8
Viti III - Nr:20 E diel, 19 maj 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI TE LEKUNDUR, LAKMITARE, INATÇORE, POR EDHE TRIMA, BESNIKE, MIKPRITES E TE ZGJUAR E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black “Ja karakteri i shqiptarëve sipas 45 albanologëve” NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI T ë lëkundur, të padisiplin- uar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë, inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mik- pritës dhe me një zgjuarsi të jashtëzakonshme... Këto janë disa cilësi të karakteri të sh- qiptarit. Baron Franc Nopça ka mbledhur përcaktimet dhe vlerësimet e 45 autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar për shqiptarët, duke krijuar kështu një portret të pazakontë të sh- qiptarit të llimviteve ‘900. Ky shkrim i veçantë i albanologut të njohur është shkëputur nga vepra e tij “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe E Drejta Zakonore e tyre”, një libër i sapo përkthyer nga Dr. Jur. Mihallaq Zallari dhe për- gatitur për botim në gjuhën sh- qipe dhe redaktuar nga Akad. Ja si bëhej gazetaria në kohën tonë. Sakricat pa makina, celularë dhe incizues. Shënimi për librin e publicistes Zenepe Luka “Kjo është jeta ime” G azetarja Zenepe Luka ka nxjerrë në dritën e botimit librin “Kjo është jeta ime”. Nga titulli duket sikur është një libër autobio- grak, por kur lexon mes rreshtave kupton se jeta e gazetares rebele, Zenepe Luka, është vetë gaze- taria, pasioni që për të nuk njeh moshë. Duke u rrekur të as për kontribu- tin e saj gati 40-vjeçar në gazetari, kjo gazetare me vrullin që e karakterizon rrëmbehet dhe flet për personazhet e gazetarisë së saj. Libri “Kjo është jeta ime” e Zenepe Lukës mund të përkthehet fare mirë si jeta e personazheve më të shquar që janë intervis- tuar prej saj, të cilët janë personalitete të vendit dhe të huaj. Jeta personale e gazetares së njohur Zenepe Lukës në faqet e këtij libri kalon me kuadro që lëvi- zin shpejt, ndërsa pjesën më të madhe të librit e zënë personazhet Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Elena Kadare, Rexhep Qosja, këngëtarët italianë Al Bano e Romina Pauer, presidenti Rexhep Me- jdani, etj, etj. Megjithëse ajo ka guxuar të shkruajë hapur edhe me polemikat e saj kundër ideve të pjesës më të madhe tyre, per- sonalitete të rëndësishme të vendit e kanë vlerësuar dhe çmuar gjithmonë g- urën e saj si gazetare. Luka i ka mbledhur këto vlerësime në faqet... F ilozogjerman J. G. Fichte në librin me titull “La missione del dotto”/ (Misioni i dije- tarit), na paraqet pesë ese të cilat i japin shpjegim pyetjes se cili është mis- ioni dhe roli i dijetarit në shoqëri? Cili është mis- ioni i njeriut që të mund të quhet me të vërtetë njeri? Mirëpo së pari kjo është një pyetje që duhet ndjerë, -shprehet Fichte, çka nënkupton një mendje të edukuar për të kuptuar qëllimin e fundëm të ek- sistencës së vetë njeriut që është pikërisht harmonia e plotë e tij me vetveten. Njeriu duke e kuptuar këtë qëllim të fundëm, përpos lartësimit personal Ky erudit i kulturës shqiptare u shkollua për lozo-teologji, për ziko-kimi bëthamore dhe kibernetikë, për të vazhduar më pas me diplomën në lozodhe së fundmi për gazetari... Afrim Spahiu dhe fundi i Varkës së Noas Dritëro Agolli: Një gazetare e veçantë kjo Zenepe Luka At Gjon Shllaku dhe misioni i dijetarit ,reekton në shoqëri edhe dinjitetin e misionit të cilin është i thirrur të kryejë. Në enciklpedinë filozo- ke Bompiani lexojme se dinjiteti është treguesi i përsosmërisë dhe superi- oritetit moral. Po morali si mund të përkuzohet? Morali, -ka thënë lozodhe meshtari shqiptar, françeskani Anton Harapi, është mirësia në kulmin e vet. Dijetari, shkencëtari, sipas Fichte-s duhet të jetë njeriu me moralin me të lartë në shoqëri. Një njeri i tillë që bëhet pasqyrë e mirësisë në kulmin e vet dhe që tenton përherë e më tepër t’ia arrijë per- feksionit në vlera morale do të priret gjithmonë kah lartësimit të së vërtetës. Ky është dhe misioni... “Fundi i Varkës së Noas” kërkon të shpre- hë se aty ku fundi përplaset me llimin nis të shkruhet një histori e re. Fotograa e Afrim Spahiut është një formë spekta- kolare e konkretizimit të kësaj alegorie... faqe 19 faqe 20-21 vijon në faqen 16-18 faqe 22 Assoc. Marenglen Verli dhe Dr. Edmond Malaj. Vepra prej më shumë se 500 faqesh e ndarë në pesë kapituj del së shpejti në qarkullim si një botim i Insti- tutit të Historisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Siç e shpjegon vetë autori Franc Nopça në hyrje të librit, qëllimi i kësaj vepre është të hetojë, sesi zhvillohet një pop- ull me karakter specik dhe i veçuar nga bota përreth nën ndikime kryekëput të caktuara. “Ky popull është populli malësor i Shqipërisë së Veriut gjer në vitin 1912, të cilit i mungonte ndikimi i huaj qysh shekuj më parë”, shënon Nopça. Pjesa e parë e veprës merret me karakterin e malësorëve të lirë, por të egër të Shqipërisë së Veriut, gjatë rrjedhës së viteve 1905-1907, dhe, njëkohësisht, me farefisninë e tyre më të “qytetëruar”, të shpërngulur në një trevë... MENITA LJARJA ADMIRINA PEÇI DHURATA HAMZAI SHËN PALJI ALJBËRESHVE Një herë e një kohë në familjen patriarkale arbëreshe gruaja gjithmonë ka pasur një rol dytësor, dhe akoma më shumë ka qenë më e nënshtruar gjatë Palji. Pyetjes se çfarë kujtonte nga fëmijëria e saj, Diljuça Kost’Ndrianës Buçolo (Domenica Buçolo ) u përgjigj pa hezitim: “pleshta dhe mushkonja”. Dhe në thelb kjo përgjigje të... Arbëreshët/ Jeta e hidhur e një herë e një kohe fëmijërisë së saj, me detyra të përcaktuara pa hezitim nga kryefamiljari. Kjo është çfarë u konstatua nga një bashkëbi- sedim i këndshëm me disa gra në moshë të thyer nga Shën faqe 21 Një mysliman Franc Nopça në veshje kombëtare shqiptare, afërsisht 1916 Malësorët e Iballes në rrjesht duke u fotografuar, 1905 SUZANA VARVARICA KUKA (*) allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

Viti III - Nr:20 E diel, 19 maj 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

TE LEKUNDUR, LAKMITARE, INATÇORE, POR EDHE TRIMA, BESNIKE, MIKPRITES E TE ZGJUARE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

“Ja karakteri i shqiptarëve sipas 45 albanologëve”NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI

Të lëkundur, të padisiplin-uar, lakmitarë të parasë, të ndjeshëm, krenarë,

inatçorë, por edhe trima, të vetëdijshëm, besnikë, mik-pritës dhe me një zgjuarsi të jashtëzakonshme... Këto janë disa cilësi të karakteri të sh-qiptarit. Baron Franc Nopça ka mbledhur përcaktimet dhe vlerësimet e 45 autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar për shqiptarët, duke krijuar kështu një portret të pazakontë të sh-qiptarit të fi llimviteve ‘900. Ky shkrim i veçantë i albanologut të njohur është shkëputur nga vepra e tij “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe E Drejta Zakonore e tyre”, një libër i sapo përkthyer nga Dr. Jur. Mihallaq Zallari dhe për-gatitur për botim në gjuhën sh-qipe dhe redaktuar nga Akad.

Ja si bëhej gazetaria në kohën tonë. Sakrifi cat pa

makina, celularë dhe incizues. Shënimi për librin e publicistes

Zenepe Luka “Kjo është jeta ime”

Gazetarja Zenepe Luka ka nxjerrë në dritën e botimit

librin “Kjo është jeta ime”. Nga titulli duket sikur është një libër autobio-grafi k, por kur lexon mes rreshtave kupton se jeta e gazetares rebele, Zenepe Luka, është vetë gaze-taria, pasioni që për të nuk njeh moshë. Duke u rrekur të fl as për kontribu-tin e saj gati 40-vjeçar në gazetari, kjo gazetare me vrullin që e karakterizon rrëmbehet dhe flet për personazhet e gazetarisë së saj. Libri “Kjo është jeta ime” e Zenepe Lukës mund të përkthehet fare mirë si jeta e personazheve më të shquar që janë intervis-

tuar prej saj, të cilët janë personalitete të vendit dhe të huaj. Jeta personale e gazetares së njohur Zenepe Lukës në faqet e këtij libri kalon me kuadro që lëvi-zin shpejt, ndërsa pjesën më të madhe të librit e zënë personazhet Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Elena Kadare, Rexhep Qosja, këngëtarët italianë Al Bano e Romina Pauer, presidenti Rexhep Me-jdani, etj, etj. Megjithëse ajo ka guxuar të shkruajë hapur edhe me polemikat e saj kundër ideve të pjesës më të madhe tyre, per-sonalitete të rëndësishme të vendit e kanë vlerësuar dhe çmuar gjithmonë fi g-urën e saj si gazetare. Luka i ka mbledhur këto vlerësime në faqet...

Filozofi gjerman J. G. Fichte në librin me titull “La missione

del dotto”/ (Misioni i dije-tarit), na paraqet pesë ese të cilat i japin shpjegim pyetjes se cili është mis-ioni dhe roli i dijetarit në shoqëri? Cili është mis-ioni i njeriut që të mund të quhet me të vërtetë njeri? Mirëpo së pari kjo është një pyetje që duhet ndjerë, -shprehet Fichte, çka nënkupton një mendje të edukuar për të kuptuar qëllimin e fundëm të ek-sistencës së vetë njeriut që është pikërisht harmonia e plotë e tij me vetveten. Njeriu duke e kuptuar këtë qëllim të fundëm, përpos lartësimit personal

Ky erudit i kulturës shqiptare u shkollua për fi lozofi -teologji, për fi ziko-kimi

bëthamore dhe kibernetikë, për të vazhduar më pas me diplomën në fi lozofi dhe së fundmi për gazetari...

Afrim Spahiu dhe fundi i

Varkës së Noas

Dritëro Agolli: Një gazetare e veçantë kjo Zenepe Luka

At Gjon Shllaku dhe misioni i dijetarit

,refl ekton në shoqëri edhe dinjitetin e misionit të cilin është i thirrur të kryejë. Në enciklpedinë filozo-fi ke Bompiani lexojme se dinjiteti është treguesi i përsosmërisë dhe superi-oritetit moral. Po morali si mund të përkufi zohet? Morali, -ka thënë fi lozofi dhe meshtari shqiptar, françeskani Anton Harapi, është mirësia në kulmin e vet. Dijetari, shkencëtari, sipas Fichte-s duhet të jetë njeriu me moralin me të lartë në shoqëri. Një njeri i tillë që bëhet pasqyrë e mirësisë në kulmin e vet dhe që tenton përherë e më tepër t’ia arrijë per-feksionit në vlera morale do të priret gjithmonë kah lartësimit të së vërtetës. Ky është dhe misioni...

“Fundi i Varkës së Noas” kërkon të shpre-hë se aty ku fundi përplaset me fi llimin

nis të shkruhet një histori e re. Fotografi a e Afrim Spahiut është një formë spekta-kolare e konkretizimit të kësaj alegorie...

faqe 19faqe 20-21

vijon në faqen 16-18

faqe 22

Assoc. Marenglen Verli dhe Dr. Edmond Malaj. Vepra prej më shumë se 500 faqesh e ndarë në pesë kapituj del së shpejti në qarkullim si një botim i Insti-tutit të Historisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Siç e shpjegon vetë autori Franc Nopça në hyrje të librit, qëllimi i kësaj vepre është të hetojë, sesi zhvillohet një pop-ull me karakter specifi k dhe i veçuar nga bota përreth nën ndikime kryekëput të caktuara. “Ky popull është populli malësor i Shqipërisë së Veriut gjer në vitin 1912, të cilit i mungonte ndikimi i huaj qysh shekuj më parë”, shënon Nopça.

Pjesa e parë e veprës merret me karakterin e malësorëve të lirë, por të egër të Shqipërisë së Veriut, gjatë rrjedhës së viteve 1905-1907, dhe, njëkohësisht, me farefisninë e tyre më të “qytetëruar”, të shpërngulur në një trevë...

MENITA LJARJA

ADMIRINA PEÇI

DHURATA HAMZAI

SHËN PALJI ALJBËRESHVE Një herë e një kohë në familjen patriarkale arbëreshe gruaja gjithmonë ka pasur një rol dytësor, dhe akoma më shumë ka qenë më e nënshtruar gjatë

Palji. Pyetjes se çfarë kujtonte nga fëmijëria e saj, Diljuça Kost’Ndrianës Buçolo (Domenica Buçolo ) u përgjigj pa hezitim: “pleshta dhe mushkonja”. Dhe në thelb kjo përgjigje të...

Arbëreshët/ Jeta e hidhur e një herë e një kohe fëmijërisë së saj, me detyra të përcaktuara pa hezitim nga kryefamiljari. Kjo është çfarë u konstatua nga një bashkëbi-sedim i këndshëm me disa gra në moshë të thyer nga Shën faqe 21

Një mysliman

Franc Nopça në veshje kombëtare shqiptare, afërsisht 1916 Malësorët e Iballes në rrjesht duke u fotografuar, 1905

SUZANA VARVARICA KUKA (*)

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 19 maj 2013

16 SH.com

PËRSHKRIMET E ALBANOLOGËVE

KERKIME

...tjetër. - Rrethanat historike të vendit, si edhe lufta e vazh-dueshme e malësorëve kundër administratës turke, përshkruhen në pjesën e dytë të veprës, e cila merret me historinë lokale, nga shkaku i orientimit të përgjith-shëm, nga viti 1853 gjer në vitin 1894. Në pjesën e tretë të veprës përshkruhet historia e fi seve të Shqipërisë së Veriut dhe njëkohë-sisht bëhet tentativa të lidhet ajo me gjendjen e egër, e cila fi llon relativisht vonë, siç provohet në pjesën e dytë. Në pjesën e katërt të librit përshkruhet kanuni i Malë-sisë, siç është zbatuar afërsisht 20 vjet më parë dhe në pjesën e pestë, të fundit, provohet shpjegimi i zhvillimit të kanunit nga karakteri i banorëve, tradita dhe e kaluara.

vijon nga faqja 15

FRANC NOPÇAFRANC NOPÇA:

Ju rrëfej karakterin e vërtetë të shqiptarit

Asgjë nuk është më e zorshme, sesa një i huaj të njohë thelbin e karakterit të një populli dhe asgjë nuk kërkon më

tepër qetësi dhe sundim të vetvetes sesa ta përshkruajë pastaj atë në mënyrë objektive dhe siç ndodh në realitet. Për ta njohur karakterin e një populli në natyrën e tij të vërtetë, duhet të njohë fare mirë gjuhën e tij, doket dhe zakonet e tij, se vetëm atëherë mund t’i shfaqet vëzhguesit një popull i natyrshëm, i thjeshtë dhe i papen-guar; pastaj duhet aftësia të futet vëzhguesi në ambientin që kërkon të përshkruajë, ta asimi-lojë atë, se vetëm kështu mund të paralizohen paragjykimet, që sjell ai me vete. Kush do të përshkruajë karakterin e një shqiptari, ai nuk duhet p.sh. të “xhindoset” aty për aty, që shqip-tari e vret tjetrin prapa krahëve me gjakftohtësi, përkundër duhet të mundohet ta vështrojë vras-jen e rastit të lirë nga çdo tronditje pikërisht siç bën vrasësi ose, së paku, rrethi në të cilin është rritur vrasësi. Zemërimi i madh nuk e bën të mundshëm këtë përshkrim, përkundër shpie pa dashur te një dënim të njeriut, që duam të përshkruajmë. Teknikisht përshkrimi i karak-terit të një populli bëhet më i lehtë, sa më shumë largohet nga ai i popujve të Evropës Qendrore, se tiparet e tij janë aq më të shprehshëm.

Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti që malësorët e këtij vendi më shikonin më në fund si njeriun e tyre, kështu që më pranonin të merrja pjesë në lodrat e tyre dhe më jepnin lirisht të drejtën të them mendimin tim në çështje dhe grindje private, së fundit fakti, që unë besoj, se kisha hyrë t’i kuptoj thellë motivet e shumicës së veprimeve të tyre, dhe prandaj fi lluan të harmonizonin në sytë e mi tiparet heterogjenë të karakterit shqiptar; të gjitha këto, me gjithë vështirësitë e përmendura, më japin guximin të tentoj një përshkrim të karakterit popullor shqiptar dhe t’i zgjidh kontradiktat e shumta të tij, duke u nisur nga e njëjta pikëpamje. Ndryshimet e karakterit të malësorit shqiptar mund t’i pozicionoj, duke vërtetuar se karakteri i malësorëve sot i afrohet pak e nga pak atij të shqiptarëve të shkolluar.

Gjykimi i përgjithshëm përmbi karakterin e shqiptarëve ndryshon shumë. Herë i gjykojnë si njerëz jo fort me besë, herë si përtacë, në anë tjetër mburrin besën e tyre dhe zellin në punë; një autor, Murray, arrin të thotë në “Handbook for Travellers in Greece” (Londër 1884): “The very failings of the national Character are gen-eraly for a kind more congenial to Englishmen

thon the timid negative virtues of the Greeks or Armenians” .Nga shkaku i këtyre ndryshimeve mendoj se do të jetë mirë të përsërit shkurt disa nga përshkrimet më të rëndësishme të karak-terit shqiptar.

1. BOLLE (1891)Përshkruan mirditasit si trima, të patrem-

bur, gjakësorë (të pamëshirshëm), me prirje për grabitje, të kënaqur me pak, të ftohtë (të esëllt)**, mikpritës, mendjelehtë, fals, lakues, hakmarrës në mënyrë qesharake të kotë, kokë-fortë, kryelartë, me vetëbesim dhe liridashës; janë të lidhur pas truallit të vet, pas familjes, se vetëm atje gjejnë mbrojtje. Mirditasi punon sa është e domosdoshme; vjedhjen dhe grabitjen nuk i ka për turp.

2. BALDACI (1901): Të gjithë shqiptarët janë mikpritës, i vetmi

ligj i kelmendasve është arma e tyre. Hotjanët janë trima, të mirë, të qetë; seljanët më pak të egër se të gjithë malësorët e tjerë, njëkohësisht të gjallë, të shkallët prej natyre; shaljanët janë veçanërisht të egër.

3. BOUÉ (1840): Shqiptarët janë të gjallë, të qeshur, të

shkathët, i kapin shpejt gjërat; krenarë dhe trima; punojnë sa u duket e domosdoshme. Egërsia dhe mungesa e mëshirës janë rezultati i rrethit në të cilin jetojnë. I mungon ndjenja e hakmarrjes dhe shqiptari hakmerret se është për të një detyrë shoqërore. Shqiptari është kam-erativ. Gegët, meqenëse nuk dinë të mposhtin gabimet e tyre, kanë diçka naive në karakterin e tyre. Veçanërisht krerët e tyre janë politikisht të lëkundshëm dhe marrin “ryshfet”; toskët e kanë këtë edhe më tepër.

4. BRAILSFORD 1906: Brailsfordi i quan shqiptarët të ndershëm,

besnikë, njerëz që mund të mbështetesh te ta, pa

frikë, që i dallon mirësjellja dhe ndjenja e pavarë-sisë. Sipas Brailsfordit janë të shkathët, kanë diçka agresive në krenarinë e tyre, që varion (ndryshon) nga kotësia e thjeshtë në vetëdije morale (sedër). Shqiptari e urren gënjeshtrën, dhe e mban fjalën që ka dhënë, edhe kur mund t’i sjellë ndonjë rrezik.

5. CALLAN (1899): Callani i quan shqiptarët racë fi snike

e vjetër, besnike, e virtytshme dhe mik-pritëse. Shqiptarët i kapin gjërat shpejt, si grekët, por janë më të qëndrueshëm dhe si sllavët, kanë kujdesin të thellohen, pa qenë të bezdisshëm si ata. Ata nuk çajnë kryet për ligjet.

6. CHLUMCKY (1907):Chlumcky shkruan midis të tjerave këtë:

Fanatizmi fetar është një tipar i karakterit shqiptar, që e dallon atë veçanërisht. Në veri ka ruajtur një religjiozitet naiv të thellë, që e shoqëron një zell fanatik. Shkeljen më të vogël të nderit, grindjen më të vogël për pronë e lan pushka; hakmarrja çmohet si detyra më e shenjtë. Askush nuk do të guxonte të thyejë të drejtën e shenjtë të mikpritjes. Lirinë pa fre shqiptari e çmon përmbi të gjitha.

7. COZEM-HARDY (1894) SHKRUAN:

Malësori nuk e njeh tradhtinë. Premtimi mbahet, mikpritja vihet në zbatim, por pastaj jeta e njeriut për ta nuk vlen shumë.

8. COZZI (1912): Malësorët janë krenarë. Hakmarrja është

për ta detyrë nderi. Preken shumë lehtë; në marrëdhënie me grua janë të sjellshëm. Në shoqëri tregohen sikur nuk interesohen për tituj, ndërsa në realitet i duan fort. Morali i tyre në lidhje me femrat dhe mikpritja e tyre qëndrojnë shumë lart.

9. CVIJIĆ (CVIJIQ) (1908): Si të gjithë popujt e ciklit patriarkal

të Gadishullit Ballkanik edhe shqiptarët dallohen për kuptimin moral të qartë, të palëkundshëm, për moralitetin e tyre gati të rëndë, për mënyrat e prera, shumë herë të egra, të veprimit. Kanë një ndjenjë të fortë për bashkësinë e fi sit dhe të familjes dhe, njëkohë-sisht, tregojnë një shpirt të sakrifi cës, që nuk sprapset përpara asnjë pengese.

Një fshatare afër Shkodrës Një shqiptar në veshje kombëtare Një mysliman

Franc Nopça në veshje kombëtare shqiptare, afërsisht 1916

Page 3: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 19 maj 2013

KERKIME

vijon në faqen 18

10. DEGRAND (1901): Malësorët pranë Shkodrës janë krenarë dhe

shumë mikpritës; mirditasit veçanërisht hak-marrës, fetarë fanatikë, por besnikë të fjalës, që kanë dhënë. Vjedhin nga viset përreth, vetëm se trualli i tyre është i varfër dhe se nevojat e mikpritjes dhe të festave janë tepër të mëdha. Janë gjaknxehtë dhe sensibël; morali shoqëror në lidhje me femrat, qëndron shumë lart.

11. DUMONT (1872) THOTË PËR SH-QIPTARËT SA VIJON:

Veprimet e tyre ndikohen vetëm nga instinkti; veprojnë shpejt dhe pa i peshuar konsekuencat; janë të mirë prej natyre dhe pranojnë dhurata pa u detyruar për mirënjohje, por gjithashtu janë dorëhapur dhe nuk preten-dojnë mirënjohje. Kjo pikëpamje dhe prirje që të nderojnë shpejt vendin, i jep karakterit të tyre një ngjyrë naive. Shqiptarët janë mikpritës dhe shumë sensibël; fesë i japin pak rëndësi. Urrejtja zë rrënjë të thella në shpirtin e tyre, por zhduket sapo kënaqet. Shqiptari aty qesh aty qan, aty gëzohet aty zemërohet. Pendimi ose dhimbja e vazhdueshme në qetësi, nuk janë për të. Sipas pikëpamjes shqiptar i mirë është trimi dhe i keq frikacaku, zgjuarsia për ta mundur kundërshta-rin dhe aftësia e vjedhjes pa e kuptuar, sipas pikëpamjes shqiptare, janë tipare të mira.

12. DURHAM (1909): Të gjithë shqiptarët në realitet nuk janë as

muhamedanë as të krishterë; feja për ta është vetëm formë e jashtme. Shqiptarët e shkolluar janë tregtarë të shkathët (të zotë) dhe të gjithë kanë individualitet të theksuar. Për fiset e ndryshme mund të thuhet: Të Shkrelit janë të dashur, pa të keq; janë të qeshur, mikpritës dhe e ruajnë kodin e nderit. Të Selcës janë krahasisht punëtorë dhe më të urtë (nuk kanë qejf të grin-den) si malësorët e tjerë; në fi sin e tyre vjedhjet janë shumë të rralla. Shaljanët kanë virtytet dhe të metat e popujve primitivë. Aty preken, aty duken të pandjeshëm. Nxehen për një vrasje dhe vazhdojnë të vrasin. Shaljanët dallohen si të egër dhe njëkohësisht si naivë, dorëhapur, besnikë. Janë të afrueshëm dhe mikpritës. Të Dushmanit janë pak seriozë, janë të qeshur e, pjesërisht, tepër të qeshur. Vrasjes nuk i japin shumë rëndësi; e çmojnë bile si të pashman-gshme. Fjala që jepet, mbahet natyrisht edhe këtu. Se i shtrohen më shumë impulsit të çastit, prandaj nikajsit çmohen si njerëzit më të egër edhe primitivë të të gjithë Malësisë së Veriut. Në naivitetin e tyre gëzohen për gjëra fare pa rëndësi. Besa bashkëshortore në martesë nuk është fort e zhvilluar në Nikaj. Si në Berishë, ashtu edhe atje, janë të dhënë shumë pas besë-tytnive, pas vjedhjeve dhe grindjeve midis tyre, por fjalën e mbajnë edhe atje. Feja për ta nuk ka asnjë kuptim, është diçka fare formale. Anekdo-dat e lehta i kanë shumë në qejf. Për mirditasit, Durhami thotë se kanë prirje për grabitje, por

rregull të madh nëpër mbledhje. Ndodh, thotë, që pas një vrasjeje iu vjen keq për plumbin...

13. EDLINGER 1909: Gegët janë njerëz gjaknxehtë, që nxehen

shpejt dhe janë sensibël. Janë mikpritës, por dinë ta çmojnë vleftën e të hollave.

14. ELIOT (1908): Edhe shqiptarëve me pozitë (ose kulturë?!) të

lartë iu mungon shumë herë një mendim-bazë në veprimet e tyre. Infl uencohen nga motive dhe simpatira personale. Gegët janë prej natyre luftarakë. Të gjithë janë shumë të zgjuar dhe nuk e njohin urrejtjen fetare; urrejnë vjedhjen, por grabitja nuk u duket diçka çnderuese. Është popull tradhtar dhe padrejtësisht e mbajnë për popull besnik; janë të pa bindshëm dhe kanë një neveritje të natyrshme, kur dikush i urdhëron, qoftë klerik apo laik. E braktisin lehtë vendin e tyre. Kodi i nderit zbatohet instinktivisht dhe vetëm sepse për ndryshe jetesa do të ishte e pamundur nga shkaku i grindjeve (armiqësive) të vazhdueshme.

15. GIBERT (1914) I quan shqiptarët të zgjuar, si fëmijë, kalorës

dhe të pabesë, dorëhapur dhe hajdutë, të përsh-pirtshëm (pietoze) dhe prapë pa ndjenjë fetare.

E duan vendin e tyre, por nuk kanë ndjenjë kombëtare. Në pikëpamjen fetare janë tolerantë dhe prapë marrin pjesë në luftëra të përgjak-shme fetare. Janë shumë të zgjuar dhe të gjitha anomalitë e karakterit të tyre shpjegohen me vobekësinë, injorancën dhe impulsivitetin e tyre.

16. GODIN (1913): Shqiptari ka zgjuarsi dhe energji të pash-

lyeshme, çështje, interesa dhe nderi personal dalin në ballë përpara çështjeve publike. Secili është njeri partie. Shqiptarët, që nuk ndikohen janë trima dhe moralisht të dalluar, të pastër, të pazotë të thyejnë fjalën që japin; janë mik-pritës, kanë iniciativë personale të plotë, më tepër praktikë dhe të matur sesa idealistë ose fantastë; përgjithësisht jo fort fetarë dhe shumë herë kanë pikëpamje të çuditshme për të drejtën. Në zbatimin e gjakmarrjes shqiptari është trim dhe i palëkundshëm. Grabitja është e ndershme. Amaneti është i shenjtë. Një karakter kryekëput tjetër tregojnë shqiptarët, që janë takuar me kulturën. Këta në shumicën e tyre janë njerëz që fshihen dhe nuk ecin, të cilët e kanë humbur frymën e kodit të vjetër dhe të rreptë të së drejtës dhe të nderit shqiptar, pa bërë të vetën kuptimin e së drejtës evropiane. Këta i shfrytëzojnë të tjerët pa turp, nuk kanë gjë të shenjtë, shesin nderin e tyre për një arë. Me shqiptarët e tjerë

nuk kanë asgjë të përbashkët përveç lakmisë. Nuk kanë nder, mohojnë të mirën, që u kanë bërë një ditë më parë, janë heronj me fjalë por burracë në realitet dhe e mbajnë veten për të vetmit përparimtarë, për të zgjuar, se nuk njohin norma morale dhe ligjin e hakmarrjes; e mbajnë veten si mbartës të kulturës evropiane.

17. GRAVIER (1913): Sa i përket fesë, shqiptari nuk është aq fana-

tik sa është sllavi i jugut. Ai është impulsiv dhe nuk e peshon fort, prandaj nuk është konsekuent në veprimet e tij. Shefat e shqiptarëve janë krenarë, në çështje nderi shumë sensibël dhe i ruajnë fort të drejtat e klasës, por njëkohësisht kanë ryshfet dhe e duan luksin.

18. GRISEBACH (1841): Dukagjinasit janë krenarë, të mbyllur,

rrëmbehen lehtë. Kureshtja, lakmia për të holla, pakënaqësia, rajellëku iu mungojnë. Janë mikpritës, dhe kanë një kuptim të theksuar të nderit. Janë të shoqërueshëm.

19. GUICCIARDINI (1901)¬: Shqiptarët e kanë të zhvilluar shumë ndjen-

jën e familjes dhe kuptimin e lirisë. Mikpritja është një çështje nderi; përgjithësisht nderi lot një rol të dorës së parë në kodin e tyre.

20. HAHN-I (1867): Banorët e Delbinishtit janë të përshpirtëm

(kaneietet). Nderojnë klerikët, janë mikpritës, por përtacë, kanë prirje për grabitje, vjedhje dhe nuk dinë masë në të kënaqurit e nevojave të tyre. Muhamedanët, sidomos, janë sarafë. Nderi në çështje seksuale qëndron lart. Përgjithësisht sh-qiptarët janë të rrëmbyeshëm dhe kalojnë lehtë nga njëri afekt te tjetri. Shqiptari është njeri i veprimit, ndërkaq shumë i ndjeshëm dhe inatçi. Të gjithë malësorët janë mikpritës dhe shumë të sjellshëm. Shqiptarit i duhet në çdo çast të jetë gati të kapë armët, se rron vazhdimisht në rrezik, dhe prandaj punon sa për nevojë. Hahni përgjithësisht nuk kishte parë dëfrime, por kishte dëgjuar, që i kishin thënë, se shqiptari i do këngët dhe vallet shumë.

21. HASSERT (1893): Shqiptarët kanë frikë vetëm nga zoti, dhe

nga ky vetëm pak; nuk e duan luftën e hapur, përkundrazi iu pëlqen të vrasin prapa krahëve, nga një pusi. Janë grabitës dhe barbarë fana-tikë, sa i përket fesë. Me të gjithë vrazhdësinë, shqiptarët janë një popull plot forcë, krenar, me sjellje fi snike (kalorës), por në gjyq mund të bëjnë be false, se dëshmia kundër shkakton hakmarrje.

22. HECQUARD (1859): Të gjithë shqiptarët këndojnë me qejf. Gojë-

taria çmohet si mjet për të mbuluar të vërtetën. Durojnë shakara pa qëllim të keq. Katolikët e Shkodrës i kanë humbur lidhjet shoqërore, që i dallojnë aq fort malësorët, ata janë servilë, bur-racë dhe e kanë humbur ndjenjën e pavarësisë. Kanë smirë njëri tjetrin. Nga lart dallkaukë, nga poshtë shtypës dhe arrogantë. Nuk janë mirënjohës dhe ndihmën e pranojnë si diçka që iu takon si e drejtë. Për një interes të çastit janë gati për çdo turp, veçanërisht kur mund të shpëtojnë nga një rrezik. Janë dorështrën-guar dhe megjithëqë qenien e tyre e kanë nga malësorët, as me ata nuk janë mikpritës. Përgjithësisht ata nuk e njohin mikpritjen. Muhamedanët e Shkodrës janë kryelartë, mirëbërës, mikpritës, dhe në një farë shkalle edhe mirënjohës dhe, megjithëse tregohen indiferentë dhe bujarë, prapë janë ambiciozë dhe koprracë. Malësorët katolikë përkundrazi kanë vullnet më të fortë, janë shumë krenarë, e përbuzin vdekjen, nderojnë njëri tjetrin, e mbajnë fjalën dhe janë mikpritës...

Malësorët e Iballes në rrethin e Pukës, 1905 Burra në Shkodër, 1903

Malësorët e Iballes në rrjesht duke u fotografuar, 1905

Burra nga Blinishti i Lezhës

Page 4: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 19 maj 2013

18 SH.com KERKIME

TRADITA VLERA

vijon nga faqja 17

23. IPPEN (1908) Përshkruan shaljanët si të egër, pa fre,

hakmarrës, krenarë, kapadai. Të dobëtin e përdornin keq, pse nuk merren me grabitje; të Nikajt dhe të Mërturit kanë të njëjtat prirje. Seksualitetin as nuk e njohin.

24. JARAY (1913) Njen që shqiptarët janë luftëdashës, të pra-

pambetur, kanë iniciativë, janë të guximshëm dhe kundër çdo lloj autoriteti. I quan parti-kularistë, të cilët fi llojnë të dyshojnë sa herë kërcënohen të drejtat e tyre.

25. JASTREBOV (1904) Thotë për shqiptarët, që mikpritja është

njëra nga dogmat e para të teologjisë së tyre. 50% të bareshave e humbasin çupërinë e tyre dhe prandaj nguten të martohen. Morali i grave është i lëkundshëm; këndej vinë 98% të hakmarrjeve, pastaj shton: “Shqiptarët janë shumë dinakë, gënjeshtarë dhe hipokritë, armiq të këshillave të mira, idololatër të një nderi të ga-buar. Kanë prirje t’i zmadhojnë gjërat, nuk durojnë cenimin botërisht të gjërave të shenjta, vjedhja për ta nuk është mëkate, bile ka raste, kur është e lavdërueshme, dhe më anë tjetër shkojnë në kishë dhe kanë një besim të verbër fetar.

26. KNIGHT (1880): Thotë që muhamedani është krenar dhe i

sjellshëm po fort i rreptë në mbajtjen e fesë; ka-toliku i Shkodrës është i ndritur, hipokrit, si të gjithë njerëzit e shtypur dhe ka frikë të tregohet i pasur. Malësori është i egër, liridashës, krenar, i pabindur.

27. LIEBERT (1909): Çdo përbuzje e fesë dënohet me

fanatizëm. Sjellja e muhamedanëve të Malësisë është më korrekte, më në formë sesa ajo e katolikëve. Në diskutime janë të shkathët.

28. MARAFIOTI (1600)Tregon për shqiptarët e Kalabrisë,

që e kishin ruajtur karakterin e tyre, duke dashur të ishin të pavarur kun-drejt administratës italiane, prandaj banonin në malet dhe pyjet dhe, kur i detyronin të paguanin taksa, mer-rnin laçkë e plaçkë dhe largoheshin.

29. OESTREICH (1903). Urrejtja fetare është, bashkë me

trashëgime të tjera të popullit si gjakmarrja etj., fuqia më e madhe ndër cilësitë popullit shqiptar.

30. PINON (1908):

Shqiptarët janë partikularistë dhe liridashës; asnjeri në Malësi nuk njeh kryetar, asnjeri nuk njeh ligj. Arma është i vetmi ligj. Shqiptarët janë barinj, gjahtarë, cuba.

31. POTHES-WEGNER (1899):

Malësorët e kanë të zhvilluar shumë krenar-inë dhe ndjenjën e nderit; ai që ka pozitë më të lartë, nuk i tregohet si i këtillë atij me pozitë më të ulët; gjithmonë është gati të ndihmojë. Kurrë nuk shahen, se përgjigja do të ishte plumbi. Vjedhja jashtë fi sit është nder. Mikpritja dhe mbrojtja e mikut janë detyra të shenjta.32. SAN GUILIANO (1902):

Katolikët e Shkodrës janë të përshpirtëm dhe kanë shumë frikë nga dënimet e botës tjetër dhe të kësaj bote. Janë njerëz të ndrojtur, të dobët. Muhamedanët e Shkodrës janë fanatikë. Malësorët janë egoistë, individualistë dhe anark-ist. Kanë adaptuar parimin e parë në librin e Sticnerit: “unë jam i vetmi!”.

33. SIEBERT (1910) Bashkohet në gjërat kryesore me Hahnin

dhe Nopçën, i quan shqiptarët të rrëmbyer, të nxehtë, që dyshojnë, besojnë gjëra të kota, por zemërbardhë, të qeshur, trima, besnikë, hatër-linj, të sjellshëm, gati për të ndihmuar, mikpritës dhe shumë sensibël (preken lehtë). Tipike është, që marrin fl akë shpejt dhe që e mbajnë fjalën.

34. SCHULTZ (1908) Thekson sensibilitetin dhe mungesën e

mëshirës në çështje nderi dhe thotë që e mbajnë fjalën.

35. SZAMATOLSKI (1910): Malësorët katolikë dhe muhamedanët janë

mikpritës dhe indiferentë në çështje besimi. Morali seksual, si duket, nuk qëndron në shkallë

aq të lartë, sa kujtohet.

36. STEINMETZ (1904-1905-1908): Mikpritja është më e madhe se kudo, hak-

marrja zbatohet pa mëshirë. Shkelja e kurorës ndodh dendur; por çupat e ruajnë nderin e tyre. Të gjithë shqiptarët janë lidhur ngushtë me vendin e tyre. Janë të gojës, shumë të zgjuar, u adaptohen shpejt kushteve dhe dinë ta përdorin rastin e favorshëm. Mirditasit janë të përmen-dur si cuba, edhe të Nikajt dhe të Mërturit janë të dëgjuar për grabitje kuajsh dhe bagëtish; prirje më të mëdha për punë të këtij lloji duket se kanë ata të Rëshkasë, por edhe më të mëdha ata të Selitës, por pikërisht Beshkanët janë jashtëzakonisht të dashur dhe mikpritës. Në kundërshtim me Selitasit qëndrojnë banorët paqedashës të Lezhës. Kthellasit janë po aq hajdutë si Beshkasit, por nganjëherë dinakë.

Shumë episode, qe përmend Shtajnmec (Stein-mez), tregojnë karakterin e lehtë, të gëzuar, pa fre të pultasve.

37. TOMIĆ (1913): Shqiptarët muhamedanë të Kosovës dhe

të Peshterës janë një element anarkistësh dhe asgjë tjetër përveç cuba.

38. TOZER (1869) Bashkohet me Finlay në përshkrimin e

karakterit të shqiptarëve, i cili i quan ata kre-narë, jo të qetë, me vetëdije të theksuar, lakmues për fi time, por të ndershëm, të sinqertë. Fantazi-në dhe inteligjencën i kanë të zhvilluara mirë.

39. VANNTELLI (1892) Kujton që shqiptarët janë përgjithësisht të

pazbutur dhe krenarë, të pabindur dhe per-sonalisht trima. Veçanërisht të egër quan ai mirditasit, liridashës, krenarë dhe mikpritës dhe që e kanë për turp të vrasin kundërshtarë pa armë; pastaj që vjedhjen në vise të një fi si të huaj, ose vrasjen, nuk i quajnë vepër nderuese.

40. WASSA (1878) Thotë për çdo shqiptar në një dorëshkrim, që

nuk është botuar, se atij nuk i bën përshtypje mediokriteti, ai e përbuz atë.

41. WIET (1866):

Mirditasit besojnë që janë katolikë të zellshëm, janë mikpritës dhe i dënojnë trad-htarët dhe gratë e pabesa me vdekje; përgjithë-sisht janë barbarë.

42. WINDISH (1800):

Kelmendasi i Sirmit është besnik, nuk ka shumë fjalë, tregon prirje për luftë, është hak-marrës dhe inatçi.

43. WIRTH (1914) Thotë për shqiptarët se janë partiku-

laristë dhe shumë të zgjuar, dhe kujton se janë dhënë shumë pas lodrave dhe pas sportit. Kanë një ndjenjë tepër të zhvilluar të nderit. Për Wirthin janë vetëm bogasit të pabesë dhe, si duket, në pikëpamje të moralit seksual ndod-hen në shkallë të ulët.

44. WOODS (1911):

Shqiptari është i egër, luftarak, tolerant në çështje fetare, i pabindur, por besnik dhe i ndershëm.

45. NYONI (1904)

I përshkruan kelmendasit si jashtëzakonisht të egër, por prej natyre të sjellshëm.

Po të mos marrim parasysh ata shkrimtarë sllavë, si p.sh. profesor Cvijiçin ose Vlladan Georgeviçin, me paragjykime raciale të trashëguara,

ose me tendenca politike dhe, gjithashtu, se ç’thonë shqiptarë të njëanshëm për veten e tyre, mbetet prapë një numër i madh pikëpamjesh të ndryshme. Natyrisht nuk është nevojë të mar-rim parasysh gjykimin e njerëzve që e njohin Shqipërinë me ndihmën e dragomanëve, ose duke e kaluar vendin vetëm njëherë. Prandaj shumë nga pikëpamjet e lartpërmendura bien vetiu poshtë.

E vetmja pikëpamje me të cilën janë dakord pa përjashtim autorët e mirë, është mikpritja dhe zbatimi pa mëshirë i gjakmarrjes. Lëkundje në çështje politike, mungesë disipline dhe sjellje të egra, lakmi të hollash, kotësi, krenari, inat, sensibilitet, janë cilësira që ua ngarkojnë të huaj, të cilët e njohin gjuhën e vendit dhe që kanë jetuar gjatë në Shqipëri: miqtë e tyre, si p.sh. Lord Bajroni, mburrin besnikërinë e tyre, mikpritjen, trimërinë dhe vetëdijen e tyre, kuptimin patriarkal dhe zgjuarsinë e tyre të jashtëzakonshme.

Shqiptarët sipas 45 albanologëve

Ja disa prej autorëve që sjellin përshkrimet e tyre: Baldaci, Durham, Eliot, Guicciardini,

Hahn-i, Ippen, Liebert, Schultz, Tomić...

Një grup burrash

NË FOTO: (Majtas)

Malësorët e Iballës

në rrethin e Pukës,

1905 (djathtas) Djem të Rajës së Mërturit

në luginën e Drinit të rrethit të Tropojës

Page 5: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 19 maj 2013

PROFIL ERUDITI

ESE

At Gjon Shllaku dhe misioni i dijetaritKy erudit i kulturës shqiptare u shkollua për fi lozofi -teologji në Hollandë, me

një master në Universitetin e Louven-it të Belgjikës për fi ziko-kimi bëthamore dhe kibernetikë, për të vazhduar më pas me diplomën në fi lozofi në Sorbonë dhe

së fundmi me diplomën nga Universiteti i Köln-it për gazetari...

MENITA LJARJA

Filozofi gjerman J. G. Fichte në librin me titull “La mis-sione del dotto”/ (Misioni i

dijetarit), na paraqet pesë ese të cilat i japin shpjegim pyetjes se cili është misioni dhe roli i dijetarit në shoqëri? Cili është misioni i njeriut që të mund të quhet me të vërtetë njeri? Mirëpo së pari kjo është një

pyetje që duhet ndjerë, -shprehet Fichte, çka nënkupton një mendje të edukuar për të kuptuar qëllimin e fundëm të eksistencës së vetë nje-riut që është pikërisht harmonia e plotë e tij me vetveten. Njeriu duke e kuptuar këtë qëllim të fundëm, përpos lartësimit personal ,refl e-kton në shoqëri edhe dinjitetin e misionit të cilin është i thirrur të kryejë. Në enciklpedinë fi lozofi ke Bompiani lexojme se dinjiteti është treguesi i përsosmërisë dhe superioritetit moral. Po morali si mund të përkufi zohet? Morali, -ka thënë fi lozofi dhe meshtari shqiptar, françeskani Anton Harapi, është mirësia në kulmin e vet. Dijetari, shkencëtari, sipas Fichte-s duhet të jetë njeriu me moralin me të lartë në shoqëri. Një njeri i tillë që bëhet pasqyrë e mirësisë në kulmin e vet dhe që tenton përherë e më tepër t’ia arrijë perfeksionit në vlera morale do të priret gjithmonë kah lartësimit të së vërtetës. Ky është dhe misioni i njeriut që të mund të quhet me të vertetë njeri. Ai e njeh vlerën e asaj që ka thënë dhe që ka për të thënë.

Shumë vite më përpara, në peri-udhën e pas pamvarësisë, meshtari tjetër françeskan, eruditi dhe fi lozofi Gjon Shllaku, shkruante per Hyllin e Dritës: “Sot njeriu nuk din me folë me rruzullin, nuk din me e nderue e me e dashtë, s’ mendon tjeter veç me e ndertue e me e mbizotnue e qe arrsyeja per te cillen njerzimi asht i trandun e i kercnuem që në themel të kenës së vet”. Me krijimin e njeriu të ri “komunsit”, ky njeri i ri nuk diti më as të fl asë, as të nderojë dhe as ta dojë më rruzullin, ose më saktë, shoqërinë ku ai jetonte. Themelet e reja pa mend dhe pa zemer të

shtetit të ri shqiptar komunist zgjodhën rrugën e lartësimit të njeriut në “kafshë pune”. E ky njeri i ri që u krijua nuk kishte lirinë e veprimit dhe të mendimit për të rizgjuar ndërgjegjen qyte-tare, virtytet fi snike të shqiptarit për me ecë përpara si komb. Pra populli shqiptar i vendosur në kushtet e mungesës të zhvillimit shtetëror dhe njerëzor për një periudhë shumë të gjatë kohore, edhe sot e kësaj dite trashëgon shenjat e një shoqërie “barbare” e cila gjatë periudhës së diktaturës pati humbur misjonin e saj për t’u quajtur NJERI, por që edhe sot e kësaj dite ky mision i rigjetjes së

fi llit të shkëputur është lënë në duart e njerëzve që s’janë të zotët e mendimit që buron vlera.

Po s je l l në vëmendje një përgjigje që At Gjon Shllaku i jep një nxënësi në liceun “Il-lyricum”. Ishin vitet ’45 dhe idetë komuniste të një revolucioni të bukur botëror kishin fi lluar të fi tonin nga pak ndërgjegjen e fi -lizave të rinj. Njëri ndër ta ishte dhe një nxënës i At Gjonit. Në një orë mësimi në lice nxënësi çon dorën dhe fi llon të fl asë për revolucionin e ri botëror të paqes dhe të mirëqënies. At Gjoni pasi e dëgjoi iu pat përgjigjur: -“Ndigjò, djalë, kuptohet se për çka ke

fole. […] Programet e premtimet janë vetëm “demagogji politike”, sepse nji fjalë e vjetër latine thotë: “vulgus vult decipi” (pop-ulli kërkon me u rrêjtë). […] Nji shfrytëzim njerëzor shndërrohet me nji shfrytëzim tjetër mâ të madh”. (Zef Pllumi, Histori kurrë e shkrueme, fq. 240)

Djaloshi kujtonte se men-donte një të vërtetë që e kishte të dëgjuar prej të tjerëve. Një mendje e shquar, njëri ndër ek-sponentët më të njohur të kultuës shqiptare e edukoi djaloshin me fjalët e një të vërtete të madhe. Në shkurt të vitit 1946 At Gjonin e arrestojnë po në klasën e liceut,

për ta pushkatuar më pas në fi l-lim të marsit 1946. Ky erudit i kulturës shqiptare i shkolluar për fi lozofi -teologji në Hollandë, me një master në Universitetin e Louven-it të Belgjikës për fi ziko-kimi bëthamore dhe kibernetikë, për të vazhduar më pas me diplomën në fi lozofi në Sorbonë

dhe së fundmi me diplomën nga Universiteti i Köln-it për gazetari, është pasqyra e dijetarit që ka parasysh fi lozofi gjerman Fichte.

Pyetjes se a veprojnë sot në shoqërinë shqiptare personalitete në nivelin e At Gjon Shllakut apo të At Anton Harapit për të përfaqësuar dhe për t’i dhënë jetë misionit qytetar dhe rolit të dije-tarit në shoqëri, po i përgjigjemi me fjalët e vetë Patër Gjonit: “Populli kërkon me u rrêjtë. Pop-ulli kërkon të gënjehet!” Në librin “Histori kurrë e shkrueme” të At Zef Pllumbit lexojmë se At Gjon Shllaku konsiderohej si profesori më i pergatitur i Liceut Françe-kan “Illyricum”. “Në kohën e vet thohej se ishte njeriu mâ i naltë i kulturës shqiptare. Artikujt e tij në revistën “Hylli i Dritës” banin jehonë në të gjithë vendin, natyrisht në rrethet intelektu-ale dhe shoqnore”- shkruan At Zef Pllumi. Ndërsa në një arti-kull të po At Gjon Shllakut tek “Hylli i Dritës” me titull “Prob-lemi i njohtëjes”, At Gjoni na jep përgjigjen e pyetjes se cili lloj frymori mund të quhet njeri. Ai pohon: “Shumica mâ e madhja e kafshëvet âsht e shtangueme në plozhtësín e kênës së vet e nuk kerkojn tjeter veç me ruejtë ata shka janë e shka kan; nuk priren me u naltue pertej caqevet qi u ka vû natyra e historija e nuk njeh nji zhvillim e permirësim kulturuer tjeter perveç atij të njij lloji fry-mori qi thirret njeri. Tanë lartësi-ja e madhnija e njerit mbahet në mendim,” – sepse na thotë Anton Harapi, “sikurse nji njeri pa mend, pa zemer, âsht i dekun, ashtu nji popull pa mendues âsht i shkuem e i maruem”.

“Sot njeriu nuk din me folë me rruzullin, nuk din me e nderue e me e dashtë, s’ mendon tjeter veç me e ndertue e me e mbizotnue e qe arrsyeja per te cillen njerzimi asht i trandun e i kercnuem që në themel të kenës së vet”.

Morali, -ka thënë fi lozofi dhe meshtari shqiptar, françeskani Anton Harapi, është mirësia në kulmin e vet. Dijetari, shkencëtari, sipas Fichte-s duhet të jetë njeriu me moralin me të lartë në shoqëri

At Gjon Shllaku

Page 6: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 19 maj 2013

20 SH.com

EKSPOZITË FOGRAFI

ART PAMOR

Afrim Spahiu dhe fundi i Varkës së Noas

Mbi ekspozitën e artisti kosovar e hapur nga 8 maji deri 8 qershor, në Galerinë Kombëtare

të Arteve në Prishtinë. Titulli “Fundi i Varkës së Noas” kërkon të shprehë se aty ku fundi përplaset

me fi llimin nis të shk-ruhet një histori e re.

Fotografi a e Afrim Spa-hiut është një formë spe-ktakolare e konkretizimit

të kësaj alegorie...

SUZANA VARVARICA KUKA (*)

A nuk është fotografi a, kjo shkencë e imazhit dhe revolucioni i komuni-kimit, një prej dijeve njerëzore, që

tronditi thellësisht besimin dhe emocionet pasqyruese të vet njeriut si në kohën e shpikjes së saj, si edhe në ditët e sotme? A nuk është kthyer, ajo, në formën e një skeptri magjik në duart e njeriut të kohës sonë? Aso kohe, kur lindi si një foshnje, në 1839, në një lajmërim të gazetës Leipzig City, rekla-muesi shkruante se: “Dëshira për të kapur refl ektimet jetëshkurtër nuk është vetëm e pamundur. Edhe sikur, vetëm dëshira e vullneti për ta bërë është blasfemi”. E në vazhdim lajmëron se me fotografinë “Perëndia kishte braktisur parimet e saj të përjetshme dhe kishte lejuar një francez t’i jepte botës shpikjen e djallit”.

Afrim Spahiu, si artist, i përket “shpikjes së djallit”. Në ekspozitën e Afrim SPAHIUT, nuk është ftuar Noa dhe varka e tij, si per-sonazhe biblikë, për të treguar historinë e tij, as për të na kujtuar supersticionet tona, madje as për të parashikuar vazhdimësinë ose jo të jetës sonë. Por për një arsye njerë-zore, të cilën shoqëritë, madje dhe të kohës sonë, nuk munden në asnjë arsye, që përmes tejkalimit të kohës ta anashkalojnë. Dija e njeriut dhe pasojat e saj shkaktojnë njohje të reja dhe përmirësojnë mënyrën e të jetuarit. Ato janë qëllime shoqërore, janë mbijetesë e vetëdijes njerëzore dhe produkt i mbiekzist-encës së aspekteve pozitive. Titulli “Fundi i varkës së Noas” është alegoria e kësaj mbije-tese. Titull i tillë kërkon të shprehë se aty ku fundi përplaset me fi llimin nis të shkruhet një histori e re. Fotografi a e Afrim Spahiut është një formë spektakolare e konkretizimit të kësaj alegorie.

Noa ishte njeriu që pati dëshirë për jetën dhe besim te më i dituri. Varka është një mjet i njeriut, një mjet lëvizës, transportues, komunikues, zhvendosësh, njohjesh. Fundi është rifi llimi i një cikli që ripërsëritet në pikpamje shkencore, ndërsa është një fi llim i ri, në pikpamje historike e shoqërore. Për Kosovën dhe shqiptarët e saj le ta shohim këtë alegori si një fi llim të ri. Afrim Spahiu është artisti fotograf, i lidhur ngushtësisht me faktin aktiv të imazhit bardhë e zi dhe me ngjyra, të cilët kanë në përmbajtje natyrën mëmë, natyrën e sendeve dhe atë njerëzore. Ai, që nga mesi i viteve ‘70, është kërkuesi i epshëm i njohjes dhe i dokumentimit ndaj çka e rrethon. Ai i gjuan situatat dhe sendet dhe në kësi kohësh gjeti varkën si objekt. Ajo e nxiti drejt kalkulimit dhe fantazisë, për të prodhuar variacionin e pambaruar të imazhit të saj në natyrën e boshtë dhe të vetmuar. Varka e joshi fotografi n. Ai e ndoqi dhe meditoi përmes syrit perfekt gjendjen e trishtueshme të braktisjes. Ai zbuloi format e saj, e ktheu në një personazh aktiv dhe e dëshmoi përmes shkrepjeve fotografi ke, duke vlerësuar idenë e Susan Sontag (1933-2004), shkrimtare dhe fi lmmaker, kritike, eseiste dhe aktivite amerikane shumë e njohur, kur shkruan se “Fotografi a është realiteti...Fotografi a i shkruan ndjenjat në fytyrën njerëzore, në bukurinë e tokës dhe të qiellit që njeriu ka trashëguar, edhe në pasurinë edhe konfuzitetin që njeriu ka trashëguar. Ajo është një forcë e madhe e shpjegimit, i cili bëhet nga njeriu te njeriu...Një fotografi nuk është vetëm një imazh

(ashtu si një pikturë është një imazh) apo një interpretim i vërtetë. Por ajo është edhe një gjurmë, diçka e kopjuar drejtëpërdrejtë nga një e vërtet, si marrja e një maske

vdekjeje”. Por duke mos ditur se vemendja ndaj frame-ve të saj do të bëhej shkëndijë e kësaj ekspozite, e cila lindi tek unë dëshirën, për të shpalosur një përmbajtje pamore si një histori njerëzore.

Imazhet fotografike statike dhe të lëvizshme janë dy forma të integritetit ar-tistik të Afrim Spahiut, me të cilat fotografi energjik i afrohet jetës dhe vdekjes së ob-jekteve, determinimit të natyrës njerëzore, përzgjedhjes së pikvështrimeve në makro-botën natyrore dhe konservimit të imazheve si mikrobotë e konformizmit të trashëgimisë kulturore. Natyrisht që unë kurova idenë se imazhi fotografi k si pjesë e stopuar e imazhit në lëvizje duhet të na shqetësojë dhe të na aktivizojë në të ardhmën e afërme, që pritet të marrë vizionin e dijeve tona.

Gjatë njohjes me ikonografi në fotografi ke të Afrim Spahiut zbulova se artistit sensi i vëzhgimit dhe i gjurmimit të faktit njeri,

natyrë, kohë, hapsirë dhe send, i anashpe-shon në kahun dokumentar me cilësi pozi-tive. Njohja dhe prekja e një fondi shumë të madh imazhesh, të cilat pa frikë përbëjnë

Foto nga ekspozita e Afrim Spahiut, “Fundi i Varkës së Noas”

Page 7: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 21www.shqiptarja.comE diel, 19 maj 2013

TRADITA VLERA

SPECIALE

pasurinë e një prej bankave të pasura fo-tografi ke dhe fi lmike të Kosovës, shkaton dëshirën për të zbuluar efektin madhështor të asaj çka është përtej nesh, shkakton lidhjen me çastin psikologjik të gjendjeve emocionale të njeriut në veprim. Shkakton ndjesinë e lojës së duarve dhe syrit të ar-tistit gjatë gjuajtjes së “presë”, që pret të stopohet në frame-t fotografi kë. Një pasuri e tillë e memorizuar imazhesh ka të mbruajtur ndërgjegjshmërinë, vlerën dhe përkushtimin. Ata mbajnë gjallë sintezën kulturore të artit vetjak e serioz të Spahiut, që natyrshëm është një bizhu me vlerë mbi trupin e historisë së artit të fotografi së në Kosovë dhe Shqipëri.

Në bankën e imazheve të Afrim Spahiut të duket sikur je në mesin e disa kohëve, disa hapësirave dhe disa zhvillime shoqërore. Kjo është energjia simbolike e çdo imazhi foto-grafi k, e cila u bë shkak i vijimit të ndërtimit të linjës së ekspozitës. Ekspozita është e ndarë në tre seksione, të cilët lidhen me njëri-tjetrin prej kohës së shkrepjes dhe qëllimit të saj. Ekspozita është një shpalosje imazhesh të or-ganizuara nga konceti kuratorial, që dëshiron t’i thotë publikut se: “Imazhet e mbizotrojnë memorien dhe e kthejnë atë në një kuti ku ruhet ekzistenca e së shkuarës. Fotografi a është imazh i çast pas çasti, përmbajtja e saj është kujtesa e një refl ektimi jetëshkurtër. Rëndësia e kujtesës është vizualiteti i sendeve dhe situatave, të cilat njeriu nuk i ka parë ndonjëherë dhe nuk do të ketë mundësi t’i shikojë drejtëpërdrejtë”.

Në seksionin e parë, i titulluar një “Kohë të largët”, nis me imazhin e një varke, të cilën e shquajmë në sfondin e tejskajshëm, porse nxitja e dijes na shtyn ta njohim përmes var-iacioneve të imazheve bardh a zi. Ai mbyllet me vajzën në biçikletë, që si Liza në Botën e Çudirave duket sikur do të marrë kthesën për të lënë botën ireale të së shkuarës dhe për të hyrë në seksionin e dytë, atje ku janë imazhet e miqve të saj të njohur dhe botës reale, e që titullohet një “Kohë në të shkuarën e afërme”. Ajo merr intesitetin e ngjyrave nga mjediset rurale dhe vështrimet pafajshme të portreteve fëminore në jetën e përditëshme. Ngjyrat, gra pejane, objekti çadër kanë epërsi dhe bash-kohen me ritmin e një saundi, i cili thërret vëzhgimin e disa imazheve, që dëshmojnë jetën tregtare të pazareve të viteve ‘70-’80 të shek. XX, e cila nuk do të mbetet vetëm një histori orale e gojdhanave shqiptare, por një kujtesë pamore antropologjike e Pejës. Në sek-sionin e tretë të “Kohës sonë” është ndërtuar atmosfera e dyptikëve, të cilët i hapin rrugën zhvillimit të diskutimeve dhe debateve. Çdo dyptik është trajtuar si kompozim artistik, që i përket natyrës së qetë, peizazhit, fotografi së industriale, arkitektonike dhe konceptuale. Qendra e fortë e këtij seksioni është vlerësimi i komunikimit përmes lëvizjes, shpejtësisë dhe

fl uturimit. Imazhi i një aeroplani me përmasa të mëdha, ka disa arsye që qendron në kreun e seksionit dhe në fundin e ekspozitës dhe përballet me dy imazhe, ku i pari i përket vësh-trimit të ethshëm drejt fl uturimit dhe i dyti i përket indiferentizmit ndaj tij. “Fundi i Varkës së Noas” afroi fort drejt vetes idetë e Henry Peach Robinson (1830-1901), fotografi t anglez, që u quajt mbreti i fotografi së piktorike, i cili mendonte në kohën e tij se “Nëse fotografi a, ka për të marrë ndonjëherë pozicionin e saj të duhur si një art, ajo duhet ta shkëpusë veten nga shkenca dhe të jetojë një ekzistencë të pavarur. Sadoqë një njeri (fotografi ) mund të dashurojë pamjet e bukura, dashurinë e tij për to do ta rrisë në masë të madhe në qoftë se do ta shikojë me syrin e një artisti, madje edhe pse e dinte se ishte e bukur. Një botë e re është e hapur për atë ç`ka ke mësuar, por për ta dalluar duhet të njohësh harmoninë dhe delikatesën që paraqet natyra në të gjitha aspektet e saj të ndryshme. “

(*)Kuratore e ekspozitës

Shën Palji i Aljbëreshve. Tek fëmilja patrjarkale aljbëreshe e një herë gru-

aja kish sembri një rrol më i uljet se burri sidomos kur ish e vogeljë e krejfëmiljes i ip fëtigat më të rënda. E ashtu duket se ish, tue foljur me disa pljaka të Shën Paljit. Diljuça Kost’Ndrianës kuljton kur ish e vogeljë e, gaz në buzë, thot: “Pljeshta, morra, rriqe, korazë.” Do me thënë një bukur metaforë mizerje! Na rrëfien se kur kish 6, 7 vjeçe s’kish shumë ljivere, e pas dhenëvet në mest drriza e ferra, kish ti hapnej kaq sytë mos t’i shqirnej. Sado e vogelj ajo bënej fi njën e i ljanej vet.Finja bëhet ujë e hi të zierë tek një garavjelj i mbuljuar me një pëljhur spartje ku vëhen ljiveret të mbuljuarë me një mësalë e hollë për fi ltraret ujët ka hitë. Po Diljuça s’kish garavjelj: ajo bënej një vërë te bota çë mbuljonej me spartë , siper i shtij ljiveret e ujët të shoshurë ka hitë të zierë. Ish aq

mizerja sa krieturat zëhshin kush arriv-onej më parë ka munxaret e dhonëravet ku kërkojin gjagjë për të bridhur.

Ndër Pashqit, ci Diljuça kuljton se vljonej kuljaçin nën shtrat mos të i a hajin të motrat. S’ishin joke po ljuhej me karramunxa ndër gjitunitë e kur gjindja, mbë të uljurit të diellit mbidhej ka jashta me muzëkën e surdulinavet çë përzih-shin me kumborat e kafshës. Sosnej një karramunxë për ligrinë e të gjithëve! Na rrëfi en Diljuça se një herë, te festa Sën’ Andonit, i ati çë i bij karramunxavet nëk e dish pas e i a preu ljeshtë me gjishërën e dhenëvet; ashtu ajo pat turpë e s’i vate pas. Xhuvanina Pandashkut tha se kur erdh drita në katund pas guerrës gjindja bëri birbir tue thënë: “Sa bukur: bën trik e çeljet, bën trak e shuhet”.

Kljoftë i bekuar progresi! Pietro Abitante

Familja sanpaolese në gjysmën e parë të shekullit të kaluar ka jetuar mes shumë vështirësive ekonomike

ku pasojat më të mëdha i kanë paguar fëmijët.

Fëmilja shënpaljote tek e para gjymsë e sekullit të shkuar ish pljot mizerje, më se gjithë për më të vigljit

Jeta e hidhur e një herë e një kohe

Jeta e tharetë e një herë!

SHËN PALJI ALJBËRESHVE Një herë e një kohë në familjen pa-triarkale arbëreshe gruaja gjithmonë ka pasur një rol dytësor, dhe akoma më shumë ka qenë më e nënshtruar gjatë fëmijërisë së saj, me detyra të përcaktuara pa hezitim nga kryefamil-jari. Kjo është çfarë u konstatua nga një bashkëbisedim i këndshëm me disa gra në moshë të thyer nga Shën Palji. Py-etjes se çfarë kujtonte nga fëmijëria e saj, Diljuça Kost’Ndrianës Buçolo (Domenica Buçolo ) u përgjigj pa hezitim: “pleshta dhe mushkonja”. Dhe në thelb kjo përgjigje të jepte idenë e nivelit të varfërisë të asaj periudhe të jetës së tyre. Ajo tregon se në moshën 7 vjeçare , kishte pak rroba madje duhej të ishte e kujdesshme që ti mos i griste kur kulloste delet dhe dhitë në mes të shkurreve dhe manaferrave. Ajo vetë i lante rrobat me sodë, një proces larje e cila konsistonte në vlimin me ujë me pluhurin në një kusi të madhe. Soda u hidhte në një vaskë druri me përmasa të mesme që përdorej për larjen e rrobave dhe mbulohej tërësisht me një çarçaf prej gjinestre mbi të cilën vendoseshin rrobat për tu larë. I tillë ishte mjerimi që fëmijët e vegjël bënin gara kush shkonte i pari në kërkim të sendeve për ti ricikluar për lojrat e tyre në vendet ku familjet e pasura hidhnin tepricat e tyre. Zonja kujton periudhën e Pashkëve kur bëhej Kuljaçi dhe e fshihte nën dys-hekun e bërë prej gjetheve të misrit, për shkak të frikës që motrat mund tja

vidhnin. Ishte koha ku argëtimi i vetëm ishte vetëm kërcimi me gajde në lagje të ndryshme apo shëtitjet me mushkën. Muzika melodioze u kombinonte me atë të këmbanave të bagëtisë, mushkave dhe gomerëve. Mjaftonte një gajde që ata ti bënte të lumtur. Diljuça kujton një tjetër detaj të hidhur të fëmijërisë së saj. Me rastin e festës së Shën Antonit, babai i saj do të luante me gajde në sheshin e fshatit dhe nuk e mori me vete, madje i preu fl okët me gërsherë që të kishte turp të dilte me shoqet e saj. Camodeca na dhuroi momente simpatike duke treguar historitë e periudhës pas luftës.

Rosa Buccolo

Page 8: Viti III NOPÇA: SI ESHTE SHQIPTARI - Regione Basilicata · Jeta për shumë vite, që kam kaluar së bashku me shtresat e ndryshme të popullit të Shqipërisë së Veriut dhe fakti

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 19 maj 2013

22 SH.com

LIBRI I RI

BIBLOTEKE

Ja si bëhej gazetaria në kohën tonë. Sakrifi cat pa makina, celularë dhe incizues. Shënimi për librin e publicistes Zenepe Luka “Kjo është jeta ime”

DRITERO AGOLLI:Një gazetare e veçantë

kjo Zenepe Luka

DHURATA HAMZAI

Gazetarja Zenepe Luka ka nxjerrë në dritën e botimit librin “Kjo është jeta ime”.

Nga titulli duket sikur është një libër autobiografi k, por kur lexon mes rreshtave kupton se jeta e gazetares rebele, Zenepe Luka,

është vetë gazetaria, pasioni që për të nuk njeh moshë. Duke u rrekur të fl as për kontributin e saj gati 40-vjeçar në gazetari, kjo gazetare me vrullin që e karakterizon rrëm-behet dhe fl et për personazhet e gazetarisë së saj. Libri “Kjo është jeta ime” e Zenepe Lukës mund të përkthehet fare mirë si jeta e personazheve më të shquar që janë intervistuar prej saj, të cilët janë personalitete të vendit dhe të huaj. Jeta personale e gazetares së njo-hur Zenepe Lukës në faqet e këtij libri kalon me kuadro që lëvizin shpejt, ndërsa pjesën më të madhe të librit e zënë personazhet Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Elena Ka-dare, Rexhep Qosja, këngëtarët italianë Al Bano e Romina Pauer, presidenti Rexhep Mejdani, etj, etj. Megjithëse ajo ka guxuar të shkruajë hapur edhe me polemi-kat e saj kundër ideve të pjesës më të madhe tyre, personalitete të rëndësishme të vendit e kanë vlerësuar dhe çmuar gjithmonë fi gurën e saj si gazetare. Luka i ka mbledhur këto vlerësime në faqet e librit “Kjo është jeta ime”. Ndër këto vlerësime ajo që të bënë më shumë përshtypje është vlerësimi i Dritëro Agollit më 9 shkurt 2013, i cili e quan një gazetare të veçantë, të cilën do ta botojmë të plotë: “Në kuptimin e marrëdhënieve sho-qërore, të jesh gazetar do të thotë të njohësh dhe të të njohin shumë njerëz, ta kesh për nder që i njeh dhe ta kenë për nder ata që të njo-hin. Ata që ke takuar, do të thonë: “Kam njohur fi lanen”!

Kështu do ta fi lloja një përsiatje për krijimtarinë dhe veprimtarinë e publicistes dhe shkrimtares Zenepe Luka, të njohur që kur e kishte mbiemrin Çerkezi, vajzë e gjallë dhe me mendje plot fantazi. Fola në fi llim për njohjen e gaze-tarit nga lexuesit, por kjo njohje nuk është e lehtë sa një shtrëngim duarsh aty për aty. Zenepe Luka e ka fi tuar me përpjekje dhe me mundim shtrëngimin e dorës nga

lexuesi. Ajo ka qenë gazetare në gazetën lokale “Kukësi i ri”, ku për të mbledhur faktet e një artikulli duhej të udhëtoje me makinë dhe me këmbë, pasi nuk ishte koha e celularëve dhe aparateve të vegjël incizues, kështu Zenepja u mësua të shkojë drejt faktit si myslimani drejt Mekës.

Nuk e përmenda rastësisht gazetën “Kukësi i Ri”. Me këtë de-sha të tregoja provën e parë të një gazetareje të re, si sprovën e një sportisti vrapues: A është i zoti të hyjë në garë?

Zenepja ia doli kësaj gare të mundimshme. Arriti në Tiranë me shtypin qendror “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, revista “Shqiptarja e re” dhe me radhë. Në këtë larmi or-ganesh shtypi, ajo vazhdoi të përp-arojë stilin publicistik të gjinive të ndryshme të gazetarisë. Është një shprehje: “Vrapojmë të arrijmë horizontin”. Horizonti largohet duke paraqitur një peizazh tjetër. Horizonti i shoqërisë politiko sh-qiptare, ndryshoi. Ndryshoi dhe

përmbajtja dhe forma e gazetarisë. Nuk kishte më kontroll të rreptë të shtypit. U bë mënyra e të shkruarit më dinamike, më e thjeshtë duke

larguar ekstazën. Këtë përmbajtje dhe forum të re të shtypit mundi ta përvetësojë edhe Zenepe Lula. Ajo fi lloi të shkruajë më thjesht, duke shmangur kozmetikën e frazës, kozmetikë që fsheh përmbajtjen dhe zbeh faktin. Një arritje e tillë u bë realitet kur ajo nisi punën tek gazeta “Koha jonë”, ku punoi dhjetë vjet pa ndërprerje, madje në periudhën më të vështirë që kaloi vendi ynë pas rënies së regjimit komunist, më pas në gazetën “Ballkan” dhe deri më sot në “Tel-egraf”. Arritja e saj më e spikatur është se nisi të shkruajë edhe libra publicistikë, si “Vlora, Vlora”, “Unë gazetarja rebele”, “Rrëfej Nermin Vlorën”, “Violeta Manushi, kry-ezonja e skenës”, “Al Bano dhe Albania”, etj. Mes këtyre librave që përmendëm, unë do të veçoja “Vlora, Vlora”, e cila pasqyroi një dramë rrëqethëse të vitit 1997, një rrëmujë dhe një tragjedi, jo vetëm të Vlorës, por edhe të gjithë vendit, ku u paralizua shteti me të gjithë hallkat e tij. Më vërtetësinë

“Kjo është jeta ime” e Zenepe Lukës mund të përkthehet fare mirë si jeta e personazheve më të shquar që janë intervistuar prej saj, të cilët janë personalitete të vendit dhe të hua

e përmbajtjes, ky libër nuk mbetet vetëm si një vepër publicistike, por edhe si një dokument historik. Në këto shënime nuk mund të mos përmend një temë të dashur të Zenepe Lukës, temën e gruas shqiptare, jo vetëm në fushën e kulturës dhe të artit, por edhe enë lëmin e veprimtarisë shoqërore dhe politike. Tema e gruas dhe e kul-turës për Zenepe Lukën nuk është vetëm në publicistikë, por edhe në veprimtarinë shoqërore dhe njerë-zore, në krijimin nga ana e saj të fondacionit të gruas “Nermin Vlora Falaschi”, të shoqatës kulturore “Al Bano Karrisi”, duke organizuar vep-rimtari të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Zenepe Luka në veprim-tarinë e saj publicistike e shoqërore, pa përjashtuar atë politike, mbetet e gjallë, si në jetën e saj, gjithmonë në lëvizje, sikur fl uturon, sikurse thotë i madhi Naim Frashëri:

“Jam i gjallë dhe jam në jetë.Jam në dritë të vërtetë”. Dritëro Agolli9 shkurt 2013

NË FOTO: Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli dhe kopertina e librit “Kjo është jeta ime”

KarrieraZenepe Luka e ka fi tuar me përpjekje dhe me mundim sh-trëngimin e dorës nga lexuesi. Ajo ka qenë gazetare në gazetën lokale “Kukësi i ri”, ku për të mbledhur faktet e një artikulli duhej të udhëtoje me makinë dhe me këmbë, pasi nuk ishte koha e celu-larëve dhe aparateve të vegjël incizues, kështu Zenepja u mësua të shkojë drejt faktit si myslimani drejt Mekës