Upload
others
View
30
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR
TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE
PUNIM DIPLOME
Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA
Gjakovë, 2019
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR
TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE
PUNIM DIPLOME
Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA
Gjakovë, 2019
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ,,FEHMI AGANI”FAKULTETI I EDUKIMITDREJTIMI PARAFILLOR
TEMA: ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËNPARASHKOLLORE
PUNIM DIPLOME
Mentori : Kandidatja :Prof.Dr.RAGIP GJOSHIARITA BERISHA
Gjakovë, 2019
2
PËRMBAJTJA
ABSTRAKT………………………………………………………………………5
FALËNDERIME……………………………………………………….…………7
HYRJE……………………………………………………………………………8
1.2 KËSHILLA PËR LOJËN ME FËMIJË.............................................................12
1.3. LOJËRAT PËR MOSHËN PARASHKOLLORE
1.4 Lojërat krijuese-fëmijët vetë i mendojnë...........................................................13
1.5 Lojërat me rregulla..........................................................................................14
1.6 ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËN PARASHKOLLORE……15
1.7 Zhvillimi gjuhësor nëpërmjet lojërave gjuhësore të parashkollorët…………..17
KAPITULLI II
2. SHEMBUJ LOJËRASH GJUHËSORE PËR FËMIJË......................................21
2.1 LOJËRAT PËR ZHVILLIMIN E KUJDESIT DËGJIMOR ( ZHVILLIMI I
TË FOLURIT )……………………………………………………………………23
KAPITULLI III
3.LOJËRAT GJUHËSORE TË ZHVILLUARA NË KOPSHT…………………26
3.1 PENGESAT GJATË LOJËS………………………………………………….31
3.2 LOJËRAT GJUHËSORE NË PËRGJITHËSI………………………………..32
3.3. Lojërat gjuhësore në shërbim të nxitjes së të folurit të drejtë………………...35
3.4Lojërat gjuhësore skenike për parashkollorët…………………………………36
3
4. P Ë R F U N D I M I………………………………………………………39
5. L I T E R A T U R A……………………………………………………….40
4
ABSTRAKT
Ky punim diplome flet për lojën si pjesë e pashmangshme në rritën e fëmijës. Loja bëhet
përditshmëri e fëmijëve që nga mosha e fillimit të fëmijërisë.Nisur nga loja funksionale e cila
lajmërohet në reflekse,gjeste lëvizjesh në muajt e parë,më pas me shenja konkrete rreth vitit të
jetës,deri të loja me rregulla, në të cilatfëmija mëson respektimin e rregullave dhe të
bashkëpunojë me bashkëlojtarin. Ky studim synon të japë një informacion shpjegues,i bazuar në
fakte, të cilat janë nxjerrë nga autorëtë ndryshëm që i kanë studiuar lojërat,llojin dhe rëndësinë e
tyre, në zhvillimin e fëmijëve. Rëndësia e lojërave dhe lodrave ndikon në zhvillimin shëndetësor,
në procesin e edukimit dhe arsimimit,kujdesit personal si dhe socializimit dhe bashkëpunimit
mes fëmijëve.
Përmes lojës fëmija mëson, zbulon vetën dhe botën rrugës së përpjekjes dhe
gabimeve,me eksperimentimin e materialeve të ndryshme, fjalëve, zërave, mjeteve, hulumtimit
dhe mënyrave tjera,me lojën e roleve etj.1Fëmija parashkollor shumicën e kohës e kalon në lojë.
Zhvillimi,mësimi dhe puna do të jenë më të suksesshëm nëse realizohen përmes lojës ose
përmbajnë elemente të lojës.Loja do të duhej të jetë argëtuese për fëmijët, që të zgjojë
kurreshtjen dhe të ruhet kujdesi i tyre, që të jenë sa më aktiv dhe të interesuar për lojë.Edhe pse
shumica e lojërave,pak a shumë, kanë të theksuar komponentenedukative.2
Ky punim i kushton rëndësi aplikimit të lojërave gjuhësore socio-dramatike në
promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar,ku edukatorët mbështesin lojën e fëmijëve,duke
iu ndihmuar atyre të krijojnë situata imagjinare,duke iu ofruar materiale skenike dhe duke
mundësuar zgjatjen e procesit të zhvillimittë lojës.
Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të shkruar, ku përfshijnë temën,
rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja. Fëmija zhvillohet si tërësi, në të gjitha fushat
zhvillimore.
Mbivlerësimi, apo nënvlerësimi i cilësdo fushë është gabim sepse fëmija nuk zhvillohet njëherë
në aspektin fizik pastaj në atë emocional apo në aspektin intelektual.
1 B. Starc, A. Pleša, B.Profaca,” Koncizan pregled razvoja djece predškolske dobi od 0-6 g.” 2010, Zagreb.B. Starc, A. Pleša, B.Profaca,” Pasqyrimi konciz i zhvillimit të fëmijëve të moshës parashkollore 0-6 v.” Zagreb, 2010
2 Po aty,
5
Secila lojë, secili aktivitet përfshin lëvizje të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës, ndikon në
zhvillimin e aftësive psikosociale të tij dhe e përfshin atë në zhvillimin e kapacitetit intelektual.3
Të gjitha këto hulumtime mbështesin idenë se lojërat dhe lodrat kanë rëndësi të madhe në zhvi-
llimin fizik, social dhe atë intelektual–kognitiv të fëmijës.
Fjalët kyçe:Fëmija,loja,gjuha,të folurit,kreativiteti
3 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009
6
FALËNDERIME
Përgjatë studimeve është e natyrshme që ne si vijues të studimeve,tëarrijmë edhe miqësi
të reja të moshëssonë studentore dhe njohje e përafrime studimore profesionale me pedagogët
tanë. Andaj, me jipet rasti që përmes këtij punimi të falënderoj koleget studente, krahas
pedagogëve që më ofruan përkrahje, ndihmë dhe mbështetje morale e profesionale në realizimin
e punimit të temës së diplomës ,,Roli i lojërave gjuhësore në klasën parashkollore”.
Falënderim i veçantë i përketë edhe prof.dr.Ragip Gjoshi,që më këshilloi,më ofroi dhe më
mbështeti me konsulta profesionale në finalizimin e punimit tim të diplomës.
E falënderoj edhe personelin edukativo– arsimor, të shkollës fillore ,,Dardania”, në Pejë si dhe
kopshtin e fëmijëve ,,Dielli”,që me mundësuan një pjesë hulumtimi me fëmijët parashkollorë të
kësaj shkolle.
E veçanta e falënderimit artikulohet për familjen time,që me konsideratëmirëkuptimi, në çdo
aspekt të punës sime,më ndihmuan gjatë studimeve,deri në finalizimin e tyre.
7
HYRJE
Loja është e pashmangshme në jetën e secilit individ. Për fëmijët loja është aktivitet
themelor por edhe nevojë. Përmes lojës fëmija, përveç argëtimit, përfiton edhe shumë
njohuri,zhvillon emocionet e veta,aftësitë njohëse dhe motorike dhe përmirëson shoqërizimin
(socializimin), e vet me rrethin.
Loja është aktivitet natyror i njeriut.Loja me gjuhë,që është njëra nga mënyrat themelore
të marrëveshjes, më pas edhe në përcjelljen e ideve, ndjenjave dhe dëshirave, jo vetëm
informacioneve, poashtu, është aktivitet natyror njerëzor. Që në fillim kemi çasjen e rëndësisë së
kuptimit të lojës dhe gjuhës për fëmijët parashkollorë.
Për lojën vazhdimisht mendohet si aktivitet i cili,duke shikuar nga perspektiva e atij që
luan,qëllimikryesisht është argëtimi dhe kënaqësia. Fëmijët përvojat e para të tyre,shkathtësitë,
aftësitë dhe dijet i arrijnë në lojën spontane: mësojnë të ecin, të flasin, arrijnë njohuritë e para
për botën rreth vetës.
Në lojëra të tilla për fëmijët parashkollorë mësimiështë i pavetëdijshëm,ani që përherë
është i pranishëm.Qoftë nëse ka të bëjë me aktivitetet me të cilët fëmija zhvillon imagjinatën,
ndjeshmërinë dhe ndijeshmërinë apo kuptueshmërin e marrëdhënieve ndërnjerëzore ose atyrë në
të cilat përvetësohen kuptime të reja.
Për këtë edhe në lojërat të aplikuara me të cilat shërbehemi në procesin edukativo –
arsimor, që dalin nga lojërat spontane të fëmijëve, duhet shmangur deri diku pedagogjizimin dhe
didaktizimin e tepruar.
Dhe në lojëra të tilla, të cilat ju ofrojmë në këtë punim diplome, përpjekja ështëtë ruhet
rëndësia themelore e lojës, kjo është liria,pa të cilën loja ndalon të jetë lojë. Të lojërat gjuhësore
niset nga fakti se të shprehurit me gjuhë, është njëra nga shenjat themelore të njeriut dhe së loja
është njëra nga aktivitetet më natyroretë fëmijës. Lojërat gjuhësore janë të gjitha ato lojëra të
cilave mjeti shprehës u është gjuha në të gjitha paraqitjet e saj.4
4 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009
8
Andaj, në këtë punim diplome paraqiten shebuj të ndryshëm të lojërave gjuhësore, me
shumë mënyra dedikuar fëmijëve parashkollorë. Loja si veprimtari natyrore përmes gjuhës që
është mjet marrëveshje në botë, fëmijëve u mundëson mësim pa ngarkesë si dhe përvetësimin e
roleve shoqërore dhe gjuhësore.Natyrisht,duke shfrytëzuar përvojën në formimin e
individualitetit që nga fëmijëria. Lojërat janë ndarë në dy grupe të përcaktuara me format e
përvetësimit të gjuhës. Në grupin e parë të lojës janë lojërat e dëgjimit dhe të folurit, në grupin e
dytë lojërat e leximit dhe shkrimit.5
Shembujt që janë paraqitur në këtë punim diplome, janë nga aktiviteti i fëmijëve në
lojërat gjuhësore të zhvilluara në kopshtin ,,Dielli”, pranë shkollës fillore ,,Dardania”, në
Pejë.Këto lojërai përcolla me vëmendje dhe nganjëherë duke marrë pjesë në lojë, ku më duhen si
përvojë e fillimit të punës sime në të ardhmen si edukatore.
5 M. Č. Obradović, Jezične igre predškolske djece,Knjiga ‘Stvarnost djece u igri” ,2009,SarajevoM. Č. Obradović, Lojërat gjuhësore të fëmijëve parashkollorë,Libri ‘Krijimi i fëmijëve në lojë” ,Sarajevë, 2009
9
KAPITULLI I
1. LOJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E GJITHMBARSHËM TË FËMIJËS
Fëmija nëpërmjet lojës mëson, zhvillohet, zbulon vetën dhe botën.Nëpërmjet suksesit dhe
dështimeve,duke eksperimentuar me materiale të ndryshme, zëra, mjete, në kërkim dhe mënyra
tjera, duke luajtur role. Fëmija, nëpërmjet lojës afirmohet,me aktivitetin vetanak arrinë njohuri
të reja për vetën dhe njërëzit në përgjithësi, përmes përpunimit dhe të menduarit rrugës së
veprimit të vet.Në përshtatje me zhvillimin e fëmijës edhe lojërat e tij bëhen më të
ndërlikuara.Fëmija fillon të luaj, si nis të lirohet nga reflekset e foshnjërisë.6
Në përgjithësi, loja paraqet një komponentë thelbësore të procesit të të mësuarit dhe të
kuptuarit e rolit të lojës. Gjatë këtij procesi është e domosdoshme nga ana e prindërve dhe
edukatorëve,që të bëhen pjesë e rëndësishme e zhvillimit të lojës në rritën e fëmijëve.7
Përjetimi i kënaqësisë së lojës të fëmijët varet nga trimërimi i vazhdueshëm i të
moshuarëve si dhe me shfrytëzimin e lodrave të përshtatshme dhe paisjeve tjera për lojë. Loja
mund të ndahet në aktive (hulumtuese, imituese, me bindjen konstruktive të lojës me rregulla;
fitore,humbje).
Llojet e ndryshme të lojës zhvillohen në fazën më të hershme, ku fëmija mëson si t`i përdorë
ndjesitë e para dhe aktivitetet e veta motorike që t`i përparojë më vonë aftësitë përmes
komunikimit dhe kreativitetit.8
Fëmija parashkollor të shumtën e kohës e kalon në lojë. Ndërsa zhvillimi,mësimi dhe
puna do të jenë më të suksesshëm, nëse zhvillohen përmes lojës ose që përmbajnë elemente të
lojës.Fëmija e zhvillon ndjenjën e sigurisë, pavarëshmerisë,vetkontrollin,kompetencën dhe
zhvillon shkathtësitë në të gjitha fushat (motorike,emocionale,kognitive,shkathtësitë sociale dhe
të folurit) dhe forcon vetëbesimin.
6 Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 19987 Karaj, Theodhori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, 20058 Po aty
10
Nuk është e mjaftueshme që fëmija vetëm të vështrojë dhe të dëgjojëpor që vetë të
zbulojë dhe hulumtojë, prek,bashkon,ndanë,shijon dhe provon. Sëme këtë kënaq kurreshtjen e
vet.Por edhe me përjetimin nxitë të menduarit dhe konkludime që janë themel i zhvillimit
intelektual.
Loja duhet të jetë argëtuese për fëmijët,që t`u mbahet vëmendja që të merren me të por, shumica
e lojërave kanë pak a shumë,komponenten edukative.
Çdo kohë e lirë është kohë në të cilën do të duhej kushtuar zhvillimit të aftësive vetanake
përmes lojës,të argëtohen duke mësuar dhe duke ushtruar mendjen dhe trupin.Lojërat në tavolinë
janë mjete të veçanta për të mësuar dhe zhvilluar lojën e duhur.Tërë kohës,derisa fëmijët luajnë
dhe mësojnë,qoftë me numra,forma,grupime,ngjyra,shkronja,fjalëformime,paranjohje,janë më të
lehta pranë tavolinës.9
Lojërat në tavolinë përfshijnë ushtrimin e durimit,empatinë dhe tolerancën ndaj
frustrimit.Loja i ndihmon fëmijës të mësojë dallimin midis shkathtësisë dhe fatit dhe ndërlidhjen
e tyre me fitoren apo humbjen.Fitoret dhe humbjet janë pjesë përbëresë të jetës,ku lojërat mund
të jenë ndihmesë e madhe në njohjen e këtij fakti.10
Përmes lojës rrjedhë koordinimi dora–syri,që ndihmon midis tjerash dhe më vonë në
shkollë.Mund të mësojmë fëmijën se si të sillet në situatë garash,.Të modelohet sjellja e qetë,të
qetësohet lavdërimi i tepërt kur fitohet dhe të tregohet maturi në shfryrjen e pikëllimit të
pashembullt e të panevojshëm kur humb në lojë.
Në lojë shprehen kurreshtja,ndjeshmëria,aktiviteti fizik dhe nevojapër bashkëpunim dhe
bashkëveprim me pjesëmarrësit e lojës.11
9 Karaj, Theodhori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, 2005, f. 5710 Po aty, fq. 5911 Po aty
11
1.2 KËSHILLA PËR LOJËN ME FËMIJË
1. Të përkrahet loja spontane e fëmijës me lëvdata (‘Sa mirë që për këtë je kujtuar!”)
2. Të veçohen sukseset e fëmijës në lojë,shkathtësitë dhe virtytet e tij.
3. Të bëhesh partnerë i fëmijës në lojë, ejo prijësi.
4. Me fjalë të përcillet fëmija në lojë, të përshkruhet ajo që bën ti apo fëmija.
5. Mos të ndërpritet ashpër loja e fëmijës.
6. Mos të kritikohet fëmija psh: ,,Çfarë fjalësh janë ato?”
7. Përsëriteni më fëmijën një pjesë të lojës gjuhësore nëse ai dëshiron.Fëmijët kanë dëshirë t`i
përsëritin gjërat,fjalët në të cilat janë të dalluar dhe u vijnë si nxitje.
8. Shfrytëzoni veçmas ato fjalë që mbahen mend lehtë nga fëmijët gjatë lojës gjuhësore. Kështu
më lehtë e zhvillojnë përqëndrimin dhe kurreshtjen për bashkëpunim.
9. Pranoni fjalët dhe idetë e fëmijëve në lojë,sado që ato të jenë në dukje të çuditshme ose të
pamundura.12
Duhet bërë përpjekje që të zbatohen këto këshilla në lojën e fëmijëve,cilado lojë qoftë
nëpërgjithësi,e sidomos gjatë lojërave gjuhësore në veçanti.Fëmijët ndjehen ndryshe kur këshillat
eduhura gjejnë zbatim të duhur dhe të mirëfilltë.Dihet se koha e lojës është e veçantë,andaj
qasjen duhet patur të veçantë,të koordinuar me konceptin e lojës që përqëndrohet të shumtën në
kënaqësi dhe argëtim.
Cilado mënyrë apo lloj i lojës,mund të ofrojë mundësi të shumta shkathtësish të
shprehura përmes gjuhës apo trupit. Edukatori,mësuesi apo mësuesja,duhet të jenë miku më i
dashur i fëmijëve në lojën e tyre.13
12Popov,Darije „Enciklopedia e lojërave zhvillimore për fëmijët 4-6 vjeçe“, Zagreb, 2010
13 Po aty
12
1.3 LOJËRAT PËR MOSHËN PARASHKOLLORE
1.4 Lojërat krijuese-fëmijët vetë i mendojnë
Lojërat e roleve (lojërat e imitimeve dhe dramatizimeve), i përkasin lojërave gjuhësore ku në
fazën e hershme kanë të bëjnë me imitimin e zërave e gjësendeve të ndryshme ( auto, zëra
kafshësh...),më vonë,me zhvillimin e fëmijës vijnë lojërat gjuhësore të dramatizimit që zhvillojnë
shprehjen e të folurit.Me vite skenari i fëmijëve bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.
Mënyra e tillë e lojës është e dobishme për zhvillimin e të menduarit simbolik ( që është bazë
edhe për shkathtësitë e mëvonshme,si për të lexuar),të folurit (në këtë lloj të lojës flitet më shumë
se sa në lojën konstruktive), për zhvillim social-emotiv.Se fëmijët mësojnë për perspektivën e
tjerëve, kanë mundësinë të shprehen emocione të ndryshme,si dhe për zhvillim të kreativitetit
dhe imagjinatës.14
Loja kreative gjuhësore në të folur dhe më pas në të shkruar janë veprimtari bazë për fëmijët
parashkollorë,sidomos të moshës 5-6 vjeçare.Aktivitetet e lojës gjuhësore vetëkrijuese nga ana e
fëmijëve, kërkojnë angazhim të shtuar për fëmijët.Por edhe i ndihmojnë në zgjerimin e
mundësive të tyre në shumë kahe, sidomos në atë gjuhësor. Arrihet më lehtë të shprehurit kreativ
dhe marrëdhëniet sociale në punën e përbashkët me të tjerët.15
Zhvillimi i shkathtësive vetëkrijuese dhe gjeturia në mesin e moshatarëve janë të rëndësisë së
madhe në zhvillimin e fëmijës parashkollor. Përmes aktiviteteve të ndryshme gjuhësore,që
kryesisht zhvillohen përmes lojës gjuhësore,zhvillohet aftësia vetëkrijuese dhe
zhdërvjelltësia.Pjesëmarrja e barabartë në lojë i lehtëson fëmijës gjetjen e vetës në vendin e
caktuar në mesin e moshatarëve16
14Peti-Stantić i Velički ,”Jezične igre za velike i male“, Zagreb, 200815 Po aty16 Po aty
13
1.5 Lojërat me rregulla
Lojërat shoqërore të cilat gjatë zbatimit të rregullave nxisin zhvillimin e
bashkësisë,zhvillojnë frymën garuese dhe nevojën për kontroll të sjelljes (hidhërimi,pikëllimi...),
„Mos u hidhëro njeri“, lojë e cila u shkonë për shtati moshës së parashkollorëve, pikërisht duke e
zhvilluar përmes skenarit të lojës gjuhësore. Sajimi i fjalive që ngërthejnë fjalë fajësie,qortimi
apo vërejtje, e vënë fëmijën para aktit reagues.Me këtë edhe kuptohet aftësia e tij bashkëpunuese
në lojë gjuhësore,ku mund të kuptojë rëndësinë e lojës.Këto çaste përmbajtjesh të tilla
fjalësh,duhet të përcillen edhe me humor për të zbutur fajësinë apo gabimin e bërë të individit.17
Lojërat lëvizëse – lojëra elementare shpesh përcillen me fjalor gjuhësor të zgjedhur për
moshën e fëmijëve ose edhe me këngë, ku përmbajnë detyrë të caktuar, që për qëllim kanë
zakonisht zhvillimin e aftësive shprehëse gjuhësore.Të gjitha këto lojëra kanë dhe kërkojnë
rregulla,të zbatohen, që fëmijët të kuptojnë se jeta ka rregull dhe disiplinë.18
Kështuqë,me zhvillimin e fëmijës rritet intensiteti i lojërave krijuese me rregulla të caktuara.
Ilustrimet me tekste të shkurtra dhe vargje,kasetat me tregime e përralla për fëmijë janë pjesë e
lojës,ku vjenë dhe shprehet kryesisht si mjet i lojës - gjuha.
Me rëndësi është të zgjedhen libra për fëmijë, që kanë cilësi dhe porosi lojërash pozitive,ku
fëmijët më lehtë e zhvillojnë shprehinë e të folurit,bëhen më të shkathtë përmes gjuhës së
folur.Me këtë fëmijët edhe marrin kurajo bashkëpunimi më lehtë me të tjerët e sidomos me të
rriturit.Meqë leximi është përgatitje e shkëlqyer për parashkollorët që të vijojnë tutje,me rëndësi
është angazhimin aktiv i fëmijës ( që fëmija të shfaqet në mendimin e vet,duhet të flasim dhe
komentojmë me fëmijën përmes lojës gjuhësore, leximin e ushtruar).19
17 Vidovic, V. V., Zhvillimi normal dhe lojërat e zakonshme të fëmijëve, Shoqata për Ndihmë Psikosociale, Tiranë, 2001
18 Po aty,19 Po aty,
14
1.6ROLI I LOJËRAVE GJUHËSORE NË KLASËN PARASHKOLLORE
Me lojën gjuhësore si burim kryesor për të mësuar gjuhën, me kurreshtjen e tij të veçantë
fëmija e zbulon gjuhën, nëpërmjet lojës dhe eksperimentimit me gjësendet e mjedisit që e
rrethon. Sa më të shumta që të jenë mundësitë për të zbuluar botën përreth dhe sa më të
llojllojshme që të jenë stimulimet gjuhësore , aq më pozitiv do të jetë ndikimi i tyre mbi procesin
gjuhësor, intelektual, social dhe fizik të fëmijës.20
Pra, fëmija i moshës më të re ka nevojë për rrethana stimuluese gjuhësore, të cilat i
ofrojnë mundësi për aktivitete dhe për përkrahje adekuate gjatë zhvillimit të tij. Krahas kësaj,
fëmija i përforcon fjalët e mësuara dhe njëkohësisht në vazhdimësi zhvillon dituritë e tij. Fëmija i
moshës më të re më lehtë mund t’i mësojë fjalët nëpërmjet aktiviteteve gjuhësore dhe duke i
aktivizuar të gjitha shqisat e tij. Fëmija, aktivitetin e lojës aktuale gjuhësore, e shoqëron me
dialogje dhe monologë dhe njëkohësisht i përforcon fjalët që i dëgjon nga të rriturit. 21
Në grup fëmija këndon, vallëzon, luan lojëra lëvizëse dhe gjuhësore. Kështu, mund të
shtohet interesimi i fëmijës për të mësuar gjëra të reja dhe ai e begaton fondin e fjalëve. Aftësitë
që i përfiton fëmija në grupin e lojës, e përgatitin atë për të kaluar pa vështirësi gjuhësore dhe
sociale në entet parashkollore.
-Lojëra komunikuese : jo verbale, gojore, të shkruara
Të gjithë fëmijët janë social. Ata reagojnë ndaj zërit të njeriut, fytyrës se njeriut,
veprimeve dhe gjesteve njerëzore.Por,ata janë njëkohësisht agjent aktiv ndërsa provokojnëtë
rriturin me anë të britmave, mimikave ose lojërave. Ata janë ,,qenie komunikuese”.
Lojëra komunikuese jo verbale:,, Qysh në muajt e parë të jetës lojërat i lejojnë fëmijës të
zbulojë dhe të kuptojë botën, të ushtrojë kompetencat e tij. Të vendos lidhje me mjedisin që e
rrethon pa folur për kënaqësinë që provokojnë lojërat.22
20 Peti-Stantić i Velički ,”Lojërat gjuhësore për të rritur dhe të vegjël“, Zagreb, 200821 Po aty22 Po atyt
15
- Me zërin;
- Të tërheq vëmendjen me anë të britmave, të qarat, të qeshurat. - Të imitojë miaullimën e maces,
të lehuri, hingëllimën, të imitojë zhurmën e lokomotivës,të avionit, të makinës se rrojës.
- Të ndryshojë intonacionet:urdhër, kërkesë, zemërim, padurim..
- Me trupin dhe mimikat:
Duke komunikuar me të tjerët fëmija zbulon trupin e tij. Trupi dhe mimikat i shërbejnë fëmijës
për të shprehur ndjenjat e tij: ankthi, frika, zemërimi, p.sh. imiton Luanin duke ecur
këmbadorazi.Mjete të tjera shprehëse janë: të luajë me trupin e tij përpara pasqyrës, të krijojë
ritme.
-Komunikimi gojor (oral) dhe i shkruar:
Gjuha e folur dhe e shkruar është një instrument komunikimi. Fëmija mund t`i mësojë ato vetëmduke i përdorur.
Në këto lojëra kërkohet të jenë të paktën dy vetë:
-Dialog midis dy marionetave (kukullave)
-Të luash në telefon me një korrespondent
-Të luash postijerin
-Të dramatizosh një histori
- Loja e telefonit të prishur. Kombinim i lojës lëvizëse (senzoro motorike) dhe simbolike,të
fantazisë.Në fund duhet thënë se disa nga lojërat e fantazisë, të zhvillimit senzoro-motorik dhe
lojës merregulla etj.Mund të luhen edhe në Kompjuter.23
23Florin, Laboratori i psikologjisë ,Universiteti Nantes, (Internet), 2010
16
1.7Zhvillimi gjuhësor nëpërmjet lojërave gjuhësore të parashkollorët
Është e ditur së fëmijët parashkollorë e duan lojën.Për këtë dhe në procesin e zhvillimit të
tyre gjuhësor duhet shfrytëzuar lojëra të veçanta të përpunuara logopedike,që ndihmojnë në
zhvillimin e dëgjimit të kujdesshëm,përmirësimin e shqiptimit,stabilizimin e zërit,zgjerimin e
vokabularit –fjalorit. Mësojnë t`i lidhin fjalët e thëna, me lëndën apo fotografinë.Mësojnë drejt të
formulojnëfjalinë,të përgjigjen në pyetje dhe të flasin kuptueshëm.
Lojërat gjuhësore mund t`iu përshtaten thuaja fëmijëve të të gjitha moshave në kopshte, në klasat
parashkollore.
. Zgjërimi i fjalorit
Individi mesatar i moshës së rritur në komunikimin e përditshëm përdorë afër 3 mijë
fjalë.Por,fjalori ,,vokabulari”, i tij në të vërtetëështë shumë mëi madh dhe përfshinë rreth 20 mijë
fjalë.Fëmija parashkollor që njeh shumë fjalë,më shpejt e zotëron leximin dhe shkrimin,kështuqë
nëpërgjithësi shumë më lehtë përvetëson njohuritë të reja në mësim dhe në jetë.Mosha
parashkollore është më e rëndësishmja në nxënien e fjalëve dhe begatimin e fjalorit.Se,në këtë
kohë rritet më intenzivisht.Fjalori i fjalëve në përdorim, të zhvillimi i rregullt i të folurit gjuhësor
të fëmija pesëvjeçar përmbanë më tepër se 3 mijë fjalë.Deri në fund të moshës gjashtëvjeçare
fjalori dyfishohet ku janë të përfaqësuara të gjitha llojet e fjalëve.24
Të fëmija parashkollor fondi i fjalëve në fjalor rritet gjithnjë e më shumë nëse fëmija
është aktiv në lojërat gjuhësore, ku gjen fjalë dhe emërtime sendesh,frymorësh dhe fjalë që
tregojnë veprime të përditshme,përshkrime,dukuri etj.Nëpërmjet lojës gjuhësore të këta fëmijë
zhvillohet edhe ndjenja për gjuhën, e cila i ndihmon fëmijës të kësaj moshe parashkollore,të
zgjedh fjalën e duhur.Të përdor formën e duhur gramatikore,të gjejë mënyrën e drejtë të
përshtatjes së fjalës.25
24 Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë, Zagreb: Školska knjiga, 198525 Po aty
17
…Nga fjalia deri të tregimi – shqiptimi i kuptueshëm në të folur
Që të jetë i aftë fëmija të flas për ndonjë temë, fëmija duhet të jetë në gjendje të mendojë
për atë temë. T`i përzgjedhë faktet t`i dallojë detajet,të mbajë mend ngjarjet dhe të vë ndërlidhjen
e marrëdhëniesshkas-pasojë.Këtu rol të rëndësishëm luajnë mjetet gjuhësore,intonacioni,
shqiptimi logjik, fjalë të zgjedhura që i përkasin kontekstit,formulimi konstruktiv i fjalive të
ndryshme. P.sh.nëpërmjet lojës gjuhësore, ku zhvillohet dialogu,thuhen fjalë të caktuara dhe fjali
të shkurtra,bëhet një replikë e shkurtër me bashkëbiseduesin.Fëmijët në lojën gjuhësore të
dialogut,më lehtë e zotërojnë këtë lojë, se sado kanë përvojën e dialogjeve familjare, shoqërore
dhe parashkollore.26
Fig. 1. Pamje nga loja e zhvilluar
Ndërkaq të loja me monologje, fëmijët shprehen pak më vështirë në përpjekje, që të
arrijnë logjikën e lidhjes së fjalëve në fjali. Këtu shprehen prapë si lojë por e flasin nëpërmjet
monologut kur përshkruajnë,flasin për ndonjë temë ose ndonjë ngjarje.Fëmijët e përvetësojnë më
vështirë këtë formë komunikimi gjuhësor,se monologje rrallë ju bie të dëgjojnë.
26V.Ognjenović, V.D. Balić, Luajmë,shoqërohemi,punojmë …; Svjetlost - Novi Sad
18
Shkathtësitë e përshkrimit, rrëfimit, duhet kujdesur t`i mësojnë fëmijët
parashkollorë,duke luajtur me ta lojëra gjuhësore dhe duke ju lexuar libra. Kjo është rrugë e gjatë
për fëmijën dhe zhvillimin e tij nga fjalia në tregim.
…Dëgjojmë dhe njohim tingujt – zhvillimi i komponentës fonologjike të të folurit
Aftësia në të koncentruar, përqëndrimi në zë, kujdesidëgjimor,është aftësi shumë e rëndësishme
e domosdoshme për të dëgjuar dhe kuptuar të folurit.
Pak fëmijë parashkollorë zhvillojnë aftësinë e dallimit të fonemave,sidomos të atyre qëngjashëm
tingëllojnë.
Pra,nëpërmejt dëgjimit, dallojnë fjalën si ,,Hëna” dhe ,,Nëna”,dhe nuk është i vetëdijshëm për
atë se fjala përbëhet nga tingujt.
Këtu, qëllimi themelor i lojës gjuhësore me fëmijët është që të mësohet fëmija të dëgjojë dhe të
kuptojë.
Me këto lojëra vazhdohet në begatimin e fjalorit, formulimin gramatikor të fjalive dhe gjithnjë
në zhvillimin e të folurit kuptueshëm.27
Ativitetete argëtuese - lojëra gjuhësore për zhvillimin e të folurit
Perimet e kuzhinierit
Qëllimi: Zgjerimi i fjalorit
Loja: Loja nisë të zhvillohet atëherë kur fëmija ka kuptuar emërtimin e përimeve dhe di si do
të duken përimet.I propozohet fëmijës që vetën të mendojë si ndonjë përime,por nuk guxon t`u
thotë cila,derisa nuk ia qëllojnë nëpërmjet përshkrimit të tij.Për këtë fëmija duhet sa më saktë të
përshkruajë ,,vetën” dhe në fund tëpërshkrimit të thotë ,,Kuzhinier,qëlloja kush jam!” 28
Për shembull: Unë jam e madhe,rrumbullake,portokalle,e fortë,e ëmbël,e shijshme e
pjekur.Kuzhinier,qëlloja çka jam! (Kungulli)
27A.Profaca, B. Letica, M. Osobine i psihološki uvjeti razvoja djeteta predškolske dobi. Zagreb, 200428 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005
19
Për shembull:
- A je ngjyrëverdhë?- Jo.- A je ngjyrëgjelbër?- Po.- Rritesh në tokë ?- Jo.- A je i fortë?- Po.- Të vënë në sallatë?- Po.- A je trangulli?- Po!
Fëmijët në këtë lojë gjuhësore, nuk marrin thjesht një komunikim tregimi të rrëfyer me
humor nga edukatorja apo vetë fëmijët.Por, ata mbushen me më shumë emocione, sepse elementi
me humor i bën më të disponuar,të hareshëm dhe argëtues.Ka përqëndrim vëmendje të kjo lojë.
Fëmijët kanë një mënyrë të veçantë reagimi, janë më të drejtpërdrejtë. 29
Kënaqësinë nuk mund ta shprehin dotë vetëm me fjalë, por edhe me lëvizje humoristike.
Kënaqësia e lojës shijohet përmes mënyrës së shqiptimit të fjalës.E qartë është se një lojë do të
jetë në atë masë e realizueshme, aq sa ne nuk kursejmë vetën në të shprehur, përjetimesh,
ndjenjash, kreativitet dhe mbi të gjitha;qartësi dhe saktësi.30
29 Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtinë, 200430 Po aty
20
KAPITULLI II
2. SHEMBUJ LOJËRSH GJUHËSORE PËR FËMIJË
2.1Me kë u takove dje?
Lojtari që do të pyetet e zgjedh materien,kafshën ose personin që ka takuar një ditë më parë
dhe thotë p.sh: ,,Dje kam parë një kafshë”. Loja gjuhësore shkon tutje dhe lojtari i shtron pyetjen
e radhës bashkëlojtarit që të përgjigjet se çka ka parë bashkëlojtari.Ai mund të përgjigjet vetëm
,,Po” ose ,,Jo”. Kur lojtari ia qëllon se çfarë ka parë kundërshtari i tij,e zë vendin e tij.31
2.2Poezitë,gjëegjëzat,kuizi...
Në lojën gjuhësore aplikimi i poezisë humoristike,i teksteve që i bëjnë fëmijët të qeshin dhe
argëtohen,është mjaft e dobishme dhe me rëndësi për fëmijët parashkollorë P.sh:
Lepurushi në një fushë
Gjuetarit pushkën ia mbush.
Se gjuetari bënte gjumë
Lepurushi shëtit si pëllumb.
Fëmijët e duan lepurin por e dinë për frikacak dhe ata shprehin habi se, si ai ka guxim të
prek pushkën e gjuetarit.Ndërsa edukatorja ju shpjegon faktin se,gjumi është shkaktari pse humb
pushkën gjuetari.Këtu vjen porosia e jetës,se gjithmonë duhet të jemi syçelë në rrethana të
ndryshme.Apo vargjet tjera me humor me qëllim që fëmijët të diktojnë sensin e prirjes së tyre,se
a kanë vesh ta dëgjojnë si argëtim apo si lexim i thjeshtë i një vargu vjershe,teksti etj.P.sh:
E pyetën pulënKu e ke gjelinMa hangër dhelpra- teveqelin.
31Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga (1985).
21
Në lojën gjuhësore janë favorizuese për fëmijët gjëegjëzat,përmes të cilave fëmijët kuptojnëenigma,fshehtësi dhe bëjnë lojë në bashkëpunim me edukatoren.P.sh;
Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë.
(Lidhëset e këpucave)Ideja e lojës A-be-ce-de…mund të zhvillohet kur fëmija tregon interesim për
shkronjat.Mund të luhet loja me letra ku fëmijët në secilën lëtër vetë shkruajnë tri-katër
shkronja.Pastaj në lojë njëri fëmijë duhet të gjej në dy letra të fshehura dy shkronja të
njëjta,kurse dy tjerai gjen fëmija tjetër.Kur bëhën bashkë katër letrat,me katër
shkronja,sajohet njëfjalë që jep kuptim,të cilën e shqiptojnë të gjithë njëzëri.
Kreativitetit të fëmijës duhet dhënë hapësirë dhe të lejohet vetëkënaqësia e tij.E përshtatshme
kur vijnë ,themi,në fazën e sajimit të tregimeve vetanake ,të mbahet notes shënimesh në të cilin
edukatorja, thuaja kujdestaron vështrueshëm fëmijët, që endë nuk kanë përvetësuar ndonjë
shkronjë .Kështuqë ju ndihmon fëmijëve të mbarojnë ndonjë tregim të shkurtër.32
Kjo lojë merr kuptimin e lojës ,,dora e shkrimtarit”,ku përmes shkronjave dhe fjalëve,sado që ai
fond fjalësh të jetë i kufizuar,fëmijën e bënë të kënaqet dhe të ndjehet loja gjuhësore.Madje edhe
konsideron veten ,,shkrimtar”.
32Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga 1985
22
2.1LOJËRAT PËR ZHVILLIMIN E KUJDESIT DËGJIMOR(ZHVILLIMI I TË FOLURIT)
- Ku cingëroi ?
Qëllimi: Të përcaktohet drejtimi i zërit.Të zhvillohet orientimi në hapësirë.
Materiali për lojë : Zilja
Përshkrimi i lojës:Një zile shkollore apo zile e orës së akorduar, vihet në fund të korridorit. Pasi
të dëgjohet cingërima e saj, fëmijët duhet të tregojnë saktë prej nga erdhi zëri i dëgjuar i ziles,
qoftë shkollore apo i orës së akorduar.Me këtë ata tregojnë aftësinë e orientimit në hapësirë.33
- Thuaj çka po dëgjon ?
Qëllimi:Përcaktimi i burimit të zërit, të dallohen disa zëra të pafolur nga shushurima e
përgjithshme.
- Qëlloje zërin
Qëllimi: të njohësh personin tjetër sipas zërit.
Përshkrimi i lojës: Luhet vetëm në grup së paku me pesë fëmijë.
Zhvillimi i lojës: Edukatorja e vë një fëmijë në dollapin që gjendet në klasë,kurse një
tjetër në fund të klasës. Njëri prej tyre lëshon një zë fjalësh sipas dëshirës.Ndërsa fëmijët që
duhet të qëllojnë nga vjen dhe i kujt është zëri, duhet t`i kenë sytë mbyllur.Nëse ia qëllojnë
atëherë i ndërrojnë rolet disa prej tyre.
Rrumbullak strumbullak, kur e prek të bën me gjak. 34
(Iriqi)
Lojë gjuhësore e popullarizuar si të parashkollorët ashtu dhe të fëmijët tjerë më të rritur,
është loja e fjalëve përmes kuizit. Zakonisht në këtë lojë kuizi, pyetjet për fëmijët parashkollorë
33 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,200534 Po aty
23
bëhen më të kuptueshme,më të lehta që të motivohen në pjesëmarrje për përgjigjet e duhura.
Fëmijët e moshës 5-6 vjeç dijnë dhe vetë të gjejnë argëtimin dhe kënaqësinë por shpesh ata
kërkojnë bashkëlojtarë,në veprimet e përbashkëta të lojës.35
- Kush është i kujdesshëm
Qëllimi: kërkimi i tingullit fillestar të përbashkët në fjalë, aktivizimi i fjalorit.
Materiali: ilustrimet në zërin e caktuar
Përshkrimi i lojës: Edukatorja i thotë fëmijës : Tani t`i tregoj ilustrimet dhe do t`i emërtoj.Mëdëgjo më kujdes dhe qëlloja,cili tingull është i përbashkët në të gjitha ato fjalë.”
Pastaj edukatorja i tregondhe emërton ilustrimet,të cilët fillojnë,për shembulll me R:radio,radha,rendi,rika.36
Kur fëmija jep përgjigje të saktë,edukatorja vazhdon:E saktë,të gjitha këto fjalë në fillim kanëtingullin R.Tani përpiqu vet t`i emërtosh ilustrimet.
Pastaj i propozohet fëmijës qëvet të mendojë fjalë të cilat poashtu fillojnë me tingullin R.
- Mbaje mend fjalën
Qëllimi : begatimi i fjalorit, zhvillimi i mbamendjes ( memories) në të dëgjuar dhe të folurit.
Fig, Lojë gjuhësore në grupe fëmijësh parashkollorë
- Loja me rimë
35 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 3836 Roller – Halačev, M. Lojërat e fëmijëve parashkollorë,Zagreb: Školska knjiga, 1985
24
Fjalë të sajuara,të imagjinuara të cilat rimohen si p.sh. Plak- lak,gisht-bisht, dorë-borë, etj.
- Ktheje fjalën
Qëllimi: aktivizimi i fjalorit, analizë e fjalës rimuese. Përshkrimi i lojës: Edukatorja e thotë fjalën
mbrapsht.p.sh. ,,Akok” ( koka ), ,,Atog” (gota),“Atap” ( pata ), “ Irys” ( syri), “Arod” (dora)
etj.Fëmija duhet ta kthejë fjalën nga mbrapsht duke e thënë drejt që fjala të jap kuptim të duhur.
Loja mund të vazhdojë me disa fëmijë tjerë duke ndërruar rolet në mes vete.
Loja në grup, fëmijë parashkollor- Sajimi i tregimit sipas renditjes
Fëmijët morën dy lloje fotosh.Një foto është me përmbajtje nga lindja deri në rritjen e
fëmijës,ndërsa fotot tjera ishin nga përralla ,,Borëbardha dhe 7 xhuxhët”.Fëmijët në fillim duhej
t`i radhisnin fotot sipas rendit,ashtu siç mendojnë se duhet të shkonin dhe të komentojnë përse
ashtu i kanë radhitur.Pasi që bëjnë radhitjen me renditje të saktë, e rrëfejnë tregimin (përrallën)
sipas fotografive.37
- Flasim tregimin-Fëmijës i tregohet fotopamje të panjohura, që të vështrojë afërsisht
gjysmë minute. Pastaj fotoja mbulohet, dhe fëmija duhet të tregojë me sa më shumë detaje, çfarë
ka parënë foto.
KAPITULLI III
37Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988
25
3. LOJËRAT GJUHËSORE TË ZHVILLUARA NË KOPSHT
Në vazhdim të këtij punimi diplome do të shpjegohen disa lojëra gjuhësore.Qëllimi
lojëtarëve gjuhësor është zhvillimi i shkathtësive komunikuese të fëmijët, zhvillimin e shqiptimit
më të mirë të fjalëve dhe zgjërimin e tyre në fjalorin e përdorur.Poashtu fëmijët mësojnë të lidhin
fjalën e folur me materien ose fotografinë dhe drejt të formojnëfjalinë.38
Me qëllim të të shkruarit të punimit të diplomës, në kopshtin e fëmijëve ,,Dielli”në Pejë,
kam përcjellur aktivitetin e zhvilluar në realizimin e lojërave gjuhësore.Aktiviteti i lojës
gjuhësore është zhvilluar dhe përcjellur në tri grupe fëmijësh parashkollorë,moshash të përziera,
në shkollën fillore ,,Dardania”, në Pejë.
Aktiviteti është zhvilluar në secilin grup veçmas dhe ndaras. Në grupin ,,Ylberi”,”Iriqi”
dhe ,,Fluturat”, me fëmijët që në secilin grup ishin të moshës 5-6 vjeç.Mësuesja, edukatorja ju
sqaroi fëmijëve të gjitha lojërat gjuhësore që do t`i zhvillojnë dhe ka filluar me lojën.Fëmijët e
këtyre grupeve janë të një klase parashkollore dhe vijojnë pesë ditëtë javës në orar shkollor të
caktuar ditor,prej tri orësh. Në kuadër të aktivitetit janë zhvilluar pesë lojëra gjuhësore: ,,Zëre
fjalën”,“Thuaje të kundërtën”,
,,Kërkojmë qifte”, “Loja me zë”, Fluturon,noton,kërcen,ec”39
Para zbatimit të secilës lojë,fëmijëve u janë shpjeguar rregullat,më pas ka rrjedhur dhe vetë loja.
-Zëre fjalën
38Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 3739 Po aty
26
Loja e parë e zhvilluar ishte ,,Zëre fjalën”.Luhej ashtu që personi i rritur thotë varg
fjalësh, derisa fëmija duhet të duartrokas kur dëgjon fjalën e cila dallon nga të tjerat.Shembujt u
ishin përshtatur disa prej grupeve sipas moshës së fëmijëve 5-6 dhe 6-7 vjeçe.Fëmijët më të rritur
rregullat e lojës i kanë përvetësuar para fëmijëve më të vegjël.Fëmijët pesëvjeçar në fillim të
lojës gjithnjë kanë brohoritur,e në çastin kur dëgjonin fjalën ndryshe, zëshëm edhe e
shqiptonin.40
Loja ,,Zëre fjalën”,luhej me qëllim që të shqiptoheshin fjalë të njëjta në radhitje dhe
njëra fjalë hiqet (mungon) dhe futet fjala e cila është e ngjashme me të shqiptuarat më
parë. Fëmijët duhet të dëgjojnë fjalën e cila nuk përputhet në rrjedhën erenditjes.
Fjalët që janë përdorur për lojën;
Bota,Bota,Gota,Bota Dimër,Dimër,Vjeshtë,DimërSupa,Supa,Kupa,Supa
Pas,Pas,Tas,PasRika,Rika,Pika,RikaHam,Ham,Kam,Ham
Vis,Vis,Fis,VisRrush,Rrush,Tush,Rrush Notoi,Notoi,Lotoi,Notoi…etj.
Pastaj,me njëduartrokitje e shqiptonin fjalën që dallonte nga tjerat,ndërsa fëmijët më të
rritur vetëm duartrokitnin,ashtu siç ishte përcaktuar edhe në rregullat e lojës.Qëllimi i lojës ishte,
zhvillimi i shqises së fëmijëve në dallimin e fonemave, duke dalluar tingujte të folurit.Konsideroj
së qëllimi është arritur sepse siç ka rrjedhur ritmi i lojës,fëmijëve rregullate lojës u janë bërë më
të qarta.Ku dhe gjithnjë, kush mëparë, diktuan fjalën e cila dallonte ngatjerat.41
-Thuaje të kundërtën- ishte loja e dytë.
40 Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 3941
Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 65
27
Udhëheqësi e thotë fjalën, ndërsa lojtari duhet të thotë kundërshtinë e asaj fjale(,,të kundërtën”
ose fjalën e kuptimit të kundërtë”).Nëse fëmija nuk përgjigjet, udhëheqësi i ndihmon të gjejë
përgjigjen.Pasi që fëmija arrin tek përgjigjëja, udhëheqësi i jep fjalën fëmijës tjetër.42
Disa nga fjalët të ofruara për lojën ,,Thuaje të kundërtën”, i theksojmë në vijim.Fëmijët 4-5
vjeçar: Vëllai-Motra,Nëna–Babai,Fillimi-Fundi,Vogëlushi-Vogëlushja,Thellë-Cekët,
Lart-Posht, Gëzimi-Hidhërimi,Qyteti-Fshati,Guximi-Frika,Hyrje-Dalje,Ndërtim-Rrënim,
Fig. Fëmijë në grupin e lojës ,,Thuaje të kundërtën”
Fëmijët 5-6 vjeçar: Shpesh-Rrallë, Mëngjesi-Mbrëmja, I pari- I fundit, Lindje-Perëndim, Mirë-
Keq, Njëjtë- Ndryshe,
Djalë- Vajzë, I uritur – I ngopur, Rinia-Pleqëria, Para-Pas.
Fillimisht iu dhanë rregullat e lojës fëmijëve.Fëmijët që në fillim të lojës vështirë arrinin deri të
zgjidhja, dhe që të arrinin deri të përgjigjja e saktë,u përdor rruga e asociacioneve.43
42 Ladika, Z. Čečuk, S. Dević, Đ. ,,Lojërat skenike për fëmijë” , Zagreb, 1983, fq. 4943
Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 53
28
Po ashtu, fëmijët ndihmuan njëri-tjetrin, të vinë deri të zgjidhja. Fjala ,,kundërshtuese”
më e vështirë ishte: E vërteta-gënjeshtra.Me këtë lojë u synua të arrihet ky qëllim që fëmijët të
zgjerojnë vokabularin e tyre.
- Loja me tinguj
Loja e tretë e zhvilluar në grup me fëmijët e kopshtit ,,Dielli”, ishte ,,Loja me tinguj”.
Fëmijëve udhëheqësi u jep udhëzime, dhe ata duhet fortë mirë të dëgjojnë dhe të mendojnë në të
shqiptuar, që të dinë se: a kanë të bëjnë për ta, udhëzimet.44
Udhëheqësi për shembull thotë: Të gjithë, të cilët kanë kapelën, zëshëm lë të shqiptojnë
tingullinK.
Të gjithë ata që kanë syze, lë të cicërojnë si zoguciu, ciu, ciu, sa më fort që mundin në
një frymë. Të gjithë që kanë sy të kaltër,lë të thonë aq më zëshëm që mundin, pesë herë fjalën
qielli! Të gjithë që dëshirojnë të qeshin sa më zëshëm lë të shqiptojnë hi, hi, hi, deri atëherë kur
unë them – Stop.
Të gjithë që kanë fanellën të gjelbër, lë të thonë tingullin Gj.
Të gjitha vajzat qetë, lë të thonë fjalën zogu.
Të gjithë ata që e duan ngjyrën e verdhë,lë të shqiptojnë tingullin V derisa unë them Stop.Të
gjithë djemtë tri here,lë të shqiptojnë tingullin R.
Si në secilën lojë, fillimisht janë sqaruar rregullat e vet lojës, pastaj ka rrjedhur loja.
Rregullat fëmijët i kuptuan shpejt, kështu që me lehtësi luajtën këtë lojë. Kjo lojë të fëmijët ka
zgjuar më së shumti interesim.Në këtë lojë morën pjesë me kënaqësi edhe fëmijët të cilët nuk
ishin sa duhet të interesuar për lojëra tjera gjuhësore. 45 Qëllimi gjuhësor i kësaj loje është
shqiptimi i tingujve, si dhe synimi edukativ.Poashtu,përvetësim njohurish me qëllim ushtrimi të
44Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 55
45 Po aty, fq 57
29
konkludimit logjik dhe ushtrim koncentrimi (përqëndrimi). Në lojë morën pjesë fëmijët e moshës
5-6 vjeçar.46
- Fluturon, kërcen, noton, ec!
Loja e radhës dhe e fundit që e zhvilluan fëmijët e këtij kopshti, ishte loja: ,,Fluturon,
kërcen,noton,ec!”.Qëllimi i lojës është zhvillimi i kujdesit verbal-dëgjimor.Të kuptohet të folurit
dhe begatimi ifjalorit,përvetësimi i emrave dhe foljeve.,
Kjo lojë zhvillohet në grupe ku edukatorja cakton me radhë secilin fëmijë në grup t`i prijë
lojës,me qëllim që të njihen me emra frymorësh apo sendesh, të cilët i përdorin gjatë
lojës.Poashtu njihen me veprime të këtyre emrave që nënkupton njohjen e foljeve në kategorinë
gramatikore.
Mbi të gjitha, qëllimi është tek përqëndrimi i fëmijës në zënien e fjalëve.Pra, vëmendje e
duhur në të dëgjuar dhe më pas në të folur.47Nga shembujt e zhvilluar në lojë, disa fëmijë kanë
dështuar në përgjigjen e saktë. Pikërisht sejanë treguar të nxituar dhe janë shprehur
gabimisht.Udhëheqësi i lojës në fillim kërkon nga fëmijët kujdes të duhur.Kur udhëheqësi e thotë
të vërtetën,diçka që është e mundshme në jetën reale, fëmija duhet të duartrokas.48
Kur udhëheqësi e thotë të pakuptimtën,fëmijët asgjë s`duhet të bëjnë.
U vërejt se fëmijët kanë njohuri elementare lidhur me këtë lojë, meqë kanë zhvilluar më
parë një lojë të tillë.Sidomos të kuptimi dhe veprimi i fjalës ,,fluturon”,gati secili prej tyre e
kishte të qartë se ka të bëjë me fluturimin e zogut,fluturës,aeroplanit etj.
Kështu që thuaja fare pak gabonin.
46Shimllesha, Pero: Roli i Pedagogjisë të loja e fëmijës parashkollor, Prishtinë, 1988, fq. 55
47 Po aty48 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 38
30
Fjalë të përdorura gjatë lojës:
Peshku noton. Njeriu ec. Qeni fluturon. Shtëpia kërcen. Tavolina noton.
Zogu fluturon. Jastëku ec. Fëmija noton. Macja kërcen. Flutura kërcen.
Aeroplani fluturon. Kali fluturon. Shtrati ec. Gjarpri kërcen.
Rregullat e lojës fëmijëve u ishin shumë të qarta dhe loja ju dukej interesante.Fëmijët
duartrokisnin kur dëgjonin ndonjë thënie të pakuptimtë dhe jo rrallë gjatë duatrokitjës shqiptonin
edhe “JO!”,për të dëshmuar se si fakti është i pavërtetë.
Rrjedha e lojës është ndërprerë shkurt kur një fëmijë me të dëgjuar ,,Macja kërcen”, tha
se si macja atë e ka gërvishtur.Pas tij dhe fëmijë tjerë kanë rrëfyer disa përjetime të veta.Loja
prapë vazhdoi,por disa fëmijë për vazhdimin e aktivitetit e humbën interesimin.
Fig. Pamje nga loja ‘Fluturon…” e zhvilluar me fëmijët parashkollorënë shkollën fillore ,,Dardania”, Pejë
31
3.1 PENGESAT GJATË LOJËS
Të grupi ,,Ylberi”, kishte problem të loja gjuhësore – telefoni i prishur.Një fëmijë në grup
ka problem me shqiptimin. Nga mosha tre vjeçare vijon ushtrime gjuhësoretë një logoped.
Gabimisht shqipton tingujt “L” dhe “S”
Fëmijët më vështirë e kuptojnë këtë lojë.Gjatë lojës u kuptua, se fëmija i cili gabim e shqiptonte
fjalën, ai gabimisht dhe dëgjonte.Andaj,jo drejt e shqiptonte fjalën.
Kështuqë, në lojë gjithnjë mbetej telefoni i prishur.Por problemin e zgjodhën bashkërisht
mësuesja me fëmijët tjerë,ashtu që fëmija radhitet në fund të grupit dhe shqipton fjalën zëshëm.
Fjalën e cila kishte tingujt “L” dhe “S” . Në vend të thoshte ,,Alo”,e shqiptonte ,,Allo” dhe fjalën
,,smundem”, e thoshtë “shmundem”49
Poashtu një vogëlushe, mjaft e zgjuar, qëllimisht ka shqiptuar fjalë të gabuara që të del
telefoni iprishur.Por, meqë fëmijët më zëshëm shqiptonin fjalët e lojës,u diktua se ajo qëllimisht
ka thënëfjalët gabim dhe është larguar nga loja.
Një rreth loje nuk ka marrë pjesë në lojë dhe nuk kishte problem.Më pas vogëlushja kërkon falje,
duke thënë se kujdesshëm do të dëgjojë.Duke u përpjekur të dërgojë fjalë të sakta,u kthye në
lojë.Por, u ul pranë edukatores.50
Te grupi i lojës gjuhësore “Iriqi”, një vogëlush ka probleme me motorikën.Një tjetër ka
problem me shqisen e dëgjimit.Nuk dëgjon kur i pëshpëritej në vesh.
Poashtu,kuptuam se problem paraqet edhe hapësira e duhur,e cila mungon për këta parashkollorë
në të cilën zhvillohen aktivitetete edukative parashkollore.
Në grupe ishin nga 11 fëmijë dhe tërë hapësira ishte e zënë me tavolina dhe karriga.Pak
vend për lojë.Shumicën e lojërava gjuhësore u duhet zhvilluar pranë tavolinës, se nuk kanë sa
duhet vend të ulen në tepih,njëri pranë tjetrit dhe të zhvillojnë si duhet lojën.
Fëmijëve i sjellin kënaqësi dhe sukses vetëm ato aktivitete, që ata i pëlqejnë dhe që bëhen
nëmënyrë bashkëpunuese.51
49 Piaget ,Jean .”Llojet e lojërave për fëmijë ”(JKT) Tiranë,2005, fq. 4750 Po aty51V.Ognjenović, V., D. Balić, Luajmë, shoqërohemi, punojmë …; Svjetlost - Novi Sad?
32
Fig. Pamje ilustrimi nga puna me fëmijët parashkollorë
Nga studimi që u krye, u vu re se motivimi i lojës gjuhësore është pjesë dhe faktor i
rëndësishëm në jetën e fëmijës parashkollor.Edukatori-ja,ka për detyrë të inkurajojë e të ruajë
individualitetine fëmijës.Përshtatja më e mirë e fëmijës në shkollë, dhe mundësia është më e
madhe për dije dhe angazhim aktivitetesh parashkollore.
33
3.2 LOJËRAT GJUHËSORE NË PËRGJITHËSI
Si definicioni i lojërave gjuhësore mund të thuhet se është faktor i rëndësishëm në jetën e
fëmijës parashkollor. Përdorimi i gjuhës në grup lojërash,ku secila lojë ka rregullat e veta dhe
kontekstin e fjalëve të duhura të lojës,është pjesë e rritës së fëmijëve parashkollorë.
Gjuha është botë në vete,secili reagim gjuhësor – një lojë gjuhësore, do të thotë funksioni i
ndonjë rëndësie që kanë fjalët në përdorimin e vet .52
Lojërat gjuhësore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e të folurit të fëmijët parashkollorë.
Këto lojëra duhet përfillur dhe zbatuar qysh në moshën e hershme tëfëmijërisë.
Përmes lojës gjuhësore fëmijës i ofrohet fjala dhe sqarimi i kuptimit të saj,përmes
veprimit,që ai të zhvillojë të kuptuarit dhe mundësinë e të menduarit.Kuptimi të parashkollorët
është një ecuri fillestare që vjen nga të menduarit e tij, që ka të bëjë me një send lëndor apo të
imagjinuar.Loja gjuhësore u mundëson fëmijëve një marrëdhënie të re mes përkatësive,deri me
tani të panjohura dhe krijon një lidhje midis fëmijës dhe paraqitjeve,parafytyrimeve etj. 53
Nga loja gjuhësore zhvillohet edhe mendimi krijues të fëmijët.Nis vetëdijesimi i hershëm
i tij dhe mundësia të jep mendim, i cili krijon,ndryshon,vë në lëvizje kurreshtjen dhe qëllimin e
tij.Në lojërat gjuhësore me fëmijët parashkollorë duhet patur kujdes në rëndësinë e fjalës së
shqiptuar, si tërësi absolute e komunikimit me ta, bashkëpunimit në lojë. Kënaqësia e lojës
shijohet përmes mënyrës së shqiptimit të fjalës.E qartë është se një lojë do të jetë në atë masë e
realizueshme, aq sa ne nuk kursejmë vetën në të shprehur,përjetimesh, ndjenjash,kreativitet dhe
mbi të gjitha;qartësi dhe saktësi.54
3.3. Lojërat gjuhësore në shërbim të nxitjes së të folurit të drejtë
52 Roller – Halačev, M. ,,Lojërat e fëmijëve parashkollorë”,Zagreb: Školska knjiga, 1985, fq. 4853 Roller – Halačev, M. ,,Lojërat e fëmijëve parashkollorë”,Zagreb: Školska knjiga, 1985, fq. 5154 Po aty, fq.52
34
Lojërat gjuhësore janë të gjitha ato lojëra të cilave mjet shprehës u është gjuha, në të gjitha
mënyrat e paraqitjes se saj.
Loja është aktivitet në të cilën kënaqen fëmijët.Gjuha ngusht është e lidhur me aftësitë
njerëzore.Lojërat gjuhësore për të talentuarit paraqesin lojën spontane. Mund të jenë lojëra me
fjalë, tinguj, forma morfologjike,fjali.
Loja gjuhësore përcaktohet edhe në hapësirë në të cilën të rriturit dhe fëmijët,lirohen në gjuhën
e vet.Në të cilën vërtet kënaqen duke përvetësuar rregullat dhe duke përvetësuar aftësitë e
veprimit, në harmoni me rregullat e shtruara ose të njëjtat dhe mund të mos përfillen.
Bashkëngjitja e lojës si veprimtari e natyrshme e fëmijës dhe gjuhës është njëri nga mjetet
themelore e marrëveshjes në botë.Fëmijës i mundëson mësim të pa ngarkuar,zotërimin e
roleve shoqërore dhe gjuhësore, shfrytëzimin e përvojës së trashëguar,individualitetin dhe
kreativitetin.55
Lojërat gjuhësore dhe aktivitetet duhet të jenë në forma të thjeshta, që janë efikase dhe të
përshtatshme.Secila lojë është e formuar ashtu që t`i ndihmojë zhvillimit të fëmijës dhe ka
qëllimin e vet që mund të arrihet.
Poashtu, fëmijës duhet ofruar mundësitë në të cilat lirisht mund të shprehet.E kjo
kryesisht mund të realizohet nepërmjet lojërave gjuhësore, kur të rriturit fëmijëve ju
lexojnë,këndo-rrëfejnë apo tregojnë ngjarje,ndodhi etj.Poashtu,me pjesëmarrje në dialogje me të
rriturit dhe me shprehje vetanake në monologje.Nga përshkrimi i secilës lojë lehtë diktohet
qëllimi i secilit ktivitet.Kështuqë edhe ky fakt mund të jetë vendimtar gjatë përzgjedhjes së lojës
gjuhësore.56
3.4 Lojërat gjuhësore skenike për parashkollorët
55 Mato, Erlehta, “Disa veçori gjuhësore dhe sociale të parashkollorit’, Tiranë,1995, fq. 3656 Po aty, fq.37
35
Lojërat skenike natyrisht që zhvillohen si lojë gjuhësore, lojëra këto të organizuar kreative.Mjetet
e këtyre lojërave janë:fjala,lëvizja dhe zëri.Punohet në tri synime:të mendojë,të
përjetoë,tëshprehet.
Lojërat gjuhësore skenike të fëmijët parashkollorë zhvillojnë imagjinatën,të shprehurit e
drejtë,begatimin e fjalorit ,shkathtësinë,pjekurinë…Në programin parashkollor i kushtohet një
rëndësi e veçantë aplikimit të lojërave gjuhësore skenike, në promovimin e aftësive për të
shkruar dhe lexuar, duke u mbështetur në parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të
tij Elkonit.57 Duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të luajtjes
së lojës.
Nënat duke përcjellur një lojë gjuhësore skenike të fëmijëve të tyre parashkollorë
Edukatorët mbështesin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situata imagjinare.
Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të shkruar, ku përfshijnë temën,
rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja.
P.sh. edukatorja e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët, atëherë kur ajo
prezanton materialet. Disa nga përparsitë e edukimit skenik vërehen si vijon:
57 Kagan, Moore & Bredekapm. Edukimi skenik i fëmijëve parashkollorë , Childhood Education, Finding theBalance, 1995, fq. 50
36
- Luajtja e rolit ndikon në zgjidhjen e shqetësimeve të brendshme, konfliktit, frikës.
- Ndihmon zhvillimin e të folurit, modulimin, shqiptimin, cilësinë e të shprehurit.
- Roli i ofron fëmijës mundësinë të bëhet dikush tjetër dhe kështu tregon gjendjen e vet
emocionale, qoftë emocione negative apo pozitive.
- Zhvillon vetëkontrollin, tolerancën, durimin, dëgjimin, respektin etj.58
Pra, edukimi skenik ndikon në formimin shoqëror dhe estetik, fizik dhe moral, si dhe në vetë
filozofinë e fëmijës për botën në përgjithësi.Për këtë arsye duhet zhvilluar lojëra gjuhësore
nëpërmjet skenës.Të mësohet fëmija të luaj rolin e dhënë, duke u kënaqur me të dhe duke njohur
vetën dhe botën përreth.
Fig. Pamje nga një lojë skenike kukullash, me fëmijët parashkollorë
4. P Ë R F U N D I M I
58Kagan, Moore & Bredekapm. Edukimi skenik i fëmijëve parashkollorë, Childhood Education, Finding the Balance, 1995
37
Roli i edukatorit është i rëndësishëm në zhvillimin e shkathtësive paralexuese dhe
zhvillimit të të folurit të fëmijët. Ata kalojnë më së shumti kohë me fëmijët kështuqë dhe mund
t`i orientojnë fëmijët, në cilën mënyrë më së miri të zhvillojnë aftësitë e veta paralexuese dhe
lexuese.
Mund të thuhet se për zhvillimin e shkathtësive paralexuese,më e rëndësishmja është
rrethi cilësor.Prindërit krijojnë themelin e zhvillimit të ardhshëm të shkathtësive paralexuese.
Fëmijët me vështirësi duhet orientuar në problem dhe në zgjidhjen e tij.Në punë me fëmijët
shumë është e rëndësishme rrethi qe ndikon në zhvillimin e tyre.Në rrethin mund të numërojmë
prindërit, kopshte dhe shkolla.
Të fëmijët është shumë e rëndësishme që të luajnë lojërat gjuhësore dhe kështu zhvillojnë
të folurit e tyre dhe shkathtësitë paralexuese.Ka mjaft lojëra gjuhësore me të cilat mund të
zhvillohet të folurit dhe aftësitë e të folurit.
Në punën me fëmijët është diktuar se fëmijët parashkollorë i duan lojërat gjuhësore dhe me ta
duhet zhvilluarr sa më shumë lojëra gjuhësore.
Fëmijët e përvetësojnë mësimin përmes lojës.Mësimi përmes lojës më mirë ndikon në
zhvillimin e fëmijës dhe më mirë rrjedhë mësimi.Në vitet e para të jetës,fëmijërinë e
hershme,realizohet zhvillimi më intenziv në fushën e zhvillimit fizik,kognitiv,
psikik,social,emocional dhe zhvillimit moral. Kështuqë,intervenimet e të rriturve nga rrethi i
fëmijës,të paqëllim dhe me qëllim, përcaktojnë zhvillimin e gjithmbarshëm të fëmijës.
Nëse në këtë moshë lëshohet kjo mundësi veprimi në fushën e zhvillimit të gjithmbarshëm të
fëmijës, kjo vështirë plotësohet më vonë në jetë.59
Në moshën parashkollore zhvillohet shkrimi i hershëm, shkathtësitë folëse gjuhësore dhe
paralexuese të cilat fëmija duhet zhvilluar deri të shkojë në shkollë.Derisa lexojnë ilustrime,
fëmijët mësojnë të dallojnë tekstin nga fotografia.Poashtu diktojnë që tekstin e përcjellim majtas
- djathtas,lart - posht.Fillojnë të zhvillojnë të gjitha nivelet e vetëdijes fonologjike.Procesi i
leximit lëviz nga tërësia tek pjesët e tekstit.Loja gjuhësore, paralexuese është pjesa më e
rëndësishme në fëmijëri, se nëpërmjets saj mësohet,zhvillohet,kënaqet dhe përgatitet për jetën e
ardhëshme
Nga shembuj konkret të lojës gjuhësore që u paraqiten në këtë punim diplome ,,Roli i
lojërave gjuhësore në klasën parashkollore”, u vërtetua hipoteza e shumë pedagogëve,
59 Fëmija dhe arti skenik, Zagreb: Školska knjiga Maleš, D. Stričević, J, 1991, fq.60
38
psikologëve, edukatorëve dhe njërëzve tjerë kompetent, së fëmija rritet dhe zhvillohet më
lehtë,më kthjelltë dhe më disponueshëm, pikërisht nëpërmjet lojërave gjuhësore. Aktivitetet
duhet të jenë në forma të thjeshta, që janë edhe efikase edhe të përshtatshme.Secila lojëështë e
formuar, ashtu që t`i ndihmojë zhvillimit të fëmijës dhe ka qëllimin e vet që mund të arrihet.60
5. L I T E R A T U R A
60 Fëmija dhe arti skenik, Zagreb: Školska knjiga Maleš, D. Stričević, J, 1991, 62
39
- Roller – Halačev, M. (1985). Igre predškolske djece 1. Zagreb: Školska knjiga
- Karaj, Theodhori., (2005), Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë.
- Krasniqi, Islam., (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë.
- MASHT, (2006), Kurriikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë.
- Mato, Erlehta, Kamani, Pranvera, Sina, Edlira., (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save theChildren, Tiranë.
- Mato, Erlehta., (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit, Tiranë.
- Vidovic, V. V., Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Shoqata përNdihmë Psikosociale, Tiranë, 2001.
- Vadahi, Fatmir., Pedagogjia Parashkollore, Camak-Pipa, Shkodër, 2002.
- American Psychological Association, (2004). Violent Video Games: Psychologist Help ProtectChildren from Harmful Effects.
- Dragoti Edmond (2004). “Psikologjia Sociale”, Shtypur në Republikën e Shqipërisë.
- Musai Bardhyl (1999). “Psikologji Edukimi – zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”, ShtëpiaBotuese “PEGI”, Tiranë.
- Shimllesha, Pero: Pedagogjia II, Prishtinë, 1988
- Kraja, Musa: Pedagogjia, Tiranë, 1998
- Zylfiu, Njazi: Didaktika, Prishtine, 2004
- Colić, V., Ognjenović, V., D. Balić, Igramo se družimo, radimo…; Svjetlost - Novi Sad
- Ladika, Z., Čečuk, S. , Dević, Đ., (1983.) Dramske igre za djecu : Zagreb
- Piaget ,Jean .”Mbi pedagogjine”(JKT) Tiranë,2005
-Dijete i scenska umjetnost. Zagreb: Školska knjiga Maleš, D., Stričević, J. (1991.)