8
Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti Thaçi priti ekipin e FSK-së që fitoi Medaljen e Bronztë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në lexim të parë tri Projektligjet për MFSK/FSK-në Ministri Rrustem Berisha priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi P residenti i vendit, Hashim Thaçi, më 22 tetor 2018, ka pritur ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ka marrë pjesë në garën “Cambri- an Patrol” në Britani të Madhe, ku ka fituar Medaljen e Bronz- të. Presidenti Thaçi e ka falënderuar komandantin Rrahman Rama dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e mrekullueshme që po bëjnë, duke u bërë shembull i mirë për tërë rajonin. “Gjen- erali edhe ekipi i tij, me këta eprorë e ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë shem- bulli dhe mesazhi më i mirë që po dërgohet, se FSK-ja është e gatshme për përgjegjësi shtesë. Është e gatshme t’i përgjigjet rrethanave dhe situatave të reja të krijuara. I përgëzoj eprorët, togerët, ushtarët e FSK-së dhe koman- dantin për punën e tyre shumë të mirë, por edhe për suksesin e ri, të shkëlqyer që e kanë arritur ditë më parë me pjesëmarrjen e tyre në garën në Britani, ku kanë marrë pjesë 144 ekipe”, ka thënë presidenti Thaçi. Ndërsa, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se kjo është një prej gar- ave më prestigjioze në botë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë për herë të dytë. “Është shumë me rëndësi që këto përvoja po i bartim edhe brendapërbrenda institucionit tonë. Edhe në vitin e kaluar e kemi organizuar një lloj kësi gare, të cilën e kemi quajtur “Shqiponja patrulluese”. Ide- ja ka qenë që ta bëjmë një test të brendshëm, me qëllim dhe synim që vitin e ardhshëm ta bëjmë vetë një garë që do të jetë ndërkombëtare, me të gjitha ato përvoja që i kemi marrë prej Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë komandant Rama. Komandanti i Forcës së Sig- urisë së Kosovës ka thënë se janë të gatshëm që të marrin përgjeg- jësi shtesë dhe do të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve dhe de- tyrave që u caktohen me ligj dhe Kushtetutë. Gara e “CambrianPa- trol” është një ngjarje vjetore e or- ganizuar dhe drejtuar nga Brigada e Këmbësorisë së 160-të dhe Selia e Uellsit, me seli në Brecon të Bri- tanisë së Madhe. Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka marrë pjesë me 11 pjesëtarë në këtë garë ndërkombëtare dhe pavarë- sisht vështirësive të krijuara nga stuhia “Cullum”, ka arritur ta fitoi Medaljen e Bronztë. P as rezymeve të minis- trit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), z. Rrustem Berisha, për tri Projek- tligjet për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës/Forcën e Sigurisë së Kosovës, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 18.10.2018, votuan në lexim të parë: Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Pro- jektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ekspozetë për tri Pro- jektligjet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraqiti ministri Rrustem Berisha. M inistri i Forcës së Sigurisë të Kosovës z. Rrustem Berisha priti më 23 tetor 2018, në vizitë zyrtareministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi z. Predrag Boshkoviç. Ministri Berisha dhe Boshkoviç së pari zhvilluan një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj me një takim të përbashkët të dy delegacioneve. Në delegacionin e FSK-së ishin të pran- ishëm Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve në MFSK, Jashar Ramadani, shef i Kabinetit të Ministrit, majori Hisen Berisha, këshilltar ushtarak i ministrit dhe Elena Çitaku, këshilltare politike e ministrit, kurse pjesë e delegacionit të Mali i Zi ishte ambasadori Ferhat Dinosha, Iv- icaIvanoviç, drejtor i Përgjithshëm i Dre- jtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Bojana- Martinovic, shef i Kabinetit të ministrit Boshkoviç dhe koloneli ZoranBoshkoviç këshilltar i ministrit për çështje ushtar- ake. Ministri Berisha pasi i dëshirojë mirë- seardhje ministrit Boshkoviç, e njohu atë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK- së, ngritjen profesionale dhe procesin e tran- zicionit të FSK-së. Gjatë takimit, të dy ministrat biseduan edhe për bashkëpunimin e deritashëm, marrëdhëniet e mira dyp- alëshe, vazhdimin e bashkëpunimi në të ardhmen si dhe për mbështetjen re- ciproke të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive. Ministri Berisha njëherësh e falënderojë ministrin Boshkoviç për bashkëpunimin e mirë dhe konkret të Ministrisë që ai drejton, gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, shkëmbimet në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve, si dhe për pjesëmarr- jen në ushtrime të përbashkëta fushore. Gjithashtu ministri Berisha e njoftojë ho- mologun malazias edhe për mundësinë e studimit të kadetëve të Malit të Zi në Qendrën e Studimeve Universitare që nga viti i ardhshëm. Ministri Berisha, po ashtu konfirmoi marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, bashkëpunimin e mirë me vendet anëtare të NATO-s dhe vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO. Në kontekst të kësaj, ministri Berisha kërkoi nga ministri Boshkoviç, mbështetjen për anëtarësimin e MFSK/ FSK-së me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut–A5. Ndërsa, ministri Bos- hkoviç tha se Ministria e Mbrojtjes të Malit të Zi është e gatshme për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Min- istrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Vazhdon në faq 4,)

Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës

Presidenti Thaçi priti ekipin e FSK-së që fitoi Medaljen e Bronztë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në lexim të parë tri

Projektligjet për MFSK/FSK-në

Ministri Rrustem Berisha priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 22 tetor 2018, ka pritur ekipin e Forcës

së Sigurisë së Kosovës që ka marrë pjesë në garën “Cambri-an Patrol” në Britani të Madhe, ku ka fituar Medaljen e Bronz-të.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar komandantin Rrahman Rama dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e mrekullueshme që po bëjnë, duke u bërë shembull i mirë për tërë rajonin. “Gjen-erali edhe ekipi i tij, me këta eprorë e ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë shem-bulli dhe mesazhi më i mirë që po dërgohet, se FSK-ja është e gatshme për përgjegjësi shtesë. Është e gatshme t’i përgjigjet rrethanave dhe situatave të reja të krijuara.

I përgëzoj eprorët, togerët, ushtarët e FSK-së dhe koman-dantin për punën e tyre shumë të mirë, por edhe për suksesin e ri, të shkëlqyer që e kanë arritur ditë më parë me pjesëmarrjen e tyre në garën në Britani, ku kanë marrë pjesë 144 ekipe”, ka

thënë presidenti Thaçi. Ndërsa, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se kjo është një prej gar-ave më prestigjioze në botë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë për herë të dytë.

“Është shumë me rëndësi që

këto përvoja po i bartim edhe brendapërbrenda institucionit tonë. Edhe në vitin e kaluar e kemi organizuar një lloj kësi gare, të cilën e kemi quajtur “Shqiponja patrulluese”. Ide-ja ka qenë që ta bëjmë një test të brendshëm, me qëllim dhe

synim që vitin e ardhshëm ta bëjmë vetë një garë që do të jetë ndërkombëtare, me të gjitha ato përvoja që i kemi marrë prej Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë komandant Rama.

Komandanti i Forcës së Sig-urisë së Kosovës ka thënë se janë të gatshëm që të marrin përgjeg-jësi shtesë dhe do të vazhdojnë me kryerjen e obligimeve dhe de-tyrave që u caktohen me ligj dhe Kushtetutë. Gara e “CambrianPa-trol” është një ngjarje vjetore e or-ganizuar dhe drejtuar nga Brigada e Këmbësorisë së 160-të dhe Selia e Uellsit, me seli në Brecon të Bri-tanisë së Madhe. Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka marrë pjesë me 11 pjesëtarë në këtë garë ndërkombëtare dhe pavarë-sisht vështirësive të krijuara nga stuhia “Cullum”, ka arritur ta fitoi Medaljen e Bronztë.

Pas rezymeve të minis-trit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), z.

Rrustem Berisha, për tri Projek-tligjet për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës/Forcën e Sigurisë së Kosovës, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 18.10.2018, votuan në lexim të parë: Projektligjin

për Ministrinë e Mbrojtjes, Pro-jektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ekspozetë për tri Pro-jektligjet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraqiti ministri Rrustem Berisha.

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës z. Rrustem Berisha priti më 23 tetor 2018, në vizitë

zyrtareministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi z. Predrag Boshkoviç.

Ministri Berisha dhe Boshkoviç së pari zhvilluan një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj me një takim të përbashkët të dy delegacioneve. Në delegacionin e FSK-së ishin të pran-ishëm Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve në MFSK, Jashar Ramadani, shef i Kabinetit të Ministrit, majori Hisen Berisha, këshilltar ushtarak i ministrit dhe Elena Çitaku, këshilltare politike e ministrit, kurse pjesë e delegacionit të Mali i Zi ishte ambasadori Ferhat Dinosha, Iv-icaIvanoviç, drejtor i Përgjithshëm i Dre-jtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Bojana-Martinovic, shef i Kabinetit të ministrit Boshkoviç dhe koloneli ZoranBoshkoviç këshilltar i ministrit për çështje ushtar-

ake. Ministri Berisha pasi i dëshirojë mirë-

seardhje ministrit Boshkoviç, e njohu atë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, ngritjen profesionale dhe procesin e tran-zicionit të FSK-së.

Gjatë takimit, të dy ministrat biseduan edhe për bashkëpunimin e deritashëm, marrëdhëniet e mira dyp-alëshe, vazhdimin e bashkëpunimi në të ardhmen si dhe për mbështetjen re-ciproke të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive. Ministri Berisha njëherësh e falënderojë ministrin Boshkoviç për bashkëpunimin e mirë dhe konkret të Ministrisë që ai drejton, gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, shkëmbimet në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve, si dhe për pjesëmarr-jen në ushtrime të përbashkëta fushore. Gjithashtu ministri Berisha e njoftojë ho-

mologun malazias edhe për mundësinë e studimit të kadetëve të Malit të Zi në Qendrën e Studimeve Universitare që nga viti i ardhshëm. Ministri Berisha, po ashtu konfirmoi marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, bashkëpunimin e mirë me vendet anëtare të NATO-s dhe vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO. Në kontekst të kësaj, ministri

Berisha kërkoi nga ministri Boshkoviç, mbështetjen për anëtarësimin e MFSK/FSK-së me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut–A5. Ndërsa, ministri Bos-hkoviç tha se Ministria e Mbrojtjes të Malit të Zi është e gatshme për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Min-istrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.

(Vazhdon në faq 4,)

Page 2: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

02 LajmeTakimet e shumta të delegacionit të MFSK/FSK-së, në SHBA

Delegacioni i FSK-së pritet në Washington DC nga Senatorja Joni Ernst

Delegacioni i MFSK-së zhvilloi takime të ndara në Senatdhe në Departamentin e Shtetit

Në FSK u prit kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Në Pentagon takohet Grupi Punues për Politika të Sig-urisë SHBA-Kosovë Delega-cioni i MFSK/FSK-së, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, re-alizoi takime dypalëshe lid-hur me avancimin e mar-rëdhënieve Kosovë-SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbro-jtjes. Zëvendësministri për FSK-në, z. Burim Ramadani dhe zëvendës ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Mbro-jtjes, znj. Laura Cooper, kanë bashkë-kryesuar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë, të mbajtur në Pentagon. Gjatë takimit të Grupit të për-

bashkët, janë diskutuar dhe vendosur orientimet strateg-jike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, janë di-skutuar çështjet e detajuara

mbi angazhimet e përbashkë-ta në mbështetjen amerikane për Ministrinë e ardhshme të Mbrojtjes, me theks të veçantë për FSK-në në mandatin dhe detyrat e reja ushtarake dhe të mbrojtjes. Në takim ishte edhe

komandanti i FSK-së, gjener-allejtënant Rrahman Rama, ambasadorja Vlora Çitaku dhe delegacioni profesional. Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët, në vitin në vijim,

sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndër-kombëtare. Në takimin e mbajtur në Washington është prezantu-ar rruga përpara gjatë tran-sicionit të FSK-së pas mirati-mit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Bashkë-kryesuesit Ramadani dhe Cooper kanë vlerësuar lart përgatitjet e bëra nga të dy delegacionet për bashkëpunimin bilateral dhe theksuan thellimin e part-neritetit në siguri e mbrojtje Kosovë-SHBA.

Z ë v e n d ë s m i n i s t r i i FSK-së, Burim Ra-

madani dhe koman-danti i FSK-së gjener-

allejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës (11.10.2018) janë pritur nga senatorja Joni Ernst në Wash-ington D.C. Në takimin që zhvilloi delegacioni i MFSK-së me senatoren nga Iowa u diskutua për angazhimet e për-bashkëta Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe për aftësimin e Kosovës në përballje me sfidat rajonale dhe globale. Zv. ministri Rama-

dani vuri theksin tek orientimi i Qeverisë së Kosovës për ndër-timin e kapaciteteve të FSK-së në mandatin ushtarak dhe të mbro-jtjes bazuar në stan-dardet amerikane. “Për Kosovën është jetësore të vazhdojë ndërtimi i FSK-së me standarde amerikane në doktrinë, lidership, sistem të ar-matimit dhe në pajis-je”, tha z. Ramadani, duke shprehur orien-timin e Kosovës për partneritet të plotë me SHBA-të.

Ndërsa, koman-danti gjenerali Rrah-man Rama, nënvizoi gatishmërinë e FSK-së për të kontribuar në sigurinë e rajonit dhe më gjerë. “FSK është e gatshme të fillojë tranzicionin në man-dat ushtarak, duke u bazuar në Planin af-atgjatë që e kemi të koordinuar. FSK-ja do të vazhdojë të jetë profesionale, shumetni-ke, e besueshme dhe e gatshme”, tha gjeneral Rama. Ndërkaq, sena-torja Ernst shprehu vull-

netin dhe gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe mbështetjen e Kosovës në ndërtimin e kapac-iteteve për siguri dhe mbrojtje. Në takimin mori pjesë edhe am-basadorja Vlora Çita-ku, shefi i kabinetit të Ministrit të FSK-së Jashar Ramadani, atasheu i Mbrojtjes së Kosovë kolonel Ilir Qeriqi, diplomati Frymëzim Isufaj dhe atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë koloneli RyanNich-ols.

Në Pentagon takohet Grupi Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë

Delegacioni i MFSK/FSK-së, më 13.10.2018, ka zhvillu-ar takime zyrtare në Senatin

Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit. Zv. ministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, janë pritur në Washington D.C, në takime të ndara nga senatori GaryPeters, si dhe nga zëvendës ndihmës Sekretari i Shte-tit, MathewPalmer. Në takimin me Senatorin GaryPeters, u diskutua për angazhimet e përbashkëta Kosovë -

SHBA në fushën e sigurisë dhe mbro-jtjes. Gjithashtu u diskutua për aftë-simin e Kosovës në përballjen me sfidat rajonale dhe globale. Ndërsa, në takim-in me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, MattewPalmer, u diskutua mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, planin afatgjatë të zhvillimit dhe përp-jekjet e Kosovës në marrëdhëniet rajo-nale dhe euro-atlantike. Gjatë takimeve të përbashkëta, z. Peters dhe Palmer theksuan mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser-Stuart Peach, i shoqëruar edhe

nga komandanti i KFOR-it SalvatoreC-uoci dhe ekipi i tij përcjellës, më 6 tetor 2018, ishte për vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, i cili shoqëro-hej nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade En-ver Cikaqi, atasheu i FSK-së në Bruksel Ahmet Ajeti dhe koloneli Jeton Dreshaj. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s për zh-villimet në FSK; kapacitet aktuale, per-

sonelin, profesionalizimin, integrimin e komuniteteve pakicë, operacionet, trajnimet, pjesëmarrjen në ushtrime fushore të përbashkëta, bashkëpun-imin e ngushtë me KFOR-in, si dhe me sfidat që e presin FSK-në në zhvillimet e mëtejshme.

Ndërsa, kryesuesi i Komitetit Ush-tarak të NATO-s, Air Chief Marshal SerStuartPeach, përgëzoi komandantin e FSK-së gjeneral Ramën dhe përmes tij FSK-në, për punën e mirë të deritashme dhe sukseset e arritura në shumë fusha. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NA-TO-s është pritur me ceremoni ushtar-ake, me rreshtim të Togut Ceremonial dhe Orkestër Frymore të FSK-së.

Page 3: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

03Lajme

Komandanti i FSK-së priti në vizitë shefin e Mbrojtjes të Gjermanisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjen-erallejtënant Rrahman Rama, priti më29 tetor 2018, në mjediset e min-istrisë shefin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral EberhardZorn. Gjeneral Rama dhe gjenerali Zorn si bashku me delega-cionet e tyre zhvilluan një takim të përbashkët, ku diskutuan për mar-rëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përkatësisht Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Ar-matosura të Gjermanisë.

Me këtë rast, koman-danti i FSK-së duke e

falënderuar shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë për kontributin e dhënënë kuadër të KFOR-it, si shtet anëtar i NATO-s, u shpreh se Ministria për FSK dhe FSK-ja, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpun-imit, kanë marrëdhënie shumë të mira me Min-istrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe se këto marrëdhënie do të vazh-dojnë edhe në të ardh-men. Gjeneral Rama më tej e njoftoi homologun e tij, gjeneralin Zorn, me kapacitetet ekzistuese, aktivitetet në të mirë të qytetarëve, integrimin e komuniteteve, planet zh-

villimore dhe me theks të veçantë mbi procesin e tranzicionit të FSK-së, fazën në të cilën aktual-isht ndodhet dhe trans-parencën e këtij procesi, duke shprehur zotimin se Kosova po synon të

ndërtojë një forcë me mi-sion dhe detyra të reja, e cila do të jetë fleksibile, shumetnike, e dobishme për sigurinë në vend dhe më gjerë, dhe se kjo do të bëhet në një transparencë të plotë me faktorin ven-

dor, ndërkombëtar dhe aleatët strategjikë, duke përfshirë këtu si partner edhe Republikën Feder-ale Gjermane.

I pari i FSK-së, gjen-eral Rama më tej tha se “ne jemi të vendosur

të zbatojmë planin mbi tranzicionin e Forcës dhe se edhe më tutje do të punojmë ngushtë me fak-torin vendor dhe ndër-kombëtar me qëllim që si vend të jemi të përgat-itur të kontribuojmë për paqen jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë”.

Nga ana e tij, shefi i Mbrojtjes i Republikës Federale Gjermane nën-vizoi se “Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjerman-isë janë të vendosura që bashkëpunimin bilateral me MFSK-në dhe FSK-në ta vazhdojnë dhe intensi-fikojnë edhe në të ardh-men”.

Ministri Berisha takoi pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb

Sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj në „Konferencën vjetore

të NATO-s“ në Romë

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, më 17.10.2018, vizitoi

Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së në Pomozotin, ku u prit nga komandanti i RMC-së kolonel Shaip Haziri. Ministri Berisha së pari u njoftua shkur-timisht nga kolonel Haziri për punën dhe aktivitetet e njësisë që ai komandon, gjendjen e personelit, raportet ndërn-jerëzore si dhe me kushtet e punës të pjesëtarëve të FSK-së në RMC dhe në njësitë e saja të specializuara. Ministri Berisha i shoqëruar nga kolonel Haziri dhe shefja e Zyrës për Komu-nitete në MFSK, zonja Lejla Loci zhvilluan një takim të hapur me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komuniteteve, veçanërisht të komunitetit serb, që shërbejnë në disa prej njësive të Brigadës për Mbështetje Operacionale. Me këtë rast, ministri Berisha foli mbi rëndësinë e zhvilli-meve aktuale në FSK, motivi-min dhe angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të FSK-së pa dallim

në kryerjen e detyrave të tyre. “FSK-ja ka dëshmuar se është institucion shumetnik dhe se me kapacitetet që ka është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim nga përkatësia etnike, gjinore, fetare dhe racore” –shtoi ndër të tjera ministri Berisha.

I pari i FSK-së, z. Berisha i përgëzoi pjesëtarët e komunite-tit serb që shërbejnë në FSK, të cilët edhe përkundër presione-ve të ndryshme politike, për të cilat është në dijeni edhe faktori ndërkombëtar, janë të vendo-sur që të shërbejnë në FSK, në të mirë të qytetarëve që jeto-jnë këtu. Në vazhdim, ministri Berisha shprehu keqardhje për disa pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët janë demobilizuar. ”Ndjehem mirë që asnjëri prej pjesëtarëve që kanë paraqitur kërkesë për demobilizim nuk kanë pasur ankesa sa i për-ket trajtimit, punës apo mar-rëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndëretnike në FSK. Në këtë as-pekt më gëzon fakti se çdo ditë

ka kërkesa nga të rinjtë e këtij komuniteti për t’u rekrutuar në FSK”. Ministri Berisha, në fjalën e tij i garantoi pjesëtarë e komunitetit serb, që FSK-ja është institucion i të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe se FSK-ja është dhe do të jetë institucion shumetnik, dhe se ndërtimi dhe zhvillimi i Forcës e përfaqësuar nga të gjithë dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ministri Berisha, në fund i dëgjoi me vëmendje diskutimet e pjesëtarëve të FSK-së; që kishin të bënin, për çësht-jet e jetës, punës dhe shërbimit në FSK, udhëtimit, trajnimeve, avancimeve si dhe të tjera lidhura me punën e përditshme në insti-tucion. Vlen të ceket se të gjithë di-skutuesit shprehën gatishmërinë për shërbim në FSK, dhe se nuk vunë në diskutim ndonjë dilemë, përveç se bashkërisht me pjesëtarët e tjerë të zhvillohen dhe të punojnë në të mirë të FSK-së si institucion i cili u shërben të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sig-urisë së Kosovës (MFSK), z. ShkelzenSylaj i shoqëruar nga sekretari personal Florin Hox-ha, (11.10.2018) morri pjesë në “Konferencën vjetore të NA-TO-s për Ngritje të Integritetit” (NATO AnualDefenceCon-fernceforBuildingIntegrity) , që u mbajt në Kolegjin e Mbro-jtjes të NATO-s (NATO De-fenceCollege) në Romë, Itali, me organizim të NATO-s dhe mbështetje të CIDS (Qendra Norvegjeze për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Mbro-jtjes) nga Norvegjia.

Fjalimin kryesor gjatë pun-imeve të kësaj konference e mbajti Sekretari i përgjithshëm i MFSK -së z. Shkelzen Sylaj, i cili i njoftojë të pranishmit me

të arriturat e MFSK–së në ngrit-jen e integritetit. Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesio-nale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të in-tegritetit në institucionet e tyre.

Në këtë konferencë po mar-rin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucione-ve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedo-nia, Bosnja dhe Hercegovina etj. Konferenca vjetore e NA-TO-s për Ngritje të Integritetit (NATO AnualDefenceCon-fernceforBuildingIntegrity) ka filluar dje më 10 tetor dhe do të përfundojë punimet sot, më 11 tetor 2018.

Page 4: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

04 Aktivitete

EKSPOZE e Ministrit Brisha për tri projekt ligjet e Ministrisë dhe FSK-së

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

FSK-ja në konferencën Karta e Adriatikut A-5, në Mal të Zi

PROJEKTLIGJI PËR MINISTRINË E MBROJTJES

Të nderuar, Hartimi dhe pro-cedimi i Projektligjit për Min-istrinë e Mbrojtjes, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese, ashtu që ky pro-jektligj, parasheh që të bëhet riorganizimi dhe kalimi i Min-istrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbro-jtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qël-lim të mbikëqyrjes dhe kontrol-lit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky pro-jektligj parasheh që Ministria e Mbrojtjes të ketë strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj. Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtron funksionet e kompetencat e saj në përputh-je me Kushtetutën, me ketë ligj dhe legjislacionin në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe nga personeli ush-tarak i FSK-së. Po ashtu, ky pro-

jektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Min-istrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm. Të gjitha ndry-shimet e parapara me këtë ligj do të bëhen konform fazave të përcaktuara në rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe të detajuara në planin gjithëpërfshirës të tran-zicionit. PROJEKTLIGJI PËR FORCËN E SIGURISË TË KOSOVËS

Të nderuar, Sot para jush paraqes propozimin e MFSK-së për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Hartimi dhe procedimi i këtij projektlig-ji, është bërë në kuadër të nor-mave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së, ashtu që ky projektligj parasheh që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillo-het si një forcë me kompetenca të reja, organizim dhe funksion-im të ri, si mekanizëm i sektorit të sigurisë me detyra të mbro-jtjes së integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe intere-

save të Republikës së Kosovës. Përkatësisht: Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës - përcakton kompetencat, or-ganizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si forcë multietnike, profesio-nale, e armatosur dhe e autor-izuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor, në mbrojtje të integ-ritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Re-publikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik. Është me rëndësi të theksohet se: në momentin e krijimit të kushteve të fa-vorshme politike- vendimmar-rëse, procesi i evoluimit dhe transformimit të FSK-së do të ndjekë procedurat e ndryshi-meve përkatëse kushtetuese. PROJEKTLIGJI PËR SHËRBIM NË FORCËN E SIGURISË TË KOSOVËS

Të nderuar, Sot para jush paraqes propozimin e MF-SK-së për Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Hartimi dhe proced-imi i këtij projektligji, është bërë

në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së. Projektligji për Shërbimin në FSK, me dispozitat e tij rreg-ullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë të Kosovës, si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jodiskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, trans-parencës dhe llogaridhënies. Ky projektligj përcakton: - krit-eret e përgjithshme për shër-bim, parametrat e shërbimit, -kohëzgjatjen e shërbimit, -zh-villimin e karrierës, - ndërpre-rjen e shërbimit, -statusin e pjesëtarit të FSK-së, - të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dhe çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.Në parim të tri Projektligjet: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projek-tligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot u aprovuan nga deputet e Kuvendit të Repub-likës së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, më 19 tetor 2018 mori pjesë në Kon-

ferencën e 26-të vjetore të shefave të Mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 39 shefa të Mbrojtjes nga shtetet evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Wisbaden u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin Mark-Milley dhe gjenerallejtënant Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë Ameri-kane për Evrope, si dhe me homologë të shumtë nga shtetet mike të Kosovës.

Konferenca e shefave të Mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ush-trisë Amerikane për Evropë, kishte temë shqyrtimi: “Ndërveprueshmërinë në Evropë”. Me theks të veçantë në konfer-encë u diskutua ndërveprueshmëria si koncept si dhe aspektet e gatishmërisë në nivel kombëtar dhe në Aleancën Veri-Atlantike për t’u ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet në Evropë. FSK- ja është dhe mbetet e përkushtu-ar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin profesional në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe shtetet tjera partnere.

Në Podgoricë, nën kryesimin e Malit të Zi, u mbajt takimi i drejtorëve për Politikat e Mbro-jtjes të Kartës së Adriatikut A5. Në këtë takim morën pjesë të gjithë drejtorët e shteteve rajo-nale të Ministrive të Mbrojtës, përfshirë edhe përfaqësuesen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës mori pjesëFaruk Geci, drejtor

për Politika dhe Plane. Temat kryesore që u diskutua gjatë konferencës ishin: E ardhm-ja e Kartës së Adriatikut-A5, hapat përpara, si dhe kontribu-ti i Kartës së Adriatikut A5 në sigurinë rajonale dhe globale. Vlen të cekët se në këtë takim u përkrahë edhe anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, si dhe tranzicioni gradual i FSK-së, në mision të ri.

(Vijon nga ballina)

Page 5: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

05Aktivitete

FSK-ja fitoi Medaljen e bronztë në garën e patrullimit„Cambrian Patrol“ në Mbretërinë e Bashkuar

Oficeri Naim Zyberaj nderohet me dy çmime në

shkollën ushtarake në SHBA

Në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup diplomoi edhe një oficer i FSK-së nga

radhët e komuniteteve

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipi i përzgjed-hur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë Medal-jen e bronztë në garën ndër-kombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Të gjitha ekipet pjesëmar-rëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia ,,Cullum’’ edhe në zonën e garës patrulluese. Në këtë garë, ekipi i FSK-së përsh-koi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik

dhe mendor të ekipit. Përveç Kosovës, në garën morën pjesë edhe ekipet e Forcave të Arma-tosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ushtrimi “Cambrian Pa-trol“ është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e drejtuar nga Brigada e 160-të e Këm-bësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon. Ky ushtrim është unik, i nivelit botëror dhe më i madhi i këtij lloji, me pjesëmar-rje edhe të shteteve të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar nëpërmjet konkurrimit të tyre të brendshëm. Ushtrimi “Cambrian Patrol” teston të gjitha aftësitë themelore ushtar-ake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Pjesëtarët e FSK-së, kudo që po marrin pjesë në trajnime dhe shkollime jashtë vendit, po shënojnë rezultate të shkëlqyeshme. Njëri ndër ta është kapiteni Naim Zyberaj,

zv. komandant i Kompanisë së Policisë Ushtarake të FSK-së, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin 22 javor, “Kursi për kapiten të karrierës për Polici Ushtarake, në shkollën e Policisë Ushtarake në Fort LeonardWood, Missouri. Kapiten Zyberaj, gjatë shkol-limit 22 javor në shkollën e Policisë Ushtarake në SHBA, është nderuar me çmimin “Student nderi” për paraqitje akademike të dalluar, kurse për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin “Njeriu i hekurt”. Kursi për kapiten të karrierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve në fushën e Policisë Ush-tarake, në aftësi udhëheqëse, teknike dhe taktike luftarake, në etikë ushtarake, në katër kompetencat e Policisë Ushtarake të zh-villimit të mendimit kritik në procesin e vendimmarrjes ushtar-ake, udhëheqje, punë grupore etj. Shkollimin në të njëjtën shkollë e kanë përfunduar me sukses edhe dy pjesëtarë të tjerë të FSK-së.

Më 19 tetor 2018, në Akademinë e Mbro-jtjes të Republikës së

Maqedonisë, ka diplomuar një oficer si dhe ka filluar studimet një kadet i ri i FSK-së, në këtë Akademi, për katër vitet e ard-hshme. Një ceremoni solemne, gjithashtu u zhvillua edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku të dy pjesëtarët e FSK-së dhanë be-timin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, krahas edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në njësitë dhe repartet tona. Në

ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Mbrojtjes në Shkup, sot ishin të pranishëm edhe një delegacion i Forcës së Sigurisë të Kosovës, në krye me gjeneral brigade Nazmi Brahimaj drejtor i Departa-mentit për Operacione dhe Trajnime në MFSK, i cili sho-qërohej edhe nga kolonel Ilir Shyti, shef i Departamentit të Personalit në Komandën e Forcave Tokësore, zonja Le-jlaLjoci, shefe e Zyrës për Ko-munitete në MFSK, si dhe ma-jor Vegim Kelani, komandant i Qendrës për Studime Univer-

sitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes bilaterale në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Min-istrisë së Mbrojtjes të Maqe-donisë, kadetët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve shkol-lohen në Akademinë e Mbro-jtjes të Maqedonisë dhe më pas vijojnë gjithashtu kursin për integrimin e oficerëve në FSK, në mënyrë që njohuritë akade-mike dhe ushtarake të unifiko-hen dhe të jenë të gatshëm për shërbim në detyrën e caktuar nga zingjiri komandues.

Page 6: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

06 Aktivitete

Komandanti i FSK-së mori pjesë në konferencën vjetore „Karta e Adriatikut A5”

Ministri Rrustem Berisha pjesë e ceremonisë të inaugurimit të Kompleksit Memorial të Heronjve në Marinë

Përfundoi me sukses ushtrimi i përbashkët ,,SILVER SABRE 2018-2”

Komandanti i FSK-së gjeneralle-jtënant Rrahma Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të

Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adri-atikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj. Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bash-këpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sek-torin e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Koman-danti i FSK-së gjenerali Rrahman Rama

dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majoriTimothyOrrzh-villuan një takim të përbashkët me zv. komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropëgjenerallejtënant Twitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit joshu-micë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës-SHBA, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.

Gjenerali Rrahman Rama, gjithashtu zhvilloi takime edhe me shefat e Mbro-jtjes të Kroacisë, të Republikës së Maqe-

donisë dhe të Malit të Zi, dhe së bash-ku u pajtuan që në të ardhmen ta rrisin

bashkëpunimin dypalësh në shkëmbi-min e përvojave.

Nën patronatin e kryeminis-trit të Kosovës RamushHaradi-najt dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt Bekim Jasharit, më 5 tetor, në Marinë, Skend-eraj, u mbajt ceremonia e inau-

gurimit të Kompleksit Memori-al të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit. Në ceremoni morën pjesë: presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Parlamentit KadriVe-seli, kryeministri RamushHara-

dinaj, ministri i FSK-së, Rustem Berisha, njëherësh kryetar i Këshillit Organizativ Qeveritar, gjeneralët: Gëzim Hazrolli, En-ver Cikaqi, Fadil Hadërgjonaj dhe Xhevahir Geci, Faruk Geci,

drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, drejtorë të drejtorive të Ministrisë së FSK-së, oficerë madhorë, nënoficerë, Togu Ceremonial i FSK-së, ushtarë dhe familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

FSK-ja ka bartur dhe rivar-rosur trupat e të gjithë dësh-morëve, nga Polaci në Marinë, me nderime ushtarake. Në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, në mënyrë të veçantë ka falënderuar ministrinë e FSK-së dhe FSK-në për punën e mad-he, respektin dhe madhështinë që i kanë dhënë këtij aktiviteti dhe kësaj ceremonie.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka

dekoruar të gjithë dëshmorët e varrosur në Marinë me urdhrin „HERONJË TË KOMBIT”. Në manifestim folën edhe kryetari i Kuvendit KadriVeseli, kryem-inistri Haradinaj, kryetari i veteranëve HysniNgucati dhe kryetari i DrenasitRami-zLadrovci.

Pas fjalimeve, nga Togu Ceremonial i FSK-së është bërë rivarrimi i Heronjve të Kom-bit, Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114 ”FehmiLladrov-ci”, Mujë Krasniqi, komandant i Brigadës 113 që mban emrin e tij dhe AbedinRexha, koman-dant i Brigadës 112 “Arben Haliti”. Manifestimi u mbyll me një monolog për dëshmorët të interpretuar nga aktori i mirënjohur BasriLushtaku.

FSK-ja ka marrë pjesë në Ushtrimin Vend Koman-dë (UVK) „SILVER SA-

BRE 2018-2”, i cili u realizuar në kampin e KFOR-it, Film City si dhe në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) në Prishtinë, prej datës 11-19 tetor 2018 (në aktivitete të ndara sipas kon-ceptit të operacionit), me qël-lim të operimit të përbashkët me institucionet dhe autoritet e sigurisë vendore dhe ndërkom-bëtare të pranishme në Kosovë. Ushtrimi u përcoll nga stafi i lartë i MFSK/FSK-së. Qëllimi i këtij ushtrimi është ngritja e vazhdueshme e bashkëpun-

imit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me KFOR-in dhe me agjencitë tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës, në funk-sion të ruajtjes së aftësive në standardin më të mirë të mund-shëm. Ky ushtrim ka për qëllim koordinimin ndërinstitucional si dhe familjarizimin me pro-cedurat në menaxhimin e inci-denteve të shkallës më të lartë, kryesisht menaxhimin e situa-tave pas deklarimit të gjendjes emergjente të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

Roli i FSK-së në UVK “SIL-VER SABRE 2018-2” është an-gazhimi i trupave me qëllim

të asistimit të autoritetet qen-drore në aplikimin e Planit të Reagimit Kombëtar, me anë të të cilit përcaktohen reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë. FSK/KFT-ja gjatë UVK-së ,,SILVER SABRE–18-2” është angazhuar me 8 pjesëtarë në Kontrollin e lartë dhe Kontrollin e ulët, në ,,FILM CITY”, gjithashtu me dy oficerë ndërlidhës në Qen-drën e Situatave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK), si dhe i tërë shtabi i KFT-së. Gjen-erali Enver Cikaqi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e ushtrimit të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, për 40 orë

rresht, duke treguar gatishmëri dhe paraqitje të mirë në demon-

strimin e aftësive në një ambi-ent shumëkombësh.

Page 7: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

07Aktivitete

Kontingjenti i FSK-së përfundoi me sukses ushtriminfushor “SaberJunction 2018” në Gjermani

FSK-ja realizoi projektin humanitar në fshatin Gjurgjevik të Madh të Klinës

Afrim Hysenaj i dhuroi FSK-së mono-grafinë për masakrën e Deliajve

Një kontingjent i FSK-së, nga data 12 shtator deri më 01 tetor 2018, mori pjesë në ushtrimin fushor “SaberJunction 2018”të mbajtur në Hohenfels, Gjer-

mani. Kontingjenti përbehej nga 10 pjesëtarë të Policisë së Forcës dhe 2 vlerësues/kon-trollues. Kontingjenti i FSK-së i është bashkangjitur Kompanisë

Pranë Shtabore të Batalionit të 54-të të Xhenios (54 th BEB) në Grafenëohr, në fazën e plani-fikimit dhe përgatitjes për zh-villimin e operacionit përfun-

dimtar, luftimit Forcë me Forcë, kurse vlerësuesit/kontrolluesit kanë vazhduar trajnimin në Akademinë për Vlerësues/Kon-trollues. Kontingjenti i FSK-së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete: ndërtimin e pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës; organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojëve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kon-trollimi i personelit dhe evakui-mi i civilëve nga fushëbeteja.

Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/kontrollues, i është ndarë “Certifikata e Ar-ritshmerisë”, kurse tetari Petrit Qollaku u nderua me çmimin “Hero i Hohenfelsit”, për an-gazhim, gatishmëri, përfor-mancë dhe aftësi të dalluara

gjatë ushtrimit fushor. Ushtrimi u organizua nga Komanda e 7-të e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumë-kombëshe të Gatishmërisë në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmërinë e Brigadës 173 të Këmbësorisë Luftarake (Airborne), gjatë zhvillimit të operacioneve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovo-jë bashkëveprimin me 20 shtetet aleate dhe partnere. Në ketë ush-trim kanë marrë pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme.

Kontingjenti i FSK-së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimin fushor “SaberJunction 2018”.

Ministri Rrustem Beri-sha tha se Mbështetja e FSK-së në këtë pro-

jekt për banorët e Gjurgjevikut është dëshmia më e mirë se FSK-ja është e të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Më 16 tetor në fshatin Gjurgjevik i Madh, Komuna e Klinës, FSK-ja filloi realizimin e projektit humanitar për zg-jerimin dhe rrafshimin e rrugës Gjurgjevik i Madh-Dobërdol në gjatësi prej 4 kilometrash. Me rastin e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministri i FSK-së Rrustem Berisha, min-istri i Infrastrukturës Pal Lekaj,

kryetari i Komunës së Klinës ZenunElezaj, gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe përfaqë-sues të fshatit Gjurgjevik.

Fillimin e realizimit të pro-jektit humanitar e përshëndeti ministri i FSK-së Rrustem Beri-sha, i cili veç të tjerash tha: „Ne, si Forcë e Sigurisë së Kosovës po dëshmojmë çdo herë se jemi në shërbim të të gjithë qytet-arëve të Kosovës. Edhe ndër-timi i kësaj rruge sot, e cila do t’ua lehtësojë lëvizjen banorëve të kësaj ane, në bashkëpun-im me Komunën e Klinës dhe Ministrinë e Infrastruk-turës, është dëshmia më e

mirë se jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”,-për-fundoi fjalën e tij ministri Berisha. Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, dhe kryetari i Komunës së Klinës ZenunElezajkanë falënderuar FSK-në dhe min-istrin Berisha për realizimin e këtij projekti me rëndësi për banorët e kësaj ane. Në fund, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacio-nale gjeneral brigade Naim Haziri, i përgëzoi pjesëtarët e Batalionit të Xhenios për ndërtimin e kësaj rruge.

Bibliotekës së FSK-së, më 19 tetor, iu shtua edhe një botim i ri, nga ish-pjesëtari i FSK-së, Afrim Hysenaj, monografia kushtuar masakrës së De-liajve me titull „Toka skuq e qielli nxin”. Afrim Hysenaj, ish-oficer i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe i Forcës së Sig-urisë të Kosovës, për 20 vjet rresht ka kryer shumë detyra dhe kurse të avancuara në as-pektin profesional si brenda institucioneve ashtu edhe me forcat e KFOR-it. Gjatë viteve 2009-2016 ka përfunduar stu-dimet universitare për Bache-lor dhe Master në drejtimin e Sociologjisë në Fakultetin Filo-zofik të Prishtinës. Afrimi ka të botuar punimin shkencor me titull “Dukuria e divorceve në Kosovë” si dhe tani ka botuar monografinë për masakrën e Deliajve me titull „Toka skuq e qielli nxin”.

Gjestin humanitar të Afrim Hysenajt, të dhurimit të li-

brave për Bibliotekën e FSK-së, e përshëndeti edhe koman-danti i NJRK-së, nënkoloneli MilaimMusliu. “Kjo ndihmë ka një rëndësie të veçantë për ne, kur dihet se krijuesi Af-rim Hysenaj, ishte edhe vetë pjesëtarë i FSK-së. Librat janë të çmuar për të gjithë ne, sido-mos librat e këtij lloj si mono-grafia „Toka skuq e qielli nxin”.

„Edhe, në këto momente po e ndiej vetën si pjesë e FSK-së”, tha fillimisht Afrim Hyse-naj, Jam shumë i emocionuar, por edhe i nderuar, që pata mundësinë që librin tim, t’ia dhuroi Bibliotekës së FSK-së, kolegëve të mi, kadetëve, ush-tarëve dhe studentëve, që do të kenë mundësi të pajisen me dije. Biblioteka është simbol i punës dhe dijes dhe secili nga ne, duhet ta ndihmojmë”. Af-rimi premtoi se edhe botimet e librave të tjerë së pari do t’ia dhuroi Bibliotekës së FSK-së.

Page 8: Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për …...Viti VII • Nr. 73 • 09 Nëntor 2018 • Ministria për Forcën e Sigurisë të Republikës të Kosovës Presidenti

08 Aktivitete

Pjesëtarët e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së certifikohen në tri kurse

Certifikohen 40 pjesëtarë të FSK-së dhe të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave të Kosovës

Kursin e Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike

Në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, më 1 tetor, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së në tri kurse. 6 pjesëtarë nga BRSH-ja dhe 3 nga MKAB-ja, dy prej tyre nga komuniteti serb, janë certifikuar në trajnimin bazik për MKAB. Pjesëtarët e këtij kursi janë trajnuar në dy sferat e parapara sipas planit, në as-pektin teorik dhe praktik, duke zhvilluar temat si: Detektimi dhe tërë procesi i dekontamin-imit, puna në ekip në proces-in e vendincidentit, marrja e mostrave, ndalja dhe kapja e rr-jedhjes së bashku me procedu-rat bazike të radioaktivitetit etj.

Kursin e kërkim-shpëtimit në ujëra dhe atë urban

Po ashtu 8 pjesëtarë të FSK-së, kanë përfunduar me

sukses Kursin e avancuar për kërkim-shpëtim urban dhe 15 pjesëtarë të FSK-së Kursin për mbijetesë në ujë. Udhëheqësi i Kursit të avancuar për kërkim–shpëtim urban, OR5 Sabri Sada u shpreh: “Pjesëtarët e Kursit të avancuar për kërkim-shpë-

tim urban gjatë kursit janë njo-hur me metodat e avancuara të K-SH-së Urbane, në veçanti nëpër objekte të rrënuara si pasojë e tërmeteve, dhe janë kualifikuar si pjesëtarë senior të K-SH-Urbane. Me këtë, rritet edhe përgjegjësia e mbikëqyrjes

së punës së anëtarëve të rijnë të ekipit. Faza tjetër e trajnimit për senior të K-SH-së Urbane do të zhvillohet vitin e ard-hshëm”. Ndërsa, udhëheqësi i Kursit për mbijetesë në ujë, OR-7 kapter EkremTernava, lidhur me kursin që ai drejtoi

tha: “Ky kurs ishte një testues fizik dhe mental, ku studentët jo vetëm që është dashur të veprojnë në ambiente ujore të ndotura, por gjithashtu është dashur të ballafaqohen edhe me temperatura të ulëta, që kanë mbizotëruar ditën dhe natën, gjatë zhvillimit të ush-trimeve. Për disa nga pjesëtarët e kursit, kjo ishte një përvojë e parë dhe e veçantë. Ata pas përfundimit të këtij kursi, janë pajisur me një bagazh të gjerë të aftësive për të shpëtuar jetë njerëzish. Në fund, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Hazi-ri, nënkoloneli Bajram Bekteshi dhe instruktorët e Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, për të gjithë pjesëmarrësit e kur-seve u ndanë certifikata. Vlen të ceket se, kjo ceremoni ishte më e veçantë pasi që përkoi edhe me përvjetorin e dytë të hapjes zyrtare të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim.

Pas një trajnimi katër-di-tor në kursin “Kujdesi taktik i traumave apo i të lënduarve” nga instruktorët e DefenceTh-reatReductionAgency (DTRA) të SHBA-ve, më 26 tetor, në kazermën e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, u certifikuan 40 pjesëmarrës, 20 të FSK-së dhe 20 të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës. FSK-ja gjatë viteve të fundit ka marrë trajnime të drejt-përdrejta mjekësore në nivele të ndryshme nga instruktorët e SHBA-ve. Edhe trajnimi “Kuj-desi taktik i traumave apo i të lënduarve” është realizuar, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane në Kosovë, në dy fusha; në pjesën teorike dhe atë praktike në terren, përmes improvizimeve të rasteve të ndryshme emergjente. Ko-mandanti i Forcave Tokësore gjenerali Enver Cikaqi, me një fjalë rasti, në ceremoni, u shpreh: “Falënderoj ekipin

e DTRA-s për angazhimin e tyre, të cilët nuk po kursejnë kohën dhe mundin që t’i tra-jnojnë pjesëtarët tanë dhe të agjencive të tjera të sigurisë në Kosovë, prandaj në emrin tim dhe në emër të FSK-së, ju shpreh falënderime miqve tanë

amerikanë, për gatishmërinë e vazhdueshme për ta ndihmuar FSK-në. Të gjitha objektivat e këtij kursi tregojnë qartazi se sa i rëndësishëm ka qenë ky trajnim për ne”. Po ashtu gjeneral Cikaqi ju drejtua edhe pjesëtarëve të FSK-së dhe atyre

të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave me këto fjalë: “Ne jemi mjaft të kënaqur me motivimin tuaj gjatë këtij kur-si, ku jeni pajisur me njohuri rreth procedurave të ndihmës së parë dhe dhënies së saj në situata të ndryshme, prandaj

ju përgëzojë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi. Njëherësh falënderoj instruk-torët e DTRA-s për punën e mirë që kanë bërë gjatë këtij trajnimi”.

Ndërkaq, majori Kalun-Schmidt nga DTRA, vlerësoi lart gatishmërinë, vullnetin, angazhimin dhe përkush-timin e pjesëtarëve të FSK-së dhe të Agjencisë së Emergjen-cave të Kosovës gjatë trajnim-it. „Ky trajnim do të thellohet dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ju jeni trajnuar ash-tu siç trajnohen ushtarët tanë që hyjnë në fushëbeteja. Besoj se ky trajnim do të ju ndihmo-jë edhe në jetën e përditshme”. Bazuar në vlerësimin e in-struktorëve, ushtari Ukshin-Hajdari është shpallur student më i dalluar i këtij kursi, i cili nga ta është shpërblyer me medalje. Ndërkaq, edhe gjen-eral Enver Cikaqi në shenjë re-spekti ka ndarë mirënjohje për instruktorët amerikanë.