Upload
others
View
7
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
PROGRAMI I DOKTORATURЁS
D I S E R T A C I O N
INTEGRIMI I JETIMËVE NË
SHOQËRINË SHQIPTARE
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore
“Doktor”
nga
Msc. ORNEDA GEGA
Udhëhequr nga :
PROF. DR. EDMOND DRAGOTI
TIRANË 2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
2
DEKLARATË STATUORE
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është
prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i
tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë
person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.
E drejtë e autorit © 2016. Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
3
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
PROGRAMI I DOKTORATURЁS
DISERTACION
I paraqitur nga
ORNEDA GEGA (MSc.)
për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR”
TEMA
INTEGRIMI I JETIMËVE NË SHOQËRINË
SHQIPTARE
SPECIALITETI: PUNA SOCIALE
UDHËHEQËS SHKENCOR: Prof. Dr. EDMOND DRAGOTI
Mbrohet më datë ____/_____/ ______ para jurisë:
1._____________________________________Kryetar/e
2._____________________________________Anëtar/e (oponent/e)
3._____________________________________Anëtar/e (oponent/e)
4._____________________________________Anëtar/e
5._____________________________________Anëtar/e
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
4
P Ë R M B A J T J A Faqe
Mirënjohje....................................................................................................................... 8
Lista e Tabelave............................................................................................................... 9
Lista e Grafikëve.............................................................................................................. 10
Lista e Shtojcave............................................................................................................ 11
Lista e Figurave................................................................................................................ 12
Shkurtesa.......................................................................................................................... 13
Abstarkti .......................................................................................................................... 14
i. HYRJE
1. Paraqitje e përgjithshme....................................................................................... 16
2. Sfondi i studimit................................................................................................... 17
3. Parashtrimi i problemit......................................................................................... 26
4. Qëllimi dhe objektivat e studimit......................................................................... 26
5. Pyetjet kërkimore................................................................................................. 27
6. Përkufizime të termave........................................................................................ 27
7. Rëndësia e studimit.............................................................................................. 30
8. Kufizimet.............................................................................................................. 31
9. Struktura e punimit............................................................................................... 32
ii. KAPITULLI I : SHQYRTIMI I LITERATURËS SË FUSHËS
DHE TË ÇËSHTJES
1. Historiku i jetimoreve në Shqipëri……………………..………………………. 34
1.1 Jetimoret në perjudhën 1912 deri 1990.................................................... 34
1.2 Jetimoret në perjudhën 1990 e deri në ditët e sotme................................ 50
2. Kuadri ligjor i brëndshëm dhe ndërkombëtar për të drejtat e jetimëve në
Shqipëri................................................................................................................ 57
2.1 Kushtetuta, si burimi parësor i së drejtës................................................. 57
2.2 Marëveshjet Ndëkombëtare të Ratifikuara që kanë në fokus mbrojtjen e
të drejtave të jetimëve.............................................................................. 57
2.3 Ligjet, një tjetër burim i së drejtës……..…………….……………….… 61
2.4 Aktet nënligjore………………………………….……………………… 63
3. Teoritë bazë mbi të cilat mbështet hulumtimi..................................................... 66
3.1. Socializimi.................................................................................................. 66
3.2. Disa koncepte themelore me të cilat lidhet socializmi.............................. 67
3.3. Risocializimi………................................................................................. 70
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
5
3.4. Agjentët e socializmit…………………………………………………… 71
3.4.1 Familja........................................................................................... 72
3.4.2 Media............................................................................................ 72
3.4.3 Kolegët/Bashkëmoshatarët.............................................................. 72
a) 3.4.4 Feja ................................................................................................ 73
b) 3.4.4 Sporti............................................................................................... 73
c) 3.4.5 Shkollat........................................................................................... 73
d) 4. Socializimi në grup............................................................................................ 73
5. Pasojat e socializmit........................................................................................... 76
6. Socializimi si kontroll social.............................................................................. 77
7. Trajtimi Ekologjik.............................................................................................. 77
8. Pasojat psiko-sociale të fëmijëve që nuk kanë përvojë të jetës familjare
përkundrejt fëmijëve me përvojë familjare..................................................... 83
9. Fëmijët e institucionalizuar përkundrejt atyre që jetojnë në familje................. 85
10. Zhvillimi i aftësive........................................................................................... 87
10.1. Zhvillimi i aftësive Sociale
10.2. Zhvillimi i aftësive Morale
10.3. Zhvillimi i aftësive Emocionale
10.4. Zhvillimi i aftësive Njohëse
iii. KAPITULLI II: METODOLOGJIA
1. Kuadri hulumtues ......................................................................................... 93
2. Metoda kërkimore e përdorur.............................................................................. 93
2.1. Arsyet e përzgjedhjes së metodës kërkimore cilësore…………………….. 95
3. Historiku i kërkimit (përshkrimi i fazave të kërkimit)......................................... 96
4. Popullata e studimit dhe kampioni i përzgjedhur................................................ 98
4.1.1 Kriteret për përzgjedhjen e kampionit të parë, jetimëve ...........…………. 102
4.1.2. Kriteret për përzgjedhjen e kampionit të dytë, personave kyç…………... 103
4.1.3. Kriteret për përzgjedhjen e kampionit të tretë, punonjësve në institucione …… 103
5. Hartimi i instrumentave të kërkimit.................................................................... 104
6. Të dhëna të përgjithshme demografike e sociale për pjesmarrësit në studim…… 105
7. Strategjia e përpunimit të të dhënave…………………………………………… 106
7.1. Ndërtimi i udhëzuesit të thelluar gjysmë të strukturuar i intervistës………. 106
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
6
iv. KAPITULLI III: ANALIZA E TË DHËNAVE
1. Rëndësia e procesit të integrimit të jetimëve në shoqërinë shqiptare sipas
këndvështrimit të punonjësve që punojnë në këto institucione si dhe
politikbërësve.......................................................................................................
112
2. Analiza e intervistave të realizuara me jetimët të cilët jetojnë në institucionet
rezidenciale…………………………………………………………………….. 114
2.1. Perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë e jetimëve për të tashmen………... 114
2.1.1. Përmbushja e nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror në mjedisin ku
ata jetojnë parë nga:
2.1.1.1 Këndvështrimi i fëmijëve pa kujdes prindëror, punonjësit dhe
politkbërësit……………………………………………………… 114
2.1.2 Proçesi i socializimit në institucionet rezidenciale për fëmijët pa kujdes
prindëror…………………………………………………………………… 117
2.1.3. Aftësitë që u mësohen fëmijëve nga punonjësit e institucioneve në
mënyrë që ata ta kenë më të lehtë që të integrohen në të ardhmen ………. 119
2.1.3.1.Të mësuarit e aftësive sociale
2.1.3.1.1 Roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi
sociale....................................................................................
121
2.1.3.1.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale
duke përdorur aftësi sociale……………………………….. 122
2.1.3.1.3. Pozicionet familjare në institucionet e përkujdesit. Sa
ndihmojnë ato në proçesin e socializimit?............................. 123
2.1.3.2.Të mësuarit e aftësive morale
2.1.3.2.1. Roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi
morale....................................................................................
123
2.1.3.2.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale
duke përdorur aftësi morale................................................... 124
2.1.3.3. Të mësuarit e aftësive njohëse 125
2.1.3.3.1. Roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi
njohëse....................................................................................
126
2.1.3.3.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale
duke përdorur aftësi njohëse….............................................. 126
2.1.3.4.Të mësuarit e aftësive emocionale
2.1.3.4.1. Roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi
emocionale...........................................................................
128
2.1.3.4.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale
duke përdorur aftësi emocionale......................................... 128
2.2. Perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë e jetimëve për të ardhmen................
2.2.1. Gatishmëria e jetimëve që të lënë institucionit sapo të mbushin
moshën 18 vjeç dhe mundësitë që u ofrohen që të qëndrojnë akoma
në institucion........................................................................................
129
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
7
2.2.2. Niveli arsimor ku do të donin të arrinin ............................................... 130
2.2.3. Profesioni që do të donin të ushtronin ..................................................
130
2.2.4. Banesa e tyre në të ardhmen.................................................................. 130
2.2.5. Gatishmëria e punonjësve për ndihmë për jetimët të cilët kanë dalë
nga institucioni në rast se ata kthehen në rast nevoje............................ 131
2.3 Sygjerimet që ofrojnë punonjësit në institucionet rezidenciale dhe personat
kyç për përmbushjen e nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror që rriten në
këto institucione.................................................................................................
132
3. Analiza e intervistave të realizuara me jetimët të cilët jetojnë në konvikte.
3.1 Nevojat e paplotësuara të jetimëve që jetojnë në konviktet e shkollave të
mesme renditur në shkallë rëndësie nga vetë ata................................................. 139
3.1.1.Strehimi
3.1.1.1. Përpjekjet për të përfituar një strehë ............................................ 144
3.1.1.2. Zgjidhja e problemit të strehimit sipas këndvështrimit të
jetimëve.......................................................................................... 147
3.1.2. Punësimi
3.1.2.1. Kurset profesionale......................................................................... 149
3.1.2.2. Përpjekjet e jetimëve për sigurimin e një pune.............................. 151
3.1.3. Arsimimi
3.1.3.1. Niveli arsimor.................................................................................. 152
3.1.4. Shëndeti
3.1.4.1. Nevoja të tjera (transporti, aktivitetet kulturore etj) ....................... 155
3.1.4.2. Ndihma që ju kanë ofruar punonjësit që punonin në institucione
në mënyrë që t’ju mësonin aftësitë e duhura jetësore, duke ju i
parapregatitur dhe për jetën në të ardhmen.....................................
156
3.2. Përvoja e pesonave kyç me target-grupin e jetimëve në Shqipëri. Më
konkretisht roli i tyre në fushën e shërbimeve për jetimët................................ 158
3.3. Niveli i sensibilizimit sipas politikbërësve të strukturave përkatëse që marrin
pjesë në integrimin jetimëve në shoqërinë shqiptare........................................ 160
v. KAPITULLI IV: DISKUTIMI I GJETJEVE DHE PËRFUNDIMEVE
1. Gjetjet nga intervistat e realizuara me jetimët të cilët jetojnë në institucionet
rezidenciale të grup-moshave 6-18 vjeç............................................................ 163
2. Gjetjet e intervistat e realizuara me jetimët të cilët jetojnë në konvikte…….. 169
vi. KAPITULLI V: SUGJERIME…………………………………………………… 170
BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................... 176
SHTOJCA....................................................................................................................... 184
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
8
MIRËNJOHJE
Ky punim disertacioni do të ishte i pamundur të realizohej pa ndihmën e disa
personave, të cilët meritojnë falenderime të veçanta.
Së pari, falenderoj profesor Edmond Dragotin, i cili me profesionalizëm udhëhoqi
çdo hap të kryerjes së këtij studimi.
Së dyti, falenderoj të gjithë pjesëmarrësit qё ishin pjesё e kёtij studimi duke filluar
nga jetimë (target – grupi në fokus), punonjësit e institucioneve rezidenciale dhe
personat kyç që meren me hartimin e politikave pa tё cilët ky studim nuk do të bëhej
i mundur.
Së fundi, falenderoj familjen time për mbështjen emocionale të jashtëzakonshme dhe
sakrificat e treguara përgjatë punës sime për realizimin e këtij studimi.
Faleminderit tё gjithёve!
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
9
LISTA E TABELAVE
Tabela nr. 1: Numri i foshnjeve pa kujdes prindëror për vitet 2002 deri 2015 në
Shtëpitë e Foshnjeve.
Tabela nr. 2: Treguesit e varfërisë nëpër rajone.
Tabela nr. 3: Të ardhurat mujore dhe vjetore sipas tipit të familjes.
Tabela nr. 4: Të dhënat e fëmijëve jetim të sistemuar në jetimoret në vitin 1981.
Tabela nr. 5: Tregues të përkujdesit shoqëror 1999-2008
Tabela nr. 6: Të dhëna nga OJF-të që janë licensuar nga MPÇSSHB (duke
përjashtuar qëndrat e publikuara si të mbyllyra )
Tabela nr.7: Numri i fëmijëve pa kujdes prindëror për vitet 2002 deri në 2015 në
Shtëpitë e Fëmijëve (Para Shkollor dhe Shkollor)
Tabela nr. 8: Numri i fëmijëve pa kujdes prindëror për vitet 2002 deri 2015 në
Shtëpitë e Fëmijëve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
10
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku nr. 1: Nevojat e paplotësuara të jetimëve të intervistuar të renditur prej
tyre sipas shkallës së rëndësisë.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
11
LISTA E SHTOJCAVE
A. Shkresat drejtuar institucioneve për realizimin e intervistave
Shkresa me nr. Prot. 31 me objekt “Kërkohet mundësimi i realizimit të
intervistave”, Drejtuar z/znj Irma Shtini, Drejtore e Shtëpisë së Fëmijëve : Zyber
Hallulli”
Shkresa me nr. Prot. 31/1 me objekt “Kërkohet mundësimi i realizimit të
intervistave”, Drejtuar z/znj Valbona Veseli, Drejtore e Shtëpisë së Fëmijëve
Sarandë”
Shkresa me nr. Prot. 31/2 me objekt “Kërkohet mundësimi i realizimit të
intervistave”, Drejtuar z/znj Arlinda Kruja, Drejtore e Shtëpisë së Fëmijëve
Sarandë”
B. Modelet e intervistave të realizuara për secilën kategori
Shtojca Nr. 1 Forma e dhënies së pëlqimit të informuar.
Shtojca Nr. 2 Udhëzuesi i intervistës me jetimët që jetojnë në institucione
Shtojca Nr. 3 Udhëzuesi i intervistës me jetimët që jetojnë në konviktet e
shkollave të mesme
Shtojca Nr. 4 Udhëzuesi i intervistës me personat kyç, profesionist të
fushës
Shtojca Nr. 5 Udhëzuesi i intervistës me punonjësit që punojnë në institucionet
e përkujdesit.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
12
LISTA E FIGURAVE
Figura nr. 1: Rrathët e Influencave, Bronfenbrenner
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
13
SHKURTESA
AP Avokati i Popullit
ASHMDF Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës
BE Bashkimi Europian
INSTAT Instituti Kombëtar i Statistikave
IPSH Institucione të Përkujdesit Shoqëror
ISSH Instituti i Sigurimeve Shoqërore
IKIJSH Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve në Shqipëri
KDF Konventa e të Drejtave të Fëmijëve
KNEDSK Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale
dhe Kulturore
MASH Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
NJFE Njësia Familjare Ekonomike
OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë
QSH Qeveria Shqiptare
SHKJ Shoqata Kombëtare e Jetimëve
SHSSH Shërbimi Social Shtetëror
UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
VKM Vendim i Këshillit të Ministrave
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
14
ABSTRAKT
Ky studimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë jetimët për t’u
integruar në shoqërinë shqiptare pas daljes nga institucioni, si dhe të evidentojë
faktorët që do ta bënin këtë proces më të suksesshëm, bazuar në këndvështrimin e
personave kyç të shërbimit social.
Në këtë studim paraqitet historiku i institucioneve rezidenciale për fëmijët pa kujdes
prindëror para viteve ’90, mënyra se si ndryshoi funksionimi i tyre pas kësaj
perjudhe dhe si funksionojnë sot institucionet, rezidenciale ose jo, private ose
publike, të cilat meren me këtë target-grup në nevojë. Gjithashtu janë shqyrtuar
teoritë socializuese, duke u fokusuar tek modeli ekologjik i Bronfenbrenner, si një
nga teoritë e socializimit ku mbështet studimi. Në studim është paraqitur një vështrim
i përgjithshëm i kuadrit ligjor për të drejtat e jetimëve në Shqipëri, të drejta të cilat
mbrohen përmes legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Për të
përmbushur qëllimin e temës janë identifikuar dhe eksploruar perceptimet, ndjenjat
dhe pritshmëritë që kanë jetimët para daljes nga institucioni dhe më pas janë
identifikuar sfidat,vështirësitë, pengesat, dështimet, sukseset me të cilat ata përballen
pas daljes nga institucioni. Në studim u përdor metoda kërkimore cilësore. Saktësisht
është përdorur analiza e të dhënave parësore të mbledhura nëpërmjet intervistave të
thelluara gjysëm të strukturuara me jetimët, punonjësit e institucioneve dhe
personave kyç (që merren me hartimin dhe zbatimin e politikave sociale)
Studimi nxorri në pah se proçesi i integrimit të jetimëve në shoqërinë shqiptare është
një proçes i vështirë dhe kompleks, i cili do të mbetet i tillë nëse nuk përmbushen
nevojat jetësore të tilla si nevoja për: strehim, punësim, arsimim, shëndet, apo nevoja
të tjera. Mugesa e familjes për këta fëmijë si një nga elementët me të rëndësishëm të
shtresës së Mikrosistemit e vështirëson proçesin e socializmit. Për të arritur
pëmbushjen e këtyre nevojave lind detyra e përbashkët e bashkëpunimit midis shtetit,
OJF-ve dhe sigurisht vetë target – grupi në fokus, jetimëve.
Fjalët kyçe: jetim, socializimi, integrimi, shoqëri, sisteme.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
15
ABSTRACT
This study aims to explore the main needs orphans have in order to be integrated into
Albanian society after leaving the institution, and to identify factors that would make
this process more successful based on the perspective of key persons in social
service.
This study presents the history of residential institutions for children without parental
care prior to '90, the way their functioning changed after this period of time and the
way residential or not residential, public or private institutions, that deal with this
target group in need, operate today. Furthermore, we have examined socialization
theories, focusing on the ecological model of Bronfenbrenner, as one of the theories
of socialization where this same study is based on. In the study is also presented an
overview of legal framework for the rights of orphans in Albania, which are
protected by national legislation and international law.
To accomplish the goal of the research we identified and explored the perceptions,
feelings and expectations of orphans before leaving the institution as well as the
challenges, difficulties, obstacles, failure, success they face after leaving the
institution. The study makes use of qualitative research methods. More specifically,
the method used is as follows: analysis of the primary data collected through in-depth
and semi-structured interviews with orphans, employees of these institutions and key
persons.
The study points out that the process of integration of orphans in Albanian society is
a difficult and complex one and will remain so if their vital needs such as the need
for accommodation, employment, education, health, or other needs are not met. The
lack of family for these children, as one of the most important elements of the
microsystem, complicates the process of socialization. To achieve the fulfillment of
these needs it is essential the common duty of cooperation between the state, NGOs
and of course the target – groups in focus, the orphans.
Keywords: orphan, socialization, integration, society, systems.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
16
i. HYRJE
1. PARAQITJE E PËRGJITHSHME
Ky disertacion bazohet nga një qëndrim njerëzor cilësor, siç është dhe integrimi i
jetimëve në shoqërinë shqiptare, temë e cila prek jo vetëm sferën personale të
sjelljeve të njerëzve (të target-grupit të jetimëve) por dhe fenomenin në tërësi si
problem social. Kjo për vetë faktin që këta individë janë pjesë e shoqërisë sonë, dhe
ashtu sikurse dhe ne, ata duhet të kenë të drejta të barabarta në të gjitha aspektet
jetësore në mënyrë që në një të nesërme jo të largët ata të arrijnë të integrohen si
gjithë të tjerët në shoqëri. Gjithashtu dhe për faktin se me ndyshimin e sistemit një
nga kategoritë që u goditën më së shumti nga këto ndryshime ishin pikërishit fëmijët
jetim. Rëndësia e këtij studimi ka të bëjë me faktin se studime për këtë target-grup
janë bërë fare pak ose më saktë janë bërë për çështje specifike të tyre por jo parë në
këndvështrimin e integrimit të jetimëve në shoqërinë shqiptare. Për të krijuar një
tablo sa më të plotë ky studim që të realizohej nuk do të ishte i mundur nëse nuk do
të ishin shfletuar artikuj të shumtë rreth kësaj çështje, nëse nuk do të kishin
bashkëpunuar vetë target-grupi që është në fokus pra jetimët, punonjësit që punojnë
me fëmijët pa kujdes prindëror si dhe politikbërësit që merren me hartimin dhe
zbatimin e politikave të ndryshme. Pikërisht opinionet dhe eksperjencat jetësore të të
gjithë pjesmarrësve ndihmuan që të kuptohet dhe të vlerësohet ky fenomen social.
Ky studim do të bëjë të mundur që, për një çështje të tillë si “Integrimin e jetimëve në
shoqërinë shqiptare”, të arrihet një kuptim më i plotë rreth nevojave që kanë jetimët
pas daljes nga institucionet e përkujdesjes si dhe të evidentohen faktorët që do ta
bënin këtë proces më të suksesshëm.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
17
2. SFONDI I STUDIMIT
Sipas raportit të veçantë të Avokatit të Popullit, “Për të drejtat e fëmijëve jetimë,
përfshirë këtu fëmijët e sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes
shoqërore, si dhe të fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar” të publikuar në vitin
2013 një nga zhvillimet aktuale sot në botë, është anagazhimi i të gjithë shoqërive
dhe mekanizmave të tyre të qeverisjes, për një botë të denjë për fëmijët, ku ata e
nisin jetën në mënyrën më të mirë të mundshme, ku të gjithë ata, kanë mundësi të
shumta për zhvillimin e aftësive të tyre individuale në një mjedis të shëndetshëm dhe
inkurajues. Pikërisht ky mjedis, duhet të shërbejë si nxitës për zhvillimin fizik,
psikologjik, shpirtëror, shoqëror, emocional dhe kulturor të fëmijëve, si një çështje
që tashmë është prioritet global. Shoqëria shqiptare, është bërë pjesë e këtij
angazhimi global, në realitetin e hidhur ku një numër i konsiderueshem fëmijësh
jetojnë në kushte të rënda dhe shpesh pa mbështetjen e prindërve të tyre, siç janë
edhe fëmijët jetimë, fëmijët e rrugës, fëmijët e shpërngulur dhe ata refugjatë, fëmijët
e trafikuar, fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht dhe seksualisht, dhe fëmijët që janë
në burgje. Realiteti shqiptar prezanton një shoqëri ku problemet sociale janë të
mprehta, ku mirëqenia dhe mjedisi ku jetojmë janë çështje të prekura përditë, por që
çdo ditë nxjerrin nevojën e ndërhyrjes shumë planëshe shtet-shoqëri, ku shtresa dhe
kategori të ndryshme sociale vulnerable, kërkojnë më shumë barazi dhe integrim me
pjesën tjetër të shoqërisë (Avokati i Popullit, 2013: 2 ).
Për të kuptuar se cilat janë grupet e veçanta në një shoqëri ose e thënë ndryshe grupe
të margjinalizuara lipset të theksohet fakti se margjinalizimi është i pranishëm në çdo
vend. Edhe shtetet më të zhvilluara kanë kategori të popullsisë, të cilat mund të
përkufizohen si vulnerable apo të margjinalizuara. Edhe pse faktori kryesor i
margjinalizimit lidhet me varfërinë, faktorë të tjerë si paaftësia ose veçoritë
etnike/gjuhësore mund të jenë burime margjinalizimi. Në disa raste, përqindja e
banorëve të margjinalizuar është kaq e lartë sa që bëhet e vështirë t’i përkufizosh ato
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
18
si “ të margjinalizuar” vetëm nëse ne pranojmë që margjinalizimi mund të ndodhi
edhe për shumicën e popullsisë1.
Pikërisht pjesë e këtij grupi, që konsiderohet i margjinalizuar apo vulnerabël është
target-grupi i jetimëve. Kjo kategori individësh, si pasojë e statusit që kanë,
mbulohen nga rrjeti i shërbimeve sociale me ndihmë sociale-ekonomike.
Kështu, rrjeti i Shërbimit Social Shtetëror raporton se, në vitin 2012 mbuloheshin me
ndihmë sociale 65-67%, të individëve që janë në nevojë, numri i të cilëve arrin në
464800 persona, ose 14% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Realisht, numri i
atyre që kanë nevojë për asistencë është mbi 700.000 persona. Nga 700.000 individë
që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë
jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve rraskapitëse për
mbijetesën, por me të prekurit nga ky ekstrem varfërie mbeten fëmijët jetimë. Një
pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale, e cila në masën e përfitimit të saj
mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në
mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale qeveritare dhe
të tjerë, në 19 qendra joqeveritare (OJF). 100.000 persona me aftësi të kufizuara, mes
të cileve një numër i madh jetimësh, gjenden në të njëjtën situatë varfërie e
përpjekjesh për mbijetesë2.
Vendet me një histori më të gjatë të kujdesit institucional kanë parë se tek këta fëmijë
shfaqin probleme zhvillimore si dhe vështirësi në riintegrimin në shoqëri. (Better
Care Network Working Paper, September 2010). Në një tjetër Raport të Veçantë të
Avokatit të Popullit, siç është raporti “Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu
fëmijët e sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, si dhe të
fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar”, i publikuar në vitin 2015, përmëndet se
fëmijëria konsiderohet nga disiplinat mjekësore, psikologjike e pedagogjike si një
periudhë vendimtare për të ardhmen e zhvillimit të fëmijëve si individë dhe si
qytetarë. Rëndësia e kësaj periudhe për gjithë zhvillimin e mëpasëm e bën të
1 http://www.slideshare.net/aurelaelmasllari/margjinalizimi, marrë më 06.08.2014 2 www.nifao-.org, marrë më 02.07.2012
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
19
domosdoshme që, për ta të tregohet kujdes i posaçëm për t’ua plotësuar nevojat
zhvillimore. Njëra prej tyre është nevoja për siguri dhe pa plotësimin e kësaj nevoje
është e pamundur të kemi individë të shëndetshëm dhe qytetarë të përgjegjshëm
(Avokati i Popullit, 2015: 6).
Nr. EmërtimiViti
2002
Viti
2003
Viti
2004
Viti
2005
Viti
2006
Viti
2007
Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Viti
2011
Viti
2012
Viti
2013
Viti
2014
Viti
2015
1Shtëpia e
Foshnjes Tiranë50 44 51 37 47 39 40 48 38 52 45 45 40 43
2Shtëpia e
Foshnjes Korçë19 20 24 15 21 19 21 15 15 16 19 19 14 17
3Shtëpia e
Foshnjes Shkodër24 33 28 5 18 20 20 29 34 35 39 39 43 46
4Shtëpia e
Foshnjes Durrës38 35 25 35 36 37 46 49 41 50 51 51 49 52
5Shtëpia e
Foshnjes Vlorë23 27 27 32 26 28 28 11 11 20 28 28 26 29
TOTAL 154 159 155 124 148 143 155 152 139 173 182 182 172 187
Numri i foshnjeve për vitet 2002 deri 2015 në Shtëpitë e Foshnjeve
Tabela nr. 1. Numri i foshnjeve për vitet 2002 deri 2015 në Shtëpitë e Foshnjeve.
Ndonëse shërbimet e kujdesit social kanë egzistuar edhe në të kaluarën, institucionet
e shtetit të mirëqënies sociale, si pjesë e reformës së përgjithshme sociale u krijuan
vetëm pas vitit 1990.
Zhvillimi i reformës sociale në përgjithësi dhe zhvillimi i shërbimeve të përkujdesit
social në veçanti, kanë kaluar në dy faza:
1. faza e parë përkon me perjudhën (1992-1996), në të cilën u krijuan infrasktruktura
ligjore, strukturore dhe organizative për krijimin e mekanizmave të ekonomisë së
tregut,
2. faza e dytë pas vitit 2000, ku në kuadrin e strategjisë për rritjen ekonomike dhe
mirëfunksionimin e institucioneve dhe të ekonomisë së tregut, u përvijuan politikat e
reja të mbrojtjes sociale dhe programe mbështetëse për realizimin e të drejtave të
grupeve dhe individëve në nevojë3.
3 V.K.M. “Për disa shtesa në vendimin nr. 80 dt. 28.01.2008 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin
e Strategjisë Sektoriale të mbrojtjes sociale dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj” 2008
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
20
Bazuar në Udhëzimet e Këshillit të Evropës për fëmijët dhe familjet duhet që të
përmbushet qëllimi i përgjithshëm i politikave për fëmijët dhe familjet, kështu duhet
që:
a. të mbështesë familjet në përgjegjësitë e tyre për rritjen e fëmijëve;
b. të parandalojë, aq sa është e mundur, ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre;
c. të sigurojë alternativa të ngjashme me familjen dhe me bazë komunitare për
vendosjen e fëmijëve në institucionet që janë në interesin më të mirë të fëmijës.
d. në rastet e ndarjes dhe kur është e përshtatshme, të sigurojë kontakt të
vazhdueshëm ndërmjet fëmijëve dhe prindërve të tyre dhe të mbështesë ribashkimin
familjar kur është në interesin më të mirë të fëmijës4.
Por pavarësisht rekomandimeve të Këshillit të Evropës ndodh që në shumë vende, jo
vetëm në Shqipëri, që target–grupi i jetimëve për arsye të ndryshme të mbetet në
udhëkryq. Në institucionet tona të përkujdesit pjesa më e madhe e jetimëve që janë
pjesë e atyre institucioneve janë jetim social. Për sa i përket socializmit, për fat të
keq, për këta fëmijë vazhdon të realizohet vetëm nëpërmjet këtij lloj shërbimi, në
institucionet rezidenciale. Kjo, sepse shpesh fëmijët vuajnë nga institucionalizimi,
sikurse e dëshmojnë problemet zhvillimore të tyre, niveli i ulët i vetëvlerësimit dhe
shanset e tyre të kufizuara për pavarësi mbas moshës së adoleshencës.
Sipas një studimi të bërë nga UNICEF “Vlerësimi i Kujdesit Social”, në vitin 2005
ekipi kërkimor gjeti se fëmijët në këto institucione janë apatikë, të zbehtë e
shëndetligë dhe personeli i institucioneve tregon se fëmijët në përgjithësi kanë
rezultate të dobëta në mësime 5.
Për vende të rajonit tonë ku niveli i jetesës është shumë i ulët arsyeja kryesore e
shtimit të numrit të kësaj kategorie pra jetimëve social është varfëria. Ky rezultat
është nxjerrë gjithashtu dhe nga një raport studimor i financuar nga UNICEF
“Vlerësim i shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës dhe i institucioneve për fëmijët pa
kujdes prindëror” ku thuhet se përpjekjet e shoqërisë shqiptare për të siguruar rritje
ekonomike dhe zhvillim shoqëror janë shoqëruar me një numër sfidash të panjohura
4 Strategjia e integruar kundër dhunës “Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi strategjitë e integruara
kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna” Këshilli i Evropës 5 http://www.unicef.org/albania/sq/Vleresimi_i_Kujdesit_Social.pdf, marrë më 20 .05.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
21
më parë, përfshirë këtu varfërinë, papunësinë e skajshme, mungesën e shanseve për
punë dhe mungesën e shërbimeve bazë sociale, përfshirë arsimimin dhe shëndetësinë
si dhe emigracionin (UNICEF, 2005:14).
Madje në Strategjinë Sektoriale të Mbrojtjes Sociale 2008-2013 thuhet se varfëria
mbetet shqetësimi i politikës dhe shkalla e varfërisë konsiderohet nga më të lartat në
Europë.
Për sa më sipër le të shohim më specifikisht disa nga arsyet e shtimit të numrit të
jetimëve social në institucionet e përkujdesit.
Sipas Raportit studimor “Situata e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror” për vitet
2012, 2013 Qarku Shkodër, arsyet se përse fëmijët nuk kanë prindër ose nuk kanë
kujdesin e duhur ndaj tyre lidhen ngushtë me problemet e mprehta sociale të tilla si:
1. problemet sociale dhe ekonomike të familjes;
2. divorcet e prindërve dhe mospranimi i fëmijës nga asnjë prej prindërve ose
pamundësia e mbajtjes së fëmijëve nga njëri prind;
3. vdekja e prindërve ose e njërit nga prindërit dhe pamundësia financiare e mbajtjes
se fëmijëve nga prindi tjetër;
4. papunësia dhe vështirësitë tepër të mëdha ekonomike të prindërve për t’u kujdesur
për fëmijët;
5. papërgjegjshmëria e prindërve për t’u kujdesur për fëmijën e tyre;
6. mungesa e strehimit;
7. dhuna në familje;
8. numri i madh i fëmijëve në familje;
9. paaftësia fizike apo mendore (aftësia e kufizuar) që mund të ketë fëmija;
10. shtatzënitë e hershme të vajzave të cilat nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e
rritjes së fëmijës apo për arsye të mentalitetit detyrohen t’i braktisin (Observatori për
të Drejtat e Fëmijëve, 2014: 11).
Nëse do të duam të grupoheshin arsyet se përse fëmijëve nuk i ofrohet kujdesi
prindëror, do të përftoheshin arsyet e mëposhtme:
a. Vështirësitë ekonomike të familjes,
b. Dobësimi i bazave të familjes që kanë çuar në rritjen e numrit të divorceve.
c. Papunësia
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
22
a. Vështirësitë ekonomike të familjes
Sipas Raportit Studimor “Vlerësim i shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës dhe i
institucioneve për fëmijët pa kujdes prindëror” vëzhgimi i matjes së standardeve të
jetesës, të cilin e kreu INSTAT më 2002, erdhi në përfundimin se 25 për qind e
popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë dhe se 4,7 për qind jeton me më pak
se 1 dollar në ditë. (Nacional Albanin Center for Social Studies, 2005:14).
Për sa i përket shkallës së varfërisë të dhëna të mara po nga i njëjti burim
informacioni paraqitet tabelat si më poshtë mbi treguesit e varfërisë nëpër rajone si
dhe të ardhurat mujore dhe vjetore sipas tipit të familjes, nga 2002 deri në 2012, dhe
ajo çka bie në sy krahasuar me Tiranën, zonën bregdetare, atë qëndrore dhe malore,
zona e cila është më e varfër është zona malore.
Sipas Draft raporti të Avokatit të Popullit rezultoi se 2/3 e fëmijëve jetim bëjnë
përpjekje rraskapitëse për të mbijetuar6
Siç shihet dhe nga tabela e mëposhtëme edhe pse përqindja e varfërisë nga viti 2002
deri në vitin 2008 ka pësuar ulje në 2012 situata ndryshon duke e rritur përqindjen e
varfërisë nga 12.5 % që ishte në 2008 në 14.3 % në 2012.
(në %)
I varfër Tejet i varfër I varfër Tejet i varfër I varfër Tejet i varfër I varfër Tejet i varfër I varfër Tejet i varfër
Përqindja 17.8 2.3 20.6 3.6 25.6 4.6 44.5 10.8 25.4 4.7
Hendeku 3.8 0.6 4.4 0.7 5.7 0.5 11.1 2.0 5.7 0.8
Ashpërsia 1.3 0.2 1.5 0.2 1.8 0.1 4.1 0.5 1.9 0.2
Përqindja 8.1 1.0 16.8 2.3 20.8 4.9 25.2 3.1 17.9 3.3
Hendeku 1.6 0.1 3.3 0.3 4.8 0.8 5.0 0.4 3.9 0.5
Ashpërsia 0.5 0.0 1.0 0.1 1.7 0.2 1.5 0.1 1.3 0.1
Përqindja 8.8 0.2 12.7 1.5 10.7 0.9 25.9 3.7 12.5 1.2
Hendeku 1.2 0.0 2.6 0.3 1.9 0.2 5.5 0.5 2.4 0.2
Ashpërsia 0.2 0.0 0.8 0.1 0.5 0.0 1.7 0.1 0.7 0.1
Përqindja 12.1 1.6 17.7 3.0 12.6 2.3 15.1 1.2 14.3 2.3
Hendeku 2.4 0.2 3.8 0.5 2.7 0.5 2.4 0.1 3.0 0.4
Ashpërsia 0.7 0.0 1.3 0.1 0.9 0.2 0.6 0.0 1.0 0.1
Burimi: Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës, AMNJ 2002, 2005*, 2008*, 2012*
TREGUESIT E VARFËRISË NËPËR RAJONE
*Pas publikimit të shifrave të plota të popullsisë për vitet 2001-2014 në maj 2014, është rishikuar seria kohore e të dhënave të AMNJ 2005, 2008,
2012.
Gjithsej
2002
2005
2008
2012
Matësit e varfërisë
Tirana Bregdetar Qëndror Malor
Tabela nr. 2 Treguesit e varfërisë nëpër rajone.
6 http://www.ikub.al/Lajme/1410050013/Article-Te-braktisur-nga-fati-shteti-dhe-shoqeria.aspx, marrë
më 01, tetor 2015
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
23
Përsa i përket të ardhurave sipas informacionin të marë në faqen zyrtare të INSTAT
rezulton se një person përfiton 14.859 lekë në muaj për frymë ndërkohë që sipas
Standartave Evropiane nuk përmbush as minimumin e jetesës.
Në mijë lek Në % Familja Për frymë Familja Për frymë
Person i vetëm 44,294 44,294 7,898,049 2.3 178,310 178,310 14,859 14,859
Çift pa fëmijë 111,401 222,802 37,630,085 10.9 337,789 168,895 28,149 14,075
Çift me 1 fëmijë 68,930 206,791 34,949,871 10.1 507,033 169,011 42,253 14,084
Çift me 2 fëmijë 139,468 557,874 72,540,777 21.1 520,123 130,031 43,344 10,836
Çift me 3+fëmijë 105,751 569,982 43,139,219 12.5 407,931 77,559 33,994 6,463
Familje njëprindërore 89,565 291,996 38,873,421 11.3 434,024 138,421 36,169 11,535
Familje tjetër 193,007 1,061,114 109,342,590 31.8 566,523 109,705 47,210 9,142
Gjithsej 752,416 2,954,852 344,374,012 100.0 457,691 130,608 38,141 10,884
Burimi: Anketa e Buxhetit të Familjes, 2006-2007
Tipi i familjes
Të ardhurat vjetore
gjithsej
Të ardhurat vjetore
në lekë
Të ardhurat mujore
në lekëFamilje Persona
TE ARDHURAT MUJORE DHE VJETORE SIPAS TIPIT TE FAMILJES
Tabela nr. 3 Të ardhurat mujore dhe vjetore sipas tipit të familjes.
Sipas një rezultati të publikuar nga një studim po nga INSTAT “ Njerëzit dhe puna
në Shqipëri, Krahu i punës, Punësimi dhe Papunësia” rezultoi se 44% e numrit të
përgjithshëm të familjeve, me të paktën një anëtar në moshë pune, që mund të
mbështetej tek vetëm 1 anëtar që punonte, dhe që ishin vazhdimisht në risk të rënies
në situata kritike, nëse i vetmi anëtar i tyre i punësuar pësonte ndonjë kthim pas në
aktivitetin e tij/ saj të punës (INSTAT, 2004: 81).
2. Divorcet dhe krimet në familje
Familjet shqiptare si pasojë e faktorëve ndikues kanë ndryshuar madhësinë. Kështu
ndërsa në vitin 1979 madhësia mesatare e NJFE-ve ka qenë 5.6 persona, ajo ka rënë
ndjeshëm në 3.9 në vitin 2011. Ky është tregues i paraqitur në studimin “Të Rinjtë në
Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë” nxjerr si rezultat se NJFE-të jo vetëm
bëhen më të vogla për shkak të uljes së lindshmërisë që në vitet 1960, por edhe për
shkak të procesit të familjes bërthamë dhe individualizimit (INSTAT, 2015: 31).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
24
Zhvendosja drejt individualizmit dhe shoqërive më të hapura dhe të pasura ndikon jo
vetëm në proceset bazë demografike të lindshmërisë, vdekshmërisë dhe migracionit,
të cilat janë në themel të proçeseve të plakjes dhe vjetërsisë në Shqipëri, por edhe në
zhvillime të tjera si ndryshime në modelin e martesës dhe sistemimit në banesë,
shkëputje të martesës dhe ndërprerje të riprodhimit dhe në emancipimin e grave (Po
aty)
Sot, familjet shqipëtare nuk kanë më atë karakterin e familjeve patriarkale, nuk kanë
më të njëjtin mentalitet dhe si pasojë fenomeni i braktisjes së fëmijëve nuk ka më të
njëjtat dimensione.
Edhe në modele të tjera martese, Shqipëria përballet me ndryshime sociale. Në po të
njëjtin studim “Të Rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë” rezulton se të
rinjtë e martuar janë të ekspozuar ndaj rrezikut të divorcit vetëm për një kohë të
shkurtër, por përqindja e të rriturve të rinj që janë të ndarë ose të divorcuar është
rritur ndjeshëm në terma relative. Mes 25-29 vjeçareve, kjo përqindje është dyfishuar
në 1.4 përqind në intervalin e fundit ndërmjet censuseve dhe ka mundësi të bëhet
edhe më e dukshme në të ardhmen e afërt. Për meshkujt, rritja relative është akoma
më e madhe, por përqindja e të rinjve meshkuj të ndarë dhe të divorcuar është mjaft
më e vogël (0.3 përqind), sidomos për shkak se të rinjtë meshkuj janë mesatarisht të
ekspozuar ndaj divorcit për një periudhë edhe më të shkurtër, për shkak të moshës së
tyre të vonuar të martesës. (Po aty : 34)
Për sa i përket krimit në familje nga statistikat rezulton se nga 10.400 viktima të
vrasjeve me vetgjyqësi, brenda dhe jashtë Shqipërisë, 68 % e tyre i përkasin
familjeve të varfra dhe po e njëjta përqindje rezulton tek familjet që i kanë shkaktuar
këto vrasje. Vrasjet kanë sjellë 1400 jetimë që mbeten jo vetëm nën varfëri e mjerim
por edhe me barrën e rëndë mbi supe për të gjetur drejtësinë e prindërve të humbur7.
Të gjitha sa më sipër kanë bërë që numri i fëmijëve jashtë kujdesit prindëror të rritet
gjithnjë e më tepër.
7 http://www.shekulli.com.al/, marrë më 07.02.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
25
3. Papunësia
Shkalla e papunësisë është tregues kyç për të matur kapacitetin e tregut të punës për
t’i dhënë mundësi punësimi popullsisë dhe për të matur përdorimin e forcës së punës.
Pikërisht për këtë fenomen janë marë rezultate të publikuara nga studimi “Të Rinjtë
në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë” në të cilin thuhet se për Shqipërinë, AFP
2011 tregon një shkallë papunësie për të rinjtë në 21.9 % duke sugjeruar që rreth 86
mijë persona të moshës 15-29 vjeç-52 mijë të rinj meshkuj dhe 34 mijë të reja femra-
nuk mund të gjenin punë. Shifra për të rinjtë është dy herë më e lartë sesa ajo për
popullsinë e mbetur të të rriturve (11.1 %) e cila është gjetje e përbashkët për shumë
vënde. Të dhënat e censusit 2011 tregojnë që shkalla e papunësisë është veçanërisht e
lartë në grupmoshën e të rinjve më të vegjël (15- 19 vjeç). 40 % më e lartë sesa ajo e
të gjithë popullsisë të grupmoshës 15-29 vjeç (INSTAT, 2015: 60).
Nga statistikat e marra në institucionet rezidenciale siç edhe e vumë re, po shtohet
gjithmonë e më tepër numri i jetimëve social, por megjithatë akoma egziston dhe një
përqindje e jetimëve biologjik. Vihet re qartë që shtimi i numrit të fëmijëve jetim
vjen si pasojë e kushteve social-ekonomike-politike me të cilat po përballet jo vetëm
vëndi ynë por dhe më gjerë. Në Shqipëri egziston një ligj i veçantë për këtë target-
grup ai i Statusit të Jetimit, sipas të cilit jetimëve u mundësohen nevojat jetësore më
të rëndësishme nevoja të cilat nëse plotësohen ndihmojnë në integrimin e jetimëve në
shoqërinë shqiptare. Sigurisht nuk është i vetmi ligj ku duhet, dhe mund të
mbështetemi po duhet theksuar që është më i rëndësishmi për kategorinë e individëve
që ne kemi në fokus. Pas viteve 90’ për fat të keq ka shumë pak studime që janë
fokusuar pikërisht te të drejta që gëzojnë fëmijët pa kujdes prindëror si të gjithë
fëmijët e tjerë e për më tepër tek të drejtat që duhet të gëzojnë këta fëmijë jashtë
kujdesit institucional si të rritur tashmë e jo më si fëmijë. Në këtë kontekst u zhvillua
edhe ky studim, i cili ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë jetimët për
t’u integruar në shoqërinë shqiptare si dhe nga ana tjetër të evidentojë faktorët që do
ta bënin këtë proces të mundur.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
26
4. PARASHTRIMI I PROBLEMIT
Tre janë aktualisht rrugët kryesore nëpër të cilat mundet të largohet një fëmijë nga
institucioni i kujdesit social: kthimi në familjen e mirëfilltë, birësimi dhe integrimi në
shoqëri me mbërritjen e moshës madhore.
Ky studim do të eksporojë saktësisht mënyrën e fundit të daljes nga institucioni, duke
krahasuar të dy target-grupet e fëmijëve që janë jashtë kujdesit prindëror, saktësisht
ata të cilët janë në prag të daljes nga institucioni për të parë pritshmëritë e tyre për të
ardhmen dhe ata të cilët kanë dalë nga insitucionet për të parë realitetin në të cilin ata
ndodhen. Krahasuar me çfarë përmban “Statusi i Jetimit” do të shohim gjithashtu
nëse realisht përmbushen pikat që përmban ky status e më pas do të shohim nëse ky
status ka nevojë për përmirësime apo jo. Duke krahasuar këto dy target- grupe do të
kuptojmë më mirë se cilat janë nevojat e paplotësuara të jetimëve.
4. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E STUDIMIT
Studimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë jetimët për t’u integruar
në shoqërinë shqiptare pas daljes nga institucioni si dhe të evidentojë faktorët që do
ta bënin këtë proces më të suksesshëm bazuar në këndvështrimin e personave kyç të
shërbimit social.
OBJEKTIVAT E STUDIMIT
1. Të identifikohen dhe të eksplorohen perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë që
kanë jetimët para daljes nga institucioni.
2. Të identifikohen mekanizmat e përvetësimit të aftësive socializuese nga fëmijët
jetim, pozicionet familjare në institucione, rolet prindërore dhe se si këta të fundit
përdoren për të udhëhequr proceset socializuese nga këta fëmijë.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
27
3. Të eksplorohen përjetimet, ndjenjat dhe mënyrat e sjelljes të të rriturve (ish fëmijë
të jetimoreve) në momentin kur përballen me realitetin pas daljes nga institucioni
(sfidat, vështirësitë, pengesat, dështimet, sukseset etj).
4. Të identifikohen shërbimet që nevojiten të përmirësohen në mënyrë që të arrihet
integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare, kjo e fundit parë nga këndvështrimi i
personave kyç (politikbërësve dhe hartuesve të shëbimeve)
5. PYETJET E KËRKIMIT
1. Cilat janë perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë që kanë jetimët para daljes nga
institucioni?
2. Cilat janë aftësitë socializuese që u janë mësuar fëmijëve jetim, si janë zhvilluar
pozicionet familjare në institucione, rolet prindërore dhe si këta të fundit përdoren
për të udhëhequr proceset socializuese?
3. Cilat janë përjetimet, ndjenjat dhe mënyrat e sjelljes në momentin kur përballen
me realitetin pas daljes nga institucioni (sfidat, vështirësitë, pengesat, dështimet,
sukseset etj)?
4. Cilat janë shërbimet që duhet të përmirësohen që të arrihet integrimi i jetimëve në
shoqërinë shqiptare, parë nga këndvështrimi i personave kyç (politikbërësve dhe
hartuesve të shërbimeve)?
6. PËRKUFIZIMI I TERMAVE
E drejta për punë dhe kushte të nevojshme, nënkupton detyrimin e shtetit ose
qeverive për të hartuar politika të atilla që sigurojnë punësim për të gjithë
njerëzit.
E drejta për shëndet nënkupton të drejtën për shëndet fizik dhe të drejtën për
shëndet mendor.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
28
E drejta për sigurime sociale, nënkupton të drejtën për të përfituar para dhe
shërbime nga shteti kur personat nuk mund t’i sigurojnë vetë ato (Daci,
2008:217).
Fëmijë të shpërfillur janë ata fëmijë që vuajnë dëmtime në zhvillimin e tyre për
shkak mungese të ushqimit, veshmbathjes, të ngrohtit, edukimit, kujdesit,
sigurisë, lidhjes afektive me të rriturit, kujdesit mjekësor si dhe varfërisë dhe
abuzimit (UNICEF, 2005: 20).
Fëmijët pa kujdes prindëror janë të gjithë ata fëmijë që nuk jetojnë me prindërit
e tyre për arsye se: të dy prindërit kanë vdekur; është hequr kujdesi prindëror;
janë braktisur; prindërit janë të paaftë përkohësisht ose përherë që të kujdesen për
fëmijët e tyre (janë të sëmurë ose në burg); fëmijët kanë hyrë me vullnetin e tyre
(përkohësisht) në strukturat e kujdesit për fëmijët; fëmijët janë vendosur në
institucionet e kujdesit për fëmijët nga shërbimet sociale; fëmijët kanë ikur prej
Shqipërisë të pashoqëruar nga prindërit e tyre; ose kanë qenë trafikuar
(Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, 2014:7).
Në grupimin e fëmijëve jetimë, ose fëmijëve jashtë kujdesit prindëror, përfshihen
fëmijët 0-14 vjeç dhe të rinjtë (fëmijët) 14-18 vjeç, të cilët nuk jetojnë me
prindërit e tyre për shkak të: vdekjes se të dy prindërve; heqjes dore nga
kujdestaria prindërore apo braktisja; paaftësisë së përkohshme ose të përhershme
të prindërve për t’u kujdesur (semundje apo vuajtje dënimi me heqje lirie);
vendosjes së vullnetshme të perkujdesit nga strukturat administrative (shërbimet
sociale); heqjes të së drejtës prindërore (në bazë të një vendimi të formës së prerë
dhënë nga gjykata) (Avokati i Popullit, 2015:10).
Institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, përbëjnë struktura të cilat
përkujdesen për fëmijët jashtë kujdesit prindëror. Jetesa në to është e organizuar
në mënyrën e jetesës në grupe, ku një personel me pagesë kujdeset për femijët
dhe jo mbi bazën e jetesës në familje. Këto struktura mund të jenë me bazë
komunitare dhe strehojnë fëmijë jashtë kujdesit prindëror nga komuniteti përreth,
ose mund të jenë institucione rezidenciale kombëtare, të cilat kujdesen për
fëmijët që vijnë nga më shumë se një komunitet (Avokati i Popullit, 2015:10).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
29
Integrimi – përfaqëson krijimin e sistemit të institucioneve dhe hartimin e atyre
politikave që krijojnë mjedisin e përshtatshëm për vendosjen e individëve8.
Jetim biologjikë – fëmijë prindët e të cilëve nuk jetojnë dhe të cilët nuk kanë të
afërm të tjerë që të kujdesen për ta.
Jetim socialë – fëmijë të lindur jashtë martese, të cilët në rrethana të caktuara,
nuk mund të rriten prej nënave të tyre; fëmijë të braktisur – kur një prind refuzon
kujdesin për fëmijën e tij, duke ndërprerë kësisoj marrëdhëniet prind-fëmijë në
një mënyrë të pakthyeshme e të vetëdijshme (fëmijët braktisen në maternitet prej
familjesh në krizë morale ekonomike e shëndetësore ose prej prindësh që ikin për
në vende të tjera); fëmijë që mbeten përkohësisht pa prindër (prindët e tyre janë
në spital, burg ose të sëmurë rëndë); fëmijë prej familjesh pa asnjë të ardhur, ose
me të ardhura të pamjaftueshme; fëmijë prej familjesh në krizë si dhe fëmijë
prindët e të cilëve kanë emigruar ose dëshirojnë të emigrojnë (Observatori për të
Drejtat e Fëmijëve, 2014 : 9).
Kujdes informal do të thotë vendosje e fëmijëve prej prindërve të tyre nën
kujdesin e të afërmëve ose miqve të tyre; ose kujdesi që u ofrojnë fëmijëve pa
kujdes prindëror të afërmit ose miqtë mbi bazë vullnetare. Kujdestarët mund të
jenë gjyshi a gjyshja ose një i afërm tjetër gjaku apo një mik i ngushtë i familjes
(UNICEF, 2005: 20).
Lidhje familjare - do të thotë një lidhje e ngushtë si ndërmjet një fëmije dhe
gjyshit/gjyshes, ose vëllezërve dhe motrave të tij ose të saj, në bazë të ligjit ose
në bazë të një lidhjeje familjare de facto.
Mbrojtje e fëmijës - parandalimi dhe përgjigja ndaj dhunës, abuzimit,
shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijëve.
Me fëmijë - kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të
rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të
cilit ai i nënshtrohet.
8 (VKM “Për disa shtesa në vendimin nr 80dt 28.01.2008 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e
Strategjisë Sektoriale të mbrojtjes sociale dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj” 2008)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
30
Parandalimi – përfshin studimin e shkaqeve, diagnostikim e hershëm,
identifikimin e problemit si dhe formulimin e ndërhyrjeve.
Privimi social është zvogëlimi ose parandalimin e ndërveprimit normale
kulturore midis një individi dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Shërbime shoqërore - kuptohet tërësia e shërbimeve që u ofrohen individëve dhe
grupeve në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë me burimet që kanë,
nevojat e tyre jetësore për ruajtjen, zhvillimin dhe rehabilitimin e mundësive
individuale, për të kapërcyer nevojat emergjente ato kronike (UNICEF, 2005:39).
Socializimi është proces ku ne mësojmë të bëhen anëtarë kompetente të një grupi.
(Giddens, 2000), përmes të cilit njerëzit mësojnë pritshmëritë e shoqërisë,
përvetësojnë kulturën e tyre, zakonet, ligjet, praktikat, dhe mjetet e shprehjes si
dhe mësojmë sjelljet me të cilat shoqëria jeton (Andersen, 2009:74)
Socializimit parësor është të mësuarit përjetojmë nga njerëzit që na rrisin. Në
mënyrë që fëmijët të rriten dhe të lulëzojnë, kujdestarët duhet të plotësojnë
nevojat e tyre fizike, duke përfshirë ushqim, veshje e strehim. Kujdestarët duhet
gjithashtu të mësojnë fëmijët se çfarë ata duhet të dinë në mënyrë që të
funksionojë si anëtarë të një shoqërie, duke përfshirë normat, vlerat, dhe gjuhë.
Nëse fëmijët nuk marrin socializim adekuat primare, ata kanë tendencë për të
mos fare mirë si të rriturit.
Trajtimi - lidhet me hartimin e programeve, krijimin e kushteve dhe vlerësimin e
rezultateve.
7. RËNDËSIA E STUDIMIT
Numri i studimeve dhe vlerësimeve lidhur me shërbimet e kujdesit social që
ekzistojnë sot për fëmijët pa kujdes prindëror është i kufizuar. Studimi do të
ndihmojë për të kuptuar nëse institucionet i pajisin jetimët me aftësitë të tilla si
aftësitë sociale, morale, njohëse dhe emocionale të cilat i mundësojnë jetimëve që të
përballojnë jetën në komunitet pas lënies së institucionit. Gjithashtu ky studim do të
identifikojë nëse jetimëve i ofrohen shërbime mbështetëse për tu integruar në
shoqëri. Gjetjet e këtij studimi do të ndihmojnë edhe hartuesit e politikave për të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
31
rishikuar dhe krijuar politika efektive të ndërhyrjes me qëllim aftësimin e
institucioneve për të siguruar role të pritura prindërore dhe përgjegjësitë që mund të
marrin fëmijët jetim në qytetarë të vetëdijshëm në të ardhmen. Gjithashtu mund të
shërbejë dhe si nismëtar për të konceptuar një studim tjetër, në kuadër të shërbimeve
sociale të cilat kontribuojnë në përmbushjen e integrimit social.
8. KUFIZIMET
Studimi u mbështet në përdorimin e instrumentit metodologjik cilësorë, intervista
gjysëm të strukturuara, duke bërë të mundur mbledhjen e sa më shumë të dhënave
për të përmbushur qëllimin dhe objektivat e studimit si dhe për ti dhënë përgjigje
pyetjeve kërkimore.
Së pari, duke qenë se ky studim mbështetet vetëm në metodologji cilësore dhe jo në
atë sasiore, rezultatet e tij janë të kufizuara vetëm në paraqitjen e prirjeve dhe jo në
përgjithësimin e gjetjeve. Zakonisht studiuesit në kërkimet cilësore të bazuara tek
intervistat propozojnë kampionimin e volitshëm/ të qëllimshëm, pra kampionimin pa
probabilitet. Në këtë lloj kampionimi, presupozohet se kampioni i përzgjedhur nuk
përfaqëson plotësisht popullatën e gjerë, ai thjesht përfaqëson vetveten (Cohen, L., e
të tjerë, 2007).
Së dyti, për realizimin e intervistave me të dy palët me fëmijët pa kujdes prindëror si
dhe me punonjësit në institucione panvarësisht se ishte bërë kërkesa zyrtare për
realizimin e intervistave fakti që intervistat u realizuan brënda institucionit u
konstatua se disa persona ishin më të rezervuar në dhënien e informacionit.
Së treti, realizimi i intervistave me jetimët të cilët jetonin në konviktet e shkollave të
mesme ishte e vështirë që të bindeshin për të marë pjesë por më i thjeshtë për sa i
përket dhënies së informacionit.
Së fundmi, jetimët të cilët shkëputen nga institucioni sapo mbushin moshën 18 vjeç
largohen nga aty dhe vendosen në konviktet e shkollave të mesme, por jo të gjithë
qëndrojnë aty. Një pjesë largohen qoftë brënda vëndit apo jashtë tij, kjo bën që të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
32
mungojnë intervista të realizuar me pjesën tjetër të jetimëve të cilët kanë dalë nga
institucioni dhe që nuk jetojnë në konvikte.
9. STRUKTURA E PUNIMIT
Ky studim është organizuar në pesë kapituj përveç referencave dhe shtojcave.
Fillimisht trajtohet “Hyrja” ku është paraqitur prezantimi i problemit dhe rëndësia e
studimit, qëllimi dhe objektivat e studimit, janë parashtruar pyetjet kërkimore,
organizimi i tij si dhe përkufizimi i koncepteve kryesore.
Në kapitullin i parë “Shqyrtimi i literaturёs” ku shqyrtohet literatura e shfrytëzuar
është organizuar në disa pjesë.
Në pjesën e parë fokusi kryesor është të kuptuarit e krijimit të institucioneve të
përkujdesjes, si lindën ato në Shqipëri, cili ishte qëllimi i tyre, mënyra e organizimit
dhe si me kalimin e kohës morën pamjen që kanë sot.
Në pjesën e dytë të tij paraqitet kuadri ligjor për të kuptuar cilat janë të drejtat e
jetimëve në Shqipëri bazuar në dokumentat ligjorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Pjesa e tretë ka të bëjë me teoritë ku mbështet ky studim, kështu saktësisht është
modeli Ekologjik i Bronfenbrenner një nga teoritë e socializimit ku mbështet
studimi. Analiza teorike është konsideruar me vlerë për diskutimin dhe interpretimin
e gjetjeve të këtij studimi.
Nё kapitullin e dytë “Metodologjia” trajtohet metodologjia e përdorur nё studim,
kampioni dhe burimi i të dhënave, paraqitet mënyra e realizimit të studimit, mënyra e
përpunimit dhe analizës së të dhënave, si dhe kufizimet e studimit.
Nё kapitullin e tretë “Analiza e të dhënave” bëhet analiza e të dhënave cilësore të
përftuara nga intervistat gjysëm të strukturuara me jetimët të cilët jetojnë në
institucione dhe ato që jetojnë në konvikte, me punonjësit që punojnë në institucionet
rezidenciale si dhe me personat kyç. Këto rezultate mbështeten në literaturën e
rishikuar dhe ndihmesën që jep kuadri ligjor dhe institucional. Në këtë kapitull janë
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
33
shqyrtuar vështirësitë që hasin jetimët për tu integruar në shoqëri pas daljes nga
institucionet rezidenciale.
Nё kapitullin e katërt “Diskutimi i gjetjeve” pёrfshihet krahasimi i gjetjeve tё
studimit me pika të caktuara referimi, pyetjet kërkimore dhe interpretimin e gjetjeve.
Rezultatet e analizës së të dhënave krahasohen me rezultatet e përftuara nga
studiuesit e tjerë.
Nё kapitullin e pestë dhe tё fundit jepen pёrfundimet kryesore tё studimit dhe
propozime se ҫfarё duhet ndryshuar dhe arsyet pse duhet tё zhvillohen studime të
mëtejshme në lidhje me problematikën e shqyrtuara.
Në seksionin “ Referenca” bëhet paraqitja e burimeve të përdorura në studim.
Në “Shtojcat” në fund të punimit përfshihen të dhëna të plota për:
A. Shkresat drejtuar institucioneve për realizimin e intervistave
B. Modelin e intervistave të realizuara për secilën kategori
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
34
ii. KAPITULLI I:
SHQYRTIMI I LITERATURËS SË FUSHËS DHE TË ÇËSHTJES
1. Historiku i jetimoreve në Shqipëri
1. 1. Jetimoret në perjudhën 1912 deri 1990
Historikut të jetimoreve në Shqipëri nuk i është kushtuar vëmëndja e duhur dhe
fatkeqësisht ka shumë pak studime të bëra lidhur me ketë temë. Kështu ne kemi sot
një disinformim të madh lidhur me mënyrën se si u krijuan institucionet e para të
këtij lloji duke anashkaluar kështu një nga problemet më të mëdha sociale që ka
prekur shoqërinë shqiptare në vite. Ky është një problem sa historik aq edhe
sociologjik për ketë arsye meriton një studim më të gjërë dhe rigoroz. Është e
rëndësishme të dimë se kur janë fillesat e këtyre institucioneve kolektive në Shqipëri,
pasi ky problem ka qënë mjaft i përhapur si rrjedhojë e disa fenomeneve ekzistente
siç ishin luftrat e vazhdueshme, ekzistenca e gjakmarrjes, vështirësitë ekonomike me
të cilat përballej populli në mënyrë sistematike etj. Mungesa informacionit vjen
ndoshta edhe si pasojë e krijimit të vonshëm të këtyre lloj institucionesh në Shqipëri,
kështu sipas dokumenteve të para arkivore që disponojmë ky lloj institucioni mirëfilli
shtetëror u krijua në shek e XX. Më parë nuk mund të flasim për këto lloj
institucionesh dhe në të shumtën e rasteve jetimët qëndronin pranë familjarëve të tyre
nga nëna apo nga babai.
Në rast se i referohemi historisë, duke marrë parasysh që për një periudhë pesë
shekullore Shqipëria ka qënë pjesë e Perandorisë Osmane, atëherë zgjidhja e këtij
problemi duhet të ishte bërë në kuadër të legjislacionit të shtetit Osman. Megjithatë
nuk rezulton të ketë ndodhur kështu pasi edhe pse Shqipëria ishte e pushtuar dhe
konsiderohej pjesë e pandarë e Perandorisë Osmane, një pjesë e madhe e krahinave,
sidomos ato malore, funksiononin në bazë të së drejtës zakonore apo kanuneve, një
legjislacion i brendshëm i cili rregullonte marëdhëniet sociale ekzistente në
shoqërinë shqiptare. Per këtë arsye mund të themi që u krijuan mekanizma për ta
zgjidhur këtë problem brënda për brënda krahinës dhe jo në rang qëndror, kështu
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
35
kanunet, mbi bazë të së cilave rregulloheshin problemet sociale, parashikonin edhe
statusin e jetimit dhe sistemimin e tij deri në moshë madhore. Nëpër kanune i
kushtohet një rëndësi e veçantë edhe pasurisë që prindërit i kishin lënë fëmijës,
kështu ai nuk do të mbetej pa përkrahje.
Nëse do i referohemi të drejtës zakonore shqiptare e drejta prindërore i takonte
babait, dhe në rast kur ky i fundit vdiste fëmija mund të rrinte në familjen e babait
bashkë me të jëmën. Në rastet kur e jëma martohej ajo mund ta linte fëmijën në
shtëpinë e njerëzve të babait, kështu ai do të përfitonte edhe nga trashëgimia e lënë
nga i ati. Ndërsa kur fëmija mbetej jetim si nga babai ashtu edhe nga nëna, në
shumicën e rasteve ai rritej nga personat e afërt të familjes (Luarasi, 2007: 96). “Kur
djali ose vajza ishin jetimë dhe për ta kujdesej ndonjë i afërt i tyre me cilësinë e
kujdestarit. Ky ishte në vendin e babait, vendoste vetë për fejesën e tyre. Po kështu
kujdestari që rriste një vajzë pa babë e me nënë të martuar gjetkë, kishte për detyrë të
pyeste nënën, por pëlqimi i saj nuk ishte i domosdoshëm”. Kështu Kanunet
rregullonin dhe i jepnin zgjidhje një fenomeni që në periudhën e ekzistencës së
gjakmarrjes dhe luftrave të vazhdueshme kundër pushtuesit ishte mjaft i përhapur
dhe i mprehtë. Është impresionuese se si në kanune ekzistojnë shume nene të cilat
parashikojnë përkujdesjen e fëmijëve të mbetur të shkretë, pra pa prindër. Gjithçka
zgjidhej brenda fisit, i cili kujdesej që fëmija të ushqehej, të rritej gjer sa të arrinte
moshën madhore dhe sigurisht të martohej, duke krijuar kështu familjen e tij. “Po
kështu të rralla ishin edhe birësimet (adoptimet), por edhe këto, si rregull, bëheshin
brenda fisit.” Në këtë kuadër fëmijët e mbetur jetimë jo vetëm rriteshin të sigurtë por
edhe në një ambjent familjar ku të afërmit kujdeseshin për ta. Rëndësi të veçantë
kanunet i japin familjes si baza e shoqërisë.” Me familjen bashkoheshin edhe
kushërinjtë të mbetur vetëm e pa ndihmë, “të mbetur shkret”. Fisi i tyre më i afërt e
quante për detyrë dhe nder t’i merrte nën kujdes. Edhe në këtë rast parimi i lidhjeve
të gjakut ishte kriter bazë për pranimin në familje”. Kështu rregulloheshin
marrëdhëniet në familjet patriarkale shqiptare.
Pas vitit 1912, kohë kur Shqipëria u shpall e Pavarur, nuk ekzistojnë dokumente
arkivore qe të vërtetojnë ngritjen e jetimoreve në vëndin tonë. Qeveria e asaj kohe
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
36
megjithëse u mundua ti japë zgjidhje një sërë problemesh sociale që shqetësonin
shoqërinë, nuk arriti në periudhën e shkurtër që qeverisi ti japë zgjidhje këtij
fenomeni i cili me shumë gjasa ka qënë mjaft i përhapur në vendin tonë. Me sa duket
për një kohë të gjatë çështja e fëmijëve jetimë është zgjidhur përmes të drejtës
zakonore shqiptare, pa krijuar institucione të mbajtura nga buxheti i shtetit.
Statusi i Vilhelm Vidit aq më pak që nuk i dha një zgjidhje kësaj çështjeje, edhe duke
qënë që periudha e shkurtër e qeverisjes së tij duhet ti jepte zgjidhje problemeve më
madhore që shqetësonin vendin. Më pas fillimi i Luftës së Parë Botërore sigurisht që
do të sillte probleme të reja, dhe sigurisht që presupozohet që do të shtohej numri i
jetimëve në kohë lufte. Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka qënë e ndarë në katër zona
pushtimi, dhe veprimtaria e organeve qëndrore ka qënë mjaft e kufizuar. E
megjithatë në fund të luftës së Parë Botërore kur dukej se instancat shtetërore
Shqiptare nuk funksiononin siç duhet, u krijuan kushtet për ngritjen e nje institucioni
bamirës për rritjen e fëmijëve në nevojë.
Nisur nga dokumentet arkivore historiografia shqiptare mer si të mirëqënë faktin që
jetimorja e parë, e cila u quajt “Strehë Vorfnore”, u hap për herë të parë në vitin
1917. Historia fillon me fatkeqësinë e dy bonjakëve, të mbetur pa prindër, të cilët u
gjetën nga një nënpunës austriak në gjendje të mjerueshme. “Në fund të muajit prill
1917, Rauf Fico, nënprefekt i Tiranës, pret në zyrën e tij një xhandar austriak. Ai fut
brenda dy fëmijë të vegjël, një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë më të vogël. Xhandari i
shpjegon nënprefektit Fico se dy të miturit i kishte gjetur duke ngrënë bar, në një
zabel afër Farkës dhe më pas i kishte sjellë në Tiranë. Pas pyetjeve të para drejtuar dy
fëmijëve kuptuan se ata ishin motër e vëlla. Të miturit pohuan se prindërit e tyre
kishin vdekur në mal, duke ardhur nga Malësia”.
I prekur nga gjendja e mjerueshme e të miturve, nënprefekti Rauf Fico u mundua të
gjente një zgjidhje të shpejtë që fëmijët të kalonin natën. “Atë natë, ky i fundit, i kish
përcjellë për strehim tek bamirësi i njohur Zyber Hallulli. Të nesërmen në mëngjes,
do të merrte vesh se vajza e vogël s’e kish përballuar dot natën. Që nga ai çast, Rauf
Fico s’kish gjetur më rehat. Me ndihmën e një oficeri austriak dhe bamirësve të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
37
njohur të kryeqytetit të asaj kohe (Mytezim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Zyber Hallulli)
arritën e bënë Strehën e Parë Vorfnore, strehën e dashurisë për fëmijët jetimë” .
Kështu ky ishte hapi i parë i cili do të pasohej nga hapja e një sërë institucionesh të
këtij lloji në të gjithë Shqipërinë.
“Njëzet vite më vonë, drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq shqiptar Haxhi Shkoza,
do t’i kërkojë z. Rauf Fico, tashti ambassador në Athinë, të dhëna për historinë e
themelimit të Strehës së Parë Vorfnore. Historia u shkruajt në kujtime nga z.Fico, që
do të shtonte se nga tiranasit do të mblidheshin 10.000 korona, kurse vetë
komandanti austriak do të shtonte edhe 3000 të tjera.”
Në të vërtetë ka një debat të hapur akoma në historikun e krijimit të kësaj strehe të
parë vorfnore, se kujt i përket merita e vërtetë e hapjes së saj, diplomatit Rauf Fico,
përpjekjet e të cilit kanë qënë vendimtare në krijimin e të parit institucion të këtij lloji
në Shqipëri, apo bamirësit Zyber Hallulli, emrin e të cilit ky institucion mban sot e
kësaj dite. Pavarësisht ideve të ndryshme të historianëve lidhur me këtë çështje, ajo
çka vlen për tu përmendur është fakti që kjo nismë u bë pararendëse për hapjen e
institucioneve të tilla në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Polemika të ndryshme
ekzistojnë edhe për sa i përket datës së saktë se kur u hap ky institucion, por më e
pranuar është teoria sipas së cilës ajo u hap në ditën e përvjetorit të pestë të pavarsisë
së vendit. “Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë, u hap për herë të
parë nga Zyber Hallulli, Kryetar i Bashkisë së Tiranës “Streha Vorfnore”, duke
mbledhur fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim besimi dhe krahine. Zyber Hallulli
iu përkushtua aq shumë kësaj strehe, sa që me vullnetin dhe dëshirën e tij, para se të
vdiste i dhuroi “Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale. Me kalimin e
kohës streha mori formën e një institucioni, i cili vazhdon të jetë edhe në ditët e
sotme. Krahas Zyber Hallullit, për strehën kanë dhënë kontributet e tyre edhe disa
nga tregtarët dhe bamirësit e asaj kohe, siç ishin: Myrtesim Këlliçi, Ismail Ndroqi,
Hasan Vogli, etj. Në vitin 1994, “Streha Vorfnore” merr emrin e themeluesit të saj:
Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
38
Të dhënat historike janë të pakta. Dokumente apo histori të arkivuara nuk ekzistojnë,
një pjesë e tyre që kanë qenë, janë zhdukur nga regjimi komunist, ku çdo
“triumfator” e ndryshon dhe e shkruan historinë sipas tij.
Streha Vorfnore është hapur më 1917 te rruga e Kavajës, aty ku sot është Ministria e
Punës, mendohet se ka qëndruar aty deri në vitet e para të komunizmit, ku dhe është
zhvendosur në vendin ku dhe është sot, tokë kjo e cila mendohet të ketë qenë pronë e
Zyber Hallullit, harta e së cilës gjatë monizmit u zhduk. Nuk ekziston asnjë
dokument se kur është zhvendosur aty ku është, por dihet vetëm që gjatë komunizmit
mori emrin e shtëpisë së partisë “8 nëntori”. Ndërsa pas viteve ’90 shtëpia mori
emrin “Zyber Hallulli” nga kryebashkiaku i asaj kohe i Tiranës Albert Brojka, për
nder të atij që e hapi për herë të parë këtë strehë, ndoshta edhe për t’i kthyer nderin e
humbur9.
Krijimi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri, ishte aksioni më i ngutshëm në ato
kohë të rënda që kalonte vendi, duke bërë që të hidheshin themelet e para të ngritjes
së institucionit të bamirësisë në ndihmë të atyre fëmijëve pa prindër që kishin
humbur familjet gjatë Luftës dhe mjerimit masiv.
Historia e Strehës së Parë Vorfnore nuk do të ishte e plotë dhe nuk do të kishte
kuptim pa përfshirë edhe ato periudha të mëvonshme po aq të rëndësishme që sollën
një revolucion të madh në përhapjen dhe modernizimin e shumë institucioneve të
tilla si motra në shumë qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë,
Elbasan, Pogradec, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, etj. Këto institucione shërbyen
dhe ende vazhdojnë të shërbejnë deri në ditët e sotme, ku si qëllim të tyre kanë
edukimin, mirërritjen dhe mbrojtjen sociale të asaj kategori fëmijësh që për shumë
arsye janë të privuar nga mungesa e prindërve dhe mos pasja e familjes së tyre
biologjike.
9http://www.dritaislame.al/streha-vorfnore-misioni-i-pa-nderprere-ne-keto-100-vjet/ marrë më
15.02.2015
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
39
Pas hapit të parë të rëndësishëm në hapjen e jetimores së parë, ky fenomen vazhdoi
pothuaj në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Dokumentet arkivore vërtetojnë se edhe pse
në kushte të vështira ekonomike, populli shqiptar u mundua shumë për hapjen e
këtyre institucioneve me karakter të thellë humanitar. Kështu kjo nismë vijoi në jug
të Shqipërisë kur “ në maj të vitit 1918 drejtorët e Administratës së kësaj provinse
bashkë me ata të katundaris së qytetit, të udhëhequr prej autoriteteve italiane, hapën
dyert e një azili në Gjirokastër për bonjakët dhe të mbeturit nd’udhëra të këtij qyteti
dhe të qarkut të ti, dhe një tjetni të tilli asil në Saranda për bonjakët e qarkut t’sajë.”
(Arkivi Qëndror Shtetit, Fondi 195 Viti 1921, Dosja 37 Fletë nr. 15).
Për këtë arsye u vu në dispozicion një shumë prej 40.000 liretash në mënyrë që të
mbulohen shpenzimet e mirëmbajtjes së kësaj strehe për jetimët. Në krye të
institucionit u vendos një drejtor dhe u mor stafi i nevojshëm për tu kujdesur për
bonjakët, megjithëse pas një kohe të shkurtër ky staf nisi të punonte në mënyrë
vullnetare dhe pa asnjë shpërblim. Zakonisht këto orfanotrofe mbaheshin me ndihma
të katundarisë pasi shteti nuk jepte buxhete të mëdha për strehat vorfnore. Ky
institucion u quajt Orfanotrof Komunal, më pas iu shtuan edhe shtatë bonjakë të tjerë
të cilët rrinin në çadra ushtarake në Sarandë, dhe meqënëse kushtonte shumë të
mbaje dy orfanotrofe ata u sollën në Gjirokastër dhe institucioni mori emrin
Orfanotrof Krahinor (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 195 Viti 1921 Dosja 37 Fletë
nr. 15).
Ky institut shpëtoi nga vdekja e mizoria më se 40 të mjerë bonjakë duke u dhënë
strehë e ushqim në ato ditë të tmerrshem kur zia dhe fatkeqësia zhduknin nga faqa e
dheut të papërkrahurit, siç shprehet dhe vetë Drejtori i Orfanotrofit Krahinor Z. Ilia
Dilo: “E di që në kohëra që shkoin syt e ment e autoritetevet si dhe të gjithëvet jan
kthyer drejt problemavet politike dhe prandaj larguar nka nevojat shoqërore. Po
konditat e veçanta të këtyre krahinave të cilat kanë vuar kaq shumë nka luftërat, nka
invasionet dhe nka epidemit, e bëin vecanësisht me një rëndësi tepër të madhe
problemën e bonjakëvet dhe të papërkrahurvet”. Për sa më sipër ai i drejtohet
autoriteteve qëndrore për akordimin e një fondi të posaçëm për mirmbajtjen dhe
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
40
përmbushjen e qëllimit të tij humanitar (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 195 Viti
1921, Dosja 37 Fletë nr. 16).
Në vitet kur Shqipëria po përballej me probleme të mëdha politike si pasojë e
ndryshimit të vazhdueshëm të Kabineteve Qeveritare në vitin 1921, autoritetet lokale
të Mirditës i shqetësonin më tepër problemet që kishin fëmijët e vegjël të mbetur
rrugëve. “Në një shkresë të drejtuar Ministrisë së Arsimit nga Kryetari i emigrantëve
të Dibrës, i kërkohet të strehojë 10 djemë të cilët skanë as prind dhe as kujdestarë.”
(Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi.195 Viti 1921, Dosja 37 Fletë nr. 1) Pas kërkesës së
mësipërme në mënyrë të mënjëhershmë u morën masat e nevojshme për ushqimin
dhe sistemimin e tyre duke shtuar në këtë mënyrë numrin e fëmijëve që do të ishin
nën kujdesin e këtij institucioni. Kështu, “Këshilla Ministrore në bisedën e saj nr. 44
me 12/1/1921 ka vendosë që për ushqimin e 24 djelmëve të vobekët, t’i jepet
shkollës strehi vorfanjakëvet një ndihmë mujore prej 750 fr. Ari.” (Arkivi Qëndror i
Shtetit. Fondi 195 Viti 1921, Dosja 37 Fletë nr. 3) Kështu pas strehës vorfnore të
hapur në Tiranë dhë më pas në Gjirokastër iu shtua edhe një në qytetin e Dibrës.
Pavarsisht këtyre nismave humanitare, vlen të përmendet që shteti shqiptar nuk i
plotësonte dot kërkesat për ngritjen dhe mbajtjen e këtyre institucioneve të cilat
kërkonin të ardhura të vazhdueshme. Ashtu siç përmendëm edhe më lart shumica e
Strehëzave Vorfnore mirmbaheshin dhe funksiononin në bazë të të ardhurave që
siguronin vetë qytetarët apo nga ndonjë bamirës i rastit. Sigurisht edhe institucionet
lokale mundoheshin të siguronin sado pak të ardhura për mirëfunksionimin e tyre,
megjithëse ndonjëherë kjo rezultonte e vështirë për të mos thënë e pamundur. Me anë
të një “Vendimi nr. 213 me 6/IX/ 1922, citohet se administrata e strehës vorfanjake
do të lehet në dorë të Kryqit të Kuqë Shqiptarë, tue qënë se kjo strehë nuk asht
formue prej anës Qeveris por asht përmbajtë më tepër prej popullit.” (Arkivi Qëndror
i Shtetit. Fondi 152 Viti 1922, Dosja 451 Fletë nr. 9) Adoptimi i këtij institucioni
nga Kryqi i Kuq shqiptar bëhej në të mirë të fëmijëve, të cilët do të kishin tani një
përkujdesje më efiçente. Vlen të përmendet roli humanist i kësaj organizate jo
fitimprurëse në dobi të fëmijëve në nevojë në këtë moment të vështirë të ekzistencës
së shtetit shqiptar, pavarsisht kushteve të vështira ekonomike të shoqërisë shqiptare.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
41
Rrjedhimisht, në vitet ’20 gjendja e mjerueshme social ekonomike do te reflektohej
edhe tek strehezat vorfnore. Shumica e godinave nuk kishin as kushtet më minimale
për mbajtjen e fëmijëve, në shumicën e rasteve mungonte ushqimi dhe ngrohja,
ndërsa përsa i përket aktivitetit mësimor dhe argetues nuk vlen të përmenden. Synimi
kryesor i këtyre institucioneve ishte të përkujdesen për fëmijët në nevojë duke i
dhënë atyre mundësinë që të mësonin një zanat për të siguruar të ardhmen e tyre.
Megjithatë kanë qënë të shumta rastet kur të drejtat e tyre janë nëpërkëmbur. Në një
relacion të Ministrise së Punëve të Brëndshme drejtuar Kryetarit të Kryqit të Kuq
Shqiptar në vitin 1923 urdhërohet që “ata nxënës jetim të strukun n’atë strehë të mos
përdoren si shërbëtorë dhe vetëm për me punue si mjeshtra që të sigurojnë të
ardhunat e Kryqit të Kuq si kuer si i ka thanë” (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 380
Viti 1928, Dosja 149 Fletë nr. 1).
Viti 1924 gjithashtu karakterizohet nga një paqëndrueshmëri e madhe në jetën
politiko - sociale të vendit tonë dhe si rezultat këto probleme do të reflektoheshin
edhe në institucionet e bamirësisë. Problemet kryesore lindin nga nevoja e fondeve të
vazhdueshme që nevoiten për mbajtjen e këtyre institucioneve kështu “mbajtja e një
fëmije në strehë vorfnore kushtonte rreth 30 Franga ari. (Arkivi Qëndror i Shtetit.
Fondi 195 Viti 1924, Dosja 45 Fletë nr.47) Në këtë kohë dokumentet arkivore
dëshmojnë se “Qeveria ka ndërprerë subvencionin për fëmijët e strehës, si dhe
theksohet se kjo strehë është mbajtur nga ndihmat e jashtme dhe subvencionet e
dhëna nga qeveritë dhe bashkia.” (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924,
Dosja 45 Fletë nr. 4).
Po në këtë vit në një shkresë drejtuar Ministrisë nga Kryqi i Kuq përmëndet se numri
i fëmijëve ka arritur në 75 fëmijë të varfër të cilët kanë nevojë për subvencion
financiar nga qeveria. (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja 45 Fletë
nr.18) Bazuar në raportin e gjëndjes së Strehes Vorfnore kostatohen këto
problematika; të tilla si mungesa e stafit (e cila reflektohet në mos regjistrimin e
rregullt të fëmijëve, kjo u vu re në mosakrodimin e numrit të raportuar të fëmijëve
(12 fëmijë të raportuar) me numrin real të tyre (24 fëmijë); mungesa e mbikqyrjes,
gjë e cila lidhet me mosorganizimin e kohës së studimit, punës dhe pushimit, si dhe
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
42
mos realizimin e aktiviteteve argëtuese; sjellja e administratës (fëmijët
keqtrajtoheshin nga ana e stafit, goditeshin dhe shaheshin); ushqimi jo i mjaftueshëm
dhe jo i shijshëm; të fjeturit e parehatshëm; nuk i mësonin asnjë zanat ose mjeshtëri
siç e quhej në atë kohë (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja 45 Fletë
nr. 35-39).
Pas evidentimit të problemeve që komisioni konstatoi, ky i fundit e pa të nevojshme
që të propozojë që Streha të kalojë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe të
aprovohet një rregullore e re për mirëfunksionimin e saj. Në bazë të ndryshimeve të
bëra në 69 nene u mirëpërcaktua mënyra se si do të organizohej puna nga ana
administrative dhe se si do te funksiononte ky institucion, i cili në thelbin e tij
konsistonte në krijimin e një ambjenti sa më të përshtatshëm dhe efikas për
mirërritjen e fëmijëve. Kjo rregullore u nda në 3 pjesë ku pjesa e parë kishte lidhje
me regjistrimin e fëmijëve ku përcaktohen kushtet që duhet të plotësonte nje fëmijë
për tu bërë pjesë e institucionit siç janë mosha, ti ketë vdekur të paktën njëri prej
prindërve, dokumentacionin e nevojshëm etj. Pjesa e dytë përfshintë detyrat e
drejtuesve dhe administratës (nenpunësit dhe mësuesit) se institucionit. Pjesa e tretë
dhe e fundit kishte të bënte me programin e brendshëm të strehës vorfnore (Arkivi
Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr.50).
Vitet në vazhdim do te karakterizohen nga një qëndrueshmëri më e madhe politike
dhe ekonomike të shoqërisë shqiptare. Përpjekje të vazhdueshme do të bëhen për
ndërmarjen e nismave me karakter social përfshirë këtu uljen e analfabetizimit.
Në vitet e mbretërimit të Ahmet Zogut, situatë më e qëndrueshme politike, do të
shoqërohej me miratimin e një dispozitë të veçantë legjislative për pranimet në
institucionet e bamirësisë. “Në vijim të qarkores Nr. 3278/v d. 28/XII/1927 u
njoftohet se mbas vendimit të komisionit permanent kontrollues të Kryqit të Kuq,
mbas këndej “ç’do fëmij qi do të pranohet në strehën vorfnore duhet të mos ketë
moshën më të madhe se 14 vjetësh dhe të paraqesë dokumentacionin përkatës” (Luan
Omari “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, 2007, Fq 402 Botimi 4.) .
Pushteti prindëror i takonte babait dhe vetëm kur ky, ndonëse i gjallë, nuk mund ta
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
43
ushtronte për shkaqe penguese të ndryshme i përkiste nënës. Gjithashtu pati
përmirësime dhe në Kodin Civil, i cili rregullonte njohjen e amësisë dhe njohjen e
atësisë së fëmijës se lindur jashtë martese. Dispozitat pasardhëse lejonin adoptimin
(birësimin), por me kusht që birësuesit në kohën e kryerjes së birësimit të mos kishin
fëmijë të tyre e as të paslindur ligjorë, si edhe të kishin mbushur moshën dyzetë vjec
më të mëdhenj se personi që birësohej.
Siç shihet gjëndja e jetimoreve do të përmirësohet ndjeshëm gjatë kësaj perjudhe dhe
sipas nje Qarkoreje të Ministrisë së Brëndshme të datë 22. 05.1928 rezulton se “sot
mbahen me ushqim, veshje e shkollë ma se 130 vajza e djelm bonjakë prej të gjitha
krahinave” (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 380 Viti 1928, Dosja 149 Fletë nr.3).
Në vitin 1929 Kryepeshkopi i Durrësit i kërkoi Këshillit të Ministrave që të hapej një
strehë vorfnore në Tiranë.” (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi -Viti 1929, Dosja 507
Fletë nr.27).
Lufta e dytë Botërore 1939-1945, qeveritë kolaboracioniste. Në vitin 1940
pavarësisht se vendi po përballej me pushtuesin, qeveritë kolaboracioniste u
munduan të mbanin në funksion sa më të mirë institucionet e jetimëve. Situata në
vitin 1940 paraqitet si vijon; “forca e nxënësve grumbullohet në 350 veta të ndarë si
vijon 125 në godinën nr. 1., 125 në godinën nr. 2 dhe 100 ne godinën nr. 3 dhe
përgjithësisht ndodhen 250 djem dhe 100 vajza. Shumica e këtyre fëmijëve
frekuentojnë shkollën “Naim Frashëri” për djemtë dhe “Luigj Gurakuqi” për vajzat.
Kushdo që mbaron shkollën fillore mund të vijojë shkollën e punës ose ndonjë zeje
private, në qoftë se është djalë. Kurse vajzat vijojnë punimet e brendshme të
konviktit dhe ndonjëra shkollën e Infermiereve. Personeli i strehës përbehet nga 21
veta. (Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 403Viti 1940, Dosja 595 Fletë nr.1-2)
Në vitin 1941 në Strehën Vorfnore lista e bonjakëve të pranuar ishte 75 persona
(Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 403 Viti 1941, Dosja 794 Fletë nr.11).
Me krijimin e Ministrisë së Asistencës Sociale menjëherë të gjithë institutet
asistenciale si streha, jetimore, azile etj kaluan drejtëpërsëdrejti nën drejtimin dhe
administrimin e saj. Jetimët që ndodheshin jashtë atij Instituti kaluan nën mbarvajtjen
e seksionit të Asistencës Sociale të kësaj Prefekture (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
44
584 Viti 1945 Dosja 188 Fletë nr. 16) Nëse do ti hedhim një sy shpërndarjes
gjeografike të jetimoreve do të shohim se në vitin 1945 shkollat e jetimoreve ishin të
përhapura në qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë, Berat, Elbasan,
Gjirokastër, Kukës. Për tu bërë pjesë e këtyre shkollave sipas Kryqit të Kuq duhet të
përmbusheshin këto kushte : 1. Fëmijët që janë jetim pa baba e pa nënë ose pa njërin
prej prindërve, 2. Të jenë të varfër dhe prej këtyre preferohen të dëmtuarit në luftë siç
janë fëmijët e dëshmorëve. 3 Të kenë një moshë jo më të madhe se 7-9 vjeç 4. Të
mos kenë të ardhura direkte e indirekte ose përkrahës nga të afërt. 5. Të jenë të
shëndetshëm e të mos kenë sëmundje ngjitëse, pasi një gjë e tilllë do të shkaktonte
infektimin e fëmijëve të tjerë. (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 584 Viti 1945 Dosja
188 Fletë nr. 54) Rëndësia dhe vëmëndja ndaj jetimëve, veçanërisht strehimit të tyre,
u theksua nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 48 më datë 15.03.1947
ku ndër të tjera theksohej se …. në vëndin tonë nuk duhet të ketë më fëmijë të
pastrehuar, që shëtisin rrugëve si të shkretë nga që nuk kanë prindër dhe që për këta
fëmijë duhet të kujdeset shteti, i cili e ka për detyrë që të interesohet për strehimin e
fëmijëve pa prindër dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për edukimin e tyre. (
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 499 Viti 1947 Dosja 914 Fletë nr. 01) Kështu, u pa e
nevojshme që të krijohej një Komisioni Ekzekutiv pranë Prefekturave dhe
Nën/Prefekturave qëllimi i të cilit do të ishte Strehimi. Secila nga Ministritë ishte e
ngarkuar për fëmijët pa kujdes prindër sipas gup-moshave, saktësisht Mininistria e
Shëndetsisë kujdesej për moshën 0-4 vjeç, ndërsa Ministria e Arsimit për moshat 4-
14 vjeç. Ajo që vihej në dukje ishte që edukata e punës niste pas moshës 14 vjeç,
duke i vendosur në punë në ndërrmarrjet e shtetit, në fermë ose në punë bujqësore në
katunde. Një pike tjetër e rëndësishme kishte të bënte me zhvillimin profesional të
personelit, duke ngarkuar në këtë mënyrë drejtpërdrejtë Ministrinë e Arsimit që të
zhvillojë kurse profesionale për nënpunësit e shtëpive të fëmijëve. Një tjetër detyrë të
rëndësishme që kishte Komiteti Ekzekutiv kishte të bënte me luftën kundër
moskujdesjes që kanë disa prindër për edukimin e fëmijëve të tyre dhe sidomos të
lënët e fëmijëve vetëm nëpër rrugë.( Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 499 Viti 1947
Dosja 914 Fletë nr. 02)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
45
Nisur nga problematikat e mësipërme lindi e nevojshme që të merren këto masa:
a. Të ndalohen fëmijët që të merren me tregti, të llustrojnë këpucët, të luajnë nëpër
rrugë etj. b. Të ndalohen fëmijët që të lypin, që të pijnë duhan, të pijnë alkol etj. c. të
ndalohen fëmijët gjer në moshën 16 vjeç që të venë në restorante, në pijetore, në
kafene dhe në lokale të tjera ku pihen pije alkolike. ç. Të ndalohen fëmijët që të
shkojnë natën në cinema e në teatër të pashoqëruar d. Të thërriten në gjygj dhe të
gjobiten ata persona që shtyjnë fëmijët që të lypin dhe të bëjnë tregëti.
Megjithëse po bëheshin përpjekje për të përmirësuar jetesën për fëmijët pa kujdes
prindëror, ndodhi që në vitin 1949 pati një rritje të vdekshmërisë foshnjore.10
Theksohen si ndikues në gjëndjen e fëmijëve: shëndeti jo i mirë i tyre, personeli i
pakualifikuar, zhvillimi psikik i fëmijëve i mangët kjo e fundit si pasojë e punës
pedagogjike të mangët si dhe të mangësisë së lodrave. Nisur nga më sipër shtetit po i
shtoheshin dhe tipet e fëmijëve që mbeteshin pa kujdes prindëror, nëse deri tani ishin
evident më tepër fëmijët të cilët nuk kishin të paktën njërin prej prindërve tashmë u
shtuan dhe kategori të tilla si; fëmijë të braktisur që në lindje apo fëmijë të lindur
jashtë martese. Nisur nga shtimi i numrit të kësaj kategorie fëmijësh shteti në këtë
perjudhë mori këto masa: 1. Me V.K.M. 829 (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512
Viti 1950 Dosja 47 Fletë nr. 01) të datës 02.10.1950 u vendos që nënat e këtyre
fëmijëve kishin të drejtë të shtroheshin në spital bashkë me fëmijët e tyre, me kusht
nëse nëna i ushqente me gji, deri në muajin e tretë të lindjes. (Arkivi Qëndror i
Shtetit, Fondi 512 Viti 1950 Dosja 47 Fletë nr. 07) 2. Agjetacion sa më i madh për
gjetjen e tojave11 për fëmijët që ushqeheshin artificialisht. 3. Sigurimi i qumështit të
freskët nga ana e fermave dhe të transportoheshin shpejt. 4. Krijimi i fermave për
Institute Shëndetësore në mënyrë që çerdhet të furnizohen në mënyrë të zgjedhur e
krejt të freskët.5. Pajisja e çerdhes me frigorifer. 7. Propogandimi sa më i madh i
adoptimeve.
10 Shënim: Kështu sipas statistikave për vitin 1949 u vu re se kanë hyrë 243 fëmijë dhe kanë dale 205
11 Shënim: toja quheshin nënat që ushqenin me gji fëmijët e tjerë
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
46
Gjithashtu po në këtë vit (1950) u miratua Rregulloria e çerdheve të përhershme të
fëmijëve, ku për këta të fundit në nenin e parë të kësaj rregulloreje përcaktohej
qëllimi për çfarë shërbenin institucioniet: “Shërbenin për rritjen dhe edukimin e
fëmijëve të vegjël, janë për mbrojtje të fëmijëve që nuk kanë mundësi rritjeje në
rrethin familjar ose që qëndrimi tyre në rrethin familjar i vë në rrezik për tu sëmurë
nga sëmundje ngjitëse.” (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512 Viti 1950 Dosja 47
Fletë nr. 02)
Gjithashtu përcaktohej që në këto çerdhe pranoheshin fëmijët prej lindjes deri në
moshën tre vjeçare, kushtet12 që duhet të plotësoheshin për tu bërë pjesë e këtyre
çerdheve dhe deri kur mund të qëndronin aty.
Por panvarësisht rregullores së miratuar gjëndja e çerdheve të përhershme për fat të
keq vazhdonte të ishte e njerueshme. Kështu, mortaliteti i lartë në çerdhet e
përhershme dhe gjëndja shëndetësore jo e mirë e fëmijëve lidhet me shumë faktorë
që kanë të bëjnë me gjëndjen në të cilën dërgohen disa fëmijë në këto çerdhe, me
mungesën e qumështit të gjirit, me mungesën e veshmbathjes, me asistimin jo
gjithmonë të mirë dhe të mjaftueshëm nga ana e personelit. (Arkivi Qëndror i Shtetit,
Fondi 512 Viti 1951 Dosja 35 Fletë nr.01)
Sikurse më sipër u pa e nevojshme që 1962 të bëhej dhe një raport mbi gjëndjen e
shtëpive të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore në të cilin pëmëndet se në
vëndin tonë kemi 7 (shtatë) shtëpi foshnje me 570 fëmijë. (Arkivi Qëndror i Shtetit,
Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43 Fletë nr.01) Ajo çka binte në sy ishte një situatë e
ndryshme nga tjetra, kështu nga njëra anë vihej re kujdesi që i kushtohej fëmijëve për
mbarvajtjen e shëndetit si dhe arritje në rezultatet fizike të fëmijëve ndërsa nga ana
tjetër paraqitej një situatë e mangët përsa i pëket punës edukative. Saktësisht kjo e
12 Shënim: Kushtet ishin si më poshtë:
a. Fëmijët e lindur jasht martese ose t’abandonuar
b. Fëmijët të mbetur jetime pa babe ose pa nanë ose fëmijët që kanë vetëm babën dhe ky nuk është në
gjëndje ekonomike ose shoqnore t’mbajë e t’a rrisë fëmijën.
c. Fëmijët që kanë nënën të paaftë ti rrisë për arsye sëmundjeje mendore ose fizike dhe nuk kanë tjetër
njeri të përshtatëshem në shtëpi që mund ti mbajë.
ç. Fëmijët që kanë një njeri të familjes në formë turbekulosi që bashkjeton me të.
d. Fëmijët që kanë nënën e sëmurë me sëmundje ngjitëse, ose që kanë qenë të shtruar në spital dhe në
shtëpi nuk kanë as njeri të përshtatshme që të mund të mbajë fëmijën.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
47
fundit vihej re në aftësitë e pazhvilluara psikomotorre tek fëmijët, nuk njohnin
nevojat personale, nuk njohin emrat e objekteve përreth, ishin “të egër”, strukeshin
kur vinte ndonjë person i ri, etj. Kjo gjëndje e fëmijëve është ndikuar negativisht nga
këto faktorë: fëmijët e shtëpisë së foshnjes janë fëmijë të braktisur, fëmijë që nënat i
kanë të sëmurë me turbekuloz, gjëndja ushqimore është e keqe, fëmijët janë me të
meta fizike si dhe me prapambetje mendore, personeli nuk ka pregatitje profesionale,
kujdestarët nuk komunikojnë aq sa duhet me fëmijët, mungojnë lodrat.
Për sa më sipër lindi e nevojshme që të propozohet që për të përmirësuar punën e
shtëpive të foshnjeve është e nevojshme të organizohen kurse për pregatitjen e
kualifikimin e personelit si dhe të sigurohen fonde për lodra.
Përsa i përket shtëpive të fëmijëve të moshës parashkollore në vëndin tonë në 1962
numëroheshin 4 (katër) të tilla, në të cilat 85% e fëmijëve që pranoheshin ishin të
ardhur nga shtëpitë e foshnjeve edhe në këtë nivel shfaqen anët pozitive si dhe ato
negative që kanë të bëjnë me mirërritjen e fëmijëve. Duke u nisur nga problematikat
u pa e nevojshme që duhet të forcohet përbërja e kuadrit dhe puna për kualifikimin e
tij, tu sigurohen lodrat e ndërtimit, mjetet figurative e fiskulturale të nevojshme për
zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve. (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti
1962 Dosja 43 Fletë nr. 05) Nga ana tjetër fëmijët e shtëpisë së foshnjes të vijnë të
zhvilluar me kërkesat e moshës së tyre.
Shtëpi të fëmijëve të moshës shkollore numërohen 6 (gjashtë) shtëpi fëmijë në të
gjithë vëndin, çka bien në sy krahasuar me shtëpitë e mëparshme është përmirësim i
dukshëm përsa i përket punës edukative me fëmijët, fëmijët janë edukuar me
shprehitë e punës dhe pregatitjen e tyre ne profesione te tilla si rrobaqepësi, ekonomi
shtëpiake etj. Panvarësisht sa më sipër përsëri probleme shfaqen në punën
sistematike edukative, duke sjellë shfaqje kokfortësie nga ana e fëmijëve, mungesë
vullneti e durimi në punë, problem përparimi i fëmijëve ne shkollë, personeli i
pamjaftueshëm krahasuar me numrin e madh të fëmijëve13 etj.
13 Shënim: Edukatoria e grupit nuk qëndronte me fëmijët gjatë gjithë kohës që ato ndodhen në
shtëpinë e fëmijës për arsye se ajo duke plotësuar 8 (tetë) orarëshin largohet dhe fëmijët mbahen
vetëm me edukatoren e dërzhurnit, e cila për numrin e madh të fëmijëve që ka në ngarkim nuk mund të
zhvilllojë punën edukative me to…
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
48
Pasi u vlerësua gjëndja e shtëpive të foshnjeve dhe fëmijëve u pa e nevojshme që të
përmbusheshin këto detyra;
Ministria e Shëndetësisë: (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43
Fletë nr.09)
a. Të pregatisi programin e punës për shtëpitë e foshnjes mbi zhvillimin psikomotorr
të fëmijëve
b. Të botojë literature në ndihmë të pregatitjes dhe kualifikimit të kuadrit
c. Të mermentohen lokalet etj.
Ministria e Arsimit dhe Kulturës: (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962
Dosja 43 Fletë nr.10)
a. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të pregatiten kartela për secilin
fëmijë, ku përveç të dhënave shëndetësore të shënohet dhe zhvillimi psikofizik i
fëmijës që nga lindja e më tej, me qëllim që kur të transferohen fëmijët secili të
pajiset me këtë dokument.
b. … të organizohen seminare gjatë verës me edukatorët.
c. … pajisjen e shtëpive të fëmijëve me lodra.
Sipas Protokollit të Kryesisë së Këshillit të Ministrave për raportin e inspektimit të
shtetit mbi zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave Nr. 72 Datë 08.04.197014
për shtëpitë e fëmijëve, porositi që puna edukative e fëmijëve duhet të fillojë që në
çerdhe duke ndryshuar strukturën dhe duke shtuar personel edukativ brënda
organikave egzistuese (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164
Fletë nr.01). 15 Gjithashtu Kryesia shtonte që të merren të gjitha masat që këtyre
fëmijëve tu krijohen ambiente familjare me babë e nanë e ti mësojnë duke vendosur
rregulla e disiplinë….. Në lidhje me personelin që duhet të punojë në shtëpitë e
15 Shënim: Në mënyrë që fëmijëve tu ofrohet kujdesi i duhur gjatë 24 orëve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
49
fëmijës16 Kryetari i Këshillit të Ministrave u shpreh që të mos jenë vetëm gra por dhe
burra në mënyrë që fëmijët të ndjejnë nga afër si kujdesin e “nënës” ashtu dhe të
“babës” tu jepet edukatë njëlloj si gjithë fëmijëve të tjerë.., të vendoset rregulli që
fëmijët në shtëpitë e fëmijës do të mbahen sa të mbarojnë shkollën 8 (tetë) vjeçare,
pastaj ose do të vazhdojnë shkollën e mesme, po të kenë kushtet ose do të venë në
punë dhe do të jetojnë ose në fjetoren e beqarëve ose në konviktin e shkollës që do të
vazhdojnë. Po ashtu klasat 4-5-6-7-8 të fillores të organizohen që të bëhen edhe pak
punë fizike 2-3 orë në ditë psh. në një fermë etj. kohë pas kohe dhe sa për të marrë
disi shprehitë në punë. Kjo e fundit u theksua dhe më shumë nga Kryetari i Këshillit
të Ministrave i cili shprehej që ky rregull duhet të zbatohet pa asnjë lëshimsi për
djemtë, ashtu edhe për vajzat,…dhe në rast se ai nuk shkon në punë, atëhere do të
merren masa administrative ndaj tij, duke e detyruar të punojë,.. (Arkivi Qëndror i
Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164 Fletë nr.08)
16 Sipas Diskutimit të Kryetarit Të Këshillit të Ministrave, Mehmet Shehu, në Mbledhjen e Kryesisë
së Këshillit të Ministrave, datë 09.01.1973”Mbi zbatimin e VKM NR. 72 Dt. 08.04.1970 për shtëpitë
e fëmijës. (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164 Fletë nr.04)
Rrethet
Nr. i
Shtëpiv
e
Nr. i
shtretërve
Të hyrë
gjatë vitit
Të dalë
gjatë vitit Të vdekur
Nr. i
fëmijëve
në fund të
vitit
1. Durrës 1 200 85 62 4 94
2. Korçë 1 65 39 30 0 56
3. Shkodra 1 105 87 63 16 94
4. Vlora 1 85 14 19 0 55
5. Tirana 1 70 121 81 6 79
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
50
Sipas statisikave të vitit 1981 paraqitet tabela e mëposhtme me të dhënat e fëmijëve
jetim të sistemuar në jetimore: (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1981 Dosja
257 Fletë nr.01)
Tabela nr. 4 Të dhënat e fëmijëve jetim të sistemuar në jetimoret në vitin 1981.
Rëndësi punësimit të jetimëve i dha dhe VKM Nr. 356 Datë 09.09.1987 (Arkivi
Qëndror i Shtetit, Fondi 489, Viti 1989 Dosja 109 Fletë nr.52) për “Mirërritjen dhe
edukimin e fëmijëve në shtëpitë e foshnjes dhe të fëmijës” në të cilën u vendos që:
Fëmijët që mbarojnë shkollat e ulëta e të mesme profesionale, brënda muajit maj të
çdo viti shpërndahen pët tu sistemuar në punë në rrethe të ndryshme të vëndit nga
ministritë dhe institucionet e tyre qëndrore dhe nga ministria e Arsimit. Komunitetet
Ekzekutive të Këshillave Popullorë të rretheve brënda muajit korrik të çdo viti të
sistemojnë këta fëmjë me përparësi në punë sipas profilit të tyre si dhe tu sigurojë
vend fjetjeje ose strehim, shpenzimet e ushqimit në konvikte pas mbarimit të shkollës
deri në caktimin e vëndit të punës të përballoheshin nga komitetet ekzekutive. Tjetër
pikë e rëndësishme kishte të bënte me djemtë të cilët ishin të detyruar që direkt pas
shërbimit ushtarak të vendoseshin në punë.
Në 1989 në sërisht u bë një relacion përmbledhës në të cilin u përfshin informacione
rreth institucioneve që trajtojnë fëmijët, të rriturit e të moshuarit me probleme
shoqërore e sëmundje mendore, ku synimi kishte të bënte me për përmirësimin e
punës me këto kategori.
Kështu në vëndin tonë në këtë vit funksiononin 5 (pesë) shtëpi të foshnjes në varësi
të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 (dy) shtëpi për fëmijët e moshës parashkollore dhe 3
(tre) shtëpi për fëmijët të cilët janë në shkollë, (Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 489,
Viti 1989 Dosja 109 Fletë nr.5) Ajo çka vihej re në këtë perjudhë ishte se numri i
fëmijëve të lindur jashtë martese është ulur, kjo e fundit ndodhur si pasojë e shtimit
të adoptimeve si dhe të aborteve të paligjshme. Pas një vlersimi të bërë rezultoi se, në
këto institucione në tërësi bëhet një punë e mirë, kështu në shtëpitë e foshnjave
vdekshmëria është zero dhe sëmundshmëria është mjaft e ulët, gjithashtu janë marrë
TOTAL 5 525 346 255 26 378
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
51
masa për të përmirësaur punën për zhvillimin psikomotorr të fëmijëve duke vendosur
edukatore të kualifikuara, problem konsiderohej fakti që në këto institucione mbahen
dhe fëmijë që nuk flasin e dëgjojnë.
1.2. Jetimoret në perjudhën 1990 e deri në ditët e sotme
Sipas një raporti studimor “Situata e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror” të kryer në
vëndin tonë përcaktohet se sistemi formal i përkujdesit për fëmijët pa kujdes
prindëror, përbëhet prej disa formave shërbimesh:
a. Shërbimit të birësimit; b. Përkujdesit në “shtëpi familje”; c. Përkujdesit
ndëpërmjet kujdestarisë (foster care); d. Përkujdesit rezidencial i tipit institucional; e.
Përkujdesit ditor në qëndra për fëmijë me probleme sociale. f. Shërbime ri-atdhesimi
dhe ri- bashkimi me familjen, për të miturit e larguar nga Shqipëria.
Institucionet e përkujdesjes për fëmijët jashtë kujdesit prindëror sipas legjislacionit
shqiptar kanë statusin e personave juridikë që zhvillojnë veprimtari jofitimprurëse
nën administrimin e Shërbimit Social Shtetëror dhe Këshillit të komunës/bashkisë ku
ndodhen këto institucione. Në varësi të llojit të shërbimit social të ofruar këto
institucione mund të jenë :
1. Institucione të përkujdesit rezidenciale;
2. Institucione të përkujdesit komunitare, i cili ofrohet në qëndra ditore
shtëpitë e individëve, apo në familjen kujdestare sipas nevojave të grupit.
(Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, prill 2014:8)
Le të shohim cilat janë institucionet e përkujdesjes për target-grupin e jetimëve në
vëndin tonë, mënyra e organizimit të tyre, shërbimet që ofrojnë dhe se si ka
ndryshuar numri i jetimëve në vite në institucionet rezidenciale, këta të fundit të
dhëna të mara nga faqa zyrtare e INSTAT.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
52
Bazuar në të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Inspektoriatit të Punës17 rezulton
që në Shqipëri lista e Institucioneve të Kujdesit Shoqëror të cilat janë në
supervizionin e ISHPSHSH arrijnë në 212 instiucione.
Sipas këtyre të dhënave rezulton se institucionet (25% prej tyre) ofrojnë shërbime
rezidenciale dhe pjesa tjetër (75 % prej tyre) shërbime komunitare ditore.
Kështu për target grupin e fëmijëve përafërsisht janë rreth 50% e institucioneve të
cilët ofrojnë shërbime.
Le të shohim më poshtë rolin që luan Shërbimi Social Shtetëror në kuadër të
menaxhimit të këtyre institucioneve.
Kështu, ashtu siç dhe përcaktohet në Statusin e tij neni nr. 1. Shërbimi Social
Shtetëror është një institucion shtetëror, me qendër në Tiranë, në varësi të Ministrit të
Punës dhe të Çështjeve Sociale. Ai lindi nëpërmjet një vendimi të Këshillit të
Ministrave nr. 52, dt. 08.01.1996 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të
Përgjithshëm të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe të Administratës së
Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale”.
Misioni i këtij institucioni ka të bëjë me: “Zbatimin e politikave, legjislacionin e
ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve
shoqërore në të gjithë vendin.”
Për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu dhe kategorinë e jetimëve, funksionojnë dhe
ofrojnë shërbime një rrjet institucionesh të përkujdesit shoqëror. Kështu institucionet
të cilat ofrojnë shërbim për këtë target-grup janë publike dhe jo publike. Deri në vitin
2005 institucionet publike të përkujdesit social kanë qënë nën përgjegjësinë
administrative dhe financiare të Shërbimit Social Shtetëror, institucioni egzekutiv i
politikave dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale në Shqipëri. Tashmë IPSH-
të publike financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe
menaxhohen në nivel qëndror dhe lokal. Ndërkohë Shërbimi Social Shtetëror ka
ruajtur funksionet lidhur me vlerësimin e dokumentacionit të këtyre institucioneve
17 Shënim: Shih në adresën http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Lista-e-
Institucioneve-te-Kujdesit-Shoqeror-nen-sup-ISHPSHSH.pdf
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
53
me qëllim liçensimin e institucioneve publike apo private si ofrues të shërbimeve
sociale, si dhe funksionin e inspektimit për zbatimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së
tyre dhe standarteve të shërbimeve ofruara. Shërbimi Social Shtetëror ka në varësi 11
(një mbëdhjetë) IPSH, përkatësisht: 289 fëmijë të cilët marrin shërbim në Shtëpitë e
Fëmijës (publike) në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Sarandë dhe Shkodër
(http://www.sherbimisocial.gov.al/fakte-dhe-shifra/). Pjesa me e madhe e fëmijëve të
cilët marin shërbime në këto qëndra janë fëmijë të braktisur dhe vijnë nga familje me
probleme social-ekonomike.
Rrjeti i Institucioneve Rezidenciale Publike të Përkujdesit për Fëmijet përbëhet nga 9
institucione publike dhe 13 qendra rezidenciale jopublike:
Shtëpi fëmije nga 0-3 vjeç Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë , Vlorë
Shtëpi fëmije nga 3-6 vjeç Shkodër
Shtëpi fëmije nga 6-15 vjeç Tiranë, Shkodër, Sarandë
Shërbimet që ofrohen në institucionet e përkujdesit shoqëror janë:
Shërbime psiko-sociale (këshillim, punë grupi, terapi, aktivitete kulturore,
sportive, integruese, formuese,argëtuese, etj).
Shërbim shëndetësor (kontrolle mjekësore, vaksinim,dieta etj.)
Shërbim mbështetës (përkujdesje, ushqim, veshmbathje etj.)
Shërbim edukues (arsimim, kurse kualifikuese, mësim)
Shërbime alternative
Të dhëna të publikuara nga INSTAT për Shtëpitë e Fëmijëve dhe numrin e tyre nga
1999 deri 2008 paraqiten si më poshtë:
1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008
Institucione të përkujdesit shoqëror 22 22 22 6 7 24 24 25 25 40
Shtëpi të fëmijëve 7 7 7 6 7 6 6 6 6 11
Persona të vendosur në këto institucione 978 982 222 198 210 1,095 969 1,046 926 1,594
Shtëpi të fëmijëve 216 229 222 198 210 159 165 190 149 400
Emertimi Viti
TREGUES TË PËRKUJDESIT SHOQËROR 1999 - 2008
Tabela nr. 5 Tregues të përkujdesit shoqëror 1999-2008
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
54
Nga 31 000 fëmijë jetimë në mbarë vendin ( http://www.shekulli.com.al/), siç shihet
në tabelën e mësipërme vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra qeveritare që do të
thotë me financim nga buxheti i shtetit dhe 19 të tjera janë qëndra rezidenciale
joqeveritare të cilat administrohen nga OJF vëndase dhe të huaja dhe 4 prej tyre
administrohen nga institucione fetare. Përsa i përket këtyre të fundit mund të
përmëndim: qëndra rezidenciale për të rinj (14- 18) vjeç “Shpresë për Botën”,
fondacioni “Mirësia” e cila ofron shërbime në komunitet si shpërndarje ndihmash
ushqimore dhe pensione për fëmijët jetimë, “Fillimet e reja” qëndër rezidenciale për
fëmijë jetimë; Fshati “SOS” i cili funksionon si shtëpi familje për fëmijët jetimë lloji
i shërbimit që ofron është rezidencial, ky i fundit është i përbërë dhe nga 2 (dy)
komuniteteve rinore Komuniteti Rinor Nr.1 “SOS” dhe Komuniteti Rinor Nr.2
“SOS” Qëndër rezidenciale shtëpi - familje për të rinj jetim me probleme sociale (14-
19) vjeç; Shoqata “Fëmijët dhe Fëna në Fokus” e cila ofron shërbime komunitare për
fëmijët jetimë; Fondacioni “Shoqëria” ofron shërbime në komunitet për fëmijët
jetimë dhe familjet me probleme të theksuara ekonomike, pension etj etj. Le të
shikojmë më poshtë listën e OJF-ve të liçensuara, duke përactuar emrin e shoqatës,
grupin vulnerabël me të cilin merret si dhe rrethin ku funksion secila prej tyre.
Nr. Shoqata Grupi vulnerable Rrethi
1 Fillimet e Reja Qendër rezidenciale për Fëmijë jetim social Tirane Per komunitetin
Fillimi i aktivitetit 1994
2 Betania
Qendër rezidenciale për fëmijë jetim
biologjike dhe sociale, ndihmë për të
varfërit
F. Kruje OJF kombetare,
por me shume per
komunitetin Themeluar
23.09.2002
3 Vatër e Ngrohtë Qendër rezidenciale për fëmijë jetim dhe të
braktisur
Gjirokastër Fillimi i
aktivitetit 1995
4 Fshati SOS Shtëpi Familje për fëmije jetim dhe me
probleme sociale
Tiranë OJF kombëtare
Fillon aktivitetin ne
Shqipëri me 18.10.1996
5 S.F.I.
Qendër ditore rezidenciale për fëmijë jetim
dhe të braktisur “Rreze
Dielli”
Tiranë OJF kombëtare
Themeluar
me
20.03.1995
6 Shtepia e Shpresës
Qendër ditore e rezidenciale për fëmijë
jetim dhe të braktisur një apartament për të
rinj
Elbasan OJF kombëtare
Fillon aktivitetin në
Shqipëri me 1993
7 Ndihma e Wailhalmit “Oret
Fatlume”
Qendër rezidenciale për fëmijë jetim dhe të
braktisur, trajtim profesional, ushqim per te
Elbasan Lac OJF
kombetare Themeluar me
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
55
moshuar/ Qendër
Rezidenciale për vajza të reja/
Qendër Ditore për
fëmijë
02.12.1999
8 Bethany Christian Services
Mbështetje për Fëmije jetim të Shtëpisë së
Foshnjes Tiranë. Qendër këshillimi dhe
kujdes shëndetësor për nënën dhe
fëmijën,mbështetje e vajzave nëna Tiranë,
Korçë
Tiranë Filluar aktivitetin
në Shqipëri e 1991, data e
regjistrimit nr gjykate
26.07.1995
9 Shpresë për Botën
Mbeshtetje per Femije jetim ne
institucionet shteterore, te moshuar ne
Qendren Ditore Sarande. Rikonstruksioni i
Qendres se Sherbimeve Polivalente
Sarande Qender rezidenciale per te rinj
Tirane,Vlor e, Shkoder,
Sarande Filluar aktivitetin
ne Shqiperi me 1994
10 Qendra “Integrim e Zhvillim
Demokratik” (Projekti i BB)
Qender komunitare per mbeshtetjen e
personave ne nevoj
Kukës OJQ Lokale
Themeluar 5.01.2004
Dege Bulqize
11
Shoqata “Shtëpia e Shpresës
së Fëmijeve” “Shtëpia
Orthodokse e Shpresës”
Qëndër rezidenciale për fëmijë jetimë dhe
nga familje në vështirësi
Shën Vlash Durrës Krijuar
më 29.07.2004
12
Shoqata “Në ndihmë të
fëmijëve jetimë të
Shqipërisë”
Mbështetje për fëmijët jetimë jashtë
institucioneve Tirane Kombetare
13 Fondacioni “Fara e Shpresës”
Ndihmë ushqimore fëmijëve
jetimë,vejushave dhe njerëzve të moshuar,
kurse profesionale, këshillim
Tirane Shkoze Lokale
Themeluar me 17.6.2005
14 Fondacioni “Mirësia”
Shpërndarje ndihmash
ushqimore dhe
pensione për
femijët jetimë
Tirane Rr.Reshit
Collaku
Themeluar
me
22.10.2003
15 Shoqata “Betesda-Shtepia e
Mëshirës”
Qëndër Rezidenciale për fëmijë jetime dhe
në vështirësi ekonomike
Laç Themeluar me
15.6.2006
16 Shoqata “Fëmija dhe Nëna në
Fokus” (Projekti i BB)
Qëndër ditore për fëmijet jetime dhe në
vështirësi. Këshillim me nënat për mardh.
Nënë-femije.
Vlore Themeluar me
31.10.2006
17 Shoqata “Shpresë e Gjallë” Qëndër ditore për fëmijë jetimë dhe në
vështirësi
Durrës Themeluar me
11.2.2002
18 Fondacioni “Shoqëria”
Shërbime për fëmijët jetimë dhe familje me
probleme të theksuara ekonomike,
pensione
Tiranë 26.9.2002
19 Vakefi Islamik Shërbime në komunitet për njerëz në
nevojë, jetimë. Tiranë 1997
20 Shoqata Ravasco
Shtëpi Familje për fëmijë jetimë (vajza)
Qëndër rezidenciale për vajza që vazhdojnë
arsimin e mesëm e të lartë
Shkodër
21 Shoqata “Jetimët në Fokus” Shërbime komunitare për jetimët Tiranë
22 Fondacioni “Shpresë për
Shqiperine”
Mbështetje për fëmijët jetimë mbi moshën
18 vjeç (jetimët e QFP nr.4)
Tiranë Themeluar me
24.08.1995
23 ADRA-Shqiperi
Fondacioni ADRA Shqipëri Qëndër Ditore
Komunitare për fëmije jetim dhe me aftesi
te kufizuar
Tiranë, Korçë Themeluar
me 06.06.1995
Tabela nr. 6: Të dhëna nga OJF-të që janë licensuar nga MPÇSSHB (duke
përjashtuar qëndrat e publikuara si të mbyllura )
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
56
Sipas informacionit të marë nga intervista e realizuar me Z. Ilir Çumani, Drejtor i
Përgjithshëm “Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve në Shqipëri”, këto qëndra
trajtojnë afërsisht 1600 fëmijë jetim në dy kategori:
1. Fëmijë jetim biologjik, ku zë 18 % të numrit total të këtyre fëmijëve
2. Fëmijë jetim social, ku zë 82 % të numrit total të fëmijëve
Le të shikojmë se cilat janë kriteret që duhet të plotësojë target-grupi që kemi në
fokus për tu bërë pjesë e institucioneve rezidenciale në vëndin tonë, kriteret
përcaktohen në VKM-në “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të
nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe
private, të përkujdesit shoqëror. (VKM nr. 425 date 27.06.2012 “Për përcaktimin e
kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në
institucionet rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror”).
Saktësisht sipas kësaj VKM-je fëmijët që bëhen pjesë e këtyre institucioneve janë
ata:
a) të cilëve u kanë vdekur prindërit dhe nuk kanë persona të tjerë të afërm, të cilët
marrin përsipër kujdestarinë ose birësimin e tyre, si dhe të cilët me vendim gjykate
nuk janë vendosur në kujdestari apo nuk janë birësuar;
b) të lindur jashtë martese dhe që, për rrethana të gjendjes ekonomiko-shoqërore, nuk
mund t'i rrisë njëri nga prindërit;
c) prindërit e të cilëve, të dyve ose njërit, u është hequr e drejta prindërore me
vendim gjykate të formës së prerë;
ç) prindërit e të cilëve janë ndaluar/arrestuar ose dënuar me vendim të formës së
prerë me heqje lirie, për të gjithë periudhën kohore të ndalimit/arrestimit apo vuajtjes
së dënimit të prindërve dhe deklarojnë me vullnet të lirë sistemimin e fëmijëve në
shërbimet e përkujdesjes shoqërore, kur gjykata është shprehur me vendim për
vendosjen e tyre në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
d) të deklaruar të braktisur nga gjykata e rrethit, në përputhje me legjislacionin
përkatës në fuqi;
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
57
dh) për të cilët gjykata, me vendim të formës së prerë, vendos që të sistemohen në
institucionet e përkujdesjes shoqërore, pavarësisht nga gjendja familjare;
e) prindërit e të cilëve nuk janë në gjendje ekonomike, të vërtetuar me dokumentet
përkatëse, ta mbajnë fëmijën;
ë) familjet e të cilëve deklarojnë se janë në krizë të rëndë sociale, për shkak se
prindërit janë të divorcuar ose janë rimartuar;
f) prindërit e të cilëve shtrohen në spital ose dërgohen për kurim jashtë shtetit dhe
deklarojnë me vullnet të lirë sistemimin e fëmijëve në institucionet e përkujdesjes
shoqërore deri sa njëri ose të dy prindërit janë fizikisht të aftë për t'u kujdesur për
fëmijët;
g) që nuk mbikëqyren më ose janë larguar nga prindi apo kujdestari deri në
momentin e identifikimit dhe gjetjes së prindit apo kujdestarit të tyre. Në këto kushte
këta fëmijë duhet të vendosen në institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në
identifikimin e prindërve apo kujdestarit të tyre.
2. KUADRI LIGJOR PËR TË DREJTAT E JETIMËVE NË SHQIPËRI.
Në Republikën e Shqipërisë të drejat e fëmijëve jetimë mbrohen përmes legjislacionit
të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.
2.1 Në Kushtetutën e vendit tonë , në nenin 116 të saj renditen burimet e së drejtës.
Sipas këtij neni vetë kushtetuta është burimi parësor i së drejtës. Të drejat e fëmijëve
jetimë mbrohen nga akti themelor që është kushtetuta.
Kështu në nenin 54 të saj saktësisht, përcaktohet se :
1. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje
të veçantë nga shteti. 2. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me
të lindurit nga martesa. 3. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna,
keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale
për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a
zhvillimin e tij normal.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
58
Gjithashtu në nenin 59 të saj përcaktohen objektivat sociale të shtetit. Këto janë
objektiva që shteti synon të arrijë por në dallim nga nenet e tjera të kushtetutës nuk
është e thënë që të përmbushen në 100 përqind. Kështu, pëcaktohet që:
1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në
plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
e) Përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët;
2. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë.
Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre
objektivave.
2.2 Po në nenin 116 të kushtetutës përcaktohet se burim tjetër i së drejtës janë
Marrëveshjet Ndërkombëtare të ratifikuara, pra jo cdo lloj marrëveshje
ndërkombëtare që ekziston sjell detyrime për shtetin dhe shtetasit shqiptarë, por
vetëm ato marëveshje që janë të pranuara nga vendi ynë. Lidhur me të drejtat e
jetimëve, pas viteve 90 , janë ratifikuar një sërë aktesh ndërkombëtare që kanë fokus
mbrojtjen e të drejtave të jetimëve.
Një aktet kryesore është Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e miratuar
nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në 10
Dhjetor 1948, aderuar në vitin 1955 thuhet se; Asambleja e Pergjithshme shpall këtë
Deklaratë të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut si ideal të përgjithshëm të cilin
duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo
organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që,
me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave
dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të
sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
59
vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën
administrimin e tyre.18 (Daci, 2008: 375).
Lidhur me të drejtën për tu lidhur martesë, për të formuar familje pa kufizime të
gjithë kanë të drejta të barabarta në të treja etapat (në rastin e lidhjes së martesës,
gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi), për sa më sipër theksohet mbi të gjitha
familja si bërthamë e natyrshme dhe themelore e shoqërisë. (Të Drejtat e Njeriut,
Neni 16)
Ndërsa të drejtat për punësim, për një jetesë të përshtatshme si dhe të drejtën për
arsimim në pëcaktohen në nene të veçanta, si më poshtë:
Neni 23. 1. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë
kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia. 2. Gjithkush, pa
kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë.
Neni 25. 1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i
përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të
familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor
dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast
sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për
jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij. 2. Nënat dhe fëmijët kanë
nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose
jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.
Neni 26. 1. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën
në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe
profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve
në bazë të aftësisë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut plotësohet nga 2 Pakte Ndërkombëtare:
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
60
1. Pakti i OKB-së për të Drejtat Civile dhe Politike, ratifikuar me Ligjin nr.
7510 datë 8.08.1991 ndër të tjera në nenet e mëposhtëme theksohen të drejtat e
fëmijëve: Neni 24 1. Çdo fёmijё, pa asnjё dallim tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks,
gjuhё, fe, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri apo lindje, ka tё drejtё tё ketё
masat e atilla të mbrojtjes qё kёrkon gjendja e tij si i mitur nga ana e familjes sё tij,
shoqёrisё dhe shtetit, tё cilёt duhet tё marrin masa pёr kёtё qёllim. 2. Çdo fёmijё
duhet tё regjistrohet menjёherё pas lindjes dhe tё ketё njё emёr. 3. Çdo fёmijё ka tё
drejtёn e njё shtetёsie.
Neni 26 Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje
tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo
diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё, mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundёr
çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit
politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes
ose çdo situate tjetёr.
2. Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore pakti ka
hyrë në fuqi më 3 janar 1976, E drejta për një standart minimal jetese, duke përfshirë
të drejtën për ushqim, veshje, strehim dhe ujë është e drejta më e gjërë që përmban
Pakti.
Në nenin 11, Shtetet palë në këtë Pakt njohin të drejtën e çdo personi për një nivel
jetese të mjaftueshme për veten dhe për familjen e tij, përfshirë ushqim, veshje dhe
një banese të mjaftueshme, si dhe për një përmirësim të vazhdueshëm të kushteve të
ekzistencës (Daci, 2008: 210).
E drejta për shëndet parashikohet në nenin 12 të Paktit dhe nënkupton të drejtën për
shëndet fizik dhe të drejtën për shëndet mendor.
E drejta për arsim parashikohet në nenin 13 ku nënkuptohet e drejta dhe detyrimi
(për arsimin fillor) për tu arsimuar si dhe nga ana tjetër për secilën nga nivelet
arsimore ajo çka bie në sy është që arsimi duhet të jetë falas për të gjithë.
E drejta për sigurime sociale, nënkupton të drejtën për të përfituar para dhe shërbime
nga shteti kur personat nuk mund t’i sigurojnë vetë ato (Daci, 2008: 217) Ndër
kategori të tjera këtë të drejtë e përfitojnë dhe jetimët.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
61
E drejta për punë dhe kushte të nevojshme, parashikohet në nenin 6 dhe nënkupton
detyrimin e shtetit ose qeverive për të hartuar politika të atilla që sigurojnë punësim
për të gjithë njerëzit.
Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ratifikuar nga Këshilli i Ministrave në 27
Shkurt të vitit 1992. Konventa përcakton detyrime për respektimin e të drejtave të
fëmijëve me qëlliminm mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Tjetër akt ndërkombëtar është Konventa e Hagës e vitit 1993 “Për mbrojtjen e
fëmijëve dhe bashkëpunimin në lidhje me birësimet ndërkombëtare”, e ratifikuar me
Ligjin nr. 8624 datë 15.06.2000. Ne preambul të kësaj konvente përcaktohet se
fëmija, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij, duhet të
rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi.
Një tjetër akt ndërkombëtar me fuqi juridike detyruese në Shqipëri është Konventa
Europiane për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut,
Konventa e miratuar nga Këshilli I Europës, ka hyrë në fuqi në vitin 1953, dhe është
ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqiperisë, me Ligjin Nr.8136 date
31.07.1996. Ajo çka përcaktohet në nenin 14 të kësaj konvete që lidhet drejtpërdrejtë
me një nga kategoritë vulnerabël të shoqërisë siç janë jetimët ka të bëjë me ndalimin
e diskriminimit, kjo e fundit është një nga parimet më të rëndësishme në tërësi për
qënjet nerësore duke i trajtuar si të barabartë panvarësisht çdo lloj statusi. Saktësisht
në nenin 14 përcaktohet se: Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë
Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi,
raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina
kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose
çdo status tjetër.
Karta Sociale Europiane, miratuar me Ligjin nr.8960 datë 24.10.2002, njeh dhe
garanton të drejtën e fëmijëve për të përfituar shërbime sociale. Në tërësi ajo pëmban
të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore. Një pjesë e të drejtave që parashikon kjo
Kartë ka të beje me: të dejtën për punë, të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe të
rinjve, të drejtën për mbrojtjen e shëndetit, të drejtën për mbrojtjen e famijes dhe
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
62
fëmijëve për mrojtje ekonomike, ligjore dhe sociale, të drejtën për mbrojtje nga
varfëria dhe përjshtimi shoqëror, të drejtën për strehim etj.
Konventa Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët”, ratifikuar me Ligjin nr.9359
datë 24.03.2005.
2.3. Ligjet, Neni 116 i Kushtetutës përcakton se pas marrëveshjeve ndërkombëtare të
ratifikuara ligjet janë një tjetër burim i së drejtës.
Ligjet kryesore për mbrojtjen e fëmijëve jetimë në vendin tonë janë: Kodi Civil i
Republikës së Shqipërisë, Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë, Kodi i
Proçedurës Civile i Republikes së Shqipërise, Për statusin e jetimit, Për programet
sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, Për ndihmën ekonomike dhe
shërbimet Shoqërore, Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijes, Për sistemin arsimor
parauniversitar në Republikën e Shqipërise, për birësimin e të miturve nga shtetas të
huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes etj,
Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”,
parashikon mundësinë e barabartë të çdo personi fizik, për të pasur të drejta dhe
detyrime civile brenda kufijve të përcaktuar me ligj, pra për të pasur zotësi juridike.
Fëmija kur lind i gjallë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies së tij.19 Po sipas
këtij kodi, zotësia juridike për të vepruar i lind çdo personi që ka mbushur moshën 18
vjeç dhe që është i aftë që me veprimet e tij/saj të fitojë të drejta dhe të marrë
përsipër detyrime civile. Zotësia juridike i njihet e kufizuar të miturve (fëmijëve) që
kanë mbushur moshën 14 vjeç, të cilët në bazë të pëlqimit paraprak të përfaqësuesit
ligjor, mund të disponojnë të ardhura nga puna e tyre, t’i depozitojnë dhe disponojnë
ato lirisht.
Ligji nr. 9062 datë 8.05.2003 “Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë”,
përcakton regjimin juridik të marrëdhënieve në familje, marrëdhëniet ndërmjet
pjestarëve të familjes, vendin që fëmijët zënë në të, rregullon institutet e
përgjegjësisë prindërore, të birësimit dhe kujdestarisë. Ky kod sanksionin parimin e
rëndësishëm “të interesit më të larte të fëmijës”, 28 i cili shërben si gur themeli, që
kushtëzon përmbajtjen e të gjithë legjislacionit tjetër, që rregullon marrëdhënien në
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
63
familje dhe veçanërisht të drejtat e fëmijëve. Vënia mbi gjithçka e fëmijëve është
tashmë një postulat i Kodit të Familjes.
Ligji nr.8153 datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”,19 i ndryshuar, mbulon një
pjesë të fëmijëve jashtë kujdesit prindëror. Përfituesit e këtij statusi janë individet
nga mosha 0-25 vjeç.27 Ky ligj parashikon një sërë përfitimesh për individet që
gëzojnë statusin e jetimit, siç, vendosjen ne institucionet private apo shtetërore të
përkujdesit shoqëror, sigurimin dhe lehtësimin e së drejtës së tyre për arsimim,
marrjen e masave për sistemimin e tyre me punë dhe përparësinë ndaj tyre gjatë
procesit të punës, trajtimin me përparësi dhe me kushte lehtësuese për strehim,
lehtësira në shërbimin shëndetësor dhe trajtimin me medikamente, udhëtimin qytetas
falas me mjete private apo shtetërore.20
- Ligji nr.8116 date 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së
Shqipërisë”, që parashikon rregullat proçeduriale të mënyrës dhe subjektit që mund
tí drejtohet gjykatës me kërkesë për vendosjen e kujdestarisë ndaj të miturit. Në këtë
kod njihet e drejta e dëgjimit të të miturit përӏeshtjet që lidhen me vendosjen e
kujdestarise nga ana e gjykatës.
- Ligji nr.7650 date 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj
dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”, i ndryshuar me Ligjin nr.9695 date
9.03.2007, ky ligj përcakton proçedurat që duhen ndjekur pas deklarimit të fëmijës së
braktisur, deri në birësimin e tij.
- Ligji nr. 9232 date 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve
të zonave urbane”, i ndryshuar. Rregullon politikat sociale në kuadër të programeve
19 Shënim: Statusi i Jetimit u është njohur 204 personave nga të cilët 122 fëmijë për shkak se të dy
prindërit nuk jetojnë më dhe 82 të tjerë si fëmijë të lindur jashtë martese në zbatim të pikës (a) të ligjit
(burimi:http://www.sherbimisocial.gov.al/ëp-content/uploads/2015/05/RAPORTI-VJETOR-2014.pdf)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
64
për strehim në njesitë e qeverisjes vendore. Si kushte sociale favorizuese për strehim
parashikohet kategoria e individeve “jetim”, me moshë nën 30 vjeç.
- Ligji nr. 9355 date 10.03.2005 “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet
Shoqërore”, i ndryshuar, ka si objekt rregullimi, përcaktimin e ndihmës dhe
shërbimeve shoqërore për individët dhe grupet në nevojë që nuk sigurojnë plotësimin
e nevojave bazë jetike dhe të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror të tyre. Si
kategori përfituese parashikohen ndër të tjerë edhe jetimët të cilët nuk janë në
institucione.
- Ligji nr.10347 date 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”. Ky ligj
përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat përgjegjës, që
garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe
përkujdesjen e posaçme për fëmijën.
- Ligji nr. f69/2012 date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në
Republikën e Shqipërisë”. Në këtë ligj përcaktohet se, sistemi arsimor
parauniversitar ka për qëllim formimin e çdo individi, në mënyrë që të përballojë
sfidat e së ardhmes, të jetë i përgjegjeshëm për familjen, shoqërinë.
2.4. Aktet nënligjore, këto akte dalin në bazë dhe për zbatim të ligjit duke e
plotësuar atë.
- VKM nr.658 dhe nr.659 date 17.10.2005 “Për standartet e shërbimit të
përkujdesit shoqëror për femijët në institucionet rezidenciale”. Kështu sipas këtij
vendimi, Standardet e Shërbimeve te Përkujdesit Shoqeror, për Fëmijët në
Institucionet Rezidenciale, mbështeten dhe synojnë respektimin e parimeve si:
respektimi dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit; universaliteti;
barazia e mundësive; e drejta për të përfituar; partneriteti; transparenca dhe
paanshmëria; mosdiskriminimi; decentralizimi; pavarësia, integrimi shoqëror dhe
pjesëmarrja në jetën e komunitetit.
- “Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale dhe e Planit të Veprimit për
zbatimin e saj”, miratuar me VKM nr.80 date 28.01.2008, ndryshuar me VKM
nr.1104 date 30.07.2008.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
65
- V.K.M. nr.89 date 26.01.2012 “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe
proçedurës së shërbimit të kujdestarisë”.
- V.K.M. nr.182 date 13.03.2012 “Për miratimin e planit të veprimit për fëmijë 2012-
2015”.
- V.K.M. nr. 265 datë 12.04.2012 “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të
bashkërendimit të punës midis autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e
rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyra e proçedimit të tij”, ky vendim krijon një
mekanizëm pune për një sërë strukturash kryesisht në nivel vendor, për të
identifikuar, referuar dhe ndërhyrë për rastet e fëmijëve në rrezik.
- V.K.M. nr. 266 datë 12.04.2012 “Për bashkërendimin e veprimtarisë së
mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për çeshtjet që lidhen me mbrojtjen e të
drejtave të fëmijëve”, kështu në këtë VKM në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të
fëmijëve përcaktohen mënyrat se si do të realizohet bashkëpunimi ndërmjet:
Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrive
Përgjegjëse
Bashkëpunimi midis ASHMDF me Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve/Njësitë për të
drejtat e fëmijëve në nivel komune/bashkie/qarku,
Strukturave te Ministrive Përgjegjëse në nivel vendor me Njësinë për të Drejtat e
Fëmijës në nivel qarku dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës në nivel
bashkie/komune.
- V.K.M. nr. 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit
të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe
private, të përkujdesit shoqëror”. Në të përfshihen, kriteret dhe dokumentacioni për
kategoritë si: fëmijët pa kujdes prindëror, personat me aftësi të kufizuar dhe të
moshuarit, viktimave të trafikimit ose të mundshëm për tu trafikuar, viktimat e
dhunës në familje si dhe proçedurat e sistemit të personave në institucionet
rezidenciale.
Vendim “Për miratimin e proçedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e
bonusit të strehimit” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1/1, të
nenit 14, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të
ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
66
2. Përparësi në përfitimin e bonusit të strehimit, me fondet e buxhetit të shtetit, kanë
kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të nenit 24, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për
programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, përfshirë në këto kategori janë ndër të
tjerë dhe personat me statusin e jetimit.
3. TEORITË BAZË MBI TË CILAT MBËSHTET STUDIMI
3.1. Socializimi
Socializimi është proçes përmes të cilit njerëzit mësojnë pritshmëritë e shoqërisë,
përvetësojnë kulturën e tyre, zakonet, ligjet, praktikat, dhe mjetet e shprehjes si dhe
mësojmë sjelljet me të cilat shoqëria jeton (Andersen, 2009:74).
Më konkretisht, ky është proçesi me të cilin njerëzit (1) marrin ndjenjën e
vetëvlersimit apo identitetit shoqëror, (2) mësojnë në lidhje me grupet sociale të cilat
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
67
ato i përkasin dhe nuk i përkasin, (3) zhvillojnë kapacitetet e tyre njerëzore, dhe (4)
mësojnë të negociojnë me mjedisin shoqëror dhe fizik që kanë trashëguar.
Socializimi është bazë për identitet: sesi njerëzit e përcaktojnë veten. Identiteti është
edhe personal edhe social. Në një shkallë të gjerë, ajo është e dhënë nga të tjerët,
sepse ne arrijmë të shohim veten si të tjerët na shohin ne.
Socializmi gjithashtu përcakton personalitetin, përkufizuar si model relativisht i
qëndrueshëm i sjelljes, ndjenjave, predispozitave, dhe besimeve të një personi.
Përvoja e socializimit ndryshon për individët, në varësi të faktorëve të tillë si mosha,
raca, gjinia, klasa, si dhe faktorët më delikate të tillë si introversioni-ekstroversioni
apo aspekte të tjera të personalitetit. Gratë dhe burrat ndeshen me modele të
ndryshme socializimi ndërsa ata rriten, sepse secila gjini sjell me vete pritshmëri të
ndryshme sociale (Po aty: 75-76).
Socializimi është një proces i përjetshëm, duke filluar në lindje dhe duke përfunduar
në vdekje. Përmes socializimit, njerëzit përvetësojnë pritshmëritë kulturore, pastaj i
kalojnë këto pritshmëri te të tjerët të cilën e zhvillojnë përmes internalizimit, proçesi
në të cilën njerëzit e konsiderojnë si të tyren dhe pranojnë si të detyrueshme normat,
vlerat, besimet, dhe gjuhën që shoqëria e tyre është përpjekur të kalojë në brezin
pasardhës. (Margaret L. Andersen, 2009:76) Ndodh që sjelljet dhe supozimet
mësohen në mënyrë tërësore kështu që njerëzit nuk i vënë më ato në diskutim, por
thjesht i pranojnë ato si të sakta. Përmes socializimit, njeriu përfshin parashikimet e
shoqërisë (Po aty: 84). Socializimi është një mënyrë e kontrollit shoqëror. Kontrolli
social është proçesi me të cilin grupet dhe individët brënda këtyre grupeve sillen në
përputhje me pritshmëri dominuese shoqërore. Ndonjëherë individët rebelohen dhe
përpiqen t’i rezistojnë kësaj përshtatje, por për shkak se njerëzit në përgjithësi
përputhen me pritshmëri kulturore, socializmi i jep shoqërisë një shkallë të caktuar të
parashikueshmërisë. Modelet janë vendosur që të bëhen bazë për socializimin e
rendit social.
Socializimi integron njerëzit në shoqëri sepse është mekanizëm përmes të cilit ata
përvetësojnë rolet shoqërore dhe vlerat e shoqërisë. Kjo përforcon konsensusin
shoqëror për shkak se ajo i inkurajon të paktën disa shkallë të konformitetit. Kështu
pra, Socializimi është një mënyrë që shoqëria të mbajë stabilitetin e saj (Po aty).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
68
3.2. Disa koncepte themelore me të cilat lidhet socializimi
1. Socializimi përfshin natyrën dhe ushqimin/rritjen: Nuk ka asnjë diskutim që
socializimi mund të injorojë rëndësinë e dy faktorëve: natyrën dhe të
ushqyerit/rritjen. Natyra përbën anën gjenetike të dikujt ose trashëgiminë biologjike.
Të ushqyerit/Rritja i referohet mjedisit shoqëror ose përvojave të ndërveprimit që
përbëjnë jetën e çdo individi. Disa shkencëtarë debatojnë rëndësinë relative të
gjeneve dhe përvojat sociale, duke argumentuar se njeri është më i rëndësishme se
tjetri. Një debat i tillë është i kotë, sepse është e pamundur të ndahet ndikimin i dy
faktorëve apo të themi se njeri është më i fuqishëm. Të dyja, natyra dhe të
ushqyerit/rritja janë thelbësore për socializimim (Shih: Ferrante, 2008: 86).
2. Rëndësia e kontaktit shoqëror: Socializimi varet nga përvojat kuptimplotë në
bashkëveprim me të tjerët. Rastet e fëmijëve të rritur në izolim ekstrem ose në
mjediset kufizuese dhe sterile tregojnë rëndësinë e kontaktit social (rritja) për
zhvillim normal. Disa nga punët më të hershme dhe më sistematike në këtë fushë u
bënë nga sociologu Kingsley Davis. Puna e tij mbi pasojat e izolimit ekstrem tregon
se si neglizhimi dhe mungesa e ndikimit shoqëror ndikon në zhvillimin emocional,
mendor, dhe madje edhe në atë fizik (Shih: Po aty: 87).
3. Memorja individuale dhe kolektive: Socializimi është i pamundur pa kujtesë;
kujtimet e transmetuara nga një brez në tjetrin ruajnë dhe mbështesin kulturën.
Kujtesa, kapaciteti për të mbajtur dhe kujtuar përvojat e kaluara, është lehtësisht e
anashkaluar në eksplorimin e socializimit. Në nivel individual, kujtimi i lejon njerëzit
të njohin të tjerët dhe të kujtojnë bashkëveprimin me ta. Në një nivel shoqëror,
kujtesa ruan të kaluarën kulturore. Pa kujtesë shoqëri të tërë do të shfaroseshin nga e
kaluara dhe ne do të na duhej të bëjmë gjithçka nga fillimi. Prova e fundit
neurologjike në kujtesë sugjeron se disa gjurmë fizike mbeten në tru, pas mësimit të
gjërave të reja që ndodhin, ruhet në një entitet anatomik që quhet engram. Engramet,
ose gjurmët e kujtesës, formohen nga kimikatet e prodhuara në tru. Ato ruajnë në
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
69
formë fizike kujtimet e përvojave-një masë e informacionit, përshtypjet, dhe imazhet
unike për çdo person.
Kujtesa kolektive: Përvojat e ndara dhe të kujtuara nga një numër i madh njerëzish.
Kujtime të tilla janë ringjallur, jane të ruajtura, të ndara, të kaluara brez pas brezi dhe
variojnë në shumë forma, të tilla si tregime, festat, ritualet, dhe monumenteve
(Shih:Po aty: 91).
4. Zhvillimi shoqëror i vetë simboleve të rëndësishme.
Bashkëveprimi kuptimplotë varet nga palët e përfshira që ndajnë simbolet dhe gjeste
të rëndësishme. Një simbol i rëndësishëm është një fjalë, gjest, ose shenjë tjetër e
mësuar që përcjell "kuptimin e njëjtë si për personin qe transmeton atë ashtu edhe për
personin që e merr atë simbol të rëndësishëm”. Një fjalë, gjest, ose shenjat e tjera të
mësuara përdoren për të përcjellë një kuptim nga një person tek tjetri. Gjeste
simbolike të dhënat joverbale, të tilla si toni i zërit dhe lëvizjeve të trupit, që
përcillen nga një njeri tek tjetri (shih: Po aty: 93).
5. Marrja e rolit.
Njerëzit fitojnë një ndjenjë vetëvlerësimi kur ata arrijnë të marrin një rol. Rolet janë
sjellja e pritshme lidhur me një status të caktuar në shoqëri (Andersen, 2009: 74).
Marrja e rolit përfshin daljen jashtë vetes duke imagjinuar se si e shohin të tjerët
pamjen tënde dhe sjelljen nga perspektiva të jashtme (Ferrante, 2008: 94).
Loja. Një aktivitet vullnetar dhe shpesh spontan, me pak ose pa rregulla
formale, që nuk është subjekt i kufizimeve të kohës apo vendit.
Lojërat. Aktivitetet e strukturuara dhe të organizuara që zakonisht përfshijnë
më shumë se një person dhe një numër kufizimesh, të tilla si role të
përcaktuara, rregullat, kohën, vendin, dhe rezultati.
Të rëndësishme tek të tjerët. Njerëzit apo karakteret që janë të rëndësishme
në jetën e një individi, nëse ato ndikojnë në masë të madhe në vlerësimin e
vetë atij personi ose e motivojnë atë të sillet në një mënyrë të veçantë.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
70
Të tjera të përgjithësuara. Një sistem i sjelljeve të pritshme, kuptime dhe
pikëpamje të tilla që kapërcejnë ato të njerëzve që marrin pjesë (Ferrante,
2008: 96).
6. Kërkimi i vetes përmes pasqyrimit.
Aftësia për të imagjinuar reagimet e të tjerëve ndaj vetes është kritike për vetë-
ndërgjegjësimin. Siç supozoi Mead, Cooley vetëvetja është produkt i përvojave te
ndërveprimit. Cooley shpiku termin kërkimi i vetes përmes pasqyrimit për të
përshkruar mënyrën në të cilën zhvillohet ndjenja e vetëvetes: njerëzit veprojnë si
pasqyra për njëri-tjetrin. Ne e shohim veten të pasqyruar në reagimet reale apo të
imagjinuara të tjerëve për pamjen tonë dhe sjelljet. Ne kemi fituar një ndjenjë të
vetëvlerësimit duke qenë të ndjeshëm ndaj vlerësimeve të vetes që ne perceptojmë se
të tjerët kanë: "Secili duke kërkuar pasqyrimin/ pasqyron tjerin që [ ] kalon" Një
proçes në të cilin ndjenja e vetëvlersimit zhvillohet, duke i mundësuar dikujt të shoh
veten të pasqyruar në reagimet reale apo të imagjinuara të tjerëve për pamjen dhe
sjelljet e dikujt (Po aty 97).
7. Zhvillimi njohës.
Aftësia për të marrë një rol del sipas një programi gjenetik gradualisht të shpalosur
që duhet të shoqërohet me përvojat e drejtpërdrejta me personat dhe objektet.
Vetëdija dhe vetë-identiteti rrjedhin nga marrëdhëniet sociale dhe nga një aftësi për
të dale jashtë vetes dhe të imagjinojmë atë nga këndvështrimi i tjetrit. Teoria e
zhvillimit kognitiv trajton mënyrën si njerëzit arrinjë të përvetësojne këtë nivel të
sofistikimit njohës. Modeli Piaget i zhvillimit kognitiv përfshin katër faza të gjera:
sensori motor, paraoperacional, operative konkrete, dhe formale operacionale.
Fëmijët nuk mund të kalojnë nga një fazë në tjetrën derisa ata të zoterojnë sfidat e
arsyetimit, fazat e hershme. Piaget pohoi se aftësitë arsyetuese nuk duhet të jenë të
përshpejtuara (nxituara), një nivel më i sofistikuar i të kuptuarit nuk do ta tregonte
veten derisa truri të ishte gati. Fëmijët kanë ndërtuar dhe rindërtuar konceptet e tyre
të botës, se si ata e përjetojnë realitetin e jetesës. Ky progresion nga fazat drejt
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
71
niveleve gjithnjë e më të sofistikuara të arsyetimit është me sa duket universal, edhe
pse përmbajtja e të menduarit të njerëzve ndryshon sipas kulturave të ndryshme (Po
aty: 113).
3.3. Risocializimi
Gjatë jetës, njerëzit bëjnë tranzicione sociale që sjellin përvetësimin e roleve të reja,
derdhje të roleve të vjetra, dhe integrimin e roleve të reja me rolet e tanishme. Në
bërjen e këtyre tranzicione, njerëzit i nënshtrohen risocializimit. Risocializimi është
proçesi i të bërit i shoqërueshëm përsëri e përsëri. Në veçanti, ky proçes përfshin
largimin e vlerave dhe sjelljeve të papërshtatshme për rrethanat e reja dhe
zëvëndësimin e tyre me vlera dhe norma të reja, më të përshtatshme (standardet e
paraqitjes dhe sjelljes). Njerëzit martohen, ndryshojnë punë, futen në ushtri, ndjekin
arsimin e lartë, bëhen prindër, ndryshojne fetë, dhe dalin në pension. Socializimi
mund të jetë i vullnetshem apo i pavullnetshëm (Po aty: 114)
Sociologu Peter Berger vuri në dukje se jo vetëm që njerëzit jetojnë në shoqëri por
edhe shoqëria jeton brënda njerëzve (Berger 1963). Socializimi është, pra, një
mënyrë e kontrollit shoqëror. Kontrolli shoqëror është proçes me të cilin grupe dhe
individë brenda këtyre grupeve sillen në përputhje me pritshmëri mbizotëruese
shoqërore. Ndonjëherë, rebelët individual dhe përpjekjet për ti rezistuar këtij
konformiteti, por për shkak se njerëzit në përgjithësi përputhen me pritshmëri
kulturore, socializmi i jep shoqërisë një shkallë të caktuar të parashikueshmërisë.
Modelet janë vendosur që të bëhen bazë për rendin shoqëror. Për të kuptuar se si
socializimi është një formë e kontrollit shoqëror, imagjinoni individin në shoqëri si i
rrethuar nga një seri rrathësh. Çdo rreth është një shtresë e kontrolleve shoqërore,
duke filluar nga më delikatet, të tilla si pritshmëritë e të tjerëve, tek me të hapurat, të
tilla si shtrëngimi fizik dhe dhuna. Detyrimi dhe dhuna zakonisht nuk janë të
nevojshme për nxjerrjen e konformitetit, sepse bindjet e nxjerra dhe pritshmëritë e të
tjerëve janë të mjaftueshme për ti mbajtur njerëzit në linjë. Këto forca socializimi
mund të jenë delikate, sepse edhe kur një person nuk është dakord me të tjerët, ai ose
ajo mund të ndjehet në presion që ti nënshtrohet dhe mund të përjetojnë stres dhe
parehati në rast se zgjedh për të mos u përshtatur (Andersen, 2009: 76).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
72
3.4. Agjentët e Socializimit
Agjentët e socializimit konsiderohen, grupet primare, grupet e brendshme dhe te
jashtme, dhe institucionet (të tilla si masmedia) –formësojnë ndjenjën tonë të
vetëvlersimit, na mësojnë për grupet të cilave ne i perkasim ose jo (Ferrante, 2008:
113). Sociologët kanë identifikuar një numër të agjentëve të socializimit: kuptimplotë
për të tjerët, grupet primare, grupet e brëndshme dhe të jashtme, dhe institucionet që
(1) formë ndjenjën e tyre apo të identitetit shoqëror, (2) na mësojnë për grupet
sociale të cilat ne i përkasin ose jo, (3) na ndihmojnë për të realizuar kapacitetet tona
njerëzore, dhe (4) na ndihmojë të negociojmë me mjedisin shoqëror dhe fizik që
kemi trashëguar. Grupi përbëhet nga dy ose më shumë persona që ndajnë një
identitet të veçantë, kane ndjenjën e përkatësisë, dhe të ndërveprojnë direkt ose
indirekt me njëri-tjetrin. Grup kryesor është një grup shoqëror që ka kontakte ballë
për ballë dhe lidhje të forta emocionale ndërmjet anëtarëve të saj (Po aty: 100).
Agjentët janë njerëzit, ose burimet, ose strukturat që kalojnë mbi pritshmëritë
shoqërorë. Çdo njeri është një agjent socializimit sepse pritshmëritë shoqërore janë
komunikuar në mënyra të panumërta dhe në çdo ndërveprim që njerëzit kanë, qoftë
me qëllim apo jo. Kur njerëzit janë thjesht duke bërë atë që ata e konsiderojnë
"normale", ata komunikojnë pritshmëri shoqërore për të tjerët. Kur ju visheni në një
mënyrë të veçantë, ju nuk mund të mendoni që ju jeni duke u thënë të tjerëve që ato
duhet të vishen në këtë mënyrë. Megjithatë, kur të gjithë në të njëjtin mjedis vishen
në mënyrë të ngjashme, disa pritshmëri në lidhje me veshjen e duhur është e qartë që
është përcjellur. Njerëzit ndjejnë presion për të bërë atë që shoqëria pret prej tyre
edhe pse presioni mund të jetë delikat dhe i panjohur. Socializimi nuk ndodh vetëm
në mes të personave individuale; kjo ndodh në kontekstin e institucioneve shoqërore.
Kujtojmë nga se institucionet kanë krijuar modelet e sjelljes shoqërore që vazhdojnë
me kalimin e kohës. Institucionet janë një nivel i shoqërisë më sipër individëve.
Shumë institucione shoqërore formësojnë proçesin e socializimit, duke përfshirë,
familjen, mediat, kolegët, fenë, sportin, dhe shkollën.
3.4.1. Familja
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
73
Për shumicën e njerëzve, familja është burimi i parë i socializmit. Përmes familjeve,
fëmijët janë paraqitur në parashikimet e shoqërisë. Fëmijët mësojnë të shohin veten
përmes syve të prindërve të tyre. Kështu, menyra si prindërit përcaktojnë dhe
trajtojnë një fëmijë është vendimtare për zhvillimin e ndjenjës së vetë fëmijës
(Andersen, 2009: 79).
3.4.2. Media
Masmediat gjithnjë e më shumë janë agjentë të rëndësishëm të socializmit.
Televizioni vetëm ka një ndikim të madh në atë që ne jemi socializuar për të besuar
dhe për t'u bërë. Shtoji kësaj se mesazhet e shtypura të marra në libra, komedi,
gazeta, dhe tani blogje dhe internet, plus imazhe nga filmi, muzika, lojra “video-
games”, dhe radio, dhe filloni të shihni ndikimin e madh që mediat kanë në vlerat, në
formë, imazhet tona të shoqërisë, dëshirat tona për veten, dhe marrëdhëniet tona me
të tjerët. Këto imazhe janë të fuqishme gjatë gjithë jetës sonë, por shumë shqetësohen
se efekti i tyre gjatë fëmijërisë mund të jetë veçanërisht i dëmshëm (Po aty).
3.4.3. Kolegët\Bashkemoshatarët
Kolegët\Bashkëmoshatarët janë ata me të cilët ju ndërveproni në kushte të barabarta,
të tilla si miqtë, studentët e tjerë, dhe kolegët. Në mes koleget\bashkëmoshatarët, nuk
përcaktohen formalisht nëse ka role të eprorëve dhe të vartësve, edhe pse dallimet e
statusit zakonisht lindin në ndërveprimet e bashkëmoshatarëve në grup. Pa miratimin
e kolegëve, shumica e njerëzve e gjejnë të vështirë qe të ndjehen të pranuar nga
shoqëria (Po aty).
3.4.4. Feja
Feja është një agjent i fuqishëm i shoqërizimit, dhe mësimi fetar kontribuon në masë
të madhe të identiteteve që fëmijët ndërtojnë për veten e tyre. Fëmijët kanë tendencë
për të zhvilluar të njëjtat besime fetare si prindërit e tyre; kalimi te një besim fetar i
ndryshëm nga ai në të cilin një person është rritur është i rrallë (Hadaway dhe Marler
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
74
1993). Edhe ata që heqin dorë nga feja e femijërise së tyre janë të prekur thellë nga
qëndrimet, imazhet, dhe besime e marra nga trajnime të hershme fetare. Shumë
shpesh ata që e mohojnë fenë kthehen në besimin e tyre origjinal në një pikë te jetës
se tyre, veçanërisht nëse ata kanë lidhje të forta me familjet e tyre të origjinës dhe në
qoftë se ata formojnë familjet e tyre (Wuthnow 1998; Wilson 1994). Shoqërizimi
fetar formon besimet që njerëzit zhvillojnë (Andersen, 2009: 80).
3.4.5. Sporti
Shumica e njerëzve ndoshta i mendojnë sportet si diçka që është vetëm për argëtim
dhe relaksim, ose ndoshta për të siguruar mundësi për bursa në kolegj dhe në
karrierën atletike, por sportet janë gjithashtu një agjent i socializimit. Nëpërmjet
sporteve, burra dhe gra të mësojnë konceptet e vetëvlersimit që qëndrojne me ta në
jetën e tyre të mëvonshme. Sportet janë gjithashtu vendet ku janë formuar dhe
përforcuar shumë ide në lidhje me dallimet gjinore (Messner 2002; Dworkin dhe
Messner 1999).
3.4.6. Shkollat
Pasi fëmijët hyjnë në kopsht (ose, edhe më herët kujdesit ditor, çerdhja), fillon një
tjetër proçes i socializimit. Në shtëpi, prindërit janë burim jashtëzakonisht dominant i
socializmit. Në shkollë, mësuesit dhe studentët e tjerë janë burim i pritjeve që
inkurajojnë fëmijët të mendojnë dhe sillen në mënyra të veçanta (Andersen, 2009:
81).
4. Socializimi në grup
Një tipar kyç i grupeve të vogla dhe të mëdha, është që ato të zhvillohen me kalimin
e kohës - anëtarët bëhen të socializuar me besimet, zakonet dhe praktikat e grupit,
dhe grupet janë shpesh mjaft aktive në socializmin e anëtarëve të tyre. Këtu, ne
fokusohemi në atë se si grupet si një e tërë zhvillojnë dhe socializojnë pjesëtarët e
tyre me kalimin e kohës. Ne paraqesim një model të veçantë të socializmit të grupit i
cili është modeluar nga John Levine dhe Dick Moreland, me një fokus më shumë
mbi individët sesa mbi grupe. Ata e përshkruajne kalimin e individëve nëpërmjet
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
75
grupeve me kalimin e kohës ndërkohë që ata përjetojnë tri proçeset themelore të
vazhdueshme: vlerësimin, angazhimin dhe rolin e tranzicionit (Levine dhe Moreland,
1994). Një individ krahason grupin në aspektin e shpërblimeve që ai jep krahasuar
me shpërblime të ndryshme nga grupe të tjera të mundshme apo marrëdhënie. Në të
njëjtën kohë, grupi vlerëson individët në aspektin e kontributit të tyre në jetën e
grupit, i cili, në qoftë se janë të favorshme, çon në pranimin e individit. Grupi dhe
individi janë partnerë: angazhimi kërkon që të dyja të bien dakord mbi qëllimet dhe
vlerat, të ndjejnë lidhjet pozitive, të jenë të gatshëm të ushtrojmë përpjekje, dhe të
dëshirojnë të vazhdojnë anëtarësim. Asimetritë mund të lindin në çdo moment:
individi mund të jetë më i përkushtuar për grupin ose grupi më i përkushtuar për
individin. Kjo krijon jostabilitet sepse pala më pak e përkushtuar ka pushtet mbi
palën më të përkushtuar, dhe krijon presion ndaj një niveli të barabartë të angazhimit.
Socializmi në grup i lëviz njerëzit drejt roleve të ndryshme, tranzicioneve që janë një
aspekt qëndror i jetës se grupit.
Ekzistojnë tri lloje të përgjithshme të rolit:
(1) jo-anëtar - kjo përfshin anëtarët e ardhshëm të cilët nuk i janë bashkuar grupit
dhe ish-anëtarë të cilët kanë lënë grupin;
(2) pothuajse-anëtar - kjo përfshin anëtarë të rinj të cilët nuk e kanë arritur statusin e
plotë te anëtarit dhe anëtarët e margjinale që e kanë humbur këtë status; dhe
(3) anëtar i plotë - njerëz të cilët janë të identifikuar ngushtë me grupin dhe kanë të
gjitha privilegjet dhe përgjegjësitë e anëtarëve aktual. Tranzicionet e roleve janë të
qetë dhe të lehtë kur individët dhe grupet janë njëlloj të përkushtuar dhe të ndajnë të
njëjtat ide në lidhje me çfarë do të thotë një tranzicion, p.sh. kur një nxënës fillon
studimet pasuniversitare. Përndryshe, konflikti mund të vazhdojë gjatë nëse një
tranzicion roli ka ndodhur apo duhet të ndodhë, p.sh. nëse performanca e një
punonjësi justifikon një promovim sesa një bonus.
Për këtë arsye, kriteret e tranzicionit shpesh bëhen të formalizuara dhe publike, dhe
ritet e ritualizuara të kalimit ose ritet e inicimit bëhen pjesë qëndrore e jetës së grupit
që i shërbejnë tri funksioneve të rëndësishme:
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
76
• simbolike - ato lejojnë njohjen konsensuale publike të një ndryshimi në identitet;
• mësim - disa rite ndihmojnë njerëzit për tu mësuar me rolet e reja dhe standardet
normative;
• besnikëri nxjerrje – inicime\fillime të këndshme me dhurata dhe të periudhave të
veçanta mund të nxjerrin mirënjohje, të cilat duhet të rrisin angazhimin e grupit.
Ritet e fillimit mund të jenë ngjarje të këndshme, të tilla si diplomimit apo një
martesë. Çuditërisht, ata gjithashtu mund të përfshijnë dhimbje, vuajtje apo
poshtërimi, të tilla si të bërit synet. Kjo është e çuditshme - me siguri njerëzit do të
bashkoheshin me grupe me ftesa të rënda, dhe në qoftë se për fat të keq nuk janë në
gjëndje ta bëjnë këtë, atëherë të paktën ata duhet më vonë ta urrejnë grupin dhe të
mos kenë ndjenjën e angazhimit (Hogg, 2010: 163-165).
Sipas Moreland dhe Levine dallohen pesë faza të grupit të socializmit:
1. Hetimi. Grupi rekruton anëtarët e ardhshëm, të cilët nga ana tjetër zbulojnë grupin.
Kjo mund të jetë më formale, duke përfshirë intervistat dhe pyetësorët (p.sh.
anëtarësimi në një organizatë), ose më pak formale (p.sh. të shoqërohesh me një
shoqëri nga politika e studentëve). Një rezultat i suksesshëm çon në një tranzicion të
rolit: hyrjen në grup.
2. Socializmi. Grupi asimilon anëtarët e rinj, duke i edukuar në rrugët e saj. Nga ana
tjetër, anëtarët e rinj përpiqen të arrijnë grupin për të përshtatur pikëpamjet e tyre.
Socializimi mund të jetë i pastrukturuar dhe joformal, por edhe mjaft formal.
Socializimi i suksesshëm është shënuar nga pranimi.
3. Mirëmbajtja. Negocimi i rolit zhvillohet ndërmjet anëtarëve të plotë. Pakënaqësia
e rolit mund të çojë në një tranzicion të rolit të quajtur divergjenca, të cilat mund të
jenë të papritura dhe të paplanifikuara. Mundet gjithashtu të pritet - një tipar tipik i
grupit (në studentët e universitetit të cilët devijojnë nga diplomimi dhe duke e lënë
universitetin).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
77
4. Risocializimi. Kur divergjenca pritet, risocializmi nuk ka gjasa të ndodhë; kur ajo
është e papritur, anëtari është i margjinalizuar në një rol devijant dhe përpiqet të
bëhet i socializuar. Nëse është i suksesshëm, anëtarësimi i plotë është rikthyer - nëse
i pasuksesshëm, individi largohet. Daljet mund të bëhen përmes ceremonies së
sofistikuar të daljes në pension (p.sh. nxjerrja rituale e shenjave në një gjyq
ushtarak).
5. Kujtimi. Pasi individi largohet nga grupi të dyja palët rikujtohen. Kjo mund të jetë
një risjelle e llojit 'kujtohet kur. . . ' ose e ushtrimit në ekstrem të një regjimi totalitar
në rishkrimin e historisë (Shih: Hogg, 2010: 164).
5. Pasojat e socializimit.
Socializimi është një proçes i përjetshëm me pasoja që ndikojnë në mënyrën se si ne
sillemi ndaj të tjerëve dhe çfarë ne mendojmë për veten tonë.
Së pari, socializimi krijon koncepte mbi veten. Vetë-konceptimi është se si ne
mendojmë për veten tonë, si rezultat i përvojave të socializimit që ne kemi gjatë
jetës. Socializimi është ndikuar edhe nga faktorë të ndryshëm shoqërorë.
Së dyti, socializmi krijon kapacitet për marrjen e roleve, ose, thënë ndryshe, për
aftësinë për të parë veten përmes këndvështrimi të një tjetri. Socializimi është
reflektuar krejtësisht; që do të thotë, ai përfshin qëniet njerëzore të
vetëndërgjegjshme duke parë dhe reaguar për pritshmëritë e të tjerëve. Kapaciteti për
reflektimin dhe zhvillimin e identitetit janë në vazhdim. Siç jemi ndeshur me situata
të reja në jetë, të tilla si largimi për në kolegj ose marrja e një pune të re, ne jemi në
gjendje të shohim se çfarë pritet dhe përshtatemi me situatën në përputhje me
rrethanat. Sigurisht, jo të gjithë njerëzit e bëjnë këtë me sukses. Kjo mund të bëhet
bazë për devijimit shoqëror apo për shumë probleme të përbashkëta në përshtatjen
shoqërore dhe psikologjike.
Së treti, socializimi krijon tendenca për njerëzit për të vepruar në mënyra shoqërisht
të pranueshme. Përmes socializimit, njerëzit mësojnë pritshmëritë normative të
bashkangjitura me situata shoqërore dhe pritshmëritë e shoqërisë në përgjithësi. Si
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
78
rezultat, socializimi krijon disa parashikueshmëri në sjelljen e njeriut dhe sjell
rregullsi për atë që mund të jetë përndryshe kaos shoqëror.
Së fundi, socializmi i bën njerëzit bartës të kulturës. Socializimi është proces me të
cilin njerëzit mësojnë dhe përvetësojnë qëndrimet, besimet dhe sjelljet e kulturës së
tyre. Në të njëjtën kohë, socializimi është një proçes me dy kalime - që do të thotë,
një person është jo vetëm marrësi i kulturës, por edhe është krijuesi i kulturës, duke
kaluar pritshmërite kulturore mbi të tjerët. Produkti kryesor i socializimit, pra, është
vetë shoqëria ( Shih: Andersen, 2009: 77-78).
6. Socializimi si kontroll social
Socializimi zhvillohet gjatë gjithë ciklit të jetës njerëzore. Sociologët janë të
impresionuar me modelin Erikson sepse secili prej tetë fazave të saj trajton rëndësinë
e ndërveprimit social dhe formimin e marrëdhënieve konstruktive me njerëzit. Secila
fazë është shënuar nga një krizë, një luftë me sfidat apo detyrat e zhvillimit që një
fazë e jetës të veçantë paraqet. Betejat dhe modeli i dikujt që mendon për veten dhe
të tjerët (Ferrante, 2008: 114).
7. Trajtimi Ekologjik
Ekologjia e zhvillimit njerëzor është një studim shkencor i strehimit progresiv dhe i
përbashkët gjatë gjithë rrjedhës së jetës ndërmjet një qënjeje njerëzore në rritjeje dhe
asaj të ndryshimit të vlerave të një ambienti në të cilën personi në rritje jeton. Ky
proces ndikohet nga lidhja ndërmjet këtyre ambjenteve dhe nga një kontekst me i
madh në të cilën këto lidhje janë vendosur21
-zhvillimi i fëmijëve nuk arrihet në përgjithësi në laboratore, por në shtëpi, në
familjen e fëmijës, në shkollë me shokët e klasës dhe mësuesit; në sheshin e lojërave
me fqinjët dhe bashkëmoshatarët;…..zhvillimi ndodh gjithmonë në një kontekst….
rrethanat shpesh ndikojnë kursin e zhvillimit. Shembulli i parë i rëndësishëm i
psikologjisë ekologjike u zhvillua në 1940 dhe 1950 kur Barker dhe Rajt (1951,
21 /http://citeseerx.ist.psu.edu/, marrë më 02.03.2015.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
79
1955) zhvilluan një seri studimesh në të cilën grupet e studiuesve shkuan në shkolla
dhe në shtëpi për të vëzhguar bashkëveprimin e fëmijëve, duke marë shënim sjelljen
e fëmijëve dhe mjedisin fizik të bashkëveprimit në të cilin ndodheshin.
Bazuar në modelet bashkëkohore, janë katër dimensione që duhen marrë në
konsideratë kur diskutohet zhvillimi i fëmijës:
• Faktorët personal (p.sh temperamenti i fëmijës, por edhe i prindit)
• Proceset (p.sh format e ndërveprimit familjar)
• Kontekstet (p.sh familja, shkolla apo komuniteti)
• Koha (p.sh ndryshimet që ndodhin gjatë kohës mbi fëmijën apo mjedisin)
(Bronfenbrenner, 1997; Cicchetti dhe Toth, 2000; Lerner dhe Steinberg, 2004).
Këta faktorë përcaktojnë detyrat dhe praktikat e socializimit të fëmijës. Ndërveprimet
luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me faktin se si karakteristikat e fëmijës dhe
kushtet e mjedisit ndikojnë në zhvillim. Ndërveprimet e vazhdueshme mes familjes
dhe mjedisit të afërt (fëmija, shokët) që shoqërohen me lidhje të ngushta personale,
konsiderohen si procese të drejtpërdrejta ose parësore. Kategoria e dytë e proceseve
dytësore ose indirekte, përfshin ndërveprimet e familjes ose të fëmijës me mjedisin
më të gjerë shoqëror (shkolla, lagja etj). Roli i proceseve dytësore shërben si
ndërmjetës, pasi ndikimi i tyre në zhvillimin e fëmijës mund të ndryshojë në varësi të
mjedisit të afërt të fëmijës. Megjithatë, në rastet kur mungon mbështetja nga rrjeti i
ngushtë, mbështetja që ofrohet nga institucionet shtetërore dhe shoqërore luan rol
kryesor për zhvillimin e fëmijës (Cicchetti dhe Thoth, 2000). Modeli i sistemeve
bioekologjike (Bronfenbrenner dhe Morris, 1998), që përshkruhet më poshtë,
përfshin katër sisteme që ndërveprojnë dhe ndikojnë në zhvillimin e fëmijës:
mikrosistemi, mesosistemi, ekosistemi, dhe makrosistemi. Një sistem është strukturë
relativisht e kufizuar e përbërë nga elemente të ndërlidhura ose të ndërvarura që
formojnë një të tërë. Në sistemin ekologjik individualiteti është agjenti kryesor. Nga
prespektiva ekologjike, individualiteti është njëkohësisht tezë dhe njësi matjeje. Si
një tezë, individualiteti ka karakteristika të ndryshme; Së pari kjo kërkon ndërhyrjen
në ambjentin në të cilin ai/ajo varet nga njohuritë, dijet. Së dyti ai është i ndërvarur
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
80
nga njerëzit e tjerë, si pjesë e popullsisë dhe nuk mund të egzistojë ndryshe. Së treti
ai është i kufizuar në kohë ose ka një cikël jete të caktuar, së katërti ai ka një
tendencë të lindur për të ruajtur dhe zgjeruar jetën. Së pesti ka kapacitetin për të
ndryshuar sjelljen. Modelet social ekologjike janë ato që aplikohen në proçeset dhe
kushtet që ndërrohen sigurisht gjatë gjithë jetës së zhvillimit të njeriut në mjedisin
aktual ku njerëzit fillojnë jetën. Struktura Ekologjike e Urie Bronfenbrenner për
zhvillimin e njeriut është më e njohura dhe më e përdorura në modelin social
(aplikohet në zhvillimin human). Le të shikojmë si paraqiten katër shtresat sipas
Bronfenbrenner:
Figura nr. 1 Rrathët e Influencave Bronfenbrenner
Teoria e sistemit ekologjik e konsideron zhvillimin e fëmijës brënda kontekstit të
sistemit të mardhënieve të cilat krijojnë mjedisin e tij apo të saj. Sipas teorisë së
Bronfenbrenner (1989) mjedisi është i përbërë nga katër shtresa të sistemeve të cilat
MAKROSISTEM Feja
Vëndi i Punës
Komshinjtë
Rrjeti
social
EKZOSISTEMI
Rrjeti Social
social
MEZOSISTEM Shokët
Mjeku Shokët
Familja
Shkolla
MIKROSISTEMI
(Fëmija)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
81
ndërveprojnë në mënyra komplekse dhe mund edhe të ndikojnë dhe të jenë prekur
nga zhvillimi e personit.
Teoria e sistemit ekologjik u ringjall nga Urie Bronfenbrenner (1986, 1989), psikolog
në Universistetin Cornuell. Teoria e sistemit ekologjik është ndërtuar sipas qëllimit
se për t’u kuptuar tërësisht zhvillimi ne duhet të marrim në konsideratë sesi
karakteristikat unike të fëmijës bashkëveprojnë me mjedisin rrethues të tij. Fëmija
posedon një numër karakteristikash vetjake, më të rëndësishme nga të cilat janë ato
që Brofenbrenner i përshkruan nxitëse për zhvillimin – që do të thotë janë të afta për
të ndikuar njerëzit e tjerë në mënyrë të tillë që janë të rëndësishme për fëmijën.
Shembuj përfshijnë pamjen fizike të fëmijës, aftësitë socilale, aftësitë intelektuale
dhe personalitetin. (Vasta e të tjerë, 2007: 71).
Në teorinë e tij të parë, Bronfenbrenner besonte se për të kuptuar zhvillimin njerëzor,
i tërë sistemi ekologjik në të cilin ndodh rritja duhet të merret parasysh. Në
rishikimet e mëvonshme, Bronfenbrenner pranoi rëndësinë e aspekteve biologjike
dhe gjenetike të personit në zhvillimin e njeriut. Bronfenbrenner (1987) propozon një
perspektivë ekologjike në zhvillimin e sjelljes njerëzore. Kjo perspektivë sheh
mjedisit ekologjik si një grup i strukturuar në nivele të ndryshme, ku secila prej
këtyre niveleve përmban tjetrën (Shih. Villalba Quesada, 2003: 8-9).
Mjedisi vështrohet si një seri shtresash të ndërlidhura, me ato më afër fëmijës që
kanë ndikim më direkt dhe ato më të largëtat që ushtrojnë frymë indirekte mbi
fëmijën. Brofernbrenner pranon se fëmija dhe mjedisi ndikojnë vazhdimisht njëri-
tjetrin në një mënyrë dy drejtimeshe ose ndërvepruese (Vasta e të tjerë, 2007: 71).
Në qëndër të modelit ekologjik është fëmija. Më pranë fëmijës është mikrosistemi, i
cili për shumicën e fëmijëve, përfshin familjen, shkollën, kishën, sheshin e lojërave
dhe kështu me radhë, së bashku me lidhjet që fëmija krijon në këto mjedise.
Mikrosistemi posedon karakteristikat fizike, si përmasat e shtëpisë së fëmijës, sasinë
e pajisjeve pranë sheshit të lojrave, dhe numrin e librave në qëndrën e kujdesit ditor
të fëmijës. Ajo konsiston gjithashtu tek njerëzit, duke përfshirë familjen imediate të
fëmijës, fëmijët e tjerë të bllokut apo lagjes, mësuesit e fëmijës dhe kështu me radhë.
(Po aty, 71).
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
82
Mikrosistemi nuk është konstant por ndryshon me rritjen e fëmijës. Në këtë nivel
individi ndikon dhe ndikohet nga mjedisi dhe personat përreth të cilat të gjitha këto
ndikojnë në zhvillimin e tij. Kështu mikrosistemi i referohet marrëdhënieve më të
afërta që krijon personi dhe familja është pikërisht vëndi ku realizohen në mënyrë të
menjëhershme këto mardhënie. Familja mund të funksionojë si një kontekst efektiv
dhe pozitiv të zhvillimit njerëzor sikurse dhe mund të luajë një rol destruktiv të këtij
zhvillimi.
Mezosistemi i referohet sistemit të mardhënieve mes mikrosistemit të fëmijës.
E shprehur në formë tjetër ky nivel i dytë i sistemit ka të bëjë me komunitetin më të
afërt pas familjes. Në përgjithësi sa më shumë lidhje të kenë këto sisteme aq më tepër
ka mundësi që të mbështetet zhvillimi i fëmijës në një mënyrë të qartë dhe
konsistente.
Ky nivel ka të bëjë me ndërmjetësimin e institucioneve midis kulturës së
institucioneve përreth dhe asaj individuale duke përfshirë këtu kulturën që përfitojmë
nga institucione të tilla si shkolla, kisha, media, institucioneve të kohës së lirë
etj. Parësore mbi të gjitha mbetet shkolla si një nga vendet më të rëndësishme në
mjedisin e të rinjve; për vetë faktin se në këtë institucion të rinjtë shpenzojnë pjesën
më të madhe të kohës së tyre duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin e tyre
intelektual, emocional dhe social. Në të përshihen psh pritjet e prindërve për arritjet
akademike të fëmijëve, për sukseset apo dështimet, duke krijuar në këtë mënyrë një
dinamikë midis prindit dhe fëmijës. Pikërisht kjo dinamikë e cila shpesh herë mund
të krijojë dhe situata tensioni dhe frike reflektohet dhe në sjelljen e nxhenësve në
klasë në mardhëniet që ata krijojnë me të tjerët përfshirë këtu nxënëxit e tjerë apo
personelin e të gjitha ndikojnë në zhvillimin e fëmijës.
Ekzosistemi i referohet mjedisit social i cili mund të ndikojë fëmijën, por fëmija aty
nuk mund të marrë pjesë në mënyrë direkte.
Në këtë nivel vetë individi, për vetë faktin se ky sistem përfshin sistemin më të madh
social duke përfshirë këtu vendime, ngjarje, të papritura, nuk ka ndikim por është i
ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
83
Makrosistemi përfshin kulturën dhe nën-kulturën në të cilën jeton fëmija.
Makrosistemi ndikon mbi fëmijën përmes besimeve të tij, qëndrimeve dhe traditave.
Në këtë nivel konsiderohet se personi është i prekur thellë nga ngjarjet edhe në raste
kur personi nuk është edhe i pranishëm.
Makrositemi mund të mendohet si "projekt social" të një kulture të caktuar apo
konteksti të gjerë social dhe përbëhet nga modeli gjithëpërfshirës i vlerave, i besimit,
stilit të jetesës, zakoneve etj.
Të gjitha nivelet e modelit ekologjik varen nga njëri-tjetri dhe, për këtë arsye,
kërkohet një pjesëmarrje të përbashkët të konteksteve të ndryshme dhe komunikimin
ndërmjet tyre.
Pikërisht integrimi në shoqëri është pjesë e socializimit të individëve në institucionet
ku mësohen normat, vlerat, kultura.
Sipas Dohrenwend faktorët që mund të ndryshojnë situatat e ndryshme jetësore duke
realizuar përshtatjen e njerëzve janë:
Cilësia e Mikrosistemit.
Shfrytëzimi i duhur i Mikrosistemit.
Mikrosistem i qëndrueshëm.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara në Mikrosistemit.
Aftësitë njohëse dhe vetë-respekti.
Predispozicione biologjike.
Nëse do të aplikohen për grupet e ndryshme siç mund të jenë dhe kategoria e
fëmijëve jetimë ne mund të kuptojmë nga perspektiva e ekosistemit proceset
adapatuese ose jo që kjo prespektivë gjenerohen.
8. Pasojat psiko-sociale të fëmijëve që nuk kanë përvojë të jetës familjare
përkundrejt fëmijëve me përvojë familjare.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
84
Një institucion i përgjithshëm është një vend i punës dhe banimit ku një numër i
madh i njerëzve të vendosur në mënyrë të ngjashme, të shkëputur nga komunitetit
për një kohë të konsiderueshme, çon në një jetë të mbyllur, duke u administruar
zyrtarisht. Termi është shpikur nga sociologu amerikan Erving Goffman. Brenda një
institucioni të përgjithshëm, nevojat themelore të një blloku të tërë njerëzish janë nën
kontroll burokratik. Jetimoret, Shtëpitë e varfra dhe Shtëpitë e Pleqve janë
institucione të krijuara për tu kujdesur për njerëzit e padëmshëm ose të paaftë.
Qëllimi i institucioneve është risocializimit, ndryshimi radikal i personaliteteve të
banorëve me qëllim manipulimin e mjedisit të tyre. Risocializimit është një proçes
me dy pjesë. Së pari, stafi i institucionit përpiqet të “gërryejë” identitete dhe
pavarësinë e banorëve. Së dyti, risocializimit përfshin përpjekje sistematike për të
ndërtuar një personalitet të ndryshme apo vetë (Boundless. 14 Nov. 2014)
Nga një studim i bërë, rezultoi se adoleshentët pa përvojë të jetës familjare, shfaqin
një shkallë të lartë të nervozizmit (67%) në krahasim me të rinjtë të cilët kanë
përvojë të jetës në familje. Kështu, ato shfaqin paqëndrueshmëri emocionale si dhe
janë jo motivues, janë mosbesues ndaj botës dhe rrjedhimisht bëhen anti-social.
Ka një nivel të lartë lidhje negative midis frikës, fajit dhe adoleshentëve pa përvojë
të jetës në familje. Adoleshentët e privuar nga dashuria prindërore që nga lindja i bën
jetimët të kenë një nivel të lartë të fajit për ndarjen e familjes22.
Gjithashtu rezultoi që, 22 % e jetimëve që jetojnë me kujdestarët ndihen të
padëshirueshëm dhe kishin një shkallë më të ulët të mbështetjes sociale se sa jo-
jetimët. Nga ana tjetër të rinjtë jetimë kishin më shumë gjasa se bashkëmoshatarët jo
jetimë të ndjehen të shqetësuar, nervoz dhe të kenë vështirësi për t'u përqëndruar (Po
aty).
Jetimët e rritur në institucione kishin një mungesë të njohurive rreth familjes (rolet
familjare, funksionet, metodat dhe teknikat e edukimit dhe kështu me radhë.)23
22 www.psyedu.ru / ISSN: 2074-5885 /2013, №2, marrë më 23.03.2015
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
85
njëkohësisht dhe më pak njohuri për shoqërinë në tërësi që i rrethonte në përgjithësi
për shkak të mungesës së tyre të ekspozimit ndaj jetës në komunitetit 24.
Fëmijët që ishin rritur në institucione kishin pak besim tek të tjerët dhe njohuri të
kufizuara të normave dhe vlerave shoqërore. Kur ata janë të 'diplomuar' dhe lënë
institucionet, shumë prej jetimëve për një kohë të gjatë e kishin të vështirë të mbanin
veten e tyre sepse ata nuk kishin rrjetet e familjes dhe komuniteti mbi të cilat
mbështeten e kanë të pamjaftueshme përballimin me sfidat e 'botës reale' (Po aty).
Morison dhe Ellwood (2000) kanë gjetur se fëmijët e jetimoreve kanë nivel më të
ulët se fëmijët e tjerë në të gjithë masat njohëse, si dhe nivel të ulët të zhvillimit. Kjo
gjë sipas tyre është e lidhur negativisht me kohën e kaluar në institucion. Në mënyrë
të ngjashme, një studim nga Rahman, Khaleque, dhe Rahman (2000) tregoi se
studentët e rritur në jetimore ishin pesimist për të ardhmen dhe vetvlerësim të ulët
për veten krahasuar me studentët e rritur në familje. Sloutsky (1997) raportoi se
fëmijët nëpër kopshte kishin një nivel më të lartë të pikëve të inteligjencës, si dhe një
nivel më të lartë të ndjeshmërisë, por nivel më të ulët të përshtatjes sesa fëmijët e
rritur në një jetimore. Sipas Schëartz (1992), ka dhjetë lloje motivesh të dallueshme
të vlerave njerëzore të tilla si: pushtet, arritje, hedonizmit, stimulim, vetë-drejtim,
universalizmi, dashamirësi, tradita, konformiteti, dhe të sigurisë.
Pesë fushat motivuese të përdorura nga adolëshentët për mbijetesës janë: Fuqia,
Vetë-drejtim, Konformitetit, Tradita, dhe Arritjet. Fuqia synon prestigjin shoqëror
dhe kontrollin e të tjerëve (vlera si autoritet, pushtet shoqërore, pasuri), Arritja
përpiqet për suksesin personal dhe kompetencës sipas normave sociale (P.sh., i
suksesshëm, ambicioz, i aftë, me ndikim), Vetë-drejtim përpiqet drejt mendimit të
pavarur dhe veprim - zgjedhjen, duke e bërë zgjedhjet personale, duke krijuar dhe
23http://wwwthewayforwardproject.org/file_uploads/E17%20Transitioning%20from%20Institutional
%20Care.pdf , marrë më 12.11.2014 24http://www.thewayforwardproject.org/file_uploads/E17%20Transitioning%20from%20Institutional
%20Care.pdf, marrë më 03.12.2014
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
86
duke eksploruar (P.sh., kreativiteti, duke zgjedhur qëllimet veta, kurioz, e lirisë, e
pavarur), Tradita do të thotë respekt, angazhim, dhe pranimi i zakoneve dhe idetë që
një kulturë imponon (p.sh., i përulur, i moderuar, respekti për traditën, duke pranuar
pjesën time në jetë), dhe Konformitetit thekson duke shmangur të gjitha veprimet,
dëshirat dhe impulset që mund të shqetësojnë ose dëmtojnë të tjerët, shkelin normat
ose të jetë në kundërshtim me pritjet (p.sh., të bindur, kanë edukatë, duke nderuar
prindërit dhe pleqtë). Si përfundim, studimi gjeti dallime të mëdha si në prioritetet e
vlerave dhe në kolektiv.
Studimet e fundit të fëmijëve jetimë dhe të braktisur në vendet e ulëta dhe me të
ardhura mesatare njohin traumën e mundshme të humbjes së një ose të dy prindërit
(Cluver, Fincham, & Seedat, 2009; Cluver & Gardner, 2006; Cluver, Gardner, dhe
Operario, 2007). Këto studime demonstrojnë potencialin për këta fëmijë të jenë të
ekspozuar ndaj shtresë potencialisht traumatike, pra kur fëmijët janë jetimë ata janë
në rrezik të lartë për të përjetuar ngjarje të tilla për shkak të mungesës së mbrojtjes
adekuate të të rriturve (Ahmed e të tjerë., 2005).
9. Fëmijët institucionalizuara përkundrejt atyre që jetojnë në familje
Sipas Parsons integrimi shoqëror paraqet një imperativ funksional të sistemit, që ka
si qëllim të garantojë koherencën dhe solidaritetin e brendshëm, që realizohet
nëpërmjet brendësimit të normave nga ana e individëve nëpërmjet procesit të
socializimit. Më pas, është detyrë e sistemit juridik të kontrollojë nëse respektohen
ose jo rregullat dhe të sanksionojë sjelljet devijante për të garantuar kohezionin dhe
qëndrueshmërinë e një shoqërie të caktuar ( Berti, F.; Valzania, A., 2010:20). Nisur
nga më sipër mund të themi se socializimi i fëmijëve të cilët janë të ngritura në
jetimore dhe institucioneve të ngjashme ndryshon nga ajo e fëmijëve të tjerë në një
aspekt shumë të rëndësishëm. Fëmijët e institucionalizuar rrallë e kanë mundësinë
për të zhvilluar lidhje të ngushta emocionale me të rriturit, për ndonëse fëmijët mund
të ndërveprojnë me një numër të madh të anëtarëve të stafit, shoqëruesit thjesht nuk
kanë kohë për ti kushtojnë shumë vëmendje të veçantë për çdo individ. Standardi i të
ushqyerit dhe kujdeset e tjera fizike në institucione është ndonjëherë më i mirë
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
87
krahasuar me atë në shtëpi private, por marrëdhëniet ndërmjet fëmijës dhe të rriturit
zakonisht janë minimale25.
Në 1945, psikolog Rene Spitz botoi një artikull mbi ndikim dhe efektet që kanë
kushtet për personalitetet e fëmijëve. Spitz krahasoi foshnjat të së njëjtës moshë që
jetojnë me nënat e tyre me foshnjet të cili janë vendosur në kujdesin e një jetimore.
Foshnjat që jetojnë me nënat e tyre kishin shumë mundësi për ndërveprim të ngushtë
shoqëror, por ato në institucionin merren vetëm me kujdes rutinor si ushqimi dhe
ndërrimi i rrobave e tyre ose regullimi i shtratit. Spitz zbuloi se foshnjet në jetimore
ishin fizikisht, shoqërisht dhe emocionalisht më të vonuar në krahasim me foshnjat e
tjera.
Raporti Spitz-së u pasua nga studime të tjera mbi efektet e institucionalizimit të
foshnjat dhe fëmijët, shumica e të cilave arritën në përfundime të ngjashme (Bowlby,
1969; Rutter , 1974). William Goldfarb (1945), për shembull, vëzhgoi dyzet fëmijët
të cilët ishin vendosur në jetimore menjëherë pas lindjes me dyzet fëmijët të cilët
kishin shpenzuar dy vitet e para të jetës së tyre në institucione më pas ishin
transferuar në shtëpi. Ai gjeti se fëmijët e institucionalizuar kishin pësuar një numër
të defekteve të personalitetit që vazhdonin edhe pasi ata ishin larguar nga
institucionet. Ata kishin rezultatet më të ulët IQ, dukeshin më agresiv dhe me
zhvillim të vonshëm, tregonin më pak iniciativë, dhe ishin të ftohtë emocionalisht.
Shumë studime të tjera kanë raportuar efekte të ngjashme mbi zhvillimin fizik,
njohës, emocional, dhe social, dhe kanë konfirmuar se paaftësitë e tilla të vuajtura në
fëmijërinë e hershme kanë tendencë të vazhdojnë apo edhe të rriten më keq në vitet e
mëvonshme (psh. Provence dhe Lipton, 1962; Yarrow, 1963, Dennis, 1960; Dennis
dhe Najaran, 1957).
Shumë adoleshentë priren të krijojnë për pesonat e rritur përreth tyre (mësues,
edukatorë, psikologë) karakteristikat e prindërve imagjinar, në përputhje me këtë
apo atë rol familjar ("mami", "Babi", "gjyshi")26.
25 http://www.ash-college.ac.il/.upload/Dr Edith Gotesman/14 Effects of Childood Isolation text.doc,
marrë më 08.09.2014 26 www.psyedu.ru / ISSN: 2074-5885 /2013, №2, marrë më 14.12.2014
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
88
"Foshnjat dhe fëmijët e vegjël presin nga kujdestarët një mjedis në të cilin ata do të
bashkëveprojnë dhe do të rriten, jo vetëm me ushqim, por rritje psikologjike, tha Fox
Live Science27.
Ndërkohë familja është një nga institucionet kryesore të socialzimit në shoqëri.
Brenda familjes, fëmija përvetëson normat dhe vlerat sociale, dhe bëhet i aftë për të
pasur marrëdhënie me anëtarët e tjerë të shoqërisë.
Kultura përfaqëson një nga faktorët e rëndësishëm të personalitetit. Tiparet kulturore
të një shoqërie gjenerojnë karakteristika të caktuara dalluese në socializimin e
fëmijëve. Psikologët bien dakord se fëmijët e rritur me prindërit e tyre kanë shanse
më të mira për të zhvilluar në të ardhmen të lumtur, të suksesshëm. Prindërit
inkurajojnë fëmijët e tyre për të hetuar botën, manipuluar objekte, dhe të eksplorojnë
marrëdhënie fizike.
Kjo i ndihmon fëmijët të zhvillohen siç duhet fizikisht dhe emocionalisht.
Në moshën kur ata kanë nevojë për shumë mbështetje nga prindërit dhe vëllezërit e
motrat e tyre për të përballuar zhvillimin fizik dhe emocional, humbja e prindërve i
bën ata më të prirur për çrregullime psikologjike. Bashkëveprimi me vëllezërit e
motrat dhe ndikimi i tyre është i nevojshëm për një fëmijë në rritje. Të dhënat
treguan se shumica e fëmijëve në institucione vuajnë nga çrregullimet e gjumit,
kujtojnë përvoja traumatike, dhe pothuajse të gjithë prej tyre humbasin vëllezërit e
motrat e tyre. Shumica e kërkuesve kanë treguar probleme të tilla me jetimët në
institucionet28.
10. Zhvillmi i Aftësive
Zhvillimi i aftësive Sociale
Zhvillimi i aftësive Morale
Zhvillimi i aftësive Emocionale
Zhvillimi i aftësive Njohëse
27 http://www.livescience.com/21778-early-neglect-alters-kids-brains.html, marrë më 07.01.2015 28 www.academicjournals.org/INGOJ, marrë më 22.12.2014
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
89
Socializimi një proces i përjetshëm i ndërveprimit shoqëror përmes të cilit individët
fitojnë identitetin dhe aftësitë fizike, mendore dhe sociale të cilat janë të nevojshme
për mbijetesën në shoqëri (Diana Kendall, 2010: 77).
Ky proces është i domosdoshëm sepse bën lidhjen midis individit dhe shoqërisë,
sepse na ndihmon të bëhemi të vetëdijshëm për veten si pjesë e grupeve më të mëdha
dhe organizatave. Socializimi gjithashtu na ndihmon për të mësuar se si duhet
komunikuar me njerëzit e tjerë dhe të jemi të pregatitur se si njerëzit presin që ne të
sillemi në mjedise sociale të ndryshme. Socializimi është më e rëndësishme gjatë
fëmijërisë për shkak se ajo është thelbësore për mbijetesën e individit dhe për
zhvillimin njerëzor (Po aty).
Le të shohim se si realizohen aftësitë (sociale, morale, emocionale dhe njohëse) tek
individët, aftësi të cilat përbushin qëllimin final, atë të fitimit të identitetit.
10.1. Zhvillmi i aftësive Sociale
Zhvillimi social i referohet zhvillimit të aftësive sociale dhe pjekurisë emocionale të
cilat janë të nevojshme për të krijuar marrëdhënie me të tjerët dhe për t’u përshtatur
në situata të ndryshme sociale. 29
Zhvillimi social-shoqëror përfshin njohjen e mënyrave të sjelljes që na japin mundësi
të hyjmë në shoqëri me të tjerët dhe rregullojnë e përshtasin jetën e individit në
komunitet. 30
Prindërit janë burimi kryesor i përkrahjes emocionale dhe sociale të fëmijëve gjatë
viteve të para të jetës, por në vitet e mëvonshme moshatarët fillojnë të kenë një rol
mjaft të rëndësishëm në jetën e tyre. Me kalimin e viteve moshatarët fillojnë e bëhen
shoqërues me të preferuar se prindërit duke ofruar burim të argëtimit dhe përkrahjes.
Në kontekstin e ndërveprimit me moshatarë fëmijët përfshihen në lojëra imagjinare e
cila iu mundëson atyre të përjetojnë role të ndryshme, të shohin nga perspektiva e
njëri tjetrit dhe të zhvillojnë të kuptuarin e rregullave sociale dhe kulturore. Për më
tepër marrëdhëniet me moshatarët më tepër bazohen në “marrje”, “dhënie” sesa
29http://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20V%20zhvillimi%20social%20dhe%20loja.doc
marrë më 27.10.2016 30 http://www.psikologjia.com/?p=71, marrë më 27.10.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
90
raportet me të rriturit dhe në këtë mënyrë ato shërbejnë si një mundësi për zhvillimin
e kompetencës sociale e cila shprehet përmes bashkëpunimit dhe negocimit (Po aty).
Roli i edukatorit në promovimin e aftësive sociale tek fëmijët parashkollorë qëndron
në zbatimin dhe inkurajimin e sjelljeve prosociale, ofrimin i aktiviteteve që
ndihmojnë zhvillimin e sjelljeve të përshtatshme, ofrimin ndihmës së duhur dhe
krijimin e rrjeteve sociale në ambientet e tyre duke mundësuar përkrahjen e
përpjekjeve të fëmijëve për miqësi dhe ndërveprim. Edukatorët duhet të ofrojnë
aktivitete që iu ndihmojnë fëmijëve aftësi të ndryshme sociale dhe iu ndihmojnë
atyre të kuptojnë përse nevojiten këto aftësi (Johnson et al., 2000).
Si mund të ndihmojnë edukatorët zhvillimin e aftësive sociale tek fëmijët?
Fëmijët duhet të kenë mundësinë që:
Të luajnë dhe punojnë me të tjerët
Ofrimi i lojërave me rregulla
Inkurajimi i fëmijëve për të respektuar rregullat e lojës
Vendoja e kufijve gjatë procesit të lojës
Të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe të ballafaqohen me pasojat e këtyre zgjedhjeve
Të gjejnë mënyra se si të hyjnë në lojë me të tjerët
Negocimi i konflikteve sociale në mënyrë verbale më parë se në mënyrë
fizike
Zhvillimi i aftësive të tjera që i karakterizojnë qeniet njerëzore me
kompetenca sociale (cituar në Bredekamp & Copple, 1997, p. 118).
Roli i edukatorit të jetë në pajtim me nevojat e fëmijëve. Ofrimi i ambientit të
sigurtë dhe inkurajimi i krijimit të marrëdhënieve me të tjerët do të ishte një
qasje e duhur për fëmijët e turpshëm dhe të tërhequr, ndërsa angazhimi i
fëmijëve tepër aktiv në lojëra të ndryshme që mbajnë më të gjatë përqendimin
e tij.
Edukatorët duhet të insisitojnë që të gjithë fëmijët të jenë anëtarë të
respektuar të institucionit parashkollorë duke ofruar një bazë për zhvillimin e
kompetencës sociale. Një rregull tjetër e panegociueshme është se asnjë
fëmijë nuk lejohet të godasë apo të ofendojë me fjalë shokun apo shoqen.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
91
Rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të shëndosh socio-emocional të
fëmijëve në vitet e para të jetës luan rrethi i sigurt dhe ndërveprimin pozitiv me më të
rriturit.31 Komponentët pozitive zhvillimore në këtë sferë e karakterizojnë fëmijën
me aftësi që të kontrollojë sjelljen e tij, të mësojë t’i praktikojë shkathtësitë e
interakcionit me persona të tjerë, duke i përfshirë këtu edhe moshatarët, si edhe të
vendosë dhe të ruajë raporte pozitive me mjedisin (po aty).
10.2. Zhvillmi i aftësive Emocionale
Zhvillimi emocional nënkupton zhvillimin e tërësisë së emocioneve ndaj vetes dhe të
tjerëve.32
Zhvillimi emocional me të cilën fëmija e zhvillon perceptimin për veten dhe për
emocionet e tij:
Standardi 1: Fëmija e zhvillon kuptimin për veten;
Standardi 2: Fëmija mund t’i njohë dhe t’i shprehë në mënyrë përkatëse emocionet e
tij;
Standardi 3: Fëmija krenohet me arritjet e tij dhe beson në aftësitë e tij;
Standardi 4: Fëmija mund t’i kontrollojë ndjenjat e tij
Komponenti emocional, në kuadër të kësaj sfere, e nxit fëmijën të ketë vetëbesim dhe
besim ndaj të tjerëve. 33
10.3. Zhvillmi i aftësive Morale
Lawrence Kohlberg-u, i cili shpjegon fazën e zhvillimit moral, mendon se shumica e
njerëzve nuk ia arrin ta përvetësojnë shkallën e lartë të moralit, që është shkalla e
sjelljes themelore të etikës por mbesin në shkallën e moralit konvencional, siç thotë
një proverbë: “si bëjnë tjerët bëjë edhe unë!”
31 http://www.unicef.org/tfyrmacedonia/MK_Pub_ELDS_ALB.pdf, marrë më 27.10.2016 32 http://www.psikologjia.com/?p=71, marrë më 27.10.2016 33 http://www.unicef.org/tfyrmacedonia/MK_Pub_ELDS_ALB.pdf marrë më 27.10.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
92
Lawrence Kohlberg (1969-1985) studioi zhvillimin e vetëdijes së sjelljes etike ose
zhvillimin moral. Ai e bazoi teorinë e tij në studimet e hershme të Piaget-it, propozoi
se mënyra me të cilën një fëmijë arsyeton të mirën dhe të keqen, zhvillohet sipas një
modeli specifik. Teoria e Kohlberg-ut përbëhet nga gjashtë stade të radhitura në tre
nivele të arsyetimit moral.
Niveli i parë, është morali parakonvencional, është periudha në të cilën arsyetimi
moral mbështetet në një shkallë të madhe në pritjen e shpërblimeve dhe të
ndëshkimeve.
Niveli i parë ka dy stade.
Në stadin e parë, fëmija u bindet rregullave në mënyrë që të shmangë
ndëshkimet.
Në stadin e dytë, individi konfirmohet me rregullat e shoqërisë në mënyrë që
të shpërblehet. Në nivelin e parë, sjellja udhëhiqet në një shkallë të madhe prej prijës
për të kërkuar kënaqësi. Fëmijët nën moshën 10 vjeçare, janë zakonisht nën nivelin e
shkallës së parë.
Niveli i dytë, është morali konvencional, është një periudhë në të cilën arsyetimi
moral bazohet në shkallë të madhe në konformizmin dhe standardet sociale. Në
stadin e dytë, individi sillet moralisht në mënyrë që të fitojë miratimin e njerëzve të
tjerë.
Niveli i tretë, është morali paskonvencional, është niveli më i lartë i të menduarit
moral dhe bazohet në një shkallë të madhe në standardet dhe besimet personale.
Prej moshës 7 deri 11 vjeç, rritet dukshëm aftësia e fëmijës për të zgjidhur probleme
me anë të arsyetimit si dhe aftësia për menduar simbolikisht me anë të fjalëve dhe
numrave. Ata mund të zgjidhin tani probleme të klasifikimit, në të cilat objektet
vendosen sipas hierarkive të klasave të ndryshme. (Piaget, 1967).
Fëmijët e kësaj moshe janë në gjendje të kuptojnë se mënyra e tyre e vështrimit të
botës është vetëm njëra perspektive. Ata mund të kuptojnë pikëpamjet e njerëzve të
tjerë.34
34 http://floripress.blogspot.al/2012/02/pergatitja-ose-pjekuria-aftesia-e.html marrë më 27.10.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
93
10.4. Zhvillmi i aftësive Njohëse Zhvillimi njohës, konjitiv nënkupton zhvillimin e
intelektit të përgjithshëm, por në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e perceptimit, të
përqëndrimit, të kujtesës, zhvillimin e të folurit dhe të mendimit nga koncepte të
thjeshta në ato abstrakte. 35
iii. KAPITULLI II
METODOLOGJIA
Qëllimi i metodologjisë është që të kuptohet thelbi i njohurive shkencore dhe të
vendosë parimet themelore në përvetësimin e saj dhe shqyrtimin kritik. Përveç kësaj,
metodologjia na mëson se me cilat mjete duhet të shërbehemi që të arrijmë të njohim
në mënyrë më të vërtetë (objektive) botën. (Alili, 2013).
Metodat në shkenca shoqërore, janë mjete të domosdoshme të kërkimit, të cilat na
mundësojnë që të arrijmë rezultate dhe njohuri të reja, apo t’i korrigjimë ato
ekzistuese36.
Ky kapitull shpjegon metodologjinë e ndjekur duke përshkruar metodat e kërkimit të
përdorura për të realizuar këtë studim. Prezantohen hartimi i kërkimit nëpërmjet
përshkrimit të fazave të tij, metoda e kërkimit që është përdorur, popullata e studimit
dhe kampionimi dhe hartimi i instrumenteve të kërkimit. Në këtë kapitull paraqiten
proçedurat që janë përdorur për mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre.
Gjithashtu kapitulli përmban informacione mbi qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë e
studimit, kufizimet e tij si edhe konsideratat etike që duhen pasur në vëmendje.
Rëndësi të veçantë ka paraqitja e strategjive dhe ndërhyrjeve të nevojshme për
realizimin e integrimit të jetimëve në shoqërinë shqiptare.
35 http://www.psikologjia.com/?p=71, marrë më 27.10.2016 36 https://shkencapolitike.wordpress.com/, marrë më 08.03.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
94
Studimi thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis shtetit, OJF-ve dhe sigurisht vetë
jetimëve si një tipar i rëndësishëm i suksesit të integrimit të kësaj kategorie.
1. Kuadri hulumtues
Ky studim ka si synim paraqitjen e situatës aktuale në Shqipëri të jetimëve me fokus
të veçantë integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare, pasi dalin nga institucionet e
kujdesit social, saktësisht pas moshës 18 vjeç. Studimi është i shtrirë në rang
kombëtar, kështu për pjesën e institucioneve të cilët përkujdesen për fëmijët pa
kujdes prindëror të moshës shkollore (Tiranë, Shkodër, Sarandë) dhe jetimët e dalë
nga këto institucione që jetojnë në konviktet e shkollave të mesme (Shkodër,
Tiranë37)
Nëpërmjet këtij punimi bëhet e mundur që të njohim realitetin parë nga
këndvështrimi i disa kategorive (fëmijëve pa kujdes prindëror që jetojnë në
institucione, punonjësve që punojnë me to, jetimëve të rritur, si dhe personave kyç).
Parë nga këndvështrime të ndryshme arrihet të evidentohen më qartë sfidat dhe
vështirësitë me të cilat presin jetimët të përballen dhe më pas me sfidat dhe
vështirësitë me të cilat realiteti i detyron që të përballen. Megjithëse të rinjtë jetim si
dhe fëmijët jetim jetonin në qytetet ku u zhvilluan intervistat realisht vëndet e tyre të
origjininës ishin nga qytet më të ndryshme të Shqipërisë, gjë e cila përforcon faktin
se grupi i përzgjedhur është përfaqësues në rang kombëtar. Studimi mbështet në
perceptimet e tre aktorëve kryesorë: perceptimet e jetimëve, punonjësve të
institucioneve dhe personave kyç.
2. Metoda kërkimore e përdorur
Në këtë studim u përdor metoda kërkimore cilësore. U përzgjodh kjo metodë për
realizimin e tij, pasi ky studim synon të kuptojë më qartë përvojat, ndjenjat,
37 Shënim: Konvikti në qytetin e Vlorës është shkrire, jetimët janë shpërndarë nëpër qytete të tjera,
kishin emigruar etj.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
95
mendimet dhe pritshmëritë e jetimëve që qëndrojnë në institucion krahasuar me
përvojat, ndjenjat, mendimet e atyre që janë jashtë këtyre dyerve të këtyre
institucioneve për të kuptuar më pas nëse përmbusheshin apo jo këto pritshmëri.
Në tërësi ajo çka përfshin metoda cilësore është metoda përmes të cilave sigurojmë
kuptimin dhe sqarimin e rasteve studimore, objekteve të hulumtimit, nga prizmi
historik e filozofik, duke grumbulluar të dhëna e informacione me qëllim krahasimin
e rasteve apo duke u bazuar në një rast të vetëm studimor38.
Qëllimi i kërkimit cilësor është zhvillimi, vlefshmëria e koncepteve që na ndihmojnë
të kuptojmë dhe vlerësojmë, fenomenet sociale në premisa natyrale, duke vënë
theksin më së shumti tek opinionet dhe eksperiencat e gjithë pjesmarrësve, në
mënyrë që të skicojë rrugët e përmirësimit të jetës njerëzore (Patton, 2002).
Bashkëveprimi në mes të variablave është shumë i rëndësishm në kërkimin cilësor.
Metoda cilësore thekson rëndësinë e kërkuar të variablave që në këtë rast janë
pjesëmarrësit që gjënden në institucione dhe jashtë tyre. Duke e studiuar fenomenin
në ambjetin ku ata jetonin kështu në institucion për jetimët që akoma qëndronin aty
dhe në konviktet e shkollave të mesme për jetimë të cilët kishin mbushur moshën e
qëndrimit në institucion, kjo teknikë u jep mundësi pjesmarrësve që të ndjehen më
komod për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth çështjeve të sudimit.
Saktësisht, studimi mbështet në përdorimin e metodës së kërkimit cilësor, analiza e
të dhënave parësore që u mundësua nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet
intervistave të thelluara gjysëm të strukturuara me jetimët, punonjësit e
institucioneve dhe poltikbërësve.
Ky studim ka natyrë cilësore sepse siç e përmëndëm më lart ai mbështet në
perceptimet individuale të tyre duke marë në konsideratë teoritë, kuadrin ligjor
egzistues, që i mbron këta persona në përmbushjen e integrimit në shoqërinë
38 (https://shkencapolitike.wordpress.com marrë më 08.03.2016)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
96
shqiptare. Mbledhja e të dhënave në këtë studim nëpërmjet kësaj metode arriti
përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të studimit pikërisht të eksplorimit të
ndjenjave, përceptimeve të jetimëve.
Intervistat e thelluara gjysëm të strukturuara u konsiderua si metoda më e
përshtatshme e cila do të mundësonte zbulimin e përvojave jetësore të target grupit të
marë në studim. Kështu, u analizuan vështirësitë që hasin jetimët në momentin që
përballen me jetën jashtë institucionit. Nëpërmjët kësaj interviste materjalet
(shkrimet) shifrohen apo kodohen në detaje të konsiderueshme me përqëndrimin e
zhvendosjes së pretendimeve kryesore të pjesëmarrësit para dhe pas, tek interpretimi
i kërkuesit në kuptimin e këtyre pretendimeve (Po aty).
2.1. Arsyet e përzgjedhjes së metodës kërkimore cilësore ishin:
1. Nisur nga fakti që për çështjen e trajtuar në ketë disertacion ka mungesë kërkimesh
doli e nevojshme që fenomeni të eksplorohej më në thellësi.
2. Proçesi i socializimit është një proçes kompleks nuk mund të realizonim thjeshtë
vetëm një pyetësor standart me përgjigje fikse po ose jo, për këtë arsye u pa i
nevojshëm përdorimi i metodologjisë cilësore.
3. Duke realizuar intervista do të arrihej të dëgjohej dhe të kuptohej realiteti në të
cilën ndodhen pjesmarrësit si dhe do të arrihej të merrej dhe një gjykim profesional
dhe me eksperiencë nga persona kyç duke përforcuar në këtë mënyrë dhe pëgjigjet e
dhëna nga jetimët.
4. Në këtë punim metodologjia cilësore është përdorur në mënyrë që të eksplorohen
proçeset e socializimit në institucione për të kuptuar më pas sa ky socializim i
ndihmon ata në integrimin në shoqëri pas daljes nga këto institucione.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
97
3. Historiku i kërkimit (përshkrimi i fazave të kërkimit)
Ky kërkim ka nisur me përzgjedhjen e fushës së studimit në vitin 2012 dhe ka
përfunduar në vitin 2016 duke e përfunduar materialin të shkruar. Në mënyrë që
studimi të kishte një karakter më gjithëpërfshirës u mendua të studioheshin nevojat e
fëmijëve nga këndvështrimi i jetimëve, punonjësve që punojnë në institucionet e
përkujdesit dhe personave kyç që meren me hartimin dhe zbatimin e politikave për
këtë target grup.
Faza e parë: Rishikimi i literaturës,
Tema Integrimi i Jetimëve në shoqërinë shqiptare është një temë të cilën e kam
zhvilluar në studimet Bachelor, nisur nga punimi i parë shkencor para disa vitesh do
të doja që nëpërmjet këtij desertacioni të zhvilloja një kërkim akoma më të thelluar.
Normalisht puna nisi me rishikimin e literaturës përshirë këtu: punën në biblioteka,
(në mënyrë që të mblidhja informacione mbi studimet e mëparshme të problemeve të
njëjta ose të ngjashme, rezultatet e këtyre studimeve, metodat dhe instrumentet e
përdorura të hulumtimit dhe ngjashëm, përfshirë këtu, libra, artikuj të revistave
shkencore, etj), është përfshirë legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar që mbron të
drejtat e fëmijëve në tërësi e në veçanti të jetimëve, burime nga interneti etj.
Gjithashtu, për të paraqitur një tablo më të plotë të evoluimit të këtij fenomi, kam
punuar për më shumë se dy muaj pranë Arshivës Qëndrore Tiranë në të cilën kam
marë informacione të cilat lidhen me jetimoret e para në Shqipëri, pse u pa i
nevojshëm krijimi i tyre, si u quajtën fillimisht ato, si organizoheshin etj, për të
kuptuar se si rrodhën ngjarjet deri me sot në krijimin e institucioneve të mirëfillta.
Pra me fjalë të tjera, për të realizuar këtë studim janë shfletuar studime, raporte të
ndryshme, dukumenta arkivore, dokumenta legjislative dhe materjale nga interneti.
Faza e rishikimit të literaturës ndihmoi pikërisht në krijimin e një baze informacioni
apo të dhënash egzistuese për çështjen e studimit, marë pikërisht nga burimet e
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
98
lartpërmëndura. Gjithashtu analiza ndihmoi në formulimin e pyetjeve kryesore
kërkimore të studimit.
Një tjetër burim i rëndësishëm informacioni ka qënë diskutimi i informacioneve me
kolegët gjë e cila më ka ndihmuar shumë gjatë punës sime.
Kjo fazë ishtë fazë orjentimi për qartësimin rreth literaurës që egzistonte lidhur me
çështjen e studimit përfshirë këtu me njohjen rreth studimeve të mëparshme realizuar
për këtë target-grup pra me jetimët.
Faza e dytë: Gjatë kësaj faze është diskutuar me profesionistë të fushave të ndryshme
të përfshira në studim kështu është diskutuar: për pjesën e historikut, për pjesën e
legjislacionit, për pjesën e metodologjisë si dhe me udhëheqësin shkencor rreth
rishikimit të literaturës dhe metodologjisë së përdoruar. Në përfundim të kësaj faze u
qartësua qëllimi i studimit, objektivat e tij dhe u specifikuan pyetjet kërkimore.
Faza e tretë: Në këtë fazë u përcaktuan metodat e kërkimit, popullata e studimit dhe
instrumentet e kërkimit, normalisht bazuar në pyetjet kërkimore.
Janë realizuar intervista me jetimët në institucione dhe jetimët në konvikte, me
punonjësit në institucione, intervista gjysëm të strukturuara me specialistë të
shërbimit social si me persona kyç në fushën e hartimit të politikave dhe strategjive
për jetimët në vëndin tonë.
Faza e katërt: Në këtë fazë u realizuan intervistat gjysëm të strukturuara me personat
kyç dhe me specialistët e shërbimeve sociale. Më pas të dhënat e mbledhura u
transkriptuan, koduan dhe u analizuan.
Faza e pestë: Faza e fundit ka të bëjë me përgatitjen e rezultateve, diskutimin e tyre,
arritjen e përfundimeve dhe rekomandimeve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
99
4. Popullata e studimit dhe kampioni i përzgjedhur
Përzgjedhja e kampionit nënkupton zgjedhjen e një pjese të popullsisë, mbi të cilën
do të kryhet një kërkim i caktuar. Për përcaktimin e kampionit janë ndjekur disa faza:
Fillimisht është përcaktuar gjërësia e popullsisë, i cila ka të bëjë me kategorinë e
jetimëve në të gjithë Shqipërinë.
Më pas është përcaktuar kampioni si pjesë e tërë e pupullësisë dhe janë zhvilluar
intervistat.
Nga të dhënat statistikore të mara nga SHSSH, në tetor të 2015, aktualisht kemi 201
fëmijë të regjistruar në Shtëpitë e Fëmijëve, në qytet Shkodër (Parashkollor dhe
Shkollor), Tiranë dhe Sarandë (Shkollor).
Nr. EmërtimiViti
2002
Viti
2003
Viti
2004
Viti
2005
Viti
2006
Viti
2007
Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Viti
2011
Viti
2012
Viti
2013
Viti
2014
Viti
2015
1
Shtëpia e
Fëmijës
P.Shkollor
44 51 38 41 42 38 23 15 57 48 54 54 53 59
2 Fëmijës shkolllor 208 205 183 154 161 152 163 140 101 103 118 118 121 142
TOTAL 252 256 221 195 203 190 186 155 158 151 172 172 174 201
Numri i fëmijëve për vitet 2002 deri 2015 në Shtëpitë e Fëmijëve (P.Shkollor dhe
Shkollor)
Tabela nr.7 . Numri i fëmijëve për vitet 2002 deri në 2015 në Shtëpitë e Fëmijëve
(Para Shkollor dhe Shkollor)
Popullata e studimit, është 142 fëmijë jetim që jetojnë në këto institucione pasi
fokusi i studimit është integrimi i tyre në shoqërinë shqiptare duke krahasuar
pritshmëritë e jetimëve që janë në prag të daljes nga insitucioni (dhe jo ato që janë në
Shtëpinë e Fëmijës në moshë parashkollore) me jetimët e dalë nga instiucioni.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
100
Në fokus të kërkimit janë shtëpitë e fëmijëve të moshave shkollore saktësisht 3 (tre)
(“Shtëpia e fëmijës shkollor Shkodër, Zyber Hallulli, Shtëpia e fëmijës shkollor
Sarandë”). Në Shqipëri këto janë tre institucionet të cilat përkujdesen për fëmijët pa
kujdes prindëror. Janë përzgjedhur Shtëpitë e fëmijëve të moshës shkollore dhe jo ato
parashkollore për përmbushjen e njërës prej objektivave që ka ky studim i cili ka të
bëjë me: Identifikimi dhe eksplorimi i perceptimeve, ndjenjave dhe pritshmërive që
kanë jetimët para daljes nga institucioni.
Për të parë se cili është numri total i fëmijëve për të cilët kujdesen institucionet
rezidenciale është marë informacion statistikor, saktësisht sipas ndarjes së qyteteve
mbi numrin e fëmijëve sipas viteve dhe Shtëpive të Fëmijëve, të dhënat rezultojnë si më
poshtë:
Nr. EmërtimiViti
2002
Viti
2003
Viti
2004
Viti
2005
Viti
2006
Viti
2007
Viti
2008
Viti
2009
Viti
2010
Viti
2011
Viti
2012
Viti
2013
Viti
2014
Viti
2015
1
Shtëpia e
Fëmijës
P.Shkollor
Shkodër
44 51 38 41 42 38 23 15 57 48 54 54 53 59
2
Shtëpia e
Fëmijës shkolllor
Shkodër
82 82 68 68 61 61 69 64 33 35 44 44 43 52
3
Shtëpia e
Fëmijës shkolllor
Tiranë
77 83 70 38 50 45 46 45 37 35 32 32 41 46
4
Shtëpia e
Fëmijës shkolllor
Sarandë
49 40 45 48 50 46 48 31 31 33 42 42 37 44
TOTAL 252 256 221 195 203 190 186 155 158 151 172 172 174 201
Numri i fëmijëve për vitet 2002 deri 2015 në Shtëpitë e Fëmijëve
Tabela nr. 8. Numri i fëmijëve për vitet 2002 deri 2015 në Shtëpitë e Fëmijëve.
Pikërisht nga 142 fëmijë të Shtëpive të Fëmijëve të Moshave Shkollore u realizuan 14
(katërmbëdhjetë) intervista me jetimët që janë në institucione dhe 11 (njëmbëdhjetë)
me personelin që punon në institucionet rezidenciale. Realizimi i intervistave me të
dy target-grupet është zhvilluar në kuadër të përmbushjes së objektivit nr. 2 (dy), I
cili ka të bëjë me identifikimin e mekanizmave të përvetësimit të aftësive socializuese
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
101
nga fëmijët jetim, pozicionet familjare në institucione, rolet prindërore dhe se si këta
të fundit përdoren për të udhëhequr proceset socializuese nga këta fëmijë.
Gjithashtu në fokus të studimit janë dhe jetimët të cilët jetojnë nëpër konviktet e
shkollave të mesme. Pasi përfundojnë shkollën e mesme një pjesë e të rinjve jetim
janë të detyruar duke mos pasur zgjidhje tjetër që të jetojnë në konviktet e shkollave
të mesme. Ky target –grup përbëhet nga jetim të rritur të cilët e kanë përfunduar
tashmë arsimin e detyrueshëm ose atë të mesëm dhe vazhdojnë të jetojnë në konvikte
pas moshës 18 vjeç.
Për target grupin e jetimëve që jetojnë në konviktet e shkollave të mesme mungojnë
të dhëna zyrtare në lidhje me numrin e saktë të tyre.
Në një studim të kryer në vitin 2009 rezulton se, të rinjtë (jetime biologjike ose
sociale) që largohen nga përkujdesja fillojnë jetën e pavarur pa arsimim të
përshtatshëm, pa punë dhe pa strehim, dhe në rrezik të lartë për t'u përfshirë në
aktivitete kriminale, apo për t'u bërë pre e trafikimit dhe e problemeve të tilla. Shumë
prej tyre vazhdojnë jetën në varfëri dhe përjashtim social. “Të dhënat tregojnë që 197
të rinj mbi moshën 18 vjeç jetojnë aktualisht në konviktet e shkollave të mesme. Nga
900 të rinj, të cilët kanë dalë nga konviktet, 356 të moshës 18-25 vjeç marrin ndihmë
ekonomike, 217 mbi moshën 25 vjeç janë të papunë39.
Pikërisht nisur nga studimet e realizuara si dhe për të kuptuar më mirë se cilat janë
sfidat, vështirësitë, pengesat, dështimet apo sukseset e këtyre të rinjve (objektivi i
tretë) u realizuan intervista gjysëm të strukturuara me jetimët të cilët jetojnë në
konviktet e shkollave të mesme, saktësisht u realizuan 10 (dhjetë) intervista.
Për të kuptuar më nga afër realitetin si dhe për të përmbushur dhe një tjetër
objektivin e fundit që ka ky studim i cili ka të bëjë me identifikimin e shërbimeve që
duhet të përmirësohen, sipas këndvështrimit të jetimëve, në kuadër të integrimit të
39 lajme.parajsa.com/Shqiperia/id_250604/), marrë më
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
102
jetimëve u realizuan intervista dhe me politikbërësit saktësisht me 4 (katër) prej tyre
të cilët kishin eksperjencë shumë vjeçare në hartimin dhe zbatimin e politikave për
këtë target-grup.
Studimi u mbështet në përqasjen fenomenologjike të kërkimit cilësor. Grupi i
subjekteve të përfshirë në studim janë jetimët, punonjesit dhe personat kyç (hartuesit
e politikave)
Sikurse u përmënd më sipër, në këtë studim janë kombinuar disa metoda cilësore të
studimit. Për çdo metodë të përdorur në studim ka pasur qasje të ndryshme të
kampionimit.
Shumë studiues shkencorë sqarojnë se kampionimi i qëllimshëm përdoret më
gjerësisht në kërkimin cilësor, pasi jep mundësi për të siguruar informacion të
detajuar për pyetjet kërkimore të ngritura.
Sipas (Ritchie dhe Lewis, 2003:79) kampionimi i qëllimshëm (pa probabilitet) është
ai kampion i rasteve të zgjedhura që i jep më shumë mundësi hulumtuesit të
eksplorojë ide teorike. Në këto qasje kampionimi, synimi nuk është që të krijohet një
kampion statistikisht përfaqësues i popullatës. Përkundrazi, rastet zgjidhen “me
qëllim” që t‟i japin mundësi kërkuesit të eksplorojë pyetjet kërkimore të ngritura në
funksion të qëllimit të studimit. Individët zgjidhen në bazë të karakteristikave apo
përvojave që lidhen drejtpërdrejt me fushën e interesit të studiuesit dhe hedhin sa më
shumë dritë në këtë fushë.
Në këtë studim është përdorur kampioni i qëllimshëm homogjen (ku të gjitha rastet i
përkasin të njëjtit grup ose kanë të njëjtën karakteristikë).
Ky lloj kampionimi është përdorur në studimin me punonjësit, personat kyç dhe me
vetë jetimët. Studimi kërkon të eksplorojë nevojat kryesore që kanë jetimët për t’u
integruar në shoqërinë shqiptare pas daljes nga institucioni dhe pikërisht për këtë
arsye ky kampionim realizon më së miri qëllimin final të tij.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
103
Ky kampionim i lejon kërkueses të kryejë një hetim në thellësi dhe të detajuar të
dukurisë së integrimit të jetimëve parë nga këndvështrimi i tre aktorëve kyç .
4.1. Kriteret për përzgjedhjen e të intervistuarve
Ashtu siç u përmënd më lart studimi është bazuar në mbledhjen e të dhënave nga
disa burime, intervistat gjysëm të strukturuara me tre grupe të ndryshme
pjesëmarrësish, jetimët , persona kyç (hartues të poltikave) dhe punonjësit e
instiucioneve.
Arsyeja kryesore për të punuar me trekëndëzim është që të sigurohemi se gjetjet nuk
janë thjesht një artefakt i një metode të vetme, burimi të vetëm informacioni, apo të
një investigimi të kufizuar (Patton, 2002).
4.1.1. Kriteret që u morën në konsideratë për përzgjedhjen e kampionit të parë
jetimëve
a. Të cilët jetojnë në institucione:
1. Të jenë në prag të daljes nga institucioni saktësisht të moshës 12-18 vjeç.
U përzgjodh kjo moshë sepse janë më afër moshës së daljes nga institucioni sepse
sipas politikave që institucioniet kishin dhe zbatonin ishin që jetimët jetonin në këto
institucione. Egzistonin dhe raste të veçanta përjashtimore të qëndrimit, por vetëm
nëse fëmija nuk e kishte përfuduar arsimin e detyrueshëm. Duke dashur që të
kuptojmë se cilat janë perceprimet e tyre për të ardhmen më mirë se sa kjo moshë e
cila është më afër daljes nga instititucioni nuk mund të na e përcillte një moshë tjetër.
2. Preferoheshin të ishin pjesmarrës fëmijët të cilët ishin jetim biologjik
Preferohej kjo kategori jo për ti paragjykuar por sepse janë më të prekurit
drejtëpërsëdrejti pasi atyre u mungon një derë ku të trokasin pas largimit nga
institucioni. Nëse pjesa e fëmijëve, pjesa më e madhe e tyre, ishin jetim social e
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
104
kishin familjen e tyre predispozita më e madhe ishte që ata të ktheheshin në familje,
ndërsa për jetimët biologjik nuk dihej fati i tyre.
b. Të cilët kanë dalë nga institucionet rezidenciale.
1. Jetimët që jetojnë në konvikte të shkollave të mesme.
Ashtu siç dhe përmëndëm më lart për jetimët të cilët kanë dalë nga institucionet nuk
egzistojnë statistika mbi numrin e tyre, për më tepër për vëndqëndrimin e tyre.
Gjithashtu duke dashur të kuptojmë se cilat janë mundësitë që i ofron shteti ynë për
tu strehuar, mundësi që është një detyrim i përcaktuar në ligjin për “ Statusin e
Jetimit”, jemi përqëndruar pikërisht në konviktet e shkollave të mesme. Ky është i
vetmi vënd që i ofrohet nga shteti për tu strehuar.
2. Të jenë mbi moshën 18 vjeç
Sigurisht është një kriter i cili vetëkuptohet që përmbushet duke ditur faktin që deri
në mbushjen e kësaj moshe qëndrojnë në institucion por është theksuar ky kriter në
studim për vetë faktin që në këto konvikte egziston fenomeni i lindjes së fëmijëve të
jashtëligjshëm duke u rikthyer ky fenomen në një rreth vicioz.
4.1.2. Kriteret që u morën në konsideratë për përzgjedhjen e kampionit të dytë,
personave kyç
a. Persona të cilat kanë eksperiencë disa vjeçare pune për këtë target grup, ka qënë
hartues politikash apo zbatues poltikash.
Vetëm një kategori e tillë do të mundësonte në mënyrën e duhur përcjelljen e
eksperjencës në kuadër të përcaktimit të strategjive apo rekomandimeve të cilat do të
bënin të mundur integrimin e jetimëve në shoqëri në të ardhmen.
4.1.3. Kriteret që u morën në konsideratë për përzgjedhjen e kampionit të tretë,
punonjësve që punojnë në institucione
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
105
a. Persona të cilat kanë eksperiencë disa vjeçare pune me këtë target grup
Duke e njohur këtë target-grup nga afër, duke punuar me to, duke njohur
problematikat apo sukseset e tyre ky kampion do na mundësonte një sërë
rekomandimesh të cilat i afroheshin realitet dhe në zbatim tyre.
b. Persona të cilët punojnë me jetimët që janë në prag të daljes nga institucioni
Sigurisht duke qënë se fokusi ynë ishte tek jetimët që ishin në prag të daljes nga
institucioni dhe punonjësit që do të intervistoheshin do të zgjidheshin ata të cilët
punojnë më këtë target-grup.
5. Hartimi i instrumentave të kërkimit
Proçesi i intervistimit u realizua në perjudhën janar 2016 dhe përfundoi në qershor
2016.
Prezantimi le të themi ishte pjesa e parë e punës, prezantova veten, temën për të cilën
kam shkuar të realizoja intervistën, qëllimin e saj dhe nga ana tjetër theksova që emri
i të intervistuarit do të mbetej anonim.
Mënyra e mbledhjes së të dhënave ishte me shënime dhe kohëzgjatja varionte 45 min
deri në 1 orë. Intervistat u zhvilluan në ambjentet ku ata jetonin ose pranë këtyre
vëndeve: në bare, sheshe apo zyrat ku punonin punonjësit. Të gjitha intervistat janë
realizuar prej meje.
U realizuan intervista individuale me të rinjtë jetim të të dy kategorive (jetimët të
cilët janë në prag të lënies së institucionit) dhe me (të rinjtë jetim të cilët e kanë lënë
institucionin) duke bërë krahasimin midis të dy këtyre kategorive për të analizuar më
pas se cilat ishin pritshmëritë e tyre dhe nga ana tjetër për të parë sa këto pritshmëri u
arritën, me punojësit dhe personat kyç.
Llojet e intervistave: të cilat u përdorën për të realizuar këtë punim shkencor ishin
intervistat gjysmë të strukturuara.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
106
Kjo intervistë ka një lloj strukture dhe janë të përcaktuar objektivat dhe argumentat
që do të trajtohen jashtë saj (Paçukaj, 2010:124)
Intervista është një bashkëbisedim i nisur nga një intervistues me subjekte të
zgjedhur për një studim të përcaktuar, me qëllim marrjen e informacionit, e drejtuar
nga intervistuesi mbi bazën e një skeme, që i përshtatet studimit, e cila mund të jetë e
standartizuar (Shih: Paçukaj, 2010:109)
Intervista ka si qëllim thelbësor: a) studimin e qëndrimeve të individëve, të
opinioneve, të informacioneve mbi sjelljen, dhe jo vlerësimin e aftësive të tyre; b)
zbulimin dhe jo ndryshimin e gjëndjes së intervistuarve mbi karakteristikat që janë
me interes për studiuesit; c) ajo kryhet në kuadrin e një kërkimi - kjo e dallon nga
intervistat që kanë karakter zbulues, por që kryhen në kontekste të tjera ( Shih:
Paçukaj, 2010 : 109)
6. Të dhëna të përgjithshme demografike e sociale për pjesmarrësit në studim
Për të realizuar këtë studim janë realizuar gjithsej 39 (tridhjetë e nëntë) intervista me
jetimët, punonjësit dhe personat kyç. Kështu morën pjesë 14 (katërmbëdhjetë) jetimë
që janë në institucione, 10 (dhjetë) jetimë të cilët jetojnë në konviktet e shkollave të
mesme, 4 (katër) persona kyç si dhe 11 (njëmbëdhjetë) me personelin që punon në
institucionet rezidenciale.
Qytetet ku u realizuan intervistat ishin Shkodër, Tiranë dhe Sarandë ndërkohë që
vëndlindja shtrihej jo vetëm në zonat e Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Përmet, Sarandë,
Itali, Shkodër, Tropojë, Korçë, Kukës,
Intervali i moshës së pjesmarrësve për fëmijët që jetonin në institucione ishte 12-18
vjeç, janë intervistuar punonjës të moshave 30-60 vjeç, për jetimët që jetonin në
institucione 25-53 vjeç dhe për personat kyç.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
107
7. Strategjia e përpunimit të të dhënave
7.1. Ndërtimi i udhëzuesit të thelluar gjysmë të strukturuar i intervistës.
Udhëzuesi i intervistës ka për qëllim ta ndihmojë hulumtuesin të bëjë intervistën
gjysëm të strukturuar dhe përbën një program pune të intervistës (Mathew dhe Ross,
2010: 227)
Për kategorinë e jetimëve që jetonin në institucionet rezidenciale
udhëzuesi përmbante 12 (dymbëdhjetë) pyetje të ndara këta të fundit në tre
seksione.
Seksioni i parë: Karakteristikat demografike dhe sociale të jetimëve që jetojnë në
institucione.
Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, vëndlindjen.
Seksioni i Dytë: Këndvështrimi i jetimëve që jetojnë në institucione për të tashmen.
Ky seksion synoi të merrte informacion se si ndjeheshin jetimët në këto institucione,
cila ishte mardhënia e tyre me bashkëmoshatarët dhe me punonjësit, si i zgjidhnin
problemet midis tyre, nëse e zbatonin rregulloren e institucionit ose jo.
Seksioni i tretë: Këndvështrimi i jetimëve që jetojnë në institucione për të ardhmen.
Ky seksion përfshin pyetje të tilla lidhur me mënyrën se si e imagjinojnë të ardhem,
banesën ku do të jetojnë, profesionin që do të ushtrojnë apo nivelin arsimor që do të
donin të arrinin.
Për kategorinë e jetimëve që jetonin në konviktet e shkollave të mesme
udhëzuesi përmbante 26 (njëzet e gjashtë) pyetje të ndara këta të fundit në tre
seksione.
Seksioni i parë: Karakteristikat demografike dhe sociale të jetimëve që jetojnë në
institucione.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
108
Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, vëndlindjen, arsimin,
statusin martesor)
Seksioni i dytë: Paraqitja e situatës së jetimëve sipas këndvështrimit të tyre.
Ky seksion synoi të merte informacion lidhur me banesat ku jetojnë, me nevojat e
tyre sipas shkallës së rëndësisë, sa të njohur ishin me të drejtat që përfshihen në
Statusin e Jetimëve etj.
Seksioni i tretë: Përpjekjet e jetimëve për të dalë nga situata që janë.
Ky seksion synoi të merte informacion lidhur me përpjekjet e jetimëve për të dalë
nga kjo situatë si psh; nëse kishin kërkuar ndonjëherë që të mernin kredi për shtëpi,
nëse kishin bërë kurse profesionale apo për ata që ishin të papunë cilat kishin qënë
përpjekjet e tyre për tu punësuar.
Për kategorinë e punonjësve që punonin në institucionet rezidenciale
udhëzuesi përmbante 12 (dymbëdhjetë) pyetje të ndara këta të fundit në katër
seksione.
Seksioni i parë: Karakteristikat demografike dhe sociale të punonjësve që punojnë në
këto institucione.
Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, profesionin, pozicionin
e punës, institucionit ku punonin)
Seksioni i dytë: Përvoja e tyre me këtë target grup.
Ky seksion synoi të merte informacion lidhur me përvojën e punonjësve me këtë
target-grup, profesioni që ata ushtronin si dhe e përditshmja e tyre në institucion për
të kuptuar më tepër mbi mënyrën e jetesës së këtyre fëmijëve mbrënda dyerve të
istitucioneve.
Seksioni i tretë: Socializmi, aftësitë socializuese, ndikimi i socializimit në integrimin
e fëmijëve në një moshë madhore në shoqëri.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
109
Ky seksion synoi të merte informacion lidhur me proçesin e socializimit, për të
kuptuar sa e kuptonin ata rëndësinë e këtij proçesi, për të kuptuar cilat janë aftësitë
që u mësohen atyre: morale, njohëse, sociale, emcionale. Gjithashtu ky seksion
kërkoi të merte informacion mbi mekanizmat apo strategjitë që u mësohen jetimëve
për të menaxhuar dhe zgjidhur konfliktet.
Seksioni i katërt: Sugjerime mbi mekanizmat të cilat do të mundësonin realizimin e
proçesit të integrimit në mënyrë të suksesshme.
Ky seksion synoi të merte informacion mbi fushat që duhen përmirësuar për të bërë
të mundur integrimin e jetimëve në shoqëri.
Për kategorinë e personave kyç të cilët meren me hartimin dhe zbatimin
e politikave sociale për këtë target-grup udhëzuesi përmbante 10 (dhjetë)
pyetje të ndara këta të fundit në tre seksione.
Seksioni i parë: Karakteristikat demografike dhe sociale të punonjësve që punojnë në
këto institucione.
Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, profesionin, pozicionin
e punës, institucionit ku punonin.
Seksioni i dytë: Nisur nga përvoja të përctakojnë nevojat e jetimëve dhe nivelin e
shërbimeve të ofruara.
Ky seksion synoi të merrte informacion nga njëra anë mbi nevojat e paplotësuara të
jetimëve sipas këndvështrimit të personave kyç qoftë brënda apo jashtë institucionit
si dhe nga ana tjetër cili ka qënë niveli i shërbimeve të ofruara pikërisht nga ana e
këtyre institucioneve në kuadër të integrimit të jetimëve.
Seksioni i tretë: Sugjerimet tuaja mbi fushat që duhen përmirësuar.
Ky seksion synoi të merte informacion mbi fushat ose çështjet që duhen përmirësuar
për të bërë të mundur integrimin e jetimëve në shoqëri, mbi mekanizmat, strategjitë
që duhet të ndryshohen në mënyrë që proçesi i integrimit të realizohet.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
110
iv. KAPITULLI III:
ANALIZA E TË DHËNAVE
Ky kapitull përfshin analizën e të dhënave lidhur me intervistat e realizuara me
pjesmarrësit në studim. Duke qënë se në fokus janë target grupi i jetimëve (jetimët që
jetojnë në institucione dhe jetimët që jetojnë në konviktet e shkollave të mesme), në
analizën e të dhënave intervistat e realizuara me personat kyç dhe punonjësit e
institucioneve bëhen pjesë e analizës duke paraqitur një tablo të qartë të situatës së
integrimin të jetimëve në shoqëri, në vëndin tonë. Saktësisht ky kapitull është
grupuar në dy pjesë, nga njëra anë do të bëhet një analizë e intervistave të realizuara
me jetimët të cilët jetojnë në institucionet rezidenciale të grup-moshave 6-18 vjeç
dhe nga ana tjetër do bëhet një analizë e intervistave të realizuara me jetimët të cilët
jetojnë në konvikte.
Kampionimi
Janë intervistuar nga të 3 (tre) institucionet, Shtëpi të Fëmijëve të moshës shkollore
(Sarandë, Shkodër, Tiranë “Zyber Hallulli”) fëmijë të grupmoshave 12-18 vjeç, duke
qënë se është një grupmoshë e cila është më në prag të daljes nga institucioni,
saktësisht numri i fëmijëve të intervistuar është 14 (katërbëdhjetë) prej të cilëve 5
(pesë) djem dhe 9 (nëntë) vajza. Qytet ku ata kishin lindur ishin: Tiranë, Vlorë,
Përmet, Sarandë, Itali, Shkodër, Tropojë, Korçë, Kukës. Grafiku nr. 1. Gjinia e
fëmijëve pa kujdes prindëror të intervistuar që jetojnë në institucionet rezidenciale
Gjithashtu janë intervistuar jetimët të cilët jetojnë në Konviktet e Tiranës tek Shkolla
e Mesme Teknologjike, në Shkodër tek Konvikti i Vajzave, tek Konvikti i Djemve
dhe Teknologjikja, jetimët i përkasin moshave 25-53 vjeç, saktësisht numri i
jetimëve të intervistuar është 10 (dhjetë) prej të cilëve 5 (pesë) meshkuj dhe 5 (pesë)
femra. Qytetet ku ata kishin lindur ishin: Kupnik, Elbasan, Tiranë, Durrës, Pezë-
Tiranë, Fier, Vlorë.
Për sa i përket statusit martesor 7 (shtatë) prej jetimëve ishin beqar, 2 (dy) të martuar
dhe 1 (një) i divorcuar.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
111
Në të 3 (tre) institucione Shtëpi të Fëmijëve të moshës shkollore (Sarandë, Shkodër,
Tiranë “Zyber Hallulli”) janë intervistuar punonjës të moshave 30-60 vjeç, saktësisht
numri i punonjësve ka qënë 11 (njëmbëdhjetë) prej të cilëve 1 (një) burrë dhe 10
(dhjetë) gra.
Përvoja e tyre në punë ishte nga 7 muaj deri në 35 vite. Pozicionet e punës ishin:
kujdestarë 2 (dy), specialiste edukatore 6 (gjashtë), psikologe 1 (një), punonjës
sociale 1 (një), infermiere 1 (një).
Janë intervistuar personat kyç që merren me hartimin e politikave apo zbatimin e tyre
për target grupin e jetimëve në Shqipëri. Punonjësit punonin në Shërbimin Social
Shtetëror, në Shoqatën Kombëtare të Jetimëve dhe në Institutit Kombëtar të
Integrimit të Jetimëve në Shqipëri. Përvoja e tyre në punë ishte prej më shumë se 20
(njëzet) vitesh.
Ky kapitull paraqet një analizë të të dhënave të mara nga intervistat mbi ndjesitë,
përjetimet e jetimëve që jetojnë në institucion, se si ata e shohin të tashmen dhe se si
e imagjinojnë të ardhmen. Të dhënat e marra nga realizimi i intervistave individuale
gjysëm të strukturuara, me jetimët në institucionet rezidenciale, u përpunuan dhe u
analizuan duke përdorur metodën e kodimit.
Dy kategorive të mësipërme i bashkëngjiten dhe rezultate të të dhënave marrë nga
intervistat e realizuara me punonjësit që punojnë në institucionet rezidenciale dhe
politik-bërësit. Kështu në këtë kapitull do të analizohen të dhënat mbi: njohuritë që
kanë ata mbi socializimin në tërësi, sa i rëndësishëm është ai sipas tyre, cilat janë
aftësitë sociale, morale, njohëse dhe emocionale që u mësohen atyre, për të kuptuar
nëse egzistojnë pozicionet familje në këto institucione dhe rrjedhimisht rëndësinë e
këtyre pozicioneve, parë nga këndvështrimi i tyre, cilat janë nevojat e paplotësuara
të jetimëve që jetojnë në institucione, gadishmëria e fëmijëve për ta lënë institucionin
sapo të mbushin moshën 18 vjeç, cilat janë disa nga sygjerimet që ofron stafi që ky
rregull të ndryshojë, parë nga këndvështrimi i tyre si profesionist por dhe si anëtarë të
kësaj shoqërie, si është situata e jetimëve që jetojnë nëpër konvikte dhe çfarë mund të
bëjmë që kjo situatë të ndryshojë.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
112
Në këtë kapitull bëhet një paraqitje e gjetjeve të rëndësishme mbi gjëndjen në tërësi
të jetimëve përfshirë këtu: se si ata ndjehen në mjedisin ku jetojnë, sa të kënaqur janë
me kushtet, sa janë përshtatur, sipas një renditje në shkallë rëndësie cilat janë nevojat
e tyre të paplotësuara, do të shohim sa e përfitojnë statusin e jetimit dhe pas kësaj sa
zbatohen pikat e këtij statusi për këtë kategori, do të shohim cili është niveli i tyre
arsimor, a janë të punësuar apo jo, sa përpjekje kanë bërë për të gjetur një punë, një
strehë, për të pasur një jetë si gjithë të tjerët.
Gjithashtu paraqiten gjetjet e rëndësishme mbi përvojën e politikbërësve në lidhje me
këtë target-grup si dhe nisur nga eksperjenca e tyre shumë vjeçare do të marim
informacion në lidhje me: çfarë mendimi kanë ato në tërësi lidhur me integrimin e
jetimëve në shoqërinë tonë, sipas tyre cilat janë nevojat e paplotësuara të jetimëve në
institucionet rezidenciale si brënda dhe jashtë dyerve të këtyre institucioneve, në rast
mosplotësimi çfarë e pengon plotësimin e tyre, sipas mendimit të tyre do të shohim
se cilat janë problemet e shërbimeve që ofrohen aktualisht në institucionet e
përkujdesjes për target grupin e jetimëve, sa të sensibilizuar janë strukturat përkatëse
që marrin pjesë në integrimin jetimëve në shoqëri, sa i përmbush shteti detyrimet e
përcaktuara në “Statusin i jetimit”,
Në mënyrë që të arrihet përmirësimi i procesit të integrimit të jetimëve në Shqipëri
në këtë çështje do të trajtohen dhe disa nga fushat ose çështjet që duhen përmirësuar
për të ulur numrin e jetimëve të institucionalizuar, disa nga mekanizmat, strategjitë,
politikat që duhet të ngrejë shteti dhe komuniteti për ta bërë këtë proces sa më të
suksesshëm.
Të dhënat e marra nga realizimi intervistat individuale gjysëm të strukturuara, me
jetimët që jetonin në konviktet e shkollave të mesme, punonjësit dhe politkbërësit u
përpunuan dhe u analizuan duke përdorur metodën e kodimit.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
113
1. Rëndësia e proçesit të integrimit të jetimëve në shoqërinë tonë sipas
këndvështrimit të punonjësve që punojnë në këto institucione si dhe
politikbërësve.
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare përcjellë nga perceptimet e
profesionistëve që punonin në këto institucione normalisht pasqyrohet në forma të
ndryshme, por ajo ç’ ka bie në sy është që të gjithë bien dakort me faktin që është
proçes i vështirë i cili kërkon bashkëpunimin e një sërë komponentëve me njëri-
tjetrin. Kështu duhet nisur që nga komuniteti përrreth për ti ndërgjegjësuar ata (pjesa
me e madhe e fëmijëve që jetonin në institucione ishin jetim social), nga
bashkëpunimi i pashtershëm i stafit multidisiplinar me njëri-tjetrin etj., që të gjitha
hallkat e jetës të lidhen fort me njëra-tjetrën. Themi kështu në mënyrë që të kemi
nesër anëtarë të shoqërisë me themele të forta, si dhe nga ana tjetër nuk duhet lënë pa
përmëndur dhe rolin shumë të rëndësishëm që luan “dora” e shtetit, si një
mbështetëse e fortë në këtë rrugëtim të gjatë që i pret këta fëmijë. Si pjesë e kësaj
shoqërie ata duhet të jenë njësoj si të tjerët, jo të stigmatizuar, jo të paragjykuar jo të
harruar po të përkrahur që hapat e jetës ti hedhin njësoj sikurse të gjithë fëmijët e
kësaj shoqërie.
Një nga personat kyç shpreh dhe ngarkon me përgjegjësi strukturat shtetërore mbi
situatën në të cilën jetimët ndodhen si dhe thekson se është i nevojshëm realizimi i
një studimi nga INSTAT për të përcaktuar numrin e saktë të jetimëve:
“Në kushtet aktuale në të cilat ndodhen institucionet tona, sfidat janë tepër të mëdha,
për shkak se ende pushteti lokal nuk po ndërhyn siç duhet për përgjegjësitë që i
ngarkon ligji i decentralizimit, ende jemi në një situatë të paqartë ku mungon vullneti
politik i institucioneve ligjvënëse dhe të ligjit zbatues, duke u vënë re dhe një mos
bashkrendim i veprimeve midis pushtetit qëndror dhe lokal. Kjo e bën edhe më të
vështirë zbatimin e strategjisë kombëtare që ka të bëjë me mbështetjen, mbrojtjen dhe
integrimin e fëmijëve jetim. Nevojitet një angazhim serioz i organizmave qëndror të
monitorimit për t’iu nënshtruar një studimi të mirëfilltë siç është INSTAT dhe njësia
e pushtetit lokal për t’iu nënshtruar një studimi serioz në lidhje me identifikimin e
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
114
kategorive sociale të fëmijëve jetim në mbarë vëndin. Një studim i tillë në këto 25 vite
nuk është kryer asnjëherë. Askush nga institucionet tona s’është në gjëndje të thotë
se sa është numri i fëmijëve jetim, si klasifikohen ato, nëse do të kemi një filtër shumë
të mirë në shkallë kombëtare do të jetë dhe më e lehtë puna për të ndërtuar një
strategji kombëtare të ndërhyrjes që ka të bëjë me politika mbrojtëse dhe
mbështetëse të kësaj kategorie. Si përfundim shteti shqiptar dhe shumë organizata jo
qeveritare që meren me fëmijët jetim ndodhen përballë një sfide madhore që ka të
bëjë me një politikë shumë delikate që lidhet me humanizimin e shoqërisë dhe të
gjithë hallkave instiucionale të shtetit shqipëtar. Nëse nuk do të realizohej kjo sfidat
do të jenë edhe më të mëdha. (Burrë, 4, I.K, I, SH).
Pikërisht lidhur me rëndësinë e integrimit të jetimëve në vëndin tonë shprehen me
pesimizëm, duke bërë përgjegjës shoqërinë në tërësi, punonjësit e institucioneve si
më poshtë:
“Është një nga momentet më të rëndësishme të gjithë proçesit të vështirë të
mirërritjes dhe edukimit të këtyre individëve, për të qënë nesër anëtarë të denjë të
shoqërisë. Fatkeqësisht ky është një moment që është neglizhuar më shumë në
shoqërinë tonë.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Ky target-grup është përgjithësisht i stigmatizuar nga shoqëria pasi shihen si
individë problematikë. Kjo bën që dhe integrimi i tyre në shoqëri të bëhet me
vështirësi.” (Psikologe, 4, 30 vjeçe)
“Me kenë realist nuk mendoj se realizohet, edhe shoqatat i zgjedhin fëmijët, ne i
mbledhim nga rruga, 10-12 vjeç, ca vijnë nga befotrofi e ca shtohen, janë më tepër
jetim social dhe jo biologjik, shumica i përkasin komunitetit rom” (Specialist
Edukatore, 9, 57 vjeçe)
Ndonjë prej punonjës i cili dikur dhe ai ka qënë jetim si këta fëmijë sot, kujton një
nga format që shteti shqiptar përdorte në kohën e komunizmit që jetimët të
integroheshin disi në shoqëri duke mos jetuar vetëm brënda mureve të institucioneve
por të përfshiheshin e të jetonin në familje, në raste festash apo fundjavave:
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
115
“Dikur ka kenë që një fëmijë e merrte një familje fundjavave, festave duke i integruar
në familje, sot sna ngelet gjë tjetër veç të presim që të vijnë organizatat, shoqatat ti
marin fëmijët e të bëjnë aktivitete.” (Kujdestar, 7, 47 vjeç)
Ndërsa personat kyç duke e konsideruar në Shqipëri këtë proces si të vështirë
sidomos kur largohen nga institucioni pasi vetë statusi lë shumë për të dëshiruar në
momentin që flasim për zbatim të tij.
“Një proçes që ka historinë, ecurinë dhe problemet e veta të natyrshme për
periudhën e tranzicionit. Situata e fëmijëve jetim gjatë periudhës së trajtimit të tyre
në qëndrat rezidencilae nga 0-16 vjeç nuk është e keqe, ka përmirësime në cilësinë e
shërbimit nga ekipet multidisiplinore. Problem është kur ato largohen sepse statusi i
jetimit nuk i plotëson të gjitha kërkesat.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
2. Analiza e intervistave të realizuara me jetimët të cilët jetojnë në institucionet
rezidenciale të grup-moshave 6-18 vjeç.
2.1. Perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë e jetimëve për të tashmen
Fati ka bërë që këta fëmijë të jetojnë në këto institucione, dikush për arsye sociale,
dikush biologjike, por e rëndësishme është që ata pavarësisht arsyeve që ndodhen
aty, ndjehen të kënaqur në përgjithësi me mjedisin ku jetojnë, kjo e fundit falë stafit
të përkushtuar, falë miqësisë që fëmijët kishin krijuar me njëri-tjetrin dhe kushteve
normale që jetonin.
Fëmijët pa kujdes prindëror në të përditshmen e tyre zbatojnë një rregull të caktuar,
rregulli i cili ndiqet rigorozikisht nga të dy palët qoftë nga stafi që kujdeset për ta
qoftë dhe nga vetë fëmijët, të gjithë ndjekin shkollat publike paraditeve, pas kthimit
në qëndër i nënshtrohen rregullave të institucionit. Kështu njëra prej kujdestareve
përshkruan shkurtimisht të përditshmen e saj në punën me fëmijët:
Kam një grup me 6 fëmijë, klasat 7-8-9 me të rriturit, kam pas gjithmonë moshën më
të madhe, është mosha më e vështirë, adulte, fëmijët përditë janë në shkollat publike,
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
116
pastaj kur vijnë ndërrohen , deri në 1430, mbarojnë drekën, rrinë në oborr, në 1430
fillojnë e studjojnë, pyeten si ia kanë kaluar në shkollë, bëhet orari për të nesërmen,
orari është rigoroz, detyrat përditë të bëra, pastaj kryejnë studimin, në 1630 hajnë
zemrën, pushojnë pak mund të dalin në oborr pastaj kthehen dhe deri në 1730
mbarojnë studimin dhe i çojmë nëpër dhoma, djemtë nëse duan luajnë futboll, vajzat
luajnë kompjuter shohin ndonjë film, në 1900 shtrohet darka, në 720 vjen edukatorja
që ka dërzhurnin për vajzat dhe për djemt kujdestari. (Specialist Edukatore, 6, 52
vjeçe)
Punonjës të tjerë lidhur me përvojën e kaluar me këtë taget-grup shprehen për
vështirësitë e punës dhe nga ana tjetër dhe për kënaqësinë që i ofron ky profesion:
“Është një punë e vështirë, që sigurisht të lodh dhe të konsumon së brëndshmi, por
njëkohësisht të fal kënaqësi dhe sadisfaksion.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Kam kenë e knaqun me profesionin, që kam ushtru, me këta fëmi, jam e knaqme,
ashtë punë e bukur dhe e lodhshme, me raste të ndryshme, me mosha të ndryshme,
sëmundje të ndryshme” (Infermiere, 8, 60 vjeç)
“Unë merrem me edukimin e tyre, me pjesën arsimore, jemi në bashkpunim me njëra
tjetrën, anën edukative, arsimimin, janë më të priviligjuar se fëmijtë tanë, kanë
mësuse në shkollë e në institucion, i shtrojmë drekën, darkën, kujdesemi për
higjenën, bëjmë biseda të ndryshme me ta.” (Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
2.1.1. Përmbushja e nevojave të fëmijëve pa kujdes prindëror në mjedisin ku
ata jetojnë parë nga
2.1.1.1 Këndvështrimi i fëmijëve, punonjësve që punojnë në këto
Institucione dhe politikbërësve.
Fëmijët jetimë, sikurse çdo fëmijë tjetër në botë, që të mirërriten duhet tu plotësohen
nevojat bazë dhe jo vetëm.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
117
Nga analiza dhe përpunimi i të dhënave rezultoi se fëmijët përgjithësisht janë të
kënaqur me mjedisin ku jetojnë, me të përditshmen e tyre, duke bërë që të ndjehen si
në shtëpi, pavarësisht se një pjesë tjetër edhe më shumë, kërkonin që t’u ofroheshin
më shumë aktivitete argëtuese, edukuese etj.
“Po, mjedisi këtu është sikur me kenë në shpi, kujdestarët sillen sikur me kenë
prindërit e dytë, po kushtet shumë të mira” (Vajzë, 8, 12 vjeçe)
“Po jam e kënaqur por ka vënd për përmirësime.” (Vajzë, 4, 15 vjeçe)
“Po, jam e kënaqur, por do të doja më shumë aktivitete argëtuese, edukuese” (Vajzë,
6, 14 vjeçe)
“Po është shumë mirë, mirë në kuptimin e plotë të fjalës.” (Djalë, 11, 17 vjeç)
“Po, shoqëria është e mirë por edhe mësueset janë sh. të mira, por duhet të ketë më
shumë aktivitete.” (Djalë, 7, 14 vjeç)
“Po sepse kushtet janë shumë të mira” (Vajzë, 14, 16 vjeçe)
Sipas punonjësve që punojnë në këto institucione në përgjithësi fëmijët nuk kanë
nevoja të paplotësuara normalisht përveç prezencës së familjes biologjike, kështu
punonjësit ndër të tjera rendisin ditëlindjet që i festohen, ndjekjen e kurseve të
ndryshme të tilla si; italisht, pikturë, teatër, futen nëpër skuadra futbolli etj.
Kështu një pjesë prej punonjësve shprehen si më poshtë:
“Fëmijëve ajo që u mungon dhe nuk e kanë të plotësuar është familja biologjike dhe
të afërmit. Plotësimin e tyre e pengon gjëndja e tyre ekonomike.” (Edukatore, 2, 35
vjeçe)
“Së pari mungon prezenca e familjes biologjike, gjithashtu dhe nevoja të tjera
materiale të cilat nuk përmbushen për shkak të mungesës së buxhetit të
mjaftueshëm.” (Psikologe, 4, 30 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
118
“S’më duket që kanë ndonjë nevojë të paplotësume, përveç nanës e babës, s’menoj që
ka mungesë, nevojat kryesore i plotësohen. I lexoj shpesh të drejtat dhe detyrimet ,
s’ka fmijë që sfeston ditlindjet, ushqimi është i freskët, futen në kurse të ndryshme,
italisht, teatër, pikturë falë fondacionit italian, në skuadër futbolli” (Specialiste
Edukatore, 9, 57 vjeçe)
Punonjësit lidhur me integrimin e këtij target-grupi ofrojnë rekomandime të tilla:
“Krijimin e një shtëpi familje (Casa Familia) duke jetu në konvikt, si plotësohen të
gjitha nevojat, duke qënë 3-4 fëmijë është më e arritshme plotësimi i nevojave, ktu të
gjitha i plotësohen vetëm nana e baba i mungon.” (Infermiere, 8, 60 vjeçe)
“Të zhvillohen më shumë politika për integrimin e fëmijëve pa kujdes prindëror. Të
ofrohen banesa sociale, punësim nëpër biznese të ndryshme, si dhe një subvencion
më i mirëfillët” (Specialist Edukatore, 10, 23 vjeçe)
Ndërsa politikbërësit përveç mungesës së prindërve biologjikë që normalisht dihet,
përmëndin si nevojë të paplotësuar rritjen në nivelin e progresit në fushën edukative
në këto institucione si dhe nevojën për deinstitucionalizim.
“Nevojat janë me natyrë biologjike e sociale. Mungesa e prindërve biologjikë është e
pazëvëndësueshme. Po kështu problem është niveli i progresit të tepërt në fushën e
arsimimit dhe të edukimit. Thellimi i proçesit të deinstitucionalizimit është pengesë
institucionale. (Burrë, 2, SH.S.SH)
“Institucioni shtetëror, ne kemi të drejtën që me statut kemi të drejtë vetëm të
investigojmë, ai është institucion shtetëror, ne vetëm mbrojmë kur shohim shkelje të
të drejtave” (Burrë, 1, SH.K.J.)
2.1.2. Proçesi i socializimit në institucionet rezidenciale për fëmijët pa kujdes
prindëror.
Familja, sa e rëndësishme është ajo për secilin prej nesh, është institucioni bazë i cili
na pregatit si individ që nesër të jemi anëtarë të botës sociale. Pikërisht aty nis
socializimi si një proces i përjetshëm i të mësuarit i cili fillon në lindje dhe përfundon
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
119
deri në vdekje. Ky proces nuk do të realizohej nëse do të mungonin dhe institucionet
e tjera të cilat dashur pa dashur bashkëveprojnë me njëra-tjetrën siç janë arsimi, feja,
puna etj.
Le të shikojmë se si e kuptojnë socializimin punonjësit e institucioneve dhe sa të
rëndësishëm e konsiderojnë atë.
Nga përgjigjet që iu dhanë kësaj pyetje u vu re pjesa më e madhe (60%) e
punonjësve i jepnin le të themi një përkufizim sigurisht sipas mënyrës së tyre se çfarë
kuptonin me socializim, sa të e rëndësishme e shikonin këtë proces, sidomos tek këta
fëmijë të cilëve u mungon institucioni primar, familja, dhe gjithashtu nga ana tjetër
shprehnin dhe disa nga mënyrat se si ky proces realizohej.
“Duke mos qënë pjesë e një familje normale, fëmijët e institucioneve kanë nevojë për
një proçes të gjatë socializimi (d.m.th pregatitjen për integrim, për të qënë si të gjithë
fëmijët e tjerë” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Integrimi në komunitet, në bashkësi, ti nënshtrohen të gjithë rregullave të
institucionit, se krahas rregullave ka dhe detyra fëmija” (Infermiere, 8, 60 vjeçe)
“Gjithë puna jonë është që të nxisë edukimin në tërësi, të nxisë për mësimet, aspektin
mësimor, për sa i përket rolit që duhet të luajnë ata në shoqëri, mardhënia që duhet
të kenë me stafin, mardhënia që duhet të kenë ata fëmi me fëmi, është e domsdoshme
me fëmijët e rritur të diskutohen problemet e adultëve si duhani, droga janë tema që i
interesojnë” (Specialiste Edukatore, 6, 52 vjeçe)
“Edukimi, arsimimi, me u msu me u kujdes per vedin, për vajzat me msu me qep nji
pull tvedin, biseda me karakter social”. (Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
“Integrimi social, përshtatjen me mjedisin fizik, por jo vetëm, krijimin e një
mardhënie sociale me stafin, fëmijët, duke krijuar shoqëri. Mardhënia të jetë pozitive
nga të dyja palët”( Specialist Edukatore, 11, 34 vjeçe)
Pikërisht këtu nis proçesi i integrimit në shoqëri sepse vetë socializimi shërben si një
mekanizëm përmes të cilit jetimët përvetësojnë vlerat e shoqërisë si dhe rolet
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
120
shoqërore. Ndryshe ky lloj socializimi quhet socializim primar që përmushet nga të
mësuarit nga njerëzit që na rrisin.
Ashtu siç përmendëm dhe më lart rritja e këtyre fëmijëve nuk do të ishte e mundur
nëse nuk do të plotësoheshin nevojat bazë, duke përfshirë këtu ushqimin, veshjen e
strehimin. Por që normalisht nuk mjafton vetëm kaq, nga punonjësit pritet gjithashtu
që t’u mësojnë fëmijëve se çfarë duhet të dinë në mënyrë që të funksionojë si anëtarë
të një shoqërie, duke përfshirë normat, vlerat etj.
E gjithë kjo parantezë u bë sepse nga analiza e të dhënave rezultoi se një pjesë e
punonjësve, refuzuan t’i përgjigjeshin kësaj pyetje, gjë e cila lë vend për dyshime
nëse vetë ata janë të njohur me socializimin dhe për më tepër nëse e kuptojnë vërtet
rëndësinë e këtij proçesi.
Politikbërësit e vënë theksin tek proçesi i socializimit si element i rëndësishëm i cili
ndihmon në proçesin e edukimit në tërësi dhe ndërtimit të jetës në veçanti pas daljes
nga instiucionet, madje njëri prej tyre e konsiderohon si një nga problemet e
shërbimeve që ofrohen aktualisht në institucionet e përkujdesjes.
“Edukimi dhe promovimi shpirtëror i tyre është një problem i vështirë për tu
përmbushur në kushtet e jetës në institucion. Po kështu edhe vështirësitë e
socializimit dhe ndërtimit të jetës konsumatore.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
Le të shohim se cilat janë aftësitë sociale, morale, njohëse dhe emocionale që u
mësohen jetimëve në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë që të integrohen në të
ardhmen.
2.1.3. Aftësitë që u mësohen jetimëve në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë që të
integrohen në të ardhmen.
Edhe pse të gjithë fëmijët duhet të kenë të drejtën për një familje, ndodh që jo të
gjithë e gëzojnë këtë të drejtë, në këtë rast janë institucionet të cilët nëpërmjet
kujdesit që ofrojnë, duhet të veprojnë si një familje e mirë për këtë kategori fëmijësh.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
121
Normalisht gjatë fëmijërisë, një fëmijë duhet zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e
nevojshme të cilat do ta shoqërojnë dhe do ta ndihmojnë kur të rritet. Kështu
fëmijëve jetim të cilët janë në përkujdesje institucionale duhet t'u jepen mundësi që
të integrohen në shoqëri sa më shumë të jetë e mundur nëpërmjet socializimit të
duhur.
Le të shohim realisht se cilat janë disa nga aftësitë sociale që u mësohen këtyre
fëmijëve nga punonjësit e institucioneve.
“Vetëbesimi si pjesë shumë e rëndësishme e formimit të karakterit. Rëndësia e
shkollimit të tyre sepse nga shkollimi do të varet pjesa më e rëndësishme e jetës së
tyre.” (Kujdestare, 1, 30 vjeç)
“Të jenë të informuar se si të menaxhojnë paratë, si të vishen si të ushqehen si të
arsimohen, edukohen. Të jenë të përgjegjshëm.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“Aftësitë bazë të fëmijëve për të pasur një jetë të denjë ashtu si dhe të tjerët. ”
(Specialiste edukatore, 3, 36 vjeçe)
“Gjatë qëndrimit në institucion synohet që fëmijët të mësojnë se si të përmbushin
nevojat bazë.” (Psikologe, 4, 30 vjeçe)
“Ne munohemi që me u msu me u kujdes për vedin që tjenë të aftë dhe kur të dalin
nga institucioni, dhe me e mbrojtë veten.” (Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
“Në institucion, fëmijëve u mësohen aftësitë bazë, psh si të menaxhojnë paratë, si të
mirmbajnë veshjet e tyre etj.” (Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
Pra, në institucione fëmijët mësojnë aftësitë e rëndësishme jetësore të cilat janë të
nevojshme për të jetuar në mënyrë të pavarur, përfshirë këtu higjienën personale,
gatimin, menaxhimin e konfliktit, marëdhëniet e shëndetshme, menaxhimit të parave
etj. Këto aftësi, së bashku me edukimin e tyre, i pajisin këta fëmijët të kenë sukses në
jetë. Nëse këto aftësi nuk janë mësuar gjatë rutinës së përditshme brënda
institucionit, nuk mund të presim zbatimin e tyre jashtë institucionit. Le të shohim
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
122
me radhë se si shprehen punonjësit që punojnë në institucione se si ua mësojnë
fëmijëve aftësitë sociale, morale, njohëse dhe emocionale.
2.1.3.1. Të mësuarit e aftësive sociale
2.1.3.1.1. Roli që luajnë punonjësit që punojnë në institucione në mënyrë që
tu mësojnë jetimëve aftësi sociale.
Aftësitë sociale kanë të bëjnë me mënyrën se si fëmijët i ndërtojnë mardhëniet me të
tjerët, përfshirë këtu mënyrën se si i falenderojnë, se si i trajtojnë me respekt dhe
dashamirësi, sa i dëgjojnë, se si tregojnë interes për bashkëmoshtarët apo punonjësit,
bisedojnë me to, arrijnë të zgjidhinin konfliktet duke ushtruar durim dhe tolerancë,
pra me fjalë të tjera thekson rolin e mjedisit jetësor në tërësi në zhvillimin e individit.
Në qoftëse në familje një fëmijë mund ti arrijë këto aftësi sociale duke mësuar
mënyrat themelore dhe sjelljen e duhur, duke ndërvepruar me anëtarët e familjes
ndodh që në institucion këto aftësi sociale mësohen nëpërmjet miqësisë që zhvillojnë
me të tjerët, duke u angazhuar në biseda me të tjerët apo duke i mësuar këto aftësi
nëpërmjet luajtjes së roleve për një sërë situatash të cilat ai ose ajo mund ti hasi në
jetë.
Parë nga këndvështrimi i punonjësve ajo çfarë bie në sy është që punonjësit bien
dakort për rëndësinë që ka ky proçes për këta fëmijë dhe se sa i rëndësishëm është
roli i tyre në aspektin edukues për ti mësuar aftësi komunikuese, bashkëvepruese.
Disa prej tyre theksojnë faktin se këta fëmijë i shikojnë punonjësit si model që duhen
ndjekur dhe për këtë arsye ata duhet të shërbejnë vërtet si modeli më i mirë që duhet
imituar, le të shikojmë si shprehet njëri prej punonjësve:
“Nëse do ta shprehja në %, 80% varet nga punonjësit të cilët janë modelet bazë mbi
të cilët ata ndërtojnë personalitetin e tyre.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Roli i punonjësve në institucione është shumë i rëndësisshëm në atë çka këta fëmijë
mësojnë dhe aftësohen në jetën e tyre të përditshme.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
123
“Roli që luhet në këto institucione është ai prindëror dhe edukim” (Specialiste
Edukatore, 3, 36 vjeçe)
“Punonjësit japin modelin e tyre imitues që është shumë i rëndësishëm.” (Psikologe,
4, 30 vjeçe)
“Punonjësit u mësojnë fëmijëve se si të komunikojnë, si të bashkëveprojnë në
komunitet, të falin dashuri etj.” (Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
“Qëllimi jonë është mirrritja, shkollimi, integrimi në shoqëri.” (Infermiere, 8, 60
vjeçe)
2.1.3.1.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale duke
përdorur aftësi sociale
Fëmijët kishin krijuar një mardhënie të kënaqshme me stafin që kujdesej për ta dhe
me bashkëmoshatarët e tyre.
Lidhur me anëtarët e stafit secili prej tyre kishte krijuar lidhjen disi më të ngushtë me
njërin prej punonjësve të stafit si kujdestaren, edukatoren, drejtoreshën, psikologen,
kuzhinieren, kishte dhe nga ata që shpreheshin se:
“Ka shumë që i dua njësoj, të tëra të mira janë.” (Djalë, 7, 14 vjeç)
E gjitha kjo ndodhte sepse i gjithë stafi tregonte përkushtim për këta fëmijë, falë
eksperjencës shumë vjeçare në këtë profesion si dhe dëshirës për të qëndruar afër e
për tu kujdesur për ta në të gjitha aspektet.
Të gjithë fëmijët pyetjes: Nëse keni shokë apo shoqe?, iu përgjigjën pozitivisht,
kështu:
“Po unë kam shokë dhe shoqe dhe sillem mirë me to” (Djalë, 9, 15 vjeç)
“Po të tanë, mirë, jemi nda vajza djem , tek dhoma jemi katër vajza, shkojmë mirë”
(Vajzë, 8, 12 vjeçe)
“Sigurisht që po me ta sillem si kur të jemi nga një familje.” (Djalë, 5, 13 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
124
2.1.3.1.3. Pozicionet familjare në institucionet e përkujdesit.
...Me qëllim zhvillimin e plotë dhe harmonik të personalitetit të vet, fëmija duhet të
rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi..
(Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, 1989).
Shërbime të tilla ku egzistojnë pozicionet familjare kanë për qëllim të krijojnë një
mjedis sa më të afërt me familjen biologjike, dhe t'u japin fëmijëve mbështetje për
një periudhë kohore relativisht të gjatë. Por pozicione të tilla nuk egzistojnë në
institucionet tona, vetë punonjësit që punojnë në institucionet e përkujdesit e
konfirmuan këtë gjë. Kjo lidhet jo vetëm nga politikat që zbatojnë këto institucione
por dhe nga numri i konsiderueshëm i fëmijëve, pozicione të tilla siç është nëna e
cila shërben si figurë qëndrore dhe kujdesi afatgjatë për këta fëmijë, realizohen nëpër
Shtëpi Familje ku numri i këtyre fëmijëve është më i vogël.
2.1.3.2. Të mësuarit e aftësive morale
2.1.3.2.1. Roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në institucione në
mënyrë që t’u mësojnë jetimëve aftësi morale.
Morali ka të bëjë me sistemin e rregullave që rregullojnë ndërveprimet sociale dhe
marrëdhëniet shoqërore të individëve brenda shoqërive. Fëmija përgatitet për t`iu
adaptuar botës së të rriturve, normave të shoqërisë, fesë, kulturës etj.
Për këta fëmijë që në një të nesërme të afërt kjo aftësi është shumë e rëndësishme
sepse vetë mënyra e tyre e jetesës së organizuar brënda institucionit të ofron pak
mundësi ndërveprimi me personat të tjerë. Kjo është arsyeja që këtyre fëmijëve
duhet ti bëhen të ditura paraprakisht disa rregulla bazë për një ndërveprim efikas në
të ardhmen me botën e të rriturve.
Kështu nga analiza e të dhënave rezultoi se punonjësit e institucioneve e shikojnë
shumë të rëndësishme rregulloren, ata jo vetëm që i’ua lexojnë fëmijëve të drejtat
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
125
dhe detyrimet që i takojnë por dhe të afërmëve të tyre, ka nga ata që zhvillojnë biseda
me tema të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të sillen në mënyrë që sjellja e tyre të
përshtatet me normat e shoqërisë.
Le të shikojmë saktësisht sa të rëndësishme e shohin vetë punononjësit e
institucioneve të mësuarit e aftësive morale tek këta fëmijë.
“Detyrat në rrallë të parë, ne i kemi afishuara detyrat, rregulloren, i lexojmë
fëmijëve ça duhet me pas parasysh, i bëhet e ditur se cilat janë të drejtat e cilat janë
detyrimet përveç fëmijëve dhe të afërmve të fëmijëve” (Specialist Edukatore, 6, 52
vjeçe)
“Me fëmijët e moshave 6-12 vjeç biseda të ndryshme për sjelljet e tyre. Me fëmijët e
moshave 12-18 vjeç zhvillohen tema të ndryshme për ruajtjen e normave të etikës dhe
moralit.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“I kushtohet një rëndësi të veçantë aftësive morale, nomrave etikës dhe sjelljes.”
(Psikologe, 4, 30 vjeçe)
“Duhet të jenë MODEL në sjelljen e tyre punonjësit që të përcjellin vlera të larta
morale për fëmijët.” (Kujdestare, 1, 30 vjeç)
“Çdo ditë u mësojmë fëmijëve rregulla të sjelljes me bashkmoshatarët punonjësit
mësuesit dhe njerëzit. Të përdorin gjatë komunikimit shprehjet te lutem, urdhëro,
faleminderit.” (Specialist Edukatore, 11, 34 vjeçe)
2.1.3.2.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale duke
përdorur aftësi morale
Instiucionet rezidenciale ishin të gjtha të pajisur me një rregullore ku renditeshin të
drejtat dhe detyrimet e fëmijëve. Të gjithë fëmijët ishin në dijeni për egzistencën e
kësaj rregulloreje dhe për çfarë ajo pëmbante por kur u pyetën: A e zbatoni
rregulloren e vendosur nga institucioni juaj?, Rezultatet treguan se jo të gjithë fëmijët
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
126
e zbatojnë atë, e shprehur në përqindje siç dhe u shprehën vetë ata niveli i zbatimit
varionte nga 60 % e lart, kështu ata u përgjigjën si më poshtë:
“E zbatoj, ndonjëherë kam bërë shkelje të rregullores, kam ikur pa leje, por e kuptoj
gabimin.” (Djalë, 7, 14 vjeç)
“Braktisja e orëve të mësimit, dalje pa leje, moskthimi në kohën e duhur në
institucion, me dalin punë dhe duhet të vonohem, s’na rrihet në mësim.” (Vajzë, 8,
14 vjeçe)
Kishte dhe nga ata të cilët jo vetëm e zbatonin rregulloren por dhe e dinin rëndësinë e
saj
“Po sigurisht ajo është në të mirën tonë” (Vajzë, 13, 15 vjeçe)
2.1.3.3. Të mësuarit e aftësive njohëse
2.1.3.3.1. Roli që luajnë punonjësit që punojnë në institucione në mënyrë që
tu mësojnë jetimëve aftësi njohëse.
Funksionimi njohës apo intelektual është gjetur të jetë i ndikuar nga mjedisi, sfondi
familjar dhe statusi socio-ekonomik si dhe luan një rol të rëndësishëm më pas në
përballimin e jetës në komunitet. Nga analiza e të dhënave do të vëmë re që
punonjësit i mësojnë aftësitë njohëse jo vetëm duke i pregatitur për çdo ditë në
mësime për të nesërmen por dhe zhvilluar aktivitete të cilat shtojnë njohuritë e tyre.
“Nëse nuk mungon komunikimi dhe punonjësit i japin rëndësinë e duhur çdo fëmije
dhe çdo stadi të jetës së tyre, aftësitë njohëse do të jenë pjesa bazë që do të
mësohen.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Zhvillohen tema të ndryshme që fëmijët të mësojnë kulturën dhe historinë e vëndeve
të tyre. Vizita në vënde të ndryshme historike të vëndit ku jetojmë.” (Edukatore, 2,
35 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
127
“Mundohemi t’i japim përvoja personale dhe ti aftësojmë në fusha të ndryshme të
jetës.” (Specialiste edukatore, 3, 36 vjeçe)
“Zhvillohen biseda me fëmijët lidhur me kulturën e vëndit dhe më gjërë, por dhe me
vizita në vënde të ndryshme historike (Butrint, 40 shenjtorët etj.)” (Punonjëse
Sociale, 5, 30 vjeçe)
Për sa i përket zhvillimit intelektual të tyre duke zhvilluar eksperimente të ndryshme
edukatoret arrijnë që të shtojnë kuriozitetin për ambjentin që i rrethon dhe të shtojnë
njohuritë tek këta fëmijë. Kështu njëra prej edukatoreve tregon:
“Fëmijët janë kureshtar pyesin dhe duan të dinë më shumë për botën që i rrethon
prandaj atyre duhet tu japim përgjigje të sakta pasi të dëgjuar më vëmëndje çfarë
duan të dimë. Mund të bëjmë dhe eksperimente të ndryshme në grup psh : të mbjellin
një farë fasuleje e të ndjekim fazat e rritjes ose të eksperimentojnë më rrjete të
thjeshta si formohet shiu. Kur shikon rezultatet e eksperimentit fëmija nxitet për të
njohur gjëra të reja.” (Specialiste edukatore, 11, 34 vjeçe)
2.1.3.3.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale duke
përdorur aftësi njohëse
Të gjithë fëmijët që jetonin në institucionet rezidenciale ndiqnin arsimin e
detyrueshëm dhe atë të mesëm nëpër shkollat publike gjithashtu ata përfshiheshin
dhe në aktivitete argëtuese dhe shlodhëse mbasditeve apo fundjavave. Kështu një nga
fëmijët tregon:
“Më pëlqen shumë të pikturoj, në të ardhmen do të bëhem arkitekt” (Djalë, 7, 14
vjeç)
2.1.3.4. Të mësuarit e aftësive emocionale
2.1.3.4.1. Roli që luajnë punonjësit që punojnë në institucione në mënyrë që
tu mësojnë jetimëve aftësi emocionale.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
128
Socializimi i aftësive emocionale nuk përfshin vetëm IQ (Testin e Inteligjencës) i cili
shërben si një parashikues i vogël i suksesit në jetë krahasuar me aftësitë emocionale
dhe aftësitë shoqërore të cilat shërbejnë si parashikues më të mirë të suksesit dhe
mirqënies sesa intelegjenca akademike. Thuhet se mirqënia emocionale është tregues
më i fuqishëm dhe pozitiv jo vetëm i arritjeve akademike por gjithashtu eksperiencë
e kënaqshme dhe produktive në botën e punës dhe martesës, madje dhe i shëndetit
më të mirë fizik.
Lidhur me mënyrën se si u mësohen fëmijëve aftësitë emocionale në mënyrë që në të
ardhmen të jenë të sukseshëm në shumë fusha të jetës, të jenë të aftë të menaxhojnë
konfliktet, punonjësit e institucioneve shprehen se në raste konfliktesh mundohen që
ta qetësojnë situatën duke dëgjuar problemin që kanë, duke u munduar që ta zgjidhin
konfliktin dhe në fund duke i kërkuar falje njëri-tjetrit, gjithashtu ata specifikojnë
punonjësit në profesione të tilla si, Psikologen dhe Punonjësen Sociale, profesione të
cilat ndihmojnë në menaxhimin e konfliketeve midis fëmijëve.
“Ndodh që shpesh herë këta fëmijë mund të konfliktohen me njërit tjetrin, ka fëmijë
që emocionalisht e përmbajnë veten, ka fëmijë të tjerë që janë impulsiv kur kanë
konflikte i mar dhe i dëgjoj shqetësimin njëherë njëri dhe pastaj tjetrit, pasi mar
mendimin e të dyve me qetësi i them duhet ti kërkoni falje njëri-tjetrit është turp jeni
motra dhe vëllezër, vetë ekzistenca juaj ka bërë që duhet ti falim gabimet.”
(Specialist Edukatore, 6, 52 vjeçe)
“Mundohem që fëmija të jetë paqësorë me njëri tjetrin, se janë mosha të ndryshme,
ata që janë më të mëshenj sillen si kapo, duhet me pas kujdes me të vegjëlit”
(Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
“Zhvillimi i bisedave në grupe të veçanta nga Psikologjia dhe Puna Sociale për
menaxhimin e emocioneve.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Zhvillimi i bisedave të ndryshme nga Psikologia, Punonjësia Sociale dhe
edukatoria që fëmijët të mos marin pjesë në konflikte dhe të dinë të menaxhojnë
emocionet.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
129
2.1.3.4.2. Fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet rezidenciale duke
përdorur aftësi emocionale.
Por pavarësisht që të gjithë përmëndën faktin që kanë shokë e shoqe normalisht
midis tyre ka dhe raste që kanë mosmarrrveshje me njëri-tjetrin, raste të cilat
kërkonin zgjidhje.
Një pjesë e fëmijëve kur u pyetën sa të aftë jeni në zgjdhjen e konfliketeve që mund
të keni pasur me bashkëmoshatarët u përgjigjën:
“Po mund ti zgjidh çdo problem nëpërmjet muhabetit dhe komunikimit dhe jo me
dhunë.” (Vajzë, 3, 16 vjeçe)
“Po i kam zgjidhur vetë, ndonjëherë duke marë dhe mendimin e mësuesve.” (Djalë,
7, 14 vjeç)
“I zgjidh me qetësi” (Djalë, 9, 15 vjeç)
“Nuk jam shumë e aftë” (Vajzë, 8, 12 vjeçe)
Por jo të gjithë problemet këta fëmijë mund ti zgjidhin vetë, për të arritur një zgjidhje
ata drejtohen tek psikologu, edukatoria, mësuesja, kujdestaria kishte nga ata që e
kërkonin ndihmën nga njëri-tjetri: te shokët, apo kishte dhe të tjerë të cilët zgjidhjen
e konfliktit e mernin përsipër vetëm.
2.2. Perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë e jetimëve për të ardhmen
Kjo çështje ka të bëjë me mënyrën se si paraqitet e ardhmja e këtyre fëmijëve parë
nga këndvështrimi i tyre. Fillimisht do të shikojmë se sa të gatshëm janë ata që të
lënë institucionit sapo të mbushin moshën 18 vjeç dhe mundësitë që u ofrohen ose jo
që të qëndrojnë akoma në institucion, do të shohim si ato e shikojnë veten në arsim
sa prej tyre kanë dëshirë që të ndjekin studimet e larta, cili është profesioni që do të
dëshironin që të bënin në jetë, si e imagjinojnë mjedisin ku do të jetojnë pasi të dalin
nga dyert e këtyre institucioneve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
130
2.2.1. Gadishmëria e jetimëve që të lënë institucionin sapo të mbushin moshën
18 vjeç dhe mundësitë që u ofrohen ose jo që të qëndrojnë akoma në institucion.
Fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit më parë qëndronin aty deri në
moshën 14 vjeç tashmë e drejta e qëndrimit është shtyrë deri në moshën 18 vjeç,
vetëm në raste të veçanta kjo moshë shtyhet edhe më shumë. Sipas rregullit që
ndjekin institucionet punonjësit shprehen se fëmijët të cilët nuk e kanë mbyllur ciklin
e detyrueshëm shkollor 9-vjeçaren, qëndrojnë në institucion edhe pas moshës 18
vjeç. Ndërsa përsa i përket përshtypjeve të punonjësve lidhur me gatishmërinë e
lënies së institucionit ata pohojnë se pjesa më e madhe e fëmijëve nuk janë të
gatshëm që të përballen me jetën pas dyerve të institucionit. Lidhur me këtë të fundit
ata rekomandojnë që duhet të ndryshohen dhe politikat e institucionit që këta fëmijë
të pregatiten për një gjysëm pavarësi duke filluar nga mosha 15 vjeç që më pas ta
kenë të lehtë të integrohen në shoqëri.
“Fëmijët në moshën 18 vjeç e kanë shumë të vështirë të largohen nga institucioni
sepse e kanë të vështirë të përballen me jetën e përditshme pa ndihmën e familjes dhe
të të afërmëve.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“E kanë shumë të vështirë të dalin , po ti pyesësh e kanë dëshirë të madhe me nej ktu,
jo pasi mbushin moshën dalin që ktu.” (Specialist Edukatore, 6, 52 vjeçe)
“Jo s’janë, shumica sdojnë me u largu, edhe fmijtë tanë nëpër shpia sado përpiqesh
me i kriju pavarësinë pë ne shqiptarët asnjë fmi sështë i gatshëm me jetu vetëm.”
(Infermiere, 8, 60 vjeçe)
“Duhet të msohen me kenë të pavarur deri 15 vjeç, që me ditë si me u kujdes për
vete, higjenën, ushqimin, se ktu msohen me i pas gati, stafi përkujdeset ndaj tyre dhe
ata msohen me ktë mentalitet, ne kemi pas fëmi që ka dalë 21 vjeç, se skishte mbyll 9
vjeçaren kjo ishte vështrirësi pune, kjo vjen si pasojë se i sjellin vonë” (Specialiste
Edukatore, 9, 57 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
131
2.2.2. Niveli arsimor ku do të donin të arrinin
Në përgjithësi të gjithë jetimët pohojnë se do të dëshironin të vazhdonin studimet më
tej, edhe pas përfundimit të shkollës së detyrueshme dhe të mesme. Pikërisht lidhur
me këtë të fundit një nga të intervistuarat shprehet se:
“Shkolla është një nga arsyet që po jetoj këtu, dhe kam dëshirë ta vazhdoj shkollën e
lartë.” (Vajzë, 2, 16 vjeçe)
“Po do të doja shumë të shkoja në universitet.” (Vajzë, 3, 16 vjeçe)
Dikush tjetër shprehet se është e nevojshme që dikush ti dali për krah që ajo të
realizojë ëndrrën e saj:
“Ndoshta, në qoftë se dikush do të më ndihmonte ta vazhdoja dhe mund” (Vajzë, 6,
14 vjeç)
2.2.3. Profesioni që do të donin të ushtronin
Lidhur me profesionet që do të dëshironin që të bënin në jetë u përmëndën shumë,
nisur ndoshta disa nga modeli që shikojnë çdo ditë, disa të tjerë nisur nga dëshira dhe
talenti që zotërojnë.
Kështu, profesionet më të përmëndura kishin të bënin me; doktoreshë, të meren me
biznes, laborante, pastiçiere, berber, juriste, kujdestare, psikolog, arkitekt, teknik,
futbollist etj.
2.2.4. Banesa e tyre në të ardhmen
Mjedisi ku jetojmë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, po sa i rëndësishëm
është për këta fëmijë të cilët kanë jetuar në një mjedis të përbashkët?, mjedis i cili
ndikon shumë në zhvillimin e gjithsecilit. Fëmijët e imagjinojnë mjedisin e tyre në
mënyra të ndryshme ose ose ka nga ata që akoma u duket larg largimi nga ky
institucion dhe imagjinata deri në këtë pikë nuk ka arritur akoma.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
132
“Në kushte akoma më të mira, më të civilizuara më të përshtashme për karakterin
tim” (Djalë, 7, 14 vjeç)
“Vendbanimin tim të ardhshëm e mendoj të thjeshtë por që mi plotëson kushtet e
nevojshme.” (Vajzë, 4, 15 vjeçe)
Përshtatja me mjedisin jashtë institucionit është një tjetër sfidë që ata i pret të
përballen në jetë, për këtë të fundit dikush është pozitiv e dikush jo, kështu ata
shprehen se:
“Mendoj se do të përshtatem sepse kam qënë dhe më parë jashtë institucionit sdo ta
kem të vështirë dhe besoj se do të zë një vënd të mirë në jetën shoqërore jashtë
institucionit.” (Djalë, 7, 14 vjeç)
Nuk e di të them të drejtën. Jeta është e vështirë dhe nuk besoj se do të jetë e lehtë
t’ía dalësh mbanë, pasi e vetme nuk mund ti arrish të gjitha gjërat. (Vajzë, 2, 16
vjeçe)
2.2.5. Gadishmëria e punonjësve për ndihmë për jetimët të cilët kanë dalë nga
institucioni nëse ata kthehen në rast nevoje.
Ndihma që u ofrohet jetimëve lidhet me periudhën që qëndrojnë në institucion,
ndërsa kur dalin nga aty i shkëpusin përfundimisht lidhjet dhe të drejtën për tu
rikthyer edhe në rast nevoje. Punonjësit tregojnë rastet kur ato kthehen vetëm për
vizitë po në raste të tjera nuk është politikë e institucionit që këta fëmijë ti
ndihmojnë.
“Që të largohen fëmijët nga institucioni ka një proçedurë përkatëse dhe nqs largohen
ata nuk mund të kthehen përsëri në institucion.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
133
“Jo fëmijët vijnë në institucion me shkresë “Urdhër –Pranimi” nga Shërbimi Social
Shtetëror Tiranë dhe largohen me deklaratë noterjale nqs akomodohen në familje
ose me shkresë “Tranferim”nqs largohet në një institucion tjetër rezidencial”
(Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
“Si politikë si ligj nuk e kanë këtë të drejtë” (Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
2.3. Sygjerimet që ofrojnë punonjësit në institucionet rezidenciale dhe personat
kyç për fëmijët jetim që rriten në këto institucione.
Sipas mendimit të punonjësve që punojnë me këtë target-grup këta fëmijë fillimisht
duhet të pregatiten me politika të veçanta nga institucioni për të qënë gjysëm të
pavaruar, sepse nga një institucion me rregulla, me të drejta dhe detyrime, me një
strehë, ushqim, arsimim, detyrohen në mënyrë të menjëhershme ti sigurojnë të gjitha
vetë kushtet e jetesës dhe ndoshta dhe jo gjithmonë nëpërmjet rrugës së duhur.
Gjithashtu ata sygjerojnë që shteti të përmbushë detyrimet e tij duke filluar nga
sigurimi i një banese (sociale apo me qera) pavarësisht nëse e gëzojnë statusin ose jo,
që ti sigurojë punë dhe më pas ta ndërtojnë jetën vetë.
Sygjerim tjetër që ofrojnë punonjësit kishte të bënte me ekzistencën e një sistemi
mbështetës psiko-social-ekonomik i bashkrenduar nga shteti dhe OJF-t.
“Strehimi në konvikte, dihen kushtet e atyre, prej buxhetit të shtetit, mendoj se për
statusin e jetimit të shtohen kriteret” (Specialiste Edukatore, 9, 57 vjeçe)
“Deri në 18 vjeç janë në kal të bibës, kur dalin nga institucioni marojnë, marrin
rrugët, kontrolli nëpër konvikte s’është, don me kriju liri, tu qenë msu me rregulla,
detyra, i duket e vështirë prej ktu, si zgjidhen prej hekurave.” (Infermiere, 8, 60
vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
134
“Janë me shkollë të mesme, me status pa status pak rëndësi ka, shkollën i jep shteti
por një shpi banesë sociale, pa qera, me e fut në punë, me i plotësu kushte dhe me i
thënë “vazhdo vetë tani” (Kujdestar, 7, 47 vjeç)
“Banesë ata jetojnë nëpër konvikte, banesë sociale, për një periudhë shkurt me pas
me punu.”(Specialist Edukatore, 6, 52 vjeçe)
“Nuk kanë një banesë të tyren, por në përgjithësi jetojnë në konvikte ku ndjekin dhe
shkollën e mesme, u mungon gjëndja financiare për të plotësuar siç duhet nevojat
imediate.” (Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
“Ndjekja e shkollës së lartë apo gjetja e një pune të përshtatshme edhe kur ata e
meritojnë. E kanë shumë të vështirë përfshihen në komunitet.” (Psikologe, 4, 30
vjeçe)
“Përfshirja e tyre në institucionet vendimmarrëse.” (Specialiste edukatore, 3, 36
vjeçe)
“Këta fëmijë nuk kanë një banesë ku të jetojnë. Gjithashtu një pengesë është dhe një
punë që të plotësojnë nevojat e përditshme dhe këta fëmijë të përballojnë jetën.”
(Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“Strehimi, punësimi etj. Nuk ekziston një sistem mbështetës psiko-social-ekonomik i
bashkrenduar nga shteti dhe OJF.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
Pjestarët e komunitetit të jenë më të ndërgjegjësuar që ti mbështesin këta fëmijë,
komuniteti të ndërgjegjësohet që të mos i paragjykojë, jetimët të fitojnë gjysëm
pavarësinë duke filluar nga mosha 15 vjeç/e nëpërmjet një stafi i cili i kontrollon dhe
i pregatit që të bëhen të pavaruar që pasi mbushin moshën 18 vjeç e duhet të dalin
nga institucioni ta kenë më të lehtë integrimin e tyre në shoqëri, të bëhet ndarja e
fëmijëve në dy grupmosha nga 6-15 vjeç dhe 15-18 vjeç, t’u kushtohet më shumë
rëndësi arsimimit të tyre, t’u sigurohet banesë, të aktivizohen më shumë nëpër
aktivitete të ndryshme, të punësohen nëpër ndërrmarrje apo institucione shtetërore,
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
135
“Tu sigurohen mjedise strehimi, shkollimi duhet ti vihet shumë rëndësi dhe të gjëndet
mundësi mbështetëse financiare”. (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Pjestarët e komunitetit që na rrethojnë të jenë më të ndërgjegjësuar për të
mbështetur këta fëmijë”. (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“Aktivizimi që të vegjël nëpër aktivitete si dhe në tërësi shoqëria duhet të tregohet më
e kujdesshme”. (Psikologe, 4, 30 vjeçe)
“Të ndërgjegjësohet komuniteti rrethues dhe shoqëria për mendimet tek këta fëmije”.
(Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
“Sa të kryejnë shkollën, punësimi nëpër ndërrmarrje dhe në institucione shtetërore
por sarrihet”. (Specialist Edukatore, 6, 52 vjeçe)
“Të bëhet si tek shpit familje sociale, që i mbrojnë fëmijët deri në 18 vjeç, për mua
smun të rri një fmi 6 vjeç me një 18 vjeç, 6-15 tek institucioi, pas 15 vjeç tu jepet shpi
me qera, të ketë staf që ti kontrollojë që ti mësojë 3 vjet përpara që të integrohen në
shoqëri para se të mbushin moshën 18 vjeç, me i parapregatit që të msohen me të
mirën dhe të keqen se nga ktu me dal direkt jasht është traumatizuese, me dalë në
jetë, nga 15- 18 vjeç me qenë në mbikqyrje.” (Infermiere, 8, 60 vjeçe)
Siç e kemi parë dhe në historikun e jetimoreve në Shqipëri, ky target-grup ka
ekzistuar prej kohësh dhe normalisht do të vazhdojë të ekzistojë sepse jo gjithmonë
jemi të aftë që të parandalojmë faktorët që e sjellin atë. Parë nga historiku ajo çfarë
ka ndryshuar janë mekanizmat që krijon shteti për vendosjen e akteve ligjore të
zbatueshme. Këta të fundit sjellin përmirësimin e gjëndjes në të cilën ky target – grup
ndodhet sot dhe rrjedhimisht arritjen e integrimit të tyre në shoqëri.
Për sa i përket fushave apo çështjeve që duhen përmirësuar për të ulur numrin e
jetimëve të institucionalizuar sipas politikbërësve duhet nisur nga forcimi i edukimit
seksual për çiftet e pamartuar në mënyrë të arrihet shmangja e shtatzanive apo e
lindjeve të padëshiruara. Tjetër sygjerim që japin politikbërësit ka të bëjë me
ndërgjegjësimin e nënave apo vajzave që fëmijët e tyre lindur nga një shtatzani e
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
136
dëshiruar apo jo të mos i braktisin nëpër institucione, gjithashtu duhet të forcohen
familjet biologjike në mënyrë që të parandalohen divorcet midis çifteve. Nisur nga
fakti që nëpër konviktet e shkollave të mesme pjesa më e madhe e jetimëve janë
jetim biologjik nëpërmjet Komitetit Shqiptar të Birësimit po bëhet e mundur që të
birësohen sa më shumë fëmijë të cilët janë jetim biologjik. Kjo punë duhet vazhduar
sepse ata duke u birësuar që në institucion në një moshë të vogël bëhet e mundur që
në të ardhmen të mos kemi më jetim biologjik që mbeten në mes të katër rrugëve
pasi dalin nga institucioni, por vetëm jetim social të cilët normalisht do të kthehen në
familjet e tyre.
“Mbështetjen e programeve për fuqizimin e familjeve në nevojë, shteti duhet të marë
një strategji kombëtare të emergjengjës, me një fond ekstra të miratuar në fund të
vitit nga buxheti i shtetit për të ndërhyrë në programet mbrojtëse dhe mbëshetëse të
fuqizimit të familjeve në nevojë, familjeve që kanë risk për të sjellë në jetë fëmijë
jetim.” (Burrë, 4, I.K.J.SH))
Kështu politikbërësit shprehen se:
“Forcimi familjar biologjik degradimi i të cilës kohët e fundit ka rritur divorcet dhe
kategorinë e fëmijëve jetim. Forcimi i edukimit seksual për të shmangur shtatzanitë
dhe lindjet e padëshiruara.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
“Ka disa vjet që numri i jetimëve po ulet ndjeshëm:
1. Ndërgjegjësimi i nënave ose i vajzave të reja që nuk i lënë më fëmijët në
institucione
2. Më kryesorja është që shteti nëpërmjet Komitetit Shqiptar të birësimit po bën një
punë jashtëzakonisht të madhe që asnjë fëmijë jetim biologjik të mos mbetet pa
birësuar në mënyrë që të ulim numrin e jetimëve nëpër konvikte.
Në 2015 dalin nga institucionet 15 fëmijë nga të tre institucionet ku gjysma e tyre
janë jetim biologjik dhe gjysma jetim social.” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
137
Sipas punonjësve të institucioneve mekanizmat, strategjitë, politikat që duhet të
ngrejë shteti dhe komuniteti për ta bërë këtë proces sa më të suksesshëm shikohet e
nevojshme që: të ndryshojë “Statusi i Jetimëve”, ka shumë mangësi; që shteti tu
sigurojë punë, të shtohen “Casa Familjet”, t’u jepen shtëpi me qera minimale ose
banesa sociale, të nxiten të punojnë, duke shtuar dhe kriteret, psh nëse atyre u
ofrohen nga shteti (tre) herë punë dhe nuk pranojnë të punojnë, t’u hiqet dhe ndihma
sociale, të nxiten familjet që ti mbajnë pranë fëmijët e tyre, duhet të ketë
bashkëpunim midis shtetit dhe biznesve private që të punësojnë këtë kategori.
“Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi kapilar dhe me efikasitet i të gjitha hallkave
institucionale të të gjitha niveleve nga pushteti qëndror deri tek pshteti lokal në
bashkëpunim edhe me organizatat joqeveritare edhe me komunitetin e biznesit edhe
me policimin në komunitet, pra një bashkëveprim të të gjitha këtyre hallkave
institucionale dhe shoqërore sjellin një produkt shumë pozitiv për minimizimin e
problemeve sociale që ka ky komunitet. Syri vëzhgues i komunitetit kjo kulturë e
policimit në komunitet është shumë i mangët.” (Burrë, 4, I.K.J.SH))
“Duhet të ndërmjetësojë dhe të mbështesë këta fëmijë që nga shkollimi e deri tek
punësimi. Kjo mund të bëhet duke siguruar bursa studimi dhe duke ndjekur fëmijët
deri në punësimin e tyre.” (Kujdestare, 1, 30 vjeçe)
“Shteti të japi ndihmë dhe suport për këta fëmijë dhe kur këta të mbushin moshën për
tu larguar nga institucionet. Tu sigurojë një punë apo mundësitë për të studjuar që
ata të vazhdojnë të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë”. (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“Duhen sa më shumë njësi për mbrojtjen e fëmijëve dhe kthimi i fëmijëve në familjet
biologjike ose “kasa familje” (Specialiste Edukatore, 3, 36 vjeçe)
“Të mbyllen këto lloje instiucionesh ku fëmijët rriten në grup dhe të kthehen në
shtëpi të vogla familje apo siç quhet ndyshe “Casa Familje” me grupmosha të
caktuara fëmijës, në mënyrë që integrimi i tyre të jetë më i lehtë dhe më i
suksesshëm.” (Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
138
“Statusi duhet me ndyshu, ka shumë mangësi, sipas standarteve, kursin profesionin,
punën, banesën duhet me ia ofru dhe me kriju pastaj jetën e vet.” (Kujdestar, 7, 47
vjeç)
“Krijimi i shtëpive të familjeve prej 18 vjeç ose shpia me qera, si kredi e zbutur ose
qera minimale, tu jepet puna e të tjerat ti bëjnë vetë.” (Infermiere, 8, 60 vjeçe)
“Të bëhen banesa sociale por gjithmonë nëse ky edhe të kujdeset që të fitojë një
punë, nqs ato refuzojnë psh deri në 3 herë të mos jepet ndihma sociale, që të mos
mësohet gjithmonë duke qënë parazit, nuk duhet gjithçka shteti shteti.” (Specialiste
Edukatore, 9, 57 vjeçe)
“ Mendoj se ndarja e grupmoshave në institucione të rishikohet dhe familjet të nxiten
për të mbajtur pranë fëmijët e tyre.” (Edukatore, 2, 35 vjeçe)
“Familjet e fëmijëve të ndihmohen më shumë nga ana e financiare. Shuma që shteti i
shpenzon për fëmijët në këto instiucioe të jepen në këto familje dhe fëmijët të jenë
pranë familjeve të tyre, vëllezërve dhe motrave. Kështu këta fëmijë rriten me dashuri
në familje.” (Punonjëse Sociale, 5, 30 vjeçe)
“Sipas statusit nga 0-25 vjeç shteti të mbron pas ksaj moshe stë mbron, përfiton
strehimin, ilaçet nëse je i rregjistrum tek mjeku i familjes, por se përfitojnë, qysh në
85 e deri më sot vetëm unë kam marë shpi, Në Shkodër do të bëhet një konvikt për tre
kategori: beqar, me familje, me fëmijë, na ka ndodh që i është ofru puna disa
pranojnë e disa spranojnë, i është bë mbështetje financiare me kurse falas por
srezultojnë në punë, ne kemi çu 5-6 vajza që kanë mbaru pë rrobaqepsi dhe kanë
punu vetëm një ditë e më pas kanë hik duke thënë ishte e lodhshme.” (Kujdestar, 7,
47 vjeç)
“Gjynaj për ato që kanë status e spërfitojnë, shteti duhet me u lidh me kto bizneset
private me bo një politikë më vete, që ti fusin në punë.” (Infermiere, 8, 60 vjeçe)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
139
2. Analiza e intervistave të realizuara me jetimët të cilët jetojnë në konvikte
Jetimë të cilët jetojnë nëpër konviktet e shkollave të mesme ndajnë ekperienca të
vështira, ata vuajnë diskriminim dhe disavantazhe të shumta. Kjo lidhet duke filluar
që më strehën ku ata jetojnë pas daljes nga institucioni, nga një institucion i cili
kishte rregulla, kishte kujdes, ofrohej ushqim, veshje etj. Jetimët janë të detyruar që
të përballen me të gjitha vështirësitë e jetës vetëm dhe pa mbështetjen e askujt. Ata
jetojnë në kushte të mjerueshme por pavarësisht kushteve duke mos gjetur zgjidhje
tjetër ata janë të detyruar që të jetojnë aty, janë mësuar dhe duan apo nuk duan, janë
përshtatur.
Ajo çka vihej re ishte se të dy gjinitë në përgjithësi krijonin dy modele:
Femrat ishin të pamartuara apo të divocuara dhe nga bashkjetesat që kishin pasur
kishin lindur fëmijë, duke përsëritur në këtë mënyrë historinë, fëmijë jetim sërisht
nga vetë jetimët. Por situata rëndohej akoma më shumë për vetë mjedisin ku ata
jetonin, brënda një dhome konvikti jetonin disa persona të moshave të ndryshme, me
probleme shëndetësore, bashkë me ta jetonin dhe të vegjëlit e tyre.
Meshkujt martoheshin me femra të cilat kishin familje pra nuk ishin jetime dhe
krijonin familje me to, në ato kushte të mjerueshme rriteshin dhe fëmijët e tyre.
Për të dy palët, qoftë për femrat qoftë për meshkujt, ajo çka ishte e përbashkët ishte
se jetimëve jo vetëm që u mungojnë kushtet minimale të jetesës por situata rëndohej
më shumë me lindjen e fëmijëve dhe rrjedhimisht sigurimi i një banese dhe pune
ktheheshin në nevoja imediate që duheshin plotësuar.
Njëra prej tyre tregonte me pak fjalë historinë e saj, duke theksuar fakti që jeta ishte
treguar e ashpër me të duke bërë që sot ajo mos të kishte primare kujdesin për veten
por për vajzën e saj të vogël:
“Jam jetime biolgjike, kam kenë më përpara në vit të parë deri në vit të katërt ktu, në
2005 u martova në Korçë, kam 6 vjet e gjysëm që jam kthy se jam divorcu, kam nejt
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
140
te vllai dy vjet, kam vajzën e vogël që është në shkollë, jetoj vetëm për atë” (Grua, 3,
37 vjeçe)
Shumë prej tyre kanë nivel të ulët arsimor dhe mbeten të papunë për një periudhë të
gjatë kohe, pjesa me e madhe janë të pa strehë dhe në risk për tu përfshirë në
aktivitete kriminale apo për të qenë objekt i keqbërësve dhe trafikantëve ndërkohë që
një përqindje jo e vogël manifeston probleme emocionale të sjelljes dhe të shëndetit
mendor.
3.1. Nevojat e paplotësuara të jetimëve që jetojnë në konviktet e
shkollave të mesme renditur në shkallë rëndësie nga vetë ata.
Për këtë target-grup ekziston një ligj i veçantë “Statusi i Jetimit” në të cilin janë
përcaktuar jo vetëm kriteret që duhet të përmbushen që dikush ta përfitojë statusin
por gjithashtu në nene të veçanta dhe të drejtat që i takojnë këtij target-grupi në rastin
kur e gëzojnë këtë status, të drejtat kanë të bëjnë me arsimim, strehim, punësim etj.
Kështu njëri prej politikbërësve tregon se:
“Ne kemi kaluar si Shoqatë me miratim të Paralamentit Shqiptar një ligj për jetimët
siç është “Statusi i Jetimit” Pas përpjekjeve të mëdha në vitin 1996 Parlamenti
miratoi Statusin e Jetimit. Ky status me 22 (njëzet e dy) ligjet që ka mbron të drejtat e
jetimëve dhe ndihmon në zbatimin e ligjit. Edhe ne si shoqatë me këtë ligj
konsolidojmë lidhjet shtet-jetim. Detyra jonë për të mbrojtur të drejtat e jetimëve
është të zbatohet ligji. Në statusin e jetimit përfshihen jetimët që:1. I kanë vdekur të
dy prindërit,2. I ka vdekur një prind dhe prindit tjetër i hiqet e drejta për mbrojtje me
vendim gjykate. 3. Fëmjët e lindur jashtë martsesePër momentin dëgjohet por nuk
zbatohet, prandaj gjendja e jetimëve që kanë dalë nga institucionet eshtë tërësisht e
keqe.” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
141
Statusin e jetimit e përfitonin ose e kanë pasur përfituar 70 % e të intervistuarve,
ndërsa 30% nuk e përfitonin40. Kur u pyetën jetimët se sa informacion kishin mbi të
drejtat që duhet të përfitonin nga ky ligj të gjithë u shprehën se i njohin të drejtat por
njohin dhe realitetin që deri sa kishin moshën e përfitimit nuk kanë përfituar asgjë.
“Po, po, duhet të përfitoj strehim, punë, gjërat që janë më kryesoret, kemi jetu në
shpi me qera 2 vjet më hoqën nga puna dhe erdhëm prap këtu” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“E mora sa për ta mar por thon je bo i zoti i vedit tani” (Burrë, 2, 47 vjeç)
“Po si nuk e di, statusi thotë vetë që: autobuzi është falas, shteti duhet të na
përgjigjet një me një, edhe pse kemi mush moshën, kur bashkia i nxjerr vetë ligjet me
dorën e vet duhet të përgjigjet, i bëra letrat e strehimit por asgjë, me ndihmë
ekonomike41 se përfitojmë duhet të kemi punë që ta përfitojmë” (Grua, 5, 28 vjeçe)
“Janë të gjitha, autobuzi falsa, unë se nxjerr ndonjëherë kartonin e statusit se më
vjen turp, duhet me na ndihmu përderisa jemi jetim” (Grua, 6, 27 vjeçe)
“Duhet ti përfitojmë të gjitha e di, flitet për shëndetin falas por jo ne paguajmë lekë,
strehimi të gjitha, nuk realizohen, kemi vetëm ndihmën ekonomike asgjë tjetër, herë
me bukë e herë pa bukë shyqyr që më ndihmon kisha” (Grua, 10, 53 vjeçe)
Emigrimet masive, dhuna në familje dhe vdekjet e prindërve në mosha të reja e kanë
rritur numrin e jetimëve në Shqipëri, veçanërisht të jetimëve social. E përmëndim
këtë fakt për të theksuar që sot numri i jetimëve të cilët janë nëpër institucione,
ndryshe nga më parë, është më i madh për kategorinë e jetimëve social sesa ato
biologjikë.
40 Shënim themi që kanë pasur përfituar ose e përfitojnë sepse sipas nenit 2 “Statusi i Jetimit” thuhet
se “Personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 1, përfitojnë nga ky status edhe pasi kanë
kaluar moshën 25 vjeç, nëse nuk janë trajtuar nga shteti me strehim dhe janë në kushte të veshtira
jetese” 41 Sipas një publikimi në faqen e internetit http://top-channel.tv/lajme/artikull, marrë më 17.10.2015
thuhet se asistenca sociale që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
142
“Në këto institucione vetëm 10 % janë fëmijë biologjik jetim pjesa tjetër janë jetim
social, të cilët shteti po bën një politikë që i mban për arsye ekonomike dhe me
kalimin e kohës i kthen në familjet biologjike.” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Por pavarësisht faktorëve apo kategorive të jetimëve në shoqërinë tonë nevojat e
paplotësuara të jetimëve renditen si më poshtë:
55%
18%
18%
9%
Nevojat e jetimeve, renditur ne shkalle rendesie
STREHIMI
PUNESIMI
ARSIMI
SHENDETESIA
Grafiku nr. 1. Nevojat e paplotësuara të jetimëve të intervistuar të renditur prej tyre
sipas shkallës së rëndësisë.
3.1.1. Strehimi42 është nevoja më e rëndësishme për jetimët (60% e konsiderojnë të
tillë). Pas daljes nga institucionet jo të gjithë kthehen në familje apo birësohen, një
pjesë prej tyre janë të detyruar që të strehohen nëpër konviketet e shkollave të
mesme. Duke qënë se në ato konvikte nuk plotësoheshin as kushtet minimale
42 Shëmin: Jo më kot konsiderohet dhe si nevoja më imediate jetësore për tu plotësuar nga jetimët
strehimi, faktet e fundit tregojnë se sipas të dhënave të publikuar më date 23.08.2016rezultoi se
policia bashkiake sot në mëngjes ka nxjerrë jashtë nga konvikti i Teknologjikes në kryeqytet, jetimët
dhe familjet e tyre që banojnë prej kohësh aty.
Më shumë se 30 jetimë me familjet dhe fëmijë të vegjël, jetojnë prej 15 vitesh në këtë konvikt dhe
pavarësisht se shpesh u është premtuar se do të gjendet një zgjidhje për sistemimin e tyre, ata
përfunduan në rrugë. Ata kanë shoqëruar për në polici edhe një prej jetimëve,
http://www.sot.com.al/politike/policia-liron-konviktet-e-shkoll%C3%ABs-teknologjike-nxjerr-
n%C3%AB-rrug%C3%AB-dhjet%C3%ABra-jetim%C3%AB, marrë më 23.08.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
143
përmëndim këtu mungesën e higjenës, mungesën e tualeteve, me lagështirë,
qëndrimin në një dhomë të vetme disa persona. Në atë dhomë jetonin familje ose
persona që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin por le të themi fati i kishte bashkuar.
Personat që jetonin aty ishin të moshave të ndryshme, nga fëmijët deri tek të
moshuarit, ku këta të fundit duke qënë se ishin të sëmurë rrezikonin pikërisht fëmijët
që të prekeshin nga sëmundjet.
Pikërisht nisur nga më sipër jetimët shprehen si më poshtë:
“Gjëja e parë që do doja të kisha një shpi, një të ardhme për kalamanin dhe aty nuk
rritet fëmija, nuk janë kushtet, të kisha një punë të mirë jam në moshë madhore, se
thotë shteti, këmbë e dorë i ke , duhet të bëjmë diçka të mos rrimë si të ngrirë”
(Grua, 6, 27 vjeçe)
“Skam shpi, edhe fëmia s’të don sot, thot kur s’ke qen i zoti me më qit prej ktu”
(Burrë, 2, 47 vjeç)
Por çfarë do të quanim një Strehë të Përshtatshme?! Sipas një studimi të fundit mbi
efekivitetinn e legjislacionit shqiptar për strehimin dhe mbrojtjen e sigurisë së
banesës nga dëbimet me forcë “E drejta e strehimit dhe siguria e strehës” thuhet se:
“Strehimi i përshtatshëm kërkon që streha të jetë e banueshme, duke i siguruar
banorëve hapësirë të përshtatshme dhe t’i mbrojë ata nga i ftohti, lagështira,
nxehtësia, shiu, era apo kërcënimet e tjera ndaj shëndetit, rreziqet strukturore dhe
agjentët transmetues të sëmundjeve. Po ashtu, duhet të garantohet edhe siguria fizike
e banorëve. Komiteti i inkurajon Shtetet palë që të aplikojnë në mënyrë të
kuptueshme Parimet e Shëndetit për Strehimin, të përgatitura nga OBSH-ja, e cila e
sheh strehimin si një faktor mjedisor që në më të shumtën e herëve lidhet me kushtet
që favorizojnë sëmundjet në analizat epidemiologjike; p.sh. strehimi dhe kushtet e
jetesës jo të përshtatshme dhe të mangëta janë të lidhura rregullisht me nivelet e
larta të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë”( Civil Rights Defenderes, 2015: 12)
Nga të dhënat e studimit rezultoi se jetimët qëndrojnë aty për një periudhë të gjatë
kohe mbi 20 vite sepse sipas atyre nuk kanë pasur mundësinë për të gjetur strehë
tjetër për të jetuar.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
144
“Problemi më i madh është pas daljes nga institucioni pas moshës 18 vjeç sepse deri
tani që flasim asnjë nga pikat që ka statusi nuk zbatohet: strehimi, punësimi,
shkollimi. Psh: neni 12 pas moshës 18 vjeç shteti duhet ti strehojë, në fakt 360 jetim
sot banojnë në disa konvikte nga 6-7 veta, pa kushte, ndihmë sociale të moshave 18-
45 vjeç.” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Nëse do të flasim për të përditshmen e tyre mund të themi që është për të ardhur keq
që kjo kategori jetimësh në moshë të re, në moshë pune, kanë një të përditshme pa
asnjë lloj aktiviteti, pa produktivitet, pa të ardhura.
Pjesa më e madhe duke njohur aq sa njohin të drejtat e tyre, “harrojnë” dhe
detyrimet që kanë qoftë si individ apo në rastin tjetër si prind. Ata e shohin shtetin si
të vetmin përgjegjës për gjëndjen e tyre dhe përpjekjet nga vetë ata janë minimale.
Në momentin që pyeten se: Cilat janë apo cilat do të jenë përpjekjet tuaja që të dilni
nga situata në të cilën ndodheni që të keni një të përditshjme ndryshe?, ato
përgjigjen: të kenë një motiv për t’u zgjuar, ata sërisht kthejnë sytë nga shteti duke
numëruar rastet që janë drejtuar në bashki e nuk kanë gjetur zgjidhje. Zgjidhja sipas
tyre është që të vazhdojnë që të trokasin sërisht e sërisht derisa shteti të përmbushi
detyrimet e tij.
“Kam mbi 20 vjet këtu, rri ça të bëj, bëj punët ...” (Grua, 10, 53 vjeçe)
“12 vjet, çohem në mëngjes laj shplaj e çoj në kopësht, rri në shpi, të shkosh në
bashki ta mbyllin derën ato ta marin numrin e ta hudhin” (Grua, 6, 27 vjeçe)
“9 vite, pi cigare, kafe, hashash” (Burrë, 7, 25 vjeç)
“Qysh në shkollë të mesme. Merem me fëmijët i çoj e imar nga shkolla, si kam mirë
prej mjedisit” (Burrë, 1, 43 vjeç)
Edhe pse kushtet në të cilat ata jetojnë janë shumë të mjerueshme, nuk plotësohen
nevojat minimale, me lagështirë, pa tualet etj. të gjitha këto bëjnë që nga njëra anë
jetimët të ndjehen keq por dashur pa dashur nga ana tjetër ata janë detyruar të
“mësohen” me këto kushte.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
145
“S’ndjesh mirë është e shtetit, duan me na çu tek një godinë tjetër kovikti” (Burrë, 4,
30 vjeç)
“Keq, lagshtirë nuk jetohet në konvikt, bashkëjetoja me dikë po u ndava me të, kam
vëllain që më ndihmon, kam një djalë 5 vjeç” (Grua, 6, 27 vjeçe)
“Në banesën që jetojmë, jetojmë vetëm me një dhomë, jam vet i tretë, bashkia don me
na heqë, do dilni thon se jeni në mjedisin e konviktit, jam me 30 mijë lekë asistecë”
(Burrë, 5, 28 vjeç)
“Ne u mësuam tani me ato kushte, s’kemi ku të shkojmë, kam 20 vjet” (Burrë, 10, 53
vjeç)
“Kemi vajzë dhe djalë, vajza 12 vjeçe djali 10 vjeç, a jetohet në këto kushte?”
(Burrë, 1, 43 vjeç)
Madje ata i friksohen dhe rastit më të keq nëse shteti i nxjerr nga aty, ata ndjehen të
frikësuar nëse mund ti largojnë nga aty ku jetojnë. Duan apo nuk duan ai është i
vetmi vënd ku ata mund të qëndrojnë, ku të paktën e kanë një çati mbi kokë, vënd ku
siç thonë dhe vetë ata nuk duhet të paguajnë të paktën drita, ujë apo qera.
“Qysh kur kam le e deri tash jam rrit me kto kushte, ti thuj ishalla sna qesin jashte,
ku po na çojnë, me qenë me punë shteti, skam nevojë për kërken, se me punë kam
punu roje gjatë verës vjen dimri...” (Burrë, 2, 47 vjeç)
“Kam 12 vjet që jetoj, të shikosh kushtet, banjo gjithë lagështirë, ka një gjë të mirë që
spaguajmë qera, ujë e drita” (Grua, 6, 27 vjeçe)
“Ndoshta verës na nxjerrin prej ktu por ne skena ku shkojmë, me marë shpi me qera
sja dalim”(Grua, 3, 37 vjeçe)
3.1.1.1. Përpjekjet për të përfituar një strehë
E drejta për strehim sanksionohet si një e Drejtë Themelore e Njeriut në Konventën
Evropiane të të drejtave të njeriut saktësisht në nenin 2 , 1. Kushdo që ndodhet në
mënyrë të ligjshme në territorin e një Shteti ka të drejtë, brenda këtij territori, të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
146
lëvizë lirisht në të dhe të zgjedhë lirisht vendbanimin e tij.” (Konventa Evropiane e
të Drejtave të Njeriut Neni 2:16)
Pikërisht për këtë të drejtë bien dakort dhe njëri prej politikbërësve duke e
konsideruar si parakusht për të arritur integrimin në shoqëri.
“... problematike, serioze dhe të vështira për tu zgjidhur janë ato që përbëjnë
parakusht i integrimit të tyre social (strehimi, punësimi)” (Burrë, 2, SH.S.SH)
Por ajo çka vihet re në përgjithësi tek shoqëria shqiptare është se ekziston koncepti
që të drejtën për strehim e konsiderojnë të barabartë me të drejtën për të zotëruar një
shtëpi, pra për të pasur një pronë. Por kjo e fundit nuk është e vetmja formë strehimi
egzistojnë dhe forma të tjera të tilla si strehim me qira apo strehimin social por në
këtë rast le të themi se elementi “pronësi” nuk ekziston dhe rrjedhimisht forma të
tilla strehimi nuk konsiderohen të kënaqshme.
E rëndësishme është që të përmbushen disa kushte për një mjedis që të na sigurojë
shëndet, rehati, ushqim etj. Me fjalë të tjera në një studim një shtëpi e përshtatshëm
është atëherë kur:
Një shtëpi e përshtatshme duhet të përmbajë mjedise të caktuara për shëndetin,
sigurinë, rehatinë dhe ushqimin. Të gjithë personat përfitues të së drejtës së strehimit
të përshtatshëm, duhet të kenë akses të përshtatshëm në burime natyrore dhe të
zakonshme, ujë të pijshëm të sigurt, energji për gatim, ngrohje dhe ndriçim,
instalime hidrosanitare dhe ato të larjes, mjete për ruajtjen e ushqimit, heqjen e
mbeturinave, sistemin e drenazhimit dhe shërbimet emergjente; (Civil Rights
Defenderes, 2015:11)
Zgjidhjen e problemit të strehimit e ka për kompetencë dhe detyrë pushtetin vendor,
bashkia si, në raste të tjera dhe Enti Kombëtar i Banesave dhe Ministria e Zhvillimit
Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me pushtetin vendor. Një nga kategoritë që
duhet të përfitojë janë dhe personat me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga
qëndrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç;
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
147
Më poshtë janë paraqitur gjetjet në lidhje me nivelin e informacionit që kanë jetimët
për përfitimin e një banese qoftë me kredi afatgjatë nga shteti, banesave sociale, me
qira dhe cilat kanë përpjekjet e tyre për të përfituar.
Jetimët janë aq shumë pesimistë aq sa një pjesë prej tyre as nuk marin mundimin që
të dorëzojnë dokumentat e nevojshme për aplikim, duke i konsideruar bërjen e
dokumentave si shpenzime të kota. Nga ana tjetër edhe sikur të përfitojnë banesa të
tilla sipas atyre ata nuk do mund dot të shlyejnë detyrimin që i takon. Kështu me fjalë
të tjera për to ka vetëm dy zgjidhje ose shteti t’u japë banesë të tyren, pa kredi, pa
qira ose më mirë të qëndrojnë atje ku janë.
Ja si shprehen disa nga të intervistuarit:
“Jo jo, pa punë po, me prish ato lek kot me bo letrat” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“Kam bo lutje me avokatin e popullit, i kam bo letrat 100 herë, nusen e kam
invalide” (Burrë, 2, 47 vjeç)
“Po, tash bohet fjalë me na dhanë shpi, por tshofim” (Burrë, 4, 30 vjeç)
“Jo me ça ta mar, pa punë, me asistencë, ato të përcjellin” (Grua, 5, 28 vjeçe)
Në nenin 17 të “Statusit të Jetimit” thuhet se:
Strehimi i personave që përfitojnë nga ky status bëhet me përparësi dhe me kredi
afatgjata nga shteti, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8030, datë 15.11.1995
“Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”
Pavarësisht nenit të mësipërm jetimë shprehen se jo vetëm që shteti nuk i ofron
përparësi nga kategoritë e tjera ashtu siç dhe përcaktohej më lart madje sipas tyre
edhe do të mund ti ofrohej një gjë e tillë duke qënë se janë të papunë nuk do të mund
t’ia dilnin dot që të paguanin detyrimet, qoftë qiranë, dritat apo kredinë;
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
148
“Nuk e përfitojmë, ne na thanë që spërfitojmë as banesat sociale se keni 30 mijë
lekëshin, le më me mar kredi” (Grua, 10, 53 vjeçe)
“Jo gjë që nuk bëhet, pa siguracione nuk ja del dot, do të paguash drita ujë, ne sja
dalim dot me 30 mijë lekë të qelbur jetojmë” (Grua, 6, 27 vjeçe)
Pjesa më e madhe e të intervistuarve nuk e shikojnë marjen e një kredie si zgjidhjen e
strehimit, më shumë do të shikonin si zgjidhje marjen e një shpie me qera se sa një
kredi afatgjatë, kjo ndodh sepse ndoshta i trëmben së ardhmes të pasigurt në cilën ata
jetojnë. Rritur gjithmonë me kushte minimale të jetesës, me një banesë ndaj të cilës
nuk i detyrohen asgjë, pa siguri për sa i përket çështjes së punësimit të gjitha këto
bëjnë që ato të shprehen në këtë mënyrë:
“Vetëm me marë shpi me qera se kredi jo, bashkia na ka ndor” (Grua, 3, 37 vjeçe)
“Jo moj vështirë, kur je në punë edhe je i sigurum, po kur sje i sigurum është e
vështirë me tdhan banka lek” (Burrë, 4, 30 vjeç)
“Normal, po ja që ne se fitojmë, aplikuam por na thanë që spërfitoni, nëse dalim me
qera 4 vjet e paguan qeveria pastaj duhet ta paguajmë vetë po ku do gjejmë punë ne”
(Grua, 6, 27 vjeçe)
3.1.1.2. Zgjidhja e problemit të strehimit sipas këndvështrimit të jetimëve
Jetimët lidhur me këtë çështje janë shumë pesimistë duke menduar se ky problem
nuk zgjidhet asnjëherë. Ky mendim u vjen për arsye të ndryshme: ndoshta duke parë
të tjerët si vetja të cilët po e mbyllin jetën aty, ndoshta nga fakti që i kanë humbur
shpresat nga shteti që mund ti ndihmojë, ndoshta duke menduar se në moshën që janë
është shumë e vështirë t’ia nisësh nga zero pa ndihmën e askujt. Por duhet parë dhe
ana tjetër e medaljes këta jetim jo vetëm për arsyet e lartpërmendura por për shumë
arsye të tjera dashur pa dashur janë kthyer në pasiv, janë dembelosur le të themi, dhe
vetëm presin. Nisur dhe nga ajo çka përmëndëm më lart nga e përdithshmja e tyre aq
monotone dhe pa insitavë për të ndryshuar të tashmen dhe për të pasur një të ardhme
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
149
më të mirë jo vetëm për veten por dhe për fëmijët e tyre, duket qartë se ky target –
grup edhe pse në moshë pune nuk tentojnë të dalin nga situata ku janë.
Normalisht këtë gjë nuk e prisnim për zonjën 53 vjeçare e cila ashtu siç tregonte ajo
vuante nga epilepsia, por dhe më të rinjtë kishin tendencën të bënin fajtor dhe
përgjegjës shtetin për situatën në të cilën ata ndodheshin. Për më tepër zgjidhjen e
kërkonin po nga shteti duke e rënduar situatën me fëmijët e vegjël të cilët kishin
lindur jashtë martese, sepse sipas atyre shteti të paktën duhet të mendojë për të
vegjëlit e tyre.
Sigurisht që nuk është aq e lehtë që tía dalësh mbanë e vetme, por nëse asnjëra prej
palëve qoftë shteti qoftë vetë jetimët nuk përpiqen që kjo situatë të ndryshojë,
sigurisht që gjëndja e tyre gjithmonë e më tepër do të përkeqësohet.
Le të shkohim saktësisht se si ata shprehen për zgjidhjen e problemit të strehimit:
“Problemi jonë ska për tu zgjidhur asnjëherë, ne na sorollasin si top futbolli, mjer ne
që jemi jetim, sna ka qesh ndonjëherë buza” (Grua, 10, 53 vjeçe)
“Ska rrugëzgjidhje për ne, kam 12 vjet në mos sot në mos nesër, kanë shoqet e mia
nga 40 vjet aty janë prap, nuk i hap njeri dyert për jetimin.” (Grua, 5, 28 vjeçe)
“Jo ishalla na lejon shteti që t’na japë shpia sociale, të paktën kredi të butë, kur
skena punu në ktë moshë sna mer kush në punë dojn djemt e ri” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“Ishalla sna ekin prej ktu tash 30 vjet po na thonë po ju ekim po ju ekim” (Burrë, 2,
47 vjeç)
“Vetë, vshtirë me zgjidh, me ik ndokun me azil, kena ken 20 vet jemi 5, janë sistemu
nëpër shpia me qera, disa janë martu, disa kanë ik jasht shtetit” (Burrë, 4, 30 vjeç)
“O do jetoj me qera ose do tja vjedh dikujt si ma vodhën mua jetën, vërtetë më
brasktisi mami por shteti duhet të më ndihmojë” (Burrë, 7, 25 vjeç)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
150
Për fat të keq jetimët në rastet kur i pyet se çfarë ata vetë do të bëjnë për ndryshimin
e gjëndjes në të cilën ndodhen asnjëherë le të themi nuk shohin përpara gjithmonë
kthejnë kokën pas për të treguar atë çfarë kanë bërë, duke iu drejtuar shtetit, duke e
parë këtë formë si të vetmen mundësi ndyshimi. Kështu ata shprehen se:
“I kam bo dokumentat 100 herë për shpi, i kam bo letër avokatit të popullit 100 herë”
(Burrë, 2, 47 vjeç)
´´Me thënë të drejtën na kanë humbur shpresat, me lekët e shtetit vetëm bukë thatë
hajmë, shyqyr që më ndihmon kisha, jam invalide, të jetë për qeverinë na mori
lumi.´´ (Grua, 10, 53 vjeçe)
Janë të pakët ata të cilët e mendojnë të ardhmen ndryshe, qëndrimi në konvikt për to
është i përkohshëm. Ata përpiqen që fëmijët e tyre të kenë një të ardhme më të mirë,
duke mos qëndruar në të ato kushte të mjerueshme si dhe nga ana tjetër duke u
përpjekuar që ti sigurohet arsimimi dhe një strehë me kushte normale.
“4 vjet kam këtu, vajzën e kam Casa Familje tek italianët Samuel, e lashë aty
vajzën, paguaj 60 mijë lek në muaj, shkoj në punë, e shoh vajzën mbasditeve do vij
koha që do ta mar nga andej” (Grua, 3, 37 vjeçe)
Nëse do ta shprehim në përqindje dhe po në shkallë rëndësie do të shohim se
Punësimin jetimët e konsiderojnë si më poshtë:
3.1.2. Punësimi i jetimëve që jetojnë në konviktet e shkollave të mesme (20% prej
tyre e konsideronin si nevojë parësore)
Dihet që papunësia e të rinjve në vëndin tonë, sipas të dhënave të publikuara në
faqen zyrtare të INSTAT, arrin në 21.9 % të papunë, pjesë e të cilëve janë dhe të
rinjtë jetim. Por gjithashtu dihet dhe se sa e nevojshme është punësimi veçanërisht
për këtë targ-grup të cilëve nuk i ofrohen asnjë lloj tjetër mbështetje dhe duan apo jo
janë të detyruar që ta përballojnë vetë jetën, duke pasur një punë, një rrogë, do të
kenë mundësi më të shumta në jetë, të paktën nuk do të kenë një listë të gjatë
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
151
borxhesh nëpër dyqane, apo do të arrijnë të blejnë ilaçe në rast të ndonjë sëmundjeje.
U përmëndën shumë pak nevoja që mund të plotësohen por sa e sa të tjera janë për tu
plotësuar për një individ që të jetojë normalisht.
Lidhur me faktin nëse janë të punësuar apo jo shprehur në përqindje rezultati ishte se
janë të papunë 80% e jetimëve të intervistuar dhe janë të punësuar vetëm 20 % prej
tyre.
Periudha që jetimët ishin të papunë varionte, kishte nga ata që nuk kishin punuar
asnjëherë në jetën e tyre, kishte nga ata të cilët kishin punuar më parë por që prej
vitesh (10-12 vite apo më tepër) nuk punonin më si të siguruar, detyroheshin që të
punonin ndonjëherë në të zezë “sa për të mbajtur frymën gjallë” siç shpreheshin ata.
“Kam pas punu në Vlorë, tani smë lë vëllai, jam dhe me një veshkë dhe që aty...dhe
këtë fëmijë që kam shyqyr që e kam, kur skemi një të ardhme sduhet ta kishim nisur,
se çfaj ka kalamani” (Grua, 6, 27 vjeçe)
“Skam punuar ndonjëherë kam vjedhur dhe kam bërë burg rreth 3 (tre) vite e
gjysëm” (Burrë, 7, 25 vjeç)
“10-12 vjet pa punë, punoj me ditë vetëm për të mbajtur frymën gjallë punë stabël
jo” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“Kam vite, skam punu ndonjëherë, kam qenë në shkollë të mesme tek Karl Gega, për
rrobaqepsi 5 vjet, pastaj ngela shtatzanë, e pastaj shtatzanë prap, pastaj unë sjam e
aftë për punë se më kap nervi shiatik bllokohem e nuk eci dot.” (Grua, 5, 28 vjeçe)
Sipas nenit 12 të Statusit Jetim thuhet se:
“Punësimi i jetimëve bëhet me përparësi nga zyrat e punës dhe përkujdesjes sociale.”
Por pavarësisht se çfarë përcaktohet asnjë nga jetimët nuk është punësuar nga zyrat e
punës pavarësisht se janë drejtuar herë pas here atje, rezultati ishte që punën ata e
kanë gjetur vetë ose i ka ndihmuar dikush.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
152
“Jam interesuar tek zyra e punës por me shoqni e gjeta punën, punoj në fabrikë të
brëndshmesh” (Grua, 3, 37 vjeçe)
“Jo e kam gjet vetë, ke zyrat e punës kanë shku tanë, e skanë gjet gjë, e vështirë me
gjet gjë sot po spate krahët e tuja” (Burrë, 4, 30 vjeç)
Nga analiza e të dhënave rezultoi se punësimi konsiderohet si nevoja kryesore e
paplotësuar (20 % prej jetimëve)
“Puna që sna ofrohet, shkon kot nëpër zyra, në zyrat e punës në bashki, na thonë lini
numrat e telefonit por kot, Strehimi kush është ai që se don strehimin, është kryesorja
për ne është jeta, fëmijët i kam me statusin e jetimit duhet të më përgjigjet bashkia”
(Grua, 5, 28 vjeçe)
3.1.3.2. Përpjekjet e jetimëve për sigurimin e një pune
Në vitin 2014 Ministria e Mirëqënies Sociale ka marë një vendim për të ofruar kurse
profesionale falas për të gjithë të papunët si dhe për disa kategori të veçanta ku ndër
të tjerë përfshihen dhe jetimët. Kurset ofroheshin nga Drejtoritë Rajonale të
Formimit Publik Profesional për një periudhë kohore rreth 3 tre muaj në zanate të
tilla si parukierë, berberë, kuzhinierë, elektricistë, hidraulikë, rrobaqepës, tornitorë,
saldatorë, elektroaut, axhustatorë.
Duke qënë se jetimët janë një nga kategoritë që përfitonin nga fitimi i një zanati si
dhe nga ana tjetër duke marrë në konsideratë faktin që pjesa më e madhe prej tyre
nuk ishin në marrëdhënie pune, u pyetën nëse kishin marrë pjesë në kurse të tilla?
Nga përgjigjet e dhëna rezultoi se asnjë nga jetimët nuk kishte marrë pjesë në këto
lloj kursesh. Në këtë situatë nuk kishte kuptim të vazhdonim me pyetjen tjetër që pas
zhvillimit të kursit kishin gjetur një punë ose jo.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
153
Sigurimi i një pune sipas jetimëve arrihet ose duke iu drejtuar zyrave të punës, ose ka
dhe nga ata që mendojnë ekstremin tjetër që do të vazhdojnë duke vjedhur apo
grabitur.
“Do përpiqem do shkojmë prap në zyrat e punës e të shohim” (Grua, 5, 28 vjeçe)
“Një grabitje, një vjedhje” (Burrë, 7, 25 vjeç)
3.1.3. Arsimimi (10 % prej tyre mendojnë se arsimimi nuk është në nivelet e duhura
dhe rrjedhimisht mbetet si nevoja kryesore e paplotësuar)
“Shkollën, janë shumë por por të kisha bërë shkollën do të isha bërë dikushi, do
punoja dhe do të martohesha” (Burrë, 7, 25 vjeç)
3.1.3.1. Niveli arsimor
Arsimi në vëndin tonë shërben si nga mekanizmat më të rëndësishëm të zhvillimit të
shoqërisë në tërësi, të ekonomisë, të politikës dhe të vendit. Sigurisht që sa më shumë
njerëz të arsimuar të kemi, aq më i lartë do jetë niveli i tyre kulturor dhe edukativ.
Kjo sjell një shoqëri të emancipuar dhe më pranë zgjidhjeve optimale të problemeve
të saj.
Dihet që arsimi është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të një vëndi në tërësi,
sigurisht po aq i rëndësishëm është dhe në aspektin e mirëqënies së individit dhe
nivelit të tij të jetesës. Normalisht rritja e nivelit të dijes sjell prodhimin e produkteve
të dijes.
Pjesa më e madhe e jetimëve që jetonin në konviktet e shkollave të mesme 90%
kishin përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa 10% kishin përfunduar vetëm arsimin 8-
vjeçar, ndërsa arsimin e lartë 0%.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
154
Sipas nenit 7 të Statusit të Jetimit thuhet që:
“Për jetimët që mbarojnë shkollën e mesme ose të lartë dhe që jetojnë në konvikte,
shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat e ndihmës dhe të përkujdesit shoqëror
në bashki e komuna, deri në zënien e tyre me punë”.
Të gjithë jetimët u përgjigjën se shpenzimet e ushqimit përballoheshin nga vetë ata
dhe jo nga zyrat e ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki e komuna edhe pse
80% prej tyre deklaronin se ishin të papunë.
“Jo jo kanë dhënë sa kam qenë në shkollë, po sa dola nga shkolla ..........” (Burrë, 1,
43 vjeç)
“Jo jo kam punu që 19 vjeç në të zezë” (Burrë, 2, 47 vjeç)
“Jo jo kurrë ka njerëz që mbeten pa kafshat, shtrinjë dorën, nuk të shikon kush sot,
shkuhen kot” (Burrë, 4, 30 vjeç)
Sipas këndvështrimit të tyre personat kyç pohojnë se:
“Shkollimi për momentin është i pari. Një pjesë e madhe e ndërpresin shkollimin në
ciklin 9 vjeçar ose të mesëm. Shqetësim është problemi i strehimit të jetimëve
biologjikë të cilët pas largimit nga institucioni mbeten përgjithësisht pa strehë. Po
ashtu duhet më shumë vëmëndje pë të vendosur këtë kategori të fëmijëve në prioritet
e shërbimit social. Po kështu problem është edhe punësimi me prioritet i tyre për të
siguruar të ardhurat e nevojshme.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
Sipas njërit prej politikbërësve është pushteti lokal ai i cili jo vetëm që i identifikon
rastet për fëmijët jetim të cilët i ndërpresin studimet por dhe duhet të ndërhyjnë
bazuar dhe tek të drejtat që i lejon dhe ligji për Statusin e Jetimit.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
155
“Është e rëndësishme të theksohet që barrën kryesore për të trajtuar rastet e të
rinjve jetim që përfundojnë shkollën i takon pushtetit lokal në kuadër të
decentralizimit dhe reformës së re, që do të thotë që këto njësi komuna-bashki, rastet
në komunitet, në të cilin ata ushtrojnë juridiksionin e tyre, kanë mundësinë për ti
identifikuar dhe klasifikuar nevojat e rrjedhimisht të ndërhyjnë” (Burrë, 4, I. K. I.
SH))
3.1.4. Shëndeti (10 % prej tyre, nisur dhe nga gjëndja e tyre shëndetësore, rendisnin
si nevojë më imediate për tu përmbushur)
“Shëndetësia, kam vite që vuaj me shëndetin, vuaj nga sëmundja e epilespsisë, në
dhomë jemi vet i katërti, njëra ka lindur fëmijë dhe e le në një qëndër se ska ku e le,
tjetra e ka aty” (Grua, 10, 53 vjeçe)
Sipas nenit 9 të Statusit të Jetimit thuhet që:
“Shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet për jetimët, të cilët
nuk janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti.”
Jetimët të cilët jetonin në konviktet e shkollave të mesme, nisur dhe nga kushtet në
të cilat jetonin, pohonin se ishin të detyruar që të blinin ilaçe me lekët e tyre dhe jo
falas.
“Jo, liaçet që mar i mar gjithmonë me lek, nuk zbatohet asnjë lloj ligji” (Grua, 10,
53 vjeçe)
“Jooo jo tana me lek ...” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“Vetë vetë me lek, kush falas të gjitha me lek”(Grua, 3, 37 vjeçe)
“Jo jo me lek e me borxhe” (Burrë, 4, 30 vjeç)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
156
Femrat të cilat kishin lindur fëmijë, duke krijuar kështu dhe një brez tjetër jetimësh
që duhet të përfitonin nga aktet nënligjore që parashikon Statusi i Jetimit,
shpreheshin që shteti absolutisht që nuk u ofronte medikamente falas.
Kështu njëra prej tyre shprehet se:
“Unë spo them për mua që jam në moshë, por për fëmijët e mi që dhe ato janë me
statusin e jetimit, ata duhet ti marin ilaçet falas ne i blemë ilaçet, unë spunoj dot kjo
me erdhi nga lindja” (Grua, 6, 27 vjeçe)
3.1.4.1. Nevoja të tjera (transporti, aktivitete kulturore etj.)
Nevoja të tjera të paplotësuara për jetimët edhe pse të fundit për sa i përket rëndësisë
janë transporti urban dhe ndërqytetas dhe aktivitet kulturore. Le të shohim se çfarë
përmban statusi për këto nevoja dhe sa pëmbushen ato.
Kështu sipas nenit 10 të Statusit të Jetimit thuhet që:
“Udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror a privat qytetas, si dhe ndërqytetas i
jetimëve, që s’janë në marrëdhënie pune bëhet falas.”
Absolutisht që të gjithë jetimët u shprehën se asnjëherë nuk kishte ndodhur që duke
nxjerrë statusin e jetimit të përfitonin falas ushëtimin me mjetet e transportit shtetëror
e jo më privat, apo ndërqytetas.
Duke e ditur këtë fakt ata nuk e nxirrnin fare dokumentin që vërtetonte Statusin.
“Nuk pin ujë sot” (Burrë, 8, 26 vjeç,)
“Edhe me e pas statusin të kërkojnë 30 lekëshin, na thon ça po na duhet ne ça jeni
ju” (Burrë, 4, 30 vjeç)
Njëra prej tyre e cila përfitonte Statusin e Invaliditetit shprehej se:
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
157
“Kam statusin e invalidit me atë po por atë te jetimit ....” (Grua, 10, 53 vjeçe)
Sipas nenit 11 të Statusit të Jetimit thuhet që:
Për jetimët e vendosur në institucionet e përkujdesit shoqëror sigurohet hyrja në
shfaqje, spektakle, veprimtari sportive etj., me 50 për qind të vleftes së biletës.
Sigurisht për jetimët ky nen duket luks nisur nga kushtet në të cilat ata jetonin, jo më
kot njëri prej të intervistuarve shprehej se:
“Nuk e kam provuar s’më intereson” (Burrë, 7, 25 vjeç)
Kjo e drejtë as që pretendohej as nga vetë ata që të zbatoj kjo për vetë rëndësinë që
këto lloj aktivitetesh zinin në të përditshmen e tyre.
“Jo jo skemi përfitu fare” (Burrë, 4, 30 vjeç)
1.4.2. Ndihma që u kanë ofruar jetimëve punonjësit që punonin në
institucione në mënyrë që t’ju mësonin aftësitë e duhura jetësore, duke i
pregatitur në një farë mënyre dhe për jetën në të ardhmen.
Njëra nga intervistuarat, e cila nisur nga mosha që kishte i kishte përjetuar të dy
periudhat para dhe pas viteve ’90, bënte krahasimin e periudhave dhe shprehej me
nostalgji për sistemin e mëparshëm:
“Më përpara ishte ndryshe, na ndihmonin, shkonim nëpër kampe, na trajtonin si
gjithë të tjerët, sa ndryshoi sistemi se çante kokën më njeri për ne” (Grua, 10, 53
vjeçe)
Ndërsa brezi më i ri shprehin më pak nostalgjik duke shtuar se janë të detyruar që
çdo gjë në jetë ta përballojnë vetë sepse askush pas dyerve të atyre institucioneve nuk
i ofron ndihmë e mbështetje.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
158
“Asnjëherë, mbaro shkollën e mesme të çojnë në konvikt, nuk interesohen më pastaj”
(Grua, 6, 27 vjeçe)
“Për Zotin vetë moj vetë” (Grua, 3, 37 vjeçe)
Për të krahasuar brezat si dhe për të krahasuar të tashmen me të ardhmen jetimëve që
jetonin në konvikte i është bërë e njëjta pyetje por tashmë jo çfarë imagjinojnë por
parë nga ajo çka mendonin a përputhet imagjinata tyre me realitetin ku jetonin sot
dhe për këtë jetimët përgjigjeshin me pesimizën që e ardhmja e tyre asnjëherë nuk
pritej kjo që ishin të detyruar të jetonin sot.
“Skanë lidhje, kam imagjinu shumë...” (Burrë, 4, 30 vjeç)
“Jo, do doja të jetoja si të gjithë të tjerët, e dija që do të jetoja në konvikt, por jo
kshu” (Grua, 5, 28 vjeçe)
Dikush kujton çfarë ka pasur imagjinuar:
“Jo kjo nuk është ajo që imagjinoja, shpi punë, të kishim fëmijë, shteti thotë dil e
puno, nga një anë ka të drejtë, por në kohën e e Enver Hoxhës shteti të gjente shpi e
punë jo kshu si na lejnë kto ne” (Grua, 6, 27 vjeçe)
Le të shikojmë se si e shikon njëri nga personat kyç problemin e ndihmës
ekonomike, nisur nga ndryshimi i raportit të kategorisë së fëmijëve jetim biologjik
me ato me probleme sociale:
“Ky raport ka ndryshuar në krahasim me perjudhën që lamë pas. Nëse në atë kohë
80% e fëmijëve ishin fëmijë jetim biologjik 20 % ishin fëmijë me probleme sociale.
Nërsa nga numri total i 31 mijë fëmijëve jetimkonstatojmë që vetëm 1600 marin
shërbime përmes përkujdesjes në qëndrat rezidenciale pjesa tjetër janë të ekspozuar
nga mungesa dhe mbështetja sociale që duhet të kenë përmes institucioneve
shtetërore të cilat duhet të asistojnë me ndihmë ekonomike. Këtu shteti është i
pafuqishëm edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të implementuar strategjinë e
mbështetjes në komunitet të këtyre fëmijëve, rezultatet janë pesimiste.”(Burrë. 4,
I.K.I.J.SH)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
159
Pyetja e fundit që i drejtohej jetimëve ishte:
Nëse ju do të kishit mundësi, çfarë do të kishit ndryshuar për veten dhe të gjithë
jetimët, në mënyrë që të integroheshit në shoqëri si gjithë të tjerët?
Secili prej tyre shprehte një dëshirë pothuajse të përbashkët: që të gjithë jetimët të
kishin një jetesë normale si të gjithë të tjerët.
“Po të kisha gjë në dorë do të bëja që të gjithë të kishin një të ardhme normale”
(Grua, 10, 53 vjeçe)
“Dëshira më e madhe për strehim e për ikta fmi se po rriten si nana e baba, që të
jenë si shoqet e shokët, me tregue i vjen zor se ku jetojnë” (Burrë, 1, 43 vjeç)
“Tanë i kisha nimu si kisha lanë me vujt si unë normal, kam një vlla ai spunon, e
nimoj unë nganjëherë, cigarja e myti, ka kenë në burg, me gjana tkqija” (Burrë, 4,
30 vjeç)
“Të jetoshim si gjithë të tjerët” (Grua, 5, 28 vjeçe)
“Do i ndihmoja, nqs do kisha mundësi madje do i birësoja fëmijë të tillë që të mos
mbeteshin në rrugë si unë” (Burrë, 7, 25 vjeç)
3.2. Përvoja e pesonave kyç me target-grupin e jetimëve në Shqipëri. Më
konkretisht roli i tyre në fushën e shërbimeve për jetimët.
Shoqëria shqipëtare u përball me ndyshime të mëdha gjatë perjudhës së ndërrimit të
sistemit, perjudhë e cila dashur pa dashur goditi, dhe ata të cilët e ndjenë më shumë
këtë goditje ishin grupet më vulnerable dhe më të pafuqishëm. Nisur nga eksperjenca
personale por dhe nga dëshira e madhe për të ndihmuar këtë target grup një nga
themeluesit e Institutit Kombëtar të Jetimëve në Shqipëri, shprehet pikërisht për këtë
rrugëtim:
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
160
“Duke pasur një eksperjencë personale, duke e njohur më mirë këtë target-grup unë
bashkë me të tjerë, themeluam Shoqatën e parë të jetimëve për mbrojtjen e fëmijëve
jetim, duke marë shkas që me ndryshimin e sistemit të parët që u goditën nga këto
ndryshime ishin pikërisht fëmijët jetim. Për këtë arsye ne ndërmorëm inisiativën për
të ngritur këtë organizatë jo qeveritare që do të luante një rol komplementar për të
mbrojtur të drejtat e jetimëve në bashkëpunim me institucionet shtetërore. Sigurisht
që pritshmëritë e këtyre institucioneve në kushtet që vëndi po përballej me
problematika, rezultatet nuk ishin ato që duheshin. Institucionet ishin apatike dhe
mosverpruese në mbrojtje të këtij grup-targeti për shkak të situatave që dihen, kështu
konfliktet politike sociale bëjnë që institucioni mos të kthenin shikimin në mënyrë
serioze për ti ardhur në ndihmë. Në këto rrethana duke mos qënë optimist në vitin
2002 krijuam një tjetër strukturë që do të ishte më efikase “Instituti Kombëtar i
Integrimit Shqiptar. Sigurisht që kjo kërkonte angazhim serioz, kapacitet stafi dhe
ekip multidisiplinar të cilat do të menaxhonin në mënyrë optimale të gjitha objektivat
që kanë të bëjnë me politikat integruese të jetimëve në vëndin tonë. Në kuptimin
institucional ky institucion merret me politika të mirëfillta që kanë të bëjnë me
kuadrin ligjor dhe përmirësimin e legjislacionit që t’iu vimë në ndihmë jetimëve,
meren me strategji që kanë të bëjnë me nxitjen e partnerëve social shtetëror dhe
privat, për të zbatuar programe dhe projekte reale të integrimit të jetimëve në vëndin
tonë. Vëmëndja e veçantë është përqëndruar në mundësitë e arsimimit të këtyre
fëmijëve si një mundësi për ti siguruar një të ardhme dhe garanci në tregun e punës.
Strategjia e këtij institucioni nuk është thjeshtë ndihma momentale, por objektivi ka
të bëjnë piksynime afatagjata që japin një garanci dhe stabilitet të ardhmes së këtyre
fëmijëve, të cilët pasi diplomohen janë gati të futen në tregun e punës”.
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua nga një grup vullnetarësh të
cilët ishin rritur vetë jetimë në institucionet shtetërore dhe u miratua nga Ministria e
Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25.11.1991. Shoqata Kombëtare e Jetimëve të
Shqipërisë ka për mision: Mbrotjen e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
161
janë dhe integrimi i tyre në jetë. Punon me një program pune të qartë në fushën:
juridike, humanitare, ekonomike, arsimore , sportive etj. Për sa më sipër le të shohim
se si shprehet një nga personat kyç:
“Roli i krijimit të Shoqatës së jetimëve, së pari është krijuar në ’91, qëllimi është
mbrojtja e të drejtave të jetimëve dhe integrimi, punojmë në fushën juridike, sociale,
shëndetësore dhe realizon aktivitete të ndryshme. Detyrat e realizuara gjatë këtyre
viteve, në ‘91 Kryetar në qytetin e Durrësit të shoqatës Kombëtare të jetimeve, në ’93
Zv/SH.K.J. Shqipëri me detyrë konsolidimin e shoqatave të rretheve, prej viti 2000 e
deri tani President i Shoqatës Kombëtare të jeimëve në Shqipëri për një muaj
President Nderi.” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Shërbimi Social Shtetëror ashtu siç dhe përcaktohet në Statusin e tij neni nr. 1, është
një institucion shtetëror, me qendër në Tiranë, në vartësi të Ministrit të Punës dhe të
Çështjeve Sociale. Ai lindi nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave nr.52,
08.01.1996 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm të Ndihmës
dhe Shërbimeve Sociale, si dhe të Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe
Shërbimeve Sociale”.
Pikërisht në këtë institucion ka punuar me një eksperjencë më shumë se sa 20 vjeçare
dhe një nga politikbërësit i cili tregon për përvojën e tij si më poshtë:
“Në afërsisht 20 vite kam qënë në pozicione si Drejtor i Institucioneve të Shërbimit
Social për fëmijët jetim, jam angazhuar në proçese të tilla të rëndësishme si
konsolodimi i strukturave të shërbimit për fëmijët, decentralizimi dhe
deinstitucionalizimi i tyre si dhe hartimi i standarteve kombëtare të shërbimit në
institucione rezidenciale e ditore për fëmijët jetim.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
3.3.Niveli i sensibilizimit sipas politikbërësve të strukturave përkatëse që marrin
pjesë në integrimin jetimëve në shoqëri.
Shoqëria shqiptare si pasojë e tranzicionit ka qënë e detyruar që të përballet me
probleme të ndryshme sociale të cilat nuk kanë qënë vetëm të njohura siç është
integrimi i jetimëve. Sigurisht që faktorët që çojnë në krijimin e këtij target-grupi
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
162
kanë ndryshuar po ajo që dihet është që fenomeni vazhdon të ndodhi. Por jo vetëm
kaq por kjo shoqëri është përballur dhe me fenomene të reja të cilat si pasojë e
sistemit të asaj kohe nuk kanë pas egzistuar duke krijuar target grupe vulnerabël të
natyrave të ndryshme të tillë si: fëmijët e rrugës, të rinjtë e varuar nga lëndët
narkotike, vajzat që detyrohen të prostituojnë etj. Që të minimizohen të gjithë këto
probleme sociale dhe të kemi një shoqëri sa më të shëndetshme pritet nga
institucionet shtetërore apo private një angazhim akoma më serioz. Nëpërmjet kësaj
të fundit mund të arrihet që tu sigurohen jetimëve strehim dhe punësim dhe jo të
presim gjithmonë vetëm nga fondacionet apo të huajt që të ndihmohet ky target-grup.
“Jo sa duhet sidomos problemi mbetet angazhimi serioz i strukturave sociale të
pushtetit vendor për ti siguruar atyre strehim dhe punësim.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
“Akoma, fondacionet dhe të huajt më shumë se sa bizneset nuk janë ndërgjegjësuar
aq sa duhet” (Burrë, 1, SH.K.J.)
Në mënyrë që të përmbushet qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore të
adresuara në mbrojtjen e grupeve në nevojë i cili ka të bëjë me krijim e një sistemi
adekuat të shërbimeve sociale, me standarte bashkohore për rehabilitimin dhe
riintegrimin e tyre në jetën normale sipas politikbërësve duhet nisur nga forcimi i
decentralizimit si proçesi i cili mbart apo delegon kompetenca të caktuara nga niveli
qëndror në atë lokal, gjithashtu është e nevojshme që të zgjerohet rrjeti i shërbimeve
komunitare përfshirë këtu rolin edukativ të familjeve, shkollave apo institucioneve
fetare, të forcohet roli i OJF-ve dhe mbi të gjitha të zbatohet ligji.
“Forcimi i decantralizimit, zgjerimi i rrjetit të shërbimeve komunitare, forcimi i rolit
të OJF-ve, rigjallërimi i rolit edukativ të familjeve, shkollave dhe institucioneve
fetare.” (Burrë, 2, SH.S.SH)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
163
“Duhet të zbatohet ligji, ne kemi çuar një Draft, duke qënë se Statuti është miratuar
në 1996, që është punuar nga ne dhe me vendim presim nga parlamenti por prap
mbetet zbatimi i tyre” (Burrë, 1, SH.K.J.)
“Strukturat janë të sensibilizuara dhe e njohin shumë mirë problemin por nuk janë
veprues dhe ndërveprues janë apatike, janë burokratikedhe në rastin më të mirë do
ta konsideronim se janë një pjesë edhe të paaftë, në rastin më të keq kemi të bëjmë
me verpime dhe mosveprime të qëllimshme për interesa okulte që e kanë viktimizuar
dhe e viktimizojnë këtë kategori.” (Burrë, 4, I.K.I.J.SH)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
164
v. KAPITULLI IV
DISKUTIMI I GJETJEVE DHE PËRFUNDIMEVE
Ky studim nxorri në pah se proçesi i integrimit të jetimëve në shoqërinë shqiptare,
konsiderohet një problem social, i cili ndikon ndjeshëm në jetën e këtyre individëve.
Mospërmbushja e nevojave jetike pengon adaptimin e këtyre anëtarëve të shoqërisë
në momentin që përballen me jetën jashtë dyerve të institucioneve si dhe më pas në
integrimin e tyre në shoqëri. Gjithashtu vlen të theksohet dhe fakti se shteti shqiptar
ka bërë progres në hartimin e një kornize ligjore të plotë, por mbetet akoma shumë
punë në lidhje me zbatimin e këtyre ligjeve, e cila kjo e fundit do të ishte një element
i rëndësishëm i cili do të ndihmonte pikërisht në integrimin e jetimëve.
Duke dashur ti përgjigjemi pyetjeve kërkimore si dhe përmbushur objektivat e
studimit do ti rendisim gjetjet e këtij studimi si më poshtë:
1. Perceptimet, ndjenjat dhe pritshmëritë që kanë jetimët para daljes nga
institucioni.
Nisur nga përkufizimi i dhënë nga sociologu amerikan, Erving Goffman “një
institucion i përgjithshëm është një vend i punës dhe banimit ku një numër i madh i
njerëzve të vendosur në mënyrë të ngjashme, të shkëputur nga komunitetit për një
kohë të konsiderueshme, çon në një jetë të mbyllur, duke u administruar zyrtarisht”
vetkuptohet që ky vënd i mbyllur mbart anët e tij negative në kuadër të zhvillimit të
këtyre fëmijëve, anë të cilat janë përmëndur në kapitullin e parë “Rishikimi i
Literaturës”
Fatmirësisht, të dhënat e marra nga statistikat zyrtare të INSTAT dhe SHSSH
tregojnë se numri i fëmijëve jetim biologjik, që dalin nga institucionet, po ulet
gjithnjë e më tepër falë birësimëve kombëtare dhe rikthimit të fëmijëve në familjet e
tyre.
Megjithatë, për fëmijët e intervistuar të cilët vazhdojnë të jetojnë në institucionet
rezidenciale gjetjet e studimit treguan se, sipas këndvështrimit tim, fëmijë jetim
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
165
jetonin në kushte normale dhe u plotësoheshin nevojat kryesore jetësore ata aty
ushqehen, vishen, arsimohen, socializohen etj. Përsa i përket perceptimeve,
ndjenjave për të tashmen në përgjithësi, ata pohonin se ishin të kënaqur me kushtet
në të cilat jetonin, me punonjësit e institucionit (madje veçonin ndonjë më shumë se
të tjerët), me bashkëmoshatarët e tyre. Jo pak prej tyre pohonin se kërkonin të
qëndronin akoma aty edhe pas mbushjes së moshës 18 vjeç. Në lidhje me
pritshmëritë për të ardhmen, ata imagjinonin mbi të gjitha një banesë me kushte
normale, të arrinin të arsimoheshin në nivelin e dëshiruar, të ushtronin një zanat në
mënyrë që t’u krijohej një mjedis i përshtatshëm për ta si anëtarë të kësaj shoqërie.
2. Aftësitë socializuese që u janë mësuar fëmijëve jetim, pozicionet familjare në
institucione, rolet prindërore dhe përdorimi i këtyre të fundit për të udhëhequr
proçeset socializuese.
Sipas Bronfenbrenner “zhvillimi i fëmijëve nuk arrihet në përgjithësi në laboratore,
por në shtëpi, në familjen e fëmijës, në shkollë me shokët e klasës dhe mësuesit; në
sheshin e lojërave me fqinjët dhe bashkëmoshatarët”
Për të kuptuar se cilat janë aftësitë socializuese që u mësohen fëmijëve më parë duhet
të theksojmë mungesën e familjes për këta fëmijë si një nga elementët më të
rëndësishëm që ndikon ndjeshëm në zhvillimin e fëmijës.
Sipas autorëve të ndryshëm (Bronfenbrenner, 1997; Cicchetti dhe Toth, 2000; Lerner
dhe Steinberg, 2004) gjithashtu nuk duhen anashkaluar dhe katër dimensionet të cilat
ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve të tillë si faktorët personal (p.sh temperamenti i
fëmijës, por edhe i prindit), proceset (p.sh format e ndërveprimit familjar),
kontekstet (p.sh familja, shkolla apo komuniteti) dhe koha (p.sh ndryshimet që
ndodhin gjatë kohës mbi fëmijën apo mjedisin).
Nisur nga ajo çka u përmënd në kapitullin e parë të rishikimit të Literaturës sipas
teorisë ekologjike fëmija qëndron në qëndër të disa shtresave të cilat ndërveprojnë
me njëra – tjetrën dhe ndikojnë në zhvillimin e fëmijës në krijimin e individualitetit
të tij. Kështu mjedisi vështrohet si një seri shtresash të ndërlidhura, me ato më afër
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
166
fëmijës që kanë ndikim më direkt dhe ato më të largëtat që ushtrojnë frymë indirekte
mbi fëmijën. Në qëndër të modelit ekologjik është fëmija. Më pranë fëmijës është
mikrosistemi, i cili për shumicën e fëmijëve, përfshin familjen, shkollën, kishën,
sheshin e lojërave dhe kështu me radhë, së bashku me lidhjet që fëmija krijon në këto
mjedise. Nisur nga shtresa e parë ajo e Mikrosistemit i cili i referohet marrëdhënieve
më të afërta që krijon personi, familja është pikërisht vëndi ku realizohen në mënyrë
të menjëhershme këto mardhënie. Në rastin e fëmijëve pa kujdes prindëror “familja”
është e përbërë nga punonjësit të cilët kujdesen për ta dhe motrat e vëllezërit nga
bashkëmoshatarët të cilët janë si ata. Nisur nga kjo “familje” në këtë rast mund të
funksionojë si një kontekst efektiv dhe pozitiv të zhvillimit të këtyre fëmijëve sikurse
dhe mund të luajë një rol destruktiv të këtij zhvillimi.
Një tjetër gjetje e rëndësishme e këtij studimi ishte dhe mungesa e roleve prindërore
apo e pozicioneve familjare të cilat do të mundësonin pikërisht prezencën e familjes
së munguar duke plotësuar disi në këtë formë familjen e munguar.
Shërbime të tilla ku egzistojnë pozicionet familjare kanë për qëllim të krijojnë një
mjedis sa më të afërt me familjen biologjike, dhe t'u japin fëmijëve mbështetje për
një periudhë kohore relativisht të gjatë. Por pozicione të tilla nuk egzistojnë në
institucionet tona, vetë punonjësit që punojnë në institucionet e përkujdesit e
konfirmuan këtë gjë. Kjo lidhet jo vetëm nga politikat që zbatojnë këto institucione
por dhe nga numri i konsiderueshëm i fëmijëve, pozicione të tilla siç është nëna e
cila shërben si figurë qëndrore dhe kujdesi afatgjatë për këta fëmijë, realizohen nëpër
Shtëpi Familje ku numri i këtyre fëmijëve është më i vogël.
Pikërisht integrimi në shoqëri është pjesë e socializimit të këtyre fëmijëve në
institucione, aty ku u mësohen normat, vlerat, kultura.
Nisur nga përkufizimi i dhënë prej Anderson socializimi është proçes përmes të cilit
njerëzit mësojnë pritshmëritë e shoqërisë, përvetësojnë kulturën e tyre, zakonet,
ligjet, praktikat, dhe mjetet e shprehjes si dhe mësojmë sjelljet me të cilat shoqëria
jeton (Andersen, 2009:74) Pikërisht këtë proçes këta fëmijë e përvetësojnë në kushtet
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
167
Institucionale. Bazuar në gjetjet e studimit rezultoi se një pjesë e punonjësve, nuk
ishin të njohur me rëndësinë e këtij proçesi për këta fëmijë, gjetje e cila u përforcua
dhe nga personat kyç, të cilët këtë të fundit e konsiderojnë si një nga problemet e
shërbimeve që ofrohen aktualisht në institucionet e përkujdesjes.
Le ti marim me radhë aftësitë socializuese që fëmijëve u mësohen në këto
institucione:
Aftësitë sociale, sipas gjetjeve të studimit nga intervistat e realizuara me të 2 (dy)
kategoritë (fëmijët pa kujdes prindëror dhe punonjësit) rezultoi se fëmijët kishin
ndërtuar mardhëniet me punonjësit dhe me bashkëmoshatarët, tregonin respekt për
punonjësit, në raste konfliktuale me shokët apo shoqet arrinin t’i zgjidhinin konfliktet
nga vetë ata apo në raste të tjera nga punonjësit. Atyre u mësoheshin aftësi për të
jetuar në mënyrë të pavarur, përfshirë këtu higjienën personale, gatimin, menaxhimin
e konfliktit, marëdhëniet e shëndetshme, menaxhimit të parave etj.
Në familje një fëmijë mund ti arrijë këto aftësi sociale duke mësuar mënyrat
themelore dhe sjelljen e duhur, duke ndërvepruar me anëtarët e familjes, në rastin e
fëmijëve pa kujdes prindëror këto aftësi sociale mësohen nga punonjësit dhe
nëpërmjet miqësisë që zhvillojnë me të tjerët, përfshirë këtu angazhimin në biseda
apo nëpërmjet luajtjes së roleve për një sërë situatash të cilat ai ose ajo mund ti hasi
në jetë.
Parë nga këndvështrimi i punonjësve ajo çfarë bie në sy është që punonjësit bien
dakort për rëndësinë që ka ky proçes për këta fëmijë dhe se sa i rëndësishëm është
roli i tyre në aspektin edukues për ti mësuar aftësi komunikuese, bashkëvepruese.
Disa prej tyre theksojnë faktin që këta fëmijë i shikojnë punonjësit si model që duhen
ndjekur.
Aftësitë morale, Nisur nga përkufizimi se “morali ka të bëjë me sistemin e rregullave
që rregullojnë ndërveprimet sociale dhe marrëdhëniet shoqërore të individëve
brenda shoqërive” studimi gjeti se në institucionet rezidenciale egziston një
rregullore e cila përfshin të drejtat dhe detyrimet e fëmijëve dhe që pritet të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
168
zbatohet nga të gjithë individët që jetojnë dhe punojnë aty. Duke u njohur me këtë
rregullore dhe duke e respektuar atë, fëmijët pregatiten për një ndërveprim efikas në
të ardhmen me botën e të rriturve. Gjetjet e studimit gjithashtu treguan se punonjësit
e institucioneve e shikojnë shumë të rëndësishme rregulloren, ata jo vetëm që i’ua
lexojnë fëmijëve të drejtat dhe detyrimet që i takojnë por dhe të afërmëve të tyre.
Për sa i përket zbatimit të kësaj rregulloreje gjetjet treguan se jo të gjithë fëmijët e
zbatojnë atë, e shprehur në përqindje siç dhe u shprehën vetë ata niveli i zbatimit
varionte nga 60 % e lart, gjë e cila tregon se duhet akoma më shumë angazhim nga
ana e të dyja palëve në mënyrë që zbatueshmëria sot të ndihmojë në zhvillimin e
këtyre fëmijëve dhe të shërbejë si një element i rëndësishëm në integrimin e tyre
nesër.
Aftësitë njohëse
Normalisht funksionimi njohës apo intelektual është ndikuar nga mjedisi, sfondi
familjar dhe statusi socio-ekonomik si dhe luan një rol të rëndësishëm më pas në
përballimin e jetës në komunitet. Të gjithë fëmijët që jetonin në institucionet
rezidenciale ndiqnin arsimin e detyrueshëm dhe atë të mesëm nëpër shkollat publike
gjithashtu ata përfshiheshin dhe në aktivitete argëtuese dhe shlodhëse mbasditeve
apo fundjavave. Gjetjet treguan se punonjësit i mësojnë aftësitë njohëse jo vetëm
duke i pregatitur për çdo ditë në mësime për të nesërmen por dhe zhvilluar aktivitete
të cilat shtojnë njohuritë e tyre nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme
Aftësitë emocionale
Gjetjet e studimit treguan se punonjësit e institucioneve në raste konfliktesh
mundohen që ta qetësojnë situatën duke dëgjuar problemin që kanë, duke u munduar
që ta zgjidhin konfliktin dhe në fund duke i kërkuar falje njëri-tjetrit, gjithashtu ata
specifikonin punonjësit në profesione të tilla si, Psikologen dhe Punonjësen Sociale,
profesione të cilat ndihmojnë në menaxhimin e konflikteve midis fëmijëve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
169
Gjithashtu gjetjet treguan se kishte dhe nga ata që e kërkonin ndihmën nga njëri-
tjetri: te shokët, apo kishte dhe të tjerë të cilët zgjidhjen e konfliktit e mernin përsipër
vetëm.
Pra, si përfundim sikurse u shqyrtua edhe në kapitullin e I-rë, sipas teorisë së sistemit
ekologjik ne duhet të marrim në konsideratë sesi karakteristikat unike të fëmijës
bashkëveprojnë me mjedisin rrethues të tij. Fëmija posedon një numër
karakteristikash vetjake, më të rëndësishme nga të cilat janë ato që Brofenbrenner i
përshkruan nxitëse për zhvillimin – që do të thotë janë të afta për të ndikuar njerëzit e
tjerë në mënyrë të tillë që janë të rëndësishme për fëmijën. Sipas kësaj teorie mjedisi
është i përbërë nga katër shtresa të sistemeve të cilat ndërveprojnë në mënyra
komplekse dhe mund edhe të ndikojnë dhe të jenë prekur nga zhvillimi e personit. Në
kushtet e fëmijëve jetimë mungesa elemetit më të rëndësishëm e vështirëson proçesin
e socializimit por nuk e bën të pamundur, një bashkëpunim midis punonjësve dhe
fëmijëve si dhe nëpërmjet politikave socializuese dhe integruese ky process do të
bëhej i mundur.
3. Përjetimet, ndjenjat dhe mënyrat e sjelljes në momentin kur përballen me
realitetin pas daljes nga institucioni (sfidat, vështirësitë, pengesat, dështimet,
sukseset etj.)
Sikurse u shqyrtua edhe në kapitullin I-rë, sipas Boundless kur jetimët janë të
'diplomuar' dhe lënë institucionet, shumë prej jetimëve për një kohë të gjatë e kishin
të vështirë të mbanin veten e tyre sepse ata nuk kishin rrjetet e familjes dhe
komuniteti mbi të cilat mbështeten e kanë të pamjaftueshme përballimin me sfidat e
'botës reale'. Të njëjtën gjetje e përforcon dhe studimi duke analizuar të gjitha
nevojat apo vështirësitë që përballeshin jetimët sapo linin institucionin.
Kështu, gjetjet tregojnë se jetimët, përsa i përket nevojave të paplotësuara, renditur
në shkallë rëndësie, vendosin strehimin si më të rëndësishmin. Kjo për vetë kushtet e
mjerueshme në të cilat ata ndodheshin, pa kushte higjenike, pa tualet dhe me shumë
pjestarë në një dhomë. Nevoja e dytë për nga rëndësia sipas pohimit të jetimëve është
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
170
punësimi, për vetë faktin se pjesa më e madhe prej tyre ishin të papunë, ku nga këto
një pjesë nuk kishin punuar asnjëherë, një pjesë kishin shumë vite që nuk punonin
ose punonin në të zezë. Një tjetër gjetje me interes ishte se, edhe pse shkolla e
mesme që ata kishin mbaruar i kishte dhënë një zanat, askush prej tyre nuk e
ushtronte zanatin. Niveli i tyre arsimor në përgjithësi ishte i mesëm, përveç një pjese
të vogël të cilët kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare. Pjesa më e madhe nuk e
konsideronte si një nevojë shumë të rëndësishme arsimin, duke mos pasur shpresa
që, nëpërmjet një niveli më të lartë arsimor do të mund të kishin një nivel jetese më
të mirë.
Në këtë studim u analizua dhe ligji më i rëndësishëm për jetimët ai i “Statusit të
Jetimit” në të cilin janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen që të përfitohet ky
status si dhe nga ana tjetër janë përcaktuar detyrimet që duhet të përmbushi shteti për
këtë kategori.
Sikurse u shqyrtua edhe në kapitullin e I-rë, sipas Parsons integrimi shoqëror paraqet
një imperativ funksional të sistemit, që ka si qëllim të garantojë koherencën dhe
solidaritetin e brendshëm, që realizohet nëpërmjet brendësimit të normave nga ana e
individëve nëpërmjet procesit të socializimit. Më pas, është detyrë e sistemit juridik
të kontrollojë nëse respektohen ose jo rregullat dhe të sanksionojë sjelljet devijante
për të garantuar kohezionin dhe qëndrueshmërinë e një shoqërie të caktuar (Shih:
Berti, F.; Valzania, A., 2010:20). Nga gjetjet e studimit rezultoi se jetimëve u
brëndësoheshin normat nëpërmjet proçesit të socializimit apo shoqërizimit dhe ishin
të njohur me të drejtat që i takonin atyre nga Statusi i Jetimit, përfshirë këtu dhe ata
të cilët nuk e përfitonin. Përgjatë intervistave u mor informacion edhe në lidhje me
nivelin e njohurive që kishin të intervistuarit në lidhje me këtë ligj.
Por panvarësisht sa më sipër, është detyrë e sistemit juridik të kontrollojë nëse
respektohet ose jo ligji në fjalë. Kështu gjetjet e studimit treguan se, edhe pse në
Status përcaktohet se strehimi i personave që përfitojnë nga ky status bëhet me
përparësi dhe me kredi afatgjata nga shteti asnjë prej jetimëve nuk kishte përfituar
strehë, të gjithë jetonin nëpër konviktet e shkollave të mesme që prej kohës kur ata
kishin përfunduar arsimin e mesëm. Kishte nga ata të cilët kishin rreth 35 vite që
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
171
jetonin aty, kishte dhe nga ata të cilët kishin humbur jetën në atë konvikt, sipas
pohimeve të bëra nga bisedat e lira me të intervistuarit.
Ashtu siç përcaktohet dhe në Konventën e të Drejtave të Njeriut streha duhet të jetë
një ambjent i cili ofron mbi të gjitha siguri, rehati, shëndet etj, dhe jo detyrimisht të
jetë “pronë”. Edhe pse ky i fundit nuk është forma e vetme e strehimit, egzistojnë dhe
forma të tjera si strehimi me qira apo strehimi social por studimi. Në fakt këtë të
drejtë e kërkojnë në përgjithësi të gjithë shiptarët sepse të drejtën për strehim e
kosiderojnë të përmbushur vetëm nëse kanë një shtëpi të tyren. E gjithë kjo parantezë
paraqitet sepse e njëjta gjë dukej qartë që pritej dhe nga ky target-grup, ata prisnin të
siguronin një banesë të tyren dhe alternativat e tjera të strehimit nuk i mernin në
konsiderat duke nxjerrë gjithmonë si pretekst pamundësinë për ta paguar qiranë apo
kredinë sociale.
Gjetje tjetër e studimit kishte të bënte me dy kategoritë që ishin krijuar në këto
konvikte: nga njëra anë kishte jetim (burra) që bashkjetonin ose ishin martuar me gra
të cilat nuk kishin të njëjtin status si dhe nga ana tjetër kishte jetime (gra) të cilat
ishin bashkjetuar dhe lindur fëmijë jashtë martese. Pikërisht kategoria e fundit, e
fajsonin akoma më shumë shtetin edhe për faktin që sipas tyre në këto raste ai ishte
dyfish i detyruar që të përmbushte ato çka përcaktonte në legjislacion. Pra sipas
gjetjeve të studimit u vu re se të rinjtë jetim shfaqnin pesimimizëm për gjëndjen e
tyre, dhe këtë të fundit e shikonin si përgjegjësi të institucioneve juridike për
gjëndjen në të cilën ndodheshin dhe prisnin e prisnin pikërisht nga këta të fundit që
të përmbushin detyrimin ligjor.
Përsa i përket përpjekjeve që do të bënin jetimët për të siguruar një banesë pjesa më e
madhe e jetimëve vetëm numëronin rastet kur i janë drejtuar Bashkisë, Avokatit të
Popullit dhe sa e sa herë kanë bërë dokumenta. Edhe pse përpjekje të tilla kanë
zgjatur me vite të tëra, shpresat e fundit ata i kanë sërisht vetëm tek shteti dhe
shprehen se, përpjekje të tilla do të vazhdojnë që t’i bëjnë duke mos u përpjekur që të
dalin vetë nga situata që ndodhen. Për ata egzistojnë vetëm dy zgjidhje: ose të
vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat godina ku të paktën sipas tyre nuk do të paguajnë
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
172
qira, ujë e drita ose shteti duhet t’u sigurojë banesë. Pjesa më e madhe e jetimëve nuk
i shikojnë si zgjidhje rastet e tjera si të marësh një shtëpi me qira apo të marrësh një
kredi. Vetëm një përqindje e vogël ishin të ndërgjegjshëm në një farë mënyre, për
realitetin dhe ndryshe nga të tjerët, të cilët pohonin vetëm detyrimin ligjor, ata
mendonin se qëndrimi në godinën e konviktit ishte i përkohshëm.
Lidhur me punësimin e jetimëve i cili sipas statusit bëhet me përparësi nga zyrat e
punës dhe përkujdesjes sociale, gjetjet e studimit treguan se pavarësisht asaj çfarë
përmban ky nen asnjë nga jetimët nuk është punësuar nga zyrat e punës megjithëse
se janë drejtuar herë pas here atje, rezultati ishte që punën e kanë gjetur duke i
ndihmuar dikush ose vetë. Pjesa më e madhe e të intervistuarve ishin të papunë dhe
periudha e papunësisë zgjaste, ose nuk kishin punuar asnjëherë, ose kishin shumë
vite që ishin të papunë. Për këtë kategori individësh ofrohen kurse profesionale falas
nga shteti, me qëllimin e mirë që të ndihmohen të dalin nga gjëndja në të cilën
ndodhen sepse duke fituar një zanat kanë më shumë shanse të punësohen. Por nga
gjetjet e studimit rezultoi se asnjëri prej të papunëve nuk ishte i interesuar për të
ndjekur kurse të tilla, e jo më të punësoheshin në zanatin e fituar. Përsa i përket
përpjekjeve të tyre për sigurimin e një pune, jetimët vazhdonin të mos përmëndin
asnjë përpjekje të tillë, por sipas tyre ata, do të vazhdonin të drejtoheshin tek zyra e
punës. Megjithëse përvoja u kishte treguar se edhe ata që ishin punësuar nuk ishin
punësuar nga zyrat e punës, ata sërish e shikonin rrugën institucionale të kërkimit të
punës si të vetmen zgjidhje. Duke qënë të papunë, por me nevoja që kërkonin që ti
plotësoheshin, ndodhte që të rinjtë jetim, duke u përpjekur si të thuash për të
mbijetuar, të përfshiheshin në aktivitete delinkuente,, dhe ashtu siç rendiste njëri prej
të intervistuarve do të vazhdonte të vidhte apo do të grabiste, duke i konsideruar këta
të fundit si përpjekje për të siguruar jetesën e përditshme.
Për sa i përket nivelit të tyre arsimor, gjetjet e studimit tregojnë se pjesa me e madhe
e të intervistuarve kishin përfunduar shkollën e mesme, pak shkollën 8-vjeçare dhe
asnjë shkollën e lartë. Edhe pse thuhet se për jetimët që mbarojnë shkollën e mesme
ose të lartë dhe që jetojnë në konvikte, shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat
e ndihmës dhe të përkujdesit shoqëror në bashki e komuna, deri në zënien e tyre me
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
173
punë, gjetjet e studimit treguan që shpenzimet e ushqimit përballohen nga vetë ata
dhe jo nga zyrat e ndihmës siç përcaktohet në Statusin e Jetimit.
Në konvikte brënda një dhome jetonin persona të moshave të ndryshme, të moshave
madhore, të cilët vuanin nga sëmundje të ndryshme, si dhe fëmijë të vegjël që,
sigurisht kërkojnë më shumë përkujdesje. Përmëndim këto dy kategori më tepër
sepse, nëse bëhet fjalë për sëmundje, janë pikërisht këto dy kategori që janë më të
prekur dhe kërkojnë shpenzimet për blerjen e medikamenteve të ndryshme. Në status
thuhet se, qoftë shërbimi shëndetësor apo dhe ai dentar si dhe medikamentet për
jetimët, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti, por
gjetjet treguan se asnjë jetim nuk kishte përfituar shërbime të tilla falas dhe të gjitha
mbuloheshin nga shpenzimet e tyre.
Gjithashtu në Statusin e Jetimit përcatohet se dhe transporti urban, qytetas dhe
ndërqytetas për ata të cilët e gëzojnë statusin duhet ta përfitojnë falas. Por gjetjet e
studimit treguan të kundërtën. Asnjëherë nuk kishin përfituar falas saqë ishte e kotë
që t’ua paraqisnin këtë dokument.
Nëse do të vazhdojmë më pas të flasim për nenin që ka të bëjë me hyrjen në
spektakle, veprimtari sportive etj., me 50 për qind të vleftes së biletës, për këtë
kategori konsidorhet e tepërt përmbushja e tij, nisur nga fakti që atyre u mungojnë
gjërat minimale për të mbajtuar frymën gjallë dhe as që pretendojnë për tu bërë pjesë
e aktiviteteve të tilla argëtuese. Madje një pjesë prej tyre tregojnë që nuk e kanë marë
mundimin që ta vërtetojnë zbatueshmërinë e këtij neni.
Lidhur me ndihmën që i kishin ofruar punonjësit që punonin në institucione në
mënyrë që tju mësonin aftësit e duhura jetësore, duke ju pregatitur në një farë mënyre
dhe për jetën në të ardhmen gjetjet e studimit i ndan le të themi jetimët në dy
kategori.
Ata të cilët e kanë përjetuar perjudhën e komunizmit i kujtonin me nostalgji
punonjësit si dhe ndihmën që shteti u kishte ofruar atyre duke i trajtuar njësoj si të
tjerët, duke i përfshirë në aktivitete argëtuese, në kampe etj.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
174
Ndërsa jetimët të cilët kishin përjetuar perjudhës e post komunizmit abstolutisht që
nuk kishin nostalgji për të shkuarën, duke përmëndur faktin që kujdesi ndaj tyre ishte
vetëm brënda mureve të institucionit jashtë, tyre edhe në rast se ata do të mund të
kishin pasur nevojë për mbështetje nuk e kishin gjetur asnjëherë. Kjo ndodhte edhe si
pasojë e poltikës gjë zbatohet në këto institucione.
Pikërisht nëse do të duam të bëjmë një krahasim të perjudhave para dhe pas viteve
’90, do të vëmë re se para viteve ’90 të dhënat arkivore tregojnë se jetimët me
dëshirë ose jo ishin të detyruar që të përfshiheshin në aktivitete pune gjatë qëndrimin
në institucion, në mënyrë që edukatën e punës të fillonin ta mësonin, më pas me
përfundimin e arsimit të detyrueshëm ata detyrimisht duhet të futeshin në punë, u
sigurohej një strehë ose për ata të cilët dëshironin të vazhdonin studimet më tej
mbështeteshin nga shteti.
Gjithashu u gjet se imagjinata e tyre lidhur me jetesën që do të bënin pas daljes nga
institucionit nuk përputhej me realitetin ku jetonin sot dhe ajo çfarë ata dëshironin
për të ardhmen e tyre dhe të gjithë kategorisë së tyre ishte: të trajtoheshin njësoj si të
tjerët në mënyrë që të integroheshin në shoqëri.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
175
vi. KAPITULLI V
SYGJERIME
1. Ky studim mund të shërbejë dhe si nismëtar për të konceptuar një studim tjetër,
në kuadër të shërbimeve sociale të cilat kontribuojnë në përmbushjen e integrimit
social.
2. Pushteti lokal nevojitet të ndërhyjë për përgjegjësitë që i ngarkon ligji i
decentralizimit.
3. Nevojitet një bashkërendim i veprimeve midis institucioneve ligjvënëse dhe të
ligjit zbatues, pushtetit qëndror dhe lokal.
4. Është e nevojshme të zbatohet strategjia kombëtare që ka të bëjë me mbështetjen,
mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve jetim.
5. Nevojitet një angazhim serioz i organizmave qëndror të monitorimit për t’iu
nënshtruar një studimi të mirëfilltë siç është INSTAT dhe njësia e pushtetit lokal
për t’iu nënshtruar një studimi serioz në lidhje me identifikimin e kategorive
sociale të fëmijëve jetim në mbarë vëndin.
6. Në kuadër të decentralizimit nevojitet të shtohen Shtëpitë Familje (Casa Familia)
ose i Qëndrave Rezidenciale Rinore, i mbështetjes dhe shërbimeve në komunitet
sepse institucionalizimi nuk arrin të zhvillojë aftësitë e rëndësishme në mënyrë që
të realizojnë një jetesë të pavarur.
7. Këto qëndra të shpërndahen në të gjithë vëndit ose të paktën në qytet më të
mëdha për të rinjtë jetimë të moshës 18 e lart. Hapja e këtyre qendrave do
ndihmojë dhe zbusë problemet sociale, që ata kanë kur dalin nga këto
institucione, në mënyrë që të përballojnë më lehtë jetën dhe të mirë integrohen në
shoqëri.
8. Të zhvillohen më shumë politika për integrimin e fëmijëve pa kujdes prindëror.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
176
9. Të ofrohen banesa sociale, punësim nëpër biznese të ndryshme, si dhe një
subvencion më të mirëfilltë.
10. Të motivohen të rinjtë jetim për të rritur nivelin arsimimor dhe të edukimit.
11. Të trajnohen punonjësit lidhur me socializimin duke ndihmuar në këtë mënyrë në
proçesin e socializimit.
12. Të punësohen punonjës të kualifikuar, të përmirësohet cilësia dhe niveli i kuadrit,
i specialistëve multidisiplinarë, që ofrojnë shërbimet sociale.
13. Nevojiten disa reforma në të gjitha institucionet e shërbimeve rezidenciale dhe
komunitare për fëmijët jetimë.
14. Duhet t’i vihet theks i veçantë kuadrit ligjor, që ka të bëjë me kujdesin ndaj
fëmijëve jetimë biologjikë dhe atyre që vijnë nga familjet me probleme sociale.
15. Nevojitet një ligj që t’ju vijë në mbrojtje fëmijëve jetim social si dhe familjarëve
të tyre, I cili do të mundësojë rritjen e tyre pranë familjes.
16. “Statusi i Jetimit” ligji më i rëndësishëm për këta fëmijë duhet ndrushohet dhe
sigurisht të gjejë zbatim.
17. Të dhënat e këtij studimi mund të përdoren për hartimin e një strategjie
kombëtare të ndërhyrjes që ka të bëjë me politika mbrojtëse dhe mbështetëse të
kategorisë së jetimëve.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
177
BIBLIOGRFIA
NGA ARKIVI QËNDROR I SHTETIT
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 195 Viti 1921 Dosja 37 Fletë nr. 15
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 195 Viti 1921 Dosja 37 Fletë nr. 16
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 195 Viti 1921 Dosja 37 Fletë nr. 1
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 152 Viti 1922, Dosja 451 Fletë nr. 9
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1921, Dosja 37 Fletë nr. 3
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr. 4
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr. 18
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr.35-39
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr.47
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 195 Viti 1924, Dosja45 Fletë nr. 50
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 380 Viti 1928, Dosja 149 Fletë nr.3
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 380 Viti 1928, Dosja149 Fletë nr. 1
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 403 Viti 1941, Dosja 794 Fletë nr.11
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi 403Viti 1940, Dosja 595 Fletë nr.1-2
Arkivi Qëndror i Shtetit. Fondi -Viti 1929, Dosja 507 Fletë nr.27
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43 Fletë nr.01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43 Fletë nr.05
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43 Fletë nr.09
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
178
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 1011, Viti 1962 Dosja 43 Fletë nr.10
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 489, Viti 1989 Dosja 109 Fletë nr.52
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 489, Viti 1989 Dosja 109 Fletë nr.5
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 499 Viti 1947 Dosja 914 Fletë nr. 01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 499 Viti 1947 Dosja 914 Fletë nr. 02
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512 Viti 1950 Dosja 47 Fletë nr. 01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512 Viti 1950 Dosja 47 Fletë nr. 07
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512 Viti 1950 Dosja 47 Fletë nr.02
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512 Viti 1951 Dosja 35 Fletë nr.01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164 Fletë nr.08
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164 Fletë nr.04
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1973 Dosja 164 Fletë nr.01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 512, Viti 1981 Dosja 257 Fletë nr.01
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 584 Viti 1945 Dosja 188 Fletë nr. 16
Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 584 Viti 1945 Dosja 188 Fletë nr. 54
BURIME TË TJERA
Cohen, Louis; Lawrence manion; Leith Morris; Research Methods in
Education, Routledge, 2007
Kendall Diana, Sociology in our times, The Essentials, 2010
Berti, Fabio; Andrea Valzania: Le nuove frontiere dell’integrazione. Gli
immigrati stranieri in Toscana, Franco Agneli, 2010.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
179
Odessa Foster Care Pilot, At-Risk Youth in Odessa: Opportunities and
Challenges Abbreviated, Report Project LifeStart Odessa, Ukraine 2011
Avokati i Popullit, Raport i Veçantë “Për të drejtat e fëmijëve jetimë,
përfshirë këtu fëmijet e sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes
shoqërore, si dhe të fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar” 2013
Williamson John and Greenberg Aaron. Better Care Network Working Paper,
September 2010, Families Not orphan Nages, John Williamson and Aaron
Greenberg.
Boundless. “Resocialization and Total Institutions.” Boundless Sociology.
Boundless, 14 Nov. 2014. Retrieved
Civil Rights Defenderes, Studim mbi efekivitetinn e legjislacionit shqiptar për
strehimin dhe mbrojtjen e sigurisë së banesës nga dëbimet me forcë “E
drejta e strehimit dhe siguria e strehës” dhjetor 2015,
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Alili Imwrlije, Metodologjia e Punës Hulumtuese Shkencore, 2013
INSTAT “Njerëzit dhe puna në Shqipëri, Krahu i punës, Punësimi dhe
Papunësia” 2004 Tiranë
INSTAT, Të Rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë, Nëntor 2015
M. Mudasir Naqshbandi, Rashmi Sehgal Rimsha Abdullah, Fahim ul Hassan,
Academic Journals Article Orphan s in orphanages of Kashmir “ and their
Psychological problems ” J Trauma Stress, October 2012
Ferrante Joan , Northern Kentucky University, Sociology a Global
Prespective,
Daci Jordan, Të drejtat e Njeriut (Botimi II) Tiranë 2008
Konventa e Hagës e vitit 1993 “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin
në lidhje me birësimet ndërkombëtare”, e ratifikuar me Ligjin nr. 8624 datë
15.06.2000.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
180
Konventa Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët”, ratifikuar me Ligjin
nr.9359 datë 24.03.2005.
Konventa Europiane “Për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të
Njeriut.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërise
Omari Luan “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, 2007.
Margaret L. Andersen University of Delaware Howard F. Taylor Princeton
University Socialization and the Life Course, pg 74, pg. 84 chapter 4, ISBN-
13: 978-0-495-81223-4; ISBN-10: 0-495-81223-4, 2009
Michael A. Hogg Claremont Graduate University Graham M. Vaughan
University of Auckland, Essentials of Social Psychology ISBN 978-0-13-
206932-8, 2010,
National Albanian Center For Social Studies Vlerësim i shërbimeve të
kujdesit ndaj fëmijës dhe i institucioneve për fëmijët pa kujdes prindëror
(Raport studimor i financuar nga UNICEF, Shqipëri) tetor 2005, Tiranë
Laelia Gilborn , Lou Apicella, Jonathan Brakarsh, Linda Dube, Kyle Jemison,
Mark Kluckow, Tricia Smith and Leslie Snider, Orphans and Vulnerable
Youth in Bulawayo, Zimbabwe
Pakti i OKB-së për të Drejtat Civile dhe Politike, ratifikuar me Ligjin nr.
7510 datë 8.08.1991
“Pakti Ndërkombëtar për pë Drejtat Ekonomike Sociale phe Kulturore” pakti
ka hyrë në fuqi më 3 janar 1976,
Patton M.Q ‘Qualitative Research and Evaluation Methods, 2002
Raport i veçantë “Për të drejtat e fëmijëve jetimë, përfshirë këtu fëmijet e
sistemuar në institucionet rezidenciale të përkujdesjes shoqërore, si dhe të
fëmijëve që shfrytëzohen për të punuar” Tiranë 2015
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
181
Raport studimor “Situata e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror” për vitin 2012,
2013 – Qarku Shkodër
Gorun Diana , Recent Advances on Education and Educational Technologies,
Psychological, sociological and legal aspects of integration into society of
orphans in order to prevent deviance and delinquency.
Vasta Ross ,“Psikologjia e fëmijës” përkthyer nga Fatmir Hoxha, Tiranë 2007
Social Structure, Processes, and Contro, Socialization Becoming Human and
Humane, Chapter 4/ 2012
Paçukaj Sokol , Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social, Tiranë 2010
Strategjia e integruar kundër dhunës “Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi
strategjitë e integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”
Këshilli i Evropës
V. K. M. “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për
dhënien e bonusit të strehimit” datë 28.12.2015
Villalba Quesada, Cristina. Redes Sociales: Un concepto con importantes
implicaciones en la intervención comunitaria.Intervencion Psicosocial.
Revista sobre igualdad y calidad de vida. 1993. Vol 2. España: Colegio
Oficial de Psicólogos de Madrid, 2003.
Ligji nr.7650 date 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj
dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”, i ndryshuar me Ligjin nr.9695
date 9.03.2007,
Ligji nr.7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr.8116 date 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së
Shqipërisë”,
Ligji nr. 8153 datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”,
Ligji nr. 9062 datë 8.05.2003 “Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë”
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
182
Ligji nr. 9232 date 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e
banorëve të zonave urbane”, i ndryshuar.
Ligji nr. 9355 date 10.03.2005 “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet
Shoqërore”,
V. K. M. nr. 658 dhe nr. 659 date 17.10.2005 “Për standartet e shërbimit të
përkujdesit shoqëror për femijët në institucionet rezidenciale”.
V. K. M. “Për disa shtesa në vendimin nr. 80 dt 28.01.2008 të Këshillit të
Ministrave “Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të mbrojtjes sociale dhe të
planit të veprimit për zbatimin e saj” 2008
V. K. M. nr. 80 datë 28.01.2008 “Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale
dhe e Planit të Veprimit për zbatimin e saj”, ndryshuar me V.K.M. nr.1104
datë 30.07.2008.
Ligji nr.10347 date 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”.
V. K. M. nr. 89 datë 26.01.2012 “Për përcaktimin e kritereve,
dokumentacionit dhe proçedurës së shërbimit të kujdestarisë”.
V. K. M. nr.182 date 13.03.2012 “Për miratimin e planit të veprimit për
fëmijë 2012-2015”.
V. K. M. nr. 266 datë 12.04.2012 “Për bashkërendimin e veprimtarisë së
mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për çeshtjet që lidhen me
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.
V. K. M. nr. 265 date 12.04.2012 “Për krijimin dhe funksionimin e
mekanizmit të bashkërendimit të punës midis autoriteteve shtetërore
përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyra e
proçedimit të tij”.
Ligji nr.69/2012 date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në
Republikën e Shqipërisë”.
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
183
V. K. M. nr. 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe
dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet
rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror”
Luarasi, Aleks “Studime për të drejtën zakonore shqiptare, 1. Mardhëniet
Familjare”, Botimi I dytë , Tiranë 2007
Karta Sociale Europiane, miratuar me Ligjin nr.8960 datë 24.10.2002,
WEBLIOGRAFIA
http://en.wikipedia.org/wiki/Social_deprivation
http://eunacal.org/metodakerkimi/wpcontent/uploads/2012/01/leksionet/Meto
dat_kerkimore_cilesore_Ceshtjet_thelbesore_ne_avancimin_e_tyre.pdf)
http://top-channel.tv/lajme/artikull
http://www.ash-college.ac.il
http://www.dritaislame.al/streha-vorfnore-misioni-i-pa-nderprere-ne-keto-
100-vjet/
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2014/05/20/ligj-manget-vetem-18-kane-
akses-ne-sherbimet-sociale/
http://www.ikub.al/Lajme/1410050013/Article-Te-braktisur-nga-fati-shteti-
dhe-shoqeria.aspx
http://www.livescience.com/
http://www.sagepub.com/upm-data/45619_4.pdf
http://www.shekulli.com.al/
http://www.sherbimisocial.gov.al/fakte-dhe-shifra/
http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/05/RAPORTI-
VJETOR-2014.pdf
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
184
http://www.slideshare.net/aurelaelmasllari/margjinalizimi
http://www.sot.com.al/politike/policia-liron-konviktet-e-shkoll%C3%ABs-
teknologjike-nxjerr-n%C3%AB-rrug%C3%AB-dhjet%C3%ABra-
jetim%C3%AB
http://www.sparknotes.com/sociology/socialization/section1.rhtml
http://www.thewayforwardproject.org/file_uploads/E17%20Transitioning%2
0from%20Institutional%20Care.pdf
http://www.unicef.org/albania/sq/Vleresimi_i_Kujdesit_Social.pdf
lajme.parajsa.com/Shqiperia/id_250604/
www.nifao-orfan.org
www.academicjournals.org/
http://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20V%20zhvillimi%20soc
ial%20dhe%20loja.doc
http://edonaberishakida.webs.com/Ligjerata%20e%20V%20zhvillimi%20soc
ial%20dhe%20loja.docmarrë më 27.10.2016
http://www.psikologjia.com/?p=71, marrë më 27.10.2016
http://www.unicef.org/tfyrmacedonia/MK_Pub_ELDS_ALB.pdf, marrë më
27.10.2016
http://floripress.blogspot.al/2012/02/pergatitja-ose-pjekuria-aftesia-e.html
marrë më 27.10.2016
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
185
SHTOJCA NR. 1
FORMA E DHËNIES SË PËLQIMIT TË INFORMUAR
Titulli i studimit: Integrimi i jetimëve në shoqëri në vëndin tonë.
Autore e studimit: Orneda GEGA, punonjëse në Universitetin e Durrësit dhe
pedagoge e jashtme në po të njëjtin institucion.
Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Edmond DRAGOTI
Prezantimi dhe arsyet për studim Ky formular miratimi përmban të dhëna rreth
studimit të përmendur më lart. Studimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore
që kanë jetimët për t‟u integruar dhe përfshirë në jetën në komunitet pas daljes nga
institucioni si dhe të evidentojë faktorët që do ta bënin këtë proces më të suksesshëm
bazuar në këndvështrimin e personave kyç të shërbimit social (Rasti i Shqipërisë).
Të dhënat e mbledhura nga ky studim do të shërbejnë për të patur një kornizë të plotë
të fenomentit të integrimit të jetimëve.
Konfidencialiteti Ju siguroj që çdo gjë që do të thoni do të mbetet e fshehtë. Emri
juaj në asnjë rrethanë, nuk do të përmendet në këtë studim apo ndonjë publikim tjetër
të ngjashëm. Çdo informacion i ofruar nga ju do të jetë konfidencial dhe do të ruhet
deri në kufirin e lejueshëm me ligj. Të gjitha të dhënat do të kodohen dhe do të
përdoren vetëm nga unë dhe vetëm për studimin.
Përdorimi i rezultateve të studimit Rezultatet e këtij studimi do të publikohen si
një disertacion në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Informacioni i publikuar mund të përdoret nga të interesuarit.
Roli juaj në studim Nëse do të merrni pjesë në studim, do të kërkoja që t’u
përgjigjeshit disa pyetjeve të një interviste lidhur me vështirësitë dhe sfidat që hasin
jetimët që nga procesi i të qënit në institucion deri në momentin e daljes nga
institucioni, si dhe për të eksploruar se si ato e përballojnë jetën pas daljes nga dyert
e institucionit. Kontributi juaj është i lidhur vetëm me kohën tuaj që mund të
shpenzojmë bashkë 60-90 minuta. Intervistën mund ta zhvillojmë kur dhe ku ju keni
mundësi dhe kohën e përshtatshme.
Të drejtat tuaja si pjesëmarrës në studim Të pyesni rreth qëllimit dhe procedurave
të studimit. Pjesëmarrja juaj në këtë studim është vullnetare. Ju jeni të lirë për të
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
186
vendosur nëse do të merrni pjesë në studim apo jo. Vendimi juaj për të refuzuar nuk
do të ketë asnjë lloj ndikimi mbi ju.
Heqja dorë nga studimi Ju mund të largoheni nga studimi në çdo moment. Nëse
vendosni të jeni pjesë e studimit, por më pas ndryshoni mendim, është e drejta juaj që
të hiqni dorë në çdo moment nga studimi.
Regjistrimi i intervistës Regjistrimi i intervistës në audio apo mbajtja shënim e saj
është pjesë e studimit. Vetëm autori i studimit do të ketë të drejtën për të
transkriptuar dhe shkruar materialet e regjistruara. Nëse nuk doni të regjistroheni, kjo
është e drejta juaj.
Për informacione apo pyetje të tjera Në rastet që keni ndonjë problem apo pyetje
mbi pjesëmarrjen tuaj në studim apo dhe mbi studimin, ju lutem më kontaktoni:
Orneda GEGA: Autore e studimit Email: [email protected]
Dokumenti i mësipërm përshkruan procedurat për studimin me titull “Integrimi i
jetimëve në shoqëri”. Pjesëmarrësve u është dhënë e drejta të bëjnë çdo lloj pyetjeje.
Duke nënshkruar këtë formular miratimi, ju tregoni se keni zgjedhur në mënyrë
vullnetare të jeni pjesë e këtij studimi. _________________
Nënshkrimi i personit që do të intervistohet
Data ____________
_________________
Nënshkrimi i personit që merr miratimin
Data _____________
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
187
SHTOJCA NR. 2
UDHËZUESI I INTERVISTËS ME JETIMËT QË JETOJNË NË
INSTITUCIONE
Tema:
Integrimi i jetimëve në shoqëri në vëndin tonë.
Kërkuese shkencore:
Orneda GEGA – Punonjëse pranë Universitetit Aleksandër Moisiu” Durrës
Udhëheqës shkencor :
Prof. Dr. Edmond Dragoti – Përgjegjës në Departamentin e Punës dhe Politikës
Sociale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
Tё dhёnat e studimit do tё ruhen nga studiuesja. Emri juaj nuk do të shkruhet në
asnjë vend. Nёse tё dhёnat e kёtij studimi publikohen, asnjё informacion identifikimi
personal nuk do tё bёhet i ditur. Do tё ruajmё fshehtёsinё e pjesёmarrjes nё kёtё
studim deri nё kufirin e lejueshёm me ligj. Pjesëmarrja është vullnetare dhe ju jeni i
lirë që të ndryshoni mendjen për pjesëmarrjen tuaj në çdo kohë/moment.
Kodi:_____________
Seksioni nr. 1 Të dhëna demografike dhe sociale
Data __/___/2016
Kohëzgjatja e intervistës ______
Vëndi ______
Mosha _____vjeç/e
Vëndëlindja _______
Seksi Mashkull / Femër
Seksioni nr. 2. Këndvështrimi i tyre për të tashmen
1. Në çfarë klase jeni?
2. Si jeni me mësime?
3. Jeni të kënaqur me ambjentin ku jetoni? Pse?
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
188
4. Keni përzemër më shumë nga të tjerët një nga punonjësit e qëndrës? Saktësisht?
(përmënd profesionin)
5. Keni shokë apo shoqe të ngushtë?
Si silleni me to?
6. Sa mendoni që jeni të aftë të zgjidhni problemet që mund të keni pasur me
bashkëmoshatarët tuaj?
6.a. Ka pasur raste që nuk i keni zgjidhur dot?
a. Po
b. Jo
6.b. Ku jeni drejtuar për të marë ndihmë?
7. A ka një rregullore në shkollën tuaj?
a. Po
b. Jo
7.a. Nëse po, sa e zbatoni rregulloren e vendosur nga institucioni ku jetoni ?
Seksioni 03. Këndvështrimi i tyre për të ardhmen
8. Pas largimit nga institucioni si e mendoni vendbanimin tuaj të ardhshëm?
9. Si mendoni a do ta vazhdoni me pas shkollën e mesme?
10. Po në universitet do të pëlqente të shkoje?
11. Çfarë profesioni keni dëshirë të bëni në jetë?
12. Sa mendoni që do të arrini të përshtateni me jetën jashtë qëndrës në të ardhmen?
Faleminderit
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
189
SHTOJCA NR. 3
UDHËZUESI I INTERVISTËS ME JETIMËT QË JETOJNË NË
KONVIKTET E SHKOLLAVE TË MESME
Përshëndetje. Emri im është Orneda GEGA dhe aktualisht jam punonjëse pranë
Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe pedagoge e jashme pranë të njëjtit
institucion prej 7 vitesh. Njëkohësisht ndjek studimet e Doktoraturës pranë këtij
Fakulteti. Ky është një studim eksplorues, prandaj jam shumë e interesuar të mbledh
sa më shumë të dhëna lidhur me integrimin e jetimëve në shoqëri dhe do t’ju isha
shumë mirënjohëse, nëse do të pranoni të jeni pjesë e këtij studimi, duke iu përgjigjur
pyetjeve të. Pjesëmarrja juaj në këtë studim është vullnetare.
Përgjigjet tuaja do të jenë vetëm pjesë e studimit të doktoraturës dhe do të mbeten
konfidenciale.
Seksioni nr.1 Të dhëna demografike dhe sociale
Data __/___/2016
Kohëzgjatja e intervistës ______
Vëndi e intervistës ______
Mosha _____vjeç
Seksi Mashkull / Femër
Vëndlindja ______
Arsimi 8-9 vjeçar / I mesëm/ I lartë
Statusi martesor Beqar/e / I/e Martuar / I/e Ve / I/e
Divorcuar
Seksioni nr. 2. Paraqitja e situatës së jetimëve sipas kënvdvështrimi të tyre.
1. Si ndjeheni në banesën ku jetoni?
2. A jeni të kënaqur me kushtet ku jetoni?
3. A jeni përshtatur me ambjenit?
4. Aktualisht cilat janë nevojat tuaja të paplotësuara?
(Lutemi, renditini ato në shkallë rëndësie?)
5. E përfitoni “Statusin e jetimit” ? (nëse jo kalo në pyetjen numër 7)
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
190
a. Po
b. Jo
6. Nëse po, i njihni të drejtat tuaja se çfarë duhet të përfitoni nga ky status?
7. A jeni në mardhënie pune? (nëse jo kalo tek pyetja numër 9)
a. Po
b. Jo
8. Nëse po, në rastin tuaj është bërë punësimi me përparësi nga zyrat e punës e
përkujdesjes sociale apo puna është gjetur nga ana juaj?
9. Nëse jo, sa kohë keni që jeni i/e pa punë?
10. Sa kohë keni që jetoni në këtë konvikt? Mund të më shpjegosh shkurtimisht të
përditshmen tënde?
Seksioni Nr. 3. Përpjekjet për të dalë nga situata që janë
11. A keni informacion që mund të merni një kredi afatgjatë për shtëpi?
12. A jeni përpjekur për ta marrë një kredi të tillë? Pse?
13. Sipas ligjit ju keni të drejtë të përfitoni kredi afatgjatë për blerje shtëpie, a
mendoni se kjo e zgjidh problemin e strehimit?
14. Si e mendoni ju zgjidhjen e problemit të strehimit?
15. Ju kanë ofruar kurse profesionale falas?
a. Po
b. Jo
16. Nese nuk keni kryer një kurs jeni të interesuar për fitimin e një zanati?
17. Nese keni kryer një kurs ju ka ndihmuar në gjetjen e një pune?
18. Cilat do të jenë përpjekjet tuaja të tjera për sigurimin e një banese dhe të një pune
të qendrueshme?
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
191
19. Cili është niveli juaj arsimor?
20. Nëse keni mbaruar mbaruar shkollën e mesme ose të lartë thuhet që: Për
jetimët që mbarojnë shkollën e mesme ose të lartë dhe që jetojnë në konvikte,
shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat e ndihmës dhe të përkujdesit shoqëror
në bashki e komuna, deri në zënien e tyre me punë, sa kjo e fundit është zbatuar në
rastin tuaj?
21. Shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet për jetimët, të cilët nuk
janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti, sa zbatohet ky detyrim i
shtetit ndaj jush?
22. Në status thuhet gjithashtu që transporti qytetar dhe ndërurban ofrohet falas, sa
zbatohet ky detyrim i shtetit ndaj jush?
23. Për jetimët e vendosur në institucionet e përkujdesit shoqëror sigurohet hyrja në
shfaqje, spektakle, veprimtari sportive etj., me 50 për qind të vleftes së biletës, sa
zbatohet ky detyrim i shtetit karshi jush?
24. Sa ju kanë ndihmuar punonjësit që punonin në institucione në mënyrë që tju
mësonin aftësit e duhura jetësore, duke ju pregatitur në një farë mënyre dhe për jetën
në të ardhmen?
25. Nisur nga ajo çka kishit imagjinuar në momentin që keni qënë në institucion sa
përputhet imagjinata juaj me realitetin?
26. Nesë ju do të kishit mundësi, çfarë do të kishit ndryshuar për veten dhe të gjithë
jetimët, në mënyrë që të integroheshit në shoqëri si gjithë të tjerët?
Ju falenderoj për kohën dhe kontributin tuaj
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
192
SHTOJCA NR. 4
UDHËZUESI I INTERVISTËS ME PERSONAT KYÇ, PROFESIONISTË TË
FUSHËS
Përshëndetje. Emri im është Orneda GEGA dhe aktualisht jam punonjëse pranë
Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe pedagoge e jashme pranë të njëjtit
institucion prej 7 vitesh. Njëkohësisht ndjek studimet e Doktoraturës pranë Fakultetit
të Shkencave Sociale, Tiranë. Studimi im ka të bëjë me nevojat që kanë jetimët gjatë
integrimit të tyre në shoqëri. Jam shumë e interesuar për mbledhjen e të dhënave nga
profesionistë që punojnë në këtë fushë. Pjesëmarrja juaj është vullnetare. Do t‟ju isha
shumë mirënjohëse nëse do t‟u përgjigjeshit disa pyetjeve, të cilat do të më
ndihmonin për marrjen e informacioneve sa më të hollësishme në këtë fushë.
Kodi i pjesëmarrësit: _________
Seksioni nr. 1 Të dhëna demografike dhe sociale
Data e intervistës: ___/___/2016
Kohëzgjatja e intervistës ___________
Vëndi ___________
Mosha _______vjeç/e
Seksi Mashkull / Femër
Profesioni: ___________
Pozicioni: ___________
Institucioni ku punoni: ___________
Përvojë (sa vite): ___________
Seksioni nr. 2: Nisur nga përvoja juaj të përcakojnë nevojat e jetimëve dhe
shërbimet e ofruara.
1. Cila është përvoja juaj me target-grupin e jetimëve në Shqipëri? Më tregoni më
konkretisht mbi rolin tuaj në fushën e shërbimeve për jetimët.
2. Çfarë mendoni për integrimin e jetimëve në shoqëri?
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
193
3. Cilat mendoni që janë nevojat e paplotësuara të jetimëve në institucionet
rezidenciale? a. Çfarë e pengon plotësimin e tyre?
4. Cilat mendoni që janë nevojat e paplotësuara të jetimëve jashtë institucioneve
rezidenciale?
a. Si do ti rendisnit ato në shkallë rëndësie?
b. Çfarë e pengon plotësimin e tyre?
5. Sipas mendimit tuaj, cilat prej shërbimeve që ofrohen aktualisht në institucionet e
përkujdesjes për target grupin e jetimëve, nuk përmbushet?
Seksioni nr. 3: Sygjerimet tuaja mbi fushat që duhen përmirësuara.
6. Si mendoni, a janë të sensibilizuar aq sa duhet strukturat përkatëse që marrin pjesë
në integrimin jetimëve në shoqëri? Pse ?
7. Sipas jush i përmbush shteti detyrimet e përcaktuara në “Statusin i jetimit”?
a. Nëse po, cilat janë konkretisht detyrimet që përmbushen?
b. Nëse jo, cilat janë konkretisht detyrimet që nuk përmbushen?
8. Sipas mendimit tuaj, cilat janë disa nga fushat ose çështjet që duhen përmirësuar
për të pasur më pak jetim të institucionalizuar?
9. Cilat janë mekanizmat, strategjitë, politikat që duhet të ngrejë shteti dhe
komuniteti për ta bërë këtë proces sa më të suksesshëm?
10. A dëshironi të shtoni ndonjë opinion tjetër ose çështje që nuk u prek gjatë
intervistës?
Ju faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
194
SHTOJCA NR. 5
UDHEZUESI I INTERVISTËS ME PUNONJËSIT QË PUNOJNË NË
INSTITUCIONET E PËRKUJDESIT
Përshëndetje. Emri im është Orneda GEGA dhe aktualisht jam punonjëse pranë
Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe pedagoge e jashme pranë të njëjtit
institucion prej 7 vitesh. Njëkohësisht ndjek studimet e Doktoraturës pranë Fakultetit
të Shkencave Sociale, Tiranë. Studimi im ka të bëjë me nevojat që kanë jetimët gjatë
integrimit të tyre në shoqëri. Jam shumë e interesuar për mbledhjen e të dhënave nga
profesionistë që punojnë në këtë fushë. Pjesëmarrja juaj është vullnetare. Do t‟ju isha
shumë mirënjohëse nëse do t‟u përgjigjeshit disa pyetjeve, të cilat do të më
ndihmonin për marrjen e informacioneve sa më të hollësishme në këtë fushë.
Kodi i pjesëmarrësit: _________
Seksioni nr. 1: informacion i përgjithshëm demografik dhe social
Data e intervistës: ___/___/2016
Kohëzgjatja e intervistës ___________
Vëndi ___________
Mosha _______vjeç/e
Seksi Mashkull / Femër
Profesioni: ___________
Pozicioni: ___________
Institucioni ku punoni: ___________
Përvojë (sa vite): ___________
Seksioni nr. 2: Përvoja e tyre me këtë target grup
1. Cila është përvoja juaj me target-grupin e jetimëve në këtë institucion?
2. Çfarë mendoni për integrimin e jetimëve në shoqëri?
Seksioni nr. 3: Socializmi, aftësitë socializuese, ndikimi i socializimit në
integrimin e fëmijëve në një moshë madhore në shoqëri
3. Sipas mendimit tuaj çfarë përfshin socializimi i jetimëve në institucione?
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
195
4. Cilat janë aftësitë që u mësohen jetimëve në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë që
të integrohen në të ardhmen?
4.1 Sipas mendimit tuaj çfarë roli mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi sociale?
4.2 Sipas mendimit tuaj cili është roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi morale?
4.3 Sipas mendimit tuaj cili është roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi njohëse?
4.4 Sipas mendimit tuaj cili është roli që mund të luajnë punonjësit që punojnë në
institucione në mënyrë që tu mësojnë jetimëve aftësi emocionale, (psh përfshirë këtu
një lëndë të veçantë e cila ndihmon në zgjidhjen e konflikteve)?
5. A egzistojnë pozicionet familjare në institucionet e përkujdesit? Nëse po, sa
ndihmojnë ato në proçesin e socializimit?
6. Cilat mendoni që janë nevojat e paplotësuara të jetimëve në institucionet
rezidenciale? Çfarë e pengon plotësimin e tyre?
7. Si mendoni a janë të gatshëm të gjithë jetimët që ta lënë institucionit sapo të
mbushin moshën 14 vjeç? Nëse jo, a egziston mundësia që ato të qëndrojnë akoma
në institucion?
8. A kanë të drejtë jetimët që dalin nga institucioni të kthehen për ndihmë në rast
nevoje?
9. Cilat mendoni që janë nevojat e paplotësuara të jetimëve jashtë institucioneve
rezidenciale? Çfarë e pengon plotësimin e tyre?
Disertacion
Integrimi i jetimëve në shoqërinë shqiptare
Orneda Gega
196
Seksioni nr. 4 Sygjerimet e punonjësve mbi mekanizmat të cilat do të
mundësonin realizimin e proçesit të integrimit në mënyrë të suksesshme
10. Sipas mendimit tuaj, cilat janë disa nga fushat ose çështjet që duhen përmirësuar
për të bërë të mundur integrimin e jetimëve në shoqëri?
11. Cilat janë mekanizmat, strategjitë, politikat që duhet të ngrejë shteti dhe
komuniteti për ta bërë këtë proces sa më të suksesshëm?
12. A dëshironi të shtoni ndonjë opinion tjetër ose çështje që nuk u prek gjatë
intervistës?
Ju faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj