12
William Shekspir William Shekspir ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg , por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Biografia Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi- Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje. Vepra të shquara Hamleti , Romeo e Zhuljeta, Henriku IV, Makbeth, Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, Mundimet e kota të dashurisë, Othello, Antoni e Kleopatra, Simberlini , Përralla dimërore, Stuhia, Mbreti Lir, Jul Cezari

William shekspir

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: William shekspir

William Shekspir

William Shekspir ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe

vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat

dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës

historike.Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te

famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Biografia

Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë

fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e

vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3

fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u

largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit.

Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të

mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi

testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.

Vepra të shquara

Hamleti, Romeo e Zhuljeta, Henriku IV, Makbeth, Shumë zhurmë për asgjë,

Nata e dymbëdhjetë, Mundimet e kota të dashurisë, Othello,

Antoni e Kleopatra, Simberlini, Përralla dimërore, Stuhia, Mbreti Lir, Jul Cezari

Page 2: William shekspir

"Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)

Subjekti : Fantazma a mbretit te vrare te Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht

nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te takoje fantazmen.Nga ajo , ai kupton se I ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm ne

vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen Gertrude per grua. Hamleti tronditet dhe per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I cmendur.Ofelia, e dashura e tij bashkepunon me te atin, Polonin dhe mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur

Hamlet eshte vertete I marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te vene ne skene nje tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi nuk e perballoi sot dhe u largua

nga shfaqja, duke e siguruar keshtu Hamletin per fajsine e tij. Ndersa hyri ne dhomen e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne dollap.Pas kesaj Ofelia cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga Franca.Klaudi shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe

vendos qe gjate nje dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti ishte debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u kthye gjate funeralit te Ofelise e

cila vdiq e mbytur ne lume. Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per Hamletin.Gertruda e pi gabimisht dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron

Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e

Hamletit. Personazhet : Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem.

I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer, melankolik.Ai ka dy karakteristika : gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin

qe planet e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin kutimin e tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka eshte jeta ? detyre apo e drejte e njeriut?A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise? - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I

vetmuar ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene vend per te jetuar sic ai do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per ti marre fronin, por ai ka ideale

humaniste.Ai brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” .. Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak.

Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij. Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si cilesite e saj te vetme, pasi nuk ka mendime te kthejjta ne situate kritike.

Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi. Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise.

Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen ne kete tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane :

Page 3: William shekspir

Pamundesia e te qenurit I sigurte . – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa na jap ergjigje.Pyetjet shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma,

apo eshte nje krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te bejme me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te

vertetat e tij vetem duke pare reagimet apo gjestet? “ etj. Kompleksiteti I aksioneve - Hamleti mendon shume per veprimet e tij, jo vetem persa I perket siguire, por dhe gjendjed emocionale, shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne

pa u menduar gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim.

Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate edhe ne aspektin shpirteror ( fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te shpetuar nga jeta torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai cka e mban

njeriun ende ne jete. Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa duket,mireqenia e Danimarkes

varet nga familja mbreterore.Para se te vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e qete, ndersa tashme ajo eshte kthyer ne nje trup te infektuar nga korruptimi I Klaudit dhe Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e Danimarkes.

Mesazhet : Ide te thella humaniste, ngrihet kulti I njeriut me virtyte qe ngadhejen ne luften kunder se

keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se tij eshte universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “

Jeto me gjysmen me te paster”

Motivet : 1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude) 2.Urrejtje ndaj femres (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )

3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar realitetin)

Simbolet : Kafka e Jericos.

Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai kujton seJeriko ishte gaztori I

babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I perfhije te tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim per krimbat qe do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne

menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe njerezit njesoj)Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe.Shekspiri perdor pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg

ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale.Ky varg dallohet nga perdorimi I nje zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj.

Gjetjet artistike : 1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait

2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes 3.Drama Brenda drames

Page 4: William shekspir

4.Marrezia e shtirur.

Ligjerimet poetike : 1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli

2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise 3.Komike- komedianet dhe gazmoret 4.misteri – fantazma

5. monologue shperthyes 6. poezia e larte tragjike.

“Hamleti, Princ i Danimarkës” - U. Shekspir A e vrau mbretin Hamlet i vëllau Klaudi

apo i biri princi Hamlet?!

- Pas vdekjes misterioze dhe të dyshimt të mbretit Hamlet të Danimarkës, si mbret i

Danimarkës bëhet i vëllau Klaudi e jo biri i tij princi Hamlet. Ai varroset çuditërisht pa

prezencën e të birit princit Hamlet, pasi që tek pas dy muajve që nga vdekja e ish

mbretit Hamlet i biri i tij princi Hamlet kthehet në pallatin mbretëror. Nuk vonon dhe në

oborrin mbretëror na paraqitet “Fantazma e armatosur” e ish mbretit Hamlet. Ajo i thotë

të birit princit Hamlet se i vëllau Klaudi e ka vrarë atë duke ia derdhur helmin në vesh,

kur ai po flinte në kopsht!

- Vdekja misterioze e mbretit Hamlet dhe fjalët e Fantazmës janë momenti kyq i

vazhdimsisë së dramës. Këtu diçka e mistershme po ndodh dhe detyrimisht për të

zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së mbretit Hamlet, na lindin shumë pyetja

logjike:

- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një Fantazme,

se; Mbretin Hamlet e ka vrar i vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në gjumë?!

- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij? JO e madhe!

- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?! Jo!

- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet apo ishte inskenim dhe nga

kush? Të shohim në vazhdim.

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve substanciale, pra për të ardhur deri tek e vërteta dhe

për ta zbuluar këtë mister, se çka në të vërtet kishte ndodhur në oborrin mbretëror të

Danimarkës, neve na duhet që në bazë të disa shkëndijzave që na i jep autori

U.Shekspiri t’i inskenojm disa nga ngjarjet substanciale e që autori pothuajse qëllimisht

na i lë në gjysëm errësirë. Por para se t’i shohim ato skena substanciale, siq është

skena e vrasjes së mbretit Hamlet, etj., vetvetiu na lindin shumë pikëpyetje logjike e që

përgjegjiet në këto pyetje, sigurisht se na zbërthejn këtë mister dhe na qojnë drejtë

zbulimit të së vërtetës.

E pikëpyetjet e mija logjike, janë:

- A thua vallë, pse U.Shekspir nuk na e jep në fillim skenën e vdekjes së mbretit

Hamlet?

Page 5: William shekspir

- Pse çmenduria e princit Hamlet koincidon me vdekjen e babait të tij?

- Për çfar arsye princi Hamlet nuk ishte prezent në varrimin e babait të tij dhe ai nuk u

kthye në Oborrin Mbretëror për dy muaj, që nga vdekja e të atit?

- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një “Fantazme”

se ish Mbretin Hamlet e ka vrar vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në

gjumë?!

- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij?

- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?!Pastaj,

- Si është e mundur që në aktin e parë, Fantazmën e armatosur e shohin Marceli,

Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën,

Gertruda as nuk e pa fantazmën as nuk e dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit?!

- Pse Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote

është mendjeshkrepje”/. Pastaj,

- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet, apo Fantazma ishte

inskenim i vet princit Hamlet?!

- A ka dashur vet Hamleti që përmes inskenimit të “Fantazmës” ta zbulojë vrasësin e të

atit, apo me inskenimin e Fantazmës princi Hamlet ka dashur që t’i largohet sa më

shumë të vërtetës rreth vrasjes së ish mbretit Hamlet!?

- A ia kushtoi Hamleti shfaqjen “Vrasja e Gonzagos” Klaudit apo Ofelisë?!

- Pse Ofelia te shfaqja “Vrasja e Gonzagos” reagoi e para dhe ajo e humbi torruan dhe

me kureshtje e pyeti Hamletin se cila është domethënia e shfaqjes!? Pse ajo u

shqetësua dhe i thotë Hamletin me ndrojtje “ç’do të thotë kjo”!?

- Pse princi Hamlet i tha Ofelisë se mund të shpjegoj ndjenjat e asaj dhe të dashnorit

tënd?

- Pse Hamleti i thotë Ofelisë se nuk e donte, bile ia mohoi edhe dhuratat që ia kishte

dhënë vet ai.

- Pse Hamleti i thotë Ofelisë të shkojë në manastir, pra në një mënyrë Hamleti e quan

Ofelinë prostitutë?

- A bëri Ofelia vetëvrasje për shkak të vdekjes së të atit Pollonit, apo ajo bëri vetëvrasje

për gabimin e saj çnderues dhe për humbjen e princit të saj, Hamlet?! Pastaj,

- Pse U. Shekspiri nuk na tregon skenën kur Hamleti po internohej për në Angli?

- Si u bë që Rozenkranci dhe Gildesterni të vazhdojn rrugën për në Angli pa Hamletin,

kur dihet se detyra e Rozenkrancit dhe Gildesternit ka qenë që ta dërgojn Hamletin në

Angli?

- Çka ndodhi në të vërtet gjatë sulmit të anijes në det, mes Hamletit dhe “piratëve”?

- Si u bë që “piratët” t’a kthejnë princin Hamlet për në Danimark, pa therrë në këmbë,

kur dihet se gjahu më i vlefshëm i piratëve është zënia peng e ndonjë personaliteti, siç

ishte një princ, në mënyrë që më pastaj, lirimin e tij ta kushtëzojnë me një haraç të

majmë?!

- A kanë qenë ata piratë të vërtet apo ata kanë qenë njërëzit e Fortimbrasit të

Page 6: William shekspir

Norvegjisë?

- Pastaj si u bë që vulën mbretërore, princi Hamlet ta ketë në xhep, kur dihet se vula

mbretërore është vetëm një dhe ajo qëndron e ruajtur në zyrën e pallatit mbretëror?

Pra, a mundet Hamleti të ketë përdorur vulë mbretërore të falsifikuar, apo Hamleti e

gënjeu Horatin për ballafaqimin e tij me piratët?! Pastaj,

- Pse autori U. Shekspiri nuk na tregon jetën dhe veprimtarinë e princit Hamletit gjatë

studimeve në Universitetin e Vitenbergut që ndodhet në Norvegji?!

- A ka gisht Fortimbrasi i Norvegjisë që përmes Hamletit t’i bëjë komplot mbretit Klaud?

- Pse dhe si ndodhi që princi Hamlet në minutën e fundit para se të vdes, ia lë amanet

Horatit, që si mbret i ri i Danimarkës duhet të bëhet Fortimbrasi i Norvegjisë?

-Si u bë që menjëherë pas tragjedisë që ndodhi në oborrin mbretëror, ose më sakt një

minutë pas vdekjes së princit Hamlet, vjen Fortimbrasi dhe ambasadori Anglez, dhe

menjëherë Fortimbrasi i Norvegjisë bëhet mbret i Danimkarkës?!

- A thua vallë, pse Fortimbrasi, tash si mbret i Danimarkës, ia bëri nderimet

madhështore vetëm kufomës së Hamletit e jo edhe kufomave të të tjerve?!

- A do të thotë kjo se, mos ndoshta Fortimbrasi, si ish armiku i Danimarkës e tash mbret

i saj i do e respekton vetëm tradhëtarët e Danimarkës dhe i nderon vetëm shërbëtorët e

tij?!

- Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve e që këto pyetje në vete përmbajn edhe përgjegjiet,

ne vetëm atëherë mund të arrijmë të zbërthejmë misterin katërshekullor të Hamletit dhe

vetëm atëherë do të zbulojmë të vërtetën rreth asaj se si dhe çka ka ndodhur në të

vërtet në oborrin mbretëror të Danimarkës e që autori me ose pa qëllim nuk na i jep dhe

i ka mbajtur si ngjarje në gjysmë errësir dhe sekrete.

- E Skenat logjiko-reale që burimin e kanë nga përgjegjiet e pyetjeve të më sipërme si

dhe te disa shkëndijza që na i jep vet autori, simbas meje janë;

- Princi Hamlet, pa paralajmërim, natën vonë kthehet nga Universiteti i Vittenbergut i cili

universitet ndodhet në Norvegjinë e Fortimbrasit. Me të arritur në oborrin mbretëror të

Danimarkës, Hamleti hynë pa trokitur në dhomën e të dashurës së tij Ofelis. Tmerrohet

kur e gjen babain e tij, mbretin Hamlet duke fjetur në shtrat me të dashurën e tij me

Ofelinë. Në atë çast Hamleti nga ajo pamje që po sheh, pëson një traum të rëndë

psikologjike dhe gati sa nuk çmendet. Ai përderisa e shehë babain e tij që po flinte në

krah e vëren veshin e tij dhe në atë gjendje të rëndë psikike dhe thyerje shpirtërore

Hamleti ia derdhë babait të tij helmin në vesh dhe kështu e vret të atin përderisa ai ishte

në gjumë. Hamleti pasi e kryen kët&eu ml; krim, pa u vonuar dhe pa e parë askush,

ashtu siç kishte ardhur, ikën nga vendi i krimit dhe kthehet andej nga kishte ardhur...

Hamleti e kryen këtë vrasje në gjendje të tronditjes së rëndë psikike, ...

Deri te ky konkludim kemi ardhur për shumë arsye.

Kjo për Hamletin, siq dihet, ishte vrasja e tij e parë dhe psikologët e shpjegojn se kur

njeriu e kryen vrasjen e tij të parë, ai njeri e pëson një turbullirë shpirtërore dhe

Page 7: William shekspir

çrregullim psikologjik dhe atij i nevojitet për tu stabilizuar psiqikisht një kohë pushimi

minimum dymujore.

Tani më kuptohet çart se pse çmenduria e Hamletit koincidon me vdekjen e babai t të tij

dhe se tash dihet se për çfar arsye Hamleti nuk ishte prezent në varrimin e të atit si dhe

pse ai mungoi për dy muaj që nga vdekja e të atit, sigurisht sepse Hamletit i nevojitej

kohë për stabilizim psiqik.

Kjo pra ishte arsyeja se përse autori U. Shekspir nuk na e jep skenën e turpshme të

vdekjes së ish mbretit Hamlet nga i biri i tij.

- Në anën tjetër kur Ofelia zgjohet nga gjumi, pranë saj e ka kufomën e mbretit Hamlet.

Në një situatë të tillë, ajo është e detyruar ta fsheh mëkatin e saj dhe të heshtë! Ajo e

dërgon kufomën e mbretit Hamlet në kopshtin e tij, dhe për ta fshehur turpin e saj, ajo

alarmon rrejshëm se; Mbreti Hamlet ka vdekur nga një kafshim i gjarprit duke fjetur në

kopsht. Në të vërtet ajo nuk e di se mbreti është vrarë. Ofelia mendon se Mbreti ka

vdekur natyrshëm nga pleqëria ose nga ndonjë atak i zemrës, pasi që ai ishte i thyer në

moshë.

- Nga ana tjetër, Klaudi kur e sheh se trashëgimtar i fronit mbretëror, princi Hamlet nuk

erdhi në varrimin e të atit, e biles ai nuk u bë i gjallë as dy muaj pas vdekjes së të atit e

në anën tjetër shteti i Danimarkës duhet t’a ketë një Mbret, atëherë në mungesë të

princit Hamlet, i vëllau Klaudi me të drejt e shpalli veten Mbret i Danimarkës!

Mund të konkludojmë se mosardhja e princit Hamlet në varrimin e të atit, çmenduria dhe

mungesa dymujore e princit Hamlet e kanë bërë Klaudin Mbret të Danimarkës.

- Tash të shohim se ku ishte dhe çka bëri Hamleti gjatë këtyre dy muajve në mungesë

që nga vdekja e të atit e deri pak para se të paraqitej fantazma e armatosur në oborrin

mbretëror?!

- Hamleti gjatë dy muajve në mungesë, sigurisht se ishte në Universitetin e Vitenbergut

në Norvegjinë e Fortimbrasit! Ai gjatë këtyre dy muajve në munges, (që i duheshin për

stabilizim psiqik e shpirtëror), me mjeshtrinë e tij prej një artisti të vërtetë e ka

shfrytëzuar kohën dhe e ka bërë me përpikmëri planin e komplotit për rrëzimin e Klaudit

nga froni mbretëror. Në këtë planë komploti (siq do ta shohim në fund) sigurisht se i ka

ndihmuar Fortimbrasi i Norvegjis! Për këtë arsye me t’u kthyer Hamleti në Oborrin

mbretëror të Danimarkës, ai për të vënë në jetë planin e tij të komplotit, fillimisht

fshehurazi e angazhon kipcin e ish mbretit Hamlet, që ta luaj rolin e Fantazmës. Dhe

nuk është çudi që menjëherë pasi kthimit të Hamleti në pallatin mbretëror, na paraqitet

“fantazma e armatosur”. Dhe që nga paraqitja e “Fantazmës së armatosur” princi

Hamlet na bëhet i gjallë. Po pra, sepse tek tash në oborrin mbretëror të Danimarkës ka

filluar drama e vërtet, në inskenim dhe në regji të princit Hamlet.

- Që të arrijmë për ta zbuluar se; A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet, fantazmë e

vërtetë apo ajo ishte e inskenuar nga vet princi Hamlet, duhet të analizojmë thellësisht

bisedën e Hamletit me miqtë e tij Marcelin, Bernardin dhe Horatin. Në fakt, të vërtetën

mbi vdekjen e ish mbretit Hamlet, autori U. Shekspir, nuk na e ka dhënë përmes fjalëve

Page 8: William shekspir

të “Fantazmës”, por shkëndijzat e së vërtetës rreth këtij misteri mund t’i gjejmë (në Aktin

e parë), në dialogun në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin si dhe në

dialogun në mes “Fantazmës” me princin Hamlet. Që në fillim kur Bernardi, Marceli dhe

Horati i tregojnë Hamletit se; përderisa ishin duke ruajtur, dy netë me rradhë e kanë

parë fantazmën e mbretit Hamlet... Princi Hamlet, sigurisht sa për të parë se a e kishin

kuptuar ata inskenimin e tij apo jo, i pyet ata me kureshtje se;

- A ishte fantazma i mvrejtur, i zbehtë apo i skuqur!? A ishte mjekër thinjur apo jo?! A

dukej si i zemëruar apo si i helmuar... etj.?! E ata i përgjigjen me naivitet:

- Fantazma i përngjante Mbretit ashtu siç ishte i gjallë, biles ishte i tëri i veshur në çelik,

i armatosur nga koka gjerë në këmbë, me mjekrën përzier qime zi e qime bardh,... etj.

Pasi shkojnë tre miqt e tij, Hamleti i çuditur flet me vete;”Fantazma e tim eti e

armatosur”.D.m.th. As Hamleti nuk beson në Fantazmën e armatosur, por në anën

tjetër sikur është i kënaqur që nuk ishte zbuluar inskenimi i Fantatazmës nga shokët e tij

naiv.

- Nga përshkrimi që i bëjnë Bernardi, Marceli dhe Horati, Fantazmës së ish mbretit

Hamlet, na lindin disa pyetje logjike:

- Athua vallë, a ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?

Nuk ka!

- Pastaj, a ka fantazmë të skuqur? Nuk ka!

- A ka Fantazmë me qime të zeza? Nuk ka! ...

E vërteta kryesore zbulohet kur “Fantazma e armatosur” i thotë Hamletit;

- “Tek po flinja/ në kopsht, pas zakonit tim/ yt ungj më vjen në gjumë me një shishe /

plot me një lëng hebone të mallkuar,/ dhe helmin lepër ma kullon në vesh,/...”

- Lind pyetja logjike: Si është e mundur që ish Mbreti Hamlet, duke fjetur në gjumë, ta

shohë vrasësin e tij, e ta dijë se i vëllau Klaudi ia paska qitur helmin në vesh?!

- A ka mundësi që njeriu duke fjetur në gjumë, ta shoh vrasësin e tij!? JO!

- Pra nga dialogu në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin, si dhe nga

dialogu në mes Fantazmës me Hamletin, ne bindemi se Fantazma nuk ishte fantazmë e

vërtet, por ishte një inskenim nga ana e Hamletit!.... Them inskenim sepse Fantazma as

nuk mund të jetë i armatosur me çelik nga koka gjerë në këmbë, e as nuk ka mundësi

që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij!

- Nga të gjitha këto fakte vijmë në përfundim se; Fantazma e mbretit Hamlet ishte një

aktor i ngjashëm me ish mbretin Hamlet, e që në këtë rast mund të ishte kipci i Mbretit

Hamlet që e luan rolin e “fantazmës së armatosur”.

- Hamleti e dinte se këtë skenë të tij me “Fantazmën e armatosur“ të të atit, janë duke e

përcjellur edhe Marceli, Bernardi dhe Horati… Për këtë arsye Hamleti e inskenoi

Fantazmën, që përmes fjalëve të “Fantazmës” ta poshtëroj mbretin Klaud, sa më shumë

të jetë e mundur para oborrtarëve dhe qytetarëve të Danimarkës dhe si të shpallët

Klaudi si vrasës, atëherë ai shumë lehtë mund ta rrëzoj atë nga froni mbretëror! Përveq

kësaj me inskenimin e Fantazmës Hamleti ka dashur që të ik sa më shumë nga e

Page 9: William shekspir

vërteta ç’nderuese dhe e turpshme e të atit me Ofelinë, dhe nga e vërteta rreth vrasjes

së të atit nga vet ai.

- Hamleti perdori metoda që sot sigurimet e fshehta të shteteve te ndryshme e quajn;

legjendim për të tjetërsuar të vërtetën e krimit që e bëjnë vet kriminelët.

- Pra Hamleti kishte një mision e misioni i tij ishte; komploti dhe rrëzimi i mbretit Klaud

nga froni Mbretëror i Danimarkës.

- Për këtë arsye për ta përfunduar misionin e tij, Hamletit i nevojitej vetëm një shkas dhe

një dëshmitar qoftë ajo edhe një fjalë e një “Fantazme të armatosur”. Por pasi që

Hamleti nuk kishte as shkas e as dëshmitar, atij iu dashtë ta inskenoj Fantazmën e të

atit, në mënyrë që mëpastaj, ai të mund të veproj për ta përfunduar misionin e tij.

- Se Hamleti (si një tip i sëmur skizofren) ka filluar t’i besoj gënjeshtrës së vet(inskenimit

të fantazmës) na vërteton fakti se (siq thamë më lartë) përderisa në aktin e parë

Fantazmën e armatosur e shohin Marceli, Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë

gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën, Gertruda as nuk e sheh fantazmën as nuk e

dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit! Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht

prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote është mendjeshkrepje”/. Kjo vërteton se kur një tip

skizofren e thur dhe e inskenon një gënjeshtër (siq bëri Hamleti me fantazmën e

armatosur) Ai tip skizofren fillon ti besoj gënjeshtrës së vet dhe i bindur vazhdon të jetoj

me atë gënjeshtër deri në fund dhe tani më ajo g&eum l;njeshtër për tipin skizofren

është e vërteta absolute.

- Ne e dimë se Hamleti e kishte një imagjinatë të shkëlqyeshme prej regjisori dhe aktori

dhe përveç inskenimit me fantazmën, ai si një regjisor profesionist e inskenoi

shkëlqyeshëm shfaqjen “Vrasja e Gonzagos”. E sa i përket shfaqjes “Vrasja e

Gonzagos”, duhet të sqarojmë, se; Në inskenimin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”, të

gjithë mendojnë se kjo shfaqje i drejtohet Klaudit! Po Klaudit, por jo vetëm Klaudit, por

unë them se kjo shfaqje më tepër i drejtohet Ofelisë! Të gjithë mendojnë se me shfaqjen

“Vrasja e Gonzagos” Hamleti e demaskoi Klaudin dhe e zbuloi vrasësin e vërtet të të

atit. Por JO! Me inskenimin e Vrasjes së Gonzagos, Hamleti ia arriti që para syve të

botës, ta shtrembëroj realitetin e vdekjes së ish mbretit Hamlet dhe ta shpallë s i vrasës

Klaudin, dhe në anën tjetër ia bëri me dije të dashurës së tij Ofelisë se, vet ai është

dëshmitar që e ka parë skenën e saj ç’nderuese, duke fjetur me babain e tij dhe si pasoj

e kësaj edhe vdekjen e turpshme të ish mbretit Hamlet!

- Ofelia ishte e para që e kupton mesazhin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Përderisa

ishin duke e shikuar shfaqjen Hamleti i thotë Ofelisë se “Mund të shpjegoja ndjenjat e

tua si dhe të dashurit tënd, sikur t’ju shikoja të dy të më losni valle si kukulla”.Gjatë

shfaqjes Ofelia e humbi torruan dhe shqetësohet. Ajo e pyet Hamletin për domethënien

e shfaqjes. E pyet me ndrojtje se “ç’do të thotë kjo”?! dhe gjatë shfaqjes Ofelia e kupton

mirë se ish mbreti Hamlet nuk kishte vdekur ndryshe, por atë e kishin vrarë. E nëse

mbreti është vrarë, këtu ka një dëshmitar, dhe Ofelia e kupton se ky dëshmitar është vet

regjisori i kësaj shfaqje, e ai ishte princi i saj, Hamleti. Nga ky moment sikur çdo gjë ka

Page 10: William shekspir

marrë fund për Ofelinë pasi që nuk mund m&eu ml; asnjëherë ajo ta shikoj në sy

Hamletin dhe s’ka se si t’i flas atij më për martesë. Gjatë një bashkbisedimi Hamleti i

thotë Ofelisë pesë herë me formulime të ndryshme, por që janë të njëjta që; Ajo duhet

të shkoj në një Manastir. Fjala manastir ka dy kuptime; njëri është manastir ku shkohet

si lloj izolomi deri në fund të jetës, dhe tjetri është shtëpi e mbyllur, që Polloni e quan

shtëpi të shitjes, d.m.th. shtëpi publike, ku ka prostituta. Pra Hamleti në një farë mënyre

e konsideron Ofelinë si prostitutë. - Cinizmi i hapur i Hamletit nuk i lë vend dashurisë,

kjo tregohet mjaft qartë kur Ofelia i kthen atij dhuratat dhe Hamleti i përgjigjet se nuk ia

kishte dhënë ai këto dhurata. Mbase kishte të drejtë, nuk ishte më ai Hamlet që jepte

dhurata, tashmë ekzistonte vetëm Hamleti hakmarrës. Ai e pyet Ofelinë, (pas asaj çfarë

ka parë); - Nëse ajo është e ndershme,- duke e ditur shumë mirë se jo! Tani e kuptojmë

se Ofelia është e ç’nderuar në sytë e princit Hamlet, dhe pas kësaj ajo vjen në

përfundim se sa më shpejt ajo duhet të vetëvritet.Tash e kuptojm se pse për Hamletin

paska gjëra të kalbura në mbretërinë e Danimarkës. Ngjarja sa vjen e bëhet më e

komplikuar: Hamleti e vret babain e Ofelisë, Pollonin. E sa i përket vrasjes së Pollonit,

du het të potencojm se Hamleti e vret njeriun me një lehtësi prej krimineli, që dëshmon

se kjo vrasje për Hamletin nuk është vrasja e tij e parë. Them kështu sepse

psikoanalistët e dinë se; Kur njeriu e kryen vrasjen e parë në jetë, ai person e pëson një

traumë të rëndë psiqike dhe nga ajo traumë i njëjti person, (vrasësi) mëpastaj mund të

kryej pa problem edhe vrasjen e dytë, e kështu me rradhë me një lehtësi prej një

vrasësi serik sepse vrasja i bëhet rutinë.Njëjtë si Hamleti i cili e kishte këtë turbullirë dhe

traum psikologjike që në vrasjen e tij të parë, (kur e kishte vrarë të atin,) kurse nuk

kishte kurrfar turbullire psikike në vrasjen e tij të dytë, kur e vret Pollonin sepse vrasja

(si akt kriminal) për Hamletin ishte bërë rutinë!!! Kjo vrasje me aq lehtësi, dhe

pakurrëfarë brejtje të ndërgjegjies, sikur ta kishte mbytur një mi, tregon se në trurin e

Hamletit ka një çarje të thellë psiçike dhe tregon se ai është një i sëmur nga

shkizofrenia. E nga një i sëmur skizofren mund të pritet gjithçka, ...

- Në anën tjetër kur Ofelia kërkoi audienc në oborrin Mbretëror, ajo kërkon audiencë, jo

për t’a qarë të atin Pollonin, por ajo kërkoi audiencë për të shprehur lamtumirën e saj të

fundit sepse ajo me veprimin e saj ç’nderues e kishte humbur përgjithmonë princin e saj

Hamletin! Më vonë shihet se ajo bënë vetëvrasje! Pra kjo është mënyra se si Hamleti

deshi ta varroste nderin e babait të tij dhe të Ofelisë e mbi të gjitha nderin e tij.

- Ky është shpjegimi logjik i vetëvrasjes së Ofelisë! Në të kundërtën nuk ka logjikë që

Ofelia të bëjë vetëvrasje vetëm pse i vdiq i ati i saj Polloni. Nuk ka asnjë rast në botë, që

përkundër dhembjes ndaj vdekjes së të atit, asnjë vajzë kurr nuk ka bërë vetëvrasje

vetëm pse i ka vdekur babai i saj, sepse vdekja e babait, siq thotë populli, është ”vdekje

me rend”. Kurse në anën tjetër, ka me dhjetëra e qindra raste të vajzave të reja, që kur

janë çnderuar dhe si pasoj e atij çnderimi, kanë humbur të dashurin e tyre, ato vajza

edhe kanë bërë vetëvrasje. Pra Ofelia bëri vetëvrasje sepse me veprimin e saj

çnderues, humbi të dashurin e zemrës, humbi princin e saj Hamlet, pra Ofelia për

Page 11: William shekspir

gabimi n e saj dhe për mos mundësinë e martesës së saj, me princin e saj Hamlet u

vetëvra!

- Të rikthehemi te reagimi dhe largimi i Klaudit, gjatë shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Ai

reagim i Klaudit nëse e shikojm drejt dhe pa paragjykime është reagim normal, është

reagim në vetëmbrojtje ndaj një provokimi të hapur që po i bëhej mbretit Klaud nga

Hamleti. Gjithëkush që do të ishte në vendin e Klaudit dhe të shpallej si vrasës i të

vëllaut, ai do të reagonte njëjtë, ashtu siç reagoi Klaudi. Dihet se njeriu më rëndë e

përjeton dhe më keq reagon ndaj një shpifjeje se sa ndaj një të vërtete. Shfaqja “Vrasja

e Gonzagos” që e inskenoi Hamleti, më kujton veprimin e një terroristi që e fsheh krimin

e tij duke e fajsuar dikënd tjetër që atij ia kishte zënë rrugën e në këtë rast princit

Hamlet ia kishte “zën& euml; rrugën” mbreti Klaud!

- Duhet të kemi parasysh se Klaudi, që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së

Gonzagos” nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Përkundrazi Mbreti Klaud që në

takimin e parë, pas kthimit të Hamletit në oborrin mbretëror, ai i thotë Hamletit me

dashuri se; Ti je oborrtari i parë, trashëgimtari dhe mbreti i ardhshëm i Danimarkës. Kjo

tregon se Klaudi nuk kishte asnjë ambicie për ta vrarë princin Hamlet. Biles mbreti

Klaud shumë lehtë ka mundur ta eliminoj Hamletin kur Hamleti e vrau Pollonin, por jo,

Klaudi as nuk e burgosi e as nuk e vrau Hamletin. Ndoshta ky është gabimi i vetëm i

Klaudit që nuk e zbatoi ligjin për ta burgosur një vrasës siq ishte Hamleti,(sepse askush

nuk mund të jetë mbi ligjin) dhe këtë lëshim për Hamletin, Klaudi e pagoi shumë

shtrenjt. Pra vijmë në përfundim se që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së

Gonzagos” Klaudi nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Mirëpo gjërat ndryshojn

rrënjësisht që pas inskenimit të shfaqjes “Vrasja e Gonzagos” sepse tek tash K laudi e

ndien vetën të rrezikuar dhe të kërcënuar për vdekje nga një skizofren siq ishte Hamleti.

Për këtë arsye Klaudi merr masa ndaj Hamletit. Prandaj pas provokimit që i bëhët te

inskenimi i “Vrasjes së Gonzagos” çdo veprim i Klaudit kundër Hamletit, është i

arsyeshëm sepse është veprim në vetëmbrojtje! Klaudi duhet të kuptohet drejt, sepse

këtu po bëhet fjalë për jetë a vdekje! Pra Klaudi ose duhet ta vras Hamletin ose ai do të

jetë i vrarë nga Hamleti! Pastaj

- Lind pyetja; Pse Hamleti nuk e vret Klaudin kur ai kishte mundësi?! Përgjegjia është

se; Jo që Hamleti nuk dëshironte ta vras se përderisa Klaudi ishte duke u falur dhe nëse

ky e vret Klaudin atëhere shpirti i Klaudit do të shkojë në parajsë e gjepura të tjera, por

e vërteta është se Hamleti e dinte shumë mirë se Klaudi nuk është ai i cili ia kishte vrarë

babain e tij. Këtë fakt përveq të tjerash e thotë vetë Hamleti te shfaqja “Vrasja e

Gonzagos” në një moment Hamleti si rrëshqitasi (pa e pyetur askush) thotë se aktori që

do t’ia derdh helmin në vesh viktimës duke fjetur është njëfarë Luciani i nipi i mbretit!!! E

dihet se Mbreti është Klaudi kurse nipi i mbretit është vet Hamleti. Pra zakonisht e

vërteta zbulohet përmes një shk ëndijëze që na dha vet ai dhe ne vijmë në përfundim se

personi që ia kishte kulluar helmin në vesh duke fjetur ishte vet Hamleti !!!

Page 12: William shekspir