15
E Enjte, 22.05.2014 SHEKULLI PRINT Toka sipas Kanunit* Publikuar më 20.08.2013 | 9:29 178 2 Haki KOLA/Specialist Kërkoni ...

Toka Pyjore Sipas Kanunit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Toka Pyjore Sipas Kanunit

E Enjte, 22.05.2014

 

SHEKULLI PRINT

Toka sipas Kanunit*Publikuar më 20.08.2013 | 9:29

  178    2   

Haki KOLA/Specialist

-Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjeçarin e fundit, ia kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për

Kërkoni ...

Page 2: Toka Pyjore Sipas Kanunit

këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peizazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish-presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet, që mund të përmblidhet: “Çdo gjeneratë e ka për detyrë që t’i lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e ka gjetur”. Evropa e dendur dhe e zhvilluar’ duket që pas një vuajtjeje të gjatë disashekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj më parë. Ne e humbëm atë shans dhe historinë nuk mund ta gjykojmë. Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë, kanë informacion apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi pyllin e tokën evropiane nga prerja apo gërryerjet. E di se në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare të 1-2 Nëntorit 2011, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqësore të Suedisë, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë dhe të drejtës së përdorimit të tokës pyjore të përfshihet në kurrikulën e Fakultetit të Pyjeve. Koha do të tregojë nëse zëri i tij ka arritur ndonjë vesh që dëgjon. Kujtoj që ka më se 15 vjet që debatojmë me kolegë që p.sh edhe problematika e pyjeve komunale të fillonte të trajtohej nga ky Fakultet, por në fakt këto 15 vite nuk kanë mjaftuar për të bindur vendimmarrësit.

Ndoshta është tepër teknike dhe për publikun bëhesh i bezdisshëm kur përsërit shpesh të njëjtën gjë, por meqë flitet për tokën, ujin e ajrin, më mirë të mërziten e t’i rregullojnë se sa të lihen të qetë e t’i shkatërrojnë. Le të shërbejë kjo si një leje që t’ua kujtojmë këtë mekanizëm, që shqiptarët e patën të parët në kanunin e tyre, ashtu instinktivisht, e sado që zakonisht duam ta përcjellim fajin në histori, p.sh tek turqit; këta të fundit jo vetëm nuk ua rrëzuan këtë të drejtë kanunore, por në hapësirat e Kosovës ua legalizuan fillimisht fshatrave e më pas secilit sipas familjeve, tokën me pyllin e tij, ndërsa në malësitë, ku nuk kishin pushtet të plotë, pothuaj nuk arritën as të fillonin ta legalizonin të drejtën që e kishin ndarë banorët me njëri tjetrin për çdo pëllëmbë të tokës me anë të kanunit. Edhe në pjesën fushore të vendit, dëgjon me dhjetëra raste që banorët përmendin për dokumente Osmane kur kërkojnë ndonjë të drejtë pronësie apo përdorimi për prona pyjore në pjesën lehtësisht të aksesueshme të vendit. Periudhën pas Luftës së Dytë Botërore kemi të lehtë ta justifikojmë, pasi ia faturojmë komunizmit. Ajo që nuk kuptoj është se përse edhe 23 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kjo mbetet tabu e çuditshme, shpesh me zarar, qoftë edhe për t’u përmendur.

Diku të vete mëndja tek ashpërsia me të cilin u luftua kanuni nga komunizmi, ashpërsi që gjenerata jonë e jetoi në shumë detaje emocionalisht. E groposi në mënyrë të pabesueshme. Për shumicën e njerëzve lufta kundër kanunit është konceptuar lidhur me pjesë të tij të lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta gjinore. Vetë luftuesit e kanunit diku e përmendin se kanuni ishte i dëmshëm pasi mbështeste pronën private. Pak kush është thelluar të shohë se cilën pronë private, apo se ishte fjala pikërisht për pyjet e kullotat. Qeveria e Nolit e programoi në kuadrin e reformës se tokës parimin që populli të merrte në pronësi për të siguruar nevojat për material drusor apo kullosor, çka fort rrallë përmendet, nga studiues të së drejtës. Për malësorët kanuni ishte veç të tjerash edhe një kadastër, që ndante e përkufizonte të drejtën për territorin ku jetonte. Njerëzit urbanë këtë ose nuk duan ose e kanë të vështirë ta kuptojnë. Bazuar në kanun e gjithë toka e Shqipërisë ishte e ndarë për krahinat, fshatrat, fiset. Kjo jeton deri në ditët tona. Secili mund ta provojë këtë trashëgimi në një mënyrë shumë të thjeshtë, megjithëse pyjet e kullotat nuk ishin të ndara me kufi midis fshatrave, megjithëse shteti nuk kishte asnjë hartë apo regjistër për kufijtë e fshatit apo familjes, në vitin 1990, kudo që u provua, u konstatua se komisionet me përfaqësues të fshatrave e gjetën dhe se shumica e kanë pranuar reciprokisht këtë kufi që vinte që nga kanuni.

Page 3: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Pra, kudo endet shpirti i patrupëzuar i kufijve, që tashmë ka marrë formën e një fantazme, në pyll e kullotë, njerëzit lokalë i dinë, e vazhdojnë në mjaft raste edhe i zbatojnë me sukses, në të kundërt ata që përfaqësojnë shtetin, nuk i njohin dhe kurrë, pavarësisht nga premtimet e herëpashershme, nuk filluan t’i pranojnë apo t’i regjistrojnë. Është pabesueshme që edhe shkolla, dijet apo politikat vazhdojnë të rezistojnë e t’i qëndrojnë larg kësaj sfide, pa kapërcimin e së cilës nuk ka frenim të degradimit. Kjo politikë e vazhdueshme e sofistikuar e mosnjohjes , u ka shkaktuar humbje të pallogaritshme shqiptarëve, shkatërrime e degradim, që në ditët tona po shtohet, duke përfshirë pyje, shtretër lumenjsh, kullota e çdo pëllëmbë të tokës “pa zot” në Shqipëri. Alpet e Evropës janë aktualisht të begata për nga mbulesa pyjore. Komunitetet e këtyre Alpeve në vitin 1848 u morën vesh me shtetet e tyre dhe e ndanë token e midis tyre, që të mbronin me këtë akt pyllin, kullotën dhe tokën që i rrit këto të dyja dhe ushqen rruzullin me ujë. Sot ata dëshmojnë se arritën rezultate fantastike, ruajtën dhe shtuan pyllin e kullotën, ruajtën e pasuruan token e ujin. Ata e shmangën tragjedinë e të përbashkëtës që po ndodh në pyjet e kullotat shqiptare.

Këtë e arritën (i) duke ndjekur parimet vendosjes së kufijve të qartë; (ii) rregullat për të drejtat e detyrimet reciproke shtet-komunitet u përputhën me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë të marrin pjesë për t’i rishikuar, (iv) autoritetet shtetërore ta respektojnë të drejtën e komuniteteve në vendosjen e këtyre rregullave, (v) një sistem për vetëmonitorim të sjelljes së anëtarëve ngrihet e funksionon; ka një sistem të pranuar sanksionesh për shkelësit dhe anëtarët e komunitetit kanë mundësinë e arritjes se mekanizmave me kosto të ulët për të zgjidhur konfliktet. Për ne ballkanasit perëndimorë tingëllon si e pabesueshme kur mësojmë që shteti menaxhon atë që u tepron banorëve ruralë. Që në vitin 1948, kur banorët e Austrisë, së bashku me shumë shtete të tjera të Evropës e fituan të drejtën që nga bujkrobër të ktheheshin në pronarë të një sipërfaqe toke të mjaftueshme për të siguruar nevojat e tyre vjetore me lëndë druri e bazë ushqimore për blegtorinë. Janë mbi 2000 komunitete pronarë të pyjeve në zonat e banuara përreth Alpeve, atje ku takohen kufijtë shtetërore të Italisë, Austrisë e Sllovenisë, të cilët kanë mbi 200 vjet përvojë administrimi të përbashkët. Mohimi i dhunshëm i kanunit të Lekë Dukagjinit, Skënderbeut apo Idriz Sulit, bëri që guri dhe kufiri i vendosur në rrjedhën e shekujve, për të fiksuar të drejtën dhe detyrimet e secilit mbi këto pasuri të përbashkëta, të mos njihej nga regjimi i kaluar, duke u tundur banorëve gjithmonë kambanën e mungesës së dokumentacionit, duke krijuar pasiguri shkatërruese, që i hap rrugën zbatimit të tragjedisë së të përbashkëtës mbi këto pasuri të çmuara.

Kanë kaluar 162 vjet, qëkur lëvizja fshatare në të shumtën e vendeve të Evropës Perëndimore fitoi dhe qeveritë filluan të rregullojnë të drejtat e fshatarëve mbi tokën pyjore e kullosore. Bujkrobërit fituan lirinë, bashkë me të drejtën që nevojat për prodhime pyje e kullosore t’i siguronin nga toka e tyre. Fermerët e shteti i besuan sistemit të së drejtës, e pranuan sfidën e vështirë afatgjatë të ndërtimit të tij. Shpate të tëra malore të shfrytëzuara tej mase për nevojat e industrisë minerare e të prera rrah, filluan të vishen e janë shndërruar aktualisht në ekosisteme mjaft të stabilizuara, që prodhojnë e shtohen. Ballkanasit e perëndimit në atë kohë nuk mundën t’i bashkoheshin kësaj lëvizjeje. Rënia e murit të Berlinit dhe fillimi i proceseve demokratike i gjeti zyrtarët të saturuar me mentalitetin komunist lindor dhe gjenerata rurale që u ndesh me ketë moment, gati e kishte harruar që mund t’i rikërkonte këto të drejta të mohuara në shekuj. E mësuar që këto t’i realizonte ashtu siç kishte bërë historikisht, në rrugë joligjore dhe pa detyrime fiskale, një pjesë e popullsisë sikur edhe i druhej që të organizohej, duke u mjaftuar me një shpërndarje të tokës bujqësore.

“Të fortët”, që u lidhen me politikën apo që shtuan blegtorinë, gjithmonë i kanë gjetur format e përdornit ilegal të këtyre burimeve, duke prerë apo kullotur të drejtën e fshatrave të tëra. Zyrtarët

Page 4: Toka Pyjore Sipas Kanunit

sikur janë mësuar të mos i pranojnë apo t’i minimizojnë nevojat për produkte drusore vjetore të popullsisë rurale, aq sa ka vite që konsumi nuk regjistrohet e monitorohet. Duket sikur realiteti virtual i krijuar në mendjen e tyre është larg realitetit,dhe u mbetet hatri kur dikush thotë që një familje në Dragash, Pukë, Kukës, Malishevë, Devoll apo Leskovik, harxhon gjatë një viti edhe 25 apo 30 m3 dru për ngrohje, apo një dele dhi apo lopë merr për çdo ditë nga pylli e kullota disa kilogram gjethe e bar. Të mësuar që të nderojnë qeverinë apo zyrtarët e lartë, ata vrapojnë të minimizojnë këta tregues, të shmangin vëzhgimet e matjet, duke krijuar një klimë në disfavor të qytetarëve politikë-bërësve.

Ata nuk e besojnë p.sh që pylli shqiptar në gjendjen aktuale nuk ka kapacitet të plotësojë nevojat e zonave rurale për dru zjarri e ndërtim. Kullotat e jugut nuk i plotësojnë nevojat e blegtorisë për kullotje. Qeveria punon me peshore të prishur,që i tregon shumë herë më pak peshën e atyre që në fakt i merren pyllit e kullotës. I gjithë sistemi është i çorientuar, akuzat të ndërsjella në rritje. Si rezultat, për të plotësuar këto nevoja të papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth tre herë më tepër se sa rritet dhe vazhdon të degradohet. Kullota mbishfrytëzohet disa herë mbi kapacitetin e saj dhe degradimi i tokës, shtimi i erozionit e përmbytjeve janë në progresion. Në pozicion krejt të kundërt janë banorët e zonave rurale, që e vlerësojnë realisht atë nevojë që ata përpiqen me çdo mjet ta realizojnë duke shfrytëzuar sa pyllin, apo fundin e arës, buzën e përroit ku e siguron drurin për ngrohje me minimumin e transportit. Ky sistem është arritur pas përpjekjeve pothuaj njëqindvjeçare dhe bazën e suksesit e ka garantuar nga regjistrat korrekt të tokës të realizuar që në vitin 1871. Janë përllogaritur nevojat për çdo familje dhe sipas traditave e kushteve konkrete, janë vendosur kufijtë midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet një kuadri ligjor me përvojë mbi 160 vjeçare. Ata janë të brengosur, që megjithëse të ditur sistemi i tyre menaxhues nuk funksionon.

*Titulli është redaksional

Videot e fundit

Çfarë ndodh nëse bën video kur je në timon?

Adoleshenti hero: "Si e shpëtova vajzën nga një shofer i dehur"

Page 5: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Ja çfarë ndodh kur vidhen kapakët e pusetave

Vogëlushja 2-muajshe që thotë: "I love you"

10 Komente  178    2   Pa Emër

Aktualisht, 23 vjet pas ndarjes nga sistemi centralizuar, privatizimi i tokës është bërë vetëm për tokën bujqësore që ndodhet në fushë, toka e malësorëve në veri e jug, historikisht e qeverisur prej tyre ka mbetur pronë shtetërore. Ajo është kryesisht tokë pyjore dhe administrohet me ligje komuniste. Si rezultat në pjesën më të madhe pyjet e vendit tonë janë prerë, djegur e shkatërruar. Verilindja dhe veriu janë të varfër pasi fshatarëve u është mohuar padrejtësisht privatizimi i tokës së tyre, vetëm se përdorimi aktual i saj, quhet pyll. Në Pukë fshatarëve u është privatizuar 4% e tokës së tyre, ndërsa në Fier 96 % e tokës.Pa Emër

,?? Mjedisi shqiptar po shkatërrohet, varfëria rritet për shkak të politikave të gabuara Në Shqipëri priten 3 herë më tepër drurë në pyje se mundësia e tyre e rritjes dhe shfrytëzimit. Nga 2 milion m3 dru që priten në vit, shteti shet më pak se 200 mijë m3 dhe e gjithë pjesa tjetër pritet ilegalisht e shteti kontrollon më pak se 10% të prerjeve. Të ardhurat që merren shkojnë për kontrabandistët.Pa Emër

ErozioniBurimet natyrore përfshirë dhe tokën ndodhen nën presionin e pakësimit dhe mbi shfrytëzimit të tyre të vazhdueshëm, ku erozioni përbën një nga çështjet më kritike dhe emrgjente për tu zgjidhur. Disa nga faktorët shkaktarë të erozionit në vend përfshijnë ndryshimet klimatike, sasinë dhe shpërndarjen e reshjeve, mbulesën bimore të degraduar, pjerrësinë e terreneve (60% e tokës bujqësore shtrihet në terrene të pjerrëta dhe shumë të pjerrëta), lartësinë mesatare mbi nivelin e detit, rrjetin dhe veprimtarinë e lumenjve, shpyllëzimet dhe mbikullotjen, degradimin e tokës si rezultat i praktikave të kultivimit, rritjen e vazhdueshme të popullsisë, migraconin, ndryshimet në mënyrat e konsumit, korrupsionin dhe forma të tjera të keq qeverisjes, mungesën e investimeve për mbrojtjen e tokës, ndërtimin e pritave malore, pyllëzimet e reja etj. Erozioni vërehet në të gjithë territorin e vendit në rreth 24% e tij duke u shfaqur në forma të ndryshme, si gërryerjet sipërfaqësore të tokës, brigjeve të lumenjve, përrenjve, në formën e depozitimeve të ngurta, shkarje e shëmbje masive apo të lokalizuara, si dhe degradim fizik e kimik të tokave, duke shkaktuar jo vetëm humbje të sasisë por dhe të cilësisë e funksioneve të tokës, siç është pjelloria e saj. Si rezultat i erozionit në vend, nëpërmjet transportit të lumenjve largohen për në det rreth 60 milionë ton

Page 6: Toka Pyjore Sipas Kanunit

në vit materiale të ngurta tokë nga shtresa më aktive e saj. Eshtë alarmant fakti që lumenjtë e përrenjtë rrëmbejnë çdo vit mbi 100 hektarë tokë, ndërsa nga shkarjet janë të rrezikuara rreth 150,000 ha tokë në të gjithë vendinArtan Palushi

Kerkohet nje revolucion per te mbrojtur pasurine pyjore. Kete duhet ta bejne vete banoret e zonave rurale te nxitur nga Shoqatat e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave dhe te mbeshteten nga NJQV-te. "Pa qare femija, e ema nuk e ven ne gjunje".Duhet ngritur zeri per dite e me shumeRexhep Ndreu

Reformë institucionale ne PYJE....Pyjet ne mvartesi te K/ ministrit, ndryshe i mori djalli si deri me sot?

Në kuadrin e asistentcës teknike dhënë nga Banka Botërore është propozuar që pyjet shtetërore të menaxhohen nga një Agjenci. Numri dhe madhësia e Agjencive Rajonale të Pyjeve Shtetërore do të varet nga sipërfaqja e pyjeve shtetërore dhe cilësia e pyjeve që ato kanë dhe të shkohet drejtë vetëfinancimit. Zyrat lokale të Agjencisë Rajonale të vendosen në zonat pyjore, në shërbim dhe pranë pyjeve.Për një bashkërendim e qeverisje më të mirë të pasurive natyrore, propozohet që sektori i pyjeve dhe kullotave të rikthehet në vartësi të K/ Ministrise si pasuri. Atje të krijohet e të funksionojë Agjensia Kombëtare e Pyjeve dhe e Kullotave, si strukturë më vete në pronësi të Këshillit të Ministrave dhe në administrim të Agjensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave. Ndërsa për pyjet në pronësi të Komunave e Bashkive në administrim të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale duhet të krijohet strukturë në Ministrinë e Brendshme dhe deri në çdo komunë e bashki. Ndërsa Ministria e Mjedisit të ketë rolin e monitormit.Rexhep Ndreu

Ne bazete ligjit Shteti ka 2 pronar 1. Keshilli i Ministrave, dhe 2.Njesite e Qeverisjes Vendore...pyjet ne vartesi te K.Ministrave administrohen e menaxhohen nga Ministria e mjedisit deri sot me strukturat e saje mvartese, pyjet ne pronesi te Komunes menaxhohen nga Shoqatat dhe strukturat e fshatit deri ne Ministrine e linjes. Strukturat kane ekspert (inxhinjer e teknik qe duhet te jene te pergjegjeshem per perdorimin e qendrueshem.Sic po shohim Shyqo pak drure ne kembe kane ngel..prandaj duhet fuqizuar pergjegjesia e aktoreve....Ne jem sherbyes Shyqo jo pronare....mos ti bejme qejfin vetes me luge bosh....Nese ti je tek shteti (DSHP) ka dhe nje specialist Komuna qe eshte si ti, ai duhet te ndjeje pergjegjesine ne menaxhim njelloj....Strukturat e kontrollit duhet te jene nga nje strukture tjeter pa konflikt interesi jo si deri sot apo Jo...Avdurrahim Ashiku Athine

Marre nga shkrimi Mallkimi i drinit?Domethënës ka qenë një tregim në librin e këndimit të brezit tim, nxënësve të fundviteve dyzetë. Nuk më shqitet nga kujtesa. ... Një plak nëntëdhjetë e ca vjeç po mbillte një pemë. Një udhëtar, i çuditur, i thotë: ,??Shpreson që të hash frutat e asaj peme?,??. Plaku i mençur i thotë: ,??Mbollën të tjerët, hëngra unë, tani mbjell unë të hanë të tjerët,??.Ne hëngrëm nga ato që mbollën prindërit tonë, mbollëm edhe vetë. Pastaj morëm sëpatën e i premë në rrëzë. Premë degën ku kishim vënë këmbët, pa menduar se do t,??i biem kaq keq tokës me kokë.Gazetari i “Kurorës së Gjelbër”

Analiza që s,??u bënë asnjëherë. Pasojat e tenderëve 1992-2012Megjithëse i shpërndarë shpateve e luginave, shpesh të thepisura, me përmasa modeste, që të çorientojnë kur futesh në brendësi, politikëbërësit e ndonjëherë edhe librashkruesit, e kanë klasifikuar si të madh e industrial pyllin shqiptar. Me gjithë thirrjet e kohë pas kohshme të ekspertëve e Federatave të Pyjeve përpara se të dëmtohen masivisht pyjet e larta të Shqipërisë (sepse pyjet e ulëta, veçanërisht dushkajat, ishin dëmtuar masivisht para vitit 1990), për të analizuar mundësitë e këtyre pyjeve dhe nevojat e të drejtat e komunitetit, asnjëherë nuk u bë ndonjë debat kombëtar se si do ta orientonte kombi shqiptar atë pak pyll që i vishte malet e tij të reja tekanjoze.

Page 7: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Analiza duhet bëhej mbi bazën e asaj që pylli të jepte, duhej shërbimi i tij për të ruajtur ujin e tokën, të analizohej nëse tepronte ndonjë gjë për në treg apo prodhimi do plotësonte nevojat e familjeve, veçanërisht një pyll që duhej të luante edhe rolin e kullotës për bagëtitë e banorëve që kishte strehuar. Tani që pyjet pothuaj u mbaruan, duket se do fillojë debati se ku është më mirë të merren vendimet menaxhuese, të jenë vendorët apo të ketë vendimmarrje shteti, ku çdo militant politik të jetoje me shpresën se akoma ka edhe pak për të rrëmbyer, si vitin e kaluar, kur u sulmua dhe Zalli i Gjocajt e Parqet (!!??), të vetmet zona me pyje të lartë të mbetura nga tenderët që nuk u kursyen për 20 vjet, duke rrafshuar mijëra ha me pishë e ah.Këto analiza s,??u bënë asnjëherë, po mbizotëroi tenderi me njerëz të babëzitur për të fituar sa më shumë, por që edhe sot hakërrehen si çakej për të kapur ndonjë copë pyll për ta prerë. Prapa firmave fantazmë ka struktura të shtetit që akoma guxojnë e tentojnë të mbajnë në pronësi disa copa të paprera, për tu bërë mëkatarë, po që një ditë do t,??i vuajnë. Këto struktura guxojnë që dhe kur Kryeministri thotë se shteti duhet të mbajë në pronësi vetëm 10 % të territorit të pyjeve e kullotave, përpiqen me të gjitha format e rrugët, jo vetëm ta zvarrisin procesin, po edhe ta deformojnë e të krijojnë gjithfarë vështirësish, që reforma të vazhdojë pafundësisht, për të parë të prerë çdo dru në këmbë, për të vrarë çdo kafshë ose shpend ...

Gazetari i ,??Kurorës së Gjelbër,??Genci Pina Inxhinjer

Jam dakort plotesisht me ju ku citoni se:"Sot sipas ligjit pyjet e shtetit jane ne pronesi te Keshilit Ministarve dhe Pushtetit Vendor".por ketu te une po ndodhin gjera te tmershme .Pyjet trungishte i kane mare ish pronaret ku kane siguruar edhe certifikatat e pronesise per token.Duhet theksuar se keto pyje jane ngritur me aksione dhe kontribut vullnetar mbas vitit 1964,mbasi me pare kane qene det.Per kete pr.Kristo Qendro eshte ideator projektues dhe zbatues i projektit per brezin pyjor bregdetar ne Seman.Edhe sume specialist te vjeter si Telemak Nushi,Vllasi Milaj,Koci Dano,Vasil Sota,Sotiraq Decolli, Llambi Kajana,Nje Miranda nga Tirana,Vojsava Jaupi,Vangjel Bare e shume te tjere te cilet kane dhene kontribut modest per pyllezimin e bregdetit Me vone vjen plejada e me te rinjve duke filluar nga Andon Hajdini,Niko Zisi,Fredi Merkaj dhe me dhjetra specialis te mesem teknik pyjesh qe kane kontriubuar per mbrojtjen dhe menaxhimin ne vite..Aksioniste te ndryshem nga gjithe rrethi ,ushtar dhe kontributi i koperativisteve te Semanit dhe me shkresen nr 4567/1 date 12/06/2013 te nisur DSHP Fier. te firmosur nga ministri Mediu, ngarkohet per zbatimin e punimeve kjo drejtori. nne te po vazhdon zbatimi i nje projekti ku gjithe linja e shtetit ( DSHP) Fier,ka damkosur dhe po vazhdon shfrytezimin subjekti "Drita" nga Kurbini.Genci Pina Inxh.

CFARE BEN MINISTRIA ME PYJET KOMUNAL ??Por desha te thosha se komuniteti i Semanit i ka ruajtur pyjet nga 2 eksodet ne vitin 1992 dhe ai i vitit 1997,ku filloi prerja masive e tyre.Ne daten 12.06.2013 me shkresen nr.4567/1 derguar DSHP Fier dhe te firmosur nga ministri Mediu,eshte ngarkuar per zbatim te nje projekti per punime silvikulturale DSHP Fier ne favor te familjes Nevin Godo si pronare.Komuna si pronare e ligjshme anashkalohet dhe nuk ka dijeni per keto punime.Ne daten 15.07.2013 ka filluar prerja dhe asortimi i materialit drusor nga nje subjekt nga kurbin ( Subjekti "Drita shpk) Une nuk e kuptoj nga e gjen ministri kete te drejte ,duke ditur se pyjet ne kuader te decentralizimit i kaluan vertet komunave por ato jane pyje publik dhe jo privat!!!!!!!!. Perse jemi ne specialistet e pyjeve neper komuna???? .

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë! 

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: [email protected]

Page 8: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Emri (jo i domosdoshem)

6 + 6 = Captcha (e domosdoshme)

Më të lexuarat SOT

Më të komentuarat SOT

Aborti makabër i 21-vjeçares shqiptare

Lumë sharjesh dhe fyerjesh për Berishën

Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit

Komento

Page 9: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Greva e urisë, ironi për batanijet dhe komente për fustanin e Bregut

Plagosje me thikë në Durrës (VIDEO)

Page 10: Toka Pyjore Sipas Kanunit

Luks në një hotel të Kalifornisë, servirin shampanjë me avion të telekomanduar

Nëse jeni duke kërkuar për një jetë tejet private dhe nuk doni të shqetësoheni nga stafi, atëherë ju mund të kërkoni që pijet tuaja të vijnë me avion të telekomanduar. Kjo është mënyra se si një hotel në Californi ka vendosur të tërheqi vëmendjen e klientëve të saj VIP. Hoteli Casa Madrona, në Sau

Letrat e ish-zonjës së parë Kennedy do të mbeten sekret

Një koleksion prej letrash sekrete nga ish-zonja e parë Jackie Kennedy të dërguara një prifti të moshuar irlandez, u tërhoq nga ankandi ku pritej që të mblidheshin deri në 5 milionë dollarë.  Ky koleksion përmban mesazhe tejet personale të znj. Kenedi dërguar At Josef Leonard  mes viteve 1950 dhe 1

Ndikimi i stresit gjatë shtatzënisë

Nëse nëna ka kaluar në dy periudha të shkurtra të rënda të stresit në shtatzëni, rastet që fëmija të kalojë ndonjë sëmundje kronike rriten për pesëfish. Sipas një studimi kryer nga Instituti i Psikiatrisë në “London King ‘s College” tek nënat angleze është vërtetuar se gratë të cilat kalojnë në s

Page 11: Toka Pyjore Sipas Kanunit

JU SUGJEROJME

Majkëll Xhekson shfaqet si fantazmë

Page 12: Toka Pyjore Sipas Kanunit

© Shekulli Online | Privacy

KREU

LAJMI I FUNDIT

POLITIKË

KRONIKË

EKONOMI

OPINION

KOSOVA

RAJON

BOTË

SPORT

TEKNOLOGJI

Page 13: Toka Pyjore Sipas Kanunit

LETRA