Irena PATA
PROBLEME TË IDENTIFIKIMIT TË ANGLICIZMAVE NË SHQIPEN
E SOTSHME
Vendet kudo në botë sa vijnë e afrohen më shumë me njëri tjetrin dhe
komunikimi ndërmjet tyre ka arritur nivelet më të larta të zhvillimit. Dukuria e
globalizimit, dëshira për t’u integruar në proceset e zhvillimit global, shpikja e
internetit ka çuar në nevojën për të gjetur një gjuhë të përbashkët komunikimi.
Dhe nuk është çudi që është pikërisht anglishtja e cila njihet si ‘lingua franca’
në të gjithë botën e që është duke e plotësuar më së miri këtë nevojë. Sipas një
kërkimi të Këshillit Britanik1 anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status të
veçantë në të paktën shtatëdhjetë e pesë shtete me një popullsi totale prej 2
miliardë njerëz. Shumë shpejt folësit e anglishtes që e kanë atë gjuhë të dytë do
tejkalojnë në numër ata që e flasin si gjuhë të pare. Një në katër njerëz në botë
flet anglisht dhe kërkesat e tre të katërtave të popullsisë që mbetet kanë kërkesa
gjithnjë e në rritje për ta mësuar atë.Wikipidia e ka renditur si gjuhën e dytë në
botë në listen e dhjetë gjuhëve më të folura në të gjithë botën. Mbretëria e
Bashkuar është një nga ekonomitë më të mëdha e të zhvilluara në botë. Dy nga
superfuqitë ekonomike më të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe Mbretëria e Bashkuar dominojnë jo vetëm me fuqinë dhe prestigjin e tyre
por edhe me gjuhën.
Mungesa e përsosmërisë gjuhësore të disa gjuhëve, rrethanat e ndryshme
historike kanë bërë që gjuhët nëpër botë të bëhen të ndikueshme, kush më
shumë e kush më pak, nga forca dominuese e kësaj gjuhe ndërkombëtare. Për
pasojë dhe shumë gjuhëtarë në mbarë botën janë detyruar të vendosen në pozita
mbrojtëse për gjuhën e tyre, pavarsisht se mbrojtja ndaj ‘ndikimit pushtues’ të
1 British Council Website
1
anglishtes jo gjithmonë e gjithkund ka qenë e është e suksesshme. Siç është rasti
me Francën i cili është vendi që ka ndërmarrë e zbatuar shumë politika
gjuhësore dhe mbrojtëse.2 Në këtë kontekst, edhe për shqiptarët, ashtu si dhe për
shumë kombe të tjera, do të ishte e pamundur të mos përballeshin me fluksin e
fjalëve angleze.
Prania e fjalëve prej gjuhësh të tjera në shqipe është kushtëzuar prej historisë
dhe fateve të vetë shqiptarëve. Që në lashtësi, shqipja është ndikuar fillimisht
nga marrëdhëniet e saj me dy gjuhët klasike të antikitetit, nga kultura greko-
latine. Më pas, duke qenë pjesë e kulturës mesdhetare, shqipja ka qënë në
marrëdhënie të vazhdueshme shkëmbimi dhe me gjuhë të tjera të Mesdheut.
Bashkë me huazimet greke dhe latine, shumë studime janë bërë dhe për
huazimet sllave në gjuhën shqipe. Më tej, si pasojë e pushtimit të gjatë osman
dihet dhe ndikimi shumë i madh i gjuhës turke në të folmen e shqiptarëve,
madje dhe deri në ditët e sotme. Profesor Çabej i referohet dhe huazimeve
frënge, rumune e italiane, gjuhë këto që kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën
shqipe. Ndërsa një fluks gati i pakontrolluar i fjalëve nga anglishtja erdhi pas
rënies së sistemit komunist, në vitet 1990-të, si pasojë e prirjes së shumë folësve
televizivë e radiofonikë, studjuesve të fushave të ndryshme, politikanëve, etj.,
për t’u identifikuar me kulturën perëndimore e me atë që quhej gjuhë moderne e
bashkëkohore, Shumica e teksteve të botuara dhe e studimeve të fushave të
ndryshme kulturore, shkencore e shoqërore, por edhe pjesa dominuese e
leksioneve ishin jo më shumë se thjesht përkthime, shpesh të rëndomta,
kryesisht nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.
Ekonomistët, politikanët, psikologët, aktorët, sportistët, etj kurdo që
intervistoheshin apo referonin për çështje të ndryshme, përdornin një gjuhë tejet
të mbushur me fjalë të huaja e sidomos me fjalë angleze, për të cilat nuk bëhej
2 ‘Hegjemonizmi’ i Anglishtes dhe Shqipja, “Sporteli i Hapur i Shqipes”, K. Jorgaqi, fq. 231
2
as edhe përpjekja më e vogël për t’i përshtatur në gjuhën shqipe. Natyrisht që
kjo ishte një përpjekje naive për të treguar shkëputjen nga regjimi dhe
mentaliteti i mëparshëm.
Në situatën e re të krijuar, të pas viteve ’90, Shqipërisë iu desh të përballej me
globalizimin, kjo mbështetur në një sere faktorësh3:
Një e pesta e popullsisë ka emigruar jashtë kufijve, ç’ka bën që shumica prej
tyre të flasin të paktën dy gjuhë;
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre emigrantëve në mënyrë të përsëritur dalin
dhe hyjnë në Shqipëri, duke i bërë të pashmangshme shkëmbimet mes gjuhëve;
Brenda në Shqipëri, anglishtja mësohet si gjuhë e dytë në pjesën më të madhe të
institucioneve arsimore, duke filluar që nga kopshtet;
Elementi ndërkombëtar në komunikimin publik është, përgjithësisht, gjithmonë
e në rritje;
Nga pikpamja gjeopolitike, Shqipëria po bën çdo përpjekje që të marrë pjesë në
proceset e integrimit dhe në institucionet e organizmat më të rëndësishme
ndërkombëtare;
Një sere ligjesh që paraqiten për miratim në parlament, por dhe shumë
dokumente të tjera zyrtare, fillimisht hartohen në anglisht apo merren gati nga
varianti anglisht dhe më pas përkthehen në shqip, ndonjëherë me gabime serioze
në përkthim dhe të bombarduar me huazime angleze;
3 “Facing the Globalization – the case of the Albanian Language”, Xh. Lloshi, Studia Albanica, No. 2, 2005, fq. 47-56
3
Në pjesën më të madhe të aktiviteteve ndërkombëtare që organizohen,
materialet përkatëse shkruhen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, dhe ndonjëherë
dhe vetëm në anglisht;
Shumë anglicizma vihen re në emrat e aktiviteve tregtare e bankare (AMC –
Albanian Mobile Communication, UBA –United Bank of Albania, etj),
dyqaneve, hoteleve (Eurostar, Sky Tower, Twin Towers, etj), shërbimeve e
mallrave të tjera (Coca-Cola, Cornflakes, Fast-food, Exchange, etj) apo dhe në
radio, televizione e gazeta, në titujt e këngëve, tek filmat, grupet muzikore,
reklamat (Top Radio, Top Channel, Top Show, Select, Big Brother, Tirana
Observer, Rit Folk, West Side Family, etj);
Gjuha e kompjuterit, e informatikës dhe elektronikës është thuajse e gjitha në
anglisht por edhe me mbaresa të shqipes: Klikoj - click, maus-mouse,internet,
sait-site, fail – file, selektoj – select, seivoj – save,etj.
Pra, siç shihet, anglicizmat përbëjnë shtresën më të re të huazimeve në shqipen
e sotme.
Në fokus të diskutimit tonë do të jenë fjalët me prejardhje prej anglishtes apo
anglicizmat në gjuhën shqipe, dhe pikërisht do të merremi vetëm me huazimet
angleze leksikore. Me anglicizma nënkuptohen si fjalët e variantit britanik ashtu
edhe atë amerikan, pasi ndryshimet mes tyre janë të vogla.
Korpusi i anglicizmave është ngritur duke u mbështetur më së pari në Fjalorin e
Gjuhës Shqipe, viti 2006, si dhe në shtypin e shkruar: “Gazeta Shqiptare,
Revista Klan, Revista Jetat të vitit 2007.
Kriteret për identifikimin e anglicizmave dhe klasifikimi i tyre
4
Ndodh që shpesh fjalët të jenë huazuar nga anglishtja për shkak se nuk ka fjalë
korresponduese në gjuhën shqipe për një objekt, nocion apo dukuri të caktuar.
Por ka edhe huazime të ashtëquajtura ‘luksi’4 – huazime të cilat jetojnë në
shqipe edhe pse ekzistojnë tashmë të barazvlershmet e tyre dhe për më tepër
janë në përdorim të gjerë. Arsyeja e këtij ‘pompoziteti’ në ligjërimin, sidomos të
shkruar, të shqiptarëve, qëndron here në tendencat snobiste të disa folësve e
shkruesve të saj e here në dëshirën për të bërë sa më efikas të shprehurin dhe
komunikimin në gjuhë amtare.
Pjesa më e madhe e anglicizmave dallohen si të tilla nga forma e tyre fonetike,
d.m.th nga ngjashmëria që kanë me fjalët angleze. Më pas, mund të shfrytëzohet
kriteri semantik, ku mund të shihet nëse anglicizmi ka ruajtur të njëjtat kuptime
si në gjuhën burimore apo ka marrë kuptime të tjera.
Fushat leksikore ku ndihet më shumë futja e anglicizmave janë:
1) Lojrat dhe zbavitjet
Sport: football-futboll5, tennis-tenis, boxing-boks6, boyscoutt- boiskaut7, poker-
poker, baseball-beizbolll, basketball-basketbolll, hockey-hokei, bowling-buling,
windsurfing-uindsërf, jazz-xhaz8, etj.
2) Shkenca dhe teknika
4 ‘Huazime të nevojshme’ dhe ‘huazime luksi’, ‘Sporteli i Hapur i Shqipes’ K. Jorgaqi, fq. 1995 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 3026 Fjalori i Gjuhës Shqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 1017 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 101 8 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 1208
5
Këtu veçanërisht të shpeshtë janë anglicizmat në fushën e informatikës:
computer, mouse, click, online, facsimile –faksimile9, internet10, etj.
3) Tregtia
Në leksikun e fushës së tregtisë bëjnë pjesë shumë fjalë dhe me përdorim
ndërkombëtar si marketing11, slogan, manager, dividend - dividend12, import13
etj.
Një tjetër kriter i vlefshëm për të vendosur nëse një fjalë shqipe ka ndikim nga
gjuha angleze, është me natyrë historike-kulturore; d.m.th këtu mund të
dëshmojmë se në ç’vit e në cilin tekst kanë hyrë për herë të parë në shqipe
anglicizmat në fjalë; nëse kuptimi në anglisht ka hyrë më parë se ai shqip dhe
nëse faktorët kulturorë janë të tillë që favorizojnë transferimin e kuptimit nga
anglishtja në shqip (kjo ndodh edhe në gjuhët e tjera europiane) mundet që në
shumicën e rasteve të supozohet që bëhet fjalë për anglicizëm.
Një nën-ndarje tjetër në lëmin e huazimeve janë edhe huazimet grafike14 –
huazime që shqiptohen në shqip ashtu siç shkruhen në anglisht, për shembull
flirt, fans, lines, marketing, etj. Një shembull klasik, i cili e ka origjinën që në
vitet e izolimit komunist, në periudhën kur marrëdhëniet tregtare me vendet e
tjera ishin shumë të kufizuara, lidhet me emërtimin e markave dhe origjinën e
atyre pak mallrave të importuara dhe eksportuara të cilat shënonin: Made in
Greece, Made in Albania, etj. Atëhere, por shpesh kjo vazhdon dhe sot, këto
fjalë lexoheshin ashtu si shkruheshin [made in] duke shmangur shqiptimin në
gjuhën burimore: [meid in]; kjo, fillimisht, për shkak të mosnjohjes së gjuhës 9 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 25810 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 40911 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq.59412 Fjalori i GJuhës Shqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 20013 Fjalori i Gjuhës SHqipe, J . Thomai , e t j , Tiranë 2006, fq. 40314 Huazimet grafike, ç’janë?, “Sporteli i Hapur i Shqipes”, K. Jorgaqi, fq. 23
6
angleze, ndërsa sot edhe për inerci (në rastin specifik të kësaj fjale) apo për
shkak se në këtë mënyrë serviren nga shtypi apo mediat e tjera të shkruara e të
folura, duke dashur në këtë mënyrë të pasqyrojnë ‘tendenca moderne dhe
bashkëkohore’ në përmbajtjen e tyre (siç është rasti me fjalët: asete15,brand16,
medikal17, spammer18, etj. Një arsye tjetër mund të jetë dhe vështirësia që mund
të kenë folësit apo lexuesit në këto shqiptime. Si rrjedhim, ata gjejnë mënyra të
ndryshme për t’i përshtatur ato në shqip, për shembull ndryshimi i theksit apo
dhe ndryshimi fonetik në fjalën supermarket : [supəmakit], ndërsa në shqip e
gjejmë [supermarket], apo nga [badigard] në [bodigard], nga [uikend] në
[vikend], etj. Ka dhe raste kur koinçidenca grafike mund të jetë e rastësishme si
për shembull narkoman apo rekordmen.dhe në këtë rast do të merren në
konsiderate kritere të tjera si për shembull fonetike, morfologjike, si dhe gjendja
subjektive e folësit.
Shumë prej këtyre huazimeve janë përshtatur e ngulitur në gjuhën shqipe,
d.m.th. shkruhen e shqiptohen sipas rregullave të gjuhës tone si për shembull
klikoj19 nga click, departament20 nga department, boks21 nga boxing, etj. të tjera
janë ende të paasimiluara dhe shkruhen here siç janë në origjinal e herë duke u
bashkangjitur mbaresa të shqipes duke e vështirësuar në këtë mënyrë leximin e
tyre: rock-u, leader-ët, jeep, girlfriend, refugees, cocktail, etj.; (pare në
kontekst: asnjë nga modelet casual, sportive…22-fjalën [kezhuëll] jo të gjithë
15 Revista Klan, Nr. 540, 7.12.2007, fq. 23: ‘Njerëzit shitën shtëpitë, bagëtinë dhe asete të tjera për tu pasuruar…’16 Revista Jeta, Dhjetor 2007, fq. 1: ‘Kjo fushatë e re brandi i drejtohet…’17 Gazeta shqiptare, 6.12.2007, fq 20181erPiry
? Revista Klan, Nr. 541: …zhvillimi I kodeve malinje smammer, hajdutë të ident i te t i t…19 Fjalori i Gjuhës Shqipe, J. Thomai, etj, Tiranë 2006, fq. 46620 Fjalori i Gjuhës Shqipe, J. Thomai, etj, Tiranë 2006, fq. 18121 Fjalori i Gjuhës Shqipe, J. Thomai, etj, Tiranë 2006, fq.10322 Revista Jeta, Nëntor 2007, fq. 78
7
lexuesit dine ta lexojnë me shqiptimin anglisht të saj; ose make up: …xhinse,
atlete, një bluzë sportive, make-up shumë i lehtë23….
Hope dallon 3 nivele të rrugës që përshkon elementi leksikor i huaj24:
a) pritja ose të kuptuarit e tij
b) asimilimi i tij, dhe
c) shfrytëzimi apo natyralizimi i tij
Ky do të jetë një nga kriteret më të rëndësishme për identifikimin e
anglicizmave, pra ndarja e tyre sipas nivelit të përshtatjes në gjuhën pritëse.
Anglicizmat dhe Pseudo-anglicizmat
Siç u tha dhe më sipër, kategoria e anglicizmave përfshin a) huazimet angleze të
përshtatura plotësisht b) Huazimet grafike dhe c) huazimet e papërshtatura.
Do të quhet pseudo-anglicizëm çdo fjalë, në dukje angleze, që zhvillohet në
gjuhën shqipe e që nuk e ka ekuivalentin e saj në gjuhën angleze, përveç rastit
kur ka ndryshim në kuptim, pra këtu mund të futen krijimet e shqipes,
italianizmat, rusismat, etj. Carstensen25 përshkruan tre tipare linguistike të
pseudo-anglicizmave: tipare morfologjike, semantike, dhe tipare leksikore26:
1) Morfologjike
a) shkurtime të fjalëve të veçanta: prof për professor
b) shkurtime të kompozitave: cocktail party në cocktail, night për
night-club
23 Revista JEta, Nëntor 2007, fq. 6324 ‘Dizionario degli Anglicizmi nell’Italiano postunitarion’, G. Rando, fq XVII25 Carstensen, B (1993), “Anglizismen Worterbuch: Der Einfluss des Englischen auf den deutschen Wortschatz nach 1945, Berlin 26 Anglicisms in German, Christian Erkenbrecher, 2006
8
c) shkurtime të leksemave me më shumë se një fjalë: gin and tonic në
gin-tonic
d) forma të tjera të ndryshuara nga ana morfologjike: happy ending në
happy end.
2) Semantike
Me pseudo-huazime të ndryshuara semantikisht Carstensen përshkruan të gjitha
fjalët që merren nga anglishtja dhe u jepet një kuptim i ndryshëm nga ai që kanë
në gjuhën burimore, për shembull badi nga body në anglisht por që kuptimi që
ka në shqip: një veshje e brendshme, kryesisht për fëmijë, që mbulon pjesën më
të madhe të trupit, ose streçe (tip çorapesh të trasha e elastike) nga stretch në
anglisht (zgjerimi ose elasticiteti i diçkaje)
3) Leksikore
Këto janë leksema të ndryshuara nëpërmjet krijimit të fjalëve të cilat janë pjesë
e gjuhës burimore (dmth anglishtes) por jo e gjuhës së synuar (shqipes); për
shembull fjala narkoman apo rekordmen, të cilat janë angleze në dukje, janë
formuar me elemente të anglishtes por nuk formojnë një fjalë origjinale angleze.
Të gjitha kriteret e përmendura më sipër do të shërbenin më së miri si një site
për dallimin e anglicizmave nga pseudo-anglicizmat.
Anglicizmat dhe ndërkombëtarizmat/latinizmat
Siç u tha dhe më sipër prania e gjerë e masmediave dhe manifestimet e saj çojnë
në shkëmbime ndërkulturore gjithmonë e në rritje të termave të ndryshëm. Fjalë
si urban, global, administrate, cellophane27 –celofan, mund të konsiderohen si
ndërkombtarizma dhe ekzistojnë në shumë gjuhë si anglishtja, gjermanishtja,
spanjishtja apo frëngjishtja. Duke përdorur latinishten si një gjuhë të përbashkët
burimore, këto gjuhë ndajnë dhe inkurajojnë reciprokisht përdorimin e 27 A dictionary of European Anglicisms, M. Gorlach, fq. 53 (via Latin/Greek dhe ka mundësi të je të shfaqur për here të pare në frëngj isht)
9
ndërkombëtarizmave. Shembuj të tjerë mund të përmendim aftershave28, apo
antifreeze29, etj. Ato e bëjnë më të lehtë komunikimin ndërkombëtar në fusha të
ndryshme.30
Duke qënë një burim i rëndësishëm gjuhësor, latinishtja bashkë me anglishten
kanë bërë të mundur krijimin e atyre fjalëve anglisht me elemente latine që do
t’i quajmë anglo-latinizma. Në fakt bëhet fjalë kryesisht për terma teknikë,
ekonomikë, politikë e artistikë specifikë. WEBSTER këto i përfshin në termin
“International Scientific Vocabulary” – Fjalori Shkencor Ndërkombëtar ose
thënë ndryshe ndërkombëtarizma/fjalë ndërkombëtare.
Këto mund të individualizohen nëpërmjet të dhënave diakronike relative ku
ndër to ka dhe anglo-latinizma që e kanë ruajtur grafinë etimologjike të tyre si
për shembull ultimatum, symposium, etj.
Edhe kombinime të tjera janë të mundshme në raportet ndërmjet gjuhëve të
ndryshme që here pas here marrin rolin e dhuruesit, marrësit apo ndërmjetësit.
Anglishtja ka qenë importuesi kryesor bashkë me spanjishten dhe frëngjishten i
fjalëve të gjuhëve përtej oqeanit. Intinerari i një fjale nuk është gjithnjë i
përcaktuar mire por dihet që për disa popuj si indianët dhe japonezët kontakti i
pare me racën e bardhë u bë thuajse vetëm me anglosaksonët. Prandaj dhe për
fjalë të tilla si curry, giungle, kaki, paria, etj, anglishtja shërben si ndërmjetëse
mes Indisë dhe vendeve të tjera përfshirë dhe Shqipërinë, apo fjalët si geisha,
kamikaze, kimono nga Japonia, apo boomerang, kangur nga Australia, yacht nga
holandishtja, etj.
Anglicizmat nëpërmjet italishtes dhe frëngjishtes
28 A dictionary of European Anglicisms, M. Gorlach, fq. 329 A dictionary of European Anglicisms, M. Gorlach, fq. 730 “Pogarell, R & Scroder, M” 1999, Worterbuch uerflussiger Anglizismen, IFB Verlag, 19
10
Raportet mes shqipes dhe italishtes e frëngjishtes janë shumë të hershme dhe
njohin periudha shumë intensive përsa i përket ndikimit të italishtes dhe
frëngjishtes dhe futjes së shumë italianizmave, franceizmave dhe latinizmave në
gjuhën shqipe31. Nëpërmjet marrdhënieve tregtare, kulturore, por dhe si rrjedhim
i pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ndikimi i shqipes nga italishtja ishte i
pashmangshëm dhe i një niveli relativisht të lartë. Këto marrdhënie u zbehën
disi pas luftës së dytë botërore, për tu rigjallëruar sërish në vitet ’90. Kontaktet e
shqiptarëve me shtypin, radion e veçanërisht televizionin Italian kanë qenë dhe
janë shumë të dendura, kjo shpjegon dhe faktin që italishtja është një nga gjuhët
më të njohura për shqiptarët. Ndërsa në lidhje me frëngjishten, ndikimi i madh
qytetërimit frëng në Europën lindore në shekullin e kaluar bëri që frëngjishtja të
bëhej gjuha e kulturës, e shkollës, e modës e literaturës, po ashtu në sferën
sociale e politike dhe në administratë32. Prandaj mund të themi që shqipja sot
është plot me huazime italiane por dhe frënge të përshtatura e të papërshtatura
në sistemin e saj.
Sipas “Fjalorit të Anglicizmave në Italishtes e periudhës pas-bashkimit të
Italisë” të Gaetano Randos (Dizionario degli Anglicizmi nell’italiano
postunitario), anglishtja dhe frengjishtja njihen si burimi më i rëndësishëm i
rinovimit të italishtes moderne. Si rrjedhim dhe niveli i anglicizmave në gjuhën
italiane është relativisht i konsiderueshëm.
Më lart përmendëm që huazimet, në rastin tonë anglicizmat, mund të depërtojnë
në një gjuhë dhe nëpërmjet një gjuhë të tretë. Këtu mendoj se është me vend të
përmendim disa raste anglicizmash të futur në shqipe nëpërmjet italishtes (kjo
është bërë duke ndjekur një metodë krahasimore midis materialeve të
31 K. Jorgaqi “Huazimet leksikore italiane në shqipen e sotme letrare”, Disertacion për gradën ‘Doktor i Shkencave Filologjike’, fq.1132 Huazimet frënge, “Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe”, E. Çabej, fq. 127
11
disponueshme: Fjalori i Anglicizmave Europiane i M. Gorlachut, Fjalori i
Anglicizmave në gjuhën italiane, i përmendur më sipër, i G. Randos, Oxford’s
Advanced Learners Dictionary, korpusi i italianizmave në Disertacionin për
gradën Doktor i Shkencave të Prof.As K. Jorgaqi dhe korpusi i anglicizmave të
identifikuara deri tani në quadri e punës së nisur për disertacionin për
anglicizmat në shtypin shqiptar):
- bar (Fjalori i Anglicizmave Europiane, fq, 15, via It.)
- slogan (Dizionario dei Anglizismi nell’italiano postunitario, fq.189)
- boycott (fq. 34 - Fjalori i Anglicizmave Europian, via Fr?)
- bandë (identifikuar si anglicizëm në Dizionario dei Anglizismi nell’italiano
postunitario, fq. 10, identifikuar si italianizëm në korpusin e italianizmave në
disertacionin e K. Jorgaqit, fq. 29)
- bllokoj (identifikuar si anglicizëm në Dizionario dei Anglizismi nell’italiano
postunitario, fq. 15, bloccare nga block, identifikuar si italianizëm në korpusin
e italianizmave në disertacionin e K. Jorgaqit, fq. 35)
- surprizë (Dictionary of European Anglicisms, fq. 312, via Fr/It)
- Stil (Dictionary of European Anglicisms, fq. 311, via Fr/It)
- piknik (Dictionary of European Anglicisms, fq. 232, via Fr/It)
- etj.
12
BIBLIOGRAFIA
(teorike)
A S Hornby Oxford Advanced Learners Dictionary, Oxford University Press,
1999
Carstensen, B Anglizismen – Worterbuch: Der Einfluss des Englischen auf
den deutschen Wortschatz nach 1945, Berlin
Çabej, Eqerem Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe, Botime Çabej,2008.
Erkenbrecher, Christian Anglicisms in German, How many prominent
anglicisms are actually pseudo-anglicisms? A survey among 100 people, 2006
Filipovic, Rudolph English as a word donor to other languages of Europe, 2006
Gorlach, Manfred A Dictionary of European Angli
sisms, A Usage Dictionary of
Anglicisms in Sixteen European
Languages, Oxford University
Press, 2001
Jorgaqi, Kristina Huazimet Leksikore Italiane në Shqipen e Sotme Letrare,
(Kriteret të Identifikimit të Huazimeve Italiane në Shqipen e Sotme Letrare),
Disertacion për gradën “Doktor i Shkencave Filologjike”, Tiranë 1995
Jorgaqi, Kristina Probleme dhe Rezultate të Veprimtarisë Leksikore të
Planifikuar për Zëvendësimin me Fjalë Shqipe të një Numri Huazimesh në
Shqipen e Sotme Letrare (1981-1991), “Studime Filologjike 2, Akademia e
Shkencave e RSH, Viti 1991.
Jorgaqi, Kristina Sporteli i Hapur i Shqipes, Ombra GVG, Studime 2008
Lloshi, Xhevat Facing the globalization: the case of the Albanian language,
“Studia Albanica”, Akademia e Shkencave të RSH, Nr.2, 2005
Klajn, Ivan Influssi inglesi nella lingua italiana, Firenze, Leo S. Olschki
Editore, 1972
13
Pogarell, R & Schroder, M Worterbuch uberflussiger Anglizismen, 1999,
19
Pasho, Hëna Fjalët e Huaja në Gjuhën Letrare Shqipe, Studime Filologjike 2,
Akademia e Shkencave e RSH, viti 1999.
Rando, Gaetano Dizionario Degli Anglicizmi
Nell’Italiano Postunitario, Firen
ze, Leo S. Olschki Editore
Rollason, Christopher Language Borrowings in a Context of Unequal
Systems: Anglicisms in French and Spanish, 2006
Samara, Miço Fjalë të huaja që duhen zëvendësu
ar, “Norma Letrare Kombëtare dhe
Kultura e Gjuhës”, Akademia e
Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, I, Tiranë 1973
Shehu, HajriRreth Anglicizmave në Mjetet e Sotme të Informimit Masiv,
Studime Filologjike 3-4, Akademia e Shkencave e RSH, Viti 2002.
Topalli, Kolec Për Ndikimet e Huaja në Strukturën Gramatikore të SHqipes
së Sotme, “Gjuha Shqipe”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1/2005.
(burimore)
Thomai, Samara,etj. Fjalor i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, Tiranë, 2006
Gazeta Shqiptare Shtator – Dhjetor 2007
Revista Klan Shtator – Dhjetor 2007
Revista Jeta Shtator – Dhjeto 2007
Etj.
14