Upload
others
View
58
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” - GJAKOVË
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
Ndihmesa e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe
Kandidatja: Mentorja
Elena Karrica Dr. Rovena Vata
Gjakovë, 2019
2
UNIVERSITETI I GJAKOVES “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISE
DEGA: LETERSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
Ndihmesa e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe
Komisioni:
Kryetar____________________________
Anëtar_____________________________
Anëtar_____________________________
Kandidatja: Mentorja
Elena Karrica Dr. Rovena Vata
Gjakovë, 2019
3
DEKLARATA E KANDIDATES
Unë Elena Karrica, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar: “Ndihmesa e Dritëro Agollit
në letërsinë shqipe “ është punim origjinal i imi dhe është pergaditur nga unë.
E gjith literatura për këtë punim si edhe burimet e tjera, që janë shfrytëzuar janë të renditura
në mënyrë kronologjike, me referenca dhe me citate.
Punimi është punuar duke respektuar rregulloren, duke u mbështetur në këshillat për
përgaditjen e temës së diplomës, të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi Agani”
Gjakovë.
4
FALËNDERIM:
Falënderoj thellësishtë dhe u jam mirënjohëse përjetësisht dy personave më të veçantë në
jetën time, prindërve të cilët ishin afër meje në çdo hap të jetës sime, duke më ofruar
mbështetje pa kusht emocionale dhe financiare.
Falënderim i veçantë shkon për mentoren Dr. Rovena Vata, për ndihmën profesionale dhe
këshillat e dhëna.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, falënderoj shoqërinë time, për këshillat dhe përkrahjen e
vazhdueshme, jam me fat që janë pjesë e jetës sime.
5
PASQYRA E LENDES:
HYRJE......................................................................................................6
1. Objekti dhe motivimi i temës......................................................6
2. Metodologjia dhe metodat e punës............................................6
3. Baza teorike e punimit.................................................................7
4. Synimi i temës.............................................................................7
KREU I
Dritëro Agolli – personaliteti i letrave shqipe......................................8
1. 1 Biografia Dritëro Agollit............................................................8
1. 2 Veprat e tij në poezi dhe në prozë.............................................10
1. 3 Lexuesi dhe kritika...................................................................14
KREU II
Krijuesi i “shenjave” të tokës...............................................................19
2. 1 Toka-pikënisje e gjithçkaje në poezinë e Agollit…………....19
2. 2 Metaforizim përmes dashurisë hiperbolike për tokën……….22
KREU III
Ndihmesa e Dritëro Agollit në prozën shqipe.....................................26
3. 1 Elementi i satirës në prozë ( Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo )
.................................................................................................................28
3. 2 Elementi i narracionit në prozë...............................................29
PERFUNDIMI........................................................................................34
BIBLIOGRAFIA....................................................................................35
6
HYRJE
1. Objekti dhe motivimi i temës
Dritëro Agolli është një emër i përveçëm, i cili në brendinë e tij, mbart një domethënie
ndriçuese, një qëndrim i palëkundshëm dhe dëshmues ndaj çështjes shqiptare, në përgjithësi
dhe sidomos ndaj çështjes së Kosovës, një ndikim i pamohueshëm në letërsinë shqipe; një
vend i nderuar në panteonin e kulturës shqiptare; janë disa nga veçantitë përcaktuese të
fizionomisë jetësore dhe krijuese të Dritëro Agollit.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siç është
metoda biografike, e cila përmes fakteve të vërteta që ndikuan në jetën e autorit, në mënyrën
që u rrit, mënyrën sesi u shkollua dhe në mënyrën sesi emigroi jashtë atdheut ndikuan në
botëkuptimin e tij letrar dhe jetësor, metoda sociologjike dhe psikologjike, të cilat u bënë
shkas për të nxjerrë në dritë të dhënat nga rrethanat e jetës dhe mjedisit si dhe shpesh herë
këto faktorë të mjedisit ku ai jetoi, ndikuan edhe në gjendjen e tij shpirtërore. Gërshetimi i
këtyre tre metodave në gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë metodologji e kërkimit
të punës shkencore.
7
3. Baza teorike e punimit
Dritëro Agolli ka dhënë një ndihmëse të madhe në historinë e zhvillimit të letërsisë shqipe,
por përqendrimi ynë është të studimet, monografitë dhe artikujt, që kanë studiuar veprën e
gjerë të Agollit. Përmendim këtu studimet teorike të akademikes Floresha Dado, studimet që
ka bërë studiuesi dhe akademiku Shaban Sinani me studimin e tij: “Njerëzit e krisur” të
Dritëro Agollit, të shtëpisë botuese Naimi, Tiranë, 2012. Studimin Probleme letrare të
studiuesit Koço Bihiku, Naim Frashëri, Tiranë, 1979, Studimin e përgatitur nga Merxhan
Avdyli të titulluar: “Vargu agollian”, Ma, Prishtinë, 2010.
Studimet që ka bërë Robert Elsie në historinë e letërsisë shqiptare, por edhe shumë e shumë
të tjerë.
4. Synimi i temës
Dritëro Agolli duket se e ka pasur të qartë se shkrimet e tij letrare, qoftë në poezi, qoftë në
prozë, janë pikërisht të determinuara për të ngritur lart idealet e njeriut të ri, për të ngritur lart
moralin e tij, për të lartësuar frymën e tij dhe në fund, për të funksionalizuar rolin e tij
shoqëror. Ai dallohet për kontributin e tij dhe të dobishëm në letërsinë dhe kulturën
shqiptare.
Vepra e Dritëro Agollit, emri i tij, si një prej shenjave referenciale të historisë së letërsisë
shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, është kërcëllitur nëpër dhëmbë, është
mërmëritur e bërtitur, është vëshguar e përplasur, pa pësuar atë humbje që shpresohej dhe
madje mezi ç’pritej nga “kalorësit e çmistifikimit1.
1 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë, 2012, f. 46.
8
KREU I
Dritëro Agolli - personaliteti i letrave shqipe
1.1 Biografia e Dritëro Agollit
Dritëro Agolli2 lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u
nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi
gjìmnazin e Gjirokastrës një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin
e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i
popullit” dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të
Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij
letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela,
romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro
Agolli hyri, që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i
ndryshuar përmasën e së ardhmes. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i
dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.
Siç dihet prej të gjithëve, Dritëro Agolli është një personalitet i shquar në fushën e letrave,
duke u spikatur me dhjetra vepra letrare dhe publicistike, që ka botuar në gjini e lloje të
ndryshme, duke krijuar një shkollë të tërë letrare dhe estetike në Shqipëri. Dritëro Agolli dhe
vepra e tij, ka qenë dhe mbetet pjesë e pandarë e procesit mësimor në shkollat dhe
universitetet shqiptare, sepse krijimtaria e tij letrare, që prej fillimeve të saj deri në ditët e
2 Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 20
9
sotme, është bërë pjesë shpirtërore e gjithë lexuesve, nxënësve dhe studentëve të
specialiteteve të ndryshme3.
Krijimtaria e tij ka përcjellë në shkollat tona, të të gjitha niveleve, ide dhe parime morale, që
kanë të bëjnë me formimin shpirtëror të brezit të ri, si bazë për ndërtimin e një shoqërie të
shëndetshme. Në aspektin e formimit humanitar vepra e Dritëro Agollit është në grupin e
shkrimtarëve më të preferuar. Krijimtaria e tij letrare ka përcjellë në shkollat tona, të të gjitha
niveleve, ide dhe parime morale, që kanë të bëjnë me formimin shpirtëror të brezit të ri. Te
Dritëro Agolli4 ne gjejmë filozofinë e lidhjes së gjithë veprës letare me misionin dhe figurën
e tij në zhvillimet ideore dhe sociale të shoqërisë sonë mendimtar i urtë, që synon të shkojë
përtej situatave konfliktuale, që synon të ndikojë me largpamësinë zhvillimet e vendit të tij.
Dritëro Agolli ka sjellë një model të ri, thellësisht origjinal, të papërsëritshëm, të
komunikimit mediatik dhe bisedor: thjeshtësinë, shprehjen e drejtpërdrejtë, humorin e
vetvetishëm, ndaj të cilit askush nuk mund të mbetet indiferent. Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë,
që ka në themel besnikërinë ndaj një morali të ndershëm njerëzor, është modeli më i
suksesshëm për formimin e brezave të rinj, që sidomos në realitetet e sotme, duhet të gjejnë
brenda vetes vlerat e vërteta, parimet e moralshme, mbi bazën e të cilave duhet të ndërtojnë
marrëdhëniet e gjata me shoqërinë shqiptare, por në radhë të parë edhe me vetveten.
3 Dritëro Agolli, Vepra Letrare 1, shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1980. 4 Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut-Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysaj.
10
1.2 Veprat e tij në poezi dhe në prozë
Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një
poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër
poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri
vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat
tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit,
mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet
poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë
e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe
komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Studentët dhe nxënësit kanë gjetur në prozën dhe
poezinë e Dritëro Agollit dashurinë për gjuhën shqipe, intuitën e përdorimit të saj në
mundësitë e brendshme të pafund, si dhe përdorimin mjeshtëror të leksikut të hapësirave
mbarëshqiptare. Ai ka dhënë një ndihmesë të vyer për gjuhën tonë amtare, duke nxjerrë në
pah dhe duke i bërë të gjithëpërdorshme shumë e shumë fjalë e shprehje, që më parë nuk
njiheshin ose njiheshin fare pak në ligjërimin e shqipes, çka do të shpaloset përmes
kumtesave në simpoziumin shkencor kushtuar veprës së Dritëro Agollit.
Proza dhe sidomos poezia e Dritëro Agollit ka reflektuar vazhdimisht ndjesi të fuqishme të
dashurisë për vendin, për të ndershmen, për raporte njerëzore midis njerëzve, për sinqeritetin
dhe ndershmërinë e komunikimit. Vepra e Agollit, duke qenë në grupin e autorëve më të
shquar të letërsisë shqiptare, përcjell gjithnjë mesazhe njerëzore, parime të një morali dhe
marrëdhënieje të qytetëruar. Përmes një komunikimi origjinal, herë përmes humorit, herë
permes dëshpërimit njerëzor, herë përmes afirmimit të idealeve sociale, shkrimtari ynë
ndërton një marrëdhënie krejt të veçantë me shqiptarët e tij, ku mbizotëron, nga njera anë
thjeshtësia, mënyra e drejtpërdrejtë e shprehjes, nga ana tjetër filozofia e thellë njerëzore mbi
thelbin e jetës dhe të njeriut.
11
Është pikërisht kjo filozofi e brendshme, që vjen thjesht e pa bujë, që depërton në shpirtin
tonë. Kështu studentët e universiteteve tona, në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe të
tërthortë, përthithin filozofinë jetësore ashtu thjesht, por thellësisht të prekshme.
Dhe ne e dimë se një autor pëlqehet, bëhet pjesë e jetës sonë shpirtërore, atëherë, kur
tërthorazi ai godet në thellësitë e ndjenjave; ne buzëqeshim, vrejtemi, mrekullohemi sepse
Agolli arrin të na pushtojë pa u ndjerë. Dritëroi nuk shtiret e nuk ka nevojë të sajojë poezi,
ajo rrjedh vetë drejt e nga zemra e tij ai shkruan për gjithçka njerëzore, për çdo motiv
popullor: për njeriun e mirë, për baballarët, për të parët tanë e për të rinjtë e sotëm, për
zemrat e bardha e shpirtrat e dashuruar, për heronjtë, për shokët e miqtë, për dashurinë
njerëzore e pastaj për Shqipërinë, për fushat e gjelbra e arat me misër, për baltën e fshatit, për
rrugët plot jetë, për lulet dhe zogjtë, e për gjithçka na rrethon e përbën jetën tonë. Këto
motive ngjizen në poema e vjersha dhe dendësohen e përqendrohen në fjalë kyçe, si:
Shqipëri, bukë, baltë, shi, gunë, raki (“S’ka shkrimtar që të mos pijë” - thotë Dritëroi),
defterkë, “Kanë ndodhur shumë gjëra, o njeri, para se të vije ti”, “Zverdh hëna në perden e
qiellit si buka e misrit”, etj.
Të lexosh poezitë e Agollit të duket se çdoherë brenda tyre gjen gjëra të reja. Në tërë
krijmtarinë e tij letrare, si në poezi ashtu edhe në prozë apo në dramë, po edhe në shkrimet
publicistike të kohës mjaft të gjatë, që ai ka punuar si gazetar, mund të shihen qartë
përkujdesja dhe puna e palodhur e D. Agollit për gjuhën. Ai është nga ata që, teorikisht dhe
praktikisht, mëton për një gjuhë letrare të njësuar, por kërkon që ajo të jetë kurdoherë e
njomë, e freskët, e re apo e përtëritur në mënyrë origjinale, e pasur e me të gjitha ngjyresat e
vlefshme popullore, e pastër por, sigurisht, jo e lëpirë . Poezia e tij nuk mund të cilësohet si
bukolike, edhe pse aq të shpeshta janë në të fjalët e termat e bujqësisë, të blegtorisë, emrat e
kafshëve e të bimëve të arës, të 24 pemëve e të drunjve të pyllit, të gjithë shpezërisë. Dritëro
Agolli e ka fshatin si “bazë nisjeje” për të mësyrë shtigjet më të epra të poezisë së lëvruar
hijshëm dhe përfaqëson krijuesin ngulmues, që “mundohet e heq mbi poezinë”, që “vuan mbi
rrokje e vargje” dhe që nuk kënaqet me pak.
12
Dashuria që ka ai për poezinë, të cilën e quan “e dashura ime e parë”, e nxit t’u turret kullave
të saj për të gjetur “muzën” poetike e për të ndjekur atë në çdo vis që të jetë, pa u penguar
nga asgjë, ashtu siç bën Halili për Tanushën e bukur në eposin e kreshnikëve.
Fjalët më të dendura dhe sigurisht më të dashura për poetin janë: balta e arave, ugari, vreshta,
era dehëse e vjeshtës, aroma e mollëve e dardhave, porse rrethi i fjalësit të fjalorit poetik të tij
është me përmasat e gjera të një enciklopedie të vërtetë.
“Vjersha ime erë ugari bie,
vargu im bie erë luleshqerrë”.
Vepra më e hershme në prozë e Dritero Agollit, është vëllimi me tregime “Zhurma e ererave
te dikurshme” (1964), që u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965).
Romani “Komisari Memo” (1970) është vepra me e angazhuar e Dritëro Agollit në prozë. Në
të autori poetizoi “kohën e komisareve”, që ishte pjesë e kultit të luftës antifashiste, e cila
sundoi për shumë kohë letërsinë shqipe. Figura më e plotë e romanit është komandanti
Rrapo. Kotributi më i rëndësishëm letrar në prozë i Dritëro Agollit konsiderohet “Shkëlqimi
dhe rënia e shokut Zylo” (1973). Kronikë e karrieres së palavdishme të një zyrtari, romani
është në të njëjtën, kohë pasqyrë e pozitës së pandashme të vartësit të tij, i cili bën pjesë
brenda llojit të “njerëzve të krisur”, që përmban në tërësinë e vet letërsia e Dritëro Agollit5.
Proza e Dritëro Agollit në tërësinë e vet, ka shumë tema dhe motive të ngjashme me njëra-
tjetrën dhe ndonjëherë shumë të afërta midis tyre. Diçka e tillë vërehet në të gjitha tregimet,
qofshin këto tregime dashurie, tregime nga koha e luftës, tregime të karakterit social,
psikologjik apo edhe humoristik. Pothuajse secila nga këto lloje huazon dhe gërshetohet me
elementët e tjetrit. Diçka e tillë ndodh, sepse autori rrëfen gjëra që janë të bindshme, me
veçori që vijnë nga një përjetim cilësor dhe i thellë, duke u kujdesur për ato që shkruan, pasi
nuk është qëllimi i tij që me penën e një gjeniu të befasojë lexuesin, por t’u tregojë atyre
përvojën e tij jetësore, lidhur me situata dhe personazhe, që pak kush i kishte paraqitur si ai.
Eshtë ky filtër i hollë i subjektivitetit të tij krijues, i prirur tek vrojtimi i veçantë i jetës
njerëzore, që merr spunton nga karakteri i tij njeridashës dhe human, i stampuar në formën
më të përsosur brenda shpirtit të tij të ndjeshëm, ai që përvijon suksesshëm natyrat e
5 M. Avdyli, Studime për Dritëro Agollin në Kosovë, Tiranë, 2006, f. 238.
13
personazheve mbresëlënëse. Kështu, ai evidenton pozitiven dhe frymën e sakrificës tek
njerëzit bujarë dhe të fisëm dhe siç e thamë më lart e përballëvë, në kontrast me një mënyrë
tjetër, përmes veseve, egoizmit dhe ligësisë. Tipa të tillë autori i shpërfill dhe i dënon,
pikërisht në emër të vlerave dhe mbi të gjitha në emër të filozofisë së tij të thjeshtë
humaniste, nga e cila priret gjithmonë. Falë përvojës dhe pjekurisë së tij artistike, autori është
gjithmonë narativ dhe nëpërmjet naracionit ai tregon për atë, që ka parë dhe i ka lënë mbresë,
pa sugjeruar haptazi, por ndërkohë pa fshehur simpatitë dhe antipatitë e tij si shkrimtar.
Humanizmi në trajtimin e temës së dashurisë. Trajtimi i motivit të dashurisë nga D. Agolli,
është një shpalosje tjetër e karakterit humanist të prozës së tij. Mënyra se si ai e shikon këtë
ndjenjë kaq fisnike, i jep atij gjithmonë shkak që ta lidhë atë me motive sociale, duke e
trajtuar si pasqyrim raportesh shoqërore nën një këndvështrim antropologjik. Kështu kemi
parasysh këtu dashurinë e Almës me Memo Kovaçin.
14
1.3 Lexuesi dhe kritika
Në6 fakt, lexuesit që kanë kureshtje të lexojnë se çfarë shkruhet tani në këtë vend me kufi kaq
pak të kapërcyeshëm, kanë tanimë në dispozicion të tyre një “Antologji të prozës shqiptare”,
e prezantuar nga Aleksandër Zoto, dhe së fundi një libër me titull “Përmbledhje poezish të
zgjedhura”, kushtuar poezisë së këtij vendi.
Por një roman kaq me bazë sa “Shkëlqimi dhe rënia ë shokut Zylo” nuk është botuar deri
para pak kohësh.
Një zë zyrtar, por shumë i lirë.
Megjithatë, mund të mendohet më e keqja: Dritëro Agolli është kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe anëtar i Komitetit Qendor të Partisë Komuniste , meqenëse Shqipëria është
një nga kështjellat e fundit të kësaj ideologjie në shkatërrim të plotë. A nuk do të kishin
romanet e tij të vetmen prirje që të mbronin një regjim që tash e tutje të vjetruar?
Habia është shumë e madhe: nuk ka asgjëkund kritikë më të ashpër të organizimit në vendet ë
Lindjes sesa në këtë libër, ku mekanizmat e pushtetit çmontohen me një egërsi, të zbutur disi
nga një ndjenjë humori, që i afron personazhet me ne, që i shndërron ata në kukulla të
manipuluara nga një sistem që është aq i “perfeksionuar sa nuk mund t’u lërë atyre një liri të
madhe veprimi.
Megjithatë, Dritëro Agolli, një burrë simpatik, me flokë të bardha, që flet rrjedhshëm
rusishten, gjuhë më komunikuese se shqipja, ka përfituar shumë nga kjo liri për të botuar, që
prej vitit 1973, megjithatë funksionet e tij zyrtare, duke thënë edhe megjithatë disa ngurrime
nga ana e shumë personaliteteve të larta, një portret të tillë tipik të institucioneve të vendit të
vet:
“Mund të kritikohet, vë në dukje Dritëro Agolli. Një shkrimtar duhet të ketë një ndërgjegje të
lartë dhe nuk duhet të ketë frikë . Që të shkruash nuk do të thotë të pasqyrosh thjesht parimet
e qeverisë. Duhet shkruar në një mënyrë të tillë që qeveria të mësojë të drejtojë, të
komandojë”.
6 “Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët” Dritëro Agolli, ( Marrë nga gazeta belge “Le Soir”.
15
Pra, ai e ka shkruar këtë roman i nxitur nga bindja ë një detyre që duhet ta përmbushte.
Romani është porositur pas leximit të disa faqeve nga një mik, që drejtonte një revistë
humoristike , së cilës donte t’i jepte një zhvillim të ri.
Tregimtari nuk është “Shoku Zylo” i titullit, por një shkrimtar që nuk arrin të krijojë, i zhytur
siç është në një punë shumë më administrative të redaktimit të raporteve zyrtare, pronësinë e
të cilëve e marrin pak a shumë me kënaqesi të tjerët, në vartësi të pritjes që u rezervohet.
“Në të gjithë vendet ish-socialiste ekzistonte rreziku për t’u bërë një burokrat, një oportunist.
Por nëse një shkrimtar ka një ndërgjegje shumë të lartë, është më mirë pëe të t’i njohë gjërat,
sepse kështu do të shkruajë akoma më mirë.”
Humori, e vetmja armë.
Për të përshkruar një situatë si kjo këtu, ku shoku Zylo i ngjit me shpejtësi shkallët e pushtetit
zyrtar, për t’i zbritur pastaj akoma më shpejt, duhet përdorur e vetmja armë e disponueshme,
por jashtëzakonisht e efektshme: humori.
“Humori të lejon të dalësh nga një gjendje e vështirë. Sikur një mbrëmje në një rrethn miqsh
dikush të tallet me ju dhe t’u thotë diçka fyese, një përgjigje me seriozitet do ta bënte
gjendjen më të pakëndëshme për ju. Por në qoftë se përgjigjesh, duke bërë shaka, do të dilni
nga situata”.
Një libër si ky, nga ana e një vendi që ne e konsiderojmë si të ngirë në një pozicion të
pandryshueshëm, ndoshta është shenja e një evolucioni të ndjeshëm: të kritikosh gjendjen
aktuale kjo do të thotë se ajo është, duke ndryshuar ose të paktën se është fati për ta bërë një
gjë të tillë.
“Për një farë kohe, tek ne kishte një tendencë për të shmangur realitetin. Më vonë, filloj të
shkruhej shumë për të. Por në fakt, kishte një periudhë ku nuk flitej për të tashmen. “Për
shkak të rolit kritik që Dritëro Agolli, se bashku me shumë shkrimtarë të tjerë në botë, i
atribon të shkruajturit, është diçka interesante që të krahasohet evolucioni i shoqërisë me atë
të letërsisë.
Situta shqiptare evoluon në këtë çast, por më duket që letërsia ka akoma nevojë për kohë, që
ta pasqyrojë këtë realitet. Disa anë negative si burokracia, janë kritikuar nga letërsia. Disa
shkrimtarë janë në pararojë në këtë evolucion.
16
Nga Azis Nesini
Shumë i dashur miku im Dritëro Agolli
Kur më njoftuan nga konsullata shqiptare se keni ardhur për mua nuk munda të vij
menjëherë. Kisha disa punë të programuara që më parë, pastaj unë ju kërkova, ndërsa ju
kishit ikur. Më vjen shumë keq që nuk munda të takohem me ju dhe nuk mundja t’ju pres
këtu.
Stefan Vuçani më solli lajme nga ju. Më solli edhe një dhuratë që e kishit lënë në konsullatë,
një bustin tim në miniaturë. Sa u gëzova! Dhuratën tuaj e vendosa në vendin më të dukshëm
të dhomës së punës.
Kur erdha në në Shqipëri gjeta tek ju dhe tek Sulltan Nikolla një afinitet dhe një miqësi të
ngrohtë, nuk mund t’i harroj. Sa ditë dhe net të bukura që kaluam. Kur u ndava nga ju
premtova se do të shkruaj përshtypjet e mija për Shqipërinë në titullin “Ata që e nxjerrin
bukën nga guri”. Por kur u ktheva këtu nuk e shkrova. Përse nuk e mbajta fjalën ka shumë
arsye. Më kryesorja është kjo: prej kohësh i kisha dashur shqiptarët, por pasi erdha në
shqipëri i dua më shumë. Dëshiroj të shkruaj gjëra shumë të bukura për Shqipërinë dhe
shqiptarët. Unë në Shqipëri krahas gjërave shumë të bukura pashë edhe gjëra, që nuk janë të
bukura. Por nuk mund të pajtohem me të qenit tim si shkrimtarë fakti, që t’i shkruaja vetëm
gjërat e bukura dhe të mos shkruaja ato që nuk janë të bukura. Arsyeja e dytë që nuk e
shkrova librin: përshtypjet e mija 15 ditore nga Shqipëria nuk m’u dukën të mjaftueshme.
Si koleg mendoj se më keni kuptuar përse nuk e shkrova librin. Ndoshta në të ardhmen do të
dalin raste tjera dhe do të shkruaj. Miku im i dashur, më ka marrë malli për të gjithë miqtë, që
njoha në Tiranë.
Mirupafshim. Me dashuri dhe miqësi7.
Shqipëria ultrakomuniste e Enver Hoxhës ishte një vend i çuditshëm, të cilin me vështirësi
mund ta kuptojë e ta kategorizojë. Autori i dollisë që Dritëro Agolli, luftëtar i luftës
nazifashiste, shpirt i paepur, president i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
7 “Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët” Dritëro Agolli, 29 gusht, 1990.
17
Nga Dritëro Agolli, një personazh me një forcë të mahnitshme njerëzore nëpër libraritë e
Italisë, gjendet në shitje libri “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”. Një libër ky, pa dyshim i
veçantë. Një pasqyrë e intensitetit, gati skizofrenik shpesh herë i vështirë për t’i kuptuar
domethëniën, vendit dhe kulturën nga i cili ai rrjedh.
Shqipëria është një mishul gati i padëshifrueshëm i solemnitetit bizantin, me fatalizmin
dervishian mysliman, mbi të cilën duhet patjetër të hidhet drita e kërkimeve historike.
Të dy këto komponentë, plus të tretin kryeneçësinë e paepur katolike të Veriut të lidhur me
mitin e Skëndërbeut dhe simbolin e rezistencës kundrejt penetrimit ortodoks e mysliman u
mbajtën forëcisht në bashkëjetesë ato kohë nga zamket më absurde e më shkollareske
marksiste-leniniste8.
Studiuesi kosovar, Sabri Hamiti shkruan: “Shekulli XX, që po e quaj shekulli i madh i
letërsisë shqipe, kudo në botën letrare, tashmë, cilësohet si shekulli i modernitetit, që
shkrimin dhe interpretimin letrar i trajton si vlera më vete, duke ngritur lart individualitetin
përballë kolektivitetit”. Siç e dimë Dritëro Agolli është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të
letërsisë bashkëkohore shqipe, që zbulohet si individualitet. Kontributin i tij në poezi dhe në
prozë e kanë vendosur në grupin e atyre krijuesve, pa të cilët vetë letërsia nuk do të ishte në
nivelet që reflekton sot. Ai së bashku me Ismail Kadarenë dhe Fatos Arapin, bën pjesë në ata
poetë që sollën një kthesë të rëndësishme në poezinë shqiptare të viteve ’60-të të shekullit të
kaluar9.
Dritëro Agolli është një nga penat më të spikatura të letërsisë sonë moderne, letërsi në të
cilën, siç shprehet studiuesi Sabri Hamiti, “është koha e njëjtësimit të autorit me veprën”.
Studiuesi Robert Elsie shkruan: “Poezia bashkëkohore në Shqipëri e mori rrugën e vet të
zhvillimit në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Në mënyrë të veçantë ajo qe fryt i krijimtarisë së
tre shkrimtarëve: të talentit të shumanshëm e të thellë Ismail Kadare nga Gjirokastra, që më
vonë do të gëzonte emër e famë ndërkombëtare, të poetit të tokës dhe tregmitarit Dritëro
Agolli nga krahina juglindore e Devollit dhe të poetit të poetëve Fatos Arapit nga bregu i
Vlorës”. E gjithë vepra e Agollit është e frymëzuar nga principet më të larta e të bukura që
njerëzimi ka krijuar në shekuj, nga vlerat më të mira të shqiptarizmit, humanizmit, drejtësisë
e dashurisë për njeriun, për atdheun dhe historinë e tij, për gjuhën shqipe, tokën dhe këngën
8 Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët” Dritëro Agolli (Në gazetën italiane “Corriere della sera”, e dielë,
23 janar, 1994. 9 Sabri Hamiti, Shekulli i madh i letërsisë shqipe, Vepra letrare 9, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f. 552
18
shqiptare, për folklorin dhe zakonet e mrekullueshme të etnisë së vetë. Kjo dashuri prej poeti
e shkrimtarit ka kondicionuar estetizmin e botës rurale shqiptare; baltës, pyetjeve, maleve,
fushave, kafshëve dhe shpendëve, duke i kthyer ato në shenja domethënëse e përfaqësuese të
qytetërimit tonë të vjetër e të ri10.
Në veprën e tij letrare manifestohet qartë fakti se autori i saj është një krijues i lirshëm, i
pjekur, si rrallëkush në letrat shqipe, i matur me fjalën dhe mendimin, i kujdesshëm ndaj
vlerave etiko-morale kombëtare e universale dhe për pasojë bota shqiptare dhe elementet e
saj, bota shpirtërore e individit dhe metafizika e tij janë trajtuar me një frymë të re, moderne
e novatore. Krijimtarinë e Agollit e dominojnë dhe e mbizotërojnë dashuria e pakufishme për
zakonet, psikikën dhe kulturën e veçantë shqiptare, respekti për gjyshërit e baballarët,
nderimi e adhurimi ndaj kulturës materiale e shpirtërore të krijuar në shekuj prej tyre. Agolli
është udhëtar i përjetshëm i viseve arbërore, shtegëtar i natës dhe i ditës, poet modern i tokës
shqiptare, i plisit dhe ugarit, poeti i fshatit dhe fshatarit që rron me natyrën, në gjirin e së
cilës ai kërkon e gjen parajsën, harmoninë e vërtetë, këngëtar i thjeshtë dhe madhështor i
botës bimore e shtazore. Të krijosh të bukurën në kohëra të vështira dhe në periudha të rënda
të historisë do të thotë të kesh të gjerë vizionin e lirisë, demokracisë dhe të humanizmit.
10 Sabri Hamiti, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë, 1996, f. 58-59.
19
KREU II
Dritëro Agolli poet i tokës
2.1 Toka-pikënisje e gjithçkaje në poezinë e Agollit
Poezia është një prej gjinive më të hershme të letërsisë shqiptare. Lindja e zhvillimi i saj u
paraprinë nga traditat më të lashta të letërsisë gojore, si cikli legjendar i kreshnikëve, cikli
heroik i Shkënderbeut dhe baladat. Dashuria e poetit për tokën është e madhe, ashtu siç është
e thellë simbolika e saj. Njeriu për të cilin këndon Dritëro Agolli është i lidhur me tokën, si
mishi me thuan. Toka është djepi dhe varri, lumturia dhe fatkeqësia e tij. Ai nuk jeton dot pa
të. Nga kjo dashuri e madhe e poetit për tokën del edhe ekuacioni TOKA IME-KËNGA
IME11.
Edhe kur më mërzitnin plugu, parmenda, S’të shava, se ati im, pastë ndjesë, Kurrë s’të shante
e kurrë s’te thoshte fjalë të rënda. Poeti i drejtohet tokës, bisedon me tokën sikur ajo të ishte
njeri. Tregon se si kryente punët në të, aq sa ndonjëherë edhe mërzitej prej saj. Ai atë nuk e
shante, nuk e shante, sepse kishte mësuar prej babit, se toka nuk shahet. Ajo të jep bukën,
duhet trajtuar me dashuri. Plugu, parmenda vegla, që shërbejnë për punimin e tokës, që ajo të
bëhët e plleshme e të jap fryte të dëshiruara. Poeti tregon se punët i ka mësuar nga babai,
njohuritë dhe edukatën i ka nga ai. Varësisht nga mënyra e trajtimit të diçkaje ashtu do jetë
edhe përfitimi. I ulur në arë në mbrëmjet e gjata, Tim eti i thosha, që heshtte me opinga me
dhe, Që heshtte mbi plisat e thatë: - Toka, baba, diçka kërkon nga ne...12.
Pas përfundimit të punëve, atë e bir uleshin buzë arës dhe soditnin bukuritë e vendit. Opingat
e mbushura me dhé tregojnë se tërë ditën kanë punuar aty, tërë ditën kanë derdhur djersën e
ballit për kafshatën e gojës. Kanë qenë të lodhur, dhe vetëm heshtnin, heshtnin në qetësinë e
natyrës. Agollit i kanë folur lisat, i kanë folur edhe opingat me dhe të babait dhe ai mundohej
të gjente zgjidhjen13.
Me anë të epitetit plisat e thatë ai tregonte se dielli kishte pjekur kokat e tyre, madje edhe
plisat ishin tharë, por prapë toka kërkonte diçka nga ai. Toka edhe sot kërkon nga njerëzimi.
11 Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit-(Studime dhe artikuj), Naimi, Tiranë, 2012, f. 75. 12 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 98. 13 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 99.
20
Kërkon kujdesin që meriton, kërkon ujitje, lërim e gjelbërimin, që njeriu po ia zhduk dita-
ditës. Ne jemi bujq e si bujk dëgjo veç një muzë14.
Dëgjo muzën e tokës së njomë, vëlla! Toka flet, bërtet e thërret njeriun. Atë më së miri e njeh
bujku që çdo ditë shkel mbi të. Ndalu dhe mendo për të, mendo se çfarë je duke i bërë me
mbeturinat e hedhura kudo, mendo se ç’je duke i bërë me ndertimet e shumta, me hedhjen e
sa e sa kilogameve beton në të. Ajo të thërret të ndalosh, të mendosh se ajo ndjenë dhembje,
por ti prapë vazhdon dhe harron bukuritë e saj e begatinë, që ke nga ajo. Vetëm ai, që ka
thithur avuj ugari, Kupton se ç’do të thotë djerrë! Djerrë do thotë trishtim fshatari, Trishtim
që zvarriset ferrë më ferrë... Këtu poeti prek atë pjesë të popullit që nuk ka mundësi të punojë
tokën, e si pasojë ajo mbetet djerrë, e papunuar. Fshatarit i dhemb zemra kur sheh tokën e pa
mbjellë, mirpo s’ka ç’të bëjë gjendja ekonomike ia pamundëson atë. Askush nuk mund ta
kuptojë se çfarë ndjenë ai sepse për një fshatar toka është jetë. Gradacioni i përdorur ferrë më
ferrë e bënë më të fuqishëm vargun, tregon se trishtimi ngulitet thellë në zemrën e bujkut dhe
ai prapë duhet të shetisë arave me pamundësi mbjelljen e tyre15.
Lumenjtë e tu nuk ishin lumenj, po gjaku im në deje Burimet e tua ishin lotët e mi e s’ishin
burime. Këto vargje mund ti kushtohen edhe një femre por enigma është se ato i kushtohen
tokës. Tokës që poeti e do kaq shumë. Ai lumenjtë e tokës i quan gjakun e vetë, ai ndihet i
gjallë kur dëgjon ujin e tyre duke gurgulluar. Burimet e tokës ai i bënë lotët e vet, sepse ai
ndjenë gjithçka që asaj i ndodhë. Poeti bashkëndjenë me tokën, ai di dëshirat e kërkesat e saj,
por kot askush nuk e dëgjon. Shqetësimet m’i ke dhënë vetë, Kur më bëre nga kjo baltë e
murme. Prapë shkrimtari kthehet te toka, të cilën e akuzon për shqetësimet që ajo i ka dhënë,
sepse ai u bë nga balta e saj. Ai nga balta e saj mësoj jetën16.
Sado ta shesësh tokën shtrenjt, I mbetesh hua tokës, Ndaj mos e shit nëse ke mend, Luginave
të kokës. Dritëro në këto vargje shpreh protestën e tij ndaj atyre që i shesin tokat. Ai thotë se
gjithmonë asaj do ti mbetesh hua andaj një fjalë e urtë thotë “tupani bie për atë që veshë”
edhe Agolli në njëfarë mënyrë dëshiron të thotë ata që kanë mend nuk e shesin tokën, ata që
dinë diçka e punojnë atë dhe kujdesen për të. Këto vargje gjejnë vend edhe sot kur shumica e
atyre që posedojnë toka mezi nuk presin që t’i shesin dhe të fitojnë para pa u mundur në
14 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 103. 15 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 105. 16 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 185.
21
punimin e tyre. Ҫ’bëra unë për ty? Lërova, Mbolla e korra. Ka personalitete të kulturës sonë
që dallohen për thjeshtësinë e veprës së tyre, e pra kjo në tërësi si nga forma apo përmbajtja,
të cilët bashkë me veprën sjellin edhe një pjesë të shpirtit të tyre e njëjta gjë ndodh edhe me
Dritëro Agollin i cili të gjithë botën shpirtërore të tij e derdh në letër. Tokë e dashur, Të lashë
pak vjet, me dëshirën tënde djerrë, Se larg më thirri grykë e historisë *** Urdhërove barin e
egër e fletët e drurëve17.
Urdhërove lumenjtë e burimet, Që mban nëpër deje, Të dilnin dhe birin tënd ta përcillnin
udhëve . Në këto vargje tregon se si tokën e ka punur dhe është kujdesur për të si çdo bujk
tjetër deri kur për disa vite i është dashur ta lë djerrë apo të shkretë. Këtu kuptojmë se kanë
qenë vitet e luftës kur jo të gjithë kanë pasur mundësi të punojnë në tokat e tyre. Ai thotë se
larg më thirri grykë e historisë duke nënkuptuar që duhet t’i dalë në ndihmë vendit të tij apo
që mund të jetë edhe koha e studimeve të Agollit.
17 Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Korçë, 2011, f. 8.
22
3.2 Metaforizim përmes dashurisë hiperbolike për token
Metaforat, personifikimet, simbolet përbëjnë simbiozën e saj. Toka është metaforë e
enigmave të llojllojshme. Nga vendqëndrimi i adoleshencës dhe rinisë, kur etja për të mësuar
shuhet në detin e njohurive më të ndryshme, ajo me tepër është enigmë gjeografike dhe
historiko-kombëtare, që zbulohet pak nga pak. Më vonë, në vendqëndrimin e pjekurisë,
sidomos të pleqërisë, toka është metaforë e enigmave botërore, gjeografike dhe historike,
shoqërore, politike e filozofike, të cilat sqarohen shkallëshkallë, por asnjëherë deri në fund.
Enigma e pafundme shoqërohet shpesh me një ëndërr e shpresë të pafundme të zbulimit të ri,
tek i cili, është e vërteta. Në lajtmotivin e tokës mbështetet edhe pikëvështrimi kryesor i kësaj
poezie, përmes të cilit përjetohen, vlerësohen dhe këndohen, sidomos marrëdhëniet të tilla të
rëndësishme: tokë-njeri, tokë-atdhe vendlindje, tokë-punë, tokë-mendësi, tokë-krijimtari
intelektuale, shpirtërore etj. Në këtë optikë, toka dhe njeriu janë një binom jetësor e filozofik
i pazgjidhshëm, madje paraprihen nga ajo që quhet tokë. Toka është simbol i pasurive të
pashtershme dhe të patjetërsueshme, lëndore dhe intelektuale shpirtërore, i traditave
kombëtare, i qëndrueshmërisë dhe përtëritjes së tyre; simbol i jetesës së thjeshtë popullore, i
mallit për vendlindjen dhe fëmijërinë, për të kaluarën, ku është shkruar jeta vetiake dhe
kolektive-historia e brezave; simbol i bukurive njerëzore dhe natyrore pa të cilat jeta nuk do
të kishte emocionalitet; simbol i ëndërrës, i lirisë, përparimit, mirëqenies, harmonisë
shoqërore18.
Agolli s’ka pushuar asnjëherë së qeni një poet mjaft popullor, ai nuk mban kurrfarë distance
me lexuesin e thjeshtë, ai dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja
universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore. Raportet jetë/vdekje, lumturi/hidhërim,
tradhti/besë edhe bashkëjetojnë edhe përplasen me njëra-tjetrën sa në realitetin e jashtëm aq
edhe në atë të brendshëm19.
Dhe gjithçka vjen në poezi dhe përmes fjalës artistike, e shënuar metaforikisht . Të thamë të
gjithë mos shkoje andej, po kishe mall të shihje fshatarët, që tokës parmenn ia fusnin në dej,
E hidhnin farë . Më shumë se kushdo nga shkrimtarët e sotëm shqiptarë, Dritëro Agolli
mbështetet në të folmen popullore. Ai krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe
18 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 17 19 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 32
23
në mjeshtëri, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të
shprehjes poetike, duke e ngritur edhe këtë të folme në art. Ai vetë pohon se “me gjuhën
shkrimtari bën vërtetë mrekullia”. Ajo është një minierë e pafundme, minierë që nuk shteron
kurrë, edhe sikur të mblidhen bashkë dhe të kërkojnë të gjithë brezat njëherësh . Personazhin
e kësaj poezie xha Regjepin autori e paraqet si person të fshatit që kishte mall për tokën, për
arat për gjithçka fshatare. Në vargje tregohet se fshatarët janë të përkushtuar ndaj tokës, arat i
mbjellin pa lën as edhe një copë të saj të shkojë dëm. Përmendet edhe parmenda si mjet që u
ka ndihmuar njerëzve të fshatit të lërojnë tokën e që pastaj të nxirren prodhime prej saj. S’të
shava, se nëna ime veç ty të besonte: I flakej kokrrës së grurit, Kokrrës së vogël me vijë në
mes . Poeti i tokës i flet asaj me dashuri e me mall. Ai tregon se si nëna është kujdesur për
çdo fryt të dalë nga ajo20.
Poeti kujton çdo gjë të mësuar nga prindërit, çdo veprim të tyre. Ai e do tokën, sepse ka
mësuar se veq asaj duhet besuar, ajo të jep gjithçka, ajo nuk të lë asnjëherë të uritur, në
qoftëse ti e trajton me dashuri. Secili duhet ti përulet tokës, nga ajo buron gruri, ushqimi i
gjithsecilit. Agolli duke folur në emër të nënës tregon se si kokrra e grurit do të thoshte jetë
për ta dhe që kujdesej për të si për ndonjë foshnjë. E di, tokë e dashur, diçka ti kërkon nga
unë!
Prapë na del në pah dashuria e Agollit për tokën. Ai atë gjithmonë e ka vërejtur me dashuri,
ashtu si nënën që për të nuk kursen asgjë. Njerka është sinonim i personit jo të dashur, i
personit që të zëvendëson nënën. E toka për poetin është dashuri, dashuri e pastër që zhduk
dashurinë e egër të njerkës. Ai shprehet se po të kishte mundësi edhe hënën nga qielli do të
kishte marrë, për t’ia dhuruar tokës. Hëna është ajo që e ndriqon natën, që i falë asaj bukuri
edhe në errësirë, andaj si xhevahirë do ia kishte vënë tokës përmbi. Do e kishte dekoruar e
mbushur plotë flori, sepse toka për poetin është e shtrenjtë.
Për ty i përzjeva me duar dheun dhe retë,
Të mbinte një fije bari,
Të rritej një bri dhije e një kallëz;
Për ty vajtova,
Kur fija e barit u tha nga vapa,
20 Dritëro Agolli, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987, f. 275.
24
Kur kallëza e grurit u shkund nga një breshër,
Kur dhisë i mbetën brinjët si shkarpa
Kur kaun ma çau e ma hëngri ujku
Dhe pulën ma mori një dhelpër
Dhe gruas sime iu thanë sisët si shterpë.
Titulli i kësaj poezie është Psalm i ri për tokën duke na treguar se sa e shenjtë ka qenë toka
për Agollin. Ajo zë vend në shumë poezi të tij, dhe aq bukur flet për të Agolli saqë të ngjallë
kënaqësi për tokën. Ai tregon se me tokën ka lindur dhe me duart e tij ka përzier dheun, që
toka të gjelbërohej e kafshët të kishin ku të kullosnin, e madje që edhe gruri të rritej i
shëndoshë. Ai tregon se dashuria për tokën gjendet në çdo pjesë të tij, aq shumë i është
dhimbsur bari i tharë verës nga mungesa e shiut saqë edhe ka qarë për të, madje edhe kur nga
breshëri është prishur gruri ai ka qarë. Kur ka sulmuar ujku, kur dhelpra ka ngrënë ndonjë
pulë, që të gjitha këto kanë mbetur të ngulitura në mendjen e poetit. Me anë të këtyre
vargjeve ai tregon për jetën e të gjithë fshatarëve, të gjithë atyre që kanë bagëti e që punojnë
arat. Nuk harron që edhe gruan ta përfshijë në këto vargje si një nga figurat themelore të
Agollit. Ai me vargun e fundit nuk flet vetëm për një grua, por për të gjitha ato të cilat nga
puna e tepërt që kanë kryer gjatë ditës, në mbrëmje nuk kanë pasur qumësht për të ushqyer
fëmijët, sepse nga lodhja e tepërt dhe nga mungesa e ushqimit të shëndetshëm si dhe mos
konsumimi i duhur i ujit edhe qumështi është shterur nga gjinjtë e nënave.
Për ty sërishmi i përzjeva me duar
Dheun dhe retë,
Të mbinte fija e barit,
Të rritej kallëza dhe briri i dhisë,
T’i mbushej gjiri gruas sime me qumësht
T’i jepte tim biri sisë,
T’i qethja dhentë e t’i bëja tim eti
Me leshin e tyre, shajak për xhaketë:
Pa mbolla dhe pakëz duhan të sertë
Ta pija në çaste mërzie
25
Nëse të kanosej, o tokë
Një ditë e rrebeshtë
Amen.
Ai ka punuar pa u lodhur në tokën e tij të dashur, që gjithçka të arrinte në përfundimin e
duhur. Ai bën përpjekje që gjithë punët t’i kryej vetë, duke i mundësuar gruas pak pushim që
të marrë vetën e të mund ta ushqejë të birin. Ai tregon se edhe me dhenë është marrë, i ka
qethuar ato dhe ka punuar nga leshi i tyre xhaketa për të atin. Të gjitha vargjet tregojnë për
punët e shumta që ka bërë fshatari në tokë. Për punën e palodhur me duart e tij dhe se si ia ka
dalë mbanë. Ai thotë që ka mbjellë edhe duhan, që do t’i shërbente për largimin e merzisë
kur nga shiu i tepërt nuk do të mund të dilte në ara e livadhe. Me këto vargje ai tregon edhe
traditat dhe punët e shqiptarëve të kohës në përgjithësi. Duket sikur për Agollin toka ka
rëndësi të madhe, sepse e ngrit aq larg duke e mbyllur me fjalën Amen, fjalë të që të lidhë me
BIBLEN e që të bënë të mendosh se toka e Agollit është e shenjtë21.
21 Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, Dritëro, Tiranë, 1998, f. 190.
26
KREU III
Ndihmesa e Dritëro Agollit në prozën shqipe
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Poezia e Agollit krijoi një
model të ri vjershërimi në problematikë, në shqetësime personale dhe në mjeshtërinë letrare.
Këto tipare dalin në pah, që në vëllimin e parë botoi në vitin 1985 dhe deri në ditët e fundit të
jetës së tij. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e
njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në
jetë dhe në vepra të tilla si:
“Në rrugë dolla”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll Devoll”,
“Mesditë”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”, “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i
kohës”, “Fletorkat e mesnatës”.
Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut
me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë
për të përballuar çdo pengesë e armik. Dritëro Agolli është nga zërat më të veçantë të brezit
të viteve 60’. Me poezinë e tij ai u bë poet i tokës e i dashurisë, ndërsa me prozën shkrimtari i
filozofisë dhe dhimbjes njerëzore.
Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare
në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën
heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj. Në
prozë bëri emër sidomos romani “Komisari Memo” (1969). Nga ngjarjet e kësaj periudhe e
merr subjektin edhe romani “Njeriu me top” (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare
në mentalitetin e njerëzve.
Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike
romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe
vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në tërë prozën e tij (novela e tregime) me temën
e jetës dhe marrëdhënieve njerëzore në diktaturë, dënohen vese tipike, si: paaftësia, arrivizmi,
27
gënjeshtra, servilizmi, hipokrizia, opinioni fals etj., duke denoncuar artistikisht deformimin
tragjik të relacioneve mes individit dhe mekanizmave të djallëzuara zyrtare e shtetërore.
Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti
Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për
kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si
poet, prozator, dramaturg përkthyes e eseist”22.
Dritëro Agolli është personalitet i shquar i shoqërisë shqiptare dhe i letrave shqipe. Ai është
pa diskutim zëri më përfaqësues i viteve 60’, ai është poet, prozator, publicist, eseist, kritik,
shqipërues, dramaturg. E gjithë veprimtaria e tij artistike krijuese është pasqyrim artistik i
asaj periudhe historike, që nis në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e që Dritëro Agolli e
ka jetuar në mënyrë aktive.
Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke ndryshuar përmasën e
së ardhmes. Letërsia e viteve 60’ do të ishte e mangët pa veprën e Dritëro Agollit.
Protagonist i veprës agolliane u bë bujku, fshatari, bariu, studenti, malësori dhe fusharaku.
Ndaj jo më kot ai është quajtur poet i tokës dhe i dashurisë. Agollin e shohim si shkrimtarin e
madh “të një gjuhe të vogël”, ai me veprën e tij u bë i dashur për lexuesin bashkëkombas dhe
në qendrat e kulturës botërore.
Agolli ishte shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore, gërshetoi shumë bukur
natyrshëm vlerat tradicionale me mënyra të reja të shprehjes artistike. Thjeshtësia e
komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta
ku mbështetet krijimtaria agolliane. Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën
narrative, por edhe në galerinë e personazheve të veta. Personazhet e Agollit janë sa të
çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe
madhështorë.
22 Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë.
28
3.1 Elementi i satirës në prozë (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo)
Gjuha shqipe (në ligjërimin e shkruar e të folur) është shumë e pasur më këtë kategori fjalësh
e shprehjesh të këtilla gjuhësore. Derisa eufemizmat përdoren me kuptimin kryesisht pozitiv,
ironia dhe fjalët pezhorative përdoren me kuptim negativ, përçmues, sharës, përbuzës, tallës,
mospërfillës, mallkues etj. (të gjitha këto do të përfshihen në këtë fjalorth), që, për fat të keq,
shumë shqipfolës janë mishëruar me to në jetën e përditshme dhe janë bërë pjesë e kulturës
së tyre gjuhësore. Sido që të jenë, edhe ato përbëjnë një pjesë të leksikut të shqipes. Prandaj,
ato si të këtilla, duhet të mblidhen, të sistemohen dhe të studiohen. Derisa në gjuhë të tjera
gjejmë mjaft studime dhe fjalorë të ndryshëm në gjuhën shqipe, në përgjithësi, mungojnë.
Hartuesit e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980 i kanë kushtuar një vëmendje të
madhe edhe kësaj kategorie gjuhësore, për çka ne e pamë të arsyeshme që, përmes
programeve të linux-it ti nxjerrim, t’i sistemojmë dhe ta krijojmë kështu një Fjalorth, që do ta
ketë në dispozicion çdo lexues i interesuar.
Edhe fjalët dhe shprehjet me kuptim KEQËSUES (a PEZHORATIV= lat. peior, më i keq/ më
e keqe dhe deteriorativ; engl. pejorative ëord, term of abuse; fr. mot pejorativ) zakonisht
përkuzohen " kur një një gjësend a frymor lidhet me një fjalë dhe nënçmohet në mënyrë
implicite".
IRONIA: Tallje (për dikë a për diçka) që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar, duke folur
gjoja me gjithë mend; qesëndi. Ironi e fortë (therëse, keqdashëse). E kuptoj ironinë. Flet
(qesh) me ironi. Godet me ironi. Por kjo e fundit del edhe me vlerën e një figure stilistike.
Dhe, si e tillë, në FGJSSH shpjegohet në këtë mënyrë: let. Figurë stilistike, me anë të së cilës
shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të
vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a
diçka. Përdor ironinë. Ironi e fatit libr. përdoret kur ndodh diçka që nuk pritej e as mund të
mendohej, kur vjen diçka fare e rastit dhe e pagjasë ose kur diçka gjen një zgjidhje krejt të
kundërt nga ajo që pritej a që duhej23.
23 Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Naim Frashëri, Tiranë, 1973, f. 7.
29
3.2 Elementi i narracionit në prozë
Në universinn 24artistik agollian, tregimi është një nga yllësitë më të ndritshme. Edhe pse në
rrafshin sasior kjo lloj krijimtarie zë një vend më të vogël se poezia apo romani, cilësitë, në të
gjithë treguesit, janë të rendit të parë. Përgjatë gati një gjysmë shekulli Dritëro Agolli lëvroi
me mjeshtëri tregimin, duke pasuruar rrëfimin tradicional dhe atë modern shqiptar. Përvojat
më të mira të tregimtarisë sonë të përfaqësuara nga Koliqi, Kuteli, Migjeni dhe ndonjë tjetër,
modelet shumëshekullore të rrëfimit folklorik me trajtat e veta magjike dhe fantazmagorike i
bëri pjesë të ateliesë së vetë krijuese dhe i vuri në lëvizje sa herë ua pati nevojën për të
ndërtuar modelet e veta krijuese. E rimarrë në kushtet e reja të pritjes estetike kur leximi i
letërsisë është shumë më pak i ndikuar nga paratekstet sociale, tregimtaria e Agollit si
formacion estetik, etik dhe filozofik; si zbulesë artistike e një materieje të gjerë dhe të
ndryshueshme në mjaft tregues nga materia sociale e kohës së sotme; së fundi si një trup
gjuhësor dhe stilistik, rri bukur, e pakapërcyer, e pavjetëruar; që i afrohesh me shije dhe që të
ushqen shije të përparuara.
Që në tergimet e para që botoi në fillim të viteve „60 dhe deri te tregimet që botoi në fundin e
viteve “80 të shekullit XX, Dritëro Agolli krijon, me botën përtej vetes, marrëdhënie tërësisht
artistike; ai eksploron ato anë të të kësaj bote që kanë zhvillime të natyrës që i pranon
letërsia, zbulon shkakësi që qëndrojnë përtej sociales, ndriçon mistere shpesh herë magjiplote
të qenies njerëzore.
Mbi të gjitha, shkrimtari joshet nga “njerëz të krisur”, “tuafë” si jashtë kohe, që pëlqejnë
aventura dhe sjellje që thyejnë tabu dhe norma; qenie në të cilat mbijetojnë shtresa të shumta
e të ndryshme kohore dhe kulturore, që kryejnë zullume dhe mëkate; që janë të pushtuar jo
rrallë nga demonët. Këta njerëz shpesh të duken se qëndrojnë psikologjikisht më afër qenieve
tradicionale, personazheve mitike dhe folklorike, sesa qenieve të kohës kur shkruhen
tregimet.
Në këtë mënyrë, tregimtari i shpëtoi kurthit të rrëzikshëm të të krijuarit të një tregimi
qëllimor, që ishte aq shumë në modë në kohën e socializmit. Zbulimi i anës tjetër, që
kontestonte modelet njerëzore që po përpiqej të ndërtonte filozofia marksiste-leniniste, i dha
tregimtarisë së Agollit frymë origjinale, duke ruajtur njëherazi, edhe vijueshmërinë e
24 M. Avdyli, Studime për Dritëro Agollin në Kosovë, Tiranë, 2006, f. 238.
30
tregimtarisë shqiptare dhe botërore, veçanërisht asaj të fundit të shekullit 19-të dhe fillimit të
shekullit 20-të.
Ndërsa personazheve të tij u dha një dimension kompleks, domethënie artistike universale.
Shumica e heronjve të tregimeve të tij, sidomos atyre me motiv Luftën e Dytë Botërore janë
karaktere të shumëfishta: reale dhe hipotetike, tragjike dhe komike, heroike dhe absurde. Ata
herë zotërohen nga arsyetime të forta filozofike, që të mahnisin me shkëndijimet e mendjes
së tyre, e herë tjetër nga pasione të marra; herë nga veprime që i afrohen kufijve të normales
dhe herë tjetër i largohen skajshëm asaj duke u zhvendosur deri në trojet e së pamundurës.
Ky parim i sendërtimit artistik u jep tregimeve të tij, brenda një shtrati me kufiza mjaft të
perceptueshme, një frymë dhe tonalitet magjik, misterioz25.
Rrëfimi ecën përgjatë dy linjave: njëra e dukshme e matshme; përgjithësisht indentike me atë
tempo dhe modalitet në të cilën rrjedh jeta e rëndomtë; dhe tjetra pa shenja konkrete, nëpër
rrjetet spirituale dhe misterioze të individit, përgjatë thellësive ku rri e fshehur kujtesa
gjenetike, fondamenti mistiko-legjendar i fisit dhe individit shqiptar, dhe në disa raste bota e
tij ndjenjësore e furishme, që shpesh të kujton Aristotelin e antikitetit grek, që pranonte
ekzistencën “e shpirtit njerëzor në dy trupa njëheresh”.
Ky dualitet shpirtëror është pjesë e thelbit të mjaft prej personazheve të Dritëro Agollit, çka i
bën ata të jetojnë gjatë në vetëdijen e lexuesve; ndërsa tregimet vetë të kujtojnë Mopasanin,
Çehovin dhe Gorkin e fazës së parë të krijimtarisë së tij. Këto lloj tregimesh shquajnë për
krijimin e invarianteve tematike dhe tipologjike, të cilat ushqejnë një rrjedhë të gjatë krijuese
të mëvonshme. Krijimi i personazheve që qëndrojnë më afër natyrës, të lirë deri në aventurë
ndaj rregullave shtërnguese që krijon, herë pas here, shoqëria njerëzore, të zotëruar nga
pasione të forta: të bujshëm deri në skandalitet në veprimet e tyre, u jep tregimeve modulime
srtistike polifonike, tekste të drejpërdrejta, por edhe nëntekste që mundësojnë lexime të
dhumta dhe subjektive.
Në këtë mënyrë, tregimet e shkrimtarit tonë të shquar kanë realizuar një komunikim estetik të
gjerë në kohë dhe në lexues. Kjo pjesë bazale e qenies kolektive kombëtare, por edhe me
pikëtakime njerëzore universale; këto kumte dhe informacione të hershme zgjohen jo rrallë
në rrjedhë të historisë, dhe në kohë, kur kërkohet të bëhen ndryshime në kodet njerëzore dhe
shoqërore, ato shfaqen në forma të ndryshme. Graviteti që ushtron mbi njeriun
25 Dritëro Agolli, romani: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, f. 16-17.
31
etnopsikologjia është e rëndë, ndërkohë që inercia e lëvizjes përpara nuk është më e vogël.
Vendosja e personazheve, në mjaft tregime, në situata të tilla përjashtuese i jep rrëfimit
agollian tension të brendshëm, ritëm dhe intrigë.
Dritëroi priret më shumë drejt ravijëzimit të portreteve me fizionomi që e kapërcejnë mesin,
shumicën; që përbëjnë entitete të jashtëzakonshme. Si tip tregimi, ky i Agollit, është ai që
përpiqet t‘i jap përgjigje pyetjes se çfarë tipi është personazhi, duke mos e injoruar tërësisht
pyetjen se çfarë do të ndodhë në rrjedhën e tërësisë së ngjarjeve. Pika drejtëvizore ku ngjarjet
në mënyrë tepër intriguese ndjekin njëra-tjetrën, pikëtakohen dhe bashkëzanojnë me atë
vertikale, që ka të bëjë me leximin në thellësi të kohëve të mbivendosura; qofshin ato
historike, etnopsikologjike, filozofike, rituale etj.
Heronjtë e tregimeve të Agollit afrojnë për nga konceptimi dhe arkitekturimi i tyre me
entitete infernale dhe purgatoriale. Ata midis mëkatit dhe virtutit jo rrallë zgjedhin të parin.
Madje disa syresh shkojnë edhe më tej; ata shpesh pushtohen nga furitë demoniake, nga
pasione të zjarrta (nuk karakterizohen vetëm nga një qëndrim). Autori i përfshin në vorbullën
e ngjarjen kontestuese ndaj njëra-tjetrës, çka ushqen shumësinë e qëndrimeve dhe sjelljeve.
Duke ndjekur grafikën shpirtërore të personazheve më të spikatura të prozës së shkurtër të
Agollit, vëmë re praninë e shumësisë së qëndrimeve që përmendëm më lart.
Figura të tilla artistike si Ahmet Sina (Lamtumirë, kapedani im), Islam Bulykbashi
(Ndëshkimi), Agush Tomorrica (Nipi plëngëprishës), Pasho Velçani, Kadri Gurra (Martesa e
papritur e Pasho Velçanit), Hajrie Çeremi (Pesha e turpit), Teloja e Koçoja (Njeriu i mirë),
etj., janë ndërtuar sipas parimit të shumësisë së qëndrimeve dhe kompleksitetit të shfaqjes.
Tek këto figura vihet re edhe qëndrimi realist, që ka të bëjë me mospranimin dhe dënimin e
dukurisë, edhe qëndrimi estetizant i admirimit që bajshkëjeton në mjaft raste me mosbesimin,
edhe qëndrimi liriko-poetik e përsiatës, që pranon bashkëekzistencën e qenies dhe
mosqenies. Parë në këtë kënd, nuk mungojnë shfaqjet, gjithashtu, të sjelljeve naive.
Në tregimet e veta Agolli i kushton vëmendje dritësimit të kohëve historike, që janë vonuar
të shfaqen tek individë të ndryshëm, dhe kur shfaqen sjellin me vete përplasje dhe kundërshti.
Në tregimin Lamtumirë, kapedani im, bie fjala, heroi i tij, një figurë komplekse, vendoset në
rrethana sa brenda filozofisë së tij aq dhe jashtë saj; ai është një luftëtar i lirisë i tipit
tradicional, që e ka të vështirë të evoluojë sipas rendit të gjerave dhe moralit që po ushqejnë
komunistët e vendosur në krye të partizanëve.
32
Në mesin e këtyre rrethanave diverse për të, ai përjeton zhvillime të ndryshme shpirtërore
dhe botëkuptimore. Shkrimtari duke ndjekur me vëmendje barasvlerat semantike të tërësisë
së ngjarjeve dhe marrëdhënieve midis karaktereve i jep rrëfimit një theks të ri, konceptimin
filozofik. Kjo ndodh edhe me personazhe të tjera, duke përcaktuar, në këtë mënyrë, një prej
thelbeve të narracionit agollian. Heronjtë e veprave të tij janë jo vetëm veprues dhe forca
kinetike që vë në lëvizje tërë arkitekturën artistike, por edhe mbartës të një filozofie me prirje
të pastër popullore shqiptare. Invariantet tematike dhe tipologjike letrare, Agolli di t‟i
pasurojë me variacione dhe trajtësime orgjinale motivore dhe poetike.
Tek i lexon rishtazi tregimet e Dritëro Agollit ke ndjesinë e diçkaje që nuk ndodh për herë të
parë. Kjo, për mendimin tim, ndodh sepse logjika rituale (koncepti teorik është i Todorovit)
ka të bëjë me kthimin e përjetshëm, me ravgimin në të kaluarën psikike të individit si pjesë e
psikikës kombëtare. Mjaft sjellje dhe veprime tek heronjtë e tregimeve, që po analizojmë,
bien pre, kapen në lak prej kodeve gjenetike të bashkësisë etnike dhe trashëgimisë historike
kombëtare. Koha e përjetshme, që herë përqaset me atë legjendare folklorike dhe herë me atë
të hershmërisë historike, nuk është e vetmja kohë në tregimet e Dritëroit26.
Ajo harmonizohet dhe bashkëzanon me kohën reale, të tashmen. Integrimin artistik të të dyja
kohëve, Agolli e realizon duke ndjekur dy logjika rrëfimi: të rrëfimit realist, linear; dhe të
kthimit tek tekstet dhe modelet e letërsisë popullore27.
Vështruar nga disiplina e intertekstualitetit, tregimtaria agolliane dëshmon një nga shembujt
më të mirë të mbështetjes jo në trajtë imitimi te modelet popullore, por në trajtë
rifunksionalizimi letrar për të përligjur thelbet e karaktereve dhe për të ruajtur tipologjinë e
rrëfimit që parapëlqen.
Dritëro Agolli28 e ka shprehur hapur kredon e vet krijuese: ai është shkrimtar i vijimësisë së
traditës më të mirë krijuese shqiptare dhe i pasurimit të saj me vlera të mirëfillta letrare dhe
kulturore. Edhe me tregimin, Dritëroi realizon të njëjtën ambicje prej artisti të vërtetë. I
ushqyer nga të dyja përvojat letrare, ajo shqiptare dhe botërore, tradicionale qoftë apo
26 D. Agolli, Jeta në letërsi, Artikuj, Tiranë, 1987. 27 D. Agolli, Trëndafili në gotë, Tiranë, 1998. 28 D. Agolli, Arka e Djallit, Tiranë, 1997.
33
moderne, fondi tregimor i tij është tashmë vetë një model në letërsinë tonë. Kjo anë e
krijimtarisë së tij, pak e njohur dhe e studiuar, për shkak se një pjesë e tregimeve të Agollit
nuk u la të qarkullonte në kohën e diktaturës komuniste, përbën një ndihmesë tepër të vyer në
ecurinë e tregimit shqiptar
34
PËRFUNDIME:
Dritëro Agolli tashmë është klasik i letërsisë shqipe. Vendi i tij në këtë letërsi është i
përcaktuar dhe i qëndruar përgjithmonë. Dritëro Agolli është shumë i çmuar prej historianëve
të letërsisë dhe njëkohësisht, shumë i lexuar dhe shumë i dashur prej lexuesve. Dritëro Agolli
është shkrimtar aq i çmuar prej studiuesve të letërsisë dhe aq shumë i lexuar e i dashur prej
lexuesve, sepse është shkrimtar me dhunti të gjithanshme. Ai është poet, tregimtar,
romancier, dramaturg, skenarist, publicist, eseist dhe gojëtar i dalluar. Aq shumë i lexuar e i
dashur prej lexuesve, sepse ai është shkrimtar, që në veprat e tij ka paraqitur anë të ndryshme
të jetës shqiptare, që ka kënduar e trajtuar gëzimet dhe vuajtjet, të mirat dhe të këqijat, fitoret
dhe disfatat, lirinë dhe dhunën në jetën kombëtare.
Krijimtaria e tij letrare është një si jetëshkrim shpirtëror i popullit shqiptar. Dritëro Agolli
është shkrimtar që në të zakonshmen jetësore e sheh dhe e trajton të pazakonshmen, që në të
përditshmen e sheh dhe e trajton edhe të përhershmen, që në të voglën e sheh dhe e trajton
edhe të madhen, që në të mirën e sheh dhe e trajton edhe të keqen. Jo shumë shkrimtarë e
kanë një dhunti të këtillë. Shumë i lexuar e i dashur prej lexuesve edhe si një gojëtar i madh
në jetën letrare, kulturore, politike, në përgjithësi shoqërore.
Ai edhe në gojëtari, si edhe në krijimtarinë letrare artistike, është mjeshtër i vërtetë, është
artist i vërtetë. Në krijimtarinë e tij letrare, në poezi e në prozë, ne lexuesit e veprave të tij,
gjithashtu, dëgjojmë zërin e Naim Frashërit, të Andon Zako Çajupit, të Ndre Mjedjes, të Fan
Nolit, të Migjenit, të Lasgush Poradecit.
Ai është kështu vazhdues, gjallërues, pasurues i gjuhës së fshehur, plot mençuri e plot bukuri,
të popullit dhe të krijuesve më përfaqësues të tij. Për jetëshkruesit e tij Dritëro Agolli do të
mbetet i çmuar, shumë i çmuar edhe për një arsye: do të mbetet i çmuar përgjithmonë për
qëndrimin e tij vertikal, të dinjitetshëm pas rënies së komunizmit. Ai nuk do të provojë
asnjëherë, me asnjë fjalë të arsyetohet për farë veprimesh a për farë shkrimesh që në kohën e
shkuar mund të ketë bërë, siç ju ka ndodhur, më në fund, të bëjnë jo pak të tjerëve. Pusho i
qetë në shtëpinë e amshimit Dritëro i dashur, sepse do jesh pamatshëm i çmuar e pamatshëm
i dashur prej lexuesve, që e duan fjalën e bukur e fjalën e mençur siç është fjala jote.
35
BIBLIOGRAFIA:
1. Shaban Sinani, “Njerëzit e krisur” të Dritëro Agollit, Naimi, Tiranë.
2. Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë.
3. Dritëro Agolli, Vepra Letrare 1.{Red.R.Uçi}.,Naim Frasheri.
4. Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut-Gjovalin Shkurtaj, Enver
Hysaj.
5. M. Avdyli, Studime për Dritëro Agollin në Kosovë, Tiranë 2006.
6. Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët” Dritëro Agolli.
7. Sabri Hamiti, Shekulli i madh i letërsisë shqipe, Vepra letrare 9, Faik Konica.
8. Sabri Hamiti, Pamje e re e letërsisë shqipe, në: “Letërsia si e tillë”, Tiranë.
9. Dritëro Agolli, Të pagjumët, Rilindja, Prishtinë.
10. Dritëro Agolli, Lypësi i kohës.
11. Dritëro Agolli, Jeta në letërsi, Tiranë.
12. Dritëro Agolli, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Naim Frashëri, Tiranë.
13. M. Avdyli, Studime për Dritëro Agollin në Kosovë, Tiranë, 2006.
14. D. Agolli, Trëndafili në gotë, Tiranë, 1998.
15. D. Agolli, Arka e Djallit, Tiranë, 1997.