16
Growing Inclusive Markets Business Works for Development Development Works for Business ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore United Nations Development Programme PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

Growing Inclusive MarketsBusiness Works for Development •Development Works for Business United Nations Development Programme

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË– Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore

Growing Inclusive MarketsBusiness Works for Development •Development Works for Business United Nations Development Programme

PËRmBlEDHJE EkZEkutIVE

Page 2: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore2

Objektivat për zhvillim të mijëvjeçarit

Objektivi 1: Përgjysimimi i varfërisë së skajshme dhe i urisëObjektivi 2: Përfshirja e të gjithë fëmijëve në shkollimin fi llorObjektivi 3: Avancimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruasObjektivi 4: Zvogëlimi për dy të tretat i vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 5 vjeçareObjektivi 5: Zvogëlimi për tri të katërtat i vdekshmërisë së nënaveObjektivi 6: Zvogëlimi i përhapjes së HIV/AIDS –it, i malaries dhe i sëmundjeve të tjeraObjektivi 7: Sigurimi i qëndrueshmërisë mjedisoreObjektivi 8: Krijimi i partneritetit global për zhvillim

1

5

2 3 4

6 7 8

Ky raport është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta mes anëtarëve të Poverty Practice, Qendrës Rajonale në Bratislavë, Zyra Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe KShP, ekipit të Rritjes së Tregjeve Gjithëpërfshirëse, Divizionit të Sektorit Privat, Zyrës së Partneritetit e PNUD-it. Realizimi i këtij raporti u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Zyrës së Partneritetit dhe kontributit të çmuar të anëtarëve rajonalë të Grupit të Punës të Iniciativës për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse, hartuesve të studimeve të rasteve si dhe ekipit hartues të raportit të përbërë nga: Christina Gradl, Jens Trummer, Iva Kleinova, Pascale Bonzom, Brigitte Duerr, Subathirai Sivakumaran, Austine Gasnier, Boleslaw Rok dhe Gul Berna Ozcan.

Nëntor 2010

Konstatimet, interpretimet dhe konkluzionet e shprehura në studim janë të autorëve dhe nuk duhet t’i atribuohen Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, organizatave të saj të bijësuara apo Këshillit të saj Drejtues ose Drejtorëve Ekzekutivë apo vendeve që ata përfaqësojnë. Gjithashtu, pikëpamjet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërish vendimin apo politikën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, dhe as citimi i emrave tregtarë apo proceseve tregtare nuk përbën miratim të tyre. Emërtimet e përcaktuara apo të shënuara dhe paraqitja e materialit në hartat e përdorura në këtë publikim nuk nënkuptojnë shprehjen e në asnjë mënyrë e ndonjë opinioni nga ana e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara apo të UNDP-së në lidhje me statusin ligjor të ndonjë vendi, territori, qyteti, ose zonës ose autoritetit të saj, ose në lidhje me caktimin e kufijve të tij.Për më shumë informacion mbi Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse dhe për të shkarkuar raportin e plotë ju lutemi vizitoni faqen : www.growinginclusivemarkets.org

Të drejtat e autorit © 2010

Programi i Kombeve të Bashkuara për ZhvillimZyra Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij dokumenti nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme të ruajtjes së informacionit apo të transmetohet, në çfarëdo forme e me çfarëdo mjeti, elektronik, mekanik, fotokopjues apo tjetër, pa leje paraprake nga PNUD-i.

Dizajni: PhoenixDesignAid (Danimarkë)

Page 3: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

3

PARAtHËNIEnga Kori Udovički

Asistent Administrator dhe Drejtor RajonalZyra Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe KShP

Vendet ish-socialiste të Evropës dhe Azisë Qendrore, sot vende në ngritje, kanë kaluar një tranzicion dramatik politik e ekonomik i cili ka përmirësuar të ardhmen e një pjese të madhe të popullsisë, por i ka lënë njëkohësisht shumë të tjerë në varfëri të thellë. Rritja nuk ka rezultuar në lehtësim të varfërisë, me 130 milionë njerëz që jetojnë ende me nën 4,3 USD në ditë, matur sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse (PFB). Turqia, e cila nuk ndan të njëjtën histori tranzicioni me vendet e tjera në rajon, mban vendin e dytë për nga numri i të varfërve mes vendeve në rajon.

Rritja mund të bëhet edhe më gjithëpërfshirëse nëpërmjet zbatimit të politikave të duhura, por edhe biznesi gjithashtu mban një rol kyç në këtë proces. Ekzistojnë prova në rritje se bizneset që i përfshijnë të varfrit në anën e kërkesës si klientë e konsumatorë, dhe në anën e ofertës si prodhues, punonjës dhe sipërmarrës mund të krijojnë përfitime të cilat shkojnë përtej rezultateve afatshkurtra, duke krijuar njëkohësisht vlera për të varfrit. Për shembull, Krijimi i vlerave për të gjithë: Strategjitë për zhvillimin e biznesit me të varfrit, një raport i PNUD-it i publikuar në vitin 2008, nxjerr në pah përshkrimin e 50 iniciativave të suksesshme për krijimin e të ardhurave nga biznesi dhe impaktit social. Raporti nxjerr mësime nga strategjitë kyçe për zgjidhje për largimin e pengesave që hasen shpesh në ekonomitë në zhvillim dhe ato në ngritje.

Por, vlen të përmendet se shumë nga këto prova empirike burojnë nga biznese që veprojnë jashtë rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore. Shumë pak është publikuar deri më sot mbi bizneset gjithëpërfshirëse dhe modelet e biznesit në këtë rajon, të cilat mund të ndihmojnë në shfrytëzimin e fuqisë së biznesit për zhvillim dhe lehtësimin e varfërisë. Ky raport synon ta mbyllë këtë boshllëk duke shfrytëzuar raste studimesh të zgjedhura në mënyrë të veçantë nga 19 vende të rajonit, ku tregohen shembuj të bizneseve fitimprurëse të cilat kanë gjithashtu efekte pozitive te njerëzit dhe mjedisi.

Qëllimi i raportit është të nxisë krijimin e më shumë tregjeve gjithëpërfshirëse në rajon, duke trajtuar një nga barrierat kryesore që pengon funksionimin e tregjeve për të varfrit: mungesën e ndërgjegjësimit se biznesi gjithëpërfshirës është i mundur dhe mungesën e informimit mbi modelet e suksesshme që janë testuar në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Raporti paraqet të dhëna dhe raste nga shtete dhe sektorë të ndryshëm. Me këtë, raporti mbetet detyrimisht i paplotë dhe në të ardhmen nevojiten më shumë kërkime. Megjithatë, ka prova të mjaftueshme për të treguar se ekziston një mundësi për bizneset dhe zhvillimin sipas kësaj përqasjeje.

Është dëshira jonë që 19 studimet e rasteve të nxisin sektorin privat në rajon që të vihet në veprim. Kanë mbetur edhe 5 vjet për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Sektori privat mund të jetë një motor i fuqishëm për rritjen gjithëpërfshirëse, duke e rritur shumë mundësinë që këto objektiva të arrihen. Në të njëjtën kohë, aty ku shoqëritë nuk arrijnë t'i plotësojnë këto objektiva, edhe bizneset nuk janë në gjendje të lulëzojnë e të jenë të suksesshme.

Siç tregon raporti, bashkëpunimi me një numër aktorësh të ndryshëm është faktor kyç për suksesin e bizneseve gjithëpërfshirëse. PNUD-ja është duke kryer rolin e vet nëpërmjet këshillimit për politikat, kërkimeve dhe mbrojtjes, financimit dhe zhvillimit të kapaciteteve për këtë temë.

Megjithatë, nevojitet edhe kontributi i shumë aktorëve të tjerë. Ne shpresojmë që ky raport të shërbejë si mjet mbrojtës e përkrahës për bizneset, qeveritë, shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë të zhvillimit që të punojnë së bashku në krijimin e një rajoni më gjithëpërfshirës të Evropës dhe Azisë Qendrore.

FOTO: PNUD

Page 4: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore4 BUSINESS SOLUTIONS TO POVERTY: – How inclusive business models create opportunities for all in Emerging Europe and Central Asia4

Gratë në disa raste janë përjashtuar nga tregjet, edhe pse shpeshherë ato kanë aftësi shumë të specializuara dhe të vlefshme për të kontribuar në zinxhirët e vlerës së biznesit

FOTO: PNUD

Page 5: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

5Përmbledhje Ekzekutive

Mund të jetë rajoni më i përparuar sepse, deri në fillim të viteve ‘90, të gjitha vendet e rajonit – përveç Turqisë – ndodheshin në regjime socialiste ku biznesi fokusohej te sigurimi i mundësive ekonomike për të gjithë popullatën si konsumatorë dhe punonjës. Si trashëgimi e kësaj periudhe socialiste kemi një infrastrukturë relativisht të mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar – një bazë solide kjo për të bërë biznes. Mund të konsiderohen si rajone më pak të përparuara për sa i përket biznesit gjithëpërfshirës sepse pas tranzicionit, kompanitë i braktisën metodat e vjetra jokonkurruese. Vetëm pak biznese në rajon e kanë kuptuar se gjithëpërfshirja mund të jetë një mjet drejt konkurrueshmërisë. Ky raport tregon se si biznesi gjithëpërfshirës krijon mundësi për njerëzit dhe bizneset në rajon.

PËRmBLEDHJE EKZEKUTIVE

Rajoni në ngritje Evropa dhe Azia Qendrore (EAQ) mund të konsiderohet si rajoni më i përparuar dhe njëkohësisht si më i prapambeturi për sa i përket biznesit gjithëpërfshirës.1

ÇFARË JANË moDElEt E BIZNESIt GJItHËPËRFSHIRËS?

Modelet e biznesit gjithëpërfshirës përfshijnë persona me të ardhura të ulëta të cilët nga ana e kërkesës sillen si klientë e konsumatorë, ndërsa nga ana e ofertës si punonjës, prodhues dhe sipërmarrës në pika të ndryshme të zinxhirit të vlerave. Këto modele krijojnë ura lidhjeje mes bizneseve dhe njerëzve me të ardhura të ulëta për përfitime reciproke. Përfitimet nga modelet e biznesit gjithëpërfshirës shkojnë përtej fitimeve të çastit dhe të ardhurave më të larta. Për biznesin, ato

1) Shih kutinë 1 për shtrirjen gjeografike të këtij raporti.

Page 6: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore6

përfshijnë tërheqjen e klientëve të rinj, zgjerimin e forcës punonjëse, si dhe forcimin e rrjetit të furnizimit dhe shpërndarjes. Për personat me të ardhura të ulëta, këto përfitime përfshijnë plotësimin e nevojave bazë, mbajtjen e të ardhurave në nivele të qëndrueshme, si dhe arritjen e një produktiviteti më të lartë. Gjithashtu, modelet mund të planifikohen në mënyrë të tillë që të shfrytëzojnë në mënyrë të qëndrueshme burimet mjedisore.

Një nga rastet që mund të përmendet është ndërmarrja Vitmark në Ukrainë. Para disa vitesh, personat me të ardhura të ulëta rrallë blinin lëngje të freskëta dhe cilësore sepse ishin shumë të kushtueshme. Ndërmarrja Vitmark hapi fabrika për prodhimin e lëngjeve në tri qytete të Ukrainës dhe filloi shitjen e

lëngjeve me çmime të cilat ishin të favorshme pothuajse për të gjithë. Ndërmarrja punëson e trajnon punonjës lokalë dhe i siguron frutat nga fermerët lokalë. Pagat e ofruara prej kompanisë janë 1/3 më të larta sesa mesatarja rajonale. Përveç kësaj, fermerët trajnohen rregullisht për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre. Në të njëjtën kohë, Vitmark e uli koston e lëngjeve nëpërmjet ambalazhimit efikas të produktit dhe marketingut me qëllim që të targetoheshin konsumatorët me të ardhura të ulëta. Edhe pasi produkte të imituara hynë në tregun e popullatës me të ardhura të ulëta, Vitmark zotëron 30 përqind të shitjeve në segmentin me çmim të ulët të tregut të lëngjeve në Ukrainë, duke krijuar një fitim prej rreth 800 milion UAH (78.5 milionë

Evropa dhe Azia Qendrore – Rajoni në fokusKutia 1

Në këtë raport, fokusi është rajonin në ngritje Evropa dhe Azia Qendrore (EAQ) e cila përfshin 19 shtete dhe ndahet në nën-rajonet e mëposhtme:

• Kaukazi: Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia

• Azia Qendrore: Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani

• Turqia

• Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e maqedonisë (IRJm)

• Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (KShP) dhe Federata Ruse: Bjellorusia, Ukraina, moldavia dhe Federata Ruse

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk janë përfshirë në këtë raport.

me përjashtim të Turqisë, të gjitha vendet në këtë rajon kanë një histori të përbashkët regjimesh socialiste që nga mesi i viteve ‘40 dhe ‘50, dhe një tranzicion drejt ekonomisë së tregut pas rënies së Perdes së Hekurt në vitin 1989. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari dhe në vitin 1992 u shpërbë edhe Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë. Si rezultat, u krijua një numër kombesh të reja në këtë rajon. Në fakt, vetëm dy kombe që diskutohen në këtë raport – Turqia dhe Shqipëria – kanë të njëjtët kufij gjeografikë që kishin 20 vjet më parë. mundësi të veçanta dhe sfida për biznesin gjithëpërfshirës, të theksuara në këtë raport, janë krijuar nga historia e veçantë e ish-vendeve socialiste të rajonit, nga karakteristikat e mëvonshme ekonomike dhe politike, si dhe nga lidhjet kulturore e ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Azerbajxhanit dhe Azisë Qendrore me Turqinë.

Bjellorusia Federata Ruse

UkrainaKazakistani

Kirgistani

Taxhikistani

Turkmenistani

Azerbajxhani

Gjeorgjia

Armenia Uzbekistani

moldavia

Shqipëria Ish Republika Jugosllave e maqedonisë (IRJm)

mali i Zi

Kroacia

Serbia

Turqia

Bosnja e Hercegovina

Page 7: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

7Përmbledhje Ekzekutive

Euro) për vitin 2008. Pjesa e saj e tregut u rrit nga 7 përqind në vitin 1999 në mbi 22 përqind në vitin 2008.

Modelet e biznesit gjithëpërfshirës nuk janë thjesht një mundësi për kompanitë, por ato kanë vlerë edhe për organizatat që veprojnë për të përmirësuar perspektivën e personave me të ardhura të ulëta. Ato janë të qëndrueshme nga ana financiare, krijojnë zgjedhje dhe mund t’u krijojnë mundësinë këtyre njerëzve të përfshihen në zinxhirin e vlerave të biznesit si sipërmarrës, punonjës apo konsumatorë. Helvetas, Shoqata Zvicerane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prezantoi në Kirgistan turizmin rural apo i komuniteteve. Ky lloj turizmi zotërohet dhe menaxhohet nga komuniteti lokal. Tanimë ka grupe të turizmit komunitar në 19 fshatra, të cilat përfshijnë mënyrë të drejtpërdrejtë 350 familje.

PSE DuHEt lExuAR ky RAPoRt?

Ky është raporti i parë që aplikon konceptin e modeleve të biznesit gjithëpërfshirës në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, dhe u drejtohet vendimmarrësve nga rajoni dhe sektorë të ndryshëm: përfaqësuesve të kompanive, krijuesve të politikave, agjencive të zhvillimit dhe organizatave të shoqërisë civile. Për të gjithë këta aktorë, raporti ofron:

• Shembuj konkret të modeleve të biznesit gjithëpërfshirës të cilat mund të shërbejnë si frymëzim dhe modele për t’u ndjekur. Nëntëmbëdhjetë studime rastesh – një nga secili shtet – janë studiuar për t’i dhënë këtij raporti bazën empirike;

• Prova empirike të përfitimeve që kanë sjellë këto modele biznesi për biznesin, personat me të ardhura të ulëta dhe mjedisin;

• Kornizat praktike që mund të shërbejë si guidë për projektimin e modeleve të biznesit gjithëpërfshirës dhe për mbështetjen nga qeveritë, agjencitë e zhvillimit, organizatat e shoqërisë civile e të tjerët.

Në varfëri (PFB 2,15 USD/ditë) mln njerëz (2005)

Në kufi të varfërisë (PFB 4,3 USD/ditë) mln njerëz (2005)

Shqipëria

Armenia

Azerb

ajxhani

Bjelloru

sia

Bosnja e

Hercegovina

KroaciaIRJM

Gjeorgjia

Kazakist

ani

Kirgist

ani

Mold

avia

Federata

Ruse

Taxhikist

ani

Turqia

Ukraina

Turkm

enistani*

0

5

2.5

7.5

1025.952 27.857

Varfëria në rajon sipas shteteveFigura 1

* bazuar në PFB-në e përllogaritur

Burimi: World Bank POVCALNET database

FOTO: VITmARK FOTO: VITmARK FOTO: VITmARK

Vitmark: Përfshirja e trefisht e njerëzve me të ardhura të ulëta, si prodhuesit, punonjësit dhe konsumatorët

Page 8: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore8

Nëpërmjet këtyre më sipër, raporti kërkon të frymëzojë kompanitë dhe grupet e tjera të interesuara që ndodhen në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore që të identifikojnë dhe realizojnë mundësitë e përfshirjes së personave me të ardhura të ulëta në zinxhirët e vlerave si dhe të ofrojnë udhëzime mbi mënyrën si mund të arrihet kjo. Ai do të ndihmojë gjithashtu në krijimin e hapësirës për dialog mes grupeve përkatëse të interesuara – në nivele vendore dhe më të larta – për të përmirësuar mjedisin e nevojshëm për mundësimin e zhvillimit të tregjeve gjithëpërfshirëse në rajon.

ÇFARË mESAZHESH kRyESoRE JEP ky RAPoRt?

Raporti tregon se modelet e biznesit gjithëpërfshirës mund të krijojnë mundësi për bizneset dhe personat me të ardhura të ulëta. Ai shpjegon gjithashtu se ky biznes nuk është thjesht “biznes i zakonshëm”. Duke qenë se pengesat e tregut janë të përhapura, kërkohen zgjidhje inovative dhe institucionet mbështetëse mund të përmirësojnë klimën e nevojshme për krijimin e tyre si dhe të luajnë rol si partnerë. Thirrje u bëhet të gjithë faktorëve, dhe jo vetëm kompanive, për të realizuar këto mundësi nëpërmjet kontributit të tyre.

Ekzistojnë mundësitë për t’i përfshirë personat me të ardhura të ulëta si konsumatorë, punonjës, prodhues dhe sipërmarrës.

Personat me të ardhura të ulëta përfitojnë nga përfshirja në modelet e biznesit nëpërmjet shtimit të të ardhurave, plotësimit të nevojave bazë dhe shtimit të produktivitetit. Në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, 130 milionë njerëz jetojnë me më pak se 4,3 USD në ditë; 45 milionë jetojnë me 2,15 USD në ditë (Fig. 1); 11 milionë janë të papunë dhe 140 milionë punojnë në ekonominë informale. Janë pothuajse 19 milionë njerëz të cilëve u mungon aksesi në ujin e pijshëm dhe pothuajse 40 milionë nuk kanë akses në struktura kanalizimesh të përmirësuara. Shërbimet shëndetësore janë shpesh të shtrenjta dhe me cilësi të ulët. Këto nevoja mund të plotësohen duke përdorur metodat e përqasjes me anë të bizneseve. Në mënyrë të ngjashme, aksesi në mallra dhe shërbime mund të rrisë produktivitetin. Përveç kësaj, 5 milionë njerëzve në rajon u mungon aksesi në energjinë elektrike dhe më shumë se 150 milionëve u mungon aksesi në shërbime financiare. Ka vend për përmirësim edhe për aksesin në internet.

Kaza

kist

ani

Kirg

ista

ni

Taxh

ikis

tani

Turk

men

ista

ni

Uzb

ekis

tani

Arm

enia

Aze

rbaj

xhan

i

Gje

orgj

ia

Bjel

loru

sia

mol

davi

a

Fede

rata

Rus

e

Ukr

aina

Turq

ia

Shqi

për

ia

Bosn

ja

Kroa

cia

IRJ

mac

eoni

a

mal

i i Z

i

Serb

ia

ujë

Sanitari

shëndetësi

ICT

financë

energji

Boshllëk shumë i madh në treg

Boshllëk i madh në treg

Boshllëk i konsiderueshëm

Njëfarë boshllëku në treg

Boshllëk i vogël ose joekzistues

Informatat nuk janë në dispozicion

Boshllëqet në treg sipas sektorëve dhe shtetit2Figura 2

Burimet: Treguesit e Zhvillimit Botëror; UNICEF; Banka Botërore: Financë për të gjithë; Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit: Shoqëria e matjes së Informacionit; Trendet botërore

2) Raporti i plotë përmban një shpjegim të detajuar për vlerësimet e përdorura për të krijuar këtë hartë sipas sektorëve.

Page 9: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

9Përmbledhje Ekzekutive FOTO: PNUD

Prodhuesit e vegjël dhe sipërmarrësit mund të forcojnë

zinxhirin e furnizimit dhe dërgimit të modeleve të biznesit

gjithëpërfshirëse

Page 10: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore10

moDElEt GJItHËPËRFSHIRËSE tË BIZNESIt muND tË RRISIN koNkuRRuESHmËRINË

Bizneset që përfshijnë personat me të ardhura të ulëta mund të përfitojnë nga tërheqja e klientëve të rinj, zgjerimi i forcës punonjëse, si dhe forcimi i rrjetit të furnizimit dhe shpërndarjes. Prania e boshllëqeve dhe mungesave të aksesit të theksuara më lart në Fig. 1, si edhe nivelet e dobëta çmim/performancë mund të përkthehen si tregje të reja për kompanitë të cilat janë në gjendje t’i zgjidhin këto mungesa. Në mënyrë të ngjashme, grupi i madh i të papunëve apo personave të punësuar në sektorin informal – shumica e të cilëve kanë të paktën arsim të mesëm – mund të shërbejë si

burim rekrutimi për punonjës të rinj sipas kushteve të arsyeshme. 8,5 milionë ndërmarrjet e vogla e të mesme në rajon (shifra rritet nëse përfshijmë edhe ato informale) dhe 1,3 milionë fermat e vogla që ndodhen në Azinë Qendrore mund të ofrojnë vetëm shërbime furnizimi dhe shpërndarjeje.

PENGESAt E mËDHA NË tREG kËRkoJNË ZGJIDHJE INoVAtIVE

Mungesa e infrastrukturës së tregut shpesh rrit kostot e transaksioneve për kryerjen e biznesit për popullatën me të ardhura të ulëta. Bazuar në

Adaptimi i produkteve dhe proceseve

Favorizimi i investimit

Ofrimi i edukimit dhe trajnimit mbi klientët

Investimi në largimin e pengesave të tregut

Investimi në certifikime

Ndërtimi i infrastrukturës

Arritja e investimit publik

Fuqizimi i pikave të forta të të varfërve

Ofrimi i edukimit dhe trajnimit mbi klientët

Partneriteti me të tjerë për formim profesional

Kombinimi i burimeve dhe aftësive

Mbështetja e organeve përfaqësuese

Puna me partnerë të mirinformuar

Angazhimi individualisht apo kolektivisht

Angazhimin në dialogun politik me qeveritë

Informacionepër tregun

Klimarregullative

Infrastrukturafizike

Njohuritëdhe aftësitë

Çasja nëshërbime

financiare

matrica e strategjisë për rritjen e tregjeve gjithëpërfshirëse me modele rajonale për Evropën dhe Azinë QendroreFigura 3

Page 11: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

11Përmbledhje Ekzekutive

raportin global “Krijimi i vlerave për të gjithë: Strategjitë për zhvillimin e biznesit me të varfrit” nga Iniciativa e PNUD-it për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse, diskutohen pesë fusha që përbëjnë pengesë: informacioni i kufizuar për tregun, klima e pafavorshme rregullatore, infrastruktura fizike e pamjaftueshme, mungesa e njohurive dhe aftësive, si dhe aksesi i kufizuar në shërbimet financiare. Nga këto, pengesa më dominuese në studimet e rasteve ishte mungesa e njohurive dhe aftësive. Strategjitë që u përdorën kryesisht ishin investimi në largimin e pengesave dhe kombinimi i burimeve dhe mundësive (Fig. 3).

mBËSHtEtJA E PAlËVE tË tJERA ËSHtË SHPESH FAktoR PËRcAktuES PËR ARRItJEN E SukSESIt

Institucionet mbështetëse shpesh luajnë një rol kritik në suksesin e këtyre modeleve. Ato krijojnë bazat e nevojshme përmes krijimit të politikave, kërkimeve dhe mbrojtjes e përkrahjes. Ato veprojnë gjithashtu si partnere, duke siguruar financim dhe mundësi plotësuese (Tabela 1) .

Çdokush mund të kontribuojë për ta bërë biznesin më gjithëpërfshirës

Ndërmarrjet – por edhe qeveritë, agjencitë e zhvillimit, organizatat e shoqërisë civile dhe të tjera – mund të ndërmarrin veprime për t’i bërë realitet modelet e biznesit gjithëpërfshirës. Më poshtë jepen disa prej shembujve të gjendur në këtë raport;

Ndërmarrjet:• Mundtëidentifikojnëmundësitëpërpërfshirjen

e personave me të ardhura të ulëta në zinxhirin e plotë të vlerave. Vitmark në Ukrainë i merr lëndët e para nga prodhues me pakicë, punëson punëtorë në zonat rurale dhe u shet lëngje cilësore me kosto të ulët konsumatorëve me të ardhura të ulëta;

• Mundt’ishohinmëqartëpopullatatemargjinalizuara. Tinex në IRJM ofron vende pune për fëmijët nën kujdestari. Programi ka funksionuar aq mirë sa ndërmarrja synon të përfshijë edhe grupe të tjera të margjinalizuara;

• Mundtëdëgjojnëzërinembrojtjes.Disaprejmodeleve të biznesit të paraqitura këtu janë iniciuar nga organizatat publike ose ato të shoqërisë civile të cilat erdhën te kompanitë me mundësi konkrete. International Finance Corporation (IFC) e drejtoi bankën Tojiksodirotbonk (TSB) në Taxhikistan drejt tregut të fermerëve të pambukut të cilët nuk ishin shërbyer më parë nga bankat.

Roli Veprimtaritë

Krijimi i politikave

• Qeveritëkrijojnëmjedisinligjoriciliukrijonmundësidheimotivonkompanitëtëpërfshijnëpersonatmetëardhura të ulëta.

• Shoqatat,agjencitëezhvillimitdhebankatmbështesinqeveritë.

Kërkimet dhe mbrojtja e përkrahja

• Institucionetkërkimore,grupetkëshilluesedheorganizatatspecialistekrijojnëtëdhënatempirike,njohuritëanalitike dhe ekspertizën praktike të cilat shërbejnë si guidë në krijimin e modeleve efikase të bizneseve gjithëpërfshirëse.

• Mbrojtjadhepërkrahjakrijojnëndërgjegjësimindhembështetjenmebazëtëgjerëtëkërkuarakëtopërfillimindhe implementimin me sukses të këtyre modeleve.

Financimi • Grantetdhefinancimetpërkapitalfillestar,fazatkrijuesetëmodelevetëbiznesevegjithëpërfshirëse.• Subvencionimetdhemodeletetjeramekostotëpërbashkëtpërmirësojnëgjithëpërfshirjennëbiznese.

mundësitë plotësuese

• Modeletebiznesevegjithëpërfshirëseshpeshkërkojnëmundësitëcilatndërmarrjavetënukika,sidhekërkojnë kohë e investime për të krijuar besim e për të ngritur rrjete mes grupeve të synuara, apo për të krijuar mundësinë për ta trajnuar e informuar këtë grup me efikasitet.

• Organizatatqëkanëpërvojëafatgjatënëpunënmegrupetesynuarashpeshpërfshihenpërtëmarrëpërsipërkëto detyra ose të tjera.

tabela 1: Aktivitetet e institucioneve mbështetëse

Shitës me pakicë në Uzbekistan: Rajoni i Evropës dhe Azisë

Qendrore përfshin rreth 8.5 milion ndërmarrje të regjistruara si mikro, te vogla dhe të mesme.

FOTO: PNUD

Page 12: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore12

Krijimi i një tregu të ri mund të ngjajë sikurse loja për të bërë mozaikun duke bashkuar copëzat e figurave, e cila shpesh kërkon bashkëpunim për të bashkuar copëzat që mungojnë. Asnjë copë nuk është njësoj - dhe secila e luan rolin e saj unik.

FOTO: UNCDF

Page 13: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

13Përmbledhje Ekzekutive

Qeveritë:• Mundtëjapinincentivapërbiznesin

gjithëpërfshirës. Qeveria turke u garanton periudha pa taksa kompanive që krijojnë vende pune në zonat rurale. Hey Textiles e ka shfrytëzuar këtë subvencionim si pikënisje për të investuar në një fabrikë në Turqinë rurale;

• Mundtëpërmirësojnëmjedisinmundësues.Modelet e biznesit gjithëpërfshirës shpesh stepen nga kushtet e pamjaftueshme të tregut. Largimi i këtyre pengesave mund të bëjë që kompanitë të përkushtohen shumë më tepër. Në kohën kur Rural Finance Cooperation (RFC) filloi të ofrojë shërbime të mikrokredisë në Moldavi, nuk kishte kuadër të mjaftueshëm ligjor për këtë lloj aktiviteti. Këtë kuadër qeveria moldave e hartoi së bashku me aktorët e mikrofinancës;

• Mundtëfrymëzojnëmodeletebiznesitgjithëpërfshirës. Në IRJM, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale së bashku me Jetimoren Shtetërore në Shkup prezantoi mundësinë e punësimit të fëmijëve nën kujdestari (të moshës 18 vjeç e lart) në rrjetin e supermarketeve Tinex.

Partnerët në zhvillim:• Mundtëkrijojnëmodelekomunitaretëbiznesit

gjithëpërfshirës. Në Kirgistan, agjencia zvicerane e zhvillimit Helvetas prezantoi turizmin komunitar në zonat rurale;

• Krijojnëpartneritetepërtëmundësuarmodeletëbiznesit gjithëpërfshirës. Në Bjellorusi, Sekretariati Global Kompakt i OKB-së bindi kompaninë MTS për mundësinë e ofrimit të telemedicinës për spitalet rurale. Ata afruan gjithashtu me njëri-tjetrin edhe partnerë të ndryshëm të projektit të telemedicinës, duke lidhur kështu MTS-në me Ministrinë e Shëndetësisë;

• Mundtësigurojnëfinancime.Financimetpërkapital fillestar, bashkëfinancimet dhe kreditë me norma preferenciale interesi janë mjete të rëndësishme për stimulimin e modeleve inovative të biznesit gjithëpërfshirës. BERZH-i investoi 2 milionë EUR kapital tek Edipack në Shqipëri për të ndihmuar në rritjen proporcionale të biznesit. Gjithashtu BERZH-i ofroi asistencë teknike mbi mënyrën e rritjes së efikasitetit dhe fitimit.

Organizatat e shoqërisë civile:• Mundt’uofrojnëasistencëteknikemodelevetë

biznesit gjithëpërfshirës. Qendra për Zhvillimin Rural (RDC) në Moldavi ndihmoi në ngritjen e shoqatave të kursim-kreditit, dhe u siguroi anëtarëve të saj shërbime marketingu dhe mundësi

studimi jashtë kurrikulës, informacion tregu dhe trajnim;

• Mundtëmbrojnëdherrisinndërgjegjësimin.NëShqipëri, Edipack bashkëpunon me organizatat joqeveritare (OJQ) për të përfshirë furnitorë të mundshëm të letrës së përdorur nga grupet e prekshme;

• Mundtëpërfaqësojnëinteresapërfituese.Partneriteti Kombëtar për Grupet e Interesuara të Tregut të Mikrofinancës (NAMMS) lobon për një legjislacion më të mirë për mikrofinancën në Federatën Ruse.

SI ËSHtË ZHVIlluAR RAPoRtI?

Iniciativa për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse është një platformë globale e drejtuar nga PNUD-i me përfshirjen e shumë grupeve të interesuara, e cila synon të zhvillojë më tej krijimin e modeleve të biznesit gjithëpërfshirës nëpërmjet kërkimeve, mbrojtjes, krijimit të rrjeteve të njohurive dhe formimit profesional. Kjo iniciativë promovon një përqasje të bazuar në fakte, të fokusuar te shtresat e ulëta dhe të orientuar drejt partneritetit, e cila drejtohet nëpërmjet një kuadri për zhvillim njerëzor.

Në vitin 2008, u paraqit raporti i parë i nismës “Krijimi i vlerave për të gjithë”. Ai bazohet në 50 studime rastesh të zhvilluara nga studiues lokalë duke ndjekur një protokoll të përbashkët. Duke analizuar provat, raporti identifikon strategjitë për të trajtuar problemin e pengesave që kanë të varfrit në tregje për të krijuar modele të suksesshme biznesi.

Iniciativa rajonale për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore filloi të zbatohej në vitin 2009. Ajo drejtohej nga Qendra Rajonale e PNUD-it në Bratislavë dhe mbështetej nga një gamë e gjerë institucionesh, përfshirë organizata biznesi, institucione akademike, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë në zhvillim. Ajo synon të promovojë dhe të krijojë shtysa për më shumë tregje gjithëpërfshirëse në rajon.

Ky raport është pjesë e kësaj përpjekjeje. 19 studime rastesh – një nga secili shtet në rajon – janë studiuar për të siguruar informacionin e këtij raporti. Sipas metodologjisë për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse, këto studime rastesh janë shkruar nga studiues nga këto vende në një proces të përbashkët kërkimor. Këto 19 studime rastesh, të përmbledhura në Tabelën 2, përbëjnë bazën empirike të raportit.

Page 14: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË: – Si krijojnë modelet e bizneseve gjithëpërfshirëse mundësi për të gjithë në vendet në ngritje në Evropë dhe Azinë Qendrore14

Emri Përshkrim i shkurtër Shteti Organizata drejtuese

Bujqësi dhe ushqim

Vitmark Ky prodhues depërtoi me sukses në tregun e lëngjeve të frutave për popullsinë me të ardhura të ulëta (22% të tregut) me lëngje frutash cilësore, të ushqyeshme dhe me kosto të ulët, si rezultat i marrjes së vendimeve të matura për marketingun dhe paketimin. Vitmark ofron punë të kënaqshme për 2 600 punonjës lokalë me kohë të plotë në rajone relativisht të privuara ekonomikisht në Ukrainë dhe u ofron gjithashtu mundësi për të krijuar të ardhura 2 500 prodhuesve të vegjël lokalë të frutave dhe zarzavateve.

Ukraina Ndërmarrje e madhe vendase

Begeli Një distributor i produkteve bio me normë rritjeje vjetore prej 10% përbën një kanal marketingu të drejtpërdrejtë për më shumë se 400 fermerë me të ardhura të ulëta të cilët përfitojnë një marzh fitimi dhe formim profesional për të plotësuar standardet bio.

Gjeorgjia Ndërmarrje e vogël dhe e mesme (NVm)

Eco Farm mavrović Ltd.

Një prodhues ushqimesh bio me vlerë mbi 2 milionë USD, i cili ofron kushte pune të kënaqshme, është punëdhënësi më i madh në komunitetin e vet lokal, dhe sapo ka filluar një program social rehabilitimi duke u ofruar punësim në bujqësi personave të përjashtuar nga shoqëria.

Kroacia NVm

marap Një prodhues austriak ushqimesh bio që e importon lëndën e parë nga Uzbekistani, ka shtuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit të vet duke mbjellë 150 000 drurë të rinj frutorë dhe arra në rajone të degraduara nga ana mjedisore, në toka të marra me qira nga prodhues me pakicë, duke rritur kështu mundësitë për të krijuar të ardhura për më shumë se 500 të varfër ruralë.

Uzbekistani NVm

Industri minerare

Tengizchevroil Për të rritur rrjetin lokal të furnizimit, kjo kompani nafte ndihmoi 174 furnitorë lokalë me pakicë të kishin akses financiar në mbi 7 milionë USD me kredi të favorshme për t'i ndihmuar me zgjerimin e biznesin të tyre, duke u paguar atyre interesat dhe komisionet bankare.

Kazakistani Ndërmarrje e madhe multinacionale

Shërbime financiare

Fondi Shtetëror Voronezh Oblast Rusi

Kjo shoqëri me 25 degët dhe filialet e saj u mundëson bizneseve të paprivilegjuara në zonat e thella të një province në Federatën Ruse të kenë akses në shërbime financiare përmes teknologjisë moderne.

Federata Ruse Ndërmarrje shtetërore

Rural Finance Corporation (RFC)

Një organizatë e mikrofinancës me një fitim vjetor neto prej 1,9 milionë USD në vitin 2008, me pjesë tregu 25% dhe pothuajse 29% të fitimeve të industrisë ofron shërbime financiare me kushte të favorshme për fermerët dhe sipërmarrësit në zonat rurale, duke kontribuuar kështu në zhvillimin rural.

moldavia Kompani e madhe vendase

Tojiksodirotbonk (TSB)

Kjo bankë përfshiu në klientelën e saj një grup tregu të madh e të pashfrytëzuar më parë duke bërë që të përfitojnë mbi 8 400 individë të përfshirë në mbjelljen e pambukut, përmes kredive me një shumë totale të barabartë me 4,2 milionë USD të cilat iu dhanë 150 fermave të vogla mes vitit 2007 dhe 2009.

Taxhikistani Kompani e madhe vendase

ICT

Teleqendrat e Temerinit

Kjo organizatë jofitimprurëse ofron çdo vit shërbime kompjuteri dhe interneti me çmime jo të kushtueshme për mbi 15 000 klientë të varfër ruralë, duke përmirësuar aksesin e të papunëve në shërbimet e punësimit dhe aksesin e fermerëve në tregje dhe inpute.

Serbia NPO

mobileTeleSystems (mTS)

Një grup telekomunikacioni e zgjeroi bazën e vet të klientëve duke synuar spitalet rurale që kishin nevojë për telemedicinë, duke shpëtuar kështu jetë njerëzish dhe duke trajnuar stafin mjekësor në përdorimin e teknologjive moderne.

Bjellorusia Kompani e madhe vendase

Prodhim

mjedis Prodhimi dhe Trajnimi (PTF)

Një biznes prodhimesh tekstile i krijuar nga Shoqata e Shurdhëve dhe të Verbërve punëson 167 persona shurdhë dhe përdor të ardhurat e veta të një tremujori prej 42 000 USD për të financuar aktivitete të saj si OJQ për të mbështetur shurdhët e të verbrit.

Turkmenistani Organizatë jofitimprurëse (OJQ)

tabela 2: Studimet e rasteve të përdorura në këtë raport

Page 15: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

15Përmbledhje Ekzekutive

Emri Përshkrim i shkurtër Shteti Organizata drejtuese

Prodhim

Hey Textile Një prodhues tekstilesh zgjeroi aktivitetin e tij prodhues duke çelur mjedise prodhimi në zonat e thella të Turqisë, ku kostot operacionale janë më të ulëta, duke rritur fitimet e tij me 10% dhe duke punësuar në të njëjtën kohë mbi 1 000 persona me të ardhura të ulëta (50% e të cilëve janë gra).

Turqia Kompani e madhe vendase

Gadim Guba Një prodhues qilimash bleu një ish-ndërmarrje shtetërore dhe duke synuar të ruajë teknikat tradicionale të thurjes së qilimave, përdor ngjyrues natyralë dhe punëson 140 gra, të cilat përbëjnë atje shumicën e forcës punonjëse.

Azerbajxhani SmE

Shitje me pakicë

Tinex Ky është rrjeti i dytë për nga madhësia i supermarketeve në vend me mbi 1 000 punonjës dhe u ofron punësim, këshillim dhe aftësi për formim profesional fëmijëve nën kujdestari mbi 18 vjeç, dhe aktualisht punëson 25 fëmijë nën kujdestari.

IRJm Kompani e madhe vendase

Turizëm

Tufenkian Ky rrjet hotelesh shfrytëzon trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të Armenisë për t'u ofruar shërbime turizmi rural 3 000 klientëve në vit, duke punësuar kështu 174 persona nga zona rurale, duke blerë produkte ushqimore nga komunitetet lokale, duke mbrojtur mjedisin nëpërmjet përdorimit të energjisë diellore, duke mbjellë 1 500 pemë e duke reduktuar sasinë e ujërave të zeza.

Armenia SmE

Turizëm komunitar Deri në vitin 2008, këto shërbime të ekoturizmit të drejtuara nga komuniteti kanë rritur me 400% numrin e turistëve brenda tetë viteve dhe kanë krijuar 412 vende rurale pune.

Kirgistani SmE

menaxhim i mbeturinave

Čistoća Kjo kompani për menaxhimin e mbeturinave komunale punëson persona me të ardhura të ulëta për grumbullimin dhe sistemimin e materialeve të riciklueshme. Nga 98 punonjësit e saj, 32 prej tyre janë romë nga komunitetet e varfra. Ata marrin një pagë më të lartë se mesatarja dhe përfitojnë sigurime shëndetësore. mbetjet e ngurta në komunë u reduktuan me 30% pas një fushate ndërgjegjësimi të implementuar në bashkëpunim me partnerë lokalë.

mali i Zi Kompani shtetërore

Industrijski Otpad Kjo ndërmarrje riciklon dhe përpunon në vit 350 deri në 1 000 ton mbetje industriale dhe shtëpiake, si dhe punëson dhe blen nga grupet e prekshme.

Bosnja e Hercegovina

SmE

Edipack Prodhon ambalazh nga materialet e ricikluara që grumbullon nga SmE-të lokale dhe familjet – duke u siguruar fitime mujore prej mesatarisht 160 USD/person – për të ndihmuar rritjen e kompanisë simotër kozmetike, duke i rritur kështu shitjet e saj me 60% dhe duke krijuar një xhiro vjetore prej 2 milionë USD në vitin 2008.

Shqipëria SmE

PlAtFoRmA E NJoHuRIVE PËR RRItJEN E tREGJEVE GJItHËPËRFSHIRËSE

Raporti i plotë, studimet e rasteve nga ky raport si dhe profilet e institucioneve mbështetëse në rajon janë të disponueshme në platformën tonë globale të njohurive të Iniciativës për Rritjen e Tregjeve Gjithëpërfshirëse në faqen e internetit www.growinginclusivemarkets.org.

Page 16: ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË - Growing Inclusive Markets · mirë-organizuar, madje edhe në rajonet më të thella, si dhe një popullatë në përgjithësi të mirë-arsimuar

www.growinginclusivemarkets.org

United Nations Development ProgrammeOne United Nations PlazaNew York, NY 10017, USAwww.undp.org

Sales #: E.08.III.B.20 . ISBN #: 978-92-1-126224-7

Growing Inclusive MarketsBusiness Works for Development •Development Works for Business

www.growinginclusivemarkets.org

United Nations Development ProgrammeUNDP Regional Bureau for Europe and the Commonwealth of Independent Stateshttp://europeandcis.undp.org/

Sales #: E.08.III.B.20 . ISBN #: 978-92-1-126224-7

Growing Inclusive MarketsBusiness Works for Development •Development Works for Business