49

15 Pyetje në lidhje me BE-në

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 15 Pyetje në lidhje me BE-në
Page 2: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

Ministria e IntegrimitTiranë, 2007

Page 3: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

2

Ky botim u mundësua ngaDhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Përgatiti: Klementin MileMinistria e Integrimit

Page 4: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

3

PËRMBAJTJA

1. Kur u përdor për herë të parë termi “Evropë”? ..................... 4

2. Cilat ishin çështjet kryesore që duhet të trajtoninevropianët pas Luftës së Dytë Botërore? ................................ 5

3. Cili ishte kontributi i personaliteteve që njihen si“baballarët themelues” të Bashkimit Evropian,Jean Monnet (Zhan Mone) dhe Robert Schuman(Robert Shuman)? .................................................................. 7

4. Kur lindi Bashkimi Evropian? ............................................. 12

5. Cilat janë tri shtyllat mbi të cilat ngrihetBashkimi Evropian? ............................................................. 13

6. Kush e mbron interesin e përbashkët nëBashkimin Evropian? ........................................................... 17

7. Kush e përfaqëson zërin e shteteve anëtare të BE-së? ......... 20

8. Si përfaqësohen qytetarët në Bashkimin Evropian? ............ 24

9. Kush garanton paprekshmërinë e rregullavetë “lojës” në BE? .................................................................. 28

10. Çfarë është integrimi evropian? ........................................... 30

11. Çfarë është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit? ............... 32

12. Si është ndërtuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit? ..... 34

13. Kur mund të anëtarësohet Shqipëria nëBashkimin Evropian? ........................................................... 38

14. Cilat janë sfidat që duhet të përballojë Shqipërianë kuadër të procesit të integrimit evropian? ...................... 39

15. Si mund të shpjegohet integrimi evropian? ........................ 44

Page 5: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

4

KUR U PËRDOR PËR HERË TË PARË

TERMI “EVROPË” ?1Historia e Evropës dhe historia e Bashkimit Evropian nuk janëe njëjta gjë, edhe pse ka shumë pika takimi në momente tëndryshme historike. Termi “Bashkim Evropian” i përketshekullit XX, ndërkohë që termi “Evropë” daton shumë mëherët. Termi “Evropë” u përdor për herë të parë gjatëcivilizimit grek, por në dy kontekste: njëri mitologjik dhe tjetrigjeografik. Prej etimologjisë së këtij termi mund të ngrihenshumë hipoteza, por megjithatë fjala greke eurus do të thotë egjerë, duke e lidhur në këtë mënyrë Evropën me hapësira tëgjera territoriale.

Në aspektin mi-tologjik Evropakonsiderohej si njëfemër shumë ebukur, e gjatë dheme sy të mëdhenj.Gjithashtu Afrikës,në atë kohë i refer-oheshin shpesh meemrin Libia. Siçduket qartë, emrate kontinenteve qënjiheshin atëherë(Evropa, Azia, Afri-ka) në të gjitha ver-sionet janë femë-rore. Kjo tendencë ka rezistuar deri në ditët tona, madje jovetëm në lidhje me emrat e kontinenteve, por edhe të shtetevepërbërëse të tyre.

Nga ana tjetër, në aspektin gjeografik, në lashtësi Evropa shihejsi një territor i ndarë nga dy kontinentet e tjera: Azia dheAfrika. Evropa konceptohej si territor i kufizuar në veri ngaDeti i Veriut dhe në lindje nga Ngushtica e Bosforit. Ky ishtekonteksti mitologjiko – gjeografik i “Evropës” përgjatëcivilizimit grek.

Hartë e kontinentit evropian në periudhën antike

Page 6: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

5

Lufta e Dytë Botërore ishte më e rënda për njerëzimin përsa ipërket dëmeve materiale dhe në njerëz. Edhe pse konfliktipati një dimension global më të theksuar se në Luftën e ParëBotërore, viktima kryesore e këtij konfrontimi u bë Evropa.Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në thuajse 40 milionë,prej të cilëve më shumë se gjysma ishin civilë. Pas interni-meve dhe dëbimeve që ndodhën gjatë luftës, në vitin 1945kishte rreth 20 milionë njerëz që pritnin të riatdhesoheshin.Persekutimet e paprecedenta raciale, fetare e politike dhe in-ternimet masive drejtkampeve të punës dheatyre të përqendrimitkishin shkaktuarshumë urrejtje ndërm-jet popujve evropianë.Zbulimi i varreve ma-sive në kampet epërqendrimit u dha njëgoditje të rëndë bazaveshpirtërore dhe moraletë qytetërimit perëndi-mor. Gjermanët ishinpërfshirë nga ndjenja efajit, e cila u bë shkakpër një debat etik inten-siv, por që rezultoivetëm në shtimin e rrëmujës së përgjithshme që mbizotëron-te tek kombi i mundur gjerman.

Evropa ishte e shkatërruar dhe në konfuzion të plotë: fabrikatdhe rrugët ishin të shkatërruara, tregëtia tradicionale ezhvendosur, bujqësia e rrënuar, dhe ndërkohë mungoninlëndët e para dhe ushqimet. Lufta po zgjatej prej spastrimevedhe zgjidhjes së llogarive të vjetra, që edhe një herë tjetër pokrijonte ndasi në vendet e çliruara. Pajtimi dukej shumë i

CILAT ISHIN ÇËSHTJET KRYESORE QË DUHET

TË TRAJTONIN EVROPIANËT PAS LUFTËS SË

DYTË BOTËRORE?2

Varfëria që mbizotëronte në Evropë pas Luftës sëDytë Botërore

Page 7: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

6

vështirë. Dukej e pamundur që dikur armiqtë e djeshëm tëmund të bashkoheshin në një organizim të përbashkët.

Popujt evropianë u gjendën para tri çështjeve. E para ishteekonomike: Si mund të riparoheshin dëmet materiale dhe tëringrihej aktiviteti ekonomik në kontinentin e vjetër? Çështjae dytë ishte politike: Si mund të parandalohej rikthimi ikonfliktit në Evropë? E treta ishte kulturore: Si mund tësigurohej mbijetesa dhe rilindja e qytetërimit evropian nëkuadër të kërcënimeve në rritje, të cilat dukeshin semishëroheshin në konfliktin ideologjik dhe konfrontiminndërmjet blloqeve fituese të luftës, bllokut amerikan dhe atijsovjetik?

Page 8: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

7

3 CILI ISHTE KONTRIBUTI IPERSONALITETEVE QË NJIHEN SI

“BABALLARËT THEMELUES” TË

BASHKIMIT EVROPIAN, JEAN MONNET

(ZHAN MONE) DHE ROBERT SCHUMAN

(ROBERT SHUMAN)?

Për shumë evropianë kërcënimet më të mëdha për paqen dhesigurinë vinin prej nacionalizmit dhe shtetit kombëtar,ndërkohë që të dy u diskredituan prej luftës. Gjermania ishteproblemi kryesor – argumentohej se paqja ishte e pamundurnë rast se Gjermania nuk mund të frenohej dhe fuqia e saj tëpërdorej për qëllime konstruktive. Kështu që ekonomia dhe

sistemi politik gjerman do të duhej të rindërtohej në mënyrëtë tillë që të mos kërcënohej siguria e Evropës.

Ndërkohë, konflikti në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuaratë Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik krijoi tek evropianëtshqetësimin se mos bëheshin gurë shahu në Luftën e Ftohtëndërmjet dy blloqeve. Ekzistonte nevoja për ta mbrojturEvropën Perëndimore prej rrezikut sovjetik, por ndihej qartëshqetësimi se deri ku mund të arrinte bashkëpunimi meAmerikën dhe se deri në ç’pikë mund të varej Evropa prej

Baballarët themelues të Bashkimit Evropian. Në të majtë Jean Monnet,në të djathtë Robert Schuman

Page 9: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

8

mbrojtjes amerikane. Ndoshta do të ishte më mirë që Evropatë kujdesej vetë për sigurinë e saj. Por kjo kërkonte unitet dhesynime të përbashkëta në një nivel shumë më të lartë se ai qëEvropa kishte mundur të arrinte ndonjëherë.

Grupet kombëtare pro-evropiane vendosën të organizonin njëkonferencë që synonte të bënte publik shkakun e unitetitrajonal. Kongresi i Evropës i mbajtur në Hagë në Maj 1948 undoq prej delegatëve të 16 shteteve evropiane dhe vëzhguesvenga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Aty u diskutuan shumëide ambicioze, por rezultati konkret i kongresit ishte ideja përkrijimin e Këshillit të Evropës. Ky i fundit u zyrtarizua një vitmë pas me nënshkrimin në Londër të një statuti prej 10shtetesh evropiane. Në statut u theksua nevoja për një bashkimmë të ngushtë ndërmjet vendeve evropiane që e dëshironinkëtë dhe shpalli se objektivat e Këshillit përfshinin veprimine përbashkët për çështjet ekonomike, sociale, kulturore,shkencore, ligjore dhe administrative, por jo për çështjet embrojtjes. Megjithatë, edhe pse Këshilli i Evropës u zgjeruaduke përfshirë më shumë anëtarë, ai nuk u bë ndonjëherë mëshumë se një organizatë e dobët ndër-qeveritare. Këshilli iEvropës kontribuoi në përmirësimin e të drejtave të njeriut,çështjeve kulturore dhe në një nivel të kufizuar nëbashkëpunimin ekonomik, por nuk ishte institucioni qëdëshironin federalistët.

Ndërmjet atyre që kërkonin diçka më thelbësore në lidhje meintegrimin rajonal ishin biznesmeni francez Jean Monnet dheministri i jashtëm francez Robert Schuman. Ata e kuptuan seduheshin ndërmarrë hapa praktikë që shtriheshin përtejdeklaratave të përgjithshme të organizatave të tilla si Këshillii Evropës dhe ranë dakord ndërmjet tyre se pikënisja logjikeduhet të ishte zgjidhja e problemit të përhershëm tëmarrëdhënieve franko-gjermane. Në vitin 1950 shumë vetë ekishin të qartë se Gjermania Perëndimore duhet të lejohej tërindërtonte industrinë e saj, në mënyrë që të mund të luantenjë rol të dobishëm në aleancën perëndimore. Një mënyrë përta bërë këtë, por nga ana tjetër të mos lejohej që Gjermania tëshndërrohej në kërcënim për vendet fqinj, ishte ideja qëGjermania të rindërtohej në kuadër të një organizate mbi-kombëtare, e cila do ta lidhte dhe përfshinte Gjermaninë nënjë proces më të gjerë rindërtimi, atë evropian. Duke kërkuar

Page 10: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

9

një pikënisje domethënëse, por jo shumë ambicioze, Monnetu fokusua tek industritë e qymyrit dhe çelikut, të cilat ofroninnjë potencial të madh për një organizim të përbashkët evropianpër disa arsye:

• Qymyri dhe çeliku ishin bazat mbi të cilat ngrihejindustria, ndërkohë që industria e çelikut kishtetendencën e krijimit të karteleve. Bashkëpunimi do tëeliminonte shpërdorimet dhe duplikimet, do tëshkatërronte kartelet, do ta bënte më efiçent dhekonkurrues prodhimin e qymyrit dhe çelikut, dhe dotë stimulonte zhvillimin industrial.

• Për shkak se industritë e rënda të Ruhrit (krahinë nëGjermani) kishin shërbyer si bazë e fuqisë gjermanedhe Franca e Gjermania kishin luftuar më parë përrezervat e qymyrit në Alsace-Lorraine, krijimi i njëindustrie mbi-kombëtare qymyri dhe çeliku do tafrenonte fuqinë gjermane.

• Integrimi i qymyrit dhe çelikut do të siguronte qëGjermania të ishte partner i besueshëm në tregëtinëme pjesën tjetër të Evropës, duke mundësuar njëherazirindërtimin e Gjermanisë dhe duke fashitur frikën eFrancës nga dominimi industrial gjerman.

Monnet e kuptoi se në rast se Franca nuk do të vepronte shpejt,Shtetet e Bashkuara do të bëheshin fokusi i një aleance të retransatlantike dhe kundër-sovjetike, që rritja ekonomike dheushtarake gjermane nuk do të mund të kontrollohej dhe qëFranca do të eklipsohej, pra do ta humbiste pozicionin e saj tërëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Monnet propozoikrijimin e një institucioni të pavarur prej qeverive kombëtare:mbi-kombëtar dhe jo ndër-qeveritar.

Pas diskutimeve me Monnet dhe kancelarin gjermano-perëndimor Konrad Adenauer, Robert Schuman i ngriti këtoide në një tjetër nivel në Maj 1950, gjatë një konference shtypi.Në atë që më vonë u quajt Deklarata e Schuman-it, aiargumentoi se Evropa nuk do të bashkohej menjëherë ose sipasnjë plani të vetëm, por hap pas hapi dhe nëpërmjet arritjevekonkrete. Kjo do të kërkonte eleminimin e armiqësisë ndërmjet

Page 11: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

10

Francës dhe Gjermanisë, kështu që Schuman propozoi qëprodhimi francez dhe gjerman i qymyrit dhe çelikut tëvendosej nën një Autoritet të Lartë të përbashkët, në kuadërtë një organizate ku mund të bënin pjesë edhe vende të tjeraevropiane. Ky do të ishte hapi i parë drejt një Evrope federaledhe do ta bënte luftën ndërmjet Francës dhe Gjermanisë jothjesht të paimagjinueshme, por edhe të pamundurmaterialisht.

Propozimi ishte revolucionar, për arsyen që Franca po ofrontetë sakrifikonte pjesë të sovranitetit të vet kombëtar për hir tëndërtimit të një autoriteti mbi-kombëtar, që mund t’i jepte fundrivalitetit të vjetër franko-gjerman dhe të ndihmonte nëndërtimin e paqeje të re evropiane. Po të kujtojmë Luftën eParë Botërore, gjatë së cilës konflikti franko-gjerman u zgjidhme fitoren e Francës, kjo e fundit, pas mbarimit të kësaj luftethjesht u kënaq me rikthimin e territoreve franceze që ishinpushtuar nga Gjermania dhe me përfitime të tjera monetare,por në asnjë mënyrë nuk u ngrit ndonjë ide për sakrifikim tësovranitetit francez. Anëtarësia në Autoritetin e Lartë iu ofruatë gjitha vendeve të Evropës perëndimore, por vetëm katërprej tyre pranuan të marrin pjesë: Italia, e cila dëshironte tërespektohej si dhe stabilitet ekonomik dhe politik, vendet eBeneluksit (Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu), që pranuansepse ishin vende të vogla dhe lehtësisht të cënueshme, dukeqenë se ishin pushtuar dy herë prej Gjermanisë, vareshin sëtepërmi nga eksportet dhe e kuptuan se mënyra e vetme përtë patur një zë të rëndësishëm në çështjet botërore dhe për tërritur nivelin e sigurisë ishte pjesëmarrja në një njësi rajonalemë të madhe.

Qeveritë e tjera evropiane kishin arsye të ndryshme për tëmos u bërë anëtare: Spanja dhe Portugalia ishin diktatura dhenuk ishin shumë të interesuara për bashkëpuniminndërkombëtar; në Danimarkë dhe Norvegji ishte ende shumëi freskët kujtimi i pushtimit gjerman; Austria, Suedia dheFinlanda dëshironin të ruanin neutralitetin; Irlanda ishte njëvend kryesisht bujqësor dhe shumë i lidhur ekonomikisht meBritaninë; kjo e fundit kishte akoma shumë interesa jashtëEvropës, ekportonte shumë pak prej çelikut të saj në Evropënperëndimore, ndërkohë që qeveria e re laburiste sapo i kishtevendosur në pronësi shtetërore industritë e qymyrit dhe

Page 12: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

11

çelikut dhe e shihte me antipati karakterin mbi-kombëtar tëpropozimit të Schuman-it.

Qeveritë e gjashtë vendeve – Franca, Gjermania Perëndimore,Italia, Hollanda, Belgjika, dhe Luksemburgu – nisën negociatatdhe në 18 Prill 1951 nënshkruan Traktatin e Parisit, dukekrijuar në këtë mënyrë Komunitetin Evropian të Qymyrit dheÇelikut. Komuniteti qeverisej prej Autoritetit të Lartë (nëpërbërje të tij ishin 9 anëtarë të emëruar dhe Jean Monnet ishtepresidenti i parë i këtij autoriteti), ndërkohë që vendimetmerreshin prej Këshillit Special të Ministrave (me 6 anëtarë).Asambleja e Përbashkët (78 anëtarë) e ndihmoi Monnet tëqetësonte frikërat e qeverive kombëtare lidhur me dorëziminpushtetit, ndërsa mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndërmjetshteteve do të zgjidheshin prej Gjykatës së Drejtësisë (7anëtarë).

Page 13: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

12

4 KUR LINDI BASHKIMI EVROPIAN?

Shumë shpejt u bë e qartë se sektorët e qymyrit dhe çelikut,pavarësisht prej rezultateve të arritura, nuk mund tëzhvilloheshin në izolim. Një takim i ministrave të jashtëm tëvendeve të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut nëMesina të Italisë në 1955 rezultoi në marrëveshjen për tërilançuar idenë evropiane. Ata miratuan një propozim tëardhur nga vendet e Beneluksit për të punuar për ngritjen enjë Evrope të bashkuar nëpërmjet krijimit të institucioneve tëpërbashkëta, shkrirjes progresive të ekonomive kombëtare,vendosjes së një tregu të përbashkët, dhe harmonizimitprogresiv të politikave sociale.

U ngrit një komitet që kryesohej prej ministrit të jashtëm belgPaul-Henri Spaak për të marrë në shqyrtim alternativat epropozuara. Raporti i komitetit bëri të mundur fillimin e njëraundi negociatash dhe nënshkrimin në Mars 1957 të dyTraktateve të Romës, njëri prej të cilëve krijoi KomunitetinEkonomik Evropian, ndërkohë që tjetri krijoi Komunitetin

Evropian të EnergjisëAtomike (Euroatom).

Traktati i KomunitetitEkonomik Evropian iangazhoi të gjashtëvendet për krijimin e njëtregu të përbashkëtbrenda 12 vjetësh, duke

hequr gradualisht të gjitha kufizimet për tregëtinë ndërmjettyre, duke vendosur tarifa doganore të përbashkëta për mallrate ardhura nga jashtë Komunitetit, duke hequr barrierat elëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjetshteteve anëtare, duke zhvilluar politika të përbashkëtabujqësore dhe transporti, dhe duke krijuar një Fond SocialEvropian dhe një Bankë Evropiane Investimesh. Nga ana tjetër,Traktati i Euroatomit luajti një rol të vogël në procesin dheintegrimit dhe u fokusua kryesisht në kërkimin shkencor. Ajoqë me të drejtë festohet si datëlindja e Bashkimit Evropianështë pikërisht data e themelimit të Komunitetit EkonomikEvropian.

Logo që tregon datën e themelimit dhe moton eBashkimit Evropian

Page 14: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

13

5 CILAT JANË TRI SHTYLLAT MBI TË CILAT

NGRIHET BASHKIMI EVROPIAN?

Bashkimi Evropian është i organizuar në mënyrë shumë ko-mplekse dhe kështu që mund të konceptohet dhe kuptohetme shumë më tepër vështirësi se sa organizimi dhe funksion-imi i shteteve kombëtare. Një perspektivë që lejon reduktimine kompleksitetit të BE-së për një vëzhgues është përdorimi iskemës së tri shtyllave: (1) Komunitetet Evropiane; (2) Politi-ka e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët; (3) BashkëpunimiPolicor dhe Gjyqësor për Çështjet Penale. Kjo nuk është thjeshtnjë skemë analitike, pra e shpikur prej një vëzhguesi për tëlehtësuar procesin e vëzhgimit dhe studimit, por ekzistonzyrtarisht në realitetin konkret të organizimit dhe funksion-imit të Bashkimit Evropi-an.

Struktura e shtyllave e kaorigjinën historike tek ne-gociatat që sollën Trakta-tin e Maastrihtit. Synimiishte shtimi i pushtetit tëKomunitetit në fushat epolitikës së jashtme, sig-urisë, mbrojtjes, azilit emigrimit, bashkëpunimitpenal dhe atij gjyqësor.Megjithatë, disa prej sh-teteve anëtare e kundër-shtuan shtimin e push-tetit të Komunitetit me ar-syetimin se ata ishinshumë të ndjeshëm ndaj humbjes së sovranitetit kombëtar prejpërdorimit të metodës komunitare dhe se çështje të tilla do tëishte më mirë të trajtoheshin nga dhe ndërmjet qeverive, krye-sisht në kuadër të Bashkëpunimit Politik Evropian.

Për pasojë, këto çështje nuk u përfshinë në KomunitetetEvropiane, por u vendos të trajtoheshin jashtë tyre (konkretishtprej qeverive të shteteve anëtare në Konferencat Ndër-qeveritare) në formën e dy shtyllave shtesë: Politika e Jashtme

Francezët votojnë për Traktatin e Maastrihtittë vitit 1993, i cili vendosi për krijimin e trishtyllave të Bashkimit Evropian

Page 15: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

14

dhe e Sigurisë së Përbashkët, dhe Drejtësia dhe Punët eBrendshme. Amendimet që pasuan me Traktatin eAmsterdamit dhe Traktatin e Nisës i kanë transformuarshtyllat gjithnjë e më tepër në mbi-kombëtare. Rëndësi tëveçantë në këtë drejtim ka tranferimi i politikave të azilit,migrimit, dhe bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile tekShtylla e Komuniteteve Evropiane, gjë që u mundësua ngaTraktati i Amsterdamit. Si rrjedhojë, shtylla e tretë ështëriemërtuar Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për ÇështjetPenale. Megjithatë ende përdoret termi “Drejtësia dhe Punëte Brendshme” për t’iu referuar së bashku, shtyllës së tretë dhefushave të transferuara.

Tabela e mëposhtme paraqet në detaje politikat që përbëjnësecilën prej shtyllave të Bashkimit Evropian.

Shtylla e parëKomunitetetEvropiane

• Bashkimi Doganordhe Tregu Unik

• Politika Bujqësore ePërbashkët• Politika e

Përbashkët përPeshkimin

• E Drejta Evropianepër Konkurrencën

• Bashkimi Ekonomike Monetar

• Shtetësia Evropiane• Arsimi dhe Kultura

• Rrjetet Tej-Evropiane• Mbrojtja e

Konsumatorit• Kujdesi Shëndetësor

• Kërkimi Shkencor• E Drejta për Mjedisin

• Politikat Sociale• Politikat e Azilit

• Traktati i Shengenit

Shtylla e dytëPolitika e Jashtmedhe e Sigurisë së

Përbashkët• Politika e Jashtme• Të Drejtat e Njeriut

• Demokracia• Ndihma e

huajPolitika e Sigurisë• Politika Evropiane eSigurisë dhe Mbrojtjes• Grupet e Luftimit të

BE-së• Forca Evropiane eReagimit të Shpejtë• Ruajtja e Paqes

Shtylla e tretëBashkëpunimi

Policor dheGjyqësor për

Çështjet Penale• Trafikimi i Drogësdhe Kontrabanda e

Armëve• Terrorizmi

• Trafikimi i QenieveNjerëzore

• Krimi i Organizuar• Ryshfeti dhe

Mashtrimi

Page 16: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

15

Shtylla e parë: Komunitetet EvropianeShtylla e parë përbëhet nga tre Komunitetet Evropiane: (a)Komuniteti Evropian; (b) Komuniteti Evropian i Qymyrit dheÇelikut; (c) Euroatomi. Me themelimin e Bashkimit Evropian,Komuniteti Ekonomik Evropian u emërtua KomunitetiEvropian. Ky ndryshim synonte të shprehte kalimin prej njëkomuniteti me karakter tërësisht ekonomik drejt një bashkimipolitik. Përfshirja e të tre komuniteteve në një shtyllë të vetme,megjithatë, nuk do të thotë se ato janë të unifikuara.Shtylla e parë përfaqëson të drejtën komunitare në formën esaj më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropianinstitucionet komunitare (si p.sh. Komisioni dhe ParlamentiEvropian) mund të hartojnë normat komunitare në fushatpërkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbishtetet anëtare dhe gëzojnë superioritet ndaj së drejtës sëbrendshme të shteteve. Vend mjaft të rëndësishëm nëKomunitetin Evropian zë tregu unik me katër liritë themeloretë tij – liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhekapitalit – si dhe rregullat për konkurrencën.

Shtylla e dytë: Politika e Jashtme dhe e Sigurisë sëPërbashkëtPërpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian,bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej ngamarrëveshjet e vitit 1970 “Mbi Bashkëpunimin PolitikEvropian” dhe nga Akti Unik Evropian. Këto marrëveshjeparashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave tëjashtëm të shteteve anëtare dhe kontakte të vazhdueshmendërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjithavendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjevetë sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politikedhe financiare. Por krizat ndërkombëtare të viteve ’90 (Luftae Gjirit Persik dhe Lufta në ish- Jugosllavi) demonstruan sekëto instrumenta të politikës së jashtme nuk ishin në gjendjet’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e duhur në arenënndërkombëtare.Me Traktatin e Bashkimit Evropian, kryetarët e shteteve dheqeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhetë sigurisë së përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve në

Page 17: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

16

kuadër të kësaj politike merren ende nëpërmjet bashkëpunimittë shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërëinstrumentash të rinj si pozicionet e përbashkëta, masat dheveprimet e përbashkëta, dhe vendimet kuadër.

Shtylla e tretë: Bashkëpunimi Policor dheGjyqësor për Çështjet PenaleBashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policoretë shteteve anëtare synon t’u ofrojë shtetasve të BashkimitEvropian liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuarbashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimigjyqësor trajton gjithashtu lehtësimin dhe përshpejtimin ebashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale,lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjene normave penale uniforme në luftën kundër krimit tëorganizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.Ashtu si dhe në rastin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë sëPërbashkët, Bashkëpunimi Policor dhe Gjyqësor për ÇështjetPenale zhvillohet jashtë kuadrit vendim-marrës të KomunitetitEvropian. Megjithatë, institucioni deri tani më i rëndësishëmmbi-kombëtar (thënë ndryshe komunitar), KomisioniEvropian, mund të paraqesë propozime p.sh. në formëprogrami edhe për çështje të tilla që dalin jashtë fuqisë vendim-marrëse të Komunitetit.

Page 18: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

17

6 KUSH E MBRON INTERESIN E PËRBASHKËT

NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Detyrën për të mbrojtur interesin e përbashkët të të gjithashteteve anëtare të Bashkimit Evropian e ka KomisioniEvropian. Është pikërisht Komisioni që kujdeset për arritjene zgjidhjeve të qëndrueshme në kohë dhe që marrin parasyshinteresin e përbashkët. Por, për të kryer këtë funksion,Komisioni Evropian duhet të bashkëpunojë me institucionete tjera të BE-së.

Emërimi dhe përbërjaSecili vend anëtar zgjedh një kandidat për postin ekomisionerit në Kolegjin e komisionerëve. Pra KomisioniEvropian në BE-në me27 shtete anëtare ka 27komisionerë dhe njëPresident tëKomisionit. Kolegji ikomisionerëve ka njëmandat 5-vjeçar, porduhet të paraqitet përt’u dëgjuar paraParlamentit Evropiandhe të miratohet prej tij.Në rast se njëri prejk o m i s i o n e r ë v ekontestohet ngaParlamenti, ky është njëmosmiratim i Kolegjitnë tërësinë e vet, që sjellnevojën për të paraqitur nga e para për miratim gjithë Kolegjine komisionerëve. Në përgjithësi qeveritë emërojnë nëKomisionin Evropian politikanë të lartë, jo ekstremistë, dheme prirje pro-evropiane.

Secilit komisioner i caktohet një portofol, pra një fushëpërgjegjësie. Komisionerët kanë kabinete personale për t’iasistuar në punën e tyre. Poshtë nivelit të komisionerëveshtrihet burokracia e Komisionit me rreth 22 mijë të punësuar.

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Page 19: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

18

OrganizimiNjësitë organizative më të rëndësishme të Komisionit janëDrejtoritë e Përgjithshme, të cilat janë përgjegjëse përmbarëvajtjen e fushave të veçanta të politikave, ashtu siministritë në shtetet kombëtare. Përveç tyre funksionojnë edheshërbime të tjera, të cilat mund të krahasohen në rastin eShqipërisë me rolin e institucioneve të pavarura.

Në Komision ekziston një hierarki si vijon:• Të gjitha çështjet e rëndësishme kanalizohen nëpërmjet

takimeve javore të Kolegjit të Komisionerëve. Në këtotakime vendimet merren me unanimitet kur është e mun-dur, por edhe me shumicë votash kur është e nevojshme.

• Në fushat e veçanta të politikave Komisioneri që ka porto-folin mban përgjegjësinëkryesore të lidershipit.

• Drejtoritë e Përgjitshmekryesohen zyrtarisht ngaDrejtorët e Përgjithshëm,që janë përgjegjës ndaj Ko-misionerit apo Komision-erëve përkatës.

• Drejtoritë kryesohen ngaDrejtorët, të cilët i rapor-tojnë Drejtorit të Përgjiths-hëm.

• Njësitë kryesohen ngaKryetarët e Njësive, tëcilët i raportojnë Drejtoritpërkatës.

Përgjegjësitë dhe kompetencatKomisioni Evropian ka përgjegjësi dhe kompetenca që burojnënga traktatet e BE-së, por edhe të tjera që kanë lindur nganevojat praktike dhe kërkesat e sistemit të Bashkimit Evropian.Ndër to më të rëndësishmet janë: propozimi dhe zhvillimi ipolitikave dhe legjislacionit, funksionet ekzekutive (vendosjae rregullave, menaxhimi i financave të BE-së, mbikëqyrja e

Presidenti i Komisionit Evropian, HoseManuel Barroso dhe kancelari austriakWolfgang Schlüssel në një ndeshje bamirësie

Page 20: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

19

zbatimit të politikave, dhe rregullimet në përshtatje meprocedurat ose thënë ndryshe ‘komitologjia’), mbrojtja ekuadrit ligjor nga deformimet dhe shkeljet (p.sh. kur ndonjështet anëtar nuk respekton të drejtën e BE-së, kur kompanitëshkelin të drejtën e BE-së për praktikat kufizuese, ose kurkompanitë shkelin rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore),përfaqësimi dhe negociimi në emër të BE-së me pjesën tjetërtë botës, ndërmjetësimi dhe pajtimi në rastin e konflikteve,dhe promovimi i interesit të përgjithshëm evropian.

Page 21: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

20

7 KUSH E PËRFAQËSON ZËRIN E SHTETEVE

ANËTARE TË BE-SË?

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen nëKëshillin e Ministrave dhe në Këshillin Evropian. Duhet paturkujdes për të dalluar këto dy institucione prej Këshillit tëEvropës, i cili nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Këshilli i Ministrave

Përgjegjësitë dhe funksionetPërgjegjësia kryesore e Këshillit të Ministrave (oseshkurtimisht Këshillit) është të marrë vendime për politikatdhe legjislacionin. Sigurisht që edhe Komisioni dhe Parlamenti

Evropian disponojnë kompetenca të tilla,por ato janë të pakrahasueshme mepushtetin e Këshillit. Bashkëpunimi iKëshillit me Komisionin dhe ParlamentinEvropian dhe varësia e tij prej tyre varionnë lidhje me llojin e vendimeve që duhenmarrë. Në përgjithësi Këshilli ka mëshumë hapësirë për vendimmarrje nështyllën 2 dhe 3 të BE-së, duke qenë sekëto janë ndërqeveritare, ndërkohë që nështyllën 1 (Komunitetet Evropiane)Këshilli mund të marrë vendime, porvetëm pasi Komisioni Evropian të ketëbërë një propozim.

Në shtyllën 1 të BE-së Këshilli i Ministrave është veçanërishti kufizuar në rolin e vendimmarrësit kur shtrohet çështja eprodhimit të legjislacionit. Së pari, siç u përmend dhe më sipër,Këshilli nuk mund të fillojë veprimtarinë e tij po të mos ketënjë propozim paraprak nga ana e Komisionit. Së dyti, reformate traktateve të BE-së varen mjaft prej Parlamentit Evropian,duke e shndërruar këtë të fundit në një aktor shumë tërëndësishëm. Procedura e bashkë-vendimmarrjes (co-decisionprocedure) që aplikohet në BE ka krijuar dy legjislatorë,Këshillin dhe Parlamentin Evropian. Megjithatë, do të ishte eparakohëshme dhe e përgënjeshtruar nga praktika të thuhej

Karikaturë e interesitkombëtar kundrejtinteresit të përbashkëtevropian

Page 22: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

21

se rolin e iniciuesit të politikave e ka vetëm Komisioni dhe seKëshilli varet krejtësisht prej veprimeve nismëtare tëKomisionit Evropian. Në fakt ka referenca ligjore (p.sh. Neni208 i Traktatit të Komunitetit Evropian) që krijojnë hapësirate nevojshme për Këshillin që të jetë iniciues i politikave ose tëanashkalojë Komisionin në këtë pikë.

PërbërjaSamiti Evropian i Seviljes e reduktoi numrin e llojeve tëkëshillit nga 16 në 9. Kështu janë këshillat e mëposhtëm: (1)Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë; (2)Çështjet Ekonomike dhe Financiare; (3) Drejtësia dhe Punët eBrendshme; (4) Çështjet e Punësimit, Politikave Sociale,Shëndetit dhe Konsumatorit; (5) Konkurrueshmëria (Tregu iBrendshëm, Industria dhe Kërkimi Shkencor); (6) Transporti,Telekomunikacioni dheEnergjia; (7) Bujqësia dhePeshkimi; (8) Mjedisi; dhe(9) Arsimi, Rinia dheKultura. Në secilin prejkëshillave të mësipërmmarrin pjesë ministratpërkatës të ve anëtare tëBashkimit Evropian, si atatë Punëve të Jashtme,Ekonomisë, Financës etj.Për t’u përmendur janëedhe COREPER (Komitetii Përfaqësueve tëPërhershëm), qëfunksionon si mbështetjeteknike për punën eKëshillit, dhe SekretariatiPërgjithshëm, që mbështet punën e Këshillit në aspektinadministrativ. Sekretariati i Përgjithshëm kryesohet ngaSekretari i Përgjithshëm i Këshillit, i cili vepron gjithashtu edhesi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dheSigurinë e Përbashkët.

Funksionimi i KëshillitNjë institucion i rëndësishëm është Presidenca e Këshillit.Drejtimi i këtij institucioni bëhet me rotacion nga secili prej

Në qendër Presidentja e Këshillit tëBashkimit Evropian, Angela Merkel, djathtasnë fotografi Presidenti i KomisionitEvropian, Hose Manuel Barroso

Page 23: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

22

shteteve anëtare çdo gjashtë muaj. Presidenca e Këshillit (dukebashkëpunuar me Sekretariatin e Përgjithshëm) organizon dhedrejton shumicën e takimeve të Këshillit, përpiqet të arrijëkonsensus për iniciativat që ndërmerren, siguron vazhdimësidhe konsistencë në zhvillimin e politikave, dhe përfaqësonKëshillin në takimet dhe negociatat me institucionet e tjera.

Këshilli funksionon në bazë të një strukture hierarkike. Nëshkallën më të lartë të hierarkisë janë ministrat, më poshtëështë COREPER, dhe në fund janë komitetet dhe grupe punetë ndryshme. Pra një propozim i Komisionit Evropian përKëshillin kalon nga grupi i punës tek përfaqësuesit epërhershëm (COREPER) dhe në fund tek ministrat, të cilëtmarrin vendim të prerë.

Sipas traktateve Këshilli ka në dispozicion tri mënyra për tëarritur tek marrja e një vendimi: votim unanim, shumicë tëcilësuar, dhe shumicë të thjeshtë votash. Unanimiteti përdoretnga Këshilli në rastet kur trajtohen çështje të Politikës sëJashtme dhe Sigurisë së Përbashkët, Bashkëpunimit Policordhe Gjyqësor, çështje kushtetuese, dhe çështje financiare. Poashtu votimi unanim kërkohet kur Këshilli dëshiron tëndryshojë një propozim të Komisionit kundër dëshirës së këtijtë fundit. Shumica e cilësuar përdoret në shumicën e vendimeveqë i përkasin shtyllës së parë (Komuniteteve Evropiane), dhenjë pjese të vogël të dy shtyllave të tjera. Që një vendim tëmerret nëpërmjet shumicës së cilësuar duhet që rreth 2/3 eshteteve anëtare të votojnë pro tij. Shumica e thjeshtë përdoretvetëm në rastet e procedurave dhe tarifave antidumping dhekundër subvencionimit. Në këtë mënyrë votimi secili prejshteteve anëtare ka një votë në dispozicion, në dallim prejshumicës së cilësuar.

Këshilli EvropianAnëtarësiaNë Traktatin e Bashkimit Evropian shprehet qartë se janë dynivele pjesëmarrjeje në Këshillin Evropian: (1) Kryetarët eShteteve dhe Qeverive të shteteve anëtare dhe Presidenti iKomisionit; (2) Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare dhenjë anëtar i Komisionit, që ndjekin samitin për të ofruarasistencën e tyre. Megjithatë në samite mund të marrin pjesëedhe përkthyesit, gjashtë zyrtarë (dy nga vendi që ka

Page 24: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

23

Presidencën e rradhës, një nga Sekretariati i Këshillit, dhe trenga Komisioni), si dhe një nëpunës civil i secilit shtet anëtar, icili mund të zëvendësohet kurdo që shihet e nevojshme prejdikujt tjetër nga delegacioni i shtetit.

OrganizimiKëshilli Evropian është i detyruar të mblidhet të paktën dyherë në vit. Këto dy takime të detyrueshme ndodhin nëpërfundim të mandatit të Presidencës së Këshillit të secilit shtetanëtar, pra në qershor dhe dhjetor. Por praktika ka treguar seKëshilli Evropian zakonisht mblidhet më shumë se dy herënë vit, për të trajtuar çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

Çdo vend që mban Presidencën e Këshillit ka detyrimin qënjërin prej samiteve ta organizojë në Bruksel. Zakonishttakimet e Këshillit Evropianzgjasin një ditë. Përpërgatitjen e samiteve rol tërëndësishëm kanë kryetari ishtetit që mban Presidencëne rradhës, liderë të tjerë tështeteve anëtare, dheministrat e jashtëm. Janë këtaaktorë që në përgjithësiinfluencojnë përmbajtjen eaxhendës së samitit.

Rolet dhe AktivitetetTemat dhe fushat kryesore qëtrajton Këshilli Evropian janëpesë: (1) Evoluimi i BashkimitEvropian – veçanërishtreforma kushtetuese dhe institucionale, Bashkimi Ekonomikdhe Monetar, dhe zgjerimi; (2) Çështjet kushtetuese dheinstitucionale – vendimet lidhur me anëtarësimet e reja nëBE, çështje institucionale specifike, emërime personeli tërëndësishme, konstitucionalizimi/ formalizimi i integrimitevropian; (3) Politikat ekonomike dhe monetare të BE-së; (4)Marrëdhëniet me jashtë; dhe (5) Çështje specifike të politikavetë brendshme – që janë politika me ndjeshmëri të lartë dhekërkojnë një vizion të gjerë dhe gjithëpërfshirës.

Në të djathtë Javier Solana, Përfaqësuesi iLartë i BE-së

Page 25: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

24

8 SI PËRFAQËSOHEN QYTETARËT NË

BASHKIMIN EVROPIAN?Parlamenti Evropian, i zgjedhur nëpërmjet votës së qytetarëveevropianë, kryen funksionin e përfaqësimit të zërit qytetar nëprocesin e vendim-marrjes së BE-së. Siç shihet, në BashkiminEvropian bëhet dallimi ndërmjet interesit kombëtar (tëpërfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Evropian)dhe interesit të përbashkët (të përfaqësuar nga KomisioniEvropian) nga njëra anë, dhe interesit të qytetarëve evropianë,nga ana tjetër.

Kompetencat dhe influencaParlamenti Evropian (shkurtimisht Parlamenti) ka një influ-encë jo të vogël në BE, të cilën e ushtron nëpërmjet procesitlegjislativ, procesitbuxhetor, dhe kon-trollit e mbikëqyrjessë ekzekutivit. Par-lamenti mund të in-fluencojë legjislacio-nin e BE-së në njësërë rastesh: (1) Par-lamenti shpeshmerr pjesë në disku-timet e politikave sëbashku me Komisio-nin në fazën legjisla-tive të para-propoz-imit; (2) Parlamentimund të miratojëzyrtarisht idetë e veta për legjislacionin në fjalë (raporte inici-ues ose ide për legjislacionin); (3) Cikli buxhetor vjetor krijonmundësi që Parlamenti të ushtrojë influencë legjislative; (4)Parlamenti mund të influencojë në mënyrë indirekte pro-gramin legjislativ vjetor të Komisionit – ky program diskuto-het nga komitetet parlamentare në prani të përfaqësuesve tëKomisionit Evropian dhe votohet nga Parlamenti; (5) Parla-menti ka në dispozicion 4 procedura për të marrë në shqyrtimlegjislacionin e rëndësishëm të BE-së: procedura e konsultimit(Parlamentit i kërkohet mendim në lidhje me propozimet

Seancë e Parlamentit Evropian

Page 26: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

25

legjislative të Komisionit); procedura e bashkëpunimit (pasiKëshilli i Ministrave ka marrë një pozicion të përbashkët lidhurme propozimin e Komisionit, duhet të japë arsyet për këtëpozicion të ndërmarrë para Parlamentit dhe të miratohet prejkëtij të fundit me shumicë absolute votash, gjë që referohetedhe si “leximi i dytë”); procedura e bashkë-vendimmarrjes (nërast se Parlamenti dhe Këshilli arrijnë marrëveshje për pro-pozimin e Komisionit gjatë “leximit të parë”, propozimi mira-tohet që në këtë fazë, në të kundërt ngrihet një komitet pajti-mi kur Parlamenti e ndryshon propozimin me shumicë abso-lute votash. Nëse komiteti i pajtimit që përbëhet nga një numëri barabartë anëtarësh prej Këshillit dhe Parlamentit nuk arrinnë marrëveshje të përbashkët, propozimi bie; procedura e mi-ratimit (Parlamenti i merr në konsideratë propozimet gjatë njëleximi të vetëm dhe nuk mund të bëjë ndryshime, por mundtë vendosë veton).

Në lidhje me procesin buxhetor të BE-së Parlamenti mund tëpropozojë ndryshime për shpenzimet e detyrueshme(kryesisht në bujqësi), mund të propozojë ndryshime përshpenzimet jo të detyrueshme (shumica e fushave përveçbujqësisë) dhe, duke dhënë arsyet për këtë mund tëkundërshtojë projekt-buxhetin e paraqitur dhe të kërkojë njëtë ri.

Roli kontrollues dhe mbikqyrës i Parlamentit Evropian ështëmë i vështirë për t’u luajtur në krahasim me atë që luajnëparlamentet kombëtare për dy arsye: së përi, organizimi i BE-së është shumë kompleks për të mundur të përcaktohet qartëpërgjegjësia e zbatimit korrekt të politikave; dhe së dyti, përçështje me diapazon të gjerë është e vështirë të dallohet ndarjae roleve ndërmjet Komisionit, Këshillit të Ministrave dheKëshillit Evropian. Pavarësisht këtyre vështirësive, Parlamentip.sh. ka në dispozicion 8 kompetenca për të kontrolluar dhembikqyrur veprimtarinë e Komisionit: (1) Kandidati përPresident i Komisionit Evropian miratohet nga Parlamenti;(2) I gjithë Kolegji i Komisionerëve të propozuar duhet tëmiratohet nga Parlamenti; (3) Parlamenti mund ta shkarkojëKolegjin me dy të tretat e votave, por nuk mund të shkarkojënjë Komisioner të vetëm; (4) Diskuton në seancë të hapurraportin e përgjithshëm vjetor të dërguar nga Komisioni; (5)Komisioni dërgon çdo vit në Parlament (dhe Këshill) të dhënat

Page 27: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

26

e vitit financiar të kaluar në lidhje me zbatimin e buxhetit; (6)Komitetet e përhershme parlamentare mund të ushtrojnë nëçdo kohë funksionin mbikëqyrës; (7) Parlamenti mund tëkrijojë komitete të përkohëshme hetimore; (8) Parlamentimund t’i drejtojë pyetje Komisionit. Në lidhje me Këshillin eMinistrave dhe Këshillin Evropian roli kontrollues dhembikqyrës i Parlamentit është shumë i kufizuar.

PërbërjaTë gjitha shtetet anëtare të BE-së, në një raport të caktuar si-pas popullsisë që kanë, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Par-lamentin Evropian. Vendi që ka më shumë përfaqësues ështëGjermania, dhe më pas vijnë Britania e Madhe, Franca dheItalia. Aktiviteti i partive politike ndodh në tri nivele në lidhjeme Parlamentin Evropian: niveli tej-kombëtar (transnational),grupet politike nëParlamentin Evro-pian, dhe nivelikombëtar. Feder-atat tej-kombëtarejanë formuar rrethparimeve tëpërgjithshme dheekzistojnë për syn-ime koordinimi,p r o p a g a n d i m idhe elektorale. Trijanë federatat nëParlamentin Evro-pian: Partia e Pop-ullit Evropian, epërbërë nga partitë qendrës së djathtë, Partia Liberale, Demokratike dhe Re-formatore Evropiane, dhe Partia e Socialistëve Evropianë.

Aktiviteti politik në Parlamentin Evropian kanalizohetkryesisht nëpërmjet grupeve politike, që duhet të kenëminimalisht 14 anëtarë. Janë 8 grupe të tilla: Grupi i Partisë sëPopullit Evropian dhe Demokratëve Evropianë, Grupi i Partisësë Socialistëve Evropianë, Grupi i Partisë Liberale,Demokratike dhe Reformatore Evropiane, Grupi i TëGjelbërve, Grupi Konfederal i Së Majtës Evropiane, Grupi i

Selia e Parlamentit Evropian në Bruksel

Page 28: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

27

Bashkimit për Evropën e Kombeve, Grupi për një Evropë tëDemokracive dhe Diversiteteve, dhe Grupi Teknik (ku bëjnëpjesë parlamentarët që nuk dëshirojnë të bashkohen me grupete tjera).

Partitë politike kombëtare përfshihen në aktivitetet që lidhenme Parlamentin Evropian në tri mënyra kryesore: (1) shumicae kandidatëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian zgjidhennga partitë kombëtare; (2) fushatat për zgjedhjet nëParlamentin Evropian janë në thelb fushata që drejtohen ngapartitë kombëtare; dhe (3) në Parlamentin Evropian ekzistojnëgrupe të partive kombëtare brenda grupeve politike.

Page 29: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

28

9 KUSH GARANTON PAPREKSHMËRINË ERREGULLAVE TË “LOJËS” NË BE?

Ky është funksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Ështëky institucion që ndërhyn në rastet kur raportohet se ështëshkelur e drejta e Bashkimit Evropian, d.m.th. traktatet,direktivat, vendimet, rregulloret etj.Anëtarësia dhe organizimiGjykata Evropiane e Drejtësisë është në Luksemburg dhe nukduhet të ngatërrohet me Gjykatën Evropiane për Të Drejtat eNjeriut që ndodhet në Strasburg. Gjykata Evropiane eDrejtësisë ka në përbërje të saj nga një gjykatës prej secilit shtetanëtar. Gjykatësit caktohen për një mandat 6-vjeçar, por qëështë i rinovueshëm dhe për caktimin e tyre duhet të që gjitha

qeveritë e shteteve anëtare të BE-së tëbien dakord. Gjyqtarët zgjedhinPresidentin e Gjykatës që e kryen këtërol për një periudhë 3-vjeçare. Tetëavokatë të përgjithshëm (secili prej tyreka dy sekretarë ligjorë) ndihmojnëgjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre.Gjykata punëson edhe një staf prej rreth1100 personash që përfshihen nëkryerjen e detyrave administrative.

Llojet e çështjeve që paraqiten nëGjykatëGjykata nuk mund të fillojë vetëveprimet. Ajo duhet të presë që çështjet

t’i adresohen. Kjo mund të ndodhë në një sërë mënyrash, kumë të rëndësishmet janë si vijon:

kur nuk plotësohet një detyrim ligjor i parashikuar nëtraktatet e BE-së nga ana e shteteve anëtare;kur bëhet aplikim për anullim të veprimeve tëndërmarra nga institucionet e BE-së;në rast mosveprimi të institucioneve të BE-së dheshteteve anëtare që shkelin të drejtat e personave fizikëose juridikë;kur ka një veprim për vendosur se kush ështëpërgjegjës për dëmet e kryera;

Logo e GjykatësEvropiane tëDrejtësisë

Page 30: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

29

kur Gjykatës i drejtohen për të interpretuar çështje qëtë mundësojë marrjen e vendimit nga ana e gjykatavekombëtare;kur çështja që apelohet del jashtë juridiksionit tëGjykatës së Shkallës së Parë (një tjetër institucion i BE-së);kur janë shkelur rregullat proceduriale, ose ështëshkelur e drejta komunitare;kur Gjykatës i kërkohet mendim nga Këshilli,Komisioni ose një shtet anëtar nëse një marrëveshje eardhshme ndërkombëtare është apo jo në përputhjeme dispozitat e traktateve të BE-së.

Seancë e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Page 31: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

30

10 ÇFARË ËSHTË INTEGRIMI EVROPIAN?

Për të kuptuar integrimin evropian është e nevojshme të kup-tohet fillimisht se çfarë do të thotë “integrim”. Le të mendojmëdiçka të përbërë nga pjesë, p.sh. një institucion. Pjesët e insti-tucionit janë sektorët që e përbëjnë atë. Këta sektorë quhen tëintegruar, atëherë kur efektet që prodhohen tek njëri sektorndikojnë në funksionimin e sektorëve të tjerë. Integrimi, ash-tu si dhe efektet, mund të jetë pozitiv ose negativ, por është erëndësishme të kuptohet që mbi të gjitha, integrim do të thotëqë pjesët e ndryshme nuk mund të jenë më të izoluara, krejtë-sisht të pavarura dhe indiferente. Në një kuptim më të afërtme ndjeshmëritë njerëzore, integrim do të thotë solidaritet:do të thotë gë-zim i përbash-kët dhehidhërim i për-bashkët.

Por çfarë ështëintegrimi evro-pian? Në rastine integrimitevropian pjesëtqë integrohenjanë shtetet ko-mbëtare. Ajoqë shtetet ko-mbëtare hum-basin gjatë pro-cesit të inte-grimit evropian është sovraniteti, që do të thotë se për njënumër të konsiderueshëm çështjesh vendimet nuk mund tëmerren më prej qeverive të shteteve kombëtare, por prej in-stitucioneve të Bashkimit Evropian. Ndërsa ajo që shtetet ko-mbëtare fitojnë gjatë integrimit evropian është solidariteti, ikuptuar si treg i përbashkët, mbrojtje e përbashkët, monedhëe përbashkët, politikë bujqësore e përbashkët etj.

Nga ana tjetër, solidariteti që rrjedh prej integrimit evropianbazohet në disa vlera themelore të përbashkëta, të cilat duhet

Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, dhe KomisioneriEvropian për Zgjerimin, Olli Rehn, duke zbuluar hartën e BE-sëme 27 shtete anëtare

Page 32: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

31

t’i respektojnë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian,si dhe ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në të. Këtovlera shpesh grupohen në të ashtuquajturat kritere, si mëposhtë:

Kriteri politik:Demokracia, Shteti i së drejtës, Mbrojtja e të drejtave të njeriut,Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të minoriteve

Kriteri ekonomik:Ekonomi tregu funksionale, e aftë të përballojë presionetkonkurruese dhe forcat e tregut të BE-së

Kriteri administrativAftësia për të përballuar detyrimet e anëtarësimit nëBashkimin Evropian

Kriteri politik thekson faktin që të gjitha shtetet anëtare tëBashkimit Evropian funksionojnë mbi bazën e demokracisëliberale, shteti i së drejtës është i konsoliduar, të gjithë janë tëbarabartë para ligjit, të drejtat e njeriut janë të shenjta dheminoritetet nuk i nënshtrohen diskriminimit. Përqafimi ikëtyre vlerave është vendimtar dhe themelor për vendet qëkërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Në këtorrethana, një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së BE-së përShqipërinë synon pikërisht ndërtimin dhe aplikimin e këtyrevlerave.

Kriteri ekonomik synon të trajtojë çështjen e integrimitekonomik në Bashkimin Evropian. Shqipëria, p.sh. duhet tëforcojë ekonominë e vet, duhet të fusë teknologji të avancuaradhe të sigurojë se produktet dhe shërbimet shqiptare janë tëstandardeve dhe cilësisë së lartë, që nuk janë të dëmshme përkonsumatorët, në mënyrë që të bëhet i mundur përballimi ikonkurrencës me ekonomitë e shteteve anëtare të BE-së.

Kriteri administrativ nënvizon nevojën e adoptimit (miratimitdhe zbatimit) të legjislacionit të Bashkimit Evropian nëkuadrin ligjor të shtetit shqiptar. Për këtë nuk është thjesht enevojshme që Parlamenti shqiptar të miratojë traktatet,direktivat, vendimet, rregulloret dhe akte të tjera ligjore tëBE-së si pjesë e legjislacionit tonë, por në të njëjtën kohëShqipëria duhet të forcojë administratën shtetërore për të bërëtë mundur zbatimin e legjislacionit të ri.

Page 33: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

32

11 ÇFARË ËSHTË MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT?

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është njëmarrëveshje ligjore ndërkombëtare ndërmjet venditnënshkrues (në rastin tonë Shqipërisë) dhe BashkimitEvropian. Funksioni i saj është të vendosë kuadrin ligjor përbashkëpunim ndërmjet të dy palëve dhe adoptimin gradualtë standardeve evropiane, të tilla si kushtet që duhet tëplotësojnë mallrat, shërbimet dhe kapitalet shqiptare që tëmund të lëvizin lirisht në Bashkimin Evropian, apo rregullatqë përcaktojnë se si duhet të zhvillohet konkurrenca në treg.

Një nga karakteristikat kryesore të MSA-së është përqendri-mi në krijimin dhe forcimin e parimeve demokratike dhe bash-këpunimit mevendet e rajonit tëBallkanit. Bash-këpunimi rajonalsynon vendosjene një rrjeti mar-rëveshjesh dy dhes h u m ë p a l ë s h endërmjet vendevetë Ballkanit nëfushën tregtare,ekonomike, lig-jore, politike etj.Kjo qasje ka përqëllim krijimindhe forcimin elidhjeve ndërmjetvendeve ballkanike, duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhepajtimit, për të mënjanuar tensionet dhe nxitur zhvillimin re-ciprok.Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta ngaMarrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në fushën e tregtisë,duke lejuar një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase nëtregun e përbashkët evropian. Me përmirësimin e kushtevetë eksportit lindin mundësi të shumta për zhvillimin e

Ceremonia e nënshkrimit të MSA-së nëBruksel më 12 qershor 2006

Page 34: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

33

kompanive shqiptare dhe të ekonomisë kombëtare nëpërgjithësi.

Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundësonnjë hyrje më të lehtë të mallrave europiane për blerësit dhekonsumatorët shqiptarë, përmes procedurave administrativemë të shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulta.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtukrijon mundësinë e marrjes së burimeve financiare prejfondeve të ndryshme strukturore të Bashkimit Evropian, sidhe të ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve institucionale,zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të BE-së, si p.sh. programet e shkëmbimit për profesorët dhestudentët, ose bashkëpunim midis qendrave të kërkimit nëShqipëri me ato të BE-së.

Page 35: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

34

12 SI ËSHTË NDËRTUAR MARRËVESHJA ESTABILIZIM-ASOCIIMIT?

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është e ndarë në tituj,kapituj dhe nene, përmbajtjen e të cilave do ta përshkruajmëshkurtimisht më poshtë, duke ndjekur një strukturë tëngjashme me atë të MSA-së.Dialogu politikNë kuadër të dialogut politik Shqipëria duhet të përshtasëqëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të diplomacisësë Bashkimit Evropian, duke humbur në këtë mënyrë një pjesëtë sovranitetit të vet.

Bashkëpunimi rajonalBashkëpunimi rajonal është një nga kapitujt më të rëndësishëmtë MSA-së dhe synon ta integrojë Shqipërinë sa më tepër nërajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ky është një proces qëpërfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit, që nga ai politik eekonomik, deri tek bashkëpunimi institucional, social ekulturor. Shqipëria duhet të zhvillojë bashkëpunimin rajonalme vendet që kanë nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, vendet e tjera të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhevendet kandidate për anëtarësim në BE. Nëpërmjetbashkëpunimit rajonal synohet të krijohet një zonë stabilitetidhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit. Në të njëjtënkohë bashkëpunimi rajonal paraqet një shans për forcimin erolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë si një partner ibesueshëm në marrëdhëniet politike dhe tregtare.

Hapja e tregutShqipëria dhe Komuniteti Evropian do të hapin tregunndërmjet tyre, gjë që do të thotë se ato do të heqin detyrimetdoganore, kufizimet sasiore dhe masat e tjera që kanë këtëefekt për mallrat që do të eksportohen nga Shqipëria nëKomunitetin Evropian dhe anasjelltas. Nga ana tjetër, Palëtnuk do të marrin masa për mbrojtjen e produkteve kombëtarenë tregtinë që do të zhvillojnë ndërmjet tyre. Gjithashtundalohet vendosja e detyrimeve të reja doganore për importetose ekportet, si dhe e kufizimeve të reja sasiore, duke synuarruajtjen e nivelit ekzistues të hapjes së tregut ndërmjetShqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Hapja e tregut ka edhe

Page 36: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

35

elementë të tjerë përveç lëvizjes së lirë të mallrave; që tësigurohet efektshëria e kësaj të fundit parashikohet gjithashtuliria e shqiptarëve (dhe europianëve anasjelltas) për të ofruarshërbime, për të lëvizur lirisht kapitalin e tyre, për t’uvendosur dhe për të lëvizur lirisht në territorin e KomunitetitEvropian. Por këto liri jepen kundrejt plotësimit të një sërëkushteve nga ana e Shqipërisë.

Çështje ligjoreKëto janë çështje që lidhen me hapat që duhet të ndërmarrëShqipëria drejt plotësimit të njërit prej kritereve tëKopenhagenit (është fjala për kriteret që duhet të plotësojënjë shtet për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian; këto kritereu shpallën në Samitin e Kopenhagenit të vitit 1993): përfshirjae legjislacionit të Bashkimit Europian në korpusin ligjor të

Shqipërisë dhe zbatimi i tij. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimitnuk e vendos Shqipërinë menjëherë përpara këtij detyrimi,por kërkon që Shqipëria të hedhë hapat e nevojshëm për t’upërgatitur për përfshirjen e plotë dhe zbatimin e legjislacionittë Bashkimit Evropian. Kështu Shqipërisë fillimisht i kërkohettë përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropiannë disa fusha të rëndësishme për funksionimin e tregut dheshtetit ligjor.

Konferencë e organizuar në Tiranë me rastin e një vjetorit të nënshkrimit të MSA-së

Page 37: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

36

Drejtësia, liria dhe siguriaNë këtë fushë të Marrëveshjes Shqipëria duhet tëbashkëpunojë me Bashkimin Evropian për të forcuarinstitucionet e saj në të gjitha nivelet, por në veçanti atoinstitucione që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dheadministrimin e drejtësisë. Bashkëpunimi ndërmjet Palëvesynon fuqizimin, pavarësinë dhe efektshmërinë e funksionimittë sistemit gjyqësor dhe strukturave të tjera përgjegjëse përvendosjen dhe respektimin e shtetit ligjor. Bashkëpunimi nëfushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë do të mbështetet nëdy shtylla kryesore. Shtylla e parë lidhet me bashkëpuniminnë fushën e lëvizjes së lirë të personave dhe parashikon njësërë dispozitash për vizat, azilin, migracionin, menaxhimin ekufirit dhe politika të tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirëtë njerëzve. Shtylla e dytë lidhet me bashkëpunimin në luftënkundër fenomeneve të krimit të organizuar, terrorizmit,pastrimit të parave dhe drogave të paligjshme dhe parashikondispozita sipas të cilave Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dotë angazhojnë strukturat e tyre policore dhe gjyqësore në njëluftë të përbashkët kundër fenomeneve të lartpërmendura.

Politikat sektorialePolitikat sektoriale përfshijnë një numër të madh fushash, disaprej të cilave janë me rëndësi strategjike për Shqipërinë, si:transporti, energjia, bankat, turizmi, ndërmarrjet e vogla dhetë mesme etj. Shqipëria do të përfitojë asistencë përristrukturimin dhe rimëkëmbjen e këtyre sektorëve.Megjithatë, asistenca e Bashkimit Evropian nuk do të thotëinvestime direkte në sektorët e lartpërmendur, por do të jetëe përqendruar në forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen estrukturave të nevojshme për zhvillimin me efikasitet tëpolitikave sektoriale.

Asistenca financiareBashkimi Evropian, në kuadër të politikave për t’u zgjeruarduke përfshirë vendet në lindje të kontinentit evropian, kapatur një angazhim konkret në Ballkanin Perëndimor që prejvitit 1991. Programet e ndihmës për Shqipërinë kanë qenëPHARE dhe CARDS. Këto programe kanë synuar tëndihmojnë Shqipërinë për të përparuar në procesin eIntegrimit Evropian, duke u përqendruar (sidomos programiCARDS) tek rindërtimi i vendit, zhvillimi dhe stabilizimi i

Page 38: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

37

arritjeve në planin politik, ligjor dhe ekonomik. Programi i rii asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë quhet IPA(Instrumenti i Para-anëtarësimit). Ky program i ri asistencedo të marrë në konsideratë ndryshimet e ndodhura nëekonominë dhe shoqërinë shqiptare, si dhe fazën e tanishmetë marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe BashkimitEvropian. Nëpërmjet IPA-s Bashkimi Evropian do ta ndihmojëShqipërinë të zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshjae Stabilizim-Asociimit.

Page 39: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

38

13 KUR MUND TË ANËTARËSOHET SHQIPËRIA

NË BASHKIMIN EVROPIAN?

Procesi i integrimit evropian mund të ndahet në një numërfazash, të cilat paraqiten në tabelën e mëposhtme. Shqipërisëdo t’i duhet të kalojë nëpër të gjitha këto faza që të mund tëanëtarësohet në Bashkimin Evropian. Në tabelë paraqitetkohëzgjatja minimale dhe maksimale për secilën nga fazat.

Faza e emërtuar Opinioni i referohet vlerësimit që i bëhetaplikimit të një vendi për t’u anëtarësuar në BashkiminEvropian, nga ana e Komisionit Evropian mbi bazën ePërgjigjeve të një Pyetësori të përgatitur nga Komisioni.Ndërsa faza e emërtuar Hyrja në fuqi e MSA i referohet

ratifikimit (miratimit) të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimitnga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.Deri tani Shqipëria ka përshkuar 2 prej 7 fazave që duhenkaluar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shqipëriaka arritur të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në janar 2003 dhe të nënshkruajë këtë Marrëveshjeme Komunitetin Evropian në qershor 2006, tri vjet pas hapjessë negociatave. Shqipërisë i mbetet të kalojë edhe 5 etapa tëtjera deri në anëtarësimin e saj në BE. Duke u nisur prej fazëssë tanishme dhe rasteve të vendeve të tjera që kanë kaluarprocesin e Integrimit Evropian, anëtarësimi i Shqipërisë nëBE mund të ndodhë pas 4 – 21 vjetësh, në periudhën nga viti2010 deri në vitin 2027.

Fillimi i Negociatave tëMSA

Nënshkrimi i MSA

Hyrja në Fuqi e MSA

Opinioni

Fillimi i Negociatave tëAnëtarësimit

Nënshkrimi i Traktatit tëAnëtarësimit

Data e Anëtarësimit

Janar 2003

Qershor 2006

1-4 vjet

1-3 vjet

1-7 vjet

2 muaj-5 vjet

1-2 vjetPasaporta evropiane që përdoretnë Mbretërinë e Bashkuar

Page 40: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

39

14 CILAT JANË SFIDAT QË DUHET TË

PËRBALLOJË SHQIPËRIA NË KUADËR TË

PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN?

Procesi i Integrimit Evropian, krahas përfitimeve ka dhe njësërë kostosh për vendin. Me fjalë të tjera, për të arritur tekpërfitimet Shqipërisë do t’i duhet të përballojë sfidën që vjenprej kostove të procesit të Integrimit. Janë disa sfidat me tëcilat duhet të ndeshet kryesisht qeveria dhe shteti shqiptar,por edhe aktorë të tjerë jashtë strukturave shtetërore tëinteresuar për mbarëvajtjen e procesit të Integrimit.

Forcimi i administratës publikeAdministrata publike ka rol thelbësor në procesin e IntegrimitEvropian të vendit. Është administrata publike që ka detyrëntë vërë në zbatim angazhimet që ndërmerr qeveria shqiptarenë kuadër të këtij procesi. Problemet me të cilat është ndeshuradministrata publike gjatë viteve të tranzicionit kanë qenë tëshumta: ato kanë variuar nga rekrutimi i nëpunësve tëadministratës mbi baza lidhjesh nepotike e politike,arbitrariteti i lëvizjeve dhe pushimeve nga vendi i punës,mungesa e praktikave të punës dhe logjistikës së nevojshme,tek trajnimet e pamjaftueshme, puna e dobët që kryhet ngastrukturat monitoruese të punonjësve të administratës, pagate ulëta dhe mungesa në përgjithësi e motivimit të nëpunësvecivilë.

Kjo gjendje e administratës publike është vënë në dukje edhenga Komisioni Evropian në raportet monitoruese përShqipërinë. Në veçanti Komisioni Evropian është treguar mjaftskeptik në lidhje me aftësitë e administratës publike tëShqipërisë për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.Kjo ka qenë njëra prej arsyeve kryesore për shtyrjen kaq tëgjatë të nënshkrimit të MSA-së. Detyrimet e Shqipërisë tëparashikuara në MSA do të shoqërohen me fonde të mëdhanë kuadër të programeve të asistencës komunitare. Kjo do tëthotë se sa më shumë të përparojë Shqipëria në procesin eIntegrimit, aq më e madhe do të jetë ndihma financiare eKomunitetit Evropian. Nga ana tjetër, duke qenë se fenomenii korrupsionit nuk është një rast i veçuar në administratënpublike shqiptare, por përkundrazi ndeshet shpesh dhe në

Page 41: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

40

përmasa të gjera, është e natyrshme që Brukseli nuk dëshironqë paratë e ardhura prej taksave të qytetarëve evropianë tëpasurojnë në mënyrë të paligjshme disa njerëz në Shqipëri.Pa një administratë publike të aftë të kuptojë procesetintegruese dhe me vullnetin e ndërgjegjen e duhurprofesionale, procesi i Integrimit të Shqipërisë në BE nukmund të përparojë.

Reforma fiskaleShqipëria është një vend në të cilin të ardhurat nga tarifatdoganore mbi produktet e importit zënë një përqindje shumëtë lartë në buxhetin e shtetit krahasuar me shtetet anëtare tëBE-së apo dhe me vende të tjera të rajonit të Ballkanit. NëSlloveni dhe Bullgari të ardhurat buxhetore nga doganatpërbëjnë përkatësisht 0.6 dhe 0.7 përqind të Prodhimit tëBrendshëm Bruto, ndërkohë që në Shqipëri përbëjnë rreth 2përqind. MSA parashikon reduktimin gradual të tarifavedoganore mbi produktet e importit deri në heqjen e plotë tëdoganave në vitin e dhjetë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes.Kjo do të thotë që në buxhetin e shtetit do të hyjnë gjithnjë emë pak të ardhura nga doganat, deri sa ky kontribut të bëhetzero. Vendet e përmendura më sipër, si Sllovenia dheBullgaria, e kanë patur më të lehtë procesin e reduktimit tëtarifave doganore. Kontributi i doganave në buxhetin e shtetitnë këto vende nuk ka qenë aq i madh sa në Shqipëri – kështuqë dhe reforma fiskale mund të kryhej më me lehtësi.

Në rastin e Shqipërisë reforma fiskale është e vështirë. Thënëndryshe, për shkak të strukturës së ekonomisë shqiptare, ajodo të ketë një kosto më të madhe. Vendi bosh që do të mbetetnë arkën e shtetit nga heqja e të ardhurave doganore do tëduhet të mbushet me taksa të tjera, jo vetëm për të kompesuarhumbjen e këtij burimi të ardhurash, por më tepër për të arriturnjë konsolidim fiskal të vendit, për të rritur nivelet einvestimeve publike dhe për të bërë të mundur zbatimin estrategjive kombëtare për zhvillimin ekonomik e social. Sfidanë këtë rast qëndron në atë se sa do të mundet qeveriashqiptare ta zëvendësojë kontributin e doganave me tëardhura të tjera dhe nëse ky zëvendësim të ardhurash do tëshkaktojë rënie ekonomike në përgjithësi, apo do të dëmtojërëndë kategori të caktuara të shoqërisë.

Page 42: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

41

Ngritja e një ekonomie konkurruese treguAngazhimet e Shqipërisë në kuadër të MSA-së, dheveçanërisht angazhimi për të krijuar një zonë të tregtisë sëlirë ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, bëjnë qëfati i komunitetit të biznesit shqiptar të jetë i lidhur ngushtëme atë të ekonomisë së vendit. Deri tani kompanitë shqiptarenuk e kanë ndjerë shumë presionin e konkurrencës. Edhe hyrjanë fuqi e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonittë Ballkanit, pavarësisht zhurmës mediatike, nuk solli humbjetë rënda për biznesin vendas. Kjo gjë nuk ndodhi, për arsyene thjeshtë se volumi tregtar i Shqipërisë me këto vende ështëshumë i vogël.

Megjithatë, tregtia e lirë me Bashkimin Evropian pritet të ketëimpakt tjetër, duke marrë parasysh se BE është partneri krye-sor tregtar i Sh-qipërisë. Në rastse deri tani, nëkuadër tëRegjimit Asim-etrik PreferencialTregtar, produketshqiptare gëzo-nin trajtim tëprivilegjuar, qëderi diku imbronte ngakonkurrenca eprodukteve evro-piane, me shfuqi-zimin e regjimitasimetrik dhevendosjen e regjimit simetrik tregtar ndërmjet Shqipërisë dheKomunitetit Evropian, përballë konkurrencës së lirë produk-tet shqiptare do të mund t’i mbrojë vetëm cilësia e tyre. Fitimetdhe humbjet e komunitetit të biznesit do të varen nga cilësia eprodukteve që do të ofrojnë në treg. Me fjalë të tjera, ekono-mia shqiptare duhet të orientohet dhe strukturohet në mënyrëtë tillë që të mund të realizojë produkte cilësore dhe konkur-ruese.

Sfidat e integrimit evropian

Page 43: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

42

Për të kapërcyer sfidën e konkurrencës së lirë ekonomiashqiptare duhet të orientohet drejt atyre produkteve kuShqipëria ka disa avantazhe krahasuese në raport me vendete BE-së. Në këtë kuadër rëndësi të dorës së parë merrreformimi dhe subvencionimi i sektorëve strategjikë tëekonomisë. Gjithashtu është mjaft e rëndësishme tëpërmirësohet mjedisi i biznesit, duke hequr pengesat epanevojshme dhe të tejzgjatura burokratike, si dhe duke futurnjë regjim tatimesh më stimulues për këtë komunitet. Këtomegjithatë nuk mjaftojnë. Elemente mjaft të rëndësishme tëtregtisë me BE-në janë edhe standardizimi dhe çertifikimi iprodukteve. Në këtë fushë Shqipëria është mjaft mbrapa dhepër pasojë, shumë pak prej produkteve shqiptare mund tëhyjnë në tregun evropian. Sfida konturohet si vijon: A do tëjetë në gjendje qeveria shqiptare të orientojë ekonominë drejtsektorëve ku Shqipëria gëzon avantazhe relative në raport meBE-në; a do të mund qeveria të përmirësojë mjedisin ku operonbiznesi shqiptar; dhe a do të realizohet në masën dhe kohën eduhur standardizimi dhe çertifikimi i produkteve shqiptare?

Përafrimi i legjislacionitPërafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian është detyrëparësore e Shqipërisë. Nuk është thjesht fakti se Brukseli e kashtruar këtë kërkesë, që duhet ta shtyjë qeverinë shqiptare tëmarrë masa për ta realizuar këtë proces. Rëndësia e përafrimittë legjislacionit shihet më tepër po të analizohet në kuadër tëkonkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregunevropian. Siç thamë më sipër, që produktet shqiptare të jenëkonkurruese në tregun evropian, ato kanë nevojë tëstandardizohen dhe çertifikohen. Për standardizimin dheçertifikimin e produkteve ka mijëra faqe të së drejtësevropiane, me të cilat duhet të përafrohen ligjet dhe aktet etjera nënligjore të shtetit shqiptar. Përafrimi i legjislacionitështë thelbësor për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhepërfitimin nga hapësirat që lejojnë marrëveshjet e nënshkruarandërmjet Shqipërisë dhe KE-së.

Përveç kostove financiare të mëdha, ekspertizës dhekoordinimit të mirë të punës për përkthimin dhe përafrimine legjislacionit, ky proces mund të shtrojë edhe një sfidë tjetër:atë të mospërputhjes së nevojave konkrete të Shqipërisë me“zgjidhjet” që propozohen prej legjislacionit evropian. Për të

Page 44: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

43

dhënë vetëm një shembull, në legjislacionin evropian ka mijërafaqe për standardet mjedisore, gjë që implikon se Shqipërisëdo t’i duhet të vendosë dhe respektojë standarde shumë herëmë të larta për mbrojtjen e mjedisit se ato që zbatohenmomentalisht. Në mënyrë të pashmangshme kjo do të rrisëkoston për hapjen dhe mbajtjen e biznesit dhe mund tëdekurajojë zhvillimin e një sërë biznesesh. Nga ana tjetër,Shqipëria është një vend me papunësi të lartë dhe për tëzgjidhur këtë problem, pra për të hapur vende të reja pune,ka nevojë për zhvillim të konsiderueshëm të biznesit. Qeverisëshqiptare do t’i duhet që, nga njëra anë të respektojë kërkesate Brukselit, por nga ana tjetër të adresojë nevojat e ekonomisëdhe shoqërisë shqiptare, dhe për këtë duhet të hartojë njëaxhendë të vetën, brenda lirisë së veprimit që lejohet ngaKomuniteti Evropian.

Page 45: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

44

15 SI MUND TË SHPJEGOHET INTEGRIMI

EVROPIAN?

Teoritë e integrimit evropian mbështeten në disa koncepte tëcilat do t’i përkufizojmë duke iu përmbajtur përdorimit të tyrenë këto teori, dhe jo kuptimit që u jepet në fusha të tjerastudimi. Për më tepër, janë pikërisht konceptet e mëposhtmeato tek të cilat përqendrohet debati ndërmjet atyre që epraktikojnë integrimin dhe atyre që e vëzhgojnë atë ngapozicioni i studiuesit.

Sovraniteti – kapaciteti ligjor i vendim-marrësve kombëtarëpër të marrë vendime, pa iu nënshtruar kufizimeve nga jashtë.Zakonisht ky quhet sovranitet kombëtar dhe ndonjëherësovranitet shtetëror.Ndër-qeveritarizmi – i referohet ujdivenëpërmjet të cilave shtetet kombëtare, në situata dhe kushtetë kontrollueshme prej tyre, bashkëpunojnë me njëri-tjetrinpër çështje me interes të përbashkët. Ekzistenca e kontrollit,që i lejon të gjitha shtetet pjesëmarrëse të vendosin për nivelindhe natyrën e këtij bashkëpunimi, dëshmon që sovranitetikombëtar nuk dëmtohet drejtpërsëdrejti (pra jo në mënyrëlineare, por komplekse).Mbi-kombëtarizmi – shtetetbashkëpunojnë në një mënyrë që nuk i lejon të ruajnë kontrolltë plotë mbi zhvillimet konkrete. Me fjalë të tjera, shtetet mundtë jenë të detyruar të veprojnë kundër preferencave dhevullnetit të tyre, sepse nuk e kanë pushtetin për të ndaluarvendimet. Në këtë mënyrë, mbi-kombëtarizmi i vendosmarrëdhëniet ndër-shtetërore përtej bashkëpunimit dhe drejtintegrimit, dhe gjithashtu nënkupton një lloj humbjeje tësovranitetit kombëtar.

Studiuesit e integrimit evropian kanë eksploruar një sërëmënyrash se si mund të konceptohet teorikisht procesi iintegrimit. Synimi i këtij eksplorimi është zhvillimi i tëkuptuarit për faktorët mbi të cilët mbështetet integrimievropian dhe në këtë mënyrë mundësimi i parashikimeve përrrugën që mund të ndjekë integrimi në të ardhmen.

NeofunksionalizmiBazat e neofunksionalizmit u hodhën në fund të viteve ’50dhe gjatë viteve ’60 të shekullit XX veçanërisht prej studiuesve

Page 46: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

45

të tillë si Ernst Haas (Ernst Has) dhe Leon Lindberg (LeonLindberg). Në formulimin klasik neofunksionalizmi ka nëqendër të tij konceptin e spillover-it. Për të kuptuar këtë konceptmund të përdoret një metaforë. Të mendojmë sikur hedhimnjë sasi të caktuar uji në një sipërfaqe të kufizuar në formën elabirintit. Uji do të kalojë nga kanali ku e hedhim tek kanalete tjerë, për t’u përhapur në të gjithë sipërfaqen. Koncepti ispillover-it shfaqet në dy forma: spillover funksional dhe spilloverpolitik.

Spillover-i funksional i përshkruan ekonomitë moderne si tëndërlidhura me njëra-tjetrën, gjë që e bën të vështirë kufizimine integrimit vetëm në sektorë ekonomikë të veçantë. Në këtëmënyrë, integrimi në një sektor të ekonomisë prodhon presionpër integrim në sektorë fqinjë dhe sektorë të lidhur me të parin.

Spillover-i politik rrjedh prej integrimitekonomik dhe ndjek hapat e mëposhtme:(a)elitat kombëtare i kushtojnë gjithnjë emë shumë vëmendje nivelit mbi-kombëtar të aktiviteteve dhe vendim-marrjes; (b) këto elita pozicionohen nëfavor të procesit të integrimit dhepromovimit të interesave të përbashkëta;(c) institucionet mbi-kombëtare dheaktorët jo-qeveritarë bëhen më tërëndësishëm në procesin e integrimit,ndërkohë që bie influenca e shtetevekombëtare dhe aktorëve qeveritarë; (d)rritja e rëndësisë së integrimit gjeneronpresion dhe kërkesa për kontroll politikdhe llogaridhënie në nivelin mbi-kombëtar.

Neofunksionalizmi i hershëm sugjeroi një zhvillim progresivtë integrimit europian. Integrimi pritej të sillte integrim tëmëtejshëm. Megjithatë, kriza ekonomike në fillim të viteve’70 që goditi edhe Europën i ndaloi iniciativat integruese.Megjithë integrimin e shpejtë të politikave dhe karakterin mbi-kombëtar të sjelljes politike dhe vendim-marrjes, integrimi ipolitikave nuk u zhvillua ashtu siç pritej, ndërkohë që sjelljapolitike dhe vendim-marrja mbetën thelbësisht të bazuara dhe

Glob me simbolet eBashkimit Evropian

Page 47: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

46

të kushtëzuara prej interesave kombëtare. Neofunksionalistëte pranuan që teoria e integrimit europian duhet t’i kushtontemë shumë vëmendje, ndër të tjera, nacionalizmit dhe rolit tëlidershipit politik – koncepte që nuk trajtoheshin në teoritë eHaas dhe Lindberg.

Hapi i integrimit u përshpejtua përsëri në fund të viteve ’80.Në të njëjtën kohë studiues si Jeppe Tranholm-Mikkelsen (JepeTranholm-Mikelsen) argumentuan se pjesa më e madhe e kësajdinamike të re integrimi mund të shpjegohej prej perspektivësneofunksionaliste. Tranholm-Mikkelsen demonstroiekzistencën e spillover-it funksional në rastin e Tregut UnikEvropian, ku kushtet fillestare për përfundimin e tregut tëbrendshëm u shtrinë gradualisht për të përfshirë, ndër të tjera,dimensionin social, monedhën e përbashkët dhe një masë përharmonizimin fiskal. Në lidhje me spillover-in politik aiargumentoi se përparimet e mëdha në vendim-marrjen mbi-kombëtare që prej mesit të viteve ’80, me rolin e ‘motorrit’caktuar Komisionit Evropian, përdorimin e shpeshtë tëshumicës së cilësuar në Këshill, dhe mbështetjes së shumë prejaktiviteve integruese prej Gjykatës Europiane të Drejtësisë,mund të shpjegohen brenda kuadrit të teorisëneofunksionaliste.

Ndër-qeveritarizmiKjo teori e shpjegon drejtimin dhe ritmin e procesit tëintegrimit kryesisht duke iu referuar vendimeve dheveprimeve të qeverive të shteteve evropiane. Ndër-qeveritarizmi pranon që aktorë të tjerë, si brenda ashtu dhejashtë shteteve, mund të influencojnë zhvillimet, por kjoinfluencë nuk është vendimtare dhe aq më pak kontrolluese.Fokusimi në perceptimin e shteteve që kanë interesakombëtarë të ndryshëm dhe që i mbrojnë ato me forcë, si p.sh.në politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, ka sjellë sirezultat që teoria ndër-qeveritare të vërë theksin tek ‘logjika ediversitetit’ në vend të ‘logjikës së integrimit’.

Një autor i shquar i ndër-qeveritarizmit është AndreëMoravcsik (Endrju Moravçik), i cili e emërton qasjen e vetndër-qeveritarizëm liberal. Kjo qasje ka tre komponentëkryesorë. (1) Supozohet se shteti sillet në mënyrë racionale,që do të thotë se veprimet e shteteve mbështeten në

Page 48: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

47

shfrytëzimin e atyre mjeteve që vlerësohet se janë më tëpërshtatshme për të arritur qëllimet; (2) Qëllimet shtetëroremund të marrin formë nga presionet dhe ndërveprimet brendashtetit, ndërkohë që këto të fundit shpesh janë të kushtëzuaraprej detyrimeve dhe mundësive që rrjedhin nga ndërvarësiaekonomike; (3) Marrëdhëniet ndërmjet shteteve interpretohensi marrëdhënie ndërmjet qeverive, dhe janë qeveritë ato qëkanë një rol në përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjetshteteve dhe, për më tepër, rezultati i negociatave midisqeverive është thelbësisht i përcaktuar prej fuqive negociueserelative dhe avantazheve që rrjedhin prej kryerjes sëmarrëveshjeve.

NdërvarësiaNdërkohë që neofunksionalizmi dhe ndër-qeveritarizmipranojnë që faktorët e jashtëm kanë influencuar ritmin dhekarakterin e integrimit evropian, të dyja këto teori trajtojnëkryesisht dinamikën e brendshme të integrimit. Në të kundërt,ndërvarësia është përdorur nga studiuesit e integrimitevropian për ta vendosur integrimin në një kontekt më të gjerëtë karakterizuar prej rritjes së ndërvarësisë ndërkombëtare.

Teoria e ndërvarësisë filloi të zhvillohej në vitet ’70, veçanërishtprej Robert Keohane (Robert Kiohejn) dhe Joseph Nye (XhozefNaj). Sipas kësaj teorie procesi i integrimit nuk duhet të shihetnë një kontekst shumë të ngushtë. Modernizimi ndërkombëtarpas Luftës së Dytë Botërore në format e tij të ndryshme (nivelete pasurisë, rritja e madhe e tregëtisë botërore, revolucioniteknologjik dhe tranformimi i komunikimeve) ka promovuarforma të ndryshme të ndërvarësisë politike dhe ekonomike.Për pasojë, këto kanë sjellë tranformimin e mënyrave tëpërdorura nga pjesë të ndryshme të botës për t’u lidhur dhekontaktuar me njëra-tjetrën. Për shembull ka patur një rritjetë vazhdueshme të numrit dhe shumëllojshmërisë së aktorëvendërkombëtarë – si sipër ashtu dhe poshtë nivelit të shtetevekombëtare – që korrespondon me një dobësim të dominimittë shteteve. Një gamë në rritje metodash dhe kanaleshpërdoren prej aktorëve ndërkombëtarë për të realizuarqëllimet e tyre, ndërkohë që marrëdhëniet ndërmjet qeverivenuk kontrollohen më aq shumë nga kancelaritë dhe ministritëe punëve të jashtme. Gama e çështjeve në axhendatndërkombëtare është zgjeruar veçanërisht me çështje që lidhen

Page 49: 15 Pyetje në lidhje me BE-në

1 5 P Y E T J E P Ë R B A S H K I M I N E V R O P I A N

48

me sigurinë dhe mbrojtjen (çështje të politikës ‘së lartë’), poredhe me çështje që lidhen me pasurinë dhe mirëqënien (çështjetë politikës ‘së ulët’). Paralelisht me ndryshimin e përmbajtjessë axhendave politike ndërkombëtare, të paktën në botën eindustrializuar perëndimore, vërehet një përdorim më i rrallëi forcës si instrument i politikave, ndërkohë që konfliktet përdisbalancat e tregëtisë dhe kursin e shkëmbimit të parasë nukzgjidhen me armë por nëpërmjet negociimit, rregullimit dhekompromisit.

Në këtë mënyrë, teoria e ndërvarësisë e vendos integrimineuropian në një kontekst ndryshimesh të shpejta që pondodhin në të gjithë sistemin ndërkombëtar. Ky sistem pobëhet, ashtu si dhe vetë sistemi i BE-së, gjithmonë e më tepërme shumë nivele dhe i ndërlidhur. Teoria e ndërvarësisëndryshon prej neofunksionalizmit dhe ndër-qeveritarizmitsepse ajo thekson se shumë aspekte të procesit të integrimiteuropian shpjegohen prej faktorëve global dhe sepse theksongjithashtu që shumë nga karakteristikat sistemike të BashkimitEvropian ndeshen edhe në sistemin ndërkombëtar, edhe pseme intensitet më të ulët.