24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] BE rrit presionet ndaj Metës, Danielsson dhe Fleckenstein ultimatum të zhbllokohen Gjykata Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Brukseli trondit politikën, kërkon listë me emra deputetësh, ministrash e ish-ministrash të hetuar dhe arrestuar, prezantohet në Tiranë shembulli kroat & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Komisioni i Kodit Zgjedhor dhe bedelët e komisionit Nga Enver CAKAJ Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve dhe lojërave me gojë!? Nga Pandeli BARDHI Betimi i Hipokratit dhe shtetarët “hipokritë”! Ç m i m i 2 0 l e k ë Çështja“Babale”ka rindezur sërish politikën shqiptare. Videoja e publikuar dy ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji ku personazhi që mendohet se ka interpretuar... “Babalja” ndez politikën, Basha: Qeveria komplot për të mbrojtur vëllanë e Xhafajt. Rama: S’e ndalon dot zbardhjen e asaj që dimë ne të dy Faqe 4 Jeta artistike dhe teatrore ka jo pak prob- leme. Jo vetëm buxhetet e pakta për shfaqjet dhe qarkullimin e tyre në skena të ndryshme, por dhe mungesa e dramës shqipe shihet jo pak problem. Regjisorja Elma Doresi tregon... ELMA DORESI: Në teatër ka plasur plagjiatura, “Mjeshtrat e skenës” do dalin zbuluar kur të zbatohet e drejta e autorit Faqe 18 Qeveria shqiptare ka vendosur të shfarosë totalisht pikat e basteve në vend. Më 31 dhjetor nis zbatimi i ligjit të ri për lojërat e fatit dhe teksa të gjithë prisnin largimin nga qendrat... Zbardhet propozimi i qeverisë, nga 1 janari mbyllen të gjitha pikat e basteve në vend, ja si do veprohet me kazinotë Faqe 9 Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë ndezur debatet brenda Partisë Demokratike. Dihet që luftën dhe vëmendjen më të madhe e ka Tirana, për të cilën PD është duke kërkuar... Përçahet PD e Tiranës, 11 degët të ndara për kandidatin në zgjedhjet vendore, përplasje për Jorida Tabakun dhe Gert Bogdanin Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Faqe 2,3 Skandali i SHISH me “Babalen”, Fatos Klosi: Visho Lika i shërbeu deri në fund Berishës, e turpshme përfshirja e shërbimit sekret Shërbimi Informativ Shtetëror duket se është përfshirë në çështjen e “Babales” gjatë kohës kur drejtohej ngaVisho Ajazi Lika.Të pa- ktën kështu thuhet në fashikullin e prokurorisë, ku bëhet me dije se skenari për“filmin”ka nisur që në mes të tetorit të vitit 2017, ku agjentë të SHISH kanë pajisur AlbertVeliun me përgjues. Në lidhje me këtë përfshirje të SHISH në këtë çështje reagoi dje ish-kryetari... Paketa fiskale/ Zbardhet drafti final i ligjit të tatimeve, ja 16 nenet që do ndryshojnë nga kalimi në status pasiv, çregjistrimi i biznesit e deri tek ndryshimi i pronësisë Dokumentet e CIA, ja kushtet në kampet e përqendrimit gjatë regjimit komunist në Shqipëri, shumica e të burgosurve gra dhe fëmijë F. 11 Faqe 7 Mbyllet kontrolli i pasurisë për 410 gjyqtarë e prokurorë, KPK dhe ONM marrin në dorë mbi 1 milion faqe me informacion, ja detajet Faqe 5 Faqe 12

Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

BE rrit presionet ndaj Metës, Danielsson dhe Fleckenstein ultimatum të zhbllokohen Gjykata Kushtetuese dhe pakti me GreqinëTirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018

Brukseli trondit politikën, kërkon listë me emra deputetësh, ministrash e

ish-ministrash të hetuar dhe arrestuar, prezantohet në Tiranë shembulli kroat

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Komisioni i Kodit Zgjedhor dhe bedelët e komisionit

Nga Enver CAKAJ

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve

dhe lojërave me gojë!?

Nga Pandeli BARDHI

Betimi i Hipokratit dhe shtetarët “hipokritë”!

Çmimi 20 lekë

Çështja “Babale” ka rindezur sërish politikën shqiptare. Videoja e publikuar dy ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji ku personazhi që mendohet se ka interpretuar...

“Babalja” ndez politikën, Basha: Qeveria komplot për të mbrojtur vëllanë e Xhafajt. Rama: S’e ndalon dot zbardhjen

e asaj që dimë ne të dy

Faqe 4

Jeta artistike dhe teatrore ka jo pak prob-leme. Jo vetëm buxhetet e pakta për shfaqjet dhe qarkullimin e tyre në skena të ndryshme, por dhe mungesa e dramës shqipe shihet jo pak problem. Regjisorja Elma Doresi tregon...

ELMA DORESI: Në teatër ka plasur

plagjiatura, “Mjeshtrat e skenës” do dalin zbuluar kur të zbatohet e drejta e autorit

Faqe 18

Qeveria shqiptare ka vendosur të shfarosë totalisht pikat e basteve në vend. Më 31 dhjetor nis zbatimi i ligjit të ri për lojërat e fatit dhe teksa të gjithë prisnin largimin nga qendrat...

Zbardhet propozimi i qeverisë, nga 1 janari mbyllen të gjitha pikat e basteve në vend, ja si do veprohet me kazinotë

Faqe 9

Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë ndezur debatet brenda Partisë Demokratike. Dihet që luftën dhe vëmendjen më të madhe e ka Tirana, për të cilën PD është duke kërkuar...

Përçahet PD e Tiranës, 11 degët të ndara për

kandidatin në zgjedhjet vendore, përplasje për Jorida Tabakun dhe Gert Bogdanin

Faqe 8

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Faqe 2,3

Skandali i SHISH me “Babalen”, Fatos Klosi: Visho Lika i shërbeu deri në fund Berishës,

e turpshme përfshirja e shërbimit sekretShërbimi Informativ Shtetëror duket se

është përfshirë në çështjen e “Babales” gjatë kohës kur drejtohej nga Visho Ajazi Lika. Të pa-

ktën kështu thuhet në fashikullin e prokurorisë, ku bëhet me dije se skenari për “filmin” ka nisur që në mes të tetorit të vitit 2017, ku agjentë të

SHISH kanë pajisur Albert Veliun me përgjues. Në lidhje me këtë përfshirje të SHISH në këtë çështje reagoi dje ish-kryetari...

Paketa fiskale/ Zbardhet drafti final i ligjit të tatimeve, ja 16 nenet që do ndryshojnë nga kalimi në

status pasiv, çregjistrimi i biznesit e deri tek ndryshimi i pronësisë

Dokumentet e CIA, ja kushtet në kampet e përqendrimit gjatë regjimit komunist në

Shqipëri, shumica e të burgosurve gra dhe fëmijë F.

11

Faqe 7

Mbyllet kontrolli i pasurisë për 410 gjyqtarë e prokurorë, KPK dhe ONM marrin në dorë

mbi 1 milion faqe me informacion, ja detajet

Faqe 5

Faqe 1

2

Page 2: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l t i k e www.sot.com.al

Fshehu prona në Korçë dhe Tiranë, komisioni i vetingut shkarkon nga detyra gjyqtaren Entela Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar dje nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti. Seanca dëgji-more për të u zhvillua më 8 tetor dhe u zbuluan mjaft shkelje. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Entela Prifti zotëron: apartament në Korçë 55 m2 të blerë në 2012 në bashkëpronësi me bashkëshortin, ku si burim ndër të tjera për blerjen e tij ka deklaruar edhe shumën 1 mil-ion e 600 mijë lekë të dhuruara nga babai, por nuk ka dokumente ligjore që ta vërtetojë këtë; apartament 70 m2, për të cilin ka mospërputhje

mes deklaratës veting dhe ILDKP; probleme me shitjen e dy makinave: i ka blerë 500 dollarë, por i ka shitur njërën 5 mijë dhe tjetrën 6 mijë euro; bashkëshorti i gjyqtares ka deklaruar një duplex 250 m2 në Korçë të blerë në 2004 për 2 milionë lekë, por sipas KPK, vlera e duplexit vlerësohet si 7 milionë lekë. KPK shtoi se në vitin 2004 ka bilanc negativ të pasurisë dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të blerë apartamentin dhe një tokë arë në Voskopojë. Gjyqtarja ka deklaruar një banesë 198 m2 në bulevardin “Republika” Korçë, por sipas pam-

jeve filmike nga disa televizione rezulton se banesa ka tre kate dhe përdoret si bar kafe dhe piceri. Relatorja tha se sipas deklarimit për këtë objekt, nuk korrespondon sipërfaqja në metra katrorë, nga deklarimet ndër vite, me atë veting. Nga deklarimet e subjektit për këtë pronë, bash-këshortit të saj ia dhuroi këtë pronë shtetasi Bujar Kore. KPK i ka kërkuar Entela Priftit që të japë shpjegime në lidhje me aftësinë paguese të zotit Kore. Përveç probleme me apartamentet dhe shitjet e makinave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte konstatuar probleme për

kryetaren e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, En-tela Prifti edhe me llogaritë bankare. Sipas KPK, Prifti nuk ka deklaruar depozitën bankare me vlerë 2 milionë lekë të krijuara nga një çek nga një bankë tjetër nga Greqia; nuk ka deklaruar as 70 mijë dollarë pranë një banke të nivelit të dytë; nuk është deklaruar as kredia e marrë në Miçigan, depozita në emër të bashkëshortit në shumën e 10 mijë e 300 eurove si edhe depozita në emër të djalit dhe të vajzës. Entela Prifti është anëtare e bordit të shoqatës “Korça”, gjë e cila nuk lejohet kur mban postin e gjyqtares.

Mbyllet kontrolli i pasurisë për 410 gjyqtarë e prokurorë, KPK e ONM marrin në dorë mbi

1 milion faqe me informacion, ja detajet

ILDKP ka mbyllur verifikimin e pasurisë për gjysmën e njerëzve të drejtësisë

Kliti TOPALLI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka mbyllur procesin e verifikim-it të pasurisë për gjysmën e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Në total kanë hyrë në veting afro 800 persona, përfshirë këtu dhe këshilltarët e Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, është ILDKP in-stitucioni i parë që bën verifikimin e pasurisë dhe më pas të dhënat ja kalon KPK. Gazeta ju drejtua me një shkresë institucionit të dre-jtuar nga Shkëlqim Ganaj, për të mësuar detaje mbi atë se çfarë po ndodh me procesin e vetingut. Në përgjigjen e ILDKP për gazetën, bëhet me dije se është mbyllur procesi i verifikimit të pasurisë për plot 410 gjyqtarë e prokurorë, përfshirë këtu dhe të afërm të tyre. “Aktualisht, ka përfunduar dorëzi-mi i më shumë se 50 % të subjek-teve të rivlerësimit pranë KPK dhe ONM, në total 410 raporte të arsyetuara, bashkë me dokument-acionin e plotë, duke përfshirë këtu periudhën që prej tetorit të vitit 2017”, thuhet në shkresën e ILDKP. Më tej është bërë e ditur se me qëllim përmbushjen e de-tyrimeve kushtetuese dhe ligjore për realizimin e kontrollit të plotë të deklaratave të pasurisë lidhur me ligjshmërinë e burimit të kri-jimit të pasurisë, përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë, ILDKPKI dërgoi korrespondencën shkresore për marrjen e informacionit për më shumë se 3.000 persona, subjekte të rivlerësimit dhe persona të lid-hur me ta. “Kthimi i përgjigjeve të ardhura nga kjo korrespondencë, përfshirë dhe dokumentacionin e dorëzuar nga vetë subjektet e rivlerësimit, arrin në një volum të konsiderueshëm me rreth 1 milion e 200 mijë faqe për t’u adminis-truar, vlerësuar, përpunuar dhe pasqyruar nëpër aktet e kontrollit. Ky proces kaq kompleks jo vetëm nga volumi i madh i informacionit të marrë dhe nevojës për vlerësim e përpunim nga ILDKPKI, por mbi të gjitha nga administrimi i tij në mënyrë tërësisht manuale nga të gjitha palët e përfshira në këtë

Kodheli: Bashkëpunim me Hungarinë në fushën e sigurisë

Shqipëria dhe Hungaria duhet dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës si vende eu-ropiane dhe partnere në NATO, për përballimin e sfidave dhe garantimin e sigurisë sonë të përbashkët. Kështu u shpreh dje kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli gjatë takimit në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, me Sek-retarin e Shtetit të Hungarisë për Sigurinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Peter Sztaray. “Shqipëria ka një status të veçantë në rajon, jo vetëm si vend anëtar i NATO-s, por edhe për orien-timin e saj të qartë Perëndimor, në një moment kur e ardhmja e vendeve të ndryshme të këtij rajoni është ende në diskutim. Për këtë arsye, Hungar-ia mendon se hyrja e Shqipërisë në BE është e nevojshme. Ajo mbështet shumë fort dhe në mënyrë aktive hapjen sa më parë të negociatave midis Shqipërisë dhe BE”, u shpreh Sekretari i Shtetit Hungarez.

Adnan Xholi del sot para komisionit të vetingutProkurori i Prokurorisë së Përg-

jithshme, Adnan Xholi do t’i nënsh-trohet sot procesit të vetingut. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari, Suela Zhegu do vërë përballë fakteve proku-rorin e Prokurorisë së Përgjithshme për të vërtetuar pastërtinë e figurës, integritetin profesional dhe pasurinë e tij. Pas përfundimit të shkollimit juridik, Xholi ka punuar në detyra nga më të ndryshmet duke filluar nga hetues e ndihmës/prokuror në rrethe të ndryshme të vendit, duke marrë vazhdimisht vlerësime për perfor-mancën dhe integritetin profesional. Ai ka mbajtur postin e drejtuesit të Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Tre muaj pasi kishte marrë këtë detyrë, bashkë me 7 oficerë gjyqësorë të Policisë së Shtetit u ofroi ndihmesë konkrete autoriteteve amer-ikane për zgjidhjen e një çështje trafi-kimi lëndësh narkotike dhe pastrimit parash, ku ishte i përfshirë edhe një shtetas shqiptaro-amerikan.

proces, krijoi jo pak vështirësi në menaxhim”, thuhet në shkresën e ILDKP.

Lidhjet me ONMPërveç korrespodencave me

Komisionin e Pavarur të Kualifi-kimit, ILDKP ka pasur kontakte të ngushta dhe me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. “Paralelisht, ILDKPKI, për të ga-rantuar një ecuri sa më të mirë të të gjithë procesit të rivlerësimit, vendosi marrëdhënie institucionale me Operacionin Ndërkombëtar të

Monitorimit (ONM) që në fillim të muajit gusht 2017 me organizimin e takimeve koordinuese me vëzh-guesit ndërkombëtarë dhe stafin e tyre mbështetës. Në vijim të këtyre takimeve dhe kërkesave të parash-truara nga ONM, mbi mundësimin e aksesit të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, kërkimin e infor-macioneve, konsultimin, kopjimin dhe hetimin e deklarimeve të pasurive të paraqitura nga sub-jekti i rivlerësimit ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet

shoqëruese, ILDKPKI u angazhua me burimet e saj njerëzore dhe institucionale për të krijuar kopje elektronike (skanim) të të gjitha materialeve të përfshira në dosjet individuale fizike të subjekteve të rivlerësimit”, thuhet në dokument. KPK ka hedhur shortin për rreth 144 gjyqtarë e prokurorë që kanë hyrë në veting. Por ILDKP duket se ka dorëzuar dosjet për gjysmën e njerëzve të drejtësisë dhe kjo do të thotë se mund të kemi përshpejtim të procedurave të vetingut.

“Gjithashtu, ILDKPKI me konstituimin dhe fillimin e funksionimit të organeve të vetingut (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit), si dhe ONM në fund të muajit tetor 2017 kishte përfunduar procesin e kontrollit të subjekteve të përfshira në listën prioritare, duke dërguar pranë këtyre institucioneve përgjatë periudhës nëntor - dhjetor 2017, do-kumentacionin e plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara sipas konkluzioneve të kërkuara nga neni

33 i Ligjit nr. 84/2016, për 67 subjekte të procesit të rivlerësim-it. Në listën e këtyre subjekteve u përfshinë krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, duke filluar që nga Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e në vijim me Kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe Prokurorin e Përg-jithshëm, prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe kandidatët nga radhët e gjyqësorit/prokurorisë për KLGJ dhe KLP”, thuhet në shkresën e ILDKP.

VEPRIMET E ILDKP PËR LISTËN PRIORITARE

“Marrë parasysh sa më lart, është evidente se ILDKPKI ka qenë dhe vazhdon të mbetet ven-dosmërisht i angazhuar në procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë, duke garantuar me prioritet vijueshmërinë e zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të procesit të rivlerësimit

kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në hartimin dhe dërgimin pranë institucioneve të rivlerësimit dhe ONM, të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara për subjektet e rivlerësimit, sipas kërkesave të nenit 33 të ligjit nr. 84/2016”, ka deklaruar ILDKP.

ILDKP: TË ANGAZHUAR PËR VETINGUN

Page 3: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i Zyrës Federale Kriminale Gjermane zbarkon në Tiranë, Berlini asistencë për të goditur grupet kriminale

Gjermania ka rritur vëmendjen ndaj Shqipërisë sa i takon luftës ndaj krimit të or-ganizuar dhe korrupsionit. Dje ka mbërritur në Tiranë zëvendëspresidenti i Zyrës Federale Kriminale Gjermane. Peter Henzler u prit në një takim nga Ministri Xhafaj. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, sidomos përsa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me projektet e asistencës ndaj Policisë Kriminale. Ministri Xhafaj vlerësoi vizitën e delegacionit të lartë

të BKA-së gjermane. “Bashkëpunimi deri më sot ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej”, tha ai. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, zv.Presidenti i BKA-së, Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe e cilësoi si një strategji që e kanë pak vende, në rajon apo më gjerë. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes, si për Gjermaninë, ashtu edhe për

Shqipërinë. “Ne, kemi një kundërshtar të për-bashkët (duke iu referuar grupeve kriminale), ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar”, tha ai. Në këtë kontekst, ai premtoi mbështetje të BKA në reformimin e Policisë Kriminale shqiptare dhe gjithashtu garantoi mbështetjen në realizimin e trajnimeve dhe kurseve afatshkurtra për trupën e Policisë. Numri dy i BKA gjermane e cilësoi bashkëpunimin mes 2 policive, gjatë operacionit “Antiskifter”, si një model që duhet të ndiqet

dhe shtrihet më tej. Ministri Xhafaj, parashtroi disa fusha konkrete asistence dhe bashkëpuni-mi, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe të njëkohshme. Ai u shpreh optimist për ndihmën e Gjermanisë, i bindur se bashkëpunim mes dy vendeve do të vijojë të jetë i frytshëm edhe në ardhmen. Në vijim të qëndrimit në Tiranë, Henzler dhe ekipi i tij do të zhvillojë një vizitë në Task Forcën Qendrore dhe do të pritet në takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Brukseli trondit politikën, kërkon listë me emra deputetësh, ministrash e ish-ministrash të hetuar

dhe arrestuar, prezantohet në Tiranë shembulli kroat

Ndërkombëtarët rrisin presionet për ngritjen e SPAK dhe BKH

Kliti TOPALLI

Bashkimi Europian kërkon listë me emra pushtetarësh të arrestuar apo hetuar për korrupsion me qëllim hap-

jen e negociatave në qershor. Të martën Parlamenti Europian miratoi raportin e komisionerit Knut Flecken-stein për Shqipërinë, ku theksi është vendosur te dy aspekte: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe ngritja me urgjencë e SPAK dhe e By-rosë së Hetimit. Por Brukseli ka lënë afat deri vitin tjetër që të dëshmohet vullneti për luftën ndaj korrupsionit. Javën që lamë pas u mbajt në Tiranë samiti dy ditor i ministrave të Ballkan-it me përfaqësues të BE. Gazeta ka siguruar raportin e dalë nga ky takim, ku BE kërkon rezultate konkrete nga reforma në drejtësi. Sipas raportit, kjo matet duke listuar të gjithë të hetuar-it, akuzuarit apo dënuarit, sidomos ata për afera korruptive. “Ministrat i bënë thirrje Komisionit të punojë me CEPEJ për të identifikuar një numër treguesish kyç, si buxheti i caktuar për një sistem gjyqësor (në veçanti gjykatat dhe prokuroritë), të dhënat mbi raportin e çështjeve të zgjidhura me ato të regjistruara, ngarkesën e çështjeve dhe kohën e kërkuar për zgjidhjen e rasteve, si dhe të dhënat e rasteve disiplinore dhe atyre të korrupsionit, të cilat mund të japin informacion për statusin dhe per-formancën e sistemeve gjyqësore, si dhe për progresin e reformave të drejtësisë”, thuhet në raport. Pra BE kërkon fakte konkrete, kërkon emra të hetuar apo dënuar, në mënyrë që të dëshmohet luftë ndaj korrupsionit në nivele të larta. Brukseli gjithmonë ka kërkuar arrestime në nivel min-istrash, ish-ministrash e deputetësh. Tani mbetet të shihet se çfarë do bëjë qeveria e prokuroria.

Shembulli kroatTeksa BE kërkon listë me të ar-

restuar, duket se ka nisur dhe puna për të shkuar te shembulli kroat. Dje mbërriti në Tiranë drejtori i Përg-jithshëm në Komisionin Europian, Christian Danielsson, i cili ka dhënë ultimatum për të luftuar korrupsionin dhe ngritur organet e reja të drejtë-sisë. “Presim që të ketë progres në aspekte thelbësore të tilla si zbatimi i reformës në gjyqësor, veçanërisht historiku i Vetingut, përfundimi i

Lamallari: Nuk do ketë asnjë tolerim

ndaj të fortëveZëvendësministri i Brendshëm,

Besfort Lamallari, ka pohuar se masat ligjore për paketën e “Të Fortëve” syn-ojnë të ruajnë biznesin e ndershëm nga gjobat, të cilat mund t’iu vihen nga personat e rrezikshëm. “Paketa e të Fortëve, është një sërë masash penale më të ashpra, ndaj personave që vënë gjoba ndaj bizneseve. Qeveria do të jetë në krah të bizneseve të ligjshme dhe ekonomisë formale. Çdo kush që tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me masa të forta”, tha ai. Ai gjithashtu ka komentuar edhe masat, të cilat po planifikohen të merren ndaj të dënu-arve në burgje, ndërsa shtoi se këto masa do të “shkulin” me rrënjë vep-rimet kontrolluese të të burgosurve. Sipas tij, tashmë asnjë i dënuar nuk do të ketë mundësi për të kontrolluar transaksione apo flukse të jashtme, siç ka pasur më parë raste të tilla. “Kjo është një praktike e mirënjohur në vendet europiane, jo më larg se Italia, e cila e zbaton këtë. Kjo masë synon të monitorojë në formë strikte personat që janë dënuar për krime”, tha ai.

Publikohet indeksi i Bazelit për pastrimin e paraveShqipëria ka bërë progres të lehtë

në drejtim të pastrimit të parave. Këtë gjë e thotë “Indexi AML i Bazelit”, indikatori më prestigjioz në nivel global sa i përket pastrimit të parave, dhe që rendit 129 vende të botës. Në këtë renditje Shqipëria mban vendin e 55-të, me vendin e parë që regjistron performancën më të dobët dhe vendin e fundit me performancën më të mirë. Në këtë index, Shqipëria grumbullon 5.57 pikë, nga 5.65 të vitit të kaluar. Në rajon ndërkohë, Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë një performancë më të dobët se Shqipëria dhe ndër të tjera kanë pësuar një përkeqësim në pikëzim në krahasim me raportin e kaluar. Me dy fqinjët territorialë ndër-kohë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk ka garë, pasi të dy vendet kanë bërë një progres mbresëlënës në harkun e një viti. Maqedonia renditet si vendi i 5-të në botë me performancën më të mirë në drejtim të pastrimit të parave, ndërsa Mali i zi si vendi i 11-të me performancë më të mirë.

çështjeve prioritare. Rëndësi ka formimi i kuadrit institucional të gjyqësorit sikurse parashikohet në paketën reformuese kushtetuese, si edhe rezultatet kryesore në gjur-mimin e të dhënave për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet”, tha ai. Deklaratat e tij u bënë në një seminar, ku janë dhënë direktiva mbi shembullin kroat për hapjen e negociatave. Dihet që Kroacia arrestoi ministra, deputetë e madje kryeministrin dhe sinjalet janë se do jetë i njëjti shembull. “Seminari i sotëm është hartuar në mënyrë të tillë që të nxirrni sa më shumë mësime për përvojën që kaloi Kroacia. Një përvojë e suksesshme. Duke parë përvojën e fundit të Kroacisë mendoj se kemi mundësinë më të mirë për të identifikuar mënyrat më të duhura të Shqipërisë për të forcuar adminis-tratën e vet. Ne mund të mësojmë prej përvojës së grupit të Kroacisë dhe të mësojmë se si të vendosim prioritetet dhe se si mund të veprojmë në këtë proces të ndërlikuar”, tha ai.

“Strategjia e Ballkanit Perëndi-mor e miratuar në shkurt përsërit angazhimin pa ekuivok të mbështet-jes së BE kur bëhet fjalë për pers-pektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Do të thoja se deri tani ky është momenti më i mirë në mar-rëdhëniet tona dhe ky është modeli

më i mirë i angazhimit tonë. Ne e kemi konfirmuar se dera e Unionit mbetet e hapur dhe pikërisht për këtë jam i kënaqur, që të nis le-htësimin e përgatitjeve, duke nisur që sot dhe duke pasur parasysh sfidat që presim në të ardhmen pas këtij seminari”, tha Danielsson dje.

DANIELSSON: MBËSHTESIM INTEGRIMIN

Apeli i BEGazeta ka mësuar detaje dhe

nga raporti i miratuar nga PE për Shqipërinë. Aty kërkohet me urg-jencë ngritja sa më shpejt e Byrosë së hetimit dhe SPAK. Pra e gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve është te ngritja e organeve antikorrupsion. “Teksa vlerësojmë përmirësimet e rëndësishme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar,

mbetemi të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe fakti që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregulla-tore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend”, thuhet në deklaratën e depu-tetëve. Ndërsa në rezolutë kërkohet: Finalizimi i ngritjes së organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH).

1.Avancimi i mëtejshëm i pro-cesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke përmbyllur të gjitha dosjet pri-oritare dhe finalizuar ngritjen e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kus-htetuese;

2.Finalizimi i ngritjes së organeve të specializuara, përkatësisht Struk-

turës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH) dhe Gjykatës;

3.Forcimi i rezultateve konkrete në hetimet proaktive, ndjekjet pe-nale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ato të niveleve të larta.

KËRKESAT BAZË TË PE3

Page 4: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

4 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pretendimet e kunatit të Babales, Policia: Video e Salianjit është e pavërtetë, Ardi Veliu nuk e ka takuar kurrë Alizotin

Policia e Shtetit ka reaguar dje pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, ku shfaqet kunati i Babales, Fredi Alizoti, që pre-tendon se është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia e Shtetit ka mohuar të gjitha deklarimet e Alizotit në video, ndërsa shton se gjithçka është e pavërtetë. Në deklaratën e policisë theksohet se drejtori i Përgjithshëm në ditën që Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti. Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye e pavërtetë. Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rën-da, ka qenë me angazhime të tjera. Me përgjegjësi

publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”. Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës”, deklaroi policia. Sipas policisë, në lidhje me çështjen “Babale” nuk është marrë asnjë veprim pa urdhrin e prokurorisë. “Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me

çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me inici-ative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje”, njoftoi policia.

“Babalja” ndez politikën, Basha: Qeveria komplot për të mbrojtur vëllanë e Xhafajt. Rama: Nuk e ndalon dot zbardhjen e asaj që dimë ne të dy

“Xhisiela”, Rama: Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj

Endri ARIZI

Çështja “Babale” ka rindezur sërish politikën shqiptare. Videoja e publikuar dy ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin

Salianji ku personazhi që mendohet se ka interpretuar vëllain e ministrit Xhafaj, deklaroi se Drejtori i Policisë, Ardi Veliu e detyroi që të pranonte ske-narin e mazhorancës, ka sjellë dhe një sërë reagimesh në radhët e politikës. Kreu demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, nga selia blu, akuzoi qeverinë se po bën komplot me çështjen për të mbrojtur vëllain e ministrit Xhafaj. Sipas Bashës qeveria në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit kanë manipuluar të vërtetën e audio-përgjimit “Babale”. “Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fy-tyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të pol-icisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Edhe pse nuk u përmendën me emër, drejtues dhe pjesë të kësaj strukture dhe këtij inskenimi janë pa asnjë dyshim edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra, kryeministri, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm. Shteti privat i Edi Ramës vendosi që të fabrikojë dësh-mitarë për të sulmuar dhe përndjekur gazetarët dhe denoncuesit, opozitarët me një qëllim: për të shpëtuar trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Fatmir Xhafaj”, tha Basha. Kreu demokrat akuzoi gjithashtu qeverinë edhe në lidhje me çështjen “Xhisiela”. Basha tha se edhe në këtë rast shteti bëri gjithçka me dhunë dhe para për të hedhur kundër opozitës dhe medias Xhisielën. “Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar gjithçka, çdo provë dhe çdo fakt, për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrajën. Edhe në këtë rast shteti privat i Edi Ramës dhe vetë ai kërcënuan me gjuhë mafioze një oficer policie, Emil-jano Nuhun, për të shpëtuar dhunuesin sadist Rexhep Rraja dhe mbrojtësin e tij Taulant Balla. Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë dhe para për të shpërfytyruar vik-timën e dhunës në një peng që pështyn denoncuesit, median dhe opozitën dhe përqafon dhunuesit”, tha ai.

Çështja “Babale”, Alibeaj: Alizotit i bënë presion Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

ka deklaruar dje se përfaqësuesit e shtetit janë të zhytur në krim. I ftuar në një studio televizive, Alibeaj ka komentuar versionet për çështjen Babale. Ndonëse prokuroria preten-don se zëri në audio-përgjim është i Fredi Alizotit dhe jo i Agron Xhafës, deputeti i PD e ka hedhur poshtë këtë version Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se Qeveria ka dërguar Ardi Veliun dhe Taulant Ballën për presion ndaj Alizotit. “Ata kanë çuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu dhe Taulant Ballën, i cili del kudo për presion ndaj Alizotit. Balla figura kryesore e krimit në qeveri. Këta joshën Alizotin me para duke ia servirur Prokurorisë. Rama pranoi që ka krijuar prova për këtë çështje. Prokuroria kishte në dorë vetëm një provë. Pra vetëm Alizotin që akuzon për kallëzim të rremë. Rama tha se kam krijuar një struk-turë private që të më bindin. E bëra tha unë ekspertizën. Nuk ishte zëri i Xhafajt tha Rama. Ekspertiza britan-ike tregon se zëri është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës”, tha ai.

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Po bën shpifje bajate Ministri i Brendshëm Fatmir

Xhafaj i ka kthyer dje serish një përgjigje kryetarit te PD-se Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhafaj pohoi se deklaratat e Bashës se shqiptaret po sundohen nga bandat, janë pa sens. Po ashtu ministri ironizoi liderin e PD, ndërsa shtoi se traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. “Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrol-lojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hoteler-inë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte Gënjeshtra e radhës! Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E Vërteta në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, u shpreh Xhafaj.

Rama: Nuk e mbulon dot atë që dimë të dy

Pas deklaratës së bërë nga ana e kreut demokrat, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes dy postimeve të shkurtra në Twitter, kryem-inistri Rama duke u ndalur fillimisht tek çështja “Babale” iu kundërpërgjigj

Bashës duke e akuzuar se edhe pse u kap me pras në dorë po vijon të sajojë ngjarje dhe të gënjejë. Më tej, kryeminis-tri Rama duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ju drejtua Bashës duke u shprehur se nuk do të rrijë mbuluar ajo pjesë që e ata e dinë të dy. “E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, u shpreh kryemi-

nistri Rama. Por krahas kësaj çështjeje, kryeministri përmes një postimi të dytë po në “Twitter”, u ndal edhe tek çështja Xhisela. Ai i kërkoi kreut demokrat që ta lërë rehat vajzën dhe të përballet si burrë me shpifjen që opozita bëri. “Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri Edi Rama i atakoi mbrëmjen e djeshme një tjetër me-sazh kreut të PD, Lulzim Bashës duke i qarë hallin për situatën në të cilën ndodhet. Në një postim të shkurtër në Twitter, Rama për të tretën herë duke u ndalur tek akuzat e ish-oficerit Nuhu ndaj Taulant Ballës, u shpreh se e s’ka mbushës e analist kazani që e

mbulon të vërtetën. “Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga bur-gu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je”, u shpreh kryeministri Rama.

RAMA I DREJTOHET BASHËS: JE NË HALL, ANALISTËT NUK TË NDIHMOJNË DOT

“Ngjarjet e ditëve të fundit kanë provuar parala-jmërimet dhe të vërtetat që ka shpalosur me zë të lartë Partia Demokratike prej vitesh: Sikurse e kemi thënë që ditën e parë, me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit. Përkundrazi, emërimi i tij ishte triumfi i njërës bandë mbi bandën tjetër: Xhafajt triumfuan mbi Habilajt dhe mbi Tahirin. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habilajve sot është në mbrojtje të familjes

mafioze Xhafaj. Policia e Shtetit e shkatërruar dhe e vënë në shërbim të krimit nga Saimir Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nën Fatmir Xhafajn. Emërimi i Arta Markut, siç e paralajmëruam që në fillim, ka rezultuar një katastrofë për drejtësinë dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe këtë gjë e ka bërë me sukses”, u shpreh dje kreu i PD, Lulzim Basha.

BASHA: EMËRIMI I ARTA MARKUT KATASTROFË

Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fy-tyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët...

Page 5: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Për këtë përgjim ishte pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult automjeti ‘Audi’. Përgjuesi e fillonte funk-sionimin në mënyrë mekanike duke shtypur butonin e pultit me shenjën e hapjes së automjetit. Në momen-tin kur hynte në funksion përgjuesi jepte një dridhje. Përgjuesi pushonte së funksionari nëpërmjet po të

njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njëri komandonte. Ky grup ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese”, thuhet në fashikullin e prokurorisë.

PËRFSHIRJA E SHISH NË ÇËSHTJEN “BABALE”

Prokuroria rrëzon opozitën: Shoqërimi i Alizotit me urdhrin tonë, nën hetim edhe Ervin Salianji, u premtoi të akuzuarve 200 mijë euroProkuroria e Krimeve të Rënda rrëzoi dje

opozitën, duke deklaruar se Fredi Alizoti është shoqëruar në prokurori me urdhër të prokurorit të çështjes nga drejtues të Policisë Fier. Dy ditë më parë Ervin Salianji publikoi një video të Fredi Alizotit, ku ky i fundit pretendonte se ishte marrë me forcë nga Ardi Veliu për të dhënë në prokurori dëshmi të rreme në lidhje me çështjen “Babale”. Por prokuroria përmes një njoftimi për mediat sqaroi sesi qëndron e vërteta. “Nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për

rrethanat e hetimit. Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Dre-jtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë. Nga Drejtues të Policisë Fier është komu-nikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar dre-jtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, sqaron prokuroria. Ajo që bie në sy në njoftim është fakti se Ervin Salianji është vënë nën hetim për kallëzim të rremë. Sipas prokurorisë, ka

qenë pikërisht Salianji ai që u ka premtuar 200 mijë euro bashkëpunëtorëve në “film”. “Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Fredi Alizoti ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve tetor - nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte

t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji”, thuhet në njoftim. Prokuroria rikujton se të premten Salianji do të paraqitet në proku-rori për të dëshmuar sërish për këtë çështje. Në lidhje me ekspertimin e audio-përgjimit, prokuroria sqaron se ekspertiza nuk është kryer nga autoritetet italiane sepse këta të fundit kanë refuzuar për arsye procedurale.

gjëra. Se çfarë tregon gjithë kjo histori është më e parëndësishme sesa fakti që SHIK pranon të merret me të tilla gjëra”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Klosi: Më vjen keq për politikënFatos Klosi komentoi edhe të

gjithë historinë e përgjimeve që ka shpërthyer së fundmi, ku çdo ditë del

nga një video e re përgjuese në lidhje me çështjen “Babale”. Sipas Klosit, një sjellje e tillë e politikës të ngjall keqardhje sepse niveli është shumë i ulët. “Mua më vjen keq për politikën. Për të dy palët. Është katandisur që të ketë si argumente të luftës poli-tike njerëz si Babalja dhe shokët e Babales. Është vërtetë turp. Keq

Mimoza IBRA

Sh ë r b i m i I n f o r m a t i v Shtetëror duket se është përfshirë në çështjen e “Babales” gjatë kohës kur

drejtohej nga Visho Ajazi Lika. Të paktën kështu thuhet në fashikullin e prokurorisë, ku bëhet me dije se skenari për “filmin” ka nisur që në mes të tetorit të vitit 2017, ku ag-jentë të SHISH kanë pajisur Albert Veliun me përgjues. Në lidhje me këtë përfshirje të SHISH në këtë çështje reagoi dje ish-kryetari i shërbimit sekret, Fatos Klosi. Në një prononcimi për gazetën “SOT” ai u shpreh se nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë do të ishte e turpshme. Sipas tij, nëse faktohet kjo, atëherë faktohet edhe shërbimi i Visho Ajazi Likës deri në fund të detyrës për PD. “Nuk mund të di nëse SHISH ka pasur rol në gjithë këtë histori sepse puna e Shërbimit me ligj është sekrete, kështu që kus-hdo që ka nxjerrë ndonjë gjë, kjo punë mund të zgjidhet me proku-rorinë dhe me SHISH dhe nuk ka nevojë ta marrë vesh publiku. Por do të më vinte vërtetë shumë keq nëse edhe SHIK ka rënë në këto pozita. Në kohën tonë nuk guxonte kush, kushdo qoftë, edhe nga shefat e mëdhenj të politikës që të jepte detyra të tilla që SHIK të merrej me këto punë. Do t’i përbuznim vërtetë me shumë neveri. Kështu që nëse është e vërtetë, do më vinte keq për SHIK dhe katandisjen e tij. Unë as që e diskutoj fare që Visho Lika ka qenë në shërbim të PD”, tha Fatos Klosi. Në vijim të reagimit të tij, Klosi u shpreh i bindur se Visho Lika i shërbente PD sepse më parë konsultohej me ta për informacio-net që dërgonte në Kryeministri. “Për sa kohë që ai jepte llogari për-para tek njerëzit e PD e më pas tek kryeministri, ose mbase nuk jepte fare llogari tek kryeministri, ose i seleksiononte informacionet: këto duhet t’i marrë vesh kryeministri, këto jo. Këtë nuk e shtroj fare si problem. Ka qenë evident për mua që Visho Ajazi Lika i shërbente PD. Një gjë e tillë ka dalë edhe në media, kështu që mua më vjen keq për SHIK që është marrë me të tilla

Ish-kreu i SHISH: Më vjen keq për politikën dhe nivelin e saj të argumenteve

Skandali i SHISH me “Babalen”, Fatos Klosi: Visho Lika i shërbeu deri në fund Berishës,

e turpshme përfshirja e shërbimit sekretDuma: Vendi ndodhet në

krizë kombëtareDeputetja e Partisë Demokra-

tike, Grida Duma deklaroi dje se vendi është në një krizë kombëtare. Gjatë një interviste televizive, Duma u shpreh se grupet kriminale kanë uzurpuar institucionet shqiptare. “Jemi përballë një situate e cila është krizë kombëtare. Është në misionin e Partisë Demokratike të tregojë se nuk kemi shtet, ka rënë shteti. Tashmë, grupet kriminale janë në metastazat e veta në krye të institucioneve shqiptare. Partia Demokratike sot është një mision edhe historik të tregojë një momen-tum të keq të historisë të Shqipërisë, që i ngjan Kamorrës së Italisë së Jugut, mafies së jugut. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një video. Është maja e një infeksioni, ku njerëzit shi-kojnë se me cilën fytyrë, cilën pamje vlerëson drejtësia shqiptare. Gjykata shqiptare kishte marrë atë njeri si themeli i çështjes, po nga ana tjetër Agron Xhafaj sot është e paditur se ku është”, theksoi Grida Duma.

Shehaj: Dosja “Babale” u manipulua nga prokuroria

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj reagoi dje në lidhje me çështjen “Babale”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se e gjithë kjo histori është manipul-uar nga qeveria për të arrestuar një deputet të opozitës dhe një gazetar. Agron Shehaj bëri krahasimin e gjendjes aktuale të qeverisë me atë të diktaturës. “Plani i qeverisë për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Për t'u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrik-imin e policisë dhe prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg. Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara”, deklaroi ditën e djeshme deputeti demokrat, Agron Shehaj.

4ARGUMENTET E KLOSIT1. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi komentoi dje përfshirjen

e SHISH në çështjen e “Babales”.2. Sipas Klosit, nëse kjo është e vërtetë, do të ishte e

turpshme.3. Ai shtoi se Visho Lika ka qenë gjithmonë në shërbim

të PD.4. Nga ana tjetër, Fatos Klosi shprehu keqardhje edhe për

nivelin e politikës tonë.

më vjen sigurisht, por unë që është turp që argumentet e luftës politike janë personazhe si Babalja dhe rrinë merren çfarë bëri Babalja, çfarë nuk u bë, etj. Pastaj sa të vërteta janë, nuk më intereson fare meqenëse nuk janë hiç të rëndësishme për jetën politike, por edhe për jetën e popullit. Me këto duan të demonstrojnë të dy palët që ne kemi në Parlament dhe në institucionet drejtuese që janë shumë poshtë, gjersa kanë këto halle dhe argumentojnë këto gjëra. Di të them vetëm që me puç nuk mund ta rrëzosh qeverinë sepse qeveria mbahet me votat e shumicës në Par-lament dhe nuk mund të rrëzohet. Nëse një instancë guxon të bëjë puç kundër qeverisë, ajo shumëzohet me zero brenda ditës”, deklaroi dje ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Page 6: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

6 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Xhisiela”, deputetet e PS akuza opozitës

Deputetet e Partisë Socialiste u shprehën dje të indinjuara në lidhje me qëndrimet e kreut të PD, Lulzim Basha për çështjen “Xhisiela”. Përmes një deklarate për mediat, ato i kërkuan opozitës që të tërhiqen nga këto qën-drime. “Ne Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste shprehim indinjatën tonë të thellë për fyerjen dhe talljen që kryetari i opozitës i bën opinionit publik për rastin e Xhisiela Malokut. Pasi ngriti paturpësisht mbi vajzën një seri episodesh telenovele groteske me polic hero dhe kërcënim mafioz, sot që inskenimi kriminal po zbërthehet nga Prokuroria në të gjithë përmasën e saj të shëmtuar, Lulzim Basha del dhe sulmon pikërisht vajzën si të përdorur nga pushteti për të pështyrë opozitën. I bëjmë thirrje grave deputete të Partisë Demokratike të distancohen nga kjo politikë primitive që deri edhe një vajzë që meriton vetëm solidaritet, kërkon ta përdorë si mish për top në luftën për pushtet”, thanë ato.

Dhurata Çupi: Deputetet e PS më

mirë të heshtinDeputetja e Partisë Demokratike,

Dhurata Çupi iu kundërpërgjigj dje grave deputete të Partisë Socialiste. Në një studio televizive, ajo u shpreh se femrat duhet të jenë të bashkuara kundër dhunës, ndërsa shtoi se për-faqësueset socialiste janë në konf-likt interesi. “Ajo që unë kam besuar gjithmonë është se kam shpresuar që ne zonjat të jemi të bashkuara për të mbrojtur fermat. Ne kemi raste pafund të dhunimit të zonjave të vrasjes së grave të dhunimit, trafikimit të vajzave. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Deklaratave e zonjave socialiste shkon fjalë të rënda dhe fjali të ashpra, fjali të cilat mund ti ketë shkruar edhe ndonjë zotëri. Rasti konkret zonjat socialiste janë në konflikt interesi. 2 javë mbasi u bë publike kjo ngjarje, ato menduan të ishin pranë kësaj vajze. Rasti Xhisiela është një vajzë e dhunuar nga djali i deputetit të PS, në këtë rast zonjat so-cialiste më mirë të heshtnin apo të bënin deklarata të tilla”, tha Dhurata Çupi.

Taulant Balla: Basha i ka fobi godinat e gjykatës, do t'i shkojmë çështjes deri në fund, s’e kam takuar Fredi Alizotin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla shpërtheu në akuza dje kundër kreut demokrat, Lulzim Basha. Pas përfundoi seanca gjyqësore, Balla tha për mediat se Ba-sha është i frikësuar nga godinat e gjykatave e prokurorive e për këtë arsye nuk shfaqet. Ai paralajmëroi se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund, pavarësisht prezencës ose jo të Bashës. “Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk besoj se do të paraqitet ndonjë ditë pavarësisht se burrërisht i takon që të vijë dhe të përballet

me akuzuesin. Në rastin në fjalë akuzuesi jam unë, mund të ketë edhe çështje të tjera në ditët në vijim ndaj tij. Por ajo që është shumë e rëndë-sishme, duhet të kuptoni që unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi. Sikurse edhe një procesi të ngjashëm me të. Jam shumë i bindur se në fund të këtij procesi, do të fitojë një vendim gjykate, i cili nuk do të më vlejë vetëm mua por do t’i vlejë në fakt edhe Partisë Demokratike. Ne thamë në fillim se Sali Berisha i la Partinë Demokratike Lulzim Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalam-

ani, po e thyen lodrën përditë dhe e ka shndërruar Partinë Demokratike në një studio “Babalesh””, tha Taulant Balla. Ai u shpreh i sigurt se në fund të këtij procesi gjyqësor Basha do të dënohet me vendim gjykate. “Unë ju them me plot bindje që në fund të këtij procesi penal për shpifje sipas nenit 120, ku Lulzim Basha, jam shumë i sigurt do të dënohet, do të kemi edhe një proces tjetër civil për dëmin e shkaktuar”, deklaroi kreu i grupit të PS. Balla iu kundërpërgjigj edhe akuzave se është takuar me Fredi Alizotin, duke i hedhur poshtë

këto pretendime. “Nuk e kam takuar kurrë. Unë dua t’ju them që Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e gjithë kësaj çështjeje. Të vazhdojë hetimin deri në fund edhe për video të tjera të servirura. Por personat që nxjerrin video nuk duhet t’ia fusin vrapit kur Prokuroria shkon t’i marrë provat që nxjerrin sepse rasti i mbrëmshëm i largimit të Salianjit nga televizioni “Klan”, duke vënë në rrezik edhe rojet e televizionit në largim e sipër me shpejtësi”, tha Taulant Balla.

mentar të PS. Por në këtë moment ndërhyri gjykatësi Gerd Hoxha, i cili iu kërkoi palëve që kur marrin pjesë në seancë të mos bëjnë politikë dhe të respektojnë gjykatën. Pasi palët nuk u pajtuan, trupa gjykuese kërkoi njoftimin e prokurorisë në proces. Ndërsa seanca e radhës u vendos në datën 23.

Çështja “Xhisiela”Një tjetër çështje që e implikon Lulzim

Bashën me drejtësinë është edhe ajo e “Xhisielës”. Prokuroria e ka thirrur kryetarin e PD për të dëshmuar ditën e premte si person në hetim në procedimin penal për shpërdorim

detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu. Pas denoncimit të Emiljano Nuhut dy javë më parë, Balla kallëzoi penal-isht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nu-hun. Taulant Balla dëshmoi për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës në 4 tetor lidhur me këtë çështje, teksa dorëzoi edhe tabulatet telefonike për të provuar se Basha gënjen. Tashmë mbetet të shihet nëse Lulzim Basha do të shkojë në prokurori për të dëshmuar për akuzat ndaj Ballës në lidhje me këtë çështje.

Mimoza IBRA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ka fort mirë punët me drejtësinë. Ditën e djeshme ai du-het të ishte në sallën e gjyqit për tu

përballur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për akuzat se ky i fundit ka lidhje me 3.4 milionë eurot e kapura në “Toyota Yariss” pak kohë më parë në Portin e Durrësit. Balla e kallëzoi penalisht Bashën për shpifje dhe në Gjykatën e Tiranës dje u mbajt seanca gjyqësore e pajtimit. Sean-ca nisi në orën 09:30, por nuk zgjati më shumë se 30 minuta. Vetë Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa kishte sjellë dy përfaqësuesit e tij ligjorë, Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso. Në mënyrë të kundërt kishte vepruar Balla, i cili kishte zgjedhur të ishte i pranishëm në seancë gjyqësore së bashku me avokatin e tij, Gentjan Rumano. Në momentin që u fut brenda në sallë dhe vuri re mungesën e liderit demokrat, numri dy i Partisë Socialiste u shpreh me sarkazëm: “Nuk paska ardhur gjumashi!”. Pavarësisht mung-esës së Bashës, seanca vijoi, ndërsa gjyqtari të cilit i është ngarkuar kjo dosje, Gerd Hoxha pyeti palët nëse duan që të pajtohen dhe të heqin dorë nga akuzat e ngritura.

Palët nuk pajtohenAvokati mbrojtës i kreut të PD, Gazment

Bardhi konfirmoi edhe një herë se qëndrimi i Bashës është i njëjtë me ato të deklaratave publike, duke hedhur kështu poshtë rrugën e pajtimit. Sipas tij, deklaratat e Bashës janë bërë në cilësinë e kreut të opozitës dhe të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Por të një-jtin qëndrim me palën e paditur mbajti edhe pala paditëse. Edhe avokati i Taulant Ballës u shpreh se nuk do të tërhiqen nga akuza. Gentjan Rumano u shpreh se deklaratat e kryedemokratit janë shpifje dhe për shkak të tyre është dëmtuar imazhi i klientit të tij në opinionin publik. Ai bëri një kronologji të të gjithë ngjarjes, nga momenti i deklaratave të Bashës deri tek pasqyrimi në media i këtyre deklaratave. Sipas avokatit të Ballës, mediat vizive dhe shtypi i shkruar i kanë pasqyruar gjerësisht akuzat e Lulzim Bashës duke i dhënë këto si prova të dëmtimit të imazhit të kreut të grupit të PS. Edhe vetë Balla deklaroi se nuk ka dëshirë të pajtohet me Bashën, ndërsa në momentin që do të vendosej për seancën e radhës ballafaquese, u shpreh me ironi që të jetë një orar i përshtatshëm edhe për kreun e PD. Rikonfirmoj se s’kam dëshirë të pajtohem me Bashën. Dua t’i shkoj në fund procesit gjyqësor pasi Basha ka shpifur. Por meqenëse Basha s’i kap oraret në mëngjes të lëmë një orar në mesditë të vijë dhe i akuzuari”, Taulant Balla, kreu i grupit parla-

Seanca gjyqësore, Balla akuzon Bashën për shpifje për 3.4 mln eurot në “Toyota Yariss”

Basha në telashe me drejtësinë, refuzon të përballet me Ballën në gjykatë, thirret nga prokuroria për çështjen “Xhisiela”

“Jemi në një gjykim të thirrur nga viktima Taulant Balla për një hall të tij personal. Sigurisht që Basha përfaqëso-hej prej avokatëve të tij për shkak se është 24 orë në 24 në shërbim të halleve dhe problemeve të njerëzve ndërsa Balla siç e shikoni shëtit për hallet e veta nga një derë gjykate në një derë prokurorie, do ta shikoni shumë shpejt edhe në

gjykata e prokurori të tjera. Sot ishte një seancë e thjeshtë pajtimi ku ne shprehëm qëndrimin tonë. Viktima Taulant Balla do të duhet të pajtohet në radhë të parë me veten e tij. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në gjykatë ndërsa Basha nuk ka asnjë hall në këtë proces dhe është tërësisht i përfaqësuar”, tha dje avokati i Bashës, Gazment Bardhi.

BARDHI: BASHA PËRFAQËSOHET NGA AVOKATËT E TIJ

Avokati mbrojtës i Taulant Ballës, Gentjan Rumano deklaroi ditën e djeshme se procesi gjyqësor ka nisur për shkak të shpifjeve të Lulzim Bashës ndaj socialistit. Sipas tij, pala paditëse nuk ka pranuar që të pajtohet pasi kryetari i Partisë Demokratike duhet të vërte-

tojë pretendimet e tij, ose në rast të kundër meriton të dënohet për shpifje. “Lulzim Basha ka shpifur kur ka akuzuar Taulant Ballën se ka lidhje me paratë që u kapën në Durrës. Lulzim Basha duhet të provojë pretendimet e tij”, u shpreh dje avokati Gentjan Rumano.

AVOKATI I BALLËS: BASHA TË PROVOJË PRETENDIMET

Page 7: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shkarkohen nga detyra 5 punonjës të ALUIZNI-t Durrës, Gjonaj: Kishin legalizuar objekte në kundërshti me ligjin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njëherësh koordinatorja për antikorrupsionin, njoftoi dje se task-forca ka shkarkuar nga detyra 5 punonjës të drejtorisë rajonale në Durrës. Në një deklaratë për shtyp, në kuadër të prezantimit të raportit javor mbi rezolutat e luftës antikorrupsion, min-istrja Gjonaj deklaroi se 5 punonjësit u larguan për shkak se kanë legalizuar objekte në mos re-spektim të procedurave për rastet e legalizimeve. “Bazuar në denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al, Task

Forca Antikorrupsion ka realizuar inspektime dhe kontrolle në disa institucione si: ALUIZNI, Durrës; ALUIZNI, Kavajë; Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Tiranë. Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare kanë rekomanduar 26 masa disiplinore, prej të cilave 5 largime nga puna. Personat e shkarkuar nga po-zicioni janë: 3 përgjegjës sektori dhe 2 specialistë pranë Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Durrës Nga kontrollet e bëra dhe gjetjet e tyre ka rezultuar se në disa raste shkeljet e kryera nga punonjësit e

administratës kanë elemente të veprave penale. Në këto kushte, nga ana e Task Forcës Antikorrupsion, janë kryer kallëzime penale në Prokurori për 6 punonjës. Përkatësisht për: Ish-Drejtorin e Dre-jtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Durrës, 3 përgjegjës sektori dhe 2 specialistë të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve”, deklaroi ministrja. Gjonaj tha se duke marrë parasysh gjetjet e sipërcituara është

proceduar pa asnjë vonesë për rivendosjen e së drejtës së cenuar përmes anulimit të vendimeve. “Duke pasur parasysh gjetjet e sipërpërmendura, është proceduar pa asnjë vonesë për rivendosjen e së drejtës së cenuar nëpërmjet anulimit të pasojave të këtyre veprimeve. Bazuar në rekomandimin e Task Forcës Antikorrupsion, është shfuqizuar leja e legalizimit nga autoriteti që ka lëshuar aktin, e dhënë në kundërshtim me ligjin, si dhe është lëshuar urdhër kufizimi për pasurinë me qëllim mbrojtjen e pronës”, tha ministrja.

BE rrit presionet ndaj Ilir Metës, Danielsson dhe Fleckenstein ultimatum të zhbllokohen Gjykata Kushtetuese dhe pakti me Greqinë

Eurodeputeti: Partnerët tanë shqiptarë të vazhdojnë reformat

Endri ARIZI

Bashkimi Europian ka rritur presionet ndaj Shqipërisë sa i takon plotësimit të kushteve me qëllim hap-

jen e negociatave. BE të martën dis-kutoi raportin për Shqipërinë, ndër-sa dje foli raportuesi për vendin tonë Knut Fleckenstein. Ai e bëri të qartë se duhet të ecet para me reformën në drejtësi, ndërsa kërkoi të mos ketë vonesa për zhbllokimin e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. “Sepse nëse këto organe nuk funksionojnë, të gjitha objektivat e tjera do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. Unë do thosha sërish që diferencën do ta bëjë së pari zbatimi i reformës në drejtësi. Pasi nëse ky sistem nuk funksionon normalisht, atëherë është e pa-mundur të arrihet sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, ky është një krit-er shumë i rëndësishëm, por nuk bëhet fjalë për përzgjedhje midis kritereve, pasi nuk do gjykojnë vetëm ministrat e drejtësisë për përparimin e Shqipërisë, por edhe ata të punëve të brendshme”, tha ai. Por mesazhi i Fleckenstein duket se ka qenë për presidentin Ilir Meta. Arsyeja se përse Kus-htetuesja nuk funksionon është për shkak të Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të këtij institucioni ndalen në veting. Bashkë me anëtarët zëvendësues vetëm 4 janë në detyrë, ndërsa nga këta vetëm 2 kanë kaluar vetingun. Sipas lig-jit, KED zgjedh emrat e Gjykatës Kushtetuese dhe momentalisht nuk merret dot vendim. Por sipas ligjit, vendet vakante zgjidhen me short dhe është presidenti ai që duhet të hedhë shortin, ose ja delegon të drejtën Kuvendit. Vetë Meta nuk po e hedh shortin dhe po krijon vonesa. Pra në mënyrë indirekte mesazhi i Fleckenstein shkon për të. Nga ana tjetër, Fleck-enstein ka kërkuar të ecet sa më shpejt me vetingun dhe kushtet e tjera. “Dje, raporti im i Shqipërisë u votua në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Jam shumë i kënaqur që raporti u miratua nga një shumicë dërrmuese. Sinjal i

Kryemadhi takon Danielsson:

Mbështesim integrimin Kryetarja e LSI-së Monika

Kryemadhi dje në takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komi-sionin Europian, Christian Danielsson deklaroi se opozita, mbështet fu-qimisht procesin e integrimit europian të vendit. Në takimin me Danielsson, Kryemadhi diskutoi edhe në lidhje me reformën në drejtësi, ku theksoi mo-mentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i të 21-22 korrikut 2016. Po ashtu, ajo vuri në dukje “vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amen-damenteve që rikthenin reformën në drejtësi në respekt të Kushtetutës dhe të frymës konsensuale. Në vijim të bisedimit, Kryemadhi gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me sistemin e drejtësisë, ku sipas saj vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK.

Asambleja e KiE, Shehu: Familja e shenjtë

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka mbajtur dje një fjalim në Asamblenë e KiE, në emër të grupit PPE/DC, gjatë diskutimit të një rezolute të paraqitur për familjen. Shehu është shprehur se familja është e lidhur me vetë jetën, me ekzistencën tonë si specie e si shoqëri njerëzore. “Fillimisht, dua të falënderoj autorët dhe relatorët e kësaj rezolute për disa probleme reale të paraqitura, të cilat duhet te përballohen. Unë vij nga një vend ish-komunist, Shqipëria. Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve. Isha pikërisht unë, ai që në vitin 1991, këmbëngula në par-lamentin tim qe të hiqeshin paragrafët e kodit penal që dënonin homosek-sualët. Në vijim, isha përsëri unë, një nga promotorët e ligjit shqiptar kundër diskriminimit, bazuar në kriteret e Këshillit të Evropës. Por nga ana tjetër unë nuk pajtohem me shumë interpre-time dhe konkluzione të rezolutës, të cilat nuk janë në përputhje me vlerat tona universale, vlerat ndaj familjes që mbetet shtylla e shoqërisë sonë. Familja është e shenjtë”, tha ai.

rëndësishëm për partnerët tanë shqiptarë që të vazhdojnë refor-mat me sukses në mënyrë që të fillojnë negociatat 2019”, deklaroi raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein.

Pakti me GreqinëPresioni ndaj presidentit Ilir

Meta është rritur edhe sa i takon marrëveshjes me Greqinë. Kreu i shtetit pak ditë më parë deklaroi se do të presë Gjykatën Kus-htetuese. Por dje në zyrën e tij ka shkuar Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Christian Dan-ielsson. Në fokus të bisedës ka pasur disa çështje, mes të cilave dhe ato rajonale. Sipas informa-cioneve, Danielsson ka kërkuar që të mos ketë vonesa për paktin me Greqinë. Në njëjtin mesazh ai ka dhënë dhe për kryeministrin Edi Rama. Kjo është konfirmuar edhe përmes një postimi të tij në rrjetet

“Domosdoshmëri zbatimi pa vonesë i 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë ven-dimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, theksoi sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Europian, Chris-tian Danielsson. Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të

Parlamentit Europian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit. Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucion-ale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës”, njoftoi dje zyra e shtypit të Presidencës.

META THIRRJE PALËVE POLITIKE PËR DIALOG

sociale, ku zyrtari i BE shprehet se është diskutuar për marrëdhëniet me fqinjët. “I lumtur që rikthehem në Tiranë. Këtë mëngjes pata një diskutim të mirë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me vijimësinë e reformave duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri dhe

rëndësinë e bashkëpunimit të fortë rajonal”, u shpreh Daniels-son pas takimit. Po dje ai ka pasur takime dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit dhe krerë të opozitës, ku ju ka dhënë ultimatum të mos ketë asnjë vonesë me reformën në drejtësi dhe përmbushjen e 5 prioriteteve të integrimit.

1.Bashkimi Europian mesazh Ilir Metës

2.Fleckenstein ultimatum të zhbllokohen Gjykata Kushtetuese

3.Danielsson takon kokë më kokë Metën dhe i kërkon zhbllokimin e paktit me Greqinë

4.Eurodeputeti Fleckenstein thirrje politikës shqiptare të vazh-dojë reformat

mesazhet e BE për presidentin Meta

4

BE të martën diskutoi raportin për Shqipërinë, ndërsa dje foli raportuesi për vendin tonë Knut Fleckenstein. Ai e bëri të qartë se duhet të ecet para me reformën në drejtësi, ndërsa kërkoi të mos ketë vone-sa për zhbllokimin e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë...

Page 8: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

8 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Një proçes riorganizimi ka përf-shirë opozitën korçare, më saktë partinë më të madhe që përfaqëso-het edhe në Korçë, siç është Partia Demokratike. Foto të bëra publike nga anëtarë të kryesisë së degës së PD Korçë, të cilët janë shpërndarë në rrjetet sociale nga deputetë të PD dhe që tregojnë një mbledhje të strukturave drejtuese. Me sqarimin

e thjeshtë shoqërues të fotove, trego-het se takimi ka si qëllim diskutimet rreth riorganizimit të degës së PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ar-ben Ristani, shfaqet i pranishëm në këtë mbledhje, si deputetja e zonës, Valentina Duka. Proçes i cili sipas të dhënave po nis me zgjedhjen e kryetarëve të grup seksioneve, sipas parimit ‘Një anëtar një votë’.

KORÇË, DEGA E PD NIS PROCESIN E ORGANIZIMIT

Kliti TOPALLI

Zgjedhjet vendore të vitit 2019 kanë ndezur debatet brenda Partisë Demokratike. Dihet që luftën dhe vëmendjen më

të madhe e ka Tirana, për të cilën PD është duke kërkuar një figurë të den-jë për të rivalizuar Partinë Socialiste në zgjedhjet administrative të vitit tjetër. Prej disa ditësh në të gjithë vendin ka nisur organizimi i Partisë Demokratike, ku të gjitha degët pritet to nënshtrohen një reforme të thellë, sidomos zgjedhjen e krerëve të rinj të degëve, seksioneve dhe grup sek-sioneve. Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha në udhëzimin e tij ka kërkuar që secila degë e Partisë Demokratike të propozojë kandidatët e saj, të cilët mund të nominohen në fund nga instancat më të larta të partisë si kandidatët zyrtarë të demokratëve për zgjedhjet vendore të 2019. Por gazeta ka mësuar se në Tiranë ka pasur përplasje në të 11 degët e PD, pasi nuk po gjejnë dakordësi mbi emrin që do t’i besohet gara për të përfaqësuar zyrtarisht Partinë Demokratike në garën për zgjedhjet vendore për bashkinë e kryeqytetit. Burime të sigurta të gazetës pohuan se një pjesë e madhe e këtyre degëve në të 11 njësitë e Tiranës, përfshi këtu seksionet dhe grupseksionet kanë propozuar ish-deputetin Gert Bogdani si kandidaturën e përzgjedhur nga ta, që do të donin ta shihnin në garën për këtë bashki sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019. Mirëpo, paralele me kandidaturën e Bogdanit, ka dalë edhe një kandidaturë tjetër, që pritet të përfaqësojë PD në zgjedhjet ad-ministrative të vitit tjetër dhe që është deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Kjo e fundit sipas burimeve mësohet se është propozuar nga disa degë të Ti-ranës dhe grupseksione dhe seksione.

Tabaku dhe Bogdani trazojnë kapin blu

Por hedhja në skenë e kandida-turës së deputetes Jorida Tabakut që do të rivalizojë Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ka trazuar ujërat brenda kampit blu. Sipas burimeve në disa mbledhje të degëve të Partisë Demokratike të Tiranës që janë zhvil-luar këto ditët ka pasur kundërshti, ku njëra palë mbronte Bogdanin, ndërsa

Pas rrëzimit nga SHBA-BE, PD nis lobimet tek Partitë Popullore Europiane për vetingun në politikëPartia Demokratike duket se është e ven-

dosur për t’i shkuar deri në fund vetingut në politikë. Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian rrëzuan në unison të plotë idenë e hedhur nga demokratët për veting në politikë. Por ditën e djeshme PD ka bërë një lëvizje tjetër, teksa deputetët, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi gjatë një diskutimi që kanë patur në Akademinë Politike të Vjenës, kërkuan mbështetjen e Partive Pop-ullore Europiane për vetingun e politikanëve. “PD ka ndërmarrë nismën e ndarjes së poli-tikës nga krimi; Vetingu në Politikë është një

proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj Europiane. Ndihma e PPE dhe partive si motra në këtë proces është shumë i mirëpri-tur, jo vetëm për rëndësinë e kauzës por pasi krimi me mbështetje qeveritare është edhe një kërcënim për BE-në. Propozimi i dytë ka të bëjë me Platformën Antikorrupsion dhe Oligarki, që synon sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë korruptive nga kompanitë e lidhura me qeverinë dhe mazhorancën. Pasuri të përfi-tuara nga tenderat, koncesionet dhe formati PPP i aplikuar në mënyrë antikushtetuese nga qeveria për të favorizuar një dorë biznesesh”,

deklaroi Tabaku. Po ashtu, deputetja demokrate, Jorida Tabaku shtoi se Partia Demokratike e ka integrimin Europian një qëllim jetik, ndaj ka vendosur të bëjë gjithçka në këtë drejtim, pavarësisht se sipas saj, qeveria me treguesit e saj negativë, po e largojnë Shqipërinë nga Bashkimi Europian. “Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e kanë shprehur dakordësinë për çdo çështje që lidhet me Inte-grimin. Angazhimi i tij për integrimin ka qenë konkret. Ai ka takuar personalisht anëtarë të qeverive kryesore që kanë një votë në BE për të lobuar çeljen e negociatave”, nënvizoi deputetja

e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ndër-kohë, sipas njoftimit nga partia Demokratike, lidhja e politikës me krimin, korrupsioni në tendera, koncesione e PPP, mungesa prej gjashtë muajsh e Gjykatës Kushtetuese, protesta prej pesë muajsh e artistëve kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave për afera klienteliste, u diskutuan nga deputetja Jorida Tabaku. Kujto-jmë që diskutimet u shtruan në takimin vjetor të organizuar nga Partia Popullore Europiane (PPE) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) në Akademinë Politike në Vjenë.

Baza demokrate nis seleksionimin e kandidaturave për Bashkinë e Tiranës

Përçahet PD e Tiranës, 11 degët të ndara për kandidatin në zgjedhjet vendore, përplasje

për Jorida Tabakun dhe Gert BogdaninVasili: Rama po shkon drejt fundit të pushtetit

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar edhe ditën e djeshme me sulmet e tij në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili deklaroi se me lëvizjet e fundit që po bën Rama, sipas tij, po shkon drejt fundit të pushtetit të tij. “Kryeministri ka ndërtuar vetëm një model, atë të mashtruesit të pacipë dhe këtë jua ka instaluar edhe të gjithë imbecileve, që e rre-thojnë e bashkplaçkisin shtetin me të. Pa dinjitet, gënjeshtar ordiner, llafazan që flet vetëm debilitete dhe shpinëpërkulur përpara krimineleve dhe çdo lloji tjetër horri ky është or-dineri, që shqiptarët kanë në krye të qeverisë. Ato standarde morale dhe të dinjitetit, që kanë pushtetarët e sërës së tij kudo në glob nuk kanë asfare të bëjnë me këtë syfet në krye të qeverisë shqiptare. Sa turp. Ky kryeministër po i mbyll ditët e tij thjesht si një ordiner”, shkruan ai.

Manja përkrah protestën e qytetarëve të Laprakës

Deputeti i Partisë Socialiste së Tiranës, Ulsi Manja ka dalë dje në mbështetje të qytetarëve të Laprakës të cilët protestuan sot për fushën e sportit në këtë zonë. Përmes një statusi në rrjete sociale, Ulsi Manja garantoi se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës prona që i kaloi privatit padrejtësisht nga gjykatat e korruptuara në kohën e Bashës dhe të Berishës në vitin 2012, do t’i mbetet qytetarëve. “Në vitin 2012, me Saliun kryeministër e Lulin në Bashki, gjykatat e tyre të korruptuara koor-dinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi! Bashkëngjitur vendimi i gjykatës një vit përpara se PD të linte pushtetin! Qeveria e re i hapi rrugë vettingut, dhe për rastësi, gjyqtarët e këtij procesi nuk e kaluan dot vettingun , provë se këta gjyqtarë nuk i justifikonin dot pasuritë që vinin prej këtyre vendimeve! Sot përmbarimi privat, tentoi të zbatonte këtë vendim të kësaj trupe të përzënë nga drejtësia! Nuk u eci!”, deklaroi deputeti i PS, Ulsi Manja.

pala tjetër mbronte kandidaturën e Tabakut. Megjithatë, burimet thanë se çdo gjë do të qartësohet, për shkak të udhëzimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili ka qenë i prerë në direktivat për vartësit e tij, duke u shprehur se kandidatura që do marrë më shumë votë, madje për të cilën do të ketë më shumë propozime

nga baza, do të jetë zyrtarisht emri që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore të vitit 2019 për Tiranën. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Basha revolucion në bazëPas udhëzimit të shpërndarë nga

Basha, degët e PD në gjithë vendin

Gazeta ka mësuar se një çështje që është diskutuar në mbledhjet e degëve të Partisë Demokratike në thuajse gjithë vendin, ka qenë retorika e ashpër e ish-kryeminis-trit Sali Berisha. Gjatë ditëve të fundit, Berisha në thuajse çdo dalje të tij publike ka bërë thirrje për revolta, dhunë dhe kaos, instrumente këto që sipas tij, do të ndihmon PD në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushtetit. Por duket se këto deklarata të Berishës, nuk janë mirëpritur

nga baza demokrate të cilët njëzëri kanë dalë kundër tij, duke renditur edhe disa arsye. Së pari, mësohet se ata kanë dalë kundër, pasi PD duhet të vijë në pushtet me votë dhe jo me dhunë sikundër artikulon Berisha. Së dyti, ata kanë sjellë gjatë diskutimeve në vëmendje dhunën e vitit 1998, ku asokohe Partia Demokratike u përpoq të vinte në pushtet përmes rebelimit, por që më pas këtë ëndërr ua shuajtën ndërkombëtarët.

DEMOKRATËT KUNDËR BERISHËS

Hedhja në skenë e kandidaturës së de-putetes Jorida Taba-kut që do të rivalizojë Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ka trazuar ujërat brenda kampit blu. Sipas buri-meve në disa mbledh-je të degëve të Partisë

Demokratike të Ti-ranës që janë zhvilluar

këto ditët ka pasur kundërshti, ku njëra

palë mbronte...

kanë hyrë në një proces riorganizimi dhe nisjen përgatitjeve për zgjedh-jet vendore të vitit 2019. Gazeta ka mësuar se shumica e degëve të Partisë Demokratike, përfshi edhe seksionet dhe grupseksionet kanë hyrë në zgjedhje, me qëllim zgjedh-jen e drejtuesve të rinj. Por gazeta ka mësuar se kreu demokrat ka qenë i prerë në direktivat e tij, duke urdhëruar vartësit e tij që partia të pastrohet nga njerëzit e Berishës. Sipas informacioneve, Basha ka kërkuar që ata krerë degësh që janë dhe përkrahin idetë e ish-kryemi-nistrit duhet të zëvendësohen nga besnikë të tij. Po ashtu, mësohet se Basha ka urdhëruar strukturat dhe bazën demokrate që në zgjedhje të hyjnë edhe ato degë, drejtuesit e të cilëve janë besnikë dhe të emëruar nga vetë, por që padyshim duhet që të rikonfirmohen në detyrë.

Page 9: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra, nëpërmjet internetit

dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati. Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj dhe një gjë tjetër, që Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT”, tha Rama dy ditë më parë.

PARALAJMËRIMI I RAMËS

Në nenin nr.71, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndry-shuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2.1.

Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë aktivitetin e tyre

deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”.

2. Në pikën 3, fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve spor-tive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen.

JA NDRYSHIMET NË LIGJ

Edi Rama: Reformë rrënjësore për titujt e pronësisë, administrata do t’u përgjigjet qytetarëve sipas ligjit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se shumë shpejt do të bëhet reforma e agjencive për titujt e pronësisë. Gjatë takimit javor që Rama mban në Kryeministri për platformën e bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë u shpreh se gjatë këtyre ditëve do të kryhen edhe konsul-time publike për këtë reformë. “Ajo që ne duhet dhe ne po bëjmë, është reforma e agjencive për titujt e pronësisë. Këto ditë, ministrja e Drejtë-sisë do të hapi konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore, e cila do të bashkojë

ALUIZNI-n dhe hipotekën në një institucion të vetëm. Nga ana tjetër do të hapë rrugën e një transformimi të madh nga pikëpamja e sistem-imit dixhital të të gjithë të dhënave, do të adresojë disa probleme kyçe, ndër të cilat problemi i disa komuniteteve në veri të vendit, sidomos, por dhe në ndonjë zonë të jugut, që e kanë refuzuar 7501-n, si rezultat i paqes së vendosur mes tyre për tokat e të parëve, këto komunitete e kanë të pa-mundur që të kenë akses në financime të çfarëdo natyre dhe në mbështetje të çfarëdo natyre nga

bankat, apo nga fondet mbështetëse vendase apo evropiane, për shkak se janë faktikisht në tokën e të parëve, por nuk ekzistojnë në asnjë regjistër”, tha Rama. Kryeministri theksoi se kjo reformë do të mundësojë dhe krijimin e një strukturë brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë, që do të jetë një strukturë paragjyqësore. Sipas Ramës, refor-mat duan kohë që të bëhen dhe të japin efekt, ndërsa shtoi se platforma e bashkëqeverisjes po ndihmon në këtë aspekt. “Reformat duan kohën e tyre. Institucionet duan kohën e tyre.

Të bësh shtet, do të thotë në radhë të parë të kesh një administratë që funksionon si robot, që nuk i shikon njerëzit as nga prejardhja, as nga xhepi, as nga statusi social, as nga mosha, as nga gjinia, por iu përgjigjet sipas ligjit. E ndërkohë që kjo nuk ndodh, ne kemi shumë nevojë të jemi pranë njëri-tjetrit. Njerëzit nuk kanë nevojë për miq, mjafton që të çojnë zërin e tyre përmes platformës në veshin e ministrit apo të ministres. Menjëherë vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi”, deklaroi Edi Rama.

dhe Postare. Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare, AKEP bën me dije se në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive ka kryer sot veri-fikimin e faqeve e ueb-ve dhe rezulton se portalet i kanë hequr reklamat e basteve. “Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elek-tronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lo-jërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve ueb në domain. al

dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pas verifikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka pasur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018”, thuhet në deklaratë.

Rigels SELIMAN

Qeveria shqiptare ka ven-dosur të shfarosë totalisht pikat e basteve në vend. Më 31 dhjetor nis zbatimi

i ligjit të ri për lojërat e fatit dhe teksa të gjithë prisnin largimin nga qendrat e qytetit të kazinove, masa do ketë dhe për bastet sportive. Kryeministri Edi Rama të martën deklaroi në një konferencë për me-diat se do ketë masa të ashpra ndaj kompanive të basteve dhe kazinove, por që nuk ishte e qartë se çfarë do ndodhte. Dje kryeministri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se qeveria ka dërguar në ndryshime ligjore dhe për bastet sportive. “U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organ-izuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, tha Rama dje. Më pas në faqen e Kryeministrisë në internet u publikua ndryshimi i ligjit. Në nenin nr.71, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon: Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2.1. Organiza-torët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”.

2. Në pikën 3, fjala “… të kat-egorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve sportive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen”, thuhet aty. Sipas këtij propozimi, do të mbyllen të gjitha pikat e basteve në vend dhe ato do ekzistojnë vetëm online. Teksa me kazinotë është vendosur që të qëndrojnë vetëm në hotele me 5 yje dhe në periferi, bastet sportive do mbyllen totalisht. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë pika në të gjithë vendin. Po dje Rama e bëri të ditur se nuk do lejohet më asnjë reklamim për baste në media. “Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit

Kryeministri i prerë ndaj të gjitha pikave të basteve

Zbardhet propozimi i qeverisë, nga 1 janari mbyllen të gjitha pikat e basteve në vend, ja si do veprohet me kazinotë

Lojërat e fatit, bashkësitë fetare përkrahin

nismën e qeverisëBashkësitë fetare kanë reaguar

dje, pas vendimit të qeverisë për heqjen e të gjitha reklamave publicitare mbi lojërat e fatit, nga mediat dhe portalet si dhe të kazinove nga qendra e banu-ara. Përmes një njoftimi, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka mirëpritur me optimizëm iniciativën e qeverisë që sipas këtij komuniteti fetar ruan rininë dhe familjen larg veseve. “U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojërat e fatit. Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve”, thuhet nga Kryegjyshata Botërore Bek-tashiane. Ndërkohë në lidhje me këtë iniciativë të qeverisë ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që ka mirëpritur vendimin. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e ka-zinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria pezullon Autoritetin e Mbikëqyrjes

së Lojërave të FatitQeveria ka vendosur të pezullojë

veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyr-jes së Lojërave të Fatit (AMLF). Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, dhe vjen ndërkohë që kryem-inistri Edi Rama ka paralajmëruar mbylljen e pikave të basteve deri në fund të vitit dhe zhvendosjen e kazinove larg zonave të banuara. Në vendim thuhet se kjo veprimtari pezullohet deri në ristrukturimin e këtij institucioni, ndërsa detyrat e tij do t'i kryej minis-tri i Financave, i cili do të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit. Qeveria nuk jep afat për cilën periudhë do të pezullohet kjo veprimtari dhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë nismë, ndërsa vendimi hyri që dje në fuqi dhe botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Nga 31 dhjetori i vitit 2018, me ligjin e ri, do të ndalojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe do të mbyllen të gjitha pikat e basteve.

më 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre, në çdolloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vet, se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, shkroi Rama në rrjete sociale

Reagon AKEPPas vendimit më të fundit të qever-

isë për heqjen e të gjitha reklamave publicitare mbi lojërat e fatit, nga mediat dhe portalet, ka ardhur një reagim nga Autoritetit i Komunikimeve Elektronike

Page 10: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

10 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Fillimi i vitit të ri shkollor, ministrja Nikolla raporton në Komisionin e Medias: Mbyllen 350 klasa kolektive, opozita politikë me Mengelin

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e In-formimit Publik u mblodh dje nën drejtimin e zv/ kryetares së komisionit, Milva Ekonomi dhe zhvil-loi një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit para universitar. Nikolla në fillim të prezantimit u shpreh se fëmijët nga klasa e parë deri tek e katërta përfituan librat falas, dhe se kjo nismë që këtë vit pilotohet për herë të parë, pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese.

Ndërkohë që bëri me dije se rreth 350 klasa kole-ktive ku merrnin mësim nxënës të grupmoshave të ndryshme u mbyllën këtë vit të ri arsimor. Sipas saj, janë zhvendosur në shkollat më të afërta rreth 2900 nxënës. “Kemi të bëjmë me 228 shkolla që kishin klasa kolektive dhe në fakt janë shkolla vartëse, shkolla që kishin dhe 5 nxënës. Janë 348 klasa kolektive që ne i kemi mbyllur dhe nuk funksionojnë më si të tilla”, deklaroi ajo. Po ashtu, ministrja Nikolla iu përgjigj akuzave në lidhje me shkollën në Mengël të Elbasanit, ku tha se

deputetët e Partisë Demokratike krijuan një stuhi në gotë, duke e politizuar protestën e banorëve atje. “Nëse e shikojmë me një sy të vëmendshëm atë video, autobusët e Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore prisnin ndërkohë që deputeti pengonte nxënësit dhe prindërit e tyre për të vijuar mësimin normalisht”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Nikolla foli edhe për shërbimin e ri që ofrohet, në cilësinë e mësueseve ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta, kjo gjë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si UNICEF por dhe të tjera të

cilat po mundësojnë trajnimin dhe kualifikimin e këtyre mësueseve. “Do të doja t’ju informoja për procesin e fillimit të vitit të ri shkollor, por duke shtuar se ka qenë një nisje, që jo çdo gjë ka qenë perfekte. Ne kemi ende shkolla që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente në rikonstruksionin e tyre. Kemi ende mungesë komunikimi, për nga niveli i përgjegjësisë me Bashkitë ne vend, të cilët duhet të përgatisin në kohën e duhur mjediset shkollore, në mënyrë që të jenë gati për fillimin e vitit shkollor”, nënvizoi ministrja e Arsimit.

Ndryshon ligji për noterët, ja si do zhvillohen provimet dhe procedurat për marrjen

e titullit, qeveria përplaset me EURALIUS

Reforma në drejtësi prek shërbimin e noterisë, ja disa detaje nga projektligji

Rigels SELIMAN

Komisioni i Ligjeve ka nisur dje diskutimet për ligjin e ri për noterët. Bëhet fjalë për një propozim të ri në kuadër të re-

formës në drejtësi, i cili do të disiplinojë profesionin e noterit dhe do të ndryshojë procedurat për marrjen e titullit, i cili është prezantuar dje në komision nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në projektligjin për noterët dhe që kishte marrë dakordësinë e ndërkombëtarëve dhe grupeve të interesit, parashikohet që numri i juristëve të licencuar për të ofruar këtë shërbim përcaktohet në raportin 1 për 15 mijë banorë. Por pikërisht ky ndryshim që ka lidhje me numrin e noterëve është kundërshtuar fort nga Gjonaj, e cila ka paralajmëruar deputetët mbi pasojat e një vendimi të tillë. “Problematik është raporti i numrit të noterëve me numrin e popullsisë, ku thuhet 1 me 15 mijë. Do të duhet që të mos organizohen më konkurse, testime të prodhimit të noterisë për t’u certifi-kuar dhe të mos lëshohen më licenca të reja për 15 vite”, deklaroi Gjonaj. Mirëpo, numri i noterëve nuk ishte i vetmi shqetësim i ministres Gjonaj, e cila theksoi se nocioni i ri i zv/noterit rrezikon të cenojë sigurinë juridike. “Zv/noteri nuk është një person i kualifikuar si noter, nuk mund të kryejë veprime noteriale. Kjo formë rrezikon sigurinë juridike”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Megjithatë, kundërshti ndaj ndërhyrjes së qeverisë në projek-tligjin për noterët dje shfaqi edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Ai i rikujtoi ministres Gjonaj se projektligji ishte miratuar tashmë në parim. “Se sa do të jetë raporti, kjo është çështje e stu-dimeve që janë bërë për këtë projektligj. Nuk mund të diskutohen pafundësisht këto gjëra”, deklaroi kryetari Ulsi Man-ja. Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me shpresën e gjetjes së dakordësisë me qeverinë.

Kushtet për marrjen e titullitDrafti i hartuar nga ekspertët e

EURALIUS, i cili shumë shpejt do të miratohet në Komisionin e Ligjeve, parashikon kushte të forta dhe provime deri në marrjen e licencës nga ana e apli-kuesve. Kushti i parë është që aplikuesit për noterë të kenë përfunduar arsimin juridik. Ligji i ri parashikon që personi që do të marrë një licencë noterie nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë. Po ashtu, aplikantët

JA KRITERET PËR USHTRIMIN E

PROFESIONIT TË NOTERIT1-Të jetë shtetas shqiptare2-Të këtë zotësi të plotë juridike për

të vepruar3-Të mos jetë dënuar më një vendim

gjyqësor të formës së prerë me burgim, për një vepër penalë të kryer me dashje, e cila cënon figurën dhe integritetin e profesionit të noterit

4-Të këtë përfunduar arsimin juridik, në një nga format e mëposhtme:

i. programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, të barazvlefshme me 300 kredite, për një kohëzgjatje prej jo më pak se 5 vite akademike, në një universitet publik ose privat në Shqipëri

ii. studime jashtë shtetit në drejtësi, që i përkasin niveleve nga 6 deri në 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifi-kimeve, të cilat njihen dhe njësohen përmes lëshimit të dokumentit zyrtar, të barasvlershëm nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar punësimin në Shqipëri, në zbatim të nenit 92, pika 1të ligjit nr.80/2015 “ Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” .

iii. diplomat e tij/saj të jenë lëshuar para hyrjes në fuqi të ligjit nr.80/2015 “ Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të nenit 124, pikat 2 dhe 3 të këtij ligji dhe është e barazvlefshme me ‘Mastër shkencor’

5-Të këtë marrë provimin e shtetit në drejtësi, sipas përcaktimit të nenit 82, pika 2 të ligjit nr.80/2016 “ Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”

6-Të kryej trajnimin e detyrueshëm 1 (një) vjeçar fillestar pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve

7-Të ketë punuar jo më pak se 2 (dy) vjet, si asistent noter, pranë një noteri

8-Në përfundim të trajnimit fillestar dhe përvojës në punë, si asistent noter pranë një noteri, sipas përcaktimit të gërmave dh) dhe e) të këtij neni, ti nënshtrohet provimit të kualifikimit për noter, pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve

9-Të fitojë konkursin për marrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit në Republikën e Shqipërisë me vlerësim jo më pak se 80% të pikëve të përcaktuara për këtë konkurs

10-Të pajiset me licencën për ush-trimin e profesionit të noterit me ven-dim të Ministrit të Drejtësisë

për noterë do e kenë të detyrueshëm tra-jnimin 1 vjeçar pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve. Ndërkohë që duhet të kryejnë 2 vjet punë pranë një noteri, si asistentë dhe më pas i nënsh-trohen provimit të kualifikimit pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e

Noterëve. Këtu kandidati duhet të marrë 80 për qind e pikëve.

Provimi kualifikuesNë projektligj thuhet se pas për-

fundimit të studimeve, kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e noterit i nënshtrohen një provimi të posaçëm, që

1. Kandidati për noter, i cili përmbush kriteret e parashi-kuara nga neni 2, gërmat a), b), c), ç), d), dh), e) të tij, ka të drejtën të aplikojë për provimin e kualifikimit për noter

2. Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve administron aplikimet e kandidatëve për noter, dhe ja paraqet ato Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë

3. Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve organizon provimin e kualifikimit të noterisë.

4. Mbi bazën e vendimit të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve ngrihet për çdo provim kual-

ifikimi, një komision had hoc, i quajtur ‘komisioni i kualifikimit’

5. Komisioni i kualifikimit, ka në përbërje 5 (pesë ) anëtarë, ku 3 (tre) prej tyre janë anëtarë të Dhomës Kombëtare të Noterisë, dhe 2 (dy) janë pedagogë me titullin shkencor “Prof.Dr.” në drejtësi, të cilët zgjidhen nga lista e emrave të pedagogë të angazhuar pranë të Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve.

6. Data, vendi dhe ora për organizmin e provimit të kualifikimit për noter, caktohen me vendim të Këshillit Kombëtar të të Dhomës Kombëtare të Noterisë.

PROVIMI PËR KUALIFIKIMIN PËR NOTERNENI 2

quhet i kualifikimit. “Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve administron aplikimet e kandidatëve për noter, dhe ja paraqet ato Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila nga ana e saj vë në dijeni Ministrin e Drejtësisë për aplikimet e dorëzuara. Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve organizon provimin e kual-ifikimit të noterisë. Mbi bazën e ven-dimit të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve ngrihet për çdo provim kualifikimi, një komision had hoc, i quajtur ‘komisioni i kualifikimit”, thuhet në projektligj. Në vijim pr/ligji përcakton ditën dhe orën e bërjes së provimit të kualifikimit. “Data, vendi dhe ora për organizmin e provimit të kualifikimit për noter, caktohen me vendim të Këshillit Kombëtar të Dhomës Noterisë”, thuhet në projektligj.

Ligji parashikon edhe masa disiplinore të forta për shkelësit e parashikimeve ligjore për ush-trimin e profesionit të noterit. Për këtë krijohet një bord i posaçëm. “Masat disiplinore të parashikuara në Nenin 7 të këtij ligji jepen nga Bordi Disiplinor i Avokatisë”, thu-het në projektligj. Në nenin 7 janë parashikuar të gjitha masat, që nga paralajmërimi me shkrim deri tek

heqja e licencës. “Vërejtje me shkrim; gjoba nga 50.000 lekë deri në 300.000 lekë; pezullim i përkohshëm i ush-trimit të aktivitetit noterial për një periudhë 6 (gjashtë) mujore; heqje e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit. Gjoba mund të shoqërohet në mënyrë kumulative, me masa të tjera disiplinore, të parashikuara nga germat c) dhe ç) të pikës 1 të këtij neni”, parashikohet në projektligji.

DISA NGA MASAT DISIPLINORE PËR NOTERËT

Page 11: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Ligji i ri, lehtësi për biznesin por dhe masa shtrënguese kundër evazionit fiskal

Paketa fiskale/ Zbardhet drafti final i ligjit të tatimeve, ja 16 nenet që ndryshojnë nga kalimi në status pasiv, çregjistrimi i biznesit e deri tek ndryshimi i pronësisë

Qeveria u rikthehet blloqeve të lira të naftës, në garë Blloku 5

Paketa fiskale 2019 parashikon ndrys-hime në një sërë lig-jesh, mes të tjerash

edhe tek ai “Për Procedurat tatimore”. Ky ligj do të sjellë disa lehtësi për biznesin, por duket se një fokus i veçantë i është dhënë masave të reja kundër shmangies tatimore apo evazionit fiskal. Gazeta zbardh draft-ligjin e plotë, në të cilin do të ndryshojnë plot 16 nene.

Kalimi në status pasiv Ligji i ri për procedurat

tatimore parashikon që kali-mi i një biznesi në regjistrin pasiv do të bëhet vetëm pasi më parë të jenë paguar të gji-tha detyrimet tatimore. Ad-ministrata tatimore qendrore publikon në faqen zyrtare të internetit të DPT dhe përditë-son listën e tatimpaguesve që janë në regjistrin pasiv. Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsid-erohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje

me nenin 116 të këtij ligji. Gjithashtu, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, apo nga personat e tjerë juridikë jofitimprurës, me tatimpa-guesit që janë në regjistrin

pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me pikën 2 të nenit 128 të këtij ligji.

Çregjistrimi i biznesit Sipas draftit të ri të ligjit

të tatimeve, subjektet/tatim-paguesit (personat fizikë

dhe juridikë) çregjistrohen nga regjistri i administratës tatimore vetëm mbas çreg-jistrimit të tyre në QKB dhe në Gjykatë. Ndërsa organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit tatimorë të ta-timpaguesve jorezidentë, të

QKB-së dhe të administratës tatimore. QKB nuk mund të kryejë çregjistrimin e sub-jektit, në qoftë se brenda afatit 30 ditor, në situatën e tatimpaguesit në kohë reale, rezultojnë detyrime tatimore të papaguara të tatimpaguesit dhe deklarata tatimore të padorëzuara, si dhe në rast se ai nuk ka pa-raqitur pasqyrat financiare të mbylljes së aktivitetit deri në momentin e mbylljes.

Ndryshimi i pronësisë Dorëzimi i një deklarate

tatimore të pasaktë dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Nëse një person juridik nuk njofton adminis-tratën tatimore në lidhje me ndryshimet e pronësisë, deno-het me 15 për qind të vlerës së tregut të aktiveve të trajtuara si me ndryshim pronësie; ose 5 për qind të vlerës së tregut të aksioneve ose interesave të krahasueshëm që u ka ndrys-huar pronësia.

vetëpunësuarit, fermeri, etj., çregjistrohen nga Drejtoritë Rajonale tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin e ministrit të Financave. Çregjistrimi i subjektit/tatimpaguesit nga regjistri i administratës tatimore fillon në QKB, dhe mbas çregjistrimit në QKB, bëhet çregjistrimi në reg-jistrin e administratës tati-more. Hapat që ndiqen janë si më poshtë: paraqitja e kërkesës për çregjistrim nga personi fizik, hapja e proce-durave të likujdimit/bash-kimit/ndarjes nga personi juridik, paraqitja e raportit përfundimtar të likujdimit për personin juridik, mirati-mi i vendimit të bashkimit/ndarjes së shoqërive për personin juridik, njoftimi i QKB-së nga administrata tatimore mbi detyrimet ta-timore dhe deklaratat e pa-dorëzuara të tatimpaguesit, përmbushja e detyrimeve ligjore dhe pagesa e detyr-imeve tatimore, çregjistrimi përfundimtar në regjistrin e

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: -Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë

diplomuar në Bachelor për Shkenca Aktuaristike dhe Master Profesional në Kontabilitet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

II. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë

diplomuar në dy Fakultete: Akademia e Rendit Publik dhe Drejtësi.Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 15 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

III. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë

diplomuar në Menaxhim Turizmi; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë

diplomuar në Mjekësi Veterinare; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve Konkurrimi

Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune

http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Qeveria duket se ka ndryshuar sërish taktikë së fundmi lidhur me blloqet e lira të naftës duke kaluar nga strategjia “open doors” (dyer të hapura) ku çdo investitor mund të kërkonte secilin nga blloqet e disponueshëm dhe të hynte në negociata tek shpallja në “ankand”. Së fundmi me një urdhër të veçantë të fillimit të tetorit Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjik-nuri ka kërkuar që Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës të bëjë shpalljen dhe të nxjerrë për interes Bllokun 5. Investitorët e interesuar do të duhet të dorëzojnë do-kumentet e kërkuara dhe të hyjnë më pas në negociata me qeverinë për të fituar të drejtën e kërkimit dhe shfry-tëzimit. Referuar kushteve të publikuara e drejta do t’i jepet për kërkim kompanisë për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë zgjatjeje deri në 7 vjet konform ligjit “Për hidrokarburet”. Në rast se kompania arrin të zbulojë naftë në zonë periudha e zhvillimit dhe prodhimit në zonë do të jetë 25 vjet dhe mund të zgjatet edhe më tej sipas asaj që parashikon ligji. Lidhur me rikuperim-in e kostos dhe ndarjen e naftës. Termat për rikuper-imin e kostos limitin e kos-

tos faktorin “R” dhe ndarjen naftës do të specifikohet nga kontraktori në aplikim. Kompanitë e interesuara për këtë Bllok kanë afat 30 ditë për të shprehur interesin e tyre. Shqipëria ka një sërë blloqesh të lira nafte. Bllo-ku i fundit që iu kalua një kompanie për kërkim ishte Blloku 4 të cilën e morën holandezët e “Shell” përmes një marrëveshjeje të nënsh-kruar në shkurt të këtij viti. Kjo është e vetmja marrëve-shje e suksesshme për një bllok të lirë ndërkohe tenta-tivat për të tërhequr investi-torët kanë vite që vazhdojnë. Blloku 5 që është nxjerrë së

fundmi për shprehje interesi ndodhet në Jug-Juglindje të Shqipërisë, nga Saranda në Jug deri në Vlorë në Veri. Kufiri Perëndimor përputhet me bregun e detit Jon në Jug dhe atij Adriatik më në Veri. Sipas dokumenteve zyrtare bazuar në të dhënat ekzis-tuese gjeologo-gjeofizike janë evidentuar disa objekte prognoze kërkimi si: Kanina Jugore, Vurgu, dhe Ramica ndërkohë që theksohet se për të vijuar kërkimin në këtë bllok dhe për të përgatitur më mirë këto struktura nev-ojitet ripërpunimi i profileve të kryera deri tani, si dhe kry-erja e profileve të rinj sizmik.

Page 12: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

12 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Në Tepelenë mbaheshin dhe jugosllavë

CIA ka zbardhur detaje mbi kushtet me të cilat përballeshin personat që internoheshin në kampe

përqendrimi. Sipas një dokumenti të deklasifikuar, amerikanët japin deta-je me atë që përballeshin “rivalët” e regjimit. Aty tregohen kushte shumë të këqija në kampe.

Maj 1953Kampi i përqendrimit të Tepelenës

Në kampin e përqendrimit të Tepe-lenës ka rreth 1300 persona të mbajtur me forcë, kryesisht familjarë të të ar-ratisurve në Jugosllavi. Përveç të burgo-surve shqiptarë ka dhe disa të burgosur jugosllavë të cilët trajtohen ndoshta më keq se shqiptarët. Rreth 70 për qind e të burgosurve janë gra e fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë burra të arrestuar për motive politike, ndër të cilat përfshihen dhe të pasurit e miqve apo të afërmve që janë arratisur jashtë shtetit. Personat në kamp vijnë nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, ndërsa grupi më i madh është i përbërë me banorë të veriut të vendit. Kampi është i vendosur rreth 2 kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bencia derdhet në Vjosë. Në zona janë ndërtuar kazerma për të burgosurit, të cilët banojnë të gjithë në katër dhoma me përmasa 20 metra me 5 metra. Në secilën prej tyre ka katër radhë me krevate dykatësh, dy prej të cilave janë vendosur përgjatë mureve dhe dy të tjerë në mes të dhomës. Ndër-tesa është prej një materiali të fortë industrial, ka një çati me pllaka por nuk ka tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve ose sipas lidhjeve miqësore. Rreth 300 deri në 500 njerëz janë të mbledhur në secilën prej dhomave por lejohen të kalojnë lirisht nga një dhomë në tjetrën. Ndërtesa nuk ka izolim dhe nuk ka ngrohje prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Përveç ka-zermave të banimit ka dhe një ndërtesë zyrtare me katër dhoma ku janë zyrat e drejtorit të burgut, të asistentëve dhe disa ambiente banimi për ta. Ka gjithashtu një magazinë për ushqimin e kampit dhe të kafshëve të tij. Një infermieri e vogël pranë kampit ka katër dhoma dhe përdoret për vizita mjekësore. Aty ka gjithashtu disa krevate për të sëmurët. Kampi ka gjithashtu një strukturë që shërben si kuzhinë, që është e ndarë në dy dhoma, njëra për të gatuar deh tjetra për të magazinuar ushqimin. Kampi ka rreth dhjetë tualete. Kampi ruhet nga pesë policë në detyrë gjatë natës dhe nga dy policë gjatë ditës. Një nga të burgosurit shërben gjithnjë në detyrë në kazermat e banimit. Të burgosurit thonë se në këtë kamp trajtimi është më i mirë se në kampet e tjera dhe nuk ka abuzime të rënda si për shembull rrahjet. Dëni-met bëhen kryesisht me anë të kritikave vokale për gratë ose shqiptarët, ndërsa për të huajt trajtimi është më i keq dhe arrin në refuzim ushqimi. Çdo i burgo-sur duhet të ketë çarçafët e batanijet e tij pasi kampi nuk ka të tilla. Nëse një i burgosur nuk ka tesha krevati ose të afërm që t’ia sjellin ai fle në krevatin e drunjtë të zhveshur. Të burgosurit duhet të kenë gjithashtu rrobat he këpucët e

tyre pasi shteti nuk jep furnizime. Dhe si rezultat të burgosurit janë të veshur me rrecka dhe rroba të mbetura të cilat konsumohen shpejt gjatë punës së rëndë. Shteti furnizon kampin vetëm me ushqim dhe një copë sapun në muaj. Të burgosurit që kanë miq jashtë kampit mund të marrin ndihma për të blerë ushqim dhe veshje në qytet.

UshqimiUshqimi gatuhet nga vetë të burgo-

surit. Ata marrin secili 600 gramë bukë në ditë dhe hanë tre vakte ushqimi. Në mëngjes ka çaj, në drekë supë fasulesh, makarona ose patate dhe shpeshherë e njëjta dhe për darkë. Në disa raste ka furnizim me oriz. Ushqimi gatuhet pa kujdes dhe në kushte të këqija sanitare prandaj ka shije të keqe. Ushqimi është gjithmonë i pamjaftueshëm pasi të bur-gosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes dhe e hanë menjëherë, kështu që nuk u mbetet gjë për dy vaktet e tjera. Të burgosurit lejohen të marrin paku me ushqime nga jashtë por ato kontrollohen më parë nga policia. Ndërsa ata që nuk kanë miq ose të afërm janë të paush-qyer. Ushqimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe në enë më të mëdha për familjet. Gotat dhe enët e tjera të ngrënies duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Në kamp rriten disa perime dhe fruta pro këto mbahen nga policia dhe administrata e kampit dhe nuk u jepen të burgosurve. Në kamp nuk magazinohen sasi të mëdha ushqi-mi por zakonisht sillen në furnizime të përditshme nga jashtë. Në këtë kamp nuk ka indoktrinim politik për të burgosurit, përveç leximit të përditshëm të shtypit që është i detyrueshëm. Leximi i veprave të tjera letrare apo artistike nuk lejohet. Nuk ka shfaqje filmash apo aktivitete të tjera kulturore. Vizitorët lejohen të takojnë të burgosurit sipas dëshirës, por nuk lejohen brenda rrethimit të kampit. Normalisht një polic dëgjon bisedat e bëra mes vizitorëve dhe të burgosurve, edhe nëse ato zgjasin për një ose dy orë. Gjendja sanitare në kamp është shumë e keqe dhe një numër i madh të burgo-surish janë të sëmurë me tuberkuloz, një gjendje kjo që përkeqësohet nga munge-

sa e ushqimit, e ngrohjes dhe nga puna e rëndë. Grupi më i madh mes të sëmurëve janë fëmijët dhe burrat e rritur. Fëmijët preken ngaqë janë të pafuqishëm dhe meshkujt prej punës së rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është minimal, në formën e një doktori që vjen një ose dy herë në muaj nga qyteti i Tepelenës. Ai zakonisht i dërgon rastet më të rëndë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa të tjerët i trajton në kamp. Sëmundje të tjera që prekin të burgosurit janë malaria e cila ka infektuar shumë të burgosur, dhe diz-enteria që ndodh herë pas herë në formë epidemie. Gjatë epidemisë së dizenterisë në 1950, 100 njerëz vdiqën gjatë tre mua-jve që ajo zgjati në kamp. Këto sëmundje përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjenike dhe administrata nuk cakton asnjë ditë për larje apo pastrim. Gjendja përkeqësohet nga mungesa e sapunit dhe e ujit. Asgjë nuk bëhet për insektet dhe parazitët që kanë infektuar çdo cep të dhomave, veçanërisht krevatët e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa po të burgosurit përdorin degë për të pastruar një herë në javë.

PunëtPuna kryesore e të burgosurve

është prerja e pemëve në malet sipër Tepelenës. Çdo punëtor ka kuotën e tij ditore për të plotësuar, zakonisht rreth 1 metër kub dru të prerë. Të burgosurit gjithashtu punojnë brenda kampit për ndërtimin e godinave të reja, ose cakto-hen në projekte të jashtme si hekurudha Elbasan-Peqin apo uzina e fabrika të zonës. Për shembull në nëntor 1950 një pjesë e të burgosurve të kampit u caktua të shkonte në hekurudhë dhe një tjetër të ndihmonte në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit e aftë fizik-isht meshkuj dhe femra duhet të punojnë, duke përjashtuar gratë e vjetra dhe nënat me bebe të vogla. Zakonisht meshkujt më të aftë zgjidhen për prerjen e pemëve ndërsa gratë dhe më të dobëtit caktohen për transport të drunjve ose punë shtëpie. Nuk ka një program të caktuar të punës pasi ajo kryhet nga agimi deri në perën-dim për gjashtë ditë të javës, pa marrë parasysh kushtet e motit, dhe nganjëherë dhe të dielën. Të burgosurit kishin një orë

nga jashtë, burgosje vetëm në qeli pa ujë e ushqim, ndalim i vizitorë dhe ekspozim në diell. Të burgosurit janë organizuar në dymbëdhjetë brigada pune, secila me 120 deri në 140 njerëz. Drejtuesit e njësive të ndryshme zgjidhen nga vetë të burgosurit, ndërsa çdo njësi shoqërohet nga një polic gjatë punës. Në 1951 dre-jtuesi i brigadave të punës ishte Hamdi Lena, ish-drejtues i sigurimit në Korçë, i burgosur pas dënimit me dhjetë vjet për vrasjen e gruas së tij. Të burgosurit jetojnë në kazerma të drunjta, në një për secilën brigadë. Barrakat nuk janë të ndara në dhoma dhe përgjatë mureve ka dy radhë me krevate dykatësh ku flenë të burgosurit. Shteti nuk jep veshje krevati dhe të burgosurit flenë në krevatet e drunjtë nëse nuk kanë rroba. Barrakat nuk janë të izoluara nga moti, por kanë dritë elektrike. Çdo të burgosuri i jepen një palë veshje pune me pantallona, bluzë e pallto, pasi puna e tyre ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe shumicën e kohës ata punojnë deri në mes në ujë. Por shumica e të burgosurve nuk kanë rroba të tyret për t’u ndërruar dhe kur kthehen nga puna duhet të qëndrojnë në rroba të lagura. Për këtë arsye shumë të burgosur janë të sëmurë. Disa të bur-gosurve u jepen nganjëherë sandalle por jo veshje të brendshme apo për punë në ujë. Të burgosurit punojnë 10 orë në ditë dhe në disa raste komandanti urdhëron për kohë shtesë. Puna në liqen është shumë e vështirë, por duhet të vazh-dojë pavarësisht kushteve të motit apo sezonit të vitit. Një tjetër rrezik i punës është numri i madh i ushunjzave që sulmojnë punonjësit në liqen. Si rezultat i vështirësive shumë të burgosur janë të sëmurë dhe shumë kanë vdekur. Çdo ditë të paktën 100 të burgosur kërkojnë asistencë mjekësore. Doktori i kampit është i burgosuri Isuf Isen Regasi nga Starova e Pogradecit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Megjithëse është doktor i mirë Regasi nuk ka mjekime dhe in-strumente. Përveç punës së zakonshme të burgosurit duhet të punojnë dhe për mirëmbajtjen e kampit sipas detyra që u caktohen nga drejtuesit. Zakonisht zgjimi i të burgosurve bëhet në ora 3 të mëng-jesit dhe dita nis me pastrimin e dhomave e krevateve. Në ora 4 jepet mëngjesi dhe më pas nis rruga prej rreth një orë ecje deri në liqenin e Maliqit. Në ora 14.00 puna ndalon dhe nis rruga e kthimit. Dreka konsumohet nga ora 15.00 deri në 16.00 dhe më pas të burgosurit push-ojnë. Racioni i bukës është 500 gramë në ditë, që është një përzierjeje gruri e elbi e papjekur mirë. Ushqimet e të bur-gosurve janë supë makaronash, fasule apo kunguj. Të burgosurit supozohet të marrin 100 gramë mish në ditë por kjo ndodh shumë rrallë. Ata lejohet të marrin pako ushqimesh nga jashtë. Shumica e të burgosurve tentojnë të arratisen, por kampi është i ruajtur mirë dhe pak ten-tativa kanë qenë të suksesshme. Në vitin 1951 vetëm gjashtë njerëz janë arratisur. Në rast të tentativave të tilla menjëherë njoftohet rojet kufitare dhe nisin ndjekjen e të burgosurit. Për të dekurajuar të tjerët administrata pas disa ditësh njofton se i burgosuri është kapur ose është vrarë, edhe në rastet kur ata arratisen drejt Jugosllavisë ose Greqisë.

pushim për vaktin e drekës në mesditë dhe shpeshherë ata e merrnin ushqimin me vete në punë. Të burgosurit punojnë në grup nga 20 deri në 150 vetë. Njëri zgjidhet drejtues i grupit dhe përgjigjet për punën e të gjithë anëtarëve. Përveç drejtuesit të grupit, të burgosurit shoqëro-hen dhe nga një polic, ndërsa për punën ata nuk mbikëqyren pasi secili duhet të plotësojë kuotën e tij. Grupeve që nuk u caktohet një detyrë specifike njoftohen në mëngjes. Nëse një i burgosur është i sëmurë ai mund të lejohet të mos shkojë në punë, ndërsa ata që hiqen si të sëmurë për të evituar punën dënohen rëndë. Herë pas here jepen amnisti për të burgosurit. Më 29 nëntor 1950 në kamp erdhi një zyr-tar i ministrisë së brendshme dhe njoftoi se me rastin e festës së çlirimit partia dhe Shoku Enver Hoxha po lironin 150 famil-je, për të cilat do të kujdeseshin miqtë dhe familjarët. Të burgosurit u paralajmëruan që kur të kthehen në shtëpi “të kujtojnë se duhet të respektojnë dhe të zbatojnë urdhrat e autoriteteve, përndryshe do të riktheheshin në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit Kampi i përqendrimit të liqenit të

Maliqit është rreth dy kilometra larg liq-enit, mes kënetës dhe rrugës drejt Pogra-decit. Në kamp ka rreth 1500 të burgosur që janë sjellë nga shumë burgje të vogla nga zona e Elbasanit, Tiranës, Korçës e Vlorës. Të burgosurit janë si të dënuar politikë dhe kriminelë të zakonshëm, të cilët gjithsesi nuk ndahen në kategori në kamp, siç ndodh në disa burgje. Pakën-aqësia mes të burgosurve është e madhe, veçanërisht mes të burgosurve politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë dënuar në kamp vetëm prej dyshimeve ose prej arratisjes nga vendi të të afërmve të tyre. Kampi drejtohet nga komisari lejtnant Jorgji, zëvendësi i tij është Celi ndërsa kapiten Lazo është oficeri i furnizimit. Kampi ka gjithashtu një sekretariat me disa oficerë policie, të cilët mbajnë një listë të burgosurve dhe të financave të kampit. Sjellja ndaj të burgosurve është shumë e ashpër. Rrahje dhe keqtrajtime bëhen shpesh për gabimin më të vogël. Dënime të tjera përfshijnë ndalimin e pakove të ushqimit

CIA zbardh detajet, ja kushtet në kampet e përqendrimit gjatë regjimit komunist, shumica e të burgosurve gra dhe fëmijë

Page 13: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 13

“C M Y K

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreu i Legas: Brukseli nuk do të vendosë për bujqësinë e peshkimin në Itali

Andi LAMKO

Dora e fortë e Matteo Salvinit ndaj Bashkimit Evropian ka bërë që mbështetja për partinë

e tij të dyfishohet, katër muaj pasi erdhi në pushtet si e dyta më e votuar në zgjedhjet e marsit 2018 me 17.4 për qind të votave. Son-dazhi i fundit i grupit SWG mes 1,500 italianëve tregoi se mbështet-ja për partinë euroskeptike ishte thuajse dyfishuar duke arritur 30.7 më 8 tetor, në në sinjal se kërkesat e Salvinit ndaj BE për më shumë kishin gjetur aprovimin e votuesve. Duke reaguar ndaj rezultatit të sondazheve në rrjetin Rai3, minis-tri i brendshëm Salvini tha: "Jam krenar për qeverinë tonë. Italianët e kuptojnë që ne po bëjmë më të mirën që mundemi. Ne do të bëjmë gabime, por edhe nëse ndodh, do ta bëjmë me kokën tonë dhe jo me urdhrat e të tjerëve”. Pas sfidave të zakonshme ndaj autoriteteve të Brukselit, Salvini më tej ofroi idetë e tij për sferat e bashkëpunimit me bllokun: "Unë dua një Evropë që të bëjë disa gjëra, siç janë patrul-lat kufitare, të cilat unioni i bën shumë mirë. Por vendime të tjera duhet të merren vetëm nga vendet anëtare, siç mund të jenë peshkimi apo bujqësia. Me këtë qeveri në pushtet, Italia nuk do të tërhiqet më nga hunda”.

Partneriteti me Le PenSalvini ka njoftuar se partia

e tij Lega do të partnerizohet me partinë e Marine Le Pen, Mitingu Kombëtar në Francë, më parë e njohur si radikalët e djathtë

Spanjë, 9 viktima nga shirat dhe përmbytjet në Majorka

Moska refuzon nocionin e Izraelit për sovranitet mbi Lartësitë Golan

Ka shkuar në 9 bilan-ci i viktimave të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Majorkën në orët e fundit. Lajmin e bën të ditur El Pais, që shkruan se gjashtë njerëz të tjerë rezulto-jnë të zhdukur, tre të plagosur dhe më shumë se 200 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Mes viktimave edhe dy turistë britanikë. Autorite-tet e ishullit kanë vënë në dispozicion 80 ushtarë dhe shtatë mjete në shërbim, në vendet më të goditura dhe

më shumë se 300 infermierë janë në punë që nga nata e djeshme. Në të paktën tre qytete të ishullit janë mbyllur shkollat dhe qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar të një pallati sporti. Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll, dje në disa zona të Majorkës ka rënë 22 centimetra shi në katër orë. Për sot është parashikuar sërish shi në të gjithë pjesën lindore të Gadishullit iberik. Në Twitter kryeministri Pedro Sanchez i quajti ‘shkatërruese’ përmbytjet.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha sot se Rusia ashtu si shumica e komunitetit ndërkom-bëtar, nuk do të pranojë ndrys-hime në statusin e Lartësive Go-lan, të cilat i konsideron territor sirian i pushtuar nga Izraeli. Ko-mentet e tij vijnë pas deklaratës së kryeministrit izraelit Benja-min Netanyahu, i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë sovranitetin e Izraelit për Lartësitë Golan, duke shtuar madje se presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar rëndësinë strategjike të rrafshnaltës për

Izraelin. Ndërsa Lavrov tha për gazetarët në Moskë: “Statusi i Lartësive Golan përcakto-het nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB. Ndryshimi i statusit duke shkelur rezolutën e OKB, për mendimin tim do të ishte një shkelje”. Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan nga Siria dhe më pas i ka aneksuar gjatë Luftës Gjashtë-ditore në 1981. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 497 e po atij viti, e ka shpallur aneksimin e Izraelit të pavlefshëm dhe pa efekt ndërkombëtar.

Veriu i Kosovës, Serbët protestë kundër vonesave të Asociacionit

Serbët etnikë të veriut të Kosovës kanë organizuar dje një protestë nën drejtimin e partisë Lista Serbe kundër atyre që quanin, vonesa në formimin e Asociacionit të komunave serbe. Kryetari i veriut të Mitrovicës, njëherësh kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se serbët e Kosovës janë duke pritur prej 2 mijë ditësh për realizimin e formim-it të Bashkësisë së komunave, për të cilën gjë Prishtina ka premtuar dhe është zotuar. “Serbët nuk do të heqin dorë

kurrë nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe, edhe pse shqiptarët, me ndihmën e një pjese të bashkësisë ndërkom-bëtare, nuk janë të interesuar ta formojnë atë. Brukseli dhe Prishtina mund të bëjnë si të duan, por nuk duhet se deri kur. Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar një jubile të pa-fam-shëm të Unionit Evropian, që t’i përkujtojmë se prej 2 mijë ditësh jemi duke pritur në real-izimin e asaj për çka Prishtina është zotuar, dhe Brukseli na ka garantuar”, tha Rakiç.

Fronti Kombëtar, me objektivin e përbashkët të ndalojnë "armiqtë e Evropës" si kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe komisionari Pierre Moscovici. Siç ka raguar vetë Slavini disa ditë më parë pasi u kritikua për sjellje anti-evropiane: "Armiqtë e vërtetë të Evropës janë Juncker-at, Mos-covic-at dhe të gjithë ata që janë strehuar në bunkerat e Brukselit”. Por me zgjedhjet e Parlamentit Ev-ropian në maj të vitit që vjen, Sal-vini po i kujton Komisionit rrezi-kun e kërcënimit nga një vend i bazës si Italia. Kreu i Legas nuk ka hezituar të bëjë publik qëndirmin e tij. "Evropa e bankierëve, e bazuar në emigracionin masiv dhe në pasigurinë ekonomike, vazhdon të kërcënojë dhe ofendojë italianët

dhe qeverinë e tyre”, ka thënë ai bashkë me partnerët e Lëvizjes 5-Yje në pushtet. Pas kritikave të Brukselit për planet e shpenzimeve sociale në buxhetin e ri, Slavini e Luigi Di Maio u përgjigjën se nuk kishin “asnjë plan B” për politikat e tyre dhe se nuk i trembeshin një “tërmeti politik” në kontinent.

Kalimi i limitit të deficititZv. presidenti i Komisioni Ev-

ropian, Valois Dombrovskis dhe komisionari ekonomik i bllokut Moscovici e kanë përshkruar borxhin italian prej 2.4 për qind të GDP si një “devijim i qartë” nga politikat e përbashkëta të bllokut. Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka paralajmëruar Italinë duke thënë se largimet nga bilanci i përbash-

Papa për abortin: Si të punësosh një vrasës Papa Francesku ka folur dje

në lidhje me abortin dhe edhe një herë ai e ka cilësuar si një fenomen që duhet të evituar. Papa e ka krahasuar procesin e abortit me "kontraktimin e një vrasësi me pagesë për të zgjidhur problemet". “Ndërprerja e një shtatzënie është si të eliminosh dikë… të heqësh qafe një qenie njerëzore është si të punësosh një vrasës me pagesë për të zgjidhur problemet. Përçmimi i jetës njerë-zore është gjëja më djallëzore", tha Papa nga sheshi Shën Pjetër.

Greqi-Qipro-Egjpt, projekt energjie për Mesdheun

Udhëheqësit e Greqisë, Egjipt dhe Qipros janë takuar dje në ishullin e Kretës për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal në të drejtat e shfrytëzimit të naftës dhe gazit të detit Mesdhe, si dhe për të luftuar emigracionin ilegal drejt Evropës. Kryeministri grek Alexis Tsipras kreu takimin e gjashtë me presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi dhe atë qipriot Nicos Ana-stasiades. Si Qipro dhe Egjpti kanë konflikte të brendshme dhe të dyja janë në rivalitet me Turqinë për kufijtë e shfrytëzimit të ujërave.

Shpërthimi në rafinerinë e Bosnies, 10 të plagosur

Një shpërthim në një rafineri nafte në pronësi ruse, në veri të Bosnjes ka vrarë 1 punonjës dhe ka plagosur 10 të tjerë, njoftonte sot impianti. Shpërthimi tronditi të gjithë zonën përreth rafinerisë Bosanski Brod natën e të martës dhe ishte dëgjuar deri matanë kufirit, në anën tjetër të lumit Sava në Kroaci. Shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar. Përveç viktimës, të plagosurit ishin jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi kishte shkaktuar një rrjedhje nafte në lumin Sava.

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e djathtë gjermane, Alternativë për Gjermaninë (AFD) i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në një konferencë shtypi në Berlin zëdhënësi i saj Harald Weyel, dhe raportuesi i Ballkanit Perëndimor, Siegbert Dro-ese, dhanë si shkakun kryesor për mospranimin e Ballkanit Perëndimor në BE lidhjen e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë me krimin e or-ganizuar. “Ky model është shndërruar në modelin e qeverisjes së tyre. Nuk jemi dakord që ne vitin 2025 të hyjnë në BE vendet e para, si për shembull, Mali i Zi ose Serbia. Kemi nevojë për më shumë kohë dhe këto vende duhet të ofrojnë diçka vetë, para se të hyjmë në negociata konkrete me to”, shtoi Droese.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mund të përjashtohet nga familja e saj evropiane nëse vazhdon të sillet në mënyrë jokonstruktive ndaj Marrëveshjes së Prespës, kanë njoftuar dje anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (PPE). Partia Popullore Evropiane është grupimi më i madh i djathtë dhe më me ndikim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë partitë demokristiane nga shtetet anëtare të BE dhe shtetet kandidate. Kryetari i saj Zhozef Doll raportohet se me telefon ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski të cilin e ka paralajmëruar "në mënyrë jo-diplomatike" se nëse VMRO-DPMNE nuk lejon debat demokratik për miratimin e Marrëveshjes së Prespës, partia do të duhet plotësisht të bartë përg-jegjësinë për pasojat me të cilat përballet vendi.

Radikalët gjermanë: Ballkani jo në BE, zgjerimi me referendum Marrëveshja e Prespës, PPE kërcënon me përjashtim VMRO-DPMNE

kët i bllokut dëmtojnë seriozisht panoramën e saj ekonomike. "Me këtë reformë rrezikohet fundi i euros në Itali. Italia po largohet nga objektivi i bilancit i aprovuar bashkarisht në nivel europian e do të pësojë fatin e Greqisë. Nuk dëshiroj që pasi kemi kapërcyer krizën greke të kemi një tjetër krizë. Prandaj Italia nuk duhet të pretendojë një trajtim special e shtesë nga Europa pasi kjo do të thotë fundi i euros", ka deklaruar Jean Claude Juncker. Komente të ngjashme ishin bërë dhe një ditë më parë nga zyrtarë të tjerë të lartë të Brukselit, por nuk ka shumë gjasa që ato të merren parasysh nga qeveria e re e djathtë e Romës, e cila justifikohet se me premtime të tilla ka ardhur në pushtet.

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Italia kërcënon BE, Salvini dyfishon mbështetjen që nga zgjedhjet

Jam krenar për qever-inë tonë. Italianët e kuptojnë që ne po bëjmë më të mirën që mundemi. Ne do të bëjmë gabime, por edhe nëse ndodh, do ta bëjmë me kokën tonë dhe jo me urdhrat e të tjerëve. Me këtë qeveri në pushtet, Ita-lia nuk do të tërhiqet më nga hunda...

Page 14: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

14 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Masakra me 3 të vrarë te “Zogu I”, gjykata dënon me burg përjetë italianin, 47 vite për vëllezërit Doçi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraItaliani, person i mbështetur nga klani i Camorras në Itali

Vrasja e ish kryeplakut në Lushnje, shoqërohen 15 persona Për vrasjen e ish kryeplakut të fshatit

mbrëmjen e së martës100 m larg banesës së tij, policia ka shoqëruar 15 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pavarësisht këtyre veprimeve, ngjarja ende nuk ka një autor, ndërsa personat që e njohin shprehen se ai ishte një njeri i qetë dhe pa probleme. Në deklarimet e tyre familjarët e 48-vjeçarit kanë thënë se viktima nuk ka konflikte me njeri dhe nuk kanë dyshime për asnjë person që mund të ketë lidhje me viktimën. Qemal Halla u qëllua në kokë me një plumb pistolete, sapo kishte zbritur nga

makina e tij 100 metra nga shtëpia. Sipas familjarëve ai kishte qenë në lokalin e vëllait të tij për të pirë kafe përpara se të ekzeku-tohej. Policia njoftoi zyrtarisht se, 48-vjeçari ka vdekur në vend dhe autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Fqinjët e vik-timës kanë thënë se viktima ishte një person familjar, punëtor dhe që nuk kishte asnjë problem apo konflikt me bashkëfshatarët e tij. Burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se ekzekutimi i ngjan një atentati mafioz, pasi autori apo autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Edhe dëshmitë

e dhëna nga personat e shoqëruar nuk kanë ndihmuar grupin hetimor për hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, krisma u dëgjua nga fqinjët të cilët thanë se fillimisht nuk e kishin kup-tuar çfarë kishte ndodhur, ndërsa për mediat tregojnë edhe orën. “Ishte ora 21 e 30", tha një prej fqinjëve. Pas njoftimit, mësohet se në zonë shkuan forca të shumta nga Policia lokale dhe efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë. Të cilët ngritën postblloqe dhe ushtruan kontrolle, duke bërë krehje të zonës, ndërsa kanë shoqëruar 22 persona

në policinë e Lushnjës që u morën në pyetje, por ende nuk ka informacion nëse mes tyre është autori i dyshuar. Ashtu siç njoftoi edhe policia e Shtetit në njoftimin zyrtar, ashtu edhe fqinjët e viktimës, thonë se 48-vjeçari nuk ishte person problematik. Ai merrej me bujqësi dhe jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e tij, pasi fëmijët i kishte në emigrim. "Në fshat dhe në lagje nuk ka pasur asnjë problem", u shprehën fqinjët. Për këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm het-imor i ardhur nga Tirana dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Tentoi të trafikonte në Greqi të miturën, pranga 22-vjeçaritNjë vajzë e re është shpëtuar në fije të perit pak pa

kaluar kufirin, teksa do trafikohej drejt Greqisë si pros-titutë. Si i dyshuar për ngjarjen pasditen e djeshme u bë arrestimi i 22-vjeçarit Xhoni Qëndraj, banues në lagjen “Partizani” Vlorë. Ndalimi i tij u bë nga policia e Sarandës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga 17-vjeçarja me inicialet F. A., banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin grek. Në momentin e konstatimit dhe kapjes së të riut në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me adoleshenten që kishte marrë me vete. Mësohet se dy të rinjtë kishin qenë të lidhur dhe se gjatë rrugës për në kufi e reja, kishte kuptuar qëllimet e 22-vjeçarit. Kështu ajo tha në polici pas ndalimit dyshimet e saj, duke çuar në arrestimin e të riut. Gjithashtu, Xhoni Qëndraj është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më 3 tetor, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

I dënuar me 8 vite burg në Itali, kapet shqiptari me 3 emra

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht: Ferdinand Tare alias Ferdi-nand Luka, alias Alfred Daja, 53 vjeç, banues në Durrës. 53 vjeçari i cili kishte edhe dy identitete të tjera, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë. Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës

Falsifikoi dokumentet për tokë në Zvërnec, pranga biznesmenitArrestohet nga policia biznesmeni Pëllumb Petritaj

54-vjeç. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohet të ketë falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvër-necit. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pël-lumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvërnecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj 54-vjeçarit. Mësohet se biznesmeni ka pasur postin e kryetarit të Partisë Republikane të Vlorës. Ai ka qenë në mesin e personave të akuzuar edhe për falsifikimin e tokave në Karaburun, por ka dalë i pafajshëm.

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda shpal-l i m e s d i t ë n e djeshme vendimin

përfundimtar për ngjarjen te “Shkencat e Natyrës”, ku mbetën të vrarë 3 persona. Togat e zeza të Krimeve të Rënda dënuan me burgim të përjetshëm italianin Salva-tore Letizia, i cili është pjesë e grupit mafioz të Camorra. Gjithashtu, gjykata dënoi me 27 vite burg Markelian Doçin dhe 20 vite Klevi Doçin. Rreth një muaj më parë, në pretencën ndaj personave tashmë të dënuar, prokuroria kërkoi 20 vite burg për Klevi Doçin, 34 për Markelian Doçin si dhe burgim të përjetshëm për Salvatore Letizzian. Italiani tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mentor Doçit dhe Gerd Gox-hajt, ditën kur Vuçiç viziton-te Tiranën, njihet si një per-son me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendin fqinj. Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Camorës. 35-vjeçari iu bashkua këtij klani mafioz kur ishte vetëm 17 vjeç, pasi një klan tjetër mafioz që op-eronte në qytetin e Napolit i vrau prindërit. Ai u bashkua me Camorën dhe u betua për hakmarrje. Mediat italiane kanë shkruar disa herë rreth bëmave të Salvatore Leti-zia-s, duke e konsideruar si një person mjaft të rrezik-shëm, vrasës gjakftohtë dhe shumë të fuqishëm, i mbështetur nga klani ka-morrist që ai drejtonte. Sal-vatore Letizia, mësohet se është një person i Camorras. Madje, ka dyshime se ai ka qenë i dërguari i Camorras në Tiranë për të zhdukur Mentor Doçin. Ky i fun-dit gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në tregtim të lëndëve narkotike dhe në mafien italiane dhe thuhet se ka marrë prej andej një sasi droge, e ndaj ishte në konf-likt me Camorran. Letizia rezulton se ka një “karrierë” të pasur kriminale edhe në Itali, i përfshirë në vrasje, shpërndarje droge dhe per-

son kyç në larje hesapesh të bandave rivale të kontrollit të lëndëve narkotike.

Masakra tek “Zogu I”Ngjarja e rëndë për të

cilën akuzohen dhe u dënuan vëllezërit Doçi dhe italiani Letizzia, ndodhi më 27 maj të vitit 2015 në bulevardin “Zogu I” në Tiranë ku mbetën të vdekur tre persona. Men-tor Doçi (Lufi), Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve. Pasditen e 27 Majit të vitit 2015, Men-tor Doçi ishte në kafene me një mik pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sapo ai u ngrit, i bënë pritë shteta-

sit Besnik Sulku dhe italiani. Mentori mbeti i vdekur së bashku me mikun e tij Gerti Goxhaj. Por, atentatorët nuk kishin llogaritur që në një makinë të parkuar aty, ishin dy nipat e Doçit, Markeliani dhe Klevis. Ata dolën me shpejtësi nga makinat dhe hapën zjarr duke arritur të vrasin shtetasin Besnik Sulku, ideator i atentatit. Ndërkohë, italiani u arratis por u prangos pas disa orësh nga policia. Nga hetimet për të pandehurin Salva-tore Letizzia, prokuroria ka ngritur akuzën “Vrasjes me Paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të vik-

Italiani tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mentor Doçit dhe Gerd Goxha-

jt, ditën kur Vuçiç vizitonte Tiranën, njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në vendin fqinj. Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Camorës. 35-vjeçari iu bashkua këtij klani mafioz kur ishte vetëm 17 vjeç, pasi një klan tjetër mafioz që operonte në qytetin e Napolit i vrau prindërit...

timës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të vik-timës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”. Ndërsa për Klevi Doçin është ngritur akuza “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Holandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Përsa i përket të pandehurit tjetër, Markelian Doçi, prokuroria ka ngritur akuzën për “Vras-jes me Paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”. Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën aku-zohen tre të pandehurit. Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bash-këpunim edhe me autoritetet holandeze.

Page 15: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Refuzimi i transferimit të Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, shkarkohet kreu i policisë së burgjeve, kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra Pas përplasjes mbrëmjen e së martës, Martinaj u paraqit vetë në Spitalin e Burgut

Kontroll blic në lokalin e Boriçajve, arrestohet i “forti” i Fierit

Ilir Boriçi një nga të ashtuquajturit të “fortët” e Fierit nga Policia e Shtetit ka përfunduar në pranga. 42-vjeçari sipas policisë është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Ai u arrestua nga forcat speciale në kuadër të op-eracionit Forca e Ligjit. Të armatosur e të maskuar forcat e FNSH-së ushtruan një kontroll blic në një lokal të familjes Boriçi në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Gjatë kontrollit policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë dhe vuri në pranga në kushtet e flagrancës 42 vjeçarin. Ilir Boriçi sipas policisë është arrestuar 5 herë për veprat penale, “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje". 42-vjeçari ishte dhe në masë sigurie “Detyrim pa-raqitje”. Kujtojmë që në Prill të këtij viti, lokali në pronësi të familjes Boriçi u sulmua me breshëri plumbash, ngjarje nga e cila pati vetëm dëme të materiale. Menjëherë pas sulmit, autorët, i vunë flakën makinës dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Grabiti të riun në kërcënimin e armës, arrestohet 29-vjeçariÇaste terrori ka përjetuar një djalë të ri në Korçë, pasi u për-

ball me vjedhje të dhunshme nga një person i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit i grabiti një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Boboshticë të Korçë. Pas denoncimit, policia bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit. Në pranga si autor i kësaj ngjarje përfundoi, Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç, banues në Korçë. Ai akuzohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 4 milionë lekë të vjetra dhe 130 euro. Mullalli u ndalua natën e së martës duke gdhirë dita e djeshme, në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës. Një pjesë e parave, të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës. 29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Bulqizë, plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet i riu

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konf-likti të ndodhur pasditen e së martës. Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ai akuzohet se në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për mo-tive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë 22-vjeçarin me inicialet D. L., banues në Bulqizë. I plagosuri aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. “Arrestimi i Muçës u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D. L., 22 vjeç, banues në Bulqizë, me arsim të mesëm i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Elvis MYRTA

Pas incidentit mbrëmjen e së martës në Spitalin privat Amerikan 2, mes mjekëve të këtij spitali

dhe policisë, për transportimin e Ervis Martinajt në spitalin e burgjeve ditën e djeshme Minis-tria e Drejtësisë ka marrë masa ekstreme ndaj drejtuesit të policisë së burgjeve dhe spitalit privat. Për këtë incident Minis-tria e Drejtësisë ka depozituar kallëzim penal ndaj Spitalit “Amerikan 2”. Gjithashtu u shkarkua dhe drejtori i përg-jithshëm i policisë së burgjeve Enrik Sulejmani, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë, ai nuk përmbushi detyrën e tij gjatë përpjekjeve për të larguar Ervis Martinajn nga Spitali Ameri-kan 2 në Spitalin e Burgjeve. Për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, forcat e Policisë së Burgjeve janë paraqitur pranë spitalit, por mjekët kanë refuzuar të firmosin kartelën e pacientit. E gjitha kjo solli konf-likt mes bluzave të bardha dhe policisë së burgjeve. Pas kësaj ngjarje drejtori i shkarkuar, Sulejmani i dërgoi një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm Ste-fan Çipa, ku arsyetonte se për të paraburgosurin nuk ishte bërë transferimi nga spitali privat në atë të burgjeve ishte se mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin fletë-daljen për 36-vjeçarin. Pas këtij arsyeti-mi menjëherë Çipa urdhëroi transferimin e Martinajn si dhe kërkoi shkarkimin e drejtorit të policisë së burgjeve, Enrik Sulejmani, kërkesë e cila u pranua nga Ministria e Drejtë-sisë ditën e djeshme, ku u urd-hërua shkarkimi i tij. Pas këtij insistimi Martinaj është larguar me dëshirën e vet në spitalin e burgjeve. Avokati i Martinajt thotë se konflikti ndodhi për shkak të gjendjes jo të mirë të klientit, pasi ai nuk mund të tra-jtohet në një spital që është nën rikonstruksion. Por ky version kundërshtohet nga Ministria e Drejtësisë, e cila i referohet vlerësimit të Mjekësisë Ligjore, që e evidenton gjendjen shën-

detësore të të paraburgosurit të tillë që mund të kurohet në Spitalin e Burgjeve.

Përplasja Mbrëmjen e së martës në

ambientet e spitalit “Amerikan 2” pati një tension mes oficerëve të policisë dhe mjekëve për të plagosurin Ervis Martinaj. Mjekët e spitalit “Amerikan 2” nuk lejojnë forcat e rendit të marrin Ervis Martinin dhe ta çojnë spitalin e burgut. Forcat e rendit janë paraqitur mbrëm-jen e të martës pranë Spitalit Amerikan për të marrë Ervis Martinin dhe për ta çuar në spitalin e burgut, sipas vendimit të gjykatës. Mjekët e spitalit "Amerikan 2" u kanë thënë policëve se nuk e shohin të

arsyeshme që pacienti i tyre të lëvizë, e mes palëve ka pasur një debat. Fillimisht policia është tërhequr dhe Ervis Mar-tini qëndroi për disa orë në spitalin privat. Por pasi mori njoftimin për mostransfer-imin e Martinajt në spitalin e burgjeve drejtori i përgjith-shëm i burgjeve, Stefan Çipa, urdhëroi transferimin e tij të menjëhershme. Kur policia ka shkuar për herë të dytë në spital, Martinaj ka pranuar të transferohet me dëshirën e tij në spitalin e burgut. Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg 30 ditor për Martinajn. Ervis Martinaj mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut

I vuri zjarrin makinës së drejtoreshës së qendrës sociale, kapet autori Policia e Tiranës ditën e djeshme ka arrestuar

autorin që i dogji automjetin Drejtoreshës së Qen-drës Sociale në Kombinat rreth 2 javë më parë. Në prangat e uniformave blu të kryeqytetit për-fundoi, Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë. Rumano më datë 1 Tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases Mimoza Agal-liu, Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat. Në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit shihet 46-vjeçari, me fytyrë të mbuluar me një bidon me lëndë djegëse në dorë,

që e hedh mbi makinë. Më pas ai i vë zjarrin, i cili shpërthen menjëherë. Nga kjo zjarrvënie ka marrë dëmtime të lehta dhe autori pasi zjarri ka shpërthyer në mënyrë të menjëhershme, duke e shkrumbuar plotësisht automjetin e drejtoreshës. Ende nuk dihet motivet që çuan 46 vjeçarin të ndërmerrte një veprim tët tillë. Edhe në komu-nikatën e shpërndarë për mediat policia nuk jep asnjë detaj mbi konfliktin që 46-vjeçari ka pasur me zonjën Agalliu. Policia thotë se Rumano i ka vënë flakën automjetit drejtoreshës së qendrës sociale për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të së martës të datës 1 të këtij muaj, në një rrugicë të rrugës “Hamdi

Cenoimeri”, aty ku dhe ishte i parkuar automjeti. Nga hetimet rezultoi se mjeti tip “Benz A Class” iu shkaktua zjarrvënie të qëllimshme. Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu u dogj plotësisht rreth orës 3 të mëngjesit të datës 1 tetor. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Në momentin e djegies automjeti tip “Mercedes-Benz” ndodhej i parkuar në një rrugicë pranë banesës së drejtoreshës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ekspertët kriminalistë dhe të shërbimit zjarrfikës që këqyrën vend-ngjarjen dhe automjetin e shkrumbuar, dolën

në përfundimin se autori përdori lëndë djegëse për të realizuar qëllimin e tij. Drejtoresha e Qendrës Sociale në Kombinat Mimoza Agalliu, në deklarimet e saj përpara uniformave blu kur është marrë në pyetje është shprehur se nuk ka konflikte. Pas ngjarjes agjentët e krimeve sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve në këtë zonë të cilat çuan në identifikimin e autorit. Ishte vetë drejtoresha Agalliu ajo e cila lajmëroi policinë menjëherë pasi ka konstatuar djegien e automjetit të saj. Menjëherë grupi hetimorë nisi punën dhe rreth një javë e gjysmë pas ngjarjes bëri të mundur zbardhjen e saj, duke vënë në pranga autorin e saj.

ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato. Policia kërkoi transferimin e Ervis Marti-naj në spitalin e burgut pasi mesditën e së dielës, Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg për 30 dite”. Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan kërkuan dhënien e masës “arrest me burg” për të dy të arrestuarit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate. Seanca ndaj Ervis Martinaj u zhvillua në ambi-entet e spital Amerikan 2, aty ku ndodhet i shtruar 36-vjeçari. Ndërkohë që ngjarja është një nga më të rëndat, që kanë ndod-hur në Tiranë muajt e fundit, ajo që vihet në dyshim me zbard-hjen e dëshmive, është fakti se motivi i konfliktit ka qenë këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Megjithatë, prokuroria ka thënë se nuk është vetëm kjo pista që po hetohet, pasi grupet dyshohet se janë konf-liktuar edhe disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë në ish-Bllok. 36-vjeçari, ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve, por gjithçka ka ndod-hur në gjaknxehtësi e sipër. Në dëshminë e tij, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, dhe jo për t’u përplasur. Madje Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin.

Për këtë incident Minis-tria e Drejtësisë ka de-pozituar kallëzim penal ndaj Spitalit “Amerikan

2”. Gjithashtu u shkarkua dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së burgjeve Enrik Sulejmani, pasi sipas Minis-trisë së Drejtësisë, ai nuk përmbushi detyrën e tij gjatë përpjekjeve për të larguar Ervis Martinajn nga Spitali Amerikan 2 në Spitalin e Burgjeve...

Page 16: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

16 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Shpifjet dhe thasheth-emet janë talenti dhe aftësia, që kanë PD-ja dhe LSI-ja. Me

ndihmën e tyre të pa kursyer, kanë hapur dritare e dyer, mediat që s’kanë të ndaluar e pushuar. Në këtë terren të favorshëm dhe tepër komod, lindën, shpifjet, gënjeshtrat dhe thashethemet, që kanë marrë arratinë. Etja për pushtet e opozitës, ka bërë që tu errësohen sytë e arsyes dhe të kërkojnë me çdo kusht, me shpifje, gënjeshtra, thasheth-eme, dhunë, furtunë, e deri në apokalips të vlerave të demokracisë, për hir të strategjisë, për rrëzimin e qeverisë. Kjo strategji s’është një utopi, as një risi apo befasi, që nuk është e njohur për publikun në Shqipëri. Si një rapsodi folklorike, strategu i shkatërrimit të Shqipërisë me çdo mjet dhe metodë, Sali Berisha, e ka artikuluar në disa media vizive që e dashurojnë, e ftojnë dhe nuk e lënë të mungojë, që të helmojë mjedisin mediatik, edhe pse identiteti i vendit vihet në rrezik. Me gazetarët e “ndershëm e patriot” të disa mediave vizive, Berisha është bërë palë dhe kur flet, të turbullon e të lë pa fjalë. Ai, si mjeshtër në shpifje e në gënjeshtër, gjen klientët dhe përkrahësit e tij të përbetuar, për nderet që ju ka bërë kur ishte në pushtet për shumë vjet, që kurrë s’kanë për t’ia harruar.

Nga Besi BEKTESHI

Afrohen zgjedhjet dhe tani kujtohen të vegjël dhe të mëdhenj për të

diskutuar Kodin Zgjedhor! Në fakt në 2008-tën ka marrë fund dhe legalizimi i superfuqisë dy palëshe dhe po ashtu krijimi i listës së kryetarit të partisë! Meg-jithëse asnjëherë nuk kam pasur respekt për partitë shushunja të vogla, që merrnin pushtet të pa merituar nga të mëdhatë, nuk e trajtoj problemin si një "rënie në qafë" ndaj tyre, sa të një pushteti absolut të kryetarit të partisë, për të bërë lista deputetësh! Në këtë këndvështrim është e kotë, absolutisht e pa dobishme të diskutosh Kodin Zgjedhor kur ai bëhet, ribëhet, firmoset dhe vuloset, nga parti që nuk janë në themel - demokratike! Nuk zbatojnë statute, nuk kanë garë reale për të përzgjedhur njerëzit e kuvendit, ku nuk bën garë vetë kryetari i ri, kur thyhen statute dhe nuk e çan "tra..in" askush, kur partia është një domen e njeriut të parë dhe të tjerët janë një numër që i duhen atij për të bërë pushtetin e rradhës! Kush e di ndryshe këtë gjë, do të thotë se ose "nuk i ka mirë të shtrënguar vidat" ose është një gjynahqar pushteti si një shumicë në partitë alterna-tive të pushtetit herë pas here! E vetmja garë e lejuar dhe e bërë për demokracitë e brendshme në parti është ajo ku Edi Rama fitoi ndaj Nanos! Me përfundimin e saj ka përfunduar dhe "zakoni i PS-së" për të

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kur do mbarojë kampionati i shpifjeve dhe lojërave me gojë!?

Asnjë kod nuk ndryshon, po nuk ndryshoi kodi i partisë së kryetarit!

Të indoktrinuarit, të inkriminuarit dhe të ko-rruptuarit nën peshën e fajit të krimeve që i kanë sjellë vendit, për mburojë kanë ideatorin, arkitektin dhe manipulatorin e shpifjeve që hedh shashka në tregun politik dhe mediatik. Kohët e fundit, shpifja dhe gënjeshtra nga ana e çiftit opozitar, ka marrë përpjesëtime të mëdha. Shpifja ka një autor, por viktima e padrejtësisë së saj është një njeri i pafajshëm, i pambrojtur dhe i vetmuar. Këtë padrejtësi e realizojnë dy vetë, ai që e projekton, e krijon dhe e sajon dhe ai që e realizon dhe audienca e atyre që e dëgjojnë. Shpifësit dhe thasheth-emexhinjtë rrojnë me shpenzimet e atyre që i dëgjojnë, që i mbështesin dhe që investojnë, që ti përjetësojnë. Shpifja si pjellë e intrigës, është një ves me veti të jashtëzakonshme, që është pronë e njerëzve të zgjuar, egoist, karri-eristë dhe aventurier. Kur kërkon ta mbysësh shpifjen që lehonë dhe për më tepër kur e hedh në tregun shoqëror, e aq më tepër atë mediatik të mediave tona pa moral, asaj ja zgjat jetën dhe e bën “princeshë”, që të mos e rrëzojë dot asnjë “perandori” politike apo shoqërore. Duke i lakuar, komentuar dhe analizuar, siç po bëjnë disa nga mediat tona kohët e fundit me aktor të pafajshëm, e faktorizojnë shpifjen dhe gënjeshtrën si një dukuri shoqërore dhe nuk e lënë ato në shtratin e tyre të ngrohët, që ato gradualisht të vdesin vetë. Shpifësit dhe gënjeshtarët, janë bërë kalorës të triumfit të garës për të përmbysur pushtetin me çdo kusht dhe çdo mjet dhe indiferentizmi apo heshtja për të mos i dënuar shpifësit dhe

gojës së politikanëve dhe gazetarëve, janë shpata e ndyrë që vrasin viktimën e pambro-jtur. Fakti që nuk i tremben ligjit politikanët dhe gazetarët, kjo tregon se nuk funksionon ligji. Shpifin dhe gënjejnë pa doganë, e frikë s’kanë. Te tesera ndërkombëtare e gazetarit, në nenin 1. thuhet se: “Respekti për të vërtetën dhe të drejtën e publikut mbi të vërtetën është detyra e parë e gazetarit”. Ndërsa te neni 8. “Gazetari duhet të konsideroj si shkelje të rën-da profesionale: -plagjiaturën, shtrembërimet keqdashëse (të qëllimta), shpifjen, përgojimin, akuza të pabazuara; marrjen e ryshfetit të çdo forme, etj.

Fenomeni i shpifjes nga politikanët e opozitës dhe komprometimi i gazetarëve në këtë lojë të pistë, për të përbaltur e krijuar opinione diskriminuese për individë të veçantë, është dëshmi e mungesës së drejtësisë dhe të ligjit për ti vënë para përgjegjësisë penale.

Opinionet janë shumë vrastare. Ato janë si reumatizma që nuk shërohen kurrë thotë Gorki. Vetëm ligji dhe drejtësia, do fundoste shpifësit dhe gënjeshtarët dhe do fitonte ndershmëria. Vetitë morale të njerëzve të drejtë, i afirmojnë dhe i mbrojnë ligjet. “ Ligji është shfaqje më e lartë e urtësisë njerëzore, që shfrytëzon përvojën njerëzore për të mirën e njerëzve”, thotë Semuel Xhonson. Shqiptarët do ndihen të sigurt dhe me dinjitet,vetëm atëherë kur të vendoset drejtësia e munguar në këto vite tranzicioni të tejzgjatur të ashtuqua-jtura “demokraci”. Shqiptarët, nuk e meritojnë këtë klasë politike, që vjen nga bajraktarët.

pasur parti që ka garë! Atëhere kishte edhe pse Nano ishte si Nano, por dhe se partia socialiste kishte dëshirë të ishte - socialiste europiane! Ose ja merrte mendja! Ja merrte mendja, por humbte pushtet! Humbi pushte-tin mbasi e mori në vitet 1996-1997-të, ku partia e Berishës mbyti demokracinë e zg-jedhjeve përfundimisht në Shqipëri, moment që nuk rikuperohet më, sa të jetë gjallë dhe brezi i ri i sotëm! Por dhe mbas këtij viti ku pushteti Berishian prishi shtetin! Imagjinoni se PS-ja lejoi kthimin e Berishës në pushtet (në 2005) në saj të gafave të veta pikërisht në pushtet! Nano iku, Edi erdhi, rregulloi perspektivën e partisë që konceptonte ai, përballi Berishën në Tiranë, transformoi deri në asgjësim PS-në e Nanos, imitoi me të fortë në parti dhe periferi Berishën, sundoi partinë dhe erdhi në pushtet në konsumin korruptiv, arrogant e kriminal të ngjarjeve të kobshme si Gërdeci, 21 Janari dhe grabitjet e rrugës së kombit apo shitja e detit e tenderime abuzive pa fund! Por partia e tij nuk ka lidhje më me një parti, e cila respekton demokracinë e brendshme, drejtimin kolegjial, statutor, mor-alist europerëndimor, meritokraci të zbatuar etj., etj! Rama e di qartë dhe mirë, se po veproi në të kundërtën e këtyre që përmenda më lart, e zbresin nga pushteti partiak dhe nuk e merr asnjëherë pushtetin politik në Shqipëri! Ai është i qartë se momenti Berisha (si një kryevepër arti modern pushtetmbajtë-si politik) dhe lidershipi sundimtar në parti, i japin si të drejtën dhe aftësinë për të pasur pushtet! Momenti Berisha, se ka ndërtuar një PD e cila sillet si një organizatë rruge dhe lufte pa principe morale dhe politike! Me atë

gënjeshtarët, përkrahësit dhe transmetuesit e idealeve të tyre, do të thotë që të bëhesh palë me ta. Përgojimi i shumë individëve nëpërmjet shpifjeve dhe komenteve të mediave, është një krim që i ka depersonalizuar dhe vrarë moralisht më shumë se një krim fizik. Gjuha e shpifësit me kostum politik, është më i keq se helmi i nepërkës. “Përgjigja më e mirë për shpifjen është heshtja përbuzëse ndaj saj”, ka thënë Engel. Përgojimi tregon karakterin e atij që e thotë, pasqyron personalitetin dhe kar-akterin e atij që e dëgjon dhe nuk reagon dhe cenon e vret moralisht atë të cilit i adresohet. Shpifja e individit është një re e zezë që lag një njeri, por shpifja institucionale e një subjekti të caktuar politik, trazon gjithë atmosferën shoqërore. Shqipëria është një vend i mbuluar nga varfëria, padrejtësia, korrupsioni, pra një popull me shumë halle dhe s’ka kohë të mer-ret me shpifje të tipit Babale. Thashethemet dhe gënjeshtrat janë bërë trendi i politikës së sotme Shqiptare, ku politikanët tanë rep-likojnë nëpërmjet Facebook, duke harxhuar kohën produktive, energjitë pozitive, duke kompromentuar rolin e tyre si përfaqësues të popullit dhe rënë në prehrin e shpifjes, që vjen rrotull në një rreth vicioz, për të mbyllur ciklin e keqbërjes. “Ndërgjegjen e pastër nuk e prekin aspak gojët e liga”, thotë Ovidi. Por kur shpifja dhe thashethemet shumëzohen, ato bëhen një ortekë i pandalshëm, që marrin përpara çdo gjë që ju del në rrugë e sipër dhe e fundosin për të mbuluar të vërtetën. Shpifja dhe gënjeshtra, që shëtisin mediave nëpërmjet

nuk ka as dialog dhe as marrëveshje xhentël-menësh, sepse nuk është nga ai fshat! Pastaj as PS-ja nuk do të mund të sillej më kështu, kur i gjithë vendi është një kaos filozofik për të kuptuar si lirinë dhe demokracinë! Me të parën abuzojnë, kurse të dytën me vjen keq ta them - por e përdhunojnë! Shoqëria shqiptare me në krye klasën politike lirinë e kanë nxjerrë në trotuar si dikur shqiptarët (horra) vajzat në Itali apo Europë! Kurse demokracinë e kanë marrë me forcë dhe e përdhunojnë në grup çdo ditë të lume që dielli ndriçon horizontin! Absolutisht po, dhe kjo vjen nga partitë në rradhë të parë! Burimin ky fenomen tragjik e ka te partitë kryesore dhe sjelljet e tyre në demokracitë e brendshme fatkeqe dhe delirante në shërbim kryetarësh!

Ne jemi shoqëria që një lider partie, tiran në krye të saj e "kemi frikë", e kemi idhull se është sundimtar! E duam fort, se është i zoti se mund armikun me të gjitha mënyrat dhe mjetet si të ndershme dhe pa ndershme! Po e duam dhe themi se "ky po që bën për ata andej" ose ky jua fut atyre! Ndërkohë ai jua fut atyre andej, por më pak se të vetëve këtej! Absolutisht po! Por ne jemi shoqëria që një lider të urtë dhe demokrat me parime të vërteta liria dhe demokracie e "tradhtojmë" e shajmë si të pa zot, si "jo trim" si "frikacak" si një i"pa burrë" dhe përgatisim menjëherë rrëzimin e tij, duke filluar me talljen dhe mbaruar me kërcënime dhe lobingje të poshtra për ta hedhur nga pushteti padrejtë-sisht! Pikërisht pse kërkon zbatim rregullash statuti, pse kërkon kuotizacionet, pse kërkon standarte në parti dhe zgjedhje kryetari si

meritë, kontribut dhe alternativë! Kështu që me anën e këtyre dy mënyrave mbetet një tiran në krye të partisë që nuk lejon as liri, as demokraci, as standarte morale dhe për më tepër ligjore në parti!

Tani të tilla parti dhe të tillë kryetarë të rregullojnë Kodin Zgjedhur, të bëjnë zg-jedhje të lira dhe të ndershme!? Po kjo është absurde dhe e pa kuptimtë! Nuk ka mundësi që nga krundet të prodhohet "bakllava e mirë" që mund të përtypet nga të gjithë! Është plotësisht e kotë! Për më tepër, se çdo gjë shkon dhe bie në sistemin e drejtësisë, e cila tashmë ka mungesa njerëzish dhe frikë të madhe individësh që do ta pësojnë nga e keqa e madhe që ka bërë duke zhvatur njerëzit! Këto parti dhe kjo drejtësi të bëjnë dhe zbatojnë kod të ri dhe të përshtatshëm! Mbi këtë gjë ngrihen marrëzitë më të mëdha të mundshme dhe më e madhja është shpre-sa se dy partitë kryesore do të bëjnë diçka të drejtë dhe demokratike si kod zgjedhur! Nuk ka asnjë shans!

Ashtu sikundër po tentojnë të largojnë disi sovranitetin tonë nga drejtësia, reforma e saj ashtu duhet larguar ky sovranitet i yni (politikës) nga kodi dhe nga zbatimi i tij! As që më bëhet vonë fare se dikush thotë: ooo si kështu dhe sovranitetin po pranon të ulet dhe largohet! Po më mirë sovranitet i ulur dhe në varësi të ndërkombëtarëve miq, se sa krim dhe korrupsion i ngritur nga ne shqiptarët dhe klasa politike e jona krejtësisht e qelbur! Mjafton të dëgjosh dhe shikosh se si gjithë politika merret me histori "babalesh" dhe kupton se ky vend, nuk ka asnjë mundësi as për liri dhe sidomos për demokraci!

Page 17: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 17

Nga Enver CAKAJ

Kemi kaq vite që merremi me komi-sione e stërkomi-sione. Kemi komi-

sione kuvendore, komisione të posaçme e komisione mbi komisione. Këndej nga anët tona qarkullon një thënie me dy vargje: “Komision mbi komision,/Kush pjerdh e kush dëgjon.” Kemi dhe një komision qendror të zg-jedhjeve. Mirëpo çdo periudhë zgjedhjesh na duhet dhe një komision të Kodit Zgjedhor, ku sitin e sitin, po nuk gatuajnë. Të dy palët e kanë hartuar e janë dakordësuar, kanë qenë dakord dhe me rekomandimet e ndërkombëtarëve, po kur janë zhvilluar zgjedhjet të parët kanë qenë kundër tij humbësit dhe ndërkombëtarët. Nuk e kuptojmë, përse na u dashka të bëjmë komisione për kode zgjedhore sa herë që bëjmë zgjedhje? Përveç se krijojnë konflikte asgjë nuk zgjidhet. Kuvendi i Shqipërisë i ka zgjedhur komisionet sipas problemeve, që ka aftësi të zgjidhë çdo ankesë, mirëpo na është zgjedhur

Nga Pandeli BARDHI

“...Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesion-it mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shër-bim të humanitetit... Shëndeti i pacientit, do të jetë brenga ime më e madhe... Do ta ruaj me të gjitha forcat e mija nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë...” Edhe kaq sa shkruaj nuk besoj të marrë mundimin e t’i lexojë ndonjë mjek profesionist e jo më të bëjë përpjekje, të zbatojë qoftë edhe një të mijtën e atyre dhjetra formulave në betimin e Hipokratit. Edhe kaq, sikur rastësisht t’i lexojë, menjëherë do të shprehet: “Shiko shiko, u bënë edhe këta të na bëjnë moral, ne mjekëve...” Ndjenja e fudullëkut është një e keqe e madhe që sidomos ne, e kemi shumë për zëmër. Kjo ndjenjë ka depërtuar kudo, në çdo profesion, por ajo ç’ka është kryesorja, ajo që do të kishte më pak doza të kësaj ndjenje, do të ishte mjekësia, për vetë natyrën e saj humane”. Kur e them këtë kam parasysh Shtetin e ashtuquajtur demokratik, i cili është i pari “hipokrit” që me hipokrizinë e tij “infekton” tërë personelet mjekësore dhe bën që qytetarët të llafosin me vete! Thuhet shumë, flitet dhe shkruhet shumë por kurrkush nuk dëgjon, kurrkush nuk merr mundimin që t’u vijë në ndi-hmë këtyre fatkeqëve qytetarë, që me të drejtë thonë “Xhan o Diktaturë ku je sepse, vërtet shumë të këqija kishe, por të paktën, mjekësinë e kishe falas për të gjithë, sepse të gjithë, ishin njësoj”! Në çdo sektor, por ca më pak në shëndetësi, nuk pinë ujë “pallavrat” apo premtimet e politikanëve.

Askush nuk e do Diktaturën që mos u ku-jtoftë, por nga e keqja më e madhe që e ka zënë për fyti këtë qytetar, e djeshmja ishte e keqja më e vogël. E para që duhet të them, është që secili, së pari duhet t’i lutet Zotit që të mos e gjejë asnjë e keqe në shëndetin e tij, sepse, në të kundërt, jo vetëm që do të shesi gjithçka por asgjë nuk do të fitojë. Njerëzit i mban vetëm shpresa sepse shërbimi mjekësor këtu, është për të vënë duart në kokë! Të gjitha shërbimet, por në mënyrë të veçantë shëndetësia, është shumë e prekshme, shumë e ndjeshme për të gjithë, sepse të gjithë, për çdo problem shëndetësor, do të drejtohen atje. Këtë e dinë të gjithë, por më shumë e dinë ata që i zë halli dhe nuk kanë nga t’ja mbajnë. Po flas më konkretisht. Pacienti K. K., bëri një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin “Nënë Tereza”, spital i cili është për të gjithë Shqipërinë sepse, jo vetëm në qytetet e vogla por edhe në ato që quheshin dikur të Kategorisë sëparë, mjekët jap-

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Komisioni i Kodit Zgjedhor dhe bedelët e komisionit

Betimi i Hipokratit, dhe shtetarët “hipokritë”!

dhe një komision mbi komisionet, që quhet i posaçëm, por sa herë është ngritur nuk ka zgjidhur asnjë problem. Ky komision vetëm ka spostuar komisionet e Kuvendit dhe kanë mar-rë ca para, se asnjë punë nuk ka bërë. Atëherë përse na duhet ky palo komision me bedelë?

Është ngritur një komision për të hartuar Kodin Zgjedhor, por në vend që të mblidhen e të diskutojnë për hartimin e tij, na mblidhen partitë e na propozojnë nga një kod secila! Po ky komi-sion i aprovuar çfarë diskuton, kur kompetencat ja marrin partitë? Votat nuk ti jep as komisioni, as kodi, por populli. Në këtë pikë populli është indiferent, sepse e ka qartësuar mendjen përse do të votojnë edhe sikur të mos ketë kod zgjed-hor. Populli voton për ata që i përshtaten atij jo për sherrxhinjtë e mashtruesit me video false. Në doni të dini asnjë njeri nga populli nuk i njeh programet e partive, por në votime zgjedh atë parti që i përshtatet. Është hedhur mendimi i disa partive, që të votohet për kandidatët, jo për partitë, po kjo nuk zgjidh asnjë gjë, se në të dy rastet partitë do t’i caktojnë kandidatët.

Kemi përpara zgjedhjet lokale. Natyrisht ato janë test për zgjedhjet e tjera dhe ka mundësi që të kërkohet sërish një kod tjetër zgjedhor.

in vetëm rekomandime për të shkuar në Tiranë. Kaloi mbi një muaj dhe analizat e biopsisë, nuk po dilnin, shkon vetë i interesuari disa herë dhe mjekja laborante jep e merr për disa kuadrate të ngjyrosura që nuk ja shëmbëllenin mirë sytë. “Kaq e kemi mundësinë ne, thotë dhe analizat e tjera, mund t’i bëni gjetkë”.Të gjithë mjekët atje, ngrenë supet dhe nuk të japin asnjë drejtim... Mbasi paguan për të marrë tabulatet e atyre analizave të pakta që ishin kryer, shkon tek shefi i shërbimit. E pyet shefin “Po mirë, shteti nuk i përgjigjet këtij pacienti për të bërë të gjitha anal-izat e biopsisë”? Mjeku, sikur ta kishte pickuar ndonjë gjarpër bërtet i inatosur: “Këtë, shkoni e ja kërkoni Timonierit”! Nuk duhej ta zgjasje më për të kërkuar sqarime tek ky inatçor. Nuk do t’i kisha kushtuar rëndësi kësaj të paktën për të mësuar se kush është “Timonieri”, por këtë shprehje e dëgjon jo rrallë në këtë spital. “Nuk na lejohet të bëjmë operacione, sepse na e ka ndaluar Timonieri”, dëgjon në një pavion tjetër. Shkon pak më poshtë tek Spitali Onkologjik dhe aty, pacientja E. Xh., ka pesë vjet që merr një gjilpërë të quajtur Zoladex, shumë jetik për shëndetin e saj. “Pesë vjet këtë gjilpërë, çdo muaj e bëj në Greqi dhe atje ma sigurojnë mjekët pa asnjë interes, kurse shteti im me Timonierin në krye, nuk më ka siguruar as edhe një të vetme”, shprehet ajo. Gjen shumë prej atyre që vijnë për të bërë kimioterapinë dhe ilaçet kanë mbaruar. “Hajdeni javën tjetër”! Ky është Shteti i Timonierit që premtonte mjekësinë falas! Edhe këta qytetarë që janë “kockë e lëkurë” nuk e duan mjekësinë falas, por të paktën të ketë një tarifë të caktuar në spitalin shtetëror, nëse do të paguajnë qytetarët këta mjekë që paguhen nga shteti dhe sa, sipas shërbimeve që bëjnë, që edhe pagën, edhe zyrën, edhe të gjitha ua jep shteti! U binda që Timonieri na qenka kryeministri, i cili, siç duket u ka kallur frikën mjekëve me “makinën” e tij shëndetësore pa timon që drejton dhe nga kjo “Zhangare” mjekësi, mjekë hipokritë, dalin një e nga një nga “llamarinat” e saj të kohës së “tanzimatit” dhe so-rollatin qytetarët! Shprehja “Shkoni e ankohuni tek Timonieri” më kujton “Lulin e Vocërr” të Mig-jenit që kudo shkonte, dëgjonte vetëm shprehjen “Hajt, Zoti të dhashtë”!. “Ik dhe gjej ilaçe të tjera

zgjedhjet e ardhme lokale? Me këtë politikë shpifjesh e sharjesh askush nuk mund t’i japë votë, sepse populli voton alternativën jo sherrin. Ajo po hamendëson se si të krijojë ndonjë shkak pa shkak, që t’i kundërshtojë ato. Drogën nuk besoj se e përmend më,se ajo mori fund, do mund të nxjerrin ndonjë Babale tjetër. Politikën e kundërshtisë pa asnjë shkak nuk ta pranon, as populli, as ndërkombëtarët. Këto ditë dëgjova nga goja e një deputeti opozitar, që u thoshte të vetëve në një takim, se edhe këtë radhë Rama do t’i fitojë zgjedhjet. Mirëpo ndonjë parti har-rakate hedh mendimin, se 85 përqind të popullit nuk e duan më Ramën! Nuk e kuptojmë këtë opozitë se si do të hyjë në zgjedhje pa një pro-gram e alternativë. E vetmja alternativë që ka shfaqur deri tani ishte vetëm shpifja dhe sharja. Me të shpifur e me të sharë nuk merren votat e popullit, as nuk rrëzohet qeveria. Zgjedhjet kanë filluar, po opozita të mos merret me video boshe,të hedhë në popull alternativat dhe vlerat e saj nëse i kanë mbetur. Nëse ajo do të bëjë si në zgjedhjet e para, që u ngujua në çadër, kur kundërshtari kishte bërë gjysmën e fushatës, të mos shpresojë për vota, po le të merret me ndonjë video mashtruese.

sepse këtu, shumica janë të skaduara”, të thotë një mjek tjetër, të cilit, siç duket i ka mbetur ndonjë dozë humanizmi. Barnat e skaduara, në këtë spital janë me kuintalë. Këtë bëjnë sekserët dhe shtetarët hipokritë të këtij Shteti hipokrit, që sjellin barnat vetëm gjashtë muaj para se të skadojnë! Përsa i përket çmimit, e dinë vetë se sa ja shesin qytetarëve! Specialistët dinë më shumë se si dhe kush i fiton tenderat, por ajo ç’ka dihet mirë është që shteti, ose është fare i pafuqishëm përballë privatëve, ose me qëllim stimulon privatët, që edhe ata të rrjepin në kurriz të qyte-tarëve. Pacienti në fjalë, që kreu operacionin iu përgjigj një më një sekseres kur doli nga salla e operacionit. “X” është shuma për mjekun, ”Y” është shumë për narkozistin, “Z”është shumë për reanimatorin etj., etj., sipas “kontributit” të tyre!

Kjo ishte faza e parë e “suksesshme” por halli vjen më pas, në fazën e dytë, për t’i dhënë drejtimin se ku të shkonte pacienti për të kryer deri në fund analizat e biopsisë, për të cilën, të gjithë ngrinin supet! Përveç kësaj shume që pacienti pagoi në spitalin e shtetit, do t’i duhet të paguajë edhe 400 euro tek spitali privat! E të gjitha këto, do të dalin nga pensioni prej 7 mijë lekësh të reja që shteti “human” paguan pensionistët e tij për kontributin që kanë dhënë. E çfarë t’i them këtij Shteti hipokrit që fshihet prapa “Hipokratit” Nënë Tereza? Më mirë do të ishte që këtë spital ta quante “Spitali Babale”! Është e natyrshme që do të ketë edhe spitale privat edhe ata, të bëjnë punën e tyre për ata që janë “Zengjinë”. Por, problemi është që edhe spitali shtetëror që është për më shumë se gjysmën e popullsisë që janë pensionistë me shtatë mijë e deri në njëzet mijë lekë pension shkojnë dhe “përplasin” kokën tek privati që të shesin edhe kasollen nëqoftëse kanë dhe më pas, të ngrohen në diell! Familjet në nevojë, shtresat e pambrojtura, invalidët etj., etj., sytë i kanë tek shteti i tyre tek ky shtet hipokrit, që askujt nuk i del për zot, me politikat e tij sociale që i kanë “humbur” të gjitha! Shikoni azilet e të moshuarve dhe do të bindeni për këtë. Shikoni më shumë se dyzet mijë familje që jetojnë me katër mijë lekë në muaj dhe do të bindeni edhe më shumë. Pacienti M. G., ka ardhur nga një

fshat në Zonën e Korçës. “Deri në muajin Dh-jetor, thotë ai, mjekja e familjes na ka thënë që të gjitha ilaçet e rimbursueshme do t’i paguani me çmimin që kanë. As për gjysmat e tyre nuk na del pensioni. Kështu na thonë dhe kështu bëjmë, kush të qan hallin? “Të gjitha ilaçet e të sëmurëve kronikë, nuk do të rimbursohen thotë një mjek tjetër nga kjo zonë, sepse fondi i tyre ka përfunduar”. Fondi i ilaçeve të rimbursueshme, përfundon në mes të vitit! Çfarë tjetër mund t’i thuash kësaj përveçse janë vjedhur? Spitali shtetëror nuk ka reagentë, spitali privat, ka. Kujt t’i ankohesh? Spitalet rajonale, pacientin e dër-gojnë në spitalin “Nënë Tereza”, spitali nga ana e tij, i drejton tek privati dhe kështu pacientët vërtetojnë atë që Toka është e rrumbullakët! Këtë e vërtetojnë edhe devollinjtë që shkojnë në qytetin e Pogradecit për të marrë një firmë tek mjeku neurolog, sepse qyteti i Korçës nuk ka, dhe përsëri kthehen në Devoll, që nganjëherë i duhet të shkojnë edhe disa herë derisa ta gjejnë mjekun “shëtitës”! Bashkëshortja S. M., hyn në reanimacion të shohi bashkëshortin e saj që është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës.. I fut në xhep dicka policit që qëndron tek dera dhe hyn. Aty, takon mjekun. Ky mjek, në vend që t’i japi pak kurajo, duke e parë shtrembër, i thotë: “Mos kujtoni se e ka kaluar rrezikun, rreziku tek ai është prezent”. Bashkëshortja, si ta kuptonte këtë? Ashtu si e mendoi, nxori një shumë nga çanta dhe ja futi mjekut në xhep! Fytyra e mje-kut sikur u “celevit” pak! “Do të bëjmë të pamun-durën që t’i shpëtojmë jetën, prandaj qëndroni e qetë”. Duhet t’ua kuptosh edhe gjuhën mjekëve, duhet t’ua kuptosh edhe mendimin që “bluajnë” pa, sa për shkrimin që nuk ja lexojnë, kjo nuk ka fare rëndësi! Të flasësh për raste të tilla me mjekët, janë aq shumë sa që çdo qytetar shqiptar ka të paktën jo më pak se njëqind të tilla për të treguar, dhe as që nuk ja vlen t’i tregosh. Thelbi mbetet vetëm një Shteti hipokrit, nuk u del për zot qytetarëve të vet dhe shtetarë, qofshin këta edhe mjekë, spekulojnë me hipokrizinë e tyre, hipokrizi, që e “kopjojnë” nga shteti. Rruhuni qytetarë dhe lutjuni Zotit që të vërë dorën në zëmër që të paktën me shëndetin të mos keni probleme, përndryshe, do të vuani!

Por le të ndalemi tek zgjedhjet lokale. Reforma administrative u ka krijuar mundësi partive që në këshillat bashkiakë të zgjedhin element të përshtatshëm, që t’i pëlqejë populli. Ata kon-siderohen si deputetët lokalë, që diskutojnë dhe vendosin për problemet dhe hallet e popullit. Ju lutemi, nëse keni mundësi, shikoni përbërjen e këshillit bashkiak çfarë monstre kanë zgjedhur. Nuk po qajmë për arsimin e tyre, po për moralin dhe njerëzillëkun që kanë. Do të ishte mirë që edhe këta të hidhen në popull për t’i votuar, jo t’i caktojnë partitë. Derisa ata quhen përfaqësues të popullit, atij i takon t’i zgjedhë. Përse kanë frikë partitë, apo se u mbeten militantët pa punë? Ka patur raste që shumica e këshillit bashkiak ose komunar e ka bllokuar bashkinë për probleme që lidheshin me popullin. Po ata nuk janë caktuar atje për të punuar kundër popullit. Kjo ndodh se urdhërat i jep politika,se e di çfarë monedha ka zgjedhur. Këshilltari është përfaqësues i popullit dhe duhet të flasë me gjuhën e popullit. E njëjta gjë bëhet edhe me zgjedhjen e anëtarëve të komi-sioneve zgjedhore. Por me momentin që ata janë zgjedhur e trajnuar nuk përfaqësojnë partitë, por ligjin, se aty nuk është vendi i politikës.

A e dini ju që opozita nuk do t’i njohë

Page 18: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

18 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

Komedia “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”“Vdiq mbreti, rroftë mbreti”

vepra e shkruar nga Ferdinand Hysi ka qenë shfaqja më e fundit e regjisores Elma Doresi në skenën e Teatrit Kombëtar. Këtë herë admin-istrata shtetërore e parë me një sy ironik dhe grotesku erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar përmes shfaqjes “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Gjithç-ka nis me një barsaletë me tre zarfe. “Në një institucion të rëndësishëm zëvendësohet drejtori. Ish- drejtori shkon te drejtori i ri dhe në momen-tin, që do të largohet i thotë: “Të kam lënë tre zarfe, kur të kesh vështirësi hapi njëri pas tjetrit me radhë”. Pas disa muajsh, kur drejtuesi nuk po ia dilte dot hapi zarfin dhe lexoi atë që shkruhej në të: “Hidhja fajin atij që ishte para teje”. Kështu drejtori aktual nisi të thotë se fajet i kishte drejtori paraardhës, që i la situatën në atë gjendje. Por, as me fajësimin e drejtorit të parë nuk zgjidh dot gjë.

Prandaj, pas dy muajsh hap zarfin e dytë, në të cilin ishte shkruar: “Bëj një autokritik dhe shtyje dhe për pak kohë”. Ndërsa, zarfi i tretë ishte për drejtorin që do të vinte! Autori është marrë vetëm me zarfin e parë, ku pas drejtuesit që është ndarë nga jeta, vendin e tij e zë një tjetër. Dramaturgu e ka shkruar këtë vepër duke u nisur nga predispozita, që ky drejtues ka dëshirë për të bërë diçka. Por çfarë ndodh në vepër? Ndodh që drejtuesi i parë, i cili është ndarë nga jeta e që tashmë ka mbetur veçse në një portret, “zbret” nga portreti dhe i drejtohet drejtuesit aktual duke i thënë: “Unë për ty nuk kam vdekur! Unë jam këtu i gjallë!”. I gjithë teksti i komedisë zhvillohet në këtë linjë, ku ish- drejtuesi vazhdon që të jetën nëpër këmbë dhe firmos e vepron kudo. Nga kjo situatë përfitojnë, edhe ata që mbahen pas pushtetit me servilizëm, me paaftësi etj.

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisorja pohon se në Ministri të Kulturës jepen buxhete të mjera për shfaqjet e teatrit

Në teatër ka plasur plagjiatura, “Mjeshtrat e skenës” do dalin zbuluar kur të zbatohet e drejta e autorit

ELMA DORESI: ELMA DORESI:

Jeta artistike dhe teatrore ka jo pak probleme. Jo vetëm buxhetet e pakta për shfaq-jet dhe qarkullimin e tyre në

skena të ndryshme, por dhe mung-esa e dramës shqipe shihet jo pak problem. Regjisorja Elma Doresi tregon se është një situatë, që për mungesën e veprave shqipe në skena përgjegjësia shkon jo vetëm te drejtuesit e teatrove, por dhe te regjisorët. Sipas saj ka dhe regjisorë që kanë frikë nga drama shqipe dhe u mungon guximi. Në intervistën për “SOT” regjisorja Elma Doresi që ka spikatur me shfaqjet teatrore në skena të teatrit tregon se problem mbetet dhe plagjiatura në teatër. Sipas saj kjo ndodh dhe askush nuk flet, sepse artistët janë të varur. Në lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Kulturës ndaj teatrit, regjisorja Elma Doresi pohon se bëhet pak për të financuar projektet e pavarura. Sipas saj, buxhetet që jep ministria janë shumë të ulëta dhe mezi mbu-lohen shpenzimet për sallën ku do të jepet shfaqja dhe jo më të men-dosh realizimin e saj. Për regjisoren Elma Doresi ka shumë probleme në teatro që sipas saj sjellin mungesën e disiplinës dhe të përgjegjësisë për çfarë ndodh.

-Me shfaqjen teatrore "Njeriu, që pa vdekjen me sy" do të jeni edhe në skenën rumune. Si vjen kjo pjesëmarrje?

Me sa duket skenat e huaja po na "përqafojnë" nga skenat tona, ku rëndomtë na "dëbojnë" (qesh). Është organizim i z. Fate Velaj. Në premierë kemi pasur diplomatë nga Rumania gjë që solli edhe këtë ud-hëtim drejt saj. Nuk është festival, por një Javë Kulturore e cila do të finalizohet me shfaqjen tonë. Nuk mund ta mohoj faktin që ndihem e privilegjuar për këtë pjesëmarrje si dhe faleminderit z. Fate Velaj për këtë mundësi, të cilën mezi presim të prekim një skenë të re dhe një publik ndryshe. Aty do të jetë prova jonë me madhe.

-Një shfaqje, që ju e keni vënë në skenë me trupën e Vlorës. Si regjisore çfarë kërkoni në ndihmë të aktivitetit artistik për teatrot në rrethe?

Kërkoj jo më shumë e jo më pak se qarkullimin e shfaqjeve, por jashtë kufijve tanë. Aty ku kritika dhe publiku nuk është xhaja/tezja/ apo halla apo më keq akoma një vartës, i cili medoemos do të hesht apo do të mbyll njërin sy se kështu ia do puna.

-Ka nisur sezoni i ri artistik, çfarë gjen problematikë këtë sezon të ri teatror?

Ndoshta duhet të presim të mbyllet sezoni për të dalë në rezu-ltate apo për ti bërë një rezyme. Atë që uroj për sezonin që sapo kemi nisur është se: të jetë më i mirë nga ai që lamë pas, flas këtu në produk-

sione. Të mos harrojmë që sezoni i kaluar ishte shumë i varfër, më i varfri i viteve të fundit.

-Në skenën e teatrit ju keni sjell vepra shqiptare, por vijon të pohohet se mungon në teatro. Për ju ku shkon përgjegjësia?

Përgjegjësia mbetet tek dre-jtuesit dhe regjisorët. Autorë ka, ata shkruajnë, mirë apo keq ka

komisione që nxjerrin përfundimet, ama shkruhet! Teatri i Metropolit po vijon me një festival kushtuar dramës shqipe. Ndërkohë kemi një Teatër Kombëtar, i cili këtë vit qëndron larg "Netëve të leximit të dramës shqipe", arsye të cilat ende si kam të qarta. Kam kontaktuar me shumë të rinj, të cilët kanë shkruar dhe autor me përvojë të cilët presin që dikush ti lexoj. Regjisorët nga ana tjetër kanë frikë nga drama shqipe. U mungon guximi.

-Po Ministria e Kulturës sipas teje sa ka bërë për teatrin? Çfarë ka munguar në politikat e saj?

Ministria ka bërë një të mirë vjen përherë në shfaqje. Ama kaq! Sa i përket teatrit kam vënë re një lloj qëndrimi të largët prej tyre. Nëse një opera apo një piktor ka dal jashtë kufijve tanë të gjithë e kemi parë mbështetjen nga ministria, qoftë edhe në mbështetje në rrjete sociale. Kjo gjë ka munguar tek teatri. Kam ndjekur znj. ministre në parlament, dhe më ka pëlqyer që këto kohë ka bërë reklamë për shfaqjet. Sa mirë do kishte qenë të kishte bërë diçka të tillë kur ikëm në Kinë, por jo! Heshtje nga një institucion, që duhet të flas.

-Artistët pohojnë se jepen pak buxhete për projektet e shfaqjeve të teatrit nga ministria. Si ndikon kjo te një shfaqje për ta sjell në skenën teatrore?

Kam dashur njëherë të aplikoj dhe kur dëgjova shumën ishte fyese dhe i anullova. Ajo që më habit nuk është ministria, por kolegët që shkojnë e aplikojnë për shuma aq te mjera. Duhet urgjentisht të ndrys-hojnë shifrat. Buxheti që ata japin as sallën nuk mbulon e jo më të realizosh një shfaqje.

-Ka pasur zëra artistësh, që janë shprehur se 70 përqind e

produktit teatror është mediokër në skena. Edhe ju më parë reaguat për këtë problem. Sipas jush çfarë duhet bërë, dhe ku shkon përgjeg-jësia?

Unë nuk mund ti quaj medi-okër, nuk do guxoja. Sepse mirë apo keq aty është hedhur punë dhe mund. Unë mendoj se gjykimi nuk duhet nisur tek regjisorët apo aktorët, por tek ai që i përzgjedh! Ai ose ata duhet të mbajnë përg-jegjësi.

-Jeni shprehur më parë se ka humbur disiplina në teatro. Pse?

Fatkeqësisht po. Lufta bëhet në fillim: Sa të fitoj projektin apo sa të marr rolin, dhe më pas fatkeqësisht dëshira humb gjatë rrugës dhe nga: "Ti do ta shohësh se çfarë roli do të bëj" përfundon me fjalinë e rëndomtë: "Hajde ta heqim qafe". Shfaqja dhe roli kërkojnë mund, kërkojnë punë, kërkojnë krijimtari gjë që e gjen tek disa persona të paktë. Ka shumë probleme të cilat nuk janë etike ti përmend këtu, por që fatkeqësisht sjellin atë mung-esën e disiplinës dhe përgjegjësisë.

-Problem sipas jush mbetet dhe plagjiatura në teatër. Çfarë po ndodh?

Ndodh dhe kjo rëndomtë dhe askush nuk flet. Skenografi e ko-stumografi të tjetërkujt, të cilat ia bashkangjisin produksioneve të tyre. Tmerr! Koncepte të tjetërkujt, turp! Ndodh e gjitha nga heshtja. Ne heshtim, sepse jemi të varur ja përse. Unë do të hesht se do më duhet të marr një projekt. Ajo do të heshti, sepse do të marri një rol, ai tjetri një skenë e kështu me rra-dhë. Do të na "njihni" kur e drejta autorit të zbatohet vërtetë, atëherë "hov të të shoh" do të jetë shprehja. Aty do të dalim të gjithë zbuluar, ne "Mjeshtrat e skenës".

-U zhvillua festivali mbarëkom-bëtar i teatrit. Për ju çfarë solli?

Nuk e ndoqa. Ama lexova një shkrim ku thuhej se regji kishte, por nuk kishte aktor. Me të drejtë thashë: atëherë pse u dhanë disa çmime si shfaqja më e mirë? Unë di që një çmim i tillë duhet të plotësojë të gjitha hallkat për të qenë e tillë. Ndërsa Teatrit Kombëtar i them vetëm mot më mirë.

-Artistët pohojnë se festivali du-het të vijoje traditën dhe i kërkuan Ministrisë së Kulturës, që të jetë një projekt që të mbështet?

Jam me kolegët e mi. Padiskutim, që duhet të vazhdoj tradita. Është fes-të për artistët. Kanë mundësi njohjeje dhe ballafaqimi me njëri -tjetrin.

-Vijon të mbetet problem mosqa-rkullimi i veprave teatrore në skena të ndryshme. Pohohet nga mungesë buxhetesh, si ndikon kjo çfarë duhet bërë?

Ndikon aq sa një shfaqje: Vdes! Në plot kuptimi e fjalës. Jashtë apo qoftë dhe në festivalin e Butrintit kemi ndeshur jo pak raste të shohim shfaqje, që kanë 10 vite në repertor, ndërsa tek ne na duhet të krijojmë shfaqje çdo tre muaj. E përse? Pa marr ende benefitet e njërës kalojmë tek tjetra. Sepse mungon buxheti, mungon mbështetja, mungon dashamirësia, etj.

-Në aktivitetin tuaj artistik, ku jeni përqendruar këto kohë?

Unë vazhdoj lexoj e mbaj shëni-me konceptet e mija. Natyrisht do kisha dashur që ato koncepte mos të shkruheshin në letra, por të reali-zoheshin në skenë, por ende dhe sot askush dhe asnjë institucion nuk po flet për regjisoren, e cila u hoq me alogjizma, sepse kështu na e donte puna dhe u dërgua as më shumë e as më pak se në shtëpi.

Intervistoi: Julia VRAPI

Ndodh dhe kjo rën-domtë dhe askush nuk flet. Skenografi e kostumografi të tjetërkujt, të cilat ia bashkangjisin pro-duksioneve të tyre. Tmerr! Koncepte të tjetërkujt, turp! Ndodh e gjitha nga heshtja. Ne heshtim, sepse jemi të var-ur ja përse. Unë do të hesht se do më duhet të marr një projekt. Ajo do të heshti, sepse do të marri një rol, ai tjetri një skenë e kështu me rradhë...

Page 19: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Dymbëdhjetë vjet që “Argjiro” organizon festivalin ndërkom-bëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, i cili mbrëmë shënoi natën e fundit në Pallatin e Brigadave. Festivali, që nisi më datë 21 shtator në Gjirokastër për të vijuar dhe në qytete të tjera, në mbrëmjen e fundit solli skenë artistë të njohur, që u duartrokitën nga publiku. Në fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha e shoqatës “Argjiro” Ilda Mara theksoi se ky festival është një projekt unik. “Festivali synon të ndërthurë dy botë në një, të gërshetojë traditën dhe identitetin me klasiken. Rrugëtimi ynë në këto dymbëdhjetë vjet ka qenë i mun-dimshëm po dhe i bukur, ia kemi dalë të sjellim emra të mëdhenj në kalanë e Gjirokastrës, në Berat, në Shkodër, në Vlorë nga skenat evropi-ane të operave, po asn-jëherë nuk ka munguar polifonia shqiptare apo lahuta e malësisë”, po-hon drejtoresha Mara. Ky edicion organizohet nën ombrellën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kultu-rore dhe sipas saj, synimi ishte që të inkurajohet dhe promovohet trashëgim-ia si dhe ndërgjegjësim për vlerta dhe historinë shqiptare dhe atë evro-piane, si dhe të forcohet ndjenja e përkatësisë së një hapësire të vetme evropiane. “Trashëgimia kulturore evropiane na lejon që të kuptojmë të shkuarën duke i mbajtur sytë nga e ardhmja. Aty ku e kaluara takon të ardhmen! Surpriza e fundit e festivalit "Takimet Muzikore të Dy Botëve" është Blerta Zhegu e shoqëruar nga orkestra e harqeve e Klubit të Artit dhe të Kulturës së Sigal Uniqa Group Austria, e cila ju fton në një udhëtim me kompozitorë romantike evropiane dhe me traditën shqiptare”, pohoi drejtoresha Ilda Mara në fjalën e saj përshëndetëse të koncertit. Po ashtu festivali u përshëndet dhe nga ambasadori Luigi Soreca, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Në program të pasur muzikor përcolli koncerti i fundit i festivalit, ku sopranoja e njohur Blerta Zhegu nga skenat e huaja këtë herë ishte në skenën shqiptare. Blerta Zhegu ka marrë disa çmime ndërkombëtare si: çmimin e parë në konkursin "Ars Kosova" në Prishtinë, çmimin Special të Jurisë “VI Rassegna Concertistica” në Montichiari, Itali dhe çmimin e tretë në konkursin “Trofeo la Fenice” Seravezza, Itali.

Filmi me regji nga Dritan Masareja dhe Julian Canameti nis së shpejti xhirimet

gara me pengesa, ku ka dalë dhe dy herë rresht kampion. Të dy djemtë po mundohen të çajnë në rrugën e filmit.

Puna me filminNë filmin “Hija e diellit”, që pritet

të nisë xhirimet aktori i njohur Bruno Shllaku tregon se regjisorët i kanë besuar rolin e kapitenit. Sipas aktorit në qendër të filmit është jo vetëm nd-jekja e ëndrrave për ti realizuar ato, por është dhe familja. “Filmi ka në qendër të vëmendjes familjen. Çdo njeri niset me ëndrra për të kryer diçka siç është ëndrra e këtyre dy djemve, që duan të jenë regjisorë filmi dhe të xhirojnë. Ky në fakt është një lajm sensacional për trevën ku jetojnë, dhe janë të bindur që do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, dhe deri diku e arrijnë. Ata fillojnë të vënë në vijë punën e xhirimit të filmit, pagave të artistëve, etj, por kur ata kthejnë kokën pas kanë lënë familjet e tyre pothuajse në mëshirë të fatit, duke u marr pas

pasionit të tyre me xhirimin e filmit. E gjithë historia e filmit është familja, ku njerëzit merren me biznesin, merren me të gjithë planet e përditshme, dhe këta të dy si regjisorë harrojnë familjet, dhe automatikisht fillojnë dhe shpërbëhen”, pohon aktori Bruno Shllaku. Roli i kapitenit duket se i përshtatet aktorit të njohur Bruno Shallkau. Me një peshka-rexhë personazhi i tij duhet të largohet për disa muaj nga shtëpia, dhe pas lë gruan në pritje.“Personazhi im është roli i një kapiteni, që drejton një peshkarex-hë. Një peshkarexhë që nuk kthehet për 3-4 muaj në udhëtim. Ky kapiten ka një familje të mrekullueshme. Ka një grua, por ky njeri vërtetë fiton para, por e di që spirancën me anijen e hedh në det, dhe sa herë që ikën kur kthehet pas 3 muajve e gjen atë duke pritur. Në film është drama e dy regjisorëve që kanë filluan punën me filmin, si dhe e këtij pe-shkatari”, pohon aktori Bruno Shllaku.

“Takimet Muzikore të Dy Botëve” mbyllin

edicionin e 12

“Hija e diellit” rikthen në film aktorët Bruno Shllaku dhe Eva AlikajJulia VRAPI

Filmi “Hija e diellit” është një tjetër projekt për të cilin pritet të nisin xhirimet. Me skenar nga Dritan Masareja, filmi sjell në role

aktorë të njohur në jetën artistike. Dy regjisorët e filmit Dritan Masareja dhe Julian Canameti në filmin e tyre kanë aktorë si Bruno Shllaku, Eva Alikaj, Mimoza Marjanku, Gjergj Doçi, etj. Aktori i njohur Bruno Shllaku tregon se është një projekt, i cili që në skenarin e tij është ndryshe në kinemanë shqiptare. “Ky film pavarësisht se si është i koncep-tuar prej Dritanit, e shikoj katërcipërisht në filmat e neorealizmit italian. Nëse dikush do të lexojë skenarin e filmit do të thotë jashtëzakonisht i bukur. Nuk është një skenar filmi klasik siç jemi mësuar ne në kinemanë tonë, por është me disa personazhe që janë dhe ireal, si gjigandi përshembull”, pohon aktori Bruno Shllaku. Sipas aktorit, filmi “Hija e diellit" xhirimet do ti ketë kryesisht në det. Ai tregon se vendi i përzgjedhur është porti i Gjenovas në Itali. Udhëti-mi i dy regjisorëve për filmin nisi nga mbështetja që i dha Qendra Kombëtare Kinematografike skenarit. Historia që ata kanë zgjedhur për ta ekranizuar nuk ngjason me historitë e prodhimeve kinematografike të viteve të fundit. Per-sonazhi kryesor në film duket se i ngjan përpjekjeve të tyre për të ecur në rrugën e kinemasë. Si skenarist Masareja ka shkruar një skenar për të gjithë ata që besojnë tek ëndrrat, duke u dhënë një mundësi që t’i ndjekin. Këtë herë në rolin është dhe aktorja e njohur Eva Alikaj. Me një aktivitet të pasur artistik aktorja e njohur vjen me një tjetër personazh, ku së bashku me aktorët e tjerë do të sjellin ngjarjet dhe historinë në filmin “Hija e diellit”. Një subjekt, i cili kërkon të tregojë përpjekjet e dy artistëve të rinj jo vetëm për të realizuar një film, por dhe për të prekur ëndrrën e tyre. Një histori e marrëdhënieve të thjeshta njerëzore, siç është dhe personazhi që do të inter-pretohet nga Eva Alikaj, marrëdhënia e saj me vajzën e sëmurë, dhe drama e jetës. Personazhet kryesore në këtë film do të jenë, dy miq të ngushtë fëmijërie. Juli është një regjisor i përkushtuar, i martuar me gruan shtatzënë, ndërsa Tani aktori i tij i preferuar. Tani punon në një fermë kuajsh pronë e zotit Frederik të trashëguar brez pas brezi. Ai është i pasionuar pas kuajve dhe merret me

Punime restauruese në afreskun e Kishës së Shën Premtes

100- vjetori i lindjes së Mandelës, ekspozitë në Tiranë

Në Kishën e Shën e Premtes, Valsh po vijon puna në afreskun e saj. Special-istët e sektorit të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës janë duke kryer ndë-rhyrje restauruese dhe konsol-iduese në afreskun e Kishës së Shën e Premtes në Vlash, Elbasan. Pikturat murale të kësaj kishe mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. të 16-të, Onufrit. “Restaurimi i fragmenteve të pikturës murale është një proces tepër delikat i cili ka nisur me gjet-jen e copëzave në kishë, më

tej me punën në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, për të vijuan me vendosjen në vepër të fragmenteve të dëmtu-ara”, bën me dije IMK. Prej gjysmë shekulli Kisha e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit është shpallur "Monument kul-ture". Kjo kishë mban vlera të rralla kulturore për periudhën e pikturës mesjetare shqiptare. Pikturat e rralla murale të cilat përveç skenave religjioze mbartnin edhe aspekte të jetës së përditshme shqiptare, kanë bërë një revolucion në pikturën kishtare mesjetare.

Në kuadër të 100- vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Nelson Mandela, i person-ifikuar si luftëtar i lirisë, Konsullata e Afrikës së Jugut në vendin tonë hapi një ekspozitë me fotografi, të cilat tregojnë jetën dhe veprimtarinë e tij politike në luftë kundër racizmit. Ekspozita u çel në prezencë të ambasadorit të Afrikës Siri Soni dhe në kujdesin e veçantë të konsullit të nderit, Zenel Hoxha. Në ekspozitë u paraqitën edhe piktura të piktorit Sefedin

Stafa, i cili prej vitesh hedh në telajo portrete të ndryshme të liderit, që ndryshoi historinë e botës në luftë kundër racizmit. Në mesazhin e tij për nder të Nelson Mandelës, kon-sulli i nderit Zenel Hoxha, ka kërkuar që të nderohen edhe Mandelat shqiptare. Në hapjen e ekspozitës merrnin pjesë përfaqësues të ambasadave të ndrys-hme të akredituara në vendin tonë, si dhe anëtarë të komunitetit të Afrikës së Jugut.

110 vjetori i Kongresit të Manastirit, promovohet “Diturija”

Botimi i revistës së mirën-johur kulturore e shkencore “Diturija” u promovua në kuadër të kremtimit të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ky botim erdhi si frut i bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë me Fondacionin ALSAR si dhe me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila do të mirëpresë në Prishtinë në javët e ardhshme promovimin dhe konferencën kushtuar “Diturisë” dhe themeluesit të saj Lumo Skëndo. Ky botim u organizua në dy vëllime: janar 1909 - tetor 1927 dhe nëntor 1927- dhjetor 1929.

Natyra e tij sjell në të tashmen tonë vullnetin e autorit, botuesit, pse jo edhe shijen, finesat apo trillet e tij njerëzore. Por mbi të gjitha mundëson një lexim tërësor, një rrokje të plotë të të gjithë koleksionit të çmuar të “Diturisë” si për lexuesin e pasionuar ashtu dhe për studiuesin e ardhshëm të një prej personaliteteve dhe të një prej veprave më monumentale të jetës kulturore e shkencore kom-bëtare. Pjesë e konferencës ishte Xhevat LLoshi, Luan Malltezi, Persida Asllani, Uran Butka si dhe Mehdi Gurra, i cili hapi dhe konferencën shkencore.

Filmi ka në qendër të vëmendjes familjen. Çdo njeri niset me ëndrra për të kryer diçka siç është ëndrra e këtyre dy djemve, që duan të jenë regjisorë filmi dhe të xhirojnë. Ky në fakt është një lajm sensacional për trevën ku jetojnë, dhe janë të bindur që do t’ia arri-jnë qëllimit të tyre, dhe deri diku e arrijnë...

Page 20: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

20 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mbrojtësi Enea Mihaj luajti vetëm 3 minuta në ndeshjen e tij debutuese me Kombëtaren kundër Skocisë dhe ishte një minutazh shumë i vogël për të treguar vlerat që lojtari i talentuar ka. Në takimin e djeshëm miqësor kundër Jordanisë, 20-vjeçari kishte mundësinë reale që të tregonte të gjitha aftësitë e tij, por fati nuk ishte me të. Që në minutat e para, mbrojtësi i Panetolikos pësoi një dëmtim në kavilje dhe detyroi trajnerin Panuçi ta zëvendësojë. Nuk dihet nëse dëm-timi i Mihaj është afatgjatë dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Izraelit, por mundësia e tij më e mirë për t’i tre-guar Panuçit që e meriton një vend në formacion u dogj pas 9 minutash.

NDESHJA

VENDIMI

MBROJTËSI

Kuqezinjtë bëjnë një ndeshje të mirë, dominojnë dhe krijojnë raste, por pa efikasitet në sulm

Shqipëria nuk di të fitojë, barazim me Jordaninë dhe stres për PanuçinAdriatik BALLA

Shqipëria nuk di të fitojë, u bënë kohë që ndodh kështu. Miqësorja me Jordaninë e luajtur dje në stadiumin “El-

basan Arena”, një miqësore e mbyllur në barazim 0-0. Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga tanët, por kuqezinjve u mungoi dje forca sul-muese dhe lojtari gol, pasi edhe rastet e paraqitura ishin të mira por mungoi finalizimi, pra goli. Në një stadium të boshatisur, me shumë pak tifozë kuqezinj, ndeshja nuk pati nervin e duhur dhe mungoi spektakli, pavarë-sisht dëshirës së madhe të skuadrës tonë për ta fituar ndeshjen. Me rëndë-si ishte fakti se skuadra e nisi lojën me Mërgim Mavrajn kapiten dhe pa praninë në fushë të mbrojtësit Elseid Hysaj. Portieri Berisha luajti gjatë gjithë kohës titullar, gjë që Strakoshës mund t’i bjerë rasti të luajë ndeshje të plotë zyrtare kundër Izraelit. Në sulm luajti 90 minuta të plota Rei Manaj, ndërsa Grezda i la vendin në pjesën e dytë të riut Uzuni.

NdeshjaTakimi nisi mirë për skuadrën

kuqezi, e cila e mblodhi ekipin kundër-shtar në gjysmëfushën e tij dhe për minuta të tëra ushtroi presion për të gjetur golin. Pati lojë të shpejtë në qendër dhe nga krahët, por skuadrës tonë i mungoi finalizimi, i cili nuk erdhi pasi mungonte edhe pasimi i fundit që është i domosdoshëm në ndeshje të këtij niveli. Gjithsesi, tanët kishin dëshirë të madhe përt ta zhbllokuar shpejt rezultatin. Në minutën e 4-t Gavazaj dhe Manaj luajnë me kom-binime të shpejta në hyrje të zonës, por gabojnë në fund, duke dorëzuar topin. Në minutën e shtatë Jordania

pati një mundësi të mirë për shënim, pasi një lojtar i tyre zbulohet në zonën tonë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit. Ndërkohë, në minutën e 12-të Gavazaj shërben një top të artë për Grezdën në zonë, por sulmuesi kuqezi tregohet i pasaktë duke gabuar vetëm pak metra larg portës. Pesë minuta më pas, në minutën e 17-të, Berisha bën një gabim dhe përfitojnë jordanezët një goditje këndi, por pa probleme më pas për mbrojtjen tonë. Një minutë më pas Gavazaj avancon në të djathtë, krozon tokazi, por gjuajtja e Grezdës mbi traversë lë për të dëshiruar. Një rast i mirë për shënim për tanët ishte në minutën e 23-të. Xhaka merr mirë topin nga mesfusha dhe avancon drejt zonës. Jep një top majtas për Grezdën i cili pason te Gavazaj në zonë, por pas-trohet zona e largohet topi. Tri minuta më pas tanët pretendojnë penallti, pasi

ndaj Grezdës pati ndërhyrje të ashpër në zonë, por gjyqtari nuk pati këtë mendim. Pas minutash të tëra në hije më në fund i erdhi radha Rei Manajt të bëjë një goditje në portë, në minutën e 42-të, por topi i shkelmuar mjaft fort përfundoi shumë lart mbi kuadrat. Dy minuta më pas lushnjari pati një tjetër rast shënimi, por këtë herë goditja e tij ishte e lehtë dhe u prit nga portieri mik. Në pjesën e dytë vijon e njëjta histori, me tanët që sulmojnë nga të gjithë krahët, por Jordania ka një mbrojtje efikase. Në minutën e 52-të, ishte një tjetër rast i mirë për kuqezinjtë. Krosi-mi i lartë nga këndi në zonë dhe godet Balaj pa e parë portën, por portieri jor-danez bën një pritje fantastike. U desh të vinte minuta e 63-të që Shqipëria të bënte një tjetër goditje në portë. Manaj shkelmoi fort, por topi u devijua në korne. Më aktivi nga të gjithë në pjesën

Trajneri Kristian Panuçi nuk u shfaq i trishtuar pas ndeshjes, pasi, si duket, ai ka konstatuar se lojtarët i janë përmbajtur detyrave të tij taktike. “Natyrisht, kishim shanset tona. Kishim 5-6 raste dhe e meri-tonim fitoren. Kur luan kundër një skuadre si Jordania, dihet se do të jetë e vështirë që të shënosh, pasi ata janë një skuadër që vetëm mbrohen. Ata mbrojtën me 10 futbollistë dhe ishte e vështirë për ne. Katër ditë për tu rikuperuar shkojnë mirë. U kus-htëzuam pak edhe nga dëmtimet, si

Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për tu rikuperuar”, tha Panuçi. Më pas trajneri foli për lojtarët që nuk i ak-tivizoi në këtë ndeshje. Madje Panuçi foli dhe për performancën e të rinjve, duke vënë nota pozitive. “Hysaj vjen nga një muaj shumë i ngarkuar, si ai, si Basha, ashtu dhe Memushaj. Nuk preferova që ta ngarkoj edhe më shumë, duke e lënë pushim. Për sot, nuk mund të them asgjë për lojtarët. Kanë qenë seriozë dhe profesionistë,

duke dhënë maksimumin. I kishim mundësitë të fitonim takimin, por na mungoi vetëm goli. Me mbrojt-jen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë. Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”, shtoi trajneri Panuçi.

Panuçi: Luajtëm mirë, na mungoi vetëm goli, Hysajn e Bashën i ruajta për Izraelin

Mihaj i pafat, dëmtohet dhe del

pas 9 minutash lojë

Shqipëria U-19 e pafat, ndëshkohet në fund nga moshatarët e Ukrainës

e dytë ishte Myrto Uzuni, prurja e re e Panuçit, i cili ndërmori disa inkursione dhe iu afrua ndjeshëm golit. Një goditje këndi në minutën e 75-të për tanët,m në pozicion ballor, u gjuajt nga Balaj, pot topi përfundon mbi tra. Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 86-të, kur Uzuni zbulohet bukur në të djathtë, ndalon topin dhe gjuan por topi përplaset në shtyllë. Jordanezët nuk bënë përpjekje për të shënuar, por bënë gjithçka të vononin lojën që të merrnin një barazim, në këndvështrim-in e tyre një rezultat mjaft i mirë. Tanët dështuan ta fitonin këtë miqësore, por ndeshja mund t’i shërbejë Panuçit për orientimin taktik në ndeshjen zyrtare kundër Izraelit më 14 tetor.

Shqipëria e 21-vjeçarëve do të zhvillojë testin e fundit përpara publikut të saj për elim-inatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, faza finale e të cilit do të organizohet në Itali. Në grupin 2 eliminator iberikët janë dominues pasi në 8 ndeshjet e zhvilluara kanë marrë 21 pikë falë 7 fitoreve, ndërkohë që humbjen e vetme ua ka shkaktuar Irlanda e Veriut. Për skuadrën e drejtuar nga Luis de la Fuente nevojitet vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e mbetura për të prerë biletën drejt Italisë. Për kuqezinjtë tanë kjo sfidë ka më shumë vlera morali, pasi trajneri Alban Bushi po përgatit skuadrën për edicionin pasardhës, duke

qenë se do të përjetojë një ndryshim brezash dhe për më tepër që këtë edicion fati ka penalizuar kuqezinjtë në marrjen e pikëve. Një fitore në transfertë ndaj Islandës dhe 3 barazime i kanë dhuruar Shpresës sonë 6 pikë në këto elimina-tore. Spanja në “Selman Stërmasi” dhe Estonia në transfertë do të kompletojnë kuadrin e kësaj fushate që nisi me një barazim pa gola në shtëpi pikërisht ndaj Estonisë. Për këto ndeshje foli dhe trajneri Alban Bushi. “Je vetëm ne, por të gjithë me Spanjën nuk luajnë si zakonisht, luajnë më të tërhequr. Në Spanjë nuk dolëm shumë herë para, bëmë lojë mbrojtëse, punuam mirë por

prapë pësuam tre gola. Në fushën tonë duhet të jemi të kujdesshëm se Spanja po të gjeti mbrapa të zbuluar të godet shuam rëndë. Shpresojmë të bëjmë lojë të mirë, pse jo edhe marrim rezultat pozitiv. Irlanda e mundi pak ditë më vonë në shtëpi Spanjën pasi na mundi ne dhe nuk është se kishim shumë diferenca”, tha Bushi. Kemi 6 mbrojtës në ekip, pas dëmtimit të Hakajt morëm me urgjencë Tolin, do ta fusim të majtë se nuk kemi zgjedhje të tjera. Kur them do të mbrohemi, do të mbrojë edhe sulmuesi, nuk duhet të rrime larg fushës tonë. Duhet yë mbrojmë të gjithë. Por do të jemi ekip kompakt që të mos i lëmë

hapësira, ta godasim si nuk e goditëm në Spanjë në kundërsulm. Një problem që kemi është se na u dëmtua dje portieri Selmani, e kemi çuar për kontrolle por me shumë mundësi nuk ia del”, u shpreh trajneri Bushi. Këtë sezon Shpresat kanë vuajtur shuam mosaktivizimin e lojtarëve në klubet përkatëse por Bushi thotë që nëj fenomen i tillë nuk i përket vetëm atij. “Pothua-jse kështu kemi luajtur gjatë gjithë sezonit, Tafa e Maloku kanë luajtur pak, nuk kanë bërë keq. Nëse i vë zemrën, zbret në fushë e luan futboll. Por këto janë zgjedhjet, shpresojmë që të bëjnë një lojë të mirë”, shtoi Bushi.

Shpresat në provën e zjarrit me Spanjën, luajnë thjesht për t’i ikur fundit

Do të jetë Mërgim Mavraj ka-piteni i përhershëm i Kombëtares së Shqipërisë, pasi ky është vendimi që kanë marrë futbollistët e skuadrës kuqezi. Trajneri Panuçi tha në konfer-encën e djeshme se çështja e kapitenit do të zgjidhet nga vetë futbollistët dhe këta të fundit ia kanë besuar shiritin mbrojtësit me përvojë, që luan tek Arisi në Greqi. Njëri nga zëvendëska-pitenët do të jetë Andi Lila. Përveç kavajasit, do të ketë edhe një tjetër zëvendës, por që ende nuk është mësuar se cili do të jetë. Shiriti i ka-pitenit ishte bërë çështje te Shqipëria, por tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe do të ketë një kapiten të përhershëm. Ai do të jetë Mërgim Mavraj, një nga titullarët me më shumë përvojë në radhët e kuqezinjve.

Mërgim Mavraj kapiten, e zgjodhën vetë futbollistët

Humbje minimale për Shqipërinë e 19-vjeçarëve në sfidën debutuese të kualifikueseve të kampionatit europian. Në “Niko Dovana” kuqezinjtë e vegjël u mposhtën nga Ukraina. Një gol 5 minuta para fundit të kohës së rregullt i Mudryk i ardhur në fushë nga stoli ndëshkoi skuadrën e Erjon Bogdanit që pas ndesh-jeve të para në grupe pozicionohet në vendin e fundit të grupit 8, me asnjë pikë po sa edhe Norvegjia që ka golavarazh më të mirë. Në Niko Dovana Shqipëria U-19 bëri një pjesë të parë shumë të mirë, por nuk arriti të gjente dot golin. Në frak-sionin e dytë rastet e pastra munguan deri në minutën e 85-të kur miqtë shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë duke realizuar golin që zhbllokoi shifrat.

“Në një stadium të boshatisur, me shumë pak tifozë kuqezinj, ndeshja nuk pati nervin e duhur dhe mungoi spek-takli, pavarësisht dëshirës së madhe të skuadrës tonë për ta fituar ndeshjen. Me rëndësi ishte fakti se skuadra e nisi lojën me Mërgim Mavrajn kapiten...”

Page 21: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndërsa në Superiore ka rival-itet për titull, në Kategorinë e Parë ka rivalitet për të gjetur trajnerin më të mirë. Dhe lëvizja e radhës ndodh në Lezhë. Besëlidhja duket se nuk e ka lenë pankinën bosh. Nga sa bëhet e ditur, trajneri i rini skuadrës lezhjane është emëruar Ledion Zenuni, i cili këtë post e ka mbajtur shpesh në pesë vitet e fun-dit në Lezhë me Besëlidhjen. Ledion Zenuni ka qenë një lojtar i spikatur me Besëlidhjen e Superiores, ndër-sa pas largimit të Kashamit, trajneri Zenuni do të marrë “frenat” e ekipit në dorë. Besëlidhja e nisi garën me pretendime por rezultatet në tri javët e fundit, sigurisht që kanë vështirësuar pozitat e skuadrës.

NDESHJA

TEKNIKU

LËVIZJA

Partizani është skuadra që zbukuron kampionatin, në garë edhe Kukësi, Laçi e Skënderbeu

Shifrat/ Për herë të parë në 7 vjet, 4 ekipe në Superiore luftojnë për titullAdriatik BALLA

Kategoria Superiore për herë të parë në shumë vite ka një rivalitet të theksuar që vihet re në disa fronte e në shumë

skuadra. Statistikat janë mjaft pozitive dhe kur janë luajtur tetë javë të garës, vihet re se 4 skuadra janë shumë pranë me njëra-tjetrën, madje me Skënder-beun që nuk është më favoriti i vetëm. Kishte prej shtatë vjetësh që skuadra ko-rçare dominonte kampionatin, por tani korçarët janë pretendentë e jo favoritë, që do të thotë se Partizani e Kukësi, por edhe Laçi e Flamurtari mund të jenë skuadra që kanë më shumë shanse se ata që të fitojnë trofeun e kampionatit në fund të këtij edicioni. Po të shtosh në këtë rivalitet edhe dy skuadra të tjera që mendohet se janë gatuar për trofe, si Tirana e Teuta, por që kanë probleme momentalisht, atëherë mund të thuhet me plot gojën se Superiorja ka rivalite-tin e të paktën gjysmës së kampionatit që lufton për trofe. Kjo përkthehet me konkurrencë, cilësi sportive dhe imazh pozitiv për kampionatin. Dhe shenjat janë dhënë, pasi ka klube që kanë ngri-tur zërin ndaj federatës, duke kërkuar që stafi i Kombëtares të kthejë sytë nga Superiorja, ku militojnë disa elementë cilësorë që pretendohet se janë në nive-lin e ekipit përfaqësues. Kombëtarja ka ndalur kampionatin pikërisht në javën e 8-të të tij, me skuadrat që deri më tani kanë marrë atë që kanë merituar. Por çfarë na ka treguar ky kampionat kur duhet edhe një javë të mbyllet faza e parë? Partizani gjendet me meritë në krye të klasifikimit, edhe pse pakkush do ta kishte menduar këtë pozicion pas humbjes në Korçë në sfidën hapëse të edicionit. Të kuqtë po tregojnë që mund

të shkojnë shumë larg pa zhurmën e viteve të fundit dhe mbi të gjitha pa vendosur objektiva. Për momentin krye-sojnë të vetëm si dhe kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit. U mendua që Skënderbeu nuk do të ishte më një kan-didat për titull, madje mendohej si një skuadër e cila do të garonte për mesin e tabelës. Megjithatë kampionët pavarë-sisht ndryshimeve të shumta në përbërje kanë treguar se mbeten një skuadër elitare dhe ndoshta për momentin ekipi me futbollin më të bukur. Jo më kot kanë dhe sulmin më të mirë të kampionatit edhe pse nuk kanë një golashënues të mirëfilltë. Laçi është surpriza edicionit, me kurbinasit që i kanë dhënë leksione ambientit të futbollit. Ruajtja e grupit ka sjellë pjekurinë në skuadër që pas emocioneve të verës europiane, po dhu-

ron emocione edhe në garën që kërkon t’i rikthejë sërish në Europë. Në fakt, bardhezinjtë mbeten skuadra e vetme që nuk njeh humbje dhe padiskutim kjo është një meritë absolute e të gjithë am-bientit. Ashtu si edhe vjet Kukësi e nisi me oshilacione sezonin, dhe tashmë dy humbjet radhazi e kanë larguar disi me kreun, pavarësisht se janë shumë javë përpara dhe për më tepër nga 3 përballje direkte me të gjithë rivalët. Verilindorët kanë treguar se kurrë nuk dorëzohen dhe se dinë të ngrenë kokë atëherë kur duhet. Këto 8 javë kanë treguar se në Vlorë ka diçka që nuk shkon, duke qenë se sezon pas sezoni përsëritet e njëjta histori. Megjithatë trajneri Ilir Daja ka qenë i penalizuar edhe nga dëmtimet që nuk e kanë lejuar të hedhë në fushë formacionin ideal. Teuta dhe Tirana

Keidi Bare është i lumtur që do të luajë kundër spanjollëve për elim-inatoret e U-21. Gjithsesi, kapiteni i përfaqësueses mendon se fakti që njeh shumë nga rivalët do të thotë shumë pak, pasi ai është i përqendru-ar të marrë rezultat. “Ndjesia është e veçantë, por t’i lëmë këto gjëra se unë dua të fitoj ndeshje. Do të futemi të gjithë për të fituar dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Unë kam luajtur dhe i kam shokë, por thjesht dua të fitoj. Më vjen keq se kemi pasur ekip të mirë, kemi dominuar dhe kemi

luajtur mirë e më vjen keq ku jemi në renditje. Mund të bënim më shumë e arrinim më shumë. Edhe fati bën pjesën e vet, në futboll po nuk pate fat është e vështirë. Por megjithatë, e përsëris që na mungoi goli, faza sulmuese që duhej të shënonim gola, kemi patur shumë raste që nuk i kemi shfrytëzuar”, u shpreh Bare. Ndërkohë, futbollisti u shpreh i kën-aqur me ftesën nga Shpresat, ndërsa është i gatshëm që në të ardhmen t’i bashkohet përfaqësueses A nëse luan rregullisht te Malaga. “Atë e vendos

trajneri, as unë as kush tjetër. Unë jam i gatshëm si për A, si U21. Por shpresoj që në të ardhmen të arrij qëllimin e të jem atje shumë shpejt. Presioni për mua nuk ka ekzistuar asnjëherë. Nuk kam kurrë. Edhe këtë ndeshje duhet të futemi me mentalite-tin për të fituar, pavarësisht emrave të rinj. Ndërkohë, duhet të stërvitesh sa më shumë për të fituar një vend dhe është gjëja më normale, po nuk u stërvite nuk e fiton. Me kalimin e kohës jam 100% i sigurt se do të kap vendin tim te Malaga”, shtoi Bare.

Deklarata/ Bare kritikon sulmin e Shpresave: Fajtor pse s’u kualifikuam

Besëlidhja gjen zgjidhje në pankinë,

ikën Kashami vjen Zenuni

Kosova U-19 merr vetëm një pikë,

barazon me Austrinë

e nisën me pretendime, me djemtë e detit që mbeten në pozita të mira për të synuar Europën, ndërkohë që bardhe-blutë janë një enigmë më vete. 24-herë kampionët prodhojnë lajm çdo javë me trajnerin Ze Maria që mbetet gjithmonë në diskutim. Këto javë të para të kampi-onatit kanë treguar që Kamza, Luftëtari dhe Kastrioti duhet të bëjnë llogaritë midis tyre për mbijetesën. Askush nuk dëshiron ta përfshijë Tiranën në këtë grup, sepse bardheblutë kanë bërë investim të madh (kështu pretendohet) dhe të gjithë shpresojnë që Tirana të kthehet në garë si konkurrente për titull. Që ta bëjë këtë, Tiranës i duhet një merkato aktive në dimër, por deri atëherë mund të jetë vonë. Pra Tirana ka nevojë emergjente për pikë që të rikthejë stabilitetin brenda grupit dhe në renditjen e Superiores.

Nëse ka një skuadër që mund të quhet “hirushja” e kampionatit shqiptar të viteve të fundit ajo është padyshim skuadra e Laçit. Bëhet fjalë për një grup që ka qëndrueshmëri, ka një bërthamë cilësore, një grup që ka ditur të marrë më të mirën e tij në këto sezonet e fundit dhe falë qëndrueshmërisë dhe investimit Laçi ka mundur të marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës. pra, surpriza më e bukur e këtij edicioni është Laçi, skuadra finaliste e Kupës edicionin e kalu-ar. Befasia e kurbinasve ka nisur që në verë me kalimin e një raundi në Europa League, duke vi-juar në kampionat me ecurinë fantastike në këto

8 javë, duke qenë e vetmja skuadër që nuk njeh humbje. Merita absolute shkon për trajnerin Ar-tan Mërgjyshi, pasi dora e tij ndjehet në skuadër jo vetëm nga rezultatet por edhe në mënyrën se si ekipi luan në harkun e 90 minutave. Mërgjyshi ka trashëguar një skuadër të stërvitur mirë nga ish trajneri për sfidat e Europës Besnik Prenga, dhe në fakt ka një skuadër më të dobët në aspektin e cilësisë. Largimi i Rexhinaldos në fundin e edicionit të kaluar dhe ai i Uzunit në fund të merkatos së verës kanë ulur ndjeshëm cilësinë e Laçit, por asnjëherë dëshirën për të bërë më të mirën. Merita e trajnerit kryeqytetas në këto

arritje shtohet akoma më shumë kur shikon që këto rezultate vijnë të bazuar tek ekipi i vitit të shkuar, nga i cili janë larguar futbollistët më të mirë. Sebastian Toro ka zëvendësuar Harallamb Qaqin në qendër të mbrojtjes, Nikola Eller, brazilianin Eskuerda ndërkohë që pikat më të forta të Laçit nuk po rezultojnë afrimet e verës por lojtarët që kanë kontribuar edhe vjet në skuadër. Padiskutim që merita e ruajtjes së grupit shkon për drejtuesit të cilët kanë ditur të përzgjedhin trajnerin e duhur për ti udhëhequr edhe këtë edicion drejt të njëjtit objektiv, pjesëmarrjes në Europë.

Laçi “hirushja” e Superiores, asnjë humbje në 8 javë kampionat

Ish-ndihmësi i trajnerit Xhani De Biazi te Shqipëria, Paolo Tramex-ani, do të drejtojë ekipin e madh qipriot. Bëhet fjalë për Apoel Niko-zian, që ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes zyrtare me trajnerin italian. Tramexani, pas përvojës te Sioni në Zvicër, ka firmosur tashmë kontratën me Apoelin, ku gjen edhe italianin tjetër, Teti, i cili mban de-tyrën e drejtorit sportiv. Kandidat mësohet se ka qenë edhe De Biazi, me të cilin ka pasur kontakte, por drejtuesit e klubit qipriot kanë zg-jedhur Tramexanin. Objektivi për Paolo Tramexanin është që ta kthejë ekipin qipriot në Kupat e Europës. Të shohim, nëse ish-ndihmëstrajneri i Shqipërisë do të marrë ndonjë kuqezi me vete në Qipro.

Tramexani merr drejtimin e Apoelit në Qipro

Nuk luajti vetëm Shqipëria dje në eliminatoret e U-19, por edhe për-faqësuesja e Kosovës e kësaj moshe, madje kosovarët morën rezultat pozitiv. Kështu, Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll ka marrë një pikë në ndesh-jen e parë kualifikuese për Evropianin 2019. Kosova barazoi me Austrinë, 0-0. Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Hungarisë më 13 tetor, derisa më 16 tetor do të përballjet me Slloveninë. Në Grupin 7 në krye të tabelës momental-isht janë Austria dhe Kosova me nga një pikë, derisa Hungaria e Sllovenia luajnë më vonë. Duhet thënë se si Shqipëria dhe Kosova, kanë elementë të mirë në këtë moshë, por ata kërkojnë grumbul-lime e seleksionime të vazhdueshme.

“Të gjithë shpresojnë që Tirana të kthehet në garë si konkurrente për titull. Që ta bëjë këtë, Tiranës i duhet një mer-kato aktive në dimër, por deri atëherë mund të jetë vonë. Pra Tirana ka nevojë emergjente për pikë që të rikthe-jë stabilitetin brenda grupit dhe në renditjen e Superiores....”

Page 22: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

22 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Taylor Swift: Racizmi, që ne shohim është i tmerrshëm

1-Ngjyrë blu e mbyllur.2-Stacioni televiziv..Njus.3-Një frut i ngjashëm me kajsinë, por më e vogël.4-Filmi artistik “...e ngrohtë”.5-Romani “Bel...” i Mopasamit.6-Pohojnë rusët.7-Fjalë që i referohet burimi i një lajmi.8-Orar pune i vazhdueshëm pa pushim.9-Është figurë gjeometrike.10-Eksplora-tori Skot në iniç.11-Është ekip futbolli italian në kategorinë e parë.13-Ajo shoqëron vargun në një poezi.14-...Myrtja tek filmi “Kur hidheshin theme-let”.16-Politikani Vangjel...17-Është qytet spanjoll bregdetar pothuajse në brigjet e Gibraltarit.18-Aktori Edmond...tek filmi “Si gjithë të tjerët”.20-I thuhet pishës së zezë, çetinë ose..21-Një fshat i Korçës.22-Një shtet afri-kan me kryeqytet N’Djameno.23-Një fshat shumë afër Tiranës në veri.24-I krishterë.25-Aktori Kruja.26-Me atë luftoi Gjergj Elez Alia.27-Është kafsha më elegante e Savames.29-Një nënë nga viset e veriut.30-Bikarbonat Natri-um.31-Analisti Hengri...33-Një lloj qymyri industrial.34-Gazeta që ke në dorë.35-Fazë dhe...36-Skënder Resnja.37-Pohojnë rusët.

1-Një opera e Puçinit.4-Kujdestare fëmijësh.7-Njëlloj si arritje, fi-tore.12-Ngastër e mbjellë.13-Një kryeqytet europian.14-Kufi tokash.15-Lumë në Maqedoni, derdhet në Gjirin e Selanikut.17-Breg shkëmbor i futur thellë në dete, në rasën kallëzore.18-Kompozitori Arapi në iniç.19-Dhomë e lartë e parlamentit rus.20-Mikael...ish futbollisti gjerman ka luajtur me Çelsean.21-Pjesa kryesore e Portit.22-Shkrimtari Zija.23-Kundrroj, shi-koj me endje.24-Personazh tek filmi “Pyll i Lirisë”.25-Stërqoka, femra e gallofit.26-Mund të jetë një i tillë edhe frymëzimi.27-..Ndreu, desident i luftës.28-Aktori amerikan...Merfi.29-Është qytet dhe ekip futbolli grek, pa fund.30-Një kryeqytet i një shteti gadishull në Azi.32-Zyrat italiane.33-Bash-këpunëtor.34-Ka kuptimin e popullit, pra ç’është populli.36-Ish futbollisti vlonjat Kushta.37-Personazh tek filmi “Komisar i Dritës”.....Qinari.38-Staro-va i futbollit.39-Titulli i lartë fisnik në Francë.40-Një komedi e Shekspirit “... e dymbëdhjetë”.41-Një shtet amerikano-latin me kryeqytet Santiago.

Këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift, për herë të parë ndonjëherë, është prononcuar rreth bindjeve të saj politike. Ajo ka mbështetur publikisht dy demokratë përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Swift është zotuar të luftojë për barazi gjinore, si dhe për t’i dhënë fund racizmit “të tmerrshëm, të sëmurë dhe mbizotërues” në Shtetet e Bashkuara. “Në të kaluarën kam qenë ngurruese për të shprehur publikisht mendimin tim politik, por për shkak të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën time dhe në botë përgjatë këtyre dy viteve të fundit, ndihem shumë herë më e lirshme rreth kësaj çështjeje tani”, ka shkru-

ar ajo në rrjetet sociale. Më tej ajo tregon se ka votuar gjithmonë bazuar mbi atë se cili kandidat do të mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut. “Unë besoj se të gjithë ne meritojmë në këtë vend. Unë besoj në luftën për të drejtat e homoseksualëve dhe se, çdo formë diskriminimi mbi orientimin seksual apo gjininë është i gabuar. Unë besoj se racizmi sistematik që ne shohim në këtë vend kundrejt njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i sëmurë dhe dominues. Nuk mundem të votoj për dikë, i cili nuk ka vullnetin për të luftuar për dinjitet për të gjithë amer-ikanët”, shton më tej këngëtarja.

Burri i dehurBurri kthehet në shtëpi në

mes të natës, pasi kishte kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e miqve të vjetër dhe të alkoolit. Me shishen në xhep ngjit ngadalë shkallët për të mos shqetësuar bashkëshorten. Por, në shkallën e fundit rrëzohet, dhe i thyhet shishja. Plagoset në kurriz dhe drejtohet nga pasqyra për të parë gjurmët e gjakut. Menjëherë shkon në tualet merr një kuti me leukoplast dhe mjekohet. Të nesërmen në mëngjes, bashkëshortja i bërtet: -Je kthyer i dehur mbrëmë në shtëpi.

Burri përgjigjet: -Jo, nuk është e vërtetë. Çfarë të shtyn të mendosh këtë gjë?

Gruaja përgjigjet: -Ciflat e shishes së rakisë dhe shumë leuko-plast të ngjitura në pasqyrë.

Bisedë midis avokatëve

Dy avokatë bisedonin me njëri- tjetrin për punën e tyre gjatë ditëve të fundit. Njëri prej tyre i thotë shokut: -Kurrë nuk kisha dëgjuar diçka të tillë.

Tjetri përgjigjet: -Më mirë kësh-tu, do të thotë që kjo gjë nuk ndodh shpesh.

Financierët pensionistë

Dy financierë kishin vite që kishin dal në pension dhe një ditë vendosin të shkojnë të dy në kazi-nonë më të madhe të qytetit. Sapo hyjnë menjëherë drejtohen tek tav-olina e roletës. Agimi i thotë shokut tjetër: -Ja ku jemi më në fund. Tani çfarë numrash do të vendosim për të pasur fat?

Shoku përgjigjet: -Veprojmë kështu. Sa herë në javë e puth gruan tënde?

Agimi përgjigjet: -Katër, ose pesë herë në ditë. Po ti?

Shoku përgjigjet: -Unë mesa-tarisht katër herë. Atëherë veprojmë kështu. Do të vendosim të gjitha shpenzimet tona në numrat katër dhe pesë.

Roleta, pasi rrotullohet ndalet tek shifra zero.

Të dy të moshuarit përgjigjen në të njëjtën kohë: -Sa keq. Nëse do të kishim thënë të vërtetën tani do të kishim fituar gjithçka.

3 4 2

9 2 4

6 1

6 8 7 2 4

5 9 4 2 6

4 9 8 5 7

3 6

2 7 5

7 8 3

8 9 4 2

1 8 6

7 8 1

6 9 2 7

2 5

1 4 3 6

1 8 6

3 6 2

5 4 9 7

9 6 7 3 1 4

2 8 9

7 2 9

8 7

1 5

4 1

1 4 3

7 5 9

5 3 6 9 4 7

Page 23: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

GAZETA SOT E Enjte 11 Tetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do të keni nevojë që të shkëputeni dhe të largoheni nga të gjitha shqetësimet që ju tensionojnë dhe ju bëjnë nervoz.

23 shattor - 22 tetor

Do jeni të përhumbur në një sërë angazhimesh, të cilat duhet t’iu lejojnë që të kujde-seni për shëndetin tuaj. E keni lënë veten shumë pas dore.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Një takim i papritur do ju bëjë mjaft euforik. Nga ana tjetër ky është një mo-ment shumë i favorshëm për dashurinë.

Sugjerohet që në vendin e punës të mos keni shumë pretendime, pasi disa prej pritshmërive tuaja mund të mos kuptohen nga bashkëpunëtorët.

Ka disa dyshime të cilat nuk ju lejojnë të jetoni qetë-sisht një lidhje të re. Këshillo-het që të zgjidhni çdo problem me qetësinë e duhur.

Dashi Demi

Parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur çështje të rëndësishme profe-sionale. Duhet të merrni për-sipër më shumë përgjegjësi.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kur jeni të nervozuar shpesh prireni që të izoloheni, por kjo nuk është strategjia më e mirë që duhet të ndiqni momentalisht.

Këshillohet të mos përf-shiheni në çështje me shumë ngarkesë, të cilat mund të kompromentojnë gjendjen tuaj fizike.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo e enjte do jetë intere-sante për të marrë më shumë nga pikëpamja profesionale. Jeni në kërkim të një partneri/e në lartësinë tuaj.

Huawei Mate 20, telefoni më i

shpejtë Android

Kjo ditë mesjave është mjaft e rëndësishme, për të çuar deri në fund të gjitha projektet e lëna pezull prej kohësh.

Horizontal

Duhet të rishikoni me vë-mendje disa prej projekteve tuaja si dhe të mbyllni nego-ciata të rëndësishme, të cilat i keni zvarritur prej kohësh.

Intuita juaj do t'ju lejojë që të merrni konfirmime të rëndësishme dhe të realizoni një projekt të cilin e keni men-duar prej kohësh.

Shpejtësia është shumë e rëndë-sishme, dhe jo vetëm në automjete, por edhe në përpunimin e performancës dhe lidhjes së të dhënave. Telefoni më i shpejt Android ende nuk është në shitje, por është jashtëzakonisht i shpejtë. Si-pas matjeve të AnTuTu, Huawei Mate 20 do të jetë pajisja më e shpejtë telefonike këtë vit. Procesori 7nm Kirin 980 do të lërë pjesën tjetër të pajisjeve Android shumë prapa në testimet e shpejtësisë. 31,3561 ishte numri i dhënë në rezulta-tet e AnTuTu, duke marrë vendin e parë, larg nga telefoni i lojërave Mi Black Shark. Për fat të keq, Mate 20 nuk e tejkalon A12 Bionic, të paktën sipas këtyre rezultateve.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Lëvizja e automjeteve në auto-stradë.6-Pjesë, rrisk.7-“Bel...” një roman i Mopasamit.8-Donald Trump.9-Përemër vetor.10-Automjetet e transportit ndërkom-bëtar.11-Historiani dhe politikani Paskal...12-Kënetë.16-Lajm.17-Ka për kryeqytet Jor-dania.18-Ceremoni martesore.19-Lumë në Gjermani.20-Dirigjenti Teqja.22-Targa e mnetropolit tonë.23-Luftëtar që del malit për liri.24-Simboli kimik i hekurit.25-Lumi që kalon përmes Londrës.26-Zakon, huq ose...27-Nxitohet.29-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një organ drejtues.30-Ai drejton një manastir.31-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port.32-Zela i politikës.33-Kompozitori i madh austriak Volfang Amadeus...lindi në 1756.35-Bakrit i thonë ndryshe edhe...36-Lopatat e lundër-tarit.37-Ndryshe për kalin e shalës.38-Lloj jeleku me mëngë dhe kopsa përpara.39-Notë muzikore.40-Gjigand.41-Një ngjyrë, i pa-shquar.42-Erë e fuqishme dhe shkatër-rimtare.43-Patrioti...Sadria.

1-Shkrimtari...Qerama, pa të fundit.2-Ajo shoqëron vargun në një poezi.3-Letra e parë më me vlerë.4-Federata e Etiopisë.5-Është figurë gjeometrike.8-Jam në hall, në mëdy-shje apo në...10-Ultësira të pafund në Kinën Qendrore.11-I thonë edhe uror, copë qeliku për të ndezur eshkën.12-...Kreta tek filmi “Përballim”.13-Khajami i rubairave.14-Ak-tori i Hollivudit Xheki...15-Shkrimtari turk Nesin në iniç.16-Titulli fetar në hierarkinë myslimane.18-I thonë edhe qitjane ose brekushe.20-Arixhinjtë.21-Qendra.23-Një shtet arabik me kryeqytet Doha.24-Ish fut-bollisti gjerman Rudi...25-Vershim i popullit në shesh.26-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht.28-Lloj buke e fortë që rron shumë.29-Politikani...Bejo.31-Gjini letrare në prozë.32-Një shtet në Lindjen e Mesme.33-Gaz pa erë që prod-hojnë tokat e kënetës.34-Plaçkë lufte.36-Ka për kryeqytet Letonia.38-Tip avioni luftarak rus.39-Lojë në fushën e shahut.40-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi.41-Zotëron.

Guri që përdorej për derën, vlera 100 mijë euroFermeri nga Miçigani i Shteteve të

Bashkuara që ka dashur të mbetej anonim, ka mbetur i befasuar kur kuptoi se guri që e shfrytëzon për të mbajtur derën hapur vlen 100 mijë euro. Atë ia kishte lënë pro-nari prej të cilit e kishte blerë shtëpinë, ndërsa i kishte treguar edhe historinë se si i kishte ardhur. “Ma fali një fqinj, tha se ra prej qielli, madje ishte ende i nxehtë kur e preku për herë të parë” ka treguar ai, his-torinë e pronarit të mëhershëm. Megjithatë, e ka mbajtur për 30 vjet, pa bërë ndonjë hulumtim. Kur e ka dërguar në Central Michigan University, nëpërmjet rrezeve X u zbulua se është një meteorit me 88 për qind hekur dhe 12 për qind nikel. Në fakt, është shumë i rrallë, për shkak të sasisë së madhe të nikelit, meqenëse meteoritët kanë 90 deri në 59 për qind hekur.

Page 24: Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit ...€¦ · Tirazhi 10000 kopje E Enjte 11 Tetor 2018 Kushtetuese dhe pakti me Greqinë Brukseli trondit politikën, kërkon listë

24 GAZETA SOTE Enjte 11 Tetor 2018

2,3,4,7,10,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Italia u bë e famshme në vitin 2006 për fitimin e titullit Botëror në Kupën e Botës në Gjermani, por

njëherësh dhe për skandalin e madh të trukimeve që përf-shinë futbollin italian dhe kiu u dhanë dënime të rënda për shumë klube, përfshi rënien e Juventusit një kategori më poshtë. Një lloj “”Calciopoli” ka shpërthyer së fundmi në futbollin belg, kiu janë përf-shirë klubet më të mëdha të këtij vendi dhe shumë per-sonazhe të njohur, presidentë klubesh, zyrtarë e madje dhe gjyqtarë. Të inkriminuar janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak por pikërisht klubet e renditura në kreun e klas-ifikimit si Genk, Anderleht, Klub Bruzhe dhe Standart Liezh. Me pak fjalë indiciet për trukimin e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për trukime, korrupsion dhe riciklim parash. Sipas buri-

NGJARJA/ Vidhet trofeu i “Tour de France”,

sportisti i shqetësuar

VOLEJBOLL Në Botërorin e volejbollit për femra që zhvillohet në Japoni , Gjer-mania nuk e pati aspak të thjeshtë të fitonte përballë Porto Rikos në takimin e vlefshëm për fazën e dytë të eventit në grupin E. Seti i parë nisi mirë për gjermanet të cilat ia dolën të fitonin në shifrat 25-23, teksa në setin e dytë portorikanet surprizuan kundërshtaren duke e mposhtur 27-25. Seti i tretë u fitua nga gjermanet 29-27. Seti i 4-ët dhe i fundit sërish ishte i ashpër, por gjermanet u treguan më

të sakta në lojën e tyre dhe e mbyllën me rezultatin 25-22. Gjermania ngjitet në vendin e 5-të me 14 pikë, ndërsa Porto Riko në vendin e 7-të me 6 pikë. Ndërkohë, befason Kina në ndeshjen e grupit F. Përfaqësuesja aziatike ia doli të fitonte përballë Shteteve të Bash-kuara të Amerikës 3-0. Amerikanet vinin si favorite, por parketi reflektoi të kundërtën. Seti i parë nisi dhe përfundoi me dominim i Kinës duke mos i dhënë aspak mundësi reagimi kundërshtares dhe në fund fituan 25-

17. Në setin e dytë, Amerika provoi të japë shenja jete, por pavarësisht përp-jekjeve maksimale fundi ishte sërish i njëjtë, Kina fiton në shifrat 26-24. Seti i tretë dhe i fundit nuk ka histori, azi-atiket sërish më të sakta, amerikanet larg pritshmërive me Kinën që fitoi 25-18. Për aziatiket ndeshja e radhës ndaj Rusisë është vendimtare për kualifikimin për në “Final Six” e njëjta gjë vlen edhe për SHBA në sfidën kundër italianeve, të cilat tashmë e kanë siguruar kualifikimin.

TEKNIKU LËVIZJA SULMUESI

Ranieri mund të kthehet në Premier, e kërkon Fulham

Piatek nuk ikën nga Xhenoa, klubi i vë “bllok”

Milani siguron shërbimet e talentit brazilian Pakueta

Rezultatet aspak të mira në këto tetë javë kampionat i kanë lëkundur pozitën e Slavisha Jokanoviçit në krye të Fulhamit. Pasardhës i tij mund të jetë italiani Klaudio Ranieri. Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarki-mi të Jokanoviçit, mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë pikërisht italianin, i cili nji-het mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester Siti. Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me vetëm pesë pikë të grumbulluara. Klaudio Ranieri në sezonin e fundit

Një ngjarje e bujshme vjen në rang klubesh në Itali. Bëhet fjalë për një lëvizje që do të ndodhë në janar. Pas tërheqjes së Barcelonës, Mi-lani mposhti konkurrencën e Paris Saint Germain sa i takon talentit të Flamengos, Lukas Pakueta, duke arritur kështu akordin me klubin brazilian për shumën e 35 milionë eurove plus bonuse. 21-vjeçari, i cili konsiderohet si Rikardo Kaka i ri, do të zhvillojë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave në Brazil, që transferimi i tij te kuqezinjtë të bëhet që gjatë merkatos së Janarit. Lojtarit në “Milanel-

“Corriere dello Sport” mundohet të hedhë dritë në lidhje me të ardhmen e sul-muesit polak të Xhenoas, Kristof Piatek, i cili është aktualisht shënuesi më i mirë i Serisë A. Piatek është blerë nga Xhenoa për shumën e 4 milionë eurove, por tani vlen të paktën 40 milionë euro. Jo vetëm kaq, por radha për të blerë sulmuesin në fjalë është e madhe dhe kryesohet nga klube më me zë të Europës. Në Itali janë Juventusi dhe Interi të interesuar seriozisht për këtë futbollist. Po ashtu, për Piatek po punojnë edhe Bajerni i Mynihut dhe klubet e

drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim të kampionatit klubi në fjalë vendosi të ndërpresë bash-këpunimin me të.

mëdha angleze. Por të paktën deri fund të këtij sezoni tifozët e Xhenoas mund të rrinë të qetë, sepse sulmuesi polak nuk do të lëvizë në janar.

meve belge është arrestuar një prej figurave të rëndë-sishme të futbollit vendas siç përkon të jetë trajneri kroat i Bruzhe Ivan Leko, i cili është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij. Duke konfir-muar kështu aludimet para-prake të mediave. Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit Bart Ver-haeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit. Operacioni i quajtur “Duar të pastra” sheh tashmë të arrestuar edhe agjentët De-

Shpërthen “Calciopoli” në Belgjikë, arrestohet trajneri i Klub Bruzh

Trofeu i fituar nga Geraint Thomas në Turin e Francës së këtij viti është grabitur. Lajmi u konfirmua nga vetë skuadra e tij “Team Sky”, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit. Trofeu u ekspozua në “Cycle Shoë” në Birmingham, së bashku me tro-fetë e Xhiros së Italisë 2018 dhe Turit të Spanjës të vitit 2017. Në komunikatë, “Team Sky” thek-sonte se policia u njoftua për këtë grabitje, me këtë të fundit

që nisi hetimet në kërkim të trofeut të “Grand Boucle” të këtij viti. Vet Geraint Thomas ka reaguar pas kësaj ngjarjeje, duke theksuar se është një epi-sod aspak i këndshëm. “Trofeu ka një vlerë të kufizuar, por një domethënie të madhe për mua dhe skuadrën. Shpresoj që grabitësi ta rikthejë. Trofeu është i rëndësishëm, por ato që kanë më shumë rëndësi janë kujtimet e kësaj vere të pabes-ueshme”, tha Thomas.jan Veljkoviç dhe Moxhi Ba-

jat. Federata Belge e Futbollit ka dalë më një komunikatë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se çështja është mjaft shqetësuese dhe dëmtuese për imazhin ndërkombëtar të futbollit belg. Jemi në pritje të përfundimeve me të cilat do të dalin organet kompetente, përfundon komunikata. Në fakt, skandali që ka përfshirë futbollin belg po merr përma-sa gjithmonë e më të mëdha. Janë arrestuar trajnerë, ku veçohet Ivan Leko i Bryzhit, drejtues klubesh dhe menax-herë të ndryshëm, mes tyre

Kina shpartallon SHBA, duelin vendimtar e luan me Rusinë

TROFE është vjedhur në “Cycle shoë” në Bir-mingam, pikërisht trofeu i Tour de France të këtij viti, një trofe i fituar nga çiklisti britanik Geraint

Thomas. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në vendet kiu ekspozohen trofe të tillë të rëndësishëm.

1

Një skandal trukimesh ka prekur futbollin belg, të përfshira janë klubet e njohura të këtij vendi si Anderleht, Genk, Standard Liezh etj. Vijnë arrestimet e para

lo” i është garantuar e njëjta strategji që u ndoq edhe për përgatitjen dhe ambientimin e Rikiardo Kakasë në fillimet e tij te kuqezinjtë.

edhe serbi Dejan Veljkoviç, i cili ka qenë menaxheri i Besnik Hasit kur ai ishte tek Anderlehti. Të gjithë dysho-hen për trukim ndeshjesh dhe pastrim parash. Gjatë operacionit “duar të pastra” të policisë në Belgjikë janë arrestuar agjentët Mohoj Bo-jat dhe Dejan Veljkoviç, tra-jneri Ivan Leko dhe arbitrat Sebastian Delferir dhe Bart Vertente. Klubi i Bryzhit është i gatshëm për bashkëpunim në këtë çështje, pasi nuk ka asgjë për të fshehur, sipas drejtuesve të tij. Bujë ka bërë përfshirja në këtë çështje e menaxherit Veljkoviç, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me klubet e Meshelenit, Lok-erenit dhe Klub Bryzhit, ku ka bërë shumë transferime. Po ashtu, ai ka mundësuar edhe kalimin në Itali të lojtarëve Adam Marusiç dhe Xhordan Lukaku, të dy aktualisht te Lacio e Igli Tares. Hetimet e mëtejshme pritet të sjellin detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në Bel-gjikë dhe jo vetëm. Ngjarja ka shokuar futbollin europian në tërësi pasi dyshohet përfshirja e një numri të madh zyrtarësh dhe klubesh.