12
Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al Në këtë numër... Vijon mbështetja e USAID për qeverisjen vendore në Shqipëri 1 Miratohet Ligji i ri “Për financat e vetëqeverisjes vendore” 2 Këshilli konsultativ, element kyç i reformës në qeverisjen vendore 3 Pagimi i taksave nga qytetarët, sfidë e madhe e bashkive në Shqipëri 4 Ndarja e praktikave më të mira, nxitje për rritjen e të ardhurave të veta 4 Udhëzues për buxhetin e bashkisë , mjet për rritjen e transparencës 5 Ndriçimi publik - bështetje NJQV-ve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit 6 Nga ide në projekt-propozime fituese 7 USAID ndihmon bashkitë për administrimin e shoqërive UK 8 Fushata ndërgjegjësimi për ujin 9 Planet e përgjithshme vendore të territorit, epokë e re për planifikimin urban 10 Në fokus 16 Vijon në faqen 11 K am kënaqësinë e madhe t’ju njoftoj se Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Ven- dore (PLGP) kohët e fundit mori një shtyrje dyvjeçare deri në shtator 2019. Gjatë periudhës së shtyrjes së Projektit do të bëhen përpjekje për forcimin e mëtejshëm të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe do të punohet për të eliminuar kushtet që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm. Kjo shtrirje është si shpërblim për punën dhe përpjekjet e palodhshme të të gjithë juve - partnerët tanë në Qeverinë Shqiptare dhe bashkitë, stafin tonë dhe partnerët tanë të tjerë. Gjatë gjashtë viteve të fundit, USAID dhe PLGP kanë punuar në partne- ritet të ngushtë me Qeverinë e Shqi- përisë për të avancuar dhe zbatuar strategjinë, legjislacionin, politikat dhe reformat e decentralizimit si dhe me zyrtarë vendorë e qytetarë nga shumë bashki për të forcuar kapa- citetet e qeverisjes së mirë, mena- xhimin efektiv vendor dhe përmirësi- min e ofrimit të shërbimeve. Gjatë këtyre viteve, USAID dhe PLGP kanë kontribuar në përpjekjet për të avancuar procesin e decentralizimit dhe për të forcuar qeverisjen ven- dore dhe ka pasur shumë progres në miratimin dhe zbatimin e legjis- lacionit, politikave dhe reformave të decentralizimit. Janë hedhur ‘gurët e themelit’ që rrisin mjedisin e për- shtatshëm për qeverisje vendore demokratike të decentralizuar, Secili prej tyre përbën një moment his- torik në procesin e decentralizimit, përfshirë këtu: miratimin e Ligjit për Reformën Administrative-Territoriale (2014) dhe Strategjinë Ndërsektoria- le për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (2015), Ligjin e ri për Vetëqe- verisjen Vendore (2015), formulën e re për ndarjen e granteve të pakush- VIJON MBËSHTETJA E USAID PËR QEVERISJEN VENDORE tëzuar (2015), ndryshimet në Ligjin për Planifikimin e Territorit (2014) dhe miratimin e Planit të Përgjith- shëm Kombëtar të Territorit (2015), miratimin e 5 Plane të Përgjithshme Vendore të Territorit (2016), ngritjen e Këshillit Konsultativ Qeveri Qen- drore/Qeverisje Vendore (2017) dhe miratimi i Ligjit të parë gjithëpërf- shirës për Financat e Vetëqeverisjes Vendore (mars 2017). Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit PLGP P R O J E K T I I P L A N I F I K I M I T DHE Q E V E R I S J E S V E N D O R E Vëll. 5 Nr. 9 Dhjetor 2017

VIJON Në këtë numër MBËSHTETJA E USAID PËR QEVERISJEN · Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi Fiskal ... efektiv të burimeve të pakta financiare publike; dhe mungesa e njohurive

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

Në këtë numër...

Vijon mbështetja e USAID për qeverisjen vendore në Shqipëri 1

Miratohet Ligji i ri “Për financat e vetëqeverisjes vendore” 2

Këshilli konsultativ, element kyç i reformës në qeverisjen vendore 3

Pagimi i taksave nga qytetarët, sfidë e madhe e bashkive në Shqipëri 4

Ndarja e praktikave më të mira, nxitje për rritjen e të ardhurave të veta 4

Udhëzues për buxhetin e bashkisë , mjet për rritjen e transparencës 5

Ndriçimi publik - bështetje NJQV-ve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit 6

Nga ide në projekt-propozime fituese 7

USAID ndihmon bashkitë për administrimin e shoqërive UK 8

Fushata ndërgjegjësimi për ujin 9

Planet e përgjithshme vendore të territorit, epokë e re për planifikimin urban 10

Në fokus 16

Vijon në faqen 11

K am kënaqësinë e madhe t’ju njoftoj se Projekti i USAID-it për

Planifikimin dhe Qeverisjen Ven-dore (PLGP) kohët e fundit mori një shtyrje dyvjeçare deri në shtator 2019. Gjatë periudhës së shtyrjes së Projektit do të bëhen përpjekje për forcimin e mëtejshëm të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe do të punohet për të eliminuar kushtet që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm. Kjo shtrirje është si shpërblim për punën dhe përpjekjet e palodhshme të të gjithë juve - partnerët tanë në Qeverinë Shqiptare dhe bashkitë, stafin tonë dhe partnerët tanë të tjerë. Gjatë gjashtë viteve të fundit, USAID dhe PLGP kanë punuar në partne-ritet të ngushtë me Qeverinë e Shqi-përisë për të avancuar dhe zbatuar strategjinë, legjislacionin, politikat dhe reformat e decentralizimit si dhe me zyrtarë vendorë e qytetarë nga shumë bashki për të forcuar kapa-citetet e qeverisjes së mirë, mena-xhimin efektiv vendor dhe përmirësi-min e ofrimit të shërbimeve.

Gjatë këtyre viteve, USAID dhe PLGP kanë kontribuar në përpjekjet për të avancuar procesin e decentralizimit dhe për të forcuar qeverisjen ven-dore dhe ka pasur shumë progres në miratimin dhe zbatimin e legjis-lacionit, politikave dhe reformave të decentralizimit. Janë hedhur ‘gurët e themelit’ që rrisin mjedisin e për-shtatshëm për qeverisje vendore demokratike të decentralizuar, Secili prej tyre përbën një moment his-torik në procesin e decentralizimit, përfshirë këtu: miratimin e Ligjit për Reformën Administrative-Territoriale (2014) dhe Strategjinë Ndërsektoria-le për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (2015), Ligjin e ri për Vetëqe-verisjen Vendore (2015), formulën e re për ndarjen e granteve të pakush-

VIJON MBËSHTETJA E USAID PËR QEVERISJEN VENDORE

tëzuar (2015), ndryshimet në Ligjin për Planifikimin e Territorit (2014) dhe miratimin e Planit të Përgjith-shëm Kombëtar të Territorit (2015), miratimin e 5 Plane të Përgjithshme Vendore të Territorit (2016), ngritjen e Këshillit Konsultativ Qeveri Qen-drore/Qeverisje Vendore (2017) dhe miratimi i Ligjit të parë gjithëpërf-shirës për Financat e Vetëqeverisjes Vendore (mars 2017).

Kevin McLaughlin, Drejtor i Projektit PLGP

p r o j e k t i i p l a n i f i k i m i t dhe q e v e r i s j e s v e n d o r e vëll. 5 • nr. 9 • dhjetor 2017

2

MIRATOHET LIgJI I RI “PËR FINANcAT E VETËQEVERISJES VENDORE”

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi Fiskal

Shqipëria vazhdon të bëjë progress në avancimin e politikave dhe legjislacionit për decentralizimin. Më

27 prill, pas më shumë se 15 muajsh pune, diskutimesh dhe konsultimesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, një arritje historike dhe tejet e rëndësishme në progresin e Shqipërisë drejt decentralizimit. Ky ligj trajton disa nga dobësitë kryesore të sistemit financiar ndërqeveritar në Shqipëri, si mungesa e fondeve dhe paqëndrueshmëria në rënie e granteve të pakushtëzuara; paparashikuesh-mëria e granteve të kushtëzuara; mungesa e rregullave të qarta lidhur me transferimin e funksioneve të reja në nivel vendor dhe rregullat dhe përgjegjësitë lidhur me përcaktimin dhe ndryshimin e burimeve vendore të të ardhurave; mungesa e ndarjes së Tatimit mbi të Ardhu-rat Personale (PIT) dhe sasi e pamjaftueshme e taksave të ndara dhe përmirësimi i dispozitave për menaxhimin efektiv të burimeve të pakta financiare publike; dhe mungesa e njohurive mbi menaxhimin e vështirësive fis-kale dhe paaftësisë paguese. Në përgjithësi, dispozitat e këtij ligji do të ndihmojnë në rritjen e autonomisë së qe-verisjes vendore, në forcimin e qeverive vendore dhe në krijimin e parakushteve për më shumë shërbime publike dhe me cilësi edhe më të mirë.

Në terma të mirëfillta financiare, me miratimin e këtij ligji, të ardhurat e qeverive vendore nga granti i pakushtëzuar dhe taksat e përbashkëta për 2018 dhe vitet e mëvon-shme do të jenë të paktën 33% më shumë se transfertat mesatare të pesë viteve të fundit. Më e rëndësishmja, ligji

do të stabilizojë dhe rrisë ndjeshëm të ardhurat vendore duke: i) ankoruar madhësinë e Grantit të Pakushtëzuar në jo më pak se 1% të PBB-së; ii) u dhënë bashkive një pjesë prej 2% të TAP-it të gjeneruar në territoret e tyre; dhe iii) rritur pjesën e tyre tek taksa e automjeteve nga 18% në 25%.

Projekti i USAID-it për Planifikim dhe Qeverisjen Ven-dore ka qenë ofruesi kryesor i asistencës teknike për Qeverinë e Shqipërisë gjatë procesit 15-mujor të hartimit të ligjit. Hartimi i ligjit ishte një përpjekje e përbashkët ku u përfshinë Qeveria Shqiptare dhe organizatat e shumta të donatorëve dhe u realizua nëpërmjet një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës konsultimi, duke përfshirë më shumë se 140 politikëbërës dhe ekspertë nga të 61 bash-kitë dhe shoqatat e njësive të qeverisjes vendore.

Në këto vitet e fundit, Shqipëria ka ecur shumë në vendos-jen e bazave për përmirësimin e mjedisin e përshtatshëm për qeverisje vendore të decentralizuar dhe demokratike. Megjithatë, për të konsoliduar avantazhet e viteve të fun-dit, ligji në fjalë do të duhet të zbatohet dhe të plotësohet siç duhet me përpjekje të mëtejshme për të forcuar më tej kompetencat tatimore të bashkive. Projekti i USAID-it do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave (MF) në përfundimin e reformës së decentralizimit fiskal të ni-sur me këtë ligj. MF pranon se për zbatimin efikas të këtij ligji kërkohet hartimi në kohë i një sërë aktesh nënligjore të rëndësishme dhe, më e rëndësishmja, zbatimi efektiv i tyre. Në këtë kuadër, me kërkesë të MF, Projekti i USAID-it do të vazhdojë të mbështesë hartimin e këtyre akteve shumë të rëndësishme nënligjore përmes një procesi konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës. Mbështetja do të përfshijë edhe ngritjen e kapaciteteve në nivel vendor duke ndihmuar bashkitë të zbatojnë kërkesat e ligjit për të menaxhuar burimet e tyre financiare, për të përmirë-suar ofrimin e shërbimeve, transparencën dhe llogari-dhënien ndaj qytetarëve.

Erjon Luçi, Zv. Ministër i Financave dhe

Kryetar i Grupit të Punës për Projektligjin:

“Falenderoj USAID/PLGP për kontributin e

jashtëzakonshëm në hartimin, konsultimin

dhe finalizimin e Ligjit “Për financat

e vetëqeverisjes vendore”. Ky ishte

procesi më gjithëpërfshirës e më i plotë i

ndërmarrë ndonjëherë për hartimin e një

ligji në Shqipëri. Është një shembull i qartë

që duhet të ndiqet gjithmonë në çdo proces

hartimi ligjesh.”

Fletorja Zyrtare ku u botua ligji i ri “Për financat e vetëqeverisjes Vendore”

3

KËSHILLI KONSULTATIV - ELEMENT KYÇ IREFORMËS NË QEVERISJEN VENDORE

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

Këshilli Konsultativ Qeveri Qendrore-Qeveri Vendore mbledh së bashku përfaqësues nga qeveria qendrorë

dhe përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore (NJQV) në një forum të vazhdueshëm dialogu për decentraliz-imin dhe çështjet të qeverisjes vendore. Ky këshill është struktura e parë formale në Shqipëri që detyron qeverinë qendrore të konsultohet me autoritetet e pushtetit vendor për politikat, ligjet dhe çështje të tjera që prekin qeveris-jen vendore. Bledi Çuçi, Ministri i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Vendore e quajti këtë Këshill “një element kyç të reformës së qeverisjes vendore dhe një tregues i klimës së bashkëpunimit mes autoriteteve qendrore dhe vendore në Shqipëri.”

Në muajin shkurt të vitit 2017, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, me mbështetjen aktive të Projektit të USAID-it dhe Këshillit të Evropës (KiE), thirri takimin e dytë të këtij Këshilli. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i Projektligjit për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, një ligj kyç që do të ndikojë ndjeshëm performancën dhe au-tonominë e NJQV-ve në Shqipëri.

Ministria e Financave (MF) prezantoi pikat kryesore të draftit të këtij ligji, për të cilin anëtarët e Këshillit bënë komente dhe rekomandime përkatëse për përmirësi-min e tij, duke u përqendruar në veçanti tek taksat e përkohshme, sasia e fondeve shtesë që do të transfero-heshin tek NJQV-të dhe procedurat dhe afatet e përcak-tuara për procesin e buxhetimit. Ministria e Financave

mirëpriti komentet dhe rekomandimet dhe e konsideroi Këshillin një platformë të rëndësishme për të siguruar koordinimin e politikave fiskale kombëtare dhe vendore. Shumë nga komentet u pasqyruan në draftin final, ku më të rëndësishmet ishin rritja e grantit të pakushtëzuar nga 0.9% në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rishi-kimi i rregullave dhe procedurave të buxhetit. Ligji “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” u miratua nga Ku-vendi në muajin prill 2017.

Në kuadër të nxitjes së dialogut mes shoqatave të bash-kive dhe qeverisë qendrore, Projekti i USAID-it për Pl-anifikimin dhe Qeverisjen Vendore së bashku me Sek-retariatin Teknik të Këshillit Konsultativ organizuan një tryezë të rrumbullakët me 15 bashki nga dy shoqatat e qeverisjes vendore: Shoqata e Autonomisë Vendore të Shqipërisë (SHAV) dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) për të diskutuar Strategjinë e Ujitjes dhe Ku-llimit në Shqipëri (hartuar nga Ministria e Bujqësisë me mbështetjen e Bankës Botërore) para se kjo strategji të paraqitej për miratim në Këshillin e Ministrave. Funksio-ni i ujitjes dhe kullimit është një nga pesë funksionet e transferuara tek njësitë e qeverisjes vendore pas refor-

mës administrative-territoriale dhe legjislacioni dytësor përkatës ka ende mangësi për sa i përket akteve nënli-gjore dhe akteve normative.

Kjo tryezë e rrumbullakët u mirëprit nga pjesëmarrësit, duke qenë se mirëmbajtja e sistemit të ujitjes dhe ku-llimit është tashmë përgjegjësi e qeverisjes vendore, siç përcaktohet në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore dhe ligjin sektorial të miratuar në mars 2016. Kjo tryezë pati mjaft sukses dhe ishte me shumë vlerë për të dy palët, sepse në të u diskutua për çështje praktike që duhet të marrin zgjidhje dhe u evidentuan format e bashkëpunimit mes përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe shoqatave të qeverisjes vendore në të ardhmen.

Bledi Çuçi, Ministër i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Vendore: “Ky Këshill do të jetë element kryesor i reformës në qeverisjen vendore dhe tregues i klimës së bashkëpunimit mes autoriteteve të

qeverisjes vendore e qëndrore në vend.

KËSHILLI KONSULTATIV CONSULTATIVE COUNCIL KËSHILLI KON CENTRAL GOVERNMENT QEVERI QENDRORE CENTRAL GOVERN

CONSULTATIVE COUNCIL

OF CENTRAL GOVERNMENT

WITH LOCAL GOVERNMENTS

4

PAgIMI I TAkSAVE NgA QyTETARËT - SFIDË E MADHE E BASHkIVE NË SHQIPËRI

NDARJA E PRAKTIKAVE MË TË MIRA SI NXITJE PËR RRITJEN E TË ARDHURAVE TË VETA

Financat Vendore

Për të mbështetur bashkitë për rritjen e nivelit të pagimit të taksave, transparencës dhe angazhimin

e qytetarëve në vendimmarrje, Projekti i USAID-it ka hartuar një program për ndërgjegjësimin/edukimin për taksat në pesë NJQV partnere, Berat, Elbasan, Korçë, Fier dhe Sarandë, gjatë periudhës janar-prill 2017. Në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët vendorë, Projekti përgatiti materiale informative specifike për secilën bashki në mbështetje të shërbimeve për taksapaguesit. Përveç përgatitjes së këtyre materialeve, Projekti real-izoi edhe 5 takime në nivel vendor për këtë qëllim. Gjatë takimeve u theksua nevoja për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe bizneset, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi dhe përmbushja nga ana e tyre i detyrimeve tatimore. Pas këtyre seminareve, bashkitë përkatëse partnere vazhduar më tej me përpjekjet për më shumë transparencë duke i vendosur këto materiale informative për taksat në faqet e tyre zyrtare në internet.

Në vazhdën e përpjekjeve të Projektit të USAID-it për ngritjen e kapaciteteve vendore dhe për inkurajimin

e bashkëpunimit dhe ndërlidhjen mes hallkave në bashki të ndryshme, në 9 maj të këtij viti, Projekti i USAID-it organizoi një vizitë studimore në Bashkinë Berat, ku bashkitë partnere, si Korça, Elbasani, Lushnja, Vlora, dhe Kuçova u mblodhën bashkë për të ndarë praktikat më të

Sfidë - Program për edukimin dhe ndërgjegjësimin për taksat

Vizitë studimore në Bashkinë Berat për mobilizimin e të ardhurave të veta dhe menaxhimin e detyrimeve tatimore

Olsi Zenaj, Drejtor i Drejtorisë së Taksave

në Bashkinë Fier: “Falenderoj Projektin e

USAID-it për mbështetjen që na ka dhënë në

përgatitjen e këtyre materialeve të dobishme

informative, që do të na shërbejnë si model që

mund të përsëritet në vitet e ardhshme. Për

këtë qëllim, po planifikojmë fonde në buxhetin

e vitit të ardhshëm.”

mira në lidhje me mobilizimin e të ardhurave të veta, ad-ministrimin e detyrimeve tatimore dhe çështje të tjera të financave vendore. Duke pasur parasysh se Bashkia Ko-rçë vazhdon të jetë në pararojë sa i përket kapaciteteve vendore për menaxhim dhe se partnerët e tjerë kanë vullnetin dhe dëshirën për të mësuar prej saj, kjo vizitë

Teuta Muçogllava (majtas), Zv. Kryetare e Bashkisë Berat, dhe Silvana Meko, Eksperte e USAID/PLGP për Taksat Vendore, gjatë një trajnimi me qytetarët e Bashkisë Berat.

Vijon në faqen 5.

BASHKIA BERAT

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE2017

5

UDHËZUES PËR BUXHETIN E BASHKISË - MJET PËR RRITJEN E TRANSPARENCËS

Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi

Si pjesë e asistencës së Projektit të USAID-it për bashkitë partnere për përmirësimin e efikasitetit,

transparencës dhe llogaridhënies së veprimtarisë së qe-verisjes vendore dhe për të rritur angazhimin e qytetarëve në vendimmarrje, ekspertët e projektit të USAID-it, në bashkëpunim të ngushtë me stafin vendor të bashkive, punuan për hartimin e udhëzuesve (broshurave) për bux-hetin vendor për qytetarët e bashkive Fier dhe Kuçovë. Këto broshura u mbështetën në informacionin e mar-rë nga dokumentet e miratuara nga bashkia dhe në to ofrohen informacione praktike për të ardhurat, shpenzi-met dhe planet strategjike, të gjitha të paraqitura në një format të lehtë për t’u kuptuar nga qytetarët.

Broshurat u shpjegojnë qytetarëve se nga vijnë paratë dhe si ndahen ato sipas klasifikimeve të ndryshme (eko-nomike, administrative, funksionale, burimi i financimit, etj.). Ekspertët e Projektit të USAID-it organizuan dy seanca ndërgjegjësimi në këto dy bashki. U inkurajua pjesëmarrja edhe e stafit vendor dhe të Komisioneve Këshillimore Qytetare Vendore. Qëllimi ishte të demon-stronte se si mund të japin informacione dhe të rrisin transparencën me qytetarët dhe komunitetin e biznesit këto seanca. U theksua nevoja për të mbajtur komuni-kim të vazhdueshëm dhe ndërveprues mes bashkisë, qytetarëve dhe bizneseve në këto njësi vendore. Dre-jtuesit e bashkisë e vlerësuan këtë nismë dhe treguan gatishmërinë për të përgatitur një plan për shpërndarjen e menjëhershme të broshurave për qytetarët. Të dy aktiv-itetet u pasqyruan dhe materialet u hodhën edhe në faqet

Ky udhëzues na ndihmon të kuptojmë se nga vijnë fondet dhe si përdoren ato

studimore u konsiderua si aktivitet i menduar mirë për t’u bërë të mundur përfaqësuesve të bashkive partnere të prezantojnë dhe ndajnë përvojat, arritjet dhe sfidat e tyre

për çështje që lidhen me mobilizimin e të ar-dhurave dhe administrimin e taksave vendore, të përmirësojnë njohuritë teknike dhe të rri-sin angazhimin e tyre me këto çështje, më së shumti kur, me organizimin e ri territorial të vendit, financat vendore janë bërë çështja më e ndjeshme dhe më rëndësishme për qeveri-sjen vendore në Shqipëri.

Diskutimet mes 24 pjesëmarrësve u fokusuan kryesisht në procedurat specifike që duhet të ndiqen për situata që lidhen me shtrirjen e territorit të bashkisë pas reformës territoriale dhe për ligjin e ri për faljen e detyrimeve tati-more të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kletion Kita (i pari majtas), Drejtor i Drejtorisë së Taksave në Bashkinë Korçë tregon përvojën e bashkisë në rritjen e të ardhurave nga burimet e veta.

Vijon nga faqja 4.

e internetit të bashkive përkatëse. http://bashkiakucove.gov.al/sq-al/Lajmet/Pages/Takim-informues-ne-kuad-er-te-transparences-se-Buxhetit-te-Bashkise.aspx;

http://bashkiafier.gov.al/sq-al/Lajmet/Pages/Prezan-tohet-Guida-Udh%C3%ABzuese-p%C3%ABr-Buxhet-in-2017.aspx

6

NDRIçIMI PUBLIk - MBËSHTETJE NJQV-VE PËR PËRMIRËSIMIN E cILËSISË SË SHËRBIMIT

Partneriteti Publik-Privat

USAID mbështet përmirësimin e shërbimeve nëpërmjet studimeve të fizibilitetit me skema PPP

Dy vjet pas zbatimit të Reformës Administrative-Terri-toriale (RAT), njësitë e qeverisjes vendore vazhdojnë

të përballen me sfida të mëdha në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e reja, sfida që shoqërohen me nevojat në rritje për fonde për financimin e këtyre shërbimeve. Partneriteti publik-privat (PPP) po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një qasje tërheqëse për financimin e pro-jekteve të infrastrukturës dhe shërbimeve si në vende të ndryshme të botës ashtu edhe në Shqipëri. Dhe kjo vlen jo vetëm për qeverinë qendrore, por edhe për bashkitë, të cilat po përballen me sfida tejet të mëdha në ofrimin e kushteve më të mira të jetesës dhe shërbimeve për qytetarët.

PPP-të konsiderohen si mundësi e mirë për njësitë e qe-verisjes vendore (NJQV) për thithjen e financimeve pri-vate me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të infrastrukturës si dhe të shërbimeve publike për të për-mirësuar dhe menaxhuar më mirë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në gusht të vitit 2016, Projekti i USAID-it për Planifiki-min dhe Qeverisjen Vendore u kërkoi bashkive partnere të paraqisnin projekt-ide për të përfituar nga asistenca e Projektit të USAID-it në përgatitjen e studimeve të fizibilitetit me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike. Projekti i USAID-it mori propozime dhe kërkesa për asis-tencë nga bashkitë Elbasan, Korçë dhe Kuçovë.

Fokusi i asistencës do të ishte ngritja dhe forcimi i kapa-

citeteve vendore dhe mbështetja e bashkive partnere në përgatitjen e studimeve paraprake dhe të fizibilitetit (në rast se vlerësohej si e realizueshme nga analiza para-prake) me qëllim përmirësimin e shërbimit të ndriçim-it publik përmes një skemë PPP. Projekti u hartuar në mënyrë të atillë që të ndërthurte trajnimin në vendin e

punës dhe asistencën për PPP-të dhe studimet e fizibil-itetit me dy seanca trajnimi të ofruara për bashkitë part-nere në të cilat trajtohej Menaxhimi i Projekteve të Part-neritetit Efektiv Publik-Privat.

Ekipi i Projektit të USAID-it punoi ngushtësisht me stafin teknik të drejtorive të shërbimeve publike, taksave dhe fi-nancave në bashkitë partnere pjesë e këtij projekti si dhe me drejtorinë e prokurimeve për hartimin e studimeve paraprake (parafizibiliteti). Rezultatet e këtyre studimeve iu paraqitën kryetarëve të bashkive përkatëse në disa ta-kime. Në këto takime u diskutua edhe për mundësitë për PPP dhe implikimet përkatëse.

Pas vendimeve të kryetarëve të bashkive u përgatitën stu-dime fizibiliteti. Stafi i bashkive dha një kontribut të madh në mbledhjen e informacionit dhe të dhënave që nevo-jiteshin për një analizë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. U kryen edhe analiza për cilësinë e shërbimit të ofruar në secilën bashki pjesëmarrëse dhe u hartua një propozim teknik për përmirësimin e shërbimit të ndriçimit publik bazuar në gjetjet e këtyre analizave.

Korporata e Investimeve të Energjisë Vermont (VEIC) me qendër në Shtetet e Bashkuara ofroi asistencë teknike dhe këshilla gjatë gjithë procesit duke u mbështetur në përvojën e tyre në projektimin e sistemeve të ndriçimit PPP në Vermont. Studimet e fizibilitetit dhe opsionet e propozuara të partneritetit publik-privat iu paraqitën kry-etarëve të bashkive dhe aktorëve të tjerë vendorë, me të

cilët këto studime u diskutuan më hollësisht. Pritet që këto studime fizibiliteti të miratohen nga këshillat për-katës bashkiakë në të ardhmen e afërt. Më pas, Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore do t’i mbështesë këto bashki partnere në procesin e kontrak-timit për zbatimin e këtyre projekteve.

Pamje nga sistemet aktuale dhe të propozuara të ndriçimit publik në Bashkinë Elbasan dhe njësitë administrative të saj (Burimi: Bashkia Elbasan dhe Co-PLAN, 2016)

7

NgA IDE DHE kONcEPTE NË PROJEkT-PROPOzIME FITUESE

Ngritje Kapacitetesh

Seminare në mbështetje të bashkive që konkurrojnë për fonde të BE-së dhe të donatorëve të tjerë

Një nga sfidat me të cilat përballen zyrtarët e qe-verisjes qendrore dhe vendore është hartimi i pro-

jekt-propozimeve të shkruara mirë dhe të qëndrueshme me qëllim që të bindin BE-në dhe/ose donatorë të tjerë të huaj për të dhënë fonde për to. Projekti i USAID-it vijoi bashkëpunimin me Qeverinë e Sllovenisë duke u ofruar asistencë bashkive në Shqipëri për të rritur mundësitë e suksesit kur aplikojnë për fonde tek BE. Në bashkëpunim me Qendrën për Perspektivë Evropiane, të financuar nga qeveria sllovene, dhe me Qendrën Ballkanike për Bash-këpunim dhe Zhvillim, Projekti i USAID-it organizoi dy module trajnimi katër-ditore në muajt prill dhe maj të këtij viti me temë “Menaxhimi i Ciklit të Projekteve në Praktikë: nga Ideja tek Projekt-Propozime Fituese.”

Në këto trajnime morën pjesë 27 vetë që përfaqësonin bashkitë partnere të Projek-tit të USAID-it (Tirana, Durrësi, Vlora, dhe Kamza), dy bashki të tjera (Përrenjasi dhe Devolli), institucione qendrore dhe katër agjencitë e zhvillimit rajonal. Në këto tra-jnime pjesëmarrësit mësuan se si të ideo-jnë, shkruajnë, paraqesin dhe prezanto-jnë propozime të suksesshme për grante. Moduli i dytë u përqendrua në format e menaxhimit me kujdes të fondeve të dhëna. “Ky trajnim i tejkaloi prit-shmëritë e mia. Për mua ishte shumë e nevojshme të njihesha në hollësitë e ciklit të projektit dhe të merrja njohuri teorike dhe praktike për hartimin e projekt-ideve dhe projekt-propozimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare,” tha Migena Bushati, punonjëse e Drej-torisë së Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe In-vestimeve të Huaja në Bashkinë e Tiranës.

Trajnimi ndihmoi në përmirësimin e aftësive të zyrtarëve vendorë, ndër detyrat kryesore të të cilëve janë hartimi dhe zbatimi i projekteve. Nga ky trajnim u forcuan edhe aftësitë e menaxhimit të investimeve të financuara nga BE dhe donatorë të tjerë në nivel vendor e rajonal. Tra-jnimi vuri në dukje nevojën për të pasur bashkëpunim më të mir mes nivelit qendror dhe vendor në fushën e hartimit dhe zbatimit të projekteve në Shqipëri.

Gjatë trajnimit, nën drejtimin e ekspertëve të huaj dhe vendas, pjesëmarrësit hartuan projekt-idetë e tyre dhe i prezantuan propozimet tek një komision vlerësimi. Pjesë-marrësit ishin shumë të kënaqur me rezultatet e trajnim-it, duke konfirmuar se tani i kuptojnë më mirë mundësitë e financimit nga BE si dhe format e menaxhimit të ciklit

Pjesëmarrës të Trajnimit “Menaxhimi i Ciklit të Projekteve në Praktikë: nga Ideja tek Projekt-Propozime Fituese”

të projektit. Desara Malluda, specialiste pranë Drejtorisë së Investimeve në Bashkinë Përrenjas, tha: “Trajnimi më hapi një dritare të re dijesh. Tani e kuptoj më mirë ciklin e projektit dhe jam më e përgatitur për format e punës në bashki për të qenë më efektivë në hartimin e projekt propozimeve për financim nga donatorë të mundshëm.”

Projekti i USAID-it punon për të arritur apo edhe tejkalu-ar rezultatet fantastike të trajnimit të vitit të kaluar, ku bashkitë partnere fituan projekte nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.

8

Shërbimet Vendore

USAID NDIHMON BASHkITË PËRADMINISTRIMIN E SHOQËRIVE UkPlane biznesi në ndihmë të bashkive për zbatimin e reformës në sektorin e ujit

Projekti i USAID-it përfundoi kohët e fundit dy plane biznesi për shoqëritë ujësjellës-kanalizime si pjesë

e asistencës specifike të planifikuar për bashkitë Tira-në dhe Vlorë. Këto plane biznesi u përgatitën në vazh-dën e asistencës së Projektit të USAID-it për hartimin e planeve të tranzicionit, plane që synojnë të ndihmojnë bashkitë e reja pas reformës territoriale për konsolidi-min e të gjithë ofruesve të mëparshëm të shërbimeve ujësjellës-kanalizime brenda kufijve të rinj territorialë në një shoqëri ujësjellës-kanalizime në pronësi të plotë të bashkive përkatëse.

Procesi për hartimin e secilit prej planeve të mësipërme të biznesit ishte i hapur, gjithëpërfshirës, transparent dhe bashkëpunues. Projekti i USAID-it bashkëpunoi me shumë aktorë, donatorë, dhe institucione për të mbledhur informacionin e duhur, për të integruar disa skenarë në secilin model plani biznesi dhe për të arritur konsensus dhe mirëkuptim për zbatimin e këtyre planeve me dre-jtuesit e shoqërive UK dhe zyrtarët vendorë.

Planet e biznesit janë një hap i madh përpara për shoqëritë në drejtim të ristrukturimit, sepse në këto plane përsh-kruhen veprimet që duhen ndërmarrë për të përmirë-suar shërbimet dhe parashikueshmëri të plotë të tari-fave, mundësive financiare dhe përgjegjshmëria e vetë shoqërive. Projekti identifikoi dhe vlerësoi përfitimet nga efikasiteti i operacioneve të këtyre shoqërive dhe propo-zoi marrjen e masave të menjëhershme të rëndësishme për të mbushur boshllëqet në shërbimet operative.

Këto plane biznesi mbulojnë një periudhë 5-vjeçare (2017-2021) dhe marrin parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në aftësinë e shoqërisë për të ofruar një shërbim të besueshëm, financiarisht të qëndrueshëm, duke ndjekur praktikat e shëndosha tregtare. Shoqëritë ujësjellës-kanalizime që i shërbejnë secilës bashki kanë karakteristika dhe mundësi të ndryshme zhvillimi. Në procesin e planifikimit të biznesit u bë një shqyrtim i plotë i gjendjes aktuale të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si brenda zonës së mëparshme të shërbimit të secilës shoqëri, para reformës territoriale, ashtu edhe në të gjitha bashkitë dhe ish komunat që u bashkëngjitën bashkive përkatëse për të krijuar bashki të reja. Në këto analiza u shqyrtuan aftësitë, forcat din-amike dhe sfidat që ndikojnë në ofrimin e shërbimeve ujësjellës-kanalizime në zonat e reja të shërbimit.

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë është shoqëria më e madhe në Shqipëri dhe i shërben pothuajse 40% të

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, shqyrton parashikimet e kërkesës për ujë të evidentuar në Planin 5-Vjeçar të Biznesit të UK Vlorë.

popullsisë në vend. Kjo shoqëri konsiderohet si ofruesi më i mirë në Shqipëri duke pasur parasysh madhësi-në dhe zonën e shërbimit. Sidoqoftë, edhe kjo shoqëri përballet me sfida për të siguruar shërbimin me orar të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët në zonën e re të shërbimit. Qëllimi i Planit të Biznesit të Shoqërisë UK Tiranë është të shërbejë si udhërrëfyes për Pro-gramin e ardhshëm të Investimeve Kapitale që drejtuesit e kësaj shoqërie kanë si synim të planifikojnë dhe zbato-jnë gjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Ujësjellësi i Vlorës po përballet me sfida tepër të mëdha financiare, të cilat u evidentuan si shqetësime serioze nga Kryetari i Bashkisë. Megjithatë, Plani i Biznesit i Ujësjellësit Vlorë tregon se Vlora ka potencial për të rri-tur dhe përmirësuar shërbimet e saj për të mbështetur rritjen ekonomike në rajon, ka nevojë për një menaxhim strategjik “me ndryshim 180°” që fokusohet për të rivita-lizuar ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët.

Planet e biznesit të ujësjellësit iu paraqitën bashkive dhe shoqërive të tyre UK si në version të shtypur ashtu edhe në fletë pune në programin Excel. Duke qenë se edhe vetë biznesi i shërbimit ujësjellës-kanalizime është dinamik, ai duhet të monitorohet dhe të vlerësohet, minimumi çdo tre muaj, sipas planit të biznesit. Po ashtu, sugjerohet që planet e biznesit të përditësohen çdo vit përmes punës së përbashkët të bashkive dhe stafit të shoqërive UK. Me vështrimin drejt së ardhmes, shpresohet që këto plane të ndihmojnë në krijimin e një baze të fortë për ujë të pastëre e të sigurt në Shqipëri. Këto plane janë një model i bashkëpunimit të integruar territorial dhe përshkruajnë në detaje procesin e rëndësishëm të vendimmarrjes për t’u pasur si pikë referimi në ristrukturimin e detyrueshëm të sistemit ujësjellës-kanalizime

.

9

Shërbimet Vendore

FUSHATA NDËRgJEgJËSIMIPËR PËRDORIMIN E UJITUSAID ndihmon shoqëritë UK në komunikimin me klientët e tyre

Klientet ë mirë-informuar të shoqërive UK priren të jenë më të kënaqur me shërbimin e ofruar. Aktivitetet që lidhen me marrë-

dhëniet me publikun dhe informimin publik kontribuojnë në krijimin e një imazhi pozitiv të shoqërisë UK dhe mund të ndikojnë pozitiv-isht në dëshirën dhe vullnetin për të paguar dhe në shpejtësinë dhe rregullsinë e pagesës. Projekti i USAID-it asistoi pesë bashki (Fier, Lushnje, Patos, Vlorë dhe Elbasan) dhe shoqëritë e tyre UK për har-timin e materialeve të ndërgjegjësimit publik si pjesë e një fushate të sensibilizimit publik për ujin. Këto aktivitete u realizuan duke pasur si objektiv kryesor informimin e klientëve të shoqërive UK (banorët e zo-nës së re të shërbimit) për shërbimet që u ofrohen nga Shoqëria UK si dhe ndërgjegjësimin për sa i përket detyrimit për të paguar rregullisht faturat e ujit dhe për të mos dëmtuar sistemin e furnizimit me ujë. Në fushatën e ndërgjegjësimit publik u realizuan materialet e mëposhtme:

• Hartimi dhe shpërndarja e fletushkave informative të person-alizuara për shoqëritë ujësjellës-kanalizime: Këto fletushka in-formative u hartuan dhe u përgatitën në formën e broshurave të shoqërive për të informuar klientët aktualë dhe të rinj për shërbi-met që u ofrohen nga shoqëria UK, duke evidentuar format e ko-munikimit me ndërmarrjen për t’u bërë klient i saj si dhe mënyrën e paraqitjes së ankesave dhe ndjekjen e tyre nga ana e klientit.

• Hartimi dhe prodhimi i posterëve infografikë: U realizuan disa lloje posterash infografikë për secilën bashki dhe shoqëri ujësjellësi me synim trajtimin e çështjeve kritike si ato që jepen më poshtë, probleme me të cilat ndeshen të gjitha njësitë vendore dhe shoqëritë e tyre ujësjellës-kan-alizime në Shqipëri gjatë ofrimit të shërbimit UK:

‘Mesazhi “Vjedhja e ujit dënohet me ligj!”Vjedhja e ujit nëpërmjet lidhjeve të paligjshme jo vetëm që është kundërligjshme dhe përbën vepër penale, por mundëson edhe kontamini-min e ujit dhe mund të bëhet një shqetësim serioz për shëndetin publik.

Mesazhi “Paguani për ujin! çdo pikë kushton”Shoqëritë UK janë investimi më i madh kapital dhe përbëjnë kostot më të konsid-erueshme operative për bashkitë shqiptare. Performanca e tyre e qëndrueshme dhe cilë-sore varet nga pagesat e rregullta që duhet të bëjnë konsumatorët sipas konsumit.

Posterat u vendosën në vende të dukshme, si në hyrje të bashkive, në njësitë e kujdesit për klientin pranë shoqërive UK, tek arkat e ujësjellësit, njësive administrative, etj.

Lamtumirë, mik i shtrenjtë!

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Philip D. Giantris, President i Valu Add Management Services, dhe Drejtorit Ekzekutiv të SHUKALB. Filipi ishte kontribues i madh në Projektin e USAID-it për Pla-nifikim dhe Qeverisjen Vendore.

Philip ishte një profesionist i madh në ofrimin e shërbimeve politike dhe këshillimit teknik në sektorin e infra-strukturës së ujit, kanalizimeve dhe mbetjeve të ngurta. Njohuritë e tij për çështjet kyçe që përcaktojnë suksesin në këtë sektor e bëri atë dhe firmën e tij burim të vlefshëm këshillimi për Qeverinë qendrore dhe njësitë e qe-verisjes vendore në Shqipëri.

Filipi ishte i palodhur e i pasionuar për punën deri në atë pikë sa ai i infek-tonte të gjithë me pasionin dhe vizio-nin e tij. Ai ndikoi në jetën profesionale të shumë të rinjve dhe profesionistëve të tjerë në Shqipëri me shembullin e tij të përsosmërisë. Për Filipin, vetëm më e mira ishte mjaft e mirë!

Filipi, 74 vjeç, ishte qytetar i Botës, por zemra e tij i përkiste Shqipërisë dhe kështu do të mbetet. Sa për ne, ajo që mbetet për t’u bërë është të vazhdojmë trashëgiminë e bollshme të tij. E thënë më mirë me fjalët e Filipit: “Lart e më lart!”

Mirupafshim dhe u prehsh në paqe, Filipi ynë i dashur! Do ta ndjejmë shu-më mungesën tënde!

Philip D. Giantris

10

PLANET E PËRgJITHSHME VENDORE - EPOkË E RE PËR PLANIFIkIMIN URBAN

Territorial Planning

Koha e duhur për zbatimin me sukses të Planeve të Përgjithshme Vendore të Territorit

USAID ka mbështetur 5 bashki për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të Territorit (PPV) gjatë

periudhës 2015-2017. Këto plane ishin të parat që u mi-ratuan nga Këshilli i Ministrave në dhjetor të vitit 2016, pas ndryshimeve që iu bënë Ligjit “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” në vitin 2014 dhe miratimit të Pla-nit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit në vitin 2015. Pas kësaj, Qeveria shqiptare mbështeti 26 bashki për plotësimin e PPV-ve të miratuara ose në proces miratimi dhe akordoi fonde për shtatë bashki të tjera për nisjen e procesit të hartimit të këtyre planeve. Edhe donatorë të tjerë kanë dhënë mbështetje për 5 bashki për hartimin e planeve të përgjithshme vendore. Kështu, pritet që deri në fund të këtij viti, 43 nga 61 bashki në Shqipëri të kenë në fuqi instrumentet e tyre të integruara të planifikimit vendor. Pyetja që vjen natyrshëm është: Po më pas?

Në fund të fundit, PPV është thjesht një mjet drejt qëllimit final dhe jo vetë qëllimi. Ky plan përfaqëson zbatimin e legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit pas reformës territoriale dhe synon të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm të territoreve të riformatuara. PPV është një instrument gjithëpërfshirës planifikimi që artikulon vizionin e bashkisë për zhvillimin e saj të ardhshëm duke u bazuar në një sërë strategjish, projektesh konkrete dhe rregullore për arritjen e këtij vizioni. Kështu, në plan trajtohen një sërë çështjesh, që nga zhvillimi ekonomik vendor, përdorimi i tokës, zhvillimi dhe menaxhimi efi-kas i tokës, deri tek mbrojtja e mjedisit dhe kapacitetet financiare të bashkive. Në themel të procesit të PPV-së janë për-fshirja e aktorëve të ndryshëm dhe bashkërendimi i interesave të ndryshme në territor. Prandaj, për të përf-shirë të gjitha këto interesa, procesi i PPV-së duhet të jetë transparent, i përforcuar dhe mbështetur e kontrolluar edhe nga modelet e strukturuara të angazhimit qytetar dhe konsul-timi publik që përcaktohet si i detyrueshëm me ligj.

Me miratimin drejt përfundimit, sfida tjetër për PPV-të është zbatimi i tyre gjatë 15 viteve të ardhshme. Kjo kërkon që bashkitë t’i paraprijnë krijimit të ekipeve për zbatimin e planeve, ekipe që do të jenë përgjegjëse për udhëheqjen e zbatimit, monitorimit të ecurisë së zbatimit

dhe ndoshta edhe për ndryshimin e PPV-ve për t’i për-shtatur me dinamikën e zhvillimeve dhe në kohën e duhur. PPV përbëhet nga një Plan Investimesh Kapitale (PIK) që bashkon projektet prioritare strategjike me potencialet dhe mundësitë e financimit. PIK është baza e procesit të buxhetimit afatmesëm që bashkitë duhet të hartojnë çdo vit. PPV përmban edhe instrumente të tjera, të tilla si planet e detajuara vendore (PDV) dhe instrumentet fi-nanciare për zhvillimin e tokës (transferimi i të drejtave të zhvillimit, densiteti bonus, tarifat e përmirësimit etj.). Puna e planifikimit e bashkive duhet të përqendrohet në përdorimin dhe zbërthimin e këtyre instrumenteve si mjete përfundimtare drejt zhvillimit.

Ka ardhur koha që njësitë e qeverisjes vendore të marrin të gjitha përgjegjësitë për fazën e zbatimit të PPV-ve. Kjo nënkupton një rol proaktiv në zhvillimin dhe menaxh-imin e tokës, bashkërendimin efikas dhe negocimet mes aktorëve të ndryshëm, nëse dhe kurdoherë që të jetë e nevojshme.Bashkitë fillimisht duhet të fokusohen tek PDV-të që përfaqësojnë interesin publik, duke ndërmarrë nismën për hartimin e tyre dhe zbatimin e proceseve me pjesëmarrje. Shembuj të kësaj mund të përfshijnë zhvilli-min e qendrave, nyjet kryesore të infrastrukturës me ndi-kim social dhe mjedisor në komunitet, shërbime të reja publike, etj. Pas këtij hapi, autoriteteve vendore do t’u duhet të [ri]vendosin partneritetin me grupet e synuara të zhvilluesve dhe pronarëve të tokave, një përpjekje për të nxitur një klimë pozitive për zhvillimin e tokës në njësitë

që janë me interes të përgjithshëm publik si dhe për të inkurajuar zhvillimin në fushat me interes privat. Për më tepër, drejtoritë e planifikimit të territorit në bashki duhet të nisin hartimin e planeve të infrastrukturës së lagjeve

Vijon në faqen 11.

Strategia e zhvillimit të territorit, hapi i parë për PPV dhe PDV, hartuar me mbështetjen e USAID

11

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore do të vazhdojë punën edhe për dy vjet të tjera

Planifikimi dhe Qeverisja Vendore

Në vazhdim do të mbështetemi tek sukseset tona të përbashkëta dhe të vazhdojmë të japim ndihmë dhe mbështetje për Qeverinë e Shqipërisë për të përforcuar reformat e decentralizimit dhe për qeveritë vendore për të forcuar kapacitetet e tyre për t’iu shërbyer më mirë qytetarëve të tyre dhe për të menaxhuar më mirë rritjen dhe zhvillimin e bashkive . Gjatë periudhës së shtyrjes, PLGP do të mbështesë edhe përpjekjet për të paranda-luar/luftuar ekstremizmin e dhunshëm duke ndërtuar qëndrueshmërinë e komuniteteve përmes promovimit të pjesëmarrjes qytetare dhe fuqizimit të shoqërisë civile.

Viti 2018 dhe përtej do të sjellin sfida dhe mundësi për NJQV-të. Për shembull, me Ligjin e ri për Financat e Vetëqeverisjes Vendore të hartuar me mbështetje PLGP, bashkitë do të shohin rritje të të ardhurave vendore me 38% krahasuar me mesataren historike të dekadës së fundit, duke ofruar një mundësi të paparë për të rritur autonominë e tyre, për të forcuar qeveritë vendore dhe për të krijuar parakushte për shërbime publike vendore më shumta dhe më të mira. Megjithatë, qeveria qendrore dhe NJQV-të do të kenë nevojë të madhe për trajnime për ngritjen e kapaciteteve në zbatimin e ligjit dhe do të sigurojnë një sistem transparent mjaft të vonuar që i lejon NJQV-të të financojnë siç duhet funksionet e tyre nëpërmjet të ardhurave të veta, taksat e përbashkëta, dhe parimeve të menaxhimit të shëndoshë financiar.

Dhe me miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore,

bashkitë kanë tashmë instrumente gjithëpërfshirëse strategjike që artikulojnë si vizionin e tyre për zhvillimin e ardhshëm ashtu edhe një sërë strategjish, projektesh dhe rregullash për përmbushjen e këtij vizioni. Çdo PPV, duke integruar shumë interesa të ndryshme dhe kërke-sa konkurruese për burime, trajton një gamë të gjerë çështjesh, siç janë mbrojtja e mjedisit, përdorimi i tokës, investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi ekonomik ven-dor. Megjithatë, PPV nuk do të kenë vlerë nëse nuk zbato-hen. Do të duhen më shumë trajnime për zyrtarët e nivelit qendror dhe vendor në aplikimin e instrumenteve finan-ciare për zhvillimin e tokës dhe përgatitjen e planeve të detajuara vendore. Këto instrumente do të ndihmojnë në krijimin e burimeve financiare të nevojshme për zbatimin e këtyre planeve, duke krijuar vende pune dhe duke nxi-tur zhvillimin ekonomik.

Unë dhe kolegët e mi në PLGP do të vazhdojmë me mbështetjen tonë për trajtimin e këtyre sfidave dhe shfrytëzimin e këtyre mundësive. Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj gjatë gjashtë viteve të para të Projek-tit PLGP dhe presim me padurim që këto dy vite të tjera të jenë sa më produktive dhe të suksesshme duke punuar së bashku për të promovuar parimet dhe praktikat e qe-verisjes vendore demokratike në Shqipëri.

Me respekt,

kevin McLaughlin

Drejtori i Projektit USAID/PLgP

Vijon nga faqja 1

VIJON MBËSHTETJA E USAID PËR QEVERISJEN VENDORE NË SHQIPËRI

për ato zona ku nuk nevojiten PDV, por aty ku nevojiten projekte infrastrukturore për të strukturuar përdorimin e tokës nga pronarët dhe zhvilluesit.

Bashkitë duhet të angazhohen edhe në hartimin e pro-grameve për zbatimin e instrumenteve financiare për zhvillimin dhe menaxhimin e tokës. Edhe pse përvoja në hartimin dhe zbatimin e programeve të tilla nuk është ende e konsoliduar, nevoja për këto instrumente të reja është e lartë në një kontekst të zhvillimit të pastrukturuar të tokës, krahas presioneve të vazhdueshme për ndërti-min e tokës bujqësore.

Autoritetet vendore duhet ta përdorin këtë moment dhe të angazhohen proaktivisht në zbatimin e PPV-ve të tyre. Sigurisht, përballja me sfidën e zbatimit të PPV-së kërkon që ato të mbajnë dhe përditësojnë vazhdimisht bazat e të dhënave GIS të territorit të tyre të krijuara gjatë fazës së hartimit të PPV. Po ashtu, në këtë proces janë të nevoj-

shme edhe ngritja e mëtejshme e kapaciteteve, trajnimi i zyrtarëve vendorë dhe mbështetja e vazhdueshme nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Ky është veçse fillimi i një epoke të re në qeverisjen urbane në Shqipëri dhe autoritetet vendore duhet të bëhen gati për ta përqafuar atë.

Vijon nga faqja 10.

Ekspertët e USAID-it për planifikimin urban dhe speciaistë vendorë të zhvillimit të territorit në procesin e hartimit të një PPV-je.

Rr. “Dervish Hima” 3 Kullat pranë St. “Q. Stafa”, Kulla Nr. 1, Apt. 91, Kati 10, Tirana, Albania • Tel: +355 44 50 41 50 • www.plgp.al

USAID në Facebook

SQARIMPikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

USAID/Shqipëri ka tashmë një faqe në Facebook. Pëlqejeni këtë faqe për të qenë në kontakt me punën e kryer nga projekti në bashkitë e tij partnere si

dhe për të marrë informacione nga projekte të tjera të USAID-it që punojnë në vendin tonë.

www.facebook.com/Albania.USAID

Faqja e internetit e Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjes VendoreKjo gazetë periodike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Gjithsesi, lexuesit mund të marrin informacion të përditësuar për punën e projektit të USAID-it dhe bashkive të tij partnere në adresën: http://www.plgp.al. Në këtë adresë do të gjeni të reja nga veprimtaritë në vazhdim dhe të ardhshme të projektit. Aty ofrohen edhe informacione e botime që mbështesin dhe drejtojnë zhvillimin vendor dhe të komunitetit. Në të vizi-torët mund të gjejnë raporte e studime të ndryshme. Informacione të tjera që mund të gjenden në këtë ad-resë janë të rejat, histori suksesi, dhe adresat në internet të partnerëve vendas e të huaj të projektit.

Në fokus