26
Fakulteti i Biznesit Dega: Banke Finance Lenda: Histori e Ekonomise Antiko- Mesjetare Tema: Kalaja e Prezes Punoi: Erjola Legisi Pranoi:

Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PJESE E PREZANTIMIT TE DETYRES KURSIT NE LENDEN E HISTORISE EKONOMIKE ANTIKO MESJETARE.. NE FAKULTETIN E BIZNESIT "UAMD"

Citation preview

Page 1: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Fakulteti i Biznesit Dega: Banke Finance

Lenda: Histori e Ekonomise Antiko-MesjetareTema: Kalaja e Prezes

Punoi: Erjola Legisi Pranoi:

Page 2: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Kalaja e Prezës . Ndërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të

veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj, shtrirjes, historisë, pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, përbën një destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh pothuajse gjatë gjithë vitit.

Page 3: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Ku shtrihet Kalaja e Prezes?Kalaja e Prezes ndodhet ne nje fshat me te

njejten emer. Preza është një krahinë që shtrihet në Veri dhe Veri-Perëndim të Tiranës. Qendra historike e kësaj krahine është vetëm

22 kilometra larg qendrës së kryeqytetit. Kalaja e Prezës është një kala tipike mesjetare. Lulëzimin më të madh e ka pasur në shekullin XV, por të dhëna të ndryshme i kanë shtyrë të mendojnë specialistët, se duhet të jetë ndërtuar që andej nga shekulli XIII – XIV.

Page 4: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 5: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Historiku dhe Planimetria e Kalase Kalaja e Prezës  është ndërtuar nga turqit pas vdekjes së

Skëndërbeut më 1468. I përket fundit të shek. XV dhe ndodhet në vargun perëndimor të kodrave që e rrethojnë fushën e Tiranës për të mbikqyrur zonën e Krujës si një zonë e fortë kryengritjesh.

Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e vetme të kalasë.

Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri që ndodhet në përbërje të saj.

Page 6: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 7: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Fazat e ndertimit te Kalase.Faza e pare: Fortifikimi i Kalase.

Faza e dyte: Rindertimi i mureve rrethuese.

Faza e trete: Ndertimet qe jane bere brenda mureve te kalase.

Faza e katert: Ndertimi i nje kulle sahati.

Page 8: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Sipas Papajanit kjo kala eshte braktisur ne kohen e Gjergj Kastriotit dhe me vone nuk u rindertua me.Pas

pushtimit te Krujes nga Osmanet aty u ben disa rindertime si dhe u ndertua nje objekt kulti.

Page 9: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Përveç kalasë te ndërtuar ne

shekullin e XIV ndodhet edhe ky

objekt, i njohur si xhamia e

Prezes. Edhe pse e vendosur mbi

rrënojat e një kishe te

hershme, xhamia nisi te ndërtohej ne

shekullin e XVI.

Page 10: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Sipas disa fakteve, Preza gjate shek. XV ka patur karakteristikat e nje qyteti.

Në shekullin XIX në Shqipëri ka pasur qytete pa kullë sahati, por nuk ka pasur fshatra me kullë sahati sic Preza e kishte.

Në librin "Historia e Skënderbeut“ te shkruar nga humanisti Marin Barleti Preza karakterizohet si qytezë e parthinëve. Në këtë vepër për Prezën, ndër të tjera theksohet: "Pa dyshim këtu shumë gjëra më thonë të parashtroj diçka për zanafillën dhe fatmirësinë e lashtë të kësaj qyteze dhe në radhë të parë fakti që ajo është e përmendur edhe për veprat e shkrimtarëve, gjë që nuk është e panjohur, as u shpëton brezave të mëpasëm.

Per shume kohe Preza eshte quajtur shehër dhe banorët e Prezës shehërli, fjalë turqishte që përkthehen përkatësisht qytet dhe qytetar.

Page 11: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

“Vater e rendesishme kulturore dhe emancipimi” e cileson Shtjefën Gjeçovi ne novelen e tij mbi vlerat e Prezes.

Page 12: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 13: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese, të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore që shërbente për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë, të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat.

Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë katërkëndëshe.

Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të shtrirë.

Page 14: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 15: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Vepra e Marin BarletitNdihmesën e parë përsa i përket datimit të sajna e jep Marin Barleti. Në pjesën ku bën fjalëpër ardhjen e ushtrisë turke dhe rrethimin eKrujës, ai përmend fushën e Tiranës që e

vendosmidis qytetit të Krujës dhe qytezës sëparthinëve. Më poshtë ai thotë se kjo qytezëquhej me emrin Prezë dhe ishte kthyer në njëgërmadhë.

Page 16: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 17: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Qyteti ‘’Feniks’’Rruga që na dikton drejt hyrjes në kala, e

shtruar me kalldrëm, përfundon te një portë e lartë druri, ku ndodhet edhe një mbishkrim, prej të cilit mësojmë më shumë për historinë e kalasë së Prezës. “Mendohet se kalaja është ndërtuar në shekullin e III-të para Krishtit dhe që nga ajo kohë deri në shekullin e XIX-të është rrënuar dhe rindërtuar krejtësisht disa herë dhe nga kjo mori edhe emrin qyteti Feniks (që simbolizon ripërtëritjen)” thuhet në mbishkrim.

Page 18: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 19: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Pusi ne Kalane e Prezes i cili sipas pllakatës të vendosur mbi të është ndërtuar në vitin 1187 hixhri (sipas kalendarit hënor), mbi 200 vjet më parë, nga osmanët.

Page 20: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Zona rreth kalase se Prezes

Kjo zone dallohej per pranine e ullinjve, karakteristike kjo per periudhen e mesjetes se mesme. Prania e ketyre ullinjve shekullore e verteton kete gje.

Page 21: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 22: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Rendesia e Kalase se PrezesKjo kala mendohet te kete pasur funksion ushtarak.Përmasat e vogla të saj si dhe qëndrueshmëria jo

shumë e madhe e mureve rrethuese, e klasifikojnë këtë kala si një objekt që ka shërbyer për vëzhgimin e rrugëve të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, që kalonin poshtë saj, nëpër fushën e Tiranës, dhe ne rrugen me rendesi qe lidhte ne ate kohe Durresin me Krujen dhe me Shkodren.

Kjo kala përbën edhe një pikë komunikimi vizual ose të përcjelljes së mesazheve nëpërmjet sinjaleve pamore ndërmjet kalasë së Petrelës, të Krujës, të Durrësit dhe të Ishmit .

Page 23: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 24: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Perfundime Kalaja e Prezes ishte nje kala me rendesi te madhe ne mesjeten e mesme. Kjo

duket qarte nga pozicioni ku ishte vendosur kjo kala dhe rindertimi disa here i saj.

Teknika e ndertimit te saj ishte me gure te latuar dhe forma te rregullta gjeometrike, cka do te thote se teknika e ndertimit kishte perparuar shume nga nje periudhe ne tjetren dhe fortifikimet ishin me te qendrueshme se me pare. Kjo vertetohet nga gjendja mjaft e mire e kalase ne ditet e sotme.

Prania e ullishteve na jep informacione rreth ekonomise se Prezes, ku ulliri ishte kultura kryesore, dhe kjo vihet ne dukje nga prania e shumte e ullishteve shumevjecare te Prezes.

Ekonomia e zones rreth Prezes karakterizohet nga zhvillimi i kulturave te ndryshme bujqesore dhe zhvillimi i blegtorise.

Duke qene afer me Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ kjo kala terheq cdo vit dhe me shume turiste te huaj dhe shqiptare, duke u kthyer ne kete menyre ne nje nga vendet me rendesi te madhe kulturore ne vend.

Nese me pare kjo kala ishte nje zone e lakmuar nga te huajt per ta pushtuar, sot eshte nje zone e lakmuar nga te huajt per tu vizituar.

Preza ne vitet e ardhme do te rritet shume ekonomikisht, dhe do te kete te njejten rendesi qe kishte dikur, duke u kthyer ne qendren me te rendesishme turistike & kulturore ne vend.

Page 25: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Page 26: Histori Ekonomike Kalaja e Prezes

Literatura kryesore: Marin Barleti: Histori e Skënderbeut,

Shtëpia Botuese "Faik Konica", Prishtinë 2001.

Shtjefn Gjecovi: Mnera e Prezës, Botim i Shoqatës Kulturore "Pellazgët", Tiranë 2000.

Lazar Papajani: Kalaja e Prezes.