View
1.301
Download
12
Category
Preview:
Citation preview
Fakulteti Filozofik
Departamenti i Shkencave Politike
Projekti Hulumtues: Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Kosovës2008-2010
Studentët Mentori:
Merlin Rama Prof.Dr. Ibrahim Gashi
Ramo Vellija
Hyrje
Në kushtet e okupimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të KSA të Kosovës, të
ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e
shpallur Kosovën republikë anëtare të federatës jugosllave. Më 7 shtator të po këtij viti, u
miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës, e para kushtetutë demokratike e shtetit kosovar. Në
pamundësi për të ushtruar pushtet efektiv dhe e përndjekur nga forcat okupatore serbe, qeveria e
Kosovës u tërhoq në ekzil në Gjermani, Më tetor 1991, u zhvillua referendumi mbarëpopullor që
zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh njëzëri
Kryetar i Republikës në zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencën paqësore kundër
pushtimi serb. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua edhe fushata për pajtimin e gjaqeve nën kryesimin
e veprimtarit Anton Çetta. Gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90-të mbeti
jashtëzakonisht e vështirë. Gati të gjithë të punësuarit në sektorin publik u dëbuan, u mbyll
universiteti dhe shkollat e mesme në gjuhën shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Për t’u përballur
me këtë sfidë, shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre për të zhvilluar arsimin dhe ndihmuan në hapjen
e klinikave mjekësore. Ndërkohë, u burgosën, u keqtrajtuan e u vranë me mijëra shqiptarë,
ndërsa me qindra e mijëra u detyruan ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil në Evropën
Perëndimore.
Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në Shqipëri dhe u deplikuan më pas në territorin
kosovar. Dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond
Hoxha, ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u shfaq botërisht më
28 nëntor 1997. Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet
mbi popullsinë shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më 28
shkurt 1998.
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe gjatë verës me
ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar 1999, Masakra e Reçakut, e dëshmuar
nga misioni vëzhgues i OSBE-së nën udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë
ndërkombëtare për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në Rambouillet të Francës, u organizuan
bisedime shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e
propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në
vështrim afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin gjenocidin mbi shqiptarët dhe të
zbatonin planet e tyre për spastrim etnik.
Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale
përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për
bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë
nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve
ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet
ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Më 10 qershor të të njëjtit vit u arrit Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe dhe
hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Po ashtu, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së
Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën
administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Të njëjtën ditë, forca ruse hynë në trevën e
Kosovës për të shpëtuar makinerinë serbe të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës. Një ditë më pas,
Ushtria Çlirimtare hyri në kryeqytet, ndërsa trupat serbe u tërhoqën duke i lëshuar vendin
forcave aleate. U organizua forca paqeruajtëse e KFOR-it, ku për një kohë bënë pjesët edhe
trupat ruse.
Rindërtimi i pjesshëm i Kosovës u ndihmua nga një mori organizatash ndërkombëtare, të cilat
njëherësh ofruan edhe mundësi për punësim për shqiptarët dhe një burim mjetesh financiare.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi punën për vendosjen e sundimit të
ligjit dhe për themelimin e institucioneve vetëqeverisëse. Më 2001, UNMIK-u Kornizën
Kushtetuese dhe organizoi zgjedhjet e para të lira në historinë e Kosovës.
Megjithatë, kompetencat kryesore mbetën në duart të UNMIK-ut, i cili i përbërë nga një personel
i paaftë, i nënkualifikuar dhe i korruptuar mbajti peng zhvillimin e Kosovës për vite me radhë.
Njëherësh, korrupsioni dhe mungesa e efikasitetit ishte e pranishme edhe në institucionet
vendore. Çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe provokimet e qarqeve ekstremiste serbe
sollën protesta të dhunshme në vitet 1999 dhe 2000 dhe shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat
dëmtuan imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Formimi i enklavave serbe në mes të Kosovës dhe
përqendrimi serb në veri vazhdonte të pengonte kthimin e të zhvendosurve, shqiptarë dhe serbë.
Bisedimet për statusin final të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rezultuan pa
marrëveshje. Kompromisi i ofruar nga pala kosovare parashihte Kosovën si shtet të pavarur
shumetnik, si pikë në mes të bashkimit me Shqipërinë ose mbetjen nën Serbi, kurse pala serbe
propozoi disa versione të ndryshme për autonomi. Kombet e Bashkuara, në ndërkohë, dërguan
përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez Martti Ahtisaari, i cili nxori më 2007 Planin
Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur me të drejta të zgjeruara për pakicat,
sidomos serbët. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës
shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistani ishin vendet e para që e njohën
pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA-të, Britania, Gjermania dhe Franca.
Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur
edhe u bë transferimi i plotë i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet vendore. Gjithashtu
u nënshkrua më 9 shkurt 2008 marrëveshja me Bashkimin Evropian për deplikimit e misionit për
sundimit e ligjit, EULEX, si dhe u parapa themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Me qëllim të vendosjes së rendit në mbarë territorin e republikës, Kosova ka pranuar Misionin e
Bashkimit Evropian për Sundimit e Ligjit në Kosovë (EULEX), ndërmarrjen më të madhe të BE-
së në kuadër të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (ESDP). I pajisur me 3.000 pjesëtarë
dhe me buxhet prej 205 milion eurosh për 16 muajt e parë, EULEX-i u deplikua në Kosovë në
kuadër të Rezolutës 1244 si mision ndihmës në çështjet ligjore, sidomos në forcat e rendit, si dhe
në rrafshet e gjyqësorit dhe doganave.
Politika e Jashtme dhe Diplomacia e Kosovës 2008-2010
Ndërtimi i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës është njëra ndër detyrat me të
rëndësishme të shtetit të ri të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008.
Kërkesat që dalin nga kjo detyrë janë të tri natyrave:
Kërkesa e parë ka të bëjë me konsolidimin e shtetit të Kosovës. Në vija të përgjithshme, kjo
përfshin dy komponenta: - Përmbylljen e procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës
dhe anëtarësimin në organizatat kryesore ndërkombëtare e nismat rajonale; - Forcimin e sigurisë
dhe stabilitetit të brendshëm dhe të mirëqenies sociale e ekonomike.
Kërkesa e dytë ka të bëjë me formulimin dhe zbatimin e një politike të jashtme, e cila do të jetë
në përputhje me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kërkesa e tretë ka të bëjë me ndërtimin e mekanizmave institucionalë efektivë, që do të jenë
bartës të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Politika e jashtme e Republikës së Kosovës i shërben realizimit të aspiratave të popullit të
Kosovës për ta bërë Kosovën anëtare të respektuar të familjes së shteteve të pavarura dhe
demokratike.
Republika e Kosovës synon një politikë të jashtme aktive, e cila duhet të jetë në përputhje me
synimet e popullit të Kosovës për integrime euro-atlantike, ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me
vendet mike, thellimin e marrëdhënieve të mira me vendet e rajonit, si dhe arritjen e statusit te
një partneri të besueshëm në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme zyrtarisht ka filluar punën më 16 qershor 2008, kur ka hyrë në fuqi
Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në mesin e muajit tetor 2008 kanë filluar punën dhjetë ambasada të Republikës së Kosovës në
këto vende: Uashington, Bruksel, Londër, Berlin, Bernë, Tiranë, Paris, Romë, Vjenë dhe Ankara.
Presidenti i Republikës së Kosovës ka emëruar dhjetë të ngarkuar me punë që do të udhëheqin
këto ambasada. Me 10 shkurt 2009 presidenti i Republikës ka dekretuar edhe tetë ambasada të
reja dhe dhjetë misione konsullore. Ambasadat e reja do të hapen në këto vende: Slloveni,
Kroaci, Holandë, Suedi, Republika Çeke, Hungari, Bullgari dhe Japoni; kurse konsullatat e para
do të hapen në: SHBA, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Austri, Belgjikë dhe
Suedi.
Sic thamë më sipër orientimi i përgjithshëm strategjik i politikës së jashtme të Kosovës është
konsolidimi i shtetit të Kosovës. Politika e jashtme e Republikës së Kosovës në radhë të parë
është e orientuar drejt avancimit të vazhdueshëm të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe
forcimin e përkrahjes ndërkombëtare për sovranitetin e Kosovës.
Sigurimi i njohjes së shtetit të Kosovës është një ndër objektivat kryesore strategjike të politikës
së jashtme të Republikës së Kosovës. Ky është parakusht për konsolidimin e brendshëm të shtetit
të Kosovës, si dhe për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të saj.
Përveç njohjeve, objektiv tjetër strategjik i politikës së jashtme është anëtarësimi i Kosovës në
organizatat kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë: Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe
institucionet e saj të specializuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore
(BB), Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Këshillin e Europës dhe në organizata e nisma të
tjera ndërkombëtare.
Promovimi dhe forcimi i vazhdueshëm i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, është një
synim tjetër strategjik i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Imazhi pozitiv ndihmon
në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në forcimin e partneritetit
strategjik me vendet më të fuqishme demokratike të botës.
Gjithashtu, MPJ duhet që brenda periudhës tre mujore nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për
Shërbimin e Jashtëm dhe Ligjit për Shërbimin Konsullor dhe misionet diplomatike e konsullore,
të hartojë dy rregulloret tejet të rëndësishme: Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm dhe
Rregulloren për Shërbimin Konsullor. Vonesat eventuale në hartimin e Rregullores për
Shërbimin e Jashtëm do të vononin edhe formimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, i cili
po ashtu është një institucion kyç në kompletimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale në
politikën e jashtme të Kosovës. Ligji për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili ka
hyrë në fuqi në janar 2009, parasheh themelimin e Akademisë Diplomatike e cila do të duhej që
të merrej me trajnimin e diplomatëve, por kjo Akademi ende nuk është funksionalizuar. Sipas
këtij ligji, misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit janë: misione diplomatike dhe misione
konsullore.
Politika e jashtme e Republikës së Kosovës ka pikësynim zhvillimin e bashkëpunimit rajonal,
përkatësisht marrëdhënieve të mira me vendet fqinjë, si dhe dhënien e ndihmës për realizimin e
axhendës së Brukselit për një rajon stabil, demokratik dhe të integruar në BE e NATO.
Zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me vendet e rajonit e
veçanërisht me ato të Ballkanit Perëndimor është edhe një nga kërkesat prioritare të Procesit të
Stabilizim-Asocimit me BE-në.
Synim strategjik i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, sa i përket rajonit, është
promovimi i Kosovës si kontribuues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Republika e Kosovës
synon të luajë rolin i cili i takon në përpjekjet për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon,
me qëllim të intensifikimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve diplomatike, ekonomike, kulturore me
të gjitha vendet fqinjë.
Meqenëse integrimi në BE dhe NATO është synim i përbashkët, intensifikimi i nivelit të
bashkëpunimit me vendet si Maqedonia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe
vendet e tjera të Ballkanit duhet te jetë në fokus të përpjekjeve të politikave të fqinjësisë së mirë.
Një vend të veçantë në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës zë bashkëpunimi me
Republikën e Shqipërisë. Intensifikimi i marrëdhënieve me Republikën e Shqipërisë do të bëhet
brenda kuadrit të frymës së integrimeve euro-atlantike dhe ka për qëllim parësor forcimin e
klimës bashkëpunuese dhe stabilitetit rajonal.
Republika e Kosovës gjithashtu synon që të bëhet pjesë e iniciativave dhe organizmave rajonale,
me qëllim që t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe përpjekjeve të përbashkëta për integrim në
strukturat euro-atlantike
Deklarimi kryesor zyrtar i shtetit të Kosovës në politikat e jashtme është integrimi veri-atlantik,
mirëpo përbrenda këtij synimi nuk ka vizion konkret për arritjen e saj. Për më tepër iniciativat
për marrëdhënie më të mira bilaterale mbesin iniciativa të shteteve tjera e jo iniciativa që burojnë
nga Kosovarët.
Para shpalljes së pavarësisë, Kosova (apo UNMIK/Kosova) kishte arritur disa marrëveshje
bilaterale, kryesisht me Shqipërinë, Turqinë, SHBA-në, Bankën e Investimeve Evropiane (EIB)
dhe Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (EBRD), etj. Edhe pas shpalljes së pavarësisë,
marrëdhëniet më të mira bilaterale kanë vazhduar të jenë me Shqipërinë, Turqinë dhe SHBA-të.
Shqipëria, përveç njohjes, mbështetjes diplomatike dhe lobimeve në organizatat e ndryshme për
njohjen e Kosovës, ka premtuar edhe ndihmë konkrete për shtetin e Kosovës. Shqipëria ka
premtuar krijimin e një “mini shengeni ballkanik” ku qytetarët kosovarë do të kenë të drejtë që të
udhëtojnë në Shqipëri pa pasaporta. Edhe më tutje vazhdojnë marrëveshjet bilaterale me
Shqipërinë, si: marrëveshja për mënjanimin e tarifave të dyfishta; për promovimin reciprok dhe
mbrojtjen e investimeve, në fushën e energjisë, etj.
Edhe me Turqinë Kosova mban ende marrëveshjet e nënshkruara para shpalljes së pavarësisë, si
dhe disa marrëveshje të reja dhe ndihma konkrete të shtetit Turk për Kosovën. Gjatë vizitës në
Janar të Ministrit të Jashtëm Turk bërë Kosovës janë nënshkruar dy marrëveshje: për udhëtimin e
Kosovarëve pa viza në Turqi, si dhe Dokumenti Strategjik i Bashkëpunimit në mes të Kosovës
dhe Turqisë. Në Dokumentin Strategjik të Bashkëpunimit parashihen marrëdhënie më të
përafërta në mes të dy vendeve, përpjekje të përbashkëta për anëtarësim në organizatat
ndërkombëtare, ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të MPJ-së të Kosovës, etj.
SHBA, përveç mbështetjes diplomatike për pavarësinë e Kosovës, ka dhënë edhe ndihmë
konkrete për shtetin e Kosovës. Dy administratat e fundit amerikane, ajo republikane dhe
demokrate, kanë ftuar përfaqësuesit e Kosovës për vizitë në SHBA ku janë pritur në nivelet më
të larta shtetërore. Administrata Amerikane ka ndërmarrë një iniciativë që Kosovës t’i krijojë
lehtësira tatimore në rast se Kosova eksporton në SHBA, si dhe ofrimi i ndihmës në mjete
ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kosova ka arritur të vë marrëdhënie të mira bilaterale edhe me Britaninë e Madhe, me ç’rast janë
shënuar vizita të nivelit të lartë të Kosovës në Britani të Madhe, dhe anasjelltas. Me shtetet që
kanë pranuar Kosovën, marrëdhëniet bilaterale kanë mbetur vetëm në vënien e marrëdhënieve
diplomatike, por pa ndonjë hap konkret për marrëdhënie më të afërta. Nga 55 shtete që e kanë
njohur Kosovën, rreth 20 shtete kanë hapur ambasadat e tyre në Prishtinë, kurse një numër i
vogël i shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë të hapura në Prishtinë zyrat ndërlidhëse.
Kosova ka hapur ambasadat e saj në dhjetë vende.
Shumica e takimeve të ministrit të MPJ-së të Kosovës kanë qenë kryesisht takime në nivel
ambasadorësh në vende të treta, kryesisht takime në Vjenë dhe Nju Jork. Vizitat e ministrit të
MPJ kryesisht kanë qenë në Vjenë, Bruksel, Nju Jork.
Pas shpalljes se Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 Serbia nisi menjëherë ofensivën e saj
për anulimin e “shpalljes së njëanshme” të pavarësisë së Kosovës. Serbia kishte deklaruar se ka
përgatitur një plan veprimi si kundërpërgjigje nëse Kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë e vendit.
Një nga masat e Serbisë që proklamohej ishte edhe bllokada ekonomike ndaj Kosovës. Ky
kërcënim i Serbisë nuk u vë në jetë asnjëherë, mirëpo menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së
Kosovës, turmat e revoltuara serbe dogjën pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës, duke bërë
që për një kohë të gjatë të mos kishte kontroll doganor në këto pika.
Serbia gjithashtu u dërgoi nota proteste të gjitha vendeve që njohën pavarësinë e Kosovës, si dhe
tërhoqi ambasadorët e vet nga vendet që e njohën Kosovën. Në Beograd pati protesta masive dhe
demolim të ambasadave të huaja, me ç’rast shumë përfaqësi diplomatike dhe konsullore u
tërhoqën përkohësisht nga Beogradi. Pas aprovimit të kërkesës nga OKB për të kërkuar mendim
nga GJND, Serbia ashpërsoi politikat ndaj shteteve që njohin Kosovën pas kësaj date. Sipas
deklaratës së vetë ministrit Jeremiq, Serbia do t’i shpallte “persona non grata” të gjithë
ambasadorët e vendeve që e njohin Kosovën pas kësaj date.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Serbia pati paralajmëruar se do të bëjë kërkesë në
Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, që të kërkojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së
Kosovës, gjë të cilën edhe e realizoi. Në tetor 2008 Asambleja e përgjithshme e OKB-së aprovoi
kërkesën serbe për dhënien e mendimit juridik për ligjshmërinë e shpalljes. Kjo kërkesë kaloi më
77 vota pro, 6 kundër dhe 74 abstenime.(vendimi I gjnds ishte pro pavarsis se kosoves me nje
aktivitet te sukseseshem te diplomacis kosovare)
Përfundim
Pas dy vite që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës ka formuar Ministrinë
e Punëve të Jashtme, ka zgjedhur ministrin, zëvendës ministrin si dhe dhjetë të
emëruar me punë në dhjetë kryeqytetet më të mëdha botërore. Procesi i hapjes së
ambasadave ka shkuar shumë ngadalë dhe ky proces ende nuk mund të quhet i
përmbyllur. MPJ ka një bazë të mirë ligjore për të funksionuar, mirëpo ende nuk janë
nxjerr aktet më të rëndësishme nënligjore, përfshirë edhe Rregulloren për
Shërbimin e Jashtëm dhe Rregulloren për Shërbimin Konsullor. Në mungesë të
këtyre rregulloreve dhe akteve nënligjore, nuk janë formuar ende edhe institucione
të rëndësishme që do t’i asistonin ministrisë e që parashihen me ligjet e politikës së
jashtme, si: Komisioni për Grada dhe Disiplinë dhe Akademia Diplomatike. Deri më
tani MPJ ka nxjerrë vetëm një akt nënligjor, apo Udhëzimin administrativ nr. 01/2009
për procedurat e aplikimit, intervistimit dhe ngushtimit të listës së kandidatëve për
ambasadorë dhe shefa të tjerë të misioneve. Në ngritjen e kapaciteteve të MPJ-së
kanë ndihmuar shtetet që kanë njohur Kosovën, si SHBA, Britania e Madhe, Turqia,
Gjermania, Shqipëria, etj.
Gjatë periudhës dy vjeçare që Kosova funksionon si shtet i pavarur është njohur nga
77 shtete. Ky numër i shteteve është larg asaj sa është proklamuar nga liderët e
vendit para njohjes së pavarësisë, kur është deklaruar se Kosova do të njihet shumë
shpejt nga 100 shtete. Kosova është pjesë e FMN dhe Bankës Botërore dhe nuk ka
treguar asnjë aktivitet konkret në anëtarësimin e Kosovës në organizmat tjerë
ndërkombëtarë.
Recommended