26
Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Nacionalni Koordinator za Kulturu, Omladinu i Sport National Coordinator for Culture, Youth and Sport Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik Shkolla e Mesme e Lartë, klasa X-XII Programi Nacional për Rininë Prishtinë, 2018

Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

1

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Nacionalni Koordinator za Kulturu, Omladinu i Sport National Coordinator for Culture, Youth and Sport

Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor

dhe Mendim Kritik

Shkolla e Mesme e Lartë, klasa X-XII

Programi Nacional për Rininë

Prishtinë, 2018

Page 2: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

2

Page 3: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

3

Përmbajtja

Shkurtesat ........................................................................................................ 4

Fjala e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ........................ 5

Vendimi ........................................................................................................ 6

Dispozitat e përgjithshme ............................................................................... 7

Parimet themelore të garës në KKMK............................................................ 7

Pjesëmarrja dhe kategoritë .............................................................................. 8

Rregullat e garës për Shkollat e Mesme të Larta ............................................ 8

Ese hulumtuese ......................................................................................... 10

Tri kriteret themelore të poentimit për esenë hulumtuese ......................... 11

Debati ....................................................................................................... 12

Struktura e debatit .................................................................................... 13

Përmbyllja e debatit....................................................................................... 13

Tri kriteret themelore për poentimin e debatit ........................................... 14

Art muzikor (Edukatë muzikore) .................................................................. 14

Art pamor (Edukatë figurative) .................................................................... 15

Teatër............................................................................................................. 16

Mjetet shprehëse artistike ............................................................................. 17

Parimet dhe teknikat shprehëse ................................................................... 17

Gara e KKMK-së nëpër nivele ...................................................................... 18

Gara në nivelin e shkollës ............................................................................. 18

Gara në nivelin komunal .............................................................................. 19

Gara në nivelin republikan ........................................................................... 19

Vlerësimi i poentimit .................................................................................... 20

Vendi dhe ora e mbajtjes së garave............................................................... 21

Mënyra e zhvillimit të garës .......................................................................... 21

Hyrja në fuqi ................................................................................................. 23

Page 4: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

4

Shkurtesat

DKA - Drejtoria Komunale e Arsimit

GNK - Gara në Nivelin Komunal

GNR - Gara në Nivelin Republikan

GNSh - Gara në Nivelin e Shkollës

KDSh - Këshilli Drejtues i Shkollës

KKMK - Kreativiteti Kulturor dhe Mendimi Kritik

KNKRS - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

KP - Këshilli i Prindërve

KSh - Komisioni Shqyrtues

MAShT - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MKRS - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

PISA - Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve

PNR - Programi Nacional për Rininë

PVK - Paneli Vlerësues Komunal

PVR - Paneli Vlerësues Republikan

PVSh - Paneli Vlerësues i Shkollës

RKS - Republika e Kosovës

ShC - Shoqëria Civile

ShML - Shkolla e Mesme e Lartë

TZ - Tabelari Zyrtar

Page 5: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional
Page 6: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

6

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Nacionalni Koordinator za Kulturu, Omladinu i Sport National Coordinator for Culture, Youth and Sport

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Në mbështetje të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 04/49 të datës 29.05.2018 për emërimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin Nr. 07/63 të datës 03.09.2018 për aprovimin e Planit të Punës së Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Nxjerrë:

Udhëzuesin Nr.03/2018 për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për Shkollën e Mesme të Lartë, klasa X-XII

Page 7: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

7

Dispozitat e përgjithshme

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport (KNKRS) e ka dizajnuar garën për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik (KKMK) duke u mbështetur në Programin Nacional për Rininë, për t’ju shërbyer nxënësve:

a) Të inkurajojnë përfshirjen e tyre në aktivitete jashtë kurrikulare;

b) Të nxisin kureshtjen dhe kurajën për nxënie;

c) Të rrisin aftësitë e tyre për të pyetur e kërkuar më shumë;

d) T’i dhurojnë kreativitetit në përgjithësi më shumë hapësirë;

e) Të kenë më tepër liri dhe mundësi për mendimin kritik.

Mbi këto qëllime dhe mundësi tjera të kësaj natyre, nxënësit e nisin rrugëtimin për nxënien e dijes dhe shfaqjen e talentit në mënyrë graduale, nëpërmjet punës së tyre me vetiniciativë dhe përkushtim, qoftë në veprimet dhe aktivitetet individuale, grupore e në partneritet.

Pika 1

Parimet themelore të garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

1.1. Gara për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik është strukturuar për të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme të Larta X-XII-të në Republikën e Kosovës, e cila mbështetet mbi vlerën e dy parimeve themelore:

a) Gjithëpërfshirje dhe b) Vijueshmëri.

1.2. Prej shtresimeve dhe nënshtresimeve të përmbajtjes së Programit Nacional për Rininë mëtohet inkurajimi i mësimdhënësve, prindërve, menaxhmentit dhe drejtorëve të shkollave për të qenë pjesë aktive e garës, duke i vënë nxënësit në radhë të parë. Rezultatet e nxënësve e pasqyrojnë punën dhe suksesin e tyre;

1.3. Garuesit dhe organizuesit e ndjekin këtë udhëzues për mbarëvajtjen e tërësishme të programit;

1.4. Udhëzuesi në fjalë është hartuar për të përcaktuar formën dhe rrjedhën e organizimit të garave në KKMK;

Page 8: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

8

1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional për Rininë mund të gjenden në faqen zyrtare të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport: www.knkrs.rks-gov.net.

Pika 2

Pjesëmarrja dhe kategoritë

2.1. Nxënësit e klasave X-XII-të të Shkollave të Mesme të Larta të Kosovës do të kenë mundësi të përzgjedhin njërën nga këto kategori:

a) Ese hulumtuese, b) Debat, c) Art muzikor (Edukatë muzikore), d) Art pamor (Edukatë figurative) dhe e) Teatër;

2.2. Çdo nxënës merr pjesë së paku në një kategori të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

Pika 3

Rregullat e garës për Shkollat e Mesme të Larta

3.1. Programi për klasat X-XII-të prezantohet te nxënësit nga mësimdhënësit një javë para fillimit të garave;

3.2. Nxënësit kanë kohë një javë për të përzgjedhur njërën nga kategoritë e lartcekura dhe për të marrë aprovimin nga kujdestari i klasës dhe profesori i fushës;

3.3. Nxënësit me ndihmën e prindërve e plotësojnë fletë-aprovimin për garën në KKMK dhe përcaktohen për kategorinë e përzgjedhur duke ofruar detaje rreth temës së tyre;

3.4. Fletë-aprovimi dorëzohet së paku një ditë para fillimit të kohës përgatitore të garave të KKMK dhe duhet të jetë i nënshkruar nga prindi, kujdestari i klasës dhe profesori i fushës;

3.5. Kujdestari i klasës është përgjegjës për plotësimin e tabelarit ku do të shënohen të dhënat e nxënësve, datat, kategoritë e përzgjedhura dhe aprovimi me nënshkrim nga vetë ai;

Page 9: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

9

3.6. Nxënësit mund të garojnë si individë apo grup dhe do të kenë kohë 21 ditë (me ditët e pushimit) për të përgatitur temën në fushën e KKMK;

3.7. Nëse nxënësit garojnë në grup, e përzgjedhin edhe emrin e grupit. Grupi nuk mund ta ndërrojë emrin të cilin e ka përzgjedhur njëherë;

3.8. Pas afatit përgatitor nxënësit do t`i prezantojnë temat (projektet, punimet) para Panelit Vlerësues;

3.9. Gjatë kohës së prezantimit të punimeve, asnjërit nga pjesëmarrësit nuk i lejohet të përdorin pajisje elektronike, libër, fletore etj.;

3.10. Paneli Vlerësues bën vlerësimin e temave (punimeve, projekteve, shfaqjeve) në bazë të kritereve të përcaktuara për fushat e KKMK-së;

3.11. Gjatë kohës së prezantimit duhet të ketë qetësi maksimale; 3.12. Pjesëmarrësit nuk mund të flasin apo prezantojnë punimet pa lejen e

Panelit Vlerësues; 3.13. Do të përzgjidhet nga një fitues për çdo kategori për të gjitha

gjeneratat; 3.14. Fituesit do të shpërblehen; 3.15. Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka zero tolerancë

ndaj plagjiaturës; 3.16. Vërtetimi se një pjesëmarrës në garë ka bërë plagjiaturë në punimin

e tij do të ketë për pasojë të menjëhershme shkualifikim nga gara; 3.17. Masa të tjera për pjesëmarrësin do të merren në varësi të vlerësimit

që bën Komisioni Shqyrtues; 3.18. Përjashtim nga kjo masë bëjnë të gjitha rastet të cilat vetëdeklarohen

se puna e tyre është imitim apo përsëritje e punës origjinale; 3.19. Pjesëmarrësit duhet të kenë parasysh që puna origjinale dhe kreative

çmohet, nxitet dhe vlerësohet shumë më shumë; 3.20. Në rast të ndonjë çështjeje e cila nuk mund të zgjidhet nga Paneli

Vlerësues, çështja kalon në Komision Shqyrtues, që është përgjegjës për të marrë vendime neutrale në raport me të gjitha palët;

3.21. Komisioni Shqyrtues formohet në rast të ankesës me shkrim të bërë nga pjesëmarrësi në gara;

3.22. Komisioni Shqyrtues në nivelin e shkollës përbëhet nga tre anëtarë që përzgjidhen nga KDSh;

3.23. KSh në nivelin komunal përbehet nga tre anëtarë nga fusha e kulturës që përzgjidhen nga DKA-të në bashkëpunim me Nenkoordinatorët Rajonalë;

Page 10: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

10

3.24. KSh përbëhet nga tre anëtarë nga fusha e kulturës që përzgjidhen prej KNKRS-së.

Pika 4

Ese hulumtuese

4.1 Nxënësit që e përzgjedhin esenë hulumtuese kanë mundësi të garojnë individualisht apo në grup prej dy personash;

4.2 Nxënësit kanë kohë 21 ditë për të hartuar punimet e tyre; 4.3 Nxënësit e marrin aprovimin nga kujdestari dhe profesori i fushës për

temën që përcaktohen; 4.4 Nxënësit duhet të respektojnë këtë format të esesë hulumtuese:

4.4.1 Lloji i fontit: Times New Roman; 4.4.2 Madhësia e fontit: 12; 4.4.3 Paragrafi: hapësirë e dyfishtë (double space); 4.4.4 Margjinat e esesë duhet të jenë standarde (1 inch = 2.54 cm,

në të dy anët); 4.4.5 Eseja duhet të përmbajë hyrjen, shtjellimin (trupin) dhe

përfundimin; 4.4.6 Fjalia kyçe me të cilën identifikohet eseja hulumtuese, që

njihet me emrin teza qendrore (thesis statement) duhet të formulohet me një fjali në fillim të punimit;

4.4.7 Eseja duhet t’i ketë së paku pesë burime (citime). Preferohen burime nga literatura akademike;

4.4 Nuk lejohet përdorimi i WIKIPEDIA-s, si burim; 4.5 Gjatësia e esesë fillon nga 700-900 fjalë, këtu përjashtohet lista e

burimeve; 4.6 Në fund të esesë duhet të bashkëngjitet lista e burimeve sipas renditjes

alfabetike; 4.7 Burimet duhet të citohen me fusnota; 4.8 Fusnota standarde duhet të fillojë me: emri dhe mbiemri i autorit,

titulli i librit apo artikullit, (shtëpia botuese, data e publikimit), numri i faqes/ve apo linku i burimit online;

4.9 Për më shumë informacione nxënësit mund të konsultojnë stilin e citimit Çikago (Chicago);

4.10 Eseja, si punim me karakter studimor poentohet nga Paneli Vlerësues, i cili orientohet në këto kritere:

Page 11: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

11

4.11.1 Tema; 4.11.2 Teza qendrore e esesë; 4.11.3 Paraqitja e argumenteve; 4.11.4 Fillimi, shtjellimi dhe përmbyllja; 4.11.5 Fjalori dhe lidhshmëria e fjalive; 4.11.6 Saktësia dhe pastërtia e gjuhës; 4.11.7 Përzgjedhja e fjalëve; 4.11.8 Përzgjedhja e fjalive; 4.11.9 Përmbajtja; 4.11.10 Numri i citimeve; 4.11.11 Vendi i duhur i vënies së citimit; 4.11.12 Korrektësia dhe saktësia e citimeve;

5.5 Eseja mund të dorëzohet në mënyrë elektronike apo e printuar; 5.6 Është e udhës që eseja hulumtuese të dorëzohet në formë elektronike,

sepse në këtë mënyrë është më i lehtë verifikimi i origjinalitetit të saj; 5.7 Duhet të ekzistojnë së paku dy nxënës në gjeneratë për të konkurruar; 5.8 Nxënësit mund të marrin mbështetje dhe udhëzime nga profesorët e

fushës gjatë kohës përgatitore; 5.9 Në rast se vetëm një individ apo grup e ka bërë përzgjedhjen e një

kategorie, atëherë, nuk do të ketë fitues, por nxënësi apo grupi në fjalë do të lejohet të vazhdojë garën në nivel komunal.

5.10 Nxënësve duhet t’i bëhet e qartë se eseja hulumtuese është punim me karakter studimor e jo natyrë publicistike apo artistike, fjala vjen.

Pika 5

Tri kriteret themelore të poentimit për esenë hulumtuese

5.1 Paneli Vlerësues e poenton esenë hulumtuese sipas këtyre tri kritereve themelore:

a) Teza origjinale; b) Struktura (hyrja, shtjellimi dhe përfundimi); c) Gjuha dhe citimi.

Pika 6

Page 12: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

12

Debati

6.1 Nxënësit që e përzgjedhin argumentimin në debat kanë mundësi të garojnë në grup prej tre personash;

6.2 Anëtarët e ekipit duhet të takohen së bashku në përgatitje për debatin, në mënyrë që ata të mund të punojnë së bashku si një ekip efektiv;

6.3 Gjithë anëtarët e grupit duhet të marrin pjesë në debat; 6.4 Duhet të ekzistojnë së paku dy grupe në gjeneratë për të konkurruar; 6.5 Nxënësit mund të marrin mbështetje dhe udhëzime nga profesorët e

fushës gjatë kohës përgatitore; 6.6 Në rast se vetëm një grup e ka bërë përzgjedhjen e një kategorie,

atëherë, nuk do të ketë fitues, por grupi në fjalë do të lejohet të vazhdojë garën në nivel komunal;

6.7 Nxënësve do t’ju prezantohen 10 tema, të cilat do të përzgjidhen nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, për vitin shkollor dhe kanë 21 ditë kohë për t’u përgatitur për debat;

6.8 Nxënësit nuk kanë njohuri se cila temë do t’u bjerë atyre në debat, çka do të thotë se ata duhet t’i hulumtojnë të gjitha temat;

6.9 Nxënësit nuk e dinë se cilën anë të debatit do ta prezantojnë, “pro” apo “kundër”;

6.10 Këshilli Drejtues i Shkollës me short e përcakton ballafaqimin e grupeve;

6.11 Gara e grupeve debatuese do të zhvillohet me eliminime; 6.12 Grupi që e humb një përballje me një grup tjetër eliminohet nga gara; 6.13 Paneli Vlerësues do të përcaktojë me short temën dhe anën "pro" apo

“kundër” për grupet debatuese; 6.14 Në garën e debatit, grupi që ka fituar më parë nuk do të mund ta

marrë temën me të cilën ka fituar njëherë; 6.15 Përgjatë debatit, grupet debatuese i përmbahen rregullave në vijim:

6.14.1 Secili grup duhet të pajtohet me dy ose tri pika të rëndësishme argumentimi;

6.14.2 Grupi "pro" e lexon pikën e parë të argumentimit; 6.14.3 Pas kësaj zhvillohet debati për vlefshmërinë e kësaj pike të

veçantë dhe u jepet mundësi grupit tjetër "kundër" për t'iu kundërvënë;

6.14.4 Gjatë kohës sa flet një person nuk lejohen diskutimet tjera;

Page 13: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

13

6.14.5 Të përdoret gjuhë dhe sjellje korrekte ndaj grupit kundërshtar;

6.14.6 Të gjitha komentet duhet t’i adresohen drejtpërdrejt komentit të mëparshëm. Nuk mund të injorohet një koment dhe të zhvendoset argumenti në një pikë të palidhur;

6.14.7 Secili nxënës e potencon burimin e çdo statistike, kuotimi, sondazhi ose informacione të tjera kërkimore.

Pika 7

Struktura e debatit

7.1 Pjesa e parë - Koha maksimale 15 minuta:

7.1.1 Gr. “pro” argumenti#1//Gr. “kundër” kundërshtimi#1//Gr. “pro” replika#1; 7.1.2 Gr. “pro” argumenti#2//Gr. “kundër” kundërshtimi#2//Gr. “pro” replika#2; 7.1.3 Gr. “pro” argumenti#3//Gr. “kundër” kundërshtimi#3//Gr. “pro” replika#3.

7.2 Pjesa e dytë - Koha maksimale 15 minuta:

7.2.1 Gr.“kundër”argumenti#1//Gr.“pro”kundërshtim#1//Gr.“kundër” replika#1; 7.2.2 Gr.“kundër”argumenti#2//Gr.“pro”kundërshtim#2//Gr.“kundër” replika#2; 7.2.3 Gr.“kundër”argumenti#3//Gr.“pro”kundërshtim#3//Gr.“kundër” replika#3.

7.3 Përmbyllja e debatit;

7.3.1 Koha maksimale 4 minuta:

7.4 Grupi “pro” përmbyllëse ................... Grupi “kundër” përmbyllëse; 7.5 Argumentimi në debat do të vlerësohet në bazë të këtyre kritereve:

7.5.1 Paraqitja e argumenteve; 7.5.2 Mbrojtja e argumenteve; 7.5.3 Kundërshtimi i argumenteve; 7.5.4 Sistemimi i argumenteve; 7.5.5 Saktësia e argumenteve; 7.5.6 Fuqia argumentuese e të dhënave; 7.5.7 Fuqia kundërargumentuese e të dhënave; 7.5.8 Fillimi, shtjellimi dhe përmbyllja e debatit; 7.5.9 Fillimi, shtjellimi dhe përmbyllja e argumentimit; 7.5.10 Fjalori; 7.5.11 Elokuenca;

Page 14: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

14

7.5.12 Oratoria; 7.5.13 Vullneti; 7.5.14 Toleranca; 7.5.15 Besueshmëria; 7.5.16 Saktësia dhe pastërtia e gjuhës; 7.5.17 Përzgjedhja e fjalëve 7.5.18 Përzgjedhja e fjalive; 7.5.19 Logjika; 7.5.20 Funksionimi i bashkërendimit ekipor; 7.5.21 Kombinimi i punës individuale me punën ekipore; 7.5.22 Stabiliteti dhe qëndrueshmëria; 7.5.23 Trysnia; 7.5.24 Qetësia dhe emocioni; 7.5.25 Kultura e ballafaqimit; 7.5.26 Kultura e respektimit; 7.5.27 Kultura e argumentimit 7.5.28 Kultura e kundërshtimit;

Pika 8

Tri kriteret themelore për poentimin e debatit

8.1 Paneli Vlerësues i poenton grupet në debat sipas këtyre tri kritereve themelore:

a) Argumentimi; b) Oratoria; c) Puna ekipore.

Pika 9

Art muzikor (Edukatë muzikore)

9.1 Nxënësit që e përzgjedhin artin muzikor kanë mundësi të konkurrojnë në këndim, luajtje të të gjitha instrumenteve dhe vallëzim të koreografuar;

9.2 Nxënësit duhet të marrin aprovimin nga kujdestari dhe profesori i fushës për cilën do temë që përcaktohen;

9.3 Nxënësit kanë mundësi të garojnë individualisht dhe në grup prej më së shumti 5 personash;

9.4 Shfaqja do të zgjasë së paku nga 3 deri në 8 minuta;

Page 15: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

15

9.5 Shfaqja poentohet nga Paneli Vlerësues, i cili do të orientohet në këto kritere:

9.5.1 Këndimin me emocione; 9.5.2 Vokalin e pastër; 9.5.3 Vibracionin; 9.5.4 Dinamikën; 9.5.5 Shqiptimin e saktë të tekstit; 9.5.6 Intonacionin; 9.5.7 Pozicionimin e duarve; 9.5.8 Përjetimin; 9.5.9 Ritmin; 9.5.10 Hapat korrekt të vallëzimit etj.;

9.6 Duhet të ekzistojnë së paku dy nxënës apo së paku dy grupe në gjeneratë për të konkurruar;

9.7 Është e pranueshme që në një garë të paraqiten së paku dy nxënës apo dy grupe për të konkurruar;

9.8 Në rast se vetëm një individ apo grup e ka bërë përzgjedhjen e një kategorie, atëherë, nuk do të ketë fitues, por nxënësi apo grupi në fjalë do të lejohet të vazhdojë garën në nivel komunal;

9.9 Përparimi i punimeve raportohet në baza javore te kujdestari i klasës dhe profesori i fushës, nga të cilët nxënësit marrin mbështetje dhe udhëzime.

Pika 10

Art pamor (Edukatë figurative)

10.1 Nxënësit që e përzgjedhin artin pamor kanë mundësi të konkurrojnë në pikturë, skulpturë, modelime të tjera avangarde dhe punime dore e forma tjera të artit;

10.2 Nxënësit e marrin aprovimin nga kujdestari dhe profesori i fushës për cilën do temë që përcaktohen;

10.3 Nxënësit kanë mundësi të garojnë individualisht dhe në grup prej maksimalisht 3 personash;

10.4 Ditën e garës nxënësit i kanë 45 minuta kohë për të përfunduar veprën e tyre brenda shkollës;

10.5 Nxënësit kanë së paku 1 deri në 5 minuta kohë për të bërë prezantimin e punimit;

Page 16: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

16

10.6 Punimi poentohet nga Paneli Vlerësues, i cili orientohet në këto kritere:

10.6.1 Përdorimin e vijave; 10.6.2 Përdorimin e ngjyrave; 10.6.3 Kreativitetin; 10.6.4 Teknikën; 10.6.5 Krijimin; 10.6.6 Kombinimin dhe kontrastin e ngjyrave; 10.6.7 Intensitetin e ngjyrave; 10.6.8 Motivin; 10.6.9 Mesazhin e veprës etj.;

10.7 Nxënësit e bëjnë përzgjedhjen e materialeve të cilat do t’i përdorin; 10.8 Duhet të ekzistojnë së paku dy nxënës apo së paku dy grupe në

gjeneratë për të konkurruar; 10.9 Në rast se vetëm një individ apo grup e ka bërë përzgjedhjen e një

kategorie, atëherë, nuk do të ketë fitues, por nxënësi apo grupi në fjalë do të lejohet të vazhdojë garën në nivel komunal.

Pika 11

Teatër

11.1 Nxënësit që e përzgjedhin teatrin kanë mundësi të konkurrojnë në monolog, dramë, komedi, vallëzim të koreografuar;

11.2 Nxënësit duhet të marrin aprovimin nga kujdestari dhe profesori i gjuhës amtare për cilën do shfaqje që përcaktohen;

11.3 Nxënësit kanë mundësi të garojnë individualisht dhe në grup deri në 8 persona;

11.4 Nxënësit kanë prej 5 deri në 15 minuta kohë për të ekzekutuar shfaqjen;

11.5 Shfaqja poentohet nga Paneli Vlerësues, i cili orientohet në këto kritere:

11.5.1 Temën; 11.5.2 Mesazhin; 11.5.3 Interpretimin e roleve; 11.5.4 Rrjedhshmërinë e tekstit; 11.5.5 Kostumografinë;

Page 17: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

17

11.5.6 Skenografinë etj.;

11.6 Duhet të ekzistojnë së paku dy nxënës apo së paku dy grupe në gjeneratë për të konkurruar;

11.7 Përparimi i punimeve raportohet në baza javore te kujdestari i klasës dhe profesori i gjuhës amtare, nga të cilët nxënësit marrin mbështetje dhe udhëzime;

11.8 Në rast se vetëm një individ apo grup e ka bërë përzgjedhjen e një kategorie, atëherë, nuk do të ketë fitues, por nxënësi apo grupi në fjalë do të lejohet të vazhdojë garën në nivel komunal.

Pika 12

Mjetet shprehëse artistike 12.1 Fjala; 12.2 Tingulli; 12.3 Vija; 12.4 Ngjyra; 12.5 Harmonia; 12.6 Tekstura, 12.7 Forma; 12.8 Hapësira; 12.9 Lëvizja; 12.10 Zëri; 12.11 Melodia; 12.12 Ritmi; 12.13 Melodia; 12.14 Vargu; 12.15 Strofa; 12.16 Rima etj.

Pika 13

Parimet dhe teknikat shprehëse

13.1 Kontrasti; 13.2 Simetria dhe asimetria; 13.3 Perspektiva; 13.4 Baraspesha; 13.5 Gradacioni;

Page 18: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

18

13.6 Proporcioni; 13.7 Përsëritja; 13.8 Ndryshimi (variacioni); 13.9 Krahasimi; 13.10 Theksi; 13.11 Ekuilibri; 13.12 Tërësia; 13.13 Kompozicioni pamor; 13.14 Kënga; 13.15 Pjesa instrumentale etj.

Pikat 14

Gara e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik nëpër nivele

14.1 Gara e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik do të organizohet në këto nivele:

a) Gara në nivelin e shkollës, b) Gara në nivelin komunal dhe c) Gara në nivel republikan;

14.2 Fituesit e vendeve të para, brenda shkollës në të gjitha kategoritë, fitojnë të drejtën për të garuar në nivelin komunal;

14.3 Vetëm fituesit e vendit të parë në nivelin komunal do të garojnë për të parin e republikës;

14.4 Varësisht nga niveli, pjesëmarrësit do të fitojnë shpërblime të ndryshme;

14.5 Nxënësit konkurrojnë në nivelin komunal dhe republikan me temat (veprat, punimet, krijimet), njëjta si në nivel shkollor.

Pika 15

Gara në nivelin e shkollës

15.1 Të gjithë nxënësit do të marrin pjesë në garën brenda shkollës; 15.2 Paneli Vlerësues do të ketë në përbërje gjithsej tre anëtarë:

a) një mësimdhënës i gjuhës amtare, b) një mësimdhënës i artit pamor, dhe c) një mësimdhënës i artit muzikor.

Page 19: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

19

15.3 Anëtarët e Panelit Vlerësues në shkolla i vlerësojnë nxënësit nga 49, 99 pikë deri më 99,99 pikë;

15.4 Anëtarët e Panelit Vlerësues përzgjidhen nga KDSh; 15.5 Përfaqësuesit vullnetarë dhe ShC do të kenë vetëm rol vëzhgues.

Pika 16

Gara në nivelin komunal

16.1 Vetëm fituesit e vendeve të para në shkollë garojnë në nivelin komunal me të njëjtat punime që janë prezantuar në nivelin shkollor;

16.2 Nxënësit kanë në dispozicion deri në 5 minuta për të prezantuar punën e vet para Panelit Vlerësues;

16.3 Nxënësit që garojnë në teatër kanë kohë deri në 15 minuta; 16.4 Paneli Vlerësues Komunal përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët janë

ekspertë nga fusha e artit, kreativitetit dhe mendimit kritik; 16.5 Për të përforcuar edhe më tej mbarëvajtjen dhe korrektësinë e garës

do të ftohen në procesin e vlerësimit edhe anëtarët e Këshillit të Shkollave, anëtarë prej DKA-ve, pjesëtarë të Këshillit të Prindërve dhe anëtarë të shoqërisë civile, të gjithë në cilësinë e vëzhguesve;

16.6 Paneli Vlerësues Komunal do të përzgjidhet nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në konsultim me drejtoritë komunale të arsimit;

16.7 PVK-ja vlerëson nxënësit me pikë nga 49.99 deri në 99.99 pikë; 16.8 Në rast të pikëve të barabarta të nxënësve që kanë arritur vlerësim

maksimal, duhet të bëhet rivlerësimi i tyre nga ana e Panelit Vlerësues;

16.9 Nëpër të gjitha komunat do të shpallen fituesit nëpër kategori për secilën gjeneratë;

16.10 Fituesit do të shpërblehen.

Pika 17

Gara në nivelin republikan

17.1 Vetëm fituesit e vendeve të para në nivele komunale garojnë për nivelin republikan, me të njëjtat punime që janë prezantuar në nivelin shkollor e komunal;

17.2 Nxënësit kanë në dispozicion deri në 5 minuta për të prezantuar punën e vet para Panelit Vlerësues Republikan;

Page 20: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

20

17.3 Nxënësit që garojnë në teatër kanë kohë deri në 15 minuta; 17.4 Paneli Vlerësues Republikan do të përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët

janë ekspertë nga fusha e artit, kreativitetit dhe mendimit kritik; 17.5 Për të përforcuar edhe më tej mbarëvajtjen dhe korrektësinë e garës

do të ftohen në procesin e vlerësimit edhe anëtarë të Këshillit të Shkollave, anëtarë të Drejtorive Komunale të Arsimit, anëtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, anëtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pjesëtarë të Këshillit të Prindërve dhe anëtarë të shoqërisë civile, të gjithë në cilësinë e vëzhguesve;

17.6 Paneli Vlerësues Republikan do të përzgjidhet nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në konsultim me MASHT-in dhe MKRS-në;

17.7 Paneli Vlerësues Republikan vlerëson nxënësit me pikë nga 49.99 deri në 99.99 pikë;

17.8 Në rast të pikëve të barabarta të nxënësve që kanë arritur vlerësim maksimal, duhet të bëhet rivlerësimi i tyre nga ana e Panelit Vlerësues;

17.9 Në nivelin republikan do të shpallen fituesit nëpër kategori për secilën gjeneratë;

17.10 Fituesit do të shpërblehen.

Pika 18

Vlerësimi i poentimit

18.1 Anëtarët e Panelit Vlerësues në kuadër të KKMK-së i poentojnë nxënësit duke i marrë për bazë kriteret e veçanta për temat e nxënësve për të cilat janë dhënë sqarime plotësuese, si dhe kritereve tjera të parapara në kurrikula e në specifika të veçanta që ofrojnë punimet e temave në fushën e KKMK-së;

18.2 Duke e marrë në konsideratë natyrën e ndërlikuar të vlerësimit si dhe subjektivitetin e kreativitetit dhe të mendimit, Paneli Vlerësues e poenton temën e nxënësve për tri kritere themelore:

a) Kreativitet, b) Origjinalitet dhe c) Performancë/Teknikë artistike

Page 21: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

21

18.3 Vlerësimi i poentimit nga 49,99 pikë deri më 99,99 pikë bëhet gjithmonë me dy shifra, pas presjes dhjetore dhe asnjëherë nuk mund të jepet një vlerësim i poentimit me një numër të plotë, si për shembull: 50 apo 78 apo 99, fjala vjen;

18.4 Secili nga anëtarët e Panelit Vlerësues nuk mund t’i japë të njëjtit nxënës për të tria kriteret e të njëjtës temë poena me vlerësime të njëjta, qoftë kur është fjala për vlerësim maksimal, të mesëm apo minimal;

18.5 Në rast të pikëve të barabarta të nxënësve që kanë arritur vlerësim maksimal, duhet të bëhet rivlerësimi i tyre nga ana e Panelit Vlerësues;

18.6 Anëtarët e Panelit Vlerësues duhet të radhisin nxënësit prej atyre që kanë vlerësimin më të lartë, deri tek ata që kanë vlerësim më të ulët.

Pika 19

Vendi dhe ora e mbajtjes së garave

19.1 Garat në nivel shkolle duhet të zhvillohen nëpër shkolla; 19.2 Garat në nivel komunal duhet të zhvillohen nëpër shkolla me

infrastrukturë më të zhvilluar; 19.3 Garat në nivel republikan mbahen në Prishtinë; 19.4 Për vendin dhe orarin e garave nëpër nivele shkollore e komunale

vendos Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në konsultim me Këshillin e Shkollave, me DKA-të, Kryetarët e Komunave, MASHT-in dhe MKRS-në;

19.5 Për vendin dhe orarin e garave në nivelin republikan vendos Koordinatori Nacional, për Kulturë, Rini dhe Sport në konsultim me MASHT-in dhe MKRS-në.

Pika 20

Mënyra e zhvillimit të garës

20.1 Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do t`i pajisë mësimdhënësit me udhëzues për Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik;

20.2 Udhëzuesit hartohen në pajtim me ligjet e vendit për kulturë, arsim, rini e sport dhe politikat kurrikulare të arsimit parauniversitar e universitar;

20.3 Pasi që shkollat t’i pranojnë udhëzuesit për garën, nxënësit duhet të njoftohen për proceduat e garës;

Page 22: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

22

20.4 Nxënësit kanë afat prej 7 ditësh (me ditët e pushimit) për të përzgjedhur kategorinë ku dëshirojnë të marrin pjesë dhe të paraqesin temën (punimin, shfaqjen) te kujdestari i klasës;

20.5 Brenda kësaj periudhe mësimdhënësit marrin të dhënat nga nxënësit për përzgjedhjen e tyre (si për shembull: emrin, mbiemrin, emrin e njërit prind, numrin e idetifikimit, etj.) nëpërmjet fletë-aprovimit;

20.6 Pasi të aprovohet tema (punimi, shfaqja) e nxënësve, kujdestari i klasës do të bëjë plotësimin e tabelarit të garës;

20.7 Mësimdhënësit do të njoftohen nga drejtoritë përkatëse për datën, orën dhe mbajtjen e garës;

20.8 Në këtë fazë fillon periudha përgatitore prej 21 ditësh; 20.9 Gjatë kësaj kohe nxënësi duhet të përgatisë projektin individual ose

grupor, nën udhëheqje dhe mbështetje të kujdestarit të klasës dhe profesori i fushës;

20.10 Në ditën e dorëzimit të gjithë nxënësit bëjnë prezantimin e temës (punimit, shfaqjes) së tyre, e cila do të poentohet nga Paneli Vlerësues i Shkollës;

20.11 Pas përfundimit të garës, mësimdhënësi obligohet që brenda 5 ditësh të dorëzojë në drejtorinë e shkollës një raport me shkrim dhe listën me të dhënat dhe rezultatet e nxënësve;

20.12 Në bazë të shënimeve të dorëzuara do të shpallen fituesit në nivelin shkollor dhe do të ftohen të njëjtit të marrin pjesë në garën komunale;

20.13 Fituesit e garës komunale ftohen për garën republikane; 20.14 Nxënësit shpërblehen në bazë të nivelit të garës; 20.15 Përpos nxënësve do të shpërblehen edhe:

a) Mësimdhënësit; b) Prindërit; c) Menaxhmenti shkollor; d) Klasa; e) Shkolla më e mirë dhe f) Përfaqësues nga Shoqëria Civile.

20.16 Të gjithë fituesit shpallen zyrtarisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport;

20.17 Fituesit do të shënohen në Tabelarin Zyrtar (TZ) të KNKRS-së;

Page 23: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

23

20.18 Punimet e nxënësve fitues të niveleve komunale e republikane do të botohen, përkatësisht do të regjistrohen dhe do të jenë në shërbim të publikut;

20.19 Të gjitha punimet fituese të nxënësve me çmimet e para në nivelin republikan do të arkivohen në Arkivin e Nxënësve Fitues.

Pika 21

Hyrja në fuqi

Ky Udhëzues hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport i Republikës së Kosovës.

Rexhep Hoti

___________________

Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Prishtinë,

Data:26.10.2018

Nr. Prot. 049/2018

Page 24: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

24

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

37-053.8496.51)(079)(036)

Udhëzues për garën në kreativitet kulturor dhe mendim kritik : Shkolla e Mesme e Lartë, klasa X-XII / [koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti] - Prishtinë : Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, 2018. - 24 f . : ilustr. ; 30 cm. - (Programi Nacional për Rininë)

1.Hoti, Rexhep

ISBN 978-9951-477-25-3

Page 25: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional

25

Page 26: Udhëzues për Garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. U... · 2019-01-17 · 8 1.5. Të gjitha detajet e këtij udhëzuesi dhe informata tjera shtesë për Programin Nacional