4
KRIJIME FIGURATIVE 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected] 1 Viti VII i botimit, nr. 52, mars 2015 Jemi edhe ne... Mars 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” 7-8 marsi Erdhi 7-8 marsi rri edhe mendoj mamin dhe mësuesen me se ti gëzoj? T'ju blej një dhuratë dhe një tufë me lule nuk po më pëlqen po më duket absurde Mendova, mendova po vallë ç'tju dhuroj? t'ju jap përqafime me këtë i gëzoj Se mamin e dua dhe zemra më rreh fort po edhe për mësuesin zemra më gufon Se mami më lindi të flas të mësoj por edhe mësuesja dije më dhuroi Leontina Voka, Gostil Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare Sejdi Dida, Krume Eridona Mici, Krume Artila Dogjani, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Eridona Mici, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Sabina Cenaj, kl VIII, shkolla e mesme e bashkuar “Ahmet Voka”, Gostil

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

KRIJIME FIGURATIVE

8

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;

Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

1

Viti VII i botimit, nr. 52, mars 2015

Jemi edhe ne...

Mars 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

7-8 marsiErdhi 7-8 marsirri edhe mendoj

mamin dhe mësuesen me se ti gëzoj?

T'ju blej një dhuratëdhe një tufë me lulenuk po më pëlqen

po më duket absurdeMendova, mendovapo vallë ç'tju dhuroj?

t'ju jap përqafime

me këtë i gëzojSe mamin e dua dhe zemra më rreh fort

po edhe për mësuesin zemra më gufon

Se mami më linditë flas të mësoj

por edhe mësuesja dije më dhuroi

Leontina Voka, Gostil

Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare Sejdi Dida, Krume

Eridona Mici, Krume

Artila Dogjani, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Eridona Mici, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume

Sabina Cenaj, kl VIII, shkolla e mesme e bashkuar“Ahmet Voka”, Gostil

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

72

KRIJIME FIGURATIVE

Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

Donika Lleshi, Krume

3.1. Altruizmi

Sic e theksuam edhe më sipër vullnetarizmi lidhet me altruizmin. Por çfarë kuptojmë me altruizëm? Altruizmi, është gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t'i bërë mirë tjetrit. Shikuar në kuptimin terminologjik, altruizmi përkthehet në një fjali që mund të shpjerë lehtë në përfundim pak sa të gabuar kur të kihet parasyshë kompleksiteti shkencor në suaza filozofike, psikologjike dhe socbiologjike. Nëpër fjalorë terminologjik, ku bëhet fjalë për një zbërthim gjuhësorë, mjaftohemi me spjegimin se altruizëm është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për përkushtim dhe për të dashur të tjerët. Në një përgjithësim më të gjërë, por gjithëmonë i pamjaftuar mbi altruizmin është kualifikimi se vetia morale e shmangjes nga çdo lloj ngurimi për të privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtëzakonshëm që çfaqet për dashuri apo sakrificë për tjetrin, përbëjnë altruizmin (vetëmohimin). Në të vërtetë, ky spjegim edhe mund të merret i saktë nëse bazohemi dhe marim në konsideratë spjegimin etologjik por asesi sjelljet e qenies me aftësi të rafinuara të evoluimit të situatave të prodhuara, pra qenia njeri. Me këtë largohemi nga kufijtë e të përjashtuarës, mos të them të paqenurës kur njeriu është për tjetrin dhe kur ngritet mbi vetvehten për tjetrin.

Është tejet e qëlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotë se altruizmi është "...domosdoshmëria për dashuri, që është e imponuar rrënjësisht nga bashkimi mes gjinive që të mund të mbijetoj lloji."

Në kuptim më të gjërë, sjelljet me qëllime të mira proshoqërore të ndërmara me dëshirë dhe që prodhojnë përfitime për të tjerët; format e ndihmës vetëmohuese pa qenë i detyrar me dhunë, si dhe vet dëshira dhe dashuria për tjetrin; si dhe për të konsideruar një sjellje, altruizëm, duhet marë parasyshë edhe cytjet për të bërë mirë. Me një fjalë, për tu plotësuar kushti që një sjellje të quhet altruizëm, duhet që akcioni të jetë i nisur me dëshirë e me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së mirëqenies së tjetrit dhe mosshpresimi e mospritja e dhuratave të ndryshme si shpagim.

3. 2. Llojet e altruizmit

a) Gatishmëria spontane e njeriut për të ndihmuar tjetrin, është cilësi e përbashkët pasiqë i takon etapës para mendimit. Pra, shtin njeriun të haroj animin gjithashtu të lindur për ruajtjen e integritet vetanak. Altruizmi i këtillë, në këto rrethana të spontaneitetit pohon se është pjesë e qenësishme dhe e pandashme nga natyra e njeriut po ndoshta edhe e kafshëve në përgjithësi.

b) Sipas J.J. Rousseau, mëshira është një komponentë fundamentale e altruizmit pasiqë njeriu e ka të lindur neverinë për të parë tjetrin në vuajtje. Sa më e fuqishme të jetë ndiesia ndaj hallit të tjetrit ; aq më i madh është altruizmi. Këtu unë do të shtoja faktin se ky lloj altruizmi i bazuar në mëshirë, është i kufizuar në aspektin se Rousseau, nuk mer parasyshë komponentet tjera tepër të rendësishme kur flet për mëshirën, e këto janë etika, dhe ndjenjat vetanake që dallojnë nga personi në person.

c) Ndërpreja sado e shkurtër që të jetë e egoizmit për të ndihmuar tjetrin në vështirësi, është bashkëvuajtje e duke u nisur nga pohimet e Rousseau dhe nga rrethanat tjera vetanake të neriut që haron në një moment të meret me vetvehten, prodhon altruizëm, natyrisht me intenzitet të ndryshëm që varet nga komponentat e përmendura më parë. Altruisti më i madh, nuk hidhet në ujë për të shpetuar tjetrin se rrethanat i sheh të pavolitshme për të ruajtur egzistencën e vet. Ose nuk din not ose nuk ka guximin e duhur… Në këto kushte, një notues i mirë o i dobët, ndërpren egoizmin që e karakterizon dhe arrin shkallë të lartë altruizmi dhe simpati të lakmueshme. Me këtë shembull praktikisht kalojmë në një kriter tjetër të kritereve objektive të altruzimit si që është reciprociteti

d) Sipas filozofëve që meren me çështje etike, reciprociteti (ndërsjellja, dobia dypalëshe) është një ndër kriteret kryesore objektive të altruizmit. Që nga mitet më të lashta gjejmë këtë element në etologjinë humane. « Bën mirë gjen mirë ! » , « Mos ia bën tjetrit atë nuk don të ta bëjnë ty ! »… Ndoshta ky aspekt i shiqimit ngushton pak hapësirën morale të altruizmit pasiqë gjejmë nyanca të egoizmit që lidhet enkas ose tërthorrazi me kujdesin për vetvehten, bëj mirë për të gjetur mirë, bëjë mirë për të ju shmangur represaljeve eventuale. Kurë spontaneiteti, ndjenja, dëshira, mëshira dhe dashuria për të bërë mirë janë prezente nga faktori reciprocitet, do të flasim për altruizëm me dobi objektive dypalëshe. Të imagjinuarit e vetvehtes në vendin e tjetrit është faktikisht vënia e tjetrit në vendin tonë se në këtë rast na prekim ndiesitë vetanake dhe reagimi është pasojë e sensibiliteit ; por, të venduarit në pozitë të tjetrit duke gjykuar e trajtuar ndërmarrjet vetanake, do të thotë se dëshirat dhe veprat rrjedhin sikur të jenë të tjetrit, nxitës i angazhimit është etologjik. Njëherit i angazhuari zbulon kështu, ndjenjat pozitive personale dhe bërja mirë tani mer vlerat e mirëfillta të reciprocitetit.

(Vijon nga numri I kaluar)

Mikja e zemrës (ese)Si flladi i ëmbël që lehtë, lehtë lëkund gjethet e pemës në pranverë dhe të jep një qetësi shpirtërore, ashtu është edhe shoqja ime për mua, emri i saj është Rina. Një vajzë kaq e thjeshtë, me një trup të gjatë dhe të hollë si filizat e njomë që dalin në pranverë, e bukur, e përgjatë atij trupi derdhen bukur flokët ngjyrë kafe e të drejta të përkëdhelura nga fërshëllimë e erës ledhatuese që e bëjnë të duket si një princeshë. Kudo shkel ajo rrezaton gëzim dhe çiltërsi me sytë e zinj, ku pas tyre fshihet një oqean i madh ëndrrash dhe dëshirash. Nga buzët e saj të kuqe si gjaku me një formë të përkryer dalin vetëm fjalë të ëmbla që të bëjnë ta duash edhe më shumë, sepse ajo udhëhiqet nga thjeshtësia. NË shpirtin e saj të pastër që ngjason me buzëqeshjen e pafajshme të një fëmije ndodhen të gdhendura ëndrra dhe dëshira të mëdha për jetën. Asaj i pëlqen tu japë njerëzve ngrohtësi dhe kurrë nuk i pëlqen të zihet sepse sipas saj e keqja sjell të keqen. Gjithmonë rri e buzëqeshur edhe poqe se në zemrën e saj ka vuajtje. Gjithmonë të jep ngrohtësi edhe pse në zemrën e saj shi i fortë e godet. Ajo është një vajzë unike me karakter të fortë e aftë për të bërë ballë çdo dallge shkumuese të jetës. Rina gjithashtu ka një natyrë sentimentale të dhënë pas emocioneve të forta dhe e surprizave të bukura, një vajzë e zgjuar me një mision të lartë në vetvete që një ditë të bëhet një mjeke shumë e zonja që të shërbejë njerëzve të ndjehen më mriz. Ja pra, kjo vajzë e thjeshtë nga një fshat i vogël e mbushur me shumë ëndrra dhe dëshira të mëdha për jetën. Shpresoj se një ditë do të arrijë gjithçka në jetën e saj. Gentjana Pepa, kl XI, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”,

Edmond Bardhoshi, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has

Briken Kurpali, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has

Medin Murataj, kl IX, shkolla e mesme e bashkuar “Ahmet Voka”, Gostil

Njomeza Guri, kl IX, shkolla “Vehbi Shehu”, Bicaj

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

3

Mars 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

6

KRIJIME FIGURATIVE KRIJIME LLETRARE

Më fal

Më fal që ty nuk të shikovamë fal që shumë lar synovamë fal o diell që nga drita jote u verbovamë fal që kaq shumë të besovamë fal o hënë që natën të harrovamë fal se bukurinë tënde se shijovamë fal o mal që ty s'të respektovamë fal se ndoshta shumë të nënvlerësovamë fal o det se ty të admirovamë fal se ëndrrat për ty i ndërtovamë fal o rrugë që nga ti kalovamë fal se ty ndoshta të lëndova më fal o tokë se ty të shkelamë fal se ëndrrën ty ta prevamë fal o gur që me dorë të moramë fal se shumë larg të hodhamë fal o Zot që pak momente për ty u kujtovamë fal se aq sa duhet nuk të respektovamë fal o jetë se të nënvlerësovamë fal se të jetoj harrova

Leonora Brati, kl VIII, shkolla “Sejdi Dida”, Krumë

Magjia e jetës

Më mësove të shkruajmë mësove të lexojmë mësove shumë gjëradhe unë të falënderoj

Ari dhe argjendi janë gjëra me vlerëpor më të pasur se dija nuk do jenë asnjëherë

Çelësi i dijes tonë je vetëm ti shkolla jonëqë ne të mësojmëdhe ju t'ju gëzojmë

Njomëza Guri, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Botëkuptim i vështirë

Ëndrra, çështje ne diskutimdëshira mendim me shqetësimDashuria lëndim pa lëndim Familja mësim për zhvillimÇështja pa debat Nuk njeh aleatNë jetën e ndërlikuar tek labirinti i ndaluar Drita e zgjidhjes së dyshimitgjendet brenda krimitËmbëlsira që të rregullon shijenRruga që të tregon dijen Ndodh brenda tejeështë brenda mejemë ndjek kudo po unë se lëshoj vendi që më do dhe s'dua ta lëndoj peri i Arianës që të tërheq pas vetes dhe ti nuk i shqitesh nga frika si do mbetesh Ajo është me tynuk të lëndon, nuk të lëshon të mban fort në jetë të cilën e formon vetëTi se lëshon ajo aq më pakkështu të dy tokformojnë jetën plotAty ku ekziston gjithçkalumturia dhe dëshpërimidashuria e urrejtja por fryti mblidhte nga një e vetmja

Arbnora Dogjani, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

Nëna ime

Sapo dielli lindzogu nis e fluturonfjalët e mia nënës ja çon

Shumë herë mendojakur pranë nënës rrijasado larg të jem në zemrën e saj flija

Ah moj nënë e ëmbla nënënë zemrën time ty ta kamje për mua me të vërtetëmë e shtrenjta në këtë jetë

Leonora Meshi, shkolla “Sejdi Dida”, Krume

Mos ia vlerën askujt

Mos ia ul vlerën një yllise ai ka vlerën e vet

së bashku me yjet e tjerëbëjmë dritën e vërtet

Mos ia ul vlerën një ylliSado i vogël që të jetëpo të ishte qielli bosh

pa të s'ka dritë të vërtetëMos ia ul vlerën një ylli

edhe pse dritën e tij një tjetër mbulon mos kujto se ai s'vlen asgjë

po të mos ishin të tjerët në qiell ai që të shikosh të mjafton

Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has

Florian Dajci, Krume

Hate Laçi, shkolla 9-vjeçare, Zahrisht, Has

Alesabeta Çaushi, shkolla 9-veçare Vlahen, Has

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

54

KRIJIME LETRARE (ese) KRIJIME LETRARE (ese)

Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...

DhurataNjë ditë mami më bëri një dhuratë. Ishte një libër me titull “Jam motra jote”. E hapa menjëherë. Në faqen e parë pashë një zemër shumë të madhe, e cila ishte e ndarë në katër kutiza. Brenda çdo kutize ishte shkruar njëri nga emrat e familjarëve të mi. Hapa faqen e dytë. Aty pashë një zemër të fryrë nga dashuria. U lumturova. Radhën e kishte faqja e tretë ku pashë foton e babait. Në faqen e katërt ishte fotoja e mamasë, kurse në të pestën pashë foton e vëllait tim. E surprizuar, vazhdova të shfletoja faqet. Me njërën prej faqeve më zuri syri fjalët: ditëlindje, dhurata, lumturi, gëzim, familje. Pas disa faqesh pashë të shkruara disa fjalë të tjera: ditë e parë, shkollë, libra, banka, shokë, mësues. Këto fjalë vazhduan për disa faqe. Pas rreth katërmbëdhjetë faqesh pashë një sfond me ngjyrë të zezë ku shkruheshin fjalët trishtim, mërzi, lot. Ndërsa faqet kalonin, shikoja plot gjëra: foto fëmijësh e të rriturish, fjalë të mira e ca fjalë të këqija. Ajo që më bëri përshtypje ishte një pikturë. Piktura kishte të bënte me një rreth të madh si toka, i mbushur brenda me fjalë: mirësi, dashuri, liri, respekt, tolerance, paqe e plot fjalë të tilla. Librit i erdhi shpejt fundi. Në faqen e fundit shkruhej: “Motër, të desha, të dua dhe do të dua. Ishe bota ime, je lumturia ime, do të jesh malli im. Pjesën qendrore të zemrës time e zë ti. Aty do të mbetesh gjithmonë. Kur hapa sytë, shoh që babi po më thërriste duke mbajtur në duar një bebe të vogël. Tashmë nuk isha në ëndërr. Kjo po që ishte dhuratë!

Dea Peka, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”,

A është e vështirë të arrihet lumturia në ditët e sotmeEh! Të jesh i lumtur në ditët e sotme është shumë e vështirë madje për disa mund të thuhet fare e pamundur. Më duket vetja si një kërkues thesaresh dhe jam vetëm në gjysmën e rrugës për ta hapur sëndukun që fsheh brenda tij fjalën më të çmuar, pasurinë më të madhe, fjalën lumturi, por ama rrugës më kanë dalë shumë pengesa të cilat kanë dashur të më ndalojnë ta hap atë sënduk. Me duket vetja si një kalorëse që duhet të përballet me armiqtë e lig sepse jeta është një sfidë e vështirë të cilën të duhet ta përballosh, jeta është një lojë të cilën duhet ta luash dhe të mundohesh që të fitosh. Po kur ta fitoj këtë lojë vallë a do të mund të jem e lumtur? Po, prandaj pas shumë sfidash mund të them se jeta është lumturi, shijoje por ama nuk duhet vetë kështjellën e jetës tënde duke filluar nga themelet, duhet të përpiqesh shumë deri sa në fund të dalësh triumfues. Jeta është mister dhe ti duhet ta zbulosh atë sepse ne nuk i dimë të papriturat dhe kthesat e jetës, prandaj nëse e arrin lumturinë, kujdesu mirë për të që të mos të të ikë nga duart. Eh tani më duket sikur jam në një labirint dhe me duhet të gjej rrugën e duhur par të dalë dhe ta heq edhe një pengesë tjetër, por unë jam optimiste dhe nuk dorëzohem lehtë, prandaj mendoj se do t'ia dal. Jeta është shumë dinake dhe ne para saj jemi thjesht një gur shahu, por mundohu të mos jesh ushtar sepse ata eliminohen më shpejt, mundohu që të jesh mbretëreshë që të kesh mundësinë për të jetuar e fituar! Eh, jeta në fund të fundit është jetë, të duhet ta jetosh dhe jo ti nënshtrohesh fatit tënd, por të luftosh par të ndryshuar atë. Eridona Mici.

DimriBardhësi! Hedh vështrimin në dritare dhe shoh që pemët paskan hequr dorë nga veshjet et tyre vjeshtarake. Shoh që velloja e bardhë i paska mbështjellë ato. Oh sa bukur! Bizhuteritë e tyre më mahnitin! Kristale të bukura dëborë. Kam ftohtë por, nuk mund të lë pa përmendur edhe ngrohtësinë e madhe që ndjej brenda vetes. Me borën luajmë, bëjmë plak prej dëbore dhe plot figura të tjera, me të cilat edhe vetë dimri do të argëtohej. Eh pra! Retë gri, teksa shohin gëzimin në sytë e fëmijëve luftojnë me diellin. nuk lënë asnjë rreze të tij shkrijnë figurat e bukura të artit të fëmijëve.

Marsela Malaj, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”,

Sa e çmuar është jetaDitë pas dite, jave pas jave, muaj pas muaji, viti pas viti, lind një jetë. Kësaj jetë i jepet mundësia për të mësuar se sa e çmuar është dhe çfarë vlerash ka. Jeta është e mundësia e vetme e cila nuk mund të përsëritet më. Ndaj ajo e ka një mbarim. Kjo është si një trëndafil që çel, dhe me kalimin e kohës ai vyshket dhe vdes. Por nuk duhet të harrojmë diçka, jeta është në dorën tonë se si ta jetojmë sa më lumturisht. Kjo nuk ka vetëm momente të bukura, por ka edhe momente të trishtuara. Jeta vazhdon dhe do të vazhdojë të ekzistojë për aq kohë sa do jetojë bota. Njomëza Guri, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

FëmijëriaE ndërsa ecja ndër rrugicat e jetës plot kurthe e të papritura ndodhi që në një moment dëshiroja të isha, të ktheja kohën pas, të isha fëmijë. Plot ëndrra për të ardhmen, dëshiroja të rritesha sa më para, tani e kuptoj se çdo të thotë të rritesh. E ndërsa kthehem në kujtimet e fëmijërisë, ndër cepat ku vetëm dielli më vërente, ndihem si vite më parë. Dua që të strukem diku aty e të shijoj momentet që nuk i shijova kur isha më e vogël. Retë e atij vendi më dukeshin sikur ishin përmalluar për mua e hera herës lëshonin ca pikëza loti që më përshkonin fytyrën e njomur nga etja për lumturi. Erëza e malit më ledhatonte flokët, si ta kishte marrë malli për aromën e tyre. Dielli lëshonte rrezet e tij të flakta për të tharë lotët e mi. Lulet me thërrasin e ndërsa bari më çlodh këmbët nga sforcimet e jetës. Hera herës me dukej vetja si të isha Liza në botën e çudirave por isha në botën fëmijërore, në botën e ëndrrave ku natyra prek pasqyrën e jetës... Shqipe Sheta, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krume

LotLot për herë të parë pas shumë kohësh ndjej nj paqe e qetësi në shpirtin tim që kish kohë që nuk arrija ta gjeja. Ndjej ndoshta një kënaqësi, ndoshta për vetë faktin se sot kuptova se ende ka ngelur pak drejtësi në këtë botë ëndrrash. Sot ndjehem e lumtur dhe melankolike për ditët që vrullshëm u tretën në pluhurin e intrigës. Ndjej se ndoshta po arrij të gjej paqen e munguar, po arrij të kuptoj se jo çdo gjë mund të jetë e zymtë rreth meje...se ka ende shpresë ...Jam e lumtur edhe nuk arrij ta shfaq atë që e ndjej pasi pavarësisht se sa e lumtur jam, jam mësuar me fytyrën e ngrysur që më karakterizon prej kohësh...Po shikoj këtë moment me zjarr sepse e di që do të zgjohem nga ëndrra sa hap e mbyll sytë e do të përfundoj sërish te ëndrra e ëndrrës së parealizuar. Por tani vetëm frikë që s'kam, tani jam e fortë sa vështirë të përulem sërish para disfatës së jetës. Atje tutje vërvitem me shpresë që më mban gjallë dhe unë dua ta jetoj. Sa më frymëzuan fjalët e mamit. Pa më të voglin dyshim ne të dyja bashkohemi në shumë pika, na mban bashkë nj miqësi e paharrueshme dhe jemi të dyja të forta dhe thashë “mos më zhgënje”. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë...Sa shumë herë e kam dëgjuar këtë çfarë babai, tani e thënë nga nëna. Kjo qenie e brishtë dhe e dashur. Sa do të doja që çdo ditë të ishte si kjo e sotmja. Leonora Brati, kl VIII, shkolla “Sejdi Dida”, Krume

Qyteti im i së ardhmesQyteti im i dashur. Ulem në ballkon dhe vështroj qytetin tim. Në çdo cep të tij do të doja të bëheshin ndryshime. Mendoj të ardhmen e tij e dëshiroj të jetë si një kopsht me lule. Rrugët e asfaltuara, të pastra, me trotuare e pemë të mbjellura në to, do ngjasonin si kurora zbukuruese rreth pallateve e ndërtesave të çdo lagjeje. Një qytet i sistemuar, me parqe të gjelbëruara me kënd lojërash për fëmijë, me ambiente sportive dhe argëtuese, do ia shtonin akoma më shumë bukurinë. Vazhdoj të mendoj dhe them me vete se çfarë mund të bëj unë për qytetin tonë. Jam e vogël ndoshta tani, por dëshirat i kam të mëdha për të kontribuar sado pak për vendlindjen time. Një mbeturinë e hedhur në vendin e duhur, një lule, një fidan i ri i mbjellur në kopshtin tim, në oborrin shkollës apo dhe në një park të qytetit, do ishin shumë si për mua ashtu edhe për secilin nga bashkëmoshatarët e mi. I shkrova këto rreshta me pak fjalë si një mesazh që i bën thirrje çdo banori të qytetit tim, i madh apo i vogël qoftë ai, për të ndërtuar të ardhmen e qytetit tonë, për të shtuar jetëgjatësinë e brezave pasardhës. Belkina Mulaj

Lufta edhe artiTë flasësh për dallimin mes artit dhe luftës është si të krahasosh të bardhën me të zezën. Lufta... një periudhë tmerresh, dhimbjesh, gjakosjesh, konfliktesh, vrasjesh e izolimesh. E si mund ta përshkruajmë ndryshe veçse si një masakër shpirtërore, mendore e fizike. Po të kthesh kokën nga shpëtimi prej luftës, cili është arti, është njëlloj sikur Zoti të të bashkojë me parajsën. Arti... muzikë, tinguj, melodi, ngjyra, buzëqeshje, pikturë, skulpturë, figura, mbushje zbrazëtie e qetësi. Ajo është një rrugë për të vendosur paqen ,ë të qëndrueshme në botë me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me mendjen e shpirtin tonë. Nuk besoj se ka njeri që nuk i di pasojat e luftës e të mirat e paqes, por ka njerëz që duan të bëjnë sikur nuk i dinë. Ka njerëz që me vetëdije të plotë krijojnë konflikte, që në fakt me pak tolerancë , mirëkuptim e mençuri do të ishin thjesht probleme të vogla. E pra, o njerëz, kur i dini këto pasoja, pse nuk bëni zgjedhjen e duhur, paqen? Pse shkoni drejt shkatërrimit të jetës, të njerëzimit? Është e pamundur të mos përballesh me ndonjë konflikt, por duhet të dish ti bësh ballë këtyre konflikteve e të drejtohesh drejt vullnetit të mirë, me anë të parimeve më të larta njerëzore. Kjo është detyra që çdo njeri ka, të dijë të përballojë të keqen e të luftojë për të mirën.

Dean Peka, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume

Loreta Sopaj, kl VII, shkolla “Ahemt Voka”, Gostil