0
FON UNIVERSITET
Punim seminarik
Fakulteti: Shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Lënda: Ekonomia politike e UE-së
Tema: Bankat dhe afarizmi bankar
Prof. I lëndës Student
Prof.Dr. Sami Bislimi Burim Nesimi
Shkup; 2010
0
1
PËRMBAJTJA:
1. Hyrje……………………………………………………………1
2. Bankat dhe sistemi bankar dhe organizimi I tij…………......3
3. Objektivat e bankave………………………………………….8
4. Veprimtaria e kreditit…………………………………………9
5. Llojet e huave…………………………………………………10
6. Procesi I marrjes së kredisë bankare………………………..11
7. Kuptimi, përcaktimi dhe roli I normës së interesit………....13
8. Llogaritje e normës së interesit………………………………14
9. Përfundimi…………………………………………………….15
10.Literatura e shfrytëzuar……………………………………..16
1
2
1. Hyrje
Transakcionet ekonomike, qoftë kur është fjala e qarkullimit të brendshëm, apo
me botën, nuk mund të kryhen pa ndërmjetësimin e mjeteve financiare. Emitimin,
grumbullimin dhe shpërndarjen e tyre e bëjnë institucionet përkatëse publike financiare
që mund të jenë të llojeve të ndryshme: bankave, kursimoreve, institucioneve të
sigurimit etj. Andaj, në kuadër të ekonomisë kombëtare, për ti krijuar transakcionet
monetare, duhet përcaktuar edhe ofertën monetare, proces I cili ky zakonishtë shkon
nëpërmjet sistemit bankar.
Zhvillimi ekonomik, pos faktorëve të tjerë, varet edhe nga shkalla e akumulimit
apo kursimit, që paraqesin investimet në të ardhmen. Pra, ekziston një ndërlikueshmëri
e ngushtë ndërmjet kursimeve dhe investimeve. Procesi I prodhimit I një ndërmarrjeje
ose firme nuk mund të sigurohet në tërësi nga vetë akumulimi, për ç’arsye për të
siguruar riprodhimin e zgjeruar, nevojitet huazimi ( kredia) e mjeteve financiare.
Në sistemin bashkëkohor ekonomik vendin kryesor të ndërmjetësimit financiar e
luajn bankat, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, pormë kryesore janë bankat
afariste dhe të kursimeve. Ndonse këto dy lloje bankash dallohen midis tyre nga lloji I
depozitave që pranojnë dhe nga lloji I huasë ( kredive) që japin, në të vërtetë kryejnë të
njëjtin funksion. Që të dy këto banka qëndrojnë midis ofruesit dhe përdoruesit të
mjeteve financiare.
Pikërisht ky punim seminarik ka të bëj se për çfar formohen bankat dhe si punojn
ata, si I ndihmojnë ekonomisë së vendit, si zhvillohet sistemi bankar, në a nivele, nga e
ka origjinën fjala bank, si dhe klasifikimi I bankave në bazë të disa kritereve.
Gjithashtu jepet sqarim I shkurtër se çfarë është Holldingu dhe cilat janë
objektivat e bankave, çka ofrojnë bankat në përgithësi, si bëhet ndarja e kamatave, si
klasifikohen huatë dhe si zhvillohet procesi I marrjes së kredisë, çka janë normat e
interesit dhe roli I saj dhe si behët llogaritja e normës së interesit.
2
3
2. BANKAT
Për ta kuptuar rolin dhe rëndësinë e sistemit bankar në procesin e
transakcioneve financiare, do ta përkufizojmë kuptimin e bankave.
Në teorinë e financave egzistojnë përkufizime të ndryshme për bankat si
institucione financiare. Bankat për nga përmbajtja dhe funksioni I tyre dallohen nga
subjektet e tjera ekonomike. Përkufizimi I bankës është I lidhur me funksionin që kryen
ajo në riprodhimin e zgjeruar dhe në sferë e transakcioneve. Në këtë drejtim mund të
themi se banka paraqet instiucion financiarë të veçantë, I cili merret me mobilizimin e
mjeteve monetare përkatësisht, përkatësisht me ndërmjetësimin e marrjes dhe dhënies
së kredisë dhe qarkullimit të pagesave të komitentëve.1
Sistemi bankar dhe organizimi I tij
Bankat janë instiucion financiar që ndërmjetësojn për kalimin e fondeve
përkohësishtë të lira nga njësitë suficitare në njësite deficitare të ekonomisë. Por për
dallim nga institucionet tjera financiare gjatë këtij kalimi banka shëndron maturitetin e
fondeve, d.m.th fondet e lira me afat relativisht të shkurtër të njësive deficitare mund të
përdoren me afat të gjatë në njësitë suficitare dhe fondet e lira me afat të gjatë mund të
përdoren me afat të shkurtër.
Në tërësinë e bankave vendin kryesorë e zënë bankat tregtare. Por në çdo vend
gjenden edhe banka të llojeve të tjera që kryejnë funksione të ndryshme në ekonomi
ose në degë t ë veçanta të saj. Tërësia e llojeve të ndryshme të bankave me lidhje të
ndërsjellta dhe me funksione të caktuara përbën sistemin bankar të një vendi.
Sistemi bankar mund të jetë njënivelor dhe dynivelor. Në sistemin bankar
njënivelor ose monobankar funksionon vetëm një bankë e cila luan disa nga rolet e
një banke qëndrore si dhe disa nga rolet e një banke tregtare duke pranuar depozita
dhe duke kredituar ekonominë ose publikun. Sistemi bankar njënivelor ështe
1 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq 247
3
4
karakteristikë për ekonomitë e planifikuar dhe të centralizuara të modelit socialist të
ekonomisë.
Në sistemin bankar dynivelor ekzistojnë dy lloje bankash. Në nivelin e parë,
funksionon jo mbi baza tregtare, banka qëndrore si bankë emituese e parasë, si bankë
e bankave dhe si e qeverisë. Në nivelin e dytë, funksionojnë mbi baza tregtare një tërësi
institucionesh financiare që kryejnë veprimtari bankare ku vendin kryesorë e zënë
bankat tregtare.
Bankat dhe origjina e tyre
Bankat paraqesi institucione mjaft komplekse. Ata kryejnë shum punë
heterogjene në kuadër të ekonomisë së një vendi, veprimin e bankave e me të edhe të
sistemit bankar I cili varet nga vetë sistemi ekonomik, përkatësisht nga sistemi I
përgjithshëm ekonomiko-shoqëror.2 Fjala bankë përdoret sot gjërësishtë për të
përshkruar një shumëllojshmëri institucionesh financiare. Për shembull operojnë të
ashtuquajturat Bankat e investimeve, të cilat janë të specializuara në operimin me
letrat me vlerë të kompanive ose të qeverisë. Këto banka blejnë letra me vlerë nga
emituesit dhe përpiqen ti rishesin ato në tregun e hapur me qëllim fitimi. Gjithashtu
veprojnë Bankat idustriale, të cilat pranojnë depozita kursimi nga konsumatorët e
vegjël dhe japin kredi për ekonomitë familjare dhe bisneset. Banka bën pranimin e
depozitave si nga ndërmarje ekonomike ashtu edhe nga idnividët. Depozitat
përfaqësojnë deponimin e parave të lira ( kursimeve ) në bankë si nga personat juridikë
ashtu edhe nga ata fizikë.3 Bankat e kursimit që tërheqin kursimet e familjarve ose
individëve si burim kryesor fondesh dhe I investojnë ato kryesisht në hua pengu, letra
me vlerë të qeverisë etj.
Pavarësisht nga vështirësitë e një përkufizimi të saktë, një bankë në gjykimin e
përgjithshëm e tradicional është një institucion financiar që I ofron publikut:
a) Llogaritë në kuadrin e pjesëmarrjes së saj në sistemin kombëtar të pagesave
të cilat përdoren për të kryer pagesat për blerje mallrash dhe shërbimesh dhe
që janë gjërësishtë të pranuara nga publiku për këtë qëllim.
2 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq 2553 Ibid, fq. 248
4
5
b) Depozitat, që përfaqësojnë investime të sublekteve ekonomike dhe
ekonomive familjare. Kemi disa lloje depozitash, por më kryesoret janë:
depozta te paafatizuara – në të parë ose të çekueshëm të cilat pronari mund
ti shfrytëzoj në çdo moment, të cilat mund të kthehen në para të gatshme ose
shërbejnë për të bërë pagesa të ndryshme, dhe depozita të afatizuara ku
me këtë rast ndërmjet bankës dhe depozituesit lidhet kontrata në të cilën
përcaktohet koha e afatizimit dhe elementet tjera që dalin nga ky lloj depoziti.4
c) Kredi dhe paradhënie të ndryshme drejtëpërdrejtë për subjektet ekonomike
dhe ekonomitë familjare. Një kredi është një autorizim për të shpenzuar të
dhënat për personat publik.5
Institucioni që ofron këto produkte dhë shërbime është banka tregtare.
Klasifikimi I bankave
Bankat mund të klasifikohen sipas disa kritereve:
1. Sipas shumëllojshmërisë së shërbimeve dhe rrethit të klientelës, bankat
klasifikohen në:
- Banka të përgjithshmë ( universale ) tregtare që ofrojnë mbi baza tregtare
veprimtari univerzale për të gjithë publikun e gjërë dhe
- Banka të specializuara ( banka të industrisë, banka bujqësore, banka të
investimeve etj ) të cilat ofrojnë shërbime të kufizuara bankare ose ofrojnë të
gjitha shërbimet për një grup të caktuar klientësh dhe jo për publikun e gjerë.
Ka raste që këto punojnë edhe mbi baza jotregtare.
2. Sipas normës së organizimit të përgjithshëm bankat kalsifikohen në:
- Banka pa degë ose banka unike të cilat I kryejnë të gjitha veprimet dhe
operacionet tregtare në një mjedis.
4 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq 2485 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche; Shkup 2006; fq 30
5
6
- Banka me degë karakteristik e të cilave është veprimi I njësive organizative
më të vogla të quajtura degë banke nën varësinë e drejtorisë qëndrore. Këto
kryejnë drejtëpërsëdrejti të gjitha ose disa veprimtari bankare në emër dhe
për llogari të bakës.
- Shoqëri tregtare Holldingu me të cilat kuptohet çdo organizim ë kontrollon një
ose më shumë banka tregtare. Ky kontroll nënkupton zotërimin e më shumë
se 25% të aksioneve të një banke. Në këtë rast banka zotërohet nga një
organizim që quhet shoqëri tregtare Holldingu.6 Në përgjithësi, shoqëritë e
Holldingut zotërojnë bankat në zonën e metropolit ( qendrat emëdha urbane)
ku dhe popullsia dhe të ardhurat e tyre janë rritur me shpejtësi.
3. Sipas pronësisë së kapitalit bankat klasifikohen në:
- Bankat me kapital privat, ku kapitali I bankës zotërohet nga aksionerë privat
vendas ose të huaj.
- Bankat me kapital të përbashkët ku kapitali I bankës u përket pjesërisht shtetit
( I përfaqësuar nga një ministri ose agjenci tjetër publike) dhe një ose disa
personave juridike private. Aksionet e saj nuk mund të zotërohen nga individë
sepse banka është krijuar me një marrëveshje fillestare dy ose më shumë
palëshe për krijim të kapitalit të prbashkët.
4. Sipas formës juridike të organizimt dhe drejtimit bankat klasifikohen në :
- Banka të organizuara si shoqëri tregtare anonime ku kapitali I bankave
përbëhet nga aksionet.
- Banka kooperative ku kapitali I bankës nuk përbëhet nga aksionet por nga
kontributet e anëtarëve të saj. Këto banka veprojnë sipas parimeve të
kooperativave.
5. Sipas shtrirjes gjeografike bankat I klasifikojmë në
- Banka lokale, kanë vetëmnjë vendëndodhje ose disa degë të cilat veprojnë
brenda një territori të caktuar.
6 Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof. Dr Adnan Jashari, SEEU. Tetovë 2006
6
7
- Banka kombëtare, e shtrijë vëprimtarinë e tyre në gjith territorin e një vendi.
Prirja botërore sot është shëndrimi I bankave lokale në banka kombëtare.
Arsyeja kryesore e kësaj prirje është se bankat kombëtare kanë mundësi të
veprojnë në më shumë veprimtari dhe zotërojnë një treg më të madh. Në çdo
vend, pa marrë parasyshë sisteim ekonomiko-shoqëror, egziston vetëm një
bankë unike emetuese shtetërore, Banka Qëndrore, e cila është nën
kontrollin e plotë të shtetit, ku shteti ia jep të drejtat dhe autorizimet e veçanta
për rregullimin, hartimin dhe realizimin e marëdhënieve monetare dhe
kreditore brenda ekonomisë së vendit përkatës.7
- Bankat ndërkombëtare, e shtrijnë veprimtarinë e tyre jo vetëm në vendet ku e
kanë selinë qëndrore por edhe në shumë vende të tjera. Shpesh, janë lidhjet
e ngushta ekonomike ndërmjet vendev dhe interesat e bankave të tyre të
shtrijnë veprimtarinë në vendet përkatëse. Veprimtaria e bankave
ndërkombëtare bëhet e dukshme sot edhe në kuadrin e thellimit të integrimit
ekonomik ndërmjet vendeve të ndryshme. Shumë banka të fuqishme
veprojnë në vende të ndryshme duke hapur filijale ose degë banke dhe për
rrjedhim zotërojnë pjesë të rëndësishme të tregut të tyre. Një grup tjetër
bankash ndërkombëtare janë edhe ato që u shërbejnë politikave ekonomike
globale të organizmave ndërkombatare. Të tilla janë: Banka Botërore, Banka
Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europjane e Investimeve etj.
7 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq 255
7
8
3. Objektivat e Bankave
Objektivi kryesor I bankës dhe maksimalizimi I vlerës së aksioneve të saj
nëpërmjet rritjes së fitimeve.
Objektivi I dytë I bankës është zgjerimi I aktiviteteve të saj duke mbajtur një
nivel të mjaftueshëm kapitali.
Objektivi I tretë I bankës është rritja e shërbimeve për klientelën.
Objektivi I katërt I bankës është rritja dhe ndarja e tregut.
Objektivi I pestë I bankës është se ajo është segment I tregut të hapur.
Objektivi I gjashtë i bankës është kryerja e shërbimeve të caktuara për realizim
të profitit si: marrja e depozitave dhe dhënia e kredive ( huave). 8
Produktet dhe shërbimet kryesore që ofrojnë bankat në përgjithësi
Veprimtaria bankare ofron produkte dhe shërbime, të cilat gjithnjë e më shumë
kërkohen nga ekonomitë familjare, bizneset, qeveria qëndrore dhe lokale. Veprimtaria
kryesore nëpërmjetë të cilave njësive ekonomike u ofrohen produkte dhe shërbime
janë: veprimtaria e depozitave, e kreditit, e shërbimit të pagesave dhe veprimtaria e
investimeve.
8 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq 247
8
9
4. Veprimtaria e kreditit
Kreditë, huatë dhe paradhëniet zënë vendin kryesorë ndër operacionet e biznesit
banker. Ata sigurojnë fitimet dhe ndihmojnë në tërheqjen e depozitave.
Megjithëse hatë janë shumë fitimprurëse për bankat ato kërkojnë një kohë të
caktuar për tu kontraktuar, kanë një risk më të lartë dhe likuiditet më të ulët se sa
investimet. Për dhënie të kredisë normalisht duhet marrë parasyshë dy elemente
kryesore: qëllimi I kredisë për çka është I destinuar dhe shuma e kredisë, dmth sasia e
nevojshme për realizimin e qëllimit në fjalë.9
Teoritikisht, shlyerja e huasë mund të bëhetnë mënyrë periodike më këste, në
një datë të caktuar, në shumën gjithsejt, ose në disa raste sipas kërkesës. Në qoftë se
haja duhet kthyer sipas kërkesës, si huamarrësi ashtu edhe huadhënësi mund të japin
fund kontraktues në çdo kohë.
Huatë bankarë mund të jenë të garantuara ose të pagarantara. Shumica prej tyre
janë të garantuara. Garancia apo kolaterali mund të jenë mallra, inventor, pajisje,
ndërtesa, tokë dhe në disa raste aksione apo obligacione.
Qëllimi I kolateralit është ulja e dëmit financiar të huadhënësit në qoftë se
huamarrësi falimenton. Vlera e një mjeti si kolateral varet nga vlera e parashikuar e
rishitjes së tij.
Në qoftë se huamarrësi nuk shlyen detyrimin e huasë, atëherë banka mund të
shesë pasurinë e vënë si kolateral për të mbuluar humbjet nga huaja.
9 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche; Shkup 2006; fq.30
9
10
5. Llojet e huave
Sipas natyrës së tyre huatë që japin një pjesë e pankave janë:
- Huatë tregtare dhe industriale – Këto lloj huashë zënë peshën kryeore në
huatë bankare. Ata mund të jenë hua afatshkurta deri një vit, hua afat
mesme, nga një deri 7 vjet dhe hua afatgjata me mature mbi shtat vjet. Këto
hua mbështesin financimin e industrisë dhe tregtisë.
- Huate bujqësore – janë hua afatshkurtëra dhe afatgjata për financimin e
veprimtarisë bujqësore. Huatë afatshkurtëra bujqësore përgjithësisht janë hua
sezonale. Ato jepen për blerjen e inputeve dhe inventarit bujqësor, si plehra
kimike, fara etj.
- Huatë e konsumit – janë hua që bankat u japin ekonomive familjare për
pajsije konsumi me vlera të mëdha dhe me afat të gjatë përdorimi
( automjete, pajisje, shtëpi etj). Krediti I konsumit nga pikëpamja e
marrëveshjes përfshinë:
a) Hua me këste
b) Hua me pagesa të menjëhershme
c) Linja krediti për shtëpi
d) Hua për blerje automjetesh, kamionash, mjete lundrimi, etj.
e) Hua për shpenzime familjare ( mobilim shtëpie, udhëtim turistik etj).10
6. Proçesi I marrjes së kredisë bankare10 Financat publike Michel Lascombe & Xavier Vandendriessche; Shkup 2006, fq 30.
10
11
Arritja e marrëveshjes së kredisë ndërmjet bankës dhe klientit është një process
që kërkon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe analizën e plotë nga të
dokumenteve të detyrueshme nga kreditori si:
- Kërkesën për kredi si dhe dokumentet që tregonjnë statusin ligjor
- Përshkrimin e çdo kolaterali të cilin kredit dhënësi e mban si mjet për zbatimin
e sigurimit të detyrimit që do të paguhet
- Deklaratën e plotë financiare të kreditmarrësit
- Marrëveshjen e kredisë, përfshirë shumën monetare kryesore, përqindjen e
interest, planin e shlyerjes dhe objektin e kredisë
- Vendimin që miraton transakcionin e kredisë
- Nënshkrimin e çdo personi që është I autorizuar për dhënien e kredisë.11
Nga ana e tyre, bankat, krahas këtyre dokumenteve u kërkojnë kredikërkuesve
edhe dokumenta të tjera si deklaratën nga organet tatimore, vërtetimin ga bankat e tjera
më të fundit etj. Të gjitha dokumentet e kërkuara nga bankat për kreditkërkuesin
grumbullohen në dosjen e kredisë së tij. Kjo dosje shqyrtohet nga banka.
Procesi I shqyrtimit të dokumenteve pasohet nga analiza e treguesve ekonomik e
financiarë të klientit. Të dyja këto etapa përbëjnë analizën e kreditit.
Analiza e kreditit është metoda kryesore e kufizimit të rrezikut të kreditit pqë
bankën. Analiza e kreditit është procesi hetimor dhe analizues që ndërmeret nga
huadhënësi për të përcaktuar mundësinë e huamarrësit për të shlyer plotësishtë
detyrimin e huasë.
Pra, analiza e kreditit nënkupton kryerjen e hetimeve e të studimeve dhe
përcaktimin e kapacitetit borxhmbajtjes të huamarrësit potencial.
11 Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof. Dr Adnan Jashari, SEEU. Tetovë 2006
11
12
Vlerësimi I kredisë dhe marrja e vendimit
Pas llogaritjes së raporteve dhe analizës së faktorëve të kreditit, institucioni
financiar vlerëson në tërësi kredinë duke përcaktuar anët e forta ose të dobëta të saj.
Mjaft institucione financiare bazohen në procedura sasiore për vlerësimin e riskut të
kreditit.
Modelet më të njohura që përdoren sot janë: vlerësimet statistikore dhe cilësore
si dhe sistemet e vlerësimit me pikë të kreditit.
Norma e interest
Ndërmjetësit financiar ( bankat) për shërbimet e bëra kërkojnë kundërvlerë të
punës së tyre, që në teorinë e financave quhet interes.
Norma e interesit për huatë e dhëna është më e lartë se norma e interest për
hautë e marra. Diferenca ndërmjet këtyre dy normave të interesit paraqet të ardhurat e
bankës. Ndërkaq, diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ( pagat,
shpenzimet material, pajisjet etj) përbën fitimin e bankës. 12
Normat e interesit janë tregues ekonomik dhe financiar ët vendit. Normat e
interesit gjithashtu janë të rëndësishme, ndryshimet e të cilave konsiderohen si
barometra të situatës ekonomike dhe financiare të vendit. Normat e interesit gjithashtu
janë të rëndësishme në procesin e vendimmarrjes për projekte të ndryshme financiare
si për shoqëritë tregtare ashtu edhe për ekonomitë familjare.
Si çdo subject tjetër, ashtu edhe banka synon të realizoj fitim sa më të lartë
( maksimal), për ç’arsye është e interesuar të jap sa më shumë kredi me normë sa më
të lartë të interesit. Mirëpo, banka në këtë drejtim nuk mund të jetë plotësisht të lirë,
sepse ka factor përkufizues në përcaktimin e sasisë së akordimit të kredisë, ashtu edhe
të lartësisë së normës së interesit.13
7. Kuptimi, përcaktimi dhe roli I normës së interesit
12 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq. 24813 Po aty, fq 249
12
13
Banka nuk mund të jep kredi pa kufi. Lartësinë e tyre e përkufizon likuiditeti I saj
ndaj kërkesës së depozituesve.14
Në një ekonomi reale, ku paraja kryen funksionin e standardit të pagesave të
nevojshme, interesi është, shuma në para që marrin huadhënësit kur japin huanë, kurse
norma e interesit është raporti I interesit me shumën e dhënë në hua.
Pjesëmarrësit e tregut të kredisë janë kursimtarët e pastër dhe huadhënësit e
pastër.
Huamarësit e pastër kërkojnë fonde nga tregu I kredisë, kurse huadhenësit e
pastër ofrojnë fonde në këtë treg.
Sa më shumë rritet norma e interesit aq më shumë ekonomitë familjare ndiejnë
se norma e interesit në treg është më e lartë se norma personale balansuese midis
konsumit të sotëm dhe konsumit të ardhshëm. Në një nivel të lartë të normës së
interesit, madje edhe ato ekonomi familjarë që janë tepër të orientuara nga konsumi I
sotëm ( ekonomitë që jetojnë sipas parimit sot për sot) do të ndiejnë se është e
dobishmetë kursejnë më shumë nga të ardhurat e tyre dhe shoqëritë tregtare më
fitimprurëse, do të gjejnë se ato nuk mund të paguajnë interest, ata do të fitojnë një
normë më të lartë kthimi, duke u shëndruar në kursimtar të pastër.
Sa më shumë që ulet norma e interesit, aq më shumë ekonomitë familjare
mësojnë që norma e interesit në treg është më posht se norma personale e balancimit
të raportit të konsumit të sotëm me konsumin e ardhshëm. Prandaj ata vendosin të ulin
normat e tyre të kthimit.
Në një nivel të ulët të normës së interesit në treg, madje edhe ekonomitë
familjare që janë të drejtauar nga konsumi I ardhshëm, ndjejnë që është më e dobishme
të konsumojnë sot dhe të kursejnë më pak. Përkundrazi, norma e ulët e interesit në treg
nxit shoqëritë tregtareqë të ndërmarin projekte të reja investimi meqë mund të huazojnë
fonde të pauajnë interesa dhepër më tepër tu ngelen edhe fitime. Kur faktorët tjerë
ngelen të pandryshuar dhe norma e interesit bie, atëherë kërkesa për kredi rritet.
Shembull: le ta zëmë se norma e interesit do të jetë 10%. Në një nivel më të lartë
të normës së interesit në treg ( p.sh. 12% ) oferta e kredisë do të jetë më e madhe se
kërkesa kredi, pra në të kemi një tepric oferte kredie. Huadhënësit duke kotraktuar me
14 Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë 2002, fq249
13
14
njëri-tjetrin për fitime nga interesi, do të ndikojnë që norma e intersit të ulet në 10%. Nga
ana tjetër, në një nivel norme më të ulët se 10% ( p.sh 8% ), oferta e kredisë do të
jetëmë e ulët se kërkesa e kredisë, pra në treg do të ketë një mungesë oferte kredie.
Huamarrësit duke konkuruar me njëri-tjetrin për kredi do të ndikojnë që norma e
interesit të rritet në 10%. Kështu që norma e interesit në treg do të jetë 10%, në atë
nivel ku kërkesa për kredi barazohet me ofertën e kredisë e pikërisht p.sh prej
1.000.000 euro. Ky nivel do të ruhet derisa nuk do të ketë asnjë nxitje as për ofruesit e
as për kërkuesit për të ndryshuar sjelljet përkatëse të tyre.
8. Llogartitja e normës së interesit
Shprehja matematikore e normave të interesit bazohet në faktin që mjetet
monetare që kemi sot, si rrgull I përgjithshëm , kanë një vlerë më të madhe se sa e
njëjta shumë që mund të kemi në të ardhmëen. Kështu p.sh, 1000 sot, kanë më tepër
vlerë se 1000euro mbas një viti. Kjo ndodh sepse kjo shumë mund të investohet, p.sh,
në formën e depozitës së kursimit me afat një vit në bankë dhe të sigurohen të ardhura
shtesë. Ta zëmë se në fillim të vitit, një investitor blen një letër me vlerë ( obligacion) me
vlerë emërore 1000 euro. Shitësi I kësaj letre me vlerë premton se pas një viti do të
paguaj 1100 euro. Në këtë shembull 1000euro përfaqësojnë vlerë aktuale, 1000euro
përfaqësojnë vlerën e ardhshme pas një viti dhe 100 euro përfaqësojnë interesin që
sigurohet nga investimi I shumës monetare prej 1000euro për nje periudhë kohore prej
një viti.
Raporti në përqindje I interesit vjetor me shumën e investuar quhet norma vjetore
e interesit.
Sipas shembullit kemi formulën:
100
i= - - - - - - - - - - × 100 = 10%
1000
14
15
9. Përfundimi
Me këtë punim u vërtetua roli I rëndësishëm I bankave dhe I sistemit bankar në
ekonominë e një shteti, pasi që siç thamë rolin kryesorë të ndërmjetësimit financiar në
ekonominë politike bashkëkohore e luajnë pikërisht bankat.
Pra banka si institucion ndërmjetësues dinanciar bën mobilizimin e mjeteve të lira
të popullatës, të ndërmarjeve dhe të subjekteve të tjera ekonomike dhe ato ua huazon
në formë kredie personave fizikë apo juridik.
Përparësia e bankës në dhënien e kredive, qëndron në faktin se ajo huamarrësit
I ofron mjete në sasi shumë më të mëdha se sikur ai të kërkonte prej individëve. P.sh
çdo të ndodhte sikur një korporatë tiu drejtohet vazhdimishtë zotëruesve individual të
kursimeve të marrë një kredi në vlerë të caktuar parashë. Në këtë drejtim avantazhet e
bankës mbështeten në atë seajo pranon depozita të shumë zotëruesve të kursimeve
(parave) d.m.th. mobilizon mjetet e lira monetare dhe kështu krijon shuma të mëdha
parash, dhe mundësi për liferim të sasive shumë më të mëdha të kredisë.
Në këtë mënyrë bankat mundësojnë zhvillimin ekonomik, në kuptimin e
modernizimit të kapaciteteve ekzistuese, zgjerimit dhe ngritjes së kapaciteteve të reja.
15
16
10. Literatura e shfrytëzuar:
- Hyrje në ekonomi Prof. Dr Musa Limani; Prishtinë
2002
- Financat publike Michel Lascombe & Xavier
Vandendriessche; Shkup 2006
- Ligjerata të autorizuara në të drejtë tregtare nga Prof.
Dr Adnan Jashari, SEEU. Tetovë 2006
16