370
1

SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

1

Page 2: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

2

Page 3: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

TË SHKRUARIT SI PROCES.

KRITERET PËR TEKSTIN E SHKRUAR

3

“ arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime, ma

dobësojnë aq shumë arsyen, sa me arsye…”

• Pse ndodh kjo?

Page 4: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

• sot hasim shpesh në gabime drejtshkrimore si:

• Pavarësisht rrethanave (në vend te pavarësisht nga rrethanat);

• Kam shkrojtur në vend të: kam shkruar

• Migjeni u lind në… në vend Migjeni lindi në… etj. për të mos përmendur fjalët e shumta të huaja të panevojshme.

Page 5: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

• Nevoja që në universitete të ipen modele se si të flasim e të shkruajmë

Page 6: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

Është e njohur në kulturën kombëtare“Lutja e shkrimtarit” të përfaqësuesit tonë të madh Faik Konica : • “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën

mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durumin që të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthitjet e shtypit! Ashtu qoftë! “

• Detyrë: Duke u nisur nga fjalët e Konicës, shprehni mendimet e juaja me një paragraf rreth problemeve që trajton ky fragment)

Page 7: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Duhet të dimë të shkruajmë

• Çka i sheh syri ia bën dora (thuhet për mjeshtërit)

• Shprehje me cilësi të tilla: i mençur, i ditur ose i dijshëm, i shpejtë, i zgjuar, i kthjelltë etj.

7

Page 8: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

• Ç’ është ortografia (ose shqip: drejtshkrimi)

• Gjithnjë ballafaqohemi me këte problem në momentin kur mendimet tona duhet t’i vëme në letër. Njeriu që ulet të shkruaj ndodhet para mëdyshjes: di çfarë të them, por duhet të di si ta them me shkrim.

• Idetë, qoftë ato që kanë të bëjnë me përditshmërinë, qoftë ato që lidhen me veprimtari të mëdha: me shkencën, artin, kulturën, politikën, biznesin etj.,kanë nevojë për t’u shprehur në një gjuhë, kanë nevojë për t’u shkruar, se atëherë do të bëhen të kuptueshme nga të tjerët

Page 9: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

• Nuk është e lehtë të shkruajmë. Këtë në mënyrë poetike na thotë edhe Dante Aligeri

” se s’asht një punë që i dilet lehtë m’atë anë t’përshkruhet si ashtë fundi i dynjasë,

s’mjafton një gjuhë që thrret veç babë e nanë…

Page 10: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

“… desha me u fëdigun për sa mujta me dijtun…” (Buzuku) ose “… m’u desh me qitë në dritë shumë fjalë plaka e të harrueme…” (Budi)

Page 11: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

• Kumtimi me gojë, gjithnjë ka qenë më i lehtë në krahasim me shkrimin

• Përse e themi këtë?

(9)

Page 12: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Sepse:

• Folësi mund ta ndreqë menjëherë gabimin dhe të kërkojë të falur dëgjuesit

• E shkruara përcillet brez pas brezi, nga epokat e mëparshme tek e sotmja

• Gjithnjë mbetet aktuale thënia e moçme latine: “ Verba volant, scripta manent” (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet)

Page 13: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

• GjUHA E FOLUR:

• Përveç fjalëve ka edhe mjete të tjera ndihmëse si: • pasthirrma • britma • intonacione të zërit • dialogun • gjeste dhe lëvizje të duarve dhe trupore • Ata që hyjnë në bisedë zakonisht janë në afërsi me njëri-tjetrin • folësi nuk mund të fshijë e të heqë ndonjë fjalë apo fjali që e ka shqiptuar. Fjala që shkon në vesh të marrësit nuk mund

të kthehet mbapa • Ka karakter spontan

Page 14: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

• GJUHA E SHKRUAR:

• Nuk ka mjete të tjera përveç letrës dhe mjetit të të shkruarit

• ju drejtohet shumë personave ose mbarë një kombi, ndërsa gjuha e folur një numri shumë të kufizuar të njerëzve

• Formë zotëruese ka monologun

• Ka saktësi dhe përpikëri

• Paraqitje më të saktë të të menduarit

• Komunikim i dyfishtë: me vete dhe me të tjerët Cila është më e lashtë?

Page 15: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

• Studentët nën trysninë e lodhjes “duhet të shkruajmë”

• Shkrimtarët nën trysninë e mundimit për të gjetur fjalët dhe shprehjet e duhura

• Të dy palët kanë të drejtë, sepse të shkruash është si të flasësh me vete sipas rregullave dhe stilit

• Të shkruash d.m.th. të lësh gjurmët e ideve, mendimeve dhe kulturës sate

• Rruga e të shkruarit është e mundimshme dhe e gjatë

Page 16: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

• ka ekzistuar gjithnjë

• së pari përmes shenjave: hieroglife, ideograme, alfabete të ndryshme

• shkrimet nëpërmjet internetit, po konkurojnë letrën por përsëri mbështeten në të njejtin mjet për të cilin po flasim: mbi të shkruarin si proces

Page 17: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Mjeshtria e të shkruarit nuk është vetëm për shkrimtarë

17

Page 18: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

Kriteret që

duhet pasur

parasysh kur

hartojmë një

tekst të shkruar

Faza paraprake

ose

përgatitore

Faza

projektuese

Faza e hartimit

dorë të parë

ose

E parashtrimit

Faza e rishikimit

pas hartimit në

dorë

të parë

Faza e rishikimit

të dytë

Page 19: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

- Shpesh dëgjojme: ai “di të shkruaj”, kurse për të tjerë thuhet e kundërta.

- njohuri nga shkolla me lëndët mësimore.

- normat gramatikore.

- njohje e dobësive ose mangësive të formimit gjuhësor personal (Sokrati thoshte: “ Fitorja më e madhe është ta

njohësh dhe ta mposhtësh vetveten”).

- zgjerimi termave dhe fjalëve sipas fushave të veprimtarisë përkatëse.

- Kulturë të të lexuarit.

Page 20: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

• “Shqip flasim e nuk mirremi vesh”, thotë një fjalë e urtë popullore

Secili folës ose shkrues ka nevojë për dy elemente të rëndësishme:

• Të tërheqë vëmendjen e bashkëfolesit ose lexuesit

• Të kuptohet nga bashkëfolësi ose lexuesi

Page 21: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

• Për të bërë vlerësimin e të shkruarit të një letre, libri a raporti etj. duhet të mbështetemi në tregues të dy niveleve kryesore:

• niveli gjuhësor i mirëfilltë (drejtshkrimi, zotësia për t’i

përzgjedhur fjalët e termat, rrjedhshmëria, kujdesi ndaj

eufonisë/bukurtingëllimi/ dhe simetrisë )

• niveli i argumentimit ( qartësia e paraqitjes, përputhja e

temës me titullin, plotëria/ trajtimi shterues/, lidhja e mirë e tekstit)

Page 22: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

• Teksti mund të përbëhet nga, një togfjalësh, një fjali, një tërësi fjalish.

• “Ku nuk ka tekst nuk ka as objekt studimi” (sipas Bachtin-it)

• Etimologjia e tekstit- nga latinishtja i endur, i thurur( prej nga vjen edhe njërrënjshmëria me tekstil, tekstilist shqip endje, endës), mbështetet në një metaforë ku fjalët shihen si fijet e perit.

• Teksti i plotë duhet të ketë: fillim; zhvillim dhe përfundim

Page 23: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Si mund ta komentojmë këtë mendim:

Ajo që krijon tekstin nuk është gjatësia (që mund të jetë e ndryshme), por natyra

thellësisht kontekstuale e interpretimit të tij.

23

Page 24: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Page 25: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

• Titulli është kartvizita e çdo teksti dhe pjesë përbërëse e tij

• Ndërtimi i tekstit nis që nga titulli

• Një profesionist i komunikimit duhet të ketë patjetër sensin e titullit

Egzistojne dy drejtime

kryesore për zgjedhjen e titullit:

• Përshkrues (funksion informativ)

• Vlerësues (interpretimin e përmbajtjes së tekstit dhe shpreh opinionin e atij që shkruan)

Page 26: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

• Kujdes përshtatjen e duhur gramatikore në të shkruar dhe komunikim:

• Po iu drejtuam dikujt me “TI”, kjo parakupton se ai është një njeri i njohur mirë, madje edhe i afërt (edhe foljet në këtë rast do të jenë në veten e dytë njejës) “Ti mik i dashur, ke berë mirë që ke ardhur sot…”

• Po të jetë një i panjohur, e sidomos ndonjë person zyrtar, nëse e fillojmë tekstin me “JU”, “ Ju, zoti avokat, jeni i ri, por duhet ta dini se para Jush këtu…”

Page 27: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shkathësitë dhe hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit

• Ligjerata e tretë: Shkathësitë dhe hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: Komunikimet afariste- Machael J. Rouse, Sandra Rouse

1

Page 28: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shkathësitë dhe hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit

Shkathësitë dhe hapat që duhet ndjekur gjatë përgatitjes së prezantimit - Përmbajtja e ligjeratës së tretë:

(Komunikimet afariste- Machael J. Rouse, Sandra Rouse (F.187-203)

• Shkathtësitë që duhet të ekspozojmë përpara publikut

• Teknikat e shkrimit dhe shkathtësia e komunikimit

• Hapat që duhet ndjekur për përgatitjen e prezantimit

• Parashkrimi, shkrimi, përshtatja për formatin e prezantimit

• Akordimi i materialit me kohën në dispozicion, pasqyra e analizës së publikut

• Faktorët e ndikimit: struktura dhe përmbajtja, ligjërimi, pamja dhe qëndrimi, shfrytëzimi i veglave pamore, përgjigjet

në pyetje

• Informatat kthyese; parimet e informatave kthyese

2

Page 29: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

Prezantimet pamore (vizuale) dhe me gojë

Prezantimi me gojë dallohet nga komunikimi me shkrim ngase kërkon prezencën tuaj fizike para publikut. Edhe në botën akademike, edhe në atë afariste do t’u duhet herë pas here të mbani prezantime.

Në prezantime ne ekspozojmë para publikut punën tonë. Ai përqëndrohet tek ju e kjo e bën prezantimin një punë stresuese.

Zhvillimi i prezantimit të suksesshëm është shkathtësi që mësohet me kohë dhe me ushtrime. Sa më shpesh ta përsërisni, do t’u bëhet gjithnjë e më i lehtë.

Page 30: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

Pavarsisht se a jeni fillestar, apo keni përvojë në mbajtjen e prezantimeve, ju do të liroheni nga ajo barrë dhe do të relaksoheni në qoftë se përgatiteni mirë. Përgatitja e mirë do të thotë shfrytëzimi i teknikave të shkrimit të mirë dhe zhvillimi i strategjisë së komunikimit, që ju ndihmon të krijoni vetëbesim.

Për të mbajtur me sukses një prezantim, duhet të keni kujdes edhe në një sërë shkathtësish. Duhet të dini si të shfrytëzohen më së miri veglat vizuale- ndihmëse.

Page 31: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

Të rëndësishme janë edhe teknikat tjera, p.sh. përgjigjet në pyetje në mënyrë profesionale dhe shkalla e mjaftueshme e fleksibilitetit (pyetjen e publikut ta përshtatni me prezantimin tuaj).

Page 32: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

Paraqitja dhe përgatitja e prezantimit tuaj

-ky planifikim është i lidhur së pari me përpilimin e punimit me shkrim. Janë disa hapa që mund t’i ndiqni edhe në përgatitjen e prezantimit:

a. parashkrimin

b. shkrimin

c. përshtatjen për formatin e prezantimit

d. akordimin e materialit me kohën në dispozicion

e. pasqyra e analizës së publikut

Page 33: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

a. Në fazën e parashkrimit duhet të caktoni qëllimin tuaj, si dhe objektivat. Kjo fazë nënkupton përgatitjen e fazës së përmbajtjes konkrete.

b. Shkruani përmbajtjen e prezantimit tuaj. Ky shkrim nganjëherë mund të ndryshojë duke theksuar disa pjesë dhe duke shpjeguar ato. Mos harroni të keni kujdes kur kaloni nga njëra temë në tjetrën duke pas parasysh që të ketë një rrjedhë të lëmuar. Kujdes gjithashtu në gramatikë dhe në stil.

Page 34: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

c. Hapi tjetër është përshtja e materialit për prezantimin me gojë.

d. Renditni tezat kyçe sipas rëndësisë që t’i mbani rezervë tezat më pak të rëndësishme në qoftese mungon materiali (për të koordinuar kohën që e kemi në dispozicion). Kjo kërkon përgatitje të mirë që të fitoni vetëbesim për ta bërë këtë.

e. Analiza e publikut është tejet e rëndësishme për prezantimin. Duhet të dini sa e njeh publiku juaj temën që do të prezantoni. P. sh. nëse ia prezantoni publikut raportin financiar, mund të përdorni terme profesionale, ngase ata sigurisht do ta kuptojnë, por nëse në publikun tuaj krahas ekspertëve financiarë gjenden edhe punëtorë të profileve të ndryshme, ato terminologji duhet shpjeguar paraprakisht.

Page 35: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Kur të përfundojmë me këto pika të rëndësishme që i përmendëm deri tani duhet të përqëndrohemi në faktorët e ndikimit- që në prezantimin tuaj të lini

mbresat më të mira.

Faktorët e ndikimit janë:

1. Struktura dhe përmbajtja

2. Ligjërimi

3. Pamja dhe qëndrimi

4. Shfrytëzimi i veglave vizuale dhe ndihmëse

5. Përgjigjet në pyetje

Page 36: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

1. Struktura dhe përmbajtja: Ashtu si shkrimi edhe prezantimi do të duhej të ketë fillimin, mesin dhe përfundimin.

Struktura e prezantimit, mos harroni, rrjedh nga një shkrim i sukseshshëm, i punuar dhe i organizuar mirë .

Është mirë të filloni me diçka që të tërheq vëmendjen e publikut tuaj.

Pjesa kryesore e perzantimit tuaj duhet të paraqitet në mënyrë logjike. Paraqitni qartë tezat, të cilat mund t’i orientoni me këto fraza: “përshkrimi im tregon se…”, apo “për këtë arsye është e qartë se…”.

Page 37: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

Kini kujdes që kapërcimet gjatë ndërrimit të temave dhe kalimin në argumente të reja, të jenë të qarta. Publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se keni përfunduar shpjegimin e temës A dhe se tani jeni duke folur për temën B: “me këtë pikërisht vërtetova se… për këtë arsye mund të kalojmë në…”

Page 38: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Kur ta përfundoni prezantimin, duhet të bëni një rezyme të shkurtër të tezave kryesore. Është e rëndësishme që prezantimin ta përfundoni pastër. Përfundoni me fjali përmbyllëse lidhur me qëllimet që i keni theksuar në fillim. Për shembull: “Këtë paradite kam folur mbi…, gjë që vërteton se…”. Nëse e filloni fjalimin tuaj me hyrje që tërheq vëmendjen, mund t’i ktheheni atij edhe te përfundimi.

Page 39: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Po japim një shembull të prezantimit mbi marrëdhëniet industriale në minierën kanadeze të thëngjillit:

“ Ishte natë dhe me siguri ftohtë. Binte borë, kurse

130 njerëz provonin të ngroheshin pranë hekurudhës

së afërt në Gurorës kanadez – qëndronin aty që ta

parandalonin hyrjen e trenit në minierë”.

Page 40: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Kjo hyrje është interesante dhe e tensionuar. Shtrohet pyetja: pse kanë tentuar ta ndalojnë trenin këta njerëz në mes të natës dhe në atë të ftohtë.

Page 41: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

Pas paraqitjes së prezantimit mbi gjendjen e marrëdhënieve industriale në një minierë dhe mënyrës se duhet ndryshuar ato, mund të përfundojmë me një rishikim të hyrjes.

P.sh. Do të mund të thonim:

“nëse e ndryshojmë grafikën tonë të marrëdhënieve industriale, të punësuarve tonë nuk do t’u nevojiten aksione radikale dhe problemet e veta nuk do të duhej t’i zgjidhnin me ndalimin e trenave që ta fusin thëngjillin në minierë”.

Page 42: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• 2. Ligjërimi: Mënyra se si ligjëroni ka një ndikim më të madh në mbresën përfundimtare. Matni se sa shpejt flisni. Shumica e njerëzve i flasin rreth 130 fjalë në minutë. Shumica e programeve kompjuterike e ka mundësinë e numrimit të fjalëve, kështu ato do të llogarisin se sa fjalë ka në materialin tuaj të shkruar. Bëni pjesëtimin e thjeshtë të numrit të fjalëve të shkruara me shpejtësinë e të folurit tuaj dhe do të fitoni se sa kohë do të zgjas prezantimi juaj. Për shembull, nese i flisni 130 fjalë në minutë, ndërsa prezantimi juaj ka 3250 fjalë, do të keni material të mjaftueshëm për përafërsisht 25 minuta prezentim, pa përfshirë këtu pyetjet shtesë.

16

Page 43: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

Do të duhej ta ushtroni prezantimin tuaj duke lexuar me zë dhe duke matur kohën. Mund ta xhironi, mund të ushtroni para mikut, kolegut apo anëtarit të familjes, të cilët mund t’ua japin informatën kthyese. Nuk preferohet leximi fjalë për fjalë nga skripta ose shënimet, sepse mund të dukeni monoton. Është mirë të përdorni mjete vizuale (pamore), të cilat do t’i ndihmojnë publikut që t’i kuptojë tezat tuaja. Shikojeni publikun. Mos shikoni në dysheme, tavan, mur. Flisni qartë dhe ndryshojeni shpejtësinë dhe ritmin e të folurit tuaj në mënyrë që ta ruani interesimin e publikut. Ndryshojeni lartësinë e zërit tuaj. Zëri i ulët zakonisht tingëllon në mënyrë më autoritative.

Page 44: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

Thuhet se kryeministrja britaneze Margaret Thatcher ka vijuar orët e oratorisë me qëllim që të arrijë këtë efekt.

Nëse nuk jeni i sigurt se sa të zëshëm jeni, ushtrojeni përpara në hapsirën ku do të mbani prezentimin. Dikush prej miqve le të qëndrojë në skajin e sallës.

Page 45: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

Folësit pa përvojë shpesh flasin tepër shpejt. Janë nervoz dhe shpejtojnë pa bërë pauza, kështu publikut mund t’i ik një pjesë e mirë e fjalimit.

Bëni pauza dhe vini kontakt me publikun, por keni kujdes që kjo të ndodh në moment të përshtatshëm.

Theksoni tezat kuçe.

Nëse keni publik më shumë se 15 apo 20 njerëz, do të jetë më mirë të qëndroni. Ndihmoni vetes me gjeste përkatëse.

Page 46: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

Edhe nëse jeni nervoz, provoni të dukeni të natyrshëm dhe të qetë. Gati të gjithë janë nervoz në prezantime. Me ushtimin e prezantimit zvoglohet nervoza.

Page 47: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

3.Dukja dhe qëndrimi: Hulumtimet tregojnë se mbresat që lë prezantimi me siguri më shumë bazohet në dukje dhe qëndrim se sa në vetë përmbajtje.

Qëndrimi i bukur krijon një ndjenjë të sigurisë, vetbesimit.

Rrini drejt, ngase kjo do të jep përshtypje të zgjuarsisë.

Page 48: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

4. Mjetet vizuale ndihmëse: ndihmojnë në përcjelljen e ideve dhe informatave. Ato duhet të arrijnë në disa efekte:

-Të na fusin në temë

- T’i ndihmojë publikut për të vizualizuar koncepte abstrakte (tabela, diagrame)

-Të tërheq vëmendjen (figura të ndryshme, fotografi, harta, plane)

Page 49: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

5. Përgjigjet në pyetjet: Në fund të prezantimit publiku juaj ka mundësi të bashkëpunimit. Ju e caktoni në fillim se kur do të përgjigjeni në pyetje- ky është prezentimi juaj. Nëse dikush e shtron pyetjen në mes të prezantimit, mund t’i thoni se në fund të fjalimit do t’i ktheheni pyetjes- dhe mos harroni ta bëni atë.

Theksoni se lejoni vetëm një apo dy pyetje në person.

Kur ta parashtrojë dikush pyetjen, mos u përgjigjni derisa të jeni të sigurtë se e keni kuptuar në tërësi. Nëse nuk e keni kuptuar, luteni personin që ta shpjegojë atë.

Nëse nuk mund të përgjigjeni në pyetje, zakonisht është më e sigurtë që këtë ta pranojmë sinqerisht, se sa të “përziejmë diçka”, veçanërisht kur flisni para publikut që e njeh temën.

Page 50: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Kut t’i afroheni fundit të kohës së përcaktuar për pyetje, përgatitni publikun duke theksuar se do të përgjigjeni vetëm edhe në një pyetje. Pas kësaj mund ta përmblidhni argumentin tuaj me një a dy fjali.

Nganjëherë mund të ndodh që askush nga publiku të mos ketë pyetje. Në këtë rast mundeni ju vet t’i përgatitni disa pyetje prej përpara.

Strategjia tjetër e zgjedhjes së këtij problemi është që të keni në publik mikun, me të cilin keni pasur marrëveshje paraprake që të shtrojë ai pyetje nëse tjetërkush nuk i shtron.

Page 51: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

Informatat kthyese

Në prezentimet me gojë një rëndësi të veçantë, ndoshta edhe më të madhe se vet përmbajtja, kanë shenjat joverbale.

Shumica e informatave kthyese të cilat i fitoni, vijnë nga sinjalet joverbale. Duhet të jeni të vetëdijshëm për informatat kthyese që i fitoni nga publiku gjatë prezantimit tuaj.

Studioni sjelljen joverbale të publikut tuaj. A ju duket i interesuar dhe a ju përcjell me vëmendje. A mos ka humbur interesimin gjatë prezantimit tuaj.

Page 52: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

Ndoshta do të duhej të bëni një pauzë dhe të shtroni disa pyetje në mënyrë që të zbuloni se a e kuptojnë publiku thelbin e temës suaj. Publiku ndoshta nuk ju dëgjon qartas ose ju flisni tepër shpejt.

Secili komunikim, e në veçanti prezantimi me gojë, bazohet në informatat kthyese, të cilat ndihmojnë në realizim të suksesshëm. Informatat kthyese na ndihmojnë që ta kuptojmë se a jemi duke e kryer punën mirë apo keq. Prandaj me të drejtë thuhet se informata kthyese është proces pozitiv.

Page 53: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

Parimet e informatës kthyese

Dhënia e informatës kthyese:

1. Jepni fakte, mos interpretoni gjatë.

2. Informata kthyese duhet të jetë jopersonale. thoni: “përfundimi do të kishte efekt më të mirë sikur…”, e jo: “ e keni prishur përfundimin”.

3. Mundësoni ndryshimin, mos e kërkoni atë. Këtë do ta bëni në qoftëse propozoni sinqerisht ndryshimin.

Page 54: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

28

Lista e detyrave për prezantim:

Ushtrimi i prezantimit tuaj është mënyra e vetme që të vërtetoni se a i keni bërë të gjitha ashtu siç duhet.

Këto shënime do t’u udhëheqin dhe do t’u ndihmojnë që të mbani prezantim të suksesshëm. Kur të fitoni më shumë përvojë do të duhej të krijoni stilin tuaj të veçantë .

Page 55: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

• Ligjërata e katërt: Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

• LITERATURA:

• LIGJËRATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 56: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit - Përmbajtja e ligjëratës së

katërt: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.23-39) • Si të përballemi me fletën e bardhë • Strategjitë për krijimin e ideve • Teknikat e të shkruarit • Planifikimi i të shkruarit • Metodat që mund t`i ndjekim gjatë procesit të ideve të para • Pesë etapat e të shkruarit: gjenerimi i ideve, planifikimi, skicimi (draftimi),

zhvillimi, korrigjimi,editimi • Strategjitë e ideve mund të përzgjidhen nga shkruesit prandaj ata janë të

ndryshme

2

Page 57: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Për shumicën e shkruesve pjesa më e vështirë e të shkruarit është fillimi, përballja me faqen bosh.

• Ekzistojnë teknika lehtësuese për të kaluar këto vështirësi

• Disa herë idetë vijnë pa mund të madh, e kjo mund të ndodh gjatë leximit, diskutimit, shikimit të ndonjë emisioni, gjatë reflektimit.

3

Page 58: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Kur studentëve u kërkohet të shkruajnë një ese për një lëndë universiteti, ata shprehin dy ankesa:

• -”S’kam gjë për të thënë ”

• -”Kam ide, por s’di si t’i shpreh”

4

Page 59: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Të mësosh të shkruash do të thotë të mësosh t`i bësh vetes pyetje.

• Ekzistojnë disa mënyra për të zhvilluar idetë e juaja:

5

Page 60: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

FURI MENDIMESH (BRAINSTORMING)

• është një inspirim i momentit. Si një strategji shkrimi, furia e mendimeve stimulon një varg idesh dhe ata duhet të hidhen në letër sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkruar çfarë ju vjen në mendje pa korrigjime.

6

Page 61: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Në vende të punës, përdoret shpesh për të përmbushur një nevojë të veçantë- gjetja e një emri për një produkt, emblema e një korporate ose një emërtim për një fushatë reklamuese.

7

Page 62: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• p.sh.

Teknologjia elektronike • Gjëra elektronike- i-Pod, celular, televizor, kabllor, DVD dhe

gjëra të tjera. • Jemi gjithmonë të lidhur- në shtëpi, në makinë, në shkollë. • Kjo lloj teknologjie na shkurton kohën e kontaktit njerëzor

me njëri-tjetërin • Bëhemi më pak të ndërgjegjshëm për gjërat jashtë botës sonë

elektronike.

8

Page 63: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Kur doni të përdorni furi mendimesh (brainstorm), mund të përdorim këto këshilla:

• Filloni me një fjalë apo shprehje kyçe

• Vendosni një limit- 10 deri 15 min. është kohë e mjaftueshme

• Me shpejtësi listoni shkurtimisht idetë

• Mos u ndalni

9

Page 64: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Ushtrim: Zgjedhni nga lista më poshtë një temë që do të kishit

dëshirë të shkruani. Më pas bëni breinstorm për 10 min.

udhëtim frikë ushtrime

dietë ëndrra makina

familja teknologji sporte

profesioni edukimi përkushtimi.

Kontrolloni listën tuaj dhe rrethoni temat që janë të dobishme për esenë tuaj.

Eleminoni idetë që nuk ju interesojnë dhe rrethoni ato që ju duken më premtuese.

10

Page 65: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

-bërja e pyetjeve dhe përgjigjet e tyre

Gazetarët duke mbledhur fakte për të shkruar, i bëjnë vetes pyetje.

Në gazetari ekzistojnë gjashtë pyetje:

• KUSH?

• ÇFARË ?

• KUR?

• KU?

• PSE?

• SI?

• Bërja e pyetjeve mund të jetë një strategji e dobishme në procesin e të shkruarit, veçanërisht tek studentët

• Bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve është një mënyrë që përqendron vëmendjen tuaj

• Shpesh, sapo bëni një pyetje, merrni përgjigje të papritur

11

Page 66: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Mbrëmjen e kaluar (kur), një balonë gjigante e bërë në kushte të shtëpisë (çfarë) befasoi banorët e Kosta Mesës (ku), kur Ambros Barker, 79 vjeçar, krijonte zigzake në qiell me një shpejtësi prej 300 km/orë (si) duke u përpjekur të krijonte një rekord të ri (pse).

• Në vijimit gjatë shkrimit do të shtohen detaje për të dhënë më shumë informacione.

• Qëllimi i pyetjeve është një ndihmesë për të strukturuar idetë tuaja.

12

Page 67: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Po marrim edhe një shembull me temën e vrasjes së presidentit Jon.F Kennedy dhe le të shohim se si secila pyetje mund të na çojë drejt pyetjeve të tjera.

• Kush ishte Kennedy? Cili ishte profili i tij?

• Çfarë njeriu ishte? Kush ishte me të kur u vra?

• Kush ishte më pranë tij? Kush mendohet se e vrau atë?

13

Page 68: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Çfarë i ndodhi Kennedyt- saktësisht? Cilat ishin ngjarjet që e çuan në vrasjen e tij? Çfarë ndodhi gjatë atentatit? Çfarë bënë njerëzit që ishin pranë tij? Çfarë bëri media? Çfarë bënë qytetarët? Pyet dikë që e mban mend këtë ngjarje, se çfarë bënë kure degjuan këtë ngjarje?

• Ku u vra Kennedy? Në cilin qytet? Në cilën rrugë? Ku po shkonte ai? Me çfarë automjeti lëvizte? Ku ishte ulur? Prej nga kishin ardhur të shtënat? Ku u qëllua? Ku vdiq?

• Kur u krye atentati?- ditën , muajin, vitin, orën? Kur vdiq? Kur u arresua i dyshuari?

• Pse u vra Kennedy? Cilat janë disa nga teoritë që tentojnë të shpjegojnë atentatin? Cilat janë provat që e zbardhin çështjen? Pse kjo çështje ka krijuar kaq shumë diskutime dhe kundërshtime?

• Si u vra Kennedy? Ç`lloj arme u përdor? Sa të shtëna u dëgjuan? Prej çka u shkaktua vdekja e tij? Si mund ta gjejmë të vërtetën për këtë ngjarje?

14

Page 69: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Ushtrim: • Zgjedh njërën nga temat e poshtëshënuara. Krijo pyetje

gazetareske. Shkruaj një ose dy fjali për të përmbedhur të gjitha pyetjet. Bashkoi këto fjali në një paragraf:

• Një ngjarje e paharruar në jetën tënde

• Një aktivitet ku ju keni marrë pjesë

• Një arritje në kolegjin tuaj

• Një ngjarje në qytetin tuaj

• Një fjalim i rëndësishëm

15

Page 70: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

- Listëzimi

• Ashtu si bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve, edhe listëzimi është një mënyrë për të krijuar ide

• Listëzimi mund t’ju ndihmojë edhe të qartësoni idetë që ju duken amorfe (pa trajta)

• Filloni të shkruani duke listuar ngjajshmëritë dhe pastaj duke listuar ndryshimet, ose filloni t’i shkruani të dy listat në të njejtën kohë (në kolona paralele)

16

Page 71: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Listëzimi mund t’ju ndihmojë të krijoni e të zhvilloni ide - mund t’ju ndihmojë edhe të gjeni një temë mbi të cilën doni të shkruani

17

Page 72: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

- skematizimi

• Skematizimi është i ngjashëm me listëzimin, por ndryshon për nga forma vizuele. Idetë këtu nuk kanë formë vertikale. Zakonisht fjalët ose shprehjet kyçe vendosen në mes të një faqeje pastaj shënohen fjalë të tjera siç na vijnë në mendje.

18

Page 73: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

-shkrimi i lirë • E kemi vështirë t’i hedhim fjalët në letër, sepse gabimisht

mendojmë që punën duhet ta përvijojmë , rishikojmë dhe redaktojmë në të njejtën kohë . Këto procese janë të ndara dhe përpjekja që t’i bëjmë të gjitha përnjeherë mund të jetë paralizuese.

• Shkrimi i lirë ndihmon studentët që e ndiejnë se kanë ide, por s’dinë si t’i hedhin në letër, pra është një strategji që u mundëson t’i harrojnë rregullat për pak kohë dhe thjesht të fillojnë të shkruajnë.

• Për të filluar procesin e shkrimit të lirë , gjithçka që duhet të bëni është t’i vini duart mbi tastiere ose të merrni një laps dhe të filloni të shkruani. Nëse nuk u bie ndërmend fjala e duhur, shkruani diçka të përafërt ose lini një hapësirë bosh dhe vazhdoni.

19

Page 74: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

- Fokusimi Mendimi kritik: subjekti, tema, teza

• Për të shkruar një ese universitare nuk mjafton të zgjedhesh një subjekt dhe të kesh ide mbi të , por duhet që këtyre ideve t’u japësh një farë përqëndrimi.

• Prandaj brenda subjektit duhet të përcaktoni një temë.

• Idenë tuaj mbi temën duhet ta paraqisni në formën e nje teze (një argument, ide e përmbledhur).

20

Page 75: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

Gjetja e një teme

- Çdo detyrë kërkon që të ngushtoni subjektin, sepse vetëm ashtu mund ta trajtoni atë tërësisht në kohën dhe hapësirën e caktuar.

p.sh.

Jo për Migjenin(subjekti) por varfëria në prozat e Migjenit (tema).

• një rregull e përgjithshme për gjetjen e një teme: ndiqni prirjet tuaja: përqëndrohuni në diçka specifike brenda subjektit që ju intereson

Page 76: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

• Zhvillimi i një teze – tezë sprovë. Është një hipotezë e mundshme; është e

diskutueshme.

• Teza sprovë - do t’ju ndihmojë të ruani përqëndrimin

• Teza sprovë na orienton që të mbështetemi në : citimet, faktet, statistikat, arsyet,

përshkrimet, ndodhitë ilustruese

• Teza sprovë mund të na çojë edhe tek një ndryshim i ndjeshëm i tezes sonë . P.sh.

Page 77: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Idetë mund t’i mbështesim dhe zhvillojmë nga leximi, mendimi, mbajtja e shënimeve, bërja e pyetjeve dhe kujtesa, të cilat janë si procese të të shkruarit.

23

Page 78: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Në qoftë se keni përdorur një ose disa nga strategjitë të theksuara në sllajdet e sipërshënuar

• Në qoftë se keni filluar të zhvilloni një bosht në lidhje me një temë brenda një subjekti më të gjerë .

• Do t’i jepni një kuptim se për çfarë bën fjalë eseja juaj.

• Tani është koha të shkruani draftin e parë .

• SI TË FILLONI ? • Përgatitja e kushteve si vijon: •

24

Page 79: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Uluni dhe filloni të shkruani

Filloni me diçka më të

lehtë

Provoni të shkruani

lirisht

Planifikoni të pushoni së

shkruari

Rishikoni më vonë

25

Page 80: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Përgatitja e mendjes:

• Ndonjëherë idetë, imazhet për shkrimin tuaj, shfaqen papritur. Kur kjo ndodh, uluni dhe hidhni në letër idetë. Do të vëreni se fjalët dhe fjalitë do të krijohen me më pak mundim:

• Flisni për shkrimin tuaj- diskutoni idetë me kolegë • Diskutojini planet tuaja- tregoni pse duhet të shkruani, çfarë materiali do

të përdorni dhe si do ta strukturoni këtë material. Nëse personit që i tregoni thotë: “Oh, kjo duket shumë ide e mirë:, atëherë do të keni shtytje.

• Mbani me vete një bllok shënimesh- gjithmonë mbani me vete një bllok të vogël, në çantë apo komodinë, për të shkruar idetë që mund t`ju vijnë në çdo moment. Imagjinata mund të shpërthejë derisa jeni në ndonjë sallë pritjeje, në kuzhinë, në shitore apo në momente të qetësimit nga puna që e bëni.

• Lexoni- Kalimi nga leximi në momentin e shkrimit është i shpejt. Edhe kur ju lexoni vetëm për kënaqësi, ju filloni të përfshiheni me ide, ose mund të hasni në informacion të vlefshëm që mund ta përdorni në shkrimin tuaj.

26

Page 81: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

1

Page 82: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi shoqëror dhe dobitë e një auditori të vërtetë

Shkrimi i draftit (skicës) të parë dhe rishikimi. Recenzimi shoqëror dhe dobitë e një auditori të vërtetë : Përmbajtja e ligjeratës së pestë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.40-55)

• Përfytyrimi i auditorit tuaj dhe bërja e pyetjeve

• Leximi me objektivitet dhe në mënyrë kritike

• A paraqet drafti një ide; a ka një fokus apo argument të njësuar?

• A argumentohen qartë idetë; a ka prova bindëse?

• A është materiali i argumentuar me efikasitet?

• Planifikimi, hartimi i draftit dhe zhvillimi

• Rishikimi dhe redaktimi

• Procesi i të lexuarit në mënyrë kritike

• Krijimi i ideve nga të lexuarit

2

Page 83: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

SKICIMI DHE RISHIKIMI Leximi i drafteve

• Që nga fillimi i një projekti, shkruesi thuajse

njekohësisht shpik ide dhe përpunon ide. Thamë që më e mira është të pezulloni gjykimin kritik derisa të keni filluar t’i hidhni mendimet në letër. Në këtë kre do të përqëndrohemi te mënyrat e përmirësimit dhe të përpunimit të drafteve të papërpunuara. Duam të fillojmë me atë çka është vetvetiu e nënkuptuar: Që të përmiresoni draftin që keni shkruar në fillim duhet ta lexoni. Për më tepër, duhet të përpiqeni ta lexoni me objektivitet dhe në mënyrë kritike.

Page 84: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Një shkrim i mirë është një shkrim i rishikuar.

• Kur e pyetën Ernest Heminguej se pse e rishikoi faqen e fundit të romanit “Lamtumirë armë” tridhjetë e nëntë herë, ai u përgjigj:

• “Doja të gjëja fjalët e duhura”. Ky koment reflekton kujdesin dhe seriozitetin e shkrimtarëve kur redaktojnë punën e tyre.

4

Page 85: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

Përfytyrimi i auditorit tuaj dhe bërja e pyetjeve

• Për ta lexuar draftin objektivisht dhe për t’u siguruar se keni thënë atë që keni dashur të thoni, e leni mënjanë për një ditë ose të paktën për dy ore. Pastaj lexojeni deri në fund, sikur të mos ishit ju autor i shkrimit, por dikush që e lexon për herë të parë.

Page 86: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

• Ndërsa lexoni, përpiquni të përfytyroni pyetjet që një lexues do të donte t’jua bënte për të kuptuar se ç’keni dashur të thoni. Pastaj e lexoni edhe një herë draftin duke i bërë vetes pyetjet e mëposhtme:

1. A paraqet drafti një ide? A ka një fokus apo një argument të njësuar ?

2. A argumentohet qartë ideja ose idetë? A ka prova bindëse ? A ka hollësira specifike të mjaftueshme?

3. A është materiali i organizuar me efikasitet? Ka edhe pyetje të tjera që do të mund t’i bëni dhe që

do t’jua sugjerojmë përpara se ta përfundoni këtë çështje. Le të fillojmë me ato pyetje që i paraqitëm më lart.

Page 87: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

1.A paraqet drafti një ide? A ka një fokus apo një argument të njësuar? Le të shpjegojmë së pari rastin më të rrallë: nëse gjatë leximit të draftit vini re objektivisht se ai nuk paraqet një ide, një çështje për t’u shtjelluar, atëherë zor se ka arsye të merreni më me të. Më mirë t’ia filloni nga e para duke përdorur teknikat e shpikjes që kemi diskutuar më përpara.

Page 88: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

• Megjithatë, ka shumë të ngjarë që në draftin tuaj të gjeni ndonjë material interesant, por për të cilin ende s’e keni të qartë se ç’vlerë ka. Ka të ngjarë që nëpër këmbë t’ju ngatërrohen materiale parazitare – fillime të pagoditura, përsëritje të panevojshme, informacione interesante, por pa vend. Ca krasitje aty-këtu do të bënin mirë.

Page 89: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

• Picasso-ja ka thënë që gjatë pikturimit të një pikture ai bënte një sërë shkatërrimesh. Po kështu ka thenë edhe një skulptor. Kur e pyetën se si e ka bërë pikturën e një elefanti në madhësi natyrore nga një bllok druri, ai u përgjigj: “Duke hequr gjithçka që s’i ngjante elefantit”.

Page 90: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

• Pasi të keni përcaktuar argumentin kryesor, mos u druani të shkëpusni me daltë çdo material tjetër që bie ndesh me të derisa argumenti të dale i qartë. Sigurisht, mund të keni në letër shumë lëndë për të filluar , por shpesh duhet të hiqni pjesë prej saj, derisa të shihni se keni arritur ta formuloni në vija të trasha argumentin kryesor që doni të trajtoni, madje se keni gjetur edhe një pjesë të provave për ta mbështetur.

Page 91: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

2. A argumentohet qartë ideja ose idetë? A ka prova bindëse? A ka hollësira specifike të mjaftueshme? Shkruesit asnjëherë s’ua ka qejfi të prishin ç’kanë shkruar. Kuptohet që studentëve, që u është dhënë për detyrë të shkruajnë 500 ose 1.000 fjalë brenda një afati, s’ua ka qejfi edhe më shumë. Por thuajse është e sigurt që sapo të keni përcaktuar fokusin e esesë suaj, edhe do të shtoni material edhe do të hiqni. Nuk mjafton vetëm ta deklaroni një argument, duhet edhe ta provoni ose ta vërtetoni.

Page 92: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

• Nëse diskutoni, për shembull, se pirja e duhanit duhet të ndalohet në të gjitha vendet publike, përfshirë parqet dhe kafenetë në mjedise të hapura, duhet të paraqisni arsye për qëndrimin tuaj dhe t’u përgjigjeni kundërshtimeve të mundshme me kundërargumente.

Page 93: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

• 3. A është oranizuar materiali me efikasitet? • Shihni me kujdes nëse pjesët e tij janë organizuar sipas

rendit më të mirë. • Nëse keni dhënë dy shembuj ose keni deklaruar tri arsye,

me cilën është më mirë të filloni? • A janë vendodur paragrafët sipas një rendi të arsyeshëm? • A do të jetë e qartë për lexuesin lidhja e një argumenti me

tjetrin? • Në çdo paragraf, a mbështetet me prova argumenti i atij

paragrafi? ( E njejta provë mund të jetë më e përshtatshme për një paragraf tjetër).

• A i ofron lexuesit një fokus paragrafi hyrës? Ose, në qoftë se paragrafi kryen një funksion tjetër të rëndësishëm, për shembull tërheq vëmendjen e lexuesit, a i ofron lexuesit eseja një fokus në kohë?

Page 94: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Në përgjithësi, kur punoni për organizimin e drafteve, ndiqni dy rregulla:

• Vini bashkë ato që kanë vendin bashkë. • E vini veten në vendin e lexuesit; e bëni sa më të

mundshme të lehtë ,që lexuesi t’ju ndjek.

Page 95: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

Recensimi shoqëror:

Dobitë e një auditori të vërtetë • Përgjithësisht ne sugjerojmë të përfytyroni

një person në klasën tuaj, i cili nuk ka njohje me temën tuaj ose me provat specifike që mendoni të analizoni.

• Pse duhet bërë kjo?

• Është pozitive?

Page 96: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

• Në raste të shumta të lëndës së shkrimit, studentët ndahen në dy grupe të vogla për të lexuar dhe diskutuar punët e njëri –tjetrit. Recensimi shoqëror, siç quhet zakonisht kjo praktikë, është e dobishme në disa aspekte.

• Recensimi nga shokët i siguron autorit një auditor të vërtetë, lexues që mund të vënë në dukje se çfarë i bën të vrasin mendjen ose çfarë i ngacmon, që bëjnë pyetje e sugjerime, që shpesh mund të mos jenë dakord (me autorin ose me shoku-shokun) dhe që shpesh keqinterpretojnë, por jo qëllimisht.

Page 97: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

• Studentët që diskutojnë punën e tyre me student të tjerë vërejnë se ç’është e nevojshme të shtohet, të hiqet ose të sqarohet. Kur studentët vihen në rolin e lexuesve të njëri –tjetrit, bëhen lexues më të mirë të punës së tyre dhe rrjedhimisht rishikues më të mirë. Në një kuptim të gjerë , të mësosh të shkruash është të mësosh të lexosh.

Page 98: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

• Recensimi shoqëror në klasë merr shumë forma; pak më poshtë do të njiheni me një shembull që ka të bëjë me esenë e një studenteje, e cila e rishikoi gjerësisht si pasojë e recensimit të saj nga shokët. Në qoftë se nuk mund të realizoni një recension shoqëror, ju do të bëni mirë të punonit me një shok ose me një student tjetër në klasë duke lexuar draftet e nëri-tjetrit.

Page 99: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

• Kur punoni për esenë tuaj me shokët e klasës ose me miqtë tuaj, sjellja e mirë dhe praktika universitare kërkon që t’i falënderoni ata për ndihmën dhe të dokumentoni kontributin e tyre. Në fund të esesë mund t’u kushtoni një ose dy fjalime falënderime të përgjithshme – diçka e tillë si kjo:

Do të doja të falënderoja anëtarët e grupit tim të recensimit shoqëror, Alban A… dhe , Arta Sh… për ndihmën që më dhanë në qartësimin e idesë kryesore të esesë dhe për sugjerimin e mënyrave për të redaktuar fjalitë e mia.

Page 100: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

• Ose mund t’i falënderoni recensuesit tuaj shoqërorë për kontributet e tyre të posaçme duke vënë në fund të fjalisë një fusnotë * ose një referencë në fund të shkrimit që përmban ide ose fjalë për të cilat doni të vini në dukje mirënjohjen tuaj duke shkruar një fjali si kjo:

______________ * Këtu Alban A… më tërhoqi vëmendjen për

lojën me fjalë të rrëfimtarit; dëshiroj ta falënderoj për ndihmën që më dha për ta zhvilluar këtë pikë.

Page 101: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

NJË RREGULL PËR ATA QË SHKRUAJNË

• Mos harroni të shënoni kontributët e shokëve dhe shoqeve tuaja lexuese si dhe redaktorëve.

• Më 12 shtator Suki Hudson-it iu dha detyra e mëposhtme: • Shkruani një ese (me rreth 500 fjalë) ku të përkufizohet

racizmi ose ku të tregohet një përvojë në të cilën ju keni qenë ose viktimë, ose autore e një incidenti racist. Eseja duhet të ofrojë një tezë të mbështetur në fakte nga përvoja juaj. Më 16 shtator sillni në klasë draftin e parë bashkë me dy kopje për recensim shoqëror. Afati i esesë së rishikuar është data 26 shtator.

Page 102: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

Ajo filloi të bëjë një përpjekje për të hedhur diçka në letër. Meqë ishte larg esesë së përfunduar , po e emërojmë drafti zero:

• Drafti zero, 13 shtator

Në një ditë të ngrohtë me diell ndodhesha në sheshin e lojërave. Vëllai im tre vjeçar dhe fëmijë të tjerë po luanin të gëzuar, mirëpo një nga nënat e djemve ua ndërpreu lojën. Ajo thirri të birin, i pëshpëriti diçka në vesh dhe kur ai u kthye në këndin e lojrave e dëboi vëllanë tim nga loja e përbashkët. S’dija si ta quaja incidentin, po zemra më dhimbte tek shihja vëllanë tim të vogël që i ka kundruar me zili fëmijët e tjerë. U largova menjëherë bashkë me të nga këndi i lojërave dhe që nga ajo ditë këndi i lojërave s’ka qenë kurrë i njejti për mua.

Page 103: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

• Në këtë pikë, duke mbërritur në fund të rrëfimit të saj, Suki ndaloi. Ajo që kishte shkruar nuk ishte ende një ese dhe ishte shumë larg sasisë pre 500 fjalësh, por ishte një fillim, gjithçka që ajo kishte shpresuar të realizonte me këtë sprovë të parë.

• Më pas lexoi ç’kishte shkruar dhe i kërkoi një shoku t’ia lexonte nëse ai kishte ndonjë sugjerim. Biseda qe zhgënyese. Shoku nuk kuptonte përse Suki mendonte se ajo çka kishte ndodhur ishte një “incident racist”. Pse iku Suki nga këndi i lojrave? Pse s’i kishte kërkuar shpjegim nënës së djalit? Këto pyetje e zunë të papërgatitur; ajo u mërzit e u dëshpërua.

• Në fletore bëri një shënim ku përshkroi historinë e bisedës:

Page 104: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

• 13 shtator • I kërkova J-së të lexonte shkrimin tim, e lexoi

dhe mendimi i tij ishte se po bëhesha paranojake. Përse thjesht s’e kasha pyetur mamanë e djalit se si ishte puna? Por unë as që mendoja të shkoja te gruaja dhe ta pyesja për arsyet e saj. Ishte krejt jashtë meje nëse ajo donte të ishte injoruese dhe mizore ndaj një race tjetër .(Apo në të vërtetë ishte injoranca ime që më bëri t’i largohesha një shpjegimi të thjeshtë?)

Të nesërmen, duke parë atë që kishte shkruar, Sukit i shkoi në mendje të përpiqet që ngjarjes në fjalë t’i shtonte shënimin që kishte bërë në ditar. Duhet të shpjegonte përse ajo çka kishte ndodhur te sheshi i lojrave ishte një incident racist.

Më poshtë është përfundimi:

Page 105: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

• 14 shtator • Në shoqërinë moderne, shumica e njerëzve nuk i

pranojnë rastet më të rafinuara të racizmit. Njerëzit kujtojnë se përderisa nuk sulmojnë fizikisht, nuk e shkelin ligjin; dhe për sa kohë që jetojnë sipas ligjit, nuk kryhet racizëm. Megjithatë, ligji ose kushtetuta nuk e mbrojnë zemrën njerëzore nga lëndimi dhe s’kam pikë dyshimi se akti racist më kritik mund të kryhet edhe nga miqtë ose të afërmit tanë.

• Por pasi kishte shkruar rreshtin e fundit, Sukit i bëri përshtypje diçka e çuditshme në të. Gruaja në sheshin e lojrave s’ishte ndër njerëzit e afërt të saj, s’ishte as shoqe e ngushtë. Megjithatë, ishte e vërtetë se aktet raciste mund të kryhen edhe nga miqtë tanë edhe sikur të mos jenë dramatike, duhet të pranohen si raciste. Në këtë pikë mendoj se kishte një tezë për esenë e saj. Vazhdon të shkruaj përsëri:

Page 106: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

• Në Kore kasha një shoqe të ngushtë, babai i së cilës ishte kinez. Megjithëse nëna e saj ishte koreane, ata trajtoheshin si të huaj në qytet dhe në shumë raste njerëzit i tregonin me gisht. I ati i vdiq kur ishte e vogël, po të gjithë në qytet e dinin se ajo ishte gjysmëkineze. E ëma drejtonte një restorant kinez, pronë të sajën, dhe ata jetonin shumë të qetë. Familja ime e njihte mirë nënën e saj dhe unë isha shoqe e ngushtë me vajzën, madje për shumë vite isha e vetmja shoqe e saj. Mirëpo kur u futa në gjimnaz, grupi i shoqeve të mia të reja nuk pajtoheshin me prejardhjen e saj dhe u ndava me të. Ajo ishte një tip i qetë dhe i ndrojtur dhe megjithëse s’e merrja më në telefon dhe as i shkoja në shtëpi, ajo gjithnjë më kujtonte në festa për të më dërguar dhurata. Pas mbarimit të gjimnazit shkoi në Taivan për të jetuar te gjyshërit e saj, të cilat s’i kishe takuar kurrë. Sipas mendimit tim, në moshen e saj s’mund ta duronte më izolimin. Shumë vjet më vonë kuptova se sa mizore jam treguar me të dhe u përpoqa të mësoja se ku jetonte, por më kot.

Page 107: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

• Ditën tjetër Suki i ndërthuri të dy draftet, e shtypi në kompjuter draftin e parë për ta dorëzuar të nesërmen. Njëkohësisht e fotokopjoi, siç qe udhëzimi, për t’u recensuar nga shokët e klasës.

• Recensimi në klasë bëhet në shumë forma. Së pari i kërkohet autorit të esesë të flas, të thotë se sa kohë ka që merret me shkrimin e esesë.

• Pastaj kërkohet gjykimi i lexuesve. Një ndihmesë për vlerësim mund të japin këto pyetje:

Page 108: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

• Drafti i parë : çka vjen më poshtë është drafti i parë, të cilën Suki ua dha dy anëtarëve të grupit të saj, si dhe një përmbledhje që u bë në grup. Përpara leximit të draftit të saj me zë të lartë (procedurë që rekomandoi pedagogu në këtë seancë), Suki shpjegoi se si kishte ndodhur që ajo kishte treguar dy përvoja dhe pyeti se cilin tregim të mbante, apo nëse mund t’i mbante të dy.

• Drafti i parë • S. Hudson • 16 shtator • Të lexohet në faqe 49 “SHKRIMI AKADEMIK” dhe në fund • Versioni përfundimtar, faqe 53 deri 55 , po aty

Page 109: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

29

Page 110: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

30

Page 111: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

31

Page 112: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

32

Page 113: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

33

Page 114: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

34

Përfundim:

• Autori e shkruan draftin apo skicën për dy arsye kryesore:

1.Për t’ia qartësuar vetvetes rrugën e realizimit të shkrimit akademik, respektivisht të hulumtimit dhe

2.Për ta bindur autoritetin që i drejtohemi (profesotit, menaxherit etj.)se ia vlen të investohet në projektin në fjalë.

Page 115: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

35

• Skica apo drafti është një fazë e ndjeshme, sepse prej saj varet aprovimi ose mosaprovimi i projektit, respektivisht i vazhdimit të hulumtimit ose i shkrimit akademik (profesional). Pikërisht për këtë, drafti duhet të merret me seriozitetin më të madh dhe të shkruhet me përkushtim

Page 116: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

36

• Po qe se ky plan nuk tregohet i suksesshëm, atëherë aty përfundon projekti dhe nuk shkohet më tutje. Mund të ndodh edhe e kundërta, po qe se tregohet i suksesshëm, atëherë aprovohet projekti ( hulumtimi, punimi seminarik, eseja, tema e diplomës, etj.) dhe fillon realizimi

• Pra pasi të jetë aprovuar drafti apo skica, duhet të fillojë puna kryesore

Page 117: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

37

Këshillë për studentët që duhet të bëjnë një shkrim akademin

• Duhet të mbajnë shënime të shumta nga leximi

• Shënimet duhet të jenë të sakta (korrekte) dhe pa gabime

• Ato mund të shënohen në copëza letrash (bibliografi e punës), në të cilat duhet shkruar emri i plotë i autorit, titulli i veprës, viti i botimit, shtëpia botuese, numri i faqes. Gjithashtu mund të plotësohen edhe me shënime, citime dhe mendime individuale.

Page 118: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Si orijentim për realizimin e shkrimit duhet të shërbejë plani fillestar , për të ruajtur vazhdimësinë e hulumtimit dhe mbledhjes së materialit.

• PRA, shihet qartë se shkrimi akademik, për t’u realizuar, domethënë për t’u shkruar si duhet, nga plani fillestar deri te plani përfundimtar ka një rrugë të gjatë, mjaft të mundimshme dhe të lodhshme, që kërkon përkushtim, këmbëngulësi dhe mosdorëzim.

38

Page 119: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

39

• Nga shembuj që kemi parë dhe këto që është thënë, shkrimi akademik nuk është argëtues, nuk është i lehtë dhe se ai kërkon seriozitetin më të madh të mundshmëm. Sa më shumë punojmë me përkushtim, fundi është më i sukseshmëm.

Page 120: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Ligjerata e gjashtë: Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Teuta Vinca-Kafexholli

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 121: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve

• Formimi i paragrafëve. Forma dhe lënda e paragrafëve : Përmbajtja e ligjeratës së gjashtë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.56-65)

• Koherenca e paragrafëve

• Njësimi, uniteti i paragrafëve

• Strukturimi i paragrafëve

• Lidhja e paragrafëve së bashku

• Gjatësia e paragrafit

• Tri pjesët përbërëse të paragrafit: fjalia kryesore, trungu dhe fjalia përmbyllëse

• Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim

2

Page 122: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Formimi i paragrafëve

Paragrafi i shkruar mirë duhet të përmbajë disa

tipare të veçanta:

3

Page 123: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Kjo do të thotë që ai të përqëndrohet mbi një ide. Paragrafi i mirë duhet të ketë një mendim, një qëllim. Nëse gjatë shkrimit idetë tuaja do të ndryshojnë, atëherë edhe paragrafet duhet të ndryshojnë.

• Së pari, paragrafi duhet të jetë i njësuar, të ketë unitet.

4

Page 124: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Kjo do të thotë që paragrafi të jetë i qartë

dhe i renditur në mënyrë

logjike, pra të kuptohet qysh me leximin e parë. Në paragraf, të gjitha fjalitë janë të lidhura me njëra – tjetrën. Kjo lidhje logjike është element përbashkues që ndihmon në qartësimin e ideve dhe kuptimin e fjalëve brenda paragrafit.

• Së dyti, paragrafi duhet të jetë i kuptueshëm

5

Page 125: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Në aspektin pamor, rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur, me fjalitë që vijnë më pas në paragraf.

• Së treti, paragrafi duhet të jetë i strukturur

6

Page 126: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

• Paragrafi përbëhet nga fjalitë që trajtojnë të njejtën temë.

• Fjalitë të ndërtuara mirë i përkasin një paragrafi.

• Në vetvete, paragrafi është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive.

• Gjithashtu, paragrafi është edhe baza e ndërtimit të eseve.

Page 127: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

• Paragrafi ka tri pjesë përbërëse:

• FJALINË KRYESORE

• TRUNGUN (pjesën e mesme shtjelluese)

• FJALINË PËRMBYLLËSE

• Paragrafi i ngjan një treni në udhëtim. Fjalia kryesore është lokomotiva. Ajo është fjalia që drejton paragrafin. Fjalitë e trungut të paragrafit janë vagonat. Ato mbajnë ngarkesën, të gjitha faktet dhe detajet që lidhen me temën. Fjalia përmbyllëse është treni në fundin e udhëtimit. Ajo mbyll paragrafin.

Page 128: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

• Në këtë shembull po ilustrojmë të dhënat e mësipërme.

Dita e dëborës Dje ra shumë dëborë, e cila dalëngadalë i bëri gati

të pakalueshme rrugicat e fshatit tonë, prandaj dhe mësimi mbaroi më herët. Dëbora filloi të binte para mesditës. Në fillim shihnim nga dritarja vetëm disa flokë të mëdhenj dëbore, por nuk zgjati shumë dhe ajo zuri të binte gjithnjë e më dendur. Dëbora mbuloi oborrin. Në orën 12:30, drejtori i shkollës lajmëroi se mësimi, atë ditë, do të mbaronte në orën 13:00. Falë dëborës, atë mbasdite bëmë pushim!

Page 129: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

Por ç’janë fjalitë në vetvete?

• Fjalia kryesore, sikurse kuptohet dhe nga emërtimi, është fjalia e cila përmban temën që do të shtjellohet apo diskutohet në paragraf. Ajo kryen tri funksione:

1.Emërton subjektin.

2.Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani. (Kjo pjesë e subjektit quhet pikë ose çështje e përqëndrimit.)

3.Tërheq vëmendjen e lexuesit.

Page 130: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

• Trungu ose pjesa e mesme shtjelluese, nëpërmjet fjalive bën shtjellimin, shpjegimin ose përshkrimin e subjektit. Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë duhet të renditen në mënyrë sa më harmonike dhe të logjikshme. Një mënyrë e efektshme për ta realizuar këtë paraqitje të harmonishme dhe logjike është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet paragrafi.

Page 131: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

• Fjalia e fundit apo fjalia përbyllëse u sjell ndërmend lexuesve përmbajtjen e paragrafit, ose u jep atyre një ide për të cilën mund të mendojnë.

• Paragrafi është pjesë e përqëndruar e një mesazhi shkrimor.

Page 132: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Por, kur është i plotë një paragraf?

• Paragrafi është i plotë, kur fjalia

kryesore është tërësisht e mbështetur nga trungu dhe fjalia përmbyllëse.

Page 133: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Si rregull, kjo arrihet nëse

shkruhet nga tri deri dhjetë fjali. Nëse paragrafi juaj është më i gjatë se dhjetë fjali, ndajeni ato në dy paragrafë, ose vini re me kujdes, nëse të gjitha detajet janë të rëndësishme apo jo.

14

Page 134: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë. Mundohuni t’i shtoni fjali të tjera. Por ka edhe raste të veçanta kur paragrafi është më i gjatë se dhjetë fjali, kur informacioni në të është i pasur dhe ka detaje të shumtë.

15

Page 135: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

Tema dhe ideja e kufizuar e paragrafit ose përqendrimi në një drejtim, në një pikë

• Paragrafi hartohet mbi një temë të caktuar. Për një paragraf , fjalia e temës mund të ndahet në pjesë të dallueshme nga njëra –tjetra: (1) tema dhe (2) ideja e kufizuar (drejtimi).

• Tema është subjekti për të cilin bën fjalë paragrafi. • Ideja e kufizuar ose drejtimi ngushton apo kufizon

këtë temë. Ky koncept është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse, në çdo rast, ideja e kufizuar është “zemra” e paragrafit. Pjesa tjetër e paragrafit zhvillon idenë e kufizuar.

Page 136: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

• Për ta vlerësuar më mirë funksionin e idesë

së kufizuar(drejtimin,përqëndrim në një pikë), ju duhet të sillni në mendje

shumësinë e alternativave me të cilat përballeni përpara se të filloni të shkruani.

Page 137: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

• Për shembull, merrni në konsideratë një temë si ajo e shitjes së librave në panair. Kjo është një temë e mirë për të shkruar rreth saj, por është shumë e gjerë. Çdonjëra nga fjalitë e temës më poshtë mund të krijojë një paragraf të mirë dhe secila prej tyre mund të bazohet në temën e përgjithshme për shitjen e librave në panair.

Page 138: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

Shembull 1 1. Shitja e librave në panir është një punë e lodhshme. tema ideja e kufizuar 2. Shitja e librave në panair krijon mundësinë për të takuar shumë lexues. tema ideja e kufizuar 3. Shitja e librave në panair nënkupton lëvizjen e shumë librave që janë të

pashitur. tema ideja e kufizuar 4. Shitja e librave në panair kërkon nënshkrimin e një kontrate për të marrë pjesë atje. tema ideja e kufizuar 5. Shitja e librave në panair ju vë në kontakt me shumë botues. tema ideja e kufizuar

Page 139: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e parë nga pesë fjalitë e temës së mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm:

Panairi i librit është pak më ndryshe nga të tjerët, sepse vetë libri nuk është një mall i zakonshëm konsumi, dhe si i tillë meriton më shumë respekt. Në qoftë se do të marrësh pjesë në një panair, hapi i parë është caktimi i vendit dhe rregullimi i stendave. Këtu ka vend për fantazi, sepse mënyra e vendosjes së tyre mund ta bëjë hapësirën tënde më të vaçantë nga të tjerat. Pasi stendat të jenë në vendet e tyre, duhet menduar për vendosjen e logos, me anë të së cilës përfaqësohesh në panair. Ajo duhet të ketë një madhësi të caktuar, që të jetë mjaft e dukshme nga të gjitha anët e panairit. Ajo që është e rëndësishme, është gjetja e disa tavolinave jo të larta, në mënyrë që libri të ekspozohet më mire dhe klientët të kenë mundësi ta shikojnë nga afër. Mënyra e vendosjes së librave kërkon një përkushtim të vaçantë, sepse është mirë që librat të ndahen në stenda sipas grupmoshave dhe fushave.

20

Page 140: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Në këtë mënyrë, klijentët do të dine ku të drejtohen për të gjetur librin e përshtatshëm për ta. Në mënyrë që libri të jetë në qendër të vëmendjes së gjithkujt, në panair mund të vendosen posterë të librave më të rinj dhe kështu mund të informohen lexuesit që nuk janë në dijeni. Posterët janë element shumë i rëndësishëm, sepse mund t’i japin gjallëri hapësirës tënde dhe kështu nuk të duhet të mendosh shumë për dekorin; do të mjaftonte vetëm pak gjelbërim apo disa vazo me lule. Përsa i përket paketimit, do të ishte mirë sikur të siguroni çanta prej kartoni, sepse do të ishin më të përshtatshme për blerësit. Mbetet dhe diçka e fundit, shumë e rëndësishme gjatë shitjes: vendi ku do të mbahen paratë. Një kuti e vogël e mbyllur do të ishte shumë e përshtatshme. Tani çdo gjë është gati. Më në fund, dita e përurimit ka ardhur. Pallati i rinisë mirëpret lexuesit. Punë të mbarë!

21

Page 141: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

Shembull 2 • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës u bënë jehonë ngjarjeve

të shekullit XV. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës është ndërtuar mbi një

plan të vetëm subjekti. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” e Jeronim de Radës nuk pasqyron veprim, por

ndjenjat e heronjëve. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës, elementi tregimtar

ndërthuret me atë lirik. tema ideja e kufizuar • Poema “Këngët e Milosaos” ka më shumë tiparet e shkrimit lirik. tema ideja e kufizuar

Page 142: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

Studentja që ka zhvilluar këtë ushtrim, më në fund ka përzgjedhur fjalinë e fundit nga pesë fjalitë e temës së

mësipërme dhe ka shkruar paragrafin e mëposhtëm:

Kjo poemë u shkrua kur De Rada ishte 20 vjeç, moshë kur

poeti kishte më shumë ndjeshmëri se sa përvojë. Dashuria që lidh heronjtë e poemës ishte përjetuar më parë nga vetë autori, për bijën e një bariu. Ndaj De Rada e pasqyron me drithërima shpirti gjendjen e heroit të dashuruar, me vargje të tilla si: “Bie, por s’dua të fle…” Dashuria e dy të rinjve trajtohet më shumë si mall, si mungesë dhe kjo e bën tejet romantike. Një tregues tjetër i shkrimit lirik janë zhvendosjet imagjinare në kohë dhe hapësirë. Së fundi, nuk mund të mos përmendim figurshmërinë dhe vargun e lirë që bëhet aq i fuqishëm në penën e De Radës. Të gjitha këto elemente krijojnë një harmoni të përkryer lirike dhe përcjellin ndjenja të mëdha për jetën dhe dashurinë.

Page 143: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i

paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët

mbyllës

Ligjerata e shtatë: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës

dhe paragrafët mbyllës

Teuta Vinca-Kafexholli

LITERATURA:

LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 144: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve.

Paragrafët hyrës dhe paragrafët mbyllës

Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët

mbyllës : Përmbajtja e ligjeratës së shtatë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M.

Stubbs (f.67-88)

Llojet e paragrafëve

Uniteti i paragrafëve: fjalitë-temë, idetë-temë

Organizimi i paragrafëve

Paragrafët induktiv dhe ata deduktiv

Të ruajmë njësinë logjike të paragrafit

Pragrafët hyrës

Disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj më tërheqëse te paragrafët hyrës

Disa udhëzime që mund të jenë të frytshme për paragrafët mbyllës

2

Page 145: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

Llojet e paragrafëve

përshkrues

shpjegues tregues

Bindës

(argumentes)

Paragrafët janë katër llojesh:

Page 146: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

Paragrafi tregues

- Tregohet një histori apo ngjarje nga jeta e

shkruesit

Page 147: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

Duke gatuar me gjyshen

Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur “gatuanim” në kopshtin prapa shtëpisë. Në fillim mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve.Keto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të “ziente”. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. Dhe në fund, bënim një “gosti” të madhe!

(Paragraf tregues -nje histori ose ngjarje

nga jeta e shkruesit)

Fjalia kryesore

Detajet interesante

Fjalia mbyllëse

Page 148: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

Mall

Nuk do ta harroj asnjëherë vajtjen time të parë në Greqi. Ai vend (ishull) i vogël m‘u duk i njohur dhe mikpritës, sepse aty ishin familja ime. Prindërit e mi së bashku me vëllanë kishin një vit që ndodheshin atje. Ishte viti 1998, dhe hera e parë që shkoja në atë vend. Udhëtimi ishte interesant dhe i qetë, por unë jo. Mendja më rrinte tek ata njerëz aq të dashur të jetës sime dhe zbrazëtia e mungesës e gëzimi i takimit përziheshin bashkë dhe s‘më linin të qetë. Kur trageti iu afrua brigjeve të kuqrremta të atij ishulli të vogël, pashë mes turmës siluetat e tyre dhe u përlota.

(Paragraf tregues)

Page 149: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

Paragrafi përshkrues

- Përshkruan një person, vend ose send.

Për të shkruar një paragraf të tillë,

përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin të

shikojë, dëgjojë, ndjej a shijojë objektin e

përshkrimit

Page 150: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

Pranverë

Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të

shkrijnë e të mbushin lumenjtë e

liqenet. Natën kur qielli është i pastër,

mund të shihen yjet, miliona yje,

krahas vezullimit të dritës së hënës.

Ndonjëherë mund të shikoni edhe yje

që bien dhe zhduken para se të

arrijnë vijën e horizontit.

(Paragraf përshkrues – ku

përshkruhet një person, vend

ose send).

Fjalia kryesore

Detaje interesante mbi

qetësinë, yjet, ejt

Fjalia mbyllëse. Detaji

më i mire është ruajtur

për në fund

Page 151: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Dhurata e ditëlindjes

Sapo e mora në dorë, e ndjeva që ajo kuti e vogël e kuqe do të kishte vlerë të veçantë për mua. Hoqa me kujdes fjongon e bardhë që kishte përsipër dhe hoqa kapakun. Ishte një unazë në formë luleje, kishte disa petale të hapura, të mbushura me dhjetë gurë të vegjël, të shndritshëm, që për mua donin të thonin shumë, dhe në qendër ca petale të tjera rrethonin një gur të madh të shndritshëm, imitim diamanti. Punimi mjaf i veçantë, e bënte të dukej e mrekullueshme, sidomos në gishtin tim. Ndoshta bukurinë ia shtonte pesha e veçantë emocionale që kishte për mua. Ishte simboli i dhjetë viteve miqësie të sinqertë me një shoqe të mrekullueshme.

(Paragraf përshkrues objekti)

Page 152: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

Paragraf përshkrues vendi:

Shpella antike

Shpella antike në malin e Tomorrit mbart në vete vlera të papërsëritshme kulturore, historike dhe arkitektonike. Branda saj është një errësirë thuajse absolute dhe mbizotëron kudo lagështia. Natyra i ka gdhendur muret gëlqerore me një mjeshtëri të mahnitshme, me larmi formash dhe ngjyrash. Nga tavani e dyshemeja zgjaten stalagmite e stalaktite magjepëse. Gjithsesi, aty duket edhe dora njerëzore: nëpër mure janë gdhendur figura të thjeshta që mendohet se i përkasin prehistorisë. Nga një banesë e njerëzve primitivë, kjo shpellë është kthyer në një muze me vlera të mëdha.

Page 153: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

Paragraf përshkrues personi:

Gjyshja ime

Ndonëse kanë kaluar vite nga ndarja ime me të, portreti i gjyshes më rri pranë, i freskët, i dashur, sikur të jetë ende gjallë. Gjithçka e kam të gdhendur në zemër: sytë e qeshur, vështrimin e ngrohtë, flokët e thinjur, fytyrën me rrudha pleqërie, por gjithmonë erëmirë dhe duart topolake që s‘harronin kurrë të më përkëdhelnin. Trupvogël, por me zemër të madhe, ajo dinte të falte vetëm dashuri, dashuri nëne, ndaj kujtimet për të janë strukur diku në kujtesë, si për të më treguar se ai vend është vetëm i saj dhe i askujt tjetër.

Page 154: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Paragraf me përshkrim ngjarje (1):

Padrejtësi

S‘ishte e drejtë, po ja që ndodhi. Prej dy vitesh, ai ishte një ndër shokët e mi të klasës, por nuk shoqërohej me asnjë nga ne. Ishte nga ata fëmijë që vijnë në shkollë kur kanë kohë të lirë, sepse pjesën tjetër të kohës e kalojnë duke punuar. Nxënësit e tjerë e bënin shpesh objekt talljeje, me ose pa dashje. Qeshnin kur ai thoshte se nuk e njihte të atin, nuk e dinte me çfarë merrej, ku ishte. Megjithatë, të gjithëve u erdhi keq ditën kur ai tha se do të linte shkollën. Arsyet tronditëse po ua tregoj më poshtë...

Page 155: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Paragraf me përshkrim ngjarje (2):

Nata e frikshme

Gjithnjë më kanë pëlqyer filmat policorë, por kurrë s‘e kisha menduar veten dëshmitarë të një krimi. Ishte ora tetë e mbrëmjes dhe unë po nxitoja për në shtëpi. Rruga ishte shumë e errët; veç dritave, mungonin edhe yjet në qiell. Disa metra larg meje, dëgjova të bërtiturat e sharjet e dy të rinjve. Njëri prej tyre mbante në dorë një thikë. E tmerruar u fsheha pas një peme. Nxora celularin dhe i telefonova policisë duke menduar në kokë arsye të ndryshme...

Page 156: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Paragrafi shpjegues – jepen

shpjegime për një send,

ngjarje etj; ose jepen

informacione për to. Në të

përfshihen fakte që i nevojiten

lexuesit për ta kuptuar

subjektin.

Page 157: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

Jeta me një vëlla më të vogël Të jetosh me vëllanë tim të vogël është shumë e vështirë. (fjalia kryesore) Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë edhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi.Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël.Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa unë. Gjithmonë i thotë mamit: „Përse ai të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?“ (detaje interesante). Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë, dhe për këtë duhet të jem krenar. Përpiqem të jem, por nuk është gjithmonë e lehtë.(fjalia mbyllëse)

Page 158: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

Rënia e ortekut Të gjithë ata që nuk e dinë, mund të mendojnë se rënia

e ortekëve kushtëzohet vetëm nga rënia e dëborës. Por gabohen, sepse rënia e ortekëve është dukuri natyrore, që nuk mund të ndodhë pa praninë e shumë faktorëve të tjerë. Si fillim, e rëndësishme është që sasia e dëborës që bie të formojë një shtresë 0,3-0,5 m. Edhe temperaturat luajnë rol të rëndësishëm: gjatë dimrit, ato tkurrin dëborën dhe në pranverë, pjesa e sipërme e saj shkrin dhe bën që dëbora e sapo shkrirë të depërtojë në shtresat e poshtme, duke i lëvizur ato. Së treti, edhe era ndikon në formimin e oretkëve. Kusht i rëndësishëm është që ajo të fryjë me shpejtësi 25-30 milje/orë. Relievi është faktor i rëndësishëm. Ai ndihmon në rënien e ortekëve me formën karakteristike, ekspozimin, pjerrësinë që duhet të jetë 22-60 gradë,etj. Pra, rënia e ortekëve nuk është një dukuri aq e thjeshtë sa duket.

Page 159: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

Paragrafi argumentues-bindës

– Shprehet një opinion në lidhje me

një send, ngjarje etj. Shkruesi

gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të

jetë një mendje me të, lidhur me

çështjen e parashtruar.

Page 160: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

Pa trotuare

Në rrugët e lagjes sonë nevoiten trotuarë.(fjalia kryesore shpreh opinionet). Pa to, kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë.Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lënë që të dalim me to në rrugë. Po kështu, nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër është e vështirë të shkosh në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborrin e shtëpisë.(arsye të shumta). Në lagjet e tjera, rrugët kanë trotuare, po tek ne, përse nuk duhet të ketë? (fjalia mbyllëse)

Page 161: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

Jo duhanit

Duhani dëmton seriozisht shëndetin. Kjo është shprehja që predikojnë të gjithë, madje dhe vetë prodhuesit e paketave të cigareve. Jo më kot organizatat e shëndetit dhe qeveria përpiqen të bëjnë të ndjeshëm përdoruesit për rrezikun që vjen nga përdorimi i tij. Sot, sipas statistikave, duhani është shkaktari i një numri të madh vdekjesh në vendet e industrializuara. Prej tij,

Page 162: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

shumë fëmijë lindin jonormalë, të

tjerë kanë probleme frymëmarrjeje

ose sëmundje kronike mushkërish,

vetëm e vetëm se kanë pasur “fatin”

të lindin në familje duhanpirësish.

E çfarë tjetër duhet të ndodhë që

këta njerëz të kuptojnë se kështu,

përveç vetes, dëmtojnë edhe

njerëzit që duan më shumë?

20

Page 163: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

Paragrafi hyrës

Fillimi i mbarë gjysma e punës.

Fjalë e urtë

Page 164: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Paragrafi hyrës

Paragrafi hyrës është shumë i rëndësishëm.

Ai është një lloj “pasaporte” që e njeh

lexuesin me idenë, me qëllimin e shkrimit

dhe çfarë do të shtjelloni më tej. Ndaj dhe

duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në

formulim në mënyrë që të tërheq vëmendjen

e lexuesit dhe ta mbajë gjallë interesin e tij

për të vazhduar leximin deri në fund.

22

Page 165: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

- disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj

më tërheqëse

Me një citim që ka lidhje me temën.

Një anekdotë ose një rrëfim tjetër i shkurtër.

Një fakt apo detaj interesant ( për shembull një statistikë interesante).

Një përkufizim të një termi të rëndësishëm

Me ndonjë pyetje provokuese dhe interesante.

Një vështrim për një pikëpamje të ndryshme nga e juaja.

Një pohim se një problem ekziston.

Page 166: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Gjatë leximit mund të vërejmë se këto

mjete përdoren gjërësisht në paragrafët

hapës.

Po japim një shembull të paragrafit hapës

me anekdotë:

Page 167: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

Eshtë një rrëfenjë e vjetër popullore amerikane mbi një tas druri. Puna ishte se gjyshja, me duart që i dridheshin, hera-herës thyente nga një piatë. E zemruar, e bija i dha një tas druri duke i thënë se këtej e tutje ajo do të hante në të. Duke parë këtë, mbesa e mitur pyeti të ëmën se përse gjyshja duhet në hante në një tas druri, kurse gjithë të tjerët në shtëpi në piata porcelani. “Sepse është plakë!” iu përgjegj e ëma. Fëmija u mendua për një çast e pastaj i tha s’ ëmës, “Kur gjyshja të vdes, ruaje tasin e drunjtë.” E ëma e pyeti përse dhe fëmija iu përgjegj, “që ta kesh kur të plakesh.”

Page 168: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

- një detaj interesant

Që bluxhinset ose denimet nuk gjinden vetëm në Teksas nuk na habit

po të kujtojmë se xhinset e kanë

marrë emrin nga Gjenova (Gene),ku u

end së pari kjo rrobë, dhe se denimi

është rrobë de Nimes, domethënë nga

Nimes-i, një qytet në Francë.

(Një informacion i tillë mund të mirret nga një fjalor)

Page 169: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

- Strategjia me ndonjë pyetje mbi çështjen nëse

është e lejueshme që doktorët t’i gënjejnë

nganjëherë pacientët e tyre A duhet që doktorët t’i gënjejnë pacientët në dobi të tyre – për të shpejtuar shërimin ose pë të fshehur afrimin e vdekjes? Ashtu si në sferën e ligjit, të qeverisjes dhe në punë të tjera, në mjekësi kërkesa për ndershmëri shpesh zvoglohet për hir të nevojave të tjera: të nevojës për t’iu shmangur lajmeve të këqija ose për të respektuar premtimin për mbajtjen e një të fshehte;për të ekspozuar korrupsionin ose për të ngjallur interesin e publikut.

Page 170: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

28

ose

E keni menduar ndonjëherë se

si do të ishte sot jeta pa

kompjuterë?..

Page 171: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Paragrafët mbyllës

Paragrafët mbyllës sikurse paragrafët

hapës (hyrës), janë veçanërisht të

vështirë ndoshta jo për gjë tjetër, por

se janë shumë të spikatur.

Në paragrafin mbyllës duhet thënë

diçka interesante.

29

Page 172: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

30

S’do të kishte kurrfarë interesi të thonit “Kështu

shohim…” ose shprehjen e stërnjohur e të

mërzitshme “si përfundim…” dhe pastaj t’i bëni

jehonë titullit dhe paragrafit të parë. Kjo në një

farë mënyre është e justifikueshme në një ese të

gjatë, sepse lexuesi mund të ketë harruar disa

nga idetë e paraqitura tridhjetë faqe më parë,

por në një ese që mbahet mend lehtë ka nevojë

për diçka më shumë.

Page 173: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

31

- disa udhëzime që mund të jenë të

frytshme për të bërë paragrafët mbyllës

Lloji më i zakonshëm është përmbledhja.

E mbyllni esenë me një citim, sidomos me një citim që zgjeron ose e modifikon një citim të përdorur në paragrafin hapës.

E mbyllni me një pikë të re (por të lidhur), që e çon diskutimin tuaj një hap më tej.

E mbyllni me një aluzion ta zëmë me një figurë ose ngjarje historike ose mitologjike. (p.sh. Një fitore e arrirë me sakrifica e humbje të mëdha, quhet zakonisht “fitore e Pirros”)

Përdorimi i pyetjeve retorike.

Page 174: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

32

- Shembull i mbylljes me përmbledhje

Po, për mua nata e Vitit të Ri është një natë shumë e veçantë, për shkak të njerëzve shumë të veçantë të cilët më kanë dhuruar shumë kujtime të bukura. Këngëtarët , grupet muzikore, kërcimtarët, madje edhe aktorët e estradës i kanë dhënë jetës sime gëzim e hare. Këtë vit, me fillimin e përgatitjes së koncertit të Vitit të Ri, mendoj se çfarë befasie të mrekullueshme do të na ofrojë mesnata e ndërrimit të viteve. Do të jetë qetësi apo një kaos i furishëm nëpër rrugë, apo një festim me të vërtetë gazmor? Pres me padurim ta zbuloj!

Page 175: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

33

-përfundim me pyetje retorike (pohim

që bëhet në formë pyetje)

Sikurse paraqita dhe u mundova të ilustroj më lart, kurrë nuk do të arrij të kuptoj aftësinë e njerëzve “për të folur më shumë se për të ecur”. Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për djegien e plehrave, se sa të veprojmë dhe t’i djegim ato? Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për shërbimet komunitare, se sa të shërbejmë? Këtë nuk do ta kuptoj kurrë.

Page 176: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

34

Një përmbledhje mendimesh të

rëndësishme për paragrafet

Paragrafi është njësia më themelore e

tekstit.

Një grup fjalish me lidhje të ngushta midis

tyre.

Gjykimet dhe arsyetimet që shprehim kanë

lidhje logjike me njëra tjetrën.

Page 177: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

35

Sa i përket anës logjike, paragrafët mund të tregojnë

detaje –që zhvillohen si analizë, përshkrim ose

numërim i hollësishëm i veçorive.

ilustrim- për të konkretizuar diskutimin

krahasim – të diçkaje me gjëra të ngjajshme ose

të ndryshme

përsëritje- me qëllim të përforcimit të idesë

kryesore

përkufizim - të një koncepti apo dukurie

Page 178: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

36

Çdo paragraf trajton një ide të vetme që shprehet

me një varg fjalish

Rëndësi të veçantë ka zgjedhja e fjalisë që do të

shërbejë si bërthamë organizuese e paragrafit

(fjalia- temë ose fjalia bosht)

Fjalitë tjera të paragrafit merren me shtjellimin e

mendimit që përmban fjalia-temë.

P.sh.

Page 179: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

37

Muzika të kënaq.

Olimpiada Botërore e Atletikës filloi.

Fjalët kënaq dhe filloi që dalin si fjalë kyçe vështirë se mund të shtjellohen më tej

Duke i formuluar ndryshe, këto fjali mund të shërbejnë si fjali temë(bosht) për paragrafin:

Page 180: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

38

Muzika ngjall emocione të forta.

Olimpiada Botërore e Atletikës pati të papritura të shumta.

Grupi emëror emocione të forta dhe të papritura të shumta lejojnë të shtjellohet më tej me fjali të tjera, të cilat do të sqarojnë se ç’emocione shkakton muzika, ose ç’të paprtitura pati Kampionati…

Tema dhe drejtimi i fjalisë (fjalia temë) përmban rrjedhën logjike të paragrafit.

Page 181: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

39

Fjalia-temë (fjalia bosht) mund të ndodhet në fillim në

mes apo në fund.

Kur nisim me shembuj, për të dalë tek fjalia që përmban

idenë kryesore të paragrafit themi se ky paragraf është

INDUKTIV.

P.sh. Nëse kjo është hera e tretë që motra juaj sëmuret

pasi ha pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo

ka alergji nga ato.

Page 182: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Paragrafi induktiv pra fillon me të veçantat- një numër

bindës shembujsh, rastesh, eksperimentesh, detajesh.

Të trajtuara së bashku këto të veçanta, përbyllen me një

konstatim të përgjithshëm.

Procesi i shkrimit me induksion nuk funksionon kur

shembujt janë të paktë në numër ose të dobët në

rëndësinë e tyre për të mbështetur një aargument të

përgjithshëm.

40

Page 183: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Nëse paragrafi është DEDUKTIV, do të

nisim me fjalinë që përmban idenë

kryesore për të vijuar me ilustrimin e saj

me shembuj.

41

Page 184: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

42

Disa këshilla për të ruajtur njësinë

logjike të paragrafit

1. Në një paragraf duhet trajtuar një ide të

vetme.

2. Kur kalohet nga një ide në tjetrën, nis një

paragraf të ri.

3. Dy mendime të lidhura ngushtë midis

tyre nuk ndahen në dy paragraf të

ndryshëm.

Page 185: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

1

PUNIMET PROFESIONALE NË

STUDIME PARADIPLOMIKE

Punimet profesionale shkruhen nga lëndët dhe disiplinat e ndryshme.

Punimi profesional nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një punim origjinal. Qëllimi kryesor i punimit profesional është mbledhja dhe shpjegimi i fakteve të njohura, informatave, qëndrimeve dhe mendimeve, në mënyrë që të zgjerohet ideja shkencore, zhvillimi i qasjeve të reja, shfrytëzimi i rezultateve shkencore.

Page 186: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

2

Shikuar nga aspekti i përgjithshëm ekzistojnë

disa lloje të punimeve profesionale, por ne do të

ndalemi në dy lloje, me të cilat studentët e

studimeve paradiplomike më së shpeshti

ballafaqohen:

a. Punimi seminarik dhe

b. Punimi i diplomës.

Page 187: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

PUNIMI SEMINARIK

Punimi seminarik është një punim profesional i cili është i lidhur me një punë të pavarur dhe me një temë të caktuar nga plani mësimor.

Qëllimi i punimit seminarik është:

a) Zgjerimi i diturive praktike dhe teoroike nga lëmi i caktuar,

b) Zhvillimi i aftësive të shfrytëzimit të burimeve të ndryshme dhe

c) Përvetësimi i aftësive të të shkruarit profesional dhe shkencor.

Me punimin seminarik studenti fiton përvojat e para të

lidhuara me shkrimin profesional dhe shkencor.

Përmes punimit seminarik studenti kyçet në njohuri më të thella rreth

objektit të studimit dhe në këtë mënyrë ai ushtron paraprakisht për hartimin e

një pune më delikate siç është punimi i diplomës.

Page 188: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

PUNIMI I DIPLOMËS

Punimi i diplomës është punim profesional individual

në të cilin studenti nën mbikqyrjen e mentorit

përpunon temën e caktuar nga aspekti teorik, praktik

ose teoriko-praktik.

Zakonisht punimi i diplomës duhet të ketë rreth 30-

35 faqe, në të cilat studenti trajton një problem apo një

temë që lidhet me drejtimin e studimeve, në lëmin ku

ai synon të diplomojë.

Page 189: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

Punimi i diplomës është i ngjashëm me punimin seminarik duke e parë nga aspekti i karakteristikave të përgjithshme. Por megjithatë ekzistojnë edhe disa dallime.

• të përbashkëta: zhvillimi i shprehive dhe aftësive, që nga mbledhja e materialit deri te teknikat e aparaturës shkencore dhe profesionale.

• dallimi: tema që përpunohet në punimin e diplomës është më delikate dhe më e zgjeruar; metodologjia më e theksuar dhe madhësia e punimit zakonisht e dyfishtë.

Page 190: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

Gjatë studimeve mund të hartohen disa punime

seminarike e disa prej tyre janë edhe të

detyrueshme, ndërsa punimi i diplomës fillon

kur studenti mbaron të gjitha provimet dhe

detyrimet paraprake me planin mësimor të

studimit.

Nga aspekti i qëllimit të tyre dallohen se te

punimi seminarik studenti ushtron të shkruaj

mirë, ndërsa te punimi i diplomës studenti duhet

të tregojë që ushtrimi ka qenë i suksesshmëm.

Page 191: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

Përgatitja e punimit seminarik dhe

të diplomës

Hartimi i punimeve seminarike është njëra nga obligimet themelore të çdo studenti.

Sipas rregullave të përgjithshme mbi studimet paradiplomike, zakonisht, studenti është i obliguar të hartojë disa punime seminarike me shkrim (si edhe punimin e diplomës në shumicën e fakulteteve) të cilat duhet të vlerësohen pozitivisht nga mentori. Nota të cilën e ka arritur nga punimi seminarik merret parasysh edhe te provimi nga ajo lëndë.

Page 192: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

Punimi seminarik dhe i diplomës hartohet për

shkak të njohjes më të thellë të studentit me

materien e njësive mësimore dhe për shkak të

kyçjes së studentëve në punimet profesionale

dhe shkencore.

Page 193: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Zgjedhja e lëndës dhe temës

Çështja e zgjedhjes së temës, nuk është aq e

thjeshtë dhe e lehtë për studentët, në veçanti duke

pasur parasysh se shpeshherë informacionet mbi

lëndën dhe temën gjatë studimeve semestrale janë të

kufizuara nga aspekti kohor dhe përmbajtësor.

Meqenëse qëllimi i shkrimit të punimit është kyçja në

punimin individual shkencor dhe profesional, do të

ishte me rëndësi të veçantë që studenti vetë ta zgjedh

temën, ose në mënyrë aktive të marrë pjesë në

zgjedhjen e temës, sipas dëshirave dhe prirjeve të

veta.

Page 194: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

Studeniti duhet të zgjedhë lëndën dhe temën për të cilën është i interesuar, sepse atëherë motivimi për shkruarjen dhe hulumtimin do të jetë në nivel më të lartë, që është kusht i domosdoshëm për shkruarjen e punimit shpejt, lehtë dhe me sukses.

Me rastin e zgjedhjes së temës është e rëndësishme se duhet t’u shmangemi temave të cilat janë shumë të gjëra ose shumë ngushta.

Po ashtu nuk është e preferuar të zgjedhet tema, e cila është përdorur dhe shfrytëzuar shpesh në seminare .

Page 195: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

• Përvetësimi i punimit seminarik apo të diplomës së autorit të huaj si dhe kopjimi i përmbajtjes së tyre nuk

preferohet dhe është rreptësisht i ndaluar.

•Varësisht nga rregullat të cilat profesori i lëndës i ka

theksuar, përzgjedhja e temës mund të kryhet në dy

mënyra: studenti mund të zgjedh temën nga lista e

temave, e cila është përgatitur paraprakisht nga

profesori i lëndës ose në mënyrë individuale nga

vetë studenti i cili mund të definojë dhe propozojë

ndonjë temë tjetër.

• Është e rëndësishme që studentit t’i mundësohet

kyçja aktive në përzgjedhjen e temës.

Page 196: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Nëse studenti përkufizon dhe propozon temën është e rëndësishme t’i merr parasysh disa kritere. Tema duhet të jetë:

• Relevante (qenësore, e rëndësishme) për lëmin e caktuar,

• Atraktive dhe interesante,

• Aktuale dhe bashkëkohore,

• E përshtatshme për punimin,

• E definuar në mënyrë precize,

• Konkrete (jo abstrakte ose e përgjithshme),

• Tema duhet t’i përgjigjet interesave të kandidatit,

• Tema e punimit metodologjikisht t’i përshatet përvojës së kandidatit.

Page 197: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Hulumtimi, mbledhja dhe shfrytëzimi

i literaturës

Detyra e parë që imponohet në procesin e hartimit të një punimi seminarik apo të diplomës, është gjurmimi

dhe mbledhja e literaturës, respektivisht e burimeve që kanë

të bëjnë me temën. Në shumicën e rasteve këto janë

faktet dhe mendimet, vrojtimet, argumentet e të

ngjajshme dhe shkrime të botuara (librat dhe artikujt e

revistave si dhe broshurave) ose në bazë të

hulumtimeve vetiake (dokumenteve arkivore,

eksperimenteve laboratorike, anketave të ndryshme

me anë të pyetsorit, intervistimit dhe të ngjashme).

Page 198: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Burimet nga të cilat nxirren materialet rëndom ndahen në dy lloje:

a. Parësore dhe

b. Dytësore.

Kuptohet që burimet më të rëndësishme janë ato parësore. Duke sjell material të ri, nga dora e parë, ato i japin punimit një risi, freski dhe origjinalitet.

Për shembull, në qoftë se doni të dini nëse qëndrimi i Shakespeare-it mbi Jul Cezarin ka qenë shumë tradicional apo shumë origjinal, duhet të lexoni Jul Cezarin, shkrime të tjera të periudhës elizabetiane mbi Cezarin si dhe përkthime dhe shkrimeve latine të njohura mbi elizabetianët. Këto janë burime parësore. Burimet dytësore janë p.sh. Libra të sotëm mbi Shakespear-in dhe mbi qëndrimet elizabetiane ndaj Romës dhe monarkëve.

Page 199: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

Hartimi i bibliografisë së punës

Studenti që ka marrë temën seminarike apo të diplomës, që ta dijë cilat vepra, artikuj, dokumente e të ngjashme, duhet t’i studiojë, pjesë e punës së pashmangshme është hartimi paraprakisht i bibliografisë. Kjo është e ashtuquajtura bibliografi e punës paraprake ose e punës, ndryshe nga bibliografia përfundimtare, që hartohet në fund dhe vendodet pas tekstit të punimit.

Page 200: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

Zakonisht studenti njoftohet me literaturën profesionale në mënyrë empirike (mbështetje në praktikën dhe

përvojën e tij), duke lexuar ndonjë vepër, me anë të vërejtjeve burimore, dokumentare (fusnotave, referencave) që përveç tjerash udhëzojnë në vepra dhe shkrimet e tjera profesionale nga lëmi i caktuar shkencor dhe për temën e cila trajtohet në punimin seminarik apo të diplomës.

Për fillim ngandonjëherë mjafton që studenti të njihet vetëm me dy tri shkrime dhe vepra për ndojnë temë, regjistrat biografikë dhe referencat nga ato shkrime do ta udhëzojnë në shkrimet dhe veprat e reja që do të duhej konsultuar dhe studiuar.

Page 201: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

Gjatë hartimit të bibliografisë së punës me dobi të madhe mund të jenë sidomos biblotekat, me katalogë të llojllojshëm, regjistrimet dhe indekset e veta.

Që ta hartojmë regjistrin paraprak bibliografik të shkrimeve që dëshirojmë të përpunojmë, autori duhet të gjurmojë nëpër burime të ndryshme të informacioneve: doracakë enciklopedik, të përgjithshëm dhe specifik, pastaj nëpër bibliografitë e ndryshme, nëpër indekset e biblotekave shkencore. Tërë thesari libror i një bibloteke është i shkruar në katalogje, të cilat në biblotekat e mëdha shkencore (popullore, universitare, të fakulteteve, të instituteve etj.,) janë të shumëllojshme.

Page 202: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

Më të shpeshtat janë:

a) Katalogu emëror.- I hartuar sipas rendit alfabetik sipas shkronjave fillestare të mbiemrave të autorëve.

b) Katalogu I lëndës.- I hartuar sipas rendit alfabetik sipas njësive të lëndës. Ky katalog është më i dobishëm për hulumtuesin: ai tregon cilët autorë dhe vepra shtjellojnë çështjen që i intereson.

c) Katalogu profesional.- në të cilin në skeda janë katalogjizuar shkrimet sipas shkencave dhe degëve shencore. Katalogët e një dege shkencore, p.sh. përmbajnë të gjitha shkrimet që merren me disa lëmenj të asaj dege dhe të cilat gjenden në biblotekë.

d) Katalogu titullar.- I hartuar me rendin alfabetik sipas titujve të librave, të lidhura në fletore sipas viteve.

e) Katalogu qendror.- që përmban fondet librore të shumë biblotekave të ndryshme në vend.

Page 203: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

Skedari është elementi i parë me të cilin duhet të njihet studenti.

Titujt në skedarë janë vendosur në mënyrë alfabetike; çdo vepër katalogohet sipas mbiemrit të autorit, titullit dhe fushës. Çdo vepër klasifikohet me një numër që të gjendet shpejt dhe lehtë. Një nga metodat e klasifikimit që përdoret nëpër bibloteka është sistemi Dhjetor i Djuit (Dewey). Ky sistem përdoret në një numër të konsideruar bibliotekash. Sipas tij titujt ndahen në dhjetë klasa, duke i caktuar 100 numra çdo klasë:

Page 204: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

000-099 Vepra të përgjithshme

100-199 Filozofi

200-299 Fe

300-399 Shkenca sociale

400-499 Gjuhë (Filologji)

500-599 Shkencë e mirëfilltë

600-699 Teknologji (Arte të dobishme)

700-799 Artet e bukura

800-899 Letërsi

900-999 Histori

Çdo klasë ndahet pastaj në nëndarje:

800 Letërsi e përgjithshme

810 Letërsi amerikane

820 Letërsi angleze

830 Letërsi gjermane etj.

Page 205: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

Është me rëndësi që studenti të bëjë një kërkim të kujdesshmëm dhe sistematik si dhe të regjistrojë me rregull atë çka zbulon prej tyre. Kërkimi nuk duhet të jetë i rastësishëm. Sa më i organizuar të jetë prej fillimit, aq më shumë kohë do të kursejë studenti duke iu shmangur vonesave dhe përsëritjes së panevojshme.

Instanca e parë e kërkimit të mëtutjeshëm, pas rekomandimit nga mentori, zakonisht janë biblotekat universitare, e cila zakonisht posedon tri lloje të katalogëve: a) alfabetik, b) të lëndës dhe c) të vendit (topografike). Me gjetjen e katalogut të kërkuar, studenti duhet të marrë signaturën (pjesën e lartë djathtas të katalogut) dhe në bazë të saj të kërkojë nga personeli i biblotekës informatën në lidhje me atë se a është publikimi i kërkuar në dispozicion për shfrytëzim.

Page 206: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

Nëse studenti nuk ka mundësi të vizitojë biblotekën e fakultetit ose atë universitare, dhe është i interesuar të marrë informacionin se a gjendet publikimi i caktuar në fondin e librave, zakonisht mund të konsultohet linku i bibliotekave.

Është e rëndësishme që studenti, para se të përdorë burimin për punimin e tij, të vlerësojë besueshmërinë e materialeve, e cili mund të bëhet duke i pasur parasysh këto fakte me rëndësi:

Page 207: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

• autorin ( reputacioni i autorit),

• botuesin (sa më i dëgjuar dhe i njohur të jetë botuesi

aq më e besueshme do të jetë vepra),

• datën e botimit (kur punimi bëhet lidhur me një temë

e cila ka pasur zhvillime të reja) etj.

Këto elemente janë shumë të rëndësishme dhe

studenti duhet t’i ketë parasysh me rastin e hulumtimit,

mbledhjes, sistemimit dhe citimit të burimeve të

punimit.

Page 208: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Skedat bibliografike apo treguese dhe

modelet e tyre

Kërkimi i burimeve, lidhur me punimin seminarik apo të diplomës, kërkon nga studenti që të pajiset me një grup skedash treguese me përmasa 8x13cm. Skedat duhet plotësuar me stilplaps menjëherë sapo të jetë identifikuar burimi.

• për çdo burim studenti duhet të përgatisë një skedë të veçantë bibliografike.

• skedat duhet të përmbajnë:

- emrin e autorit,

- titullin e veprës,

- vendin e botimit,

- botuesin dhe

- datën e botimit.

Page 209: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

Formati dhe rëndësia e skedave të shënimeve

•skedat treguese kanë komente dhe vlerësime.

• na përcaktojnë se cilat burime duhet shfrytëzuar.

• studenti skedat duhet t’i ketë me vete sa herë që duhet të lexojë diçka rreth çështjes që trajton.

• shënimet duhet të jenë të sakta.

• heqja e një detaji të vogël si p. sh. numri i burimit apo numri i faqes, mund të bëjë që të shpenzojmë orë të tëra.

• preferohet që të shkruhet vetëm në një anë të skedës.

• të shkruhet me shkrim dore të lexueshëm dhe të rregullt.

Page 210: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

Gjithashtu skeda duhet të përfshijë numrin klasifikues në biblotekë, biblotekën ku gjendet dhe pasi ta ketë kontrolluar, edhe disa komente të përmbledhura mbi vlerën që ka. Komentet mund të jenë si p.sh. “jo aq mirë”, “e shkëlqyer” apo “tepër e mirë”. Studenti mund të bëjë komente të tilla që ta ndihmojë kur ta përdor veprën.

Kur të jenë mbledhur të gjitha burimet, skedat duhet të renditen sipas alfabetit, mbiemrit të autorit (nëse nuk ka autor, atëherë sipas shkronjës së parë të titullit të artikullit) dhe t’u vendosen numrat arabë në cepin e sipërm të krahur të djathtë.

• E rëndësishme: studenti duhet të zgjedhë një formë të caktuar dhe t’i përmbahet me sa më pak ndryshimeve.

• Po japim dy modele të plotësimit të skedave: njëra vepër e plotë dhe tjetra artikull nga periodiku.

Page 211: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

Libër nga një autor:

_____________________________________________________________

19

Cfajg, Stefan

159.93 Maria-Antuaneta. Përkthim. Ali Hasharova.

S 298 Tiranë: OMSCA-1,2001.

BF referencë e mirë

A

__________________________________________________

Përveç informacionit bibliografik, skeda duhet të përmbajë edhe

numrin klasifikues në bibliotekë, bibliotekën ku është marrë (BF-

biblioteka e fakultetit), një koment mbi vlerën e librit, sipas zgjedhjes

nga vetë studenti (A do të thotë “shkëlqyeshme”, si dhe nunrin e

skedës (19) në renditjen e skedave sipas mbiemrit të autorit.

Page 212: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

28

Artikull nga një periodik:

___________________________________________________________________

21

Hart, Stuart N. e të tjerë

“The ISPA Cross-National Children’s Rights Research Project”, School Psychology International,

22:99-129. Maj,2001

Bif.f. Çështje të reja interesante

C

__________________________________________________

Periodikët nuk kanë vendodhje. Numrat 22:99-129 tregojnë vëllimin (numri 22) dhe faqet e artikullit (99-129). Botimi gjendet në bibliotekën e fakultetit. Titulli i artikullit vendose në thonjëza.

Page 213: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një

shkrim akademik-fusnotat

• Ligjërata e nëntë: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-

fusnotat

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce.

1

Page 214: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim

akademik-fusnotat

• Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-fusnotat

• Përmbajtja e ligëratës së nëntë: (Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce

(f.61-76).

• Rëndësia e përdorimit të burime në një punim profesional

• Shënimet referenciale dhe shënimet e përmbajtjes

• Mënyra të paraqitjes së referencave

• Referenca e paraqitur në fusnotë; referencia e paraqitur në kllapa

• Citimi në vazhdim nga i njejti burim

• Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë

• Citimet e veprave të përkthyera

• Ndryshimet dhe shtesat në citime

• Lista e literaturës ose bibliografia

2

Page 215: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

Pse të përdorim burime?

Duke u përgatitur për të shkruar, shkruesit akademikë përdorin burime për të zgjeruar dhe përpunuar idetë e tyre.

• Esetë kërkimore- që nganjëherë quhen “ese të kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese” (apo punime seminarike) – mbështeten pjesërisht në burime të tilla, dhe ese të këtij lloji ju do të shkruani më së shumti në lëndë të ndryshme në fakultet.

Page 216: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

• Në qoftë se nuk merrni parasysh asnjë burim, ka rrezik të bini në pozitën e njeriut shumë të painformuar.

• Marrja e asaj ç’kanë thënë dhe zhvillimi i qëndrimit tuaj në lidhje me idenë e tyre është me rëndësi qendrore në shkrimin akademik.

Natyrisht, jo të gjithë e kanë qejf kërkimin. Duhet orë të tëra për të lexuar libra dhe artikuj që rezultojnë kontradiktorë ose që nuk lidhen me çështjen.

• Megjithatë puna kërkimore nganjëherë kërkon që një njeri të lexojë gjëra të mërzitshme, ata që merren me të, përjetojnë një ndjenjë ngadhënjimi se janë bërë ekspert në diçka.

Page 217: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

5

• Ju jeni të gatshëm të thoni: “Ja ç’kanë

menduar të tjerët për këtë çështje; të gjitha

idetë e tyre janë shumë interesante, por unë e

shoh çështjen ndryshe. Më lejoni t’ju them se

çfarë mendoj”.

• Vlera e punimit nuk gjykohet nga numri i

burimeve të dokumentuara, ndaj autori duhet t’i

përdorë me kujdes.

Page 218: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

• Shënimet mund të klasifikohen në dy grupe:

1. Shënime referenciale dhe

2. Shënime të përmbajtjes

Page 219: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

1.Ka disa mënyra të paraqitjes së referencave,

por kryesoret mund të klasifikohen në dy grupe.

Njëri sistem është ai i cili referencën e jep në

fusnotë , kurse sistemi tjetër që referencën e

jep brenda kllapave menjëherë pas citatit,

parafrazimit apo përmbledhjes. Ndryshe njihen

edhe si :

a. Sistemi i Oxsfordit (Referenca në fusnotë) dhe

b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa)

Page 220: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

a. Sistemi i Oxsfordit (ndryshe njihet edhe si

referenca në fusnotë. Shpesh në gjuhën shqipe

përdoret shprehja poshtëshënim).

• Pas çdo citimi vihet një eksponatë (një numër

i ngritur pak më lart se teksti).

Nuk është vetëm kjo mënyrë e paraqitjes së

të dhënave të burimit, sepse referencat mund të

përmblidhen në fund të çdo kapitulli ose madje

edhe krejt në fund të librit.

Page 221: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Përmbajtja e referencës duhet të ketë të dhëna të

mjaftueshme dhe të domosdoshme, si:

- emri dhe mbiemri i autorit,

- titulli i veprës,

- shtëpia botuese,

- vendi,

- viti i botimit,

- në fund jepet faqja.

Tani ka filluar të praktikohet edhe dhënia e ISBN, për

të qenë edhe më të saktë gjatë burimit.

Page 222: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

2. Shënimet e përmbajtjes- lejojnë autorin të

japë atë informacion shtesë që i duket me

interes për lexuesin, por që s’ është aq i

rëndësishëm sa për t’u përfshirë në tekst. Janë

të ngjashme me shtojcat. Këtu, autori ka

mundësi të zgjerojë, theksojë apo komentojë

një informacion të paraqitur në tekst. Ai mund të

paraqesë aspekte interesante mbi çështjen që

diskutohet, të citojë burime shtesë, apo të

zgjerojë diskutimin duke përdorur detaje të

tjera.

Page 223: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

Për shkak se në fusnotë (në fund të faqes, në

fund të kapitullit ose krejt në fund të librit) jepen

të dhëna të plota lidhur me burimin, disa autorë

nuk shënojnë fare listën e literaturës ose

bibliografisë. Ka të tjerë që e praktikojnë listën e

bibliografisë në fund të librit. Të dyja standardet

janë të aplikueshme.

Page 224: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Shumë autorë nuk i përdorin udhëzimet e

njejta për paraqitjen e këtyre burimeve. Në fund

të fundit e rëndësishme është paraqitja e të

gjitha të dhënave.

Duhet theksuar një çështje lidhur me

përdorimin e thonjëzave. Sipas normës së

gjuhës letrare shqipe emrat e gazetave,

revistave dhe librave vihen gjithnjë ndërmjet

thonjëzave.

Page 225: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Po paraqesim disa modele referencash në

kuadër të sistemit të Oxfordit, përkatësisht të

referencave në fusnotë:

I. Citimi për herë të parë: Kur për herë të parë citohet një autor, atëherë të dhënat duhet të jenë të plota. P.sh.

1. Mitrush Kuteli, “Vepra 5”, Naim Frashëri,Tiranë.1990, f.280.

Modeli me dy autorë:

2. J.S.Mill-I.Kant, “Mbi lirinë dhe paqen”,Rilindja,Prishtinë 200, f. 127.

Modeli me më shumë se dy autorë:

3. John Stjuart Mill, Imanuel Kant, Sami Frashëri, “Kush e prish paqen në

Ballkan?”, Rilindja, Prishtinë 2007, f.245.

Modele me vepra të përkthyera:

4. Imanuel Kant, “Paqja e amshueshme”, (Përkthyer nga Bardh Bardheci.)

Rilindja, Prishtinë 2006, f. 20.

Page 226: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

II. Citimi në vazhdim nga i njejti burim:

Nëse citohet i njejti autor, nga i njejti burim,

nga e njejta faqe dhe menjëherë në vazhdim,

atëherë referenca mund të jetë e shkruar: Ibid.,

shkurtesë e fjalës latine Ibidem, që domethënë

po aty. Mund të përdoret fjala e plotë Ibidem,

ose në shqip: po aty.

Page 227: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

Nëse autori dhe burimi është i njejtë, por vetë

faqja ndryshon, atëherë do të duhej të shtohej

numri I faqes:

• Ibid. f 63. ose

• Ibidem, f 63. ose

• Po aty, f 63.

Page 228: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

III. Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë:

Nëse përsëritet citati, parafrazimi ose mbështetja nga i njejti autor dhe nga e njejta vepër, por pasi të jetë cituar ndonjë autor tjetër, atëherë duhet shkruar mbiemri i autorit, viti i botimit dhe numri i faqes.

- Nëse nga i njejti autor do të jetë e njejta vepër, atëherë do të mjaftonte të shkruhej:

a. Kant 2006, f.30.

b. Mill-Kant 2002, f.5.

c. Mill et al 2007,222. Et al= shkurtesë e fjalës latine “et alii” që d.m.th.dhe të tjerë.

Page 229: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

E barasvlefshme me këtë model është edhe kur

autori i referohet fusnotës së mëhershme. P.sh.

- Si shën. 1,f 30. ose

- Shih fusnotën 1, f 30. ose

- Kant, vepra e cituar, f 30.

Kur nga i njejti autor, pasi të jetë dhënë ndonjë

referencë tjetër, përdoren dy ose më shumë vepra si

burime, atëherë duhet të jepet emri i autorit dhe titulli i

veprës. P.sh.:

- Kant, “Paqja e amshueshme”, f 61.

- Kant, “Mendja kritike”, f 211.

Page 230: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

IV. Citimet jo të plota

Nëse përmendet autori i thënies, atëherë duhet të jepet vepra dhe faqja. P.sh.:

Ahtisari ka thënë se është “konstatuar” se tetë standardet “janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 1

•Kur përmendet emri i të cituarit, mund të shkruhet vetëm burimi në fusnotë:

• E njejta vlen edhe po qe se nuk përmendet emri i autorit në citim. P.sh.:

Tashmë është “konstatuar” se tetë standardet “janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 2

_____ 1 “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.

2 Marti Ahtisaari, “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.

Page 231: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

VI. Citimet e veprave të përkthyera:

• Nuk mjafton vetëm të dhënat që u

përmendën më lart (emri e mbiemri, titulli, shtëpia botuese, viti i

botimit).

• Preferohen të pajisen edhe me emrin e

përkthyesit ( sepse një vepër mund ta

përkthejnë autor të ndryshëm) .p.sh.:

Tzvetan Todorov, “Poetika e prozës”.

(Përkthyer nga Gjovalin Kola.)Shtëpia botuese

Panteon.Tiranë, 2000. f.12.

Page 232: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

Ndryshimet në citime

Ndonjëherë për shkak të mënyrës se si e kemi formuluar mendimin, na duhet ta ndryshojmë ose modifikojmë pak thënien origjinale të autorit të cituar, në mënyrë që t’i përshtatet tekstit tonë nga ana stilistike dhe gramatikore. Megjithatë në asnjë rast nuk është e lejueshme të ndryshohet kuptimi i asaj që ka thënë autori origjinal. Edhe nëse jemi të bindur që ka bërë një gabim në atë që është thënë, qoftë gabim shtypi apo kuptimor, citimi bëhet i plotë i ndjekur nga fjalia latine (sic) në kllapa, që do të thotë “kështu” dhe që tregon se fjala ose shprehja pararendëse është cituar saktësisht, ndonëse duket paradoksale ose e pasaktë.

Page 233: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

Heqja e fjalëve ose shprehjeve (pa prishur kuptimin)

përfaqësohen nga tri pika (elipsi), kurse ndryshimet

dhe shtesat futen në kllapa katrore [ ]. P. sh.

“ Plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht

nga bashkësia ndërkombëtare për dhënien e

kompetencave më të gjëra autoritative.”

Këtu “standardeve” është futur në kllapa katrore,

sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre është vënë

si kusht…”. Në tekstin origjinal fjala “standarde”

përmendej diku në krye të paragrafit, nga i cili është

cituar kjo fjali.

Page 234: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa):

• Është sistem i referencës i cili në kllapa jep të dhënën ose tregon

burimin.

• Mund të bëhet në dy mënyra kryesore:

a. Menjëherë pas citatit, parafrazimit ose përmbledhjes. Brenda kllapave përfshihen këto të dhëna:

- mbiemri i autorit,

- viti i botimit,

- faqja.

b. Menjëherë pas emrit të autorit hapet kllapa, jepet burimi dhe mbyllet kllapa:

- viti i botimit,

- faqja.

* Te sistemi i Harvardit është i domosdoshëm lista e literaturës apo bibliografisë.

Në këtë sistem të referencës faqja e librit mund të shkruhet ose me shkronjën f ose me vënien e dy pikave( : ). Duhet të vendosim ose ta aplikojmë shkronjën f ose dy pikat, por jo herë njërën e herë tjetrën.

Page 235: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

p.sh.me shkronjën f:

“ Ka një gjë që duhet pranuar: i riu kur

vjen, kërkon të afirmohet. Dhe këtë këkon ta

bëjë shpejt e me njëfarë agresiviteti”. – thotë

Fatos Arapi. Ai vazhdon më tej “Toleranca, në

këtë rast, na takon neve, të thinjurve. Ky i ri

nuk duhet të jetë injorant për të mos kuptuar

vlerat që janë krijuar më parë, sepse po nuk i

kuptoi këto vlera, ai kurrë nuk ka për t’u bërë

autor vlerash. Edhe te berberi i riu mëson nga

mjeshtri. Dorën do ta ketë të tijën, pasionin

dhe talentin po ashtu, por ai duhet ta ketë

mjeshtrin në dritën e syrit, deri sa t’ia vjedh

zanatin”. (“Shekulli” 1999: 6). Ose (“Shekulli”

199 f.6).

Page 236: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Shembull reference me dy autorë:

“Lira individuale shtrihet jo më larg se te kufijtë, ku

mund të cenohet liria e tjetrit; ajo nuk është më liri”.

(Mill et al 2001: 23).

Shembull reference me Antologji. Antologjitë

zakonisht citohen në bazë të redaktorit ose përpiluesit

të antologjisë:

Klinton ka thënë qartë se “Intervenimi i NATO-s u bë

me qëllim që t’i jepet fund konfliktit ballkanas më të

vjetër, atij midis serbëve dhe shqiptarëve, ashtu që të

vendoset paqja e qëndrueshme edhe në këtë pjesë të

Evropës”. ( Kelmendi 2006: 24).

Page 237: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

Lista e literaturës ose BIBLIOGRAFIA:

• Duhet të ketë të dhëna të sakta,

• Në listën e bibliografisë së pari shënohet mbiemri i autorit,

• Ka variante të ndryshme veprimi: pas emrit mund të vihet

presje por mund të vihet edhe pikë,

• Në listën e bibliografisë nuk jepet numri i faqes.

• Renditja bëhet në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit.

• Aty ku nuk ka autor, vepra renditet sipas fjalës së parë të titullit

të veprës.

• Në bibliografi përfshihen të gjitha veprat e shfrytëzuara dhe që

lidhen sadopak me punimin.

Page 238: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Hapësira ndërmjet rreshtave

• Të gjithë titujt bibliografik vendosen me hapësirë njëshe

dhe me hapësira dyshe ndërmjet titujve

• Mbiemri i autorit vendose në kufi të faqes.

• Këtë hapësirë e paraqesim njësoj në gjithë bibliografinë

.

26

Page 239: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

p.sh.

Agolli, Dritëro. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Tiranë:

Botimet Dritëro. 1999.

Dumont, Louis. Ese mbi individualizmin. Përkth. Viktor

Kalemi. Tiranë: CEU,Korbi, 1997.

27

Page 240: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

28

Kur citohet, parafrazohet ose bëhet paraqitja e

përmbledhur nga interneti, duhet kopjuar adresa e

saktë dhe e plotë e ueb- faqes, ashtu që vetëm me një

të klikuar të marrësh informatën e kërkuar. Kështu

paraqitet në bibliografi :

Bush, George, 2007: Fjala e presidentit amerikan

lidhur me statusin e Kosovës. (18. 03. 2007) http://

www.albanian.com/Bush/fjalim... htm

Page 241: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Mbani mend:

• Fusnotat e paraqitura janë me hapësirë njëshe. Nga një

fusnot (shënim) në tjetrin përdoret hapësirë dyshe.

• Të gjitha shënimet në fund përfundojnë me pikë.

• Shënimet duhet të vendosen në fund të faqes. Programi

i word-it e realizon këtë në mënyrë automatike.

• Shënimet e përmbajtjes duhet të shkruhen me një gjuhë

të pastër dhe konçize.

• Duhet ta kemi parasysh se vlera e punimit do të gjykohet

pjesërisht nga dokumentimi që bën.

29

Page 242: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Ligjërata e dhjetë: Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs dhe Si të shkrujmë- procesi dhe shkrimet

funksionale, Majlinda Nishku.

1

Page 243: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Mbledhja e mendimeve (shënimeve)

• Përmbajtja e ligëratës së dhjetë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.162-193) dhe Si

të shkrujmë- procesi dhe shkrimet funksionale, Majlinda Nishku (f.109-125).

• Paraqitja e detajeve bibliografike të secilit burim të konsultuar

• Shënimet në lidhje me literaturën shkencore- skeda të posaçme

• Renditja e skedave në formën e katalogut sipas numrave

• Gjatë leximit të materialeve, mund të mbajmë këto lloje kryesore të shënimeve: citime të

drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose përmbledhje

• Në ç’masë duhet bërë citimet?

• Parafrazim efektiv

• Dallimi në mes të fusnotës dhe bibliografisë

• Përcaktimi i strukturës së punimit (shembuj dhe ilustrime)

• Elementet themelore të punimit seminarik dhe të diplomës

• Titujt dhe nëntitujt- mënyra e të paraqiturit

2

Page 244: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

Gjatë leximit është e dobishme që të shkruhen faktet

dhe mendimet, të cilat gjenden në tekst të burimeve të

konsultuara, ku duhet të zgjedhen ato që janë

drejtpërdrejt të lidhura me temën. Është e dobishme

që krahas tekstit ose parafrazës, të shënohen

detajet bibliografike të secilit burim të konsultuar

siç janë: emri i autorit, emri i veprës, botimi,

botuesi, vendi, viti i botimit etj., për shkak të

përpilimit më të lehtë të regjistrit të literaturës si

dhe për shkak të citimit të shënimeve të punimeve

në mënyrë të drejtë dhe më të lehtë.

Page 245: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

4

Mendimet kritike individuale, poashtu, janë të

dobishme menjëherë të shënohen, duke bërë

përpjekje që të lidhen me qëndrimet nga punimet e

lexuara dhe të përkrahen me argumente logjike.

Preferohet që shënimet në lidhje me literaturën shkencore, mbahen

në skeda të posaçme (fisha) ose fletë të posaçme për shkak

të përdorimit më të lehtë më vonë. Studenti mundet

ato fletë, në qoftëse ka më shumë, t’i rendisë në

formën e katalogut sipas numrave, gjegjësisht të

mbahen në formë të kartelave të cilat gjenden lehtë.

Sipas nevojës, këto shënime mund të mbahen edhe

në formë elektronike.

Page 246: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Këto skeda duhet t`i kemi me vete sa herë që

duhet të lexojmë diçka mbi çështjen që

trajtojmë. Skedat më të përshtatshme janë me

madhësi 13x18 cm.

• Është e rëndësishme që shënimet në skeda

duhet të kenë saktësi. Mos dhënia e këtyre

saktësive si p.sh. numri i burimit apo nr.i faqes

mund të bëjë që të shpenzoni orë të tëra në

gjetjen e një informacioni që mund të ishte

marrë qysh në fillim .

5

Page 247: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Edhe pse lejohet të shkruhet në të dy anët e

skedës, vetë do ta kuptoni se kjo s`është fort e

dobishme, sidomos gjatë procesit të shkrimit të

punimit. Është më e thjeshtë dhe shumë më

praktike që skedat të përdoren të shkruara

vetëm në një anë.

• Të gjitha shënimet duhet të mirren me stilolaps

pasi lapsi i thjeshtë mund të shlyhet gjatë

përdorimit të skedave. Nuk është e nevojshme

që shënimet të shtypen.Mjafton të kenë një

shkrim dore të rregullt dhe të lexueshëm.

6

Page 248: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Meqenëse leximi i materialeve përbën

lëndën e parë të punimit, saktësia e

shënimeve do të përcaktojë lehtësinë dhe

cilësinë e rezultatit përfundimtar.

7

Page 249: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

Gjatë leximit të materialeve, studenti mund të

mbajë këto lloje kryesore të shënimeve: citime

të drejtpërdrejta, parafrazime, precis ose

përmbledhje (është një ngjeshje e materialit

origjinal, zakonisht ¼ ose 1/3 e gjatësisë, duke

ruajtur stilin, tonin e autorit).

Page 250: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Pra, po përsërisim, integrimi i mendimeve të të

tjerëve në punimin tuaj arrihet përmes:

• citmeve (citate)

• parafrazimeve (parafraza)

• përmbledhjeve (përmbledhje)

Page 251: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

Në ç’masë duhet bërë citimet?

• pasazhet (pjesët, fragmentet) duhet cituar me

masë.

• kjo varet nga lloji i punimit.

• ka punime, ku vërtet kërkohen pasazhe të

gjata të një vepre.

• mirëpo ka raste, kur citimi është shenjë

dembelie, sepse kandidati nuk do ose nuk

është i aftë të sintetizojë një varg të dhënash

dhe parapëlqen këtë përmes dikujt.

Page 252: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

Citimet

• Citimi do të thotë, se ju pajtoheni me autorin

që citoni.

• Citimet duhet të jenë identike me origjinalin,

duke përdorur në mënyrë të detajuar burimin.

• Ato duhet të paraqiten fjalë për fjalë dhe t’i

atribuohen (ngjitje, mveshje, mbështetje) autorit

origjinal.

• Citimet duhet të punohen besnikërisht.

• Fjalët duhet kopjuar ashtu siç janë në origjinal.

Page 253: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

• citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“ “).

• “Materiali i cituar futet në thonjëza”.

• nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë

aplikohen thonjëzat (‘ ‘) (për shembull, autori që citoni

ka cituar dikë).

• Për çdo citim duhet dhënë qartë autori dhe burimi

nga është marrë informacioni.

• Kjo arrihet duke shënuar në fund të faqes (nën vijën

që paraqitet)

___________________

•Microsoft Word- Insert-Reference- Footnote

Page 254: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

• Nga teksti nuk duhet hequr pjesë pa

sinjalizuar për këtë gjë. Kjo bëhet duke

vendosur tri pika (…) aty ku janë heqjet

(Tri pikat ndryshe quhen “elipsë” ose “pika të

retiçencës”).

Page 255: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Parafraza

Përsëritja me fjalët e tua mendimin e autorit.

• Ka raste kur autori në një frazë shumë të

shkurtër, ka shumë mendime, kështu që

parafrazimi do të dalë më i gjatë se origjinali.

Pse duhet të parafrazojmë?

• një parafrazim mund të ndihmojë për sqarimin

e një pasazhi të vështirë ose të errët për

lexuesin tuaj.

Page 256: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Abraham Lincoln

FJALIMI I GETTYSBURG-UT

• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri të

ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Sot jemi

angazhuar në një luftë të madhe civile duke vënë në provë nëse ky komb, ose çdo komb i

ngjizur kësisoj dhe i përkushtuar kësisoj, do të qëndrojë gjatë. Ne jemi përleshur në një

fushë të madhe beteje të kësaj lufte. dhe sot kemi ardhur që një pjesë të kësaj fushe t’ua

kushtojmë si vend prehjeje të përjetshme atyre që dhanë jetën e tyre këtu që ky komb të

jetojë. Është krejt e përshtatshme dhe e drejtë ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë

ne s’mund ta kushtojmë, s’mund ta shugurojmë e s’mund ta shenjtërojmë këtë truall.

• Njerëzit trima, të gjallët dhe të vdekurit që luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë shumë më

tepër nga ç’mund të arrijë fuqia e jonë. Bota pak do të mësojë, ose do të harrojë, se ç’po

themi ne këtu, por s’do të harrojë kurrë se ç’bënë ata këtu. Na takon më fort ne të gjallëve

që t’i kushtohemi punës së papërfunduar së cilës ata, që luftuan këtu, i shërbyen me aq

fisnikëri deri në këtë ditë. Na takon më fort ne të gjallëve që jemi këtu t’i kushtohemi

detyrës së madhe që kemi përpara – të marrim prej këtyre të rënëve të nderuar një

përkushtim më të fuqishëm ndaj asaj çështjeje, së cilës ata i kushtuan gjithçka – dhe ne, që

jemi këtu, të gjykojmë me përnderimin më të lartë se ata nuk vdiqën më kot, se ky komb

nën Zotin do të ketë një lindje të re në liri dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për

popullin s’do të shuhet kurrë nga faqja e dheut.

15

Page 257: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Tetë dekada e shtatë vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë

kontinent një komb të ri të ngjizur në liri dhe të kushtuar idesë se të

gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

• Parafrazim:

• Tetëdhjetë e shtatë vjet më parë (domethënë më 1776, viti i

Revolucionit Amerikan) të parët tanë krijuan në Amerikën e Veriut

një vend të ri; ky vend u soll në ekzistencë (“u ngjiz”) nga hartuesit

meshkuj të Kushtetuës që e panë lirinë si nënën e kombit të ri dhe

që u veçua ose u shënua në mënyrë të posaçme (“u kushtua”) si një

komb në të cilin të gjitha qeniet njerëzore konsideohen të barabarta.

16

Page 258: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Po japim edhe një shembull të përmbledhjes nga fjalimi i

Lincolnit:

Megjithëse ne kemi ardhur t`i kushtojmë një pjesë të

fushës së betejës në Getisburg, kujtimit të atyre që ranë

këtu, detyra jonë e vërtetë është t`i kushtohemi ruajtjes

së kombit për të cilin ata vdiqën – një komb në të cilin

populli qeveris veten.

17

Page 259: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Fragment nga burimi origjinal:

Mbipesha përbën një çështje madhore, sepse (1) ajo

prek një masë të madhe njerëzish. (2) Përhapja e saj po

rritet. (3) Shkalla e numrit të fëmjëve me të po rritet. (4)

Efektet mjekësore, psikologjike dhe sociale janë të

ashpëra. (5) Sjelljet që e shktojnë atë (dietë e varfër dhe

mungesë aktiviteti) janë në vetvete kontribut madhor në

shëndetin e dobët (6)dhe trajtimi mjekësor është i

kuptueshëm, rrallë i efektshëm dhe jo-praktikë për t`u

përdorur në një masë të gjerë.

18

Page 260: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Model parafrazimi nga fragmenti:

Shqetësimi i tanishëm me rritjen e peshës në shoqërinë

amerikane është shtuar për një mori arsyesh, sipas Brownell dhe

Horgen. Ata ia atribuojnë ndryshimin e vetëdijësimit të numrit të

njerëzve me mbipeshë dhe rritjes së këtij numri, sidomos mes të

rinjve. Përveç kësaj, pesha e tepërt përmban pasoja të vështira për

shëndetin mendor dhe fizik të individit dhe mirëqenien e shoqërisë.

Mungesa e ushtrimeve gjimnastikore dhe zgjedhja e

pashëndetshme e ushqimit i përkeqëson pasojat e shëndetit,

sidomos ngaqë nuk ka kura të lira dhe të lehta për efektet e të

ngrënit jashtë mase si dhe shumë pak ushtrime dhe aktiviteteve

sportive.

19

Page 261: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

Për parafrazim efektiv:

1. Rilexoni pasazhin origjinal derisa ta kuptoni

domethënien e plotë të tij;

2. Kontrolloni interpretimin tuaj me burimin

origjinal, për t’u siguruar që versioni juaj

shpreh në mënyrë të saktë informacionet

thelbësore, mirëpo në formë të re;

3. Përdorni thonjëza për të identifikuar një term

unik të një shprehje që ju e keni huazuar

nga burimi.

Page 262: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

Përmbledhja (precis)

• Përmbledhja përfshin vendosjen e ideve

kryesore me fjalët tuaja duke përfshirë vetëm

pikat kryesore.

• Përmbledhja është dukshëm më e shkurtër

se sa burimi origjinal.

Page 263: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Po bëjmë edhe një përmbledhje të:

• Citimit: transkriptimi i fjalëve të sakta direkt nga burimi.

• Parafrazimi: riformulimi ose shndërrimi i plotë i ideve të

autorit në fjalët tuaja.

• Përmbledhja: reduktimi i idesë kryesore të autorit në

elementët themelorë.

22

Page 264: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

Përcaktimi i strukturës së punimit

Një nga veprimet me rëndësi të veçantë gjatë

hartimit të punimit seminarik apo të diplomës, është përcaktimi i strukturës së punimit.

• pas shikimit të parë të literaturës së mbledhur, është

e nevojshme të pëpilohen tezat, që do të paraqesin

bazën e punimit.

• për dallim nga esetë e shkurtra, te punimi seminarik

dhe i diplomës nuk mjafton vetëm hyrja, pjesa

kryesore dhe përfundimi, por është e nevojshme të

ndahet në disa tërësi- pjesë, kapituj dhe nënkapituj.

Page 265: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

• Qasja ndaj temës është e lidhur me degëzimet që do të krijohen në punim.

• Duhet të kemi një baraspeshë në punim

• Duhet t’u shmangemi kapitujve të shkurtër ose tepër të gjatë

Shikuar nga aspekti i përgjithshëm, autorët që mirren me studimin e metodologjisë së punimeve profesionale dhe shkencore, përafërsisht pajtohen se ai duhet të ketë tre pjesë:

a) Materialet që i paraprijnë tekstit,

b) Tekstit,

c) Referencat.

Page 266: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

Shembull I strukturës fillestare të punimit:

Tema: Shkalla e kriminalitetit në Kosovë në periudhën 2005-2007

Hyrja

1. (Kapitulli)

1.1.

1.2.

1.2.1.

1.3.

2. (Kapitulli)

2.1.

2.2.

2.2.1.

2.2.2.

2.3.

2.3.1.

3. ((kapitulli)

3.1.

3.2.

3.3.

Përfundimi

Literatura

P.S. Para hyrjes së punimit sistemohet edhe përmbajtja e punimit.

Page 267: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

Elementet themelore të punimit

seminarik dhe të diplomës

Shikuar nga aspekti i metodologjisë shkencore, elementet kryesore të punimit seminarik apo të diplomës janë:

• kopertina (ose kapaku),

• ballina (frontespici),

• parahyrja,

• përmbajtja,

• hyrja,

• përpunimi i temës,

• përfundimi,

• literatura (bibliografia).

Page 268: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

Po i trajtojmë këto elemente të cilat janë me

rëndësi për punimin profesional dhe shkencor.

1. Kopertina (ose kapaku) zakonisht është prej

kartoni të trashë dhe vihet para ballinës. Këto janë

elementet vijuese të kopertinës:

• Emri dhe mbiemri i autorit/ studentit

• Titulli i punimit

• Shënimi “punim diplome”

• Vendi, muaji dhe viti i dorëzimit të punimit.

p.s. Në temat e diplomës, mikrotezat dhe tezat e doktoratës

kopertina dhe ballina mund të kenë të njejtën përmbajtje.

Page 269: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

28

2. Ballina

Ballina është faqja e parë e punimit, e cila duhet të ofrojë informata themelore në lidhje me autorin dhe me punimin. Prandaj ballina duhet të përmbaj këto elemente:

• Emri dhe mbiemri e autorit/studentit

• Numri i indesit

• Titulli i punimit

• Shënimi i llojit të punimit- “punim seminarik” ose “punim i diplomës”

• Emri i institucionit

• Emri i lëndës

• Titulli akademik, emri dhe mbiemri i mentorit

• Vendin, muajin dhe vitin e dorëzimit të punimit.

Studenti duhet të ketë parasysh se në ballinë nuk shënohen emrat rendorë.

Page 270: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

29

3. Parahyrja

• Nuk është pjesë e obligueshme e punimit.

• Është karakteristikë e veprave më të zgjeruara.

• Nëse punimi ka parahyrje, atëherë vendin e ka pas ballinës.

• Është e shkurtër dhe me karakter të përgjithshëm, prandaj edhe dallohet nga hyrja.

• Ajo paraqet motivet dhe arsyet e përzgjedhjes së temës

• Shpjegon kushtet në të cilat është përpiluar punimi.

• Shpjegon problemet eventuale me të cilat është ballafaquar gjatë përpilimit të punimit.

• Në fund falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ndihmuar.

Nëse studenti vendos parahyrjen, ajo duhet të jetë në suazat të madhësisë së punimit, që nënkupton që nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe e tekstit.

Page 271: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

30

4. Përmbajtja

• Është pjesë e domosdoshme e secilit punim profesional.

• Paraqet shikimin e sistematizuar të strukturës së punimit, i cili ofron informata themelore në lidhje me pjesët e punimit si dhe ku t’i gjejmë ato në punim.

• Zakonisht gjendet në fillim të punimit -pas ballinës .Nëse ka parahyrjen pas saj.

Elementet e përmbajtjes janë:

• Titujt kryesorë dhe nëntitujt.

• Numërimi i titujve dhe nëntitujve ( duhet të jetë njësoj sikurse në tekstin e punimit).

• Numrat e radhitjes së faqeve.

Page 272: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

31

5. Hyrja

• Është më e vëllimshme se parahyrja.

• Punimi seminarik dhe i diplomës fillon me një

hyrje.

• Qëllimi – të nxis interesimin e lexuesit si dhe

paraprakisht të njoftojë me tematikën e punimit.

• Hyrja duhet të jetë e shkurtër(një deri dy faqe).

• e qartë, interesa dhe informative.

Page 273: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

32

Shumica e autorëve pajtohen që hyrja duhet të përmbajë këto elemente:

• Definimin e problemit të lëndës së hulumtimit.

• Përcaktimin e qëllimit kryesor të hulumtimit.

• Formulimin e tezës bazë, dhe eventualisht i tezave shtesë.

• Përcaktimi i metodave të përdorura në hulumtim.

• Përshkrimin e përmbajtjes së disa pjesëve të punimit.

• Vlerësimin e hulumtimeve në lëmin e caktuar.

• Përcaktimin e burimeve kryesore të informatave.

• Theksimin e rëndësisë teorike dhe praktike të përpunimit të tematikës së caktuar etj.

Page 274: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

33

Edhe pse gjenden në fillimin e punimit, parahyrja dhe hyrja zakonisht përpilohen në fund,

kur puniminn e kemi të përfunduar.

Nëse punimi nuk paraqet vetëm anën

teorike të temës së caktuar por kërkohet

edhe hulumtimi praktik, hyrja duhet të përmbajë edhe shënime të shkurtra të metodologjisë.

Page 275: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

34

6. Përpunimi i temës

• është pjesa kryesore dhe më e rëndësishme

e punimit.

• përfshin hapësirën më të madhe të punimit.

• këtu analizohet hollësisht lënda e tubuar.

• argumentohet teza – përpunohet, arsyetohet

dhe dëshmohet.

Page 276: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

35

Sipas autorëve që janë marrë me studimin e

metodologjisë së punimit seminarik dhe të

diplomës, preferohet që shpjegimi i tematikës të

ndahet në tri pjesë kryesore:

a) Pjesa teoriko-historike, retrospektive. Këtu

shpjegohet historia e shfaqjes së problemit të

caktuar, tregohet për hulumtimet e deritanishme

dhe sqaron njohuritë teorike ekzistuese për

problemin(temën) e caktuar.

Page 277: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

36

b) Pjesa eksperimentale-analitike. Këtu theksohen

faktet, informatat, të dhënat dhe idetë të cilat

janë të vërtetuara në bazë të analizave

individuale ose të huaja.

c) Pjesa perspektive. Propozohen zgjidhje konkrete

të problemit ose parashikohet rrjedha e situatës

në lidhje me problemin e caktuar.

Page 278: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

37

Tek përpunimi i temës si pjesë kryesore e punimit, duhet të kemi parasysh disa parime siç janë:

• shkrimi duhet të jetë i shkurtër dhe esencial,

• elementet e rëndësishme të lidhen drejtpërdrejtë me temën,

• të shmangen përsëritjet dhe shpjegimet e stërgjata,

• të jenë në harmoni dhe logjikisht të lidhura me pjesët e punimit (kapituj, nënkapituj),

• gjykimi i drejtë duke shpjeguar, krahasuar,menduar në mënyrë kritike argumentuar,

• theksimi i shembujve,

• përshtatja gramatikore dhe drejtshkrimore.

Page 279: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

38

7. Përfundimi

Ashtu siç shërben hyrja për ta njohur lexuesin me shkrimin, edhe përfundimi është i rëndësishëm për të nxjerrë kuptimin e gjithë punimit profesional.

Në përfundim theksohen rezultatet dhe njohuritë në lidhje me përpunimin e temës në mënyrë konkrete, të saktë dhe logjike. Përfundimi paraqet “kurorën” e tërë punës. Këtu përsëriten qëndrimet dhe konstatimet më të rëndësishme nga pjesa kryesore e punimit.

Është e preferueshme që autori apo studenti, para se të fillojë të shkruaj përfundimin duhet ta lexojë me kujdes tërë punimin dhe t’i shënojë pikat më të rëndësishme që duhet të hyjnë në përfundim.

Page 280: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

39

• Përfundimi nuk duhet të përmbajë tabela dhe

ilustrime. Sipas rregullave, në përfundim nuk futen

citimet dhe fusnotat.

• Përfundimi shkruhet në faqe të posaçme dhe duhet

të jetë nga një deri dy faqe të tekstit.

• Çdo punim më i vëllimshëm dhe më i rëndësishëm

ka rezymenë (përmbledhjen) në një nga gjuhët e huaja

univerzale. Kjo ka për qëllim që opinionin e huaj

shkencor ta njohë (në mënyrë të përgjithshme), me

përmbajtjen thelbësore të punimit shkencor.

• Rezymeja nuk praktikohet te punimet seminarike

dhe të diplomës.

Page 281: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

40

8. Literatura

Një prej elementeve të rëndësishme në punimet profesionale është edhe literatura apo bibliografia përfundimtare.

• këtu futen të gjitha burimet dhe shkrimet që studenti ka përdorur,

• shkruhen me rendin alfabetik sipas mbiemrit të autorit,

• që bibliografia apo literatura të jetë korrekte, duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e sistemuar në mënyrë akademike.

Page 282: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

41

Shkruarja e tekstit

• Punimet seminarike apo të diplomës shkruhen në

kompjuter.

• Me formatin A4

• Hapësira në tekst duhet të jetë 1.5, përveç

fusnotave ku përdorim hapsirën njëfishe.

• Rekomandohet që teksti të shkruhet me shkronja të

tipit Times New Roman të madhësisë 12 pts.

• Për fusnota nevojiten madhësia e shkronjave 10

pts.

Page 283: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

42

Titujt dhe nëntitujt preferohen të shkruhen në

këtë mënyrë:

• Titujt e kapitujve (p.sh. 1…, 2…, 3…) duhet t’i

shkruani me shkronja të madhësisë 14 pts, bold.

• Titujt e nënkapitujve me dy njësi decimale (p.sh.

1.1.., 1.2. .., 1.3. ..) duhet të shkruhen me shkrojna të

madhësisë 12 pts, bold.

• Titujt e nënkapitujve me tri ose më shumë njësi

decimale (p.sh. 1.2.1., 1.2.1.1.) duhet të shkruhen me

shkrojna të madhësisë 12 pts, bold.

Page 284: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Rregullat e të shkruarit në vend të punës. Letrat e biznesit

• Ligjërata e njëmbëdhjetë: Rregullat e të shkruarit në vend të punës.

Letrat e biznesit

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli • Literatura shtesë: “Udhërrë fyes i avansuar i shkrimit akademik” , X.J. Kennedy,

Dorothy M. Kennedy, Maria F. Muth

1

Page 285: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Rregullat e të shkruarit në vend të punës. Letrat e biznesit

• Rregullat e të shkruarit në vend të punës. Letrat e biznesit

• Përmbajtja e ligëratës së njëmbëdhjetë: “Udhërrëfyes i avansuar i shkrimit akademik” , X.J. Kennedy, Dorothy M. Kennedy, Maria F. Muth (f.221-229).

• Lista e çështjeve që do të merren në konsideratë gjatë shkrimeve në letrat e punës

• Paraqitja e informacionit me kujdes

• Letrat e biznesit- formati i letrave të biznesit

• Memorandumi (Memot) dhe formati i tyre- tema, qartësia dhe mesazhi

• E-mail (Posta elektronike), përfshirja në sferat e komunikimit me shkrim

• Letrat e kërkesës për punë dhe curriculum vitae (CV)

2

Page 286: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Në pjesën më të madhe të rasteve, ne komunikojmë në punë nëpërmjet të shkruarit

3

Page 287: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Meqenësë një bisedë apo një porosi mund të harrohet ose injorohet lehtë, një letër, një memorandum ose një e-mail ka epërsinë e krijimit të të dhënave të përhershme në raportet profesionale, me të cilat mund të konsultohemi herë pas here.

4

Page 288: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Drejtuesit e personelit, personat përgjegjës për punësimin e personave në korporata të mëdha, përgjithësisht janë shumë të interesuar për kandidatët që zotërojnë aftësinë e të shkruarit në mënyrë të qartë, korrekte dhe efikase.

5

Page 289: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Letrat pra janë pasqyrë e personalitetit të atij ose asaj që shkruan, ndaj për to duhet treguar një kujdes të veçantë.

• Thuhet se filozofi gjerman Fredrih Niçe edhe kartolinat i shkruante fillimisht nëpër fleta duke shkarravitur nëpër to.

6

Page 290: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Katër nga mënyrat më të shpeshta që do të përballeni në vend të punës janë:

• LETRAT ZYRTARE, MEMORANDUMET, E-mailet dhe REZUMETË ose CV.

• Të shkruash mirë në vend të punës do të thotë të kesh qëllim të qartë. Kur ju i shkruani një biznesi, shkrimi juaj është përfaqësuesi juaj; kur shkruani në emër të punës, shkrimi juaj përfaqëson kompaninë për të cilën ju punoni.

7

Page 291: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Është bërë praktikë tashmë që letrat zyrtare të shkruhen në të ashtuquajturat letra me kokë, të cilat kanë të vendosur në krye të faqes emrin dhe adresën e institucionit, së bashku me numrin e telefonit, e-mailit.

• Shumë institucione dhe ndërmarrje biznesi tanimë vendosin logon ose stemën e tyre.

• Ndonjëherë ndodh që këto të dhëna të vendosen në fund të faqes së letrës.

8

Page 292: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Gjuha e letrave zyrtare duhet të jetë gjithmonë e zgjedhur dhe toni zyrtar, gjithashtu jo i ftohtë por i njerëzishëm.

• Duhet pasur parasysh se këto letra në përgjithësi duhet të jenë “objektive dhe jo emotive”. Ruani mirësjelljen në të shprehur edhe nëse letra përmban një ankesë. Marrësi i letrës do të jetë më i prirur t`i përgjigjet dhe t`i zgjidh “hallin” dikujt që i ka shkrur një letër të sjellshme, se sa një tjetri që i ka shkruar një letër të mbushur me fyerje.

9

Page 293: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Struktura e letrës zyrtare është e thjeshtë. Në paragrafin hyrës tregohet qëllimi i letrës dhe paraqitet çështja kryesore për të cilën do të flisni.

• Në paragrafin tjetër argumentohet pozicioni juaj dhe paraqiten faktet e çështjes.

• Në paragrafin e fundit kërkohet informacion ose propozohen veprime të mëtejshme.

10

Page 294: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Kur shkruani një letër biznesi, mos përdorni shkurtime të tilla si flm për faleminderit.

• Përdorni trajtën e shquar. • Është shumë e rëndësishme gjatë të shkruarit të

qenit i përpiktë. • Hollësitë e tepruara për gjëra që nuk janë

thelbësore e zbehin qëllimin e mesazhit që doni të përcillni.

Po japim një shembull të një letre të tillë:

11

Page 295: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Prishtinë, më 10.)1.2013 Zotit A. B. Drejtor I Drejtorisë…… Ndërmarrja xxx (Adresa) Prishtinë Lënda: Kërkesë për sqarim I nderuari Zoti Axxxx, Po ju shkruaj këtë letër për t`ju kërkuar zyrtarisht sqarime për arsyet e refuzimit të kandidaturës

sime për vendin e punës …….. Unë aplikova me mendimin se përvoja ime shumëvjeçare dhe kualifikimet e mia të shumta më

bënin kandidatin më të përshtshëm për postin. Më befasoi fakti që kandidati I zgjedhur kishte vetëm gjysmën e përvojës sime në punë. A mund të më sqaroni, ju lutem, se cilat ishin kriteret që përdorët në zgjedhjen e kandidatit të përshtatshëm?

Në pritje të përgjigjes suaj, Me nderime, E. L. (Adresa)

12

Page 296: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shu

i za

kon

shë

m

• Mora vesh që sot vjen një asistent i ri në zyrën tonë.

Shu

fo

rmal

• Që nga ky moment, zyra konsiderohet e informuar që kërkesa e administratorit për personel shtesë është plotësuar.

TON

I I D

UH

UR

• Jam informuar se është plotësuar vendi i punës me një asistent të ri në zyrën tonë.

13

Page 297: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Lista e çështjeve që do merren në konsiderataë

• E keni evituar zhargonin e përditshëm dhe gjuhën tejet formale? • Janë evituar terma dhe fjalë të cilat janë shumë formalë dhe më

të sofistikuara se sa duhet? • A janë fjalitë të gjata aq sa duhet- me pak fjalë, lehtësisht të

lexueshme e të kuptueshme? • A keni përdorur zërin aktiv (“Unë po ju dërgoj”) në vend të zërit

pasiv (‘Do ju dërgohet”)? • A ka ndonjë element në shkrimin tuaj që mund të krijojë

përshtypje se po akuzoni a fajësoni? • A japin fjalët tuaja ndjesinë e një personi miqësor, kompetent e të

mirëedukuar? • A i keni kërkuar ndonjë personi tjetër të lexojë shkrimin tuaj, për

një vlerësim të mëtejshëm të tonit të përdorur?

14

Page 298: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

PARAQITENI INFORMACIONIN ME KUJDES

• Në biznes koha është para: koha e harxhuar duke lexuar

infomacione të padobishme dhe të shkruara në mënyre jo profesionale është kohë e çuar dëm, para të harxhuara kot. Që të jeni të efektshëm, të shkruarit në biznes duhet të jetë i përmbledhur, i qartë dhe i mirë- organizuar.

• Të shkruarit në mënyrë të përmbledhur tregon që ju respektoni kohën e lexuesit.

• Në të shumtën e rasteve, nëse një letër, memorandum apo CV (rezume) është më e gjatë se një ose dy faqe, ajo është shumë e gjatë.

• Do t’ju duhet të gjeni një mënyrë më të mirë për të paraqitur infomacionin ose do t’ju duhet të hiqni informacione dhe detaje të panevojshme.

15

Page 299: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Të shkruarit e qartë tregon që infomacioni që po përcillni është i saktë, i kompletuar dhe pa mëdyshje.

• Informacionin më të rëndësishëm vendosni në vendin më të dukshëm (zakonisht në fillim), në mënyrë që lexuesit tuaj të kuptojnë menjëherë se cila është pika juaj kryesore.

• Nëse keni një pyetje, drejtoheni; nëse keni një kërkesë, bëjeni.

• Që në fillim bëjeni të qartë se cila është tema e shkrimit tuaj: zakonisht paraqitet në paragrafin e parë të një letre, në temën e një memorandumi apo në titullin e një e-maili.

16

Page 300: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

FORMATI I LETRAVE TË BIZNESIT

• Mos harroni që paraqitja fizike e një letre biznesi është shumë e rëndësishme.

• Përdorni letër të bardhë me format normal (A4); shkruani vetëm në një anë të letrës dhe zgjidhni zarfin e përshtatshëm.

• Përdorni hapësirë normale midis rreshtave. Shtoni një hapësirë për të ndarë paragrafin nga paragrafi.

• Hapësirat anësore duhet të jenë të paktën 2.5 cm në të dyja anët; hapësirat lart dhe poshtë duhet të jenë gjithashtu të barabarta.

• Kushtojini vëmendje gramatikës, pikësimit dhe çështjeve të tjera mekanike.

17

Page 301: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Memorandumi

• Funksioni i letrave komunikuese, që njihen edhe me emrin ndërkombëtr “memo”, është të shpërndajnë një mesazh të thjeshtë brenda një organizate, apo qendre pune, ose të shërbejnë si kujtesë për punët që duhet kryer gjatë ditës, javës etj.

• Fjala “memo” ka hyrë gjerësisht në të gjitha gjuhët e botës nga fjala latine “memorandum” që do të thotë letër-kujtesë.

18

Page 302: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Në përgjithësi, tema e një memoje është shumë e ngushtë dhe duhet të jetë e qartë për lexuesin që në fillim.

• Memot shkruhen në vetën e parë (unë ose ne).

• Shumica e memove janë të shkurtra.

• Qëllimi i tyre është të jenë sa më të përmbledhura dhe sa më të drejtpërdrejta që të jetë e mundur.

19

Page 303: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Formati për memorandume

• Sot shpesh ndodh që në kompani apo organizata të ndryshme përdorin edhe formular të gatshëm, ku janë të ndara vendet për të vënë datën, emrin e atij që shkruan, lëndën, (për çfarë është fjala), personin ose personave të cilëve u drejtohet, dhe në fund mesazhin, në hapësirën e caktuar për të.

• Kohët e fundit ka hyrë gjerësisht praktika e dërgimit të memove me anë të postës elektronike.

20

Page 304: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Shpesh drejtuesit (shefat e zyrave), hedhin në letër një listë të gjërave që duhen kryer gjatë ditës së punës.

21

Page 305: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

MEMO

Për: Albanin

Nga: Fatosi

Data: 10 maj 1010

Lënda: Mbledhja e donatorëve

22

Page 306: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

E-mail (Posta elektronike)

• E-maili ka pushtuar gjithë sferat e komunikimit me shkrim në botën e sotme, për shkak të thjeshtësisë së përdorimit, shpejtësisë së jashtëzakonshme dhe efikasitetit të saj.

• E-mailet mund të përdoren në vend të të gjitha letrave si: letra personale,miqësore, zyrtare etj.

23

Page 307: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Një e-mail personal – miqësor mund t`i drejtohet marrësit: “Ç`kemi Andi” dhe të mbyllet me “tung”, por kuptohet që këto forma do të ishin të papranueshme për një e-mail zyrtar.

• Pothuajse çdo gjë (dokumente, fotografi, regjistrime muzikore etj) mund të dërgohen me e-mail. Për shkak të madhësisë ato nuk përfshihen në trupin e mesazhit, por dërgohen në skedarë të bashkangjitur (në anglisht attachment files).

24

Page 308: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Për nga roli i shpejtë komunikativ, e-mailet zakonisht kanë tekst të shkurtër dhe operativ, pa shumë hollësira dhe zbukurime.

• Ja një e-mail pune, i shkruar me ton miqësor:

25

Page 309: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• E dashura x…, Po të dërgoj me attachment materialin që duhet përkthyer. Siç e

biseduam në telefon, janë rreth 20 faqe, të cilat na duhen të premten e ardhshme, më datë 20.03.2012, mundësisht paradite. Pagesa do të jetë…….

Të lutem më njofto në qoftëse nuk të hapet attachment, që ta dërgoj edhe njëherë. Po kështu dua konfirmimin që mund ta përfundosh deri të premten.

Kalofsh një fundjavë të mirë! (Pash që koha do të përmirësohet). Gjithë të mirat, Arta

26

Page 310: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Si të shkruhet një CV?

Çka është CV-ja?

CV-ja është deklaratë lidhur me kualifikimin tuaj akademik dhe profesional. CV-ja është dokumenti i

parë që ju nevojitet për punësim, fitim të çmimeve, bursave, shkollim, panele diskutimi, prezantime etj.

Njerëz të profileve të ndryshme do ta shikojnë biografinë tuaj dhe në bazë të saj do vendosin të të

përzgjedhin apo jo. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që CV-ja juaj të ketë informata të sakta,

konkrete dhe të paraqesë gamën tuaj të njohurive si në aspektin akademik po ashtu edhe në aspektin profesional.

27

Page 311: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Nuk ka vetëm një formë të vetme të përgatitjes së CV-së, ajo duhet të jetë e ndryshme varësisht se për çka aplikoni.

• CV-ja juaj duhet të jetë e strukturuar ndryshe nëse aplikoni për shkollim dhe e ndryshme nëse aplikoni për punësim.

• CV-ja duhet të jetë fotografi e juaja personale, profesionale, akademike.

• CV-ja duhet të pasurohet përgjatë kohës dhe duhet të paraqesë trajektoren e jetës suaj, duke filluar nga shkollim, puna praktike, punësimi, trajnimi, aftësimi.

28

Page 312: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• CV-ja juaj duhet të paraqesë shumë qartë anët tua të forta, dhe të minimizojë anët tua negative ose jo të nevojshme për pozitën e caktuar.

• Ajo duhet të rishikohet për secilën pozitë që aplikoni.

• Para sa të aplikoni, ju duhet të konsultoheni me zyrën e karrierës dhe të bëni këto pyetje vetës: A i paraqet CV-ja ime të gjitha informatat që kërkohen? Puna praktike e specifikuar në CV-në time a është relevante për pozitën që aplikoj? A është relevant informata lidhur me gjininë, moshën, përkatësinë time?

29

Page 313: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Një CV efektive

• Është e shkruar në mënyrë të përpiktë

• Përmban informata relevante:

- Profilin akademik

- Përvojën e punës

- Interesimin

- Aktivitetet jashtë punës

- Dekorata, çertifikimet dhe referencat

• Është e organizuar mirë

• Tërheq vëmendjen dhe interesin e punëdhënësit

• Lexohet lehtë

30

Page 314: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Udhëzime të përgjithshme për shkrim të CV-së

RADHITJA

• Emri, adresa, numri i telefonit dhe e-mail duhet të vendosen në krye të dokumentit.

• Pjesa tjetër e informacionit duhet të ketë një renditje logjike dhe lehtë për tu lexuar.

• Arsimi dhe përvoja e punës duhet të jenë të listuar duke filluar nga puna/shkollimi i fundit apo momental.

31

Page 315: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• GJATËSIA

• Një faqe është e mjaftueshme nëse jeni i sapo diplomuar dhe nuk keni përvojë të gjatë të punës

• Nëse keni përvojë të gjatë të punës, dhe informacioni i dhënë është i rëndësishëm për të ju paraqitur tek punëdhënësi, atëherë CV-ja mund të ketë më shumë se një faqe.

• Duhet të keni parasysh se informatat e dhëna duhet të jenë të rëndësishme për punëdhënësin dhe mos të krijojë monotoni gjatë leximit.

• Nuk rekomandohet që CV-të të jenë më shumë se dy faqe.

32

Page 316: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

STILI I SHKRIMIT

• Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i përpiktë.

• Shmanguni nga përdorimi i përemrit “unë”, fjalëve të rëndomta, zhargonit dhe shkurtesave.

• Gramatika dhe tipografia duhet të jetë e përkryer.

• Përdorni fjalë të veprimit (më poshtë e gjen listën e fjalëve që përcaktojnë veprim)

33

Page 317: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

FORMATI

• Duhet të ketë paraqitje të bukur për syrin dhe të krijojë një përshtypje pozitive për ju

• Për të arritur këtë, përdorin ndarjen e duhur të kategorive

• Nënvizoni, përdorni shkronja të pjerrëta ose germa të mëdha për titujt kryesorë

34

Page 318: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Kronologjia për shkrim të CV-së

Emri dhe Mbiemri

Adresa: shkruaj adresën tënde të banimit

e-mail: shkruaj e- mail

Tel: shkruaj numrin e telefonit

OBJEKTIVA E PUNËSIMIT

Objektivi është i rëndësishëm për punëdhënësin sepse tregon se cilat fusha të punësimit janë me interes për ty. Objektivi nuk mund të jetë i njejtë për secilën kompani/pozitë që aplikoni. Mundohu që të përshtatësh objektivin me pozitën të cilën aplikoni duke i harmonizuar aftësitë tua me ato që kërkohen për pozitën e caktuar. Objektivi duhet të jetë i shkurtër dhe shume konciz.

EDUKIMI

Fakulteti Ekonomik , Prishtinë, Kosovë

Drejtim: xxxx

Listo edukimin duke filluar nga më aktuali. Këtu mund të listosh edhe të arriturat e tua si: bursat, notën mesatare, lëndët e preferuara etj

PËRVOJA E PUNËS

Kompania “ABCD” Prishtinë, Kosovë

Pozita: Përgjegjës për shitje Datat: Qershor 20103– në vazhdim

Listo përvojat relevante të punës duke filluar nga më aktuali. Përfshij punëdhënësin, pozitën, kohëzgjatjen e punësimit si dhe një përshkrim të shkurtër për detyrat e punës. Përdor fjalë që përcaktojnë aksion (listën e fjalëve e gjen në vijim) Vazhdim….

Page 319: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Kronologjia për shkrim të CV-së

AFTËSITË

Identifiko aftësitë personale që i posedoni të cilat ndërlidhen me aftësitë e kërkuara nga punëdhënësi. Aftësitë për përdorim të kompjuterit, programeve të ndryshme, gjuhët të cilat i njeh dhe shkallën e njohurisë, etj. Kjo pjesë është e rëndësishme për ata të cilët nuk kanë ndonjë eksperiencë të gjatë të punës.

AKTIVITETET JASHTË PUNËS OSE AKTIVITETE PËR TË MIRËN E SHOQËRISË

Listo aktivitetet shkollore dhe aktivitete shoqërore që keni marrë pjesë. Punëdhënësit kryesisht shikojnë për zhvillim të aftësive udhëheqëse, aftësitë ndërpersonale, të arriturat, punën në grup, vullnetarizmin, përgjegjësinë sociale etj.

REFERENCAT

Referencë janë personat të cilët ti i zgjedh për të ju rekomanduar tek punëdhënësi. Ti duhet të kesh lejen e tyre për të vënë emrat dhe kontaktet në CV. Në referenca kryesisht jepen numrat e punëdhënësve paraprak, profesorëve si dhe personave tjerë të cilët ju njohin dhe mund të ju rekomandojnë.

Page 320: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

CV -

shembull Jxxxxx Gxxxxx Rr. Azem Syla, Blloku II, nr.24, Dardania

Prishtinë, Kosovë [email protected]

+386 49 123 456 OBJEKTIVA Të punësohem në pozitën e menaxheri të shitjes ose marketingut

EDUKIMI Shkollimi Themelor Fakulteti Ekonomik

Drejtim: Financa dhe banka & Kontabilitet dhe Auditim

mesatare: 8.7

Prishtinë, Kosovë 2010 – në vazhdim

Shkollimi i mesëm Shkolla e mesme Teknike “Zenel Hajdini” Drejtimi: I përgjithshëm Nota mesatare: 5

Prishtinë, Kosovë 2006 - 2010

PËRVOJA E PUNËS Kompani a “abc def” Pozita: Zyrtare e marketingut Prishtinë, Kosovë

2009 – në vazhdim Përshkrimi i detyrave të punës: - - -

Ndihmuar në zhvillimin e planit të marketingut; Ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e produkte të reja; Hartuar raportet narrative të departamentit të marketingut për bordin udhëheqës;

Komuna e Prishtinës Punë praktike në departamentin e marketingut Prishtinë, Kosovë

Janar – Mars 2009 Përshkrimi i detyrave të punës: - - -

Ndihmuar departamentin e marketingut në punët administrative; Mbajtur korrespodencën e komunikimit me organet tjera; Organizuar punët logjistike të departamentit;

AFTËSITË Aftësi të shkëlqyera për të përdorur Programet e Microsoft Office Aftësi të shkëlqyera për të përdorur shumë aplikacione në internet

Aftësitë në kompjuter:

Shqip (gjuhë amtare) Anglisht (shkëlqyeshëm) Gjermanisht (mirë)

Gjuhët:

Aftësi për punë në grup Aftësi për tu adaptuar në ambiente dhe kultura të ndryshme pune Aftësi të mira analitike Aftësi të mira të komunikimit Aftësi për të drejtuar Fleksibile dhe aftësi për vetiniciativë

Aftësitë sociale:

Page 321: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

38

Page 322: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

39

Page 323: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Xxxx Xxx Rr. U.Ç.K +377 45 520 527 …[email protected] Shqiptare 17.01.1990 Femër

Korrik– Shtator 2011 Asistente Financiare Mbajtja e kontabilitetit; Përgaditja e raporteve mujore; Kërkime tregu Afrim xxxx, Nexhmiedin Xxxxx 1a, 10000 Prishtinë, Kosovë Shitje me shumic dhe pakic. Konsultime biznesi Shtator 2008 – Maj 2010 Organizatore Organizimi dhe kordinimi I aktiviteteve te aksionit humanitar Gjimnazi “Sami Frasheri” - Prishtinë Humanitar

Nëntor 2013 – Magjistër I shkencave ekonomike Ekonomi- Banka,Financa dhe Kontabilitet Universiteti I Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomik Msc

Tetor 2010 – 7 Tetor 2013 Bachelor në ekonomi ( Nota mesatare 9.43 ) Ekonomi – Banka,Financa dhe Kontabilitet Universiti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti ekonomik

BA Corriculum vitae

Curriculum vitae Informatat personale

Emri / Mbiemri Adresa Telefoni E-mail

Nacionaliteti Data e lindjes Gjinia

Eksperienca e punës

Data Pozita Detyrat dhe përgjegjsit Emri dhe adresa e punëdhënësit Lloji I biznesit ose sektori

Data Pozita Detyrat dhe përgjegjsit Emri dhe adresa e punëdhënësit Lloji I biznesit ose sektori

Edukimi dhe trajnimet

Data

Page 324: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Data Titulli I fituar Drejtimi Emri I institucionit arsimor

11 Korrik – 22 Korrik 2011 Certifikat për pjesëmarrje Shkrim akademik Universiti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Pristina international summer university

Data Titulli I fituar Drejtimi Emri I institucionit arsimor

8 Korrik – 10 Korrik 2010 Certifikat për pjesëmarrje Trajnim në “Change and Leadership” Student Resource HUB - Universiti i Prishtinës

Data Titulli I fituar

2004 – 2010 Diplomë për përfundimin e kursit të gjuhes angleze “English language – advanced level” Mësimi I gjuhës angleze “Cambridge School “ - Prishtina

Drejtimi Emri I institucionit arsimor Niveli në klasifikimin nacional dhe internacional

C1

Shkathtësit Gjuha mëmë Shqip Gjuhet e tjera Vlersimi personal

Anglisht Cilësit personale Këmbngulëse, me besim në vete, e shoqërueshme, inovative, e shkathët në

punë, e aftë për të mësuar dhe për ti mësuar të tjerët, aftësi të mira në menaxhimin e kohës.

Aftësit në përdorimin e kompjuterit Patent shoferi

E aftë të punoj me gjithë pakon e Microsoft office (ëord, Excel, Outlook, PoëerPoint, Access, Internet). B

Corriculum vitae

Në të kuptuar Në të folur Shkrim Dëgjim Lexim Në

bashkëbisedim Në të folur

Shkëlqyshëm Shkëlqyshëm Shkëlqyshëm Shkëlqyshëm

Page 325: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Fjalët që përcaktojnë veprim:

Adaptuar Klasifikuar Administruar Koordinuar Analizuar Krijuar Arritur Lehtësuar Buxhetuar Llogaritur Deleguar Mbikëqyrur Demonstruar Mbledhur Drejtuar Menaxhuar Edituar Moderuar Formuluar Mësuar Gjeneruar Ndihmua Hartuar Ndërmjetësuar Hulumtuar Ndërtuar Negociuar Operuar Iniciuar Organizuar Intervistuar

Paraqitur Përshtatur Vlerësuar Parashikuar Reduktuar Zbatuar Planifikuar Rekomanduar Zgjidhur Riorganizuar Zhvilluar Zotëruar Prodhuar Rishikuar Programuar Rregulluar Projektuar Shitur Propozuar Shkruar Përditësuar Shpjeguar Përfaqësuar Strukturuar Përfunduar Themeluar Përgatitur Thjeshtuar Përkrahur Trajnuar Përkthyer Udhëzuar Përmirësuar Urdhëruar Përshpejtuar Vendosur

42

Fjalët kyçe që na hyjnë në punë gjatë përpilimit të CV

Page 326: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Fjalët kyçe që na hyjnë në punë gjatë përpilimit të CV

• Fjalët vetë përshkruese

Adaptueshëm I/e aftë

Agresiv/e I/e arsyeshme

Aktiv I/e besueshme

Ambicioz/e I/e disiplinuar

Artistik/e I/e guximshëm

Besnik/e I/e hapur

Bindës/e I/e jashtëzakonshme

Dinamik/e I/e ndërgjegjshme

Diplomatik/e I/e pavarur

Efikas/e I/e përgjegjshme

Ekonomik/e I/e pjekur

Energjik/e I/e përpiktë

Fleksibil/e I/e qartë

Gjithanshëm

I Besueshëm

I/e qetë Logjik/e

I/e saktë Ndjeshëm/e

I/e shkathët Objektiv/e

I/e sinqertë Optimist/e

I/e sofistikuar Produktiv/e

I/e vëmendshme Racional/e

I/e vetëdijshme Real/e

Idealist/e Reflektues/e

Iniciator/e Sfidues/e

Inovativ/e Sistematik/e

Kompetent Tolerant/e

Konkurrues Vendimtar/e

Krijues/e Vigjilent/e

Krijues/e Zellshëm/e

Këmbëngulës/e

Largpamës/e

43

Page 327: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Letër motivimi ose ndryshe letër profesionale online, është letra e cila u dërgohet personave të cilët kërkojnë aplikimin në një formë të tillë të bashkangjitur me një CV.

• Një letër motivimi duhet të përfshijë motivet tuaja, interesin e juaj rreth vendit të punës që po ofrohet dhe dëshirën e vullnetin e juaj për punë.

1

Letrat e motivimit ose ndryshe letrat profesionale

Page 328: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Pra duhet të kesh një editor që di të korrigjojë një letër motivimi, sepse është tejet e rëndësishme kur ju aplikoni për një vend pune. Duhet të shkruash në atë mënyrë që letra e juaj e interesit të tregojë që ju në të vërtetë jeni i duhuri për atë punë.

2

Page 329: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Duhet të jeni kreativ, unik dhe të mos jetë letër motivimi e njëjtë për çdo vend pune tjetër, sepse motivi i njëjtë nuk është për punë të njëjtë. Pra e doni një punë, e keni eksperiencën e duhur, po thjesht nuk keni ide se çka të shkruani atëherë fletpune.com jua ofron shembujt e duhur që do të ju ndihmonin të shkruani një leter motivimi.

3

Page 330: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Karakteristikat fizike:

• Adresat Adresa e aplikuesit me të dhënat për kontaktin dhe adresa e pranuesit me të dhënat për kontaktin janë nga karakteristikat fizike që janë me rëndësi kur shkruani letër motivimi. Këto të dhëna duhet radhitur varësisht nga stili i përdorur në një vend të caktuar ose në një gjuhë të caktuar, por ajo që është e përbashkët është se këto të dhëna vendosen në krye (kokë) të letrës.

4

Page 331: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Titulli i letrës

• Titulli duhet të jetë varësisht prej pozitës për punë që ofrohet. Në titull pra bën pjesë titulli për vendin e punës për të cilin ju aplikoni.

Hyrja e letrës

• Hyrja e letrës duhet të fillojë me përshëndetje e cila duhet, mundësisht, të mos jetë e përgjithshme, por personale

5

Page 332: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Hyrje e përgjithshme: Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga kompania X, Përmbajtja Sa më shkurt aq më mirë. Brendia e letrës suaj le të arrijë jo më shumë se 80-90 fjalë të shpërndara në tri tërësi: Hyrje, ju dhe motivimi, dhe përfundimi.

• Hyrje personale: I nderuar zotëri (mbiemrin shkruaje), Hyrjes i takon edhe paragrafi i parë që mund të përmbajë një ose dy fjali, varësisht nga lloji i qasjes, vendi ose gjuha në të cilën e shkruani letrën. Në gjuhën shqipe, preferohet që ky paragraf të posedojë dy fjali ku një informon ofruesin se ku keni marrë informatën për vendin e lirë dhe përmes fjalisë së dytë konfirmoni interesimin tuaj për këtë vend.

• Shembull: Gjatë kërkimit në internet në www.fletepune.com gjeta se ju ofroni vend pune si “Titulli i vendit të punës, ashtu siç është shkruar nga ofruesi”. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin që ju ofroni.

6

Page 333: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Ju dhe motivimi

• Tregoni se çka ju motivon, cili është motivi që ju nxit me dasht punën, tregoje veten ashtu si ndihesh dhe je.

Shembull: Ky vend pune është shumë tërheqës për mua pasi që (nëse nuk keni përvojë në atë drejtim atëherë shkruani llojin e edukimit ose të njohurive të cilat i keni për atë vend të caktuar pune) 2 vitet e kaluara kam vepruar si (shënone profesionin), në një kompani.

Përfundimi Dhe në fund e përmbyllni letrën e motivimit duke i falënderuar për kohën dhe duke shprehur kënaqësinë tuaj për përgjigjen që ata do të dërgonin rreth aplikimit tuaj.

7

Page 334: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shembull: Ju falënderoj për kohën e kushtuar, do të më gëzonte thirrja juaj për intervistë. Përshëndetje të sinqerta, K… N…

Bashkangjitur:

• Curriculim Vitae

• Emri i dokumentit të bashkangjitur(p.sh indexi)

8

Page 335: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Nëse ju postoni një letër motivimi përmes mjeteve elektronike atëherë titulli i postës duhet të jetë i njëjtë sikur titulli i letrës së motivimit dhe përmbajtja po ajo përmbajtje që nënkupton atë se ajo është letër motivimi dhe titujt e dokumenteve duhen të jenë të njëjtë sikur tek bashkëngjitja. Letrën e motivimit bashkëngjiteni në formë dokumenti (pra PDF)

• Shembuj të letres motivuese mund t’i shkarkoni por përshtatja dhe shkruarja origjinale për një leter motivimi duhet të dini se është thelbësore, andaj merrini shembujt si mësim se si duhet të jetë një leter motivimi.

9

Page 336: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Shembuj të letrave motivuese

10

Page 337: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Emri i Kompanisë

Emri i Personit

Adresa e Kompanisë

Telefoni

E-maili

Faqja e Kompanisë

Emri Juaj

Adresa Juaj

Telefoni Juaj

Emaili Juaj (emaili duhet të jetë profesional jo emri007, por e.mbiemri, ose emri.mbiemri ose emri.m ose m.emri)

Asisten Marketingu

I nderuar zotëri ...../ E nderuara zonja .......,

Gjatë kërkimit në gazetën XXXXX gjeta se ju ofroni vend pune, si Asistent Marketingu. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin e punës që ju ofroni.

Nëse keni përvojë:

Kam qenë i angazhuar në një kompani xxxxx (lloji I kompanisë dhe emir I saj) për xxxx dhe kam pasur rolin e xxxxxx . Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitojpërvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu.

Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi atë lëmi:

Kam marrë titullin në Bechelor xxxxxxxx . Gjatë studimeve kam marrë pjesë rregullisht në ligjërata dhe ushtrime dhe kam përgatitur disa projekte që janëcilësuar si të suksesshme.

Nëse u kërkohen njohuri kompjuterike:

11

Page 338: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Nëse u kërkohen njohuri kompjuterike Kam njohuri të shkëlqyeshme të kompjuterit, por jo të nivelit të IT-së. Njoh shumë

mirë pakon e MS Office, paketën Open Office.org, programe tjera të rëndësishme për byro si dhe kam njohuri shumë të mira për kërkime në internet.

Kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me

ekipin tuaj, me synime drejt realizimit të projekteve për të ardhmen e kompanisë, ju keni bërë zgjedhjen e duhur e cila do t`u plotësojë vendin e lirë për ndryshime të suksesshme.

Do të më gëzojë ftesa për intervistë nga ana juaj. (nënshkrimi) Emri Mbiemri P.S. Pasi të e keni përpiluar letrën e konvertoni në formatin PDF.)

12

Page 339: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Emri Juaj Adresa Juaj Telefoni Juaj Emaili Juaj

Emri i Kompanisë Emri i Personit përgjegjës Adresa e Kompanisë Faqja e Kompanisë Telefoni

E nderuar zonja/zoteri X

Në (shënoni muajin dhe datën) une kam përfunduar studimet në (shëno universitetin) ku kam stdudiuar(shëno drejtimin). Gjithmonë më kanë interesuar financat, shkollimi më ka mundësuar të avancoj më tej këtë interes. Modulet në të cilat jam përfshirë përbëjnë aspekte të ndryshmë të botës së financave. Në vitin ë fundit kam përfunduar module të veçanta për Fondet Pensionale dhe Sigurimin e Jetës.

Temë të diplomës kam pasur një analizë të të dhënave për 150 shitës të makinave. Në mënyrë për të interpretuar rezultatet në bazë të këtyre të dhënave kam mësuar se si të përdor paketën statistikore SPSS. Kjo më ka dhënë besimin që unë mund të kem aftësi për të mësuar dhe zhvilluar shpejtë shkathtësi të reja, kur kërkohet për ta bërë këtë. Flas me besim para audiencës kur është e nevojshme, njohuritë e mija në Paketën e Office-it dhe PoëerPoint-it më ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Vazhdon…..

13

Page 340: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Kam përvojë të mirë në shitje me pakicë, duke punuar me kohë të pjesshme për (shëno kompaninë ose dyqanin) për më shumë se (sheno sa vite ke punar). Kjo përvojë më ka mësuar rëndësinë e konstatimit, nevojat e klientëve dhe duke siguruar informacion të qartë dhe të saktë në përgjigje të këtyre nevojave. Gjithashtu kam mësuar se si të kryej punët efktive në ekip. Kur situata kërkonte, unë kam qenë gjithmonë në gjendje të menaxhoj veten mirë, të marrë iniciativën, të punojë nën presion, dhe sipas kufizimeve kohore.

Puna ime vullnetare më ndihmoi që të komunikojë më mirë me të tjerët, pra do të mundja të

bashkëpunoj suksesshëm në ekip dhe të kontribuoja për ju. Faleminderit për kohën kushtuar letrës sime, do të isha mirënjohës për përgjigjjen tuaj.

Me respekt (Sinqerisht),

(Nenshkrimi juaj online)

Fxxxxx Mxxxxxxx Bashkangjitur mund të gjeni:

1. Curriculim Vitae 2. Emri i dokumentit të bashkangjitur(p.sh indexi)

14

Page 341: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Letra motivuese:

• Ju përfaqëson juve në letër

• Të jetë një shpallje për ju – një fotografi shumë e qartë e juaja

• Të bind punëdhënësin që ju jeni personi ideal për punën e caktuar

• Demonstron vlerat tua të punës: shkathtësitë dhe aftësitë që lidhen me punën për të cilën ju keni aplikuar

15

Page 342: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet

e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat

Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,

dëshmitë, statisikat

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 343: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,

dëshmitë, statisikat

2

Përmbajtja e ligëratës së dymbëdhjetë: (“Shkrim akademik”, S.Barnet, P. Bellanca,

M. Stubbs f.194-222).

• Shkrimi i mirë i argumentuar, u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë

emocionit

• Shprehja e ndërtimit të një argumenti në lidhje me një temë të caktuar dhe

mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova)

• Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur

tezë

• Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave

• Shembujt realë, shembujt e shpikur, analogjitë

• Tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës

• Kundër – argumenti

Page 344: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

3

Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen për

pikëpamjet e juaja. Bindja duhet të mbështetet në

argumente, të cilat mbështeten në prova.

Shpesh thuhet se një shkrim mirë i

argumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës,

asnjëherë emocionit. Shkrimet me emocione mund të

pengojnë në paraqitjen e fakteve duke e larguar

vëmendjen nga faktet e çështjes që trajtojmë.

Page 345: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Shkrimi induktiv që ofron prova dhe mbështetet kryesisht në

arsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhet

argument.

• P.sh. Nësë kjo është hera e tretë që morta juaj sëmuret kur han

pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo ka alergji nga

pjeshkat.

• Procesi i induksionit nuk funksionon kur shembujt janë të paktë në

numër apo të dobët për nga rëndësia e tyre për të mbështetur një

argument të rëndësishëm.

• P.sh. Asnjëherë nuk është e qartë nëse alergjia kriijohet vetëm nga

pjeshkat apo nga ndonjë ushqim tjetër.

• Po japim një shkrim induktiv të mbështetur në prova;

4

Page 346: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

• Mund të quhet Efekti Northrige, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi

Los Anxhelos në 4:30, në mëngjesin e janarit të vitit 1994. Brenda

një ore dhe gjatë gjithë ditës në vazhdim, mjekët ju jepnin ndihmën

e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën rrënoja të cilët i

rrëmbeu një valë e dytë vdekjesh, ku shkaktari kryesor ishte ataku i

zemrës. Në muajt që pasuan, kërkues nga dy universitete analizuan

të dhënat e mbledhura nga mjekët ligjorë në Los Angjelos dhe

gjetën se një numër i madh vdekjesh kishte si shkak zemrën, nga

15.6 që është në një ditë normale, ndërsa në 51 gjatë ditës kur

ndodhi tërmeti. Shumë nga këta njerëz kishin një histori

shëndetësore me probleme në zemër ose me presion gjaku të

luhatur. Por ata që vdiqën nuk ishin goditur ose nuk kishin mbetur

nën rrenoja. Shtrohet pyetja: pse vdiqën? Nëse flasim me të njejtën

gjuhë si artikulli në Gazetën Mjekësore të Anglisë së Rë, “stresi

emocional mund të përshpejtojë atakun kardiak në njerëz që janë të

predispozuar për një të tillë”. E thënë më thjesht, ata ishin trembur

për vdekje.

5

Page 347: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

6

• Ndërtimi i një argumenti ose shprehja e mendimit

apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të

caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca

(prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve

akademike.

• Argumenti nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në

jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentin

dhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi

argumentimi.

Page 348: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

7

Po japim një shembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për

herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot

shembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke

merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen

fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë

dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin që

thjesht ju të pushonit?

Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën

akademike përdoren në forma të ngjashme.

• Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq

më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte,

arsyetim.

Page 349: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

8

Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është

ideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohet

me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë

përqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe të

përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të

bërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenë

e atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që

grumbullojnë fakte e detaje në letër.

Page 350: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

9

Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesni

veten:

"Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetes

një pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë të

informacionit.

Page 351: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

10

Pohimet dhe provat

Prova është ajo kur një shkrues zakonisht

dëshiron të mbështes një pohim- një thënie,se

diçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë.

• Prova zakonisht ekziston në formën e

shembujve, dëshmive dhe statistikave.

Ka tri lloje pohimesh:

Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.

Page 352: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

11

Pohimet e faktit Pohimet e faktit përfshijnë argumente mbi shkakun dhe

pasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë

një situatën një gjendje, një objekt etj. p. sh.

•Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin.

•Dënimi me vdekje pakëson krimin.

•Gazetat shpesh deformojnë informacione të

ndryshme.

•Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë.

•Leximi në tërësi luan një rol të madh për

shoqërinë.

•Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjëve

në shkolla, çon përpara shoqërinë.

Page 353: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

12

Për të mbështetur një pohim të këtij lloji, ju

duhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të

jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen nga

përvoja e juaj, ose pohime nga njerëz që kanë

thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) ose

mund të jenë statistika ( të marra nga një raport

në një revistë shkencore).

Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesin

prova.

Page 354: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

13

Pohimet e vlerës Pohimet e vlerës kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose e

gabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçka

tjetër:

• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të përshtatshme, sepse shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë

çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm

ta sigurojnë.

• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të papërshtatshme, sepse aspektet e edukimit moral normalisht

duhet të jepen vetëm nga prindërit.

• Eutanazia është e papranueshme, sepse vetëm Zoti mund

ta jap ose ta marrë jetën.

Page 355: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

14

Pohimet e politikës

Pohimet e politikës zakonisht karakterizohen

nga fjalët "duhet", "lypset", "nevojitet":

• Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse

duan.

• Programet e edukatës seksuale nevojiten

të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla.

• Taksa federale mbi karburantin duhet të

ngrihet.

Page 356: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

15

• Me pohimet e politikës, vëmë në dukje që

ekziston një problem që zakonisht anashkalohet

gjithashtu e e vëmë në dukje, që një çështje për të

cilën diskutojmë, meriton t'i kushtohet vëmendje.

• Në mbrojtje të pohimit të politikës, ndoshta do

t'ju duhet të merrni parasysh si vlerat ashtu edhe

faktet.

Page 357: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

16

Tri lloje të provave:

shembuj, dëshmitë, statistikat

Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindin

duke paraqitur prova. Provat që përdoren në

një argument janë tre llojesh:

1. shembujt

2. dëshmitë, citimet e autoriteteve

3. statistikat

Do t'i shikojmë shkurt secilën.

Page 358: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

17

1. Shembujt

Fjala shembull vjen nga latinishtja exemplum, që

do të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo që

mirret nga shumë sende të ngjashme që e

zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim.

Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë

tri kategori shembujsh:

a. shembujt realë

b. shembujt e shpikur

c. analogjitë

Page 359: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

18

a. Shembujt realë janë raste konkrete që kanë

ndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesim

pohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një

kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra që

kanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir,

Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre e

Izraelit, Indisë dhe Aglisë).

Page 360: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

19

b. Shembujt e shpikur përjashtohen nga

akuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmë

që vëmë në dukje për fajësinë e dy personave,

atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajit

ose mosfajit të personave , më mirë diskutoni

se ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një

njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesim

prova të ndryshme.

Page 361: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

20

c. Analogjitë janë krahasime të zgjeruara që vënë në dukje

një sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme.

• Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P.

sh.

Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç i

duhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkruesit i duhet…“

ose

“Qeveria është si një anije dhe siç ka anija një kapiten dhe

ekuipazh, edhe qeveria ka…”

- Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë në

qartësimin e diçkaje.

Page 362: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

21

2. Dishmitë

Dëshmia ose citimi i autoritetit, është e rrënjosur në

vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë.

Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve për

ndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë,

shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për

të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.

Page 363: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

22

3. Statistikat

Statistikat dhe forma të tjera provash, janë të

dobishme në argumentet. P. sh. Nëse duam të

diskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes së

patentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim

statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara nga

grupmosha të ndryshme.

Page 364: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

23

Kundër - argumenti

Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe

demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen,

është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentin

dhe kundërshtimet.

Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë

dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni

menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni

poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundra

argumentit tuaj.

Page 365: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

24

Ju mund të gjeneroni kundër-argumente duke pyetur

veten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakord

me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe

kundër tezës suaj kryesore.

Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të

ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji të

poshtëshënuara:

Page 366: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

25

• Bënu pak kërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësi

që dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumë

të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz

argumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende.

Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit të

Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh ato

që pohojnë dhe mohojnë një mendim.

• Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj.

Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë

kundër-argumentet që s'ju kanë shkuar ndër mend.

Page 367: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

26

• Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentit

tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për

një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë

të analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa

kundër-argumente, mendoni për mënyrën se si do t'i

përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj

kanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyre

dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se

cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i lini

përshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortë

se ata kundërshtarë.

Page 368: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

27

Kur të paraqisni kundër-argumentet, jini të

ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe

objektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë në

konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk

jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Është

më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumente

serioze deri në detaje se sa të bëni një listë të shumtë

me kundër-argumente dhe përgjigje sipërfaqësore.

Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndaj

kunder-argumenteve të jenë në të njëjtën linjë

mendime me argumentin tuaj.

Page 369: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Dy mënyra për të përzgjedhur prezentimin

Mënyra e parë:

1. Analizë e veprës së Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet? Shkallëzimet në

tri kohë brenda kësaj vepre

2. Faik Konica i njohur në kulturën shqiptare si mjeshtër i fjalës shqipe. Analizo eseistikat e tij

3. Analizo një nga tragjeditë e Shekspirit

4. Analizë e romanit të Sabri Godos “Skënderbeu”

5. Ali Pashë Tepelena, figurë historike në romanin e Sabri Godos

6. Analizë e një prej romaneve të Ismail Kadaresë

7. Personazhet dhe situatat politike në romanin satirik të Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e

shokut Zylo”

8. Fati i femrës dhe tragjizmi i saj te romani i Teodor Drajzerit “Viktima e dashurisë së gabuar”

9. Lufta me jetën drejt realizimit të ëndrrave te personazhi i romanit të Teodor Drajzerit “Martin

Iden”

10. Gërshetimi i historisë hebraike me aktualitetin shqiptar te “Juda Makabe” e Gjergj Fishtës

11. Mid`hat Frashëri, personalitet i kulturës shqiptare

12. Analizë e romanit “Dr. Gjilpëra” të Faiki Konica

13. Analizë e veprës “Autobiografia” e Fan Nolit

14. Analizë e poezive më karakteristike autobiografike të Fan Nolit

15. Rilindja kombëtare shqiptare si lëvizje kulturore e historike që bëri kthesë të madhe kombëtare

16. Analizë e veprës së Petro Markos “Intervistë me vetveten”

17. Elementet autobiografike në romanet e Petro Markos

18. Analizë e “Poemit kosovar” të Mitrush Kutelit. Rrethanat historike që u kanë parapri shqiptarëve

brenda kësaj poeme

19. Filozofia jetësore tek pleqnarët dhe odat shqiptare

20. Rëndësia e letërsisë së vjetër shqiptare në vetëdijësimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

21. Nota elegjiake në poemën “Poemi i Shëndaumit” të Mitrush Kutelit

22. Letërsia arbëreshe dhe rëndësia e saj për kulturën shqipare

23. Analizë e romanit “Kush ma ka lëvizur djathin” të Spencer Johnsonit

24. Fati i femrës shqiptare në romanin e Haki Stërmillit “Sikur të isha djalë”

25. Realizmi dhe motivi shoqëror në prozat e Migjenit

26. Analizë e poezive të Migjenit në veprën “Vargje të lira”

27. Konstandin Kristoforidhi, personalitet në kulturën shqiptare

28. Analizë e prozave të Ernest Koliqit

29. Filozofia jetësore në romanin “Pse?” të Sterjo Spasses

30. Analiza e poezive të Dritëro Agollit

Page 370: SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)

Mënyra e dytë:

Përgatitja e projektit:

- Duhet të formoni një grup. Profesori e cakton datën e prezentimit të grupit - Zhgjidhni një artikull nga një revistë ose burim të internetit. Artikulli duhet të ketë një faqe dhe

të jetë i lidhur me një çështje aktuale qoftë vendore apo botërore. Ju lutem të shkruani emrin e autorit, datën e artikullit dhe burimin.

- Një javë para prezentimit, projektin duhet të ma sillni që të miratohet. - Para prezentimit, profesorit duhet dhënë një plan pune i cili përfshin: emrat e anëtarëve të

ekipit, qëllimin e orës, përkufizimet të paktën e 5 fjalëvë kyçe që do të përdoren gjatë prezentimit, një përmbledhje të pikave kryesore të këtij artikulli dhe 3-5 pyetje të përgatitura për diskutim.

- Një anëtar i grupit duhet të bëjë një përmbledhje të shkurtër të artikullit. Në qoftë se ka fjalë të panjohura brenda artikullit, t’i shikojnë paraprakisht dhe të japin kuptimin.

- Anëtarët e grupit duhet të zhvillojnë një diskutim në klasë. - Për ta përmbyllur prezentimin e projektit, grupi duhet ta permbledh diskutimin. Keni kujdes që

ta ripërmendni idenë kryesore të artikullit dhe përmblidhni diskutimet më interesante të klasës.

Vërejtje:

Anëtarët e grupit nuk do të marrin notën e njejtë. Notat do të caktohen në bazë të përgatitjes së

ekipit, përmbajtjes dhe paraqitjes së planit të diskutimit, ndarja e përgjegjesive të grupit gjatë

prezentimit, sa e nxisin klasën për diskutim dhe si e menaxhojnë orën.

Data e prezentimit nuk mund të ndryshojë. Në qoftëse një anëtar i grupit mungon, pjesa tjetër mban

prezentimin, ndërsa AI (AJO) merr 0%.