View
22
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
SIMBOLIKA E CENSURËS KOMUNISTE NË ROMANIN
“PALLATI I ËNDRRAVE”
MENTORJA: KANDIDATJA:
Dr. Rovena Vata Marigona Krasniqi
Gjakovë, 2018
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
SIMBOLIKA E CENSURËS KOMUNISTE NË ROMANIN
“PALLATI I ËNDRRAVE”
Komisioni:
Kryetar__________________________________
Anëtar___________________________________
Anëtar___________________________________
MENTORI: KANDIDATJA:
Dr. Rovena Vata Marigona Krasniqi
Gjakovë, 2018
3
Përmbajtja
Hyrje ........................................................................................................................................................ 4
1. Jeta e Ismail Kadares ....................................................................................................................... 6
1.1 Veçoritë artistike të poezisë ......................................................................................................... 8
2. Letërsia Identiteti dhe Historia e Ismail Kadaresë ........................................................................ 10
2.1 Disidenca estetike ....................................................................................................................... 11
2.2 Vizioni historik i letërsisë ............................................................................................................ 13
2.3 Shkrimtari dhe Diktatura ............................................................................................................. 15
3. Pallati i Ëndrrave ........................................................................................................................... 17
4. Pallati i Ëndrrave gjatë Komunizmit .............................................................................................. 20
4.1 Pallati i Ëndrrave në Komunizëm ................................................................................................ 22
4.2 Pallati i Ëndrrave pas Komunizmit .............................................................................................. 24
5. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave ..................................................................................................... 26
6. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave dy botimet e para (1980-1981) ................................................... 28
7. Funksioni i Distopisë dhe i Aluzionit në romanin Pallati i Ëndrrave .............................................. 37
7.1 Universi imagjinarë Kadarean“Pallati i Ëndrrave”si krijim autentik ........................................... 41
7.2 Ëndërrparja frika ndaj të pandërgjegjshmes............................................................................... 43
7.3 Ëndërrparësit viktima të shtetit totalitar .................................................................................... 44
7.4 Ëndërrçuesit nëpunës të nënshtruar .......................................................................................... 45
7.5 Ëndrrat procese të mbikëqyrjes shtetërore ................................................................................ 45
7.6 Bashëndërra/Kryeëndërra kotësi institucionale ......................................................................... 45
7.7 Proceset e përpunimit të ëndrrave akte distopik ....................................................................... 46
7.8 Shtypja mbikëqyrja dhe rebelimi – topose sinjifikative të romanit distopik .............................. 47
Përfundimi ............................................................................................................................................ 51
Literatura .............................................................................................................................................. 53
4
Hyrje
Gjatë punimit të temës mund të themi se zyra "Pallati i Ëndrrave", tmerri i tij fshihet pas një
eufemizmi. Më shumë se pallat është kështjellë dhe aty as nuk mund të ëndërrohet. Qindra nëpunës
në uniforma blu në të gjelbër mbledhin, përzgjedhin dhe shpjegojnë për hesap të shtetit dhe "zotit
të ëndrrave", ëndrrat e shtetasve, ëndrrat e të gjithë qytetarëve. "Asnjë zyrë tjetër nuk është kaq e
pa arsyeshme, kaq e bindur, kaq e zellshme, d.m.th. kaq shtetërore".
Mark – Alem Bonvivant nga një familije me emër, do të marrë një vend pune në pallat, të
parën në jetën e tij. Ai fillon me "Seleksionimin", kalon shpejt tek "Interpretimi" i ëndrrave, që
qëndrojnë të lidhura në dosjen e vënë mbi tavolinë: Tri dhelpra të bardha në minaren e një xhamie.
Një maçok i bardhë me hënën në gojë. Një copë vend i rrënuar nën këmbët e një ure.
Mark – Alem dhe kolegët gërmojnë ngado për puçe, kryengritje, luftëra. Asnjë cep i ëndrrave
të fatit nuk duhet t'u ikë atyre, nuk duhet të shpëtojë pa iu ndryshuar fati dhe rrjedha.
Arkitekti i këtij pallati të errët ka vlerën e një tabele treguese letrare për vendin e tij: Ismail
Kadare, lindur më 1936 në Jug të Shqipërisë, ka studiuar në Tiranë dhe Moskë, i shfaqur dhe
konfrontuar si romancier qysh në vitet gjashtëdhjetë. Një artist që shfaqet në dy versione, ka qenë
Kadare, herë ushtar cinik i partisë, herë kritik i regjimit. Historia e "Pallatit të Ëndrrave" lindi nga
fundi i viteve shtatëdhjetë; Shqipëria po përjetonte pothuajse një valë të gjerë represioni. Pikërisht
për këtë arsye, Kadare i ngre një vello historike tekstit të tij.
Më 1981 doli romani, udhëheqja e ndaloi atë me dekret të veçantë. Ramiz Alia, princi i
kurorës së diktatorit, e kërcënoi autorin: "Populli dhe partia të ngritën ty në Olymp, por në qoftë se ti
nuk u qëndron atyre besnik, ata do të rrëzojnë pastaj në humnerë".
Kadare e kuptoi gjith këtë dhe bëri autokritikë. Alia u bë më pas pasues i Hoxhës dhe më pas
presidenti i parë i Shqipërisë "demokratike". Kadare shkoi në vitin 1990, fill pas rrëzimit të
diktaturës, në ekzil; ai jeton në Paris.
"Pallati i Ëndrrave" është njëri nga tekstet më të rrezikshme të Ismail Kadaresë, thuhet në
një tekst të shkurtër prezantues në vëllimin gjermanisht të këtij libri.
5
Frikën dhe përvojat e tij në socrealizëm, autori i ka projektuar shpesh në një sferë historike,
Perandorinë Osmane. "Makinë pushtimi" e cilëson Röhm këtë figurë të dhunshme, që Kadare e
përshkruan si "Prototip të një supershteti totalitar".
Klani i Qyprillinjve, tregon ai më pas, ka qenë i angazhuar në ndërtimin e kësaj ure në
mesjetën shqiptare dhe emri i kësaj familije rrjedh prej andej. Krahasimi midis gjuhës së dy librave:
Vihet re gjuha elegante e Kadaresë tek "Ura" (dhe në veprat e tjera), humor, dendësi dhe forcë
poetike. Kurse në rastin e "Pallatit të Ëndrrave" shihet qartë se gjuha e përdorur është e shpeshtë.
Ndjenja negative nuk parapëlqehen. Aty vihet re vetëm prania e tmerrit, panikut. Ata janë kudo.
Zhvillohet "diçka që ka brenda tmerr".
Një zyrtar gris një letër rekomandimi, jo më shumë, por mjafton sigurisht që "Mark-Alem të
ndihet si i goditur nga rrufeja". Mendimet gjenden shpesh të ripërsëritura, me atribute
shumëngjyrëshe që shtohen e shtohen; herë-herë kapet logjika e fjalive, herë-herë ajo humbet
brenda stilit. "Ai qëndronte si i ngulur pas dere dhe nuk donte t'u besonte syve të vet".
6
1. Jeta e Ismail Kadares
Ismail Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje muslimane. Ai ishte një nga tre
fëmijët e Halit Kadare, i cili punonte si postier i Gjykatës së Gjirokastrës, dhe Hatixhe Dobit, e cila
vinte nga familja e njohur gjirokastrike, Dobi. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër.
Në vitin 1974, në moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapo vendosur komunist nën akuzën
“falsifikim monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë
monedha 5 – lekëshe dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit
në shkollë, dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të
moshës së mitur.
Si ndëshkim në shkollë iu thye nota e
sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t’i
përshkruante këto ndodhi në novelën
Koha e parasë. Në moshën
trembëdhjetë vjeçare zbuloi Makbethin
një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu
lindi dashuria për letërsinë. Tregimin e
parë, të titulluar “Në dheun e huaj” e
shkroi në vitin 1953. Gjatë kësaj kohe
botoi vëllimin poetik
“Frymëzime djaloshare”(1954), ndërsa
tri vjet më vonë, më 1957, botoi vëllimin tjetër poetik me titull “Ëndërrimet”.
Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e Letërsisë në
Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Në vitet 1958 – 1960 studioi në Moskë, në
Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”. I zhgënjyer nga realizimi socialist mendon të lërë
letërsinë krejtësisht. Detyrohet t’i braktisë studimet para kohe për shkak të ashpërsimit të
marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit sovjetik. Kthehet në Shqipëri dhe punon fillimisht në
gazetën “Drita”, e më pas drejton revistën “Les letters albanaises”.
7
Gjatë qëndrimit në Moskë në nëntorë 1959, shkroi romanin e parë “Qyteti pa reklama”, duke sfiduar
qëllimshëm rregullat e realizimit socialist. Për shkak të temës delikate të romanit që bënte fjalë për
studentë të shthurur e amoralë që arrijn suksesin me anë të falsifikimeve, e që ishin në kundërshtim
të plotë me frymën pozitive e heronjtë pozitivë që proklamonte realizimin socialist, romani mbeti pa
u botuar.
Pas kthimit nga Moska i tregoi një mikut
të tij i cili e këshilloj që ta mbante të
fshehur e të mos ia tregonte askujt. Në
vitin 1961 botoi një vëllim me poezi me
titull “Shekulli im” ndërsa më vonë e
përpunoi një fragment nga romani “Qyteti
pa reklama” ashtu që të dukej si novelë, i
vuri titullin “Ditë kafenesh” dhe e botoi në
revistën “Zëri i Rinisë”. Vepra u ndalua
menjëherë nga autoritetet dhe i kritikuan
rëndë ata që kishin lejuar botimin e saj.
Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin “Gjenerali i
ushtrisë së vdekur” përkthyer nga Jusuf Vrioni. Ai bëri bujë në Francë dhe u përkthye edhe në gjuhë
të tjera. Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në Gur (1971), të
cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës.
Në vjeshtën e vitit 1990, i zhgënjyer nga përpjekjet e udhëheqjes komuniste për t’i zgjatur jetën
regjimit, Ismail Kadare vendosi të arratiset nga Shqipëria në Paris dhe të kërkoj nëpërmjet mediave
perëndimore vendosjen e demokracisë. Me ndihmën e botuesit francez arrin të organizojë ikjen e
familjes së tij. Ikja e tij u mirëprit nga ata që donin demokratizimin e Shqipërisë, kurse autoritetet e
diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë dhe e shpallën tradhtar.
Krijimtaria e tij nuk arriti të ndalohej sepes librat e tij gjendeshin kudo në Shqipëri, dhe ti hiqje vepra
e tij nga gjitha librarit, shtëpitë dhe tekstet shkollore ishin gati e pamundur. Rreth asaj kohe filluan të
përhapeshin shpifje për gjoja fyerjet që Kadare u kishte bërë refugjatëve shqiptarë që arratiseshin
nga Shqipëria, sipas të cilave ai i kishte quajtuar “jashtëqitjet e kombit”. Pas rënies së komunizmit në
vitin 1992, ai u rikthye në Shqipëri.
8
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të
shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat
tipare thelbësore të asaj të mëparshmes: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.
Kadare ndan kohën mes Parisit dhe Tiranës. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave
sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia
botuese franceze “Fayard” botoi veprën komplete të
Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Në vitet e 90-ta Kadare
loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s
kundër Serbisë.
Ismail Kadare është martuar me shkrimtaren e njohur të
skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare, dhe ka
dy vajza. Njëra prej tyre është përfaqësuese e Shqipëris në
OKB. Kadare flet shumë mirë gjuhën frenge.
1.1 Veçoritë artistike të poezisë
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më
novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli.
Ajo shprehu vendosmërin e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizuar qëllime estetike të
ndryshme prej para ardhësve. Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë
së tij, u tërhoq pas poemës epiko – lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës
monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të
historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj.
Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet ’60 – ’70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të
shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë. Poezia e Kadaresë,
ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse
përherë optimiste. Ajo në kritikën zyrtare është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe,
veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të
historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga
qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj
gjuhes shqipe.
9
Qëndresa hyn në poezinë e Kadares qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të
historisë. Veçmas ajo lidhet me “motin e madh”, të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi
një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare; periudha e
humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën
shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe
qytetërimin shqiptar.
Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së
dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë shqipërinë prej akuzave që e kanë ndjekur
ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmi,
binjak me armën si peng i saj.
10
2. Letërsia Identiteti dhe Historia e Ismail Kadaresë
Ismail Kadare është autori më përfaqësues i letërsisë shqipe, krijimtaria artistike e të cilit ka krijuar
relacion organik me identitetin kulturor të shqiptarëve dhe është pasqyrimi më i mirë i tij. Vepra
letrare e Kadaresë ka kapërcyer kufijtë gjuhësorë dhe etnikë shqiptarë dhe zë vend meritor në
hierarkinë e letërsisë së përbotshme. Me vlerat e dallueshme artistike, ajo është bërë objekt i
studimeve të shumta dhe përbën një materie kuptimplote për të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët:
në planin historik, kulturor, etnik e identitar.
Në këtë tekst, unë synoj t’i interpretoj marrëdhëniet ndërtekstore të letërsisë së tij me identitetin,
kulturën dhe historinë; një trekëndësh nëpërmjet të cilit vepra e tij formëson peizazhin origjinal
kadarean dhe, në anën tjetër, tregon Shqipërinë e përhershme kulturore1.
Letërsia është e lidhur me imagjinatën dhe fiksionin, mirëpo relacioni i saj me të vërtetën dhe
moralin është specifik. Kadare, i cili shkroi pjesën më të madhe të letërsisë së tij në kohën e
totalitarizmit, imagjinatën e tij e mbështolli me kulturën shqiptare dhe atë universale. Në këtë
mënyrë, tekstet e tij imagjinare, marrin kuptim, nëpërmjet leximit të tyre në relacion me baladat,
legjendat, mitet, historinë.
Studimet letrare të viteve të fundit, veç ngulmimit për t’i evidencuar, vlerësuar dhe interpretuar
entitetet estetike, artistike dhe semantike në imanencën e veprës letrare, gjithnjë e më shumë
priren për t’i analizuar dhe kërkuar fenomenet kulturore, si forma identitare që trupëzohen e
shtresohen përbrenda një letërsie. Kjo për faktin se letërsia luan rol të pazëvendësueshëm në
krijimin e formave të identitetit kulturor të një shoqërie. Në këtë tekst, do të provoj t’i lexoj disa
modele kulturore që shfaqen te letërsia e Kadaresë, duke specifikuar disa vepra të caktuara.
1 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
11
2.1 Disidenca estetike
Refuzimi estetik, si kategori semantike, siç shpjegon Ibrahim Rugova, realizohet me mjetet e letërsisë
dhe shfaqet në momente kur në shoqëri ndjehet nevoja e mospranimit.
Në kohën kur Kadare shkroi pjesën dërmuese të letërsisë së tij, Shqipëria staliniste ushtronte
pushtetin e vet destpotik në jetë dhe letërsi, duke tentuar ta skematizojë dhe ta instrumentalizojë
këtë të fundit në funksion të pastër ideologjik. Mirëpo Kadare me artin e tij nëpërmjet refuzimit
estetik, me satira, ironi paradokse e groteske, injoroi artin ideologjik për njeriun e ri, të moralshëm e
pa të meta të konstruktuar sipas inxhinieringut komunist, ku pushteti e partia kujdesen për
“lumturinë njerëzore” dhe shkroi një letërsi tjetërfare.
Në fakt, shkrimtari Kadare asnjëherë nuk e pranoi epitetin e të qenit disident, mirëpo ai shkroi një
letërsi që refuzoi estetikisht, një letërsi që refuzoi imponimin. Këtë aspekt karakteristik të veprës së
tij e identifikoi studiuesi Agron Tufa, i cili vë në spikamë një kategori tjetër refuzuese në veprën e tij
të quajtur “Disidencën Estetike”2. Tufa sjell argumentet e Arshi Pipës, kur pohon se me romanin
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Kadare përmbysi ligjet e shenjta të realizimit socialist. Partia kurrë
nuk përmendet, tematika socialiste është lënë tërësisht mënjanë dhe heroi i romanit është një
gjeneral armik i vendit.
Ndonëse çështja e të qenit disident apo nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me dimensionin artistik e
estetik të letërsisë së tij, ajo shtrohet sa herë debatohet për veprën e shkrimtar. John Carey, kritiku i
shquar anglez, pohon se Kadare e sfidoi socrealizmin, dhe shkruan: “Të lexosh romane të tilla si:
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kronikë në gur” apo fantazinë satirike “Pallati i Ëndrrave”, të
ndaluar në Shqipëri menjëherë gjatë botimit, është të shikosh këto ngjarje të transfiguruar në
letërsi.”
Pushteti i alegorisë, nëpërmjet së cilës Kadare godet diktaturën, është tipar mbizotërues dhe
karakterizues i letërsisë dhe ndeshet kudo në prozën e tij. Njohës të veprës së Kadaresë, ndër ta
edhe Arshi Pipa, që herët vunë në spikamë rebelimin dhe jokonformizimin e veprës së Kadaresë. Në
këtë kontekst, Pipa shkruan: “Kronikë në gur”, i cili ndjek “Kështjellën”, sjell një pikë të mprehtë
rebelizmin jokonformist të autorit dhe akuzon këtë herë në mënyrë të nënkuptueshme partinë
2 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
12
komuniste, që nxiti luftën civile dhe e shëndërroi luftën kombëtare kundër fashizmit në luftë
klasash.”
Në fakt Ismail Kadare që në romanin “Qyteti pa reklama” (1959) e sfidoi hapur metodën socrealiste
në letërsi. Në kundërshtim me frymën pozitive dhe heronjtë pozitivë që proklamonte socrealizmi
dhe ideologjin staliniste, Kadare këtu personazhin Gjon Kurti e paraqet si njeri me karakter të dobët
më të meta të shumta, të shthurur e amoral që me falsifikimet e tij arrin majat e suksesit si
intelektual. Romani ka nota të theksuara nihiliste dhe kështu bie ndesh me metodën e afishuar
komuniste për njeriun e ri pozitiv si qenie të përkryer përbrenda rendit të ri shoqëror.
Kadare nëpërmjet këtij teksti letrar, shfaq shenjat e një letërse tjetërfare, jashtë skemave dhe
rregullave të diktatorit dhe shkruan një roman që dëfton heroin e pakënaqur, të paepur për liri, që
bie në pije e dëfrime dhe që nuk çan kokën për mësimet e partisë. Këtë soj personazhi, mirëpo në
trajta të ndryshme, do ta ndeshnim më vonë te romani “Pallati i Ëndrrave”, nëpërmjet heroit të
dështuar që kur ngritët në hierarkinë e Pallatit e kupton absurdin e punës së tij, apo te romani “Hija”
nëpërmjet skenaristit të dështuar.
Romani “Pallati i Ëndrrave” shënon një kapërcim të rëndësishëm në krijimtarinë artistike të
Kadaresë. Në këtë roman, shëmbëllyeshëm me letërsinë e Kafkës, Kadare ndërton absurdin letrar si
simbolizëm shumëdimensional, duke trajtuar një temë historike, por ku nënteksti flet për Shqipërinë
staliniste dhe utopitë që krijoi ajo ideologji. Ndonëse ngjarja është e zhvendosur në periudhën
osmane, qëllimet e autorit duken të qarta: ai ngre kambanën e alarmit nga rreziku i ëndrrave
utopike3.
E ngritja në karrierë, rezulton të jetë absurde. Në këtë mënyrë, Kadare i jep një goditje partisë dhe
pushtetit stalinist. Kritiku amerikan Richard Eder këtë roman të Kadaresë e cilëson si nga më të mirët
e autorit dhe shkruan: “Pallati i Ëndrrave” një fantazi për burokracinë e madhe otomane që mbledh
ëndrrat e njerëzve dhe ia raporton më të rrezikshmet Sulltanit.
Është kjo një parabolë e parathënë mbi marrëzitë e pushtetit - vrasës e vetëvrasës në të njëjtën
kohë. Por romani është zbavitës po ashtu të pushton me tonin e pafajësisë. Këto janë dy cilësi të
rregullta, bashkë me tmerrin në romanet e Kadaresë.”
3 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
13
2.2 Vizioni historik i letërsisë
Peisazhi tematik i romaneve të Kadaresë është sfondi i jetës shqiptare, i parë në kontekstin historik e
aktual. Në veprën e tij letrare gërshetohen përvoja nga kultura e përbotshme dhe ajo shqiptare. Eric
Faye, njohës i veprës së autorit shkruan se: “Në laboratorin e shkrimtarit, Kadareja rimerr përvoja të
provuara në të kaluarën tragjike greke e më pas nga Danteja dhe Shekspiri.” E Kadare këtë e bën,
sipas parimit se “qytetnimi dhe letërsia janë e njëjta gjë ato shprehin lirinë me të cilën fjala i jep
shpirt njeriut”.
Shkrimtari e ka dëftuar fuqinë e fjalës së epërme artistike dhe lidhjet e tij organike me kulturën,
nëpërmjet shumë kryeveprave në prozë, në të cilat e lartësoi identitetin dhe kulturën shqiptare në
hierarkinë e vlerave të përbotshme. Ndërsa, për t’i sforcuar idetë e tij përtejletrare e zgjeroi gamën e
interesimeve tematike dhe shkroi librin monumental, “Mosmarrëveshja - Raportet e Shqipërisë me
vetveten”, me të cilin shpalosi idetë letrare e kulturore, tanimë si kategori jofiksionale.
Kjo vepër, të cilën autori e kategorizoi si sprova letrare, është një ese që shënon autorin e afishuar
matanë diskursit imagjinar dhe aty e gjejmë “qenien kulturore” ku banon autori dhe ku është brumi i
identitetit të tij artistik e kulturor. I ndërgjegjshëm për këtë, ai i strukturon fijet e shkëputura
kulturore dhe shëlbimin për kombin e kërkon me ngulm te kultura dhe te ruajtja e historisë4.
Gjithnjë sipas formulës se kombi shqiptar është komb kulturor ndaj identiteti i tij kulturor duhet të
shihet përtej dyzimeve dhe krizave identitare që vijnë e turbullojnë të kaluarën nga mohues të
ndryshëm. Matteo Mandala, te parathënia e botimit të fundit “Mosmarrëveshja - Shqipëria përballë
vetes” përmend ndërlidhjen mes kësaj vepre dhe letërsisë fiksionale të Kadaresë. Sipas tij, “romani
“Hija” është ai që ndihmon edhe çështjet që vërtiten rreth Mosmarrëveshjes e sidomos na ndihmon
të argumentojmë përmes një tisi të rafinuar “tinëzisht” letrar flakërimën e betejës kulturore që
autori bën në emër dhe për hir të Shqipërisë së ardhme.”
Kadare në këtë libër, që nuk është vepër letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës, hedh dritë për të
kuptuar statusin ontologjik të letërsisë së tij dhe dimensionin e saj historik, identitar e kulturor.
Autori aty shënjon hapur idetë e tij kulturore dhe historike, që vërtiten në shumë vepra fiksionale. Si
shkrimtar i ditur, ai këtu e paraqet alternativën e përhershme për identitetin kulturor dhe
4 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
14
përkatësinë europiane të tij. Në këtë vepër monumentale ai “duke paraqitur një objekt një ngjarje
një karakter nuk e godet një tezë, por e nxit lexuesin që ta formulojë atë”.
Ky libër që analizon mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e mëdha ndërshqiptare e strukturon
realitetin shqiptar në perspektivë historike e aktuale. Janë shenjat dhe simbolet letrare që bëhen
tema qendrore të kësaj vepre ku autori trajton raportet e shqiptarit me veten dhe me të tjerët, duke
e shëtitur atë nëpër kohë e hapësirë dhe duke e ballafaquar me historinë e qenësisë së tij: si filozofi
dhe histori. Agron Gjekmarkaj duke analizuar këtë vepër, shprehet: “Mosmarrëveshja” është akti më
i madh i dashurisë që shkrimtari me famë të përbotshme i blaton vendit të vet, por njëkohësisht
është një shpallje lufte me artileri të rëndë, me zjarrin e së cilës duhet të bëjnë llogaritë
përgjithmonë ata që në gjak kanë flirtin, tjetërsimin, nostalgjinë për pushtuesin dhe urrejtjen për
Gjergjin Skënderbe, i cili do të krahasohet nga Kadare me Krishtin njësoj pa varr, i ngjitur në qiell në
amshim, në përjetësi, ndaj i patakueshëm nga toka.
Gjergji hero i qytetërimit europian, i mbrojtur nga Evropa si i tillë, Gjergji hero kombëtar i
shqiptarëve i vënë në diskutim prej vetë shqiptarëve. Nënë Terezë gjithashtu, Ismail Qemali po aq.
Te kjo përputhje dhe mospërputhje konsumohet “Mosmarrëveshja”5.
Por shkrimtari nuk lodhet së përsërituri se “Dosja Kastrioti” është thagma e Shqipërisë evropiane,
shpirti, identiteti i qytetërimit perëndimor në këtë vend dhe ndaj rimohuesit me një tjetër identitet,
qerosë apo me mjekra, me gjuhë kozmopolitizmi apo mbllaçitje revanie plot gulçe e rënkim prej
shekujsh, e godasin mallkimin e luftës kundër padishahut.”
Koncepti i Kadaresë mbi identitetin kombëtar është i lidhur ngushtësisht e organikisht me kulturën, e
cila transmetohet nëpërmjet gjuhës dhe shenjave themelore identitare. Në këtë pikë, heroi Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu është gurthemeli i kombit shqiptar dhe ai i shoqëron përsiatjet e tij në këtë
sprovë të jashtëzakonshme. Duke e njohur këtë shtresë karakterizuese të letërsisë së tij, njohës të
veprës së tij pohojnë: “Argumenti bazë i Kadaresë për mbijetesën e identitetit shqiptar është
pikërisht ritmi i ngadaltë e i gjatë herderian i formimit të identitetit.
Kadareja mbron gjuhën, zakonet dhe kulturën e popullit të tij kundër sulmeve të jashtme qofshin ato
otomane, sovjetike apo serbe. Patriotizmi i tij, në thelb, është më i afërt me atë të lëvizjes etno-
kulturore të shekullit XIX, në Evropën Qendrore, sesa me shovinizmin e shek. XX.”.
5 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
15
Relacionet e letërsisë së Kadaresë me historinë shprehen të hapura. Kadare ka një brengë të
përhershme rreth procesit të formimit të identitetit dhe shthurjes së tij. Autori frymëzohet
vazhdimisht nga historia, ndërsa temat historike në shumë romane të tij bëhen referenca themelore
ku pikëtakohen fate personazhesh e kombesh. Kështu historia si temë dhe kujtesë, shfaqet
pushtetshëm te romani “Kështjella”, në të cilin evidencat historike bëhen jorelevante, përballë
“fakteve” fiktive e artistike që i dëfton pjella e imagjinatës krijuese.
Historia përbrenda veprës së Kadaresë shfaqet me një përmasë shprehëse. Si një fushë e epërme e
truall i gjallë ku ai gjen frymëzimin për vepra artistike, në një kohë kur regjimi orvatej të mbillte një
identitet të ri, të shkëputur nga ai historik: identitetin e njeriut të ri komunist.
Autori niset nga një dramë individuale, për ta zhvendosur atë në histori, mitologji, religjion, dhe për
të dhënë kështu “shpjegime” universale për fenomene historike, politike a kulturore. Aftësia e tij për
t’i rrokur temat në tërësi, dhe për ta mbajtur lexuesin peng gjatë gjithë leximit, është tipar
karakterizues i prozës së tij.
2.3 Shkrimtari dhe Diktatura
Peter Morgan studiues dhe njohës i veprës së tij, në monografinë përmbajtësore e të shkruar me
informacione, dije e kulturë Kadare: “Shkrimtari dhe Diktatura” 1957-1990, shkruan: “Ismail Kadare
nuk na lejon të harrojmë lehtësisht”. Në këtë referencë, qëndron thelbi i letërsisë së tij. Kadare
shkruan një letërsi që lufton harresën një letërsi për kujtesën.
Shkrimtari betejën me harresën e ka në dy aspekte: kur shkruan për tema të historisë së lashtë dhe
për temat e zymta për Shqipërinë staliniste6. Të parën e bën për t’ua kujtuar shqiptarëve lidhjet
kulturore të shkëputura nëpër kohë dhe për t’ua mbajtur gjallë krenarinë, ndërkaq të dytën,
nëpërmjet aluzioneve, për të treguar ferrin komunist në Shqipërinë staliniste.
Në monografinë e tij, Morgan letërsinë e Kadaresë e vështron brenda kontekstit historik e kulturor
të shqiptarëve. Kadare kur shkruan vepra letrare me vetëdije shtegton nëpër histori, mitologji,
religjion e politik.
6 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
16
Ky studiues duke e vlerësuar rolin e autorit në Shqipërinë e zymtë pohon se Kadare është zëri i
Shqipërisë moderne dhe këngëtar i identitetit të lashtë. Ky dyzim është kyçi i jetës reputacionit dhe
veprave të tij. Në fakt studiuesi Morgan, me këtë përkufizim ka përmendur nyjën nevralgjike ku
gjallon vepra e Kadaresë, e që endet mes përfaqësuesit të Shqipërisë moderne dhe këngëtarit të
identitetit të lashtë shqiptar.
Kadareja shfaqi kundërshtimet e tij ndaj komunizmit nëpërmjet letërsisë dhe jo në fushën e
doktrinës apo ideologjisë - vlerëson Morgan. “Ai e shprehu sfidën e tij nëpërmjet paraqitjes së
zymtësisë në jetën e përditshme në socializëm dhe përmes evokimit të fuqishëm të Shqipërisë së
lashtë, më të qëndrueshme se ajo e Enver Hoxhes.” Gjithnjë sipas Morgan, Kadare këtë e bën bazuar
në gjetjet arkeologjike, me çka e “vendos kulturën iliro-shqiptare në një sfond të përbashkët
parahistorik greko-ilir në gadishullin Ballkanik, përpara ardhjes së sllavëve7.”
Për të përforcuar tezën e tij, ky studiues citon Jean-PaulChampseix, i cili pohon se Kadare u mundua
të shpëtonte identitetin kombëtar shqiptar, të cilin stalinisti Hoxha e shkatërroi, duke dashur të
ndërtonte një Shqipëri sipas imagjinatës e ideve të tij.
Identiteti i letërsisë së Kadaresë është në relacion me kulturën e vendit të tij, me atë të hershmen, të
fismen, rrënjët e së cilës autori i kërkon dhe i gjen në themelet e civilizimit perëndimor. Mirëpo, një
tjetër relacion e formëson letërsia e tij me diktaturën. Beteja e Kadaresë me diktaturën është në
thelb letrare e kulturore. Ai nuk zhvilloi betejë politike, me mjete e veprime politike.
Derisa diktatura mbillte farën dhe formonte njeriun e ri, të moralshëm, pa vese, të përgjegjshëm
para rendit të ri, ideal, Kadare shkruante një letërsi tjetërfare, ku njeriu bashkëkohës i tij shfaqej
amoral, i shthurur, me vese e përplot mungesa. Njeriu i ri komunist, në veprën e Kadaresë
shpërfaqet me shëmti të panumërta, një karikaturë ideologjike, teksa në anën tjetër, lartësohet
shqiptari ideal i lashtësisë.
Shqipërinë e kohës e shpërfaq me fytyrën e shëmtuar, ndërkohë që në sfondin e saj e shohim
Shqipërinë e përhershme, mitike, atë të legjendave, ndërkohë që konteksti i teksteve të caktuara,
alegoria dhe intenca, lexohen edhe në kontekst të kohës së shkrimit.
7 Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një studim i botuar në librin “Kadare,
leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj 2016.
17
3. Pallati i Ëndrrave
Pallati i Ëndrrave është një vepër mahnitëse e cila përshkruan me një simbolikë të mirëmenduar
zbehtësinë dhe tjetërsimin e individit përpara forcës të kudondodhur dhe gati të paperceptueshme
të shtetit. Personazhi kryesor i veprës është Mark – Alemi, një nga pasardhësit e familjes
kryeministeriale të Qypryllinjve. E ëma e tij kishte qenë gjithnjë në ankth mbi të ardhmen e Mark –
Alemit për shkak se mbi familjen e tyre të lartë kishin rënë si bujaria e Sulltanit, por edhe zemërimi i
tij duke shkaktuar kobe mbi familjen8. Për këtë arsye, ajo kishte kërkuar që i biri të niste një punë që
nuk do të kishte shumë telashe dhe do ta mbante larg çështjeve të politikës. Pasi në familje ishte
diskutuar gjatë e gjerë mbi të ardhmen e Mark – Alemit, ishte vendosur që ai të niste punë në
“Pallatin e Ëndrrave”, në Departamentin e Përzgjedhjes.
Ditën e parë të punës në Pallat, Mark – Alemi ndjehet në ankth, aq më tepër që “Pallati i Ëndrrave”
kishte luajtur një rol të rëndësishëm në punët e shtetit. Shpesh, perandoria kishte shpëtuar për
shkak të interpretimit të ëndrrave të marra nga qytetarët e saj. Ëndrrat e dërguara në Pallat dhe
interpretimi i tyre parashihnin luftëra, përgjakje, grushte shteti dhe kryengritje. Kështu, Pallati ishte
një nga organet më të rëndësishme dhe të mistershme të shtetit. E mistershme sepse merrej me
ëndrrat me të pandërgjegjshme.
Kur hyn në Pallat, Mark – Alemi ishte i frikësuar se mos vononte për në punë. Ai nuk arrin të
orientohet si duhet në sallonet e rrumbullakëta, në dyert e shumta dhe në shkallët e pambarimta.
Kur hynte në një sallon, përpara i dilte një tjetër. I dukej vetja si në një labirint dhe sa më tepër
kërkonte nga salloni në sallon apo nga njëra derë në tjetrën, aq më tepër humbte në këtë labirint të
Pallatit.
Më në fund pasi gjen vendin ku duhej të shkonte, e njoftojnë se do të punonte në sektorin e
Përzgjedhjes. Ishte e çuditshme që Mark – Alemi niste punën menjëherë në sektorin e Përzgjedhjes
që ishte një sektor i rëndësishëm. Zakonisht, sektori nga i cili nisnin fillestarët ishte sektori i
Grumbullimit ose Kopisteria.
Pallati i Ëndrrave ishte një organ i veçantë i shtetit. Ai ndillte respekt dhe frikë tek qytetarët e
thjeshtë, tek zyrtarët e ulët dhe të lartë të perandorisë dhe deri tek Sulltani. Në “Pallatin e Ëndrrave”
8 Selvi Hoxha: Pallati i Ëndrrave, Gazeta Wordpress, Letersi, Dhjetor 2014.
18
grumbulloheshin ëndrrat nga të gjitha kahet e perandorisë, më pas ato përzgjidheshin në më të
rëndësishmet (nga sektori i Përzgjedhjes) dhe më tej kalonin në sektorin e Interpretimit ku
interpretohej kuptimi i tyre nga mjeshtër me përvojë dhe shkalla më e lartë e Pallatit ishin
bashëndërrorët, të cilët përzgjdhnin dhe interpretonin ëndrrën më të rëndësishme dhe ia servirnin
Sulltanit në fund të çdo jave. Bashëndrra e paralajmëronte sulltanin mbi rreziqe dhe kërcënime mbi
perandorinë dhe pushtetin e tij dhe bënte të mundur që ai të ndërmerrte veprime sa më shpejt të
ishte e mundur.
Që në ditën e parë që Mark – Alemi u paraqit në Pallat, atij iu tha se ai pëlqehej prej tyre. Ky
togfjalësh “ti pëlqehesh prej nesh” do ta ndiqte e përndiqtë Mark – Alemin gjatë gjithë veprimtarisë
së tij në Pallat. Kështu, shumë shpejt ai do të kalonte në sektorin e Interpretimit, një prej sektorëve
më të rëndësishëm të Pallatit. As vetë Mark – Alemi nuk e kuptonte arsyen e ngritjes së tij në detyrë.
Ndoshta, kishte ndikim fakti që ai rridhte nga Qypryllinjtë.
Mark – Alemi kalonte pjesën më të madhe të kohës duke punuar në Pallat. Një ditë atij i japin një
ditë pushim. Atë ditë, ai vendosi të dilte të pinte kafe në kafetërinë ku shkonte gjithnjë. Por, Mark –
Alemi ndjen një ndryshim në botën që e rrethonte. Ai kishte shpenzuar shumë kohë në Pallat mes
ëndrrave dhe interpretimit të tyre, mes një bota magjike, plot ngjyra dhe simbole9. Ndërkohë, bota
përreth nisi t’i dukej e varfër, gri dhe iu duk vetja si i largët, si jashtë kësaj bote. Edhe qëndrimi i
njerëzive para tij kishte ndryshuar. Kur ata merrnin vesh që ai tashmë ishte nëpunës në “Pallatin e
Ëndrrave”, ata tregoheshin më të ngurruar para tij.
Në mijëra ëndrra që i duhej të përzgjidhte në punë, Mark – Alemit i rastis një ëndërr që përbëhej nga
një urë, nga një dem dhe nga një instrument muzikor. Detyra e Mark – Alemit ishte ta dërgonte
ëndrrën në Interpretim apo ta cilësonte si të pavlefshme dhe ta dërgonte në Arkivin e Pallatit. Ai
stepet shumë para kësaj ëndrre derisa më në fund vendos ta dërgojë në Interpretim. Javët e
mëvonshme atë e rrisin në detyrë duke e dërguar në Interpretim. Gjithnjë i thonë “ti pëlqehesh prej
nesh”. As ai vetë nuk e kupton pse pëlqehej prej funksionarëve më të lartë të Pallatit ose sistemit.
Familja e tyre siç e përmendëm më lart ishte shumë ë njohur dhe me kontribute në Perandori.
Madje, familjes së tij të Qypryllinjve i kishin thurur këngë popujt sllavë. Gjithnjë në pikëpyetje kishte
mbetur pse vetë populli shqiptar, nga i cili ata rridhnin, nuk i kishte thurur këngë himnizuese familjes
së tyre të lartë. Ndoshta shqiptarët i shihnin Qypryllinjtë më tepër si funksionarë osmanë sesa si
9 Selvi Hoxha: Pallati i Ëndrrave, Gazeta Wordpress, Letersi, Dhjetor 2014.
19
shqiptarë. Kjo temë bënte pjesë në bisedat ku mblidhej familja e tij. Në sy binte Kurti, ungji i tij si një
njeri rebel dhe funksionar i perandorisë.
Në javët e mëtejshme në shtet ndjehet një tronditja. Diçka kishte ndodhur. Madje edhe vetë Mark –
Alemit i kërkohet të qëndrojë më tepër orë në detyrë për të interpretuar disa ëndrra të ngutshme.
Njëri prej ungjërve të tij e thërret Markun në shtëpinë e tij dhe i flet si nëpër mjegull për diçka që
mund të ndodhte mbi familjen e tyre. Ungji i Mark – Alemit, Kurti, organizon një mbrëmje ku ishin të
ftuar edhe rapsodë shqiptarë të cilët do të këndonin në shqip këngët sllave që ishin ngritur për nder
të Qypryllinjve. Por, mbrëmja ndërpritet për shkak të ushtarë bastisin vilën e Kurtit10. Ata arrestojnë
Kurtin dhe vrasin rapsodët shqiptarë. Gjithçka ishte organizuar me urdhër të Sulltanit. Marku mbetet
i befasuar prej kësaj që kisthe ndodhur. Madje, as nuk merret vesh se ç’ndodhi më tej me Kurtin.
Asnjë lajm nuk vjen prej tij.
E tërë kjo bastisje lidhej me interpretimin e ëndrrës që Marku kishte përzgjedhur: ëndrra me urën,
demin dhe instrumentin muzikor. Emri i familjes së tij “Qypryllinjte” rridhte nga fjala shqipe “urë”,
demi simbolizonte shkatërrimin e perandorisë ose goditjen e Sulltanit nga Qypryllinjte, ndërsa
instrumenti muzikor përfaqësonte këngët himnizuese të ngritur në nder të Qypryllinjve. Ndoshta,
Sulltani kishte menduar se Qypryllinjtë donin të bënin grusht shteti për ta rrëzuar atë. Kjo
përforcohej edhe nga këngët e ngritur për nder të familjes duke e ngritur në nivelin e kultit atë.
Mirëpo, në perandori vetëm Sulltani ishte kult. Nuk kishte vend për tjetër.
Mark – Alemi ndjehet në faj për ëndrrën të cilën vetë e kishte përzgjedhuar dhe dërguar në filtrat e
tjerë të sistemit, duke u bërë edhe shkak për përndjekjen e familjes së tij. Kështu, e ndjen veten në
kurth për herë të parë: në kurthin e ëndrrave, viktimë e të cilës mund të bjerë edhe vetë
drejtpërdrejtë dhe të shtetit tiranik për të cilin ai vetë punon dhe ndihmon që të qëndrojë në këmbë.
Në këtë mënyrë, ai ndërgjegjësohet që edhe vetë mbund të jetë viktima e ardhshme e zemërimit të
Sulltanit, por deri atëherë ai do të vazhdojë të punojë në Pallat. Do të jetë gjithnjë në pritje.
10 Selvi Hoxha: Pallati i Ëndrrave, Gazeta Wordpress, Letersi, Dhjetor 2014.
20
4. Pallati i Ëndrrave gjatë Komunizmit
Çdo tekst ka një strukturë, prandaj edhe çdo vepër letrare është e ndërtuar mbi një strukturë. Njësoj
është edhe me rrëfimin e trilluar (siç thonë për romanin shumica e teoricienëve të botës). Për këtë
shkak është e udhës që fillimisht ta kuptojmë strukturën e veprës letrare përkatëse për të cilën do të
bëjmë fjalë, rrëfimit, përkatësisht romanit. Siç thamë, shumica e përkufizimeve për romanin e
nxjerrin atë si një rrëfim: “Romani është rrëfim i trilluar mbi dashurinë”, (thotë Pater Heut në vitin
1670); “Romani është rrëfim i trilluar individual” (thotë Erih Kahler); “Romani është lloji tipik
narrativ”, (thotë Zherar Zheneti); “Romani është epope subjektive në të cilën shkrimtari kërkon t’i
lejohet që botën ta paraqesë në mënyrën e vet”, (thotë Gëte, ndërsa mendimin e tij e pasojnë edhe
Volfgang Kajzer, Fridrih Shlegel dhe Henri Xhejms.
Edhe përkufizimi më i komplikuar për romanin, por edhe ai më i thjeshti, pashmangshëm atë e
definojnë si një rrëfim. Përkufizimi minimal i romanit, që nga fillimi e deri më sot, është se ai është
rrëfim që ka personazhe dhe ngjarje.
Pra, romani është një rrëfim që ka një strukturë. Struktura e romanit është e përbërë nga një system
i shenjave. Ndërsa Seymour Chatman rrëfimin e sheh si strukturë semiotike, e cila përbëhet nga
shumë shenja narrative.
Narracioni është një strukturim i një ngjarjeje. Ndërsa, çdo roman i nënshtrohet dy strukturave
narrative: bazike dhe unike. Në strukturën unike secili roman dallon për ndonjë veçori unike që ka,
ose klasifikohet në një nga formacionet letrare (për risitë që sjell vepra)11. Nëse rrëfimi është një
strukturë semiotike dhe një strukturim i një ngjarjeje; e kjo është narracioni, ai është i ndërtuar në
nivele narrative dhe ka narrator (ai që rrëfen), vokalizator (ai që dëgjon), fokalizator (ai që sheh),
narrater (atij të cilit i flet narratori), si dhe disa veçori tjera që janë me interes për fushën e
narratologjisë.
Ismail Kadare e shkroi “Pallatin e Ëndrrave”, pra ai është autori, ndërsa veprën e shkroi për lexuesin.
Ai e krijoi një narrator, në këtë rast të gjithëdijshëm, i cili i drejtohet një narrateri, edhe në këtë rast
dy llojesh: të implikuarit (sipas Seymour Chatmanit; Umberto Eco këtë lloj e quan lexues model), dhe
të jashtëm. Megjithatë, edhe nga tërësia e veprës “Pallati i Ëndrrave” e kuptojmë se edhe narratori,
11 Kamber Kamberi: Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, studim monografik, Tiranë 2018.
21
por edhe narrateri janë qenie fiksionale, sepse tashmë është vërtetuar ekzistenca e botëve paralele:
reale dhe narrative12.
Pikërisht ky ka qenë edhe çelësi i “shpëtimit” të Kadaresë me këtë vepër, dhe jo siç e quajnë një varg
studiuesish se kjo vepër ishte “shpëtimi” i tij për t’u klasifikuar si disident. Pra, Kadare, të themi
hipotetikisht me njohjen e narratologjisë, arsyetoi se vepra është fiksionale dhe nuk i përket botës
reale atëherë totalitare, pavarësisht se ajo fliste po për atë realitet (të interpretuar atëbotë si
realiteti i totalitarizmit osman): e që i drejtohej edhe një realiteti konkret (totalitarizmit komunist).
Pra, Kadare arsyetohej se narrateri i tij (atij të cilit i rrëfehej historia nga ana e narratorit) ishte
fiksional, megjithëse ai herë-herë edhe shfaqej shumë qartë, si në këtë rast:
“Pushimi i mëngjesit, përsëriti me vete Mark-Alemi. Ishte e mundur që ishte ende mëngjës”
Pra, në fjalinë e dytë të këtij shembulli narratori i drejtohet direkt narraterit, për dallim se në fjalinë
e parë nuk vepron kështu por vetëm rrëfen.
Siç shihet edhe nga shembulli, Kadare me plot vetëdije u drejtohet dy narraterëve, që në realitet
nënkupton dy llojeve të lexuesve/interpretuesve; lexuesve të të dy kohëve. Mirëpo, me ndërtimin e
një paralelizmi lexuesish/interpretuesish Kadare e ka fshehur, aq sa ka mundur, objektin e trajtimit
të tij: totalitarizmin në totalitarizëm, dhe e ka deklaruar një objekt analog, Perandorinë Osmane.
Por, shtrohet pyetja se, a u vërejt analogjia nga ana e sistemit. Përgjigjja e kësaj pyetje gjendet
brenda nënkapitullit vijues.
12 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Botimi i dytë, Roman, Onufri 2011.
22
4.1 Pallati i Ëndrrave në Komunizëm
“Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë konsiderohet një nga romanet e ciklit osman të këtij autori. Pra,
aty Kadare godet Perandorinë Osmane me ironinë e tij, duke krijuar kështu veprën letrare më ironike
dhe, njëkohësisht më antitotalitare të letërsisë shqipe: një jetë të drejtuar plotësisht nga ëndrrat.
Po të bëjmë një analizë gjenetike të idesë së veprës, siç janë bërë për “Gjeneralin e ushtrisë së
vdekur”, që për të u tha se ishte një lindje nga preokupimi i derivuar nga provokimi që i kishte bërë
vepra e Gogolit “Shpirtra të vdekur”, për “Pallatin e Ëndrrave” mund ta ripërsërisim atë që kemi
thënë edhe më parë, se “Pallati i Ëndrrave” është një roman i madh që është frymëzuar nga një
tregim i vogël “Deklarata” nga romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes, e që edhe
kjo e fundit është e frymëzuar nga një roman tjetër i madh, “Procesi” i Franc Kafkës. Siç thotë edhe
studiuesi Ag Apolloni në studimin e tij për “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” – “Paradigma e Proteut”,
ngjashmëritë e tilla nuk ua ulin vlerën veprave të tyre, por tregojnë se si veprat lindin veprën13.
Megjithatë, “Pallati i Ëndrrave” i Islamil Kadaresë gjatë periudhës së komunizmit interpretohej se
ishte kundër Perandorisë Osmane, ndërsa vetëm pas rënies së komunizmit filloi të interpretohet si
kundërkomuniste14 . Interpretohej si kundër Perandorisë Osmane sepse: i drejtohej aq drejt
Perandorisë Osmane, personazhet kishin emra turkë; kryepersonazhi quhej Ebu Qerim, pastaj
aludohej për një pallat që kishte emër turk “Tabir Saraj”, por edhe se personazhet kishin emra turko-
arabë: Mehmet Qyprilliu, Fazil Ahmet etj.
Megjithëse kishte këto elemente, vepra nuk i shpëtoi censures. Ajo u lexua nga bashkëpunëtorët e
sistemit, dhe e pësoi anatemimin. Duhet ditur se “Pallati i Ëndrrave” kurrë nuk u botua si i plotë në
kohën kur u shkrua. Autori ishte i vetëdijshëm se alegoria në romani i tij do të dallohej nga sistemi
totalitar komunist.
Për këtë dy kapitujt e parë të romanit i botoi në vitin 1977, në përmbledhjen me tregime “Emblema
e dikurshme”, ndërsa tërë tekstin e botoi tre vjet më vonë, në vitin 1981, kur ribotohet përmbledhja
e lartcekur. Edhe pse e përdori këtë trik, prapë nuk i iku syrit të sistemit, që, edhe në një ekzemplar
të përmbledhjes, në margjina, vlerëson/cesuron veprën, gjë që përmban dëshminë më autentike të
leximit të veprës së tij me sy censurues në periudhën e sistemit komunist. Pastaj:
13 Kamber Kamberi: Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, studim monograf, Tiranë 2018.
14 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Botimi i dytë, Roman, Onufri 2011.
23
“Pse Ministrat quheshin atëherë Halli i autorit është gjetiu. Fjalët (termat) ministër, shef etj., Ismaili i
përdorë me tendencë, si punë sinjalesh për të nënkuptuar me anë të analogjisë historike kohën e
sotme dhe institucionet e sotme të superstrukturës tonë15.”
Pra, një lexues anonim, si duket anëtar i devotshëm i partisë, apo një kritik i porositur-censuror, apo
një punëtor i sigurimit, kap dioptrinë ideologjike dhe vlerëson Kadarenë si “autor dinak”, i cili
“përmes Tabir Sarajit vë në lojë Komitetin Qendror dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Prokurorinë etj.”
Ky ekzemplar, me tregime dhe novela, është botimi i dytë, nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, viti
1981, ndërsa gjithsej ka 444 faqe. Shenjat e para të leximit censurues fillojnë në faqen 279,
përkatësisht në kapitullin e parë, ku figuron një pikëpyetje e madhe dhe një nënvizim te pasuesi:
“Jo hyrja e ndikimeve të jashtme, por, përkundrazi, mbyllja e tyre, jo depërtimi, por izolimi, pra jo
rekomandimi, por mosrekomandimi është një nga kriteret bazë të Tabir Sarajit16”
Ndërsa, në parafletët e para të librit është shkruar, me shkrim dore, një emër, Mushteba Pollozhaj
(lexo Pollozhani), Fakulteti Filologjik, 14 mars, 1993, Tiranë. Aty figuron edhe nënshkrimi i tij.
Për shkak se sistemi e kishte kuptuar alegorinë e Kadaresë, një hiporkrizi estetike, në shkurt të vitit
1982, në një plenium të veçantë të Lidhjes së Shkrimtarëve, romani kritiiikohet shumë rëndë për
aluzione kundër sistemit komunist. Për këtë shkak, pas një fjalimi të Dritëro Agollit, atëherë kryetar i
LSH-së, vepra edhe ndalohet.
“Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” botohet si roman i plotë vetëm pas rënies së regjimit komunist, me
titull “Pallati i Ëndrrave”, në vitin 1996, nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në Kosovë.
15 Afrim Demiri: Kadare në sytë e një censori anonim partiak, Koha Ditore, Tetor 2008.
16 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Botimi i dytë, Roman, Onufri 2011.
24
4.2 Pallati i Ëndrrave pas Komunizmit
Në romanet e tij, kryesisht në romanet e ciklit osman, Kadare i kthehet historisë, duke krijuar
romane specifike me një sfond historik, të cilat vepra edhe krijojnë mundësinë e dy leximeve: të
partit lexim si romane me temë historike, ku pushtuesi paraqitet si pushtues, dhe; të dytit lexim si
romane figurë/symbol, ku realiteti fshihet pas interpretimit historik. Të këtij modeli janë kryesisht
romanet e ciklit osman; Kështjella, Pashallëqet e mëdha, Komisioni i festës dhe Pallati i Ëndrrave,.
“Pallati i Ëndrrave” është roman ku Kadare i drejtohet lexuesit vigjilent, i cili sheh përtej bregut. Ai
me qëllim e ndërton rrëfimin në këtë mënyrë: jep shenja antitotalitarizmit por e bart vetëdijen diku
tjetër, me shenja të tjera, por pa e tepruar sa për ta pësuar.
Kështu, pas ndalimit të veprës ai edhe e kupton se nuk mund t’u përmbahet “parimeve ideologjike të
partisë mbi artin socialist”, prandaj e lëshon vendin. “Ky roman është shkruar në apogjeun e furive të
tij të brendshme kundërtotalitare”, thotë studiuesi Bashkim Kuçuku.
Vetëm pas rënies së komunizmit Kadare i (ri)kthehet veprës së ndaluar, kryeveprës ironike të
letërsisë shqipe, dhe kështu e afishon dhe e rindërton atë, ku tash e shpreh pa cezurë atë që ka
dashur ta thotë vërtet me veprën e tij të shkruar në totalitarizëm e kundër totalitarizmit17. Përveç
mosndërrimit të numrit të kapitujve (tregimeve), tani Kadare ndërron thuajse gjithçka, madje edhe
emrin e kryepersonazhit: nga Ebu Qerimi në Mark-Alemi.
Nëse marrim parasysh kohën kur është shkruar romani “Pallati i Ëndrrave”, doktrinën dhe sistemin e
asaj kohe dhe oponencën që merr vepra, romani pa dyshim se na del një kundërutopi. Mirëpo, është
shumë e rëndësishme ajo që vëren studiuesi Sabri Hamiti, në plan të analogjisë të Kadaresë me
Franc Kafkën. Ai thotë se:
“Si e tillë, vepra, edhe pa u afishuar, merr një trashëgimi të strukturimit letrar kafkian (Procesi);
dekonstrukton një system shqëror totalitar, duke iu referuar Perandorisë Osmane; krijon një alegori
për sistemin shoqëror totalitar shqiptar, me shenja të dallueshme e me evidenca. Vepra, pra, bëhet
një kryevepër në fushën e letërsisë së ideve, e ngjitur në nivelin e letërsive të tjera të shekullit
njëzet.”*9+
17 Kamber Kamberi: Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, studim monografik, Tiranë 2018.
25
Mundësia që romani i Kadaresë, sidomos “Pallati i Ëndrrave”, të lexohet (interpretohet) në dy kohë;
roman kundër Perandorisë Osmane; roman kundër totalitarizmit, pra një vepër që në plan të parë
sulmon Perandorinë Osmane por në plan dytësor aktualitetin totalitar, bën që vepra e Kadaresë të
lexohet vazhdimisht. Po kështu, është pikërisht ky element që edhe këtë vepër e bën ndër veprat më
të arrira të këtij shkrimtari, por edhe veprën më antitotalitare të shkruan në totalitarizëm18.
Në aspektin stilistik, po për shkak të kësaj përftese të re, analogjisë midis sistemit totalitar dhe atij
osman, në studime të ndryshme nga studiues vendorë dhe të huaj, “Pallati i Ëndrrave” është quajtur
edhe “Himn i shumëkuptimshmërisë” (Alain Bosquet), apo “Kryevepër e fshehur” (Bashkim Kuçuku).
“Më tepër sesa alegori apo rrëfenjë filozofike, ky libër i bukur dhe fërgëllues është një himn i
shumëkuptishmërisë.”
Pallati i Ëndrrave, siç dihet, në kohën e komunizmit ishte vetëm një novelë modeste që nuk zgjoi
edhe aq interesimine studiuesve, por u bë kryevepër pas amplifikimit ideor e strukturor në
demokraci. Mirëpo, është me rëndësi që këtu të përmendim edhe një element tjetër: kahjet e
studiuesve nga dy periudhat.
Shumica e studiuesve të Kadaresë “Pallatin e Ëndrravë” si vepër antitotalitare ndaj komunizmit e
interpretuan vetëm pas rënies së sistemit, ndërsa gjatë sistemi, nga shumica e studiuesve vepra
interpretohej si kundër Perandorisë Osmane. Kjo pra paraqet edhe kahjet e studiuesve nga dy
periudhat. Në fakt, për dallim nga studiuesit, dhe duke u bazuar në projeksionin ideor, strukturor e
tematik që ka vepra, e që funksionon për mrekulli, mendojmë se autori “varkën e shpëtimit” e sheh
ndryshe prej tyre. Pra, Kadare e mendoi gjithçka19.
Përveç me romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Prilli i
thyer”, “Viti i mbrapshtë”, “Dosja H” etj., Kadare mbetet penë e pakalueshme në letërsinë shqipe
edhe me romanin e tij, kryeveprën antiutopike të letërsisë shqipe, romanin “Pallati i Ëndrrave”.
Ndoshta edhe në letërsinë e gjithë botës, vetëm “Pallati i Ëndrrave” është vepra ku vërtet ëndrra ka
përparësi në raport me realitetin.
18 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Botimi i dytë, Roman, Onufri 2011.
19 Afrim Demiri: Kadare në sytë e një censori anonim partiak, Koha Ditore, Tetor 2008.
26
5. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave
Shënime paraprake
Deklarata e kohëve të fundit me të cilën Ismail Kadare ka njoftuar se nuk do të shkruajë më letërsi
artistike shtron disa probleme delikate para studiuesve të letërsisë shqipe. Duke filluar, së pari, nga
kujdesi kritiko-flologjik me të cilin, duhet shqyrtuar pasuria e madhe artistike më se
pesëdhjetëvjeçare e autorit, për të mbushur a për të kapërcyer vonesën që krijohet, kur autori është
ende në jetë dhe në aktivitet të plotë20.
Për të vazhduar, së dyti, me përpunimin e një projekti editorial, i cili, përmes një qasje ekdotike
moderne dhe shkencore të synojë një botim kritik të korpusit të plotë të veprave të Kadaresë, në
vargje dhe sidomos në prozë për të përvijuar një kuadër analitik shterues të procesit të ndërlikuar
krijues që karakterizon fazat e ndryshme të prodhimit artistik të shkrimtarit të gjallë shqiptar më të
njohur e më të vlerësuar sot.
Ky projekt, që paraqet vështirësi jo të vogla për shkak të vëllimit të madh të veprave të shtypura,
kërkon bashkëpunimin e një ekipi albanologësh, specialistësh skrupolozë të flologjisë shqipe,
njohësish të thellë të realitetit historiko-kulturor të periudhës më të trazuar të Shqipërisë, të
gatshëm të përballojnë me urtësi dhe objektivitet shkencor shqyrtimin e evolucionit të veprave të
Kadaresë, nga botimet e para deri te ato që u botuan pas vitit 1992, e sidomos ribotimet e shumta
që bartin ndryshime tekstore me rëndësi të veçantë artistike dhe stilistike, duke u bërë kështu
shprehëse të vullnetit të fundit të autorit.
Rindërtimi i një procesi krijues që shtrihet në një periudhë kaq të gjerë kohore e që zhvillohet në
kontekste të ndryshme politiko-kulturore – nga regjimi diktatorial në demokracinë liberale –
përfaqëson një objektiv ambicioz, qoftë për të lehtësuar studimin e cilësive të brendshme të veprave
të marrura me vete, qoftë për të zbuluar sistemin letrar që krijojnë ato vepra në tërësi.
Nuk është e tepërt të themi se nga suksesi i këtij projekti do të varet zanaflla e një faze të re në
kritikën letrare kadareane, pa anësia dhe besueshmëria e të cilës do të varet nga rigoroziteti i
metodave të analizës dhe i kritereve të vlerësimit aq edhe nga materialet dorëshkrimore dhe
20 Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
27
dokumentare që do të kenë në dorë studiuesit. Për këtë arsye urojmë që të jetë sa më e shpejtë ajo
ditë kur studiuesit të kenë në dorë dorëshkrimet autografe që Kadare ruan në arkivin e tij privat.
Këto materiale të pabotuara do t’i japin një kontribut të vyer rindërtimit të historisë së teksteve të
veprave më të rëndësishme të letërsisë shqipe, sikurse ka ndodhur në të kaluarën me veprat klasike
të letërsive të mëdha botërore.
Në faqet që vijojnë do të parashtrojmë një model analize flologjike për t’u zbatuar në veprat
kadareane për një botim kritik eventual. Si shembull kemi marrë një nga romanet më të diskutuara
të Ismail Kadaresë, “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”. Do të marrim në shqyrtim paraprak variantet
tekstore që, në rastin e një botimi kritik eventual, do të përfshihen në aparatin kritik që bëhet kështu
pasqyrë e fazave të ndryshme të shkrimit21.
Objektivi është ai kanonik i analizave flologjike, d.m.th., pas rindërtimit rigoroz të historisë së
shkrimit të veprës, studimit të varianteve, vërtetimit të vullnetit të autorit duke marrë parasysh
ndërhyrjet fziologjike të kontekstit, do të vijohet me rindërtimin e një teksti filologjikisht të
besueshëm me vetëdijen se do të kemi të bëjmë gjithsesi me një ndër hipotezat interpretuese të
legjitimuara nga ekdotika dhe kritika letrare22.
Këto shënime janë përgatitur enkas për këtë vëllim të organizuar nga Ardian Ndreca me rastin e
tetëdhjetëvjetorit të Ismail Kadaresë. Zgjedhja e romanit “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” nuk është
e rastësishme. Ky roman është pa dyshim një nga veprat më “heretike” që janë botuar në Europën
Lindore para rënies së të ashtuquajturave “demokraci popullore”. Le të shërbejnë këto shënime për
ta falënderuar shkrimtarin e madh që diti ta mbajë gjallë shpresën e rilindjes së popullit të tij në
çastet më të errëta të historisë.
21 Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
22 Matteo Mandala: Për një botim kritik të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave, shënime paraprake, 2016.
28
6. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave dy botimet e para (1980-1981)
Botimi i parë i pjesshëm i “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” doli në Tiranë në vitin 1980 si pjesë e
përmbledhjes në prozë me titullin Gjakftohtësia, titull ky edhe i një romani që, sikurse shumë të tjerë
të autorit, ishte i destinuar të pësonte kufzime të shumta e të rënda. Ishte një version i dy kapitujve
të parë të romanit, që jo vetëm nuk shkaktoi reagime negative nga ana e kritikës zyrtare, por u
vlerësua pozitivisht nga disa kritikë.
Kjo pritje e mirë, që u lehtësua pjesërisht nga shkujdesja e funksionarëve që nuk ushtruan kontrolle
para shtypjes së librit, shpjegohet edhe me faktin se fragmentet e romanit nuk ngjallën dyshime mbi
karakterin subversiv të romanit23. Të njëjtin vit (1980) dy kapitujt e romanit u ribotuan edhe në
Prishtinë. Lehtësia me të cilën u arrit botimi i pjesshëm i Nëpunësit të pallatit të ëndrrave e bindi
autorin të vinte në jetë “një aventurizëm të pabesueshëm”, siç do ta quante më vonë e shoqja
Helena. Ndoshta duke shpresuar në mungesën e vigjilencës së shtëpisë botuese Kadare u shty më
tej, kësaj here i vetëdijshëm se romani vështirë se do të kalonte pa u vënë re.
Kështu një vit më vonë, në 1981, u botua teksti i plotë i romanit, që çuditërisht e kaloi përsëri sitën e
kontrolleve të shtëpisë botuese. Kësaj here romani u përfshi në botimin e dytë të përmbledhjes
Emblema e dikurshme, i fshehur “midis teksteve të rëndomta për jetën socialiste”.
Mirëpo ndryshe nga hera e parë ky truk nuk rezultoi efikas: sipas mendimit të studiuesit Bashkim
Kuçuku, botimi i plotë i Nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave “i shpëtoi censurës, por nuk i shpëtoi
kritikës”, pasi provokoi një mekanizëm të skëterrshëm që në raste të ngjashme kishte shkaktuar
masa ndëshkuese ekstreme ndaj autorëve që kishin shkelur vijën ideologjike të përcaktuar nga partia
në pushtet24. Në të vërtetë Kadare i kishte provuar në kurriz ato masa ndëshkuese dhe ndoshta e
kishte llogaritur rrezikun që mund të rridhte nga botimi i një romani, i cili konfigurohej si sulmi më i
hapur dhe i drejtpërdrejtë kundër një regjimi të një vendi socialist.
Nuk mund të thuhet as se vëllimi i reduktuar i veprës, –roman i shkurtër ose novelë, në vetvete
mund të zbuste vëmendjen e lexuesve a kritikëve, sikurse kishte ndodhur më parë me vepra të tjera
23 Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
24 Matteo Mandala: Për një botim kritik të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave, shënime paraprake, 2016.
29
që Kadare kishte arritur të botonte duke përdorur të njëjtin truk për t’i bishtnuar ndalimit për të
shkruar romane pas dënimit të poemës “Pashallarët e kuq”.
Truku i Kadaresë në botimin e dytë të plotë të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave nuk funksionoi
ndoshta sepse versioni i zgjeruar i tekstit tërhoqi vëmendjen e censurës me përmasat e tij. S’ka
dyshim se nuk ishin ndryshimet që autori i bëri dy kapitujve të botuar në vitin 1980 ato që tërhoqën
vëmendjen, edhe pse – sikurse do ta shohim më poshtë – prej tyre u morën peisazhet më
inkriminuese.
Krahasimi i dy teksteve të vitit 1980 dhe 1981 e konfrmon plotësisht këtë të dhënë, sikurse e
dëshmojnë qoftë variantet e lehta dhe pa peshë “zëvendësuese” që – sipas përkufzimit të
Gianfranco Contini-t të shtjelluara nga Dante Isella – përmbledhin “të gjitha lekcionet (fjalë të vetme
ose pjesë pak a shumë të gjata teksti) që zëvendësojnë të mëparshmet”, qoftë variantet
“restauruese” që, ndryshe nga të parat, janë shtesa të reja në tekstin e rishikuar prej autorit.
Më poshtë për të ilustruar metodën e zbatuar po sjellim një repertor të plotë të varianteve që do të
përfshihen në aparatin kritik:
Botimi i vitit 1980 Botimi i vitit 1981
Ndaj porosia e padishahut sovran është e tillë që
asnjë ëndërr e parë qoftë edhe në kufjtë më të
largët të shtetit, qoftë edhe nga robi më i humbur i
allahut, të mos mbetet jashtë shoshitjes së Tabir
Sarajit. (f. 499)
Ndaj porosia e padishahut sovran është e tillë që
asnjë ëndërr e parë qoftë edhe në kufjtë më të
largët të shtetit, qoftë dhe në ditën më të kurrfartë
qofë edhe nga robi më i humbur i allahut të mos
mbetet jashtë shoshitjes së Tabir Sarajit. (f. 281)
Ebu Qerimi ktheu kokën dhe e pa grumbullin e
vogël të njerëzve që po ecnin të heshtur, të gjithë
me ca dosje të mëdha në duar. (f. 501)
Ebu Qerimi ktheu kokën dhe e pa grumbullin e
njerëzve që po ecnin të heshtur, me ca dosje të
mëdha në duar. (f. 283)
E treta ëndrrat kallpe, domethënë ëndrrat që
s’janë parë vërtet por që janë stisur prej njerëzve
për arsye karrierizmi ose të sajuara nga
gënjeshtarët maniakë. (f. 504-505)
E treta, ëndrrat kallpe, domethënë ëndrrat që
s’janë parë vërtet por që janë stisur prej njerëzve
për arsye karrierizmi ose të sajuara nga
gënjeshtarët maniakë dhe provokatorët. (f. 286)
Ëndërr e parë nga nëpunësi Jusuf, i zyrës postare
të Jenisheherit nënprefektura e Kërk-Kilisë,
Pashallëku i Qystendilit më 3 shtator të këtij viti
ndaj të gdhirë”. (f. 506)
“Ëndërr e parë nga nëpunësi Jusuf, i zyrës postare
të Alaxhehisarit nënprefektura e Kërk-Kilisë,
Pashallëku i Qystendilit më 3 shtator të këtij viti,
ndaj të gdhirë”. (f. 288)
30
E shtynin nga të gjitha anët i preknin karrigen. “Tri
dhelpra të bardha...” ai mezi lexonte por ndërkaq
ndjeu një zë mu te rrëza e veshit. (f. 507)
E shtynin nga të gjitha anët i preknin karrigen. Me
gjithatë me njëfarë kokëfortësie ai e uli kokën mbi
dosjen që tani e tërhiqte si magnet. “Tri dhelpra të
bardha...” po ndërkaq ndjeu një zë mu te rrëza e
veshit. (f. 289)
Nga korridoret anësore përherë e më tepër dilnin
njerëz që i shtoheshin rrjedhës së korridorit
kryesor. (f. 507)
Nga galeritë anësore përherë e më tepër dilnin
njerëz që i shtoheshin rrjedhës së korridorit
kryesor. (f. 289)
Një grimë sytë e tij e panë Ebu Qerimin me
vëmendje. (f. 508)
Një grimë sytë e tij e panë Ebu Qerimin me
vëmendje. (f. 290)
Ebu Qerimi pa dashamirësin e tij të dilte nga radha
e njerëzve duke mbajtur me kujdes për të mos i
përplasur në supet e njerëzve dy filxhanët me kafe.
(f. 509)
Ebu Qerimi dalloi dashamirësin e tij të dilte nga
radha e njerëzve, duke mbajtur me kujdes në duar
dy filxhanët me kafe. (f. 291)
Njeriu që mbante flxhanët e kafes ndaloi më në
fund te një tryezë boshe dhe i vuri flxhanët mbi
syprinën e saj pranë ca taseve bosh. (f. 509)
Njeriu që mbante flxhanët e kafes ndaloi më në
fund te një tryezë boshe dhe i vuri flxhanët mbi
syprinën e saj. (f. 291)
Për shembull Interpretimi? (f. 510) Për shembull, Interpretimi? pyeti Ebu Qerimi. (f.
292)
Po Ndoshta nga sektorët e tjerë që janë të dyzuar
domethënë që njëri ka të bëjë me Tabirin Legal
tjetri me Tabirin Sekret duke flluar nga Mbledhja,
Transportimi, Recepsioni, Kopisteria, Seleksionimi,
Interpretimi është unik për krejt Tabir Sarajin.
Megjithatë kjo s’do të thotë se ai është më lart se
Tabir Sekreti në përgjithësi. (f. 511)
Po Nga gjithë sektorët e tjerë që janë të dyzuar
domethënë që njëri ka të bëjë me Tabirin Legal
tjetri me Tabirin Sekret vetëm Interpretimi është
unik për krejt Tabir Sarajin. Megjithatë kjo s’do të
thotë se ai është më lart se Tabir Sekreti në
përgjithësi. (pf. 293-294)
Bashëndrrorët, Sektori i Bash- Ëndrrës. (f. 512) Bashëndrrorët, Sektori i Bash- Ëndrrës ose i
Kryeëndrrës, siç i thonë kohët e fundit. (f. 294)
Çdo të premte ndoshta ke dëgjuar nga mijëra e
mijëra ëndrrat e mbërritura e të përpunuara këtu
gjatë javës i paraqesin sovranit vetëm njërën, atë
më të rëndësishmen. Kjo është Bash-Ëndrra. (f.
513)
Çdo të premte ndoshta ke dëgjuar nga mijëra e
mijëra ëndrrat e mbërritura e të përpunuara këtu
gjatë javës zgjedhin njërën, atë më të
rëndësishmen që ia paraqesin sovranit me një
ceremoni të thjeshtë, po tepër të lashtë. Kjo është
Bashëndrra, apo Kryeëndrra, siç i thonë sot. (f.
31
295)
E pra ajo s’është legjendë por e vërtetë, dhe për të
punojnë disa qindra vetë, bashëndrrorët siç quhen.
E kupton tani sa lart qëndrojnë ata në krahasim me
të gjithë ne të tjerët? (f. 513)
E pra ajo s’është legjendë por e vërteta dhe për të
punojnë disa qindra vetë bashëndrrorët apo
kryeëndrrorët siç quhen tani. – Disa sekonda ai e
pa ngultazi Ebu Qerimin. – Në bashëndërr... –
murmuriti pas pak – kush mund ta marrë me mend
se një e tillë me sinjalizimin e rëndësishëm që jep i
vlen nganjëherë sovranit më shumë se armata të
tëra ushtarësh apo se g jithë turma e diplomatëve
të tij. Ebu Qerimi dëgjonte gojëhapur. E kupton
tani sa lart qëndrojnë bashëndrrorët në krahasim
me të gjithë ne të tjerët? (f. 295)
Ç’mekanizëm gjigant tha me vete Ebu Qerimi për
Tabirin. (f. 513)
Ç’mekanizëm gjigant tha me vete Ebu Qerimi. Tabir
Saraji ishte me të vërtetë më shumë se ç’dukej. (f.
295)
dinin të nxirrnin kuptimin e fshehtë e të
çuditshëm. (f. 516)
dinin të nxirrnin kuptime të fshehta e të
çuditshme. (f. 299)
Apo ndoshta ka shkuar me shërbim në ndonjë
provincë të largët. Ndoshta ishte një nga
inspektorët e Tabirit, (f. 517)
Apo ndoshta ka shkuar me shërbim në ndonjë
provincë të largët. Mundet që ishte një nga
inspektorët e Tabirit (f. 300)
Ebu Qerimi po përpiqej t’i plotësonte me mend ato
që tjetri i kishte lënë pa treguar. Ai po mendonte
popujt që shtriheshin në krahun lindor të shtetit
dhe ata të krahut perëndimor, popujt që shikonin
shumë ëndrra dhe ata që shikonin pak popujt që i
tregonin ëndrrat e tyre dhe ata që nuk i tregonin
siç ishin shqiptarët, (për shkak të origjinës së tij
shqiptare Ebu Qerimi padashur regjistronte ndër
mend gjithçka që thuhej për atë vend)… (f. 519)
Ebu Qerimi po përpiqej t’i plotësonte me mend ato
që tjetri i kishte lënë pa rrëfyer. Ai po mendonte
popujt që shtriheshin në krahun lindor të shtetit
dhe ata të krahut perëndimor, popujt që shikonin
shumë ëndrra dhe ata që shikonin pak popujt që i
tregonin lehtë ëndrrat e tyre dhe ata që i tregonin
me zor siç ishin shqiptarët, (për shkak të origjinës
së tij shqiptare Ebu Qerimi padashur regjistronte
ndër mend gjithçka që thuhej për atë vend)… (f.
302)
grupimi i ëndrrave i qe lënë Seleksionimit por kjo
quhej një punë parapërgatitore (f. 520)
vërtet grupimi i ëndrrave i qe lënë Seleksionimit,
po kjo quhej një punë parapërgatitore (f. 303)
Ti me siguri ke kujtuar në fllim se meqenëse me
këtë proces fllon puna e Seleksionimit dhe
Ti me siguri ke kujtuar në fllim se meqenëse në
këtë proces fllon puna e Seleksionimit meqenëse
32
meqenëse ne të vendosëm këtu (f. 521) ne të vendosëm këtu (f. 304)
Idiotë, mashtrues, shante me vete ndërsa
shkruante fjalën e dënimit mbi fletët e tjera. (f.
522)
Idiotë, tyrylyfë, mashtrues, shante me vete,ndërsa
shkruante fjalën e dënimit mbi fletët e tjera. (f.
305)
Punë artistësh, tha me vete Ebu Qerimi ndonjë
muzikant i pakënaqur i mbetur pa punë dhe
nisi të shënonte falën “e pavlefshme” sipër. (f.
523)
Punë artistësh, tha me vete Ebu Qerimi, ndonjë
muzikant i
pakënaqur, i mbetur pa punë. Ai nisi të shënonte
fjalën “e pavlefshme” sipër fletës. (f. 306)
Zgjodhi ato fletë që kishin tekstet më të shkurtra
dhe pa i parë fare adresuesit, lexoi përmbajtjen e
ëndrrës. Njëra ishte kjo: “Një mace” (f. 523)
Zgjodhi ato fletë që kishin tekstet më të shkurtra
dhe pa i parë fare adresuesit, lexoi njërën prej tyre:
“Një mace” (f. 306-307)
vështronin daljen e nëpunësve nga Tabir Saraji.
Nga të gjitha institucionet e mëdha shtetërore
duke përfshirë këtu edhe pallatin e Sheh-Ul-Islamit
edhe zyrat e Vezirit të Madh, Tabir Saraji (f. 525)
vështronin daljen e nëpunësve nga Pallati i
Ëndrrave. Nga të gjitha institucionet e mëdha
shtetërore duke përfshirë këtu edhe pallatin e
Sheh-Ul-Islamit, edhe zyrat e Vezirit të Madh, Tabir
Saraji (f. 308)
ndihej era e mirë e zjarrit (f. 526) ndihej era e njohur e zjarrit. (f. 310)
në një institut të oqeanografsë në arkitekturë.
Kohët e fundit merrej me muzikë. (f. 527)
në një institut të oqeanografsë në arkitekturë,
kurse kohët e fundit merrej me muzikë. (f. 311)
… një nip nga Qyprillinjtë nga familja e famshme
që i kishte dhënë perandorisë pesë kryeministra
dhe një numër të pafund ministrash, admiralësh,
gjeneralësh, njëri prej të cilëve kishte komanduar
pushtimin e Austrisë që edhe tani në zbehjen e
saj, mbetej një nga shtyllat e perandorisë që
kishte hedhur e para idenë e riformimit të shtetit
të madh, duke u kthyer në SHBO (Shtetet e
Bashkuara Osmane), nga familja te porta e së
cilës trokitnin të druajtur funksionarë të lartë të
shtetit për të kërkuar mbrojtje, ndërhyrje për
mëshirë apo emërim në poste të tjera? (f. 528-
529)
… një nip nga Qyprillinjtë nga familja e famshme
që i kishte dhënë perandorisë përveç pesë
kryeministrave, një numër të pafund ministrash,
admiralësh, gjeneralësh, dy prej të cilëve kishin
komanduar dy fushatat e Hungarisë një tjetër
fushatën e Polonisë dhe një i tretë pushtimin e
Austrisë e familjes që edhe tani në zbehjen e saj
mbetej një nga shtyllat e perandorisë, që kishte
hedhur e para idenë e riformimit të shtetit të
madh, duke e kthyer në SHBO (Shtetet e
Bashkuara Osmane), që e vetmja pas familjes
perandorake fguronte në La Rouss-in e Francës te
shkronja “K” Köprülü – grande famille albanaise
don’t cinq membres furent de 1656 a 1710,
grands visirs de l’Empire Ottoman, te porta e së
33
cilës trokitnin të druajtur funksionarë të lartë të
shtetit për të kërkuar mbrojtje, karrierë apo
ndërhyrje për mëshirë. (f. 312)
Gruaja e vëllait të madh të Qyprillinjve po tregonte
diçka (f. 534)
Në tryezën e darkës gruaja e vëllait të madh të
Qyprillinjve nisi të tregonte diçka (f. 317)
Ata kanë pritur vërtet diçka të veçantë prej nesh.
– Shqipërinë disa e quajnë fatkeqe, disa
përkundrazi me yll – tha kushëriri tjetër. (f. 536)
Ata kanë pritur vërtet diçka të veçantë prej nesh.
Ai hapi krahët siç bëjnë njerëzit kur duan të thonë:
ja kështu janë punët. – Shqipërinë disa e quajnë
fatkeqe disa përkundrazi me yll – tha kushëriri
tjetër. (f. 320)
Përreth biseda për Tabir Sarajin vazhdonte por
Ebu Qerimi ndihej i lodhur dhe nuk e ndiqte më.
(f. 540)
Përreth biseda për Tabir Sarajin vazhdonte, por
Ebu Qerimi ndihej i lodhur dhe nuk e ndiqte më.
Kurti me njërin prej kushërinjve po diskutonin nëse
rifuqizimi i Pallatit të Ëndrrave tregonte krizën e
tanishme të super shtetit otoman apo ishte thjesht
një rastësi ndërsa guvernatori përsëriste, lëreni
tani këtë bisedë. (f. 324)
Në fakt me botimin e pesë kapitujve të rinj romani jo vetëm që shpalosi hapur natyrën oruelliane por
e shtyu dashur pa dashur analizën drejt një interpretimi të ndryshëm më global të gjithë tekstin pra
edhe të atyre dy kapitujve të parë që ishin konsideruar “të parrezikshëm”. Kështu nuk qe e vështirë
të zbërthehej mesazhi alegorik duke prekur ironinë, desakralizimin, sarkazmën dhe groteskun që
përshkonin romanin nga faqja e parë deri tek e fundit.
Ishte e qartë se Kadare nuk e kishte për objekt të romanit obsesionet e institucionalizuara të
“perandorisë” osmane por rreagimet e sistemit socialist shqiptar, obsesionet dhe makthin e atyre që
i vuanin ato. Nuk është vendi këtu për një analize ngushtësisht letrare të Nëpunësit të Pallatit të
Ëndrrave por nuk mund të mos themi se këto vlerësime janë të domosdoshme për të kuptuar
zhvillimet e mëvonshme të historisë së këtij teksti, si edhe të veprave të tjera të Kadaresë që u
dënuan të pësonin të njëjtin fat posa që variantet që do të botohen nga ky çast deri në rënien e
regjimit u imponuan përmes ndërhyrjes së “kontekstit”25.
25 Matteo Mandala: Për një botim kritik të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave, shënime paraprake, 2016.
34
Është fakt se pak pas botimit të plotë që do të konsiderohej i pazakontë dhe i pajustifkuar, romani u
shndërrua në një “çështje” letrare që i detyroi krerët e shtetit dhe të partisë të merrnin masa duke
zbatuar metodat represive që hynin mekanikisht në veprim për t’i prerë rrugën së ashtuquajturës
“veprimtari armiqësore kundër shtetit”26.
Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave u kritikua zyrtarisht gjatë mbledhjes plenare të Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve që u mbajt posaçërisht më 18-19 mars 1982 dhe si pasojë jo vetëm që
shtëpive botuese dhe redaksive të tyre iu bë thirrje për më shumë vigjilencë, por kopjet e shtypura
të romanit u tërhoqën menjëherë nga qarkullimi dhe u zyrtarizua dënimi i tij. Një vepër rinore në
prozë e shkrimtarit kishte pësuar të njëjtin fat: tregimi “Përbindëshi” pas botimit në revistën Nëntori
në vitin 1965, u dënua, u harrua dhe u rikthye në jetë si vetë personazhet e Kadaresë pas rënies së
regjimit. Do të kishte ndodhur kështu edhe me Nëpunësin sikur Kadare të mos merrte masa të
menjëhershme duke bërë një autokritikë “të sinqertë” në mbledhjen plenare të Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Në të vërtetë ajo ishte një autokritikë sikurse autokritika tjetër që zbuloi dhe botoi Shaban Sinani
nxirrte në pah me ironi natyrën alegorike të romanit dhe linte të nënkuptoheshin synimet e vërteta
të autorit. Po ta rilexojmë sot “rrëfmi” i Kadaresë më shumë se një pendesë publike na tingëllon si
një marrje e plotë përgjegjësie autoriale mbi një vepër tekstin e së cilës autori e kishte shkruar me
vetëdije të plotë, sepse në vend që të mbrohet nga akuzat, ai i pranon kufzimet “ideologjike” për të
cilat kritikohet.
Në fakt duke pohuar se vërejtjet racionale që i bëhen romanit të tij zbulojnë gabime të rënda
objektive në konceptimin estetik të veprës dhe veçanërisht në mënyrën e paraqitjes së realitetit
socialist shqiptar, Kadare i njihte Nëpunësit e Pallatit të Ëndrrave merita përndryshe të
parrëfyeshme: së pari, faktin se ajo mënyrë e shëndërrimit aluziv të aktualitetit i përmbyste
rrënjësisht kriteret dhe parimet e realizmit socialist dhe, së dyti, se alegoria që përshkonte romanin
pasqyronte një shoqëri të tërë me strukturat politiko-shtetërore që e qeverisnin si një vizion i
shtrembëruar i jetës.
Por kjo nuk është gjithçka. Duke i besuar shijes personale për paradoksin dhe provokimin, Kadare jo
vetëm që pohoi lirisht atë çka synonte t’u komunikonte lexuesve përmes romanit, por falë prirjes së
lindur për të rrokur aspektet absurde të dogmatizmit burokratik të shoqërisë së atëhershme
26 Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
35
shqiptare, ai arrinte të shfrytëzonte mundësitë e saj, sidomos atë që e bënte të thoshte se “realiteti
atje dyzohej, shumë shpejt fllonte irealja”.
Kështu, duke shfrytëzuar anën absurde të së ashtuquajturës “autokritikë”, në fakt vetë Kadare
dyzohej: nga njëra anë, njeriu që përpiqej të shpëtonte jetën e vet “konkrete”, duke pranuar
rregullat absurde që qeverisnin atë botë groteske; nga ana tjetër, shkrimtari që përpiqej të jetonte
një jetë tjetër ku të ishte i lirë të shkruante dhe të ushtronte talentin e vet27.
Mund t’i duket absurde lexuesit ose studiuesit naiv, por kështu jetonin shqiptarët gjatë asaj
diktature gjysmëshekullore që Kadare e përshkruan me fjalët e Kurtit, heroit të vërtetë tragjik të
romanit Nëpunësi i pallatit të ëndrrave: “Do të ishte absurd në një botë logjike. Kurse në botën tonë
mua më duket më se normal”, me fjalë që të kujtojnë shprehjen me të cilën Vladimir Nabokov ka
përshkruar botën e personazhit Akakij Akakieviç: “Nuk mund të vendoset një njeri në një situatë
absurd nëse absurd është bota ku ai jeton”.
Autokritika përbënte ndreqjen e gabimeve dhe larjen e fajeve për të cilat akuzohej njeriu, por falë
logjikës absurde që qeveriste atë botë, akti i pendesës publike përfaqësonte momentin tragjik të
“rrëfmit”. Përmes saj Kadare shprehte me sinqeritet një gjykim për veprat e veta dhe ndonjëherë
shfrytëzonte rastin për të nxjerrë në pah aspektet “heretike” të vizionit që kishte mbi letërsinë,
madje edhe për të shfaqur mospajtimin me flozofnë estetike të regjimit.
Si shembull të kësaj metode “absurde” le të marrim konsideratat e çuditshme mbi veprën letrare të
amerikanit William Faulkner që Kadare shprehu gjatë asaj mbledhjeje: interpretimi i fjalëpërfjalshëm
i atyre frazave do të nxirrte në pah kundërshtitë me pohimet e mëvonshme të autorit, i cili jo vetëm
që lëvdon “botën narrative folkneriane” duke ekzaltuar vlerat letrare të të famshmit Yoknapatawpha
dhe gjenialitetin e krijuesit, por shtjellon modelin e tij të sistemit letrar.
Bëhet fjalë për kundërshtim apo për një strategji të vetëdijshme që synon t’i shpëtojë kritikës dhe të
fshehë operacionin folknerian që Kadare përpiqej të realizonte në kundërvënie të plotë me
ortodoksinë socrealiste.
Duke i lënë argumentimet e hollësishme për më poshtë, këtu do të mjaftonte një analizë e teksteve
për të zbuluar projektin letrar të Kadaresë dhe për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme. Tash për
tash është rasti të kujtojmë sugjerimin metodologjik me anë të të cilit Umberto Eco i mbylli
27 Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
36
përfundimisht hesapet me anarkizmin interpretues që rridhte nga leximi i gabuar i nocionit të
“veprës së hapur”: si lexues që janë, kritikët dhe intentio lectoris i tyre duhet të ushtrojnë të drejtën
për të përpunuar strategji interpretuese duke respektuar paktin që lidhet gjatë komunikimit letrar
mes autorit, pra mes intentio auctoris, dhe tekstit, pra mes intentio operis28.
Vetëm pasi të jenë lidhur drejt mes tyre tri këndet e këtij trekëndëshi, analiza kritike mund të
pretendojë privilegjin e besueshmërisë shkencore dhe të shmangë rrezikun e shkarjes në atë që Eco
e quan “qorrsokaku interpretues”.
Në rastin e Kadaresë janë pikërisht tekstet e veprave të tij narrative ato që përbëjnë busullën për
qëndrimin kritik, për të mbetur me këmbë në truallin e fortë të kritikës tekstore e për t’iu shmangur
spekulimeve dhe manipulimeve gjithfarëshe. Autokritika e Kadaresë ishte e nevojshme jo vetëm për
të shpëtuar veprën nga censura, por edhe për t’i garantuar autorit të drejtën e botimit.
Në fllim të viteve ’80 regjimi diktatorial në Shqipëri ende ushtronte një trysni të madhe dhe vetëm
pas vdekjes së Enver Hoxhës (prill 1985) zunë të viheshin re shenjat e para të rënies. Ndoshta falë
këtij ndryshimi dhe zbutjes që pasoi, nga fundi i viteve ’80 u krijuan kushtet për ribotimin e romanit.
28 Matteo Mandala: Për një botim kritik të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave, shënime paraprake, 2016.
37
7. Funksioni i Distopisë dhe i Aluzionit në romanin Pallati i
Ëndrrave
Romani distopik (distopian fiction) është një lloj zhanri në të cilin pasqyrohen strukturat sociale dhe
politike të një vendi, nën mbikëqyrjen e sistemeve totalitare, burokracive ose edhe kompanive të
caktuara. Në letërsi, distopia është pjesë e fiction-it, ku gjithashtu ajo lidhet me një vend imagjinar
ku jeta është jashtëzakonisht e keqe për shkak të privimit, shtypjes, mbikëqyrjes ose dhe terrorit.
Në romanet distopike nuk përshkruhet një vend ku njerëzit do të donin të jetonin, përkundrazi, një
vend në të cilin duhet shmangur jetesa29. Veprat distopike theksojnë trysninë që ndodh për shkak të
kushteve politike, e ku shoqëria është një shoqëri tipike distopike.
Temat kryesore në një vepër distopike janë: shtypja, mbikëqyrja dhe rebelimi. Mjedisi luan një rol të
rëndësishëm në pasqyrimin distopik. Rrëfimet distopike, zakonisht janë rrëfime për mbijetesë, e ku
përgjithësisht rrëfimi shfaqet si imagjinar, edhe pse tematika huazohet nga realiteti. Në një vepër
tipike distopike nuk ka asnjë grup shoqëror përveç shtetit, por edhe nëse ka, ato janë të kontrolluara
prej shtetit.
Mjedisi social luan një rol të rëndësishëm në pasqyrimin distopik. Në një vepër tipike distopike nuk
ka asnjë grup shoqëror përveç shtetit, por edhe nëse ka, janë të kontrolluara prej tij. Romanet
distopike përdorin edhe elemente të romanit fantastiko-shkencor, si: udhëtimin në kohë, fluturimet
në hapësirë, teknologjinë e përparuar etj.
Romanet distopike trajtojnë gjithashtu idenë e klasës dhe të lirisë. Është gjithmonë shtresa elitare
kryesisht ajo në pushtet që komandon dhe u ndalon lirinë shtetasve të vet. Institucioni i “Pallatit të
Ëndrrave” ishte një prej atyre ku edhe ministrat hynin me leje të veçantë. Institucion zyrtar ku
portierët, kupolat e ngrehinës, një pjesë e mureve, kapakët e dosjeve kanë të njëjtën ngjyrë, gurkali
të zbehtë.
Distopia në romanin “Pallati i Ëndrrave” është e frikshme, tmerruese, e ankthshme, prandaj ndodh
kontrolli deri tek ëndrrat që shohin njerëzit, në mënyrë që të shmangen përpjekjet prej individëve të
29 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 369
38
ndryshëm për të shpëtuar ose edhe më e keqja për të shkatërruar distopinë. Në institucionin e
Pallatit të Ëndrrave punohet fort që kjo gjë mos të ndodhë, duke parandaluar ngjarje të tilla.
Në romanin Pallati i Ëndrrave janë analizuar disa prej karakteristikave të romanit distopik. Në teorinë
e letërsisë, distopia lidhet me një vend imagjinar apo shtet në të cilin gjendja e jetës është
jashtëzakonisht e keqe, si nga privimi, shtypja ose dhe terrori – nën këtë këndvështrim, është
analizuar romani “Pallati i Ëndrrave”, i cili përfaqëson vendin “imagjinar” në të cilin ndodh procesi i
përpunimit të ëndrrave, i ndarë në sektorë të posaçëm.
Në roman jepet mbikëqyrja totale e shtetasve nga ana e qeverisë komuniste. Është arritur në
përfundimin se këta nuk janë sektorët e përpunimit të ëndrrave, në tekst rrëfehet për të kaluarën,
për shekullin XVIII, por janë procese të mbikëqyrjes, të hetimit dhe të vëzhgimit të shtetasve në
bashkëkohësinë komuniste nga pushteti totalitar, pasi në nëntekst gjurmët të çojnë në shekullin XX.
Shtetasit e këtij vendi janë të kufizuar e të kushtëzuar nga qeveria, dhe tek ta mbizotëron frika,
ankthi, terrori, aq sa kanë frikë të shohin edhe ëndrra.
Jo vetëm romani “Pallati i Ëndrrave”, por, në përgjithësi, të gjitha romanet distopike janë shkruar në
përgjigje të shqetësimeve politike30. Veprat distopike theksojnë trysninë që ndodh për shkak të
kushteve politike, vepra, të cilat paraqesin jetën, jo vetëm të një individi, por të një shoqërie të tërë
nën mbikëqyrjen ose trysninë e qeverive totalitare.
Te Kadareja, shteti është mbikëqyrësi kryesor i jetës së shtetasve të vet, shoqëria është një shoqëri
tipike distopike, gati një shoqëri paranojake, ku veprimet shtetërore shkelin të drejtat themelore të
njeriut. Paraqitet mbikëqyrja totale nga ana e qeverisë, e ky është shqetësimi kryesor që autori
parashtron në këtë roman; shqetësim, i cili lidhet me përndjekjen dhe ruajtjen e të dhënave vetjake
të gjithsecilit prej strukturave më të larta shtetërore.
Romani “Pallati i Ëndrrave”, motërzimi i novelës “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, është shfaqje e
zhanrit distopik në letërsinë shqipe. Në analizën distopike të romanit “Pallati i Ëndrrave” jemi
bazuar, sidomos, në analizimin e madje konfrontimin me botimin e parë, novelën “Nëpunësi i Pallatit
të Ëndrrave”. Një vepër distopike lidhet ngushtësisht me shoqërinë së cilës i drejtohet, kështu që
varianti fillestar përbën një interes të veçantë nga ana studimore, për rastin distopik, sepse
përfaqëson veprën e parë të botuar me porosi kundërtotalitare në regjimin monist.
30 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë 1999. fq. 126
39
Duke konfrontuar të dyja tekstet, variantin e botuar në përmbledhjen me novela “Gjakftohtësia” dhe
botimin e mëvetësishëm si roman është vënë në dukje se ky ballafaqim nxjerr në pah e mbi të gjitha
dëshmon për elementet distopike të veprës; elemente eksplicite të cilat gjejnë vend pothuajse në
çdo faqe të novelës.
Në romanin “Pallati i Ëndrrave” përshkruhet vendi ku grumbullohen ëndrrat, Tabir Saraji, ky vend
imagjinar i krijuar prej imagjinatës autoriale dhe i shfrytëzuar prej tij për të denoncuar politikën
totalitare të periudhës komuniste. Njerëzit gjenden në kthetrat e një sistemi që mund të bëjë
gjithçka për këdo dhe ajo çka është më e rëndësishmja është se gjendja distopike shpesh mbetet e
pazgjidhur. Në veprën e Kadaresë, shteti është mbikëqyrësi kryesor i jetës së shtetasëve të vet, ky
roman ashtu sikurse shumica e romaneve distopike janë shkruar në përgjigjie të shqetësimeve reale
politike për shkak të të cilave cilësitë e jetës janë të pakëndshme pra e kundërta e utopisë31.
Shoqëria në këtë roman është një shoqëri tipike distopike, në të cilën: mbledhja, përpunimi dhe
interpretimi i ëndrrave përdoret për të kontrolluar individin; informacioni, mendimi i lirë, shprehja e
tij dhe liria janë të kufizuara, madje të pakonceptuara; qytetarët perceptohen të jenë nën
mbikëqyrje të vazhdueshme; qytetarët kanë frikë prej botës së jashtme dhe të brendshme32, kanë
frikë prej të pandërgjegjshmes së vet – ëndrrës; qytetarët jetojnë në një shtet ku mungojnë vlerat
minimale humanitare; individualiteti, kundërshtimi dhe rebelimi ndaj regjimit kanë pasoja tragjike –
rasti i Kurtit; shoqëria propagandon iluzionin e një bote të përsosur utopike por që në të vërtetë
s’është veçse një shoqëri tipike distopike ku paranoja është tipar i qartë në mesin e qytetarëve të
cilët jetojnë në frikë duke u ndierë të mbikëqyrur ose edhe të manipuluar prej sistemit politik.
Në letërsi një shoqëri distopike është një shoqëri që ka degraduar nga një shtet shtypës dhe
mbikëqyrës shpesh nën maskën e të qenit shtet utopik. Letërsia distopike shërben për të
paralajmëruar shoqërinë se këto kushte shkaktojnë pasoja të pashlyeshme. Veprat disopike
përshkruajnë format totalitare të qeverisë. Paranoja është një prej tipareve dalluese të individit në
romanet Pallati i Ëndrrave të Ismail Kadaresë dhe më 1984 të George Orwell-it; romanet e të cilit
përbëjnë shembujt më ekstrem të paranojës.
Në romanin “Pallati i Ëndrrave” individët janë të ndikuar, ose më saktë jetojnë me ankthin,
kërcënimin dhe frikën e përndjekjes e të mbikëqyrjes prej institucioneve qeveritare edhe pse nuk
31 Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novela, Naim Frashëri, Tiranë 1980. fq. 540
32 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 370
40
kanë bërë asnjë në kundërshtim të qeverisë. Marrja e ëndërrparësve në pyetje, akuzat e paqena,
bindjet për komplote ndaj shtetit dhe kërcënimet janë tiparet kryesore që i bëjnë këta individë
paranojakë.
Në radhë të parë paranojakë janë udhëheqësit politikë (kryeëndrra/bashëndrra kërkohet me porosi
të sovranit), të cilët orvaten të kapin sjelljet aksidentale të shtetasve nëse do t’i quanim ëndrrat e
“Pallatit të Ëndrrave” si të tilla, dhe duke i përkthyer ato si sjellje të qëllimshme madje edhe
kërcënuese për shtetin33. Në romanin ”Pallati i Ëndrrave” dallojmë dy lloj paranojash: paranojën e
udhëheqësve politikë – për të mbikëqyrur çdo “qelizë” të individit dhe për të pasur gjithçka nën
kontroll; dhe paranojën kolektive - ankthi social, si sindromë kolektive; e gjithë shoqëria shfaq shenja
paranojake.
Si në romanet e George Orwell-it ashtu edhe në romanet e Ismail Kadaresë janë përdorur dhe
përshkruar elementet distopike në shoqëri, veçanërisht ato shqetësuese. Shoqëri të tilla shfaqen në
shumë vepra letrare, sidomos në histori të rrëfyera me një të ardhme spekulative34. Orwell-i në
romanet e tij shfaq shqetësimin ndaj censurës së kohës gjatë periudhës së McCarthy në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës ndërsa Kadare nuk mund të dilte kaq hapur por zgjedh mjetin artistik të
mbivendosjes së të shkuarës në realitetin e tij bashkëkohor të kohës kur u shkrua vepra.
Romani “Pallati i Ëndrrave”, nuk përbën romanin e vetëm distopik të shkruar prej shkrimtarit Ismail
Kadare por edhe romane të tjera të tij mund të klasifikohen si romane distopike:
“Dosja H” Edhe pse subjekti i romanit ka të bëjë me Maks Roth-in dhe Vili Northonin të huajt që
kishin ardhur në vendin tonë për të zbuluar gjurmët e eposit homerik, romani trajton përgjimin e
shtetasve prej spiunëve të paguar prej shtetit të cilët e kishin profesion këtë punë; Pashallëqet e
mëdha “Kamarja e turpit” – ku përshkruhet terrori shtetëror. Në këtë vepër parashtrohen pjesë prej
mekanizmit të frikës e të terrorit prej nga çdo regjim duhet të kishte turp.
Spiritus – përgjimi prej Sigurimit të Shtetit i takimeve shpirtërore. Sigurimi i Shtetit kishte siguruar
prej Republikës Popullore të Kinës aparate moderne përgjimi duke shmangur përgjuesit e terrenit –
ironia therëse në këtë roman.
33 Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novela, Naim Frashëri, Tiranë 1980. fq. 542
34 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë 1999. fq. 128
41
Shteti për të ruajtur kufijtë, përdorte ushtrinë, mjete përgjimi, motoskafë, spiunë, inxhinierë, agjentë
sekretë, në mënyrë që të zbulonin të arratisurit e mundshëm. Të arratisurit shpeshherë nuk arrinin
ta përmbushnin misionin e tyre të arratisjes por vriteshin nga rojat, ngecnin në telat me gjemba,
shqyheshin nga qentë ose mbyteshin në det. Pra shteti vret shtetasit e vet që donin të iknin drejt
lirisë.
7.1 Universi imagjinarë Kadarean“Pallati i Ëndrrave”si krijim autentik
Romani “Pallati i Ëndrrave” përfaqëson intuitën krijuese, universin imagjinar ndoshta më të
larmishëm në krijimtarinë e shkrimtarit Ismail Kadare. Këto krijime autentike e përfytyrime
njëkohësisht nuk përfaqësojnë vetëm krijime të kategorive leksikore por edhe krijime të kategorive
konceptuale (ideore, kuptimore) duke filluar që nga institucioni i “Tabir Sarajit”, “Pallatit të
Ëndrrave”, ëndërrparësve, ëndërrçuesve, bashëndrrës/kryeëndrrës etj., e duke vazhduar tek endja e
ëndrrave dhe sistemi simbolik që i shoqëron e i zbërthen ato35.
I gjithë ky shqetësim vjen si referencë e së shkuarës përmes së tashmes. Edhe romanet distopike
zakonisht përshkruajnë jetën në një vend imagjinar. Ku çdo gjë është tërësisht e keqe e shqetësuese
pra individët ndihen gjithmonë të paqetë, ‘nuk i zë vendi vend’36.
“Pallati i Ëndrrave” është pjesë e një universi imagjinar kadarean, si pjesë e fiction-it dhe, gjithashtu,
shembulli më i qartë për të treguar kontrollin që ndodh në një shoqëri distopike, nën trysninë e një
qeverie totalitare, të drejtuar nga diktatura e sistemit komunist.
Tabir Saraji/Pallati i Ëndrrave është krijim autentik i shkrimtarit Ismail Kadare jo vetëm si krijim
gjuhësor (si kategori leksikore): sintagmë emërore turko-arabe e pranëvënë në gjuhën shqipe por
edhe si krijim ideor: nuk ekziston asnjë institucion së paku që të merret me grumbullimin,
seleksionimin dhe interpretimin e ëndrrave të shtetasve; hiperbola – zmadhimi i dukurisë së
mbikëqyrjes së ëndrrave mbi të gjithë shtetasit për të theksuar idenë e mbikëqyrjes totale dhe
përndjekjes së shtetasve – të gjithë janë të rrezikuar prej ëndrrave që mund të shohin të gjithë
ndiejnë frikë të shohin ëndrra.
35 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë 1999. fq. 129
36 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 371
42
Sipas kritikëve shqiptarë e të huaj “Pallati i Ëndrrave” është një aluzion për Komitetin Qendror të
Shqipërisë komuniste. Do të shtonim se për sa i përket funksionit, institucioni i Pallatit të Ëndrrave
mbetet një krijim i mirfilltë autentik siç theksuam edhe më lart një univers imagjinar kadarean,
ndërsa për sa i përket strukturës, hierarkisë, pozicionimit gjeografik dhe sidomos kur përshkruhet si
ngrehinë arkitekturore mund të përngjasojë me institucionin e Komitetit Qendror të PPSH-së,
gjithashtu edhe duke e krahasuar me rolin suprem që ai zotëronte si organi më i lartë i PPSH-së,
ashtu sikurse ishte edhe “Pallati i Ëndrrave” – institucioni më i rëndësishëm i shtetit perandorak i
krijuar me interesimin e drejtpërdrejtë të sulltanit sovran.
“Pallati i Ëndrrave” përfaqëson institucionin më të rëndësishëm të shtetit perandorak më të vjetrin
sipas mendimit të njërit prej personazheve, pavarësisht emrit të bukur që ka ai është institucioni më
i tmerrshëm midis gjithë mekanizmave të shtetit, “Pallati i Ëndrrave” është ai që qëndron më jashtë
vullneteve njerëzore se të gjithë të tjerët37. Ai është më i tmerrshmi i të gjithëve më i verbri më fatali
pra edhe më shtetërori, institucioni më absurd i perandorisë. Do të ishte absurde në një botë logjike
kurse në botën tonë mua më duket më se normale.
Këto përfaqësojnë disa prej sentencave më të fuqishme e më eksplicite të novelës “Nëpunësi i
Pallatit të Ëndrrave”, ku nëpërmjet këtij institucioni, pjesa më e errët e ndërgjegjies e të gjithëve
shtetasve krijon kontakt të drejtpërdrejtë me shtetin.
Madje prej narratorit “Pallati i Ëndrrave” konsiderohet si një kafaz tigrash që mbante një emër
joshës por që në të vërtetë s’ishte gjë tjetër veçse një mekanizëm i verbër fatal dhe mizor. Puna në
këtë institucion misterioz krahasohej si një punë skëterre. Institucioni misterioz i Pallatit të Ëndrrave
shtie në dorë ëndrrat e të gjithë shtetasve, pa përjashtim gjithashtu është vendi ku monitorohen,
hetohen dhe gjykohen ëndërrparësit e bashëndrrës/kryeëndrrës.
Ëndrra dhe ankthet përbëjnë botën e vetëdijes në këtë roman kështu ëndërrparësit janë të
vetëdijshëm se ëndrra për ta mund të jetë akt shpëtimi – ngritje në detyrë, shpëtimi i shtetit prej
sulmeve nëpërmjet sinjaleve që kanë paralajmëruar ata me anë të ëndrrës së tyre ose akt
ndëshkimi, viktima të këtij mekanizmi burokratik, perms përndjekjes, dënimit e madje edhe
ekzekutimit. Ata nuk e dinë si mund të interpretohet ajo prandaj janë të detyruar të jenë sa më
transparentë sepse mbikëqyrja është në një shkallë aq të lartë sa depërton deri në të
padepërtueshmen në ëndërr.
37 Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novella, Naim Frashëri, Tiranë 1980. fq. 544
43
Institucionet qeveritare të përfaqësuara në këtë rast me më kryesorin, “Tabir Sarajin”, ”Pallatin e
Ëndrrave” përdorin madje mbikëqyrin një formë manipuluese të nënvetëdijes ëndrrën. Pallati i
Ëndrrave monitoron shtetasit e vet në çdo çast të ditës e të natës, madje edhe gjendjen e gjumit
”ëndrrën”. Rreziku që u kanoset qytetarëve nuk mund të imagjinohet as prej tyre e as prej zyrtarëve
të këtij institucioni të trishtë. Koncepti i lirisë në të gjithë kuptimet e tij duket se mungon gjithkund.
Por nga ana tjetër, grotesku i lirisë është se fizikisht individët e këtij vendi janë të lirë, përveçse në
rastet kur ata dënohen kryesisht për shkak të ëndrrës që mund të kenë parë. Ata “nuk” janë të
izoluar nga bota e jashtme, vetëm nënvetëdija e tyre mbahet nën vëzhgim38. Njerëzit trajtohen si
kavie, ëndrrat e tyre vendosen në laborator dhe ata janë aq të nënshtruar sa presin me frikë
vendimin që do të merret për ta, jo nga ajo që kanë vepruar me vetëdije të plotë, sepse kjo nuk
mund të imagjinohet që të ndodhë, por për atë çka mund të zbulohet nga e nënvetëdijshmja që
mund t’u jetë shfaqur në ëndërr.
Individët e këtij shteti totalitar janë të bindur e të nënshtruar dhe presin të frustruar vendimin për
veten e tyre. Një shoqëri e tillë nuk ka të ardhme, mbetet peng e së tashmes dhe e së shkuarës.
Individët janë të kushtëzuar, të mjerë, të mbikëqyrur në vetëdije e nënvetëdije, dhe janë “të
gatshëm” për të pranuar çfarëdo shteti ushtron e vendos për ta. Në këtë roman pasqyrohen
shqetësimet në rritje të sistemit komunist. Njerëzit shfaqen të tjetërsuar, individualiteti dhe të
drejtat e njeriut janë kufizuara nga qeveria. Tek ata mbizotëron frika, terrori aq sa nuk mund të
shohin dot as ëndrra, sepse edhe ëndrrat “monitorohen”.
7.2 Ëndërrparja frika ndaj të pandërgjegjshmes
Ëndërrparja është puna fillestare për Pallatin e Ëndrrave pra faza e parë e tij. Ajo përbën burimin e
ankthit, dhunimin e individit, llahtarisjen e tij, madje mund të përbëjë edhe ndëshkimin fatal.
Ëndërrparja është një proces aq rrëqethës dhe i ndërlikuar për njerëzit sa që ata i tmerron ideja e të
fjeturit në gjumë me frikën se mos shohin ndonjë ëndërr e cila mund të interpretohet si kundër
shtetit.
Madje Shqipëria sipas autorit është një vend ku sundon stina e pagjumësisë, ndërsa shqiptarët janë
një popull që kanë frikë t’i tregojnë ëndrrat e tyre – kanë frikë të shprehin hapur mendimin e tyre
38 Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë 1999. fq. 131
44
dhe të shprehen lirshëm39. Ëndërrparja është një akt juridik e cila shënohet në vepër me të dhëna të
sakta e të detajuara, përkatësisht me: datën, orën, emrin e ëndërrparësit, profesionin, prefekturën,
nënprefekturën, pashallëkun, fshatin, qytetin.
Ëndrrat ruheshin në dosje, e cila u përngjante dosjeve të proceseve gjyqësore. Dosjet mbanin
përsipër vulën mbretërore. Përpunimi i ëndrrave është i ngjashëm me procesin hetimor, madje nga
termi dosje kalohet në procesverbal.
7.3 Ëndërrparësit viktima të shtetit totalitar
Ëndërrparësit janë viktima të shtetit që i mbikëqyr. Nga njëra anë ata janë baza e Tabir Sarajit sepse
prej tyre vilen ëndrrat dhe nga ana tjetër, viktima të këtij institucioni të tmerrshëm, viktima të shtetit
totalitar40. Ëndërrparësit thirren në Pallat me anë të një fletë- thirrjeje, sikur të ishin të akuzuar për
ndonjë vepër penale.
Ëndërrparësit e bashëndrrës hyjnë me këmbët e veta në Pallat por dalin prej tij me këmbët e të
tjerëve, personave që mbajnë në supe arkëmortin e tyre. Ëndërrparësit mbahen në dhomat e
veçimit – si të akuzuarit sepse aty duhet të merren në pyetje për ëndrrën që kanë parë dhe për të
zbuluar shtysat që i kanë çuar për të parë një ëndërr të tillë.
Ëndërrparësi nga kryeqyteti ai që kishte dërguar ëndrrën fatale, mbahej në një nga dhomat e veçimit
për të bërë shpjegimet e nevojshme dhe tepër të hollësishme. Ndaj tij përgatitet një procesverbal që
i kishte arritur tetëqind faqe – për një ëndërr të vetme i cili edhe pse kishte arritur tetëqind faqe
ende ishte larg përfundimit.
Për perimeshitësin, ëndërrparësin nga kryeqyteti, pritej një pagjumësi e ndjeshme pra mendohej se
do të kishte gjumë të trazuar dhe me përqindje të lartë ankthi. Faqet e të cilit ishin mbushur me
hollësira deri në detajet e parëndësishme të përditshmërisë.
39 Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novela, Naim Frashëri, Tiranë 1980. fq. 547
40 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 372
45
7.4 Ëndërrçuesit nëpunës të nënshtruar
Janë personat përgjegjës të cilët e dërgonin bashëndrrën/kryeëndrrën te sovrani çdo të premte.
Shkrimtari Ismail Kadare i përshkruan ata si nëpunës me zhguna të shkurtra dhe të lëkurta me çizmet
gjithë baltë dhe me karrocat me rrotat e përbaltura *njollosja+41. Karrocat e ëndërruesve kishin
emblemën e Tabir Sarajit për të theksuar zyrtarizimin e këtij procesi.
7.5 Ëndrrat procese të mbikëqyrjes shtetërore
Ëndrrat ashtu sikurse shumë dukuri të tjera të kësaj jete periudhat e tyre të shtimit i kishin nga
pranvera deri në Vitin e Ri ndërsa periudhat e pakësimit sidomos pas periudhës së Vitit të Ri e deri
në pranverë42. Pra ky ‘ritual’ mund të pretendohet si një lloj cikli i cili dukej sikur lidhej me stinët.
Ëndrrat që klasifikoheshin si “të vlefshme”, kalonin në sektorin e interpretimit për t’i zbërthyer
kumtet që ato mbartin. Disa prej ëndrrave në roman dekodifikohen prej protagonistit i cili është
edhe narratori i cili e kishte proces të punës së tij. Mark-Alemi mes mijërave ëndrrave që vinin në
“Pallatin e Ëndrrave” vendos që të zbërthejë për lexuesin vetëm dy prej tyre vetëm ato ëndrra që më
vonë gëzuan statusin “kryeëndërr”/“bashëndërr” një lloj nuhatjeje prej drejtuesi kjo ose prej lideri
do të thoshim në gjuhën e ditëve të sotme.
7.6 Bashëndërra/Kryeëndërra kotësi institucionale
Bashëndrra ose siç quhej ndryshe kryeëndrra ishte ëndrra e përzgjedhur mes mijëra ëndrrash që
seleksionoheshin dhe interpretoheshin në Pallat. Nxjerrja e kryeëndrrës ishte detyra e
bashëndërrorëve dhe përfaqësonte drejtorinë më të rëndësishme në Pallatin e Ëndrrave elitën.
Nëpunësit që punonin për kryeëndrrën/bashëndrrën quheshin bashëndërrorë/kryeëndërrorë.
Shenjimi i bashëndrrës krahasohet me gjetjen e një margaritari në shkretëtirën me rërë. Ajo shihet si
shpëtimtare për shtetin perandorak. Kryeëndrra shihet si shkëndijë për të parandaluar ose për të
shmangur sulmet kundër shtetit, luftën ose murtajën43.
41 Ismail Kadare: Vepra 11, Onufri,Tiranë 2009. fq. 296.
42 Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novela, Naim Frashëri, Tiranë 1980. fq. 548
43 Ismail Kadare: Vepra 11, Onufri,Tiranë 2009. fq. 297
46
Bashëndrra/kryeëndrra përbënte ëndrrën fatale për ëndërrparësin. Ajo përzgjidhej çdo të premte
dhe përgatitej që të dërgohej në pallatin e sovranit. Ishte kryeëndrra e parë nga perimeshitësi nga
kryeqyteti ajo që kishte çuar Kurtin i cili quhet Tjetërmendës (disident)+ në varr ndërsa Mark-Alemin
në postin më të lartë të institucionit hijerëndë të Pallatit të Ëndrrave.
7.7 Proceset e përpunimit të ëndrrave akte distopik
Përpunimi i ëndrrave në Pallat është një proces filtrues, karakteristik për institucionet totalitare dhe
kalon në disa sektorë (faza). Rëndësia dhe përgjegjshmëria në të cilët rritej nga sektori në sektor. Në
këta sektorë punojnë njerëz tepër të besueshëm e të përkushtuar ndajshtetit persona që duhet
medoemos të ruajnë sekretin e institucionit.
Sektorët e përpunimit të ëndrrave në roman janë:
kopisteria
grumbullimi/mbledhja e ëndrrave
përzgjedhja/seleksionimi
klasifikimi/përndarja
interpretimi
kryeëndrra-bashëndrra
Në të vërtetë këta sektorë nuk lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e ëndrrave por me proceset e
mbikëqyrjes/survejimit total/e të shtetit ndaj shtetasve të vet me hetimin me vëzhgimin e me
përndjekjen në bashkëkohësinë komuniste të autorit në kohën kur u shkrua vepra. Edhe “Pallati i
Ëndrrave”, institucioni në të cilin mblidhen ëndrrat përbën pallatin e tmerrit, hetimit, dhunimit e
ndëshkimit të lirisë individuale, cilësuar prej narratorit si institucion hijerëndë44.
Detyra themelore e këtij institucioni është që me anë të kumtimit që përcjell ëndrra, paralajmërimi
që ajo lëshon e parandalon fatkeqësinë e shtetit të sovranit, prandaj “Pallati i Ëndrrave” është një
nga themelet e shtetit ‘perandorak’. Sektori më i rëndësishëm i tij është interpretimi, sepse gjithçka
44 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 373
47
fillon nga ky proces i cili merret me interpretimin politik të ëndrrave. Sa më me karakter
kundërpushtetar të jetë një ëndërr aq më kryeëndërr bëhet45.
Karriera e vërtetë e” Pallatit të Ëndrrave” fillon nga sektori i interpretimit, Interpretimi është
fshehtësi mbi fshehtësinë. Një nga kërkesat themelore të ”Pallatit të Ëndrrave” është fshehtësia e
plotë, Përveç Tabirit të zakonshëm është edhe Tabiri i Fshehtë që merret me përpunimin e ëndrrave
që njerëzit nuk i bien vetë në pallat por që shteti me anë të mjeteve dhe mënyrave të tij i shtie në
dorë.
Mënyra e organizimit të punës në “Pallatin e Ëndrrave” ka disa kërkesa kryesore, përveç punës së
madhe këtu nënkuptohet puna e madhe e PPSH-së. Ka një rëndësi të madhe mbyllja e plotë e “Tabir
Sarajit” ndaj çdo ndikimi të jashtëm (këtu nënkuptohet armiqësia që ka pasur sistemi totalitar ndaj
kapitalizmit, perëndimit e ndikimeve të huaja), shumë njerëz dhe shumë rryma kanë dashur të
depërtojnë këtu por Tabir Saraji nuk ka rënë kurrë në grackë (bëhet fjalë për njerëzit që nuk janë
pajtuar me diktaturën dhe janë përpjekur të dalin kundër tjetërmendësit, disidentë).
7.8 Shtypja mbikëqyrja dhe rebelimi – topose sinjifikative të romanit
distopik
Në romanin “Pallati i Ëndrrave” veprimet shtetërore shkelin të drejtat themelore të njeriut, paraqitet
mbikëqyrja totale nga ana e institucioneve zyrtare/qeverisë dhe ky është shqetësimi kryesor që
autori parashtron në këtë roman, përndjekja e individëve dhe ruajtja e të dhënave personale në
shërbim të interesave shtetërore.
“Pallati i Ëndrrave” është shembulli më ekstrem i një “Big Brotheri” të kohëve moderne i cili është
një format televiziv që i mban banorët të mbikëqyrur (të monitoruar) për 24 orë. Edhe “Pallati i
Ëndrrave” duket se i kontrollon shtetasit e vet për 24 orë, madje edhe në gjumë. Në një shoqëri të
tillë, krejtësisht distopike, mjerimi dhe kushtet ekstremisht negative të jetesës mbizotërojnë kudo.
Romanet distopike paraqesin një botë në të cilën ndodh kontrolli shtypës i shoqërisë dhe
propagandohet iluzioni i një shoqërie të përkryer.
Kontrolli burokratik i ëndërrparësve (mbikëqyrja/surjevimi i tyre) prej administratës/zyrtarëve të
Pallatit të Ëndrrave lidhet me një sistem të pamëshirshëm, kujtojmë se çfarë i ndodhë perimeshitësit
45 Ismail Kadare: Vepra 11, Onufri,Tiranë 2009. fq. 298
48
nga kryeqyteti46. Ëndërrparësit ndihen të pafuqishëm për shkak të shtypjes e të mbikëqyrjes së
vazhdueshme të drejtuar nga diktatura totalitare dhe të organizuar nga institucioni burokratik i
Pallatit të Ëndrrave.
Temat kryesore në një vepër distopike janë kryesisht: shtypja, mbikëqyrja dhe rebelimi. Dy të parat,
shtypja e mbikëqyrja, janë mbizotëruese edhe në romanin Pallati i Ëndrrave, madje në nivele të
larta, ndërsa rebelimi mbetet në tentativë, vetëm te Kurti e hasim njëfarë rebelimi i cili bëhet shkaku
kryesor i fundit tragjik të tij. Rrëfimet distopike zakonisht janë rrëfime për mbijetesën.
Shfaqja e distopisë te” Pallati i Ëndrrave” paraqitet në formë të egër. Kemi një prirje rebelimi prej
Kurtit e për shkak të kësaj prirjeje ai quhet prej narratorit si tjetërmendës te Nëpunësi... nuk e kemi
këtë epitet por thuhet se gjithçka që bënte ishte e tjetër lloji, vetëm ai gëzonte mendime të
ndryshme prej shtetasve të tjerë.
Kurti ungji i vogël i Mark-Alemit, shfaq mendime liberale për kohën nuk donte të martohej, luante
golf me të birin e konsullit austriak, flitej se këmbente letra dashurie me një zonjë misterioze me pak
fjalë gjithçka bënte të tjetërlloj nga si vepronin njerëzit në përditshmërinë e tyre. Ai nuk ishte ngritur
në asnjë post të rëndësishëm shtetëror, përkundrazi kishte hyrë në disa punë të parëndësishme prej
të cilave kishte hequr dorë shpejt në një institucion të oqeanografisë në arkitekturë, e kohët e fundit
kishte filluar të merrej me muzikë. Kurti i ndryshëm prej fisit që mund të jenë brunë ai është biond,
me sy të çelët, me mustaqe të kuqërremta dhe me një emër shqiptaro-gjerman, ashtu sikurse edhe
tiparet e tij fizike.
Përgjithësisht linja rrëfimore në romanin “Pallati i Ëndrrave” është imagjinarë edhe pse tematika
huazohet nga realiteti. Nuk ekzistonte askund as në hapësirën e Perandorisë Osmane e as në vendin
tonë një institucion ku të mblidhen, përzgjidhen e interpretohen ëndrrat e shtetasve. Kjo gjendje
afërmendsh është një lloj pasqyrimi distopik i gjendjes që po kalonte vendi ynë gjatë periudhës
komuniste47.
Në këtë vepër tipike distopike nuk ekziston asnjë person (edhe ai që pretendohet se është kundër
shtetit, Kurti dënohet dhe ekzekutohet), grupim shoqëror përveç shtetit, gjithçka kontrollohet e
46 Ismail Kadare: Vepra, vëllimi 10, Onufri, Tiranë 2008. fq. 12
47 Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990. fq. 375
49
mbikëqyret prej shtetit. Kurti si antagonist si antihero, ai sheh se çfarë është e gabuar në këtë sistem
dhe përpiqet për ta ndryshuar sistemin por pa rezultat.
Mbikëqyrja e individëve përmes survejimit të ëndrrës përbën shfaqjen më të përçudnuar të
distopisë. Ëndrra simbolizon mbikëqyrjen e shtetasve prej institucioneve shtetërore. Ëndrrat e
ëndërrparësve ruhen në dosje dhe kalojnë në disa procese të posaçme për të cilat ka drejtori të
veçanta në institucionin e “Tabir Sarajit”, ”Pallatit të Ëndrrave”.
Ëndrra përfaqëson ndalimin e fjalës së lirë dhe dhunimin e lirisë individuale prej shtetit si dhe
cenimin e nënvetëdijes së gjithsecilit. Ëndrra, asociacioni verbal bëhet subjekt për censurë të cilin
mund ta quajmë “parim të besueshmërisë”, domosdo të formuar prej vetëdijes së shkrimtarit.
Ëndërrparësit janë të frikësuar të tregojnë lirisht ëndrrat e tyre.
Ëndrrat në “Pallatin e Ëndrrave” ndaheshin në gjashtë grupime, domosdoshmërish bëhet fjalë për
ato ëndrra që lidheshin me çështjet që institucioni u kushtonte rëndësi. Çdo grupim vendosej në
dosje të posaçme. Çështjet më të rëndësishme, të cilave u jepej prioritet i veçantë në Pallatin e
Ëndrrave, përfaqësoheshin prej ëndrrave me lëndë (përmbajtje) shtetërore:
ëndrrat që lidheshin me sigurimin e shtetit “perandorisë te Nëpunësi...” dhe të sovranit
(përbetimet, tradhtitë, kryengritjet)
ëndrrat që lidheshin me politikën e brendshme kryesisht njëjtësia “uniteti te Nëpunësi” i
perandorisë
ëndrrat që lidheshin me politikën e jashtme (aleancat, luftërat ,abuzimet) është hequr në
variantin e romanit
ëndrrat nga jeta shoqërore civile te” Nëpunësi”... (vjedhjet e mëdha, zvetënimi)
kryeëndrra - shenjimi i bashëndrrës sinjalizime për bashëndrrën te” Nëpunësi”...
ëndrra të ndryshme
Thelbi i punës në Pallatin e Ëndrrave, punë e cila i përkiste degës së Seleksionimit ishte që të
qërohen nga dosjet ëndrrat pa vlerë të cilat ndaheshin në tri kategori:
Ëndrrat me shtysë vetjake motive private te Nëpunësi..., të cilat nuk kanë asnjë lidhje me
shtetin.
50
Ëndrrat e shkaktuara nga uria, mbingrënia, të ftohtët, të nxehtit, sëmundjet etj, pra ëndrra
që nuk kanë lidhje me mishin e njeriut. Një kategorizim grotesk, pasi ëndrrat kanë lidhje
drejtpërdrejt me shqetësimet njerëzore.
Ëndrrat e rreme ëndrrat kallpe te Nëpunësi..., të cilat nuk janë parë vërtet por që janë stisur
prej njerëzve për arsye karrierizmi ose të sajuara nga gënjeshtarët maniakë dhe
provokatorët.
Jo vetëm individët janë të mbikëqyrur por edhe nëpunësit ndiejnë trysni dhe frikë gjatë klasifikimit
të ëndrrave, kryesisht jo në rastet kur i klasifikonin ato në “të vlefshme”, por tek ato që mund të
klasifikohen si “të pavlefshme”, por që në të vërtetë mund të kenë një lidhje të drejtpërdrejtë me
shtetin më tepër se fjalimi i porsambajtur i ndonjë anëtari të qeverisë.
51
Përfundimi
Kadare ka dëftuar se ka talent të jashtëzakonshëm për ta mbajtur pezull lexuesin duke e
shëtitur mjeshtërisht nëpër kohë dhe hapësirë. Dhe bashkë me galerinë mahnitëse të personazheve
të tij lexuesi zbulon gjithmonë mënyra të reja të perceptimit të universit tonë. E duke pasur si topose
temat e dramat ballkanike, autori atyre gjithmonë iu jep një përmasë homerike të rrëfimit ku
konflikti është gjithmonë prezent e ku domosdoja që ai të zgjidhet është në përkim me kërkesat e
artit letrar, drejt efekteve të katarsisit.
Për shkak të aluzioneve të hapura kundër regjimit komunist, në mars të vitit 1982 u thirr në
mënyrë urgjente një plenium i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë ku morën pjesë edhe zyrtarë të
lartë si Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Aty romani "Pallati i ëndrrave" u dënua ashpërsisht kurse
Kadare u akuzua se në roman kishte futur aluzione kundër regjimit komunist në Shqipëri duke i
thënë që ishin në dijeni se ”Pallati i Ëndrrave” ishte në fakt Komiteti Qendror i PPSH-së.
Pos tjerash, autori u akuzua se kishte bërë sulme të fshehta ndaj sistemit socialist dhe
izolimit të Shqipërisë. Si rrjedhojë romani u ndalua. Prej një arrestimi të mundshëm autori shpëtoi
falë njohjes ndërkombëtare.
Në vitin 1980 me rastin e botimit të romaneve “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe
“Dasma në një vëllim të përbashkët”, Kadare shfrytëzoi rastin dhe i futi aty edhe dy kapitujt e parë të
romanit “Pallati i Ëndrrave”. Për shkak të tematikës që dukej si historike nuk u tërhoqi vëmendjen
kritikëve.
Një vit më vonë me rastin e ribotimit të një përmbledhjeje tregimesh autori e shfrytëzoi
rastin dhe e futi në të romanin e plotë pa u vërejtur nga censura zyrtare e cila pasi i kishte dhënë një
herë dritën e gjelbër botimit tani kishte e ngritur vigjilencën.
Pas botimit njerëzit filluan të vërenin ngjashmëri mes përshkrimeve të qytetit ku luheshin
ngjarjet në roman dhe Tiranë. Disa veçori të “Tabir Sarajit” u kujtonin njerëzve ndërtesën e Komitetit
Qendror të PPSH-së. Edhe atmosfera e terrorit në roman të kujtonte atmosferën e terrorit në
Shqipërinë e Enver Hoxhës. Binte në sy edhe fakti që autori nuk kishte provuar aspak ta bënte
romanin historikisht të saktë, përkundrazi në të kishte anakronizma të shumta qëllimi i të cilave ishte
ta bënin ngjarjen të tingëllonte aktuale.
52
Kur e lexojmë veprën e Kadaresë ne pyesim “a ndikon letërsia që ta kuptojmë një ide tjetër
për historinë?” E përgjigjen e jep vepra e tij e pasur e cila dëfton se letërsia dhe ligjërimi letrar ka
vlerë që të dëshmojnë një ide tjetër për historinë dhe kulturën.
Kadare me veprën e tij krijoi hartën kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe ajo
përfaqëson kombin shqiptar anekënd botës.
Ai shkroi tekste artistike të predestinuara për t’u rezistuar kohëve dhe për t’u hyrë në
përjetësi. Sepse krijimtaria artistike e Kadaresë e jep një alternativë të përhershme për Shqipërinë
komuniste dhe jo vetëm për të. Ajo e jep një alternativë të përhershme për Shqipërinë kulturore e
shpirtërore. Nga penda e tij mjeshtërore e kuptojmë më mirë edhe Shqipërinë kulturore dhe
identitetin e saj të lashtë, të thadruar përbrenda në një vepër letrare me peshë dhe shtrirje
planetare.
53
Literatura
1. Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Onufri, Tiranë 1999.
2. Ismail Kadare: Gjakftohtësia, novela, Naim Frashëri, Tiranë 1980.
3. Ismail Kadare: Vepra 11, Onufri, Tiranë 2009.
4. Kamber Kamberi: Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, studim monografik, Tiranë
2018.
5. Ismail Kadare: Pallati i Ëndrrave, Botimi i dytë, Roman, Onufri 2011.
6. Ismail Kadare: Vepra, vëllimi 10, Onufri, Tiranë 2008.
7. Northrop Fraj, Sabri Hamiti: Anatomia e Kritikës, Rilindja, Prishtinë 1990.
8. Ndue Ukaj: Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia, Pjesë e shkëputur nga një
studim i botuar në librin “Kadare, leximi dhe interpretimet”, Gazeta Exprres, Maj
2016.
9. Matteo Mandala: Për një botim kritik të Nëpunësit të pallatit të ëndrrave, shënime
paraprake, 2016.
10. Ardian Ndreca: Kadare, leximi dhe interpretimi, ese dhe studime në
tetëdhjetëvjetorin e lindjes, Onufri 2016.
11. Afrim Demiri: Kadare në sytë e një censori anonim partiak, Koha Ditore, Tetor 2008.
12. Selvi Hoxha: Pallati i Ëndrrave, Gazeta Wordpress, Letersi, Dhjetor 2014.
Recommended