20
Sipas vendit të ngjitjes së gjuhës drejt qiellzës: 1. Të përparme: i, e, y 2. Qendrore: ë, a 3. Të prapme: o, u Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: 1. Të hapuara: a 2.Gjysmë të hapura: o, e, ë 3.Të mbyllura: i, y, u Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: 4. Të buzorëzuara: y, u, o 5. Të pabuzorëzuara: i, e, a, ë ZANORET

Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Sipas vendit të ngjitjes së gjuhës drejt qiellzës:1. Të përparme: i, e, y

2. Qendrore: ë, a 3. Të prapme: o, u

Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: 1. Të hapuara: a

2.Gjysmë të hapura: o, e, ë3.Të mbyllura: i, y, u

Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve:4. Të buzorëzuara: y, u, o

5. Të pabuzorëzuara: i, e, a, ë

ZANORET

Page 2: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

buzore dhëmbore alveolare paraqiellzore

Qiellzore

Prapaqiellzore

Mbylltore E shurdhët

P T C Ç Q K

E zëshme

B D X Xh Gj g

ShtegoreE zëshme

V Dh Z Zh J

E pazëshme

F Th S Sh H

HundoreSonante( janë të zëshme f. 75.)

M N Nj

Anësore Ll L

Dridhëse

R, RR

Page 3: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Fonetika Studion mjetet tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre.

Kemi fonetikë:• Përshkruese (Sinkronike)

• Fonetikë Historike (diakronike)• Fonetikë e përgjithshme

Drejtshqiptimi ose oratopia është degë e rëndësishme e fonetikës.

• Drejtshqiptimi quhet edhe «fonetikë normative».

OBJEKTET E FONETIKËS

Page 4: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Është njësia më e vogël e kuptueshme në një fjalë.

Fjala mal – m+a+l në gjuhën e folur shprehte më këta tinguj, ndërsa në gjuhën e shkruar me shkronjat përkatëse.

Pra, ndarja e ligjërimit tonë në kuptim quhet nyjëtimi i parë.

• Por këtë njësi të fjalës së parë, d.m.th fjala dhe morfemat e saj mund të ndahen në njësi më të vogla, në tinguj – fonema që si njësi nuk ka kuptim në vetvete (pra këto

njësi pakuptim lidhen vetëm me rrafshin e shprehjes dhe përbëjnë atë që quhet nyjëtimi i dytë i gjuhës).

MORFEMA

Page 5: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Si njësi tingullore lineare ose segmentore në gjuhë shërbejnë tingujt. Dhe quhen linearë, meqë në rrjedhën e ligjërimit

vendosen njëri pas tjetrit, shqiptohen njëri pas tjetrit. • Si njësi tingullore mbisegmentore konsiderohen sidomos

theksi dhe intonacioni.

• Ana tingullore e gjuhës ka funksion formues dhe njohës. • Ka funksion formues sepse tingujt e saj luajnë rolin e

materialit të ndërtimit për fjalë. • Funksioni njohës i anës tingullore duhet në faktin se në sajë të

lidhjes së kompleksit tingullor dhe të kuptimin, folësit e një gjuhe njohin njësitë gjuhësore, p.sh. Dorë, derë ose ato

pakuptim si dërë ose rodë

NJËSITË TINGULLORE

Page 6: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

• Tingujt e ligjërimit studiohen në:

1. Aspektin nyjëtimor

2. Aspektin akustik

3. Aspektin funksional ose fonologjik

TINGUJT DHE ASPEKTET E STUDIMIT TË TYRE

Page 7: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Është aspekti më i rëndësishëm i studimit të anës tingullore të gjuhës, sepse gjuha është dukuri shoqërore, që ka lindur

në shoqëri dhe i shërben asaj.

ASPEKTI FUNKSIONAL I TINGULLIT

Page 8: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Në ligjërim tingujt përfitohen nga dridhja e tejzave të zërit në laring si edhe nga fërkimi që shkaktohet gjatë kalimit të

rrymës së ajrit nëpër pengesat që mund të krijohen në vende të ndryshme të aparatit të të folurit.

• Karakteristikat kryesore akustike të tingujve të ligjërimit janë:

1. Lartësia

2. Forca (intensiteti)

3. Gjatësia

4. Timbëri

ASPEKTI AKUSTIK I TINGULLIT

Page 9: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

• Lartësia e një tingulli varet nga numri i dridhjeve në njësinë e kohës (si njësi e tillë zakonisht merret

sekonda). Sa më i madh të jetë numri i dridhjeve në sekondë, aq më i lartë është tingulli, këtu vlen të

përmendet se matja e tingullit bëhet me herc (hc).

LARTËSIA

Page 10: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Ky intensitet varet nga amplituda e dridhjes (d.m.th. Nga largesa midis pikës së qetësisë dhe pikës skajore që arrin

trupi që dridhet). Sa më e madhe të jetë amplituda, aq më i fortë është tingulli.

FORCA OSE INTENSITETI FIZIK I TINGULLIT

Page 11: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Gjatësia e një tingulli është sasia e kohës që përdoret për shqiptimin e tyre. Për më shumë kjo gjatësi varet nga faktorë të ndryshëm, ndër të cilët mund të përmendim

shpejtësinë e të folurit, theksin, e tje.

GJATËSIA

Page 12: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Tingujt e ligjërimit, ashtu si edhe tingujt e tjerë, zakonisht nuk përbëhen nga dridhje të thjeshta, por të përbëra.

Kjo i bije që një tingull dridhet si tërësi, por njëkohësisht dridhen edhe pjesët e veçanta të tij, d.m.th. gjysma, një e treta, një e katërta etj. Si përfundim përfitohet një tingull i përbërë.

Toni që fitohet nga dridhja e telit si tërësi quhet ton themelor.

Tonet që fitohen nga dridhjet e pjesëve të telit, quhen tone pjesore ose harmonike.

Tonet pjesore ose harmonike, i japin tingullit ngjyrimin karakteristik që quhet timbër.

Analiza e formanteve të tingujve bëhet me aparate të posaçme që quhen spektrografë ose sonagrafë.

REZONANCA

Page 13: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

• Pjesët kryesore të aparatit të të folurit janë:

1. Zgavra e hundës 2. Zgavra e gojës 3.Faringu 4.Laringu (ku janë vendosur tejzat e zërit) 4. Trakea 5. Mushkëritë

6. Diafrangma. • Aparati i të folurit përbëhet prej këtyre organeve: mushkërive, laringut (ku janë vendosur tejzat e zërit), faringut, zgavrës së gojës, gjuhës, buzëve, zgavrës së

hundës, qiellzës dhe njerithit (uvulës).

ASPEKTI NYJËTIMOR I TINGUJVE

Page 14: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

APARATI I TË FOLURIT (PRERJE SKEMATIKE NË PROFIL) DHE PIKAT E NYJËTIMIT

Page 15: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Laringu, përbënë pjesën e sipërme të zgjatur të trakesë. Në të dy anët e saj janë vendosur tejzat e zërit (kordat vokale),

që në të vërtetë janë dy palosje muskulore elastike. Zëri prodhohet si pasojë e dridhjes së tejzave të tendosura të zërit, dridhje që shkaktohet nga rryma e ajrit që del nga

mushkëritë. Hapësira midis tejzave të zërit quhet shtegth i zërit.

ORGANET E FRYMËMARRJES

Page 16: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Zgavrat e mbilaringut luajnë rolin e rezonatorëve dhe të prodhimit të zhurmave që karakterizojnë disa nga tingujt e

ligjërimit. Kështu, prej laringut rryma e ajrit kalon në faring, i cili luan rolin e rezonatorit. Faringu lidhet me zgavrat e gojës dhe të hundës. Kur rryma e ajrit kalon

nëpër zgavrën e hundës, tingulli fiton një ngjyrim karakteristik, hundorësinë. Si p.sh: m, n, nj.

ZGAVRA E MBILARINGUT

Page 17: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Gjuha është organi më i lëvizshëm që merr pjesë në nyjëtimin e tingujve.

• Në mënyrë konvencionale gjuha ndahet në disa pjesë:

1. Maja e gjuhës

2. Shpina e gjuhës (ana në drejtim të qiellzës)

3. Rrënja e gjuhës (pjesa ku ajo bashkohet me kockën e nëngjuhës dhe me epiglotën).

GJUHA

Page 18: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

• Ajo ndahet në: Pjesën e përparme, të mesme, dhe të prapme.

• Nga pjesa e përparme e saj dallohet veças maja e gjuhës. • Kufirin e përparmë të zgavrës së gojës e përbëjnë buzët

dhe dhëmbët. Buzët, që mund të zgjatën dhe të mblidhen, shërbejnë gjithashtu si rezonator dhe ndikojnë

në rezonancën e zgavrës së gojës (buzorëzimi ose labializimi). Dhëmbët janë futur në mishrat e dhëmbëve,

që quhen dhe alveola ose trysa. • Kufirin e sipër të zgavrës së gojës e përbën qiellza, e cila

ndahet në dy pjesë : qiellza e fortë dhe qiellza e butë. E forta fillon pas alveolave dhe mbaron në kufirin e

dhëmbëve të fundit. Qiellza e butë është formuar prej muskujsh dhe është e lëvizshme, sepse mbështetet në një

mbajtëse kocke.

SHPINA E GJUHËS

Page 19: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Organet që marrin pjesë në nyjëtimin e tingujve, mund të jenë të lëvizshme dhe të palëvizshme, ose siç quhen

ndryshe, aktive dhe pasive.• Në organet aktive përfshihen tejzat e zërit, gjuha, qiellza

e butë me njerithin dhe buzët. Në organin pasive futen qiellza e fortë (së bashku me alveolat) dhe dhëmbët.

ORGANET AKTIVE DHE PASIVE

Page 20: Fonetike dhe Fonologji e Shqipes

Studion rolin që luajnë tingujt në funksionin e gjuhës si mjet komunikimi në shoqëri.

D.m.th studimi i tingujve nga pikëpamja e rolit që luajnë për ndërtimin dhe për dallimin e njësive të kuptueshme të

gjuhës, d.m.th të fjalëve dhe të morfemave, përbën objektin kryesor të teorisë së fonemave dh të fonologjisë, ku

fonemat zënë rolin kryesor.

Fonetika i studion njësitë tingullore të ligjërimit në aspektin nyjëtimore e fizik dhe fonologjia, që i studion këto njësi nga

ana funksionale, përbëjnë dy aspekte studimi të një disipline të vetme gjuhësore, prandaj fonologjinë e quajnë

edhe fonetikë funksionale.

ASPEKTI FUNKSIONAL OSE FONOLOGJIK I TINGUJVE