25
1 Akaidi islam sipas Imam en-Nesefiut Fjala e përkthyesit Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-‘akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht. Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para, [1] ndërsa vitet që do të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të plotësohet cilësisht. Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e akaidit (besimit), e ajo është vepra “Akaid’un-Nesefijjeh” (Akaidi i Nesefiut). Kjo vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs ‘Umer Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537 / 1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të mëdha të ehl’us-sunnetit.[3] Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale “Keshf’udh-dhunun” numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa. [4] Sa i përket interesimit të ulemasë shqiptare, edhe pse nuk posedojmë të dhëna të sakta, posedojmë informata gojore nga vetë nxënësit e medreseve të vjetra, se kjo vepër në të kaluarën është lexuar nga ulemaja dhe se nëpër medrese është punuar me të. Këtë e themi duke u mbështetur edhe në faktin se këtë vepër e hasim nëpër biblioteka private të imamëve të hershëm apo të tashëm. II Përkthimi dhe një pjesë e komentit të ”Akaidit të Nesefiut” është bërë duke u mbështetur tek përkthimi i publikuar në revistën Glasnik të Sarajevës, nr. 6/1985, fq. 668-686 nga Muharrem Omerdiq (i cili njëkohësisht rekomandoi përkthimin e kësaj vepre edhe në gjuhën shqipe), duke u mbështetur tek dy ekzemplarë të botuar në arabishte, të cilët i morëm të fotokopjuara nga Biblioteka e Gazi Husrev- beut në Sarajevë (me mirësinë e bibliotekistit Zejnil ef. Fajiq), duke u mbështetur tek “Glosa e Ramadan ibn Abdulmuhsinit” (i njohur si Beheshti, i cili vdiq më 979 hixhrij, botuar më 1308 hixhrij në Turqi (?), në 107 faqe dhe së fundi duke u mbështetur tek “Komenti i Akaidit të Nesefiut”, të autorit Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazaniut (vdiq më 971 hixhrij, botuar së bashku me dy Glosat e përmendura më 1308 në Turqi (?). Që të trija këto të fundit janë të përfshira në një kodeks të ruajtur mirë, ku mungojnë faqet e fundit (këtë kodeks e huazova përkohësisht nga biblioteka private e kolegut tim Muhidin ef. Ahmetit). Mirëpo, tash kur u bë aktual botimi i kësaj vepre dhe kur u paraqit nevoja për rileximin dhe ripërkthimin e kësaj vepre dolën në shesh probleme serioze, sepse kodeksi i cekur më lartë është humbur. U imponua zgjidhje tjetër dhe besojmë fatlume. Teksti

Akaidi islam sipas Nesefiut

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Akaidi islam sipas Nesefiut

1

Akaidi islam sipas

Imam en-Nesefiut

Fjala e përkthyesit

Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë

islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-‘akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht.

Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para,[1] ndërsa vitet që do të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të

plotësohet cilësisht.

Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të

fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e

akaidit (besimit), e ajo është vepra “Akaid’un-Nesefijjeh” (Akaidi i Nesefiut). Kjo vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs ‘Umer

Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537 / 1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të mëdha të ehl’us-sunnetit.[3]

Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale “Keshf’udh-dhunun”

numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa.[4] Sa i përket interesimit të ulemasë shqiptare, edhe pse nuk posedojmë të dhëna të

sakta, posedojmë informata gojore nga vetë nxënësit e medreseve të vjetra, se kjo vepër në të kaluarën është lexuar nga ulemaja dhe se nëpër medrese është punuar me të. Këtë e themi duke u mbështetur edhe në faktin se këtë vepër e hasim nëpër

biblioteka private të imamëve të hershëm apo të tashëm.

II

Përkthimi dhe një pjesë e komentit të ”Akaidit të Nesefiut” është bërë duke u mbështetur tek përkthimi i publikuar në revistën Glasnik të Sarajevës, nr. 6/1985, fq. 668-686 nga Muharrem Omerdiq (i cili njëkohësisht rekomandoi përkthimin e

kësaj vepre edhe në gjuhën shqipe), duke u mbështetur tek dy ekzemplarë të botuar në arabishte, të cilët i morëm të fotokopjuara nga Biblioteka e Gazi Husrev-

beut në Sarajevë (me mirësinë e bibliotekistit Zejnil ef. Fajiq), duke u mbështetur tek “Glosa e Ramadan ibn Abdulmuhsinit” (i njohur si Beheshti, i cili vdiq më 979

hixhrij, botuar më 1308 hixhrij në Turqi (?), në 107 faqe dhe së fundi duke u mbështetur tek “Komenti i Akaidit të Nesefiut”, të autorit Sa’duddin Mes’ud ibn

Umer et-Taftazaniut (vdiq më 971 hixhrij, botuar së bashku me dy Glosat e përmendura më 1308 në Turqi (?). Që të trija këto të fundit janë të përfshira në një kodeks të ruajtur mirë, ku mungojnë faqet e fundit (këtë kodeks e huazova

përkohësisht nga biblioteka private e kolegut tim Muhidin ef. Ahmetit). Mirëpo, tash kur u bë aktual botimi i kësaj vepre dhe kur u paraqit nevoja për rileximin dhe

ripërkthimin e kësaj vepre dolën në shesh probleme serioze, sepse kodeksi i cekur më lartë është humbur. U imponua zgjidhje tjetër dhe besojmë fatlume. Teksti

Page 2: Akaidi islam sipas Nesefiut

2

arabisht por edhe përkthimi u barazua sipas botimit kritik të ‘Akaidit të Nesefiut’ me titull “Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh”, Mektebetu Daru’l-Bejruti, Lubnan, (pa vit

botimi). Teksti arabisht për këtë botim është daktilografuar nga zotëri mr. Azem Xheladini,

sipas fotokopjeve që i morëm nga Biblioteka e Gazi-Husrev beut në Sarajevë. Krahas këtij angazhimi zotëri mr. A. Xheladini dhe zotëri A. Sinani bënë edhe

leximin e përkthimit. I falënderohem edhe z. M. Ajdinit për ndihmesën e tij dhe redaktorit gjuhësor z. Xh. Xhoxhajt.

Veçanërisht i falënderohem kolegut zotëri Flamur ef. Sofiut, i cili bëri korrekturën e tekstit arabisht, redakturën e përkthimit dhe recensimin e tërë veprës.

Në fund i falënderohem bashkëshortes dhe fëmijëve të ci lët me muaj të tërë krijuan

kushte që këtë punë ta përfundojë. Falënderimi u takon edhe të gjithë të tjerëve që dhanë ndihmesë lidhur me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe. All-llahu i

shpërbleftë!

Më në fund, falënderimi absolut i përket All-llahut të madhëruar, ps ndihmën e të

Cilit kjo punë nuk do të ekzistonte!

I vetëdijshëm se puna e përkthimit dhe e komentimit nënkupton edhe mangësi, me

përkushtim i lutem All-llahut të madhëruar për falje. Përkryeshmëria dhe dija absolute i përket vetëm Atij!

n. ibrahimi

Ebu Hafs Umer En-Nesefij

Besimi islam

sipas

Imam en-Nesefiut

العقائد النسفية

Në emër të All-llahut, Gjithëmëshirshmit,

Mëshirëplotit!

Shejhi dhe imami i nderuar, shembull për dijetarët islamë, yll udhëheqës në fe dhe ndër njerëzit, Umer En-Nesefij, Allahu e gradoftë në Botën e ardhshme, ka

përfshirë nga dituria e akaidit një spektër rrezesh të shndritshme dhe një varg margaritarësh të shtrenjtë, që përbëjnë rregullat dhe themelet e fesë, dhe ka

shkruar një vepër të tillë, që përmban margaritarë të një besimi të fortë dhe dhurata të paçmueshme, e që më pas e ka përkryer, e ka dekoruar dhe e ka rregulluar me një kompozicion dhe me një radhitje të përkryer.

ي . و الصهالة و السه د لله رب احلعامل مح . . وعلى آله و أصححابه الم على رسولنا ممهد الحمؤيهد بالحقرآن الحمبي الح

Page 3: Akaidi islam sipas Nesefiut

3

Lavdia më e madhe i qoftë All-llahut në dhuratat e Tij, bekimi dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë të fesë Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen dhe shokët e

tij.[5]

(Perceptimi i sendeve reale)

ياء ثابتة ق حقائق احألشح ل الح واس أمها بعد. قال أهح باب الحعلحم للحخلحق ثالثة : الح طائيهة. و أسح و الحعلحم با متحق ق خالفا للسوفسحر الصهادق و الحعقحل.السهليمة ب والح

Dituria përgjithësisht ka për bazë të vërtetën dhe realitetin e sendeve, për këtë shkak ithtarët e së vërtetës (ehl’ul-hakk) e pranojnë ekzistimin e të gjitha sendeve

të vërteta dhe reale, përkundër sofistëve.[6] Këto është e mundur të perceptohen në një nga tri mënyrat: me shqisa të shëndosha (havas’us-selimeh), me lajme

autentike (haber’us-sadiki) dhe me arsye (el-akl).[7]

ع و الحبصر و الشهم و الذوق و اللهمس و بكل واسه خحس السهمح ع و الذوق والح حاسهة من حها يوقف على ما وضعتح هي له كالسهمح و الشهم .

Shqisat janë pesë: shqisa e të dëgjuarit, e të pamurit, e të nuhaturit, e të shijuarit

dhe e të prekurit. Çdonjëra nga këto perceptojnë atë që është në fushën e tyre siç janë: të dëgjuarit, të shijuarit dhe të nuhaturit.

ر الثهابت على ألحسنة ق ب ر الحمت واتر و هو الح ب أحدها الح عيح ر الصهادق على ن وح ب م ال ي تص و الح ذب و هو وهر ت واطؤهمح على الحك وح

اليهة ف احألزحمنة املحاضيهة و الحب لحدان النه ائيهة.موجب للح علحم الضهروري كالحعلحم بالحملوك الح

Lajmet autentike ndahen në dy lloje:

Lloji i parë janë lajmet e vërteta popullore të përcjella nga brezi në brez, gjatë së cilës nuk ka ekzistuar mundësia e shtrembërimit të vetëdijshëm, e kjo supozon të jetë dituria parësore e njerëzve për njohjen e mbretërive të kaluara, të cilat janë

zhdukur në kohët e hershme dhe mbi qytetet e lashta.

الله و الحع تدح ر الرهسول الحمؤيهد بالحمعحجزة و هو يوجب الحعلحم احالسح لحم الثهابت به يضاهي الحعلحم الثهابت بالضهرورة ف والن هوحع الثهان خب

و الثب ات .الت هي قن

Lloji i dytë është lajmi pejgamberik i konfirmuar me mu’xhize; ky është ajo që

supozon dituria deduktive, ndërkohë që dituria e konfirmuar me lajmin pejgamberik i përgjigjet diturisë parësore në kuptimin e vërtetësisë dhe të besnikërisë.[8]

ء أعحظم منح جزحئه وما ث بت أمها الحعقحل ف هو سبب للحعلحم أيحضا و ما ي ثحبت منحه بالحبداهة فهو ضروري كالحعلحم بأنه و كله الشهيحالل ف هو كسب. تدح باحالسح

Përsa i përket arsyes, ajo gjithashtu shfaqet si shkak i diturisë dhe krejt ajo që

është mësuar me të në kuptim të të mësuarit (cognitio) të qartë e të sigurtë

Page 4: Akaidi islam sipas Nesefiut

4

konsiderohet parësore, për shembull, të mësuarit se tërësia është gjithnjë më e madhe se partikularja e asaj tërësie. Ajo që perceptohet me arsye me anë të

argumenteve paraqet dije të arritur.

ق . ل الح ء عنحد أهح بصحهة الشهيح رفة باب الحمعح ام ليحس منح أسح و احإللح

Ilhami (frymëzimi) nuk konsiderohet si shkak i mësimit të thelbit të diçkaje sipas

mendimit të përgjithshëm të pasuesve të të vërtetës.[9]

(Bota është e krijuar)

يان ما له قيام بذاته و هو . فاألعح يان و أعحراض زائه محدث إذح هو أعح ر مركهب والحعال بميع أجح ي ح م أوح إمها مركهب و هو احجسحسام و زحء الهذي ال ي تجزهأ. والحعرض ما ال ي قوم بذاته و يحدث ف احألجح هر و هو اجح وح وان و الطعوم و كاجح واهر كاأللحوان و احألكح اجح

الرهوائح.

Bota në totalitetin e saj është e prodhuar, prandaj, bota në bazë është substancë

(a’jan) dhe aksidencë (a’rad). Bota substanciale është ajo që ekziston vetvetiu (bi dhatihi), dhe që mund të jetë e përbërë (murekkeb) si trup, apo uniforme (gajru

murekkeb) si atomi, i cili është i pandashëm. Aksidentale është tërë ajo që nuk ka ekzistencë vetvetiu (la jekunu bi dhatihi), dhe që shfaqet në trupa dhe atome, për shembull, ngjyrat dhe ekzistencat, shija (në ushqim) dhe aromat.[10]

(Krijuesi i botës dhe atributet e Tij)

دث للحعال ححي احلقادر الحعليم السهميع الحبصري الشهائي الحمريد ليحس ب و امل م و ال هو هللا ت عال احلواحد الحقدمي الح عرض و ال جسح

هر و ال مصوهر و ال محدود و ال معحدود و ال متب عحض و ال متجزئ ال ناه و ال يوصف بالحمائي ة و ال بالحكيحفيهة جوح مت ركهب و ال مت ء و ال يحرج عنح علحمه و قدح بهه شيح ء . و له صفات أزليهة قائ و ال ي تمكهن ف مكان و ال يحري عليحه زمان و ال يشح مة رته شيح

ره. ي ح و هي ال هو و ال ل و هي احلعلحم بذاته شيئة و الحفعحل والتهخحع و الحبصر و احإلرادة و احمل رة و احلياة و الحقوهة و السهمح يق و الحقدح

و بكالم هو صفة له أزليهة ليحس منح جنحس الحروف و احألصحوات و هو صفة منافيهة للسكوت و الت هرحزيق و احلكالم. و هو متكل م ر محلوق و ه ي ح مصاحفنا محفوظ ف ق لوبنا و احآلفة و هللا ت عال متكل م با آمر ناه محب . والحقرحآن كالم هللا ت عال توب ف مكح

ر حال فيها . ي ح موع بآذاننا روء بألحسنتنا مسح مقح

Krijuesi i botës është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i

Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon çdo gjë, sheh çdo gjë, i Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s’është aksidental as material, s’është atom, është i

papërshkrueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s’është nga disa pjesë ose uniform, s’është i përbërë as përfundimtar, s’është i përshkrueshëm me gjendje

agregate as që mund të përcaktohet kuantitativisht, nuk mund të vendoset as të futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes

dhe fuqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistuese sipas Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjetër jashtë Tij; e ato janë: dija, fuqia, jeta, forca, dëgjimi, pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi

dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i ci li nuk

Page 5: Akaidi islam sipas Nesefiut

5

shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt me heshtjen ose me ndonjë lloj tjetër të të folurit, në të cilin përdoren mjetet

(organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me këtë lloj të folur urdhëron, ndalon dhe lajmëron. Kur’ani është fjalë e All-llahut, i cili s’është i krijuar, është i

shkruar në mus’hafet tona, i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me veshë, por s’është gjendja e tyre.[11]

وين صفة لله ت عال أزل ر الحمكوهن عنحد والتهكح ي ح زائه لوقحت وجوده و هو وينه للحعال و لكل جزحء منح أجح نا.يهة و هو تكح

Atributi i krijimit (et-tekwin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi botën, çdo pjesëz të saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar; në këtë ne besojmë fuqishëm.[12]

واحإلرادة صفة لله ت عال أزليهة قائمة بذاته ت عال .

Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i All-llahut të

lartmadhërishëm.[13]

(Të pamurit e All-llahut)

عي ليل السهمح ية هللا ت عال بالحبصر جائزة ف احلعقحل واجبة بالن هقحل. و قدح ورد الده مني هللا ت عال ف دار احآلخر و رؤح ية الحمؤح ة بإياب رؤح الرهائي هللا ت عال.ف ي رى ال ف مكان و ال على جهة منح مقاب لة أوح ات صال شعاع أوح ث بوت مسافة ب يح و ب يح

Të pamurit e All-llahut është i mundur me arsye (fi’l-akl), ndërsa kjo është detyrë të besohet me traditë (bi’n-nakl). Janë transmetuar deri te ne dëshmi

tradicionale për obligimin e besimit në të pamurit e All-llahut në Botën e ardhshme, shikim i cili do të jetë pa vend, pa anë, pa ballafaqim ose pa bashkim me anë të

emanacionit (rrezatimit) ose hapësirës së caktuar midis shikuesit dhe All -llahut të madhëruar.[14]

(All-llahu është krijuesi i veprave njerëzore)

ر و احإلميان و الطهاعة و مه و قضيهته وهللا ت عال خالق ألف حعال الحعباد من الحكفح يان و هي كلها بإرادة هللا ت عال مشيئته و حكح الحعصح و ت قحديره.

All-llahu i madhëruar është Krijuesi i veprave njerëzore, ato të cilat janë shprehje të jobesimit, besimit, përkushtimit dhe mëkatit. Krijimi zhvillohet sipas vullnetit,

dashjes, urtësisë, paracaktimit dhe caktimit të Tij.[15]

ن من حها برضاء هللا ت عا سح تياريهة ي ثابون با وي عاق بون علي حها و الح ت عال. ل و الحقبيح من حها ليحس برضائه وللحعباد أف حعال اخح

Njerëzit veprojnë sipas lirisë vetjake, për ç’arsye do të jenë të shpërblyer ose të ndëshkuar. Veprat e mira të bëra janë me pëlqimin e Zotit, ndërsa të këqiat nuk

janë.

Page 6: Akaidi islam sipas Nesefiut

6

(Aftësia krijuese njerëzore)

تطاعة مع الحفعحل و باب و احآلالت و احالسح م على سالمة احألسح رة الهيت يكون با الحفعحل و ي قع هذا احإلسح وار و هي حقيقة الحقدح و اجحتطاعة . تمد هذه احإلسح ليف ت عح صحهة التهكح

Aftësia e njeriut krijohet me veprën, e cila është fuqia e vërtetë, të cilën ai e ka në vepër. Nocioni ‘aftësi’ (el-istita’atu) nënkupton ekzistimin e shkakut, të mjeteve dhe të organeve.[16] Aftësia njerëzore parashtron obligim.

عه و ما يوجد من ف الزجاج عقيب و ال يكلهف الحعبحد با ليحس ف وسح روب عقيب ضرحب احإلنحسان و احالنحكسار احألل ف الحمضح

ب هه كل ذلك محلوق هللا ت عال و ال صنحع للحعبحد ف تحليقه. ر احإلنحسان و ما أشح كسح

Njeriu nuk është i obliguar me atë që nuk mundet. Dhembja, e cila shfaqet tek i godituri pas goditjes, është pasojë e goditjes së njeriut e të ngjashme. Të gjitha këto i krijoi All-llahu[17] dhe njeriu nuk ka aspak pjesë në në krijimin e Tij.[18]

(Çdo njeri vdesë me vdekjen e vet)

هلل ت عال ال صنحع للحعبحد فيه تح ت قائم بالحمي ت محلوق تسابا. و احألجل واحد.والحمقحتول مي ت بأجله. والحموح ليقا و ال اكح

I mbyturi vdesë me vdekjen të cilën ia caktoi Zoti, sepse vdekja është e lidhur për atë të cilit i është caktuar, duke e marrë parasysh se vetëm njëherë vdiset.[19]

(Harami i konsumuar është furnizim)

ت وف رزحق ن فحسه حالال كان أوح حراما و ال ي تصوهر رام رزحق . و كل يسح ره رزحقه. و الح ي ح أنح ال يأحكل إنحسان رزحقه أوح يأحكل

Harami (të cilin njeriu e han) është furnizim (rizk), pra çdo gjë që ai e konsumon qoftë ajo nga kategoria e hallallit ose e haramit. Nuk mund të

paramendohet se njeriu nuk e han furnizimin e vet ose që ndonjë tjetër të hajë atë që i është caktuar vetëm atij.[20]

(All-llahu përudhë dhe lë në lajthim)

دي منح يشاء. و ما هو احألصحلح للحعبحد ف ليحس ذلك بو اجب على هللا ت عال .و هللا ت عال يضل منح يشاء و ي هح

All-llahu i madhëruar e lë në lajthim kë të dojë, kurse e përudhë në rrugë të drejtë

kë të dojë.[21]

Ajo që është më e mirë për njeriun nuk është obligim për Zotin.[22]

Page 7: Akaidi islam sipas Nesefiut

7

(Sprovimi dhe mirëqenia në varr)

ل الطهاعة ف الحقبح مها ي عحلمه هللا وعذاب مني و ت نحعيم أهح و يريده . و سؤال منحكر و تعال الحقبح للحكافرين و لب عحض عصاة الحمؤحعيهة . الئل السهمح نكريثابت بالده

Me anë të burimeve tradicionale është konfirmuar ekzistimi i dënimit në varr për ata që nuk besojnë dhe për disa besimtarë mëkatarë. Me burimet e njëjta është

konfirmuar ekzistimi i mirëqenies në varr për besimtarët e mirë, sikurse edhe marrja në pyetje të të vdekurve nga ana e melekëve Munkir dhe Nekir.[23]

(Ringjallja dhe të vërtetat e tjera të asaj bote)

ض حق. و الص راط حق. وح والحب عحث حق. والحوزحن حق. و الحكتاب حق. و السؤال حق و الح

Po ashtu është e vërtetë se të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre,[24] sikur

(është e vërtetë) edhe matësja e veprave,[25] libri (i jetës)[26], provimi i fundit, burimi (hawdi) i të Dërguarit[27] dhe ura mbi xhehennem.[28]

نهة حق. والنهار حق. و ها محلوق تان موحجودتان لهما.و اجح يان و ال ي فحن أهح ن باقيتان ال ت فح

Xhenneti është e vërtetë, xhehennemi gjithashtu; janë të krijuar dhe ekzistojnë, do

të ekzistojnë përhershmërisht, sikurse edhe ata të cilët jetojnë në to.[29]

(Mëkati, mosbesimi dhe politeizmi)

ر. و هللا ال ي غحفر أ خله ف الحكفح ميان و ال تدح من من احإل رك به و ي غحفر ما دون ذلك لمنح يشاء و الحكبرية ال تحرج الحعبحد الحمؤح نح يشح من الصهغائر و الحكبائر.

Mëkati i rëndë[30] besimtarit nuk do t’ia shkatërrojë imanin as që do ta shpie në mosbesim. All-llahu s’do ta falë politeizmin, ndërsa të gjitha mëkatet e tjera, të

vogla dhe të mëdha, do t’ia falë kujt të dëshirojë.[31]

ر .و يوز الحعقاب على الصهغرية و الحعفحو عن الحك الل كفح تحح الل و احالسح تحح برية إذا لح تكنح عن اسح

Është i mundur dënimi për mëkatin e vogël sikurse edhe falja për mëkatin e madh, me përjashtim të rastit kur është lejuar ajo që Zoti e ka ndaluar, sepse kjo është (e

barabartë) me kufrin.[32]

بار فاعة ثابتة للر والش تفيض من احألخح ل احلكبائر بالحمسح يار ف حق أهح .سل و احألخح

Page 8: Akaidi islam sipas Nesefiut

8

Ndërmjetësimi (esh-shefa’atu) i të dërguarve të Zotit të madhëruar dhe besimtarëve të mirë për mëkatarët e mëdhenj është konfirmuar në bazë të

transmetimeve të sakta.[33]

مني ال يلهدون ف النهار. ل الحكبائر من الحمؤح و أهح

Besimtarët – mëkatarë të mëdhenj nuk do të mbesin amshueshmërisht në

xhehennem.[34]

(Imani / Besimi dhe veprat)

رار به و زايد ف ن فحسها و احإلميان احإلميان هو التهصحديق با جاء النهب عليحه السهالم به منح عنحد هللا ت عال و احإلق ح فأمها احألعحمال فهي ت ت ال يزيد و ال ي ن حقص.

Iman (besim) është besimi i sigurtë në atë që i është komunikuar Lajmëtarit të fesë, alejhi’s-selam, besimi se ky (komunikim) është nga All-llahu i madhëruar dhe

kjo bindje të dëshmohet me deklaratë. Sa i përket veprave, ato rrjedhin nga kjo bindje dhe e shprehin atë. Imani nuk zmadhohet as zvogëlohet.[35]

رار صحه له أنح ي قول الم واحد و إذا وجد من الحعبحد التهصحديق و احإلق ح من حقا و ال ي نحبغي أنح ي قول :و احإلميان و احإلسح أنا : أنا مؤح

من إنح شاء هللا .مؤح

Iman dhe Islam është një.[36] Kur njeriu të besojë sinqerisht dhe ta deklarojë këtë, është korrekte të thotë: “Unë jam besimtar i vërtetë!” Nuk duhet thënë: “Unë jam besimtar – nëse Zoti dëshiron.”[37]

(Njerëzit fatlumë dhe fatkëqinj)

قى و عد .و السهعيد قدح يشح الشهقى قدح يسح

Fatlumi (mund të bëhet) fatkeq, kurse fatkeqi fatlum.[38]

قاء و ها منح صفات هللا ت عا عاد و احإلشح لى صفاته.ل و ال ت غي ر على هللا و ال ع والت هغحيري يكون على السهعادة والشهقاوة دون احإلسح

Ndryshimi ndikon momentalisht në gjendjen e fatit ose fatkeqësisë së njeriut, duke mos pasur karakter vazhdimësie, sepse fundi i sendeve i përket vetëm Zotit të madhëruar. Prandaj, të fatlumësuarit dhe të fatkeqësuarit e dikujt, janë dy at ribute

hyjnore, ndërsa ndërrimi momental i gjendjes nuk ndikon te Zoti dhe atributet e Tij.[39]

(Pejgamberët dhe pejgamberia)

Page 9: Akaidi islam sipas Nesefiut

9

رين و مة و قدح أرحسل هللا ت عال رسال من الحبشر إلىالحبشر مبش منحذرين و مب ي ني للنهاس ما يحتاجون إليحه منح و ف إرحسال الرسل حكحين و أيهدهمح بالحمعحجزات النهاقضات للحعادات . و أوهل احألنحبياء آدم ع ن حيا و الد و ليحه السهالم و آخرهمح ممهد صلهى هللا عليحه أمور الد

م تصر على عدد ف التهسح يهة و قدح قال هللا ت عال من حهمح منح سلهم و قدح روي ب يان عددهمح ف ب عحض احألحاديث و احألول أنح ال ت قحم نا عليحك و من حهمح منح لح ن قحصصح عليحك( . و ال ي ؤح خل فيهمح منح ليحس من حهمح أوح يحرج من حهمح منح هو قصصح ر الحعدد أنح يدح ن ف ذكح

. ممهد عليحه السهالم من حهمح . و كلهمح كانوا محبين مب ل غي عن هللا ت عال صادقي ناصحي . و أفحضل احألنحبياء

Në dërgimin e pejgamberëve ekziston urtësi. All-llahu i dërgoi pejgamberët nga vetë njerëzit, si transmetues të lajmeve të gëzueshme dhe qortues, t’ua shpjegojnë

njerëzve atë që u nevojitet nga fusha e fesë dhe e kësaj bote. Lajmëtarët e fesë zotëronin me mu’xhize me përmbajtje jo të rëndomtë. Lajmëtari i parë i fesë ishte

Ademi a. s., kurse i fundit ishte Muhammedi a. s. Në disa hadithe theksohet numri i tyre.[40] Më e rëndësishme është që të mos zvogëlohet numri i atyre të cilët janë përmendur me emër. All-llahu i madhëruar thotë: “Për disa prej tyre të kemi

rrëfyer, kurse për disa jo.”[41] Nuk duhet besuar në atë numër të dërguarish, i cili është jasht numrit të tyre, e as të dyshohet se dikush (nga të dërguarit) nuk është i

dërguar, ndërkohë që është; të gjithë ata kanë pranuar lajmërime dhe komunikime nga All-llahu dhe kanë qenë plotësisht të sinqertë duke u ndarë këshilla njerëzve.

Më i zgjedhuri ndër ta është Muhammedi a. s.

(Mbi engjëjt)

ره و ال يوصفون بذكورة و ال أنوثةو الحمالئكة عباد هللا ت عال الحعاملون . بأمح

Engjëjt janë krijesa të Zotit të madhëruar (‘ibadull-llah), të cilët i kryejnë plotësisht urdhërat.[42] Për ta nuk mund të thuhet se janë të gjinisë mashkullore apo

femërore.[43]

(Librat)

يه و وعحده و وعيده . و ره و ن هح لله ت عال كتب أن حزلا على أنحبيائه و ب يه فيها أمح

All-llahu i madhëruar ua ka dërguar Librat (Shpalljet) e Tij të dërguarve (alejhim’us-selam), në të cilat ua ka shkoqitur urdhëresat dhe ndalesat e Veta, ua ka shkoqitur premtimet dhe kërcënimet.[44]

(Gjërat e mbinatyrshme)

صه إل السهماء ثه إ راج لرسول هللا صلهى هللا ت عال عليحه و سلهم ف الي قظة بشخح من الحعلى حق.ل ما شاء هللا ت عال و الحمعح

Gjatë Mi’raxhit Pejgamberi i Zotit (s.a.v.s.) ka qenë në gjendje të zgjuar, dhe ka udhëtuar trupërisht në Qiell, kurse prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka

dëshiruar All-llahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme.[45]

Page 10: Akaidi islam sipas Nesefiut

10

لياء حق ف تظحهر احلكرامة على طريق ن قحض الحعادة للحول منح قطحع الحمساف ة الحبعيدة ف الحمدهة الحقليلة و ظهور الطهعام و و كرامات احألوحي عل اجة و الحمشح ريح ذلك من احألشياء و الشهراب و الل باس عنحد الح ماء و ماد و الحعجح واء و كالم اجح ران ف الح ى الحماء و الطهي

نهه يظحهر با و لنح يكون وليا إاله وأنح يكون أنهه ول يكون ذلك معحجزة للرهسول الهذي ظهرتح هذه الحكرامة لواحد منح أمهته ألرار برسالة رسوله. مقا ف ديانته و ديان ته احإلق ح

Kerametet[46] e evlijave[47] janë të vërteta. Të shfaqurit e tyre u kundërvihen

shfaqjeve të rëndomta siç janë: kalimi i largësive për një kohë jo të zakonshme,[48] furnizimi me ushqim, pije dhe rroba në rast nevoje[49] si dhe ecja mbi ujë dhe fluturimi nëpër atmosferëm, të folurit me botën inorganike dhe animale

dhe shfaqjet e tjera jo të rëndomta.

Shfaqja e gjerave mbinatyrore nga ana e individëve është mu’xhizeja e Pejgamberit

a. s., së cilës duke iu falënderuar sendërtohen kerametet e ithtarëve të tij, sepse kerameti është pasojë e saj dhe vërtetim se i përmenduri është ‘velij’. Ai nuk mund

ta ketë këtë rang deri atëherë kur të mos i nënshtrohet plotësisht Pejgamberit dhe nuk arrin bindje (me zemër dhe gjuhë) se misioni i tij është i vërtetë.[50]

(Mbi vlerën e trashëgimtarëve të Pejgamberit)

يق ثه عمر ا ر الص د ثه علي الحمرحتضى رضي هللا ت عال عن حهمح أجحعي. و أفحضل الحبشر ب عد نبي نا أبوبكح لحفاروق ثه عثحمان ذو النوريحنالفة ثالثون سنة ثه ب عدها ملحك و إما رة .و خالف ت همح ثابتة على هذا الت هرحتيب أيحضا و الح

Njeriu më i dalluar pas të Dërguarit tonë (s.a.v.s.) është Ebu Bekr Es-Siddiku,

pastaj Umer El-Faruku, pastaj Uthman Dhu’n-Nurejni dhe Ali El-Murteda-ja, kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë ta. Hilafeti (Sundimi) i tyre është i qëndrueshëm me vend, gjithashtu, me rendin e theksuar, në gjatësinë e

përgjithshme është prej 30 vitesh, e më pas filloi monarkia dhe principatat (emiratet).[51]

(Kushtet për Imamin / Sunduesin)

كامهمح و لمون ال بده لمح منح إمام ي قوم بت نحفيذ أحح ذ صدقاتمح و والحمسح إقامة حدودهمح و سد ث غورهمح و تحهيز جيوشهمح و أخحياد و قطحع الحمنازع ج و احألعح ت لحص صة و قطهاع الطهريق و إقامة الح

ر الحمتغ لحبة و امل الحعباد ق هح و ق بول الشههادات الحقائمة ات الحواقعة ب يحمة الحغنائم و نحو لياء لمح و قسح قوق و ت زحويج الصهغائر و الص غار الهذين ال أوح ذلك .على الح

Bashkësia muslimane është e obliguar të ketë imam (sundues), i cili do të kujdeset për ligjin, shtetin dhe për sigurimin e kufijve të tij, për gatishmërinë e forcave të

armatosura, për tubimin e zekatit, pamundësimin e aktiviteteve të tundonjësve, hajnave dhe pretarëve, do të organizojë haxhin dhe festat, do të arbitrojë në

gjykime dhe konflikte midis njerëzve, do të pranojë dëshmimet me qëllim të sendërtimit të drejtë të së drejtës së njerëzve, do të kurorëzojë të rinjtë të cilët

janë pa përkujdesje dhe do të kujdeset për kushtet normale të hyrjes në martesë të atyre të cilët nuk kanë kujdestarë, do të bëjë ndarjen e plaçkave të luftës, e të tjera.[52]

Page 11: Akaidi islam sipas Nesefiut

11

ثه ي نحبغي أنح يكون احإلمام ظاهرا ال محتفيا و ال منحتظرا.

Ardhja deri te sunduesi duhet të jetë e lirë për të gjithë njerëzit, e jo të jetë e

paarritshme. Nuk mund të jetë imam ai i cili është ‘jopublik’ (i zhdukur) dhe të pritet ardhja e tij e sërishme.[53]

ريحهمح و ال يحتص ببن هاشم و أوحالد علي رضي هللا ت عا ر و يكون منح ق ريحش ال يوز منح ت ط ف احإلمام أنح يكون ل عنحه و ال يشحل الحوالية سائسا قادر رط أنح يكون منح أهح ت ل زمانه و يشح صوما و ال أنح يكون أفحضل أهح كام و حفحظ حدود معح ا على ت نحفيذ احألحح

ظهال .دار السهالم و إنحصاف الحمظحلوم من ال

Përparësi ka imami nga fisi Kurejsh, në krahasim me kandidatët nga fiset tjera,[54] duke mos u dhënë privilegje Hashimijve ose pasardhësve të Aliut r. a.[55] Nuk

është kusht që imami të jetë i pagabueshëm,[56] as të jetë më i miri ndër bashkëkohësit e vet.[57] Kushti i vetëm është t’i zotërojë kualitetet e

domosdoshme e të nevojshme për sundues,[58] të t’i kontribuojë tempos së zhvillimit të Bashkësisë, të jetë i fuqishëm në mbrojtjen e ligjshmërinë së Shtetit,

pacenueshmërisë së kufijve të tij dhe t’i sigurojë të drejtat e atyre, të cilët dikush i ka dëmtuar.

ق و اجوحر. و يوز الصهالة خلحف كل ب ر و فاجر . و نصل ي على كل بر و فاجر إذا مات على احإلميان و ال ي ن حعزل احإلمام بالحفسح.

Imami nuk ndërrohet për shkak të mëkatit ose për shkak të zbatimit të

autarkisë.[59] Pas çdo imami, qoftë ai i mirë apo i keq, lejohet falja e namazit,[60] për këtë arsye ne ia falim xhenazen çdonjërit (besimtar) qoftë ai i mirë apo jo, nëse

vdesë si besimtar.[61]

(Mbi as’habët)

ره رة الهذين بشه رة الحمبشه نهة للحعشح هد باجح ر الصهحابة إاله بريح . و نشح نهة .و نكف عنح ذكح مح النهب عليحه السهالم باجح

Mbi shokët e të Dërguarit të Zotit (as’habët) duhet folur vetëm mirë.[62]

Dëshmojmë se në xhennet (do të hyjnë) dhjetë (as’habë) të zgjedhur, të cilët i ka gëzuar me këtë lajm Pejgamberi a. s..[63]

(Mes’hi dhe nebidhi)

ضر . و ف السهفر و الح فيح ح على الح ر . و ن رى الحمسح ال نر م نبيذ التهمح

Page 12: Akaidi islam sipas Nesefiut

12

Mes’hin mbi mestve e konsiderojmë të drejtë gjatë udhëtimit sikurse edhe në shtëpi,[64] ndërsa nuk e konsiderojmë të ndaluar nebidhin (lëngun) nga

hurma.[65]

(Askush nuk është liruar nga urdhëresat dhe ndalesat)

قط و ال ي ب حلغ ول درجة احألنحبياء . و ال يصل الحعبحد إل ي. حيحث يسح ر و الن ههح عنحه احألمح

“Veliu” (i dashuri i Zotit) nuk mund ta arrijë asesi rangun e të dërguarve të Zotit.[66] Njeriu nuk mund ta arrijë atë shkallë (të kerameteve) me të cilën do të lirohej nga urdhëresat dhe ndalesat, vetëm nëse nuk është mentalisht i shëndoshë

dhe në moshën madhore.[67].

ل الحباطن إلح عيها أهح ر. و النصوص على ظواهرها و الحعدول عن حها إل معان يده اد بكفح

Tekstet kur’anore dhe të haditheve (en-nusus) duhet pranuar në kontekstin e tyre

literar (ala dhahiri ha). Konceptimi i tyre në mënyrën e kundërt, sikur ai të cilin e mbajnë ezoteristët e pafe (batinijjeh), është e barabartë me jobesimin.[68]

(Çka largon nga feja)

زاء على تهح ر . و احإلسح تهانة با كفح ر . و احإلسح صيهة كفح الل الحمعح تحح ر . و اسح ر ورد النصوص كفح ر . و احليأحس من هللا ت عال كفح ريعة كفح الشهر .و احألمحن منح هللا ت عال ر . و تصحديق الحكاهن با يحب به عن الحغيحب كفح كفح

Refuzimi i përmbajtjeve kur’anore-sunnetike (en-nusus) është kufr;[69] konsiderimi i mëkatit si i lejueshëm është kufr;[70] mburrja me kryerjen e mëkatit

është kufr; përçmimi i dispozitave të sheri’atit është kufr;[71] humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut është kufr;[72] të ndjerit i sigurtë nga dënimi i Zotit është

kufr[73] dhe besimi se fallxhori thotë të vërtetën mbi transcendentalen (gajbin) është kufr.[74]

ء.و الحمعحد وم ليحس بشيح

Mosekzistuesja është hiç[75]

(Lutja për të vdekurit)

يب الدهعحوات و ي قح ياء لألمحوات و صدقتهمح عن حهمح ن فحع لمح. وهللا ت عال ي اجات.و ف دعاء احألحح ضي الح

Të vdekurve u ndihmon lutja (duaja) dhe sadakaja, të cilën të gjallët e japin në emër të tyre.[76] All-llahu i madhëruar i pranon lutjet dhe i plotëson nevojat.[77]

(Parashenjat e shkatërrimit të botës)

Page 13: Akaidi islam sipas Nesefiut

13

راط السهاعة ر به النهب عليحه السهالم منح أشح ب منح خروج الدهجال و دابهة احألرحض و يأحجوج و مأحجوج و ن زول عيسى عليحه وما أخحس منح مغحربا ف هو حق . السهالم من السهماء و طلوع الشهمح

Ato që ka thënë Pejgamberi për parashenjat (isharat) e Ditës së shkatërrimit

(jewm’us-sa’ah) janë të vërteta, sikurse janë paraqitja e Dexhallit, e Dabbet’ul -erdit, e Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, zbritja e Isait a. s. dhe lindja e Diellit nga ana e

Perëndimit.[78]

(Muxhtehidi)

تهد قدح يحطئ و قدح يصيب.والحمجح

Muxhtehidi (në decizione /fetva) ndonjëherë gabon, e ndonjëherë jep gjykim të drejtë.[79]

(Rangimi)

أفحضل منح عامهة الحبشر و رسل الحبشر أفحضل منح رسل الحمالئكة و رسل الحمالئكة أفحضل منح عامهة الحبشر و عامهة 0الحمالئكة

Pejgamberët, që u janë dërguar njerëzve, janë në një rang më të vlefshëm se

pejgamberët që u janë dërguar engjëjve, e këta janë sërish, më të vlefshëm se njerëzit e rëndomtë, kurse njerëzit e rëndomtë janë më të vlefshëm se engjëjt e rëndomtë.[80]

.وهللا اعلم

Dija absolute i përket vetëm All-llahut !

.منت العقائد لعمر النسفي رمحه هللا تعال

Teksti i ‘Akaidit të Nesefiut’, All-llahu i madhëruar e mëshiroftë atë. Lavdia i qoftë All-llahut të vetëm dhe salavati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin,

pas të cilit më nuk ka tjetër.

________________

B i b l i o g r a f i a

e parathënies, e përkthimit dhe e komentimit të ‘Akaidit të Nesefiut’

1. Abduhu, Muhammed, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981. 2. Cahen, C., der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des

Osmanereiches, 1968, vëll. 14.

3. Corbin, Henri Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997.

4. Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë.

Page 14: Akaidi islam sipas Nesefiut

14

5. Ebu Hanife, Numan B. Thabit, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000.

6. Edukata Islame, nr. 37-38/1983; nr. 41-42/1985, nr. 44-45/1986, nr. 46-

47/1986, Prishtinë. 7. El-Bagdadi, Usulu’d-din, Lahor, Pakistan.

8. El-Eshkar, Sulejman Omer, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000. 9. El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut.

10. El-Kutb, Muhammed Ali, El-Asheret’ul-mubeshsherune bi’l-xhenneti, Damask. 11. El-Lalokai, Ebu Kasim Hibbetullah, Allahove evlije i njihovi kerameti, Visokë,

2001. 12. El-Xhisr, Nedim, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-). 13. Besimi në Zotin në dritën e.filozofisë, shkencës dhe Kur’anit, Prishtinë,

1998. 14. En-Nevevij, El-Erbe’un, Kairo, 1953.

15. Es-Subki, Imam Ibn, Tabekat’ush-shafi’ijjeti el-kubra, II. 16. Et-Taftazani, Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-akai’in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926

Hixhrij. 17. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherhu Akaid’in-Nesefij, (Turqi ?),

1308 hixhrij. 18. Et-Taftazanij, Sa’duddin Mes’ud ibn Umer, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut,

(-).

19. Gjozo, Husein, Prevod Kur’ana s komentarom, III, Sarajevë, 1976,

20. Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982 dhe nr. 6/1985, Sarajevë.

21. Hanxhiq, Mehmed, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934.

22. Hanxhiq, Mehmed, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997.

23. Ibn Haldun, Mukaddima, Sarajevë, 1982.

24. Ibn Huzejme, Muhammed ibn Is’hak, Kitab’ut-tewhid we isbatu sifatu’rr-rrabb,

El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230. 25. Ihsani, Ilahi Zahir, Esh-Shi’a we’s-sunne, lahor, Pakistan, 1981.

26. Ikbal, Muhammed, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. Ekziston

edhe përkthimi shqip në dorëshkrim nga N. Ibrahimi 27. Islamska misao, revistë fetare…, nr. 21/1980, Sarajevë; nr. 30/1981; nr.

34/1981, nr. 71/1984; nr. 72/1984; nr. 76/1985; nr. 101-102/1987; nr. 103/1987; nr. 105-106/1987.

28. Kafija, Hasan, Rawda al-gannat fi usul’il-i’tikadat, Sarajevë, 1940.

29. Mahmud, Abdulhalim, Isra’ i Mi’raxh, Sarajevë, 1995.

30. Nakiçeviq, Omer, Hasan kafija Prushçak – pionir arapsko islamskih nauka u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977.

31. Saliba, Xhemil, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II.

32. Shkaljiq, Abdullah, Turcizmi u srpsko-hrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973. 33. Sidkij, Ni’met, El-Xheza’u - El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu, 1975.

[1] Deri tash në gjuhën shqipe janë botuar:

- Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, Edukata Islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 51-56, në përkthim të N. Ibrahimit.

- Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, Edukata Islame, nr. 41-42/1985, Prishtinë, fq. 24-32, në përkthim të N. Ibrahimit.

- El-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, Edukata Islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31-46 dhe nr. 46-47/1986, Prishtinë, fq. 29- 45, në përkthim të N. Ibrahimit.

Page 15: Akaidi islam sipas Nesefiut

15

- Et-Tahavi, Akaidi i Tahavisë, Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë, fq. 19-22 në përkthim të A. Sinanit.

Numan B. Thabit Ebu Hanife, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000, fq. 135 + 95, në përkthim të M. Bajramit.

[2] Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherhu Akaid’in-nesefij, (Turqi ? ), 1308 hixhrij, fq. 1.

En-Nesefiu u lind dhe u rritë në vendin Nesef (Sa’duddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherh’ul-Aka’idi’n-nesefijjeh, Bejrut, (-), fq. 21. Vendbanimi Nesef

gjendet rreth 150 km. larg Buharës, kurse sot ky qytet njihet me emrin Kareshi. Shih: Kamus’ul-a’lam, XX, Istambul, 1316 h., v. VI, fq. 4575; v. V, fq. 3510, sipas: Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Glasnik VIS-a, nr. 6/1985,

Sarajevë, fq. 699. [3] Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid’un-Nesefij, Ibid., fq. 668 – 671.

[4] Ibid., fq. 671. [5] Teksti i sipërm nuk i përket tekstit integral të ‘Akaidit’ të Imam en-Nesefiut,

por është i nxënësve të tij. (NI)

Nëntitujt janë të përkthyesit me qëllim të qartësisë dhe përcjelljes më të

lehtë të tërësisë së tekstit. Shënimet e shkruara nga M. Omerdiq do të shënohen me shkurtesën “MO” kurse shënimet nga N. Ibrahimi do të shënohen me shkurtesën “NI”.

[6] Miqtë e së vërtetës, veçanërisht kelamistët angazhohen për të vërtetën dhe për dëshmimin e saj shërbehen me logjikë të shëndoshë dhe dialektikë të

arsyeshme, përkundër sofistëve (subjektivistëve), mësuesëve të cilët e mësonin shkathtësinë e të shprehurit të të vërtetës me dialektikë të rrejshme. Sofistët

janë grup mësuesish të cilët janë paraqitur në Greqi … Kanë qenë të shkathtë në mësimin e popullit me oratori, në të shprehurit e zbukuruar, me dialektikë, dhe

janë mburrur me faktin se kanë mundur ta mbrojnë dhe ta kundërshtojnë njëkohësisht të njëjtin mendim. Në qëllimet e tyre kanë arritur aq sa që metoda e tyre gati solli deri te shkatërrimi i themeleve të arsyes, njohjes dhe moralit.

Protagora, sofisti më i njohur, e mohon njohjen me anë të mendjes dhe pohon se shqisat janë burimi i vetëm i njohjes. Sipas tij, nuk ekziston e vërteta

objektive … Gjorgjiu, sofist i mëvonshëm, e mohoi ekzistimin e sendeve, dhe mundësinë e njohjes … Nedim el-Xhisr, Kissat’ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-).

Shih përkthimin shqip, Besimi në Zotin në dritën e filozofisë, shkencës dhe Kur’anit, Prishtinë, 1998. (NI)

Mu’tezilitët janë përfaqësues të pathyeshëm të fuqisë së arsyes dhe njohjes me anë të arsyes. Ata edhe akaidin (dogmatikën islame) e kanë mbështetur në arsyen njerëzore dhe C. Cahen ka përfunduar se qëndrimi i tyre është: “Zoti

është arsye, kurse feja i përgjigjet arsyes.” (C. Cahen, der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14, fq. 92). (MO)

[7] Njohja e vërtetë (el-ma’rifetu) është e mbështetur në gjashtë themele: islam, iman, ihsan, sheri’at, tarikat dhe hakikat. Në Islam për njohjen ka gjashtë

kushte: arsyeja, madhëria, liria e të folurit, të zotëruarit e vetes, fuqia e shprehjes dhe fuqia e të kuptuarit.

Disa këtë e kanë shprehur në vargje: Kushtet e islamit janë reale dhe të arsyeshme,

Dhe atyre u përmbahen ata që kanë arsye:

Madhëria, arsyeja, liria e të folurit,

fuqia e të shprehurit dhe të zotëruarit e vetes.

Dhe kësaj shtoi: “Pa komente të tepruara” o të mençur, sepse në këtë është përqëndruar dituria e njerëzve të ditur. (Glosa në dorëshkrimin bazor nr. D-1721, fol. 51b) (MO)

Page 16: Akaidi islam sipas Nesefiut

16

Krhs.: Ebu Mensur el-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, në: Edukata islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31 dhe fusnotat 1 - 4 në fq. 43;

Muhammed Abduhu, Risalet’ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981, fq. 32 – 36; Henri Corbin, Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997 etj.; Muhammed Ikbal, Obnova

vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. (NI)

[8] Në shkencën e hadithit transmetimet ‘mutevatir’ janë ato hadithe për të cilat

nuk mund të dyshojmë gjatë përcjelljes së tyre nga goja në gojë. Ky kusht duhet të gjendet si në fillim, edhe në mes ashtu dhe në fund të radhës së

njerëzve të cilët e transmetojnë. (Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934, fq. 12. Më tepër mbi transmetimet mutevatir shih nga autori i njëjtë: Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, (NI)

[9] ‘Ilham’ është frymëzimi të cilin Zoti ia jep njeriut të mirë. Ky lloj frymëzimi ka vetëm karakter pozitiv dhe nuk arrihet me përsiatje ose meditim, e aq më pak

me anë të ndonjë shkathtësie. Shumë veta ‘ilhamin’ e fshehin duke e konsideruar këtë dhuratë të jashtëzakonshme nga Zoti, me të cilën nuk duhet

lavdëruar, sepse kjo do të ishte shfaqje e mendjemadhësisë gjë që do ta ndërpriste rrjedhën e frymëzimeve të mëtejshme. Disa thonë se ilhami është

dituri, e cila është dhënë në zemër nga ana e panjohur. El-Gazaliu thotë se ilhami është frymëzim sekret … Ilhami nuk është sikur vahji. E kundërta me ilhamin është ‘vesvesa’. (Dr. Xhemil Saliba, El-Mu’xhem’ul-felsefi, Bejrut, 1982,

vëll. II, fq. 130 – 132) (MO). [10] Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 31-32 dhe fusnota 5 - 9 në fq. 43-44;

Xhelaluddin Es-Sujuti, Nauka o osnovama vjere (Ilmu usuli’d-din) në: Islamska misao, nr. 103/1987, Sarajevë, fq. 19 (NI).

[11] M. Abduhu, po aty, fq. 46; Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)

[12] Es-Sujuti, po aty, fq. 19 –20. (NI)

[13] M. Abduhu, po aty, fq. 43; Es-Sujuti, po aty, fq. 19. (NI)

[14] Ez-Zamahsheriu i ka komentuar fjalët e All-llahut: “Gjithsesi ata atë ditë do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet.” (El-Mutaffifin, 15) si shembull të nënçmimit

të disa njerëzve … Nuk do ta shohin vetëm ata, të cilët janë më të neveritshëm dhe më të përçmuar. Ibnu Muniri thotë se ky është qëndrimi i mu’tezilitëve,

kurse sunnitët këtë e marrin si dëshmi e të pamurit të All-llahut të madhëruar në Botën e ardhshme, ndërkohë që mëkatarët do të jenë të penguar ta shohin Atë,

ndërsa kjo sërish është dëshmi se besimtarëve të mirë do t’u lejohet ta shohin Atë. Ngritja e perdes nuk do të kishte kuptim në qoftë se nuk ka të bëjë me të

pamurit me sy … (Dr. Ali Hasan Arid, Historijat tefsira, Islamska misao, VII/1985, nr. 76, fq. 6; Gjithashtu: Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, po aty, fq. 33; El-Maturidi, po aty, fq. 33-34. (MO); Krhs.: Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh,

Edukata islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 54; Es-Sujuti, po aty, fq. 21; Ebu’l-Hasan El-Esh’ari, Vjerovanje ehlu’s-sunneta, ehlu’l-hadisa i ehlu’s-selefa,

Islamska misao, IX/1987, nr. 101-102, Sarajevë, fq. 12. (NI). Ebu Rezin thotë: Kam thënë: - O i Dërguari i Zotit, a do ta shohim të gjithë ne All-llahun pa

pengesë? Është përgjigjur: “Po!” I thashë më tej: - A ka dëshmi për këtë në atë që Zoti e ka krijuar? Ka thënë: “A nuk e shikoni ju të gjithë Hënën në të

katërmbëdhjetën, e cila është një prej krijesave të Zotit, ndërsa All -llahu është më i lartësuari dhe i madhëruari.” (Ebu Davudi).

Në hadithin tjetër flitet më saktësisht mbi këtë të pamur: Suhejbi r. a. i

transmeton fjalët e të Dërguarit a. s.: “Kur të hyjnë në Xhennet banorët e xhennetit do t’ju thuhet: Keni shpërblim çfarë nuk keni pritur! Do të thonë: - E

ç’është ajo? A nuk na janë fytyrat të ndritshme dhe të larguara nga zjarri dhe a nuk jemi në Xhennet?! Atëherë do të hiqet “hixhabi” (perdja) dhe do ta shohin

All-llahun. Për Zotin, nuk do t’ju duket asgjë më e dashur se ajo. Pastaj e lexoi ajetin: “Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi, edhe më tepër se kaq!”

Page 17: Akaidi islam sipas Nesefiut

17

(Junus, 26) Shih: Muhammed ibn Is’hak ibn Huzejme, Kitab’ut-tewhid we isbatu sifati’r-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230. (MO)

[15] Shih: M. Hanxhiq, Ilmul-kelam, Bog stvara ljudska djela, fq. 32. (MO). Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, fq. 37 dhe fusntotat 38 - 40 në fq. 45;

Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 54. (NI)

[16] Fuqia nuk i paraprinë veprës, por krijohet me veprën, sepse edhe ajo është e

krijuar sikur edhe vepra. Nuk është krijuese, por kufizimisht vepruese. Fuqia nuk është karakteristike për njeriun, as kusht i cili i paraprin veprës, por është

përdorimi i mjeteve të saj disponuese në suazën që edhe është ngarkuar. Kur’ani thotë: “Të vizituarit e Tempullit, për hirë të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë është obligim …” Ali Imran, 97). (MO)

[17] Fuqinë / aftësinë kreative e ka vetëm Zoti, ndërsa ekzistentet e tjera janë të varura nga të prodhuarit kreativ të Tij. Mu’tezilitët thonë se disa vepra krijohen

me veprimin e fuqive të tjera, si p.sh.: goditja e kushtëzon dhembjen, kurse atë e ka prodhuar fuqia vepruese e njeriut e jo e Zotit. Sipas mësimit të Ehl’us -

sunnetit tërë këtë e ka krijuar Zoti. (MO)

[18] Mes’ud ibn Umer Et-Taftazani këtë e sqaron: “Fuqia njerëzore nuk lidhet me

krijimin, sepse në atë që e quajnë produkt, në esencë, njeriu nuk ka pjesëmarrje, për shkak se kjo nuk është në fuqinë e njeriut, ndërsa sa i përket vetëfitimit (iktisab), ai nuk mund ta arrijë atë çka është jashtë mundësive të tij,

në dallim prej veprave të tij ku ai vendosën lirisht.” (Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926 hixhrij, fq. 125. (MO)

Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 37-38 dhe funstota 41- 43 në fq. 45-46. (NI)

[19] Çdo gjë që jeton e ka çastin e caktuar të vdekjes së vet, i cili është caktuar nga Zoti. Askush këtë çast nuk mund ta shpejtojë e as të shtyjë. Sipas

mu’tezilitëve, dorasi e tejkalon caktimin e Zotit dhe e mbytë viktimën para çastit të tij të caktuar. Sipas tyre, kjo lloj vdekjeje është produkt i dorasit, vepër e tij e jo e Zotit dhe se i mbyturi ka vdekur para ‘exhelit’ të tij, nga se sikur të mos

mbytej do të jetonte deri te çasti i tij i caktuar. Ky qëndrim i tyre është në kundërshtim me mësimin e Ebu Mensur El-Maturidiut, të Umer En-Nesefiut dhe

të gjitha autoriteteve të ehl’us-sunnetit. Thënë shkurt, mbytja e njeriut është akti i mbytësit në kuptim të vetëvrasjes, kurse vepër e Zotit është në kuptim të

krijimit dhe caktimit të çastit të vdekjes, sepse në krijimin dhe caktimin e Zotit njeriu nuk ka pjesëmarrje, siç theksohet kjo edhe në Kur’an: “I cili ka krijuar

vdekjen dhe jetën…” (El-Mulk, 2). Sipas filozofëve, vdekja vjen sipas rrugës së natyrshme, me sëmundje ose me ndërprerjen e funksioneve të organeve vitale. (Sherh’ul-akaid’in-Nesefijjeh, po

aty, fq. 126. (MO)

Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 40 dhe funsotat 51

në fq. 46. (NI)

Es-Sujuti thotë: “Besojmë se vdekja është me exhel. Exheli është koha, të

cilën All-llahu e ka caktuar qysh më parë për përfundimin e çdo jete. Askush nuk vdes pa exhel, pa marrë parasysh a është mbytur, apo ka vdekur në ndonjë

mënyrë tjetër.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 22. (NI)

Ngjashëm mendon edhe El-Esh’ariu i cili thotë: “Pohojmë se çdokush vdes me exhelin e vet dhe se i mbyturi mbytet me exhelin e vet.” El-Esh’ari, po aty, fq.

12. (NI)

[20] Mu’tezilitët disa harame (ajo që është përvetësuar me vjedhje, mashtrime,

plaçkitje, kamatë e të ngjashme) nuk i numërojnë në Furnizim (nafakë). Sipas mësimit të tyre, në nafakë numërohet hallalli, d.m.th. ajo që është në pronësinë

e njeriut (Hud, 6), sepse All-llahu ua cakton nafakën edhe shtazëve, ndërsa ato nuk kanë kurrfarë pronësie. A është e mundur që dikush të hajë diç tjetër nga

Page 18: Akaidi islam sipas Nesefiut

18

ajo që Zoti e ka krijuar dhe caktuar? Dijetarët islamë ‘rizkun’ e ndajnë në dy grupe: 1) Atë që njeriu e ha dhe e pi, kjo është nafakë në kuptimin e vërtetë

dhe; 2) Atë që njeriu e posedon, të tjerëve ua ndan dhe shpërblen gjatë jetës së tij, në bazë të ajetit: “dhe kanë ndarë sadakë nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (El-

Bekaretu, 3), sikur edhe fjalëve të të Dërguarit: “Sadaka më e mirë është të ndash kur je i shëndoshë dhe ngushtë dhe duke iu frikësuar varfërisë, ndërkohë

që dëshiron të pasurohesh dhe që këtë të mospushosh ta bësh deri në vdekjen tënde …” (MO)

Shih: El-Maturidi, po aty, fq. 41. (NI)

[21] Para së gjithash kjo do të thotë: Zoti krijon edhe ‘hidajetin’ edhe ‘dalaletin’, sepse Ai është Krijuesi i vetëm. Pyetja e dytë është pyetja e dashjes dhe

vullnetit të Zotit. Ai vendosë kë do ta përudhë e kë do ta lë duke mos e lajthuar, por duke ia lënë vetëvetes. “Ti, s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë

që do ti, por All-llahu e udhëzon drejt atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata, të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë.” (El-Kasas, 56). Pejgamberi është lutur: “O Zot,

drejtoje popullin tim.” (MO)

Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 38-39 dhe fusnota 44 deri 48 në fq. 46.

(NI) [22] Sikur kjo të ishte obligim për Zotin, atëherë Ai do të obligohej ta drejtojë atë

që e ka zgjedhur ‘dalaletin’ dhe në këtë mënyrë ta ruaj nga dënimi i Tij …

Gjithashtu, do të obligohej që varfërinë e njeriut ta ndërrojë me pasuri, dëshpërimin me hare, vdekjen me mosvdekje e të tjera. (MO)

“Zoti nuk është i obliguar në asgjë. Ai është krijues i botës. Si, atëherë, Ai të obligohet me diç.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 20). (NI)

[23] Shih: El-Kur’an, Kaptinat: El-Mu’minu, 46; El-Me’arixh, 25; Ibrahim, 27.

I Dërguari a. s. ka folur: “Pastrohuni nga urina, sepse për moskujdes nga ajo

ndytësi është paraparë dënimi në varr.” Gjithashtu ka thënë: “Në varr të vdekurit do t’i vijnë dy melekë, të fuqishëm

dhe të rreptë, me emrin Munkir dhe Nekir.”

Mu’tezilitët dhe disa rafiditë nuk besojnë në dënimin ose lumturinë në varr dhe konsiderojnë se aty i vdekuri është sikurse një lëndë e rëndomtë, i cili nuk

ndien aspak. Duke u shërbyer me logjikën vetjake të të gjykuarit racional, kanë mohuar ajete të shumënumërta kur’anore dhe hadithe të të Dërguarit a. s., të

cilët flasin mbi këtë. (MO)

Krhs.: El-Maturidi,, po aty, fq. 33; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq.

55. Gjithashtu: Ni’met Sidkij, El-Xheza’u: El-Xhennetu we’n-Naru, El-Kahiretu, 1975, fq. 7 e tutje. (NI)

[24] Er-Rra’d, 16; Esh-Shu’ara, 78-79 e të tjera. (MO)

Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47/1986, po aty, fq. 33-34. dhe Et-Tewbe, 101; Et-Tur, 47; Es-Sexhdeh, 21 e të tjera dhe fusnota 82 në fq. 44.

Gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)

[25] El-A’raf, 8-9.

‘Mizani’ është nocion për vlerësimin e veprave të njerëzve, që mendja e njeriut është e paaftë të kuptojë. Mu’tezilitët e mohojnë “peshojën” (mizanin),

sepse, sipas tyre, veprat janë aksidentale dhe është e pamundur të maten. Më tej thonë, pasi që veprat janë të shkruara në Libër dhe është dhënë vlerësimi i tyre: ”të mira ose të këqia”, nuk ka kurrfarë nevoje për “matjen” e tyre të re.

(MO)

El-Maturidi, po aty, fq. 33. Shih: Es-Sujuti, po aty, fq. 21; Imam Ahmed Ibn

Hanbel, Odgovor xhehmijama i zindicima, Islamska misao, IX/1987, nr. 105-106, Sarajevë, fq. 20. (NI)

Page 19: Akaidi islam sipas Nesefiut

19

[26] Kur’ani flet mbi Librin e jetës në disa vende: “Dhe secilit njeri atë që e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në ditën e Gjykimit do t’ia tregojmë një Libër të

hapur. Lexo librin tënd …” (El-Isra’, 13-14). “Atij, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta, do ta ketë të lehtë llogarinë.

Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar, kurse ai, të cilit libri i vet do t’i jepet prej pas shpine, do të lutet për shkatërrim dhe do të digjet në zjarr.” (El-

Inshikak, 7-12). (MO)

[27] Mbi ‘Burimin’ (hawd) e të Dërguarit flet Kur’ani dhe disa hadithe. Ka

mendime se ‘hawd’ është burimi i tij në Ditën e gjykimit, kurse ‘kewther’ në Xhennet. Disa, po ashtu, thonë: “A e dini ç’është kewtheri? Ai është lumë, të cilin ma ka premtuar Krijuesi im. Në atë ka të mira të shumta. Ai është burimi

rreth të cilit do të grumbullohen ithtarët e mi …”. Mendimi tjetër thotë se ato janë dy burime të ndryshme: Enesi radija’ll-llahu anhu i tha të Dërguarit a. s.: -

A do të më bëhesh ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit? Ai u përgj igj: “Atë ditë do të jem shumë i zënë.” Enesi i tha: -Ku të të kërkoj? I Dërguari tha: “Më kërko

në ‘sirat’, ose te ‘mizani’ ose te ‘hawdi’ …”. Në një hadith theksohet se të gjithë ithtarët e të Dërguarit do të pijnë ujë nga burimi i tij, përveç atyre të cilët janë

bërë “murtedë” (renegatë) … (MO)

Shih gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20. (NI)

[28] Es-Sujuti thotë se: “…(sirati është, përkthyesi N. I.) më i hollë se qimja, ndërsa më i mprehtë se shpata…” Es-Sujuti, po aty, fq. 21. Shih: Ahmed Ibn

Hanbel, po aty, fq. 20. (NI)

[29] En-Nesefiu e ka ekspozuar qëndrimin e Ehli’s-sunnetit të mbështetur në

argumente të shumta e të fuqishme nga Kur’ani dhe Sunneti. Mu’tezilitët dhe disa të tjerë mendojnë se Xhenneti dhe Xhehennemi nuk janë krijuar dhe se kjo

do të pasojë në Ditën e gjykimit. Në përgjigjet e dijetarëve të ehlu’s-sunnetit theksohen ajetet kur’anore, siç janë ata mbi qëndrimin e Ademit a. s. dhe Hawwës a. s. në xhennet, pastaj ajetet të cilët përfundojnë me fjalët: “’Uiddet

li’l-muttekin” dhe “’Uiddet li’l-kafirin”, pastaj ajetet nga sureja en-Nexhm, të cilat flasin mbi Mi’raxhin e të Dërguarit a. s.: “Inde sidret ’ul - munteha”. “Indeha

xhennet ’ul - me’va’ ”. Fraksioni i xhehmitëve e mohon përhershmërinë e xhennetit dhe të xhehennemit, sikurse edhe të asaj që do të ndodhë në ta dhe

thonë se të gjitha këto një ditë do të zhduken, sepse çdo gjë do të zhduket: “Përveç fytyrës së Zotit”. Edhe deklarata e tyre është në kundërshtim me

mësimin burimor islam. (MO). Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 30; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh,

po aty, fq. 55; Es-Sujuti, po aty, fq. 22; Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20;

Ni’met Sidkij, po aty, fq. 71 – 100. (NI)

[30] Sipas transmetimit të Ibn Mes’udit mëkatet e mëdha janë: shirki (politeizmi),

mbytja e njeriut, shpifja ndaj femrës së ndershme, prostitucioni, dezertimi, magjia, shpenzimi i pasurisë së bonjakëve, mosdëgjimi i prindërve dhe

mosbesimi. Ebu Hurejre shton: të ngrënit e kamatës, kurse Aliu r. a.: vjedhja, dehja dhe prodhimi i pijeve dehëse. Disa dijetarë kanë thënë: Çdo mëkat tërheq

me vete pasojat, sa më i madh të jetë mëkati, aq më të rënda do të jenë edhe pasojat. Të tjerët kanë shtuar: Çdo mëkat, i cili kryhet në mënyrë vazhdueshme dhe të qëllimshme rritet në mëkat të madh, kurse çdo mëkat i cili përcillet me

‘istigfar’ është i vogël. (Et-Taftazani, po aty, fq. 140).

Në Glosën e veprës së Et-Taftazaniut nga Muslihuddin El-Kesteliu (vdiq më

901 h.) fq. 140-141, mbi mëkatet e mëdha, shtohet: Mbytja e fëmijës së posalindur nga frika prej varfërisë, prostitucioni me gruan e fqinjit të tij, ndonëse

edhe mbytjet e tjera ose prostitucionet janë mëkat i rëndë. Esh-Shafiu konsideron se sihirbërësi duhet mbytur, sepse edhe ai mbyt njerëz me magjinë e

Page 20: Akaidi islam sipas Nesefiut

20

tij. Aliu r. a. thotë: “Çdo mëkat përcillet me zjarr, me urrejtjen e Zotit, mallkimin e Tij ose me ndonjë lloj tjetër dënimi.” Juristët islamë konsiderojnë se mëkatet

më të rënda janë ato, për të cilat është përcaktuar dënimi (hadd). Është pyetur Ibn Abbasi: A janë shtatë mëkate të mëdha? Është përgjigjur: Numri i tyre është

më afër shtatëqindëshit. Nuk ka mëkat të rëndë nëse pendohesh, e as mëkat të vogël nëse e përsërit (me ngulm). (MO)

Es-Sujuti thekson: “Besojmë se mëkati nuk e fshin besimin. Mëkatari nuk bëhet kafir, as diç ndërmjet.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 22). (NI)

[31] Mu’tezilitët mësojnë se besimtari – mëkatar është në “ndërvend” (El-menzilu bejne menziletejni), as besimtar, as jobesimtar. Harixhitët pohojnë se njeriu me kryerjen e mëkatit, qoftë të vogël apo të madh, bëhet jobesimtar. Këto mendime

konsiderohen fraksionuese dhe ulemaja islame i refuzon. (MO)

Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 30. (NI).

[32] Deklarata se është ‘hallall’ ajo që është ‘haram’, tërheq me vete kufrin, për shkak se njeriu mohon atë që është konfirmuar në Kur’an si ndalesë e qartë e

Zotit. Lejimi i të ndaluarës ose ndalimi i të lejuarës është karakteristikë e disa sekteve ekstreme, të cilat janë paraqitur ndërmjet muslimanëve. Një ndër ta

janë Mubahijët, të cilët pohojnë: “Kur njeriu ta arrijë apogjenë e dashurisë ndaj Zotit, ta pastrojë zemrën, ta dallojë lirisht besimin kundrejt mosbesimit, atë çast për të pushojnë obligimet apo ndalimet. Në një gjendje të tillë s’është i

dënueshëm as mëkati i madh.” Disa pohojnë se personat e këtillë nuk duhet të kryejnë kurrfarë ibadetesh të jashtme, siç janë: namazi, agjërimi, zekati dhe

haxhxhi, pasi këto i zëvendëson meditimi i thellë. Mirëpo, mësime të këtilla janë shprehje e qartë e tendencave joislame dhe absurditet i qartë. (Shih: Et-

Taftazani, po aty, fq. 142. (MO)

Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 28. (NI)

[33] Sipas mu’tezilitëve ‘shefa’ati’ do ta anulonte kuptimin e shpërblimit dhe dënimit, të dhënies së llogarisë dhe drejtësisë së gjykimit të Zotit. Për këtë arsye, ata e mohojnë ‘shefa’atin’, duke e mbrojtur guximshëm qëndrimin e tyre,

pasi të pranuarit e tij do të shpiente drejt dyshimit në korrektësinë e vlerësimit të Zotit për besimin dhe afarizmin e njerëzve gjatë kësaj jete. Pohimet e tyre

janë në kundërshtim me ajete dhe hadithe të shumta autentike, me të cilat konfirmohet ekzistimi dhe mundësia e shefa’atit në Botën e ardhshme. Ehl’us-

sunnitët konsiderojnë se, në Ditën e gjykimit, do të ketë shefa’at për besimtarët – mëkatarë. Në një hadith Pejgamberi a. s. ka thënë: “Ndërmjetësimi im do të

jetë për mëkatarët e mëdhenj të ummetit tim!” (MO)

Lidhur me këtë shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 30; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 56; Es-Sujuti, po aty, fq. 21; El-Esh’ari, po aty, fq.

12 dhe Ni’met Sidkij, po aty, fq. 32-35. (NI)

[34] Mu’tezilitët konsiderojnë se mëkatari i madh do të hyjë në Xhehennem dhe

se nuk do të dalë më kurrë prej aty, ndërsa sa ata të cilët pendohen dhe ata me mëkate të vogla do të lirohen plotësisht nga përgjegjësia për atë që kanë

vepruar. Ehl’us-sunneti është i bindjes, në pajtim me ajetet e fundit të sures El-Zilzal, se shpërblimi do të jetë edhe për të mirën më të vogël dhe përgjegjësia

edhe për mëkatin më të vogël …. (MO)

[35] Me nocionin ‘el-iman’ nënkuptohet ‘et-tasdik’ – besimi i sinqertë, në të cilin nuk ka dëshmim të rrejshëm, as punë hipokrite. I Dërguari a. s. thotë: “Iman

është ta besosh All-llahun” d.m.th. sinqerisht dhe lojalisht. Sa i përket rritjes dhe zvogëlimit të imanit, në këtë çështje ka mendime të ndryshme. El-Maturidiu, En-

Nesefiu dhe autoritete të tjera të shumta të shkollës maturidite, mbajnë qëndrimin siç është theksuar në tekst. (MO)

Page 21: Akaidi islam sipas Nesefiut

21

Shih: Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh, po aty, fq. 51-52; El-Esh’ari, po aty, fq. 12 (“Pohojnë se imani është fjalë dhe vepër, se zmadhohet dhe zvogëlohet…”,

fq. 12. (NI)

Ahmed Ibn Hanbeli thekson: “Besimi është fjalë dhe vepër. Zmadhodhet dhe

zvogëlohet. Rritet nëse veprohet mirë. Zvogëlohet nëse veprohet keq. Njeriu del nga imani në islam. Nga islami asgjë nuk mund ta nxjerr përveç shirkut

(politeizmit) në Zotin xh. sh., ose refuzimit të njërës prej obligimeve të Tij, duke mos besuar në të. …” (Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 19). (NI)

El-Bagdadi në “Usulu’d-din” fq. 252-253 shprehimisht thekson se besimi mund të zmadhohet e nëse zmadhimi është i mundur, kjo do të thotë se ai, tek individi tek i cili është rritur, në çastin e rritjes ka qenë i zvogëluar.” (Omer

Nakiçeviq, Hasan Kafija Prushçak – pionir arapsko islamskih nauka u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977, fq. 126. (NI)

Hasan Kafija Prushçak konsideron se nuk mund të ketë zmadhim as zvogëlim, por forcim ose dobësim. H. Kafija, Rawda al-gannat fi usuli-l-i’tikadat, Sarajevë,

1940, Kalendar Gajret za 1940, fq. 34-63, cituar sipas: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 126. (NI)

[36] ‘Islam’ është përkushtim, dorëzim i plotë në kryerjen e dispozitave dhe detyrave fetare, ndërsa vlefshmëria e tyre është e kushtëzuar nga kryerja e sinqertë (et-tasdik), që në të vërtetë është imani. (MO)

Krhs.: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 29; “Islam nuk është … i njëjtë çka është iman.” El-Esh’ari, po aty, fq. 12. (NI)

[37] Të dyshohet në besimin vetjak është aspekt i mosbesimit. Pejgamberi a. s. ka thënë se “bindja e fuqishme në fe” (jekin) është vlera më e madhe të cilën

njeriu mund ta ketë. Transmetohet një transmetim nga Ibn Omeri, sipas të cilit ai ka dëshiruar ta

presë një dele, e kalimtarin e parë që kaloi e pyeti: “A je besimtar?” Ky u përgjigj: “Jam, nëse Zoti do!” Në këtë rast Ibn Omeri u përgjigj: “Ti nuk mund ta presësh kurbanin tim, sepse po dyshon në besimin tënd.” El-Kesteli, Glosa …,

fq. 163). (MO)

Shih: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 31. (NI).

[38] D.m.th. duke e ndërruar bindjen e vet. Shih: ajetin 38 të sures El-Enfal. (MO)

[39] Çdo gjë është në vullnetin e Zotit. Gjendja vezulluese dhe momentale e fatit nuk është garancë për vazhdimin e saj, pasi kjo gjendje shprehet në efikasitetin

e caktimit të Zotit. Pejgamberi a. s. ka thënë: “Fatlum është ai, që është i fatshëm në barkun e nënës së tij …”, hadithi tjetër flet se pas 120, ditësh meleku ia frymëzon shpirtin embrionit në uterus dhe nga ai çast e përcjellin

katër paracaktime: furnizimi, çasti i vdekjes, punët që do t’i punojë dhe fati ose fatkeqësia. (Buhariu dhe Muslimi. Shih: El-Erbe’un li’n-Nevevij, el-Kahiretu,

1953, fq. 20). (MO)

Shih: Er-Rra’d, 38. (NI)

[40] Hadithet, të cilat përmendin numrin e lajmëtarëve të fesë (el-enbija) dhe të të dërguarve, (rusul) janë të shkallëve të ndryshme. Të përmendim dy:

- Është pyetur Muhammedi a. s. mbi numrin e të dërguarve, e ai është përgjigjur: “Njëqind e njëzet e katër mijë!”

Në pyetjen e njëjtë në hadithin e dytë thuhet: “Dyqind e njëzet e katër mijë

të dërguar.” (Shih: Et-Taftazani, po aty, fq. 169).

- Et-Taberaniu thekson nga Ebu Dherri r. a. hadithin vijues: “Kam thënë” -’O i

Dërguari i Zotit, sa lajmëtarë të fesë (nebijë) ka pasur’? Është përgjigjur: “Njëqind e njëzet e katër mijë.” Sa nga ai numër ka pasur të dërguar (rusul)?

“Treqind e trembëdhjetë …”. (Krhs.: Adem El-Eluri, Broj nebijja i resula, Islamska misao, VI/1984, nr. 71, Sarajevë, fq. 20-21. (MO)

Page 22: Akaidi islam sipas Nesefiut

22

Shih: Sulejman Omer el-Eshkar, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000, fq. 244.

[41] El-Mu’minu, 78. Më tepër mbi këtë shih: Adem el-Eluri, Nubuvvet i risalet kod slijedbenika islama, Islamska misao, VI/1984, nr. 72, Sarajevë, fq. 11. (MO)

Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)

[42] “… janë vetëm robër të nderuar.” (El-Enbija, 26). (MO).

[43] Politeistët kanë pohuar se melekët janë vajza të Zotit: “All-llahut i përshkruajnë vajza – Qoftë lavdëruar! …” (En-Nahl, 57). (MO)

[44] Shih: Dr. Ma’ruf Davalibi, All-llahova poslanica ljudima, Islamska misao, III/1981, nr. 34, Sarajevë, fq. 17-20; Kemal Tarizi, Vahj i zavrsetak poslanstva u islamu, Islamska misao, II/1980, nr. 21, Sarajevë, fq. 7-14; El-Maturidi,

Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 35-36. (MO & NI)

[45] Me fjalët “në gjendje të zgjuar” d.m.th. të njëmendtë, autori konfirmon se

Mi’raxhi ka qenë edhe fizikisht edhe shpirtërisht, e jo në ëndërr siç mendojnë disa: - Muaviu r. a. është pyetur mbi Mi’raxhin, e ai është përgjigjur: “Ky ka

qenë vegullim i bukur.” Në këtë numërohet edhe transmetimi nga Aisheja r. anha, e cila ka thënë: “Trupi i të Dërguarit në natën e Mi’raxhit nuk është

humbur (nga shtrati).” En-Nesefiu me fjalët “ku ka dëshiruar All-llahu” i hedh poshtë parashtrimet e ndryshme të selefistëve, të cilët thonë: ka qenë në xhennet, tek Arshi, në kufij të kësaj bote e të ngjashme. (Gjerësisht shih: Dr.

Abdulhalim Mahmud, Isra i Mi’raxh, Sarajevë, 1995, fq. 27-49; Dr. Abdulhamid Shehata, Istorijat israa, Islamska misao, nr. 30, Sarajevë, fq. 30-31. (MO)

Krhs.: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 32; Es-Sujuti, po aty, fq. 21. (NI)

[46] Kerameti është atribut, vepër, shfaqje apo çudi e mbinatyrshme, e cila është

karakteristike vepër për njerëzit e mirë dhe të lartë fetarë. Sipas: Abdullah Shkaljiq, Turcizmi u srpskohrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973, fq. 406.

“Istidraxh” është vepër e kundërt me kerametin, ndërsa vetëm formalisht janë të njëjta. Kjo është vepër, me të cilat shërbehen gënjeshtarët dhe mashtruesit, siç qe Musejleme el-Kedhdhabi, i cili ka dëshiruar ta tregojë

“çudinë” e vet te njeriu i verbër, me ç’rast të mjerit ia ka verbuar edhe në syrin tjetër. (Shih: El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut, po aty, fq.

175. (MO)

Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47, fq. 36-37; Ebu Hanife, Fikh’ul-

ekber, po aty, fq. 29; Es-Sujuti, po aty, fq. 20. (NI)

Shih: Ebu Kasim Hibbetullah el-Lalokai, Allahove evlije i njihovi kerameti,

Visokë, 2001. [47] ‘Velijj’ (shm. evlija’) është njeriu jashtëzakonisht i devotshëm, posedues i

atributeve dhe çudive të mbinatyrshme, njeri i shenjtë, i mirë, sipas: Abdullah

Shkaljiq, po aty, fq. 273 dhe 406; ai është gnostik, “arif bi’l-lahi we sifatihi”, besimtar shembullor dhe praktikues në fe … (et-Taftazani, po aty, fq. 175). (MO)

[48] Sikur që është transferimi i fronit të mbretëreshës Belkis, nga ana e shokut dhe ministrit të Sulejmanit a. s. Asif b. Berkiut, me shpejtësinë më të madhe se

sa të mbyllurit e syrit, për çka flet edhe Kur’ani: En-Neml, 40. (MO)

[49] Sikur rasti me Merjemen r. a., për çka flet Kur’ani: “Sa herë që hynte

Zekerija te ajo, në tempull, gjente ushqime te ajo.” (Ali Imran, 37). Mendimi se ky është mistifikim i tepruar i të poseduarit të ushqimit tek Merjemeja është pa kurrfarë baze. Shih: (Husein Gjozo), Prevod Kur’ana s komentarom, III,

Sarajevë, 1976, fq. 244. (MO)

[50] Thënë shkurt, shfaqjet e mbinatyrshme “el-emru hariku li’l-adeti” i

përshkruhen mu’xhizes së të Dërguarit a. s., pa marrë parasysh, a vijnë ato nga ana e tij apo prej individëve ndërmjet ithtarëve të tij, të gjitha këto shkojnë në

llogari të konfirmimit të vërtetësisë së misionit dhe pejgamberisë së tij.

Page 23: Akaidi islam sipas Nesefiut

23

Mu’xhizeja mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet pejgamberëve, gjatë kohës së pejgamberit dhe pas tij, çfarë konsideron edhe El-Maturidiu. (MO)

El-Maturidiu, po aty, nr. 46-47, fq. 36. (NI)

Gjithashtu shih: El-Bagdadi, Usulu’d-din, (Fi keramet’il-evlijai), Lahor,

Pakistan, fq. 184-185; Imam Ibn Es-Subki, Tabekat’ush-shafi’ijjeti ‘ul-kubra, II, fq. 59-77; Ibn Tejmijjeh, po aty, fq. 84 etj. (MO)

[51] Shih: El-Maturidij, po aty, nr. 46-47, fq. 38; Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 28; Ebu Hanife, po aty, fq. 53-54; Es-Sujuti, po aty, fq. 23. (NI)

Ibn Hanbeli pohon: “Duhet ruajtur nga të ekspozuarit e negativiteteve të shokëve të Resulu’ll-llahut. Duhet folur mbi veprat e tyre të mira dhe duhet ruajtur nga diskutimi mbi mosmarrëveshjet e tyre.” (Ahmed Ibn Hanbeli, po aty,

fq. 20. (NI)

[52] Sipas Ibn Haldunit ekzistojnë katër kushte për kryerjen e funksionit të halifit

apo sunduesit: dituria, drejtësia, aftësia dhe shqisat dhe organet e shëndosha, sepse ata ndikojnë në vlerësim – gjykim dhe veprimtari. Aplikimi i ligjeve të

Zotit është i kushtëzuar me dituri, kush nuk i njeh nuk mund ta kryej këtë funksion. Imami i kontrollon të gjithë të tjerët … Aftësia ekziston në mundësinë

e të shqiptuarit të dënimit, gatishmërisë për luftë dhe shkathtësisë luftarake, në të vlerësuarit korrekt të situatës pol itike …, Shqisat dhe organet e shëndosha i mundësojnë efikasitetin në veprimtarinë shtetërore . (Ibn Haldun, Mukaddima,

Sarajevë, 1982, fq. 66. Gjithashtu krahaso: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 135-136. (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, nr. 46-47, fq. 39. (NI)

[53] Nëse nuk është i pranishëm, nuk mund t’i kryej detyrat e tij. Autori i

kundërvihet mësimit të shi’itëve mbi imamin e pritur Muhammed el-Kaim El-Muntadher el-Mehdiun, i cili është zhdukur dhe të cilin e presin, duke besuar në

kthimin e tij, në mënyrë që të sundojë ndaj njerëzve dhe ta vë drejtësinë e plotë në Tokë. (MO)

[54] Autori mbështetet në hadithin e Muhammedit a. s., i cili është: “Imamët janë

nga Kurejshitët.” Ky ka qenë qëndrimi i përgjithshëm i muslimanëve në ditën e Thekifit. Kur primati i Kurejshitëve ra, joarabët e fituan kontrollin në shtet,

kështu që ka pasur gjithnjë e më pak, të atillë, të cilët e kanë theksuar këtë kusht … (Ibn Haldun, po aty, fq. 67. (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39. (NI)

[55] Shi’itët e konsiderojnë legal vetëm pushtetin e Aliut r. a. dhe të pasardhësit

të tij. Këtë mendim nuk e pranojnë muslimanët e tjerë. (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39. (NI)

[56] Sipas mendimit shi’it, imamët janë të pagabueshëm … (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39. (NI)

[57] Ndërsa harixhitët përkrahin qëndrimin se imami duhet të jetë më i miri ndër

të gjithë muslimanët, përndryshe nuk do të ishte i denjë ta merrte pozitën e sunduesit. (MO)

[58] Të jetë musliman, i lirë, mashkull, i mençur dhe i moshës madhore. (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39. (NI)

[59] Imam Shafiu konsideron se duhet të ndërrohet ai sundues, i cili i thyen rregullat fetare dhe zhvillon dhunë ndaj njerëzve. Për këtë arsye, vazhdon ai, asnjë ‘fasik’ nuk mund ta përcjellë këtë detyrë, pasi ai që nuk ka kontroll ndaj

vetes, nuk mund ta ketë ndaj nënshtetasve të tij. Imami Ebu Hanife është më tolerant dhe shkon deri te kufiri, kur sunduesi do të lejonte që babai ta

kurorëzojë vajzën e tij, atëherë ai duhet të përmbyset dhe të thirret në përgjegjësi … (Et-Taftazani, po aty, fq. 186). (MO)

[60] Qëndrimi i shqiptuar në bazë të hadithit të Pejgamberit: “Falnu pas çdo imami qoftë ai i mirë apo i keq.” Dijetarët muslimanë këtë qëndrim e kanë përpunuar

Page 24: Akaidi islam sipas Nesefiut

24

deri në detaje. Mu’tezilitët thonë se pas imamit ‘fasik’ namazi nuk është i pranuar, sepse ai është në ‘ndërvend’, deri sa nuk pendohet. (MO)

Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39; Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 281. (NI)

[61] Muhammedi a. s. ka thënë: “Mos ia lëni (pa ia falë) namazin (e xhenazes) asnjë ithtari të Kibles.” Në këtë qëndron pikëmbështetja për të gjithë ata, të cilët

thonë se musliman është çdonjëri, i cili në namaz kthehet drejt Kibles.

[62] Pejgamberi a. s. e ka ndaluar ofendimin ndaj as’habëve: “Mos i ofendoni

shokët e mi, sepse sikur dikush prej jush të ndajë ar në madhësinë e malit Uhud, nuk do ta arrijë vlerën e tyre.” El-Nevbahti konsideron se Abdullah ibn Sebe’ ka filluar i pari t’i ofendojë tre halifët e parë, pastaj pejgamberin dhe

familjen e tij të nderuar, gjë që e pranojnë edhe shi’itë të shumtë, dhe një raport i tillë ndaj disa as’habëve ruhet deri në ditën e sotme. Ihsan Ilahi Zahir,

Esh-Shi’a we’s-sunne, Lahor, Pakistan, 1981. (MO)

Krhs. : Es-Sujuti, po aty, fq. 23 (As’habët tjerë dhe maturia e as’habëve). NI)

[63] Hadithi i Pejgamberit a. s. është: “Në Xhennet do të hyjnë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talhau, Zubejri, Abdurrahman ibn Awfi, S’ad ibn Ebi Vekasi, Sa’d

ibn Zejdi dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu.” Në hadithin tjetër, theksohet se Fatimeja është e para ndër xhennetlinjt, kurse Hasani dhe Husejni të parët ndër të rinjët e Xhennetit. Muhammed Ali El-Kutb, El-Asheret’ul-mubeshsherune bi’l-

xhenneti, Damask, fq. 204. (MO)

Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 23. (NI)

[64] Ithtarët e disa fraksioneve, abdestin me mes’h, e konsiderojnë të gabueshëm. Et-Taftazaniu thotë: “Kush e mohon mes’hin mbi mestve është heretik (ehl’ul-

bid’a).” Është pyetur Enes ibn Maliku mbi disa karakteristika të Ehl’us-sunnet ve’l-xhemaatit dhe ka thënë: “Të duhen dhe të respektohen personat (ose

dijetarët) e vjetër, të mos ofendohen miqtë dhe të bëhet mes’hi mbi mestve.” El-Kerhi thotë se i frikësohet heretizmit të atij njeriu, i cili nuk e pranon mes’hin, sepse hadithet e Pejgamberit a. s. mbi këtë janë në shkallë të tewaturit. (Et -

Taftazani, po aty, fq. 188). (MO)

Krhs.: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 28; Ebu Hanife, Kitab’ul-vasijjeh,

po aty, fq. 54-55. Ibn Hanbeli thotë: “Fërkimi, mes’hi mbi mestve, për udhëtarin zgjatë 3 ditë dhe aq netë, kurse për vendasin vetëm një ditë dhe një natë.”

Ahmed Ibn Hanbeli, po aty, fq. 20. (NI)

[65] Në fillim të misionit të tij Pejgamberi këtë pije e ka ndaluar, sepse njerëzit

nga ajo bënin verë, ndërsa kur kjo frikë pushoi, e lejoi sërish. Shi’itët këtë pije edhe më tej e mbajnë të ndaluar. (Et-Taftazani, po aty, fq. 188). (MO)

[66] Kush do të pohonte se mundet, do të bënte mosbesim. Shih: Ibn Tejmijje, po

aty, fq. 48-61. (MO)

[67] Një mendim të tillë e mbajnë ekstremistët, duke pohuar se me zbulimin e

kuptimeve të fshehta të ajeteve kur’anore dhe me arritjen e dashurisë së pastër ndaj Zotit, arrihet shkalla ku pushojnë të gjitha urdhëresat ose ndalesat. (MO)

[68] Shi’itët e shumtë, batinitët dhe sufistët ekstremë rekomandojnë hulumtimin e domethënieve të shumta të Kur’anit. Shi’itët thonë se imamëve të tyre, u është

zbuluar bota e sekreteve, sepse ata këtë dituri e kanë trashëguar nga Pejgamberi. (MO)

[69] Këtë na e japin ta kuptojmë ajetet e qarta (muhkem) dhe domethënia e tyre

e qartë, për shembull, ringjallja, sepse kush e mohon këtë do të bënte mosbesim. (MO)

[70] Kjo ka të bëjë qoftë me mëkatet e vogla apo të mëdha. (MO)

[71] Sepse kjo është shenjë e mohimit ose urrejtjes ndaj islamit. (MO)

[72] “… dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut. Vetëm mosbesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e All-llahut.” Jusuf, 87. (MO)

Page 25: Akaidi islam sipas Nesefiut

25

[73] “A do të mund të jenë të sigurtë nga dënimi i All-llahut? Dënimit të All-llahut nuk i frikësohet vetëm populli, të cilin e pret shkatërrimi.” El-A’raf, 99. (MO)

[74] Muhammedi a. s. ka thënë: “Kush shkon te falltori dhe e pranon për të vërtetë, atë që ai ia profetizon, atë çast e ka mohuar Shpalljen të cilën All -llahu

ia ka dërguar Muhammedit a. s.”. (Ebu Davudi, Tibb, 21.) (MO)

[75] “We’l-ma’dumu lejse bi shej’in”!

Të flitet mbi hiçin (mbi atë që nuk ekziston) (el-ma’dum) sikurse flitet mbi të mundshmen (mumkin) është absurditet. Mu’tezilitët mbajnë qëndrim se

‘ma’dum’ është fakti i mundshëm i konfirmuar. (MO)

Muhammed Abduhu thotë: “E pamundshmja sipas vetëvetes është ajo që nuk mund të ekzistojë, sepse kategoria e vetme e saj është mosekzistimi. Sikur

ekzistuesja ta përfshinte atë që është e pamundshme, atëherë vetëvetiu kjo do të çonte deri te humbja e karakteristikës së mosekzistimit. Joekzistuesja

absolute nuk ekziston, as që do të ekzistojë ndonjëherë. Madje edhe mendjes nuk është e mundur t’i paraqitet njëmendësia e saj me ekzistuesen….”

(Muhammed Abduhu, Risalet’ut-tewhid, botimi II, El-Kahiretu, 1981, fq. 33-35. (NI)

76 Mu’tezilitët thonë se Zoti nuk e ndërron vendimin e Tij, sepse sikur t’i pranonte duatë e të gjallëve për të vdekurit dhe veprat e tjera të mira në dobi të tyre, do të detyrohej ta ndërronte caktimin e Tij, gjë që është absurditet. Në kundërshtim

me qëndrimin e tyre, po theksojmë: “Prej Sa’d ibn Ubadete transmetohet se i ka thënë të Dërguarit të Zotit: - Më ka vdekur nëna, prandaj, cila sadakë është më

e mirë? – Ai u përgjigj: “Uji!” Pastaj Sa’di e hapi bunarin dhe tha: Këtë po ia destinoj nënës së Sa’dit.” (MO)

Sipas El-Esh’ariut “duaja (lutja) destinuar muslimanëve të vdekur dhe sadaka e dhënë në emër të tyre, pas vdekjes së tyre, arrin deri tek ata dhe u ndihmon.”

(El-Esh’ari, po aty, fq. 12). (NI)

[77] “M’u lutni, Unë do t’ju shpërblej!” (El-Mu’minu, 60). (MO)

Pejgamberi a. s. ka thënë: “All-llahu do ta pranojë lutjen e të dëmtuarit, qoftë

ai edhe mos besoftë në Të.” (MO)

[78] Këto parashenja dhe disa të tjera, janë të theksuara në hadithet e shumta

autentike. Rrallë ndeshet ndonjë vepër e akaidit e që në të, të mos të flitet mbi temën e theksuar. Krhs.: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 136 - 139.) (Umjetnicka

slika Sudnjeg dana). (MO)

Krhs.: Ebu Hanife, Fikh’ul-ekber, po aty, fq. 32; Es-Sujuti, po aty, fq. 21-22

(Mbi Dexhxhallin dhe ardhjen e Isait a. s.). (NI)

[79] En-Nesefiu tregon rreth qëndrimit islam mbi punën hulumtuese. Muhammedi a. s. mbi këtë ka thënë: “Nëse jep zgjidhje të saktë ke shpërblim dhjetëfishë, e

nëse gabon atëherë një.” Gjithashtu shih: Sejjid Ebu’l-A’la el-Mewdudi, Zakonodavstvo i ixhtihad u islamu, Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982, Sarajevë, fq.

137. (MO)

[80] Es-Sujuti thekson se “Melekët, sipas kategorizimit, vijnë pas të dërguarve të

Zotit. Ata janë më të zgjedhur nga njerëzit. Më i zgjedhuri është Xhebraili, siç theksohet në hadithin që e transmeton Et-Taberaniu.” (Es-Sujuti, po aty, fq. 23.)

(NI).