Upload
others
View
70
Download
4
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
MITOLOGJIA E LAHUTËS SË MALËSISË SI PJESË E LETËRSISË
GOJORE
MENTORJA: KANDIDATJA:
Dr. Rovena Vata Anila Prela
Gjakovë, 2017
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
TEMA: MITOLOGJIA E LAHUTËS SË MALËSISË SI PJESË E LETËRSISË GOJORE
Komisioni:
Kryetar Kamber Kamberi
Anëtar Rovena Vata
Anëtar Emin Kabashi
MENTORJA: KANDIDATJA:
Dr. Rovena VATA Anila PRELA
Gjakovë, 2017
3
Pasqyra e lëndës
HYRJE ......................................................................................................................................................... 4
KREU I: Gjergj Fishta në letërsinë shqipe ......................................................................................... 6
1.1Gjergj Fishta dhe miti ....................................................................................................................... 6
1.2Gjergj Fishta dhe fytyra e folklorit në veprën e tij ........................................................................ 9
KREU II: Prania e figurave të mitologjisë shqiptare në veprën e Fishtës ............................... 12
2.1 Zana ................................................................................................................................................. 12
2.2 Ora ................................................................................................................................................... 14
2.3 Dragoi dhe Kuçedra ...................................................................................................................... 15
2.4 Lugetërit dhe Shtrigat .................................................................................................................... 18
KREU III: Oraliteti dhe literaliteti ........................................................................................................ 20
3.1 Raporti letërsi gojore-letërsi e kultivuar në veprën e Fishtës .................................................. 20
3.2 Gjergj Fishta-pjesë e etnografisë shqiptare ............................................................................... 23
3.3 Mali mitik i Gjergj Fishtës.............................................................................................................. 29
3.4 Fjalorth mitologjik i malit në veprën e Gjergj Fishtës ............................................................... 32
PËRFUNDIME: ......................................................................................................................................... 48
BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................................................... 50
4
HYRJE
1. Motivimi i temës
Mitologjia e Lahutës së Malësisë si pjesë e letërsisë gojore ka të bëjë me fillimin e mitologjisë së veprës
si dhe endjen mitologjike të subjektit, e cila vjen si gërshetim paralel me bëmat e heronjve shqiptarë në
të gjitha episodet. Mitologjia e Lahutës lidhet gjithashtu edhe me figurat mitologjike në këtë vepër të
jetës së Gjergj Fishtës, me marrëdhëniet e tyre me heronjtë realë të veprës, me mjedisin ku ato
veprojnë dhe mentalitetin e tyre, si dhe me frymën e përgjithshme të kësaj vepre. Studimi i figurave
mitologjike në veprën Lahuta e Malsisë nis me Zanën e frymëzimit e cila duke i qëndruar përkrah autorit
në të gjitha episdoet e Lahutës, kthehet edhe në personazh kryesor. Ajo merr pjesë në të gjitha këngët e
Lahutës si narratore e gjithëdijshme, por edhe vepron, ashtu si Dragonjtë luftojnë, si Orët punojnë si
fisnike, Shtrigat përleshën me Orën e Shkijeve.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Analiza ka kë kemi ndjekur është metoda krahasuese në këtë punim të diplomës.
Janë parë figurat mitologjike një nga një në raport me të gjithë veprën: Zanat, Orët, Dragonjtë, Floçkat,
Lugetërit, Shtrigat, Ulkonjat etj. Më pas këto janë shqyrtuar në marrëdhëniet e tyre personazhet
mitologjikë të individualizuar në Lahutë të Malcis: janë gjithsej 98 figura mitologjike, 92 prej të cilave me
emra të përveçëm, si p.sh., Zana e Veleçikut, Ora me emrin Dake, Dragoi me emër Lleshi i Zi, Shtriga me
emër Pasuta.
Krahas metodës së analizës, mbizotërues ka qenë edhe krahasimi emër për emër dhe sipas grupeve i
figurave mitologjike të Lahutës së Malcis, me figurat mitologjike të folklorit shqiptar, si dhe me pasurinë
mitologjike. Duhet të theksojmë faktin se Gjergj Fishta është i ndikuar nga folklori, foklori gjallon në
veprën e tij, por ai nuk i mori figurat mitologjike ashtu si ata gjallonin në folklorin shqiptar: ai i ka
rikrijuar në përputhje me përfytyrimet popullore.
5
3. Baza teorike e punimit
Për të realizuar këtë punim jemi mbështetur në një literaturë të pasur, ku siç dihet nuk mungojnë
studimet që janë bërë në lidhje me Gjergj Fishtën, në monografitë dhe në artikujt të shumtë të cilat kanë
lidhje me temën tonë të studimit. Një ndihmëse të madhe në këtë studim më ka dhënë edhe studimi i
mentores sime Dr. Rovena Vata, “Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni dhe
Martin Camaj”1.
4. Synimi i temës
Kushdo nga ne që ka lexuar veprën e Gjergj Fishtës Lahutën e Malcis është ndjerë i mrekulluar nga kjo
vepër madhështore e tij, kjo gjë u ka ndodh edhe atyre që e kanë njohur mirë mitologjinë e popullit
shqiptar. Synimi i kësaj teme është edhe mrekullimi që u ndodh të gjithëve ku një Zanë, që i rri përkrah
poetit nga episodi i parë i Lahutës së Malcis deri te kënga e fundit; një Zanë tjetër, Zana e madhe e
Vizitorit, që përleshet me Orën thepe të Malit të Zi; një Zanë-Orë e Shqipërisë që mëkon me energji të
mbinatyrshme Ali pashën e Gucisë; Orët e Dukagjinit tek gatuajnë e u shërbejnë heronjve në bjeshkët e
largëta, Orë e Zana, tek i bëjnë ceremoninë mortore Tringës; një Floçkë që mëson të flasë shqip dhe
pastaj martohet e lind bij e bija me një djalosh malësor.
1 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013.
6
KREU I: Gjergj Fishta në letërsinë shqipe
1.1 Gjergj Fishta dhe miti
Gjergj Fishta, një mendimtar me potencial teorik, po aq sa dhe praktik, e dha kontributin e tij në shërbim
të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe. Fishta është dhe do mbetet personalitet i
kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof.
Gjergj Fishta është shkrimtar “I rrënjosur thellë në vendin e tij, të cilin e linte vetëm për pak, për t’u
kthyer gjithmonë rishtas atje. Fishta fuqitë e tija njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke”2.
Në fushën e letërsisë ai lëvroi lirikën, epikën, satirikën, dramën e tragjedinë, përkthimin, publicistikën.
Nga pikëpamja historike dhe etnokulturore, Fishta njohu “shpirtin e racës”, mënyrën tradicionalisht
shqiptare të jetesës, gojëdhënat, doket, zakonet, normat juridike, të cilat do t’i shfrytëzojnë mjeshtërisht
në veprat e tij3. Për këtë arsye ai do të cilësohej nga intelektuali Lefter Dilo, bashkëkohës i tij, si: “Ai i
lëvroi të gjitha gjinitë letrare dhe në të gjitha ka shkëlqyer”.
Në jetëshkrimin e Gjergj Fishtës përfshihen të dhëna me shumë interes për angazhimin e tij në zhvillimin
e arsimit e të gjuhës shqipe dhe sidomos për përdorimin alfabetit të saj në të gjitha komunikimet.
Studiuesi dhe albanologu Maksimilian Lamberc, e quajti atë “Homer të letërsisë shqiptare”, Lasgush
Poradeci “shkëmb të shpirtit dhe shkëmb të tokës shqiptare”, Gjeçovi më parë e pastaj Çabej, Xhuvani,
Cipo e të tjerë e quajtën “poet kombëtar” të shqiptarëve.
Gjergj Fishta është personalitet i veçantë dhe i shumanshëm, unik e ende i papërsëritshëm, që ka lënë
gjurmë të mençura e të thella në shumë fusha të artit, të dijes, të patriotizmit e të kulturës shqiptare4,
Fishta ishte intelektuali i kërkesave tona historike shprehet Engjëll Sedaj5.
Fishta përmes vetëdijes historike dhe vetëdijes mitike ka shtrirë dhe ka shprehur realitetin historik në
veprën e tij letrare. Përmasa fiktive-mitike në veprën e tij de në pah në Lahutën e Malcisë6.
2 Eqrem Çabej, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, Prishtinë, 1990, nr. 11-12, f. 1444. 3 Mustafa Ibrahimi, Fishta-personalitet profetik i gjuhës dhe kulturës shqiptare, në: Konferencën Ndërkombëtare për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, “Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë”, Tetovë, 24 nëntor, 2006, f. 108. 4 Kolec Çefa, Nëpër gjurmët e Fishtës, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 3. 5 Engjëll Sedaj, në: revista “Hylli i Dritës”, 1993/1, f. 41.
7
Duke i qenë i bindur për vlerat e artit popullor, por edhe i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e
bashkëkohësve të tij nuk dinin shkrim dhe lexim, Fishta e shkroi veprën e vet duke u mbështetur
gjerësisht në poezinë gojore: në sistemin figurativ shprehës folklorik, në modelet formulative të
retorikës tradicionale, në kumtin e drejtpërdrejtë emocional që del nga vargjet e tyre.
Në kapërcyell të shekujve XIX-XX apo, më saktë, në fillimshekullin e 20-të kur zë fill Lahuta e Malcis dhe
Fishta këndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamësuar nëpër shkolla, nocioni shqiptarizëm
qarkullonte kryesisht ndër intelektualë atdhetarë të diasporës, të cilët deri atëherë kishin krijuar një
letërsi të konsiderueshme në gjuhën amtare.
Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptarë për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të
përqendruara në Shqipëinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur
ndodhitë e cilësitë shqiptare.
Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i
idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet në zona kohe as hapësire. Duke
marrë karakteristikat krej kombëtare vepra ngrihet në nivelin e eposit kombëtar, me mbështetjen në
jetën autentike, në ambientimet relae e fantstike të mendësisë shqiptare dhe me kërkimin e modelit të
shkrimit që mbështetet në letërisinë popullore shqiptare7.
Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1- historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta
e Ballkanit, Konferenca e Londonit, ku ka referenca te këngët hsitorike; 2) kreshnike, me shpërthimet
krijuese imagjinative, që shpien te referncat e cilit të kreshnikëve, apo të këngët baladike dhe 3)
autoriale, si Patër Gjoni apo tringa, që artikulojnë imagjinimet e poetit edhe kur mbështeten në
paratekstet baladike, duke I transformuar ato në stilin vetjak8.
Në mungesë të letërsisë së kultivuar, në popull gjallonte një letërsi e pasur gojore, ku elementet
fantastikë dhe figurat mitologjike bashkëjetonin besueshëm me figura historike të së kaluarës së largët e
të afërme. Kështu, besohej se Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si
konsiderohej Dragua edhe një hero i ditës si Mehmet Shpendi, që luftonte maleve për mbrojtjen e
trojeve shqiptare prej shovinistëve sllavë. Kjo mendësi vinte deri në Shkodër, qyteti më i madh në
Ballkan i Perandorisë Osmane, ku ishte krijuar një bërthamë intelektualësh me kulturë evropiano-
6 Rovena Vata, Kulti i shqipes dhe kulti i të parëve në veprën e Fishtës, në: “Studime të gjuhës shqipe”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2014, f. 554-555. KDU 811.18-26 (05). 7 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 217. 8 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 217.
8
perëndimore që inspironte Rilindjen Kombëtare. Duhet shtuar se, së bashku me besime popullore,
bashkëjetonin edhe bestytni të importuara orientale. Në këtë realitet të përzier fantazish, Fishta këndon
mitologjinë thjeshtë shqiptare, atë që rridhte prej bjeshkëve të larta ku historia ishte ende mit dhe miti
përjetohej çdo ditë si realitet epik.
Kur shkruhej Lahuta e Malcis, në të cilën fillesa mitologjike zë vend të rëndësishëm në strukturën e
veprës, komunikimi i intelektualëve me kombin nuk ishte i lehtë. Shqiptarët, pothuajse në masë, nuk
dinin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën e tyre. Gjithçka që krijohej në shqip botohej thuajse e gjitha
në diasporë. Edhe Fishta fillimet letrare i ka te revista “Albania” e Faik Konicës që botohej në Bruksel.
Madje edhe bleni i parë i Lahutës së Malcis u shtyp me ndërmjetësinë e Faik Konicës në Kroaci me 1904-
5. Fishta nënshkroi me pseudonimin “Kangë Popullore”, sepse orientimi i veprës së tij ishte vërtetë për
popullin shqiptar, përfshirë edhe atë masë që nuk dinte shkrim e këndim, por jetonte estetikisht kohët
mitike. Lahuta e Malcis do të “lexohej” pak a shumë si këngë folklorike, duke qarkulluar gojë më gojë.
Ky fakt duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik në letrat shqipe, një gjetje që përbën kyçin e
suksesit të veprës Lahuta e Malcis, së cilës Fishta ia dha dorën përfundimtare më 1937. Të shprehemi
qartë: jo folklorizmi përbën risinë dhe kyçin e suksesit të një vepre letrare, si janë shprehur shpesh herë
edhe në mënyre spekulative për eposin fishtjan.
Por komunikimi i fuqishëm ideo-emocional i një vepre letrare me të gjitha shtresat e shoqërisë, duke
filluar nga intelektualë të shquar të kohës si Lasgush Poradeci e Eqrem Çabej, që me gjuhën e Umberto
Ekos do të cilësoheshin “Lexues model të nivelit të dytë”, e deri tek ai bariu, “lexues” i nivelit të parë, që
nuk dinte shkrim e këndim, por e ndjente bukurinë e fjalës shqipe që të ngazëllen e të shiton si
pingërimë Zanash.
Në Lahutën e Malcis janë figurat e mitologjisë së lashtë. Në Lahutën e Malcis ndeshen figura mitike, që
qarkullonin në ato kohëra në përrallat, mitologjinë, besimet ose legjendat popullore, si Zanat, Orët,
dragojtë, floçka, Kxhetza, Qyqja, kuçedrat, lugetërit, shtrigat, fantazmat e hije të vdekurish. Figura të tilla
mitike ë bëjnë të mundur që shkrimtari të përdorë poetikën fantastike, imagjinare, si shtrat mbi të cilin
të krijijë tablo të gjera të mrekullueshme të botës tjetër.
9
1.2 Gjergj Fishta dhe fytyra e folklorit në veprën e tij
Fishta u lind dhe u rrit në një mjedis ku epika gojore, por edhe llojet e tjera të poezisë sonë gojore, bënin
një jetë intensive në shtresat e ndryshme të popullit. Duke qenë i bindur për velrat e artit popullor, por
edhe i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e bashkëkohësve të tij nuk dinin shkrim dhe lexim, Fishta e
shkroi veprën e vet duke u mbëhstetur në poezinë gojore: në sistemin figurative shprehës folklorik, në
modelet e retorikës tradicionale, në kumtin e drejtpërdrejtë emocional që del nga vargjet e tyre.
Për krijimin e veprës së vet ai zgjodhi vargun tetërrokësh, me të cilin u krijuan pjesa më e madhe e
llojeve të lirikës gojore si dhe këngët me tematikë historike, që ishin mjaft të përhapura në kohën e
Fishtës9.
Gjergj Fishta, poet, studiues i letërsisë dhe i traditës popullore, njeri i letrave në përgjithësi, njohës i
psikikës nacionale shqiptare dhe i së drejtës zakonore të vendit. Si shumica e intelektualëve të formuar
në periudhën romantike ai u mor njëherësh me të gjitha, duke filluar nga angazhimet politike deri tek
nocionet e së bukurës10.
Folklori është ndërgjegje që lëviz në rrjedhën e kohës, reflekton dhe pasqyron artistikisht kohën,
modelohet dhe qarkullon në kohë, ruan kohën, tanimë si histori, si realitet social, si shpirtëzim, si shenjë
identitare, mirëfilli vetanake dhe e patjetërsueshme, shprehet profesor Agron Xhagolli11.
Si rrallë ndonjë shkrimtar tjetër shqiptar, Atë Gjergj Fishta (1871-1940) ka kaluar nëpër një trajektore të
çuditshme komunikimi me popullin e vet12. Fishta me veprën e tij paraqitet si një nga ata krijues
shqiptarë që në fushën e letrave mbështeten së tepërmi në trashëgiminë popullore.
9 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 62-63. 10 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 27. 11 Agron Xhagolli, Folklori shqiptar në bashkëkohësi, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2013, f. 5. 12 Agim Vinca, Mes mohimit dhe fetishizimit, në Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë, Sesioni II Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Tetovë, 24 nëntor, 2006, botuar në Tetovë, 2008, f. 27.
10
Letërsia gojore, aq shumë e përhapur te Fishta, si dukuri edhe letrare, por edhe dukuri antropologjike,
shprehet studiuesja Rovena Vata13.
Na duhet të theksojmë se edhe areali i figurave mitologjike në Lahutë të Malcis nuk është folklorizëm,
sado që derisa Fishta i rikrijoi në veprën e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetëm në folklor e në besime
popullore. Kulti i Zanave, p.sh, është ruajtur i gjallë, si mbijetojë e një Panteoni të hershëm mitologjik të
bashkësisë fshatare ndër male “deri në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, aty-këtu edhe pas Luftës
së Dytë Botërore”. Madje kulti i Zanave në Shqipëri është edhe shumë më i hershëm se sa është
menduar prej atyre që e kanë përafruar me Dianën e romakëve, e cila kishte marrë atributet e
Artemidës së grekëve. Çabej shkruante se te “kjo Diana kemi të bëjmë me një “interpretatio latina” të
një hyjnie epikore (vendore) pararomake”. Kështu mund të flitet edhe për Floçkën e Ranës së Hedhun
që del në Lahutë të Malcis si një mit i etnogjenezës së stërlashtë të rodit të shqiptarit, si dhe për
Dragonjtë, gjithashtu, dëshmi të prejardhjes mitologjike pellazgo-ilire, të cilët vijnë në veprën e Fishtës
me përmbajtjen simbolike të ndryshme ose më të hershme se përmbajtja simbolike që ata demonë
kishin marrë në epokën antike greko-romake e biblike.
Folklori ndër shqiptarë u ka qëndruar shekujve, ndërsa është transmetuar e ruajtur në kujtesën e
popullit brez pas brezi. Duke e mbledhur, ruajtur dhe studiuar atë, ne mësojmë sesi ka ecur dhe është
zhvilluar një shoqëri, etni, popull a komb, si i ka përjetuar fatet e veta historike dhe si i ka pasqyruara
dhe si ka reflektuar mbi to. Përmes të shkruarës analizojmë të sotmen dhe hedhim bazat e së ardhmes.
Edhe folklori ka qenë një nga shprehjet e vetëqenies së pavarur të popullit shqiptar dhe, njëkohësisht,
një instrument i fuqishëm për afirmimin dhe konsolidimin e kësaj vetëqenieje, origjinalitetit, dhe
individualitetit të jetës shpirtërore kombëtare14.
Në poemën Lahuta e Malcis së Fishtës, elementi mitik gjeti hapësirë të re, mënyrë tejet të paraqitjes së
saj. Në kohën kur për letërsinë evropiane këto elemente i takonin së kaluarës, poema epike e Fishtës me
reflektimet e peshën e elementit mitik të ndërtimit të subjektit të ngjarjes, u vlerësua si vepër shumë
origjinale duke ndryshuar shumë edhe nga epi klasik. Lahuta nuk përfshin një nagjrje kryesore me një
ose disa personazhe kryesorë ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe personazhet mitologjike. Zana e lhutës si
figurë e besimeve popullore shqiptare që jeton në male, pyje e lugina, bëhet bashkëpunëtorja më e afërt
e poetit, ajo vuan dhe gëzohet bashkë më të, varësisht nga zhvillimet e luftërave mes shqiptarëve dhe
13 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 64. 14 Alfred Uçi, Folklori dhe letërsia e kultivuar, Estetika e Folklorit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, f. 174.
11
forcave pushtuese serbo-malaziase. Zana e frymëzimit, e poetit bëhet “pjesë e pasionit të vet Fishtës që
realizon imagjinativisht në mjedisin ku jeton, në një realitet magjik, natyror e shpirtëror15.
Fishta, kur nisi aventurën letrare për të krijuar eposin artistik të popullit shqiptar, përcaktoi objektivin e
saj, që ishte Marash Uci e të bijtë e Calëve; konfliktin e tyre me krajl Nikollën e Cetinës e carët e
Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjët e Evropës. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të kënduar së
bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e
Frymëzimit. Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për
të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis. Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na
sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin nëLahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht,
lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht
magjinë e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Ai krijoi
edhe personazhe të tjerë mitologjikë: Orën e Shqipërisë dhe Orë të tjera, Zanën e Madhe dhe Zana të
tjera, Dragonjtë e Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, Floçkën. Të gjitha këto figura përbëjnë shtratin
mitologjik të Lahutës së Malcis: kënga e 11-të mban titullin “Lugati”, sikundër e 16-ta “Kuçedra” dhe e
24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e “Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet
krejtësisht ose pjesërisht Shtojzovalleve, të cilat janë të kudogjendura në vepër, shpesh herë së bashku
me figura të tjera mitologjike.
15 Tonin Çobani, Miti dhe antimiti fishtjan, Tiranë, 1999, f. 19.
12
KREU II: Prania e figurave të mitologjisë shqiptare në veprën e Fishtës
2.1 Zana
Zana e Madhe (Episodi i Tringës)
Fishta përveç personazheve të njohura nga historia, në poezinë epike ka përfshirë edhe figura të
mitologjisë shqiptare siç janë: Zana e Orët të ngjashme me këngët kreshnike popullore16.
Episodi i Tringës, botuar së pari tek revista “Hylli i Dritës” në vitet 1934-1935, përcjell një marrëdhënie të
re të Zanës me malësorët, në rastin konkret, me Tringën. Në konceptin e Fishtës qeniet mitologjike nuk
mund të ndëryshojnë drejtpërdrejtë fatin e njerëzve. Por Zanat ndiejnë dhe vuajnë së bashku me qeniet
humane, njësoj si ato. Në episdoin e Tringës, në varrimin e saj, Zana dhe Orë kryejnë ceremoninë
mortore, vajtojnë dhe shpaguajnë. Zanat mund t’u shfaqen njerëzve si hije, ose si hije të personave
konkretë. Kështu, Zana e Madhe e Vizitorit i ka qenë shfaqur Tringës:
A t’bie n’mend, moj rrezegi,
Si kur ishte ti ende fëmij,
Flokët rreth ballit rrumbullue,
Bajshin zheg ne t’dyja bashkë,
N’për ato mrize t’Vizitorit?
Ku unë, marrë hijen e ndo’j vashe,
Me ty shoqe ase kushërinë,
T’mësojshme këputat si me nisë,
Si me qepë, si me qendisë? (XXV, v. 521-529).
Personazhe si Tringa, veprojnë brenda pikave hapësinore dhe kohore të kufizuara, por që pajisen
mjeshërisht me tipare tipizimi krijojnë momentet artistike dhe kompozicionale më të arrira.
Tringa, personazhi më i palëvizshëm, personazhi me ekzistencë më të kufizuar kohore, e tipizuar deri në
shkallën më të lartë të mundshme artistike, edhe pse qëndron brenda pikës hapësinore tejet të ngushtë
të kullës, edhe pse vepron brenda njësisë kohore tejet të kufizuar, me botën e saj të ngjeshur
emocionale dhe shpirtërore ndikon që kënga për të të jetë aq e përmbushur dhe e përpunuar
artistikisht, sa që, thuaja, është kënga e vetme që mund të lexohen me një frymë.
16 Isak Shema, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996, f. 26.
13
Në anën tjetër, gati në të gjitha këngët në të cilat këndohet për luftën, bëhet paraqitja e një numri të
pakufizuar personazhesh, për të cilat flitet në momente të caktuara dhe vetëm në kontekstin e veprimit
që kryejnë brenda atij momenti kohor. Në rastet tjera orët dhe zanat, po edhe lugati dhe kulshedra, do
të marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarje, bile, si në epet e vjetra apo poemat epike të arbëreshëve, ato
anojnë dhe krijojnë situata të favorshme apo të disfavorshme për ndonjërën palë
Në mortin e Tringës Fishta ka sjellë shumë Zana dhe Orë. Madje ato cilësohen edhe me emra, por nuk
individualizohen.
Trupin e Tringës, qe e sjell para duarve Zana e Madhe, ajo edhe po e lan me ujë gurre e lotët e syve të
saj:
Zana e Madhe, shpërvjelë llanash,
E dhanë rizës ajo mbas shpine,
T’mjerën Tringë, sa mirë po e lante,
Me një gurrë e lott e syve!
(XXIV, v. 495-496).
Disa Zana të tjera ndihmojnë për ta larë trupin e Tringës, të tjerat qëndrojnë rrotull “tue dënesë”:
Tjerat ndejë ki’n rreth e rrotull,
Shkatërrue flokësh, mollzat n’lot ri;
Disa n’kambë, disa n’lëndinë,
Ulë n’njen gju e n’tjetrin duert,
Mbërthye gishtash, mbështetë kaluer,
Tue dënesë dhimbshem tue qa,
T’ngratën Tringë....
(XXIV, v. 444-450).
Edhe më befasues ëhstë Fishta në fantazinë e tij kur përshkruan duelin e Zanës së Madhe të Vizitorit me
Orën e Dormitorit. Zana e Madhe e Vizitorit është betuar se do të ketë shpagim për vrasjen e Tringës.
Ajo lëshon një piskamë kushtrimi në të katër anët. Kurse imazhi i Fishtës për zanën e shkijeve ëhstë një
lëvizje e shqetësuar sa në tokë, sa në re:
Se ç’ka nisë ajo me dredhë,
Poshtë përpjetë, kryq e tërthuer;
Herë n’një re, herë n’tjetrën strukë;
Tash mbas malit, tash mbas suke;
14
Rrafsh për tokë herë rrahi flatrat,
Prap pingul flutro përpjeta,
Vec si t’mund soje me shpëtue.
(XXV, v. 999-1005).
2.2 Ora
Ora e Shqipërisë (Kënga “Ali Pasha i Gucisë”)
Për krijimin e personazhit të Zanës-Orë, Fishta u mbështet në folklor. Në këngët e Kreshnikëve të Veriut
Zana u shfaqet heronjve dhe, kur duam, u ndihmojnë atyre, ua plotësojnë dëshirat, u japin fuqi të
mbinatyrshme. Tepër poetike është paraqeitja e Zanës-Orë. Ajo është një lëvizje në lojën e rrezeve të
dritës. Ali Pashë i Gucisë dyshon “pale a ish njeri ose hyjni”. Madje ai edhe e pyet:
Pash Njatë që të ka dhanë,
A je njeri ase je Zanë (VII. V. 140-141).
Kurse për reagimin e kalit të tij, kur shfaqet Zana, kemi vargjet:
U trand gjoku kur e pa,
(Thonë se kali proskë nuk ka)
Curroi veshët e ngrehi kryet,
E haru pa ia nda sytë;
Turfulloi nja dy a tri herë,
Tue e zmbrapsë rudinës blerë
Kah kish ndejë Alia mbështetë (VII. V. 127-133).
Ora e Shqipërisë, në këngën për Ali Pashë Gusinë, do t’i japë atij fuqi mbinatyrore. Në anën tjetër Zana e
Durmitorit i udhëheq malazezët në sulmin kundër shqiptarëve. Ose Zana e Vizitorit organizon vajtimin
dhe varrmin e Tringës. Nëse, në këto raste, marrëdhëniet e personazheve mitike dhe njerëz janë
indirekte, ka raste kur këto personazhe krijojnë marrëdhënie direkte brenda llojit të tyre.
Në këtë lëvizje drite Zana kundrohet “si hije veshë në të bardha”, “ardhë shtatit si breshana”. Kështu, në
portretizimin e Zanës, Orës së Shqipërisë, që i shfaqet te kroi Ali pashë Gucisë, kemi këto elemente
reale: një nuse veshur me të bardha (si një vashë që fat ve s’pari), me një shtat të drejtë e të gjatë si
breshana, me një brez të artë shtrënguar në mes, me flokët të lëshuar përgjatë trupit.
15
Orët e Dukagjinit (Kënga “Kuçedra”)
Fishta sjell nga folklori edhe Orët e Dukagjinit, kjo këngë ka subjekt mitologjik ku pasqyron përleshjen e
Dragonjve me Kuçedrën dhe darkën e tyre me Orët e maleve. Orët e tjera të Dukagjinit kanë qenë strukë
shpellave “prej gazepit t’asaj nate”. Vetëm Ora e Shalës, motra e tyre e madhe, e ka ndjekur me
vëmendje luftën e Dragonjve me Kuçedrën:
Edhe e Mira fort asht gëzue,
Kur ka pa e ka kundrue,
Se dragojt’ e Shqiptarisë,
Keq shemtue e kanë kuçedrën,
Se tri krena ia kanë gjymtue:
Se ‘i germaz ia kanë shporue;
Shtatit krejt se e kanë shkallmue,
E se n’shpellë e kanë ngujue,
Tue i zanë grykën me i’buzë mali,
Mos me mundë ma për së gjallit,
Me damtue Dukagjinin (XVI, v. 380-390).
Ora e Shalës, si motër e madhe e Orëve të Dukagjinit, është mbrojtëse e gjithë krahinës, prandaj është
entuziaste për fitoren e Dragonjve. Kjo përputhet me burimet popullore se çdo vend në Shqipëri ka Orën
e vet të bardhë.
2.3 Dragoi dhe Kuçedra
Te kënga e 16-të shfaqen Dragonjtë në një përleshje me Kuçedrën, Orët e Maleve, që u shtrojnë darkën
Dragonjve pas betejes.
Në një lexim të parë të veprës Lahuta e Malcis, lufta kundër Kuçedrës vjen si një konflik paralel me
konflitin e shqiptarëve kundër trupave pushtuese të knjaz Nikollës së Malit të Zi. Në thelb, lufta e
Dragonjve me Kuçedrën është një konflikt universal midis të mirës dhe të keqes, që, në tërësinë e
poemës, na kumton se heronj të tillë, si: Marash Uci, Oso Kuka, Ali pashë Gucia, Çun Mula e plot të tjerë
përfaqësojnë të mirën, prandaj edhe fitojnë.
16
Kuçedra, e cila duhet mundur prej dragonjve, është një mostër e stërmadhe “me shtatë krena e gjashtë
palë kthetr”. Ajo shfaqet në Bigë të Shalës (Dukagjin) dhe shtrihet me bisht deri në breg të lumit Drin).
“N’Bigë t’Shalës ka dalë Kuçedra/… Bishtin gjatë me i mbërrijtë në zall”). Kuçedra është zemëruar dhe
“zjarr e squfur tue flakërue,/ krepa e gur tue rrokullue,/Dukagjinin don me shue”).
Dragonjtë e Lahutës së Malcis, figura mitologjike të folklorit shqiptar, nuk janë gjë tjetër veçse vetë
luftëtarët malësorë, të njohur që fantazia popullore i ka mbrujtur me elemente të mbinatyrshme. Ata
kanë emra të përveçëm, i përkasin një krahine të përcaktuar gjeografikisht, kanë bëma të njohura që
prej kohëve më të hershme deri në ditët e sotme. Emrat e Dragonjve të Lahutës së Malcis sipas
krahinave janë: Llesh Gjoni, ose Lleshi i Zi, Bibë Llesh Markola (Mirditë); Ndrekë Heqimi, Gjokë Vukli,
Shtjefën Çapaliku, Beqo Qoshja, Hamz Sadiku (Shkodër); rrustem Uka, Xhem Sadria (Pejë); Ton Golia
(Gjakovë); Gjeto Gega (Shllak), Prel Tuli (Mertur); rran Dodë Preci (Kastrat), Gjeto Marku (Hot), Gjin
Pjetri (Kurbin), Vocër Bala (Shalë-Shosh).
Dragoi Llesh i Zi, i cili u prin Dragonjve kundër Kuçedrës dhe vetë i jep asaj goditjen kryesore:
Ngërthye Lleshi, ba si grep,
Njerën kambë zatetë për ‘i shkrep,
Djersa rrkajë tue i shkue për ballë,
Tue kërcnue me dhambë e tmallë,
……………………………………..
Kur, qe, Lleshi po përmblidhet,
Po përmblidhet, po përdridhet,
Po përdridhet tue ngrehë n’dana,
Me ato duer e me ato llana,
Si të shkrime prej çelikut,
Ku për t’gjatë të trashë kërrcikut,
I janë ngrehë dejet toje-toje,
Edhe shkrumë tue qitë për goje;
Shkumb e gjak, ofshe, përzi,
I jep shtatit me furi,
Edhe ngrehë kaq me fuqi,
Që i asht shkulë shkrepi për nën kambë,
E i janë thye në gojë dy dhambë,
17
Edhe ‘i pash rrëshqanë tue ngrehë,
Nxjerr Kuçedrën nën gur fshehë.
At’herë mbrapa kthen një hap,
Edhe shtatit i jep prap,
E dy pash, po, dy pash t’mirë,
Prap ma jashtë Kuçedrën nxier.
Kështu tue i dhanë pesë herë a gjashtë,
Nxjerr për gjysmë Kuçedrën jashtë.
At’herë t’madhe, sa i mujt zani,
Briti shokëve kapitani;
Ushtoi ashta lak e n’lak,
Trembë kucedra, pshurri gjak,
Me blue ‘i ditë një gur mullini (Kënga XVI, v. 203-241).
Dragonjtë kanë armët e tyre, që mund të jenë gurë të stërmbëdhenj (“Po i shtrëngohet Let Patani/edhe
dyndë një bet currani,/njizet vetë, po, mos m’e lujtë”), vegla të përdorimit të përditshëm (“e me fuzhnja
e dana t’gjara,/me veriga e rrfanë çeliku,/hekra barkash të Venedikut”) apo armë tradicionale, si: shpata
(“Rrustem Uka, trimi i trimit/… e rrokë shpatën me dy dyer”), topuzë (“Tom Galia..trandë topuzin,
njëqind okë”), heshta (“Gjeto Gega shpejt ka rrahë/heshtën trashë sa një mashkull qerri”) e deri te armët
e zjarrit (“N’atë Mar lulën, trim bujar,/n’Gjelosh Kolën, kuvendtar,/n’Mehmet Shpendin, pushkatar”).
Lum e lum për t’madhin Zot!
Ç’ka shkrehë sonte gjithë ky mot,
Gjithë ky mot e kjo vetimë,
Gjithë kjo gjamë e bubullimë,
Thue po shemben qiell e dhe.
La lëshue prue, po, ka lëshue she;
Rreth shtërngata, shungullon era;
Ushtojnë malet me t’hy mnera;
Kaq një mot ka shkrehë n’Malci,
Çka do t’jetë, vallë, nuk e di (Kënga XVI, v. 1-10).
Edhe Orët e Maleve, në sytë e Dragonjve ato ngjajnë me gratë “fisnike” të malësorëve, punëtore dhe të
hijshme. Fishta i përshkruan kështu si më poshtë:
Njena, bukën përmbi krye;
18
Tjetra, mjelcën për nën dorë,
Mjelca ba me lëvore blini;
Dikush bie fashoje mjaltet;
Tjetrat n’hej, vendue tërthuer,
Bajnë mbi krahë dy drej të majmë,
Ora e Shalës si u kishte thanë,
Që me pjekë fërlikë në hell (Kënga XVI, v. 435-442).
Dragonjve, pavarësisht nga mosha (“Vocërr Bala ishte fëmijë”), krahinat prej nga vijnë (“kur Dragonjtë e
Shqiptarisë/si të fushës, si të malësisë) apo religjioni (“a turk a i kshtenë”), janë luftëtarë të
jashtëzakonshëm. Kur shfaqet Kuçedra, ata mblidhen të gjithë së bashku, duke u ngritur fluturim (“ata
çue janë fluturim”), prej kullave të tyre në banimit:
E për re e nëpër thellim,
Mbi Bigë të Shalës kanë rra fluturim (Kënga XVI, v. 52-53).
2.4 Lugetërit dhe Shtrigat
Një vend të veçantë në veprën e Fishtës e zënë edhe Lugetërit e Shtrigat. Një këngë e veprës, kënga e
11-të, titullohet “Lugati”.
Lugetërit dhe Shtrigat nuk marrin pjesë në ngjarjet e poemës, si dragonjtë e deri diku, Orët e Zanat, janë
personazhe antagonist. Kështu Lugati që i shfaqet në ëndërr Oso Kukës është një “hije vdekjeje”, nisur
pre rjekje për t’i vënë fjalën fuqisë së barotit në këshjellën e Varaninës:
Kish ta di ç’ka ai Oso Kuka,
Që tue i shkue s’asht sonte buka,
S’po i shkon buka as mishi i dashit,
Kot pranë tryez’s asht ndejë për rrafshit,
Tue përdredhë ato musteqe!
Thonë, ka pa një andërr t’keqe,.
Andërr t’keqe, thonë, ka pa,
Mbramë, që shkoi, porsa ka ra.
Ka pa n’andërr se prej Rjeke,
19
Qenka nisë një hije vdekje,
Ndezë flakë, si flakë lugatit,
Që, tue ecë fushës e ahpatit,
E n’ për këneta e n’për zallina,
Fill po vinte kah Vranina.
Kur n’Vraninë ajo ka mbërri,
N’xhebehane paska hi,
Edhe i dhanë zjarr barotit.
Kur ka dhanë zjarr barotit.
Ka plasë kulla e ka marrë gjamë,
Asht dridhë toka për nën kambë,
Ka suhtue liqeni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi. (V, v. 1-22).
20
KREU III: Oraliteti dhe literaliteti
3.1 Raporti letërsi gojore-letërsi e kultivuar në veprën e Fishtës
Njëri ndër problemet më aktualë edhe sot është ai i raportit të letërsisë gojore me letërsinë e shkruar17.
Pikëtakimet e letërsisë gojore me letërsinë e shkruar janë hershme. Letërsia e shkruar lindi si nevojë nga
fillimet e zbulimit të shkrimit, përkatësisht të krijimit të veprave të letërsisë së shkruar dhe u shtri në
periudha të ndryshme dhe në letërsitë e shumë popujve, për të mbërritur edhe në ditët tona.
Pra, këto marrëdhënie u dëshmuan edhe në veprat e shkrimtarëve më të shquar të letërsisë së
përbotshme. Meqenëse e para ishte letërsia gojore, që ishte zhvilluar me shekuj, autorët e letërsisë së
kultivuar artistike u mbështetën te kjo letërsi dhe te llojet e saj, duke shfrytëzuar elemente të
rëndësishme të tematikës, të shtjellimit, të gjuhës dhe të sistemit shprehës artistik.
Lidhjet e shumëfishta të letërsisë sonë gojore me letërsinë tonë të shkruar provohen në veprën e
Fishtës, në mënyrë të veçantë në epin “Lahuta e Malcís”, këngët e para të së cilës Fishta i botoi duke
filluar nga viti 1905, ndërsa të plotë veprën e botoi më 1937. Megjithatë Fishta nuk është i pari autor
shqiptar që mbështet fort te folklori.
Dukurinë e pikëtakimeve të letërsisë gojore me letërsinë e shkruar e ndeshim që në veprat e para të
botuara në gjuhën tonë. Në “Mesharin” e Buzukut18 gjinden të ashtuquajturat lloje të shkurtëra të
letërsisë gojore: urime, fjalë të urta, mallkime etj.
Këtë fenomen e ndeshim te poezia e Pjetër Budit,19 ku autori vargun e vet e ndërton mbi bazën e vargut
tonë gojor. Duke folur për këtë varg, Kolë Ashta shkruan: “Budi shkruen i pari në vargun tetërrokësh, i
njohun si varg kombëtar i shqipes; ketë e vetëm ketë përdor Budi. E gjeti te populli i vet, me ketë punoi
ma se 3000 vargje”20.
17 Anton Berisha, “Çabej mbi letërsinë gojore”, f. 165-166. 18 Eqrem Çabej, Hyrje. Në “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Botim kritik i punuar nga E. Çabej, Rilindja, Prishtinë, 1978. 19 Shih Pjetër Budi, Poezi (1618-1621), Parathënia, tejshkrimi, komentet: Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1986. 20 Kolë Ashta, Pjetër Budi prozator e vjershëtar (1566-1623). Në “Shkodra” nr.6, viti VI, Shkodër, 1966, f. 282-301, f. 295. Shih
edhe Henrik Lacaj, Pjetër Budi vjershëtar i parë i letërsisë sonë. Në: Probleme të historisë së gjuhës shqipe. Zgjodhi dhe
mbarështroi Idriz Ajeti, Rilindja, Prishtinë, 1971, f. 437 - 446.
21
Elemente të përkimeve të tilla i ndeshim edhe në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus prophetarum”, të
botuar më 1685, ku autori, përdor elemente që janë të njohura në letërsinë që bartet gojarisht, qoftë në
vetë tekstin e veprës, qoftë në Sibilat21.
Dukurinë e ndeshim edhe në poezinë e Nikollë Brakatit, Nikollë Filjes e Nikollë Ketës, për të marrë një
përmasë më të theksuar në veprën e Jul Varibobës, “Gjella e Shën Mërisë Virgjer” (1762)22.
Kjo vepër e tij dëshmon kalimin prej formës së poezisë gojore në atë të shkruar. Ky fenomen është i
pranishëm edhe në veprat e poetëve të tjerë arbëreshë si De Rada, Skiroi, Dara i Riu, Farnçesk Anton
Santori, Serembe.
Mbështetja e autorëve në letërsinë gojore, sidomos në poezinë, ndodhte për arsye se ajo bënte një jetë
të gjallë e funksiononte nëpërmjet llojeve të shumta lirike, pastaj këngëve kreshnike, këngëve
legjendare, baladave, këngëve me tematikë historike, që rrëfimin e kanë përbërës të rëndësishëm.
Kjo poezi kishte krijuar sistemin e vet të pasur gjuhësor shprehës; kishte arritur një nivel të lartë artistik
dhe ushtronte ndikimin në marrësin, prandaj ishte e natyrshme që ajo të bënte ndikim edhe në
shkrimtarët tanë dhe në veprat e tyre të shkruara.
Fishta e ndjeku dhe e thelloi këtë traditë të pasur në letërsinë tonë, duke i dhënë atë dimension e
thellësi që nuk e kishte pasur deri atëherë. Këtë e bëri sidomos me veprën “Lahuta e Malcís”23.
Marrdhënia e fuqishme e veprës së Fishtës me folklorin, ka një ndikim pozitiv, si për nga karakterzimi
psikologjik i situatave, ashtu dhe nga natyrshmëria e komunikimit me receptuesin hipotetik. Një veçori e
letërsisë gojore është roli psikologjik dhe funksional i saj. Në strukturën e krijimeve letrare gojore, si
elemente kryesore konsiderohen edhe formulësimet. Kështu studiuesi i njohur i çështjeve dhe i
problemeve homerike, Milan Parry, formulësimet në poezinë gojore do t’i emërtojë si “grumbull fjalësh”
që rregullisht përdoren në kushte të njëjta metrike për të shprehur një ide qenësore të caktuar24.
Formulësimet që janë të shumta në poemë, kalojnë përmes të qenit brenda asaj që e kemi quajtuar
letërsi gojore, flasim duke ju referuar temave të Albert Lordit oralitetit gojor, ku këto formulësimë
marrin detyrimisht edhe një vlerë antropologjike dhe etnozakonore.
21 Ibrahim Rugova, Vepra e Bogdanit 1675 - 1685. “Rilindja”, Prishtinë, 1982. 22 Shih Jul Variboba, Gjella e Shën Mërís Virgjër. Transkriptimin V. Belmonte, “Faik Konica” & “Shpresa”, Prishtinë 2002. 23 Për Fishtën dhe veprimtarinë e tij shih dy vëllimet , At Gjergj Fishta, Shkëndija, 1941; At Gjergj Fishta (1871-1940), Botim “Distaptur”, Tiranë, 1944. 24 Albert B. Lord, “The singer of Tales”, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts London, England, 2000, f. 3-4.
22
Krijimtaria shpirtërore në përgjithësi, po edhe letërsia gojore në veçanti është studiuar kryesisht nga
aspekti i elementeve tematike-motivore, formësore, si dhe i ndikimit të saj estetik në marrësin. Me kohë
shtohen edhe studimet e kësaj letërsie në raport me traditën, me format, llojet e stilin e saj, që
njëkohësisht janë edhe karakteristikat e saj dalluese nga letërsia e shkruar25.
Bashkësia apo rrethi shoqëror ku lind një krijim gojor popullor e pranon atë, atëherë ky krijim, prej çastit
të përvetësimit nga ana e mjedisit të caktuar do ta fitojë edhe legjitimitetin e vet folklorik. Kjo sa e
dëshmon karakterin individual të letërsisë gojore, aq kësaj i jep dimensione edhe të karakterit kolektiv.
Një veçori e letërsisë gojore, është edhe e vërteta se krijuesi gojor nuk ka për qëllim që ta ndryshojë
ambientin shoqëror, ai nuk synon të krijojë një ambient të ri, këtë gjë nuk synonte as Fishta, ai mbeti i
njësuar me traditën gojore të popullit të tij. Këtë detyrë, e ka autori i vepës së shkruar letrare26.
Oraliteti dhe literaliteti në veprën e Fishtës ndëlidhen në mënyrë thellësore dhe janë të pandashëm.
Duke bërë fjalë për këtë dukuri Ernest Koliqi, thekson: “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet frymzimin e vet në
burime të letrësís gojore apo letrësija gojore qi fatlumisht gjet në Fishtën vleftësuesin e vet mâ të
përshtatun. Mysteri i fateve të kombit. E vërteta âsht qi zâni i Poetit u përzí e u shkri në nji mënyrë të tillë
me zânin e mbarë popullit sa mos me dijtë ku fillon njâni e ku mbaron tjetri”27.
Duke i parë këto dy letërsi në kuadrin edhe nacional, që sipas tij së bashku shprehin njësinë dhe shpirtin
e popullit, duhet theksuar se populli shqiptar pati dhe zhvilloi qysh herët një letërsi të pasur gojore, e
cila pasqyroi nga shumë aspekte atë jetë, doket dhe zakonet, pra gjithë atë që e cilëson dhe e dallon një
popull prej tjetrit.
Krijimtaria që shprehet përmes fjalës poetike të folur, sipas tij, u transmetua prej goje në gojë, prej brezi
në brez; bëri jetë dinamike dhe gjallëroi përmes llojeve e formave të modeleve, që gjatë periudhave të
ndryshme, nuk u shprehen përherë në vëllim dhë në formë të njëjta28.
Oraliteti dhe literaliteti në veprën e Fishtës ndëlidhen në mënyrë thellësore dhe janë të pandashëm.
Duke bërë fjalë për këtë dukuri Ernest Koliqi, mes të tjerash, thekson: “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet
frymzimin e vet në burime të letrësís gojore apo letrësija gojore qi fatlumisht gjet në Fishtën vleftësuesin e
25 Leontina Gega-Musa, “Refleksione folkloristike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011, f. 39. 26 Po aty, f. 42-43. 27 Shih Ernest Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997; cituar sipas “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, vep. e cit. f. 322. 28 Eqrem Çabej, “Studime Gjuhësore V”, Rilindja, Prishtinë, 1970, f. 37.
23
vet mâ të përshtatun. Mysteri i fateve të kombit. E vërteta âsht qi zâni i Poetit u përzí e u shkri në nji
mënyrë të tillë me zânin e mbarë popullit sa mos me dijtë ku fillon njâni e ku mbaron tjetri29.”
Përderisa njeriu i ndarë nga mitet, thoshte Niçe, përjetësisht i uritur, gërmon gjithë epoka e mëparshme
për të zbuluar në to rrëjët, qoftë dhe në u dashtë të hulumtojë gjer në moçmërinë më zanafillore. Mitet
janë gjithë çka letërsia ka shndërruar në mite. Miti është shpjegim ngaqë pikësëpari është dija brenda
vetë historisë. Kjo dije tregon se si miti është organizim i botës: çdo mit është histori e prejardhjeve, mit
themelues. Në planin kulturor, ai është referim pak a shumë i vazhdueshëm që i bën thirrje përsëritjes,
ritualizimit.
Fishta e shkruajti lahutën, jo për t’u recituar, por për t’u kënduar, që vargjet e saj të mbahen
përmendesh dhe të këndohen kurdoherë në çdo lloj rastesh.
3.2 Gjergj Fishta-pjesë e etnografisë shqiptare
“Për me shtrue këto bjeshkë e vërrí,
shka merr Drinin për s’ të gjatit
der’ n’ Kala të Rozafatit”30.
Procesi i të menduarit kryhet më shumë se gjithkund brenda marrëdhënieve midis tokës dhe territorit.
“...për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bâ zot i tokës e i detit,
edhe Europës tregun m’ia pré,
mos m’e lanë ne shitë, me blé”31.
29 Shih Ernest Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997; cituar sipas “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, vep. e cit. f. 322. 30 Gjergj Fishta, Kanga IV, f. 45. 31 Gjergj Fishta, Kanga I, f. 8.
24
Toka ngatërrohet vetvetiu me lëzivjen e atyre që lënë masivisht territoret e tyre, toka nuk është një
element mes të tjerash, por është ajo që i bashkon të gjithë elementët në të njëjtën përqafje, duke
përdorur njërin ose tjetri për të ç’territoralizuar territorin32.
“Jo, për Zotin ! Para toka
E përpiftë me male e boka
E me lume e fusha t’ gjana :
për tê dielli e errtë e hana!”33.
Gjeografia i heq historisë kultin e domosdoshmërisë për të nxjerrë në pah kontingjencën si të
pareduktueshme. Ia shkëput historinë kultit të origjinave për të afirmuar fuqinë e “mjedisit”, që në
rastin tonë kjo fuqi mjedisi është jo vetëm natyore, por ka më shumë fuqi etnografike.
“...me marrë Plavë, me marrë Gusí,
me marrë Shkodër me Malsí,
der’ ku danë vendi me Dri”34.
Drini jepët si kufi brenda harte gjeografike të Plavës, Gucisë, Shkodrës dhe Malsisë:
“... me hi n’ Plavë, me hi n’ Gusí,
me marrë Shkodrën me Malsí,
der’ ku danë vendi me Dri”35.
Ose
“Pse, si shtrue ta kemë Malsinë,
t’ kemë marrë Plavën e Gusinë,
atëherë na po t’ rras’na n’ Shkodër,
32 Gilles Deleuze & Félix Guattari, “Ç’është filozofia?”, Zenit & Art, Tiranë, 2008, f. 109. 33 Gjergj Fishta, Kanga IV, f. 45. 34 Gjergj Fishta, Kanga e VII, f. 82. 35 Gjergj Fishta, Kanga e XIX, f. 98.
25
tue luejtë valle e tue këcye lodër”36.
Këtë njësi etnografike që Fishta e përdor jo rradhë herë e jep përmes ujit i cili shërben si kufi ndarës mes
fiseve. Ky uji përcakton kufitë e Shqipërisë, kufitë e atdheut, kufitë e Leknisë, kjo kuptohet nuk është
gjetje e tij, por atë e gjeti aty në popull dhe e vuri në veprën e tij madhore.
“... mbrapa kamba kah s’i rrëshet
kujë, veç ndiqen rreth e okolla
çeta çetës rreth po i përmveshet,
si kulaç qi mblidhet bolla,
e si vala e Drinit, kur
t’ dêhet, bora”37.
Në traditën etnozakonore gjithmonë është përdorur si kufi uji dhe si megjë toka, kufiri i ujit në malsi
është përdour dhe përdorët edhe sot e kësaj dite përmes vijes së ujit, vetëm një vijë uji ndan shumë
tokë, ose ngatërron fiset mes njëri tjetrit. Në raste të shumta janë vrarë e prerë edhe mes vëllazërisë për
një vijë uji.
... “Malsisë s’ Madhe e Dukagjinit,
m’ Qafë të Diellit n’ Breg të Drinit,
n’Pejë, n’ Gjakovë, Rekë e Rugovë”38.
Në veprën e Fishtës ky kufi jepet përmes lumit Drin, ky emër i ka thënë pothuajse gjysmës së Shqipërisë
nga emri i tij si në rastet: Podrime, Zadrime, përdrine, Balldren, Gjadren, etj.
“...me i pushtue këto Malet tona,
ku çëse rrëmben Drini e Valbona”39.
Drini del si kufi në këto forma:
36 Gjergj Fishta, Kanga VII, f. 83. 37 Gjergj Fishta, Kanga e XXV, f. 428. 38 Gjergj Fishta, Kanga XXV, f. 410. 39 Gjergj Fishta, Kanga e VIII, f. 92.
26
“der’ ku danë vendi me Dri”, shka merr Drinin për s’ të gjatit, pa u shterrun Dri e Shkumin, m’ Qafë të
Diellit n’ Breg të Drinit, der’ n’ valë të Drinit, kjo Shqipní këtu e der’ n’ Drí, kjanë vala e Drinit, rrjedhes s’
drinit der’ në detë, e si vala e Drinit.
Kreshtat e maleve, sado të nalta që të jenë, nuk formuen pengesa aq të mëdha midis banorëve, sa
rrjedhjet e lumejve40.
Drini qëndron në diktonimi me lumin Shkumbin, përmes këtyre dy lumenjve përcakohesh nëse je toskë
apo gegë.
“Se mbas flamurit kuq e zí,
Gegë e Toskë, fushë e malsí,
kanë me dalë ndo’i herë n’ ushtri,
me derdhë gjakun për Shqipní?”41.
Regjioni në veri të Drinit të Zi dhe deri te kompleksi i Bjeshkëve të Namuna shqiptare formonte në kohën
e mesme një brez shumë interesant të simbiozës etnike në të cilën elementi shqiptar dhe rumun i
barinjve u shkri me elementin sllav bujqësor42.
“Jo, po; as ti vetë
s’ ké dyndë top e bajonetë,
për të xjerrun Turqit “dinit”;
por për t’ shtruem Shqipninë e shkretë
pak me thanë der’ n’ valë të Drinit”43.
Familja Dukagjini e ruante deri në kohën e Turqisë karakterin e shtëpisë së madhe dhe të vëllazërisë.
Gjin Tanushi e mori titullin “dukë” duke qenë ithtar i Paleologëve bizantinë, por ndoshta edhe si
40 Rrok Zojzi, vep., e cituar, f. 21. 41 Gjergj Fishta, Kanga VI, f. 70. 42 Milan Shuflaj, “Serbët dhe Shqiptarët”, Kumi, Tiranë, 2002, f. 17 43 Gjergj Fishta, Kanga e XXI, f. 294.
27
flamurtar ose si vojvodë në ushtrinë e mbretit serb. Kjo shtëpi e fortë sundonte në territorin midis
Lezhës dhe Fandit, ndërsa selia e saj kryesore ishte në qytezë të Lezhës në grykën e Drinit44.
“Me atë anë t’ Drinit, n’ kjoftë gjykue,
m’ atë anë t’ Drinit m’ trap të Lezhës”45.
Për krahinë etnografie kuptojmë njësitë e vogla ekonomike shoqnore që u formuen historikisht në gji të
një populli me jetë ekonomike, territor, drejtim ekonomik të veçantë nga krahinat e tjera të krijueme në
gji të tij.
“Se ti jé nji rreze drite,
s’ të ka randë pulëbardha ty;
e mbi tê mandej vozite
rrjedhes s’ drinit der’ në detë”46.
Këto krahina, me gjithë që kanë një bazë etnike të përbashkët, si rrjedhim i kushteve të vecanta të jetës,
i marrëdhanieve të veçanta ekonomike shoqnore, i fateve të veçanta historike, krijuen në mes tyne edhe
nuanca të lehta gjuhësore, ndryshime të vogla traditash kulturore, që u shprehën edhe me ndërgjegje
shoqnore dhe me emën të tyne të veçantë.
“Ké me ndie edhe si kjanë
vala e Drinit prap n’ ditë t ‘sotit
për urë vorrit t’ Gjergj Kastrjotit,
shpata e t’ cilit dikur motit,
vezulloi n’ hazëm t’ Shqipnisë
si ajo rr’feja e Perendisë”47.
44 Milan Suflaj, vep., cit, f. 23. 45 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 277. 46 Gjergj Fishta, Kanga XXVI, f. 454. 47 Gjergj Fishta, Kanga XXVI, f. 450.
28
Në popullin tonë gjatë shekujsh u formuen mjaft krahina etnografie të tilla, disa nga të cilat, jetojnë
edhe sot si p.sh., Luma, Martaneshi, Verça, Kurveleshi48.
Këto krahina etnografie lindën historikisht në gji të popullit në bazë të disa kushteve të vecanta të jetës.
Shekulli XIX njihet si shekulli i formimit kombëtar të popullit shqiptar në një unitet të vetëm të
përbashkët, shek. XVIII mund të njihet si shekulli i formimit të dy grupeve të mëdha të krahinave
etnografie që u quejtën Gegni dhe Toskni.
“Prandaj sot nuk ka zot tjetër
kjo Shqipní këtu e der’ n’ Drí,
përposë Knjazit t’ Malit t’ Zí”49.
Si vijë kufini në mes të këtyne dy grupeve krahinash etnografie merret në përgjithësi lumi Shkumbin. Me
gjithë se lumi Shkumbin asht një kufi natyror, ai shpreh ma së miri edhe një kufi etnografik. Në
përgjithësi në Shqipëri lumejtë janë edhe si vija kufini etnografik dhe vërehet se sa midis dy shpateve të
një mali.
“... me shkrue ’i letër n’ kanu t’ vjetër
për t’ shtatë Krajlat mbledhë n’ Berlin:
qi, pa u shterrun Dri e Shkumin,
edhe Buena për pa u thâ,
na për t’ gjallë nuk rrijmë nën Shkjá”50.
Megjithatë kemi edhe një zonë kalimtare në mes të Tosknisë e Gegnisë, e cila shtrihet gjatë bregut jugor
të Shkumbinit, e përbërë prej Bërzeshtës, Polisit, Shpatit, dumresë dhe Cermave, që lëkundet ndërmjet
këtyne dy grupeve51.
48 Rrok Zojzi, “Etnonografia shqiptare 1”, Tiranë, 1962, f. 16. 49 Gjergj Fishta, Kanga XXV, f. 412. 50 Gjergj Fishta, Kanga e XIX, f. 112. 51 Rrok Zojzi, f. 21.
29
3.3 Mali mitik i Gjergj Fishtës
“E me male të madhnueshme,
e me pyje të blerueshme”52.
Fishta reflekton malin me të gjithë qenien dhe krijimtarinë e tij, reflekton malësorin me të gjitha
mendësitë dhe shqetësimit e tij, reflekton mitologjinë me gjithë dominimin që i bën jetës së malit.
Fishta nuk është i vetëm në dashurinë e pashërueshme për malin. Rose Lane, në librin e saj “The Peak of
Shala”, shprehet se: “Unë ndieja keqardhje, mbase thjesht romantike, për zhdukjen e pashmangshme të
kësaj mbetjeje të fundit të gjallë të përbashkët primitive ariane, në të cilën kanë jetuar stërgjyshërit
tanë”, duke iu referuar gjendjes në malësitë veriore shqiptare. Dhe vijonte: “Unë jam konservatore,
madje edhe reaksionare. Unë do të doja t’i ruaja malet shqiptare kështu siç janë”53.
Mali fishtjan është një mal që në asnjë moment nuk e pranon qasjen e tij me qytetin, mali i Fishtës është
aq fanatik sa edhe vetë poeti, ky mal ka vetëm një shteg që të hysh në të, por në asnjë moment nuk
gjejmë shteg-dalje, mali për Fishtën është madhështor, është i pakrahasuar me qytetin dhe aq me pak
me erën perëndimore, atë e ndjek deri në Londor Zana e mitologjisë së këtij mali.
Mali për Fishtën është gjithçka mban ai, mali është kulturë, mali është i shenjtë, mali është qytetërim,
mali është e gjithë bota që e rrethon botëkuptimin e Fishtës. Këtë fakt e vërtetojmë me elementet që
janë të pranishme në veprat e tij duke filluar me më të madhen vepër: “Lahuta e Malsisë”.
Mali fishtjan është brenda këtyre shenja:
Kanun-traditë,
doke-zakone,
kulturë-qytetërim.
Mali është i lidhur edhe me bukën, pasi malësorët përmes tokës në mal arrijnë të sigurojnë ushqimin për
të jetuar, tokë bukë është shprehja që ata përdorin për të treguar që përmes saj mbijetojnë.
“Prandaj Pash ka gabue,
52 Gjergj Fishta, f, 90. 53 Rose Lane, “Majat e Shalës”, në “Sfinga” 1999/3, f. 217.
30
haps me i bâ Krenët e Shqipnisë;
përsé toka nuk pat plasun
qi me i qitë vetit mbi dhé,
e kurrkush mos me u rá mbrapa”54.
“Gjithashtu ne duhej të kishim bërë shenjën e kryqit, sepse në kato male buka është e shenjtë”55, betimi
që bëhet në këto zona është pasha bukën që e gjejmë edhe të Fishta.
“Punë e keqe, pashá bukën:
s’âsht për burra hapsi as shkopi:
për ta â’ shpata ase konopi”56.
Ndërkohë Rose Lane përfytyrimi që asaj i jep mali dhe të jetuarit në të është i tillë: “Më dukej sikur isha
kthyer në një vend që e njihja prej shumë kohësh dhe këtu e ndieja veten në vendin tim. Kisha harruar
se këta njerëz ende po jetonin fëmijërinë e racës ariane dhe se unë isha bijë e një shekulli që, për ta,
ishte në një të ardhme të largët e të panjohur. Për mua njëzet e pesë shekuj ishin zhdukur sikur të mos
kishin qenë kurrë”57.
Ndërsa Fishta e shpërnguli letërsinë nga “moti i madh” tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit;
Lidhjet e shumëfishta të letërsisë sonë gojore me letërsinë tonë të shkruar provohen në mënyrën më të
qartë në veprën e Fishtës, sidomos në epin “Lahuta e Malcís”.
“Dërsá n’ bjeshkë të Ljubotinit
për nën hije t’ mraztë të blinit
po ligj’rojshin Zana e Ora,
krye me krye e dora – dora,
atje poshtë në Prizeren
54 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 118. 55 Rose Wilder Lane, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004, f. 74. 56 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 119. 57 Rose Wilder Lane, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004, f. 63.
31
Abdull Frashëri, ’i Toskë me mend,
kështu ka nisë më çilë kuvend”58.
Vepra e Fishtës bashkon në vete letërsinë heroike, letërsinë etnike e letërsinë fantastike, të tria si
trashëgimi të veprave të mëdha. Mbas tij Ernest Koliqi, me novelën Gjaku, shpalon thellësitë e traditës
së Kanunit në psikologjinë e individit dhe ndeshjen tragjike të zgjedhjes individuale përballë kodit
kolektiv. Pashku lakon temën e dashurisë nëpër kushtëzimet kanunore te novela Nën qarr po rrinte
vasha; nga ana e tij Kadare, te romani Prilli i thyer, rindërton me një hollësi psikologjike historinë e
hakmarrjes, duke e përshkruar viktimën të pambrojtur nga fati i vet tragjik59.
Fishta e ndoqi dhe e thelloi këtë traditë të pasur në letërsinë tonë, duke i dhënë atë dimension e thellësi
që nuk e kishte pasur deri atëherë. Këtë e bëri sidomos me veprën “Lahuta e Malcís”60.
Arsyen pse veproi në këtë mënyrë Fishta e thotë vetë në parathënien e “Kanunit të Lek Dukagjinit”, të
mbledhur nga Shtjefën Gjeçovi e të botuar më 1933: “Folklora asht pasqyra e kthjelltë e psihes së
komit; âsht rrasa mermerit, me të cillen historija zgavrron t'endunt e të shendunt e popujve; âsht cehja
e pashterrshme e gjuhsís e e letërsís komtare. ‘Folklorën’, po do të skjyr-tojsh, po deshte me shkrue
historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhe pa tê komi jetë nuk ka; ‘folklorës’ do t'i
sillesh, po deshte me shtue pasunín e gjuhës me fjalë të permvetsueme, me frazeologjí shprehsore, me
shembulltyra të gjalla e dramatike; në ‘folklorë’ prap ke me ndeshë me type ma të nalta, me karaktere
ma të forta, e me motive mâ t'ardhuna e të perkueshme për zhvillimin e leteratyrës komtare. - Epopét
mâ të mdha e mâ të bukura të botës: si nji ‘Iliade’, nji ‘Shah-Name’, nji ‘Niebelungen’, nji ‘Fingal’ etr. etr.
kanë ngallitë e janë zhvillue mbi bazën e ‘folklorës’ komtare”61.
Zbërthimi i termit mal sipas kuptimit të parë dhe sipas vështrimit antropologjik na jepet kështu:
Mal (vend i lartë) - Mal (lidhje bashkësish)
Plak (i moshuar) - Plak (i pari i lagjes)
58 Gjergj Fishta, Kanga IX, f. 105. 59 Sabri Hamiti, “Albanizma”, vep e cit., f. 68-69. 60 Për Fishtën dhe veprimtarinë e tij shih dy vëllimet , At Gjergj Fishta, Shkëndija, 1941; At Gjergj Fishta (1871-1940), Botim “Distaptur”, Tiranë 1944. 61 Fishta, Parathânje. Në “Kanuni i Lek Dukagjinit”. Përmbledhë e kodifikue prej A. Shtjefën Konst. Gjeçov, O. F. N., Shtyp.
Françeskane, Shkodër, 1933, f. XXI.
32
Krye (kokë) - Krye (i pari i katundit)
Bark (pjesë e trupit të njeriut) - Bark (degëzim i vëllaznisë).
Me Fishtën jemi në mal edhe kur ai mendon si një qytetas, pra atë e vendos në një log zanash, në një
përballje me orën dhe zanën, Abbyl Frashëri ishte një jugor që detyrimisht i kalonte rruga nga qyteti, por
me të ardhun në mrizet e Vraninës ai ulët në ballafaqim me Orën, me Zanën, figurat historike si Oso
Kuka është në një paralele me një dragua dhe si i tillë trajtohet deri në fund të poemës.
3.4 Fjalorth mitologjik i malit në veprën e Gjergj Fishtës
Mali-malci
Mali-lahutë
Mali-Mal i Shejtë
Mali- Rumia
Mali-Lekët
Mali-Leka
Mali-Kastriota
Mali-amanet
Mali-çetë
Mali-Shqiptaria
Mali-bijtë e Skanderbegut
Mali-bijtë e Dukagjinit
Mali-vala e Drinit
Mali-9 male të Dibës
33
Mali-besa
Mali-kanuni
Mali-gjakmarrja
Mali-vrasja
Mali-kuvendi
Mali-mejdani
Mali-majet e Prizrenit
Mali- përrue
Mali-kodra
Mali-zalle
Mali-krye Sutjeskës
Mali-njegull tymi
Mali-rranzë bjeshkë
Mali-orgajë
Mali-malsuer
Mali-dushknajë
Mali-zabeli
Mali-katallâ
Mali-lugat
Mali-nemë
Mali-bajraku
Mali-vojvoda
34
Mali-kapidana
Mali-zjarm
Mali-votër
Mali-qyqe
Mali-korb
Mali-supatë
Mali-kep në kep
Mali-cujtë të thatë
Mali-kulshedra
Mali-kërcuna
Mali-mallkim
Mali-sokoleshë
Mali-sokol mali
Mali-log
Mali-cungu
Mali-drangue
Mali-druni
Mali-hije malukati
Mali-vetull mali
Mali- sy mali
Mali-log Zanash
Mali-log mejdani
35
Mali-shtek
Mali-rranxë mali
Mali-kanuja e maleve
Mali-pushka e kuvendi
Mali-Shkreli
Mali- Vermoshi
Mali-Valbona
Mali-suka
Mali-laku i bjeshkës
Mali-tokë
Mali-kufi
Mali-megjë
Mali-Vuthaj
Mali-dhé
Mali-atdhe
Mali-pushtet
Mali-morije
Mali-ferra
Mali-shlliga
Mali-kaçubë
Mali-rosa
Mali-glina
36
Mali-log t’ Malazezvet
Mali-zhibël
Mali-flamur
Mali-doke
Mali-gjuhë
Mali-fé
Mali-vorr
Mali-hatull
Mali-katund
Mali-mrizet e Sutjeskës
Mali-majen e bjeshkës
Mali-kulla
Mali-hija e malit
Mali-rrahi
Mali-driz
Mali-murrlani
Mali-gurë vorrit
Mali-tërthuer bjeshkës
Mali-gurra
Mali-djepi
Mali-moti i bjeshkës
Mali-ahi
37
Mali-bijë mali
Mali-Shejti Shëna Ndue
Mali-Rrogam
Mali-Zana e Vizitorit
Mali-Ora e Dormitorit
Mali-shërbele
Mali-ashta e breshta
Mali-bisha malit
Mali-zajet
Mali-logje
Mali-Shllaku
Mali-thep me thep
Mali-bollat
Mali-orrla
Mali-ujk zabeli
Mali-syni i keq
Mali-mal e vërrí
Mali-Zana e madhe e Vizitorit
Mali-kreshtë
Mali-Buk’ra e Dheut
Mali-mrize t’ Vizitorit
Mali-Shtozovalle
38
Mali-drandofille
Mali-Male t’ Mëdhá
Mali-Shalë
Mali-Malsí
Mali-shtriga
Mali-Tringa n’ bjeshkë
Mali-Bjeshkë të Mëdhá
Mali-hije t’ breshtë
Mali-gjâja bjeshkës
Mali-festa e bajrakut
Mali-maja e Hek’rave
Mali-bjeshka e Trojanit
Mali-Zana shtatzarana
Mali-Ora e bardhë trojanë
Mali-Zana e vogël
Mali-Ora trojanë
Mali-bjeshkë t’ Trojanit
Mali-bjeshkë edhe male
Mali-karpa të gjalla
Mali-Shoshi
Mali-Temal
Mali-Qafë e Diellit
39
Mali-Rekë
Mali-bjeshka e Durmitorit
Mali-Ora thepe
Mali-Ora malazeze
Mali-Ora karadake
Mali-Krenët shqiptarë
Mali-Hoti
Mali-Këlmendi
Mali-Ora thepe e karadakut
Mali-vetima
Mali-bumb’llima
Mali-prozhme
Mali-shtatë bajrakë të Pukës
Mali-log Shtrigash
Mali-Ora shkinë
Mali-Zana e Shqiptarisë
Mali-kaçubeta
Mali-male të madhnueshme
Mali-opangat
Mali-duvak
Mali-pleqní
Mali-trá
40
Mali-skyferi
Mali-rranzë boke
Mali- buzë Cukali
Mali-folé bollash
Mali-pushkë arbënore
Mali-krande lisi
Mali-ushtima
Mali-mal i Tomorrit
Mali-mrize t’ Ljubotinit
Mali-Zana e Sharit
Mali-shkëbé mali
Mali-konop
Mali-kenuja e Maleve
Mali-Suka e Çabratit
Mali-çardak
Mali-kulla e Cunit
Mali-malet e Shqipnisë
Mali-Zana e Velecikut
Mali-maja e Sharit
Mali-Krenët e Hotit
Mali-Krenët e malit
Mali-podi i spati
41
Mali-bjeshkë t’ Sopatit
Mali-Zana e Miliskaut
Mali-lugat
Mali-stane
Mali-gjâ
Mali-eshkë
Mali-ujq
Mali-buzë mali
Mali-Lekët e Malsisë
Mali-Zana e Haramisë
Mali-termeti
Mali-lugjet
Mali-humneret
Mali-gjamë
Mali-vend i egër
Mali-brej
Mali-çetina
Mali-bashtina
Mali-rudina
Mali-Lekë e Shkjá
Mali-podi i livadhit
Mali-përroskë
42
Mali-fisi
Mali-lisi
Mali-mjedis
Mali-guri
Mali-Cukali
Mali-gjak
Mali-gjarpër
Mali-firi
Mali-vetull mali
Mali- sy mali
Mali-log Zanash
Mali-log mejdani
Mali-shtek
Mali-rranxë mali
Mali-kanuja e maleve
Mali-pushka e kuvendi
Mali-Shkreli
Mali- Vermoshi
Mali-Valbona
Mali-suka
Mali-laku i bjeshkës
Mali-tokë
43
Mali-kufi
Mali-megjë
Mali-Vuthaj
Mali-dhé
Mali-atdhe
Mali-pushtet
Mali-morije
Mali-ferra
Mali-shlliga
Mali-kaçubë
Mali-rosa
Mali-glina
Mali-log t’ Malazezvet
Mali-ashta e breshta
Mali-bisha malit
Mali-zajet
Mali-logje
Mali-Shllaku
Mali-thep me thep
Mali-bollat
Mali-orrla
Mali-ujk zabeli
44
Mali-syni i keq
Mali-mal e vërrí
Mali-Zana e madhe e Vizitorit
Mali-kreshtë
Mali-Buk’ra e Dheut
Mali-mrize t’ Vizitorit
Mali-Shtozovalle
Mali-drandofille
Mali-Male t’ Mëdhá
Mali-Shalë
Mali-Malsí
Mali-shtriga
Mali-Tringa n’ bjeshkë
Mali-Bjeshkë të Mëdhá
Mali-hije t’ breshtë
Mali-gjâja bjeshkës
Mali-festa e bajrakut
Mali-maja e Hek’rave
Mali-Boka t’Kotorrit
Mali-kasolla
Mali-thana
Mali-kangë e valle
45
Mali-shtigje t’ vështira
Mali-zgavrra blini
Mali-fati i Shqipnisë
Mali-qepariza
Mali-zerdelia
Mali-lulja e blinit
Mali-mandaferra
Mali-gurra t’ngrijta
Mali-çifteli
Mali-shpellë
Mali-Shtrigat e Kthellës
Mali-Shtrigat e Mirditës
Mali-Floçka e Kshetza
Mali-fise t’ Këlmendi
Mali-kroje
Mali-fyelli
Mali-Kastrat
Mali-harushë mali
Mali- mal komitës
Mali-Vitorja
Mali-kangë kreshnike
Mali-Ora e Turkut
46
Mali-fiset e Ballkanit
Mali-Ora e Shqipnisë
Mali-Ora e bjeshkëve
Mali-Shën N’kollë
Mali-Shejt Shna Ndue
Mali-Kishë të Shëngjinit
Mali-tym baroti
Mali-Gash e Krasniqe
Mali-maja e shkambit
Mali-kep t’ Parunit
Mali-Qafë t’ Bishkasit
Mali-Ora e Shalës
Mali-Ora e Dukagjinit
Mali-Ora e Mirditës
Mali-shkamb i gjallë
Mali-Zana e Haramisë
Mali-Orët e Drangojtë
Mali-breshtë të gjanë
Mali-buell
Mali-Qafë t’ Hardhisë
Mali-shkambi i bjeshkës
Mali-bleta
47
Mali-lumi t’Bardhë
Mali-bubazhela
Mali-kortela
Mali-kiza
Mali-kmesa
Mali-dushku
48
PËRFUNDIME:
Miti te Fishta në aspektin letrar shfaqet përmes letërsisë gojore e cila shërben si ndërlidhëse me
letërsinë e kultivuar. Meqë të gjitha ato mite kanë mbijetuar përmes letërsisë, duke pësuar modifikime
të kuptueshme dhe e anasjelltë është e dukshme, e prekshme: pandashmëria e miteve nga letërsia.
Gjergj Fishta kur nisi të shkruante veprën e tij madhështore të quajtur Lahuta e Malcis, përcaktoi edhe
objektivin e saj, i cili ishte Marash Uci e të bijtë e Calëve; pra konfliktin e tyre me krajl Nikollën e Cetinës
e carët e Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjët e Evropës. Për të ndërtuar këtë vepër ai zgjodhi
tetërrokshin dhe, për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcisë, thirri një Zanë, që për Fishtën
ishte Zana e Fyrmëzimit.
Përveç Zanës ai krijoi edhe personazhe të tjerë mitologjikë sic janë: Orën e Shqipërisë dhe Orë të tjera,
Zanën e Madhe dhe Zana të tjera, Dragonjtë e Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, etj. Të gjitha këto përbëjnë
lëndën e madhe të mitologjisë popullore dhe folklorike si pjesë e letërsisë gojore: kënga e 11-të mban
titullin “Lugati”, sikundër e 16-ta “Kuçedra” dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e
“Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet në një pjesë të madhe edhe Shtojzovalleve, të
cilat janë të pranishme shpesh në vepër, shpesh herë së bashku me figura të tjera mitologjike.
Gjergj Fishta këndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamësuar nëpër shkolla. Në mungesë të
letërsisë së kultivuar, në popull gjallonte një letërsi e pasur gojore ku elementet fantastikë dhe figuart
mitologjike bashkëjetonin besuseshëm me figura historike të së kaluarës së largme e të afërme. Kështu,
bësohej se Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si konsiderohej Dragua edhe një
hero i ditës si Mehmet Shpendi, që luftonte maleve për mbrojtjen e tropjeve shqiptare prej shovinistëve
sllavë. Në këtë realitet të përzier fantazish, Fishta këndon mitologjinë thjeshtë shqiptare, atë që rridhte
prej bjeshkëve të larta ku historia ishte ende mit dhe miti përjetohej çdo ditë si realitet epik.
Në kohën kur është shkruar Lahuta e Malcis, ku mitologjia shqiptare zë një vend të rëndësishëm,
shqiptarët në masën më të madhe të tyre, nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën shqipe.
Lahuta e Malcis do të “lexohej” pak a shumë si këngë folklorike, duke qarkulluar gojë më gojë. Ky fakt
duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik në letrat shqipe, një gjetje që përbën kyçin e suksesit të
veprës Lahuta e Malcis, ku Fishta dorën e saj përfundimtare ishte viti 1937.
Gjithashtu mund të themi se shumësia e figurave mitologjike të përdoruara në Lahutën e Malcis nuk
është folklorizëm, sado që derisa Fishta i rikrijoi në veprën e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetëm në
49
folklor e në besime popullore. Kulti i Zanave është ruajtur i gjallë, si mbijetojë e një Panteoni të hershëm
mitologjik të bashkësisë fshatare ndër male “deri në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, aty-këtu
edhe pas Luftës së Dytë Botërore”62.
Malin e sheh si njësi etnografike, Lekninë e quan Malësi, për Fishtën kur mbaroi Leknia nuk ka më
Shqipëri, e jep Shqipërinë përmes Leknisë.
Leknia si metonimi e atdheut, që i ndan me pjesën tjetër të vendit lumi Drin, këtë njësi etnografike që
Fishta e përdor jo rrallë herë, e jep përmes ujit i cili shërben si kufi ndarës mes fiseve.
Fishta mbetet në mal dhe në kod, mali fishtjan del në disa plane, mali si pjesë mali, mali si antropologji
me të gjithë arsenalin e traditave, dokeve dhe zakonore, mali si toponimi dhe mali si mitologji.
E gjithë lënda mitologjike, me të cilën u mbrujt Lahuta e Malcis është vetëm shqiptare dhe krejtësisht
pagane. Fishta ka hulumtue e gërmue ner minat e shpirtit të kombit shqiptar.. ka zdypë thellë e ma fëllë
kah gurrat e fshehta të shpirtsisë natyrore arbërore, kah shpella e magjishme t’Orëve, Zanave dhe
Shtojzovalleve të një mystike të përvëlueshme shprehet Krist Maloki63.
Vepra e Fishtës në aspektin përmbajtjesor por edhe veprues, këto këngë nuk i ikin, në masë të madhe,
formës popullore. Personazhet e këngëve të vecanta, po edhe të tërësisë, janë të një karakeri, thjeshtë
epik, pa ndonjë ndërtim të spikatur fizik dhe shpirtëror.
Qëllimi artistik i Fishtës që ka të bëjë me përshkrimin e një periudhe shumë të gjatë nga historia
kombëtare, një periudhe, thuaja, të pa shtjellueshme brenda një vepre epike, ka ndikuar që personazhi
të mos arrijë të krijohet dhe të përpunohet deri në nivelin e duhur artistik.
Fishta e fillon Lahutën e Malcis me vargun “Ndihmo Zot si m’ke ndihmue..” dhe e mbyll me dyvargëshin
“Si premtue kish Perëndia, prapë zonjë n’veti duel Shqipnia”.
62 Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f. 112. 63 Krist Maloki, Refleksione-kritik (letrare), analiza dhe mendime, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 97.
50
BIBLIOGRAFIA:
Aliçkaj, Xhavit, “Lahuta e Malcís e Gjergj Fishtës”, Prishtinë, 2000.
Berisha, Anton Nikë, “Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës”, në: “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”,
Shpresa & Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Berisha, Anton, Nikë, “Çështje të letërsisë gojore”, Rilindja, Prishtinë, 1982.
Bexheti, Vebi, “Mitologjia në veprën e Gjergj Fishtës”, në konferencën me temë: “Gjergj Fishta-figurë
madhore e letërsisë sonë”, Sesioni II Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare,
Tetovë, 2006.
Burke, Petër, “Kultura popullore në evropë në fillimet e kohës së re”, Arbri, Tiranë, 1996.
Çabej, Eqrem, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, nr. 11.12, Prishtinë, 1990.
Çabej, Eqrem, “Studime Gjuhësore V”, Rilindja, Prishtinë, 1970.
Çefa, Kolec, Nëpër gjurmët e Fishtës, Botime françeskane, Shkodër, 2003.
Çobani, Tonin, “Fishtologji”, Gjergj Fishta, Lezhë, 2006.
Çobani, Tonin, “Lahuta e Malcis, ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike”, Enti Botues Gjergj
Fishta, Tiranë, 2012.
Elezi, Ismet, “Etnografia shqiptare 1”, Tiranë, 1977.
Elsie, Robert, Letërsia shqipe, Skanderbeg books, Tiranë, 2006.
Fishta, Gjergj, Lahuta e Malcis, Qendra e katolikëve shqiptarë jashta atdheut, Romë, 1991.
Hamiti, Sabri, Studime letrare Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003.
Ibrahimi, Mustafa, Fishta-personalitet profetik i gjuhës dhe kulturës shqiptare, në: Konferencën
Ndërkombëtare për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë,
Tetovë, 24 nëntor, 2006.
Islamaj, Shefkije, “Gjergj Fishta dhe tradita popullore”, në: “Gjuha dhe stili”, Instituti Albanologjik,
Prishtinë, 2012.
Karsniqi, Nysret, “Autori në letërsi”, AIDK, Prishtinë, 2009.
Koliqi, Ernest, “Fishta interpret i shpirtit shqiptar”. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997.
Koliqi, Ernest,“U kremtue në Palermo njiqindvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës (1871-1971)”, në: “Vepra 6”,
Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Koliqi, Ernest, “Të folunit e malevet”, në: “Vepra 5”, Faik Konica, Prishtinë, 2003.
Lane, Rose Wilder, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004.
51
Maloki, Krist , Refleksione-kritik (letrare), analiza dhe mendime, Faik Konica, Prishtinë, 2005.
Musa, Leontina Gega, “Refleksione folkloristike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011.
Oroshi, Zef, “Tue kujtue Fishtën”, në: “Shêjzat”, Romë, 1962.
Plasari, Aurel, “Fishta e dashuruari”, Marin Barleti, Tiranë, 1996.
Rugova, Ibrahim, Vepra e Bogdanit 1675 - 1685. “Rilindja”, Prishtinë ,1982.
Sabri, Hamiti, “Letërsia moderne”, “Vepra 8”, Faik Konica, Prishtinë, 2002.
Sedaj, Engjëll, “Gjergj Fishta dhe vepra letrare e tij”, në: “Hylli i Dritës”, Tiranë, 1996.
Sula, Lili, “Receptimi kritik i Fishtës (1944-1990)”, në: “Studime albanologjike”, Fakulteti i Historisë dhe i
Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2009/2.
Shala, Kujtim, “Fishta përballë Fishtës”, Buzuku, Prishtinë, 2004.
Shala, Kujtim, “Poezi të etnisë”, në: “Shenjat e tekstit”, Faik Konica, Prishtinë, 1999.
Shema, Isak, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996.
Shuflaj, Milan, “Serbët dhe Shqiptarët”, Kumi, Tiranë, 2002.
Uçi, Alfred, Folklori dhe letërsia e kultivuar, Estetika e Folklorit, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2007.
Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi,
Tiranë, 2013.
Vinca, Agim, Mes mohimit dhe fetishizimit, në: “Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë”, Sesioni II
Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Tetovë, 24 nëntor, 2006, botuar në
Tetovë, 2008.
Xhagolli, Agron, Folklori shqiptar në bashkëkohësi, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i
Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2013.
Xhiku, Ali, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt”, SHBLU, Tiranë, 1998.
Zamputi, Injac, “Koha, njeriu, vepra”, Pasqyra, Tiranë, 1993.