24
Zvarritja e marrëveshjes së detit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka irrituar Athinën. Përplasjet mes kreut të shtetit dhe mazhorancës për dhënien e autorizimit për të vijuar negociatat me Greqinë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Zbardhen prapaskenat e lëvizjes së re në PD, kritikët plan për të rrëzuar Lulzim Bashën brenda pranverës, ja kur ngrihet partia e re Athina rrit presionet ndaj Metës, ambasadorja greke ultimatum në zyrë Presidentit të zhbllokojë paktin e detit, Bushati jep sqarimet e para Tirazhi 10000 kopje E Martë 6 Mars 2018 Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të vrisnin Edi Ramën, nuk më ndali as këshilltari i Klinton, jam rritur sipas kanunit Izet Haxhia pritet të ekstradohet në Shqipëri brenda 10 marsit. Gjykata e Lartë turke më 7 shkurt vendosi të ekstradojë nëTiranë ish-trupro- jën e Sali Berishës, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin... Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e vetin- gut në polici. Pas votimit në parim në seancën e kaluar, Kuvendi dje pasi mori në shqyrtim dhe amendamentet e propozuara nga ana e LSI, votoi nen për nen dhe në tërësi me 86 vota pro 32 ab- stenim dhe 1 kundër projektligjin ... Parlamenti miraton vetingun në polici dhe komisionin hetimor për Saimir Tahirin, LSI bashkon votat me socialistët Ekstradimi i Izet Haxhisë brenda 10 marsit, Arta Marku vizitë blic në Turqi, nisin lëvizjet për të hapur dosjen e vrasjes së Hajdarit Faqe 10 Faqe 6 Faqe 9 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Kriza në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Bashkimit Sovjetik, ja kritikat që vinin nga Kina dhe si delegacionet shqiptare sulmonin vazhdimisht Hrushovin Faqe 12 Faqe 3 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Pazaret e fshehta politike, rrezik për shtetin! Nga Florim ZEQA Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Kur krimi ordiner fiton statusin si i organizuar Italia, populizëm, euro- skepticizëm dhe vështirësi qeverisjeje si përfundim E vërteta e kapjes së kokainës, operacioni “dhuratë” e SHBA për Edi Ramën para takimit me lobin çifut në Amerikë Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 6,7 Socialistët paralajmërojnë Berishën: Nuk do ia hedhësh pa u lagur për vendimet që ke marrë, do të hapen petët e byrekut Pas çështjes së detit dhe zvarritjes së dekreti- mit të kreut të SHISH, Helidon Bendo, mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit të Repub- likës, Ilir Meta ka nisur edhe një tjetër përplasje. Vakancat në Gjykatën Kushtetuese... Vakancat në Kushtetuese përplasin Ilir Metën me mazhorancën, Presidenti vë në lëvizje KED pa pritur vetingun, PS kundër Faqe 8 Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Dur- rës, ka ngjallur debate, akuza dhe përplasje të forta politike. Edhe pse për të për parë herë në vend, por dhe në Evropë u arrit të kapej një sasi rekord, opozita po teton ta shfrytëzojë op- eracionin për kredo politike. Por si qëndron e vërteta? A kanë pasur ndikim vendet partnere për këtë sasi droge, apo gjithçka është meritë e autoriteteve shqiptare? Faqe 5 Operacioni në Durrës, për të rritur reputacionin e policisë dhe qeverisë në arenën ndërkombëtare

Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti:

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

Zvarritja e marrëveshjes së detit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka irrituar Athinën. Përplasjet mes kreut të shtetit dhe mazhorancës për dhënien e autorizimit për të vijuar negociatat me Greqinë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Zbardhen prapaskenat e lëvizjes së re në PD, kritikët plan për të rrëzuar Lulzim Bashën brenda pranverës, ja kur ngrihet partia e re

Athina rrit presionet ndaj Metës, ambasadorja greke

ultimatum në zyrë Presidentit të zhbllokojë paktin e detit, Bushati jep sqarimet e para

Tirazhi 10000 kopje E Martë 6 Mars 2018

Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të vrisnin Edi Ramën, nuk më ndali as këshilltari i Klinton, jam rritur sipas kanunit

Izet Haxhia pritet të ekstradohet në Shqipëri brenda 10 marsit. Gjykata e Lartë turke më 7 shkurt vendosi të ekstradojë në Tiranë ish-trupro-jën e Sali Berishës, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin...

Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e vetin-gut në polici. Pas votimit në parim në seancën e kaluar, Kuvendi dje pasi mori në shqyrtim dhe amendamentet e propozuara nga ana e LSI, votoi nen për nen dhe në tërësi me 86 vota pro 32 ab-stenim dhe 1 kundër projektligjin ...

Parlamenti miraton vetingun në polici dhe komisionin

hetimor për Saimir Tahirin, LSI bashkon votat me socialistët

Ekstradimi i Izet Haxhisë brenda 10 marsit, Arta

Marku vizitë blic në Turqi, nisin lëvizjet për të hapur

dosjen e vrasjes së Hajdarit

Faqe 10

Faqe 6

Faqe 9

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Kriza në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Bashkimit Sovjetik, ja kritikat që vinin nga Kina dhe si delegacionet shqiptare

sulmonin vazhdimisht Hrushovin

Faqe 1

2

Faqe 3

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Pazaret e fshehta politike, rrezik për shtetin!

Nga Florim ZEQA

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Besi BEKTESHI

Kur krimi ordiner fiton statusin si i organizuar

Italia, populizëm, euro-skepticizëm dhe vështirësi qeverisjeje si përfundim

E vërteta e kapjes së kokainës, operacioni “dhuratë” e SHBA për Edi Ramën

para takimit me lobin çifut në Amerikë

Çmimi 20 lekë

Faqe 6,7

Socialistët paralajmërojnë Berishën: Nuk do ia hedhësh pa u lagur për vendimet që

ke marrë, do të hapen petët e byrekut

Pas çështjes së detit dhe zvarritjes së dekreti-mit të kreut të SHISH, Helidon Bendo, mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit të Repub-likës, Ilir Meta ka nisur edhe një tjetër përplasje. Vakancat në Gjykatën Kushtetuese...

Vakancat në Kushtetuese përplasin Ilir Metën me

mazhorancën, Presidenti vë në lëvizje KED pa pritur

vetingun, PS kundër

Faqe 8

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Dur-rës, ka ngjallur debate, akuza dhe përplasje të forta politike. Edhe pse për të për parë herë

në vend, por dhe në Evropë u arrit të kapej një sasi rekord, opozita po teton ta shfrytëzojë op-eracionin për kredo politike. Por si qëndron e

vërteta? A kanë pasur ndikim vendet partnere për këtë sasi droge, apo gjithçka është meritë e autoriteteve shqiptare? Faqe 5

Operacioni në Durrës, për të rritur reputacionin e policisë dhe qeverisë në arenën ndërkombëtare

Page 2: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

2 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Unë çdo ngjarje që lëviz brenda hapësirës të së

djathtës e konsid-eroj shenjë pozi-tive. Linja e kuqe

është me palën tjetër. Shumë vite

me radhë kemi bërë më shumë

problem hallet që kemi midis nesh

dhe rivalitetin sesa raportin që kemi

me kundërsh-tarin...

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli deklaroi pak kohë më parë se Lulzim Basha është katastrofa e PD-së, pasi sipas saj, falë strategjisë së gabuar dhe taktikave elektorale të ngritura mbi glorifikimin e per-sonalitetit të tij të rreme, ai rrëzoi në gjunjë Partinë Demokratike. “Zoti Basha është katastrofa e PD-së. Falë strategjisë së gabuar dhe taktikave elektorale të ngritura mbi glorifikimin e personalitetit të tij të

rreme, ai rrëzoi në gjunjë Partinë Demokratike dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkud-hëtarit dhe mikut të orëve të vona te kësaj vere, për fitoren e tij dërr-muese. Rama i kërkoj marrëveshje që të bëhej timonier, Basha e desh aq shume sa e bëri “kondotier”. Ringritja e PD-së dhe revanshi i saj politik fillon vetëm me largimin e zotit Basha. Demokratët e dinë shumë mirë këtë”, deklaroi ajo.

TOPALLI: BASHA, KATASTROFA E PD

Dorëheqja e Renzit, Sherefedin Shehu thumbon Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Sherefedin Shehu, ka reaguar ditën e djeshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit italian, Mateo Renzi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu ka thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa i ka bërë thirrje që të reflektojë pas këtij gjes-ti. “Zoti Basha! A e dëgjuat Matteo Renzi-n sot? Ish-kryeministri Ren-zi nuk e kam simpatizuar vetëm pse ishte i majtë. Por opinionin e ndryshova kur dha dorëheqjen për hedhjen poshtë nga Parlamenti të një projekt-ligji të qeverisë së tij. Ndërsa sot, kur shpalli publikisht dorëheqjen e tij, ndoqa një leksion të mirë demokracie dhe gjykova PD-në time. Udhëheqësi i PD-së së Italisë shpalli dorëheqjen pa hezitim dhe të parovokushme, sepse i ranë rezultatet në zgjedhje. Udhëheqësi i PD-së time, me rezultatin më të dobët historik në zgjedhje, nuk gux-on të dorëhiqet por “ngrin” dhe “rizg-jidhet” kryetar i partisë”, shkruan ish-deputeti i PD, Sherefedin Shehu.

Lejet e ndërtimit, Beqaj akuza Bashës

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka sulmuar dje kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit, teksa i ka ku-jtuar mënyrën se si jepeshin lejet e ndërtimit, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Beqaj e ka akuzuar Bashën se dikur lejet jepeshin duke kaluar nga kunati i tij. Sipas Beqajt, proce-durat për lejet dhe licencat sot janë thjeshtuar dhe përgjigja nuk vonon më shumë se 30 ditë. “Janë hequr 45% prej lejeve. Janë eliminuar rreth gjysma. Kjo është një përpjekje për një mjedis sa më miqësor. Të dhënat e ekonomisë janë pozitive. Në janar pati një rritje të eksporteve 20% krahasuar me 2018. Opozita ka bërë sulm frontal dhe sondazhet tregojnë se ata bëjnë përpjekje të dëshpëru-ara për të krijuar situatë depresive. Dihet botërisht se para 3 vitesh, lejet i jepte vetëm kunati. Të mërzitesh që nuk i jep më ai, nuk është e hijshme për dikë që dëshiron të jetë kryem-inistër. Çdo leje ndërtimi të dhënë i dihet projektuesi”, deklaroi Beqaj.

Shpërthen Agron Duka: Parlamenti është kthyer në dhomë noterie, deputetët të justifikojnë rrogën që marrin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka shpërthyer ditën e djeshme ndaj politikanëve shqiptarë. Përmes një statusi në rr-jetet sociale, Duka ka ironizuar dje veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë, teksa e krahasoi sallën gjysëm bosh të Parlamentit me një dhomë noterie. Madje, shumica sipas tij, shkon në seancën plena-re vetëm për të ngritur dorën kur e kërkon krye-tari. “E hëna pushim, por vetëm për mazhorancën”. Sot është ditë e hënë, dhe për të gjithë ata shqiptarë që kanë fatin të kenë një punë, do të thotë zgjim i

herët dhe përveshje mëngësh për të mbajtur famil-jet e tyre. Me punën e qytetarëve mbahet jo vetëm ekonomia, por edhe administrata, parlamenti dhe qeveria. Me taksat tona, të cilat po pësojnë një rritje të vazhdueshme, mjafton të mendojmë taksën e pronës nga 1 Prilli, paguhen edhe ata që këtë sallë e kanë lënë bosh. Ka kohë që Parlamenti është transformuar në një dhomë noterie, dhe pjesa dërrmuese shkon aty për të ngritur dorën kur e kërkon kryetari, por në këto përmasa po bëhet e turpshme”, deklaroi ish-deputeti Agron Duka.

Ndërkohë, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste u kërkoi politikanëve, sidomos deputetëve që të shkojnë në punë dhe të justifikojnë rrogën që marrin nga taksat e shqiptarëve. “Dy janë zgjidhjet: Ose shpalleni edhe të hënën pushim, dhe mos u lodhni me fasadën; ose shkoni në punë dhe justifikoni rrogën që merrni nga taksat e shqiptarëve”, nënvizoi ai. Nga ana tjetër, po dje kreu i PAA i quajti subvencionet në bujqësi si një demagogji të dështuar të qeverisë. “Subven-cionet në bujqësi si një demagogji të dështuar

të qeverisë! Prej kohësh, qeveria fton fermerët që të investojnë për të zgjeruar prodhimin, për të përfituar subvencione. Por realiteti është një tjetër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, nga 350 mijë fermerë që janë në të gjithë Shqipërinë, vetëm 3.000 kanë marrë subvencione në gjithë këto vite, pra më pak se 1 për qind. Madje, edhe shumica e atyre që kanë përfituar, nuk kanë qenë fare fermerë, por njerëz me lidhje në qeveri”, nënvizoi kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka

Rigels SELIMAN

Turi i takimeve të nisura nga Patozi dhe Bode me bazën demokrate me qëllimi inici-min e një lëvizje të re bren-

da të djathtës, ka sjellë shqetësimet e para në Partinë Demokratike. Të shumta kanë qenë reagimet ndaj këtij turi, ku më të ashpër janë treguar mbështetësit e kreut të PD, Lulzim Basha, të cilët nuk kanë kursyer sulmet dhe akuzat ndaj Patozit. Fillimisht, ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ai i cili dje gjatë një prononcimi për mediat komentoi me ironi nismën e Patozit, duke deklaruar se partitë nuk mund të nisin pas disa gotave me raki të konsumuara nëpër resto-rante. “Unë di që zoti Patozi dhe zoti Bode kanë qenë në 3 takime në Korçë, kanë qenë në Pogradec, në Devoll, kanë qenë edhe te Malo në Korçë, në të cilin unë i kam porositur për një shishe raki, ku kanë qenë duke pirë gjashtë apo shtatë veta raki. Nuk besoj se nga kjo fjali mund të lindë një parti politike. Partitë politike lindin o nëpër katedra, o nga lëvizjet shoqërore dhe kurrë nga rakia”, deklaroi ai. Në lidhje me këtë nismë, dje ka reaguar edhe deputeti i PD, Flamur Noka, i cili deklaroi se PD ka parë shumë lëvizje, por kjo nuk e ka dëmtuar atë. “Ka pa PD shumë lëvizje shumë. Të gjithë janë rikthyer prapë në PD, kështu që mos u merrni me lëvizje”, tha ai. Ndërsa për deputetin Tritan Shehun në PD, ka hapësirë për të gjithë dhe krijimi i fraksioneve të tjera sipas tij, nuk është diçka e mirë. “Mendoj se midis nesh ka hapësira për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të qenë së bashku, pavarësisht je apo nuk je në Parlament. PD duhet të mendojë për t’u bashkuar, për të qenë së bashku dhe jo për t’u ndarë. Ndarjet edhe në eksperiencat e viteve të kalu-ara treguan që nuk patën sukses. Përkundër përfunduar me bashkime që na dhanë forcë”, tha ai. Kurse për deputeten Rudina Hajdari, krijimi i një partie të re nga Patozi, nuk do ta dëmtonte kurrsesi PD-në. “Jetojmë në një demokraci kështu që është e drejta e tyre të formojnë një parti, por që kjo nuk besoj se do e dëmtojë PD-në për këtë të jeni të sigurtë”, tha ajo. Ndërkohë vetë Basha u shpreh se: “Do kemi kohë, do kemi kohë”.

Bashën, jovetëm duke marrë garanci nga kreu i PD që të mos penalizohen nga kodi i ri zgjedhor, por ai duhet të marrë parasysh edhe kërkesat e tyre. Megjithatë, nisma më e fundit e Patozit, ka rikthyer sërish vëmendjen tek aleatët e PD, pasi këtë të fundit, kanë mirëpritur lëvizjen e kritikëve të Bashës. Ka qenë kreu i LZHK, Dashamir Shehu, ai i cili dje deklaroi se lëvizjet brenda PD janë shenjë e mirë. “Unë çdo ngjarje që lëviz brenda hapësirës të së djathtës e konsideroj shenjë pozitive. Linja e kuqe është me palën tjetër. Shumë vite me

radhë kemi bërë më shumë prob-lem hallet që kemi midis nesh dhe rivalitetin sesa raportin që kemi me kundërshtarin”, tha ai. Ndërsa aleati kryesor i PD, Fatmir Mediu i bëri thirrje Bashës që të bashkëpunojë me të gjithë. “Basha të gjejë rrugë për të gjithë. Duhet të mendojmë për rrugën e bashkëpunimit, jo nd-jesitë personale”, tha ai. Sidoqoftë, mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi largimi i aleatëve të PD, do të rëndonte akoma më shumë pozitat e liderit demokrat, Lulzim Basha brenda Partisë Demokratike.

Ndërsa deputeti Genc Pollo i etike-toi kritikët e Bashës si mistreca me llastiqe në xhep, që duan të thyejnë xhamat e PD. “Varet nga frëngjia që zgjedh, varet nga llogorja që zë. Nëse bën mistreqllëqe me llastik në xhepa për të thyer xhamat diku, edhe ato të opozitës, nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh”, tha ai.

PD e rrezikuar dhe nga braktisja e aleatëve

Por Partia Demokratike duket se është e rrezikuar edhe nga brak-tisja e aleatëve. Gazeta e ka thënë se aleatët i kanë vënë kusht Bashës reformën zgjedhore. Madje, ata e kanë kushtëzuar bashkëpunimi me

Pollo “thumbon” Patozin e Boden: Mistrecë me llastiqe në xhep që duan të thyejnë xhamat tonë

Paralajmërimi i Astrit Patozit për parti të re, nisin sulmet dhe akuzat nga mbështetësit e Bashës,

PD e rrezikuar dhe nga braktisja e aleatëve“Është fare e qartë se për Lulzim Bashën nuk ka

shumë rëndësi, nëse Partisë Demokratike i vjedhin apo blejnë votat në betejat politike me Edi Ramën dhe të tjerët, por ka shumë vlerë që ai të njëjtën gjë ta bëjë në partinë e vet, sa herë të vijnë zgjedhjet e brendshme. Dhe kjo po ndodh sot sërish, për fat në keq, në Partinë Demokratike. Një krim i shëmtuar politik, që po konsumohet në kar-

shillëk të hapur para demokratëve dhe publikut, i cili e asgjëson plotësisht çdo vlerë dhe princip të saj, duke e kthyer atë në një parti private. Ai po kërkon të grabisë një mandat të dytë, në kushtet e një humbjeje kolosale, pasi për të Partia Demokratike është thjesht dhe vetëm një ndërmarrje biznesi”, deklaroi ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, pak kohë më parë.

PATOZI: PËR BASHËN NUK KA RËNDËSI PD

Page 3: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Të dielën Patozi dhe Bode paralajmëruan Bashën se nuk do të

presin më dhe për këtë arsye janë vënë në lëvizje. Por mëso-

het se qëllimi krye-sor i tyre nuk është të krijojnë një parti të vetën, por është të rrëzojnë Lulzim

Bashën dhe të mar-rin drejtimin e PD. Sipas burimeve të

gazetës në takimet që ata zhvilluan në

juglindje, Patozi, një aksion me qëllim

rrëzimin e Bashës brenda pranverës...

Gara në Këshillin Rajonal, Bregu nis lobimet

Ish-ministrja e Integrimit Ma-jlinda Bregu ka nisur lobimin për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajon-al. Zonja Bregu ka zhvilluar takime zyrtare në Kosovë dhe në Maqedoni. Në Prishtinë, ajo ka zhvilluar një takim me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa në Maqedoni ka takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Ajo thotë se tu-rin e takimeve do ta vijojë në Beograd, Podgoricë dhe në Sarajevë. Përballë Majlinda Bregut kandidon për këtë post ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksic. Pak kohë më parë Bregu u akuzua se ishte propozuar nga qever-ia, por përmes rrjeteve sociale ajo tha: “Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet një shqiptari. E dyta! Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare dhe për rrjed-hoje nuk mund të ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet të përcillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme siç ndodh me çdo kandidat nga vendet e tjera që kanë aplikuar”, tha ajo.

Kosova: Bashkëpunim rajonal në shëndetësi Deputeti demokrat Halim Koso-

va ka folur dje në Parlament për mar-rëveshjen mes vendeve të Ballkanit për task forcën mjekësore. Duke folur para deputetëve ai dha sqarime mbi rëndësinë e kësaj marrëveshje. “Kjo marrëveshje ka për qëllim rregullimin e procedurave dhe përgjegjësive, për funksionim e një strukture ushtarake mjekësore për të gjithë Ballkanin. Kjo është iniciativë e SHBA. Arsyeja është reagimi sa më i shpejtë, për t’u arritur shumë objektiva në përgjigje të krizave. Kjo marrëveshje do të mundësojë që shërbimet ushtarake të arrijnë kapacitetin mjekësor me nivele të standardizuara. Shtetet përkatëse do të ofrojnë kontribut në pajisje dhe personel. Përgjegjëse për këtë janë Organizata e përhershme dhe Bordi drejtues. Forcat e arma-tosura të Shqipërisë, do të ofrojnë trajnime operacione dhe stërvitje në të ardhmen. Pas ratifikimit do të kemi një marrëveshje dhe memorandumin e mirëkuptimit nëpërmjet shteteve të Ballkanit perëndimor", tha ai.

Astrit Patozi: Synim kryesor mbetet reformimi i PD, parti të re nëse Basha nuk reflekton sa më shpejt

Ish-deputeti Astrit Patozi ka paralajmëruar dje se mund të krijojë parti të re nëse nuk arrin misionin e tij për ringritjen e PD. Duke folur në një intervistë televizive, ai ka dhënë detaje nga lëvizja që ka nisur brenda së djathtës. “Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur që ti qën-drojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë që e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike

ndaj demokratëve por edhe ndaj vendit”, tha ai. Kanë kaluar 5 muaj nga momenti që lëvizja për ringritjen e PD i dorëzoi një platforme Lulzim Bashës, platforme për të cilën deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Për këtë arsye, Patozi tha dje se tashmë ata nuk do të presin dhe do vihen në lëvizje. “Ne sigurisht nuk kemi asnjë arsye pse të presim Lulzim Bashën pa fund. Unë personalisht kam qenë shumë i bindur që nuk do të kishte asnjë sinjal dhe asnjë shenjë reflektimi sepse kam qenë gjithmonë i idesë që gjithçka ka qenë

e qëllimshme, por kjo kohë ka qenë edhe për të bindur edhe më skeptikun që Lulzim Basha nuk ka ndërmend ta ringrejë PD, por atij i intereson një zyrë apo një ndërmarrje biznesi me një pro-nar të vetëm gjë që është jashtë çdo koncepti që unë kam për politikën”, tha ai. Dhe për shkak të kësaj heshtje në fundjave Patozi së bashku me ish-numrin dy të PD Ridvan Bode zhvilluan takime me demokratët në Korçë, Pogradec e Devoll. “Ajo që mund të konstatohet lehtë është një zhgënjim total për mënyrën si po drejtohet

PD. Që nga dita që Lulzim Basha është rizgjedhur përmes një procesi të dyshimtë, është fjala më e mirë që mund të them, e deri sot që po flasim nuk ka asnjë gjest dhe asnjë akt për bashkimin dhe për ringritjen e PD, por ka një letargji dhe nuk ka asnjë rreze shpresë që mund të ketë një ndryshim për mirë Brenda forcës tonë politike. Ne jemi shumë të shqetësuar për faktin që nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të rimëkëmbjes së PD që është e domosdoshme në prag të zgjedhjeve vendore që i kemi shumë afër”, vijoi Patozi.

Kliti TOPALLI

Partia Demokratike është mbërthyer sërish nga ten-sionet dhe lufta për të udhëhequr. Pasi humbi

zgjedhjet Lulzim Basha filloi të sulmohej nga të vjetrit e PD, shu-mica e të cilëve u lanë jashtë listës së deputetëve. Por rreth një vit më pas, po përsëritet i njëjti skenar, pasi kritikët janë vënë në lëvizje kundër kreut demokrat. Ditët e fun-dit Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë paralajmëruar një lëvizje të re në PD, ku nuk përjashtohet mundësia që më vonë të jetë dhe një parti. Por cili është plani i tyre? Cilat rrugë kanë zgjedhur dhe si do arrihet te partia e re? Gazeta ka arritur të sigurojë një sërë informa-cionesh dhe sinjalet janë se shumë shpejt PD do ndizet nga konfliktet. Të dielën Patozi dhe Bode parala-jmëruan Bashën se nuk do të presin më dhe për këtë arsye janë vënë në lëvizje. Por mësohet se qëllimi kryesor i tyre nuk është të krijojnë një parti të vetën, por është të rrëzo-jnë Lulzim Bashën dhe të marrin drejtimin e PD. Sipas burimeve të gazetës në takimet që ata zhvilluan në juglindje, Patozi, Bode, Bensik Mustafj dhe një sërë demokratësh të tjerë të zhgënjyer janë duke u përgatitur për të nisur sërish një aksion me qëllim rrëzimin e Lulzim Bashës brenda pranverës. Të dielën takimi u bë publik, por të vjetrit kanë pasur dhe më herët takime dhe rruga që ata do ndjekin është të përdorin çdo lloj forme për të rrëzuar Lulzim Bashën. Një burim pranë deputetëve i tha gazetës se plani është që Basha të rrëzohet pa u mbyllur sesioni parlamentar, pra brenda pranverës. Kritikët do fillojnë me peticione. Mësohet se në bazë ka nisur puna dhe shumë shpejt drejt Bashës do dërgohen disa peticione ku kërkohet që të mbahen zgjedhje të reja në parti. Po ashtu palët do të kërkojnë që të mblidhen dy organet më të rëndë-sishme të PD, Kuvendi Popullor dhe Këshilli Kombëtar, në të cilat pritet të bëhet analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit. Këto organe kanë të drejtë të shkarkojnë dhe kryetarin. Por nëse sërish garda e vjetër nuk arrin që të rrëzojë Lulzim Bashën, atëherë alternativa e fundit do të

Patozi dhe ish-deputet e tjerë po kërkojnë nga baza që të braktisin Bashën dhe sidomos protestat e tij, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dobësohet kreu demokrat.

Tensionet Berisha-BashaRikthimi i gardës së vjetër

ka ngjallur dhe mjaft pikëpyetje. Dyshimet janë se pas tyre fshihet sërish Berisha. Në shtator ishte ish-kryeministri ai që nxiti të vjetrit të rrëzonin Bashën, me qëllim që të ndalohej një pakt i ri me Ramën, për zbatimin e reformës në drejtësi. Kur po afron dhënia e rezultateve të para të vetingut, rikthehet kriza në PD. Por dje janë dhënë sinjale se pas gjithçkaje mund të jetë Berisha. Në seancën parlamentare Basha dhe Berisha u panë të futen bashkë në Parlament, por lëvizjet

e Berishës mund të interpretohen si një mënyrë për të fshehur të vërtetën duke treguar se ai është krah Bashës dhe nuk ka lidhje me kritikët, por që mund të jetë e kundërta. Berisha i trembet një pakti të ri Rama-Basha. PS dhe PD shumë shpejt do ulen në tryezë për ndryshmin e ligjit për KLGJ e KLP dhe për reformën zgjedhore dhe si duket kjo ka alarmuar Berishën, i cili duket se po i jep sinjale Bashës përmes Patozit, Topallit dhe kritikëve të tjerë. Kohët e fundit ka pasur për-plasje Basha-Berisha, sidomos sa i takon aksionit opozitar. Basha rrëzoi skenarin e djegies së mandateve, ndërkohë që ka ende mbështetjen e ndërkombëtarëve. Në kulmin e për-plasjeve mes tyre, duket se Berisha u është rikthyer presioneve.

jetë krijimi i një partie politike që do të synojë të rrëmbejë votat e PD. Lëvizja sapo ka filluar dhe gazeta ka mësuar se takime të ngjashme do të ketë në të gjithë Shqipërinë.

Garda e vjetër parti të re vetëm nëse dështon plani për rrëzimin e Bashës

Zbardhen prapaskenat e lëvizjes së re në PD, kritikët plan për të rrëzuar Lulzim Bashën

brenda pranverës, ja kur ngrihet partia e re

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë. “Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, tha Topalli pak ditë më parë. Ndërsa duke folur në emër të qytet-arëve, ajo deklaroi se duhet një forcë e re politike. “Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, vijoi Jozefina Topalli. Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, tha se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

PARALAJMËRIMI I JOZEFINA TOPALLIT

“Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave. Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike me demokratët, pasi platforma politike e pa-raqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij. Në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të platformës politike, kam ngelur i impresionuar nga kthjelltësia dhe motivimi i shumë prej fig-urave me kontribute të veçanta në vite”, tha Patosi të dielën.

PARALAJMËRIMI I ASTRIT PATOZIT

Page 4: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

4 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ishte meritë eksk-luzive e tyre iden-

tifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të

jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informa-cioni paraprak të

jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni para-

prak të jashtëm, por bazuar vetëm në

informacionet, ana-lizën dhe kontrollin e

kryer prej tyre...Duke folur me gjuhë ekspertësh të

fushës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se kokaina e kapur në Durrës ishte e shumë e pastër dhe sipas tij, se do të pritej 6 herë. Madje, Basha theksoi se kokaina do shkonte në një laborator në Shqipëri. “Reagimi i parë i Xhafajt ishte përgëzi-mi i policisë dhe partnerëve të huaj. Pas një heshtjeje të gjatë foli dhe Edi Rama duke u mburrur se operacioni

u krye nga policia shqiptare pas asnjë lloj sinjalizimi i të huajve. Pas disa orësh Xhafaj i ra hasha postimit të mëngjesit. 180 mln euro, afro 300 mijë euro për kg, që do të thotë se bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër. Kokainë që duhet prerë, që duhet përzier me substanca të tjera, para se të hidhej për konsum, duhej prerë të paktën 6 herë. Pra dro-ga do të shkonte në një laborator në Shqipëri”, deklaroi ai.

BASHA: KOKAINA ISHTE E PASTËR, DO TË PËRPUNOHEJ NË SHQIPËRI

Gjirokastra si Alepo, Golemi i përgjigjet Tritan Shehut

Deputeti i PS, Flamur Golemi i është përgjigjur dje në Kuvend akuzave të deputetit të PD, Tritan Shehut, i cili tha se Gjirokastra po diskriminohet dhe se qyteti i ngjan Alepos. Golemi u shpreh se e refuzonte një krahasim të tillë dhe çdo përpjekje të opozitës për të përbaltur investimet që janë bërë në Gjirokastër. Dhe për këtë, ai theksoi se Gjirokastra ka përfituar investime gjatë këtyre 4 vite, aq sa nuk ka patur kurrë më parë. “Të krahasosh Gjirokastrën me Alepon, është guxim i madh, që të them të drejtën, nuk do ta merrja kurrë edhe nëse do isha deputet i një opozite të dëshpëruar për pushtet. Prandaj si qytetar, por edhe si deputet që jetoj në Gjirokastër e refuzoj një krahasim të tillë. Refuzoj gjithashtu përpjekjen e vazhdueshme për të nxirë çdo investim dhe projekt të qeverisë në Gjirokastër. Politika e baltës është e vjetëruar. Ju e provuat në 25 qershor dhe morët një përgjigje të qartë nga qytetarët në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Shehu akuza qeverisë: Mjekët po bëhen specie në zhdukje

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka hedhur dje akuza ndaj qeverisë për gjendjen e sistemit shëndetësor. Nga foltorja e Kuvendit, Shehu deklaroi se qendra e Task-Forcës është vendosur në Maqedoni, pasi sipas tij, NATO nuk ka besim te sistemi shëndetësor shqiptar. Madje, ai shkoi më tej kur tha se mjekët në Shqipëri po bëhen specie në zhdukje. “Pse qendra vendoset në Maqedoni e jo në Shqipëri si anëtare e NATOS? Për mungesë besimi tek sistemet shëndetësore. Një vend me nivel të dobët sistemi shëndetësor, nuk mund t’i përgjigjët një marrëveshjeje të tillë. Një sistem shëndetësor pa strategji e konsulencë të huaj, nuk përballon nevojat e shëndetësisë. Krahasimet me vendet e rajonit na nxjerrin keq. Ai është më i prapambeturi, këtë e ka thënë grupi halth and human që përcakton nivelet e sistemeve shën-detësore. Është grup prestigjioz dhe pikë referimi e BE. Mjekët po bëhen specie në zhdukje. Nuk ka qendra shëndetësore nëpër rrethe. Në Këlcyrë nuk ka mjek roje”, deklaroi ai.

Operacioni në Durrës, Monika Kryemadhi: Kokaina u kap në bashkëpunim me partnerët, Rama të largohet nga krimiKryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,

Monika Kryemadhi ka komentuar ditën e djeshme operacioni e policisë në Durrës, ku u kap 613 kg kokainë. Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Kryemadhi deklaroi se aksioni për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës nuk u krye vetëm nga Policia e Shtetit, por sipas saj, në bashkëpunim me Armatën Kolumbiane dhe DEA-n amerikane. Megjithatë, pavarësisht debateve, ajo theksoi se duhet përshëndetur puna e Policisë së Shtetit, sa i takon aksionit të Durrësit. “Përshëndetje. Doja të bëja këtë komunikim sot

me ju për të përshëndetur edhe njëherë ashtu siç ka ndodhur disa ditë më parë, Policinë shqiptare dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për kapjen e një sasie rekord të kokainës në Shqipëri prej 631kg. Ky ishte një aksion që në fakt u real-izua nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë, por edhe Policisë shqiptare dhe prokurorisë shqiptare dhe përsëri përfitoj nga rasti për t’i përshëndetur. Por nuk gjej shkakun e nxitimit të kryeministrit shqiptar për të vazhduar dhe për të bërtitur dhe ulëritur që këtë aksion e kreu vetëm. Dua të theksoj edhe njëherë që vetëm ndjenja e

frikës mund ta detyrojë për të treguar padronëve të tij që kjo gjë nuk është pjesë e aksionit të gjithë parterëve ndërkombëtar përsa i përket qoftë armatës kolumbiane apo DEA-s Amerikane dhe gjithë shërbimeve të tjera”, deklaroi ajo. Ndër-kohë, Kryemadhi i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga krimi i organizuar. Sipas saj, sasia e madhe e kokainës së kapur në Durrës tregon mjerimin ku është zhytur Shqipëria. “Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë, të distancohet të marri përsipër të gjithë përgjegjësitë e veta si kryem-inistër. Të largohet çdo ditë dhe më shumë dhe

sa më shpejt nga krimi i organizuar. Unë po e ritheksoj dhe njëherë që ai nuk ka ngelur më gjë tjetër përveç se telekomandë në dorën e tyre por ajo çka dua të them është që kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord. Tregon edhe njëherë fatkeqësinë dhe mjerimin në të cilën është zhytur Shqipëria. E them këtë sepse krimi i organizuar që ka zaptuar çdo institucion dhe çdo qelizë të shtetit shqiptar, po vjen rëndom dhe po shkatërron dhe kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe të shtetit shqiptar”, nënvizoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Rigels SELIMAN

Seanca e djeshme plenare është karakterizuar nga debate dhe akuza të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak është bërë

kapja e sasisë rekord të 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës pak ditë më parë. Fillimisht, ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai i cili nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj si të implikuar. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për oper-acionin sipas tij, e kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare. “Edi Rama e nisi me marijuanën dhe vijoi me kokainën. Përpjekja e parë, laboratori i Xibrakës dështoi për shkak të ndërhyrjes së partnerëve të huaj por autorët e vërtetën nuk u kapën kurrë. Ushtarët e tyre u shoqëruan drejt sigurisë ndërsa Edi Rama mbylli gojën, rikuperoi dëmin dhe premtoi zhvillimin e trafikut. PD prej kohësh ka denoncuar 3 laboratorë droge. Cilat janë faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen t’i fshehin me çdo kush e çdo çmim. Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas, dy persona, një shofer dhe një hamall që po transpor-tonin një kamion me banane, ata që mund të tregojnë bosët, ia mbathin. Ky kontejner i ardhur në emër të kompa-nisë Arbri Garden kishte qëndruar në portin e Durrësit prej datës 19 shkurt, pra plot 9 ditë”, deklaroi ai. Ndërkohë, Basha deklaroi se një sasi kaq e madhe droge nuk mund të vinte pa garanci dhe mbrojtje shtetërore. Madje, kreu i PD i është referuar edhe asaj që shkruante në Facebook njëri prej të arrestuarve, ky i fundit thoshte se po i çoj miell partizanëve, duke ngritur pyetjen se kush janë partizanët. “Vlera kolosale e drogës prej 180 mln eurosh ngre një pyetje kush e ka kryer një operacion të tillë, a mund të garantohej pa mbrojtje politike? Një nga të arrestuarit,shoferi, në faqen e tij në Facebook shkruante se puna që bën është transportoj miell për partizanët. Kush janë partizanët e vërtetë për të cilët është porositur droga? Nuk e di nëse e ka fjalën për pasardhësit e komunistëve, apo ndonjë ekip futbolli me vëllanë e kryeministrit. Megjithatë, kokaina u kap vetëm pasi Ramës ia futën ndërkombëtarët këmbët në një këpucë”, nënvizoi Basha.

na, në lidhje me operacionin përkatës të 27 shkurtit 2018. Rreth 100 punonjës policie u angazhuan në këtë operacion, gjatë të cilit u konfiskuan rreth 613 kg kokainë. Ndihem krenar të pohoj me përgjegjësi të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë ga-dishmërinë dhe efiçencën profesionale të organeve ligj zbatuese shqiptare, është një produkt, i koordinimit të

shkëlqyer mes institucioneve tona ligj zbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacioni para-prak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në infor-macionet, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre”, deklaroi ai.

Reagon XhafajLidhur me akuzat e opozitës, dje

ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili nga foltorja e Ku-vendit, zbardhi të vërtetën e aksionit të pak ditëve më parë në Durrës, ku u sekuestruan 613 kg kokainë. Xhafaj këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare, duke shuar kështu zërat se operacioni ishte në bashkëpunim me shtetet e tjera. Dhe për këtë ai theksoi se në operacion u përfshinë rreth 100 punonjës policie si dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të vendit. “Interesi i publi-kut dhe përgjegjësia ime, si Ministër, më jep të drejtën dhe njëkohësisht më dety-ron që të bëjë me dije disa fakte, të dhë-

Kokaina, Xhafaj: Meritë e policisë shqiptare, kemi operacione të tjera me FBI dhe DEA

Kokaina ndez Parlamentin, Lulzim Basha sulmon qeverinë, Fatmir Xhafaj zbardh të vërtetën e aksionit në Durrës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi dje nga foltorja e Kuvendit, se në ditët në vijim do të ketë disa operacione të rëndësishme kundër krimit në bashkëpunim me organizata të huaja, si FBI apo DEA. “Policia e Shteti ka ri-gjetur fort besimin e partnerëve në veprimtarinë e saj. Si rezultat i këtij besimi deklaroj se aktualisht Policia është e përfshirë në disa operacione shumë të rëndësishme antikriminale me partnerë të

rëndësishëm ndërkombëtarë, si FBI, dhe DEA me Anti-mafian italiane dhe Guardia di Finanza-n, po ashtu edhe me EUROPOL-in si dhe disa Agjenci homologe të vendeve anëtare të BE-së, rezultate e të cilave shpresoj se shumë shpejt do të jenë publike. Ishin inkurajuese mesazhet e qarta dhe mbështetëse të Bashkimit Europian, SHBA, EUROPOL dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm”, deklaroi Xhafaj.

XHAFAJ: KEMI OPERACIONE TË TJERA ME FBI DHE DEA

Page 5: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përtej pretendi-meve të Bashës,

Berishës dhe Kryemadhit, Fat-

mir Xhafaj dhe Edi Rama prej disa

ditësh kanë folur me vendosmëri se kokaina u kap falë punës së policisë shqiptare dhe nuk

ndërhyri askush tjetër. Sinjalet janë se vërtet ka ndod-

hur kështu. Kon-tenieri shkoi në Itali

dhe nëse do ishte pikasur autoritetet

do e ndalonin...

Shkodër, përmbyten 500 ha tokë në OblikShkarkimet nga HEC-i në Vaun

e Dejës dhe rritja e nivelit të Bunës kanë përmbytur 500 hektarë në Njësinë Administrative të Anës së Malit. Fshati më i prekur është Oboti, pasi 300 hektarë janë nën ujë, ndërsa në Oblik ka pasur gjithashtu probleme. Sipas informacionevenë Shkodër, nga Buna dhe Drini rreziku është ende prezent nëse do të ketë shkarkime. Nuk ka emergjencë, por nëse do të rriten shkarkimet mund të ketë probleme. Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës. Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të Obotit drejt qytetit, pasi rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta. Banorët shprehen se situata është shumë e vështirë, pasi janë përmbytur dhjetëra hektarë.

Dëbora, vijojnë të bllokuara disa zona të vendit

Në të gjithë vendin vijojnë që të jenë të bllokuara shumë zona nga ver-iu dhe verilindja e vendit. Në Shkodër vijon që të jetë i izoluar Thethi, po ashtu edhe në Tropojë dhe Kukës janë disa fshatra që prej disa ditësh kanë shkëputur lidhjet me qytetin si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora. Si pasojë e reshjeve ka pasur fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm. Akset rrugore rurale të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë. Akse rrugore rurale të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh. Probleme ka edhe në Dibër, Klos dhe fshatrat e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit. Ndërkohë që në rrezik nga përmbytjet janë disa fshatra në qarkun e Shkodrës, si pasojë e shkarkimeve nga HEC-et në dy ditët e fundit. Vetëm dje në Anën e Malit janë përmbytur mbi 300 hektarë tokë. Përsa i përket parashikimit të motit. Edhe sot do të ketë reshje lokale në disa qarqe, të cilat do të bien kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.

Komisioni i vetingut zbardh vendimin, ja pse u ndërpre procesi i verifikimit për Besnik Imerajn

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbard-hur dje vendimin për ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj. Ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pak javë më parë dhe po ashtu kërkoi ndërprerje të procesit të rivlerësimit, gjë që u pranua nga KPK. Dje ka dalë vendimi i plotë për të. “Sub-jekti i rivlerësimit, Z. Besnik Imeraj, ka dhënë dorëheqjen më datë 31.01.2018, duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për dorëheqjen nga detyra. Me Vendimin nr.2, datë 31.01.2018, "Me objekt deklarimin e mbarimit të mandatit te anëtarit

të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të subjektit të rivlerësimit. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë, duke u botuar në Fletoren Zyrtare, bazuar në pikën 2 të nenit 132 të Kushtetutës. Me shkresën nr. 64/1 prot., datë 31.01.2018, Gjykata Kushtetuese vë në dijeni Presidentin e Republikës së Shqiperisë lidhur me mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Z. Besnik Imeraj. Institucioni i Pres-identit të Republikës së Shqipërisë, me shkresën nr. 237/1 prot., datë 08.02.2018, protokolluar në

Komisionin e Pavarur të kualifikimit me nr. 1652 prot., datë 08.02.2018, ka dërguar për njohje shkresën e Gjykatës Kushtetuese nr. 64/1 prot., datë 31.01.2018”, thuhet në vendim. Sipas tij, procesi i rivlerësimit nga ana e Komisionit të Pa-varur të kualifikimit është një proces kushtetues, që mbështetet në nenin 179/b të Kushtetutës dhe kryhet me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtë-sisë, me synim rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi. Ky proces nënkupton ngritjen e një sistemi rivlerësimi për subjektet e

parashikuara në nenin 179/b/3 të Kushtetutës dhe përfshin të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë; të gjithë prokurorët, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm; Kryeinspektorin dhe inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët i nënshtrohen rivlerësimit ex officio. Sipas tij, Neni G i Kushtetutës së Repub-likës së Shqipërisë ka parashikuar dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit: Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.

Kliti TOPALLI

Kapja e 613 kilogramëve koka-inë në Durrës, ka ngjallur debate, akuza dhe përplasje të forta politike. Edhe pse për të

për parë herë në vend, por dhe në Evropë u arrit të kapej një sasi rekord, opozita po teton ta shfrytëzojë operacionin për kredo politike. Por si qëndron e vërteta? A kanë pasur ndikim vendet partnere për këtë sasi droge, apo gjithçka është meritë e autoriteteve shqiptare? Përtej pretendimeve të Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama prej disa ditësh kanë folur me vendosmëri se kokaina u kap falë punës së policisë shqiptare dhe nuk ndërhyri askush tjetër. Sinjalet janë se vërtet ka ndodhur kështu. Kontenieri shkoi në Itali dhe nëse do ishte pikasur autoritetet do e ndalonin. Po ashtu kaloi në Maltë dhe sërish nuk pati asnjë lëvizje. Por i gjithë ky debat që ka nisur nga opozita duket se shkon gjetkë, pasi kapja e një sasie kaq të madhe ka rritur imazhin e Shqipërisë, qeverisë dhe të poli-cisë në arenën ndërkombëtare. Kjo të bën të dyshosh se zbulimi i kokainës mund të jetë dhe një “dhuratë” e amerikanëve për policinë dhe autoritetet shqiptare, të cilët nuk sinjalizuan asnjë shtet. Dyshimet janë se SHBA e la qëllimisht kokainën deri në vendin tonë, pa vënë në dijeni Italinë apo Maltën dhe policia arriti ta zbulojë me sukses. Lajmet se Kolumbia ishte në dijeni, apo sinjali erdhi nga Italia duket se janë “fake neës”, pasi deri më sot asnjë autoritet ndërkombëtar nuk ka dalë të përgënjeshtrojë Ramën dhe Xhafajn. Por duket se kjo është një lëvizje e amerikanëve, me qëllim për të treguar se autoritetet shqiptare po i përmbushin kriteret e vëna nga BE dhe po arrijnë në nivele ndërkombëtare. Ajo që e tregon këtë është një deklaratë e ambasadës së SHBA, e cila përshëndeti operacionin teksa tha se vlerësim ka shprehur dhe DEA. Kjo rrit akoma më shumë dyshimet se SHBA lejoi që kokaina të vijë në venin tonë dhe duket se mosvënia në dijeni e asnjë shteti, ishte një dhuratë për vendin tonë dhe policinë. Ajo që e përforcon akoma dhe më shumë këtë është se menjëherë pas operacionit Rama nisi vizitën në SHBA, ku pati disa takime dhe mori mbështetje në takimin e izraelitëve. Pra me pak fjalë “kokaina” nuk është as e Ramës, as e Xhafajt apo e dikujt tjetër, por duket se ishte një provë e amerikanëve, të cilët ja besuan policisë shqiptare kapjen e saj. Përmes kësaj policia rrit imazhin e saj,

se kokainën e kanë njerëz të saj, apo se u lanë të lirë trafikantët. Por akuzat kanë të bëjnë me jehonën që po bën operacio-ni. Rama javën që lamë pas pati takime në Londër dhe Sarajevë ku u vlerësua nga liderët e BE, si Mogherini, Juncker dhe Hahn. Po ashtu “EU Reporter” i kus-htoi një shkrim duke treguar se kapja e saj ishte një mesazh domethënës për BE. Duket se dhe qëllimi saj ky ishte, që qeveria të tregojë se është e aftë të luftojë trafikun. Por nga ana tjetër tregohet qa-rtë se amerikanët mbështesin qeverinë dhe autoritetet shqiptare. Rama ishte në SHBA dhe mori pjesë te lobistët izraelitë. AIPAC, apo Komiteti i Çësht-jeve Publike Amerikano-Izraelite është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bash-

kuara. Ajo numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh. Pjesëmarrja e Ramës aty tregon qartë se qeveria amerikane ka rritur besimin te qeveria shqiptare dhe kjo ka vënë në alarm PD-LSI, të cilat shpresonin se fitorja e Trump do sillte përkeqësim. Nga ana tjetër dhe deputeti i PS, Taulant Balla, e deklaroi qartë se kapja e kokainës, është vlerësuar nga ndërkombëtarët. “Policia e Shtetit meriton të gjithë vlerësimin për operacionin e fundit të kryer në Mam-inas. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe çdo agjenci tjetër e ka përshëndetur”, tha ai. Pra duket se të gjitha argumentet tregojnë qartë se gjithçka ishte një lëvizje e amerikanëve për të nxjerr në pak rolin e autoriteteve shqiptare.

po ashtu bashkë me të dhe qeveria. Pra duket se para nisjes së takimeve me lobin çifut, Rama mori dhuratë nga SHBA.

Debati politikDje në Parlament, por dhe më herët,

PD dhe LSI hodhën akuza ndaj qeverisë

Operacioni, për të rritur reputacionin e policisë dhe qeverisë në arenën ndërkombëtare

E vërteta e kapjes së kokainës, operacioni “dhuratë” e SHBA për Edi Ramën para

takimit me lobin çifut në Amerikë“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administra-

ta Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë,

por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”, deklaroi ambasada amerikane ditën që u kap droga.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për vizitë prej tre ditësh. Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e pluralizmit kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët. "Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të çmimit për Pluralizmin Kul-

turor, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer. Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore", tha ai.

JA MESAZHI I SHBA PËR KOKAINËN

I EMËRUARI I TRUMP I AKORDON ÇMIM RAMËS

Page 6: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Parlamenti miraton vetingun në polici dhe ngre komisionin hetimor për Tahirin, LSI bashkon votat me socialistët, demokratët lëshojnë akuza

Kuvendi ka miratuar dje projektligjin e vetingut në polici. Pas votimit në parim në se-ancën e kaluar, Kuvendi dje pasi mori në shqyr-tim dhe amendamentet e propozuara nga ana e LSI, votoi nen për nen dhe në tërësi me 86 vota pro 32 abstenim dhe 1 kundër projektligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Anke-sat në Ministrinë e Brendshme”. Por ajo çka ra në sy është se ashtu siç e ka deklaruar gazeta edhe më përpara, PD dje faktoi edhe njëherë përçarjen me LSI. Kjo për faktin se në momentin kur çdo gjë u duk se opozita po votonte në unison me mazhorancën, PD abstenoi gjatë votimit të

ligjit në tersi. Madje, PD nuk nguroi ta cilësonte dhe si një ligj të gabuar ligjin e vetingut në polici ndonëse aleatja e saj LSI amendoi një pjesë të madhe të amendamenteve të ligjit. Më tej, Kuven-di miratoi dje dhe projektvendimin “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrol-luar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish min-istri i brendshëm, z. Saimir Tahiri” me 121 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë me ngritjen e këtij komisioni hetimor opozita ka zbardhur edhe përfaqësuesit e saj. Kështu në krye të komisionit është mësuar se do të jetë

deputeti demokrat Edi Paloka. Kurse deputetët Myslim Murrizi, Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka do jenë anëtarë të Komisionit Hetimor. Ndërsa nga radhët e LSI anëtar i komisionit do jetë deputeti Endrit Braimllari. Sa i takon mazhorancës deputetja Ermonela Felaj është përcaktuar që të jetë nënkryetare e komisionit. Kurse anëtarët akoma nuk janë përcaktuar. Megjithatë vlen të kujtojmë se mazhoranca në këtë komision do të ketë shumicën e anëtarëve. Kjo për faktin se sipas rregullores ajo forcë politike që kërkon ngritjen e komisionit merr drejtimin kurse pala tjetër merr shumicën. Por përveç këtyre projektligjeve u miratua gjithashtu edhe projektligji “Për ratifikimin e

marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Min-istrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit” me 121 vota pro asnjë kundër dhe asnjë ab-stenim si dhe ai “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Fed-erale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2017 për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional” me po 121 vota.

Socialistët paralajmërojnë Berishën: Nuk do ia hedhësh pa u lagur për vendimet që ke marrë, do hapen petët e byrekut

Taulant Balla: Partia Demokratike, një e keqe për vendin

“Tolerimi i hapur dhe i rrezik-shëm i kultivimit të kanabisit në ko-munën e Lazaratit dhe në zona të tjera krijoi kushte të favorshme për grupet kriminale, të cilave për më shumë se një dekadë ua latë sheshin, i latë të lëviznin edhe nëpër tregjet evropiane, të konsolidonin financat, rrjetet, treg-jet dhe lidhjet e tyre politike. Modeli negativ i lejuar prej jush në Lazarat ndikoi shumë, jo vetëm në fuqizimin e shumanshëm të grupeve dhe rrjeteve kriminale, por edhe në inkurajimin e kultivimin e kanabisit në rajone të tjera të vendit, si dhe në përkeqësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë sonë të përbashkët. Kjo gjendje palig-jshmërie dhe paprekshmërie në Lazarat “lulëzoi”, apo jo Lulzim, edhe për shkak të ndërthurjeve të interesave të dyshimta me seg-mente apo eksponentë të spektrit politik”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dje nga foltorja e Kuvendit.

Taulant Balla: PD krijoi kushte të favorshme për grupet kriminale

Endri ARIZI

Deputetët e Partisë Social-iste kanë paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Beri-sha se do mbajë përgjegjësi

për vendimet që ka marrë gjatë kohës që ishte në krye të shtetit. Dje nga foltorja e Kuvendit ishte deputeti i Par-tisë Socialiste, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ai i cili gjatë një replike me kreun demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, e akuzoi këtë të fundit se nuk do ia hedh pa u lagur. Duke u ndalur tek çështja e Lazaratit, deputeti socialist Taulant Balla e akuzoi ish-kryeministrin Berisha se do mbajë përgjegjësi për çdo vendim politik të dhënë. “Në një deklaratë të datës 19 qershor 2014, ish-Kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, Sali Berisha deklaronte se: “Për të mos ndërhyrë në Lazarat ishte vendimi im politik dhe pikë!”. Vendim politik për të lënë një zonë të Shqipërisë të prodhonte kanabis për të gjithë Europën. Dhe ti kujton se do ia hedhësh pa u lagur për këtë vendim politik? Të shohim, por s’be-soj! Sipas rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri, në faqen web të KQZ, banorët e Lazaratit, të cilët kultivonin haptazi kanabis në oborret dhe parcelat e tyre, kanë votuar rregullisht në rezultat mbi 90% në të gjitha zgjedhjet për partinë tënde Lulzim, partinë që ta la Berisha”, u shpreh Balla. Sakaq,Taulant Balla u ndal edhe tek lojërat e fatit ku edhe këtu akuzoi drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha. Ai tha se Berisha gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë ndoqi një linjë të gabuar qeverisjeje pasi lejoi fuqizimin e bandave dhe pastrimin e parave përmes lojërave të fatit. Madje, Taulant Balla shtoi këtu duke ironizuar se shumë shpejt do fillojnë të hapen petët e byrekut.“Qasja e gabuar politike dhe mosveprimi i agjencive ligjzbatuese me Lazaratin dhe Dukagjinin në këto vite, krijoi një model tejet negativ. Nxiti fuqizimin e grupeve kriminale në këtë fushë, përfshirjen e tyre në lidhje të afërta me pushtetin politik të kohës, e shoqëruar kjo me një proces intensiv të pastrimit të parave përmes investimit në biznese të ndryshme, kryesisht në ndërtim, hoteleri dhe lojëra fati. Ah,

ç’keni bërë ju me lojërat e fatit! Tani do hapen petët e byrekut”, tha Balla.

Balla: PD e keqja më e madhe e vendit

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla dje nga foltorja e Kuven-dit, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të kreu demokrat, u shpreh se Partia Demokratike është e keqja më e mad-he e vendit. Madje, Balla akuzoi ndër

Arben Ahmetaj: Opozita në panik, ekonomia në rritje

Ministri i Financave dhe Ekono-misë, Arben Ahmetaj dje u është përg-jigjur akuzave të opozitës e cila thotë se ekonomia shqiptare është në kolaps. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se opozita po hedh baltë pasi do të dëmtojë imazhin e vendit. “Sot ekono-mia shqiptare po rritet me 4%. Dhe kjo është një e vërtetë pavarësisht sesi ne mund ta diskutojmë. Por e vërteta është se ekonomia është rritur me 3.9%. Ekonomia e vendit pritet të ndjekë një trajektore rritëse, të qëndrueshme për periudhën në vazhdim, duke kon-verguar gradualisht drejt potencialit të saj. Pra, kemi hyrë në një periudhë të përshpejtimit të rritjes ekonomike, konsolidimit të rritjes ekonomike dhe të kapjes së potencialeve ekonomike të sektorëve. Fakti që opozita hedh baltë lidhet me tre faktorë. Së pari lidhet me hapjen e negociata dhe opozita po bën gjithçka për të nxirë realitetin shqiptar. E dyta ka të bëjë me problemet brenda partisë dhe së treti balta lidhet me pan-ikun nga drejtësia”, tha ai.

Petrit Vasili: Shëndetësia në kolaps Kreu i grupit parlamentar të LSI,

Petrit Vasili dje nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur tek marrëveshja për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore në Ballkan u shpreh skeptik për këtë marrëveshje. Ai tha se në vendin tonë kjo marrëveshje nuk mund të zbato-het pasi ka mungesë strategjie. “Është paradoksale se jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe ata që edhe për procedurë formale duhet të jenë këtu, nuk janë. Marrëveshja për ngritjen e Trans-Forcës Mjekësore në Ballkan është pozitive por në vendin tonë ka mungesë strategjie. Kemi kërkuar si opozitë, si qytetarë për epideminë dhe çdo gjë ju la spontanitetit. Diskutimi është se ku do të duhet të orientojmë mjekësinë shqiptare. Nuk kemi një ligj të ndërtimit të financimit të sistemit shëndetësore. Ligji që kishim ishte logjik pavarësisht se u godit. Ai nuk ka ndryshuar. Ka pasur anti reforma, konfuzioni u rrit”, tha Vasili.

Në një deklaratë të datës 19 qershor 2014, ish-Kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, Sali Berisha deklaronte se: “Për të mos ndërhyrë në Lazarat ishte vendimi im politik dhe pikë!”. Vendim politik për të lënë një zonë të Shqipërisë të prodhonte kanabis për të gjithë Europën...të tjera edhe kreun demokrat Lulzim Basha si një nga ministrat e Brendshëm më të dobët të historisë së Shqipërisë sa i takon luftës ndaj kanabisit. “Zotëria që sapo foli mund të jetë një ndër përfituesit e projektit për arsimin profesional, e du-het ta bëjmë një me CDU-në gjermane për ta bërë kryetar partie të paktën. Arsim profesional, zotëri, për të të bërë ty kryetar partie! Mund të jesh bërë çdo gjë në jetë, por nuk u bëre kurrë një kryetar partie. Ke 5 vjet në krye të kësaj partie, ke vetëm një këngë, një këngë për hallin tënd, se hallin e Shqipërisë e kemi ne mbi supe. Partia

juaj mund të jetë një benefit i madh për ne, por është një e keqe e madhe për Shqipërinë. Kam këtu sasitë e her-oinës të kapura nga viti 2007, kur ishte Sokol Olldashi ministër i Brendshëm, deri në vitin 2017, kur është Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm. Rastë-sisht ndodh që vetëm viti 2010 bën një përjashtim nga të gjitha vitet. Kur ishte Sokol Olldashi ishte njëlloj sesa është edhe sot në 2017, dhe sigurisht 2018. 2010 bën një përjashtim; është viti më i dobët në kapjen e sasisë së heroinës në Shqipëri. Ministër i Brendshëm? Lulzim Basha”, u shpreh Taulant Balla.

t Deputeti i PS: Qeveria ka marrë masa për ndalimin e kultivimit të kanabisit “Pavarësisht goditjes së pësuar në Lazarat dhe

Dukagjin, grupet kriminale ndryshuan taktikë duke decentralizuar kultivimin, duke joshur fermerët dhe, për fat të keq, duke përfituar edhe nga një dobësim i vigjilencës së një pjese të forcave të policisë, ku nuk ka munguar pse jo edhe përfshirja e ndonjë punonjësi poli-cie të papërgjegjshëm e kriminal në këtë trafik. Gjithsesi, në vitin 2017 qeveria shqiptare rinovoi impenjimin për të ndaluar njëherë e mirë kultivimin e kanabisit, duke

treguar vendosmëri, qasje politike dhe strategjike kor-rekte ndaj fenomenit. Ky impenjim dhe angazhim është përkthyer sot në masa konkrete normative, organizative, strukturore dhe operacionale konkrete, duke bërë të mundur arritjen e një rezultati të panjohur për 27 vite. 2017-a është një vit për të cilin duhet të jemi të gjithë krenarë, po të kemi parasysh shkatërrimin pothuajse tërësor të të gjitha sipërfaqeve të mbjella me kanabis”, u shpreh deputeti i PS, Taulant Balla dje në Kuvend.

Page 7: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edhe për SPAK-un edhe për BKH-në. Dhe aty ka nevo-jë për të bërë një ndryshim, që dhe

procesi i tyre të fil-lojë më së pari nga

unë dhe së dyti nga ju, që jeni kryetar i opozitës. Përfshirë edhe familjet tona edhe rrethet tona

familjare. Edhe pas-uritë tona, mund

ta bëjmë këtë gjë. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Ta marrë unë inicia-

tivën shumë shpejt. Dhe besoj se do ta

shikosh rezultatin se si do të dalë...

Florjon Mima: Filozofia e qeverisë është propaganda

Deputeti i PD, Florjon Mima aku-zoi dje qeverinë se po bën propagandë. Nga foltorja e Kuvendit Mima deklaroi se filozofia e qeverisë përmblidhet nën moton deklaro të kundërtën e asaj që bën. “Filozofia e kësaj qeverie mund të përmblidhet nën moton: thuaj një gjë, bëj komplet të kundërten dhe pasqyro në kanalin zyrtar, ERTV atë që the, mundësisht, shaj edhe opozitën. Mund të themi se ky projektligj heq detyrimin për të mbajtur një fletore më shënime për aktivitetin e importuesve të vendit nga drejtoria e meteorologjisë, ndër-kohë vendosen 12 fletore për tu mbaj-tur vetëm për tvsh. Tek ERTV jepet një reportazh duke sharë opozitën përse e vendosi detyrimin e fletores në 2008. Sot hiqet tarifa shoqëronte fletoren por vendosen 12 tarifa dhe taksa të reja. Hiqen nga ndihma ekonomike 50.000 familje, sipas bankës botërore, nga 75.000 50.00 nuk e meritokan, sikur ai ka dalë e i ka kontrolluar nëpër gjithë vendin. 5 persona që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, bëhen shembull në ERTV”, tha Florjon Mima.

Jorida Tabaku: Mazhoranca e kapur nga krimi

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi dje nga foltorja e Kuvendit ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë bërë krimin dhe drogën pjesë të jetës së qytetarëve. Pas deklaratës të bërë nga ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj se opozita po pengon integrimin e vendit, depu-tetja e PD, Jorida Tabaku teksa mori fjalën u shpreh se nëse ka një forcë që po pengon integrimin ajo forcë është mazhoranca. Por veç kësaj deklarate, nënkryetarja e Komisionit të Ekono-misë Jorida Tabaku iu kundërpërgjigj edhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Ajo tha se vendi nuk ka rritje ekonomike pasi 50 biznese janë mbyllur vetëm gjatë këtij muaji. “Në fakt nëse ka dikush që e pengon in-tegrimin europian të vendit janë ato që e kanë bërë krimin e drogën pjesë të ditës këtu, pjesë të qeverisjes, që i kanë ulur kriminelët në vendimmar-rjen e qeverisjes. Nuk na vjen fare mirë kur lajmi i doganave nuk është rritje të ardhurave, po kapja e sasisë së drogës”, tha Tabaku.

Silva Caka: Vetingu në polici duhet të votohet me 140 vota, LSI zhvilloi negociata me PS për amendamentetDeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integ-

rim, Silva Caka ka folur dje për depozitimin e 19 amendamenteve në Kuvend për vetingun në polici. E ftuar në një studio televizive, deputetja Silva Caka tha se amendamentet janë marrë në konsideratë nga mazhoranca dhe sipas saj 3 janë pika kryesore ku konsistojnë amendamentet e dorëzuara. Më tej, ajo tha se e gjithë opozita duhet të votojë pro këtij projektligji pasi është një gjë e mirë për depolitizimin e policisë. “Amendamentet u morën në konsideratë nga mazhoranca dhe u

la pak kohë për t’u reflektuar. Vetingu në polici duhet të votohet me 140 vota nga Kuvendi. Janë 3 pika më të rëndësishme të amendamenteve për vetingun në polici që LSI i ka dorëzuar në Kuvend. Një nga amendamentet është sugjerimi i ICITAP që ka të bëjë me faktin se kandidatët duhet t’i nënshtrohen trajnimit. Një pikë tjetër është se policia nuk duhet të ketë ndikime politike. Pika e tretë ka të bëjë me krijimin e bordit të përzgjedhjes së kandidatëve që heton gradat më madhore në policinë e Shtetit. Bordi i përzgjedhjes nuk duhet

të ketë ndikime politike, pasi vitet e fundit policia është politizuar”, tha deputetja e LSI, Silva Caka. Ndërkaq, deputetja Silva Caka deklaroi se vetingu në polici është një proces ku do përfshihen rreth 12 mijë efektivë dhe sipas saj ky proces do arrijë qëllimin e vet për të pastruar gjithë policinë nga të inkriminuarit. Ajo ndër të tjera tha se LSI në kuadër të amendamenteve të dorëzuara ka pas-ur dhe negociata me Partinë Socialiste. Më tej, ajo deklaroi se vetingu në polici në përfundim të procesit do e arrijë gjithë qëllimin e vetë. “Ka

pasur negociata me PS për këto amendamente. Vetingu është një proces ku përfshihen rreth 12 mijë efektivë. Vetingu në polici mendoj se është i nevojshëm dhe kemi kërkuar mirëkuptimin e mazhorancës. Mendoj se vetingu do e arrijë qëllim e vet sepse meraku për këtë proces ka qenë depolitizimi i kësaj çështje dhe për të kapur policinë e shtetit. Në policinë e Shtetit dhe në SHCBA ka edhe njerëz që punojnë me përkus-htim dhe jo të gjithë kanë lidhje më drogën dhe krimin”, u shpreh deputetja Silva Caka.

Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të vrisnin Edi Ramën, nuk më ndali as këshilltari i Klinton, jam rritur sipas kanunit

Ish-kryeministri zbardh skenarin e eliminimit të Edi Ramës

Kliti TOPALLI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tronditur dje opinionin publik. Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë

Edi Ramën më 21 janar të 2011. Duke folur dje në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë. Berisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”. Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin. Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë mysli-manë, Kanunin e Lekës e kishin si diç-ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Ve-riun. Nuk e diskutonin Lekën, kjo ishte edukata që na jepej. Unë jam futur në botën e librave dhe jam shkëputur to-talisht nga hakmarrja. Kam vendosur moratoriumin për dënimin me vdekje në Shqipëri. Më vonë në politikë kam kuptuar se rreziku duhet të përbal-lohet. Aventura mos bëj, por rreziku duhet përballuar”, tha ai. I pyetur nëse u tërhoq Sali Berisha nga protestat pas marrjes peng nga policia në kohën që Ilir Meta ishte kryeministër, në vitin 2000, ish-kryeministri tha absolutisht jo. “Nuk kam asnjë preokupim tjetër, por vetëm të mos e tejkaloj, dhe ga-bimi më i madh është se kushdo që

shpalljen “non grata” të Adriatik Llallës nga amerikanët. Berisha deklaroi se një vendim i tillë nuk mund të merret pa u bazuar në pro-va. “Donald Lu është zyrtar publik i shtetit amerikan dhe nëse Llalla i tha se i ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë ku George Soros ishte aksioner, unë i kërkova që ai të sqarojë këtë moment. Nëse ai do e bënte unë do e falënderoja”, tha Berisha. Ish-Kryeministri tha se nuk merret me procedurat e Depar-tamentit Amerikan dhe nuk i takon

të komentojë mbi veprimtarinë e një qeverie, pasi ato kanë informacionet e tyre nga agjensitë e tyre. Në lidhje me Ambasadorin amerikan në Tiranë, Berisha tha se ai ka akuzuar 3 herë më shumë opozitën. “Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh apo atakosh opozitën”, tha Berisha. I pyetur nëse këto akuza kanë lidhje me reformën në drejtësi, Berisha tha se opozita e shpëtoi reformën në drejtësi, pasi në të kundërt ajo do të kishte dështuar tërësisht.

mendon se mund të ushtrojë trysni, do të dështojë. Trysnia ndaj meje është e botës së krimit dhe jam i sinqertë në këtë vlerësim që bëj. Jam përballur pa asnjë lloj lëkundjeje me krimin dhe ndjehem shumë komod”, tha Berisha.

Rasti i Adriatik LlallësIsh-kryeministri foli dhe për

Sali Berisha ka sulmuar edhe Prokurorinë në in-tervistën e tij. “Prokuroria shqiptare ka brenda grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Mund të jem i vetmi kryeministër ose i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në Prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Edhe e kam thënë, sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve.

Dhe unë dija veprimtarinë e tyre të paimagjinueshme. Nuk janë gjë gjykatësit, se çfarë bënin prokurorët me kriminelët, si shisnin dosjet, gjobisnin. Ka qenë dhe është institucioni më i inkriminuar, ndoshta me shkallë inkri-minimi me atë që ka pasur në diktaturë, tani jo më politike, por biznes, shitje dosjesh. Prokuroria ka të drejtën ligjore të nisë kryesisht çdo hetim”, vijoi Berisha.

ISH-KRYEMINISTRI SULMON PROKURORINË

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke kujtuar periudhën para mar-rëveshjes së 18 majit mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish-Kryem-inistrit Edi Rama, pohoi se ka pasur dy opsione: ose të shkohej në zgjedhje pa opozitën ose me një marrëveshje. Berisha vlerësoi rolin e David McAl-lister, i cili erdhi në Shqipëri në emër të BE-së, por që misioni i tij u dështua dhe më pas erdhi Hyot Brian Yee, i

cili zgjeroi paketën e propozuar nga McAllister. “Hyot Yee na i tha hapur: BE ka bërë një deklaratë, ndërsa ne do të detyrohemi ta bëjmë. BE kishte thënë që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitën. Pra kundrejt një situate të tillë, u shkua drejt marrëveshjes, për të cilën unë e theksoj se ka qenë shumë më e mirë sesa ajo që vendi të shkonte në zgjedhje pa opozitën”, tha Berisha.

BERISHA: JA ROLI I HYOT BRIAN YEE

Page 8: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

8 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“KED brenda 10 ditëve pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve e emërimit, harton një listë përfun-dimtare duke renditur kandidatët dhe i shkon Kuvendit. Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut organizon seancat me kandidatët. Pas këtyre seancave, Komisioni dorëzon i dërgon në Kuvend emrat e tre kandidatëve të përzgjedhur

së bashku me një raport. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me 3/5 të votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur Kuvendi nuk zgjedh një gjyqtar brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi, kandidati i renditur i pari në listë do të konsiderohet si i emëruar”, thuhet në nenin 7/c të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA E EMËRIMIT NGA KUVENDI

Vakancat në Gjykatën Kus-

htetuese kanë bërë që kreu i shtetit të

mbajë një qëndrim të kundërt nga ai i Partisë Socialiste,

duke kërkuar që Këshilli i Emëri-

meve në Drejtësi të vihet në lëvizje, pavarësisht faktit se anëtarët e saj

nuk e kanë kaluar akoma procesin e

vetingut...

Ylli Manjani kundër PD dhe LSI: Nuk mjaftojnë protestat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kritikoi ditën e djeshme PD dhe LSI në lidhje me mungesën e kandidatëve për kryetar bashkie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani u shpreh se nuk mjaftojnë vetëm protestat, por duhen edhe ide. “Është e pafalshme për opozitën, që nuk ka kandidatë për kryetar të bashkive! Pas një viti do hyjmë në zgjedhje vendore dhe vetëm këta që janë në detyrë njeh publiku! Asnjë sfidant, ide apo ekip tjetër! Puna është se nuk mjafton vetëm të kri-tikosh! Duhet alternativë, zgjidhje! E njëjta gjë edhe për qeverinë! Duhet të jenë në xhiro kandidatë dhe ekipe që artikulojnë ide, alternativa. Jo vetëm kritika dhe protesta. Hapë-sira për të konkurruar me këto që janë është shumë e madhe, sepse gropa që kanë hapur është shumë e madhe. Dikush duhet të prezan-tojë një plan qeverisës pa drogë, me ekonomi të ligjshme e shtet të drejtë. Nuk mjafton më oponenca! Nuk mjafton!”, deklaroi Ylli Manjani.

Meta: Gratë, motor i fuqishëm progresi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ndali vëmendjen ditën e djeshme tek gratë e shoqërisë tonë. Teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar në Elbasan në kuadër të javës së gruas, Meta deklaroi se gjinia femërore është një motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi për sho-qërinë. "Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara. Strategjia e zhvillimit rural duhet të synojë rritjen e të ard-hurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garan-cive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale. Përmirësim në kapacitetet institucionale të ad-ministratës qendrore dhe vendore për krijimin e vendeve të punës në zonat rurale”, tha Ilir Meta.

Zbardhen shkeljet e komisionerëve të vetingut, përplasje mes anëtarëve dhe punësime abuzive

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti mëng-jesin e djeshëm seancën e parë dëgjimore pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të proceduar nga ana disiplinore Komisionerin Publik, Heral Saraçi. Gjatë kësaj seance gjyqtarja e hetimit disiplinor, Natasha Mulaj zbuloi shkeljet dhe arsyet pse ndaj Saraçit kërkohet procedim disiplinor. Teksa iu drejtua Komisionit Disiplinor, që përbëhej nga gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, Mulaj u shpreh se ndaj Saraçit duhet të vendoset

masë disiplinore sepse me veprimet dhe mos veprimet e tij ka rrezikuar punën e Komisionerit Publik. “Komisioneri Publik vazhdon të jetë pa një rregullore, sepse komisioneri Saraçi pavarë-sisht këmbënguljes disamujore në ONM, nuk ka dorëzuar në kohë një draft-propozim ashtu siç ka vepruar kolegu i tij Ballhysa. Shkelje tjetër e evidentuar është edhe firmosja e dy kontratave për dy punonjës të administratës nga ana e komisionerit Saraçi pa rënë në dakordësi me komisionerin e dytë, Ballhysa”, deklaroi Natasha

Mulaj. Por nga ana tjetër, Heral Saraçi kërkoi kohë për tu përgatitur për mbrojtjen dhe për tu njohur me materialin. “Një nga kërkesat ka të bëjë me zgjatjen e afatit që më është caktuar deri sot me 5 mars. Këtë e argumentoj duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të më dhënë mundësinë të mbroj të drejtat e mia në një proces të rregullt ligjor dhe brenda afateve të arsyeshme. Procedimi ka nisur nga data 14 shkurt dhe nga data 14 deri më sot janë rreth 20 ditë. Kohë e pamjaftueshme për mua që të

verifikoj të gjithë dokumentacionin që më është vënë në dispozicion si nga ONM ashtu dhe nga Komisioni i Disiplinës në momentin u depozitua raporti. Kam kërkuar gjithashtu që duke qenë se institucionet e vetingut janë institucione publike kushtetuese dhe janë të zgjedhura nga Kuvendi si palë e interesuar dhe me një interes legjitim në këtë proces duhet të jetë dhe Kuvendi i Shqipërisë”, tha Heral Saraçi. Pasi dëgjoi palët, relatori i komisionit disiplinor, Sokol Çomo e shtyu seancën në datën 7 mars.

Vakancat në Kushtetuese përplasin Metën me mazhorancën, Presidenti vë në lëvizje

KED pa pritur vetingun, PS kundër

Anëtarët e KED nuk kanë kaluar akoma vetingun dhe procedura është e pavlefshme

Mimoza IBRA

Pas çështjes së detit dhe zvar-ritjes së dekretimit të kreut të SHISH, Helidon Bendo, mes mazhorancës qeverisëse dhe

Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka nisur edhe një tjetër përplasje. Vakancat në Gjykatën Kushtetuese kanë bërë që kreu i shtetit të mbajë një qëndrim të kundërt nga ai i Partisë Socialiste, duke kërkuar që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vihet në lëvizje, pavarësisht faktit se anëtarët e saj nuk e kanë kaluar akoma procesin e vetingut. Pak ditë më parë, Presiden-ca bëri të ditur emrat e 22 kandidatëve që kanë aplikuar për vendet vakante në Kushtetuese. Pas këtij publikimi, Ilir Meta ka kërkuar që KED të mblidhet për të kryer vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve, në mënyrë që kryetari i shtetit të ketë mundësi më pas të zgjedhë. Por problemi qëndron në faktin se deri tani asnjë nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk e ka kaluar procesin e rivlerësimit dhe sipas ligjit, ky institucion në këto kushte nuk mund të marrë asnjë mbledhje. Mirëpo Meta siç duket ka “preferuar” që ta anashkalojë këtë fakt, duke bërë thirrje që të zhvillohet sa më shpejt mbledhja e KED dhe të zgjidhet ngërçi i Gjykatës Kushtetuese.

PS kundër MetësPor një kërkesë e tillë nga ana

e Ilir Metës është kundërshtuar nga Partia Socialiste, duke shkaktuar kështu edhe përplasje Qeveri-Presi-dencë. Kryetari i Komisionit Parlam-entar të Ligjeve, njëherësh deputet i PS, Ulsi Manja e bëri të qartë ditën e djeshme se ligji thotë se anëtarët e KED duhet të kenë kaluar më parë procesin e vetingut që të mund të mblidhen më vonë për të marrë vendime. Ai theksoi gjatë një pron-oncimi për mediat se në Kushtetutë është e përcaktuar shumë qartë që institucioni i KED duhet të ketë kaluar më parë në filtër në mënyrë që të ushtrojë detyrën e tij. “Anëtarët e KED do duhet të kalojnë procesin e vetingut përpara se të bëjnë filtrin e kandidatëve për në Gjykatën Kus-htetuese, qoftë të kandidaturave të Presidentit, qoftë të kandidaturave të Kuvendit. Një gjë e tillë është shumë e qartë, e përcakton edhe Kushtetua këtë. Edhe për Proku-

rorin e Përgjithshëm Kushtetuta ka folur shumë qartë: i nënshtrohet me përparësi vetingut, jo menjëherë. Kushtetua e ka bërë të qartë dal-limin se çfarë do të thotë fjala “men-jëherë” dhe çfarë “me përparësi”. Për anëtarët e KED në dispozitën tran-sitore kushtetuese është shkruar e zeza në të bardhë. Anëtarët e KED i nënshtrohen menjëherë vetingut”, u shpreh Ulsi Manja.

Procedurat që ndiqenPas shpalljes së vendeve

vakante në Gjykatën Kushtetuese

nga ana e Presidentit dhe Kuvendit, të gjithë gjyqtarët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentet e kërkuara brenda afatit kohor të përcaktuar. Më tej, Kuvendi dhe Presidenca shpallin listat e plota të kandidatëve, të cilat më pas i dërgojnë tek Këshil-li i Emërimeve në Drejtësi. KED duhet të mblidhet për të shqyrtuar dosjet e mbërritura dhe më pas bën një renditje të kandidatëve. Pastaj hartohet një listë përfundimtare që i shkon Presidentit dhe ky i fundit ka të drejtë të zgjedhë mes kandidatëve

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga publikimi i listës së kandidatëve mblidhet për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret e plotësuara nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve, brenda 10 ditëve nga mbajtja e mbledhjes, hartohet një listë përfundimtare duke rendi-tur kandidatët. Kur ekziston më shumë se një konkurs,

Këshilli harton dy lista të veçanta. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED, emëron anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre pozicionet e para të listës. Kur Presidenti nuk cakton një gjyqtar brenda 30 ditësh nga marrja e listës, kandidati i renditur i pari do të konsiderohet i emëruar”, thuhet në nenin 7/b të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA E EMËRIMIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

të renditur në 3 pozicionet e para të listës. E njëjta procedurë ndiqet edhe me kandidatët e për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, por duke qenë se anëtarët e KED nuk e kanë kaluar akoma vetingun, e gji-tha kjo është e pavlefshme. Nga ana tjetër problematik mbetet edhe fakti se asnjë nga gjyqtarët e interesuar për t’u emëruar në Gjykatën Kus-htetuese nuk e kanë kaluar vetingun dhe nëse ata ngelin në këtë proces, atëherë procesi i përzgjedhjes do të fillonte nga e para.

Page 9: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Petrit Vasili sulmon mazhorancën: Ministria e Jashtme të merret me qëndrimin e Kolumbisë për drogën

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ironizoi ditën e djeshme mazhorancën qeverisëse në lidhje me operacionin policor të pak ditëve më parë ku u kapën 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare, Vasili u shpreh se me ironi se kryeministri Edi Rama nuk gënjen kurrë, duke shtuar DEA dhe Kolumbia nuk janë të sakta në ato që thonë. “Dihet që Kolumbia, DEA e të gjithë këto të tjerët kazan janë, sepse e gjithë bota është një kazan. Ka mbetur vetëm

një molekulë uraniumi, që nuk gënjen dhe që është e vërteta. Më e para ishte të kemi një pezullim të përkohshëm të marrëdhënieve me Kolumbinë, derisa të sqarohet ky incident ndërkombëtar i nivelit shumë të lartë. Kështu me fjalë goje dhe me diskutime dhe debatet tona s’mund të kalohet, kjo sallë është shumë e vogël, nuk e mban dot gjithë këtë çështje, sepse ky është një incident ndërkombëtar i për-masave të mëdha dhe këtij ministri kolumbian patjetër t’i tregojmë vendin, t’i shkojmë deri në

fund kësaj gjëje, sepse ka të bëjë me dinjitetin e Kryeministrit tonë. Kështu që them t’i lëmë monitorimet e njëri-tjetrit, por të zgjidhim këtë hall, sepse është një hall tepër i madh për ne. Kjo punë duhet marrë vërtet shumë serio-zisht. Edhe prerogativa të tjera mund të ketë. Ne le të ndërpresim fare komunikimin me Kolumbinë, as na duhet hiç”, deklaroi Petrit Vasili. Më tej, deputeti i LSI nënvizoi po ashtu me tone ironike se Ministria e Jashtme duhet të merret me qëndrimin e ministrit kolum-

bian, i cili e ka tepruar duke folur ndryshe nga kryeministri Rama. “Ministria e Jashtme këtë duhet të bëjë, të mos merret me punë të kota, qëndrimin e ministrit kolumbian. Ky vërtet e ka tepruar. S’mundet ky, çfarë do që të jetë ky, edhe në prezencë të ambasadorit amerikan atje, por edhe të zv.sekretarit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës, thotë që ka dhënë kontribut Kolumbia, DEA etj., për kapjen e drogës, kur Kryeministri ynë thotë që është ndryshe”, tha Petrit Vasili.

Pak ditë më parë u zbardhën 7 kushte që Presidenti Ilir Meta i kishte vendosur ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për t’i dhënë autorizimin. Meta ka kërkuar të hartohet një analizë e brendshme tekniko-ligjore si edhe një platformë negocimi, duke përfshirë studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike për këtë zonë. Po ashtu ai i ka kërkuar ministrit socialist që

të hartohen materialet hartografike, të ngrihet një grup ndërinstitucional pune, i cili duhet të ketë mandat dhe kompetenca të mirëpërcaktuara nga kryeministrit për të përgatitur platformën qeveritare për të hyrë në negocim me grekët. Gjithashtu Presidenti ka kërkuar që qeveria shqiptare të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për plotësimin e çdo mangësie që mund.

DISA NGA KUSHTET E METËS PËR BUSHATIN

Athina rrit presionet ndaj Metës, ambasadorja greke ultimatum në zyrë Presidentit të zhbllokojë paktin e detit, Ditmir Bushati jep sqarimet e para

Ministri Bushati takon Metën, diskutime për kufirin detar me Greqinë

Mimoza IBRA

Zvarritja e marrëveshjes së detit nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka irrituar Athinën. Përplasjet

mes kreut të shtetit dhe mazhorancës për dhënien e autorizimit për të vijuar negociatat me Greqinë po rrezikojnë të hedhin në erë paktin e ri detar. Për këtë arsye ditën e djeshme Athina është vënë në lëvizje. Amba-sadorja greke Eleni Surani u fut në ambientet e Presidencës mëngjesin e djeshëm për të zhvilluar një takim me Ilir Metën lidhur me zhvillimet e fundit për lëshimin e autorizimit. Sipas informacioneve, takimi është kërkuar nga diplomatja greke dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa burimet i thanë gazetës se ajo ka kërkuar nga kryetari i shtetit që të mos bëhet pengesë për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, por të zhbllokojë paktin detar. Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se nuk është kundër negociatave dypalëshe, por ka theksuar rolin kushtetues përgjatë procesit. Presidenti Ilir Meta tani gjendet në një pozitë të vështirë sepse ai është një politikan që gëzon respektin e grekëve dhe ka një reputacion të mirë në shtetin fqinj. Mjafton të kujtojmë këtu faktin se në vitin 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur në postin e Presidentit, Greqia i dha Metës “Kryqin e Artë” të Parlamentit grek, e cila është deko-rata më e lartë e këtij vendi. Tani Ilir Meta ndodhet midis dy zgjedhjesh: ose të ruajë marrëdhëniet e mira me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të prishë ato me grekët, ose të mbrojë marrëdhënien me këta të fundit dhe të “shkatërrojë” atë me deputetin demokrat. Duke marrë parasysh pozitën e vështirë të Metës, pritet që Presidenti shumë shpejt të japë autorizimin për të vijuar më tej bisedimet me palën greke.

Takim edhe me BushatinNga ana tjetër , po ditën e

djeshme në ambientet e Presidencës është parë të futet edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili po ashtu ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta. Sipas informacioneve të gazetës, takimi është mbajtur në kuadër të kërkesave shtesë që kreu i shtetit kërkoi së fundmi për të dhënë au-

torizimin. Ndërkohë, gazeta mësoi se kërkesën për tu takuar e ka bërë vetë shefi i diplomacisë me qëllim për ta informuar rreth çështjeve të kërkuara nga Presidenti Meta. Por sipas burimeve, ministri Bushati nuk i ka paraqitur asnjë propozim konkret kryetarit të shtetit, përveçse i ka dhënë detaje shtesë për ato që Meta është “ankuar” se nuk ka trans-parencë. Po ashtu bëhet me dije se gjatë bisedës, Meta dhe Bushati kanë diskutuar edhe për mundësitë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për këtë çështje, e cila duhet të jetë e mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është konsideruar nga Ilir Meta si vija e kuqe.

Grup pune nga MEPJGazeta kontaktoi disa ditë më

parë me përfaqësues të Ministrisë

Ambasadori rumun: Mbështesim Shqipërinë

për integrim në BEAmbasadori i Rumanisë në

Shqipëri, Mircea Perpelea konfirmoi ditën e djeshme se shteti rumun do të mbështesë vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste televizive, ai tha se dy vendet do të bashkëpunojnë në këtë pikë në mënyrë që të arrihet edhe përmbushja e kushteve të vëna nga BE. Janë dy fusha shumë të ndjeshme, ku ne mund të kemi partneritet dhe bashkëpunim shumë të mirë. Nga njëra anë, është drejtësia dhe çështjet e interesit të përgjithshëm në këtë fushë, dhe nga ana tjetër, diçka që është shumë e këndshme, nganjëherë teorike, por që duhet bërë më mirë në praktike, turizmi. Mund të nisemi nga komuni-kimi i KE në lidhje me një perspektivë të besueshme që i paraqet vendeve të Ballkanit në mënyrë të tillë që dhe ato të mund të jenë më të përfshirë në këtë procesin e integrimit evropian, në të ci-lin janë prezantuar 6 shtyllat kryesore që Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të përmbushin”, tha Mircea Perpelea.

Ministri i Jashtëm sllovak: Jemi pro

integrimit të Shqipërisë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë,

Ivan Korcok, i cili merret edhe me çështjet evropiane, theksoi ditën e djeshme se integrimi i Shqipërisë në BE është në dorën e vendit tonë. Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë takimit me homologun serb, Ivica Daçiç, ku ndër të tjera e konsideroi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm. “Nesër pas-dite do të jem në Tiranë pasi Shqipëria është një partner i rëndësishëm. Për çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë, ne jemi pro integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është në dorën e çdo vendi. Sa i përket Kosovës qëndrimi ynë është një zgjidhje, por një marrëve-shje e pranueshme për të dyja palët”, u shpreh Ivan Korcok. Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë fjalës së tij deklaroi se duhen zgjidhje të përhershme me Kosovën. “Kemi folur edhe për çështje të hapura siç është gjetja e një zgjidhje të përhershme për Kosovën. Unë i thash ministrit se ne nuk mund të tregtojmë me Kosovën”, tha Ivica Daçiç.

Ambasadorja greke Eleni Surani u fut në ambientet e Presidencës mëngjesin e djeshëm për të zhvilluar një takim me Ilir Metën lidhur me zhvillimet e fundit për lëshimin e autorizimit. Sipas informacion-eve, takimi është kërkuar nga diplomatja greke dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore...së Jashtme, të cilët bënë me dije se është ngritur një grup pune, i cili po punon edhe me orar të tejzgja-tur për të plotësuar deri në detaje të gjitha kërkesat që Presidenti Ilir Meta parashtroi kur i ktheu për herë të dytë mbrapsht Ditmir Bushatit kërkesën për autorizim. Nuk ka ende një datë zyrtare se

kur mund të dorëzohet kjo kërk-esë tek Ilir Meta, por gazeta ka mësuar se ministri Bushati u ka kërkuar punonjësve që ndër të tjera të ndryshojnë edhe një herë titullin dhe objektin e marrëvesh-jes, duke përfshirë sa më shumë detaje mbi çdo diskutim që do të bëhet me Greqinë.

“Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimit e hapësirave de-tare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjellët është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë. Theksoj, se është e de-tyrueshme që çdo zgjidhje të res-pektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyr-imet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri lig-jor i brendshëm, aktet ndërkom-bëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror”, thuhet në letrën e Presidentit Meta drejtuar ministrit Bushati pak ditë më parë.

PRESIDENTI: KUSHTETUESJA,

VIJA E KUQE

Page 10: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

10 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ogerta Manastirliu: Sistemi i ndihmës ekonomike ka përfshirë 1063 familje të reja, skema mundëson dhe programe punësimi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjes Sociale, Ogerta Manastirliu komentoi dje akuzat e opozitës për reformën në skemën e ndihmës ekonomike. E ftuar në një studio televizive, ministrja Manastirliu theksoi se me skemën e re të ndihmës ekonomike janë shtuar 1063 familje të reja. Familje të cilat, si-pas ministres, ishin hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. “Janë 1063 familje që përfi-tojnë me skemën e re, të cilat nuk përfitonin me sistemin e vjetër. Janë familje me nga 6 anëtarë ose me një prind. Fondi i ndihmës ekonomike ka qenë 3.7 mld lekë dhe sot është 4.8 mld lekë”, u shpreh ministrja. Sakaq, ministrja Ogerta Manastirliu u

shpreh se akoma nuk ka një shifër ekzakte sesa familje do të përfitojnë nga skema e re ekonomike. Ajo tha se kjo skemë është dinamike dhe se ndry-shon në varësi të aplikimit të familjeve. “Dhe sot që flasim, këshillat bashkiakë kanë miratuar listat, kjo skemë është dinamike, nuk është e shkruar në gur që janë pesë familje dhe kaq, por ndryshon sipas aplikimeve të familjeve”, tha ajo. Më tej, ministrja teksa u pyet mbi shumën që do të marrë një familje me skemën e re, deklaroi se shuma do të variojë deri në 80 mijë lekë të vjetra. Ajo tha se familjet do të përfitojnë edhe nga subvencionet që qeveria ka përfshirë në skemën e re. “Maksimumi

që merr një familje janë 80 mijë lekë të vjetra, në varësi të anëtarëve të familjes, p.sh një familje me katër anëtarë merr nga 66 mijë lekë të vjetra, plus subvencionet që i jepen mbi këtë bazë. Kemi ende shumë për të bërë dhe për të rritur masën e ndihmës ekonomike, por tashmë e kemi rritur me 2 dhe tre herë. A është kjo më e mira? Jo, nuk është. Është një masë e përkohshme. Ne jemi duke implementuar këtë reformë. Dhe po kompensojmë skemën e ndihmës ekonomike me programe pune. Pasi bashkë me zyrat e punësimit duke identifikuar vendet e pira të punës do mundësojmë që këto familje e të dalin

nga gjendja në të cilën ndodhen”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Ministrja deklaroi ndër të tjera se ky sistem që është ap-likuar do të përfshijë çdo muaj aplikime të reja. Madje ministrja theksoi gjithashtu se qeveria ka hequr dhe një sërë kriteresh të tjera përjashtues nga ndihma. “Sistemi është një sistem që përf-shin çdo muaj aplikime të tjera. Unë besoj se skemën e ndihmës sociale duhet ta përfitojnë familjet që janë më të varfra. Ne kemi hequr televizorin, bolierin, frigoriferin dhe të gjitha procedurat penguese. Pra të gjitha këto kritere përjashtuese janë hequr”, tha ajo.

Ekstradimi i Izet Haxhisë brenda 10 marsit, Arta Marku vizitë blic në Turqi, nisin lëvizjet për të hapur dosjen e vrasjes së Hajdarit

Kryeprokurorja Marku vizitën e parë jashtë vendit e nis në Turqi

Kliti TOPALLI

Izet Haxhia pritet të ekstradohet në Shqipëri brenda 10 marsit. Gjykata e Lartë turke më 7 shkurt vendosi të ekstradojë në

Tiranë ish-truprojën e Sali Berishës, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzeku-toi Azem Hajdarin. Por sipas ligjeve turke, brenda 30 ditësh nga vendimi do duhet të bëhet arrestimi i tij dhe të bëhet kalimi në Shqipëri. Sipas afateve, kjo do të thotë se brenda datës 10 mars pritet ekstradimi i tij. Por Haxhia ka paralajmëruar se sapo të vijë në Tiranë do të kërkojë të hapet dosja ndaj tij. Dje janë dhënë sinjale se vrasja e Hajdarit edhe mund të rihetohet, pasi në Turqi ka nisur një vizitë kryeprokurorja Arta Marku. Vizita e saj e para jashtë vendit ka nisur pikërisht në Turqi, ku pritet që të takojë përfaqësues të autoriteteve vendase, ku në fokus do të jetë dhe ekstradimi i Haxhisë. Kjo tregon se lëvizjet për të zbardhur autorët e vërtetë të Hajdarit kanë nisur dhe me ardhjen e Haxhisë në Tiranë do të ketë zhvillime shumë të forta në vend. Që kur ishte Ina Rama kryeprokurore u kërkua disa herë ekstradimi i Haxhisë, por duket se kjo do të ndodhë në epokën e Arta Markut. Fillimisht do jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do riha-pet dosja dhe pastaj është në dorë të organit të akuzës të vërtetojë akuzat ndaj Haxhisë, të ngritura që 20 vite me parë.

Akuzat ndaj HaxhisëIzet haxhia, ish-oficeri i Gardës

Kombëtare, është i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit. Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpol Ankarasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Menjëherë pasi bëri vras-jen, Haxhia u arratis përtej detit. Sipas informacioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në të cilin dhe u arrestua. Haxhia ka qenë truproja e ish-Presidentit Sali Berisha. Ai

është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjet e 14 shtatorit të po atij viti, kur u sulmua Kryeministria. Madje, për këtë akuzë ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Izet Haxhia u largua nga vendi në fillim të vitit 1999, kur hetimet për vrasjen e ish-deputetit Hajdari po implikonin edhe vëllezërit Haxhia. Por pritet që kjo çështje të trazojë dhe një herë politikën shqiptare.

Vrasja e HajdaritDeputeti i Partisë Demokratike,

Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëm-jen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg

selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Is-amedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqa-

rtë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatë-sisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndësh-kimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirë-organizuar.

Sipas hetimeve që u bënë në atë kohë për vrasjen e Hajdarit, rezultonte se ishte një grup i organizuar nga Tropoja, kryesuar nga Fatmir Haklaj, me Jaho Mulos-manin, si dhe vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia, por edhe Naim Çangu. Një pjesë e tropojanëve kishin mbërritur në Tiranë dy ditë para vrasjes, më datë 10 qershor e janë parë që ato ditë kanë lëvizur dendur pranë selisë së PD-së. Ndërkohë që në momentin e vrasjes historike, tri makina janë pozicionuar pranë selisë së PD-së. Personi që e ka kontaktuar i fundit ish-deputetin Hajdari ka qenë truproja

e asaj kohe të ish-presidentit Sali Berisha. Ai ka takuar Hajdarin dhe i ka thënë se një grup tropojanësh kishin ardhur për ta takuar. Pasi ka dalë, Azemi i është drejtuar makinës me targa të Vlorës, i ndjekur nga dy truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza. Por në ato momente, nga makina ka dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu. Hajdari dhe ekzekutorët e tij fillimisht kanë shkëmbyer disa fjalë. Menjëherë pas kësaj, Fatmir Haklaj ka nxjerrë një automatik dhe ka qëlluar zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij.

HETIMET PËR VRASJEN E HAJDARIT

Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit.Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, ndodhet në Turqi me status azilanti.Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për vras-

jen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje.Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Azem Hajdarit.

TË DËNUARIT PËR VRASJEN E HAJDARIT

Braimllari: Vetingu t’i shërbejë Policisë së Shtetit

Për deputetin e LSI, Endrit Brahimllari vetingu në polici nuk duhet të jetë një proces riciklues sipas qëndrimeve të qeverisë. Ai shprehu qëndrimin e tij personal kundër vetingut në policinë e shtetit. “Ajo çka ne kemi kërkuar është që ky mos jetë një proces riciklues ose pastrues sipas qën-drimeve të qeverisë. Pra kemi kërkuar të jetë një proces që ti shërbejë policisë së shtetit. Per-sonalisht nuk është se jam dakord për një veting në radhët e policisë, por duke qenë se policia e shtetit në këto 4 vite në ditën e saj më të zezë, ka humbur besimin tek qytetarët për shkak të lidhjes me krimin e organizuar, për shkak të problemeve të jashtëzakonshme që ka pasur me trafikun e drogës por dhe me krimin e organizuar për shkak të përfshirjes së saj në fushatë elektorale e shoh të rëndësishëm këtë veting dhe kemi dhënë kontributin tonë maksimal”, tha ai.

Testim arritjesh për klasat e pesta, zbardhen detajet

Të gjithë nxënësit e klasave të pesta do t’u nënshtrohen një provimi për vlerësimin e arrit-jeve. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën 25 maj 2018, që përkon ditë e premte, si datë për kryerjen e testit. Testi do të jetë i integruar dhe do të përfshijë lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Provimi do të nisë në orën 10 dhe pritet të zgjasë 1 orë e 30 minuta. Ndërkohë, korrigji-mi pritet të bëhet nga Qendra e Vlerësimit të Testit. Ky është viti i dytë që zhvillohet një testim i tillë. Vitin e kaluar testimi nuk ishte pe-nalizues për përsëritjen e vitit për ata që morën pikë minimale, por ishte një test për të parë nivelin e ciklit fillor. Pritshmëritë janë që ky lloj testimi të kthehet në një testim të detyrueshëm si provimet e lirimit, të cilëve u nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta.

Gjykata e Lartë turke më 7 shkurt vendo-si të ekstradojë në Tiranë ish-truprojën e Sali Berishës, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi Azem Hajdarin. Por sipas ligjeve turke, brenda 30 ditësh nga vendimi do duhet të bëhet arrestimi i tij...

Page 11: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 11

C M Y K

e k o n o m i www.sot.com.al

Afati i rinovimit për lejet e anijeve të peshkimit zgjatet në 20 vjet

Prodhuesit nga Kosova ankohen se Shqipëria nuk i lë të bëjnë biznes

Anijeve të peshkimit nuk do t’u duhet më të rinovojnë lejet çdo 5 vjet. Ministria e Bujqësisë ka vendosur që në kuadër të reformës së derregullimit, ta zgjasë këtë afat deri në 20 vjet dhe brenda vitit ky afat do të hiqet fare. Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo, shp-jegoi arsyet e kësaj inciative. “Ne e kemi vendosur në afat 20 vjeçar, dhe është me idenë që kjo anije është peshkimi dhe ka të drejtën për të peshkuar. Dhe s’ka pse të vijë njëherë në pesë vjet për të rinovuar lejen. Ne tani

na pengon ligji, dhe do ta bëjmë ndryshimin këtë vit që do ta he-qim fare afatin, pra do të jetë leje pa afat. Në momentin që ti e ke marrë njëherë lejen për peshkim, ajo do të ketë vlerë për sa kohë do të funksionojë anija”, tha ai. Sipas Kristos, pronarët e anijeve të peshkimit do të drejtohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit vetëm në rastet kur ndryshojnë të dhënat. Sektori i peshkimit është regjistruar me rritje të eksporteve gjatë vitit që lamë pas në rreth 30 për qind, për shkak të investi-meve në sektor dhe formalizmit.

Prodhuesit nga Kosova kërko-jnë më shumë hapësirë për t’i plasuar produktet e tyre apo për të investuar në Shqipëri. Ata shpre-hen se në përgjithësi prodhuesit nga Shqipëria janë të hapur për tregti të lirë, por disa grupe të interesit po pengojnë një gjë të tillë. Patatja e Kosovës është bërë sinonim i barrierave tregtare, por sipas Astrit Panxhës nga Klubi i Prodhuesve Kosovarë, janë edhe prodhime tjera që kanë pengesa të ndryshme për t’u plasuar në Shqipëri. “Patatja e Kosovës është bërë sinonim i marrëdhënieve tona

tregtare për fat të keq. Nuk ka jus-tifikimeve më se barnat e Kosovës po kanë vështirësi të depërtojnë në Shqipëri, derisa i plotësojnë të gjitha kushtet”, shprehet Panxha. Kurse Astrit Shabani nga një kom-pani prodhuese, potencon çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të plasojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri. Me gjithë këto probleme, Panxha nga klubi i prodhuesve thotë se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria.

Të ardhura e 2017, në buxhet 23 miliardë lekë më shumë se në 2016

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2017 arritën rreth 430 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 23 miliardë krahasuar me vitin 2016. Në përqindje rritja e 2017 rezulton 5.7 % më shumë se 2016. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e përgjithshme për 12 mujorin 2017 ishin parashikuar në vlerë 442 miliard e 901 milion lekë, një objektiv që është reali-zuar në masën 88.2 % për faktin se diferenca e realizimit është mi-nus 12 miliard e 504 milion lekë

nga plani. Gjatë vitit 2017, të ard-hurat tatimore rezultojnë se janë realizuar në masën 398.6 miliardë lekë; 28.7 miliardë lekë më shumë se 2016 ose 7.8 % më shumë se 2016. Realizimi në këtë rast është në masën 98.3 %. Të ardhurat nga tatimet e doganat rezultojnë 293 miliardë lekë me një rritje prej 17.6 miliard lekësh krahasuar me vitin 2016. Pavarësisht se krahasuar me të ardhurat e vitit 2016, gjatë vitit 2017 është shënuar rritje, kra-hasuar me objektivat, rezulton se ka mosrealizime apo tejkalime të parashikimeve të planit.

Kreditë e këqija ndryshojnë rrjedhë, në rritje për herë të parë pas më shumë se 1 viti

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreditë me probleme u rritën në janar në 13.45%, nga 13.23 % që ishin në dhjetor

Huatë e pakthyera në afat, ose siç njihen ndryshe kreditë e këqija në banka nga biznese dhe individë

iu rikthyen rritjes në janar, pas një rënieje prej gati një viti radhazi. Banka e Shqipërisë raporton se në janar kreditë në probleme u rritën në 13.45%, nga 13.23%, që kishin qenë në dhjetor. Përgjithësisht, dhjetori është një muaj kur bankat fshijnë nga bilanci huatë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen dhe kjo ndikon në përmirësimin e këtij treguesi. Viti 2017 ishte shumë pozitiv në drejtim të kthimit të kredive me probleme. Huatë problematike në dhjetor arritën në 13.23% të totalit të kredisë, me një rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%. Ky ishte niveli më i ulët i huave problematike që nga dhjetori 2010. Më pas, teksa kriza ekonomike trokiti dhe në Shqipëri pasi nisi në botë, bizneset filluan të ndienin pa-sojat dhe të mos i shlyenin kreditë.

Niveli rekord i kredive të këqija Në vitin 2013 u shënua dhe

niveli rekord, ku gati një e katërta e huave ishin në vonesë më shumë se tre muaj. Një tjetër faktor që ndikoi në përkeqësimin e portofolit të bankave ishte dhe përqendrimi i huave në pak kompani të mëdha, ku 35 sipërmarrje kishin mbi 60% të totalit të huave me probleme. Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një proces ristrukturimi të huasë me probleme, një kombinim i fshirjes nga bilanci të kredive që kishin më shumë se tre vjet që nuk ktheheshin, por edhe ristrukturimit të kompanive. Sipas

Në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi dhe nga ana tjetër kontribuuesit në zonat rurale po bien, qeveria ka arritur të çojë në ulje deficitin e skemës së pensioneve. Sipas të dhënave të vitit 2017, deficiti i skemës së pensioneve arriti 45 miliardë lekë, duke u zvogëluar me rreth 5% në krahasim me vitin 2016. Rezultatet në reduktimin e deficitit në skemë e pensioneve erdhën nga ecuria pozitive në grumbul-limin e të ardhurave nga sigurimet, të cilat gjatë vitit të kaluar arritën në rreth 74 miliardë lekë me një rritje vjetore 11 %. Arkëtimet u nxiten nga rritja e pagës min-imale në shkallë vendi me 200 mijë lekë, çka ka ndikuar automatikisht pagesat për sigurimet. Gjithashtu deficiti

në ulje i skemës u stimulua edhe nga shpenzimet e kontrolluara për pensione. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për pensionet arritën në 119 miliardë lekë më 2017, me një rritje vjetore 4.2 për qind. Kjo rritje ka qenë me ulëta të paktën që nga viti 2002 edhe pse gjatë vitit të kaluar qeveria aplikoi rritjen e pensioneve nëpërmjet indeksimit me inflacionin. Deficiti i skemës së pensioneve është frenuar më së shumti nga reforma e pensioneve, që ka rritur moshën e daljes në pension e për rrjedhojë ka frenuar numrin e pensionistëve të rinj në skemë. Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 157 mijë kontribuues të rinj që nga 2013.

Ekspertet në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi. Skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve. Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.

Ulet deficiti i skemës së pensioneve, shkak të ardhurat më të larta dhe reforma

turimi. Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të politikës monetare, thotë se rënia e raportit të kredive me probleme tregon se bilancet e sektorit bankar po përmirësohen dhe se rreziku i kreditit po vjen drejt reduktimit. Por, rritja në janar tregon se ulja e mëtejshme e huave me probleme do të jetë një mision i vështirë.

Kreditimi vetëm në bazë të deklaratave tatimore

Nga 1 janari i këtij viti, në kuadër të masave për luftën kundër infor-malitetit në ekonomi, por edhe të

burimeve të Bankës së Shqipërisë, pothuajse gjysma e 35 kompanive kanë ristrukturuar huatë dhe po i kthejnë gradualisht. Rreth 7 kompani vlerësohet se janë të falimentuara dhe nuk kanë mundësi rikuperimi. Bankat nga ana e tyre kanë bërë dhe shkur-tim të kredive për disa biznese (fshirje e një pjese, kur kthehet një përqindje e caktuar). Në vlerë absolute, kredia që nuk kthehet për më shumë se tre muaj është 72 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro, nga 99 miliardë lekë që ishin në fund të 2016. Deri

në fund të 6-mujorit të parë, bankat kishin fshirë në total nga bilancet 43 miliardë lekë, ose rreth 320 milionë euro. Banka e Shqipërisë ka sqaruar në raportin e mbikqyrjes së 6-mujorit të parë se rënia e stokut të kredive me probleme është rezultat i ristrukturimit të kredive me probleme, shlyerjes së kredive të prapambetura të bizneseve dhe fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Banka e Shqipërisë sqaron se cilësia e kredisë paraqitet më e dobët për kredinë në valutë, kredinë për bizneset dhe kredinë me afat të gjatë ma-

Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të politikës mone-tare, thotë se rënia e raportit të kredive me probleme tregon se bilancet e sektorit bankar po përmirëso-hen dhe se rreziku i kreditit po vjen drejt reduktimit. Por, rritja në janar tregon se ulja e mëtejshme e huave me probleme do të jetë një mision i vështirë...

strategjisë së përbashkët për reduk-timin e nivelit të kredive me prob-leme në ekonomi, është vendosur që kompanitë e biznesit të mbajnë një bilanc të vetëm, i cili do të jetë i përputhur me deklarimin e tyre në tatime, duke frenuar abuzimin me bilancet fiktive, që nga njëra anë nxisin shmangien e detyrimeve tatimore reale dhe nga ana tjetër, ndikojnë në vlerësimin e aftësisë paguese të bizneseve për llogari të kreditimit në bankat e nivelit të dytë. Për industrinë bankare, mbështetja e kredidhënies në deklaratat tati-more lehtëson ndjeshëm procesin e kredidhënies, duke i vendosur bankat në një emërues të përbashkët në leximin e të dhënave financiare. Kjo krijon lehtësi në veprimtarinë e kreditimit, duke i dhënë qartësi të lartë bankave në procesin e analizës financiare dhe përzgjedhjen e kred-imarrësve, si dhe në shkëmbimin e informacioneve me njëra-tjetrën për kredimarrës të përbashkët. Për bizne-set dhe familjet shqiptare, ky proces nxit rritjen e transparencës, çka do të përkthehet detyrimisht në uljen e rrezikut të kredisë dhe – ajo që është më e rëndësishme – në uljen e kostos së financimit. Po ashtu, duke krijuar një fushë më të barabartë loje, ky pro-ces rrit konkurrencën dhe eficiencën, çka, në analizë të fundit, ndihmon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Për ekonominë në tërësi, ky proces rrit qëndrueshmërinë ekono-mike dhe financiare të vendit, si dhe krijon premisa për një sistem tatimor më të thjeshtë dhe për një shpërndar-je më të drejtë të barrës së taksave.

Page 12: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

12 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

C M Y K

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen detajet e pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar në Kongresin e partisë koreane

Kriza në marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, ja kritikat që vinin nga Kina dhe si delegacionet

shqiptare sulmonin vazhdimisht Hrushovin

Vitet 1961 dhe 1962 shënu-an fundin e bashkëpunimit Shqipëri-Bashkimi Sovjetik. Moska kërcënoi disa herë

Enver Hoxhën se do të tërhiqte mbrapsht të gjithë investimet, sido-mos bazat ushtarake. Nga ana tjetër, komunistët nuk linin pa sulmuar Nikita Hrushov në të gjitha takimet që ata bënin. Më poshtë gazeta zbardh diskutimet e bëra në kongreset e Par-tisë Komuniste Koreane, ku tregohen lëvizjet e delegacionit shqiptar.

07 shtator, 1961 Raport i punës së delegacioni

shqiptar në Kongresin e 4-t të partisë koreane

Manush Myftiu Delegacioni shqiptar u prit në

Moskë nga përfaqësues të partisë Kineze dhe partisë Koreane. Nuk kishte përfaqësues nga pala sovjetike. Gjatë dy ditëve të kaluara në Moskë, delegacioni qëndroi në ambasadën e Shqipërisë. Më 8 gusht delegacioni u nis me avion drejt Koresë (së Veriut) së bashku me delegacione të tjera nga Evropa dhe Amerika Latine, të cilët ashtu si ne kishin qëndruar në Moskë. Gjatë udhëtimit ata qëndru-an ftohtë dhe nuk folën me ne. Në ndalesën në Minsk, delegacionet doli për t’i pritur sekretari rajonal i partisë. Ai njohu nga delegacioni ynë Thoma Deljanën me të cilin kishte studiuar në shkollën e partisë në Moskë dhe u tregua shumë miqësor me ne, fakt ky që tërhoqi vëmendjen e delegacioneve të tjera. Kur arritën në Penian një pritje e ngrohtë iu rezervua delegacionit tonë. E gjithë byroja politike koreane bashkë me udhëheqësin Kim Il Sung, si dhe njerëz me lule kishin dalë për të na pritur. Pasi bëmë disa foto me shokët e byrosë politike, delegacioni ynë u dërgua në një vilë jashtë qytetit që u vu në dispozicionin tonë. Më 11 shtator u hapën punimet kongresit të 4-t të partisë koreane. Kishte 32 del-egacione nga të gjitha vendet e botës. Delegacioni sovjetik drejtohej nga Kozlov kurse ai kinez nga shoku Deng Ciaoping. Delegacionet e vendeve të demokracive popullore drejtoheshin nga anëtarë të Byrosë ose kandidatë për anëtarë. Kishte 11.160 delegatë me të drejtë vote dhe 73 me votë këshil-luese. 50 për qind e delegatëve ishin punëtorë, 27 për qind ishin fshatarë dhe 11 për qind ishin punonjës ad-ministrate. Shumica e delegatëve ishin shokë të vjetër, luftëtarë apo inovatorë, heronj të punës socialiste. 13.5 për qind e delegatëve ishin gra. Kongresi zgjati tetë ditë, nga 11 shtatori deri në 18 shtator 1961. Në raportin e lexuar nga udhëheqësi Kim Il Sung bëhej një ana-lizë e detajuar e gjendjes së brendshme në vend, sukseset e arritura nga Koreja e Veriut, jo vetëm në shërimin e plagëve të luftës, por gjithashtu në zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë së rëndë. Arritjet industriale në Kore janë real-izuar njëkohësisht me luftën brutale kundër armiqve të partisë, të cilët kanë kërkuar vetëm zhvillimin e industrisë së lehtë të mallrave të konsumit. Kon-gresi i 4-t demonstroi edhe një herë

korrektësinë e linjës politike të partisë koreane të punës në vendimin e saj për zhvillimin e industrisë së rëndë. Kongresi u ngrit lart si një sukses i transformimeve socialiste në qytetet dhe fshatrat koreane ku janë hedhur tashmë themelet e socializmit.

Fjalimet e delegatëveDelegati japonez Miamoto tha

se komunistët e Japonisë po kryenin luftën e tyre në dy fronte, si kundër im-perializmit amerikan ashtu dhe ndaj borgjezisë vendase. “Oportunistët e kanë dëmtuar lëvizjen tonë komuniste por ata u përjashtuan nga partia para kongresit dhe tanimë ne jemi më të fortë”, tha ai. Ndër delegacionet e tjera vetëm Kim Stoika i Rumanisë, Geor-gi Çankov i Bullgarisë dhe delegati çekosllovak e përmendën me emër Hrushovin, ndërsa të tjerët jo. Çankov tha se vetëm me garën paqësore të dy sistemeve mund të arrihet komu-nizmi. Kurse delegati spanjoll pasi përmendi terrorin në Spanjë tha se revolucioni mund të fitojë vetëm me mjete paqësore. Delegacioni i Kubës në kongres mori pritje të ngrohtë. Del-egati kuban tha se Kuba është në anën e paqes prandaj dhe lufton imperializ-min. “Kauza jonë do të fitojë pasi është kauza e paqes dhe e demokracisë”, tha ai. Delegati francez Leo Figaro tha se partia komuniste franceze po lufton kundër reaksionarëve. “De Gol nuk është i aftë të mbajë premtimet që ai ka bërë, por vazhdon luftën e tij në Algjeri e Tunizi. Ne po rrisim vigjilencën e pop-ullit kundër Gjermanisë Perëndimore e cila e ka sulmuar Francën tre herë deri tani. Në Kongresin e fundit ne i shkatërruam oportunistët e djathtë që thonin se De Gol është i aftë të zgjidhë të gjitha problemet. De Gol është një aleat i Shteteve të Bashkuara”, tha delegati komunist francez. Fjala e del-egacionit tonë u prit mirë nga delegatët e kongresit dhe shumë prej tyre thanë në bisedat e mëvonshme se fjalimi ynë kishte qenë i fortë, veçanërisht kundër revizionizmit jugosllav. Disa delega-cione të huaja na përgëzuan, siç ishin ato të Burmas, Malajzisë, Zelandës së Re, Kamboxhias etj. Theksojmë se lideri i delegacionit gjerman erdhi për të na shtrënguar dorën, i entuziazmuar nga përkrahja që i dhamë kauzës gjer-mane, edhe pse më vonë ai ndryshoi mendim dhe u soll më ftohtë ndaj nesh. Kuzlov nuk ishte në sallë gjatë fjalës së delegatit shqiptar. Shoku Kim Il Sung dhe të tjerë shokë koreanë erd-hën për të në përgëzuar dhe për të na falënderuar. Qëndrimi i delegacionit tonë në lidhje me delegacionin sovjetik ishte i prerë dhe i ftohtë, ndërsa me

delegacionet e tjera u sollën ashtu siç e meritonin. Lideri i delegacionit të Zelandës së Re na kërkoi t’i çonim të fala shokut Enver Hoxha nga partia e tij. Delegacionet e partive socialiste aziatike u sollën ngrohtë me ne, përveç delegacionit të partisë së Vietnamit të cilët u sollën ftohtë. Edhe materialet tona, kryesisht mbi raportin e shokut Enver dhe deklaratën e partisë mbi çështjen e Berlinit, i shpërndamë te këto delegacione. Pas mbylljes së punimeve të kongresit, ne vizituam qytetet industriale të Hamheung dhe Sinuiju. Vizituam shumë fabrika dhe uzina moderne, si dhe shkolla të disa niveleve. Kudo që shkuam u pritëm ngrohtë nga njerëzit dhe shokët e par-tisë. Në Sinuiju, ku fabrika e atjeshme e letrës është në rivalitet miqësor me fabrikën tonë të drurit “Nako Spiru” u organizua një takim me drejtuesit e partisë. Në të gjitha takimet u shpreh dashuria e popullit korean për partinë dhe shokun Kim Il Sung si dhe mi-qësia me popullin e largët shqiptar, heroizmin e tij, dhe u ngritën dolli për shëndetin e shokut Enver Hoxha. Edhe në Hameung, sekretari i partisë kur ishte mes nesh foli me përçmim ndaj Hrushovit dhe lavdëroi shokun Enver Hoxha. Në të gjitha vizitat ne na shoqëroi ministri korean i arsimit. Para se të largoheshim u takuam veshokun Kim Il Sung, raportin e fjalës së të cilit e dërguam disa kohë më parë. Vizita jonë zgjati deri në 25 shtator, gjatë së cilës u shoqëruam gjithmonë nga shokët e byrosë politike të Koresë. U nisëm për në Pekin bashkë me delegacionin

e shokut Deng Xiaoping. Drejtuesi i delegacionit, Manush Myftiu.

03 janar, 1962 Raportim i kreut të komitetit të

politikës së jashtme të Bullgarisë, Dimo Dichev, mbi qëndrimin e partisë koreane për vendimet e kongresit të 22-të të partisë sovjetike dhe çështjen e Shqipërisë.

Nga 27 nëntori deri në 1 dhjetor 1961 Peniani mbajti plenumin e dytë të komitetit qendror të partisë, ku shoku Kim Il Sung prezantoi raportin “Mbi punën e delegacionit korean në Kongresin e 22-të të partisë sovjetike”. Pas analizës së arritjeve ekonomike, shkencore dhe teknike të Bashkimit Sovjetik për periudhën e raportuar, shoku Kim Il Sung foli për programin e partisë së BRSS. Mes të tjerash ai tha: “Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik është pararoja e lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe vendi i Bashkimit Sovjetik në lëvizjen komu-niste botërore është një fakt historik i parefuzueshëm. Ekzistenca e Bash-kimit Sovjetik si një vend socialist dhe rritja e vazhdueshme e fuqisë së tij, ka një impakt të madh revolucionar në vendet e shtypura dhe në klasat e shtypura në të gjithë botën. Bashkimi i madh Sovjetik ka mundur Gjermaninë fashiste dhe imperializmin në Japoni, si dhe ka çliruar shumë popuj të Ev-ropës dhe Azisë nga dominimi fashist dhe shtypja koloniale. Duke folur për jetën e brendshme të partisë sovjetike dhe problemet me partitë vëllazërore, Kim Il Suing tha se shumë është thënë për kultin e Stalinit dhe fraksionin an-

ti-parti që ka lindur në partinë sovjetike. “Stalini ka qenë prej shumë kohësh udhëheqësi i partisë sovjetike dhe aktivitetet e ti kanë influencuar shumë të gjithë lëvizjen komuniste botërore. Emri i Stalinit njihet nga komunistët në të gjithë botën, prandaj anëtarët e partisë sovjetike janë të detyruar të dinë mëshumë për Stalinin sesa për të tjerët, ndërsa vlerësimi i punës së tij dhe roli në Bashkimin Sovjetik është një çështje e brendshme e BRSS”, tha ai. Në lidhje me marrëdhëniet me partitë tjera vëllazërore, Kim Il Sung tha se asnjë parti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive të tjera vëllazërore. “Prandaj çështja e Stalinit dhe fraksioni anti-parti në BRSS nuk kanë të bëjnë fare me partinë tonë”, tha ai. Në lidhje me problemin e Shqipërisë, ai deklaroi: “Kohët e fundit ka pasur divergjenca për disa çështje mes partisë sovjetike dhe partisë së Shqipërisë, dhe marrëdhëniet e tyre janë bërë anormale. Shumë u tha në kongresin e partisë sovjetike, por marrëdhëniet me partinë shqiptare nuk u përmirësu-an dhe problemi nuk është zgjidhur. Marrëdhëniet mes të dyjave po bëhen gjithnjë e më të komplikuara. Nëse kjo vazhdon, do të dëmtojë seriozisht lëviz-jen, unitetin e komunitetit socialist dhe zhvillimin e tij, duke bërë të përfitojnë vetëm armiqtë tanë. Partia koreane shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe shpreson që çështja shqiptare të zgjid-het me anë të përpjekjeve të durueshme për eliminimin e komplikimeve dhe për arritjen e mirëkuptimit në interes të lëvizjes socialiste”. Pasi shprehu mbështetjen me qëndrimin sovjetik për çështjen gjermane, bashkë-ekzist-encën paqësore dhe përpjekjen për paqe, Kim Il Sung tha: “Uniteti duhet të bazohet në vendimet nga konferenca e Moskës (e 81 partive, në vitin 1960)Par-titë janë të barabarta dhe të pavarura. Ato i përcaktojnë politikat e tyre sipas kushteve specifike në vendet e tyre dhe sipas parimeve marksiste-leniniste, por këmbimi i eksperiencave është i nevojshëm edhe pse partitë vendosin vetë se çfarë të zbatojnë në punën e tyre. Vetëm atëherë uniteti dhe soli-dariteti është i mundur, si një detyrë e shenjtë e lëvizjes ndërkombëtare dhe parim kryesor”. Si në Kinë dhe në Kore festa kombëtare e Shqipërisë u festua gjerësisht. Në pritjen e organizuar në ambasadën shqiptare në Penian me rastin e 17-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, zv. kryetari korean i këshil-lit të ministrave Kim Guang Hiop, tha: “Miqësia mes popullit shqiptar dhe atij korean po konsolidohet dhe po zhvillo-het sipas parimeve të marksizëm-lenin-zimit dhe internacionalizimit proletar, në familjen e madhe të socializmit dhe komunizmit. Ne e vlerësojmë unitetin dhe miqësinë mes dy popujve tanë dhe kemi besim se do të zgjerojmë më shumë bashkëpunimin në përpjek-jet për mbrojtjen e paqes. Sugjeroj të ngremë një dolli për lulëzimin e republikës së Shqipërisë, për shën-detin e shokut Enver Hoxha dhe të liderëve të tjerë të partisë shqiptare...”. Dimo Dichev, Komiteti i politikave të jashtme, Bullgari.

“Në fjalimin e Kozlov foli për sukseset e arritura nga populli korean,

duke thënë se Hrushovi është shumë i interesuar për suksesin e partive komuniste të Azisë, dhe shtoi se ato duhet të jenë shem-bulli për t’u ndjekur nga popujt e tjerë të rajonit. Më tej ai foli për

programin e partisë sovjetike dhe se BRSS është i gatshëm të mbrojë çdo vend socialist nga kërcënimet. Në fund ai dha një pik-

turë të Leninit si dhuratë për kongresin...

Page 13: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 13

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Fiton e djathta populiste në Itali, 5-Yje e Lega Nord refuzojnë bashkëpunimin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZgjedhjet në Itali, Salvini: Evropa të mos trembet nga qendra e djathtë

Andi LAMKO

Rryma e djathtë populiste, anti-evropiane e anti-sta-biliment, fitoi më shumë se gjysmën e votave të italianëve

në zgjedhjet e së dielës, por pa i dhënë asnjë subjekti maxhorancën e qartë prej 40 për qind që nevojitet për të qeverisur. Partia e moderuar, anti-sta-biliment Lëvizja 5-Yje ishte subjekti më i votuar me rreth 32 për qind të votave, e ndjekur nga radikalët e djathtë të Lega Nord me 18 për qind të votës, koalicioni i së cilës me Forza Italia dhe Fratelli D’Italia, mori 37 për qind të votave. Lideri i Legas, Matteo Slavini dhe kreu 31-vjeçari Lëvizja 5-Yje, Luigi Di Maio, nisën dje betejën për të drejtën e formimit të qeverisë, pasi kanë refuzuar më parë bashkëpunimin mes tyre. Koalicioni i djathtë si fitues i garës, pritet të marrë i pari mandatin për të krijuar qeverinë, dhe praktikisht kjo i takon kreut të Legas Salvini, pasi aleati i tij Berlusconi jo vetëm që mbeti prapa me 14 për qind të votës, por dhe nuk ka të drejtë të marrë post publik prej dënimit për evazion fiskal. "Italianët kanë zgjedhur të rimarrin kontrollin e vendit të tyre, nga pasiguritë dhe politikat rrethanore të vendosura nga e majta e Renzi-t", tha Salvini, fushata e të cilit ushtoi me premtimet e deportimit të qindra refugjatëve dhe vendosjes së kushteve ndaj Brukselit, përkundër daljes nga monedha euro.

5-Yje e hapur për koalicionPor mbështetjen më të madhe

italianët ia dhanë Lëvizjes 5-Yje, partisë së krijuar nga komediani Beppe Gril-lo, të ngritur mbi pakënaqësinë ndaj politikës tradicionale dhe mungesës së mundësive ekonomike. Lëvizja më parë ka refuzuar aleancat me çdo grup

Gjermani, Merkel premton punë pas zyrtarizimit të koalicionit

Rusia: SHBA po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Kancelaria Angela Merkel tha dje se është e rëndësishme që qeveria e re të nisë punë men-jëherë, pas mbylljes së periud-hës më të gjatë për formimin e koalicionit qeveritar në Gjer-maninë e pas-luftës. Anëtarësia e social-demokratëve gjermanë miratuan një ditë më parë koali-cionin e ri me partinë e kancelares. Dy të tretat e anëtarëve të SPD e mbështetën marrëveshjen, ndër-sa u refuzua nga krahu rinor i partisë. "Rreth gjashtë muaj pas zgjedhjeve, njerëzit tashmë presin që gjërat të fillojnë të ndodhin. Ne

e shikojmë që Evropa përballet me sfida, prandaj është nevoja për një zë të fortë nga Gjermania, së bashku me Francën dhe ven-det e tjera anëtare", tha Merkel në një deklaratë të shkurtër, ku përmendi më tej çështjet tregtare dhe konfliktin në Siri. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka propozuar formalisht Merkel si kancelare të parlamentit. Ndër-kohë flamuri europian duket se ka kaluar në duart e presidentit francez, Macron, i cili po priste rizgjedhjen e Merkel për të nego-ciuar një planin e reformave.

Rusia pretendon se ka dësh-mi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet presi-denciale të këtij muaji në Moskë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se SHBA po kërkon të krijojë kaos në Rusi duke argumentuar se sank-sionet ekonomike amerikane kishin për qëllim destabilizimin e vendit. Qytetarët rusë me 18 mars do të shkojnë në kutitë e votimit, ku sondazhet e fundit tregojnë një fitore të thjeshtë për Vladimir Putin. Shumë

vëzhgues perëndimorë janë skeptikë në lidhje me meritat demokratike të procesit zgjed-hor të Rusisë. Pavarësisht mar-rëdhënieve në mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, titujt ndërkombëtarë të lajmeve janë dominuar nga he-timi i SHBA, nëse shteti rus ishte i përfshirë në ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Deri tani, hetimi i ka akuzuar individët dhe bizneset ruse për ndërhyrje, duke thënë se ata kërkuan të minojnë rivalen e Trump, Hillary Clinton.

Daçiç: E duam Evropën, por kurrë nuk dalim kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm serb, Iv-ica Daçiç, tha dje se jetojmë në një botë ku ka shumë histeri ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do t’i bashkohet kësaj vale te padrejte ndaj Moskës. “Serbia i përket Evropës gjeografikisht, historikisht dhe politikisht dhe është logjike që interesant tona janë të bëhemi anëtar i Bashkim-it Evropian. Por, ne jetojmë në kohë histerike anti-ruse në botë. Kur kam qenë kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, nuk kam dëgjuar asnjë diplomat rus duke folur me negativitet ndaj

dëshirës tonë për t’iu bashkuar BE. Ndërkohë, e kam dëgjuar David McMaster duke folur në Shtëpinë e Bardhë se çfarë ndi-kimi të keq ka Rusia në Evropë. Rusia nuk mund t’u bashkohet këtyre pohimeve duke parë se si në të kaluarën janë shkelur ligje ndërkombëtare sa i përket Ser-bisë. E vetmja gjë që Rusia pret është që të mos kemi pozicion anti-rus, për çka nuk jemi fare të interesuar ta bëjmë. Por në kushtet për të harmonizuar politikën e jashtme, aty gjithmonë përmendet edhe Rusia”, ka thënë Daçiç.

tjetër politik, të cilat i konsideronte pjesë e sistemit të korruptuar, por me rritjen e popullaritetit dhe qëndrimet e saj janë moderuar. “Ne kemi përgjegjësinë për të formuar qeverinë, dhe jemi të hapur për diskutime me aktorët politikë”, tha lideri i saj Di Maio në fjalimin e fitores. "Këto zgjedhje ishin triumfi i Lëvizjes 5-Yje. Ne jemi fituesit. Në disa rajone më shumë se gjysma e votuesve kanë votuar për ne”, shtoi ai. Sipas llogarit-jeve të YouTrend, 5-Yje ka marrë 231 vende në dhomën e deputetëve dhe 115 në dhomën e Senatit. Prandaj ajo mund të formojë një mazhorancë ose me Lega Nord, ose Forza Italia ose me PD-në e Renzi-t. Por bashkëpunimi u refuzua kategorikisht nga Salvini. Ai tha se partia e tij është e hapur për bisedime me grupimet e tjera, por paralajmëroi se nuk do të përfshihet në koalicione të mëdha e të palogjikshme, siç i quajti ai “minestrone”.

Disfatë turpëruese, Renzi jep dorëheqjen

"Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë. Pas këtij rezultati do jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike menjëherë pas nisjes së punës së Parlamentit të ri e formimit të qeverisë", ka deklaruar dje pasdite kreu i të majtës italiane Partia Demokratike, Matteo Renzi duke dhënë dorëheqjen. PD ka pësuar një humbje të thellë duke marrë vetëm 18 % të votave e sipas liderit të saj faji qëndron në sjelljen mjaft teknike të tyre përgjatë fushatës elektorale. “Simbol i humbjes tonë është qyteti i Pesaros ku ka humbur kandidati ynë më i mirë, ministri i Brendshëm Marco Minniti, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Partia Demokratike duhet të nisë një faqe të re të saj prandaj është e domosdoshme thirrja e Asamblesë drejtuese e përgatitja e një Kongresi të ri. Kreu i ri i Partisë Demokratike do të

Maqedoni, Kotzias viziton Shkupin në fund të marsit

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka paralajmëruar takim me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov dhe kjo vizitë është paramenduar se do të ndodh në fund të këtij muaji. Zhvillimi konsidero-het historik për marrëdhëniet mes dy shteteve pasi Kotzias në Maqe-doni do të vijë për herë të parë në aeroportin “Ndërkombëtar Shkup” i cili më herët quhej “Aleksandri i madh” emër i papranuar nga shteti helen. Prej çështjes së emrit, më herët Kotzias në Maqedoni ka ard-hur vetëm me veturë.

Siri, Futet autokolona e parë me ndihma

në Guta lindore Kombet e Bashkuara dhe Kryqi

i Kuq Ndërkombëtar njoftuan ditën e djeshme se një autokolonë me ndihma humanitare u fut në zonën e rrethuar të Ghoutas lindore në Siri që ndodhet nën kontrollin e rebelëve. Agjencitë thanë se autokolona me 46 kamionë trans-portonte ushqime për 27,500 njerëz si dhe furnizime mjekësore, ndërkohë që zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara njoftoi se të tjera furnizime shëndetësore që mund të shpëtonin jetë, nuk ishin lejuar të kalonin.

Kina e rrit buxhetin ushtarak prej

175 miliardë dollarëshKina këtë vit ka parashikuar rritje

të buxhetit për forcat e armatosura në 175 miliardë dollarë. Buxheti me një rritje prej 8% nga viti i kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang, në takimin e parlamentit që filloi në Pekin. Ai gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë. Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC) pritet gjithashtu se shpejti të heqë ku-firin dyvjeçar te mandatit presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur dje një fjalim në seancën solemne të Parla-mentit të Kosovës, për 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe anëtarëve të familjes Jashari në betejën e Prekazit. “Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut. Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat, duke mbetur si rast unik për liri e dinjitet. Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shtetit sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut Në këtë 20 vjetor duhet të re-flektojmë për të kaluarën dhe për rrugën tonë drejt të ardhmes. Tani duhet ta ndërtojmë paqen, sepse ajo po aq e vështirë se lufta”, ka thënë Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalim-in e tij në ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së” se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer me dinjitet detyrën e sa dhe se së shpejti do të transformohet në ushtrinë e Kosovës. “Edhe pse sot është një ditë festive ku përkujtohet krenaria dhe sakrifica për liri dhe pavarësi, duhet të themi themi se marshin tuaj të avancimit profesional, nuk arriti ta përcillte politika jonë. Ky hap final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura, në partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA, KFOR dhe NATO, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, e të të gjitha komuniteteve. Askush nuk mund të vërë veto për të drejtën tonë legjitime dhe legale”, ka thënë presidenti Thaçi.

RAMUSH HARADINAJ: FAMILJA JASHARI, RAST UNIK I LIRISË E DINJITETIT THAÇI NË EPOPENË E UÇK: ASKUSH S’E NDALON FORMIMIN E USHTRISË

dal nga zgjedhjet primare të Partisë", tha ish-kryeministri Renzi, duke u ankuar më tej për fushatë me gënjesh-tra të rivalëve. "Kush ka fituar sot nuk ka përqindjen e duhur për të qeverisur. E gënjeshtra më e madhe ndër të shumta që janë thënë gjatë fushatës elektorale nga forcat politike është ajo se askush nuk do të bëjë aleancë për të qeverisur". Mbi mundësitë e një koali-cioni të mundshëm qeverisës të Partisë Demokratike, Matteo Renzi deklaroi se do të mbaj premtimet morale e politike të bëra në fushatë elektorale e se nuk do të pranojë të qeverisë me ekstremistët. “Partia Demokratike do jetë në opozitë e unë do të jem një senator i thjeshtë i Parlamentit Italian", ka deklaruar Ren-zi. Në mbyllje të komunikimit të tij me mediat Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike i thotë jo kulturës së ur-rejtjes e jo çdo forme të esktremizmit.

Italianët kanë zgjed-hur të rimarrin kon-trollin e vendit të tyre, nga pasiguritë dhe politikat rrethanore të vendosura nga e majta e Renzi-t. Lega është e hapur për bi-sedime me grupimet e tjera, por nuk do të përfshihet në koali-cione të mëdha...

Page 14: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

14 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Durrës, lihet në burg adoleshenti që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij

Gjykata e Durrësit la në "Arrest me burg" Devi Lalën, 17-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmos-hatarin e tij Angjelo Gjokazaj. 17 vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Durrës, të premten e kaluar do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit. Në seancën e djeshme për masën e sigurisë, ai u shfaq i penduar ndërsa deklaroi se mund ta shmangte këtë akt fatal. Para togave të zeza, 17 vjeçari i qëndroi variantit të tij të historisë duke thënë se Gjokazaj e sulmoi i pari, ndërsa ai ishte kundërpërgjigjur në formë ekstreme me thikë për tu mbrojtur. "Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular, unë nxora thikën nga frika për tu mbrojtur. E qëllova nga frika, jam

penduar shumë për veprimin tim, mund ta kisha shmangur" citohet të jetë shprehur adoleshenti. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës, por mësohet se avokati kërkoi masë më të lehtë sigurie, por që u rrëzua nga gjykata. Ndërkohë edhe Shkolla Profesionale “Hysen Cela” ka paralajmëruar për largim nga puna, mësuesen që ditën kur ndodhi ngjarja nuk pranoi në mësim 16 vjeçarin Gjokazaj, pasi u paraqit 12 minuta me vonesë. Por pavarë-sisht rregulloreve të shkollave, mësuesit thonë se e kanë thuajse të pamundur të menaxhojnë nxënësit, sidomos adoleshentët. Ngjarja e rëndë për të cilën Lala mori masën e sigurisë ndodhi

pasditen e së premtes në lagjen Nr.15 në Spitallë. Gjithçka nisi si një konflikt verbal mes adoles-hentëve, ku vijoi me dhunë fizike dhe më pas edhe me goditjet fatale me thikë të Devid Lalës që i morën jetën 16-vjeçarit. Familjarët e 17-vjeçarit i kanë kërkuar falje familjes Lala për krimin e rëndë të të birit, por ndjesa dhe ngushëllimet e tyre nuk janë pranuar. Për shkak të frikës për përshkallëzimin e konfliktit mes dy familjeve dhe një hasmërie, policia mbikëqyr banesat që ndod-hen pranë njëra-tjetrës në Spitallë të Durrësit. Ndërkohë që nga momenti i ngjarjes familjarët e autorit duke ju trembur një hasmërie janë ngujuar dhe nuk dalin nga shtëpia prej ditës së premte.

Zgjidhet ngërçi në procesin e vrasjes së Gaz Çollakut, Shtraza zgjedh avokat të ri

Procesi gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës tek Krimet e Rënda ka dalë nga “ngërçi” ku ishte future prej disa muajsh. Pas 13 seancash gjyqësore të dështuara për shkak të mungesës së avokatëve, i akuzuari për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016, mori një avokat të ri. Në seancën e së hënës Shtraza tha se hiqte dorë nga avokati i tij i mëparshëm dhe se do të përfaqësohej në proces nga avokati Neshat Fana. Pasi legjitimoi mbrojtësin, gjykata shtyu seancën për në 19 mars për t’i dhënë kohë avokatit për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të palës mbrojtëse. Shtraza aku-zohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili u gjet në një kanal në zonën e Fushë-Krujës, në dhjetor të 2015. Për këtë ngjarje ai u akuzua bashkë me Ervin Dalipaj i cili u ekzekutua në autostradën Tiranë-Durrës, rreth një vit e gjysëm më parë. Për të pandehurin Shtraza, në seancën e 17 nëntorit 2017, prokuroria kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Luis Carlos Villegas komenton sekuestrimin rekord të

Ministri kolumbian: Droga në Durrës u kap në bashkëpunim me neMinistri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Luis Carlos Villegas komen-

ton sekuestrimin rekord të 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, e cila ishte nisur nga Kolumbia. Këtë të diel teksa ka qenë në bazën e Forcave Speciale të Policisë, ai deklaroi se policia kolumbiane po përballet me vendosmëri me krimin dhe grupet e organizuara kolumbiane. “Ushtria e Kolumbisë raportoi për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare për kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Clan del Golfo”, të sekuestruar në portin e Durrësit, në Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni që doli nga Kolumbia në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”, u shpreh Villegas. Ai shtoi se kokaina u kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare, e cila ndërhyri dhe gjeti sasinë e konsiderueshme të drogës.

Përdornin vajzën si “karrem”, gjykata dënon bandën e grabitësve

Katër të rinj janë dënuar me 21.5 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për katër episode vjedhjesh me dhunë të kryera në kryeqytet në pranverën e vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë, ata për-dornin si karrem një vajzë 23-vjeçare për t’u tërhequr vëmendjen kalimtarëve, të cilët më pas i dhunonin dhe u merrnin sendet me vlerë. Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të rinjve të akuzuar për “vjedhje me dhunë”. Të dënuarit janë tre djem dhe një vajzë 23-vjeçare, që sipas Prokurorisë, përdorej si “karrem” nga tre bashkëpunëtorët e saj për të futur në kurth të dëmtuarit. Të pandehurit Fation Bushgjokaj, vëllai i tij i mitur A. Bushgjokaj, Elton Leka dhe Kristina Pjetri janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Tiranës dhe kanë marrë dënime që varionin nga 4 deri në 7.5 vite heqje lirie. Ndërkohë që katër të rinjtë përfituan uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ishte pikërisht “karremi” i grupit, që pas arrestimit ka treguar në proku-rori se si ata grabisnin persona të ndryshëm në Tiranë.

Grabitën këmbimin valutor dhe vranë 54-vjeçarin, Gjykata e Fierit lë në burg tre autorët e penduar

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVajza e Agur Vrenozit: Nuk ka pendesë kur kryen një vepër penale

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për tre autorët e grabitjes së këmbimit

valutor, ku humbi jetën 54-vjeçari Agur Vrenozi. Tre të arrestuarit, Zini Fyraj, 37 vjeç; Lulzim Demir-aj, 43 vjeç dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç janë paraqitur në bankën e të akuzuarve në masa të rrepta sigurie. Gjyqtarja Matilda Shalla dha masën “Arrest me burg” për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje. Njëri prej grabitësve, Lulëzim Demiraj i cili është dhe personi që qëlloi, ku humbi jetën dhe 54-vjeçari u shpreh i penduar që kishte qëlluar me armë mbi pronarin dhe mikun e tij Agur Vrenozin. Ai ka kërkuar falje publike, ndërsa ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim që të vriste Vrenozin. “I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj. Mësohet se dy të pandehurit e tjerë nuk kanë folur fare në sallën e gjyqit. Ndërsa vetëm disa orë pasi gjykata la në burg tre autorët e grabitjes, Denisa, vajza e Agur Vrenozit tha se i ati e mbylli jetën ashtu siç kishte jetuar, duke bërë vepra të mira për të tjerët. “Një person shumë altruist që sakrifikonte gjithçka për ne. Ishte si shok. Kishte një rreth miqësor të madh, shumë shakaxhi dhe me shpirt shumë të madh. Dha jetën për të ndi-hmuar të tjerët”, është shprehur vajza e Agur Vrenozit. Denisa është juriste me profesion dhe kërkon drejtësi për të atin. Në lidhje për pendesën që autorët shfaqën dje në gjyq ajo shtoi se nuk ka pendesë kur kryen një vepër penale. “Në momentin që ke kryer një vepër penale nuk mund të ndjehesh i penduar. Shpirti i babit mendoj që ka shkuar dhe do të shkoj në vend pasi ne do jemi shembullor. Babin e ka shp-jeguar i gjithë gjesti që ka bërë, Një gjest prej heroi. Në këto mo-mente kemi nevojë vetëm për forcë”, tha vajza e Agur Venozit, i cili u cilësua nga mbarë opinioni publik dhe politika shqiptare, si heroi i kohëve moderne.

NgjarjaNë qendër të qytetit në

mes të ditës rreth orës 11:00 është grabitur një pikë këmbimi valutor. Ngjarja përfundoi me

plagosjen e pronarit të këmbimit valutorë dhe vdekjen e mikut të tij, i cili tentoi të ndalonte grabitësit. Ndërsa të tre au-torët u arrestuan pas ndjekjes nga policia. Dy prej autorëve të maskuar dhe të armatosur janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u lar-guar. Vrenozi pronari i godinës ku dhe ndodhi grabitja, kur pa që miku i tij kishte rënë pre e këtij sulmi mori një karrige dhe filloi të përleshej me grabitësit, duke tentuar ti ndalonte. Gjatë përleshjes, njëri nga grabitësit, pikërisht, Demiraj qëlloi në kokë, me armë zjarri automatik

Lulëzim Demir-aj i cili është dhe personi që qëlloi, ku hum-bi jetën dhe 54-vjeçari, u shpreh i pen-duar që kishte qëlluar me armë mbi pronarin dhe mikun e tij Agur Vrenozin...

Presidenti Meta dekoron Agur Vrenozin, pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Agur Vrenozit, humbi jetën teksa përpiqej për të penguar grabitjen e një pike të këmbimit valutor të premten. Ai mori një plumb në kokë gjatë përleshjes dhe pak orë më vonë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. "Presi-denti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “De-koratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në

mbrojtje të jetës së bash-këqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare", thuhet në dekoratë. Ndër-kohë që në seancën plenare të ditës së djeshme, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të 54-vjeçarit. Kërkesa u bë nga deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi për të nderuar aktin heroik të Agur Vrenozit.

Meta dekoron Vernozin, deputetët një minutë heshtje në Parlament

ndaj 54-vjeçarit, dhe pronarit të këmbimit valutorë. Gëzim Hoxha 64-vjeç i cili tashmë ka lënë spitalin dhe gjendet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas përleshjes dhe qëllimit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Agrur Vrenozi, autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatrave të Fierit. Ndërkohë që arratia e tyre nuk ka zgjatur për shumë minuta. Pasi pikasën që po ndiqeshin nga policia ata braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë, por 30 minu-ta pas grabitjes fillimisht është kapur Zini Fyraj pranë fshatit

Baltëz. 37-vjeçari, i cili kishte dhe çantën me para u hodh në lumë, por nuk i ka shpëtuar ar-restimit. Ndërkohë që rreth orës 12:30 minuta është arrestuar edhe autori i dytë i grabitjes, Lulëzim Demiraj, në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës", ky i fundit është dhe personi i cili qëlloi ndaj dy personave në momentin e grabitjes. Ndër-kohë që autori i tretë 41-vjeçari Dashamir Gergali është ar-restuar në një banesë në fshatin Baltëz. Policia i sekuestroi edhe çantën me para, që grabitën në pikën e këmbimit valutor, në të ndosheshin rreth 10 milion lekë dhe 6000 euro.

Page 15: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

“Tentoi të fuste pinca në ambientet e burgut të Vlorës, arrestohet polici

Një polic i burgut të Vlorës ka përfunduar në pranga, për shkak se gjatë kontrollit i është kapur një mjet i ndaluar. Kontrolli nga skaneri para marrjes së detyrës zbuloi se polici kishte fshehur në trup një palë pinca, të cilat tentoi për ti futur në institucionin ku ai punonte prej disa vitesh. Menjëherë pas gjetjes së mjetit të ndaluar që po tentohej të futej në burgun e Vlorës, menjëherë u bë e mundur nga ko-legët e tij arrestimi i Hysni Mustafarait. Ai u shoqërua në ambientet e paraburgimit për tu marrë në pyetje. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, pasi dyshohet se mund t’ia jepte ndonjë të dënuari, ndërkohë që materialet iu

referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme. Ka qenë SHÇBA e cila ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e gardianit të burgut të Vlorës. “Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Min-istrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie të rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga shtetasi Hysni Mustafarai, lindur e banues në Vlorë. Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara mar-

rjes së shërbimit, iu gjet, një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe nga një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka re-zultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar. Materialet i procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, është shprehur zyrtarisht Shërbimi i Çësht-jeve të Brendshme.

Shpërndanin kokainë në Viçenza, pranga dy shqiptarëve

Goditi basketbollistet e Flamurtarit, pranga 46-vjeçarit Policia ka vënë në pranga shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç,

banues në Përmet, i cili ka dhunuar 2 basketbolliste të Flamurtarit. 46-vjeçari u arrestua nga uniformat blu të qytetit jugor, pasi në për-fundim të ndeshjes së basketbollit mes Përmetit dhe Flamurtarit, ai ka hyrë në korridoret e pallatit të sportit, ku zhvillohej ndeshja dhe ka goditur me grusht dy basketbollistet e klubit kundërshtarë. Mësohet se Çobo është babi i një prej basketbollisteve të Përmetit. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas përfundimit të ndeshjes në korridoret ka pasur debate mes vajzave të dy ekipeve të bas-ketbollit. Mësohet se kanë qenë dy lojtare të Flamurtarit të cilat kanë debatuar me vajzën e të ndaluarit. Në këtë modemet Çobo, duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lënduar dy nga lojtaret e “Flamurtarit”. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shkatërrohet grupi i kokainës në Athinë, 3 shqiptarë në pranga

Një grup që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia greke, duke çuar në pranga katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 24, 33 dhe 36 vjeç dhe një shtetas grek, 61 vjeçar. Grupi ushtronte aktivitetin e vet në rajone të ndryshme të Atikës dhe pjesën tjetër kontinentale dhe në ishuj. Policia ka identifikuar në mënyrë specifike, dhomëza të posaçme nëpër makina për transportin e drogës. Në të njëjtën kohë, ishin krijuar zona të posaçme për fshehjen e drogës dhe parave. Pas hetimeve nëpër shtëpi, automjete dhe vende të ndryshme, është sekuestruar një sasi prej rreth 4 kg kokainë, kanabis, një shumë e madhe parash prej 144 530 euro, katër automjete private, dy motoçikleta, dy peshore precize, dhjetë telefona celularë dhe një numër të madh pakosh për pake-timin e drogës. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik nga policia, ndërsa mediat shkruajnë se është zbuluar edhe roli i tyre, materialet ndaj tyre janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës për hetime të mëtejshme.

Dy persona humbin jetën në lokale të ndryshme të kryeqytetit

Dy persona kanë humbur jetën në dy raste të ndryshme ditën e djeshme, teksa ndodheshin lokal. Rasti i parë është shënuar në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në Tiranë. Në ambientet e një lokali, ku ka vdekur 56-vjeçari me inicialet F. B., banues në Tiranë. Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, rezulton se vdekja e 56-vjeçarit është aksi-dentale. Nën efektin e alkoolit në të dalë të lokalit 56-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka humbur ekuilibrin. Ai ka rënë përtokë dhe si pasojë e përplasjes së kokës në një bor-durë betoni ka marrë dëmtime të rënda në kokë, të cilat kanë qenë fatale për jetën e 56-vjeçarit. Ndërkohë burime policore bëjnë me dije se po ditën e djeshme, në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, pranë një lokali është gjetur i vdekur 73-vjeçari me inicialet A. D., banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Për të dyja këto raste, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm

Rrëzohet kërkesa për ekstradimin e Alket Hatisë, gjykata: E ka kryer dënimin në Shqipëri

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAlket Hatia, i dënuar nga Krimet e Rënda për trafik të lëndëve narkotike në 2008 me 16 vite burg

Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërk-esën e prokurorisë për ekstradimin

e Alket Hatija drejt vendit fqinj, i etiketuar në mediat italiane si “Zoti i drogës”. Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata me argumentin se është e njëjta çështje për të cilën Hatija është dën-uar edhe në Shqipëri. Më konkretisht gjyqtari Paulin Cera, deklaroi se nuk lejohet ekstradimi, kur një pjesë e veprave penale janë kryer në Shqipëri. Gjykata e Durrësit shpjegoi se e Hatija e ka kry-er dënimin në Shqipëri pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të njëjtën vepër penale që është dënuar dhe nga drejtësia italiane me 16 vite burg. Ai ka qëndruar në burg nga viti 2008 deri në 2014. 44-vjeçari ka përfituar ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe amnistive të ndryshme që ka përfituar në kohën kur ka qenë në burg. Alket Hatija, 44 vjeç i njohur si një prej bosëve më të mëd-henj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, u ar-restua në 7 korrik nga poli-cia e Durrësit teksa kishte shkuar për të takuar një shokun e tij. Më 11 korrik, prokuroria kërkoi masën e “Arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lirë nga gjyqtari Petraq Çuri, duke i dhënë masën detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas mungon-te një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu ai pranoi dhe kërkesën e avokatit të tij mbrojtës se Hatija e kishte kryer njëherë dënimin për të cilin ai do të ekstradohej. Ai akuzohet se që nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004 ka trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kilogramë heroinë dhe 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Hatija jetonte në një vilë me bunker në zonën e Beratit, ndërkohë që lëvizte gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga persona të armatosur. Bëhet me dije se Hatija ishte një trafikant

i “pastër”, pasi nuk prekte asnjë gramë lënde narko-tike, por se falë celularit, të cilët i përdorte një herë dhe i flakte, trafikonte ‘male’ me drogë. Ndaj tij, Gjykata e Apelit në Itali në shtator të vitit 2015 ka dhënë dënimin me 20 vjet burgimNga “Detyrim paraqitjeje” tek masa “Arrest me burg”

Ndonëse Alket Hatija u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 44-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Ape-lit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge

dhe pjesëmarrje në bandë kriminale. Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 44-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me ak-tet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kus-hte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “Ar-restit në burg” për “baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë. Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 44-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të

të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer si dhe mungesën e kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tij. Arratia e Hatisë bëri bujë në atë kohë, ku menjëherë inspektorë të KLD-së nisën një hetim për lirinë e Hatisë. Por pas arratisë, ishte vetë Alket Hatija i cili reagoi për mediat duke deklaruar që nuk ishte arratisur por ishte fshehur deri në dhënien e vendimit. Ai i pranoi akuzat ku ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narko-tike por në të njëjtën kohë pranoi që e kishte marrë dhe e kishte kryer njëherë dënimin për të cilin ai do të ekstradohej.

Gjykata e Durrësit shpjegoi se e Hatija e ka kryer dënimin në Shqipëri pasi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të njëjtën vepër penale që është dënuar dhe nga drejtë-sia italiane me 16 vite burg. Ai ka qëndruar në burg nga viti 2008 deri në 2014...

Page 16: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

16 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Pazaret e fshehta politike, rrezik për shtetin!

Italia, populizëm, euroskepticizëm dhe vështirësi qeverisjeje si përfundim

nga eksponentët e saj. PDK-ja, një fraksion i dalë nga lufta çlirimtare, e shndërruar në parti politike duke u thirrur në vlerat e luftës çlirimtare, në gjakun e derd-hur për lirinë e vendit,... tashmë me të dyja këmbët është duke shkelur mbi gjakun e familjes Jashari dhe mijëra dëshmorëve të lirisë. LDK-ja e sotme nuk i ngjet më aspak formacionit politik rugovian. LDK-ja, e cila deri dje kërkonte largimin e së keqes së madhe për vendin nga pushteti, gjegjësisht PDK-në e Hashim Thaçit, sa herë që i duhet kësaj të fundit bëhet patericë e saj, duke i kthyer shpinën elektoratit dhe duke harruar të gjitha akuzat kundër kapësve të shtetit, korrupsionit, krimit të organizuar, hajnisë, kontrabandës, etj. LDK-ja e kapur nga grupet e inter-esit, e bashkuar me kapësit e shtetit u shndërrua edhe vetë në uzurpatore të shtetit dhe thyerëse e shpresave të qytetarëve. Sikurse nga viti 2010 deri në vitin 2014 kur erdhi në pushtet, edhe tani në opozitë, më tepër është duke e ndihmuar klanin "Pronto" dhe PDK-në se sa kur ishte nën kurorën qeverisëse me klanin e sipërpërmendur. Me një fjalë, kjo klasë e kusarëve të pangopshëm politikë brenda këtyre dy subjekteve politike,... për ruajtjen e pasurive të tyre milionëshe, të krijuara përmes aferave korruptive, hajnisë dhe krimit të organizuar, janë shndërruar në binom shkatërrues të shtetit të Kosovës. "Unë kryeministër sot, ti nesër president", ishte marrëveshja private, e pazarit politik mes dy njerëzve të padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq të kundërta politike, Thaçit e Mustafës.

Heshtja e pajustifikuar e qytetarëveMë e rëndë se degradimi i subjekteve politike,

është heshtja e qytetarëve kundrejt keqqeverisjes,

Nga Florim ZEQA

Zgjedhjet e jashtë zako-n shme parlamentare, siç po shihet mund të jenë shumë afër shka-

ku i pamundësisë së kalimit të Demarkacionit me Malin e Zi si dhe humbjes së legjitimitetit të kësaj qeverie nga pamundësia e zgjidhjes së shumë problemeve të grumbulluara politike dhe so-ciale. Kjo situatë përveç humbjes së besimit në popull, ka çuar në humbjen e kredibilitetit të kryeministrit dhe humbjen e besimit të partnerëve të koalicionit në njëri-tjetrin. Do të ishte absurde t’i lejohet kësaj qeverie të shkojë më tej me qeverisjen e shumicës shqiptare nën prangat e listës "Srpska", kësaj pakice e cila përveçse nuk e pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, e saboton dhe shkatërron nga brenda ekzistencën e saj! “Pazari” politik me Listën Serbe të Vuçiçit, në emër të votës për demarkacion, gjegjësisht pranimi i Asociacionin me kompetenca ekzekutive është mundësia e vetme e kalimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pasojat e pazareve politikeProblemi dhe përgjegjësia bie mbi tri partitë e

mëdha; LVV, PDK dhe LDK të cilat janë shkëputur nga historia e themelimit, aspektet programore dhe pikëpamjet ideologjike. Sikurse PDK-ja, që është shkëputur totalisht nga vlerat e luftës çlirimtare, ashtu edhe LDK-ja është tretur shumë larg nga vlerat rugoviane, nga tradita e respektimit të rregullave demokratike; dialogut të brendshëm partiak, toler-ancës, mirëkuptimit dhe transparencës në marrjen e vendimeve. Po ashtu nga shkaku i shkëputjes dhe largimit nga parimet e saj, nga vlerat kombëtare dhe opozitarizmit të fuqishëm në Kuvend dhe jashtë tij, LVV-ja pësoi ndarjen e thellë dhe më të dhimbshme pas ngritjes në piedestal pas zgjedhjeve të fundit parla-mentare. Lidhja e krerëve të VV-së me mafio-oligarkët ekonomikë, nga një forcë progresive për vendin, këtë subjekt e shndërruan në korporatë përfituese për disa

përderisa e pajustifikueshme mbetet heshtja dhe indiferenca e popullatës kundrejt pazareve të fshehta politike për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi! Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veç e veç, ask-ush nuk pajtohet me dhënien e territorit në këmbim të liberalizimit të vizave, mirëpo kur është në pyetje, bashkërendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezito-jnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t'u përballur me sfidat e kohës! Duket, sikur të gjithë janë duke pritur rënien e kësaj qeverie, për të triumfuar si "heronj" të demokracisë pas përfundimit të betejës. Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues nga popullata të bëhen më aktivë, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët. Situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët sa të dështuar, po aq të korruptuar dhe shantazhuar, që tashmë janë duke u përballur me sfidat e kauzave të rrejshme përmes të cilave erdhën në pushtet. Kur jemi në këtë segment, përpara të del ajo thënia e vjetër popullore; "Ja hunin, ja tirqit". Vërtetë mbijetesa e disa liderëve shtetërorë dhe partiakë në politikë ndodhet para një sprove të madhe dhe të pakalueshme!

Paradoks dhe dyfytyrësi politikePushtetarët e sotëm derisa ishin në opozitë,

i kundërshtonin me të gjitha mjetet veprimet antishtetërore dhe antikombëtare të qeverisë së kaluar, sot janë më të zëshmit për miratimin e atyre marrëveshjeve fatkeqe për vendin, të nënshkruara nga oponentët e djeshëm politikë! Ndaj kësaj sjell-jeje të dyfishtë të opozitarëve të djeshëm, për habi popullata po vazhdon heshtjen dhe indiferencën e saj, thuajse gjithçka është në rregull me qeverisjen

aktuale. Koalicioni i zgjeruar PAN, duket sikur e ka marrë timonin e shkatërrimit të shtetit të Kosovës për interesat e tyre personale. Po u lejua të shkojë tutje PAN-i, do të vazhdojnë tutje me koncesione të tjera të dhimbshme për vendin, edhe pa funk-sionimin e kuvendit, ngaqë edhe ashtu, kuvendin e përdorin vetëm si dekor "demokratik", për marrjen e vendimeve antidemokratike, antishtetërore dhe antikombëtare në dëm të shtetit dhe qytetarëve. Në situatën e krijuar, për ndaljen e dialogut të pabara-bartë me Serbinë në Bruksel dhe parandalimin e shumë të këqijave të tjera, ekziston vetëm një zg-jidhje; ajo është revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj institucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale. Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, për përmbysjen e këtyre strukturave kriminale dhe korruptive me votë të "lirë", do të zhgënjehen akoma më keq, ngaqë deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare, përmes dialogut të Brukselit, ku përveç Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me tkurrjen territoriale të vendit. Pra, sikurse pushtetarët e mëparshëm, edhe këta të sotmit nuk janë më të mirë sa u përket interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit. Pra, të keqen këtij vendi ia kanë sjellë të gjithë politikanët pa dallim pozitë dhe opozitë, kush më shumë e kush tjetër më pak, të gjithë së bashku janë shndërruar në shkatërrues të shtetit dhe thyerës të shpresave të qytetarëve për jetë në vendin e tyre.

Nga Besi BEKTESHI

Një ditë para se të voto-hej në Itali, problemi më i madh që kishte BE-ja u zgjidh me

votimin fantastik të SPD-së gjermane, e cila dha lejen për një “grosse koalition” duke shpëtuar kështu vendin nga një problem i madh politik dhe Europën nga një moment i keq si politik dhe ekonomik. Kurse për Italinë, par-ashikimet ishin jo të mira! Shikohej qartë bashkimi i një të djathte pak (dhe shumë) ksenofobe dhe pak anti BE, por plotësisht kundra emigracionit. Shikohej qartë avancimi i populizmit si në retorikë dhe në modelin argumentues në fushatë elektorale. Shihej qartë Salvini dhe Lega Nord se kishin konsensus në veri dhe Berluskoni, që edhe pse 81 vjeç kërkonte faktorizimin e “Forza Italia” duke ditur se nuk janë më kohët e një republike që tashmë ka vdekur si moment në Itali. PD-ja e Matteo Renzit sigurisht u dëmtua jo vetëm nga ndarjet e veta të zakonshme, por dhe prova e fundit e vetë sekretarit të talentuar që është e dyta herë që humb me Italianët, të cilët nuk e duan si në veri dhe jug, dhe vetëm në qendra të super kulturuara si Milano – partia e tij fiton bindshëm. Renzi nuk e mblodhi dot partinë përveç faktit se nuk mund të ishte modeli bashkues i një establishmenti demokratik “ heritage” si ish komu-nist dhe ish të majtë, i dalë nga koha e Barlinguerit si partia realisht e parë e Italisë. Sot ka pësuar dhe pse intelektualisht partia më e mirë – një rënie të jashtëzakonshme politike. Kurse M5Stelle, ka bërë një fitore të jashtëzakonshme në jug të Italisë dhe ishuj. Ka mbledhur gjithë zemërimin e Italianëve të jugut, degradit urban dhe mizerjes ekonomike pa asnjë dyshim shumë e lodhshme për të gjithë atje?! M5S janë tashmë forca e parë politike në Itali dhe

pa asnjë dyshim partia e organizuar jashtë kon-cepteve partiake dhe establishmenteve të njohura normalisht! Partitë që nuk e kanë aspak qejf BE-në së paku kështu sikundër është ose janë kundra saj, janë po t’i bashkosh më shumë se 50% e konsen-susit të Italianëve dhe kjo do të thotë se në Itali ka fituar euroskepticizmi dhe pse nuk e deklarojnë si në Francë ashpërsisht- zonja Le Pen! Po, por kjo e fundit është gëzuar për këtë hap të shtetit - shoqërisë afër nesh dhe modelin aspak pro Brukselit dhe BE-së, që zgjedhjet e fundit nxorën si rezultate në Itali. Në Siçili, M5S ka marrë 48% të përkrahjes politike dhe nuk është parë ndonjëherë kjo sasi e madhe në përqindje dhe kur sundonte ish DC-ja e dikurshme e një republike demokristiane që sundonte në jug! Një pjesë e mirë e një elektorati të PD-së ka shkuar me M5S të Di Maio-s dhe Grillos, por në fakt tashmë shtrohet pyetja e madhe e qeverisjes dhe numrave për pikërisht qeverisje! Italia nga shumë analistë dhe nga ato të dalë në prestigjiozen “Corriere della Sera” tashmë ka një ndarje të thellë veri - jug! Në fakt është një termet politik si zhvillim i qartë i një humbje të vërtetë kontrolli mbi formën dhe përmbajtjen e demokracisë së sotme në dritën e zhvillimit të “grill-inëve” dhe “leganord” të cilët mund të bëjnë së bashku qeverisje, por që sigurisht janë distantë me mijra km nga njëri tjetri si ide dhe propozime politike! Koalicion tjetër që mund të formojë qeveri në Itali nuk shikohet! Ose tani për tani nuk duken formula të tjera! Si në Fratelli D’Italia, Lega Nord dhe Forza Italia janë një vizion ndryshe nga e dikurshmja dhe se si mund të qëndrojnë bashkë në vijim ndryshimi kjo është për t’u parë mirë dhe provuar. Po dhe kësh-tu, asgjë nuk mund të bëjnë kundra numrave dhe 40% që ju duhet dhe nuk e kanë! Kanë “vdekur” koa-licionet e PD-së duke shënuar humbjen e madhe të establishmenteve qeverisëse në marrëveshje?! Italia sipas shefit të Corriere della Sera – Luciano Fontana është e ndarë sipas preferencave politike, e ndarë dhe si protestë, por është thellësisht e ndarë dhe si

aspirata. E kjo, sigurisht është një ndarje e madhe politike dhe ekonomike e saj sikundër realisht është zhvillimi i saj nga veriu në jug! Kurse qeverisja është një “rebus” sepse nëqoftëse do të niseshim nga pozicionet e fillimit mes M5S dhe qendrës së djathtë apo dhe Legës vetëm – nuk ka kurrfarë mundësie për të bërë gjë. Kalimi i Legës mbi Forza Italia nuk forcon gjë të djathtën – por përkundrazi, çon ujë te “dashuria” e dikurshme “Berluskoni - Renzi” që të dy humbës kësaj rradhe. PD-ja e Renzit qartësisht është shprehur se do të jetë në opozitë dhe sigurisht do të merret me veten. Thjesht do të mendojë se cilën formë qeverisjeje do të kundërshtojë apo favorizojë dhe kaq. E gjithë “loja” mbetet te Di Maio dhe Salvini. I pari ka bërë një farë lufte që të transformojë M5S në një model më shumë qeverisës dhe padyshim qeveritar. Deri tani ishin një model – voluntarist dhe populist ekstrem! Por ky është një operacion tepër i vështirë që do të ketë pasoja dhe kohë për tu kompletuar. M5S gjithmonë është futur në “krizë nervash” kur bëhet fjalë kalimi nga populizmi në fjalë dhe reagim në qeverisje reale?! Koalicionet mbase mund të gjenden si formë – së paku jo si sintezë apo bashkëmendim por si një “jo dyluftim” por dhe kjo është shumë pak për të qeverisur normalisht! Mungesa e një ligji zgjedhur të plotë dhe të ri realisht, ka sjellë dhe një “bipolarizëm” të ri aspak normal dhe të nevojshëm. Edhe kjo është një tjetër gjë apo dhe tjetër zgjidhje që duhet të vijë e që në fakt edhe këtu kemi një rebus!

Programi ekonomik i M5S është një rebus për vete dhe jo vetëm nuk ka lidhje me Lega Nord dhe Forza Italia, por është shumë majtas dhe me PD-në e madhe të së majtës tradicionale dhe moderne italiane. Di Maio ka në program, por në fakt e gjithë M5S që është kundra establishemtit dhe të majtës, por që në të vërtetë gjëmon majtas shumë më mirë se PD-ja e Renzit dhe të tjerëve pikërisht majtas. Teorikisht them. Thonë – mjaft privatizimeve, po investimeve të shumta publike ose të shtetit (në

Shqipëri qeveria e majtë e Ramës do të ishte kundra një politike të tillë) përfitimit ekonomik të qytetarisë (780 euro) për më të varfërit, jo austerity (janë kundra Europës dhe Gjermanisë në këtë pikë) duhet të prekim 3% propozojnë, largim të Jobs Act si gjetje e PD-së së Renzit, të mbikalojnë ligjin Fornero, do të çojnë në pension PIL etj., etj. Faktikisht është partia e parë dhe padyshim që ka programin me të cilin ju ka mbushur mendjen italianëve dhe sidomos atyre qa ju ka thënë se – do të ketë një letër pagese prej 780 eurosh për të gjithë që jetojnë në nivelin e varfërisë në Itali. Si gjithmonë për të pasur këto euro M5S thotë se do të shkurtojë shpenzimet, do të ulë koston e politikës dhe do të luftojë korrupsionin?! Në Shqipëri këtë gjë e kanë që në vitet 2005, në 2013 dhe 2017-tën që e thonë – dhe nuk janë shtyrë të propozojnë shifra të modelit “reddito di cittadinanza”. Në fakt nuk kanë bërë asgjë! M5S ka një propozim të fortë që “ndan bankat e bizneseve me ato të tregtarëve” avullimin e mono-poleve dhe ligjit Biaggi. M5S kërkon t’ju thotë “stop” bizneseve të emigracionit në programin e saj. M5S do të largojë menjëherë 400 ligje të panevojshme dhe burokratike në Itali, duke bërë të mundur çlirimin e energjive pozitive. Më pak burokraci për ndër-marrje dhe qytetarët. M5S nuk janë kaq entuziastë për përdorimin e Euros si monedhë, biles thonë se nuk ka ligj që ndalon dhe një marrje mendimi nga populli italian për këtë gjë. M5S ka parimin “më shumë peshë të shtetit në ekonomi” dhe kjo as që diskutohet fare.Ndalimin e menjëhershëm të privatizimeve dhe shumë më tepër përdorim të kartave të krediteve dhe sa më pak para në dorë. Tani me këtë formë dhe këto programe duhet të bëhet dhe qeverisja në Itali, mes populizmit, nganjëherë ksenofobizmit, euroskepticizmit, antiemigracionit, dhe ndarje të thellë të vendit politikisht e gjeografik-isht në interesa dhe ekonomi, por dhe prioritete. Kjo është dhe vështirësia e madhe e shtetit fqinj më mik, që kemi në afërsinë territoriale me BE-në?!

Page 17: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Në dy-tre vitet e shkuara, objektiv i

vjedhëseve kanë qenë pikat e shitjes së kar-

buranteve dhe për vetë pozicionin që ato kanë larg qendrave të ban-uara, buzë rrugës, ku

hajdutët ndjehen të pa-kërcënuar dhe mund

të kryejnë vjedhje pa u trazuar. Rasti i vjedhjes

në pikën valutore në Fier është më flagranti

gjatë këtyre ditëve. Vjedhësit u kthyen edhe në vrasës, pasi qytetari Agur Vernozi sëbashku me pronarin e pikës së

valutës, u përlesh me tre hajdutët në mbrojtje

të pronës, duke hum-bur jetën me një plumb në kokë nga kriminelët.

Grupi i tre hajdutëve që i shtuan krimit të

grabitjes së armatosur edhe një vrasje të një qytetari të pafajshëm,

inxhinier Vernozit, ishte më i rëndi i ndodhur

gjatë “aksioneve mak-abre” për të vjedhur

pasuritë e bizneseve...

Kur krimi ordiner fiton statusin si i organizuar

janë vënë bizneset të cilat janë bërë pre e grabitësve. Atyre nuk u kërcënohet vetëm prona e pasuria. Iu cënohet seriozisht jeta. Nga një analizë edhe e përciptë, vihet re se nga viti në vit objekti i grabitjes ka ndryshuar. Metodat e përdorura janë sofistikuar. Nga grabitje ordinere të moshave të vogla që janë nën peshën e emocioneve të adoleshencës në kategorinë e grabitësve, janë përfshirë dhe burra mbi 50 vjeç, të cilët e shoqërojnë vep-rimtarinë e tyre kriminale me egërsi deri edhe me përdorim të armëve. Vënë në rrezik jetën e pronareve të bizneseve apo familjarëve, duke e shkallëzuar krimin nga ordiner në krim për jetën e individëve.

Në dy-tre vitet e shkuara, objektiv i vjedhëseve kanë qenë pikat e shitjes së karburanteve dhe për vetë pozicionin që ato kanë larg qendrave të banuara, buzë rrugës, ku hajdutët ndjehen të pakërcënuar dhe mund të kryejnë vjedhje pa u trazuar. Rasti i vjedhjes në pikën valutore në Fier është më flagranti gjatë këtyre ditëve. Vjedhësit u kthyen edhe në vrasës, pasi qytetari Agur Vernozi sëbashku me pronarin e pikës së valutës, u përlesh me tre hajdutët në mbrojtje të pronës, duke humbur jetën me një plumb në kokë nga kriminelët. Grupi i tre hajdutëve që i shtuan krimit të grabitjes së armatosur edhe një vrasje të një qytetari të pafajshëm, inxhinier Vernozit, ishte më i rëndi i ndodhur gjatë “aksioneve makabre” për të vjedhur pasuritë e bizneseve. Kronikat e ngjarjeve të publikuara përmes informacioneve të dhëna në kohë reale, ka tronditur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët të cilët ndihen të kërcën-uar pasi të gjithë kanë në banesat e tyre diçka që mund t`iu interesojë hajdutëve dhe fare lehtë të bëhen pre e grabitësve në çdo moment. Ka disa zona tipike që krimi ordiner, jo vetëm i vjedhjes, por edhe i shkatërrimit të pronës përmes shpërthimeve me dinamit, hedhjes në erë të mjeteve personale, dyqa-neve, banesave, ka fituar si të thuash qytet-arinë e vet. Fushë Kruja, është një nga zonat që prodhon ngjarje të shpeshta dhe nga më të ndryshmet. Po pas nuk mbeten edhe zona të tjera, ku grabitjet nga vjedhës profesionistë ka shënuar rritje dhe janë kthyer në makth, jo vetëm të atyre që dëmtohen, po për gjithë shoqërinë. Sikur të mos mjaftonte trishtimi që ngjallin njoftime të tilla që tronditin opin-ionin shoqëror, ngjarje të tilla të dënueshme përdoren shpesh edhe për interesa politike. Trajtohen si vepra të shtetit. Etiketohet autor i krimit qeveria. Barazohen kriminelët me qeveritarët. Shpërndahet gjithandej mjergull, përmes të cilës fshihen edhe vetë kriminelët. Përpjekjet për përfitim politik dhe trajtimi si vepër e tyre nuk ndihmon në zgjidhjen e shqetësimit të krijuar. Qëndrime të tilla vetëm sa e bëjnë krimin edhe më të mbrojtur edhe më të sofistikuar. Krimi dhe kriminelët nuk kanë parti. Nuk i përkasin një force politike dhe nuk mund të luhet me ngjyrat e teserat parti-ake. Kriminelët nuk kanë ideologji. Ata kanë të vetmin qëllim, të vjedhin dhe të jetojnë pa djersë, duke grabitur atë që nuk është e tyre. Ndaj loja me krimin e vjedhjes dhe adresimet pa sens, vetëm sa i bëjnë fresk grabitësve. Ata kanë të gjithë një emër. Hajdut. Kriminel. Dhe janë të gjithë pa mbiemër. Kanë një profesion. Vjedhjen. Grabitjen. Dhe si të tillë duhet të dënohen e ndëshkohen nga shoqëria, si vemje që jetojnë me mallin e vjedhur. Rastet e fundit të grabitjeve në shkallë vendi, duhet të jenë objekt i punës së Policisë Shtetit. Platformë e strategji e saj. Vërtetë policia nuk mund të jetë e instaluar në çdo biznes. Po policia në këtë detyrë nuk është e vetme. Është në funksion

Nga Bardhyl BEJKO

Kronika e zezë ka qenë gjatë këtyre ditëve e mbushur me lajme sensa-

cionale. Serial njoftimesh për grabitje. Në një pikë va-lute në Fier, tre persona me maska kanë hyrë në një pikë valute dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 70 mijë lekë. Në Fushë Krujë, maskat kanë sul-muar një pikë valute dhe pasi kanë thyer me mjete të forta xhamin, kanë hasur në vështirë-si dhe nuk kanë mundur të futen në mjediset e brendshme të për të grabitur valutën. Veprimi kriminal ka mbetur në tentativë. Në Korçë, brenda pak orësh, pas mesnate, një grup ha-jdutësh kanë tentuar të kryejnë vjedhje në tre biznese. Pronari i biznesit të mjaltit, deklaron se i ka ndjerë grabitësit. Ka dalë me çifte, të cilën e ka me leje, siç u kujdes për sqarim, por nuk i ka hasur gjëkundi pasi ishin larguar. Në njërin prej bizneseve, atë të tregtimit të bojrave, kanë mundur të vjedhin një kasafortë me 7 milionë lekë që mbaheshin atje nga pro-nari. Ne Delvinë, hajdutët bënë përpjekje për të grabitur një biznes. Në Lezhë pasi thyen portën, u futën në mjediset e brendshme të një banese, lidhën çiftin e të moshuarve, gra-bitën lekë dhe bizhuteri. Në Durrës, tentuan të grabisin një banesë... Kronikat e vjedhjeve vazhdojnë si një serial vrastar. Njoftimet nuk janë më kuriozitet. Secili mbart në vetvete ankthin dhe tmerrin. Dëgjon e pyet: Kush e ka radhën për t`u bërë viktimë e hajdutëve? Përse kaq shumë vjedhje dhe si ka mundësi që kriminelët nuk kanë frikë se mund të bien në pranga ose të mbeten edhe vetë viktima të veprimtarisë së tyre, pasi secili e mbron pronën e vet dhe është gati të përleshet me ata që i vijnë si mysafirë të paftuar me të vetmin qëllim, t`i vjedhin djersën e mundin e shumë viteve? Ku e gjejnë garancinë dhe përse nuk kanë frikë përballë shtetit dhe forcës goditëse të drejtësisë? Nuk janë vetëm bizneset e famil-jet që janë bërë objekt sulmi. As një numër i limituar aq sa listuam më sipër. Kronika e krimit me vjedhje të emetuara nga ekranet televizive dhe faqet e shtypit vijojnë. Po kaq dhe më shumë janë edhe rastet që mësohen përmes bisedave në kafe, në takime miqsh dhe kudo. Jo të gjitha rastet e vjedhjeve gjejnë vend në kronikat e përditshme. Ka me dhjetra që mbeten pa zë, janë anonime për shumë arsye. Kryesorja se ka biznese dhe individë që nuk duan të zbehin reputacionin përmes lajmeve të tilla, të cilat ndikojnë në sigurinë e zhvillimit të biznesit. Siç janë mjaft raste që ndodhin gjatë sezonit turistik, ku hajdutët transferohen në zonat bregdetare, ku gjejnë prenë e tyre dhe kryejnë grabitje nga hotelet deri tek çadrat e plazhit. Dhe grabitjet vijojnë. Janë shndërruar në fenomen. Mënyrë jetese e pasurimi për një grup individësh. Kronikat me vjedhje pasurohen e përditësohen nga mëng-jesi në mbrëmje. Ja u shtua dhe një. Ngjarja e sotme ishte më e rëndë. Shuma e grabitur më e madhe. Teknika e vjedhjes e sofistikuar. Hajdutët më profesionistë. Kriminelët më të egër pasi përdorën edhe armët. Qëlluan kundër familjarëve dhe biznesmenëve. Po-thuaj kronikat me vjedhje e grabitje janë të shtrira në tërë territorin e vendit. Nuk po numërojmë këtu vjedhjet ordinere në kisha e xhamia ku rrëmbehen arkat e kursimeve dhe dhurimeve apo ikonave të cilat kanë vlerë historike dhe janë të pazëvendësueshme. Në shënjestër të grabitësve gjatë këtij fillim viti

një polici e tërë private, të cilët paguhen për të mbrojtur bizneset. Po nëse policët privatë janë disa figurina që agjensitë bëjnë sikur i paguajnë e ata sikur ruajnë, rezultati do jetë ky që është ndoshta edhe më keq. Nëse në radhët e tyre shërbejnë individë që nuk kanë as forcën fizike as përgatitjen profesionale dhe as autoritetin që u jep detyra, atëherë krimi i vjedhjes nuk ndalet. Vjedhjet seriale dhe kronikat e përditshme me grabitës dhe parandalimi e goditja e tyre, kërkon reagim të shpejtë e të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese nga forcat e rendit, nga proku-roria e gjykatat për të ndëshkuar sa më rëndë ata që cënojnë pasurinë e jetën e qytetarëve, veçanërisht të biznesit i cili ndihet dhe është realisht i kërcënuar.

Në pamje të parë duket se rastet e grabit-jeve janë sporadike dhe të shkëputura. Sikur çdo hajdut vepron në kokë të vet. Po nëse shi-het me kujdes, dinamika e vjedhjeve, metoda, stili që përdoret, objektet që zgjidhen, vendet ku kryhen, situata është e tillë që kërkon vlerësim maksimal dhe kontroll permanent të territorit. Njëherësh me punën dhe masat e policisë, goditja e krimit të vjedhjes kërkon që vet bizneset të tregojnë kujdes të veçantë, duke marrë masa drastike për të siguruar pronën e tyre. Nëse është e nevojshme, bizne-set të pajisen me armë për vetëmbrojtje. Po qe nevoja, kodi penal të ndryshojë dhe t`i japë të drejtë biznesit të mbrohet brenda pronës së vet. Hajduti duhet ta mendojë mirë kur grabit një biznes se mund të lërë edhe kokën për ca qindarka. Duhet të mësojë njëherë e përgjith-monë se ligji nuk e dënon atë që vetëmbrohet. Në këtë aspekt, tolerim nuk ka pse të ketë. Eshtë e vërtetë që rol parësor në këtë histori ka shteti me organet e rendit për të krijuar një mjedis të sigurtë për zhvillimin e biznesit që të mos ndihen të kërcënuar. Po vetë biznesi ka detyrimin për të ruajtur pronën e tij. Së pari sigurimin e pronës përmes vendosjes së rojeve apo instalimit të kamerave. Po edhe disa masa bizneset nuk ka pse i neglizho-jnë. Nuk ka pse mbajnë në kasaforta shuma parash që konkurojnë edhe bankat në vende që janë jashtë kontrollit të policisë dhe vetë biznesit. Ka ardhur koha e përdorimit të sis-temit bankar në çdo transaksion financiar. Parat cash janë një luks për bizneset. Janë para jashtë bankave, ashtu sikundër famil-jarët mbajnë në dyshek miliona lekë. Nuk është normale lënia e milionave në mëshirë të fatit nëpër kasaforta në biznese që nuk kanë asnjë garanci, ku mund të shqyhet porta me një shkelm nga vjedhësit e specializuar. Paratë kanë vendin e tyre. Dhe ky vend është banka. Nuk mund të lihen nëpër kasaforta mes letrave e dokumentave si të jenë letra pa vlerë. Nëse vidhet një biznes është një ngjarje e rëndë dhe nuk është faji i biznesmenit. Po biznesmenët nuk mund t`iu shtrojnë “tav-olinën” hajdutëve dhe t`i ftojnë t`i grabisin. Seriali i grabitjeve është bërë bezdisës edhe kur e dëgjon. Veç dëmit material e monetar, veprime të tilla ndikojnë në klimën e tërë shoqërisë. Një vjedhje në një biznes periferik trondit gjithë biznesmenët kudo që ndodhen në çdo skaj të Shqipërisë. Kapja dhe dënimi i banditëve serialë dhe vlerësimi i vjedhjes, jo si krim ordiner, por si krim i organizuar është detyrë e institucioneve të specializuara, i policisë dhe gjithë atyre që ngarkon ligji për të mbrojtur pronën e individit dhe shtetit. Kur vjedhjet shpeshtohen siç po ndodh atëherë nuk është më krim ordiner, por krim i organ-izuar me platforma, me objektiva e synime që godet ekonominë e vendit, motorrin e zhvillimit, ardhmërinë e Shqipërisë.

Page 18: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

18 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë Berat, ndërtuar në faqen shkëmbore të malit të Shpiragut, e lënë në harresë prej disa deka-dash u shpall monument kulture nga Ministria e Kulturës në vitin 2015. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vizitoi gjatë vizitës te kisha nënvizoi rëndësinë e saj, e cila do të jetë pjesë e itinerarit të turizmit kulturor dhe pjesë e projektit “Rrugët e besimit”. Kisha paraqitet në gjendje të mirë, përveç pikturave murale, të cilat janë tejet të dëmtuara Në faqet e brendshme të mureve të kishës vihen re mbetje të degraduara të pikturave murale të dikurshme. Ndër motivet kryesore dekorative të afreskeve janë ato gjeometrike. Në disa pjesë të mureve dallohen mbetje të mbishkrimeve bizantine. Kjo kishë mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave –shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapë-sirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor. “Siç shihet edhe nga gjendja e sotme, arkitektura e kishës nuk shquhet për volume të konsiderueshme, por është një ndërtim mjaft i thjeshtë me gurë të përmasave mesatarë të lidhur midis tyre me llaç gëlqereje, shkëmbit. Hapësira e brendshme e kishës është e vogël dhe e përshtatur me terrenin shkëmbor. Mendohet të jetë një kishë eremitësh”, shkruan Ministria e Kulturës në Facebook ku janë publikuar dhe disa foto gjatë vizitës të ministres Kumbaro te kisha në Berat. Pas derës hyrëse është një hapësirë tepër min-imale, me dimensione 72×120 cm. Në të djathtë të kësaj hapësire gjenden shkallët e ngushta prej guri, të lyera me gëlqere, të cilat çojnë në hapësirën e sipërme. Hapësira e sipërme ka një dysheme, e cila thyhet në tre nivele të ndryshme sipas terrenit shkëmbor, të cilat lidhen me shkallë. Në mes të hapësirës së sipërme, në faqen lindore shkëmbore gjendet absida e përshtatur në mënyrë shumë harmonike me terrenin. Në bazë të kërkesës së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Berat, në vitin 2015, Ministria e Kulturës shpalli Monument Kulture të kategorisë së I-rë Kishën e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë dhe “Urën e Kasabashit” në Çorovodë, ku bashkë me shpalljen monument kulture, u shpallën edhe zonat e mbrojtura .

Artistët pohojnë se me mbylljen e festivalit u penalizuan, mungon promovimi dhe mbështetja

arsyeje. “Pas Qendrës Kombëtare të Kulturës, ministria mbyll dhe festiva-lin e vetëm të teatrove për regjisorët, pa asnjë lloj arsye, justifikimi, duke hequr të vetmen hallkë pavarësie krijuese dhe mundësie. Festivali i regjisorëve të rinj duhet të rikthehet sa më parë, të shtrihet gjithashtu nëpër rrethe përveç kryeqytetit, dhe gjithashtu Ministria e Kulturës du-het me përgjegjësinë, që i takon të bëj punën e saj për të mos e vdekur artin që në gjenezë”, vijon regjisorja Esmeralda Stafa.

Penalizim për artistëtFestival i cili angazhonte reg-

jisorët me projekte në TK sipas Na-jada Elmazit ishte një aktivitet me përmasa serioze artistike dhe pro-movuese. “U krijua një traditë, e cila nuk u vazhdua më për shumë arsye. Politikat e artit nuk janë afatgjata, shumë festivale prestigjioze kom-bëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë vijueshmëri, duke e larguar publikun

(festivali Butrintit e shumë të tjerë)”, pohon regjisorja Elmazi. Pjesëmar-rëse në festival ajo kujton se ishte dhe si e vetmja mënyrë për t’u pro-movuar dhe fituar eksperiencë. “Ishte një aktivitet i mirëorganizuar dhe konceptuar për regjisorët e rinj, ku ata shpeshherë në bashkëpunim me profesionistët shkëmbenin kultura brezash. Konkursi krijonte adrena-line kompetitive, duke na vendosur në sfidë për të dhënë më të mirën nga vetja. Fondi ndër vite u reduktua derisa u mbyll”, tregon regjisorja. Më tej ajo shton se i kërkon Ministrisë së Kulturës ta rikthejë këtë festival. “Kërkoj të rikrijohet, duke e rikon-ceptuar si event ose të krijohen poli-tika dhe forma të reja aktivitetesh. Penalizim për regjisorët, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të prekur profesionin e tyre. Rëndësia e artit skenik është në krizë menaxheriale, artistike dhe fondesh”, përfundon regjisorja Najada Elmazi.

Kisha e “Shën Mërisë” në Berat, pjesë e itinerarit

të turizmit kulturor

Artistët apel Ministrisë së Kulturës: Riktheni Festivalin e Regjisorëve

Julia VRAPI

Të rikthehet në formë të institucionalizuar Festiva-li i Regjisorëve, është një nga kërkesat e artistëve në

drejtim të Ministrisë së Kulturës. Një aktivitet i cili u zhvillua për disa vite, duke angazhuar regjisorë të ndryshëm, ku edhe pse me një fond modest ishte një mundësi më shumë për krijuesit. Pjesëmarrësit me shfaqje kujtojnë se ato realizoheshin përmes një fondi që jepte Ministria e Kulturës në teatër. Kur kanë kaluar disa vite regjisoret Esmeralda Stafa apo dhe Najada Elmazi, që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë festival teatri kryesisht për të rinjtë që deri në maj të 2013 është hapur thirrja nga Teatri Kombëtar, kujtojnë që me mbylljen e tij nuk ka pasur poli-tikë tjetër ndihmëse nga ministria. Regjisorja Esmeralda Stafa pohon se deri tani ministria ka treguar që nuk ka strategji në politikat e saj. “Me gjithë handikapet ligjore dhe mungesën e politikave të zhvillimit të artit dhe kulturës në vend, penalizimi i artit skenik gjatë këtyre 4 viteve të fundit e ka paralizuar zhvillimin që në zanafillë, tek talentet e rinj të artit. Ministria nuk parashikon dhe nuk ka në strategjinë e politikave asnjë politikë program zhvillimi, promovimi dhe mbështetje për ar-tistët”, pohon regjisorja. Sipas saj duke nisur që në fillimet e tyre pas diplomimit artistët “flaken” nga dyert e fakultetit, pa asnjë dritë jeshile për të ardhmen. “Artistët dalin nga shkol-la dhe nuk u jepet asnjë mundësi të shfaqin talentin e tyre në mënyrë që të identifikohen, nuk ka asnjë lloj mekanizmi mbështetës e promovues për talentet e rinj, ku një artist për të pasur mundësi të shfaq talentin e tij, i duhet patjetër të njoh drejtorin, profesorin apo të jetë pëlqyeshëm me financat personale, sepse sistemi zhvillimi apo orientimi që duhet tu jepet nga instancat përkatëse talenteve nuk ekziston. Në ministri ka një mungesë totale të vullnetit për zhvillimin e artit dhe kulturës në vend. Përse duhej të mbyllej i vetmi festival teatrosh që ishte për regjisorët e rinj?”, tregon Stafa. Më tej ajo pohon se pas mbylljes së QKA u mbyll dhe festivali pa asnjë lloj

Poema “Adem Jashari”, në 20 vjetorin e rënies së heroit

Kumbaro, ftesë për të parë mozaikët në Durrës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizoi akademinë letrare-artistike “Ora e lirisë për veprimtari tradicionale” në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Në kuadër të kësaj akade-mie, sot është përuruar edhe poema “Adem Jashari” e Ilir Shaqirit. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqeri Galica ka vlerësuar lart veprën më të re të Ilir Shaqirit “Adem Jashari”. Kjo poemë sipas tij promovohet në 20 vjetor-in e rënies së komandantit Adem Jashari dhe përshkruan sakrificën dhe mundin e kësaj

familje për lirinë tonë. Gjeneral Kudusi Lame tha se poema “Adem Jashari” është e veçantë për shumë arsye. “Kjo vepër e madhe na përshkruan familjen Jashari dhe komandantin Adem Jashari, të cilët dolën përballë makinerisë ushtarake serbe për lirinë e Kosovës”, u shpreh ai gjatë promovimit. Më tej gjeneral Lame tha se autori i poemës ka përdorë një mjeshtri me fjalë të arta. “Poema është një përmen-dore për komandantin gjithësh-qiptar Adem Jashari, për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptar”, tha mes të tjerave Lame.

Ministrja e Kulturës, Mire-la Kumbaro fton këdo që ka kureshtje për të parë mozaikët të shkojë në Durrës. “A jeni kuriozë për të parë mozaikët e rrallë apo të provoni vetë se si ndërtoheshin këto vepra arti dikur? Atëherë duhet të shkoni patjetër në Durrës!”, kjo është ftesa që bën ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa ka publikuar një video të veçantë nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku shihet se si po punohet për të riprodhuar një nga mozaikët e rrallë të qytetit të Durrësit,

ai i hipokampit. “Mozaiku i hipokampit, ku është? Si është? Doni të provoni si ndër-toheshin mozaikët e Durrësit? Në Muzeu Arkeologjik Durrës, tryeza e Qazim Kërtushës dhe Ivo Mojit është krijimtari dhe zbavitje, që rikrijon mozaikun e fshehur nën tokë. Vizitoni muzeun dhe zbavituni! Ndërto mozaikun. Mos e humbni këto ditë procesin e krijimit. Bëhuni bashkautorë të mozaikut! Eja në muze “Edukim Përmes Kulturës”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro në profilin e saj në Facebook.

Ndahet nga jeta fituesi i festivalit të parë në RTSH

Abdulla Grimçi kompozitori i këngës "Fëmija i parë", fitues i çmimit të parë në festivalin e I-rë në RTSH është ndarë nga jeta. Abdulla Grimçi, i fundit i plejadës së kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali në Ascoli Piceno. Aty maestro Grimçi banonte prej vitit 1992, bashkë me djalin e tij Petrit Grimçi. Kompozitori do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH, si fitues i çmimit të parë me këngën "Fëmija i parë", e po ashtu si dre-jtues institucionesh e ansamblesh

muzikore në Shqipëri. E padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muziko-re, nga kënga deri tek simfonia. Akademiku Vasil Tole shkruan se kompozitori i dha shumë artit shqiptar. “Padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek opera e simfonia. I jemi mirënjohës këtij muz-iktari të rrallë që i dha shumë kulturës e artit tonë. Ngushël-lime familjes dhe komunitetit të muziktarëve”, shkruan Tole.

Pas Qendrës Kombëtare të Kulturës, ministria mbyll dhe festivalin e vetëm të teatrove për regjisorët, pa asnjë lloj arsye, justifikimi, duke hequr të vetmen hallkë pavarësie krijuese dhe mundësie...

Page 19: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të “Pran-verës Frankofone në Tiranë” përuroi sallën franceze të lex-imit. Në përurim ishin të pranishëm, Ambasadorja e Francës Christina Vasak, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe personalitete dhe kontribuues të frankofonisë në Shqipëri. Kjo hapësirë e re leximi vjen nën konceptin arkitektural të “një ishulli leximi”, që lundron simbolikisht, grafikisht, në “universin e pafund të leximit”, duke pasur një destinim kulturor frankofon, në shërbim të leximit, të shkëmbimit të informacionit, të dijes por edhe kënaqësisë estetike. Salla franceze e leximit në Bibliotekën e vjetër Kombëtare me një fond prej 3700 librash, përfshin rreth 200 tituj të rinj të autorëve më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antro-pologjisë, arkitekturës apo artit francez të shekullit 20-të. Gjatë përurimit të sallës franceze të leximit u theksua fakti se në vitet 1921-1938 gjuha frënge ishte gjuha e dytë pas shqipes, si gjuhë e kulturës dhe e artit. Drejtoresha e Bib-liotekës Kombëtare Persida Asllani tha se me konceptin e duhur në interier, në funksionalitet dhe pasurim libror ajo mund të bëhej jo vetëm një sallë leximi e librit frankofon, por edhe një hapësirë model shkëmbi-mesh leximesh, dije informacioni. Në fakt ky është një kënd leximi disa shekullor, sepse Biblioteka Kombëtare ruan në koleksionet e saj botime ekzemplarë antikuarë në gjuhën frënge. Me këtë rast ekspozohet “Historia e Gjergj Kastriotit” shkruar nga Zhak Lavardw, botim i viti 1597, i cili vjen edhe në kuadër të vitit të heroit. E pranishme në përurimin e saj ministrja Kumbaro risolli kujtimet e saj. “Këtu kam lexuar Volterin, Molierin, Hygo etj, deri në fund të shekullit të XIX shkonte lista e librave që na lejoheshin. Shekulli i XX ishte i ndalu-ar”, u shpreh mes të tjerave ministrja e Kulturës. Për kri-jimin e kësaj salle kanë kontribuar edhe artistët, të cilët kanë dizenjuar tavanin me motive e sllogane mbi leximin. Ngritja e kësaj sallë u bë e mundur falë mbështetjes dhe bash-këpunimit që Biblioteka Kombëtare pati me Ambasadën e Francës në Tiranë, Ministrinë e Kulturës, Aleancën Franceze, Fakultetin e Arteve të Bukura, etj.

Ekspozita përmban 29 punime të realizuara me dorë, kërkime në institucione dhe punë studimore

artistes puna me etnografinë ka qenë një temë që e ka trajtuar dhe vite më parë. “Kjo ka qenë një temë që unë e kam trajtuar dhe më parë me punët e mia dhe e vijova. Gjatë gjithë kohës kam pasur konsulta dhe sugjerime me kuratoren Naja-da Hamza”, pohon artistja Memaj. Por ndërsa sjell për publikun ek-spozitën “Pslam” ajo tregon se për etnografinë duhet të ketë më tepër kujdes. “Etnografia duhet të ketë më shumë vëmendje. Duhet bërë më shumë për etnografinë, ka harresë, por unë e kam risjellë në vëmendje. Kryesorja që unë po risjell këtë, që ti kushtojmë dhe vemendje etno-grafisë”, pohon më tej ajo. Kuratorja e ekspozitës Najada Hamza mes të

tjerave shprehet se puna e bërë me flamujt është e jashtëzakonshme. “Nëpërmes gjilpërës ajo vizaton, ndan fragmenton, fut linjën e vet, në profil është një punë gati në dy dimensional. Nëqoftëse patë instal-imin e flamujve ajo është përpjekur të koleksionoje me shumë kujdes me studiues të flamujve shqiptarë gjithë flamujt tanë të vjetër. I ka rikthyer ata në një formë shumë të personalizuar sepse e ridizajnon shqiponjën e lë fiks siluetin ashtu siç është, por po të shikoni pjesa e brendshme e trupit ridizajnohet sipas saj në formatin e mediumit që ajo përdor” tregon kuratorja Hamza. Ekspozita “Pslam” do të qëndrojë për publikun deri në fundjavë të galerinë FAB.

Salla franceze e leximit, në Bibliotekën Kombëtare

Ekspozita “Psalm”, punime me motive etnografike me fije ari dhe argjendi në galerinë FAB

Julia VRAPI

“Psalm” titullohet ekspozi-ta që u çel në galerinë e artit FAB. Për publikun veprat janë qëndisje

frymëzuar nga motive etnografike realizuar në fije ari dhe argjendi. Pas më shumë se tre vitesh punë ar-tistja Egla Memaj arriti të realizonte projektin e saj për ekspozitën, një punë që sipas saj ka pasur jo pak angazhime, kërkime dhe studime. Pak flitet për etnografinë, pak ka projekte, por këtë herë është artistja Egla Memaj që në ekspozitën e saj personale “Pslam” kuruar nga Najada Hamza përcjell punimet me bazë et-nografinë për publikun. Në ekspozitë janë 29 punë të qëndisura me fije ari, argjendi, bronxi dhe bakri. Mes tyre janë dhe flamuj të vjetër me simbo-lin shqiponjën dykrerëshe. Artistja tregon se për të ndërtuar veprat e saj për ekspozitën i është referuar kostumeve popullore të Elbasanit dhe Beratit. Ka kryer një kërkim të mirë dhe ka përzgjedhur disa prej tyre. Konkretisht Xhybja e Elbasanit, Brezi i Beratit, Jeleku i Beratit dhe Sako e Beratit. “Ekspozita vjen me tit-ullin “Pslam” dhe punët janë qëndisje të shkëputura nga etnografia jonë, dimensione monumentale. Duke ia hequr funksionin nga veshja unë i risjell në një dimension monumental. E gjitha një punë proces dore. Pjesa më e madhe e punimeve është me motive nga etnografia e Beratit, Elba-sanit, etj, një pjesë punësh janë flamuj të ndryshëm. Një punë për ekspozitën që ka vijuar për tre vjet e gjysmë”, pohon artistja. Ekspozita që dje u hap për publikun në galerinë e artit FAB, për punën me flamujt artistja Egla Memaj tregon se ka bërë kërkime dhe në muze apo institucione të ndrys-hme. “Për flamujt janë materiale që kam shfrytëzuar muzetë, libra apo dhe kërkime në institucione të tjera. Janë vizatime dhe qëndisje të gjitha punët në proces dore të realizuara. Materialet janë mëndafshta, lino, fije ari apo argjendi”, tregon mes të tjerave artistja, që vite më parë është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Tiranë.

Puna dhe me studiuesEkspozita “Psalm” prezanton

29 punime tablo, të cilat paraprihen nga një punë studimore dhe sipas

Ministria e Kulturës hap thirrjen për konsultim për ligjin e artit

Muzikali “Matilda”, për fëmijë në Teatrin Eksperimental

Pas konsultimeve me ek-spertë dhe grupet e interesu-ara, Ministria e Kulturës njof-ton se me qëllim përfshirjen e publikut të gjerë në procesin e vendimmarrjes, ka hapur thir-rjen për "Konsultim Publik për ndryshime mbi Ligjin për Art-in dhe Kulturën, nr. 10352, datë 18.11.2010", që të këshillohet me të gjithë të interesuarit mbi propozimet për projektligjin. “Ky shqyrtim me publikun, të cilin mund ta gjeni në web-in zyrtar të Ministrisë së Kul-turës ju jep mundësinë që të lini sugjerimet tuaja mbi

propozimet në secilën prej 12 faqeve, nen për nen. Thirrja do të qëndrojë e hapur për një muaj, deri me datë 5 Prill 2018. Mirëpresim kontributin tuaj”, shkruan Ministria e Kulturës. Deri tani projektligji i artit ka qenë kundërshtuar nga ar-tistët. Më herët përmes disa kërkesave ata mes të tjerave kërkuan pezullimin e tij. Një nga problemet ishte dhe mung-esa e konsultimit me grupet e interesit më parë. Ndërkaq që vetëm tani ministria njofton se deri në ditët e para të muajit që vjen pret sugjerimet.

Muzikali për fëmijë “Matil-da” vjen me regji nga Ina Morina nën interpretimin e aktorëve Ledja Çeli, Ilia Kaçi, Ina Morinaj, Franc Bregu, Kleard Germenji, Silvio Goskova, Elona Mamo. Shfaqja ngjitet në skenë në fund-javë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe “Matil-da” do ti çoj fëmijët në një tjetër dimension, ku ata do të shohin ndërthurjen e personazheve me muzikën. Në këtë muzikal për-cillet mesazhi se të gjithë vijmë në jetë për një arsye. “Matilda” është historia e një vajze me aftë-si të jashtëzakonshme dhe botë

të madhe, cila arrin të ndryshojë jetën e saj dhe të gjejë atë çfarë i mungon. Ajo ka një familje që nuk e kupton, shumë ndryshe nga vetja dhe një drejtoreshë shkolle që mendon se edukimi bëhet vetëm me dhunë. Përveç të gjithave Matilda arrin të gjejë mirëkuptimin, respektin dhe dashurinë te mësuesja e saj. Të dyja gjejnë te njëra -tjetra atë çfarë gjithmonë kanë ëndërruar: një familje ku ka dashuri! Kos-tumet Sofi Kara, skenografia Beqo Nanaj, drejtues muzikor Kristi Popa dhe koreografia Almenda Hoxha.

Shfaqja “Volpone”, e para në teatrin e Tetovës këtë vit

Teatri i Tetovës për disa muaj me radhë nuk ka pasur ndonjë shfaqe për t’i “ushqyer” me kulturë tetovarët. Sulejman Rushiti është regjisor i shfaq-jes së parë të vitit 2018 e cila është vepër e Ben Johnson e që u modifikua nga Stefan Cv-ajg. Kjo shfaqje do të shfaqet më 9 mars (e premte) nga ora 20:00 në ambientet e Teatrit të Tetovës. Në këtë shfaqje luajnë aktorët Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Berat Saliu, Argjenda Hasani, Hasim Memishi-Sopi, Elmedina Ameti, Shkumbin Zeqiri, Linda Shabani dhe

Sami Mustafa-Jacky. Rushiti ka thënë se shfaqja “Volpone”, e shkruar nga Ben Johnson dhe dramatizuar nga Stefan Cvajg trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. “Dëshi-ra për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Vlerësoj se do të rezonojë me spektatorin. Premiera është planifikuar më 9 mars, 2018. Teatri pa mesazh është i vdekur, pikërisht mesazhi e bën art të gjallë”, është shprehur mes të tjerave regjisori i shfaqjes.

Në ekspozitë janë 29 punë të qëndisu-ra me fije ari, argjendi, bronxi dhe bakri. Mes tyre janë dhe flamuj të vjetër me simbolin shqiponjën dykrerëshe. Artistja tregon se për të ndërtuar veprat e saj për ekspozitën i është referuar kostumeve popullore të Elbasanit dhe Beratit...

Page 20: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

20 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Vllaznia shkëlqen në “Loro Boriçi”, tre gola për tri pikë mbijetese

Talenti i skuadrës gjirokastrite Eduart Rrocaj beson se reparti sul-mues i Luftëtarit është më i miri në Superiore dhe ai ndihej i lumtur që lu-ante krah Abazajt e Bregut. “Nuk më bezdisin vlerësimet e shumta kundrejt Abazajt dhe Bregut, pasi kam kënaqë-si të luaj përkrah tyre. Por te Luftëtari duhet theksuar forca e grupit dhe shpresojmë se kështu mund të arri-jmë Europën. Duke marrë parasysh mungesën e Shkurtaj, pjesën e parë rolin e morri Lamçja, ndërsa në të dytën e provova unë. Në karakterin tim është altruizmi, pasi kërkoj më shumë të jap një asist sesa të shënoj. Sa i përket pjesës së sulmit, më mirë është Luftëtari, 3 vende bosh, më pas vijnë të gjitha ekipet e tjera”, tha ai.

SKUADRA

DEKLARATA

Gjirokastritët fitojnë 1-0 dhe ngjiten në vend të katërt, duke pretenduar zonën Europa League

Luftëtari është për Europë, Kamza gabon dhe fut veten në zonën e mbijetesësAdriatik BALLA

Skënderbeu dominon Kate-gorinë Superiore me efika-sitet dhe i shkëputur mjaft nga rivalët e tjerë, duke pritur

qetësisht fundin e sezonit ku synon të fitojë titullin kampion. Por gara për vendin e dytë është e hapur për disa skuadra dhe Kukësi, Fla-murtari, Laçi, Partizani por edhe Kamzës, i është shtuar dhe një ekip që nuk llogaritej në fillim të edicionit, Luftëtari, i cili korri dje një fitore me mjaft vlerë për ambiciet europiane të tij, pasi mundi Kamzën rivale me shifrat 1-0. Ishte një fitore e ngushtë, por me vlerë trepikëshe, që e ngjiti Luftëtarin direkt në vend të katërt, madje duke rrezikuar pozitat e skuadrave që luftojnë për vendin e dytë. Gjirokastritët janë surpriza e momentit në Superiore dhe deri në javën e fundit mund të befasojnë krejt garën, gjithmonë nëse ruajnë këtë ecuri. Pra, e thënë shkoqur, ky Luftëtar është për Europë. Skuad-ra e Hasan Likës vijon ecurinë e shkëlqyer në kampionat. Edhe pse me shumë fat, pasi goli erdhi si pa-sojë e një gafe të rëndë të portierit të Kamzës, Gjonikaj, Luftëtari mposhti 1-0 në Gjirokastër skuadrën nga per-iferia e kryeqytetit duke parakaluar pikërisht Kamzën por edhe Laçin e Partizanin në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t, pozicion ky mbylli sezonin e kaluar dhe që në rast se Kupën e Shqipërisë e fiton një nga 3 skuadrat e vendeve të para të kualifikon në paraeliminatoret e Europa League. Shkon në 10 numri i ndeshjeve pa humbje për Luftëtarin në kampionat me bluzinjtë që në këto 10 takime kanë regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime. Edhe pse pa

qendërsulmuesin Vasil Shkurtajn në duelin ndaj Kamzës bluzinjtë e gjetën njeriun gol te qendërmbrojtësi Donald Rapo, që në minutën e 69-të me një goditje pa shumë pretendime nga distance përfitoi nga gafa e portierit të miqve Gjonikaj për t’u dhënë epërsinë të tijve. Luftëtari që në minutën e 17-të kishte goditur edhe traversën me Ramadanin, ndër-sa pas golit shpërdoroi shumë raste sidomos me Bregun dhe Abazajn por e rëndësishme është që në fund bluzinjtë morën tre pikë me peshë në garën për një vend në Kupat e Eu-ropës. Më shumë sesa loja e skuadrës për Hasan Likën vlen fitorja. Trajneri u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Kamzës duke nënvizuar se Luftëtari kishte përballë një ekip shumë të fortë. Ai dha edhe një shpjegim se përse Dejvi Bregu shpërdoron shumë raste përpara porte. “Nuk kemi qënë në nivelin tonë më të mirë sot, por

duke qenë se kishim përballë një kundërshtar si Kamza që në trans-fertë është shumë e rrezikshme mbrohet mirë dhe ka në përbërje lojtarë me peshë si Plaku dhe Rezi. Në këtë aspekt mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë duke iu referuar edhe kundërshtarit që kemi përballë. Bregu nuk po shënon? Mendoj se ka një problem psikologjik, dëshira e madhe për të shënuar ndikon, shokët po i servirin shumë raste por ai po gabon shumë. Megjithatë ne do të punojmë për ta ndihmuar në këtë aspekt”, u shpreh tekniku i skuadrës gjirokastrite. Bregu dhe Abazaj nuk janë të qetë dhe shpeshherë ndihen nën presion. Gjithsesi sipas Hasan Likës kjo nuk vjen si pasojë e situatës që po kalon Skënderbeu që mund të jetë klubi i tyre i ardhshëm. “ Nuk mendoj që situata e Skënderbeut ndikon negativisht te Abazaj dhe Bregu. Edhe pse mund të jenë pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen, ata

Një humbje që djeg për mënyrën sesi erdhi pasi një gafë e portierit Gjonikaj i hoqi mundësinë për të marrë një pikë në transfertën e Gjirokastrës, Kamzës dhe trajneri Ramadan Ndreu e pranon se ishte një sfidë e vështirë e cila u vendos nga një episode. “ Ishte një ndeshje e vështirë. Deri në momentin e golit besoj që ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Duke patur par-asysh që Luftëtari ka dy lojtarë shumë të mirë në krahët e sulmit

si Bregu dhe Abazaj, ne menduam që t’i dublonim. Deri në momentin e golit gjërat shkuan mirë pastaj ajo gafë e portierit na penalizoi dhe e kishim të vështirë të reag-onim”, u shpreh Ndreu. Edhe pse Teuta po afrohet dhe ka vetëm 10 pikë më pak se Kamza, Ndreu as që e diskuton çështjen e mbi-jetesës madje është i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij gjatë kësaj periudhe. “ Nuk jam dakord me ju gazetarët që e vendosni Kamzën në vallen e mbijetesës

vetëm sepse humbi 2 ndeshje. Ne jemi në mesin e artë të tabelës kemi një diferencë të konsid-erueshme me rivalët që rrezikojnë rënien dhe për këtë arsye e them me bindje që Kamza nuk do ta diskutojë mbijetesën. Skuadra është në rrugën e duhur dhe këto dy humbje, erdhën si erdhën nuk besoj se do të ndikojnë pasi jam i sigurt se shumë shpejtë do të rikthehemi te rezultatet pozitive”, theksoi më tej trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu.

Tekniku/ Ndreu: Kamza nuk bie, humbja në Gjirokastër aksidentale

Eduard Rroca: Sulmi i Luftëtarit më i miri në kampionat

Laçi ka humbur lojën e bukur dhe rezultatet, Mezani nën presion

po japin maksimumin për Luftëtarin dhe ne jemi të kënaqur me paraqit-jet e Dejvit dhe Kristalit. Sigurisht që skuadra ka shpërblime për çdo rezultat pozitiv, pas çdo fitoreje ne marrim premio nga presidenca”, theksoi më tej trajneri Lika. Edhe pse e mori Luftëtarin në vendin e parafundit dhe tashmë e ka ngjitur në vendin e 4-t, Hasan Lika nuk kërkon t’i mbajë meritat për vete, ndërsa as që e mendon një kalim të mundshëm te Partizani sezonin e ardhshëm. “ Vendi i 4-t i Luftëtarit është meritë e të gjithëve. Duke filluar që nga presidenca te futbollistët për të vazh-duar me stafin teknik të gjithë kanë dhënë më të mirën e tyre për ta çuar Luftëtarin në këtë pozicion ku është. Unë te Partizani në të ardhmen? Nuk e mendoj aspak, jam pjesë e Luftëta-rit dhe dua të vazhdoj projektin tim me këtë skuadër”, përfundoi Lika.

Kategoria Superiore po bëhet5 interesante jo vetëm në garën për zonën europiane, por edhe për mbijetesë. Natyrisht, Lushnja e vendit të fundit me vetëm dhjetë pikë e ka prerë tashmë biletën, por atë do ta shoqërojë një skuadër tjetër e Superiores dhe me gjasë në vallen e rënies është njëra prej dy skuadrave të vjetra të kampionatit, Teuta e Vllaznia. Por shkod-ranët dje shpërthyen me gola dhe korrën një fitore me peshë të madhe. Pas disfatës së javës së kaluar në Laç, në kuadër të javës së 23-të Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Flamurtarin, në “Loro Boriçi”. Nën një atmosferë fantas-tik, në Shkodër, ishin miqtë ata që dominuan sfidën në

minutat e para. Shkodranët u zgjuan në minutën e 13’, teksa fantazisti Vucaj shënoi një gol mjaft të bukur nga një goditje dënimi në rreth 30 metra distancë nga porta. Më pas Sukaj pati një mundësi të mirë për të dyfishuar, por Qirko ndali mjaft bukur goditjen e tij. Gjithsesi, qendërsulmuesi shkodran nuk gaboi në minutën e 37-të, teksa pasi u shërbye nga Krymi, goditi me të majtën dhe shënoi golin e dytë. Edhe pjesa e dytë nisi me vrull për vendasit, që shënuan edhe golin e 3-të, sërish me anë të Sukajt, që gjuajti me kokë topin e ardhur nga e djathta e sulmit dhe e dërgoi në rrjetën e Qirkos. Pas këtij momenti Flamurtari thuajse u dorëzua dhe pati vetëm një mundësi shënimi, por topi u grushtua mjaft

bukur nga portieri Sherri. Nga ana tjetër, Vllaznia shpërdoroi disa mundësi për të shënuar golin e 4-t, mes tyre edhe një 11-metërsh të ekzekutuar nga Gilman Lika, me topin që u përplas në traversë. Kjo ishte fitorja më e thellë sezonale për Vllazninë dhe njëkohësisht humbja më e thellë sezonale për Flamurtarin e Duros, që deri para kësaj sfide, kishte pësuar vetëm 13 gola dhe krenohej me mbrojtjen e pathyeshme. Pas javës së 23-të, Flamurtari mbetet në vendin e 3-të, me 36 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 8, por tani me 3 pikë më tepër se Teuta e parafundit. Tashmë shkodranët mund të rrinë të qetë për disa ditë deri në zhvillimin e ndeshjes së radhës, sepse kaluan një pengesë të fortë si Flaurtari.

Trajneri austriak i Kukësit, Peter Pakult, përpiqet të gjejë skemën e duhur, ose më saktë njeriun e duhur për të zëvendësuar në formacionin 30-vjeçarin. Guri në majën e sulmit kërkon një lojtar që mund ta furnizojë, teksa alternativat janë të shumta duke nisur nga Shkodra, zëvendësimi ideal i një fantazisti me një tjetër. Alternativa e dytë për t’u marrë në konsideratë është edhe ndryshimi i vendosjes tak-tike, me një 4-4 -2 të pastër, skemë që varet shumë nga gjendja e sulmuesit të afruar në janar Amido Balde. Tashmë gjithçka mbetet në dorë të trajnerit Pakult, për të vlerësuar mbi të gji-tha gjendjen e futbollistëve si dhe skemën që mund ti shkojë për shtat karakteristikave të tyre.

KUKËSI

Që nga ardhja e trajnerit Gentjan Mezani, rezultatet jo gjithmonë i kanë buzëqeshur Laçit, por të paktën loja e treguar ka qenë e një niveli të mirë. Pikërisht këtë ka humbur në javët e fundit Laçi, që në Korçë provoi dhe ndryshimet në vendosje, me Shtub-inën në mbrojtje dhe Fangaj në sulm, eksperiment që nuk doli me sukses. Për trajnerin Gentjan Mezani kjo është një javë shumë e rëndësishme, pasi përballë ka Flamurtarin, kundërshtar të cilit i ka marrë pikët e plota në dy faza, por të dyja ndeshjet janë mbyllur me polemikat për gjykimin. Ndoshta rikthimi i futbollistëve nga pezullimi mund të ndryshojë situatën tek bard-hezinjtë që ende shpresojnë për një nga 3 vendet e para në klasifikim.

Bakajn pritet ta zëvendësojë Donjet Shkodra

NDESHJET E JAVËS 23

TË DIELËNTeuta-Partizani 1-1Lushnja-Kukësi 1-2Skënderbeu-Laçi 4-0

TË HËNËNLuftëtari-Kamza 1-0Vllaznia-Flamurtari 3-0

RENDITJASkënderbeu 53Kukësi 39Flamurtari 36Luftëtari 34Laçi 33Partizani 32Kamza 32Vllaznia 25Teuta 22Lushnja 10

Page 21: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Shkëmbi tërhiqet nga deklaratat e tij, pranon të qëndrojë te Liria e Prizrenit

Trajneri Ernest Gjoka kërkoi një rezultat më të thellë kur Vllaznia po fitonte 3-0 ndeshjen e djeshme me Flamurtarin. Këtë e zbulon sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, autori i një dopiete në ndeshjen e djeshme. “Ne e kishim marrë parasysh kundërsh-tarin që kishim para pasi është ndër më të mirët dhe po tregon se luan mirë. Ne u ulëm aq poshtë në renditje sa duhej të fitonim me patjetër pasi e dinim se çfarë na gjen nëse humbim. Flamurtari ishte shumë lart në fillim por na ndihmoi fati. Goli i Vucajt na çliroi dhe pastaj arritëm të dilnim në lojën tonë. Gjoka priste të shënonim edhe të katërtin. Ishim 3-0 dhe kisha shënuar 2 gola kështu që nuk e kam problem pse e gjuajti Lika penalltinë.

KOMBËTARJA

SULMUESI

Skuadra e kuqe zhgënjeu të dielën kundër Teutës, duke barazuar 1-1 dhe mbetur prapa rivalëve

Barazimi me Teutën i papranueshëm, Partizani shkarkon Starovën

Adriatik BALLA

Partizani barazoi të dielën pasdite me Teutën në “Niko Dovana” të Durrësit me re-zultatin 1-1, në një takim

që po e fitoi deri në minutën e 96-të. Por pikërisht në sekondat ekstreme shtesë ishte portieri Shpëtim Moçka që ia hoqi Partizanit fitoren nga duart, duke i dhënë një pikë me vlerë Teutës në garën e mbijetesës. Por ndërsa te Teuta iu gëzuan pikës së marrë, në kampin e kuq nuk e pritën mirë barazimin, dhe pas një analize që bëri vetë stafi drejtues ditën e djeshme, doli me një vendim të papritur, për të shkarkuar trajnerin Sulejman Starova dhe për të koman-duar si trajner të parë Klevis Dalipin. Vetëm katër muaj. Kaq zgjati aventu-ra e Sulejman Starovës në rikthimin e shtatë në krye të stolit të Partizanit. Vendimi i drejtuesve të klubit erdhi menjëherë pas ndeshjes së barazuar 1-1 në transfertën me Teutën, ku të kuqtë u befasuan nga goli i portierit Moçka pasi edhe shtesa kishte për-funduar. Pas barazimit 1-1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit të Partizanit zhvilloi mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, bordi ka kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga trajneri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik dre-jtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për t’i dhënë një im-puls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falënderon trajnerin

Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës. Për Starovën përfundon në këtë mënyrë aventura e radhës në drejtimin e Par-tizanit, ku për të tretin vit me radhë u emërua gjatë kampionatit, duke zëvendësuar një trajner italian. Kjo ndodhi fillimisht me Agostinelin, më pas Sormanin dhe nëntorin e kaluar me Mark Iulianon. Gjatë 4 muajve në krye të stolit të Partizanit, në 14 javë të luajtura në kampionat Starova koleksionoi 6 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje, ndërsa skuadra u eliminua edhe në çerekfinalet e Kupës, trofe që u kthye në objektivin sezonal të klubit. Emërimi i Klevis Dalipit, që e ka drejtuar ekipin në katër ndeshje gjatë shkurtit të kaluar, ku regjistroi dy fitore, një barazim dhe një humbje

cilësohet një impuls i ri, me të kuqtë që mbeten në zonën e ulët të klasifi-kimit, megjithatë prej diferencës së pikëve zona europiane duket mëse e arritshme. Natyrisht, Partizani mund ta arrijë këtë objektiv vetëm nëse i fiton shumicën e 13 ndeshjeve të mbetura në këtë edicion.Malota thumbon Starovën: S’e di

si më larguan nga PartizaniMbrojtësi i Vllaznisë, Renato

Malota, ishte një prej futbollistëve që u bënë pjesë e “spastrimit” të janarit te Partizani. Por i pyetur në “Gol pas Goli” se çfarë komenti kishte për largimin e Sulejman Starovës nga stoli i të kuqve, mbrojtësi nuk ka tre-guar nëse ishte pikërisht ish-tekniku ai që kishte dekretuar largimi e tij, por duke shtuar se ende nuk dinte arsyet e vërteta. “Sinqerisht, që nga momenti

Sulmuesi i Kombëtares tonë Armando Sadiku shpëtoi për mrekulli nga një incident i rëndë që i ndodhi në fushë ditën e diel, ku u përplas me portierin e Espanjolit Diego Lopez, një përplasje kokë më kokë që shokoi të gjithë stadiu-min. Por fatmirësisht pa pasoja të rrezikshme. Në fakt, Sadiku i është nënshtruar të dielën në mbrëmje një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale për një frakturë që ka pësuar në hundë në momentin kur është për-plasur me portierin Diego Lopez.

Goditja ishte aq e dhunshme sa që lojtari nuk ishte plotësisht i ndërg-jegjshëm për atë që ndodhte rreth tij në dhomat e zhveshjes, ndaj stafi mjekësor vendosi që ai të mos kthehej më në fushë. Por përveç tronditjes, Sadiku kishte edhe një dëmtim të dukshëm në fytyrë, siç e ka shpjeguar më mirë zëvendëska-piteni i Levantes, Hoze Morales. “Nuk e di a i ishte thyer hunda apo jo, por ajo i ishte shtrembëruar shumë”, shpjegoi Morales para gazetarëve në fund të ndeshjes kur

të gjithë donin të dinin situatën e sulmuesit shqiptar i cili kishte lënë fushën e lojës dukshëm i tronditur. Pak orë më vonë ishte vetë Sadiku që shpjegoi në “Zona Gol” se kishte pësuar frakturë dhe se i ishte nën-shtruar ndërhyrjes, ndërsa në javët e ardhshme do të ishte i gatshëm të luante me ekipin e tij duke mbajtur maskë. Për Sadikun nuk është hera e parë që luan me maskë, pasi e ka bërë edhe një vit më parë një gjë të tillë, kur kreu një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.

Dëmtim i horror i Sadikut, shoku u tha gazetarëve se ishte thyer hunda

Sukaj heroi i Vllaznisë: Trajneri na kërkoi të shënojmë katër gola

Shqipëria U-16 mblidhet në Durrës, synohet të

përzgjidhen më të mirët

i parë që kam firmosur me Partizanin e deri në momentin e fundit, kam qenë korrekt në të gjitha aspektet, nuk e kuptova kurrë arsye se pse u largova. Ajo gjë ka ardhur nga një person të cilit nuk dua t’ia them em-rin. Ai ishte personi që më ka marrë te Partizani dhe kjo më ka mërzitur jashtë mase. Kaq kam për këtë pjesë”, deklaroi Malota. Pra nuk janë të paktë kundërshtarët e Starovës edhe jashtë Partizanit. Në fund të sezonit pritet të largohen shumë futbollistë nga kampi i kuq dhe pritet të ndodhë një rinovim i thellë, por ka pikëpyetje nëse këtë revolucion të kuq do ta bëjë trajneri i komanduar Klevis Dalipi.

Kampionati kosovar ka mbledhur këtë edicion mjaft teknikë e lojtarë nga Shqipëria, nisur nga rivaliteti që ka shfaqur, por edhe pagesat e mira. Nga ana tjetër, klubet kosovare kanë tani të drejtë të përfaqësohen në rang ndërkombëtar në aktivitete si Cham-pions League dhe Europa League, duke i motivuar së tepërmi lojtarët e trajnerët, por sidomos vetë drejtuesit e klubeve. Mirel Josa, Gugash Magani dhe Bledi Shkëmbi janë teknikët që drejtojnë në Vala Superli-ga e Kosovës. Por ky i fundit, Shkëmbi, ka pasur probleme ditët e fundit me drejtuesit

dhe të shtunën pasdite ai kishte deklaruar për mediat se u kishte paraqitur drejtuesve dorëheqjen e tij, madje duke ngritur dhe disa akuza ku thoshte se në Kosovë nuk i duan lojtarët e teknikët nga Shqipëria. Por dje Shkëmbi bëri një hap pas, duke gjetur gjuhën e bashkëpunimit me klubin e Lirisë së Prizrenit. Kështu, sipas njoftimit të vetë klubit kosovar, Shkëmbi ka vendosur që të vazhdojë të qëndrojë në drejtimin e skuadrës së Lirisë së Prizrenit. Trajneri nuk kishte kursyer kritikat ndaj drejtuesve të klubit dhe mbështetësve, duke lënë të kuptohej

se në Kosovë nuk shiheshin me sy të mirë shqiptarët. “Të hënën në mesditë, drejtues të Lirisë, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi u takuan me Bledi Shkëmbin. Aty u disku-tuan ngjarjet e fundit që ndodhën brenda klubit. Në vazhdim edhe kryetrajneri por dhe Bordi u dakorduan që t’i mënjanojnë keqkuptimet e shfaqura ditë më parë. Bledi Shkëmbi, u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Bordin e klubit dhe ato që i kishte deklaruar në media, tha se i kam bërë nga afekti momental. Gjithashtu, u deklarua se ditët në vazhdim do të përkushtohet edhe

më shumë për Klubin e Futbollit Liria. Në anën tjetër edhe anëtarët e Bordit, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi dhe drejtor-in Erxhan Dana, u zotuan që bashkërisht të punohet për interesin e klubit”, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga klubi i Lirisë së Prizrenit ditën e djeshme. Shkak i marrëdhënieve të tendosura ishte bërë sjellja e disa drejtuesve të klubit ndaj tra-jnerit Shkëmbi, i cili kishte paraqitur edhe dorëheqjen dhe se po qëndronte në krye të skuadrës për të mos braktisur lojtarët dhe që të arrin disa rezultate të kënaqshme.

Mediat serbe e kanë cilësuar provokim deklaratën e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Bernard Shaland, i cili deklaroi se në përpjek-jet e tij do të jetë afrimi i çdo lojtari me origjinë kosovare, kudo ku ai lu-ante e jetonte, në mënyrë që skuadra të ishte më e plotë. Provokimi sipas mediave serbe lidhet me një moment të shkurtër të fjalës së trajnerit zvi-ceran të përfaqësueses së Kosovës, ku ai thotë se do të vlerësojë edhe lojtarët shqiptarë që jetojnë e luajnë në luginën e Preshevës. Për serbët kaq ka mjaftuar të quhet provokim kjo deklaratë, duke besuar se lojtarët e atjeshëm luajnë për Serbinë e jo për përfaqësuese të vendeve të tjera, përfshi këtu dhe Kosovën.

TRAJNERI

Trajneri i përfaqësueses së U-17, Xhemal Mustedanagiç mblodhi në Durrës kuqezinjtë e vegjël të moshës deri në 16 vjeç. Në fakt, Mustendan-agiç ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë U16, ku bie në sy numri i lartë i futbollistëve që luajnë jashtë kampionatit shqiptar. Në listën me 23 të ftuar, 11 janë nga kampionati vendas, ndërkohë që 12 të tjerë vijnë nga kampionatet europiane, përfshirë edhe një talent nga Interi. Ekipi do të zhvillojë fazën përgatitore në Durrë, ndërkohë që tekniku boshnjak do të ketë mundësinë t’i vëzhgojë nga afër kuqezinjtë e vegjël, të cilët më vonë mund të promovohen me ekipet zinxhir deri te Kombëtarja A.

Shaland do lojtarë kosovarë kudo, acarohen serbët

“Por ndërsa te Teuta iu gëzuan pikës së marrë, në kampin e kuq nuk e pritën mirë barazimin, dhe pas një analize që bëri vetë stafi drejtues ditën e djeshme, doli me një vendim të papritur, për të shkarkuar trajnerin Sulejman Starova dhe për të komandu-ar si trajner të parë Klevis Dalipin...”

Page 22: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

22 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

“Oscars”, këtë vit Lawrence kalon mbi karrige me verë në dorë

1- “...Pik” një opera e Çajkovskit...2-I porsa dalë nga fabrika...3-Një filozof grek...4-Humoristi italian...Banfi...5-Kafshë e egër e pyjeve tona...6-Përemër vetor...7-Njëlloj si nr 7 horizontalisht por i pashquar....8- Një shtet gjiton em Iranin...9-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...10-Ali Klemen-di...11-Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë...13-Shkrimtari...Papa...14-Tas i thellë për çorbë...16-Goli në Sansiro...17-Një shoqëri sigurimesh...18-Kandërr që dëmton rrobat e leshta...20-Një qytet në veilindje të vendit...21-Ëmbëlsira për qerasje...22-I pavërtetë...23-Aktori amerikan...Bedi...24-Veqilharxhi, mendimtar, iluminist e veprimtar i shkollës shqipe...25-Pikë turistike në Malësinë e Madhe...26-Kujdes i tepruar për dikë, kujdestari e rreptë që ndrydh lirinë e mendimit dhe veprimit...27-Shkrimtari Brahimi...29-Tufë kafshësh...30-Mbaroi, me dialekt...31-Analisti Henri...33-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...34-Një fjalë pa kuptim...35-Një zotëri anglez...36-Ri-kardi i futbollit brazilian në inic...37-Notë muzikore...

1-Lloj sporti...4-Rita e humorit...7-Një shtet në Lindjen e Mesme...12-Tip automjeti rumun...13-Rasha e këngës popullore....14-Ndihmësi i ustait...15-Është një e njëmijta pjesë e milimetrit...17-Ish futbollisti shkodran...Bizi...18-Adelina e letrave në inic...19-Tip automjeti francez...20-Njeri i zgjuar por dhelparak...21-Një qytet i madh në Gjermani...22-Ka edhe lojra të tilla...23-Ish futbollisti anglez Gerri...24-Lumi i piramidave...25-Pagesë e borxhit pjesë-pjesë...26-Letër në format të madh...27-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...28-Poeti dhe shkrimtari...Podrimja...29-Lloj peshku i ujrave të ëmbla me kokë të madhe...30-Një fshat shumë afër Tiranës...32-Saraçi i muzikës në inic...33-Shkrimtari korçar...Ando-ni...34-Hapësirë e pafund jashtëtokësore, hapësirë ndërplanetare....36-Port sloven në Adriatik...37-Patrioti Hilë...38-Vilhelm..., Heroi Kombëtar i Zvicrës...39-Shkrimtari francez...Prust...40-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...41-Është qytet bregdetar në jug të Italisë...

Pas pengimit në shkallë dhe rrëzimit në tapetin e kuq në edicionet e kaluara në “Oscars”, këtë vit Lawrence vendosi të kalonte mbi karrige me verë në dorë. Në vitet e fundit, Jennifer Lawrence i ka shënuar disa prej moment-eve që janë mbajtur mend gjatë ceremonive të ndarjes së çmimeve “Oscar”. Kur e fitoi çmimin “Oscar” në vitin 2012, u pengua në shkallë dhe u rrëzua gjatë ngjitjes për ta marrë çmimin. Në vitin pasues, u pengua në një kon në tapetin e kuq dhe u rrëzua prapë. Dhe për të vazhduar me veprimet e saja “për t’u kujtuar”, i ka lënë sërish të gjithë gojëhapur me modestinë e saj në ceremoninë e

90-të të Academy Awards. 28-vjeçarja është fotografuar duke kaluar mbi karrige në Dolby Theatre, ndërkohë që në dorë e mbante gotën me verë. Gjatë ceremonisë, ajo dukej shumë e disponuar dhe ka biseduar vazhdimisht me koleget e saja. Jennifer Lawrence u kurorëzua për vitin e dytë radhazi në 2016 si aktorja më e paguar në botë. 46 milionë dollarë janë të ardhurat e saj në 12 muaj e kaluar për protagonisten e “Hunger Games”. Një pjesë e këtyre fitimeve ishin edhe për shfaqjen e filmit “X-Men”, Apocalisse, dhe shumë fushata publicitare, por edhe parapagesa për filmin “Passengers”.

Vezët në frigorifer

Një frigorifer, disa vezë janë sistemuar njëra pas tjetrës. Veza e parë majtas i thotë fqinjës së saj:

-E ke parë vezën e fundit, ka një pamje të tmerrshme.

Fqinja reagon:-O zot, ke të drejtë, pamja e

saj është e tmerrshme.Më pas të dyja vezët i thonë

të tretës e cila reagon në të një-jtën mënyrë. Më pas i drejtohen të parafundit dhe i thonë:

-A e ke parë fqinjën tënde? Nuk na duket se është mirë.

Veza e parafundit, rrotullohet, sheh fqinjën e saj, më pas drejto-het nga të tjerat dhe i përgjigjet:

-Ju nuk shikoni mirë, po ajo është një kivi.

Ndryshimi nga pasqyra

Një burrë pyet shoqen e tij:-A e di ti se cili është ndry-

shimi midis një femre dhe një pasqyre?

Gruaja sigurisht që nuk e dinte dhe shoku përgjigjet:

-Pasqyra reflekton pa fjalë, ndërsa femra flet pa reflektuar.

Policët dhe banditët

Një grua sapo hyn në shtëpinë e saj në fshat, e gjen atë tepër rrëmujë dhe sheh hajdutët që po largoheshin me vrap. I drejtohet telefonit dhe merr policinë. Në fillim mbërrin agjenti i parë i cili mbante vënë syze dielli dhe në dorë mbante rripin e qenit i cili nuhaste gjur-mët. Më pas gruaja bërtet me të madhe:

-Oh, jo!! Nuk janë në rregull, më kanë dërguar një polic të verbër për të kapur hajdutin?

Ftoht në AmerikëNjë shok pyet një mikun e tij

të ngushtë dhe i thotë:-A e di ti përse në Amerikë

bën gjithmonë ftohtë?Tjetri përgjigjet menjëherë:-Sepse e kanë zbuluar!

k u l t u r e www.sot.com.al

5 1 7

4 8 3 2 1

3 9

6 3

6 4 2 7

4 1

8 4

9 2 4 8 7

9 3 8

3 7 1

7 1 6 3 2

4 8 2 9

5 8 4

2 8 7

9 3 1 8

2 6 4 5 1

4 2 9

6 8

2 9 5 8

5 1 4 7

8 2 4

4 2

6 3 9

8 6 7 5

5 7 9 8

8 3

Page 23: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

GAZETA SOT E Martë 6 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Energjitë tuaja po shtohen dita ditës dhe jo të gjithë kanë mundësi të ecin me hapat tuaj. Jini të kuptueshëm me ata që do të heqin dorë.

23 shattor-22 tetor

Kujdes të mos tregoheni arrogant në biseda me part-nerin. Ndryshimet mund të jenë shumë drastike dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ka pasur shumë mos-marrëveshje mes jush dhe part-nerit tuaj, megjithatë kjo nuk duhet t’ju çojë në përfundimin se raporti juaj është në krizë.

Sot mund të motivoni sig-urinë tuaj nëse do mbështetni tek personat e duhur. Po kërko-ni një pikë të sigurt ku të mund të shpreheni lirshëm.

Sot nuk keni dëshirë të merreni me çështje të komp-likuara. Do të ndiqni ritmin e zakonshëm duke vepruar me korrektësi për çdo problem.

Dashi Demi

Do t’ju thoni të tjerëve atë që dëshirojnë të dëgjojnë, pa mbuluar të vërtetën. Vetëm se frazat do të jenë më të zbuku-ruara se zakonisht.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Shumë persona ju aku-zojnë se jeni impulsive dhe të padurueshëm. Me sjelljen tuaj sot do të arrini t’ju vërtetoni të kundërtën.

Ditën e sotme do t’ju tërhe-qin situatat e rrezikshme. Jini të kujdesshëm dhe mundohuni të gjeni se në ç’drejtim po ju çon e gjithë kjo.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Do të arrini të neutralizoni një debat të ashpër midis dy personave që nuk kanë të bë-jnë fare me ju. Mos jepni asnjë opinion personal.

Bashkimi Europian marrëveshje për rrjetin 5G

Tregoheni shumë kuriozë për atë që ndodh rreth jush. Kjo ju çon shpesh herë të futni hundët aty ku nuk ju takon, duke bezdisur kështu të tjerët.

Horizontal

Kush ka thënë se miqë-sia nuk mund të kthehet në dashuri? Një person që ju qën-dron pranë do t’ju vërtetojë të kundërtën e kësaj.

Kush ka thënë se miqë-sia nuk mund të kthehet në dashuri? Një person që ju qëndron pranë do t’ju vërtetojë të kundërtën e kësaj.

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë nënshkruar një marrëveshje për të liruar frekuencat të cilat do të përdoren për shërbimet 5G për 20 vitet e ardhshme, një përpjekje e bllokut për ndjekur hapat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në lançimin e produkteve që lidhen me internetin. Grupi lobimit ETNO, pjesë e të cilit janë Orange, Telefonica dhe Tele-com Italia, kanë kritikuar marrëveshjen duke thënë se nuk është ambicioze dhe një axhendë 25 vjeçare ishte e nevojshme. Marrëveshja e përkohshme erdhi pas muajsh grindjesh mes qeverive të BE-së, që kërkonin të ruanin një burim fitimprurës të të ardhurave dhe ofruesve të telekomu-nikacioneve që kërkonin mënyra të reja për të rritur fitimet.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Brian Rogerson ka treguar se veriorët në Angli janë “të fortë si gozhdët”, kur vjen koha për temperatura të ulëta. Postieri nga Gateshead i Anglisë, ndryshe prej nesh që vishemi sa më ngrohtë në mot të ftohtë, kreu obligimet i ve-shur në uniformën verore. “Ishte një garë e vogël mes kolegësh, se kush mundet më së shumti të qëndrojë me veshje të shkurtra”, ka thënë Rogerson. Por, kolegët e tij veshën njëherë pantallonat e gjata, sepse nuk po mund të duronin të ftohtin. Fillimi për të kishte qenë i vështire, por më pas pretendon se u mësua dhe nuk ndjen gjë, veç të ftohtit në vesh dhe duar.

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë organet e frymëmarrjes tek pesh-qit...6-U larguan...7-Kompani e telefove celulare në Itali...8-Aktori italian Plaçido në inic...9-Edukatë Politike...10-Aktori amerikan Riçard...11-Dora, i ngatërruar...12-Kastile, me qëllim...16-Kosh i madh me thupra për rrushin e vjelur...17-Ish futbollisti spanjoll...Gonzales...18-Akuzoj, kallëzoj...19-...Jakova, desident i kohës së diktat-urës...20-Mikrob...22-Uzina mekanike...23-Ato mund të jenë edhe elektromagnetike...24-Pohojnë italianët...25-I thonë çallmës së hoxhës...26-Dis-ponoj...27-Vezë e rrahur dhe e fërguar...29-Aktori i Hollivudit Kabir...30-Bën pjesë në artilerinë e rëndë me grykë të shkurtër...31-Lumë në veri, degë e lu-mit Drin...32-Njëlloj si zakon apo rit...33-Shkenca natyrore që studion vetitë e përgjithëshme të mat-ieries...35-Breg shkëmbor i futur thellë në dete...36-Janë forcat e ndërhyrjes së shpejtë...37-Repart Industrial...38-Grua që nuk ka mbushur ditët e Lindjes...39-Ish akademiku Popa në inic...40-Njësi e vogël shitjeje të rrobave të gatëshme...41-Organ-izatë terroriste në Irlandë me Shi Penin...42-Është figurë gjeometrike...43-I moshuar...

1-Filmi artistik “...e para”... 2-Skua dër... 3-Ndryshe për bakrin...4-Zyrat ndërkom-bëtare...5-Mbeten...8-Në qendër...10-Më gjeti të papërgatitur apo...11-Kolosi i... ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...12-...Ui, roman nga Bertold Bren, (A=E)...13-Veqilharxhi, mendimtar, iluminist e veprimtar i gjuhës shqipe...14-Ish Ministër i Jashtëm britanik Robin...15-Au-tomjetet e Shqipërisë...16-Calik prej lëkure ku mban ushqimet bariu...18-Ato duhen të ulen e të bisedojnë...20-Franko...ish futbollist i Milanit, pa fund...21-Kodheli e politikës...23-Monedhë e huaj...24-Ish baletmaestri.... Kaceli...25-Njëlloj si shkak apo arsye...26-Shtet afrikan me kryeqytet Nairobi...28-Mostër, yrnek...29-Është ujëm-bledhës...31-Njeri i zgjuar por dhelpar-ak...32-Kafshë e vogël helmuese...33-Kom-pozitori Brahimi... 34-Anjëçikë... 36-Goli në Sansiro... 38-Fshat i Kavajës... 39-Ngastra të mbjella... 40-Në fillim të bisedës...41-In-stituti Lartë....

k u l t u r e www.sot.com.al

Postieri me pantallona të shkurtra në borë

Page 24: Trondit Sali Berisha: Më 21 janar urdhërova 5 snajperë të ... › sot.com.al › media › 4dc... · të dërgojnë një CV në adresën elektronike gazetasot@yahoo.com. Nr kontakti:

24 GAZETA SOTE Martë 6 Mars 2018

6,9,10,11,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Paris Saint Germain do të presë sot në mbrëm-je në “Parc des Princes” Realin e Madridit, në

kuadër të duelit të kthimit të 1,8 e finales së UEFA Champions League. Duelin e parë midis tyre e kanë fituar spanjollët në Madrid me rezultatin 3-1 dhe ndihen favoritë për të shkuar në çerekfinale. Megjithatë, Paris Saint Germain nuk është dorëzuar dhe beson se mund të bëjë surprizën e madhe. Në këtë ndeshje do të mungojë lojtari më i rëndësishëm i skuadrës franceze, braziliani Nejmar, i cili u dëmtua pak ditë më parë dhe ndodhet në Brazil, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Nejmar nuk kthehet në fushë në dy muajt e ardhshëm. Në mungesën e tij trajneri Unai Emeri po përpiqet të bëjë më të mirën në planin tekniko-taktik për të përmbysur Realin. Dhe tekniku spanjoll i PSG-së është shprehur optimist për përmbysjen e Realit, duke thënë se Parisi i ka forcat e duhura për të marrë rezultatin e dëshiruar. PSG-së i duhet të

SUKSESI/ Lionel Mesi thyen rekordin personal, kap 600 gola në karrierë

STATISTIKAT Garë e ethshme për “Këpucën e Artë” europiane. Një listë e gjatë e për-bërë nga 10 bombera të gjithë sulmues cilësorë dhe një pjesë e mirë e tyre, kandidatë potencial për fitimin e këtij trofeu individual. Sipas rregullores, go-lat e shënuar në kampionatet kryesore europiane siç janë Gjermania, Spanja, Anglia, Italia dhe Franca çdo rrjetë llogaritet me 2 pikë, ndërsa për kam-pionatin portugez 1 gol përkthehet në 1.5 pikë. Në katër vendet e para gjithçka e ekuilibruar e fiksuar në shifrat e 24

finalizimeve. Kavani kryeson i ndjekur nga Lionel Mesi i cili falë supergolit të shënuar në ndeshjen ndaj Atletikos së Madridit arriti shifrën e 24 fianlizimeve, ndërsa lista pasohet me emra të tjerë si Salah i Liverpulit i cili po shkëlqen me fanellën e “The Reds”, bashkë me të është edhe një tjetër bomber, Harry Kane i Totenhemit. Kandidatë të tjerë që i bashkohen listës janë dhe Çiro Imobile i Lacios me 23 gola, sulmuesi bardhekaltër gjithashtu po kalon një periudhë shumë të mirë. Braziliani i

Benfikës, Jonas shifra të frikshme me 30 rrjeta, por sipas rregullores që çdo finalizim në Portugali përkthehet në 1.5 pikë ai mban vendin e 6. Aguero me 21 gola mban vendin e 7. Ylli i PSG, Nejmar në të 8-in me 20 rrjeta, ndërsa vendi i 9 shkon për Luis Suarez dhe i 10-ti për Robert Levandovskin. Të dy sulmuesit janë fiksuar në shifrat e 20 golave. Vitin e kaluar, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Mesi u shpall fitues i “Këpucës së Artë”, pasi mbylli sezonin 2016-2017 me 37 finalizime.

MERKATO ATLETIKË LËVIZJA

Junajtid bën gati ofertën për Varanen

Milani përgatit rinovimin e kontratës me Romanjolin

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e fortë, përderisa që tani Mançester Junajtid ka hartuar një listë me lo-jtarët e dëshiruar. Mëso-het nga mediat spanjolle se Mançester Junajtid raporto-het se është gati për të bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Rafael Varane. Sipas “Diario Gol”, Hoze Murinjo është i vendosur që në “Old Trafford” ta sjellë një mbrojtës të ri dhe e ka cak-tuar Varanen si lojtarin kyç për ta stabilizuar mbrojtjen e tij. Presidenti i Realit, Flor-entino Perez do të pranojë shitjen e francezit, nëse Ju-

Përfaqësuesja e stafetës së Polonisë në atletikën e mesh-kujve në disiplinën 4x400 m ka befasuar në Botëror duke regjistruar një rekord të ri të sallave të mbyllura. “Është një shok i madh dhe befasi për ne. Ne po synonim rekord të Evropës, por nuk prisnim as në ëndërr një rekord të botës”, ka thënë atleti polak Rafal Omelko. Katërshja Karol Zaleëski, Omelko, Lukasz Kravczuk dhe Jakub Krzevina vendosën rekord të botës me kohë prej 3:01.77 minutash, shkruan “Reuters”. Por më mbresëlënëse ishte mënyra se si Krzevina, që u kthye

Merkato është larg, por Milani u trembet largimeve, prandaj p merr nismën që të rinovojë me lojtarët cilësorë. Mësohet nga mediat italiane se krerët e AC Milanit janë të vendosur që ta mbajnë në skuadër Alesio Romanjolin. Sipas mediave italiane, “Ros-sonerët” janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Roman-jolin. Romanjoli është duke treguar formë mjaft të mirë me milanistët, dhe tashmë ai është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropiane. Por, siç raportohet, Milani shumë shpejtë do t’ia ofrojë lojtarit një kontratë te re,

najtid ofron 60 milionë euro në fund të sezonit. Deri në verë shumë gjëra do të ndry-shojnë, p0or Varane mbetet një nga lojtarët e preferuar.

menjëherë në hero të Polonisë. “Skuadra bëri punë të mrekul-lueshme, por s’e di ç’ndodhi”, tha amerikani Nourud që humbi në metrat e fundit.

në mënyrë që të shmangin interesimin e klubeve tjera për Romanjolin. Kjo është një lëvizje domethënëse nga ana e Milanit.

Liga e Kampioneve rikthehet sot në mbrëmje me duelet e kthimit në 1/8 e finales, ku kryedueli është ai PSG-Real Madrid. Ndeshja e parë është fituar nga madrilenët 3-1

fitojë me dy gola dhe të mos pësojë gol në duelin e sotëm, një objektiv që përballë Realit duket i vështirë për t’u real-izuar. “Është ndeshja e vitit. Është një moment unik për të gjithë tifozët tanë dhe të gjithë ata që e duan futbollin në Francë dhe Paris. Është një mundësi për ne që të bëjmë një hap përpara”, ka deklaru-ar Emery. “Nëse ne luajmë si mundemi, kjo do të jetë ajo që do ta vendos lojën. Shpresoj për performancën më të mirë të mundshme të Real Madridit me lojtarët më të mirë, sepse

dua që ne të jemi më të mirë se ata. Ne duhet të luajmë me kokat tonë, por edhe me zemrat tona, por nëse duhet të zgjedhja do të thosha se më e rëndësishme është të luash me zemër. Kam besim se do t’i përmbysim”, u shpreh Emeri. Paris Saint Germain sot ka një mision të rëndësishëm para vetes. Skuadra franceze do të kërkojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve, përballë kampionëve të Real Madridit. Këtë ndeshje liderët e Ligue 1, do ta zhvillojnë

Unai Emeri optimist: PSG do ta përmbysë Realin e Madridit

Polonia befason me rekordin e ri botëror në 4x400 m

Lionel Mesi arrin kuotën e 600 golave. Nuk është nev-oja të thuash shumë fjalë për një talent të lindur siç është argjentinasi. Mrekullitë e tij në fushën e blertë kanë për dësh-mitarë miliarda njerëz në mbarë botën. Kryevepra e fundit ishte goli në sfidën ndaj Atletikos së Madridit, përmes një goditje dënimi, në trekëndësh e më pas me topin që u ndal në fundin e rrjetës. Finalizimi peshon shumë praktikisht do të thotë që blau-granat janë me njërën dorë tek titulli, duke rikthyer qetësinë në skuadër përsa i përket kreut, me Atletikon që i ishte afruar nd-jeshëm. Ishte goli i dytë radhazi me goditje standarde, të njëjtën

skenë e pamë edhe në sfidën ndaj Las Palmas. Pikërisht sfida ndaj “Los Colchoneros” bëri që sulmuesi i katalanëve të arrijë kuotën e 600 golave në karrierën e tij në 746 ndeshje të luajtura. 539 prej tyre i ka shënuar me fanellën e Barcelonës, ndërsa 61 rrjeta të tjera me kom-bëtaren e Argjentinës. Shifrat ndryshe përkthehen në 30 trofe të fituar, pa harruar dhe trofetë individualë, 5 Topa të Artë. Në moshën 30-vjeçare janë të shumta skuadrat që janë gati të bëjnë çmenduri vetëm për të pasur në radhët e tyre një yll si Mesi. Trofeu i vetëm që mungon CV e tij është Kupa e Botës.

pa yllin e tyre, Nejmar, i cili për shkak të lëndimit nuk do të mund të paraqitet. “Goal.com” ka paraparë se si mund të duket formacioni i PSG-së në sfidën kryesore të tyre këtë sezon, ndaj kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridit, që ka epërsinë 3:1 nga ndeshja e parë. Në sulm planifikohet Kavani, Mbape e Di Maria. Ndërkohë, në prag të kësaj ndeshje, mbrojtësi Dani Alvesh ka folur për mungesën e bashkëvendësit të tij, Nejmar. Alvesh ka thënë se është e pa-mundur të mos vërehet mung-esa e Nejmar, por ju duhet të vazhdojnë përpara, duke thënë se ka bërë një kompromis me lojtarin se do të takohen më vonë në këtë garë. “Është e pamundur të mos e ndiejmë mungesën e një lojtari si Ne-jmar. Por, ose do qajmë ose do vazhdojmë përpara, dhe unë kam zgjedh opsionin e dytë”, ka deklaruar Alvesh. “Unë flas me të praktikisht çdo ditë dhe i kemi thënë njëri-tjetrit se do të takohemi sërish më vonë në këtë garë”, shtoi Alvesh, i cili pranon se pa Nejmar nuk do të jetë aspak e lehtë të përballen si duhet me Realin e Madridit.

Kavani, Kane e Salah rivalizojnë për “Këpucën e Artë”

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /