai.

Ngjarja Juristi Kara shprehet se bëhet fjalë

për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit. Sipas tij, nuk mund të ketë më kompromis mes viktimave dhe autorëve. “Çështja Tropoja, është çështja më e rëndë penale në historinë e Shqipërisë, nuk është çështje civile dhe përjashton ligjërisht çdo kompro-mis apo marrëveshje të palëve. Edhe

logjikisht, është e pamundur të arrihet një kompromis midis atyre që janë vrarë, me vrasësve të tyre. Kush di një mënyrë komunikimi midis dy palëve, le ta thotë. Pa komunikim, nuk ka kom-promis”, tha ai.

Çështja e Izet Haxhisë Ditën e hënë rinis punën i gjithë

sistemi gjyqësor dhe çështja e Izet Haxhisë pritet që të jetë në fokusin e Gjykatës së Apelit. Pasi Shkalla e Parë e rivendosi në afat, avokati i Haxhisë e apeloi çështjen. Që në korrik e deri tani kanë kaluar dy muaj, por nuk ka pasur asnjë lëvizje nga gjykata. Pritet që në ditët në vijim të përcaktohet tru-pa gjykuese dhe të përcaktohet data se kur do të nisë gjykimi. Haxhia ka

Sipas hetimeve që u bënë në atë kohë për vrasjen e Hajdarit, rezultonte se ishte një grup i organizuar nga Tropoja, kryesuar nga Fatmir Haklaj, me Jaho Mulos-manin, si dhe vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia, por edhe Naim Çangu. Një pjesë e tropojanëve kishin mbërritur në Tiranë dy ditë para vrasjes, më datë 10 qershor e janë parë që ato ditë kanë lëvizur dendur pranë selisë së PD-së. Ndërkohë që në momentin e vrasjes historike, tri makina

janë pozicionuar pranë selisë së PD-së. Sipas prokurorisë, personi që e ka kontaktuar i fundit ish-deputetin Hajdari ka qenë truproja e asaj kohe i ish-presidentit Sali Berisha. Ai ka takuar Hajdarin dhe i ka thënë se një grup tropo-janësh kishin ardhur për ta takuar. Pasi ka dalë, Azemi i është drejtuar makinës me targa të Vlorës, i ndjekur nga dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza. Ndaj tyre më pas ka pasur të shtëna armësh.

HETIMET PËR VRASJEN E HAJDARIT Salvini mesazh Brukselit: Emigrantët do të

shkojnë në ShqipëriMinistri i Brendshëm italian, Mat-

teo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Eu-ropian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi par-tiak në Padova, u shpreh se pavarë-sisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri. "Në 20 vitet e fundit jemi mësuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vjetësh, kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europa thotë jo pasi ata duhet të shkojnë atje vetëm nëse duan. Në teori, këta njerëz po i larg-ohen luftës por ne i që i mirëpresim duhet t’i lëmë të zgjedhin edhe hotelin. Nëse Shqipëria i mirëpret atëherë në do ti çojmë. Kaq! Nëse Brukseli është dakord, ne do ta bëjmë. Edhe nëse nuk është dakord, ne do ta bëjmë gjithsesi", tha ai.

Deputeti gjerman: Shumë politikanë

nuk e duan integriminDeputeti i Partisë Socialdemokrate

të Gjermanisë, Josip Juratoviç, thotë se korrigjimi i kufijve do të ndikojë që edhe më shumë shtete të distancohen nga njohja e Kosovës dhe rruga e Serbisë drejt BE-së do të ishte për-fundimisht e mbyllur. Ai apelon që në Kosovë dhe në Serbi të ketë një përqendrim në zhvillimin ekonomik dhe social, para se këto vende t’i brak-tisin edhe të rinjtë e fundit. Juratoviç kritikon aktorët e luftës, të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre feudale në dëm të shumicës së qytetarëve. “Gjendja në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Sidomos sa i përket perspektivës së integrimit në BE. Kam përshtypjen se të gjithë bashkëbiseduesit lokalë asin për dëshirën që të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por shumë prej tyre do të ishin të lumtur nëse kjo s’do të ndodhte kurrë”, tha ai.

Me vjen mirë që jepet i njëjti konkluzion, siç e dhashë unë, për mënyrën se si çështja Tropoja, mund të shko-jë në rihetim. Gjykata e Apelit, e kthen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndër-sa Gjykata e Shkallës së Parë, ia dërgon dosjen prokurorisë për plotësim hetimesh. Këtë gjë avokati e quan të pamundur...

kërkuar të dëshmojë rreth 44 persona dhe po ashtu ka kërkuar ndihmën e gjykatës për sigurimin e disa provave. Gazeta tregoi një ditë më parë se janë

8 dëshmitarë që kanë informacione për ngjarjen dhe shpresat e Haxhisë janë pikërisht aty. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë shtatori.

Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit. Izet Haxhia, ish-truproja i Sali

Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ismet Haxhia, i dënuar me 20

vite burgim për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit. Isamedin Haxhia u dënua me

2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje. Fatmir Meta është liruar në

sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Azem Hajdarit.

TË DËNUARIT PËR VRASJEN E HAJDARIT

Page 6: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

6 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edi Rama: By-passi i Fierit është kthyer në legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se vitin që vjen do të përfundojë by-pasi i Fierit. Ai deklaroi dje nga Vlora se ky aks është kthyer në një legjendë korrupsioni. “Patjetër që e kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komente po by-pasi i Fierit, që na është bërë tamam si by-pasi i fytit, sinqerisht, përditë në fyt nga sikleti sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni. Na është dashur ta prishim komplet kontratën e të bëjmë gjithçka nga e para me Bankën Europiane për

Rindërtim dhe Zhvillim dhe tani procesi ka përfun-duar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e by-passit të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht, por të jetë e lirshme dhe e kalueshme. Kështu që kompletohet gjithë lidhja me Vlorën. Ndërkohë që, pastaj pak më tutje vjen dhe projekti tjetër i rrugës Kashar-Rrogozhinë që e pret komplet në diagonal rrugën drejt Fierit dhe Vlorës dhe që e bën Tiranë-Vlorë për rreth 55

minuta”, tha ai. Duke u ndalur te turizmi, kryemi-nistri u shpreh se këtë sezon që lamë pas ka pasur numër më të madh turistes. Sipas tij, fokusi më i madh do përqendrohet te pastërtia. “Pa diskutim edhe të sezonit me rritjen me rritjen më të madhe të numrit të turistëve krahasuar me vitet e shkuara. Faktikisht pritshmëria është që deri në fund të vitit, ne të shkojmë në thuajse 6 milionë turistë. Është një shifër e konsiderueshme, nuk është e mjaftueshme për atë që ne kemi nevojë dhe për sa ekonomia jonë ka nevojë, por është në

të njëjtën kohë një shprehje kuptimplotë e pro-gresit që kemi bërë. Natyrisht, kur them sezoni më i pastër, nuk them më i pastër, krahasuar me askënd tjetër, përveçse me veten tonë dhe është një krahasim i pamjaftueshëm që të jemi realist dhe të kuptohemi. Është krahasim me nga shumë pis në pis. Nuk është krahasim nga pastër në shumë pastër. Kemi qenë shumë pis dhe jemi pis. Kjo nuk do diskutim, por ka qenë një sezon shumë më i pastër sepse ka pasur një angazhim të madh për ta pasur më të pastër”, tha ai.

Kushtet e BE, ndërkombëtarët vijnë në Tiranë për përmbylljen e reformës dhe luftën antikorrupsion,

ultimatum PD-LSI për ligjin e magjistratëve

Dy përfaqësues të Këshillit të Europës vizitë në Tiranë për monitorimin e politikës

Kliti TOPALLI

Ndërkombëtarët rrisin presionet ndaj politikës shqiptare për të përmbyl-lur reformën në drejtësi.

Bashkimi Europian në qershor vendosi disa kushte me qëllim që të hapen negociatat vitin që vjen. Por duket se politika nuk do ja hedhë kollaj, pasi Brukseli do i ketë sytë në Tiranë gjatë gjithë kohës, për të parë se sa po përpiqet vendi ynë për integrimin. Më 5-7 shtator do të vijë në Tiranë një delegacion i Këshillit të Europës, për të monitoruar përm-bushjen e kushteve të integrimit. “Andrej Hunko (Gjermani, UEL) dhe Joseph O'Reilly (Irlandë, PPE/CD), bashkë-raportues të Asam-blesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për monitorimin e Shqipërisë, do të vizitojnë Tiranën më 5-7 shtator 2018. Fokusi i vizitës do të jetë mbi zhvillimet e fundit politike, prioritet e qeverisë, zbatimi i reformave dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Në Tiranë, z. Hunko dhe z. O'Reilly do të takohen në veçanti me Presidentin e Republikës, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministren e Drejtësisë. Bisedimet gjithashtu janë planifikuar me drejtuesit e grupeve politike, deleg-acionin shqiptar në KiE, autoritetet gjyqësore, Avokatin e Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit diplo-matik dhe shoqërisë civile”, thuhet në faqen në internet të KiE. Dy kushtet kryesore të Bashkimit Eu-ropian ishin lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe ngritja sa më shpejt e Byrosë Kombëtare të He-timit dhe e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Edhe përfaqësuesit e KiE do të vijnë në Tiranë pikërisht për të monitoruar se si po ecet në këtë aspekt. Momentalisht KLGJ e KLP po hasin probleme dhe pa to nuk ngrihet dot SPAK. Por qëllimi i vizitës së tyre do të jetë pikërisht të nxisin institucionet shqiptare që të avancojnë në këtë aspekt.

Rritet presioni ndaj opozitësPërfaqësuesit e Këshillit të Eu-

ropës do të kenë takime dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha apo kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Kjo do të thotë se presioni ndaj tyre do të rritet, pasi ata kanë në dorë

zbatimin e reformës në drejtësi. Momentalisht drejtësia është në ngërç dhe një zgjidhje është ligji për magjistratët. Mazhoranca ka

Aeroporti i Vlorës, Rama zbardh negociatat

Qeveria shqiptare po vijon nego-ciatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, të cilat kryeministri Edi Rama i cilësoi të vështira, pasi siç tha ai, duhet të merret maksimumi për inter-esin publik dhe të shtetit. Në takimin e zhvilluar në Vlorë për sezonin turistik, kryeministri u shpreh se qeveria është në proces negociatash për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. “Ndryshe nga çfarë u propagandua nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë, sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit”, tha Rama. Kryeministri u shpreh be-simplotë se do ta mbyllim negociatën dhe do të fillojmë edhe punën për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. “Pastaj aty do të fillojë një sfidë tjetër për Vlorën, sepse ndryshimi i flukseve do të jetë shumë i madh dhe nevo-jat e jashtëzakonshme për të rritur cilësinë e shërbimeve po ashtu. Në mbi 20 vjet këtu janë bërë investime të gabuara, pasi nuk kemi hotele të mirëfillta dhe vila të mirëfillta turis-tike, kemi shumë pak”, tha Rama.

Inaugurohet aksi i ri Lin-Pogradec

Plot 16 kilometra rrugë Lin - Po-gradec, tashmë janë rikonstruktuar tërësisht. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro in-auguruan përfundimin e punimeve, duke theksuar se aksi ofron të gjithë elementët e sigurisë. “Rrugë e katego-risë C1 me të gjitha elementët e sig-urisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Tro-tuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec. Është një rrugë që i ka të gjitha parametrat e plotë dhe me një cilësi shumë të mirë punimesh, me nënkalime këmbësorësh dhe me të gjithë elementët e sigurisë rrugore”, tha ai. Ministri Gjiknuri vuri theksin edhe te aksioni i pastrimit të vijës së liqenit nga ndërtimet pa leje. “Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilo-metra ka qenë totalisht tjetër”, tha ai.

kërkuar që të hapet Shkolla e Mag-jistraturës dhe KLD e Prokuroria e Përgjithshme të kenë të drejtë të emërojnë gjyqtarë e prokurorë. Por opozita nuk e pranon dhe kjo ka krijuar ngërçe. Një tjetër çështje është ajo e amendimit të neneve që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk ndryshohet ligji për organet e reja, nuk funksionojnë KLGJ e KLP. Pikërisht me mbërritjen e ndërkom-bëtarëve duket se do rriten dhe presionet e tyre ndaj opozitës që të

ketë bashkëpunim dhe asnjë vonesë në zbatimin e reformës.

Lufta antikorrupsionÇelësi për hapjen e negociatave

me Bashkimin Europian është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. BE e ka bërë të qartë se nëse arrestohen politikanë atëherë do ketë integrim. Pritet që deri në maj të 2019 të ketë vizita të shpeshta nga ndërkombëtarët, të cilët do monitorojnë situatën dhe do të nxisin autoritet që të dërgojnë pas hekurave të korruptuarit.

“Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të intensi-fikojë përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe duhet të sigurojë se rezultatet e mëtejshme duhet të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, si dhe në çmontimin e rrjeteve kriminale të organizuara. Në kuadrin e reformës së drejtësisë, institucionet e specializuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e

organizuar ende duhet të krijohen sipas kuadrit ligjor tashmë në fuqi. Krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv thelbësor afatgjatë që kërkon përpjekje të mëtejshme, të strukturuara dhe të qëndrueshme”, thuhet në raportin e Brukselit.

BE THIRRJE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN

“Kërkohet avancimi i mëte-jshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavar-ura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese. Kërkohet finalizimi i themelimit të organeve

të specializuara, përkatësisht Struk-turës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës. Kërkohet forci-mi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftë”, bënë të ditur përfaqësuesit e BE në qershor.

KUSHT, NGRITJA E SPAKDuket se politika nuk do ja hedhë kollaj, pasi Brukseli do i ketë sytë në Tiranë gjatë gjithë kohës, për të parë se sa po përpiqet vendi ynë për integrimin. Më 5-7 shtator do të vijë në Tiranë një delegacion i Këshillit të Europës, për të monitoruar përmbushjen kushteve të integrimit...

Page 7: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ditmir Bushati: Sfidat me të cilat përballet rajoni duhen adresuar, përmirësim perspektivës së brezit të ardhshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori ditën e djeshme pjesë në Forumin e Dubrovnikut me temë: “Forcimi i qën-drueshmërisë- Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”. Në fjalën e tij, ministri Bushati vuri në dukje se katër janë sfidat kryesore me të cilat përballemi dhe që dëmtojnë qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit. “Migracioni, diferencat so-cio-ekonomike me vendet e Bashkimi Europian dhe ndërlidhshmëria, shteti i së drejtës, çështjet

e pazgjidhura që lidhen me shtetformimin dhe kufijtë, kanë nevojë për adresimin e duhur, në mënyrë që t’u përgjigjemi pritshmërive të të rinjve të shek. XXI”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Bushati nënvizoi se duhet punuar më shumë për përmirësimin e mundësive dhe perspektivës së brezit të ardhshëm. Ndërkohë, ministri Bushati u ndal dhe në debatin mbi Evropën dhe vetë Ball-kanin Perëndimor në Bashkimin Europian. Për sa i përket diskutimit mbi çështjet e migracionit,

kreu i diplomacisë solli në vëmendje qëndrimin koherent të Shqipërisë ndaj kësaj çështje si çështje të solidaritetit dhe vlerave evropiane, ndërsa iu referua si shembull të këtij qëndrimi, vendimit më të fundit të qeverisë për të strehuar 20 refugjatë nga Eritrea. Forumi u zhvillua nën kujdesin e kryeministrit kroat Andrej Plenk-oviç në të cilin marrin pjesë kryeministra dhe ministra të Jashtëm të rajonit, zyrtarë të Bash-kimit Evropian, si dhe personalitete të politikës

ndërkombëtare. Ndërkohë, po ditën e djeshme ministrja e Jashtme e Kroacisë, Pejcinovic Buric ka befasuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati duke i dhuruar një bluzë të ekipit kombëtar të Kroacisë me emrin e shefit të diplomacisë shqiptare. Ajo ka nënvizuar në postimin e saj në rrjetet sociale, se kjo është ‘Diplomacia e Sportit’. Ndërkohë që në krah të Bushatit është edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias, si dhe sekretari i përgjithshëm i FMN, Nasser Kamel.

Vlahutin i përgjigjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit: Më sulmojnë se u hoqëm nga duart

gjyqësorin, SPAK dhe BKH gati brenda vitit

Ambasadorja e BE: Reforma në drejtësi, nëna e të gjitha reformave

Rigels SELIMAN

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin u është përgjig-jur ditën e djeshme për të

parën herë sulmeve dhe akuzave të lëshuara nga opozita në adresë të saj. Kohët e fundit të ashpër me Vlahutin janë treguar ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa në të njëjtën linjë me ish-kryeministrin janë rreshtuar edhe eksponentë të lartë të LSI, si kryetarja Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit Petrit Vasili. Ndërkohë që dje Vlahutin teksa ka folur për aktualitetin politike në vend, mes të tjerash ka komentuar edhe deklaratat e artikuluara nga opozita për të. Gjatë një interviste për mediat, kryediplomatja e BE-së në Ti-ranë zbuloi se sulmet e opozitës ndaj saj janë me paramendim. Në këtë kontekst, ambasadorja u shpreh e bindur se ajo po sulmohet, pasi reforma në drejtësi, e mbështetur fuqishëm prej saj dhe BE, i hoqi të drejtën opozitës që të ketë akses në sistemin gjyqësor. “Mendoj që hapëm dosjen më kritike, hapëm gjyqësorin dhe, ndershmërisht, ishte absolutisht e parashikueshme që gru-pet e interesit do t’i viheshin pas kësaj reforme, kështu që nuk është asgjë personale. Është një zhurmë logjike do të thoja, që u bë nga njerëz, të cilët nuk janë të lumtur nga reforma dhe donin t’i mbanin gjërat siç ishin. Për mua, personalisht, ishte në kuptimin e plotë vetëm zhurmë dhe ajo çfarë mendoj që është më e rëndësishme, apo e vetmja gjë e rëndësishme, janë rezultatet”, deklaroi ajo.

SPAK dhe BKH gati brenda vitit Duke u ndalur tek organet e

reja të drejtësisë, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin u shpreh e bindur se Gjykata Spe-ciale Anti-Korrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihen brenda këtij viti. Nga ana tjetër, Vla-hutin theksoi se reforma në drejtësi do të përmbyllë me sukses misionin e saj, vetëm nëse aktorët e përfshirë kanë vullnet. “Kjo reformë duhet të krijojë në një lloj mënyre një sistem nga zeroja dhe mendoj se do të ishte e pamundur të pritet që diçka e cila është shkatërruar për dekada të mund të rikrijohet brenda një viti. Po ta shohësh objektivisht atë çka është bërë, kjo ishte në thelb një reformë kushtetuese. Është ndryshuar një e

treta e Kushtetutës shqiptare dhe me shumë vullnet politik që ishte i dy-shimtë përgjatë procesit dhe shumë luftë për reformën. Kur vjen fjala për kohën, mendoj se reforma po ecën shumë mirë. Sapo lexova disa ditë më parë të gjithë emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe jam absolutisht jo vetëm shpresëplotë, por, nëse ka vullnet, vullnet politik, të gjitha institucionet mund të jenë plotësisht funksionale deri në fund të vitit, përfshi të rinjtë, mjaft të rëndë-

sishëm për shqiptarët dhe kjo është Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, si dhe BKH-ja”, u shpreh ajo.

Vlahutin vlerëson reformën në drejtësi

Kryediplomatja e Bashkimit Eu-ropian në Tiranë, foli me superlativa për reformën në drejtësi, kur tha se reforma në fjalë, sipas saj, është nënë e të gjitha reformave. “Absolutisht. Po largohem me zemrën plot, sepse mendoj që kemi bërë një punë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Refor-

ma në drejtësi ishte nëna e të gjitha reformave, beteja kryesore mbi të gjitha betejat dhe vetëm fakti se shumë shpejt të gjitha institucionet kryesore të sistemit të ri do të mund të krijo-hen, pasi mendoj që lista e vetting-ut parësor thuajse është shteruar- mendoj kanë mbetur edhe pak raste për të përfunduar- më bën të largohem, siç e thashë, me zemrën plot dhe mjaft krenare për atë çka arritëm të bënim”, nënvizoi ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Meta u prezanton izraelitëve

“Shqipërinë turistike”Presidenti i Republikës, Ilir Meta

priti ditën e djeshme një grup turistësh nga Izraeli, të cilët ishin të shoqëruar nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin si edhe ish-Am-basadori i Izraelit, David Cohen. Gjatë takimit, që kishte për qëllim promovimin e turizmit, kulturës e traditave shqiptare, Presidenti Meta i njohu të pranishmit me mundësitë e shkëlqyera që ofron vendi ynë në turizëm. “Shqipëria është një vend i preferuar për Izraelin për të nx-itur investimet këtu dhe kjo është jashtëzakonisht pozitive. Tani kemi një linjë direkte ajrore midis Tel Avivit e Tiranës dhe unë besoj që është mundë-sia t’i japim një shtytje më të fortë marrëdhënieve të gjithanshme në të gjithë fushat. Turizmi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria ofron për zhvillim, por edhe për të surprizuar të gjithë izraelitetët që duan të shohin një vend kaq miqësor ndaj tyre”, deklaroi Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Shehu: Shqipëria të angazhohet për

referendumin në MaqedoniDeputeti i Partisë Demokratike,

Tritan Shehu ka deklaruar dje se faktori shqiptar në Ballkan duhet të ndikojë në një rezultat pozitiv të referendumit për emrin e Maqedon-isë që do të mbahet me 30 Shtator. Përmes një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Shqipëria, Kosova dhe i gjithë faktori shqiptar në Rajon, duhet të bëhen aktivisht “krahë” për të ndihmuar në një rezultat pozitiv, jetik ky për Maqedoninë. “Shqipëria e shqiptarët e tjerë në Rajon nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj Referendumit të 30 Shtatorit në Maqedoni! Aty u hap zyrtarisht fushata e Referendumit të 30 Shtatorit, për ndryshimet kushtetuese dhe të emrit të saj, në bazë të marrëveshjes me Greqinë. Rezultati pozitiv i këtij Referendumi konfirmon rrugën europiane për atë vend fqinj, si dhe i mundëson anëtarësimin e menjëher-shëm në NATO. Në të kundërt, askush nuk mund të parashikojë se në çfarë “skutash” do të vazhdojë të endet ai shtet”, shkruan ai.

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin zb-uloi ditën e djeshme disa nga projektet që ajo ka për të ardhmen. Vlahutin bëri me dije se pasi të largohet nga Shqipëria, do të punojë në Bruksel, punë e cila sipas saj, ka lidhje sërish me vendin tonë. “Kamioni me gjërat e mia është nisur tashmë për në Bruksel, pra do të shkoj në Bruk-sel, në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian.

Do të punoj me sekretaren e përgjithshme. Nuk e di nëse shumë dashuri e thatë si kritikë apo si diçka të mirë. Unë e dashuroj punën time dhe nuk do të isha kurrë në gjendje ta bëja si duhet, nëse nuk do e doja. Për mua nuk është çështje emocionesh, është çështja të japësh gjithçka je, gjithçka di, gjithçka mundesh dhe gjithë vullnetin e mirë që ke për rezultatin që do të arrish”, deklaroi Vlahutin.

AMBASADORJA E BE: NË BRUKSEL DO PUNOJË SËRISH PËR SHQIPËRINË

“Ju thoni se ka hezitim, por ka kandidatë dhe shpallja është ende e hapur, ndaj nuk mund të gjykojmë përpara afatit. Sigurisht, para së gjithash, ky është një funksion i rëndësishëm, ndaj mendoj që njerëzit që e marrin përsipër duhet të kuptojnë çfarë po marrin përsipër, ç’lloj përgjegjësie do të duan të kenë. Po kështu, sigurisht që të gjithë ata që janë pjesë e gjyqësorit duhet të kalojnë sistemin

e rivlerësimit. Është përherë sfidë të nisësh diçka nga fillimi, por është shumë e nevojshme, ndaj u jam gjithashtu mirënjohëse të gjithëve atyre që janë të gatshëm të marrin përsipër përmbushjen e këtyre funksioneve dhe të ndihmojnë realisht për krijimin e sistemit të mirëfilltë gjyqësor në Shqipëri dhe men-doj që ata mund të jenë vetëm krenarë për veten”, deklaroi dje ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

VLAHUTIN INKURAJON GJYQTARËT TË BËHEN PJESË E KLGJ

Mendoj se refor-ma po ecën shumë mirë. Sapo lexova disa ditë më parë të gjithë emrat e kandi-datëve për Gjykatën Kushtetuese dhe jam absolutisht jo vetëm shpresëplotë, por, nëse ka vullnet, vullnet politik, të gjitha institucionet mund të jenë plotë-sisht funksionale...

Page 8: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

8 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Medi Bici, ja gjetjet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbard-hur vendimin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Edhe pse u konfirmua në detyrë, KPK bënë me dije në vendimin e zbardhur se ndaj gjyqtarit u gjetën disa pasaktësi të vogla. Kështu, sipas vendimit të KPK edhe pse gjyqtari Bici ka një shtëpi banimi pa lejë mbi truallin e blerë prej tij, kjo nuk përbën shkelje pasi ndërtimi pa leje konsiderohet si pasojë e mosveprimit në kohë të organeve kompetente për miratimin e lejeve zhvillimore përkatëse. Argumentim ky që ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKPI, e cila

në raportin e saj ndaj subjektit në Bici kishte konkluduar se kishte bërë deklarim të rremë dhe se kishte fshehur pasurinë. “Subjekti i riv-lerësimit ka në pronësi si pasuri të paluajtshme një shtëpi banimi dhe truallin. Shtëpia e banimit është ndërtuar pa leje mbi truallin e blerë prej tij. Ndërtimi pa leje mund të konsiderohet si pasojë e mosveprimit në kohë të organeve kompetente për miratimin e lejeve zhvillimore përkatëse. Fillimisht ligji nr. 7693, datë 6.4.1993, “Për urbanistikën”, e ka parashikuar ndërtimin pa leje si kundërvajtje administrative, që për

pasojë sanksionohej me gjobë. Ndërsa edhe më vonë, ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për ur-banistikën”, u vijua me të njëjtin qëndrim, por për herë të parë u parashikua legalizimi i ndër-timeve pa leje, kryesisht i ndërtimeve të kryera pa leje nga pronarët në pronat e tyre, ku sipas nenit 77, KRRT duhej të vendoste legalizimin e ndërtimit, me kushtin e shlyerjes së detyrimit nga ndërtuesi”, thuhet në vendim. Ndërsa sa u takon pasaktësive të deklarimit të banesës, KPK në vendimin e zbardhur bënë me dije se pasaktësitë nuk janë të qëllimshme pasi ato janë

deklaruar të sakta në vitin 2011. “Pasaktësitë e subjektit të rivlerësimit në deklarimin ndër vite lidhur me sipërfaqen totale të banesës duket se nuk janë të qëllimshme dhe ato janë deklarua të sakta në vitin 2011 (deklaruar në deklarimin vjetor 2012) kur edhe është bërë legalizimi dhe regjistrimi i kësaj pasurie të paluajtshme, po ashtu edhe në Deklaratën- Vetting”, thuhet aty. Më tej, KPK shprehet se ndaj Bicit ka pasur dhe 13 denoncime nga ana e qytetarëve por që nuk janë marrë parasysh pasi nuk janë paraqitur prova bindëse.

Apelimi për Zaganjorin peng i zbardhjes së vendimit, shtyhet publikimi i argumenteve

të KPK, ONM sytë te komisionerët

Vendimi i KPK për konfirmimin e Zaganjorit kalon afatet e përcaktuara në ligj

Endri ARIZI

Çështja e apelimit të vendimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka ngelur peng i zbardhjes së vendimit.

Më datë 24.07.2018 Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Za-ganjori pavarësisht shkeljeve të shumta të pasurisë që iu identifikuan gjatë seancës së rivlerësimit. Por ky vendim nuk u mirëprit nga ana e ndërkom-bëtarëve, të cilët i kërkuan Komision-erit Publik që ta ankimonte vendimin e Zaganjorit tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gazeta ka mësuar se arsyeja që nuk ka asnjë vendim nga ana e Komisionerit Publik, është se KPK nuk ka zbardhur ende vendimin. Sipas ligjit, KPK duhet ta zbardhë vendimin 30 ditë pas njoftimit të tij, pra që në rastin në fjalë i bie data 24 gusht. Por edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga afati i fundit i zbardhjes së vendimit, KPK akoma nuk po publikon vendimin me argu-mentet në lidhje me seancën e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin. Dy ditë më parë, KPK publikoi në faqen zyrtare në internet një sërë vendimesh por ai i Zaganjorit mungonte dhe pse seanca ndaj tij u zhvillua më përpara se ajo e disa subjekteve që u konfirmuan në detyrë pas tij. Nuk dihen ende arsyet se përse KPK po vonon zbardhjen e vendimit, ndërkohë që pritet që javën e ardhme të jepen sqarimet e duhura, duke qenë se rinisin seancat dëgjimore. Por kjo gjë ka bërë që të shtyhet edhe vendimi i Komisionerit Publik nëse do e apelojë apo jo kërkesën e ONM për të shkarkuar nga detyra Zaganjorin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë nga ana tjetër ONM ka hedhur sytë nga komisionerët dhe po pret që këta të fundit të zbardhin sa më shpejtë vendimin ndaj Zaganjorit në mënyrë që Komisioneri Publik të vihet në lëvizje.

Gjetjet e KPKVendimi i Komisionit të Pavarur të

Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatë së Lartë, Xhezair Za-ganjori shfaqi pakënaqësi tek ndërkom-bëtarët të cilët i kërkuan menjëherë Komisionerit Publik shkarkimin e tij. Kjo për faktin se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore me kreun e Gjykatës së Lartë, pas hetimit administrativ, arriti në konkludimin se

Zaganjori nuk kishte burime të ligjshme pasurie si dhe kishte shmangur taksat në shtet ndonëse ILDKPI nuk kishte kon-statuar probleme në raportin e saj. Sipas relatores së çështjes, Pamela Qirko, gjyqtari Zaganjori ka në pronësi një

Deputeti i PD ironizonministrin Xhafaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dje ironizoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në “Facebook”, Strazimiri duke u ndalur tek deklaratat e min-istrit Xhafaj për sezonin turistik, ngriti shqetësimin se në pesë javë, 30 persona u mbytën ndërsa 20 janë vrarë. Strazimiri tha më tej me ironi se sezoni turistik përfundoi “pa ngjarje të rënda”. “Sezoni turistik përfundoi "pa ngjarje të rënda" ! Mos u pafshim kurrë më për keq!!!! Përshëndetje të gjithë të mbijetuarve sepse nuk ishte fort e lehtë! Në 5 javë: 30 të mbytur, gati 20 të vrarë dhe disa dhjetra të aksidentuar! Një përshëndetje të veçantë për të mbijetuarit e masakrës së mbetur në tentativë në top lokalin e Dhërmiut! Imagjino të kishte patur edhe nga ato që Fatja i quakësh "ng-jarje të rënda", po Zoti është i madh: me një dorë të çon Faten e me tjetrën të pret”, u shpreh deputeti demokrat Gent Strazimiri.

Bum turistësh në gusht, 1.5 milionë të huaj në Shqipëri

Ashtu si në muajin korrik edhe gjatë gushtit, është rritur ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin e vendit tonë gjatë sezonit turistik. Sipas statistikave gjatë muajit që lamë pas, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, ose 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë. Ndër-kohë në korrik në territorin shqiptar hynë rreth 1.5 milionë që po ashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës rezultoi me një rritje për 12.3 %. Në korrik Shqipërinë e vizituan 1 milion të huaj ku këtë vit vihet re një rritje e shtetasve polak që vijnë në vendin tonë, me një shifër prej 33 % më shumë krahasuar me 2017-ën. Në total sipas statistikave të policisë, gjatë këtij sezoni turistik janë kon-statuar në total 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15 % më shumë të mjeteve. Po ashtu ketë vit u shtuan edhe disa linja të reja fluturimi me Charter për në Shqipëri. Bëhet fjalë për chartera me turistë të ardhur nga Danimarka, Suedia, Hungaria dhe Polonia.

apartament 293 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1.4 milionë lekë të blerë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë; bodrum 65 m2 me vlerë 800 mijë lekë; si dhe një apartament 81 m2 në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Por krahas këtyre gjyqtari Zagan-jori posedonte dhe një sërë llogarish

bankare brenda dhe jashtë vendit. Sipas relatores së çështjes, deklaratat e gjyqtarit Zaganjori në lidhje me këto pasuri kanë qenë kontradiktore pasi vlera e pronës së regjistruar në Hipo-tekë dhe tek noteri nuk korrespondojnë me deklaratat e pasurisë si dhe atë të “Vetingut”. Por krahas këtyre kontra-diktave, gjyqtari Zaganjori, sipas KPK, pati pasaktësi në deklarim edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes dhe shkollimit të fëmijëve.

1.Apelimi për Zaganjorin peng i zbardhjes së vendimit

2.Kalojnë 9 ditë nga afati i zbard-hjes së vendimit

3.Shtyhet publikimi i argument-eve të KPK për konfirmimin e Zaganjorit në detyrë

4.Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sytë te komisionerët

pengesat e zbardhjes së vendimit të Zaganjorin

4 Por teksa Komisioneri vijon që të jetë në prit-je të zbardhjes së vendimit në lidhje me se-ancën dëgjimore ndaj Zaganjorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon që të mbajë peng zbardhjen e vendimit. Sipas ligjit, KPK duhet ta zbardh vendimin 30 ditë pas dhënies së vendimit, pra që i bie data 24 gusht...

1.Apartamenti 293 m2 ka të dhënë kontradiktore sa i takon shumës së blerjes

2.Zyra me sipërfaqe 15 m2 të dhënat nuk korenspodojnë me ato të ZVRP Tiranë

3.Bodrum 65 m2 deklarim i rreme se njësia bodrum dhe ajo bibliotekë janë blerë të dyja në një datë sipas zyrës së noterit

4.Apartament 81 m2 në Durrës, deklarim i rremë se nuk ka burime te deklaruara nga qeratë

5.Të ardhurat e krijuara para detyrës nuk kanë burime të ligjshme

6.Qiratë e fituara gjatë vitit ’99-2001, subjekti nuk ka para-qitur dokumentacion

7.Apartamenti në Durrës, nuk figuron të ketë tërheqje dispozite me vlerën 16 mijë dollarë nga Intesa SanPaolo.

8.Subjekti nuk justifikon shpenzimet e shkollimit të fëmi-jëve në Londër dhe Gjermani

TË DHËNAT KONTRADIKTORE TË PASURISË SË ZAGANJORIT 8

Page 9: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

LSI sulmon reformën në drejtësi: Ka prekur pikën më të ulët, vetingu është i njëanshëm dhe klientelist

Lëvizja Socialiste për Integrim shpërtheu ditën e djeshme në akuza kundër reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut. Kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili, gjatë një interviste televizive, deklaroi se reforma në drejtësi ka prekur fundin. Sipas tij, procesi i vetingut po ashtu po ecën me dy standarde. Vasili theksoi se një gjë të tillë faktohet edhe nga qëndrimi dhe rekomandimet e ONM për vendimet. “Reforma në drejtësi përfundimisht është në pikën e saj

më të ulët dhe kjo kërkon një ulje të madhe në politikë për të shpëtuar reformën. Vetingun po e konteston ONM sepse edhe vendimet e vetin-gut janë marrë me dy standarde. Një standard për ata që i pëlqejnë regjimit, dhe një për ata që nuk i pëlqejnë. Dhe në këtë moment ONM konteston, e cila duhet të ishte në linjë me ta. Vetingun po e vlerësojnë vetë ndërkombëtarët. ONM do të ishte garancia e reformës, kështu u tha nga ambasadorët, të cilët na qetësuan të gjithëve kur thanë se do të jetë syri ynë. Ai syri

po tregon se është një veting i njëanshëm dhe klientelist. E tërë reforma degradoi moralisht dhe humbi besimin e publikut. Kjo është një ditë kritike për vendin”, u shpreh deputeti i LSI. Sa i takon ftesës së mazhorancës për të votuar projektligjin për magjistratët, Vasili theksoi se të merresh me këtë çështje në këto momente, është humbje kohe sepse ka gjëra edhe më kritike e të rëndësishme. “Ne na ka humbur demi në drejtësi, ndërsa ne kërkojmë brirët. Ne nuk as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë

Kushtetuese, as KLP, as KLGJ, i është këputur koka drejtësisë. Këta thonë do merremi me bishtin, por jo me kokën, unë po them refor-ma po vdes, po lëngon, le ta rikthejmë në atë reformë që e votuam me 140 vota. S’mund të jetë një reformë me 140 vota ajo me 69 vota me të cilat u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, e cila me thënë të drejtën duhej sepse me gjithë këto krime dhe ngjarje që kanë nëpër këmbë, u duhej për t’i mbuluar”, tha Petrit Vasili.

“Gjithsesi, jemi në një moment të tillë që nuk ka ngërç sepse Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të funksion-ojë për arsye sepse thirrja që bën Gjykata e Lartë për të marrë një gjyqtar të Apelit të rretheve është e zgjidhur. Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova nuk është gjyqtare e Apelit të Tiranës, por është gjyqtare

e Apelit të rretheve sepse Gjykata e Krimeve të Rënda përfaqëson jo vetëm Tiranën, por të gjithë Shqipërinë. Dhe ky ngërç për mua është zgjidhur, nuk e kuptoj pse vazhdohet akoma dhe hapet një garë në një kohë kur neve Nertina Kosovën e kemi për të ngritur sa më parë KLGJ”, tha Saimir Vishaj dy ditë më parë për gazetën.

PROPOZIMI I SAIMIR VISHAJT

Juristët: Ja si mund të shmanget ngërçi në KLGJ, nga kandidatura e

Nertina Kosovës, te ndryshimi i ligjit

Sokol Hazizaj: Kuvendi të angazhohet për të zgjidhur ngërçin

Mimoza IBRA

Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor vijon të qëndrojë pezull. Pavarësisht an-gazhimit të Gjykatës së

Lartë për të zgjidhur ngërçin e kri-juar, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Gjyqtarët nga Apelet e rretheve nuk po shprehin interes për vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva. Gjykata e Lartë e ka hapur dy herë garën deri tani, ndërsa afati i aplikimeve përfundon me 6 shtator. Nëse vijohet kështu, atëherë ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të shtyhej pafundë-sisht sepse nuk ka kandidatë nga Gjykatat e Apelit të rretheve, ashtu siç është e përcaktuar në ligj. Por dy ditë më parë avokati Saimir Vishaj deklaroi për gazetën “SOT” se një mënyrë për të zgjidhur ngërçin është që gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, e cila e ka kaluar vetingun, të jetë kandidate për KLGJ. Sipas Vishajt, Gjykata e Krimeve të Rënda është për të gjithë Shqipërinë dhe në këtë rast Nertina Kosova mund të “përdoret” si gjyqtare rrethesh. Në vijim të kësaj mundësie të hedhur nga Saimir Vishaj, gazeta “SOT” kontaktoi edhe me avokatë të tjerë. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh dakord me propozimin. Sipas tij, mund të bëhet një interpretim i ligjit që i lejon Nertina Kosovës të jetë pjesë e KLGJ si gjyqtare e Apelit të rretheve, duke zgjidhur kështu edhe ngërçin. “Problemi është ky që ligji nuk e ka të përcaktuar. Apeli i Krimeve të Rënda është Apel për të gjithë Shqipërinë. Nëse do të bazohet dhe të bëhet një interpretim i tillë që Apeli i Krimeve të Rënda të konsid-erohet si një Apel rrethi, unë mendoj që nuk e ndalon ligji. Do të ishte një interpretim dashamirës edhe për të çliruar situatën. Sipas meje, nuk për-bën ndonjë shkelje. Në fund të fundit, do të jetë një gjyqtare Apeli. Kështu që nuk e cenon. Krimet e Rënda janë për të gjithë Shqipërinë dhe për mua është një zgjidhje inteligjente. Sepse kjo zgjidh edhe ngërçin. Dhe për më tepër që ligji nuk e ndalon. Thotë Apeli i rrethit. Le ta konsiderojmë Apelin e Krimeve të Rënda si gjykatë jo të Tiranës dhe kjo kalon pastaj, nuk ka

ndonjë problem”, tha Genc Gjokutaj.Ndryshimi i ligjit

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, nga ana tjetër, sheh si zgjidhje për

Vodo: Të ndërtojmë shtete me standarde evropiane

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo deklaroi ditën e djeshme se të gjitha vendet e rajonit duhet të shtojnë ritmet e punës dhe të angazho-hen për të krijuar shtete me standarde evropiane. Një deklaratë të tillë ajo e bëri gjatë një takimi të zhvilluar në Shkup së bashku me partitë simotra në lidhje e referendumin e ardhshëm për emrin e Maqedonisë. “Diskutuam sot në Shkup për rëndësinë e referendumit të ardhshëm mbi emrin e Republikës së Maqedonisë që do të mbahet në 30 Shtator. Bashkë me partitë simotra të shteteve anëtare të BE-së si edhe par-titë e vendeve fqinje si Kosova, Mal i Zi, Serbia, Kroacia etj., dhe fondacionet politike simotra si Instituti Progres, Max van der Stoel, Olof Palme, disku-tuam për aspiratën tonë për ndërtimin e shteteve të rajonit me standarde europiane. Kryeministri Zoran Zaev theksoi rëndësinë e marrëveshjes së emrit ndërmjet Republikës së Maqe-donisë dhe Republikës së Greqisë”, deklaroi Teuta Vodo.

Sezoni turistik, Xhafaj: U zvogëluan aktivitetet kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xha-faj deklaroi ditën e djeshme se gjatë këtij sezoni turistik është rritur rendi dhe janë zvogëluar aktivitetet krimina-le. Nga një takim i organizuar në Vlorë, Xhafaj u shpreh përgjatë sezonit janë angazhuar mbi 1 mijë forca policore. “Ne premtuam tre muaj më parë në nisje të këtij sezoni se do të kishim një sezon me më shumë qetësi, me më shumë rend dhe parandalim më të mirë të incidenteve dhe akteve kriminale. Dhe besoj se përmes një prezence më të madhe, më efikase dhe një organizimi më të mirë policor. Është fakt që ne gjatë këtij sezoni angazhuam mbi 1 mijë forca policore në funksion të sezonit turistik, mjete shtesë në funksion të tyre, ngritëm një sërë stac-ionesh policore provizore, si në Theth, në Valbonë, në Tale, në Gjirin e Lalëzit, në Ksamil. Rritëm ndjeshëm shërbimet policore pa uniformë dhe shërbimet policore duke lëvizur me mjete të lehta të qarkullueshme”, tha Fatmir Xhafaj.

Por dy ditë më parë avokati Saimir Vishaj deklaroi për gazetën “SOT” se një mënyrë për të zgjid-hur ngërçin është që gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rën-da, Nertina Kosova, e cila e ka kaluar vetingun, të jetë kan-didate për KLGJ...

ngërçin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ndryshimin e ligjit. Ai deklaroi se ky është momenti kur Kuvendi dhe lig-jvënësit duhet të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar. Sipas tij, vetëm kjo është mënyra që i lejon Nertina Kosovës të bëhet pjesë e KLGJ. “Jo, jo. Nuk bëhet sepse ligji e parashi-kon ndryshe. Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ e para një herë bëhet me shpre-hje interesi në proces. Momenti i dytë është konferenca gjyqësore e të gjithë gjyqtarëve dhe nuk mund të intimidosh tani Konferencën e Gjyqtarëve dhe

ndonjë gjyqtar që e ka kaluar vetingun, por që nuk ka shprehur interes dhe ta bësh për dy raste, edhe si përfaqësues të Apelit të rretheve, edhe të Apelit të Krimeve të Rënda. Pastaj gjëra të sforcuara mund të bëhen sa të duash. Por pastaj sipas mendimit tim, më mirë le të pritet, sesa të intimidohet. Sepse kështu do të shkojë ky proces. Nëse ndryshon ligji po. Nëse Kuvendi merr nisma për të ndryshuar ligjin, është tjetër gjë. Kuvendi e ka në dorë, ai duhet të zgjidhë këtë lloj ngërçi”, u shpreh avokati Sokol Hazizaj.

1.Avokati Saimir Vishaj propozoi dy ditë më parë kandidaturën e gjyqtares Nertina Kosova për të zgjidhur ngërçin në KLGJ.

2.Edhe avokati Genc Gjokutaj ndau të njëjtin mendim me të, duke theksuar se duke qenë se Nertina Kosova është pjesë e Gjykatës së

Apelit të Krimeve të Rënda, ajo mund të “përdoret” si gjyqtare e Apelit të rretheve.

3.Nga ana tjetër, konstitucionalisti Sokol Hazizaj u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa ndryshuar ligjin.

4.Ai theksoi se duhet që Kuvendi të angazhohet për të zgjidhur ngërçin.

ARGUMENTET E AVOKATËVE4

Page 10: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

10 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Borxhi i pushtetit lokal shkon në stratosferë, 265 milionë euro detyrime në qershor, Tirana dhe Durrësi kryesojnë listën e bashkive debitore

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMinistria e Financave: 7.4 miliardë lekë ende të pashlyera nga bashkitë

Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit, apo minis-trit të Financave, pushteti vendor vazhdon të krijojë

borxhe të reja, të cilat së fundmi kanë arritur në shifra stratosferike. Deri në qershor të këtij viti, bashkitë në të gjithë vendin kanë krijuar një borxh në total prej 32.9 miliard lekë të rinj, ose 265 milionë euro. Ndërkohë, si-pas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vetëm gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, këto institucione kanë krijuar një borxh të ri prej 2.8 miliardë lekë.

7.5 miliardë lekë, ende të pashlyera

Në kuadër të evidentimit të de-tyrimeve të prapambetura të kri-juara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, bazuar në planin e shlyerjes dërguar nga bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekono-misë, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë bërë raportimin e detyrimeve të prapambetura për tremujorin e dytë të vitit 2018. Nga përpunimi i të dhënave dhe përditësimi i informa-cionit nga çdo bashki për periudhën prill-qershor 2018, rezulton se në tremujorin e dytë të vitit 2018, janë krijuar detyrime që arrijnë vlerën 2.8 miliardë lekë (kryesisht investime dhe shpenzime për mallra dhe shër-bime). Vlera e detyrimeve të krijuara rishtas në tremujorin e dytë të vitit 2018 është rreth 0.5 miliard lekë më shumë se vlera e detyrimeve të kr-

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të dhjetorit të vitit 2015, kohë kur këto u identifikuan si të tilla ishte 11.8 mil-iardë lekë. Detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në qershor 2018, arrijnë në vlerën 21.1 miliardë lekë (kryesisht investime, shpenzime për mallra dhe shërbime, vendime gjyqësore dhe të tjera).

ijuara rishtas në tremujorin e parë. Të dhënat nga Financat tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti janë likuiduar 3.9 miliard lekë nga totali i detyrimeve të prapambetura. Likuidimi i detyrimeve të prapam-betura është bërë sipas moshës së detyrimeve, pra janë likuiduar të parat detyrimet më të hershme. Sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në qershor 2018 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim.

Borxhet nga 2015 Stoku i detyrimeve të prapam-

betura në fund të dhjetorit të vitit 2015, kohë kur këto u identifikuan si të tilla ishte 11.8 miliardë lekë. De-tyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi për njësitë e vetëqeverisjes vendore deri në qershor 2018, arrijnë në vlerën 21.1 miliardë lekë (krye-sisht investime, shpenzime për mall-ra dhe shërbime, vendime gjyqësore dhe të tjera). Pra, stoku i detyrimeve të prapambetura të vitit 2015, së bashku me detyrimet e krijuara deri në qershor të vitit 2018 është 32.9

miliardë lekë. Deri në qershor të vitit 2018 janë likuiduar 25.5 miliardë lekë detyrime (detyrime të krijuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, vitit 2017, vitit 2016 dhe detyrimet e akumuluara në vite deri në dhjetor 2015). Nga detyrimet e akumulara në vite deri në dhjetor 2015 janë shlyer rreth 2.6 miliardë lekë. Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit qershor 2018, i cili parashi-kohet të shlyhet në një periudhë afat-mesme, bazuar në planin e shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekono-

misë është rreth 7.4 miliardë lekë. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 1 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujo-rin e parë të këtij viti.

Bilanci, investimet për ndërtesa industriale e hotele në rritje

Ekzekutimi i borxheve të këqija, ulen tarifat përmbarimore

Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara ka qenë në rritje prej 3 vitesh tashmë, ndërkohë që ky bum po shoqërohet edhe me një bum investimesh, bazuar në vlerat që parashikojnë lejet e dhëna. Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e reja jo për banim, ku vetëm në gjysmën e parë të vitit janë miratuar gati 8.3 miliardë lekë investime. Investimet më të mëdha do të shkojnë për ngritjen e ndërtesave të reja industriale, të cilat kanë një efekt të dyfishtë pozitiv për ekonominë, pasi rrisin kapac-

itetet e sektorit të industrisë. Në periudhën Prill-Qershor, vlera e ndërtesa industriale kapi majën e viteve të fundit me 2.3 miliardë lekë investime të parashikuar për rreth 42 leje. Në fokus të investimeve, veçanërisht pas shtimit të incentivave për struk-turat akomoduese të turizmit, janë kthyer edhe hotelet dhe ndërtimet e ngjashme që do të presin turistë. Për këtë vlera e ndërtimeve të reja në këtë fushë arrin në 742 milionë lekë dhe nuk shfaq shenja ngadalësimi për të ardhmen.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ajo e drejtësisë Etilda Gjoni kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili ul 2 deri në 4 herë tarifat përmbari-more për ekzekutimin e borxheve të këqija. Aktualisht pagesa për shërbimin përmbarimor përbehet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse, që paguhet për sekuestrim-in e pronës së vënë garanci për një kredi të pashlyer. Kjo tarifë është me 6 shkallë dhe varion nga 3 për qind për pronat me vlerë të lartë deri në 12 për qind për ato me vlerë më të ulët. Por veç tarifës fik-

se, ka dhe një tjetër tarifë suksesi, e cila I paguhet përmbaruesit nëse ai arrin që pronën e sekuestruar, ta shesë me sukses në ankand. Udhëzimi i ri i ul të dyja llojet e tarifave. Për tarifat fikse, kuota maksimale zbret nga 12 në 8 për qind, ndërsa ajo minimale nga 3 për qind ulet në 1.1 për qind. Po kështu ulje ka edhe për tarifat e suksesit për borxhet me vlera të larta. Por si ndryshon pagesa që bankat ose një kreditor tjetër duhet ti paguajë shoqërisë së përmbarimit për ekzekutimin dhe shitjen e një borxhi të keq.

Risitë e taksës së pronës, ja çfarë ndryshon për investitorët

Menjëherë pas publikimit të ndryshimeve në përllogaritjen e tatimfitimit për kalimin e pronë-sisë të pasurive të paluajtshme, Administrata Tatimore ka vënë në dijeni ndërtuesit për risitë kryesore që prekin këtë treg. Tatimet sqarojnë se investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tati-more si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi

pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e palu-ajtshme. Ndërkaq, Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si subjekte me status “person fizik tregtar”, janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë gjithashtu subjekt pagues të “taksës vendore” mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pas-uritë e paluajtshme.

Nr. Bashkia Dhjetor 2015 Detyrimi Qershor 2018

Shlyer deri në qershor 2018

Detyrimi i mbetur

1 Bashkia Belsh 23,847,466 14,726,248 27,402,120 11,171,5942 Bashkia Berat 14,856,589 85,104,919 87,218,132 12,743,3763 Bashkia Bulqizë 141,054,794 496,005,068 475,753,711 161,306,1514 Bashkia Cërrik 142,714,433 56,273,251 128,849,380 70,138,3045 Bashkia Delvinë 9,264,807 258,356,163 256,877,691 10,743,2796 Bashkia Devoll 79,393,440 42,226,246 107,254,219 14,365,4677 Bashkia Dibër 194,025,575 481,727,468 470,551,487 205,201,5568 Bashkia Divjakë 107,043,444 92,830,344 174,261,366 25,612,4229 Bashkia Dropull 13,371,028 64,331,486 29,129,066 48,573,448

10 Bashkia Durrës 457,819,638 30,338,226 182,982,041 305,175,82311 Bashkia Elbasan 183,226,749 842,936,641 853,867,250 172,296,14012 Bashkia Fier 362,294,741 11,172,016 216,728,462 156,738,29513 Bashkia Finiq 24,677,293 333,705,904 351,527,048 6,856,14914 Bashkia Fushë-Arrëz 10,226,633 2,643,599 5,921,960 6,948,27215 Bashkia Gjirokastër 35,391,669 314,680,516 323,973,670 26,098,51516 Bashkia Gramsh 118,000,000 0 99,000,000 19,000,00017 Bashkia Has 13,084,106 28,396,220 36,875,986 4,604,34018 Bashkia Himarë 8,540,000 13,078,537 21,548,537 70,00019 Bashkia Kamëz 237,143,249 927,539,722 954,558,502 210,124,46920 Bashkia Kavajë 279,157,417 1,150,766,877 1,041,916,054 388,008,24021 Bashkia Këlcyrë 3,002,139 1,400,712 3,651,139 751,71222 Bashkia Klos 68,946,416 46,306,947 103,272,602 11,980,76123 Bashkia Kolonjë 2,066,904 24,280,418 9,000,326 17,346,99624 Bashkia Konispol 60,446,245 48,593,412 9,624,649 99,415,00825 Bashkia Korçë 112,133,208 177,766,314 260,929,493 28,970,02926 Bashkia Krujë 133,507,994 15,789,074 75,075,516 74,221,55227 Bashkia Kuçovë 47,202,617 173,401,695 157,567,739 63,036,57428 Bashkia Kukës 237,440,261 0 149,507,935 87,932,32629 Bashkia Kurbin 27,818,908 57,344,873 51,329,589 33,834,19230 Bashkia Lezhë 535,781,768 433,741,155 601,625,435 367,897,48931 Bashkia Libohovë 12,515,650 0 1,450,000 11,065,65032 Bashkia Librazhd 57,337,180 947,572,776 815,633,348 189,276,60833 Bashkia Lushnjë 350,323,911 122,197,173 305,594,528 166,926,55634 Bashkia Malësi e Madhe 67,984,947 13,084,262 58,334,883 22,734,32635 Bashkia Maliq 86,089,607 364,857,237 447,981,230 2,965,61436 Bashkia Mallakastër 373,725,617 1,127,031 343,105,194 31,747,45437 Bashkia Mat 40,850,004 52,239,091 88,976,847 4,112,24838 Bashkia Memaliaj 40,491,000 115,277,146 128,107,000 27,661,14639 Bashkia Mirditë 49,037,808 130,887,928 125,486,715 54,439,02140 Bashkia Patos 5,354,520 170,920,409 176,274,929 041 Bashkia Peqin 39,658,318 36,208,411 44,542,976 31,323,75342 Bashkia Përmet 21,751,948 15,166,486 9,274,745 27,643,68943 Bashkia Pogradec 378,896,144 294,420,269 223,473,427 449,842,98644 Bashkia Poliçan 10,949,866 18,214,787 7,353,925 21,810,72845 Bashkia Prrenjas 41,109,243 327,408,775 306,238,803 62,279,21546 Bashkia Pukë 43,967,170 7,421,953 14,748,773 36,640,35047 Bashkia Pustec 3,048,328 1,465,912 4,077,048 437,192

Nr. Bashkia Dhjetor 2015 Detyrimi Qershor 2018

Shlyer deri në qershor 2018

Detyrimi i mbetur

1 Bashkia Belsh 23,847,466 14,726,248 27,402,120 11,171,5942 Bashkia Berat 14,856,589 85,104,919 87,218,132 12,743,3763 Bashkia Bulqizë 141,054,794 496,005,068 475,753,711 161,306,1514 Bashkia Cërrik 142,714,433 56,273,251 128,849,380 70,138,3045 Bashkia Delvinë 9,264,807 258,356,163 256,877,691 10,743,2796 Bashkia Devoll 79,393,440 42,226,246 107,254,219 14,365,4677 Bashkia Dibër 194,025,575 481,727,468 470,551,487 205,201,5568 Bashkia Divjakë 107,043,444 92,830,344 174,261,366 25,612,4229 Bashkia Dropull 13,371,028 64,331,486 29,129,066 48,573,448

10 Bashkia Durrës 457,819,638 30,338,226 182,982,041 305,175,82311 Bashkia Elbasan 183,226,749 842,936,641 853,867,250 172,296,14012 Bashkia Fier 362,294,741 11,172,016 216,728,462 156,738,29513 Bashkia Finiq 24,677,293 333,705,904 351,527,048 6,856,14914 Bashkia Fushë-Arrëz 10,226,633 2,643,599 5,921,960 6,948,27215 Bashkia Gjirokastër 35,391,669 314,680,516 323,973,670 26,098,51516 Bashkia Gramsh 118,000,000 0 99,000,000 19,000,00017 Bashkia Has 13,084,106 28,396,220 36,875,986 4,604,34018 Bashkia Himarë 8,540,000 13,078,537 21,548,537 70,00019 Bashkia Kamëz 237,143,249 927,539,722 954,558,502 210,124,46920 Bashkia Kavajë 279,157,417 1,150,766,877 1,041,916,054 388,008,24021 Bashkia Këlcyrë 3,002,139 1,400,712 3,651,139 751,71222 Bashkia Klos 68,946,416 46,306,947 103,272,602 11,980,76123 Bashkia Kolonjë 2,066,904 24,280,418 9,000,326 17,346,99624 Bashkia Konispol 60,446,245 48,593,412 9,624,649 99,415,00825 Bashkia Korçë 112,133,208 177,766,314 260,929,493 28,970,02926 Bashkia Krujë 133,507,994 15,789,074 75,075,516 74,221,55227 Bashkia Kuçovë 47,202,617 173,401,695 157,567,739 63,036,57428 Bashkia Kukës 237,440,261 0 149,507,935 87,932,32629 Bashkia Kurbin 27,818,908 57,344,873 51,329,589 33,834,19230 Bashkia Lezhë 535,781,768 433,741,155 601,625,435 367,897,48931 Bashkia Libohovë 12,515,650 0 1,450,000 11,065,65032 Bashkia Librazhd 57,337,180 947,572,776 815,633,348 189,276,60833 Bashkia Lushnjë 350,323,911 122,197,173 305,594,528 166,926,55634 Bashkia Malësi e Madhe 67,984,947 13,084,262 58,334,883 22,734,32635 Bashkia Maliq 86,089,607 364,857,237 447,981,230 2,965,61436 Bashkia Mallakastër 373,725,617 1,127,031 343,105,194 31,747,45437 Bashkia Mat 40,850,004 52,239,091 88,976,847 4,112,24838 Bashkia Memaliaj 40,491,000 115,277,146 128,107,000 27,661,14639 Bashkia Mirditë 49,037,808 130,887,928 125,486,715 54,439,02140 Bashkia Patos 5,354,520 170,920,409 176,274,929 041 Bashkia Peqin 39,658,318 36,208,411 44,542,976 31,323,75342 Bashkia Përmet 21,751,948 15,166,486 9,274,745 27,643,68943 Bashkia Pogradec 378,896,144 294,420,269 223,473,427 449,842,98644 Bashkia Poliçan 10,949,866 18,214,787 7,353,925 21,810,72845 Bashkia Prrenjas 41,109,243 327,408,775 306,238,803 62,279,21546 Bashkia Pukë 43,967,170 7,421,953 14,748,773 36,640,35047 Bashkia Pustec 3,048,328 1,465,912 4,077,048 437,192

Nr. Bashkia Dhjetor 2015 Detyrimi Qershor 2018

Shlyer deri në qershor 2018

Detyrimi i mbetur

1 Bashkia Belsh 23,847,466 14,726,248 27,402,120 11,171,5942 Bashkia Berat 14,856,589 85,104,919 87,218,132 12,743,3763 Bashkia Bulqizë 141,054,794 496,005,068 475,753,711 161,306,1514 Bashkia Cërrik 142,714,433 56,273,251 128,849,380 70,138,3045 Bashkia Delvinë 9,264,807 258,356,163 256,877,691 10,743,2796 Bashkia Devoll 79,393,440 42,226,246 107,254,219 14,365,4677 Bashkia Dibër 194,025,575 481,727,468 470,551,487 205,201,5568 Bashkia Divjakë 107,043,444 92,830,344 174,261,366 25,612,4229 Bashkia Dropull 13,371,028 64,331,486 29,129,066 48,573,448

10 Bashkia Durrës 457,819,638 30,338,226 182,982,041 305,175,82311 Bashkia Elbasan 183,226,749 842,936,641 853,867,250 172,296,14012 Bashkia Fier 362,294,741 11,172,016 216,728,462 156,738,29513 Bashkia Finiq 24,677,293 333,705,904 351,527,048 6,856,14914 Bashkia Fushë-Arrëz 10,226,633 2,643,599 5,921,960 6,948,27215 Bashkia Gjirokastër 35,391,669 314,680,516 323,973,670 26,098,51516 Bashkia Gramsh 118,000,000 0 99,000,000 19,000,00017 Bashkia Has 13,084,106 28,396,220 36,875,986 4,604,34018 Bashkia Himarë 8,540,000 13,078,537 21,548,537 70,00019 Bashkia Kamëz 237,143,249 927,539,722 954,558,502 210,124,46920 Bashkia Kavajë 279,157,417 1,150,766,877 1,041,916,054 388,008,24021 Bashkia Këlcyrë 3,002,139 1,400,712 3,651,139 751,71222 Bashkia Klos 68,946,416 46,306,947 103,272,602 11,980,76123 Bashkia Kolonjë 2,066,904 24,280,418 9,000,326 17,346,99624 Bashkia Konispol 60,446,245 48,593,412 9,624,649 99,415,00825 Bashkia Korçë 112,133,208 177,766,314 260,929,493 28,970,02926 Bashkia Krujë 133,507,994 15,789,074 75,075,516 74,221,55227 Bashkia Kuçovë 47,202,617 173,401,695 157,567,739 63,036,57428 Bashkia Kukës 237,440,261 0 149,507,935 87,932,32629 Bashkia Kurbin 27,818,908 57,344,873 51,329,589 33,834,19230 Bashkia Lezhë 535,781,768 433,741,155 601,625,435 367,897,48931 Bashkia Libohovë 12,515,650 0 1,450,000 11,065,65032 Bashkia Librazhd 57,337,180 947,572,776 815,633,348 189,276,60833 Bashkia Lushnjë 350,323,911 122,197,173 305,594,528 166,926,55634 Bashkia Malësi e Madhe 67,984,947 13,084,262 58,334,883 22,734,32635 Bashkia Maliq 86,089,607 364,857,237 447,981,230 2,965,61436 Bashkia Mallakastër 373,725,617 1,127,031 343,105,194 31,747,45437 Bashkia Mat 40,850,004 52,239,091 88,976,847 4,112,24838 Bashkia Memaliaj 40,491,000 115,277,146 128,107,000 27,661,14639 Bashkia Mirditë 49,037,808 130,887,928 125,486,715 54,439,02140 Bashkia Patos 5,354,520 170,920,409 176,274,929 041 Bashkia Peqin 39,658,318 36,208,411 44,542,976 31,323,75342 Bashkia Përmet 21,751,948 15,166,486 9,274,745 27,643,68943 Bashkia Pogradec 378,896,144 294,420,269 223,473,427 449,842,98644 Bashkia Poliçan 10,949,866 18,214,787 7,353,925 21,810,72845 Bashkia Prrenjas 41,109,243 327,408,775 306,238,803 62,279,21546 Bashkia Pukë 43,967,170 7,421,953 14,748,773 36,640,35047 Bashkia Pustec 3,048,328 1,465,912 4,077,048 437,192

Nr. Bashkia Dhjetor 2015 Detyrimi Qershor 2018

Shlyer deri në qershor 2018

Detyrimi i mbetur

1 Bashkia Belsh 23,847,466 14,726,248 27,402,120 11,171,5942 Bashkia Berat 14,856,589 85,104,919 87,218,132 12,743,3763 Bashkia Bulqizë 141,054,794 496,005,068 475,753,711 161,306,1514 Bashkia Cërrik 142,714,433 56,273,251 128,849,380 70,138,3045 Bashkia Delvinë 9,264,807 258,356,163 256,877,691 10,743,2796 Bashkia Devoll 79,393,440 42,226,246 107,254,219 14,365,4677 Bashkia Dibër 194,025,575 481,727,468 470,551,487 205,201,5568 Bashkia Divjakë 107,043,444 92,830,344 174,261,366 25,612,4229 Bashkia Dropull 13,371,028 64,331,486 29,129,066 48,573,448

10 Bashkia Durrës 457,819,638 30,338,226 182,982,041 305,175,82311 Bashkia Elbasan 183,226,749 842,936,641 853,867,250 172,296,14012 Bashkia Fier 362,294,741 11,172,016 216,728,462 156,738,29513 Bashkia Finiq 24,677,293 333,705,904 351,527,048 6,856,14914 Bashkia Fushë-Arrëz 10,226,633 2,643,599 5,921,960 6,948,27215 Bashkia Gjirokastër 35,391,669 314,680,516 323,973,670 26,098,51516 Bashkia Gramsh 118,000,000 0 99,000,000 19,000,00017 Bashkia Has 13,084,106 28,396,220 36,875,986 4,604,34018 Bashkia Himarë 8,540,000 13,078,537 21,548,537 70,00019 Bashkia Kamëz 237,143,249 927,539,722 954,558,502 210,124,46920 Bashkia Kavajë 279,157,417 1,150,766,877 1,041,916,054 388,008,24021 Bashkia Këlcyrë 3,002,139 1,400,712 3,651,139 751,71222 Bashkia Klos 68,946,416 46,306,947 103,272,602 11,980,76123 Bashkia Kolonjë 2,066,904 24,280,418 9,000,326 17,346,99624 Bashkia Konispol 60,446,245 48,593,412 9,624,649 99,415,00825 Bashkia Korçë 112,133,208 177,766,314 260,929,493 28,970,02926 Bashkia Krujë 133,507,994 15,789,074 75,075,516 74,221,55227 Bashkia Kuçovë 47,202,617 173,401,695 157,567,739 63,036,57428 Bashkia Kukës 237,440,261 0 149,507,935 87,932,32629 Bashkia Kurbin 27,818,908 57,344,873 51,329,589 33,834,19230 Bashkia Lezhë 535,781,768 433,741,155 601,625,435 367,897,48931 Bashkia Libohovë 12,515,650 0 1,450,000 11,065,65032 Bashkia Librazhd 57,337,180 947,572,776 815,633,348 189,276,60833 Bashkia Lushnjë 350,323,911 122,197,173 305,594,528 166,926,55634 Bashkia Malësi e Madhe 67,984,947 13,084,262 58,334,883 22,734,32635 Bashkia Maliq 86,089,607 364,857,237 447,981,230 2,965,61436 Bashkia Mallakastër 373,725,617 1,127,031 343,105,194 31,747,45437 Bashkia Mat 40,850,004 52,239,091 88,976,847 4,112,24838 Bashkia Memaliaj 40,491,000 115,277,146 128,107,000 27,661,14639 Bashkia Mirditë 49,037,808 130,887,928 125,486,715 54,439,02140 Bashkia Patos 5,354,520 170,920,409 176,274,929 041 Bashkia Peqin 39,658,318 36,208,411 44,542,976 31,323,75342 Bashkia Përmet 21,751,948 15,166,486 9,274,745 27,643,68943 Bashkia Pogradec 378,896,144 294,420,269 223,473,427 449,842,98644 Bashkia Poliçan 10,949,866 18,214,787 7,353,925 21,810,72845 Bashkia Prrenjas 41,109,243 327,408,775 306,238,803 62,279,21546 Bashkia Pukë 43,967,170 7,421,953 14,748,773 36,640,35047 Bashkia Pustec 3,048,328 1,465,912 4,077,048 437,192

Nr. Bashkia Dhjetor 2015 Detyrimi Qershor 2018

Shlyer deri në qershor 2018

Detyrimi i mbetur

1 Bashkia Belsh 23,847,466 14,726,248 27,402,120 11,171,5942 Bashkia Berat 14,856,589 85,104,919 87,218,132 12,743,3763 Bashkia Bulqizë 141,054,794 496,005,068 475,753,711 161,306,1514 Bashkia Cërrik 142,714,433 56,273,251 128,849,380 70,138,3045 Bashkia Delvinë 9,264,807 258,356,163 256,877,691 10,743,2796 Bashkia Devoll 79,393,440 42,226,246 107,254,219 14,365,4677 Bashkia Dibër 194,025,575 481,727,468 470,551,487 205,201,5568 Bashkia Divjakë 107,043,444 92,830,344 174,261,366 25,612,4229 Bashkia Dropull 13,371,028 64,331,486 29,129,066 48,573,448

10 Bashkia Durrës 457,819,638 30,338,226 182,982,041 305,175,82311 Bashkia Elbasan 183,226,749 842,936,641 853,867,250 172,296,14012 Bashkia Fier 362,294,741 11,172,016 216,728,462 156,738,29513 Bashkia Finiq 24,677,293 333,705,904 351,527,048 6,856,14914 Bashkia Fushë-Arrëz 10,226,633 2,643,599 5,921,960 6,948,27215 Bashkia Gjirokastër 35,391,669 314,680,516 323,973,670 26,098,51516 Bashkia Gramsh 118,000,000 0 99,000,000 19,000,00017 Bashkia Has 13,084,106 28,396,220 36,875,986 4,604,34018 Bashkia Himarë 8,540,000 13,078,537 21,548,537 70,00019 Bashkia Kamëz 237,143,249 927,539,722 954,558,502 210,124,46920 Bashkia Kavajë 279,157,417 1,150,766,877 1,041,916,054 388,008,24021 Bashkia Këlcyrë 3,002,139 1,400,712 3,651,139 751,71222 Bashkia Klos 68,946,416 46,306,947 103,272,602 11,980,76123 Bashkia Kolonjë 2,066,904 24,280,418 9,000,326 17,346,99624 Bashkia Konispol 60,446,245 48,593,412 9,624,649 99,415,00825 Bashkia Korçë 112,133,208 177,766,314 260,929,493 28,970,02926 Bashkia Krujë 133,507,994 15,789,074 75,075,516 74,221,55227 Bashkia Kuçovë 47,202,617 173,401,695 157,567,739 63,036,57428 Bashkia Kukës 237,440,261 0 149,507,935 87,932,32629 Bashkia Kurbin 27,818,908 57,344,873 51,329,589 33,834,19230 Bashkia Lezhë 535,781,768 433,741,155 601,625,435 367,897,48931 Bashkia Libohovë 12,515,650 0 1,450,000 11,065,65032 Bashkia Librazhd 57,337,180 947,572,776 815,633,348 189,276,60833 Bashkia Lushnjë 350,323,911 122,197,173 305,594,528 166,926,55634 Bashkia Malësi e Madhe 67,984,947 13,084,262 58,334,883 22,734,32635 Bashkia Maliq 86,089,607 364,857,237 447,981,230 2,965,61436 Bashkia Mallakastër 373,725,617 1,127,031 343,105,194 31,747,45437 Bashkia Mat 40,850,004 52,239,091 88,976,847 4,112,24838 Bashkia Memaliaj 40,491,000 115,277,146 128,107,000 27,661,14639 Bashkia Mirditë 49,037,808 130,887,928 125,486,715 54,439,02140 Bashkia Patos 5,354,520 170,920,409 176,274,929 041 Bashkia Peqin 39,658,318 36,208,411 44,542,976 31,323,75342 Bashkia Përmet 21,751,948 15,166,486 9,274,745 27,643,68943 Bashkia Pogradec 378,896,144 294,420,269 223,473,427 449,842,98644 Bashkia Poliçan 10,949,866 18,214,787 7,353,925 21,810,72845 Bashkia Prrenjas 41,109,243 327,408,775 306,238,803 62,279,21546 Bashkia Pukë 43,967,170 7,421,953 14,748,773 36,640,35047 Bashkia Pustec 3,048,328 1,465,912 4,077,048 437,192

48 Bashkia Roskovec 37,732,717 68,593,397 99,638,056 6,688,05849 Bashkia Rrogozhinë 20,959,838 125,387,847 91,810,330 54,537,35550 Bashkia Sarandë 84,058,153 296,048 43,926,494 40,427,70751 Bashkia Selenicë 123,638,122 544,381,741 513,604,790 154,415,07352 Bashkia Shijak 11,040,995 4,758,691 9,934,462 5,865,22453 Bashkia Shkodër 213,523,931 2,910,886 152,573,108 63,861,70954 Bashkia Skrapar 78,386,795 28,841,779 76,032,071 31,196,50355 Bashkia Tepelenë 21,421,780 43,109,326 54,472,757 10,058,34956 Bashkia Tiranë 5,504,207,307 8,693,918,547 11,469,228,980 2,728,896,87457 Bashkia Tropojë 88,066,695 17,577,777 64,045,007 41,599,46558 Bashkia Ura Vajgurore 33,061,371 521,068,831 457,354,308 96,775,89459 Bashkia Vau i Dejës 10,466,703 11,959,105 15,920,204 6,505,60460 Bashkia Vlorë 190,522,095 2,223,672,700 2,001,581,019 412,613,77661 Bashkia Vorë 82,726,411 17,689,164 94,048,371 6,367,204

11,806,383,705 21,148,099,536 25,512,605,433 7,441,877,808TOTAL

Page 11: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti deklaron se është koha për marrëveshje historike me Serbinë

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vijuar dje retorikën e mbrojtjes së kryqëzatës së tij personale për marrëveshjen me

Serbinë, me një prononcim për agjencitë e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë ku thuhej se rëndësia parësore qëndron te njohja, ndërsa korrigjimi i kufijve mund të vijë më vonë. Pas kundërshtimit të fortë që ka hasur nga faktori politik në vend dhe ai ndërkombëtar ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, presidenti duket se ka zbutur paksa qëndrimet duke insistuar se kryesore për të është njohja e Kosovës nga Serbia. “Duhet të jem sërish shumë i qartë, ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri”, shkruan Thaçi në letrën për për-faqësuesit e misioneve diplomatike të shteteve të Bashkimit Evropian, am-basadës amerikane, KFOR, OSBE dhe EULEX. "Është koha për marrëveshjen e madhe, historike mes dy shteteve. Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Ser-bisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend dhe as nuk kemi se çfarë presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh", deklar-oi Thaçi, duke argumentuar se për këtë marrëveshja duhet të arrihet shpejt.

Korrigjimi pas njohjes reciprokeNë fjalën e tij presidenti tha se Koso-

va synon një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite. “Për ne, normalizim i plotë i

Ukrainë, Rusia akuzon Kievin për vrasjen e liderit rebel

Turqia, Rusia dhe Irani, samit për konfliktin në Siri

Ministria e Jashtme ruse fajë-soi dje Kievin për atentatin ndaj liderit separatist pro-rus Alex-ander Zakarçenko të premten, duke thënë se qeveria ukrai-nase kishte vendosur të niste një masakër pasi dështoi në premtimet e paqes. Zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova tha: "Në vend që të zbatohet marrëve-shja e Minsk-ut për zgjidhjen e konfliktit vendas, pala e Kievit po zbaton skenarin e saj terrorist dhe përshkallëzon situatën e vështirë në rajon. Pa plotësuar kriteret e paqes, ata kanë vendosur të nisin

një masakër”. Zakharova shtoi se Rusia do të kërkojë një hetim të paanshëm të incidentit, të moni-toruar nga komuniteti ndërkom-bëtar. Kievi refuzoi pretendimet e Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti vrasjen një krim “dashakeq” që synonte prishjen e paqes së dobët rajonale, por nuk akuzoi Kievin si përgjegjës. Në një koment Putin tha: "Vrasja e ligë e Alexander Zakharchenko është provë e mëtejshme se ata që kanë zgjedhur terrorin, dhunën e përhapjen e frikës, nuk duan një zgjidhje paqësore të konfliktit”.

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha dje se në 7 shtator në Teheran do të mab-het samiti i liderëve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit në Siri. "Kemi marrë informata nga pala iraniane se ata janë rikthyer te opsioni i samitit trilateral në Teheran", tha Peskov, përkundër raportimeve të mëparshme se takimi mes presidentëve Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan dhe Has-san Rouhani, do të zhvillohej në qytetin verior iranian të Tabriz. Tre vendet janë garantuese

të armëpushimit në Siri dhe kanë ndërmjetësuar procesin e paqes që prej vitit 2016. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha dje me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, se është e nevojshme veçimi i terroristëve nga civilët dhe nga opozitarët e moderuar në Idlib, prandaj së shpejti do të nisin ofensivën. Turqia trembet se operacioni ushtarak do të shkaktojë një fluks refugjatësh në kufijtë e saj. Peskov tha për këtë se Putin e Erdogan do të mbajnë takime të veçanta gjatë samitit.

SHBA paralajmëron Rusinë dhe Sirinë për konfliktin në Idlib

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar dje Damaskun dhe Moskën se çdo kërcënim ushtarak në provincën Idlib të kontrolluar rebelët, mund të përshkallëzojë luftën shtatë-vjeçare civile në Siri. Ky para-lajmërim vjen nga sekretari amerikan Mike Pompeo, pasi rebelët në Idlib të Sirisë, në kufi me Turqinë, kanë shem-bur urat në përgatitje të sul-mit të premtuar nga liderët e Sirisë dhe Rusisë. "Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si përshkallëzim të një konflikti

të rrezikshëm. Tre milionë sirianë që tanimë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë në Idlib, do të vuajnë nga ky agresion. Bota po ju shikon”, tha Pompeo. Siria, Rusia dhe Irani pritet të sulmojnë këto ditë Idlib, që është bastioni i fundit rebel në Siri. Kombet e Bashkuara kanë parala-jmëruar se një operacion ushtarak në Idlib mund të zhvendosë 80,000 persona nga lufta që ka lënë të vrarë 50,000 persona dhe ka zhven-dosur mijëra të tjerë.

marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, e cila mund të shoqërohet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konf-

liktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstato-het vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit", argumentoi Thaçi.

Mali i Zi, Tuzi bëhet komunë e plotë

Tuzi dhe zona e Malësisë, me shumicë shqiptare, kanë festuar dje shpalljen komunë e plotë në bazë të ligjit për organizimi terri-torial të Malit të Zi. Deri tani Tuzi funksiononte si Komunë Urbane nën mbikëqyrjen e Podgoricës. Politikanët shqiptarë pa dallim partiak janë bashkuar dhe dolën së bashku në një konferencë. Genc Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, tha: “Kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë sonë që kërkesat tona politike t’i jetësojmë”.

Shpërthen rafineria gjermane, 8 të lënduarNjë zjarr shpërtheu dje në një

rafineri në Gjermaninë jugore, duke plagosur së paku tetë vetë dhe duke detyruar autoritetet të largojnë pothuajse 2.000 banorë lokalë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit në një impiant të grupit Bayeroil pranë qytetit bavarez të Ingolstadt. Tre nga viktimat pësuan lëndime “të mesme ose serioze”, tha policia në një deklaratë. Rreth 1,800 banorë u evakuan teksa rreth 200 zjarrfikës punonin për shuarjen e flakëve.

Avioni del nga pista në Rusi, 1 i vdekur e 18 të plagosur

Autoritetet ruse thanë dje se një person vdiq dhe 18 të tjerë u plagosën pas daljes së një avioni pasagjerësh nga pista gjatë uljes në qytetin Soçi. Avioni që mbante 164 pasagjerë dhe gjashtë ekuipazh u aksidentuar teksa po ulej në mot me shi dhe erëra të forta, por u përplas me gardhin e aeroportit dhe përfundoi në flakë, në shtratin e një lumi të thatë. Disa nga të plagosurit kishin të djegura dhe helmim nga gazi i dyoksidit karbonik.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha dje gjatë vizitës zyrtare në Forumin e Dubrovnikut, se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE është e një rëndësie të veçantë për proceset e Kosovës. Pas një takimi bilateral me kryeministrin e Kroac-isë, Andrej Plenkovic, Haradinaj vlerësoi arritjet e Kroacisë dhe marrëdhëniet me Kosovën. “Kroacia është model për t’u ndjekur, partnere në rrugëtimin euroatlantik dhe zë i fuqishëm yni në institucionet ndërkombëtare. Në prag të Forumit të Dubrovnikut, diskutimi i hapur dhe miqësor me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, ne u pajtuam se raportet tona tradicionalisht të shkëlqyera duhet t’i përkthejmë në një partneritet të gjithanshëm zhvillimor”, tha Haradinaj.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Be-hgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve bilaterale gjatë punimeve të Forumit të Dubrovnikut ka takuar Minis-trin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e deritanishme për Kosovën dhe ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane. Ministri hun-garez ka siguruar kryediplomatin kosovar Pacolli se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Hungarisë aty ku do të ketë nevojë. Gjatë këtij takimi, ministri hungarez u interesua edhe për rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se Hungaria do të përkrahë zgjidhjen e arritur mes dy palëve.

Haradinaj në Dubrovnik: Kroacia, partner i rëndësishëm i Kosovës Deklarata, Hungaria përkrah çdo zgjidhje që arrijnë Kosova e Serbia

Opozicioni i brendshëmPor për nismën e Thaçit për shkëm-

bim territoresh do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës më 4 shtator, të thirrur nga opozita, e cila shpreson që të prodhojë një rezolutë që do i ndalojnë presidentit Thaçi të flas për ndryshime territoriale e ndoshta dhe vetë drejtimin e dialogut me Serbinë. Deputetja e LDK, Vjosa Osmani, ka propozuar që të organizo-het edhe një protestë masive kundër Thaçit, me 7 shtator, ditën kur Thaçi do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e radhës me Vuçiç, kur ndoshta do të merret edhe ndonjë vendim final për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim të ashpër kundër deklaratës së fundit të presidentit, kreu i Vetëvendosje, Al-bin Kurti tha dje se presidenti nuk mund të gënjejë askënd me pro-tagonizmin e tij: “Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëvesh-ja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet. Të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi - Vujanoviç për korrigjim ku-firi me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë-President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne”.

Kurti: Thaçi ka nënshkruar me Malin e Zi por s’ka bërë korrigjim

Kryetari i komunës së Preshevës në Serbi, Shqiprim Arifi ka përsëritur dje përkrahen ndaj planeve të bash-kimit me Kosovën, por tha se ishte kundër një skenari që do të përfshinte këmbim territori me Serbisë. “Një Kosovë në kufijtë aktual e pranuar prej mbi 100 shteteve të botës, është në interesin e Preshevës. Në qoftë se ba-zohemi në referendumin e vitit 1992,

kërkesën e shqiptarëve të Luginës për të pasur një autonomi me të drejte bashkimi me Republikën e Kosovës, atëherë ne jemi dakord. Por vetëm kaq. Shqiptarët e Preshevës e kanë tre-guar se i ngroh një ide bashkimi, por në fund, janë të interesuar më së pari për stabilitet”, ka theksuar ai, duke shtuar se çdo shkëmbim territoresh do të kishte efekte anësore.

Kreu i Preshevës: Me Kosovën, por pa shkëmbim territoresh

Page 12: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018 GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste, Popoviç dhe Mugosha “eliminuan” të gjithë të rinjtë

që mendonin ndryshe, ja 3 grupet që u formuan më 1941

CIA ka zbardhur detaje se si lindi Partia Komu-niste. Në një dokument që tregon zhvillimet e

pas luftës, tregohet se fillimisht nuk kishte parti, por u krijuan 3 lëvizje, në Shkodër, në Korçë dhe lëvizja e të Rinjve. Por më pas hynë në lojë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, që krijuan Partinë Komuniste. CIA tregon se kishte shumë të rinj në atë kohë që nuk i pranonin idetë e tyre, por ata i larguan dhe arritën të fusnin idetë jugosllave.

Tetor 1948Komunizmi në Shqipëri

Revista franceze “Quatrieme Internationale”Para vitit 1941 Shqipëria nuk

kishte Parti Komuniste, por tre grupe me tendenca të tilla. Këto e kishin shpallur veten komunistë ishin grupi i Shkodrës, grupi i “Të Rinjve” dhe grupi i Korçës, por ishin gjithnjë në kontradikta me njëri-tjetrin. Meqenëse nuk kishin eksperiencë apo edukim marksist-leninist këto grupe nuk kishin një linjë të qartë politike, por vepronin secili sipas impul-seve dhe ideve të tyre. Shumica e aktivitetit të tyre ishte konkur-renca dhe sulmet ndaj dy grupeve të tjera. Në fund të vitit 1941 me hyrjen e Rusisë në Luftës e Dytë Botërore, grupi i Shkodrës dhe i “Të Rinjve” ndjenë nevojën për t’u bashkuar dhe i bënë thirrje dhe grupit të Korçës (te ky i fundit bënte pjesë dhe presidenti aktual i Shqipërisë), por ata refuzuan kategorikisht të bashkoheshin në union. Prej dështimit të bashkimit të grupeve shqiptare komuniste dhe prej hyrjes në luftë kundër Hitlerit të Bashkimit Sovjetik, i cili konsiderohej si Meka e ko-munizmit botëror, grupet kërkuan ndërhyrjen e kolegëve të tyre të huaj. Në provincën shqiptare të Kosovës, e cila ishte nën domin-imin jugosllav, disa komunistë shqiptarë të grupit të Shkodrës dhe të të Rinjve kishin kontakte me stalinistët jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Shqiptarët e Kosovës i shpjeguan situatën tre grupeve staliniste dhe më pas me lejen e krerëve të grupeve ata ftuan në Shqipëri sta-linistët jugosllavë për t’i ndihmuar të themelonin Partinë Komuniste Shqiptare dhe për t’i dhënë fund kontradiktave të mëparshme. Dy stalinistët jugosllavë erdhën fshehtësisht në Tiranë dhe meg-jithëse nuk kishin autorizimin zyrtar të Partisë Komuniste Ju-gosllave, ata dhe propozimet e tyre u pranuan nga shqiptarët. Ata propozuan thirrjen e një takimi me përfaqësues të të gjitha grupeve. Përveç jugosllavëve, në konferencë kishte 16 përfaqësues të tre grupeve që do të formonin Partinë Komuniste. Ata prezan-tuan të gjithë raporte dhe kritika për punën e bërë nga grupet e secilit prej tyre, si dhe për gru-pet e tjera komuniste. Mbas çdo raporti diskutohej për kritika dhe autokritika, ndërsa shpesh debati nxehej dhe degjeneronte në sulme personale. Gjatë kursit të diskuti-meve shfaqej gjithmonë fryma e vjetër kontradiktore e grupit.

KritikatKur diskutimet më në fund

u mbyllën, jugosllavët të cilët e kishin parë frymën revolu-cionare dhe të ndërgjegjshme të përfaqësuesve, përfituan nga sinqeriteti dhe modestia e disa

Popoviç dhe Mugosha në Tiranë pa lejen e Partisë Komuniste Jugosllave

elementëve të grupeve, duke bërë kritika të njëanshme, si më poshtë: Fushata e agjitacionit masiv nuk kishte qenë aq e gjerë sa duhej, dhe se grupet e kishin kufizuar ak-tivitetin e tyre vetëm në mbledh-jen e kuadrove dhe përkthimin e librave marksistë. Anastas Lula dhe Xhepi, drejtuesit e grupit të të Rinjve, të cilët mbështeteshin dhe nga disa elementë të grupeve të tjera si Vasil Shanto, iu përgjigjën si më poshtë akuzave absurde: “Ne nuk pretendojmë se kemi bërë

gjithçka që duhet të bënim por nga ana tjetër ju duhet të kuptoni se nuk është e lehtë të bëhet ajo që ju sugjeroni. Ju nuk i njihni rrethanat, kushtet dhe zakonet në vendin tonë, ashtu siç ne nuk i dimë kushtet në vendin tuaj. Komunizmi është një doktrinë që është importuar në Shqipëri. Nuk është rezultat i zhvillimit të kushteve sociale apo ekonomike, por është një lëvizje që po nxitet nga intelektualët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Shqipëria është një vend agrar i prapam-betur, ajo nuk ka një proletariat industrial dhe rrjedhimisht as një proletariat të organizuar, ose të paktën jo të organizuar sipas ob-jektivave ekonomike. Ne besojmë se ju nuk duhet të bëni gabimin e gjykimit të rrethanave aktuale dhe atyre të kaluara nën të njëjtën dritë, pasi kushtet e reja vënë në lojë ata paraardhëse. Gjatë ditëve të para të pushtimit të vendit tonë nga fashistët, agjitacioni i masave për çështjen komuniste ka qenë i vështirë pasi suksesi i fashistëve ka bërë që populli ynë të humbasë shpresat në fitoren e mundshme të aleatëve, dhe gjithashtu në fillim të pushtimit fashist pasi një përmirësim të kushteve të jetesës së masave, të cilat ishin përkeqësuar shumë gjatë regjimit të mbretit Zog. Por megjithë këtë ne kemi bërë maksimumin për të arritur te masat. Ne nuk jemi ku-fizuar vetëm në formimin e kuad-rove dhe përkthimin e librave,

të cilat janë akuza që bëhen nga grupi i Korçës dhe tregon për urre-jtjen e tyre të vjetër ndaj nesh. Ne nuk i refuzojmë kritikat miqësore, por përkundrazi, kritikat na forco-jnë më shumë dhe na përgatisin më mirë për të ardhmen. Ne kemi grupi i të Rinjve, jemi entuziastë por për fat të keq nuk kemi shumë eksperiencë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për dy grupet e tjera, të cilat në raportin e tyre e kanë ekzagjeruar aktivitetin e kryer. Në asnjëherë nuk kemi pasur si objektiv vetëm formimin e kuadrove, të cilat në një pikë të formimit të tyre do të shkojnë te

masat për të mbrojtur idetë ko-muniste. Formimi i kuadrove dhe puna me masat janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Sa më shumë kuadro të kemi aq më mirë do të arrijmë te masat dhe do të depërtojmë te to. Sapo ne të kemi mbaruar studimet do të shpërndahemi në të gjithë vendin dhe do të krijojmë grupe studimi. Çdo ditë numri i këtyre grupeve do të rritet. Formimi i tyre dhe interesi ynë në këtë kauzë nuk është për lavdi personale, por për të çliruar vendin nga epidemia fashiste dhe shërbëtorët e tyre servilë. Në konkluzion, ajo që ne

Sapo lista e luftëtarëve nga të tre grupet dhe e materialeve si libra propagande, makina shkrimi e para, ishte dër-guar te komiteti qendror, një nga jugosllavët, Mugo-sha nisën punën për formimin e qelizave komu-niste me luftëtarë nga të tre grupet. Për arsye se dre-jtuesit kishin frikë nga grupi i Të Rinjve gjithmonë qelizat kishin më shumë luftëtarë nga dy grupet e tjera komuniste. Kjo u mbështet me idenë se ata kishin marrë më shumë vota gjatë zgjedh-jeve rajonale...

Page 13: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018 GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste, Popoviç dhe Mugosha “eliminuan” të gjithë të rinjtë

që mendonin ndryshe, ja 3 grupet që u formuan më 1941

Popoviç dhe Mugosha në Tiranë pa lejen e Partisë Komuniste Jugosllave

kemi bërë nuk mund të ndrysho-het. Disa kanë bërë më shhumë disa më pak. Çështja është vetëm të bësh më të mirën tënde si ko-munist i mirë.”

KërkesatPor megjithë këto deklarata,

të cilat ata nuk i thanë për të jus-tifikuar veten, por për të respek-tuar të vërtetën, ata nuk mund ta kuptonin se përse dy stalinistët jugosllavë nuk shikonin asgjë pozitive në punën e tyre. Më tej, kur ata kërkuan shpjegime më të detajuara mbi udhëzimet apo propozimet dy të dërguarit ju-gosllavë u nervozuan dhe nisën t’i trajtonin me inferioritet. Sa herë që ata kishin pyetje dhe kërkonin një shpjegim, jugosllavët përdorn-in termin “intelektualizëm” dhe këtu e mbyllnin bisedën. Në fund të diskutimeve Miladini i kërkoi konferencës së komunistëve shqiptarë ta lejonin të emërtonte ai Komitetin Qendror të Partisë. Shqiptarët pranuan menjëherë, pa e ditur se ata do të përdornin manovrat e zakonshme të sta-linistëve. Miladini kërkoi emrat e dy-tre përfaqësuesve nga çdo grup për t’u zgjedhur në komitetin qendror, por ai vuri kushtin që të mos jepen emrat e kryetarëve të grupeve në mënyrë që përplasjet e mëparshme të mos pengonin punën e partisë. Përfaqësuesit shqiptarë e pranuan edhe këtë sugjerim. Disa ditë më vonë dre-jtuesit e grupit të të Rinjve mësu-an se Komiteti Qendror i Partisë ishte zgjedhur nga anëtarët e dy grupeve të tjera dhe një drejtues ushtarak i tyre. Grupi i të rinjve ishte i zhgënjyer nga dinakëria dhe manipulimet e dukshme të Miladin Popoviç, por nuk bënë kundërshtime. Ne fakt grupi be-sonte se Popoviç ishte vërtet një komunist me eksperiencë dhe se po vepronte në interes të partisë. Nga ana tjetër anëtarët e grupit të Të Rinjve nuk donin që të tjerët të mendonin se dëshironin të ishin me çdo kusht anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë. Por makinacionet e Popoviç ishin natyrale në rolin e tij si burokrat, pasi të tilla kishin qenë urdhrat që kishte marrë nga eprorët e tij. Urdhrat për të ishin vetëm të krijonte një klikë komuniste me agjentë mediokër por të besuar të Jugosllavisë dhe të Kremlinit, prandaj nuk mund të pranonte en-tuziazmin dhe energjinë e grupit të të Rinjve. Popoviç e kuptoi se megjithëse Të Rinjtë ishin mark-sistë-leninistë dhe revolucionarë në sensin e vërtetë të fjalës, ata mund të bëheshin shpejt peng-

esë për planet për ekzekutimin e planeve të tij.

PërplasjetSapo lista e luftëtarëve nga

të tre grupet dhe e materialeve si l ibra propagande, makina shkrimi e para, ishte dërguar te komiteti qendror, një nga jugosl-lavët, Mugosha nisën punën për formimin e qelizave komuniste me luftëtarë nga të tre grupet. Për arsye se drejtuesit kishin frikë nga grupi i Të Rinjve gjithmonë qelizat kishin më shumë luftëtarë nga dy grupet e tjera komuniste. Kjo u mbështet me idenë se ata kishin marrë më shumë vota gjatë zgjedhjeve rajonale ose ngaqë shuma pak anëtarë ishin të kual-ifikuar si luftëtarë të partisë. Në

të njëjtën kohë për të siguruar një mazhorancë për veten e tyre ata sollën në parti njerëz të tjerë pa ar-sim dhe pa karakter që t’i kishin si numra pas vetes, pasi i trembeshin komunistëve të vërtetë, edhe pse në këtë pikë frikat e tyre ishin të pajustifikuara. Gjatë konferencës së delegatëve ku u zgjodh komiteti i partisë së Tiranës, një luftëtar nga grupi i të Rinjve protestoi kundër mënyrës së zgjedhjes të cilën e quajti “fashiste”. Ai kritikoi mënyrat e fshehta sesi jugosllavët po zgjidhnin kandidatët e tyre të preferuar. Kjo dhe episode të tjera sollën rritjen e pakënaqë-sive mes luftëtarëve të grupit të Të Rinjve të cilat rrjedhimisht i bënë thirrje udhëheqësve të tyre të hershëm Anastas e Xhepi të adresonin problemet. Por edhe ata nuk pranuan ankesa për çështjet teknike e individuale, duke i këshilluar të shkonin te drejtuesit e qelizave të tyre të partisë. Ata i këshilluan gjithashtu të mos revoltoheshin pasi partia ishte e re dhe do të kishte gabime të natyrshme. Megjithë faktin se Anastasi e Xhepi ishin përpjekur të qetësonin shokët e pakënaqur duke folulr në favor të partisë, ironikisht Miladini dhe komiteti qendror i akuzuan ata se po mbillnin përçarje në parti. Këto akuza i prekën ish-drejtuesit e grupi të “Të Rinjve’ pasi ata kishin pasur guximin të sfidonin rreziqet më të mëdha jo vetëm gjatë kohës së pushtimit fashist por dhe nën

regjimin diktatorial të Zogut. Ata kishin kritikuar hapur dhe Popoviç, të cilin e kishin sjellë vetë në Tiranë dhe i kishin lënë në dorë krijimin e partisë. Sapo Miladini kishte krijuar klikën e tij duke konsoliduar pozitën në Shqipëri, ai thirri Kongresin e Partisë Komuniste me qëllim për të gjykuar Anastasin e Xhepin në akuzat për krijim përçarjeje dhe pakënaqësie.

DeklarataDeklarata e miratuar në

fund të kongresit thoshte:“Është provuar se ju të dy

nuk keni hequr dorë nga frka-sionalizimi dhe ç’është më e rëndësishme po e përhapni këtë dhe mes shokëve të ish-grupit tuaj. Kongresi kërkon që ju të pranoni gabimet tuaja dhe të bëni autokritikë”. Por megjithë akuzat e Miladinit e agjentëve të tij në komitetin qendror, Anastasi e Xhepi nuk protestuan dhe lejuan që kongresi të vazhdonte kursin e tij. Ata të dy dhanë një përgjigje me shkrim: “Kur gjërat nuk shko-jnë ashtu siç duhet në Parti, kjo ndodh sepse ka një pengesë. Ne e pranojmë se kjo pengesë është fryma e grupit të vjetër, por ju nuk duhet ta konsideroni grupin tonë të vjetër në mënyrë të njëanshme. Ne jemi marksistë dhe gjithmonë duhet të zgjidhim problemet me ndihmën e materializimit diale-ktik. Ju e dini se nuk ka efekt pa një shkak. Fryma e grupit të vjetër që manifestohet nga shokët tanë

shihet dhe te shokët e dy grupeve të tjera që janë në drejtimin e par-tisë. Zhdukja e frymës së grupit te shokët që drejtojnë do të sjellë shpejt zhdukjen e entuziazmit dhe te shokët e tjerë. Por meqënëse ju keni pushtetin për të na gjykuar dhe për këtë arsye nuk na lejoni që të denoncojmë gabimet tuaja, në interes të partisë ne nuk do të bë-jmë asgjë por do të mbyllim sytë. Ne e përsërisim se fryma e grupit do të zhduket kur ju të jepni prova për drejtësi dhe paanësi”. Kongre-si u mbyll pas deklaratës së shokut Miladin: “Nëse komiteti qendror vendos të heqë emrat tuaj nga par-tia dhe në të njëjtën kohë të marrë në konsideratë kualifikimet tuaja si ish-revolucionarë dhe ruan kon-taktet me ju, a jeni gati ta pranoni këtë vendim? Nga ana tjetër ne duhet t’ju paralajmërojmë se nëse ju mbani qëndrim armiqësor, par-tia do të marrë masa edhe më të ashpra ndaj jush: Edhe një fëmijë mund të shikonte se komiteti qen-dror i partisë komuniste shqiptare ishte vetëm një etiketë dhe se ishte vetëm një komandë e Pop-oviç dhe Mugoshës. Të gjithë e kuptojnë se anëtarët e komitetit qendror ishin vetëm agjentë dhe ekzekutorë të urdhrave të Milad-init. Anastasi e Xhepi, gjithmonë duke shpresuar se një ditë gjërat do të përmirësoheshin nuk mund të mbanin qëndrim armiqësor, por përkundrazi pranuan të ishin gjithmonë të gatshëm për thirrjen e partisë. Më vonë, duke pranuar bashkëpunimin e ofruar nga Mi-ladini ata nisën të besonin se sul-met e tyre sistematike nuk sillnin asgjë të mirë deh se jugosllavët nuk ishin komunistë të vërtetë. Të Rinjtë nisën të besonin se ata ish-in vetëm shovinistë serbë që nën maskën e komunizmit kërkonin të formonin klikën që do i shër-bente interesave të vendit të tyre. Megjithëse ata u përjashtuan nga partia ata u treguan tolerantë dhe i pritën me dëshirë të gjitha detyrat dytësore që u kaloheshin. Por komunistët e ndershëm dhe rev-olucionarë duhej të eliminoheshin me çdo kusht. Anastasi e Xhepi nuk habiteshin nga mbikëqyrja e rreptë që u bëhej dhe gjatë kohës që ishin në parti, pasi partia duhet të kishte kontroll, por më shumë çuditeshin nga ngritja në detyrë e elementëve që nuk kishin as minimumin e edukatës marksiste. Kontrolli brenda partisë duhet të kishte si objektiv zbulimin dhe ko-rrigjimin e gabimeve dhe jo hedh-jen në grackë të anëtarëve. Për fat të keq në partinë komuniste shqiptare spiunimi i kolegëve e tejkalonte frymën e korrektimit të gabimeve dhe teoria e Leninit për kontrollin nga fundi në majë nuk u mur asnjëherë në konsideratë nga partia komuniste shqiptare. Nëse një anëtar përpiqej të kritikonte në qelizën e tij partiake gabimet e një drejtuesi, atij jo vetëm që i ndalohej të bënte kritika të tilla por dhe akuzohej si Trotskist, Xhepist, sabotator etj. kështu që të mos shihej me negativitetet, çdo komunist nuk kritikonte më dre-jtuesit edhe kur vinin re gabime. Diçka e tillë i ndodhi një anëtari të komitetit rajonal të Vlorës. Anëtari i komitetit po shoqëroihej nga një grup partizanësh nga një fshat në tjetrin, kur hasën në një grup policësh fashistë. Por vend që të tregonte vetën sipas pozitës së tij në parti, ai ia mbathi me të katërta duke lënë madje edhe xhaketën e tij. Raste të tilla kishte shumë.

Dy stalinistët jugosl-lavë erdhën fshe-htësisht në Tiranë dhe megjithëse nuk kishin autorizimin zyrtar të Partisë Ko-muniste Jugosllave, ata dhe propozimet e tyre u pranuan nga shqiptarët. Ata propozuan thirrjen e një takimi me për-faqësues të të gji-tha grupeve. Përveç jugosllavëve, në konferencë kishte 16 përfaqësues të tre grupeve që do të formonin Partinë Komuniste. Ata prezantuan të gjithë raporte dhe kritika për punën e bërë nga grupet e secilit prej tyre...

Page 14: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

14 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Prokuroria argumentoi se Xhika akuzohet për kor-rupsion në vlera të mëdha monetare dhe ka rrezik

që të fshehë provat apo të arratiset. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, së-mundja e tij, që u bë shkak që ish-zyr-tari të lirohej nga qelia, nuk i rrezikon jetën edhe nëse Xhika kthehet në burg.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra

Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg ish kreun e ARRSH, arrestohet sërish Dashamir Xhika

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraXhika fitoi lirinë rreth një muaj më parë në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda

Vlorë, bënin kërdinë me vjedhje, pranga dy personave

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi dyshohen se në lagjen “Ujë i ftohtë” kanë vjedhur një portofol, por nga pas ver-ifikimit të bëra nga policia Astrit Lushaj, 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, rezultojnë të kenë kryer edhe të paktën 4 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Konkretisht pas hetimeve dy personat e sipërpërmendur dyshohet se kanë qenë autorë edhe për katër vjedhje në qytetin bregdetar. Burime policore thonë se këta dy persona dyshohen s më datë 29.08.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet I. D., ku është marrë shuma prej 1500 Euro. Po sipas policisë, më datë 21.08.2018,ata kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit me inicialet E. D. Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit me inicialet B. K., ku i kanë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë. Ndërsa më datën 05.08.2018, kanë tentuar të vidhin banesën e shtetasit me inicialet A. Ç.. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Shkoi për të punuar në Maqedoni, zhduket 32-vjeçari

Një 32-vjeçar nga fshati Zogjaj i njësisë administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas tyre, Artur Lleshi është nisur me datë 10 Prill të këtij viti për Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban ndërsa që prej asaj date nuk ka patur asnjë kontakt me familjen. Bashkëshortja Leonora Lleshi thotë se burri i saj Arturi ka hyrë në Shqipëri me datë 2 Prill dhe me datë 10 është nisur sërish drejt Maqedonisë dhe se nuk ka asnjë konkat më me të. Bashkëshortja dhe tre fëmijët e Arturit nuk kanë asnjë kontakt me 32 vjeçarin. Ndërsa i vëllai i Aurtit, Lulzi-mi thotë se është interesuar në Maqedoni e Kosovë por nuk ka asnjë shenjë të Arturit. Ai ka bërë denoncime në dy shtet fqinje si dhe në policinë e Bulqizës, por s’ka marrë asnjë përgjigje deri sot. Vetë Lulzimi pohon se familja nuk ka konflikte me askënd e po ashtu edhe vëllai i tij. Apeli shkon për shtetin shqiptar që të ndërhyjë për gjetjen e vëllait të tij.

Cërrik, sherr mes dy vëllezërve, policia parandalon krimin

Policia e Cërrikut parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit. Në pranga ka përfundu-ar Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, i cili në momentin që ka mbërritur Policia ka hedhur nga dritarja e banesës armën e zjarrit. Ndërhyrja e pol-icisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpër-thyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Elvis MYRTA

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, është arrestuar sërish ditën e djeshme, pasi Apeli i Kri-

meve të Rënda caktoi masën “ar-rest me burg”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në seancën e djeshme ndaj ish drejtorit të rrugëve, ka vendosur të rikthe-jë në burg Dashamir Xhikën. Vendimi u dha nga gjykata pas apelimit që bëri organi i akuzës, menjëherë pasi ai u lirua nga shkalla e parë rreth një muaj më parë. Prokuroria argumentoi se Xhika akuzohet për korrupsion në vlera të mëdha monetare dhe ka rrezik që të fshehë provat apo të arratiset. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, sëmundja e tij, që u bë shkak që ish-zyrtari të lirohej nga qelia, nuk i rrezikon jetën edhe nëse Xhika kthehet në burg. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga gjykata, e cila në seancën e djeshme vendosi rikthimin në burg të Dashamir Xhikës. Menjëherë pas seancës së mëngjesit të djeshëm policia ekzekutoi vendimin e apelit duke e rikthyer në burg Xhikën. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri me dije se, specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë. Xhika është person nën hetim i dysh-uar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të para-shikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal. Kujtojmë se më 26 Qershor, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të lirojë nga burgu ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën. Ky i fundit mbahej prej muajsh në burg për skandalin e abuzimeve me rrugën “Tiranë-Elbasan”.

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Ilirjana Olldashi, vendosi që të ndryshojë masën për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrojtja ka argumen-tuar se Xhika ka probleme me shëndetin dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë, nuk rrezikon të largohen apo të përsërisë të një-jtën vepër penale, për të cilën po hetohet. Ndërkohë, menjëherë pasi u lirua nga qelia Proku-roria paralajmëroi apelimin e vendimit.

HetimetNdërkohë, hetimet për rastin

vazhdojnë nga Prokuroria e Kri-meve të Rënda. Dëmi i përllogari-tur nga Prokuroria për abuzimet

me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktohet shkon në 37 milionë dollarë. Përveç Xhikës, për rastin janë nën hetime dhe dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Pro-jektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndrys-hme, duke mos pasur më parë

një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejt-përdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Prokuroria konstaton se Xhi-ka ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrësh-qitjeve të dherave në vitin 2014. Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së. Ndërkohë, që nga muaji mars i këtij viti, Dashamir Xhika po gjykohet edhe në Gjykatën e Elbasanit për një tjetër skandal abuzimi me rrugët. Bëhet fjalë për skandalin e abuzimeve me rrugën Gjinar-Elbasan, ku nën akuzë është edhe ish-drejtori tjetër i ARRSH-së, Andi Toma. Dëmi për këtë rast përllogaritet në vlerën e 600 milionë lekë. Kujtojmë se edhe ish-kreu tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, po hetohet i lirë. Ai është lënë në masën e sigurisë “detyrim pa-raqitje” nga Gjykata e Apelit të Durrësit dy muaj më parë.

Kambistit në Cërrik i grabiten 14 mln lekë nën kërcënimin e armësAdministratori i një pike të këmbimit valutor në

Pogradec u grabit me armë mëngjesin e djeshëm teksa po përgatitej të transferonte një shumë parash me automjetin e tij. Sipas policisë, në mo-mentin që ai po fuste lekët në makinë, një person i armatosur i është afruar dhe pasi i vuri pistoletën në kokë i kërkoi paratë. Më pas autori u largua bashkë me shumën prej 14 milionë lekësh. Policia ka marrë në pyetje disa persona për zbardhen e rrethanave të kësaj ngjarje. Ka qenë vetë kampisti, i cili menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka lajmëruar policinë dhe ka bërë denoncim në polici për rastin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr.1, Cërrik, kur siç deklaron kambisti i grabitur, 51-vjeçari Adem Ngjela, në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë i ka kërkuar lekët,

ku dhe i ka marrë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Kambisti është shoqëruar në policia dhe po merret në pyetje. Kambisti nga Cërriku Adem Ngjela, i cili mëngjesit e sotëm ra pre e grabitësve ka rrëfyer në një prononcim për mediat të gjithë skemën e ngjarjes ku protagonist ishte ai vetë. Ngjela thotë se si zakonisht doli nga shtëpia në orën 06:30 të mëngjesit, ndërsa autori i grabitjes po e priste përballë një dyqani duralumi në Cërrik. “Si zakonisht po i drejtohesha makinës që nga hyrja është vetëm 1 m larg. Kur hyra në makinë, hapa kroskotin dhe futa lekët. I kisha në një qese me zinxhir të mbledhura me gazetë rreth 14 milion e ca lekë. Momentin që i futa në kroskot doja t’i hidhja pak ujë makinës dhe vajta nga mbrapa tek bagazhi. Përballë tek një dyqan duralumin pashë një person

që qëndronte mjaft i qetë. Po afrohej drejt meje dhe unë e mora për person të zakonshëm. Mund të jetë një hallexhi që po pret këta të duraluminit thashë me vete. Sa më pa vuri një kapele dhe u afrua 2-3 m larg makinës nxori pistoletën dhe më tha që të mos bënte asnjë lëvizje, ndryshe do të më vriste. Unë po e shikoja me mëdyshje se mos kishte ndonjë pistoletë lodër dhe po e bënte për të më trembur. Por ai e shtoi kërcënimin e drejtoi pistoletën në drejtimin tim. E kishte gjysmë të ngritur më pas ma afroi. Menjëherë u fut në makinë, hapi kroskotin dhe mori paratë që ishin brenda. Në këtë moment nga frika se mos më vriste vrapova drejt hyrjes së pallatit dhe ika me vrap në drejtim të shtëpisë”, rrëfen i tronditur kambisti Ngjela, ndërsa shton se duke vrapuar për në banesë, kërkoi ndihmën e fqinjëve. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Page 15: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Shkodër/ Breshëri plumbash mbi 30-vjeçarin,ekzekutohet duke kalëruar babai i dy fëmijëve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraArdi Veliu drejt Shkodrës, ngjarja e rëndë ende pa asnjë motiv dhe pa asnjë autor

Abuzoi seksualisht për 16 vjet me vajzën, mbetet në burg 61-vjeçari

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg “babain mostër”, i cili për rreth 16 vite ka abuzuar seksualisht më vajzën e tij duke e lënë edhe shtatzënë. 61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija 25-vjeçare sot, ku edhe është marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Nga sa mësohet, abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe. Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. 61-vjeçari që u arrestua mëngjesin e 30 gushtit. Fillimisht ai ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

I shiti makinën e vjedhur zv/ministrit, ekstradohet italiani i dënuar

Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e djeshme një shte-tas italian të dënuar me 8 vjet burg për “trafik të mjeteve motorike”. Bëhet fjalë për shtetasin Massimiliano Locoro-tondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni të Italisë. Ky shtetas, është dënuar me 8 vjet burg në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në një çështje ku fillimisht ka qenë i het-uar dhe i pandehur edhe ish-zv/ministri i Brendshëm, Ilir Marko. Gjithçka ka nisur me një automjet tip “Passat” të bllokuar nga Policia e Tiranës më 28.05.2004, se rezultonte i vjedhur në Itali më 26.08.2003 ku kishte mbajtur targat CD 260 TB. Hetimet zbuluan se makina ishte futur në Shqipëri nga shtetasi italian Massimiliano Locorotondo dhe më pas ishte deklaruar e vjedhur në policinë italiane. Makina kishte hyrë në territorin shqiptar më 19.08.2003 dhe i është shitur ish ministrit. Në atë proces, ku u përfshi dhe zv/min-istri gjykata dënoi me 8 vite burg italianin, i cili u ekstradua ditën e djeshme në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Angli, u kap me 1 kg kokainë, dënohet me 7 vite burg shqiptarja

Një 28-vjeçare shqiptare në Angli është dënuar me 7 vite burg si pjesë e një organizate kriminale në trafikun e drogës. Marsela Kreka do të arrestohej në qershor 2017 sëbashku me Artan Markaj në zonën Barnet në veri të Londrës. Ajo përdorte edhe një pasaportë rumune të falsifikuar me emrin Maria Danciu, Ajo sëbashku me Artan Markajn ishin duke udhëtuar me një makinë të tipit Mini Kuper brënda të cilës u gjetën 1 kg kokainë e fshehur në sediljen e pasagjerit. Makina drejtohej nga Marsela Kreka. Gjatë gjyqit shqiptarja 28-vjeçare u mbrojt duke deklaruar se ajo ishte trafikuar për qëllime prostitucioni në Angli. Kur Marsela Kreka u arrestua ajo refuzoi ti jepte policisë pinin e telefonit duke thënë se në telefonin kishte disa video të dërguara nga trafikantët në formë kërcënimi. Por oficerët e NCA mundën të hynin në të dhënat e telefonit të saj ku gjetën mesazhe që e implikonin atë në shitjen e drogës duke hedhur poshtë pretendimet e saj.

Elvis MYRTA

Nuk kanë të mbaruar ngjarjet kriminale në Shkodër, ku një ekzekutim mafioz

tronditi kryeqendrën e veriut mesditën e djeshme. Një 30 vjeçar i njohur për disa aktiv-itete biznesi në qytetin verior u vra me armë zjarri ndërsa kalëronte në periferi të qytetit. Viktima është identifikuar si Arjan Ferracaku, por motivet e krimit mbeten ende të paqarta. Në kohën kur u sulmua, 30 vjeçari po kalëronte bashkë me dy kushurinjtë e tij, dëshmia e të cilëve pritet të japë detaje të rëndësishme në zbardhjen e dinamikës dhe motive që çuan në vrasjen e të riut. Një 30 vjeçar i njohur për disa ak-tivitete biznesi u vra pasditen e kësaj të shtune në periferi të Shkodrës. Arjan Ferracaku ishte duke shëtitur me kalë, pasion të cilin e tregon përmes fotove në rrjetet sociale, në kohën kur persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan. Ngjarja ndodhi rreth orës13:50 minuta në një livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç, në periferi të qytetit. Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30 vjeçarit, Arjan Ferracaku, duke e kthyer vrasjen në një ekzekutim të mirëfilltë. Në drejtim të viktimës është qël-luar me armë kallashnikov me breshëri. Ferracaku ka marrë dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy plum-ba kanë prekur dhe kalin me të cilin po shëtiste i riu. Bashkë me 30 vjeçarin mësohet se ndodheshin edhe dy të afërm të tij, të cilët janë shoqëruar në policinë e Shkodrës dhe po merren ne pyetje për të zbardhur dinamikën e vrasjes dhe për të ndihmuar në iden-tifikimin e autorit. Rreth 600 metra më tutje, policia gjeti një makinë të djegur të braktisur, por burime policore thanë se ngjarjet nuk kanë lidhje njëra me tjetrën. Zona ku është gje-

tur viktima është në Livadhe, e njëjta zonë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe FNSH-së, të cilët kanë rrethu-ar zonën në një perimetër të gjerë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone. Grupi hetimor në

bashkëpunim me Prokuror-inë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit. Kohët e fundit në Shkodër kanë ndodhur disa ngjarje kriminale, të cilat janë të gjitha të pazbardhura.

Ardi Veliu me urgjencë drejt ShkodrësDrejtori i Përgjithshëm i

Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në qytetin e Shkod-rës pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në

Grabiti kasafortën e kushëririt me 10 mln lekë, pranga 22-vjeçarit në LezhëPolicia e Lezhës ka ndaluar mëngjesin e

djeshëm një 22 vjeçar i cili dyshohet se ka grabitur lokalin e kushëririt në Shëngjin. I riu, sipas policisë, paratë që vodhi nga kas-aforta e lokalit i hodhi në një kosh mbeturi-nash për ti fshehur. Por plani i të riut nuk ka funksionar, pasi është pikasur nga pronari i cili e ka denoncuar në polici, kushëririn e tij. Veprimi i këtyre të fundit ka qenë shumë i shpejt ku menjëherë janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga 22 vjeçarin Mari-glen Lari. I riu paratë e vjedhura i kishte lënë në një kosh mbeturinash ku më pas do të shkonte për ti marrë. Ai ka treguar policisë vendin se ku i kishte fshehur paratë

gjatë marrjes në pyetje oficerët e policisë gjyqësore. Menjëherë pasi policia ka mësu-ar vendndodhjen e parave të grabitura janë policia i ka sekuestruar ato në cilësinë e provës material. Shuma e grabitur nga 22 vjeçari, Lari, është rreth 10 milion lekë. Burime nga uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se ai mori në kasafortë, 7.265 euro, 120 paund dhe 45.300 lekë. Menjëherë pas arrestimit të të riut Policia e Lezhës nëpërmjet një komunikate për mediat ka dhënë detaje për arrestimin e tij. “Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë

hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej 7.265 euro; 120 paund; 45.300 lekë (të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal”, sqaroi zyrtarisht policia.

zonën e Livadhes teksa ishte duke kalëruar. Mësohet se së bashku me drejtorin Ardi Veliu, në Shkodër kanë mbërritur edhe specialistet më të mirë te DPPSH. Policia thotë se po vijon hetime intensive për të zbardhur sa më shpejt shkaqet dhe autorësinë e vrasjes. Poli-cia e Shtetit thotë se po kryhen hetime intensive për të zbard-hur sa me shpejt shkaqet dhe autoresinë e vrasjes. Policia e Shkodrës në njoftimin para-prak për ngjarjen dha për 30 vjeçarin mbiemrin Verracaku, por theksoi se ai njihet si Ar-jan Ferracaku, pa konfirmuar nësë ai apo e gjithë familja ka ndryshuar mbiemër. Zyr-tarisht policia e Shkodrës por edhe burime brenda saj nuk japin asnjë pistë konkrete mbi arsyet e vrasjes së 30 vjeçarit, baba i dy fëmijëve të mitur, që nuk rezulton një person problematik. Burimet thanë se Arjan Ferracaku ka një biznes në Zus të Shkod-rës, një lokal veror në zonën e Velipojës, ndërsa familja ka një firmë plastike dhe duralumini në qytet. Ngjarja e rëndë vuri në lëvizje forcat e Policisë së Shkodrës që bashkë me FNSH blinduan zonën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 minuta në një livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç, në periferi

të qytetit. Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30 vjeçarit, Arjan Ferracaku, duke e kthyer vras-jen në një ekzekutim të mirëfilltë. Në drejtim të viktimës është qëlluar me armë kallashnikov me breshëri...

Page 16: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

16 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

"Partia Company" ose demokracia e munguar!

Më në fund, aleat me vetë zotin!

Nga Besi BEKTESHI

Nuk u deshën më shumë se sa dh-jetë vite që nga i famshmi 1991 që

demokracia në Shqipëri të "zbulonte" thyerjen e vërtetë të saj ose krijimin e partive fabrikë, bankë, ndërmarrje! Po, të kthimit të partisë nga një grup njerëzish që kanë aksione politike të përbashkëta dhe me këto aksione ideale arrinin të zgjidhnin forume dhe lidership, në një "grup drejtues" aksionesh financiare, aferash bankaro-ndërtuese të ditura dhe të pa ditura, monopole biznesi të dukshëm dhe pa dukshëm, borde aksionere financiare, të komanduara nga trashëgimi politike që nuk kanë të bëjnë me demokracinë e brendshme në asnjë pikë të jetës së tyre! Sali Berisha i parë, ishte një person që imitoi PPSH-në si marrëzi sunduese e kontrolluese dhe këtij aksioni poth-uaj idiot i shkoi deri diku dhe Nano, përjashto konceptet e tij shumë ndryshe nga Berisha mbi demokracinë?! Por Nano "shpiku" marrëzinë e futjes së biznesmenëve, të të pasurve në poli-tikë! Pa kontroll moral, etik dhe financiar. E në kohë të tij, filloi ashpër transformimi i PSSH-së në një model partiak që po lidhte biznesin me politikën në mënyrë të pa zgjidhshme! Më pas, Berisha i dytë filloi kthimin përfundimtar të PD-së në "Parti Company" ku aksionet ishin sa nga biznesi dhe nga politika e pasuruar me ko-rrupsion, në mënyrë më të paskrupullt! Berisha gjithmonë do të bënte njeriun e fortë dhe me biznesmenët, por tashmë partia e tij kishte dalë nga ajo tradicionalja! Ajo bazohej në favoret e miqve të pasur, të tenderave të miqve të pasur, të pasurimit të miqve politikë dhe të pasurisë mbi politikën e të pasurve! Partia Demokra-tike u nda në sektorët rajonalë të domeneve të njerëzve të pasur dhe të pasurisë si fabrikë e

Nga Bardhyl BEJKO

Pasi u provuan në këto vite të gjitha aleancat, u bë zhurmë pafund, u renditën parti e partiza,

shoqata e individë, u shpallën bashkimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë, u krijuan “KOPI”, “Mbro të ardhmen”, “Ne jemi ndryshimi”, u thurën këngë e u bë muzikë e hite për fushatat elektorale,u bashkuan të majtët me të djathtët, komunistët me ballistët, e gjithfarëlloj organizmash e organizimesh, më në fund u kujtuan se mungonte edhe një aleat i rëndësishëm, çuditërisht i papërfillur bile edhe i anatemuar e përbuzur që ishte populli. Po nuk mbetet këtu historia e aleatëve dhe aleancave. Nuk ishin të mjaftueshme gjetjet e derisotme. Këto ditë, kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi arriti të kërkojë aleancë, të ftojë në koalicion fuqinë e mbinatyrshme. Vetë Babazotin.

Nuk jemi çuditur nga dëshirat e pazakonta që për disa vota më shumë sa herë që gjenden ngushtë shtabet elektorale të partive të vogla e të mëdha të shkojnë nëpër zona të thella, fshatra, krahina, lagje, qytete, të ashtuquajtura zona me besim të thellë tek feja, por edhe zona më të civilizuara duke u kërkuar me çdo çmim, jo vetëm me të holla votat zgjedhësve, duke u vendosur përpara syve, Biblën e Kuranin. Në zona të veçanta, militantët partiakë kanë shkuar shtëpi më shtëpi, duke kuvenduar me gjyshet e gjyshërit, të rinjtë e fëmijët, u kanë folur për partitë dhe programet e tyre si dhe për objektivat e fushatave elektorale pa lënë mënjanë objektivat madhore që do arrinin forcat politike sa të vinin në pushtet. Atje ku shikonin se puna nuk ecte dhe nuk mund të garantohej vota masive që të bënte deputet apo kryebashkiak dhe shumë nga votuesit ishin të lëkundur dhe thoshin një “po” sa për të përcjellë mysafirët edhe për traditë se u kishin shkelur shtëpinë, të deleguarit e qendrës për t’u siguruar 100 përqind, u vinin përballë librin

e shenjtë dhe u kërkonin të betoheshin mbi të si një garanci se fjala e dhënë nuk do të ndryshonte pasi kishte të bënte pas këtij veprimi, jo më me liderët partiakë, po me vetë zotin, i cili siç cilësohet edhe në faqet e librave të shenjtë të dënon me fis e familje, me të ardhmen e të djeshmen, si një njeri që i ke dalë ndesh vetë zotit me qëndrimin kundër fjalës së dhënë. Dhe në zona të posaçme për hir të traditës dhe besimit të ngulitur ndër shekuj si dhe dashurisë e bindjes së verbër tek i Plotfuqishmi, votuesit para kutisë së votimit edhe pse në zemër mund të kishin një kandidat të pëlqyer, votonin për atë që ishin betuar. Ndryshe, “ndëshkimi” binte mbi ta dhe fëmijët e tyre nuk do kishte më as mbështet-jen e të Madhërishmit as kujdesin dhe uratat e tij.

Po deri në këtë cak edhe pse veprime që bien ndesh me kodet dhe ligjet, civilizimin e përparimin si dhe cënimin e pavarësisë së votës dhe kërkesën për aleat tokësor, këto ditë filozofia dhe propagan-da, oreksi është ngjitur më lart dhe ka prekur fronin e perëndive. Është Zonja Kryemadhi, e cila nuk lë asgjë pa sharë kundër Ramës dhe pasi i numëron njëmijë e një të zezat, pasi e etiketon si gjithnjë në këtë periudhë pas zgjedhjeve si kryeministri i krimit dhe udhëheqës të bandave, si përvetësues të tender-ave dhe tutor të trafikantëve, duke mos harruar të citojë njëmijë e një të zezat në drejtim të qeverisë, pasi ia etiketon e nxin bashkëpunëtorët me emër e mbiemër, me racë e familje, më në fund iu drejtua qiellit, atje ku qëndrojnë perënditë, zotat e plotfu-qishëm. Sapo partia që kryeson doli në opozitë me dëshirën e vet, pasi lutjet për një koalicion si ai i 2013 vijuan pafundësisht deri në bezdi, pasi u bashkua me të gjithë kundër ish bashkëkryetarit të koalicionit dhe hodhi baltë mbi tërë arritjet e katër viteve, ku natyrisht ishte edhe kontributi i partisë që kryeson, veçanërisht në reformat e thella dhe ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar, ndihmesë e cila nuk mund të hidhet poshtë as të flaket si e pavlerë, u vu në kërkim që veç aleancave tokësore të bëjë aleatë edhe jashtëtokësorë. Pasi anatemoi vitet e Ramës në pushtet, duke mos përjashtuar edhe kohën ku kishte gjysmën e qeverisë dhe legjislativin, hodhi sytë tek Zoti.

Një aleat i ri i paplanifikuar deri sot është duke u konfiguruar në koalicionin e madh PD-LSI. Sipas Monikës është vetë zoti. Ajo, në debatet e deklaratat e saj, pasi i thotë të gjitha dhe jep sihariqin se opozi-ta do jetë me kandidat të përbashkët, e drejta e saj për ta gjykuar si të mendojë dhe interesojë për të fituar sa më shumë bashki sot dhe nesër deputetë i drejtohet aleatit më të fuqishëm, vetë zotit. Nuk është një shpikja jonë. Aq më pak një gjetje gaze-tareske për shou. Të gjithë që e kanë ndjekur lideren e LSI-së pas betimeve njerëzore dhe pasi tregon për aleanca të fuqishme dhe shtim të radhëve me militantë të rinj, pasi ka demostruar në vendba-zimet e të rinjve në Jalë në betime dhe nderime për aksione revolucionare në muajin që sapo ka filluar, zbuloi për opinionin e gjerë, aleatin më të ri e të pathyeshëm. Vete zotin. - Nëse Ramës nuk kemi ç ti bëjmë ne tokësorët, opozitarët dhe vete populli shqiptar, atij do ia bëjë atë që s’e meriton zoti. Do ta ndëshkojë vetë perëndia. Është një mallkim po edhe një “ftesë” për një aleat jashtëtokësor. Dhe kujtojmë vitet kur ishim fëmijë, po edhe sot kur dëgjojmë jo rrallë shprehjet: Të vraftë zoti! Ia lë në dorë ta zgjidhë zoti! Nëse unë të bëj një padrejtësi, le ta gjykojë zoti! T ia lëmë në dorë të plotfuqishmit! Unë nuk kam ç të bëj më! I bëra të gjitha! Deklarata të tillë pa fund përmes të cilave, njerëzit e zakonshëm në kushtet kur nuk ndihen të plotfuqishëm ia lënë zgjidhjet e halleve të tyre personale apo familjare fuqisë së mbinatyrshme, vetë zotit. Po individët janë të vetëm. Nuk kanë as seli. As pasuri. As parti. As njerëzi. Nuk kanë mundësi të bëjnë aleanca me rininë, intelektualët, aktorët, regjisorët, u mungojnë analistët e opinion-istët, shkrimtarët puntorët, mjekët, mësuesit. Dhe në këtë pafuqishmëri e kanë të justifikuar të presin që hallet e tyre t i zgjidhin përmes zotit. Po kryetarja e LSI-së është në krye të një partie plot dinamizëm. E suksesshme. E privilegjuar në këto tri dekada. Tërë periudhën post diktaturë, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Në krye të Eurosocialistëve. Më vonë në krye të LSI-së. Sot zonja e Parë e Shqipërisë. Aktive dhe me plot energji. Themelorja është kryes-uese e një force politike dinamike dhe e mbushur

tillë në shoqërinë e korruptuar shqiptare! Sig-urisht një njeriu sundimtar dhe pothuaj tiran si Berisha, kjo nuk mund ti pëlqente deri në fund, por tashmë procesi i "partisë company"dhe me rritjen e fëmijëve të tij kishte përfunduar së ndërtuari! Ai dhe po të donte nuk e ndalte dot, le që tashmë nuk kishte asnjë rrugë tjetër! Mandati i dytë i tij ishte një moment tragjik i përfundimit të partisë politike PD dhe trans-formimit të saj në "aziendë" apo fabrikë, apo në një kompani të vërtetë që kishte liderin maximus të plakur! Po po, biles dhe të lodhur nga disfatat dhe marrëzitë në qeverisjen e ko-rruptuar, arrogante dhe budallaqe shpesh herë në gabime fatale! Në 2013-tën u vetërrëzua nga kalbja e përgjithshme, për ti lëshuar vendin një faze tjetër të vazhdimit të kthimit të partive në fabrika apo kompani ekonomiko-financiare!

Ky ishte momenti i ri i Edi Ramës për të transformuar përfundimisht PS-në në parti aziendë që tani në mandatin e dytë, po e vërteton përditë që nuk ka asnjë shans më, për të pasur një model partiak jashtë interesit financiar dhe jashtë interesit të biznesit të pasur, monopolist dhe politikanëve të super-pasur, mbi monopolet e lejuara prej tyre! As që bëhet fjalë se LSI-ja ka qenë "pioniere" e vogël e kësaj skeme, që nuk ka nevojë shumë për vërtetim, sepse është e gjitha e implementuar skajshëm. Tanimë tre forcat e mëdha politike janë produkte biznesi dhe jo lirie dhe demokra-cie! Në fakt, asnjë forcë politike në Shqipëri

nuk është produkt lirie dhe demokracie, por në fund të fundit, fillimi i dy prej partive ishte i tillë. Tashmë dy partitë e mëdha dhe e treta mbas tyre, kanë produktin e tyre politik 100% të bazuar në aksionet e tyre financiaro-ekono-mike! Nuk ka asnjë shans që te këto parti të sundojë statuti, ligji demokratik i brendshëm! Nuk ka asnjë shans të ketë debat të hapur dhe të sinqertë! Nuk ka asnjë shans që te PD-PS-LSI të ketë demokraci të brendshme, sepse nuk ka forume të ndërtuara mbi këtë rregull! Në krye të partisë vjen grupimi dhe individi, që mbështet nga lobi kryesor apo ai i detyruar për të zgjedhur lidershipin, i cili është akoma më i pasur se sa lobi financiar vetë! Janë të paktë politikanët e lidershipeve të lartë që nuk kanë biznes të tyre prosperues në Shqipëri! Sa kontrollojnë partitë monopolet, aq dhe këto të fundit kontrollohen nga të pasurit e partisë që janë lidership poli-tik! Qarku është i mbyllur dhe është e kotë të kërkosh ta çash këtë qark të mbyllur dhe të ruajtur me kujdes, sepse luan miliarda e mil-iarda euro, si një perandori e madhe financiare ekonomike! Fluiditeti mes biznesit të madh, monopoleve dhe plutokracisë të super pasur në Shqipëri, është diçka akoma më e vështirë se krimi i trafikut! Çdo kush mund të shkatërrojë po të jetë i vendosur budallenjtë e trafikut, por këta janë një sofistikim, i cili ka kapur banka dhe zyra, administratë dhe televizione, parti në pushtet dhe opozitë, lidershipe të mëdha dhe të vogla dhe që tashmë ka bërë miliarda në euro!

"Partia Compani" është demokracia e mun-guar e Shqipërisë! Kjo lloj partie e cila është i vetmi shembull i partive në Shqipëri dhe sidomos tre të mëdhave, ka trashëgimi, famil-jaritet, parentelë të afërt dhe sidomos sundim të njëshit, mbi institucionet e kolegjiale të partisë!

Territorin e ndajnë plotësisht sipas të pasurve kontribuentë të partisë dhe sipas evidencës financiare të lidershipit politik me aksione të mëdha te monopolet! Nuk ka shanse që të vendoset rendi! Nuk ka shanse të kalojë një reformë deri në fund! Nuk kalon, sepse par-titë dhe lidershipet e tyre në parim nuk duan të ndryshojnë realitet! Të tilla monstra politiko-fi-nanciare, po prodhojnë bij e bija akoma më të sëmurë anti demokraci! Më të paskrupullt në fitim marramendës në kurriz të shoqërisë dhe akoma më injorantë! Tashmë "Partia Compa-ny" dhe lideri sipër si kreu i bordit të saj janë në kulmet e tyre në të gjitha partisë pozitë opozitë! Por ka një shpresë! Kur kanë kulmin e zhvillimit, ju afrohet dhe koha e degradimit dhe shkatërrimit! Ato kanë një cilësi! Hanë vet-en, shkatërrojnë njëri tjetrin, nuk krijojnë dot aleanca të treta dhe të katërta, sepse nuk i lejon më tregu i tillë! I bien ndesh me aksione njëri tjetrit dhe sigurisht nisin luftën e ashpër jo kaq shumë për pushtet, se sa atë për maxhorancë të "companisë"! Po të shikosh se ka interes dhe "biznesi politik ndërkombëtar" mund të thuhet se koha po afron dhe shfaqja "in prima fila" është e sigurtë!

me entuziazëm ekstrem. Novatore në politikë, e prerë në vendime. E bashkuar në opozitë duhet ta ndjente veten plot shpresë dhe besim se në qeniet e zakonshme, votuesit që mezi presim të përmbysim “diktatorin” Rama do të votojmë pa rezerva LSI-në dhe Monikën, që nesër Petrit Vasili të jetë kryem-inistri ynë novator dhe reformator për t i mbyllur shtigjet emigrimit, për një mirëqenie më të mirë, për të ardhura më të larta, për të luftuar korrupsionin me sukses. Dhe aq më tepër që siç thotë edhe vetë zonja Kryemadhi:- Sot, shumë militantë të majtë po i bashkohen LSI-së duke e bërë gjithnjë e më të fuqishme dhe më prestigjioze këtë forcë politike. Po pikërisht në këtë kulm arritjesh të dukshme sipas llogarive të saj dhe të evidentuara orë pas ore nga kryetarja sikur të mos mjaftonin tërë këto rezul-tate dhe të mos llogaritej tërë kjo fuqi që rrezaton kjo parti, lihemi mënjanë ne tokësorët, votuesit shqiptarë dhe kërkohet aleancë me qiellorët. Që kemi dëgjuar për Babazotët e kryeministra të reve, ata që drejtojnë e komandojnë gjithësinë, kjo nuk është e panjohur dhe e paditur nga të gjithë. Deri sot, zotat janë parë si simbolika e utopi që kemi besuar në fuqinë e tyre të ndryshimit. U jemi dre-jtuar kur nuk kemi pasur fuqi për të arritur ëndrrat e dëshirat tona. Sidoqoft në emër të pafuqisë i kemi lartësuar e besuar. Më shumë nxitur nga legjendat e bëmat të thënat e treguarat. Nga hiperbolat e për-rallat e treguara nga gjyshet e leximet e fantazitë. Po që të kërkonim edhe fuqinë e zotit për ta bërë LSI-në të pamposhtur dhe triumfatore, kjo është një surprizë e re, e cila është vërtetë një risi që u shfaq më së fundi. Sigurisht, gjetja e një fuqie aleat me Zotin do kishte për tutore zonjën Kryemadhi. Ajo gjithnjë është dalluar si novatore e eksploratore, si në etiketime e kauza, në protesta e revolta edhe në përdorimin e simbolikave si mjete të përdorura kundër qeverisë e deputetëve të Shqipërisë. Po që të na jepte sihariqin e madh se tani e tutje opozita nuk do ketë në radhët e saj vetëm frymorët tokësorë, njerëzit e këtij vendi, si të ishin të pamjaftueshëm sjell në ndihmë edhe vetë zotin, i cili duhet ti tregojë vendin kryetarit të qeverisë. Kjo po është një risi. Ndaj këtej e tutje, dridhuni!

Page 17: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Krijimtaria e Ismail Kadaresë, e vjetruar për çmimin Nobel

Nga Ilir MUHARREMI

Për një shkrimtar të suk-sesshëm, romani i tij duhet ta ketë rrallësinë, të prekë më shumë fan-

tazinë se sa historinë. Historitë janë rrëfime, tregime dhe jo romane. Çka janë romanet e mira? Ato që lindin nga shpirti i revoltës, bëhen personale, posedojnë plane estetike dhe po ashtu i referohen të njëjtës ambicie. Shpesh janë histori të rreme, të shndërruara në fjalë estetike, të përgjithësuara, nganjëherë kanë qëllime që edhe Zotit t’i bëjnë konkurrencë. Këtu romani arrin edhe kulmin e cilësisë.

Nëse romani shpreh unitetin e njeriut ose civilëve të thjeshtë, kjo konkurrencë në raport me Zotin është më e dobët. Duhet t’i vëmë vetes imazhet e mëdha, të gjurmojmë në to. Nëse rom-ani ndërtohet mbi faktet e vërteta, atëherë sipas Albert Camus nuk ka gjë të paevitueshme e as të nevojshme. Atëherë, nga kjo del se veprimet eks-treme, skenat ekstreme të çmendura të krijuara për kënaqësi të autorit dhe lexuesit, dhe gjithmonë pyes veten përse lexuesit gjejnë kënaqësi më shumë në ngjarje të rrejshme? Më shumë më duket tregim gënjeshtar i një ngjarjeje të madhe brenda. Por, prapë mbetet madhështia te trajtimi, zbërthimi, lidhja ndërmjet ngjarjes, befasia në fund.

Edhe pse temën e zgjedh autori, i zakonshëm mbetet nëse nuk e dërgon në konkurrencë me Zotin. Po kthehemi te shkrimtari ynë i madh shqiptar Ismail Kadare. Letërsia e tij sa është në konkurrencë me Zotin dhe pse çmimin Nobel nuk e fitoi asnjëherë? Letërsia e tij ka marrë fund në vitet e ’90-të. Letërsia e tij ndodhet ndërmjet logjikës socrealiste, veprat janë si katedrale të cunguara nga koha, të rëndomta, pak të ndara nga jeta, ose të shtrembëruara e të zbukuruara. Njeriu i sotëm nuk gjen ushtrim ikje nga kjo botë në romanet e Kadaresë. Ai kthehet prapa, nuk shkon ka e ard-hmja. Realitetin gjykues të asaj kohe, e bëri shumë gjykues, në fakt me romanin iket nga realiteti gjykues. Shkrimtari Rexhep Qosja është kritik i zëshëm ndaj romaneve të Kadaresë. “E lexova romanin më të ri të Ismail Kadaresë, “Dasma”. Si të mos e kishte shkruar i njëjti shkrimtar që ka shkruar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. “Dasma” është roman shumë i dobët. Në të vërtetë, Dasma nuk është roman në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është një reportazh i shkruar në trajtë e gjatësi romani. A mund të quhet roman – reportazh? Apo, ndoshta, reportazh – roman? Si merret vesh, “Dasma” ka zgjuar interesim të madh në Shqipëri. Ç’është e vërteta, “Dasma” po zgjon interesim, ta quaj të madh, edhe këtu, në Prishtinë”, shkruan Qosja. Gjithmonë është interesim i madh për krijimtarinë e Kadaresë qoftë edhe e dobët ajo, por pak po kuptohet përse njerëzit shkruajnë me superlativa për të.

Jo veç ky roman, shumë romane të Kadaresë nuk mund të quhen romane, por reportazhe, e shumë pak të kohës. Edhe po të ndërtosh një kritikë për veprën e Kadaresë, gjithmonë ajo keqkuptohet. “Romani “Dasma” mund të ushtrojë ndikim të padëshiruar, të dëmshëm në letërsinë shqipe jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë. Panegjirikët që po shqiptohen e po shkruhen për të e dëshmojnë pa dashje këtë ndikim të dëmshëm të “Dasmës” në letërsinë shqipe në përgjithësi”, thotë Qosja. Sipas tij, nuk ka dyshim se “Dasma” është prozë e shkruar me qëllim të mohimit, madje të zhvlerësimit të traditës kulturore kombëtare që në Kinë, sot po quhet traditë borgjeze! Ismail Kadare në këtë vepër kritikon shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë, domethënë kolegët e vet, të cilët, si e thonë, po sjellin “shumë myk dhe vjetërsi në literaturë”. E myk dhe vjetërsi, ai quan përkushtimin ndaj traditës, ndaj kulturës dhe ndaj zakoneve të popullit.

Por, vepra e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është shumë realiste, me shprehje të vjetru-

ara, por që tema është interesante dhe kjo nxjerr nga dobësia veprën. Romani a mund të shquhet për nga tema apo mënyra se si është shkruar tema? Temat i gjejmë në realitet, ndërsa shkrimin në estetikë dhe fantazi. Atëherë shkon kjo shpre-hje e Friedrich Nietzsches: “Arti dhe vetëm arti, kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta”. Jemi kërkues të harresës, por jo foshnjarakë, por njerëz bashkëkohorë. Më bukur dalin në vepër kur njeriu i ngulit aventurat e tij se sa kur pretendon të bëhet historik, vendin gjithmonë ja zë tema. Ky roman i Kadaresë është mesatar. “Megjithatë, ky roman i shkruar në mënyrë të vjetruar, prandaj edhe me një vlerë artistike rreth mesatare, është pritur mirë, pas përkthimit në Francë. E kuptueshme. Popujt e mëdhenj, zakonisht janë të prirur të tregojnë disa konsiderata jashtëletrare për shkrimtarët e popujve të vegjël dhe të letërsive të vogla. Sigur-isht kësi konsiderate kanë treguar francezët ndaj romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Kritika e shkruar për këtë roman në Francë nuk mund të çmohet, prandaj, kritikë objektive sepse nuk është kritikë letrare e mbështetur në kriter estetik, po në kritere jashtëletrare. Të mëdhenjtë, kur nuk janë të pamëshirshëm, nuk ngurrojnë të jenë përkëd-helës ndaj të vegjëlve. Çka krejt nuk prodhojnë paragjykimet historike qoftë në politikë, qoftë në kulturë”, tregon Qosja. Krahas pak romaneve të mira Shqiptare, ky mund të konsiderohet si rom-ani më i mirë Shqiptar. Kadare, më shumë është politikan se sa shkrimtar në krijimtari. Trajton koncepte socreliaste, ndërsa vepra e mirëfilltë ka kahe të kundërt. I mungon koncepti intelektual dhe ai humanist paqësor. Por, edhe këta shkrimtarë që i kemi, përpiqen të imitojnë, të përsëritin e të rikrijo-jnë realitetin e tyre. “Ne gjithmonë marrim pamjen e të vërtetave tona”, shkruan Camus. Në fund, edhe krijimi bëhet një lloj imitimi, por imitim i lartë.

Pse Shqiptarët e shohin Nobelin gjithmonë rreth Kadaresë?

Ne shqiptarët, Nobelin e shohim të rëndë-sishëm vetëm rreth Kadaresë. Në këtë kohë Kadare nuk mund ta marrë çmimin, ndoshta para ’90-tave mund ta merrte, por jo në ditët e sotme, ndonëse mesazhi i tij në këtë kohë nuk është më aktual. Pak kush e ka të qartë këtë dhe duhet ta pranojmë këtë realitet. Kadare harron se në botë po lindin problemet e reja, nuk ngjajnë njëra me tjetrën. Vitin e kaluar, Nobelin për letërsi e mori shkrimtari anglez Kauzo Ishiguro. Krijimtaria e tij ka forcë të madhe emocionale për të ardhmen. Sjell një prurje të re për letërsinë botërore.

Cilat janë arsyet përse Kadare nuk e fiton çmimin Nobel për letërsi? Cila është veçantia e shkrimtarëve të tjerë krahas me Kadarenë? A ka ndonjë racizëm ndaj Shqiptarëve? Unë mendoj që jo, ngaqë po i paraqes disa motivacione nga disa shkrimtarë që kanë fituar çmimin Nobel e po ashtu janë nga Ballkani dhe Evropa: Ivo Andric si motivacion ju dha çmimi Nobel për forcën epike me të cilën ai kapi temat dhe pikturoj fatet njerëzore që i skicoj në historinë e Ballkanit. Dario Fo, pasqyroi klounët e mesjetës në fshikullimin e autoriteteve të asaj kohe dhe në përkrahjen që u jep dinjitetit të të nëpërkëmburve. Odysseus Elytis, për poezinë e cila përkundrejt traditës greke, pasqyrohet pastër lufta e njeriut modern. Czeslaë Milosz, tregoi përballjen e njeriut në botën e konflikteve të egra. Orhan Pamuk zbuloi simbole të reja të qytetit të lindjes i paraqiti përplasjet dhe ndërthurjet e kulturave. Alice Mun-ro u cilësua si mjeshtre e tregimit të shkurtër dhe bashkëkohor.

A do ta fitojë ndonjëherë Kadare Nobelin?A do ta fitojë ndonjëherë Kadare Nobelin? Cili

është ai motivacioni kundër tij? A i mungon talenti i mjaftueshëm? Për çka shkruan ky shkrimtar? Ai është i talentuar, por ka shkruar dhe lavdëruar Enver Hoxhën duke e ngritur në majat e pastërtisë, dhe ujin e turbullt të tij e pastronte Kadare. Ka-dare ka shkruar për të kaluarën dhe personazhe kryesore qenë pashallarët, bejlerët, veçoheshin vetëm pse kishin orgjinë shqiptare. Nuk mjafton vetëm kjo për të qenë na majat, vepra duhet të ketë

shpjegim edhe pse shumë herë shpjegimi është i kot, po ndjesia mbetet dhe ajo universin e bën të pashtershëm. Këtu arti bën vendin e tij. Arti në një anë e bën vdekjen e përvojës dhe shumimin e nd-jesisë, sepse përvoja shpesh është monotone, kurse ndjesia gjithmonë e re. Nuk duhet të mërzitemi se vepra a propozon ndonjë zgjidhje për brengën e mendjes, përkundrazi nëse mendjen e vendos përballë të tjerëve, tregon saktësisht si më gisht rrugën pa dalje në të cilën futen shumë shkrimtar mediokër. Nuk është qëllimi të zbulojë, por të nx-jerrë ndjenjën nga thellësia e cila shpjegohet, por vetëm duhen rreshtuar bukur fjalitë. Romanit ende nuk i ka humbur estetika e fjalisë, por më shumë po thellohet në konceptin.

Shtrohet pyetja se vepra reale dhe ajo e fan-tazisë a janë të mundura? Më shumë besojmë në veprën reale, mirëpo të dyja nëse i referohen artit janë të rreme. Mund të themi se të dyja kanë një klimë të veçantë e kjo është e vërtetë.

“Njerëz si Enveri lindin rrallë dhe i duhen vendit”

Kadare shkroi për kryengritësit shqiptarë, leg-jendat shqiptare, por këto njëherë u shkruan nga të tjerët, Kadare vetëm i analizonte bënte reportazh për to, një lloj gazetarie e avancuar, por në strehim të artit shumë e ngathtë. Normal që përdorte stilin e tij të të shkruarit mbi mitologjinë shqiptaro-ilire. Nuk e përdori nevojën e ripërtëritjes siç përdor çdo shkrimtar bashkëkohor. Stili i tij i të shkruarit është shumë i vjetruar e i gabuar. Disi arti i tij më duket si i shkëputur nga krijuesi. Kadare nuk e di se arti kërkon gjithmonë ripërtëritje që të përkryhet. Shkrimtari i ngjan pak mendimtarit sepse duhet ta ndryshojë vetveten në veprën e tij.

Kadare ishte drejtues i një nga organizatat më të mëdha të vendit në kohën e komunizmit nën/kryetar i Frontit Demokratik. Çfarë mesazhi mund të japë sot një shkrimtar i tillë? Është pak për keqardhje. Për jetën e tij, shkruan në internet se ishte shkrimtar oborri, i thurte lavde diktatorit dhe sunduesve të tjerë komunistë, dhe me ve-prën e tij ai zgjati jetën diktaturës duke e gënjyer popullin dhe dashamirët e tij, me të gjitha ato që i përdorte në romanet. A kemi humanizëm këtu? Nobeli këtë e di. Madje, diku shkruan se Kadare ka thënë: Njerëz si Enveri lindin rrallë dhe i duhen vendit. Atëherë, shtrohet pyetja, për çfarë moti-vacioni i duhet dhënë Kadaresë Nobeli? Vetëm për talentin e tij. Miliona të talentuar ka në botë shkrimtarë. Ai talentin e përdori për komunizmin, u bë shkrimtar servil. Ndoshta edhe gëzoi privi-legje, për çka e kanë në gjak shqiptarët. Emri i tij i takon të së kaluarës komuniste të hidhur, na dalka si shkrimtar lavdërues i sunduesve dhe mohues i së vërtetës pikante.

Gjuha shqipe, e vogël për çmimin NobelMotoja sipas Kadaresë do të ishte: “Gënjeni,

gënjeni sa të mundeni popullin tuaj”. Atëherë No-beli shërben për shijet e mira estetike, edukative dhe humane. Lexuesi botëror është serioz, kërkon mendim të kthjellët dhe krijimtaria e Kadaresë nuk duhet të shfaqet fare. Testamenti i Alfred Nobelit ishte që çmimi prestigjioz t’i jepet shkrimtarit që sjell risitë dhe arritjet më të mira në fushën e letër-sisë. Kishte edhe shumë emra të mëdhenj që nuk e morën si: Lev Tolstoj, Anton Çehov, Virxhinia Vulf, Xhejms Xhojs, D.H. Lourens, etj.

Vlerësimet a janë tendencioze? Të gjithë fituesit kishin prurje të reja dhe rrallësinë e shkrimit. Ndoshta ka infiltrim politikash, por prapë letërsia e fituesve ka thelbin e fuqishëm. A i lexojnë me vëmendje veprat e pretendentëve? Natyrisht që po, sepse gjithmonë jepet arsyeja e dhënies së çmimit.

Njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri mendojnë se Kadare po dështon për shkak se është krijuar rrjetë paragjykimesh, e ushqyer edhe nga letrat e liga denoncuese të qarqeve të ulëta shqiptare e antishqiptare, me alibinë se “një pjesë e veprës së Kadaresë ka qenë konformizëm me realizmin socialist”. Edhe pa u krijuar kjo, a nuk qe e vërtetë në të kaluarën e Kadaresë? Nuk mendoj që është skepticizmi i Nobelit për gjuhët e vogla siç është

shqipja, sepse edhe gjuhët e vogla të tjera nga Ballkani gëzuan çmimin Nobel (Ivo Andric.) Bindja shkon në atë se pengesë për Kadarenë nuk qe gjuha por mendimet e tij për kohën e komunizmit. As kjo nuk mund të jetë e saktë. Kadaresë i mun-gon përshkrimi dhe thjeshtësia bashkëkohore e shkëlqyeshme. Kadare harron se shprehja fillon aty ku mbaron mendimi. P.sh Pablo Neruda, poezitë ja kushtoi Stalinit dhe regjimit të Stalinit. Është ajo tjetra që e përmenda, e cila e nxjerr nga kriza këtë shkrimtar. Tjetra, modelet socrealiste të Mihaill Shollohov. Pastaj vazhdon edhe Sartri ose Brehti me stilizimin dhe nuk u kërcënua asnjëherë me jetë, jetuan të lirë. Nuk qëndron fakti pse ata e morën e Kadare pothuajse i njëjti shërbyes i regjimit nuk po e gëzon. Jo. Kadare përdor matematikë të vjetruar për kohën që kërkohet. Komisioni i Nobelit asgjë nuk ka kundër veprës së Kadaresë dhe letërsisë shqipe, por kërkon romane të moderuara të kohës së sotme. Tek e fundit nuk është shqetësuese gjuha në të cilën shkruhet romani, por thelbi çfarë trajton romani, si e trajton dhe sa ka prurje të reja ai roman. Shkrimtari duhet ta kuptojë kohën në të cilën jeton, e jo koha shkrimtarin. Nuk e besoj se komisioni i Nobelit krijon shkarje, pengesa, paragjykime ndaj Kadaresë.

Si duhet të jetë shkrimtari i madh?Shkrimtari i madh i së ardhmes është njeri i

dhënë shumë pas jetesës sepse të jetosh do të thotë të ndiesh edhe të mendosh. Andaj, krijimi i tij letrar mishëron një dramë mendore. Vepra bashkëkohore fillon të ilustrojë heqjen dorë nga patetika, historia, dhe ajo se nuk është vetëm mendja që e vë në ve-prim krijimin duke e mbuluar me figura pa arsye. “Nëse bota do të ishte e qartë arti nuk do të ishte”, thotë Camus. Ai nuk përkushtohet vetëm të artet e formës në të cilat mbret bëhet përshkrimi, por te shprehja, e cila lë anash mendimin. Për mua të dyja bashkëveprojnë vetëm se më e thellë është ndjenja se sa mendimi.

Edhe Kadare duhet ta dijë se romani në të vërtetë është një univers ku veprimi e gjen formën e vet, aty ku prononcohen fjalët e fundit, personazhet u dorëzohen personazheve, dhe ngjarja, jetët e tyre marrin pamjen e fatit. “Bota romaneske është vetëm korrigjim i kësaj bote në funksion të dëshirës së thellë të njeriut”, klith Camus. Ndonëse bëhet fjalë për të njëjtën botë.

Kadare ishte drejtues i një nga organizatat më të mëdha të vendit në kohën e komunizmit nën/kryetar i Frontit Demokra-tik. Çfarë mesazhi mund të japë sot një shkrimtar i tillë? Është pak për keqardhje. Për jetën e tij, shkruan në internet se ishte shkrimtar oborri, i thurte lavde diktatorit dhe sunduesve të tjerë komu-nistë, dhe me veprën e tij ai zgjati jetën diktaturës duke e gënjyer popullin dhe dashamirët e tij...

Page 18: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

18 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori pohon se teatri në Shqipëri është pështyrë ndër gjithë këto vite nga politikanët

Ministria e Kulturës është shndërruar në një makinë kundër kulturës, Kumbaro të dorëhiqet

BUJAR ALIMANI: BUJAR ALIMANI:

Teatri në Shqipëri është pështyrë ndër gjithë këto v i te nga pol i t ikanët . Kështu pohon regjisori

Bujar Alimani, i cili iu bashkua protestës së artistëve që nga Amerika me qëndrimin e tij. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, regjisori Alimani shprehet se edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjënë më të thjeshtë që duhet të bënte në gjithë këtë krizë është të japë dorëheqjen. Sipas regjisorit kjo do ta nder-onte, pasi Ministria e Kulturës është shndërruar në një makinë kundër kulturës. Në intervistën për “SOT” regjisori Alimani duke komentuar situatën pohon se me çfarë po ndodh nuk shikon asnjë brerje ndërgjegjeje, asnjë dorëheqje, asnjë reflektim. Reg-jisori Alimani tregon se ministrja e Kulturës nuk ka pasur asnjëherë dialog të pastër dhe të ndershëm, që të dëgjohen artistët. Ai kujton se artistët u ftuan në ministri, por ndodhi që ata u “vaksinuan” e u hodhën kundër njëri- tjetrit. Sipas regjisorit në këtë klimë nuk mund të flitet për dialog. Duke folur rreth situatës me institucionet në vend, regjisori Alimani shpre-het se të gjitha qeveritë e kanë përbuzur artin, duke shtuar se dalëngadalë politika shqiptare nga një Kuvend me akademikë, artistë, intelektualë, pedagogë, etj, degradoi ndër vite në turma deputetësh të paarsimuar apo dhe tregtarë të pashpirt. Sipas regjisorit, artin duhet ta çmosh shumë që ta mbështesësh, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në Shqipëri.

-I jeni bashkuar qëndrimit të artistëve për Teatrin Kombëtar. Që nga Amerika edhe ju iu bash-kuat protestës. Në gjykimin tuaj, çfarë ka sjellë kjo situatë?

Situata rreth Teatrit Kombëtar dhe për Teatrin Kombëtar në thelb ka sjellë vizionin më të qartë se çfarë është në të vërtetë forca poli-tike, që në Shqipëri u trumbetua se po rilindte kombin dhe shte-tin. Qeveria e të ashtu quajturve socialiste, po e ruante teatrin qe prej kohësh duke e piketuar një nga viktimat e rradhës. Zhbërja e institucioneve të tilla e lejonin kryeministrin të kryente dy punë, e para të lërë një gjurmë që s’mun-di as si njeri as si artist, por as si politikan ta linte, pyllëzimin e Ti-ranës me kulla- një masiv betoni, i cili në jetë të jetëve do ishte shumë e vështirë ta shkatërrojë në të ar-dhmen, dhe e dyta aferat e majme financiare që vijnë si produkt i marrëveshjeve të pista me ndër-tuesit që kërkojnë troje dëshiruese në qendër të kryeqytetit. Në Shqipëri flas me njerëz, në të gji-tha bisedat ndihet kjo, që njerëzit e dinë të vërtetën, që ngrenë supet, që duket se frika dhe dëshpërimi i

ka kapluar e mendimi fatal se ky vend nuk bëhet më. Ja çfarë më shtyu që ti bashkohem pa asnjë interes lëvizjes së artistëve e qyte-tarëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Nuk ka rëndësi mendoj se nga ç’pikë e globit je, e rëndësishme është të jesh aktiv me mënyrat e tua në mbrojtje të demokracisë, të vërtetës dhe fjalës së lirë.

-Pavarësisht se presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin për teatrin nuk e dekretoi, mazhoranca është e vendosur ta rrëzojë dekretin. Si e komentoni këtë?

Mesa duket do kemi një vjeshtë të vështirë. Presidenti Meta ka mëkatet e tij si politikan ndërkaq vite i përzier me lloj-lloj makina-cionesh. Në thelb kthimin e ligjit prej tij e shoh si një gjest prej të cilit presidenti nuk e di në qoftë se do ishte në një front me “social-istët” do e kthente. Pra është dhe këtu një përplasje politike dhe jo një gjest qytetar. Jo, nuk e besoj se presidenti kreu një gjest të nder-shëm qytetar, i ndërgjegjësuar se çfarë po bën, thjesht ky gjest në luftën e sotme për mbrojtjen e teatrit solli pak më tepër kohë mbrojtësve të kauzës në drejtimin e ndërkombëtarizimit të çësht-jes. Nuk u besoj politikanëve në Shqipëri. Nuk i besoj asnjë politi-kani në Shqipëri. Le të dëgjohet si nihilizëm. Teatri në Shqipëri është pështyrë ndër gjithë këto vite pikërisht nga politikanët. Ndaj rik-thimi në parlament i ligjit tregon pikërisht këtë, urrejtjen e mad-he të politikës shqiptare kar-shi teatrit.

-Me përgjegjësi për ligjin e teatrit artistët i janë drejtuar dhe ministres së Kulturës për har-timin e tij, madje ata e quajnë jo kushtetues ai ligj. Për ju sa përg-jegjësi ka ministrja?

Ministrja Kumbaro gjënë më të thjeshtë, që duhet të bënte në gjithë këtë krizë është të japë dorëheqjen. Kjo do ta nderonte. Në Japoni një tren vonohet 3 minuta dhe jep dorëheqjen ministri i Komunikacionit. A e mendoni ku jetojmë? Ministria e Kulturës është shndërruar në një makinë kundër kulturës. Asnjë brerje ndërgjegjeje, asnjë dorëheqje, asnjë reflektim, njerëzit përgjohen, provokohen, kërcënohen me vendin e punës. Frika, blerja, joshjet janë kryefjala e ditës. Shqiptarët po jetojnë diçka midis Rahjut te 3 dhe Perandorisë Otomane.

-Akuzat për mungesë trans-parence dhe dialogu me artistët vijojnë në drejtim të Ministrisë së Kulturës?

Nuk mendoj se ka pasur ndon-jëherë një dialog të pastër e trans-parent mes dy palëve. Thjesht ministria ka kryer “qokën” e rra-dhës, sepse në thelb nuk ka pasur asnjë forcë të marrë vendime e të dëgjojë artistët. Vendimet i merr tjetër kush më sipër.

-Në muajin shkurt u kërkua dhe pezullimi i projektligjit të artit, sërish akuza për mungesë konsultimi me artistët...

Siç e thashë më sipër nuk ka pasur asnjëherë dialog

të pastër. Dialog të ndershëm. Që

të dëgjohen a r t i s t ë t .

Imagjinoni çfarë ndodhi, artistët u ftuan, u injektuan, u “vaksinuan” e u hodhën kundër njëri- tjetrit. Në këtë klimë barbarizmi për

çfarë dialogu mund të flasim. Por njëkohësisht kjo klimë

konstatonte dhe një herë se qeveria ia ka frikën artistëve.

-Arti dhe kultura po përballen jo vetëm me probleme ligjore, por dhe buxhetet e pakta. Si ndikon kjo sipas jush për jetën artistike?

Të gjitha qe-ver i të e kanë

përbuzur artin. Dalëngadalë p o l i t i k a s h q i p t a r e nga një Ku-

vend me akademikë, artistë, in-telektualë, pedagogë, etj, degradoi ndër vite në turma deputetësh të paarsimuar, kriminelë, mafiozë, dhe tregtarë të pashpirt. Çlidhje mund të kenë këta njerëz me ar-tin? Artin duhet ta çmosh shumë që ta mbështesësh.

-Kineastët në vend pohojnë që në mungesë të sallave të kinemasë për filmat përballen me shumë vështirësi që filmi të shkojë te publiku. Po ju si kineast, si e shi-koni këtë problem?

N u k k a d i s t r i b u c i o n n ë Shqipëri, sepse nuk ka një politikë për mbështetjen e filmit shqiptar. Nuk mjafton ta bësh filmin, por ky dihet që është fenomen evro-pian tashmë. Në Shqipëri, akoma më i madh. Ndoshta një rrjet i kinemave të bashkive do mund të bënte një ndryshim duke i dhënë hov shpërndarjes së filmit. Ja që shteti mund të kontribuojë në qofte se do të mbështesë kine-matografinë.

-Jeni shprehur në 2014 se në Shqipëri flitet për industri filmi dhe kjo është sa qesharake po aq edhe trishtuese. Sot, çfarë ka ndryshuar?

Fjala “industri kinematografike” vazhdon të tingëllojë qesharake. Nëse mund të bëjmë fjalë për in-dustri. Nuk mund të ketë industri filmi me një buxhet 1 milion euro për kinematografinë në vit. Vende si Franca dhe Gjermania me bux-hete marramendëse dhe sërish nuk flasin për industri. Industri do të thotë prodhim që nga ideja deri te shitja e një produkti. Ne në këtë drejtim jemi gjysmakë, sepse i bëjmë me shumë vështirësi filmat dhe nuk zotërojmë pjesë të tjera të gjithë këtyre departamenteve, që bëjnë një fenomen industri.

-Në fushën e kinemasë me çfarë projekti po merreni këto kohë?

Jam duke u marrë me dy pro-jekte paralel, njëri mbështetet në një roman të Fatos Kongolit dhe tjetri një projekt që ka fil-luar ndërkohë me financime në Gjermani, i cili bën fjalë për ngjarje shqiptare në Shqipërinë e Veriut në mesin e viteve ‘60. Dhe e fundit, e konsideroj të tmerrshme, që në tubimet te sheshi i Teatrit Kombëtar ka kaq pak, po kaq pak kineastë. Akoma më i tmerrshëm mendimi-ku ishit ju kur u shkatërrua Kinostudio. Po, e vërtetë shteti kreu krim me Kinostudion e ambientet e saj, e shumë njerëz, shumë qytetarë nuk ishin aty, por kjo nuk do të thotë se pas kaq vitesh ndriçimi të mendjes, duhet lejuar si “për inat” të të shkuarës të vazhdojë shkatërrimi. Një intelektual nuk mund të heshtë. Në 1990 në stu-dentët, vramë frikën. Sot, gati 30 vjet me pas qeveria nguli sërish frikën. Kjo është e tmerrshme.

Intervistoi: Julia VRAPI

Ministrja Kum-baro gjënë më të thjeshtë, që duhet të bënte në gjithë këtë krizë është të japë dorëheqjen. Kjo do ta nder-onte. Në Japoni një tren vonohet 3 minuta dhe jep dorëheqjen minis-tri i Komunikacion-it. A e mendoni ku jetojmë? Ministria e Kulturës është shndërruar në një makinë kundër kulturës. Asnjë brerje ndërgjegje-je, asnjë dorëheq-je, asnjë reflektim, njerëzit përgjo-hen, provokohen, kërcënohen me vendin e punës. Frika, blerja, josh-jet janë krye...

Page 19: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Kisha e Shën Mërisë në manastirin e Krorezës, e cila da-ton që prej viteve 1600 rrezikon shembjen. Shkak për këtë është bërë moskujdesi nga strukturat përkatëse, duke bërë që rrënjët e pemëve të depërtojnë në mure, që sjell për paso-jë edhe degradimin e tyre. I ndodhur rreth 2 orë me këmbë larg rrugës, ky manastir vizitohet kryesisht nga turistë të aventurës, të cilët shtohen dita-ditës. Ndërkohë edhe kisha e Shën e Premtes në Lukovë po shkon drejt rrënimit total. Kryetari i fshatit Lukovë ka pohuar se rrënimi i kishës ka filluar prej kohësh, por prej 6 muajsh ajo është drejt shem-bjes totale. “Kisha e Shën Premtes në Shën Koll ka nisur rrugën e rrëzimit prej kohësh. Kanë ardhur arkitektë nga Vlora dhe Saranda, na kanë dhënë fjalën se do të riparohet. Asnjëri nuk e dëgjoi llafin tonë, ky s’është vetëm llafi im, por i gjithë banorëve në Lukovës. Të dëgjohet llafi, të bëhet diçka, jo vetëm të vidhet”, pohon Niqifor But-si, kryetar i fshatit Lukovë. Por dhe pse herë pas here raportohet për degradime në monumentet e e trashëgimisë kulturore, duket se ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vijon të përmendë projekte dhe investimet që sipas saj janë arritje. “Këtë vit, falë investimeve dhe restaurimeve që kemi kryer, e kemi shtuar në 28 numrin e tyre që nga Labova e Kryqit e deri në Theth në Shkodër”, tha Kumbaro nga Vlora. Por pohimet e saj për specialistë të trashëgimisë më shumë janë propagandë. Edhe pse me pohimet e saj më të fundit Kumbaro përmend projekte dhe investime, për specialistët janë shumë pak krahasuar me kërkesat që ka trashëgimia. Me reagimet e tyre specialistët i kujtojnë ministres së Kulturës, që gjendja e monumenteve të kulturës lë për të dëshiruar. Mungojnë investimet, ndë-rhyrjet dhe restaurimet, duke bërë që degradimet të vijojnë dhe Ministria e Kulturës si dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës janë përgjegjës për situatën e krijuar.

e artistike në jo pak nga filmat tanë të animuar”, pohon regjisori Stefan Taçi, një nga emrat e vlerësuar të filmit të animuar në vend.Rizbulim i kinemasë së viteve ‘90

Programi i AQSHF që po shfaq filma të kinematografisë së viteve ’90 për regjisorin Stefan Taçi duhet vlerësuar si nismë. Për publikun sipas tij po shfaqen edhe filmat ar-tistikë apo dhe dokumentarë, duke treguar jo pak për kohën e viteve ‘90 dhe punën krijuesve të kineas-tëve shqiptarë. “Duhet përgëzuar drejtuesja e re e Arkivit të Filmit për këtë organizim, që filloi me filmat dokumentarë e artistikë të metrazhit të gjatë e po vazhdon me filmat e shkurtër të animacion-it. Vërtetë ata janë të shkurtër si minutash, por kanë brenda aq punë e mund, ndaj edhe kjo vlen të njihet gjatë këtij aktiviteti”, tregon mes të

tjerave regjisori i animacionit Ste-fan Taçi. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmes këtij programi ka rikthyer për publikun kinemanë e viteve ’90. Filmat shfaqen këtë herë jo në sallë kinemaje, por në tarracën e Pallatit të Kulturës. Në nisje të programit këtë verë AQSHF bënte me dije se kinemaja e atyre viteve aq sa është domethënëse aq dhe është e panjohur për publikun. “Një mundësi për të ri-kujtuar shpresën e fillim viteve '90, si dhe të ri zbulojmë së bashku kine-matografinë e kësaj periudhe sa domethënëse, aq edhe të panjohur nga publiku shqiptar”, njoftonte Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Programi veror "Kinematografia e viteve '90" organizuar nga AQSHF dhe Tulla Culture Center, vijon të martën në mbrëmje por këtë herë me animacionin shqiptar.

Kisha e Shën Mërisë dhe ajo e Shën Premtes

rrezikojnë shembjen

Julia VRAPI

Programi i kinematografisë së viteve ‘90 i Arkivit Qen-dror Shtetëror të Filmit vjen duke i dedikuar një mbrëm-

je shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar. AQSHF bën me dije se pas rënies së diktaturës, ani-macioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë. “Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve '90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj. Flaka magjike e animacionit të vendit tonë ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve '90, ndaj mos e humbisni këtë natë që do të jetë e paharrueshme, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës”, shkruan AQSHF për mbrëmjen e së martës, që sjell filmat e animuar shqiptarë në vitet ’90. Programi i kin-emasë verore është një bashkëpunim dhe me Tulla Culture Center dhe deri tani janë shfaqur filma të autorëve të njohur shqiptarë. Regjisori i filmave të animacionit Stefan Taçi pohon se programi që prej kohësh po vijon nga AQSHF është me rëndësi, sepse risjell në vëmendje kinemanë e asaj kohe, që edhe pse me vështirësi në krijimtari realizoi filma. "Për aktivi-tetin e së martës, padyshim besoj se është pozitiv e simpatik. Mendoj në se kemi parasysh kohën dhe vendin ku do shfaqen filmat. Kushtet e shfaqjes se tyre nuk e di si do jenë, por uroj të jetë kohë e mirë”, pohon regjisori Stefan Taçi. Në reagimin e tij regjisori Stefan Taçi vijon të po-hojë se kujtesa ndaj animacionit dhe krijuesve është pozitive, sidomos në një kohë kur mungon totalisht një vështrim studimor për prodhimet e filmave të animuar në vitet ’90. “Por më shumë se cilësia shfaqjes ja vlen besoj kujtesa ndaj animacionit dhe krijuesve, sepse për fat të keq mungon totalisht një vështrim stu-dimor mbi këto prodhime. E them se nëse kjo do ndodhte do rizbulonte padyshim vlera të mirëfillta estetike

Restaurime në ikonat “Hyrja në Jeruzalem” dhe “Profeti Ilia”

Kishat e Voskopojës, 2820 vizitorë në muajin gusht

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit po punon për nx-jerrjen në dritë të thesareve të lëna në harresë. Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se DRKK Berat po kryen ndërhyrje kon-servuese dhe restauruese në ikonat “Hyrja në Jeruzalem” dhe “Profeti Ilia”. “Një punë e vyer e specialistëve, e cila shmang degradimin e mëte-jshëm të ikonave si dhe rik-thimin e imazhit ikonografik në bukurinë fillestare” shkru-an IMK. Laboratori i Res-

taurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit ka restauruar gjithashtu ikonat “Mbledhja e Kryeengjëjve”, me autor Gjergj Johan Çetirin, si dhe ikonën me të njëjtin emër “Mbledhja e Kryeengjëjve” e Kostandin Zografit, “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”. Ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Restauri-meve ka miratuar projektin për ndërhyrje në pesë ikonat e Amvonës, në Katedralen “Fjetja e Shën Mërisë”, sot “Muzeu Onufri”, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje kon-servuese dhe restauruese.

Kishat e Voskopojës përg-jatë muajit gusht janë vizituar nga 2820 vizitorë vendas dhe të huaj. Kjo tregohet në grafi-kun e publikuar për turistët që kanë vizituar Voskopojën nga data 1 deri më 31 gusht. Sot në Voskopojë ruhen pesë bazilika të mëdha, një manastir, shtatë kisha, dy ura, disa fragmente të rrugëve kryesore të qytetit dhe qindra metra katrore piktura murale të cilat i japin mundësi vizitorit të krijojë imazhin e madhështisë së dikurshme. Dhe përpos këtyre për të mos e ndalur imagjinatën vetëm në të

parën e atyre që kanë mbetur, ajo shkon edhe më larg saj, është historia e pesë kishave dhe e një manastiri që i kanë re-zistuar kohës. Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë” është kisha më e madhe në Voskopojë dhe ka shërbyer edhe si kate-drale e qytetit. Në oborrin e saj ka qenë dikur selia e qëndrimit të përkohshëm të mitropolitëve si dhe paraklisi i Shënjtorëve Anargjendë Kozma e Damian, ndërsa një tjetër paraklis, dedi-kuar Shën Marenës, është ndër-tuar në anën veriore, ngjitur me murin e katedrales.

Shfaqje në bregdet, Rama: Kam marrë përshtypjet më të mira

Larmia e kalendarit artis-tik, kulturor e sportiv, me mbi 500 aktivitete sollën më tepër argëtim për turistët këtë sezon turistik. Duke bërë një bilanc paraprak të sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama nënvizoi faktin se opera nuk kishte shkelur kurrë jashtë Tiranës. “Ne filluam ta thyejmë këtë traditë duke bërë të mun-dur që opera të bëjë shfaqje në bregdet. Kjo ishte një risi për të cilën kam marrë përshtypjet më të mira edhe nga turistët e huaj. E njëjta gjë vlen edhe për teatrot e kukullave dhe pjesën

e mbështetjes që i ka dhënë sezonit trashëgimia kulturore gjithmonë e më tërheqëse”, tha kryeministri Edi Rama. Vetëm në Butrint, sipas tij, ka rritje shumë të ndjeshme të numrit të turistëve dhe kudo është e njëjta gjë. “Opera në Jeans” ishte një prej aktiviteteve, që gjallëroi këtë sezon turistik qytetin bregdetar të Vlorës. Orkestra, solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe ban-da pop prezantuan koncertin “Opera Jeans” në sheshin e ish-akademisë së “Marinës” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Stefan Taçi: Nisma e AQSHF duhet përgëzuar, mungon një vështrim studimor mbi këto prodhime

Arkivi i Filmit rikthen për publikun filmin e animuar në vitet ’90

Por më shumë se cilësia shfaqjes ja vlen be-soj kujtesa ndaj animacionit dhe krijuesve, sepse për fat të keq mungon totalisht një vështrim studimor mbi këto prodhime. E them se nëse kjo do ndodhte do rizbulonte padyshim vlera të mirëfillta estetike e artis-tike në jo pak nga filmat tanë të animuar...

Page 20: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

20 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-shtangisti i madh kuqezi kritik për mënyrën se si trajtohet sporti dhe sportistët elitarë në Shqipëri

Ilir Suli: Aktivitetet sportive po shndërrohen në show televiziv, fondi për federatat sa makina e një deputetiSportet individuale në

Shqipëri janë në rrezik se-rioz, pasi ka pakësim të numrit të sportistëve, si pa-

sojë e largimit të shumë të rinjve nga vendi, por edhe politikave të pam-jaftueshme zhvillimore sportive, dëshmuar me pakësim të numrit të aktiviteteve, mungesën e stimujve për sportistët e rinj të talentuar dhe natyrisht mungesën e infrastruk-turës dhe bazës materiale. Më parë kishte shumë sportistë, kishte rival-itet dhe pasion, gjë që tani mungo-jnë. Sidoqoftë, vend për përmirësim ka, teknikë të rinj që kanë pasion dhe njohuri pozitive profesionale gjithashtu, duhet vetëm vëmendja e strukturave shtetërore për të zhvilluar sportin. Megjithatë, rënia e aktiviteteve vjen nga mungesa e investimit financiar, ndërsa lënia pas dore e njerëzve të sportit, sidomos atyre që kanë pasur rezultate të larta, tregon se jemi ende një sho-qëri që s’po e vlerëson si duhet këtë fushë të jetës. Në një intervistë për gazetën “Sot”, ish-shtangisti Ilir Suli u tregua kritik për atë që po ndodh me sportin në tërësi dhe sportet individuale në veçanti. Ai kujtoi se investimi për sportin është qesharak dhe mori si shembull fondin grant për federatat, ku theksoi se një fed-eratë përfiton fond vjetor sa makina e një deputeti, ndërsa aktivitetet sportive i cilësoi më shumë show televiziv se sa shpalosje e cilësive dhe nivelit sportiv.

Shqipëria ka një Ligj të ri për Sportin, i cili pretendon se i ka zg-jidhur problemet e sportistëve. Por komuniteti i sportit shpreh rezerva që lidhen me mospërfshirjen e ish-sportistëve kampionë e rekord-menë dhe nuk zgjidh problemin e sportistit elitar një herë e mirë. Cili është mendimi juaj?

Unë nuk dua të komentoj apo interpretoj ligjin në tërësi, sepse nuk jam jurist, por di të them që ky Ligj për Sportin që bënë këta, mua si ish-sportist elitar dhe si ish-kampion i peshëngritjes nuk më jep asgjë. Pra figurat e nderuara të sportit nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai është hartuar në një kohë të mëvonshme dhe nuk i prek brezat e mëparshëm. Është si një .. ligj që s’ka fuqi prapa-vepruese dhe rrjedhimisht asnjë sportist i madh në këtë vend nuk përfiton prej tij. Nuk e di kush e ka hartuar, si e ka bërë dhe çfarë synimi kishte, por fakti është që unë dhe shumë ish-sportistë të tjerë të mëd-henj nuk përfitojmë asgjë prej tij. Kemi arsye të ndihemi të zhgënjyer, sigurisht, pasi askush nuk mendon për sportistin dhe për më tepër në punë në institucionet sportive nuk janë njerëzit adapt, por njerëz të cilëve miku apo rastësia u ka gjetur një punë për të marrë rrogën.

Kur është fjala për punën, janë klubet në tërësi që punësojnë

trajnerë e specialistë dhe klubet vetë janë në varësi të bashkive. A i plotëson bashkia nevojat që kanë specialistët e mirëfilltë të sporteve individuale?

Bashkia nuk bën përjashtim nga institucionet e tjera. Bashkia e Tiranës më shumë bën show sesa mendon seriozisht për aktivitetet sportive. Nuk ka kurrfarë serioziteti, ndërkohë që nevojitet veprim konk-ret dhe angazhim të specialistëve të mirëfilltë. Ju kërkoj ndjesë, por zyrat e institucioneve janë shndërruar në ambiente imoraliteti. Unë besoj që futem në atë kategori njerëzish që kanë derdhur djersë për të prezan-tuar flamurin kombëtar, kam për-faqësuar shtetin tim, flamurin tim. Duhet të punoja në një klub, por jo, klubet janë vende për të punësuar militantë e jo njerëz profesionistë të fushës. Të futesh në punë duhet të kesh miqësi, lidhje të forta se për aftësi as që bëhet fjalë.

Shteti pretendon se ka dhënë fi-nancim të mjaftueshëm për sportin.

Si mund ta përshkruajmë gjend-jen e sporteve individuale sot në Shqipëri?

Nuk e di për sportet e tjera, por për peshëngritjen e di që nuk i ka dhënë asnjë lek. Jepen ca para nga fondi grant në fillim të vitit, siç e dini dhe ju paratë u bënë rrush e kumbulla ende pa u bërë zgjedhjet në pranverë dhe situata më pas dihet. Aktivitetet që bëhen sot në shumë disiplina sportive ku prezent janë zyrtarët shtetërore janë tërësisht show televiziv. Por spektakli televiziv që ka fokus sportin dhe ushtrimi e aktiviteti sportiv në realitet janë dy gjëra krejt të ndryshme, i pari zgjat dy orë nga një apo dy herë në muaj, kurse aktiviteti sportiv paraprihet nga një punë e lodhshme gjithëv-jetore. Kësaj i thonë t’u hedhësh sportdashësve hi syve. Kur ka show dalin fitues të rremë, ndërsa nga aktivitetet sportive të ndershme ka shumë djersë, ka rivalitet dhe pasion pa kufi. Fatkeqësisht, në Shqipëri sot dominon sporti si show.

Qeveria ka bërë disa përparime në infrastrukturë. Cili është mendimi juaj?

Po, ka bërë vërtet, janë bërë disa investime serioze dhe kjo gjë është mjaft pozitive. Përparimi është në disa drejtime, kryesisht në impiantet e futbollit, por edhe te Parku Olimpik. Për shtangën ka një palestër të mirë dhe kjo është inkurajuese, por ne çalojmë së pari në organizim dhe në mungesën e një stafi teknik serioz e të lidhur drejtpërdrejt me këtë punë. Brezit të sportistëve të rinj as u kushtohet vëmendje fare. Teknikët, duke qenë se pagesat nuk janë në nivelin e kërkuar, çajnë e ikin, duke bërë nga dy punë, ndërsa investimi teknik i posaçëm për sportet individuale mungon.

N ë t ë r ë s i kuadri teknik l a v d ë r o h e t . Dua të them se Shqipërisë nuk i mungojnë kuadrot e aftë...

Është mash-trim, sporti ka teknikë me shumicë që s’marrin vesh

fare nga kjo punë. Mendoj se në këtë prizëm duhet shumë punë për të pas-ur përparim. Mund të shtoj se niveli i kuadrit teknik ka mbetur në vend, pra ai që ka qenë këtu e shumë vite më parë. Kanë nxjerrë sportistë të mirë ndër vite, por nuk ka përparim nga metodat e dikurshme. Njohuritë e reja për këtë fushë nuk aplikohen dhe siç thashë ka mungesë interesi ndaj teknikëve të rinj. Nga ana tjetër, ekziston një armiqësi ndërmjet të ashtuquajturit “lloji i njëjtë”, që është tipik një fenomen shqiptar. Në vend që të ketë bashkëpunim, mbështetje e solidaritet, teknikët tanë në sportet individuale dhe jo vetëm, i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Kur ju keni qenë fëmijë dhe i keni hyrë sportit të peshëngritjes, ka pas-ur një “armatë” të tërë sportistësh në të gjitha kategoritë. Sot numërohen me kokrra. Kur bën një krahasim mes dy epokash, çfarë emocionesh të ngjall?

Faktet janë dhe mbeten dhe është fakt që në atë periudhë kishte kulturë sportive. Fëmijët merrnin edukim sportiv të mirëfilltë, gjë që sot mungon tërësisht. Nuk duhet të harrojmë se sporti kishte prioritete, orientohej drejt gjithëpërfshirjes, kishte masivitet, rivalitet dhe kate-gorizim që i hapte rrugën një selek-sionimi të kujdesshëm. Kishte dhe shumë aktivitete, gjë që sot dukemi mjaft larg. Ne duhet të pranojmë se karriera sportive ishte si diplomë,v-lente dhe vlerësohej në shoqëri. Kurse sot, vijnë në pushtet, marrin paratë e i fusin në xhep dhe hajt mirupafshim. Të rinjtë sot bëjnë pak aktivitete në shkolla, ndërsa mungon krejtësisht interesi. Po ju jap një shembull që e di: në Greqi,

një sportist me rezultate të larta e fitonte bursën e studimit në shkollën e lartë kryesisht me pikët që i jepte sporti, pra e vlerësonin shumë. Mjafton të dinte fare pak gjëra, por

sporti e ndihmonte të zgjidhte cilëndo degë që dëshironte. Këtu nuk të hedhin as sytë, e jo më të

të çmojnë për atë që ke bërë në sport dhe për fla-

murin e vendit tënd.

Cilat janë projektet tuaja të së ardhmes?

Shpresën që të bëj diçka në sport nuk e kam humbur asnjëherë, meg-jithëse ambienti, siç e dimë të gjithë, nuk është i duhuri. Unë dua ta filloj nga zero dhe kur them kështu e kam fjalën në përgatitjen e një ekipi me fëmijë fare të vegjël, t’i stërvis vetë, me forcë dhe durim, sepse vetëm kështu mund të ecet. Puna të nxjerr në dritë dhe unë jam me këtë parim, kurse “show”-n t’ua lëmë politikanëve dhe drejtorëve që shkojnë e vijnë.

Po, por nuk duhet të harroni që keni pasur në karrierë mjaft shem-buj negativë, përfshi dhe përdorimin e dopingut. Pse të rinjtë duhet t’ju marrin pikërisht juve si shembull?

Këto kritika i kam dëgjuar shpesh dhe unë përgjigjen për to e kam dhënë në mënyrë të përsëritur. Fëm-ijët nga unë duhet të mos marrin vetëm gabimet që unë kam bërë, por jo cilësitë dhe arritjet e Ilir Sulit si sportist. Nëse unë kam pasur ga-bime, kjo ka ndodhur me jetën time private dhe jo në marrëdhëniet e Ilir Sulit me sportin e peshëngritjes. Ajo që unë dua është që sporti të shkojë përpara, të mos mbetemi thjesht me brezin e Pirro Dhimës, apo me brezin aktual si Calja, Godelli etj. Pas tyre nuk shoh një brez tjetër të suksesshëm dhe kjo më trishton. Një cikël mbyllet, por duhet hapur një tjetër, kurse tani ngjan me një mbyllje cikli që nuk dihet kur do ta marrë veten ky sport (dhe jo vetëm shtan-ga). Për t’ju kthyer pyetjes tuaj, nga dhimbja njeriu del më i fortë dhe unë besoj tek kjo. Edhe shtanga do të ketë vazhdimësi, unë besoj se kam thënë vetëm të vërtetën, sikurse i kam kërkuar klubit të Tiranës të pranojë propozimet e mia. Dua thjesht të jap kontributin tim në këtë fushë, pasi unë di ta bëjë këtë gjë. E meqë mu dha rasti, dua të falënderoj Bujar Leskajn, i cili më ktheu në jetë në ditë të vështira. Mirënjohje pa fund për të dhe dashamirësit e mi në tërësi.

Gjithë problemi është se investimi për sportin është i mangët. Federatat tona në total marrin një fond grant që nuk shkon 1 mln euro, shumë që në vendet e rajonit e ka një klub i vetëm basketbolli apo volejbolli. Si mund të zhvillojnë aktivitetet 20 e ca federata me kaq pak fonde?

Fondi që akordohet është qeshar-ak, me thënë të drejtën, nuk mjafton për asgjë. Kosova jep më shumë se 5 mln euro, pra pesë herë më shumë se ne. Dikush mund të thotë po çfarë i duhen sportit paratë, sportistët për stërvitje kanë nevojë. Jo, nuk është kështu, nuk bëhet sport pa para, harrojeni. Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se vendi ynë ka shumë halle dhe duhet shtrënguar. Por fatkeqë-sisht ky shtrëngim nuk ndodh për deputetët e funksionarët, pasi fondet që i akordohen një federate sportive janë sa makina e një deputeti.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Fëmijët merrnin edukim sportiv të mirëfilltë, gjë që sot mungon tërë-sisht. Nuk duhet të harrojmë se sporti kishte pri-oritete, orientohej drejt gjithëpërf-shirjes, kishte masivitet, rivalitet dhe kategorizim që i hapte rrugën një seleksionimi të kujdesshëm. Kishte dhe shumë aktivitete, gjë që sot dukemi mjaft larg. Ne duhet të pranojmë se karri-era sportive ishte si diplomë,vlente dhe vlerësohej në shoqëri...

Page 21: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sulmuesi maqedonas me origjinë shqiptare, Samir Fazli, do të vijojë kar-rierën në Tetovë, pasi nënshkroi me Shkëndijën. Marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa sot 27-vjeçari ka bërë edhe prezantimin zyrtar dhe ka dhënë intervistën e parë si futbollist i tetovarëve. “Jam shumë i lumtur dhe falënderoj drejtuesit që më dhanë mundësinë të luaj në një klub kaq të madh për të gjithë shqiptarinë. Objekti-vat e mia dhe të Shkëndijës janë të njëjta dhe synojmë të fitojmë kampionatin dhe të bëjmë histori në Europë. “Ballistëve” ju premtoj shumë gola dhe i garantoj se do të jenë të kënaqur me mua. Jam gati të vë në dispozicion të skuadrës profesionaliz-min tim”, tha Fazli.

MESFUSHORI

SURPRIZA

LËVIZJA

Vlonjatët thyejnë 1-0 Luftëtarin, kurse “demat” fitojnë me të njëjtin rezultat kundër krutanëve

Partizani mposht me vështirësi Kastriotin, Luftëtari del me tri pikë nga GjirokastraAdriatik BALLA

Dje u luajtën dy ndeshje të tjera të javës së 3-të të Kategorisë Superiore, ku pretendentët Flamurtari e Partizani i fituan

duelet e tyre respektivisht ndaj Luftëtarit dhe Kastriotit, duke iu ngjitur në krye-sim Skënderbeut. Kështu, Partizani regjistron fitoren e dytë radhazi, duke u afruar me një pikë ndaj kryesuesve Skënderbeu e Flamurtari. Duhet thënë se të kuqtë fituan dje ndaj Kastriotit në një takim të luajtur në stadiumin e boshatisur “Selman Stërmasi”. Ishte i riu premtues Jasir Asani të cilit Gaz Demi i dha besimin e tij një vit më parë që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, duke sjellë epërsinë e skuadrës së kuqe dhe natyrisht një epërsi morale në fushë për “demat” e Skënder Gegës. Ishte një aksion i rrufeshëm i Partizanit, pas një gabimi në mesfushë të Kastriotit, topi përfitohet nga Mala që galopon për afro 40 metër dhe me një tentativë të dyfishtë e kroson topin topazi nga e majta në të djathtë ku ishte i lirë Asani, i cili vetëm sa e shtyn topin në portë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, por ftohtësia e ambientit ku nuk ngjallej asnjë emocion, dobësia e Kastriotit si kundërshtar dhe gabimet e vetë ekipit të kuq, bvënë që të humbasë ritmi me kalimin e minutave. Gjithsesi, ndërsa Kastrioti kërkonte me kundërsulm të gjente golin e barazimit, Partizani insistoi fort për të gjetur golin e qetësisë në pjesën e dytë. Por me kalimin e minutave situata u ndërlikua, pasi goli nuk po dukej dhe krutanët nisën të hidhnin shikimin drejt portës kundër-shtare për të luajtur shanset e tyre për një barazim të mundshëm. 5 minutat e fundit të takimit ishin një ankth më vete në portën e të kuqve, pasi Atsina i futur

në pjesën e dytë u afrua dy herë te goli, port portieri Alban Hoxha u tregua në lartësinë e kërkuar. Madje krutanët dhe Atsina i tyre pretenduan për një penallti në fund, por gjyqtari i ndeshjes vazhdoi lojën duke mos pasur të njëjtin mendim. Gjithsesi, të kuqtë e administruan mirë lojën deri në sekondën e fundit, duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë për renditjen, pavarësisht se vuajtën shumë për të siguruar këtë epërsi ndaj një skuadre që në letër ishte rival i lehtë, por në fushë rezultoi i vështirë, sidomos në fundin e pjesës së dytë ku mund të kishte befasuar plotësisht. Partizani fiton si përfundim 1-0 dhe shkon në kuotën e 6 pikëve në tri ndeshje, kurse Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Flamurtari nuk ndalet në Gjirokastër, mund 1-0 Luftëtarin

Ka mjaftuar një gol i kapitenit

Tomislav Bushiç, që Flamurtari të tri-umfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Luftëtarit. Sulmuesi kroat shënoi një gol në minutën e 25-të të pjesës së parë, duke i dhënë tre pikët vlonjatëve, që tashmë i bashkohen Skënderbeut në krye të renditjes, me 7 pikë. Nga ana tjetër, Luftëtari futet në një krizë rezultatesh, pasi ka pësuar 3 humbje, në po kaq takime të luajtura në këtë sezon të ri. Skuadra e Dajës, ndonëse e ndërtuar rishtazi, arriti të marrë më të mirën në takimet para ndërprerjes, ndërsa tashmë tekniku kryeqytetas do të shfrytëzojë push-imin, për të përfshirë edhe blerjet e verës në formacion. Tomislav Bushiç arriti të shënonte golin e fitores për-ballë Luftëtarit, aty ku vlonjatët fituan me shifrat 0-1. Në një prononcim për “Supersport”, ai shprehet se ende nuk

Mesfushori i krahut të djathtë i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka bërë dje një ndeshje të mrekullueshme në kampiona-tin elitar gjerman, duke i dhënë skuadrës së tij Verder Bremenit, një fitore të madhe në transfertë me një gol të minutës së 96-të. Futbollisti i shpejtë që ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë kaloi në fillim të këtij viti te Verderi, me plot bujë, dhe pavarësisht se e nisi si jo favorit për të qenë titullar, ai po shkëlqen

dhe po jep prova se është një nga më të mirët në pozicionin e tij në Bundesligë. Kështu, Milot Rashi-ca ka shënuar një supergol në ndeshjen mes Eintraht Frankfurt dhe Verder Bremenit. Sulmuesi shqiptar ishte autori i golit që i dha fitoren miqve të Verderit, në sekondat e fundit të takimit. Në minutën e 90+6’, gjyqtari kryesor akordon një goditje dënimi në favor të skuadrës së Rashicës dhe është pikërisht ky i fundit që merr përsipër ekzekutimin e saj, duke

marrë përgjegjësinë mbi supe. Rashica niset, gjuan dhe shënon një nga golat më të bukur të kam-pionatit gjerman deri më tani. Duke vlerësuar dhe rëndësinë e këtij goli, Rashica mund të thuhet se ka shënuar golin më të rëndësishëm të kësaj jave, padiskutim. Ishte një “perlë” e vërtetë dhe do të mbahet mend gjatë. Natyrisht, ky është sinjal pozitiv dhe për koimbëtaren e Kosovës dhe trajnerine saj Bernard Shalond, në prag të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, divizioni D.

Milot Rashica realizon “perlë” në Bundesligë, i jep fitoren Verderit në minutën e fundit

Shkëndija më e shkathët se Tirana,

merr talentin Fazli

Qakën e përzënë nga Steaua, kthehet

te Politekhnika

është n formën më të mirë megjithëse, skuadra po arrin rezultate të mira. Sakaq, ka paralajmëruar edhe Skën-derbeun në lidhje me takimin direkt. “Edhe në fillim të sezonit luajmë për të shkuar lart. Tani profesor Daja ndryshoi sistem loje, kërkon lojë me qarkullim, jemi ekip i ri, do të vijnë shumë të rinj, presim Kale, Torasa e Danilon, kemi dy javë për të punuar më mirë dhe shpresoj këtë vit të jemi më lart. Unë kam shumë respekt për Danilon, jam kënaqur që ai u kthye dhe presim në formë edhe lojtarët e tjerë njëlloj edhe Torasën e Kalen. Unë nuk jam në formë 100%, nuk jam me ritëm ndeshjeje. Jemi vonuar shumë në fazë përgatitore, tani kapëm ritmin. Tani kemi dy javë për të punuar dhe të bëhemi gati për derbin me Skënderbe-un për vendin e parë”, u shpreh Bushiç.

Kombëtarja do të luajë më 7 shtator kundër Izraelit dhe më 10 shtator kundër Skocisë. Në kuadër të këtyre ndeshjeve trajneri Kristian Panuçi zbuloi listën e lojtarëve të grumbul-luar, ku bie në sy kthimi i gardës së vjetër simbolizuar me mbrojtësin Ansi Agolli dhe dy mesfushorët e qendrës, Migjen Bashën dhe Ledian Memushajn. Ndër vite, mesfusha ka qenë një ndër armët më të forta të Shqipërisë, duke qenë se ka pasur futbollistë të cilët janë aktivizuar me klube elitare në Europë. Në vitet e fundit, janë provuar edhe lojtarë të rinj në moshë, por edhe të rinj në kombëtare që

mund të shërbejnë në eliminatoret pasardhëse. Duke parë rezultatet e fundit që Kombëtarja ka pasur, Panuçi ka menduar që të bëjë në skuadër disa rikthime jo pak të çuditshme dhe ka lënë jashtë lojtarë që kanë spikatur. Kamer Qaka, më i dashuri për klubet rumune, ka përfunduar jashtë listës, ndërsa janë rikthyer Basha, Memushaj, Lila e Hyka. Në ndeshjen me Izraelin, apo edhe atë me Skocinë, Xhaka dhe Memushaj mund të jenë të vetmit që e kanë të sigurt vendin në formacion. Xhaka ka lënë pas një dëmtim, por ndeshjen e parë që luajti si titullar me Bazelin dha një asist.

Emanuele Ndoj është ndër lojtarët me më shumë minuta sa i përket mesfushës, pasi është i rëndësishëm te Breshia në Itali dhe nuk përjashtohet mundësi që në këto takime të ketë minuta për të. Para mbrojtjes, Lilaj dhe Basha do të kenë një duel mes tyre për të zënë një vend ndërsa Xhaka, Memushaj e Ndoji do të diskutojnë për një në mesfushës. Në krahë, alternativat për Panuçin janë të shumta, pasi Grezda, Gavazaj, Hyka, Ndoji apo edhe Memushaj mund të jenë alternativa për krahun ku dihet që vetëm Grezda e ka vendin e sigurt në formacion. Ndërkohë, Panuçi ishte dje në

stadiumin “Selman Stërmasi”, duke ndjekur një ndeshje kampionati ku kishte në fushë vetëm një lojtar të përfaqësueses. Tekniku italian, ka preferuar që të ndjekë nga afër këtë takim, duke qenë se ndodhet në Tiranë për të nisur grumbullimin e Kombëtares. Më shumë se për të ndjekur ndonjë futbollist të veçantë, duke qenë se vetëm Alban Hoxha është ai i cili është grumbulluar nga Kategoria superiore për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë vetëm pak ditë më vonë. Ai ka përcaktuar Ervin Bulkun si njeriun që do të vëzhgojë futbollistët që do të grumbullohen nga Superiorja.

Panuçi kthen në Kombëtare “gardën e vjetër”, mbrojta me probleme

Në Ligën e Kombeve do të jenë edhe arbitrat shqiptarë. Gjashtë prej tyre janë përzgjedhur për të gjykuar më 6 shtator ndeshjen me Armenisë dhe Lihtejnshtejnit. Enea Jorgji është arbitri kryesor, ndihmës të tij janë Ermal Ba-rushi dhe Ridigert Çokaj, Denis Rexha arbitër i katërt dhe Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta janë arbitrat pas porte. Kjo është e parë që për një ndeshje ndërkombëtare arbitrat shqiptarë janë gjashtë dhe jo katër. Shpesh ata janë në qendër të kritikave, herë me të drejtë dhe herë pa të drejtë, ndërkohë që është fakt se në ndeshjet ndërkombëtare ata gjykojnë më mirë. Arbitrat shqiptarë kanë gjykuar gjatë verës edhe ndeshje eliminatore të Kupave të Europës.

Gjashtë arbitra shqiptarë gjykojnë

në Ligën e Kombeve

Kamer Qaka është rikthyer edhe njëherë te Politeknika Iashi duke lënë në këtë mënyrë Steauan e Buku-reshtit. Lajmi u njoftua dje nga “di-gisport.ro” që konfirmon se ka qenë vetë presidenti Xhixhi Bekali ai i cili i ka bërë me dije Qakës se nuk bën më pjesë në formacionin e skuad-rës, duke i treguar me gisht edhe tribunën. Steaua dhe Politeknika zotërojnë tashmë nga 50% të kartonit të Qakës dhe vetë mesfushori do të përfitojë më pak pagë mujore, në kra-hasim me atë që përfitonte te Steaua. “I thashë Qakës që të largohej, por edhe nëse ai do që të qëndrojë në skuadër, atëherë mund të ulet në tribunë”, shprehet Xhixhi Bekali që njihet për tipin e tij.

NDESHJET, JAVA 3TË PREMTEN

Skënderbeu-Laçi 1-1TË SHTUNËN

Luftëtari-Flamurtari 0-1Partizani-Kastrioti 1-0

TË DIELËNKukësi-Tirana (16:45)Teuta-Kamza (19:45)

RENDITJASkënderbeu 7Flamurtari 7Partizani 6Laçi 5Kamza 3Kastrioti 3Teuta 2Tirana 1Kukësi 1Luftëtari 0

Page 22: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

22 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Bill Clinton: Aretha Franklin, jetoi me guxim dhe pushtet

1-Një shenjë e horoskopit...2-Tani, me dialekt...3-Njeri që shkëput lidh-jet me masat, mbyllje brenda interesave të ngushta të një grupi...4-Njëlloj si kapriçot...5-Ish prokurorja..Rama...6-Ndajfolje sasie...7-Njëlloj si nr. 38 horizontalisht...8-Safi, i ngatërruar...9-Fenomen atmosferik në dimër, pa fund...10-Etleva Reka...11-Tip automjeti italian...13-Humoristi italian...Ban-fi...14-Një shtet në Lindjen e Mesme...16-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...17-Roja i bagëtisë...18-Një ndër shfaqjet e para të baletit tonë...20-Fil-mi italian “...në Iskia”...22-Figurë tek gurët e shahut...23-Njëlloj si vertikalisht dhe horizontalisht...24-Shkrimtari Gurakuqi...25-Një ujëmbledhës...26-Ka për kryeqytet Maroku...27-Është kryeqyteti i Katarit në gadishullin arabik...29-Një lumë i lundrueshëm në veri...30-Ai gjithnjë bëhet mësim, pa fund...31-Masë ose...33-Automjetet e transportit ndërkombëtar...34-Poeti kosovar...Podrimja...35-Fshat turistik në buzë të liqenit të Pogradecit...36-Këngëtarja dhe pedagogia Turku në inic...37-Hyrja në Irlandë...

1-Lloj sporti...4-Kompozitori Daija...7-Një krahinë e pafund në Rusinë Lin-dore...12-Jemen, pa hyrje e dalje...13-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Vërkojansk dhe derdhet në detin e Veriut...14-Gjitar...15-Një shtet i madh në Amer-ikën Jugore...17-Ka të tillë në rrugën e trenit apo dërrasë e prerë ngushtë për ndër-tim...18-Lezha në makina...19-Këngëtarja me ngjyra Tërner...20-Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta...21-Lloj qymyri industrial...22-...Karridi tek filmi “Oktapodi”...23-Njeri mendjemadh që nuk përfill njeri...24-Shkrimtari francez Hektor...shkroi romanin “Pa familje”...25-E ka formulën kimike Bo...26-E përmen-dur ajo e Përmetit...27-Gavril...poeti arbëresh...28-Ngastër e mbjellë...29-Mjeshtri i klarinetës Laver...30-Vendqëndrim i anijeve...32-Zyber Alluni...33-Vërshim i pop-ullit në shesh...34-Copëza druri që dalin nga prerja me sëpatë...36-Bimë me farëza djegëse dhe të hidhura, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën...37-Ish aktori Shyti...38-Dushk ose...39-Është kipë e acidit nitrik apo pleh kimik në formë kokrrizash apo pleh azotik...40-Sypatrembur...41-Lumë në Gjermani...

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton bëri një rrëfim prekës në funeralin e mbretëreshës së Soulit, Aretha Franklin. 72-vjeçari doli në podium për të treguar çdo gjë që kujtonte për mikeshën e tij, e cila ndërroi jetë para pak javësh pasi humbi luftën me një sëmundje të rëndë. “Kjo grua na solli të gjithë këtu sot jo për shkak të muzikës së saj, por sepse ajo jetonte me guxim. Jo pa frikë, por duke kapërcyer frikën e saj. Ajo jetoi me besim, jo pa dështim, por tejkalimin e dështimeve të saj. Ajo jetoi me pushtet, jo pa dobësi, por duke kapërcyer dobësitë e saj. Unë e doja atë”, tha me stë tjerave ish presidenti amerikan Clinton. Nuk mun-

goi komenti i tij për veshjet e shumta të mbretëreshës së muzikës Soul. “Shpresoj që zoti të më falë, por isha shumë i kënaqur kur erdha këtu dhe pashë që arki-voli ishte ende i hapur. Pyesja veten se çfarë kishte veshur mikesha ime sot.”, vijoi Bill Clinton. Aretha Franklin u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Një prej këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave ka ndërruar jetë duke lënë pas një krijimtari të pasur në muzikë. Vitin e kaluar ajo mori pushim nga muzika për shkak të shëndetit të dobësuar. Franklin ka fituar 18 çmime Grammy dhe rreth 100 milionë disqe të shitura e bëjnë atë një prej emrave më të mëdhenj të muzikës.

Shëtitja në aeroplan

Burri i thotë bashkëshortes së tij:- Ah Marta sa dëshiroj të hipi në

një avion.Gruaja përgjigjet:- Nuk duhet të jesh kaq i fiksuar

sepse kushton 10 dollarë, dhe 10 dollarë nuk janë pak.

Pasi kanë kaluar disa vite, çifti është plakur dhe sërish bashkëshorti i thotë gruas:

- Marta tani jemi tepër të vjetër, nëse nuk hipi këtë vit nuk kam për të hipur kurrë më...

Gruaja:- As që bëhet fjalë kushton 10 dol-

larë, dhe 10 dollarë janë 10 dollarë.Njëri prej pilotëve i dëgjon dhe i fton

në avionin e tij me një kusht, që të mos flasin asnjë fjalë. Hipin të moshuarit në avion dhe piloti fillon të bëj rrotullime tepër të vështira, por ata nuk dëgjohen. Pas pak piloti i drejtohet burrit:

- Me të vërtetë të fortë, nuk keni për të më paguar asnjë dollarë, por si ia bëtë që nuk folët fare?.

Burri i moshuar përgjigjet:- Sapo bëmë rrotullimin e parë,

gruaja ime ra nga avioni, por unë nuk bërtita fare, sepse 10 dollarë janë 10 dollarë, jo pak.

Femra Dy shokë ishin ulur në lokal dhe

bisedonin për problemet e tyre. Në një moment i pari pyet shokun përballë duke i thënë:

- Nëse qeni yt është duke lehur tek porta dhe në të njëjtën kohë edhe gruaja jote po troket tek dera tjetër. Cilën derë do të hapje ti?

Shoku që përgjigjet:- Sigurisht që derën ku ishte qeni,

sepse ai sapo të hynte në shtëpi do të pushonte.

XhamatNjë burrë, i cili po punon në kopsh-

tin e tij, papritur sheh një fëmijë, i cili po gjuan me gurë drejt xhamave të serës. Vrapon menjëherë pas fëmijës dhe pasi e ka kapur prej veshi i thotë:

- Tani të mësoj unë, sesi të hedhësh gurët në serën time.

Fëmija për çudi tepër i qetë i përg-jigjet:

- Do të më pëlqente një gjë e tillë. Sepse kam gjuajtur dhjetë herë dhe kam goditur në shenjë vetëm dy herë.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 23: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24GAZETA SOT E Diel 2 Shtator 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Hëna, Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri krijojnë për ju një javë problematike, që vazhdojnë të jua bëjnë jetën të vështirë. Një histori dashurie, nuk i pëlqen aspak familjarëve tuaj.

23 shattor-22 tetor

Është një sektor ku gjërat nuk shkojnë mirë dhe kjo fushë është fusha sentimentale. Tera-pia më e mirë është të buzëqesh-ni sa më shumë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ditën e sotme në jetën tuaj nuk do të ndodhë asgjë e re, ndaj dhe ju pret një ditë me shumë impenjime, çështje burokratike etj. Yjet ju mbështesin në çdo hap.

Çdo gjë ecën sipas planeve dhe asgjë nuk mund të ju sjellë në humor të keq. Ndjeheni të qetësu-ar dhe nuk preokupoheni më për kushtet tuaja shëndetësore.

Edhe pse momenti duket i qetë përpiquni të mos zbulo-heni dhe mos e ulni vëmend-jen. Venusi mund të flasë një gjuhë ndryshe nga e juaja.

Dashi Demi

Edhe ditën e sotme do të jeni pjesë e momenteve të vështira, ku ju do të jeni tërësisht i angazhuar për zgjidhjen e tyre.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të gjeni mbështetjen e planetëve në çdo fushë të jetës suaj. Ndaj është mirë të merrni sa më shumë iniciativa për të arritur atje ku dëshironi.

Jeni në qendër të disa favor-eve planetare ndaj dhe sot çdo gjë të shkojë shumë mirë. Opti-mizmi dhe alegria janë ideale për çdo lloj problemi më shëndetin.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Pavarësisht momenteve jo harmonike së planetëve të ndry-shëm dhe indiferencës së Ve-nusit, do të arrini të konkretizoni dëshirën e një jete dashurore.

Mozilla bllokon reklamat në versionet e Firefox

Vazhdon periudha që e sheh shenjen tuaj të karakter-izuar nga një sërë planetësh të gjitha larg dhe indiferentë me shenjën.

Horizontal

Disa operacione të shkëlqyera për të cilat keni qenë protagonistë po fillojnë të japin frytet e tyre. Shën-deti paraqitet i mirë.

Situata nuk është nga më të mirat në punë, por duke ndenjur aty dhe duke u ankuar nuk vlen për asgjë. Shqetësime nuk ka as-pak, por jeni pak i rënë moralisht.

Mozilla njoftoi se ka në plan të bllokojë ndjekësit e reklamave në versionet e ardhshme të Firefox-it. Cilësimet e reja do të paraqiten gradualisht, duke filluar me një iniciativë që fokusohet në bllokimin e gjurmuesve që ngadalësojnë faqet. Pas kësaj, kompania do të lëvizë mbi praktikat e dëmshme si “cryptomin-ing”. Nga kompania bëhet me dije se ky është një ndryshim pozitiv për njerëzit. “Disa faqe do të vazhdojnë të duan të dhënat e përdoruesit në këmbim të përmbajtjes, por tani ata do të duhet të pyesin për këto të dhëna, një ndryshim pozitiv për njerëzit që deri më tani nuk kishin idenë për vlerën shkëmbyese që ata kanë dhënë”, shkroi Nick Nguyen nga Mozilla për atë që pritet të ndodhë me Mozilla.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Në qytetin Buraidah të Arabisë Saudite ka nisur festivali 45 ditor i shitjes së hur-mave. Të njohura si hurmat arabe, fryti me ngjyrë kafe në të artë, ka një shije të ëmbël dhe po njeh treg të gjerë në botë. Fermerët, tregtarët dhe konsumatorët zbresin në qytet, i njohur si "qyteti i datave", në rajonin qëndror Qassim, për ngjarjen 45-ditore, që organizatorët thonë se është më e madhja e këtij lloji në botë. Arabia Saudite, ek-sportuesi më i madh në botë i naftës, është gjithashtu prodhuesi kryesor i hurmave dhe zona rreth Buraidah është e njohur për brigjet e saj të mëdha të palmave. "Qyteti shet çdo vit rreth 300,000 ton. Çdo ditë, 1,500 makina hyjnë në qytet dhe vijnë në këtë treg në sezonin e pikut", tha Khaled Al-Nukidan, mbikëqyrësi i festivalit.

Fjalëkryq i shifruar

Buraidah, nis festivali 45 ditor i hurmave arabe

1-Shira të vazhdueshme e të pandërpre-ra...6-Grimcë elementare...7-Qendër...8-Er-mira këngëtare në inic...9-Instituti Republi-kan...10-Gojëdhënë, legjendë ose...11-Mikhail...ish shahist rus kampion, i shquar...12-Një mineral me ngjyrë...16-...Myrtja, tek filmi “Kur hidheshin themelet”...17-Tërësia e krijimeve për kreshnikët...18-Pambuk italian...19-Dita që jemi...20-Njëlloj si zili apo smirë...22-Analisti Nano në inic...23-Njeri muaj i vitit...24-Notë muzikore...25-Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara...26-Mes, ose...27-Pikë turistike në rrethin e Sarandës...29-Goli në Olimpikun e Romës...30-Butka i letrave...31-Këngëtar-ja Lindita...32-Një opera e kompozuar nga Pjetër Maskani...33-...Ventura, prezantuese tek RAI...35-E bukura e Butrintit...36-Dru i gdhendur për të larë plaçkat apo për të shirë grurin...37-Në fillim të Italisë...38-Një shpend shumëngjyrësh me mish të shijshmë...39-Zotëron...40-Një qytet në jug të Spanjës pothuajse në brigjet e Gjibral-tarit...41-I volgi dhisë...42-Kështu thirrej më parë vendi ynë...43-Pako...

1-Ish tenori Kovaçi...2-Lëng që të bije në vete në raste asfiksimi...3-Sinjal i kodu-ar për ndërhyrje emergjente...4-Shkrimari francez Malo në inic...5-Vënia në qarkullim e kartëmonedhave të reja...8-Kryeqyteti San-tiago ka për shtet...10-Terren i thyer...11-Ish gradë e ulët ushtarake...12-Bare e poli-tikës...13-Erë e këndshme që të gudulis hundën...14-Një fjalë pa kuptim...15-Element Satirik...16-Ish futbollisti Kushta...18-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...20-Shkrimtari turk Aziz...21-Dredhi për të mashtruar...23-Fut-bollisti i Bajernit...Myler...24-Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës...25-Abati...tek filmi “Konti Montekristos”...26-Material inert për ndërtim...28-Janë 114 Kapitujt e Kuran-it...29-Gjini letrare në prozë...31-Fjalë që tregon burimin nga është marrë lajmi...32-Dashuri e pastër dhe e sinqertë, i shquar...33-Shëmbëll-tyrë e një prifti të famullisë...36-Gjykatës turk...38-Mjet sinjalizues për anijet...39-Piktori shkodran...Kodheli...40-Aktori amerikan Ist-vud në inic...41-Korça në makina...

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Shtator 2018 Zbardhen prapaskenat, … · 2020. 1. 7. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com

24 GAZETA SOTE Diel 2 Shtator 2018

2,3,4,5,6,7,9,10,12,13,14,16,17,18,20,21,22,23,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Pr e m i e r L e a g u e a n g l e z e d h u r o i d je emocionet e radhës. Padyshim,

kryendeshja e javës së katërt ishte ajo e luajtur në mes-ditë midis Leicesterit dhe Liverpulit, e cila u fitua nga skuadra e kuqe 2-1, një fitore e vështirë në transfertë për skuadrën e Jurgen Klop, e cila mban të paprekur kryes-imin e renditjes në kampion-atin anglez, duke dëshmuar se është skuadra më në formë e momentit dhe njëherësh një prej pretendenteve kryesore për titull në Angli. Pra, katër fitore në ndeshje radhazi, si dhe kreu i renditjes me 12 pikë të plota. Nuk ndodhte që nga viti i largët 1990 kur Liv-erpuli fitoi për herë të fundit titullin kampion në Premier League. Një ogur i mirë ky për skuadrën e Jurgen Klop që kërkon të rikthejë në An-field trofeun e kampionit. Në King Pauer Stadium golat e Mane pas asitit të Robertson dhe Firminos pas krosimit nga këndi të Milner i dhanë fitoren Liverpulit që mposh-ti 2-1 vendasit e Leicester

PËRPLASJA/ Guardiola lë jashtë

ekipit sulmuesin Sane

SUKSESI Nuk është vetëm Juventusi e Napoli pretendent për titull në Serie A. Specialistët kanë nisur të ra-dhisin Milanin si kandidaturë e fortë, megjithëse jo të gjithë e besojnë se kuqezinjtë mund të arrijnë në majë. Fakt është se Milani është shumë i fortë. Ai po merr jo vetëm fitore, por ka edhe personalitet. Milani në ndeshjen me Romën, nuk fitoi vetëm 3 pikë kundër një rivaleje direkte për Champions, por çon lart moralin e lojtarëve e tifozëve, të

cilët ishin zhgënjyer pas disfatës me Napolin. Madje, kuqezinjtë arrijnë të thyejnë një tabu. Që nga maji i 2006, kur ndesheshin po me Romën në “San Siro”, ata nuk kishin arritur të mundnin një skuadër të madhe me gol në minutat shtesë. Në atë ndesh-je, Xhenaro Gatuzo ishte kapiten, por si atëherë edhe sot, vazhdon të jetë shpirti i një skuadre që kërkon të ringrihet në nivelet më të larta të futbollit. Në atë ndeshje të 2006 me verdhekuqtë, ndeshja mbaroi për

ironi po me rezultatin 2-1, me golin e Marcio Amorosos nga pika e bardhë e penalltisë. E kjo fitore me Romën në shtëpi, mungonte gjithashtu prej 3 vitesh, ku golat e Destros e Van Ginkel vendosnin sfidën. Dyshja që i dha fitoren skuadrës së Gatuzos ishte padyshim Kutrone-Higuain. Talenti i ri dhe sulmuesi i madh. Kjo dyshe mund të shihet më shpesh në ndesh-jet e ardhshme, falë dhe inteligjencës taktike të El Pipitas, padyshim lojtari që i mungonte prej kohës këtij ekipi.

FORMULA 1 DEKLARATA LIGUE 1

“Kokëkuqja” merr pol-position në shtëpi

PSG shkatërron Nimes, Mbape del me të kuq

Klop: Alison portier i madh, por gabimet s’falen

Ashtu siç pritej, dy mak-inat Ferrari dhuruan paraqitje spektakolare në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monzës, të zhvilluara pasditen e sotme. Ka qenë pikërisht Kimi Raiko-nen ai që ka vendosur kohën më të mirë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, gjermani Sebastian Vetel, duke bërë që ashtu si në vitin 2000, starti të jetë i gjithi i kuq. Në vendin e tretë dhe të katërt do të nisen dy makinat Mercedes, konk-retisht Ljuis Hamilton dhe Valteri Botas, që do të kërkojnë të futen mes makinave Ferrari dhe të surprizojnë. Sebastian Vetel është favoriti i madh i

Portieri brazilian Alison rrezikonte me veprimet e tij edhe në ndeshjet me Romën, duke dribluar kundërshtarët, por dje gaboi në sfidën ndaj Leicesterit, me ç’rast vendasit e kthyen në gol. Trajneri Klop u trondit. “Mendova se do të ndodhte, por nuk kam men-duar se do të ndodhte men-jëherë në ndeshjen e radhës. Alisoni e di këtë, duhet të mësohemi dhe ne. Në vazh-dimësi dërgojmë topin te portieri, por ai duhet të dijë se ka zgjidhje të tjera. Zhoe Gomezi mund ta largonte topin, e gjithashtu edhe Alisoni. Ai është portier fan-

Paris Saint Germain regjis-troi dje fitoren e katërt radhazi në po kaq javë të sezonit të ri të Ligue 1 të Francës, të cilën e kryeson me 12 pikë të plota. Në transfertën ndaj Nimes ishte Nejmar që hapi serinë e golave, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për kryeqytetasit, pas një super-goli të Di Marias, që shënoi direkt nga goditja e këndit. Nimes reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë dy herë duke rikthyer baraspeshën, por Mbape dhe Kavani ar-ritën të çojnë topin në rrjetë dhe të vulosin suksesin 2-4. Vlen të përmendet se Mbape

garës së Monzës, që do të zh-villohet nesër, me gjermanin që do të kërkojë t’i afrohet akoma më shumë Hamiltonit në renditjen për pilotë.

u ndëshkua me karton të kuq, pasi reagoi duke hedhur në tokë kundërshtarin, që sapo i kishte bërë një faull të rëndë, në minutat shtesë.

Siti. Pësoi golin e parë në këtë sezon dhe të parin me fanellën e Liverpulit portieri brazilian Alison i cili u prek pa dashur nga sindroma “Karius” duke bërë një gafë të rëndë në minutën e 63-të dhe duke i dhuruar Leicester golin që rihapi sfidën dhe që mban firmën e algjerianit Ghezal, por vetëm kaq për “dhelprat” të cilët nuk ia dolin t’i vendosnin stërkëmbëshin e parë të kuqve në këtë se-zon. Ndërkohë, me të njëjtin hap sikurse Liverpuli po ecën edhe Çelsi, i cili e nisi

dobët ndeshjen e djeshme me Bournemuthin, por në pjesën e dytë bëri diferencën duke e fituar takimin dhe duke iu “qepur” pas Liverpulit në renditje. Pra, pas Liverpu-lit në mesditë, edhe Çelsi është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke arritur të fito-jë edhe ndeshjen e katërt, në katër të luajtura për sezonin 2018-2019. Blutë e Londrës mposhtën me rezultatin 2-0 Bournemouthin, në një sfidë ku sërish dominuan me kon-trollin e topit, duke vendosur shifrat 72%- 28 %. Gjithsesi

Liverpuli i papërmbajtshëm, vjen fitorja e katërt radhazi në Premier League

Sajti ndërkombëtar “Goal.com” shkruan se trajneri Pep Guardiola nuk është i kënaqur me sjelljen e futbollistit Leroi Sane. Trajneri spanjoll beson se Sane duhet t’i dërgohet një mesazh, dhe këtë e ka bërë duke mos e ftuar atë fare për sfidën e sotme. 22-vjeçari nuk ka pasur shumë minutazh në tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier Ligë, ndërsa u zhgënjye që në barazimin 1-1

ndaj Uolvesit, ku u inkuad-rua nga stoli. Gjatë ndesh-jeve parasezonale Guardiola deklaroi se Sane është shumë larg nga forma e tij më e mirë, por më pas ndryshoi mendje. Megjithatë, raportohet se në prapaskenë Guardiola dhe stafi i tij janë të pa kënaqur me fokusin e Sane dhe beson se ylli gjerman ka nevojë për një “goditje” që ta shkundë atë dhe ta kthejë në formën më të mirë.

Milani ka staturë këtë sezon, fitorja me Romën jehonë në Europë

vjeç është ylli i Mançester Sitit Leroi Sane. Por, edhe pse cilësohet si një futbollist i madh dhe me pretendime, ai nuk u përzgjodh nga trajneri Joakim

Lëv për në Kupën e Botës në Rusi. Eliminimi i Gjermanisë vuri Lëvin para kritikave pikërisht ngaqë Gjermania çaloi në sulm.

22

“Reds”-at siguruan trepikëshin e radhës dje në përballjen ndaj Leicesterit, në transfertë, ku e mposhtën 2-1. Alison bëri një gafë, por skuadra e Klop fitoi gjithsesi

tastik, bën disa pritje shumë të mira, nuk bëri atë që duhej dje por është në rregull”, deklaroi Klopi, pas fitores prej 1-2 ndaj Leicesterit.

skuadra e Sarrit vuajti shumë në finalizim dhe golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 72-të, me anë të spanjollit Pedro Rodriguez, ndërsa 5 minuta nga fundi, Eden Hazard vu-losi triumfin. Tashmë londin-ezët i bashkohen Liverpulit në krye të renditjes, me pikë të plota në këto katër javë të para. Rivaliteti në kampion-atin anglez vijon, pasi është ende herët për të thënë kush janë pretendentët e vërtetë, por ecuria e Liverpulit dhe Çelsit të paktën në këto katër javë të para ka qenë fan-tastike dhe dëshmon më së miri se të dyja skuadrat kanë ambicie titulli. Me largimin e Kointes Çelsi ka nisur të bëhet më i larmishëm, ka gjallëri në sulm, fiton dhe tra-jneri Sarri ka krijuar një grup mjaft kompetitiv. Sa i takon Klopit të Liverpulit, ai nuk e fsheh ambicien për titullin dhe këtë edicion Liverpuli është padyshim favorit për të fituar trofeun kryesor të futbollit anglez. Mbetet për t’u parë ecuria në vijimësi e Junajtid, Totenhemit dhe Arsenalit, por edhe Mançester Sitit, që është skuadra që rivalizon më fort me Liverpulin.