44
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E FINANCAVE MINISTARSTVO ZA FINANSIJE / MINISTRY OF FINANCES RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT LIGJIN PËR TATIMIN NË TË ARDHURA PERSONALE (TAP) 1

konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E FINANCAVEMINISTARSTVO ZA FINANSIJE / MINISTRY OF FINANCES

RAPORTINGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT LIGJIN PËR TATIMIN NË TË ARDHURA

PERSONALE (TAP)

Gusht 2018

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Hyrja/sfondi

Çështja e Tatimit në të Ardhura Personale është e rregulluar me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit për Tatimin në të Ardhura Personale. Zbatimi i legjislacionit të aplikueshëm për Tatimin në të Ardhura Personale ka hasur në vështirësi dhe probleme, të cilat janë paraqitur në analizën e ofruar përmes Koncept Dokumentit për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Është vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin e Tatimit në të Ardhura Personale, të ketë kundërshtim midis dispozitave të tij, të jetë i paqartë, jo efektiv, si dhe të ketë zbrazëtira të shumta që lënë hapësira për interpretime të ndryshme, duke u paraqitur, jo rrallë herë, si pengesë e theksuar gjatë administrimit të procesit të Tatimit në të Ardhura Personale, si dhe duke qenë pengesë dhe nxitës i mos përmbushjes së obligimeve dhe pengesës për përmbushje vullnetare. Hollësi për problemet e identifikuara mund të gjendën në koncept Dokumentin e miratuar për këtë qëllim.

Hartimi i Projektligjit për Tatimin në të Ardhura Personale është konkluzion i cili ka dalë nga Koncept Dokumenti për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), miratuar më 27.04.2018 sipas vendimit NR. 05/44. Analiza e legjislacionit për këtë fushë është paraparë të hartohet sipas planit të punës së Ministrisë së Financave dhe si i tillë është i përfshirë në Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Finalizimi i Projektligjit është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët të cilat preken nga ana e Projektligjit, ndërsa mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm. Konsultimi i draft Koncept Dokumentit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr. 05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria e procesit të konsultimit

Projektligji për Tatimin në të Ardhura Personale është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 21 qershor 2018 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 12 korrik 2018. Sipas Rregullores për standardet minimale të konsultimit publik Projektligji për Tatimin në të Ardhura Personale është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për Projektligjin, i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Koncept

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

dokumentin, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit, etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim, Ministria e Financave ka mbajtur edhe disa takime me palët e interesit. Takimet janë mbajtur, si: më 29 qershor 2018 me anëtarët e Shoqatës së TIK-STIKK; më 02 korrik 2018 me Këshillin e Investitorëve Evropian; më 04 korrik 2018 me Shoqatën e Bankave të Kosovës, Bankën Qendrore të Kosovës, Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës; më 05 korrik 2018 me Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë. Konsiderohet se takimet publike me palët e interesit dhe konsultimi përmes platformës elektronike kanë qenë mjetet e mjaftueshme për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit, duke marrë gjithashtu parasysh edhe natyrën e tyre dhe interesat që prek Projektligji për Tatimin në të Ardhura Personale.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesëmarrësve/kontribuuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike; 15 ditë pune 7 Kontribuues2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike 15 ditë pune3. Takimet publike 29.06.2018

02.07.201804.07.201805.07.2018

16 pjesëmarrës18 pjesëmarrës17 pjesëmarrës14 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për Projektligjin për Tatimin në të Ardhura Personale nga palët e interesit janë dhënë kryesisht në formë elektronike. Për Projektligjin për Tatimin në të Ardhura Personale janë dhënë gjithsej 25 komente/propozime nga gjithsej 7 kontribuues. Përveç kontributeve në formë elektronike, kontribute janë ofruar edhe përmes takimeve me palët e interesit,. Nga Grupi punues janë analizuar të gjitha komentet dhe prej të gjitha komenteve/propozimeve të ofruara (gjithsej 25), 4 komente janë pranuar tërësisht, 9 komente janë pranuar pjesërisht dhe 12 komente nuk janë pranuar. Disa nga komentet e ofruara, kanë qenë të njëjta.

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Projektligjit për Tatimin në të Ardhura Personale dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara janë mbajtur takime të grupit punues. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Projektligji për Tatimin në të Ardhura Personale, i finalizuar është proceduar për miratim në Qeveri.

Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuuesit gjatë takimeve për diskutim publik, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

SHTOJCA - KOMENTET

SHTOJCAKomentuesi Komenti Vlerësimi i komentit Arsyetimi

z. Hyzer Gashi, zv. Ministër, Ministria e Financave

1. Kategoria e Bujqve Detyrimi për te mbajtur tatimin ne burim për Bujqit ka mbet ne 3% siç ka qene nga 2015 e deri me tani mirëpo ky detyrim vlen vetëm për bujqit qe nuk kane te regjistruar biznese kurse ata te cilat kane te regjistruara biznese ky detyrim nuk vlen.Sidoqoftë konsideroj se te pjesa e bujqësisë ka mjaft për te diskutuar sidomos ka aspekti I TVSH-se sepse është me e rrugës qe te ndërtohet një sistem qe bujqit do ti nxiste për tu regjistruar dhe se nga regjistrimi te njëjtëve do te ju jepej mundësia te merrnin pjese ne subvencione te ndryshme.

2. Pushimet Tatimore Kjo pjesë është e përfshirë në paragrafin 3 të nenit 8 por që në fakt ka mbetë e njëjtë me mënyrën siq ka qenë e rregulluar nga 2015 deri më tani. Pra nuk është rregulluar asgjë me Ligj por ka mbet që kjo pjesë të rregullohet me Udhëzim Administrativ.Që nga 2015 deri më tani nuk është nxjerrë asnjë UA por ka qenë një draft UA i cili ka paraprë disa kritere sipas të cilave

Është pranuar

Nuk është pranuar

Është ndryshuar norma nga 3% në 1%, duke konsideruar një favorizim për kategorinë e tillë.

Dizpozita ligjore është rregulluar me këtë Projekligj dhe nuk është e njëjtë me Ligjin aktual. Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

është bërë një kategorizim i shumës së investuar

dhe sipas nivelit të investimit janë premtuar lirime nga Tatimi në Fitim për disa vite të ndryshme. Mirëpo kjo çështje është mjaft e vështirë për tu implementuar dhe gjithmonë len hapësira për keqinterpretime dhe keqpërdorime.Më e rrugës do të jetë që të implementohej në këtë ligj parimi që ka ndjek ESTONIA sipas së cilës çdo kompani është e liruar tërësisht nga tatimi në fitim por do të tatohen në Divident (tërheqje të fitimit) si dhe në disa shpenzime të pazbritshme.

Modeli i Estonisë

Estonia e zbaton këtë skemë:Tatimi ne fitim 0%Tatimi ne fitimin e shpërndarë ka një përqindje te caktuar qe ne Kosove është 10%Ne fitimin e shpërndarë përfshihen:Dividenta e shpërndarëDhuratat, donacionet dhe shpenzimet e reprezentacionit për argëtimPagesat për shpenzime jo biznesoreTransferimi i Aseteve te Njësisë se Përhershme te kompania ame.Për reference dhe për të parë më gjerësisht kliko ne këtë link:  https://investinestonia.com/business-in-

këto lirime tatimore do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

estonia/taxation/

Pra nëse do te zbatohet skema si me larte, atëherë nuk do te ketë nevoje fare për pushime tatimore dhe do te shmangen shume çështjet administrative te raportimeve qe kërkohen ne propozim udhëzimin.Për te pare nëse kjo do te prodhoje efekte ne humbje buxhetore, duhet analizuar se sa Divident është shpërndarë vitin e kaluar dhe sa është paguar tatim ne fitim, sepse me futjen e kësaj skeme atëherë do te ulen te hyrat nga tatimi ne fitim por do te rriten te hyrat nga dividendi sepse deri me tani DIvidenta ne Kosove nuk është tatimuar fare. Gjithashtu sipas informacioneve të deritanishme, kjo skemë e aplikuar në Estoni ka dhënë rezultate mjaft të mira në tërheqjen e investimeve të huaja

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHÇKAK)

1. Neni 3, Perkufizmet

1.16.3. kanë lidhje punëdhënës- punëmarrës;Propozimi: Te hiqet krejtësisht ky paragraph nga Ligji

Arsyetimi: Sipas Ligjit të punës,ligjeve tjera te sektorit public nuk ekziston asnjë kontratë punesimi pa pasur relacione

Nuk është pranuar Për qëllime tatimore, persona të lidhur duhet të konsiderohen edhe personat që kanë lidhje punëdhënës – punëmarrës, në rastet kur janë persona me lidhje të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve ndërmjet tyre.

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

punëdhënës-punëmarrës dhe kjo I bie që te cdo tatimpagues perfshire edhe autoritetet

publike janë në cilësinë apo janë personave të lidhur. Kjo është një përkufizmim që duhet të hiqet për të evituar keqinterpretim ne vazhdimësi.

E tërë kjo bie në kundershtim edhe me nenin 10 të këti projektligji, paragrafin si më poshtë:1.2. bonuset, provizionet, mëditjet dhe format e tjera të kompensimit që një punëdhënës apo ndonjë person tjetër, në emër të punëdhënësit ua paguan punonjësve mbi dhe përtej rrogës;

2. Neni 9, Të ardhurat që përjashtohen

1.26. pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe investime të reja, që përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.

Propozimi: Te ceken në Ligj cilat kategori do te lirohen dhe kjo te miratohet ne Kuvend e jo me udhezime administrative.psh eksporti, investimet dhe punesimet

a) Bizneset që merren me eksport do të kenë lehtësira në tatimin e

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

detyruar vjetor, prej xx % bazuar në raportin në mes të hyrave nga eksporti të

verifikuara nga Dogana me të hyrat e përgjithshme vjetore( por jo më shumë se 30

b) Të ardhurat e personave afarist dhe atyre joafarist nga lëmi i bujqësisë me qarkullim vjetor nën 30,000.00€

Bizneset afariste që investojnë me qëllim punësimi mbi 10 punëtorë në 3 vitet e para, do të kenë lirime aq sa paguajnë tatimin në burim për të njëjtit punëtor gjatë periudhës tatimore.

Arsyetimi: Se cilët tatimnpagues do të kenë pushime tatimore duhet të ceket në Ligj. Udhezimi adminsitrativ do të rregullonte procedurat si çështje teknike e jo të percaktoj se kush përfiton pushime tatimore. Kuvendi duhet të miratoj se kush cilat kategori të bizneseve do të kenë pushime tatimore për të evituar jotransparencën.

a) Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të eksportit dhe qëllimin e politikave ekonomike një zbritje për tatimin në fitim në një përqindje te arsyeshme vetëm për pjesën e të ardhurave të eksportit

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

do të kishte efekte të nxitjes së eksporteve

b) Duke marrë parasysh synimet e politikave ekonomike që bujqësia të faktorizohet, personat individual jo

afarist të lirohen nga tatimi për qarkullimin deri 30,000.00€. Efekti i tatimit do të ishte deri 900.00 €. Një stimulim i tillë do të nxiste sa do pak investimet në bujqësi. Kjo do të mund të kushtëzohej me at se nëse nga Qeveria merren donacione, kjo e drejtë humbet. Kjo mbështetet edhe me propozimin për mos mbajtje në burim te 3% për joafaristet

c) Lehtësira në lidhje me investimet që kanë qëlim punësimet e reja do të kishte efekte pozitive sa i përket edhe politikave sociale dhe ekonomike, sepse tatimpaguesi aq sa mban dhe paguan tatimin në burim aq do të zbres nga tatimi në fitim dhe kjo balancon veprimet duke bërë që të ketë punësim legal dhe po ashtu pagat reale.

Administrimi I ketyre kategorive te bizneseve do te ishte shume i lehte pa kosto te shtruar.

Nuk është pranuar Kjo dispozitë ka qenë edhe me ligjet paraprake dhe nuk ka paraqitur problem, pasi që kur

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

3. Neni 10, Të Ardhurat nga pagat1.4. të ardhurat nga punësimi i mundshëm, siç është nënshkrimi i një bonusi të rrogës;Propozimi: Te fshihet ky paragraph

Arsyetimi: Kjo është në kundërshtim me parimin akrual dhe me parimin e keshit që ekziston po në të njejtin ligj.Punësimi nëse ka ndodhë të ardhura do të tatohen ose nëse është marrë bonusi, por nëse është nënshkruar bonusi apo zotimi se do të mirret një bonus për një punësim të mundshëm kjo nuk mund të tatohet.Akti i nënshkrimit nuk tatohet , e ardhura do të duhet të tatohej.

4. Neni 11. Te ardhurat nga aktivitetet afariste

Paragrafi 1, 2 dhe 3

Shuma 30,000.00€

Propozimi: Te mbetet shuma 50,000.00 €

Arsyetimi: TAP eshte nja tatim direct dhe nuk do te duhej te lidhjej me TVSH qe eshte tatim indirekt qe e paguan konsumatori.

Nuk është pranuar

kemi të bëjmë me mbajtje të tatimit në burim, nënkuptohet se

tatimi mbahet në burim dhe paguhet vetëm në momentin kur bonusi apo e ardhura i paguhet përfituesit.

Ndryshimi i limitit nga 50,000€ në 30,000€ është bërë me qëllim të harmonizimit të limiteve me Ligjin për TVSH

11

Page 12: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Pse shuma 30,000.00 demton dhe shton kostot e tatimpaguesve

Me mbajtjen e kontabilitetit dhe pergaditjen e pasqyrave financiare secilit tatimpagues do t’i shtohej kosto shtesë

Shërbimet aktualisht paguajnë 9% ne bruto dhe secili ka mundesin te zgjedhe qe te paguaj sipas te ardhurave reale. Kjo zbritje ne 30,000.00 do te godiste bizneset e vogla sidomos ato ne zona rurale te cilat ballafaqohen me shumë shpenzime shtese sidomos tregetine e cila punon me nje marzhe minimale per shkak te bizneseve te medha. Keto do te ishin shpenzime te paperballueshme per biznese qe te paguanin edhe per kontabilitet.

Poashtu edhe administrimi I kesaj kategorie te bizneseve do te ishte veshtiresuar , sepse do te kerkonte staf shtese ne organet tatimore dhe shpenzime shtese, ne vend qe te rritej punesimi ne sektorin privat do te rritej ne sektorin public kurse shpenzimet do te paguhen prap nga sektori privat.

Paramendoni nje biznes nga kategoria e transportit individual si psh te kamionetave, kiosqeve etj dhe tjere qe te mbajne evindenca kontabilitetit dhe te pergadisin

12

Page 13: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Pasqyra Financiare apo bizneset familjare nga lemi I bujqesise qe nuk do te mund te argumentonin humbjet ne rendimente,demet nga reshjet dhe fatkeqesit tjera.

Nuk eshte ber nje analize se sa kontabilista te certifikuar ka ne Kosove, dhe kjo do te mundesonte qe sherbimet te kryheshin nga jo profesionistet duke cenuar profesionin dhe interesin public.

z. Fatmir Gashi, zv. Ministër, Ministria e Financave

N e n i 7 Shk a l lët e t a t i m it Propozoj te ndryshohet si vijon:1.1 Për të ardhurat e tatueshme dy mijë e dyzet euro euro (2,040 €) ose më pak, zero për qind (0%);

1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi dy mijë e dyzet euro (2,040 €) deri në katër mijë e tetëqind euro (4.800 €), duke përfshirë edhe shumën katër mijë e tetëqind euro (4.800 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi dy mijë e dyzet euro (2.040 €); dhe

1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi katër mijë e tetëqind euro (4,800 €), dyqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë euro

Nuk është pranuar Shkallët tatimore mbesin sipas ligjit aktual.

13

Page 14: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

(268.80 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi katërmijë e tetëqind (4,800 €).

Te shtohen stimujt tatimor neni 10 dhe pastaj te rriregullohen nenet.

Propozoj:

Neni 10 Stimujt tatimor

1. Biznest e reja të veprimtarive prodhuese që punësojnë deri në 50 persona paguajn tatimin ne te ardhurave te punesuarve (pagat) si vijon:

1.1. për vitin e parë të punës apo ushtrimit të veprimtarisë paguan tatimin 60% nga llogaritja;

1.2. për vitin e dytë të punës apo ushtrimit të veprimtraisë paguan tatimin 80% nga llogaritja;

2. Bizneset e reja të veprimtarive prodhuese që punësojnë mbi 50 persona paguajn tatimin në të ardhura të punesuarve (paga) si vijon:

2.1. për vitin e parë të punës apo ushtrimit të veprimtarisë lirohen nga pagesa e këtij

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

14

Page 15: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

tatami;

2.2. për vitin dytë të punës apo ushtrimit të veprimtarisë paguan tatim 60% nga llogaritja dhe

2.3. për vitin e tretë të punës apo ushtrimit të veprimtarisë paguan tatimin 80% nga llogaritja.

3. Ministri do të nxjerrë akt nenligjor që përcakton kushtet për realizimin e stimujve sipas këtij neni.

N e n i 41 Mbajtja e Tatimit në Burim për Kategori të Veçanta

Në paragrafin 1, të fshihen bujqit dhe fermerët.

Është pranuar Është ndryshuar norma nga 3% në 1%, duke konsideruar një favorizim për kategorinë e tillë.

Behxhet Haliti – Ministria e Financave VENDIM Nr.30-2018 -Aprovohen

tarifat e rishikuara per udhetime jashte vendit, lidhur me me menyren se si trajtohen meditjet për   një udhetim zyrtare ( te institucionet shtetrore dhe kompanit privata) për qellime te llog.

Është pranuar Është riformuluar paragrafi 1.2 i nenit 9.

15

Page 16: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

tatimit ne te ardhura personale (TAP)

Nga kjo shihet se per qellime tatimore mund te trajtohet vetem shumat  e paguara qe jane mbi tarifat, sipas një liste te miratuar (nga istitucioni perkates rasti jone

psh MF), po ashtu jane te percaktuara edhe disa kushet se; udhëtimi duhet te ketë një qellim dhe se shpenzimet duhet te arsyetohen me një raporte udhëtimi dhe fatura fjetej (psh).

Nahit Sharku – zv. Drejtor i Përgjithshëm për Programe

dhe Procedura, ATK

Te analizohet pjesa e humbjeve se nuk është mire te jete me e vogël; se 5 vjet, si dhe te definohet qarte mënyra e bartjes se humbjeve dhe procesit te likuidimit pas vitit te peste . Definoni qarte se ne vitin vijues pas viti te katër apo te peste a do te filloje me 0 humbje.

Nuk është pranuar Njohja e humbjes deri në 4 vite është analizuar edhe në shtetet e rajonit dhe përsëri mbetet si më e favorshme për bizneset. Po ashtu, në këtë mënyrë është e aprovuar edhe me koncept dokument.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës 1. Propozimi I

Propozojmë që në projektligj të përfshihet edhe lirimi tatimor nga të ardhurat e

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja

16

Page 17: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

korporatës të realizuara nga eksportet, pra që të ardhurat e realizuara nga eksportet të përjashtohen nga tatimi në të ardhurat e korporatave për një periudhë 7 vjeçare Kjo periudhë duhet të filloj së rrjedhuri nga dita e eksportit të parë, gjegjësisht eksportit të parë të biznesit të evidentuar nga Dogana e Kosovës.

Praktika të ngjashme janë treguar të suksesshme dhe madje janë vlerësuar si kusht për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve vendore dhe nxitje e sinjal i qartë për investime të huaja. Një lehtësirë e tillë paraqet gjithashtu një mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare në tregun rajonal dhe ndërkombëtarë. Mbi të gjitha, një lehtësirë e tillë do të ishte një ndihmesë e paçmueshme për bizneset eksportuese që në tregjet e jashtme të ofrojnë produkte “Made in Kosova” me çmime konkurruese, kurse të ardhurat e realizuara do të investoheshin në rritjen e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht rritjen e prezencës dhe konkurrueshmërisë në tregun rajonal dhe ndërkombëtarë.

Propozimi II

Me projektligj duhet të parashihet përkrahja e bizneseve të reja   që nuk kanë

Është pranuar pjesërisht

nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi

Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja

17

Page 18: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

vepruar më herët në fushën për të cilën është hapur biznesi. Përkrahja duhet të jetë në formë të lirimit tatimor nga të ardhurat e korporatave deri në 20 %  për një periudhë 36 mujore. Kjo do t`u mundësonte bizneseve që në fillet e tyre të kenë të ardhura të mjaftueshme për ri investim dhe rritje të

biznesit dhe rrjedhimisht edhe krijim të vendeve të reja të punës.

Propozimi III

Propozojmë që për bizneset prodhuese ekzistuese të cilat bëjnë investime të cilat krijojnë vende të reja të punës, të parashihen lirime tatimore për të ardhurat e korporatave. Qëllimi i këtij propozimi është mbështetja e bizneseve në krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimeve në rritjen e kapaciteteve. Si shembull i mirë mund të shërbej Republika e Kroacisë e cila parasheh shkallë të ndryshme të lirimeve tatimore në të ardhurat e korporatave dhe atyre personale. Varësisht lartësisë së investimeve dhe krijimit të vendeve të punës, do të duhej të parashiheshin tre shkallë:

5 % zbritje në tatimin në të

Është pranuar pjesërisht

nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi

Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

18

Page 19: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

ardhurat e korporatave për bizneset që investojnë së paku 250.000 EUR dhe krijojnë 10 vende të reja të punës në tre (3) vitet e ardhshme;

10 % zbritje në tatimin në të ardhurat e korporatave për bizneset që investojnë nga 250.000 EUR - 500.000 EUR dhe krijojnë 20 vende të reja të punës në tre (3) vitet e ardhshme;

15 % zbritje në tatimin në të ardhurat e korporatave për bizneset që investojnë mbi 500.000 EUR dhe krijojnë mbi 20 vende të reja të punës në tre (3) vitet e ardhshme;

Zbritja tatimore për këto kategori do të duhej të bëhej për një periudhë të caktuar kohore prej 3 viteve me qëllim të ofrimit të mbështetjes për në ngritjen e kapaciteteve të reja.

Propozimi IV

Projektligji për TAK duhet të parashohë edhe lirime tatimore në lartësinë e shpenzimeve për fushën e R&D (Hulumtim dhe Zhvillim) por maksimalisht deri në 5 % të totalit të

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.

19

Page 20: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

përgjithshëm të të ardhurave të korporatave. Shumë vende në rajon dhe Evropë si Irlanda zbatojnë lehtësira të tilla për të mbështetur bizneset vendore në hulumtimet e tyre me qëllim të ofrimit të produkteve të reja dhe më të mira. Një numër i madh i bizneseve vendore është duke bërë hulumtime të ndryshme në ofrimin e produkteve të reja, por megjithatë këto shpenzime nuk kompensohen fare. Kështu po vërehet një dekurajim tek bizneset për të hulumtuar dhe shpikur

produkte të reja, gjë e cila po i bën ato më pak të konkurrueshme në mungesë të produkteve të reja dhe më të avancuara.

Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Neni 8, Të ardhurat e liruara3. Pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe investime të reja, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri

Propozimi:Bizneset që merren me eksport do të kenë lehtësira në tatimin e detyruar vjetor, prej xx% bazuar në raportin në mes të hyrave nga eksporti të verifikuara nga Dogana me të hyrat e përgjithshme vjetore (por jo më shumë se 30%)

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

20

Page 21: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Arsyetimi:

Te ceken në Ligj cilat kategori do te lirohen dhe kjo te miratohet ne Kuvend e jo me udhezime administrative psh eksporti, investimet dhe punësimet. Se cilët tatimnpagues do të kenë pushimetatimore duhet të ceket në Ligj. Udhezimi adminsitrativ do të rregullonte procedurat si çështje teknike e jo të përcaktoj se kush përfiton pushime tatimore.

Kuvendi duhet të miratoj se kush cilat kategori të bizneseve do të kenë pushime tatimore për të evituar jotransparencën. Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të eksportit dhe qëllimin e politikave ekonomike një zbritje për tatimin në fitim në një përqindje te arsyeshme vetëm për pjesën e të ardhurave të eksportit do të kishte efekte të nxitjes së eksporteve.

Neni 8, Të ardhurat e liruara3. Pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe investime të reja, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri

Propozimi:

Është pranuar pjesërisht Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të

21

Page 22: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Të ardhurat e personave juridik nga lëmi I bujqësisë me qarkullim vjetor nën 30,000.00€

Arsyetimi:

Duke marrë parasysh synimet e politikave ekonomike që bujqësia të faktorizohet, personat individual jo afarist të lirohen nga tatimi për qarkullimin deri 30,000.00€. Efekti i tatimit do të ishte deri 900.00 €. Një stimulim i tillë do të nxiste sa do pak

investimet në bujqësi. Kjo do të mund të kushtëzohej me at se nëse nga Qeveria merren donacione, kjo e drejtë humbet. Kjo mbështetet edhe me propozimin për mos mbajtje në burim te 3% për joafaristet

Neni 8, Të ardhurat e liruara3. Pushimet tatimore dhe lehtësirat e tjera të veçanta për bizneset që paraqesin projekte dhe investime të reja, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri

Propozimi:Korporatat që investojnë me qëllim punësimi mbi 20 punëtorë në 3 vitet e para, do të kenë lirime aq sa paguajnë tatimin në burim për të njëjtit punëtor gjatë

Është pranuar pjesërisht

rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

Sipas këtij projektligji, pushimet tatimore dhe lehëtsirat e tjera të veçanta do të jenë për projekte dhe investime të reja nga të gjitha bizneset e jo duke i selektuar vetëm bizneset e reja, si dhe kriteret për të përfituar këto lirime tatimore do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. Propozimet për lirime tatimore, do të analizohen nga Grupi

22

Page 23: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

periudhës tatimore.

Arsyetimi:Lehtësira në lidhje me investimet që kanë qëlim punësimet e reja do të kishte efekte pozitive sa I përket edhe politikave sociale dhe ekonomike, sepse tatimpaguesi aq sa mban dhe paguan tatimin në burim aq do të zbres nga tatimi në fitim dhe kjo balancon veprimet duke bërë që të ketë punësim legal dhe po ashtu pagat reale.

Neni 9, nën-paragrafi 1.2

Propozimi:Sugjerojmë të riformulohet duke shtuar pjesën e theksuar: meditjet mbi kufizmin e lejuar, […]

Arsyetimi:

Meditjet e përcaktuara për secilin shtet janë të patatueshme sipas dispozitave tjera, andaj formulimi aktual krijon paqartësi nëse meditjet janë të tatueshme në tërësi apo vetëm pjesa mbi kufizimin e lejuar.

Neni 15, paragrafi 2

Propozimi:

Është pranuar

Punues me rastin e hartimit të aktit nënligjor.

Është riformuluar paragrafi 1.2 i nenit 9.

23

Page 24: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Sugjerojmë të rishikohet ky paragraf paralelisht me dispozitat e paragrafit 1, Neni 14 i Udhëzimit Administrativ.

Arsyetimi:

Ky paragraf bie ndesh me paragrafin 1 të Nenit 14 në Udhëzimin Administrativ, ku thuhet që përfitimet në natyrë për punonjësit kufizohen në EUR 65/muaj, ndërkaq që kufizimi për tatuarjen e një përfitimi/dhurate të pranuar (qoftë në para apo gjësende) është EUR 5,000 në vit.

Neni 15, paragrafi 4

Propozimi:Sugjerojmë që të rishikohet ky paragraf paralelisht me dispozitat e nënparagrafit 1.15 të Nenit 9.

Arsyetimi:Ky paragraf bie ndesh me kërkesat e shpenzimeve edukativo-arsimore që kanë kushte të përcaktuara për t’u njohur të zbritshme dhe që në mospërmbushje të tyre, shuma e përfituar në edukim/arsim duhet t’i tatohet punonjësit.

Neni 32, paragrafi 11

Nuk është pranuar

Nuk është pranuar

Shuma prej 65€ në muaj si përfitim në natyrë, është e përcaktuar vetë në rastet kur personat janë në lidhje punëdhënës – punëmarrës.

Është e sqaruar dispozita

24

Page 25: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Propozimi:

Sugjerojmë të publikohet akti nën-ligjor nga Ministri në lidhje me mënyrën e trajtimit të fitimeve apo humbjeve për individët.

Arsyetimi:

Ka shumë paqartësi në praktikë dhe mungesë metodologjie në llogaritjen e fitimit/humbjeve kapitale në transaksionet e shitblerjes së pasurive nga individët.

Neni 35 Kërkesa për Libra dhe Regjistrime

1. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga veprimtaritë afariste për periudhë tatimore mbi tridhjetë mijë euro (30,000.00€), mban libra dhe regjistrime të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.

2. Tatimpaguesi me të ardhura vjetore bruto, nga aktivitetet afariste për periudhë tatimore, deri në tridhjetë mijë euro (30,000.00 €) mund të zgjedh të përgatis librat dhe regjistrimet të identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni.

Propozimi:

Nuk është pranuar

Nuk është pranuar

Mënyra e trajtimit të fitimeve apo humbjeve kapitale për individët (personin fizik jo afarist) përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri.

Ndryshimi i limitit nga 50,000€ në 30,000€ është bërë me qëllim të harmonizimit të limiteve me Ligjin për TVSH.

25

Page 26: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Te mbetet shuma 50,000.00 €

Arsyetimi:

TAK eshte nja tatim direkt dhe nuk do te duhej te lidhej me TVSH qe eshte tatim indirekt qe e paguan konsumatori. Pse shuma 30,000.00 demton dhe shton kostot e tatimpaguesve.

• Me mbajtjen e kontabilitetit dhe pergaditjen e pasqyrave financiare secilit tatimpagues do t’I shtohej kosto shtesë

• Shërbimet aktualisht paguajnë 9% ne bruto dhe secili ka mundesin te zgjedhe qe te paguaj sipas te ardhurave reale. Kjo zbritje ne 30,000.00 do te godiste bizneset e vogla sidomos ato ne zona rurale te cilat ballafaqohen me shumë shpenzime shtese sidomos tregtine e cila punon me nje marzhe minimale per shkak te bizneseve te medha. Keto do te ishin shpenzime te paperballueshme per biznese qe te paguanin edhe per kontabilitet.

• Poashtu edhe administrimi I kesaj kategorie te bizneseve do te ishte veshtiresuar, sepse do te kerkonte staf shtese ne organet tatimore dhe shpenzime shtese, ne vend qe te rritej punesimi ne sektorin privat do te rritej ne sektorin public kurse shpenzimet do te paguhen

26

Page 27: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

prap nga sektori privat.

• Nuk eshte ber nje analize se sa kontabilista te certifikuar ka ne Kosove, dhe kjo do te mundesonte qe sherbimet te kryheshin nga jo profesionistet duke cenuar profesionin dhe interesin publik.

Neni 36

Propozimi:

Sugjerojmë që pjesa e transferimit të cmimit të mbetet vetëm në ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Arsyetimi:Me përfshirjen në ligjin e tatimit në të ardhura personale, nënkuptohet që edhe individët janë subjekt i transferimit të cmimit.

Neni 14, paragrafi 1 (Udhëzimi Administrativ)

Nuk është pranuar

Nuk është pranuar

Transfer i çmimeve konsiderohet çmimi që shfrytëzohet lidhur me transaksionet e mjeteve apo të

obligimeve kontraktuese ndërmjet personave të lidhur.

Komenti ka të bëjë me akt nënligjor, e jo me projektligj.

27

Page 28: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40412-FinalAl.docx · Web viewËshtë vlerësuar se kuadri ligjor në fuqi rezulton të jetë jo adekuat për implementimin

Propozimi:

Sugjerojmë të sqarohet nëse kufizimi prej EUR 65/muaj mund të aplikohet vetëm në baza mujore apo edhe në shumë totale në vit (EUR 780 në vit)

Arsyetimi:

Kjo sepse punëdhënësit mund të japin një përfitim në natyrë punojnësit me një vlerë më të madhe se EUR 65/muaj mirëpo ai përfitim jepet një herë dhe gjatë vitit nuk tejkalon shumën e EUR 65/muaj (pra EUR 780 në vit)

28