4
KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësi Florian Dajçi, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected] 1 Viti VII i botimit, nr. 51, shkurt 2015 Jemi edhe ne... Shkurt 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Vlerësimi i nevojave të personave të dëmtuar me municione vetë shpërthyese në Shqipëri Që nga muaji janar shoqata ALB-AID po zbaton projektin “Vlerësimi i Nevojave Social –Ekonomike dhe Mjekësore i kërkesave të viktimave me UXO/ERW në Shqipëri.”, cili tashmë ka si target qarqet e Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Kukësit. Ky projekt ka si qëllim regjistrimin e personave të dëmtuar nga municionet e paplasura në një bazë të dhënash e cila do t'ju shërbej të gjithë aktorëve të interesuar për planifikime të programeve të ndryshme për këtë shtresë. Projekti është në fazën e plotësimit të pyetësorëve. Në fund të projektit të gjitha gjetjet do të botohen dhe prezantohen para grupeve të interesit dhe institucioneve shtetërore. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar të Mirëbesimit në Slloveni. “Iniciativa e Mbështetjes së Punësimit ne Bujqësi (IMPB)”. Shoqata ALB-AID ka nisur zbatimin e fazës së dytë të projektit “Iniciativa e Mbështetjes së Punësimit ne Bujqësi (IMPB)”, i cili financohet nga ne Prishtine. Ashtu si edhe fazën e parë ky projekt ka si qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit përmes rritjes së aksesit në aktivitetet e gjenerimit të të ardhurave në sektorin e bujqësisë. Aktualisht projekti është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për të përfituar nga projekti. Ambasada Norvegjeze (Vijon nga numri I kaluar) I. Vullnetarizmi ndër shekuj në Shqipëri Historia kulturore shqiptare është e pasur me akte vullnetarizmi. Shoqëria tradicionale shqiptare tregon se koncepti i këtij populli për "tjetrin" nuk është armiqësor, siç ndodh rëndom ndër popujt e zonave të nxehta, siç është edhe Ballkani. Në këtë kulturë nuk është detyrimisht "kundërshtari", zakonisht "tjetri" në shtresat më të hershme të kulturës shqiptare është një "i ndryshëm nga vetja". Nëse është dalluar "tjetri", kjo ka qenë më shumë një nevojë vetë-identifikimi. Lahutari i këngëve legjendare thotë se kreshniku u foli shokëve "në gjuhë të vet", thjesht për të konstatuar se ishte ndryshe, ishte një "alter", pa kurrfarë konotacioni ndaj atij që nuk ishte "i vet". Në siparin e viteve 1930, kur komisiariati për refugjatët i Lidhjes së Kombeve projektoi një shpërngulje masive të hebrenjve nga vendet europiane për t'i shpëtuar nga rreziku nazist dhe, Shqipëria zyrtarisht u ftua të hapë kufijtë e saj për pranimin e refugjatëve të rrezikshëm, qeveria mbretërore e vendit e pranoi pa hezitim propozimin. Pas këtyre viteve të mikëpritjes së hebrenjve, ngjarje tjetër kulminante me p¸ rmasa bot¸rore ishte altruizmi i banor¸ve t¸ Kuk¸sit n¸ luft¸n e Kosov¸s gjat¸ vitit 1999. M¸ shum¸ se 450 mij¸ shqiptar¸ t¸ kosov¸s u shp¸rngul¸n me dhun¸ nga vendbanimi i tyre drejt rrethit t¸ Kuk¸sit. Po n¸ këtë vitin, Kuk¸si u kandidua p¸r çmimin nobel p¸r paqe, me motivacionin për mikpritjen dhe mirpritjen e popullit kosovar gjatë periudhës së luftës. II. Vullnetarizmi në këndvështrimin sociologjik Në tezën e tij të disertacionit De la division du travail social (1893 ; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës, është pikërisht raporti i individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897 ; Vetëvrasja) ku arsyeton se individi është ngushtë i lidhur me kulturën e tij ; aty na del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015

KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësi Florian Dajçi,

shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume

8

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

1

Viti VII i botimit, nr. 51, shkurt 2015

Jemi edhe ne...

Shkurt 2015______________________________________________Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

Vlerësimi i nevojave të personave të dëmtuar me municione vetë shpërthyese në Shqipëri

Që nga muaji janar shoqata ALB-AID po zbaton projektin “Vlerësimi i Nevojave Social –Ekonomike dhe Mjekësore i kërkesave të viktimave me UXO/ERW në Shqipëri.”, cili tashmë ka si target qarqet e Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Kukësit. Ky projekt ka si qëllim regjistrimin e personave të dëmtuar nga municionet e paplasura në një bazë të dhënash e cila do t'ju shërbej të gjithë aktorëve të interesuar për planifikime të programeve të ndryshme për këtë shtresë. Projekti është në fazën e plotësimit të pyetësorëve. Në fund të projektit të gjitha gjetjet do të botohen dhe prezantohen para grupeve të interesit dhe institucioneve shtetërore. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar të Mirëbesimit në Slloveni.

“Iniciativa e Mbështetjes së Punësimit ne Bujqësi (IMPB)”.Shoqata ALB-AID ka nisur zbatimin e fazës së dytë të projektit “Iniciativa e Mbështetjes së Punësimit ne Bujqësi (IMPB)”, i cili financohet nga ne Prishtine. Ashtu si edhe fazën e parë ky projekt ka si qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit përmes rritjes së aksesit në aktivitetet e gjenerimit të të ardhurave në sektorin e bujqësisë. Aktualisht projekti është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për të përfituar nga projekti.

Ambasada Norvegjeze

(Vijon nga numri I kaluar)

I. Vullnetarizmi ndër shekuj në Shqipëri

Historia kulturore shqiptare është e pasur me akte vullnetarizmi. Shoqëria tradicionale shqiptare tregon se koncepti i këtij populli për "tjetrin" nuk është armiqësor, siç ndodh rëndom ndër popujt e zonave të nxehta, siç është edhe Ballkani. Në këtë kulturë nuk është detyrimisht "kundërshtari", zakonisht "tjetri" në shtresat më të hershme të kulturës shqiptare është një "i ndryshëm nga vetja". Nëse është dalluar "tjetri", kjo ka qenë më shumë një nevojë vetë-identifikimi. Lahutari i këngëve legjendare thotë se kreshniku u foli shokëve "në gjuhë të vet", thjesht për të konstatuar se ishte ndryshe, ishte një "alter", pa kurrfarë konotacioni ndaj atij që nuk ishte "i vet". Në siparin e viteve 1930, kur komisiariati për refugjatët i Lidhjes së Kombeve projektoi një shpërngulje masive të hebrenjve nga vendet europiane për t'i shpëtuar nga rreziku nazist dhe, Shqipëria zyrtarisht u ftua të hapë kufijtë e saj për pranimin e refugjatëve të rrezikshëm, qeveria mbretërore e vendit e pranoi pa hezitim propozimin. Pas këtyre viteve të mikëpritjes së hebrenjve, ngjarje tjetër kulminante me p¸ rmasa bot¸rore ishte altruizmi i banor¸ve t¸ Kuk¸sit n¸ luft¸n e Kosov¸s gjat¸ vitit 1999. M¸ shum¸ se 450 mij¸ shqiptar¸ t¸ kosov¸s u shp¸rngul¸n me dhun¸ nga vendbanimi i tyre drejt rrethit t¸ Kuk¸sit. Po n¸ këtë vitin, Kuk¸si u kandidua p¸r çmimin nobel p¸r paqe, me motivacionin për mikpritjen dhe mirpritjen e popullit kosovar gjatë periudhës së luftës.

II. Vullnetarizmi në këndvështrimin sociologjik

Në tezën e tij të disertacionit De la division du travail social (1893 ; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës, është pikërisht raporti i individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897 ; Vetëvrasja) ku arsyeton se individi është ngushtë i lidhur me kulturën e tij ; aty na del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015

72

KRIJIME FIGURATIVE

Shkurt 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Shkurt 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

dorë nga jeta mund të shpjegohet nëpërmjet forcave shoqërore. Kjo pjesë e punës së Durkheim-it, bazohet në tipologjinë gemeinschaft-gesellschaft të dhënë nga Ferdinand Toennie (1855-1963). Toennie ishte i interesuar të krahasojë komunitetet primitive (gemeinschaft) me shoqëritë moderne industriale (gesellschaft). Komuniteti (gemeinschaft) karakterizohet nga dominimi i lidhjeve të ngushta personale, familjare apo fisnore; shoqëria (gesellschaft) karakterizohet me dominim të lidhjeve më shumë jopersonale apo lidhjeve praktike apo profesionale. Durkheim-i, duke u mbështetur në tezën e Toennie, analizoi tipet e solidaritetit në shoqëritë primitive dhe moderne. Ai të parën e quajti "solidaritet mekanik" (në të cilën vetëdija kolektive është e fortë) dhe të dytën "solidaritet organik" (në të cilën vetëdija kolektive është e dobët dhe i detyrohet shtimit të individualizmit). Sikurse Toennie dhe Durkheimi, Parsons konsideronte se dallimi ndërmjet këtyre të dyjave të ishte rrënjësore. Lidhjet në shoqëritë tradicionale, të cilat kryesisht janë personale dhe stabile, ai i quajti "ekspresive", ndërsa lidhjet në shoqëritë moderne, të cilat kryesisht janë jopersonale dhe praktike, i quajti "instrumentale". Individi nuk mund të jetë autonom. Ai ka nevojë të ofrojë e të kërkojë, pra të shkëmbejë me të tjerët. Shoqëria është e mundur, integriteti shoqëror ruhet në saje të solidaritetit. Solidariteti, për Durkheim-in, është lidhje e ndërsjellë, kushtëzim, dhe varësi reciproke. Në bazë të solidaritetit krijohen edhe marrëdhëniet e tjera shoqërore dhe kur ndërron mënyra e solidaritetit ndërron edhe sistemi i shoqërisë. Këto tipe të shoqërisë janë shoqëria primitive, arkaike ose segmentare dhe shoqëria e ndarjes së punës. Vetëm ndarja shoqërore e punës mund të realizojë bashkëveprimin e individëve. Ndarja e tillë është ndarje në klasa me funksione specifike e në bashkëpunim midis tyre. Sipas pikëpamjes së tij, strukturat shoqërore dhe etike janë rrezikuar nga lindja e teknologjisë dhe mekanizimit. Ndarja e punës u ka kushtuar punëtorëve me tëhuajsim nga njëri-tjetri dhe me shtim të vartësisë reciproke, meqë asnjë nga ata tani nuk prodhon tërë produktim për vete. Ndërmjet individëve që lidhen e kooperojnë ka diçka të jashtme që ushtron presion nga lartë (interesi shoqëror). Duke qenë organ i një organizmi, individi është inferior kundrejt nivelit superior të një shoqërie të organizuar. Shoqërorja ka një natyrë superindividuale me një funksion konstant rregullimi. Që individi të mos e ndjejë këtë shtrëngesë si forcë të jashtme duhet të krijohen kushte të tilla ku ndarja e punës do të kuptohej si ligj i natyrës dhe si i tillë një rregull moral i sjelljes njerëzore. Në bazë të barazisë (krijimit të shanseve dhe mundësive të barabarta) polarizmi social nuk do të çonte në konflikt ose shtrëngim ekstrem, por në solidaritet maksimal midis të pabarabartëve.

Msc. Alfred Nela , Psikolog

Diku mes fantazisë dhe realitetit (ese)U nisa në një udhëtim të fshihesha nga realiteti për pak kohë. Eca! Eca! E gjeta veten diku mes dy botëve e britmat e mija therëse vetëm ushtonin si jehona. E kuptova se fantazia ishte e ndërtuar nga bukuria dhe imagjinata. Eh...dallgët e detit vijnë ngadalë dhe treten në rërën e lagur. Dhe vuajtjet zhdukeshin si mjegulla në pranverë, por kur ktheva kokën nga realiteti çdo gjë u zhduk. Dallgët e detit përplaseshin furishëm me gurët e thepisur të humnerës së vdekjes. Trishtimi tundon, zbrazëtia kishte zhveshur të gjitha ëndrrat e njerëzve të pafajshëm. Dhe vuajtjet shumoheshin si mikrobet në papastërtinë e jetës. Çfarë të bëja? Cilën nga këto gur të peshores të zgjidhja? Diku midis atyre po rrija por, nuk ishte zgjidhje. Nëse jetoj në fantazi aty ku deti valëzon lehtë, aty ku problemet kthehen në lumturi, por që mungon një gjë e di shoqëria. Të jetoj në realitet aty ku qielli i zi qëndron aty ku dielli, nuk perëndon aty ku padrejtësia shihet në horizont. Por, shoqëria jeton është ajo që të zgjon nga dehja e jetës monotone. Dhe vendosa midis fantazisë dhe realitetit të turbullt, i cili do të ishte strehimi i duhur ku zemra s'të pikon. Realiteti...s'mund të jetoja në fantazi pasi do të isha strukur në anijen e vetmisë në qiellin me yje. Realiteti s'do të zhduket edhe pse lumturi s'do të ketë por, pa dashuri e ngrohtësi e miqësi s;do të ngrohem në dimrin e ftohtë. Dhe këmbët e mija prekën realitetin.

Pa emër

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore (ese)Është tepër e vështirë të falësh kur shpirtin ta pushton dhimbja, por koha shëron gjithçka. Dhimbja, plagët të mësojnë të kërkosh falje, të mësojnë të falësh, por kur dhimbja të pushton shpirtin të duket e pamundur. Thonë që të gabosh është njerëzore por të falësh është hyjnore. Dhe nëse ti e do veten tënde aq pak sa ta lësh atë në dorën e dhimbjes e të urrejtjes atëherë kurrë nuk do të jesh i aftë të falësh, por as të meritojmë faljen e dikujt tjetër. Për një moment kur je i lënduar apo i zhgënjyer ndjen se gjithçka ka humbur kuptimin që dikur kishte dhe të falësh këtë dhimbje të duket e pamundur. Sa më shumë rritesh aq më shumë e kupton, se është e kotë të vazhdosh duke mbajtur mëri e inat në zemër, do jetë gjithmonë diçka që do të të ndalojë të jesh i lumtur, të qeshësh me të vërtetë. Një gjë që prishet njëherë nuk mundet kurrë të kthehet ashtu siç ishte në fillim. Është njësoj si një pasqyrë e cila thyhet dhe sado të mundohemi të ngjisim copat e saj nuk do ta jepnin pasqyrimin tonë të saktë. Besimi për njerëzit është shumë i vështirë për tu fituar dhe mjafton vetëm një çast për ta humbur atë, unë mendoj se njerëzit e fortë dinë dhe duhet të falin sepse falja sipas mendimit tim nuk do të thotë që një raport të kthehet ashtu siç ishte në fillim, por qetësia për shpirtin tënd. Në qoftë se dikë në radhë të parë duhet bërë për të shpëtuar veten tënde nga dhimbja. Por, gjithashtu e di shumë mirë se shpesh nuk arrin të komandosh as ndjenjat pozitive e as negative. Dhimbja është një ndjenjë që të mundon shpirtin dhe as nuk të lejon të mendosh ashtu siç duhet. Kemi shumë pak kohë për të qenë të lumtur, e mendoni pak nëse këtë koha duhet ta harxhojmë duke mbajtur mëri e trishtime në shpirt. Duhet të jesh vetë ti që të kuptosh se gjërat duhet ti fitosh përfshirë këtu edhe aftësinë për të folur e për të bërë diçka të mirë në jetën tënde. Nuk janë të dobët, apo pa karakter ato persona që arrijnë të falin. Ato kanë kuptuar kuptimin e jetës, se nuk ja vlen të kesh një peng në zemër kur mund ta largosh atë, nuk ja vlen të ndihesh fajtor me veten tënde kur fajin nuk e ke ti,. Dhe mbi të gjitha duhet të dish se për sa kohë je gjallë duhet të ndihesh tillë, duhet të falësh veten tënde sepse duke falur atë arrin të falësh edhe të tjerët, duke falur të tjerët bëhesh një njeri i madh. Është vërtetë vështirë të falësh, por do të jetë akoma më e vështirë të jetosh me një dhimbje që të këput shpirtin. Pas një dite me shi, do të vijë një ditë me diell, pas një faljeje të sinqertë do të vijë diçka më e bukur dhe më e vërtetë. Mjafton të kemi besim tej vetja jonë dhe atëherë kemi për ta ndjerë shpirtin të lirë, do të jemi më të lumtur, më të sinqertë, më të qetë, më të sigurte.

Luena Sokoli, kl XI, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Donika Lleshi, Krume

Adisa Rrustemi, kl VII, shkolla 9-vjeçare Zahrisht, Has

Hra Brati, kl Vi, Krume

Manjola Muja, kl VII, shkolla “Sejdi Dida”, Krume

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015

3

Shkurt 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...Shkurt 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

6

KRIJIME FIGURATIVE E shkuara nuk kthehet më (ese)Nuk e kam fort të qartë përse shikimi im i zbehur tretet diku në horizont duke mos parë asgjë. As pse zemra ime më rreh fort, mushkëritë mezi më mbushen me frymë, e në venat e mija qarkullin trishtim. Nuk e di pse në stomak ndjej peshën e boshllëkut, e gjymtyrët i ndjej të mpira nga fataliteti i hidhur. S pse brenda meje zhvillohet një duel i tej zgjatur midis instinktit dhe logjikës, një duel që nuk njeh fitimtar. Di vetëm që mendoj për gjithçka dhe nuk mendoj për asgjë. përpara syve të mi shfaqen vende, objekte, persona të cilët i përkasin të shkuarës. Të mbuluar nga pluhuri i harresës, imazhet e tyre s'janë gjë tjetër veçse silueta të turbullta, por çuditërisht ndjenjat kundrejt tyre mbeten të forta po aq sa atëherë kur kishin pushtuar zemrën time. Ata i njohin pikat e mija të dobëta, ndaj si oktapod më shtrëngojnë fort pas vetes me tentakulat e tyre pas hasur rezistencë. Sërish përpara syve më shfaqen siluetat e tyre që sa vijnë e bëhen më të qarta. I rifitojmë dalëngadalë tiparet e tyre dalluese. Nuk janë gjë tjetër veçse ëndrra të varrosura prej kohësh që ringjallen. Koha e zbut dhimbjen por nuk e zhduk atë! Dëshira për të kthyer kokën prapa e për ta ndryshuar pak, sa vjen e behët më e fortë derisa shpërthen në një rrebesh lotësh. I përgjërohem këtyre fantazmave të largohen prej meje e të kenë mëshirë për mua sepse boll dhimbje më kanë shkaktuar. Edhe pse e di fort mirë se kur të largohen unë do tua ndjej mungesën. Njeriu është qenie komplekse deri diku paradoksale. “Do të bëhet më mirë”- them me vete. Fundja shpresa vdes e fundit edhe pse e mundur, qan, ndërkohë që ankthi tiranik mbi kokën e ulur mban flamurin e zi të ngritur ne gjysmështizë në shenjë zie për një të shkuar që nuk kthehet më...

Suzana Braha, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

KRIJIME LLETRARE

Meditimi i natyrës

Dhe ja, siç natyra po mediton edhe shpirti im në paqe po pushon

Thelë në mendjen time vallëzojnë lëndinat bukuroshe me lule shumëngjyrëshe të kuqe ose kaltëroshe

Malet e larta me kësulën prej dëboreme malësorët janë kapur në valle dorë për dore

Pemët me krahët e tyre të rënduarme dëborën janë ulur rrafsh duke kuvenduar

Bregoret në rrezet e diellit të praruarnë praninë e lumenjve duke gurgulluardhe praninë e kecave duke blegëruarbukurinë natyrës ja kane shtuar

O natyrë e ëmbël e vendit timTi mua mendjen ma ndriçone zemrën ma lumturon

Eridona Mici, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume

Largimi i mallkuar

Loti ngriuU bë mermer

Lotoi fatin e mjerë

Qyqja lëshon piskamëDuar gjithnjë në përshëndetje

Buzë ta thara në etje

Zemër, zemëruar nga udhaKëngë pa tekst të shkruarUdhëtar në udhë harruar

Erë që përpin rininëRrokullis gurë, drurë e brengë

Ëndërr e mbetur peng

Gërshetë mbetur në ferrëFjalë shkumë e copëtuarMall ngurosur ne duar

Delina Mehmeti, shkolla e mesme e bashkuar Shishtavec

Nuk kuptoj

Çfarë është jeta?Kush jam unë?Cila është më e drejtaqë më ndihmon më shumëNuk kuptoj farenuk e di ku jamNuk njoh djem të fortëpse këto ndjenja kamNdoshta jam budallae ndoshta po ëndërrojmendoj se kjo është një hataqë nuk jam i vetmi që po e shikojNuk kuptoj...me duket një injorancënuk di veten si të mbroj që s'po më le të lirënjë spirancë Nuk kuptoj...Dhe as pse të tjerët për ne shkruajnëdiçka e mbajmë mend e diçka e harrojmë “dinozaurët” me ne luajnëNdoshta ata na hutojnëdhe vetëm i kuptojmëPor, për dinozaur tani ka vetëm fosileaha, ata po na e bëjnë me hile...

Glejvis Lleshi, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukës

Për Hasin

Hasi krahinë me traditarrinë me mikun deri sa të

zbardhi ditaKur hyn miku në shtëpi

për të gëzohet plak dhe i riFjala e parë: mirë se na ke

ardhëBukë e kripë e zemër të bardhë

Hasit vlerat kush ia rriti?Kërkush tjetër përveç t'bijtë

Nuk po them për tu rrit mendjen

Por kanë pushkën dhe penënkur the kështu mos u çudisni

Se Bogdanin Hasi e rritiKëtu ka gëzim guri e druri

Se Skëndërbeut djepin ia tundiE unë desha me thanë

Jam krenar që jam hasjan

Hasan Çaushi, shkolla “Syl Pista”, Has

Manjola Muja, kl VII, shkolla “Sejdi Dida”, Krume

Marsela Malaj, kl VII, shkolla “Sejdi Dida”, Krume

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015

54

KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE (ese)

Shkurt 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Shkurt 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Ligji i tretë i Njutonit

Sa kam mall kam edhe dëshirëSa kam dritë kam edhe errësirëSa kam liri kam edhe pengesëSa kam famë kam edhe harresë

Sa kam urim kam edhe mallkimSa kam paqe kam edhe luftën Sa kam vetmi kam edhe lumturiSa kam urrejtje kam edhe dashuri

Sa kam jetë kam edhe vdekje Sa kam kundërshtarë kam edhe mbështetjeSa kam bekim kam edhe mallkim Sa kam buzëqeshje kam edhe trishtim

Florin Islamaj, shkolla “9 shtatori”, Topojan

Unë..

Jam një nxënëse 12 vjeçare në shkollë jam e mirë farejam një nxënëse shembullorendonjëherë gabojështë njerëzore

Jam ase në matematikëmësoj shumë dhe në fizikëÇfarë të bëj e mjera unënotat që i meritoj s'mi japin askund

Kur bëj test në matematikëtë gjithë habiten nga një çikëI bëj ushtrimet mirëmë thonë gabimpor gjithnjë e fitoj mendimin timKam të drejtashteti shqiptar mi ofroi

Florida Çuni, kl VI, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has

Droga

Ky pluhuri bardhëky emër i mallkuarsa jetë ke marrësa dhimbje ke shkaktuarnë fillim e ëmbël por me shije mashtrimitë duket se të kënaqpor në fund është zhgënjimiTë ngrihemi të gjithëtë betohemi me radhë të shkulim me rrënjëtë shuajmë me farëtë mendojmë të gjithë për brezat që janë pas nesh tu lëmë një botë të pastërpër drogën asgjë të mos dinë

Senada Palushi, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Jeta

Jeta ngjan me një labirint të gjerëNë këtë labirint duhet të gjesh daljen e të marrësh medaljenJetojmë në këtë botë ku e vërteta s'besohete bukura shëmtohetdhe e drejta ndëshkohet Çdo gjë tani është e qartë sikur deti që përherë ka dallgëSot në këtë botë s'ka sinqeritet të vërtetëpor vetëm urrejtjeAsnjeri nuk pendohet dhe vetëm dëshiron të lavdërohetNë këtë botë të pakuptimtëjeta është kaq e zymtë

Armeal Çuni, kl VII, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has

Besimi

Besoja në dikënë një njeriMendoja si ainjeri ishte besnik

Po ja që ai njerinuk paska qenë besnikPrandaj s'duhet ti besosh askujtPa e njohurSe ai njeri mund të të lëndojë shumë

Edmond Brdhoshi, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has

Të jemi paqësorë *ese(Sot, ne ecim në një tokë, ku në çdo hap që hedhim, tek ne, damkohet terrori. Më vjen inat nga bota, sepse unë nuk po e shkruaj vetë tregimin e jetës, por frika dhe mëkatarët. Ata i hapin me forcë grilat e zemrës dhe futen në altarin e saj. E pushtojnë atë me entuziazëm si një tokë të mënjanuar nga bota. E hedhin në një cep në një cep të errësirës dhe ku sytë e saj rrezikojnë të verbohen. Për të humbur mendjen ne e çelim rubinetin e ëndrrave dhe i çojmë një nga një në fabrikën e mendjes për ti përpunuar më mirë. Por, fatkeqësisht, mekanizmat e kësaj fabrike i ka pushtuar absurdi dhe damka e tij e urryer. Shëtitet me kënaqësi me një buzëqeshje të ligë në fytyrë, a thua sikur të ushte një mik i ngushtë imi. Prandaj mundohem të dal edhe nga vetja ime, sepse nuk mund të duroj tu shërbej këtyre miqve të paftuar. Pyetje të shumta më janë ngulur në qenien time si gozhda në dërrasë, por jam shumë e pa zonja për tu dhënë përgjigje. Dalëngadalë po shndërrohem në një mekanizëm pa ndjenja, sepse shpresa, besimi dhe siguria më kanë humbur e nuk po i gjej dot...Por o...Duhet të rezistoj. Ato nuk mund të më braktisin kështu. Këto mendime po më vizitonin shpesh, derisa u bënë banorë të përhershëm në kasollen time. Mjegulla e dendur që mbizotëronte tek unë u shndërrua në një re dhe atë ditë e zbehu muri rrezatues i diellit të shpresës. Dhe që atëherë, paqja u bë bashkudhëtarja ime...

Arta Dauti, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume

Më pikturo ëndrrënVazhdo dalëngadalë të bësh një vijë të hollë, pastaj shto edhe gjëra kuptimplotë, në mes tyre shkruaj fjalët familja dhe lumturi, sepse ajo më dhuroi ngrohtësinë dhe çiltërsinë e shpirtit, sepse ajo më mbron me flatrat e saj për të më bërë të denjë, sepse ajo më do dhe e dua, sepse pa të nuk jam askush, sepse ajo është bërthama e jetës time. Por, ju lutem mos harroni të shkruani shoqërinë për frytin që mbjelli në zemrën time dhe që u rrit shumë e lulëzoj për çastet e bukura dhe plot hare, për të qeshurat e këndshme. ama mos harro të vizatosh një zemër të madhe dhe ta bësh plot dashuri sepse me ndjenjë del mjaft e bukur, në të vendos shprehjet e bukura, por le jashtë saj inatin, zilinë, hakmarrjet, përçmimin dhe hidhërimin, sepse janë të pavlera, të mbizotërojnë në zemrën tënde, brenda saj vizato një trëndafil por të jetë pa gjemba, të jetë i kuq si gjaku që prindërit derdhën për lumturinë e buzëqeshjen në fytyrën e familjeve. Ëndrra ime ka shumë gjra brenda saj është e pafund në thellësi, nuk mbaron kurrë me fjalë të bukura. kjo ëndërr Thyen akujt që të ngulin shpirtin në tirani, te heq zingjirët e hekurt që nuk të lënë të vazhdosh jetën të lirë. Eh, ëndrrat që kanë fëmijët, ëndrrat do të mbizotërojnë gjithmonë në zemrat e tyre...

Suada Koka

Fjalët e nje druriDikur isha pema më e hijshme në të gjithë pyllin, isha filizi më i gjatë, më i hollë, më i drejtë, më i bukuri nga të gjithë filizat saqë çdo njeriu i dhimbsesha për të më prerë, por ç'tu bësh ca njerëzve të pamëshirshëm që e kanë mendjen vetëm tek paraja, që e kane mendjen vetëm tek suksesi. Më shndërruan një herë në disa dërrasa të shamatuara. Disa degë të mija, të bukura mi hodhën në plehra, ndërsa mi dërguan tek fabrika e mobilieve. Imagjinoni se ç'dhimbje ndjeva, një herë u copëtova, pastaj më rrjepën ëkurën, por kur copat e mija të fundit kishin përfunduar në një shtëpi të madhe, pas disa dekadash u shkrumbuan bashkë me shpirtin tim nga një zjarr i pamëshirshëm, po aq i pamëshirshëm sa shpirti i njerëzve që më dëmtuan. Ashtu përfunduan edhe shoqe të shumta të mija të lisnajës, ashtu përfunduan të gjitha lisnajat, ashtu përfundoi i gjithë pylli me gjithë gjallesat e kafshët nga shpirti mizor i njeriut...Ky fund i dhunshëm a do të ishte më i dhunshëm sikur të kthehej te vetë njeriu? Pse ca njerëz mendojnë se druri është vetëm dru? Pse ca njerëz mendojnë se druri fundja e fundit është për tu djegur? Druri mund të përdoret o njerëz të mençur edhe pasi të kalbet, e jo në pranverën e tij, në stinën më të bukur të moshës së tij. Sikur dikush ti kuptonte këto fjalë nga pëshpërimat që thotë një pemë duke shushuritur vazhdimisht gjethet e saj. NË momentin e fundit të ekzistencës, në momentet e fundit pa u shndërruar në pluhur, në një shtëpi të vogël të vjetër, më gjetën në disa kosha plehrash, isha në oxhak të vjetër, duke pritur që zjarri të më mbulojë, seç mu dha një buzëqeshje, kur pashë disa fëmijë aty strukur para meje, të përqafuar fort duke ngrohur njëri tjetrin...Aty kuptova se edhe njerëzit nuk qenkan njësoj, aty kuptova se një buzëqeshje do të sillte një harresë vuajtjesh. Ah, sikur të ishin gjithë njerëzit kështu. Të mos parazitojnë për para të kota, por për të dhënë vetëm ngrohtësi familjeve të tyre. Saramantella Ferizolli, kl VIII, shkola 9-vjeçare Vranisht, Has

Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume