39
Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Dizajni & Arkitektura e Sajtit Zgjedhja e Domen-it Domeni me fjalë kyçe Robots.txt Si llogaritet PageRank? Menytë & Lidhjet e brendshme Arkitektura e Sheshtë (Flat) vs. E thellë (Deep) Versionet e adresës me-www ose pa-www Struktura e URL-ve Emërtimet e direktorive dhe faqeve Prapashtesat e faqëve Meta Tagjet Përmbajtja Optimizimi i fotografive Shpejtësia e hapjës së faqës Eleminimi i përmbajtjeve duplikate Sitempas

Citation preview

Page 1: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Page 2: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Dizajni dhe arkitektura e web sajtit jo vetëm që ndikon në një eksperiencë më të mirë përvizitorët e faqës, por është dhe një nga faktorët kryesor që ndikon në gjetjën dhegrumbullimin e informatave nga robotët e makinave të kërkimit.

Një strukturim dhe organizim i mirë i web sajtit do t’ju mundësoj vizitorëve një shfletim, navigim dhe gjejtje më të shpejtë dhe më të lehtë të informacioneve dhe asaj që atakërkojnë. Të njëjtën mund të themi edhe për robotët e makinave të kërkimit, sidomos kurkemi të bëjmë më web sajte që numërojnë 10 000+ faqe.

Page 3: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Zgjedhja e Domen-it

Zgjedhja e adresës në Internet (domain name) është hapi i parë drejt krijimit të prezencësnë Internet, prandaj edhe duhet kushtuar kujdes.

Domen-at që në vete përmbajnë fjalë kyçe zakonisht janë radhitur më lartë në rezultatët e kërkimit se sa ata domena që nuk kanë përmbajnë fjalë kyçe. Gjithashtu edhe vizitorët janëmë të prirur të klikojnë në domenat me fjalë kyçe.

Më 28 shtator 2013 Google bëri një azhurim në algoritmin e saj, që njihet si “Exact Match Domain Update”, qëllimi i së cilit ishte zvogëlimi i ndikimit të domenave më fjalë kyçe nërenditjën e rezultatëve të kërkimit.

Ky azhurim afektoj në mase të madhe ata domena që kishin dizajn dhe strukturim të keqdhe përmbajtje me kualitet të dobët dhe të cilët nuk kishin qëllim krijimin e brendit porvetëm radhitjën më të lartë në rezultatët e kërkimit.

Page 4: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Domeni me fjalë kyçe

Domenat me fjalë kyçe terheqin linka natyral ku si anchor text përdoret emri i domenit, qënë këtë rast është fjala kyçe prandaj kjo do të ndikoj direkt në rankim por duhet pasurkujdes së teprimi i linkave me anchor text të njejtë mund të shpie në penalizim.

Preferohet që domeni mos të përmbajë më shumë se 2 fjalë kyçe si dhe të mos përmbajëmë shumë se një vizë ndarëse në mes (-).

Domenat që përmbajnë emrin e brendit + fjalën kyçe janë më të rekomandueshëm se sadomenat që përmbajnë vetëm fjalë kyçe dhe këtë për shumë arsye:

• Krijim më të lehtë të brendit - relevancës,• Terheqë linka natyral më anchor text të ndryshëm,• Mundësia më e vogël e penalzimit, etj.

Page 5: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Robots.txt

Robots.txt është çelësi dhe dryni i web sajtit tonë për makinat e kërkimit. Shtegu i Robots.txt - www.web-adresa.com/robots.txt

Nëse ekziston robots.txt, atëherë boti fillon t’i lexoj dhe t’i zbatoj instruksionet e shkruaraaty.

User-agent: *Disallow: /

User-agent: * - tregon se instruksioni vlenë për të gjithë robotët.Disallow:/ - tregon se robotët nuk mund të vizitojnë asnjë faqe në këtë web sajt.

User-agent: GooglebotDisallow: /direktori2/

Kur duam të vendosim restriksione vetëm për ndonjë bot të caktuar

Page 6: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Robots.txt

Nëse duam që makinat e kërkimit të mos indeksojnë asnjë skedar .pdf të vendosur nëfollderin "permbajtja“ atëherë shkruajmë:

User-agent: *Disallow: /permbajtja/* .pdf

User-agent: *Allow: /folder1/Disallow: /

Nëse duam që makinat e kërkimit të indeksojnë një direktori nga web sajti porpjesën tjetër jo atëherë shkruajmë:

Page 7: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Si llogaritet PageRank?

Në llogaritjen e PageRank merren në konsiderim të gjithë linkat e jashtëm dhe të brendshëm të një faqeje.

Formula në bazë të cilës llogaritet PageRank është:

PR(A) = (1-d) + d(PR(t1)/C(t1) + ... + PR(tn)/C(tn))

t1 – tn - janë faqet që linkojnë tek faqja A, C - është numri i lidhjeve te jashtme (outbounds links) që një faqe ka dhe d - është faktori damping, që zakonisht është 0.85.

Page 8: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Si llogaritet PageRank?

Ekuacionin e mëparshëm mund ta thjeshtojmë dhe shkruajmë edhe kështu:

PR=0.15 + 0.85*[(PRlh)/(PRld)]

ku, PRlh – paraqet PageRankun e të gjitha lidhjeve hyrëse (inbound links)PRld – paraqet PageRankun e të gjitha lidhjeve dalëse (outbound links)

Siq shihet edhe nga formula, linku që vjen nga një faqe me PR3 dhe e cila ka 6 linqe të jashtme, ka vlerë më shumë se sa linku që vjen nga një faqe me PR5 me 1000 linqe te jashtme.

Page 9: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Si llogaritet PageRank?

PR llogaritet në bazë logaritmike, kjo do të thotë se diferenca në mes PR0 dhe PR1 nuk është e njëjtë me diferencën në mes PR5 dhe PR6, ashtu siq shihet edhe në figurën në vijim.

Page 10: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Menytë & Lidhjet e brendshme

Është shumë me rendësi që menytë e navigimit dhe lidhjet e brendshme të jenë të dukshme dhe të kalueshme nga robotët e makinave kërkuese.

Vendosja e menyve në iframe, DHTML, JavaScript, Java, Forma të ndryshme, etj nuk është aspak e rekomandueshme pasi robotët kanë probleme të theksuara në kuptimin e këtyre teknologjive.

Poashtu robotët nuk janë në gjendje t’i lexojnë dhe indeksojnë lidhjet e vendosura në ato faqe të cilat janë të bllokuara nga robots.txt ose tek të cilat përdoren meta tags si rel=“nofollow“

Page 11: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Menytë & Lidhjet e brendshme

Roboti i Googles ka arritur tek faqja A dhe nga aty i sheh faqet B dhe E. Por faqët D dhe C nuk shihen nga roboti i Google pasi nuk ka lidhje direkte (urë kaluese) nga ndonjëra nga faqet tjera siq janë faqet A, B ose E, dhe rrjedhimisht përmbajtja e tyre nuk mund të indeksohet edhe pse këto faqe mund të jenë faqe shumë të rendësishme.

Në SEO, faqët e tilla si D dhe C, të cilat nuk janë të lidhura nga asnjë faqe tjetër e brendshme (por jo domosdoshmërisht edhe nga faqët e jashme) njihen me termin „Orphan Pages“.

Page 12: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Arkitektura e sajtit

Një web sajt duhet të organizohet dhe strukturohet duke u bazuar në dy parimethemelore:

• përdorëshmerisë (usability) – duke e bërë web sajtin lehtë të përdorshëm dhe• organizmit të informacioneve – duke organizuar përmbajtjën në mënyrë logjike

dhe hierarkike.

Organizimi i web sajtit duke u bazuar në këto parime themelore do të ketë benefite tëndryshme si:

• përdorim më të lehtë nga vizitorët,• indeksim të përmbajtjës nga makinat e kërkimit dhe• shpërndarje logjike dhe proporcionale të PageRankut.

Page 13: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Arkitektura e Sheshtë (Flat) vs. E thellë (Deep)

Tek arkitektura e thellë - 4 klikime që të arrijmë të faqja e caktuar, Tek akitektura e sheshtë - me vetëm 2 klikime e arrijmë të njëjtën gjë.

Page 14: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Arkitektura e Sheshtë

Page 15: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Arkitektura e Sheshtë

Page 16: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Vertical PageRank

Page 17: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Cross linking

Në një faqe nuk rekomandohet të vendosën më shumë se 100 linqe.

Page 18: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Versionet e adresës me-www ose pa-www

Shumica e web serverave janë të konfiguruar në atë mënyrë që web sajti të hapet me www ose pa të. Kjo do të paraqiste problem për makinat e kërkimit pasi ne do të kishim 2 versione të ndryshme me përmbajtje komplet identike.

Për të eleminuar këtë problem ka mënyra të ndryshme, por ne do të përdorim „301 redirect“ për të ridrejtuar njërin version tek tjetri.

Psh. Nëse duam që versioni adresa.com të ridrejtoj tek www.adresa.com atëherë do tëshkruajmë:

RewriteEngine OnRewriteCond %{HTTP_HOST} ^domain\.com [NC]RewriteRule (.*) http://www.domain.com/$1 [L,R=301]

Këtë kod e vendosim në një skedar të emërtuar .htaccess, të cilin e publikojmë nëhttp://www.adresa.com/.htaccess

Page 19: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Struktura e URL-ve

Një url adresë përbëhët nga 5 elemente të ndryshme.

1. Hypertext Transfer Protocol: një nga protokolet më të popullarizuara në web. 2. Domeni - Emri apo adresa e sajtit.3. Nën-Direktoria e skedarit apo faqes.4. Emri i faqes.5. Prapashtesa e faqes.

4 elementët e fundit janë elemente qe ne mund t’i rregullojmë sipas dëshirës dhe nevojës.

Page 20: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

?• http://www.indeksonline.net/?FaqeID=3• http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,7• http://www.koha.net/?page=1,11• http://www.top-channel.tv/artikuj.php?k=4

• http://www.balkanweb.com/Kat/Sport/2692/• http://alsat-m.tv/sport/index.1.html

• http://www.lajme.org/sport/• http://www.telegrafi.com/sport• http://www.botasot.info/sporti/• http://www.lajmeshqip.com/sporti

• http://www.rtklive.com/new/index.php?cid=10&mfz0qedf@c76180w4o(d^szCo1IgB+r=2wwcS-98df7fz*E0Z)#0S5s!0mz4i7i$Li951idw~mc0@Yw5wTmnw*5DM2m3+am1157&wf

Page 21: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Emërtimet e direktorive dhe faqeve

Nëse një vizitor sapo të sheh një url adresë mund të gjej dhe ta kuptoj se për çfarë ka të bëjë ajo faqe, atëherë themi se e kemi realizuar punën mirë.

Këshilla si t’i emërtojmë direktoritë dhe faqet:• Emërtimi duhet të bëhët sipas relevancës dhe përmbajtjës,• Rekomandohet të përdorim url statike dhe jo dinamike,• Organizimi i direktorive duhet të jetë i logjikshëm dhe semantik,• URL sa më e shkurtë aq më e mirë,• Rekomandohet përdorimi i fjalëve kyçe,• Për ndarje mes fjalëve rekomandohet përdorimi i „ - „ dhe jo i „ _ “ ,• Nuk rekomandohet përdorimi i shkronjave të mëdha.

Page 22: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Prapashtesat e faqëve

.htm .html .php .asp .aspx .cgi …

Page 23: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Targetimi i fjalëve kyçe

Titulli i faqës (Title tag) Përshkrimi (Meta description) Titujt (H1, H2, H3,…) Përmbajtja (teksti) Optimizimi i fotografive Lidhjet e brendshme

Page 24: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Titulli i faqës (Title tag)

Titulli i faqës është një nga elementët kryesore brenda faqës që determinonrelevancën e faqës në sytë e makinave të kërkimit dhe sëbashku më përshkrimin e faqës ndikojnë direkt në vendimin e kërkuesit për të klikuar apo jo në rezultatin e kërkimit.

Page 25: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Titulli i faqës (Title tag)

* Përshkrimi i faqës në rezultatët e kërkimit ndonjëherë mund të ndryshohet ngavetë Google (siq shihet në rastin e HostGator-it), nëse mendon se ndonjë tekst tjetërnga faqja është më relevant për tu shfaqur për ndonjë pyetësor të bërë.

Page 26: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Titulli i faqës (Title tag)

Këshilla për të shkruar një titull më të mirë:

Përdorni fjalët kyçe kryesore të cilat përshkruajnë mëse miri atë faqe, Fjala kyçe kryesore mundësisht të vendoset në fillim, Titulli nuk duhet të jetë më i gjatë se 65 karaktere (duke përfshirë edhe hapësirat), Përdorni emrin e kompanisë, nëse është brend i fuqishëm, Secila faqe duhet të ketë titull unik, Si ndarëse mes fjalëve kyçe rekomandohet të përdoren , - ‘ose , : ‘ jo që ndikojnë në

SEO por për lëxim më të lehtë nga vizitorët. Varësisht qëllimit të kërkuesit përdorni fjalët adekuate që e shtyjnë vizitorin të klikoj, Lejohet përdorimi logjik dhe i kuptueshëm i më shumë se një fjale kyçe

Page 27: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Titulli i faqës (Title tag)

Fjalët e targetuara:1. Windows Hosting,2. Windows Shared Hosting,3. Windows Web Hosting,4. Shared Windows Hosting,5. Shared Windows Web Hosting,6. Windows ASP Hosting,7. ASP Web Hosting,8. ASP Shared Hosting, etj.

Page 28: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Përshkrimi i faqës (meta description)

Edhe pse nuk ndikon direkt në rezultatët e kërkimit, dhe ndonjëherë Google mund ta ndryshoj nëse e sheh të arsyeshme për arsye te relevancës, ai është një faktor i rendësishëm pasi do të ndikoj nëse vizitorët do të klikojnë në listimin e faqës tonë apo jo.

Këshilla për të shkruar një përshkrim më të mirë të faqës:

Përdorni fjalët kyçe kryesore të cilat përshkruajnë mëse miri atë faqe, Përshkrimi i faqës të mos kaloj 160 karaktere (Google i shfaqë deri në 160 karaktere,

Yahoo – 165 karaktere dhe Bing ndonjëherë edhe më shumë se 200 karaktere). Secila faqe duhet të ketë përshkrim unik, Varësisht qëllimit të kërkuesit përdorni fjalët adekuate që e shtyjnë vizitorin të klikoj, Mos përdoni fjalët si: Mirë se vini në faqen tonë ose Kjo është një faqe që ka të bëjë më... , Mos vendosni vetëm fjalë kyçe, etj.

Page 29: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Përshkrimi i faqës (meta description)

Nuk ndikon direkt në rezultatët e kërkimit, Ndonjëherë Google mund ta ndryshoj për arsye te relevancës, Sëbashku me titullin e faqës janë 2 faktorët kryesor që ndikojnë nëse vizitorët do të

klikojnë në të apo jo.

Këshilla për të shkruar një përshkrim më të mirë të faqës:

Përdorni fjalët kyçe kryesore të cilat përshkruajnë mëse miri atë faqe, Përshkrimi i faqës të mos kaloj 160 karaktere (Google i shfaqë deri në 160 karaktere,

Yahoo – 165 karaktere dhe Bing ndonjëherë edhe më shumë se 200 karaktere). Secila faqe duhet të ketë përshkrim unik, Varësisht qëllimit të kërkuesit përdorni fjalët adekuate që e shtyjnë vizitorin të klikoj, Mos përdoni fjalët si: Mirë se vini në faqen tonë ose Kjo është një faqe që ka të bëjë më... , Mos vendosni vetëm fjalë kyçe, etj.

Page 30: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Titujt (H1, H2, H3)

Nuk kanë vlerë të madhe në rankim,Mund të përdoren por pa e tepruar,Një tag H1 në një faqe.

Page 31: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Përmbajtja

Një tekst që pëlqehët të lexohet nga vizitorët, padyshim që është një tekst i mirë edhe për makinat e kërkimit.

Të jetë unike.

Të përdorën fjalët kyçe, por pa e tepruar sepse mund të dukemi si spamer dhe të penalizohemi nga Google sidomos pas azhurimit të quajtur „Panda“.

Në vend se të përdorim disa herë fjalët e njëjta kyçe, është më mirë t’i përdorim sinonimet dhe variantat e ndryshme të atyrë fjalëve.

Page 32: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Optimizimi i fotografive

Gjatë publikimit të fotove në web faqe duhet të kemi parasysh:

Të mos përdorim shumë foto dhe më madhësi të madhe pasi do të ngadalësoj hapjën e faqës. Kjo ka efekt negativ jo vetëm për vizitorët por edhe për makinat e kërkimit.

Makinat e kërkimit nuk janë në gjendje të kuptojnë fotot, prandaj shfrytëzojmë tagun ALT për të përshkruar më disa fjalë apo shprehje kyçe foton, por pa e tepruar.

Fotografitë i emërtojmë sipas fjalëve kyçe, të cilat i ndajmë më vizë ndarëse (-).

<img src=“images/hotel-tirana.png” alt=“Hotel Tirana”>

Page 33: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Shpejtësia e hapjës së faqës

Disa këshilla për të zvogëluar kohën e hapjës së faqës: Minimizoni kodet e CSS dhe Javascript duke larguar hapësirat dhe kodin e

panevojshëm. Mos përdoni funksionin @import për thirrje të stileve në CSS, por vendosni

stilet në një fajll të jashtëm. Zvogëloni numrin e kërkesave HTTP duke bashkuar fajllat CSS, JavaScript

apo duke përdorur teknikën CSS Sprites për foto. Përdorni “caching” për të paraqitur faqët statike, etj.

Disa vegla që ju ndihmojnë për të rritur shpejtësinë e hapjës së faqës:• Google PageSpeed Insights• YSlow• WebPagetest• GTmetrix• Google Webmaster Tools > Site Performance

Page 34: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Eleminimi i përmbajtjeve duplikate

Përmbajtjet duplikate mund të shkaktohen nga shumë arsye, si psh: Përdorimi i dy versioneve te domenit me www dhe pa www, Përdorimi i versionit për PRINT, Përdorimi i ID sesioneve Përdorimi i parametrave në URL, Përdorimi i filtrave dhe sortimi, Përdorimi i Pagination, etj.

Mënyrat për eleminimin e përmbajtjeve duplikate: Meta Robots, Canonicalization, 301 Redirect, Rel=”prev” dhe Rel=”next”.

Page 35: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Meta Robots - Eleminimi i përmbajtjeve duplikate

<html><head><title>...</title><META NAME="ROBOTS" CONTENT="NOINDEX, FOLLOW"></head>

<html><head><title>...</title><META NAME="ROBOTS" CONTENT="NOINDEX, NOFOLLOW"></head>

Urdhëri: Mos indeksoni përmbajtjën e kësaj faqeje, por i ndiqni lidhjët në këtë faqe.

Urdhëri: Mos indeksoni përmbajtjën e kësaj faqeje, por as mos i ndiqni lidhjët në këtë faqe.

Shembull tipik: Në rastet e përdorimit të versionit PRINT për faqe.

Page 36: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Canonicalization

Në SEO termi „canonicalization” ka kuptimin e normalizimit (ridrejtimit te PageRank-ut teknjë version dominant) të shumë URL-ve të ndryshme por që kanë përmbajtje të njejtë.

<link rel="canonical"

href="http://www.adresa.com/url/" />

Shëmbuj tipik të përdorimit të „Canonicalization“ për të eleminuar përmbajtjët duplikate:

Tek përdorimi i ID sesioneve, Tek përdorimi i parametrave në URL, Tek përdorimi i filtrave dhe sortimi Tek përdorimi i faqeve për qëllime të ndryshme por që një pjesë e madhe e tyre

ështe duplikate.

Page 37: Dizajni & Arkitektura e Sajtit
Page 38: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

301 Redirects

Shëmbuj tipik kur duhet të përdorët: Tek përdorimi i dy versioneve te domenit me www dhe pa www Tek përdorimi i faqeve që për ndonjë arsye teknike, përmbajtja e njëjtë shfaqët në

url adresa të ndryshme. Kur kemi ndryshuar komplet strukturën e url-ve për arsye të ridizajnimit apo

ristrukturimit të faqës, Kur kemi ndryshuar emrin e faqës (domenin).

RewriteEngine On RewriteRule ^duplikat.html$ http://www.adresa.com/origjinal.htm [L,R=301]

Tek përdorimi i „Meta Robots” link juice pothuajse humbet komplet, ndërsa tek„Canonicalization“ dhe „301 Redirects“ një pjesë e mirë e tij nuk humbet dhe kalon tek faqja origjinale.

Page 39: Dizajni & Arkitektura e Sajtit

Hartat e Sajtit - Sitemaps

Hartat e web sajtit janë një mënyrë tjetër për t‘i treguar makinave të kërkimit për faqët që kemi në web sajtin tonë.

Llojet e hartave:

HTML Sitemaps, XML Sitemaps, Video Sitemaps, Image Sitemaps Mobile Sitemaps, News Sitemaps.